Kreu Blog Faqe 1216

“Më shumë e respektoj një serb të Begradit, se sa Albin Kurtin!”

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
Kjo fotografi është një plagë dhe njollë e madhe turpi për të gjithë shqiptarët dhe PDK-në. Por shumë shpejt u tërbova nga pamja e neveritshme që pashë. Fillova të ndihesha gati për të vepruar në facebook. E pabesueshme, mendova. Ulëriti Samiu. Një zbrazëti në tru. Ç’ishte kjo thirrje prej “analfabeti e miljoneri”. Më dukej që ato britma kishin të bënin me KRYEMINISTRIN. Por ngjanin të kobshme. Militantë, analfabet e fanatik i PDK-se, qe nuk e sheh dot “traun me sytë e tij”. Sami Lushtaku! Zgjohu! Hapi sytë! Albin Kurti ka diturin dhe zgjuarsine. Ti në dorë tani për tani ke shkjaun dhe injorancën.
A mund te quhet kjo “Liria ka Emer”!
Sytë vazhdonin ta vështronin ngulshëm. Një psikiatër, kishte thënë: “Një tru i zbrazët i njeriut kishte prirjen të përzgjidhte veq gjëra të këqija, kjo dëshmonte një gjendje paradepresive!”.Kisha bindjen se e keqja niste, fill pas shfaqjes së fantazmës. Një fantazmë përtejvarri fluturon, në radhë të parë, madje në qendër të Dardanisë dhe pamja e Sami Lushtakut, që s’kishte ku ikte pas ati turpi për ne. Një i parë, përballë, heroit, me ç’duket, merret në pyetje. Çuditërisht vazhdonte. Nga e kishte marr lejen (nga Vucici), si i kishte vënë gjumë qytetarët dhe Ministrinë e mbrendëshme, policin etj? Një si zigzag vetëtime ma përshkoi trupin. Ishte faji dhe pafajësia e tij, përzier me atë të shtetit dhe të dy bashkë përzier me fatin, të mirin dhe mizorin, ende të pandar.
Në fakt, me sa dukej, ishte përcaktuar koha e moskthimit të kokës.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Sami Lushtaku

Të pabesët e Dardanisë…!

0
Të pamoralshimit e Dardanisë
***
E gjithë këtë çorbë të madhe e ka përgatitur pamorali i Presidentit, Haxhiut… sepse paska zona të Serbisë në Kosovë? Përse, Thaçi i bëri Dardanisë një vetvrasje të tillë!
“Kemi njëzet vjetë në këtë vend të qelbur që jetojmë nga pamoraliteti. Sa krime pampraliteti rëndojnë mbi ta!”. Përse moralitetit ynë do t’i duhej të kacafytej me ndonjë zdap të pjelle prej kushedi ç‘xhungle a baltë, që ishin lindur për tjetër zonë të shqiptarëve, e nën tjetër pjell? Ne nuk duhet të lejojmë që të coptohen territoret nga plehërat përkatës.
Në njëzet vjetët e fundit, pamorali i ka bërë më shumë dëme kombit se asnjë armikë tjetër. Pamorali ka provuar konkurojë me të, por pa sukses; i ka shkuar shumë pranë, por pamorali ka mbetur në krye. Kanë tradhtuar, kanë vjedhur; në emër të pamoralit, të së vërtetës, të pamoralshmit, kanë shitur e masakruar territoret shqiptare… për të mirën e tyre, në interesin e Serbisë. Ishte kjo arsyeja e parë që çdo pamoral që ngjitej nga skëterra e arkivave të fshehtë serbe, sa do të fortë të ishin, do të ndiheshin si të sëmurë në shpirtë. Në jetë ekzistojnë e keqja, pisllëku, mashtrimi. Duhen gjetur rrënjët e tyre. Ku dhe si lind e keqja tek pamoralet.
Të përdorësh pamoralin dhe tradhtin për t’u ndjerë një shqiptar më i mirë është gjoja më e keqe që mund t’i ndodh një kombi; tani ky pamoral do të bëj keq duke menduar se po i bën mirë serbisë; do të shkatrrojë të mirën e kombit, duke menduar që është një e keqe! Ndodh shpesh që pamoralët të vendosin se cila është rruga më e mirë drejtë demokracisë së pamoralitetit. Nëse politikani i pamoralshëm ndërtohet në menyrë të gabuar, do të thotë të ndërtosh edhe politika të pamoralshme.
Duke marrë parasysh rastin e Hashim dhe të Haxhiut, pamoraliteti i të cilëve duhet të ishte ndaluar shumë më herët me më kujdes e me guxim – ashtu si ç’u bë në Romani, kur intelektualët dhe populli liridashës ndihmun për të rrëzuar diktatorin Çaushesku, që sundonte prej një kohe tejet të gjatë dhe shtynë vendin drejt një demokracie të re. Të paktën edhe ne duhet të shpresonim për një gjë të till.
Megjithatë, nga këndvështrimi kombëtar merret më pak për kapërcimin e pamoralitetit se me përshtatshmërinë e pamoralit e të vërtetës. Për pamoralshmit, kombi dhe nacionalizmi duhen konsideruar si elemente të brendëshme të moralit dhe si përbërës së paevitueshëm të ngritjes së shtetit. Bindjet nuk ndryshojnë faktet – faktet ndryshojnë bindjet e pamoralitetit!
Në njëren variant, pamorali dhe të pamoralshmit rrjedhin drejtpërdrejt nga Broja dhe Prishtina. Pika e parë. Gjithashtu, shteti në drejtimin e tyre ishte pa institucione politike legjitime, sepse i pamoraliteti i Hashimi e kishte drejtuar vendin përmes një grupi të vogël servilësh, pa i kushtuar vëmendje ndërtimit moraliteti politik e ekonomik. Pika e dytë. Më së fundi, ai filloi përpjekjet për një demokratizim me një nivel të ulët pamoraliteti. Pika e tretë. Rezulltatet janë tmerrësisht zhgënjyese. Që kurse hyri në rrugën e korrupsionit dhe pamoralitetit, prodhimi i brendshëm bruto i Dardanisë ka rënë 75% duke humbur krejt përparimin ekonomik e kulturor të një brezi të tërë dhe duke çuar më shumë se dy miljon shqiptarë nën nivelin e varfërisë dhe të pamoralitetit. Në qoftëse do të ketë sukses, rritja e pamoralitetit në Dardani do të jetë një kërcnim për karakterin e vendit të cilët do të shkaktojë lëvizje që do të vënë në rrezik territoret shqiptare.
Dardania është e sëmurë. Shenjat e sëmundjes janë vënë re njëzet vjet më parë, ndoshta më herët nëpër kafiterit e Evropës. Veç kësaj, sëmundja nuk është e panjohur ndër kombe të tjera. Sëmundja e Dardanisë është e rëndë, si çdo lengatë që do të prodhohej pamoralitet brenda kombit, mund të thuhet se asnjëherë doza e ndotjes morale në Dardani nuk ka qenë e lartë sa është sot. Ajo rrek të të zevendësojë të keqen që sollën bashkarisht pushtimi serb dhe uzurpimi i pamoralit në hapsirat shqiptare.
Në mes të një kaosi, pamorali politik të tillë, tradhtia, korrupsioni dhe mitmarrja janë përkeqësuar dhe më shumë dhe reformat kliantelizmit janë zbatuar. Ndonëse mund t’i qortojmë përgjithka. Ne duhet kërkuar delegjetimimin dhe rrëzimin e pamoralitetit të Hashim Thaçit dhe të Baton Haxhiut. Pamoraliteti e dinë se çdo të thotë për një komb që ka keqkuptim me vetveten, ti shuhen befas shenjat e kufijve, pikat e orijentimit, ashtu siç shuhen faret e një kombi. Tani të pamoralshmit sapo janë ngjitur nga Arkivi i fshehtë, kombi e di më së mirë se kushdo e di se çjanë këta dy kasnec të rinj, ç‘portret kanë, ç’moral dhe ç’kumt e ç’zi brenda shpirtit të tyre.
Si shembull me duket se psikologjia e pamoralitetit është si ajo e kafshës që ushqehet vetëm për vete? Përse këta jetojnë pikërisht në një gjendje të pavetëdijshme për t’i shëmbëllyer kafshës? Ky fakt vërteton, se gjëndja e pamoralit nuk i përketë botës kafshërore, sepse ajo është hyjnore tek shqiptarët e pamoralshëm. Kjo duhet të jetë mundësia e moralit, jo fara e pamoralitetit, të cilën duhet ta shkatërrojm, por jo ta kultivojm. Vetëm në saj të zhvillimit të moralit të fortë ne do të jemi në gjendje që të gjejmë lirinë dhe moralin të plotë.
Atherë çfarë duhet të bëjmë? Civilizimi ynë i lashtë na jep neve të tre variante:
“Të bëhemi të moralshëm, të çmendur pas pamoralitetit, dhe hipokritë. A ekziston vallë varianti i katërt si këta të pamoralët?”.
Po, unë i quaj variantin e katërt kombëtarizmin. Kjo është udha e arsyes, e vetëdijës, dhe jo e pamorali, e marrëzisë dhe e hipokrizisë. Kjo nuk është udha e favorizimit dhe dobësive vetjake, e ndrydhjes dhe e të shiturit, por është udha e kombit dhe e dijes së vërtetë. Kjo udhë sjellë frytin e nje sjelljeje të mirë dhe fshinë një herë e përgjithmonë pamoralitetin brenda vetë shqiptarit. Një udhë e tillë nuk presupozon maskën apo sjelljen e mashtrimit, por përfaqëson në vetvete shndërrimin e natyrshëm të një shqiptari të vërtetë me gjak Kastrioti.

Çka thoshte Albini e çka thoja une…?

0
Korab Blakaj, Vjenë
____
Më fal Albin
Ti thoje “ jam shpresa “ , unë të kundërshtoja .Koha erdhi dhe dëshmoi që ti ishe shpresa e vërtetë!
Ti premtoje punësim, unë dyshoja.Koha erdhi dhe dëshmoi që hape vende masive pune!
Ti premtoje rritje ekonomike.Unë të kundërshtoja.Koha erdhi dhe dëshmoi që ekonomia u rrit!
Ti premtoje shkolla në funksion të ekonomisë, unë të kundërshtoja.Koha erdhi dhe dëshmoi se e ke lidhur shkollën me ekonominë!
Ti premtoje të lidhje përvojën e mërgatës me prodhuesit kosovarë, unë s’të besoja.Koha erdhi dhe dëshmoi që kjo lidhje u bë dhe u depërtua në tregjet europiane.
Ti premtoje mbajtjën e të rinjëve në Kosovë, unë të kundërshtoja.Koha erdhi dhe dëshmoi që emigrimi është ndalur!
Ti premtoje të ktheje intelegjencen nga mërgimi, unë s’të besoja.Koha erdhi dhe dëshmoi riatdhesimin e saj!
Ti premtoje ekipë qeverisese, tarafin do ta kesh unë thoja.Koha erdhi dhe dëshmoi Se ti ngrite jo qeveri shokësh por qeveri ekspertësh!
Ti premtoje drejtësi, unë të kundërshtoja! Koha erdhi dhe dëshmoi se drejtësia triumfoi!
Ti premtoje rrymë e drita, unë të kundërshtoja.Koha erdhi dhe dëshmoi se reduktimet u zhdukën!
Ti premtoje të luftoje oligarkët, unë të kundërshtoja.Koha erdhi dhe dëshmoi se okigarkia u shkatërrua!
Ti premtoje burg për të korruptuarit, unë thoja ske koqe. Koha erdhi dhe dëshmoi se ti pate koqe dhe të korruptuarit u mbyllën.
Ti premtoje reforma në arsim e shëndetësi, unë thoja s‘do ia dalësh.Koha erdhi dhe dëshmoi se Ti ia dole.Arsimi dhe Shëndetësia po lulëzojnë!
Ti premtoje paisje për policët e mjerë qizmeçjerrur , unë të kundërshtoja! Koha erdhi dhe dëshmoi që polici ynë u modernizua me paisje!
Ti premtoje të armatosje FSK në, unë s’të besoja.Koha erdhi dhe dëshmoi se ti hape programet e financimit dhe armatimit masiv dhe ja tek jemi ushtri me kapacitete të frikshme për armikun!
Ti ishe në Amerikë, Greqi,Gjermani e Japoni në kërkim të invesitorëve, unë dyshoja! Koha erdhi dhe dëshmoi se vendi u vërshua nga investimet Euro-Amerikane dhe Aziatike!
Ti premtoje bashkërendim me Tiranën, unë të kundërshtoja.Koha erdhi dhe dëshmoi se çdo lëvizje e Prishtinës me Tiranën është e bashkërënduar!
Ti premtoje ta luftoje Gjykatën Speciale, unë të kundërshtoja.Koha erdhi dhe dëshmoi shpërbërjën e saj!
Ti premtoje ta mbroje luftën e UÇK së, unë të kundërshtoja.Koha erdhi dhe dëshmoi mbrojtjë n tënde të pakompromis!
Ti flisje për burgun e luftëtarëve dhe mërziteshe, unë mendoja se ti gëzoheshe! Koha erdhi dhe dëshmoi se ti vërtetë merzitesh dhe dëshiron lirimin e tyre!
Ti premtoje se do punoje për Bashkimin Kombtar, unë s’të bësoja.Koha erdhi dhe dëshmoi se Bashkimi është në zhvillim e sipër!
Ti premtoje se s‘do uleshe në bisedime s’do nënshkruaje ZAJEDNICËN , unë të kundërshtoja! Koha po vjen dhe do të dëshmojë se ti s‘do ta nënshkruash Zajednicën!
Sepse ti thoje s‘ka fuqi që më shantazhon mua,unë dyshoja se shumica e ish të burgosurve politikë mund të jenë përjetësisht të shantazhuar nga Serbia. Koha erdhi dhe dëshmoi se ti vërtetë je i pashantazhuëshëm. Të qoftë Aferim!
Andaj edhe njëherë; më fal Albin!

Mendime për burrat e dikurshëm shqiptarë

0
Ndoc Bushgjoka, Tropojë-Tiranë
__
Burrat shqiptarë të dikurshëm.
Padër Gjergj Fishta dhe Musolini.
(Siç më ka kallxue miku im frati Pjetër Topalli dhe siç shkruan At Zef Pllumi).
***
Frati Pjetër Topalli ishte një burrë i gjatë e i zeshkët, që cigaren e duhanit e ndizte me cigaren e parë. Kishte studiue në Romë e me gjuhën malteze kishte mbrojtur diplomën pas studimeve teologjike. Qeshnim kur na thoshte se si shqiptohej emri dhi në gjuhën malteze.
Ai kishte pasë mësues edhe At Fishtën edhe Dom Mjedën. Ndryshe nga Patër Gjergji, dom Ndreu ishte fjalëpakë. U lexonte nxënsve poezi që i kishte bërë aty pari dhe pastaj i griste.
– Mos i gris profesor! – i thoshin ata.
– Ndieni more djelm. Kujt i duhen. Për këto ka shkrue Gëtja, – u thoshte Mjeda.
Dom Ndreu i këshillonte të zgjedhin e të shkruajnë sipas të folurës popullore.
– Kur ndiej malin kah flet shqip, s’më doket vedja se di shqip, por belbëzoj shqip, – u thoshta ai nxënësve në bisedat që bënte me ta. Dhe Mjeda dinte aq mirë sa edhe shqip, trembëdhetë gjuhë.
Ndër kujtimet e tij Pjetri më ka rrëfye edhe për takimin e Patër Gjergjit me Musolinin.
A ishte Fishta profashist? As nuk ishte as s’mund të ishte. Fashizmi i urrente françeskanët. Ndonjë, si p.sh. Bernardin Palaj shihnin te Italia, mundësinë e bashkimit kombëtar dhe zhvillim. Por Fishta, Pater Anton harapi, Çiprian Nika, Gjon Shllaku, etj ishin thellësisht antifashistë. Fashizmi mbylli Liceun e françeskanëve “Illyricum”, shoqninë “Antoniane” etj etj. At Fishta, nisej aso kohe dhe lypi të takohej me Papën. Ati i shenjtë bisedoi me poetin dhe meshtarin shqiptar mbi një orë e njëzet minuta. Pas këtij takimi, Fishtën e priti Musolini.
Këtë takim Fishta e rrëfente më shumë si shaka.
– Hyna në një korridor, pastaj në një sallon të madh e masandej në një dhomë ku ishte një tavolinë e stërmadhe, dhe në fund dukej një krye i madh mbi tavolinë. Ai ishte Musolini. U afrova dhe e përshëndeta. Edhe ai më përshëndeti pa luejtë prej vendi. Pas kësaj me i diftue se nuk do rri shumë, qëndrova në kambë. Folëm diçka për letërsinë dhe pastaj ai deshi me ditë mendimin tëm për autorin e hymnit fashist.
– Asht nji maskara, – thashë.
Duçja ngre sytë dhe e sheh me zëmërim.
– Po filan poet … i njohur për poezitë lirike ?
– Asht’ një kurvar !
Musolini nxihet nga zemërimi, dhe duke ngritur zërin e pyet:
– Po Dante ?
At Fishta duke i bërë shënjë me dorë që të ngrihet i thotë;
– Zotni ! Bani mirë të ngriheni në kambë.
– Pse ? – pyeti i çuditur Duçja.
– Sepse zotni, Dantja, asht aq i madh sa kur të përmendim emnin e tij duhet të ngrihemi. Unë jam në kambë dhe emnin e tij them me nderimin ma të madh.
Pastaj Musolini u ngrit dhe i ofroi me respekt karrigen. Takimi zgjati rreth katërdhet minuta. Patër Gjergji i tregoi për zhvillimet negative që kishin ndodhë, e veçanërisht ndaj kishës e françeskanëve, tuj i shprazi tanë pakënaqësinë e tij ndaj autoriteteve italiane e parësisht ndaj Salvatore Melonit.
– Për françeskanët e tanë botës kam simpati ma tepër se për pjesën tjetër të klerit katolik. Njeriu ma i çmuem prej meje asht Padre Domenico Franze, mjek, shkencëtar etj. Me të kam bisedue shpesh e jam këshillue. I nderuem akademik, do ta thërras sa më pare Padre Domenikon, e në rast se pranon, kam me dërgue si përfaqësuesin tëm personal për shqyrtimin e çeshtjeve kishtare shqiptare. A jeni i kënaqun me ketë zgjidhje?
At’ Fishta pranoi. Padre Domeniko erdhi në Shqipëri në fillim të nandorit 1939 dhe përgjithësisht çështjet u zgjidhën, siç kishte kërkue At’ Gjergji.

Rusia dëshiron të fitojë, por Ukraina nuk dëshiron të humbasë

0

Nga Aurel Dasareti

Pushtimi i një kombi tjetër me trupa rekrutuese të pavullnetshme është i dënuar të dështojë. 

*** 

Forcat ruse po humbasin edhe më shumë në fushën e betejës. Llomotitjet e tij të serta kundër Perëndimit erdhën në një kohë trazirash akute në Rusi dhe thellimit të dëshpërimit për forcat e saj të armatosura. Në fushën e betejës, ushtria ukrainase, e përforcuar nga ndihma perëndimore, kohët e fundit shkatërroi forcat ruse në një kundërofensivë të fortë në rajonet që Putini ka uzurpuar.  

Në mungesë të ushtarëve të mjaftueshëm vullnetarë dhe mercenarë, Kremlini thirri qindra mijëra burra të tjerë rusë në detyrë ushtarake, duke shkaktuar protesta mbarëkombëtare dhe duke çuar në një eksod masiv në vendet fqinje, ndërkohë që frika nga kërcënimet e tij për të përdorur forcën bërthamore po rritet.   

Problemi me perëndimin është se ata me shekuj e trajtuan Rusinë terroriste-ekspansioniste sikur të ishte një vend normal, në të njëjtën mënyrë siç i trajtojnë këlyshët e saj në Gadishullin Ilirik.  

Fryma e vjetër e Bashkimit Sovjetik jeton sot në “Nëna Rusi”. Kjo tregon shumë për mentalitetin rus. Një luftë e krijuar nga një plak psikopat i kapur pas pushtetit, i paguar nga gjaku dhe jeta e të rinjve, jeta e të cilëve mezi ka filluar, dhe ankthi i nënave dhe njerëzve të dashur në shtëpi. 

Nëse studion historinë e njerëzimit, ka pasur gjithmonë një rebelim ose një kundër-forcë që përfundimisht do të vijë nga brenda kundër kriminelëve të tillë që janë kapur pas pushtetit. Përndryshe, ata do të ishin ende në pushtet. Për fat të keq, zakonisht kërkon sakrificën e shumë të pafajshmëve dhe heronjve përpara se një periudhë e shëndoshë dhe paqe të kthehet në vend. Por pse kjo ndodh përsëri dhe përsëri? Duket pikërisht si ajo që ka ndodhur që nga fillimi i historisë. Të rinj e të vjetër vdesin për lakminë e të tjerëve. 

I vetmi grup rus që mund të bëjë diçka për këtë, janë gjeneralët rusë, por asnjëri prej tyre duket se nuk ka guximin për të udhëhequr rebelimin për të rrëzuar Putinin. Gjeneralët rusë, të cilët mund të kishin pasur guximin për të kundërshtuar Putinin në planet e  gjymtimit të një vendi fqinj, janë spastruar shumë kohë më parë. Në fakt, pyes veten nëse lufta e Putinit nuk është gjë tjetër veçse një llogaritje e gabuar e madhe, sepse këshillat që ai mori erdhën nga burrat “po”, të cilët ishin gjithçka që kishte mbetur nga ata nazistë terroristë. 

Nëse Perëndimi qëndron i palëkundur, duke dërguar armë dhe forca të blinduara më efektive, duke injoruar kërcënimet e Putinit për një përshkallëzim bërthamor që ai nuk mund ta përballojë, Rusia përfundimisht do të tërhiqet, burimet do të shteren.  

Arsye pse gjeneralët nuk do të arrijnë kurrë asgjë, janë të njëjtat arsye pse ata janë gjeneralë të tmerrshëm që humbasin. Zgjedhur për besnikëri jo për kompetencë. Shoigu për shembull nuk ka ndonjë përvojë të vërtetë ushtarake dhe është shoku i Putinit. Cilido nga gjeneralët dhe politikanët si Medvedev do të shqyhej nga qentë e vërtetë kur Putini “i dytë” dhe paratë e tij harxhohen, dhe ata e dinë këtë. Kështu që vetë jeta e tyre varet nga qëndrimi i Putinit në pushtet, ashtu si edhe ai vetë. 

Populli i tij i frikësohet atij. Ai ulet në nderin e tij të lartë dhe detyron të tjerët të vdesin për “Nënën Rusi”. Ai është ushqyer me informacione të rreme për vite me radhë se sa mirë është e trajnuar ushtria e tij, sa i dobët ishte armiku dhe fakti që doktrina ushtarake ruse nuk u jep aftësi oficerëve të rinj për të marrë vendime në fushën e betejës dhe po, ju keni një recetë për të humbur një luftë. 

Nëse ushtria e rregullt ruse nuk mund të mposhtte forcat ukrainase, rezervistët nuk do të bënin më mirë se kjo. Të shpresojmë se Putinit së shpejti do t’i vijë fundi nga duart e drejtuesve të tij më të lartë-përpara se të përdoret forca bërthamore.  Sigurisht që nuk do ta bëjnë, të gjithë janë vetëm mish për top, dhe shpresa zero se ai mund të mposht ushtrinë ukrainase me një numër superior. Numrat luajnë një rol, sa më shumë të kesh aq më të mira janë shanset dhe aq më shumë mund të sakrifikosh (taktika e Putinit).  

Mobilizimi funksionon më së miri kur sulmohet në terrenin e shtëpisë, jo në një luftë pushtuese. 

Problemi është se Rusia ka më shumë se një partner për t’u futur. Ata kanë Kinën që ruan shpinën e tyre dhe më pas Indinë që pretendon të jetë neutrale ndërsa blen karburant të lirë duke ndihmuar në financimin e kaosit. 

Mendoj se Kina është e kënaqur të shikojë Rusinë të dobësohet në një luftë të pakuptimtë. Për pjesën më të madhe të shekullit të kaluar, ata ishin armiq të ashpër. 

Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që Perëndimi të qëndrojë i bashkuar dhe i vendosur. Nuk mund t’i lëmë të fitojnë. 

Ekonomia e Kinës është shumë e lidhur me tregun amerikan për të zgjedhur anën e Rusisë. Ndërsa ushtarët rusë bien me qindra mijëra si kokrra thekni, për Kinën dhe Indinë nuk është një ide e mirë të vendosin t’u bashkohen atyre. Kina mund të shohë një hapje me një Rusi të dobësuar por nuk ka nevojë për një partner të pabesë si Rusia. Kina, të paktën, është e kënaqur të marrë një pamje paraprake të kapaciteteve tona në fushën e betejës. Nuk do të habitesha aspak nëse ata do të kishin vëzhgues në Ukrainë që mbajnë shënime të shumta. 

Kina dhe India përfundimisht nuk do të ndihmojnë në asnjë konflikt. Pse nuk e keni parë Kinën të bëjë asgjë për të ndihmuar në aspektin e pajisjeve apo personelit, ata e dinë që në momentin e dytë që i japin Rusisë ndonjë pajisje ushtarake apo ushtarë, janë në të njëjtën barkë me Rusinë që gjithashtu nuk mund ta përballojnë. Ata mund të jenë vendi numër 1 për prodhim të lirë, por ata e dinë se vendet do të përballojnë koston më të lartë për të rivendosur prodhimin në vendet e tyre ose do të shkojnë në Tajvan, Meksikë, Japoni ose Indonezi për punë më të lirë. Për të mos përmendur, Kina ka konfliktet e veta historike me Rusinë dhe ndonëse mund të jenë miq, mendoj se termi i duhur është një “miq”. 

India- ata i kanë duart plot me mosmarrëveshjet me Kinën dhe Pakistanin. Ata duan pajisje ushtarake amerikane sepse janë më superiore se pajisjet ruse, por janë gjithashtu më të shtrenjta, prandaj duhet të shoqërohen me Rusinë për armë sepse fqinji i tyre në verilindje ka më shumë tanke dhe avionë se ata. 

Rusia është e vetme nëse shpërthen konflikti i vërtetë me NATO-n. I vetmi aleat që do të kishin është Koreja e Veriut, por kjo do t’i jepte Koresë së Jugut dritën jeshile për të pushtuar veriun nëse Kim Jung-Un duhej të dërgonte qoftë edhe gjysmën e ushtrisë së tij në Rusi për të luftuar. 

Kur Putini largohet nga detyra dhe ky “Operacion Special” përfundon, pyes veten se çfarë ndodh me Rusinë si vend. Rusia konsiderohej si një nga vendet më të fuqishme dhe më të frikshme në botë, dhe po goditet nga Ukraina.  

Pasi kjo të përfundojë, Rusia do të duhet të paguajë ndëshkimin përpara se të hiqen sanksionet. Pra, do t’i kthejë ata 100 vjet prapa. 

Forcat ukrainase po luftojnë për tokën e tyre. Rusët nuk e kanë idenë se për çfarë po luftojnë. Pasi kuptojnë se ajo që u është thënë nuk është e vërteta, humbasin vullnetin për të luftuar. 

Pushtimi i një kombi tjetër me trupa rekrutuese të pavullnetshme është i dënuar të dështojë. 

Franca, Gjermania, Spanja, Italia dhe të gjitha vendet e tjera të BE-së duhet të forcohen ushtarakisht dhe të kontribuojnë në mbështetjen me armë të Ukrainës – përpara se të flasin rusisht. Ose le të luftojnë ukrainasit dhe të vdesin për t’i mbrojtur ata – ose të luftojnë Putinin kur ai të shfaqet në pragun e tyre. 

 Kjo është ajo që bën Rusia. E gjithë zhurma rreth asaj se sa keq po funksionon ushtria ruse është normale. Rusia ka pasur gjithmonë një ushtri të dobët. Atë që u mungon në teknologji apo organizim, ata përpiqen ta kompensojnë me numra të plotë dhe jetëgjatësi. Fakti është se ushtria ruse nuk është ajo që menduam. Stërvitja dhe pajisjet e tyre janë të rendit të dytë dhe trupat kanë humbur dëshirën për të luftuar. Plani i tyre mund të kishte shkuar mirë nëse Perëndimi nuk do të kishte ndërhyrë dhe nuk do të kishte furnizuar me pajisje moderne dhe trajnime për ukrainasit. Kjo, plus ndihma e inteligjencës e ka bërë një ushtri të mirë ukrainase një forcë luftarake shumë të frikshme. Armët perëndimore e kanë ndryshuar atë nga një konflikt gueril në një luftë të hapur dhe të fituese. 

Ky mund të jetë fillimi i fundit të mbretërimit të Putinit, ai festoi aneksimin e paqartë që nuk do të mbajë dhe falsifikoi superfuqinë e Rusisë, ndërsa ukrainasit vazhdojnë të marrin territore.  

Putin është Stalin! Nuk do të ketë fund ajo që ai është i gatshëm të bëjë për të fituar. Duhet të ketë një revoltë të brendshme në Rusi kundër luftës.  

Harrojeni inflacionin tonë, është një situatë botërore. Ne duhet të derdhim mbështetjen në Ukrainë. Kjo është një luftë e madhe kundër Putinit që duhej të bëhej herët a vonë. Ukraina po e bën këtë për të gjitha vendet e lira.  

Ukraina ka nevojë për të gjithë mbështetjen që mund të marrë, sepse Putini nuk do të ndalet me Ukrainën. Me sa duket, ai ka qenë mjaft i hapur dhe bisedues për ribashkimin e Rusisë Perandorake, e cila përfshinte Finlandën dhe Poloninë, kështu që një pjesë e madhe e Evropës lindore dhe verilindore do të sulmohet përfundimisht. Ne jemi mësuar që nga fëmijëria të besojmë se Rusia është një fuqi e madhe dhe e rrezikshme ushtarake. E cila të paktën do të fshinte dhe do të merrte Ukrainën në 3-6 javë. Ajo me çfarë jemi ushqyer rezulton të jetë krejtësisht e gabuar. 

Diplomati dhe strategu ushtarak italian Nicolo Machiavelli është po aq i rëndësishëm sot, dhe Putin ka bërë pothuajse çdo gabim që mund të bëjë një sulmues: 

  • Asnjëherë nuk duhet të sulmoni derisa të keni njohuri të hollësishme për forcën dhe moralin ushtarak të sulmuesit. 
  • Asnjëherë nuk duhet të kërcënoni një armik me masa që nuk keni menjëherë forcën t’i zbatoni. 
  • Asnjëherë nuk duhet t’ia zbuloni planet tuaja dikujt tjetër përveç atyre që duhet t’i dinë. 
  • Sulmi juaj duhet të jetë i shkurtër dhe brutal dhe të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, me sa më pak viktima civile, në mënyrë që të mos pushtoni tokat e armikut për breza. 

*** 

Ukraina do të përpiqet të përparojë më tej. Ata veprojnë shkëlqyeshëm. Ofensiva që forcat ukrainase po kryejnë në fushëbeteja tregon se ata kanë një vrull në luftë që Rusia nuk është në gjendje ta përballojë. Ukrainasit arrijnë të transferojnë shpejt trupat në fronte të reja… 

Tani për tani gjithçka që mund të bëjnë luftëtarët ukrainas është të vazhdojnë të gjuajnë me saktësi… 

___

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

 

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Preshevës për projektin e suksesshëm për nxënien e diturive përmes trashëgimisë kulturore

0

Shkruan: Xhemaledin SALIHU 

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE ME SELI NË PRESHEVË REALIZOI ME SUKSES PROJEKTIN: “NXËNIA E DITURIVE DHE EDUKIMI I TË RINJVE NËPËRMJET TRASHËGIMISË KULTURORE DHE PREZANTIMI I VLERAVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE” NË KOMUNËN E BUJANOVCIT

1.Vizitë njohjeje, edukimi dhe nxënie e diturive mbi objektet e trashëgimisë kulturore në komunën e Bujanovcit 

Të dielën, më 18 shtator 2022, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore për Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë organizoi vizitë objekteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Bujanovcit, me nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanovc, në kuadër të projektit” “Nxënia e diturive dhe edukimi i të rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore të pa luajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në komunën e Bujanovcit. 

Mund të jetë një imazh i 16 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Vizita ishte e qëlluar që të rinjtë ta njohin vendlindjen e tyre, të marrin njohuri e dituri nga trashëgimia kulturore dhe të edukohen për dashuri ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore si dhe të mbushen me ndjenja, me perceptime, me fotografi, me përfytyrime mbi objektet e vizituar që nesër në punëtorin që do të organizohet t’i vizatojnë, t’i pikturojnë këto objekte të trashëgimisë kulturore ashtu siç i ka pa syri dhe ndie shpirti i tyre. 

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Në këtë vizitë ishim në Teqen e Nesalcës, ku spjegime mbi koncepte dhe kuptime të trashëgimisë kulturore dhe ndarjen e saj foli Z. Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore, menaxher i projektit, ndërsa për historikun dhe Teqen foli Z.Afrim Agushi, u.d. i Shehut të Teqesë, në kishën e Lluçanit, te Ura e Çartme në Lluçan, te Gradina-objekt arkeologjik me plotë objekte brenda saj, kodra ndërmjet rrugës për Breznicë dhe rrugës për Maltërnocit, ku është ish Xeherorja e antimonit dhe banesat e punëtorëve të saj.Për objektet në vazhdim foli Z. Rexhep Kadriu, arheolog amator dhe anëtar i Lidhjes së Numizmatikëve të Serbisë. 

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Me nxënësit në vizitë ishin edhe Z. Nehat Ramizi, asistent në project,  profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe nënkryetar i Shoqatës për Trashëgimi, Agim Arifi, mësimdhënës i Artit, anëtar i Këshillit Drejtues i Shoqatës dhe menaxher i Punëtorisë, më 22 shtator dhe Ekspozitës që do të organizohet më 29 shtator 2022, me fotografi të objekteve të Trashëgimisë kulturore të komunës së Bujanovcit dhe punimet e nxënësve nga Punëtoria.Me ne ishte edhe plaku Xhavit, mësues. 

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Në fund të vizitës, për meritat e kujdesit dhe vëmendjes së nxënësve si dhe interesimit të tyre, shkolla e mesme “Sezaoi Surroi “ i dha nxënësve nga një sendviç, ndërsa Shoqata për Trashëgimi i qerasi me nga një pije, në restorantin e bukur dhe me ajër të pastër “Bohemi” në Bujanovc. 

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Me këtë rast i falënderojmë drejtorin e shkollës, Z. Zejni Fejzullahun dhe psikologen Bukurije Boriçi për angazhimin dhe kontributin e tyre.   Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

2.U realizua punëtoria e vizatimit dhe e pikturimit në Bujanovc 

Mund të jetë një imazh i 14 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Në kuadër të realizimit të projektit “Nxënia e diturive dhe edukimi i të Rinjve nëpërmjet të trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në komunën e Bujanovcit, Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore, më 22 shtator 2022, e enjte, në lokalet e shkollës së mesme “Sezai Surroi”, me një grup nxënësish, prej 30 vetave realizoi Punëtorin e Vizatimit dhe Pikturimit. 

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Punimet e nxënesve dhe fotografite e trashëgimisë kulturore të Luginës së Preshevës, sidomos ato të Bujanovcit do të ekspozohen të enjten, më 29 shtator 2022, në ora 18, në shtëpinë e kulturës në Bujanovc. 

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe ambiente të brendshme

3.Ekspozitë në Bujanovc 

Të enjtën, më 29 shtator 2022, me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Shqiptare, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë, në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc, organizoi Ekspozitë: 

 Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

1.Me fotografi të Trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës dhe  

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

2.Me punimet e nxënësve të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanovc 

Mund të jetë një imazh i 16 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Hapjen e Ekspozitës e bëri Z.Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë,  në prani të një numri të madh të dashamirëve të fotografive dhe punimeve që u prezantuan në Ekspozitë. 

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Prezenca e shumtë e dashamirëve, në mesin e tyre ishte drejtori i Shtëpise së kultures në Bujanovc, drejtori i Bibliotekës në Bujaniovc dhe shumë profesorë e intelektualë të Bujanovcit, sëbashku me nxënës të shkollës së mesme të Bujanovcit, shumica pjesëmarrës të Vizitës së objekteve të trashëgimisë dhe Punëtorisë së Artit. 

Nga stafi i projektit: “Nxënia e diturive dhe edukimi it ë rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në komunën e Bujanovcit ishin: Ligjëruesi, Z. Rexhep Kadriu, arheolog amator dhe anëtar i Lidhjes së Numizmatikëve të Serbisë, Nehat Ramizi, asitent në projekt dhe Agim Arifi, arsimtar i Artit dhe menaxher i Punëtorisë së Artit dhe Ekspozitës. 

Ekspozitën e zbehu pak mosprezenca e kryetarit të komunës së Bujanovcit dhe drejtorit të shkollës së mesme.  

Nxënësit mbetën të kënaqur me projektin e realizuar, në realitet me vizitën objekteve të trashëgimisë kulturore të paluajtshme, me punëtorinë e artit ku vizatuan dhe pikturuan dhe me Ekspozitën e fotografive të trashëgimisë kulturore dhe punimeve të pikturimit dhe vizatimit. 

Pra, me realizimin e projektit nxënësit mësuan dhe morën njohuri, duti mbi konceptet elementare të trashëgimisë kulturore dhe realizimi I projktit ndikoi në  edukimin e të Rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore. 

Kjo dashuri, dituritë e nxëna, u vërtetua në drejtim të asaj se të rinjtë-nxënësit kërkuan nga Shoqata që edhe në të ardhmenë të organizohen projekte të tila, bile ishin konkret në kërkesë që në Preshevë të organizohet një realizim I tillë, për t’I vizituar objektet e trashëgimisë të Preshevës, për të vizatuar dhe pikturua objektet e vizituara si dhe organizuar ekspozite sinë Bujanovc. Në realitet për ta njohur, për të nxënë dituri e njohuri për objektet e trashëgimisë kulturore edhe të kësaj treve shqiptare.  

Shën Jeronimi nga Iliria antike dhe çfarë ka të bëjë emri i tij me Organizatën e Kombeve të Bashkuara

0

Nga Frank Shkreli 

“Parce mihi, domine, quia dalmata sum!” — Më fal o Zot se kam ndodhur dalmat — fis ilirian — citohet të jetë shprehur në latinisht, Shën Jeronimi (347- 420), i lindur në qytetin Stridon të Ilirisë, që duhet ketë ekzistuar diku në territorin e Kroacisë ose Sllovenisë së sotëshme. Kush është ky bir i Ilirisë antike dhe pse e përdor emrin e tij Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) sot, pothuaj, 17-shekuj më vonë? 

Kësaj pyetjeje i përgjigjet Dom Lush Gjergji në librin e tij, “Shën Jeronimi Ilir”:  “Shën Jeronimi ilir është një ndër kolosët e mëdhenj fetar, shpirtëror, kulturor, biblik, patristik, që e pranojnë dhe nderojnë jo vetëm të gjithë të krishterët, por mbarë njerëzimi, si shenjt dhe dijetar të madh, një ndër doktorët dhe etërit e Kishës më të spikatur të kohës së tij, “egregius doctor Ecclesiae” – doktor i shkëlqyeshëm i Kishës, së bashku me Shën Ambrozin (330-297) dhe Shën Augustinin (354-430). Ai ishte njeri i dijes dhe kulturës, por edhe i studimit, uratës, pendesës, jetës së rreptë asketike, duke luftuar kundër mëkatit, veseve, epsheve, pothuaj gjithnjë në kërkim të përsosmërisë dhe shenjtërisë. 

Këto arsye, por edhe shumë të tjera, sidomos në 1600 – vjetorin e vdekjes së tij, ai vjen tek ne dhe ndër ne me shumë porosi dhe aktualitete, si njeri i Provanisë dhe historisë tonë të lashtë martire dhe biblike, “vegël” e Zotit, për t’ia dhënë mbarë njerëzimit Biblën, nëpërmjet “Vulgatës”, përthimit të shkëlqyeshëm në gjuhën latine, me shekuj si burim jete dhe frymëzimi për fe, traditë, kulturë dhe qytetrim evropian dhe botëror”, ka shkruar Dom Lush Gjergji, i njohur tanimë në botën shqitare dhe më gjerë si biografi i Nenë Terezës, autor i dyzina librash mbi jetën dhe veprimtarinë e Shën Nenë Terezës shqiptare, në gjuhën shqipe dhe të përkthyera në gjuhë të tjera, përfshir anglisht. Dom Lush Gjergji është autor edhe i shumë veprave të tjera letrare, përkëthimesh, botimesh teologjike dhe subjektesh të tjera. 

Por le t’i këthehemi subjektit të këtij shkrimi modest, protagonistit kryesor, Shën Jeronimit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkëthyesve Botërorë – ditë që shënohet nga Kombet e Bashkuara me 30 Shtator, ndonëse pak me vonesë – datë kjo që Kisha Katolike Universale shënon gjithashtu edhe Festën e Shën Jeronimit – Ilirit të vet-shpallur. 

Dita Ndërkombëtare e Përkëthyesve është caktuar si e tillë me anë të një rezolute nga Asamblea e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara me 24 Maj, 2017 për të nderuar rolin e përkëthyesve dhe profesionistëve gjuhësorë, të cilët me punën e tyre, bashkojnë kombet, përforcojnë paqën, mirëkuptimin dhe zhvillimin midis vendeve, gjuhëve dhe kulturave të ndryshme.  Asamblea e Përgjithëshme e OKB-së e ka parë të arsyeshme që Dita ndërkombëtare e Përkthyesve të jetë, pikërisht, 30-shtatori, dita kur, sipas kalendarit kishtar, shënohet festa e Shën Jeronimit, përkëthyesit të Biblës, që si i tillë konsiderohet edhe mbrojtësi i përkëthyesve.  Bibla është libri që është përkthyer në mbi 2-mijë gjuhë botërore, nga gjuhët e vjetra hebraishtja, armaishtja dhe greqishtja.  Sh;n Jeronimi-Ilir e ka përkthyer Biblën në latinisht dhe në greqisht.     

Image

Përkëthyesit e Kombeve të Bashkuara në kabinat e tyre gjatë një debati brenda Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Organizata e Kombeve të Bashkuara është organizata e cila punëson numrin më të madh të përkthyesve dhe profesionisteve gjuhësorë në botë. PHOTO: UN/Manuel Elias – 

30 shtatori është dita liturgjike e festës së Shën Jeronimit. Kjo është arsyeja që OKB-ja ka caktuar, pikërisht, këtë ditë si  Ditën Ndërkombëtare të Përkthyesve, në nder të Shënjtit të madh me origjinë ilire, i cili i ka dhënë botës perëndimore përkthimin e parë të Biblës në latinisht dhe në shenjë respekti për të gjithë përkthyesit, anë e mbanë  botës, për rolin e tyre lehtësimin e komunikimit midis popujve dhe njeriut me njeri.  Tema e Ditës Ndërkombëtare të Përkthyesve 30-shtator 2022, ishte “Një botë pa pengesa” (A world without barriers) 

Sipas Kombeve të Bashkuara, Dita Ndërkombëtare e Përkthyesve është një mundësi që, të pakën njëherë në vit, të nderohet puna e përkthyesve dhe e të gjithë profesionistëve gjuhësorë, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në komunikimin midis popujve dhe kombeve, duke lehtësuar dialogun, bashkpunimin dhe zhvillimin, ndërkohë që me punën e tyre ata kontribojnë për forcimin e paqës dhe sigurisë në botë.  

Është interesant fakti që Organizata e Kombeve të Bashkuara ka vendosur që në këtë Ditë Ndërkombëtare të kujtohet çdo vit, pikërisht, Shën Jeronimi, një prift katolik, me origjinë iliro-shqiptare – si simbol dhe shembull i një profesioni — përkthyes Biblës pothuaj 17 shekuj më parë – për brezat e rinjë të përkthyesve sot – punën e të cilëve, OKB-ja e cilëson, si një vlerë themelore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

PS- një shkrim i para disa viteve për autorin dhe përkthimin e parë nga teksti origjinal  i Biblës, Beslidhjes së Re, në gjuhën shqipe.     Frank SHKRELI/ Dom Simon Filipaj: “Shqiptarë, flisni shqip me Zotin!” | Gazeta Telegraf 

﷟HYPERLINK “https://www.comunicazione.va/en/sostienici/sq.html”

Greva sakrificë personale për realizimin e të drejtave kolektive!

0

Florim Zeqa

Greva më e gjatë dhe më e pakuptimtë në historinë e arsimit shqip në Kosovë. Sakrifikimi i fëmijëve për qëllime politike është mëkati dhe absurditeti më i madh i kësaj greve. Greva e pezulluar, por e papërfunduar e dëshmon synimin e arritjes së qëllimit politik. Nga kjo lojë e pistë, e dhimbshme dhe tragjikomike pësuan nxënësit dhe familjet e tyre.

Të gjithë ju gëzuam fillimit të vitit shkollorë, por jo edhe politizimit të arsimit!

Greva është një abstenim kolektiv nga puna nga punëtorët vartës, i promovuar nga sindikatat, me synimin për të siguruar një përmirësim të kushteve të punës në krahasim me ato të rregulluara nga marrëveshja kombëtare e marrëveshjes kolektive.

Greva është e drejtë legjitime e punëtorëve pasi konsiderohet një formë e vetëmbrojtjes së punonjësve nga shkeljet eventuale ligjore nga punëdhënësi. Për këtë arsye punëtorët kanë të drejtë të abstenojnë nga puna kur synojnë të mbrojnë të drejtat e tyre.

Mirëpo, punëtori që hyn në grevë, duke mos punuar e humb të drejtën e pagesës për ditët e humbura, por nuk përballet me asnjë pasojë tjetër ligjore, siq është mbyllja e kontratës dhe largimi nga puna për shkak të grevës.

Greva janë të shkurta dhe me afat të caktuar

Në secilin vend të lirë dhe demokratik, përveq në vendin e paradokseve të quajtur Kosovë, greva fillon me paralajmërim, por pa afat të caktuar të përfundimit!

Në secilin vend të botës së lirë dhe demokratike, grevat janë të paralajmëruara dhe afatshkurtëra. Greva fillon me nga 2 ose 4 orë, e më së gjati 8 orë dhe përfundon brenda një dite! Orët e grevës nuk paguhen nga punëdhënësi dhe as nga sindikatat. Thjeshtë kjo është sakrificë personale e punëtorit për t’i tërhequr vërejtjen punëdhënësit apo shtetit, përkatësisht Qeverisë për ndryshimin e marrëveshjeve kolektive që favorizojnë përmirësimin e kushteve të punës apo rritjen e pagave për punëtorët e sektorit të caktuar!

Për ta sqaruar më thjesht dhe më mirë këtë situatë, unë personalisht disa herë jam përballur me greva në sektorin privat në shtetin ku jetojë. Disa herë ka ndodhur të futemi në grevë 4 orëshe, por vetëm dy herë për 26 vjet përvojë pune i kemi mbajtur nga 8 orë pune grevë! Në të dyja këto raste, punëdhënësi më qëllim të thyerjes së frontit grevist më ka ofruar pagesën e orëve të grevës në këmbim të orëve të pushimit, gjë të cilën e kam refuzuar për t’i qëndruar besnik organizimit sinidikal të grevës.

Sikur të paguheshin orët e grevës, ato do të ishin përditshmëri e jetës në vendet e lira dhe demokratike. Sindikatat janë urë lidhëse mes punëtorit dhe punëmarrësit, të cilat mbrojnë të drejtat e punëtorëve në përputhje me kontratat kolektive, duke ushtruar presion tek qeveria për përmirësim të kushteve të punës dhe ngritje të pagave.

Kosova “Sui generis” i llojit të vet

Meqenëse, vendi ynë, Kosova është “Sui generis” i llojit të vet, ku çdo veprim politizohet, në këtë rast edhe greva u politizua skajshmërisht, propozojë që të arrihet një marrëveshje mes Qeverisë dhe SBASHK-ut, në mënyrë që pagesa e mësimdhënesve të bëhet me kushtin e kompensimit e të gjitha orëve të humbura të mësimit, si zgjidhje të vetme kompromisi për dalje nga situata konfliktuoze.

Para së gjithash, kjo duhet të ndodhë për të mirën e nxënësve, në mënyrë që këta të fundit të vazhdojnë mësimxënjen e paraparë sipas planprogrameve mësimore.

Ndryshe, mësimxënja nuk mund të jetë e njëjtë për nxënësit që kanë filluar mësimet më 3 Tetor me ata që e kanë filluar mësimin më 1 Shtator 2022.

Me këtë rast duhet të merrë fund edhe logjika e të bërit grevë paafat në sistemin arsimor, nga e cila më të dëmtuarit mbeten nxënësit, gjegjësisht fëmijët që janë e ardhmja e vendit tonë. Për çka, grevat afatëgjatë në arsim duhet të ndalohen me një ligj të veçantë në nga Parlamenti i Kosovës.

Po ashtu, me një projektligj të veçantë në Parlamentin e Kosovës duhet të përcaktohen edhe kriteret e vlerësimit të punës së mësimdhënësve, me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim, në mënyrë që të shënojmë ngritje në vlerësimet e PISA-s, e jo të mbetemi në renditje në fundin e tabelave vlerësuese!

Mësimdhënësit dhe Qeveria duhet t’i trajtojnë nxënësit siç i trajtojnë fëmijët e tyre! Politika duhet të krijojë kushte për punë normale dhe t’i mbajë duart largë institucioneve shkollore!

Albin, ose rritma rrogën, ose nuk do të jesh më Kryeministër!

0
Autor : Lirim Gashi
___
(në shqip, kroatisht, gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht) 
Unë jam në grevë në shenjë pakënaqësie me Kryeministrin tim, që kam një rrogë kaq të mjerueshme, megjithëse kam meritën më të madhe në botë për nxjerrjen e nxënësve dhe studentëve analfabetë.
A e keni pyetur ndonjëherë vetën, lexues të mi të dashur?
Sikur mësuesit e Xhibutit, Guinesë Bisau, Zimbabvesë dhe Togos të kishin nxjerrë kaq shumë analfabetë sa unë, a thu sa krenarë do të ishin me ta presidentët dhe kryeministrat e këtyre vendeve të përparuara dhe sa do t’ua rrisnin rrogat ?
E atëherë pse ti Albin nuk sillesh njësoj si kolegët e tu të nderuar nga këto vende të përparuara?
A je normal ore ?
Dreqi ta hëngërt atë frizurë të rrudhur si faqet e hallës Sadie.
Si nuk të vjen turp të mos ma paguash të paktën rrogën e shtatorit?
A vetëm pse nuk punova a ?
A e di ti, Albin Teveçeli, se unë prej vitesh kam nxjerrë numrin më të madh të nxënësve dhe studentëve analfabetë në botë.
A di ti, se unë Unik Lirim Gashi, kam 10 vjet që rri këmbëkryq në librin e famshëm të Ginisit, si rekordmen botëror në prodhimin e nxënësve dhe studentëve analfabetë?
A isha mjaft i qartë Albin, apo duhet të përsëris veten?
Unë Unik Lirim Gashi, që 10 vjet me radhë mbaj rekordin botëror për prodhimin e numrit më të madh të nxënësve dhe studentëve analfabetë në botë.
Nëse nuk ma rrit rrogën, të betohem në Kuranin e Shën Shefqetit, se unë që nga nesër do të nxjerr dy herë më pak nxënës dhe studentë analfabetë.
Epo, atëherë do të detyrohesh të ma paguash patjetër rrogen e njëjtë si më parë, megjithëse numri i analfabetëve do të jetë dy herë më i vogël, gjë që do të dëmtojë rëndë interesat analfabete të popullit dhe shtetit tonë analfabet.
***
ALBINE, ILI MI POVISI PLATU , ILI VIŠE NEĆEŠ BITI PREMIJER 
___
Štrajkujem u znak nezadovoljstva sa svojim premijerom, što imam tako jadnu platu, iako imam najveće zasluge na svijetu za proizvodnju nepismenih učenika i studenata.
Da li ste se ikada zapitali, dragi moj čitaoci ?
Da su nastavnici Džibutija, Gvineje Bisaua, Zimbabvea i Toga proizveli toliko nepismenih učenika i studenata kao što sam ja, koliko bi predsjednici i premijeri ovih naprednih zemalja bili ponosni na njih, i koliko bi im povećali plate?
A zašto se onda ti Albine ne ponašaš isto kao i tvoje časne kolege iz ovih naprednih zemalja?
Jesi li ti bre normalan ?
Da bog da, da ti đavo pojede tu naboranu kosu kao obraze tetke Sadie.
Kako te nije sramota da mi ne isplatiš bar septembarsku platu?
Samo zato što nisam radio?
Znaš li ti Albin Teveçeli, da sam ja godinama proizveo najveći broj nepismenih učenika i studenata na svijetu.
Znaš li ti, da ja, Unik Lirim Gashi, već 10 godina sjedim prekriženih nogu u čuvenoj Ginisovoj knjizi, kao svjetski rekorder u proizvodnji nepismenih učenika i studenata?
Da li sam bio dovoljno jasan Albine, ili moram da se ponavljam?
Ja, Unik Lirim Gaši, već 10 godina zaredom držim svetski rekord za proizvodnju najvećeg broja nepismenih učenika i studenata na svetu.
Ako mi ne povećavaš platu, kunem se Kuranom Svetog Šefćeta, da ću od sutra proizvesti duplo manje nepismenih učenika i studenata.
E, onda ćeš mi sigurno morati plaćati istu platu kao i do sada, iako će broj nepismenih biti duplo manji, što će ozbiljno narušiti nepismene interese našeg nepismenog naroda i države.
***
ALBIN ODER ERHÖHE MEIN GEHALT, ODER DU BIST NICHT LÄNGER PREMIERMINISTER 
___
Ich streike aus Unzufriedenheit mit meinem Ministerpräsidenten, weil ich so ein erbärmliches Gehalt habe, obwohl ich den größten Verdienst der Welt dafür habe, analphabetische Schüler und Studenten hervorzubringen.
Haben Sie sich das schon einmal gefragt, lieber Leser?
Wenn die Lehrer von Dschibuti, Guinea-Bissau, Simbabwe und Togo so viele Analphabeten wie ich hervorgebracht hätten, wie stolz wären die Präsidenten und Premierminister dieser fortschrittlichen Länder und wie sehr würden sie ihre Gehälter erhöhen?
Und warum verhältst du dich dann nicht wie deine ehrenwerten Kollegen aus diesen fortschrittlichen Ländern?
Bist du noch normal ?
Der Teufel soll deiner zerknitterte Haar wie Tante Sadies Wangen fressen.
Wieso schämst Du dich nicht, mir nicht mindestens das Septembergehalt zu zahlen?
Nur weil ich nicht gearbeitet habe?
Weißt du, Albin Teveçeli, dass ich seit Jahren die größte Zahl von Analphabeten auf der Welt hervorgebracht habe?
Weißt Du, dass ich, Unik Lirim Gashi, seit 10 Jahren mit gekreuzten Beinen im berühmten Guinness-Buch sitze, als Weltrekordhalter in der Produktion analphabetischer Schüler und Studenten?
War ich klar genug, Albin, oder muss ich mich wiederholen?
Ich, Unik Lirim Gashi, schon 10 Jahre in Folge bin Weltrekordhalter für die Produktion der weltweit größten Zahl an Analphabeten Schülern und Studenten.
Wenn Du mein Gehalt nicht erhöhst, schwöre ich im Koran von Saint Shefqet, dass ich ab morgen doppelt weniger analphabetische Schüler und Studenten hervorbringen werde.
Nun, dann musst Du mir auf jeden Fall das gleiche Gehalt wie zuvor zahlen, obwohl die Zahl der Analphabeten doppelt so gering sein wird, was den Analphabeteninteressen unseres Analphabetenvolkes und -staates ernsthaft schaden wird.
***
ALBIN, OR RAISE MY SALARY, OR YOU’RE NO LONGER PRIME MINISTER 
__
I am on strike out of dissatisfaction with my prime minister because I have such a miserable salary when I have the greatest credit in the world for producing illiterate students.
Have you ever wondered that, dear reader?
If the teachers of Djibouti, Guinea-Bissau, Zimbabwe and Togo had produced as many illiterate people as I have, how proud would the Presidents and Prime Ministers of these progressive countries be and how much would they raise their salaries?
Then why don’t you behave like your honorable colleagues from these progressive countries?
are you still sane
The devil shall eat your crumpled hair like Aunt Sadie’s cheeks.
Why aren’t you ashamed of not paying me at least September’s salary?
Just because I haven’t worked?
Do you know, Albin Teveçeli, that I have produced the greatest number of illiterates in the world in years?
Do you know that I, Unik Lirim Gashi, have been sitting cross-legged in the famous Guinness Book for 10 years as a world record holder in the production of illiterate students?
Was I clear enough, Albin, or do I have to repeat myself?
I, Unik Lirim Gashi, have held the world record for producing the world’s largest number of illiterate students for 10 years in a row.
If you don’t increase my salary, I swear in the Qur’an of Saint Shefqet that from tomorrow I will produce twice as few illiterate students.
Well, then you must definitely pay me the same salary as before, although the number of illiterate people will be twice as small, which will seriously harm the illiterate interests of our illiterate people and state.
***
ALBIN, OU AUGMENTER MON SALAIRE, OU T’ES PLUS PREMIER MINISTRE 
___
Je suis en grève par mécontentement envers mon premier ministre parce que j’ai un salaire si misérable alors que j’ai le plus grand crédit au monde pour avoir produit des étudiants analphabètes.
Vous êtes-vous déjà posé la question, cher lecteur ?
Si les enseignants de Djibouti, de Guinée-Bissau, du Zimbabwe et du Togo avaient produit autant d’analphabètes que moi, à quel point les présidents et premiers ministres de ces pays progressistes seraient-ils fiers et de combien augmenteraient-ils leurs salaires ?
Alors pourquoi ne vous comportez-vous pas comme vos honorables collègues de ces pays progressistes ?
es-tu toujours sain d’esprit
Le diable mangera tes cheveux fripés comme les joues de tante Sadie.
Pourquoi n’as-tu pas honte de ne pas me payer au moins le salaire de septembre ?
Juste parce que je n’ai pas travaillé ?
Sais-tu, Albin Teveçeli, que j’ai produit le plus grand nombre d’illettrés au monde depuis des années ?
Savez-vous que moi, Unik Lirim Gashi, je suis assis les jambes croisées dans le célèbre Guinness Book depuis 10 ans en tant que détenteur du record du monde dans la production d’étudiants analphabètes ?
Ai-je été assez clair, Albin, ou dois-je me répéter ?
Moi, Unik Lirim Gashi, j’ai détenu le record du monde pour avoir produit le plus grand nombre d’étudiants analphabètes au monde pendant 10 années consécutives.
Si vous n’augmentez pas mon salaire, je jure dans le Coran de Saint Shefqet qu’à partir de demain je produirai deux fois moins d’étudiants analphabètes.
Eh bien, alors vous devez absolument me payer le même salaire qu’avant, même si le nombre d’analphabètes sera deux fois plus petit, ce qui nuira gravement aux intérêts analphabètes de notre peuple et de notre État analphabètes.

Prind, mos fleni e ndiheni të rehatuar edhe kur fëmijët tuaj janë në shkollë

Lule Alidema, psikologe klinike
___
TI NDIHMOJMË FËMIJËT TANË
MOS FLENI O PRIND, MOS U NDJENI SHUMË REHAT EDHE PSE FËMIJA JUAJ ËSHTË NË SHKOLLË
***
Sa e dhimbshme!
Sa keq që në shkollat tona nuk mbahen orë – ligjëratë psikologjike enkas për edukim në parandalim të përdorimit të substancave narkotike.
Sot, rastësisht teksa shkoja te puna ime i shoh dy djem të ri, klasa VI-VII teksa pinin cigaren afër punës ku unë punoj.
Nuk arrita ta ndal veten përpos pa u ndalë të flas me ata.
Ishin dy djem ende të paformuar, si dy zogj të njomë, e si ti lë unë e të eci tutje kurse i shoh teksa ata helmohen.
Vendosa të ndalem sido që të më pranojnë dhe u përgatita qoftë edhe të më ofendonin.
Por jo, ndodhi e kundërta!
Nuk i pyeta për emrin sepse sikur ti pyesja në ato rrethana ata do të ndiheshin të identifikuar dhe nuk doja që ata të më ikin pa ju dhënë disa këshilla.
Dhe, pa i pyetur as për emër as të kujt janë i qasem bisedës me ata.
Për mua nuk ka rëndësi emri e as të kujt ishin ata fëmijë, rëndësi ka ti ndaloj nga dukuritë negative.
Direkt i pyes: pse po pini cigaren teksa mushkria juve ende nuk është e formuar mjaftueshëm, a e dini sa dëm ju bën?
Ende pa ju përgjigjur pyetjes time reagon njëri e më thotë: zonjë unë jo vetëm cigaren kam provuar edhe bari dhe po frikësohem se më ka krijuar varësi, si t’ja bëj, si të mos e marrë prapë?
Auuu i them sa keq, po a dini çka, unë jam psikologe a mundeni të vini deri te zyra ime të bisedojmë pak sepse po kam dëshirë të flas me ju.
Poooo thanë, madje u gëzuan që unë po dua tu ndihmoj.
I marr me vete i ulë para vetes dhe ju flas për dëmet e substancave, pasojat, u sqaroj se si ata në një të ardhme çfarë mund të arrijnë, çka është e drejtë çka e gabuar, kush janë ata për prindërit e tyre etj.
Sa me vëmendje më dëgjonin dhe sa shumë ishin të interesuar dhe kishin nevojë për fjalët e mia.
E mbyllëm bisedën meqë ata kishin orën mësimore dhe nuk doja ta humbënin orën, por ju dhashë mundësinë që të vijnë herë tjetër ta vazhdojmë bisedën.
Shkuan duke mu falemndëruar dhjetëra herë…
Me këtë ngjarje të sotit që tregova dua të ju them juve që keni fëmijë në shkolla, kërkoni që së paku një orë në javë psikologu i shkollës tu mbajë ligjëratë edukuese në parandalimin e përdorimit të substancave narkotike.
Mos fleni, mos u ndjeni keq të kërkoni kushte për ta shpëtuar fëmijën tuaj.
Fëmija nuk gabon me qëllim asnjëherë, ai gabon kur ka mungesë informacioni për dëmet e pasojat e sjelljes që bën, andaj ndihmoni, informoni mos pritni që dëmet të bëhen të pariparueshme.
Prishtinë, 04.10.2022