Kreu Blog Faqe 1225

Perdja që mundohet ta përdorë sindikata

0

nga Ujk Bardhi, Shkodër 

Perdja që mundohet ta përdorë Sindikata  e Mësimdhënësve në Kosovë me moton se i mbron të drejtat e punëtorëve, është e tejdukshme, e endur në vekun sllav ku përnjihen ngjyrat e “perestrojkës” që ka për qëllim destabilizimin e Kosovës përmes opozitës dështake këtu e njëzet vjet më parë… Nuk janë të drejtat e punëtorëve dhe të askuj tjetër më të rëndësishme se “E Drejta e Atdheut të jetë i Lirë dhe Sovran”, sapo i dalur nga kthetrat e shovenizmit serbomadh në koleboracion të thellë me kolonën e pestë të instaluar në Kosovë qysh moti. 

Në dy dekadat e kaluara, fill pas mbarimit të luftës së mbrëme në Kosovën e varfëruar skajshmërisht dhe, me dashje apo pa vetëdije, sindikata e ndihmuar nga opozitarët e tanishëm që e zhvatën për së gjalli popullin dhe pasurinë e Kosovës për njëzet vjet më shumë se serbosllavija për dyzet vjet dhe tani vetë shqiptarët kanë vënë murin ndarës ndër-shqiptarë “pro et contra” apo atë  të thënies angleze, “be or not to be”! Pra, kojo është çështja tani, duam të ekzistojmë si Kosovë e pavarur apo nuk duam të ekzistojmë si e tillë…?! 

Çdo përqindje paraqet numra me të cilët mund të manipulohet, por edhe mund të bihet në ujdi, por asnjë numër apo përqindje nuk është më e rëndësishme se ujdia dhe detyrimi moral e kombëtar për moscënim të sovranitetit shtetformues të Kosovës….! Kujt i shërbejnë përçarjet si në bllokun politik e si në bllokun apolitik, në elektoratin edhe ashtu të polarizuar e pastaj të manipuluar nga profiterët politikë. Nuk ekzistojnë vetëm profiter lufte, ekzistojnë edhe profiter paqeje. Pra destabilizimi i Kosovës u intereson të huajve, armiqve shekullorë të shqiptarëve, kurse stabilizimi u intereson jo shqipfolësve por shqiptarëve të vërtetë, atyre që kanë bosht rrotullimi shqiptarizmin dhe jo atyre që nuk e kanë busollën e orientimit pro-perendimor.?! 

Veprimeve negative dhe dashakeqe për ekzistencën e popillit shqiptar, jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trojet arbërore ku frymohet për gjallimin shqip, gama e tyre është shumë e madhe; duke filluar nga gjërat më të thjeshta deri te ata më komplekse, nga manifestimet kulturore nga veshja publike, nga sasia e ndërtimeve të objekteve fetare, forma orientale e orthodokse e sjelljes publike madje dhe e jetesës…dhe hapja e subjekteve juridike si dhe shoqatave të huaja kinse për “bamirësi”, argatëria e lirë që vjen si ndihmë gjoja familjare nga fonde të huaja që në esencë mjellin “…izmin” vdekjeprurës për ne, te një pjesë e popullit tonë, tek ajo pjesë që e ka tabanin kombëtar të dobët që e ka interesin vetjak të sforcuar që ka dëshirë të manipulohet kinse me dëshirë po i përqafon ato që janë të huaja në emër të lirisë së shferenuar të tij,,, e cila mund të jetë diçka tjetër por “liri veprimi e individit” nuk mund të jetë kurë sepse çdo gjë që jepet nga jashtë e nuk fitohet me djersën e ballit tënd nuk të pavarëson përkundrazi të vë nën zgjedhën e huaj për jetë të jetëve. Përveç investimeve me kapital të huaj dhe teknologji moderne por me fuqi punëtore dhe resurse njerëzore menaxhuese nga vendasit, me marrëveshje të përcaktuar qartë për ndarjen e drejtë të fitimit, po kjo e fundit u duhet shteteve shqiptare por me kusht që ata që e menaxhojnë mos ta vjedhin shtetin e tyre sepse ai nuk është vetëm i tyre, ai është  i të gjithëve, pra edhe i brezave që janë dhe që do vijnë, mëpastaj, në jetë të jetëve sa do të ekzistojë kjo botë..! 

 Ulku i Bardh

Medvedev: Kjo nuk është një sajesë

0

Foto: Maxim Shemetov / Reuters / NTB

Marthe S. Lien

Ish-presidni rus Dmitri Medvedev, i cili tani është i përvetësushëm/kryetar i këshillit të urmës kombëtare të Rusit, i cili u shfaq në Rusi se Rusia ka të jetë e nevojshme.

“Kjo nuk është një çimkat,” tha ai.

Në fondin e javës së fundit, Medvedev bëri deklarata të ngjashme.

“Rusia është gati të mbrojë territoret e saj të reja me çdo mjet të nevojshëm, duke përfshirë armët strategjike bërthamore,” tha ai atë kohë.

Më parë në shtator, ish-presidenti kërcënoi gjithashtu me ditën D nëse Ukraina përpiqej të rimerrte Krimenë. Në të njëjtën kohë, ai kërkoi që Ukraina të dorëzohej dhe të binte dakord me kërkesat e Rusisë.

“Ultimatumet e tanishme janë ushqimi për bebet krahasuar me ato që do të jenë kërkesat në të ardhmen. Një dorëzim total nga regjimi në Kiev sipas kushteve të Rusisë, tha Medvedev.

(Dagbladet/NTB)

Shqetësohet Japonia

0

Marthe S. Lien

Japonia kërkon që Rusia të kërkoj falje pasi një diplomat japonez u kap dhe u trajtua në një mënyrë që japonezët thonë se është “e pabesueshme”.

Autoritetet ruse e kanë akuzuar diplomatin për spiunazh dhe e kanë shpallur atë “persona non grata” (të padëshirueshëm).

Japonia e mohon pretendimin. Sipas një zëdhënësi, diplomatit iu mbyllën sytë, ndërsa të dy duart dhe koka u shtypën në mënyrë që ai të mos lëvizte gjatë arrestimit.

“Pastaj ai u mor në pyetje në një mënyrë shumë të pakëndshme,” tha zëdhënësi i qeverisë japoneze Hirokazu Matsno.

“Japonia po proteston me forcë kundër këtyre akteve të pabesueshme,” shtoi ai.

Diplomati është liruar tani dhe është caktuar të largohet nga Rusia të mërkurën, sipas Matsinos.

Në Tokio, ambasadori i Rusisë është thirrur në bisedë. Atij po i kërkohet një falje zyrtare për atë që autoritetet japoneze besojnë se është një shkelje e Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike.

Rusia e konsideron Japoninë një shtet armiqësor si rezultat i mbështetjes së saj për sanksionet perëndimore kundër Rusisë pas luftës në Ukrainë.

(NTB)

[contact-form][contact-field label=”Name” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Website” type=”url” /][contact-field label=”Message” type=”textarea” /][/contact-form]

Për vdekjen e “muslimanit të vërtetë” Yūsuf ʿAbdallāh al-Qaradāwit dhe për ata që u pikëlluan për të…!

0
Hamdi Reqica, Prishtinë
___
Të gjithë ata që sot po ndjehen të pikëlluar për vdekjen e Yūsuf ʿAbdallāh al-Qaradāwit (Jusuf al-Kardavi) duhet të përkujtojnë se:
1. Derisa e urdhëronte me dhunë bartjen e mbulesës për femra, vetëm në një rast e lejonte që femra ta heq mbulesën, të mos ketë përcjellës kur të dalë jashtë shtëpisë, të mos e pyes burrin për leje për dalje, dhe atë vetëm në rastin kur ajo femër kryente një akt xhihadist apo siç e përdorte termin „operacion të martirizimit“
2. Për Holokaustin thoshte se është „Mënyra e hakmarrjes shkatërruese të Allahut ndaj hebrenjëve“ dhe bënte thirrje për një „Holokaust të Dytë nga dora e besimtarëve“
3. Ishte kundër filozofisë së demokracisë, kundër sekularizmit, kundër komuniteteve me veti të veçanta, ishte për rrahjen e „lehtë“ të femrave, ishte edhe për denimin me vdekje të atyre që largohen nga islami.
Ka edhe shumë e shumë thënie e interpretime radikale dhe ekstremiste të tij, sa që kur dikush pikëllohet për vdekjen e tij, duhet të ketë parasysh edhe qëndrimin prej armiku të tij ndaj secilit që nuk është „musliman i vërtetë“ dhe të gjithë atyre jomusliman!
Paqe!

Shtetndërtimi i Kosovës dhe fshirja e kujtesës historike!

0
Jusuf Buxhovi, Prishtinë
___
* Një reagim ndaj përpjekjeve që të anashkalohen datat historike që lidhen me shtetndërtimin e Kosovës, ku ajo e Referendumit për Pavarësi e 26 shtatorit 1991 duhet të shpallet festë zyrtare.
***
“Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë veni dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë ishte dhe çfarë është…”
Këto fjalë të publicistit të njohur Eduard R. Murrov, të cilat qëndrojnë si moto e “Kosovës” në pesë vëllime (2015), edhe si të shkëputura flasin për vrasjen e kujtesës historike, por edhe të historisë konkrete, me të cilën lidhet qenia e një populli të gjykuar për t’u zhdukur, përvojë kjo e njohur që ka të bëjë me gjenocidet e ushtruara ndaj disa popujve, ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët.
Sigurisht se metafora e Murrovit për fshirjen e kujtesës historike si dhe rishkrimin e saj, ka një mesazh tepër dramatik për viktimat e historisë, në mënyrë që ajo të mos u përsëritet. Për shqiptarët e Kosovës, që brenda një shekulli e gjysmë përjetuan tre gjenocide, ndërsa këtij të katërtit (në fundvitet e nëntëdhjeta) i shpëtuan në saje të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s të drejtuar nga SHBA-të, kujtesa historike ka rëndësi të veçantë, ngaqë me të lidhet edhe çlirimi, lidhet liria e pa përfunduar ose e abuzuat, lidhet edhe demokracia, e mbi të gjitha lidhet krijimi i shtetit të Kosovës, që paraqet të arriturën më të madhe historike të shqiptarizmit.
Dhe, kujtesa historike e shtetit të Kosovës, që si pjesë e Shqipërisë së natyrshme lidhet me mbretërinë dardane si dhe strukturat e saj të shkapërderdhura nën kurorën e Bizantit (principatat dhe zhupanitë e shumta),të cilat i rrënoi pushtimi pesëshekullor osman, prore ushqeu lëvizjet për çlirim dhe liri. Të tilla ishin ato gjatë pushtimi osman, ku Lidhja Shqiptare e Prizrenit e vitit 1878 nxori në skenë nacionalizmin polititik (shqiptarizmin), që u kurorëzua me qeverinë e përkohshme të Lidhjes Shqiptare (1881), të parin organizim shtetëror pas shtetit të Skënderbeut, që i parapriu edhe pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912. Edhe gjatë kohës së pushtimit nga Beogradi (1912-1999), lufta për çlirim dhe bashkim kombëtar nuk reshti dot. Në përputhje me rrethanat, veçmas ato ideologjike, ndryshoi formën por jo edhe përmbajtjen. Kështu, në vitet e gjashtëdhjeta, të shtatëdhjeta dhe ato të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, koncepti i iredentizmit ideologjik, me kërkesën për Republikën e Kosovës, u zëvendësua me atë për barazi në federatën jugosllave, me çka barazia kthehet në një strategji të re për shkëputjen nga pushtimi i Beogradit. Dhe si e tillë, në rrethanat e rënies së komunizmit dhe fillimit të shpërbërjes së federatës jugosllave, me krijimin e Lëvizjes Kombëtare te fundviteve të tetëdhjeta dhe atyre të nëntëdhjeta e drejtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në të cilën morën pjesë të gjithë shqiptarët pa përjashtim ideologjie dhe përkatësi sociale, përfundimisht u vu në binarët e pandalshëm historik. Kjo lëvizje kombëtare ndër më të fuqishmet dhe njëherësh ndër më të sukeseshmet e historisë sonë, ka kalendarin dhe arkitekturën e vet politike, që kaloi nëpërmes legjitimitetit të infrastrukturës demokratike të domsdoshme për një shtet të pavaur: Deklaratën për Pavarësi të 2 korrikut 1990, Kuvendin e Kaçanikut të mbajtur më 7 shtator 1990 dhe, sidomos, Referendumin për Pavarësi të 26 shtatorit 1991, ku qytetarët e Kosovës në rrethanat e një kërcënimi policor dhe ushtarak, që u vinte nga soldateska e Beogradit, votuan për pavarësi, me ç’rast iu dha drita jeshile themelimit të shtetit të Kosovës, i cili filloi të jetësohet me zgjedhjet e para pluraliste dhe presidenciale më 24 prill 1992, që për pasojë patën krijimin e Qeverisë së Kosovës dhe atë që u shfaq si shtet paralel, i cili mori përsipër organizimin e jetës institucionale, ku bënte pjesë edhe rezistenca e armatosur, e cila, edhe përkundër vështirësive të njohura të shkaktuara nga përçarjet e brendshme nga rrymat e ndryshme ideologjike po edhe koninkturat e jashtme për “politikën pa luftë dhe luftën pa politikë” me limitet e së cilës kishte punë, në çastet e domosdoshme, me shfaqjen e UÇK-së, u kthye në mjet të dobishëm të politikës me të cilën u legjitimua edhe ndërhyrja e armatosur ndërkombëtare. Pra, 26 shtatori i vitit 1991 është themel i shtetit të Kosovës, që u konfirmua me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008. Si e tillë, kjo datë duhet të shpallet festë zyrtare.
Por, kujtesa historike e shtetit të Kosovës si dhe datat e saj që u përmendën më lart anashkalohen, por edhe “harrohen” fare dhe qëllimisht madje nga mohuesit e historisë së njëmendtë brenda e jashtë, qëllimi i të cilëve është të “dëshmohet” se shteti i Kosovës është një projekt i dështuar politik që nuk e duan as shqiptarët! Në këtë sfond gjithëses se 26 shtatorit 1991, dita e Referendumit për Pavarësi, si akt historik dhe legjitim i vetëvendosje, ndonëse së voni shënohet kalimthi nga drejtuesit e institucioneve më të larta të vendit (presidentja dhe kryeministri), vazhdon të injorohen nga “historianët” si dhe institutet ( ai i Historisë dhe Albanologjisë), gjë që me këto veprime shkëpusin qëllimisht shtetndërtimin e Kosovës nga proceset historike, që cilat e sollën në gjendjen e tanishme. Me këtë qëndrim antihistorik dhe antikombëtar, që
ruan diskurin e diktatit ahtisarian, me të cilën Beogradit në përputhje me Memorandumin e Çubrilloviqit iu dhanë tapitë e drejtës historike mbi trashëgiminë mesjetare, shteti i Kosovës, pa krishterimin mesjetar që ishte i shqiptarëve nga shfaqja e tij në Ilirik dhe Dardani nga shekulli IV, kthehet në një shtëpi pa themel, e mbi të gjitha në një feud pa kujtesë historike, pa trashëgimi shpirtërore, pa identitet etnik dhe kulturor të një qytetërimi të lashtë antik (dardan-ilir), në një si çorbë e mbetjes otomane dhe hiç tjetër, ku madje zhvlerësohen edhe konceptet intelektuale, shoqërore, që lidhen me ato të Rilindjes kombëtare dhe shtyllave kryesore mbi të cilat qendronte shqiptarizmi si program politik, që nuk është përmbylllur ende, gjë që si po sillemi ne me shtetin tonë sikur tumirë akuzat që Beogradi ka ngritur kundër nesh në memorandumet e akademikëve serbë, atë të vitit 1937, 1944 dhe të vitit 1986!
Dhe, kur Murrov fliste për shkatërrues të kujtesës historike dhe të historisë, te ne, çuditërisht po ndodhë vetë-shkatërrimi i historisë nëpërmes vetë-harresës; po ndodhë vetë-shkatërrimi i identietit kulturor dhe shpirtëror (duke u zëvendësuar kombëtarja me fetaren dhe arabizimin brutal të modelit të umës).
Pra, po ndodh vetë-shkatërrimi i shtetit të Kosovës dhe karakterit të tij sekular dhe arsimit laik në përputhje me planet e armiqëve të tij shekullor, e me këtë edhe vetë-shkatërrimi ynë!
Dhe, nga mallkim i vetë-shkatërrimit, nuk ka shpëtim, e as fajtor madje!…

Protestat në Iran: Të paktën 76 vetë njoftohet se janë vrarë

0
  • Disa protestues i janë përgjigjur vdekjes së Aminit duke hequr hixhabat e tyre, duke i djegur ato dhe duke i prerë flokët e tyre në shenjë proteste ndaj trajtimit të qeverisë ndaj grave. Foto: Orhan Qeremanm, Reuters/NTB
  • Maria T. Pettrém

Demonstratat në Iran hynë në ditën e tyre të 11-të të hënën. Qindra protestues janë arrestuar në veri të vendit.

“Jo shalave, jo shamive, jo çallmave, po lirisë dhe barazisë!”, thërrasin dhe bërtasin protestuesit në rrugët e Teheranit.

Skena nga demonstratat në Iran kanë qarkulluar anembanë botës gjatë javës së kaluar. Gratë që heqin shawls nga kokat e tyre. Kush i pret flokët në zemërim. Duke djegur hixhabët.

Së paku 76 protestues kanë humbur jetën, sipas shifrave të reja nga grupi i të drejtave të njeriut Iran Human Rights (IRH) me qendër në Oslo të hënën natën.

Arsyeja e protestave është vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini. Ajo vdiq në paraburgim pasi u arrestua nga e ashtuquajtura polici morale. Arsyeja e arre

stimit thuhet se është përdorimi i pasaktë i hixhabit. Policia iraniane beson se ajo vdiq nga një atak në zemër.

Vdekja e Amini ka ngjallur zemërim të ashpër dhe protesta të ashpra kundër regjimit iranian. Protestuesit besojnë se policia morale vrau Aminin.

Të hënën, protestat hynë në ditën e tyre të 11-të.

Thuhet se 41 janë vrarë.
Që nga vdekja e Amini, protestat kanë bërë kërdinë në më shumë se 50 qytete. Autoritetet iraniane, nga ana e tyre, u janë kundërvënë protestave me internet të bllokuar, dhunë dhe arrestime.

Ndër të tjera, autoritetet kanë bllokuar aksesin në Instagram dhe Whatsapp. Dy aplikacionet janë më të përdorurat në Iran. Autoritetet kanë bllokuar aksesin në Facebook, Twitter, Telegram, Youtube dhe Tiktok në vitet e fundit.

Qëllimi është të kufizohet kontakti dixhital midis protestuesve. Hera e fundit që Irani bllokoi aksesin në internet si ky ishte në nëntor 2019.

Ajo ishte gjithashtu në lidhje me protestat e mëdha në një numër qytetesh, në atë kohë për shkak të rritjes së mprehtë të çmimeve të benzinës. Pastaj rrjeta u bë e zezë për gjashtë ditë.

Irani tronditet nga protestat e dhunshme pasi një grua e re u vra në paraburgim të të ashtuquajturës “polici morale”. Foto: Orhan Qereman, Reuters / NTB

Të hënën, numri zyrtar i të vdekurve ka kaluar 41. Shumica e tyre protestues, por edhe anëtarë të forcave të sigurisë. Së paku katër fëmijë thuhet të jenë midis të vrarëve, sipas Amnesty International.

Por numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë, sipas IRH.

Ata vlerësojnë të hënën se së paku 76 protestues kanë humbur jetën. Në të njëjtën kohë, ata vënë në dukje se ka qenë e vështirë të konfirmohet numri i të vdekurve për shkak se aksesi në internet është bllokuar.

NetBlocks på Twitter: “⚠️ #Iran is now subject to the most severe internet restrictions since the November 2019 massacre. ▶️ Mobile networks largely shut down (MCI, Rightel, Irancell – partial) ▶️ Regional disruptions observed during protests ▶️ Instagram, WhatsApp restricted https://t.co/8cCHIJA2Oi” / Twitter

Fakte
Mahsa Amini
Më 16 shtator, 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Amini ishte nga qyteti Saqqez në pjesën kurde të Iranit. Emri i saj kurd është Jina ose Zhina Amini.

Amini ishte me pushime në Teheran me vëllain e saj kur u arrestua nga e ashtuquajtura “policia e moralit”, sepse nuk i kishte flokët e mbuluara siç duhet.

Sipas disa dëshmitarëve okularë, Amini u rrah nga policia gjatë arrestimit. Menjëherë pas kësaj, ajo ra në koma dhe vdiq disa ditë më vonë.

Vdekja ka shkaktuar protesta të dhunshme në një numër qytetesh iraniane.

Policia iraniane mohon se është përgjegjëse për vdekjen. Ata pretendojnë se Amini vdiq nga infarkti i zemrës.

Familja e Amini e quan këtë gënjeshtër. Ata thonë se Amini nuk kishte probleme shëndetësore përpara se të arrestohej.

Arrestime të gjera
Javën e kaluar, kreu i gjyqësorit iranian, Gholam-Hussein Mohseni-Edjahi, urdhëroi trajtim të ashpër të asaj që ai e quan “protestues profesionistë”. Presidenti i vendit Ebrahim Raisi tha se demonstratat që po bëheshin qenë akte të papranueshme kaosi.

Në ditët e fundit, të paktën 450 vetë janë arrestuar në Mazandaran, një provincë veriore e Iranit. Kështu shkruan The Guardian. Në provincën Guilan, të paktën 700 protestues janë arrestuar, duke përfshirë 60 gra.

Gratë kurde mbajnë portrete të të ndjerit Mahsa Amini gjatë protestave në Bejrut të mërkurën javën e shkuar. Fotografi: Bilal Husein / AP, NTB

Protestat kanë qenë veçanërisht intensive në Veriperëndim të Iranit. Shumë nga kurdët e vendit jetojnë atje, të cilët përbëjnë rreth 10 për qind të popullsisë iraniane.

Vendi ka marrë tashmë kritika ndërkombëtare për trajtimin e protestuesve.

“Përdorimi nga Irani i forcës kundër protestuesve jo të violentë është i pajustifikuar dhe i papranueshëm,” tha të dielën mbrëma shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell.

Fotografitë dhe videot nga demonstratat në Iran gjatë javës së kaluar kanë bërë xhiron e botës. Foto: Orhan Qereman / Reuters, NTB

Përleshje gjatë demonstratave në Londër dhe Paris
Njerëzit jashtë kufijve të Iranit kanë demonstruar gjithashtu në emër të popullit iranian në ditët e fundit. Të dielën, pati demonstrata përpara ambasadave iraniane si në Paris, ashtu edhe në Londër.

Protestuesit në Paris u ndaluan nga forca të mëdha policore ndërsa marshonin nëpër qytet për në ambasadën e Iranit, sipas NTB. Rreth 4,000 vetë thuhet se kanë marrë pjesë në demonstratë.

Policia konfirmoi se përdori gaz lotësjellës kundër protestuesve dhe tha se protestuesit u përpoqën në disa raste të kalonin postblloqe të vendosura pranë ambasadës.

Të dielën, gjërat morën gjithashtu një kthesë për keq në Londër. Policia tha se dymbëdhjetë vetë qenë arrestuar dhe pesë oficerë qenë plagosur.

Gjithashtu në Oslo, disa qindra vetë u paraqitën përpara parlamentit të shtunën për të mbështetur luftën e iranianëve. Shumë ish-iranianë thuhet të kenë qenë midis të pranishmëve. Disa hixhabe dhe flamuj iranianë u vunë në zjarr, sipas NTB- së.

Demonstrata të fuqishme kanë tronditur Iranin ditët e fundit, pasi një grua e re u vra në paraburgim të të ashtuquajturës “polici morale”. Foto: Wana News Agency, Reuters/NTB

Aftenposten

Përktheu: Drini

Kalendari historik: Kosova Shtet Sovran dhe i Pavarur, para 31 viteve u votua pro 99,87 për qind 

0

-Në Referendumin e mbajtur para 31 viteve,  nga 26 deri në 30 Shtator 1991, për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur u votua pro 99,87 për qind/ 

 -Gazeta e rezistencës “Bujku” para 30 viteve: Kosova filloi Referendumin për Sovranitet; Manifestim paqësor e demokratik përballë dhunës; Masivitet i madh në votime…; Referendumi për Kosovën Sovrane u krye me sukses të plotë; Mbi 99 për qind të votuesve për Sovranitetin Shtetëror të Kosovës…/ 

-Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova për Referendumin për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur: Është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen/ 

 -Referendumi u mbajt në rrethana të një okupimi të egër të regjimit të Beogradit dhe të një shtetrrethimi ushtarako-policor, ndërsa rezultatet e tij ishin mesazhe të fuqishme dhe të qarta të Kosovës për gjithë botën në një kohë të lëvizjes gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci/ 

Nga Behlul Jashari, Prishtinë 

PRISHTINË, 26 Shtator 2022/ Kosova Shtet Sovran dhe i Pavarur u votua pro 99,87 për qind në Referendumin e mbajtur para 31 viteve, nga 26 deri në 30 Shtator 1991. 

“Kosova filloi Referendumin për Soranitet”, ishte kryetitulli i ballinës së gazetës së përditshme të rezistencës “Bujku” të datës 27 Shtator 1991. 

“Republika e Kosovës filloi Referendumin për të nesërmen e vet: Shtet Sovran dhe i Pavarur. Referendumi i parë historik i Kosovës i shprehejes së vullnetit të lirë politik të popullit filloi në kushte e rrethana shumë të rënda që po përjeton Kosova nën pushtetin policor serb, prandaj vota për sovranitet dhe pavarësi  është edhe votë e deklarimit demokratik e paqësor për liri e barazi të plotë  për çka shqiptarët në Kosovë dhe në Jugosllavi edhe para këtij referendumi janë deklaruar fuqishëm me shumë forma të shprehjes  e të manifestimit të vullnetit të lirë”, shkruaja atëherë në 26 Shtator 1991 në kryeartikullin e botuar në numrin e së nesërmes të gazetës “Bujku”. 

Legjenda e fotografisë në ballinë ishte: “Deklarim demokratik për ardhmërinë e Kosovës: pamje e Prishtinës”. Aty, po në faqen e parë, në mbititull shkruante: “Udhëzime për mbajtjen e Referendumit”, e në titull theksohej: “Referendumi është legal dhe legjitim”. 

Në kryetituj balline gazeta “Bujku” në 28 Shtator 1991 shkruante: “Referendumi për Republikën e Kosovës Shtet Sovran e i Pavarur – Manifestim paqësor e demokratik përballë dhunës”, ndërsa në 29 Shtator 1991 konstatonte: “Masivitet i madh në votime për Republikën e Kosovës Shtet Sovran e i Pavarur – Referendumi në Kosovë në përfundim”. 

Forhåndsvisning av bilde

E në numrin e 1 Tetorit 1991 gazeta “Bujku” në mbititull e kryetitull në ballinë shkruante: 

“Pas pesë ditësh votimi masiv në Referendumin për Republikën e Kosovës Shtet Sovran dhe të Pavarur  – Referendumi për Kosovën Sovrane u krye me sukses të plotë”. Tituj balline ishin edhe: “Parlamenti i Shqipërisë përkrahu Rezolutën për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur” dhe “Qeveria Amerikane ka kundërshtuar politikën e Serbisë ndaj shqiptarëve”… 

 “Fillim i së nesërmes” ishte titulli i redaksionalit që kam shkruar para 32 viteve në 2 Korrik 1990, duke qenë me delegatët në ngjarjen historike kur para dyerve të mbyllura të Kuvendit në shtetrrethim e para snajperëve serbë Kosova me Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 shpallte pavarësinë e saj, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik. 

Forhåndsvisning av bilde

Në editorialin e botuar të nesërmen në ballinën e gazetës tradicionale të vetme shqipe kosovare në atë kohë Rilindja, theksoja se, “Deklarata Kushtetuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës është deklarim i popullit për barazi e subjektivitet të plotë të Kosovës e të shqiptarëve… është fitore e akt historik i shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik, është fillimi i fundit të pabarazisë e padrejtësive…Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota…” 

Forhåndsvisning av bilde

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 dhe aktet e tjera madhore që e pasuan, Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit të po atij viti e Referendumi për Pavarësi i 26 deri 30 Shtator 1991 shënonin kthesën historike drejt së nesërmes – të sotmes së Kosovës së lirë e të pavarur. 

“Në Referendum dolën 914.802 veta ose 87,01% e 1.051.357 qytetarëve me të drejtë vote, prej tyre për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur votuan 99,87%. Kundër kishin votuar 164 veta, ndërsa të pavlefshme ishin 933 fletëvotime”, konstatonte Komisioni Qendror për Zbatimin e Referendumit në raportin përfundimtar.
Gjithnjë sipas rezultateve zyrtare përfundimtare të shpallura nga Komisioni, në votim, për shkaqe dhe arsye të ndryshme, nuk dolën 136.555 votues apo veç 12,99% e qytetarëve të Republikës së Kosovës me të drejtë vote.  Për realizimin e Referendumit pati 1500 vendvotime me 450 njësi votuese. 

Forhåndsvisning av bilde

 Referendumi u mbajt në rrethana të një okupimi të egër të regjimit të Beogradit dhe të një shtetrrethimi ushtarako-policor, ndërsa rezultatet e tij ishin mesazhe të fuqishme dhe të qarta të Kosovës për gjithë botën në një kohë të lëvizjes gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci. 

  “Është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen”,  theksonte  Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në intervistën e parë ekskluzive për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), që e kam zhvilluar para 28 viteve, në 22 Shtator 1994, në 3 vjetorin e Referendumit të deklarimit të vullnetit kombëtar e demokratik të popullit të Kosovës. 

Forhåndsvisning av bilde

Redaktori i gazetës Rilindja, Behlul Jashari me Presidentin Ibrahim Rugova

Në intervistë, Presidenti  Rugova, i cili vazhdimisht theksonte se “zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur” fliste edhe për opcionin e “lidhjeve konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”. 

 Vizionet e parashikimet në lëvizjen e luftën drejt Lirisë e Pavarësisë,  për të cilat fliste Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në intervistë para më shumë se çerek shekulli – 28 viteve janë realizuar gjatë viteve: “Një mbrojtje për Kosovën…një protektorat ndërkombëtar” erdhi me ndërhyjen shpëtimtare të forcës më të madhe planetare – NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendosjen e administratës së Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në vitin e madh të lirisë 1999. “Dhe, kjo kontribuon në realizimin e pavarësisë, për të cilën është deklaruar populli i Kosovës”, shprehej Presidenti Rugova në intervistë…dhe pavarësia u shpall në 17 Shkurtin historik 2008… 

Forhåndsvisning av bilde

Behlul Jashari duke e intervistuar Ibrahim Rugovën

Pas ditëve të zhvillimit të votimeve masive, gazeta “Bujku” njoftonte rezultatet e referendumit. 

Me kryetitullin “Mbi 99 për qind të votuesve për Sovranitetin Shtetëror të Kosovës”, me mbititullin “Kumtesë e Komisionit Qendror për Zbatimin e Referendumit të Kuvendit të Republikës së Kosovës” dhe me nëntitullin “Prej më se 1 milion votuesve kanë dalë në votime mbi 870 mijë veta ose rreth 85 për qind e numrit të pëgjithshem të qytetarëve me të drejtë vote. Pjesëmarrja e serbëve dhe e malazezve në referendum ishte simbolike”, gazeta kosovare e rezistencës “Bujku” në numrin e 4 Tetorit 1991, në  faqen e parë shkruante: 

“Deri më 3.10.1991 Komisionit Qendror të Kuvendit të Republikës së Kosovës për zbatimin e referendumit për Republikën e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur i kanë arritur rezultatet e votimeve nga të gjitha komunat e Kosovës, si edhe nga disa shtete të Evropës Perëndimore, nga SHBA-të, Australia e të tjerë. Ende nuk kanë arritur rezultatet e votimeve të qytetarëve të Kosovës që punjnë përkohësisht në disa republika të tjera në Jugosllavi, si edhe nga disa shtete të Evropës Perëndimore, e supozohet se është një numër i madh i votuesve. 

Forhåndsvisning av bilde

Behlul Jashari me Ibrahim Rugovën

Nga përpunimi i rezultateve të votimimeve që kanë arritur mund të konstatohet se në Referendum, prej më tepër se 1 milion votuesve, kanë dalë më shumë se 870.000 votues, ose afër 85 për qind të numrit të përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote. Për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur janë deklaruar 99,8% të votuesve. 

Rezultatet e votimeve dhanë mundësi të konstatohet se në Referendum ka dalë një numër i konsiderueshëm i myslimanëve, turqve, kroatëve, romëve e të tjerë, ndërsa pjesëmarrja e serbëve dhe e malazezve ishte simbolike. 

Forhåndsvisning av bilde

Ibrahim Rugova duke votuar …

Komisioni Qendror për zbatimin e Referendumit lut të gjitha komisionet, të cilat nuk i kanë dorëzuar ende rezultatet e votimeve, ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të kumtohen rezultatet përfundimtare të Referendumit, thuhet në kumtesën e Komisionit Qendror për zbatimin e referendumit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”. 

Gazeta “Bujku”, që shkruante kështu, ishte “edhe gazetë edhe televizor”, si thoja atëherë gjatë ditëve të referendumit, meqë në terrin informativ, kur ishte i okupuar edhe Televizioni i Prishtinës, për ta “kompensuar” mungesën e televizionit botonim edhe shumë fotografi të mëdha nga votimet e atmosfera. Dhe thuaja e gjithë gazeta ishte referendum, me raporte të gjëra e fotografi të ekipeve të gazetarëve e korrespondentëve nga e gjithë Kosova që punonin ditë e natë e me sakrifica. 

Në atë kohë gazeta e vetme e përditshme shqipe në Kosovë, “Bujku”, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, gazetë e rezistencës e pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, dilte nga 18 Janari i vitit 1991, e pasonte dhe sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia  të gazetës tradicionale, të parë e të vetme të përditshme shqipe në Kosovë Rilindja 

Që atëherë nisëm edhe bashkëpunimet me Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare, duke marrë e botuar informacionet e saj, e kështu u themeluan bashkëpunimet e para të medias Shqipëri-Kosovë. 

E pastaj, të parat bashkëpunime të një media të Kosovës me një media të Shqipërisë vijuan edhe me raportimet me lidhje telexi për zgjedhjet e para pluraliste kosovare, parlamentare e presidenciale, të 24 Majit 1992, ku Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i  Republikës, e që shënonin fillimet e korrespondenturës së Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë në Kosovë.  Zyra e telexit në ambientet e gazetës “Bujku” në katin e pestë të Pallatit të Shtypit Rilindja në Prishtinë u bë edhe Zyra e korrespondentit në Kosovë të Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, e edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë. 

Para 28 viteve, në 22 Shtator 1994, Presidenti historik i Kosovës,  Ibrahim Rugova, në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar – të parën të një presidenti kosovar dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare, të cilën e cilësonte edhe si një hap në politikën globale të shqiptarëve, si edhe vazhdimisht, falenderonte dhe vlerësonte për informimin nga Kosova e për Kosovën. 

“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti Rugova në intervistën ekskluzive në 3 vjetorin e Referendumit për Pavarësi. 

Vendimin për mbajtjen e Referendumit për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur e mori Kuvendi Kosovar në ekzil, në marrëveshje me subjektet politike në Kosovë, në mbledhjen e 22 Shtatorit 1991, mbajtur në Slloveni. Kuvendi i Kosovës kishte dalë në ekzil pasi kishte miratuar Deklaratën Kushtetuese për pavarësi të 2 Korrikut dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit 1990, që u pasuan edhe me zgjedhjet e para shumëpartiake parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992. 

Në krye të Kuvendit të Kosovës në kohën e vendimeve e ngjarjeve historike drejt lirisë dhe pavarësisë ishte Ilaz Ramajli, i cili në një intervistë ekskluzive që kam zhvilluar në 20 vjetorin e Referendumit, në 29 Shtator 2011, ka  vlerësuar se Referendumi u organizua shumë mirë, megjithëse mbahej në rrethana të një okupimi të egër të Serbisë në Kosovë. 

“Para Referendumit, edhe Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990, jo vetëm që ishin akte kushtetuese juridike, por në kohën kur u nxorën ishin edhe akte mbrojtëse dhe pozicionuese në raport me situatën e krijuar në ish Jugosllavi”, ka theksuar Ramajli. 

Nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, nga elementet konstituive me të drejtë vetoje të federatës, mes të cilave ishte edhe Kosova që u bë shtet, shtete të reja të rajonit dolën edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedona, Mali i Zi dhe Serbia. 

“Mbajtja e referendumit dhe rezultatet e tij jo vetëm që mundësuan ndryshimet kushtetuese me të cilat Kosova u shpall shtet sovran e i pavarur dhe u rrumbullaksua korniza kushtetuese e ligjore lidhur me këtë por ishte edhe një mesazh i fortë dhe shumë i qartë për Serbinë dhe gjithë botën se populli i Kosovës më asnjëherë nuk dëshiron të jetë nën kontrollin e të tjerëve, por është përcaktuar fuqishëm që shteti i tyre, Kosova, të jetë shtet sovran dhe i pavarur”, është shprehur Ramajli. 

Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake parlamentare e presidenciale në Kosovë të 24 majit 1992, të clat pasuan referendumin për pavarësinë, nga Presidenti historik Ibrahim Rugova i zgjedhur atëherë Ilaz Ramajli u emërua ambasadori  i parë i Republikës së Kosovës në Tiranë.   

“Për mua kjo ka qenë një përvojë e re. Detyrën e Përfaqësuesit të zyrës së Republikës së Kosovës në Tiranë e kam pranuar si një privilegj dhe detyrim të marrë me Vendimin e Presidentit të ndjerë Rugova për emërimin tim në këtë pozitë. Konsideroj se Zyra e Republikës së Kosovës në Tiranë ka qenë me një rëndësi të veçantë në rrafshin diplomatik dhe të bashkëpunimit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shqipërisë. Unë kujtoj me kënaqësi kohën sa kam punuar në Shqipëri dhe jam mirënjohës për kontributin e shtetit shqiptar që ka dhënë për Kosovën në të gjitha fazat derisa Kosova është bërë shtet i pavarur e sovran i pranuar ndërkombtarisht. Angazhimi dhe mbështetja e shtetit shqiptar në çështjen e Kosovës ka qenë i pakursyer dhe i plotë”, shprehej Ramajli në intervistë. 

 Këshilli Koordinues i Partive Politike të Kosovës kishte marrë vendimin politik për organizimin e Referendumit gjithëpopullor dhe për këtë qëllim u emërua Komisioni Qendror. Kryetar i Komisionit Qendror për Organizimin e Referendumit ishte Ramush Tahiri, përfaqësues i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. 

“Në këtë Komision kanë qenë të gjithë përfaqësuesit e partive politike të Këshillit Koordinues. LDK në Këshillin Koordinues ka pasë tre përfaqësues, Ibrahim Rugovën si kryetar të Këshillit Koordinues, Fehmi Aganin dhe Ali Aliun. Partia Fshatare është përfaqësuar nga kryetari Hivzi Islami, Partia Socialdemokrate është përfaqësuar nga Shkëlzen Maliqi, Partia Parlamentare është përfaqësuar nga Veton Surroi dhe Partia Shqiptare Demokristiane ku unë kam qenë përfaqësues”, ka deklaruar Tahiri në një intervistë televizive para tre vitesh. 

Ndërsa, Rifat Blaku atëherë anëtar i Komisionit Qendror për mbajtjen e Referendumit vlerësonte se, “një barrë të madhe, por edhe meritë të veçantë për punën për mbarëvajtjen e Referendumit e kishin Këshillat lokale komunale për Referendum”. 

 Blaku, në shkrimin ekskluziv në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja – botim special në 90 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në 28 Nëntor 2002, përkujtonte edhe se, rezultatet përfundimtare të Referendumit janë shpallur nga Kuvendi i Kosovës në 18 Tetor 1991, kur është shpallur edhe Qeveria e Kosovës në ekzil. 

Pas Referendumit, në 11 Tetor 1991 është miratuar e nënshkruar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte Ibrahim Rugova. “Njëmbëdhjetë partitë politike shqiptare, anëtare të Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, duke shprehur vullnetin politik të popullit shqiptar për zgjidhjen e çështjes shqiptare dhe për gjendjen aktuale në Jugosllavi”, siç theksohej në Deklaratën politike, shpreheshin për këto tre opsione:
“1. Nëse nuk ndryshohen kufijtë e jashtëm e as ata të brendshëm të Jugosllavisë, duhet të ekzistojë Republika e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, me të drejtë bashkimi në lidhjen e shteteve sovrane në Jugosllavi. Pjesët e popullit shqiptar që mbesin të jetojnë në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbi do të kenë statusin e popullit shtetformues dhe të gjitha të drejtat që dalin nga kjo.
2. Nëse kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë nuk ndryshojnë, por ndryshojnë kufijtë e brendshëm ndërmjet republikave, atëherë kërkesë është Republika Shqiptare në Jugosllavi, e ndërtuar mbi bazën e parimit etnik dhe të parimeve të tjera që vlejnë për serbët, sllovenët dhe popujt e tjerë të Jugosllavisë.
3. Nëse ndryshojnë kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë, atëherë populli shqiptar në Jugosllavi, përmes deklarimit të përgjithshëm me plebishit, do të vendosë për bashkimin e territoreve në të cilat jeton Shqipëria dhe kështu do të krijohet shteti integral shqiptar në Ballkan në kufijtë e tij etnikë.” 

Forhåndsvisning av bilde

Tani, pas 31 viteve nga Referendumi historik për Shtet Sovran dhe të Pavarur, Kosova është e lirë prej mëse 23 viteve, nga Qershori 1999 i përfundimit të luftës e  hyrjes së forës shpëtimtare paqeruajtëse të NATO-s dhe e pavarur prej mëse 14 viteve nga 17 Shkurti 2008, e njohur deri tani nga 117 shtete të botës, anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur Shtetin e Kosovës që në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së Pavarësisë… 

Pse provokon dhe shpifë Lista Serbe për FSK-ën …?

0

Stërvitje e Forcave të Sigurisë së Kosovës

Lista Serbe pretendon se FSK-ja ka hy në Veri të vendit pa lejen e KFOR-it.

Ky subjekt politik gjithashtu ka akuzuar kryeministrin Kurti për shkelje të marrëveshjes së 2013 , e cila i ndalon FSK-së të jetë prezente në veri pa lejën e KFOR-it.

Inkursioni i paligjshëm i pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës në territorin e komunës së Zubin Potokut. Është shkelje e rëndë e marrëveshjes së vitit 2013, e cila garantohet nga NATO dhe e cila garanton se asnjë formacion i armatosur i Prishtinës nuk mund të pushtojnë komunat serbe në veri pa miratimin e kryetarëve të këtyre komunave dhe komandantit të KFOR-it”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron lajmet e rrejshme që kanë qarkulluar në disa media serbe për gjoja lëvizjen e trupave të FSK-së në zonën e komunës së Zubin Potokut.

Këto lajme të rrejshme i cilësojmë dezinformata të rrezikshme me qëllim të krijimit të klimës së tensioneve dhe tendencës për dëmtimin e imazhit Republikës së Kosovës dhe të FSK-së në aspektin ndërkombëtar, por realisht qytetarët tanë pa dallim kombësie kuptojnë drejt rolin mbrojtës të FSK-së dhe padyshim është e qartë edhe hapësira gjeografike që ushtria e Republikës së Kosovës bashkë me partnerët ndërkombëtarë mbulon, pra çdo cep të shtetit”, shkroi Mehaj në Facebook.

***

Lista Serbe duhet ta kuptoj nëse se ka kuptuar deri tash se është parti e serbëve të Kosovës dhe është e obliguar që ta respektoj integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe Kushtetutën e vendit. Asaj nuk i takon fare që të merret me faktin se a ishte FSK në Dragash, Pejë, Podujevë, Leposaviq, Zubin Potok apo Ribariq, Nuk është punë e saj. 

Por, shpifjet e saj të rrezikshme bëhen me synimin e destabilizimit të gjendjes në Kosovë, apo për ta fshehur aktivitetin anti-Kosovë të së ashtuquajturës “ushtria e Kosmetit” , që në të vërtetë janë pjesë të ushtrisë serbe, të kamufluar si ushtri e serbëve që u dashka ti mbrojë serbët e komunave Mitrovica veriore, Leposaviqi, Zubin Potoku etj.

Lista Serbe është e obliguar të tregohet lojale ndaj shtetit të Kosovës dhe mos ta dëmtoj popullsinë serbe dhe mbarë Kosovën , duke i shërbyer provokimit luftarak të Serbisë e Rusisë. 

Një delegacion zviceran viziton Bujanocin, ku priten nga kryetari Nagip Arifi

0
Bujanoc, 26 shtator -Një delegacion nga kryeqyteti i konfederates zvicerane Bernës ka vizituar Bujanocin të për t’u njohur me diskriminimin dhe problemet e shqiptareve në Lugine, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju regeruar burimeve nga komuna.

Kryetari i komunës, Nagip Arifi, i ka njohur zviceranët me problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët te cilet ndjehen te diskriminuar nga regjimi serbe

Arifi kërkoi mbështetjen e delegacionit të Bernës për ta ngritur çështjen shqiptare në Qeverinë e Zvicrës – njoftuan nga komuna.

Delegacioni u kryesua nga Hans Peter Berger, kryetar i Partisë Socialdemokrate për Berner Oberland, Roland Möhler, ekspert i historisë së Ballkanit dhe Ursula Marti Reinhardt. Para kesaj vizite ne Bujanocit delegacioni zviceran kanë qendruar në Kosovë.

Nafi  Çegrani: Vegimi i një kujtimi (fragment)! 

0

Nga Nafi  Çegrani  

UNË  ZOTIN KAM DËSHMITAR  

( Ai  është i ndritur… ! 

PASH  NJË  ËNDËRR… ! 

… A sheh njeriu ëndrra në burg! Po, po. Edhe në burg burri shikon ndonjë ëndër dhe I rrjedhin lot nga sytë nga mallëngjimi për fëmijët, gruan dhe familjen, prindëri, e sidomos malli për NËNËN. 

Edhe unë pash një ëndërr,( ose në formëne një vegimi apo meditimi), duke qëndruar dhe bërë dua pranë varrit të babait  Tekiut dhe Nënës sime  Mahijes, ashtu e pash sikur u rrëfeja bashkë me duanë edhe për Testamentin tim, duke i  bërë sqarime rreth librit, si i jashtzakonshëm i cili paraqet një dramë të çuditshme  kolektive të popullit me histori dhe tradita të lashta, por edhe për vorbullat e jetës dhe shushuritjen arketipike të disave gjatë kohës së komunismi sin ë Kosovë e Shqipëri dhe veçmas për shqiptarèt e Iliridës. Ai nisi të më rrëfente për ZHGËNJIMIN  e një shoqërie injorante ku , mjerisht, pjesmarrës janë edhe  shqiptarët në këto troje, duke më rradhit sin ë formën e një rrëfimi të gjatë, për mizoritë e tiranëve aq të përbinshëm sa që edhe histpria llahtaroset nga të bëmat e egra çnjerëzore plotë klithmashpirtërash, mendje të gjymtuara në këtë cep të Ballkanit…  

Në atë ëndërr sikur isha edhe pranë varrit të Nënës. Bëra duatë që dija përmendësh, të mësuara që si fëmijë në gjuhën arabishte, nën kujdesjen e gjyshit tim.  E pash të buzëqeshur, edhepse ajo kishte vdekur gjatë viteve gjersa isha Brenda mureve të kazamateve jugosllave.Por, disi rrinte pas një veloje, sin ë mjegull, edhepse kujtimet dhe malli për Nënën i kam të gjalla edhe sot.Portreti i saj në mëndjen time: aq fisnike ,flokë zezë, sy gështenje dhe një ngjyrë e përzier deti të thellë dhe i kulluar. Fytyra e saj e butë dhe një pike loti të ngrirë nën qerpik, nuk arrita dot ta përceptoja mire. Dhe nuk di, a mos ishte vallë, pik loti nga mallëngjimi dhe vuajtjet për të birin e kidnapuar dhe të dënuar përtej maleve dhe në pafajsi. Apo ishte pike loti si i të gjitha NËNAVE  të vuajtura dhe të hasretuarapër dënimet dhe pushkatimet e të dasgurve të tyre. Apo ishin klithma e nënave për shpirtërat e zhdukur nga qëniet më shtazarake, të uryer nga veprimet e tyre satanike, ose poshtërimet që ua bënin të pafajshmëve  lidhur në pranga vetëm e vetëm të thyenin dinjitetin njerëzor.Sa herë që e kujtoj këtë ëndërr për nënën, përfytyroj atë pike loti që mbeti i tharë mbi sytë e saj si një suprinë e përjetshme apo dromce që fshihej një pikëllim, vuajtje dhe dhimbje e pafundme, por që struket shikimi dhe kujtimi për Nënën në thellësitë e shpirtit tim. 

Të nesrit kur u zgjova herët pa gëdhirë, ëndrrën ua tregova edhe dy mbesave të mia të cilat dine shkruajnë eseje të bukura dhe të ngjeshura, merren edhe me pikturim. I luta që të bënin disa portrete në jase të një fotografije të vjetër të Nënës sime që e mbaja kujtim. Arbërina dhe Merita bënë disa vija portreti, disa portrete, me stilin e tyre të bukur të piktorimit, mjaft identike vizatuan portretin që e mbaj me mall në zemër e shpirt. Edhe përzierja e ngjyrave të syve të saj, të shëndruara në kaltritë e thella qiellore, atje ku shpirti dhe nuri i saj vizëllojnë në amshim në shtigjet e parajsës. 

Edhe ëndrra ime mbeti vizëlluese për prindërit e mi, portreti i tyre sipas një parimi të veçantë pikturimi, mbetet malli dhe brenga e tyre njashtu si e popullit të vuajtur shqiptar me ngjyrat dhe gjakun e këtij dheu ! 

Ëndrra ime të cilën e pash, dhe nuk e harroj kurrë, sikur ende gjendem pranë dy varreve, të Nënës dhe babait tim. Por më duket, edhe sipas rrëfimit që mbaj në dejt e gjakut dhe damarëve të mi, bulojnë si ato në ëndrrë,  kur  Ebu Bekri qëndronte në këmbë përpara varrit të Mustafait… E flokët nga ai mallëngjim i ishin thinjur fare, ashtu siç ishin  thinjur edhe flokët e babait tim, si borra në maje të Sharrit . 

“ … Kam fjetur dhe kam qen pa gjum ato netë të thikave të gjata në skëterra burgu! Dhe një natë prej netësh, kam harruar cila stinë e vitit ishte apo vili vit kishte ardhur sipas trradhës, nuk e di. Por atë natë, ajo natëjam i bindur, do të ketë  qenë nata e lindjës së Pejgamberit alejhis-selam. 

E kam parë veten në ëndërr, në pamjen më të ndershme dhe  më të mirë, sikur pranë varrit të tij në Meke, bëja duanë për drejtësinë dhe mësimet , këshillat e tij që i kemi të shkruara në adise dhe ajete kuranore të tij!” 

Unë po e them këtë ëndërr jo për të thënë diç por vetëm dua të them se ky ballë imi nuk mundet t’i bëjë ruku e as sexhde askujt tjetër përpos Allahut. Sepse, e pashë atë, babain tim Tekiun,  duke u falur pas një imami të veshur me xhybe të bardhë dhe shallin e pastër si bora në maje të malit, ishte imami ynë që na meson me dinjitet për drejtësi, humanizëm njerëzor. E  pas Tij, kam parë prapa  një numër shumë të madh të xhematit. Më kujtohej guximi dhe serioziteti në fytyrë e babait tim. Ishte trim dhe i paluhatur, me dinjitet burri e burrërie… Edhe Kur’anin e dinte përmendësh, por nuk i adhuronte hoxhallarët që mbanin çallma të bardha, e në shpirt kishin servilizmin dhe dreqin !  

Dhe,  padyshim, në atë ëndërr, ku u fala, i lidhur në namaz, pas babait tim i cili ishte imam. Qartë më kujtohet  një kohë sikur  Ai isha hoxhë … 

Kjo më bën të ndjehem krenar ! 

“Unë nuk frikësohem nga kërcënimi e djajve, – më pat thënë një rast sa ishte gjallë, dhe këtë e përsëriti edhe në ëndrrën time, kur isha pranë varrit të tij dhe vazhdoi: “As ti mos u frigo, biro, nga djajtë, po sikur ata të jenë edhe me brirë. Në të vërtetë je  kërcënuar   me vite me rradhë, para dhe pas 1981 nga  shovinistët e UDB-së jugosllave, edhe për letrat që ia ke dërguar ato vite marshallit Tito!” 

Buzëqeshi disi, buzëqesha edhe unë sepse të dy u ndjejtëm krenarë. 

Trim ishte babai im. A ka historinë e vetë të ndritur që si i ri, për pjesmarrjen e tij në Luftën e Treskës, bashkë me xha Rushan Rexhepin i cili si ballist ishte edhe i vëllazëruar me Mefail Shehun-Zajazi. Babai im u ka ndejt për krah…Madje oficera të lartë shqiptarë si Qemal Agolli, Nafi Sulejmani etj e marrin në rradhët e Brigadës së VII cila vajti në Frontin e Sremit për ta luftuar fashizmin dhe me idealin e vetëm për jetë të lirë dhe Bashkimin e trojeve shqiptare. Vajtën me Flamurin shqiptar dhe mitralozët në krah…! 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Babai im, Tekiu , veteran io Frontit të Sremit. 

Ideologjia kominterniste i mashtroi  dh tradhtoi shqiptarët, dhe mbetën të zhgënjyer në fushën e betejës sa qe jeta ! 

”Ne jemi përfaqësues të Sigurimit të Shtetit dhe  Partisë, andaj je i urdhëruar  që të mbajsh sjellje dhe qëndrim lojal si qytetar i ndershëm.” 

E, sa për  urdhëra, ju thashë:”Unë nuk di asnjë urdhër përpos urdhërit të atij që është Një i cili thotë:”…Thuaj:”E tërë çështja (urdhëri) është vetëm në duar të ALL-LLAHUT të madhërishëm dhe fuqiplotë!” 

Kjo ishte edhe porosia e babait tim trim. 

… Me vite e vite dhe netë dimri acar  skëterre, mbi mua ushtruan dhunë e terror, duke  përdorur metodat shtazarake e  kërcënime se do të më dënonin rëndë dhe sakatoni sa të isha gjallë!) 

 “Ti do të paguhash çmimin e burgut i dënuar me pushkatim”- më thoshin. 

 E  unë thashë në vetën time:”Subhanallah!”-, i përballur rrept me kurthet dhe prapavijate e tyre injorante, intrigat  gjakatare, keqbërëse  që edhe fytyrat i kishin të shëmtuara, si fytyra satanajsh, të cilët më fyenin rëndë kur ma shanin nënën  shqiptare dhe ushtronin hata dhe ndëshkim mizor mbi mua lidhur në pranga! 

… I pyeta ish-agjentët e intelegjencës për të dënuarin e pafajshëm dhe dhunën që kishin ushtruar ndaj tij, përse vallë një sjellje të tillë arogante dhe kriminale ndaj njeriut me shpirt e gjak njeriu. Apo e gjithë kjo ishte një plan politik brutal dhe dredhak, moskovik nga Beogradi.  

Nëna ime një grua fisnike e cila kishte rritur 5 djem, dhe ishin bërë burra…   

Andaj merrni mësim nga vuajtjet e mia, o ju të zotët e mendjes, o krijesa të Zotit ! 

***  

Nata sado që të jetë medoemos do të lind mëngjesi. 

Jeta sado që të është e gjatë medoemos do të futemi në varrë.Atje na prêt rruga e gjatë dhe Ura e Siratit.  

O Zot, ruaje popullin shqiptar, ruaje kombin tim nga egërsirat dhe hienet e maleve të Ballkanit dhe Karpateve. 

Ti je i madhërishmi im: Një!Unë nuk kam  askënd përpos Teje. 

Po të lus Ty e unë tani po qëndroj para Teje me duar të ngritura që Ti, gjithë atyre që më dënuan mua me akuza të rreme, mashtruese,  të bëjë Ty përgjegjës për dënimin e tyre, ashtu siç e merritojnë. 

Planet  e tyre djallëzore, bëri shkatërrim  dhe kurthat e tyre pëplotë intriga djalli, jepjua dënimin që e kanë merituar me xhehnem… Sepse, vetëm Ti je dëshmitari im, Zoti im Ti e din që më është bërë padrejtësi, duke qenë në Rrugën tënde të drejtë, si Rruga e Diellit, andaj më triumfo me drejtësinë e vërtetë hyjnore. 

Babai i Nafi Çegranit, Teki Çegrani, si ushtar në vitin 1944.  

 ( vazhdon )