Kreu Blog Faqe 1217

Gjergj Pelini, diplomat kosovar që pajtoi Gjergj Kastriotin me Republikën e Venedikut

0
Pamje e Artanës (Nouo Monte), ku jetonte Gjergj Pelini, diplomati i Gjergj Kastriotit
Jahja Drançolli, historian, Prishtinë
***  
Si sot më 4 tetor 1448, 574 vjet më parë, Gjergj Pelini, diplomat kosovar për qëllime strategjike, për të mos luftuar në dy fronte, pajtoi Gjergj Kastriotin Skenderbeun me Republikën e Venedikut. Kjo ngjarje pati jehonë në historinë botërore, veçanërisht te Napoleoni, i cili kishte vuajtur rëndë pas luftimeve në dy fronte në të njëjtën kohë!
Është e njohur se nga viti 1445, Skënderbeu përveç luftës me osmanët kishte rënë në konflikt me Republikën e Venedikun lidhur më çështjen se kush do ta zotëronte qytetin Dagno (sot Vau i Dejës). Përveç qytetit në fjalë, Skënderbeu bënte përpjekje për të kthyer dhe Durrësin e Drishtin, qytete këto të pushtuara shumë kohë më parë nga Venediku. Skënderbeu, së bashku me aleatët e tij nga Kuvendi i Lezhës, Arianitin, vjehrrin e tij, Dukaginet dhe disa princa të tjerë arbër, në vjeshtën e vitit 1447, bëri luftë kundër Venedikut në rrethet e Durrësit, Shkodrës, Ulqinit dhe Tivarit. Në këtë luftë, siç duket, ai u ndihmua nga Alfonsi V, mbret i Argonit dhe Napolit, i cili ishte armik i Republikës së Venedikut. Nga ana tjetër, venedikasit po punonin në mënyrë aktive për të shkëputur disa princa arbër nga Skënderbebeu dhe për t’i ngritur osmanët kundër tij. Senati venedikas ishte aq i inatosur ndaj Skënderbeut sa që më 4 maj 1448 kishte angzhauar dhe një person të nderuar, i cili ishte përgjegjës për vrasjen e Skënderbeut.
Më në fund, më 4 tetor të vitit 1448 me ndihmën e Gjergj Pelinit, diplomatit të madh nga Kosova u lidh marrëveshja midis Venedikut dhe Skënderbeut, sipas të cilës ky i fundit u tërhoq nga pretendimet e tij mbi Dagno dhe Drisht kundrejt një pensioni vjetor prej 1400 dukatësh (një kopje e dokumentit të marrëveshjës të zbuluar në Archivio di Statot di Venezia, ruhet dhe në arkivin tim‘ familar). Pas kësaj marrëveshje, Skënderbeu ishte në gjendje të përgatiste seriozisht për një veprim kundër osmanëve në bashkëpunim me ushtrinë hungareze në krye më Janosh Huniadin, veprim ky që do të realizohet në Betejën e Kosovës më 17-20 tetor 1448. Për këtë qëllim, Heroi ynë kishte kërkuar dhe një hua nga Republika e Raguzës.
No photo description available.
Burimi: Archivio di Stato di Venezia (20 gusht 1463, shiko në regjistrat e Senatit Sekret)!

Të gjitha grevat e SBASHK-ut

0

Ali Mehmeti, 04.10.2022 

Episodi i parë i serialit “SBAShK”, që zgjati një muaj, sikur u mbyll me rifillimin e mësimit nëpër shkolla. 

Episodi i dytë është në zhvillim e sipër, rreth pagesës ose jo të rrogës për muajin shtator, kur mësimi nuk u zhvillua për mbi 320 mijë nxënës. Për mua, edhe pse nuk jam jurist, duke lexuar ligjin mbi greva nga viti 2010 dhe ligjin mbi ndryshimin e këtij ligji nga viti 2012, është mbase e qartë se për ditët e grevës, grevistëve nuk u takon pagesa. Është e shkruar në mënyrë eksplicite në nenin 18, pas ndryshimit në vitin 2012: 

“Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar.”  

Këtë ligj dhe këtë ndryshim e ka bërë opozita e sotshme që sot po tregohet aq e “kujdesshme” për mirëqenien ekonomike të mësimdhënësve dhe e cila është mësuar të aprovoj ligje dhe pastaj t’i shkel, siç bënte çdo herrë në rastin e grevave të mëparshme. Qeveria e sotshme duhet ta bëj diferencën duke respektuar ligjet.  

Duke mirëkuptuar, se janë futur në lajthitje nga “rrahmonat&co” të ndihmuar edhe nga opozita dhe, për shkak të situatës së rëndë të përgjithshme ekonomike, megjithatë duhet gjetur ndonjë zgjidhje që do e mundësoj kompensimin e kësaj rroge të munguar, por, duke mos e shkelur ligjin. Dhe ndoshta një nga këto zgjidhje mund të jetë e shprehur me formulën e kompensimit të orëve të humbura me kompensimin e rrogës së humbur.  

Zgjidhja afatgjatë e problemit, që po përsëritet nga viti në vit, duhet të kërkohet në harmonizimin e ligjeve dhe sidomos në zbatimin e tyre. Harmonizimi, pikë së pari me Kushtetutën e Kosovës, e cila parasheh “shkollimin e detyrueshëm” (neni 47) i cili do të “rregullohet me ligj”. Ky ligj është Ligji për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, i cili parasheh shkollimin e detyrueshëm nga mosha 6 vjeçare deri mosha 15 vjeçare, respektivisht deri në mbarim të shkollës fillore të mesme të ulët (neni 9, pika 2). Madje, ky ligj parasheh edhe mundësinë që  “Ministria mund të nxjerrë akte nënligjore për shmangien e situatave të jashtëzakonshme në lidhje me kërkesat për arsim të detyruar.” (neni 9, pika 5) – mundësi që nuk u shfrytëzua nga ministria gjatë situatës kur për një muaj nuk u zhvillua mësimi i detyruar, që mund të konsiderohej sikur situatë e jashtëzakonshme, sepse shkelej kushtetuta. 

Në preambulën e Statutit të SBAShK-ut shkruan “SBASHK-u operon brenda sistemit të Republikës së Kosovës, në frymën e Kushtetutës, Konventave ndërkombëtare, ligjeve, marrëveshjeve kolektive, rregulloreve e akteve tjera normative të njohura dhe Programit e Statutit të SBASHK-ut”.  

Pra, duke pasur parasysh Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për arsimin parauniversitar dhe Statutin e SBAShK-ut, shtrohen dy pyetje: 

  • Mbi cilën bazë ligjore SBASHK-u bllokoi arsimin e detyruar për fëmijë, nga mosha 6 deri 15 vjeçare, gjatë një muaji ? 
  • Pse ministria nuk shfrytëzoi kompetencat e veta për të aplikuar “akte nënligjore për shmangien e situatave të jashtëzakonshme në lidhje me kërkesat për arsim të detyruar”? 

Për t’u harmonizuar Ligji mbi greva me Kushtetutën dhe Ligjin për arsim parauniversitar, ka nevojë për ndërhyrje urgjente, që në mënyrë eksplicite të kufizohet e drejta e ushtrimit të grevës për këtë kategori të mësimdhënësve, siç është e kufizuar për disa kategori tjera: për polici, zjarrfikësit, FSK-në dhe shërbimet emergjente mjekësore.   

Mendime për romanin “Betimi i motrës” të Ahmet Qeriqit

0
Ist möglicherweise ein Bild von 4 Personen
Nga: Makfire Beqiri – Asllani
***
TA KESH NË DUAR ROMANIN “BETIMI I MOTRËS” NUK ËSHTË E THJESHTË!
___
Secili ka mënyrën e të lexuarit, ndjeshmërisë, e unë, unë kurrë s’kam për ta harrua betimin për Zanën, betim i cili është hyjnizuar në mendjen tim, në shpirtin tim.
Kur fillova ta lexoj roanin “Betimi i motrës”, i Autorit Ahmet Qeriqi, kishte rënë nata mbi Prishtinë, qyteti ra në gjumë, çuditërisht si kurrë më parë, si kurrë më herët!
Ndoshta edhe ka pasur zhurmë si zakonisht, por mua më pushtoi romani qysh në fillim, dhe në mua po ndodhte diçka e pazakontë. Harrova brengat e hallet personale që më ndiqnin në çdo frymëmarrje, imagjinata ime më dërgoi atje në qelinë e burgut, ku po qëndronte syrgjynosur autori i romanit i cili na sjell edhe diçka të pazakontë për të “burgosurin politik”. Për herë të dytë në jetën teme mësova që i burgosuri i jep bukurinë qelisë më edukatën prej NJERIU, specifikisht prej shqiptari, i cili sikur rrëfehet nga ndonjë kullë e shenjtë, nga ku me patjetër duhet ta kesh kujdes edukatën, urtinë, respektin për shokët e burgut, respekt edhe për gardianët (jo nga tuta por nga respekti për IDEALET që e kishin katandis në burg), dhe jo nga dyshemeja e muret e ftohta akull i zi, me një dritare me madhësi sa për ta zënë trupin e ndonjë pëllumbi që po këndonte këngë vajesh…, Ai që e gjeti Zanën e vrarë në çdo minutë të jetës së saj, dhe kjo më bind se aty dergjej shqiptari i pabindur karshi syrgjynosjes së pashembullt që po duronte. Për kë? Për vete? JO.
Plasi dhe guri nga xhelozia për IDEALIN e Tij që s’po thyhej pa s’po thyhej, të gjitha këto, për mua, për ty, për ne, duke i lënë lotin e ndryrë pragut e vuajtje pambarim Familjes, (tani më pikojnë lotët…).
Ti që do e lexosh romanin “ Betimi i motrës”, para se të fillosh, ngopu bukë e ujë, që të mos kesh uri dhe etje, pastaj duhet ta mbyllësh telefonin, duhet të jetë ditë e shtune që të rrish mbyllur në dhomë, duhet të jeni ti dhe romani, askush tjetër, përndryshe po u ndërpreve veç një minutë, do të pikëllohesh. Ndarja nga romani është e pamundur pos nëse plas lufta e radhës në Kosovë…
Romanin ma ka dhuruar Arbana (Qeriqi), të cilës i vura nofkën “Lulja e Kosovës”, mbase dhe i mbeta shumë borxh duke mos ia thënë të gjitha, të gjitha atributet që i ka kjo bijë e një idealisti, e një luftëtari të lirisë…
Tani që e kam të njohur romanin e shkruar nga i burgosuri politik, sa po shkruaja këtu, truri ma liroi një kujtim jo të mirë për një tjetër (ish) të burgosur politik i cili më pati bind se jo të gjithë të dënuarit (politikë) meritonin respektin. Nga ai rast nisa të mendoja sipas realitetit dhe jo sipas zemrës time, e cila shpesh u tregua naive.
Idealisti i sakrificës , të pa shoqe në gjithë jetën e tij dhe, edhe në këto momente (e bindur gjatë shkruarit tani), më ndjeni por, dallon, është i veçantë dhe, besoj që e dini të gjithë ju që e njihni. Njoftohuni dhe ju që s’e keni të njohur Autorin Ahmet Qeriqi.
Modestia e tij e tepërt, vonë na mësoi nga kush vjen ky Krye Hero që frymon heshtas në mesin tonë atje në “Istikam” në Prishtinë, që në rrethana të arrira kohore, Gjak-rojet i bëjnë roje gjithë historisë sonë tragjike në një ambient “gunga-gunga” e me kushte sa një qoshe e hollëve të objekteve radio-televizive vendore, tek të cilat kur kyçëm rrallë ndonjëherë, më fiken vite jete…
Thjeshtë, unë kam ngelur në klasën e parë të demokracisë. Profesorit Ahmet Qeriqi i urojmë shëndetin e pranverave, qëndresën e maleve, forcën e shkëmbit, ngjyrën e oqeanit që mos t’i shterojë kurrë ngjyra e penës duke vulosur shenja mbi letrën e bardhë!
Mirë se erdhe me “Zanën” e cila vitet e rinisë i varrosi në themelet e fjalës së dhënë vetës dhe vëllezërve të saj, për të cilët tradhtarëve u mori gjak mbi vetull në pikë të ditës gjë për të cilën vuajti tmerrësisht, dhe, ju do e mësoni vet në roman një jetë e një fund të çuditshëm për të!
Urime, Autor i nderuar dhe nuk gjendet fjalë e forcë për ta thënë FALËNDERIMIN meritor.
Ta paçim borxh respektin, leximin e librave, të romaneve, ti je i gjalli i syrgjynosur, për ne, për atdheun ku e solle edhe Zanën e bukur me fatin tragjik të shqiptarëve që ishin kokërr kripe në sytë e armiqve.
Shkronjat Tua kanë zë.
Prishtinë, më 28. 9. 2022
***
Huazuar nga portali:

Një libër i munguar e me burime të bollshme historike

0
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe kostum
Shkruan: Dr .Qazim Namani
___
Për librin e Feri Arifit, “GREQIA, MAQEDONIA DHE SHTETET TJERA SLLAVE JANË RRENA E MADHE E HISTORISË NË ILIRIK (BALLKAN)”
***
Siç shihet, për ta shkruar këtë libër, autori Feri Arifi, ka përdorur burime të bollshme historike dhe nga shumë autorë të vendeve të ndryshme perëndimore dhe autorë të vetë këtyre shteteve. Shkrimi është shoqëruar edhe me foto, dokumente e harta që e bëjnë këtë libër më të qartë dhe me informim origjinal dhe interes për vetëdijёsimin e popullatës shqiptare.
Në libër, autori ofron edhe të dhëna për figurat më të ndritshme historike që lindën në trevat ilire e të cilët u bënë ndër perandorët më të lavdishëm në epokat e ndryshme të historisë. Në libër trajtohen rrethanat historike dhe politike që ndikuan në tkurrjen e trojeve ilire, religjionin dhe rolin e ilirëve në përhapjen e krishterimit, jetën sociale, ekonomike dhe kulturore të zhvilluar nga ilirët. Mirëpo, për fat të keq, duke u falsifikuar burimet historike këto vlera u përvetësuan nga shtetet e reja politike të formuara në trojet ilire!?
Autorin e këtij libri e çmoj dhe respektoj duke e vlerësuar lartë vullnetin, dashurinë dhe guximin intelektual, me 10 për t’u marrë me një fushë aq të vështirë e të ndjeshme, siç është çështja e formimit të kombeve e shteteve në këtë rajon. Libri është shkruar që t’u shërbejë studiuesve të sotëm e të ardhshëm si burim i dyfishtë historik dhe didaktik, duke vënë në pah çështje të ndryshme që brezat e ardhshëm të njoftohen me fatet e historisë dhe së kaluarës dhe popullit tonë në përgjithësi.
Përmes këtij libri kuptohet e kaluara dhe zgjerohet horizonti i punës shkencore, kulturore dhe edukative për gjeneratat që vijnë, në mënyrë që të pajisen me dije për fatin tragjik të popullit tonë në shumë periudha të historisë.
Mendoj, më në fund, se libri: Serbia, Greqia, Maqedonia dhe shtetet tjera sllave janë rrena e madhe e Historisë në Ilirik (Ballkan), i autorit Feri Arifi, mund të konsiderohet si sintezë, dhe njëkohësisht përgjithësim i fatit të shqiptarëve, nën sundimin e huaj, dhe si përvojë e hidhur në fushën e zhvillimit të gjuhës, kulturës dhe kombit shqiptar në përgjithësi, për mijëra vite. Konsideroj se ky është një libër për t’u çmuar dhe lakmuar, me vlera të shumëfishta për kulturën dhe historinë e zhvillimit të popujve në Gadishullin Ilirik dhe në veçanti popullit Ilir.
Prishtinë, 04. Qershor, 2022

Një muaj ADN, një mijë drita shprese për qytetarët e Kosovës

0

Shkruan: Florim Zeqa  

Konrtibuti për vendlindjen dhe bashkatdhetarët duhet të jetë i pandalshëm dhe i përhershëm, me dashuri të pastër dhe pa asnjë llojë interesi personal siq e ndjejnë prindërit për fëmijët e tyre dhe anasjelltas. Dashuria prindërore dhe dashuria ndaj shtetit janë të shenjta të bekuara nga Zoti.

ADN shënon fillimin e një epoke të re

Një muaj jetë për një nismë të re janë pak, por mbështetja e kësaj nisme nga mijëra bashkatdhetarë në Kosovë dhe Diasporë janë mijëra drita shprese për qytetarët e mashtruar dhe tradhëtuar në vijimësi nga klasa aktuale politike.

Falë transparencës dhe sinqeritetit të nismës së re, qytetarët e thyer shpirtërisht nga mashtrimet kanë filluar ta ndjejnë aromën e ndryshimit, ndryshim të cilin do ta bëjnë vet qytetarët duke e zgjedhur ADN-në e pastër si loti, të kthjellët si uji që del nga burimi, por të ndjeshme si kristali, e cila nuk i lejon mashtruesit as t’i afrohen, e lërë më të bëhen pjesë e saj.

Në ADN do të ketë vend për të gjithë atdhetarët dhe njerëzit e vullnetit të mirë, të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë për të mirën e përbashkët në shtetin e Kosovës, pa llogaritur në asnjë interes personal apo privilegj nga shteti.

ADN do të garantoj të drejta dhe barazi qytetare; barazi në sistemin e drejtësisë, barazi në shkollim dhe punësim, barazi në tenderim, barazi në investime për bashkatdhetarët dhe barazi në çdo aspekt të jetës shoqërore dhe politike të vendit tonë.

Mirëpo, në asnjë rrethanë, në ADN nuk do të ketë vend për pseudopatriotët dhe pseudovlerat njerëzore që paraqiten si engjuj, por në anën tjetër e luajnë lojën e djallit!

Nga vjen motivi për ndryshim?

Motivimi im për të kontribuar për shtetin dhe bashkatdhetarët është krejtësisht i thjeshtë dhe i natyrshëm, rrjedhë nga dashuria e pakufijshme ndaj atdheut dhe qytetarëve të vendit tim.

Qëllimi i nismës time të fundit për themelimin e Alternativës Demokratike për Ndryshim (ADN) nuk ka të bëjë asgjë me personale, por ka të bëjë më unifikimin e të gjitha forcave progresive të vendit tonë për t’i dhënë fund keq-qeverisjes dhe antivlerave, pabarazisë qytetare, denigrimit social si dhe për ta ndalur zbrazjen në heshtje të Kosovës.

Sa herë që kam ndërmarrë iniciativa nuk e kam vu veten në plan të parë, çdo herë ju kam dhënë përparësi të tjerëve, duke ju thënë, nga ky moment kjo iniciativë nuk është më e imja por e juaja, ju duhet ta çoni para dhe ta realizoni, siq ishte, shëmbull ta marrim iniciativa ime e muajit Prill 1998 në Itali për dërgimin e Peticionit ish ministrit të punëve të jashtme të Italisë, z. Lamberto Dini, i cili asokohe me të gjitha mjetet dhe format e ndihmonte regjimin shtypës të Millosheviçit në Kosovë.

Edhe pse iniciativa ishte e imja, të tjerët e kanë realizuar dhe kjo më bën të ndjehem krenar, edhe pse askund nuk përmendet emri im në Peticion, kjo akoma më shumë më bën të ndjehem krenar, për shkak se mua më kënaqin punët e mira dhe sukseset e përbashkëta e jo ato personale për të bërë emër, për shkak se asnjëherë në jetën time nuk kam punuar që të bëjë emër për veti, por për të bërë punë të mira për vendin dhe bashkatdhetarët.

Kthimi ynë ka pak vlerë pa gjeneratën e re

Nga Kosova janë duke u larguar të gjithë të rinjët dhe jo vetëm. Familje të tëra janë duke e braktisur vendin. Janë duke mbetur shtëpitë pa të rinjë vetëm në pleq. Lagjet dhe fshatrat po varfërohen, shkollat janë duke mbetur pa nxënës, fakultetet pa student, qytetet pa gjallërinë e tyre!

Po qajnë nënat, po qanë Kosova për bijtë e saj! Qytete dhe fshatra po shkretohen pa të rinjët dhe të rejat, të cilët ndoshta më asnjëherë nuk do të kthehen në truallin e tyre!

Situata e krijuar është edhe më e rëndë dhe e pashpresë sesa në vitet e ’90-ta, për shkak se të rinjët e kësaj kohe do të treten dhe tjetërsohen në vende të huaja.

Përderisa emigrimet e viteve të ’90-ta ish produkt i politikës shtypëse të Millosheviçit ndaj shqiptarëve, emigrimet e viteve të paspavarësisë e deri në ditët e sotme janë produkt i klasës së papërgjegjshme politike shqiptare, e cila ua theu të gjitha shpresat të rinjëve në vendin e tyre të shenjtë-Kosovën Dardane!

Ne të rinjët e emigruar përgjatë viteve të ’80-ta dhe ’90-ta, tani jemi duke hyrë në moshën e pleqërisë, ëndërra për kthim në atdhe na vlon si vullkan në shpirtin tonë, por kthimi ynë ka pak vlerë pa gjeneratën e re!

Më vlerë për Kosovën kanë 100 të rinjë sesa 100 mijë pleq të kthyer nga mërgimi!

Ndalja e emigrimit dhe ndryshimi janë të mundura vetëm me bashkimin e pjesës së shëndoshë dhe të guximshme intelektuale, me bashkimin e kuadrove të afta dhe profesionale, me bashkimin e aktivistëve dhe veprimtarëve më të devotshëm të çështjes kombëtare në ADN.

Andaj mos hezitoni, është momenti i fundit t’i ndalim në Kosovë ata pak të rinjë që kanë mbetur për t’i dhënë shpirtë dhe dritë atdheut tonë të shenjtë. Ata që e respektojnë vullnetin e popullit i do edhe Zoti, ndërsa ata që abuzojnë me vullnetin e tij i pret mallkimi popullit dhe ndëshkimi i Zotit!

Shqiptarët gjithnjë për botën e kurrë për vetëhe

0
Nga SAMI FRASHËRI
***
Shqiptarët gjithmonë janë vrarë e përpjekur e kanë spërkatur të tërë faqen e dhéut me gjak të tyre; po nga gjaku i Shqiptarëvet kanw fituar të tjerë, Shqipëria s’ka parë nonjë të mirë. Shumë Shqiptarë janë shquar e kanë treguar veten në dituri e në të tjera gjëra; po me këta shqiptarë të tjerë mburen e jo Shqiptarët e Shqipërisë.
Me Pirron e me Alekandrin mburen Grekëritë e i quajnë Grekër, Maqedonasit që me trimëri të tyre muarr gjithë botën në pakë kohë, por nuk i suall nonjë të mirë Shqipëris, por Grekërisë që ishin armiqtë e tyre, u ranë pas e i rrethuan, edhe këta fituan nga gjaku që derdhë ata. Se Maqedonasit u shpërndanë nëpër gjithë vëndet, që muarrë gjuhën e qytetërimin e Grekëve e jo të tyren, që ish Shqipja. Shumica e botës edhe sot Maqedonasit i zënë për Grekër. Vërtet, të mos ishin Maqedonasit, gjuha e Grekëve e qytetërimi i tyre do të mos kish marrë dot kurrë këtë bujë që ka sot, edhe mbase do të kish humbur e do tw ish harruar fare; se shkoll’ e Aleksandrisë edhe të diturit, q’arrinë në Egjypt në kohë tw Ptolemenjve, e benë gjuhën e qytetërimin e Greqisë që të përhapet e të dëgjohet më gjithë anët e dhéut. Pptolemenjtë, që ishin thjeshtë Shqiptarë nga Çamëria, e gjithë Maqedonasit lanë gjuhën e tyre, shqipen,mënjanë, të harruar e të paditur dhe vunë të parë greqishten, gjuhën e Dhimostenit, që ka folur aq shumë kundër Maqedonasve.
Pas Grekërve erdhën Romakët; edhe këta fituan shumë nga Shqiptarët; trimëri e Shqiptarëve e mëndja e tyre shërbente për mburrjen e Romakëve e jo të tyren. Shumë njerëz trima e të ditur kanë dalw edhe në kohë të këtyre në mes të Shqiptarëve, po bota i ka njohur si Romakë e jo si Shqiptarë.
Pas Romakëve u erdh radha Turqve. Shqiptarët duke u përzjerë me Turqit, kanë marrë pjesë në të gjithë luftrat që bënin e që fitonin këta kundër gjithë botës; edhe trimëritë më të mëdha dhe më të mirat punëra i bënin Shqiptarët, po emrin e kishin Turqit dhe njeri s’i njihte si Shqiptarë. Më të mëdhenjtë e më të mirët e Vezirëve të Turqisë ishin Shqiptarët, si Sinan Pasha, që ka marrë Jemenin e ka shpënë flamurin e Turqisë gjer në det të Hindisë, si Qyprilinjtë që e kanë shpëtuar mbretërinë e Turqisë nga një rrezik i madh dhe e forcuan aq këtë mbretëri, sa vanë e rrethuanë Vjenën. Edhe shumë të tjerë njerëz të mëdhenj e burra trima kanë dalë, prej të cilëve Turqia ka fituar shumë, po Shqipëria aspak.
Në kohëra të pastajme Shqiptarët myslimanë kanë punuar e janë vrarë për Turqinë, e Shqiptarët e krishterë për Greqinë, për këta dy kombe të cilët, as njëri e as tjetri s’ua dinë të mirën por ua shpërblejnë me të keqe duke u përpjekur se si ta zhdukin kombin Shqiptar. Boçari, Xhavella, Miauli e të tjerë, më të shumtit e trimave që janë përpjekur për ngjalljen e për dlirësinë e Greqisë, kanë qenë thjeshtë Shqiptarë e hiç fare Grekë; po nga trimëri e tyre ka fituar shumë Greqia e hiç fare Shqipëria. Në syt të botës luftonin Grekët me Turqit, po në të vërtetë luftonin Shqiptarët e krishterë me Shqiptarët myslimanë. Kur mundeshin ata, fitonte Greqia; kur mundeshin këta, fitonte Turqia; po gjaku që derdhej nga të dy anët ishte gjak Shqiptari; Shqiptarët vriten vëlla me vëlla, të tjerët fitojnë. Shqiptari e ka derdhur gjithnjë gjakun pa kursim, po e ka derdhur kot; kurrë Shqipëria s’ka fituar nga gjaku i Shqiptarëve; gjithnjë të huajt edhe armiqtë e Shqipërisë kanë fituar nga ai gjak me vlerë e i derdhur pa u menduar.
Jo vetëm me kordhë e me gjak, po edhe me penë e me mënt Shqiptarët u kanë shërbyer gjithnjë të huajve. Duke mos shkruar gjuhën e tyre, janë shtrënguar të shkruajnë Greqisht, Llatinisht, Shqahisht, Turqisht a Arabisht; edhe me emrat e këtyre mburren të zotë e këtyre gjuhëve, e Shqiptarët pandehen të egër e të paditur, të gjithë i qeshin duke u thënë u aka ngrënë buallica livrën e tyre. Po Aristoteli, më i madhi ndër filosofët e Greqisë së vjetër, ishte Maqedonas, domethënë Shqiptar e jo grek. Vërtet në Stagjyrë, te ka lindur, ishin edhe ca Grekë të ardhur, po fytyra e Aristotelit që shohim n’agalmët të tij edhe gjuha Greqisht që ka shkruar të përtuar e jo aq të drejtë, si edhe miqësia që kish me Filipin, armikun e Grekëve, e të tjera shënja tregojnë se ky filozof i madh nuk ish lindur prej nonjë nga Grekërit që kishin ardhur në Stagjyrë, po prej një stagjyraku vendas e qw ish maqedonas, domethënë thjesht Shqiptar..
Në kohët e Turqisë kanë dalë shumë Shqiptarë të ditur, që kanë shkruar libra e vjersha turqisht e arabisht. Vetëm vjershëtorët shqiptarë, që kanë shkruar vjersha turqisht, janë aq të shumtë, sa emrat e tyre mund të mbushin një libër të tërë. Jahja-Beu, që është një nga më të mëdhenjtë e nga më të dëgjuarit e vjershëtorëve turq, është Shqiptar, Dukagjinas.
Shqiptarët e kanë treguar gjithë jetën që janë të zotë edhe me kordhë edhe me penë, edhe me trimëri edhe me mënt e me dituri; e Shqipëria ka nxjerrë shumë njërëz të shquar e me nam të math, po nonjë nga ata s’ka punuar për Shqipërinë, e cila ka mbetur gjithnjë e varfër e e padëgjuar, e me djemtë e saj mburren të tjerë vënde e të tjerë kombe.
Është ndodhur një Shqiptar i zoti të ngjallë një Egjypt e të bëjë prej këtij vëndi të humbur e të prishur, si ish atëhere, një vend të pasur e të ndritur, si është sot. Një Mehmet-Ali, Shqiptar i pamësuar, u ndodh i zoti të shpëtonjë kështu një vënd të huaj e të largët, por kurrë një shqiptar s’është ndodhur t’i bënjë Shqipërisë një të mirë të këtillë!
Prandaj, duke mbaruar këtë fjalë, themi përsëri me hidhërim zemre që Shqiptarët kanë punuar gjithmonë për botën e jo kurrë për vetëhe. Vetëm një Skënderbe ka punuar në kohëra të shkuara për Shqipërinë, e vetëm ai është me të vërtetë mburje për Shqipërinë.
Shwnim: Marrw prej Vëllimit të Dytë të veprave seri të Sami Frashwrit, botim i “Rilindjes”, Prishtinë, 1978, f.39-43
E përgatiti: Dilaver Goxhaj, Tiranë

Për një shkollë kombëtare arsimore

0
Prof. Rexhep Osmani, Prishtinë
___
Udhëheqja sindikale e arsimit e prirur nga mediokriteti i saj duke ushtruar një trysni arrogante ndaj shumicës së kolegëve të tyre, duhet t’i nënshtrohet përgjegjësisë individule për dëmët dhe humbjet e shkaktuara shkollës dhe arsimit shqiptar të Republikës së Kosovës,, në kundërshtim me rregullat sindikale, ligjëshmërinë dhe kushetut- shmërinë të cilat rregullojnë të drejtat e fëmijëve për shkollim dhe përparim. Të kujtojmë të kaluarën e hidhur të politikës arsimore vrastare serbe e jo të kërcnohemi me rrënimin e sistemit arsimor të pavarur nga Serbia të cilin e arrijtëm me sakrifica të mëdha e të mundimshme. Duhet ta njohim dhe ta përjetojmë të kaluarën për të ndërtuar dhe jetuar të ardhmen. Brezi brezave ia dorëzon stafetën e dijes, të vuajtjeve dhe të krenarisë. Ky është kuptimi i mësimit të historisë. Prindërit duhet t’i gëzohen shkollës dhe jo të dëshprohen prej saj .
Qeveria dhe Kryeministri duhen të mendojnë urgjentisht se ka ardhur koha për një reformim thelbësor të sistemit të arsimit, në veçanti për ato institucione të arsimit të lartë që përgatisin mësimdhënës në para shërbim dhe në shërbim. Për t’i dhënë prioritet maksimal cilësisë së mësimit duhen të vlerësohen nxënësit e mësimdhënësve, veç e veç, nga grupe të ekspertëve të ngritura nga Ministria e Arsimit, për çdo lëndë mësimore. Të ardhurat e mësimdhënësve duhen të sajohen sipas suksesit të nxënësve të tyre. Vlerësimi është një process i ndërlikuar por i mundshëm dhe i domosdoshëm.
Është mirë të mendohet që në vend të fakulteteve të edukimit të themelohet një Institut i Studimeve Pedagogjike për të cilin duhen të zgjedhet stafi akademik dhe stundetët me kritere të veçanta dhe numër të nevojshëm sipas komunave. Programet mësimore të marrin pëlqimin e Ministrisë. Ministria e Arsimit duhet të shkarkojë mësimdhënësit nga puna e tepërt administrative. Mësimdhënësit nuk janë nëpunës. Misioni i tyre themelor është mësimi dhe edukimi, për një shkollë kombëtare arsimore, në shërbim të kulturimit shoqëror.
* Autori ka qenë Kryetar i LASH “Naim Frashëri” përpara luftës dhe Ministër i Arsimit të Republikës së Kosovës pas luftës.

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Ferenc Kajári 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári. 
 
Në takim me komandantin Kajári, Presidentja Osmani diskutoi për aspekte të sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon dhe më tej. 
 
Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e NATO-s përmes KFOR-it si qenësor për paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon. Ajo gjithashtu shprehu vlëresimin për angazhimin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it. 

Forhåndsvisning av bilde 
Edhe komandanti Kajári falënderoi Presidenten për bashkëpunimin dhe uroi që Kosova edhe më tej, nën komandën pasuese të KFOR-it, të vazhdojë të mbetet vatër e stabilitetit dhe e paqes. 

Ju flet “Kosova e Lirë”…!

  • Nga MSc. AGIM ALIÇKAJ 

JU FLET KOSOVA E LIRË  

  • Liria nuk mund të negociohet. Porosi nga promovimi i librit të xhepit “NEVER FORGET” në Zvicër. 

         Rrugëtimi i librit të xhepit “Mos harro kurrë” të autorëve Nusret Pllana dhe Agim Aliçkaj po vazhdon me shpejtësi, pa ndalë dhe me sukses të jashtëzakonshëm. Kësaj radhe i përkthyer në gjermanisht “Vergiss Niemals” nga Arlinda F. Çitaku, në organizim profesional të Ansamblit “Vatra” në Zurich i kombinuar me program kulturor mbresëlënës. Në sallën e mbushur me bashkatdhetarë nga Zvicra dhe shtetet përrreth, në filmin dokumentar për UÇK-në, jehonte nga bunkeri zëri i luftëtarit të lirisë Nusret Pllana- JU FLET KOSOVA E LIRË.  

Forhåndsvisning av bilde

Porositë e shumta nga folësit, valltarët dhe këngëtarët ishin:  

– Gjenocidi i shtetit serb ndaj popullit të pafajshëm shqiptar për gati dy shekuj ishte i tmerrshëm, i planifikuar, i përgaditur, i frymëzuar dhe i ndihmuar nga kisha dhe akademia e shkencave serbe. 

– Krimet makabre serbe me shfryerje dhe sadizëm, të bekuara nga kisha serbe, sidomos torturimi i grave dhe fëmijve e tregojnë barbarizmin më të ndyer të të gjitha kohërave. 

Forhåndsvisning av bilde

– Askush nuk ka të drejtë t’i falë krimet serbe. Serbia dhe kriminelët serb që ende kalërojnë të lirë nëpër Serbi dhe vende tjera duhet të gjykohen. Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve nuk bën të harrohet. 

– Kërkesa për dënim të kriminelëve dhe shtetit kriminal serb, nuk është hakmarrje por shenjë e civilizimit dhe i organizimit të shtetit ligjorë demokratik. 

– Politika armiqësore e shtetit serb në krye me kriminelin Vuçiq ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë fqinjë nuk ka ndryshuar. Me propagandë mashtruese në shkolla, media dhe të gjitha nivelet shoqërore dhe shtetërore e kan helmuar popullin serb me urrejtje kolektive ndaj shumë kombeve tjera. Krijohet përshtypja e një shteti të sëmuar dhe një kombi me shumicë të çmendur. 

Forhåndsvisning av bilde

– Shumë politikanë dhe diplomatë evropian, si dhe disa amerikanë ende ju besojnë mashtrimeve serbe për “viktimizimin” e tyre. Një pjesë tjetër i përkëdhelë me qëllim, nga dëshira dhe shpresa për ta tërhjekë Serbinë nga Rusia. Marrëveshja e fundit në mes të këtyre dy shteteve agresore për koordinim në marëdhëniet ndërkombëtare e bën të qartë dështimin e politikës evropiane. 

– Me shtetet e sëmuara diktatoriale si Serbia dhe Rusia bën punë vetëm presioni  dhe konfrontimi, kurrësesi  lëshimet dhe ledhatimi. Ata nuk ngopën kurrë nga grabitjet dhe nuk ndalen pa i detyruar me zor. Atyre iu duhen thyer dhëmbët për të mos kafshuar më. Nuk ka rrugë tjetër.  

Forhåndsvisning av bilde

– Marrëveshjet e nënshkruara për ta paraqesin vetëm një fazë kaluese për kërkesa të reja. Ato për ta kurrë nuk janë finale dhe i zbatojnë vetëm nëse janë në interes të tyre. 

– Republika e Kosovës është në pozitë shumë më të mirë  se Serbia dhe nuk ka nevojë të bëj lëshime. Ata qeveritarë dhe politikanë që pranojnë të bëjnë kompromise duke i dëmtuar interesat shtetërore janë tradhëtarë të kombit. Disa të tjerë dhe përkrahësit e tyre në media të cilët proklamojnë se Serbisë duhet dhënë diçka, janë të shitur ose paraqesin hajvanët më të mëdhenj të këtij shekulli. 

– Konfrontimin e drejtë dhe të pashmangshëm shtetëror të Kosovës me Serbinë raciste, duhet ndihmuar në të gjitha format dhe me të gjitha mjetet demokratike nga të gjitha Trojet tona dhe Mërgata. Rëndësi të veçant ka veprimtaria lobiste në shtetet demokratike perëndimore. Shembull i shkëlqyeshëm, i cili duhet përkrahur, vazhdon të jetë Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane në Washington, me degën e saj në Zvicër, në krye me legjendat e lobizmit shqiptar Joseph J. DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi. 

– Këngët, vallet dhe veshjet kombëtare shqiptare, si në këtë koncert madhështorë, simbolizojnë dhimbjen, trimërinë, bujarinë, shkathtësinë, imagjinatën, larminë, traditën dhe krenarinë kombëtare. 

– Strategjia për veprim të përbashkët kombëtarë është e domosdoshme dhe urgjente. 

Forhåndsvisning av bilde

– Liria, pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti i shtetit të Kosovës janë të shenjta dhe nuk mund të negociohen nga askush. Pikë. 

– Ftohen të gjithë atdhetarët të bëhen bashkë kundër armiqëve serb dhe të tjerë, si dhe zuzarëve në Trojet tona, ta ngrisin kombin e ndritur shqiptarë në vendin e lavdisë dhe nderit të cilin e meriton. 

Nikola Sanduloviç, politikani që e bën dallimin

0
Lirim Gashi, Prishtinë
____
I dashur Nikola Sanduloviç, zemrat e të gjithë njerëzve të mirë fluturojnë drejt teje, pavarësisht nga përkatësia kombëtare, fetare dhe racore.
Kjo është shumë më e vlefshme se 136000 votat që t’i ka vjedhur Vuçiqi.
Ti e dinë që unë analizoj dhe parashikoj më saktë se Nostradamusi dhe ora zvicerane.
Ditët politike të Vuçiqit janë të numëruara dhe njerëzit në Serbi dhe më gjerë shpejtë do ta kuptojnë se ti je alternativa e vetme e vlefshme dhe e pashmangshme për prosperitetin e Serbisë, paqen në Ballkan dhe marrëdhëniet vëllazërore mes popujve ballkanik.
Ke pak më shumë durim, sepse përpjekjet tuaja do të shpërblehen për ty, për ithtarët tuaj besnik dhe për popullin tënd.
Duke ditur se sa shumë e urren karakterin e zi të mafiozëve politikë nga i gjithë Ballkani dhe sa e bardhë dhe engjëllore është zemra jote, e di edhe se do të vijë shpejt dita, kur shumë njerëz të mirë nga mbarë Ballkani dhe Evropa do të të marrin si shembull, se si duhet të kundërshtohen kriminelët politikë luftë-nxitës dhe njerëzit e këqij të të gjitha kombeve.
Dhe kjo vlen më shumë se çdo funksion partiak dhe shtetëror.
Sepse terrorin që ti e ke duruar nga Millosheviqi, Shesheli, Vuçiqi dhe Daçiqi i vampiruar, vetëm për shkak të karakterit tënd të pastër si loti, nuk do të mund ta duronte asnjë njeri që nuk beson në idealet hyjnore.
Duke të njohur mirë, e di që do të mbetesh gjithmonë autentik dhe i pakorruptuar, sepse ti nuk mund të del nga lëkura jote fisnike.
Vetëm kur më kujtohet se sa respekt kishe dhe ke akoma per Albinin, vetëm pse ai nuk është politikan i korruptuar dhe tradhtar i idealeve te pastra, atëherë nuk mund të mos besoj që ia do të mirën të gjithe popujve të Ballkanit, Evropës dhe botës njësoj si popullit tënd serb.
Rrofsh për shumë vite me shëndet dhe shkëlqim të plotë.
***
NIKOLA SANDULOVIĆ POLITIČAR KOJI PRAVI RAZLIKU
Dragi Nikola Sandulovic, tebi lete srca svih dobrih ljudi, bez obzira na nacionalnu, vjersku i rasnu pripadnost.
Ovo je mnogo vrednije od 136000 glasova koje ti je pokrao Vučić.
Ti znaš da ja analiziram i predviđam točnije od Nostradamusa i švicarskog sata.
Vučićevi politički dani su odbrojani, i ljudi u Srbiji i šire će uskoro shvatiti da si ti jedina valjana i neizbježna alternativa za prosperitet Srbije, mir na Balkanu i bratske odnose među balkanskim narodima.
Imaj još malo strpljenja jer će se tvoj trud isplatiti i tebi, i tvojim vjernim pristalicama, i tvom narodu.
Znajući koliko mrziš crni karakter političkih mafijaša sa cijelog Balkana i koliko je tvoje srce bijelo i anđeosko, znam i da će doći dan kada će te mnogi dobri ljudi sa svih strana Balkana i Europe i sveta uzeti za primjer, kako se treba suprotstaviti ratnohuškačkim političkim zločincima i zlim ljudima svih naroda.
A to vrijedi više od bilo koje stranačke i državne funkcije.
Jer teror koji si ti pretrpio od povampirenog Miloševića, Šešelija, Vučića i Dačića, samo zbog tvog čistog karaktera kao suza, ne bi mogao izdržati nitko tko ne vjeruje u božanske ideale.
Poznavajući te dobro, znam da ćeš uvijek ostati autentičan i neiskvaren, jer iz svoje plemenite kože ne možeš izaći.
Samo kad se sjetim koliko si poštovanja imao i još uvijek imaš prema Albinu, samo zato što nije korumpiran političar i izdajica čistih ideala, onda ne mogu a da ne vjerujem da želiš dobro svim narodima Balkana, Evropa i sveta kao i svom srpskom narodu.
Živio nam puno godina u punom zdravlju i sjaju.