Kreu Blog Faqe 1224

Elegji për Adem Shkrelin nga Çun Lajçi

0
U nis me shkua n’Ashtën e Shkrelit
R.I.P
Ai s’ka vdekë
me t’birin asht shkua hijeve t’pishave
mu freskua këtij fundshtatori
të gurra e Martin Bogës
ujë me pi faqet t’birit me ia la
fierin njomak me ia vu n’ballë
n’tufa klekash me fjetë
dyherë mu ngjallë dyherë me vdekë
Ai sot e ka marrë ngrykë Ujkan Smajlin
asht ngjitë Shkrelit thikpërpjetë
emnin e t’birit n’lisa me brisk me shkrua
kiterr asht ba n’rrema ujk n’kaçuba
pak ka vdekë e pak ka fluturua
M’besoni, ai sot asht hipë n’zekanin e shaluem
n’Stankaj me marrë Bajram Kelmendin
me dy djemtë
barin mbi varrin e Azemit me kositë
me ngjallë njiherë e dyherë me marrë ngryk
ai nuk vdiq
ai shkoi të shkrelët me fjetë
malli mos me mbytë.
27.09.2022
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Thesi me tromak i hoxhës së dikurshëm dhe hoxha i pasur sot, që se merr “ujemin”, po yndyrën!

0
Thërras SBASHK , tha Naim Tërnava sot, në konferencën e tij “urgjente” për shtyp, që për hir të misionit që mbartin mbi vete, që sot ta ndërpresin grevën dhe që nesër fëmijët tanë të kthehen në bankat e shkollës aty ku e kanë vendin.” bëri thirrje Myftiu Ternava në  një koferenë për media.
Prof. Bajram Binaku, Pejë
___
Ah sa mirë ishte …!
Ditë e premte, dreka ftonte besimtarët në xhami. Hoxha hypte shkallëve të xhamisë, të cilat ishin ndërtue përbrenda saj, në mënyrën gjarpërore e mjeshtrore. Në çardakun rrethor hoxha, në mungesë të tij edhe Mejzini, fillonin thirrjen me një zë të thekët dhe me dorën anash veshit, sikur malsoret kur jepnin lajmin nga maja në kodër.
Mbaj mend prindërit e mij, qe agjeronin dhe na thoshin qe agjërimi është çështje përsonale. Asnjëherë nuk na patën ndërhy në agjërim, as tek unë e as tek motrat e vëllai më i madh. Shpesh i kritikojsha për agjërim, po ata ma kthejshin,”shiko mesimin tend, mos u përzi në punët tona”!
Gjatë vitit me dukët njëherë në vit, vinte hoxha i katundit dhe e kërkonte “hakun” e sherbimit në xhami. Zakonisht kërkonte një thes, tromak, misër, siq i thonim misrit me boçë!
Kur vinte Ramazani, fshati merrte hoxhën në darkë, e cila bëhej, pasi besimtarët bënin iftar. Në darkë thirreshin fqinjët e kusherinjë. Pas darke vazhdonin bisedat e këndshme mes vete. Edhe hoxha me stilin e tij ndërhynte në shakatë, qe tregoheshin. Me kujtohet një përgjigje, qe i dha hoxha njërit, qe ishte i pranishëm. Pasi ai, e pyeti hoxhën,”Hoxhë a po na tregon, kur e bartim të vdekurin në tabut, a ma sevap është me shkue prapa xhenazes apo përpara”!
Hoxha ja kishte kthye,”ma sevap është mos me qenë fare në tabut”!
Kur vinte festa e Bajramit, të rinjët i bënin zë tupanxhisë, për të festue para xhamisë. Bëheshin kërcime e valle nga të rinjët e fshatit. Shumica e tyre me veshje kombëtare e plisa n’dritë të synit, siq thot populli! Vallja nuk ndalej deri në mesditë. Bajramin, sikur dhe Pashkët e kërshendellat i festonim të gjithë bashkarisht. Vëllëzërit tanë katolikë, mbanin bombone e sheqerka, sepse fëmijët nuk i dallonin kush ishte katolik, qe mos ti shkonin para derës me një thirrje,”me fat bajrami”!
Në ditën e kurban bajramit, secili, qe sakrifikonte kurbanin, e ndante me shokë e të varfër.
Feja atë kohë na bashkonte. Nuk ndodhte, qe në dasma, fjalë nuseje, e gazmende tjera, të mos ftoheshin fqinjët katolikë,apo, ortodoks shqiptar.
Ikën ato kohëra shokë e miqë të mij!
Tani hoxha nuk hyp në minare, për të bërë thirrje për namaz, po urdhëron rrogëtarin, pa pagë t’ia lëshojë zërin autoparlantit në kupë të qiellit, për të të zgjuar nga gjumi deshe, apo, s’deshe.
Tani, thonë, ai qe nuk agjërim, drejt e në xhehnem shkon.
Ditën e bajramit dhe në ditët tjera thuhet mos bëni muzikë, mos kërceni, mos i adhuroni heronjët e simbolet, se ato janë haram. Veshini ferexhe, shamija e mbulohuni. Tani kurbani futet në friz të cilin e hanë si me qenë pastermë. Tani hoxha është i pasur, nuk merr “ujemin”, po yndyrën. Madje, yndyrën e majme nga “donatorët”, armiqë të popullit shqiptar. Hoxhollarët tani i mësojnë xhematin se me besimtarët jo muslimanë as dekë e as darsëm, as mi dhanë bijë e as m’i marrë, as hua e madje as me i zgjatë dorën. Vëllezër thonë i kemi vetem besimtarët beduinë, arabë, turq, sirianë e gjithë të tjerë të besimit islam. Për fat të keq disa besimtarë ranë pre e “mësimeve fetare” nga hoxhollarët e shitur. Edhe politikën tani donë ta futin nën kontrollë. Me kujtohet krye hoxha i Prizrenit kishte ftuar kryetarin e komunës në këtë formë:”Kryetar, ti e ke vendin këtu, pas meje, këtu, në xhami duke u falur”! Tjetri kishte kërkuar qe, nëpër burgje të ligjerojë hoxha!
Të dashur lexues, secili ka të drejtë besimi, sipas bindjes përsonale, mirëpo në një shtet sikur jemi ne, shtet sekular, feja duhet të mos përzihet në jetën politike, sikur, qe ishte rasti më i freskët i kryeimamit Trnava, lidhur me grevat në arsim! Klerikë, kryeni punën tuaj, mos merrni detyra, qe s’u takojnë!

Zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë në “Konferencën Rajonale të Misioneve Norvegjeze në Evropën Juglindore”

0

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në “Konferencën Rajonale të Misioneve Norvegjeze në Evropën Juglindore”.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova është e orientuar drejt një zhvillimi gjithëpërfshirës. Agjenda evropiane për këtë vit është ambicioze ku shënojmë një vit të rëndësishëm pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe synimit për aplikim për anëtarësim në BE brenda këtij viti. Liberalizimi i vizave është një çështje që po trajtohet me përparësi dhe po punohet për të patur zhvillime pozitive dhe dinamikë të re në këtë çështje, për të cilën Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe po punon ngushtë me shtetet anëtare të BE-së.

Forhåndsvisning av bilde

Gjithashtu, gjatë vitit të fundit, është shënuar dhe progresi më i madh dhe i rëndësishëm në implementimin e reformave në fusha kyçe në kuadër të agjendës evropiane, kur jemi tashmë në vitin e gjashtë të implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Kosova është gati për sfida të reja, hapa të mëtejme dhe status më të avancuar në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Forhåndsvisning av bilde

Avancimi që ka njohur Kosova, ka shfaqur potencialin tonë për shtrirje më të gjerë të trajektores sonë të zhvillimit, përtej barrierave ekzistuese. Vendi ka njohur rritje me 17 pozicione në indeksin e Transparency International e po ashtu 17 vende në indeksin e lirisë së medias, World Freedom. Ndërkohë, sipas World Justice Project, për vlerësimin e sundimit të ligjit, Kosova është e 60-ta në botë dhe e para ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

U theksua dhe se vendi ynë po përballet me sfida të përbashkëta me vendet e tjera të BE-së dhe kontinentit evropian, siç është kriza e energjisë, si efekt i krijuar nga agresioni i pajustifikuar rus në Ukrainë.

Forhåndsvisning av bilde

Qeveria ka marrë masa për lehtësimin e krizës energjetike ku dhe janë ndarë në total përgjatë vitit mbi 100 milionë euro për subvencionim të energjisë elektrike me synim për të ulur ndikimin e rritjes së tarifave tek konsumatorët si dhe së fundmi 6 milionë euro për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë.

Sa i përket dialogut me Serbinë, u theksua veçanërisht se Kosova është palë aktive dhe konstruktive, e përkushtuar në arritjen e një marrëveshjeje të përhershme, ligjërisht të obligueshme, me në qendër njohjen reciproke.

Zëvendëskryeministri Bislimi falënderoi Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl si dhe përfaqësuesit nga Misionet Norvegjeze në Evropën Juglindore për mikpritjen dhe diskutimin e frytshëm të zhvilluar në kuadër të konferencës.

Presidentja Osmani takoi nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Rosemary DiCarlo

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në New York, në selinë e OKB-së, ka takuar nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Politike dhe Ndërtim të Paqes, Znj.Rosemary DiCarlo.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova është e përkushtuar për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët dhe organizatat ndërkombëtare. Ajo ka thënë se Kosova është gjithashtu e interesuar të zgjerojë marrëdhëniet me shtetet anëtare të OKB-së dhe synon anëtarësimin në OKB.

Në takim është diskutuar situata politike dhe e sigurisë në rajon e më gjerë, implikimet e agresionit të Rusisë në Ukrainë, kriza energjetike dhe ushqimore, si dhe dialogu me Serbinë.

Forhåndsvisning av bilde

Një pjesë e diskutimit në takim ndërmjet Presidentes Osmani dhe nënsekretares DiCarlo iu kushtua agresionit rus në Ukrainë. Presidentja Osmani theksoi se Kosova e ka dënuar agresionin e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë dhe se krahas BE, SHBA-ve dhe shteteve demokratike i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.

Në kontekst të cenimit të paqes dhe stabilitetit në rajon, Presidentja shprehu shqetësimin për rritjen e ndikimit rus në rajon nëpërmjet Serbisë dhe tendencave destabilizuese të saj.

Ndërkaq në raport me dialogun e Serbinë, Presidentja Osmani ka përsëritur se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive dhe se zgjidhja e vetme që i kontribuon paqes dhe stabilitetit të rajonit është njohja e ndërsjellë.

Sipas Presidentes, angazhimi i Kosovës në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës. Më tej, Presidentja ka theksuar se Serbia ka ngecur në zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, ka bllokuar marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë dhe ka rritur tensionet në çështjet e targave të makinave, nëpërmjet sulmeve nga struktura ilegale dhe kriminale në veri, ndaj Policisë së Kosovës.

Në takim me znj. DiCarlo, Presidentja e ka mirëpritur pjesëmarrjen e saj në Forumin e Grave, Paqes dhe Sigurisë, i cili do të zhvillohet në datat 22-23 tetor në Prishtinë.

Apologji femrës iraniane

0

Ahmet Asani

Dilni ju vajza e gra nga shtëpia,

dilni e digjni të zezat shamia!
Dilni në sheshe eni prej çdo ane,
ndihmë po kërkon femra Iraniane!y
Ku jeni ju deputete që s’ju ndihet zani,
keni frikë nga Qeveria apo nga Irani?!
Koha ju kerkon mos rrini n’shtëpi,
dilni e digjni të zezat shami!
Ku jeni ju shoqata që s’ju bie pika,
keni frikê nga BIK-u apo nga TIKA?!
Dilni nëpër fshatra dilni në qyteza,
t’mos ketë n’shqiptari më shami të zeza!
Erlenbach/ZH 27.09.2022

Për 26 shtatorin, ditëlindjen time dhe për referendumin e 26 shtatorit të vitit 1991 

5

Me rastin e praninit dhe shprëndarjes së librave për nxënësit e Mërgatës, dhuratë nga Ministria e Arsimit dhe Diasporës nga Kosova. Grup mësuesish dhe intekektualë. Malmö, 25 shtator 2022

Sinan Kastrati, Suedi

(Nga Ditari im) 

Tokës e gruas asnjëherë nuk ia gjeta ajamin (pop. turj.) 

Puna e profesioni si professor, fjalë që asnjëherë nuk e përdora, nuk ishte e kollajshme  

Dje ishte 26 shtatori, dita kur zyrtarisht kam ”lindur” dhe jam i regjistruar në zyrën e vendit në Lubizhdë para më shumë se 65 vjet 

Lamtumirë shkollë shqipe, nxënës-e të dashur shqiptarë, kolegë e ju prindër të nderuar! 

Bashkë me vjeshtën po vie edhe pleqëria e pensionimi 

Forhåndsvisning av bilde

Librat e dhuruara nga Kosova

Kur kisha lindur unë, sipas plakave, hallës Qamile që mbante mend më shumë se të tjerat dhe e dinte edhe lopët kur pjellin, sa javë para e pas Shën Gjergjit apo Shën Mitrit, hallave Qamli, Selvë e … Zymë, kishte ardhur gjyshja ime, Gjezidja (nana Didë “Doktorr Dida”) dhe dy plaka të tjera, që ishin të zonja dhe njiheshin si “zanatli”, tezja Nurë, gruaja e bacës Cufë (qika e dajës Xheledin nga Dragabili e gruaja bacës Cufë, Iisufit të Brahim Agës). dhe halla Qamile, gruaja e axhës Ban (Shaban Seferit, grua kreshnike si “kralicë” që nuk ka lënë fëmi). 

Ato e kishin ndihmua nënen time (Nazen) që të lind në vend të motrave medicinale e gjinekologeve e të ketë sa më pakë dhimbje. Dikush nga grate tjera nuk kishte harrua që teshat e babës Ukë, ti marrë e ti afroj afën nënes: plisin e bardhë, pantallonat e zhgunjët (tirqit?), xhurdi e xhubletë, meste e çorape që sipas plakave teshat e burrit ia lehtësojnë dhimbjet lehonës (llahus-ës). 

Nuk kishte vonua shumë e kishin ardhur edhe halla Gjylë, gruaja e axhës Shaqë (mahitarit, Shaqë Tushës) dhe halla Nurë, gruaja e Cufë Mllanaviqit. Hallës Nurë i dridheshin duart por kur ajo të “frynte”, e të prekte ngadalë me dorën që i dridhej, të ndaleshin dhimbjet si me amanet, thonin gratë e plakat.  

E burrat nuk dinin gjë e as që donin të dinin se një grua po lind (një fëmi), gjë e zakonshme që shumë nuse lindnin në ahur duke i mbjelë lopët dhe përsëri vazhdonin punën, sikur ditëve të  tjera, me i pjekë bukët në çerep e zier pasulin në vegsh.  

E kush e dinte se do të lind (unë) një djalë dylberi, çapkëni i kohës së mëvonshme, shahir e ashik i asaj ane. 

Forhåndsvisning av bilde

Konsulli Kola, nga Ambasada e Kosovës në Stockholm duke na përshëndetur, Malmö, 25 shtator 2022

Burrat rrinin e kuvendonin në odë. Axha Shaqë e baba Imer i mshonin (luanin) çiftelisë e Asman Cufa, Ali Nurqi e Amrush Bajrami këndonin. 

Në një qoshe të odës, disa pleq të tjetër luanin cicmic pa u penguar nga të tjerët 

Baba Ukë ishte në gyrbet. Ai punonte në Beograd, Zagreb, në Titograd e Nikshiq dhe ndoshta nuk dinte as ai se gruaja e tij, atherë nuse 30. 34 vjet ka me lindur djalë? Ka mundësi nëna ime nuk i ka tregua babës se është me bark (shtazënë) sepse ishte marre (turp) me bisedua në Turjakë me burrin ani pse ata flenin në një dyshek me kashtë gruri në dhomën e katit të dytë të shtëpsisë që ishte një shtëpi sa një kazermë. E vetmja që e kuptonte e para se një grua shtëpie ishte me bark, ishte vjehrra, nëna Didë e dashur. 

Forhåndsvisning av bilde

Malmö, 25 shtator 2022

Po kush e dinte se ai fëmi që u lind dhe e rriti shtatin para disa dhjetëra vjetëve, në Turjakë, pleqëria do ta gjente në mërgim, në një vend të largët, në veri të Evropës? 

Eh çobani i deleve të maleve të buta të Dushkajave të Turjakës e bjeshkëve me shkrepa e shumë gurë e shpella, do të rrinte me poetët e mëdhenj, Agollin e Kadarenë, që bashkë me heroin ”Sylën” do të gjente e zgjidhte gocën më të mirë në Tiranë; do të shkruante për poetët e profesorët dhe do ta njihte e dëgjonte fjalën e gjallë të Sture Allén një ndër njohësit më të mirë të gjuhëve skandinave, përgjithësisht të gjuhësisë dhe veçanërisht diciplinës shkencore të gjuhësisë, Leksikografisë por edhe të etimologjisë, historisë së gjuhës dhe letërsisë. 

Dje, më 26 shtator, nuk munda të shkruaj as edhe një fjalë sepse isha i lodhur dhe i mërzitur, jo nga puna e as nga mosha, nga mërgimi. Mora shumë pakë letra e telefonata për dtl-en. Por kjo është më e pakta dhe asgjë prej gjëje në krahasim me ”kalendarin historik” dhe aktualitetin politik shqiptar.  

Një shkrim i Jusuf Buxhovit me titull “Përkujtesë historike për referendumin për pavarësinë e Kosovës të 26 shtatorit 1991” për referendumin më zgjoi dhe sot, pasi pushova dje gjithë ditën, dhe fjeta natën, si në ujë, sot përsëri fillova të shkruaj kujtimet e mia, në Ditarin tim. 

Po ngutem se kam vetëm edhe tre ditë (e netë) kohë ”pune” mandej duhët ti lë në shkollë kompjuterin dhe telefonin tim të punës (telef. zyrtar) që shumicën e shkrimeve dhe adresat i kam të ruajtura në kompjuterine punës dhe celular. Nuk dijë a do të arrij ti përmbledh shkurt disa nga (kujtimet) ato që kisha planifikua për ”fund”, të këti fillim të vitit shkollor që për mua është fundi i punës në mërgim, si mësues shqiptar, ti qes në letër ato mbresa e telashe e halle dhe kujtime të paharrueshme gëzimi që kisha gjatë punës sime së mësues.  

***

Vetëm gjatë këtyre 10 viteve të fundit, një pjesë të madhe të kohës e kam humbur kot duke u marrur me problemet dhe aktualitetin politik, me gjendjen në Kosovës dhe prijësit e saj thua që s`kishte tjetër pos meje, që nga viti 1997 kur Shqipëria kallej flakë nga lufta qytetare dhe, Shqipëria e humbi pavarësinë e Kosova ”zgjohej”.  

Në Kosovë, disa muaj më vonë, që nga 28 Nëntori i vitit 1997, vjen në skenë një kastë tjetër poltike, ajo e LP-së, është dalja publike e UÇK-së me rastin e një varrimi të një mësuesi drenicak. 

Kjo humbje kohe, duke u marrë kot së koti me disa nga figurat e asaj periudhe, ishte humbje e madhe e kohës për mua që më nuk mund ta këthej e ripërtërij më. 

Edhe sot (27 shtator 2022 për të cilën datë, ”27 shtator” e kisha mendua si titull, jo ”26 shtator”), shumë bjerrakohës, kot së koti nuk mund të ndahën nga bjerrakohësit e rrahagjokësit e kohës së humbur, e gjeneratës së mbrapshtë.  

Unë, prandaj e quaj kohë koti të shkruaj për ”çlirimtarët” e sojit të Hashimit e të Rexhepit që akuzohën për krime lufte kundër njerëzimit, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit e të tjerë e më mbetën shumë kujtime nga jeta si çoban, nxënës, student e mësues, pa i publikua e grupi tjetër, vajton e qan me lot krokodili për ”motin e madh”, vitet 1997-2020 që ishin edhe vite të mbrapshta që sollën fatkeqësi, shpërngulje,  plagë, varrë, varre e fukarallëk. 

A nuk është humbje kohe dhe turp i kohës të dëgjosh se si një xhambazi Behgjet Pacolli, me një grusht vota ”zgjidhet” presisdent, vetëm 25 ditë jetëgjatësi si ”president”?, sikurse edhe Ramush Haradinaj, ”kryeministër”? 

Plakun, dreqi nuk e le rahat, koft larg, thonte gjyshi (pop. turjakase). 

Por Behgjeti, ia ndiente erën hallvës me shumë shiqer kur ishte Hashimi, Ramushi, Fatmiri dhe dha shumë para për ta dhe me të drejtë ai e shfrytëzoi kohën dhe e kanë (qan, vajton) at kohë. 

Këto ditë Behgjeti ”mblodhi” 3, 4 kryetarë nga Shqipëria Socialiste dhe u nis për Hagë, ti shoh ish ”kryetarët”. 

Pacolli i çon Presidentët e Kryeministrat e Shqipërisë për vizitë në Hagë, të Kosovës nuk “i përgjigjen”. 

Nuk di, ndoshta me (pa) të drejtë por nga Kosova nuk i shkoi pas askush Pacollit, ish presidenti Sejdiu, ish presidentja Jahjaga dhe presidentja Vjosa Osmani.  

“Ish-presidentët e Kosovës injoruan ftesën për vizitë të krerëve të UÇK-së në Hagë”. 

Por kori i ”burrave” dhe grave si kori i mizave… e bubrrecat, varg si krushk, nuk ndalen se vajtuari kohën e Hashimit, të Jakupin e të Rexhepit. 

Tash është bërë adet e bidat …që me të drejtë në popull thuhët më i keq është bidati se fesati që sa më shumë të shkojnë në Hagë e të solidarizohen me ”çlirimtarët”, adet e bidat. 

Dhe u nisën për ”haxh-i” e Hagë edhe “Çitaku, Çollaku e Tahiri shkojnë në Hagë te ish-krerët e UÇK-së: Ata e kanë krijuar historinë, po mbahen peng” 

Memli, kryetari i PDK-së që me siguri me direktivat e partisë do të shkruante gjepura si këto:  

Krasniqi falënderon Shqipërinë për Rezolutën në mbrojtje të UÇK-së në Këshillin e Evropës”. 

Një ish ambasadore në SHBA e një ish minister “drejtësie”, dhe kryetari aktual i PDK-së, deklarohen se ”Ata e kanë krijuar historinë, po mbahen peng”, ”…në mbrojtje të UÇK-së”, ruajna Zot nga soj sorollopat e Çitakut, Çollakut e Abelard Tahirit dhe të … tjerëve.  

”Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje për shtetin shqiptar dhe kryeministrin Edi Rama, për adresimin e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me kërkesë për të rishikuar rezolutën e KE-së që merr për bazë raportin e Dick Martyt”. 

”Deklaratat e fuqishme të Ramës në OKB, Krasniqi: Edhe sot, sikur çdoherë qëndroi në mbrojtje të vlerave të UÇK-së” 

”Rama me fjalim për Thaçin në OKB: Paramendojeni të arrestohet presidenti juaj pa aktakuzë”, broçkulla. 

Or ”zotëri”, koha e Hashimit, Jakupit e Rexhep Selimit nuk është koha e ”Motit të Madh” e ata nuk janë Gjergj Kastrioti e ju, gjithashtu nuk jeni rilindas! Lexoni me kujdes e dëgjoni me vëmendje, hapni veshët e sytë e mbylleni gojën sepse vërtetë e keni teprua: Nuk po gjykohën çlirimtarët e Ushtria Çlirimtare e as lufta e saj por individët të cilët dyshohen por është Gjykata ajo që e thotë fjalën përfundimtare se a janë ata të pafajshëm apo fajtorë. 

Shumë shqiptarë nuk po interesohen për çka gjykohen këta 

“Tribunali i Hagës nuk është ilegal që t’i trajtojë të burgosurit me tortura e me padrejtësi!” 

Për më shumë, lexo: 

“Shumë shqiptarë nuk po interesohen për çka gjykohen këta” 

on: September 24, 2022  

https://a-news24.com/2022/09/shume-shqiptare-nuk-po-interesohen-per-cka-gjykohen-keta-2/ 

Ajam, kohë e përshtatshe për lavër, ugar e mbjellje drithërash. Nuk ishte në Fjal. e Gjuh. së Sotme Shqipe 

KOLLAJ ndajf. bised. 

Me lehtësi, lehtë. E ka kollaj. Beson kollaj. Nuk bëhet kollaj. S’është kollaj. 

PLIS (II) m. 

  1. Lloj cohe, që bëhet me lesh delesh të shkelur disa herë, duke e lagur me ujë të vakët e duke e fërkuar me sapun derisa të thahet e të forcohet; një cohë e tillë që përdoret si plaf. Shtroi plisin. Bënte plisa. Flinte (shtrihej) në plis.
  2. Kësulë e bërë prej kësaj cohe, e cila sipër vjen zakonisht e rrumbullakët si kupë; qeleshe. Plis i bardhë.

TIRK m. (në Kosovë, ”Tirq”. Fjal. i Gjuhës së Sotme Shqipe, fq 2000) 

  1. Shajak i bardhë zakonisht i hollë, që përdoret për të bërë kallca; kofsharë etj. Bëri ca tirq. Preu tirkun për kofsharë.
  2. kryes. Çorape burrash të gjata, zakonisht të bardha, pa shputën e këmbës, të bëra prej shajaku a të thurura prej leshi; kallca. Veshi tirqit.
  3. vet. Pantallona prej shajaku për burra, zakonisht në ngjyrë të bardhë a të zezë, të ngushta pas trupit e pas këmbëve, të qëndisura me gajtanë rreth xhepave dhe në fund.

XHUBLETË f. 

Veshje prej shajaku të zi, të trashë e të fortë, pa mëngë, me mes të ngushtë e me fund të gjerë si kambanë e valëzuar, që e veshin zakonisht gratë e Malësisë së Madhe e të Dukagjinit. Xhubletë vajzash (grash). Xhubletë me gajtani. Vesh (heq) xhubletën. Mbajnë xhubleta. 

XHURDI f. 

Veshje e sipërme burrash prej shajaku të zi, e gjatë deri në mes, me mëngë të shkurtra, me jakë katrore, me thekë nga pas e me xhufka në supe, që përdoret zakonisht në Shqipërinë e Veriut e në Shqipërinë e Mesme; xhokë. Thekët (xhufkat) e xhurdisë. Vesh xhurdinë. Hedhin xhurdinë krahëve. 

MESTE f. kryes. 

Heqje, sheshje. Meste të qëndisura. Meste për vajza (për nuse). Meste prej leshi të dhirtë. 

ÇORAP m. kryes. 

  1. Veshje për këmbën, që thuret me dorë ose në makinë me fije leshi, pambuku a mëndafshi ose me fije sintetike. Çorapë të gjatë (të shkurtër). Çorapë të qëndisur. Çorapë burrash (grash, fëmijësh). Çorapë leshi (pambuku, mëndafshi, najloni).

Qafa e çorapit. Shputa e çorapit. Llastikat e çorapëve. Maja (thembra) e çorapit. 

Shtiza çorapësh. Një palë çorapë. Bëj çorapë. Thur (punoj) çorapë. Mbath çorapët. 

Heq (zhvesh) çorapët…. 

LLAHUSË f. bised. 

Lehonë. E ka gruan llahusë. 

MAHITAR m. 

Ai që bën shaka e shpoti me të tjerët, ai që bën mahi; shpotitës; hokatar, shakaxhi. 

ÇEREP m. 

 Enë balte si tepsi e thellë, në të cilën pjekin bukën. Buke çerepi. Një çerep buke. Shtie (pjek) në çerep. Vë çerepin në zjarr… 

VEGSH m. 

Enë prej balte të pjekur; zakonisht me një vesh, që përdoret për të zier gjellë; poçe balte, vorbë; gjella sa nxë kjo enë. Bënte vegsha. U thye vegshi. Mbushi vegshin. Vuri vegshin në zjarr. Hëngrën një vegsh fasule. … 

ÇAPKËN m. 

Djalë i hedhur, i dhënë pas lodrave e dëfrimeve; djalë i lëvizshëm, gazmor e pak i prapë. Çapkën i madh. Çapkënët e lagjes. I binin më qafë ca çapkënë 

ASHIK II m. vjet. 

  1. Dashnor. Këngë ashikësh. Zuri një ashik.
  2. keq. Njeri i dhënë shumë pas qejfeve.

ÇIFTELI f. 

Vegël muzikore popullore me dy tela, e përbërë nga një kasë e vogël druri me bisht të gjatë dhe së cilës i bien me pendë. Telat e çiftelisë. Pjesë për çifteli. I bie çiftelisë. Shoqëroj me çifteli. 

CICMIC m. 

  1. Lojë me dy lojtarë, të cilët vendosin dhe lëvizin nga nëntë gurë mbi një figurë prej tre katrorësh të vizatuar njeri brenda tjetrit e të ndërprerë me vija në mes; nëntësh. Luaj cicmic.
  2. Renditja e gurëve të kësaj loje në dy treshe njëra pranë tjetrës, që të hapen e të mbyllen njëkohësisht me një gur. Bëj cicmic.

* Luaj cicmic e sjell rrotull diçka a dikë pa i dhënë rrugë; bëj një punë sa për të kaluar kohën. 

MARRE f. bised. 

Turp. I vjen marre. Ka marre. Është marre. E kanë për marre. E mbuloftë marrja! mallk. E bëri me marre e turpëroi, e koriti. I ka plasur delli i marres s’ka pikë turpi; është i pacipë. 

KAZERMË f. 

  1. Ndërtesë e madhe mjaft e thjeshtë, ku flenë ushtarët; vendi ku është vendosur për një kohë të gjatë një repart ushtarak, së bashku me fjetoret dhe zyrat. Ndalim kazerme. vjet. ndalim liridaljeje për ushtarët si masë dënimi. U kthye në kazermë. Dogjën kazermat e armikut…

ÇOBAN m. 

  1. Ai që ruan, që kullot dhe që mbarështon bagëtinë; bari. Çoban dhensh (dhish, lopësh). Çobani i fshatit. Çobanët e kooperativës. Guna (kërraba) e çobanit. …

* Si dhentë pa çoban pa udhëheqje, pa drejtues a pa kujdestar, si dhentë pa bari. 

Mbetem si çobani pa bagëti mbetem i shkëputur nga masa që drejtoj, mbetem si bariu pa bagëti. I vijnë dhentë pa çoban i shkojnë shumë mirë punët, i ka punët shume mirë.  

Sture Allén, född 31 december 1928 i Lundby församling i Göteborg, död 20 juni 2022 i Biskopsgårdens distrikt i Göteborg, var en svensk språkforskare, professor i språkvetenskaplig databehandling vid Göteborgs universitet 1972–1993, ledamot av Svenska Akademien sedan 1980 och dess ständige sekreterare 1986–1999. Wikipedia 

FUKARALLËK m. bised. 

Varfëri. Fjalët e shumta janë fukarallëk. fj. u. 

XHAMBAZ m. 

  1. Ai që shet e blen kuaj a kafshë të tjera për të nxjerrë fitim; ai që shtron e stërvit kuajt xanxarë. Xhambaz kuajsh. Kalë për xhambaz kalë xanxar. …
  2. keq. Njeri që bën dallavere; njeri dredharak që përpiqet t’ua hedhë të tjerëve e të nxjerrë përfitime për vete; dallaveraxhi; batakçi. Pazarllëqe prej xhambazi.

HAXHI m. fet. 

Titull që u jepet besimtarëve myslimanë ose të krishterë, të cilët shtegtojnë në vendet e ashtuquajtura «të shenjta» (në Mekë a në Jerusalem); ai që ka shtegtuar në vendet e ashtuquajtura «të shenjta» dhe ka marrë këtë titull (në vendet ku vepron feja). U bë haxhi. 

Haga 

Haga është qyteti i tretë më i madh i Holandës, pas Amsterdamit dhe Roterdamit. 

BROÇKULL f. kryes. 

Fjalë e kotë, gjepur. Flet (thotë, lëshon) broçkulla. Lëri broçkullat! 

Edhe ”Motin e Madh” nuk e gjeta në fjalorin enciklopedik (të vitit 2002) 

Vazhdon 

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 27 shtator 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Libri i Feri Arifit: “Serbia, Greqia, Maqedonia dhe shtetet e tjera sllave, janë rrena e madhe e historisë në Ilirik (Ballkan)

0
Prof. Dr. Nebi Dervishi
***
Libri i autorit Feri Arifit, është mbështetur dhe argumentuar me fakte mbi një bazë të gjërë burimesh arkivore shqiptare e ballkanike, si dhe me një literaturë të larmishme historike nga popujt e Gadishullit Ilirik e më gjërë, të cilat i kanë lejuar autorit të hedhë dritë dhe të titullojë punimin me bindjen e plotë dhe pa hezitim “Rrena e madhe e historisë në Ilirik (Ballkan).Tërë ecurinë e librit “Serbia, Greqia, Maqedonia dhe shtetet e tjera sllave – janë rrena e madhe e historisë në Ilirik (Ballkan)” – autori Feri Arifi, e ka konceptuar librin në rreth 452 faqe, ku përdor një literaturë të pasur, e të ndarë në shumë pjesë, në mënyrë kronologjike, së cilës i paraprinë një parathënie. Stili i shkruarjes analitike dhe gjuhësore i përdorur me mjeshtri nga autori, është i lakmueshëm dhe vërteton se autori e zotron për të pasur lakmi artin e të shkruarit dhe interpretimit të dokumenteve arkivore të literaturës. Punimi është i shtjelluar në mënyrë të qartë dhe të kuptueshëm. Gjuha e përdorur është e përshtatshme për shumë kategori lexuesish, sepse është tërheqëse dhe se është libër që i ka munguar historiografisë shqiptare. Në fund edhe një herë e përgëzoi autorin për hartimin e kësaj vepre kapitale të dobishme dhe tepër interesante, si dhe do t’i sugjeroja që sipas mundësisë ky libër të përkthehet në gjuhët e huaja botërore (anglisht, gjermanisht, etj), në mënyrë që edhe opinion botëror të njihet me gënjeshtrat (rrenat) që deri tash na kanë servuar studjuesit sllavë.

Besëprerja e mikut dhe tradita shqiptare për të pabesët

0

Nue Oroshi, Kiel, Gjermani

***

Shpeshherë më herët në traditën shqiptare besëprerve ju është dhënë kafja me metoda të ndryshme dhe jo në mënyrën tradicionale siç ju është dhënë më parë,besëprerët që kanë prerë në besë mikun e shpisë, apo mikun që kanë kaluar një kohë të gjatë me njëri-tjetrin shpeshherë edhe kanë ra pre e tradhtisë duke tradhëtuar miqtë e tyre.Këto tradhëti janë shënuar edhe në këngët shqiptare.Njëra ndër tradhëtitë e mëdha është edhe ajo e Bejta Sylës, që tradhëton dy vëllëzerit e gruas për të marrë ca para të ndryshme.E rapsodi këto momente të tradhtisë i ka përshkruar shumë bukur kur e këndon këngën: “Xhelatgjia e mbrehka shpatën Musa i vogël e kthejka qafën prejum mu mos ma prej bacën, xhelatgjia po banë bë kurrë ksi trimash nuk kam pre. ”
E më pas kur miqtë e hetojnë tradhëtinë e dhëndërrit duke biseduar se ku i kanë armët i thonë njëri-tjetrit:”Ku i kemi armët me jatagan na i ka mshefur miku mbramë e ka mendjen me na nxan se ka mendjën me na i dhanë”.Edhe Bejta Syla që njihët në këngë edhe si Bejta qeni e pëson në fund nga e motra e tyre Hajria ku thotë: “Kur ja qita thikën burrit mu dok se u ngjall Musa prej burgut.” Një tradhëti tjetër që këndohet në këngët tona popullore është edhe ajo e Bec Sinanit, i cili tradhëtohet nga shoku i tij i ngushtë por që në fund e pëson edhe ai dhe vritet nga Bec Sinani.Është për tu theksuaë edhe tradhetia që i bën Selman Kadrisë,daja i ti Rama e ku edhe ai që e fut në kurth Selman Kadrinë vritet nga djalëria shqiptare, dhe para që të vritet i thonë: “Ku e ke djalë ti Krajl Pjetrin te ka falë Zoti e po të merr dreqi. ”
Të pabesët në të kaluarën gjithmonë kanë qenë të injoruar nga shqiptarët.Shpeshherë është përdorur edhe shprehja: “Ma mirë Qiriu i fiktë se sa i flliqtë. ” Shpeshherë tradhëtitë ndaj mikut i ka shfrytëzuar armiku me një mençuri te veçantë.Ata kanë gjurmuar se si një atdhetarë apo idealistë me kënd shoqërohet më së shumti.Në momentin që e kanë përfituar mikun e atdhetarit ata e kanë arritur qëllimin e caktuar.Prerja e mikut është gjëja më e rëndë për shqiptarinë.Ai që e prenë mikun në besë ai është në gjendje të bën çdo gjë të keqe e të shëmtueme vetëm e vetëm për të ardhur deri tek ndonjë përfitim financiar.E çfarë mund të shkruan tradita shqiptare për të pabesët.Natyrisht se ata janë llomi më i madh i shqiptarisë.
Por deri sa në të kaluarën janë definuar qartë të pabesët,besëprerit dhe përsonat që kanë prerë mikun në besë, sot besëprerja është bërë ushqim i përditshëm i shumë individëve të cilët nuk skuqën fare kur e prejnë mikun në besë.Këta besëprerë janë shumuar dhe shpeshherë bëjnë edhe be në rrënë.Të bësh be në rrënë nuk ka qenë traditë e shqiptarit.Sido që të jetë besëprerët janë përsonat që fundi gjithmonë ju ka ardhur tragjikë por gjithmonë kanë vdekë më marre.Kurse idealistët pavarsisht jetës së veshtirë që e kanë bërë ata kanë jetuar kryelartë dhe nuk janë nënshtruar kurrën e kurrës tradhëtisë.Dallimi në mes të besatarëve dhe besëprerve është shumë i madh.Besatari për mikun e jep jetën, kurse besëpreri e pret mikun në besë.
Ta presh mikun në besë do të thotë se e ke prerë një copë të trupit tënd, për faktin se deri sa e ke konsideurar mik dhe ke kaluar një pjesë të jetës me të ai nuk është vetëm thjeshtë mik por është edhe vëlla.
Besëprerja në luftë
Në të shumtën e rasteve gjatë luftërave të ndryshme ka pasur shqiptar që kanë prerë dhe vrarë bashkëluftëtarin.Këto vrasje janë të dhimshme se të vrasësh bashkëluftëtarin që e ka kapë pushkën për ta çliruar vendin vetëm pse nuk është në vijën tënde ideologjike apo për shkak të ndonjë ngatërrese të mëhershme private që ke pasur më të është gjëja më ë shëmtuar që ka ndodhur në mesin tonë. Në një rast gjatë luftërave kundër komunistëve ishte vrarë një luftëtarë nacionalistë.Luftëtari i vrarë ishte në një ngatrresë më një bashkëfshatar që po ashtu ishte luftëtar.Për të hequr dilemën se a është vrarë në luftë apo është vrarë mbas shpine një luftëtarë më përvojë e shplon të vrarin dhe ia shikon plagën.
Plaga ishte në ballë.I qoftë për hajr trimëria se ky është vrarë në luftë kundër armikut.Edhe profesor Alush Leshanakun e vranë në pabesi.Edhe shumë luftëtarë që luftuan për Shqipërinë Etnike u vranë në pabesi.Është e dhimshme që të pabesët që vranë nacionalistët dhe atdhetaret ata edhe sot e asaj dite vazhdojnë ti shajnë dhe nëpërkëmbin atdhetarët madje e marrin guximin që në palo librat e tyre plot gënjeshtra ti shajnë me epitetët e ndryshme nacionalistët shqiptarë si: Shaban Polluzha e Mehmet Gradica.Ky vrull duhët ndalur dhe t´iu thuhët njëherë e përgjithmonë stop besëprerëve.Edhe djali i një besëpreri mirditor që në Qafë të Valmerit katërmbëdhjetë mirditorëve të plagosur për vdekje iu jep plumbin në balli më lejën e kriminelit Mehmet Shehu,i cili sot shanë atdhetarët dhe nacionalistët dhe ishte mjaft aktiv në kritikat e Monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren dhe ende nuk ka kërkuar falje për masakrat e babait të ti.Ky së paku le të bëhët burrë dhe të na tregon se ku i kanë hedhur komunistët eshtrat e Kapidan Mark Gjon Markut dhe Kapidan Llesh Gjon Markut që ti varrosim me dinjitet.Sot më shumë se kurrë duhët të bëjmë identifikimin e besëprerëve qofshin ata besëprerët që punojnë për pansllavizëm qofshin besëprerët që punojnë për rikthimin e neotomanizmit.Këto dy kancere besëprerësish që bashkëpunojnë ngushtë më njëri – tjetrin për të keqën e shqiptarizmës janë gangrenë dhe kancer i shqiptarizmës.Besëprerja është gjëja më e shëmtuar për shqiptarinë.Por fatkeqësisht familjet besëprerëse janë shumuar dhe ato tash e shtatëdhjetë e shtatë vite janë duke e udhëhequr politikisht shqiptarinë, më ndonjë përjashtim në ndonjë periudhë kohore.

Besëprerët në varr do të shkojnë me faqe të zezë e shqiptaria do ti bëj me gisht ja besëprerët, kurse vllaznit do ti thonë motrës: “Mori motër e zeza motër mos tleftë ty kurrë djalë në votër”, ndërkohë që motra do të përgjigjet:

“Mos me leftë kurrë e mos mu rritë këtë punë motra në pastë ditë. 

Hajt Halil e Musa i motres jav pret motra besprerin e Shkodres.”

Njoftim për punëtorët e gazetës “Rilindja”:Të premten, në orën 12, në Hotelin Grand të Prishtinës mbahet tubim i punëtorëve

0
NJOFTIM PËR PUNËTORËT E GAZETËS “RILINDJA”
Bazuar në situatën e krijuar, pas shpalljes publike të Listës Përfundimtare të punëtorëve për 20 për qindëshin nga AKP-ja, e ndjejmë për obligim ta thërrasim Tubimin e Punëtorëve për të diskutuar për këtë çështje dhe të tjerat, që kanë të bëjnë me pronat tona.
Tubimi mbahet në Hotelin “Grand”, ditën e premte, më 30 shtator 2022, duke filluar nga ora 12.
Ardhja në takim është e obligueshme!
Prishtinë, më 27 shtator 2022
Me respekt!
Zeqir Bekolli

“Ta ndalojmë islamizmin”, thotë shkrimtari algjerin Boualem Sansal

(Romancieri algjerian dënon sulmin ndaj Salman Rushdie. Dhe miqve myslimanë ai rekomandon leximin e “Vargjet Satanike”. Artikulli në L’Express)

(Nëse do të më duhej të zgjidhja një fjalë të vetme për të përshkruar të keqen e kohës sonë, do të thosha “Islam”, shkruan romancieri i famshëm algjerian Boualem Sansal, autor i “2084” (Neri Pozza) në L’Express.)

“Asnjë fenomen nuk e ka transformuar kaq shumë botën, të mërzitur, të shpërfytyruar, të çoroditur, të tmerruar. Asnjë sëmundje nuk ka marrë kaq shumë viktima, ka hedhur kaq shumë vende në trazira dhe njerëz në rrugën e mërgimit. Asnjë e vërtetë tjetër supreme nuk ka shërbyer aq shumë për të justifikuar dhe shumëfishuar neveritë më të këqija në tokë, të kryera nga myslimanët e ISIS, Taliban, Gia, Boko Haram dhe shoqëria, ndonjëherë, shpesh nga ujqër të vetmuar të dedikuar për lartësimin e Kuranit. Me një ose dy përjashtime, të gjitha vendet myslimane jetojnë në një gjendje prapambetjeje ekstreme, nën regjime despotike, të korruptuara dhe kriminale, të cilat shfrytëzojnë Islamin në politikat e tyre të brendshme dhe të jashtme. Islami është bërë shqetësimi i tyre numër një, para inflacionit, para papunësisë, çmimit të benzinës, zjarreve në pyje, drogës. Ajo bëhet gjithnjë e më e pranishme, gjithnjë e më ngutshme, pushtuese, arrogante dhe vrastare. Nëse e gjen derën të mbyllur, hyn nga dritarja dhe, nëse është me tulla, hyn në oxhak dhe kur nuk ka më hapje, hyn në autostradën e internetit. Në versionin e tij islamist, ajo është në shtëpi me një qasje komunale, separatiste, izoluese, tërësisht të përkushtuar ndaj trafikimit dhe dhunës së bandave, prej të cilave më të ashpërt dhe më të organizuarit nuk i kanë humbur ende dhëmbët e qumështit.

Vendet skandinave, toka të mrekullueshme mikpritëse për myslimanët që ikin nga dhuna dhe varfëria e vendit të tyre, dhe mbi të gjitha nga utopitë socialiste të kolonel-presidentit të tyre, kreut suprem të këshillit revolucionar dhe shqiponjës së paepur, nuk i duan më ato; sot po marrin masa urgjente të kapur nga paniku për të zhdukur të keqen. Në të gjitha vendet, udhëtarët me pasaporta nga vendet myslimane, dhe ky është rasti im, priten ftohtë edhe nëse kanë një vizë të vlefshme dhe kanë burimet e nevojshme për qëndrimin e tyre. Ata e dinë se këto pajisje sigurie të rënda dhe të shtrenjta që pengojnë funksionimin e aeroporteve në të gjitha vendet e botës janë të lidhura drejtpërdrejt me fenë e tyre. Meqenëse një fe nuk mund të ndalet ose të dëbohet, besimtarët e saj refuzohen. Përpjekje e kotë. Shumë vonë, Islami është kudo në shtëpi, një mjeshtër xheloz në zotërimet e tij.

Tani ai po imponon Newspeak-in e tij. ‘Islami po ju shikon’. Ne nuk themi ‘Islam’, por duhet shtuar, me respektin e mbretit të mbretërve, se Islami është fe e paqes dhe e tolerancës, e cila është një fe e dashurisë, e cila nuk ka të bëjë fare me Islamin. se nuk duhen bërë shkrirje të rrezikshme dhe idiote, se islamistët nuk janë myslimanë, se muslimanët e jetojnë Islamin e tyre në përputhje të rreptë me besimet e tjera edhe nëse ato janë të rreme dhe nëse Islami i ka dënuar tashmë.

Në këtë botë të paqes, dashurisë dhe tolerancës, numri i njerëzve që jetojnë nën mbrojtjen e policisë sepse kërcënohen në emër të Islamit është në rritje. Për të folur vetëm për Francën, e cila tashmë është një gëzim në vetvete, policia së shpejti nuk do të mjaftojë më, do të jetë e nevojshme të rekrutohen batalione dhe kompani ose më mirë të formohet një trup i ri truprojash, të cilët e njohin Islamin dhe mund të njohin nën të cilën vishen Ajo shfaqet. Lista e ‘dosjeve S’ (të dyshuar për terrorizëm) vazhdon të rritet dhe me këtë ritëm përfundimisht do të përfshijë të gjithë muslimanët në Francë. Kurseni kohë dhe ne nuk do të flasim më për këtë alternativë djallëzore ‘Islami i Francës kundër Islamit Francez’, si Kramer kundër Kramer. Do të kemi dy në një, Francën Islamike. Pushtimi me manipulim aritmetik është i ri.

Nga çfarë do të përbëhet nesër? Me siguri e keqja do të jetë më e madhe. Përveç nëse muslimanët e zgjuar nga një mrekulli nuk mobilizohen për të shpëtuar fenë e tyre nga kthetrat e islamistëve dhe atyre të regjimeve të korruptuara muslimane që i shfrytëzojnë ata nga distanca përmes imamëve të tyre, xhamive të tyre, konsujve të tyre, të cilët janë anëtarë të betuar të vëllazërisë. agjentët sekretë, misionarët e tyre. Në këtë proces, të gjithë ata që në një datë fikse vijnë për t’i përkëdhelur, për qëllime elektorale, që duan t’i blejnë vetes një aureolë për të ndriçuar në TV ose për aparatçikët e mëdhenj, të gjejnë virgjërinë e tyre përballë Historisë. kishte tradhtuar aq shumë, aq i maskuar. Së shpejti nuk do të ketë më në këtë tokë të shkatërruar nga luftërat dhe mjerimi moral i Islamit, një fe e paqes, dashurisë dhe tolerancës, dhe do të shtoj transparencën (ky është kontributi im për pasurimin e gjuhës) për të pushuar nga dhimbjet tona. Pas kësaj, me tokën të rinovuar dhe ajrin e pastruar, qytetërimi do të jetë në gjendje të rifillojë në këmbën e djathtë.

Unë u sugjeroj miqve të mi myslimanë të lexojnë Vargjet Satanike të Salman Rushdie, ata do të shohin vetë se nuk ka asgjë blasfemuese në faqet e saj, ajo përshkruan një realitet që ata do ta shihnin me sytë e tyre nëse do të hiqnin qafe verbimet e kushtëzimit. I sugjeroj gjithashtu që t’i shkruajnë Rushdie – përfundon Boualem Sansal – për ta siguruar për dashurinë e tyre, për t’i uruar shërim sa më të shpejtë dhe për ta inkurajuar që të vazhdojë të shkruajë gjëra të bukura. Faleminderit për kontributin tuaj në shpëtimin e njerëzimit dhe botës”.’

 Përktheu nga italishtja: Paul Tedeschini

Marrë nga “Fermiamo l’islamismo”, dice Boualem Sansal