
Lumir Abdixhikut i besoj më pak se Rada Trajkoviqit !

Dy vite nga shkuarja në amshim e Selami Helshanit, veprimtarinë e të cilit do ta kujtojmë përherë

Abas Fejzullahi
- Përgatiti në shenjë nderimi e përkujtimi
Pikërisht dy vite më parë, me 2 Verdhor (Tetor) 2020, familjarët lajmëruan të pikëlluar, për ndarjen nga jeta dhe kalimin në përjetësi të kryefamilarit Selami Helshani, elektro inxhinjer nga Mitrovica.
Lajmi për ndërrimin e jetës dhe kalimin në përjetësi të Selamiut, preku ndjenjate shpirtërore, të familjarëve, farefisit, shokëve dhe bashkëveprimtarëve kudo që ishin !
Tani në përvjetorin e dytë të kalimit në përjetësi të Selami Helshanit, na takon përgjegjësia njerëzore, morale dhe shoqërore, ta kujtojm, nderojm e rikujtojm jo vetem me mall e dashuri por edhe me krenari Jetën dhe veprimtarin atdhetare dhe profesionale të Selamiut, në të gjitha drejtimet.
Për jetën dhe veprimtarinë e Selami Helshanit shkurtimisht do i paraqesim disa të dhëna e dëshmi, por, përfshirjen në tërsi, do ta plotësonte vetem një Monografi.
Lindi më 1944 në Mitrovicë, ku e kreu Shkollimin fillor. pastaj Gjimnazin “Silvira Tomazini“ gjatë vitit shkollor 1964-1965, drejtimin e shkencave natyrore, brezi i dhjetë i maturantëve që kishte 24 nxënës që e kryen maturën, Selami Helshani është i 18-ti sipas numrit rendor në Regjistër. Fakultetin Teknik drejtimin e Elektro-Teknik e kreu në Prishtinë dhe mori diplomën Elektro Inxhinjer. Si student është marrur me veprimtari atdhetare, për të jetësuar lirin dhe pavarësinë e Kosovës nga pushtuesit serbo-sllav.
Menjëherë pas Kundërshtimeve (Demostratave) të vitit 1968, që janë bërë në Prishtinë dhe në tërë Kosovën dhe në viset tjera shqiptare nënë pushtimin Jugosllavë, me Kërkesën gjithëpopullore për Kosovën Republikë, që Kosova të jetë e barabartë në të gjitha drejtimet sikurse Republikatë tjera në Federatën Jugosllave.
Si gjatë Kundërshtimeve (Demostratave) dhe pas ndaljes së tyre me dhunë e terror policor dhe ushtarak, pushteti serb në veçanti në emër të Jugosllavisë, në vazhdimsi hulumtonte dhe bënte përndjekjen e shqiptarëve në përgjithësi e të studentëve dhe intelektualëve në veçanti tue i burgosur, denuar dhe keqtrajtuar përmes proqeseve gjqësore të sajuara që si bazë dhe dëshmi kishin urrejtjen patologjike të pa shëruar ndaj shqiptarëve jo vetem në Kosovë po në tërë hapësirat ku ata gjinden, ku me kohë ishin ndarë shqiptarët nëpër Republikatë tjera qëllimisht për t’i mbikqyrur e sunduar më lehtë.
Arrestimi burgosja dhe dënimi i Selami Helshani në vitin 1969
Selamiu, arrestohet dhe burgoset më 1.XII.1969, Binak Ulaj nga Plava e Malit të Zi më 28-XI-1969 dhe Kadri Osamni nga F. Makresh K.Gjilan më 27.XI-1969, që të tret si grup rëndohen për vepër penale sipas Nenit.118 al.1 të Ligjit Penal për Propogandë armiqësore dhe sipas Aktvendimit të Gjykatës së rrethit në Prishtinë denohen me burg . Binak Ulaj me 1(një) vitë, Selami Helshai me 10 muaj dhe Kadri Osmani me 10 muaj.
Aktgjykimi K.Nr. 9|70 I Gjykatës së rrethit në Prishtinë, pasi që është vërtetuar si e drejtë edhe nga Gjykata Supreme tue hedhur si të pa bazë Ankesen e avokatëve mbrojtës se të dënuarit kanë kryer vepër penale tue shpërnda dhe shumëzuar parolla me përmbajtje armiqësore për rrënimin e rendit shoqëror dhe përçarjen e shkatrrimin e bashkim vëllazërimit mes popujve të jugosllavisë.
Të dhëna janë nxjerrur nga Akt Vendimi i Gjykatës në Emër të Popullit.
Dëshmi një pjesë e nxjerrur nga Aktëgjykimi prej 4 faqësh në gjuhën serbokroate.

Vetevetiu lind pyetja;
Në emër të cilit popull..?
Në emër të popullit shqiptarë jos e jo, pasi që se ka pyetur kush, se ka qenë i pushtuar e robruar nga shovenistet çetnikët serbë, bashkë me malazezët e maqedonasit në veçanti dhe sllavët e tjerë në Jugosllavinë Federale.
Të gjitha proceset gjyqësore kundër shqiptarëve i ka kurdisur dhe udhëhequr Serbia bashkë me malazezët dhe maqesonasit, sipas udhëzimeve, kërkesave urdhëresave, planprogrameve të elaboruara në hollësi e thellësi fillimisht nga KOS (Kisha Ortodokse Serbe) në bashkëpunim dhe veprim me ASHAS ( Akademin e Shkencave dhe Arteve Serbe) me AU (Akademin Ushtarake)…
Vend me rëndësi në këtë veprimtari kriminale për shfarosjen e popullit shqiptarë zen kryeçetniku dhe Akademiku serb Vaso Qubrilloviçi, (Васо Чубриловић) Ivo Andriq ( Иво Андрић) dhe iça e viça të tjerë jo vetëm për t’i dënuar e keqtrajtuar shqiptarët por edhe për shfarosjen e tyre në masë, dëshmojnë elaboratet e tyre si dhe sjelljet dhe veprimet e kryekasapit Sllobodan Millosheviqit që pothuajse të njejten politikë në bashkëpunim me Rusinë po e vazhdon edhe sot e kësaj dite Serbia që ende lëmohet e përkdhelet nga BE edhe pse në vazhdimsi kërcënon, paraqet kushte e kushtëzime dhe si ka ndalur e si ndal veprimet për ta çrregulluar Kosovën përmes KOS dhe ardhacakëve në Mitrovicë që veprojnë kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj sipas udhëzimeve dhe përkrahjes nga Serbia nënë udhëheqjen e saj që s’dallon asgjë nga udhëheqja e kryekriminelit Sllobodan Millosheviqit i cili ka qenë në Gjykatën e Hagës i rënduar për krime kundër njerëzimit.
VEPRIMTARIA ATDHETARE E SELAMI HELSHANIT

Selami Helshani pasi ka mbajtur burgun në vitin 1969-1970 sipas Akt Vendimit të Gjykatës së Rethit në Prishtinë, vërtetuar edhe nga Gjykata Supreme, ka vazhduar veprimtarinë e tij për jetësimin e Kosovës Republikë, në bashkëpunim të ngushtë me minatorët e Xeherorës së Kombinatit Trepça dhe udhëheqësin e saj.
|
Selami Helshani (1944-2020) |
Selami Helshani me virtyte të larta njerëzore karakterizohej me qetësinë dhe urtësin e tij vërtetë mahnitëse. Në organizimin Sindikal me shumë sukses ka kryer detyren e sekretarit të BSP të xehtarëve të Trepçës dhe ishte për lakmi puna e tij në hartimin dhe përpilimin e regjistrave për kategorit skamnore të mija minatorëve të larguar me dhunë nga puna nga pushtuesi serb, ka ruajtur dhe mirëmbajtur dokumentacionin për pranimin dhe shpërndamjen e ndihmave nga do që kanë ardhur për minatorët
Ishte anëtar dhe veprimtar i dalluar i LDK-së nderonte dhe vlersonte shumë Dr. Ibrahim Rugovën kryetarin e parë dhe historik të Republikës së Kosovës kjo dëshmon edhe nga vizitat që i ka ba përmes fotografive.
Bashkëpunimi im me Salami Helshanin ka qenë i vazhdueshëm që nga largimi i minatorëve me dhunë nga vendet e punës dhe lindja e nevojës për t’i ndihmuar minatorët skamnor përmes ndihmave nga Prizreni me rrethinë fillimisht përmes grumbullimit të ndihmave dhe përmes organizimit të BSP të Prizrenit dhe në veçanti me aksionin gjithëpopullor „Familja ndihmon familjen“FNF“ që jetësimin praktikë e ka nga Prizreni në Lagjen Tusus. Pikërisht ky aksion që më vonë u shëndërruar në Shoqatë ka lidhur miqësin e ndërsjellt që nga viti 1990 dhe ajo ka vazhduar deri me kalimin e tij në përjetësi ku ka lënë shumë mbresa dhe kujtime të pa harruar.
Gjatë përpillimit të regjistrave të minatorëve skamnor dhe organizimin e ndihmave shpeshëherë në shtëpinë e Salami Helshanit , bashkë kemi punuar deri vonë pas mesnate ku Zonja e shtëpisë bashkëshortja e Selamit Hana, me mikëpritje e bujari na shërbente me ushqim siç thuhet bukë krip e zemër (po vërtetë s’kanë munguar edhe ndonjëherë pije freskuese fryte dhe ëmbëlsira). Kështu von rrinte pa fjetur shpesh edhe vajza e tyre e mrekullueshme Fatbardha „Bardha“.
Andaj kjo mirëpritje bujare na bënte që të punoojm deri vonë pas mesnate dhe të përballojm lodhjen e pagjumsinë. Selamiu bashkë me familjen dëshmuan se me punë e përgjegjësi, mikëpritje e bujari ju kanë përgjegjur thënies për bamirësi në vijim:
“BAMIRËSIA ËSHTË THESARI I VETËM, QË SHTOHET TUE NDA ME TË TJERËT”

Fillimisht përmes “FNF” në mënyrë të drejtpërdrejt dhe afatgjate u mbuluan familjet skamnore të xehtarëve të Trepçës të rrezikura nga URIA dhe pastaj u ndihmuan edhe familjet tjera skamnore të mbetura pa të ardhura dhe pa punë nga familjet në gjendje më të mirë ekonomike në Kosovë dhe nga kurbeti.
Shtrirja e veprimtarisë “FNF” krhahs Pajtimit të Gjaqeve përfshiu tërëa viset shqiptare pa lënë anash edhe ndihmen e madhe nga kurbetçarët kudo jashtë atdheut.
Deri në pranveren e vitit 1993 nga të dhënat e paraqitura në mbledhjen e mbajtur në xhami në Lupç të Podojevës, nga të dhënat e paraqitura prej veprimtarëve nga terreni sipas komunave, ndihmoheshin mbi 8500 familje skamnore nga po aq familje me gjendje të mirë ekonomike në mënyrë të drejtpërdrejtë për çdo muaj me shumën e caktuar dhe në mënyrë afatgjate. Mirpo në Qershor të vitit 2021 bshkëveprimtari i nderuar Halil Ahmeti nga Gjakova gjatë bisedes më njoftoi se i kanë shpëtuar dokumentacioni gjatë luftës lidhur me ndihmat përmes SH.“FNF“ dhe mi përcjelli të dhënat për 763 familje që s’janë të përfshiranë të dhënat e viti 1993 andaj me këto të dhëna kanë qenë të ndihmuara 9263 famile.
Janë ndihmuar familjet skamnore për çdo muaj secila, s’paku me 150 Marka Gjermane sipas Fletdëshmisë apo gjithsejtë rreth 1 miljon e gjysmë Marak për çdo muaj për të gjitha familjet e ndihmuara skamnore…
Organizimet bëheshin në secilen komunë dhe përgjegjësit që vepronin në terren merrnin dokumentacionin përkatës, këshilla e udhëzime nga Këshilli Qendror i “FNF”.
Të dhënat e sipërshënuara kanë të bëjnë me veprimtarinë atdhetare të Selami Helshanit shkurtimisht, për ta nderuar e kujtuar jetën dhe veprimtarinë e këtij veprimtari falë pak e punë shumë.
Me një thjeshtësi e zemërgjërsi i tejkalonte pengesat që paraqiteshin gjatë punës, qoft nga rrethanat e jashtëzakonshme që kishte krijuar armiku serb në çdo drejtim, qoft edhe nga ata që lavdroheshin me fjalë e punë s’bënin tue u përpjekur që me fjalë të mbulojnë papunësinë dhe papërgjegjësinë e tyre..!
Fjalët janë tëpakta për të përfshi të gjithë veprimtarinë e tij në këtë dyvjetor të kalimit të tij në përjetësi, andaj për të plotësuar me të dhëna e dëshmi veprimtarinë e tij bamirëse dhe atdhetare do të ishte detyrë dhe përgjegjësi e secilit bashkëveprimtar dhe bashkëpunëtor po edhe familjarë e shoqëri të japin ndihmesen në këtë drejtim për ta bërë një Monografi për jetën dhe veprimtarinë e tij.
Foto nga vizita e Selami Helshanit bërë kryetarit Dr. Ibraim Rugovës
Një kujtim me Selami Helshanin në Tiranë bashkë me përfaqësuesit e SP të Minatorëve të Trepçës

Shtojcë:Në vazhdim gjinden materialet shtesë si dëshmi.
Aktvendimi i Gjykatës Supreme
1. Dokumente tjera si dëshmi.









Somali: Lideri i al-Shabaab është vrarë
sot në ora 11:48, nga NTB
Një nga udhëheqësit më të lartë të al-Shabaab është vrarë në një sulm me dron në Somalinë jugore, thanë autoritetet. Foto: Farah Abdi Varsameh / AP / NTB
Qeveria e Somalisë tha se një nga udhëheqësit e grupit ekstremist al-Shabaab ishte vrarë gjatë një sulmi me dron në jug të vendit.
Sulmi me dron ishte një bashkëpunim midis autoriteteve somaleze dhe partnerëve ndërkombëtarë të sigurisë dhe Abdullah Yare u vra pranë qytetit bregdetar Haramka, sipas një deklarate nga Ministria e Informacionit.
Yare ishte një nga shtatë udhëheqësit e shquar të emëruar nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2012 dhe ishte në listën më të kërkuar. SH.B.A.-ja ofroi tre milionë dollarë për informacione që do të çonin në arrestimin e tij.
Yare ishte një nga themeluesit e al-Shabaab si një organizatë me lidhje me Al-Kaedën.
Ushtarët luftojnë për Putinin në Ukrainë. Por, pse ata udhëhiqen me flamuj të tjerë e jo me atë të Rusisë?
Ushtarët “vullnetarë” të Batalionit Alga në Tatarstan fotografuan përpara se të dërgoheshin në front në gusht. Ata pozojnë me flamurin e Tatarstanit në vend të atij rus. Emri i batalionit është një thirrje e vjetër e luftës së Tatarit dhe do të thotë “Përpara!” Foto: Faqja në internet e autoriteteve tatarstanase.
Çfarë nuk shkon me ushtrinë ruse? Disa flamuj shumë të veçantë hedhin dritë mbi një problem të fshehtë e të thellë.
Përgjigjja është një arsye e rëndësishme pse gjërat po shkojnë keq për Rusinë në Ukrainë.
-
Gazetar
-
Gazetare
Lufta në Ukrainë
Një flamur i pazakontë fluturon mbi një llogore ruse. Pamjet nga fronti në Kherson në Ukrainën jugore mahnitin.
Ushtarët rusë luftojnë nën flamurin e Tuvës. Është një nga republikat më të vogla në Rusi, në lindje të kufirit me Mongolinë.
Ata janë vetëm një nga shumë batalionet e reja ruse. Ushtarët u lajmëruan vullnetarish. Tani ata janë në front.
Fotoja tregon flamurin e Republikës së Tuvës mbi një pozicion rus në Berislav në rajonin Kherson. Foto: Telegram/Twitter
Rusia ka pësuar humbje të mëdha në luftën në Ukrainë. Fundjavën e kaluar kur ukrainasit morën qytetin strategjik të Lymanit. Për të mbushur boshllëqet, Putin ka nisur një mobilizim kaotik dhe grindaveç.
Tatarët kanë dy batalione. Çeçenët kanë pesë batalione, të cilat janë vëzhguar në Kiev, Kherson dhe Mariupol, ndër të tjera. Të paktën 20 rajone të ndryshme kanë krijuar batalionet e tyre. Të gjithë kanë flamujt dhe simbolet e tyre. Ata kanë emra që luajnë mbi etninë, kulturën dhe historinë jo-ruse.
Por me çfarë përballen ushtarët e rinj në fushën e betejës? Dhe çfarë bën atje flamuri i Tuvës?
Përgjigja është pjesë e arsyes pse gjërat po shkojnë keq për Putinin në luftë.
Jo duke folur me njëri-tjetrin
“Ata flasin gjuhë krejtësisht të ndryshme dhe nuk pranojnë qëllimet apo vlerat e njëri-tjetrit.”
Kështu shkruan komentatori rus Ian Matveyev në Twitter.
Degëve të ndryshme të makinerisë së luftës së Putinit u ka munguar një komandë e qartë. Ata po luftojnë me furnizimet. Përforcimet nuk mbërrijnë. Atyre që vijnë u mungon stërvitja. Për më tepër, sistemi i inteligjencës dështon herë pas here.
Problemet dalin kur njësitë e reja, të cilat nuk janë pjesë e ushtrisë së rregullt, kalojnë kufirin. Vullnetarët thonë se ata janë të privuar nga dronet, dylbitë e natës dhe pajisje të tjera nga rojet kufitare ruse. Kur plagosen, shpesh ata marrin kujdes më të dobët shëndetësor.
“Rusia pësoi humbje të rënda herët në luftë. Prandaj, ata kanë pasur vrima të mëdha në batalione dhe kështu nuk kanë qenë të efektshëm,” thotë Tom Røseth. Ai është profesor i asociuar dhe mësues i inteligjencës në Kolegjin Universitar norvegjez të Mbrojtjes.
Kremlini ka zgjedhur të organizojë forcat e tij në disa grupe të ndryshme.
Prandaj, makina ruse e luftës është e copëtuar. Ushtarët e rinj do të hyjnë në një strukturë ushtarake ku pjesët e ndryshme flasin dobët me njëra-tjetrën. Shpesh fajësojnë edhe njëri – tjetrin. Gjatë fundjavës, për shembull, udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i kcej në qafë gjeneralit Aleksandr Lapin. Ai e quajti atë “pa talent”.
Është urgjente që Putini të rrëzojë nivelin e konfliktit dhe t’i bëjë pesë grupe në veçanti të punojnë së bashku:
1. Ushtria ruse
Sigurisht, grupi më i rëndësishëm është ushtria tradicionale.
2. A janë Genghis Khan dhe gjenerali i tij rilindur?
Për të zëvendësuar ushtarët e vdekur, Kremlini filloi një fushatë rekrutimi të vullnetarëve në rajon. Atyre u ofrohen paga të larta. Por shpesh janë të stërvitur keq. Dhe ata nuk janë integruar në kulturën e mbrojtjes ruse.
Disa kanë mendime të veçanta edhe për udhëheqjen ruse të mbrojtjes.
Një shembull janë ushtarët nga Republika e vogël e varfër e Tuvës në zemër të Azisë. Shumica janë budistë. Djali më i famshëm i Tuvës është Ministri i Mbrojtjes Sergei Shojgu.
Disa tuvanianë e përshëndesin atë si rimishërimin e Subutait. Ishte gjenerali më i madh i mongolëve. Subutai pushtoi Kinën, Rusinë dhe pjesën më të madhe të Azisë në fillim të viteve 1200.
Në një përzierje shakaje dhe serioziteti, disa thonë gjithashtu se Putin është një Genghis Khan i rilindur. Meduza e shkruan këtë pas një vizite në rajon.
Shumica e ushtarëve rusë të vrarë vijnë nga republika të tilla si Tuva,Buryatia, Dagestan, Ingushetiya dhe Bashkortostan.
Këtë e tregon sondazhi i bërë nga Aftenposten, BBC dhe gazetarë të pavarur rusë të ushtarëve të vdekur rusë.
Por grupe të tjera më profesionale kanë luftuar gjithashtu.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoygu e ndërtoi këtë pallat në Moskë në vitin 2015. Kjo u zbulua kur udhëheqësi i opozitës ruse Navalny bleu drone dhe fluturoi mbi zonat e mbyllura ku jeton elita e Moskës. Foto: Albirov
3. Të burgosurit dhe mercenarët
Në vitin 2014, Rusia luftoi në Ukrainë me ndihmën e të ashtuquajturave batalione vullnetare.
Më i famshmi prej tyre është Grupi Wagner. Është një grup mercenarish nën komandën e Jevgeni Prigozhinit. Ai shpesh quhet “shefi i Putinit”, sepse ai u vendos në dhënien e mallrave dhe shërbimeve në industrinë e restoranteve – duke përfshirë udhëheqjen ruse.
Prigozhin tani ka dalë prej hijes. Madje rekruton vullnetarë nga burgu për të luftuar për të në Ukrainë.
Grupi Wagner është i njohur për të qenë luftëtarë efektivë, por Røseth në Kolegjin Universitar norvegjez të Mbrojtjes është skeptik në lidhje me cilësinë e zëvendësimeve.
“Ata pësuan humbje të rënda në fillim. Zëvendësimet që janë bërë kanë qenë më së miri mediokër,” tha ai.
4. Rojet që u bënë luftëtarë
Më 24 shkurt, një grup i Gardës Kombëtare Ruse kaloi përmes fushave në rajonin Kharkiv. Plani ishte që ata të vinin pas ushtrisë ruse dhe të siguronin kontrollin në zonat e pushtuara.
Në vend të kësaj, ata dolën të parët,” shkruante Mediazona.
“Ne u qëlluam në ditën e parë, në vendin e parë ku erdhëm. Shumë u vranë ose u plagosën. Pastaj, disa ditë pritëm ku ecnim nëpër fusha»,—i tha një pjesëtar i Gardës Kombëtare gazetës së pavarur ruse online.
Garda Kombëtare është në fakt e ngarkuar me mbajtjen e rendit brenda Rusisë. Atyre iu tha të ruanin dhe të rregullonin trafikun në Ukrainë.
Në vend të kësaj, ata u dërguan në front. Pa pajisje apo stërvitje ushtarake. Vetë kreu i Gardës Kombëtare e konfirmoi këtë në një deklaratë për Putinin.
“Ne jemi të përfshirë drejtpërsëdrejti në operacionet ushtarake,” tha Viktor Zolotov.
Një dezertor thotë: «Nuk duhej të bënim këto lloj detyrash.
Disa departamente refuzuan.
Ndër të tjera, ishte Garda Kombëtare ajo që duhej të mbante Kharkiv. Ata u ndoqën në arrati nga ukrainasit.
Ata e ndanë këtë detyrë me një grup tjetër. Që ka pajisje edhe më të këqija.
5. Të mobilizuarit me forcë
Një grupim i pestë janë ushtarët nga zonat e pushtuara nga Rusia. Kjo është veçanërisht e vërtetë për burrat nga republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut. Këtu, të gjithë burrat nga mosha 18 deri në 55 vjeç u mobilizuan me forcë edhe para 24 shkurtit.
Nga këto zona janë rrëfyer histori që burrat nuk mund të shkojnë në dyqan. Pastaj mund t’i kapim dhe t’i dërgojmë në front.
Ky është edhe grupi që është më pak i pajisur dhe merr pak ushqim.
Në fushën e betejës, ushtria ruse kontrollohet nga një gjeneral i madh i cili do të koordinojë kaosin midis këtyre grupeve të ndryshme, shpjegon Røseth:
Ai do të organizojë forcat e rregullta ruse, Grupin Wagner, i cili ka gjithashtu udhëheqësin e vet. Si dhe çeçenët, të cilët kanë shefin e tyre. Dhe grupimet rajonale. Këta të fundit shpesh janë të stërvitur dobët dhe me moral më të dobët lufte.
Është gjithashtu në rajonet që kryengritja kundër mobilizimit të Putinit ka qenë deri tani më e madhja dhe më intensive.
Atje ata e dinë se sa kushton kostoja për të marrë pjesë në luftë.
Aftenposten
Danja e tradhëtuar dhe vekët e princeshës…, pjesë nga libri “Skutat e shpirtit zadrimor”



“Trojet e Arbërit” reagojnë ndaj refuzimit të projektit të Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren nga ana e neootomanëve të MKRS të Kosovës










Nga nënte vende evropiane- anëtare të NATO-s, që denoncojnë aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Rusia, mungon Shqipëria e Edi Rames?!
Nga nënte vende evropiane, qe denoncojnë aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Moska, Shqiperia e Edi Rames mungon?! (Neuf présidents européens dénoncent l’annexion de territoires ukrainiens par Moscou) KJo nekupton se Tirana zyrtare i thote PO « Rusise se Madhe »!, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Nëntë presidentë evropianë denoncojnë aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Moska
Presidentët e nëntë vendeve të NATO-s në Evropën Qendrore dhe Lindore deklaruan të dielën se nuk do ta njihnin kurrë aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia. (The presidents of nine NATO countries in central and eastern Europe declared on Sunday they would never recognize the annexation by Russia of Ukrainian territory.) Po Shqiperia a eshte anetare enATO-s apo pse SShiperia e Edi rames hesht eper balle ukupimitr ruis apo me mire me thne perballe « +Rusise se Madhe »? pyet gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Në një deklaratë të përbashkët, presidentët e Republikës Çeke, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë thanë të dielën « [duke mos qenë në gjendje] të qëndrojnë të heshtur përballë shkeljes flagrante të ligjit ndërkombëtar nga Federata Ruse”. Ata kujtojnë se kishin vizituar Kiivin dhe « panë me sytë e tyre efektet e agresionit rus ». (« The statement was issued by the presidents of the Czech Republic, Estonia, Latvia, Lithuania, Montenegro, North Macedonia, Poland, Romania and Slovakia. »)
“Ne riafirmojmë mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne nuk i njohim dhe nuk do të njohim kurrë përpjekjet ruse për të aneksuar territorin ukrainas”, vijojnë nëntë presidentët e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, të cilat janë edhe anëtarë të NATO-s, në tekstin e publikuar në faqen e internetit të presidencës polake.
Deklarata thekson gjithashtu se nënshkruesit e saj mbështesin vendimin e samitit të NATO-s në Bukuresht në 2008 në lidhje me anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në Aleancën Atlantike, kërkojnë tërheqjen e forcave ruse dhe ftojnë të gjithë aleatët që « të rrisin ndjeshëm ndihmën e tyre ushtarake për Ukrainën ».
Tirana says YES to « Great Russia »! Of the nine European countries (members of NATO) that denounce the annexation of Ukrainian territories by Moscow, Edi Rames’ Albania is missing?!
Jam dakord me Kadaren që feja myslimane nuk mund ti përshtatet mentalitetit apo traditave stërgjyshore pellazgo-iliro-shqiptare…dhe gjenetikës shqiptare

Mathieu Aref: Në të vërtetë, për mua “dhuratat” që na ka dhënë natyra janë thelbësore dhe nëse shtojmë “të fituarën”, “përvojën” dhe mbi të gjitha një “tru të konstituuar mirë ” kjo bëhet “nec plus ultra” te një qenie njerëzore mendjeshëndoshë dhe e ekuilibruar. Përsa më përket mua, nuk kam imituar askënd, as nuk kam përqafuar ndonjë ideologji apo modë, por kam rënë dakord me disa autorë që më kanë frymëzuar me këtë apo atë mendim, këtë apo atë mënyrë dhe atë mënyrë të pikturimit apo filani subjekt i poezisë, i reflektimit filozofik, etj. Për shembull, një këngëtar i madh francez që ka vdekur (Gilbert Bécaud) kishte kompozuar dhe kënduar një këngë e quajtur “Nathalie”, të cilën unë e doja shumë. Nëna e fëmijëve të mi ishte shtatzënë në atë kohë dhe i thashë që nëse na ndodh një vajzë do ta quajmë “Natalie” dhe ajo e pranoi. Natalie mbërriti dhe na bëri të lumtur. Menjëherë më pas kompozova një poezi të gjatë me titull “Nathalie” ku fola për të dhe e mbusha me lëvdata, dashuri dhe ku filozofoja pak : një poezi e këndshme për t’u lexuar e për të kënduar. Unë tashmë kisha dy djem dhe doja absolutisht një “vajzë” dhe dëshira ime u plotësua. Në planin intelektual, nuk kam zgjedhur kurrë ndonjë “filozof apo ideolog”. Së fundi, përsa i përket studimeve të mia etnolinguistike, nuk jam bazuar asnjëherë në autorë modernë, sepse shkrimet dhe përfundimet e tyre bien ndesh me idenë që kisha në fillim…përveç, natyrisht, disa vizionarë, të cilët shkuan në drejtimin të studimeve dhe kërkimeve të mia por që nuk kishin bërë studime të thella apo të sakta për Pellazgët por që i citova në tezën dhe librat e mi për të sjellë ujë në mullirin tim. Nga ana tjetër, burimet e mia të vetme mbi të cilat jam bazuar janë autorët grekë arkaikë dhe klasikë (për ta do të flas në një pyetje tjetër e bërë) duke përfshirë Herodotin e shkëlqyer, i cili nuk ishte vërtet historian, por “kronist” për më tepër i vetmi libër që ai botoi kishte titullin “Hetimi” (jo “Histori”). Ai, si të tjerët para tij si Akusilaos-i apo Hecate-u i Miletit dhe të tjerë pas tij si Diodori i Siçilisë, Straboni apo Pausanias-i : të gjithë këta autorë mblodhën shumë informacione nga shumë popuj (Herodoti vizitoi Egjiptin, Fenikinë, etj). Kjo është arsyeja pse këto Autorë janë të besueshëm duke qenë mjaft afër historisë së lashtë, por kur studiojmë atë që kanë shkruar këta autorë, kuptojmë ekzistencën e shumë kontradiktave, paqartësive, gabimeve apo…manipulimeve. Këtu hyjnë në lojë disa cilësi të brendshme tek ata që e studiojnë këtë Histori të Antikitetit (Lashtësisë) : fryma e vrojtimit, kthjelltësia, dallueshmëria, shpirti kritik dhe analitik, paramendimi dhe mbi të gjitha të dish të “nuhatosh”, dhuratat (të cilat nuk mund të mësohen) janë më të rëndësishme se ato që fitojmë (elemente që i mësojmë vazhdimisht dhe duke u pasuruar me kalmimin e kohës). Unë do të citoj dy shembuj së pari të vizionarit Leibniz-i (1646-1716) dhe K.O.Müller (1797-1840). I pari profetizoi për rëndësinë e gjuhës shqipe në studimin e gjuhëve evropiane (ndërsa “Gjuhësia” u shfaq vetëm në fund të shekullit të 19-të) dhe i dyti tha : “Më shumë inteligjenca do të depërtojë në historinë e Greqisë, aq më shumë vëmendja do t’i kushtohet elementit pellazg të sakrifikuar deri tani”. Ndërsa të dy nuk kishin bërë studime të thelluara as për Pellazgët, as për gjuhën shqipe, ku rëndësia e të qenit është në gjendje të “ndjesh gjërat” dhe të jesh në gjendje të “parashikosh” dhe të bëhesh vizionar si këta dy autorë dhe të tjerë që nuk janë të shumtë.
Mathieu Aref: Po (këtë e përmenda edhe në pyetjen e mëparshme), kjo më ndodhi gjatë leximit të një teksti, dëgjimit të një kënge ose muzikë klasike ose shikimit të një filmi ose diçkaje tjetër, nga kjo rrjedhnin disa poezi të mia (lirike, romantike , filozofike, satirike ose pamfletiste) ose një nga esetë e mia filozofike dhe metafizike (të pabotuar). Nga ana tjetër, në poezinë time ka një veçanti : kam praktikuar shpesh “poezi epistolare”, domethënë kam shkruar “letra” në formën e një “poem”. Këto janë ngjarje publike ose ngjarje të jetës sime private që më shtyjnë ose më frymëzuanë të “përgjigjem, komentoj ose të jap mendimin tim falë një poeme.
Fetë janë krijuar nga njeriu, sipas Volterit

Ku prehen eshtrat e Gjergj Kastriotit ?

Prof.Dr. Pirro Prifti – Universiteti Marin Barleti, Tiranë
Këtë analizë historike unë po e nis me problemin e varrit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu dhe më saktë se ku mund të jenë rivarrosur eshtrat e humbura te Heroit tone Kombetar. Kjo per aresyen e thjeshte se gjetja e varrit të vërtetë të tij do të lehtësonte dhe sqarimin e shumë boshllëqeve të historisë së familjes Kastrioti por edhe sepse ashpërsia dhe egërsia e osmanëve ndaj fisit Arbër& Epirot pas vdekjes së Heroit tonë kombatar është e paparë në historinë e Perandorisë osmanepikërisht për arësye të rezistencës së jashtzakonshme të fisit të Epirotëve dhe Arbërve, osmanët shkatërruan Arbërinë dhe Epirin me themel, duke vrarë, larguar, konvertuar, përdhunuar, dhe duke rrëmbyer e martuar me femrat e Arbërisë dhe Epirit për të lindur individë trima për ti përdorur për të luftuar për Perandorinë Osmane. Aq sa dhe Sulltan Selimi djali i Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm u martua me Sofinë një vajze Arbër&Epirote nga një fshat i Mirditës të cilën e kishin rrëmbyer.
Për kuptuar më mirë këtë hata dhe tragjedi që i ra kombit Arbër& Epirot pas kësaj lufte të gjatë që u mbyll me pushtimin Osman pas rënies së Shkodrës 10 vite pas vdekjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, mund të përmëndim edhe dy nga shkaqet:
-Gjergj Kastrioti -Skënderbeu vazhdoi luftën pa kompromis deri në vdekjen e tij për arësye se ishte I detyruar të luftonte për shkak të ndihmave që mori nga Papati dhe Mbretëria e Napolit,
-Gjergj Kastrioti -Skënderbeu nuk pranoi vasalitetin ndaj Perandorisë Osmane ashtu siç e pranuan Serbia, Rumania, dhe Moldavia (Besarabia) dhe principata të tjera në këmbim të ruajtjes së pronave dhe të religjionit të krishterë, pikërisht për arësye se do të prishej Besëlidhja e miratuar në Lezhë,
– Gjergj Kastrioti Skënderbeu vazhdoi luftën e pabarabartë kundër Perandorisë osmane, për shkak të ndjenjës së krenarisë dhe dëshirës për të mos patur njeri mbi kokë ashtu si e kishte patur I gjithë fisi Epirot dhe Arbëror, krenarinë dhe dëshirën për të drejtuar.
Kjo sipas Testamentit të Vjetër (Proverbat 16.5) është një nga mëkatet e dënueshme nga Zoti: `Kushdo që ka zemër krenare është i neveritshëm për Zotin; të jeni të sigurt se nuk do të mbetet pa u ndëshkuar“ (30). Këto arësye shaktuan mjerimin e fisit Epirot dhe Arbëror.
Për të përshkruar ndryshimin e madh që ndodhi në travat e Arbërisë dhe të Epirit që sot quhet Shqipëri nuk mund të mos flasim për vdekjen e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, sepse pas vdekjes së tij Arbëria dhe Epiri pësuan dëmtimin më të madh të të gjitha kohërave ku u ndryshuan shumë gjëra, midis të cilave u fsheh edhe një pjesë e historisë së popullsisë të cilën po përpiqem nëpërmjet analizës së fakteve dhe të literaturës të hedh dritë për të sqaruar boshllëqethistorike (31,32).
Sipas librit të Marin Barletit “Jeta dhe Veprat e Princit Epirot Gjergj Kastrioti-Skenderbeu“, kupton se si pasi osmanet pushtuan Lezhën me 19 shtator 1478. Sipas Marin Barletit: “Gjergj Kastrioti u varros në qytetin e Lezhës, në kishën e madhe të Shën Kollit me 17 janar 1468. Ceremonia e varrimit të tij, sipas zakonit të të parëve, u bë me një madhështi të paparë
Trupi i tij u përcoll me vaj nga të gjithë ushtarët dhe me gjëmë, sipas zakoneve të vendit, nga të gjithë princat dhe kapedanët…..” .
“Kur dëgjoi që po e qanin të vdekur, Lek Dukagjini, princ epirot, doli me vrap në mes të pazarit dhe me fytyrë të pikëlluar e me zë të mbytur tha, duke çkulur mjekrrën dhe flokët; “mblidhuni, mblidhuni me vrap të gjithë o princër e sundimtarë arbëror. Sot u bënë cop dyert e Epirit dhe të Maqedonisë, sot u rrëzuan muret dhe fortesat tona; sot fluturoi tërë forca dhe fuqia jonë, sot u përmbysën fronet dhe pushtetet tanë; sot u shua krejt së bashku me këtë njeri çdo shpresë e jonë”( Marin Barletit “Jeta dhe Veprat e Princit Epirot Gjergj Kastrioti-Skenderbeu) (5).
Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës, më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij, që ndodhej në Kishën e Shën Nikolla në Lezhë, u dhunua dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq.
Sipas Barletit, “Turqit dhe Barbarët duke u bërë zotër të qytetit të Lisos, gjetën dhe nxorën nga varri me dëshirë shumë të madhe trupin e Skënderbeut. Te eshtrat dhe varri i tij u mblodhën që të gjithë kush e kush më parë, sepse kujtonin se do të ishe fatbardhë, shumë i lumtur ai që do të siguronte për vete një copëz prej tyre, të cilën e qepnin dhe e zbukuronin një palë me argjend, një palë me ar dhe e varnin në qafë, si ndonjë gjë hyjnore, të shenjtë dhe vendimtare për fatin e tyre dhe e nderonin me respekt shumë të madh, duke kujtuar se të gjithë ata që i mbanin me vete ato thërrmija do të kishin në jetë po atë fat e mbarësi që pat edhe gëzoi sa qe gjallë vetë Skënderbeu”. Kur osmanet gjetne varrin e Skenderbeut ne Kishen e Shen Nikolles ata e hapen dhe i moren kockat si hajmali duke besuar qe nga ato do te beheshin trima. http://ëëë.eupedia.com/forum/threads/26169-Berbers-and-Albanians-E-haplogroup-and-linguistic-similarity/page2).
Spanduçi, shkrimtar i shek 17th ne librin e tij ”Historia“ shkruante se…Varri i Skenderbeut eshte ne nje varreze orthodokse te Kishes Shen Nikolla….
E vetmja e dhene per varrin dhe eshtrat e Gjergj Kastriotit –Skenderbeut.
Por sot ka te dhëna se eshtrat janë çvendosur disa kohë më vonë nga Kisha e Shën Kollit atëhere Kishë katolike por meqënëse kishte qënë dhe Kishë orthodokse para venedikasve kishte sipas Spanduçit edhe varrezë orthodokse.
Po kështu, edhe abati francez duke cituar Barletin thotë: “Kockat e tij të futura nën dhe u prehën në paqe gjer ditën kur në Epir erdhi Mehmeti II, katër vite më pas turqit të cilët pushtuan qytetin e Lezhës, kërkuan të etur trupin e Skënderbeut, duke ja shkulur kockat e tij. Kockat e atij njeriu që dikur me ti dëgjuar emrin merrnin arratinë, tani i rrëmbenin si diçka të shenjtë. Ata vërsuleshin drejt skeletit dhe i lumtur ish ai që i prekte e akoma më shumë, ai që i varte ato si hajmali, pra si diçka përrallore…….”. (abati francez Zhak de Lavardin. Në vitin 1573 ky autor e botoi veprën e tij në Paris me titullin “Histoire de Georgis Castriotis Syrnome Scanderbeg, Roy de l’Albanie”) (10,11).
Mendohet se varri i Skenderbeut gjendet nen xhamine Selimije e cila u ndertua mbi Kishen e Shen Nikolles prandaj quhet edhe Kisha-Xhami).
Xhamija u quajt Selimije sipas urdherit te Sulltan Sulejmanit. Kisha e Shën Nikolles (Shen Kollit) u shndërrua në xhami në vitin 1580. Sot aty eshte ndertuar Mauzoleumi.
Shkaqet se përse Gjergj Kastrioti u varros në Lezhë dhe jo në Krujë janë të paqarta, por ka shumë mundësi që ato duhet të kenë shkuar në Krujë dhe më vonë në Hilandar në vëndin ku preheshin eshtrat e të jatit Gjon Kastriotit varrosur aty më 2 maj 1437- apo Gjon Dibranit, eshtrat e të vëllait Reposh varrosur më 25 korrik 1431 i cili ka lënë një dorëshkrim të shkruar me gërma greqishte por me fjalë shqip. Nuk është gjëndur akoma dorëshkrimi por mendohet se ruhet në një nga bibliotekat e Hilandarit apo të Manastirit të afërt me të.
Mbi varrin e Reposh Kastriotit shkruhej : `Reposh Castriotum-Dux illyricum 6939 ` (Prestavi se rab’ božii Repoš’, douks’ ilirskii, 6939).
Dihet se Gjon Kastrioti bleu token ne Hilandar duke i dhuruar dy fshatra te Pollogut: Radostusha dhe Trebinjen. Per here te pare emri i Gjergj Kastriotit permendet ne dy dokumenta akt shitjeje: e vitit 1426 dhe 1430, kur ai dhe familja e tij bene Kullen e Shen Gjergjit dhe pronen pereth afer Manastirit Orthodoks serb –Hilandar ne Malin Athos; ne shkembim Gjon Kastrioti dhuroi dy fshtara pronë e familjes: Radostush dhe Trebisht. Neneshkrimi eshte i Gjon Kastriotit dhe igumenit Anastas.(https://en.ëikipedia.org/ëiki/Talk%3ASkanderbeg/Archive_4).
Murgjit e manastirit Hilandar te Malit te Shenjte, zoterojne nje te dhene te vitit 1421-1422, ku Ivan (Gjon) Kastrioti me katër bijte e tij i dhurojne fshatrat Radostine edhe Trebishtë- Manastirit Hilandar. Fisniket shqiptare, nje Aranit edhe dy zyrtare te oborrit te Gjergj Kastriotit, Rajan edhe Dmitr, permenden ne nje perkujtimore serbe-ortodokse.
Sipas tradites te shek.16 “Reposhi, i vellai i Skenderbeut, çonte nje jetë te shenjte”, edhe shkoi ne Malin Sinai? (sinonim për Malin Athos që në fakt është në shqip- At-os e prapashtese byzantine-greke) –pra Mali i Shenjte Athos) ku edhe vdiq si murg…
Firmat jane te tre vellezerve: Gjergj, Reposh dhe Kostandin. Emri i Stanishës nuk është sepse ai ishte konvertuar ne Islam dhe ishte martuar me nje turkeshë sipas te dhënave.
Kockat e tij të futura nën dhe u prehën në paqe gjer ditën kur në Epir erdhi Mehmeti II, katër vite më pas turqit të cilët pushtuan qytetin e Lezhës, kërkuan të etur trupin e Skënderbeut, duke ja shkulur kockat e tij. Kockat e atij njeriu që dikur me ti dëgjuar emrin merrnin arratinë, tani i rrëmbenin si diçka të shenjtë. Ata vërsuleshin drejt skeletit dhe i lumtur ish ai që i prekte e akoma më shumë, ai që i varte ato si hajmali, pra si diçka përrallore…….”.
(abati francez Zhak de Lavardin. Në vitin 1573 ky autor e botoi veprën e tij në Paris me titullin “Histoire de Georgis Castriotis Syrnome Scanderbeg, Roy de l’Albanie”)
Mendohet se varri i Skenderbeut gjendet nen xhamine Selimije e cila u ndertua mbi Kishen e Shen Nikolles prandaj quhet edhe Kisha-Xhami). Sot aty eshte ndertuar Mauzoleumi.
Xhamija u quajt Selimije sipas urdherit te Sulltan Sulejmanit. Kisha e Shën Nikolles (Shen Kollit) u shndërrua në xhami në vitin 1580. Sulltan Sulejmani krahas ngritjes së xhamisë Selimije lejoi të ndërtohet edhe Kisha e re e Shën Kollit
Përse lindën dyshimet se eshtrat e Skënderbeut nuk ishin aty në varrezat e Katedrales së Shën Kollit?
Dihet që Lezha u pushtua në vitin 1478 sipas të dhënave të historinaëve europianë por dhe atyre osmane si këta më poshtë.
1)-“Tursun Beu;Tarih-i ebu’l-feth(Historia e atit te pushtimeve)”;…
2)-“Kevami;Fetih-name-i Sultan Mehmed(Veper mbi fitoret e Sulltan Mehmetit)”;…
3)-“Idriz Bitlisi(14?!-1520);Hest Bihist(Tete Parajsat)”;….
4)-“Kemal Pashazade/Ibn Kemali(1468-1534);Tevarih-i al-i osman(Historia e Dinastise Osmane)-Defteri/Vellimi i VII-te”;…..
5)-“Hoxha Saddedin/Hasan Xhan bin Hafiz Muhammed isfahani(1536-1599);Tac-ut-tevarih(Kurora e Historive)”;…..
6)-“Ali/Mustafa bin Ahmed bin Abdullah al-Mavla Celebi(1541-1600);Kunh-ul-ahbar(Berthama e lajmeve)”;…
7)-“Sollakzade/Mehmet Hemdemi(?!..-1657);Fihrist-i Sahan(Pasqyra e mbreterve)ose Tarih-i Solakzade(Historia e Sollakzadese)”…
8)-“Mynexhimbashi/Dervish Ahmed dede bin Luftullah(1631-1702);…
(https://blogg1444.ëordpress.com/2017/04/10/pushtimi-i-keshtjelles-dhe-qytetit-te-lezhes-nga-kasapi-i-arberise-sulltan-mehmeti-i-ii-te-fatih-ne-vitin-1478/)
Asnjëri nga këta nuk përmënd hapjen e varrit të Gjergj Kastriotit. Megjithse disa historianë thonë se varri u hap pas dy vitesh nga osmanët më 1480.
Mendohet se varri i Skenderbeut gjendet nen xhamine Selimije e cila u ndertua mbi Kishen e Shen Nikolles prandaj quhet edhe Kisha-Xhami). Xhamija u quajt Selimije sipas urdherit te Sulltan Sulejmanit.
Kisha e Shën Nikolles (Shen Kollit) u shndërrua në xhami në vitin 1580. Sot aty eshte ndertuar Mauzoleumi. Po të shihet me kujdes duket se Mauzoleumi është jashtë Kalasë?!
Dyshimet lindin sepse:
Kisha e Shën Kollit Lezhë duhet të ketë qënë brënda Kalasë së Lezhës dhe jo jashtë.
Varrezat e Kalasë së Lisus janë jashtë kishës së Shën Kollit pra jashtë Kalasë e për pasojë familjarët e Heroit Kombëtar nuk duhet ta kenë lënë varrin jashtë Kalasë.
Studiuesi Dhosi Liperi ne Konferencen e 2 te studimeve Albanologjike, 1968–turqit nuk e kane cvarosur varrin e Gergj Kastriotit-Skenderbeu, sic pohon Marin Barleti, sepse sipas tij nuk ka asnje document Osman apo venecian qe e pohon kete. 47 vjet pas vdekjes se Autorit u botua libri i tij “Mitologjia Skënderbejane“ (88) .
Sipas Dhosi Liperi (vdekur me 1968), historianet turq Ibn Kemali, Hoxha Sadedini, Idris Bitlisi, Tursuni, të cilët përshkruajne hollesisht pushtimin e Lezhës me 1478, nuk e përmendin çvarrimin e varrit te Gjergj Kastrotit. Dëshmitë e tyre në librin “lufta shqiptaro-turke ne shek XV“, Tiranë 1968.
(Por çthonë burimet osmane në këtë rast. Reth kësaj temë kemi dëshmitë e disa autorëve si ato të Ibn Kemalit, Hoxha Sadedinit, Idris Bitlisi, Tursuni, etj (Lufta Shqiptaro Turke në shekullin XV. Burime Osmane. Tiranë 1968). Dëshmitë e tyre konsistojnë me braktisjen e qytetit të Lezhës nga Venediku dhe banorët gjatë fushatës turke të vitit 1479 për pushtimin e Shkodrës. Ja seç thotë midis të tjerave Ibn Kemali në librin e shtatë të veprës së tij Historitë e Dinastisë Osmane, shkëputur nga vëllimi i mësipërm. “Kur ushtira ngadhënjimtare u vendos plot madhështi rrëzë mureve dhe kur zgjati dorën drejt fustanit të fitores, atëherë të pabindurve të Leshit (Lezhës), u iku gjaku nga nga frika, fytyrat e tyre mbetën të thata sin ë afreskat e kishave…më në fund ata panë se krahinat përreth u pushtuan nga ushtria vërshuese si Nili dhe e rrëmbyeshme si përrenjtë e maleve dhe se kështjella e tyre mbeti si ishull brenda këtij deti që përmbyt botën (Lufta Shqiptaro Turke në Shekullin e XV. Burime Osmane. Tiranë 1968. Fq 223-226). (8,9)
Kështu, mund të themi se si, zotër feudalë Kastriotët janë varrosur brenda kishave për të cilat janë kujdesur ose kanë patur lidhje me to.
Kjo gjë ka ndodhur edhe me motrën e Skënderbeut Marën, të shoqen e tij Donikën, si dhe djalin e tij Gjonin. Gjerësisht me këtë problem është marrë Prof. Valter Shtylla, i cili tek shkrimi i tij “Familja e Kastriotëve. Monumentet Flasin”, botuar në dt 6. 12. 2008 në Gazetën Standard, thekson se, Donika e shoqja e Skënderbeut mund të jetë varrosur në portikun e manastirit mbretëror të San Trinidadit në Valencia të Spanjës. Gjithashtu në Napoli, në portikun e kishës së Santa Maria la Nova, është varrosur nipi i Skënderbeut, Kostandini, djali i të birit të tij, Gjonit. Po kështu, Mara, e motra e heroit, e martuar me princin e Malit të Zi, Stefan Cernojeviçin, është varrosur brenda kishës së Shën Marisë, në manastirin-mauzole të Cërnojeviçëve që ndodhet në ishullin e Komit, në liqenin e Shkodrës.
Gjithashtu edhe një nga gojëdhanat që qarkullon edhe sot në vend origjinën e Kastriotëve, në Mat, flet se e Vojsava, e ëma e Heroit, është varrosur në kishën e Shtjefnit (Shën Stefanit). E publikuar nga Dilaver Kurti ajo klasifikohet ndër burimet e rëndësishme gojore për familjen e Kastriotëve (Dilaver Kurti. Trashëgime Iliro-Arbërore. DeaS. Tiranë 1999. Fq 312).
Gjatë sulmeve mbi Lezhën të viteve 1478 dhe 1501 turqit e dogjën kishën Katedrale të Shën Kollit. Në vitin 1580 karakatina e kishës që konsiderohej nga vendasit si vend i shenjtë u shndërrua nga pushtuesit në xhami me emrin “Selime”. Farlati na citon kardinalin Alciati, i cili thekson në shënimet e tij se kisha ekzistonte deri në vitin 1575 (Daniele Farlati, Ilyricum Sacrum, VII f 323). Një dëshmi tjetër na pohon se turqit prishën edhe varrezat e dikurshme të kishës duke i hedhur eshtrat e varreve në lumin Drin që ndodhej aty pranë (Harvat Glasnik XXI, Dok 83). Pra, ajo që thuhet se turqit u përpoqën të zhduknin plotësisht kujtimin e Skënderbeut mund të jetë e vërtetë. Ndërkohë që peshkopi i Lezhës B. Orsini, thekson në vitin 1628, se turqit 40 vjet më parë, diku në vitin 1580 vunë dorë mbi kishën duke e shdërruar atë në xhami, por shpejt hoqën dorë sepse tre hoxhallarë kishin rënë nga minarja dhe kishin vdekur (I. Zamputi. Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë veriore dhe të mesme, në shekullin e XVII, Vëll I, 1610-1634. Tiranë 1963. Fq 401). Këtu bëhet fjalë për kishën e shën Kollit apo Kishën e Madhe, siç e quan Barleti, e cila u shdërrua në xhaminë e mëvonshme Selimie.
Në majë të kodrës është një xhami, dhe legjenda thotë se këtu, nën rrënojat e një kishe të krishterë, prehen eshtrat e Skënderbeut (Eduard Lear Në Shqipëri. Ditar udhëtimesh 1848-1849. Tirane 2008. Plejad. Fq. 97).(https://ëëë.kultplus.com/trashegimia/misteri-varrit-te-skenderbeut-si-qendron-e-verteta/)
Familja Kastrioti duke qënë një famlije princërore e cila kishte varrezën e saj ka shumë mundësi që ta ketë dërguar eshtrat e Heroit Kombëtar në Hilandar ose të paktën diku në Krujë në fillim dhe pastaj në Hilandar.
Egziston një Gravurë e vitit 1908 e cila gjëndet në Bibliotekën e Neë Yorkut e cila tregon disa shqiptarë që falen tek varri i Heroit tonë Kombëtar i cili gjëndet në një Teqe (shih foton më poshtë). Ka ngjashmëri midis asaj Teqeje e cila nuk dihet ku gjëndet këtu në Shqipëri, me Teqenë `Dollma` të Krujës. Dihet se Familja Kastrioti nuk mund të linte eshtrat e Gjergj Kastriotit në një varr jashtë Kalasësë Lezhës, duke e ditur gjëndjen e rëndë të mizorive osmanenë trevat e Arbërisë dhe Epirit por edhe se nga ana etike dhe morale, nuk mund të linte eshtrat e Heroit kombatar në vënde të pasigurta (83).
Duke patur këto dyshime mendoj se dëshmia e Barletit se eshtrat e Heroit Kombëtar u përdorën nga osmanët si hajmali pasi hapën varrin nuk është e vërtetë, por ka shumë mundësi të jenë dërguar në dy vënde: ose janë dërguar në Hilandar aty ku st gjëndet Pirgu Arbanas (Arbanski Pirg), nën nartekstin (portikun), në murin verior (K. Balli-L. Gliozheni; Mali i Shenjtë-Mikrokozmosi i Botës Bizantine. Tempulli. Korçë 2001. Fq 157).
Mendohet se Familja Kastrioti para se të largohej për në Pulja e më vonë për në Napoli pas vdekejes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu në 17 janar 1468, i ka çvarrosur eshtrat e Heroit, dhe i ka dërguar në Manastirin e Hilandarit ku dhe e kanë varrosur fshehurazi aty në mënyrë që të mos e gjenin osmanët. Kjo vërtetohet indirekt nga historiania Danica Petroviç tek libri i saj ku thotë për Pirgun Arabanas ose sicc quhet ndryshe Kulla e Shën Gjergjit se: “Megjithatë, ka shumë të ngjarë që një laik i shquar të jetë varrosur në varr përgjatë murit perëndimor të narteksit, siç ishte rasti me të tjerët“ (Danica Popovic, Funeral and tombs in the middle ages- (https://ëëë.academia.edu/32008152/Hilandar_Monastery,- Funerals_and_Tombs_in_the_Middle_Ages), f.214.
Një hipotezë tjetër interesante por për tu vërtetuar është edhe ideja se eshtrat e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut janë transferuar në Manastirin e Hilandarit dhe mund të jenë varrosur aty ku është varri i Stefan Dushanit, por zjarri i shkaktuar në vitin 2004 në Manastirin e Hilandarit ka penguar vërtetimin ( shiko shënimet në referencën -84).
Kjo pohohet nga një informacion që vjen nga Maqedonia e veriut në vitin 2004 që thotë:“Testi ADN/DNA i mbetjeve në varrin e Car Dushanit dhe njërit prej Kastrioteve të konfirmuar (vëlla/baba) do duhej për të konfirmuar me saktësi shkencore ne se Skenderbeu dhe jo tjeter fisnik shqiptar shtrihej ne ate varr. Kesaj ja kane prere udhen. Djegja ishte menyra e vetme.
Hyllenderi u dogj së pari, mu tek muret e “Arbanas Pirg” dhe guret e varrit te Jovanit dhe Reposh Kastriotit, fisnikë `Serb` nga Shqiperia, përkatesisht baba dhe vëlla të Gjergj Kastriot (ic), i njohur me shumë si Skenderbeu. Dicka e ndaloi dorën e zjarrvënësit tamam tek vendi që zbulon gënjeshtrën mbi origjinën e “Heroit Shqiptar.” Ka provë më të mirë se vendet ku ruhet historia Serbe janë të shenjta?“
Stema në të majtë të epitafit të mësipërm të Stefan Dushanit është ajo e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut
Ne Hilandar brenda kishave e godinave si dhe jasht saj ekzistojne shume varre te fshehta e te dyfishta, pos ketyre eshte edhe nje hapesire e quajtur “kripta”, ku ndodhen rreth 100 kafka njerzish te panjohur. Me sa me kujtohet, varri i Gjon Kastriotit gjindej jasht, ne obor, ne afersi te godines forme verande mbase edhe ne brendesi te saj sepse e kam te mjegullt tani. (Ajo godinez mos gabofsha i ka shpetuar zjarrit); (05-12-2006, 22:30#56, Baptist Baptist nuk është në linjë; Restaurator Orbis; https://ëëë.forumishqiptar.com/threads/75293-Ku-gjindet-Kulla-e-Oroshit-te-Kanunit gjitheshqiptar/page3 ).
Interesant është fakti që dhe djali i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu Gjoni, është varrosur në Manastirin e Hilandarit (djali i Skenderbeut është varrosur në Manastrin I Hilandarit 240px-Castrioti%2C_by_Angelo_Maria_da_Bologni%2C_1715, Angelo Maria da Bologni (1715) –(https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net/t4906-djali-i-skenderbeut-eshte-varrosur-ne-manastrin-i-hilandarit).
Informacion tjetër I rëndësishëm që indirekt vërteton se Heroi ynë Kombëtar është varrosur në Manastirin e Hilandarit diku afër Pirgut Arbanas, është se disa princër rumunë nga Vllahia kanë paguar për të mirëmbajtur Pirgun Arbanas deri nga vitet 1700.
Aty thuhet: “ John Castriot dhe djali i tij i ri Repos u varrosën në Hilandar dhe u varrosën në katolikonin e Hilandarit pas pensionimit të tyre. Pas daljes në pension të murgjve të Kastriotit, kontrata u kthye në Manastirin Hilandar me mareveshje. Pirgu Arbanas patën mbrojtjen dhe ndihmën e Dukës së Vllahisë në shekullin e 16-të. Kështu, Duka Radul i Afumati ngriti gjithashtu një qeli ose kishë të Shën Nikollës në rrethin e kësaj pirge. Kjo pirg kishte familjet e veta të cilave ai i përkiste. Tipin Jeruzalem ata qeverisnin. Në fund të shekullit të 17-të, një Petronia e vjetër që banonte në këtë Pirg ishte përgjegjëse për lidhjen e më shumë librave. Në gdhendjen e bakrit 1757, ky Pirg përshkruhet si një kala e organizuar mirë me një mur mbrojtës që rrethon skelën dhe disa ndërtesa ngjitur me të“ (http://ëëë.hilandar.info/strana_sr.php?strana_id=104; Za detalje sadržaja i upite pišite na email: njonic@yahoo.com. Zakon o autorskom i srodnim pravima 2009,2011,2012.)// dec.2013).
Sipas Jusuf Buxhovit dhe Agim Vinca, “Disa burime i referohen dokumenteve dhe një pjese të thesarit të familjes Kastrioti që iu besua manastirit ortodoks serb në Hilandar. Asnjë nga burimet,megjithatë, nuk kanë mundur të identifikojnë përmbajtjen e dokumenteve që Kisha Ortodokse Serbe ka dhënë.
Pra, ngrihet një mister duke vendosur një vulë të përhershme mbi sendet, të cilat mund të mos i zbulohen publikisht. Që dokumentet mund të kenë rëndësi të madhe historike, kjo sugjerohet nga botimi i Akademisë Serbe të Shkencave për thesarin e ruajtur në Hilandar që Akademia ka lënë jashtë një përshkrimi të asaj që përmbajnë dokumentet e familjes Kastrioti“(Agim Vinca – Jusuf Buxhovijusufbuxhovi.com › ngarkime › 2020/12 › kosova-2PDF, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (edhe George Castriota Scanderbeg, Alb.: Skënderbeu). Shqiptarët nuk u bashkuan me osmanët, edhe pas nënshtrimit të dhunshëm që … me të tjera);
(Jusuf Buxhovi (https://jusufbuxhovi.com/ëp-content/uploads/2020/12/kosova-2.pdf), Kosova, Volume 2, The Ottoman Empire, Jalifat publishing, Houston USA, 2013, f. 56) (29).
Nga autorë serbe konfirmohet pagesa për mirëmbajtjen e Pirgut të Hilandarit nga Princër rumunë si më poshtë: “Tashmë Duka i Vllahut Vlad Kaludjer Hilandar në 1488 dhe 1492 caktoi të ardhura vjetore prej 5000 aspirash. Shtë në tre goditje, 1497, 1498 dhe 1500, konfirmuar edhe nga djali i tij Radu I Madh, i cili dhuroi 2,000 aspekte në veçanti për Pirgun Arbanasi në 1501. Pirg dhe manastiri vazhduan dhe manastiri e shijuan dashurinë dhe më pas nga sundimtarët vllehë vazhduan të marrin ndihmën vjetore. Eshtë konfirmuar për herë të parë në 1510 nga Duka Vlad, Djali i ri, i dytë i Vlad Kaludjer, që arrin në 5,000 aspri, dhe Duka i Neagoje Basarab e rriti atë me rastin shenjtërimit te kishës në manastirin e Curtea de Arges në gusht 1517 deri 7000 aspers.
Në të njëjtën kohë, në 1510, ishte edhe Vlad Young Dhuroi per Pirgun Arbanasi 5,000 aspers, dhe në 1512 Negoje Basaraba së pari i dha 1.000 dhe pastaj, në të njëjtin vit, sa më shumë që 10,000 aspirata.
Në 1525 ai ndihmoi edhe Radin Afumaci, djali i tretë i Radulit të Madh, i cili i dha 1,200 Arbanasi Pirgos dhe Abatit të Makararit 1.000 aspers, pastaj përsëri tek Pirgu Arbanassi 1,200 I Makari edhe 1 000 aspekte. Më në fund, i njëjti sundimtar ishte në 1528. Ai dhuroi 3000 aspers për Pirgun Arbanasi. Për pyetjen e cila ne jemi drejtpërdrejt të interesuar për faktin se qeliza e shenjtë e Tre Shenjtorëve Radu Afumaci 1528/9. ndihma e përcaktuar vjetore prej 3,000 asprash ( Bojović, op. cit., 397; Fotik, Sveta Gora, 271).
Duka Vlad është i mbytur 1530/1. Hilandar konfirmoi 10,000 aspri dhe 800 aspra për spitale me të, ndërsa Vlad Vintila kishte një vakt vjetor nga 3,000 aspirë të shpërndara 1532 Nga ana e tyre, ata janë Chilandar të ndihmuar nga mjeshtërit moldavë, së pari Petar Raresh, e cila në 1533 i konfirmoi atij një të ardhur vjetore prej 3,000 aspirash. Ai vazhdoi ta mbështeste manastirin me para Gjykata e vllehëve – 1534. Duka Vlad Vintil dhuroi shumen vjetore prej 10,000 vet manastirit dhe një shumë e veçantë nga 800 aspra spitaleve. Qysh në vitin 1536, Radu Paisius gjithashtu konfirmoi për Arbanasi Pirgus një të ardhur prej 3000 aspirash. Nuk ka qelizë në Karea, qe nuk morën ndihmë të vazhdueshme: Radu Paisius Në 1536, konfirmoi shumën vjetore prej 3,000 aspri per emisarët e Shën Savës
(Inscriptiones monasterii chilandarici“, tomus primus saeculorum xiv–xvii , Gojko Subotić, Bojan Miljković, Nikola Dudić, r e c e n s u i t Mirjana Živojinović , Belgradi mmxix, Beograd 2019, Varri i Reposhit, (f. 25-29, f. 37, f. 79, f. 125).
Sipas M. Živojinović, (V. Actes Balcanica XXXVII) shkruhet se: “referencat që gjejmë në aktet kushtuar atyre janë të një shtrirjeje më të përgjithshme: “carët dhe princat e bekuar të dikurshëm”, pa përmendur emrat e themeluesve, përveç akti i Neagoe Basarab duke iu referuar Vlad Murgut dhe Radulit të Madh, gjë që mund të vërtetojë vetëm faktin se marrëdhëniet e Çilandarit dhe vartësive të tij, Kullës Shqiptare në këtë rast, datojnë që në kohën e Vlad Murgut. Nëse vërtet Basarab i Riu do të kishte qenë ktitori (themeluesi ai që jep paratë për ndërtim ose mirëmbajtje) i Kullës Shqiptare, në kohën e tij, ai do të përmendej me emër si i tillë, dhe jo vetëm si babai i dhuruesit. Dendësia e dokumentacionit të Arkivit të Çilandarit, në veçanti ai që ka të bëjë kryesisht me princat e Vllahisë, ngre pyetjen e motivimit të këtyre princërve në lidhje me këtë praktikë bamirëse dhe liturgjike në shkallë gati dy shekullore. Këtë rol tani do ta marrin princat e vendeve Vllahe, Moldavisë dhe Vllahisë. Si vasalë të Portës osmane, princat rumunë ishin të vetmit në gjendje të siguronin detyrën e muteveliut, si mbrojtës dhe ktatorë të komuniteteve të mëdha hagiorite të përkëdhelur më parë nga perandorët bizantinë, si dhe nga sovranët e tjerë të vendeve ballkanike. Aq më tepër që këto institucione bamirëse në formën e ktitoratëve kishin një funksion jashtëzakonisht politiko-fetar në drejtim të legjitimimit të pushtetit princëror. (14,15). Princat rumunë siguruan në këtë rast protektoratin e tyre mbi manastiret e Malit Athos midis shekujve 15 dhe 17, një periudhë kritike e cila pa zhdukjen e shteteve ballkanike dhe shfaqjen e Rusisë si mbrojtëse e kishave dhe manastireve të Ballkanit. Një themel dinastik serb që nga fundi i shekullit të 12-të, manastiri i Çilandarit do të përfitonte nga ndihma dhe mbrojtja veçanërisht e kujdesshme nga princat rumunë, veçanërisht ata të Vllahisë, nga fundi i shekullit të 15-të deri në gjysmën e dytë të shekullit të shtatëmbëdhjetë. shekulli. Sa i përket origjinës së patronazhit rumun në këtë vend lutjeje dhe meditimi, dhuruesi i parë Vllahian për Pirgun Arbanas, mund të ketë qenë Basarab Tepelus “ (22,23,).
Po aty sipas Mirjana Zhivojonovic : “Këtë maj, Jovan Kastrioti ndërroi jetë, sipas urdhrave, thotë Joakimi murgu). djali Repoš dhe ndoshta ai vetë, që të mund të tërhiqej atje, si princat dhe zotërinjtë e tjerë të mëdhenj që kishin zgjedhur izolimin monastik në Malin e Shenjtë. Fakti është se marrja e një pensioni të përjetshëm në këtë formë adelphata përfshinte edhe të drejtën e një shërbimi fetar në favor të abonentëve të këtij angazhimi. Kjo do të shpjegonte kujtesën laike të zotërve shqiptarë në formën e emrit që i është vënë vetmisë, Kulla Shqiptare. Krahas atij të Shën Gjergjit, termi Saint Nicolas shfaqet në dokumentin (83). Është e mundur që aty të jetë ndërtuar një kishë tjetër nga dhuruesi princëror Valachian, gjë që do të shpjegonte faktin se ai e cakton veten në aktin e dhuruesit si “ktitor i ri, mbrojtës dhe rinovues” i vetmisë.
Në një emër vaqif (83 dhe fotot), në vend të pirgut, ka vetëm një vresht. A mund të ketë qenë tashmë në rrënoja? Sido që të jetë, në shekullin e 18-të gjejmë vetmitarin (Arbana{ùki pirg¢) në një litografi të Hilandarit me ndërtesat e tij ndihmëse, të ekzekutuar në Moskë (83). Kulla Shqiptare përfaqësohet aty me kishën e saj, kullën e saj të fortifikuar, ndërtesat ngjitur dhe murin rrethues. Dhe njëfarë Papa Petronije, haxhi dhe anëtar i Çilandarit, është një murg që banon. në Kullën Shqiptare, së cilës i dhuroi një libër, ndërkohë që pagoi riparimin e një vëllimi tjetër. Ai kishte bërë tashmë një donacion në për riparimin e vetmisë fqinje të Trinisë së Shenjtë, ashtu siç ishte në origjinën e ndërtimit të paraklizit të Shën Nikollës në Çilandar“ (25, 26).
Së fundmi, mund të nxjerrësh një konkluzion se Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu mund të jetë ri-varrosur në Manastirin e Hilandarit diku afër Pirgut Arbanas fshehurazi. Prnia e Princërve vllehë -rumunë dhe moldavë në mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj Pirgut Arbanas mund të spjegohet hipotetikisht me amanetin nga ana e Donika Kastriotit për ta mbajtur të fshehtë vëndin e varrimit por edhe për tu kujdesur për varret e Familjes Kastrioti në Pirgun Arbanas (23.24).
Përse princët vllehë rumunë dhe moldavë?
Kjo mund të jetë se një varg princër arbër&epirotë që u larguan nga Arbëria dhe Epiri drejtuan për një farë kohe Principatat e Moldavisë dhe Rumanisë si në Moldavi një shqiptar, Vasile Lupu, u bë princ në vitin 1634, porse edhe bashkësi shqiptare brenda principatave danubiane u shënua për të parën herë në Vllahi, gjatë sundimit të princ Mihalit II (28), dhe George Gjika Princ i Vllahisë në vitet 1659-1678 (29).
Ka të dhëna se Kulla e Shën Gjergjit ose siç quhej ndryshe Pirgu Arabanas se “kjo Kullë iu kthye manastirit në fund të shekullit të 15-të, ndoshta në vitin 1468, pas vdekjes së të gjithë përfituesve të adelfatonit. Në periudhën vijuese, aty u vendos një komunitet murgjish – me sa duket i organizuar sipas standardeve të një Skete (një vendbanim murgjsh ortodoksë lindorë që banojnë në një grup vilash të vogla rreth një kishe dhe të varura nga një manastir prind.)- i cili arriti të marrë për disa dekada, të paktën deri në vitin 1528, donacione të pasura nga sundimtarët e Vllahisë“ (Albanian toëer – Greek Castles (kastra.eu) Hilandar Monastery, Athos).
Sipas studiuesit Kostandin Luci, arësyet se përse princërit vllehë ishin interesuar për të mirëmbajtur Pirgun Arbanas (ose Kulla e Shën Gjergjit), ka shumë mundësit të jetë nga shkaku I miqësisë së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me Princin e Ëllahisë Vlad Tepeshi, sepse ishin organizuar nën `Urdhërin e Dragoit`, një Urdhrër që kishte si mbrojtës Shën Gjergjin.
Në fakt një rol pati bashkëshortja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Andronika (Donika Kastrioti), e cila ndihmoi për të dërguar vajzën e Vlad Tepeshit në Napoli.
Dihet se Vlad 3 ose I njohur dhe si Vlad Drakula ( 1428-1477) mendohet se ka pasur dhe nje vajze e cila njihej me emrin Maria,e cila pas vdekjes se tij, ju dha ne kujdestari të vesë së Gjergj Kastriotit – Donika Kastriotit.
Nje nga arsyet pse Maria (e cila mund te kete qene dhe nje vajze e jashteligjshme e Vladit 3) ju dha në kujdestari Donika Kastriotit është dhe fakti që Vladi, ashtu si vetë Gjergj Kastrioti kanë qënë të dy anetarë të Urdhërit te Dragoit.
Pas largimit nga Arbëria dhe vendosjes në mbretërinë e Napolit,së bashku me djalin e saj,Gjonin, ajo kishte me vete dhe nje vajzë e cila ishte 7 vjeçe,që njihej me emrin Maria Balsa,që edhe pse në fillim u prezantua si mbesa e saj, në fakt ajo ishte vajza e Vladit 3. (Balsa është shkurtimi i mbiemrit Basarab). Kjo vajzë me ermin Maria,do merrej në kujdestari edhe nga mbreti Ferdinandi 1 i Napolit, i cili do e martonte më pas me nipin e tij,që quhej Xhakomo Alfonso Ferrilo.
Vetë stema e kësaj familje (Ferrilos) ishte e përbëre nga një dragua me krahë të lakuriqit të natës. Pra,kjo na çon në konkluzionin se dhe vetë varri I Vlad Drakulës mund të ndodhet në Napoli,në kishen e Shën Marisë (Santa Maria Nova) sic njihet nga banorët vendas.
Një nga arsyet që të çon në këtë konkluzion është dhe fakti që vetë Maria mund të ketë marrë eshtrat me vete dhe ti ketë vendosur në këtë kishë,pasi sot vendi I prehjes së Vlad Drakulës është ende një mister edhe pas kërkimit të eshtrave të Vladit 3 ne vitin 1930 në manastirin e Komanes,në afërsi te Bukureshtit (87).
Ky fakt do të spjegonte më së miri ndihmën për gati një shekull të fisnikëve ëllehë në mirëmbajtjen e `Pirgut Arbanas` në Manastirin e Hilandarit, ku mendohet të jetë rivarosur Heroi
Kombëtar pasi ishte çvarrosur fshehurazi nga e shoqja Donika Kastrioti pas vdekjes se Heroit në 17 janar 1468.
Referencat
- The Holy Bible, Berean Study Bible, BSB Copyright © 2016, 2020 by Bible Hub, All Rights Reserved Ëorldëide.
- Beduli, dh.: disa të dhëna lidhur me periudhën e skënderbeut nga një vepër agjiografike e shek. xvi, në “konferenca e dytë e studimeve albanologjike”, tiranë 1968 .
- Beduli, dh.: disa të dhëna lidhur me periudhën e skënderbeut nga një vepër agjiografike orthodhokse e shek. xvi, 87. Kostandin Luci: `Andronika Kastrioti dhe vajza e Vlad 3 Drakula`.
- Marin Barleti: Historia e Skenderbeut Princit te Epiroteve, viti 2005, ribotim , f.200-344,
- Lufta Shqiptaro Turke në Shekullin e XV. Burime Osmane. Tiranë 1968. Fq 223-226,
- Hierocles (Synecdemus, 655, XVI, 7),
- K. Balli-L. Gliozheni; Mali i Shenjtë-Mikrokozmosi i Botës Bizantine. Tempulli, Korçë 2001. Fq 157
- http://ëëë.forumikatolik.net/shoëthread.php?t=12738
- (http://ëëë.shkoder.net/al/klementi.htm).
- K. Balli-L. Gliozheni; Mali i Shenjtë-Mikrokozmosi i Botës Bizantine. Tempulli. Korçë 2001. Fq 157).
- Jusuf Buxhovi (https://jusufbuxhovi.com/ëp-content/uploads/2020/12/kosova-2.pdf),
Kosova, Volume 2, The Ottoman Empire, Jalifat publishing, Houston USA, 2013, f. 56).
- Sturdza, Alexandru A. C. (1904). La terre et la race roumaines depuis leurs origines jusqu’à
- (https://blogg1444.ëordpress.com/2017/04/10/pushtimi-i-keshtjelles-dhe-qytetit-te-lezhes
-nga-kasapi-i-arberise-sulltan-mehmeti-i-ii-te-fatih-ne-vitin-1478/)
- K. Balli-L. Gliozheni; Mali i Shenjtë-Mikrokozmosi i Botës Bizantine. Tempulli. Korçë 2001. Fq 157).
- Jusuf Buxhovi (https://jusufbuxhovi.com/ëp-content/uploads/2020/12/kosova-2.pdf),
Kosova, Volume 2, The Ottoman Empire, Jalifat publishing, Houston USA, 2013, f. 56).
- Bosko Bojovic, Balcanica 2006 Volume, Issue 37, Pages: 81 87
- “Inscriptiones monasterii chilandarici“, tomus primus saeculorum xiv–xvii , Gojko Subotić,
Bojan Miljković, Nikola Dudić, r e c e n s u i t Mirjana Živojinović , Belgradi MMXIX Beograd 2019, Varri i Reposhit, (f. 25-29, f. 37, f. 79, f. 125).
- M. Živojinović, (V. Actes Balcanica XXXVII)
- George Grigore, “Muslims in Romania” Arkivuar 26 shtator 2007 tek Ëayback Machine,
in International Institute for the Study of Islam in the Modern Ëorld (ISIM) Neësletter 3 July 1999, p.34; retrieved July 16, 2007
- Sturdza, Alexandru A. C. (1904). La terre et la race roumaines depuis leurs origines jusqu’à
nos jours. L. Laveur. p. 718. musat moldavie albanie.
- Dhosi Liperi `Mitologjia Skënderbejane`, f. 235-270, Tirane. viti 1990 (ribotuar.
Gravura e vitit 1908 e cila tregon banorë që falen përpara varrit (e supozuar?) të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në një Teqe që i ngjan Teqesë Dollma në Krujë.. Gravuara gjëndet në Biblitekën e New Yorkut.

Krahasoni këtë, vulën e Skenderbeut ne foto, me ate simbolin (e zbehte, gati te shlyer),
rrethor ne kendin e majte (lart) te godines qe quhet (pa kurrefare logjike)
“Krst Cara Dusana”. E kujt eshte godina?



