Kreu Blog Faqe 1227

“Mjaft mirë”, fëmijët tanë në vend se në bangat shkollore, mbetën në shtëpi duke qëruar speca për ajvar!

0
Lule Alidema, Prishtinë
***
Greva në arsim mund të JETË mund edhe të MOS jetë politike, e qëllimshme e paqëllimshme, me interes pa interes, e drejtë apo e padrejtë etj…, këtë unë nuk e di dhe as që më intereson ta di, mirëpo një e di dhe po më intereson për pasojën e pasojat që po i paguajnë shtrenjët fëmijët e pafajshëm.
Është e paarsyeshme dhe e padrejtë kjo
ndërprerje njëmuajshe (e gjatë).
Kjo periudhë ndërprerje fëmijën do ta demotivon, do ti humb shprehinë e të mësuarit dhe vijuarit në shkollë, do ti humb dëshirën e disponimin për të mësuar, do ti humb vlerën shkollës (fëmija do të beson se shkolla qenka e pavlerë meqë nuk paska rregulla të prera dhe nuk qenka detyrim).
Adaptimi ?!
Sa shumë kohë e përpjekje njeriut i nevojitet të adaptohet me një shprehi, obligim e rrethanë, dmth tashmë veçse fëmijët u adaptuan me rrethana jashtë shkollës, dhe MBAJENI MEND me plotë bindje e them që kjo ndërprerje, ky lloj adaptimi (jashtë shkollës) do të rezultoj me ULJE në rezultate të nxënies dhe në sjellje të nxënësve.
NDRYSHE NUK DËMTOHET VENDI DHE E ARDHMJA E VENDIT!
NXËNËSIT, SHKOLLAT NUK DUHET TË INSTRUMENTALIZOHEN NË ASNJË FORMË DHE PËR ASNJË ARSYE!

Veç për ty mësues – mësuese , që ke ndërruar shpresë !

0
Refiqe R.Hamiti, mësuese, Prishtinë
___
Kolegë e kolege të mia -juve ju ka lëndue drita e diellit.
Shoku im ty të ka vra interesi.
Familjari im mos harro kush ta ka zgjat dorën,kur ti ishe i pafuqishëm.
Andaj:
Nëse nuk ke shumë para, duhet me pas vlerën njerëzore!
Nëse nuk ke duar, ke këmbë, ke gishta të egzekutosh piano.
Nëse nuk ke këmbë, ke trupin ta dëgjosh zemrën si rrah, kur ndjen dhe dashuron stuhinë.
Nëse nuk ke sy, ke vesh ta dëgjosh tingullin kumbues të Bareshës.
Nëse nuk ke vesh, ke syt që sheh peisazhet më të bukura të krijuara nga zoti.
Nëse nuk ke nënë e baba, diku – diku të rrethojnë njerëz që do të të duan si ata.
Nëse nuk ke vëlla , ke shok, mik që ka kohë të të fshijë lotin tënd kur ty të dhemb shpirti.
Nëse nuk ke mikun, ke motrën që jetën e jap për ty.
Nëse të mungon dashuria e një mashkulli,ke kohën të lexosh : Urën e Pshërtimave.
Nëse nuk e ke fjalën e ëmbël, ke merakun ta shijosh atë.
Nëse të mungon njerëzia …këtu nuk mund të të ndihmojë.
Nëse ec rrugës së zotit, ke paqën dhe bekimi që ta zotërosh njerëzin tënde!!!
A e dini sa gjëra të bukura ka krijuar Krijuesi yt?
Të ka krijuar edhe ty, të bukur që të zotrosh vlera, dinjitetin,vetbesimin çka mendja s’ ta merr.
Andaj si fillim tëndin ,duaje vetën, e pastaj duaje , njerëzimin !!!
Asnjë rrugë nuk është e gjatë, nëse në fund të saj të pret diçka e dashur…
Neve po na presin fëmijët.
A ka krijesa më të ëmbla se fëmijët!?
Ju i keni në gjirin familjarë ,ua ka dhuruar zoti,unë nuk i kam,por ata po na presin!!!
Unë e kam filluar rrugën time ,është e gjatë,por jam shume e qetë dhe stabile,mbaj edhe krenarine që fundin do ta kem, me fitore të lartë…
Ejani edhe ju me mua…
Fitorja ime është edhe e juaja o mësues të mirë!
Shkollat shqipe vlejn aq sa vlejn mësuesit i’e saj.
Kush hap dyert e një shkolle ,mbyll dyert e një burgu.
Një fëmijë,
Një mësues,
një libër e një laps,
Mund të ndryshojnë fëmijët tanë!
Pas çdo furtune ,stuhi është vet jeta andaj ejani të punojmë bashkë.
Duke i kërkuar të drejtat tona , që po i shkelin të gjithë , kurse ne po shkelim të drejtat e fëmijëve !
Boll ma. Ju lutem!
NESËR , DITË E RE SHPRESA E RE!!!

Shuarja tragjike e ëndërrave të djaloshit entuziast

0

Shkruan: Florim Zeqa 

Dren Bajrami 17 vjeçar, djali i ri dhe punëtor, atdhetar dhe energjik, ambicioz dhe entuziast, me ëndërra të bukura për jetën. Ai u nisë shtatë muaj më parë në rrugën e vështirë të emigrimit, i joshur jo nga lakmia por nga mungesa e përspektivës për jetë në atdheun e tij. Dreni kishte vendosur të sakrifikojë veten për t’i sjellë shpresë familjes së tij për jetë dinjitoze në vendlindjen e tij në Kosovë.

Vdekje e dyshimtë e të riut entuziast

Mirëpo ëndërrat e djaloshit 17 vjeçar, Dren Bajrami nga Pirana e Prizrenit u shuan në mënyrën më tragjike në natën mes të dielës dhe të hënës së 18 dhe 19 shtatorit 2022, i cili supozohet se ra nga dritarja e dhomës së tij, në strehimoren Civiform në Cividale (Udine-Itali), ku ishte i strehuar prej muajsh si minoren i pashoqëruar nga askush!

Si pasojë e rënjes prej lartësisë prej afro pesë metrash, ku pas tre ditësh në gjendje kome (agonie), Dreni vdiq pasditën e së mërkures së 21 shtatorit 2022 në repartin e Terapisë Intensive të spitalit Santa Maria della Misericordia për shkak të plagëve të rënda.

Vlenë për të theksuar se 17-vjeçari Dren Bajrami ishte i lindur në Piranë (Komuna e Prizrenit-Kosovë) më 21 nëntor të vitit 2004, i cili ishte i strehuar pranë Civiform në Cividale nga muaji Shkurt i këtij viti si i mitur i huaj dhe i pashoqëruar, siq i trajtojnë autoritetet italiane të rinjët e strehuar aty.

Kështu për fatin më të keq apo të fatkeqësisë së papritur, Drenit ju shuan ëndërrat rinore para kohe, pasi i mungonte edhe pak kohë për të dalur nga strehimorja dhe për të fituar letrat, përkatësisht lejeqëndrimin me të drejtë shkollimi dhe punësimi në shtetin italian!

Meqenëse rënja e Drenit nga dritarja e dhomës nuk ishte vërejtur nga asnjë dëshmitarë, Kryeprokurori urdhëroi autopsinë, ndërkohë që Prokurori ka hapur hetimet ndaj personave të panjohur për hipotezën e vrasjes së qëllimshme apo nga pakujdesia! Hetimet janë duke u zhvilluar nga Karabinierët e Compagnia di Cividale për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Sipas njoftimit të mediave italiane, Civiform ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e të riut, viktimë e një aksidenti tragjik në mbrëmjen e së dielës së 18 shtatorit. Struktura Civiform në Cividale konfirmoj se djali kishte mbërritur në Cividale shkurtin e kaluar, duke kërkuar një të ardhme më të mirë për të dhe për familjen e tij. Siq mësohet nga të dhënat e strehimores, Dreni ishte djalë i urtë dhe i sjellshëm me shokët dhe stafin e strehimores. Ai kishte ndjekur disa kurse për mësimin e gjuhës italiane dhe socializimin e parashikuar nga projekti për arsimim dhe integrim në shoqërinë italiane.

Deri në daljen e rezultateve të autopsisë, na mbetet të shpresojmë edhe tek prokurori i rastit për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së Drinit, ngase për logjikën e shëndoshë është vështirë e besueshme që një i ri entuziast që e ka dashur aq shumë jetën, familjen dhe atdheun, t’i jepë fund jetës së tij duke u hudhur nga dritarja e dhomës!

Mërgimi kjo plagë e vjetër dhe trishtë!

Mërgimi kjo plagë e vjetër s’ka të ndalur për shqiptarët, sa vjen e thellohët akoma më shumë. Emigrimi është zgjidhja e fundit në jetën e njeriut. Kur humbën të gjitha shpresat për jetë në vendin amë, kur e vetmja rrugë e shpëtimit mbetët largimi nga vendlindja. Por jo të gjithë edhe e gjejnë shpëtimin në rrugën e pa fundë të mërgimit!

Shuarjën e shpresave dhe ëndërrave, siq e pësoj i riu Dren Bajrami në mënyrë tragjike në vend të huaj, në kërkim të një përspektive për veten dhe familjen në Kosovë është gjëja më e dhimbshme dhe më tragjike që mund të përjetoi njeriu në jetën e tij!

Ishte i kobshëm dhe i trishtë, i rëndë dhe tronditës perjetimi i këtyre ditëve për familjen Bajrami në Kosovë, farefisin e gjerë dhe bashkfshatarët, por tepër i trishtë edhe për bashkatdhetarët në pjesën veriore të Italisë, të cilët janë duke e ndarë dhimbjen dhe duke u solidarizuar në forma të ndryshme me familjen Bajrami, e cila e humbi tragjikisht birin e saj të dashur Drenin 17 vjeçarë.

Dreni iku mbase duke buzëqeshur pa u përshendetur më askënd, as më pridërit dhe as më vëllaun e vetëm, iku si ëngjëll lartë në qiell për të rrezatuar dritë mbi ërrësiren e Kosovës, që bahkëmoshatarët e tij në Kosovë të shijojnë dhe të gëzojnë lumturi në vendin e tyre, në atdheun e tyre të shenjtë.

Vdekja e parakohshme dhe e pa pritur e Drenit në moshën 17 vjeçare na ka tronditur thellë në shpirtë neve mërgimtarëve në pjesën veriore të Italisë dhe më gjerë.

I qoftë i lehtë dheu i tokës Dardane ëngjëllit nga mërgimi, Dren Bajrami!

I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, miqëve dhe farefisit të gjërë. Vdekja e pa pritur e Drenit na ka prekur thellë në shpirtë e në zemër të gjithëve, andaj duam që dhimbjen ta ndajmë së bashku me ju familje e nderuar Bajrami.

Të pikëlluar: bashkatdhetarët në Itali

Florim Zeqa 

Treviso-Itali,     25.09.2022

Fjala e harruar çmësoj dhe rëndësia e të çmësuarit në jetë!

0
Nga: Ahmet Asani, Zvicër
***
▪︎ Fjala shqipe çmësoj, (gjerm.verlernen, angl.unlearn, frengj. désapprendre, kroat. oduçiti) është njê fjalë e cila në gjuhën e folur shqipe sikur eshtë harruar, andaj edhe rrallë ose fare hiç nuk përdoret, e që për mendimin tim është një nga fjalët, për të cilën duhet bërë çmos që të futet sa më shumë në t’folmën e përditshme!
▪︎ E them këtë nga që mendoj se problemi kryesor i shqiptarëve nuk është mësimi, sepse shqiptari i mëson gjërat shumë shpejtë, por problemi i shqiptarit është që kur vie puna që disa shprehi të panevojshme e të dëmshme t’i çmësojë ( fshij) e heq nga truri, aty i hasë sharra n’gozhdë!
▪︎ Kur i thua shqiptarit të çmësoje tymosjen e cigares nga që nikotini është e dëmshëm për shëndetin, ai të flet për kafen të cilën nuk mund ta pi pa cigare!?
▪︎ Kur i thua shqiptarit se duhet të çmësohet nga menyra e te jetuarit dhe të vepruarit me shtyrje e bërryla, ai të fletë për t’parin e fisit, i cili paska pas qenë i parë e bajraktar!?
▪︎ Kur i thua shqiptarit që diaspora shqiptare duhet të jetë me shumë e organizuar në baza kombëtare se sa në ato partiake e fetare, ai ne vend se të flas per vatan të flet për Qabe e Vatikan, të flet per pikat, degët e rremat e partive dhe randësinë politike që ato kanë!?
▪︎ Prandaj, në menyre që sa më parë të fillohet me çmësimim e gjërave që po na e dëmtojnë qenien tonë njerëzore e kombetare, mendoj se ështê kohë e fundit që në të folmen e përditshme të futet fjala çmësoj!
▪︎ Vetëm duke i çmësuar vetitë e shprehitë e dëmshme për shëndetin tonë trupor e mendor, mund t’na pastrohet truri dhe Fryma Njerëzore e me kete edhe Fryma Kombëtare!

1798 / “Gëzohem për arritjet e mikut tim Bonapart…” – Letra e pashait dhe vezirit të Shqipërisë për Portën e Lartë drejtuar konsullit të përgjithshëm të Republikës franceze në Raguzë

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Shtator 2022

 La Chronique universelle” ka botuar, me 3 tetor 1798, në ballinë, një letër të veçantë të pashait dhe vezirit të Shqipërisë për Portën e Lartë drejtuar asokohe konsullit të përgjithshëm të Republikës franceze në Raguzë për ta përgëzuar mbi fitoret ushtarake të Napoleon Bonapartit, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shkodër, 27 Mesidor (15 korrik 1798).

Ne Ibrahim Benghelli, pasha dhe vezir i Shqipërisë për Portën e Lartë,

Qytetarit Bruire, konsullit të përgjithshëm, të ngarkuarit me punë të Republikës franceze pranë asaj të Raguzës.

Qytetar, nuk mund t’ju shpreh gëzimin që më shkaktuan lajmet e reja që më përçuat. Unë e konsideroj këtë mirënjohje nga ana juaj si një dëshmi të shkëlqyer të miqësisë dhe besnikërisë së kombit madhështor ndaj nesh, miqve dhe aleatëve të tij.

Marrja e Maltës; duke formuar një epokë në shkëlqimin e Francës, do të gdhendë me karaktere të pashlyeshme në zemrat e myslimanëve të vërtetë ndjenjat më të gjalla të mirënjohjes. E përgëzoj veten për faktin se dirigjenti i shquar i një sipërmarrjeje kaq të vështirë është i njëjti hero italian Bonapart, me miqësinë e të cilit krenohem edhe më shumë, pasi fitoret e tij e kanë bërë atë mahnitësin e shekullit të tij.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dëshiroj momentin e lumtur për të treguar se deri ku shtrihet miqësia ime për kombin e madh; Unë gjithmonë do të nxitoj të jem i dobishëm për të, duke i dhënë ndihmë dhe asistencë francezëve, të cilët, në çdo rast, do të vinin të zbarkonin në brigjet e juridiksionit tim, ose do të vinin këtu për çfarëdo arsye.

Shpresoj se do të më jepni me dashamirësi informacione mbi operacionet e ushtrive franceze: do të jetë gjithmonë shumë e këndshme për mua të marr këto mendime dhe veçanërisht ato që kanë të bëjnë me mikun tim Bonapart.

Nënshkruar : Ibrahim Benghelli.

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/1798-gezohem-per-arritjet-e-mikut-tim-bonapart-letra-e-pashait-dhe-vezirit-te-shqiperise-per-porten-e-larte-drejtuar-konsullit-te-pergjithshem-te-republikes-franceze-ne-raguze/.

Në aeroportet e Serbisë, vazhdojnë të zbarkojnë rusët e rinj dhe të vjetër, ushtarak, paraushtarak, mercenar; a po dërgohen qëllimisht…?

0

* Një prift bekon një grup rekrutësh në një zyrë rekrutimi në Volgograd të shtunën më 24 shtator 2022. Foto: AP / NTB’. Athua në mesin e atyre që po ikun e “ikun” nga Rusia ka të tjerë që janë bekuar nga sigurimi shtetëror i Federatës Ruse për t’ia vënë flakën kësaj pjese të Ballkanit, sidomos për ti përdorur kundër Kosovës?

Prof. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë

***

(Presidenti rus V. Putin, po mobilizon (mish për top) edhe 300.000 rezervistë rus)

Është absurde, është e pakuptueshme, për të mos thënë edhe situatë idiotike e turpëruese (!), kur ne po i “thejmë dhëmbët” dhe po hargjojmë energji kot së koti; se kush kujt do ia hedhë me grevën e ndodhur;

1. – në aeroportet e Serbisë, vazhdojnë të zbarkojnë pa pra, rusët e rinj dhe të vjetër, ushtarak, paraushtarak, mercenar, etj. për të cilët askush nuk mund të garantoj që strategët e Putinit, s’i kanë “flakëruar”për qëllime djallëzore!? Dhe të cilët në një moment të caktuar (të cilin realisht,është duke e pritur Serbia!), kur proceset integruese evropiane mund të komplikohen e të arrijnë pikën e dështimit, ata mund të aktivizohen si celula të “fjetura”…!?

2. – në OKB, Presidenti serb po takon përfaqësues të vendeve dhe shteteve që nuk e njohin shtetësinë e Kosoves(ku së fundi pothuajse ra në delirium (të vetëknaqësisë) gjatë shtrëngimit të duarëve me diplomatin iranian!?)

3. – në Serbi, Presidenti serb, (po mundohet t’i shtij në “gjynah” ca anëtarë në OKB duke u viktimizuar dhe duke kërkuar ndihmë nga aleatët e Vladimir Putinit) ka ngritur në shkallë gatishmërie ushtarakët dhe zhandarmërinë serbe në kufi me Kosovën…!?

Gjenerali dhe zëvendës ministri i mbrojtjes Dimitri Bulgakov (djathtas) ka qenë i ngarkuar me logjistikë që nga pushtimi më 24 shkurt Foto: Alexei Nikolsky / Ap

(P.S.Situata aktuale në rajon dhe në kontinent, është identike me vitet; 1912;1918;1945…)

Partia iraniane dëshiron të heqë detyrimin e hixhabit

0

Ana Tørmoen

Partia më e madhe reformiste e Iranit po bën thirrje për heqjen e mandatit mbi veshjen islamike për gratë. Demonstratat po marrin gjithnjë e më shumë jetë njerëzish në vend.

Për tetë ditë me radhë, iranianët kanë demonstruar kundër autoriteteve në një numër qytetesh pasi 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq në paraburgim nga dhuna policisë së moralit në Teheran. Ajo njoftohet se u arrestua sepse shamia e saj i rrinte lirshëm në kokë.

Të shtunën, Bashkimi i Partisë Popullore Islamike u bëri thirrje autoriteteve të fillojnë punën ligjore të nevojshme për shfuqizimin e ligjit të detyrueshëm të hixhabit të vitit 1983.

Partia udhëhiqet nga mbështetësit e ish-presidentit Mohamad Khatami. Partia është tani shumë përtej korridoreve të pushtetit, por është ende e ligjshme.

Partia tha të shtunën se Irani duhet gjithashtu të njoftojë një “fund zyrtar të veprimtarive të policisë morale” dhe “të lejojë demonstrata paqësore.”

(NTB)

VG

2013: Intervistë ekskluzive me ekspertin Aurel Dasareti

0

Rozafa castle (Albanian: Kalaja e Rozafës/Kalaja e Rozafatit) is a castle near the city of Shkodër, in northwestern Albania

Lushaj

Zeqir Lushaj

  • Tashmë i ndjeri Zeqir Lushaj, këtë intervistë ekskluzive me psikologun ushtarak Aurel Dasareti, e ka bërë për portalin Zemra Shqiptare me 1 maj 2013.

E merkure, 01.05.2013, 07:14 PM

Intervistë ekskluzive

SHKODRANI I TRE KONTINENTEVE

-Bisedë (intime dhe publike, prezantuese dhe perfaqësuese), e bashkpunëtorit të revistës ZemraShqiptare, ekspertit të shkencave ushtarake dhe psikologjike zotit Aurel Dasareti, (ose shkodrani i tre kontinenteve), me redaktorin tonë në NJ, USA Zeqir Lushaj-

-…I gjunjëzohem Zotit të luftërave – shqiponjës dykrerëshe të varur në qafë, (dhuruar nga gjyshi)  por vetëm njërin gju e mbështesë në tokë. Në shuplakën e dorës së  majtë e shtrëngojë shqiponjën dykrerëshe, me dorën e djathtë shtrëngoj fortë pushkën, dhe symbyllazi, disa minuta pëshpëriti tekstin luftarak që gjyshi im ma mësoi në fëmijërinë e hershme:

“Moj shqiponja me dy krena,
ta ndijë zanin nëpër breza.
O kur të kujtoj ty në luftime,
bahet pushkë kjo zemra ime”…-

  1. AUREL DASARETI ËSHTË AUSTRALIAN
  2. Ae ke pyetur nënën tënde ndonjëherë: -Pse më ke lindur në Australi?

Pergjigje: –

”Nënë, pse kam lindur në Australi, pse jo në Shqipëri?”-  e pyeta kur isha 7 vjeç.

”O, vogëlushi im”, më tha ajo, ”kjo është pyetja më kryesore që ma ke parashtruar deri tani, sepse një kuptim i përgjigjes është pafundësisht shumë për jetën tënde.”

Kur dikush vendos t`i bëjë portretin vetvetes publikisht, është si të tregojë një anekdotë apo të shkruaj “nekrologjinë”. Për shkaqe parimore, edhe në këtë intervistë do të mbajë një profil të ulët. Me arsye, postoj disa fotografi private prej më të thjeshtave, pa vezullime. Herët tjera…

Nuk është me rëndësi kush jam unë si individ por idetë e mia.

Aurel Dasareti, lindur Nëntor 1976, Sydney, Australi. Prej moshës 8 vjeçare kryesisht jetojë në USA (Kaliforni, Arizona), 2-3 muaj në vit në Australi. Dy nënshtetësi. I martuar, gruaja ekonomiste, 31 vjeçare (udhëheqë biznesin e përbashkët familjar prej afër 2500 të punësuarve), dy fëmijë (vajzën 9 muajsh, djalin 2 vjet e gjysmë). Pëlqej shahun, notin, vrapimin, mjeshtër në aftësitë luftarake, parashutizmin. Motra antropologe, vëllai inxhinier i elektroteknikës. Nëna, psikiatër (arbëreshë) ka lindur në Australi, stërgjyshërit e saj, për shkak të dhunës, terrorit dhe masakrave të osmanlinjve barbar aziatik kanë ikur prej Shqipërie në Itali (Venedik) nëse nuk gaboj midis viteve 1500-1512. Babai (psikolog), ka lindur në Amerikë, ndërsa gjyshi im me prejardhje nga Shkodra ka emigruar në vitin 1943. Katolik. Në moshën e fëmijërisë, gjithë familja ime më e afërt, me bindje e arsye e kanë ndryshuar (amerikanizuar) identitetin.

Çdo individ mban në vetvete gjëra që i përkasin, që i bëjnë mirë, që janë të veçanta për të, por që s`mund të dalin tërësisht në dritë.

Kam bindjen se shpirti im përfaqëson një pjesë të vogël të zhvillimit njerëzor dhe që në fund të fundit përshpirtja më e vogël e Unit tonë të brendshëm është jo më pak e rëndësishme se lufta dhe paqja e botës së jashtme.

Gruaja ime 31 vjeçare në fermë – prill 2013

Vajza ime, shumë e bukur dhe luftarake. Te tezja në bun, natën, New Zealand, mars 2013. Është e ulët në endacak (stroller) në të cilën gjyshja ime më ka fotografuar dhe shëtitur edhe mua një kohë…

  1. Në cilën moshë ke patur në dorë per herë të parë një liber shqip?

Pergjigje: –

Prindërit e mi i ndihmuan të emigrojë në Amerikë (1982) një vajzës së re nga Kosova. Nuk kishte prindër, shumë e varfër. Në vitet e para të jetës së saj këtu u ndihmua ekonomikisht dhe banoi falas në shtëpinë tonë. Nga mosha 8 vjeçare zonjusha Teuta filloi të ma mëson abetaren shqipe.

  1. Ae sheh vendlindjen si atdhe? Nese “Jo” –pse?

Pergjigje: –

Po. Por si atdhe e shoh edhe Amerikën, Shqipërinë. Janë këto ndjenja shpirtërore të pa përshkruara.

Bondi Beach, Sydney, Australia – pranë këtij plazhi gjendet shtëpia ime e lindjes

Shtëpia ime e lindjes fshehu një thesar thellë në zemrën e saj…thesarin e zemrës time. Në kopshtin e saj, para plazhit, nga nostalgjia, akoma gjendet trampolina në të cilën tani kërcen djali im, dhe fëmijët e vëllait, çdo herë kur kthehemi atje për pushim. Kuptohet se një burrë i moshës dhe përmasave të mia, mbi 190 cm, 104 kg as që guxon t` i afrohet trampolinës e ku më të kërceje mbi te.

  1. Pse te quhet Australia Kontinent kur nuk ka me shumë se 25 miljon banorë , pra sa një shtet i vogël i Europës?

Pergjigje: –

Sepse ka një popullatë përgjithësisht kompakte evropiane që dallon nga rrethi, historinë e saj speciale.  Anglezi i parë që shkeli vendin ishte një aventurier dhe pirat William Dampier që hulumtoi brigjet e Australisë në 1699. 71 vjet pas, James Cook deklaroi se vendi i ri i takonte Anglisë dhe se ajo duhet të quhet New South Wales.

Kolonizimi evropian filloi seriozisht më 1787, kur 11 anije plot me të burgosur u larguan nga Anglia dhe u drejtuan në jug. Pas kolonizimit të parë të detyrueshëm, erdhën gjithnjë e më shumë njerëz të lirë në Australi, por vetëm pas zbulimit të arit në 1850 fluksi i emigrantëve u rrit hovshëm. Importi i deleve nga Anglia dhe Afrika e Jugut lejojë një themel më të fortë për zhvillimin e ekonomisë, dhe Australia ka evoluar për t’u bërë një komb.

 5. Motivet e largimet nga “vendi i krokodilëve” dhe ç’farë i kujton më shumë atij?

Pergjigje: –

Nuk jam larguar përgjithmonë nga Australia, kam edhe pasaportë australiane, disa muaj në vit, bashkë me familjen, i kaloj atje, në shtëpinë e lindjes.

  1. AUREL DASARETI ËSHTË AMERIKAN
  2. Besoj se per Ty Amerika eshte sëpari vendi i arsimimit, apo jo?

Pergjigje: –

Klasën e parë dhe të dytë të shkollës fillore, në Australi. Ndërsa këtu në Amerikë, vazhdova. Kam ndjekur studimet në një shkollë legjendare të themeluar në vitin 1802. Titujt më të lartë në shkencat psikologjike-ushtarake. Zotëroj në nivelin më të lartë gjuhën: anglishte, shqipe, italishte, latinishte, frëngjishte, gjermane. Kam botuar 2 doktrina (në gjuhën anglishte), ndërsa Ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit” deri tani është vetëm për mua, por brenda një kohe të shkurtër do ta botoj edhe për opinionin shqiptar e më gjerë. Planifikoj të shkruaj edhe 2 -3 libra, të bëhen 5-6 e jo më shumë, përndryshe do të rrezikoja të bëhem një matuf.

  1. A. Dasareti dhe “Liria Kombetare Shqiptare”.

Pergjigje: –

Kur një rreze dielli, nga qielli i zymtë bie mbi një rrugicë qorre, nuk interesohet në çka prek: copërina shisheje, shpalljen e grisur në mur apo pëlhurën në kokën e një fëmije. Ajo sjellë dritë, sjellë magji, shndërron dhe shpërfytyron.

Faqja Liria Kombëtare www.liriakombtare.com e themeluar në 2001 nga shqiptaro-amerikani FF…ish i burgosur politik në “Jugosllavi”, ishte mundësia që të kontaktoj shqiptarët (2002). Disa vite isha moderatori i forumit prej afër 900 anëtarëve; letrat botoheshin automatikisht pas postimit dhe secili shkrues kishte mundësi të botoj edhe fotografi. Postoheshin përafërsisht 30-40 komente brenda 24 orësh. E kontrolloja një herë në ditë dhe kur takoja shkrime që nuk i përmbaheshin rregullores, i fshija. Në vitet para se me marr angazhimin vullnetar të moderatorit, më ofendonin dhe i ofendoja vrazhdë të gjithë ata individ komentet e të cilëve nuk më pëlqenin, ose që më ofendonin personalisht, prandaj themeluesi i faqes m`i fshinte shkarravinat, përkundër faktit se ishte dhe mbetet miku im i madh. Me kohën, të gjithë ne mësuam të respektojmë tërësisht njëri-tjetrin përkundër opinioneve të kundërta në mendime-shkrime; dhe, përqendroheshim në letrat,  brendinë e tyre e jo autorin. Si rrjedhojë, edhe pas diskutimeve shumë të rrepta për temën, toleronim të jemi të ndryshëm dhe akoma kontaktojmë. Faqja ka luajtur rolin e saj historik deri para 3 vjetësh. Kryeredaktori u demoralizua nga vendnumërimi i shqiptarëve…Përveç tjerash kemi ndikuar të reduktojmë grindjet midis partive politike shqipfolëse të FYROM-it, sidomos BDI dhe PDSH.  Ishim pionierët e internetit shqiptar.

Qëllimi kryesor i paraqitjes time ishte luftimi i fundamentalizmit-radikalizmit islam në trojet tona. E shkrova dhe botova letrën me titull ”SHQIPTARËT  janë EVROPIANË e jo AZIATIKË ” e pastaj “SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet” të cilat brenda 7-8 vitesh u komentuan mesatarisht 10-15 herë në ditë dhe secila prej tyre u shfletua mbi 140.000 herë. Dhe, unë krijova paradokse që shkaktonin zemërimin e atyre (numër i papërfillshëm) që nuk i kuptonin brenditë e letrave të mia.

  1. Ajemi ne shqipot kombi më proamerikan i botes, siç po thuhet rendomë, apo është politikë se “ashtu e don puna?”.

Pergjigje: –

Njohja prej nesh e realitetit ku jetojmë është në thelb e mangët. Këtë mangësi e pa-përsosmëri e shoh të lidhur me faktin se ne jemi pjesë e atij realiteti që përpiqemi të njohim dhe marrim pjesë në krijimin e tij.

  1. Në doktrinen amerikane, liria fetare shihet si e drejte e besimit por edhe e mosbesimit fetar. Nga anon Aurel Dasareti dhe pse?

Pergjigje: –

Unë jam pluralistë i balancuar, si në mendime ashtu edhe në format e besimit. As që dua të kontribuoj në përçarjet fetare midis shqiptarëve. Kjo, ndër të tjera, më pengon të jem një i krishterë/katolik fanatik, pasi as nuk besoj që Zoti të ketë patur një bir të vetëm, as që e vetmja rrugë drejtë Zotit dhe lumturisë është besimi te ai.

  1. Kush e ka demtuar me shume Shqiperinë: -Islamizmi apo Komunizmi?

Pergjigje: –

Përvoja më ka mësuar se vetëm ato ndërgjegje që janë të zgjuara lejojnë t`i thërrasësh dhe t`i mprehësh.

Një Komb që ka si prirje parësore zhdukjen e individualitetit të qytetarëve të tij nuk mund të arrijë te shteti ligjor. Gjithçka e huaj, gjithçka që ka hyrë pa ndonjë arsye të thellë në jetën e një populli, bëhet shkak sëmundjeje për të dhe duhet të hiqet qafe nëse ai dëshiron të mbetet i shëndetshëm.

Asnjë fe dhe asnjë profet nuk lindi në Shqipëri, as në Evropë.

Evropa Perëndimore ka pranuar një numër shumë të madh emigrantësh mysliman nga Azia dhe Afrika, përafërsisht 22 milion (2004). Tash, ata janë shumë më tepër.  Në Evropën Perëndimore të gjitha drejtimet dhe shkollat teologjike brenda Islamit janë të përfaqësuara, nga më të moderuar dhe reformator e deri te grupet minoritare ekstremiste, shumë të rrezikshme, që për Evropën e vogël mund të nxjerrin telashe të mëdha.

Shqiptari në vend që të merret me diçka të mençme dhe konstruktive, gjatë historisë, ka përvetësuar do prirje primitive për shkatërrimin e vetvetes. Humbas gjakftohtësinë kur shqiptari kot së koti, pa e detyruar kush, ndërron emrin, ndërron gjuhën, ndërron kombësinë, ndërron kulturën, ndërron fenë, ndërron shtetësinë, ndërron heronjtë, ndërron flamurin, ndërron himnin, ndërzehet.

Kur të dëmton i yti, ndjehesh më keq ndonëse dëmtimi është shumë më i vogël. Duke u marrë me Enverin e djeshëm i harrojmë pisllëqet e hajnave, mashtruesve të sotëm.

III. MBI TE GJITHA, AUREL DASARETI ËSHTË SHQIPËTAR

  1. Jeni shqiptar me gjak e shpirt por…pa pasaportë.

Pergjigje: –

Unë kam rrënjët e mia, kam një gjenealogji, një kujtesë etnike, ose, me një fjalë, nuk jam i përcaktuar vetëm nga shpresat dhe nga interesat e mia.

  1. Ç’farë është atdhedashuria per ju(si psikolog), dhe ku i ka rrenjet ajo?

Pergjigje: –

Atdhetarët e mirëfilltë lypset të mbështeten në aftësitë e veta për t`i parë punët me sy kritik dhe në vullnetin e tyre për të pasur rreth vetes njerëz që nuk ngurrojnë të shprehin kundërshtimet e tyre.

Për dashurinë ndaj atdheut nuk është e nevojshme reklama. Mjerisht, në supermarket-in e patriotizmit, dashuria për atdheun është artikulli më i shitur te shqiptarët.

Rrënjët? Mbi një fëmijë ndikimin më të rëndësishëm nuk e ushtron kjo apo ajo ndodhi e veçuar, por karakteri i prindërve.

  1. Mund të na pershkruash shkurt, kontaktin e parë me atdheun?

Pergjigje: –

Mesditë me diell. Maj 1994. Akoma nuk kisha mbushur 18 vjet. Aeroplani Alitalia ulet në aeroportin e Rinasit (Tiranë). Kontrollori doganor më tha se si i “huaj” që jam patjetër të paguaj një tatim prej disa dhjetëra dollarëve nëse dua të vizitoj Shqipërinë. U ndjeva shumë keq, jo për dollarët…Policia dhe doganorët e aeroportit vetëm zbatonin  urdhrat e qeverisë të sistemit “pluralist/patriotik”.

Me taksi, deri në qendrën e Tiranës. U ula para një kuzhine rruge për ushqim të shpejtë. Në tavolinën  fqinje ishin ulur dy djem të moshave 20 vjeçare. Dëgjoja se si bisedonin për do plane të ikjes në Itali, për shkaqe varfërie të skajshme. Porosita pije dhe diçka për të ngrënë. Djemtë e lutën shitësin për 2 gota uji rubinet. Përgjigja ishte e vrazhdë, ata patjetër të blejnë ndonjë pije, ose të largohen prej aty. U thash se kam dëshirë t`i qerasë. Refuzuan: “Jemi shumë të etshëm dhe të unët, faleminderit për gjestin por pasi ne nuk do të takohemi më, nuk do të kishim rastin të ta kthejmë nderin, prandaj nuk mund ta pranojmë këtë”. Dhe, para se me u larguar, më paralajmëruan që të kem kujdes për kuletën nga ato 4-5 cigane që erdhën drejtë mua për të lexuar fatin nga duart e mia.

  1. Nese do ishei detyruar të ktheheshe e të jetoje në Shqiperi, cilen do e mendoja si veshtërësinë kryesore?

Pergjigje: –

Nuk do ta kisha aspak lehtë të adoptohem në rrethanat tërësisht të reja për mua dhe familjen në Shqipërinë e sotme “demokratike”, qeveria e së cilës është kujdesur të funksionon si duhet vetëm  ligji për martesat e homoseksualëve, hajnia, dhe për perversët -“Big Brother Albania”.

Është e domosdoshme  që edhe në trojet e arbrit të sundojë ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit.

Ideologji të skajshme, të djathta – të majta, shkatërrojnë Shqipërinë.

  1. Amendon se do te arrish të edukosh tek feminjtë e tu e brezat që vijnë at’ që edukuan prinderit tu tek ti, pra patriotizmin?

Pergjigje: –

Jam i bindur dhe përgatitem në këtë aspekt. Eci në gjurmët e prindërve, por është vështirë të mbushi  këpucët e tyre, janë pak si të mëdha për mua. E nesërmja është vetëm një ëndërr.

Për të qenë patriot, por edhe qytetar i vyeshëm i shoqërisë, individi lypset domosdoshmërish të posedon edukimin normal, vlerat e mirëfillta etike dhe morale të “trashëguara” sidomos nga familja dhe prindërit. Shqiptarët kanë ikur në gjithë rruzullin tokësor, por nuk duhet qorras të imitojnë të huajt; lypset të mos harrojnë se nuk kanë lindur në luks, por nëpër ferra dhe midis baltës, prandaj çdo “modernizim” i tepruar i shndërron në turp të botës dhe shakaxhi të mjerë. Duhet të ruajnë me xhelozi dhe krenari vlerat fisnike shqiptare dhe të braktisin kundërvlerat, nga të huajt të përvetësojnë vetëm gjëra pozitive e jo pisllëqet, përndryshe tjetërsohen në plehra biologjik – si individ, si familje, si fqinjë, si shoqëri e si Shqipëri.

  1. E VEÇANTA E TË TRE KONTINENTEVE
  2. Jeni një bashkpunëtor i veçantë (në kuptimin qe shkruani ndryshe), i ZemraShqiptare. Si u njohet e u lidhet me këtë revistë?

Pergjigje: –

Rastësisht, duke “hulumtuar pas diturive”.

Çështja më themelore gjatë shkrimit të letrave të mia është të zgjedh stilin përkatës se si duhet përshkruar, parashikuar dhe ndryshuar mendimet, ndjenjat dhe veprimet e grupeve dhe individëve në temën që parashtroj.

  1. Amund të na dallosh ndonjë veçanti te shqiptareve neper kontinentet ku ke jetuar?

Pergjigje: –

Ai që udhëton më gjatë, din më shumë. Sa më afër Shqipërisë që gjenden aq më të shkapërderdhur janë.

Shqiptarët, historikisht, kanë një prirje të grinden midis tyre, janë në një pozitë të vazhdueshme “ndërmjet dy zjarreve”.

  1. Shumë bashkvendes tanë kanë ecur para e janë berë të njohur neper bote. Shqipëria është “tokë e mallkuar”, apo pse keshtu more Aurel Djali?

Pergjigje: –

Ju mund të provoni për të bindur veten se pasuria dhe suksesi nëpër botën e huaj mund të krijojë lumturinë, por gëzimi që ato krijojnë është vetëm një reagim psikologjik jetëshkurtër, jo një lumturi e vërtetë.

Shqipëria nuk është një vend i keq – është ajo që ne bëjmë me të dhe në të që shkakton problemet.

  1. Si e ndieve veten kur i nderuari Kadri Mani, ju futi ne listen per kandidat per President?

Pergjigje: –

http://www.zemrashqiptare.net/news/id-27777/cid-115/Nikollë_Lesi:_Kadare,_mos_refuzo,_prano_të_jesh_President.html

Kadri Mani

[ Monday, 29.10.2012, 01:21 AM ]

Zotni Nikollë Lesi ikni nga bota e vjetër, e konsumuar!

Propozimi im është për: Aurel Dasareti (35-vjeçar), (ekspert i shkencave psikologjike dhe atyre ushtarake): me tekste brilane! Me traditë familjare! Me gjuhë të huaja krahas shqipes amtare! I vetmi që do ta bëjë KTHESËN, i cili do të na prijë në përmirësimin e imazhit të shqiptarit në botë!

***

Ma kujtoi se:  “Është një sezon për gjithçka”. Baca Kadri ishte një vizionar, largpamës i kalibrit të madh, ndër më inteligjentët që kam takuar ndonjëherë. Kadri Mani ishte hero pasi tërë jetën kishte kurajën të ecë përpara drejtë kufirit pa iu dorëzuar frikës apo dyshimit.

  1. Megjithese jeni akoma i ri, duke te uruar jete shumë të gjatë, e duke të kerkuar falje per këtë pyetje, guxoj të të them: -Ku e mendon banesen e fundit në boten e pasosur?

Pergjigje: –

Në at moment që ti do ta pranosh pashmangshmërinë me vdekjen tënde, do të jesh i lirë për të jetuar.  Si çdo gjë në natyrë, ne rritemi, lulëzojmë dhe thahemi. Kjo është lavdia dhe tragjedia jonë.

Ku do ta kemi banesën e fundit? Jeta është një udhëtim ku destinacioni është i panjohur.

Gjatë përvojës sime luftarake 6-7 vjeçare (prej vitit 1994), çdo sekondë kam qenë i ekspozuar rrezikut të vdekjes. Kur luftëtari i hyn një beteje, duhet të pajtohet me faktin se shansi që të dalësh gjallë prej saj është vetëm 1% por edhe ajo 1% nuk është e sigurt. Dhe, vetëm me këtë psikologji mundet të mbijetosh. Luftëtarë të ndryshëm kanë mënyrat e tyre specifike/origjinale të përgatitjes psikologjike para fillimit të betejës. Unë jam shumë i mërzitur. Që të trimëroj veten, meditoj. I gjunjëzohem Zotit të luftërave (“hajmalisë” dhuruar nga gjyshi) – shqiponjës dykrerëshe të varur në qafë, por vetëm njërin gjunjë e mbështesë në tokë, në shuplakën e dorës së  majtë e shtrëngojë shqiponjën dykrerëshe, me dorën e djathtë shtrëngoj fortë pushkën, dhe symbyllazi, disa minuta pëshpëriti tekstin luftarak që gjyshi im ma mësoi në fëmijërinë e hershme:

“Moj shqiponja me dy krena,
ta ndijë zanin nëpër breza.
O kur të kujtoj ty në luftime,
bahet pushkë kjo zemra ime”.

Pastaj, brofi në këmbë fuqishëm. Meditimi më qetëson dhe motivon, në mua zgjohet instinkti i malësorit/për fitore (i trashëguar nga familja), frika zhduket tërësisht, gjakftohtësia mbërrin nivelin më të lartë, mendja më kthjellohet. Jepet urdhri për aksion…para meje lëvizin siluetat e luftëtarëve të mi, u bashkohem…

“Hajmalia” ime luftarake, që gjatë betejave më ka mbrojtur nga rreziqet

  1. DASARETI = NJË QYTETAR I BOTËS
  2. A është kjo botë e njeriut apo thjeshtë, ne si qenie i perkasin asaj?

Pergjigje: –

Kjo botë assesi nuk është e njeriut. Kemi fatin që jemi lindur si specia njerëzore, bukur mirë kemi mund të lindim edhe si kafshë, prandaj ne, s`bashku me qeniet tjera i përkasim asaj. Njeriu është i afërt me specie të ndryshme kafshësh ngaqë lufton të ngjashmit e tij. Por, megjithatë ai, mes mijëra speciesh në luftë, është i vetmi që lufton për të shkatërruar.

  1. Ke një privilegj që e kan pak njerëz; -jeni shkodrani i tre kontinenteve? Ndihesh i tillë?

Pergjigje: –

Po. Nuk ka asgjë ideologjike në dashurinë patriotike. Unë kam bërë përpjekjen time të ndershme për të kuptuar atë, por nuk pata sukses. Një këmbë e kujdesshme mund të ecën kudo.

  1. Amos ne shqiptareve, patriotizmi, ndoshta jo rralle edhe i tepruar, na ben ta shohim boten me syze të errëta?

Pergjigje: –

Mungesa e patriotizmit elementar te shumica e shqiptarëve ndikon që jo vetëm botën por edhe vetveten ta shikojmë me syza të errëta. Patriotizmi identifikohet me sakrificat që një popull është në gjendje me i bërë për të fituar Lirinë.

  1. Si ekspert ushtarak, ështe e gëzueshme perfshirja e një vendi të vogel si Albania jonë, në NATO dhe pse?

Pergjigje: –

Për mua Shqipëria në NATO është sigurim relativ, kryesisht ndaj paktit sllavo/ortodoks dhe grek.

Pse është Shqipëria pjesë e aleancës së NATO-s? Çfarë do të thotë kjo për sigurinë Shqipërisë? Si funksionon Shqipëria në NATO dhe operacionet e NATO-s jashtë zonës së NATO-s? A i ofron NATO Shqipërisë diçka që organizata të tjera ndërkombëtare në fushën e politikës së sigurisë nuk e bëjnë? Si bashkëpunon NATO me ish armiqtë?

Si ushtarakisht ashtu dhe politikisht pjesëmarrja e bashkëpunimit në NATO-s, përbën thelbin e politikës së sigurisë shqiptare. Për Shqipërinë është e rëndësishme që NATO-ja mban qëndrimin e saj qendror në sigurinë evropiane, sepse shtetasit e saj, si një anëtar i plotë mund të marrin pjesë plotësisht në bashkëpunim.

Bashkëpunimi në mes të shteteve anëtare është i dyfishtë – politikisht dhe ushtarakisht. Politikisht, NATO është një forum për shkëmbimin e informatave dhe analizave si dhe për krijimin e qëndrimet e përbashkëta në një numër të fushave të politikës së jashtme dhe të sigurisë. Bashkëpunimi më i madh i aleancës në politikën e mbrojtjes, masat për bashkëpunim të mbrojtjes përfshijnë një doktrinë të përbashkët të mbrojtjes, strukturën komanduese të përbashkët dhe ushtrime, trajnime të përbashkëta.

Nga ana shqiptare është thelbësore që NATO-ja ruan aftësinë e sajë për mbrojtjen e përbashkët kolektive dhe që shoqërimi i ngushtë me SHBA mirëmbahet.

Nëpërmes NATOS, Shqipërisë i mundësohet edhe bashkëpunimi me ish-armiqtë, gjë që mund të reflekton në afrimin e vendeve.

  1. Aecën bota drejtë luftës apo paqes?

Pergjigje: –

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Rusia nuk është më ajo e dikurshmja. Vakumin përpiqet ta mbulon Kina  (kryesisht në aspektin ekonomik, por edhe në at ideor, ushtarak).

Ka mundësi që Kina brenda dhjetë vjetëve ta ritë prodhimin kombëtar bruto. Megjithatë, Kina në mënyrë të konsiderueshme ende do të kishte më pak pushtet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe sikur Kina të përparonte ekonomikisht ashtu siç parashikojnë disa ekspert, sërish vendi do të mbeteshe relativisht i varfër.

USA dhe Kina u takojnë dy botëve të ndryshme.

Së pari, Kina është edhe më tej shumë larg pas SHBA në fushën ushtarake se sa në ekonomi. Buxheti i mbrojtjes i SHBA është gjashtë deri në shtatë herë më i madh se ai kinez, edhe pse norma e rritjes edhe në këtë aspekt, në Kinë, është më e lartë se në Shtetet e Bashkuara, këtu thjesht bëhet fjalë rreth dy botëve krejtësisht të ndryshme. Shtetet e Bashkuara posedojnë plotësisht 11 grupe të aeroplanmbajtëseve, ndërsa Kina përpiqet shumë për të zhvilluar transportuesin e saj të parë të avionit.

Së dyti, është e rëndësishme ajo me aleatë. Shtetet e Bashkuara kanë një rrjet prej aleatëve në mbarë botën. Kina asnjë aleatë të vërtetë, edhe pse ata punojnë ngushtë sidomos me Korenë e Veriut dhe Burma-n. Aleatët e tillë vështirë se mund të thuhet të jenë një përparësi.

Ne gjithashtu shohim se rritja ekonomike dhe ushtarake e Kinës çon në reagimet e fqinjëve. Shtohet numri i vendeve që e orientojnë veten më ngushtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në qoftë se Kina do të fitonte Japoninë si aleat, situata do të dukeshe krejt ndryshe. Por, deri sa Japonia është e lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara, SHBA do të vazhdojë të jetë forca udhëheqëse, jo vetëm përgjithësisht në botë, por në shumë mënyra edhe në Azi.

Presidenti amerikan  duket se është i dobët në Lindjen e Mesme. Kështu që, është e rëndësishme të paraqitet si energjik dhe i fortë gjetkë. Këtë mund të bëjë në Azinë Lindore, pa shumë rrezik të një lufte. Pasojat e një lufte do të ishin të mëdha, prandaj të gjitha palët janë të interesuar në shmangien e saj.

Për USA është e rëndësishme të duket si dinamik dhe i fuqishëm. SHBA ka prirje që të shfaqet si një aleat i besueshëm për të gjithë aleatët e saj në rajon dhe gjetkë. USA patjetër ta ruaje besueshmërinë e saj si fuqia më e madhe ushtarake. Bombardimet e NATO-s, të udhëhequra do të thosha tërësisht nga USA, ”zbutën” serbo-çetnikët. Pa SHBA-në shqiptarët e Kosovës do të zhdukeshin në vitin 1999. A thua vallë vetëm ata?

Përvoja historike ka treguar se çdo vendi, rreziku i konfliktit ushtarak, më së pari, i vjen nga vendet kufitare. Kjo vlen sidomos për Shqipërinë. Është e vërtetë se faktori ushtarak nuk do të na paraqitet më në formën klasike, me veprime frontale ushtarake, me njësi e formacione masive. Më shumë do të ndeshemi me veprime ushtarake asimetrike, çka do të thotë që, me forca e teknikë speciale do të goditen objekte të rëndësishme strategjike që rezultojnë me pasoja fatale për qëndrueshmërinë e stabilitetit tonë politik, ekonomik e ushtarak.

Urrejtja patetike ndaj shqiptarëve fle në qoshet e thella të mendjes së pushtuesve dhe kolonizatorëve të trojeve tona etnike dhe zgjohet e shpërthen në kohë vështirësish, turbullirash, trazirash e rrëmujash.

Pasi Shqipëria është e rrethuar nga armiqtë të cilët akoma kanë nën okupim më tepër se gjysmën e tokave tona, mund të vjen deri te një konflikt me fqinjët të cilët s`bashku e shikojnë Shqipërinë si inferiore. Për t`i ikur luftës – një sulmi nga jashtë – duhet të barazohen potencialet ushtarake ashtu që edhe sikur lufta të ishte e pashmangshme ajo do të ishte kalimtare, nuk do të zgjaste shumë (nëse Shqipëria nuk do të kishte konflikt të brendshëm). Prandaj domosdo të ndërtohet balancë në fuqi ushtarake ndaj fqinjëve grabitqar. Ky lloj balancimi do të ndikonte që të shmanget një konflikt i madh.

Sikur në ish Jugosllavinë, vendet e sulmuara nga Serbia fashiste/naziste/terroriste: Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Kosova të ishin të balancuara me agresorin në armatime, lufta do të shmangeshe. Në terrenin e ish Jugosllavisë lufta assesi nuk mundeshe të shmanget me vendosjen e balancës politike apo presionin e fuqive të mëdha. Erdh në shprehje vetëm balancim i armatosur, dhe pastaj bisedimet me rebelët serb të Kroacisë etj.

Nga doktrina luftarake e kam të njohur se nuk ka luftë, kur dy palët njësoj i frikohen njëra-tjetrës, dhe kjo nuk është strategjia ime, por fakt i njohur gjerësisht në strategjinë ushtarake. Megjithatë, në aspektin e krijimit të balancës, gjëja më e rëndësishme është organizimi i ushtrisë, sepse në një luftë mbrojtëse më e rëndësishme është motivimi dhe organizimi i ushtrisë se sa sasia dhe lloji i armëve që ka. Armët në rrethana të tilla kurrë nuk janë problem. Gjatë përvojës sime luftarake zbulova se fitoren në luftë nuk e ofron as numri i ushtarëve e as sasia e armëve, fiton ajo ushtri e cila i hyn betejës me zemrën më të fortë.

Unë nuk jam në gjendje të ndryshoj botën vetëm, por unë  mund të luaj një rol të rëndësishëm në ndryshimin e mënyrës se si ne e trajtojmë atë.

___

-Ekskluzive per ZemraShqiptare, 1 Maj 2013-

___

  • Psikologu Aurel Dasareti në www.zemrashqiptare.net , për vdekjen e mikut të tij Zeqir Lushaj

Aurel Dasareti: Vdekja e një miku është si të humbasësh një pjesë të vetes

E enjte, 11.11.2021, 02:00 PM

 

Vdekja e një miku është si të humbasësh një pjesë të vetes

Nga Aurel Dasareti, USA

Jam i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i tmerrshëm. Ndërroi jetë miku im i madh, intelektuali dhe atdhetari Zeqir Lushaj.

Pusho në paqe, vëlla.

Shumë ngushëllime familjes. Mendimet e mia shkojnë tek të gjithë të afërmit. Ngushëllime edhe Redaksisë së Zemra Shqiptare. Nuk kam fjalë…shumë trishtim…Unë jam me gjithë zemër me ju.

Hidhërimi nuk kalon. Thjesht merr një formë tjetër. Një pikëllim është i ngjashëm me detin. Për të filluar, valët janë shumë të mprehta. Më pas vijnë fryrjet, por nuk do të ketë më pamje nga deti.

Ky është ngushëllimi im i vetëm sot. Ky pikëllim nuk ka efekt prapaveprues. Ky pikëllim sot nuk mund të fshijë ngjyrat e së djeshmes. Miqtë e mirë janë si yjet. Nuk i sheh gjithmonë, por e di që janë gjithmonë aty.

***

Gjithkush ka të drejtë për kujtime.

To:zeqirlushaj@msn.com

Mon, 9 Jun 2014 at 02:22

Për ty dhe familjen tënde, por edhe për kombin shqiptar ke bë shumë mirë që je kthyer, por shqiptaro-amerikanët me largimin tënd kanë “humbur” një njeri të madh. Mua personalisht më vjen keq pse je larguar…Ti më kupton…

Zeqir Lushaj <zeqirlushaj@msn.com>

Mon, 20 Jan 2014 at 01:03

Aurel Djali,
Te njoftoj se kete 8 Mars 2014, miku jot Zeqir Lushaj mbush plot 65 vjet….

Mon, 20 Jan 2014 at 01:34

To:zeqirlushaj@msn.com

Së pari here të uroj që të mbushësh edhe disa here nga 65 vjet, sepse në kohet e sodit është krejt normale takimi në rrugë i një numri shumë të madh të personave mbi 95 vjet. Marrë pjesë në gëzimin tënd se i kthehesh atdheut por pasi jam pak egoist, më vjen keq se lëshon Amerikën…Në një gjë jam i sigurt, në Shëngjin e Tiranë do të kesh një jetë shumë më të pasur (nga ana emocionale, sociale – ku nuk do të mungoje edhe ajo financiare); do të jesh shumë më afërt atyre me të cilët ke kaluar një pjesë të jetës, sidomos djalit (Lulzimit) dhe familjes së tij që është familja jote. Zvicra nuk është aq larg nga Shqipëria… Shëndet të pashtershëm, Aureli

Mon, 20 Jan 2014 at 01:38

Faleminderit Aurel djali.
Je nje mik shumë i mirë.
Z. L.

http://www.zemrashqiptare.net/news/31927/zeqir-lushaj-interviste-ekskluzive-me-ekspertin-aurel-dasareti.html

Ne që vajtojmë vdekjen tënde

Nga jeta në vdekje

Rruga ishte aq e shkurtër

Ne nuk mund ta kuptojmë

Që ti ke udhëtuar larg.

Me durim ke vuajtur,

Tani pusho në paqe.

Se ti ke ikur,

Ne kuptojmë,

Por në zemrat tona

Nuk të harrojmë.

Nga Vera (ime), pa kthim! 

0

Velipoja në një shikim

Bajram Sefaj, shkrimtar

Një det mbresash

Nga Vera (ime), pa kthim!

(Velipojë, fund gusht, fillim shtator 2022).

 

“Ah mëmëdhe, ç’u bëra qesharak! 

Një e skuqur me shket faqeve dhe druaj 

T’i flas ndokujt, se s’më kupton aspak… 

Në vendin tim po ndihem krejt i huaj” 

                                 Sergej Esenin   – (“Rusia Sovjetike” 

***

Të gjithë Velipojasit, fisnikë e mikpritës që, si ngaherë, edhe sivjet, në këtë kryq ndarjes se dy muajve gusht – shtator, mes veti. tek janë ngatë a ngatë njëri tjetrit, si binjakë të ishin, njëzëri, si një, thanë dhe gojën plot pohuan se, sidomos vjetëve të fundit, fare nuk dallohet, nuk vërehet fare, ndarja (shkëputja) mes këtyre dy muajve vëllezër! Pothuaj se nuk ndjehet, kur pushon (soset) muaji gusht e kur fillon muaji shtator. Kjo e vërtetë vërehej shumë lehtë, kur jo vetëm hotelet ishin përlot mysafirë, por ehe oborret e tyre, dhe jo vetëm, ishin përplot me tabelash regjistrimi nga gjitha anët, me epërsi të dukshme të atyre nga të gjitha qytet e Kosovës, që më se miri dëshmon se, krahas, Durrësit, Vlorës, Shënjinit (kështu e quajnë vendasit Shëngjinin tonë të dashur!). 

* 

Listën (regjistrin) e mbresave, solemnisht e çelë zotëri Pjerin. Pronar i hoteli të tij që, me zemërgjerësi ia ka dhuruar mbiemrin e vetë JAKU. Ndryshe këtë objekt hotelier, ndër të paret kësodore në tërë Velipojën, e bën edhe më dashur e të admiruar edhe instalimi i ashensorit të ri e modern që rrëshqet sa poshtë sa lartë, prajshëm zëri pa iu ndie! Nuk dihet pse (e si) këtë objekt hotelier ndryshe e quajnë “shtëpi gjakovarësh”. Nuk dihet se prej nga vjen kjo nofkë, ky epitet, kur botërisht është e njohur se pronari i tij  është një zotëri plot mirësi e sjellje miqësore ndaj çdo mysafiri ngado qoftë ai, që ditët verore vendos t’i bëjë verë me diell në Velipojën tonë të bukur, dimër e verë, përherë. Besojmë e shpresojmë edhe pronarët hoteleve të tjera gjithkah në Velipojë të jenë skofiarë e mikpritës ashtu siç janë, më në fund të gjithë banorët e këtij krahu të Atdheut tonë. 

Për shkak të ngjashmërisë fizike frapante me aktorin e njohur të kinemasë amerikane, Pjerini ynë, moti kohë, ka edhe një emër tjetër rezervë, Geregori Pek e quajnë. Nëse u bie rasti ta takoni, do të bindeni edhe vetë!   

Java fillon mirë mbarë në Velipojë të Adriatikut tonë  kaltërosh, gjithnjë e më të pastër. Sa i këmbejmë llafet e para, japim e marrim, kuptomë se fjala është për një çift bashkëshortor tejet simpatik nga Dibra e Madhe. Qysh moti të mërguar në Amerikën e Madhe. Aty e andej miku ynë i porsa njohur, emrin e ka Amigo Americano, kurse bashkëshortja e tij e heshtur e fjalë pak, merr emrin Hilari Klinton. Llafosim për Shkup e për Shkodër. Më shumti mbi Dibrën tij që e ka braktisur moti. Amigo Americano, me qet në drum dhe me bindë se Haxhi Leshi megjithatë ka qenë nga Dibra e Vogël (Peshkopia e sotme), kurse i vëllai i tij më ri, prej një nëne e prej një babe, ka jetuar e punuar në Dibër të Madhe. Vëllai i vogël në Dibër të Mdhe, kures  Haxhi Lleshi i madh, i punëve të mëdha në Dibër të Vogël!  Kështu e ka kjo punë, kjo lojë. 

 

Në çaste heshtjeje, gjersa relaksohëm duke lexuar vargje të mrekullueshme të Ag Apollonit, përmbledhë në broshurën “Retorika e heshtjes”, qe si një bibël, gjithmonë e kam ngat vetës, Amigo Americano thjeshtë ma kishte “vjedhur” librin voluminoz të dramës së A. Apollonit “Skënderbeu, manuskripti i Marlout” të cilën, derisa e lexoja me gusto e lezet dhe, herë-herë i flisja për të, ai me dëgjonte me kureshtje, m’i ngulte sytë, sikur lidhte kushtrimin se veç mos e shtirsha në dore dorë Skënderbeun se…  Kurë nuk ia fali vetës kabahatin pse Amigo Ameicanos nuk ia dhurova Skënderbeun, ia preva leximin në faqen 98! Nami bre nuk ishte bërë! Do të gjendej edhe ndonjë Skënderbe tjetër për mua!   

* 

Një tjetër befasi e këndshme në Velipojë të Adriatikut tonë verior, në këtë rriskë sezoni veror,  ishte pamja kur atje tej e tej, në plazh, një mesoburrë ishte thellua në “oqeanin” e një libri të trashë. Bashkëshortja e tij, e mësuar se kur burri lexon duhet heshtur, si e mbështjellë me Retorikë heshtjeje, nuk bëzante.  Ajo, sikur bënte kujdestari, nuk ia pishte terezinë të shoqit! 

Heshtjen prishem kur trokitëm mbi xhamat e saj. 

– Me profesion jam inxhinier i bujqësisë. Jam nga  komuna e Malishevës. Tani e sa vjet jetoj dhe punoj në Gjermani. Jam i pasionuar pas literaturës filozofike. Si për të dasmuar (ilustruar) këtë pohim, ai rrotulloi faqe e një libri të trashë. Me sa morem vesh ishte vëllimi i pestë, a i gjashtë i botimeve të filozofit në zë indian Osho 1931-1990).  

– Por lexoj me kënaqësi shkrimtarët e njohur të cilët në veprat e tyre letrare trajtojnë tematika filozofike, disi me gjysmë zëri sikur zuri në gojë emrin e Hegelit e të ndonjë tjetri shkrimtari të njohur univërzalisht. 

* 

Ismail  Kasumaj, është zhytës legjendar kosovar nga Prishtina! 

Në Velipojën tonë, mikut të panjohur, ia prezantova zotin Ismail.  Kjo mbase është e mjaftueshme, për një njohje rasti e çasti. Megjithatë domosdo, kësaj duhet shtuar edhe ndonjë fjalë më shumë. (Qoftë edhe huazuar nga facebook-u!). 

(…) Ismail Kasumi nuk bën të futet tek të zakonshmit njerëz. Ai është një histori e gjallë e një profesioni të shndërruar në mision: palombarit që nxjerr kufoma nga uji. Mbi 500 syresh në 50 vjet. Një rekord fantastik. Ndërkohë që mban dhe atë tjetrin: zhytje deri në 120 metra thellësi, i pathyer deri më sot në kuadër të ish-Jugosllavisë… Por kryesore për të, është se asgjë nuk e ka bërë për para. Vetëm për humanizëm. Dhe kjo, për të mbajtur amanetin e nënës për t’iu shërbyer njerëzve në hall pa bë pazare…. Për çdo vit familjarët e viktimave me thërrasin nëpër përvjetorët e tyre, me falënderojnë. Shpesh me kanë pyetur: “Ismail a të merr gjumi?” U them: “çfarë pyetje!” “Të gjitha këto kufoma që i ke nxjerrë a i sheh në ëndërr?” U them: “jo!”… Kur të bie në gjumë me kujtohen fjalët e familjarëve: “Zoti të ruajt!”, “Zoti të bekoftë!”, “Zoti të dhuroftë të gjitha të mirat në jetë për këtë ndihmëse që ti bën!”(…)   

* 

Një salep se vdiqa! 

Për shtatë ditë e net qëndrimi, i rashë trup e tërthor shtatit lozonjare të Velipojës (me gjithë ato plazhe të mëdha,  të gjera e të hijeshime!) e, askund, në asnjë lokal hotelier, restorant a kafenë,  salep nuk gjeta, edhe po të vdisja për gazep të zotit!. Qe t’i ngjitëm në bisht kësaj “aventure të pa shpresë” me cyti një emision i nuk e di cilit radiostacion, kur gati më shumë se gjysme ore foli çka është një e mirë mbi vlerat ushqyese (si ilaç të ishte!)  të kësaj pije të popullarizuar e aq të pa njohur (in congnito!) në Velipojën tonë të dashur! 

Velipoja e bukur …

Tea, ëmbëlsirë, për në fund! 

Dita e hënë, e kthjelltë e me diell shumë, e pesë shtatorit 2022 në Velipojë e mban emrin e vogëlushes pesëvjeçare engjëllushë.    

-Emrin e kam Tea, jo Dea – precizon ajo. Babën tim e thërrasin Tani e jo Toni, precizon apo ironizon ajo. Kur ulet rreth tryezës sonë të drekës (e jo të ajo e qiftit ferizajas) – “Ju me ftuat të parët”, arsyetohet ajo!  

Sa më shumë që flasim e ndërrojmë muhabet me të, aq më pak besojmë se, në shoqëri me ne, ishte një fëmijë pesëvjeçare, një engjëllushë e vocërr. 

Ku edhe ajo porositi peshk për drekë, “Ke kujdes, mos ma ngatërro peshkun”, ia tërheq vërejtjen të atit! 

 Me shije dhe elegancë të pa shoqe, me gojën kuti e buzët e kuqe qershi, shijshëm përtyp peshkun e gatuar mjeshtërisht nga i ati i saj, Tani e jo Toni!  

Me gishtërinjtë e imtë, shmangte halat e rrezikshme mikroskopike, nga skeleti i komplikuar i peshkut të detit. E bënte këtë punë me pedanteri të përsosur. Për t’ia pasur lakmi edhe të rriturit. 

*      

Ishte kjo dreka e lamtumirës me Tea-n e dashur, ishte kjo përshëndetja ime përfundimtare me Velipojën, me Adriatikun tonë, ishte kjo Vera (ime) pa kthim! 

Me fal, o miku im Besnik (Mustafaj), për këtë huazim unanim të titullit të një vepre tënde madhore letrare. 

Kryeministri Kurti: Nuk mund të kemi Republikë të përparuar e me mirëqenie pa qenë të tilla edhe komunat e shtetit tonë

0

Pejë​, 24 shtator 2022

Nuk mund të kemi Republikë të përparuar e me mirëqenie pa qenë të tilla edhe komunat e shtetit tonë, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takim me kryetarët e komunave të Kosovës.

Në takimin e organizuar me  qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe pushtetit lokal, të pranishëm ishin edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal,  Elbert Krasniqi, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, si dhe kryetarët dhe nënkryetarët e komunave të Republikës së Kosovës.

Si Kryeministër i Republikës së Kosovës jam i hapur e i gatshëm të jem afër jush, bashkë më bashkëpunëtorët e mi që sot janë të pranishëm, dhe gjithë kabinetin qeveritar,  për t’u angazhuar bashkërisht për progresin demokratik, social e ekonomik të Republikës sonë, theksoi Kryeministri Kurti.

Kryeministri i njoftoi kryetarët se Qeveria e Republikës së Kosovës është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023 dhe se në këtë buxhet reflektohet një rritje e konsiderueshme e buxhetit dedikuar nivelit komunal.

Për herë të parë kemi rritje prej 15% të buxhetit për komunat, në raport me vitin 2022. Do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave. E kjo rritje e buxhetit do të duhej të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës, mirëqenies së tyre dhe zhvillimit socio-ekonomik. Qasja jonë si qeveri është që të jemi afër qytetarëve edhe duke qenë afër komunave, e për këtë na nevojitet avancim dhe intensifikim i bashkëpunimit tonë të ndërsjellë ndërinstitucional, tha Kryeministri Kurti.

Forhåndsvisning av bildeGjatë kësaj periudhe qeverisëse kemi ndërmarrë shumë hapa reformues, duke filluar me kornizën ligjore që rregullon pushtetin lokal, dyfishimin e mbështetjes së komunave përmes ministrive të linjës, si dhe më e rëndësishmja, komunikim të drejtpërdrejtë ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, theksoi ai.

Në takimin e sotëm, diskutimi u fokusua te performanca buxhetore e komunave, projektet komunale dhe investimet kapitale, energjia dhe ujërat, reformat ligjore në nivel lokal, zhvillimi ekonomik lokal, agjenda e gjelbër, Strategjia kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar si dhe digjitalizimi i shërbimeve komunale.

Kjo është hera e dytë që Kryeministri takon në këtë format kryetarët e komunave, pas takimit të mbajtur më 25 qershor.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Të nderuar kryetarë dhe nënkryetarë të komunave të Kosovës,

I nderuari kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës,

Të nderuar ministra e zëvendësministra,

Të nderuar të pranishëm,

Më lejoni t’ju falënderoj për pjesëmarrje në këtë tryezë, gjatë së cilës do të kemi mundësinë të diskutojmë lidhur me qeverisjen lokale dhe raportet e saj me qeverisjen qendrore.

Kjo është hera e dytë që ne po takohemi në këtë format pas tre muajve, pas takimit që mbajtën me 25 qershor, mirëpo natyra e punës sonë na ndërgjegjëson që takimet në mes nesh të jenë më të shpeshta, ndonëse asnjëherë nuk mund të jenë të mjaftueshme.

Më lejoni t’ju njoftoj së Qeveria e Republikës së Kosovës është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023. Në këtë buxhet reflektohet një rritje e konsiderueshme e buxhetit dedikuar nivelit komunal.

Për herë të parë kemi rritje prej 15% të buxhetit për komunat, në raport me vitin 2022. Do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave. E kjo rritje e buxhetit do të duhej të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës, mirëqenies së tyre dhe zhvillimit socio-ekonomik. Qasja jonë si qeveri është që të jemi afër qytetarëve edhe duke qenë afër komunave, e për këtë na nevojitet avancim dhe intensifikim i bashkëpunimit tonë të ndërsjellë ndërinstitucional.

Andaj, në takimin e sotëm, do të fokusohemi te performanca buxhetore e komunave, projektet komunale dhe investimet kapitale.

Gjatë kësaj periudhe qeverisëse kemi ndërmarrë shumë hapa reformues, duke filluar me kornizën ligjore që rregullon pushtetin lokal, dyfishimin e mbështetjes së komunave përmes ministrive të linjës, si dhe më e rëndësishmja, komunikim të drejtpërdrejt ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë, duke filluar nga:

⦁     hartimi i Planit Kombëtar të Zhvillimit, ku si derivat i saj do të jetë hartimi i Planit Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik Lokal;

⦁     mandej, hartimi i Planit për Zvogëlimin e Barrës Administrative, ku komunave do t’u mundësohet thjeshtëzimi i procedurave administrative dhe shërbimeve komunale;

⦁     jemi në fazën e fundit të hartimit të Strategjisë për Digjitalizim, për digjitalizimin e shërbimeve dhe procedurave administrative komunale që do të rrisë kështu efikasitetin e shërbimeve dhe mirëqenien dhe llogaridhënien e transparencën e institucioneve.

Në muajin prill kemi filluar bashkë nismën Karta për Komunën e Gjelbër dhe të Qëndrueshme. Shumë nga komunat e kanë nënshkruar atë, në mënyrë që të fitojnë mbështetje financiare e profesionale në dizajnimin e politikave të integruara të zhvillimit që nuk duhet të jetë vetëm urban e social, por edhe ekologjik. Andaj sot do të flasim edhe për agjendën e gjelbër edhe për ujërat.

Po ashtu, për bashkëpunimin dhe përgjegjësinë e institucioneve qendore dhe lokale për zbatimin e masave për kursimin e energjisë elektrike, për tejkalimin e situatës së furnizimit me energji elektrike në prag të dimrit që ndodhemi.

Gjithashtu, Qeveria tashmë ka themeluar grupin punues për hartimin e strategjisë kombëtare me qëllim të menaxhimit dhe kontrollit të popullsisë së qenve. E dimë që një numër i madh i komunave e kanë këtë problem. Ndonëse niveli lokal i ka shumicën e përgjegjësive për të zbatuar masat e ndryshme për menaxhimin e kësaj situate, sot do të flasim për mbështetjen e nivelit qendror përmes hartimit të politikave dhe zbatimit të tyre, apo edhe nevojës për mbështetje financiare. Prania e madhe e qenve endacakë nëpër komunat e Kosovës, qytetet e qytetëzat, por edhe fshatrat tashmë është kthyer në problem të sigurisë së qytetarëve e të shëndetit publik, përveçse është problem për qentë dhe mirëqenien e tyre.

Një tjetër aspekt ku do të mund të rrisim bashkëpunimin tonë është edhe trekëndëshi: qeveri qendrore, qeveri lokale dhe institucione e organizata ndërkombëtare. Pra si mund ta rrisim këtë bashkëpunim? Çfarë mund të bëjmë së bashku, në mënyrë që të arrijmë rezultate konkrete për mirëqenien sociale e ekonomi të zhvilluar lokale? Cilët janë hapat që mund t’i koordinojmë dhe veprimet të cilat mund t’i ndërmarrim?

Nëpërmjet programeve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, komunat tona po rrisin bashkëpunimin ndërkufitar, me mbështetjen financiare nga fondet e IPA-së. Po ashtu, komunat tona po bashkëpunojnë e po binjakëzohen me komunat e shteteve mike të Republikës së Kosovës. Nëpërmjet nismës së MAPL-së do t’u ofrojmë mbështetje komunave që të bëhen anëtare të Partneritetit për Qeverisje të Hapur.

Por si mund t’i shfrytëzojmë më së miri të gjitha këto mundësi, për të avancuar demokracinë lokale, zhvillimin socio-ekonomik, mirëqeverisjen e bashkërendimin, po ashtu duhet ta diskutojmë së bashku.

Forhåndsvisning av bildePër këtë jam shumë i interesuar që sot, e çdo ditë, e në çdo takim të këtillë, t’i kemi në agjendë këto çështje që prekin direkt jetën e qytetarëve. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës jam i hapur e i gatshëm të jem afër jush, bashkë më bashkëpunëtorët e mi që sot janë të pranishëm, dhe gjithë kabinetin qeveritar,  për t’u angazhuar bashkërisht për progresin demokratik, social e ekonomik të Republikës sonë.

Nuk mund të kemi Republikë të përparuar e me mirëqenie pa qenë të tilla edhe komunat e shtetit tonë.

Unë ju falënderoj për vëmendjen tuaj dhe mirëpres diskutimet e sotme.

Fotografitë nga ngjarja i gjeni në këtë link:

https://we.tl/t-kt9gmyFU36