Kreu Blog Faqe 1234

Shqipëria si pjesë e botës ruse, “Ruski Mir” dhe “Ballkani i Hapur”

0
Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë
Shqiptarët e lirë nuk nuk duan kurrë të jetojnë një vend nën sferë influence të Moskës as të këlyshave të Rusisë dhe bashkëpunëtorëve të tyre rajonal. Fatkeqësisht, “manipulimi i demokracisë në vend”, në Shqipëri po vazhdon, para syve të përfaqësuesve diplomatikë perëndimorë


“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm” tha burimi i qeverisë amerikane”,- njofton VOA shqip – kjo kur ishte kryetar i saj Lulzim Basha. Sipas VOA-s, zyrtari, që foli me median, nënvizoi se ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit, i cili ka analizuar financimet e Rusisë, “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”.

“Ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundur që të mënjanojmë kërcënimet e mundëshme ndaj Ballkanit. Andaj, nuk duhet të ushtrohet më trysni ndaj Serbisë, që t’i imponojë sanksione Rusisë. Sanksione të tilla nuk mund të ndërmerren, sepse pa Rusinë, Serbia nuk mbijeton dot. Për më tepër, qeveria dhe Presidenti Aleksandër Vuçiq nuk do u mbijetonin sanksioneve (të Serbisë) kundër Rusisë.”( Kryeministri Rama Intervistë me gazetën austriake Die Presse, para disa ditësh.)

“Derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.  “Unë nuk do të heq dorë nga lufta ime legjitime për interesat shtetërore dhe kombëtare, si dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, tha lideri serb, sipas Radios Evropa e Lirë.

Eh, sikur Tirana zyrtare sot do mbronte interesat legjitime dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, me kaq këmbëngulje dhe vendosmëri siç mbron Vuçiqi interesat nacionaliste serbe anë e mbanë Ballkanit Perëndimor, me ndihmën e Rusisë së Putinit. “Serbët dhe Rusët, vëllezër përgjithmonë…”, një parullë kjo që dëgjohej në rrugët e Beogradit dhe qyteteve të tjera në mbështetje të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga forcat putiniste ruse 6-muaj më parë. Ndonjë lexuesi aty këtu, mund t’i kujtohet ndonjë shkrim imi modest vite më parë, me të cilat jam përpjekur të zgjoj ndërgjegjen, por edhe të paralajmëroj për rrezikun që, sipas mendimit tim atëherë dhe sot, i kërcënohet interesave të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, si rrjedhim i përhapjes së influencës së Rusisë putiniste dhe shteteve të tjera autoritare të botës, si Kina dhe Turqia.

Po i sjellë këto citime të ditëve të fundit, jo për të thënë: ja kisha të drejtë, por si një ilustrim i rreziqeve të mundshme, që i kanosen Kosovës dhe interesave të shqiptarëve në përgjithësi. Se kam drojë që protagonistët e sipërpërmendur shqiptaro-serb, po punojnë, dashtë e pa dashtë, me interesat ruso-serbe në dëm të interesave të shqiptarëve dhe si rrjedhim edhe në dëm të interesave afatgjata gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, interesa, të cilat do duhej të përputheshin me interesat kombëtare të shqiptarëve.

Fatkeqësisht, disa prej këtyre, ditën flasin dhe shfaqen si “pro-amerikanë” të mëdhej, të cilët, na thonë se “ndajnë vlerat perëndimore”, ndërsa natën sjellin ujë në mullijtë e armiqve të Kombit shqiptar dhe të interesave të aleatit strategjik, historikisht, më të sinqertë të Shqipërisë e Kosovës – Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me miq “proamerikanë” si këta, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë nevojë për armiq.

Për ata që ende nuk e kuptojnë se ç’ është, “Ballkani i Hapur”, ua shpjegon njëri prej analistëve më të njohur amerikanë për çështjet ballkanike dhe evropiane, Janusz Bugajski: “Ballkani i Hapur është një nismë që favorizon Moskën, një nismë që mban rajonin larg Bashkimit Evropian

Shtoi këtyre deklaratave të fundit nga liderët ballkanas si dhe raportit të zbulimit amerikan – në lidhje me financimin e raportuar nga burime amerikane të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës edhe njoftimin e javës së kaluar të doktrinës së re të politikës së jashtme ruse, të nënshkruar nga Presidenti Vladimir Putin. Kjo doktrinë e re e politikës ruse, njoftuar në fillim të këtij muaji, sipas mediave ndërkombëtare, përqendrohet rreth konceptit të ashtuquajtur, “Bota Ruse”, në bazë të cilit justifikohet ndërhyrja e Kremlinit në mbështetje të të drejtave rusisht-folës në hapësirën ish-sovjetike. Por, sipas raporteve në media, ky dokument prej 31- faqesh – nënshkruar nga vet Putini shkon përtej konceptit të ndërhyrjes së Rusisë në mbështetje të “rusisht-folësve” jashtë kufijve të Rusisë – të asaj pra që konsiderohet si “Bota Ruse”-, ose hapësira ish-sovjetike, të cilën regjimi i Putinit e konsideron si zonë të influencës së saj, nëpërmjet një “politike humanitare”. Sipas medias ndërkombëtare, ky dokument shkon përtej Botës Ruse”, duke u paraqitur edhe si një përdorim i të ashtuquajturës strategji ruse e “pushtetit të butë”. Në dokumentin e ri të politikës së jashtme ruse, bëhet gjithashtu thirrje, për shtimin e bashkëpunimit dhe influencës së Rusisë me shtetet sllave, dhe përforcimin e marrëdhënieve të saj me Kinën dhe Indinë, Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe Afrikën, me qëllim “për të mbrojtur, ruajtur dhe avancuar traditat dhe idealet e Botës Ruse.

”Kur një Kryeministër i Shqipërisë mbron Serbinë dhe justifikon  politikën pro-ruse të Beogradit si një politikë për mbijetesë të Sebisë dhe të regjimit serb të Vuçiqit Rama for “Die Presse”: Let’s keep aëay the threats from the Balkans – Politikë (tiranapost.al) dhe kur një raport i shërbimeve sekrete amerikane njofton se Rusia ka financuar parti politike në dhjetra vende ku mes tyre përmenden 500 mijë dollarë që i janë dhënë PD-së në Shqipëri në 2017 kur Lulzim Basha ishte në krye të saj  – unë e konsideroj si një situatë emergjente, që rrezikon sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe të Kosovës — SHBA: Rusia ka financuar parti politike në dhjetra vende; mes tyre përmenden 500 mijë dollarë që i janë dhënë PD-së në Shqipëri në 2017 (zeriamerikes.com)

–“Ruski mir” dhe “Ballkani i Hapur” janë një dhe të pandarë. Aleksandër Vuçiqi është aleati më i ngushtë i Vladimir Putinit dhe i politikave të tija eskpansioniste të “Botës Ruse”, mbështetur nga Kishat Ortodokse ruse dhe serbe. “Bota Ruse” e Putinit është si “bota serbe” e Vuçiqit. “Ballkani Perëndimor”, pjellë e Serbisë e mbështetur qartë nga Moska, mundëson shtrirjen e influencës ruse në Ballkan përtej hapësirës së Serbisë. Sot, pretendimet e Vuçiqit kundër Kosovës janë të njëjtat me ato të Rusisë për të justifikuar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, 6 muaj më parë nga Rusia. Për ata që ende nuk e kuptojnë se ç’ është, “Ballkani i Hapur”, ua shpjegon njëri prej analistëve më të njohur amerikanë për çështjet ballkanike dhe evropiane, Janusz Bugajski: “Ballkani i Hapur është një nismë që favorizon Moskën, një nismë që mban rajonin larg Bashkimit Evropian, që mban të ngrirë konfliktin në Kosovë dhe në Bosnje Hercegovinë. Një nismë që do të kontrollojë Malin e Zi dhe të shtrijë influencën e Serbisë edhe më shumë në rajon.”  Shumë mirë e thënë nga analisti i njohur, që përmbledh thelbin e kësaj nisme.

Zgjohu o shqiptar! Zhvillimet e fundit tregojnë se ‘Ballkani i Hapur’ po shkon përpara, krah për krah, me politikën e jashtme të strategjisë së “Botës Ruse”, të nënshkruar nga Putini javën që kaloi. “Ballkani i Hapur” nuk është asgjë tjetër veçse një projekt i menduar mirë dhe i përpiluar në korridoret më të errëta të Beogradit dhe Kremlinit, që në përputhje me objektivat strategjike të “Botës Ruse” të përforcojë edhe më tepër influencën e Serbisë në Ballkan dhe nëpërmjet saj, edhe influencën ekonomike, politike dhe ushtarake të Moskës në rajon.

Një gjë e tillë nuk mund të jetë assesi në interes të Shqipërisë e të Kosovës as në interes të miqësisë dhe të marrëdhënieve afatgjata midis kombit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hapni sytë! Shqiptarët e lirë nuk nuk duan kurrë të jetojnë një vend nën sferë influence të Moskës as të këlyshave të Rusisë dhe bashkëpunëtorëve të tyre rajonal. Fatkeqësisht, “manipulimi i demokracisë në vend”, në Shqipëri po vazhdon, para syve të përfaqësuesve diplomatikë perëndimorë. Prandaj shqiptarët po zbrazin vendin se ua kanë hëngër çorbën për më shumë se një shekull influencave të huaja sllavo-komuniste dhe majtiste serbo-ruse, përball mos interesimit perëndimor.

Hiqni dorë njëherë e mirë nga Ballkani i Hapur! Shqiptarët nuk kanë dashur kurrë as nuk duan sot të jenë pjesë e Botës Ruse as Botës Serbe!

Të jesh spiun është privilegje e jo të jesh patriot, spiunët më të rrezikshëm sot fshihen pas perdes së religjionit!

0

Shkruan: Emira Selimi, Shkup

Sot të jesh spiun është më privilegj se të jesh patriot! Spiunimi ka qenë shkas për humbjen e shumë patriotëve shqiptarë ndër shekuj! Më kujtohet në librin e Marin Barletit kur e kam lexuar këtë libër për herë të parë në vitin e parë të shkollës së mesme, pjesa më e çuditshme mu duk tradhtia e Hamzait ndaj Skënderbeut! Kur e pyetën, e pse o Hamza e bëre këtë, ai u përgjigj “pse nuk isha Skënderbe”.

Tradhtia ka vazhduar edhe më tej me dekada, duke arritur pandemia e tradhtisë edhe deri tek shekulli 21! Volteri thoshte, kur vjen puna tek paratë të gjithë e kanë një fe! Fakt i neveritshëm por i domosdoshëm për ta pranuar duke ju referuar fakteve ku po jetojmë. Tradhtia në shekullin 21 fillon nga subjektet politike, të cilët qëllimin esencial e kanë xhirollogarinë e tyre bankare! Më pas, institucionet fetare, të cilët e mbushin memorien e popullit që turku vëlla e shqiptari katolik shka! Më pas shpërndahet edhe pandemia e asimilimit bashkë me atë të tradhtisë! Këto shkojnë bashkë si motra binjake!

Tradhtia e institucioneve arsimore, një mësues biologjie flet për histori që shpërndan propaganda! Pa qenë kompetent në fushën e historisë, por pedagogu dhe mësuesi janë kompetent në zbatimin e agjendave të huaja anti shqiptare! Pasi që janë pasionontw të veturave të shtrenjta dhe shtëpive luksoze me pishina, pak rëndësi kanë çështjet kombëtare për to.

Tradhtia vazhdon në institucionet akademike! Me 100 mijë € bëhesh akademik, i angazhon pesë profesorë secilit prej tyre nga 25 mij€ edhe urime titullin akademik! Pastaj edhe Bit Pazari ka rregulla më shumë se Universitetet!

Tradhti në shtypshkronjat që shtypin hipokrizi dhe djallëzi! E shndërron edhe religjionin në biznes, bashkë me shtypshkronjën i shtyp edhe agjendat anti shqiptare, më pas shpërlan paratē dhe i bën milionat e milionat e zeza dhe del e luan rolin e viktimës!

Spiunët më të rrezikshëm sot fshihen pas perdes së religjionit!

Historia e Shqiptarëve duhet të shkruhet në Gërçar të Vitisë

0
Feri Arifi, historian, Viti
___
Shtylla kryesore e kombit janë artifaktet që është trashëgimia e vjeter e jona, dhe varret që ne në Kosovë duhet ti ruajm, dhe mos ti damtojm.
1.Kalaja e Gërçarit, një kala tipike ilire, e cila ka nevojë për tu riparuar. Kjo kala është e ndarë përbrenda në shumë pjesë me mure të trasha.
2.Kur jemi në këtë vend të Gërçarit, afër të cilës gjindet edhe shpella e vjetër neolitit, një faltore e vjetër, me plot shenja të parahistorisë (fotele guri, vend si një lloj specifik shndanesh për ndezje qirinjsh, etj.) dhe me sende të tjera të gjetura por dhe ështra mbrenda saj të lashta që janë vjedhura nga “ekspertët” e Beogradit, shumë mbetje të tjera të pa zbuluara, që gjindet nga rrjedha lumit të Letnicës ku serbët venduan mbi shpell më 1927 kishen dhe varret e tyre për të humbur gjurmët e Ilirisë.
Pastaj: 3 dhe 4, munjet e gjetura dhe të marrura për Beograd që askush se tha asnjë fjal, fshati vjetër Briboj afer shpellës fshat ky i humbur.
5.Kisha me porten e gurit që në Kosovë ështe e vetme e keti lloji.
Kur jemi të lashtësia duhet thënë se gjurmë të shumta ka për rreth;
6.Varret ilire, Ku askush deri me sot si ka trzuar.
Por ma e mira e krejt këtyre është ADN-ja në varret e vjetra. Ndalohet kopjimi pa lejen e autorit Feri Arifi meqe janë shkrime ta pa shkruara deri me sot 2016.

Çelja e shkollave shqipe që nga mesjeta, rreze drite kundër pushtuesve dhe për rimëkëmbjen si komb

0

Nga: Eneida Jaçaj 

Arsimi dhe dija është e vetmja armë e fortë kundër shtypjes, nënshtrimit, nëpërkëmbjes dhe talljes! Mbretëria e dijes ka forcën ta nxjerrë një komb dhe mbarë njerëzimin nga errësira, duke shërbyer si rreze drite për të gjetur forma nga më të ndryshme të rrugëdaljes, në zgjidhjen e shumë ekuacioneve me karakter ekonomiko-social. Dija i atribuon shoqërisë dinjitetin, ekzistencën në gjithë qenien e saj; është shpresë drejt rrugës plot ndriçim, pa kthim! Një komb pa një gjuhë dhe i paarsimuar, do të ishte i padukshëm dhe inekzistent në sytë e botës, ku superfuqitë do të uleshin në tavolinat e salloneve të pazareve dhe do të vendosnin për fatin e tij, sipas orekseve të tyre. Ashtu siç edhe ka ndodhur… 

Një kombi të cilit i mohohet e drejta për dije dhe sidomos shkrimi e këndimi i gjuhës amtare, për ta përdorur si plaçkë për interesa vetjake, do të jetë një shoqëri që do të mbetet gjithmonë në pozicionin e padukshëm dhe do të rreshtë së ekzistuari. Shqiptarët e kanë njohur fort mirë këtë pozicion, pasi kanë qenë të pushtuar duke filluar me Perandorinë Osmane, në vitin 1384, ku ishin Fuqitë e Mëdha të Europës që e lanë vendin prej 5 shekujsh në uzurpimin e turqve mesjetarë, pasi vetëm kështu do të pengohej dalja e Serbisë në det. Pushtimet dhe pazaret e superfuqive që vijuan edhe pas periudhës së mesjetës së vonë, në kurriz të territoreve shqiptare, kanë qenë kryefjala e kalvarit të vuajtjeve dhe kryengritjeve të shqiptarëve për disa vite. Për të aneksuar territore shqiptare dhe për të përfituar nga pozita gjeografike, pushtuesit do ta kishin më të lehtë të arrinin qëllimet e tyre, duke i lënë shqiptarët në mjerim dhe errësirë të plotë. Kjo është një nga arsyet pse shqiptarët e kanë të induktuar në gjak dëshirën për t’u arsimuar dhe triumfuar me sukses në çdo fushë respektive, pasi dija është si “shpata e Demokleut”, e cila shërben si kërcënim ndaj çdo rreziku të jashtëm, por edhe si pikë-nxitje për t’i dhënë zgjidhje shumë problemeve shoqërore.  

Pra, shqiptarët, me këmbëngulje, nuk hoqën dorë nga përpjekjet për t’i kthyer kombit dinjitetin dhe krenarinë, përmes arsimimit. Historiku i hapjes së shkollave shqipe e ka zanafillën që në periudhën mesjetare, ku kleri katolik ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. Gjuha shqipe nisi të shkruhej 48 vite para mbajtjes së Kongresit të Manastirit, në vitin 1908. Një figurë emblematike e dijes mbetet të jetë Papa Kristo Negovani, prifti shqiptar i cili luftoi për çlirimin e vendit nga falangat greke, dhe punoi fort për shkrim-këndimin e gjuhës shqipe. Ai ishte i pari që ngriti meshën në gjuhën shqipe dhe nuk iu bind kurrë pushtuesve grekë, që të hiqte dorë nga mësimi i gjuhës shqipe dhe arsimimi i të fëmijëve, por jo vetëm. Sipas dokumenteve dhe studimeve që janë bërë, priftërinjtë hapën shkolla që datojnë nga viti 1585; në Kurbin më 1632; shkolla e Pllanës dhe të Blinishtit në vitin 1644; shkolla e mesme në Janjevë të vitit 1670; shkolla e Rrjollit, e hapur nga Pjetër Bogdani me mësues Marin Gjini, në vitin 1675; shkolla e Shkodrës, e hapur nga Filipi, nga Shkodra, në vitin 1698, e shumë shkolla të tjera. 

Shqiptarët jetonin në kushte të mjerueshme dhe të pushtuar, por dëshira për dije u shtohej dita-ditës. Hapi i parë i shqiptarëve ka qenë mësimi i gjuhës shqipe, pasi çdo njohuri e re ka si bazë mësimin e gjuhës amtare. Kështu, në vitet e pushtimit osman, mësimi i gjuhës shqipe bëhej fshehurazi në ato pak shkolla fetare që u lejuan të vazhdonin veprimtarinë e tyre, si në vitin 1584, në Stubëll të Kosovës, pastaj në Himarë (1627), Kurbin të Krujës (1632), Vuno e Palasë të Himarës (1632), Korçë (1637), Pllanë (1639), Bilisht (1639), Dhërmi (1660), Janjevë (Kosovë) (1665), në Akademinë e Re në Voskopojë e në Medresenë e Bushatllinjëve në Shkodër, etj. 

Sipas dokumentit, u hapën shkolla në mbarë vendin dhe u punësuan shumë mësues. Shkollat u hapën dhe në fshatra të thella, ku merrnin dije të gjitha moshat.  

Ndërsa në vitin 1885, Naim Frashëri, bashkë me të vëllanë dhe shqiptarë të tjerë në Stamboll, pjesë e “Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip”, arritën të bindin Portën e Lartë për hapjen e një shkolle shqiptare për djem në Korçë. Ndërsa në 7 mars 1887, u hap zyrtarisht shkolla e parë shqipe në Korçë, ku mblodhi plot djem dhe vajza. Shumë atdhetarë të tjerë të flaktë bënë përpjekje të mëdha për hapjen e shkollave shqipe. Shumë intelektualë kishin emigruar, por ata nuk e harruan Shqipërinë, kontribuan për lëvizjen kulturore, duke i sjellë kombit lavdinë përmes dijes. Midis tyre më së shumti u shquan: Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Zef Jubani, De Rada, Thimi Mitko, Naim e Sami Frashëri, Pashko Vasa, Qiriazët etj. Intelektualëve shqiptarë u buronte nga shpirti dëshira për ta nxjerrë Shqipërinë nga analfabetizmi, duke e vendosur në vendin e nderit, pasi dija është drita e kombit! Zyrtarisht, si përpjekje e të gjitha lëvizjeve për hapjen e shkollave, merret për bazë mësonjëtorja e Korçës që filloi të punojë me 7 mars 1887, me mësuesin e saj Pandeli Sotiri, të cilin e pason shkolla e Prizrenit në vitin 1889, me mësuesin Mati Logoreci. Pak ditë më vonë, u çel shkolla shqipe në qytetin e Pogradecit, Ersekë, Ohër, etj. Në 23 tetor të vitit1891, në Korçë u çel Shkolla e Vashave, pasi arsimimi i femrës është një hap vendimtar dhe i pakthyeshëm në emancipimin e familjes dhe shoqërisë. Pas hapjes së mësonjëtores së parë të Korçës, u çel më pas shkolla e Prizrenit në vitin 1889, me mësuesin Mati Logoreci.  

Për t’i ardhur në ndihmë mësimit të gjuhës amtare, u botuan një varg abetaresh si ajo e Naum Veqilharxhit (1844, 1845), e Konstandin Kristoforidhit (1867, 1868), e Daut Boriçit (1869), “Allfabetarja e Stambollit” (1879) etj. Më vonë u mbajt Kongresi i Manastirit (1908, 1910), ku u morën vendime të rëndësishme edhe për zhvillimin e arsimit në Shqipëri. Në vitet 1908 – 1909 u hapën 15 shkolla shqipe. Një nga vendimet që u morën ishte përdorimi i alfabetit latin, në mënyrë që shkëmbimi i ndonjë telegrami me vendet e tjera, të ishte më i lehtë për t’u kuptuar. Ky ishte një sugjerim i shtruar nga Gjergj Fishta. Më 1909 në Elbasan zhvilloi punimet Kongresi Kombëtar për Problemet e Arsimit e që njihet edhe me emrin Kongresi i Shkollave. Po në këtë vit u hap edhe Shkolla Normale e Elbasanit. Duke vijuar me ngritjen e disa shkollave të tjera: Shkolla Teknike Shqiptare (1921), Instituti Femëror “Kyrias” (1925), Instituti Femëror “Nana Mbretneshë” (Tiranë) (1933), Gjimnazi “Illyricum” (1921), Gjimnazi i Shtetit (1922, Shkodër), Liceu Kombëtar (1921, Korçë), Gjimnazi i Gjirokastrës (1923), Shkolla Tregtare në Vlorë (1924), Instituti Shqiptaro-Amerikan i Kavajës (1926) etj. Përpjekjet e shqiptarëve për lëvizjen kulturore kombëtare kanë qenë tepër të vyera dhe të çmuara, si qendresë kundër pushtuesve dhe duke i dhënë kombit dritën e dijes dhe shpresës. Sot e kësaj dite, shqiptarët shkëlqejnë si brenda dhe jashtë kufijve të vendit, në profesionet e tyre respektive. Pasioni për dije dhe proges, nuk u rreshti asnjëherë! 

Hija e Natës …!

0

Ismail Arsllani, shkrimtar, Tetovë

____
HIJA E NATËS…!
(Fragment)
Ajo u ul në një trung ahu. Po ç’kërkonte ahu në atë tërmal, në atë bregore përplot shkurre, shkozë, mëllezë, drizë e qarrucë të derdhur gjithandej? Mblodhi krahët, duke i kryqëzuar mbi parzëm, lëshoi kokën përpara dhe i hodhi flokët e gjata mbi fytyrë. Atëherë sikur i ra një skëterrë në sytë dhe mendjen e saj.
“Ç’kërkoi ai djalë të më shpëtojë nga vdekja? Ç’më duhet kjo jetë, e këtillë siç është e siç më ka katandisur, pa një shteg drite? Ç’i duhej prindërve të mi të më sillnin në këtë botë të padrejtë?…”, belbëzonte me zemërim, Azra.
“Oj, ti çapkëne, ç’po llomotit në atë rradake, ke një grimcë truri nën atë kreshtë koke? Nuk të kujtohet që ata ndanin korren e bukës për ty. I pyete ndonjëherë se pse ata, babë e nënë, nuk hanin darkë?…Pa shihe, ti, në vend që të ankohesh, duhet të jesh e lumtur, që, një djalë si Duraku, të shpëtoi nga më e keqja, se do ishe bërë ushqim i peshqve, në ato ujëra të thellë. Po, s’e vërejte se si të shikoi ai, se si iu turbulluan bebëzat e syve. S’e sheh se ende të rreh zemra kaq fortë për të, aq sa të kërcen gjoksi nga vendi…!”, i thoshte një zë i brendshëm.
“Kush më flet kështu, me fjalë kaq të ashpra e të buta dhe unë s’di çka t’i them…?”, foli nën zë, ajo.
Asaj iu ndërprenë mendimet, kur dëgjoi nga largësia do rrapëllima patkonjsh. Kush mund të ishte në këtë va e pa va? Hodhi flokët pas e u drejtua. Liroi veshët nga flokët e shpeshtë, kaçurrelë.
“Azra…Azra…!”, vinte një zë i largët, si në vegim. “Kush mund të jetë?”
Pas pak, nxori krye Duraku.
“Po ç’kërkon ky, tash, që më la pa mëshirë, në mes ograje?”.
“Hajde, po shkojmë!”
“Ku…?
“A the pak më herët se do të vije kudo që të shkoj unë!”
“Po, e thash, e them prapë!
“Atëherë shpejto, kërce pas meje, të të strehoj diku, se po të kërkojnë në çdo cep…!”
NATË E SHTOJZOVALLEVE
Kur nisën tatëpjetë, shtigjeve të rrezikshme, pranë një lugaje, të hipur mbi kalë, si dy silueta, për të zbritur në atë kasaba, ishte një terratisje, një hije e zezë e natës i kishte shtrirë krahët, si një plaf i butë mbi çatitë e shtëpive. Kandilat e vajgurit ishin ndezur dhe ua kujtonin njerëzve se ishte ora e fjetjes, pas punëve të lodhshme të ditës.
Azra e kishte mbërthyer fuqishëm mjedisin e Durakut, jo gjithaq nga frika se mos po rrokulliset diku në ato shtegtime të rrezikshme, por më shumë nga ato hije të errëta e të frikshme që i dilnin para syve dhe ndërronin formën orë e çast. Asaj i kujtoheshin rrëfimet e netëve të dimrit për zanat dhe shtojzovallet, për njeriun me nallane dhe mantel të gjatë gri, për atë ballabanin me një sy të lidhur me shirit lëkure, për sehirbazin që ecte me gumëzhimë netëve pa hënë…
Duraku kishte marrë në sy sokakët anësorë të kasabasë, për të mbërritur në çifligun e tij, nja tre mijë hapa larg shtëpive të fundit, andej nga lind dielli.
Magjetorja dhe burri i saj ende nuk flinin. Sytë i kishin ngulur në tavan dhe shikonin se si drita e llambës prej vajguri kishte hedhur vallen me hijen, duke pritur që të rëndoheshin qepallat. Në atë qetësi të madhe të asaj pjese të natës, i hapën veshët kur dëgjuan një tringëllimë dere, një reze e lëshuar, do hapa të rëndë dhe do të lehtë, do shushurima dhe një dritë që u kall në dritaren e dhomës së madhe.
“Magje, Magje…!”, thirri Duraku, me nofkën e magjetores Haxhuze, pasi hyri në konakun e vet, bashkë me Azrën, si ndonjë hajn i rryer, pa bërë zë.
Ajo vrapoi e shastisur, ashtu me flokë të shprishura e të pakrehura, me një penjuar të vjetër leshi në trup, të gjatë deri në thembra, sa s’i dukeshin edhe papuçet e gjelbra që i zvarriste sa herë që ecte nëpër dhomat e konakut. Derisa Duraku merrte e jepte me atë grua të çuditshme për nga pamja, Azra shikoi nga duart e veta që ishin me njolla papastërtie. Pasi i fshehu brenda mëngëve të setrës së gjatë, i shikoi këmbët e zbathura, me pluhur. Mbodhi gishtat dhe i bëhej sikur qëndronte në gishta, të mos e përlyente atë qilim të trashë e të bukur. Për një çast i kaluan para syve ngjarjet e fundit: tentim përdhunimi nga një zapti, të shtënat nga armë zjarri, ikja me hijen e natës, zhdukja nga faqja e dheut e atij djali me emrin Durak, varja në litar në shesh e Babaxhanit, atij njeriu të pafajshëm, grabitja që iu bë nga një dorë gjakatare; heshtja e mallkuar e babait; zinxhirët nëpër duar e këmbë, nata e tmerrshme në atë jerevi; përleshja me fajdexhiun; arratisja; takimi me Durakun; tentimi për mbytje në ujërat e lumit…
“Magje, përgatite kazanin me ujë të nxehtë, le të pastrohet mirë e mirë kjo vajzë, jepi veshje të pastër dhe shtroja shtratin…!”, urdhëroi Duraku.
Atëherë u kthjellua Azra nga ajo kllapi që e kishte mbërthyer, një gjendje as ëndërr e as në ëndërr, duke ecur andej-këndej, nga i thoshin, si e kurdisur. (I.A.)

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin norvegjez, Jens Erik Grøndahl

0

Prishtinë, 15 shtator 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë, Kryeministri Kurti theksoi se Norvegjia është partner i rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Ai theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me ambasadën norvegjeze në Kosovë, që me projektet e nismat e përbashkëta vazhdon të kontribuojë pozitivisht për zhvillimin e vendit dhe rritjen e mirëqenies së popullit tonë. 

Andaj, në këtë takim u theksua se prezenca e ambasadës norvegjeze në Kosovë është e rëndësishme për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer dhe thellimin e zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve tona. 

 

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Grøndahl biseduan për përkrahjen e mëtejme të Norvegjisë për Republikën e Kosovës.

Para 100 vitesh në Berat u mbajt Kongresi për krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare

0

Prof. Pirrro Prifti, Tiranë

___

Kongresi i parë i Autoqefalisë 

 100 vite më parë në Berat: 13.09.1922-13.09.2022 

Kongresi i Parë për të krijuar Autoqefalinë e Kishës Orthodokse u mbajt në Berat nga dt. 13 shtator 1922-19 shtator 1922 dhe si kryetari përkohëshëm u vendos Andrea Marko, nën frymëzimin e Fan Nolit I cili përherë të parë bëri meshë në shqip në Shqipëri me 14 mars 1914. Interesant është fakti se Drejtori i Arkivit, Dr. Ardit Bido , ne shkrimin e botuar tek Drini.us “ Përjetësohet Kongresi e Beratit të KOASH përmes një pllakate përkujtimore që do të qëndrojë në ish shkollën e Mangalemit “ ka vendosur si Kryepshkopin e pare te KOASH, Kryepeshkopin e nderuaa shqiptar Visarion Joan Xhuvani, meqënëse ai ka lindur në  Berat.  Por z.Ardit Bido perpiqet te imponoje se si duhet të jetë  Historia e Krijimit te Autoqefalise se Kishes Orthodokse te Shqiperise. Sidoqofte e verteta nuk eshte ashtu. Megjithse ka bere nje liber per historikun e Kishes Orthodokse shqiptare  z. Ardit per arsye qe nuk dihen Akoma, eshte perpjekur te vendose me kokë të tij se kush ka qënë Kryepeshkopi i parë i KOASH. Kjo nuk do shumë mënd sepse meqënëse Kongresi i parë për të realizuar Kishën Orthodokse shqiptare si Autoqefale u bë në Berat.ka menduar që të vendosë një beratas si Kryepeshkop. por harron se: “ Kongresi i Beratit u mbajt ne 13 September 1922, ne Berat, Shqiperi mes përfaqësuesve të ortodoksëve të Shqipërisë. Kongresi vendosi autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqiperisë. Sipas vendimeve të kongresit shërbimet fetare do mbaheshin në gjuhën shqipe.[1][2].   Iniciativa për kongresin u mor nga kryetari i bashkisë së Durrësit, Kostë Paftali, që kishte synimin e bashkimit të ortodoksve shqiptarë. Ai u dërgoi telegrame qarqeve ortodokse në gjithë Shqipërinë. Çdo qark zgjodhi dy delegatë. Më 10 shtator 1922, në shkollën kryesore të Beratit, u mblodhën delegatët dhe paraqitën kredencialet. Një komitet special, që verifikoi kredencialet, u kryesua nga Perikli Kone, sekretari Vasil Llapushi dhe anëtarët Vangjel Çamçe, Stathi Kondi and Taq Buda. Këta ishin delegatët:[3] Kongresi filloi punën në 11 Shtator 1922 dhe Josif Qirici shpalli autoqefalinë e kishës shqiptare. Më 13 shtator 1922 u aprovua statuti.[4] Një sinod i përkohshëm u zgjodh, me kryetar Vasil Markun. Sinodi kishte katër klerikë e katër laikë. Klerikët ishin zëvendësmitropolitët e Korçës, Durrësit, Beratit and Gjirokastrës, ndërsa laikët ishin Dhosi Havari (Korçë), Simon Shuteriqi (Durrës), Tol Arapi (Berat) and Stathi Kondi (Gjirokastër).[5] Meleqi IV i Kostandinopojës i dërgoi Patriarkut një eksark të patriarkanës në Shqipëri, peshkopin Hierotheu nga Miletopolisi, i cli mbërriti në Korçë në 27 Nëntor 1922, pra 2 muaj pasi kongresi ishte bërë. Në 19 dhjetor të vitit 1922 ai i dërgoi një letër sinodit, ku i përgëzoi për iniciativën, duke i siguruar se, me kohë, Patriarkana do e njihte Kishën Autoqefale Shqiptare. Hierotheu i shkroi një raport Meleqit IV dhe propozoi që një delegatë shqiptare të shkonte e ta vizitonte në Stamboll. Delegata shqiptare, e kryesuar nga Vasil Marku, shkoi në Stamboll dhe takoi patriarkun në mars 1923, po nuk mundi të merrte nga Patriarkana një premtim për njohje të autoqefalisë: Meleqi IV mund të jepte vetëm një njohje të pjesshme, dhe ajo do ishte në kundërshtim me statutin e kishës. Në 23 gusht 1923 mitropoliti Kristofor Kisi, nga Berati, doli vullnetar që të shërbente në Kishën e Shqipërisë si peshkop. Ai cili më vonë do bëhej primar i Kishës Shqiptare.[6].“Pra nuk u zgjodh Kryepeshkop i parë i KOASH sepse si Drejtues i perkohëshëm u zgjodh Andrea Marku (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Kongresi_i_Beratit). 

 Në vitin 1923 u fronëzua Fan Noli në Korçë nga dy episkopë kanonikë të dërguar nga Patriarkana. Kështu u krijuan kushtet kanonike për organizimin kishtar të Kishës Ortodokse në Shqipëri, sepse me tre episkopë në tri dioqezat kryesore mund të krijohej Sinodi i Shenjtë. Imzot Jerotheu në dioqezën e Korçës, Imzot Kisi në dioqezën e Beratit dhe Imzot Noli në dioqezën e Durrësit atëherë ishin në krye të detyrës kishtare. Pa episkop ishte vetëm dioqeza e Gjirokastrës. Në qoftë se dy prej tyre do të ishin treguar të kujdesshëm për të dorëzuar episkop njërin prej dy kandidaturave të mundshme, Visarionin ose Çamçen, atëherë Sinodi do të formohej në mënyrë të rregullt sipas kanoneve kishtare ortodokse. Historia është kështu: Më 9 dhjetor 1921 Noli, i shoqëruar nga deputetët Leonidha Frashëri dhe Agathokli Xhitoni bëri një vizitë në qytetin e Korçës, ku u prit mes një entuzjazmi të madh të besimtarëve. Më 10 dhjetor Noli drejtoi mbledhjen e Pleqësisë Kishtare, ku u vendos ndryshimi i emrit nga “Bashkësia Orthodhokse Greke e Korçës”, në “Bashkësia Orthodhokse Shqiptare e Korçës”. Më 21 dhjetor 1921 Noli meshoi në kishën e Mitropolisë së Korçës, por dy klerikë nuk pranuan të merrnin pjesë në meshë, sepse Noli celebroi meshën peshkopale, ndërkohë që nuk ishte shpallur ende peshkop. Gjithashtu edhe deputetët Agathokli Xhitoni, Koço Tasi dhe Sotir Peci e cilësonin veprimin e Nolit të nxituar dhe përdhosje të fesë. Sipas deputetëve Noli duhej të merrej vesh me deputetët ortodoksë, si përfaqësuesit ligjorë të bashkësisë, të priste sa të bëhej kongresi kishtar, i cili do të propozonte të niste një dërgatë në Patriarkanën Ekumenike, e cila do të caktonte dy peshkopë që do të dorëzonin Nolin në gradën peshkopale70. Më 4 dhjetor 1923 Jerotheu dhe Kristofori dorëzuan në gradën episkopale Theofan Nolin  (Fig.5) në kishën e Shën Gjergjit në Korçë. Shërbesa u zhvillua me pjesëmarrjen e Ministrit të Jashtëm, Pandeli Evangjeli, kryebashkiakut Vasil Avrami, si dhe të mjaft personaliteteve të tjerë (https://albanianorthodox.com/ëp-content/uploads/MITROPOLIA_E_KORCES.pdf) dhe sipas librit:ANDREA LLUKANI `MITROPOLIA E KORÇËS`, Tiranë, 2020, f.19-20. 

Kongresi i Dytë ortodoks i Korçës u mbajt me 16.VI – 29.VI.1929 e vuri Kishën mbi baza kanonike e kombëtare(1). Një nga vendimet kryesore të Kongresit të Beratit ka qenë që brenda tre muajve të krijoheshin kushte për formimin e sinodit episkopal të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, i cili në bazë të kanoneve kishtare do të merrte drejtimin dogmatik të kishës. Nga thashethemet dhe intrigat e shumta, si edhe nga përçarja e brendshme midis ortodoksëve shqiptarë, në një farë mase nga mungesa e përvojës dhe nga interesa vetjake krejt të njëanshme, ky vendim u vonua prej vitit 1922 deri në vitin 1929. 

Më 18 shkurt 1929 u formua Sinodi i Shenjtë, i cili zgjodhi Visarionin kryetar të tij. Kështu filloi një etapë e re në jetën e Kishës. Dioqezat kishin episkopët e tyre kanonikë, Berati Imzot Çamçen, Gjirokastra Imzot Ambrozin, Tirana dhe Durrësi Imzot Visarion Xhuvanin, i cili përkohësisht do të ishte dhe ad interim për Korçën. 

Gjendja ndërmjet ortodoksëve shqiptarë në lidhje me qëndrimin ndaj Patriarkanës Ekumenike dhe zgjidhjes së çështjes madhore të autoqefalisë erdhi duke u acaruar çdo ditë dhe më shumë dhe po shkohej edhe drejt cenimit të mirëkuptimit e të harmonisë kombëtare. Disa mendonin se duhej pritur me durim urdhri i Patriarkanës, të tjerë kërkuan rrugë të brendshme dhe të mos i nënshtroheshin pritjes së kërkuar qëllimisht nga Patriarkana. Pala e dytë, me propozimin e Naltmadhënisë së Tij, Mbretit Zogu I, nuk nguroi për të formuar Sinodin Episkopal dhe për këtë dha ndihmën e vet i dërguari i Patriarkanës së Serbisë. 

Në javët e para të shkurtit të vitit 1929 me Imzot Visarionin dhe Imzot Eugjenin në krye të ceremonisë kishtare u dorëzuan dy episkopë, Çamçja dhe Ambrozi. Më 18 shkurt 1929 u formua Sinodi i Shenjtë, i cili zgjodhi Visarionin kryetar të tij. Kështu filloi një etapë e re në jetën e Kishës. Dioqezat kishin episkopët e tyre kanonikë, Berati Imzot Çamçen, Gjirokastra Imzot Ambrozin, Tirana dhe Durrësi Imzot Visarion Xhuvanin, i cili përkohësisht do të ishte dhe ad interim për Korçën. 

Në Te Deum-in e zhvilluar në Kishën e Shën Gjergjit në Korçë më 25 mars të vitit 1929 Atë Vasil Marko i dorëzoi Hirësisë së Tij, Visarionit, Kryqin historik të Kongresit të Beratit. Kjo ishte shenja simbolike e dorëzimit përfundimtar të kryesisë së kishës. Ky veprim e vuri para përgjegjësisë Kryeepiskopin Visarion për të organizuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duke u mbështetur në vendimet e Kongresit historik kishtar të Beratit. 

Patriarkana e Stambollit si dhe Patriarkana greke nuk e pritën mirë formimin e Sinodit të Shenjtë.   Kështu që nga vitii 1923 e deri në vitin 1937 kur u miratua TOMOSI i miratuar nga Patriark Beniamini i I në Kostandinopojë, dhe Autoqefalia e Kishës shqiptare Orthodokse u zyrtarizua. Kaluan plot 14 vite në të cilat si Kryepeshkop i dytë i KOASH-it ishte Visarion Joan Xhuvani. 

Sipas Gazeta e Re në Nr. 190, të datës 19.06.1929, e cila ka botuar ka botuar tekstin e platformës së Kongresit shkruhet kështu: 

“1. Do të merret për bazë Ungjilli i Shenjtë, gojëdhanat e hirshme, rregullat e vendosura prej Sinodeve Ekumenike dhe përgjithësisht rregullat që pasojnë Kishën Ortodokse Autoqefale dhe patriarkike ortodokse, në të cilat Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është lidhur dogmatikisht. 

  1. Principi i dytë është interesi kombëtar, i cili është marrë në kujdes të veçantë në bazë të kanonit “Kishë e lirë në shtet të lirë”.
  2. Organizimi ekonomik financiar i pasurive kishtare, në mënyrë që kishës t’i sigurohet jetesa nga pikëpamja ekonomike.

4.Vendosja e një disipline të fortë që i jep dinjitetin e duhur kishës”. 

Korça e priti me madhështi të paparë mbërritjen e anëtarëve të Sinodit dhe të Visarionit. Për pritjen e tyre autoritetet kishtare dolën deri në Plasë. Midis tyre kanë qenë: Ikonomi i Madh Vasil Marko, Kryetari i Bashkisë, drejtori i gazetës “Zëri i Korçës”, deputeti Llambi Bimbli etj. Ikonom Atë Josifi përshëndeti me një fjalë të shkurtër. Në qytet kish dalë për t’i pritur i gjithë populli pa dallim feje. Në pritje qenë rreshtuar edhe ushtria, nxënësit e shkollave, kleri ortodoks dhe mysliman, banda e bashkisë. Pati mjaft thirrje “Rroftë Kisha Autoqefale”. Në qytet u shkëmbyen fjalimet e rastit. Për këtë pritje Imzot Ambrozi tha: “Pritje të tilla u bëhen vetëm mbretërve” (Gazeta e Re, Nr. 119, 24.03.1929). 

Statuti sanksionoi Autoqefalinë e deklaruar në Berat më 12 shtator 1922, duke qenë dogmatikisht e bashkuar me patriarkitë e shenjta dhe me kishat e tjera ortodokse autoqefale, por administrativisht mbetej krejt më vete nën flamurin kombëtar. 

Imzot Visarioni, i mbështetur në Statutin legal të komuniteteve fetare të miratuar në Kuvendin e vitit 1924, theksoi dhe kërkoi që gjuha zyrtare e Kishës të jetë gjuha shqipe, sepse kjo i ka të gjitha aftësitë e veta dhe kurorëzon përpjekjet shekullore më të hershme dhe të rilindasve. Një artikull i veçantë përcaktoi pavarësinë e kishës në mënyrë të prerë: “Kryepeshkopi, Peshkopët, Zëvendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit… duhet të jenë prej gjaku e gjuhe Shqiptarë, si edhe të kenë nënshtetësinë Shqiptare”. 

Ky është artikulli 16 i Statutit që u diskutua gjatë në Kongres, u shqyrtua edhe modeli i kishave të tjera. Ai kishte për qëllim të ruante mirëkuptimin e harmoninë shoqërore të brendshme dhe të mbylleshin përgjithmonë mospajtimet e ndryshme që sjellin vetëm ndarje në shtetin shqiptar. 

Kongresi vazhdoi punimet 15 ditë. Në fund, mbasi miratoi statutin në parim, vendosi të krijojë një komision të posaçëm të përbërë nga: Mitrofor Vasil Marko, Vasil Avrami, Dhimitër Kacimbra, Taq Buda, Vasil Bakalli, Athanas Shundi, Llazar Bozo, Nikolla Haxhinasta, Kristaq Ikonomi, Thoma Papapano, Mihal Cane, Milto Maksakuli dhe Dr. Zoi Xoxa, të cilët do t’i jepnin statutit formën përfundimtare. Mbas 15 ditë diskutimesh, në orën 7.30 të datës 29 qershor të vitit 1929, të gjithë delegatët firmosën dokumentet për t’u miratuar në statut përfundimtar (definitiv). Ky Statut e vuri në themele të qëndrueshme Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Atë Vasil Marko në letrën që i ka dërguar ministrit të Brendshëm më 27-09-1922, ka shkruar: “Ne ju bëjmë të njohur se çështja kishtare vete shumë mirë. Ne këtu jemi në themele të çelikta thjesht kombëtare, nuk tundemi, por vetëm një gjë na pengon, ajo është financa”. (AQSh. Koleksion fondesh. D. 1519. viti 1922) Ky amanet i Kongresit Kishtar të Beratit u përmbush më së miri në Kongresin e dytë kishtar gjithortodoks të Korçës më 29 qershor të vitit 1929 (https://ëëë.forumishqiptar.com/threads/55638-Kongresi-i-dyt%C3%AB-i-KOASH-n%C3%AB-16-29-qershor-1929-Kor%C3%A7%C3%AB).  Renditja e Kryepeshkopeve të KOASH në Shqipëri nga viti 1921-2022 është si më poshtë 

-FAN STILIAN NOLI (MAVROMATI)- `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Parë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë (21/11/1923-1924) i cili e bëri Krishtin të flaës shqip, 

-VISSARION JOAN XHUVANI – `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Dytë iKishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë (1924-1937) i cili i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë, 

-KRYEPPESHKOPI KRISTOFOR -(KRISTOFOR (?) KISSI) – `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Tretë I Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë (1937-1948), i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë. 

– KRYEPSHKOP PAISI-(PASHKO (?) VODICA) – `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Katërt I Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë(1949-1966), i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë, 

– KRYEPESHKOPI DAMIAN -(DHIMITER (?) KOKONESHI )- `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Pestë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë (1966-1967), i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë, 

-KRYEPESHKPOI ANASTAS- Kryepshkop i gjashtë i KOASH (1992- e deri më sot) i cili rindërtoi KOASH e shkaterruar nga diktatura komunisto-ateiste që nga viti 1967  e deri më 1992 kur ai u emerua si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqiprisë.. 

Këtë Histori z.Ardit Bido megjithese e di fare mirë, përpiqet ta shtrëmbërojë. Shpresojmë që shmangia nga e vërteta të për ata që nuk janë fetarë tu shërbejë tthënia e apostull Thomait që deshte të vinte gishtin mbi plagë që të besonte. 

 Referencat 

^ Hilmi Kolgjegja (2010). Perla shqiptare. Toena. Më 13 shtator 1922, Kongresi Ortodoks i Shqipërisë, mbledhur në Berat i përfaqësuar nga 33 delegatë, shpalli Autoqefale Kishën Ortodokse shqiptare dhe vendosi zhvillimin e meshës në gjuhën shqipe. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) 

^ “Autoqefalia e Kishës Ortodokse të Shqipërisë në marrëdhëniet shqiptaro-greke, 1918-1937 – Ardit Bido, University of Tirana, 2015” (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2018-09-07. Marrë më 2018-09-07. {{cite ëeb}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) 

^ Llukani 2010, pp. 84-86, pp. 86-87, 90, 91-92 

priftipirro2017@gmail.com 

Vullneti i sovranit i shenjtë dhe i patjetërsueshëm

0

Florim Zeqa

Alternativa është gjendje e krijuar kur duhet të zgjedhim njërën nga dy mundësitë e ecjes përpara apo opcion i kundërt i gjendjes aktuale. Gjendja aktuale politike dhe alternativa e ofruar nga ana ime janë dy opcione të kundërta, pra e kundërshtojnë njëra-tjetrën.

ADN, iniciativë e pastër si loti

Që nga nisma e Alternativës Demokratike për Ndryshim më 4 Shtator 2022, asnjë individi të vetëm nuk i jam drejtuar me kërkesën për bashkangjitje në nismën time. Asnjë thirrje telefonike dhe as një ftesë nuk i bëra askujt, madje as miqve më të ngushtë!

Pse?

Sepse, pas kësaj nisme fisnike nuk fshihet asnjë ambicie apo interes personal.

Rirreshtimi në ADN apo bashkangjitja Alternativës Demokratike për Ndryshim, është krejtësisht e çështje e lirë personale dhe e pandikuar nga askush siq është e pastër nisma ime e pandikuar nga asnjë faktorë vendor apo ndërkombëtar.

Gjithçka dhe çdo gjë është transparente dhe e pastër si loti, e tillë do të jetë përherë iniciativa ime, ashtu siq jam edhe vet në jetën e përditshme.

U mbetët qytetarëve të vendit që të vendosin për të ardhmen e tyre, se a e duan alternativën e ndryshimit të pastër si loti apo vazhdimësinë zymtë të klasës aktuale politike!

Kosova, dashuria jonë e pakufishme

ADN nuk është dhe nuk do të jetë strehë e grupeve të interesit, nuk do të jetë strehë e karrieristëve dhe yryshnikëve të pushtetit, por do të jetë strehë e njerëzve të lirë, me shpirtë të pastër dhe fisnik, do të jetë strehë e atdhetarëve dhe vullnetmirëve që duan t’i shërbejnë atdheut të tyre pa llogaritur në asnjë përfitim personal apo privilegj nga shteti.

Vetëm matrapazët dhe mercenarët llogarisin në përfitime personale, në zhvatje dhe plaçkitje të pasurive shoqërore dhe shtetërore siq vepruan politikanët e pasluftës në Kosovë!

ADN burimin e ka të pastër nga thellësia e shpirtit, nga ndjenja e brendshme shpirtërore, nga dashuria e pakufishme ndaj atdheut dhe bashkatdhetarëve e cila vlon si vullkan i pashuar në shpirtin tim, për ta bërë Kosovën vend të dashur dhe tërheqës për të jetuar në të, për ta ndalur sa më parë trendin e zbrazjes në heshtje të atdheut tonë të shenjtë.

Nga logjika e të menduarit pozitiv në ndryshim pozitiv

Sikurse në jetën e përditshme, ashtu edhe në raport me atdheun vlenë një parim, nëse e do dikë i bën mirë dhe e respekton, nëse e don shtetin, jo vetëm që nuk e abuzon, e mbron me të gjitha mjetet nga keqbërësit dhe shpërdoruesit.

Për shtetin duhet të kujdesemi sikurse për shtëpinë tonë. Duhet ta duam dhe ruajmë me besnikëri, duhet ta ndërtojmë dhe begatojmë me dashuri dhe harmoni familjare, duhet ta pasurojmë me të mira materiale dhe miqësi të përhershme me fqinjet tonë.

Ndërsa ata që e bëjnë të kundërtën, që e vjedhin dhe abuzojnë me të mirat materiale të shtëpisë se tyre nuk mund të jetojnë të lumtur nën çatinë e asaj shtëpie.

Andaj në rastin konkret, nën çatinë e ADN-së do të jetojnë të lumtur të gjithë, pasi të gjithë do të jenë të barabartë. Në ADN nuk do të ketë të privilegjuar dhe të diskriminuar. Secili do ta ketë vendin e vet të merituar në përputhje me kontributin e dhënë për shtetin dhe shoqërinë.

Në subjektet aktuale politike injorohen aktivistët dhe atdhetarët që kanë shërbyer ndër vite dhe dekada, kurse avancohen “parashutistët” dhe figurat e kontrabanduara për interesa personale të liderit dhe grupeve të interesit brenda partisë.

Në ADN nuk do të ndodhin pazare të pista politike, shit-blerje dhe kontrabandim të figurave politike dhe as shpërdorim të vullnetit të qytetarëve. Vullneti i sovranit (qytetarit) do të jetë i shenjtë dhe i patjetërsueshëm nga askush.

Vullneti i sovranit (popullit) do ta mund egon e politikanëve karrierist. Kjo klasë politike sa më parë duhet të largohet, derisa sa nuk është zbrazur tërësisht Kosova nga popullata e saj. Klasa aktuale politike do të zëvendësohet nga një klasë e re dhe e përgjegjshme politike, me gjak të pastër kombëtar e cila kulturën politike do ta ngritë në nivelin më të lartë dhe do ta ndryshoj mentalitetin qeverisës në vendin tonë. Pra, ky do të jetë ndryshimi që do ta sjellë ADN-ja, i cili nuk ekziston nëpër subjektet aktuale politike.

Në fund, dëshirojë t’i falenderojë nga zemra të gjithë bashkatdhetarët që e mbështeten ADN-në nga minutat e parë të lindjes e deri në momentet kur po i shkruaj këta rreshta në letër të bardhë.

E bardhë qoftë dita e lindjes së nismës për shpëtim kombëtar!

Zoti i bekoftë qytetarët e vendit tim!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

Zoti i bekoftë miqtë tonë!

Irena, bija jonë e gjakut të shprishur

0
Foto e aktorit të famshëm Bekim Fehmiu nga skena e filmit me të famshmen Irena Lejleku, (Irena Papas) .
Nga: Agim Morina, Londër
***
Në vitin 1994 pati dalë një sidi (CD) me album prej 26 këngësh shqipe të shqiptarëve në Greqi dhe në Itali, i përgatitur nga Thanas Moraiti (Thanassis Moraitis), Dhimitër Leka (Dimitrios Lekkas) dhe Aristid Kola (Aristides Kollias) në Athinë. Disa vite më vonë unë e bleva këtë sidi me këto këngë në Londër. Nuk kam fjalë me përshkru mahnitjem time me cilësinë dhe bukurinë e këngëve, me përgatitjen, aranzhimin dhe anën teknike pamore të albumit.
Ky album shoqërohet nga një doracak me tekstet e këngëve dhe shpjegime të ndryshme në shqip, në greqisht dhe në anglisht. Tekstet shqipe janë shkru me alfabet grek, sepse siç dihet në Greqi zyrtarisht nuk njihet as pakica shqiptare dhe as gjuha shqipe. Mirëpo, kushdo që i dëgjon këngët e këtij albumi bindet menjëherë se është një nga albumet më cilësore të përgatitura ndonjëherë me këngë shqipe.
Arsyeja pse më erdhi në mendje ky album dhe më bëri të mallëngjehem, ishte lajmi se sot paska vdekë aktorja famëmadhe Irena Lejleku – Papasi. Përveç si aktore, ajo ishte edhe këngëtare që këndoi këngë të ndryshme në bashkëpunim me kompozitorin e famshëm grek Vangelis. Për fat të keq, ajo nuk këndoi asnjë këngë në gjuhën shqipe. Kjo ndodhi për arsye të ndryshme, ngaqë Irena, gjatë jetës së saj, shfaqi edhe qëndrime politike kundër diktaturës ushtarake në Greqi dhe një kohë iu desh me u largu e me jetu në egzil në Itali dhe ShBA. Ekspozimi edhe me çështjen e ndijshme të të drejtave të shqiptarëve (arbërorëve) në një atmosferë tashmë tejet të tendosur politike do të ishte i papërballueshëm. Por, për fat të mirë, ajo ndihmoi në përgatitjen e albumit me këngë arbërore të Moraitit, Lekës dhe Kolës, pasi ua rekomandoi këtyre këngëtaren Fotula Sofunë (Photula Sophou), e cila këndon këngën e dhjetë të këtij albumi. Për këtë ata, përveç të tjerëve, e falënderojnë:
– Irena Papasin, që na njohu me Fotula Sofunë (‘Irene Pappas for having introduced Photoula Sophou to us’).
Gjaku i shprishur, (në arbërisht, don me thanë ‘gjaku i shpërndarë’, ‘gjaku i shkapëderdhur’ nëpër botë), në shekullin e XX dha disa nga frytet e fundit nëpërmjet degësh prej shtetesh të huaja: nga Greqia nxori Irena Papasin dhe nga Jugosllavia nxori Bekim Fehmiun. Ata u takuan në serialin e famshëm italian “Odiseu”. Me fjalët e vetë zonjës së madhe, Irenës, pas dhjetëra shekujsh ajo dhe Bekimi, bënë që Odiseu dhe Penelopa të flasin prap me gjuhën e e tyre të mirëfilltë – shqipen.
Me vdekjen e saj, filmi humbi një aktore të madhe, ndërsa ne, shqiptarët, humbëm njërën nga bijat tona, një Doruntinë, të mërguar larg, prapa shtatë bjeshkësh e shtatë detesh, që na la amanet, së paku një këngë, për me dëshmu se të qeshurat e saja mund të ishin në shumë gjuhë, por vaji i saj ishte vetëm arbërisht. Një shuarje e gjuhës së një popullsie as që mund të ndodhë ndryshe, pos me vaj e gjëmë. Dhe, kjo, e rekomanduar nga Irena dhe e kënduar nga Fotula është ndër jehonat e fundit.
Të qofshim falë përjetë, Irenë!
Ne nuk bëmë asgjë për ty, si për shumë të tjera e shumë të tjerë.
Ti së paku na e le një këngë, si shumë të tjera e shumë të tjerë.
* * *
Teksti i këngës që e këndon Fotula Sofu:
“Dale-dale mor barbe,
Qiparisin mos ma pre.
Qiparisin me fundë
mos e pre, mos e tundë
Që hare ka Zaharica
Se martonet Sotirica.
(Vë briskun gadale,
Faqet ka si portokalle.)”
Kjo këngë mund të dëgjohet në këtë vegëz:

Përjetësohet Kongresi e Beratit të KOASH përmes një pllakate përkujtimore që do të qëndrojë në ish shkollën e Mangalemit

1
Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë
Tiranë, 14.09.2022
___
Mbi harresat me dashje?
Për 45 vite me radhë u kremtua si një ndër festat më të rëndësishme kombëtare nga shteti shqiptar dhe si festa më e rëndësishme jofetare nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Çdo vit, në Berat, Korçë, Gjirokastër e Tiranë, zhvilloheshin aktivitete, shërbesa fetare dhe fjalime për të kremtuar shpalljen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse.
Visarion Xhuvani, Kryepeshkopi i parë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare
Pas marrjes së Tomosit nga Patriarkana e njohjes së autoqefalisë, 12 shtatori vijoi të trajtohej si pikënisja e rrugëtimit të vetëqeverisjes së Kishës Shqiptare dhe teologët më të rëndësishëm të saj, Dr. Visarion Xhuvani, Kristofor Kisi, Dhimitër Beduli, etj., e veçonin këtë datë. Me ardhjen e regjimit komunist në pushtet, vetëm klerikët do vijonin kremtimin teksa regjimi ateist nuk donte më të atashohej mr aktivitete të bashkësive fetare, pavarësisht rëndësisë së tyre historike kombëtare. Pas vitit 1967, heshtje. 23 vite ateizmi dhe 30 vite demokracie e lanë në heshtje këtë datë të shënuar, teksa politika u fut në zullumin e debatit shterpë të ditës, bota akademike u mënjanua dhe kleri vendosi që të shkëputej nga interpretimet e teologëve më të mëdhenj që kishte historia e saj, prej faktit se rreknin kombëtarisht. Doktori i shkencave teologjike të Universitetit të Athinës, elbasanasi Visarion Xhuvani, i diplomuari i shkollës së Halkit, beratasi Kristofor Kisi, doktori i shkencave teologjike i Universitetit të Bukureshtit, minoritari (më shqiptar se shqiptarët) Dhimitër Beduli, do të injoroheshin në interpretimet e tyre teologjike nga një tufë të keqdiplomuarish me bursa të dyshimta.
Themeuesit e KOASH-it me Visarion Xhuvanin në mes …
Ndaj, sot, isha mëse i lumtur që isha krah mikut tim Ervin Demo, i cili pati idenë e shkëlqyer të përjetësonte Kongresin e Beratit përmes një pllakate përkujtimore që do të qëndrojë përjetë në ish shkollën e Mangalemit, ku u mbajtën punimet e kongresit që i dha fund, qoftë edhe provizorisht, ndërhyrjeve të huaja në një bashkësi fetare që është pasuri kombëtare.
Fan Stilian Noli, ideologu i themelimit të KOASH
Faleminderit Bashkia Berat??