Kreu Blog Faqe 1231

Puka nderon me “qytetar nderi”, Ramiz Tafilajn 

0

 Adem Lushaj, Deçan

Bashkia e Pukës, me një ceremoni të veçantë, ka nderuar shqiptaro-amerikanin, Ramiz Tafilaj me titullin “Qytetar Nderi i Pukës”, për kontributin e tij human dhe kombëtar. Në vendimin e Këshillit Bashkiak të Pukës, thuhet se shpallja e Ramiz Tafilaj për qytetar nderi të Pukës, bazohet në kontributin e çmuar të tij të dhënë në demokratizimin e Shqipërisë, çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, humanitetin e tij për të shkolluar qindra shqiptarë, si dhe për promovimin e vazhdueshëm të vlerave kombëtare kudo në botë. 

Forhåndsvisning av bilde

Ramiz Tafilaj i shoqëruar nga shkrimtari dhe botuesi Nazmi Rrahmani, historiani tashmë i njohur Jusuf Buxhovi, publicisti dhe ish ambasadori Avni Spahiu, botuesi Milaim Abdullahu,… u priten nga Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, i cili pasi ka falënderuar delegacionin nga Kosova, ka prezantuar vlerat turistike dhe zhvillimore që posedon Puka, si dhe progresin e arritur për vite. “Puka, dita-ditës po ndryshon për të mirë. Kemi realizuar projekte të cilat na bëjnë krenar që jemi pukjan. Kemi pas përkrahje edhe nga donatorë privat që e dojnë Pukën, siç është bashkëvendësi ynë, humanisti i shquar kudo në hapësirat shqiptare, Skënder Thaçi. Vendimi i Këshillit Bashkiak për të shpallur qytetar nderi të Pukës, është nder për Pukën, kur dimë vlerat tua atdhetare të shpërfaqura nëpër vite”, është shprehur kryetari Gjonaj.   

Forhåndsvisning av bilde

“Ndër vlerësimet dhe nderimet e shumta e bëra në Kosovë, Shqipëri, e deri te dekorimi që më është bërë Presidenca e ShBA-ve, për mua janë tri më të rëndësishmet. E para është nderimi që më kanë bërë intelektualët e Komunës sime të lindjes, të Deçanit. E dyta është dekorimi i bërë nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë. Kurse, ky nderim që më bën Puka, është në mesin e nderimeve më të mëdha gjatë jetës sime. Tashmë, në qytetin e bukur të Pukës, po bëj një strehë, po bëj një shtëpi.

Po bëhem qytetar i Pukës me tradita atdhetare”, ishin fjalët e veprimtarit të palodhshëm, Ramiz Tafilaj, drejtuar kryetarit Gjonaj dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Pukës dhe të pranishmëve tjerë. Tafilaj ka folë edhe për kontributin e tij në demokratizimin e Shqipërisë dhe çlirimin e Kosovës, që sipas tij, Shqipëria dhe Kosova janë partnerë strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “SHBA-ja, si Kosovën, ashtu edhe Shqipërinë i sheh si partnerë strategjik në gjeopolitikën botërore. Kontributi ynë në demokratizimin e Shqipërisë, është i lidhur me interesin e përbashkët të SHBA-së dhe Shqipërisë. Njëjtë është edhe me Kosovën që tashmë është e pavarur falë Amerikës dhe sakrificës së popullit shqiptar. Miqësinë me SHBA-në duhet konsideruar jetike dhe në asnjë mënyrë nuk duhet dyshuar në përkrahjen amerikane për shqiptarët. Lobi shqiptar në Amerikë punon shumë për të mbajtur këtë miqësi, që falë amerikanëve dhe partnerëve të tyre, Kosova është e lirë dhe po ec drejt zhvillimit dhe demokratizimit”, ka thënë Tafilaj, i cili ka dhuruar komplete librash të historianit Jusuf Buxhovi, dhe librin “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”, libra këto të përkthyera dhe zënë vend në institucionet më të larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Forhåndsvisning av bilde

Ramiz Tafilaj dhe shoqëruesit e tij janë pritur edhe në Lezhë nga Kryebashkiaku, Pjerin Ndreu, me të cilin kanë vizituar edhe monumentin historik të Lezhës dhe sheshin e këtij qyteti. Njëjtë si homologut të tij të Pukës, edhe Kryebashkiaku i Lezhës ka pranuar si dhuratë nga botuesi Tafilaj dhe autori Buxhovi, kompletin e librave “KOSOVA I-VIII”.  

Forhåndsvisning av bilde

Rrahman Jasharaj: Do të shkoj në varr si hero i kohës së shekullit 21

0
Shkruan: Refiqe R. Hamiti, Prishtinë
___
Jo ,o burr i dheut.
Jo.
Hero është:
Ai që ka kryer një vepër të lartë trimërie e vetëmohimi në luftë a në punë për popullin dhe për atdheun e vet, ai që është shquar për trimëri të lartë dhe për guxim të pashoq për të mirën e popullit e të atdheut kundër pushtuesve të huaj dhe tradhtarëve vendës, ai që ka dhënë edhe jetën duke kryer vepra të tilla.
Hero është :
Ai hero i gjallë apo (i vdekur). Hero legjendar. Hero i heshtur është ai që ka kryer në fshehtësi të madhe vepra trimërie e vetëmohimi kundër zbulimeve të huaja dhe veglave të tyre për mbrojtjen e interesave të larta të popullit e të atdheut. Hero i Luftës . Vepra e heronjve. Kujtimi i heronjve tanë. Lavdi heronjve!
E valla jo Rrahman Jashari .
Hero është ai:
Hero që mishëron vetitë dhe tiparet pozitive më kryesore të një epoke, ai që shpreh cilësitë pozitive më thelbësore të mjedisit ku është rritur dhe ku ka zhvilluar e zhvillon veprimtarinë e vet; ai që shquhet shumë në një punë a në një veprimtari të caktuar dhe bëhet shembull frymëzimi e nxitjeje për të tjerët.
Unë nuk guxoj të pyes se cilës fjali të shkruar lart i takon apo i ke kontribuar ti ?
Të mendosh, e ta thuash vet se je hero,është mendim i yti përsonal. Për shkak të moshës dhe emrit mësues ,ta respektojë mendimin.
Por hero është vetëm ai që mendon ,kontribuon,punon,,shkrihet si qiri për edukimin dhe arsimimin e nxënësve, ai që: Arsimimin ,edukimin e ka çelës të vetëm të dijës, dhe asgjë tjetër mbi këtë qëllim.
Arsimimi është është ajo gjëja, së cilës i këndojnë poetët e pendës . Edukimi ka dhëmb, dhëmbët kafshojnë, gjurmët e kafshimeve nuk shërohen kurrë .
Si kolege po të shkruaj lehtë: Ki kujdes për lutjen që bën, për epitetet që bën; sepse në jetë nuk realizohen të gjitha.
Ju i takoni gjeneratës që munden gjithçka, kanë bërë diçka. Por ju nuk jeni ai që mundët gjithçka, ju edhe punuat ,edhe u edukuat, edhe lehtësove ,edhe shkatërrove por edhe kritikove atë që mendon ,se ke mundur dhe i ke mundur…
Nëse nuk i jep fund luftës që ke filluar , janë luftëtarët ata që do të na japin fund neve punëtorëve të arsimit, sepse të gjithë nuk ecin rrugës suaj. Për çdo ndryshim që ndodh, merita u takon të pakënaqurve.
Njerëzit e kënaqur nuk kanë kurrfarë interesi për emrin hero të juajin.
PS:
“E dua Rrahman Jasharin me emrin hero të vetshpallur “!

Ç’është ky kundërmim ndaj kulturës dardane?

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
“Sot është shumë e vështirë të shkruash në mbretërinë e ideotëve”.
Mëkatet e tij!… Gold Ag për nga ligësitë do t’ia kaloj edhe satanait!
Nga mesimet e “Islamit arkaik”, thotë:
“Unë birin tim do ta edukojë në frymën e kulrures arabe dhe pini urinen e Devesë…!!!”
Kalorsi me tatuazhe i radikalzmit arkaik kundër kulturës shqiptare. Krijohet përshtypja se shqiptarët kanë nevojë për norma shoqërore perëndimore dhe ligje të forta, më asnjë shoqëri shqiptare nuk e ndihmon atë shqiptar të tharë nga trutë të reabilitojë veten, po ne nuk e kuptojmë. Së bashku me përgjegjësinë ikën edhe liria dhe kultura jonë, personaliteti ynë, liria e të shprehurit dhe liria e fjalës, – çdo gjë ikën.
Çka i nxit, vallë, taleb…. shqiptarë të bëhen pjesë të kësaj kasaphane antishqiptare? Grabitqarët si korbatë që hanë coftina dhe ngordhësira. Gold Ag i përdor emocionet e veta duke shpërthyer sa herë kur ato i përgjigjen qëllimeve hoxhallarëve të tij. Të zhyturit në emocione – është një zakon i keq që, ndonjëherë, kalon në patologji. Mjafton që ai ta zhvillohet në fëmijëri dhe një njeri i tillë do t’a keqpërdorë kulturën e tij vazhdimisht.
Në “tempujt e errësirës” edukojnë shumë breza të rinj e të vjetër me vepra antikombëtare”. Natyrisht këtu neve nuk na mbetet vetëm të vëzhdojmë me dridhjet në zemër, duhet ndaluar. Janë tërbuar si qentë endacakë të Prishtinës!!!
Letargjia dhe pagjumësia e popullit i ka rrënjët thellë… Shembuj të një prirjeje të tillë në kohën tonë mund të gjejmë me shumicë. Një grup i madh “islamistësh politikë” një pjesë jo e vogël e gjakprishurve priren të kërkojnë për vete vend në krahun e djathtë nga Perëndia. Edhe tani ekzistojnë jo pak tempuj të errësirës, ideali i të cilave është t’i ngjajnë djallit me veladon.
Medet! Na u bënë VIPA-a GOLD AG dhe “urithi” me “thiun”. Po ti nga erdhe, me mjekrën leshdredhur nga errësira e skizmës për të zënë vend në tempujtë e errësirës? Ky njeri ka fituar popullaritet prej gjuhës së trashë e të ndytë e nuk lë ofendime e akuzë ndaj ministres gjakovare Arbërie Nagavci. Kritikat për këtë “reperin islamist politik” e ka ngjyrën e baltës apo të jashtëqitjes, e nxjerr nga zorra e trashë e gojës.
Ndonëse andej shkruhet bukur arabisht. Antishqiptarët gjakprishur e me tatu n’bythë e kanë këtë bullizmin e tmerrshëm që të mbetet në fyt dhe otomanonostalgjiku mundohet të t’i nxjerrë sytë. Ne në këtë shtet jemi bërë si për të tjerrë lesh qafirësh për ta bërë nënën Dardani si Arabi e Serbi. Në këtë vend shqiptarët nuk ushqehen me art, nuk ushqehen me kulturë, nuk ushqehen me histori, nuk ushqehen me nacionalizëm, nuk ushqehen me moral. Këto ushqime lashtësia jonë i ka prodhuar për të sulmuar dhe luftuar të keqen.
“Një pjesë e shqiptarëve të konfesionit islam duket se kanë defekt në kompozimin e tyre gjenetik, që i bën ata të urrejnë, të përbuzin dhe t’i kenë zili kulturën e tyre shqiptare. Ky farë reperi me tatuazhe në qaf e trup e në bythë nuk do të shkojë në xhenet. Shumë prej jush, janë ulur për të parë ndonjë emision në darke para televizorit dhe aty iu është shfaqur si personazh i ardhur nga errësira as më pak e as më shumë se GOLD AG. “Ky farë Mark Muharremi apo GOLD AG (të cilit pak kush ia di emrin e vërtetë siç e ka pagëzuar nëna, as unë nuk ia di si e ka emrin) në rininë e vet adoleshente “nuk ka lanë gjë pa bërë”.
Gold Ag, mos lakmo Perëndinë. Ne jemi kulti i Shqiptarit.
Po të pyes ty, “o reperi i Turqisë!” Kur të ngordhësh ku do t’i’a bësh vendin trupit tënd… në Dardani jo… Thashë jo! Mbetjet e trupit tënd të qelbur që kundërmon erë të rëndë do ta dërgojmë te Erdogani, në shkretëtirat e Anadollit, atje ku i ke të parët e tu! Të veprojë drejtësia urgjentisht, atdheu është në rrezik! “
Mësymja e dhunshme për “pushtet” e këso religjionesh lipset të na bëjë ne shqiptarëve t’i vëmë gishtin kokës, duke qenë se islami politik në të cilin po kalojmë, veçanërisht, u ngjan atyre – sëmundjeve të kobshme që kthehen sërish për ta marrë pacientin kot. Pafytërsia në shkallën sipëriore të zot., të GOLD AG bën jo vetëm që ky të mos afrojë shenja pendese a ndjese, duke mos e njohur as pendesën, as ndjesën për tradhtinë e bërë, por të mos ngurrojë të sulmojë gjithë egërsi lashtësinë dardane, atë lule të brishtëz demokracie që rrodhi pas çlirimit nga robërimi i gjatë i këtij populli.
Puthja e vdekjes. U bëtë robër i njeriut të huaj që nuk ka gjuhën e as gjakun tuaj! Duhet ta njohësh nga afër botën e errët dhe të frikës, të mbështjellë me pelerinën e saj. Për fat të keq, vuajtjet dhe errësira në vendinë tonë nuk mbaruan. Spiunimi u bë i zakonshëm madje edhe në mes disa “hoxhallarëve nëpër xhami e mejtepe”. Prej nga vjen ky armik i brendshëm që i shtyn drejt vetëshkatërrimit? I projektuar së jashtmi në rastin e parë, shndërrohet në revoltë dhe në mospranim të paktit social e kulturor. Nëse doni t’i ndihmoni dikujt që të errësohet natyra e tij, asnjë gazetë nuk ka për të shkruar për këtë. Për çfarë flet e gjithë shamia (mbulesa arabe), përveçse për shqiptarët e asimiluar, të cilët u kanë nxjerrë të gjithëve telashe, të cilët kanë lënë plagë në vetëdijen shqiptare?
Ç’është historia e shamisë? Thjesht copa pëlhurash të zeza për kohët e lashta. Kompleksi ose mospranimi i vetes dhe i kulturës shqiptare… Hoxhallarët kanë bekuar politikanët e korruptuar, kurse servilët dhe të korruptuarit i kanë lavdëruar radikalët hoxhallarë. Ndonjëherë arrihet deri në absurditete të pakuptimta antikombëtare. Politikanët e shitur, të blerë e të shitblerë dhe hoxhallarët – nuk janë të ndryshëm. Ata i përkasin të njëjtit tip shqiptarësh gjakprishur – kanë të njëjtat dëshira, të njëjtat synime drejt vehabizmit e pushtetit. Vetëm se ata kanë zgjedhur sfera të ndryshme të veprimtarisë radikale të fundamentalizmit politik.
Shumë politikanë dhe shumë hoxhallarë janë fiksuar pas synimit të pushtetit. Ka edhe një lloj tjetër etje për pushtet – është pasioni ndaj shamisë dhe parave, sepse shamia dhe paratë, janë gjithashtu një lloj fuqie. Kështu funksiononte tër linja pushteteve të opozitës, asimilimi dhe shkombëtarizmi.
Nevoja për pavarësi ndaj shamisë e cila përjetohet në nivelin vetjak, psikologjik – dëshira e thellë e disa fundamentalistëve për errësirë që të tjerët në parlament e xhami të përkujdesen për mbulimin e femrave shqiptare – është elementi që më tepër se çdo tjetër bllokon gratë dhe vajzat e reja. E kam përkufizuar “kompleksin GOLD AG dhe i MEMLUKËVE të Pdk-së”; një tërësi qëndrimesh dhe frikrash, për më tepër të frikshme, që i mban gratë dhe vajzat e reja në një lloj gjysmerrësire dhe u pengon atyre të përdorin plotësisht mendjen dhe krijueshmërinë, sepse lotërdija e madhe e këtyre zuzarëve binte pa pushim.
Tani që shkjau kishte heshtur, gjëmimi i tyre i vetmuar kishte diçka të rëndë. E shtynin, gjëmimi i tyre duke menduar si të merrnin në zotërim gjithçka. Ç’është ky kundërmim i tyre ndaj nesh? Siç themi ne: Çështë urrejtja e sheshëllirës me të cilën menduan se do të spërkasin themelet e një qyteti apo shteti e me kulturë të lashtë, për ta gërryer më lëhtë…

Dëshirë e vetme e 75 – vjeçarit Hetem Ajeti, ribërja e Shqipërisë së plotë

0

Nga: Arif Ejupi

Në pamundësi për ta shpalosur veprimtarinë e plotë të Atdhetarit, Hetem Ramadan Ajeti, në një shkrim gazete kësaj radhe lexuesve do t’ua prezantojmë vetëm episodin e përleshjes së tij me policin famëkeq Apostol Llaziq. 

Hetem Ramadan Ajeti lindi më 21 shtator të vitit 1947 në fshatin Sfeqël të Podujevës. Sipas disa dokumenteve të ruajtura nga vëllezërit Mehmet dhe Ismail Ajeti-Bushi, vërtetohet se truall i përhershëm i kësaj familje ka qenë fshati Sfeqël i komunës së Podujevës. 

Këtë familje e gjithë treva e Llapit e njeh për bujari, mikpritje dhe përpjekje të pareshtura për çlirimin e tokave shqiptare. Ajetajt në asnjë rrethanë apo situatë nuk devijuan nga porosia e të parëve të tyre që për Atdhe e identitet kombëtar duhet dhënë edhe kokën. 

Këtë amanet do ta jetësojë Ismail Ajeti,i shkolluar si autodidakt dhe mik i shtrenjtë i vegjëlisë dhe i zgjimit nacional. 

Ai më 23 dhjetor të vitit 1945 në fshatin Kranjë të Prespës,në trekëndëshin që ndanë kufirin Maqedoni-Shqipëri dhe Greqi, ia mundëson arratisjen në Greqi me katërqind luftëtarë Muharrem Bajraktarit, ish-udhëheqës i”Ballit Kombëtar” 

Po ky burrë fisnik dhe trim i pashoq më 8 shkurt të vitit 1950, derisa po e kryente detyrën e gardianit në burgun e Mitrovicës, ua hap dyert të gjithë të burgosurve politikë, ku së bashku me ta arratiset edhe ai. 

Djali i Llapit dhe Kosovës që bëri këtë heroizëm të radhës në mbrojtje të gjuhës, tokës dhe të nderit shqiptar të dyja herët u dënua me vdekje. 

Ai, i shpëtoi ekzekutimit falë intervenimit me urgjencë të Fuqive të Mëdha të Kontrollit Ndërkombëtar mbi ish-Jugosllavinë. Pas këtij dekreti Presidiumi i atëhershëm i ish-Jugosllavisë, lëshoi urdhër zyrtar që të gjithë të burgosurit politikë të lirohen pavarësisht pozitave të tyre. 

Nga kjo amnisti do të përfitojë edhe patrioti trim dhe i paepur Ismail Ajeti-Bushi. Ai lirohet nga kazamatet e ish- Jugosllavisë, më 15 shkurt të vitit 1960. 

Mirëpo, duke qenë i pakënaqur me pozitën e popullit të tij nën Jugosllavi, ai prapë riorganizon djem e vajza të Llapit, që në çdo kohë ishin të gatshëm për mobilizim ngase jeta nën çizmen sllave ishte bërë e padurueshme. 

Kontaktet me ta i mban ndaras përhirë të moszbulimit të tyre nga ana e pushtuesve dhe disa lojalistëve shqiptarë, të cilët veten në atë sistem e ndjenin rehat. 

Ismaili, shpeshherë shpjegonte s’e si në atë kohë të pa kohë të gjithë ata shqiptarë që kundërshtonin atë regjim skllavërues ekzekutoheshin pa gjyq dhe pa asnjë lloj prove. 

Gjithashtu metodë disiplinimi ishte bërë edhe internimi dhe mbajtja e tyre në kampe përqendrimi. Arsyeja e vetme përkatësia e tyre etnike. 

Për shumë vjet emrat e personaliteteve më të shquara të kombit tonë u anatemuan dhe u fshinë nga historia. 

Rinisë sonë në ato pak shkolla shqipe që punonin me planprograme serbe u ofroheshin tema nga jeta dhe vepra e autorëve të elaborateve që detyrë të ngutshme kishin spastrimin etnik të Kosovës. 

Që nga bankat e tetëvjeçares e deri në Universitet si lektyrë shkollore shqiptarët kishin sojin e fashistëve si: Spiridon Gopçeviq, Gjoka Perina, Ilija Garashanin, Vasa Çubrilloviq, Jovan Cveiq, Dobrica Qosiq, Ivo Andriq etj. 

Po ashtu u bëhej publicitet edhe partizanëve famëzi si: Dushan Mugosha,Milladin Popoviq e kolaboracionistit Ali Shukriu,të cilët në bashkëpunim me diktatorin Enver Hoxha, Shqipërinë e kishin kthyer në varr kolektiv të shqiptarëve demokrat dhe pro-perëndimor. 

Këto dhe shumë forma të tjera të shtypjes bën që Ismail Ajeti, të jetë përherë në ballë të Lëvizjeve tona për çlirim. Ai edhe pse e përjetoi ferrin në burgjet e ish-Jugosllavisë, deri në vdekje qëndroi përkrah të rinjve të Llapit, të cilët si atëherë ashtu edhe sot e vlerësojnë lartë figurën e tij. 

 

Ismaili duke u bërë shembull vetëflijimi dhe sakrifice brenda përbrenda familjes Ajeti do t’i përgatisë për rezistencë të rinjtë Hetem Ramadan Ajeti, Ali Adem Ajeti dhe Murat Mehmet Ajeti,duke e zgjeruar ndërkohë gamën e veprimit edhe me qindra djem të tjerë trima e të shkathtë për aksione. 

Me moral dhe qëndresë ai përgatit edhe gratë trimëresha si:Maliqe Jupolli Ajeti,Hyrë Monolli Ajeti,Shehide Begolli Ajeti,Zyhrije Sadaj Ajeti, Vahide Podvorica Ajeti, Kadife Çitaku Ajeti, Nurije Sheholli Ajeti, etj, të cilat me gjithë dhunën, burgosjet dhe vrasjet e vazhdueshme asnjëherë nuk ranë në dëshpërim e gjendje të pashpresë. 

Meqë, Hetemi kishte një zhvillim fizik dhe mendor për t’ia pasur zili Ismaili e trajtonte sikur fëmijë të tij.  

Ai në Hetemin shihte përfaqësuesin e ardhshëm e të vërtetë të luftëtarit trim e të pamposhtur. 

Hetemi, edhe pse ende shumë i rinj me mish e shpirt do të mobilizohet në luftën për çlirim kombëtar.  

Ai me armë në dorë do të luftojë kundër mendësisë së ngushtë të shovinistëve serbë, të cilët përdoren të gjitha mjetet represive për të na shkombëtarizuar e për të na lënë emërharruar në tokën tonë. 

Duhet pranuar se të luftosh pabarazinë dhe padrejtësitë, atëbotë ishte më e vështirë dhe më e komplikuar nga ç ‘dukej në pamje të parë. 

Por, idealizmi rinor i të rinjve të Llapit dhe viseve të tjera të Kosovës, nuk njihte vrushkujt e ujit as kërbaçët, as tytat e armëve, as zhurmën e poteren shurdhuese të tankeve dhe avionëve luftarak të kolonialistëve serbë. 

Të gjithë këta të rinj idealistë e atdhedashës ishin pajtuar që jetën ta shkëmbenin me vdekjen, pasi që ajo nënokupim s’kishte kurrfarë vlere. 

Kështu që më 27 nëntor të vitit 1968 në Podujevë, në shenjë revolte e pakënaqësie organizohen demonstrata në kërkim të simboleve kombëtare dhe të së drejtës për Universitet në Gjuhën shqipe. 

Hetem Ajeti më të dëgjuar fjalimin me aq zjarr të studentit të inxhinierisë Sabit Ibrahim Syla, para Kuvendit Komunal të Podujevës, del nga punëtoria ku mësonte zanatin e marangozit dhe futet në rreshtat e parë të demonstruesve. 

Në këtë demonstratë zanatçiu i rinj Hetem Ajeti, sikur edhe bën betimin. Ai që nga ky moment bëhet pjesë e të gjitha Lëvizjeve kryengritëse në Llap e më gjerë. 

NJË SITUATË PËR JETË A VDEKJE 

Dita e 25 janarit 1969 do të jetë një test tjetër i radhës për Ajetajt e Sfeqlës së Llapit. 

Derisa djali i tyre Hetemi po e priste trenin e linjës Podujevë-Polenicë, në kafenenë e stacionit hekurudhor papritmas u shfaq një i rinj serb së bashku me të dashurën e tij. 

Ai paarsyen më të vogël dhe për habinë e të gjithëve nisi të grushtojë një djalosh të pafajshëm rreth të njëzetave nga Gllamniku i Podujevës. 

Sipas,Hetem Ajetit dëshmitar okular i kësaj ngjarje me gjithë kaosin e krijuar dhe pështjellimin i riu shqiptar shpejt u këndell. 

Ai rrëmbeu një karrige dhe me tërë forcën e përplasi mbi trupin e serbit. Serbi që kishte natyrë të dhunshme dhe represive u gjend në nokaut klasik. Pas pak minutash i provokuar nga ky akt dhe i turpëruar përpara të dashurës së tij, filloi të gjuajë kuturu me gjësende të forta në turmën e njerëzve të pranishëm. 

Ai sikur donte ta kthente besimin tek serbët tjerë e sidomos e dashura e tij. Fyente me fjalët më të pista shqiptarët. Hetemi i pezmatuar nga këto skena të turpshme ia kthen këtij huligani me njëjtën shtizë. 

Po ashtu i tërheq edhe vërejtjen se nëse nuk pranë do ta pësojë edhe më keq. Nuk vonoi shumë dhe pas këtij debati të nxehtë u dëgjua një bori e pandërprerë alarmi, që u pasua nga frenimi i ashpër i makinës së policisë. 

Njerëzit e tubuar në kafene menjëherë filluan të ikin, si bletët nga një koshere që kishte marrë flakë. 

Hetem Ajeti, trim i lindur as që kishte lëvizur nga vendi. Mbi te u vërsulen policët e armatosur mirë. 

Ndër ta me temperamentin e tij të dhunshëm u dallua polici Apostol Llaziq,i cili duke e ndjerë veten tamam si gangster Hetemit, iu drejtua me fjalët” Ty të kam në regjistrin tim që nga 27 nëntori i vitit të kaluar.” 

Pastaj, vazhdoi:” Ky është vetëm fillimi do të bëjë që kur të më shohësh të vijë të vjellësh”. 

I rrëmbyer nga momenti i ngjarjes dhe i inatosur Hetemi ishte përgjigjur:” Ditët në vijim do të shohim s’e a do të vjell unë apo ti”. 

Ai, i tronditur nga kjo ngjarje e papritur duke bërë monolog me vetveten kthehet në shtëpi. 

Porsa mbërrin në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Sfeqël të Podujevës, e ëma me shikimin plot kureshtje e heton atë të gërvishtur në fytyrë. Ajo bukur e shqetësuar i thotë Hetemit– Çfarë të ka ndodhur djali im? 

Hetemi me kohë kishte parapërgatitur një shpjegim lehtësues për nënën Hyrë. Si gjithnjë i kujdesshëm ndaj saj thotë: “Asgjë-asgjë nënë rrëshqita nga vigu duke kaluar lumin. 

Në mënyrë që t’ia largojë plotësisht dyshimin nënës ai kishte lagur qëllimisht edhe rrobat. 

Në ato çaste e ëma u ndije e lehtësuar dhe përqafoi Hetemin, me çfarë e lehtësoi emocionalisht. 

Në anën tjetër ajo mallkonte lumin Dumnica, i cili nga të reshurat e pandërprera të atyre ditëve kishte dal nga shtrati i tij, duke i përmbytur përreth edhe arat e mbjella me grurë. 

NË STACIONIN E TRENIT NDODH SKENA E REVANSHIT 

Stacionin e trenit në Podujevë, polici Llaziq e konsideronte si vendin më të përshtatshëm për të provokuar ndjenjat e shqiptarëve. Ai edhe pse kolonialist e ndjente veten superior. 

Punëtorët shqiptarë që punonin në Korporatën Energjetike të Kosovës në Kastriot( ish-Obiliqi) pa aguar mëngjesi merrnin trenin e orës katër e një çerek Podujevë-Prishtinë -Fushë-Kosovë dhe anasjelltas. 

Kyfarë polici aventurierë me dëshirën e fortë për fyerje e poshtërim të tyre së bashku me kolegët e tij Kuzmanoviq e Parazanoviq i shqetësonin ata duke mos i lejuar që të uleshin në stolet e lira të vagonëve të trenit. 

Më një zë kërcënues u drejtoheshin duke u thënë: “të gjitha vendet janë të rezervuara” Këto gjeste të vazhdueshme të këtyre policëve do ta pezmatojnë edhe më tepër Hetemin. Ai, më 29 janar 1969,pagrimë mëshire në hyrje të kafenesë që gjendej brenda stacionit të trenit e çarmatos policin zullumqar Llaziq, duke e goditur disa here me levë në kokë. 

Polici i përgjakur përplaset përtokë. Hetemi edhe pse asnjëherë nuk e kishte dëshiruar një skenë si kjo shfryn pezmin e tij, duke e paaftësuar për jetë, policin Llaziq, i cili adhurohej rrejshëm nga serbët lokal të Podujevës. 

Pas kësaj ngjarje ai i pashoqëruar nga askush vetëdërzohet në stacionin e policisë në Podujevë. 

Edhe pse e dinte që atje do të haste në disa policë të predispozuar për dhunë ndaj shqiptarëve, sidomos ndaj atyre që kishin marrë pjesë në demonstratat e nëntorit ‘68-të. 

Përkundër pasojave dhe dhunës fizike Hetemi as që e kishte menduar arratisjen, ngase e dinte që me këtë veprim do ta rrezikonte seriozisht jetën e kushëririt të tij Ismail Hasan Ajeti, i dënuar dyherë me vdekje. 

Mehmeti kishte shpenzuar shuma të majme të hollash për lirimin e Ismailit nga burgjet jugosllave. Ai përpos që kishte shitur tokë, bagëti dhe drithëra kishte marrë para hua edhe nga farefisi dhe miqtë. 

Familja, Ajeti derisa të eksitojë nuk do ta harrojë kontributin e Latif Merovcit prej 100 (njëqind) lirave të arit. Në saje të humanizmit të tij Ismail Ajetit, dënimi i shqiptuar me vdekje i kthehet në dënim të përjetshëm. 

Pushtuesit serbë e malazezë me sjelljet tyre të egra mendonin që nëpërmjet dhunës, përndjekjes dhe burgosjeve do të eliminonin ideologët shqiptarë që luftonin për liri dhe bashkim kombëtar. 

Hetemi kujton fare mirë s’e si njeri ashtu dhe tjetri prej shtatë–tetë policëve serbë që ishin të pranishëm në çastin e dorëzimit të tij iu kishin drejtuar me fjalët:” Kush të mësoj të veprosh kështu? 

Madje, Kuzmanoviq e Parazanoviq i thonë “Paske qëndruar besnik në zanat që të la Ismail Ajeti, armik i deklaruar i Jugosllavisë. 

Por, ti do të pësosh edhe me keq s’e sa ai”.” Ne nuk durojmë një akt të tillë poshtërues të uniformës sonë” Ata duke e trajtuar tmerrësisht keq e me përbuzje Hetem Ajetin, e fusin në veturën e errët me rrjeta hekuri dhe transferojnë ashtu të përgjakur në burgun e Prishtinës. 

Ishte një ditë e ftohtë dimri kur Hetemin e merr në pyetje një inspektor pijanec dhe nën ndikimin e vazhdueshëm të dhunës më tepër kërkon nga ai informacione rreth demonstratave të 68-ës, se sa rreth sulmit të tij mbi policin Llaziq. 

Aq sa flet muri, aq i përgjigjej Hetemi. Inspektori i nevrikosur nga heshtja e Hetemit,nis ta fyejë atë në baza kombëtare. 

Të nesërmen në një rrethanë aq kritike dhe në një gjendje aq të rëndë shëndetësore Hetem Ajetin e vendosin në qelinë numër 25. Era e qelbur dhe një dyshek gjithë myk mbi një sustë të ndryshkur e kishin rënduar edhe më tepër gjendjen e tij. 

Në atë qeli aq të ngushtë gjendej dhe studenti i historisë Hasan Dërmaku,nga Shipashnica e Dardanës (ish-Kamenica) Ai në këtë burg mbahej me shumë shokë të tij si organizator i demonstratave të 68-ës.Një ditë herët në mëngjes Hetemin e nxjerrin nga qelia dhe e dërgojnë në pyetje. 

Hasani shfrytëzon këtë kohë të përshtatshme dhe nëpërmjet një forme që e njihnin shumë pak të burgosur bisedon me shokun e tij të jetës dhe aktivitetit Xheladin Rekaliu,i cili ndodhej në qelinë pranë. 

Xheladini ,ishte po ashtu një i burgosur politik nga Podujeva, i cili akuzohej si njëri nga kryeorganizatorët e ngjarjeve të 68-ës.  

Hasani i shpjegon atij se si në qeli i kanë sjellë një çun të rinj nga Podujeva. Pas kërkesës së Xheladinit ,si e quajnë atë djalë, Hasani e portretizon në hollësi të porsa vendosurin në qelinë e përbashkët. 

Duke thënë:“Xhelë i burgosuri lë përshtypjen e një njeriu miqësor dhe të besueshëm” 

Pastaj, vazhdon: Ky i rinj thotë se është pre e përleshjes me një kolon serb nga Orllani, i Podujevës i cili i punësuar si polic duke keqpërdorur profesionin i torturonte pa shkas banorët e pafajshëm të Llapit. 

Thotë, se quhet Hetem Ajeti, dhe është i Ajetajve të Sfeqlës së Podujevës. Paska bërë punën prej zanatçiu tek Hysen Jetullahu i Dëbërdolit, i vendosur në Sfeqël. 

Xheladini nga përshkrimi bindës dhe i argumentuar i Hasanit, menjëherë kuptoi se fjala është për bashkëmoshatarin e tij Hetem Ramadan Ajeti, i cili vetëm tri ditë pas përleshjes së ashpër me policin mizor Llaziq, ia kishte dal që të hakmerrej ndaj tij. 

Rekaliu,e dinte që hakmarrja do të ndodhë shpejt. Po ashtu ishte i sigurt që Hetemi, i rritur dhe edukuar nën autoritetin e Ismail Ajetit, në asnjë mënyrë s’do të lejonte poshtërimin e tij, dhe të llapjanëve të tjerë nga një ardhacak i rritur në stallë derrash. 

Llaziq vetëm pse i tekej shpeshherë i provokonte qytetarët e kësaj ane mbi supet e të cilëve rëndonte varfëria e tejskajshme dhe njëmijë halle të tjera. 

Xheladini i thotë Hasanit, nëse e kthejnë Hetemin në qeli mësoi të lutëm metodën e komunikimit me gjysmë zëri, pastaj vet do të bisedojë me te. 

Pasdite vonë dera e qelisë u hap më rreptë se që pritej. Dy gardianë e përplasen me rrembin Hetemin e bërë qull nga djersët dhe të verdhë dyllë mbi shtratin e papastër të qelisë. 

Hasanin e acaruan tepër këto sjellje të paligjshme të tyre. Ai, publikisht e dënoi sjelljen e këtyre njerëzve të papërgjegjshëm ,duke i denoncuar ata edhe tek eprori i tyre. Atë natë të rëndë ushqimin e tij të paktë Hasani ia jep Hetemit, kurse vetë mbetet pangrënë fare. 

Dalëngadalë u ofrua edhe koha e ndërrimit të rojeve të burgut. Hasani i mësoi përvetësimin e bisedës me zë të ulët Hetemit. 

Ai duke ndërmarrë masa sigurie vëzhgonte te dera e qelisë,kurse Hetemi bisedonte me Xheladinin. Xheladini me humorin e tij të lehtë dhe të këndshëm e përgëzon Hetemin për qëndresë duke i thënë:” Hetem, ti praktikisht tregove atdhedashurinë me levë”. 

Pastaj, Xheladini i flet Hasanit edhe rreth të bëmave të Ismail Ajetit -Bushit,i cili i heshtur dhe në rrethana tepër të rënda gjatë viteve 1945-1950,manifeston akte të rralla trimërie. 

Hasani papërfunduar mirë bisedën me Xheladinin, e merr në përqafim Hetemin,që nga ky moment ata janë të pandarë me njëri-tjetrin. 

Stafi udhëheqës i burgut të Prishtinës, duke hetuar veprimet e sinkronizuara të këtyre dy djemve të rinj llogariste edhe mundësin e arratisjes së tyre nga burgu. 

Atëkohë burgu i Prishtinës ishte shndërruar në çerdhe ethesh për qeveritarët jugosllavë dhe të përkëdhelurit e tyre. 

Në këtë burg mbahej elita udhëheqëse e demonstratave të 68-ës.Studentë e nxënës së bashku me shtresa të tjera të popullit të prirë nga ideologu i tyre Adem Demaçi,që po vuante dënimin e gjatë në burgjet e ish-Jugosllavisë, kishin bërë përgatitjen e avancimit të statusit të Kosovës. 

Prandaj, ethet ishin një dukuri e rëndomtë për autoritetet jugosllave dhe disa lojalistë shqiptarë, që veten e konsideronin si turq e jugosllavë. 

Të mbërthyer nga frika përgjegjësit e burgut Hetemin e ndajnë nga Hasani dhe e çojnë në dhomën numër 29-të. Mirëpo, edhe kësaj radhe ai do të jetë me fat. Në dhomë do t’i sjellin Muharrem Hazir Thaçin,e Carallukës së Malishevës, i cili ishte nip i të njëjtit fshat me Hetem Ajetin. 

Muharremi i përmbajtur dhe tejet serioz në burg mbahej po ashtu për një vepër që meritonte të admirohej. 

Ai, pas 21 vjetësh ishte hakmarrë për vrasjen e babait të tij. Më 10 shtator të vitit 1948 njëfarë Pero Sava Reshetar, nëpunës në Zyrën e Këshillit Popullor, të fshatit Llashka-Drenoc, komuna e Drenasit (ish-Gllogoci) kishte vrarë Hazir Hamzë Thaçin, vetëm, pse atij i mungonin 400 kilogram grurë, nga totali i caktuar prej 4000 mijë kilogramësh. 

Shumën e dhënë prej 3600 kilogramësh Haziri e kishte siguruar me insistimin e gruas së tij Sofije Beselica Thaçi. 

Ajo, nga frika që mund të pësojnë ndonjë të keqe fëmijët e saj Azemi, Muharremi, Ademi dhe Xhezidja, së bashku me Hazirin shkon derë me derë për mbledhjen e drithit, të ashtuquajturit rekuizim (otkup) të caktuar nga pushteti gjakpirës serbo-sllavë. 

Serbët dhe malazezët ishin ata që nëpërmjet kësaj takse ndëshkuese përpiqeshin që shqiptarët t’i gjunjëzonin, duke i provuar edhe me uri. 

Pas këtij akti të shëmtuar e tipik fashist Pero Sava Reshtar, kinse ishte dërguar pesë-gjashtë muaj në vuajtje të dënimit në burgun e Nishit. 

Rexhep Bunjaku, njëri nga ish-të burgosurit politik në këtë burg në shkrimet e tij rrëfen sjelljet prej krimineli të Pero Sava Reshetarit, ndaj të burgosurve shqiptarë. Reshetar, i “dënuar “shumë shpejt kthehet në Kosovë dhe avancohet në pozitë udhëheqëse si Drejtor i Sektorit të Përgjithshëm të PTT-së, në Prishtinë. 

Muharremi, 42 vjeç gjatë kësaj kohe gjendej në Shkup, ku punonte si punëtor në ndërmarrjen ndërtimore” Granit”.  

Ai, gjatë qëndrimit atje ishte acaruar edhe më tepër. Shokët e punës duke menduar që po e ngushëllonin i kishin treguar që me metoda të njëjta sllavo-maqedonasit, kishin likuiduar edhe shumë shqiptarë autokton të Maqedonisë së Veriut. 

Edhe pse nga duart e Muharremit sigurohej buka e familjes ai, vendos të lë punën dhe të kthehet në shtëpinë e tij në Carallukë të Malishevës. 

Sipas, rrëfimeve të shokut të tij të burgut të Prishtinës, dhe të Nishit,Hetem Ramadan Ajeti, shpeshherë Muharremi, kishte thënë që vrasja e babait të tij dhe puna e rëndë fizike ia kishin dëmtuar shëndetin. 

Muharremi një kohë të gjatë kishte vuajtur edhe nga disa ulcera leptike të shfaqura në zonën e ezofagut. 

Ai po ashtu kishte sqaruar se si e kishte kapluar ndjenja e ankthit dhe frikës që po vdiste pa i dhënë hakun e merituar Pero Sava Reshetarit. 

Muharremi disa ditë ishte vënë në përcjellje të tij. Kur e identifikon mirë e mirë dhe vërteton se ai gati çdoherë po drekon në restorantin “Union-Express ”që gjendej ngjitas Teatrit Kombëtar të Kosovës, kthehet pa stres e lodhje në shtëpinë e tij. 

Më 31 mars të vitit 1969,herët në mëngjes niset nga Caralluka, fshati ku edhe jetonte për në Prishtinë. 

Pasi vërteton që Reshatar kishte dal në punë dhe sillej me tre-katër veta brenda hapësirave të Postës, i shkon mendja të shtie mbi te. 

Mirëpo, e frenon veten me arsyen plotësisht të shëndoshë që krimin e Pero Reshetarit,është mëkat ta paguajnë me jetë njerëzit e pafajshëm. 

Muharremi katër-pesë orë do të shëtisë në qytet me shpresën se rastësisht mund ta takojë Reshetarin, në ndonjë vend, ku mund ta ekzekutojë pa dëmtuar askënd tjetër përveç tij. 

Ky edhe ishte qëllim i kahershëm i Muharremit. Ai si burrë i një vatre të vërtetë shqiptare edhe pse e kishte mundësinë s’ donte të hakmerrej në Savën, babain e tij, e as në vëllezërit e tij Milen, Jagoshin dhe Andrean. 

Këtë ditë kritike Muharremi në vakt dreke niset kah restoranti “Union-Express “kur vëren që aty ishte edhe Reshetar, ai gjakftohtë dhe i përmbajtur zen vend në një qoshe jo larg tij. 

Muharremi, me të hetuar që Reshetar, po i afrohet arkës për të paguar nxiton dhe i del përpara. 

I qetë si përherë i thotë” Sot, unë paguaj për ty “Me shpejtësi të paparë nxjerr nga beli revolverin ”Zbrojovka” dhe ia numëron një breshëri plumbash. Në ndarje i thotë” Të fala nga Haziri dhe fëmijët e tij”. 

Fshatarët e kësaj ane i gëzohen tepër këtij lajmi. Ata me dhjetëra herë kishin rrëfyer mbi keqtrajtimet që Reshetar ua kishte bërë atyre qoftë edhe për 1 kile të drithit të munguar. 

Të gjithë e dinin që kyfarë “otkupi” ishte shpikur me pretekst të vetëm për të ushtruar dhunë dhe vrasje ndaj shqiptarëve. 

Krismat e armës së Muharrem Thaçit dhe leva e Hetem Ajetit, ishin paralajmërim i mirë se kolonialistët serbë e malazezë asnjëherë s’mund të bëhen zot në tokë të huaj. 

 

 EPISODI I GJYKIMIT TË HETEM AJETIT DHE DËRGIMI I TIJ NË BURGUN E NISHIT 

Hetem Ajetit pas qëndrimit prej 8 muajve në paraburgim Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ia shqipton dënimin prej tri vjetëve burgim të rëndë, duke e cilësuar si të rrezikshëm për rendin dhe shoqërinë. 

Periudha kur Hetemi ishte dënuar ishte mjaft e acaruar dhe e nderë sepse në të njëjtën kohë u dënuan edhe kryeorganizatorët e demonstratave të vitit 1968. 

Prokurori publik Mentor Çoku pasi që analizon provat konstaton që është provuar fajësia e të akuzuarit Hetem Ajeti. 

Madje ai kërkon zgjerimin e aktakuzës duke nxjerr si provë rënduese pjesëmarrjen e Hetemit, në demonstratat e 27 Nëntorit të vitit 1968,të mbajtura në Podujevë. 

Këto demonstrata edhe pse ishin të ligjshme regjimi komunist i ish-Jugosllavisë i cilësonte si armiqësore dhe orvatje të hapur të shqiptarëve që Kosova të fitojë statusin Republikës së shtatë në kuadër të Federatës jugosllave. 

Një kërkesë si kjo i tmerronte serbë e malazezë në Beograd e Podgoricë. Rahat nuk ndiheshin as maqedonasit dhe një grup bukur i madh i të hibridizuarve gjithandej ish-Jugosllavisë. 

Po ashtu kolonët serbë e malazezë të vendosur në Kosovë, i frynin zjarrit me rrëshekun e shtrigës vetëm e vetëm që shqiptarët të mbetën rrogëtarë të përjetshëm të tyre. 

Prokuri Çoku kishte këmbëngulur që Hetem Ajeti,të dënohet sipas ligjit në fuqi për dy vepra penale. 

Derisa, Riza Fazliu gjykatës i rastit Ajeti, po përgatiste konfirmimin e dënimit reagon Tadej Rodiqi, i cili konstaton sjellje dhe qëndrim jo korrekt ndaj të shpallurit fajtor Hetem Ajeti. 

Me kërkesën e Rodiqit u zhvillua edhe seanca për këshillim ku u bë korrigjimi i gabimeve. 

Pas përmirësimit të këtyre lëshimeve Hetem Ajeti dënohet me tri vjet burgim. Tadej Rodiqi, drejtor dhe mësimdhënës në vitet e 50-ta,në Pro-gjimnazin e atëhershëm të Podujevës, kishte ruajtur konsideratën e tij të lartë ndaj Mehmet Hasan Ajetit-Mehës, të cilin e vlerësonte për mençuri dhe përpjekje pozitive, që çështja shqiptare të avancohet me përfshirjen e gjithmbarshme të rinisë shqiptare në shkollat me mësim në Gjuhën shqipe. 

Rodiq në një ndejë i kishte thënë ish-nxënësit të tij Ymer Adem Llugaliu, që thëniet e Mehmet Ajetit-Mehës” do t’i kujtojë përherë “Derisa të jemi të paarsimuar me ne do të luajë dreqi dhe i biri.” Dashurinë për Atdheun nuk e krijon bartja e plisit të bardhë, por penda e dijetarit të mirëfilltë.” 

Mehmet Ajeti ishte treguar largpamës dhe vizionar pikërisht në kohën kur disa të manipuluar nga regjimi  sllavo-komunist mendonin se shkolla të duhura për shqiptarët janë vetëm ato me përmbajtje fetare. 

Rodiqi gjatë gjithë jetës do t’i jetë mirënjohës Mehmet Hasan Ajetit,i cili me reputacionin e tij që gëzonte në Llap, kishte ndikuar tek shumë familje që të rinjtë e këtij regjioni të vijojnë shkollimin e mëtutjeshëm në pro-gjimnazin e atëhershëm të Podujevës. 

Madje, Mehmeti kishte dhënë vetë shembullin praktik duke e dërguar në këtë gjimnaz edhe të birin Xhevatin. 

Në fillim të viteve 70-të, Xhevat Ajeti së bashku me Shaip Latifin, Salih Ilaz Ejupin, Fadil Rasim Çitakun, Xhemshit Beqir Vokrrin, Enver Xhelil Breznicën, Selim Fetah Ejupin dhe Sabit Fazli Ejupin etj,shkojnë për studime në Tuzlla të Bosnje-Hercegovinës, ku edhe diplomojnë në fushën e gjeologjisë. 

Ndërkohë ata kthehen si kuadër me përgatitje superiore në minierat e Trepçës, Hajvalisë ,Goleshit dhe në Korporatën Energjetike të Kosovës në Kastriot (ish-Obiliq) 

Rodiqi këtë kontribut të Mehmetit, do ta shpërblejë me rastin e gjykimit të familjarit të tij Hetem Ramadan Ajeti. Ai do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet e mundshme juridike në mënyrë që i akuzuari Hetem Ajeti,t’i shmanget dënimit me burgim afatgjatë. 

Falë përpjekjeve të Rodiqit i akuzuari Hetem Ajeti dënohet vetëm me tri vjet heqje lirie. 

Me të kuptuar rastin të pakënaqur me vendimin udhëheqësit e drejtorisë së burgut në bashkëpunim me organet e larta ekzekutive të Kosovës,që ishin në varësi të Serbisë, më 12 prill të vitit 1971,nën masa të rrepta sigurie Hetem Ajetin dhe Muharrem Thaçin i transferojnë nga burgu i Prishtinës në atë të Nishit. 

Hetemi dënimin do ta vuajë në burgun famëkeq të Nishit së bashku me idealistët dhe organizatorët e demonstratave të vitit 1968, Osman Dumoshi, Ilaz Pireva, e Skender Kastati. 

Dy-tre muaj më vonë nga burgu i Prishtinës në atë të Nishit, përcillet edhe Kadri Osmani, i dënuar për shkak të organizimit të grevave të punëtorëve në ndërmarrjen “Napredak” të Prishtinës. 

Xheladin Rekaliu,në atë periudhë student i Shkollës së Lartë Teknike në Mitrovicë, nga regjimi sllavo-komunist shihej si rrezik serioz për sistemin, andaj transferohet nga Prishtina në burgun skëterrë të Goli-Otok-ut të Dalmacisë. 

Rekaliu si 19 vjeçar në këtë burg qëndron me kriminelë dhe recidivistë të krimeve të rënda. Edhe pse heq të zitë e ullirit mbetet i pathyeshëm. Ai deri më 17 janar të vitit 1999,kur edhe vdiq e kishte një jetë plot tallase dhe vuajtje. 

Shumëherë ka qenë i arrestuar dhe i izoluar nga regjimi sllavo-komunist. Më 2 maj të vitit 1999 në Studime të Epërme të Vushtrrisë, Xheladinit kriminelët serbë ia masakrojnë motrën Sevdije Rekaliu Gjata dhe nipin 23 vjeç Meriton Shefki Gjata, nga fshati Bajçinë i Podujevës. 

Kryepersonazhi i këtij shkrimi Hetem Ajeti miqësinë e krijuar para tridhjetë vjetëve me Xheladinin jo vetëm që do ta ruajë por edhe do ta fuqizojë. 

Përkundër faktit që UDB-a,jugosllave i mbante në vëzhgim Xheladini ,Ismaili dhe Hetemi, arrinin që të takoheshin në mes veti në odën e Muhamet Latifit në Pollatë të Podujevës. 

Të gjithë të përmendurit i preferonin takimet në Pollatë,ngaqë Ismail Ajeti e kishte vajzën e madhe Shqipen të martuar për Muhametin. Kurse,Hetemi ishte nip i Ajet Latifit. 

Edhe Xheladini mund ta arsyetonte qëndrimin në këtë fshat pasi që babai i tij, Jetishi i kishte dajallarët tek Demajt e Pollatës. 

Në Pollatë të shumtën e herëve skicohej programi për organizimin dhe mbajtjen e protestave kundër pushtuesve serbo-sllavë. Po ashtu bëhej edhe strehimi i atyre që rrezikonin kapjen nga policia serbe. 

Rruga e gjatë deri tek mëvetësia e plotë e Kosovës u karakterizua me keqtrajtime, burgosje dhe vrasje të shumta të shqiptarëve. 

Viktimë e kësaj dhune të shfrenuar ishte edhe Hetem Ajeti, i cili në demonstratat e 1 dhe 2 prillit të vitit 1981 të mbajtura në Podujevë plagoset rëndë. 

Ndaj tij nga lokali “Beko” kishin shtënë persona të sigurimit shtetëror të Serbisë. Ky dyqan rrobaqepësie ishe pronë e një koloni serb, prindërit e të cilit në Podujevë, kishin ardhur me llavën e ardhacakëve serbë e malazezë, ndërmjet dy Luftërave Botërore. Pasojat e kësaj plagosje ai i ka vuajtur gjatë gjithë jetës. 

Ndërkaq, më 30 maj të vitit 1989,çuni i të vëllait Ali Adem Ajeti, bije heroikisht me armë në duar duke mbrojtur nxënës e studentë llapjanë, që atë ditë kritike po protestonin në mbrojtje të Kushtetutshmërisë së Kosovës. 

Hetem Ajeti konsiderohet edhe si njëri nga guerilasit e parë në Llap. Ai më 22 qershor të vitit 1998,së bashku me Zejnullah Zejnullahn-Zenën i lënë lukset e Zvicrës dhe aktivizohen në radhët e UÇK-së, Zona Operative e Llapit. 

Ata edhe pse në atë periudhë ishin 50-të,gjegjësisht 47-vjeç në këtë Luftë Çlirimtare japin kontribut të jashtëzakonshëm. 

Si Hetemi ashtu edhe Zejnullahu posedonin njohuri të mjaftueshme mbi armët, ngase studimin dhe përdorimin e tyre që në rininë e hershme ua kishin imponuar regjimet gjakatare të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë komuniste. 

Replikë me Aurel Dasaretin

0

Pirro Prifti, Tiranë 

Disa here nder vite, madje edhe pardje, një person i vetequajtur Aurel Dasareti, `ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA` që jetoka në Arizona, ka botuar shkrime kundër personit tim me pa të drejtë dhe plot mashtrime e gënjeshtra, duke mos më njohur fare dhe duke mos patur asnjë kontakt me këtë person. 

 Shkrimet janӫ botuar tek Zemra shqiptare dhe tek Revista Drini (drini.us). Mendoj se një nga shkaqet si edhe hakerimet ndaj revistes Drini mund të vijnër shkak të këtij personi për shkak të frazeologjisë ashpër, fjalëve sharëse, urrejtjes ndaj të gjithëve . 

Jam i mendimit se ky person jo vetëm që na qënka `ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake`,  që i dhënka Shqipërisë direktivva nga Arizona SHBA por me sa duket është edhe ekspert i budallallëkut duhet të ketë qenë bashkëpuntor i sigurimit të shtetit. 

Aryeja që ka emigruar herët është pikërisht për shkak të zullumeve që do të ketë bërë Shqipëri dhe për këtë shkak ai shkruan me pseudonim si ky Dasareti . Në fakt Dasaretët apo Tesaretët kanë qenë fise ilire që banonin në Kuçovë dhe Berat, dhe prandaj ky pafilloja ka vendosur kë mbiemër sepse duhet të jetë nga ajo zonë. Nejse. 

Shkrimet që ai ka botuar kundër meje janë shkrime fund e krye të njjeriu të çartallosur dhe me komplekse kur shkruan `Njӫ i çndur në kohën e duhur` , pra kuptohet a-logjika e këtij njeriu  që i paska ngrënë hakun Shqipëria, dhe në vënd futet shtat  Pashë nënë dhe për zullumet dhe spiunllëqet ka kryer në Shqipëri e gjen komode të shkruaj me pseudonim dhe të shaj këdo i del përpara dhe pa asnjë fakt , por vetëm me hamendjen e tij të hardallosur nga emigrimi. 

Miq tӫ tij janë ish drejtues të PPSH dhe ish sigurimsa e ish spiunë si Hulusi Hako dhe Eshref Ymeri të cilët janë fajtorër prishjen e Objekteve të Kultit si kishat dhe Xhamitӫ si dhe fajtorër spiunimin dhe denigrimin e njerzve të thjeshtë .  

Këtë profesion po e vazhdojnë me qejf të madh këta ish spiun dhe bashkëpuntorë të sigurimit, dhe me këmbëngulje, sepse dihet që mbrojtja më e mirë është sulmi ndaj të gjithëve 

Përse përdoren këto metoda nga këta bastardh komunizmit?  

Duke e ditur se janë përgjegjës për zullumet e kryera në atë kohë, pas `90, ikën nga sytë këmbët duke përdorur justifikime të ndryshme për largimet e papritura.  

Aurel Dasareti, ky pseudo ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, që banoka në SHBA nga që nuk e pj..dh njeri as aty e as në Shqipëri për dijenitë e tij djallëzore, vazhdon tu turret  kujtdo që shkruan një problem apo një fakt, të cilin e shtjellon me qëllim qӫ `Ti Dalӫ NAMI ` si burrӫ i zoti, dhe merr duartrokitje nga vetӫ ish shokëë e tij spiunӫ. 

 Një karakteristikë e ish bashkëpuntorëve të sigurimit dhe ish spiunëve është kapja dhe promovimi i tyre si Patriotӫ tӫ thekur si nacionalistӫ tӫdhenj të çështjes shqiptare. 

Shkrimet e turpshme që ka bërë ky me këto tema duke sharë e ofenduar këdo që nga Kryeministrat, Presidentët, njerës medias, njerëz të thjeshtë,  dhe vazhdojnë me shkrimet e tyre të nxisin mllef dhe urrejtje, përçarje dhe rrëmujë. 

Tӫ gjitha këto, po ti shohësh me kujdes dalin nӫ antagonism me pseudo-patriotizmin dhe nacionalizmin e tyre sepse, nuk ka mundësi që një patriot të thirrje në shkrimet e tij, për sherr dhe përçarje duke sharë një palë (nga një herë gjitha palëtrveç vetes së tij), gjë tregon se ky person është një person konfuz dhe i paekuilibruar mëndërisht. 

Shpresoj që `eksperti i çështjeve ushtarake z. Aurel `Koti` (në vënd të dasareti), ti vë gishtin kokës dhe të mos shkruaj qesim kundër meje, sepse jo vetëm që nuk ka lexuar punën time, jo vetëm që nuk më njeh qoftë nga ana profesionale dhe letrare, por përsa i përket orthodoksisë, ky person bashkë me Eshref Yerin e Selim Nëngurrën më akuzojnë si servil i Kryepeshkopit Anastas, jo vetëm nuk kanë lexuar ç`kam shkruar në `PROMEMORIEN ZYRTTARE TE INTELEKTUALEE ORTHODOKSE`, por ky person së bashku me ish spiunët e tjerërpiqen të ndotin figurën time dhe të komunitetit orthodox të pastër shqiptar nga i cili kanë dalë plot atdhetarë dhe jo si ky kërma qërpiqet të shajӫdo. 

fundmi duke i kërkuar ndjesë Pronarit të portalit Drini për Replikënm e ashpër, do të shpresoja se shkrimet personale kundër meje  tëtij personi të shihen me rezervë, sepse janë kryekëput ufologjira dhe komente prej një personi të paekuilibruar mendërisht dhe me komplekse faji në ndërgjegje e tij, që duhet të ketë dosje në Arkivat përkatëse në Shqipëri duke menduar se e ka hedhur pas krahëve të kaluarën e tij. 

Të paktën le të tregoj identitetin e tij ashtu si e shkruaj unë dhe plot njerës të papërzier  me terrorin e kuq.  

Respekt, 

 Prof. Pirro Prifti 

priftipirro2017@gmail.com 

____

  • Në rubrikën këndi i reagimeve replikat në mes të autorëve të ndryshëm nuk përfaqësojnë mendimet e Redaksisë së Drinit. Drini është një portal që është i hapur për të gjithë, dhe ua jep fjalën të gjithë atyre që ia duan të mirën popullit shqiptar dhe përpiqen për një Shqiptari europiane. Me ëndje nuk kemi dëshirë që këtu autorët që shkuajnë për ne të polemizojnë me njëri-tjetrin. Sidoqoftë, kritikat janë të mirëseardhura ndaj kujtdo, por jo edhe akuzat, etiketimet, shprehjet fyese. Se në Drini nuk e dijmë se kush është “bashkëpunëtor i sigurimit”, “islamist-neootomanist” apo panhelen. 

Me ADN fillon një faqe e re politike!

0

Florim Zeqa 

I përkas të djathtës shqiptare, andaj nuk kam nostalgji për pushtetet e kaluara, e aq më pak për neokomunistët në pushtet, e për më pak se kaq për neokomunistët e mbështjellur me flamur dardan që ju futen nën sqetull majtistëve bolshevik. I besoj vetëm ADN-së, të ardhmes politike, i besoj vetes time dhe qytetarëve të vendit tim. Me ADN-në e fillojmë një faqe të re politike në historinë e Kosovës së lirë.

Hyp njëri e zbrit tjetri nga pushteti, më i zi i riu se i vjetri

Lakmia për pushtet apo më mire të themi, deshira për t’u pasuruar në mënyrë të shpejtë dhe të paligjshme i bëri të barabartë pothuajse të gjithë ata që e shijuan pushtetin në Kosovën e pasluftës, saqë më qytetaret nuk kanë çfarë të zgjedhin dhe për kë të votojnë, pasi, nga fillimi e deri në fundin e “thesit” të njëjtë janë bërë, kusarë të pangopshëm politik mbi kurrizin e qytetarëve të varfër të këtij vendi. Edhe përkundër konvertimit nga njëra parti në tjetrën, nga njëri paketim politik në tjetrin përmbajtja e politik-bërjes ka mbetur e njëjtë dhe e pandryshuar!

Këshilla e mikut për të mos u “djegur” politikisht

Gjatë pushimeve të gushtit në vendlindje, derisa bisedoja me një mik timin (Doktor i Shkencave Politike) rreth iniciatives për themelimin e Alternativës Demokratike për Ndryshim (ADN), këshilla e tij miqësore ishte që të pres së paku deri në Pranverë, me arsyetimin që të mos “digjëm” politikisht! Në atë moment më shkoj buza në gaz, dhe menjëherë doktori më pyeti, pse po qesh?

Përgjigja ime ishte kjo; “Unë u dogja si qiriu për katër dekada për t’u bërë dritë të tjerëve, jam i gatshëm të digjem derisa të venitem për të mirën e bashkatdhetarëve dhe interesin e atdheut tim të shënjtë. Më mirë është të digjem unë, e të mos shkretohet ky vend nga popullata e saj. A po e sheh se në çfarë niveli alarmant është zbrazja e Kosovës nga të rinjët dhe në çfarë rreziku është ekzistenca e shtetit. Koha nuk pret, kjo iniciativë mbase është e vonuar, por më mirë tani sa nuk është bërë vonë për gjithçka”!

Për një mentalitet tjetër qeverisës

Angazhimi im politik është që ta bëjmë një Kosovë ndryshe nga kjo e sotmja, për të cilën kemi punuar dhe kemi luftuar, për të cilën kanë rënë duke ëndërruar dëshmorët e lirisë.

Edhe përkundër ndërrimit të shpeshtë të qeverive, mentaliteti qeverisës në vendin tonë ende nuk ka ndryshuar, fatkeqësisht as me qeverinë e fundit, edhe përkundër premtimeve për ndryshim.

Këtë që e themë e arsyetojë me faktin se, për një qeveri që e ka vizionin e qartë dhe don me i qëndrue besnik parimeve dhe premtimeve të dhëna para elektoratit, do të mjaftonin gjashtë muaj për ta dëshmuar vetën që është në rrugë të mbarë. Mirëpo, të kalojnë afërsisht dy vite dhe mos me e pa asnjë ndryshim, asnjë përmirësim të mirëqenjes së qytetarëve, atëherë për mua është e pamjaftueshme.

Nuk mjaftojnë ndërrimet e bordeve dhe agjensioneve, duke hequr një palë njerëz nga funksionet për të vendosur njerëzit e vet. Ky nuk është mentaliteti qeverisës që i duhet Kosovës.

Vendit tonë i duhet një mentalitet tjetër qeverisës, mbi bazën e meritokracisë e jo të nepotizmit dhe aspekteve tjera korruptive.

Për këtë arsye nuk pajtohem me mentalitetin aktual qeverisës të vendit tonë dhe për këtë arsye i kam vu mision vetes, për të cilin do të angazhohem deri në vdekje për ta krijuar një mentalitet të ri qeverisës për t’i kthyer qytetarit vendimarrjen dhe dinjitetin e nëpërkëmbur nga të gjitha qeveritë e deritanishe.

Qëllimi nuk është faktorizimi, gjegjësisht që unë personalisht të bëhem faktor politik përmes një subjekti të ri politik, por është e kundërta, qëllimi im është që ta krijojë një bërthamë të shëndoshë me veprimtarë dhe atdhetarë të dëshmuar, me djem të rinjë që kanë studiuar në vendet evro-perëndimore, në Kosovë dhe në trojet etnike, në mënyrë që unë dhe gjenerata ime të jemi mbështetës të tyre, të jemi suporti i tyre, t’ua trasojmë rrugën gjeneratës së re kah duhet të shkohet.

Ngulfatja nga antivlerat

Ardhja në pushtet e një klase krejtësisht të re politike, jo për nga mosha, por të një klase të pastër politike të pa korruoptume dhe të pashantazhume, pra me një gjakë të pastër kombëtar, me njerëz të rinjë, me figura të reja të papërfshira në aktivitetet e partive aktuale politike, për shkak të konsumimit të skajshëm të figurave të caktuara nëpër partitë tona politike.

Nëpër të gjitha partitë tona politike ka njerëz të mirë me të cilët jam i gatshëm të bashkëpunojë, të cilët e meritojnë të jenë pjesë e ADN-së. Qëllimi është unifikimi i të gjitha forcave të pastra kombëtare në një organizim të përbashkët për t’i dhënë shpirtë dhe dritë këtij vendi.

Si pasojë e thyerjes së shpresave dhe mungesës së përspektivës, viteve dhe muajve të fundit jemi dëshmitar të largimit masiv të popullatës nga Kosova. Njerëzit të cilët nuk janë të lidhur me të fortët e politikës dhe grupet tjera të interesit nuk e prekin dorën e shtetit apo thënë ndryshe, dora e shtetit nuk nuk i prekë ata. Njerëzit që nuk e kanë një lidhje me pushtetarët apo ata që nuk qëndrojnë mirë materialisht vuajnë për gjithçka, duke filluar nga mungesa e mjekimit, pamundësia e punësimit apo e regjistrimit e të rinjëve në drejtimet përkatëse të shkollimit superior dhe universitar.

E gjitha kjo për shkak të ngulfatjes nga antivlerat. Prandaj duhet të vijnë në shprehje vlerat e mirëfillta njerëzore dhe kombëtare për ndërtimin e shtetit, për barazi qytetare, në mënyrë që qytetarët ta ndjejnë veten të barabartë në shtetin e tyre.

Vetëm në një shtet ku qytetarët e ndjejnë veten të barabartë para ligjit, athëherë mund themi se jemi shtet ligjor dhe demokratik, në të kundërtën çdo gjë kthehet në anarki siq është kthyer Kosova e këtyre viteve të fundit, ku për dikë shteti është bërë “nanë” e për dikë tjetër “njerkë”!

Kemi kapacitete intelektuale dhe njerëzore në Kosovë dhe mërgatë për tejkalimin e kësaj situate anarkike në vendin tonë. Me dashuri për vendin, me qëllim të mirë mirë, përkushtim dhe vendosmëri, bashkëpunim reciprok dhe transparencë në veprime brenda një kohe relativisht të shkurtër mund ta bëjmë kthesen e madhe dhe epokale, me ç’rast popullatës do t’i kthehet besimi dhe shpresa për jetë në atdheun e vet.

Kur pushtuesi-pushtet e tejkalon zullumin

0
Nga: Ndoc Bushgjoka, Tropoj
___
Kur pushtuesi-pushtet e tejkalon zullumin.
Krypa dhe mollataret.
I gjithe sheshi ishte mbushe me njerez. Burra dhe gra të veshun me kostumet e bukura shqiptare. me flamuj te Shqipnise e Italisë.
Pritej te vinte Konti Çiano. Disa organizatore po mesonin nje grup qe me te ardhë dhandërri i Duçes te therrisinin sa te mundnin
– Duçe – Çiano, Duçe – Çiano,
Tunxh Miftari i Merturit me do burra të fisit po bisedonte me Sali Manin bajraktarin e Krasniqes.
E në ate kohe kalon aty pari Ndok Gjeloshi me gradat e oficerit madhor, i armatosun e i shoqënuem nga disa ushtarake te tjere.
Ishte njai Ndoke Gjeloshi qe me do shqiptare u munduen me vra Ahmet Zogollin ne Viene, por gabuen shenje e vrane njefare major Lleshi prej Mirdite.
Tash Ndok Gjeloshi ishte krekose dy here .Ke kthye ne Shqipni me ushtrine pushtuese te Duçes, e i priste shpata ne te dy anet. Me i ra hunda ne toke nuk e prekte me dore, po ishte rrezik me e kushatise allti.
E tek po kalonte pa bajraktarin e Merturit. Ndryshe prej te tjereve ishte me veshjen qytetare gjakovare. Gjeloshi u ndie i fyem.
– Bajraktari i Merturit , – i thirri. – Urdhni ka kënë me ardhe të tanë me kostume kombëtare.
(Nënkuptimi ishte i qartë: t’i paraqitej botës se ministrin e fashizmit e kishte pritë me aq dashuri populli.)
– Tu rrite jeta, – ju pergjigj ne zhargonin e hershem Tunxhi. – Më kan’ nisë pa la për thonjësh, për Shkoder, e nuk më ka dale kohë me u ndrrue.
(Nënkuptimi ishte i qarte, ” kam ardhe i detyruem e jo me vullnet “.)
Ndok Gjeloshi u nxi ne fytyre. Pergjigjen e mori si rebelim dhe fyerje personale. Mbeti keq dhe pastj foli:
– Edhe rekrutet per milice nuk i ke pru siç u ka ardhë urdhni.
– I kam nise i korrè, – tha Tunxhi me mosperfillje.
– Ata i ka marre kufini, – tha Gjeloshi dhe po behej gati te gjente ndonje tjeter shkak me perulë kundershtarin.
– S’di unë kufini e sterkufini, – Tunxhi e ngriti zanin. – Jane djel nanash e nuk lulojne per çdo dite si kastraveci.
– Nuk me kanë ardhë mue , – u shfajesue qenerisht Ndoka.
– Vara – ç’vara, (më the -të thashë ), s’di ç’ka po thue, por ka ardhë koha me kqëyre për do krypë se janë kuqë mollataret, – foli me zanin e tij kumbues Tunxhi dhe kthei kryet prej Sali Manit per me vazhdue biseden.
Ndoka iku i nxime ne fytyre ndersa njerezit qe ishin me larg e nuk e kishin ndie mire biseden pyesnin ” çfare tha Bajraktari i Merturit “?
– Duhet me kqyrë me gjetë krypën se janë kuqë mollataret, – tregonin ata që e dëgjuan nga afër bisedën.
Pse mu kujtua kjo ngjarje e vërtetë,
Më shumë s’po them, e gjeni vetë.

Çfarë mund të ndihmoj une si psikologe …?

0
Çfarë mund të ndihmoj me sukses UNË
(duke u bazuar në përvojat e deritanishme) me metodat dhe teknikën time këshilluese si psikologe:
• Shqetësimet e ankthit, panikut
(Hipokondriazën – frikë e theksuar dhe
vazhdueshme me besimin se posedon apo
mund të sëmuret, vizitat shumë të shpeshta
mjeksore, mbi interesim, mbi ndjeshmëri
rreth shëndetit dhe çdo ndryshimi të
mundshëm te vetja)
• Shqetësimet rreth gjitha llojeve të fobive
• Çrregullimet depresive
• Çrregullimet obsesivo-kompulsive
• Komplekse të ndryshme me veten dhe rreth
vetes
• Çrregullimet e ushqyerjes
• Stresin e përditshëm
• Stresin postraumatik, pas aksidenteve të
ndryshme me bazë traume
(përfshirë edhe atë pas covid)
• Luhatjet e theksuara emocionale, ndjeshmëri
e ulët-e lartë
• Personat me vështirësi adaptimi, familje,
shoqëri, punë etj.
• Shqetësime me pagjumësinë
• Këshillim- çifte bashkëshortore- vlerësimin
e aspektit psikologjik si predispozues i
mundshëm brenda mosmarrveshjes etj.
• Këshillim-mosmarrvjeshe prind-fëmijë-
adoleshent
• Këshillim- mes konflikteve familjare, motër,
vëlla, prind, etj.
• Këshillim fëmijë- adoleshent -sjellje
devijuese
• Këshillim për persona që ndeshen me
sëmundje serioze
• Këshillim për persona para dhe pas
operacioneve
• Këshillim personave që kanë humbur të
dashurit e tyre ose pas divorceve
• Këshillim për persona me fiksime, vese,
abuzime, bixhoz, substanca etj.
• Këshillim për nëna para dhe pas lindjes së
parë (përgatitje psikike për ndryshime para
dhe pas)
• Këshillim me prind të fëmijëve me aftësi
ndryshe (të veçanta) etj.
—————
• NUK ËSHTË TURP AS PAAFTËSI TË
NDESHESH ME NDONJË NGA
SHQETËSIMET E LARTËCEKURA
PËRDERISA JE NJERI
• MOS LEJONI TË RRITET SHQETËSIMI PËR
SHKAK TË STIGMATIZIMIT
• MOS BASHKËJETO ME SHQETËSIMIN
• NDIHMOJE VETEN DHE GJITHË ATA QË TË
RRETHOJNË

Të dëgjosh …, e të mos u besosh veshëve!

0
Ramadan Veliu
***
Lajmi për planifikim atentati mbi Kryeministrin e Kosovës, për AKI-n paska qenë i njohur para më shumë se nje viti, por sipas kryeinspektorit te AKI-se, meqë “nuk kishte veprime konkrete” kjo ka mbetur vetem ne “nivel të informatës”! Kurse vet planifikimi sipas AKI-t, nuk qenka veprim konkret?!!!…
Qenka bastisur atentatori në tentativë, por nuk ja paskan gjetur snajperin, prandaj është lënë i lirë!!!… Sigurisht sipas kritereve te intelegjences kosovare, vetem ngrehja e këmbzes se snajperit duhet të jetë veprim konkret! Eh pasi t’ia ngrehte këmbzën, …pastaj do të viheshin në lëvizje organet e ndjekjes, …por kushedi ndoshta as atehere nuk do ta gjenin snajperin ne shtepi te atentatorit dhe ata do te ktheheshin në bazë duarthatë!…
Të lumët ne për intelegjencën kosovare, e cila vepron vetem pasi të kryhen “veprime konkrete” që dmth. vetëm pasi të ketë gjurmë gjaku.
Në anën tjeter gazetari Artan Hoxha e mori nën mbrojtje atentatorin potencial, sepse ai madje (nga)njëherë na paskesh ndihmuar edhe RENEA-n. Që le të nënkuptohet që ai ka lidhje të ngushta me njësinë speciale per intervenim te shpejt te Shqiperise RENEA! Tani profili i Prekë Sherrit na del shumë më i sofistikuar. Ai vertete mund te jetë snajperist specialist, siç është cilësuar nga hakerët që publikuan informatën. Edhe lidhja e Prekës së paku me një politikan të armiqësuar me Kryeministrin, e plotëson edhe më shumë mozaikun e politikës shqiptare, e cila ka ditur jo rrallë të veproj si një binom i lidhur ngusht me krimin. Se me cilet politikanë tjerë ka miqesi Preka, apo fotot e cileve politikanë të tjerë po i mungojnë publikut të gjërë, mundemi vetëm të spekulojmë, por me siguri z. Selamanaj nuk është i vetmi.
Meqenëse Preka paska lidhje me majat e politikes, por edhe të sigurisë së dy shteteve shqiptare, bëhet e qartë pse nuk ju gjetë snajperi, kur iu bastis shtepia e Prekë Sherrit. Për këso ditësh janë lidhjet!
Kjo situate më përkujton një anekdotë, kur një nuse e re e mbetur e ve, ju rrefente shoqeve: Çka jam tutë pramë, shpirti ke t’u m’lshu.
Pse moriiii?
O me ka trokitë dikush naten n’xham.
E pse mori nuk e thirrshe Efën (kunatin)?
U qyqe po ai Efa ish kan vet.
Si të arrestohej nga policia Efa Prekë, njeriu i tyre?!…

Vladimir Putin e takon në Moskë Milorad Dodik-un, udhëheqësin e serbëve të Bosnjës

0

Putin takim me udhëheqësin e serbëve të Bosnjës Dodik në Moskë

Gjatë një vizite të zotit Dodik në Moskë, e rrallë nga një politikan nga Evropa, presidenti rus vlerësoi “partneritetin strategjik” të vendit të tij me Serbinë.

Vizita erdhi mes paralajmërimeve të përsëritura nga Bashkimi Evropian se Serbia duhet të harmonizojë politikat e saj të jashtme me bllokun nëse vërtet synon të bëhet anëtare.

Zoti Dodik, një anëtar serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, është takuar shpesh me presidentin rus, veçanërisht përpara zgjedhjeve kur ai përpiqej t’i tregonte elektoratit shumë pro-rus të serbëve të Bosnjës se ka mbështetjen e zotit Putin. Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës u takua për herë të fundit me presidentin rus në qershor, muaj pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës në shkurt.

Moska është akuzuar shpesh nga Perëndimi se kërkon të destabilizojë Bosnjën dhe pjesën tjetër të Ballkanit nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Serbi dhe Bosnje. Zoti Dodik ka mbrojtur hapur shkëputjen e pjesës së Bosnjës të kontrolluar nga serbët nga federata boshnjako-kroate dhe bashkimin e saj me Serbinë fqinje.

Në prag të vizitës së tij në Moskë, zoti Dodik dha një intervistë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS, ku përsëriti pikëpamjet e tij separatiste, por shprehu gjithashtu mbështetjen për ndërhyrjen ruse në Ukrainë.

“Për shumë vjet, Perëndimi nuk reagoi ndaj shfarosjes së popullsisë ruse në Ukrainë, ndërsa kishte vrasje dhe bombardime të përditshme në Donbas,” tha ai. “E gjithë kjo ishte e qartë dhe Rusia u detyrua të hakmerrej.”

Në janar Uashingtoni ia ndaloi udhëheqësit të serbëve të Bosnjës të njohur për qëndrimin e tij pro-rus hyrjen në Shtetet e Bashkuara dhe vendosi sanksione financiare ndaj tij, pasi administrata e Presidentit Joe Biden e akuzoi atë për “aktivitete korrupsioni” që kërcënojnë të destabilizojnë rajonin.

Milorak Dodik i ka quajtur “gënjeshtra monstruoze” akuzat se kishte grumbulluar pasuri masive për vete, të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tij.

Pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan javën e kaluar se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende që nga viti 2014, një burim i administratës amerikane tha se zoti Dodik është njëri prej politikanëve që kishte përfituar nga para ruse për financimin e fushatës së tij.

Putin, mesazh mbështetjeje për Serbinë

Presidenti Putin i dërgoi gjithashtu të martën një mesazh të veçantë Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandar Vuçiç. Serbia është i vetmi vend që kërkon anëtarësimin në BE që ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.

“Rusia dhe Serbia janë të lidhura me një partneritet strategjik,” tha zoti Putin, sipas mediave serbe. “Unë flas rregullisht me presidentin Vuçiç në takime personale dhe biseda telefonike për çështje kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.”

Edhe pse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në BE, Serbia gjatë drejtimit 10-vjeçar të presidentit Vuçiç është afruar gjithnjë e më shumë me Rusinë.

Zoti Vuçiç është në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku thotë se synon të dërgojë mesazhin se Serbia sipas ligjit ndërkombëtar, ka të njëjtat të drejta të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës si Ukraina për rajonet e kontrolluara nga separatistët prorusë./ VOA