Kreu Blog Faqe 1215

Asociacionin që po e kërkon Serbia për serbët e Kosovës, duhet ta kërkoj Kosova për shqiptarët e Lugines!

0

Në kontinentin e Evropës, në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjenden dy etni, apo dy pakica kombëtare të cilat që nga fillimshekulli superdiskriminohen (njëra pozitivisht që janë; serbët e Kosovës dhe tjetra negativisht, që janë; shqiptarët e Luginës) pandalur si në jetën e tyre sociale, ashtu edhe ate ekonomike e atë politike. Modeli i superdiskriminimit pozitiv, përveç që është sui generis (sepse, etnia dominante që është 95% ka lejuar që me pakicat prej vetëm 5%, shkaku i rrethanave specifike të shpallet shtet multietnik!?) është edhe absurd dhe i paparë në teoritë dhe praktikat e reja sociopolitike të botës perëndimore! Modeli i superdiskriminimit negativ, përveç që është sistem superdiskriminues, është edhe sistem me përplotë elemente tê segregacionit e aparthejdit (një sistem social që e ka praktikuar pakica e bardhë në Afrikën e Jugut në shek.XX), qê nuk mund ta hasish pothuajse askund, as si rast e as si dukuri e fenomen;

Tani; Dallimi esencial dhe fondamental midis statusit të pakicës serbe të Kosovës dhe pakicës shqiptare të Kosovës Lindore, sociologjikisht QËNDRON në sferën e DISKRIMINIMIT;

1. 1. SERBËT E KOSOVËS, me Pakon e Mahti Ahtisarit, e tash edhe me referencat dhe rekomandimet e “Zajednices”, në fakt po bëhen raste (sui generis!) më eklatante të një superdiskriminimi POZITIV në Evropën e sotme, ndërkaq;

2. SHQIPTARËT E LUGINES, edhe përkundër rebelimit dhe luftës së nisur luftëtarët e UÇMB-s, janë bërë poashtu një rast sui generis i superdiskriminimit. Por, jo superdiskriminimi pozitiv sikurse te rasti i pakicës serbe në Kosovë, por superdiskriminimi NEGATIV!?

3. Shtrohet pyetja; si ka mundësi që të krahasohen: kompetencat dhe në tërësi NEVOJAT për të krijuar një MEKANIZËM JURIDIK (qoftë ai edhe demokratik) të vetëmbrojtjes kolektive që “kultivon” si kërkesa ashtu dhe statuse fillestare antipode?! Zgjidhja, është; Asociacionin që po e kërkon Serbia për serbët e Kosovës, duhet ta kërkoj Kosova për shqiptarët e Lugines…

Nuk ka në botë rast identik, ku në një shoqëri me 95% të popullsisë etnike dhe 5% të grupeve tjera minoritare, të mund shpallet si me norma juridike ashtu edhe me “germa” politike ligjërisht e legalisht si shoqëri multietnike!? Dhe në emër të këtij multietniciteti, të kërkohet Asociacion (lexo; Autonomi të zgjeruar!?) vetëm për njërin grup etnik!

Shtëpi e braktisur në Starabaje të Medvegjës, si shumë vendbanime të tjera të atjeshme. Aktoi Cun Lajci në rolin e plakut të mbetun vetëm në fshatin e mbetun pa banorë shqiptarë.

Kosova, me asnjë parametër sociologjik, s’ është VEND MULTIETNIK! Arsye e vetme është mungesa e BARAZPESHËS ETNIKE !? Kështu që kërkesa për Asociacion monoetnik, ku puro (95%) janë shqiptar dhe (5%) tjerë, realisht përveç që është absurde, është edhe rrënuese për shtetësinë e Kosovës.

Sa dallojmë nga Ukraina dhe ukrainasit?

0
Xhevat Gjini, Viti
___
Rusia e madhe pushtoi me forcën e armëve pjesë (rajone) të territorit të Ukrainës së vogël (krahasu me Rusinë). Ukraina, Qeveria, Kryetari dhe populli i saj nuk pranuan humbjen e kësaj pjese të tokave të tyre… Ukraina po lufton me një shtet shumëherë me të madh e më të fuqishëm për rikthimin e territoreve të saj të banuara me popullsi ruse…
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me ndihmën dhe përkrahjen e krejtë kombit shqiptar, sidomos të shtetit të saj, – Shqiperise politike, – dhe të NATO -s, e çliroi qind për qind Kosovën (pa viset e saj), mirëpo, çuditërisht, klasa e saj politike hyri në një “dialog” pa fillim e pa fund me pushtuesen e saj të djeshme dhe bëri koncesione e marrëveshje vetëposhtëruese në dëm të tërësisë territoriale, të sigurisë, funksionalitetit dhe perspektivës së saj!! Ajo që u fitua me përpjekje, sakrifica e luftë gati një shekullore po humbej në tavolinë të bisedimeve nga politikanet e tredhur te Prishtines, ne vend se te kembenguleje qe Kosova t’i bashkoheje shtetit dhe kombit te saj, keta po e rikthenin Serbine!!
Me marreveshje te nenshkruara ne tavoline e te votuara ne Kuvendin e Kosoves u krijuan (shpiken) 10 komuna “serbe”, u shpikën “zona te mbrojtura serbe”, u krijua-shpik Kisha ortodokse “serbe”, u shpik dhe “legjitimua” Mitrovica e Veriut (ndarja e qytetit!!) dhe “Veriu i Kosoves”, 30 % e territorit te Kosoves shqiptare iu dha pakices serbe qe nuk perben me shume se 5 % te popullsise (!!), gjuha serbe u bë e barabarte me gjuhen shqipe, popullit shqiptar dhe Kosoves se Shqiperise iu imponua nje flamur lara-lara (me ngjyra te Bosnjes) dhe iu mohua Flamuri i saj kombetar, Kosova teresisht e çliruar e riktheu me bisedime “partneritetin” me Serbine pushtuese (e beri Serbine ortake ne te gjitha çeshtjet e saj!), etj. Sot, partite politike, mediat, qeveritaret, kreret e shtetit, nje pjese e mire e opinionit te perpunuar nga mediat dhe partite politike e OJQ-te vazhdojne te perforcojne idene dhe opinionin se “Kosova duhet t’i jap diçka Serbise” dhe se Kosova duhet ta zbatoje marreveshjen per “zajednicen” siç ishte nenshkruar nga kolaboracionisti Isa Mustava dhe të tjeret si ai!!
Kjo farë kolaboracioniste qe jeton ne Kosoven shqiptare me buken e huaj vazhdon ta perpunoje dhe perforcoje opinionin se “Veriu i Kosoves (nje e katerta e territorit) eshte i humbur, nuk eshte i yni” sepse aty qenka nje grusht serbesh !!
E kuptoni tash sa shume dallojme nga Ukraina dhe ukrainasit?!!

Të kthehemi kah vlerat e pastra kombëtare!

0

Florim Zeqa 

Për aq sa jam i zhgënjyer në arrogancën e partive aktuale politike, jam i dëshpruar në heshtjen e popullatës, e cila në vend të ndëshkimit, po i mbështet vërbërisht ato.

Kam frikë se ky popull ndodhet para një tragjedie të re!

Dallimet e mëdha shoqërore

Me një fjalë jam thellë i zhgënjyer me injorancën e shqiptarëve, sesi me aq lehtësi mashtrohen dhe manipulohen nga kjo klasë e papërgjegjshme politike. Shqiptarët sa më shumë i gënjen aq më tepër të besojnë, sa herë që ua thua të vërtetën hezitojnë të besojnë! Ky është vesi më i keq i shqiptarëve!

Si pasojë e mashtrimit dhe hipnotizimit nga politikanët mashtrues, shumica e popullatës jetojnë në varfëri, kurse rreth 15 % në varfëri ekstreme! Politikanët e pasluftës, e në veçanti pas pavarësisë së 17 shkurtit 2008 e këndej, politikanët bën jetë sheikësh në Kosovë.

Kërkojë falje për këtë paralele, por më mirë janë ushqyer qentë e politikanëve dhe ish komandantëve milionerë sesa fëmijët e ushtarëve të lirisë dhe njerëzve të rëndomtë!

Përmes procesit të egër të privatizimit, politikanët e pasluftës u kthyen në pronarë faktik të shtetit të Kosovës, duke përvetësuar çdo pronë dhe pasuri publike.

Shumica e liderëve partiakë janë pronarë të tokave bujqësore, të tjerët pronarë të pompave të benzinës dhe restoraneve luksoze, sa të tjerë pronarë të terminaleve doganore dhe gurëthyesve të panumërt në Kosovë.

Përderisa familjet e politikanëve milionerë jetojnë në villa dhe shtëpi luksoze, familjet e të varfërve jetojnë në shtëpi të vjetruara dhe të pabanuara. Përderisa fëmijët e politikanëve milionerë i gëzojnë të gjitha privilegjet e mundshme, fëmijët e familjeve të varfëra përballen me mungesën e kafshatës së gojës dhe kushtet jonormale për jetesë.

Përderisa politikanët dhe ish komandantët milionerë vozitin makina superluksoze të blinduara, luftëtarët e lirisë dhe qytetarët e rëndomtë vozitin makina vjetëruara apo ndonjë biçikletë duke bredhur nga kontejneri në kontejnerë në kërkim të kanaqeve apo ndodnjë sendi me vlerë për siguruar kafshatën e gojës për fëmijët e tyre!

Për dallim nga shumica e fëmijëve që i ndjekin mësimet në institucionet (shkollat) publike, fëmijët e politikanëve dhe ish komandantëve milionerë mësimet i ndjekin në shkollat, kolegjet dhe universitetet private, duke e pasur të garantuar edhe punësimin në momentin e regjistrimit, akoma pa i përfunduar studimet.

Injorohen njerëzit e ditur, përparësi për injorantët

Në shtetin aktualë të kapur dhe uzurpuar nga bandat partiake nuk ka vend për njerëzit e ndershëm, nuk ka vend për njerëzit intelegjent, nuk ka vend për njerëzit që e duan këtë vend!

Në shtetin aktualë, qytetarëve ju pamundësohet çasja e barabartë në studim dhe punësim, të sëmurëve ju pamundësohet çasja e barabartë në sistemin shëndetësorë, bujqëve ju pamundësohet çasja në donacione apo përfitime të subvencioneve nga shteti!

Në shtetin aktualë të kotë e kanë mendjet e ndritura, injorohen kuadrot e afta dhe të specializuara, përparësi kanë injorantët dhe analfabetët që nuk janë në gjendje t’i shkruajnë dy rreshta pa i bërë 20 gabime drejtëshkrimore!

Ndodhë kështu, sepse pushtetarët analfabet (nuk është fjala vetëm për pushtetarët aktualë) nuk i donë të diturit dhe të ndriturit, të drejtit dhe të sinqertit, por i duan servilët dhe puthadorët e pushtetit!

Kësisoji është krijuar një sistem i antivlerave dhe pabarazisë qytetare, ku nuk vlerësohet puna dhe dija, por serviliteti dhe seksualiteti! Vajzat e ndershme dhe të moralshme, sado të afta dhe përgatitura, e kanë të pamundur të punësohen në institucionet publike!

Në shtetin aktualë, idealistët dhe atdhetarët i konsiderojnë të papërshtatshëm dhe të rrezikshëm për sistemin e antivlerave!

Në shtetin aktualë i donë vetëm intelektualët servil dhe të nënshtruar, por jo edhe idealistët e pathyeshëm dhe guximtarë, të cilët i bllokojnë dhe luftojnë me të gjitha mjetet e mundshme!

Për shtetin aktualë të mirë janë vetëm anafabetët funksional dhe servilët që shiten dhe blihen sikurse vezët në treg nga matrapazët e partive politike, pa dallim pushtet dhe opozitë!

Realiteti është e hidhur, subjektet aktuale politike më shumë u ngjajnë bandave mafioze sesa partive politike, kurse politikanët në vend që të jenë në krye të detyrës pse janë zgjedhur, janë kthyer në figura politike në duart e agjenturave vendore dhe ndërkombëtare!

E keqja është, se edhe populli sikur nuk i do njerëzit e ndershëm dhe të moralshëm, i përbuzë dhe nënçmon njerëzit e ditur dhe të ndritur nëse nuk janë të pasur. Pasuria është bërë kriter vlerësimi në Kosovën e sotme!

Ata që nuk kanë arritë ose nuk kanë dashtë me krijuar pasuri të paligjshme, i konsiderojnë të paaftë në familje dhe të padenjë në shoqëri!

Nëse nuk je i zhytur në krim të organizuar dhe korrupsion, në kontrabandë dhe prostitucion nuk arrinë dot të krijosh pasuri dhe as gradim në poste të larta shtetërore. Për fatin e keq, ky është rregulli i sistemit të antivlerave në gjysëm shtetin e Kosovës. Vërtetë është mjerim për një shoqëri kur të paditurit e kontrollojnë shtetin!

Se a do t’iu kthehet ndonjëherë shteti qytetarëve, kur të gjithë do të jenë të barabartë në shkollim dhe punësim, në shëndetësi dhe drejtësi, varet nga vetë qytetarët e këtij vendi!

Andaj, sa më largë partive të dështuara politike dhe sa më shumë ide që promovojmë, jemi më afër ndryshimit epokal.

Para lufte i kemi çmuar idealistët dhe atdhetarët, dijetarët dhe shkencëtarët, por pas lufte ndodhi katandisja e madhe shoqërore, e kemi humbur njerëzoren, bashkë me këtë ndjenjën e solidaritetit dhe humanitetit njerëzorë, i kemi humbur traditat e bukura dhe vlerat çmuara kombëtare. Kthjellu populli im i dashur, kthehu kah vlerat e pastra njerëzore dhe kombëtare!

Mjekësia duhet të reformohet e për ra reformuar atë, Kosova ka mjaft personalitete të njohura e dëshmuara

0
Prof. Bajram Binaku, Pejë
Pasi qe e sfidoj veten, Arben Vitia, si garues për të parin e Prishtinës, njëkohësisht dhe si ministër i shëndetësisë, u pa se pa iu përkushtuar synimit me vizion të qartë, me “duar në xhepa”( nuk fitohet. Në një darsëm para lufte, kur sofrat shtroheshin, ndërsa dasmorët hanin mbi qylymë ulur këmbëkryq; një dajë imi vetem shiqonte. Unë si “kujdestarë” i asaj sofre ,po e pyes, përse nuk kishte nisur të hajë?
Ai ma ktheu;”nuk kam lugë”!. Unë i thash:”Ja luga, po paraprakisht hiqi duart nga xhepat”!
Pra, as me hëngër e pi nuk mundemi me duar në xhepa.
Gabimi i parë i Arben Vitisë ishte mos përkushtimi për fitore në Prishtinë, sepse nuk kishte dhënë dorheqje nga ministri i shëndetësisë, ndërsa kandidonte për kryetar të Prishtinës nga LVV. Kryerja e dy punëve njëkohësisht, nënkupton se asnjërën nuk mund ta kryesh deri në fund.
Duke qenë se pozita e ministrit të shëndetësisë ishte e hapur, erdhi pingul,
prej Amerike Rifat Latifi, një njeri përfekt, qe ishte dhe profesionist i mirë, madje dhe i cilësuar si punëtor i mirë nga subjekti të cilit i kishte takuar përpara. Të drejtën, as unë nuk kam pritur të kthehet më Arben Vitia në ministri, sepse pas humbjes si kandidat për Prishtinë, i kishte rënë imazhi, të cilin e kishte krijuar në LVV, si punëtor, politikan e madje dhe si i duhuri i profesionit me vite të tëra.
Unë gjatë tërë kohes dhe shumë para se të shndërrohej LVV në subjekt politik, kam njohur shumë mjekë të fushës, madje dhe aktivistë e veprimtarë politikë, qe do të mund ta kryenin detyrën e ministrit ashtu si ishin nevojat dhe kërkesat gjatë pandemisë dhe tutje.
Këta, sot janë pjesë e organizimit nëpër LVV dhe në qeveri. Poashtu, kemi profesorë të respektuar, qe mund t’i përballojnë dhe t’i zgjidhin problemet e grumbulluara me vite në këtë dikaster.
Rifat Latifi, padyshim se do të mbetet emër i nderuar në këtë qeveri. Por, sa ishte e dobishme ardhja e tij nga Amerika, kjo u pa, qysh në ditët e para të emërimit të tij në këtë post.
Mentaliteti kosovar, qe për një kohë të shkurtë, gjykon se mund ta ndryshojë gjendjen në mjekësi, ministri, është karakteristikë e këtij populli. Mjekësia ka rënë në një hendek, aq të thellë, sa qe, jo për një vit, po as për një mandat, mjekësia nuk mund të sillet në binarë të duhur. Ministri i dorëhequr, duke pasë, synim ndryshimin në ministrinë e shëndetësisë, në njerën anë dhe pamundësinë e realizimit të projektit, deshi të lirohet nga kompleksiteti i problemeve të grumbulluara me vite, sidomos, nga ato në QKUK.
Pa u pastruar aty grupet e interesit, klanet, elementet partiake, padrejtësitë e nepotizmi, vështirë do ta ketë secili ministër, qe do t’a pasojë z. Latifin.
Për ish ministrin, një është e ditur, se hyri e doli i pa korruptuar e me ndërgjegje të pastër.
Kryeministri e di se shëndetësia është në kollaps, në prag të falimentimit. Këtë e dëshmoj dhe eksperti gjerman me projektin e tij të publikuar para disa ditësh.
Prandaj mjekësia duhet të reformohet. Kosova ka mjaft personalitete të kësaj fushe, madje dhe aktivistë të kahershëm.
Tek i përzgjedhuri për këtë post duhet të mbizotërojë guximi, kreativiteti dhe puna.
Atë e pret një provim mjaft i vështirë për ta kapërcyer, kushdo qe të jetë ai!

Ngadalë, por sigurt, siç po turpërohet ushtria ruse, do të përfundoj i turpëruar dhe vet Putini

0
Në këtë vërehet një qen duke pshurr mbi tanket e braktisura ruse në Izium, në qarkun Kharkiv. Foto: Vladyslav Musiienko, Reuters/NTB
Hamdi Reqica, diplomat nga Prishtina
____
Putini, kur filloi luftën pushtuese në Ukrainë, ishte i magjepsur nga befasia që as vet nuk e besonte se pas Abhazisë, Osetisë Jugore dhe Krimesë, tash kishte filluar të jetësoj vizionin e tij për një Rusi edhe më të madhe, cariste, hegjemoniste!
Ushtria e tij, qysh në orët e para marshonte në të gjitha anët dhe ajo u gjend shpejt para portës së Kievit.
Por, siç ndodh shpesh, ëndrrat shndërrohen në makthe. Makth i Putinit shpejt do bëhej vullneti i çelikt i djemve dhe vajzave ukrainase që me krejt çmimin jo që po e mbronin atdheun e tyre, por edhe po e çlirojnë ngadalë atë.
Kjo e shtyri Putinin që të shkurtoj vizionin e tij nga pushtimi i tërë Ukrainës vetem në disa territore të caktuara të saja.
Për të mbuluar turpin e ushtrisë së tij dinosaure, të çakërdisur e të frikësuar, Putin ndërroi strategji dhe shpalli të pavarura regjionin e Kharsonit, Donezkut, Luhanskut dhe
Saporischschjas dhe në një ceremoni madhështore, më shumë për të mbuluar dështimet e tij, të premten e kaluar, në Sheshin e Kuq i shpalli ato pjesë të Rusisë.
I frikësuar, se edhe ky vizion i shkurtuar mund t‘i rrezikohej, nën ankth dhe nervozizëm, deklaroi kërcënueshëm, se po të sulmoheshin këto territore te reja do të konsiderohej sikur është sulmuar vet Rusia.
Dhe, sikur ndodh gjithherë, ëndrrat prishen kur zgjohesh dhe rikthehesh në botën reale, e kjo ëndërr u prish pak orë më vonë kur ushtria trime ukrainase çliroi dy vendbanime e ndër ato edhe qytetin Lyman si një vend strategjik në rajonin e Donezkut.
Kështu ngadalë por sigurt, siç po turpërohet ushtria ruse, do të përfundoj i turpëruar dhe vet Putini e që pastaj vet pushteti i tij do t‘i rrëshqas nga dora, me detyrim që tek miku i tij i idealit Kim Jongu të kërkoj strehim politik.
                                                         ****
Një dhuratë tejet e veçant dhe domethënëse për ditëlindjen e Putinit!
Putin nesër, e premte më 7 tetor 2022 do të jetë 70 vjeç. 12.000 veta dhanë kontribute për «dhuratë»
Për ditëlindjen e tij Presidenti i Rusisë merr një dhuratë ditëlindjeje që ndoshta nuk e vlerëson.
“Dhurata”, e dhënë ushtrisë ukrainase, është një tank T-72. Është një version i modernizuar i një tanku të vjetër të prodhuar nga Sovjetikët.
Ministria çeke e mbrojtjes është pas fushatës, së bashku me ambasadën ukrainase në Pragë. Mbi 50,000 njerëz kanë kontribuar me para. Në total, ata kanë mbledhur mbi NOK 85 milion për armë të ndryshme.
Ambasada e Ukrainës dhe Ministria Çeke e Mbrojtjes janë prapa uebsajtit ku mund të dhuroni para.Foto: screenshot: weaponstoukraine.com
(Nga një artikull më i gjerë i Aftenposten)

Stuhia e Ballkanit (2), përjetimet e hidhura të Nafi  Çegranit

Nga: Nafi  Çegrani 

( Dinjiteti i njeriut të devotshëm përballë intrigave  të nëntokës udbashiane dhe që u bëri sfidë prangave, i përballur me dënimin me vdekje-pushkatim! A thua, përse kështu, vallë?)  

Fragment nga libri me titull: 

 …  STUHIA  E  BALLKANIT     (2) 

( Këto janë gjëra që i kam përjetuar në lëkurën time, si viktimë i një procesi të krijuar në saje të shpifjeve dhe akuzave mashkruese, të kurdisura nga djajtë e asaj epoke, ose nga vetë Djalli kominternist  që quhej  UDB).  

Ne shqiptarët si  racë e veçantë që jemi, gjithmonë kemi jetuar dhe luftuar me sakrifica e guxim, kemi qenë zemërgjërë dhe tolerues në kohë dhe rrethana mjaft të rrezikshme për të  ndihmuar të tjerët, dhe shpesh jemi bërë viktimë. Madje duke e ndihmuar edhe ardhjen e sistemik komunist, në beteja të  ndryshme, ose edhe për të mbetur gjallë. Në ato dekada trishtuese të sistemit monist, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, madje edhe gjatë epokës së UDB-s e cila ishte  agjencia më e sofistikuar e spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë, e ne shqiptarët kemi qënë edhe të zhgënjyar, edhe kurban ballkanit,- do të thoshte shkrimtari I shquar Luan Starova. Madje e kemi paguar shtrejtë edhe lojërat e tyre tinzare dhe të fshehta me prapavija provokuese dhe të tensionuara, të cilët në kurriz të shqiptarëve janë bërë edhe manipulime dhe zhvillime të egra operacionesh të frikshme, duke mbajt mbi shpinë Gurin e Sizifit! Dhe kemi qënë përherë në antagonizma edhe me vetvehten.Mjerisht ! Por, mund të jemi të BASHKUAR  si  KOMB   në shtrirjen e shtigjeve tona, sidomos tani pas shembjes së sistemit të frikshëm komunist dhe udbs, të cilët mbi ne shqiptarët ngritën strategjinë e paparë antishqiptare dhe të shovinizmit të tyre të egër, me misione perfide, duke vënë në jetë një veprimtari të çuditshme operative me mekanizma mashtrimi dhe lufte të fshehtë. E tani, ne shqiptarët, mund të jemi të bashkuar si një trung,vetëm atëherë kur të na vetëdijesojë dhe mësojë Amerrika, NATO  dhe BE, sepse jemi një popull i veçantë në shtigjet ballkanike që kemi një gjuhë, kulturë, zakone dhe një histori, dhe  kështu jemi të CAKTUAR   nga Zoti. Megjithatë, përsëri them: mjerisht në kohë dhe hapësira kemi qënë dhe akoma jemi edhe shumë të përçar, jo pse jemi popull që kemi tri fe. Kurse fenë, të jesh myslimanë, katolik apo ortodoks, është çështje tjetër që në shekuj e kemi zgjedhur  vetë. Feja nuk ka të bëjë me racën e gjakun, me kombin. Ajo është çështje tjetër, sepse NE jemi  një TRUNG që ka rrënjë të thella në këtë tokë të lavruar me kopita kuajsh dhe të mbjellur me kafka njerëzish në  histori shekujsh  sa është vetë jeta…! Nuk ka dyshim se  kjo ka të bëjë me një realitet të brendshëm të përndezur ndjenjash  jete në kohë dhe beteja , ka të bëjë me të qënurit si komb  i lashtë me shumë sakrifica dhe i viktimizuar, si popull me një histori të bujshme dhe tradita që na dallojnë nga popujt tjerë, edhe në luftëra që nga kohërat iliro-dardane, të kohës së Skënderbeut dhe më pas, ku shqiptarët gjithmonë kanë qënë të ngërthyer me baticat dhe zbaticat e shekujve, duke u përlesh egërsisht me jetën dhe vdekjen, mes rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta ose të hakmarrjes, nderit  dhe  dashurisë, e që na bëjnë të mendojmë thellësisht për sfidat dhe brengën për të mbijetuar dhe mbetur  gjallë në këtë cep të Ballkanit. Sepse UDB-a dhe KOS-i jugosllav si një makineri e madhe dhe e tmerrshme me vite e dekada, me kombinimet e veta operative dhe të spiunazhit shovinist antishqiptar, ishin katandisur me një SY  të madh djalli ndaj shqiptarëve duke angazhuar rrjete të tëra informatorësh me emra të koduar dhe misione secrete të cilët vepronin në të gjitha republikat e Jugosllavisë, e veçmas në Kosovë…  

 Personat me duar të përgjakur dhe sadist të nemur më KIDNAPUAN si dikur Drajfusin , duke më  dëbuar lidhur në pranga në qelitë e errëta të burgjeve të Bosnës, duke më akuzuar me gënjeshtra dhe në proces  të kurdisur , të montuar , shpallën  dënim ndaj meje: me vdekje-pushkatim për vepër që nuk e kam bërë dhe  nuk kam ndonjë lidhje me “krimin” e imagjinuar nga vetë specialistët e nëntokës kriminale, masha të UDB-së…! 

Pse vallë, kështu ?  

“Po cilat ishin ,,dëshmitë,,  e atyre  dhe  provat,  sipas trupit gjykues, e kishin pas parasyshë rrezikshmërinë e tij të lartë  ndaj sistemit komunist dhe qeverisë jugosllave, pasi kishte në dijeni shumë gjëra nga sfera secrete e atij Shërbimi famkeq, dhe sidomos pas arratisje së tij në SHBA, për UDB dhe Beogradin paraqiste një rrezik të shkallës së lartë. Andaj, ata bënë plane për arrestimin e tij dhe dënimin me pushkatim, sepse vetë kështu duke e pasur kokën e Kreshnikut në duar, do të mund të bënin gjum të rrehatshëm !- dëshmon i pandehuri, me mbresa të rënda shqetësuese  që kredhen thellë në shpirtin e tij të pafajshëm, duke i ngjallë neveri akuzat prej gënjeshtrash që i kishin kurdisur djatë e organeve policoro-gjyqësore të atyre viteve komuniste, dhe duke kërkuar me këmbëngulje të kuptonte se si ishte e mundur e gjithë kjo marrësi me manipulime të drejtoheshin në adresë të tij, për çka, Ai, nuk kishte fare gjë në dijeni.  

Por, dikush, qëllimisht donin  që ta dënonin rëndë. 

Pse kështu, vallë?  

***   

 Ne ishim pesë  vëllezër e një motër!- i thash  në deklaratën time hetuesit. Nëna jonë, një grua e thjeshtë me ndjenja të mira, po bëhej çdo ditë  më krenare kur ne vazhdonim mësimet, dhe unë do diplomoja për mësues në Normalen e Shkupit. Ajo sakrifikonte çdo gjë për shkollimin tone. Vëllau i madh Syla  iku në Amerikë për një jetë më të mire. Tre të tjerët pas meje, Irfani njashtu u diplomua për mësuar, por edhe ai vajti në Amerikë. Vllau Tefiku u diplomua si jurist në Prishtinë, por nuk e gjente veten dot në një shoqëri të korumtuar dhe nga KQ i Lidhjes  Komuniste trajtohej si jo  i ,,volitshëm,, ose më mire të them  i  ,,papërshtatshëm,,!  Vllau më i vogël vazhdoi studimet në degën e sociologjisë, por mbeti pa perspective! E ëma jonë, disi dukej e shqetësuar, dhe gjatë gjithë jetës  mbeti  e heshtur. Ne çuditeshim tek e shihnim të rrinte  e tillë dhe e mvrojtur… Ajo e fshihte arsyen e grevës së saj, që të arrinte të mos na shihte ne të uritur. Ndërkohë vraponte me trasta në duar  në rrugëtimet e gjata me tren gjer në Zenicë të Bosnë, duke pritur me ditë e netë të tëra para portë së burgut, ku i biri i saj, Kreshniku,  dergjej i dënuar me vdekje. Dhe duke qarë pa zë, duke ngulshuar e lodhur dhe e rraskapitur nga lodhja dhe maltretimet që ia bënin, gdhinte  sërish net të tëra pa gjumë, pa ngrënë e pa pirë…  

,,… Një ditë kur fëmijët u kthyem  nga shkolla,  në der të banesës erdhi  një polic  i cili në dorë mbante një letër dhe një kuti prej kartoni e adresuar ne emrin tim!,,- rrëfen gruaja e Kreshnikut. Polici na tha që  ta nënshkruanim letrën- vërtetim se e kemi pranuar pakon.  

,,Çfarë është kjo?- e pieta policing. Por ai nuk i përgjegj, vetëm duke murmurit, tha se do e shikoni vetë. Dhe iku kokëulur duke murmurit diçka në gjuhën e tij  serbosllave ose sllavomaqedonase. Porsa  e hapëm me fëmijët kutijën prej kartoni, sytë na mbetën të ngulitura në teshat: një palë kostumi, nja dy këmisha dhe disa cikërime të tjera të  bashkëshortit tim të cilat na vinin nga burgu… E hapëm edhe një cope letër e shkruar zyrtare dhe e vulosur nga Gjykata e Zenicës, dhe duke e lexuar, mbetëm të shtanguar. Në letër thuhej: ,,Këto janë të gjitha që la Kreshnik Kalaja sa ishte gjallë. Pushkatimi u krye me date kaq e kaq në orët e hershme të mëngjesit të atij dimri!,, Fëmijët nisën të qanin me zë. Dy vajzat nisën të shkulnin flokët… 

,, A thua e kanë pushkatuar  lidhur me pranga  babain  tone?,,- kishin pyetur fëmija.  

Por, ajo,gruaja e Drajfusit, Qama, e cila ishte një grua e vuajtur dhe me moral shumë të lartë, kishte hesht si një malësore e vërtetë e cila ishte mësuar t’u bête ballë stuhive dhe rrebesheve të jetës !  

***   

Një natë të ftohtë dimri u dëgjua një breshëri e mbytur të shtënash pushke që na ngriu zemrat dhe të nesërmen mësuam se Kreshniku qe pushkatuar; qe vrarë mizorisht burri më i urtë i fisit, më i përmbajturi; më i qeti, më i dhembshuri dhe më i druajturi. Ne rriteshim duke u bindur se regjimi kominist antishqiptar  kërkonte viktima dhe se ne ishim kurbanët e caktuar për të.  

Goditjen kundër nesh komunistët e ngritën në sistem, e motivuan teorikisht në “luftën e klasave” me motive politike dhe nuk e ndalën asnjë çast shkallëzimin e saj në baza nacionale!  

Kështu  kishte nis njëkohësisht edhe  lufta e diferencimit të madh .Edhe sot në këtë moshë të shtyrë nuk e gjej dot se cila qe ajo forcë që na bëri të mbijetojmë: instinkti i dashurisë për jetën?… Apo tek njeriu fshihen forca të panjohura që padrejtësia i detyron të dalin në sipërfaqe?  

Duke i hedhur një sy kuptimit të jetës sonë nën diktaturën e regjimit të rrept udbashian, arrijmë në përfundimin se ajo ka qënë vetëm një luftë etnikumi që kërkonim Bashkimin e trojeve etnike shqiptare si një  komb në një atdhe të përbashkët gjeografik në Ballkan.   

Tanimë kishte kohë që kishte filluar fushata e  diferencimit politik dhe dëbimeve masive nga puna, madje edhe nga punët më të thjeshta me motivacionin “nuk plotëson kushtet” ose  është i ,,papërshtatshë,, etj etj. Prapa këtij cilësimi, kësaj vule ogurzezë gjithkush duhej të shihte rrezikshmërinë shoqërore të personit që i vishej dhe çdo drejtues, tek i cili ai tani do të paraqitej, e shtynte fatkeqin nëpër shkallët e punëve të rënda fizike pa mëshirë. Vetëm në rolin e një skllavi të bindur mund t’i siguroje vetes karakteristikën e nevojshme për pranimin  tënd në një shkollë  tetëvjeçare ose të mesme për mësues. Ndryshe nuk bënte, kishte shumë raste që një numër i madh intelektualësh shqiptarë në Kosovë, pot rdhr në anët e Tetovës dhe  Gostivarit të ishin largyaer  nga puna dhe arsimi si ,,irredentost,, ose ,,separatist,, ! Dhe të gjitha këto masa komunistët i quanin “pastrim”  !- shkruan autori dhe vazhdon më tej: “ Ata,  analistët, ekspertët dhe bylykbasha të tjerë të KQ të LK dhe të UDB-s  jugpsllave u bënë mjeshtër të kësaj lufte “shkencore”  antishqiptare, ndërsa ne me shumë dhimbje u mësuam të qëndronim në këmbë përballë këtij rrebeshi të verbër, ashtu sië e kemi traditën, edukatën dhe kulturën e racës që i takojmë . 

 Ata përpiqeshin të bënin të besueshme rreziqet imagjinare që gjoja u vinin prej nesh,që të përligjnin dhunën, kurse ne me ndershmëri e korrektësi shembullore mundoheshim me tërë energjitë tona shpirtërore dhe morale të vërtetonim se ajo dhunë qe fare e padrejtë. 

 Dhe kjo qe lufta më e tmerrrshme që u zhvillua kundër nesh  (Shqiptarëve)  në Jugosllavi, për gjysmë shekulli të sundimit komunist. I duhet psikanalizës dhe kriminalistikës moderne të  analizojë dhe zbulojë ligësitë e pakufizuara që qëndruan të fshehura në subkoshiencën e njeriut për të shpjeguar se si pushteti i pakufizuar, i ngritur në sistemi totalitar, të  një ndërgjegje kolektive kriminale nga më të shëmtuarat në  botë”. 

Lufta kundër nesh identifikohej me forcat lëvizëse të shoqërisë dhe amoraliteti politik justifikohej me domosdoshmërinë historike. Deviza e tyre ishte, e ngjajshme si ajo e shabloneve ruse dhe staliniuste : “Revolucioni i justifikon viktimat”. 

Dhe komunistët loznin me injorancën si me një bishë të uritur, të cilën meqë s’e kënaqnin me mirëqënie i hidhnin për të “ngrënë” inteligjencien si shkaktare të disfatave të tyre ekonomike dhe  politike . Dhe sidomos atë inteligjencie që kish prejardhje shoqërore të tillë që i “vriste sytë drita e socializmit” dhe “ëndërronte kthimin e popullit në errësirë”.Kështu liderët komunistë do të jepnin tani vetëm orientime dhe njerëzit, duke ngrënë njeri-tjetrin, do të kryenin brenda tyre proçesin e diferencimit të shqiptarëve me shqiptarë. 

Të verbuar nga zbatimi pa pengesa i çdo mase represive, ata luanin pa turp edhe të tilla komedi groteske. Ata s’mund ta mendonin që e drejta ka disa ligje të saj të pavarura dhe që ajo ngre krye. madje, edhe në vetëdijen e njerëzve të indoktrinuar, siç ndodhi me Kosovë më 1981, dhe pas një dhjetëvjeçari shembja totale e Jugosllavisë në Gadishullin e Ballkanit.   

… Vitet kalojnë si lumi, me to kalon edhe jeta me gjitha stuhitë dhe sfidat e saja, me të gjitha uraganet e rrëmujat që venë e vijnë me batica dhe zbatica ku kalamendet njeriu i cili ec në rrugën e tij, me shpresë se e njeh drejtësinë si syrin e diellit. 

Kështu e ka jeta,- thonë. 

***  

Unë edhe sot pyes, si i dënuar pa bërë ASNJË  krim, (apo vetëm pse jam shqiptar), a ka vallë, në arsenalin e metodave të sundimit të një shteti një shembull ku duke shfrytëzuar pushtetin absolut një kastë të sulet me kaq egërsi  ndaj një populli siç kemi qënë ne shqiptarët, të  na privojnë nga liria, nga dinjiteti, yë na shpronësojnë,  dhunojnë, të  na burgosin, ndalojnë e vrasin, ose të na  depersonalizojmë vëllezërit e vet të një gjaku dhe, pasi t’i ketë konsumuar të gjitha këto, t’u afrohet viktimave dhe me buzëqeshje t’u kërkojë shërbimin e tyre si spiunë. Kjo  ishte  strategji e agjenturës që quhej: UDB !Ata e peshuan qëndrimin ndaj meje dhe vendosën arrestimin pa pasur në tavolinë asnjë akuzë që të provonte fajësinë. Por, faji im i vetëm ishte vetëm ai pse isha shqiptar dhe kisha dinjitetin tim! Ç’rëndësi kishin akuzat për punonjësit e SJB dhe  SDB së Bosnës ose Maqedonisë që i dirigjonte Beogradi, UDBA  jugosllave dhe KQ i LKJ? 

 Ndërgjegja kolektive u manipulua dhe individi u gjend i pambrojtur përballë pseudoligjit, e që unë personalisht ndaj fatin tragjik të Drajfusit. Edhe sot e sot kërkoj zbardhjen e rastit të montuar në saje të çkafit më dënuan me pushkatim, dhe më pas , duke ushtruar dhunë e terror sollën dënimin të rënda më kapitale dhe rigoroze që egzistonin  në Jugosllavinë komuniste të viteve të rënuara…  

( Vijon ) 

Disa fjalë për sagën e grevës së arsimit në Kosovë

0

Arif Molliqi, Deçan 

Përplasje 

DY FJALË PËR SAGËN E GREVËS NË KOSOVË 

Nuk po rrëfehem, se a jam apo nuk jam simpatizant i ndonjë partie politike. Por një gjë mund t´ua siguroj: nga viti 2008, kur u shpall Kosova shtet i pavarur, nuk i takoj asnjë partie politike dhe nuk anoj për asnjërën.  

Këtë hyrje e bërë që askush të mos të mendoj se këtë mendim po e japi i ndikuar nga bindjet politike(?!) 

-Greva është e drejtë e çdo punëtori, dhe ajo organizohet nga punëtoret për të detyruar shtetin apo punëdhënësit të përmbushin kërkesat e tyre ekonomike. (Duhet dalluar grevën politike, grevën për uri).  

Kush e ndalon grevë (është fjala për shtete demokratike, sepse në Kinë apo Korenë e Veriut as që mendohet për grevë), bënë shkelje ligjore sepse greva është e bazuar në Ligj dhe Kushtetutë.  

-Por, nëse dikush manipulon më grevistet ( partitë politike, individ, siç ndodhë tek në), duhet të përballën më ligjin. Sepse greva i ka rregullat e veta të mbështetura në ligjet e shtetit. 

Prandaj Sindikatat e punëtorëve duhet të jenë jashtë ombrellës së partive politike.  

Në shtetet e zhvilluar, në përgjithësi janë dy sindikata: 

-sindikata e punëtorëve që punojnë si zyrtar shteti dhe paguhen nga shteti dhe,  

-sindikata e punëtorëve që punojnë nëpër firma private. Por ajo firma, për të pasur organizatën sindikale, duhet të ketë një numër të caktuar të punëtorëve.  

Të parët, sindikata e punëtorëve që punojnë si zyrtar shteti janë: policia, gjykatat, arsimtaret, tek në edhe spitalet…

Të dytët janë, kompanitë private që fatkeqësisht, tek në nuk kanë sindikatë brenda kompanisë. (Në Gjermani hekurudhat, metalurgët, posta, spitalet, industria kimike, plastike e tjera, i kanë sindikatat e veta. ) 

-Zyrtaret shtetëror që paguhen nga shteti janë edhe arsimtarët,  dhe si të tillë nuk kanë të drejt për grevë gjatë orarit zyrtarë, por nuk u mohohet e drejta e grevës jashtë orarit të punës… Sindikata e tyre mund të kërkoj rritje rrogash, mund të bëjnë protestë- grevë në forma të ndryshme, por pa e dëmtuar qytetarin, ose në kohën e limituese. Në rastin tonë konkret; nuk mbyllen spitale, nuk mbyllen shkollat dhe të dëmtohen fëmijët në kohëzgjatje 22 ditë. Paramendoni nëse sindikata e spitaleve nuk punon 22 ditë?! 

E arsimtaret janë zyrtar shtetëror(?!) sepse paguhen nga shteti.  

Dhe nëse bëjnë grevë ata i dëmtojnë fëmijët, prandaj duhet sanksionuar sipas ligjit. 

Ja një shembull në Gjermani: 

“Greva e fundit e arsimtareve ne Hessen te Gjermanise është mbajtur ne vitin 2018 dhe qe atëherë Gjykata kushtetuese i dha drejt Ministrisë se arsimit qe mund të dënoje arsimtaret protestues dhe u dënuan 4.200 punëtore te arsimit…”1 

Tjetra; 

Nëse arsimtarët paguhen nën mesataren e pagave të punëtorëve, sindikata duhet gjetur forma ta detyroj shtetin për t´ua paguar, por jo më kushtëzime: 100 Euro, ose hiq.  

Arsimtarët në Kosovë paguhen mbi mesataren e të ardhurave .  

Ja një shembull: 

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga mesatare në Kosovë për momentin, viti 2021, paga neto, është 432 €.  

Kurse në arsim: 

  1. Mësimdhënësi në shkollën e mesme te lartë i ka të ardhurat neto 621,40 € … 
  2. Mësimdhënësi në shkollën e mesme të ultë , 585, 50 €, 
  3. Mësimdhënësi në shkollën fillore, neto 549,70 €  e tjera.

Tani krahaso mesataren e të ardhurave me të ardhurat e mësimdhënësit?!  Ose krahasoni më të ardhurat minimale 260 €?! Dhe na del se mësimdhënësit në Kosovë i kanë të ardhurat mbi mesataren… 

Sindikalistet që u takojnë kompanive private, grevën e kanë të lejuar, por gjithmonë ata përballen më padronët e tyre. Pas ca ditëve greve, ata arrijnë ose nuk arrijnë marrëveshje, por më ligj nuk largohen nga puna, sado që kjo nuk ndodhë. Edhe pagesa e tyre për ditët e humbura, përcaktohet pasi janë marrë vesh mes veti.  

Tani, në shtetin tonë , kur ligji ka plotë zbrazëtira, edhe individ dhe sindikatat sillën më fodullëk, në vend që ti mbrojnë të drejtat e punëtorëve, ata i dëmtojnë punëtoret. Pse?! Kjo s´do koment. Të ndikuar nga politika. 

___

1 Një shkrim i përkthye nga M. Dragidella

Presidentja Osmani në samitin inaugurues të EPC-së, kërkon përkrahjen për rrugën euroatlantike të Kosovës 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Pragë, iu është bashkuar 44 liderëve në kontinentit evropian për të diskutuar nxitjen e dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë. 

Gjatë samitit, Presidentja Osmani ka ritheksuar orientinim strategjik të Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik si garanca më e mirë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Para liderëve evropianë, Presidentja Osmani ka kërkuar përkrahjen për këtë proces. 

Forhåndsvisning av bilde

Në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë, Presidentja Osmani ka përmendur solidaritetin e popullit dhe institucioneve të Kosovës me popullin e Ukrainës, duke theksuar se populli jonë i kupton më së miri vuajtjet e tyre nga agresioni rus.  

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka potencuar se shtetet evropiane duhet të qëndrojnë të bashkuara në qëndrime dhe veprime kundër synimeve hegjemoniste dhe destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve saj në Evropë dhe në rajonin tonë në veçanti. Ky unitet duhet të tregohet përmes bashkëpunimit për çështje të sigurisë, ekonomisë, energjisë, luftimit të propagandës dhe sulmeve kibernetike, ka thënë Presidentja Osmani. 

Forhåndsvisning av bilde

Krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Evropian, Presidentja Osmani po zhvillon takime bilaterale me liderë evropianë për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave të përbashkëta. 

Forhåndsvisning av bilde

Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidenti francez, Emmanuel Macron dhe në të cilën janë bashkuar liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe liderët e 17 vendeve të tjera evropiane. 

Forhåndsvisning av bilde

Kjo nismë synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian. 

Forhåndsvisning av bilde

Kronikë e njohjes dhe miqësisë sime me Besnik Mustafajn

0

Nga: Bajram Sefaj, shkrimtar

Trazim kujtimesh të paharrueshme 

(Me Besnikun shkrimtar dhe ambasador) 

(…) Ishte muaji maj. Ishte Gjakova. („Gjithçkafit i vinte era Dukagjin“ A. Podrimja). Tek bënim provat (Kurrë të fundit) t’i kundërvihemi katandisjes shpirtërore që na kanosej nga armiku shekullor. Poetë, shkrimtarë në rend të parë, por edhe krijues të të gjitha gjinive të tjera artistike, tok me adhuruesit e fjalës poetike ishin tubuar aty, në qytetin nën Çabrat, në Gjakovën e pagjumësisë kolektive, të këtij kryeshekulli të tendosur… Edhe njëherë,  edhe një shkallë viti, t’i zgjatej e t’i shtohej jeta Mitingut të Poezisë, festës sonë (tradicionale) letrare, me ngjyrë e këlthitje të thellë kombëtare brenda saj… Kësaj radhe, thelbi i festës, gëzimi diskret i saj (pse mos të pranohet haptazi e me gjithë mend) ishte pjesëmarrja e dy poetëve, e dy vëllezërve shkrimtarë nga Shqipëria që, ja, tek  ortodoks komunist. Ishte Besniku (Mustafaj). Ishte Xheva (Xhevair Spahiu). Të ftuarit tjerë, medet, kishin ngelur matanë Murit të pikëlluar… Musafirët e lartë, dy poetët  nga Shqipëria, nuk ishin, nuk mund të ishin e as që duhej të ishin  “pronë” a “pre” e gëzimit individual. Ata, duhej të ishin të të gjithë neve, përnjëherë. Duhej kënaqur, prandaj, vetëm me një dorshtrëngim, me një shkreptime shikimesh, me një mirëseardhje qoftë që i kam nënshkruar tri-katër vëllime (modeste) të tregimeve (modeste)  më ndodhi në atë takim të parë e aq të shkurtër me shkrimtarin Besnik Mustafajn, asaj mesdite në Gjakovë. Paraqitja  e tij ashtu e plotë burrërore, me çiltërsinë djaloshare që sapo zbriste nga shkrepat plis-bardha të Malësisë së Gjakovës, disi vetvetiu imponoi që, edhe njëherë  t’u kthehem e t’i rilexoj komentet dhe vrojtimet e tij të shkëlqyera që, atë ditë i publikonte në revisten “Koha” të Prishtinës, e që bënin fjalë për Shqipërinë e ditëve tek bëhej gati të shkundte trupit ethet e një dimri të gjatë  sa një epokë… 

                                              * * * 

(Tiranë, nëntor 1991) 

(…)  një vit pas, në muajin nëntor 1991, për herë të pare në gjysmë shekullin e jetës sime (lirisht mund edhe të mos ketë vazhdim!) gjendem në Tiranë. I ftuar në  Festivalin e Nëntë Kombëtar të Filmit Artistik. U kënaqa me filmat. Me nivelin e tyre artistik. Me realizimin. Me porositë  Brenda tyre. Me shkëlqimet e brendshme të tyre. U kënaqa me autorët dhe protagonistët e atyre filmave. Me regjisorët (Saimir Kumbaro, Pirro Milkanin… me aktorin dhe regjisorin Shkodran të “papërmirësueshëm” Rikard Larjën, me…). U kënaqa me bredhjet (kurrë pa u lodhur) nëpër Tiranë, kryeqytet dhe nëpër qytetet e tjera të Shqipërisë (Durrës, Kavajë, Elbasan, Krujë, Korçë, në Fier të dajës Sadri, në…). U kënaqa me tërë Shqipërinë, shtuar bredhjet në Berat, ato nëpër “Kronikën në gur”  të Gjirokastrës që, për besë, te një pjesë e madhe e kosovarëve edhe sot e gjithë ditën  rron me emrin Gjirokastër…) U kënaqa me të gjitha. Me njerëzit. Me hotelet. Me sheshet e bulevardet. Ktheva (përsëri) edhe në Bllok… Por, në anën tjetër, gjer në rënkim, lëngova nga shkaku se për atë kohë të qëndrimit në Tiranë dhe gjezdisjeve rrugëve të saj, si për inat, nuk e takova malësorin tropojan, Besnik Mustafajn. Pse? 

(…) isha i shkapërderdhur  pas aq shumë punësh të mëdha dhe obligimesh, ore mik, gjatë  asaj kohe të tundimeve të mëdha, më thotë Besniku këto ditë, këtu në Paris).  

                                               * * * 

(Prishtinë, 1 korrik 1992) 

(…) dita e parë e këtij muaji  që merrte emrin  e ditës së mërkurë. Largohem nga vendlindja. Nga Kosova. Pa i thënë, madje, as atë lamtumirën e zakonshme, pavarësisht  se për ç’kohë  (me vështirësi e dhimbje të thellë) ndahem prej saj. Jo rruga ime, por ajo e marshues së Azhansës turistike “Rusolia” të Pejës, me shpie andej ku ajo do. Në Bruksel, me shteg kalimi nëpër Mashtrih. Nëpër qytet në itinerarin e “gëzimeve” të mia të udhëtimit dhe ajo fare nuk merr llogarinë e gjakimeve të mia… Dakord!  

 *  *  * 

(…) Fundmaji. Marr numrin e sotëm të gazetës “Bujkut”. Në njërën nga rubrikat gjegjëse sjell informacionin e emërimit të mese njëzet ambasadorëve tanë në shtete të ndryshme të Europës dhe të botës mbarë. I vetmi emër që e dalloj midis tyre është ai i poetit dhe shkrimtarit Besnik Mustafaj, që ishte caktuar ambasador yni i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në Paris të Francës… Besniku i Tropojës. I mitingut të Poezisë. Besniku i Gjakovës!  

 *   *   * 

(Bruksel, 1 – 15 KORRIK 1992 

(…) ditët e kaluara në Bruksel të Belgjikës gjithnjë e më shumë si copa të akullta mjegullash, rëndonin mbi qenien time të brishtë. Dilemat gati-gati të padurueshme. Pikëllimi i thellë deri në rrënim. Ç’dreq ishte ajo rrobë azilanti politik që duhej të veshja. Cilat janë ato duar kobzeza e të plumbte padukshme që me  gjilpërë e gërshërë  (makabër) me qepin ato kostum të plumbte?!? Dilema (ajme, çfarë hamletiane e trille të ngjashme!)  gjithnjë e më qartë  shfaqej në tërë zymtësinë  e tablosë së saj. Jo, as këtu në Bruksel, as Atomiumi i tij, me tërë aspektin  e magjive të tij as sheshet e bulevardet as Vaterlloja, përbëri, as njëqind e një mijë  të tjera mrekulli, nuk kanë fuqi të më ndalin këtu. Të gjitha rrugët me shpijnë në Paris. Çfarë është kjo rrugë të me ndalin këtu. Të gjitha rrugët më shpijnë në Paris. Është kjo rrugë njësoheshe! Tjetër rrugë nuk ka. Aty është zoti Kadare… aty janë shumë njerëz tanë të artit dhe të kulturës që më bëjnë dritë në këtë vetmi, thashë me vete, dhe u nisa… 

 *  *  * 

(Paris, fillimi i tetorit 1992) 

(…) eja ndonjë ditë! Supozoj se kohë të lirë ke me bollëk, më thotë Besniku, në zyrën e tij të ambasadorit (që gjendet në arodismentin e XVI të të Parisit) sa po  takoheshim për herë të dytë në jetë. Kisha vajtur për shënim sa më të denjë të kremtes sonë të madhe kombëtare – Tetëdhjetë vjetorin jubilar të Pavarësisë  dhe Ditës së Flamurit, Njëzetetetë Nëntorit të parë të demokracisë në trojet shqiptare. Dhe, sakaq vjen ajo ditë e pritur e gëzimit jubilar. Më 28-të Nëntor në ambasadën tone në Paris, pos manifestimeve të tjera  që ishin  mbajtur gjithë ditën , ekselenca e tij, ambasadori Besnik, me bukë, me kripë e me zemër  pret të gjitha bashkatdhetarët, të gjithë shqiptarët, pra që jetojnë  e punojnë në Paris, në Francë dhe tej e tutje më larg e më gjerë. I pranoi ata, të gjithë si një, pa dallime të përkatësisë ideologjike, apo të çfarëdo natyre tjetër qofshin ato. Ishte një  e kremte, besoni, vëllezër, e madhe në dimension dhe e paharruar në shkëlqimin e saj. Të gjithë ishim aty. E tërë bota shumëngjyrëshe shqiture. Etoile (yll) në atë mes (pa fajin e vet) ishe te Besniku, i ri shtalb. Mëkati i tij më i madh Ambasadori mbarëkombëtar Besnik që I bie hise të jetë nikoqir në këtë festë të madhe e të përbashkët shqiptare. Gëzimi, hareja, kënga, muzika, vallëzimi (“…të vallëzojmë deri vonë…”) ishin pasuria e tryezës së festimit tonë të përbashkët. Të parit në këtë shekull të historisë. Urojmë të mos jetë kurrë e fundit… 

* * *  

(Paris, 7 janar 1993 

(…) sot gjersa ma firmosë romanin e tij, “Vera pa kthim” që e ka ribotuar botuesi “Arbri nga Tirana (ky roman ndërkohë është botuar në Francë dhe ka pasur jehonë të jashtëzakonshme tek lexuesi frankofon) ia fillojmë bisedës. E dëgjoj me vëmendje. Fjalën shpotitëse sakaq ia ndërpren telefonin, po e ftonin për të marrë pjesë  në emisionin e gjallë dhe tejet të popullarizuar “Eureka” të Radio Francës. Midis cingërimave dhe impulseve telefonike arrij t’i them  se nga Prishtina e robëruar aktualisht, ia kam sjellë romanin “Udhëtimi arbdhetar” të Zejnos (Zejnullah Rrahmanit) Romani hapet me këtë fjali: “Para disa kohe u mbushën tridhjetë vjet qysh se unë, Zena I Sadrisë së Zenës, bashkë me disa miq me moshë fare të re, vendosëm të nisemi në një udhëtim, qëllimi themelor I të cilit ishte krejtësisht I zakonshëm për rrethanat e këtij vendi: Njih, duaj dhe ndërto Atdheun”. Besniku gëzohet shumë për këtë punë dhe spontanisht vazhdojmë muhabetin rreth poezisë, prozës, rreth artit e kulturës përgjithësisht. Siç ishim përmalluar (të dytë bashkë) për këtë temë që, mjerisht, kohëve të fundit sikur ka tretur nga bisedimet tona. Ai me pasion flet për poezinë e forte (… që godet si me çekan…) të Ali Podrimjes dhe thotë se e kanë mahnitur poezitë e këtij poeti të botuara shqip e gjermanisht në përmbledhjen “Buzëqeshja në kafaz”. Në mu duk se më tha ashtu. Shprehu gëzimin që këtij poeti së shpejti do i botohet  një përmbledhje poezish  në gjuhën  frënge, se këto ditë, jo shumë larg, del prej shtypit, i përkthyer në gjuhën frëngjishte, romani “Vdekja më vjen prej syve të tillë” i Rexhep Qosjes. Besniku, pa rezervë, këtë roman e konsideron si njërën nga prozat më të rëndësishme të letërsisë sonë të ditëve të reja. Për botimin frëngjisht  të këtij  romani parathënien e ka shkruar zoti Ismail Kadare. Në gëzim bisede të boftë për letërsinë, për artin letrar, për poezinë Besnikut ia them përmendësh këto shtatë vargje të një poezie që unë, konsideroj se është monumentale.  

…Gratë e grunajat e kanë  zënë, a kanë gjak thanat  

Shpendët e malit si janë, po nana, po Kosova  

Pak mall në na paçin veç motrat, veç gjinkallat  

Krojet etje në na paçin veç motrat, veç gjinkallat 

Krojet etje në na paçin, ja qarku, ja kalliri 

Dhëmbi në ju rëntë, mozot, macja në ju preftë udhën 

Dhëmbi në ju rëntë, mozot, macja në ju preftë udhën 

Varri në varr në na thirrtp, a ëndrra në ëndërr 

Mi thuaj Kosovës po lidhim mbathcat, po vijmë. 

(Azem Shkreli, “Letër nga mërgimi”, “Rilindja”, e shtunë 24 tetor 1992, faqe 10). 

Besnikun sërish e thërrasin tonet telefonike dhe obligimet e tjera të ditës. Biseda për letërsinë, me epërsi të poezisë, me këtë rast, përfundon ngutshëm, gati si me dhunë. Bisedën, të thuash kontaktin intenziv, me Besnikun do ta vazhdoj duke marrë çastet e shoqërimit me Sanën dhe me Gorin, dy (krye) personazhet e romanit të tij, të cilin filloj ta lexoj qysh në metronë e directionit Pont de Servres  – Mairie Montreuil. 

Çasti më i vështirë, më tronditës qe çasti I pare i takimit . Është fjala e pare e këtij 

romani të mrekullueshëm  që, me të hapur, më sjell idenë instiktive se është  

roman me temë dashurie dhe se Brenda tij fjala është për një dashuri tragjike.  

Nuk e di prej nga  më piku kjo ide e mallkuar në pjesën e dytë të saj. Por, ashtu 

më doli. Sana e Gori janë dy personazhe  tragjike. Mbase Sana më shumë se Gori, 

jeta e të cilit kishte përfunduar tragjikisht në koncllogorin e Mathauenit, jo më 29  

qershor (“siç e kemi ditur”) po më 13 korrik! Kishte me të vërtetë plotësisht të drejtë Fransua Nurisie tek në “Le figaro Magazine” thoshte se “Vera pa kthim” është  një roman tronditës” Urdhëroni! Lexone! Binduni! Çudi dhe padrejtësi, në të njëjtën kohë, them me të mbyllur të këtij romani. Pse lexuesi shqiptar i Kosovës nuk ka pasur rastin të lexojë këtë roman dhe veprat e tjera të Besnik Mustafajt?! Pse? 

  * * * 

(Paris, 10 – 11 janar 93) 

(…) Këtë copë teksti a kronike e shkruaj brenda një nate të tendosur tek mbi Paris po tallazitej një tramuntanë, nuk e di çka don me thanë.?, por e di se, që me dritë të dritës së re, me vrull nxitoj në mënyrë që sa më shpejt të takoj Besnikun, se kafshimi i pikëllimit të sotëm mund të jetë edhe më i egër se ai i ditës së djeshme. Besnikut do t’i rrëfej për të gjitha dhimbjet dhe lëndimet që m’i shkaktoi nata e mbrëmshme, terrin e së cilës nuk e doja dot, në vetminë e një ngrehine, diku nën kulmet e Parisit. Kjo, më në fund, edhe është dëshmia më e mire e një miqësie që po lind.                        

                                                                                                               Bajram    SEFAJ  

(*Flaka e Vëllazërimit, e diel 24 janar 1993 –Parisi kot”, roman, Rilindja, 2003, faqe 138 – 144) 

A mund të jetë një protestë pedagogësh -një kapriço sipas Edi Ramës?  

1

Pirro Prifti, Tiranë 

Pavarësisht se dikush mund ta cilësojë si Protestë e nxitur `politikisht`, angazhimi i qeverisë më tepër për të qetësuar shqetësimet në rritje të Pedagogëve sesa për të rritur në mënyrë cilësore pagat e ulta të pedagogëve të Arsimit të Lartë, – Sindikata e Universiteteve veproi drejt në organizmin e protestës dhe në realizmin e një pakete për përmirësimin jo vetëm të pagave dhe të dinjitetit si pedagogë Universiteti, por edhe të aspekteve të tjera  që kanë shkatuar shumë problematika në Universitetet publike madje edhe tek ato private. 

Në fakt nuk është paga e cila do të ngushëllonte sado pak pedagogët e Arsimit të Lartë Publik ndoshta dhe të atyre privat, por problemet që janë grumbulluar në Sistemin e Arimit të Lartë shkojnë përtej Pagave  dhe përtej Paketës së propozuar nga Sindikatat e Arsimit të Lartë 

Me pak fjalë pedagogëve u duhet një pagë dhe një dinjitet e cila mund të përkthehet pjesërisht me pagë dinjitoze por pjesa tjetër kërkon edhe reforma të veçanta vetëm për Arsimin e Lartë. 

Rritj e pagave nuk mund të bëhet as me 15% dhe as  pasi pedagogët kërcënojnë me bojkot të mësimeve. Qeveria dhe Qeveritë qofshin ato paraardhëse dhe qofshin ato pasardhëse, nuk e kanë vënë ujin në zjarr për pagat e pedagogëve të arsimit të Lartë qoftë publik dhe pjesërisht të atyre privat. 

Gjithmonë kur sheh retrospektivën e ngjarjeve në Shqipëri si në kohën e Diktaturës, si në kohën e pas viteve`90, gjithmonë qeveritë kanë patur si objektiv mbajtjen nën `zap` të shtresës intelektuale.  

Dhe kjo është vënë re që në rregjimin e Enver Hoxhës, ku shtresa e mesme e inteligjencës mbahej nën kontroll, madje dhe një pjesë e mirë e tyre (disa me dashje, e disa pa dëshirën e tyre u përfshinë në bashkëpuntorë të rregjimit madje, kemi plot raste tqë njerëz të tillë sot në ditët e demkracisë janë në drejtimin e vëndit qoftë në pushtetin legjislativ, pushtetin egzekutiv dhe pushtetin lokal). 

 Interesant është fakti që Ramiz Alia preferoi të krijojë pluralizmin me intelektualët e zonave rurale të cilët kishin sado pak poste në Parti dhe  në pushtetin egzekutiv gjatë diktaturës, por shtresën intelektuale të mesme qytetare, ata të cilët i dërgoi fshtarave me pretekstin e transferimeve `për të çuar kulturën, arsimin në fshat`, i la pas dore. Me saduket nuk kishte besim tek ata.  

Rezultati i drejtimit fshataresk dhe aspak professional i pushteteve pas viteve `90 ishte : 

– Tranzicioni i zgjatur, dhe prishja fatale e të gjithë industrisë dhe bujqësisë si dhe e administratës shtetërore 

– emigracioni i trurit (`brain drain`) dhe i një pjese të popullsisë së re 

– destabiliteti i shtetit shqiptar si pasojë e dy të parave 

– shkatërrimi i meritokracië, i teknokracisë, i zinxhirit të formimit professional, dhe  vendosja e militantëve dhe miqve në drejtimin e të tre pushteteve nga të dy partitë kryesore. 

Këto faktorë sigurisht ndikuan dhe dobësuan edhe Arësimin e Lartë i cili në kohën e diktaturës çuditërisht ishte më cilësor se sot,  porsigurisht, pedagogët dhe mësuesit e asaj kohe punonin në detyrimin e dkitaturës. 

Dëmtimi cilësor i Arsimit të Lartë filloi menjëherë pas viteve `90, me largimin e pedagogëve e studenëve të talentuar, dhe vazhdoi me ndryshimet ligjore të pa-argumentuara dhe shumë herë klienteliste. Ajo që i dha dërrmën Arsimit të Lartë cilësor, ishte hapja e shumë Universiteteve Private, megjithse dihej shumë mirë që një Universitet për shtetin duhej të egzistonte një Universitet në 1.milion banorë, kriter ky që është zbatuar në botën perëndimore dhe atë lindore, të paktën për universitetet publike. Ç`ndodhi këtu në Shqipëri? 

Problemet e Arsimit të Lartë vazhduan  me Ligjet për Arsimin e Lartë i cili pas viteve `90 është amenduar disa herë dhe çdo herë që është amenduar, ka krijuar probleme në aktivitetin e Stafit Akademik, në problemin e Pagave, në problemin e kërkimit Shkencor, madje dhe në problemin e zgjedhjeve në Universitete, si dhe në zinxhirin -`kush komandon` dhe `kush mund të marrë hak e kundër kujt`. U hapën 11 universitete publike madje edhe me filiale disa pas Ligjit të Arsimit të Lartë Publik të vitit 1993.  

Pas vitit 2006 u hapn dhjetra Universitete private të cilat nxitën rënien e cilësisë së mësidhënies, rritjen e mitmarrjes në të dy tipet e Universiteteve, korrupsion në Ministrinë e Arsimit e cila drejtohej tashmë nga njerëz të politikës dhe jo profesionistë. Me gjithë mbylljen e disa Universiteteve private pas vitit 2013, cilësia e mësidhënies dhe e drejtimit shkencor vazhdoi të bjerë, Autonomia e Universiteteve publike mbeti dhe sot e kësaj dite formale. 

Dhënia e titujve shkencorë ishte klienteliste, dhe të gjitha këto të shoqëruara me pagat e ulta dhe qesharake të Pedagogëve të Arsimit të Lartë, tregonin se sa poshtë Arsimi i lartë kishte rënë. 

Sidoqoftë, hapja e Universiteteve private nxiti dhënien e pagesave shumë të mira në sektorin privat, gjë që i bëri qeveritë të reflektojnë, por kjo nuk zgjati shumë. Përveç disa rritjeve të vogla sipas indeksimit dhe inflacionit, asnjëherë nuk pati rritje cilësore të pagave. 

Vetem pas vitit 2015 me ligjin e ri të Arsimit të Lartë u tentua të eliminoheshin disa mangësi të konstatuara, por largimi i pedagogve cilësore dhe atyre të rinj me perspektivë, bëri që në Arsimin e lartë të ofrohen pedagogëtë rinj ndoshta jo me mesatare të mirë, pa eksperiencë as akademike dhe as profesionale. Në Universitetet private filluan të nivelojnë pagat me ato të Universiteteve publike, madje në njërin nga Universitetet private si UET, pagat e pedagogëve janë të ulta sidomos ato të pensionistëve me pretekstin se `ata marrin pension`, duke ju ulur dinjitetin komplet një të të rë pllejade profesorësh. 

Sidoqoftë, Ligji i Ri i Arsimit të Lartë i vitit 2015, i propaganduar si ligj reformë për Arsimin e Lartë Shqipëtar që afrohej me ligjet e vëndeve perëndimore apo i ngjashëm me atë Anglez, pati disa gafa të mëdha të cilat po rëndojnë edhe sot tek Pedagogët në paga, në kërkim shkencor, në laboratore, dhe në dinjitet.  

Gjithashttu ky ligj kishte këto mangësi të tjera : 

  • Nuk planifikoi koston e këtij ligji, pra nuk përmëndi se sa do ishte kosto e reformës  dhe se sa do të rritej GDP e Arsimit shqiptar në përgjithësi dhe i atij të Lartë në veçanti për shkak të reformës 
  • Nuk u shooqërua me rritje cilësore të pagave të pedagoëve të arsimit të lartë të afërta me ato të vëndeve fqinje të Shqipërisë si, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, etj 
  • Nuk përfshiu në ligj Universitetet private, duke lënë boshllëqe në manaxhimin e tyre 
  • Politika vazhdon të ushtrojë presion në Universitete pavarësisht Autonomisë dhe Udhëzimit për zgjedhjet në Universitete i cili mbetet një Udhëzim  i cili është i njëjtë me udhëzimi për zgjedhjet politike, sepse lejon që drejtuesit e zgjedhur të veprojnë si diktatorë `të vegjël` e hakmarrës. 

Fakti tregon se GDP për Arsimin shqiptar në Përgjithësi mbeti 5% e GDP së Shqipërisë, në vënd që të rritej e tu afrohej fqinjëve mesatarja e të cilëve është mbi 8%.  

Protestat e pedagogëve të Arsimit të Lartë mbetet një protestë e ligjëshme. U Duhet rikujtuar autoriteteve drejtuese se, nuk duhet të ndërmarrin masa kundër pedagogëve protestues. Sidoqoftë në Shqipëri mbetet hija e ndikimit të politikës mbi protestat në përgjithësi, se herë pas here shohim protesta të tjera  që ndodhin me cytje politike në vënd që të jenë thjesht profesionale dhe me qëllim përmirsimi ekonomiko-financiar. 

 Së fundmi, protesta e pedagogëve megjithse e vonuar dhe në një kohë të vështirë për vëndin nuk mund të jetë kurrsesi kapriço e pedagogëve, sepse kjo shtresë intelektule mbetet e varur nga paga mujore për të mbijetuar, njëlloj si shtresa e varfër, në vënd që të ishte një pagë dinjotoze. 

priftipirro2017@gmail.com