Kreu Blog Faqe 1219

Brukseli mesazh për qytetaret e Luginës se Preshevës: Regjistrohuni, nëse duani te jeni aq sa dëshironi!

0

Nefail Maliqi, redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ne seline e BE-se ne Bruksel

Bruksel/Preshevë, 2 tetor -Serbia sot numer 7.498.001 banorë sipas regjistrimit të fundit te vitit 2002 përfshire ketu edhe 18 minoritete. Serbët përbëjnë 89.4% të popullsisë, kundrejt 10.6% për pakicat kombëtare ose rrth 700 mije te huaj. Por sipas të dhënave të BE-së ne Bruksel dhe Institutit Shtetëror të Statistikave, në vitin 2019 numri i popullsise ne Serbi, nuk eshte më ai siq e prezenton Beogradi, por ka rënë nën shtatë milionë [6.982.604] – për herë të parë në 53 vitesh. Regjistrimi i popullsisë në Serbi do të mbahet nga 1 deri më 31 tetor 2022 dhe pyetësorët elektronikë do të përdoren për herë të parë edhe në gjuhen shqipe, cka edhe shqiptaret sivjet do të jene pjese e ketij procesi te rëndesishem, njofton nga Presheva korrespendenti i gazetes zvicerane Le Canton27.ch

Ne Serbi para dy decenive kishte mbi 200 mije shqiptare, përfshire edhe ata 100 mije ne Beograd qe pas lufte u « avulluan » u debuan nga Serbia?!

Ouvrir la photoRegjistrimi i mëparshëm në Serbi, i bërë në vitin 2011, është bojkotuar nga komuniteti shqiptar, për shkak se formularët kanë qenë të shtypur në gjuhën serbe, me alfabet cirilik, për cka ky lloj i diksmnimit ihste kritikuar nga Brukseli, raporton gazeta zvicerane Le Canton27.ch nga selia e BE-së në Bruksel.

Lidhur me regjistrimin e popullisise ne Luginen e Presheves redaktori i gazetes zvcerane Le Canton27.ch ne seline e BE-së ne Burksel ka kontaktuar dhe ka biseduar me zyrtaret e Bashkimit Evropian. Sikur Qeveria e Kosovës edhe nga Brukseli ka apeluar qe te dalin te regjistorhen te gjithe qyteraet, meqe ky proces ështe demokratik dhe i redesishëm si dhe obligim. Mesazhi Bruksel per qytetaret e Lugines se Presheves eshte: Regjistrohuni, nëse duani te jeni aq sa deshironi!

Kjo politike antishiptare e Beogrdait me diskriminime dhe plotë parregullesi ne nvitin 2011 ishin bere me qellim nga regjimi serb i Beogradit për t’i deklaruar shqiptaret me nje numer sa më te vogel, cka edhe ashtu ndodhi ku Beogradi i pariqiti vetem 5,809 (0,06 %) shqiptare në Serbi ?! qe ne fakt jane mbi 200 mije përfshirë ketu 100 mije shqiptaret te « avulluar » pasluftes, te debuar nga kryeqyteti serbisë-Beogradi. Por, sipas ekspertëve të bashkësisë ndërkombëtare që bënë një vlerësim të numrit të banorëve në tri komuna shqiptare të Serbisë jugore del se komuna e Preshevës ka pasur 29.600 banore, ajo e Bujanocit 38.300 banorë dhe Komuna e Medvegjës 7.442, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Dhe mo kjo politike diskrimnuese e Beogradit ne Lugine, bene qe shqiptarët denoncojnë njëgjuhësinë e formularëve të regjistrimit! Mbi të gjitha frikësohen se regjistrimi do të ratifikojë ndryshimet në strukturën etnike të rajonit, për shkak të largimit të shumë shqiptarëve në Kosovë apo në Perëndim.

Regjistrimi popullsise ne Serbi, perfshire ketu edhe Luginen e Presheves do te behet ne vjeshte te ketioj viti. Sivet shqiptarët në Serbinë jugore nuk do të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë të planifikuar për në vjeshtë. Beogradi i ka pranuar kërkesat e tyre, veçanërisht për regjistrimin e diasporës, pavarësisht eksodit. Do pekrujtuarv se vetme ne Zvcer jane mbi 20 mije shqiptare nga Lugina e Presheves, kurse mbi 50 mije tjere jane ne Gjermani, Belgjike, France.. dhe vendet tjera te BE-së deri ne Amerikë, njofton nga Presheva korrespodenti i gazetës zvicerane Le Canton27.ch

Fshirja nga evidenca uli numrin e shqiptarëve

« Kushtet janë përmirësuar dukshëm në krahasim me regjistrimin e vitit 2011. Certifikatat e regjistrimit janë dygjuhëshe dhe mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse kanë apo jo letërnjoftim », mirëpret Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Serbisë, duke treguar. se do të mund të regjistrohet diaspora, si dhe qytetarët, adresat e vendbanimit të cilëve u janë çaktivizuar apo hequr nga policia vendore. Pjesëmarrja e minoritetit shqiptar duhet të ketë ndikim në këtë “fshirje” të shtëpive shqiptare në rajon.

Regjistrimin e ardhshëm të popullsisë do të përfshihen edhe shqiptarët e diasporës, por edhe ata qytetarë, të cilëve policia vendore ua ka pasivizuar apo fshirë adresat e banimit.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, ku përfshihen komunat ku ata jetojnë, ankohen prej kohësh për mosrespektim të të drejtave të tyre nga zyrtarët serbë.

Deputeii i vetem shqiptare ne paralamentin serb Shaip Kamberi për gazeten zvicerane Le Canton27.cjh ka thenë se « autoritetet në Serbi i pasivizojnë adresat e shqiptarëve, gjegjësisht i fshijnë vendbanimet e atyre, që pretendojnë se nuk jetojnë më në ato lokacione..Behet fjalë ketu per mbi 6 mije adresa e pasivizuara.. »

Temat e propozuara për Simpoziumin e Pestë të LPK-së , që do të mbahet me 22 dhjetor 2022

0

TË DASHUR BASHKËVEPRIMTARË, BASHKËLUFTËTARË DHE STUDIUES E PROFESORË TË FUSHAVE TË NDRYSHME!

Temat e propozuara për SIMPOZIUMIN E PESTË TË LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS.

Urdhëroni dhe i zgjidhni temat që mendoni se janë me interes për t’u trajtuar. Mund te merrni edhe tema tjera që ju i mendoni të jenë me interes për vitet 1990 – 1991. Gjithashtu mund t’i shkruani dhe t’i dergoni edhe kujtimet e juaja per ato vite…

Ju lutemi që këto tema të propozuara t’i shpërndani te shokët dhe te studjuesit tanë në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë.

Simpoziumi i Pestë Shkencor për LËVIZJEN: “Levizja e viteve 1990-1991 dhe shpërbërja e Jugo-Serbisë”.

SIMPOZIUMI I PESTË DO TË MBHAHET MË 22 DHJETORIT 2022

1. Veprimtaria e LPK-se (1990-1991) përballë vendimeve të Serbisë për mbylljen e shkollave në gjuhën shqipe dhe Universitetit të Kosovës;

2. Veprimtaria e LPK-së brenda vendit në dekadën e fundit kur po shpërbëhej Federata Jugosllave;

3. Keshillat Popullor të LPK-së të rretheve në Kosovë dhe viset e saj dhe bashkepunimi (koordinimi) me Degën jashte vendit;

4. Takimi i perfaqesuesëve të LPK-së me kryetarin e Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alinë;

5. Mbledhja e Tretë e Pergjithshme e LPK-se ne Ujemir; (Per kete eshte Kumtesa e R. Avdiut e mbajtur per 30 vjetorin e Mbledhjes…)

6. Marredhenjet e LPK-se me Qeverinë e Bukoshit – LDK -se (‘91-’93) Kumtese e Emrush Xhemajlit

7. Marrëdhëniet e LPK-së me strukturat shtetërore të Tiranës zyrtare;

8. Roli i Xhavit Hazirit në veprimtarinë ilegale të LPK-së dhe në strukturimin e UÇK-së;

10. Keshilli per Pajtim e Bashkim Kombetar – 1990 Pozicioni i LPK-se dhe subjekteve tjera politike si dhe I Ukshin Hotit e Rexhep Qosjes.

11. Roli i LPK-së në Lëvizjen për Pajtimin e gjaqeve në Kosovë;

12. Formimi i BSPK-së në krye me Hajrullah Goranin dhe bashkëpunimi me LPK-në;

13. Lëvizja sindikale në Kosovë dhe greva e 3 shtatorit;

14. Roli i LPK-së në organizimin e demonstratave – Demonstratat e përgjakshme të vitit 1990;

15. Demonstrata 2 javore e LPK-së para OKB-së në Gjenevë: maj – 2 qershor 1990 (manifestimi më i madh i shqiptarëve jashtë vendit);

16. 2 korriku i Prishtinës dhe 2 korriku i Tiranës – ishte koincidencë apo …?

17. Peticioni i LPK-së (i inicuar nga Keshilli i Pejes-Xhemajl Fetahu) drejtuar Kuvendit të Kosovës per Shpalljen e Pavaresise nga Jugoserbia;

18. Helmimi i nxënësve nëpër shkolla – akt gjenocidi i pandëshkuar;

19. Vrasja e djemve shqiptarë në ushtrinë jugosllave;

20. Pushtimi i RTK-së nga forcat policore jugosllave dhe vënia nën kontroll të plotë të mediave përgjithësisht;

21. Konferenca e LPK-së në Prapashticë (1991);

22. Krijimi i partive politike në Kosovë – imitimi i demokracisë liberale në kushtet e apart’hejdit;

23. Kriza ekonomike dhe dështimi i sistemit të vetadministrimit jugosllav;

24. Shqipëria midis luftës speciale dhe demokratizimit;

25. Veprimtaria e LPK-se në Maqedoninë tonë shqiptare në dekadën e fundit të shek.XX-të;

26. Pjesëmarrja e shqiptarëve në sistemin politik dhe garën elektorale në Maqedoninë Veroire;

27. Dhuna dhe terrori shtetëror sllavo-maqedonas nën petkun e rendit demokratik-liberal (Rasti i Gostivarit, Ladorishtes)

28. Pozicioni i Lidhjes Komuniste të Kosovës në raport me lëvizen atdhetare (ilegale);

29. Kërkesat demokratike si pjesë e lëvizjes çlirimtare;

30. Lëvizja atdhetare dhe raporti i saj me legalistët në ish Jugosllavi – studim krahasimor;

31.Pavarësia e Maqedonisë dhe bojkoti i referendumit për pavarësi nga shqiptarët 1991; 2. Krijimi i subjekteve të para politike shqiptare në Maqedoni;

32. Demonstratat në Tetovë për pavarësi të rajonit të Maqedonisë Perëndimore me shumicë shqiptare, në shkurt 1990

33. Zgjedhjet e para shumëpartiake nëntor/dhjetor 1990 dhe faktori politik shqiptar në Maqedonine tone

34. Konflikti në Komunën e Tetovës për moslëshimin e vendeve deputetëve të zgjedhur shqiptarë janar 1991

35. Preambula e kushtetutës së parë të Maqedonisë së pavarur dhe protesta e shqiptarëve

36. Krijimtaria letrare dhe politike e të burgosurve politikë shqiptarë në burgjet e pushtuesit

37. Organizimi i LPK – së deri në Australi

38. Shkërmoqja e federates jugoserbe dhe çështja shqiptare

39.Roli I LPK -se ne nderkombetarizimin e çeshtjes shqiptare

40. Veprimtaria lobiste – diplomatike e LPK – se 1987 – 1994 – Nufri Leka

41. Veprimtaria e LPK – se ne komunen e Therandes – Sejdi Gega

42.Veprimtaria e LPK – se ne Kroaci dhe roli i Fehmi Lladrocit atje -Avdi Xhemajli

42.Pjesemarrja e studenteve te Universitetit te Prishtines ne LPK (« Bota e Re »)

43.Roli i LPK -se per organizimin e stervitjeve ushtarake ne shtetin tone Amë

44.Konflikti LPK – LDK, shkaqet dhe pasojat – Bislim Elshani

45.Dallimet programore LPK dhe LDK – Dilaver Goxhaj

46.Një dokument sekret ne Kanada per zgjidhjen e çeshtjes shqiptare – Begzad Baliu

Me respekt dhe konsideratë për Ju!

E-maili: shoqerialevizja@gmail.com

Nr. tel: 044 152 394

Kryebudallai i foli OKB për Hashimin, atij nuk i intereson Kosova, Lugina Preshevës dhe as Maqedonia Shqiptare

3
Dritan Goxhaj, ushtarak nga Tirana
***
Budallejtë dhe të çmendurit
Duke parë ngjarjet e fundit në këtë etnikumin tonë dhe sidomos xhiron diplomatike të qeveriut në OKB më erdhi në mendje një barsalet.
Një person duke ecur me makinë natën i çpohet goma e makinës dhe vendos të ndali e ta ndërroi atë me gomën rezervë. I qëlloi që të ndalonte pranë një godine të rrethuar me kangjella hekuri, por që nuk kishte ndriçim. Pasi e hoqi gomën e çpuar dhe vendosi atë rezervë duhej të vendoste dadiçekët që mbajnë gomën.
Por për çudi nuk i gjente, pasi jo vetëm që ishte errësirë, por edhe binte shi. Dhe po rrinte e mendohej si t’ia bënte, kur në këtë kohë dëgjon një zë që vinte pas atyre kangjellave të hekurit, që i thotë:
– Të ta tregoj unë si ta vësh rrotën? – shoferi e sheh çuditshëm edhe pse nuk arrinte të dallonte mirë tiparet e personit që po i fliste për shkak të errësirës, por arriti të shquante një siluetë njeriu aty. Dhe pasi u mendua pak i tha
– Ok ma trego. – atëherë personi pas kangjellava vazhdoi
– Merr nga një dadiçek nga secila gomë dhe vendosja kësaj që nuk ka, kështu do të bëhen të gjitha gomat me nga tre dadiçek secila. Po të ecësh ngadalë do arrish shëndoshë në shtëpi.
Shoferi u mendua pak dhe menjëherë filloi nga puna ashtu si i tha personi, pasi e vuri gomën dhe dadiçekët u kthye nga personi që ishte matanë kangjellave dhe e pyeti se çfar ishte kjo godinë
Atëherë personi pas kangjellave ja ktheu
– Kjo është çmendinë
Pak i çuditur, por edhe për të bërë pak humor shoferi ja ktheu:
– Po kur është çmendinë ç’bën ti këtu, sepse ti nuk më dukesh budalla.
Dhe personi ja kthue:
– Jo, budalla je ti, un jam i çmendur.
Pas referendumeve të ndodhura në Ukrainë të organizuara nga Rusia dhe aneksimit të atyre territoreve gjith politika shqiptare andej e këtej kufiri ësht lëshuar në një frenetizëm deklarativ, që nga përmbajrtja ja kalon edhe deklaratave të KE, BE dhe USA.
Prej fillimit të këtij konflikti i kam qëndruar opinionit se Shqipëria duhet të ruajë neutralitetin në këtë konflikt dhe sidomos tashti pas këtyre ngjarjeve të fundit do të duhej patjetër që Shqipëria të zgjidhte neutralitetin, pasi në të ardhmen e afërt mund të gjendet edhe vetë në të njëjtën pozitë në të cilën ndodhen Rusët tashti.
Normalisht që nuk na dëgjon kush, jo vetëm sepse nuk jemi anëtarë të orgnizimive politike, por kryesorja është se këtyre organizimeve politike dhe përkrahësve të tyre nuk ju intereson realiteti.
Kjo pasi budallejntë nuk e kuptojnë realitetin, ata kanë në kokë një realitet të tyre që nuk përputhet me askënd.
Krye budallai i vëndit tonë që ne të çmendurit i kemi dhënë çelësat e çmendinës ku jetojmë, para një jave ishte në OKB, dhe atje e shpërdoroi mundësinë që kishte për të folur për problemet jetike të shqiptarëve në trevat e tyre etnike.
Por ndërkohë i foli OKB për Hashimin.
Për budallain, Hashimi ishte më i rëndësishëm sesa Kosova.
Për budallain, Hashimi ishte më i rëndesishën sesa shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Budalli nuk foli asnjë fjalë për të ndryshuar rezolutën 1244 të OKB mbi Kosovë, por nuk foli asnjë fjalë për pastrimin etnik që Sërbia po i bën shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, nëpërmjet pasivizimit të adresave.
Po do thoni ju ç’lidhje ka kjo me referendumet që përmenda më lart.
Lidhja qëndron në aspektin që budallejt që e kanë qeverisur Kosovën dje dhe ata që e qeverisin atë sot, më në fund duhet ta kuptojnë se çështja e Kosovës nuk do të zgjidhet kurrë nëpërmjet bisedimeve. Pasi Sërbisë i intereson të vazhdojë këto bisedime, ashtu si Izraeli me Palestininë që kanë 40 vjet që bisedojnë.
Duhet ta kuptojnë budallejtë andej e këtej kufiri se mënyra e vetme për të dhënë fund kalvarit të çështjes shqiptare në Kosovë është vetëm nëpërmjet një referendumi për bashkim me Shqipërinë.
Në rast se do kemi një referendum të tillë andej e këtej kufiri dhe rezultati do jetë pro bashkimit, atëherë pa e vonuar, Shqipëria duhet të aneksojë nenjëherë Kosovën si pjesë të territorit të saj.
Në këtë moment ky territor do konsiderohej pjesë e Republikës. Dhe nëse Sërbia do merrte guximin të sulmonte, atëherë i bie që do të sulmonte një vend anëtarë të NATO-s, dhe si e tillë do të mund të aktivizohej pika 5 e Traktatit të Antllaktikut Verior për mbrojtje kolektive.
Gjithashtu duke parë edhe pastrimin etnik të vazhdueshëm që Sërbia po bën në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, këto rajone në një të ardhme të afërt mund ta shohin të arsyeshme të organizojnë një referendum për shkëputje nga Sërbia si mënyra e vetme për të ndaluar këtë pastrim etnik që po ndodh atje, e që as Tirana zyrtare e budallejve të pushtetit dhe as ajo e Prishtinës nuk e kanë prishur terezinë për këtë pastirm etnik, e nuk e kanë ngritur zërin asnjëherë.
Por ama edhe gjëndja e shqiptarëve në Maqedoni nuk është e mirë. Edhe atje po duket qartazi çdo ditë se shqiptarët nuk mund të bashkjetojnë me maqedonët dhe nuk mund të bëjnë as vasalin e tyre, ndaj nuk është çudi që edhe atje të dali së shpejti ndonjë forcë që të kërkojë zhvillimin e një referendumi për shkëputje nga shteti Maqedon dhe të kërkojë bashkim me trungun amë.
Kur të ndodhin këto, këta budallejtë që tashti anatemojnë referendumet, si do të përgjigjen në një rast të tillë!
Ndërkohë që do të duhej të ishin këta që t’i nxisnin këto referundume.
Dritan Goxhaj
Por budallejtë nuk dëgjojnë, edhe kur duket se dëgjojnë nuk kuptojnë. Dhe në fund ne që flasim dhe dëshirojmë të tilla gjëra, konsiderohemi të çmendur.
Dhe vërtet të mençurit kanë ikur nga ky vend,e vazhdojnë të ikin. Këtu tashmë do mbesim vetëm budallejtë e pushtetit dhe rrjeteve sociale dhe ne të çmendurit që gjithnji kundërshtojmë, por që votojmë për budallejtë.

Rusia mund të ketë pësuar viktima të rënda në Lyman, sipas inteligjencës britanike

0

Fotot në rrjetet sociale tregojnë se Lyman është rimarrë kohët e fundit nga Ukraina, pas muajsh në pushtimin rus. Foto e ushtarëve ukrainas në qytet: Reuters / NTB

Qyteti është ripushtuar kohët e fundit nga Ukraina pas muajve të pushtimit rus.

Të shtunën në mbrëmje, erdhi lajmi se Rusia po tërhiqej nga qyteti, i cili është një qendër e madhe logjistike në Donetsk.

Në ditët para tërheqjes, u raportua se mbi 5.000 ushtarë po mbanin terrenin e tyre në qytet.

“Forcat ruse ndoshta pësuan humbje të rënda kur u tërhoqën në të vetmen rrugë për të dalë nga qyteti që deri dje ishte ende nën kontrollin e Rusisë,” shkroi Ministria britanike e Mbrojtjes në përditësimin e saj të përditshëm në Twitter.

Ukraina mori kontrollin e qytetit vetëm një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se zona është aneksuar.

NTB/Aftenposten

Para 23 viteve, Tetor 1999: Zyra për ATSH që më dha Qeveria e Kosovës dhe reagimi nga Rusia

Behlul Jashari, Prishtinë

  • Shënim i 2 Tetorit 2022, derisa për librin “Kosova, lufta në lajme” po mbledh raportimet që kam bërë gjatë viteve …

PRISHTINË, 2 Tetor 2022/ Para 23 viteve, në vitin historik të lirisë së Kosovës 1999, në 1 Tetor, Qeveria e Përkohëshme e Kosovës, me kryeministër Hashim Thaçin, më dha zyrë në Prishtinë me kërkesën që bëra si korrespondent  i Agjencisë Telegrafike Shqitare (ATSH) – Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, edhe si shprehje vlerësimi e mirënjohje për raportimet nga Kosova në vitet e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi.

Forhåndsvisning av bilde

“Në bazë të kërkesës së korrespondentit të ATSH-së, zotit Behlul Jashari, të datës 1.10.1999 lëshojmë këtë:

LEJE PUNE

I lejohet kësaj agjensie puna në territorin e Kosovës, si dhe vendosja e personelit të saj zyrtarisht në kryeqendrën e Kosovës”, theksohej në dokumentin e lejes së punës dhe dhënies së Zyrës në aneksin e Pallatit Rilindja në Prishtinë, në një ambient ku para luftës ishte e vendosur një bankë. I nënshkruar nga ministri i Ministrisë së Informimit Publik në Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës, Bajram Kosumi, dokumenti mu dha pa asnjë pritje në të njëjtën ditë kur bëra kërkesën.

Forhåndsvisning av bilde

Për ATSH-në raportoja korrespondent nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, e me marrjen e botimin e informacioneve të saj nisëm e themeluam bashkëpunimet e para të medias Kosovë-Shqipëri që nga numri i parë i gazetës së rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, e që nisi të dalë në Prishtinë nga 18 Janari i vitit 1991 dhe sfidonte ndalimin e dhunshëm të gazetës tradicionale të vetme në Kosovë në gjuhën shqipe Rilindja nga regjimi okupues i Serbisë.

Forhåndsvisning av bilde

Në kohën e luftës në Kosovë, drejtori i përgjithshm i Agjencisë Kombetare-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërise ATSH, Frrok Çupi,  në intervistë për Gazetën Flaka të Shkupit të datës 4-5 Korrik 1998 – ditë e shtunë dhe e diel, lidhur me informimin e korrespondentin nga Kosova me vlerësimet më të larta deklaronte mes tjerash:

“Që në momentin kur filluan ngjarjet më dramatike në Kosovë ATSH-ja ka ngritur një redaksi me katër ose pesë veta në Veri, në Tropojë, të cilët informojnë çdo ditë me një buletin të veçantë.

Forhåndsvisning av bilde

Ndërkohë ne kemi korrespondentin tonë të instaluar në Prishtinë, i cili edhe në sytë e gazetarëve botërorë është shfaqur si një gazetar i saktë dhe me tërë parametrat e gazetarisë.

Kjo është njëra punë që bëjmë për të informuar opinionin. E dyta është se, kemi arritur të kthehemi në një qendër të shtypit botëror që vjen nga bota në Shqipëri. Pjesa më e madhe e gazetarëve të botës, miqësisht ose profesionalisht kalojnë nëpërmjet nesh. U ndihmojmë që edhe bota nëpërmjet burimeve të veta të mësojë se çka po ndodhë në Kosovë.”

Pikërisht para 23 viteve, në 2 Tetor 1999, ATSH dha lajmin për hapjen e Zyrës në Kosovë, të cilin sot e gjejë në anglisht:

 http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-10-02.ata.html#04

Forhåndsvisning av bilde

[04ATA to open office in Prishtine soon

-Minister Kosumi allows its opening-

TIRANE, Oct 2 (ATA)-The Albanian Telegraphic Agency (ATA) will soon open its office in Prishtine.

The Minister of Information in the Kosova Interim Government, Bajram Kosumi, has approved the request of ATA correspondent in Prishtine, Behlul Jashari, to open an office of this agency in Kosova.

“This agency is allowed to work in the territory of Kosova as well as to officially establish its personnel in the centre of Kosova,” the permission issued by Minister Kosumi says.

The ATA office in Prishtine will temporarily be located in the premises of the former-Diamant Bank, near the Press Palace in Prishtine. It will be further provided with cameramen, operators and others.

The Albanian Telegraphic Agency is the first media of Albania installed in Kosova. /a.ke/lm/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

E pas më pak se dy javëve, në 15 Tetor 1999, ishte një reagim nga Rusia.

“Vendimin per hapjen ne Prishtine te perfaqesise se ATSH-s eshte veshtire te vleresosh. ndryshe, vecse si nje aksion tjeter i drejtuar per shkeputjen e Kosoves nga Serbia dhe Jugosllavia”, thuhej në fillim të shkrimit të gjatë të “The Voice of Russia”.

Në fund shënohej një si titull tjetër dhe autori: “Lojë me zjarrin (Nga Pioter Iskenderov)”.

…Stuhia e Ballkanit (1)

Nga: Nafi Çegrani 

Dromca jete  

…  STUHIA  E  BALLKANIT     (1) 

( Këto janë gjëra që i kam përjetuar në lëkurën time, si viktimë i një procesi të krijuar në saje të shpifjeve dhe akuzave mashkruese, të kurdisura nga djajtë e asaj epoke, ose nga vetë Djalli komunist  që quhej  UDB).  

( Dinjiteti i njeriut të devotshëm përballë intrigave  të nëntokës udbashiane dhe që u bëri sfidë prangave, i përballur me dënimin me vdekje-pushkatim! A thua, përse kështu, vallë?)   

Ne shqiptarët si një race e veçantë që jemi, gjithmonë kemi jetuar dhe luftuar me sakrifica e guxim, në kohë dhe rrethana mjaft të rrezikshme për të mbetur gjallë.E që në ato dekada trishtuese të sistemit monist, UDB-a, ishte agjencia më e sofistikuar e spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë, e ne shqiptarët kemi qënë edhe të zhgënjyar. Madje e kemi paguar shtrejtë edhe lojërat e tyre tinzare dhe të fshehta me prapavija provokuese dhe të tensionuara, të cilët në kurriz të shqiptarëve janë bërë edhe manipulime dhe zhvillime të egra operacionesh të frikshme, duke mbajt mbi shpinë Gurin e Sizifit! Dhe kemi qënë përherë në antagonizma edhe me vetvehten.Mjerisht ! Por, mund të jemi të BASHKUAR  si  KOMB   në Ballkan, sidomos tani pas shembjes së sistemit të frikshëm komunist dhe udbs, të cilët mbi ne shqiptarët ngritën strategjinë e paparë antishqiptare dhe të shovinizmit të tyre të egër, duke vënë në jetë një veprimtari të çuditshme operative me mekanizma mashtrimi dhe lufte të fshehtë. E tani, ne shqiptarët, mund të jemi të bashkuar si një trung,vetëm atëherë kur të na vetëdijesojë dhe mësojë Amerrika, NATO  dhe BE, sepse jemi një popull i veçantë në shtigjet ballkanike që kemi një gjuhë, kulturë, zakone dhe një histori, dhe  kështu jemi të CAKTUAR   nga Zoti. Megjithatë, përsëri them: mjerisht në kohë dhe hapësira kemi qënë dhe akoma jemi edhe shumë të përçar, jo pse jemi popull që kemi tri fe. Kurse fenë, të jesh myslimanë, katolik apo ortodoks, është çështje tjetër që në shekuj e kemi zgjedhur  vetë. Feja nuk ka të bëjë me racën e gjakun, me kombin. Ajo është çështje tjetër, sepse NE jemi  një TRUNG që ka rrënjë të thella në këtë tokë të lavruar me kopita kuajsh dhe të mbjellur me kafka njerëzish në  histori shekujsh  sa është vetë jeta…! Nuk ka dyshim se  kjo ka të bëjë me një realitet të brendshëm të përndezur ndjenjash  jete në kohë dhe beteja , ka të bëjë me të qënurit si komb  i lashtë me shumë sakrifica dhe i viktimizuar, si popull me një histori të bujshme dhe tradita që na dallojnë nga popujt tjerë, edhe në luftëra që nga kohërat iliro-dardane, të kohës së Skënderbeut dhe më pas, ku shqiptarët gjithmonë kanë qënë të ngërthyer me baticat dhe zbaticat e shekujve, duke u përlesh egërsisht me jetën dhe vdekjen, mes rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta ose të hakmarrjes, nderit  dhe  dashurisë, e që na bëjnë të mendojmë thellësisht për sfidat dhe brengën për të mbijetuar dhe mbetur  gjallë në këtë cep të Ballkanit. Sepse UDB-a dhe KOS-i jugosllav si një makineri e madhe dhe e tmerrshme me vite e dekada, me kombinimet e veta operative dhe të spiunazhit shovinist antishqiptar, ishin katandisur me një SY  të madh djalli ndaj shqiptarëve duke angazhuar rrjete të tëra informatorësh me emra të koduar dhe misione secrete të cilët vepronin në të gjitha republikat e Jugosllavisë, e veçmas në Kosovë…  

Personat me duar të përgjakur dhe sadist të nemur më KIDNAPUAN si dikur Drajfusin , duke më  dëbuar lidhur në pranga! Ushtruan mori maltretimesh çnjerëzore në qelitë e errëta të burgjeve të Bosnës, duke më akuzuar me gënjeshtra dhe në proces  të kurdisur , të montuar , shpallën  dënim ndaj meje: me vdekje-pushkatim…! 

Pse vallë, kështu ?  

“Po cilat ishin ,,dëshmitë,,  e atyre  dhe  provat,  sipas trupit gjykues, e kishin pas parasyshë rrezikshmërinë e tij të lartë  ndaj sistemit komunist dhe qeverisë jugosllave, pasi kishte në dijeni shumë gjëra nga sfera secrete e atij Shërbimi famkeq, dhe sidomos pas arratisje së tij në SHBA, për UDB dhe Beogradin paraqiste një rrezik të shkallës së lartë. Andaj, ata bënë plane për arrestimin e tij dhe dënimin me pushkatim, sepse vetë kështu duke e pasur kokën e Kreshnikut në duar, do të mund të bënin gjum të rrehatshëm !- dëshmon i pandehuri, me mbresa të rënda shqetësuese  që kredhen thellë në shpirtin e tij të pafajshëm, duke i ngjallë neveri akuzat prej gënjeshtrash që i kishin kurdisur djatë e organeve policoro-gjyqësore të atyre viteve komuniste, dhe duke kërkuar me këmbëngulje të kuptonte se si ishte e mundur e gjithë kjo marrësi me manipulime të drejtoheshin në adresë të tij, për çka, Ai, nuk kishte fare gjë në dijeni.  

Por, dikush, qëllimisht donin  që ta dënonin rëndë. 

Pse kështu, vallë?  

***   

 Ne ishim pesë  vëllezër e një motër!- i thash  në deklaratën time hetuesit. Nëna jonë, një grua e thjeshtë me ndjenja të mira, po bëhej çdo ditë  më krenare kur ne vazhdonim mësimet, dhe unë do diplomoja për mësues në Normalen e Shkupit. Ajo sakrifikonte çdo gjë për shkollimin tone. Vëllau i madh Syla  iku në Amerikë për një jetë më të mire. Tre të tjerët pas meje, Irfani njashtu u diplomua për mësuar, por edhe ai vajti në Amerikë. Vllau Tefiku u diplomua si jurist në Prishtinë, por nuk e gjente veten dot në një shoqëri të korumtuar dhe nga KQ i Lidhjes  Komuniste trajtohej si jo  i ,,volitshëm,, ose më mire të them  i  ,,papërshtatshëm,,!  Vllau më i vogël vazhdoi studimet në degën e sociologjisë, por mbeti pa perspective! E ëma jonë, disi dukej e shqetësuar, dhe gjatë gjithë jetës  mbeti  e heshtur. Ne çuditeshim tek e shihnim të rrinte  e tillë dhe e mvrojtur… Ajo e fshihte arsyen e grevës së saj, që të arrinte të mos na shihte ne të uritur. Ndërkohë vraponte me trasta në duar  në rrugëtimet e gjata me tren gjer në Zenicë të Bosnë, duke pritur me ditë e netë të tëra para portë së burgut, ku i biri i saj, Kreshniku,  dergjej i dënuar me vdekje. Dhe duke qarë pa zë, duke ngulshuar e lodhur dhe e rraskapitur nga lodhja dhe maltretimet që ia bënin, gdhinte  sërish net të tëra pa gjumë, pa ngrënë e pa pirë…  

,,… Një ditë kur fëmijët u kthyem  nga shkolla,  në der të banesës erdhi  një polic  i cili në dorë mbante një letër dhe një kuti prej kartoni e adresuar ne emrin tim!,,- rrëfen gruaja e Kreshnikut. Polici na tha që  ta nënshkruanim letrën- vërtetim se e kemi pranuar pakon.  

,,Çfarë është kjo?- e pieta policing. Por ai nuk i përgjegj, vetëm duke murmurit, tha se do e shikoni vetë. Dhe iku kokëulur duke murmurit diçka në gjuhën e tij  serbosllave ose sllavomaqedonase. Porsa  e hapëm me fëmijët kutijën prej kartoni, sytë na mbetën të ngulitura në teshat: një palë kostumi, nja dy këmisha dhe disa cikërime të tjera të  bashkëshortit tim të cilat na vinin nga burgu… E hapëm edhe një cope letër e shkruar zyrtare dhe e vulosur nga Gjykata e Zenicës, dhe duke e lexuar, mbetëm të shtanguar. Në letër thuhej: ,,Këto janë të gjitha që la Kreshnik Kalaja sa ishte gjallë. Pushkatimi u krye me date kaq e kaq në orët e hershme të mëngjesit të atij dimri!,, Fëmijët nisën të qanin me zë. Dy vajzat nisën të shkulnin flokët… 

,, A thua e kanë pushkatuar  lidhur me pranga  babain  tone?,,- kishin pyetur fëmija.  

Por, ajo,gruaja e Drajfusit, Qama, e cila ishte një grua e vuajtur dhe me moral shumë të lartë, kishte hesht si një malësore e vërtetë e cila ishte mësuar t’u bête ballë stuhive dhe rrebesheve të jetës !  

***   

Një natë të ftohtë dimri u dëgjua një breshëri e mbytur të shtënash pushke që na ngriu zemrat dhe të nesërmen mësuam se Kreshniku qe pushkatuar; qe vrarë mizorisht burri më i urtë i fisit, më i përmbajturi; më i qeti, më i dhembshuri dhe më i druajturi. Ne rriteshim duke u bindur se regjimi kominist antishqiptar  kërkonte viktima dhe se ne ishim kurbanët e caktuar për të.  

Goditjen kundër nesh komunistët e ngritën në sistem, e motivuan teorikisht në “luftën e klasave” me motive politike dhe nuk e ndalën asnjë çast shkallëzimin e saj në baza nacionale!  

Kështu  kishte nis njëkohësisht edhe  lufta e diferencimit të madh .Edhe sot në këtë moshë të shtyrë nuk e gjej dot se cila qe ajo forcë që na bëri të mbijetojmë: instinkti i dashurisë për jetën?… Apo tek njeriu fshihen forca të panjohura që padrejtësia i detyron të dalin në sipërfaqe?  

Duke i hedhur një sy kuptimit të jetës sonë nën diktaturën e regjimit të rrept udbashian, arrijmë në përfundimin se ajo ka qënë vetëm një luftë etnikumi që kërkonim Bashkimin e trojeve etnike shqiptare si një  komb në një atdhe të përbashkët gjeografik në Ballkan.

Tanimë kishte kohë që kishte filluar fushata e  diferencimit politik dhe dëbimeve masive nga puna, madje edhe nga punët më të thjeshta me motivacionin “nuk plotëson kushtet” ose  është i ,,papërshtatshë,, etj etj. Prapa këtij cilësimi, kësaj vule ogurzezë gjithkush duhej të shihte rrezikshmërinë shoqërore të personit që i vishej dhe çdo drejtues, tek i cili ai tani do të paraqitej, e shtynte fatkeqin nëpër shkallët e punëve të rënda fizike pa mëshirë. Vetëm në rolin e një skllavi të bindur mund t’i siguroje vetes karakteristikën e nevojshme për pranimin  tënd në një shkollë  tetëvjeçare ose të mesme për mësues. Ndryshe nuk bënte, kishte shumë raste që një numër i madh intelektualësh shqiptarë në Kosovë, pot rdhr në anët e Tetovës dhe  Gostivarit të ishin largyaer  nga puna dhe arsimi si ,,irredentost,, ose ,,separatist,, ! Dhe të gjitha këto masa komunistët i quanin “pastrim”  !- shkruan autori dhe vazhdon më tej: “ Ata,  analistët, ekspertët dhe bylykbasha të tjerë të KQ të LK dhe të UDB-s  jugpsllave u bënë mjeshtër të kësaj lufte “shkencore”  antishqiptare, ndërsa ne me shumë dhimbje u mësuam të qëndronim në këmbë përballë këtij rrebeshi të verbër, ashtu sië e kemi traditën, edukatën dhe kulturën e racës që i takojmë . 

 Ata përpiqeshin të bënin të besueshme rreziqet imagjinare që gjoja u vinin prej nesh,që të përligjnin dhunën, kurse ne me ndershmëri e korrektësi shembullore mundoheshim me tërë energjitë tona shpirtërore dhe morale të vërtetonim se ajo dhunë qe fare e padrejtë. 

 Dhe kjo qe lufta më e tmerrrshme që u zhvillua kundër nesh  (Shqiptarëve)  në Jugosllavi, për gjysmë shekulli të sundimit komunist. I duhet psikanalizës dhe kriminalistikës moderne të  analizojë dhe zbulojë ligësitë e pakufizuara që qëndruan të fshehura në subkoshiencën e njeriut për të shpjeguar se si pushteti i pakufizuar, i ngritur në sistemi totalitar, të  një ndërgjegje kolektive kriminale nga më të shëmtuarat në  botë”. 

Lufta kundër nesh identifikohej me forcat lëvizëse të shoqërisë dhe amoraliteti politik justifikohej me domosdoshmërinë historike. Deviza e tyre ishte, e ngjajshme si ajo e shabloneve ruse dhe staliniuste : “Revolucioni i justifikon viktimat”. 

Dhe komunistët loznin me injorancën si me një bishë të uritur, të cilën meqë s’e kënaqnin me mirëqënie i hidhnin për të “ngrënë” inteligjencien si shkaktare të disfatave të tyre ekonomike dhe  politike . Dhe sidomos atë inteligjencie që kish prejardhje shoqërore të tillë që i “vriste sytë drita e socializmit” dhe “ëndërronte kthimin e popullit në errësirë”.Kështu liderët komunistë do të jepnin tani vetëm orientime dhe njerëzit, duke ngrënë njeri-tjetrin, do të kryenin brenda tyre proçesin e diferencimit të shqiptarëve me shqiptarë. 

Të verbuar nga zbatimi pa pengesa i çdo mase represive, ata luanin pa turp edhe të tilla komedi groteske. Ata s’mund ta mendonin që e drejta ka disa ligje të saj të pavarura dhe që ajo ngre krye. madje, edhe në vetëdijen e njerëzve të indoktrinuar, siç ndodhi me Kosovë më 1981, dhe pas një dhjetëvjeçari shembja totale e Jugosllavisë në Gadishullin e Ballkanit.   

… Vitet kalojnë si lumi, me to kalon edhe jeta me gjitha stuhitë dhe sfidat e saja, me të gjitha uraganet e rrëmujat që venë e vijnë me batica dhe zbatica ku kalamendet njeriu i cili ec në rrugën e tij, me shpresë se e njeh drejtësinë si syrin e diellit. 

Kështu e ka jeta,- thonë. 

***  

Unë edhe sot pyes, si i dënuar pa bërë ASNJË  krim, (apo vetëm pse jam shqiptar), a ka vallë, në arsenalin e metodave të sundimit të një shteti një shembull ku duke shfrytëzuar pushtetin absolut një kastë të sulet me kaq egërsi  ndaj një populli siç kemi qënë ne shqiptarët, të  na privojnë nga liria, nga dinjiteti, yë na shpronësojnë,  dhunojnë, të  na burgosin, ndalojnë e vrasin, ose të na  depersonalizojmë vëllezërit e vet të një gjaku dhe, pasi t’i ketë konsumuar të gjitha këto, t’u afrohet viktimave dhe me buzëqeshje t’u kërkojë shërbimin e tyre si spiunë. Kjo  ishte  strategji e agjenturës që quhej: UDB !Ata e peshuan qëndrimin ndaj meje dhe vendosën arrestimin pa pasur në tavolinë asnjë akuzë që të provonte fajësinë. Por, faji im i vetëm ishte vetëm ai pse isha shqiptar dhe kisha dinjitetin tim!Ç’rëndësi kishin akuzat për punonjësit e SJB dhe  SDB së Bosnës ose Maqedonisë që i dirigjonte Beogradi, UDBA  jugosllave dhe KQ i LKJ? 

 Ndërgjegja kolektive u manipulua dhe individi, u gjend i pambrojtur përballë pseudoligjit, e që unë personalisht ndaj fatin tragjik të Drajfusit. Edhe sot e sot kërkoj zbardhjen e rastit të montuar në saje të çkafit më dënuan me pushkatim, dhe më pas , duke ushtruar dhunë e terror sollën dënimin të rënda më kapitale dhe rigoroze që egzistonin  në Jugosllavinë komuniste të viteve të rënuara…  

( Vijon ) 

Lloyd Austin, rënia e Lyman i vë rusët në një dilemë të madhe

0

E LAVDËRON UKRAINËN: Lloyd Austin, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, i bëri lavdërime Ukrainës gjatë një konference në Havai. Fotografi: AFP / NTB

, Dagbladet

Sekretari amerikan i Mbrojtjes përshëndet përparimin e Ukrainës në rajonin e Donetskut dhe beson se çlirimi i qytetit Lyman do të shkaktojë probleme për rusët.

Të shtunën, forcat ukrainase avancuan në qytetin Lyman në Donetsk me forcë të plotë.

Në të njëjtën kohë, Kremlini njoftoi se forcat ruse janë tërhequr, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA.

Tani SHBA po përshëndet përparimin ukrainas.

– Kjo është e rëndësishme. Është shumë inkurajuese,” tha sekretari amerikan i mbrojtjes Llojd Austin. Ai e deklaroi këtë në një konferencë shtypi në Havai.

Qyteti ukrainas Lyman është përshkruar si një pikë kyçe strategjike për rusët në rajonin e Donetskut. Qyteti është i vendosur me lidhje të linjave të rëndësishme logjistike të furnizimit për forcat ruse.

“Pa këto rrugë, do të jetë më e vështirë. Kjo u jep rusëve një dilemë më të madhe në të ardhmen, shton Ostin.

Shih videon brenda tekstit të Dagbladet të Oslos:

– Gir russerne et større dilemma (dagbladet.no)

Ushtarët ukrainas përparojnë në një post të komandës ruse në pyjet rreth Iziumit më 27 shtator. Video: Garda Kombëtare e Ukrainës 

Ai theksoi se Ukraina ka bërë një punë të mirë duke filluar çlirimin e qytetit.

– Çfarë do të thotë kjo në lidhje me përshkallëzimin e mundshëm, unë nuk dua të spekuloj. Por ajo që do të thotë për fushën e betejës është se ukrainasit vazhdojnë të bëjnë përparim, tha Austin.

Njoftimi erdhi një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se Donetsk, ku ndodhet Lyman, dhe katër rajone të tjera ukrainase ishin aneksuar.

Denis Pusjilin, kreu rus i rajonit të shkëputur të Donetskut, më pas pretendoi se Ukraina po përpiqej të zbehte përfshirjen e saj historike në Rusi duke u zhvendosur në Lyman.

Istanbul (1939) / Kur presidenti turk Ismet Inönü priti për një vizitë private mbretin Zog dhe mbretëreshën Geraldinë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Tetor 2022

 Istanbul” ka botuar, të premten e 16 qershorit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me vizitën private të mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë te presideni turk Ismet Inönü, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti Zog u prit nga presidenti i republikës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dje, presidenti i republikës Ismet Inönü dhe zonja e tij pritën në Yalova për një vizitë private mbretin e Shqipërisë Zogun dhe mbretëreshën Geraldinë.

Presidenti Ismet Inönü dhe zonja e tij ritën mbretin dhe mbretëreshën për çajin e orës pesë.

Gjatë kthimit të tyre nga Yalova, mbreti dhe mbretëresha vizituan Heybeli Ada-n dhe më pas u kthyen në Stamboll.

Pas pak ditësh ata do të nisen për në Francë.

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/istanbul-1939-kur-presidenti-turk-ismet-inonu-priti-per-nje-vizite-private-mbretin-zog-dhe-mbretereshen-geraldine/.

Kongresi i Drejtshkrimit, pa grim

3

Mehmet Elezi

(marrë nga ExLibris 1 tetor 2022)   

Duket se 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (Tiranë, 20 – 25 nëntor 1972) nuk po afrohet në zoom ashtu siç është, me dritëhijet e veta. Njihet si kuvend shkencor, pritet me u vështrue në mënyrë shkencore. Emocionet gjithsesi janë ftohur, njerëzit e sotëm janë më pak të indoktrinuar.  Është rasti që ngjarja të pastrohet nga grimi i një shtëpie politike me drita të kuqe e të trajtohet ashtu siç është, me bukuritë dhe vragat e fytyrës. Të paraqitet në një dritë natyrore, pa regji. (S)a po ndodh?

Ata që shohin përkryerjen te Kongresi, mbulojnë me terr të vërteta të rëndësishme.

Thonë 1:

Ngjarje historike madhore, Shqipëria u bë me “gjuhë të njësuar”, me “gjuhë letrare”. Me terminologjinë e parapëlqyer sot, me gjuhë të standardizuar.

U bë me “gjuhë të njësuar”?

Por Shqipëria e kishte tashmë “gjuhën e njësuar”. Të pranuar mirashejtaz prej të gjithë shqiptarëve, në Veri e në Jug. Themelet qenë shtruar fill pas pavarësisë, nga Komisia Letrare e Shkodrës (1916-1918). Vepër e mendjeve më të ndriçuara nga Veriu dhe Jugu i Shqipërisë. Me këshilltarë dy dijetarë europianë, albanologun e mirënjohur Maximilian Lambertz, i Vjenës (1882-1963) dhe Rajko Nachtigal (1877-1958), akademik i Gracit, me ndihmesë edhe në albanologji. Për shkak të rrethanave politike të kohës, nuk merrnin dot pjesë përfaqësues nga Kosova.

Ani pse emrat më të njohur të Komisisë ishin nga Shkodra e Komisia u mblodh në Shkodër; ani pse shkodranishtja, me një gegnishte të afërt me të, rrinte në krye për traditën më të gjatë të lëvrimit; ani pse austriakët e kishin për zemër Shkodrën me katolicizmin si fe e si kulturë; Komisia prapëseprapë si bazë të drejtshkrimit nuk përzgjodhi shkodranishten. Ajo përzgjodhi të folmen e Elbasanit. Ishte një zgjidhje pajtuese, bashkuese. E folmja e Elbasanit do të ishte urë lidhëse ndërmjet toskërishtes e gegnishtes. E hapur për vlerat e të dy dialekteve.

Për kah kapacitetet ditunore dhe vepra që kreu, Komisia mund të quhet e para akademi shqiptare e shkencave. Me anëtarë meritorë, jo të emëruar.  Standardin e Komisisë e mbështeti Zogu (dekreti i vitit 1923 e më pas), e mbështetën qeveritë nën fashizmin (Instituti i Studimeve shqiptare, 1940-1944).  Deri në 1972 ky standard përdorej edhe në Kosovë, në administratë, në shtyp e në radiotelevizion, në shkolla.  Madje, shkruan akademik Rexhep Ismajli, “Ajo që flasim në Kosovë… në shoqëri, në familje, në situata formale, më shpesh gjysmëformale, nuk është e folmja lokale e akëcilit prej nesh… por thjesht një gegërishte relativisht e standardizuar…”.

Pse u shemb projekti i gjithëpranuar i Komisisë?

Ata që vazhdojnë duartrokitjet për Kongresin, nuk pipëtijnë rreth kësaj pse-je. Nuk thonë një fjalë për ç’arsye u gremis ngrehina gjuhësore e konsoliduar e Komisisë. Ku kishte ngecur, çfarë nuk shkonte në të, pse duhej rroposur për të filluar rishtazi nga e para.

Para se me planëzue shtëpi të re në një truall, duhet shpjeguar pse u dashka prishur shtëpia që është në atë truall; për më tepër vepër arkitektësh në zë, ku banorët ndihen fare mirë.

Pse pra?

Nuk mund të gjejnë argumente për të përligjur rrënimin e standardit të Komisisë. Zgjedhin heshtjen, e kalojnë sikur s’ka ndodhur gjë.

Thonë 2:

Përzgjedhja e bazës dialektore të “gjuhës së njësuar” pas Luftës së Dytë u bë për arsye gjuhësore dhe jashtëgjuhësore.

Si arsye gjuhësore përmendet trajta letrare e toskërishtes. Thonë ajo ka qenë më e përpunuar.

Mbi ç’kritere mbështetet ky pohim? Më së pakti, për të qenë të kujdesshëm, mund të thuhet se shkalla e përgatitjes së njërit ose tjetrit dialekt për të shërbyer si bazë e një shqipeje të standardizuar, është çështje e diskutueshme. Gegnishtja, a s’kishte mbërri kulmin me Fishtën, Mjedën, Migjenin, Koliqin, Arshi Pipën, Martin Camajn? A s’e kishte një traditë shkrimi pesëqindvjeçare? Një gegnishte më e përgjithshme, ajo e Komisisë, a nuk pati zënë rrënjë si kurrnjë tjetër në krejt hapësirat shqiptare? Në Kosovë qe shtrirë edhe në letërsinë artistike.

Si arsye jashtëgjuhësore, për herë të parë përmendet një statistikë e vitit 1927 për vijimin e shkollave. Aty del se numri i njerëzve të shkolluar në bashkitë e Jugut ishte më i madh se numri i njerëzve të shkolluar në bashkitë e Veriut; kësisoj, procesi i zhvillimit të “shqipes letrare” pas luftës, thuhet, nuk ishte pasojë e ndonjë shtrëngimi, ai ishte pasojë e natyrshme e gjendjes kulturore-arsimore.

Këtij “argumenti” i dridhen gjunjët në mënyrë të pashërueshme, ai rrëzohet përballë një qasjeje serioze, profesionale. Nuk dihet ndonjë vend i botës, ku përzgjedhja e bazës dialektore për standardin e gjuhës kombëtare është bërë duke krahasuar numrin e llogaritarëve, teknikëve e togerëve. Këqyret e shqyrtohet diçka thelbësore: sa numri i njerëzve të shkolluar është përkthyer në lëvrimin e gjuhës amtare, në përhapjen e dijes, në zhvillimin e letërsisë, në botime artistike e shkencore, në shtyp, në kulturë.  Argumente mund të kërkohen te përgjigjja e kësaj pyetjeje, jo te statistikat e nxënësve që ndjekin shkollën (në Shqipëri s’kishte shkolla të larta).

Këtij “argumenti” i dridhen gjunjët në mënyrë të pashërueshme, ai  s’përballon dot një pyetje të vetme: a nuk ishte e njëjta gjendje kulturore arsimore e vitit 1927, kur standardi i Komisisë, mbi një bazë dialektore gege (elbasanishtja), mori hov e po shkonte drejt konsolidimit përfundimtar? Natyrshëm, i gjithpranuar pa kurrfarë shtrëngimi?

Dhe e fundit, vetë statistika e cituar është e paplotë, e mangët. (S)a janë përfshirë në të shkollat katolike? Në shkollat katolike është formuar një elitë e tërë, pa të cilën krejt kultura shqiptare do të ishte e gjymtuar. Në krye të kësaj elite shkëlqejnë emra të mëdhenj të mendimit, të dijes e të letrave shqipe, që dihen prej gjithkujt.

Njerëzit e dijes përballen me të vërtetat, nuk i zbukurojnë e nuk i hijeshojnë, nuk i shtrembërojnë.

Faktet dëshmojnë se projekti i Komisisë u shemb me vendim politik. Ani pse kish qenë mjaft i suksesshëm. Me gjuhën amtare u luajt si me kampionatet e futbollit, numrimi i të cilave mbas Luftës së Dytë nisi nga zeroja. Se para “çlirimit” futbolli s’kishte qenë futboll!  Gegnishtja kishte “biografi të keqe”. Ajo kish marrë trajtë kryesisht në krijimtarinë letrare të priftërinjve katolikë, që luftonin për një Shqipëri perëndimore. Ishte lëvruar kryesisht në Shkodër, qytet qëndrestar kundërkomunist. Shkodrën e Malsinë e saj, fill pas “çlirimit”, i kishte pushtuar Mehmet Shehu me urdhër të Enver Hoxhës, duke i kaluar formacionet luftarake nëpër Jugosllavi, në marrëveshje me Jugosllavinë, për t’i goditur prapa shpine shqiptarët në Shqipëri. E folmja e Elbasanit nuk ishte shkodranishtja, por për shkak të trajtave të përbashkëta gege, nuk mund të kishte tjetër fat.

Në veprën ”Në gjuhë dhe “për gjuhë” (Dukagjini, Pejë, 2002) akademik Rexhep Ismajli i bën një skaner të ftohtë pistës, nëpër të cilën makineria e Tiranës mori hov drejt “gjuhës letrare”. Vërehet se në dy sesione gjuhësore të Institutit të Shkencave, mbajtur njëri pas tjetrit brenda tetë muajsh (janar dhe shtator 1952), flitet më fort politikisht e më pak shkencërisht. Në sesionin e parë: “Veprat e shokut Stalin mbi gjuhësinë dhe problemet tona gjuhësore në dritën e këtyre veprave” (26-29 janar 1952) u deklarua se “juga nxori udhëheqësit kryesorë e më të shumë të lëvizjes, ajo i dha kuadrot më të shumta”, ndaj përparësinë  do ta kishte dialekti jugor. “Fakti që fjala e Partisë sonë të Punës gjatë luftës nacl. çl. u tha në toskërisht… fakti që sot i tërë populli është mobilizuar me këtë fjalë të Partisë n’akcione të mëdha për ndërtimin e bazave të socializmit… vetë këto fakte tregojnë se populli ynë, me gjithë dialektet që flet, ka një gjuhë kombëtare të përbashkët që përfaqësohet prej toskërishtes”.

Në referat e në diskutime u vlerësua se:

– gjuha e “Buzukut e e Budit me shokë” i përkiste “feudalizmit e fiseve”;

– shkodranishtja ishte “gjuhë e klerit reaksionar”, që synonte “zëvendësimin e një pushtuesi me një tjetër”;

– udha e hapur prej Komisisë Letrare Shqipe ishte  “vepër e Austrisë, e Zogut (?!) dhe e Italisë”.

Po tejkalohej edhe vetë Stalini, që kishte thënë se gjuha s’ka karakter klasor!

Duke parë se argumentet profesionale nuk po hynin në punë, A. Xhuvani rreket me përdorë të njëjtat armë, që po përdornin zëdhënësit e pushtetit. “Sikurse ka thënë J. V. Stalini, thekson ai, “marksizmi nuk pranon eksplozione të papritura në zhvillimin e gjuhës””. Me “eksplozion” ka parasysh ndërrimin e menjëhershëm të bazës dialektore të gjuhës zyrtare, pas vitit 1945. Në një imtë dëshpërimi, Xhuvani shpërthen: gegnishten “nuk asht kollaj me e qasë më nj’anë si gunë të vjetër ose me e çue në muze”!

Në vitet që pasuan, deri në Kongresin e Drejtshkrimit, retorika zyrtare u moderua, por politika gjuhësore jo. Politika gjuhësore mbeti e njëjtë.

Çështja nuk është pse u vu në bazë toskërishtja. Si toskërishtja, si gegërishtja, janë gjuhë shqipe, ato janë njësoj të çmuara për çdo shqiptar. Çështja është është pse për gegnishten u gjykua politikisht e jo gjuhësisht; dhe pse vlera të pazëvendësueshme të gjuhës shqipe në dialektin gegë, u përjashtuan artificialisht.

Rrekja me u kapë te numri i nxënësve, që kanë ndjekur shkollën, është rihedhje në treg e tezës jo aq atdhedashëse për “epërsinë jugut ndaj veriut”. Tashmë nëpërmjet një alibie kulturore, që shtërzen prej sforcimit. Nëpërmjet një “look-u” modern, produkt klinikash (jo)estetike.

Thonë 3:

Përcaktuese ishin relievet e dialekteve. Me fjalë të tjera: ndryshimet ndërmjet nëndialekteve të gegnishtes, më të theksuara se ndryshimet ndërmjet nëndialekteve të toskërishtes, e largonin mundësinë e një standardizimi të gjuhës shqipe mbi bazën e dialektit gegë.

Të dhënat tregojnë tjetër gjë për ndikimin e këtyre relieveve.

A nuk është i njëjti dialekt gegë me reliev më të përthyer, që u tregua elastik e i hapur, u standardizua nga Komisia dhe po ecte për bukuri? Kurrfarë ngecjeje nuk pati.

“Ortografia e gjuhës shqipe” e Prishtinës (1964) është tjetër dëshmi kryefortë. Në hartimin e saj bashkëpunuan edhe gjuhëtarë nga Maqedonia, ku gegnishtja përthyhet më fort se kudo me diftongimin e zanoreve. Në Dibër, në Tetovë e më gjerë, thuhet majr për mirë, moj sajzēz (kujtojmë grupin Elita 5) për moj syzezë. Ia dolën përsëri, kurrfarë ngecjeje.

Elasticiteti dhe hapja e gjuhës shqipe në dialektin gegë spikatin qysh në fillimet e shkrimit shqip. Çabej shkruan se te autorët e vjetër shqiptarë  “me Gjon Buzukun në krye”, vihet re “më një anë një shkallë mjaft e përpunuar e gjuhës, një gjuhë letrare, më anë tjetër një formë gjuhësore me tipare mjaft të përbashkëta…”. Ai nxjerr përfundimin se “këta autorë nuk kanë shkruar në dialekt me kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ata kanë shkruar në një formë mbidialektore të gjuhës…”. Bogdani (1625-1689), hasian i rrethit të Prizrenit, nuk i rri besnik asaj që quhet kosovarishte. Ndjek gjedhen e shqipes letrare të përdorur në Shkodër e rrethe, duke e pasuruar me kosovarizma e me krijimet e veta. Shkruan se i është dashur që “me djersë të mëdha” të nxirrte në dritë “shumë fjalë plaka e të harruara” dhe po ashtu të shtinte në përdorim fjalë që përdoreshin “në dhé të Shkodrës”. Gjuha e autorëve të vjetër, shkruan Idriz Ajeti, përbën një farë “koineje” të Shqipërisë veriore. Çabej del me përfundimin se gegërishtja e shekujve të 16-të – 17-të ka qenë “më unitare dhe më afër toskërishtes”.

Thonë 4:

Së fundi këmbëngulin: gjithçka u vendos në një kuvend shkencor, në Kongresin e Drejtshkrimit.

Por a është kështu?

Nuk di sa mund të quhet shkencor një tubim, ku kurrkush nuk mund të shprehë një mendim ndryshe. Delegatët nuk kishin aty të drejtë me shpalue ndonjë qasje tjetër, sado modeste. Kongresi u thirr pas faktit të kryer. Rregullat e drejtshkrimit ishin përcaktuar, për to ishte bërë edhe “diskutim popullor”. Duhej vetëm vula. Pjesëmarrësit ishin thirrur për ta duartrokitur. Teleekrani oruellian vëzhgonte prapa zverkut të secilit.

Në Kongresin e Manastirit (1908) qenë paraqitur dy alfabete. Atje organizatorët dhe pjesëmarrësit ishin njerëz të lirë. Ndërsa në Kongresin e Drejtshkrimit nuk u lejua një projekt alternativ, as sa me la gojën. Ortografia e gjuhës shqipe (1964), e hartuar nga akademikët në Prishtinë, ishte vepër shkencore e mirëfilltë. Përfaqësonte vazhdimësinë, pa “eksplozione”. Në gjurmët e Komisisë, rregullat e Ortografisë bazohen në dialektin gegë, por afrohen me toskërishten më fort se çdo projekt parandej. Një sy nuk iu hodh. As sa për sy e faqe. Nuk u përmend kund qenia e tij.

Nuk di sa mund të quhet shkencor një tubim, ku pjesëmarrësit nuk ishin ftuar sipas ndihmesës e kapacitetit shkencor, por sipas kredencialeve politike. Kongresi i mbylli me gjakftohtësi dyert për emra të shquar të dijes, që jetonin në Shqipëri në hije. Midis mungestarëve të mëdhenj spikat një personalitet si Selman Riza. Mendje e rrallë, që Tirana e Beogradi ia gjuanin shoqi-shoqit nga burgu në burg, si top futbolli. Mbasi qe lëshuar mbi të një rrungajë (ortek) përmbytëse fletërrufesh në universitet, profesori i madh qe degdisur ciceron muzeu në një rreth, pa të drejtë fjale si shkencëtar.

As që bëhej fjalë me u ftue dijetarë me vepra nga mërgata, si Martin Camaj, Arshi Pipa, Namik Resuli, Atë Zef Valentini, Karl Gurakuqi. As që bëhej fjalë me u shtrue për debat ndonjë parashtresë e tyre, qoftë edhe pa ia zënë në gojë emrin autorit. Ndonjë citim a referim? Mos e ço nëpër mend. Krejt diaspora përkapej si “mërgatë qyqesh”, mbushur me agjentë të zinj, që komplotojnë kundër Shqipërisë (në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, 1980, mungon fare fjala diasporë)Kreja (elita) e saj, po se po.  dNë Kongres s’kishte vend për dijetarët elitarë të mërgatës. Të parapëlqyer ishin delegatët e zgjedhur sipas “vijës së masave”. Mes tyre edhe mësues të thjeshtë. Edhe me shkollë të mesme.

          Nuk di sa mund quhet shkencor një tubim, ku të gjitha vendimet miratohen 100 për qind, si në kongreset e partisë komuniste.

          Nuk di sa mund të quhet shkencor një tubim për gjuhën shqipe, i mbledhur në Tiranë, ku ishte, por nuk ishte patriarku i gjuhës shqipe. Ku ishte, por mungonte Eqrem Çabej!

Mënjanimi i patriarkut

I vlerësuar si dijetari më i madh që ka jetuar e punuar në trojet shqiptare, një personalitet si Eqrem Çabej – akademi lëvizëse mbi dy këmbë të gjata – do ta nderonte cilëndo akademi të kontinentit. A nuk mund t’i ngarkohej atij drejtimi shkencor i kërkimeve për gjuhën shqipe, përfshi veprimtarinë përgatitore mbi njëzetvjeçare për “njësimin” e saj?

Luks i madh të kesh në krye të këtyre punëve një Çabej. Por Shqipëria nuk kishte hyrë në kohën e luksit e të elegancës së dijes.

Shqipëria kishte edhe gjuhëtarë të tjerë të vlerësuar e të mirëpritur: Aleksandër Xhuvani, Mahir Domi, Kostaq Cipo. [1]

Përsëri jo. Për të vënë në jetë politikën e re gjuhësore u shmangën gjuhëtarët, në skenë u thirrën militantë. Drejtuesit e Institutit të Shkencave në vitet pesëdhjetë (M. Konomi, S. Pollo) nuk ishin fare gjuhëtarë. Në vitet gjashtëdhjetë – shtatëdhjetë u parapëlqye A. Kostallari.  Gazetar e gjuhëtar, ndihmesa më e rëndësishme e tij kishte qenë për një fjalor rusisht-shqip.

Mbrojtësit fanatikë të standardit të Kongresit bëjnë sikur nuk e vënë re bërrylin që iu vu Çabejt. Nuk e përligjin dot këtë sjellje, që nuk bie erë shkencë. Ndaj zgjedhin heshtjen. Bëjnë sikur s’ka ndodhur gjë.

Çabej nuk e mbështeti kurrë strategjinë gjuhësore, që po ndiqej në vend pas vendosjes së pushtetit komunist. I ashtuquajturi njësim i gjuhës po bëhej nën hije Sizifi. Në lakun e njëzet vjetëve ai përpunoi tri teza, ku e ku larg me strategjinë zyrtare për gjuhën shqipe.

Çabej 1:

Nuk janë pjekur kushtet për standardizim të ri të shqipes. Thotë se “Problemi i formimit të një gjuhe të përbashkët është i lidhur me punën e të dy dialektevet”; ndaj çështjen e formimit të kësaj gjuhe e sheh “të pazgjidhshme, pa u studiuar më parë mirë dialektet e shqipes”. Shprehet kështu në sesionin shkencor kushtuar “problemit të gjuhës sonë letrare kombëtare e problemeve të tjera të gjuhësisë sonë të lidhura me të” (10, 11, 12 shtator 1952). Dialektet le të zhvillohen krahas, natyrshëm; një ditë njëri do të fitojë epërsi, kjo epërsi do të dëshmohet me studime. Pikërisht ai që do të fitojë epërsi, ai të ketë përparësi në përcaktimin e bazës së gjuhës zyrtare. Xhuvani po ashtu: rruga drejt një gjuhe të njësuar shqipe duhet të vazhdojë, mbështetur në traditën kur dy dialektet kanë ndikuar ndërsjellazi te njëri-tjetri. Thelbin e qasjes së  tij Çabej e përmbledh në një pyetje, që mbeti retorike: “Si do të vemë ne për bazë njërin nga të dy dialektet, kur nuk janë studiuar mirë as njëri as tjetri?”.

Shtatë muaj më përpara, në sesionin e parë të Institutit të Shkencave “Veprat e shokut Stalin mbi gjuhësinë dhe problemet tona gjuhësore në dritën e këtyre veprave” (Tiranë, 26-29 janar 1952), Çabej qe sulmuar për mënyrën “apatriotike” në studimet e tij. Qe  shantazhuar si njeri  “pa një thërrime patriotizmi!”.

Ai u mbajt me guxim, me dinjitet. Nuk u trysnua. Nuk doli nga vetvetja.

Çabej 2:

E ndjek si kurrkush ecurinë e gjuhës shqipe. Ia ka kushtuar jetën prej shkencëtari. Nga fundi i viteve gjashtëdhjetë vëren me dhimbje: “Gjuha më një anë ka përparuar, më anë tjetër ka shkuar prapa; më një anë ka pasur një lulëzim, më anë tjetër është stërkequr”. Ku e sheh këtë stërkeqje?

Ai tund një kambanë të frikshme. “Ky zhvillim negativ karakterizohet me largimin e gjuhës së shkruar nga gjuha e popullit. Në këtë kuptim mund të thomi se sot ka gjer diku dy gjuhë ndër ne një anë gjuha e shkruar e intelektualëve anë tjetër gjuha e thjeshtë e popullit…”. Këtë ua thotë studentëve në një ligjëratë. Është botuar në veprën Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, pjesa e parë (botimet Çabej, 2008). Në thelb i rikthehet idesë që ka shprehur qysh në fillim, në sesionin e shtatorit, 1952. “Midis gjuhës ekzakte të shkrimit dhe gjuhës së gjallë të popullit ne duhet të mbajmë një rrugë të mesme. Sa kohë që duam që shqipja jonë as mos të mbetet një gjuhë e pasme (e prapambetur), as mos të bëhet një gjuhë artificiale”.

Një gjuhë artificiale?

Historia jep shembuj të pamëshirshëm.  gjitha gjuhët e sotme romanenga siujdhesa Iberike (SpanjaPortugaliaderi buzë Detit  Zi (Rumania), kanë dalë prej latinishtes. Prej latinishtes së shkruar, zyrtare? Jo. Latinishtja e shkruar vdiq e u harruasepse u shkëput prej  gjallëve. Mbeti nëpër letra, me  vdekuritNdërsa latinishtja popullore, zyrtarisht e papërfillur, rridhte gjithandej e freskët, me gurgullimë. Prej saj u krijuan frengjishtjaitalishtjaspanjishtja, portugalishtja, rumanishtja, romanshe. 

Historia shpalon përvoja,  ne shqiptarëve nuk na përshtatenPopujt e latinizuar ishin shumëkishte boll edhe për tu ndarë edhe për  mbetur secili syresh i madh  numërNe, tërë shqiptarët e bashkuar,  jemi pakJemi vëlla i vetëm  një katund  madhNjë çarje e pandreqshme e gjuhës së shkruar me gjuhën e folur  do të ishte grusht hidraulik në zemër të kombit. Nuk do të mbijetonte kurrnjëra.  As “gjuha e shkruar e intelektualëve”, as  “gjuha e thjeshtë e popullit”.

 “Gjuha e mesme”, që këshillon Çabej, është kundër ekskluzivitetit të një dialekti. Ajo nënkupton hapje për vlerat e qenësishme të dialekteve. Jo përjashtim, por gjithëpërfshirje.

Çabej 3:

Bash në Kongresin e Drejtshkrimit  Çabej guxon me ba thirrje për  “një gjuhë të përbashkëttej caqeve shtetërore”. Kjo gjuhë, thotë ai, “mbetet shprehja e një njësie nacionale dhe e një shkalle  caktuar  kulturës  bashkësisë  e flet”. Në formulim  çdo rregulle ai këshillon   jetë e pranishme “vetëdija  është puna për një drejtshkrim  caktuar jo për disa mijë vetapo për katër milionë njerëz,  e kanë shqipen gjuhë amtare”. Aq shqiptarë ishim asokohe  rajon.

Një mospajtim i qartë me shpërfilljen që po u bëhej Kosovës e krejt shqiptarëve në ish-Jugosllavi edhe në fushën e gjuhës. Shpërfillje kundër logjikës shkencore, kundër interesave kombëtare.

Në Prishtinë qe bërë punë e mirëfilltë shkencore, me shumë përkushtim. Dijetarët shqiptarë kishin ecur më shpejt se kolegët në Tiranë. Kishin përfunduar Ortografinë e gjuhës shqipe (1964), që e zumë në gojë.

Tirana zyrtare u tregua e papërgjegjshme përballë veprës së tyre. Heshti në mënyrë fyese, siç heshtet për një letër pa vlerë.

E njëjta heshtje mbuloi jo vetëm Ortografinë. Ajo u shtri mbi krejt ndihmesën e vendosur të akademikëve kosovarë për një standard të përbashkët të shqipes. Një fjalë trimëruese nuk u tha për këtë ndihmesë. Nuk u zu një herë në gojë. U bë e paqenë.

Ky qëndrim kishte prapavijë politike.

Ata prapëseprapë nuk u thyen moralisht. Në konsultën e Prishtinës (1968) vendosin me mbështetë çfarëdo zgjidhjeje që do të parashtrojë Tirana, sipas parimit Një komb – një gjuhë letrare, një drejtshkrim. Në Kongresin e Drejtshkrimit votojnë për projektin që paraqitet. Votojnë politikisht. E bëjnë për interesin kombëtar. Janë deri në fund të vendosur me parandalue krijimin e dy “gjuhëve shqipe”. Ndarja gjuhësore e shqiptarëve në të dy anët e kufirit ka qenë strategji e pandryshueshme e Beogradit. Në memorandumin e Akademisë Serbe të Shkencave e Arteve, 1986, fakti që këtyre dy “entiteteve”, Shiptari e Albanci, u qe dhënë mundësia për gjuhë letrare e flamur të përbashkët, cilësohet “lëshim që prek interesat serbe”.

Konkluzat e Konsultës së Prishtinës u botuan në Tiranë dikur vonë, pas Kongresit të Drejtshkrimit, në përmbledhjen dyvëllimëshe “Probleme të gjuhës letrare shqipe dhe të drejtshkrimit të saj”. Edhe atëherë u botuan të censuruara. Studiuesit e gjejnë përse-në te pjesa e prerë e tekstit.  Në pikën 8, njëra prej pikave të hequra, flitet për njësinë (unitetin) e kulturës kombëtare. Kjo pikë ishte formuluar prej një ideologu si Fehmi Agani dhe ishte zbërthyer në diskutimin e akademikut Ali Hadri. Në mënyrë tragjike, ky shprehte bindjen se zgjidhja Një komb – një gjuhë letrare, një drejtshkrim do të kishte “përqafimin e përzemërt të kombit amë”. Zhgënjim i menjëhershëm. U pa se Tirana zyrtare nuk dëshironte kurrfarë njësimi me Kosovën, as kulturor e gjuhësor. Kosova le të ndjekë “rrugën e vet”!

Duket se edhe një tjetër emër i madh i letrave, edhe ai shqiptar toskë si Çabej, nuk pajtohej me politikën që po ndiqej për gjuhën shqipe. Në media qarkullon një shenim, që i referohet prof. dr. David Lukës. I papërgënjeshtruar prej kurrkujt.

 

“Vetëm një pjesëmarrës i Kongresit të Drejtshkrimit nuk e ka firmosur rezolutën. Ky ka qenë poeti Lasgush Poradeci.

Kur këtë fakt ia kumtova prof. E. Lafes në një tubim në Shkodër, tek përkujtonim N. Joklin, ai fillimisht e kundërshtoi, po pastaj u kujtua dhe më tha se Lasgushi u sëmur sapo mbaroi Kongresi. Ne shkuam në spital t’ia merrnim firmën, më tha ai, por ai nuk ishte mirë, dhe ne u larguam.

Po atë vit, unë e takova poetin në një shoqëri konfidenciale dhe e pyeta me shejtanllëk për këtë mosfirmosje e për këtë sëmundje, për të cilën e kisha marrë vesh se ishte e shpifur dhe e bërë me qëllim. Autori (Lasgushi – m.e.) më vështroi gjatë, pastaj më tha:

– Unë e kam frikë historinë!”

 Shkruajnë dhe çuditin

Nuk janë amatorë, por bëjnë pohime amatorësh. Është studiues ai që shkruan:

Edhe pas Kongresit, autorët gegë të traditës janë botuar në gegërisht.

 Nuk është e qartë pse duhet sjellë në vemendje ky fakt i njohur. A thua gjatë ose pas Kongresit është hedhur ndonjë mendim me e ndryshue gjuhën e autorëve gegë të traditës, me e kthye Mjedën e ndoshta Pashko Vasën në standardin e bazuar në toskërishten, por pastaj është hequr dorë nga kjo kirurgji gjuhësore e pashembullt? Është hequr dorë, kur dikush i ka thirrur arsyes e ka thënë jo, kjo nuk mund të bëhet, s’ka kuptim, nuk shkon;  Kongresi nuk është akt ligjor i jashtëzakonshëm, me fuqi prapavepruese.

Tërthorazi, pohimi i mësipërm le shteg me hamendësue se mund të ketë pasur një nismë të tillë, e cila është hedhur poshtë. Ani pse nuk duket e besueshme.

Shkruan po ashtu:

Mund të verifikohet lehtë se shkrimtarët gegë, si para 1972-shit, ashtu edhe pas këtij viti e kanë përdorur pa pengesë dialektin e tyre në veprat e veta letrare (bie fjala, Llazar Siliqi ose Kolë Jakova kanë vazhduar të shkruajnë në gegërisht). Madje, gegërishtja u lejua edhe në përkthime. Një nga variantet më të goditura të “Zonjës Bovari” në shqip është shkruar në të folmen gege. Ky pohim, thuhet, mund të verifikohet lehtë.

Mund të verifikohet lehtë dhe verifikimi dëshmon të kundërtën. Pas Kongresit, detyrimi për të shkruar “në gjuhën letrare kombëtare” nuk mbeti thjesht porosi; ai u shndërrua në akt ligjor.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë, nr. 50, dt. 8 mars 1974 “Mbi masat për zbatimin e drejtshkrimit të njësuar të gjuhës shqipe”, pika 3, thuhet: “Në botimet e të gjitha kategorive të përdoret detyrimisht drejtshkrimi i njësuar dhe norma e gjuhës letrare kombëtare”. 

Pra detyrimisht.

As një poezi nuk mund t’i përcillet më lexuesit, nëse nuk është shkruar me “drejtshkrimin e njësuar”. B. Beci vëren se qysh prej asaj kohe e “deri më 1992 shkrimtarët nuk kishin të drejtë të zgjidhnin, pra mohohej e drejta e zgjedhjes estetike”.  Llazar Siliqi, Kolë Jakova ose Frederik Reshpja nuk botuan më një rresht në gegnishten e mëparshme. Botuan vetëm në “normën letrare”.

Pas Kongresit u thirrën shqipëruesit e mëdhenj, Pashko Gjeçi e Gjon Shllaku, falë të cilëve kryegjenitë e botës së letrave, Dantja dhe Homeri,  folën në gjuhën shqipe, në dialektin gegë të saj.  Ata u ngarkuan zyrtarisht me një detyrë të veçantë: për t’i ripërkthyer të njëjtat vepra në “gjuhën letrare të njësuar”!

kam ndjekur me vemendje një intervistë të mjeshtrit Gjon Shllaku në televizion, kur u pyet për këtë çështje. Iliadën e përkthyer në gegnisht e ktheva në gjuhën standard për një botim të ri, tha ai; dhe pas kësaj çfarë doli? Poema doli dhjetëra faqe më e gjatë. Sepse nuk ishte puna vetëm me i zëvendësue grupet ue me ua, r-të e rotacizmit me n, apo â-të (hundore) me ë. Atij i ishte dashtë me dëbue një numër fjalësh e shprehjesh frazeologjike të gegnishtes, shoqet e të cilave nuk mund të gjindeshin në toskërisht. Për ta mbushur disi ikjen e tyre të trishtuar u thirrën parafrazimet.  “Më kushtoi nëntë vite të tjera punë. Më habiti shumë kur dolën 327 vargje më tepër” pohon Shllaku në një tjetër intervistë, dhënë shtypit dy muaj para se me ndërrue jetë.

Gjuha e Iliadës në këtë ripërkthim u varfërua. I lëshojmë një sy similitudës së famshme, ku vërshimi i akejve krahasohet me bletën që lëshon, një krahasim i gjatë që merret si shembull përkryerjeje artistike. Në botimin gegnisht ajo nis me vargjet:

Porsi atëherë kur krina e plymtë e bletëve

Del e roit nga vrima e shkambit zgaverr…

Në botimin në “gjuhën letrare kombëtare” vargu i parë është bërë:

 Porsi atëherë kur luzma e madhe e bletëve…

 Fshirja e epitetit i plymtë, fjalë e burimit indoeuropian të shqipes, kërcet. Ai zëvendësohet  me mbiemrin i madh, që nuk arrin dot me u bâ epitet. Mbiemri i madh në këtë kontekst – e, do të thosha, në përgjithësi në poezi – tingëllon i çngjyruar, nuk krijon kurrfarë ndjesie poetike. Edhe muzikaliteti i vargut venitet.

Sa për Zonjën Bavari “në të folmen gege”, me gjasë është lajthitje ose lapsus. Romani në gegnisht i Floberit, përkthim i Zekeria Rexhës,  është botim i hershëm, shumë vjet para Kongresit.

Tre tenorë të mëdhenj, këndojnë ndryshe

Tre tenorë këndojnë bashkë një këngë tjetërqysh. Tri realitete thërrasin për vemendje cilësisht të re për gjuhën shqipe.

Realitet 1:

Tashmë edhe ata që thurin panegjerikë për Kongresin, nuk bëjnë sikur i besojnë përrallës për standardin “si një koine sui generis, në të cilën janë shkrirë organikisht elementet e përbashkëta të të dy dialekteve dhe elemente të veçanta të tyre…”.

E vërteta nuk mund të mjegullohet më. U privilegjua një dialekt, u gradua “gjuhë letrare”, “gjuhë e njësuar”, ky është fakti. Kongresi i Drejtshkrimit i dha fund kohës kur bashkëpunonin të dy dialektet. Kur shkonin drejt zbutjes shkallë-shkallë të dallimeve.

Dihet se një dialekt, qoftë edhe më i pasuri e më i përpunuari, është më i varfër se e tërë gjuha. Ndaj lihen hapur dyert për të thithur vlerat e dialektit ose dialekteve të tjera.  Këto dyer në Tiranë u mbyllën. Politika përjashtuese për vlera të qenësishme të shqipes në dialektin gegë e varfëroi gjuhën zyrtare. Ia cungoi fuqinë shprehëse.

Realitet 2:

Shqipëria ka një milion halle, por gjithsesi rreshtohet në kampin e vendeve (gjysmë) të lira.

Kosova u  e pavarur.

Shqiptarët  Maqedoninë e Veriut Mal  Zi e  Kosovën Lindore kanë  shumë  drejta e liri demokratike.

Në krejt hapësirat e veta në Ballkanin Perëndimor, si dhe në mërgatë, shqiptarët lëvizin lirshëm. Shkojnë e vijnë te shoqishoqi. Shkëmbejnë mallrakulturëvlera.  Shkëmbejnë dashuri.

Vetëm gjuha zyrtare vazhdon me i këqyrë ftohtë. Gjithnjë me të njëjtin kostum të ngrirë, prerë e qepur në një kohë pa liri.

Rrethanat e ftojnë me iu afrue  shumë shqiptarëve, me qenë familjare me të gjithë ata. Thjesht: me i çlirue me kritere shkencore potencialet e brendshme, që ka vetë shqipja.

Realitet 3:

Dy prirje madhore spikatin në këtë botë, ku na ka hedhur Krijuesi. Integrimi europian dhe globalizmi. Integrimi europian është strategji mbarëshqiptare.

Një shqiptar i emigruar në një vend fqinj, më shkruante për takimin me ambasdorin e Republikës së Shqipërisë, të akredituar aty. “Na ndihmoni me libra, që t’u mësojmë fëmijëve shqip, iu lutëm ambasadorit. Mësojuni gjuhët e huaja, pa shqipen e mësojnë vetë, po të duan!, na u përgjigj ambasadori”. Nënçmimi i vlerave kombëtare është shndërruar në përmasë të politikës shtetërore.

Bashkimi Europian është thyezim vezullues ngjyrash  bashkuara  liriGjuhët e identitetet kombëtare i sheh si pasuriNe marrim peshën e duhur  BE vetëm duke hyrë si shqiptarë, me ADN-në e me tiparet që na identifikojnë. Vetëm duke i dhënë diçka Europës nga vlerat tona e duke u pasuruar me vlerat e sajMos ia ul pazarin vetes, se boll ta ulin të tjerët, thotë një këshillë e moçme.

          Te kjo dukuri planetare,  quhet globalizëm, të gjithë japin diçka për  fituar diçkaPor rreziqet për  vegjëlit e pambrojturit janë më  ndjeshmeNë mos u kujdesshin për veten, mund të humbin shumëçka.

Kush jemi ne, krahasuar me Francën e me Gjermaninë, për shembull? Vende të mëdha e të zhvilluara, me vetvetësi (identitet)  qartë, secili me standard gjuhësor të kristalizuarE prapëseprapë ndërmarrin reforma në gjuhët e tyre. Gjithnjë kërkues, e ftojnë brezin e ri me ba më shumë. Po ndiqja në televizionin francez një bisedë të regjistruar të akademikut Zhan d’Ormesô (Jean d’Ormesson, 1925-2017), shkrimtar, gazetar, filozof. Shtjelloi do mendime për frengjishten dhe tha këto punë duhet t’ua lëmë në dorë të rinjve. “Nuk mund të presim shumë nga akademia e prostatës… Këtu bëj pjesë edhe unë”, shtoi gjithë humor. Ka qenë afro gjysmë shekulli anëtar i Akademisë Franceze.

Ka fusha ku duhet  tregohemi “proteksionistë” metodikë“Proteksionistë” te vlerat kombëtare, te gjuha shqipeDuke e dashur dhe vlerësuar çdo tingull të gjuhës shqipe. Duke ia ndier çdo dhimbje. Duke e mbrojtur në çdo qelizë. Asaj i duhen kundërtrupat, që e bëjnë imune. A ngjizen kundërtrupat me duartrokitje për çka është bërë para pesëdhjetë vjetësh, me frymëzim marksist, orëellian?

Gjuha shqipe thërret:

1. Me e mbrojtë nga agresioni i vetvetishëm, i pandalshëm, i gjuhëve të huaja. I anglishtes sidomos. Herë-herë të krijohet përshtypja sikur shqipja është e përndjekur në atdheun e vet, në Shqipëri. Gjithfarë virusesh po ia shkërmoqin strukturën gramatikore, po ia bjerrin fjalët. Ndërtime fjalish përmbys, struktura të huazuara. Shprehje kalk. Derdhazë fjalësh të huaja, të panevojshme. Në jetën politike, në zyrat e larta të shtetit, në media, në praktikën gjyqësore, në veprimtaritë kulturore e të ekonomisë së tregut, në institucionet shëndetësore, njësoj. Një kompleks inferioriteti, i shfaqur në trajtën e snobizmit e të kozmopolitizmit, e shndërron shqipen nga zonjë në Hirushe. Do fjalë anglisht e nëpërkëmbja e gjuhës amtare nuk dëshmojnë kulturë. Dëshmojnë kundërkulturë. Konica thoshte: “Do të flasësh turqisht? Fol turqisht. Po kur më flet shqip, lëshoje më n’janë turqishten, mos fol si ato robeshat arapka, që sillnin qëmoti pashallarët në Shqipëri”.

Shqipja dhe anglishtja nuk janë alternativë e shoqja-shoqes. Shqipja është në shtëpi të vet. Shqipen s’e kemi vetëm gjuhë amtare. Shqipen e kemi identitet. Ku është shuar gjuha shqipe, janë shuar shqiptarët, as varret nuk u dihen.

Anglishtja e gjuhë të tjera janë jetike për zhvillimin e integrimin, për qytetërimin tonë. Gjithsecila në vendin që i takon.

Qeverisë nuk i dhemb. Qendrat akademike nuk bëzajnë. Këndon vetëm ndonjë zog i rrallë, i vetmuar, kryesisht nismë vetjake. Media hap ekranet për gjithfarë emisionesh, që ndotin shoqërinë me kundërvlera. Ndonjë dritare që rrit ndjeshmërinë për gjuhën shqipe? “Reality shoë” më mirë!

Gjuha shqipe thërret:

2. Me iu nënshtrue një reforme, që ka shpirt. Që e mbron, ia rrit fuqinë, i çliron energji të brendshme.

Reforma gjuhësore, thelbi i saj

Duke luajtur rëndë me gjuhën, u krijua një precedent i rrezikshëm. Por shoqëria shqiptare nuk mund të përsërisë politikën e precedenteve, qoftë edhe me synimin më të mirë. Liria nuk është negativi i diktaturës. Është dritë e frymëmarrje në përmasa, që robëria nuk i njeh.

U bë si u bë, nuk shtrohet çështja me e zhba standardin. Kjo nuk mund të bëhet dhe nuk duhet të bëhet. Këtij qëndrimi i jam përmbajtur përherë. [2]

Çështja shtrohet, përkundrazi, me e shpëtue standardin. Me e mbrojtë nga brejtja dhe zhbërja e brendshme, që për ditë jep shenja të qarta. Standardi po zbythet. Po zhgalitet. E sheh veten gjithnjë e më të shpërfillur. Media dhe ligjërimet publike s’e respektojnë. Ligjërimi popullor as që do me ia ditë për të.

Si me e shpëtue?

Zonja e madhërishme Kohë thotë një reformë gjuhësore është domosdoshmëri. Një reformë e mençur, e guximshme, që i rreh zemra shqip. Pa e prekur bazën toskërishte të standardit.

S’ka nevojë me e shpikë. Thelbin e saj e gjejmë te Çabej.

Reformë që i mbyll shtigjet e shndërrimit të standardit në “gjuhë të pasme”, siç paralajmëron Çabej.

Reformë që e sheh shqipen si gjuhë “për katër milionë shqiptarë”, siç tërhiqte vemendjen Çabej. Tashti “katër milionët” janë bërë shtatë a tetë milionë, ani pse pikë e pesë nëpër botë.

Reformë gjithpërfshirëse, me orientim nga “rruga e mesme”, që këshillon Çabej. Duke hapur dyert për pasuritë qenësore, të shkelmitura për arsye jashtëgjuhësore. Hapje  me logjikë shkencore, që këto pasuri të përthithen e të shkrihen natyrshëm në standard.

Po përmend rrëshqitazi, për së kiemi, jo për herë të parë, disa prej këtyre pasurive. Për to kërkohet studim i plotë.

– Paskajorja.

Si kategori foljore, mënyra paskajore përfaqëson kulmin e abstraksionit gramatikor në sistemon foljor të një gjuhe. Përbën formën më përfaqësuese të foljes përkatëse.  Kongresi i Drejtshkrimit vulosi dekretin, që e kish dënuar me vdekje. Asgjësimi artificial i paskajores do të thotë asgjësim i vetisë më të lartë abstraguese gramatikore të gjuhës.

Përdorimet, funksionet dhe ngjyresat e saj janë të pafundme. [3] Kishte hyrë edhe në jug. E ka Naimi të Bagëtia e Bujqësia. E ka Konica në shkrime e në përkthime. E ka Mihal Grameno te Për mëmëdhenë. E ka vlonjati Izuf Luza, e përdor edhe pas Kongresit të vitit  1972. E kanë disa këngë popullore të kënduara në Toskëri. Është në dokumente e shkrime të luftës, vetë diktatori e përdor dendur. Në sesionin e Institutit të Shkencave, janar 1952, Dh. S. Shuteriqi printe në krye të politikës zyrtare për “gjuhën e përbashkët”, por për paskajoren lufton. Pohon se  “infinitivi ka mot që ka hyrë në toskërishte”. Për t’i dhënë dukurisë tharmin e duhur politik, shton”: “Masat punuese kanë filluar ta përdorin. “Zëri i Popullit” ilegal mund të dëshmojë mirë për këtë”.

– Nëntipi i zgjedhimit me onj.

Sh. Demiraj e vlerëson “jo vetëm për vjetërsinë, por edhe për gjallërinë e madhe”. Ve në dukje se mbaresa onj është shumë e moçme në gjuhën shqipe; latinizmat e kanë gjetur në këtë gjuhë dhe e kanë gjetur aq prodhimtare, saqë u përfshinë edhe vetë brenda këtij tipi zgjedhimi, u përthithën prej tij.

Shijojmë muzikalitetin e këtij vargu mjedian, prej Andrrës së Jetës:

Nalt orteku ushton për mneri

Tuj fundue çetinë e lis…

Hap fjalorët e gjuhës shqipe të hartuar nga Akademia e Shkencave, nuk është kund folja me fundue, fundoj. As mjaft të tjera të ndërtuara ngjashëm. Nëntipit me onj/ oj, shumë i moçem në gjuhën shqipe, i është vënë bërryli në të mirë të nëntipit me os, të huajtur nga greqishtja.

Të njëjtat folje, zgjedhuar me oj ose me os, në mjaft raste ndryshojnë edhe kuptimisht. Për shembull folja me (u) palue – prej këtu i paluem, i paluet, ndajfolja paluet – bart kuptime e ngjyresa që nuk i ka palos. Prej saj janë krijuar fjalë të reja: emrat paluk, palukë, paluskë, palushkë, paloqe, mbase edhe palungë; emra të përdorur edhe si mbiemra: paluskan, paluskane; mbiemri sypaluet, i përdorur edhe si ndajfolje; pasthirrmat palou, palonu/ palouni, që përdoren si kallëzues vetëm në mënyrën urdhërore përkatësisht njëjës e shumës; edhe një numër shprehjesh frazeologjike si paloi bishtin, paloi veshët, palon pare (lekë) e të tjera. [4]

– Emrat prejmbiemrorë e prejfoljorë të gjinisë asnjanëse të tipit të pirët, të veshurit.

Janë në përdorim në të dy dialektet, në të shkruar e në të folur. Te Sami Frashëri gjejmë të gjatëtë, të gjerëtë, të lartit, të mathtë (prej madh), të lindurit, të perënduarit. I përdor për të plotësuar mungesën e emrave abstraktë ose për t’i shprehur më mirë nocionet përkatëse. Në Korçë kam dëgjuar një duhantar kah i thotë me humor shokut, që mëtonte se e kish lënë duhanin, por prapë po i lypte cigare: “Që e ke lënë duhanin e shikoj, por s’po kuptoj e ke lënë në të pirë apo në të blerë?”. Nëpër krijimet e mjeshtrave si Konica e Kuteli (në rrëfenjat) ndeshen dendur e me ngjyresë të veçantëJetësia e këtij tipi emrash duket edhe te aftësia fjalëformuese. Konica përdor të mosardhurit, të moskuptuarit, të mospasurit.

Emrat asnjanës të pirët, të veshurit, te shkruarit nuk janë të njëjtë me sinonimet pirje, veshje, shkrim. Te emrat asnjanës theksi kuptimor bie më shumë mbi veprimin si ecuri (proces); te tipi i dytë kjo ecuri ose është e përfunduar ose theksi është kryesisht te përfundimi i tij. Kur thua në të mbaruar të drekës kuptimi është aty kah mbarimi, afër fundit; kur thua në mbarim të drekës kuptimi është kur mbaroi dreka.  

Përgjithësisht këta dy tipa emrash nuk zëvendësojnë njëri-tjetrin. Te fjali si nuk pushon së qeshuri/ së qari, në vend të emrit asnjanës në rasën rrjedhore të qeshurit, përkatësisht të qarët, nuk mund të vihen emrat qeshja ose e qeshura, përkatësisht qarja ose e qara. Pra nuk mund të thuhet nuk pushon qeshjeje/ qarjeje ose nuk pushon së qeshure/ së qare.

Këta emra foljorë asnjanës, rrallë janë përfshirë në fjalorët e Akademisë. Ashtu si dhe emrat femërorë të tipit e qëndisura, e veshura për qëndisja, veshja, të krijuar prej emërzimit të mbiemrave e me përdorim bukur të gjerë.

– Fjalori.

Pasuria e fjalorit të gjuhës shqipe u cungua dhimbshëm. Në sesionet që u përmendën, Shuteriqi shfaqet i përçudnuar. Edhe sa i përket leksikut, “veriu nuk është më i përparuar se jugu”, thotë. Por “edhe sikur të ndodhte që dialekti i veriut të ishte më i pasur nga ai i jugut në leksik… do të duhej që thesari leksikor i veriut të ishte më i përparuar”(!). Studiuesit rrudhin supet të çmeritur: ç’do të thotë nga pikëpamja gjuhësore “thesar leksikor më i përparuar”?! Ndihet se brenda folësit ka pasur dyluftim. Shuteriqi i letrave, i dhunuar prej Shuteriqit të partisë, formulon fjali të vajtueshme edhe për një amator.

Në një intervistë për shtypin e Tiranës, me rastin e marrjes së çmimit Pena e Argjentë (dhjetor 2004), Robert Elsie shprehet me dhimbje: “Unë vuaj shumë për fjalor, sepse kur lexoj letërsi shqiptare dhe kur has një fjalë që nuk e kuptoj, zakonisht nuk e gjej në fjalorin e Akademisë. Kjo më mërzit shumë… Fjalori i shqipes zyrtare [5] është vetëm  gjysma e gjuhës së vërtetë”.

Autori i këtyre shenimeve ka njëjtësuar raste, [6]  kur nëpër fjalorët normativë të Akademisë janë përzënë fjalë të burimit indoeuropian të shqipes, që përdoren edhe sot e kësaj dite në dialektin gegë dhe që janë ngulitur edhe nëpër emërvende (toponime), duke i zëvendësuar me fjalë me gurrë sllave, greke ose turke! Këto fjalë dhe të tjera të dëbuara janë gurë qosheje. Për peshën që kanë në fondin leksikor të gjuhës, një numër syresh Çabej i ve në thierzën e dijetarit, i zbërthen në Studimet etimologjike në fushë të shqipes.

Pasuria dhe zhvillimi i një gjuhe spikatin në fjalët që shprehin nocione abstrakte e te caqet (skajet, termat) kozmogonike, që lidhen me hapësirën e me kohën. Ato kallëzojnë për shkallën e të menduarit abstrakt të një populli. Caqet nga jeta politike, administrative, juridike, ekonomike e kulturore dëshmojnë shkallën e qytetërimit gjatë qindvjeçarëve jo më pak se muret e kështjellave, shtatoret e amfiteatrot. Janë dhjetëra a më shumë fjalë të terminologjisë së kozmosit, të shkencave natyrore, të teknikës, të arteve, të sporteve, të artit të qeverisjes, të ekonomisë së tregut, që i ka krijuar gjuha nëpër mote, me brumin e vet në dialektin gegë. I kanë qëmtuar e përdorur Gazulli, Fishta, Koliqi, shqipëruesit e Dantes e të Homerit, Pashko Gjeçi e Gjon Shllaku. Gjinden në kushtetutat e moçme si Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe Kanuni i Skanderbegut, në krijime popullore, rrjedhin në të folurit e përditshëm. Me to gjuha shqipe mund të hahet (të konkurrojë) edhe me latinishten e me greqishten e vjetër, ose me gjuhë bashkëkohore, që njihen si “të mëdha”.

Në fjalorët normativë të Akademisë gjen gjithfarë dysorësh nëndialektorë, që përdoren “në fshatin tim”. Por fjalë si këto që përmendëm, dalin “tepër”. Edhe kur “pranohen”, shpesh zhvleftësohen me shenimin krahin. – krahinarizma! [7]

Fanatizmi pjell herezinë

Mbrojtësi i rrejshëm të lëshon në kurth.

Me ose pa dashje, disa mbrojtës të standardit të sotëm janë të rrejshëm. E trajtojnë si lule mos më prek. Çdo vështrim kritik të tij e shohin me drithërimë, e përjetojnë si lëndim. Çdo përmendje e gegnishtes ua çon flokët përpjetë, thua pasuritë e këtij dialekti nuk janë gjuhë shqipe. Mos e rrok fort, se po ia da frymën!, thotë populli. E rrokin nga dashuria për shqipen, apo nga ndonjë dashuri a nostalgji tjetër?

Gjuha nuk mund të përparojë e shkëputur prej ligjërimit të rrjedhshëm popullor. Nuk mund ta ruajë freskinë, e mbyllur me shtatë palë dryna. Është qenie e gjallë, rikrijohet çdo ditë. Nuk mund të mbijetojë në formalinë.

Në mos u çeltë shtegu për reformë gjuhësore, mbetet hapur rruga për anarki gjuhësore. Te shkallëshkallshme. Për “rebelim” të heshtur kundër gjuhës zyrtare. Spontan, të rrëmujshëm,  të çorganizuar. Më fort se sot, pasojat do të dhembin nesër, kur do të jetë vonë. Uroj të jem gabim, por ndeshtrasha kështu thotë. “Fanatizmi pjell herezinë”, na kujton Niçja me gojën e Zarathustrës.

Lasgushi thoshte “kam frikë nga historia”. Fanatikët “Mister njet”  s’kanë frikë nga historia? S’e kuptojnë, apo nuk duan ta kuptojnë Kohën? Pse kaq armiqësi ndaj ndryshimit, ndaj një reforme që s’kërkon përmbysje, përkundrazi, kërkon ringritje, rijetësim, ose, po të përdor një fjalë të huaj, “rivitalizim”  të kryevlerës, që na njëjtëson si shqiptarë? Nga syri i cilit Big Brother druhen sot, apo dikush e ka Big Brotherin brenda vetes?  Rishtazi na shti në mendime Niçja, me Zarathustrën: “A di të bëhesh gjykatës dhe xhelat i ligjit tënd?”.

Heshtja për të keqen të bën pjesë të së keqes. Unë nuk dëshiroj me u ba pjesë e së keqes. Unë kam frikë nga historia. Prandaj flas.

 Mehmet ELEZI

Botuar ne EXLibris nr. 201, date 1 tetor 2022

[1] I fundit ndërroi jetë herët.

[2] Çështjet kryesore që përmblidhen në këto shenime, autori i ka trajtuar në një numër botimesh të mëparshme: “Gjuha shqipe në bunker?!” (“Gj. Fishta”, 2005), ribotuar me disa plotësime si parathënie e Fjalorit të Gjuhës Shqipe (“Gj. Fishta”, 2006); “Gjuha shqipe me një mushkëri” (“Gj. Fishta”, 2008); “Gjuha shqipe dhe ëndrra e një nate vere” (“Gj. Fishta”, 2009), “Dritëhije në fjalorët e Akademisë – gjuha shqipe apo gjuha e fshatit tim? –“ (ALSAR, 2018); “Drejtshkrimi i gegnishtes ose gegnishtja e standardizueme (ALSAR, 2021); “Karakteri shqiptar dhe etimologjia e emrit gegë” (ALSAR, 2021). Autori i ka shtjelluar dhe në medie.

[3] Për më hollësisht shih M. Elezi, Gjuha shqipe në bunker?!, vep. e cituar.

[4] Për më shumë shih M. Elezi, Fjalor i Gjuhës shqipe, Gj. Fishta, 2006.

[5] Vihet re, albanologu i shquar përdor cilësimin shqipe zyrtare.

[6] M. Elezi, Gjuha shqipe në bunker?! dhe Dritëhije në Fjalorët e Akademisë, vep. të cituara.

[7] Më hollësisht shihs M. Elezi Dritëhije në Fjalorët e Akademisë dhe Gjuha shqipe në bunker?!, kreu Fjalët abstrakte e kozmogonike dhe caqet, vep. të cituara.

Albini nuk është simbol i ndryshimit, por vet ndryshimi

0
Nga Lirim Gashi
___
(në shqip, kroatisht, gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht)
***
Një i ri, i torturuar, krenar, i ndershëm, i talentuar, i ditur, i guximshëm, i pakorruptuar dhe i pathyeshëm kishte një ëndërr.
Të ndryshonte gjithçka nga rrënjët, por jo edhe rrënjët pellazge dhe ilire të popullit të tij.
Synimi i tij i guximshëm, patriotik, fisnik, i ndershëm dhe i pakorruptuar për të ndryshuar rrënjësisht politikën vendase mafioze dhe kuislinge nuk mund të quhet revolucion i kuq, pavarësisht se subjekti i tij politik përdori metoda rezistence të ngjashme me ato të përdorura nga partitë e së majtës evropiane në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar.
Sepse këto metoda nuk shkaktuan as një për qind të dëmeve materiale dhe viktimave njerëzore të shkaktuara nga qeveritë tona mafioze dhe kuislinge të pasluftës.
Nga ana tjetër, qëllimi i tij politik nuk ishte kurrë të shkatërronte gjithçka dhe të rindërtonte gjithçka mbi të njëjtat rrënoja, sepse ai nuk ishte kurrë një komunist i bindur, por gjithmonë një socialdemokrat i bindur.
Jemi dëshmitarë se ky burrë dikur i ri dhe tashmë në moshë të mesme, po arrin hap pas hapi të gjitha qëllimet e tij.
Mirë për të, mirë për ne.
Ai quhet Albin Kurti dhe keni të drejtë ta admironi.
***
ALBIN NIJE SIMBOL RADIKALNE POZITIVNE PROMJENE, ON JE SAMA PROMJENA
Lirim Gashi
(na albanskom, hrvatskom, njemačkom, engleskom i francuskom)
Mladić, izmučen, ponosan, pošten, talentiran, učen, hrabar, neiskvaren i nepobjediv usnio je san.
Promijeniti sve iz korijena, samo ne pelaške i ilirske korijene svoga naroda.
Njegova hrabra, domoljubna, plemenita, poštena i neiskvarena namjera da iz temelja promijeni domaću mafijašku i kvislinšku politiku ne može se nazvati crvenom revolucijom, unatoč tome što je njegov politički subjekt koristio metode otpora slične onima koje su koristile stranke europske ljevice. sedamdesetih godina prošlog stoljeća.
Jer te metode nisu nam uzrokovale ni jedan posto materijalne štete i ljudskih žrtava koje su nam uzrokovale naše poslijeratne mafijaške i kvislinške vlasti.
S druge strane, njegov politički cilj nikad nije bio sve porušiti i na istim ruševinama sve ponovno izgraditi, jer on nikada nije bio uvjereni komunist, nego uvijek uvjereni socijaldemokrat.
Svjedoci smo da ovaj nekad mladi, a sada sredovječni čovjek korak po korak ostvaruje sve svoje ciljeve.
Blago njemu, dobro nama.
Njegovo ime je Albin Kurti i imate pravo da mu se divite.
***
ALBIN IST KEIN SYMBOL RADIKALER POSITIVER VERÄNDERUNG, ER IST DIE VERÄNDERUNG SELBST
Von Lirim Gashi
(auf Albanisch, Kroatisch, Deutsch, Englisch und Französisch)
Ein junger Mann, gequält, stolz, ehrlich, talentiert, gelehrt, mutig, unbestechlich und unbesiegbar, hatte einen Traum.
Alles von den Wurzeln an zu ändern, aber nicht die pelasgischen und illyrischen Wurzeln seines Volkes.
Seine mutige, patriotische, edle, ehrliche und unbestechliche Absicht, die lokale Mafia- und Quisling-Politik grundlegend zu verändern, kann nicht als rote Revolution bezeichnet werden, obwohl sein politisches Subjekt Methoden des Widerstands anwandte, die denen der Parteien der europäischen Linken ähnelten in den siebziger Jahren des letzten Jahrhunderts.
Weil diese Methoden nicht einmal ein Prozent der materiellen Schäden und menschlichen Opfer verursachten, die unsere Mafia- und Quisling-Regierungen der Nachkriegszeit verursachten.
Andererseits war es nie sein politisches Ziel, alles zu zerstören und alles auf denselben Trümmern wieder aufzubauen, denn er war nie überzeugter Kommunist, sondern immer überzeugter Sozialdemokrat.
Wir werden Zeuge, dass dieser einst junge Mann heute mittleren Alters Schritt für Schritt alle seine Ziele erreicht.
Gut für ihn, gut für uns.
Sein Name ist Albin Kurti und Sie haben das Recht, ihn zu bewundern.
***
ALBIN IS NOT A SYMBOL OF RADICAL POSITIVE CHANGE, HE IS CHANGE ITSELF
By Lirim Gashi
(in Albanian, Croatian, German, English and French)
A young man, tormented, proud, honest, talented, learned, courageous, incorruptible and invincible, had a dream.
To change everything from the roots, but not the Pelasgian and Illyrian roots of his people.
His courageous, patriotic, noble, honest and incorruptible intention to fundamentally change local mafia and quisling politics cannot be described as a red revolution, although his political subject used methods of resistance similar to those of the parties of the European left in the seventies of the last century.
Because these methods did not cause even one percent of the material damage and human casualties caused by our post-war mafia and quisling regimes.
On the other hand, it was never his political goal to destroy everything and rebuild everything on the same ruins, because he was never a convinced communist, but always a convinced social democrat.
We are witnessing that this once young man is now middle-aged, step by step, achieving all his goals.
Good for him, good for us.
His name is Albin Kurti and you have every right to admire him.
***
ALBIN N’EST PAS UN SYMBOLE DE CHANGEMENT POSITIF RADIAL, IL EST LE CHANGEMENT LUI-MÊME
Par Lirim Gashi
(en albanais, croate, allemand, anglais et français)
Un jeune homme, tourmenté, fier, honnête, talentueux, savant, courageux, incorruptible et invincible, fit un rêve.
Changer tout depuis les racines, mais pas les racines pélasges et illyriennes de son peuple.
Son intention courageuse, patriotique, noble, honnête et incorruptible de changer fondamentalement la politique locale de la mafia et des collaborateurs ne peut être qualifiée de révolution rouge, bien que son sujet politique ait utilisé des méthodes de résistance similaires à celles des partis de la gauche européenne dans les années soixante-dix du le siècle dernier.
Parce que ces méthodes n’ont causé même pas un pour cent des dégâts matériels et des pertes humaines causés par nos régimes mafieux et collaborateurs d’après-guerre.
En revanche, son but politique n’a jamais été de tout détruire et de tout reconstruire sur les mêmes ruines, car il n’a jamais été un communiste convaincu, mais toujours un social-démocrate convaincu.
Nous constatons que cet homme autrefois jeune est maintenant d’âge moyen, étape par étape, atteignant tous ses objectifs.
Tant mieux pour lui, tant mieux pour nous.
Il s’appelle Albin Kurti et vous avez parfaitement le droit de l’admirer.