Kreu Blog Faqe 1230

Presidenti Bill Clinton-“Zgjerimi i Nato-s ishte gjëja e duhur në kohën e duhur”

0

Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

Të dielën që kaloi, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton i dha një intervistë gazetarit dhe analistit Fareed Zakaria në programin e tij, “GPS”, transmetuar nga rrjeti televiziv CNN.

Gjatë intervistës, që preku disa çështje të politikës së mbrendshme dhe të jashtme, ish-Presidenti Clinton u pyet nga gazetari veteran i CNN mbi një numër çështjesh me të cilat përballet Amerika dhe bota, përfshirë agresionin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

I pyetur nga gazetari Zakaria nëse zgjerimi i NATO-s në kohën kur ai ishte president, mund të jetë shkaktar i invadimit të Ukrainës nga Rusia. Presidenti Clinton u përgjigj shkurt: “Je i gabuar”, i tha Z. Clinton atij, duke shtuar se zgjerimi i NATO-s nuk ka asgjë të bëjë me invadimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia. “Mendoj se bëmë gjënë e duhur, në kohën e duhur” me vendimin që kemi marrë për antarësimin e ish-vendeve komuniste në NATO.

Presidenti Clinton i solli në kujtesë gazetarit se vetë Putini e ka thënë shpesh, se “shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte një tragjedi e madhe”, sipas tij, ish-Shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se me zgjerimin e NATO-s me vendet ish-komuniste, as Shtetet e Bashkuara as NATO nuk kishin për qëllim të kërcënonin Rusinë. Por, nga ana tjetër, ish-presidenti Clinton tha se vendet ish-komuniste të Evropës Lindore dhe Qëndrore, ishin në të drejtën e tyre, ndërsa kërkonin të jetonin në liri dhe siguri, pas shumë dekadash të dominimit të komunizmit sovjetik.

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton në intervistë me gazetarin Fareed Zakaria në programin e tij “GPS” të rrjetit televiziv CNN të dielën që kaloi.

Ish-Presidenti amerikan zbuloi, në intervistën e tij në CNN të dielën se në atë kohë, ai i kishte ofruar Rusisë, “Jo vetëm një partneritet të veçantë me NATO-n, por edhe mundësinë e një antarësimi eventual në Aleancën ushtarake perëndimore, me argumentin se problemet më të mëdha të sigurisë, në të ardhmen, mendohej se do të ishin aktorët jo shtetërorë, ose shtetet autoritare që do u shisnin grupeve terroriste armë kimike, biologjike dhe bërthamore” dhe, se përballë një rreziku të tillë, do duhej të ishim të gjithë të bashkuar, u shpreh Z. Clinton në CNN — t’u ketë thënë në atë kohë autoriteteve të Rusisë.

Presidenti Clinton u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara pasi kishte fituar garën elektorale kundër kandidatit republikan Xhorxh H. Bush i vjetër në zgjedhjet e vitit 1992. Ishte shembur Muri i Berlinit, ndërkohë që ranë regjimet diktatoriale komuniste anë e mbanë Evropës Lindore/Qendrore dhe pasi ishte shpërbërë edhe Bashkimi Sovjetik, në vitin 1991.

Fillimisht, në mandatin e dytë të Presidentit Clinton, tre shtete ish-komuniste, anëtare të Paktit të Varshavës, Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia u bënë anëtare të NATO-s në vitin 1999. Vala e dytë e zgjërimit më të madh të NATO-s ndodhi në vitin 2004, kur Nato-s iu bashkuan Bullgaria, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Estonia, Letonia dhe Lituania, ndërsa, në vitin 2009, Shqipëria dhe Kroacia i bashkohen gjithashtu NATO-s gjatë presidencës së Xhorxh W Bush-it të ri.

Gjatë intervistës, Presidenti Clinton, reagoi pak me zemërim ndaj insinuatës së gazetarit Zakaria se disa analistë mendojnë se mund të ishte faji i tij për agresionin e paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës – pasi ishte ai që filloi zgjerimin e Nato-s me vendet ish-komuniste, sepse dihet se një prej justifikimeve të Putinit për agresionin e paprovokuar të Ukrainës, ai donte që të parandalojë antarësimin e Ukrainës në NATO. “Po si mund t’u thuash polakëve se ata duhet të jetojnë përgjithmonë me frikën se Rusia do i pushtojë prap? Ose t’i thuash Hungarisë ose vendeve të tjera, si vendeve Baltike, një gjë të tillë. Me të vërtetë, pas të gjitha vuajtjeve që kanë pësuar nga (diktatura komuniste sovjetike). A kanë dashur këto vende të ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik?”, pyeti pak si me sarkazëm, ish-Presidenti Clinton.

“Unë besoj se kemi bërë atë që duhej të bëhej në atë kohë. Dhe po të mos kishim zgjëruar NATO-n (me vendet ish-komuniste të paktit të Varshavës), kriza e sotme e Ukrainës, ka mundësi të kishte ndodhur shumë më herët”, u shpreh Presidenti Clinton me gazetarin dhe analistin e CNN-it, Fareed Zakaria.

Zgjerimi i NATO-s ç’prej shembjes së Murit të Berlinit e deri më sot është shikuar dhe konsiderohet edhe sot si një objektiv për krijimin e një Evrope demokratike, të bashkuar, në paqë dhe të pandarë. Secili shtet, anëtar i NATO-s sjell diçka të veçantë drejt këtij objektivi të përbashkët. Presidenti Bill Clinton kishte të drejtë, atëherë dhe sot, sa i përket zgjerimit të Nato-s  me kërkesën e tyre- të  vendeve ish-komuniste në Aleancën e Atlantikut Verior-, gjatë tre dekadave të fundit. Agresioni i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës po tregon se një Aleancë e fortë e NATO-s është sot më e nevojshme se kurrë më parë. Mbështetja për antarësimin në NATO është venë re edhe në vende që, historikisht, kanë qenë neutrale ushtarakisht, si Finlanda e Suedia. Edhe Republika e Kosovës po kërkon një rrugë të shpejtë drejt antarësimit në NATO.

Presidenti Bill Clinton me të drejtë tha në intervistën me CNN se nuk është zgjerimi i Nato-s drejt lindjes shkaku i agresionit të paprovokuar rus në Ukrainë. Por është imperializmi rus ai që nxit agresionin e Rusisë kundër Ukrainës! Në të vërtetë, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, të martën edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e cilësoi agresionin rus në Ukrainë si një, “një kthim në imperializëm”.  Njëkohësisht, Presidenti i Francës kritikoi qëndrimin e atyre vendeve që thonë se janë “neutrale” ndaj agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, duke thënë se ata janë në një rrugë të gabuar dhe se, “Ata po bëjnë një gabim historik”. Ndërkohë,  ata që po heshtin sot në lidhje me këtë agresion të paprovokuar rus në Ukrainë, udhëheqësi francez, Emmanuel Macron i akuzoi si, “pjesëmarrës dhe bashkëfajtorë në kauzën e imperializmit të ri” — në fjalimin, që mbajti në tubimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve amerikano-shqiptare – Shqipëria ka qenë ndër vendet e para ish-komuniste – në mos e para – që ka kërkuar antarësimin e saj në NATO.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Aleksandër Meksi, kryeministri i parë post-komunist i atij vendi i qeverisë së dalë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, në takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë, prill, 1993. (Autori në të djathtë të fotos)

Qysh atëherë, Shqipëria kishte treguar interesim që t’i bashkohej Aleancës së Atlantikut Verior, NATO-s. Çdo delegacion i qeverisë së re të Partisë Demokratike – në takimet e tyre me zyrtarët më të lartë amerikanë në Washington – kërkonte në atë kohë, antarësimin e Shqipërisë në NATO.  Presidenti Bill Clinton kishte ftuar udhëheqës shtetesh e qeverish nga Evropa Lindore/Qendrore për të marrë pjesë në hapjen e Muzeut të Hollokaustit në Washington, prill, 1993. Shqipëria përfaqësohej nga Kryeministri i saj, Aleksandër Meksi, i cili pati një takim me Presidentin Clinton e që pas pak — takimit iu bashkua edhe Zëvendës Presidenti Al Gore. Ndër vendet që përfaqësoheshin në atë tubim të organizuar nga Shtëpia e Bardhë ishin Shqipëria, Portugalia, Kroacia, Rumania, Bullgaria, Hungaria, Polonia, Sllovenia, Republika Çeke, Sllovakia, Moldavia dhe natyrisht edhe Izraeli, pasi kremtohej hapja e Muzeut të Hollokaustit në Washington.

Nuk kam pasur mundësi të isha “spiun enverist”, pasi kur vdiq Enver Hoxha (1985) isha vetëm 8 vjeç

3

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Të nderuar bashkatdhetarë, një zonjë 37 vjeçare me prejardhje nga Shkodra, shoqe e motrës sime, më bëri disa pyetje për një gënjeshtar kronik (…) përgjigja ime ishte kjo më poshtë:

Xhelozia morbide për shkak të kompleksit të inferioritetit është arti i dëmtimit të vetvetes më shumë se sa i sëmuri psikiatrik dëmton të tjerët.

Kur një mercenar “intelektual” 72 vjeçar nga Shqipëria (por kjo nuk dmth se është me gjak shqiptari) e akuzon se paska qenë spiun enverist ndonjë person me prejardhje pure shqiptare që është 26 vjet më i ri se ai vet, që kur vdiq xhaxhi Enver (1985) ishte vetëm 8 vjeç dhe as që kishte dëgjuar për ndonjë Enver dhe as që dinte shqip, që në vitin 1994 e ka vizituar Shqipërinë për herë të parë – atëherë, në këto raste nuk duhet besuar kurrë asgjë që del nga goja e tij,vetëm duhet t’i urojmë fat në trajtimin psikiatrik.
Problemi është se të tillët indoktrinojnë rininë e Shqipërisë që të mos ndihen shqiptar, të tjetërsohen, prandaj rinia nuk reagon aspak ndaj regjimit antikombëtar. Heshtin sikur nuk ekzistojnë! Vetëm ikin dhe ikin – jashtë vendit. “Doktor-profesorëve” gënjeshtarë dhe shpikësve të tillë me imagjinatë cilësore, duhet t`u ndalohet “mësimdhënia”, gjithsesi “diplomat” e tyre të blera në çajtoret e tymosura të një shteti-parti nuk kanë kushtuar më tepër se 300-400 euro.
Aureli 
____
Drini me këtë përgjigje të Aurel Dasaretit dëshiron ta mbyllë replikën në mes të Pirro Priftit, Eshref Ymerit dhe të tjerëve. Autorët që shkruajnë për Drinin mund të vazhdojnë me analizat e tyre, por pa polemizuar me njëri-tjetrin.
Ju lutemi që të na mirëkuptoni…!
Redaksia e Drinit

Fati i Europës po vendoset në Ukrainë dhe Francë

0
Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë
___
Më 22 qershor 2022, në revistën:
European Journal of Economics, Law and Social Sciences ISSN 2519-1284 (print) ISSN
2510-0429 (online)
është publikuar analiza ime me titull:
The fate of Europe is being decided in Ukraine and France
Revista është e indeksuar në kuadër të platformës së SCOPUS-T.
ISSN 2519-1284
Acces online at www.iipccl.org
The fate of Europe is being decided in Ukraine and France
Dr. Sadri Ramabaja
Iliria University College & Director of the Albanian Institute for Geopolitics /
Prishtina- Kosovo
Abstract
This essay encompasses the current geopolitical shifts and economic paradigms that are
kneeling the old continent into a recession and energy crisis. France, under the leadership of Emmanuel Macron continues to play an important role in the framework of NATO and
European Council as well as Brussels is increasing its influence in the war in Ukraine. The outcome of the battle of Mariupol has a strategic importance to Russian Federation and represents the tenacity and admirable counteroffensive held by the Ukrainian armed forces.
Since February 2022, Ukraine is defending European democratic values, liberties and freedoms.
Keywords: Ukraine, France, Russian Federation, Mariupol, Vladimir Putin, Emmanuel Macron, European Union, Australian Prime Minister Scott Morrison.
This work is licensed under Creative Commons Attribution 4.0 License.
European Journal of Economics, Law and Social Sciences ISSN 2519-1284 (print) ISSN
2510-0429 (online)
Copyright © IIPCCL-International Institute for Private, Commercial and Competition law
Full Text: PDF
Më 22 qershor 2022, në revistën:
Revista Evropiane e Ekonomisë, Ligjit dhe Shkencave Sociale ISSN 2519-1284 (print) ISSN
2510-0429 (online)
është publikuar analiza ime me titull:
Fati i Europës po vendoset në Ukrainë dhe Francë
Revista është e indeksuar në kuadër të platformës së SCOPUS-T.
ISSN 2519-1284
Akses online dhe www.iipccl.org
Fati i Europës po vendoset në Ukrainë dhe Francë
Dr. Sadri Ramabaja
Kolegji Universitar Iliria & Drejtor i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë /
Prishtina- Kosovo
Abstrakte
Kjo ese përfshin ndërrimet aktuale gjeopolitike dhe paradigmat ekonomike që janë
gjunjëzoi kontinentin e vjetër në një krizë recesioni dhe energjitike. Franca, nën drejtimin e Emmanuel Macron vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në kuadër të NATO-s dhe
Këshilli Evropian si dhe Brukseli po rrit ndikimin në luftën në Ukrainë. Rezultati i betejës së Mariupolit ka një rëndësi strategjike për Federatën Ruse dhe përfaqëson këmbënguljen dhe kundërofensivën e admirueshme të mbajtur nga forcat e armatosura ukrainase.
Që nga shkurti 2022, Ukraina po mbron vlerat, liritë dhe liritë demokratike evropiane.
Fjalët kyçe: Ukraina, Franca, Federata Ruse, Mariupol, Vladimir Putin, Emmanuel Macron, Bashkimi Evropian, kryeministri australian Scott Morrison.
Ky punim është licencuar nën Licencën Creative Commons Attribution 4.0.
Revista Evropiane e Ekonomisë, Ligjit dhe Shkencave Sociale ISSN 2519-1284 (print) ISSN
2510-0429 (online)
Copyright © IIPCCL-Instituti Ndërkombëtar për të drejtën Private, Komerciale dhe Konkurrencë
Teksti i plotë: PDF

SBASHK-u e ka goditur fushën më të ndieshme të popullit shqiptar të Kosovës

0
Prof. Rexhep Osmani, ish-Ministër i Arsimit të Republikës së Kosovës
___
Një vit shkollor, pa fillim
*
Të nderuar mësimdhënës,
Viti shkollor 2022/23 në shtatorin e sivjetëm nuk pati fillim. Shkollat nuk u hapën. Dyert ishin të mbyllura. Nxënësit u stepën në shkallët e shkollave. Nuk pati mirëpritje as për fatosa, për fëmijët që për herë të parë deshën të hyjnë në shtëpinë e tyre të diturisë, në shkollat fillore të cilat përbëjnë themelet e dijes dhe të qytetërimit të çdo njeriu. Atë ditë pati lot hidhërimi e jo gëzimi. Për dyzetmijë fëmijë të regjistruar në klasën e parë munguan përkëdheljet, buzëqeshjet dhe përqafimet e mësueseve dhe të mësuesve në tërë Kosovën. Fëmijët nuk e përjetuan kontaktin e parë me mësuesen e tyre të cilën e kishin ëndërruar, përfytyruar ose imagjinuar shumë kohë.
Atë ditë, më një shtator, në vjeshtën e parë të të këtij viti dhe në vijim, arsimi ynë mori goditje të rëndë shkatëruese. Prindërit me fëmijë përdore mbeten të hutuar dhe të zhgënjyer në oborret e shkollave. Klasat, karrikat dhe bankat e zbrazta sikur po flisnin e kërkojnë të zotët e tyre: mësimdhënësit dhe nxënësit. Nga 1 shtatori nuk ra zilja e shkollës. Nuk mbahen orë mësimi ngase mësimdhënësit janë në grevë sindikale, jo të gjithë. Shumë mësimdhënës kundërshtuan bojkotin e mësimit. Disa prej tyre janë nën trysninë e disa aktivistëve sindikalë të pavetëdijshëm për veprimet e tyre të papërgjegjshme, të dëmshme shkatërruese për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme .Barrën e përgjegjësisë e bartin udhëheqjq e sindikatës së arsimit me simotrat e saja. Ka disa mësimdhënës që pa peshuar mirë përgjegjësinë e tyre për çka janë në shkollë verbërisht solidarizohen me aktivistë injoratë të sindikatës e nuk kthehen në punën e tyre fisnike te nxënësit e tyre që po i presin me padurim. Kjo është trishtuese. Është përgjegjësi e madhe e mësimdhënësve. Nëse nuk e zotërojnë psikologjinë shkollore mirë le të funksinojë njerëzorja.
Nxënësit për çdo ditë kanë nevojë për dije të reja për gjuhën letërsinë, kulturën, për numrat, për shkronjat, për historinë, natyrën. Orët e humbura gjithmonë mbesin të humbura. Asnjë përmbajtje programore mësimore nuk mund të përvehtësohet më në shkallë të mjaftueshme cilësore. Në qoftë se organet kompetente të arsimit vendosin që mësimdhënësit të vlerëso- hen në saje të suksesit të nxënësve e jo të vlerësimit numerik të mësimdhënësit, mund të kemi ndoshta rezultate zhgënjyese të suksesit në shkolla. Shkolla nuk është e mësuesve. Mësuesit janë në shërbim, në bazë një kontrate pune të nënshkruar me shtetin. Drejtori i shkollës është përfaqësues i shtetit në shkollë. Roli i tij, sot, është i paqartë dhe i ndërlikuar, pa kompetenca administrative, financiare dhe profesionale, nuk janë apolitikë. Shkolla është e komunitetit. Komuniteti sjellë fëmijët në shkolla publike sipas një rregullorejeje të përcaktuar për rajonizimin e shkollave.
Prindërit kanë të drejtë të kërkojnë fillimin e procesit mësimor. Asnjë sindikatë nuk ka të drejtë të shkelë të drejtat e fëmijëve për shkollim. SBASHK-u ka monipolizuar të drejtat e nxënësve, të arsimtarëve, të prindërve të komunitetit, dhe të rrethit shoqëror. Këtë nuk po e bëjnë vet. Udhëheqja e SBASHK-ut nuk është i vetëdijshme se ka goditur fushën më të ndieshme të popullit shqiptar të Kosovës. Se arsimi tani në Kosovë është i politizuar kjo punë është ditur. Por,nuk ësht ditur se Udhëheqja e Sindikatës bëhet vegël për ta futur politikën në shkolla për t’i përçarë mësimdhënësit duke i përdorur fëmijët e pafajshëm dhe duke sjellë situata të pakëndshme në gjiun e çdo familjeje. Votat nuk fitohen me fëmijë peng përpara. Qeveria ka dhënë propozime racionale. Duhet pasur durim. Edhe liderët e partive politike duhen të kërkojnë që shkollat tëi hapen menjëherë.
* Prof. Rexhe Osmani edhe para luftës ka qenë Ministër i Arsimit të Republikës së Kosovës, me mbulesën se është Kryetar i LASH “Naim Frashëri”.

Gjuha e ashpër publike është gjithnjë shenjë e mungesës së etikës dhe edukimit, të folësit!

0

1. Gjuha e urrejtjes, në jetën publike në fakt është mekanizmi më adekuat kundër komunikimit dhe tolerancës ndërqytetare të një vendi (pretendent) demokratik! Por, përse dhe si lindi kjo gjuhë e ashpërsuar në përditshmërinë sociale dhe politike të shqiptarëve andej e këndej kufirit. Shkaqet duhet kërkuar si në histori, ashtu edhe në psikologji sociale e sociologji të njohjes; Pse në histori? Shkaku, se ne shqiptaret e Kosoves në shekullin e fundit praktikisht ishim popull i një shteti të huaj…! Pse në psikologji sociale? Sepse, në rrugëtimin e mbijetimit u ushqye në mënyrë sistematike pamundësia e të qenit i lirë edhe si individ e edhe si entitet;etnik, social, politike, e kulturor. Po,pse në sociologji? Sepse,fenomeni i urrejtjes si mekanizëm mjaft efikas i kontrollit social dhe praktikës manipulative me masën e gjerë, shumë lehtë mund të bëhet një mjet i fuqishëm shkatrrues për të homogjenizuar qytetarë e frustruar dhe të margjinalizuar. Gjuha e urrejtjes e stimuluar nga elitat e ndryshme politike, gjithënjë ka prodhuar si shprazje të energjise negative, ashtu edhe ridimensionime në hierarkinë e lëvizjeve dhe grupeve të ndryshme sociale.

2. Gjuha e ashpër publike, në një shoqëri të pa konsoliduar sa duhet, siç është rasti me Kosovën, shumë lehtë mund t’i nënshtrohet dy rreziqeve ekstreme; të shkatërrojë të gjitha të arriturat e pasluftës , por, njëkohësishte edhe të ridimensionojë (nëse arrin të artikulohet me dozë të duhur ne publik!) dhe padyshim plotësojë ato të (pa)arritura të mëhershme.Në shoqëritë tradicionale, mekanizmi i kontrollit social kryesisht ushtrohej përmes religjionit dhe normave morale, që ishin normale për shoqëritë që sistemi i kishte tjetërsuar deri në margjinat e skajshme;sociale, politike, kombetare, kulturore, etj. Në shoqërit industriale, strategjia e kontrollit social ushtrohet kryesisht përmes nevojës së rehabilitimit të sistemit kapitalist dhe kultivimit të harmonisë sociale; zgjërimit të mekanizmave të sigurisë ekonomike, sociale, politike, kombëtare e kulturore/shëndetësore, arsimore, etj./ të qyetarëve të vetë.

3. Në shoqëritë e tranzicionit, mekanizmi i kontrollit social është përmbytur me faktin se e drejta e kontrollit i është besuar shtetit (që s’u menagjua nga patriotizmi,por, nga interesi dhe zhvatja për vetën, grupin dhe partinë!) i cili në rastin e Kosovës po bëhet gjithënjë e më zhgënjyes, edhe për faktin se praktikat e kontrollit social (liria e mendimit dhe e qarkullimit është ngulfatur me mashtrimet të njëpasnjëshme nga ana e politkanëve që votat e qytetarëve për një emancipim ekonomik i kanë konvertuar në “shitje të pasurisë së përbashkët”/toka, pasuria nëntokësore, super te drejtat për 5%serb lokal,/ , në pasurimin e vetës së tyre dhe grupeve, e klaneve të dyshimta, etj.

Gjuha e urrejtjes, apo ndryshe edhe gjuha e bulizimit, sociologjikisht mund të konsiderohet edhe si një “armë” e fuqishme për homogjenizimin e qytetarëve dhe komuniteteve të pakënaqura politike. Kjo “gjuhë”, si një përmbajtje e (“fjetur») ndërgjegjes sonë (është interesant!) është precize si në demonstrimin e egos sonë agresive, ashtu edhe të asaj paqësore. Bile, edhe atëherë kur komuniteti në fjalë, gjuhën e tillë e kupton si frustrim e si paknaqësi me statusin e vetë social, politik, ekonomik, etj.

Kryetari Glauk Konjufca vizitoi Lezhën dhe bëri nderime te Memoriali i Gjergj Kastrotit

0

Në vazhdën e vizitës në Shqipëri, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetari Bekim Arifi, shefi i kabinetit, Ilir Kërçeli dhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, vizitoi sot qytetin e Lezhës.

Në Bashkinë e këtij qyteti kryetari Konjufca u prit në një takim të përzemërt nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal.

Forhåndsvisning av bilde

Duke e falënderuar kryetarin Ndreu për pritjen, kreu i Kuvendit të Kosovës u shpreh i nderuar që gjendet për vizitë në qytetin historik të besëlidhjes shqiptare dhe tani njëri nga vendet me resurse të veçanta turistike.

Forhåndsvisning av bilde

Kryebashkiaku Ndreu, nga ana e tij, e njohu kryetarin Konjufca për angazhimet e shtuara, me qëllim të përmirësimit të kushteve për turistët, veçanërisht pushuesit bregdetarë, të cilët, siç u tha, po i japin një hov të madh zhvillimin të turizmit.

Forhåndsvisning av bilde

Në takim u vlerësua se midis Kosovës dhe Lezhës tashmë është sendërtuar një lidhje e fuqishme, jo vetëm për shkak të vlerave historike që ofron Lezha, por edhe për faktin se bregdeti që shtrihet në këtë zonë vazhdon të mbetet pikë referimi për mijëra qytetarë të Kosovës gjatë sezonit së pushimeve.

Forhåndsvisning av bilde

Gjatë qëndrimit në Lezhë, kryetari Konjufca vizitoi edhe Memorialin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe vendosi lule pranë vendvarrimit të heroit kombëtar.

Forhåndsvisning av bilde

Pas nderimeve, kryetari Glauk Konjufca e konsideroi Lidhjen e Lezhës njërën nga tri ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, ndërsa Skënderbeun figurën më të rëndësishme përbashkuese për kombin shqiptar.

Forhåndsvisning av bilde

“Kam kënaqësinë të jem në Lezhë dhe të kemi një mikpritje vëllazërore nga kryetari i Bashkisë. Jemi këtu në njërin prej vendeve historike më të rëndësishme të kombit shqiptar. Kuvendi i Lezhës është njëra ndër tri ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë, ndërsa figura dhe personaliteti i heroit tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, padyshim që është historikisht më e rëndësishmja për kombin shqiptar. Luftërat e tij të lavdishme por edhe qëndresa e tij madhështore, ndodhen në themel të identitetit dhe vetëdijes sonë kombëtare”, theksoi kryetari Konjufca.

Forhåndsvisning av bilde

Kreu i Kuvendit të Kosovës shtoi se krahas historisë, qytetarët e Kosovës me Lezhën i lidhë edhe përditshmëria.

Forhåndsvisning av bilde

“Lezha është një vend shumë i dashur edhe turistik për qytetarët tanë, të cilët vijnë masivisht për pushime dhe këtu gjejnë një mikpritje e cila i frymëzon edhe më shumë për të ardhur në vitet e tjera”, tha kryetari Glauk Konjufca.

Forhåndsvisning av bilde

Historiku i themelimeve të rëndësishme fetare dhe kombëtare

1

Don Lush Gjergji

Historia dëshmon dhe tregon që Kisha katolike arbëreshe, që nga zanafiljja e saj, kishte një shërbim të dyfishtë: fetar, të krishterë (lindor), dhe kombëtar– arbëror (shqiptar).

Ja vetë kalimthi disa dëshmi bindëse: angazhimi i tillë fillon qysh me Kuvendin e Arbërit (1703), me themelimin e dy seminareve arbëreshe, emërimin e dy ipeshkvijve për Kalabri dhe Sicili.

Seminari i parë është formuarnga Papa Klementi XII me bullën“Inter Multiplices” (1732), për “italo – shqiptarë” të ikur nga “Epiri”, që iu nevojitet kologji kombëtar në rrethana të reja ambientale dhe gjuhësore. Ai ndër të tjera e përkujton paraardhësin PapënKlementi XI – Albani, shqiptar, duke shkruar që “asnjë masë paraprake nuk është më e nevojshme se ngritja e një Kolegji të ritit grek në Ullano, për edukimin e djelmoshave të Epirit…[1]

“Shqiptarët (iatalo – shqiptarët) të pranuar mirë në Itali, pas vdekjes së Skenderbeut (1468), mvareshin nga metropoliti ortodoks i Ohrit, i cili e shtrinte jurisdikcionin e tij edhe në Itali… Në këtë kontekst historik, arbëreshët, historikisht nuk duhet trajtuar si “uniat”, porsi “bij” që i mbetën besnikë mashkimit të Firencës.”[2]

Hapi i dytë ishte emërimi i ipeshkvit për këto bashkësi, me rit lindor apo bizantin, nën jurisdikcionin e ipeshkvijve vendor latinë- italianë. Kjo ndodhi për Kalabri nga Papa Klementi XII me Bullën “Suprema Disposizione” (1735), ndërsa në Sicili me Bullën “Commissa Nobis” (1784).[3]

Kështu de iure dhe de facto njihet dhe pranohet identiteti ynë i dyfishtë: fetar, sitë krishterë lindorë apo bizantinë, dhe kombëtar, si arbëreshë apo italo – shqiptarë.

Nga ana politike dhe shtetërore gjërat kishin vazhduar krejt ndryshe. Vetëm në vitin  1999 Parlamenti italian kishte njohur praninë e pakicave kombëtare shqiptare apo arbëreshe në Itali.

Në shekullin XX gjërat përparojnë dukshëm me tri themelime: Eparkia e Ungras (Lungros) në Kalabri (1919), Hora Arbëreshe në Sicili (1937) si dhe kuvendi apo manastiri i etërve bazilianë, kryesisht arbëreshë, në Grottaferrata (1937).S’duhet harruar edhe krijimin e seminarit të përbashkët për  arbëreshët e Kalabrisë  dhe Sicilisë,  “Benedikti XVI” (1919).[4]

Këto dhe shumë ngjarje, themelime, figura, personalitete dëshmojnë bindshëm që Kisha katolike në krye me Papën ka pasur në vëmendje, kujdes, përkrahje dhe dashuri të madhe për Arbëreshët tanë, për identietin dhe personalitetin e tyre në Itali dhe më gjerë.

Imzot Eleuterio F. Fortino ndër të tjera shkruan kështu: “Idetë e Koncilit II të Vatikanit (1962-1965) ndihmuan që të merrej vendimi nga ana e Ipeshkvijve italo-shqiptarë e nga Kongregata Lindore, për përkthimin e tekstit të Liturgjisë Hyjnore, shtypur nga Tipografia e Vatikanit në vitin 1967 në dy botime: greko-shqiptar e greko- italiane. Në vijim heparkia e Lungros publikoi, në një botim trigjuhësh (greke-shipe-italiane)akolouthie-n e sakramenteve.

Më 23 prill të vitit 1968, me rastin e kremtimit të 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skanderbegut, u kremtua Liturgjia Hyjnore e Shën Gjon Krizostomit në bazilikën e Shën Pjetrit udhëhequr nga tre ipeshkvijtë. Më 6 gusht të të njëjtit vit, ipeshkvi i Lungros publikoi një dekret për përdorimin e gjuhës së folur në liturgji, orientim i ripohuar nga Asambleja eparkiale e Lungros (1995-1996) për Shqiptarët e Kalabrisë.”[5]

Themelimi i eparkisë – ipeshkvisë arbëreshe në  Ungra (Lungro) të Kalabrisë

Më 13 shkurt 1919 papa Benedikti XV me bullën e veçantë “Catholicifideles” ka themeluar eparkinë – ipeshkvinë lindore të ritit grek, duke i ndarë nga ipeshkvijtë perëndimore italiane. Arsyeja e këtij vendimi dhe themelimi është kjo: “Besimtarët katolikë të ritit grek, banorë të Epirit dhe të Shqipërisë, duke u larguar në një numër të madh nga sundimi turk, kanë emigruar në Italinë e afërt, ku janë pranuar me dashuri dhe janë vendosur në krahinën e Kalabrisë dhe të Sicilisë, duke ruajtur, siç është e drejtë, traditat dhe institucionet, ritin e Kishës së tyre, si dhe të gjitha ligjet tjera zakonore  që i kanë pranuar nga paraardhësit e tyre, dhe që gjatë shumë shekujve i kanë ruajtur me kujdes dhe dashuri…”[6]

Bulla vazhdon kështu: “Shi për këtë Ne, me fuqi të plotë apostolike, vendosim që menjëherë të themelohet kanonikisht  një ipeshkvi e ritit grek në Kalabri, me emërtim e selisë në Ungra – Lungro, me katedralen e Shën Kollit nga Mira, ipeshkvin ordinar…”.[7]

Eparkia apo ipeshkvia e Ungras ka sot :

  1. 800 besimtarë – katolikë; 29 famulli; 44 meshtarë; 32 murgesha.

Ipeshkvinjtë Arbëreshë të Ungras (Lungros) deri me sot:

Imzot Giovanni MELE (1919 – 1979)

GiovanniMele lindi në fshatin arbëresh Acquaformoza (Firmoza) më 19 tetor 1885. Ka studiuar në Cassano, më vonë në Kolegjin Grek në Romë. Gjatë viteve të rinisë dhe formimit meshtarak ishte mjaft i zellshëm, shumë i vëmendshëm dhe i vendosur për jetën e kushtuar Zotit, Kishës, njeriut.

Shugurohet meshtar më 7 qershor 1908. Gjatë viteve 1908 – 1913 ishte famullitar në Civita (Çifti), pastaj në Ungra (Lungro) në vitet 1913 – 1919.

Emërohet ipeshkëv – epark më 10 mars 1919. Gjatë shërbimit të tij të gjatë dhe besnik baritor, dallohej në zell, përkushtim dhe kujdes atëror.

Në qarkoren e tij të parë baritore ai kishte kërkuar prej klerit ndihmë dhe bashkëpunim për udhëheqjen sa më të mirë të eparkisë.

Në vitin 1922, pasi kishte vizituar të gjitha famullitë, shkroi “Letrën baritore”, ku kishte theksuar sidomos dy gjëra: ruajtjen dhe kultivimin e traditës dhe të ritit grek-bizantin (lindor) dhe gjuhën arbërishte – shqipe.

Në vitin 1925 ka filluar botimin e Fletushkës ipeshkvore të Ungras. Më vonë, në vitin 1940, organizohet në Grottaferrata Sinodi ndërdioqezan, ipeshkvia e Ungras,  Horës së Arbëreshëve (PianadegliAlbanesi) në Sicili dhe  Abacia e Grottaferratës.

ImzonGiovanniMele ishte pjesëmarrës aktiv në Koncilin e Dytë të Vatikanit. Atë VinçencMatrangola e kishte definuar si “Njeri të qëlluar të Provanisë së Zotit, i fesë së gjallë dhe të dashurisë së krishterë”.[8]

Ai ishte edhe shkrimtar, poet, njeri i kulturës dhe krijimtarisë. Poezitë e tija janë të shkruara në gjuhën shqipe dhe italishte, si uratë, kërkim i Zotit, shërbim ndaj Kishës dhe njeriut, me plot fe dhe përkushtim.

Mbi të gjitha Imzot GiovanniMele ishte njeri i thjesht dhe shumë i përvuajtur. Në 80 vjetorin e lindjes së tij, ai ndër të tjera kishte thënë kështu: “Bëra atë që ma ka mundësuar dobësia ime dhe hiri i Zotit”.

Kaloi në amshim më 25 qershor 1979. Pasardhësi i tij, imzot GiovanniStamati, në varrimin e Mons. GiovanniMele tha: “Imzot GiovanniMele ishte Njeri i Zotit, Kishës, popullit Arbëresh…, duke ndihmuar që me një zë dhe zemër të lavdërohet Hyji”.[9]

Imzot Giovanni STAMATI (1979 – 1981)        

Mons. GiovanniStamati lindi në Plataci ( Pllatëni) më 9 qershor 1912.  Përgatitjen  për meshtari dhe studimet i kreu në Grottaferrata dhe në Romë. Shugurohet meshtar më 2 maj 1935.

Së pari ishte famullitar i Firmos, duke dëshmuar aftësitë e tija njerëzore dhe të krishtera. Pastaj qe udhëheqës i rinisë katolike në eparkinë e Ungrit gjatë viteve 1936 – 1965. Në vitin 1949 emërohet edhe udhëheqësi apo kryeprift për katedralen e Ungrit, kurse në vitin 1965 edhe Vikar Gjeneral.

Më 25 mars 1967 Papa Pali VI e emëroi arqipeshkëv titullar dhe administrator apostolik “sedepiena” të Ungrës. Shugurohet ipeshkëv më 29 qershor 1967.

Pas vdekjes së Imzot GiovanniMele, emërohet ipeshkëv i Ungras (Lungros).

Gjatë    tërë jetës dhe shërbimit të tij kishtar kishte disa synime bazë: vlerësimin dhe ruajtjen e trashëgimisë liturgjike bizantine (lindore), si dhe të vlerave gjuhësore dhe kulturore arbëreshe.

Në vitin 1968 e ka vendosur gjuhën shqipe, arbërishte, në liturgji, kuptohet, pas përgatitjeve dhe përkthimeve ndërdioqezane mes Horës Arbëreshe, Ungras dhe  Abacisë së Grottaferratës, me aprovim të Selisë Shenjte.

Sa i përket natyrës, ishte i butë dhe gjithmonë në mesin e popullit dhe me popullin, me klerin vëlla dhe babë, prijës dhe shërbyes besnik i Krishtit dhe Ungjillit,  Kishës vendore.

Vdiq pas shërbimit 52 vjeçar të meshtarisë, 19 vjeçar ipeshkvor, duke lënë gjurma të pashlyeshme në jetën e Kishës ndër Arbëreshë.

Imzot Ercole Lupinacci (1987 – 2010)

Mons. ErcoleLupinacci lindi në San GiorgioAlbanese (Mbuzati) m 23 nëntor 1933.

Ai kishte studiuar në seminarin Benedikti XV në Grottaferrata dhe në Romë. Shugurohet meshtar më 22 nëntor 1959.

Gjatë viteve 1960 – 1963 ishte ndihmës në San DimetrioMagalomartire (Shën Mitri). Në vitin 1963 emërohet famullitar në San CosmoAlbanese (Strihari), deri te emërimi ipeshkvor.

Papa Gjon Pali II e ka emëruar ipeshkëv të Horës së Arbëresheve (PianadegliAlbanesi) në Sicili,  më 25 mars 1981; shugurohet ipeshkëv më 6 gusht 1981. E ka udhëhequr  këtë ipeshkvi (eparki) gjatë viteve 1981 – 1987.

Papa Gjon Pali II e transferoi në selinë ipeshkvore të Ungras (Lungro) në Kalabri më 30 nëntor 1987. Më 17 janar 1988 e mori zyrtarisht udhëheqjen e kësaj selie ipeshkvore. Për arsye të moshës ka dhënë dorëheqje më 10 gusht 2010. Vdiq në San CosmoAlbanese (Strihari) më 6 gusht 2016, në 35 vjetorin e shugurimit ipeshkvor.

Imzot ErcoleLupinacci ishte shumë aktiv në dialogun ekumenik mes Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse. Duhet theksuar që Arbëreshët janë të vetmit në botë gjithnjë katolikë, pra me Papën dhe Kishën e Romës, por gjithnjë edhe lindorë apo bizantinë.

Mons. ErcoleLupinacci fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe, italisht, greqishten e vjetër dhe të re, si dhe gjuhën frëngjishte.

Në kumtesën e Eparkisë së Ungras për vdekjen e tij ndër të tjera shkruante: “Ka promovuar në mënyrë të thellë kulturën arbëreshe, liturgjinë dhe përshpirtërinë bizantine, dialogun ekumenik, dashurinë e ndritshme…”.[10]

Synimi dhe qëllimi bazë i tij ishte ky: të jetë e pranishme dhe e gjallë pasuria kishtare lindore edhe në perëndim, por edhe të ruhet lashtësia dhe tradita kulturore dhe gjuhësore arbëreshe.

Ishte ipeshkëv i Horës Arbëreshe në Sicili gjatë viteve 1981 -1988, ndërsa i Ungras (Lungros) gjatë viteve 1988 -2016.

Ai disa herë e ka vizituar Kosovën, së pari gjatë gushtit 1973, ku mori pjesë edhe në shugurimin dhe Meshën e Parë të Don Ndue Gjergjit, Don Aleksandër Kolës dhe Don Lush Gjergjit (11 dhe 12 gusht 1973).

Gjatë vizitave dhe  takimeve me Imzot NikëPrelën, me klerin tonë, me shumë famulli dhe besimtarë, ishte gjithnjë i hareshëm dhe frymëzues, sidomos përkrahës i flakët i revistës fetare kulturore “DRITA” dhe botimeve tona.

Ai   ishte dhe mbetet urëlidhës e Kishës  Arbëreshe me Kishat në trojet tona. Ishte i deleguari i parë i Selisë së Shenjtë në Shqipëri, pas rrënimit të diktaturës komuniste ateiste shumëvjeçare, detyrë kjo që e kishte krye me shumë përkushtim dhe dashuri.

Para se të emërohej DonatoOliverio ipeshkëv i Ungras (Lungros), gjatë viteve 2010 – 2012 administrator apostolik ishte Imzot SalvatoreNunnari.

Imzot Donato  OLIVERIO (2012 – )

Imzot DonatoOliverio lindi në Cosenza më 5 mars 1956. Përgatitjen për jetën dhe shërbimin meshtarak e pati në Cosenza, më vonë në Grottaferrata dhe në Romë. Shugurohet meshtar në Ungras (Lungro) më 17 tetor 1982.

Shërbeu në San BenedettoUlano (Shën Benedhiti). Më vonë ishte përgjegjës për Zyrën katekistike deri në vitin 2003. Gjatë viteve 2003 – 2012 ishte koordinatori i Kurisëipeshkvore.

Papa Benedikti XVI e ka emëruar ipeshkëv të Ungras (Lungros),  më 12 maj 2012.

Mons. DonatoOliverio ka vazhduar bashkëpunimin me Kishën Katolike në Shqipëri dhe në Kosovë. Ka organizuar festime për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe ka vizituar Shqipërinë dhe Kishën katolike në këto hapësira. Ai  ka marrë pjesë  po ashtu edhe në 100 vjetorin e lindjes së Shën Nënës Tereze në Prishtinë.

Është njeri i hapur dhe dinamik, me plotë gjallëri dhe vullnet për punë, shërbim dhe dëshmi  për jetën e  krishterë, promovues për bashkëpunim vëllazëror ndërmjet Kishave dhe Shteteve tona.

Nga Qarkorja e Eparisë së Ungras (Lungro)

100 vjetori i Eparkisë së Ungras, 13 shkurt 2019

“Më 13 shkurt 2019, në ora 16. 30 do të fillojë kremtimi i 100 vjetorit të Eparkisë sonë. Do të mblidhemi si Kisha e Eparkisë në Katedralen tonë, për t’u lutur dhe falënderuar Zotin, Atin, Birin dhe Shpirtin Shenjt për dhuratën bujare që ka dashur të na bëjë nëpërmjet Papës Bendektit XV, i cili më 13 shkurt 1919, kishte themeluar Eparkinë  e Ungras të Arbëreshëve të Italisë kontinentale.

Dëshiroj që mos të mungojë asnjë meshtar, diakon, murgeshë, që seë bashku me fëmijë, rini, të pjekur dhe të moshuar të bashkësive tona. Kush e do Kishën, duhet ta kuptojë rëndësinë e këtij përvjetori, që nuk domethënë shkuarje në Kishë, por duhet të kuptohet rëndësia e kësaj ngjarjeje të veçantë, që do të jetë para së gjithash  një ftesë për t’u thelluar në motivet dhe frymëzimin e këtij themelimi.  Ngjarje kjo historike me domethënie të madhe  për Shqiptarët e Kalabrisë, me kuptim antropologjik dhe shoqëror, dhe natyrisht, fetar”.[11]

Ungri, 8 janar  2019                                          Imzot Donato OLIVERIO, ipeshkëv

Gati të gjitha përkthimet liturgjike, biblike, katekistike dhe pastorale i ka bërë atë Emanuele GIORDANO (1920 – 2015).

Nga kjo Kishë ishte edhe Imzot Eleuterio FORTINO (1938 – 2010), teolog, ekumenist, veprimtar arbëresh shumë i shquar dhe tejet i dalluar, njeri dhe meshtar që ka lënë gjurma të pashlyeshme jo vetëm në Kishën arbëreshe, por edhe më gjerë, në mbarë popullin tonë shqiptar.

Dy fjalë për Imzot Eleuterio Francesco Fortino dhe Atë Emanuele Giordano

Mons. Eleuterio Fortino u lind në San Benedetto Ullano, në Kalabri, më 2 prill 1938 nga prindërit arbëreshë (është vëllai i studiuesit dhe albanologut të njohur prof. Italo Fortinos, vr. ime). Pas seminarit dhe studimeve filozofiko- teologjike në Universitetin e famshëm Papnor të Gregoriana në Romë, më 24 nëntor 1963 qe shuguruar meshtar. Prej vitit 1965 ka punuar me shumë zell, përkushtim dhe dashuri në Këshillin Papnor për Bashkimin e të Krishterëve, i ftuar personalisht nga kardinali Johannes Geradus Maria WILLEBRANDS, ku ka dhënë një kontribut tejet të çmueshëm deri në vdekje. Për Mons. Eleuterio Forino ka çka të thuhet dhe të shkruhet, mbi të gjitha për fenë e tij të fortë, shpresën e tij të qartë dhe dashurinë e tij të zjarrtë ndaj Zotit, Kishës, bashkimit të të krishterëve, dialogut ndërfetar, kulturës së tij vërtet të thellë dhe enciklopedike, për zemrën e tij të hapur për çdo njeri.

Më se 25 vite ishte Nën-sekretari i Këshillit Papnor për Bashkimin e të Krishterëve, ku është dalluar gjithnjë për të mirë, për nisje dhe studime të shumta burimore, për përzemërsi dhe urti baritore, për kërkim të vazhdueshëm dhe pa kusht të bashkimit të të krishterëve, si thoshte ai “parakusht për të jetuar fenë e krishterë dhe për t’ua dëshmuar atë të gjithë njerëzve vullnetmirë”.Kohën e fundit qe shpërblyer me disa mirënjohje të rëndësishme, si “Rosa d’argento”(2007) për marrëdhëniet mes Vatikanit dhe Kishës Ortodokse, si dhe “Shpërblimi Arbëria” (2009) në San Dimetrio Corone.

Mons. Fortino ishte “Shpirti, zemra dhe motori i ekumenizmit të Kishës Katolike në dekadat e fundit”, është vlerësimi i pothuaj të gjithë atyre që e kanë  njohur.Në një ndër intervistat e fundit ai kishte thënë kështu: “Dialogu i dashurisë na ndihmon që në tjetrin ta shohim vëllain tonë dhe në anën tjetër i shkarkon çështjet dotrinore nga ngarkesat e llojllojshme…”.

Një kapitull i veçantë është veprimtaria e tij për kultivimin dhe promovimin e gjuhës, traditës dhe kulturës shqipe ndër Arbëreshë dhe më gjerë, të cilën vazhdimisht e pat në mend dhe në zemër. Ishte themelues i Qendrës dhe Fletushkës “Besa” në Romë, bashkëpunëtor i rregullt në “Oriente cristiano”. Ka botuar “Liturgjia greke” /1970/, “Kisha bizantine arbëreshe në Kalabri”(2000),“Dialogu ekumenik”.[12]

Atë Emanuele Giordano ishte një prift arbëresh- i mirë dhe i njohur, mjaft i dalluar dhe afirmuar, intelektual i dorës së parë, i afërt dhe shumë i dashur, njeri që la gjurma të pashlyeshme në kulturën arbërore-shqiptare, sidomos në lëmin e gjuhës dhe të liturgjisë.

Ishte dhe mbetet shtyllë e dalluar dhe shumë e shquar e identitetit dhe studiues i kulturës arbëreshe, apo siç e quanin me dashuri dhe simpati, papas Manoli, qe një ekspert e studiues i vëmendshëm i filologjisë, letërsisë italiane e arbëresheve, është autor i shumë veprave të rëndësishme si fjalori madh “Arbëresh-italiano”, për leksikografinë arbëreshe, veprat “Gramatike Arbershe”, “Mbledhje këndimesh arbëreshe çë këndohen në Ejaninë e Frasnitë”; “Gramatikë arbëreshe”, “Vangjeli” (Ungjilli) etj. Figurë poliedrike, papasManoli u mor me histori, letërsi, folklor e muzikë arbëreshe liturgjike e kombëtare.

Është kujdesuar për botimin kritik të veprës së shkrimtarit arbëresh Bernardo Bilotta, me titull “Shpata e Skënderbeut ndë Dibrët poshtë”, botuar nga Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Atë Emanuele Giordano qetë, ndërroi jetë; kaloi në amshim, u kthye në shtëpinë e Atit më 17 shkurt 2015, duke lënë pas vete një histori, shumë kujtime dhe botime, një jetë kushtuar Zotit, Kishës Katolike, Popullit Shqiptar, sidomos Arbëreshëve, shembull atdhedashurie nëpërmjet kulturës së jetës dhe qytetërimit të dashurisë./drita.info

(Kumtesë në “Ditët e Dom Mikelit 2022”, Stubëll, më 17 shtatot 2022)

——————————————

[1]Marrë me shkurtime nga studimi i monsinjor Eleuterio Fortinos “KISHA NDËR SHQIPTARËT E ITALISË; NGA KUVENDI I ARBËRIT (1703) TEK KUVENDI I ARBËRESHËVE (2004) (Hipoteza të punës për një histori të Kishës shqiptare në Itali).

[2]Diocesi di Lungro, në Le diocesid’italia, a cura di L. Mazzadri, M. Tagliaferri, E. E. Gueriero, Torino, San Paoloedizioni, 2007 – 2008, 3 volumi

[3]EleuterioFortino,  “Kisha ndër Shqiptarët e Italisë; nga Kuvendi i Arbërit (1703) tek  Kuvendi i Arbëreshëve (2004)”,art. i cit.

[4]  Lexo dhe krahaso: Po aty.

[5]Po aty.

[6]Bulla e Papës Benedikti XV “ Chatolicifideles” (1919).

[7]Po aty.

[8]Lexo: Jemi.it La ChiesaItalo – Albanese, Eparchia di Lungro, Notizie.

[9]Po aty.

[10]Po aty.

[11]Imzot Donato OLIVERIO, ipeshkëv i Ungrit (Lungros), Qarkorja për 100 vjetorin e themelimit të Eparkisë,  13 shkurt 2019.

[12] Don Lush Gjergji, Miqtë e mi në amshim, DRITA, 2015, f. 213.

Kujtime në 25 vjetorin e vdekjes: Përshpirtëria e Nënë Terezës

0

Don Lush Gjergji, Prishtinë

Përshpirtëria e Nënës Tereze 

(25 – vjetori i vdekjes) 

JEZUSI ËSHTË I GJALLË EDHE SOT 

Dhe, ja, unë jam me ju gjithmonë – deri në të sosur të botës!”                                                                                        (Mt 28, 20) 

“Ne duhet t’i lejojmë Zotit të mirë që të bëjë çdo projekt për të ardhmen, sepse dita e djeshme ka kaluar, e nesërmja nuk është ende, dhe ne kemi vetëm të sotmen, për ta bërë Atë të njohur, për ta dashur dhe shërbye”.                                                                                                         (Nëna Tereze) 

Jezusi, gjatë jetës së tij tokësore, pati shumë takime me njerëz të llojllojshëm, në rrethana të ndryshme. Madje, Ai ishte “ndeshur” me vuajtje, mjerim, sëmundje, mëkate, brendinë e njeriut, me vdekje, me atë që ne e quajmë tërësia komplekse – “njeriu”. 

Shumë njerëz e dëgjonin, por pak kush e kuptonte deri në fund. 

Shumë njerëz e kërkonin, por pak e gjenin. 

Shumë ishin të tërhequr nga fjalët  dhe veprat e tija, mirëpo pak kush kishte guxim t’i dorëzohej dhe të ecte pas tij. 

Shumë mrekulloheshin, por pak kush zbulonte kuptim e vërtetë të mrekullive. 

Shumë kishin nevojë për të, por vetëm për disa bëri mrekulli, fali haptas mëkatet dhe i çliroi nga robëria e djallit. 

Shumë shkuan me të, por pak ishin të zgjedhur, të ftuar: apostujt dhe nxënësit e tij. 

Edhe sot: 

Shumë thonë se besojnë, mirëpo ndoshta pak jetojnë në përputhshmëri me fenë ungjillore. 

Shumë thonë uratë, mirëpo ndoshta pak dialogojnë me Zotin dhe me të afërmin. 

Shumë marrin sakramentet, por, ndoshta vetëm disa bashkohen dhe jetojnë me Jezusin. 

Shumë e kërkojnë, mirëpo pak e gjejnë… Pse? 

Si atëherë, ashtu edhe sot, vetëm kush e kërkon me shumë fe dhe dashuri, me zemër të pastër dhe të sinqertë, mund ta gjejë dhe jetojë me Jezusin. 

“Vetëm kush lutet dhe dashuron me zemër të pastër mund ta gjejë Zotin.” (Nëna Tereze)  

Për ta takuar sot Jezusin, nevojitet mbi të gjitha: 

  • Njohja dhe gjetja e Jezusit në Bibël, sidomos në Besëlidhje të Re, në Ungjij, si fjalë e jetës. “Kisha gjatë shekujve priret pareshtur drejt plotësisë së të vërtetës hyjnore, deri sa në të të plotësohen fjalët e Hyjit.” (DV 8)  
  • Njohja në Kishë, mbi të gjitha në sakramente, sidomos në Eukaristi, ku Jezusi është realisht i pranishëm dhe veprues. 
  • Njohja në të afërm, njeri, në rrethana të jetës. Pastaj, duhet ta njohim dhe pranojmë mëkatin tonë, kufizimet, ngarkesat, edhe më shumë, mëshirën, dashurinë dhe faljen e Zotit, me fe, shpresë dhe dashuri, sepse “.Ne e njohëm dashurinë që Hyji ka kundrejt nesh dhe i besuam asaj. Hyji është Dashuri, dhe, kush mbetet në dashuri, mbetet në Hyjin dhe Hyji mbetet në të.” (1 Gjn 4, 16) 

Jezusi, edhe sot është i gjallë dhe i pranishëm nëpërmjet Kishës, e cila vazhdon veprën e saj “për t’ua çuar shpëtimin të gjithë njerëzve duke qenë për këtë arsye e shtyrë prej detyrimit për të përhapur mesazhin ungjillor” (IM 3), “Kisha si sakrament të gjithëmbarshëm të shpëtimit.” (LG 48)  

Këtë e ka dashur dhe themeluar vet Jezu Krishti: “themeloi Kishën e vet si sakrament të shpëtimit dhe dërgoi apostujt e vet në mbarë botën, ashtu si edhe ai vetë ishte dërguar prej Atit” (AG 5). 

Prandaj, Kisha, na ndihmon që të bashkohemi me Zotin dhe me të afërmin, sepse ajo zbulon dhe njëkohësisht realizon misterin e dashurisë së Hyjit ndaj të afërmit. (khs. LG 44) 

Kisha i bashkon të gjithë popujt e botës në një Popull të ri të Zotit. “Hyji deshi që t’i shenjtërojë dhe t’i shpëtojë njerëzit jo individualisht dhe pa asnjëfarë lidhjeje mes tyre, por deshi të formonte prej tyre një popull, që të njihte Hyjin sipas së vërtetës dhe t’i shërbente atij me shenjtëri… I themeluar prej Krishtit për një bashkësi jete, dashurie dhe të vërtete, prej tij edhe është marrë që të jetë mjet i shëlbimit të të gjithëve dhe, si dritë e botës dhe kripa e tokës (krhs. Mt 5, 13-16), është i dërguar në gjithë botën.” (LG 9) 

Prania e Krishtit, nëpërmjet Kishës, realizohet sidomos në liturgji. “Për të realizuar një vepër kaq të madhe, Krishti është gjithmonë i pranishëm në Kishën e vet dhe, në mënyrë të veçantë, në veprimet liturgjike. Është i pranishëm në flinë e meshës, qoftë në personin e mbarështuesit, duke qenë ai vetë që, “pasi është kushtuar një herë në kryq”, e kushton përsëri vetveten nëpërmjet mbarështimit të meshtarëve, qoftë sidomos në dukjet eukaristike. Është i pranishëm me virtytin e vet në sakramentet, deri në atë pikë sa kur dikush pagëzon është vetë Krishti ai që pagëzon.” (SC 7) 

Çdo njeri i çdo kohe, kulture, prejardhje, feje, shoqërie, race, gjinie, ka nevojë për Zotin gjithnjë, sot, ndoshta më tepër se kurrë, edhe pse kjo nevojë shpesh nuk njihet dhe pranohet me apo pa vetëdije. 

Unë mendoj që njerëzit janë shumë më të uritur për Jezusin, sot, më shumë se në ndonjë kohë tjetër. Ata, kanë uri për bukë të përbashkët, por edhe uri për dashuri, mirësi, kujdes. Sidomos rinia ka etje dhe uri për të pafundësi.  Ata shpesh nuk arrijnë ta shohin Zotin në ne. Dhe këtë fakt rinia nuk arrinë ta pranojë. Ne diçka themi me gojë, ndërsa diçka tjetër jemi me jetë. Kjo gjë i largon prej nesh dhe është shkaku kryesor i humbjeve të shumë thirrjeve, dhe për rrënimin e shumë tjerave…Rinia sot nuk dëshiron më vetëm të dëgjojë, por edhe të shohë… Ne ndoshta flasim shumë për Zotin, por ndoshta jetojmë pak me Të.” (Nëna Tereze) 

Për ta njohur dhe jetuar sot Zotin, Kisha ka nevojë për shumë dëshmitarë burimorë, të pranisë së jetës së krishterë. “Duhet të jetojmë dhe dëshmojmë Ungjillin para tjerëve. Dëgjimi i Fjalës së Zotit me zemër të pastër në plotësinë e thellësisë së qenies tonë. Para se të shpallim, duhet të dëgjojmë, sepse Zoti flet në heshtje të zemrës tuaj… Sot, edhe një herë, kur Jezusi vjen ndër të vetët, ata nuk e njohin. Ai vjen në trupat e kalbur të të varfërve, vjen edhe nëpërmjet të pasurve, të zhytur në pasuritë e tyre. Ai vjen në vetminë e zemrave të tyre, atëherë kur s’ka askush për t’i dashur. Jezusi vjen  edhe tek ju dhe tek unë, mirëpo shpesh, ne kalojmë  pranë tij.” (Nëna Tereze) 

Jezusi, është edhe sot  i gjallë, i pranishëm në mënyra të ndryshme, mirëpo ne nuk jemi të “aftë”  apo gati ta njohim, pranojmë, shërbejmë, dashurojmë në të tjerët. 

Prishtina, 21 shtator 2022 –  Radio Maria – Kosovë 

Dy vëllezër, njeri Mark Shpendi e tjetri Mehmet Shpendi, si po u dashka me qenë tolerant me njëri tjetrin, o medioker…!?

0
Nga: Kolec P. Trabboini
KUR TA SHPIF TOLERANCA….
Mjaft na i ndatë tokat, mos na i ndani dhe njerëzit!
Nuk e marr vesh kush dreqi i frynë kësaj fjale që të parët tanë nuk e kanë njohur kurrë në shekuj, por e solli diplomacia e huaj tek ne. Tolerance leshi….çfarë është kjo tolerancë e shpifur. Po ne jemi vllezër more, të një gjaku, ç’nevojë kemi për tolerancë?! Po përdoret feja për qëllime politike. Dy vëllezër, njeri Mark Shpendi e tjetri Mehmet Shpendi, si po u dashka me qenë tolerant me njëri tjetrin, o mediokerr, po ata janë vëllezër more e jo armiq. Harrojini klasifikimet, nuk ka nevojë të na përdorin si kavje politike për tu treguar botës se edhe në diversitete mund të jetohet.
JO, ne nuk kemi diversitete se jemi të gjithë shqiptarë, kemi një gjak, një traditë, një gjuhë, një komb. Toleranca është kur ke përballë llojin tjetër….ta zëmë ne dhe grekët minoritar. Aty shihet toleranca dhe mirëkuptimi…Mua me vëllezrit e mi të besimit musliman nuk më hyn në punë toleranca juaj, ma shpif fjala tolerance, sepse janë vëllezërit e mi. Çfarë janë këto absurditete e mediokrritete. Pse nuk shohim dot larg në prejardhjen tonë? Kush na a ka kastruar mendjen?
I lutem të gjithë shqiptarëve, mos pranoni të klasifikoheni, heshtojeni besimin e mos e shfaqni në publik se nuk është dekoratë, nuk është për tu mburrur, mos pranoni t’ju cilësojnë në përkatësi fetare, konsiderojeni ofendim, siç bën gjithë bota e qytetruar, refuzoni çdo statistikë e census, mos pranoni t’ju përdorin si kavje politike, jemi një dhe të pandashëm.
k. p. traboini
21 shtator 2014 / 2022

Presidentja Osmani takoi këshilltarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Derek Chollet dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, në kuadër të vizitës në New York, është takuar me këshilltarin në Departamentit Amerikan të Shtetit, z. Derek Chollet dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Forhåndsvisning av bilde

Në takim me zyrtarët e lartë amerikanë, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon dhe më gjerë si dhe bashkëpunimin e mëtejm për ta avancuar integrimin euroatlantik të Kosovës, si një parakusht për stabilitet afatgjatë. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve, dhe në veçanti përkrahjen e SHBA-ve në procesin e dialogut.

Forhåndsvisning av bilde

Ajo gjithashtu theksoi nevojën për të ecur përpara me procesin e dialogut me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke.

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani, potencoi nevojën që Serbia t`i zbatojë obligimet e saj nga marrëveshja për udhërrëfyesin e energjisë dhe nevojën urgjente që të arrihet sukses sa i përket marrëveshjes për të zhdukurit me dhunë.