Kreu Blog Faqe 1228

O shqiptar! Duaje të afërmin tënd, por mos lejo që ai të të mashtrojë!

0

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

***

Gjiganti legjendar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ka thënë: “Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush!”

Vogëlsi-a ime ju thotë: “Pisllëkun, kriminalitetin, korrupsionin, hajninë, jo-burrërinë, pabesinë, indiferencën (mos-reagimin) ndaj ligësive të “baballarëve të kombit”, përndryshe kalbësirave qoftëlarg në: Shqipëri, Kosovë, FYROM, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi, shtypjen ndaj grave, keqpërdorimin e rëndë të fesë, indoktrinimin (detyrimin) jo vetëm të grave por edhe të vogëlusheve për të mbuluar me qilim edhe sytë, shkatërrimin e arsimit, shkakun e ikjes së të rinjve, humbjen e shpresës, boshatisjen e vendit, xhelozinë e sëmurë dhe armiqësinë ndaj njëri-tjetrit, paaftësinë për të identifikuar manipuluesit, paaftësinë (mungesën e vullnetit) për të identifikuar bojkotuar apo distancuar nga mediumet amatore antikombëtare të financuara nga tradhtarët dhe armiqtë e jashtëm të cilët duan që ne të mos ekzistonim, shitblerjen e diplomave universitare, trafikimin e femrave, trafikimin e fëmijëve, legalizimin e drogës, vrasjet e njëri-tjetrit, servilizmin ndaj të huajve, dashurinë e pakufishme ndaj egërsirave që kanë kryer shumë gjenocide ndaj jush (dhe përdhunime seksuale), mercenarizmin, mendjelehtësinë kinse të tjerët do të na mbrojnë jo vetëm nga armiqtë e jashtëm por edhe nga vetvetja, tradhtinë ndaj Kombit dhe Vendit etj., – nuk ua solla unë, ato i gjeta mes jush (mes nesh)”.

Respekti jokritik për autoritetin është armiku më i madh i së vërtetës. Albert Einstein

Shëndet, Aurel Dasareti

Memlukët, kastratët, halitët , … dhe kulti i shqiptarëve të vdekur

1
Afrim Caka, Gjakovë
___
Ku mi ke vlerat e tuaja Dardani!?
Albin e ke të vështir…
Njëzet sinët e kërrusura, ecin e ndërrohen pafundësisht mbyllet një stinë, fillon tjera stinë përplasjesh e shpifjesh opozitare në parlamentë. Ku pushteti i tyre punonte me hajdutë ngrenë pallate – ku alltija me “shurdhues” lan hesapet!?… E vura gishtin tek opozita dhe plaga e pohapura e të arnuara me fasho, poshtërsira dhe dredhi. Nga errësira e skizmës korruptive, ka psalluar e bredhur në cdo cep të qyteteve për të zënë sa më shumë troje e hektarë të Dardanisë.
Opozita të shkëputen nga e djeshma dhe të distancohet nga e kaluara e tyre. Vuqiqi diti ta vlesrsoi pa aftesin e këtyre lakuriqëve dhe po e shfrytëzon kundër Dardanisë. Përse gënjeshtratë e Memlukëve, Tahirve, Abdixhikëve, Ramushve, Deliajve, Hoxhajve e Gjoshëve lidhur me gënjeshtrën kanë kaq shumë suksese ndajë tru tharëve…
Ky lloj “rebelimi”, nga ky këndvështrim psikologjik, mund të të ndeshet te shumë politikanë radikalë, që janë rebelë para se të marrin pushtetin dhe bëhen radikalë sapo rrëzojë pushtetin me dredhi e mashtrime. Nga pikpamja psikologjike, rebel është ai që kapërcen qëndrimin e pafytyrësisë së dyfishtë ndaj autoriteteve, sepse nuk çlirohen nga varësia e oligarkëve dhe dëshira për ta sunduar popullin nëpërmjet korrupsionit të organizuar.
Shumë element armik si “ora madhe” në mes parlamentit shprehen:
“Se djemtë e Kalorsëve, të kodoshëve nuk duhet lejuar të funksionojnë në pushteti, por të ngrihemi dhe të sabotojmë çdo formë anti/korrupsion nga udheheqësit e VV-së dhe Guxo. Dhe kjo duhet të bëhët model pune për ne. Duhet mbajtur shënim për të gjithë ata që e luftojnë korrupsionin, pasi situata nuk do ta lejojmë të qëndrojë kështu, por do të ndryshojë…”. Si duket këta shpirtëra legjendash opozitar janë të frymëzuar nga pagjumsia e Shekspirit!
Sipas opozitës gjithmon:
“Që të jesh sot duhet të jesh servil, të jesh i poshtër dhe spiun se kështu të duan këta të korruptuarit”.
Njëzët vjet të njëjtat fytyra, këta që sapo ishin dje prapë janë sotë mjerë djepi që i ka përkundë, shokët e tyrë si gjenë kundë. Ndoshta më tepër se njëzet vjet të veprimtarive të këtyre qeverive, mund të themi se ato kanë mbetur si një shoqatë pothuaj elitiste, që ndikimin e vet nuk kanë arritur ta shtrijnë në shtresat e tjera të popullit. Për shkak se punën e ka përqendruar kryesisht në Prishtinë dhe rrethë partive të tyre, pasurisë së tyre.
Një tjetër formë e marrëdhënieve midis ndërgjegjës autoritare dhe asaj korruptive është ajo, ku normat e tyre në përmbajtje janë të njëjta, por motivimi i zbatimit të tyre është i ndryhëm. Për sembull, porositë të mos vrasësh, të mos urresh, të mos kesh zili, të duash kombin – këto janë norma si të etikës autoritare, ashtu edhe të asaj kryqëzimi në mes kombit dhe identitetit kombëtar…!!!
Opozitarët e Melukëve, Lushtakëve, Dullëve, Limajve, Abdixhikëve dhe Ramushve nuk kanë arritur të shtrijnë me ritualet e tyre të kryqëzimit… sa duhet veprimtarinë ekonomike dhe politike më tej: edhe në qytetet e lokalitete të tjera në Dardanisë, në Maqedoni, në Mal të Zi a në Preshevë etj.
Qeverisë mund t’i bëhet kritikë e veçantë për shkak se nuk është kujdesur sa duhet të mbajë lidhje sadopak të rregullta me shqiptarët jashtë kufirit. Qeveritarët dhe intelektualët ShqiptarË, si as partitë politike të përçara, nuk kanë mundur të ndikojnë në fatin politik dhe shoqëror të popullit shqiptar. Shqiptarët në Malë të Zi, në Preshevë, Maqedoni dhe problemi Çamë për shkak të pushtimit të shovinizmit serbo/malzez, sllavobugar dhe atij Grek sot është e rrezikuar në shumë pikëpamje: sofra e tyre është varfërua tepër, mungesa e shkollave në gjuhën amëtare, shëndeti i tij është gjithnjë e më i cenuar; arsimi i fëmijëve dhe i rinisë në pikëpamje të shtrirjes gjithnjë e më i rrudhur, kurse në pikëpamje të cilësisë gjithnjë e më i dobët.
Sot në Kosovë gëlojnë spiunët. Sot Kosova nuk është aspak vend sigurie, e gjithnjë e më pak vend pune dhe gjithnjë e më pak Atdhe për të rijntë tanë! Nisma e Akademisë së Shkencave dhe i Intelektualeve Shqiptarë është kryesisht vështrues i kësaj drame histroike që përjeton populli shqiptar! Ish qeveritarët tanë dhe ca Intelektualë Shqiptarë nuk e kanë dëshmuar posaçërisht të vendosur në mbrojtjen e Programeve të veta, prandaj as në mbrojtjen e atyre pikave të tij që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare në përgjithësi. Për më tepër, ata kanë mbajtur qëndrim pothuaj indiferent ndaj lëkundjeve të shpeshta të opcioneve mbi zgjidhjen e çështjes dramës në Mitrovicën e ndarë, të Debëlldes, të Çakorrit sidomos në veçanti të uzorpimit të tokave shetërore nga ana e Kishës Ortodokse në Deçan (dikur moti ishte shqiptare), që në sytë e faktorëve ndërkombëtarë doemos plagosin mundësitë dhe prestigjin tonë politik.
Mjerisht, këta nuk kanë bërë përpjekje që me shpjegimin e përvojës historike të dëshmojë se lëkundjet e tilla të qëndrimeve politike, në varësi të plotë prej koniunkturave momentale ndërkombëtare edhe për një çështje aq madhore, siç është çështja kombëtare, përfundojnë rëndom me pasoja të rënda për fatin e popullit. Tani fajësohet Kurti, Vjosa e Gërvalla etj. Ish qeveritarët me kostume e kollare dhe Intelektualët Shqiptarë, me gjithë obligimet programore, nuk i kanë kushtuar ndonjë kujdes rilindjes shpirtërore dhe morale të popullit. Jo në nderim të identitetit kombëtar. Nuk janë penduar!
Sikurse kemi harruar se krizat shpirtërore dhe morale. Sikur kemi harruar se rilindja kobëtare është vërtet rilindje vetëm kur fillon në shpirtin e shqiptarit, si rilindje e vetëdijes, rilindja e një pomulli të ndarë në katër pjesë mund të realizohet edhe në organizmin e jetës politike dhe ekonomike, në arsim, në rendin juridik shtetëror dhe në të gjitha fushat e jetës.

“Melmer-i” , ari i marrun nga viktimat e Holokaustit !

0

Ilir Seci, New York

Nazistët gjermane në kampet e shfarosjes para se me i mbytë hebrenjtë me gaz, ua nduknin,(shkulnin), atyne dhambët e florinjtë që mbasandej i shkrinin në kallëpe ari para se me i dërgue në Zvicer ku i depozitonin në bankat e famshme…mirepo nga fundi i Luftes se Dyte Botnore kur nazistët panë se ditet e tyne ishin të numërueme dhe nuk kishin fort kohë, nga nxitimi ata dhambtë e ndukun të hebrenjve filluen me i dergue me thasë se nuk premtonte koha me i shkri në kallëpe si perpara per me i depozitue në banka…ndër skenat ma makabre të mundshme ishte kur punonjesi zvicerian i bankes peshonte thasët e mbushun me dhambë të shkulun hebrenjsh para mbytjes me gaz…dhe mbasandej i hapte ato thasë duke hedhë dhambtë nëpër kutiat e posaçme ku shperndaheshin barabar perpare se me u depozitue…dhambtë e shkulun hebrenjve para se me u mbytë me gaz vezullonin në thasë si kokrra drithi, ndersa punonjesi gjakftohte, i patrazuem aspak herë mbas here mbushte kacinë me dhambe florini, ate kacinë e vogël tipike të bankave, duke rrafshue kutiat plot, mu si ai dugajxhia në shehër kur peshonte drithin në kandar….qindra-mija dhambë të shkulun njerëzish shkokloheshin nëpër atë kaci makabre…tana të depozotueme mbasandej në bankat ma kriminale në planet.

…Mark Pieth, historian dhe autor i librit “Pastrimi i arit: Sekretet e pista të tregtisë së arit”, shkruen se :
“…zviceranët ishin të lumtun ta shkëmbenin arin me franga zvicerane, e cila gjatë Luftës së Dytë Botnore ishte e vetmja monedhë e shkëmbyeshme përveç dollarit amerikan…Rreth 80% e arit nazist u pastrue në Zvicër, ndërsa pjesa tjetër nëpërmjet Turqisë, Italisë, Portugalisë e ndonji vendi tjetër të vogël…Afërsisht 90% e arit nazist që shkoi në Zvicër u depozitue në Bankën Kombëtare të Zvicrës ndërsa 10% i mbetun shkoi në banka ma të vogla komerciale. Ari në bankat zvicerane vinte nga hebrenjtë dhe gjithashtu nga rezervat e grabituna të bankave në Austri, Belgjikë, Hollandë dhe Republikën Çeke si dhe tjera vende të pushtueme nga nazistet. Ne këtë menyre Zvicra u pagoi naziteve rreth 1 miliard e 700 milione franga zviceriane,(CHF), të asaj kohë, duke pastrue në mënyrë efektive arin e vjedhun që u përdor për me financue luftën e Hitlerit.”
– “Zviceranët ishin bankierët kryesorë dhe ndërmjetësit financiarë të nazistëve, duke qarkullue shuma të mëdha ari dhe valutë të fortë” – ka thanë Stuart Eizenstat, ish-zv/sekretari amerikan i tregtisë ndërkombëtare, – “Neutraliteti u përplas me moralin; shpesh të qenit neutral jep nji pretekst për me shmangë konsideratat morale.”,(The Swiss were the principal bankers and financial brokers of the Nazis, handling vast sums of gold and hard currency,” said Stuart Eizenstat, former U.S. Undersecretary of Commerce for International Trade. “Neutrality collided with morality; too often being neutral provided a pretext for avoiding moral considerations.”)…
Per arin e plaçkitun hebrenjve kanë pasë perdorë nji term – “melmer” – si cilësohej ari i marrun nga viktimat e Holokaustit, që u shit dhe u mbajt nga bankat zvicerane. Mbasi perfundoi Lufta e Dyte Botnore, në vitin 1945, Forcat Aleate u kërkuen bankave zvicerane me dorëzue çdo fond të mbetun nga nazistët. Bankat zvicerane rezistuen duke permendun ligjet e tyne mbrojtëse bankare, por kjo pallavër nuk u eci te Aleatet fitues të luftes të cilet mbasandej i vendosën Konfederates Helvetike nji embargo ekonomike të papame ndonjiherë në histori, aq e forte embargoja sa Zvicra u dorezue mbasi nuk rezistoi dot as edhe nji vit…kjo embargo që nuk para permendet shume në libra dhe dokumentare, bani të mujtun me u jetësue “Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 1946” që detyroi Zvicrën me pranue kushtet e aleateve…
Zori i detyroi…jo reflektimi por zori dhe mungesën e reflektimit e provon ma se miri qendrimi i Zvicrës ndaj hebrenjve mbas Luftes se Dyte…Paturpësia dhe mungesa totale e marres kulmoi mbas luftës kur bankat zvicerane banë çka ishte e mujtun me mshefë gjurmët, sidomos lidhun me arin e të zhdukunve gjatë holokaustit, rastet kur hebrenjtë pronare të ligjshëm te llogarive ne banka ishin zhdukë gjatë gjenocidit të tmerrshëm…manevrat sadiste të bankave shkuen deri aty sa kur trashgimtaret e ligjshem të hebrenje të zhdukun në kampe perqendrimi kerkonin trashgimitë e veta, bankat zvicerane u kërkonin çertifikatë vdekje për anëtarin e familjes…të mbytun me gas në kamp përqendrimi!? Athue se nazistet leshonin çertifikata vdekje kur shfarosnin…dhe kjo maskarade vazhdoi deri ne vitin 1962, kur hyni në fuqi nji ligj që detyronte bankat zvicerane me identifikue “llogaritë e fjetuna” që ishin mbajtun nga hebrenjtë para luftës, se ndryshe pa atë ligj nuk ua jepnin kurrë trashgimtarëve…edhe ate ligj e nxoren nga zori nen presionin amerikan se per ndergjegjesim e reflektim…kurrë. Qendrimin e tillë e mbajtën vetem ndaj hebrenjve sepse siç asht provue mbas Luftes se Dytë, “Credit Suisse” ka ndihmue nazistët e arratisun në Amerikën e Jugut; dhe, sipas hetimeve bankat zviceriane respektuen llogaritë bankare të nazisteve në arrati…Nji raport argjentinas zbuloi se të paktën 12 mijë nazistë në Argjentinë mbanin llogari në “Credit Suisse”. Çashtja se sa pare janë transferue nga bankat zvicerane për nazistët e arratisun mund të mos dihet kurrë plotësisht, por nji hetim i viteve ‘90 zbuloi se ishte “paprecedent në histori”…
…kjo me pak fjalë asht Konfederate Helvetike (CH) – “neutrale”…dhe jo vetem gjatë Luftes së Dytë, por edhe para e mbrapa asaj Lufte…Para Luftes se Dyte Botnore Zvicra permbledhtazi mund pershkruhet nga ky fragment i fjalimit që Gabriel Garcia Marques mbajti në vitin 1982 në Suedi kur mori çmimin “Nobel” në letërsi :
-“…dhe se zviceranët paqësorë të sotëm, të cilët na gostisin me djathnat e tyne të buta dhe orët e tyne të mnershme, e gjakosën Evropën si ushtarë të fatit deri në shekullin e gjashtëmbëdhetë. Edhe në kulmin e Rilindjes, dymbëdhjetë mijë mercenarë me pagesë të ushtrive perandorake plaçkitën dhe shkatërruan Romën dhe vranë tetë mijë nga banorët e saj.”…Edhe mbas Luftes se Dyte Zvicra me bankat e veta vazhdoi me qenë “parajsa financiare”,(safe heaven), e diktatoreve nëpër planet të cilët të patrazuem depozituen atje parate e tyne të paligjshme,(illicit funds)…duke fillue nga Trujillo i Republikes Dominikane, Marcos i Filipineve, Duvalier i Haitit, Traoré i Malit, Salinas i Meksikës, Mobutu Sese Seko i Zairesë-sot Kongo, Abacha i Nigerisë, Montesinos i Perusë, Nazarbayev i Kazakistanit, Mubarak i Egjiptit, Gbagbo i Bregut te Fildishte, Karimova e Uzbekistanit, Razak i Malajzisë, Yanukovych i Ukrainës e deri te grate e dashnoret e Putinit, të tanë jane akuzue botnisht për depozitime parash të vjedhuna në Bankat Zviceriane…kurse lidhun me kombin tonë mjafton me permende faktin se Zvicra u ka dhane strehim politik drejtuesve te organizates “Hakmarrja per Drejtesi”, te akuzuem per terrorizem e vrasje ne Shqipni mbas viteve ‘90…
…Kjo asht pra Zvicra që dje ua paska ndalue me ligj simbolin e shqiponjës lojtareve me kombësi shqiptare që perfaqesojne Zvicrën në futboll…
– “mos me ba simbolin e shqiponjes” – paskan vendose autoritetet e Konfederates Helvetike se kjo na provokoka serbët namuzlinj…asgja me u habite kur nji shtet që ka tanë ketë trashgimi të errët i perfill kaq shume ndjenjat e shtetit me te kaluemen ma të errët në Ballkan…kortezi kolegësh tek e mbramja…

The Nation (1942) / Kur Faik Konica zemërohej me mbretin Zog, por Fan Noli e bindi që të ndryshojë mendim (Intervista)

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Shtator 2022

 The Nation” ka botuar, me 18 maj 1942, në faqen n°33, një shkrim – intervistë për Faik Konicën (studiuesi, politikani, diplomati dhe atdhetari i shquar shqiptar do të ndërronte jetë vetëm pak muaj më vonë, me 15 dhjetor 1942), të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

I dërguari i harruar

Burimi : The Nation, 18 maj 1942, faqe n°33

Burimi : The Nation, 18 maj 1942, faqe n°33

Mbreti Zog mori pasuritë e Shqipërisë – Ministri Konica thjesht i kujton ato

Ndër botimet e Uashingtonit, vetëm numëratori telefonik i jep tani Faik Bej Konicës një titull zyrtar. Ashtu siç u fut për herë të parë në vitin 1921, edhe numri aktual përmend : F. Konica, ministër shqiptar.

Drejtoria diplomatike e hoqi atë nga lista e saj në qershor 1939. Sepse kur trupat e Musolinit kaluan Adriatikun atë prill dhe larguan mbretin Zog nga Tirana, Britania vazhdonte të ndiqte zbutjen (qetësimin e marrëdhënieve) dhe në këtë rast Shtetet e Bashkuara me sa duket ndoqën shembullin. Në çdo rast, pasi Duçe shkriu kurorën shqiptare me atë italiane dhe shfuqizoi shërbimin e jashtëm të Zogut, Departamenti i Shtetit njoftoi Konicën se njohja e tij ishte tërhequr.

Në Shqipëri Konica pati qenë pronar, studiues dhe politikan. Ai i rafinoi dialektet e vrazhda të shqipes në gjuhën e parë letrare të vendit të tij. Dhe me peshkopin Fan S. Noli, Patriark i Kishës Ortodokse Shqiptare, tani në Boston, ai ndihmoi në krijimin e republikës së pas-Versajës, e cila i dha fund 500 viteve të sundimit osman.

Diplomatët ballkanikë i vlerësojnë Konicës rolin kryesor në bërjen e aventurierit fantastik Zog një monark pas prishjes së sundimit republikan të fiseve primitive, baritore të Shqipërisë. Konica nuk bën asnjë mohim. Dikur një “bon vivant” dhe zot i një legate të vendosur në hotelin Mayflower, por tani një burrë i lodhur e i moshuar, ai vëzhgon muret e rreshtuara me libra të apartamentit të tij modest e beqar dhe thotë : Jam dënuar për mëkatet e mia.

Krijuesi i mbretit Konica jeton në mënyrë të thjeshtë pa makinë apo shërbëtor, me mjete personale të plotësuara herë pas here me kontribute nga Vatra, organizata kulturore e 40.000 shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara. Përveç telegrameve të nxituara të dërguara në Stamboll dhe Paris gjatë rrugës nga Tirana, Konica nuk ka dëgjuar asgjë nga Zogu që nga arratisja e tij nga italianët.

Nga ajo arratisje vetë Zogu nxori një fitim të madh. Ai shtoi rezervën e arit prej 350.000 dollarësh të Thesarit Shqiptar në pasurinë e tij të madhe personale, të depozituar më parë në bankat zvicerane dhe angleze. Ai tha atëherë se ari do të ndihmonte shërbimin e jashtëm të Shqipërisë të mbante gjallë shkëndijën e pavarësisë. Zogu, mbretëresha Geraldinë dhe grupi i tyre prej 37 personash kanë tani një apartament në Ritz në Londër dhe një pronë në fshat në Ascot, marrë me qira Lord Patmore, vëllait më të madh të Sir Stafford Cripps.

Një zëdhënës i bashkatdhetarëve që organizojnë një lëvizje për pavarësinë shqiptare në Londër së fundmi ka njoftuar këshillat e Konicës mbi udhëheqjen dhe synimet. Në një përgjigje të shquar për vlerësimin e sinqertë të monarkut të tij dhe të vetes së tij, si dhe për vështrimin që jep në rrjetat e shtrira të politikës ballkanike, Konica u përgjigj :

 Ju e dini mendimin tim për inkoherencën e tij pompoze dhe prirjen e tij për tradhti. Zogu më dukej një përzierje kurioze e dy personazheve shekspiriane, domethënë Dogberry dhe Iago. Por peshkopi Noli, të cilin e vizitova kohët e fundit në Boston, ia doli të shkundte skepticizmin tim. Noli beson se Zogu mund të ketë mësuar në shkollën e fatkeqësisë dhe, nëse mbështetet nga qeveria britanike, mund të luajë ende një rol të rëndësishëm si një simbol për pavarësinë e Shqipërisë. Shumica e anëtarëve të Vatrës besojnë se një grup që kombinon Peshkopin Noli, Zogun dhe mua do të ishte efektiv në miratimin bindshëm popullor.

Ndërsa pret paqen që do të rregullojë fatin e vendit të tij, Konica udhëton mes shqiptarëve këtu, punon me intervale mbi historinë e vendit të tij dhe mbledh materiale për P. T. Barnum – kredon e showman-it të të cilit ai e konsideron mishërimin e filozofisë moderne dhe të cilin e fut në një listë me Poe dhe Franklin si tre amerikanët më të mëdhenj.

 * Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/the-nation-1942-kur-faik-konica-zemerohej-me-mbretin-zog-por-fan-noli-e-bindi-qe-te-ndryshoje-mendim-intervista/.

Më 28 shtator, në orën 13, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, bëhet promovimi i “Kosovës” së Buxhovit në tetë vëllime

0
EDHE NJË PROMOVIM I RËNDËSISHËM I “KOSOVËS” I-VIII NË TIRANË
Të mërkurën e ardhshme, më 28 shtator, në orën 13, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, bëhet promovimi i “Kosovës” në tetë vëllime. Meqë përfshihet në kuadër të manifestimit të Ditëve Europiane të Trashëgimisë së Qëndrueshme që mbahen në Tiranë nga 23-30 shtatori, promovimi do të jetë tematik.
Në fokus të trajtimit pritet të trajtohen edhe aspektet që ngërdhen kjo vepër voluminoze në raport me identitetin historik, kulturor dhe politik europian të botës shqiptare nga antikiteti e deri te koha jonë. Për veprën do të flasin historianë dhe akademikë të njohur shqiptarë.

Koha për zgjim kombëtar!

0

Florim Zeqa  

Ideja e këtij shkrimi më lindi gjatë një bisede me një bashkatdhetarë nga Shqipëria, kur m’i tha këto fjale: “Politikanet çdo kund në botë vjedhin nga pak por bëjnë diçka edhe për popull, ndërsa politikanët tonë nuk e kanë fare hallin e popullit por tek hajnija, si të pasurohen më paratë e shtetit dhe mbi kurrizin e qytetarëve.

Politikanët duhet ndërruar në çdo katër vjet

Rrobat e trupit sado të bukura që të jenë duhet ndërruar nganjëherë se bahen bajat! Edhe politik-bërja duhet ndërruar në çdo katër vjet, ngase nuk bën që për të njëjtit njerëz të votojmë në çdo palë zgjedhje.

Hajt se po themi se kanë qeverisur mirë me vendin apo e kanë bërë mirë opozitarizmin kjo klasë politike, megjithatë ajo duhet rifreskuar me figura të reja, e pse jo edhe me subjekte të reja politike.

Tek ne, shumica e subjekteve politike janë konsumuar aq shumë saqë ju ka skaduar afati i përdorimit!

Për të mirë apo për të keq këto subjekte politike e kanë kryer misionin e tyre.

Edhe bota ka ndryshuar nuk është më si më pare, pse të mos ndryshojë edhe skena jonë politike?!

Disa nga figurat e ardhura në parlament, qeveri e deri në majat e shtetit përmes kontrabandimit të votës së qytetarëve, janë bërë të urryera dhe të padurueshme, të neveritshme dhe të gërditshme për syrin e qytetarit të rendomtë!

Pasqyra e një shteti janë njerëzit që e përfaqësojnë

Nëse pasqyra e një familje është oborri i bukur dhe i pastër, me pemë të bukura dhe dekorime artistike, pasqyra e një shteti është Parlamenti dhe njerëzit që e përfaqësojnë në arenën ndërkombëtare!

Një parlament sikurse i yni, me pozitë dhe opozitë që mbrojnë vetëm interesat partiake në vend të interesave të qytetarëve, një diplomaci që më shumë kujdeset për dukjen personale sesa përfaqësimin dinjitoz të vendit janë pasqyra më e keqe e shtetit të Kosovës para qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Sikurse me asgjë nuk mund të arsyetohet një mazhorancë qeverisëse me katër javë grevë në arsim dhe në sektorin publik, pa qenë e zonja të bëjë zgjidhjen e duhur për ndaljen e grevës, ashtu nuk mund të arsyetohet as një opozitë që e mbështet grevën, përkatësisht mosfillimin e vitit të ri shkollorë për llogari elektorale!

Sikurse për pozitën, ashtu edhe për opozitën nuk do duhej të kishte interes më primar sesa fillimi i vitit të ri shkollorë.

Sikurse njërën palë (pushtetin), edhe palën tjetër (opozitën) i zëntë mallkimi i prindërve të fëmijëve që nuk ju gëzuan ditës së parë të shkollës shkaku i kësaj klase politike.

Nevoja urgjente për ndryshimin e “Status Quo”-s politike

Kërkesa ime e ditëve të fundit për ndryshimin e kursit qeverisës nuk ka asgjë personale, por është nismë fisnike për ndryshim dhe për dalje nga çarku i mbyllur i politikës aktuale!

Vetëm iniciativa e shëndoshë, me besin në Zot dhe atdhe, me dashuri të pakufijshme për vendin dhe bashkatdhetarët do ta sjellë ndryshimin e madh në Kosovë.

Nevoja për zgjim kombëtar është e ngutshme dhe e domosdoshme, për ndryshim të përgjithshëm dhe përmbajtësorë, të gjithanshëm dhe gjithmbarshëm të sistemit politik në vendin tonë.

Zoti e bekoftë vullnetin e qytetarëve të vendit tim!

Ukraina dëbon ambasadorin e Iranit për shkak të furnizimit të Rusisë me armë

0

Pamje e Kievit, kryeqytetit të Ukrainës

Të premten mbrëma, Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se po dëbonte ambasadorin e Iranit në Ukrainë , për shkak të furnizimeve me armë të Iranit për Rusinë, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Në të njëjtën kohë, ata kanë vendosur të reduktojnë ndjeshëm numrin e diplomatëve iranianë në Ukrainë. Ukraina i referohet furnizimeve të armëve si një “akt jomiqësor” që do të ketë pasoja serioze për marrëdhëniet midis Iranit dhe Ukrainës.

Promovimi i romanit të Buxhovit “Rrushja” në Pejë

0
DHUNIMET E GRAVE – PREKJE E KODIT GJENETIK DHE ATIJ MORAL
Promovimi i romanit “Rrushja” në bibliotekën “Azem Shkreli” në Pejë u prit me intresim nga të pranishmit e shumtë, të cilët nga autori morën informacione rreth prosedeut të romanit, ku faktet e vërteta te një paramilitari serb të zënë peng nga NATO pasqyrojnë fushatën e dhunimeve të kryera nga njësi të posaçme në dy qendra (në afërsi të Gjakovës dhe tjetra në Drenicë). Paramilitari serb, i cili do të vritet në një spital psikiatrik në Skandinavi që të pengohen dëshmitë e tij në tribunalin e Hagës, ia del të fsheh një ditarë të dhunimeve, që e përhap një moter medicinale, që po ashtu vritet. Sipas autorit, ditari i paramilitarit serb, kthehet në një rrëfim tronditës imagjinar, ku dhunimi shfaqet si pjesë e konceptit hegjemonist serb për prekjen e kodit gjenetik dhe atij moral të shqiptarëve, siç u vepruar edhe në Bosnje. Autori tha se,meqë politika jonë e ka anashkaluar këtë fakt ose e ka fshehur qëllimisht nga shkaku që të “ruhet i papërlyer diskursi i fitimtarëve” në vend të viktimës, siç kanë qenë shqiptarët në raport me hegjemonzmin serb prej më shumë se një shekulli, letërsia ka për detyrë të paraqesë dimension tragjik të njërit ndër aktet më të rënda të krimeve kundër njerëzimit, të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë nga soldateska serbe në bashkëpunim me klerin orotodoks serb, me çka do të pengohet çfarëdo përpjekje që krimet e tilla të anashkalohen ose edhe të amnistohem në përputhje me kalkulimet politike, siç po tentohet!

Kryeministri Kurti mori pjesë në përurimin e projektit të energjisë në Kampin Bondsteel

0

Prishtinë, 23 shtator 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të projektit të furnizimit me energji në Kampin Bondsteel.

Forhåndsvisning av bilde

Ceremonia e sotme u organizua në kuadër të projektit “Modernizimi i sistemit elektro-energjetik të Kampit Bondsteel” që synon zvogëlimin e emetimit të karbonit, për të përmirësuar aftësitë e përgjithshme të sistemit elektrik si dhe për të kursyer në koston vjetore të energjisë.

Kryeministri Kurti e përgëzoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, për këtë projekt që pritet të zvogëlojë emetimin e karbonit për 4,500 tonë në vit.

Arrestohet gazetari në Iran pas çështjes Amini

0

Gazetari iranian Nilufar Hamedi, që shkroi për herë të parë për Mahsa Amini (22) e cila vdiq në paraburgimin e policisë morale në Iran, është arrestuar. Hamedi, i cili është gazetar i gazetës Shargh, është arrestuar të enjten. 

Gazeta shkruante se përveç Hamdi, në lidhje me demonstratat e vazhdueshme në vend janë arrestuar edhe dy gazetarë të tjerë, një fotograf dhe një aktivist politik.

VDEKJA: 22-vjeçarja Mahsa Amini u ndalua nga policia morale iraniane, pasi mendonin se mbante hixhabin e gabimisht. Foto: Private / Media sociale

Demonstratat filluan pas vdekjes së Aminit. Ajo ra në koma javën e kaluar dhe vdiq në paraburgim, pasi u arrestua nga e ashtuquajtura policia e moralit të vendit. 

I presin flokët: Gratë iraniane në mbarë botën po presin flokët në ato që supozohet të jenë protesta kundër vdekjes së Mahsa Amini. Foto: FAEZEH AFSHAN / Reuters

MBËSHTETJE: Ngjarjet në Iran kanë shkaktuar demonstrata mbështetjeje në disa vende. Këtu nga Stambolli në Turqi. Foto: OZAN KOSE / AFP

VDEKJA: 22-vjeçari Mahsa Amini nga Saqqez në provincën e Kurdistanit thuhet se është arrestuar në lidhje me një vizitë familjare në Teheran. Foto: Private / Media sociale

Hixhabi i përdorur “gabimisht” – vdekja ngjall reagime të forta Mahsa Amini (22) vdiq të premten pasi u arrestua nga policia morale e Iranit për përdorim “të gabuar” të hixhabit. Vdekja ndez zemërim dhe protesta në Iran. 

Kurdja Mahsa thuhet se është arrestuar në makinën e vëllait të saj të martën për të marrë trajnime për veshjen e hixhabit në stacionin e policisë. Pas kësaj ai nuk e pa më motrën të gjallë, shkruan CNN. Sipas BBC, dëshmitarët okularë duhet ta kenë parë atë duke u rrahur brenda makinës së policisë. Amini u dërgua në spital dy orë pas arrestimit të saj të martën. Atje ajo qëndroi në koma derisa vdiq të premten.

Image