ARKIVI:
23 Qershor 2026

Asociacionin që po e kërkon Serbia për serbët e Kosovës, duhet ta kërkoj Kosova për shqiptarët e Lugines!

Shkrime relevante

Disa nostalgjikë të PAN-it, refuzojnë koalicionin me Vetëvendosjen!

Idriz Zeqiraj, Gjermani      Shpallja si krye-kauzë të profilizimit të së...

Nga Parisi në Teheran, mesazhi i qartë i botës demokratike: As monarki, as teokraci

Në nderim të përvjetorit të martirëve dhe të burgosurve politikë, si...

Simboli i UÇK-së nuk e ka vendin në protestën e Tiranës

Bardhyl Mahmuti, Zvicër ____ Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan...

Nue Zalli – Shembull i përkushtimit humanitar në Lucern

Tom Pergjoka, Gjermani Në mesin e veprimtarëve shqiptarë në Zvicër që kanë...

Dritan Goxhaj dhe hija e një fryme antishqiptare, antiamerikane dhe antiperëndimore

Luan Dibrani, Durrës Kur protesta qytetare rrezikon të rrëmbehet nga agjenda të...

Shpërndaj

Në kontinentin e Evropës, në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjenden dy etni, apo dy pakica kombëtare të cilat që nga fillimshekulli superdiskriminohen (njëra pozitivisht që janë; serbët e Kosovës dhe tjetra negativisht, që janë; shqiptarët e Luginës) pandalur si në jetën e tyre sociale, ashtu edhe ate ekonomike e atë politike. Modeli i superdiskriminimit pozitiv, përveç që është sui generis (sepse, etnia dominante që është 95% ka lejuar që me pakicat prej vetëm 5%, shkaku i rrethanave specifike të shpallet shtet multietnik!?) është edhe absurd dhe i paparë në teoritë dhe praktikat e reja sociopolitike të botës perëndimore! Modeli i superdiskriminimit negativ, përveç që është sistem superdiskriminues, është edhe sistem me përplotë elemente tê segregacionit e aparthejdit (një sistem social që e ka praktikuar pakica e bardhë në Afrikën e Jugut në shek.XX), qê nuk mund ta hasish pothuajse askund, as si rast e as si dukuri e fenomen;

Tani; Dallimi esencial dhe fondamental midis statusit të pakicës serbe të Kosovës dhe pakicës shqiptare të Kosovës Lindore, sociologjikisht QËNDRON në sferën e DISKRIMINIMIT;

1. 1. SERBËT E KOSOVËS, me Pakon e Mahti Ahtisarit, e tash edhe me referencat dhe rekomandimet e “Zajednices”, në fakt po bëhen raste (sui generis!) më eklatante të një superdiskriminimi POZITIV në Evropën e sotme, ndërkaq;

2. SHQIPTARËT E LUGINES, edhe përkundër rebelimit dhe luftës së nisur luftëtarët e UÇMB-s, janë bërë poashtu një rast sui generis i superdiskriminimit. Por, jo superdiskriminimi pozitiv sikurse te rasti i pakicës serbe në Kosovë, por superdiskriminimi NEGATIV!?

3. Shtrohet pyetja; si ka mundësi që të krahasohen: kompetencat dhe në tërësi NEVOJAT për të krijuar një MEKANIZËM JURIDIK (qoftë ai edhe demokratik) të vetëmbrojtjes kolektive që “kultivon” si kërkesa ashtu dhe statuse fillestare antipode?! Zgjidhja, është; Asociacionin që po e kërkon Serbia për serbët e Kosovës, duhet ta kërkoj Kosova për shqiptarët e Lugines…

Nuk ka në botë rast identik, ku në një shoqëri me 95% të popullsisë etnike dhe 5% të grupeve tjera minoritare, të mund shpallet si me norma juridike ashtu edhe me “germa” politike ligjërisht e legalisht si shoqëri multietnike!? Dhe në emër të këtij multietniciteti, të kërkohet Asociacion (lexo; Autonomi të zgjeruar!?) vetëm për njërin grup etnik!

Shtëpi e braktisur në Starabaje të Medvegjës, si shumë vendbanime të tjera të atjeshme. Aktoi Cun Lajci në rolin e plakut të mbetun vetëm në fshatin e mbetun pa banorë shqiptarë.

Kosova, me asnjë parametër sociologjik, s’ është VEND MULTIETNIK! Arsye e vetme është mungesa e BARAZPESHËS ETNIKE !? Kështu që kërkesa për Asociacion monoetnik, ku puro (95%) janë shqiptar dhe (5%) tjerë, realisht përveç që është absurde, është edhe rrënuese për shtetësinë e Kosovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu