Kreu Blog Faqe 1236

Profesor Pirro Prifti, edhe ti paq faqen e zezë !

6

Mësuesi Fetah Rudi, miku im i shtrirë në spital pas atentatit që iu bë në Arllat, pas luftës. Ai edhe sot e kësaj dite ka mbetur invalid nga pasojat e atij atentati.

Sinan Kastrati

 Sinan Kastrati, Suedi

Reagim kundër reagimit të Pirro Priftit kundër opinionit tim me titull: “Klerikë fetarë e rektorë univerzitetesh që shkuat në Hagë tek ”Krerët e UÇK-së” , e paqit faqen e zezë…!” Drini.us, 11 Shtator 2022 në rubrikat “Dossier, Mendime” 

”Profesor” Pirro Prifti në faqen e Komenteve në Revistën Drini.us paska reagua kundër meje me këto fjalë: 

” Shume gabim. Urrejtja per UCK, dhe per individe te caktuar e ka bere autorin te shkruaje kete pacavure. Turp qe nuk doni njerezit tuaj po gezoheni dhe lumturoheni te rrine ne burgne nje kohe qe ata luftuan dhe ne lufte do kete te vrare armiq dhe spiune. 

Ti i nderuar nuk e do Kosoven, përfundon Pirro “komentin” (pirro 13 Shtator 2022 Në 12:32 pm) 

Pirro, unë e dua atdheun tim, Kosovën dhe nuk më vjen mirë e nuk gëzohem që shqiptarët akuzohën e gjykohën në Hagë të barazohen me kriminelet serb, që kanë bërë krime kundër shqiptarëve të pambrojtur, civilëve të pafajshëm. Këto krime serbe i ka bërë ushtria e rregullt, policia serbe, paramilitarët serb, shteti serb ndërsa shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të bëjnë krime sepse nuk kanë pasur ushtri e as polici (të rregullt, armatim etj) sepse nuk kanë pasur shtet, nuk kanë pasur ushtri e polici.  

Shqiptarët që akuzohen në Gjykatën ndërkombëtare, në Hagë, akuzohen si individë e jo si ”ushtri” prandaj nuk është e drejtë të thuhet se në Hagë po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, po gjykohën çlirimtarët etj.   

Komandantë, shkofshi e mos u kthefshi” (Sinan Kastrati, 24. 07. 2019

Mua nuk më vjen mirë që akuzohen një ish kryeqeveritar e kryetar shteti (Hashimi), dy kryetarë të Kuvendit të Kosovës (Jakupi e Kadriu) dhe të tjerë të cilët akuzohen për krime lufte kundër njerëzimit. Më shumë do të isha i kënaqur dhe i gëzuar që asnjë shqiptar të mos ketë bërë krime, të mos ketë vrarë shqiptarë e të tjerë, civilë. 

Fetahu: Më kanë plagisur me armën që është vrarë Xhemajl Mustafa

Por shumë shqiptarë të njohur, ushtarakë të dalluar me akademi ushtarake (Kolonelë), intelektualë (Xh. Mustafa…), politikanë, kryetar komunash (Ismet Raci). U burgosën e keqtrajtua (nga Hashim Thaçi), Jakup Kastrati, ish kryetar i LDK-së, më vonë i zgjedhur Kryetar Komune (2002) dhe Cen Desku, nënkryetar. U bënë atentate (ndaj Fetah Rudit, ish aktivist dhe asambeist i LDK-së në Malishevë, tash në karrocë), u zhdukën me dhjetëra të tjerë në ish burgjet e UÇK-së (Behajdin Hallaqi …. ). Numri i atyre që u vranë, vetëm pse mendonin ndryshe, është i madh (Ibrahim Nikqi, me vëllain vritet afër Kuksit, kur këtheheshin nga Zvicrra, pas çlirimit të Kosovës sikurse që vriten edhe ”Komandant Drini në Prizren e Kolonel Tahir Zeman ë Pejë). Janë vrarë me dhjetëra fshatarë, civilë të pafajshëm (Ramiz Hoxha, Selman Binishi), janë plaçkitur mërgtimtarët që këtheheshin nga gyrbeti (Halil Azem Kastrati, Brahim Jup Kastrati) etj.  

Vojni Sud u Sarajevo, broj 20/87, 2kr marta 1987 godine

Dyshohet se prapa këtyre vrasjeve, plaçkitjeve qëndron ish Shtabi i UÇK-së i udhëhequr nga ish LPK-ja, nga Hashimi, Jakupi, Rexhepi … Fatmir Lima etj., të gjithë ”komandantë” të UÇK-së, tash janë gradua, disa në ”Gjeneralë” e deri në ”Marsshallë”.  

Pirro, lufta e popullit të Kosovës për çlirim kundër okupatorit serbo-sllav ka fillua qysh herët me patriotët e penës e të pushkës qysh në Luftën e Dytë Botërore por udhëheqësit shqiptarë, të Shqipërisë me Enver Hoxhën në krye u lidhën me armiqtë tanë, “vëllezërit serb”, komunistët jugosllavë kundër Kosovës. Ata dërguan emisarë, malazezët Dushan Mugosha, Milladin Popovic, Svetozar Vukm. Tempo etj. në Shqipëri … Ndërsa aradhat partizane të Shqipërisë, i erdhën në ndihmë jugosllavëve. Oficerët shqiptarë në krye të aradhave partizane ndodhte që hanin e flenin në kullat e odat shqiptare në Kosovë. Mbrëmjeve kur dhizej zjarri në oxhakun e kullave, partizanët fillonin me paraulla ”Vdekje fashimit, liri populli2” dhe lexonin pamfletet e ish leninistëteve e ”internacionalisteve”. Nëse ndonjë plak iu thonte se ne nuk i kemi serbët vëllezër, komandantët gjindoseshin dhe e nxirrnin patllakën nga shoka duke i kërcënuar ”Derri i Kosovës, ta thaj kokën po fole keq për vëllezërit … ” çka nuk ishte në zakonin shqiptar që në oda të mbanin në shokë e prehër armet e shokët e të krahut dhe Kosova mbet nën Jugosllavi. Ju, “Shqipëria Socialiste”, hapët llogore e vorre për shqiptarët e Kosovës. Nga Shqipëria, për në Tivar shqiptarët e Kosovës, disa mijëra të lidhur shkuan luginës së Drinit, nëpër Kuks e Shkodër deri Mal të Zi e në Tivar u pushkatuan disa mijëra shqiptarë. Ishin eprorët serbë e jugosllave që në teritorin shqiptar, rrugës i vrisnin shqiptarët, nëse uleshin me pi ujë …

 

Në shtëpinë e Marjo Berishës, babain i të cilit zhduket në Drenoc të Zatriqit, si tradhtar e vëllai i shpallet dëshmor, qershor 2018

Edi Rama, që ti e përkrah, bashkë me vëllain, Aleksander Vuçiq, punojnë për ndarjen e Kosovës e kundër pavarësisë, si dikur ish baballarët e tyre.  

Pirro, është mirë që mos të kalosh kufirin e të na përzihesh në punët tona.  

Do të ishte e udhës që ti të interesohesh për vrasjen e Kolon. Ahmet Krasniqit dhe vrasjeve tjera që ndodhën në Shqipëri në vitet më të vështira për Kosovën (1998, 1999). Shteti shqiptar dhe falangat e lpk-së mëshifen pas vrasjeve të shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri e në Kosovë. 

Zëri i Kosovës, ”Zëri i Koresë së Veriut”, 5 nëntor 1998

E tash:  

-Pirro Prifti (apo Popi), është mirë ta presim fjalën e Gjykatës për Hashimin, Jakupin e … Rexhep Selimin e pastaj, pse jo, edhe mund të flasim. 

Jakupi është pjellë e ish marksistëve, stalinistëve e enveristëve ndërsa Hashimi, është pjellë e fatosave, mejdanave, brokave që në Shqipëri i ndanin shqiptarët e Kosovës që vinin nga Mërgata për të luftua se a jeni me FARK-un apo me UÇK-në (Lexo: LPK-në) 

Ata akuzohen nga Gjykata që ata vetë e kanë përkrahur dhe themelua në Kuvendin e Kosovës (Hashimi ka bërë presion te deputetët që të votohet kjo gjykatë dhe kur filloi lufta, kuqaloshët që flenin në villat e Enver Hoxhës e në Rogner, i ndanin luftëtarët në dy krah, duke i pyetur me kënd jeni?). 

 E tash, kur kjo gjykatë i akuzon Hashimin, Jakupin, Rexhep Selimin etj. për krime kundër njerëzimin, pa të drejtë reagojnë, edhe organet e shoqatat të ashtuaquajtura të luftës se po gjykohet Ushtria, Çlirimtarët etj. 

Unë mendoj ndryshe prandaj edhe kam reagua kundër prijësve e “krerëve” fetarë që kanë shkua në Hagë për vizitë “krerëve” të UÇK-së . 

Se a ka apo jo fakte apo jo Gjykata, ta presim vendimin e gjykatës, ajo vendos. 

Kjo që ti thua, Pirro, edhe ti del në përkrahje të atyre që  në emër të shoqatave, bashkësive fetare, rektorëve të univerziteteve,shkojnë në Hagë,  është pikërisht ndërhyerje dhe presion mbi gjykatën. 

Bislim Zyrapi, dëshmitari i rrejshëm në gjyqin ushtarak në Sarajevë kundër 10 oficerëve madhorë shqiptarë

Hashimi, Jakupi, Selimi etj akuzohen: 

“Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. 

Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Semetishtë dhe Budakovë, prokuroria ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje. 

Ndërkaq, si krime kundër njerëzimit i ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, zhdukjen e personave me forcë dhe persekutimin. 

Kurse, për krimet që pretendon që ndodhën në Gjilan, si krime lufte i ka listuar arrestimi dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor ose çnjerëzor, torturën dhe  vrasjen. Ndërsa, si krime kundër njerëzimit ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen dhe persekutimin”. 

Ushtria çlirimtare, Drejtoria e Financave (e hajnisë)

Pirro, mos shkruaj ti paçavura 1*) 

Kësaj radhe kaq. 

 Literatura që e gjeta: 

“ZPS kërkon vazhdimin e paraburgimit ndaj Veselit, Krasniqit dhe Selimit” 

12 Shtator 2022 

https://www.njeshi.com/zps-kerkon-vazhdimin-e-paraburgimit-ndaj-veselit-krasniqit-dhe-selimit/ 

‘Veprime çnjerëzore, trajtim mizor dhe tortura’/ Aktakuza e plotë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit! Operacionet për të cilat akuzohen nga 1998-1999 (VIDEO)” 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli dhe  deputeti i Vetëvendosjes  dhe ish krye parlamentarit Jakup Krasniqi gjenden tashmë në Hagë dhe zyra e prokurorisë së dhomave të specializuara ka bërë publike aktakuzën. 

Aktakuza me 71 faqe për liderët e UÇK-së/ DOKUMENTI I PLOTË në shqip 

https://shqiptarja.com/lajm/aktakuza-ndaj-thacit-veselit-selimit-dhe-krasniqit 

”Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!” 

Post published: 9 Dhjetor, 2016 

https://www.ballikombetar.info/prokuror-millaku-urdhero-faktet-burgose-hashimin/ 

”Si u vra Ramiz Hoxha dhe sa larg nga vendi i largimit u pa Fatmir Limaj” 

 28 Tetor 2016 – 23:46       

 Djali i Ramiz Hoxhës, për vrasjen e të cilit sot Fatmir Limajt i ka shkuar një aktakuzë, Fadil Hoxha është rrëfyer në “Interaktiv” të KTV-së, ditën e vrasjes së babait, 2 nëntor 1998. 

https://telegrafi.com/si-u-vra-gjate-luftes-ramiz-hoxha-nga-bellanica-video/ 

”JA SI U PUSHKATUAN RAMIZ HOXHA DHE SELMAN BINISHI NGA “UÇK”-ja? 

Sinan Kastrati 

https://www.ballikombetar.info/ja-si-u-pushkatuan-ramiz-hoxha-dhe-selman-binishi-nga-uck-ja/ 

Autori (Sinan Kastratit) me Enverin dhe Fadilin, djemt e Ramiz Hoxhës nga Bellenica (i pushkatuar, me 1998)

1*) PAÇAVURE f. 

  1. Copë e grisur nga një rrobë; leckë që përdoret për të kapur enët kur janë në zjarr, për të larë, për të fshirë furrën etj.; rreckë e fëlliqur; sukull. Paçavure e madhe (e vogël). E kapi (e fshiu, e fërkoi) me një paçavure.
  2. keq., përçm. Copë letre ku është shkruar diçka pa kujdes; vepër e shkruar a dokument pa vlerë; gazetë pa vlerë, fletushkë e keqe. Paçavuret e borgjezisë. Nënshkruan një paçavure.
  3. fig. Njeri pa karakter, njeri pa vlerë; njeri i ulët.

* E bëri paçavure (leckë, rreckë) shih te LECK/Ë, ~A. Ia bëri mishin paçavure të zezë e rrahu keq sa ia bëri mishin me njolla të zeza. 

 

Përkufizimi i pushtetit të keq nga Makiaveli

0
Emira Selimi, Shkup
***
Makiaveli pushtetin e keq e përkufizon si sëmundja e turbekulozit, nëse sëmundjen mjeku nuk e trajton që në fazën e parë atëherë sëmundja përhapet dhe pacienti vdes!
Njejtë ndodhë edhe me pushtetin e keq!
Në një shtet demokratik të kërcënosh njerëzit me armë është vepër e poshtër idiotash!
Por më i keq është edhe aparati i forcës fizike që i mbyll sytë dhe i merr të lehta fenomenet e tilla.
Të jesh i moralshëm në grupin e njerëzve të pamoralshëm është guxim, andaj duhet të krenohemi me kryetarin tonë aktual!
Një kryetar të tillë që kurr brenda këtyre 20 viteve Haraçina nuk e ka pasur.
I moralshëm, sinqertë, intelektual, i zgjuar, puntorë me të gjitha vyrtytet morale njerëzore….!
Të gjithë duhet ta kenë parasysh që Ridvan Ibrahimi pas tij e ka një ushtri të fortë që e mbronë dhe që e duan, ato janë rinia e shkolluar dhe e përparuar e Haraçines.
Një ndër to jam edhe unë me shumë të tjerë, mos harroni që Haraçina ka shumë shkencëtarë, shumë gazetarë, avokata, mjek etj! Të gjithë këto janë ushtria e Ridvanit, sa mirë që janë shumë dhe jo pak!
Por ndonjëherë ajo pakica e vogël bën zhurmë kur shumica e madhe hesht nga diplomacia!
Kryetar, mos u dorëzo, bëje për hatrin e të rinjëve në Haraçinë.

Ministri Krasniqi fillon vizitën zyrtare në Izrael, pritet në takim nga Ministri për Bashkëpunim Regjional, Esawi Frej dhe viziton Qendrën Përkujtimore të Holokaustit

0

Prishtinë, 13 shtator 2022

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me ftesën e Ministrit për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej, do të qëndroj në një vizitë zyrtare në Izrael, ku do të realizoj takime me zyrtarë shtetëror nga Izraeli për të diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

Ministri Krasniqi, vizitën zyrtare në Izrael e filloi duke u pritur në takim nga Ministri për Bashkëpunim Regjional, Esawi Frej.

Gjatë këtij takimi, Ministri Krasniqi dhe Ministri Frej diskutuan për bashkëpunimit në mes të dy vendeve, raportet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik lokal dhe qeverisjes lokale.

Ministri Krasniqi, e ka falënderuar Ministrin Frej për ndihmën e Shtetit të Izraelit dhënë për popullin e Kosovës duke shprehur mirënjohjen e thellë dhe gatishmërinë për të fuqizuar marrëdhëniet bilaterale.

Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite Ministri Krasniqi, ka vizituar Qendrën Përkujtimore të Holokaustit, në nderim të viktimave të gjenocidit famëkeq të shekullit XX.

Zyrtarët e Speciales, për vizitat në Hagë tek Thaçi, Veseli e të tjerët: Nëse vijnë në vizita për t’i liruar apo zbutur dënimin e tyre, vijnë kot!

1
Hagë, 13 shtator
-Ditët e fundit kanë qenë të shpeshta vizitat nga Kosova në Hagë tek Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët… Në Hage kishte edhe disa liderë politikë dhe personalitete, duke përfshirë edhe ata fetare.
Sa do të ndikojnë, apo sa do t’i ndihmojnë këto vizita te të burgosurit në Hagë, zyrtaret e speciales  gazetes zvicerane Le Canton27.ch  i kane pohuar sot se “keto vizita nuk do te ndikojne asgjë tek te paraburgosurit..”

Mesohet se gjate dy viteve te fundit tek te burgosurit ne Hagë  pos familjarëve,  jane zhvilluar edhe mbi 200 vizita tjera tek të burgosurit kosovare ne Hagë.

  • “Në përgjithësi, të paraburgosurve u lejohen 10 ditë vizita në çdo periudhë 30-ditore dhe vizitat në përgjithësi mund të zgjasin gjithë ditën, brenda orëve të vizitës..” (Generally speaking, detainees are allowed 10 visiting days in any 30-day period, and visits can generally last the entire day, within visiting hours ) thonë në vazhdim zyrtaret e speciales.

“Vizitat në përgjithësi nuk ndikojnë në asnjë vendim për lirim të përkohshëm apo zbutje të dënimeve…” (“As a general matter visits do not affect any decision on provisional release or mitigation of sentences…”) ka deklaruar z.Michael Doyle, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës për gazetën zvicerane Le Canton27.ch

Nje zyrtar tjeter nga Haga ne vazhdim ka thenë se “vizitoret që vijne ne Hage për t’i parë se i ka marre malli, ajo eshte tjeter gjë, por asesi keto vizita nuk do te reflektohen, nuk do te ndikojne ne lirimin apo zbutjen e denimeve te akuzuarve për krime ne Kosovë. Pradaj, nese vijne ne vizita per t’i liruar apo zbutur denimnin e tyre, vijne kot, thone  nga Haga.

Promovimi i “Kosovës” I-VIII të Jusuf Buxhovit në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

0
VEPËR E RËNDËSISHME QË THYEN STATUS QUON E HISTORIOGRAFISË SHQIPTATE
Tiranë, më 13.09.2022
___
Sot në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u bë promovini i veprës historiografike “Kosova”V-VIII të historianit Jusuf Buxhovi. Në këtë pomovim morën pjesë akademikë të njohur shqiptarë, historianë dhe intelektual të shumtë, si Rektori i Studimeve Albanologjike, prof dr Luan Përzhita, akademikët Neritan Ceka dhe Nestor Thereska, historiani prof dr Hadan Bello, shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj, etnografja Luljeta Dano, ambasadori Republikës së Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi si dhe ish ambasadorët e Shqipërisë Islam Lauka, Mal Berisha dhe të tjerë nga radhët e shtypit dhe të qarqeve intekektuale të Tiranës.
Rreth veprës dë Buxhovit folën, ambasadori Avni Spahiu, përkthyes i veprave në anglisht, veprën e cilësoi hap të rëndësishëm në demistifikimin e gënjeshtrave të historiografisë serbe. Ndërsa rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, prof, dr. Luan Përzhita, e quajti vepër të rëndësishme të historiografisë shqiptare, që ndriçon shumë çështje antike të Dardanisë si qendër e botës ilire. Nikollë Camaj, foli rreth diapazonit historiografik të autorit në letërsi që asaj i kanë dhënë dimension antologjik. Rexhep Shahu foli rreth Buxhovit si publicist të kohës së kthesave historike. Në fund, akademik Neritan Ceka falëmendëroi në emër të nikoçirit. Theksoi se vepra e Buxhovit meriton vemendje për çështjet e hapura si dhe guximin që të thyhen stereotipet ideologjike dhe ato që i ka vu historiografia serbe, që duhet të rishqyrtohe në përputhje me faktet.
Në fund, autori Buxhovi theksoi se ndjehet i nderuar që veprës së tij, më më fund , iu hapëm dyert në Akademitë e Shkencave të Shqipërisë, me të cilën, tha se ka dallime dhe kundërshtime për shumë çështje, por që atobduhet të çojnë te njohja e të vertetës jashtë kornizsve ideplogjike dhe të lumitrve të historiografisë hegjemoniste serbe.
Promovimi u udhëhoq me shumë sukses nga Ambasador Flamur Gashi, ish gazetar dhe ish ambasador i Shqipërisë në Bosnje dhe Hercegovinë

Për herë të parë në median shqiptare për tragjedinë e para 49-vjetëve, ku në Frankfurt të Gjermanisë Federale, më 12 shtator të vitit 1973, patën humbur jetën nëntë të rinj nga Podujeva

0

Nga: Arif Ejupi

Përherë të parë në shtypin shqiptar botohen detaje nga tragjedia e para 49-vjetëve, ku në Frankfurt të Gjermanisë Federale, më 12 shtator të vitit 1973, patën humbur jetën nëntë të rinj nga Podujeva.

DYZET E NËNTË VJET NGA VDEKJA ENDE ENIGMË E NËNTË GASTARBAJTERVE LLAPJANË

Imigrimet e popullit shqiptar nga vendbanimet e tyre kanë nisur shumë herët. Ato të shumtën e rasteve janë imponuar nga dhuna dhe terrori serbë i ushtruar ndaj tyre ndër vite e shekuj.

Serbia me miratimin e Rusisë Cariste gjatë viteve 1887-1878 i bënë rrafsh me tokë 600 fshatra të Sanxhakut të Nishit, popullsinë e të cilave e përbënin kryesisht shqiptarët.

Me bajoneta në fyt e duke i shtruar në dajak ajo i ndjek nga trojet e tyre stërgjyshore me mijëra e mijëra shqiptarë.

Çuditërisht kjo ngjarje gjenocidiale asnjëherë nuk u trajtua nga organizatat ndërkombëtare, të cilat kishin detyrë Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Heshtja dhe indiferentizmi i superfuqive të kohës përballë këtij gjenocidi sikur ua hapi rrugën krimeve të reja. Serbia edhe gjatë viteve 1912-1913-1920-1945 kreu masakra të shumta mbi popullin shqiptar.

Edhe pse shqiptarët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në Luftën Antifashiste prapëseprapë do të diskriminohen dhe do të privohen nga e drejta për të jetuar në një shtet të përbashkët.

Pas Luftës se Dyte Botërore, Serbia dhe ish-Jugosllavia edhe pse i kishin ndarë në copa viset shqiptare nuk i kushtonin fare rendësi zhvillimit të Kosovës, sepse mbi 90% e popullsisë së saj ishte puro shqiptare dhe me rrënjë pellazgo-ilire.

Prandaj, integrimi i tyre në shoqërinë jugosllave as që diskutohej. Preokupim kryesor i çarqeve të Beogradit ishte që çështja shqiptare të zgjidhet me asimilim dhe shpërngulje të tyre të përshpejtuar në Turqi.

Vasa Cubrilloviq si një antishqiptar i përbetuar Ministër i disa resorëve në qeverinë e Titos, kishte hartuar elaboratin për shpërnguljen me forcë të shqiptareve dhe të bashkësive tjera me përkatësi jo-sllave (gjermaneve, hungarezeve, rumuneve, italianeve e turqve etj. ) nga trojet e tyre.

Në vitet e 50-ta, rifillon vala e re dhe mjaft intensive e shpërnguljes së shqiptarëve me dhunë në djerrinat e Turqisë.

Në mënyrë që të mbulohet ky krim para botës në dimrin e acartë të vitit 1955-1956,ultrashovenisti serb Aleksandër Rankoviq, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme në kabinetin qeveritar të Josip Broz Titos, trillon vetëm ndër shqiptarë aksionin e mbledhjes së armëve.

Nëpërmjet këtij aksioni famëkeq deri në fund të viteve të 60-ta, kur edhe u ndërpre ky eksod nga Kosova për në Turqi u shpërngulen me dhunë rreth 250 mije veta. Pallogaritur të shpërngulurit e tjerë shqiptarë të viseve tjera të ish-Jugosllavisë.

Edhe pas rënies së kryepolicit dhe sociopatit Aleksander Rankoviq, më 1966 nga pushteti, të rinjtë shqiptarë janë me pak shpresa për shkollim dhe ecje përpara.

Ata duke parë që regjimet sllavo-komuniste kanë qasje të njëjtë ndaj tyre kah fundi i viteve 1968-1969 dhe fillimi i viteve të 70-ta,ia mësyjnë Gjermanisë Federale, Zvicrës, Austrisë, Belgjikës, Danimarkës, Holandës, Francës, Suedisë, Norvegjisë dhe Luksemburgut.

Për dallim nga shqiptarët e Kosovës ata të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës Lindore në numër të madh imigrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Australi.

Si pasojë e problemeve shumëdimensionale në vitet e 70-ta, do të jenë të kushtëzuar që në Gjermaninë Federale të imigrojnë edhe shumë të rinj nga regjioni i Llapit.

Meqenëse, ata i kishin disa të afërm në Frankfurt, shkojnë atje si punëtorë stinor, me shpresë se me punën e tyre të mirë ndërkohë do t’i rregullojnë dhe lejet afatgjata të punës.

Mirëpo, këto parashikime mbetën një ëndërr e parealizuar. Planet e tyre për një jetë dhe të ardhme më të mirë më 12 shtator të vitit 1973, rreth orës 2.40 minuta të pasmesnatës do t’i shuajë dora e zezë e krimit të pazbuluar deri me sot.

Ajo i vë zjarrin ndërtesës pesë katëshe në rrugën “Niedenau s.t.r.nr-12” ku banonin këta të rinj llapjanë.

Me shpejtësi rrufeje flaka përfshinë edhe çatinë. Paditur se çfarë kishte ndodhur të gjithë të përgjumur dhe të lemerisur përballën me tmerrin e paparamenduar.

Shmangia nga tymi dhe zjarri ishte e paevitueshme sepse piromani katil para se t’i vinte flakën ndërtesës në shkallët e saj të drunjta kishte hedhur benzinë.

Ndërtesën përnjëherë e kishte mbështjellë tymi dhe flaka. Dëgjoheshin vetëm britma dhe thirrje për ndihmë shpjegon Mehdi J. Ejupi, si njëri nga të mbijetuarit e kësaj tragjedie.

Me këtë rast zjarrfikësit e qytetit të Frankfurtit ishin treguar të ngathët dhe të papërgjegjshëm.

Ata kishin intervenuar vetëm sa për ta konstatuar vdekjen dhe plagosjen e viktimave të kësaj tragjedie.

Mbase, kjo kishte ardhur edhe si pasojë e një alarmi të rrejshëm, ku tri-katër orë para kësaj tragjedie, sipas të gjitha gjasave organizatorët e saj kishin thirrur policinë nga një kabinë telefonike, duke thënë se në rrugën Niedenau nr.12 të, të Frankfurtit ka shpërthyer një zjarr i madh.

Ekipet kujdestare të zjarrfikësve dhe ato të policisë menjëherë kishin dalë në vendngjarje dhe nga kontrollimi i hollësishëm i të gjithë personave dhe objektit, kishin vërtetuar që gjithçka ishte në rregull. Alarmi i dhënë nga persona anonim përveç që ishte i rrejshëm nuk u zbulua sot e asaj dite, se nga kush ishte dhënë.

Pas largimit të policëve diku kah ora 23 e 20 minuta të natës me propozimin e Hajdin Hoxhës, i cili kishte ardhur natën tragjike nga Novi-Sadi i Vojvodinës për vizitë tek i vëllai Sherif Hoxha, që të gjithë ishin shpërndarë nëpër dhomat e veta të fjetjes.

Tamam kur të gjithë i zë gjumi kryesit e këtij krimi tre-katër bidonë të mbushur me benzinë i hedhin në shkallët e ndërtesës. Pastaj e ndërpresin ujin e rrymën dhe fare në fund i japin zjarrin ndërtesës.

Në këtë krim makabër dhe të llahtarshëm patën humbur jetën: Ragip Muharrem Hoxha, Hajrullah Muharrem Hoxha, Hajdin Abdullah Hoxha, Azem Rrahim Hoxha, Ramadan Murat Hoxha, Xhelil Tahir Vokrri, Tefik Rizah Selmani, Kajtaz Ismail Kutleshi dhe Ali Jahir Ejupi,të gjithë nga komuna e Podujevës.

Siç po shihet të gjithë të vdekurit e kësaj ngjarje të përgjakshme ishin të rinj. Madje disa prej tyre porsa kishin arritur moshën madhore.

I mbijetuari i kësaj tragjedie Mehedi J. Ejupi nga Gllamniku i Podujevës,rrëfen tmerrin e përjetuar me këto fjalë”Meqë ishim punëtorë stinor bashkëpunonim dhe solidarizoheshim me njëri-tjetrin.

Ishim vendosur në një objekt të përbashkët në mënyrë që kurbetin ta përballonim më lehtë.

Po ashtu ishim edhe në lidhje të ngushta farefisnore si: vëlla, axhë, nip, dajë e kushërinj.

Besa të gjithë kishim zënë edhe të punonim. Dikush punonte në ndërtimtari dikush tjetër në gastronomi dhe bujqësi. Me një fjalë të gjithë punonim. Fqinjët i respektonim dhe na respektonin. Me pronarët e ndërmarrjeve ku punonim kishim raporte të shkëlqyera. Askujt nuk i patëm hak”

Në këtë fatkeqësi të rëndë u lënduan edhe nëntëmbëdhjetë shqiptarë të tjerë nga të cilët më së rëndi Mehdi J.Ejupi, Lutfi Hoxha, i fshatit Popovë, vëllezërit Selman e Nazif Selmani, Bajram Ibrahim Ejupi, Sherif Abdullah Hoxha, Jahir Xhaka, Sherif Potera, Ibrahim Jahiu, Ismail Tolaj etj.

Mehdiu nga plagët e pësuara qëndroi në Qendrën Spitalore Universitare të Frankfurtit prej 12 shtatorit deri më 27 dhjetor 1973.

Mjekët gjermanë konstatuan që ai ka pësuar digjie të rëndë të laringut për çfarë dy herë u deshtë t’i nënshtrohej operacionit.

Mjerisht të dyja herët operacionet dolën të pasuksesshme. Ai natën e Vitit të Ri, kthehet në Kosovë në gjendje tepër të rëndë shëndetësore.

Dëshirë e tij e fundit ishte që vdekjen ta bëjë pranë djalit të tij të vetëm. Muhametit, atëkohë 1 vjeç.

Meqenëse, Mehdiu ishte në gjendje kritike në fillim të janarit të vitit 1974,me ndihmën e Xhemshit Duriqit, Udhëheqës i Financave në Këshillin Ekzekutiv të Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, shpëtimin do ta kërkojë në spitalin e Lubjanës së Sllovenisë.

Ai atje do të qëndrojë 9 muaj i shtrirë në repartin e otorinolaringologjisë Falë angazhimit maksimal të profesorit slloven Vinko Kambiq dhe kolegut të tij prof.dr. Schmit, edhe pse me probleme shëndetësore, Mehdiu po u ofrohet të 78-tave.

Kjo ngjarje e rendë që e pati tronditur Llapin dhe Kosovën, edhe pse vitin e ardhëm i bënë 50-vjet asnjëherë nuk u ndriçua.

Rreth saj pati gjithfarë rrëfimesh. Mirëpo, ato mbetën në suaza të thashethemeve sepse kurrë nuk u identifikuan kryesit e saj.

Në paraburgim gati dy vjet u mbajt Faik Durmishi-i njohur edhe si Amiga nga Podujeva, i cili në bazë të ekspertizave dhe versioneve hetimore doli i pafajshëm.

Ka indikacione që krimin e kryen grupe kriminelësh serbë të financuara nga Beogradi që në Gjermani vepronin fshehtazi.

Ata lagjen ku banonin këta të rinj shqiptarë e quanin “Mala Albania” Shqipëria e vogël. Në mesin e të vdekurve gjendej edhe Xhelil Tahir Vokrri, i cili dy-tri vjet jetoi në ilegalitet si i përndjekur politik nga regjimi komunist i Jugosllavisë.

Sidoqoftë padrejtësia ndaj këtyre viktimave shkoi deri në fund, ngase atëbotë institucionet e Kosovës, ishin në varësi politike dhe ekonomike të Republikës së Serbisë. Andaj, çdo përpjekje e tyre për të zhvilluar procedura hetimore rreth këtij rasti tragjik ishte e kot.

Rilindja e Prishtinës mbi ngjarjen tragjike ndërmjet të së martës së 11 dhe së mërkurës së 12 shtatorit të vitit 1973 në Frankfurt të Gjermanisë Federale, popullin e Kosovës e pati njoftuar nëpërmjet këtij artikulli të shkruar nga gazetari i saj Rexhep Rifati.

Mbi ngjarjen pati shkruar edhe e përditshmja gjermane “Frankfurter Stadt-Rundshau”e datës 14 shtator të vitit 1973.

Brenda këtij artikulli ka shtrembërim të mbiemrave dhe pasaktësi të gjendjes civile të personave të vdekur. Megjithatë lexueseve po ua afrojmë shkrimin në formën e botuar:

 

Po ashtu për këtë tragjedi me nëntë viktima dhe shumë të lënduar patën shkruar edhe gazetat e asaj kohe në ish-Jugosllavi.

Kufomat e nëntë të rinjve llapjanë mbërritën në Kosovë, më 22 shtator të vitit 1973 . Atë të shtunë shtatori të këtij viti të trishtë i gjithë Llapi ishte në zi.

Secilin qytetarë të Llapit dhe Kosovës e kishte pllakosur dhembja për vdekjen e papritur të këtyre të të rinjve, që në Gjermani, kishin shkuar për t’i ndihmuar familjet e tyre skamnore.

Po të njëjtën ditë në fshatin Obrançë të Podujevës u krye ceremonia e varrimit të vëllezërve Ragip e Hajrullah Hoxha, ajo e Azem dhe Ramadan Hoxhës, djem axhe, si edhe ajo e Hajdin Abdullah Hoxhës, kushëri i tyre.

Kurse, dy orë më vonë në Sfeqël u varros Xhelil Tahir Vokrri, në Dumosh, Kajtaz Ismail Kutleshi, në Sekiraçë, Ali Jahir Ejupi dhe në Dumnicë të Poshtme të Llapit, Tefik  Rizah Selmani.

 

Familjet e nëntë të vdekurve përveç qivurit dhe dërrasave nuk morën as edhe një qindarkë të vetme kompensim nga shteti gjerman. e as nga ish-Jugosllavia.

Këta të rinj në Gjermaninë Federale qëndronin si punëtorë stinor, me disa kontrata të cilat ishin të padefinueshme dhe nuk precizonin asgjë rreth të drejtave të tyre.

Sot, i gjithë Llapi këto nëntë varre i njeh si nëntë varre gastarbajterësh të pafajshëm, që nuk e gëzuan jetën dhe i lanë të pikëlluara përveç familjeve dhe fëmijëve bonjakë edhe të fejuarat e tyre, siç ishte rasti me të riun 19 vjeçar Ramadan Murat Hoxha.

Ndërkaq, bashkëshortet e Ragip, Hajrullah dhe Azem Hoxhës, të fshatit Obrançë, si dhe ajo e Xhelil Vokrrit, të fshatit Sfeqël, pas vdekjes së burrave të tyre në këtë fatkeqësi të rëndë u detyruan që fatin ta kërkojnë gjetiu.

Fetije Humolli Hoxha, edhe pse ende nuk i kishte mbushur 28 vjet betohet se për kurrfarë çmimi nuk do t’i braktis katër fëmijët e saj Hafijen, Vahiden, Samiun dhe Hajdinin, i cili lindi pesë muaj pas vdekjes së burrit të saj Hajdin Abdullah Hoxha.

 

Me siguri ngjashëm do të vepronin edhe gratë e Ragip dhe Hajrullah Hoxhës, mirëpo ato ishin të pa djem. Fatmirësisht vajzat e Ragipit, si Drita ashtu dhe Magbulja, janë të martuara në familjeje të edukuara dhe bujare.

Ato kontaktet me nënën e tyre Sadijen e fisit Maloku të Bradashit i mbajtën derisa ajo ishte gjallë.

Kjo ngjarje e rëndë dhe mjaft e dhimbshme ka bërë që kontakte të përhershme me nënën e tyre Ajeten, edhe pas martesës së saj të kenë edhe dy vajzat e Hajrullahut, Vahidja dhe Mevludja, të cilat janë të martuara në familje të ngritura dhe mikpritëse.

Po ashtu familja Plakolli e Letancit, të Podujevës prej nga ishte bashkëshortja e Hajrullahut, çdoherë ka treguar dhe tregon empati e respekt për mbesat e mbetura jetime Vahiden dhe Mevluden.

Ato janë të ftuara në çdo dasmë dhe festë familjare nga dajallarët e tyre. Në ruajtjen e këtyre lidhjeve me merita të veçanta janë edhe Behram e Abdullah Hoxha, nënpërkujdesjen e të cilëve u rritën  dhe u edukuan vajzat e Ragipit dhe ato të Hajrullahut.

 

Shqiptarët falë një shpirtmadhësie dhe solidariteti si ky u kanë mbijetuar fatkeqësive të njëpasnjëshme.

Pedagogu dhe poeti llapjan Kadri Halil Kadriu, dhembjen për këta nëntë të rinj që vdiqën në përpjekje për një jetë më të mirë dhe për t’i ndihmuar familjet e tyre e shpreh nëpërmjet këtyre vargjeve:

Llapi në të zeza
(Punëtorëve të Llapit, që tragjikisht humbën jetën në Gjermani)

E shtunë,
Dielli s’e shpoi renë tejpërtej, Llapi i zi.
Trishtueshëm piskati atë ditë
Ah, Gjermani, Gjermani…
Blerimi atë ditë në Llap u kall,
Vala e lumit asaj të shtune u ndal. Me sy të lagur shikoi
Burrin e Llapit kah qëndroi
Tjetër së pa në fytyrën e tij,
Përpos bujari, burrëri, krenari…
Në fytyrën e çdo kufome,
Në fytyrën e çdo prindi,
Në fytyrat e nëntë djemve
Llapi i zi pa flakë zjarri,
Pa fytyra të gjalla punëtori
Lum Llapi, lum dheu, lum varri!…
Frankfurt, qytet madhështor,
Në rrugët tuaja të lulëzuara,
Në rrokaqiejt e tu të ngritur,
Në dritat tua të neonit
Balsamo djersën e punëtorit të Llapit,
Që edhe jashtë ngriti një kazmë e lopatë
E me te vdiq një natë.

Vargjet janë marrë nga kartoteka e shkrimtarit dhe publicistit Shaip Beqiri, i cili ka qenë nxënës dhe koleg i të ndjerit Kadri Kadriu.

Teologu Tim Shkupi: Pse mulla Shefqet Krasniqi po gënjen në emër të Kuranit? (video)

0
Tim Shkupi, teolog nga Shkupi 
***
Jo vetem mylla Shefqetit (Krasniqi), por të gjithë myllave, qyl popave “të fesë se Bagdadit”, dilni sjellnie nje ajet ku në Kuran thuhet se “myslimanet janë vëllezër”!
Qyla, mos rreni! Ju nuk dini asgjë tjetër përpos me gënjye. Juve, punët e juaja kanë me ju dërgue në delalet – HUMBJE. Krejt atë që e keni thënë dhe hanger për dy dekada, ka me ju dalë si zjarr nga goja!

 

Tim Shkupi: Pse po rren në emër të Kuranit, o mulla Shefqet? – YouTube

Kur hoxhë turkoshaku Ardian Sejdiu e quan Krajen UDB-ash…?!

0

Nga: Tim Shkupi, teolog

(Musa Lamallari,Shkup)

___

Ja çka thotë xhahili turkoshak, hoxha Ardian Sejdiu, për Mehmet Krajen;

“Fryma anti-islame në Kosovë, pas luftës e të këndej, propagandën anti-islame në Kosovë a e din kush e udhëheqin? – mbeturinat e neokomunizmit. Ata të cilët kanë mbet me ideologji neokomuniste, neostaliniste dhe ende janë gjallë…”

Në fakt është krejtësisht e kundërta:Ata të cilët prekin në FRYME jane pikerisht qyl popat e fese se Bagdadit. Prekin pse nuk e kuptojne FRYMEN, kështu të qelbosur siç janë me parfume të shamive të “sheherzades së Bagdadit”, mundohen të thithin edhe ajrin e Mehmet Krajes, i cili pikërisht Mehmet Kraja dhe miqtë e tij u kanë dhënë hapësire e pameritume “qylave te Bagdadit” me tru prej turkoshakëve , me e qelbë qiellin e Kosovës.

Tjetra, edhe më KEQ, është se ky turkoshak si shqiptarofob i madh që është, merr guximin me menduar me kokën n’hava e bythen n’ujë, duke menduar se mund të bëhet hisetar (pjestar) në pronën e Allahut pasi e përmendka fjalën Islam.

Me ADN-në drejt sistemit presidencial!

0

Florim Zeqa

Jam i vetëdijshëm se një shoqëri e katandisur nga antivlerat nuk i kapërdin lehtë ndryshimet pozitive, por jam thellësisht i bindur se në heshtje i përqafon ato. Prandaj e kam vendosur ta sfidoj veten në përballje me partitë e dështuara politike me bindjen e fuqishme në elektoratin e shëndoshë kosovarë, të atyre që e duan me shpirtë dhe zemër atdheun e tyre.

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992

Për freskimin e memories së lexuesve, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës, i pari dhe historik, në zgjdhjet e para pluraliste presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992 në përputhje me Kushtetutën e Kaçanikut, me pjesëmarrje masive mbi 89 përqind, në rrethana të rënda okupimi e shtetrrethimi nga regjimi i dhunës serbe.

Edhe pse kanë kaluar 30 vite nga ajo kohë, Dr. Ibrahim Rugova mbetet i vetmi president i zgjedhur drejtëpërdrejt me votën e popullit të Kosovës. Të gjithë presidentet pas tij deri tek kjo e fundit nuk janë zgjedhur me votën e popullit, por me marrëveshje politike, gjegjësisht përmes kontrabandimit të votave të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës apo edhe më keq se kaq, përmes ndërhyrjeve të tmerrshme nga jashtë, siq ishte rasti i zgjedhjes së presidentes përmes zarfit në vitin 2011, dukuri kjo e paprecendent në vendet e lira dhe demokratike!

Vlenë për të theksuar se më 24 Maj të vitit 1992 zgjedhjet për Presidentin (Kryetarin siq quhej asokohe) e Kosovës janë mbajtur në Kosovë dhe jashtë saj, në vendet evro-perëndimore ku shqiptarët nga Kosova ishin të punësuar apo me qëndrim të përkohshëm. Në Kosovë për Dr.Ibrahim Rugovën për Kryetar të Kosovës votuan 762.257 votues, (fletëvotime të pavlefshme dhe “kundër” ishin 3.812), ndërsa jashtë Kosovës votuan 105.300 votues. Gjithsej 867.557 votuan për Kryetarin e Republikës së Kosovës.

ADN fillim i një organizimi të ri politik

Alternativa Demokratik për Ndrsyhim (ADN) nuk ka asgjë të përbashkët me partitë e krijuara nga ndarjet e partive ekzistuese. Ky është fillimi i një organizimi të ri politik konformë rrethanave të reja të kohës, pra, nuk është burim dhe as vazhdimësi e asnjë subjekti aktual politik.

Përveç krizës së thellë politike në të cilën e kanë katandisur vendin politikanët e papërgjegjshëm, shtetin e Kosovës e kanë mbërthyer një varg krizash si ajo: ekonomike, energjetike, financiare, shëndetësore dhe arsimore si pasojë e grevave politike, e në veçanti nga rrëshqitjet e dialogut të pabarabartë me Serbinë, ku shteti i Kosovës është duke shkuar drejt falimentimit dhe zhbërjes fizike.

Dëshprimi i mërgimtarëve, i dhimbshëm dhe i rëndë

Njerëzit nuk po ikin nga Kosova nga dëshira, por nga pamundësia për të jetuar dinjitetshëm në atdheun e tyre, ngase pushtetet e pasluftës ua mbyllen të gjitha dyert, ua shuan të gjitha shpresat për jetë në vendlindjen e tyre.

Është tepër e dhimbshme kur dëgjon, që të rinjë dhe familje të tëra, të lodhura nga varfëria dhe denigrimi social, nga humbja e të gjitha shpresave për një të nesërme më të mirë në shtetin e lirë, shesin shtëpi e pasuri për të blerë vizat për largim, dhe me lot në sy, me dhembje në shpirt dhe zemër të coptuar e mbyllin pragun e shtëpisë së tyre, për t’u nisur drejt një shprese të re në vende të panjohura, të cilat jo rralë iu sjellin dëshprim dhe përfundim fatal.

Është shumë e dhimbshme kur fëmijëve u ndërpritet fëmijëria në vendin e lindjes; kur nxënësit ndahen nga shokët e klasës, nga mësuesi që ua mësoi alfabetin e gjuhës shqipe, nga familja e farefisi i gjerë, ndoshta për të mos u parë më kurrë mes vete në këtë jetë!

Por akoma më e dhimbshme është kur dëgjon mërgimtarët e dëshpruar, me shpirtë të thyer dhe zemër të plagosur, të thonë; “nuk do të shkojë për pushime në Kosovë”, shkaku i zhgënjimit në partitë politike dhe politikanët kosovarë, pa dallim pozitë dhe opozitë, në një shtet pa pikë perspektive dhe tërësisht në duart e krimit të organizuar e mafio-oligarkisë kriminale.

Si pasojë e kësaj situate, mërgimtarët jo vetëm që nuk duan të kthehen, nuk duan më që as eshtrat e tyre t’iu kthehen në vendlindje! Jemi dëshmitarë se viteve të fundit janë në rritje e sipër rastet e varrimit të mërgimtarëve në vendet ku jetojnë dhe veprojnë prej vitesh në vendet evro-perëndimore.

Nuk e besoj të ketë gjë më të dhimbshme, se sa thyerja shpirtërore e një mërgimtari që tërë jetën i ka kushtuar familjes, lirisë dhe pavarësisë së atdheut të vet, e në fund të vie në situatë të braktisë vendlindjen e tij edhe për së vdekuri!

Kosova e sotme e getoizuar është bërë parajsë e politikanëve dhe ferr i qytetarëve, e cila më tepër i gjason një burgu kolektiv sesa një shteti të pavarur, më tepër i gjason një qeverisje provinciale sesa një shteti sovran, populli një kopeje delesh të ngujuara, ndërsa politikanët u ngjajnë barinjëve të uritur!

ADN garanton kalimin në sistemin presidencial

Sistemi Presidencial dhe zgjedhja e presidentit të shtetit drejtëpërdrejt nga populli (ide e kamotshme e presidentit historik Ibrahim Rugova) do t’u jepte fund bllokadave paszgjedhore dhe mënyrës së kontrabandimit të postit të presidentit të shtetit nga partitë politike.

Reforma e ashtuquajtur zgjedhore e filluar në vitin 2010, e bllokuar nga qeveritë e kaluara dhe e harruar së fundmi nga partitë opozitare, pushtetarët dhe legjislatura e aktuale e Parlamentit të Republikës së Kosovës!

Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) fillimisht do të merret me ndryshimin e Kushtetutës, përkatësisht ligjeve dhe akteve nënligjore që mundësojnë reformën e mirëfilltë zgjedhore për zgjedhjen e presidentit nga populli, gjegjësisht për kalimin nga sistemi parlamentar në atë presidencial.

Ngjashëm, sikurse zgjedhja e presidentit, do të bëhet edhe zgjedhja e kryetarëve komunal me votë të drejtëpërdrejtë nga populli, model pa balotazh që e garantom kalimi në Sistemin Presidencial.

Sistemi Presidencial eviton ngërçet dhe krizat paszgjedhore

Sistemi presidencial paraqet çelësin e evitimit të ngërçeve politike dhe krizave artificiale paszgjedhore të paraqitura në mënyrë serike në Kosovën e pasluftës!

Sistemi presidencial automatikisht krijon premisat e dy blloqeve të forta parazgjedhore, respektivisht bipolarizimin e skenës politike, gjegjësisht krahun e djathtë dhe të majtë apo krahun e qëndres së djathtë kundrejt krahut majtist (social, socialdemokrat, pse jo dhe komunist të qëndres së majtë).

Përderisa në sistemin parlamentar mundësia e manipulimit me zgjedhjet është jashtëzakonisht e madhe, në sistemin presidencial zvogëlohet në minimum ajo mundësi, pasi vota e sovranit (qytetarit) është vendimtare në përcaktimin e kaheve qeverisëse të vendit.

Sistemet presidenciale janë forma të paraqitjes së demokracisë reprezentative që dallohen nga sistemet e regjimit parlamentarë, pasi që tek këto forma fuqia politike mbi anën ekzekutive nuk paraqitet nga parlamenti por nga presidenti i shtetit të pavarur i cili është (do të jetë) edhe komandant suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

E veçanta e sistemit presidencial është zgjedhja e presidentit nga ana e popullit. I zgjedhuri(a) e lidhë në vete funksionin e kryetarit të shtetit dhe të kryetarit të regjimit dhe nuk mund të shkarkohet nga këto detyra nga ana e parlamentarëve, pasi nuk ka veto parlamentare në këto sisteme qeverisëse.

Presidenti edhe pse nuk ka të drejtë iniciative për nxjerrjen e ligjeve, e ka të drejtën e vetos kundër parashtrimit të ligjit nga ana e parlamentarëve. Asnjë anëtarë i anës ekzekutive nuk ka drejtë të i takojë anës legjislative të sistemit në të njëjtën kohë.

Presidenti është fuqiplotë në anën ekzekutive dhe kontrolluese të institucioneve shtetërore.

Funksionimi i parlamentit në sistemin presidencial

Përfaqësimi në parlament bëhet sipas fuqisë elektorale, e jo si deri më tani (me kontrabandim të deputetëve në Kuvend). Kompetencat ekzekutive i merr Presidenti bashk me politikën e jashtme, ndërsa Kryeministri merret më shumë me çështjet e brendshme organizative, si; Ministrinë e Punëve të Brendshme, pastaj Ministrinë e Arsimit, të Shëndetësisë, Kulturës, etj.

Sistemi Presidencial garanton më shumë stabilitet qeverisës dhe pavarësi më të madhe për institucionet e pavarura në vend; si bie fjala; sistemin e drejtësisë (pavarësimin e plotë të prokurorive dhe gjykatave, si dhe ajo çka është më kryesorja garanton pavarësi më të gjërë të institucioneve shtetërore edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare, gjegjësisht përfaqësitë diplomatike të akredituara në vendin tonë.

Kushtetuta aktuale e bazuar në të ashtuquajturën “Pako e Ahtisarit”, është bërë pengesë serioze e formimit të FARK-ut dhe pengesë e vendimarrjes në Kuvend. Ndryshimi i ligjit, përkatësisht rregullimi i një ligji për heqjen e votës së dyfisht (vetos) të serbëve në parlament, i cili i largon përfundimisht vargonjët serb nga qafa e Kosovës.

Për më shumë se kaq, Kosova me Sistemin Presidencial, “De Jure” dhe “De Facto” e merr formën e shtetit sovran, me sistemin e ri qeverisës në njërën anë dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës në anën tjetër, shteti ynë do të bëhej partner i fuqishëm politik dhe ushtarak i Aleancës Veriatlantike, përkatësisht NATO-s dhe SHBA-së, si garantuesin më të fuqishëm të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë.

Mbresa dhe konspekte nga libri i Zhanetës për Kosovën

0

Bardhyl Selimi, Tiranë, 23 gusht 2022

Po e quaj Zhanetë, ndonëse në anglisht shkruhet Janet Reineck. Kjo zonjë simpatike nga Kalifornia ndërmori në vitet 80 të shekullit të kaluar një “aventurë” të dobishme për shqiptarët e Kosovës që po përjetonin një periudhë të rëndësishme historike: atë të shkëputjes përfundimtare nga zgjedha serbe pas kaq dhjetëra vitesh pushtim kolonial.

Lidhjet e drejtprëdrejta midis kombësve të ndryshëm, padyshim mundësojnë një njohje të ndërsjellë më të plotë, më të thellë dhe më të qendrueshme. Zhaneta ndenji 8 vjet gjatë viteve 1980-1997 në shtëpitë e shqiptarëve, hëngri bukë bashkë me ta, eci nëpër rrugët e qyteteve dhe fshatrave të shumta, si hulumtuese etnografe, arkeologe, si aktiviste shoqatash bamirëse, por mbi të gjitha ajo e bëri të njohur jo vetëm për publikun amerikan Kosovën tonë martire dhe heroike me njerëzit e saj të bukur, punëtorë, mikpritës, stoikë ndaj vështirësive, me kulturën doket, gjuhën. Zhanetë ra edhe në dashuri me një burrë shqiptar nga i cili ka një djalë tashmë të bërë burrë vetë, Xheremin. Libri i saj dalë në 2022 “Një amerikane në Kosovë” që ma dërguan dashamirësit e mij, është një material i mirëfilltë autentik njohës i vendit dhe i njerëzve. Mjerisht, ndonëse e shpërndava përmes facebook-ut dhe emailit shumë pak vetë në trojet shqiptare reaguan dhe komentuan. Ndërsa për tema të tjera të rëndomta, të themi banale, interesi është njëqindfish. Ne, shqiptarët i detyrohemi shumë kësaj zonje fisnike. Po sjell disa fragmente nga libri, me shpresë që lexuesit t’i rikthehen librit të plotë prej me së 270 faqesh!

f.23

Mire e keq, Universiteti i Prishtinës ishte një bastion i intelektualëve shqiptarë të Kosovës dhe shpresa e rinisë së tij. Në rastin më kërcnues (për serbët), ai ishte një vatër e ndjenjave anti-jugosllave, një kërcnim i drejtpërdrejtë për regjimin serb. Pikërisht aty filluan demonstratat në vitin 1981 dhe ishte vendi i parë që iu nënshtrua spastrimeve politike gjatë viteve 1980-ta dhe 1990-ta

f.24

“Bregu i Diellit” ishte një mikrokozmos i Kosovës. Përgjatë rrugës ishin shtëpitë elegante trekatëshe të shqiptarëve dhe serbëve të pasur. Këta ishin dekanët e universiteteve, drejtorët e spitaleve, administratorët publikë dhe politikanët që ishin treguar mjaft të shkathët për të forcuar zinxhirin e tyre të standardit ekonomik, pa rënë nga shkallët politike. Kishte vetura të bukura nëpër rrugë, shkurre trëndafili, hardhi dorëzonjash, zile të zbukuruara të dyerve dhe shumë mermer—një mënyrë jetese kjo e begatë e ndërtuar mbi rrogat e socializmit, në shumë raste edhe e kombinuar me ndopak ryshfet për të mbështetur familjet e tyre të vogla me dy ose tre fëmijë.

f.33

Shqipja letrare vjen nga toskërishtja, dialekti i Shqipërisë së Jugut dhe Maqedonisë së Jugut. Ajo ishte bërë gjuha zyrtare e standardizuar e Shqipërisë, sepse diktatori, Enver Hoxha, ishte tosk. Si gjuhë shtetërore e Shqipërisë, ajo ishte bërë edhe forma “e lartë” e shqipes në Kosovë. Gegërishtja, gjuha e folur tradicionalisht në Shqipërinë veriore, Kosovë dhe Maqedoninë perëndimore, ishte bërë forma e “e ulët” e të folurit, e papërshtatshme për përdorim zyrtar apo akademik. Kjo paraqet një enigmë shumë interesante: një fshatar i pashkolluar toskë flet dhe shkruan “më mirë” se një i diplomuar në universitet në Kosovë, dialekti amë i të cilit është gegërishtja. Për mua, kjo nënkuptonte se gjuha që po lexoja, përktheja dhe dëgjoja në lajmet e mbrëmjes, dhe gramatika që po mësoja, nuk ishin ato që njerëzit flisnin në të vërtetë!

Dikush më pat thënë se një gjuhë e njihni vërtetë atëherë kur mund të luteni, të bëni dashuri, të shani dhe të tregoni një shaka të mirë në atë gjuhë. E gjithë kjo erdhi gradualisht.

f.41

Energjia elektrike erdhi në Rugovë në vitin 1984. Gjatë vizitave të mia të hershme atje në vitin 1982, llambat e gazit vareshin ende në muret e odës, për të siguruar burimin e vetëm të dritës gjatë natës. Puna e grave në mbrëmje; përgatitja e darkës, larja e enëve, shtrimi i shtretërve, kujdesi për mysafirët, fëmijët dhe kafshët, e gjitha bëhej në gjysmë errësirë.

f.48

Asnjë vajzë shqiptare nuk ëndërron ta ndajë burrin e saj me një grua tjetër. Por, në familjen tradicionale shqiptare, ku gratë nuk kanë pavarësi ekonomike, ku divorci nuk është fare opcion, vajzat edukohen që në moshë të re që të pranojnë fatin e imponuar. Nuk është çudi që shqiptarët përdorin të njëjtën fjalë, ‘fat’ për të nënkuptuar edhe fatin edhe burrin.

f.49

Halimja ishte gjithmonë në punë, duke prerë dru, duke nxjerrë ujë, duke larë enët jashtë nën pompën e ujit në një sfond kullotash të thepisura, duke kujdesur për fëmijët, delet dhe mysafirët. Ashtu si shumica e grave në familjet tradicionale shqiptare, gjatë kohës së ngrënies ajo qëndronte plotësisht e palëvizur, me duar të mbledhura në bel, duke parë familjen dhe të ftuarit të ulur në divan, me buzët e saj të lakuara në një buzëqeshje të qetë. Kjo ishte nëna tipike shqiptare; në shërbim të pambarim ndaj familjes, me forcën dhe hirin e pafund, e heshtur, e fshehtë e thellësisht e dashur.

f.57

Sërish, fjala valide këtu, si në shumë sfera të jetës shqiptare, është ‘pajtim’. Ndonëse ishte e vendosur dhe e çiltër, për dallim nga shoqet e saj të fshatit, Dushja, si shumica e vajzave përreth saj, ishte socializuar, programuar për t’iu bindur dëshirave të familjes së saj, në çdo situatë. Gjatë gjithë jetës së saj ajo ishte e angazhuar në ndërtimin e karakterit të një gruaje shembullore, por në familjet tradicionale në Kosovë, të jesh një grua shembullore do të thoshte t’i dorëzoheshe diktatit të familjes mbi planet dhe dëshirat e tua. Kështu i dukej Dushës; kështu ma shpjegoi këtë përmbysje të papritur të jetës së saj.

f.59

Një fenomen kulturor i dokumentuar mirë nga studiuesit, “burrneshat” gjenden në Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Ka rrethana të ndryshme që kanë shkaktuar këtë fenomen. Në kohët e vjetra, betimi i përjetshëm për virgjërinë (shndërrimi në burrneshë) ishte e vetmja mënyrë e ndershme që një vajzë mund të refuzonte burrin, të cilit i ishte premtuar. Ajo, në fakt, do të betohej për braktisjen e feminitetit të saj, duke veshur rrobat e një burri dhe duke hequr dorë nga martesa ose fëmijët në të ardhmen.

f.63

“Problemi i Kosovës” përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për të ardhmen e Federatës Jugosllave, sepse shqiptarët e Kosovës në vitet 1980-ta donin një gjë: statusin si Republikë në Jugosllavi. Kjo do t’u jepte, ndër të tjera, të drejtën për t’u shkëputur nga Jugosllavia. Në fund të fundit, ata mund të zgjedhnin të bëheshin pjesë e shtetit të Shqipërisë, për të krijuar një shtet më të madh shqiptar që përfshinë atë që konsiderohej si trojet e ligjshme etnike të shqiptarëve: Shqipërinë, Malin e Zi jugor, Maqedoninë perëndimore dhe Kosovën. Kjo, natyrisht, në mendjet e jugosllavëve të tjerë, as që vinte në konsideratë.

f.65

Historikisht, shqiptarët kanë lënguar nga rivalitetet vdekjeprurëse klanore të shkaktuara nga konkurrenca për burimet e pakta dhe mungesa e një qeverie të qëndrueshme. Por, një moral kolektiv e tejkalon këtë. Në mendjet e tyre, shqiptarët përbëjnë një komb virtual të lidhur në mënyrë të pakthyeshme nga gjaku, nga historia e lashtë (reale dhe e idealizuar) dhe nga ajo që perceptohet si një grup ligjesh kulturore krejtësisht unike. Ky imperativ sentimental, kjo ndjenjë e mitologjizuar e unitetit dhe e vazhdimësisë është fe për shqiptarët.

f.66

“Vitet 1955-1956 ishin vitet më të këqija. Shteti na mori pjesën më të madhe të grurit. Meqë e kishim shtëpinë pikërisht në kufirin me Shqipërinë, ne ishim objektivi kryesor. Zakonisht na akuzonin se kishim fshehur armët dhe ishim pjesë e ballistëve antikomunistë. Gjyshin tim e patën burgosur disa herë. Xhaxhai im kishte qëndruar në burg për tri vjet.”

f.67

Midis viteve 1945 dhe 1985, Hoxha mori një vend të varfër pa industri dhe pa arsim, dhe përdori çdo mashtrim nga libri stalinist. Në zellin e tij për të detyruar përparimin dhe në të njëjtën kohë për të çliruar vendin e tij nga çdo ndikim perëndimor, Hoxha krijoi shtetin më ksenofobik, drakonian në hemisferën perëndimore. Ai mbylli njerëzit e tij nga pjesa tjetër e botës dhe e hodhi çelësin. Shqipëria e Hoxhës ishte një shpikje mizore e stalinizmit dhe maoizmit të çuar deri në ekstremin e tyre logjik. Ai krijoi një proletariat të bindur, një popullsi urbane të arsimuar dhe pamjen e një shteti “modern” nga rrënojat e stuhisë osmane. Gjatë këtij transformimi, u shkatërruan sistematikisht ritualet fetare dhe zakonet arkaike që diktonin sjelljen dhe fshihnin gratë pas mureve prej guri. Shqipëria u shpall vendi i parë ateist në botë. Udhëheqësit fetarë u burgosën dhe u ekzekutuan. Vetëm në vitin 1967, më shumë se dy mijë ndërtesa fetare u shkatërruan ose u kthyen në përdorime të tjera. Xhamitë u kthyen në fusha basketbolli.

f.68

. Nuk do ta harroj kurrë herën e parë që dëgjova të flitej për këtë temë në shtëpinë e fqinjit tim në Prishtinë: “Në Shqipëri ka komunizëm të vërtetë – të gjithë janë të barabartë. Nëse ti ke orë, edhe unë kam orë.” Problemi ishte, sigurisht, që në Shqipëri askush nuk kishte orë. . . apo radio, apo makinë, apo as edhe idenë më të mjegulltë të asaj që shtrihej përtej perdes së hekurt të vetëimponuar të vendit. Askush nuk kishte qasje në botën e jashtme. Madje nuk përjetuan as edhe një ditë apo një orë lirie të tillë siç e njohim ne. Një burrë mund të arrestohej për instalimin e një antene radioje në çatinë e tij. Një grua mund të dënohej për pyetjen se pse nuk kishte bukë në furrë. Gratë spiunonin për burrat, vëllezërit për vëllezërit. Vendet e tjera e dinin këtë. E dinim që realiteti i Shqipërisë ishte një represion kolosal, një ksenofobi si një neurozë kombëtare. Por, e gjithë kjo ishte e papërceptueshme për kosovarin, për të cilin Shqipëria ishte tokë e premtuar.

f.72

Kur i hyn brenda dikuj në Kosovë të gjithë ngrihen në këmbë, ju shtrëngojnë dorën, ju përshëndesin ngrohtësisht dhe ju pyesin për familjen, duke njohur ekzistencën dhe vendin tuaj në një skemë komplekse marrëdhëniesh dhe detyrimesh. Hyni brenda dikujt në Haëaii dhe askush nuk e vëren praninë tuaj.

f.80

Cilësinë e veçantë të marrëdhënies së tyre, shqiptarët ia atribuojnë dajës edhe për faktin se një burrë e di se fëmijët e motrës së tij janë vërtet fëmijët e saj, ai e di se ata janë vërtet të “lidhur familjarisht” me të. Në të kundërtën, ndërkohë që një burrë i konsideron fëmijët e vëllait të tij si pjesë të rëndësishme të vijës familjare mashkullore, në fund të fundit ai nuk është kurrë i sigurt nëse ata janë vërtet pasardhës të vëllait të tij, prandaj është më i dashur me fëmijët e motrës së tij.

Ky zakon i “pagimit” të nuses ekziston në shumë shoqëri, por interesant është se grekët (vetëm pesë orë në jug të Kosovës) kanë traditë të kundërt.

f.81

Shqiptarët janë shumë ekzogamë – ata kurrë nuk martohen me dikë, me të cilin mund të gjurmohet ndonjë lidhje gjenealogjike nga ana e nënës ose e babait.

f.82

Kjo është në kundërshti të plotë me praktikën e endogamisë (martesa mes kushëririnjëve) që ndodh në Lindjen e Mesme.

Ta marrim pastaj nocionin e nderit dhe turpit që janë kaq të rëndësishme për botëkuptimin shqiptar. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë e grave për ruajtjen e zakoneve shoqërore dhe forcën e burrave në kontrollin e sjelljes së anëtarëve të familjes. Arsyetimi logjik i nderit dhe e turpit është, natyrisht, një parim udhëzues në shumë pjesë të botës. Mund të jetë një propozim për jetë a vdekje nga Siçilia në Japoni, nga Bejruti në Bangladesh, por nuk është normë kryesore tek sllavët dhe grekët, fqinjët më të afërt të shqiptarëve.

f.104

Versioni i komunizmit të Titos ishte më pak drakonian se në vendet e tjera të Evropës Lindore. Të paktën, kështu ishte në shumicën e pjesëve të Jugosllavisë. Situata në Kosovë megjithatë ishte ndryshe, për shkak të kërkesave të tepruara të Aleksandar Rankoviqit, shefit të Policisë së Titos. Rankoviqi kishte një inat të veçantë ndaj shqiptarëve për shkak të prirjeve të tyre irredentiste. Shumë shqiptarë dyshoheshin se ishin ballistë, një grup politik me prirje antijugosllave dhe besnikëri ndaj vendit fqinj, Shqipërisë.

f.109

Në vitin 1969, Ansambli “Shota” performoi në qytezën e vogël të ~ 110 ~ Një amerikane në Kosovë 1981-1997 Opojës, Dragash. Pas performancës, vendësit donin t’u tregonin vizitorëve traditën e pasur folklorike të rajonit të tyre dhe këmbëngulën që Xhemaliu të performonte. Ai u bëri përshtypje të gjithëve, përfshirë edhe regjisores së “Shotës”, Naire Surroi dhe këngëtares më të famshme të epokës së Kosovës, Nexhmije Pagarusha, e cila po ashtu ishte me ta. “Shota” ishte në kërkim të talenteve të rinj dhe Xhemaliu u ftua t’i bashkohej ansamblit. Brenda një viti, ata i ofruan mundësinë për të ndjekur shkollën e koreografisë në Bullgari. Kur u diplomua, ai u bë drejtor artistik i “Shotës” dhe me kalimin e viteve krijoi një repertor që nxori ajkën e vallëzimit dhe muzikës shqiptare në Kosovë, Jugosllavi dhe më gjerë.

f.122

Ndër shqiptarë, si në shumë shoqëri, dasmat janë shprehja thelbësore e traditës. Ritualet kryejnë dy funksione të rëndësishme: ato shprehin se çfarë do të thotë të jesh shqiptar dhe paraqesin prestigjin dhe nderin e familjes së nuses dhe dhëndrit.

f.124

Ndarja rituale e nuses nga familja e saj e gjakut dhe e gjerë fillon të shtunën gjatë kanagjegjit (natës së kanës), nga turqishtja kina gecesi. Pranë shoqeve dhe të afërmëve të saj të mbledhur rreth e rrotull, vajza rënkon dhe qan deri në orët e vona të natës, e shtyrë edhe nga të qarat dhe përqafimet e dhimbshme të familjes dhe shoqeve, që së shpejti do t’i lë dhe nga këngët e trishta të ndarjes që këndohen për të theksuar rëndësinë e saj. Kjo e bën të duket sikur gratë po e mbështjellin atë me një mburojë dashurie. Pas dy ditë përqafimesh dhe lotësh, nusja shkarkohet nga emocionet. Spastrimi e ka lënë të kulluar dhe të mpirë – gjendje e përkryer për sprovën me të cilën do të përballet.

f.149

Pra, si rajonet e tjera malore të Kosovës që vuajnë nga mungesa e resurseve natyrore, edhe banorët e Hasit duhej të krijonin skemën e tyre të mbijetesës. Derisa burrat e Gollakut u bënë punëtorë ditor në qytetet e afërta, goranët hapën dyqane ëmbëlsirash anembanë Kosovës dhe opojanët punonin si punëtorë në Gjermani, Austri dhe Zvicër, burrat e Hasit u bënë bukëpjekësit e Jugosllavisë.

f.150

Një burrë nga Hasi nuk mund ta dallosh nga një shqiptar tjetër në Kosovë. Por, mund t’i dallosh gratë hasjane nga një kilometër larg. Nga koka te këmbët, çdo pëllëmbë e kostumit të Hasit është një shprehje artistike. Modelet e ndërlikuara të kuqe, të zezë, rozë dhe të verdhë (në kohët e vjetra ishin modele gjeometrike; tani janë trëndafila dhe zemra) në mëngë, jelek, përparëse dhe dollakë nuk janë thjesht të qëndisura; ato janë thurur me kujdes si sixhade dhe aplikohen në secilën pjesë. Nëse keni eksploruar ndonjëherë mjeshtërinë e tapeteve guatemaliane, persiane ose navaho, do ta kuptoni se çfarë dua të them. Gërshetimi i sixhadesë kërkon shumë punë intensive, me çdo pjesë të fillit me ngjyrë të vendosur me kujdes midis fijeve për së gjati (vargës) të tezgjahut. Në rastin e Hasit, do të thotë adoleshenca e një vajze e kaluar në tezgjah dhe jo në shkollë.

f.171

Në orën 04:30 arrita në kufirin me Kosovën. Rrezet e para të dritës së mëngjesit zbuluan një varg të gjatë makinash dhe kamionësh të mbajtur peng nga teket e policisë kufitare. Kjo nuk ishte befasi. Por, aty ku prisja të shihja regjistrimin qetësues “PR” të veturave të Prishtinës të destinuara për në Kosovë, pashë vetëm targa të shumta “SK” (Shkup). Shoferi im më shpjegoi: “Për shkak të sanksioneve të OKB-së kundër Serbisë [përfshirë Kosovën], ata nuk kanë naftë. Maqedonasit kalojnë kufirin çdo ditë, duke shitur rezervuarët e tyre të naftës, për t’u kthyer pastaj për t’i mbushur përsëri në Shkup.” Të ardhura të qëndrueshme nga kjo situatë për maqedonasit që i bënë budallenj fuqitë e mëdha – sanksione se jo mahi!

f.172

Mësova se shumica e mallrave që drejtoheshin për në Serbi po kalonin tutje. Ushtarët amerikanë të vendosur mbi pikën kufitare nuk ishin aty për të zbatuar sanksionet, por për të dokumentuar se deri në ç’masë po shkeleshin ato. Vrapuesit e embargos po pasuroheshin, tregu i zi po lulëzonte, bota e jashtme zbuti fajin e saj kolektiv për mosveprimin kundër Serbisë, ndërsa qytetarët kosovarë dhe serbë po e paguanin çmimin.

Ndoshta nesër, pas një jave, apo pas një viti, gjërat do të ndryshonin dhe policët që sot na urdhëronin, grisnin mbathjet dhe ngacmonin plaka, nesër do të kërkonin mëshirë. Por, sot ata po komandonin këtë pike ndalimi të pluhurosur.

f.173

. Mësova se bodrumi i shtëpisë së fqinjëve tanë ishte dhënë për mbajtjen e mësimeve të universitetit. Feridja më tha se një javë më parë, autoritetet serbe kishin zbritur në klasën e improvizuar dhe studentët i kishin hedhur letrat e tyre përtej gardhit në kopshtin e saj për të shmangur konfiskimin e tyre. Ajo me kujdes i kishte mbledhur letrat nga kopshti me fasule dhe qepë, i kishte vendosur në një qese plastike dhe ua kishte kthyer pronarëve të tyre të nesërmen. Shoqëria “hije” e Kosovës dhe shpirti i sakrificës dhe solidaritetit që solli me vete, ishte kudo.

“Në spital ishte mjerim – dy gra nën shërim përdornin një shtrat të vetëm, pa furnizime, kishte aq shumë frikë. Fëmijën e dytë e kam lindur në Prishtinë me një mjek serb dhe kam pasur kujdes të mirë, pa probleme”. Gruaja e djalit tjetër kishte një përvojë të tmerrshme në të njëjtin spital. E kontrollova shenjën nga prerja cezariane: lëkura ishte e palosur dhe qepur në vend që të ishin qepur mirë dy pjesët së bashku – një punë e dobët. Plaga, më vonë, do të duhej të pritej dhe qepej sërish nga një mjek privat.

f.174

Ndalesa ime e parë ishte selia e organizatës së ndihmës humanitare “Nënë Tereza” që ishte bërë de facto një ministri e mirëqenies dhe shëndetësisë e shqiptarëve, e ngarkuar për të lehtësuar gjendjen ekonomike të rreth 52,000 familjeve në Kosovë, dhe për të ofruar e kujdesin shëndetësor në të gjithë vendin. Çdo paketë ndihme nga jashtë regjistrohej nënshkruar nga shqiptarët, por edhe serbët nëse e kërkonin dhe e mernin. Profesionalizmi, sfera e ndihmës dhe kuadri i vullnetarëve që i mbanin të gjitha këto, ishin shumë mbresëlënëse.

Fola me mjekë dhe infermierë të cilët ofronin shërbimet e tyre falas në spitalet dhe klinikat e improvizuara anembanë Kosovës. Edhe në kushte të vështira e me furnizime të kufizuara, klinikat ishin të pastra, efikase dhe humane – shumë larg nga ato që udhëhiqeshin nga shteti. Në shkollat “paralele” ndesha një frymë bujarie dinjitoze. Njëqind palë këpucë të rreshtuara mjeshtërisht jashtë një shtëpie lagjeje ishin shenja e parë që një shtëpi private, dikur hapësirë komode për një familje të pasur, ishte shndërruar në një shkollë të mesme. Në një lagje tjetër, tri familje kishin kthyer disa shtëpi në klasa për 1600 nxënës, që vijonin çdo ditë në tri ndërrime. Orët e mësimit ishin shkurtuar në tridhjetë minuta. Të shtatëdhjetë mësuesit punonin për 30 dollarë në muaj – një pagë simbolike me të cilën mund të blihej fare pak, por ishte një simbol solidariteti dhe nderi. Pronari i shtëpisë që vizitova siguronte energjinë elektrike, ofronte çaj, kafe dhe ushqim për mësuesit, si dhe qilima e shtroja dyshemeje për nxënësit, duke kërkuar vetëm një gjë: që ata dhe mësuesit të ndiqnin rregullisht mësimin dhe të mësonin fort. Mësova se shumë nxënës ecnin një orë e më shumë për të ndjekur mësimet. Muret ishin të zhveshura, ato pak dërrasa të zeza ishin improvizime të vrazhda, tekstet shkollore të konsumuara dhe të rreckosura. Teksa i shikoja nxënësit të ulur këmbëkryq, me sy të ndezur përplot rini dhe mundësi, me mendjet vigjilente, mendova për “kohët e vjetra” kur oda shërbente si vend mësimi, ku të vjetrit ua përcillnin urtësinë e tyre djemve dhe nipërve – pa libra, pa letër, pa dërrasa të zeza. Fola me nxënësit, duke i nxitur të mendonin për ato ditë të kaluara, duke i sfiduar ata që të mos përqendroheshin te varfëria dhe paqëndrueshmëria e rrethanave të tyre, por në rëndësinë historike të këtij momenti në jetën e tyre.

f.175

Bota e tyre ishte në pritje dhe vetëm një gjë ishte e sigurtë: se ajo nuk do të ishte kurrë njësoj. Socializmi, siç e njihnin, ishte i vdekur. Pavarësisht nga e ardhmja, konkurrenca do të ishte një faktor përcaktues në jetën e tyre. Ata që përgatiteshin më mirë do të mbijetonin dhe do të përparonin. Ata që iu nënshtroheshin dështimit të së tashmes do të lëngonin në mbetjet e së shkuarës. «Shfrytëzojeni mundësinë për të studiuar, me çdo kusht!” Nxënësve të gjuhëve të huaja u tregova historinë time: shqipen e mësova pa mësues e pa klasë, me një libër gramatike për fëmijë në njërën dorë dhe një fjalor në tjetrën. Dhjetë fjalë të reja në ditë, një mësim i ri gramatike dhe dëshira e flaktë për të mësuar. Ditët e mia të fundit në Prishtinë i kalova duke u takuar me shqiptarët, duke mësuar për zgjidhjet e gjakmarrjes kohëve të fundit, për arsyetimet e përdorura nga autoritetet serbe për të larguar punonjësit e sektorit publik nga vendet e tyre të punës, për mbylljen e Institutit Albanologjik dhe Akademisë së Shkencave, për përpjekjet e kishave katolike për të promovuar aktivitete kulturore për fëmijët, si dhe në lidhje me përpjekjet për të vendosur jetimët tek familje kujdestare. Mësova për mizorinë, teprimet dhe ekzagjerimet nga të gjitha anët.

f.178

Kjo fushatë ideologjike arriti kulmin kur Serbia hartoi një kushtetutë të re, duke i dhënë fund pesëmbëdhjetë viteve të autonomisë nominale të Kosovës brenda Republikës së Serbisë dhe federates jugosllave. Legjislacioni vendosi në duart e qeverisë serbe kontrollin e policisë së Kosovës, gjykatave, legjislativit, sistemit arsimor, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale. Këto lëvizje çuan në abuzime të përhapura të të drejtave civile dhe dhunë etnike në krahinë. Për shumë serbë, kjo goditje ishte një veprim shumë i vonuar për të frenuar valën e “shovinizmit dhe irredentizmit” të patolerueshëm shqiptar.

Në vitin 1990, u miratua “Ligji për Punën në rrethana të veçanta”, duke i dhënë Serbisë bazën ligjore për largimin sistematik të rreth 120,000 shqiptarëve nga puna në sektorin publik.

f.179

Një profesor universiteti mund të raportohej për faktin se ishte jashtë zyrës në një kohë të caktuar dhe të kthehet të nesërmen ~ 179 ~ Janet Reineck për të kuptuar se ai ose ajo ishte pushuar nga puna dhe nuk mund të hynte më në ndërtesë. Mijëra të tjerë u pushuan nga puna me akuza të sajuara për sjellje të pahijshme. Një profesoreshë historie që e njihja, e cila kishte njohuri minimale të gjuhës angleze, iu kërkua të kujdesej për provimet me gojë të studentëve të anglishtes. Ajo refuzoi dhe mori një njoftim pushimi nga puna me arsyetimin për mospërfillje. Mjekëve u thanë që të shkruanin receta në cirilikë (alfabeti i gjuhës serbe, të cilin shumë shqiptarë nuk mund ta lexojnë apo shkruajnë) dhe në disa raste edhe të flasin me pacientët shqiptarë në serbisht. Serbët e konsideruan këtë si të drejtë dhe sipas tyre: shqiptarët jetojnë në Serbi dhe duhet të flasin serbisht, edhe pse më shumë se 90 për qind e popullsisë së Kosovës ishte shqiptare. Shumica e mjekëve shqiptarë refuzuan dhe u pushuan nga puna, disa nga ta duke pësuar edhe trajtim të ashpër gjatë dëbimit fizik nga spitalet apo klinikat e tyre. Shumë shqiptarë u pushuan nga puna për shkak të “tepricës teknologjike”, që përkthehet si shumë njerëz që punojnë në pozita shtetërore joproduktive. Duhet të kuptohet se praktikat korruptive të menaxhimit kishin rezultuar me të vërtetë në praktika të punësimit të tepërt për dekada me radhë në të gjithë Jugosllavinë, dhe shumë serbë gjithashtu u pushuan nga puna për këtë arsye. Përveç kësaj, lufta në Bosnje dhe sanksionet e vendosura kundër Serbisë, kishin shkatërruar ekonominë serbe, duke shkaktuar pushim të mijëra serbëve nga puna.

f.181

Thuhej se gjatë viteve 1990 në Kosovë: “Nga çdo dy varre, njëri ishte i një foshnjeje”.

f.185

Agresioni në Kosovë nuk ishte për ruajtjen e “djepit të kulturës serbe”. Bëhej fjalë për shpëtimin e fytyrës, për mbrojtjen e një karriere të pasigurtë politike me një kryqëzatë nacionaliste anakronike, të sajuar. Siç më shpjegoi një taksist serb i Beogradit: “Kur luftonim në Bosnje, ne luftonim për Serbinë. Nëse luftojmë në Kosovë, do të jetë për fronin e Millosheviqit dhe unë nuk do të jepja asnjë fije floku në kokë për këtë…” Ndërkohë, ka shumë apati për çështjen e Kosovës në mesin e serbëve në Serbi, por ata në Kosovë me ngurrim besojnë se po e mbrojnë atdheun e tyre kundër secesionistëve shqiptarë dhe po i Në përgjithësi, më duhet të them se gratë që kam njohur në Kosovë ishin në përgjithësi më të kënaqura dhe më të përmbushura se ato që kam njohur në Amerikë. Një arsye: siguria. Kur jetoja në Kosovë, divorci ishte praktikisht i panjohur. Martesat ishin, në pjesën më të madhe, të garantuara për jetë. Ashtu ishte edhe përkujdesja në pleqëri. Si pjesë e një familjeje të gjerë, një grua shqiptare do të kishte pëkujdesje për pjesën tjetër të jetës, nga djemtë, gratë e tyre dhe nga grupi i madh i familjes. Gjithashtu, dhe më e rëndësishmja, duke jetuar në kolektiv, gratë nuk vareshin vetëm nga burrat e tyre për mbështetje emocionale. Ato jetonin në një botë grash. . . dhe nuk ishin kurrë vetëm. Mbi të gjitha, pritshmëritë e tyre ishin shumë të ndryshme nga pritshmëritë e grave perëndimore. Në Perëndim, gratë presin që martesa të funksionojë në shumë fronte: emocionale, financiare, intelektuale dhe sociale. Idealja është e vështirë për t’u arritur. Gratë që i njoha në Kosovë, të cilat bënin jetë tradicionale, shpresonin për një situatë shumë më të lehtë. Duke qenë të gjitha të barabarta, një grua fshatare ishte e lumtur nëse: burri i saj ishte burrë i mirë, vjehrra ishte e sjellshme dhe e drejtë, shkonte mirë me gratë e tjera të martuara në familje dhe kishte të paktën dy djem.

f.220

Zhitia mburrej me një shkollë të re fillore që lejohej ta përdornin vetëm fëmijët serbë. Serbët vendas shpjegonin se numri i madh i fëmijëve shqiptarë të padisiplinuar do të dëmtonte pronën. Fëmijët shqiptarë, të cilët ishin shumë më tepër se serbët, u dërguan në ndërrimet të shumëfishta, në një depo të papërfunduar jashtë një shtëpie të dikujt. Politika zyrtare që të gjithë nxënësit e shkollave fillore, qofshin të sistemit paralel ose jo, të lejoheshin të përdornin ndërtesat shtetërore, ishte një fasadë.

f.229

Njerëzit janë mësuar të fajësojnë një diçka jashtë vetes për problemet e tyre: osmanët, serbët, komunistët, serbët, nuk ka ujë, nuk kemi të drejta, nuk ka punë (përsëri serbët). Nuk ka traditë të vetë-ekzaminimit apo vetëndihmës. Por, kohërat po ndryshojnë. Shqiptarët janë të lidhur me jashtë si kurrë më parë, tani që çdo familje ka dikë që jeton në Evropë dhe shpërbërja e Jugosllavisë është lajm i faqes së parë. Shpresoj se në këtë kontekst ata do të reagojnë ndaj disa ideve të reja.

f.237

Dëbimi

Kjo nuk duhet të ishte befasi. Situata në Kosovë po përkeqësohej javë pas jave. Ndërsa ne punuam për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve përmes projekteve që do të përfitonin të dy komunitetet, sulmet serbe ndaj shqiptarëve ishin në rritje dhe Ushtria Çlirimtare e shqiptarëve po forconte operacionet e saj klandestine. Kosova po përgatitej për luftë dhe, një nga një, ata po dëbonin ndërkombëtarët që askush të mos ishte aty për të dëshmuar dhunën që po vinte.

f.241

Të frustruar me përpjekjen e Presidentit Rugova për t’iu kundërvënë agresionit serb me rezistencë pasive, në fillim të viteve të 1990-ta, shqiptarët kishin filluar të organizonin një ushtri guerile çlirimtare, UÇK-në. Shumica e anëtarëve ishin djem të rinj të zhytur në një shoqëri të dëshpëruar, pa të ardhme përpara dhe me një ëndërr për pavarësi që flakëronte zjarr etnik. Ata besonin se pa marrë parasysh se cilat struktura juridike apo të drejta civile ishin siguruar, ata kurrë nuk do të kishin të drejta të barabarta brenda shtetit serb dhe ky ishte shansi i tyre i fundit. Ata ishin të gatshëm të jepnin jetën për pavarësi. Me rritjen e sulmeve mes dy palëve, shqiptarët u radikalizuan dhe radhët e UÇK-së u rritën.

Një mik shqiptar në Bronx, Isuf Hajrizi, përmblodhi situatën, kur u intervistua për gazetën” Illyria”, në verën e vitit 1998: “Një kushëri më thotë se i dukej t’i kishte parë prindërit e mi duke ikur mes mijëra refugjatëve të nisur nga Shqipëria, në një kronikë të CNN[1]it. Në fshatrat e rrethuar janë ndërprerë linjat telefonike, uji është bërë luks dhe zërat e fëmijëve janë të heshtur. Aty kam lindur dhe jam rritur. i njoh mbetjet e shtëpive që u rrafshuan. Me sa di unë, prindërit e mi dhe të moshuarit, gratë dhe fëmijët e tjerë kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe po ikin nga Kosova, por dy nga vëllezërit e mi janë armatosur dhe po përpiqen të mbrojnë fshatin me burrat që kanë mbetur prapa. Si duhet t’i quaj ata? ‘Luftëtarët e lirisë?’ Ose njerëz të dëshpëruar që janë mbështetur për muri dhe po mbrojnë shtëpitë ku paraardhësit e tyre kanë jetuar me shekuj. Serbët, rusët, grekët, francezët dhe anëtarët e Departamentit tonë të Shtetit i quajnë terroristë. Por, ata nuk i njohin vëllezërit e mi. Nëse ata janë terroristë, të tillë janë edhe burrat që çliruan Amerikën dy shekuj më parë. Një njeri mund t’i japë fund kësaj. Emri i tij është Bill Clinton. Ai na ka thënë se nuk do të lejojë një Bosnjë tjetër. Nëse Clinton-i do të shihte pamjet e fshatrave të bombarduara dhe refugjatëve që po ngrinin në streha malore, ai do të kuptonte se Kosova tashmë është Bosnjë”

f.242

Për herë të parë, Amerika dhe aleatët e saj të NATO-s ishin gati të sulmonin një vend sovran për të ndalur një krizë humanitare. Por, qasja e NATO-s me “vendimin nga komiteti” e pengoi komandantin ushtarak, Ëesley Clark të ndërmerrte një sulm në shkallë të plotë. Në Kosovë nuk do të shkelte çizme ushtari. Më 24 mars 1999, NATO filloi një fushatë bombardimi për të ndalur agresionin e Serbisë kundër shqiptarëve. Në total, një koalicion prej 13 vendesh vendosi 1000 aeroplanë që kryen 38000 fluturime që kushtojnë dhjetëra miliarda dollarë. Në kulmin e operacionit, u vendosën 42,000 trupa aleate nga 36 vende, duke përfshirë 7,000 trupa amerikane.

f.242

Derisa nuk kishte trupa tokësore të NATO-s për të ndaluar sulmin serb, Millosheviqi trimërohej. Një sulm i gjithanshëm filloi t’i dëbonte shqiptarët nga Kosova, duke krijuar një krizë refugjatësh, të tillë që nuk ishte parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Vlerësohet se 850,000 shqiptarë u detyruan të largoheshin nga Kosova në një eksod brutal në Maqedoni dhe Shqipëri, duke u përballur me mizori të paimagjinueshme ndërsa iknin. Gjithsesi, mijëra civilë shqiptarë dhe qindra serbë, u vranë gjatë luftës në Kosovë.

f.247

Vizituam një familje në Drenicë, në Kosovën qendrore, ku u zhvilluan disa nga luftimet më vdekjeprurëse, dhe mësuam për masakrën e tmerrshme që ndodhi atje. Gjatë njërit prej sulmeve serbe në rajonin e tyre, shtatëdhjetë anëtarë të familjes së tyre të gjerë ishin fshehur në bodrumin e një shtëpie të papërfunduar në pronën e tyre. Duke i parë ata, ushtarët serbë hodhën granata përmes dritareve dhe i vranë të gjithë, përveç dy anëtarëve të familjes, të cilët ishin shtrirë për orë të tëra mes viktimave, duke u shtirë si të vdekur, për të shmangur vdekjen. Këta janë ata dy që jetuan për të treguar rrëfimin. Ata kishin parë teksa ushtarët serbë hidhnin eshtrat e të vdekurve në pusin e familjes, për ta kontaminuar atë përgjithmonë. Në njëfarë mënyre ata i mbijetuan të gjithave dhe e kthyen shtëpinë e tyre në një vend të shenjtë për anëtarët e familjes që humbën jetën në masakër. Kjo histori ishte si shumë të tjera që dëgjuam…por njëra që nuk do të harrohet kurrë.

f.249

Gjatë qëndrimit në Viti, arritëm të vizitojmë kampin Bondsteel, bazën e ushtrisë amerikane në Kosovë, bazën më të madhe dhe më të shtrenjtë ushtarake amerikane që nga Lufta e Vietnamit.

f.251

Kontrata e Bondsteel-it përfshinte rrugë, energji elektrike, ujë dhe ujëra të zeza, strehim, një pistë me helikopterë, kulla roje, një qendër paraburgimi, kinema, kishë, objekte stërvitjeje… dhe McDonald’s. Kellogg Brown & Root i faturoi qeverisë amerikane 2.2 miliardë dollarë për “mbështetjen logjistike” të saj në Kosovë, gati një e gjashta e totalit të shpenzuar nga ushtria amerikane për operacionet në Ballkan.

f.255

Shumica e shqiptarëve të Kosovës janë pa mëdyshje, thellësisht të përkushtuar ndaj Amerikës. Të kapur prej shekujsh mes rrënojave të hegjemonisë serbe dhe lojërave të pushtetit të fuqive botërore, për një kohë të gjatë shqiptarët kanë vënë besimin dhe shpresën e tyre në Amerikën dhe Perëndimin. Ata thonë se filloi me përpjekjen e Presidentit Ëoodroë Ëilson në vitet 1920 për t’u kthyer atyre tokat e ligjshme të shqiptarëve. Pastaj, përsëri në vitet 1950, kur regjimi komunist i sapo instaluar jugosllav nën Rankoviçin, u hakmor ndaj tyre. Ushqimi ishte i pakët ndërsa paketimet me miell të etiketuara “Kryqi i Kuq Amerikan” ranë në fshatrat e tyre si dhurata nga Zoti.

f.256

“Po të mos ishte Amerika, të gjithë do të kishim vdekur ose do të dëboheshim nga ky vend. Ishte vetëm çështje kohe. Evropianët nuk do të kishin ndërhyrë kurrë pa Amerikën.”

Libri është në dispozicion online:  https://www.janetreineck.com/?lang=sq

 

Shiko origjinalin

 

Vlerëso këtë përkthim