Kreu Blog Faqe 1235

Kur aktorët zbresin nga skena, ngjitën klounët 

1

Sinan Kastrati, Suedi’

____

  • Reagim pas reagimi 

Profesor Pirro Prifti përsëri më paska reagua kundër reagimit tim me titull: ”Profesor Pirro Prifti, edhe ti paq faqen e zezë !”, Drini.us, 13 Shtator 2022 në  faqet: ”Dossier, Histori, Kujtime” 

Pirro, ”reagimin” e paska dërgua në faqen e ”Komente-ve”. 

Komenti i Pirro Priftit: 

Perseri e ke gabim i nderuar. Kjo qe po ben ti eshte nje turp per bashkatdhetaret e tu qe po rrini ne burg per faj te spiunlleqeve tuaja. Kjo i ka bere dem Kosoves sepse shkaterrimi i nje Partie si UCK ka shkaktuar fitoren jo te drejte te Albin Kurtit dhe te Osmanit, sepse u perjashtua nga lufta PD. sE DYTI FUTJA NE BURG E DRETJEUSVE TE uck ju turperon juve gjithsesi sepse i kene dhene dore Serbiese te njollose luften clirimtare duke e paraqitur UCK jo si ushtri clirimtare por si bandite. Dhe kjo ju ngarkon me pergjegjesi te madhe. Turp edhe njehere per ju qe kerkoni te mbroheni duke u justifikuar se ata kane vrare. Po ore kane vrare spiunet dhe bashkpuntoret e serbve”. (pirro 14 Shtator 2022 në 1:34 pm). 

Pirro, nuk e kisha ndërmend që të përgjigjem ty, sepse nuk ia vlen sa me ”rreh ujë në havan” por për hirë të lexuesve të portalit Drini, përsëri po të përgjigjem. 

Fjalën ”turp” e kishe fort në qef dhe s`po e largoje nga goja, por pse ti mor Pirro nuk po turpërohesh që flet pa i mat e peshua fjalët tua dhe nuk po mirresh me shkrimet e mia por me mua? 

”Bashkëatdhetarët” e mi nuk rrinë në burg për fajin e spiunllaqeve tona e më së pakut për fajet e mia por për punët e liga e të pistat ë tyre.  

Unë nuk dua ta komentoj ”komentin” e një profesori i cli ka hyrë këtu me polemizua si ”profesor” por do të del ik nga këtu si nxënës i dobët, ama më së pari dua ti ofroj edhe disa të dhëna, dëshmi që ”profesori” nuk mund ti mohoj e edhe ato historike. Se a kam të drejtë, le ti gjykoj lexuesi i paanshëm dhe i ndershëm. 

Pirro, unë flas vetëm ato që i kam parë me sytë e dëgjuar me veshët e mi, për ngjarjet e dhimshme të viteve 1997. 1998 dhe 1999, sepse atje e kam rritur shtatin, në Kosovë. Shumicën e njerëzve që i kam përmend në shkrimet e mia i njoh. Te disa, kam qenë edhe në shtëpitë e tyre dhe i kam pyetur e kam marrë shënime nga familjarët e të zhdukurve, të burgosurve e të vrarëve që dyshohet se janë vrarë nga ”njerëzit” e ish Shtabit të UCK-së . 

E them me ndërgjegje e përgjegjësi morale sepse jam i pastër si loti e askujt nuk i kam hak e nuk i hy në hak. Gjatë jetës sime, si i ri, kam qenë në 4 burgje hetuese, në Prizren, si nxënës (1974), në Prishtinë e Ferizaj (më 1981); në Sarajevë (i arrestuar) dhe i izoluar në Tuzëll, në B. e Hercegovinë në pranverën e vitit 1982, nga ish Kryeshefi i Sigurimit, Gjenerali i ish APJ-sëAleksandar Vasiljević 1*) por detyrën e spiunit nuk e kam bërë sepse nuk është në traditën time familjare e as profesionale të spiunoj. Edhe atje, kishte ushtarë e eprorë që “punonin për pesë pare”, si spiuj, por unë, JO. 

Së pari po të them e ti si të duash, më beso ose jo: 

Nuk kam qenë spiun i asnjë pushteti në ish Jugosllavi e as tash në Suedi nuk jam. Jetoj nga puna dhe djersa ime, puna si mësues (letërsie), që është profesioni im.  

Kosovën, e kam dashur dhe e dua. E kam ndihmua me para që nga dita e parë kur kam ardhur në Suedi, para 30 vjetëve e disa muajve, sepse është obligim.Kam pagua për çdo muaj në Fondin e Kosovës dhe fondet tjera (për mësuesit, policët, minatorët e larguar nga puna, Univerzitetin e Tetovës ….). 

Edhe tash paguaj tatimin në Kosovë. Nuk i kam borgj as ”shtetit e as miletit”. 

Në Suedi,”Jag betalar skatt” (”Unë paguaj tatimin”, dmth ”jam qytetar i barabart sikurse kryeministri e mbreti. 

Po ti e din gjë për mua që unë jam spiun ? 

Pirro, mendova se dëshmitë që i paraqita ishin të bollshme por, ty edhe ”Stamollin me ta fal`nuk ngihesh” (pop.) 

Dritëro Agolli, ndoshta ke lexua poemat e poezitë e Dritëroit, sepse Kadare-ja (ka mundësi, edhe F. Arapi) nuk të pëlqen. Dritëoi si gazetar i Zërit të Popullit, thoshte ”Mos e merr lapsin me shkruajt, nëse të mungon fakti”. 

-Cili fakt, sipas teje i mungon shkrimit tim? 

-E vërteta? 

Ti nuk tregove asnjë fakt për mua e kundër meje e tash e kam radhën unë. 

Pirro edhe ty po ti dërgoj 1 thes me fakte, sikurse ish prokuror Millakut, që i kishte mbyllur ”hetimet” kundër Hashim Thaçit, në ”mungesë” të fakteve. 

Pirro, a mendon ti se ndonjë polic hetues, prokuror apo gjykatës në Kosovë do të guxonte ti burgos ”komandantë”, e mos e bën Zot me i denua? 

-JO! 

Pirro, një prift ortodoks serb thoshte ”Vetëm kur harroj se jam prift, jam njeri i vërtetë”. Të lutëm zotëri ”prifti”, dil nga lëkura e ”priftit” e fole të vërtetën, sëpakut njëherë!  

Por ajo që ia thot zemra, Pirros, goja nuk ia mban goja shkaterrimi i nje Partie si UCK ka shkaktuar fitoren jo te drejte te Albin Kurtit dhe te Osmanit, sepse u perjashtua nga lufta PD. sE DYTI FUTJA NE BURG E DRETJEUSVE TE uck ju turperon juve gjithsesi sepse i kene dhene dore Serbiese te njollose luften clirimtare …”.  

Pirro, mirë e ke thënë sepse ata që janë në burg, jo parti por UCK-në e privatizuan sikurse tokat e ish kooperativave (deri në 200 e 220 hektarë i hëngrën, Haradinat, Nasimi e Ramushi) dhe fabrikat, kush tjetër pos komandantëve, krejt Kosovën e hëngrën. 

Pirro, UCK-ja ishte organizatë ushtarake, sipas tyre e jo parti politike …. që ti thua, Bile Jakup Krasniqi thoshte se është ushtria më e organizuar në Ballkan dhe do ti bashkoj të gjitha trojet shqiptare, edhe Qamërinë.  

Pirro, unë ta kam thënë, nuk i gëzohem nëse dikush burgoset. Nuk më vie mirë që të gjithë ”krerët” e institucioneve të Kosovës, si institucione shtetërore, që dyshohen dhe gati të gjithë kanë qenë e janë në burgje; dhe (shumica), të gjithë kryetarët e partive politike (PDK, AAK, e të ish NISMËs) e të institucioneve shtetërore: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Ramush e Daut Haradinaj, Fatmir Lima, Shukri Buja, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Xhabir Zharku, Nexhmi Krasniqi, Sami e Sylejman Selimi dhe shumica e ish kryetarëve të komunave, të Partisë Demokratike … Numri është i gjatë sa Rruga e Kombit, Prishtinë- Prizren- Tiranë e nuk mund ti përmend por i njoh.   

Pirro, tu luta, por si dukët ti s`e more vesh gjuhën ”kosovare”:  

-Merre me punët e juaja atje se ju i keni edhe më keq punët me Edi Ramësn, se ne (110 vjet shtet) dhe interesou për vrasjet e shqiptarëve të Kosovës që u vranë në tokën e ”Nënes Shqipëri”, na lerë neve në hallet tona! 

Pirro, janë familjarët, të afërmit e të vrarëve që kërkojnë të gjinden vrasësit e të dalin para gjykatave. Unë them ato që mi kanë thënë, që i kam dëgjua e lexua dhe i them emrat e mbiemrat të gjallëve dhe të vdekurve. 

Haki Imeri, mësues anglishte, mësues i Hashimit, një nga atdhetarët e devotshëm të Drenicës është vrarë tinëzizht, sikur shumë të tjerë.  

Nëse në mesin e viktimave (të vrarëve) ka qenë ndonjë spiun, që ka punua në ish Shërbimin e Sigurimit Shtetëror dhe të tillë ka pasur, ai ose ata, është dashur të dalin para një gjykate e jo të vriten, siq thua ti.  

Letra e bardhë i ruan kujtimet e zeza (fjalë e urtë kineze) 

Ali Uka, gazetar 

Po e fillojmë me vrasjen e parë, me vrasjen e gazetarit Ali Uka, që “rastësisht” qëlloi të ishte cimer me Hashim Thaçin, në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë.  

Unë tash nuk do të flas. Fjalën po ua lë fakteve: 

“Nga kush u vra Ali Uka, si u zhduk Sadri Ramqaj? Raporti i NATO-s, faji tek Thaçi!”, April 19, 2022  

https://a-news24.com/2022/04/nga-kush-u-vra-ali-uka-si-u-zhduk-sadri-ramqaj-raporti-i-nato-s-faji-tek-thaci/ 

“Ibrahim Kelmendi: Pse u vra Ali Uka, cimeri i Hashim Thaçit” 

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, në faqen e tij në facebook, ka shkruar se do të rihapen hetimet për vrasjen e gazetarit, ish cimerit të Hashim Thaçit, Ali Uka” 

by Lajm.co 09/01/2019 in Lajme  0 

https://lajm.co/ibrahim-kelmendi-pse-u-vra-ali-uka-cimeri-i-hashim-thacit/ 

“Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan: “Për vrasjen e Ali Ukës, të dyshuarit kryesor janë Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti” 

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment rreth vrasjes së ish-gazetarit Ali Uka, by Lajm.co 07/01/2019 in Lajme  

https://lajm.co/ushtaraku-shqiptaro-amerikan-per-vrasjen-e-ali-ukes-te-dyshuarit-kryesor-jane-hashim-thaci-dhe-xhavit-haliti/ 

Komandant “gjarpri” dhe eliminimin e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Ali Uka në Tiranë” 

https://kohanews.com/rajoni/komandant-gjarpri-dhe-eliminimin-e-ish-zedhenesit-te-uck-se-ali-uka-ne-tirane/ 

 “Guardian”: Xhavit Haliti, i lidhur me masakrën e Ali Ukës”, 26 JANAR 2011 NË ORA: 16:49 

https://www.botasot.info/kosova/100688/guardian-xhavit-haliti-i-lidhur-me-masakren-e-ali-ukes/7 

The Guardian” & “Le Monde”: Xhavit Haliti në shënjestër të trupave të NATO-s në Kosovë për krime dhe vrasjen e Ali Ukës”, January 26, 20110 

https://www.preshevajone.com/the-guardian-le-monde-xhavit-haliti-ne-shenjester-te-trupave-te-nato-s-ne-kosove-per-krime-dhe-vrasjen-e-ali-ukes/ 

“The Guardian e cilëson Hashim Thaçin si protagonist të botës së krimit”, Post published:13 Mars, 2016 

https://www.ballikombetar.info/the-guardian-e-cileson-hashim-thacin-si-protagonist-te-botes-se-krimit/ 

“Zbulohen fakte të reja për arrestimin e Hashim Thaçit dhe vrasjeve të cimerëve të tij”, By BulevardiOnline – 8 June, 2019 

https://bulevardionline.com/zbulohen-fakte-te-reja-per-arrestimin-e-hashim-thacit-dhe-vrasjeve-te-cimereve-te-tij/ 

“NJË DEKORATË EDHE PËR GAZETARIN ALI UKA, PËR VRASJEN E TË CILIT ISHTE ARRESTUAR HASHIM THAÇI”, VEHBI KAJTAZI 4 vite më parë 

https://insajderi.com/nje-dekorate-edhe-per-gazetarin-ali-uka-per-vrasjen-e-te-cilit-ishte-arrestuar-hashim-thaci/ 

Gjergj Dedaj e Veli Bytyqi 

”Shurdhmemecit Gjergj Dedaj i erdhi goja”, SKËNDER ZOGAJ MË: 16 DHJETOR 2011 NË ORA: 19:11 

https://www.botasot.info/opinione/148062/shurdhmemecit-gjergj-dedaj-i-erdhi-goja/ 

”EULEX po heton “shtatorin e vitit 1998” – “ndalimin” e 13 zyrtarëve të LDK-së nga UÇK-ja”, 22.08.2014 • 09:57 

https://telegrafi.com/eulex-po-heton-shtatorin-e-vitit-1998-ndalimin-e-13-zyrtareve-te-ldk-se-nga-uck-ja/ 

“Gjergj Dedaj i harron torturat, i buzëqeshë Hashim Thaçit”, Sinjali.com, 16 Gusht 2019 17:32 

https://sinjali.com/gjergj-dedaj-harron-torturat-i-buzeqeshe-hashim-thacit/ 

”Ish partneri i PDK, Dedaj: Thaçi më torturoi” Dec 16, 2011 | 9:19 

http://www.panorama.com.al/ish-partneri-i-pdk-dedaj-thaci-me-torturoi/ 

“Gjergj Dedaj, i pari që ia ndjelli Hashim Thaçit nobilin”, by A L B A Y J E T • 24/12/2013 

https://albayjetdotnet1.wordpress.com/2013/12/24/gjergj-dedaj-i-pari-qe-ia-ndjelli-hashim-thacit-nobelin/ 

”I arrestuari i UÇK-së emërohet këshilltar i Hashim Thaçit”, Autori: Gazeta inFokus, 18:51 | 23 January 2018 

”VELI BYTYQI, I ARRESTUAR NGA UÇK GJATË LUFTËS, EMËROHET KËSHILLTAR I PRESIDENTIT THAÇI” PUBLIKUAR, 24/01/2018 

https://www.lipjaninews.com/veli-bytyqi-i-arrestuar-nga-uck-gjate-luftes-emerohet-keshilltar-i-presidentit-thaci/ 

”Dikur nuk e njihte Thaçin president, tash është këshilltar i tij”, 23 JANAR 2018 NË ORA: 20:23 

”Veli Bytyqi thoshte se Hashim Thaçin nuk e njeh si President të Kosovës, në një opinion të publikuar në muajin shkurt të vitit 2016”.  

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/824641/dikur-nuk-e-njihte-thacin-president-tash-eshte-keshilltar-i-tij/ 

”Vizitorët e ‘çuditshëm’ të Thaçit në Hagë”, 09:25, 28/06/2022 

https://www.syri.net/syri_kosova/lajme/388771/vizitoret-e-cuditshem-te-thacit-ne-hage/ 

”Behajdin Allaqi nuk u vra në frontet e luftës me armikun, u vra nga dora e zezë brenda UÇK-së !”,1 Nëntor, 2021 

https://www.xhafershatri.info/behajdin-allaqi-nuk-u-vra-ne-frontet-e-luftes-me-armikun-u-vra-nga-dora-e-zeze-brenda-uck-se/ 

”MBI KUFOMA DERI NË KOLLTUKUN E PRESIDENTIT”, Post published:21 Janar, 2017 

SHKRUAR NGA XHAFER SHATRI, ISH-MINISTËR NË QEVERINË E BUJAR BUKOSHIT 

https://www.ballikombetar.info/mbi-kufoma-deri-ne-kolltukun-e-presidentit/ 

”Mbi kufoma deri në kolltukun e presidentit”, 24 Shkurt 2016 – 21:40 – Xhafer Shatri       

https://archive.koha.net//index.php?category=&id=31&o=1139 

“Si e njoha Hashim Thaçin? Rrëfehet shoku i studimeve: Ai i vë flaken Kosovës për pushtet e para”, 08:58, 19/08/2018 

https://www.syri.net/politike/187059/si-e-njoha-hashim-thacin-rrefehet-shoku-i-studimeve-ai-i-ve-flaken-kosoves-per-pushtet-e-para/ 

”Hashim Thaçi kërcënonte Rugovën, Bukoshin dhe Rr. Berishën: “Tradhtarë që së shpejti do të dënohen” / Provat që demantojnë Bukoshin 

Idriz Morina, 11 SHKURT 2022 NË ORA: 11:01 

https://www.botasot.info/politika-lajme/1759165/hashim-thaci-kercenonte-rugoven-bukoshin-dhe-rr-berishen-tradhtare-qe-se-shpejti-do-te-denohen-provat-qe-demantojne-bukoshin/ 

Pamje: ”Kur Xhavit Haliti kërcënonte me likuidim Presidentin Rugova, intervistohet nga Milaim Zeka” 

https://www.fmimages.net/pamje-xhavit-haliti-kercenon-me-likuidim-presidentin-rugova-intervistohet-nga-milaim-zeka/ 

”Presidenti dekoron ish-kryeministrin”, 06 qershor16:58 

Ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi është dekoruar nga presidenti Hashim Thaçi me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. 

https://www.epokaere.com/presidenti-dekoron-ish-kryeministrin/ 

“Haliti thotë se është angazhuar që të mos vritet Bujar Bukoshi” 

“Unë kam bërë luftë me njerëz që kanë dashur të shkojnë ta marrin peng Bujar Bukoshin në Gjermani, se nuk po i jep paratë”, ka thënë Halit 

E enjte, 24 Maj 2018 – 23:38 albinfo.ch 

Xhavit Haliti thotë ka bërë shumë “luftë” për të mos u vrarë e për të mos u marrë peng Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Kosovës në kohën e luftës. 

“Unë kam bërë luftë me njerëz që kanë dashur të shkojnë ta marrin peng Bujar Bukoshin në Gjermani, se nuk po i jep paratë”, ka thënë Haliti në “Rubikon” të KTV-së. 

https://www.albinfo.ch/haliti-thote-se-eshte-angazhuar-qe-te-mos-vritet-bujar-bukoshi/ 

”Kush i vrau Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën?, 11 Maj, 2022 10:07 në Kryesore, Lajme 

https://kosovapost.net/kush-i-vrau-ilir-konushevcin-dhe-hazir-malen/ 

”Detaje: Kush e ka vrarë Ilir Konushevcin dhe kush nxori hak për vrasjen e tij, 21 SHTATOR 2020 NË ORA: 10:56 

https://www.botasot.info/lajme/1380814/detaje-kush-e-ka-vrare-ilir-konushevcin-dhe-kush-nxori-hak-per-vrasjen-e-tij/ 

EKSKLUZIVE: ”Ja kush janë vrasësit e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt” 

https://ballkani.info/ekskluzive-ja-kush-jane-vrasesit-e-ilir-konushevcit-dhe-hazir-malajt/ 

”DJALI I HAKI IMERIT REAGON PAS VIZITËS SË THAÇIT NË SHTËPINË E XHAXHAIT TË TIJ: ËSHTË KËRCËNIM”, INSAJDERI 3 vite më parë  

https://insajderi.com/djali-i-haki-imerit-reagon-pas-vizites-se-thacit-ne-shtepine-e-xhaxhait-te-tij-eshte-kercenim/ 

”Djali i Haki Imerit: Babanë e vranë skuadra e SHIK’ut, përgjegjës Thaçi e Veseli”, 2 Nëntor, 2019 17:49 në Lajme 

https://kosovapost.net/djali-i-haki-imerit-babane-e-vrane-skuadra-e-shikut-pergjegjes-thaci-e-veseli/ 

”Djali i Haki Imerit i përgjigjet Rexhep Selimit: Ky person është vrasësi i babait tonë” 

28 Nëntor, 2019 13:53 në Kryesore, Lajme 

https://kosovapost.net/djali-i-haki-imerit-i-pergjigjet-rexhep-selimit-ky-person-eshte-vrasesi-i-babait-tone/ 

”Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore”, NGA: P.R MË: 18 JANAR 2017 NË ORA: 15:33 

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/641396/djali-i-haki-imerit-del-kunder-axhes-nuk-ia-fali-thacit-nuk-dua-drejtesi-kanunore/ 

”Djali i Haki Imerit del kundër axhës:  

Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore…”, 19 janar 2017 

https://m.facebook.com/ldkbos/photos/a.116523791720742/1349375228435586/?type=3&locale2=de_DE 

”Imer Imeri: Presidenti Thaçi “bën be” se nuk ka gisht në vrasjen e Haki Imerit (video)”, 18.01.2017 15:12:47 

https://www.fokusi.org/imer-imeri-presidenti-thaci-ben-be-se-nuk-ka-gisht-ne-vrasjen-e-haki-imerit-video/ 

”FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI”, Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 25, 2017 12:39 am 

https://agim.albanianforum.net/t31525-familja-e-haki-imerit-ai-u-vra-ne-kohen-kur-ne-pushtet-ishin-hashim-thaci-e-rexhep-selimi 

”IMER IMERI, U BËRE ”GAZI I DYJESË”! 

SHKRUAN: SINAN KASTRATI, Post published: 21 Janar, 2017 

https://www.ballikombetar.info/imer-imeri-u-bere-gazi-i-dyjese/ 

Pirro, Hashim Thaçi, gati të gjithë (të gjitha viktimat e veta) ata që i ka arrestua, burgosur, rrahur e torturuar në ”luftë”, pas “lufte” i ka rehatua: Gjergj Dedajn, e ka emërua zv. Ministër e ambassador në Shkup; Veli Bytyqin, këshilltar; Bislim Zyrapin, Shef të Shtabit të UÇK-së dhe këshilltar ushtarak; Agim Krasniqin, ish kapiten dhe i burgosur politik, ambassador (?), Edita Tahirin, zv. Kryeministre e udhëheqëse të dialogut (“teknik) me Serbinë. 

Hashimi që nga viti 1999, kur në Kosovë vendoset Administrata e Përkohshme (UNMIK-u), ka vrapua nga një katund, në tjetrin duke i lutur viktimat e veta që mos të dëshmojnë kundër tij duke iu premtua poste politike e punë tjera, sepse kishte.  

Këto, nuk po i stis unë por janë fakte kokëforta. Ai e dinte se gjaku nuk është ujë dhe njerëzit e vrarë duhët të dihen pse dhe nga kush janë vrarë, me cilat ligje, me cilin kod penal, me cilën kushtetutë. 

Pirro, e fillova me një thënie të Heinrich Heine dhe po e përfundoi po me“Kur aktorët zbresin nga skena, ngjitën kllounët”, “N`kofsh Bektesh, e merr vesh”. 

1*) “Aleksandar Vasiljević bio je zamenik načelnika Uprave za bezbednost Jugoslovenske narodne armije (JNA) od 1990. do 1991., načelnik te Uprave do 1992. i ponovo zamenik načelnika Službe bezbednosti u Vojsci Jugoslavije (VJ) koja je nasledila JNA, od 1999. do 2000. godine. 

General Aleksandar Vasiljević opisuje kako je Slobodan Milošević imao kontrolu nad imenovanjima na ključne položaje, uključujući i u Ministarstvu unutrašnjih poslova Srbije: …” 

https://www.icty.org/bcs/content/aleksandar-vasiljevi%C4%87 

Sinan Kastrati, Suedi            

Malmö, 15 shtator 2022            

sinan.kastrati@hotmail.com  

Mërgimtari

0
Ramadan Veliu
___
KURBETÇARI
(Mërgimtari)
Zemrën ta djegu malli per Atdheun… për njerëzit. Mushkëritë t’u zhuritën për ajrin e Vendlindjes. Kurrizin, veshkët… i le në dhe të huaj…
Ti njeriu i kater K-ve:
K- koka
K- krahu
K- këmbet
K- koferi.
Si t’u tretën aq shpejt gjithë ato shkronja të alfabetit të dashurive dhe ëndrrave tua?!…
Të mbetën kater germa K të vetme në alfabetin e jetës me të cilat rrëshqite mbi koordinatat e kontinenteve dhe me ato kater K qëndise biografinë tënde.
…dhe kthehesh me koferin e mbushur me copat e trupit e të shpirtit për ta mbyllur ciklin e jetës në Atdhe… në Vendliiiindjeee.
R.V.
15.09.2020

VIP – ulësja nuk të bën zotni e as lider

0
Dijana Toska
___
Një shfaqje teatrale filloi me 30 minuta vonesë ngase pritej të vinte një biqim politikani i cili pasi erdhi namuzlija kokën se ngriti nga telefoni ngase shfaqja ishte ndërthurur me akte seksuale dhe sa herë aktorja klithte ky i shkreti humbiste realitetin me ambientin momental ku ishte.
Çfarëdo që organizohet është bërë zakon patjetër në rend të parë të ulen politikanët, patjetër duhet të përshëndeten në mënyrë të veçantë nga organizatori, patjetër çdo folës duhet ti përshëndes dhe patjetër duhet të mbajnë një fjalë rasti kurtoazije të shkruar nga dikush tjetër.
Viteve të fundit kam filluar të injoroj shumë ftesa për ngjarje të natyrave të ndryshme duke përzgjedhur vetëm ato me të cilat jam e lidhur shpirtërisht dhe mundësisht ku nuk janë të pranishëm figura politike. Vetë prezenca e tyre që në hyrje po i humb çdo shije ngjarjes nga servilizmi i pakontolluar i njerëzve duke filluar nga organizatori e deri te shpirtrobërit të cilët në vend që të iluminohen nga ngjarja zgjedhin përuljen për ti bërë lajka një politikani që është aty falë votës së po këtyre puthadorëve.
Disa politikan i japin vlerë vetes vetëm duke ia ulur vlerën të tjerëve, duke abuzuar e përdhosur vlerat qytetare, kulturore dhe kombëtare të kombit të vet, atyre nuk u interesojnë gjërat e përbashkëta ngase liria e pakufishme ekziston vetëm për ta dhe të gjitha benefitet absolutisht janë vetëm të tyre dhe dy tre shokëve të tyre të partisë, prandaj dhe vonohen në një shfaqje sepse nuk respektojnë as institucionin, as trupën aktoriale as auditoriumin.
Skllavërimi na është shndërruar në stil të të jetuarit dhe si duket nuk po dijmë të jetojmë pa vuajtur, i kemi vendosur zinxhirët me dashje e si zgjidhje, liria për ne është dhuna psiqike dhe sot nuk kemi më të voglën dëshirë ta përqafojmë ndryshimin sepse lideri ynë i shpifur ende ka nevojë për vazal dhe shpirtëra të dehur që nuk janë të aftë të çmojnë lirinë dhe mbrojnë të drejtat e tyre, lideri kërkon dhe gjen njerëz të vegjël nga turma, prandaj me lehtësi e ka të rezervuar ulësen e parë kudo që shkon, në universitet, akademi e institut e gjetiu bash si në shtëpin e vet.
Vota ka rëndësi nëse jeton në një shtet demokratik ku sillen ligje për të ngritur nivelin e mirëqenjes së njerëzve e tek ne shpenzohet jeta për mirëqenjen e një politikani i cili brenda natës prej analfabeti bëhet “intelektual“ me diplomë fakulteti, prej vagabondi shndërohet në shef të nëntokës i cili në emër të partisë vret e pret çdo hallegji, për milionerët e partive që vjedhin në emër të votës tonë nuk na bahet vonë, bile viteve të fundit kemi edhe do lloj milioner të ri partish që në emër të votave tona marrin miliona nga shtete të tjera për të na asimiluar, e ne vazhdojmë të vdesim për ta, duke ua rezervuar gjithmonë ulëset VIP në vendet e para sepse ndryshe nuk jemi mësuar të përjetojm gëzim kolektiv.
Politikanët vendin e tyre e kanë mirë të përcaktuar në qeveri, parlament e gjetiu të cilin nuk do tua lëshonin askujt as për të madhin Zot, prandaj na duhet një reflektim intelektual që nuk na kushton asgjë për ti vendosur disa parime elementare të mirësjelljes, kulturës së komunikimit të cilat do ti eliminonin këto zakone të pashkruara ndër shqiptarët e që na kanë burgosur shpirtin dhe ul dinjitetin për toke.
Në një tryezë shkencore çfarëdo që trajtohet në rend të parë duhet ulur shkenctarët, akademikët, hulumtuesit, e profesorë, ndërsa çdo politikan i mençur duhet ulur diku në mes të sallës bashkë me studentë e të tjerë sepse njeriu gjithmonë ka nevojë për të zgjëruar horizontet e diturisë.
Në një manifestim kulturor në rendin e parë duhet ulur doajenët e kulturës në shenjë respekti e mirënjohjeje për punën e tyre, pastaj profesionistët e kësaj lëmie që merren me kulturë e aty afër diku edhe politikani, përveq që mund të mësoj shumë gjëra të reja mbi traditën e kulturën tonë të lashtë do të pasurohet edhe shpirtërisht.
Në një shfaqje teatrale në rendin e parë duhet ulur doajenët e teatrit, kritikët e gazetarët që përcjellin teatrin, pastaj artëdashësit e flaktë e diku në mes edhe politikanët që të mund ta shijojnë bashkarisht me qytetarët bukurin që sjell arti.
Në manifestimet kushtuar Nënë Terezes dhe ato humanitare në rend të parë duhet ulur motrat e Nënë Terezes dhe njerëzit me aftësi të kufizuara për të cilët ajo u kujdes gjithë jetën e sajë, e diku në mes të humanistëve edhe politikanët që të kenë mundësi të mësojnë se çka do të thotë bamirësia, çka do të thotë të jesh njeri me këmbë në tokë dhe çfarë privilegji është të jesh bir apo bijë e Nënë Terezes dhe të ndjekish rrugën e saj e Zotit tënd të lavdishëm.
Bota e civilizuar voton një politikan me shpresë për tia zbukuruar jetën dhe pret e kërkon llogari nga ai sepse e konsideron shërbyes të tij, ndërsa në çdo manifestim kulturor, qoftë në kinema,teatër apo operë ndihet qytetarë i barabartë edhe me presidentin e shtetit sepse ulëset i ka rezervuar sistemi demokratik i cili respekton qytetarin e jo profesionin momental që dikush ushtron. Presidenti i Finlandës Sauli Ninisto i votuar nga 72% e popullatës, në mandatin e dytë kërkoi që ti zvogëlohej rroga për 30% ndërkohë që në një panair të librit përveq që bleu libra, ai u ul në shkallët e panairit si zotni për të përcjellur një promovim ndërsa të gjitha ulëset ishin të mbushura me qytetarë.
VIP ulësja nuk të bën zotni, as lider e burrështetas.

“Viti i Gjuhës Letrare Shqipe”

0

Me rastin e 50 – të vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), në mbledhjen e tij, të rregulltë, më 9 shtator 2022,  mori vendim që aktivitetet për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare t`i zhvilloj nën hijen e këtij përvjetori jubilar, me moton “Viti i Gjuhës Letrare Shqipe”.

Në shenjë respekti për të gjithë ata, të cilët punuan dhe vepruan në shërbim të njehsimit të gjuhës letrare shqipe ftojmë të gjitha Shkollat Shqipe, Shoqatat në Mërgatë apo në Atdhe, që ta shënojmë këtë datë në mënyrë sa më të denjë. Duke pasur parasysh rëndësinë e Kongresit i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe dhe përkushtimin e albanologëve, mësuesve, veprimtarëve, delegatëve nga të gjitha trevat shqiptare; nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Arbëreshët e Italisë, të cilët me punën e tyre realizuan ëndrrën kombëtare “Një gjuhë, një komb, një atdhe”, iu bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, jo vetëm në Mërgatë por edhe në Atdhe, që të gjithë së bashku t`i kushtojmë më shumë rëndësi gjuhës letrare shqipe.

KKAD-ë që nga fillimi i aktivitetit të saj ka ngritë idenë e njehsimit të shkollave shqipe kudo qofshin ato, në Atdhe apo në Mërgatë, të cilat duhet te jenë me programe dhe tekste shkollore të njëjta. KKAD-ë shumë shpejtë do të dal me programin e saj dhe aktivitetet,  të cilat do të vihen në përkujtim të kësaj date historike. Në rend të parë gjuhëtarët, mësuesit dhe të gjithë ne si shoqëri shqiptare e kemi për obligim moral dhe kombëtar. që të punojmë në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës letrare shqipe.

Në emër të KKAD-së

Dr. Vaxhid Sejdiu – kryetar

Dëshmi historike: Foto e shkollës fillore në Petnjicë të Bihorit

0
Prof. Ismet Azizi, Gjilan
***
Shkolla fillore në Petnjicë të Bihorit në Sanxhak, para Luftës së Dytë Botërore.
Shpërndajeni këtë fotografi, ta kuptojnë ( së pari) shqiptarët pse në Bihor 1943 natën e Bozhiqit serbo malazezët i kanë vrarë 9200 njerëz .

Promovimi i “Kosovës” I-VIII në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, një ngjarje e rëndësishme kulturore

0
Në foto: Akademik Neritan Ceka
Tiranë, më 13 shtator 2022
Promovimi i djeshëm i veprës “Kosova” I-VIII në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë u vlerësua ngjarje e rëndësishme kulturore, që i hap rrugën bashkëpunimit shkencor në nivel kombëtar.
Akademik Neritan Ceka, me këtë rast theksoi se Akademia e Shkencave e Shqipërisë, po i bënë hapat e rëndësishëm që t’ua hapin dyert e bashkëpunimit studiusve të pavarur, që shënojnë të arritura shkencore siç është tashmë vepra “Kosova” e Buxhovit, e cila, në saje të përkthimit në anglisht ka arritur edhe në shumë qendra akademike ndërkombëtare dhe universitete me renome. Kjo dhe veprimet e ngjashme do t’i ndohmojnë të vërtetls për të cilën shoqëria shqiptare ka nevojë më shumë se kurrë për ta dëshmuar qenien e saj historike, etnike, kulturore dhe shtetërore në rrethanat kur qendrat e shumta antishqiptare, me gënjeshtra dhe sajesa, veprojnë pareshtur kundër saj. Me këtë rast, akademik Ceka vletësoi bashkëpunimin e mirë midis arkeologëve të Tiranës dhe Prishtinës në fushën e hulumtimeve arkeologjike në Kosovë që lidhen me qytetërimin antik, ku del në pah zhvillimi i tij i hershëm.
Edhe profesor Luan Përzhita, theksoi se tash më shumë se kurrë kërkohet që të njësohen hulumtimet institucionale dhe ato individuale për t’u nxjerrë në pah e vërteta historike për shqiptarët në hapësirat e tyre etnike dhe historike, e ku vuri në pah se gjurmimet e vonshme arkeologjike në Kosovë hje Maqedoni janë të një rëndësie të veçantë për t’u thyer falsifikimet e historografisë serbe, veçmas ato që fshehin ose konvertojnë qytetërimin e zhvilluar antik ilir-shqiptar në hapësirën e Dardanisë me atë të vonshëm sllav. Në këtë aspekt, profesor Përzhita, theksoi rëndësinë e “Kosovës” në tetë vëllime, të cilën e vletësoi vepër madhore, ku thyhet status quoja e historiografisë shqiptate si dhe bëhet demistifikimi i gënjeshtrës serbe për gjoja shtetin mesjetat serb në Kosovë dhe trashëgiminë e përvetësuar të krishtërimi ortodoks.

Ofensiva e Ukrainës mund të jetë një pikë kthese e rëndësishme në luftë

0

Nga: Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Koha është një elasticitet i lidhur me të dhënit përparësi

Ofensiva e Ukrainës mund të jetë një pikë kthese e rëndësishme në luftë.

Kundërofensiva e Ukrainës është e tmerrshme.

Pak e prisnin një kundërofensivë kaq gjithëpërfshirëse ukrainase, por forca që ata kanë ndërtuar i ka befasuar rusët. Ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të fitojnë territor, rusët po përpiqen të përgjigjen.

Rusët janë në telashe. Bëhet pyetja se si reagojnë, por dobësitë e tyre janë zbuluar dhe nuk kanë rezerva të mëdha ushtarësh apo pajisjesh.

Oficerët rusë duken të tronditur se sa shpejt u është dashur të tërhiqen ushtarët rusë. Në të njëjtën kohë, ukrainasit vazhdojnë me kujdes dhe kanë prioritet sigurimin e territoreve që kanë pushtuar, në vend të një përparimi të shpejtë.

Është një rrezik për të ecur përpara shumë shpejt tani. Në të njëjtën kohë që Ukraina sheh një mbrojtje ruse të dobësuar dhe dëshiron të përfitojë prej saj, rritet rreziku që ato të gëlltitin shumë dhe të përhapen në një zonë shumë të madhe. Atëherë do të kenë probleme me mbajtjen e territoreve që kanë pushtuar.

Unë do të supozoja se ata kanë inteligjencën ukrainase dhe perëndimore që mbështesin operacionin e tyre, por nuk duhet nënvlerësuar fuqia ushtarake ruse.

Dritarja që tani është shfaqur për Ukrainën, duket se po e shfrytëzojnë plotësisht.

Kur ëndërrat i sheh ose me mantel të kaltër ose me mantel të bardhë, shoqe!

0
Shkruan: Refiqe R. Hamiti, Prishtinë
___
Unë e kam dashur shoqen disidente shumë por kurrë nuk e kam njohur narcisten tani !
Kur lexonë shumë ose bëhesh i mençur ,ose shkon në psikiatri.
***
– Këtu ka diçka. Diçka ka se ka lëvizje.
– Po thotë shoqja:
-Sepse ndryshimi mes gamiles dhe njeriut: gamilja punon një javë rresht dhe nuk pi; njeriu pi një javë rresht dhe nuk punon.
***
-Se, shkollat diçka i ka pushtuar.
Nuk bëhet fjalë për arsim e për arsimtarë, 100 euro janë veç shkas…më thellë është puna.
-Po thotë shoqja:
-Një vajzë e virtytshme nuk shkon kurrë pas djemve. Tekefundit, kush ka parë ndonjë kurth minjsh duke ndjekur minjtë?
***
Krejt ma duan të keqen.
Të gjithë janë armiqtë e m’i.
Pse, vallë, s’më do njëri!
Çka është kjo xhelozi!
Çka kam faj unë që jam ky që jam, e më i miri jam!
Nuk kam ndaluar njeri të bëhet si unë.
Po thotë shoqja:
-Tragjedi: të biesh në dashuri me fytyrën e një gruaje dhe të martohesh me tërë gruan.
Êshtë sukses: diçka që miqtë e tu nuk ta falin kurrë.
***
-Pse kam familje e jetoj vetëm.
Pse më pëlqen vetmia më shumë se dashuria!
Dikush ma ka fshehur njërën këpucë, pardje! .
Dje mezi e gjeta tjetrën çorapë.
Po thotë shoqja:
-Egoiste është dikush që kujdeset më shumë për veten e vet ,se sa për mua. Parat i merr nga dashuria, i fut në gjepin e karnevaleve , e mua më thotë pse nuk u martove por mbete mësuese gjithë?!
***
Nuk jam unë paranojak. Paranojakë janë myslimanët, atyre u duket gjithmonë se po i përndjek dikush dhe se dikush ua do të keqen.
Po thotë shoqja:
-Flake në ujë një njeri që ka fat, dhe do ta shohësh duke dalë jashtë me një peshk në gojë.
Peshku musliman gjithmonë përndjek fotot lakuriq.
***
Ka net që më duket sikur dikush po më shikon nga televizori.
Po thu që është e mundur të të përgjojnë nga televizori!
Po, dhe pikërisht kjo po mē ndodh.
Po thotë shoqja:
-E gjithë jetët e njerëzve u ngjajnë pemëve në një pyll, që u zihet fryma nga bimët kacavjerrëse. Këto bimë kacavjerrëse janë mendime dhe bestytni të mbjella nga njerëz tashmë të vdekur.Pse të jetohet jeta gjithmonë duke besuar se të përgjojnë?!
***
– Nuk di çka po ndodh. Punët i kam keq.
Amerika po ma bën rrafsh.
Amerika nuk ma dëshiron të mirën.
Jam i vetmuar.
-Po thotë shoqja:
-Skllevërit e lumtur janë armiqtë më të egër të lirisë.Sa pak të këqija do të kishin ndodhur në këtë botë, nëse e keqja nuk do të qe bërë në emër të së mirës. Për këtë që ju shoqe mendoni që Amerika po ia bënë rrafsh, ekziston vetëm një gjë, që dëshmon aftësinë e tij : Veprimi.
Një grua inteligjente,apo burrë ka një milion armiq të lindur : e që janë burra budallenj por gruaja intelegjente gjithmonë vetmin e sheh, te një burrë me unazë në gisht ,e jo aty ku në unazën e saj sillen dhjetra burra budallenj !
***
Mos po m’tradhton edhe Albulena.
O Zot Po, se Albulena po flet si Agatha Cristie.
Po del në konferenca për shtyp dhe po e kërkon vrasësin e aktivistit si Agatha që e kërkonte vrasësin në Orient Express.
– Pse po sillet ajo si detektive private pa më pyetur mua.
Mos është edhe ajo në grupin e armiqve të mi. Mos është kryesuese e grupit armiqësor?!
Po thotë shoqja:
Në rini mësojmë. Kur moshohemi, kuptojmë.
Jeni kaq vanitozë, sa shqetësohesh edhe për opinionet e njerëzve që nuk e kanë interesin të tradhëtojnë kurrë brendësin e kauzës.
Zakonisht thua të presim ditën e mantilit të kaltër kur asnjëherë nuk ke mësuar të presim vetëm kur nuk kemi asgjë më për të pritur,e asgjë më për ta veshur mantilin e bardhë
***
– Edhe Edi Rama u pa dje duke qeshur, sigurisht ka qeshur me mua.
Sot më thirri urgjent në vilën 31.
Pse bash tek vila 31!
Çfarë mesazhi jep ky numër!
Mos e simbolizon Judën!
Po thotë shoqja:
Ende nuk e ke kuptuar, oj shoqe që:
Gjeniu tregon rrugën, talenti e ndjek atë rrugë.
I han gujt e vet ,e bukë përmysin nuk e bën !
***
Prokurori i Hagës kish kërkuar që një i akuzuar shqiptar të dënohet me burg të gjatë…mos po kujtojnë që unë kam kërkuar të dënohet.
– Krejt po m’shikojnë me buzë në gaz, mos po kujtojnë që po kam qejf që Hashim Thaçi është në Hagë.
Po thotë shoqja:
Nëse dikusht të jep këshilla, ti bëj të kundërtën e tyre. Të jesh i sigurtë se në këtë mënyrë, ndër dhjetë raste, nëntë do të rezultojnë të dobishme.
Kjo kishte me qenë këshilla më edukative dhe arsimore për buzë gazin që me dhjetra herë ia ka cituar se :Po e voton Hagën sepse po mendonë që vet nuk do të përfundojë aty.
***
Qind për qind Armend Muja i raporton në baza ditore Kadri Veselit. Po sillet si i dyshimtë!
-Po thotë shoqja:
Shoqe Armend Muja po e luan veç robin tënd ,sillet e pshtillet del e rrezitet ,kurgja ma shumë.
***
Pse Presidentja nuk më ndjek në Facebook, kurse Zelenskin e Erdoganin i ndjek.
A e ka bë Presidente Erdogani a unë!
-Po thotë shoqja:
“Kallamoqi “,ka fillue me u pjek, sa herë që mbillet misri i ri, kadal kaadal e rrit toka, uji dhe dielli!
Pastaj dikur i del tymi ,hahet për së miri sepse “Miradia ka edhe votuesin edhe xhematin” .
***
Arbërie Nagavci i kish thënë ‘mirëdita’ Ardian Gjinit. Pse?
Çka fshihet këtu!
-Po thotë shoqja:
Optimistja (Arbëria) nuk është gjë tjetër veçse një person i painformuar në mënyrë të mjaftueshme.
Shkruaj sa më shpesh që të mundesh,për të ,ia vlenë por jo me idenë për të shkruar menjëherë, por thjesht sikur je duke mësuar një instrument që edhe pse Ministrisha shumëherë ka bërtitur :Mirëditaaaaaaa………
Painformatat i ka të pamjaftueshme për cilësin në arsim. Dhe “rolin e trefisht që po e kurdis Kryeministri i saj me Lamushin”.
PS
***
Tash më ra në mend: Edi Rama më thirri urgjent në takim, për tē biseduar për hekurudha, veç për të më bërë të dukem qesharak, joserioz – pa kravatë.
-Po thotë shoqja:
Albin Kurti jo tani si Kryeministër por edhe kur i ka gjuar Institucionet e Kosovës me gurë edhe kur është treguar si i ri “rrebel”,e ka ditë që inteligjenca është kategori morale. Çdo veprim i tij ishte një krim i pakryer. Format e veprave të tij gjithmonë kanë pasqyruar njeriun me parime dhe me historinë e njeriut në mënyrë më të saktë se dokumentet.
Andaj
” Menderes”, mund ta gjesh e të bësh opinjonin vetëm aty ku mund të tregohesh e dobët, pa frikën se mund të nxisësh forcën e dikujt tjetër.
Ne nuk dimë çfarë duam vet, ngaqë mendojmë se dimë nga hipokrizia çfarë duan të tjerët.
Njerëzorja thotë: Besnikë është ai njeri, i cili nuk e thotë kurrë një gënjeshtër, nëse nuk e beson vetë më përpara. Unë e kam frikën për një njeri që nuk ka më atdhe, të shkruarit e vet e shndërron në një vend ku ai mund të jetojë.
Plas…
Edhe pse donë të ik nga të shkruarit e vet ,me nëntokë e me mbitokë , gjithçka
ishte errët ,para 20 vjete edhe pas 2 vjetve.
Kujt po i lëkundet hieja ,nuk e di por edhe kaltër edhe bardhë nuk shkonë ,klasikja ka dizajnë
Adios shoqe…
Adios Qeveri …
Mirë se erdhe Qeveri !

“Drita e Gonxhes”, një karvan që udhëtoi në katër shtete dhe hapi shumë shtigje mirkuptimi në mes të njerëzve

0
“Të merresh me jetën dhe veprën e Nënës Tereze, nuk është një punë thjeshtë rutinore, por është më tepër ballafaqim me të panjohurat që dalin gjatë depërtimit në botën e saj komplekse e shumëdimensionale. Sepse Nëna Tereze nuk ishte vetëm një bëmirëse, siç perceptohet gabimisht në një pjesë të opinionit publik, por ajo parasëgjithash ishte patentuese e një sistemi të veçantë të sjelljes dhe qasjes ndaj çështjeve të mprehta shpirtërore që askush tjetër nuk i trajtonte dhe nuk i njihte më mirë se ajo.” (Prof. dr. Skender ASANI)

Shkruan Dr. Besnik Rameti, Shkup

Manifestimi kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes” (edicioni i dytë) filloi më 26 gusht në Shkup dhe në Prishtinë dhe përfundoi më 05 shtator 2022 në Shkup, Prishtinë dhe në Tiranë. Hapja solemne u bë në Sheshin qendror të Shkupit, mbi themelet e shtëpisë së lindjes së Nënës Tereze, me ç’rast u promovua nr. 1 revistës kulturore-shkencore  “Drita e Gonxhës” dhe vazhdoi në ditët në vijim, me organizimin e aktiviteteve të veçanta, siç ishin prezantimi në Strugë i veprimtarisë hulumtuese-botuese të Departamentit  për trashëgiminë e Gonxhe-Bojaxhiut-Nënës Tereze, Ora letrare, që u mbajt në Letnicë më 28 gusht, promovimi i librit “Letra të Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Tereze”, të autorit Anton Nikë Berisha më 29 gusht, promovim i librit “Raportimet e shtypit zviceran mbi Nënën Tereze”  të autorit Zef Noka, më 01 shtator, prezantimi në Selanik i veprimtarisë hulumtuese-botuese të Departamentit  për trashëgiminë e Gonxhe-Bojaxhiut-Nënës Tereze më 03 shtator dhe më 05 shtator përmbyllja e manifestimit me ekspozitën e titulluar “E kam në zemër popullin tem shqiptar” që u organiyua n; Shkup, në Prishtinë dhe në Tiranë.
Ky manifestim, që përkoi me 112 vjetorin e lindjes dhe me 25 vjetorin e vdekjes së Nënës Tereze, pati në vetvete disa aspekte të punës së Departamentit  për trashëgiminë e Gonxhe-Bojaxhiut-Nënës Tereze pranë ITSHKSH, ku spikat synim kryesor për t’ia prezantuar botës  të panjohurat  e figurës së Gonxhe Bojaxhiut dhe për të kompletuar njohuritë e munguara të publikut shqiptar me të panjohurat e Nënës Tereze nga autorë e vëzhgues të huaj.

Hapja solemne e edicionit të dytë të manifestimit “Drita e Gonxhes” në Shkup dhe në Prishtinë

Më 26.08.2022  në sheshin e Shkupit, aty ku është pllaka përkujtimore e vendlindjes së Nënës Terezë, u hap manifestimi kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes”, që sivjet ia fillon si edicion i veçantë i organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.

Ceremonia filloi duke vendosur lule të freskëta mbi pllakën përkujtimore të Nënës Terezë. Me këtë rast lule vendosën delegacioni i Institutit, i përfaqësuar nga drejtori Dr. Skender Asani, delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – e përfaqësuar nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, Universiteti “Nëna Terezë”, i përfaqësuar nga rektori, Akad. Izet Zeqiri, ambasadori i Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja, nga bashkësitë fetare – Kryetari i BFI-së, H. Shaqir ef. Fetahu, Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës dhe z. Pepi Levi nga Bashkësia Hebraike e Maqedonisë së Veriut, si dhe drejtori i Shtëpisë Përkujtimore të Nënës Terezë, Naser Curri.

Pastaj filloi manifestimi, me ç‘rast fjalën e hapjes e pati drejtori i Institutit, Dr. Skender Asani, i cili me këtë rast tha: “Të merresh me jetën dhe veprën e Nënës Tereze, nuk është një punë thjeshtë rutinore, por është më tepër ballafaqim me të panjohurat që dalin gjatë depërtimit në botën e saj komplekse e shumëdimensionale. Sepse Nënë Tereza nuk ishte vetëm një bëmirëse, siç perceptohet gabimisht në një pjesë të opinionit publik, por ajo parasëgjithash ishte patentuese e një sistemi të veçantë të sjelljes dhe qasjes ndaj çështjeve të mprehta shpirtërore që askush tjetër nuk i trajtonte dhe nuk i njihte më mirë se ajo.”

“Sivjet kur po e organizojmë edicionin e dytë të manifestimit tradicional kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes”, që përkon me 112 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së Nënës Tereze, kemi arritur të aktivizojmë një gamë të gjerë resursesh intelektuale e institucionale brenda dhe jashtë vendit tonë, sepse konsiderojmë se nuk mjafton të kesh në duar një kauzë të madhe humane e civilizuese siç është Nëna Tereze, por duhet edhe strategji konkrete për ta shndërruar këtë kauzë në një dioptri më të zgjeruar.”, përfundoi ai.

Pas tij të pranishmëve iu drejtua zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili theksoi se: “Nuk është e rëndësishme sa është një popull i madh, por çfarë vlera të mëdha kultivon.”, duke aluduar se Nëna Terezë i takonte një populli të vogël, siç janë shqiptarët, por bëri emrin e madh në botë me veprën e saj.

Në cilësinë e biografit dhe përfaqësuesit të Ipeshkvisë së Kosovës, fjalë rasti pati edhe Don Lush Gjergji, i cili theksoi se: “Nëna Terezë nuk është vetëm e madhe, as nuk është vetëm bamirëse dhe vetëm humane. Ajo është imitimi më i mirë i njerëzores në botë. Prandaj, atë nuk duhet vetëm ta madhërojmë, por duhet edhe ta imitojmë”.

Kreyetari i Shoqatës “Shkupjania Nëna Terezë”, Dimçe Petrushevski, duke e përshëndetur shënimin e 112-vjetorit të lindjes, theksoi se “Ne të gjithë duhet ta ndjekim shembullin e dashurisë që e reflektonte Nëna Terezë”.

Si kryeredaktor i botimit “Drita e Gonxhes”, Emin Azemi, foli jo vetëm për personalitetin e Nënës Terezë, por edhe për edicionin e ri që i dedikohet pikërisht figurës së Nënës Terezë dhe do të jetë një botim i përvitshëm

I fundit foli drejtori i Shtëpisë Përkujtimore të Nënës Terezë, Naser Curri, i cili duke përkujtuar një ngjarje të një plaku të vetmuar në Australi, në dhomën e errët të të cilit Nëna Terezë e kishte ndezur një llambë, përcolli porosinë se Drita e Gonxhes nuk shuhet asnjëherë.

Ky manifestim po organizohet me rastin e 112-vjetorit të lindjes dhe 25-vjetorit të vdekjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë.

Pas Shkupit, në të njëjtën ditë edhe në Prishtinë në prani të përfaqësuesve shpirtëror e kulturor, u mbajt edicioni i dytë i manifestimit kulturor-shkencor “DRITA E GONXHËS”, i cili do të vazhdojë deri më 5 shtator. Ky manifestim po mbahet në shenjë të përkujtimit të 112 vjetorit të lindjes dhe 25 vjetorit të vdekjes së Nënë Tereze. Drejtori i ITSHKSH, prof dr. Skender Asani, me këtë rast tha se të merresh me jetën dhe veprën e Nënës Tereze, nuk është një punë thjeshtë rutinore, por është më tepër ballafaqim me të panjohurat që dalin gjatë depërtimit në botën e saj komplekse e shumëdimensionale. Sepse Nënë Tereza, sipas tij, nuk ishte vetëm një bëmirëse, siç perceptohet gabimisht në një pjesë të opinionit publik, por ajo parasegjithash ishte patentuese e një sistemi të veçant të sjelljes dhe qasjes ndaj çështjeve të mprehta shpirtërore që askush tjetër nuk i trajtonte dhe nuk i njihte më mirë se ajo.

“Kjo është edhe arsyeja kryesore pse ne si Institut iu kemi rrekur ta trajtojmë këtë figurë në një plan pak a shumë më mikroskopik, duke nxjerrë nga thesari i saj shpirtëror e njerëzor margaritarët më të çmuar , me të cilët ajo stolisi veten dhe më shumë të tjerët. Ajo mbi të gjitha stolisi nocionin njeri në skëterrën e lakmive të pakufishme dhe vetëm ata që do të mund ta deshifrojnë këtë filozofi jetësore të Nënës Tereze, do ta kuptojnë se më e fuqishme se lakmia megjithatë është dashuria dhe ngrohtësia njerëzore. Nënë Tereza fali dashuri dhe ngrohtësi edhe në skutat më të ftofta të vetmisë së njerëzve, të cilët pasi u braktiksën nga rrethi i tyre ku jetonin u pranuan nga Nëna Tereze, me të gjitha sëmundjet, brengat dhe vështirësstë që i ka jeta”, tha Asani.

Mbi rëndësinë që ka figura e Nënës Tereze si model që duhet ndjekur, foli Don Lush Gjergji, i cili tha se secili nga ne duhet tç ngjasojmë kësaj gruaje të madhe, sepse ajo fali dashuri për të gjithë, edhe atëherë kur njerëzit kishin nevojë jo vetëm për bukë, por edhepër vëmednje dhe për ngrohtëi Duke u ndërlidhur me traditën e formimit të Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza, studiuesi dhe bashkëpunëtori i jashtëm i ITSHKH, Mehmet Prishtina, tha se Gonxhja u lind në Shkup aty ku e kaloi edhe rininë e hershme. Nga i ati Kolë Bojaxhiu ajo mori edukimin dhe respektin për tjetrin, ndikim ky që do të jetë prezent gjatë gjithë misionit të saj të shenjtë, nënvizoi ai.

“Familja Bojaxhiu në Shkup ishte derë e madhe, ku jo rrallë konak gjenin edhe figura të shquara kombëtare. Në mesin e tyre edhe Hasan Prishtina, i cili kishte qenë mysafir i shpeshte i Bojaxhinjve dhe sipas dëshmitarëve Gonxhja e vogël, që më vonë do të bëhet Nënë Tereza e famshme, qysh në moshën 3 vjeçare kishte qenë pjesë e atmosferës familjare ku kishte qenë prezent edhe Hasan Prishtina”, tha Mehmet Prishtina.

Prof.dr. Sadri Ramabaja potencoi faktin se Nëna Tereze paraqet kufirin ndarës në mes të një bote që lufon për progres dhe një bote që është kundër këtij progresi. Sipas tij, ITSHKSH po luan një rol iluminist në zhvillimin e kauzave kulturore që emërues të përbashkët kanë evropianizimin e ideve shqiptare.

Kryerdaktori i revitës DRITA E GONXHËS , Emin Azemi u shpreh se kjo revistë është pjesë e strategjisë për studimin dhe afirmimin e figurës së Nënës Tereze. Duke qenë e para e këtij lloji, tha ai, kjo revistë me një mënyrë është edhe organ i Departamentit për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Tereze dhe synon të sintetizojë mendimin intelektual e shpirtëror mbi këtë figurë të madhe, e cila doli nga Shkupi si shqiptare dhe u bë “pronë pa kombësi” e gjithë njerëzimit.

Në këtë revistë do të botohen shkrime autoriale dhe kontribute të veçanta nga jeta dhe vepra e Nënës Tere, duke lartësuar kështu në nivele më të larta standarde e valorizimit kritik mbi këtë emër të përveçëm të mbarë botës, nënvizoi Azemi.

Nesër në ditën e dytë të manifestimit kulturor-shkencor “DRITA E GONXHËS”, do të prezantohet në Strugë veprimtaria shkencore dhe hulumtuese e Departamentit për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze , me ç’rast do të ndahen edhe disa mirënjohje për veprimtarët lokalë të kësaj komune.

Karvani i“Drits së Gonxhës” vazhdoi rrugëtimin në Strugë

Më 27 gusht 2022, karvani i Manifestimit shkencor –kulturor “Drita e Gonxhës” udhëtoi për në Strugë, me ç’rast para një auditoriumi të zgjedhur u prezantua strategjia e punës së Departamentit për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze pranë ITSHKSH-së.Ky aktivitet u mbajt në bashkëpunim me Këshillin e komunës së Strugës, kurse kryetarja e këtij këshilli, Arbëresha Vlashi në  emër të kryetarit Ramiz Merko dhe të anëtarëve të Këshillit komunal,shprehi kënaqësinë që ITSHKSH kishte zgjedhur pikërisht Strugën për të shpalosur ditën e dytë të edicionit të dytë të manifestimit “Drita e Gonxhës”.

Delegacioni i manifestimit “Drita e Gonxhës”, në përbërje të të cilit ishte edhe Don Lush Gjergji dhe Don Fatmir Koliqi,  vizitoi edhe Myftinë e Strugës, me ç’rast u mirëprit nga myftiu Salim Sulejmani.

Koordinatori i këtij manifestimi dhe kryeredaktori i revistës “Drita e Gonxhës, Emin Azemi, pasi iu dëshiroi mirëseardhje të ftuarve, prezantoi shkurtimisht përmbajtjen dhe ecurinë e këtij manifestimi, duke potencuar që në të ardhmen edhe nga ky rajon pritet të ketë njerëz që do të përfshihen në projektet dhe studimet që do të jenë pjesë e revistës “Drita e Gonxhës”.

Struga si pjesë e gjeografisë kërkimore-shkencore paraqet një target mjaft të rëndësishëm në hartën e trashëgimisë shpirtërore të ITSHKSH-së, tha drejtori prof.dr. Skender Asani. Prandaj jo rastësisht, sipas tij, edhe në Strugë do të funksionojë Qendra e trashëgimisë kulturore e cila do të mbulojë një gamë të gjerë aktivitetesh kërkimore në Pellgun e Ohrit.

“Struga dhe strugantët historikisht kanë luajtur rol të rëndësishëm në proceset ndërgjegjësuese të popullit shqiptar, duke filluar nga periudha e pas LDB-së, në demonstrat e 68-tës dhe 81-shit deri te rezistencën e UÇK-së. Nga ky rajon kanë dalë personalitete të shquara, të cilët me atdhetarinë e tyre ndikuan në përshpejtimin e proceseve liridashëse e shtetndërtuese të shqiptarëve”, tha Asani.

Ai me këtë rast falemnideroi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në krye me ministrin Jeton Shaqiri, i cili personasisht është angazhuar në faktorizimin institucional të ITSHKSH-së.

MASH ka mbështetur veprimtarinë shkencore e hulumtuese të ITSHKSH, tha ministri Shaqiri dhe sipas tij kjo i atribuohet kryesisht punës kreative të drejtorit Asani i cili shtë ndër të rrallët që dorëzon raporte konkrete për punët e kryera të Institutit. Ai pastaj foli për portretin moral e njerëzor  të Nënës Tereze, duke potencuar se ajo vazhdon të ushtrojë ndikim në ndërgjegjet kolektive të njerëzve.

ITHKH sukseset e veta ia atribuon edhe miqëve e bashkëpunëtorëve të jashtëm, kontributi i të cilëve është mjaft i qenësishëm në procesin e verfikimit shkencor. Njëri prej tyre është edhe Don Lush Gjergji, i cili ka ndjekur hap pas hapi rritën dhe zhvillimin e ITSHKSH-së, duke qenë jo rrallë edhe konsultantat profesional për tema e çështje të caktuara. Ai shprehu kënaqësinë që ndodhet në Strugë, në një qytet i cili sipas tij, dëshmoi se ka zemër të madhe me njerëz të mrekullueshëm të cilët u treguan të gatshëm të sakrifikojnë për mbijetesën e vëllezërve e motrave nga Kosova kur ata kalonin momente të vështira gjatë viteve nëntëdhjetë.

Një popull që nxjerr nga gjiri i vet figura të mëdha, tha Izmit Nura, zv.drejtor i Agjensisë për Emigracion, e ka dyfish përgjegjësinë më të madhe, sepse në njërën anë duhet të ndjek modelin që përfaqëson ajo figurë, dhe në anën tjetër, duhet ta ruajë atë figurë nga trajtat e ndryshme të abuzimit, sepse jo rrallë  ato edhe kepërdoren nga struktura të ndryshme konjukturale.

“Nëna Tereze për fat të mirë nuk mund të futet në asnjë kallëp që ia caktojnë të tjerët, sepse ajo veproi jashtë kornizave dhe jashtë kanoneve të shkruara e të pashkruara. Ajo kishte filozofinë e saj origjinale të të menduarit dhe vepruarit dhe si e tillë ajo ofroi mirësinë dhe butësinë njerëzore në komunkimin e përditshëm”, nënvizoi Nura.

Pjesë e këtij aktiviteti, ishte edhe atmosfera artistike që solli aktori Xhevat Limani, i cili për audiencën fali emocione pasi deklamoi disa vargje të shkruara nga Nëna Tereze.

Takimi me struganët përfundoi me ndarjen e mirënjohjes për Irfan Vlashin, një atdhetar dhe veprimtar i dalluar i këtij rajoni, me çka kontributi i tij nuk mund të mos ishte në fokusin e ITSHKSH-së.

Në Letnicë, poetët lexuan poezi për Nënën Tereze

Më 28 gusht 2022, Manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës”, tuboi disa poetë në Letnicë të Vitisë të cilët lexuan krijime letrare kushtuar Nën Terezës. Ora letrare u mbajt në Kishën e Letnicës, me ç’rast u shprehën edhe faleminderime për famullitarin e kësaj kishe, Don Marjan Demën, i cili ofroi mikëpritje dhe kushte që kjo orë letrare të mbahet në një atmosferë sa më dinjitoze.

Drejtori  i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, tha se kjo orë letrare po mbahet jo rastësisht në Letnicë, sepse pikërisht këtu Nëna Tereze e ka marrë dritën nga Zoti dhe bekimin për të qenë në shërbim të miqësisë dhe dashurisë botërore, duke e shndërruar Gonxhen shqiptare nga Shkupi në Nënën Tereze të botës.

Ora letrare u bë në bashkëpunim me Ars klubin letrar “Beqir Musliu” nga Gjilani dhe Shoqata e shkrimtarëve “Ramadan Musliu” nga Vitia.

I pranishëm në këtë manifestim ishte edhe Don Lush Gjergj, i cili tha se ideja për të organizuar këtë orë letrare pikërisht në Letnicë ndërlidhet me thirrjen që Nëna Tereze kishte marrë më 14 gusht 1928  për të qenë misionare e paqës dhe dashurisë.

Poetët që lexuan në këtë orë letrare erdhën nga disa rajone dhe përfaqësues të disa brezave, duke filluar nga Ibrahim Kadriu, Anton Nikë Berisha, Prend Buzhala e deri te Sabit Rrustemi, Sadete Tërnava, Gani Bytyçi, Nexhat Rexha, Ahmet Selmani, Alisa Bekteshi, Sarë Gjergji dhe Marigona Muja.

Udhëheqësi i kësaj ore letrare, Emin Azemi, në cilësinë e kryeredaktorit të revitës “Drita e Gonxhës” , duke u ndërlidhur me misionin e shenjtë të Nënës Tereze tha se përderisa astronautët për të shkuar në hapësirë iu nevoitet një stacion astronomik, Nën Tereza Letnicën e pati stacion prej ku u nisë në misionin e saj të shenjtë.

“Itaka që u përdor si metaforë poetike, për të gjithë ata që duan të kthehen aty ku kanë lindur, që nga Homeri e deri në ditët e sotme, në mendësinë e Nënën Tereze, kishte pësuar një përmbysje, sepse ajo jetën e saj nuk e përfundoi në vendlindjen e saj por në Kalkutë, ku edhe u bë pjesë e dhembjes dhe vetmisë, duke hequr dorë vullnetarisht nga kënaqësitë që sjell jeta në këmbim të shërbimit ndaj të tjerëve, ndaj të sëmurve dhe  ndaj të vetmuarve”, tha Emin Azemi.

Ai në fund elaboroi edhe kuptimin e një toposi poetik, siç është El Dorado.

“Të gjithë e synojnë El Doradon, vendin e premtuar, për të realizuar ëndrrat e jetës, por vetëm N.Tereza u bë vet El Dorado për të tjerët, sepse vetëm ashtu ajo do të përmbushte qëllimin dhe vendimin që kishte marrë në Letnicë në natën e 15 gushtit të vitit 1928, për të të shkuar në mision për t’i përkushtuar tërësisht Zotit dhe shpëtimit të shpirtrave”, nënizoi Azemi.

ITSHKSH faleminderon Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Vitisë, sidomos drejtorin Valmir Sahitin, për mbështetjen institucionale të kësaj ore letrare.

Anton Nikë Berisha solli 50 letrat e Nënës Tereze

Më 29 gusht 2022  në amfiteatrin e Shtëpisë muze “Nënë Tereza” në Shkup, ITSHKSH promovoi librin “Letra të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezes”, e autorit Anton Nikë Berisha. Ky libër është pjesë e veprimtarisë hulumtuese e shkencore të Departamentit për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut- Nëna Tereze dhe vjen në kuadër të manifestimit tradicional kulturor-shkencor “Drita e Gonxhë”.

Drejtori i Shtëpisë muze“Nënë Tereza” në Shkup, Naser Curri, foli për historikun e themelimit të kësaj shtëpie, duke shtuar se ajo tash më është shndërruar në qendër vizitash të shumta nga vendi dhe nga bota.

E veçanta e kësaj ngjarje që ndërlidhet me promovimin e  librit “Letra të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezes”, e autorit Anton Nikë Berisha, është se ajo po mbahet mbi themelet e dikurshme të Kishës “Zemra e Krishtit” në Shkup, një epiqendër kjo e kujtesës kolektive për shqiptarët katolikë të Shkupit, tha drejtori i ITSHKSH-së, prof.dr. Skender Asani.

“Sot kur po iu kthehemi letrave të Nënë Tereze na kujtohet Gonxhja e fëmijërisë së hershme, e cila në brezat e sotëm transmeton krenari e dinjitet, por edhe kundërvënie ndaj përpjekjeve monstruoze për ta zhbërë këtë komunitet. ITSHKSH po e rikthen mozaikun e copëzuar të një memorie që po nxjerr në sipërfaqe strategjinë e rivlerësimit të trashëgimisë kulturore e shpirtërore të katolikëve shqiptarë, në krye me bojaxhinjtë e Shkupit”,  nënvizoi Asani.

Redaktori i këtij libri, Emin Azemi, duke folur për rëndësinë që kanë letrat e Nënë Tereze, shtroi pyetjet: A ka mundur Nëna Tereze të mjaftohej me punët që ajo bëri në shërbim të njeriut dhe Hyjit, pa pasur nevojë të shkruaj letra? Çka e nxiti atë të shkruaj letra dhe pse ajo letrat i konsideronte si pjesë të misionit të saj të shjenjtë?

Përgjigjen më të mirë si duket e ka dhënë Kanti, , tha Azemi, i cili teksa zbërthen natyrën filozofike e letrare të letërkëmbimit, thoshte se ata që shkruajnë letra synojnë përjetësinë, sepse ata shkruajnë përtej caqeve të kohës së shkruesit.

“Edhe Nëna Tereze, siç mund ta vërejmë edhe në këto 50 letra të përzgjedhura me kujdes nga Anton N Berisha, doli përtej kohës kur i shkroi letrat, madje përtej hapësirës, sepse ajo  vazhdon t’i thyej kufinjt kohor e hapësinor  tash e në të ardhmen.

Nëse i bëjmë një zbërthim teorik natyrës së letërshkrimit do të vërejmë se më tepër sesa një letër drejtuar tjetrit, letërshkruesi ka nevojë të shkruaj fillimisht për vetveten dhe ia drejton vetvetes. Nëna Tereze shkoi përtej këtij postulati teorik, pasi që në letrat e saj gjejmë një  shtytje të brendshme për të njësuar vetveten me shqetësimet dhe vuajtjet e tjetrit dhe ajo fundja këtë nuk e bënte pse kishte dëshirë, por pse nuk e ndiente veten të liruar shpirtërisht nëse nuk shprehte dashurinë e pazakonshme  për Hyjin, e cila, siç e thotë edhe autori, provohet në mënyrë të pandërmjetme me dashurinë dhe me flijimin për njeriun”, nënizoi Emin Azemi.

Shkrimtari dhe artisti figurativ Gani Bytyçi tha se libri i Anton Nikë Berishës vjen si një thesar që mbart opusi i letrave të Nënë Tereze, duke veçuar me këtë rast letrën e fundit të cilën ajo e kishte shkruar sa ishte në shtratin e vdekje. Fuqia e porosisë së kësaj letre qëndron në faktin se Nëna Tereze edhe në minutat e fundit të jetës po mendonte për fatet e atyre që po i linte pas.
Studiuesi dhe shkrimtari Anton Nikë Berisha, duke folur në cilësinë e autorit tha se Nëna Tereze dëshmoi mishërimin e thellë të dashurisë dhe të flijimit të saj për të varfërit dhe të brakisurit, pa dallim se kush ishin dhe nga vinin.

“Prejardhjen e vet shqiptare Nëna e përmend në disa raste të veçanta. Kështu në letrën e 7 shkurtit të vitit 1947 drejtuar cardinal prefektit të Kongregatës së henjtë për beimtarët e romës, ku kërkonte lejen për të dale nga rendi i Loretos, të shekullarizohej, në mënyrë që të merrej vetëm me të varfërit e më të varfërve, me jetimët dhe me të gërbulurit, e përmend prejardhjen dhe emrin e vajzërisë. Në këtë letër, Nëna shkruante: “Kam hyrë në Institutin e së Lumes Mari Virgjër në tetorin e vitit 1928; më 1931 i kam bërë kushtet e para, ndërsa ato të pjekurisë më 1937 në Darjeeling. Punoj në Indi (Bengala) nga viti 1931. Jam e lindur shqiptare, por kam jetuar me prindërit e mi në Jugosllavi”, saktësoi Berisha.

Nëna Tereze në fokusin e shtypit zviceran

Në kuadër të manifestimit “Drita e Gonxhës”  më 01 shtator  në ITSHKSH u promovua libri “Raportimet e gazetave zvicerane për Nënë Terezën” (një udhëtim nëpër kohë) i autorit Zef Noka.

Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, tha se ky libër vjen si produkt i një pune përkushtuese të studiuesit Zef Noka, i cili pas një hulumtimi që ka bërë ka përzgjedhur shkrimet kryesore të gazetave zvicerane kushtuar Nënës Tereze. Ai tha se Zvicra, përpos si vend i njohuer me banka ku ruhen paratë e gjithë botës, ka ruajtur edhe një thesar të çmuar në saje të raportimeve që kanë bërë gazetat zvicernae për Nënë Tereze.

Nëna Tereze , para se të njihej nga vet shqiptarët, ajo u njoh e u nderua nga të tjerët. Në Shqipërinë komuniste ajo ishte një “mollë e ndaluar”, kurse në Jugosllavinë titiste, Nëna Tereze trajtohej si një jugosllave me “origjinë shqiptare”, tha recenzenti i librit, Emin Azemi, i cili vuri në dukje se të ndodhur në mes të këtyre dy ekstremeve, shqiptarët endej dhe këndej Drinit, kishin perceptime të ndryshme mbi Nënën Tereze dhe për rrjedhojë kjo u manifestua edhe në vitet pasuese, kur figura e saj, dikund –dikund lartësohej , dikund –dikund mohohej fare.

“Ky lavjerrës që lëvizte në mendësinë publike të shqiptarëve nuk kishte arritur të formojë një perceptim të qartë e objektiv mbi këtë figurë emblematike që shkonte përtej kufinjve kohor e hapësinor.

Nevoja për ta njohur më mirë dhe për të komunkuar me gjithë ata që Nënën Tereze e trajtuan si personazh kronikash e intervistash gazetareske, u shoqërua nga nj shtytje e brendshme e disa intelektualëve shqiptarë në diasporë të cilët vendosën ura komunkimi në mes të mediave të huaja dhe publikut shqiptar.

Në këtë dipotri duhet shikuar edhe librin “Raportimet e gazetave zvicerane për Nënë Terezën” (një udhëtim nëpër kohë) e autorit Zef Noka, i cili pas një hulumtimi disa vjeçar dhe duke qenë një gjurmuse i pasionuar i arkivave zvicerane (bashkë me Albert Ramajn), ka arritur që për lexuesin shqiptar të sjell një kronologji autentike të shtypit të shkruar zvivceran mbi një gamë të gjerë aktivitetesh në Nënës Tereze në Zvicër dhe jashtë saj.

Autori, i udhëhequr nga një pedantëri admiruese ka bërë “një udhëtim në kohë”, duke shfletuar gazetat zvicerane, ku Nëna Tereze paraqitet me të gjitha nuansat e angazhimit dhe dinamikës, si një protagoniste aktive e ngjarjeve e udhëtimeve dhe si një figurë influente që krijonte aty për aty situata që ndikonin drejpërdrejt në jetën e njerëzve.

Lexuesi pasi ta ketë bërë këtë “udhëtim në kohë”, do ta ketë të qartë se shtypi zviceran ka shërbyer si një regjistrues besnik i rrugëtimit jetësor të Nënës Tereze, kurse autori ia ka dalë të përzgjedh shkrimet sipas një metodologjie të larmishme zhanrore, duke filluar nga lajmi, kronika, reportazhi e deri te komenti e intervistat e shumta”, nënvizoi Azemi.

Kryeredaktori i revitës “Drita” dhe famullitari i Prishtinës Don Fatmir Koliqi tha se libri “Raportimet e gazetave zvicerane për Nënë Terezën” (një udhëtim nëpër kohë) e autorit Zef Noka është një model i mirë se si duhet studiuesit t’iu qasen mediave të cilat kanë shkruar për Nënë Tereze. Ai me këtë rast përmendi disa korifej të mendimit që kishin shkruar për Nënën Tereze e që ishin botuar në revistën “Drita”.

Don Fatmir Koliqi e përgëzoi autorin Zef Noka për angazhimin dhe përkushtimin, duke shtuar se kjo gjeneratë e studiuesve duhet mbështetur.

Drita e Gonxhës” kaloi momente të paharruara në mesin e Komunitetti shqiptar në Selanik

Dita e gjashtë e Manifestimit tradicional kulturor-shkencor DRITA E GONXHËS u mbajt më 04 shtator 202 në Selanik në Kishën katolike të këtij qyteti. Komuniteti shqiptar i Selanikut me kryetarin Dr. Luan Zyka, si nikoqir të këtij aktiviteti, kishin mbledhur një numër të madh emigrantësh, të cilët erdhën që të ndjekin prezantimin e veprimtarisë hulumtuese e botuese të Departamerntit përt trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze pranë ITSHKH-së. Ky takim me shqiptarët e Selanikut kaloi në një atmosferë impresionuese, si meritë e organizatorëve, por edhe mysafirëve nga Shkupi, ku u përçuan mesazhe dashurie, mirëkuptimi e shprese për të ardhmen.

Ishte figura e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze që bashkëdyzoi anën pëmbajtëore dhe solemne të kësaj ngjarje, ku shquhej përkushtimi i përbashkët për një koordinim institucional në mes të ITHSKH dhe Komunitetit shqiptar në Selanik, me theks të posaçëm gjetja e pikëtakimeve në organizimin e jetës kulturore e atdhetare, si imperativ i integrimeve rajonale, ku edhe shqiptarët duhet të kenë pjesën e vet të përfitimeve, por edhe të përgjegjësive.

Dr. Luan Zyka, Kryetar i Komunitetit Shqiptar në Selanik, së pari falenderoi famulltarin e Kishës Katolike të Selanikut At Jeryz Owsiak CM për ofrimin e sallës së takimit.

Në fjalën e tij Dr. Zyka e cilësoi historike këtë veprimtari, sepse ishte hera e parë që shqiptarët në Selanik dhe në Greqi përkujtojnë kaq mrekullisht Shenjtoren e tyre Nënë Terezën, Gonxhe Bojaxhiun, së bashku me sekretaren e Nënë Terezës, Sistër Lysa (MC), e cila sapo kishte ardhur nga Kalkuta e Indisë, si edhe me Motrat e Nënë Terezës që veprojnë në Selanik.

Pastaj, me vëmëndje u dëgjuan letra përshëndetëse e Kryetares së Parlamentit të Shqipërisë znj. Lindita Nikolla, letra e nënkryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Vasil Tole, mesazhet e urimeve nga znj. Luela Hajdaraga, ambasadore e Shqipërisë në Athinë, z. Arqile Sota, Konsull i Përgjithshëm në Selanik, prof. Rafail Lipi etj.

Duke e pa si të domosdoshme nevojën për një integrim  të tillë, Dr. Luan Zyka, kryetar i Komunitetit Shqiptar në Selanik vlerësoi lartë punën e ITSHKSH në senzibilizimin e çështjeve me interes të përbashkët  kulturor e patriotik të shqiptarëve, por edhe të tjerëve. Ai faleminderoi drejtorin e ITHKH, prof.dr. Skender Asanin, për gatishmërinë e treguar drejt një  bashkëpunimi institucional, i cili tash më veç po fillon me ditët kushtuar jetës dhe veprës së Nënë Tereze në kuadër të manifetimit DRITA E GONXHËS. Ai premtoi se Selaniku edhe në të ardhmen do të jetë mikëpritës i aktiviteteve të ngjashëm, kurse Komuniteti që drejton ai do të jetë epiqendra e zhvillimeve kulturore në këtë qytet helen.

ITSHKSH po e zgjeron fushëveprimine  vet edhe duke u hapur ndaj publikut të gjerë, qoftë brenda, apo jashtë kufinjve shtetërorë. Me një synim të tillë u zhvillua edhe ky aktivitet  në Selanik, tha drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, i cili faleminderoi drejtuesit e Kishës katolike të këtij qyteti si dhe nikoqirin dhe organizatorin Dr. Luan Zykën.

Duke qenë si shkas figura e Nënës Tereze që mblodhi dhjetra emigrant të Selanikut, Dr. Asani, shpalosi disa detaje interesante që ndërlidhen me këtë figurë, pasi që, sipas tij bota tash më ka njohuri të mjaftueshme mbi portretin moral, e njerëzor të nobeliste sonë, por fare pak  dijhet  për Gonxhen e Shkupit, që doli nga dera e Bojaxhinjve bujar, tha Asani. Periudha e fëmijërisë së Gonxhes kaloi në një ambient ku u bashkëdyzuan kulturat dhe traditat dhe ajo duke shkelur kalldërmin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, barti me vete atmoferën e një kulture me diversitet fetar, etnik e gjuhësor, nënvizoi Asani.

“Ne duhet shumë më shumë të bëjmë që Gonxhe Bojaxhiu të njihet edhe më tepër në botë, sepse ajo është e jona, kurse Nëna Tereze është e gjithë botës mbarë. Për këtë qëllim është themeluar edhe  Departamenti që mban emrin e saj e që ka për synim ngritjen e në një nivel më dinjitoz gjithë vëmendjen shkencore e kulturore për Gonxhe Bojaxhiun- Nënën Tereze, figura e së cilës së shpejti do të shpallet aset shtetëror i mbrojtur me ligj, ide kjo e inicuar nga ITSHKSH  dhe e elaboruar nhga njohëit më të mirë të jetë dhe veprë së Nënës Tereze”, u shpreh prof.dr. Skender Asani.

KJo mbrëmje që po na bashkon sonte, nuk do të mund të ishte madhështore pa kontributin e Komunutetit shqiptar në Selanik, në krye me Luan Zykën, një intelektual  dhe veprimtar  i devotshëm, të cilin po e pate mik, je me shumë fat, tha studiuei dhe bashkëpunëtori i Jashtëm i ITSHKSH, Mehmet Prishtina. Pasi foli për Selanikun si një qytet heterogjen me diversitet kulturash e  traditash, Mehmet Prishtina, nënvizoi se ky qytet helen, siç po e shohim edhe tani, u bë një vendpritës i mijëra emigrantëve shqiptarë, të cilët aty gjetën perspektivë, si në aspektin e mbijetesës sociale, por edhe në aspketin e zhvillimi të karrierave profesionale. Dëshmi për këtë është edhe hapja e shkollës për mësimin e gjuhës shqipe, e cila për gjeneratat e reja po bëhet një fanar që ndriçon udhën e Dhaskal Thodrit në misionin e shenjtë të shkronjave shqipe, tha Prishtina.

E veçanta e këtij eventi ishte pjesëmarrja e Bashkësisë së motrave të N. Tereze të Selanikut, posaçërisht e motrës Lysia, ish sekretare e Nenes Tereze e cila kishte ardhur enkas nga Kalkuta, për të sjellur copëza kujtimesh nga vitet e kaluara bashkë me Nenën Tereze, e cila ka jetuar me Nënën Tereze për vite të tëra. Ajo zgjoi emocione tek të pranishmit me rrëfimet e saj autentike, duke transmetuar fjalët e Nënë Tereze e cila vazhdimisht u ka thënë se “ e kam në zemër popullin tim shqiptar”.

Nga Bashkësia e motrave të Nënës Tereze të Selanikut foli edhe kryetarja, motra Maximiliana, e cila rrëfeu për përvojën e saj në rrugëtimin e që ajo dhe motrat tjera patën në disa vende të Ballkanit ku u nderua dhe vlerësua figura e Nënës Tereze.

Aktivistët drejtues të Komunitetit Shqiptar të Selanikut, administratorja Flora Coku, piktori Foti Kllogjeri, poeti Dhimitër Nica, sipërmarrësi Mark Marku shprehën ndjenjat e tyre ndaj vlerave humane që na përcjell vepra dhe jeta e Shenjtores Nënë Tereza.

Veprimtaria përkujtimore u shoqërua me një program artistik nga grupi artistik “AlbVoices”, ku nga Lindita Prendi Zefi dhe Romeo Sukaj, u recituan poezi në shqip, greqisht dhe anglisht të shkruajtura nga Nënë Tereza, si edhe u këndua një këngë me çifteli kushtuar Nënë Terezës nga emigrantët shqiptarë.

Programi artistik arriti kulmin dhe peshën e emocioneve drithëruese duke dëgjuar “Ave Maria” të Puccinit dhe “Valsin Hyjnor” të Genc Tukiçit kushtuar Shenjtores Nënë Tereza, kënduar nga soprano e Operës së Selanikut Anila Tërshana, dhe shoqëruar në piano nga maestro Eljona Eleni Sinjari.

Në fund të kësaj veprimtarie plot emocione, mbresa, ndjenja dhe mësime për të ardhmen nga Shenjtorja Nënë Tereza, Gonxhe Bojaxhiu, Komuniteti Shqiptar i Selanikut shtroi një darkë për të pranishmit me ç’rast ndau mirënjohje për Prof.Dr. Skender Asanin dhe për Mehmet Prishtinën, duke e shpallur këtë të fundit anëtar nderi të Komunitetit Shqiptar të Selanikut.

Hapet ekspozita “E kam në zemër popullin tem shqiptar” në Shkup, Prishtinë dhe në Tiranë

Në ditën e fundit të këtij manifestimi, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, nën kujdesin e z. Artan Grubi, zv.kryeministër i pare në Qeverinë e RMV, hapi një ekspozitë me fotografi, e titulluar “E kam në zemër popullin tem shqiptar”, të ruajtura nga Dom Lush Gjergji dhe monsinjor Zef Gashi.

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore, Skender Asani tha se ekspozita e titulluar “E kam në zemër popullin tem shqiptar”, është një lajtmotiv që ngërthen në vetvete udhëtimin nëpër kohë të gjithë filozofisë jetësore të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë:

“Nëse zbërthejmë thënien e njohur – Një fotografi vlen sa 1000 fjalë -, mund të them lirisht se edhe këto fotografi që sot i kemi para nesh shprehin në vetvete linjat karakterologjike të një personaliteti kompleks, siç ishte Nënë Tereza, me gjithë botën e saj të pasur shpirtërore që manifestoi me vepra konkrete dedikuar të sëmurëve dhe të braktisurve. Ne që qëndrojmë në kujtime për qytetin e saj të lindjes dhe në të gjitha qytetet ku emri dhe vepra e saj lartësohen, mundohemi të ruajmë disa nga thesaret e trashëgimisë së saj jetësore, duke nxjerrë mësime dhe guxime që Nënë Tereza na i la si testament të shtrenjtë”, tha  Asani.

Zëvendës-kryeministri Artan Grubi përkujtoi përpjekjet e disa viteve më parë për imponimin nga qarqe të ndryshme në Shkup për një identitet të tjetërsuar ndaj së shenjtës Nëna Terezë dhe lirinë e mundësinë e tanishme që datat lidhur me shenjtoren të shënohen në mënyrë institucionale. Ekspozita u mbajt në ambientet e Ministrisë për Sistem Politik, në krye të së cilës është zoti Grubi:

” Më paraqet nderë të veçantë që sot hapëm ekspozitën e fotografive kushtuar të madhes Nënë Tereza me rastin e 112 vjetorit të lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së saj, organizuar në bashkëpunim me ITSHKSH.

Nënë Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur, dëshmitare e paharrueshme e dashurisë, që gjeti shprehjen konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj njerëzve më të braktisur të botës, pa përjashtim race, feje, kombësie apo përkatësie shoqërore.

Vepra e saj për kohën tonë është një trashëgimi, që duhet ta ndajmë me gjeneratat e ardhëshme! Dhe kjo, unë vlerësoj se është e arritura më e madhe e gjithë asaj rezistence dhe gjithë atij besimi në vlerat hyjnore të Nënës Terezë dhe veprës së saj dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar politikat tjetërsuese monoetnike, monofetare, monokulturore. 25 vite bëhen pa prezencën fizike të Nënës Terezë, por 25 vite që ne me krenari e themi se është nga Shkupi, që është shqiptare, por që i takon gjithë botës” u shpreh Zëvendës-kryeministri Grubi.

Ndërkaq koordinatori i këtij Emin Azemi duke folur për rëndësinë që ka figura e Nënës Tereze në fushëveprimin e ITSHKSH tha se shqiptarët nuk e njohin mjaftueshëm Nënën Tereze, kurse bota e njeh fare pak Gonxhe Bojaxhiun, prandaj ky është edhe synimi i Departamentit për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, që të ofrojë një interpretim autentik dhe original mbi kompekksitetin e kësaj figure.

“Nëna Terezë si dimension universal është shumë pak e njohur nga ne dhe këtu do të mundohemi të bëjmë një kombinim… atë që është pak e njohur për botën, siç është jeta, fëmijëria dhe rinia e Gonxhe Bojaxhiut ne t’ia prezentojmë botës, ndërkaq, atë që nuk e njohim boll ne si departament ta zbërthejmë e ta shkoqisim në forma të tilla siç është kjo ekspozitë”, tha Emin Azemi.

Ekspozita me fotografi ekskluzive “E kam në zemër popullin tem shqiptar”, rrugëtimin eka vazhduar për në Psishtinë.

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të shqiptarëve në Shkup Skënder Asanaj, tha se me Nënën Terezë është arritur qëllimi të bashkohet Shkupi, Prishtina dhe Tirana.

“Ne kemi dëshiruar që me Nënë Terezën të bashkojmë Shkupin, Prishtinën, Tiranën dhe ia kemi arritur qëllimin të kemi një vëmendje të jashtëzakonshëm. Për së pari herë po ndodh që Nënë Tereza, ku kemi nevojë më së shumti, sepse ne po ndodhemi në një turbullirë, jo vetëm kombëtare, por edhe botërore, dhe nevojitet që të kemi bashkim, njëherë kombëtar, por edhe me botën mbarë, sepse fryma e Nënë Terezës është fryma e dashurisë, bashkimit dhe afrimit të njerëzve”, tha ai.

Emin Azemi, shef i Departamentit të Letërsisë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore, tha se përmes kësaj ekspozite prezantojnë para publikut shqiptar rrëfimet që kanë për humanisten e shquar shqiptare.

“Është Gonxhe Bojaxhiu, të cilën ne e njohim, kurse bota nuk e njeh, ndërkaq Nënën Terezë, bota e njeh më shumë dhe ne e njohim më pak. Qëllimi i institutit tonë është që t’i shkëmbejmë njohuritë duke prezantuar para botës dhe publikut shqiptar përmes ekspozitave dhe rrëfimeve që kemi”, tha ai.

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës tha se është munduar në librat e tij të këtë më pak tekst dhe më shumë fotografi, me qëllim që së paku të shihen me sy.

“Dëshiroj që këtë titull, “E kam në zemër popullin tim shqiptar”, prej sot e tutje të shndërrohet “E kam në zemër nënën tonë shqiptare, Gonxhe Bojaxhiun”. Për veprën dhe veprën e saj është shkruar dhe është bërë shumë, kanë bërë botues të ndryshëm, autorë të ndryshëm. Fatmirësisht, ne e kemi përcjell hap pas hapi me 17 vepra kushtuar jetës dhe veprës së Nënës Terezë… Mbase njerëzit lexojnë pak, jam munduar në librat e mia të kem pak tekst e më shumë ilustrime dhe fotografi, dhe në to të lexoni diçka që është hyjnore”, u shpreh ai.

Në hapje të ekspozitës, një fjalë rasti mbajti edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku.

“Të gjitha aktivitetet po organizohen në nivelin e denjë, çfarë e meriton dhe ka merituar figura e Shën Nënë Terezës”, tha ai.

Në shënimin e ditëve të Nënë Terezës, këto ditë janë organizuar një sërë aktivitetesh. Nënë Terezë është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe.

Prezantimi i ekspozitës “E kam në zemër popullin tem shqiptar” u përmbyll në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Kjo ekspozitë u realizua falë bashkëpunimit midis Muzeut Historik Kombëtar, Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Ndërkaq, fotot që u paraqitën në të u përzgjodhën nga dom Lush Gjergji, përfaqësues i Ipeshkvisë së Kosovës. Ato na njohin me jetën, sakrificat dhe veprimtarinë e jazhtëzakonshme të Shën Terezës në shërbim të kauzës së saj e sidomos në ndihmë të të varfërve.

Prof. dr. Skënder Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në fjalën e tij përshëndetëse, veç të tjerash, theksoi se në institutin që ai përfaqëson është ngritur një departament që mban emrin “Gonxhe Bojaxhiu” dhe se figura e Shën Terezës ka qënë si një simbol përbashkues i shqiptarëve për më shumë se 100 vjet. Më tej ai e vuri theksin te bashkëpunimi midis Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës, duke bërë gjithashtu një historik të shkurtër të komunitetit katolik shqiptar në Shkup, vatër prej nga doli dhe vetë Nënë Tereza.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, prof. as. dr Ardit Bido pasi konstatoi se Shën Tereza i takon mbarë njerëzimit, por mbi të gjitha ajo është shqiptare, në ligjërimin e tij solli në vëmendje tri dorëshkrimet e rralla të Nënë Terezës, të bëra publike dy vjet më parë, pas evidentimit të kryer gjatë procesit të përpunimit të fondit të Ramiz Alisë. “Pasazhet në shqip që përmban njëra prej këtyre letrave, ku Nënë Tereza flet për besëdhënie e shqiptarit ndaj Zotit për të sjellë paqe në botë, dëshmojnë madhështinë e kësaj figure, e cila ka kapërcyer kufijtë duke harmonizuar vetitë më të mira kombëtare dhe universale.”- tha kreu i DPA-së.

Ndërsa dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, përgëzoi organizatorët dhe të gjithë ata që u kujdesën kohë pas kohe për hapjen e kësaj ekspozite dhe udhëtimin e saj të suksesshëm gjatë itinerarit që ndoqi në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë, si shenja identitare të kulturës shqiptare. Më tej ai u ndal në idenë se më tepër se vetë Shën Terezës, përkatësia e saj shqiptare na është dashur ne shqiptarëve në radhë të parë dhe shtoi se në Muzeun Historik Kombëtar ka një pavijon të veçantë kushtuar asaj dhe se ai ngjall shumë kureshtje dhe tërheq shumë vizitorë.

Në vazhdim të veprimtarive në nderim të Shën Terezës, në kuadër të edicionit të dytë të manifestimit tradicional kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes”, Muzeu Historik Kombëtar, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, promovuan revistën “Drita e Gonxhes”. Kjo revistë shënon numrin e parë të botimit, është e përvitshme dhe ka profil kulturor-shkencor. Në të do të botohen shkrime nga autorë me kontribute të veçanta në studimin e jetës dhe veprimtarisë së Shën Terezës, për ta zbuluar e lartësuar më tej figurën e saj shumëdimensionale. Ky botim ka për qëllim të bëjë bashkë mendimin intelektual dhe shpirtëror në lidhje me këtë figurë të madhe, e cila doli nga Shkupi si shqiptare dhe u bë “pronë pa kombësi” e gjithë njerëzimit.

Me fjalë përshëndetëse u paraqitrën edhe Mehmet Prishtina, Ylber Sela dhe Shkodran Tolaj.

Manifestimi kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes” (edicioni i dytë), sivjet pati një rrugëtim të gjatë, por është krejt në fillim të një synimi që ka ITSHKSH – që të institucionalizojë memorjen kulturore e shkencore mbi figurën komplekse të Gonxhe –Bojaxhiut-Nënës Tereze, me vepra e projekte konktrete.Mbase ky synim do të vazhdojë edhe në edicionin e radhës të Manifestimi kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes”.

Pas grevës në arsim fshihet një komplot i rrezikshëm antishqiptar

2

Halim Hyseni, Prishtinë

  • Autori është ekspert i arsimit dhe udhëheqës i njohur arsimor i Kosovës, para e pas luftës.
  • Greva e mësimdhënësve në Kosovë është vetëm Maja e Ajsbergut, prapa saj fshihet mmjerimi kombëtar dhe komploti ndërkombëtar antishqiptar. 

“Të shpëtuarit a të humburit” e  Shqipërisë (dhe Kosovës – H.H. ), është në duar të shqiptarëvet; në daçinë, do të shpëtojnë, në daçin do të humbasin”

Sami Frashëri

Mësimdhënës grevistë, katundi u ka rënë shumë poshtë,  “patriotizmin” e keni  shitur për 50 euro!?

  • Prapa grevës qëndron politika  antikombëtare e opozitës për t’u rrëzuar Albin Kurtin!
  • Personeli – mësimor edukativ i Kosovës, me status më të privilegjuar social në rajon dhe me arritje tmerrësisht më të dobëta në Europë e më gjerë!?
  • Prapa grevave të mësimdhënësve në Kosovë qëndrojnë forcat armiqësore  rajonale dhe ndërkombëtare

Në letrën e parë dashamirëse, të  botuar në  revistën kombëtare “Drini” u jam drejtuar mësimdhënësve të  Kosovës me një shpresë se do e dëgjojnë zërin e një personi, që ka një  kontribut modest për mbijetesën dhe avancimin e arsimit shqip, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Kosovën Lindore, në Medokë (Medvegjë),  ku falanga e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit dhe trabantit të tij, Aleksandër  Vuçiqit, edhe sot po zhvillojnë gjenocid, duke bërë pastrimin etnik  me përndjekjen e shqiptarëve nga hapësira qindra mijëvjeçare e tyre, me projektin e Pasivizimit – Çregjistrimit të qytetarëve shqiptare nga Kosova  Lindore, duke ua marrë pronën, duke ua  ndaluar që të shesin pronën e tyre, sepse shqiptarëve u thonë: “Toka është e Serbisë, andaj nuk mund të shitet,  ndërtesat / shtëpitë mund t’i rrënoni, por toka e  Serbisë nuk është në shitje’. Askush nuk reagon për veprimet gjenocide unike të Serbisë. Hesht vëllai i  Aleksandër Vuçiqit, Edvin Rama, kryeministri i Shqipërisë; hesht Dritan Abazoviqi, kryeministri në  detyrë i Mali të Zi; kanë heshtur të gjithë kryeministrat e Republikës së Kosovës, duke përjashtuar presidenten Vjosa Osmani,  kryeministrin Albin Kurti si dhe ish- presidentin e Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Para ca vitesh, unë e kam shkruar një Promemorie për ndalimin e shkeljes  dhe mohimin e të drejtave elementare të shqiptarëve të Medvegjës.  Promemorien e ka miratuar Klubi i Vendlindjes së Shqiptarëve të Medvegjës “Trojet”. Ky dokument është botuar në librin tim: “Kalvari serb mbi shqiptarët 1981 -2019, botuar nga QAPA, Prishtinë, fq. 447-448. Promemoria është përkthyer në gjuhen angleze dhe serbe. Është dashur t’u dërgohet: Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverise së Republikës së Serbisë, Kuvendit të Republikës së Serbisë; Kuvendeve komunale të komunave të Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë; Këshillit për Mbrojtjen  e Drejtave dhe të Lirive të Njeriut në Prishtinë; Fondit për të Drejtat Humanitare në Beograd; ambasadave të KUINT-t në Kosovë; Akademive  të Shkencave dhe të Arteve në Kosovë; Shqipëri   Maqedoni dhe  Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Si duket nga organet e larta të Kosovës është vendosur që kjo Promemorie të mos dërgohet. Ky proces gjenocidi i Serbisë,  si duket  është bëre me dije edhe të strukturave të Kosovës, sepse nuk ka pasur asnjë arsye që kjo promemorie të mos dërgohet,meqë tërësisht është e bazuar në të gjitha  dokumentet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut

Dua ta them hapur se ndihem i dëshpëruar, andaj këtë shkrim e fillova  me  thënien e Sami Frashërit të Madh, eruditit dhe  atdhetarit të jashtëzakonshëm,  i cili me kohë e pat thënë një aksiomë: “Se  shqiptarët çdo gjë bënë për të tjerët e asgjë për veten”. Ashtu bënë në kohën e Samiut, ashtu  bënë pas vdekjes së Samiut, ashtu po bëjnë edhe sot faqe zitë, andaj, përderisa jam duke i shkruar këta rreshta më kujtohen: At Gjergj Fishta dhe At Staf Melani. Tani po e kuptoj mllefin e madh të klerikut, atdhetarit dhe të poetit- Homerit tonë të dyte: Atë  Gjergj Fishtës, kur nga dhembja e tmerrshme me sjelljet dhe veprimit e kombit të tij, klithi me zë qe edhe  Zoti ta dëgjoje: “Dhe le ta dijë/ gjithë bota mbarë/ se At Gjergj Fishta/ s’asht ma shqiptar…”! Dua  me këtë rast ta veçoj edhe një  patriot të madh  të çështjes  kombëtare  të ritit ortodoks, At Stathi Melanin, që nuk kishte frikë nga vdekja. Ai e donte kombin dhe Shqipërinë më shumë se veten dhe familjen e tij. Djalin ia kishin vrarë grekët, si ndëshkim për aktivitetin kombëtar. Ai do t’u drejtohet bashkëkombësëve të tij, me fjalët: “Kush  është shqiptarë le të qëndrojë këtu, të vdesin me armë në dorë për nderin dhe flamurin. At Stathi  Melani u vra me 24 dhjetor të vitit 1917. Në mëngjesin e asaj dite, ai si zakonisht si për herë të parë për të kryer detyrën atdhetare. Sapo u bë gati të hipte në kalë, një këmbë e yzengjisë u këput, a thua se donte ta pengonte Melanin, për ta çuar drejt  gjëmës. Gruaja e tij, priftëresha  Konstandinë, parandjeu diçka të keqe nga ajo këputje e yzengjisë dhe e luti At Stathin, të mos nisej. Por ai nuk dëgjoi bashkëshorten sepse e prisnin shokët e tij të ngushtë, pa  ditur se te Balta e  Kuqe i kishte zënë pritë vdekja. Barbarët pasi e vranë, i prenë edhe kokën për t’ua çuar krerëve të tyre në shenj besimi. Trupi i tij u varros në Kishën e Shën Kollit në Gjirokastër. Populli i Gjirokastrës dhe i Përmetit u organizuan në protesta masive kundër këtij krimi. Por, kriminelët nuk u zbuluan asnjëherë”. I veçova tre atdhetar të tri besimeve që edhe  jetën do e jepnin për çështjen  kombëtare, e jo si  SBASHKU, mësimdhënësit grevistë, prijësit opozitarë të  Kosovës, të cilët për 50 euro i kanë ngujuar fëmijët shqiptarë qe në shtëpitë e tyre si në kohën e Miliosheviqit, ndërsa fëmijët serbë në Kosovë mësimin e kanë filluar me  1 shtator me himnin e Serbisë.

Do i kthehem Homerit të dytë neopellazg, At Gjergj Fishtës. E marr me mend, si është ndjerë i Madhi At Gjergj Fishta, në ato momente, kur ka  lëshuar klithmën në kupë të qiellit: “Dhe le ta dijë/ gjithë bota mbarë/ se at Gjergj Fishta/ s’asht ma shqiptar…”! Po ashtu po ndjehem edhe unë sot, me mjerimin e partive politike dhe prijësve të tyre, që e përkrahin sjelljen vrastare të kombit tonë dhe të ardhmes së tij, nga një grup oligarkësh dhe plutokratësh të strehuar në SBASKU-un antikombëtar.

Mjerisht edhe sot po e lozim të njëjtën valle, – shqiptarët çdo gjë po bëjnë për të tjerët (lexo: për Serbinë dhe kriminelin Aleksandër Vuçiqin) dhe në dëm e kob të kombit të tyre. Tani kryeministri i Shqipërisë, z. Rama, si dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, z. Abazoviq, së bashku me liderët e partive  opozitarë  të Kosovës,  janë duke  punuar për interesat e pansllavizmit dhe panrusizmit, duke  krijuar anarki dhe kaos në Kosovë. Pjesa dërmuese tyre për shkak të injorancës, shumë të tjerë për plutokraci, jo pak prej tyre për interesa meskine  për të ardhur në pushtet për të vjedhur, plaçkitur dhe zhvatur pasurinë kombëtare, ashtu si kanë vepruar për 20 vite, nga viti 2000 e deri në vitin 2020. A ka më tragjike se  deri sa nxënësit  serbë në Kosovë, dhe nxënësit shqiptarë në Kosovën Lindore,   mësimin e kanë filluar me himnin e Serbisë (lajm i mirë që nxënësit shqiptare  në Kosovën  Lindore e kanë bojkotuar – Ju lumtë), nxënësit shqiptarë me urdhër të një organizate oligarkike, e quajtur  SBASHK, si në vitin  1991, qëndrojnë në shtëpi, për të njëjtat arsye dhe për të njëjtin qëllim, që Serbia të kthehet sërish në Kosovë.

E turpshme, e tmerrshme dhe e kobshme, andaj për dallim nga letra e parë publike – dashamirëse, drejtuar personelit mësimor të Kosovës, të cilët duhet të jenë  shtylla e kombit,  tani me këtë letër u them  haptas se  katundi u ka ra   shumë poshtë, sepse vlerën kombëtare e keni shitur, për turp, për 50  euro, ani pse janë  personeli më i privilegjuar në aspektin e statusit  social në rajon, me performancën më të ulët jo vetëm në Europë.

Prapa grevës  qëndron politika antikombëtare e opozitës për ta rrëzuar Albin Kurtin!

Vetëm ata  që  janë mediokër dhe mendje e pashkolluar, që nuk kanë mendim të strukturuar dhe mendim kritik, nuk e kuptojnë se greva e mësimdhënësve është  komplot i partive politike opozitare për t’u kthyer në pushtet, me qëllim që t’u  shpëtojnë përgjegjësive për rrënimin, shkatërrimin dhe shndërrimin e Kosovës në  një ferr akoma më të madh; kur ata do të marrin tërë pushtetin në dorë, duke  instaluar një tirani absolute, ku ligji nuk vlen vetëm për ata; ku ata do të jenë  vetë lala krosa – që vetë  shkruajnë vetë vulosin; ku vetë do të jenë   prokuror dhe   vetë-gjykatës. Po  e mendoj se   Lista  serbe  përsëri do të jetë   në koalicion me partitë shqiptare   në pushtet, kur do të duhej të presin për votim,    Kalin të Trojës,  që në ora  24 të natës  ta votojnë qeverinë, pasi t’i  kenë marrë udhëzimet e prej   Aleksandër Vuçiqit për kushtëzimet  për ta  zgjedhur   kryeministrin, kur edhe do të hapet tema   e “shkëmbimit të territoreve”, kur   pjesa   veriore   e  Kosovës do të shkëmbehet për  do ferra  e kaçuba të  pjesës  së  perëndimore të  Preshevës ( Muçibabës dhe Muçinanës).   Me rëndësi është të rrezohet  Albin Kurti, sepse  kështu e donë  Aleksandër Vuçiqi, kështu e do  Rusia, kështu e  do Edi Rama. Kështu e duan  prokurorët   dhe  gjykatësit e  lidhur me mafinë  ndërtimore, të lidhur shumëfishë me  UDB – bën  e  Serbisë,  për t’ua marr pronat  qytetarëve  me kontrata  të falsifikuara të noterëve dhe notereve pa kod moral dhe të  zgjedhuar me nepotizëm dhe mbi baza  partiake; me procese të gjata të pafundme gjyqësore  me   janë në pyetje, të cilat zakonisht përfundojnë në dëm të tyre dhe në dobi të kriminelëve të lidhur  me pushetine   dhe pushtetarët oligark dhe plutokrat. Këtë konstatim e kam  nga përvoja personale. Kur  me mua  sillen  kështu, po e mendoj   të  zitë    e ullirit   qe heqin ata  të mjerë, që  nuk  e kanë guximin të mbrojnë të drejtat e tyre.

Personeli – mësimor edukativ i Kosovës, më status më të privilegjuar social në rajon  dhe më arritje  tmerrësisht  më të dobëta në  Evropë e më gjerë!?

 Po  befasohem  me intelektualë të cilët  gjoja   janë  udhëheqës të institucioneve demokratike   dhe  juridike që  mbështesin  me  vite  tëra  shantazhet e  SBASHK-ut, të cilët si edhe herëve tjera  kërcënojnë se nuk do të lejojnë  të zëvendësohen  orët e mësimit. Si mund të kuptohet një kërcënim i këtillë? A është  ky një vendim ekzekutiv  i një organi shtetëror – armiqësor  që dëshiron që nxënësit – fëmijët tanë  të ngecin prapa  me moshatarët e  vendeve  dhe kombeve të tjera?   A janë këta  njerëz normal? Sigurisht që jo!. Ja janë  armiq, ja  janë të çmendur.  Nga vit 2014, deri  me sot, faktori kryesor parazitar  që ka   shkaktuar tatëpjetën e   sistemit të arsimit  në Kosovë ka qenë SBASHK-u  dhe pazaret  e bëra   të  kësaj strukture  antikombëtare  me  partitë politike për qëllime elektorale. Dëshmi e pazareve  të këtilla  është kontrata  kolektive, antikushtetuese me të cilat mësimdhënësit e  Kosove  janë  mësimdhënësit më të privilegjuar në   rajon dhe  me performancën  dhe  arritjet  më të ulëta  në  Evropë e më gjerë (78 % e   moshës 14-15 vjeçare    në  2015, kanë qenë analfabetë  funksionalë. Këta  intelektualë  ankohen  pse  fëmijët e tyre nuk   shkojnë në shkollë, e nuk protestojnë  ndaj  SBASHK-ut, por ndaj Qeverisë. Do  të ishte një   akt shumë civilizuese,  sikur  qytetarët    nga viti  2015, çdo ditë të kishin protestuar për performancën e dobët të  institucioneve  edukative dhe arsimore dhe të  kishin kërkuar dorëheqjen  e qeverive, imazhi i  Kosovës do ishte shumë i lartë në arenën ndërkombëtare.  Në vitin 2015,  udhëheqja  e  SBASHK-ut është  dashur të ishte shkarkuar.  

Prapa  grevave  të mësimdhënësve  në Kosove  qëndrojnë forcat armiqësore  rajonale dhe ndërkombëtare

Deri sa  udhëheqësit e  Kosovës, nga viti 2001, deri në mars  të vitit 2021  kanë qenë të angazhuar   për interesa meskine, oligarkike,  plutokrate   dhe kleptomanë, Serbia ka arritur t’i shtrij tentakulat  e  shërbimeve të  veta  në të gjitha nivelet  e udhëheqjes dhe të qeverisjes  në Kosovë. Kështu  personi  BIA-s, i cili  është kapur nga  policia e  Kosovës,   i cili      ofronte   100 mijë  euro,  për ata që  dëshmojnë për trafikimin e   organeve   gjoja  të serbëve  në Shtëpinë e Verdhë, ka arritur  të bëhet  këshilltar i presidentit, tani është  anëtar  i Listës serbë- Kali  i  Trojës në  Kosovë.  Me 17  Shkurt në lumin  Ibër u mbytën  fëmijët shqiptare  nga qentë e ndërsyer  nga  serbët  në përputhje  me  projektin fashizoid serb  të Vasa Qubrilloviqit, askush  asnjëherë nuk  zhvilloi hetim për vdekjen e tyre,   me  arsyetim se  kështu do të hedhim  benzinë në zjarr.  Në vend  se të kapitalizojmë vendimin e  Gjykatës  Ndërkombëtare për legalitetin  ndërkombëtar të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17  Shkurt 2008,   Kosova  futet në Negociata  në Bruksel pa platformë dhe pa konsensus nacional Zhvillimi  bisedave  në Bruksel ishte  dhe është projekt i Serbisë për zhbërjen e  Pavarësisë së Kosovës. Ta që dëshirojnë  lexojnë   për më shumë detale  le të lexojnë librin  tim: Kalvari  serb mbi shqiptarët 1981 -2019. Etiologjia dhe  Anatomia , Libri  II, QAPA, Prushtinë,fq.387 – 397. Në këto  biseda   merret  vendimi  që FSK të mos kaloi në veri të lumit Ibër, miratohen  vendimet e  që ishin paraparë me Memorandumin e  Akademisë së Serbe  të Shkencave dhe të  Arteve  të vitit  1986, me  skenarin e të cilët ka filluar  agresion serbe në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe  Hercegovinë dhe në Kosovë për themelimin – bashkimin  horizontal të gjithë serbeve ( krijimin e  komunave me  shumicë  serbe)  dhe lidhja e tyre e mëpasshme   në mënyrë  vertikale   me  Beogradin (fjalën e kam për Asociacionin e komunave  me  Shumicë  Serbe në Kosovë 2013 & 2915);  e fituam fusnotën (  cila  tha se do të shkrihet si vesa), dhe nuk u shkri deri sa  Albin Kurti, nuk    u zgjodh kryeministër dhe që e instaloi reciprocitetin. Kosova  i humbi 3 km2  territor  për herë të parë nga viti 2021 në vitin 2016, duke ia falur  Mali të Zi.

Me reciprocitetin Albin Kurti ndryshojë rrjedhën  bisedimeve, më çka  Kosovës iu  kthye  dinjiteti. Aleksandër Vuçiqit i humbi  buzëqeshja, që e kishte  në  bisedat e më hershme.  Edi  Rama,   me    vëllain e tij  tri ditë dhe netër  nuk u ndanë në  Beograd. Rama  zhvilloi bisedat edhe me  ish udhëheqësit  opozitar të  Kosovës. Është afër  mendjes  se  strategjia për rrëzimin e  Albinit  është përgatitur duke  krijuar anarki dhe kaos me greva.  Më rrëzimin e tij, do të  krijohen kushte qe  Serbia  punën e lënë për gjysmë do ta  aktualizoje, sepse ajo diçka duhet të fitojë. Sigurisht j jo pak. Kosova do ta   fitoje   Muçibabën  dhe  Muçinanën.  Me  Albinin kjo  është e parealizueshme  andaj  këtu pos Serbisë,  Shqipërisë së Edi Ramës mund t’i bashkëngjitet  edhe   faktori ndërkombëtarë. Por  ky  skenar është bëre pa  hanxhinj. Vjosa  është presidente. Është  vendosur, e përgatitur, e aftë, e pa korruptuar  dhe pa  etiketa  dhe hipoteka.  Po ashtu, shpresoj se populli është vetëdijesuar, nuk do të pranojë që në shtet të krijoj një  shtet të  ri  qoftë  ai me  autorizime , qoftë pa autorizime.  Shkëmbimi i territoreve  nuk e besoj se do të ndodh pavarësisht  grevave të mësimdhënësve. Megjithatë, pasoja tragjike   do të jenë të pa riparueshme , sepse   fëmijët e gjeneratave  të viteve  2014 -2022 do të mbeten  të paralizuar dhe të pazhvilluar   deri atje ky  ka qenë potenciali i tyre psikofizik. Këtë pasoja  sa tragjike  në aspektin e  zhvillimit të ardhmes së Kosovës,  janë po aq  johumane  dhe barrë e madhe në ndërgjegjen e të gjithë neve, duke më përfshirë këtu edhe  mua, pse nuk kam  qenë më i zëshëm dhe më   vendosur. Albini  do ta  futë reciprocitetin e   serbëve   me reciprocitetin   e  shqiptarëve, se  serbët në asnjë aspekt nuk kanë ndonjë   avantazh mbi shqiptarët, përveç egërsisë të zbatuar  në 13  gjenocide mbi shqiptarët nga viti 1800 deri në ditën e sotme.   Përfundimisht greva e mësimdhënësve  është skenar  i shteteve  armiqësore  për rrëzimin Albinit në kohën  e intensifikimit    faktorit ndërkombëtar.

  1. Fare nuk shqetësohem se si do te komentohen dhe interpretohen këto qëndrime të shprehura në këtë shkrim, shkrimet  dhe deklaratat  mia të tjera shumta. Ata  të cilët dëshirojnë t’i lexojnë  deklarime e mia të shumta    ju rekomandoj librin tim të botuar  në vitin 2021 “Shkëlqimi dhe  rënia e arsimit të Kosovës (1999 -2020). Përmbledhje e punimeve  të botuara në  gazetën Kosova Sot botuar nga QAPA, Prishtinë.  As kërcënimet  e shantazhet eventuale nuk më shqetësojnë fare. Këto i kam pasur gjatë gjithë jetës, dhe nuk më shqetësojnë  fare. Ata të cilët më njohin e dinë kush jam. Nuk e kam për karrierë.  Albinin as se kam  shok, as mik. Kam  shumë respekt për vlerat të cilat ai  ka. Unë jam i bindur se Albini   është shpresa e  këtij vendi dhe  kombi bashkë me  presidenten Vjosa  Osmani. Ky është   mendimi  i një qytetari të lirë i përkushtuar deri në fund të angazhohet për të mirën e këtij kombi, të cilin e dua tej mase, pavarësisht çfarë tjerët mendojnë. Po  i moshuar jam,  i kam  79 vjet, por shëndetin tani për tani kam  shumë të mirë dhe do të vazhdojë të veprojë  për  mirëqenien e kombiti  më të vjetër se historia. Jam  shumë krenar që jam  shqiptar.