Kreu Blog Faqe 1226

Presidentja Osmani: Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të vizitës së saj në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar shumë bashkatdhetarë tanë, të cilët ndër vite i kanë dhënë hov e mbështetje të jashtëzakonshme luftës sonë për liri.

“Në emër të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës i falënderova për kontributin e dhënë ndër dekada dhe pa të cilin nuk do të ishim këtu ku jemi sot”, ka thënë Presidentja Osmani.

Forhåndsvisning av bilde

E para e vendit më tej ka thënë se Kosova aspiron integrimin euroatlantik, BE-në, NATO-n dhe OKB-në, ndaj kontributi i mërgatës sonë në Amerikë dhe gjithandej siç ishte vendimtar dikur, është përcaktues edhe sot.

“Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Një shoqërie gojëmbyllur, i merr goja erë !

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
E meriton kjo opozitë e sindikatë famen e keqe!
Veshët e drejtësisë dardane janë të shurdhër dhe vështirë se do të dëgjojnë frymëmarrjn, akuzën dhe mallkimin e nxënësve dhe fëmijëve tanë.
Nuk duhet ndonjë nivel nivel i lartë kulturor për të kuptuar se atmosfera opozitare në këtë shkrim, nuk është asgjë tjetër, pos një kornizë simbolike në të cilën është projektuar një vizon simbolik i kohës sonë. Ska kurrfarë dyshimi për këtë pushtim sindikal e opozitar, e cila në brendësinë e saj ka konfliktin e vet sa të veçantë e individual, aq të përgjithshëm e opozitar.
Lufta ynë do të jetë për ta mbrojtur identitetin tonë njerëzor, arsimor e kombëtar, e vënë në qendrër të këtij shkrimi, po edhe të fëmijëve tanë.
Kuptohet që shqiptar duhet të ushqehet me dituri e jo me dogma fetare. Përse egzistojnë këto probleme morale në kohen tonë? A thua problemi moral i ynë nuk është i njejtë me të gjitha kohet dhe popujt tjerë? Po, kështu është, e megjithatë, jo çdo kulturë i ka problemet morale e arsimore të veta, të krijuara nga një “shoqëri që mbanë gojën mbyllur”, ndonëse këto probleme janë vetëm caqe të ndryshme të problemeve opozitare e sindikaliste të shqiptarëve.
Në krye të saj deshiroj t’i kushtoj vëmendje aspektit të përgjithshëm atij opozitar, pjesërisht përshkak ky është problem vendimtar nga pikpamja psikologjike, dhe pjesërisht për shkak se ne dhe intelektualët kemi prirjen të anashkalojmë dhe të mbyllim gojën mbasi vuajmë nga iluzioni që ky problem – problemi i heshtjes të intelektualit ndaj fuqisë së opozitarizmit radikal ndaj arsimit dhe kombit Shqiptar.
Kompleksi i opozitës ka në themel kryesor të tij një narcisizëm të stërmadh që personalisht e mendoj si anën më tipike të këtij lloj personaliteti antikombëtar. Të gjitha tiparët karakteriale që pregatitemi të përshkruajmë rrjedhin drejtpërdrejtë nga narcisizmi opozitar apo janë të lidhur ngushtë me të… Ne nuk kemi personale me opoziten e mirfilltë, por radikalet po na i prishin kulturën me veshje sipas modelit dhe dëshirës serbe. Durohet kjo? Duket sikur kultura dhe nxënësitë nuk konsiderohen vlera më e madhe, kurse shqiptari mekanike nuk krijohet dot. Tashmë është vetëm një fantazi e sëmurë e disa oligarkëve partishë e sindikatash, prandaj është e pa natyrshme që “Etja për Pushtet” të jetë vlerë e lartë kombit. Atëherë çfarë na mbetet neve shqiptarëve?
Unë e përjashtoj artin politik drejtë tradhëtisë. Brenda tyre egzistoni shpirti nerrativ antikombëtar, të cilëve u rrihte zemra fort pas rrebelimit, dhunës, shpifjeve dhe bllokimin e arsimit … Kohët e vështira, katastrofat politike na detyrojmë ne ta kuptojmë realitetin e ish pushteteve të Hashim Thaçit, Isa Patericës, Dulles, Ramushit e Limës, Pacollit etj., të tillë siç është. Shqiptarët akoma nuk e kuptuan dhe nuk duanë ta shohin se çfarë llumi e çfarë qelbi e kanë drejtuar këtë vend në 20 vitet e pas luftës. Dhe jeta e jonë ecte në shtratin e paradoksit. Kjo është tragjedia e jonë më e madhja, që se kuptuam akoma!
Jeta e jonë ishte e pa sigurtë, të gjithë ne ndodhemi në rrezik të vazhdueshëm. Në kohë të zakonshme ne bëjmë gjumë të thellë nga litargjija, prandaj nuk e shohim këtë, jemi vërbuar totalishtë si kombë. Ne gjatë tërë kohës ëndërrojmë, përfytyrojmë diçka të “mrekullueshme” por ditët që vijnë , për të ardhmën janë të zymta. Por në momentin kur rreziku është afër, ne, papritmas, e kuptojmë se të ardhme mund të mos ketë, e nesërmja mund të mos vijë dhe ky moment është për ne i vetmi.
Por nuk do të ishte e mjaftueshme të flasim për të vërtetën e radikalizmit, dhe njëkohësisht: radikalizmin. Shumë politikanë shqiptar kanë brenda qenies së tyre pasionin për arsyen e të vërtetës së tyre. Ajo që e vështirsonë aq shumë realizimin e kësaj shtyse të brendshme që Dardaninë ta ruajmë dhe ta mbrojmë nga korrupsioni e fukarrallyku duke e marrë edhe shpresën e fëmijëve peng – është fakti se kjo luftë kërkon guxim dhe rrallë e ndeshim këtë guxim.
Kjo fantazi e tyre anti/shqiptare nuk është aspak e rrallë. Ka megjithatë një kategori opozitarësh radikal tek të cilët ajo është shumë më e fuqishme se zakonisht, deri në atë pikë sa të përqafojnë një anëpamje të përhershme të kulturës mafijoze dhe të pandarë të pavetëdijes së tyre. Kur njëri prej këtyre politikanëve çmendet e përçudnohet, priret të shprehë haptas idenë përçartëse se është radikalizmi; në çdo çmendinë ndeshën rastet të këtij lloji në arsim.
Në kushte jo normale, domëthënë kur janë veprues në tempujtë e diturisë sensi i realitetit dhe frenimet normale të vetëdijes, fantasia, etika, morali mund të shprehet vetëm pasi e kanë mposhtur këtë ligësi. Në fakt ndryshimi i qëndrimit pati një varg pasojash në maradhëniet mes “Sëbashku në mes komandantëve e gjeneralëve”. Opozita deshti ta bënte krejtësisht për vete shkollat dhe nxënësit e saj. Ku hedh valle shkjau e opozita. Opozita kishte një marrëveshje e lidhur mes sindikatës, gjeneralëve dhe komandantë bojlerit – duke hedhur më shumë baltë mbi nxënës e shkolla. “Ku s’e pjerdhin Presidenten e as Kryeministrin”…

SHBA me paralajmërim të fuqishëm për kërcënimin bërthamor të Rusisë

0

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, këtu në selinë e OKB-së në Nju Jork të premten, paralajmëroi Rusinë kundër përdorimit të armëve bërthamore. Foto: David Dee Delgado / AP / NTB

SHBA ka paralajmëruar Rusinë nëpërmjet kanaleve private për “pasoja katastrofike” nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë sugjerime që interpretohen si kërcënime bërthamore. Kjo ndodhi, ndër të tjera, në një fjalim të mërkurën, kur ai njoftoi mobilizimin e rezervistëve për luftën në Ukrainë.

Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së Antony Blinken konfirmoi në një intervistë të dielën se SHBA ka paralajmëruar Rusinë në kanale private kundër fillimit të një lufte bërthamore.

“Ne kemi qenë shumë të qartë me Rusinë si publikisht, ashtu edhe privatisht. Ata duhet të ndalojnë bisedën e hapur për armët bërthamore,” tha Blinken për CBC News në periferi të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Është shumë e rëndësishme që Moska të dëgjojë prej nesh dhe ta dijë se pasojat do të jenë të tmerrshme. Dhe ne e kemi bërë këtë shumë të qartë,” tha sekretari i shtetit i SHBA.

Përkujtesë historike për referendumin për pavarësinë e Kosovës të 26 shtatorit 1991

1
Jusuf Buxhovi, Prishtinë
___
REFERNDUMI PËR PAVARËSINË E KOSOVËS – AKT SUBLIM I VULLNETIT POLITIK TË POPULLIT TË KOSOVË
Më 26 shtator të vitit 1991, me vendimin e Kuvendit të Kosovës nga mbledhja e 22 shtatorit dhe në përputhjer me Kushtetutën e Kaçanikut të aprovuar më 7 shtator 1990, është mbajtur Referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.
Në këtë ditë, qytetarët me shumicë absolute janë deklaruar pro pavarësisë së Kosovës me ç’rast u vërtetuan edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u patën miratuar një vit më parë dhe u pasuan me mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale, të vitit 1992.
Qeveria e Beogradit edhe pse përdori represionit të madh policor ndaj qytetarëve të Kosovës, nuk ishte më gjendje ta pengojë Referendumin.
Ky plebishit kushtëzoi edhe evolucionin politik të kërkesës së deriatëhershme për barazi kushtetuese të Kosovës në federatë (nga programi nismëtar i LDK-së i shfaqur në kuvendin themelues më 23 dhjetor 1989) te ajo e shtetit të pavarur, gjë që filloi të jetësohet me krijimin e insitutcioneve shtetërore, me modelin e shtetit paralel, që vepruan deri më 12 qershor 1999, kur do të aprovohet rezoluta e KS të OKB-së 1244, me të cilën Kosova futet nën protektoratin ndërkombëtar.
Si e tillë, kjo ditë historike mbetet themel i shtetformimit të Kosovës, që u konfirmua me shpalljen e pavarësisë së saj, më 17 shkurt 2008.

Shkaqet e rënjes së fuqisë elektorale

0

Florim Zeqa  

Edhe përgjatë viteve të pushtimit klasik të Serbisë, shpresa e shqiptarëve për liri dhe pavarësi ishte e madhe, e tillë ishte edhe gjatë luftës çlirimtare! Shpresa e madhe e shqiptarëve të Kosovës vazhdoi edhe në vitet e para të pasluftës deri më 17 shkurt 2008. Pas kësaj date fillon zbehja e shpresave të qytetarëve për jetë në Kosovë.

Pse?

Ndodhi kështu, jo pse shqiptarët nuk ju gëzuan pavarësimit të vendit, madje, kjo ishte dita më e shënuar dhe më e gëzuar në historinë e re të shqiptarëve të Kosovës. Mirëpo, zhgënjimi i qytetarëve ndodhi për shkak të qeverisjeve të papërgjegjshme, të cilat më shumë u përkujdesen për veten e tyre sesa për mirëqenjen e qytetarëve.

Pavarësisht ndërrimit të shpeshtë të qeverive, qasja qeverisëse nuk ndryshoj gjë për të mirë, madje viteve të fundit kemi pasur degradim të vlerave qeverisëse në venditn tonë. Në secilën qeveri kemi pasur vjedhje dhe zhvatje milionshe të buxhetit të shtetit pikërisht nga liderët shtetërorë si gardian të parë të arkës dhe pasurive shtetërore, për të vazhduar me ministrat, zv.ministrat, deputetët, stafi diplomatik pa i anashkaluar sekserët e tyre në Diasporë.

Vjedhja dhe zhvatja permanente e shtetit ka ndodhur edhe në pushtetin lokal, ku kryetarët komunal përmes njerëzve të vet të vendosur në borde dhe agjensione i përvetësuan pronat komunale për vete dhe familjarët e tyre, i fituan milionat përmes tenderëve një burimor për kompanitë e afërta me ta.

Asnjë projekt nëpër komunat e Kosovës nuk është realizuar pa ndikimin e nivelit qendror, përkatësisht i bashkëpunimit të krimit të organizuar mes dyja niveleve të qeverisjes, qoftë ai projekt i vogël apo i madh ndërtimor, projekt kanalizimi apo ujësjellësi, ndërtim shkolle apo objekti më madhor universitar, qofshin dhjetra apo qindra kilometra të shtrimit të alfaltit në zonat rurale e të mos flasim për ndërtimin e autostradave me koston më të lartë në rajon!

Hipërbolizimi i kostos së projekteve zhvillimore të vendit askund nuk është në përputhje me koston reale të ndërtimeve! E gjithë kjo është bërë dhe vazhdon të bëhet për zhvatje dhe përvetësim të mjeteve të ndara nga buxheti i shtetit, nga i cili përfitojnë pushtetarët e nivelit qendror dhe lokal, kompanitë e familjarëve apo njerëzve të afërt me pushtetarët e të dyja niveleve të qeverisjes.

Si rezultat i kësaj zhvatje sistematike u pasuruan një grup i caktuar i njerëzve në Kosovë, por në të njëjtën kohë u varfëruan shumica e qytetarëve!

Thyerja e shpresave dhe zhgënjimi i qytetarëve vazhdoi duke u rritur nga njëra palë zgjedhje në tjetrën, nga rënja e një qeverie dhe ardhja e tjetrës në pushtet, ngase asnjëra qeveri nuk u muar me problemet reale të qytetarëve, saqë tek këta të fundit (qytetarët) është krijuar bindja sipas maksimë popullore “shko njëri hajde tjetri, më i zi i riu se i vjetri”!

Që i bie, se qytetarët e vendit e kanë humbur besimin në të gjitha partitë ekzistuese dhe pushtetet që derivojnë prejt tyre. Qytetarët duan ndryshim real dhe substancial, e duan një alternativë ndryshe qeverisëse e cila në plan të parë e ka interesin e popullit dhe të ardhmen e shtetit, përkatësisht zhvillimin ekonomik dhe mirëqenjen e qytetarëve.

Nëse vazhdohet edhe më tutje me këtë klasë politike dhe më këtë mentalitet qeverisës, jo vetëm se do të kemi rënje të fuqisë elektorale në Kosovë, liderët e partive aktuale do të mbetën në Diasporë në kërkim të votës së mërgimtarëve, ngase në Kosovë do të mbeten pa mbështetje elektorale. Rënja e fuqisë elektorale është produkt i dështimit të klasës aktuale politike në njërën anë dhe e vetëdijësimit të popullatës në anën tjetër.

Zbrazja në heshtje e Kosovës dhe rritja enorme e mërgatës tonë në shtetet evro-perëndimore është pasojë e kësaj klase politike pa dallim pushtet dhe opozitë, për shkak se edhe po deshtëm t’i dallojmë nga njëra-tjetra këto parti e kemi të vështirë për shkak të ngjashmërisë dhe dëmëve të përbashkta që i shkaktuan shtetit dhe qytetarëve.

Kufini i shtetit, kryengritja e iranianëve kundër detyrimit për të bartur shami dhe vuajtjet e “arnautëve” për të ashtuquajturën “çështja e shamisë”

0
Iranianët e zemëruar po kërkojnë drejtësi për 22-vjeçaren Masha Amini, e cila vdiq pasi u ndalua nga policia morale e vendit javën e kaluar për dyshimin e mbajtjes së hixhabit në një mënyrë “të papërshtatshme”. Disa gra iraniane kanë hedhur dhe djegur shamitë e tyre në shenjë proteste.
Nga: Gjergj Kabashi
__
Mbytja me tortura nga policia e moralit në Iran i 22-vjeçares kurde Masha Amini dhe rikthimi i “çështjes së shamisë”
***
Ka më shumë se një javë që protestohet në të gjitha qytetet e mëdha e të vogla të Iranit , pasi policia e moralit islamik në Teheran e kishte arrestue për mosmbajtjen në mënyrën e duhur të shamisë 22-vjeçaren Masha Amini, e cila pastaj vdiq në polici.
Në Iran, ku tashmë janë të stërngopur me Islam gratë, vajzat e burrat po e japin edhe jetën duke i mbrojtur të drejtat dhe liritë e veta duke u solidarizuar me gratë e vajzat që duhet të vishen ashtu qysh duan ato, pra edhe nëse duan për të mos mbajtur shami fare qysh u diktohet nga shtetit teokratik, bazat e të cilit i ruan policia e moralit islamik.
Njerëzit nuk po e kuptojnë se edhe ne e kemi (tërthorazi) një polici të moralit islamik, e nëse doni me e ditë se kush janë ata, e themi atë që do të duhaj ta kishim ditë qyshkur: Janë të gjithë imamët, islamistët politik (me gratë e vajzat e tyre pothuaj të zhveshura) dhe burrecat islamik që kërkojnë shami, apo sikurse deklarohen me gjuhë pak më dredharake, duan mbulesë për gratë.
Shami për gratë kërkon edhe BIK-u, disa deputet islamistë (?!) dhe e hangër dreqi dhe në këtë punë u përzie pa asnjë nevojë edhe Kryeministri…, kur tha se “shaminë mund ta bartin nxënëset mbi moshën 16 vjeçare”.
Në të vërtetë shami nuk duhet të bartë askush apo sëpaku askush nuk ka të drejtë të flas a të preokupohet se a i duhet a jo mbulesa femrës. Ajo mund të vendosë vet, por pa asnjë propagandë e nxitje prej anash, sidomos jo nga mashkujt.
Për çudi derisa në Iran këtyre ditëve vdiqën 31 veta në demonstrata kundër shamisë, në mesin e të cilëve edhe tre policë, në Suedi u votue për herën e parë për një parti islamike, e cila në program e ka që “femrat myslimane të bartin shami”.
Shamia është simbolikë e qartë e islamit politik (njifar flamuri i islamit), kurse përpjekjet për shamitë ndër Shqiptaret në realitet janë përpjekje antikulturore-antinjerëzore dhe antikombëtare për shfytyrimin e kombit shqiptar.
Shqiptarët këtë lojë perfide të “Vëllazërisë Myslimane” e kanë kuptuar dhe të gjithë besojnë se agjendat antishqiptare tash e tutje nuk do të kenë mundësi të ecin përpara ndër shqiptarë.
Jina Mahsa Amini. Foto: Privat
__
Shqiptarë e Shqiptare…,
***
Nëse e vëreni ndonjë “arnaut/e” të PDK-ës, LDK “rugoviste”, LVV-ës etj., ju lutem tregojuani këtë foto për kryengritjen e madhe iraniane për të mos bartur shami dhe asnjë rrobë identifikimi religjioz.
Tregojuni se krejt çka po bëjnë ata, është islamizëm politik në favor të armiqëve të kombit Shqiptar, që ka synim dhe qëllim morbid shkatërrimin e çdo gjëje Shqiptare, për hirë të krijimit të një “populli të ri”, i cili pasi të shkrihet (asimilohet) duhet quajtur “populli Musliman shqiptar”, që duhet të futet pastaj në thesin me m… të miletit/umetit Musliman!
Mos harroni: Tregojuni të gjithëve, edhe kryeislamistit politik te Kosovës si dhe imamëve panturq, se çka është duke ndodhur në Iran. Sidomos i kallxoni atij “imamit të moderuar” , Labinot Maliqit, që po përpiqet në “mënyrë të kulturuar” për “çështjen e shamisë” dhe i cili për hirë të zgjerimit të islamit dhe ”vuajtjes se tij për motrat myslimane”, nuk rresht të thirret ne liritë religjioze të SHBA dhe të kontaktoj edhe me kryeushtarak të Bondstill.
Se “çështjet e pazgjidhura të islamit” , janë çështje të ndjeshme ushtarake të panislamizmit, apo jo?!
*
Vajza e re kurde Mahsa Amini (22) vdiq në kthetrat e policisë së moralit islamik. Në “Arnautlluk” polic të moralit islamik janë të gjithë ata mëshkuj e femra që kërkojnë “në emër të drejtave e lirive të njeriut”, bartjen e shamisë për femrat…!
Në foto: Kurdja Mahsa Amini , e vrarë për mosmbajtjen e duhur të shamisë nga policia e moralit islamik në Iran.
___
Mbi njëzet vjet probleme të grumbulluara…, para Krueministrit Albin Kurti !
***
Kryeministrit Kurti pa dyshim i janë grumbulluar problemet e shumëta të pasluftës, ato të dialogut të gabuar me Serbinë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe vendimit të gjykatës ndërkombëtare për legjitimitetin e kësaj pavarësie. Ndër problemet e mëdha është edhe ai i islamizimit antishqiptar të vendit, bazat e të cilit ia vunë antishqiptarët e PDK dhe LDK , e të cilën e ndihmoj edhe LVV për të ardhur në pushtet me fjalë e propaganda të pandërpreme!
Ta islamizosh vendin e popullin tënd, është krimi më i madh i mundshëm; është krijim i qëllimshëm i një populli tjetër që i jep vetës identifikim fetar në vend të atij kombëtar, sikurse që është shembulli i deputetetit të kësaj partie, islamistit Eman Rrahmani e të tjerëve.
Problemi i shpifur i të ashtuquajturës “çështje e shamive”, nuk mund të jetë kurrë çështje e Kosovës dhe e asnjë shqiptari, por është çështje e islamit politik, përkatësisht e “Vëllazërisë Muslimane”, e ti, ai, tjetri e tjetra, Musliman nuk jemi e s’duhet të lejojmë që të jemi. Tjetërgjë është përkatësia e caktuar fetare, por ajo nuk duhet të jetë çështje e preokupimit të asnjë politikani, asnjë deputeti, asnjë shqiptari ; aq më pak ajo nuk mund të jetë çështje e shteteve të tjera, qofshin ato Turqia, Serbia apo Arabia Saudite.
Kryengritja e madhe në mbi 50 qytete të mëdha e të vogëla të Iranit , që i është imponuar regjimi teokratik, flet shumë për të tjerët, për mbarë botën.
Nëse pyesni se kusha janë ata që përpiqen për “çështjen e shamisë”, duhet thënë shkurt e qartë: Ata janë imamët dhe islamistët politik që paguhen për agjendat e huaja panreligjioze, e të tillë ka gjithandej, në Tiranë, Prishtinë e Shkup.
Iran Probe Albania, për dy nga ta tregoj se paguhen nga një mijë dollarë në muaj nga shërbimi i fshehtë i Iranit.
O Tempora, o Mores!
Dhe njërit prej tyre i jipet më shumë fjala e hapësira në tv-ët e Shqipërisë, se kujtdo tjetër!
“Kur ti del kohë” shteti i Kosovës duhet të merret me numrin e medreseve, fakulteteve islamike, shkollave kuranore, imamëve dhe të ndërmerr një vendim për reduktimin maksimal të tyre dhe ata “që mbetën” duhet të mbahen nën ombrellën kulturore e politike të shtetit.
Se na lodhën dhe po na fundosin duke hapur “çështje” të pakuptimta, si ajo e faljeve në rrugë, iftareve në rrugë, “e-zaneve, e sidomos të shamisë, që është simbolika a flamuri me i dalluar i islamit. Kryengritejt e grave dhe mbarë popullit në Iran ndaj këtij shamijëzimi, janë një lajm i mirë për të gjithë, sidomos për të hutuarit e të mashtruarit.
Kryeministri Albin Kurti
__
Lufta që se duam dhe përcjellja e ngjarjeve me sy hapur në KUFI
***
Luftën nuk e do askush, gjë që është gjëja më normale në jetën e njeriut, pasi të gjithë duam të jetojmë në paqe dhe qetësinë e duhur njerëzore. Por, në kohëra si kjo në botë, nuk varet se a e do a se do luftën “ti”, apo tjetri.
Janë disa gjëra jashtë fuqisë së njeriut të thjeshtë, popullit apo shtetit të vogël.
Duhet të jeshë bukur i marrë që mos ta kuptosh se e gjithë ajo që e bëri Serbia me të ashtuquajturin mospajtimin e saj historik që nga pjesa e dytë e qershorit 1999, ishte përbetimi dhe përgatitja për ta rikthyer pushtimin e Kosovës, gjithmonë e shtytur nga Federata Ruse.
Propaganda për “Kosmetin” ka qenë gjithmonë në rendin e ditës, pandërpre… Secilin dialog që e ka bërë Serbia rrejshëm me bashkësinë ndërkombëtare për Kosovën, e ka bërë për ta futur këmbën e ushtarit e policit të saj në vendin tonë. Serbia e ka mohuar me këmbëngulje Kosovën “multietnike”, prandaj edhe nguli këmbë për “komunat serbe”, sipas planit të SANU dhe gjeostrategëve të ushtrisë së Serbisë.
Dialoguesit e Kosovës, apo më mirë të thuhet humoristët tanë të shkretë, gjithmonë kanë rënë në grackat e provokimit serbomadh, duke e pranuar në fund atë që e ka dashur Serbia.
A e shihni se si në kohën kur Putini e kërcënon botën edhe me armatim bërthamor, Vuçiq e ditka mirë se pas dy muajsh “do të ndodhë luftë e madhe” dhe hapur e kërcënon Kosovën. Andaj është naivitet dhe sjellje krejt e pa mend që ta konsiderosh Serbinë si të pa dhëmbë, kur pikërisht armatosja e saj me armatim ofensiv për nevojat e sulmeve jashtë shtetit të Serbisë, tregon se ajo ka punuar që të ketë dhëmbë që kafshojnë dhe përgjakun.
Mos t’i shkoj kujt në mendje që paraqitja e “ushtrisë së Kosmetit” në veriun e vendit tonë është ndonjë aktrim, pasi ajo në thelb është Ushtria e Serbisë, e kamufluar si e “kosmetit”!
Eshtë për tu befasuar tejmase se si studiot televizive të “Arnautllukut” (pjesës së Kosovistanit), janë të mbushura me mospërfillje ndaj atyre që thërrasin për vëmendje ndaj retorikës luftarake të Serbisë.
Albin Kurti nuk po don luftë, por ai nuk do të ishte kryeministër nëse nuk do ta thërriste popullin e vet dhe bashkësinë ndërkombëtare për vëmendje.
Por, kurrë nuk duhet ta qesim nga mendja se përkundër ndonjë merite , tashmë ka kaluar koha e “familjeve patriotike” që morën pjesë në luftën e vitit 1998/1999, pasi tash është gjithsesi një kohë tjetër, kur situatën e lexojnë dhe vlerësojnë Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.
***
Kushdo që vazhdon me propagandën që mund të ndikoj në përgjumje dhe jovëmendje, ai është armiku më i madh i këtij populli dhe shërbëtor indirekt (ndoshta edhe direkt) i Serbisë.
Shqiptari i urtë, i kulturuar dhe largpamës mendon kryesisht për KUFININ …!
Haxhi Qamili, simbol dhe udhërrëfyesi më i madh për “arnautët” , i cili edhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, organizonte kryengritje nostalgjike për pushtuesit e deridjeshëm turq-osman.
Russian Foreign Minister Sergey Lavrov and Serbian Foreign Minister Nikola Selakovic shake hands after a joint news conference following their talks in Moscow in April 2021
Në të majt është Ministri i Punëve të Jashtme i Federatës Ruse Sergey Lavrov dhe djathtas ai i Serbisër Nikola Selakovic
__
Kur serbët e rusët thonë se nuk duan luftë, përgatitu për luftë se të sulmojnë kur nuk e beson
***
Kur serbët e rusët thonë NUK DUAM LUFTË, nuk duhet tu besohet kurrë e në asnjë rrethanë. Krejt bota i tërhiqte vërejtjen Putinit se është duke planifikuar ta sulmoj Ukrainën pa qenë të provokuar nga ajo dhe sidomos vërejtje i bënte SHBA, (madje vet Presidenti Biden), por megjithëse ia kishte ofruar 200 000 mijë ushtarë në KUFI dhe e kishte rrethuar në shumë anë, thoshte: Jo, Jo, Jo dhe se ai grumbullim ushtarak është vetëm për ushtrime.
Për “ushtrime” në KUFI të Ukrainës!
Para fillimit të luftës bota kishte problem edhe me ukrainasit , që megjithëse Federata Ruse ua kishte marrë Gadishullin Krimea (e nga 2014 edhe pjesë të tjera të vendit), nuk besonin se do të sulmoheshin frontalisht nga Rusia.
Injorimi i mundësisë së shpërthimit të luftës nga ukrainasit (para shpërthimit të saj), i ngjanë injorimit të një luftë tjetër që po përgatitet (tash të Serbisë) nga ana e disa pleshtave të studiove të Kosovës dhe partive politike zhvatëse.
Mentalitet i vërtetetë mercenarësh…, që mendojnë se vetëm tjetri duhet të luftoj e të të mbrojnë “bythen ty o arnaut!”.
Mund të thuhet se më mirë e ka ditë bota demokratike me SHBA në krye se do të shpërthente një luftë e madhe, se sa masa e madhe e ukrainasve.
Prandaj kur u sulmuan e thanë atë që do të duhej ta kishin thënë me kohë: Duam armë, armë, armë…!
Kjo vlenë edhe për Kosovën: Nuk mbrohet vendi me “familje patriotike” por vetëm me ushtri e polici si dhe popullin pas.
Marrëveshja e nënshkruar në mes të Ministrit të jashtëm të Rusisë, Lavrov, dhe atij të Serbisë, Selakoviq, për një politikë përbashkët të jashtme Rusi-Serbi që u nënshkrua në New York, flet shumë për atë që ka mendje me kuptue.
Prandaj , Shqiptarët nuk duhet të bijnë në grackën e përgjumjes “arnaute”, “namazit” dhe cingërimave në gotat e “cajtit të rusit”, por urtësisht, me vëmendje të madhe e trimërisht duhet ta ruajnë KUFIRIN.
Makiavelizmit apo më mirë të thuhet “gojës së mbushur me mjaltë” të Vuciqit nuk duhet ti beson askush kur thotë se “me Kosovën është më mirë të bisedojmë 100 vjet se sa të luftojmë një ditë”.
Rrenë, o rrenë serbomadhe…!
E ke futur pararojën e Ushtrisë së Serbisë në Kosovë, të kamufluar si “ushtria e Kosmetit”, e mundohesh që apet tu hudhësh naivëve hi syve, duke menduar që Shqiptarët janë naiv sikurse që janë “arnautët” e përgjumur.
Vladimir Putin e takon në Moskë Milorad Dodik-un, udhëheqësin e serbëve të Bosnjës - DRINI.us
Megjithëse në luftë me Ukrainën, Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin gjen kohë për ta takuar Milorad Dodikun nga e ashtuquajtura Republika Srpska, që tregohet vazhdimisht jolojale ndaj Bosnjes e Hercegovinës si tërësi shtetërore.
___
Kufini, Kufini, Kufini …!
***
Të tjerat janë kotësira, apo jo aq të rëndësishme për një komb a shtet serioz, qoftë ai edhe shtet i vogël…, sikurse Kosova!
Bota sllave, kryesisht ajo që përbëhet nga serbët e rusët, po lëvizin drejt konfrontimeve të reja, duke e vënë botën në rrezikun e një lufte me përmasa botërore. Edhe “ushtria e Kosmetit” e Aleksander Vuçiqit, është pjesë e këtij provokimi për luftë të përmasës botërore. Serbët e dijnë mirë që NATO (KFOR-i) është në Kosovë, por, megjithatë, po i tregojnë “dhëmbët e Rusisë” së madhe në atë pjesë të botës. Ajo ushtri që është pararoja e Ushtrisë së Serbisë së Sandrit të Edi Ramës, e ka të qartë që KFORI “e ruan paqen për të gjithë”, por megjithatë treguan publikisht që janë aty, brenda “tek populli i vet!”.
Fanatikët partiak po i bëjnë ASGJE paralajmërimet e Albin Kurtit, duke i quajtur si deklarata për “konsum të brendshëm”.
Të lazdruar pafundësisht që tjetërkush praktikisht ua çliroj vendin nga robëria serbe në qershor të vitit 1999, nuk po ndalen me sofizmat e tyre tragjikomike prej triumfatorët e rrejshëm të luftës dhe paqes së asaj kohe.
Ata ende po vallëzojnë për fitoren që e arriti praktikisht tjetërkush, në pjesën e dytë të qershorit 1999.
Në këto njëzet e sa vite na është krijuar një shtresë leshatukësh të pushtetit të të gjitha niveleve, që kanë arritur mirëqenie të madhe që me ua pasur lakmi ata që punojnë natën e ditën, megjithëse pa e prekur asnjë punë me dorë.
Kjo është ajo aristokracia e turpit, …aristokraci pa qenë fare aristokrat!
Kush është Njeri (të mos e them shqiptar, se kjo është keqpërdorur tejmase), duhet të tregohet i vëmendshëm, i urtë e trim për krejt atë që po ndodhë në botë e përreth tyre.
Mos iu besoni fanatikëve partiak dhe fjalorit të tyre …! Ata të gjithë janë “arnaut” të përgjumur, me të cilët Shqiptari/Shqiptarja nuk duhet të kenë asgjë të përbashkët.
Shqiptar!
Mendo vetëm për Kufinin me Serbinë, qoftë në Bërnjak e Jarinjë apo në mbarë vijën e kufinit, kahdo që shteti ynë kufizohet me të, e mos u bënë si “arnautët” e përgjumur dhe të marrë, të cilët lehin si qentë e çartur ndaj kujtdo në këto kohë të turbullta, por nuk mendojnë për fatin e vendit të vet. Për ne Kosova është shtet dhe këtë se luan asgjë, asnjë fuqi armiqësore, as poshtërsitë e Edi Ramës, që përderisa e kërkon pavarësinë e saj nga Rusia e Serbia, harron dhe e përmend “problemin e pazgjidhur të Kosovës” dhe ashtu e pshurrë kërkesën e vet demagogjike ndaj Serbisë për njohjen e saj, madje duke qenë i bindur si të ishte anëtar i Presidencës Serbe se “Serbia nuk e njef Kosovën e pavarur.”
ps!
Anmiku i egër serbo-rus pritet më së miri në KUFI , e jo kur të hyn në lagje, apo të vije tek dera e Shpisë, si në kohën e trimit e Heroit të kohnave t’jera, Ahmet Delisë!
__
Shqiptar/e, kujdes me “arnautët”, se ata tashmë janë më të rrezikshëm për ty se sa të gjithë armiqët historik që i pate …!
***
“Arnaut” dmth., përgjumje, mbyllje, verbni e shurdhim, apo më mirë të thuhet: vetasimilim, vetverbim e vetshurdhim!
A e sheh “ti” preokupimin e PDK-ës se si udhëhiqet nga hija e ish presidenti dhe të parit të partisë, Hashim Thaçi, që tashmë gjendet në Hagë, në vend se të mendojnë për ta reformuar partinë. A e shihni se si PDK ka mbetë pengë i tij. A e shihni se si pdk-istët pajtohen “plotësisht” me Edi Ramën, i cili pajtohet qindpërqind me Aleksander Vuçiqin, që po të kishte mundësi do ta zhbënte deri në fund Kosovën shqiptare. E fill pastaj do t’ia mësynte Kukësit, si dikur në histori. Do të shkonte tek vendi i krimit të ushtrisë serbe, që në historinë tonë njihet si Masakra e Lumës! Në mënyrë që pastaj të shkojnë kah deti, tek Durrësi “serb”!
Masakra e Lumës asht ba nga ushtria serbe , e udhëhequn nga Gjeneral Jankoviq. Obeliskun përkujtues për atë masakër në Kukës, e largoj fshehurazi Edi ynë shtatmadh, vetëm që mos ta hidhnonte presidentin po ashtu shtatmadh të Serbisë, që do të pikëllohej për nximjen e ftyrës së ushtrisë së lavdishme Serbe!
Se ushtria serbe ka të drejtë të shkoj kahdo, duke kaluar lehtësisht dhe e pa penguar “si nëpër djath”, pasi ajo ushtri trimninë e saj duhet ta kallxoj vetën ndaj viktimave të paarmatosuna!
A e patë se si “udhëheqësit fetarë të Kosovës”, neootomanisti Naim Tërnava me dy të tjerë që e banë vetën të jenë bishta të tij, ishin në Hagë?
Në Hagë ishin edhe presidentët shqiptarë, megjithëse nga Gjykata po iu thonë qartë: “Nëse vini me qëllim për të ndikuar në vendimet e Gjykatës, vini kot…”. Paj po shihet hapur se këta të gjithë po shkojnë për të ndikuar në Gjykatë, duke menduar se e kanë fuqinë e ndikimit si në gjykatat e Tiranës dhe Prishtinës, pra “zhelanat e Ballkanit” po shkojnë atje për të bërë njëfar presioni, duke harruar që vet Hashim Thaçi, pra kryesori që gjëndet aty, e ka bërë të pamundurën për themelimin e saj.
Constructive' meeting between Thaci and Vucic at the White ...
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi …
*
Atëhere, HTH ia paftë hajrin apo sherrin asaj Gjykate …!
Nëse vërtetohet se kushdo nga ata që gjënden në Hagë kanë vra ushatarë pushtues të Serbisë në atë kohë, të gjithë ata do të mbesin heronj dhe historia do t’ua caktoj vendin e duhur pa i dikriminuar, por nëse vërtetohet se dikush prej tyre ka organizue vrasjen e kundërshtarëve politikë në Prishtinë apo gjetiu, apo të civilëve duarthatë, ky do të jetë turp i madh për Kosovën e Shqiptarinë.
Ky turp do tu mbetët në ftyrë e shpirt edhe presidentëve shqiptarë, pseudogazetarëve si Mero Baze , që desh e kalli Kosovën pas luftës duke e sulmuar me apo pa të drejtë Hashim Thaçin , kurse tash i shkoj ta vizitonte në Hagë.
Të gjitha këto bëhen me nxitjen nga Edi Rama dhe “dashnisë së madhe” të tij për Hashim Thaçin dhe urrejtjen iracionale për Kosovën !
Serbia me Dic Marty-n e Rusinë bënë çdo gjë që ta vinin luftën çlirimtare para kësaj gjykate, por tash nga vet Edi Rama që është i përzier në pazarishten për ndarjen e Kosovës, ndihet një pendesë e madhe që Hashim Thaçi e ndonjë tjetër gjënden në Gjykatën e Hagës.
Ajo e din pse …?!
Dikush mund të thotë: Gjendocidin e ka bërë Serbia, jo ne …!
Ashtu është… Por, Serbia, nuk po ndalet ta rikthej pushtimin serb në Kosovë edhe pasi që Kosova është e pavarur. Apo nga etja e pashuar që ta marrë një pjesë të madhe të saj, që donte t’ia jepte edhe Hashim Thaçi, pasi ishin “dhurata të Rankoviqit”.
Nëse duhet folë kah del shpirti, ndjej dhemshuni për Jakup Krasniqin, N.Haradinaj dhe Ngucatin dhe nuk arrij të kuptoj pse ata u gjenden në mesin e atyne që tashmë janë në Hagë …?
Por, tashmë ata janë atje dhe le të mbrohen me shpresën e madhe se mund të lirohen nëse nuk gjënden fajtorë.
As Ei Rama e as PDK nuk duhet të përhapin gënjeshtra se në këtë mënyrë dëmtohet Kosova. Edit nuk i intereson Kosova, por Vuçiqi dhe vuajtjet e tij për të marrë mundësisht një pjesë sa më të madhe e të rëndësishme të Kosovës “serbe”.
Kërcënimet e Kinës për ta rikthyer me të gjithë kinezët Taiwanin si pjesë të Kinës, kërcënimet e Putinit e Lavrovit , se nëse kërcënohen viset e pushtuara nga ushtria e Ukrainës, do ta përdornin arsenalin bërthamor apo kërcënimet e Iranit, janë orë e madhe me zile për të na zgjuar e bërë sa më të vëmendshëm.
Poshtë “arnautët”!
Edhe ata që dalin si fytyra (bajate e të vrerosuna) nëpër studiot televizive të mbarë hapësirës shqiptare …!
Kosova nuk duhet ta ketë brengë e shqetësim nëse dikush që mund të gjendet fajtorë për veprime kriminale ndaj të pafuqishmëve, është diku në burg, por të mendoj për Kufinin.
Të mendojmë Vetëm për KUFININ e vendit tonë…!
E jo për “kufinin” e bythës së tjetrit …!
***
Se “arnautët”, qofshin ata internacionalistë proletar të përjetshëm -të frymës “Made In Albania”, apo asi që i ngrysin ditët e netët afër “gjygymave të çajit të rusit”, të tjerët që i presin vazhdimisht “kohët e namazit” etj., janë anmiqët e secilit prej nesh, anmiq të çdo Shqiptari e Shqiptarje!

Kush largohet nga Shqipëria …?

3

Pirro Prifti, Tiranë

  • Kush largohet nga Shqipëria, nuk do as familjen dhe as Atdheun. 

Dje me keqardhje gjatë një bisede me  një nga studentët e mij mora vesh se do të largohej nga Shqipëria. Përse? E pyeta unë. 

 -Por për një rrogë më të madhe, jetë më të mirë. 

 Po mirë i thashë unë , kush do të kujdeset për babanë, nënën, familjen pasi do të ikësh ti? 

 Ai buzëqeshi dhe tha:… do bëjnë si do bëjnë unë do ti ndihmoj…. Unë këmbëngula, por  a e di ti se rroga aty nuk është aq e madhe sa thuhet dhe se do të punosh çdo ditë me orar të zgjatur, madje mund edhe të trajtoheni si qytetarë të dorës së dytë por varet se në cilin vënd do të shkoni. -Në Gjermani. Nuk arrita t`ja mbush mëndjen. 

Problemet e largimit të të rinjve sidomos atyre me shkollë të lartë nga Shqipëria janë dramatike për vëndin tonë. Vetëm Rumania mund të na e marrë në Europë për largimet nga vëndi përkatës, duke përjashtuar largimet që kanë dalë nga lufta në Ukrainë. 

Dihet se sistemet e demokracisë liberale Europiano perëndimore si dhe ato të SHBA, Angli, Australi dhe Kanada, kanë përdorur strategjinë e Globalizmit pra të një bote të unifikuar ku njeriu mund të shkojë kudo për të punuar e jetuar konform të drejtave dhe lirive të njeriut, pra çdo njeri ka të drejtë të ndërtojë jetën e tij duke menduar se mund të jetë më mirë në një vënd tjetër. Ky opinion ndër shqiptarë është shumë i preferuar dhe çdo vit mund të çvendosen nga Shqipëria rreth 50 mijë njerëz , pa përfshirë ata që kthehen. Kështu Shqipëria por bëhet një vënd me njerëz të moshës së Tretë dhe sot në 2022 ky kontigjent është mbi 620.000 njerëz  apo ¼ e gjithë popullsisë së vëndit tonë. 

Shkqet e largimit të  rinisë kryesisht, largim i cili është më i dëmshmi për vëndin, janë largimet e të rinjve e sidomos të rinjve që mbarojnë shkollën e lartë. Por përse ata largohen? 

Dihet se përse, por mund ti rreshtojmë se shkaqet më të zakonshme janë: 

  • Rrogat e vogla në Shqipëri 
  • Kushtet e jetesës minimale sidomos në zonat rurale, 
  •  Mungesa e interesimit nga shteti për të punësuar të rinjtë e talentuar në vnëdet ku ata mund të japin më shumë, 
  • Mungesa e një Programi për realizimin e kontratave të punës ku të përfshihet jo vetëm rroga por edhe banesa, kopshti, apo çerdhja, lëvizja me makinë për personin që do të punësohet jashtë vëndit ku banon, kjo e vlefshme për Bashkite e të gjithë vëndit  
  • Mungesa e perspektivës në zonat rurale gjë që e cila ka shkaktuar lëvizje massive jo vetëm jashtë vendit por edhe brënda vëndit 
  •  Mungesa e një stabiliteti politik ku përplasjet politike reflektohen tek të rinjtë si një pasiguri për jetën dhe ë ardhmen e tyre 
  • Korrupsioni i lartë gjë që ka shkaktuar një Sistem shëndetësor public të dobët ku pacientët nuk marrin kujdes të mjaftueshëm shëndetësor e për pasojë duhet të paguajnë nën dorë shuma të mëdha për medikamente, shtrime në spital,  etj 
  • Probleme të Arsimit kryeisht  të lartë dhe professional ku Programet dhe Kurrikulat nuk janë të njëjta me ato të BE gjë që shkaktojnë uljen e cilësisë së mësim dhënies dhe praktikave në Universitete, 

Problemet janë të shumta gjë që reflektojnë vendimmarrjen për largim nga vëndi të rinisë tonë. 

Sigurisht problemet e shumta në Shqipëri thellohen edhe më kur rinia sheh se shumica e të pasurve shqiptarë, shumica e politikanëve të majmur me rroga e pagesa dhe korrupsion,  dërgojnë fëmijeët e tyre jashtë shtetit duke dhënë shëmbullin më të keq që mund të japë një politikan shqiptar por dhe një i pasur shqiptar. 

Një problem madhor është edhe reklamat dhe promovimet që po bëjnë shoqatat e huaja kryesisht gjermane, italiane etj për të thithur në tregun e tyre të punës, punëtorë shqiptarë të kualifikuar ose jo, dhe kjo propagandë bëhet në tv private dhe publike shqiptare, gjë që tregon se shteti ynë nuk po e bën prioritet  shqetësimin e largimit të të rinjve nga vëndi. 

Një aspekt tjetër negativ është edhe problem se shteti shqiptar nuk interesohet për  të rinjtë  e atdheut që po largohen, është se të diplomuarit nga universitetet publike janë diplomuar me paratë e taksapaguesve tanë për pedagogët, laboratorët (ato që janë), godinat e universiteteve, etj. Kjo është një arsye e fortë që institucionet e huaja dhe shoqatat e huaja që marrin të rinjtë tanë  të diplomuar duhet të realizojnë një kontratë me shtetin shqiptar për këta të diplomuar, kontratë e cila duhet të ketë disa pika , midis të cilave edhe këto insitucione të huaja duhet të paguajnë shtetin shqiptar një taksë për të diplomuarit që kanë marrë për në vëndin e tyre. 

Të rinjtë e tjerë të diplomuar në universitete private apo të padiplomuar që largohen nga vëndi ynë gjithashtu për një jetë `më të mirë` (të cilën do ta shohin se sa e mirë do të jetë jeta në një vënd të huaj ku do të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë), janë një kontigjent i cili do të vuajë më tepër madje një pjesë e tyre do të përfshihet nga puna e zezë, ashtu sic po ndodh edhe sot, sepse siç tha dikur Tereza May ( ish minister e brëndëshme në Angli), se “% e shqiptarëve të burgosur në Angli për njësi popullate e  emigruar është nga më të lartat se popullatat e tjera të emigruara në Angli`….. ; po kështu edhe në vëndet e tjera. 

Atëhere del pyetja drejtuar shtetit shqiptar, a duhet bërë një Program i posaçëm për të rinjtë shqiptarë që të mos largohen nga vëndi? A mundet që Opozita, mediat private të mos nxisin apo të mos stimulojnë me debatet e tyre kundër qeverisë, e të mos krijojë ambjentin negative dhe depresiv për të rinjtë shqiptarë, por përkundrazi, të marrë dhe ato masa për të ndihmuar vëndin që rinia të mos largohet? 

Shohim përditë lajme tmerruese për të rinjtë se çpo ndodh në vëndin tonë, dhe sigurisht këto lajme jo të gjitha të vëreta, ndikojnë për keq dhe të rinjtë dun të largohen nga sytë këmbët nga vëndi i tyre që është ndotur e tymosur, droguar, nga individë irracionale, për politikanë që duhej të ishin futur 7 pashë nën dhe për krimet e tyre, për drejtues gazetash e tv  që paguhen nga i paudhi  të cilën nuk e duan Shqipërinë dhe që `për një plesht duan të djegin Shqipërinë` me inatin e mllefin e tyre paranojak, apo si anal-istë  si Lubonja me shokë që veç vjellin vrer dhe fërkojnë duart se në Shqipëri jo çdo gjë shkon mirë, por kjo direkt edhe për fajin e tyre. 

Jo.  

Shqipëria nuk është siç e përshkruan syri tv, gazeta telegraf, e ndonjë tjetër, nuk është siç thotë i `nongratta` i cili do të ri-krijoje` komitetet e shpëtimit` sin ë `97., nuk është Shqipëria, siç thonë Dinpakët , të cilët për të shpëtuar vehten e tyre po e çojnë Shqipërinë në qorrsokak.  

E po Rinia shqiptare nuk u a ka borxh grindjet dhe konfliktet e vjetra. Rinia shqiptare nuk duhet të largohet nga Shqipëria nga atdheu, nga familjet e tyre. Ato duhet të rrinë këtu që të punojme e të përmirsojmë kushtet dhe të stabilizojmë një demokraci të pranueshme për të gjithë. 

priftipirro2017@gmail.com 

Zhvlerësimi shpirtëror i shenjtërisë së çlirimit që nuk solli lirinë, në veprën e Buxhovit

0
Prof. asoc. dr. Anila Mullahi
***
Vështrim letrar
__
Jusuf Buxhovi ka shkruar një numër të madhe veprash letrare. Në vitet e fundi, vlejnë për tu vlerësuar në mënyrë të veçantë, tri veprat e tij; “Dosja B” (2016), “Dushkaja” (2017) dhe “Mona” (2020). Këto tre vepra, ndonëse të shkëputura njëra nga tjetra për sa i përket subjektit, kanë një fill tematik që i përbashkon. Të tre këto romane i vendosin ngjarjet në bashkohësi, në atë që ndodh në kohën e shkrimit, të cilën shkrimtari e kishte imagjinuar krejt ndryshe nga çfarë po shpërfaqet realisht. Kosova e pasluftës, e çliruar nga i huaji, zhvillimi i së cilës është bërë peng i disa dukurive të rrezikshme siç janë triumfalizmi, populizmi, kapja e shtetit nga ata që duan të përvetësojnë pushtetin me çdo kusht etj. Dëshirave dhe ëndrrave për liri, ja kanë zënë vendin deziluzionet: gjakderdhjes për të arritur lirinë ja kanë lënë vendin vrasjeve për pushtet. “Dosja B” ka tiparet e një romani politik që zbërthen një realitet që flet për mënyrën sesi po ndërtohet një shtet; prapaskenat që shkatërrojnë ëndrrat dhe shpresat, papërgjegjshmëria në marrjen e vendimeve, vrasjet politike, vrasjet e dëshmitarëve, mungesa e vetëdijes politike etj. Buxhovi ka zgjedhur ta ndërtojë këtë roman në dy linja, nga njëra anë është rrëfimi i një vrasësi të penduar, i cili rrëfen veprimet e tij, arsyet politike që e çuan në këtë situatë dhe rrethanat në të cilat ndodhet tani i penduar dhe i futur në kurth. Ndërsa linja tjetër është rrëfimi i hetuesit gjerman të EULEX-it cili po heton klanet politike të cilat janë shndërruar edhe në klane kriminale. Koha për të cilën rrëfehet, ndonëse jemi në një periudhë paqe, karakterizohet nga një numër i madh vrasjesh, që çuditërisht ndodh më së shumti të jenë dëshmitarë të mbrojtur, të ngjarjeve të rëndësishme që po hetohen. Në të tre këto vepra, personazhet të cilët janë në qendër të ngjarjeve kalojnë gjendje shumë të rënda psikologjike. Jeta e tyre është një kalvar vuajtjesh, dhune, keqkuptimesh, heshtje dhe revolte të brendshme. Në romanin “Mona”, rrëfimi është ndërtuar si gërshetim i rrëfimit të ngjarjeve, nga këndvështrimi i disa personazheve. Romani ka në qendër të tij historinë e një ish koloneli që e kanë izoluar në një fshat të largët, në Dushkajë. Ai ndonëse ish kolonel i ushtrisë jugosllave, nuk ka lejuar që në këtë zonë të kishte luftë dhe gjenocid. Por në periudhën pas luftës, ai është izoluar nga forcat ndërkombëtare. Si ish-kolonel ai konsiderohet i dyshimtë. Pasi fillojnë të vdesin të gjithë ata që ai i zë me gojë, konsiderohet edhe shumë i rrezikshëm. Shpejt vjen vrasja e tij, përçudnimi i trupit dhe hedhja e tij tek varri pa varreza, ku rrinin bagëtitë. “Mona” është një intelektuale që s’bën asgjë tjetër veçse tregon të vërtetën. Ajo jeton në periudhën e pasluftës në Kosovë, në kohën kur disa njerëz që kanë luftuar ose janë veteranë të rremë, paraqiten dhe marrin meritat e shpëtimtarit, marrin meritat e luftës. Në një situatë ku gjithçka është e keqkuptuar të vërtetën nuk e do askush. Mona simbolizon viktimizimin e së vërtetës. Ajo çmendet nga rrethanat. Ajo është fatkeqe sepse tregon të vërtetën. Mua më quajnë të çmendur dhe më marrin për të tillë. Kjo as që më shqetëson meqë në këtë vend kushdo që flet të vërtetën, kushdo që nuk pajtohet me të keqen, që këtu merret si e mirë, shpallet i çmendur dhe pastaj tallen me të… (f.84) – përshkruan Mona gjendjen e saj. Gjithë ky roman është i përshkruar nga lajtmotivi i përsëritur që është një pasthirrmë që i ka brenda tij të dyja anët, brengën dhe kënaqësinë. “Ah Amerikë!… Amerikë!…” Dushkaja është një toponim të cilin do ta gjejmë në romanin me të njëjtin emër “Dushkaja” të Buxhovit. Ky emërtim i një vendi gjeografik, të largët, të papërcaktuar qartë është simbol, por ndërsa tek “Mona” krahas toponimit Dushkajë është edhe ai Kosovë si dhe elementë të tjerë që përcaktojnë qartë kronotopinë e zhvillimit të ngjarjeve. Ndryshe ndodh në romanin “Dushkaja” ku nuk përmenden pothuajse fare përcaktues kronotopik dhe as emra institucionesh dhe as ngjarje të identifikueshme në mënyrë eksplicide. Romani “Dushkaja” është një roman me një formë të veçantë. Ai është ndërtuar si një tekst që rrëfen për një personazh të dyzuar. I gjithë rrëfimi është ndërtuar si një dialog ndërmjet të dy anëve të të njëjtit personazh. Në qendër të romanit është një piktor në moshën e vonë të jetës së tij, që në një natë të errët fillon një dialog të gjatë me Zërin që s’është asgjë tjetër veçse vetja e tij, pjesa e tij antagoniste. Të gjithë dialogët, që në të vërtetë janë monologë, sepse realizohen në dy zëra të të njëjtit personazh, janë të realizuara në brendësi të narratorit. Narratori i dyzuar shpreh të gjithë këndvështrimet e tij për botën të cilat tashmë shihen plotësisht si të gabuara nga Zëri, pjesa antagoniste e vetvetes. Piktori duke analizuar pikturat e tij, të realizuara në faza të ndryshme të jetës së tij, analizon historinë, ngjarje të rëndësishme në të cilat ka kaluar ai dhe populli i tij. Ai e rrëfen botën duke pasur si pikë qendër të gjithë saj Dushkajën, vendin të cilit ai i referohet gjithmonë. Dushkaja është një vend i papërcaktuar qartë, me të cilin rrëfimtari i veprës lidh origjinën dhe fëmijërinë e tij. Në fillim ai e idealizon këtë vend nëpërmjet një pasthirrme që përsëritet – Ah Dushkaja ime e harruar… vendi i vetëm i virgjër në botën pise.., por Zëri e kundërshton mendimin e tij. Dushkaja në të vërtetë është një metaforë e vendit ku gjithçka është e përmbysur. Lexuesi do të kuptojë se Dushkaja është metaforë e çdo vendi që ka kaluar nëpër pushtime e luftëra të pafundme, prej të cilave kanë fituar vetëm të poshtrit. Është një vend për të cilin rrëfimtari përpiqet të paraqesë ndjesitë e dashurisë për vendlindjen e tij, por që shpejt duke e analizuar, me ftohtësi edhe nën presionin e Zërit do të kuptojë se Dushkaja është “strehë e përhershme e vrasësve”, ajo “është vendi ku jetojnë vrasësit, por edhe tjerët që paguajnë për të vrarë”. Bota ku jeton Piktori është e mbushur me “vrasësit (cuba, kaçakë, hakmarrës, belaxhi dhe të tjerë si ky soj), të cilët nuk duhet që të kremtohen si heronj, siç ndodh rëndom mbas çdo lufte” (f.46) Në këtë roman nuk kemi pothuajse fare veprim të jashtëm sepse gjithçka ndodh në brendësi të narratorit. Diskutohen, mëdyshen, kundërshtohen idetë e Piktorit nga vetë Zëri i tij. Dushkaja është një roman i ndërtuar mbi zbërthimin psikologjik të asaj që ka përjetuar artisti gjatë jetës së tij, të mënyrës sesi ai e ka parë botën dhe sesi ai tashmë dyshon se e gjithë ajo tek e cila ka besuar është e pavërtetë. Paraqitja e jetës në romanin “Dushkajë” është e ftohtë, e ngrirë dhe e errët si nata gjatë të cilës zhvillohet i gjithë rrëfimi. Përjetimet e një artisti që gjendet në një situatë pa shpresë, i cili brenda nëntë orëve të një natë, përjeton dhe analizon gjithë jetën e tij e nëpërmjet saj jetën e popullit të tij. Autori i librit, Jusuf Buxhovi, është shprehur “se në këtë libër ka ndërlidhje me historisë dhe pjesës shpirtërore, duke shtuar se nuk mund të ketë histori që nuk ka histori të shpirtit”. Romanin mund ta shohësh në plan universal, si raport i përhershëm kontradiktor mes krijuesit dhe realitetit, ndryshimit të fortë mes realitetit jetësor dhe atij artistik, por mund të shihet edhe në një kontekst të ngushtë kohor, shoqëror dhe politik, në kontekstin e tranzicionit të vendit ku shkrimtari jeton. Gjithë romani është një prerje diakronike e asaj që ka përjetuar rrëfimtari në jetën e tij dhe nëpërmjet saj ai bën një diakroni të gjithë epokës historike në të cilën ka jetuar. Epoka, historia e përthyer në shpirtin e përvuajtur të një artisti, një piktori që shkruan dhe poezi. Ajo që kuptohet është se jemi në një situatë të pasluftës, por gjatë gjithë kohës flitet për luftën. Lufta nuk përshkruhet si fenomen, veprim më vete, por përshkruhen pasojat që ka ajo në shpirtin dhe karakterin e njerëzve, në përçudnimin dhe në dyzimin që lë pasojë. Pas çlirimit vjen liria, por ndodh që edhe të mos kenë këtë rend. Fjala liri, “rëndom ngatërrohej me çlirim”, por për shkrimtarin ndodh që një pushtim të zëvendësohej me një pushtim tjetër, me kaosin që vetëm liri nuk është, e ku ata që ndjehen triumfatorë shndërrohen në shtypës. Mona në romanin me të njëjtin emër do ta quajë këtë situatë “Liri e kaosit”. Në të tre romanet e tij, Buzhovi ka krijuar realitete tragjike ku vrasësi dhe çlirimtari herë janë përballë njëri tjetrit e herë identifikohen. Ashtu si në një lojë shahu ku dy anë të ndryshme të narratorit luajnë bashkë, e herë njëri bëhet sulmues e tjetri mbrojtës dhe e kundërta edhe në realitetin politik që përshkruan Buxhovi duket se rolet kanë ndryshuar. “Shoqëria jonë sipas mendimit tim e ka dorëzuar lirinë, ua ka dorëzuar atë dhunuesve të lirisë” – do te shprehet shkrimtari në një intervistë. Në qendër të tre romaneve shkrimtari zgjedh të trajtojë ngjarje që po ndodhin në bashkohësi, por e sheh të tashmen të lidhur me historinë. Ai e sheh të tashmen si një riciklim i të shkuarës, historia si “përsëritje e së njëjtës”. Historia është shndërruar në “Histeria”, historia është shndërruar në një “histeri lufte” janë fjalë që artikulojnë personazhet e Buxhovit. Njerëzit i harrojnë vazhdimisht mësimet dhe pësimet nga ajo që ka ndodhur para tyre. Leo Strauss theksonte se: ai që sot është më i forti mund të jetë më i dobti pas ca kohësh dhe pastaj viktimat e tij të mëparshme apo miqtë, do të marrin një hakmarrje të tmerrshme mbi të, për çfarë ka bërë ndaj më të dobtit kur ishte në lule të fuqisë së tij. Njerëzit gjithmonë harrojnë, se rolet vazhdimisht shkëmbehen. Tre romanet e fundit të Buxhovit janë një reflektim i thellë i situatës kaotike të krijuar për individin e pasluftës që e do lirinë nga pushtuesi, por do dhe lirinë personale e cila reflektohet në atë që ndodh jashtë, por dhe në ndjesinë krijuese.
(Botuar në ExLibris, 24 shtator 2022)

Lufta e Rusisë dhe lëvizjet e boshtit gjeostrategjik global dhe Shqipëtaret

0

Policia ruse në Moskë i ndalon të shunën ata që protestojnë kundër mobilizimit për të luftuar në Ukrainë.

Nga: Gani Asllani

___

Tash që për shtatë muaj bota ka parë hapur fuqinë e njëmendët të Rusisë, qoftë atë të ndikimit politik që lideri i Kremlinit ka mbi popullin e tijë, qoftë në atë ekonomik ku gazi rus u bllokua në tregjet europiane por ka nxitim të gjinden tregjet aziatike, si dhe fuqia ushtarake ruse që habiti edhe analistet më entuziast rusofil duke parë se lavdia e Bashkimit Sovjetik ka vdekur dhe nuk ndërtohet më, vërehet se boshti global gjeostrategjik ka lëvizur ndjeshëm.

Nga njëra anë SHBA-të dhe disa vënde aleate (kryesisht bota e demokracive liberale) që mbajnë në fijen e perit akoma poziten e liderit global, dhe nga ana tjetër dështimi katercipërorë rus për ta vëndosur vehten si lider i mirëfillt global. Ky fakt tashmë doli lakuriq jo vetëm nga lufta gati pesëmbëdhjet vjeqare në Siri ku Rusia u invstua tërsisht në mbrojtje të diktatorit Al Assad në mynyrë që nëpërmjet Sirisë të siguroj një pikë strategjike në detin Mesdhe, por që akoma nuk arriti të mund kryengritjen e njerzëve që duan të jetojnë të lirë, dështim spektakolarë Rusia pësoj edhe në Ukraine. Marrë nga këndvështrimi pragmatik, rajoni i Donbasit në Ukraine është i banuar me shumicë ruse.  Identiteti kombëtar dhe fetar atje është shum fluid dhe i perzier dhe gjuha që përdoret në përditshmëri është ajo ruse. E pra si ndodh që një teritor të tilllë Rusisë i duhen shtatë muaj për ta aneksuar? Sigurisht që duhet konsiderohet mbështetja e fuqishme që perendimi po i jep Ukraines me mjete luftarake që ta luftoj Rusinë ( vetëm këtë javë Britania e Madhe dedikoj 2.3 miliard funta për ushtrinë e Ukraines) por edhe vetëkënaqësia e presidentit rus Putin që pandehte se mund ta lëkund boten me një të lëvizur të gishtit.
Armatimet e prodhuara shtatëdhjet vite më parë që akoma lëngonin në hangarët ushtarak rus, taktikat ushtarake sovjetike që Rusia po përdor në Ukraine si; toka e djegur, ajri i mbytur dhe ktheje popullin kundër vëndit të vet kan dëshmuar pa-aftësi të lartë në menagjimin e situatës. Kjo tani solli në realitetin e ri ku Rusia nuk është më lidere botërore por veq një nga disa shtetet e mëdha të globit që tash duhet të ndjek vallen e Kinës sepse varësia ruse ndaj Kinës  u pa qartazi në mes Shtatorë në takimin e Vëndeve të Bashkëpuniminit të Konventës së Shangajt mbajtur në Uzbekistan ku Putini i mbështetur pas murit u qortua nga Kina, India por edhe dy republika të vogla  ish sovjetike për agresionin në Ukraine.
Çfar po ndodh ndërkohë?
Përpos Rusisë së mefshtë, kriza në Ukraine nxorri lakuriq edhe dobësitë e pa numërta të Bashkimit Europian që e gjënë shum të vështirë të flas me një zë në emër të të gjith anëtarëve, të veproj shpejt e drejt pa u lëkundur nga pasthirrma liderësh autokrat të ndonjë vëndi anëtarë dhe të sillet si force politike globale përpara vêshtirësive.
SHBA-të ndërkaq mbeten të vendosura për të mbrojtur sistemin e vlerave që ata i besojnë, kurse Kina po shfrytëzon dobësinë e Rusisë dhe po pëson ngritje të menduar strategjike globale. Gjithashtu vënde tjera të mëdha si India, Brasili, Indonesia, po gjëjnë vehten gjithnjë e më shum në skenën globale tani që dielli rus ka filluar të venitet.Po Shqipëtaret ku jan në rreshtimin e ri global?
Të qenurit e Republikes së Shqipërisë si anëtarë e NATO-s është garancia globale e sovranitetit të një vëndi të vogël. Detyra madhore e Shtetit Shqipëtare është ta forcoj sundimin e ligjit, të luftoj korrupcionin dhe të ngris kapacitetet shtetërore. Sulmi i hakerëve të Iranit rishtazi tregoj se Shqipëria nuk ka punuar fare për të instaluar kapacitete mbrojtëse kibernetike sepse shoqëria është orientuar në kundërvlera duke prodhuar muzikant tallava e pseudo gazetarë pa vlera profesionale.  Veq fakti se Britania e Madhe dërgoj në Minstrinë e Mbrendshme në Tiranë programer kompjuterik sepse në Shqipëri nuk kishte shkrues softwerësh të kallë datën. Në epoken e internetit shteti vepron me analfabet të teknologjisë informative.
Dhe në fund kur këto kushte të plotësohen Shqipëria të mund të antarësohet në Bashimin Europian si organizata kontinentale e prosperitetit ekonomik.
Republikes së Kosovës ndërkaq i mbetet imperativ mbarimi sa më parë i procesit të dialogut me Serbinë sepse koha e humbur i kushton shum vëndit, kjo sepse Serbia hap çdo tre katër muaj kapituj të ri në procesin e antarësimit në Bashkimin Europian kurse Kosova flet për nxhitës në tabelat e makinave. Me këtë proces është i nevjishëm dhe ndryshimi  i qëndrimit të Bashkimit Europian që e trajton statusin e Kosovës si qështje neutrale sepse vetëm si partner të barabartë mund të bisedosh me kë do për çfa do, prandaj dhe institucionet shtetërore të Kosovës duhet të këmbëngulin për këtë. Kështu pra edhe rrumbullaksimi i shtetësisë me transformimin e plotë të FSK-së dhe hyrjen e sajë në NATO është detyrë e veqantë  Pasi shtetësia të jet garantuar nga organizata më e fuqishme ushtarake në botë gjërat e tjera ndodhin shpejt.
Gani N Asllani PhD
Strateg i sigurisë në kuadër të programit tranches të NATO-s “Politikat gjeostrategjike të sigurisë globale dhe dikimet kontinentale” 2014-2017.

Vitrina e librit: Monografi artistike në 20 – vjetorin e Ansamblit “Drita”

1

Nga: Shefqet Dibrani

Haradin Gashi, “Dy dekada, Ansambli i këngëve dhe valleve “DRITA”, monografi, botues vetë Ansambli DRITA, Lena Graphic Design, Prishtinë 2022, faqe 272. ISBN: 978-9951-29-027-2.

Në kuadër të 20-Vjetorit, i cili u shënua më 11 shtator 2022, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “DRITA”, që vepron në Kreuzlingen të Zvicrës, nxori monografinë që i kushtohet veprimtarisë njëzetvjeçare të këtij Ansambli. Autor i monografisë është themeluesi i AVK-DRITA, dhe veprimtari i njohur Haradin Gashi. Monografia është libër artistik i punuar me shije dhe kulturë, me dizajn të zgjedhur, letër kualitative dhe e tërë është me ngjyra. Përveç shënimit “Hyrje”, të vet autorit në këtë monografi janë përfshirë shënime, kujtime e përshtypje të shumta për themeluesit dhe artistët e vegjel dhe të rritur si dhe shënimet përkatëse edhe për seksionin e këngëve dhe valleve. Gjithsesi kujdesshem dhe profesionalisht janë përfshirë shënime të ndryshme nga veprimtarë të shumtë. Këto deklerata janë të larmishme dhe kanë jehonë të bujshme për aktivitetin 20-Vjeçar të këtij Ansambli. Vërtetë këto shënime nga personalitete të njohura e publike, qofshin nga fusha e gazetarisë dhe e librit, si dhe personalitete të njohura nga fusha e biznesit dhe arritjeve të shumta, kanë bërë që me këto shënime ta kompletojnë edhe më mirë mendimin pozitiv për këtë ansambël i cili mjaftë sukseshëm ka zhvilluar veprimtarinë e vet kulturore e artistike në Zvicër dhe tej saj.

Vlenë për t’u theksuar se Monografia është e ndarë në disa kapituj: 1. Kontribuesit në AVK “DRITA”, në Kreuzlingen, ku përveç anëtareve dhe anëtarëve të ansamblit, ka shënime të mjaftueshme edhe nga intelektual, gazetar e shkrimtarë të cilët në njëfarë mënyre kanë qenë të ndërlidhur me veprimtarinë dhe sukseset e Ansamblit DRITA,2. Bashkëpunimi me shoqata simotra në Zvicër, është kapitull që plotësohet edhe me ilustime dhe me fotografi të shumta të veprimtarisë epjesëmarrjes nëpër Festivale e Aktivitete të përbashkëta me Shoqatat simotra që veprojnë kudo në Evropë, veçmas me ato që veprojnë në pjesën e Zvicrës Lindore,3. Sponsorët, përkatësisht miqtë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “DRITA”, janë ato e ata që si arteriet e gjakut kanë mundësuar financiarisht e teknikisht e fizikisht për të gjitha aktivitetet e ansamblit, 4. Shtypi dhe Mediat, janë pasqyra më e mirë e veprimtarisë së këtij Ansambli, por ajo që bie në sy, janë shënimet e gazetarit Rexhep Rifati, i cili si askush tjetër ka përcjellur shumicën e aktivitetve, koncerteve dhe përvjetorëve që ka zhvilluar, mbajtur e festuar ky Ansambël,5. Fotoalbumet nga aktivitetet e ndryshme janë dëshmi shtesë e këtij argumentimi artistik, prandaj mendoj se pa këtë kapitull faktografik, kjo monografi nuk do të dilte kaq e kompletuar dhe kaq artistike. Vlenë të thuhet se kolazhi i fotografive, (të gjitha me ngjyra), janë dëshmia më e mirë e gjithë veprimtarisë kulturore e artistike të Ansamblit,6. Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar (LAPSH), në Kantonin Thurgau, është pasqyrë tjetër dhe e mirë edukative e arsimore që është bërë në këtë Kanton, ku njëri nga veprimtarët më të dalluar është vet autori i Monografisë, z. Haradin Gashi, i cili bashkë me veprimtaritë tjera, dhe tashmë edhe me botimin e këtij libri sa Monografik po aq historik e artistik, ka tërhequr vëmendjen e shoqërisë dhe komunitetit të këtushëm, prandaj gëzon respekt të gjithanshëm dhe nga të gjitha anët.

Monografia është botim i Ansamblit DRITA, kurse është realizuar nga Shtëpia Botuese, “Lena Graphic Design”, Prishtinë 2022.St. Gallen, 25 shtator 2022.Shefqet DIBRANI