Kreu Blog Faqe 1220

Idhujtarizmi politik dhe moraliteti i verbër social

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

***

1.Idhujtarizmi politik e ideologjik në demokracitë e reja, përveç që është kotësirë është i dëmshëm dhe i rrezikshëm! Është i dëmshëm sepse e frenon (po edhe rrënon) zhvillimin e demokracisë. Ndërkaq, është i rrezikshëm sepse, e pengon (re)instalimin dhe dekodimin e imazhit dhe perfeksionizmit të demokracisë. Idhujtarizmi politik, e sidomos ai ideologjik se kanē fare problem të “strehohen dhe ankorohen” në aulen e sovranitetit të popullit apo qytetarisë. Dhe këte “mision” idhujtarët politik e ushtrojnë shpejt dhe pa asnjë dallim klasor sish shtresësorë, madje as sish etnik e gjinor. Si komunitet i organizuar që janë ato në target i vënë mediet sociale, përmes të cilave (me zhvillimin e teknologjisë informative dhe me shpejtësinë marramendëse të marrjes dhe dhënies së informacionit dhe porosive) idhujtaristët pretendojnë të përvetësojnë dhe animojnë publikun e gjerë social. Poashtu, përmes medieve të sofistikuara sociale (rasti i Donald Trumpit, që befasoj me ardhjen e tij në postin e Presidentit të Shba-ve) shumë lehtë këto grupe katapultohen ide, koncepte po edhe individ të caktuar që “dëshirojnë” të marrin misione dhe detyrime të caktuara politike. Strategëve të idhujtarëve politik të katapultimit, u mjafton kombinimi; pak oratori e demagogji, pak piar dhe pak natyrshmëri në qasje të një tematike politike, ekonomike, sociale, apo sosh kulturore, dhe ta krijojnë me shpejtësi imazhin për idhujtarinë e radhes…!?

2. Por, çfarë është imoraliteti idhujtarizmit politik, dhe si manifestohet ai në shoqëritë shqiptate? Fillimisht, do thënë që thelbi i imoralitetit të idhujtarizmit politik në shoqëritë shqiptare në Ballkan qëndron mu te injorimi dhe refuzimi ad hoc i cilitdo mendim, gjykim apo qëndrim publik lidhur me liderin që ai e çmon, adhuron dhe e ndjek, si pasojē e frustrimit personal dhe “tej ngarkesave” që i “kultivon” përditshmëria dhe dinamika e jetës sonë sociale e politike. Fanatizmi në admirim dhe ndjekje të lidershipit politik në rastin e shoqërive shqiptare, për mendimin dhe gjykimin tim sociologjik, mund të kualifikohet e interpretohet më tepër si “pasojë” i vonesës së procesit të emancipimit politik, se sa si “produkt” i mungesës së rrethanave dhe përpjekjeve sociale. Madje, mund të themi që ky fanatizëm në admirim të karizmës dhe lidershipit social nuk buron vetëm nga shkaqet e mungesës së emancipimit politik, (sepse historia e sociologjisë së njohjes ka njohur shumë shoqëri e popuj të cilët janë “katapultua” me shpejtësi drite në proceset dhe zhvillimet emancipuese), por, edhe mungesës së sensit për ta zhvilluar e kultivuar prirjen e të menduarit dhe gjykuarit vetanak kolektiv. Fanatikëve të sotëm shqiptarē për dallim nga ata tradicional që ishin me natyrë dhe prirje sociale, në debatet dhe ligjërimet publike p.sh. për temat politike, aspak nuk u interesojnë as idetë, as bindjet e as argumentet, por vetëm nënçmimi, stigmatizimi dhe stereotipizimi i kundërshtarit të caktuar ideologjik apo politik. S ‘këndejmi, p.sh në debatet e sotme zhvilluara nëpër mediet sociale për temat siç janë, pandemia, kriza, inflacioni, etj., “ushtria digjitale” e fanatikëve shqiptarë, shkaku i ekonomizimit të kohës i komenton dhe trajton live! Që nënkupton; shkallë të lartë organizimi, mobilizim dhe përgaditje solide për ballafaqime dhe konfrontime me cilindo qē s’i pranon, edhe si kulturë sjelljeje, po edhe si mentalitet social aktual. Është interesant që atyre nuk u shpëton, asnjë temë as publike e as personale, pa u debatuar. Ajo çka është shqetësuese në këtë fenomen të pastudiuar ende sociologjik, nuk ka të bëjë edhe gjithaq me gjuhën e përdorur denigruese për t’i shpartalluar kundërshtarët (qofshin ata ideologjik apo politik), sa ka të bëjë me dëmin që mendohet t’i shkaktohet publikut të gjerë. E dëmi më i mDh që mund t’i shkaktohet sot një publiku e qytetarie tē transicionit, është padyshim mënyra dhe tendenca uniformuese e të menduarit dhe gjykuarit… Kjo tendencë, jo vetëm që e ngulfat konkurrencën lojale, por edhe e vret të menduarit dhe gjykuarit kreativ demokratik. “Ushtritë digjitale”, apo militantët e verbër partiak që “betejat” dhe “luftërat” e tyre virtuale i zhvillojnë kryesisht duke menduar e gjykuar në mënyrë uniformuese, në fakt duke avokuar lidershipin e tyre, e “vrasin” natyrën dhe sharmin e demokracisë neoliberale dhe qasjen pluraliste ndaj; mendimeve, gjykimeve dhe qëndrimeve të publikut. Për këte shkak, kulti i individit që ndërtohet përmes besimit të verbët dhe lojalitetit të skajshëm ndaj liderit “prodhon” situata e gjendje të atilla politike ku demokracisë mund t’i humb si kuptimi ashtu edhe sensi i qeverisjes me njerëz të arsyeshēm.

3. Histori e kultit të individit, na dëshmon se ky kult ndêrtohet dhe aktivizohet kur regjimi i një vendi apo një individ i përdor teknikat mosovikisht mediet sociale, ato të propagandës vetëm e vetëm për të krijuar një imazh të idealizuar për karizmën një udhëheqësi të caktuar, në rrethana të caktuara që zakonisht janë reethana krize, morale, ekonomike e sidomos sosh politike. Qëllimi dhe synimi kryesor i imazhit të idealizur êshtë idhujtaria politike dhe ajo ideologjike. Idhujtaria politike e ideologjik në demokracitë e reja, përveç që është i dëmshme, është edhe e rrezikshme! Është i dëmshme sepse e frenon (po edhe rrënojë) instalimin dhe zhvillimin e demokracisë dhe mekanizmit të saj – kontrollit Ndërkaq, është e rrezikshme sepse, e pengon (re)instalimin dhe dekodimin e mënyres së konsultimit dhe vendimarrjes së demokracisë. Idhujtarizmat politik e sidomos ata ideologjik, lehtësisht “ankorohen” në sovranitetin e popullit pa dalluar as klasë, as shtresë e as individ. Ndërkaq në target kanë zakonisht mediet sociale, përmes të cilave (sidomos tani me zhvillimin e teknologjisë informative dhe me shpejtësinë marramendëse të marrjes dhe dhënies së informacionit dhe porosive) ata pretendojnë të përvetësojnë dhe animojnë publikun e gjerë. Sot, përmes medieve të sofistikuara sociale dixhitale (rasti i Donald Trumpit, që befasoj me ardhjen e tij në postin e Presidentit të Shba-ve) shumë lehtë katapultohen tipat e tillë. Mjafton kombinimi; pak oratori e demagogji, pak medie sociale dhe pak improvizim e qasje tematike politike, ekonomike, sociale, apo sosh kulturore. Mediet dixhitale sociale, sot po “prodhojnë” edhe një forme të re të populizmit, që shquhet si “populizmi algoritmik”. Kuptimi dhe fokusimi mbi populizmin si një marrëdhënie e re komunikuese midis qytetarisë lejon përdorimin e teknologjisë informative…

Ushtritë digjitale”, apo militantët e verbër partiak që “betejat” dhe “luftërat” e tyre virtuale i zhvillojnë kryesisht duke menduar e gjykuar në mënyrë uniformuese, në fakt duke avokuar lidershipin e tyre, e “vrasin” natyrën e demokracisë neoliberale dhe qasjen pluraliste ndaj; mendimeve, gjykimeve dhe qëndrimeve të publikut.

Qëndrimi jashtë shkollave streson, tjetërson dhe ua humbë motivin fëmijëve!

Shkendije Pacolli, psikologe, Gjermani

  • Ne nuk kemi nevoje të përpiqemi që fëmijët tanë t’i modelojmë si njerëz të mirë, sepse ata janë të tillë.

Detyra jone është që atyre të ju ofrojmë dashuri, siguri dhe ndjenjën e të qenit normalë, ashtu siç në të vërtetë janë. Këtë e bëjmë duke ju ofruar atyre kushte elementare, ndërsa njëra prej atyre konditave është shkollimi i tyre.

Gjatë pandemisë, si pasojë e shkëputjes nga shkolla dhe qëndrimit të detyruar në shtëpi, rriti tek fëmijë nivelin e frikës, ankthit dhe një pasigurie të pa imagjinuar. Kjo periudhë, gjithashtu kishte edhe anët pozitive, pasi fëmijët u vendosën në qendër të vëmendjes së prindërve dhe në një mënyrë, filloi një rinjohje plot dashuri dhe kujdes për njeri-tjetrin. Fakti që e gjithë familja ishte bashkë, bënte gjithçka më të lehtë, sidomos për fëmijët, të cilët frikën e përjetojnë ngjashëm si të rriturit.

Derisa në planin global si rezultat i rënies së pandemisë dhe infeksionit nga virusi Kovid 19, u krijua një gjendje normaliteti dhe stabiliteti, fëmijët në Kosovë patën një fat tjetër për shkak të grevës së filluar nga Sindikatat e arsimit, duke mbetur edhe për një muaj jashtë shkollave për dallim nga bashkëmoshatarët e tyre nga vendet tjera duke përjetuar një situatë, që i bën të ndjejnë dhe kuptojnë se diçka nuk është në rregull. Duke mos pasur komunikim dhe sqarim të mirëfilltë, për këtë që po ndodh, fëmijët në Kosovë, përpos pasigurisë, humbjes së interesit dhe motivimit, po përjetojnë dhe ndjejnë në mënyrë verbale dhe jo verbale mllefin dhe zemërimin e prindërve. Të ndeshur me situata të tilla, ata janë të prirë të reagojnë me frikë dhe ankth për shkak të atmosferës së tensionuar emocionale, të krijuar nga të rriturit që i rrethojnë.

Shkëputja nga shkolla siç ka ndodhur aktualisht, ka krijuar predispozita dhe rrethana që ata të ballafaqohen me informacione te pa filtruara dhe të përjetojnë një kufizim dhe ndryshim në planin personal dhe emocional. Mllefi i prindërve dhe ndryshimi i rutinës jetësore, për pasojë ka prirjen e tyre për të plotësuar zbrazëtinë e krijuar me orët para TV-së dhe në telefonat mobilë. Kjo gjendje në shumë familje përpos që mund të rritë nivelin e stresit, dhunës, abuzimit fizik, abuzimit emocional, seksual dhe psikologjik, mund të ketë edhe pasoja post traumatike për fëmijët, e që manifestohen teka ata kryesisht me ndjenjën e vetmisë dhe ankthit. Në një mjedis shoqëror, për shumicën e fëmijëve dhe të rinjve, institucionet shkollore (shkollat) janë fusha me e rëndësishme e jetës ku ata e ndiejnë vetën të përmbushur.

Mungesa e shkollës do të ketë ndikim negativ sidomos tek ata fëmijë që për herë të parë takohen më shkollën (klasat e para), pasi euforia dhe pritshmëria qe krijuar kthehet në zhgënjim.

Edhe kompensimi eventual i orëve të humbura më vonë, është një përjetim i mundimshëm, që ulë nivelin e motivimit tek fëmijët. Mungesa për një kohë nga shkolla, mund të ketë një ndërveprim të kufizuar, pasi disa prej fëmijëve, sidomos ata te cilët fillojnë në klasë të parë, mund të humbasin plotësisht besimin dhe kontaktin me mjedisin e tyre shoqëror. Shumë prej tyre e lidhin në një mënyrë apo tjetër izolimin social me vetminë, duke e përkufizuar si një ndjenjë negative, e cila shkakton një shkëputje ndërmjet institucionit arsimor, pra shkollës, dhe realitetit.

Kjo gjendje, për pasojë, rrezikon edhe shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve, pasi studimet e shumta kanë gjetur tashmë një lidhshmëri midis vetmisë dhe problemeve te shëndetit mendor.

Shkencëtarëve u është dashur një kohë të gjate të vërtetojnë se vetmia tek të rriturit mund të kontribuojë në simptomat e depresionit më vonë në jetë, ndërsa kohët e fundit është zbuluar gjithashtu se fëmijët e vetmuar janë më të prirë për të zhvilluar çrregullime depresioni në adoleshencë.

Shkëndije Pacolli

Shënime për autoren

Shkendije Pacolli, me profesion është këshilltare psikologe në Gjermani ku ka edhe ordinacën e saj, në të cilën trajton dhe ndihmon personat që kërkojnë ndihmën e psikologut. Ky tekst shqyrton disa aspekte të pasojave të mundshme, që mund të lënë gjurmë tek fëmijët, si rezultat i qëndrimit në shtëpi dhe mos vijimit të shkollës.

( Disa nga referencat e konsultuara: Perlman,D.,& Pelpau, L.A:(1981). Toward a social psychology o loneliness. Personal relationships,3,31-56; Qualter,P., Brown, S. L.,Munn,P.,& Rotenberg, K.J.(2010); Childhood loneliness as a preictor of adolescent depressive symtoms: an 8-year longitudinal study. European Child & Adolescent Psychiatry,19(6),493-501.)

Memorandumi mbetet referencë për statusin e shqiptarëve në Mal të Zi 

0

Nail  Draga, Ulqin  

Diskursi  politik 

Miratimi i  Memorandumit për status special të shqiptarëve në Mal të Zi, tridhjetë vite më parë(1992-2022) paraqet dokumentin me të rëndësishëm të shqiptarëve në këtë mjedis për avancimin e të drejtave të tyre qytetare e kombëtare. Por, nëse analizojmë kërkesat e shënuara në këtë dokument shqiptarët janë të zhgënjyer sepse përveç arritjës  së  statusit të komunës së pavarur për Malësinë(Tuz) , kërkesat tjera kanë mbet të pa realizuara, në mungesë të vullnetit politik të pushtetit, ku pa  përgjegjësi nuk janë as  partitë  politike të shqiptarëve  të cilat duke qenë  pjesë e pushtetit qendror(1998-2020), kanë dështuar në avancimin e barazisë qytetare e nacionale të shqiptarëve  në këtë mjedis 

Viti 1990 paraqet datë të veçantë sepse në këtë vit u zyrtarizua rënia e sistemit monist, përkatësisht miratimi i pluralizmit, ku edhe për shqiptarët u paraqit rasti  për vetorganizim politik. Filimisht falë angazhimit të një grupi intelektualësh dhe aktivistësh të ndryshëm, në Ulqin u themelua Forumi Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi(26.8.1990). Formimi i këtij subjekti jopolitik  i papapriu themelimit të Këshillit inicues të subjektit të parë politik të shqiptarëve në Mal të Zi, që u mbajt në një shtëpi private në Kodra të Ulqinit po atë ditë(26.8.1990), që më pas u zyrtarizua me kuvendin themelues në Tuz, më 09.9.1990, me emrin Lidhja Demokratike në Mal të Zi(LDMZ). 

Votimi plebishitar i shqiptarëve 

Në zgjedhjet e para pluraliste në Mal të Zi(9.12.1990), shqiptarët përkrahen në mënyrë plebishitare LDMZ-në, sepse ajo më tepër kishte karakterin e një Lëvizjeje kombëtare se sa të një subjekti politik. Së bashku në koalicion me partinë e boshnjakëve(SDA), nga gjithsej 12 deputetë, shqiptarët fituan 4 deputetë, të cilët ishin përfaqësuesit e parë autentikë në Kuvendin e Malit të Zi. Këta deputetë për të parën herë në foltoren e Kuvendit prezantuan kërkesat e shqiptarëve, duke njoftuar opinionin e gjerë se shqiptarët nuk pranojnë pabarazinë por do të angazhohen për barazi qytetare e nacionale sipas standardeve ndërkombëtare. 

Dokumenti i parë për statusin e shqiptarëve 

Ngjarje e veçantë për shqiptarët në Mal të Zi  u shënua në vitin 1992, sepse përmes Forumit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi u organizua mbledhja e cila u mbajt më 22 gusht dhe vazhdoi më 12 shtator 1992, ku u miratua teksti i Memorandumit për Statusin Special të Shqiptarëve në Mal të Zi, të cilin e kanë nënshkruar 39 pjesëmarrës me kryetar z.Gjergj Gjokaj. Ashtu siç pritej, një akt i tillë u mirëprit nga subjektet shqiptare anekënd hapësirës etnogjeografike shqiptare, ndërsa u sulmua nga subjektet politike në Mal të Zi, qofshin ato nga pozita apo opozita, ku përjashtim bënte vetëm  partia e boshnjakëve (SDA).  

Memorandumi kishte vlerë të veçantë jo vetëm për momentin por edhe më pas, sepse ky ishte dokumenti i parë për shqiptarët në pluralizëm, i miratuar në mënyrë publike, nga një subjekt jopolitik. Në të janë paraqitur në mënyrë taksative kërkesat e shqiptarëve në lidhje me pozitën dhe statusin e tyre në kuadër të Malit të Zi. Një veprim i tillë ishte logjik, sepse në hapësirën e ish-Jugosllavisë popujt e ndryshëm kishin dalë në opinion me kërkesat e tyre politike, madje disa për statusin e tyre kanë organizuar edhe referendume. Andaj, edhe deklarimi i shqiptarëve përmes Forumit nuk ishte risi, por realitet i situatës politike në vend. 

Memorandumi është paraqitur në formë të amandamentit edhe në Kuvendin e Malit të Zi nga deputetet shqiptarë, por ai u majorizua nga shumica parlamentare e pushtetit. Ndërsa me rastin e miratimit të Kushtetutës së Malit të Zi(1992), deputetet shqiptarë e cilësuan atë  të papranueshme dhe e lëshuan mbledhjen e Kuvendit. 

Pasi për ish-Jugosllavinë kishin filluar takimet ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje optimale, në ato konferenca tash mund të merrnin pjesë edhe shqiptarët nga Mali i Zi me dokumentin përkatës, që paraqiste kërkesat optimale për zgjidhjen e statusit të tyre e ky ishte Memorandumi i 12 shtatorit të vitit 1992. Me këtë dokument shqiptarët ishin palë  dhe partner në bisedime, sikurse ishin në Konferencën  e Gjenevës për ish-Jugosllavinë, të ftuar nga organizatorët, që fatkeqësisht ishte  takimi i parë dhe i fundit.  

Statusi special apo autonomia bashkëkohore 

Statusi special ishte një modifikim terminologjik për autonominë bashkëkohore që e ka burimin nga faktori ndërkombëtar(anglezët), i cili ishte kyçur për të zgjidhur statusin e serbëve në Kroaci. Të nxitur nga një situatë e tillë, autonomia u bë kërkesë për pjesëtarë të shumë popujve në ish-Jugosllavi, ku as shqiptarët në Mal të Zi nuk ishin përjashtim, sepse ajo është forma më optimale  praktike e barazisë nacionale dhe qytetare në mjedise të caktuara. 

Ndërsa, disa ditë pas miratimit të Memorandumit, për shkak të efikasitetit praktik, Forumi në një mbledhje të veçantë formoi Këshillin për realizimin e Memorandumit, me kryetar avokatin Mustafa Çapuni, i cili do të merrej enkas me organizimin e takimeve dhe formimin  e komisioneve të ndryshme për elaborimin e çështjeve përkatëse që ishin pjesë e kërkesave të prezantuara. Por, punët nuk shkuan ashtu siç ishin paraparë, sepse që nga fillimi  ekzistonte animozitet dhe refuzim nga ana e LDMZ(!). Andaj, për të mos krijuar paralelizëm dhe për të mos dalë qesharak para opinionit, pas pesë takimeve, Këshilli i sapoformuar e ndërpreu veprimin e vet. Dhe nga një gjendje e tillë plot animozitet dhe atavizëm politik, Forumi nga një aktivitet dinamik kaloi në pasivitet të plotë, duke e ndërprerë aktivitetin tërësisht më pas. 

Referendumi pa kërkesa të shkruara 

Se shqiptarët ishin e janë të pakoordinuar dhe pa ide për kërkesa të përbashkëta për avancimin e pozitës dhe statusit të tyre u dëshmu me rastin e mbajtjës së Referendumit për Pavarësi të Malit të Zi(21 maj 2006). Dhe nuk ka si të jetë ndryshe  sepse dominoi qasja  ataviste  përmes subjekteve nacionale politike  duke e mbështetur  pavarësinë e Malit të Zi, pa asnjë kërkesë të shkruar për barazi nacionale dhe qytetare. Ishte ky lëshim i pafalshëm i subjekteve politike, duke anashkaluar kërkesat e Memorandumit, ku  pasojat janë të pranishme edhe në ditët tona.  

Partitokracia në punësim 

Sepse sot, në Malin e Zi të pavarur me konceptin e ashtuquajtur qytetar, hasim në  padrejtësi praktike, sepse kemi të bëjmë jo me shtetin qytetar, por tipik nacional-partiak, ku kemi  institucionet dhe kuadrot janë partiake. Nëse analizojmë vetëm fushën e arsimit, del se përveç drejtorëve partiakë, kemi edhe këshillat e shkollave partiake, të punësuarit partiakë, qofshin me kohë të kufizuar apo praktikantë, të gjithë nga partia në pushtet, nga del qartë se jemi të diskriminuar në aspektin qytetar sepse ata që nuk i takojnë partisë apo koalicionit në pushtet nuk kanë asnjë  mundësi për të udhëhequr shkollat apo për tu punësuar. Një veprim i tillë është më keq se në kohën e monizmit. 

Nga ana tjetër, mospërfaqësimi proporcional në punësim vazhdon gjithnjë, nga del se kemi pabarazi nacionale, ku institucionet qeveritare e ato lokale janë shembull praktik i kësaj dukurie. 

Arsimi mbetet diskriminues 

Sa iu përket planprogrameve mësimore dhe teksteve shkollore, në lëndët e identitetit kombëtar (histori, kulturë muzikore, dituri natyre, art figurativ etj.) gjendja është skandaloze,  sepse ato janë diskriminuese për shqiptarët, që të kujton kohën pas vitit 1981, kur u zyrtarizua fushata antishqiptare. 

Ndërsa eliminimi i të drejtave të realizuara, sikurse është ligji zgjedhor për zgjedhjen e deputetëve dhe këshilltarëve, që u miratua në Parlament me shumicë votash(2011), pa votat e deputetëve të partive nacionale shqiptare, dëshmon majorizimin  e shumicës ndaj pakicës. 

Komuna e Malësisë në Tuz, arritje e veçantë  

Ne këtë periudhë kohore tridhjetëvjeçare përjashtim bën formimi i Komunës së Malësisë me qendër në Tuz(2018) e cila u dëshmu e suksesshme ne funksionimin e saj që nga formimi i pushtetit lokal i dalë nga zgjedhjet lokale(3 mars 2019), duke qenë model edhe për komunat tjera në Mal të Zi. 

Ndërsa mosinvestimi në viset shqiptare si dhe privatizimi i dështuar ka ndikuar në keqësimin e gjendjes sociale të shqiptarëve, andaj kemi dukurinë e  emigrimit  të shqiptarëve e për pasojë zvoglimin e tyre demografik nga një regjistrim në tjetrin, nga del se këtu ndodh në praktikë  pastrimi i heshtur etnik. 

Kërkesat  mbesin aktuale   

Kërkesat e Memorandumit janë aktuale edhe sot pas 30 viteve dhe ato presin realizim praktik për të eliminuar pabarazinë qytetare dhe nacionale në Mal të Zi. Pavarësisht se kërkesat e shqiptarëve nuk janë kundër të tjerëve, pushteti i Malit të Zi deri më tash nuk ka shprehur gatishmëri për zhvillimin e një dialogu me shqiptarët, sepse iu  mungon vullneti politik. Andaj është koha e fundit që të fillojë një dialog i tillë në mes Qeverisë së Malit të Zi dhe shqiptarëve, përmes partive politike nacionale, si përfaqësues autentik të tyre, në këtë mjedis. Vetëm përmes një dialogu konstruktiv duhet të krijohen raporte të partneritetit për të gjetur zgjidhje të pranueshme sipas standardeve ndërkombëtare. 

Në këtë aspekt duhet  të kontaktohet dhe informohet vazhdimisht  faktori ndërkombëtar, duke iu ofruar argumente në lidhje me çështjet përkatëse. Sepse çështjet e barazisë nacionale në një mjedis multinacional, nuk janë më çështje të shtetit përkatës, por kanë karakter ndërkombëtar. 

Përfundimisht, nuk ka dilemë së kur trajtohet  pozita dhe statusi i shqiptarëve në Mal të Zi, Memorandumi mbetet  referencë e domosdoshme për çdo qasje apo analizë në këtë drejtim, sepse ai paraqet bazën e kërkesave për barazi qytetare dhe nacionale në këtë mjedis multinacional dhe multikulturor. Andaj, si i tillë është bërë pjesë përbërëse e platformave politike të subjekteve politike nacionale të shqiptarëve në Malin e Zi. 

Dhe në fund, e themi pa hezitim  se derisa nuk do të realizohen ende  në praktikë kërkesat për barazi qytetare dhe nacionale sipas standardeve ndërkombëtare, çështja shqiptare në Mal të Zi  mbetet e hapur 

Shtator, 2022 

Kalendari historik, 1 Teor 1997: Kosova para çerek shekulli, protesta në mbrojtje arsimit shqip 

-Nga protesta studentore e para çerek shekulli – 1 Tetorit 1997 nga Prishtina në Tiranë raportoja për ndërhyrjen e egër të forcave serbe kundër mëse 30,000  studentëve shqiptarë, se “për në Velani janë drejtuar dhe tanket”. Theksoja përkrahjen e gjithë popullit për protestën: “Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kanë dalë mbi 100,000 qytetarë, përkundër shtetrrethimit policor, mbretëron një atmosferë tepër e rëndë dhe e jashtëzakonshme”/ 

-“Në Prishtinë dhe në 6 qytete të Kosovës Protestat paqësore u përballën me brutalitetin policor”, shkruante në mbititull e kryetitull në ballinë gazeta e rezistncës “Bujku”, e cila në një nga nëntitujt theksonte se, “Nuk ka njoftime për të vrarë, por ka të plagosur e të arrestuar”/ 

Nga: Behlul Jashari , Prishtinë

PRISHTINË, 1 Tetor 2022/ Në Kosovë përkujtohet e vlerësohet protesta e fuqishme e studentëve dhe profesorëve shqiptarë të Universitetit të Prishtinës, e para çerek shekulli – 25 viteve, 1 Tetorit 1997, në mbrojtje të arsimit shqip, për lirimin e Universitetit e shkollave të okupuara e të mbyllura nga regjimi i dhunës serbe që nga viti 1991. 

Të mbështetur edhe me pjesëmarrje në protesta nga rektori historik i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, drejtues të Lëvizjes Studentore në Kosovë në atë kohë ishin Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Albin Kurti, Driton Lajçi, Ernest Luma e të tjerë. 

Para 25 viteve gazeta e vetme e përditshme shqipe në Kosovë i bënte jehonë e përkrahje të madhe protestës. “Në Prishtinë dhe në 6 qytete të Kosovës Protestat paqësore u përballën me brutalitetin policor”, shkruante në mbititull e kryetitull në ballinë gazeta e rezistncës “Bujku”, e cila në një nga nëntitujt theksonte se, “Nuk ka njoftime për të vrarë, por ka të plagosur e të arrestuar”. 

Legjenda e fotografisë në ballinë ishte: “Në Prishtinë dje protestuan paqësisht mbi 30.000 studentë, profesorë e intelektualë të tjerë, e mbi 100.000 qytetarë shqiptarë dolën në rrugë e sheshe për përkrahje e solidarizim, përkundër shtetrrethimit policor serb”. 

Gazeta raportonte se Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dënoi ashpër brutalitetin policor mbi protestuesit, se Qeveria shqiptare dënon dhunën që ushtron Beogradi mbi shqiptarët, se Ambasada e SHBA-ve është e brengosur për situatën e krijuar… 

“Pas ndërhyrjes së policisë serbe kundër studentëve shqiptarë në Kosovë Kongresisti Amerikan Eliot Engëll kërkon që SHBA-të të dënojnë energjikisht Serbinë – Komuniteti ndërkombëtar nuk do të qëndrojë duarkryq për të lejuar që protestat paqësore të shtypen me dhunë”, theksonte gazeta në mbititullin, titullin e nëntitullin e një prej shkrimeve në shumë faqe. 

Nga protesta e nisur në Lagjen Velania e shtëpive të shqiptarëve të shndërruara në universitet, pikërisht para 25 viteve, drejtpërdrejtë nga protesta, raportoja për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH)  se “në Prishtinë ka shumë studentë të plagosur pas ndërhyrjes së policisë serbe”,  se “janë rrahur edhe shumë vajza – studente të Fakultetit të Mjekësisë sepse donin të ndihmonin studentët e lënduar” dhe theksoja përkrahjen e gjithë popullit për protestën. “Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kanë dalë mbi 100,000 qytetarë, përkundër shtetrrethimit policor, mbretëron një atmosferë tepër e rëndë dhe e jashtëzakonshme”, dëshmoja si korrespondent i ATSH-së nga Prishtina përmes telefoninit në 1 Tetor 1997. 

Forhåndsvisning av bilde
Raportimin e bëja edhe nga ambientet e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në lagjen Velania, ku ishte vendosur në një shtëpi private pas dëbimit të dhunshëm e të përgjakshëm të shqiptarëve të Kosovës nga objektet shkollore e universitare. 

“Forcat policore kanë bllokuar edhe ndërtesën e rektoratit. Në rektorat janë strehuar shumë studentë të lënduar, ndërsa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjellës”, raportoja nga vendngjarja, ndërsa që në njoftimet e para për ndërhyrjen e egër të forcave serbe kundër mëse 30,000  studentëve shqiptarë protestues bëja të ditur se “për në Velani janë drejtuar dhe tanket”. 

Në raportim theksohej edhe se “‘Policët e
egërsuar po shqyejnë nëpër sheshe e rrugë pankartat e studentëve
protestues. Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kanë dalë mbi 100
000 qytetarë, perkunder shtetrrethimit policor, mbretëron një
atmosferë tepër e rënde dhe e jashtëzakonshme’,-deshmon
korrespondenti i ATSH-se nga Prishtina”. 

Universiteti i Prishtinës është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 Nëntor 1969 edhe si kërkesë e demonstratave studentore e gjithëpopullore kosovare një vit më herët – në 1968-tën. Kuvendi themelues i Universitetit është mbajtur në 13 Shkurt 1970, ndërsa mbledhja solemne e tij dy ditë më vonë,  në 15 Shkurt, dhe kjo datë është shpallur Dita e Universitetit të Prishtinës. 

Forhåndsvisning av bilde

Gazeta e rezistencës “Bujku”,  që ishte e vetmja në gjuhën shqipe në Kosovë në atë kohë, kryeredaktor-themelues i së cilës isha,  që sfidonte ndalimin e dhunshëm të gazetës tradicionale Rilindja, para  31 viteve – në 3 Shtator 1991 shkruante në titujt e ballinës: “Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë – Fillimi i vitit shkollor shtyhet deri më 1 Tetor – Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”. Në numrin pasues shkruante: “U ndalua gazeta ‘Bujku’ e 3 Shtatorit (viti 1991). U ndalua sepse shkroi se policia serbe nuk lejoi nxënësit shqiptarë të hyjnë në shkolla”… 

Gazeta nuk u ndal edhe kur u ndalua, vijoi të dalë duke qenë pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, me orientim e përcaktim të fuqishëm perëndimor euroatlantik… 

As nga fillimi i Tetorit e as muajëve e viteve në vijim pushteti okupues i Serbisë nuk hapi dyert e shkollave e të Universitetit të Kosovës për shqiptarët… 

Gazeta “Bujku” e 3 Tetorit 1991 në ballinë kishte kryetitullin “Shkollat janë tonat, ato nuk i japim”, ndërsa mbititullin “Në tërë Kosovën protestë e qetë e nxënëseve, studentëve, arsimtarëve dhe prindëve shqiptarë”. Një nga titujt tjerë ishte: “U arrestuan dhe u maltretuan shumë pjesëmarrës të protestës së qetë”. 

Nga protestat kudo në Kosovë kundër mbylljes së shkollave shqipe botoheshin edhe fofografi me raportimet në ballinë e në faqet vijuese të gazetës “Bujku”… 

Forhåndsvisning av bilde

Titujt e gazetës si dëshmi i lexoj edhe në një film dokumentar nga  greva e urisë e gazetarëve e shkrimtarëve shqiptarë, të nisur nga simboli i rezistencës Adem Demaçi, në Pallatin e Shtypit Rilindja në Prishtinë, të zhvilluar nga 24 Maji deri në  3 Qershor të vitit 1993. 

Trokëllima e telexit, të lidhjes së vetme të mundëshme nga Prishtina në Tiranë në atë kohë, të raportimeve që bëja  për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, duke nisur nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, hapë filmin dokumentar të xhiruar gjatë grevës njëmbëdhjetëditëshe. Flas në dokumentar:  “Këtu është zyra e telexit të Rilindjes. Nga ky telex për çdo ditë dërgojmë raporte, informata për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në Tiranë. Ja, në këto momente jemi duke u përpjekur ta marrim lidhjen…Presim… Lidhjet janë tepër të dobëta…”   

Në atë mbrëmje të 31 Majit 1993, të ditës së tetë të grevës së urisë, dr. Gani Demolli, themelues i shërbimit mjekësor  “Nëna” në kohën e dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve edhe nga spitalet, derisa po kujdesej për shëndetin e grevistëve duke qëndruar ditë e natë pranë tyre po vijonte të bënte me kamerën e tij edhe një film dokumentar dëshmi kohe për rezistencën deri në flijim… 

Forhåndsvisning av bilde

*** 

“NA E MORËN SHKOLLËN…” 

Para 31 viteve, në 2 Tetor 1991, kam shkruar këtë skicë me titull “Na e morën shkollën…”, botuar të nesërmen – në 3 Tetor 1991 në gazetën e rezistencës “Bujku”: 

 

Dy tetor ’91, ora tetë e tridhjetë e pesë, gjashtë, shtatë…minuta. Përjashta shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në rrugë, shumë fëmijë - nxënës, edhe arsimtarë e prindër të fëmijëve shqiptarë. Te dyert e shkollës – policia. 

Brenda në shkollë, nga dritaret e mëdha, shihen klasët e zbrazëta, edhe klasë ku mësim ka vetëm – serbisht. 

Nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë nuk u lejohet të hyjnë në shkollë. Në sytë e fëmijëve lotët: “Na e morën edhe shkollën…” 

Fëmijët serbë e malazez nga dritaret e shkollës i gërgasin fëmijët shqiptarë, ua ngrenë tre gishtërinj, i shajnë…(O zot, a edhe fëmijët i mbushën mizori, si mundet i madhi t’ia jepë të voglit atë mësim të keq?!) 

Fëmijët shqiptarë as që shikojnë andej. I shikojnë punët e veta dhe protestojnë qetë, me urti. Nuk ua tremb qetësinë as aeroplani ushtarak plot zhurmë që fluturon mbi qytet, mbi kokat e tyre. Duket se asgjë më nuk u bën përshtypje, nuk i tremb, as ai “zog frikësimi” në hava. 

Qëndrojnë, protestojnë, nuk pajtohen kurrësesi t’ua marrin shkollën. 

            Shkollën me emrin e bukur të tribunit Hasan Prishtina. Ai ua mëson nga përjetësia e librat edhe këtë trimëri të urtisë… 

Forhåndsvisning av bilde

Protestat tek Shkolla Fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë 

*** 

DISA NGA RAPORTIMET E MIA TË 30 SHTATORIT E 1 TETORIT 1997:   

 https://groups.google.com/forum/?hl=en#!msg/bit.listserv.albanian/izCKtqqUjSs/RWH7-u3CFCsJ 

PROTESTAT NE KOSOVE FILLOJNE ME 1 TETOR -Keshilli Organizativ 

     PRISHTINE, 30 shtator /ATSH-Behlul Jashari/ – Keshilli
Organizativ ne nivel te Universitetit te Prishtines vendosi dje
qe protestat paqesore te studenteve per lirimin e objekteve te
pushtuara shkollore e universitare do te fillojne me 1 tetor,
beri te ditur njeri nga udheheqesit e Unionit te Pavarur te
Studenteve, Albin Kurti.
   ”Pas takimeve qe paten perfaqesuesit e studenteve ne
Keshillin Organizativ ne nivel te Universitetit te Prishtines,
per protestat paqesore studentore, me presidentin e Republikes
se Kosoves dr. Ibrahim Rugova, si dhe me delegacionin e diplomateve
europiane dhe amerikane, qe qendruan dje ne Kosove, konfirmojme
edhe nje here qe protestat do te fillojne me 1 tetor 1997″,
thuhet ne vendimit e Keshillit Organizativ.
  Unionit i Pavarur i Studenteve te Universitetit te Prishtines.
 do te jape sot nje konference per shtyp./MY/kled/ 

PROTESTAT PAQESORE NE KOSOVE DO TE FILLOJNE NESER PARADITE 

    PRISHTINE, 30 shtator /ATSH/- Ne Kosove protestat paqesore
studentore per lirimin e objekteve te pushtuara arsimore do te
fillojne me 1 tetor ne oren 10:30, -behet e ditur per ATSH-ne
nga Keshilli Organizativ i Universitetit te Prishtines.
   Protestat e studenteve, te debuar 7 vjet me pare nga objektet
shkollore dhe universitare prej autoriteteve serbe do te fillojne
me marshimin drejt qendres se qytetit te Prishtines, ku do te
kalohet pergjate shetitores kryesore te qytetit dhe me pas ne
lagjet e tij.
   Studentet do te mbajne distiktiva si shenja identifikuese
dhe eshte kerkuar qe ata te jene te veshur me te bardha nga
brezi e lart. Ne protesta nuk do te kete brohoritje, pasi te gjitha
mesazhet dhe kerkesat e studenteve do te jene te shkruara neper
pankarta.
   Kujdestaret per mbajtjen e rendit do te jene studente qe do te
mbajne shirit te kuq, kurse studentet vezhgues te protestave
do te mbajne shirit te kalter.
    Ne kete menyre do te veprohet edhe ne qytetet e tjera te
Republikes se Kosoves, ne te cilat ndodhen shkollat e larta te
Universitetit te Prishtines.
    Keshilli Organizativ i ka bere thirrje qytetareve qe te
solidarizohen me kete proteste paqesore te studenteve duke dale
se bashku me ta ne rruge dhe duke iu nenshtruar me perpikeri
strategjise se studenteve. Qytetaret duhet te jene te qete e te
heshtur, -kumtohet nga Keshilli Organizativ.
    Sot ne Prishtine, nje dite para fillimit te protestave,
Unioni i Pavarur Studentor do te zhvilloje nje konference
shtypi. /B.J/AG/kled/ 

Forhåndsvisning av bilde

https://groups.google.com/forum/?hl=en#!msg/bit.listserv.albanian/mjLGD2xVlpI/jLmmVXWhRjIJ 

POLICIA NDERHYN ME GAZ LOTJELLES NE PROTESTAT E STUDENTEVE NE
PRISHTINE 

      PRISHTINE, 1 tetor /ATSH-Behlul Jashari/ – Policia serbe
bllokoi studentet shqiptare protestues ne Prishtine dhe u dha
ultimatum per shperndarje. Rreth ores 11:50, policia nderhyri
duke perdorur gazlotesjelles ne lagjen Velania, ku ishin mbledhur
 studentet. Per ne Velani jane drejtuar dhe tanket.       Nderkaq
forca te medha policore kane rrethuar Rektoratin e
Universitetit te Prishtines. Nje pjese e studenteve eshte
shperndare.
      Ne Mitrovice protestuesit paqesore, studente te Fakultetit
Xehtaro-Metalurgjik e te Shkolles se Larte Teknike kane marshuar
rreth tre kilometra dhe pastaj jane ndaluar nga policia.
Kercenimit te dhunes ata i jane pergjigjur paqesisht dhe jane
kthyer ne vendin e nisjes.
      Nga Vushtrica mesohet se ne te gjitha rruget, e sidomos ne
ato te drejtim te Prishtines, kishin ardhur perforcime te forcave te
 policise, te cilet penguan nisjen e studenteve dhe qytetareve
te tjere per ne Prishtine. Edhe ne Vushtrice mbizoteron atmosfera e
 tensionuar.
      Studentet protestojne ne pergjigje te nismes se Unionit te
Pavarur Studentor per te kerkuar kthimin ne mjediset e tyre
shkollore, nga te cilat administrata serbe i deboi me force
shtate vjet me pare. /cela/pas 

PRISHTINE: NDERHYRJA E POLICISE SERBE SHKAKTON TE PLAGOSUR NE
RADHET E STUDENTEVE SHQIPTARE 

      PRISHTINE, 1 tetor/ATSH/ – Ne Prishtine ka shume studente
te plagosur pas nderhyrjes se policise serbe ne protesten
paqesore te dites se sotme, te organizuar nga Uninon i Pavarur
Studentor i Kosoves, njofton Keshilli i Studenteve per Sherbime
Mjekesore.
      Nje numer studentesh dhe profesoresh jane rrahur nga
policia nderkohe qe ka shume te arrestuar, te cilet me furgone
dhe autobuze dergohen ne stacionet e policise serbe dhe ne
burgje, ben te ditur me telefon korrespondenti i ATSH-se ne
Prishtine.
      Edhe pse studentet kane ndenjur ulur, si shenje e
reagimit paqesor ndaj dhunes se eger, policia eshte versulur
brutalisht mbi ta me shkopinj gome dhe me mjete tjera. Me kete
rast jane rrahur edhe shume vajza – studente te Fakultetit te
Mjekesise sepse donin te ndihmonin studentet e lenduar.
      Sipas korrespondentit te ATSH-se, pas ores 1300 Qendra
Studentore ne Velani dukej e shkrete. Ne vend te mbi 30 000
studenteve dhe protestueseve te tjere, hapesiren e kane pushtuar
forca te medha policore me autoblinda, tuba uji dhe armatime nga
me te rendat.
      Forcat policore kane bllokuar edhe ndertesen e rektoratit.
      “Ne rektorat jane strehuar shume studente te lenduar,
ndersa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjelles. Policet e
egersuar po shqyejne neper sheshe e rruge pankartat e studenteve
protestues. Ne tere qytetin e Prishtines, ku kane dale mbi 100
000 qytetare, perkunder shtetrrethimit policor, mbreteron nje
atmosfere teper e rende dhe e jashtezakonshme”,-deshmon
korrespondenti i ATSH-se nga Prishtina.
      Unioni i Pavarur Studentor i Kosoves ka filluar sot
organizimin e protestave paqesore per lirimin e ambjenteve
shkollore, nga te cilat studentet shqiptare u debuan me force
shtate vjet me pare. /sara/ 

Forhåndsvisning av bilde

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1997/97-09-30.ata.html 

[01] PROTESTS IN KOSOVE START ON OCTOBER 1 – Organizational Council 

PRISHTINE, SEPT.30 (ATA) – By Behlul Jashari: The Organizational Council of the University of Prishtine decided yesterday that the peaceful protests of the students to have the school and university building released will start on October 1, one of the leaders of the Independent Students’ Union, Albin Kurti, said. 

“After the meetings that representatives of the students in the Organizational Council had with regard to peaceful students protests with the President of the Republic of Kosova Dr Ibrahim Rugova, and with the delegation of the European and American diplomats, in Kosove yesterday, confirm once more that the protests will start on October 1, 1997,” says a decision of the Organizational Council. 

The Independent Students’ Union of the Prishtine University will give a news conference today. my/kled/xh/ 

Albanian Telegraphic Agency 

[03] PEACEFUL PROTESTS IN KOSOVE WILL START ON OCTOBER 1 BEFORE NOON 

PRISHTINE, SEPT.30 (ATA) – Peaceful protests of the students in Kosova for the release of the occupied school buildings will start on October 1, at 10.30 a.m., the Organizational Council of the Prishtine University told ATA. 

The protests of the students who were not allowed by Serbian authorities to attend classes in their school and university buildings 7 years ago, will start marching towards the Prishtine city centre, passing through the main boulevard and then to city quarters. 

The students will carry badges and they are asked to wear white blouses or shirts. During the protests the students will not chant any slogan because all the messages and demands of the students will be written in placards. 

The people to keep order during the protests will be students wearing a red ribbon while the students who will observe the protests will have green ribbons. 

The same procedure will be followed in other cities of the Republic of Kosova where there are affiliates of the University of Prishtine. 

The Organizational Council appealed to citizens to side with the peaceful protests of the students by joining them on the streets and strictly respecting the strategy of the students. The citizens must be calm and silent, says the Council. 

Today, one day before the beginning of the protests, the Independent Students’ Union will hold a news conference. bj/ag/kled/xh/k 

Albanian Telegraphic Agency 

Forhåndsvisning av bilde

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1997/97-10-01.ata.html 

[05] POLICE INTERVENE WITH TEAR GAS IN PROTESTS OF STUDENTS IN PRISHTINE 

PRISHTINE, OCT.1 (ATA) – By Behlul Jashari: Serbian police blocked the students who were protesting in Prishtine and ordered them to disperse. At about 11.50 a.m., police intervened by using tear gas in the quarter Velania where the students were gathered. Tanks are heading for Velania. 

In the mean time, great police forces have surrounded the Rectorate of the Prishtine University. A part of the students have dispersed. xh/ 

Forhåndsvisning av bilde

Behlul Jashari duke shkruar për ATSH

Albanian Telegraphic Agency 

 [08] POLICE INTERVENE WITH TEAR GAS IN PROTESTS OF STUDENTS IN PRISHTINE 

PRISHTINE, OCT.1 (ATA) – By Behlul Jashari: Serbian police blocked the Albanian students who were protesting in Prishtine and ordered them to disperse. At about 11.50 a.m., police intervened by using tear gas in the quarter Velania where the students were gathered. Tanks are heading for Velania. 

In the mean time, great police forces have surrounded the Rectorate of the Prishtine University. A part of the students have dispersed. 

The protesting students of the Xehtaro-Metallurgical Faculty and of the High technical School in Mitrovice have marched about three kilometers and then have been stopped by police. They have peacefully turned back to the starting place after threats and violence. 

Through all the streets in Vushtrice, especially through those leading to Prishtine, arrived reinforcements of police forces who prevented the flux of other students and citizens towards Prishtine. A tense situation is prevailing in Vushtrice too. 

The students are supporting through their protests an initiative of the Independent Student Union to demand their return to the school premises from which the Serbian administration has forcefully expelled them seven years ago. cela/pas/xh/k 

Albanian Telegraphic Agency 

[09] ALBANIAN STUDENTS INJURED DUE TO SERB POLICE INTERVENTION IN PRISHTINE 

PRISHTINE, OCT. 1 (ATA)- Many Albanian students have been injured as result of Serb police intervention in the peaceful protests today, the Students’ Council for Medical Services reports. 

The protests have been organised by the Students’ Independent Union of Kosove. 

A number of students and teachers have been beaten by police and many have been detained and taken to Serb police stations and jails, the ATA correspondent in Prishtine reports by telephone. sara/lm (more) 

Forhåndsvisning av bilde

Albanian Telegraphic Agency 

[10] ALBANIAN STUDENTS INJURED BY POLICE IN PRISHTINE 

PRISHTINE, OCT. 1 (ATA)- Many Albanian students have been injured as result of Serb police intervention in a peaceful protest today, the Students’ Council for Medical Services reports. 

The protest has been organised by the Students’ Independent Union of Kosove. 

A number of students and teachers have been beaten by police and many have been detained and taken to Serb police stations and jails, the ATA correspondent in Prishtine reports by telephone. 

Although the students have been staging sit-down protests as a sign of peaceful reaction to savage violence, police have brutally interfered with batons and other means. Many young women, students of the Medicine Faculty have been beaten because of wanting to help the harmed students. 

According to the ATA correspondent, after 13.00 the Students’ Centre in Velani seemed deserted. Instead of 30 000 other students and other protesters, the area was occupied by large police forces supported by armoured vehicles, water cannon and heavy armours. 

The police forces have also blocked the rectorate building. 

“Many injured students are sheltered in the rectorate, into which tear- gas penetrates. The angry police are tearing to pieces placards of the protesting students.” 

“A very tense and unusual atmosphere is prevailing over the whole city of Prishtine, where over 100 000 citizens have taken to the streets, despite police curfew,” the ATA correspondent reports from Prishtine. 

The Students’ Independent Union of Kosove started today the organisation of peaceful protest to demand access to school premises, from which the Albanian students were forcibly removed seven years ago. sara/lm/k 

Albanian Telegraphic Agency 

Kryeministri Kurti: Xhudo, Shtet, Kosovë: tri fjalë të cilat na flejnë në zemër gjithsecilit prej nesh

0

Prishtinë, 30 shtator 2022

Pas miratimit në mbledhjen e Qeverisë të programit të sportit “Kosova, Shtet i Xhudos”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e lansimit të këtij programi, në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Kurti falënderoi xhudistët për sukseset e tyre jo vetëm në Kosovë por edhe në arenën ndërkombëtare duke thënë se “Rezultatet e xhudos janë kryefjala e sportit vendor tash e 15 vjet; rezultate përmes të cilave identifikohemi secili prej nesh individualisht, por edhe si shoqëri në tërësi, e mbi të gjitha, si shtet”.

Më tej, kryeministri Kurti tha se sporti është dëshmuar si një nga mekanizmat kyç në procesin e ndërtimit të imazhit tonë shtetëror dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Sporti në përgjithësi, e xhudoja posaçërisht, ka bërë punë të jashtëzakonshme në krijimin e ndjenjës së përkatësisë përbrenda shoqërisë tonë, dhe krijimin e perceptimit pozitiv të opinionit të huaj për Republikën tonë.

Duke shprehur përkrahjen e Qeverisë, kryeministri Kurti tha se “Kosova, Shtet i Xhudos” është hapi konkret të cilin e kemi ndërmarrë si qeveri për të siguruar, jo vetëm vazhdimësinë e ndikimit të xhudos në promovimin tonë ndërkombëtar, por mbi të gjitha, zhvillimin maksimal të këtij sporti përbrenda Republikës së Kosovës. Atë çfarë xhudo i ka sjellur Kosovës ndër vite: shpresë, krenari dhe sukses – duam të sigurohemi se do të jemi prezent gjithmonë tek ne, dhe shumë gjatë edhe në arenën ndërkombëtare”.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti në ceremoni:

I nderuari ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku,

E nderuara ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj.Arbërie Nagavci,

E nderuara zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj.Daulina Osmani,

I nderuar kryetar i Komisionit Parlamentar, Ardian Gola,

Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme të shtetit tonë,

Të nderuara kampione olimpike: Majlinda, Nora dhe Distria,

I nderuari President i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Ismet Krasniqi,

I nderuar Driton dhe xhudistë të tjerë kampion që jeni këtu sot me neve,

I nderuar Agron, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës,

Të nderuar ambasadorë të Japonisë dhe të Italisë, komuniteti sportiv dhe dashamirës të tjerë të sportit,

Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar të pranishëm,

Përshëndetje të gjithëve,

Jemi mbledhur sot këtu për ta prezantuar pranë jush atë çfarë edhe e votuam sot në mbledhjen e 99-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga e cila erdha me nxitim, e kjo është programi i sportit “Kosova, Shtet i Xhudos”. Rezultatet e xhudos janë kryefjala e sportit vendor tash e 15 vjet; rezultate përmes të cilave identifikohemi secili prej nesh individualisht, por edhe si shoqëri në tërësi, e mbi të gjitha, si shtet.

Qysh në të kaluarën e viteve të 90-ta, pastaj edhe në periudhën pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, e fuqishëm deri në ditët e sotme, sporti është dëshmuar si një nga mekanizmat kyç në procesin e ndërtimit të imazhit tonë shtetëror dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Sporti në përgjithësi, e xhudoja posaçërisht, ka bërë punë të jashtëzakonshme në krijimin e ndjenjës së përkatësisë përbrenda shoqërisë tonë, dhe krijimin e perceptimit pozitiv të opinionit të huaj për Republikën tonë.

“Kosova, Shtet i Xhudos” është hapi konkret të cilin e kemi ndërmarrë si qeveri për të siguruar, jo vetëm vazhdimësinë e ndikimit të xhudos në promovimin tonë ndërkombëtar, por mbi të gjitha, zhvillimin maksimal të këtij sporti përbrenda Republikës së Kosovës. Atë çfarë xhudo i ka sjellur Kosovës ndër vite: shpresë, krenari dhe sukses – duam të sigurohemi se do të jemi prezent gjithmonë tek ne, dhe shumë gjatë edhe në arenën ndërkombëtare.

Jam i nderuar dhe shumë i lumtur që sot po e shpalosim përmbajtjen e këtij programi, përmes së cilit synojmë që të fuqizojmë sportin si mjet për ndërtimin dhe ruajtjen e mirëqenies tonë shoqërore dhe ekonomike, si dhe kanal kryesor për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Për herë të parë në Kosovë, sporti po zë vendin dhe po e merr trajtimin e merituar.

Programi ”Kosova, Shtet i Xhudos” është program i inicuar dhe hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkërendim me gjashtë institucione tjera relevante, dhe natyrisht në bashkëpunim të ngushtë me Federatën e Xhudos së Kosovës.

Ky program i ka pesë shtylla të veprimit të cilat adresojnë komponentet bazë pa të cilat sporti nuk mund të zhvillohet, parasheh ndërveprimin e akterëve të shumtë për të siguruar zbatimin cilësor të tij, planifikimin buxhetor vjetor për qëndrueshmëri të programit, dhe ndërlidhjen e të gjitha këtyre që porsa i thashë për të siguruar se masovizimi, cilësia dhe promovimi rriten paralelisht pa e lënë asnjërën prej tyre mbrapa.

Përmirësimi i infrastrukturës fizike për zhvillimin e aktivitetit të xhudos dhe sporteve tjera luftarake, shtrirja e rezultateve të Pejës në xhudo në të gjitha komunat anembanë Kosovës, përmes rritjes së kapaciteteve të trajnerëve xhudistë, ofrimi i mundësisë dhe qasjes te të gjithë fëmijët dhe të rinjve tonë për të qenë aktiv në xhudo, mbështetja e nevojshme e sportistëve dhe trajnerëve të xhudos gjatë dhe pas karrierës sportive, si dhe promovimi përmes organizimit të ngjarjeve të mëdha sportive në Republikën e Kosovës, janë këto shtyllat kryesore të programit “Kosova, Shtet i Xhudos”.

Kësisoj, përveç që po sigurojmë zhvillimin e mirëqenies fizike dhe sociale përmes ndërlidhjes institucionale të arsimit me sportin, të sportit me shëndetin, mbrojtjen dhe sigurinë, njëkohësisht edhe po sigurohemi që xhudo do të vazhdojë të mbetet kryefjala e suksesit të sportit vendor dhe arma jonë e fuqishme e promovimit ndërkombëtar.

Ajo çfarë na mbetet është mobilizimi maksimal i të gjitha institucioneve publike, dhe organizatave sportive për zbatimin e programit shumë ambicioz “Kosova, Shtet i Xhudos”. Vullneti i hekurt dhe puna e pandalshme e ekipit të xhudos drejt rezultateve kulminante, le të jenë motiv dhe shembull i punës sonë të përbashkët për të ardhmen.

Kosova është shtet, ndërsa xhudo është sport. Xhudo, Shtet, Kosovë: tri fjalë të cilat na flejnë në zemër gjithsecilit prej nesh, e me të cilat identifikohemi dhe përfaqësohemi më së miri. Andaj, uroj që ky program të jetë i përhershëm e i përjetshëm, ashtu siç janë edhe sukseset e deritanishme të sportistëve tanë.

Falënderoj të gjitha institucionet e angazhuara për hartimin dhe zbatimin e programit, dhe një përshëndetje e veçantë për komunitetin e xhudos në Kosovë.

Ne vazhdojmë të përpiqemi që me sa më shumë angazhime t’a lajmë një pjesë të vogël të borxhit të madh që kemi si shtet ndaj jush.

Uroj që ky kapitull i ri i zhvillimit të xhudos në Kosovë të jetë rrugëtim i yni i përbashkët drejt rezultateve tuaja në të ardhmen.

Ju faleminderit shumë të gjithëve!

Kryeministri Kurti: Ejup Statovci – intelektual i angazhuar dhe akademik i rezistencës

0

Prishtinë, 30 shtator 2022

Veprimtaria shkencore e publike e profesorit dhe rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, u shfaq sonte në dokumentarin kushtuar jetës dhe veprës së tij.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi kontributin e rektorit Statovci, si një ndër ekspertët që hartuan Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës më 7 shtator në Kaçanik. “Mes ekspertëve e juristëve që hartuan këto dy dokumente themeltare në historinë institucionale të Kosovës, ishte edhe një profesor i të drejtës civile, atë kohë 50 vjeçar. Emri i tij ishte Ejup Statovci”, tha kryeministri.

“Deri në moshën 51 vjeçare, jeta e Ejup Statovcit ishte ajo e një profesori të përkushtuar dhe e një shkencëtari prodhimtar. Ajo do të mund të vazhdonte me këtë rrjedhë, sikur më 1991, kur Serbia i dëboi shqiptarët nga Universiteti i Prishtinës, të mos vinte në krye të Universitetit të Prishtinës si rektor. Në historinë e Universitetit tonë, ai është rektori i 10-të në radhë, por Ejup Statovci është rektori më jetëgjatë, që e drejtoi Universitetin e Prishtinës, nga 26 nëntori i vitit 1991 dhe deri më 31 dhjetor 1997”, tha kryeministri Kurti.

Profesor Ejup Statovci i qëndroi besnik formimit të tij kulturor, duke i përkthyer mendimet dhe bindjet e tij nga dije dhe besim, në guxim për të folur dhe vullnet për të vepruar. Ai i kuptoi saktë dhe drejt detyrat që ia jepte pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës dhe rolin që ia kërkoi koha në shoqëri, tha kryeministri Kurti. Ai shtoi se profesor Ejup Statovci u bë pjesë e historisë në një mënyrë shumë autentike. Ajo listë e gjatë e publikimeve shkencore të Profesor Ejup Statovcit gjatë viteve të ’70-ta dhe të ’80-ta, u rrallua dukshëm në vitet ’90-ta, sepse në dekadën e fundit të jetës së tij, Profesor Ejup Statovci u kthye në akademik të rezistencës.

I përhershëm qoftë kujtimi ynë për Profesor Ejup Statovcin dhe i lexueshëm qoftë roli i tij në historinë e Kosovës, tha kryeministri Kurti në pëmrbyllje të fjalës së tij.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

 E dashura profesore Drita Halimi Statovci,

I nderuari rektor i Universitetit të Prishtinës,

I dashuri Driart, Jeton, Mentor,

Të dashur profesorë Ahmet Geca, Musli Bajraktari, Ismet Salihu,

I nderuar kryetar i parlamentit studentor, Çlirim Hoti,

E nderuar nënkryetare e parlamentit studentor, Alba Lala,

​Shumë të respektuar profesorë e studentë,

Zonja e Zotërinj, motra dhe vëllezër,

Dekada e fundit e shekullit të XX ka përfunduar para më shumë se dy dekadash, por ajo është dekada më e pashmangshme për ta kuptuar historinë e Kosovës edhe sot. Nëse niseni nga vitet ’90-të, mund të shkoni lehtësisht mbrapa ose para në histori, sepse të ’90-tat janë rezultantja e gjithë atyre viteve që Kosova i kaloi në tri Jugosllavitë, siç janë edhe vite shkëputjesh e pikëpremjesh të mëdha, pas të cilave lindi Kosova e re dhe e lirë.

Nga viti 1989 deri në vitin 1991, me radhë, Serbia ia suprimoi autonominë Kosovës, përjashtoi mijëra e mijëra shqiptarë nga puna, nga spitalet, nga shkollat, mbylli radiotelevizionin dhe gazetën e vetme që kishte Kosova në gjuhën shqipe dhe sidomos dëboi shqiptarët nga Universiteti i Prishtinës, duke instaluar një politikë apartheidi dhe segregacioni.

Në vazhdën e këtyre përpjekjeve, delegatët e Kuvendit të Kosovës miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës më 7 shtator më pas në Kaçanik. Mes ekspertëve e juristëve që hartuan këto dy dokumente themeltare në historinë institucionale të Kosovës, ishte edhe një profesor i të drejtës civile, atë kohë 50 vjeçar. Emri i tij ishte Ejup Statovci. E sonte, historia e këtij profesori, është edhe arsyeja e mbledhjes sonë, në vigjilje të 25-vjetorit të protestës së 1 tetorit 1997.

I lindur më 16 prill të vitit 1940 në fshatin Prugoc të Prishtinës, ai ishte fëmiu i gjashtë pas tri motrave dhe dy vëllezërve. Ndonëse me prirje për muzikë, Ejup Statovci studioi për drejtësi në Universitetin e Zagrebit ku diplomoi më 1966 dhe magjistroi më 1971, për të vazhduar më pas me studimet e doktoraturës në Universitetin e Lublanës, ku mbrojti tezën më 1974, me një punim mbi marrëdhëniet pronësore juridike në sendet e paluajtshme në Kosovë. Që më 1968, ai nisi punën si profesor asistent në Fakultetin Juridik dhe Ekonomik, aty ku pas themelimit të Universitetit të Prishtinës më 1970, ai ngjiti të gjitha gradat akademike deri në shkallën profesor ordinar në vitin 1980. Në vitin akademik 1979/80, Ejup Statovci fitoi një bursë Fulbright përmes së cilës shkoi si studiues vizitor në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë tri dekadave të karrierës së tij akademike, Profesor Ejup Statovci, botoi një sërë punimesh shkencore dhe monografish, si p.sh “Mbrojtja e pronësisë”, mandej “Pronësia: origjina dhe zhvillimi”, “E drejta e servituteve”, “E drejta e pengut” e të tjera.

Për jetën dhe veprimtarinë shkencore e publike të Profesor Ejup Statovcit, sigurisht do të kemi rastin të mësojmë më gjerësisht edhe nga dokumentari që do të shfaqet sonte, por unë i përmenda këto të dhëna bibliografike nga profili i Profesor Ejup Statovcit, për të ardhur te thelbi i fjalës sime për të sonte: si intelektual i angazhuar dhe akademiku i rezistencës.

Deri në moshën 51 vjeçare, jeta e Ejup Statovcit ishte ajo e një profesori të përkushtuar dhe e një shkencëtari prodhimtar. Ajo do të mund të vazhdonte me këtë rrjedhë, sikur më 1991, kur Serbia i dëboi shqiptarët nga Universiteti i Prishtinës, të mos vinte në krye të Universitetit të Prishtinës si rektor. Në historinë e Universitetit tonë, ai është rektori i 10-të në radhë, por Ejup Statovci është rektori më jetëgjatë, që e drejtoi Universitetin e Prishtinës, nga 26 nëntori i vitit 1991 dhe deri më 31 dhjetor 1997.

Është kjo periudha më e vështirë në gjithë historinë e Universitetit të Prishtinës, kur Universiteti i Prishtinës, praktikisht u rithemelua duke dalë në atë që është quajtur sistemi paralel i arsimit, i zhvilluar nëpër shtëpi dhe ambiente private. Është periudha kur Universiteti i Prishtinës me 14 fakultete, 7 shkolla të larta, 845 pedagogë, 247 bashkëpunëtorë dhe rreth 20 mijë studentë, funksionoi falë atyre vullneteve të pafundme të njerëzve që u angazhuan dhe financuan Universitetin e Prishtinës si një univers paralel, duke sfiduar regjimin okupator të Serbisë në Kosovë. Është koha kur pas dështimit të çdo përpjekje politike për t’u kthyer në hapësirat universitare, studentët e Universitetit të Prishtinës të organizuar në kuadër të Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe të përkrahur nga mijëra e mijëra qytetarë, organizuan tashmë të mirënjohurën protestë të 1 tetorit 1997, që nisi një periudhë të re të lëvizjeve studentore në Kosovë, siç kishin qenë ato të vitit 1968, 1981. Është koha kur pakkush besonte që ne studentët mund ta ndryshojmë kahjen e zhvillimeve politike në Kosovë, dhe kur shumëkush hezitonte të bashkohej në përpjekjen tonë për t’u kthyer në hapësirat e kampusit universitar të UP-së dhe për të shpërfaqur dhunën që Serbia ua bënte shqiptarëve autokton. Dhe është koha, kur ne studentët e Universitet të Prishtinës, megjithë pengesat, vështirësitë dhe rreziqet, më 1 tetor 1997, u rreshtuam në të dy krahët e rektorit Ejup Statovci për të marshuar paqësisht rrugëve të Prishtinës, në atë demonstratë e cila e theu figurën e paprekshme të mitit të policit serb dhe që do të bëhej edhe prelud i luftës çlirimtare në Kosovë.

Për lëvizjen studentore të Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, kanë folur shumë herë shokët e shoqet e mia dhe unë, siç kemi folur sërish edhe për këtë dokumentar kushtuar rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci.

Ne jemi sërish sonte bashkë në këtë sallë kinemaje, ndërsa Profesor Ejup Statovci është bërë kapitull i përmbyllur në historinë moderne të Kosovës. Kapitull ndër më të qartët dhe më autentikët.

Sepse, nëse doni ta kuptoni historinë e Kosovës, mund ta shikoni atë si në miniaturë në vetë historinë e Universitetit të Prishtinës. I themeluar pas demonstratave të vitit 1968, Universiteti i Prishtinës do të bëhej arma më e fuqishme e shqiptarëve të Kosovës kundër ish Jugosllavisë. Dhe pikërisht atëherë kur pushteti serb i Beogradit deshi të ua merrte këtë armë nga dora shqiptarëve të Kosovës, ata e shkrepën atë duke qëlluar në shenjë. Nëse Kroacia dhe Bosnja patën ushtritë e tyre për t’i shkëputur nga Armata e Jugosllavisë dhe për të luftuar me to përballë Serbisë, Kosova e pati për ushtri Universitetin e Prishtinës me armatën e studentëve, shumë prej të cilëve edhe do t’i bashkoheshin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por studentët nuk ishin vetëm, ata patën përkrahjen e shumicës dërmuese të stafit akademik të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës, dhe veçanërisht të menaxhmenteve të tyre. Duke i përjashtuar nga Universiteti i Prishtinës në vitin 1991, Serbia synonte t’i kthente shqiptarët e Kosovës mbrapa, në një shoqëri pa universitet. Duke na marrë universitaren, Serbia donte të na merrte universalen dhe bashkë me të edhe politikën, duke na zhveshur nga publikja.

Në një ligjëratë të mbajtur më 2011 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, me titull “Ideja e universitetit: program për një arkeologji”, studiuesi dhe përkthyesi i filozofisë, që vije nga Vlora e jeton në Paris, Orgest Azizi, pati thënë: “Kurrë nuk kemi pasur aq shumë, aq intensivisht Universitet, sesa në kohën e sundimit serb, sesa në kohën kur ai ishte i ndaluar. Në kohën kur universiteti ishte i ndaluar, pra kur pushtuesi deklaronte se s’ka universitet, në kohën kur Beogradi deklaronte se diplomat e Universitetit të Prishtinës nuk ishin diploma dhe njerëzit që e popullonin atë nuk ishin profesorë dhe studentë. Universiteti ishte një vend mirëfilli politik dhe studenti një figurë politike absolute.”

Universiteti i Prishtinës njëmend mund të ngjajë mesatar për nga prodhimtaria shkencore, për shkak të etapave nëpër të cilat ka kaluar detyrimisht, por, Universiteti i Prishtinës e ka zhvilluar maksimalisht një komponentë të fuqishme të universitares, përkatësisht rolin e universitetit mbi publiken, si sfera ku mbëhet politikja. Universiteti i Prishtinës ka prodhuar gjenerata të tëra të elitave kulturore dhe politike, bartës procesesh shoqërore emancipuese ndër shumë dekada, ashtu siç Universiteti i Prishtinës ka prodhuar edhe universin mendor të vetë Republikës së Kosovës.

Profesor Ejup Statovci i qëndroi besnik formimit të tij kulturor, duke i përkthyer mendimet dhe bindjet e tij nga dije dhe besim, në guxim për të folur dhe vullnet për të vepruar. Ai i kuptoi saktë dhe drejt detyrat që ia jepte pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës dhe rolin që ia kërkoi koha në shoqëri. Andaj Profesor Ejup Statovci u bë pjesë e historisë në një mënyrë shumë autentike. Ajo listë e gjatë e publikimeve shkencore të Profesor Ejup Statovcit gjatë viteve të ’70-ta dhe të ’80-ta, u rrallua dukshëm në vitet ’90-ta, sepse në dekadën e fundit të jetës së tij, Profesor Ejup Statovci u kthye në akademik të rezistencës. Profesor Ejup Statovci do të ishte 82 vjeç sot, sikur të mos na kishte lënë aq herët, më 19 tetor 1999, në moshën 59 vjeçare.

Prandaj ju dëshiroj edhe ju edhe vetes shikim të këndshëm e i përhershëm qoftë kujtimi ynë për Profesor Ejup Statovcin dhe i lexueshëm qoftë roli i tij në historinë e Kosovës.

Ju faleminderit!

Në 25- vjetorin e protestave studentore, Kryeministri Kurti bëri homazhe para varrit të profesorit Ejup Statovci

0

Prishtinë, 1 tetor 2022

Në 25- vjetorin e protestave studentore paqësore të 1 tetorit 1997 dhe në nderim të veprës së ish- rektorit të Universitetit të Prishtinës, profesorit Ejup Statovci, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe para varrit të tij.

Ai ishte edhe trim edhe i urtë, edhe institucionalist edhe kryengritës, edhe akademik edhe intelektual. Figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur, që si askush tjetër para tij e pas tij, ishte gjithmonë bashkë me studentët dhe në ballë të ndryshimeve të domosdoshme demokratike e kombëtare. Andaj sot kur e shënojmë 25 vjetorin e 1 tetorit të vitit 1997, padyshim se e kujtojmë me shumë mall dhe i përkulemi me krenari, sepse ishim me shumë shumë fat që e patëm, tha kryeministri Kurti.

Profesor Ejup Statovci në këtë tetor do të bëhej 82 vjeç, por ai ndërroi jetë pa u bërë 60 vjeç. Veçse ato dekada të jetës së tij ia kanë vlejtur fort, jo vetëm për të e për familjen e tij, por për universitetin, për Kosovën, për studentët, për popullin dhe për mbarë kombin shqiptar, shtoi ai.

Në kujtim të protestës studentore, Kryeministri Kurti së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, familjarët e profesorit Statovci, profesoreshën Drita Halimi Statovci, si dhe pjesëmarrësit e tjerë të kësaj proteste, Ahmet Geca, Bujar Dugolli, Drita Statovci, Driton Lajçi, Ernest Luma, Fatban Bunjaku, Jeton Rexha, Mentor Bogaj, Mihane Salihu dhe Milot Cakaj, nderuan profesorin Ejup Statovci, që ishte në ballë të universitetit më 1991 dhe të protestave më 1997.​

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Gjush Sheldija: Shkolla e parë në Shirokë (afer Shkodres) u hap nga Dom Zef Ashta në vitin 1874

Ishte vjeti 1874 e Shqypnija njatëherë sa zgjohej prej letargie që e kishte kaplluem e pregatitte gurin mâ të çmueshmin djademës mbretnore shqiptare, “Lidhjen e Prizrendit”. Nji ndër pjestarë të klerit katholik shqiptarë Dom Zef Ashta, i vente gurin e parë Shkollës së Shirokës.

Të përditshme e të përkohëshme të Vendit kanë nisë të përkujtojnë me mall disa data në shêj të jetës s’onë kombëtare.

Me luftue analfabetizmin me ânën e shkollës — qoftë edhe në veshën e njyrën fetare, me rinjallë e me mbajtë të zgjueme e përherë mâ të kërthnesta njato ndjesi atdhédashunije e kombësije aq fort të ndjekuna e të nëpërkambuna prej sunduesit: ky ishte qellimi kryesuer i këtyne puntorve e lavruesave të gjuhës amtare; me ânë shkollash, shoqnish, uratoresh, mledhjesh fetare së mbshefta e njiherit botnore.

* * *

Me 11 tetuer 1933 mbasi mora në dorzim Shkollën e Shirokës i a nisa të përpiloj historín e shkollës që m’ishte besue. Shfletsova letra e shkresa, akte e rregjistra; pëveta pleq e plaka, të rij e të burrnuem dhe i a dola qëllimit. Prej kësajë shkolle dolën njasish si Filip Noga, minister shtetit, Imz. Gjergj Volaj, Ipeshkëv i Sapës, Shkëlq. Tij At Anton Harapi O.F.M. antarë i Regjencës, At Mark Harapi S.J., At Viktor Volaj, O.F.M. e pjestarët e Shpís Radovani që i dhanë vendit aq njerëz Kishës e Shtetit, meshtarë, rregulltarë, rregulltare etj. etj. Zelli erdh tuj m’u shtue përherë e mâ e sot Shkolla e Shirokës, ka nji histori të shkrueme e nji suazë ku janë rreshtue me fotografi të gjithë arsimtarët që për nji kohë të shkurtë a të gjatë derdhën mundin e djersën në mirërritje të moshës së ré shirokase.

Shkolla e Shirokës âsht hapun së parit me 1874. Kjo datë gjindet e protokolueme ndër akte zyrtare të Famullís katholike të Shirokës. Prej date së themelimit deri në vjetë 1880 mbahet prej klerit katholik shekullarë shqyptarë. Prifti që e themeloi shkollën kje Dom Zef Ashta.

Me 1880 vjen si mësues z. Perikli Bonatti, të cilin e paguen katundi prej arkës së përbashkët, e mëson deri me 1881; me 1890-1 vjen si mësues z. Ndoc Ronkali, i cili së parit paguhet prej arkës së katundit e mandej me 1894 prej Kryekonsullatës Austro-Hungare të Shkodrës; ky zotni qëndron si mësues në shkollën e Shirokës deri në vjetin 1918.

Xânsat e parë të Shkollës kjenë: Pashko Shestani, Ndoc Cini, Palokë Êjlli, Filip Marku, Kolë Koliqi, Jaku i Ton Pavacit, Zef Kolë Nogaj, Pjetër Loro Pulaj, Nuk Shestani, Palokë Nush Koliqi, Êjëll Koliqi, Mati Koliqi.

Shkolla nuk ishte kû â sot por kishte ndërtesën e vet njitë me Qelë të Famullís, pronë e katundit; përveç odës së mësimit, odë e madhe, e naltë e ajrisun mirë, me dyer e dritore të mdha, tavan e dyshême, e pajisun me harta dhe shkrojtore e fëtyra mësimi shikimi, drrasë të zezë gurit, njêhanë, banka pështetëse e ndejse, kathedër e karriga, kishte edhè nji odë fjetjeje, nji zjarri e nji rruginë për banim të mësuesit e të familjes së tij; brî ksajë gjindej edhè Oda e París së katundit, ku mblidheshin, për çdo të dielle a kremte, pleqt e fshatit për të biseduem e rrahë bashkarisht e vllaznisht nevojët e vendit në dobí të përgjithët.

Kasha i lêhej në besim njênit ndër të parë e ky, krye gjashtë mujsh, i nepte llogarí për të hyeme e të dalme Kryeparís e ishte përgjegjës për çdo gjâ. Paguente famullitarin mësuesin e kujdesej për nevojë të kishës, të shkollës e të qelës famullitare. (Duket, mësuesi mirrte 32 napoljona florî në vjetë, me kiste gjashtë mujorë). Fakti se katundi i Shirokës kishte nji arkë të përbashkët, dishmon shpirtin e kolektivitetit e të bashkëpunimit shoqnuer. Të hyemet mâ të parat e të shumtat i siguronte tratka e gjuhcës që shitej n’ankand e gjuhej në Vá të Cinejve si edhè bâmirsinat që dergojshin bashkëfshatarët prej Malit të Zí e Amerike ku kishin vojtë për nevojë gjallimi.

Mësuesi ishte i detyruem me mbajtë trí rende të përbashkta e krye vjeti, në të sosun të mësimevet, bâhej nji shfaqje akademike ku deklamoheshin copa të zgjedhme proze dhe poezije, në prâní të Shkelq. Argjipeshkvit Metropolit të Shkodrës, të Kryekonsullit t’Austri-Hungarís, t’Inspektorit të Shkollave të mbajtuna e të pagueme nga Qeverrija Austro-Hungare, Zot. Gaspër Benussi, të Famullitarit, të Parsis, të Prindve e popullit; bâhej të ndamit e çmimeve shkollore njashtu si veprohej deri tash vonë në Kolegjën Saverjane të Shkodrës. Mësuesi duhej t’ishte shëmbëll e pasqyrë nderi, burrnije, urtije, detyre, përpiknije, mirësjelljeje. Fjala e tij ishte për prind e nxânsa urdhën i pakundërshtueshëm.

Kur plasi lufta Ballkanike shkolla mbet mbyllë për sa e sa muej; si hyne ushtrít ndërkombtare në Shkodër, shkolla u hap përsrí e vazhdoi mësimet rregullisht në ndërtesën e vet. Si u lirue Shqipnija veriore mbas luftës botnore shkolla e Shirokës mbas nji ndërprémjeje së shkurtë u çel rishtazi e vazhdoi paprémas deri sod.

Rrokull vjetve 1920-1921, nuk dihet se për ç’arsye, shkolla u shpërngul andej e kje bartë në ndërtesën e ish-shkollës fêmnore Stigmatine, brî ndërtesës së shpis Koliqi, pronë e familjes Kolesha, të cilën e trashigoi nga prindët e që nji bij e kësaj familje veshi zhgunin e Stigmatineve. Ket ndërtesë të cilen e kishte blé familja Koliqi, i a dhuroi katundit për shkollë. Në ketë ndërtesë nisën me ndjekë mësimet edhè nxânsat e besimit mysliman të cilët deri aso kohe nuk kishin ndigjue me vojtë në mësojtore.

Shkolla âsht mjaft e mirë dhe paraqitet bukur e në zêmër të katundit: e naltë, e madhe, e ajrisun mirë, me tavan e dysheme drrasash, me dy dritore e derë të pershtatshme, banka modeli së rí dyvendëshe, me orendí të nevojituna për mësim; e gjatë m. 9, e gjanë m.6 e m. 3.80 e naltë, edhe ndonjë fëtyrë mësimi sendesh. Oborrin shkolla e kishte të vogël e të pamjaftueshëm, pa asnji pêmë as landë për hije. Vjetin 1935 u nxuer prej Komunës qi disa punëtorë të detyrueshëm komunal vendas, të punojshin për oborr të shkollës dhe u zgjatue prej m. 9 qi ishte deri në m. 32, e gjansi m. 12, u rrethue me mur të thatë nalt m. 1.50. Javën e Drunit t’atij vjeti me ndihmën e xânsavet e t’ish-xânsavet u mbjellën disa druj për hije.

Forhåndsvisning av bilde

Mbas shumë kërkesash, u mblodhen fotografinat e shenimet e të gjithë arsimtarvet shekullarë e fetarë, sidomos çë prej vjetit 1880 e deri mbë 1939, u renduen në një suazë, kështuqi shkolla t’i kishte parasyshë puntorët e vet të heshtueshëm e njiherit të palodhshëm: fotografinat i dhuroi veterani Kel Kodheli-Marubbi i Cili për të gjallë të vet i u gjet mësojtores me ndihma bujarisht.

Për të mujtë me e pajisë shkollën me fëtyra mësimi jete e kuadri të nevojitun, për çdo 28 Nanduer, kremte kombtare e mbyllje viti shkolluer, kjenë organizuem disa shfaqje njyre edukative-kombëtare e shoqnore; e të falunat në të holla të prindve e bamirsave, këshilli i shkollës, përbâ prej xânsavet mâ të rritshëm e me asistencën e mësuesit, bleu dhe zbukuroi shkollën sa mos me ia pasë laskmi as shkollës mâ të përparueme të qytetit kryevend.

Kryevjeti bâheshin ekspozita e punës së dorës e vizatimit që fëmijt gjatë vitit kishin bâ në mësim e ndër orët të lira. Vetë xânsit e pajisën shkollën me nji kolekcjon të pasun të gjitha fluturave të kapuna në Tarabosh, të landëve-drû e pêmë, të gjithë llojeve të gurve per me trajtuem nji muzé të vogël shkolluer. Për përdorim të xânsavet e t’ish-xânsavet u krijue dhe u pajis me libra dhe fletore të dobijshme, nji bibliothekë e vogël shkollore, në vërtyt të D. L. O. t’Arsimit në fuqí. Me 1935 u gjet nji vend i përshtatshëm brî shkolle dhe u krijue Kopshti Bujqësuer Shkolluer, të cilin vetë fëmijt e punojshin dhe frytet daheshin përpjesisht me numrin e pjestarve të familjes së xânsavet, kështuqi dishiri për nji kosht shpijarë i u shtue setcilit.

Kur Shqipnija mbarë kremtoi XXV vjetorin e Pamvarsís Kombëtare, shkolla e Shirokës në bashkëpunim të ngushtë e me pjesëmarrje të klerit katholik e mysliman, të prindve e të banorve, e luti këtë ditë të 28 Nandorit me nji program të hapët e lulëzim që rrallë herë i âsht pamë shoqi n’at katund: e kta pa asnji lekë kredi prej kërkujt. Po në ketë rasë, me bamirsín e vendasve e të kryetarit të Zyrës Botore së Shkodrës, me punën e pa interesë e shpërblim të vendasve, mujt me u përurue edhe nji palestër e plotë gjimnastike me të gjitha njato vegla që dija e degës këshillon dhe udhëzon. Në ketë fëmijt stërviteshin gjatë orëve t’edukatës fyzike dhe mbas mësimi; palestra pat: unazat me litarë, litarin me u kacavarë, dy shkopijt për t’u njitë, shkallën vendue pjerrtas, shtregullën, paralelën, hekurin m’u sjellë e rrotullue trupnisht pezullë, veglat e këcimit së nalti e së gjani, shtizën, gropën e ranës e drrasën e nevojshme për këcim.

Vjetin 1935/36 u çel edhe Shkolla e Natës e xânsat-shegerta zêjetarë pazarit me gjithse alfabeta të gjithë e ndoqën kujdesshëm, tuj pague vetë prej xhepit shka nevojitej për mësim.

Shkolla pat edhe nji gajthër (palk) për shfaqje theatrore, shenarë e kvinte, por nuk dihet se pse vjetin 1932/33 u pat zhgatrrue.

Ish-xânsat e shkollës me 6. I. 1921 themeluen Shoqnin Bâmirse që kishte për program e qellim me i u vjeftë e gjetë ndër smundje e nevojë mjekimesh, bashkëpjestarve e me 12. XII. 1928 krijuen Shoqnin Gëzimore e cila bâni edhe çfaqje të ndryshme theatrore e pat dy skuadra loje topi të cilët u ndeshën edhe me qytetas.

Popullsija e Shirokës: Pleqt, që i kanë kapërcye të 80 e mâ Shnjergjat, të pëvetun prej meje, kallxojnë se dikuer Shiroka kishte plot 500 shpi, të vendueme në pesë lagjet:

— Âna Ndrecej, prej të himit në Shirokë, ke dy mandat në rrugë të Shkodrës deri ke Prroni i Keq;

— Âna Kolej, prej Prronit të Çezmës e rreth Kishës e Fushës së Shna Rrokut;

— Âna Hoxhej sipri lagjes Ndrecej, deri te Rrasat e Fëllanxavet;

— Âna Burgut, prej Kishe deri te Mandi i Shna Rrokut e te Plepi i Pusit në breg të Ndaljes së Tretë;

— Âna Mbë Hije prej Plepit e gjatë shpatit të malit në drejtim të Prendimit: kjo lagje sot krejt e shueme quhet edhe “Shpijat e Murtajës” e nuk ka asnji banesë veç dy çifliqeve: të Shpís së Çekerdekve ase Buzamdhejve e të Shpís Kokej. Tuj bubrrue aty-këtu dalin në dritë tri statistika të ndryshme: vjetin 1916-18 Shiroka ka 537 banorë të pjestuem në 440 katolikë, e 95 mysliman. Vjetin 1922-1923 janë 72 shpí katholike me 329 vetë e 25 shpí myslimane me 125 frymë. Vjetin shkolluer 1933/34 mbas nji numrimi dhe statistike të cenëshme dalin 80 shpí katholike e 23 myslimane me 497 vendës. Âsht nji fakt i provuem veç se numri i banorve shpijave të katundit të Shirokës ka ardhë dita ditës tuj u paksue prejse shumë kanë mërgue jashtë e shpija me mbiêmnin “Shiroka” gjêjmë jo vetëm në Shkodër, por edhe në Tiranë, Mal të Zí, Amerikë Veriore, Itali, Kosovë e njeti.

Përditsi i Shkollës: Tue shfletuem Përditsin e Shkollës të përpiluem vjetin shkolluer 1933/34 e vazhdue përpiknisht deri tesh, po çeku disa ngjarje mâ të spikatne që kanë lidhje të ngushtë me jetën e shkollës. Prej vjetit 1918 deri vjetin 1944 ndoqën mësimet në shkollë: 710 vetë që nep mesatarën 27 vetë në vjetë me nji tepricë prej 8 vetësh.

Forhåndsvisning av bilde

Ndodhjet: me 5. IV. 1923, Prof Mehmet Vokshi, Inspektuer i Arsimit të Shkodërs viziton Shkollën e Shirokës dhe lên nji raportë të shkrueme shum të mirë; prej vjetit 1918-1919 deri në 1933-1934 shkolla ka tri klasë kolektive; me 19. XI. 1934 themelohet Kashëza shkollore e me 20. XI. 1934 krijohet Kopshti Bujqësuer; me 13. V. 1935 lehet e para fletë inspektimi prej Prof. Kolë Kocit, inspektuer i Arësimit të Shkodërs; me 2. VI. 1935, Trupi mësojtuer dhe xânsat e Shkollës së Krujës i bâjnë nji vizitë Shkollës së Shirokës. Me 16. 9. 1935 i shtohet Shkollës e pêsta klasë e me 19. VI. 1936 ka vend i pari provim i Lirimit në praní të Përfaqsuesit t’Inspektoris s’Arësimit të Shkodrës, Z. Angjelin Leka. Me 29 t’atij moji shpërndahen Diftesat e Lirimit me nji shfaqje theatrore. Me 19. II. 1937, Princeshat Mbretnore të Shpís Zogu, vizitojnë Shkollen e dhurojnë fr.ar. 200 me të cillën shumë u bâhen fëmijve nga nji palë tesha dokut dhe nga nji palë të mathuna. Me 28. IX. 1937 krijohet Dita e Prindës e me 25 deri me 28 Nanduer t’atij vjeti lutet shkëlqimisht Jubileu Kombtár i Lirís me çfaqje të ndryshme theatrore në bashkëpunim me Shkollën Fêmnore të Punës së Dorës. Me 28. V. 1938 mësuesi dhe xânsit e Shkollës së Shkodrës “Dugajët e Reja” vizitojnë Shkollën; me 17. VI. 1938, nisin Provimet e dyta për Diftesë Lirimi në prani të Përfaqsuesit t’Inspektoris s’Arsimit të Shkodërs z. Lin Mëshkalla dhe të mësuesit të Shkollës Zogaj, z. Xhemal Xhahysa, e me 30 t’atij moji shpërndahen diftesat e Lirimit. Me 25. 5. 1942, Mkambësi i Mbretit, viziton Shkollën e Shirokës. Me 24.XII. 1939 xânsat e Shkollës së Shirokës marrin pjesë ndër garat krahinore ku del i pari ish-xânsi i Shkollës Ton Pavaci.

KUADRI I MËSUESAVET

 Vjeti Êmni-Mbiêmni Cillsija

1874 Dom Zef Ashta themelues

1874-78 Dom Agostin Babbi mësues shkolle dhe besimi

1878-1881 Imz. Ndré Logoreci mësues shkolle dhe besimi

1880-81 Z. Perikli Bonatti mësues shkolle

1881-1883 Imz. Ndré Logoreci mësues shkolle dhe besimi

1883-1884 Dom Tomë Volaj mësues shkolle dhe besimi

1884-1887 Dom Mëhill Naraçi mësues shkolle dhe besimi

1887-89 Dom Gaspër Bufli mësues shkolle dhe besimi

1890-1892 Dom Pjetër Kotrri mësues besimi

1890-1918 Z. Ndoc Ronkali mësues shkolle

1892-1901 Dom Zef Gurakuqi mësues besimi

1901-1904 Dom Pjetër Ivanaj mësues besimi

1904-1906 Dom Gjon Bushati mësues besimi

1906-1910 Dom Ndoc Mjeda mësues besimi

1910-1911 Dom Mati Bregu mësues besimi

1911-1913 Dom Mark Shllaku mësues besimi

1914-1916 Dom Gjon Gjergji mësues besimi

1916-1917 Át Gentile Biella mësues besimi

1917-1918 Dom Aleksandër Sirdani mësues besimi

1919-1922 Z. Kolë Brahimaj mësues shkolle

1919-1944 H. Sait Zaganjori mësues besimi

1922-1923 Dom Mark Shirqi mësues besimi

1923-1924 Z. Nush Kiçi mësues shkolle

1923-1929 Dom Pashko Zojzi mësues besimi

1924-1929 (’31-’33) Viktor Kiçi mësues shkolle

1928-1930 Z. Kolë Mosi mësues shkolle

1929-1933 Dom Luigj Zojzi mësues besimi

1930-1931 Z. Palokë Traboini mësues shkolle

1933-1939 Z. Gjush Sheldija mësues shkolle

1933-1939 Dom Zef Shllaku mësues shkolle

1939-1940 Z. Lin Çurçija mësues shkolle

1939-1940 Z. Pjetër Sheldija mësues shkolle

1939-1940 Z. Zef Tarnaku mësues shkolle

1939-1940 Dom Ndré Plani mësues besimi

1940-1944 Z. Cin Bushati mësues shkolle

1940-1944 Dom Dedë Plani mësues besimi

***

Pseudonimi “Gjeto Kola” (Autori i shkrimit Gjush Sheldija) Shkodër 23-IV-1944

Marre nga Revista kulturore “LEKA”, 1944, nn. 9-10, fq. 438-444

Pregatiti: Arben Marku (Ndreca) 

Forcat ukrainase njoftohet se e kan rrethuar qytetin e pushtuar nga rusët Lyman

0

Forcat ukrainase janë në procesin e marrjes së kontrollit të një zone shumë të rëndësishme të kontrolluar nga rusët në Ukrainë. Kjo foto tregon forcat ukrainase në Kramatorsk në pjesën lindore të Ukrainës më 29 shtator. Foto: Juan BARRETO / AFP

Nga: Eirik Husøy, VG

Lufta në Ukrainë

Forcat ukrainase kanë rrethuar qytetin Lyman të pushtuar nga Rusia në qarkun Donetsk, tha një zëdhënës i ushtrisë ukrainase.

Qyteti është kontrolluar nga Rusia që nga pranvera, dhe një forcë më e madhe ruse është vendosur këtu. Ditët e fundit, ka pasur informata të përhapura se forcat ukrainase i janë afruar qytetit dhe pjesërisht e kanë rrethuar atë.

Lyman gjindet në jug të zonës së madhe të Kharkiv , që u rimori kohët e fundit në një ofensivë të suksesshme ukrainase. Ajo është gjithashtu e vendosur pranë kufirit me qarkun Luhansk.

Sipas zëdhënësit, operacioni në Lyman do të lejojë forcat ukrainase të bëjnë më shumë përparim në drejtimin e Luhansk.

Qyteti, i konsideruar si një qytet kyç, është kontrolluar nga forcat ruse për muaj me rradhë. Në ditët e fundit, megjithatë, ka pasur disa raporte se forcat ukrainase kanë përparuar dhe pjesërisht rrethuar qytetin.

Operacioni në Liman do ta bëjë më të lehtë për forcat ukrainase të bëjnë më shumë përparim në drejtimin e Luhansk, sipas zëdhënësit.

Të dy Donetsk dhe Luhansk janë midis katër rajoneve që u përfshinë me forcë në Rusi të premten. Autoritetet ruse kanë deklaruar se tani e tutje do t’i konsiderojnë sulmet ndaj katër zonave si një sulm ndaj Rusisë.

Aftenposten: Ukraina ka rrethuar forcat ruse në qytetin e rëndësishëm strategjik liman, raportoi Reuters të shtunën në mëngjes.

Radio Svoboda raporton të njëjtën gjë të shtunën në mëngjes. Një zëdhënës i forcave ukrainase tha se rreth 5500 ushtarë rusë mund të kapeshin.

Për ditë me rradhë, forcat ukrainase kanë sulmuar zonën në valë. Të premten, forcat ukrainase morën kontrollin e të gjitha rrugëve jashtë zonës, me përjashtim të një rruge, sipas gazetës Nastoyazzhye vremya.

Në rrjetet sociale, ka disa njoftime se ushtarët ukrainas po hyjnë në qytet, por këto nuk janë konfirmuar. Sipas Institutit për Studimin e Luftës, qyteti ndoshta do të bjerë brenda 72 orëve:

Image

ISW på Twitter: “Eastern #Ukraine Update: Ukrainian forces will likely capture or encircle #Lyman within the next 72 hours. /1 https://t.co/pmbfxkpUL9 https://t.co/aacFqcTAFm” / Twitter

– Çelësi i veriut
Limani ndodhet në qarkun Donetsk në lindje të vendit dhe ka qenë nën kontrollin rus që nga prilli.

Është një qytet strategjikisht i rëndësishëm në luftën e Ukrainës. Është një kryqëzim i rëndësishëm hekurudhor. Rusët kanë përdorur qytetin për të transportuar furnizime më tej në zonat e pushtuara në veri dhe lindje.

Veprat e korrespondentit të luftës Aleksander Kot në Komsomolskaya Pravda. Gazeta njihet edhe si gazeta e preferuar e Putinit. Të premten vonë, ai shkroi një përditësim mbi situatën në dhe rreth qytetit.

“Nga këtu, ofensiva ukrainase mund të përhapet në Svatovo, Kremennaya dhe Lisichansk.

Analisti ushtarak Kirill Mikhailov është dakord.”Liman është çelësi për Svatovo. Svatovo është çelësi për Luhansk. Kjo do të thotë, zonat në Luhansk që u morën pas 24 shkurtit,” i tha ai gazetës ruse online Mediazona.

Foto: Google Maps

Manovër diversionare?
Ukrainasit kanë qenë në ofensivë që kur ndoqën rusët nga zona e Kharkiv në veri disa javë më parë. U bë pasi të gjithë mendonin se Ukraina do të përqëndrohej në Kherson në jug. Incidenti e ka bërë të vështirë për rusët të lexojnë planin e ukrainasve.

“Kush e di, ndoshta sulmi ndaj Lymanit është një manovër diversioniste dhe ata do të sulmojnë gjetkë,” pyet Kotsi, përpara se të dëshpërohet se ata kanë gjithashtu probleme gjëkundi tjetër përgjatë frontit.

“Ne kemi ende një gjendje të vështirë përgjatë lumit Oskol pas largimit nga Izium.

Blogeri ushtarak pro-rus Igor Girkin gjithashtu beson se ofensiva në Liman mund të jetë një manovër diversionare. Ai pret një tjetër sulm ukrainas më në jug.

Gazetari i mirënjohur rus i luftës Aleksandr Sladkov është gjithashtu në terren në Ukrainë. Në telegram, ai shkruan se ajo që po ndodh tani në Liman duhet t’i nënshtrohet analizës së plotë nga Ministria e Mbrojtjes.

Të shtunën, ai postoi një mesazh të shkurtër:

“Në Liman, jo gjithshka është siç mund të duket. Kjo është larg pozitives.

Koinçiduar me festën e Putinit
Raportet se qyteti është i rrethuar vijnë vetëm disa orë pasi presidenti rus festoi aneksimin e territorit të Ukrainës.

Të premten, ishte një festë e madhe në Moskë. Së pari, Putin mbajti një fjalim 37-minutësh në të cilin ai tha se Rusia do të shtypte hegjemoninë e Perëndimit. Pastaj ishte koha për një koncert në Sheshin e Kuq ku punonjësit e shtetit u urdhëruan të merrnin pjesë.

Aneksimi është dënuar në termat më të fortë të mundshëm nga Perëndimi dhe KOMBET e Bashkuara. Ukrainasit premtojnë se kjo nuk do të ndryshojë asgjë në lidhje me luftën e tyre. Megjithëse Putin ka premtuar se do të mbrojë atë që beson se tani është territor rus me “të gjitha mjetet”. Ajo përfshin gjithashtu armë bërthamore.

Në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj aneksimit, Ukraina aplikoi për anëtarësim në NATO të premten. Dhe vazhdoi luftimet për Limanin, i cili ndodhet në një nga katër rajonet që Putini aneksoi.

Nyhetsstudio – Ukraina skal ha omringet Liman (dagbladet.no)

Marrë nga: Vg, Dagbladet, Aftenposten

Istanbul (1939) / Xhelal Zogu, vellai i mbretit Zog, ka mbërritur në Stamboll bashkë me suitën e tij. Rrëfimet e para të princit dhe shoqëruesve të tij

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Tetor 2022

 Istanbul” ka botuar, të shtunën e 17 qershorit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me mbërritjen e princit Xhelal Zogu dhe suitës së tij në Stamboll, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbërritja e vëllait të ish-mbretit Zog

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Princi Xhelal Zogu, vëllai i Mbretit Zog të Shqipërisë, mbërriti dje nga Jugosllavia me familjen e tij dhe njëzet e tetë anëtarë të suitës së tij.

Ata ndodhen në hotelin Euzipek. Princi shoqërohet edhe nga Murat Galoshi, i cili luftoi gjatë pushtimit të Shqipërisë kundër italianëve në krye të milicive vullnetare, të Muhtar Galoshit, vëllait të tij dhe djalit të tij, Ramadanit. Me të njëjtin tren mbërriti edhe koloneli Hysen Selmani, ndihmësi i mbretit, i cili u nis për në Jugosllavi për të rikthyer princin.

Ne e dimë se princi Xhelal Zogu luftoi kundër italianëve gjatë pushtimit të vendit dhe më në fund u detyrua të strehohej në Jugosllavi.

Dje, princi bëri këto deklarata për gazetarët :

“Ne e konsiderojmë Turqinë si shtëpinë tonë të dytë. Unë dua të vendosem këtu. Jemi përpjekur ta mbrojmë atdheun tonë deri në fund. Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur materialisht. Së shpejti do t’ju tregoj më shumë.”

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Komandantët që shoqëronin princin Xhelal shkuan dje në Pallatin Pera ku biseduan me Mbretin Zog.

Ramadani, i biri i Muhtar Galoshit, bëri këto deklarata për shtyp :

“Nuk e kemi humbur shpresën. Ne do të kthehemi një ditë në atdheun tonë. Për më tepër, forcat pushtuese janë në qytete. Ata nuk mund të depërtonin në zonat malore. Gjatë një shfaqjeje në Shqipëri të një filmi të organizuar së fundmi nga italianët, një numër i madh studentësh duke parë foton e mbretit u ngritën në demonstrata në favor të tij, duke brohoritur për të. Italianët, duke kuptuar reagimin e prodhuar nga kjo propagandë, arrestuan një mijë e pesëdhjetë studentë shqiptarë që morën pjesë në demonstratë dhe i dërguan në Itali. Ata arrestuan gjithashtu 104 persona mes fisnikëve shqiptarë. Aktualisht po protestojmë vetëm kundër këtyre veprimeve. Por nuk duhet harruar se asnjë shqiptar nuk është miku i atyre që kanë pushtuar hapin (derën) e tyre.”

Këto ditë do të mbërrijnë në Stamboll edhe Abaz Kupi, komandanti i vullnetarëve në frontin e Durrësit, që luftuan kundër italianëve dhe drejtori i sigurimit z. Kurt Kurti.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/istanbul-1939-xhelal-zogu-vellai-i-mbretit-zog-ka-mberritur-ne-stamboll-bashke-me-suiten-e-tij-rrefimet-e-para-te-princit-dhe-shoqeruesve-te-tij/.