Kreu Blog Faqe 1237

Skicë autobiografie, rrëfim i një njeriu të jashtëzakonshëm

0

Tibor Sekelj 

Biografitë dhe autobiografitë zakonisht nisin me lindjen, ashtu sikurse jeta fillon natyrisht. Si udhëtar, apo sikurse më quajnë shpesh si “udhëtar i botës”, më duhet ta anashkaloj këtë rend sipas zakonit. Do e nis me një udhëtim, sepse udhëtimi i parë është vërtet lindja e udhëtarit. 

Slita rrëshqiste pa zhurmë në rrugën e mbuluar me borën e shkelur, zilkat në qafën e kuajve jepnin ritmin e një atmosphere të hareshme. Pishat përreth mbanin me krenari ngarkesën e tyre të shtresës së trashë të borës të ndriçuar nga dielli. Një ditë shumë e bukur për lindjen e një udhëtari. Përveç babait, në slitë rrinte nëna ime…sepse unë nisa ta vështroj këtë botë vetëm tre muaj më pas, me 14 shkurt 1912 në Spishska Sobota, Sllovaki, atëhere pjesë e Hungarisë. 

Ky ka qenë udhëtimi im i parë që unë di. i pari dhe i vetmi…sepse ai ende vijon sot, në një zinxhir të pafund. 

Kuptohet, që atëhere unë e kam ndryshuar shpesh mjetin e udhëtimit. Slitën e ndryshova me karrocën e bebes, me kalin e vockël lodër lëkundës dhe më pas me triçikël të vogël. E ndoqi treni dhe kali, qerrja e fshatit, kaloshina dhe patina. Dhe shputat e shumë këpucëve, prej lëkure, druri, kauçuku, plastike. 

E ndoqën automobilë dhe shpejt anija. Më pas varkat e çdo lloji, litari i madh për ngjitje në mal dhe mushkat e paqeta. Kam kalëruar edhe mbi qetë, gamilet- me një dhe dy gunga- dhe mbi elefant. Nuk mund t’i shmangia dot avionët e llojeve të ndryshme, që nga i vockli, për dy vetë deri te reaktivët gjigandë, Në se shtoj këtu bicikletën, motorcikletën, skitë dhe gomarin, mbase kam përmendur gjithçka. 

Deklaroj solemnisht, se kurrë nuk kam udhëtuar me nëndetse, as me satelit artificial dhe lutem mos më kallzoni mua për këtë. Po përse ky nxitim? Le të ecim sipas radhës! 

Isha tre muajsh kur u zhvendosa nga malësia e Tatrës në rajonin e Ҫenej, fshat në Banat, në jug të Hungarisë së atëhershme (tani në Rumani), ku i kalova dhjetë vitet e para. 

Një nga kujtimet e mia të para lidhet me një ngjarje kur isha katër vjeç. Në atë kohë arrita t’i hap dyert prej xhami të raftit të librave të babait dhe të marr që andej njërin nga dhjetë vëllimet e enciklopedisë “Pallas”. Duke ndenjur në qilim kalova shumë orë përmbi këtë vëllim. Nuk është fjala për cilin vëllim. Ia nisa nga kreu dhe kurrë nuk e lashë të parin që kishte shkronjën A. Në fakt ai vëllim mjaftonte për të nxitur plotësisht fantazinë time. Aty ndodhej Afrika. Amerika, Azia dhe Australia, secili kontinent me hartën dhe me dy faqe foto me ngjyra që tregonin popujt dhe banorët. Hartat me vargmalet e tyre në forma kapriçioze, me luginat dhe lumenjtë më tërhoqën shumë. Fytyrat dhe veshjet e popujve indigjenë më mbushën me kureshti dhe dëshirë të madhe për t’i vizituar ato ndonjë ditë dhe të bëhesha mk me të gjithë ata. 

I kërkoja babait dhe vëllait tim më të madh që të m’i lexonin emrat e çdo tribuje në veçanti, Me këto emra të çuditshëm mësova të lexoj dhe të shkruaj shkronjat e shtypit. 

Një mëngjes vunë re se unë kisha humbur. Më kërkuan kudo, brenda në shtëpi dhe në rrugë, por pa dobi. Në fund, vëllai im, Antonije më gjeti mua në fund të një kopshti të gjatë. Po qendroja në një gropë dy metra të thellë, me një bel të madh në duar. 

  • Ҫfarë po bën këtu? Përse e gërmove këtë vrimë? 
  • Do shkoj në Amerikë…a nuk më ke thënë, se Amerika ndodhet vetëm në anën tjetër të Tokës? 
  • Po, ta kam thënë, por…- vazhdoi Antonije, i mbërthyer keq- ajo është shumë larg dhe në mes të Tokës është jashtëzakonisht nxehtë. 

Me qenë se po djersitesha nga gërmimi i mundimshëm dhe nga dielli që po digjte gjithnjë e më shumë, hoqa dorë nga udhëtimi për në Amerikë. Kuptohet, vetëm përkohësisht. 

Kur motra ime, Katica, dy vjet më e madhe nisi shkollën, ende nuk i kisha mbushur pesë vjet. Për të mos u ndjerë tepër i vetmuar, babai bisedoi me mësuesin që të më lejonte edhe mua në shkollë. Mësuesi pranoi. Por unë nuk mund të qendroja një vëzhgues pasiv. E ngrija dorën më shpesh për t’iu përgjigjur ndonjë pyetje të mësuesit, të cilën nuk ia dinte përgjigjen asnjë nxënës. Prandaj mësuesi shumë shpejt vendosi të më regjistrojë mua si nxënës i rregullt. 

Isha pesë vjeç kur së bashku me fëmijët e tjerë në shtëpitë fqinje mësova të kalëroj. Një pasdite, intruktori i kuajve të fqinjeve tanë i printe kalit nga një qoshe e rrugës në tjetrën, ndërsa ne me radhë kalëronim pa shalë. Kur erdhi radha ime, nuk e lejova që t’i printe kalit, por i kërkova të m’i jepte frenat mua, kështu bëri. Kur thembrat e mia të vockla trokisnin mbi barkun e kalit, kafsha tundej befas dhe unë rashë mbi shesh duke thyer krahun e djathtë. 

Krahun tim ma vuri në allçi dhe ma ndreqi mjeku i fshatit dhe një veteriner- im atë– bashkë, por doli se kockat rriteshin keq dhe krahu nuk po rritej më. Vetëm pas një mjekimi të gjatë dhe këmbëngulës, im atë arriti të ma normalizojë atë. 

Kjo ngjarje nuk pati rrjedhoja më të mëdha për zhvillimin tim të mëtutjeshëm dhe aftësitë trupore. Por unë nxora një mësim për tërë jetën- fjalinë: mund të ndodhte edhe më keq! Që atëhere fitova optimizmin që deri sot nuk më ka braktisur. E quaja veten imun kundër një aksidenti të rëndë ose ndaj një të keqe tjetër. Dhe kur megjithatë ndodhte diçka e pakëndëshme, kjo fjali optimiste ishte gati jo vetëm në gjuhën time por më kthente humorin e mirë.. 

Madje nuk është e nevojshme që të përmend aventurën time të parë, për të nënvizuar sa e rëndësishme është kjo moshë e herëshme për zhvillimin e personalitetit tim. Në moshën gjashtë vjeç për mua të gjithë misteret ishin të qartë. Problemi i jetës njerëzore dhe vdekja., dashuria dhe seksi, feja dhe Zoti, marrëdhëniet njerëzore, ndershmëria- për gjithçka të tillë kisha një pikëqendrim konkret dhe të qendrueshëm i cili që atëhere vetëm plotësohej dhe pasurohej por nuk ka nsdryshuar në themel. 

Në shtëpi merreshim vesh hungarisht dhe gjatë lojës me fëmijët e fqinjëve mësova një dialekt të gjermanishtes. Kur isha dhjetë vjeç mësova serbo-kroatisht sepse atëhere u zhvendosëm në qytezën Kikinda, ku nisa mësimet në gjimnaz. Dymbëdhjetë vjeç fitova paratë e para. Krenaria ime e madhe kanë qenë monedha e para “vetiake” që i fitova me punë intelektuale duke ua mësuar frëngjishten bashkënxënësve. Jo sepse e dija frëngjishten, por sepse gjuhët më kanë interesuar aq shumë, sa nga kureshtia, unë gjithnjë mësoja shumë gjëra përpara orës së tyre në shkollë, 

Gjuhën frënge e mësova edhe privatisht te një zonjë franceze dhe 16 vjeç unë e përdorja atë lirisht. Në vitet që pasuan e vazhdova këtë ritëm dhe çdo katër vjet në bagazhin tim gjuhësor shtohej nga një gjuhë. 

Pas katër vitesh u zhvendosëm në Nikshiç, qytezë në Mal të Zi, ku përfundova shkollën e mesme në vitin 1929. Atëhere im atë më dërgoi në Zagreb për të studiuar drejtësi në universitet. Kjo zgjedhje u bë sipas dëshirës së babait. Ai kishte ëndërruar të bëhej gjyqtar dhe nga që nuk ia arriti kësaj, donte që ëndërrën e tij ta vinte në jetë i biri. Dhe me qenë se mungonte një fakultet për endacakët e botës, nuk pata ndonjë kundërshtim. 

Pata rezultate të mira në çdo provim dhe në kohë të shkurtër. U diplomova për drejtësi në moshën 21 vjeç ndër tre më të mirët e fakultetit. 

Asnjëherë në jetën time nuk jam marrë me diçka që të më lidhte me diplomën time, por vitet studenteske nuk mund t’i quaj si kohë e humbur. 

 Në atë periudhë mësova të pikturoj dhe të gdhënd skulptura pranë dy artistëve, gjë që më ka ndihmuar t’i shijoja bukuritë e botës. Mësova gjuhën ndërkombëtare Esperanto, që e ka mbushur një pjesë me shumë rëndësi të jetës sime. Ia nisa edhe punës së gazetarit, kjo ishte dega që më hapi udhën time dhe përcaktoi fatin tim. 

Në vitin 1937 nisa punën në Zagreb si dramaturg filmash.. Por shumë shpejt shpirti nisi të ketë mall për horizonte më të gjera. Dy vjet më pas udhëtova për në Argjentinë për të shkruar një varg artikujsh për mërgimtarët jugosllavë, për llogari të një gazete të Zagrebit. 

Por filloi lufta e dytë botërore. Ajo dhe paasojat e saj më mbajtën mua aty për 15 vjet. 

Një vit pas mbërritjes në Buenos Ajres, unë e zotëroja mjaftueshëm spanjishten sa mund të nisja bashkëpunimin me një revistë, pastaj me një tjetër dhe në fund nisa të botoj vetë një revistë mujore kushtuar udhëtimeve dhe hulumtimeve. 

Pas një interviste të botuar në atë revistë, alpinisti i njohur zviceriano-gjerman Georg Link më propozoi të merrja pjesë në ekspeditën e tij, që synonte ngjitjen në malin Akonagvon, maja më e lartë e Amerikës (6980 metra) në pjesën argjentinase të Andeve. 

Bëhej fjalë për një ekspeditë ndërkombëtare me nëntë anëtarë. Ndonëse i ri në ngjitjet malore, nuk mund të ankohesha tepër për vështirësitë. Pas ngjitjes dyjavore së bashku me austriakun Zechner dhe italianin Bertone unë qendrova në majën e malit. Kjo ndodhi me 13 shkurt 1944, ditën para 32-vjetorit tim të lindjes. 

Ndërsa ne të tre po zbrisnim në kampin bazë dhe pjesëmarrësit e tjerë të ekspeditës nisin marshimin për fazën e fundit të ngjitjes, malin e stërmadh e fshikulloi një stuhi bore e egër. Në mundëm të nisnim shpëtimin vetëm pas tre ditësh. Por përpjekjet tona ishin pothuaj të kota. Nga gjashtë vetët, katër u zhdukën të mbuluar nga një shtresë e trashë bore, që do shkrinte vetëm pas njëmbëdhjetë muajsh. 

Pikërisht për atë kohë, fillimin e vitit 1945 seksioni malor i ushtrisë argjentinase planifikoi ngjitjen në Akonkagvo. Iu bashkova ekspeditës me qëllim të gjeja kufomat e miqve të mij. i gjeta ata te maja vetë, kështu që ne të gjashtë nga tridhjetë, që e nisëm marshimin, e mbërritëm majën e malit.. Qeveria argjentinase na dekoroi me “Kondorin e artë” për merita në ekspeditë, ndonëse unë nuk e pranova shtetësinë argjentinase të cilën Peron ma propozoi vetë. 

Libri im “Shtrëngatë në Akonkagvo” i shkruar dhe i botuar menjëherë pas ngjitjes sime të parë, mori në botimin e dytë një kapitull shtesë. Pas suksesit të përsëritur të librit na thirri botuesi dhe patëm këtë dialog: 

  • A do të shkruash një libër për ekspeditë tjetër? 
  • E pamundur, unë nuk kam marrë pjesë në asnjë ekspeditë tjetër. 
  • Po pse nuk shkoni? 
  •  Kjo kushton shumë. 
  • Po të kishit para, ku do shkonit? 

Pa u menduar fare, u përgjigja: 

  • Në Mato Groso në Brazil 
  • Sa do kushtonte kjo ekspeditë? 
  •  Të paktën dy mijë dollarë– ia qëllova me këtë përgjigje pa ndonjë parallogaritje. 
  • Vërtet kaq shumë? Atëhere zbrit një kat më poshtë dhe paraqitu te llogaritarja. 

Llogaritarja ndërkohë kish marrë një telefonatë me urdhërin për të ma paguar mua atë shumë. 

Kështu unë, pa plan, u nisa në një udhëtim hulumtimi drejt “Ferrit të Blertë”. 

E ftova bashkëudhëtaren Meri Beznik, një argjentinase me prejardhje ruse, me të cilën, një vit më pas, në fund të ekspeditës, u martova. Me ndihmën e qeverisë braziliane dhe të ekspeditës së saj Roakador Shingu ne kaluam pothuajse një vit në rajonin e lumit Aragvajo dhe Rio das Mortes, hymë në rajonin e shavantëve agresivë dhe u kthyem gjallë. Takimet me tributë Karaxha dhe Zhavac më tërhoqën. 

Pasi u kthyem, unë shkrova librin me titull “Nëpër vendin e indianëve”, suksesi i të cilit e justifikoi plotësisht besimin e botuesit, duke arritur disa ribotime dhe përkthime në gjuhë të ndryshme. 

Në të njëjtin vit, verën e 1946 unë kalova tejpërtej Patagoninë me tre vetë: Zechner, bashkëngjitësin në Akonkagvo, Meri dhe doktoreshënRosa Scolnik. 

Gjatë dy viteve të mëpastajmë, unë vizitova universitetin e Buenos Ajresit për të dëgjuar ligjërata mbi antropologjinë, etnologjinë dhe arkeologjinë. Nuk dhashë provime, duke marrë paraaysh se kam nevojë për dijeni, jo për diplomë, por gjithçka e dua në mënyrë që të përfitoj në ekspeditat e ardhëshme. 

Në mes të vitit 1948 nisi një udhëtim i ri. Më shoqëroi Meri, mjekja Rosa dhe Luti, një botanist i ri argjentinas. Plani ishte të mbërrinim te tribuja Jivaro në Ekuador, i njohur për zvoglimin e kokave njerëzore. Sidoqoftë, asnjëherë nuk ia dolëm kësaj.. 

Ca kohë ndenjëm në La Paz, Bolivi. Atëhere ndodhi që dr. Hertzog, president i Bolivisë, më zgjati një hartë të madhe të Bolivisë mbi tryezën e tij të shkrimit dhe më tregoi rajonin mbi të cilin me shkronja të mëdha shkruhej “E pazbuluar”. 

  • A je i gatshëm bashkë me grupin tënd ta hulumtosh këtë rajon për ne me shpenzimet tona, zoti Sekelj? 

Nuk mund ta kundërshtoja dot një propozim joshës si ky. Pas dy muajsh ne ndodheshim në pjesën lindorë të pyjeve të lashtë të Bolivisë në rajonin e lumit Itenez, duke mbledhur dijeni për atë zonë jo tepër të njohur. 

Një ditë ndeshëm një grup kërkuesish të kauçukut. Njëri syresh na tregoi, se ka dijeni për tribunë e kanibalëve që jetojnë në Brazil, relativisht pranë kufirit me Bolivinë. Me qënë se atë kohë etnologët nuk dinin saktësisht në se kontinenti amerikan ka kanibalë apo jo,, e ndjeva këtë të dhënë si një provokim vetiak. Po atë ditë, vendosëm ta kërkojmë atë tribu. Dhe bashkëudhëtarët e mij u shprehën të gatshëm të më shoqërojnë dhe ta njësojnë fatin e tyre me timin. 

Pasi udhëtuam tre muaj- me qerrë qesh, me kalë dhe buaj, pastaj duke vozitur me pirogë dhe në fund në këmbë– e mbërritëm tribunë Tupari, për të marrë vesh se pesë vjet para ardhjes sonë ata e kishin lënë kanibalizmin. Qendruam me ata katër muaj dhe kjo periudhë është për mua më interesantaja në jetë. 

Rezultat i këtij udhëtimi është libri për Bolivinë dhe dy libra për Tupari dhe tribu të tjera të rajonit. 

Edhe diçka tjetër. Unë i paraqita qeverisë së Bolivisë një raport për rajonin e hulumtuar. Veç kësaj paraqitëm një projekt për banimin dhe shfrytëzimin e gjysmës lindore, të rrafshtë të vendit. Sipas këtij plani do sillnim një million refugjatë të kombësive të ndryshme që ndodheshin në kampet e refugjatëve në Europë, do u jepnim atyre një shtëpi të re përgjatë dy rrugëve që po ndërtoheshin si akse për tërë territorin. Do ndërtoheshin qytete dhe fshatra në truallin e shpërndarë. Nuk po futemi këtu në hollësira. Mjaft të them se qeveria boliviane e pranoi planin dhe vendosi në prill 1949 të më vinte në dispozicion një qind mijë hektar truall, paraprakisht, nga 4 milionë gjithsej të parashikuar në plan. Për këtë duhej të vendoste parlamenti që do mblidhej në tetor. Unë nuk mund ta nisja zbatimin e projektit vetëm me truallin paraprak dhe mu duk bukur gjatë periudha pritëse gjashtë mujore. Nga padurimi hoqa dorë nga projekti. Ende më vjen keq tani për këtë, sepse projekti do zgjidhte jo vetëm problemet e Bolivisë, por edhe atë të një million refugjatëve pa shtëpi. 

Pasi bëra një udhëtim shtatëmujor nëpër Europë, ku më solli dëshira të marr pjesë në kongreset e esperantistëve në verë 1949, u ktheva në Amerikën e Jugut, këtë herë në Venezuelë, ku ndenja një vit e gjysmë. Nga kjo periudhë një vit në Makarajbo, qyteti më i nxehtë ku kam qendruar. Aty punova si shef i një shitoreje instrumentash muzikorë, një gjë vërtet e çuditshme për një njeri që nuk është as muzikdashës as kurrë nuk pati sukses në këtë tregti dhe i urren krejt tregtarët. Por askush nuk i shmanget dot fatit të vet. Njëkohësiht shkruaja për gazetat dhe më pas në Karakas pikturova një varg temash nëpër mure për jetën në Venezuelë, për një kafene të sapo ndërtuar. 

Që andej nisa të vizitoj vendet e Amerikës Qendrore. Më gjatë qëndrova në Guatemalë, një vit e gjysmë. Në atë kohë bashkëpunova me shumë gazeta dhe ligjërova në universitete dhe institucione të tjera. Udhëhoqa edhe kurse të Esperantos dhe themelova një shoqatë për përhapjen e gjuhës ndërkombëtare.. Shoqata guatemalase për historinë dhe gjeografinë më bëri antar të saj dhe që nga 1946 kam qenë edhe anëtar i Shoqatës Mbretërore Gjeografike Britanike (FRGS), me ftesë të saj. Që nga i njëjti vit i përkisja edhe Komitetit të Shoqatës Universale të Esperantos. 

Në Amerikën Qendrore e shijova shumë njohjen me rajonet e reja, popujt, zakonet, doket dhe me shumë persona interesantë dhe të pëlqyeshëm. Përjetova në vend gjeografinë dhe historinë e atyre vendeve. Por shijova edhe endacakërinë pa shtëpi, pa detyra të tjera nga ato që i kisha caktuar vetes. Me qënë se mbeta sërish vetëm që kur, pas një martese pesëvjeçare me Merin, ne u ndamë. 

Nga ajo periudhë ja disa momente interesante. 

Vizita në ishujt San Blas prana Panamasë, ku jetojnë indianët Kuna me një kulturë interesante. 

Prova për t’u ngjitur te vullkani Izalko në Salvador që shpërtheu kur ne kishim arritir në tre të katërtat e lartësisë së kraterit të tij dhe vetëm rastësia na shpëtoi jetën. 

Në Honduras, në pyjet e Moskitisë arrita të zbuloj një qytet të rënuar antik, për të cilin të gjithë e dinin legjendën por askush nuk e kish parë qytetin. 

Në Guatemalë dhe Honduras studiova kulturën e majave antikë dhe vizitova pothuaj të gjitha mbetjet arkeologjike 

Në fillim të 1953, kur mbërrita në Meksikë, sporti i ngjitjes në male befas bëri përpara. Vetëm në qytetin e Meksikos atë kohë ishin një qind klube alpinistësh me 25 000 anëtarë. Në mungesë të një libri mësimor për këtë sport, ngjitësit meksikanë të maleve zbuluan librin tim për Akonkagvo. Si fillestar në atë sport, unë shkruaja në libër për çdo gjë të mësuar në teren, që nga përgatitja e ekspeditës, mënyra për ta përdorur kazmën, ngritjen e cadres, deri te llojet e ndryshme të orteqeve dhe ndikimet e sëmundjes së lartësive. Librin e botuan në Meksikë dhe çdo ngjitës meksikan i maleve e njihte atë. Prandaj mua më quanin në Meksikë mjeshtër të ngjitjes së majëmaleve dhe anëtarët e klubeve dëshironin të më kishin të ftuar gjatë një ngjitje mali, kuptohet te më i vështiri. Kështu unë iu ngjita Popokatepetlit, Ikstaksiuatletit dhe shumë vullkaneve të tjerë, maleve dhe shkëmbinjëve të izoluar. Pra, dashje padashje unë u bëra një ngjitës mali me përvojë. 

 Ndër ndërmarrjet e tjera të shumta interesante do të përmend vetëm tejshkimin nëpër rrjedhë të një lumi nëntokësor San Heronimo i cili çan katërmbëdhjetë kilometra gjatë rrjedhës së vet në brendësi të malit nëpër qindra shpella, ujvare dhe pengesa me stalaktite. 

Në vjeshtë të 1954 u ktheva në Jugosllavi, pas 15 vitesh mungese dhe nisa të banoj në Beograd. Qeveria dhe populli më priti shumë ngrohtë si njeri me përjetime jo të zakonshme dhe me mesazh njeridaashës për vendet dhe popujt e largët. Një varg artikujsh të mij nisën të dalin në gazeta të ndryshme dhe disa libra të mij i botuan në gjuhët serbokroate, sllovene, hungare, shqipe dhe Esperanto. 

Por që në pranverë 1956 unë u vura sërish në udhë. Këtë herë me automobilë për në Azi. Qëllimi im ishte Nju Dehli, ku në tetor duhej të merrja pjesë në punimet e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, si vëzhgues i Organizatës Universale të Esperantos. 

Fakti që vetura ime u prish krejtësisht në Iran nuk më pikëlloi shumë. Pasi e lashë atë në një garazh në Teheran unë vazhdova me një bashkëudhëtare, zonjushen Parson, me autobus dhe tren për të mbërritur në kohë në Nju Delhi. Ashtu sikurse udhëtimet e mëparëshme, edhe ky më dha rast për takime interesante. Po përmend vetëm bisedat me kryeministrin Nehru dhe të bijën Indira Gandhi dhe miqësimin me presidentin e ardhëshëm të Hindisë dr.Radhakrishnan. 

Në ambasadën jugosllave në Nju Delhi takova bashkëvendasin tim Ljubomir Vukotiç, atëkohë president i Federatës Botërore të Shurdhëve. Ai ishte vetë i shurdhët por në një shkollë speciale kish mësuar të flasë me një zë mjaft të kuptueshëm dhe ishte në gjendje “të lexonte” fjalët përmes lëvizjes së buzëve. Kështu ne arritëm të merreshim vesh. Ai ndodhej në Nju Delhi për të marrë pjesë në një konferencë me përfaqësuesit e Shoqatë Hindiane të Shurdhmemecëve dhe të një tjetër të ngjashme nga Kina me qëllim të ngrenin një zyrë rajonale të Federatës Botërore për Azinë. Më interesonte si funksionon konferenca ndërmjet tre qytetarëve të ndryshëm me organ dëgjimi të prishur, pa pasur një gjuhë të përbashkët. Me lejen e Vukoviçit, e shoqërova atë në mbledhjen e parë. Doli se dy anëtarët e tjerë kishin përkthyesit e tyre të anglishtes, ndërsa Vukotiç mundohej të kapte ndonje fjalë, shprehje fytyre ose gjest me gishta, gjë që kuptohet nuk siguronte ndërkuptimin. Une e ndihmova atë me dëshirë në këtë situatë të ngatërruar dhe që atëhere shërbeva si përkthyes vullnetar gjatë tërë javës. 

Para nbarimit të konferencës, kur përfaqësuesi kinez e ftoi Vukotiçin në emër të qeverisë së vet të udhëtojë në Kinë dhe për një ose dy muaj të vizitojë shkollat e shurdhmemecëve, vendet e punës, dhe institucionet e tjera. Ishte fakt i vetëkuptueshëm që unë do shërbeja si përkthyes i tij shoqërues. Për mua kjo do të thosh një rast unik për ta njohur Kinën, vendin për të cilin atë kohë nuk kishte turizëm, por vetëm të ftuar special mund ta vizitonin. 

Atëhere i shkrova një miku: “Këtu në Hindi njerëzit besojnë se çdo bamirësi do të shpërblehet në njërin nga trupëzimet e ardhëshme. Vetëm me përjashtim ky shpërblim realizohet gjatë jetës vetë. Mua më ndodhi pikërisht kjo”. 

Ai udhëtim ishte një përjetim i jashtëzakonshëm dhe vazhdoi tërë janarin e 1957. 

U ktheva me avion në Hindi Në Kalkutë vendosa të vizitoj Nepalin, vendin deri para pak kohe të mbyllur për vizitorët dhe emri i të cilit pikërisht, për shkak të kësaj, tingëllonte pak i mistershëm, aq më shumë për mua, që nuk dija asgjë për të. 

Plani ishte të qendroja atje për një javë. Dhe i bindur që në atë vend himalajas, të prapambetur nuk kishte shumë gjëra për t’u vizituar, mora me vete letrat që nuk u kisha dhënë përgjigje: do rri në ndonjë hotel, në se ka hotel dhe do shkruaj. 

Por kur avioni rrethfluturoi mbi Kotmandu pashë me mbajtje fryme kupolat e lara me ar dhe çatitë e pagodave si dhe ndërtesa të tjera, pallate dhe vende të shenjta. :Jo ky nuk është një vend që mund të vizitohet për një javë dhe më pas të shkruash artikull. Këtu duhet ndenjur gjashtë muaj dhe duhet shkrua një libër”. 

Këtë bëra unë saktësisht. Gjashtë muajt që pasuan ishin plot festa të pafundme, pelegrinazhe, ceremoni, përmes të cilave nisa ta njoh historinë, letërsinë dhe doket të atij populli të jashtëzakonshëm. Ҫdo orë dhe çdo minutë e qendrimit tim në Nepal ishte me shumë përfitim. Para se ta lija vendin, mbreti Mahendra më ftoi për të më falenderuar themelimin e universitetit të parë popullor në Nepal, mësimdhënien e Esperantos dhe pjesëmarrjen tjetër në jetën e popullit. 

Atëhere u tërhoqa në Madras, në Hindinë Jugore, ku njoha një hotel me pavione të vegjël të shpërndarë në një park të madh. Atje huazova një pavijon dhe iu përkushtova renditjes së përshtypjeve dhe shkrimit të një libri për Nepalin. 

Në fillim ndava kohën time të krijimit të librit me studimin e filozofisë së Jogas. Pasi e mbarova së shkruari librin, tempulli i jogës u bë shtëpia ime e dytë. 

Më pas shkova në këmbë dhe me autobuzat vendorë nga fshati në fshat, nga tempulli në tempull. Për një muaj qendrova në një shpellë me tre joganë të tjerë. 

Pas qendrimit gjashtëmujor në Europë, shkova sërish në Hindi. Këtë herë fluturova për atje me qëllimin për të dhënë mësim për gjuhën ndërkombëtare Vinoba Bhaves, ithtarit të Gandhi-t dhe shënjtorit të njohur, që me vendim vetiak dhe metodën e vetërealizoi një reformë agrare në Hindi. 

Duke ngarë pranë tij me një ritëm të ndjekur me vështirësi nëpër fusha dhe pyje, udhë dhe paudhë, mësova shumë nga ai filozof jo i zakonshëm dhe ai gjatë më pak se një muaji e zotëroi esperanton. 

Gjatë pesë muajve të mëpastajmë u bëra vizitë disa vendeve interesante në Hindi, të anashkaluara gjatë qendrimeve të mia të mëparëshme atje. Më mbetën para të mjaftueshme për t’u rikthyer në Europë. Por duke vështruar hartën vura re se Hindia ndodhet në largësi të njëjtë nga Europa dhe nga Japonia. Europën e njihja tashmë, Japoninë jo. Logjika më shpinte në Japoni. 

Kur zbritëm në Tokio, në mars 1960, në xhep kisha pesë dollarë. Nuk qenë shumë, por mjaftueshëm për humorin e mirë të një optimisti. Sipas një propozimi paraprak me letër, esperantistët japonezë siguruan për mua një varf ligjëratëash, që nga Sapporo në ishullin verior Hokkajdo deri në pikën më jugore të vendit. Në tridhjetë qytetet që vizitova sipas ftesës së shoqatës së esperantistëve, paraqita një ose disa ligjërata për udhëtimet dhe përvojat e mia. Gjithnjë isha i ftuar në shtëpitë e esperantistëve. Kjo më dha një rast përjashtues ta njoh mirë jetën në familjet e atij populli dhe zotërimi i gjuhës së përbashkët për mua dhe ftuesit krijoi një atmosferë të këndëshme intime, madje edhe ndërlidhje emocionuese. Qendrimi katërmujor në atë vend mjaftoi që unë, nga honoraret e fituara nga ligjëratat dhe artikujt e botuar në gazetat, të paguaj udhëtimin për në Sri Lanka. Atje me artikujt në gazeta e fitova biletën e udhëtimit për në Izrael dhe atje njësoj për në Jugosllavi. Njëkohësiht gjatë rrugës vizitova miq të vjetër. Duke udhëtuar nëpër botë me sy hapur dhe zemërhapur krijohen lidhje miqësore dhe rrethi i padukshëm i miqve rritet dita ditës. Dhe njohja e gjuhëve padyshim është një mjet i fusqishëm për miqësim. 

Në vitin 1961 pranova ftesën e esperantistëve të Marokut për ta vizituar vendin e tyre dhe për të bërë disa ligjërata. Pasi e kreva punën përfitova nga rasti për t’iu bashkangjitur karvanit të tuaregëve për t’u mbyllur me ta në Sahara dhe për të vizituar disa oaze. Jeta e tuaregëve ishte e rëndë por tepër interesante. 

Qendrova ndërmjet dy udhëtimesh në Beograd. Në ato interval shkrova artikuj për gazeta dhe revista të ndryshme dhe mbajta ligjërata në shkolla, universitete dhe universitete popullore të gjithë qyteteve dhe qytezave në Jugosllavi dhe me raste në vende të tjera. Në njëzetë vjet kam mbajtur më shumë se një mijë ligjërata. 

Në mars 1962 nisa një ekspeditë që e quajta Karvan i Miqësisë nëpër Afrikë. Ideja ime ishte që sot nuk mjaftojnë kontaktet e organeve eprore zyrtare me kolegët e vet në Afrikë, por që banorët e atij kontinenti të bëhen pjesë e shoqërisë mbarënjerëzore. Për këtë isha i mendimit janë të ngutëshme kontaktet e europianëve me afrikanët në nivelin e njerëzve të thjeshtë, për të krijuar pak e nga pak njohje dhe besim të ndërsjellë. Kësaj ideje duhej t’i ndihte edhe karvani ynë. Nisi udhëtimin një grup prej tetë vetash nga katër vende europiane, me dy automobilë për terenin. Udhëtimi zgjati një vit, gjer në mars 1963. 

Gjatë kësaj kohe udhëtuam në Egjipt, Sudan, Etiopi, Somali, Kenia dhe Tanzani. Takime të panumurt me njerëz të gjithë shtresave shoqërore, me qytetërime të vjetra, me pejsazhe nga më të ndryshmet, ngjitje në malin Kilimanxharo dhe ndeshja me kafshët e mëdha afrikane, janë disa nga çmimet për përpjekjen e madhe tonën. Por para së gjithash ndjenja se ne e kryem mision tonë dhe besimi që ai nuk është i padobishëm. 

Libri im “Xhambo rafiki” nisi gjatë asaj ekspedite. Veç kësaj ne shkruam një varg artikujsh për gazetat, krijuam pesëdhjetë radioprograme dhe të njëjtën sasi programesh televizive dhe filmash dokumentarë. 

Ne planifikuam të bënim edhe “etapën e dytë” të udhëtimit afrikan, por kjo nuk u bë kurrë. Dolën më të ngutëshme detyra të tjera. 

Mbase dikujt i duket e çuditëshme që unë e quaja më të ngutëshme detyrën për të propaganduar dhe për t’u marrë me gjuhën ndërkombëtare, për të organizuar, redaktuar dhe botuar revistën në këtë gjuhë. Që këtë e bëri pikërisht një njeri që gjatë tërë jetës së vet mësoi njëzetë gjuhë dhe arriti që dhjetë prej tyre t’i mbajë si “pasuri konstante”, i cili udhëtoi nëpër më shumë se tetëdhjetë vende dhe kudo la miq, që mori pjesë në tri konferenca të përgjithëshme të Unescos dhe ishte atje mbase personi i vetëm që mund të dëgjonte dhe të kuptonte të gjitha fjalimet në gjuhën origjinale. 

 Pikërisht numri i madh i takimeve ndërkombëtare më mësoi ta vlerësoj lart vlerën e gjuhës së përbashkët. Kam menduar për këtë, sa takime interesante nuk do ndodhnin, sa miqësi të vlefshme, sa biseda të rëndësishme, të mënçura, të mprehta apo thjesht të këndëshme, nuk do ndodhnin, në se unë dhe bashkëfjalosësi im i rastit nuk do kishin një mjet shprehës të përbashkët. Dhe veç kësaj, sa libra të vlefshëm, që i kam lexuar falë njohurive gjuhësore do mbeteshin para meje të dyllosura me shtatë vula të mistershme. 

Prej shumë kohe unë e kuptova që ne nuk mund të kërkojmë nga çdo njeri të mësojë hjetë gjuhë të vështira. Por ne mund të kërkojmë që secili njeri i arsimuar të njohë një gjuhë të thjeshtë, asnjanëse si gjuhë e dytë për të gjithë. 

Gjatë asaj kohe, për çdo vit unë kam marrë pjesë në kongreset e esperantistëve, çdo vit në një vend tjetër të botës, mblidhen bashkë dy mijë gjer në pesë mijë njeërz. Kështu në vitin 1965 u përgatita për të qenë në kongresin ndërkombëtar në Tokio. 

Me që e dija rrugën jugore nëpër Azi, këtë herë zgjodha rrugën veriore. Pasi qendrova shkurt në Moskë, avioni më shpuri përtej Siberisë, me një pushim njëditor në Irkutsk, deri në Habarovsk, në Lindjen e Largme. Që andej me tren deri në Nahodka dhe më pas me anie në Jokohama. Një muaj në Japoni mjaftoi për të rikujtuar ditët e bukur të vizitës sime të parë dhe për të rifreskuar disa miqësi. Atëhere nisa udhëtimin e kthimit përmes Siberisë. Por këtë radhë me trenin transsiberian. Tetë ditë në tren është një kohë e gjatë qoftë edhe përmes drurëve shumë të bukur të mështeknës të Siberisë. Prandaj vendosa ta ndërpres udhëtimin në Ulan Ude dhe të hyj në Mongoli- për tre muaj. 

Nuk është gjë e lehtë të udhëtosh nëpër Mongoli, edhe po të kesh vizë dhe leje nga autoritetet. Të dalin në vend pengesa të shumënumurta. Por me ndihmën e fatit të mirë arrita të njihem me një pjesë të vendit të Xhingis Khanit. 

Disa vitë të mëtutjeshëm ua kushtova udhëtimeve europiane, kryesisht në Spanjë dhe në Skandinavi. Në fakt i njoh mirë të gjithë vendet europiane me përjashtin të Shqipërisë dhe Islandës. 

Në vitin 1970 më dukej se qendroja mbi gjemba. Ndjeja një mall të pashuar për të largëtat. Për ku tani? Ishte lehtë të vendosja: për kontinentin e pestë, i vetmi ku ende nuk kisha qenë. Para fundvitit fluturova për në Australi. Për gjashtë muaj i rashë qark Australisë, Zelandës së Re dhe Guinisë së Re. 

Me ndjenjën e lumturisë sërish u zhyta në botën e ngjarjeve të papritura. Më lumturonte mundësia të isha sërish pranë maleve të egër dhe dendurisë së pyjeve të lashtë, në mes të njerëzve që nga epoka e gurit, ose të tillë, që duke dalë nga ajo epokë hyjnë në epokën e aviacionit, atomeve dhe kompjuterave. Nuk më bezdiste fakti që disa herë kam qenë në rrezik jete. E pranoja këtë fakt si pjesë të profesionit dhe të shijimit të jetës. Pjesë e profesionit është edhe ta nxjerrësh veten nga situatat më të pashpresa. 

Në ata rajone unë gjithashtu mund të vazhdoja të mblidhja nga dijenitë e etnografëve për disa shoqëri primitive për ta plotësuar pak e nga pak tabllonë mendore dhe emotive për njeriun që jeton në rrethana disa mijëra vjet më pare, prapa qyterimit tonë. 

Kurdoherë që më pyesnin në se kisha frikë kur ndodhesha në situate të vështira, gjithnjë ndihesha keq. Në se do thoja se kurrë nuk kam pasur frikë, do më quanin një mburracak koti. Po të thoja po, se gjithnjë kam pasë frikë. Me të drejtë do më përgjigjeshin, përse pra rrezikoj me aventura të tilla, në se e kaloj gjysmën e jetës sime duke vdekur prej frikës. 

E vërteta ndodhet në anën e tretë. Frikë ndjen para një rreziku të panjohur. Pra duhet të përpiqemi ta njohim rrezikun, që të dimë si ta shmangim.Në se unë, për shembull, përgatitem për të shkuar në një rajon ku ka me tepricë gjarprinj helmatisës, i studioj ata sa më shumë të kem mundësi. Jo vetëm për të dalluar ata helmatisës nga jo helmatisës, por edhe specie helmatisëse midis tyre, po ashtu zakonet e tyre dhe mundësitë për të kërcyer pse për t’u vënë pas. Mbaj me vete serumin kundër çdo specie bashkë me shiringat në një enë në brez, gjithnjë të gatshme. Veç kësaj, në rajonin me shumë gjarprinj, vesh çizme të gjata, në dorë mbaj gjithnjë një bigë dhe thikë të vogël dhe nuk këmbëngul të jem në ballë të kolonës. Në se në grup është dikush që e njeh atë teren, njohësi më i mirë i rajonit ose me reflekse më të shpejta se të miat. 

Pasi i kryej të gjitha këto parapërgatitje, frika bëhet e panevojshme. Syçëeltësia zevëndëson frikën te hulumtuesi. Këto qendrime kaq të afërta eliminojnë ndërsjellazi njëri tjetrin. 

Një pyetje tjetër që të gjithë ma bëjnë është: kush i financon ndërmarrjet e mia? 

Përgjigjia është e thjeshtë: unë vetë, me punën time. 

Sikurse duket në praktikë, mund ta sqaroj me një shembull nga udhëtimi im në kontinentin e pestë. 

Nënshkrova me televizionin një marrëveshje se do përgatis gjashtë programe 30 minutëshe për këtë udhëtim kundrejt një honorari, nga i cili merrja në fillim një të tretën dhe gjatë udhëtimit një të tretën tjetër. Trupa minimale televizive përbëhej nga tri vetë: regjisori, filmisti dhe ndihmësi që merret me ndriçimin, magnetofonin etj.i këto role i merrja vetë përsipër, më besoni, nuk ishte detyrë e lehtë. Veç kësaj kam shkruar nga një artikull në javë për disa gazeta, duke i shoqëruar me të paktë një foto. Përgatisja edhe diapozitiva për t’I botuar më pas dhe për t’i përdoruer gjatë ligjëratave. Krijimi dhe fotogrfimi me dy aparate është punë për më shumë se dy vetë. Blerja dhe mbledhja e objekteve etnografikë zakonisht vë në punë dy persona, njërin njohës të objekteve dhe të vlerës së tyre., që është i aftë të flasë me indigjenët, dhe një tjetër që i paketon dhe dhe i transporton, i dërgon. Kuptohet, këto punë gjithashtu prisnin për mua. 

Pra gjatë “udhëtimit tim për qejf” unë kryeja punët e gjashtë ekspertëve normalë. Kjo qe e nevojshme që të kisha bazën materiale të udhëtimit tim. Megjithatë duhet të pohoj se e gjitha kjo nuk mjaftonte për të paguar tërë shpenzimet e mia, në se nuk do bëja rregullime të veçanta për shërbimet e ndërsjella me dy ndërmarrje avionësh: ata më sigurojnë transportin mua dhe unë reklamën në filma, artikuj, libra dhe ligjërata. Nuk kam lutur askënd që të më “ndihmojë” dmth të më japë para për asnjë kundërshërbim. Madje as që besoj se një lidhje e tillë ekziston. 

 Shumë vetë habitem qysh unë mund të haja mish majmuni, gjarpëri, hardhucash, krimbash, insektesh dhe gjithçka tjetër që e konsumonin indigjenët në pjesë të ndryshme të botës. Si mund ta duronte këtë stomaku im? Fakti është se organizmi ynë nuk e di fare se çfarë ha. Ai merr ushqimin e copëtuar në përbërësat e tij që janë yndyra, albumina, amidoni etj. Por se si duket ky ushqim, e hanim atë si sanviç me majonezë apo si krimb, këtë e di vetëm paragjykimi ynë, dhe syçeltësia kundër një ushqimi të huaj. Paragjykimi është një mbrojtje ndaj diçkaje që mund të jetë e dëmshme për të. Sidoqoftë njeriu i rritur duhet ta ndreqë këtë mbrojtje instinktive me një veprim të arsyeshëm bazuar në përvojat jetësore. Ata që kanë qejf të udhëtojnë për kureshti duhet t’i lënë nmë shtëpi shumë paragjykime. Unë arrita të lë pas 95 % të tyre. Pesë përqind i mbajta në rast nevoje. 

Shpesh kam dëgjuar të thonë për ushqimet: “Në se do isha duke vdekur nga uria, edhe unë do t’i haja ato ushqime”. Sekreti im është, që asnjëherë nuk pres të më zërë uria që të më detyrojë për këtë gjë. Nga kureshtia unë filloj të ha gjithçka të panjohur për mua, që e hanë të tjerët. Kështu e shndërroj në kënaqësi atë, që në një rast tjetër do je një mjerim. 

Nga 1972-1976 (në fund), kam qenë drejtor i muzeut rajonal të Suboticës, në Jugosllavinë veriore. Në atë kohë studiova muzeologji në universitetin e Zagrebit dhe u bëra magjistër në këtë shkencë. Me rastin e kongresit ndërkombëatr të etnologëve në Ҫikago unë u rashë përqark rajoneve lindore të SHBA dhe Kanadasë. Në kongresin e muezeologëve në Kopenhagë më zgjodhën sekretar të Komitetit Ndërkombëtar për Muzetë Etnografikë, detyrë që e mbajta edhe gjatë kongresit pasues në Leningrad më 1977. 

Me rastin e qendrimit në Bashkimin Sovjetik vizitova Uzbekistanin në Azinë e Mesme. Në fillim të po atij viti fluturova për në Nigeri për të qenë në Festivalin e Kulturave Negre dhe Afrikane në Lagos. Pas asaj ngjarje për t’u mbajtur mend vizitova rajone të ndryshme të Nigerisë. Gjatë pranverës 1978 për dy muaj vizitova përsëri disa vende të Amerikës Latine, veç kësaj isha për herë të parë në Ekuador dhe në ishujt Galapagos për të përgatitur programe televizive. 

Mos vallë aq udhëtime jo të rehatshme, aq mungesë shtëpie dhe përpjekje dhanë ndonjë rezultat? 

 Nga ana materiale jo shumë. Dymbëdhjetë libra dhe qindra artikuj i bënë të njohur vendet e largëta, njerëzit, të paqasëshëm për shumicën. Për disa muze dhashë ndihmesë me materiale etnografikë, dhe në zotërimin tim është një koleksion objektesh (kryesisht maska, instrumenta muzikorë dhe kapele) që tashmë i përkasin ndonjë muzeu. 

Një rezultat i paprekshëm është mesazhi i entuziasmit jetësor përmes të mirës dhe të keqes, mesazhi i optimizmit krijues, mesazhi i simpatisë mbarënjeërzore që kapërcen edhe të kafshët dhe gjërat, që kanë tregimet e mia jo me një qëllim të planifikuar, por se kështu i kam parë ato dhe ato kërkonin dalje nga këndvështrimi im. 

Në zyrën apo shtëpinë time, apo në rrugë më flasin të njohurit sdhe të panjohurit:”Pra mbaroi udhëtimi. A e keni lënë përfundimisht udhëtimin?” 

Jo, nuk e kam lënë, dhe shumë më pak përfundimisht. Për dikë që është udhëtar me temperament, udhëtimi nuk ka fillim as fund. 

Qysh mund ta ndalja unë udhëtimin? Vallë perëndimi i diellit para Fuxhit është bërë më pak spektakular? Vallë shtëngimi i duarve të indigjenit më pak i ngrohtë? 

Përktheu: Bardhyl Selimi, Tiranë, 21 gusht 2022 

Me botuesin Ramiz Tafilaj, shkrimtarin Nazmi Rrahmani dhe diplomatin Avni Spahiu, në Lezhën e Gjergj Kastriotit

0
Në Lezhën e Gjergj Kastriotit …
___
Në prag të prpmovimit të “Kosovës” në tetë vëllime në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, botuesit e kësaj vepre Nazmi Rrahmani “Faik Konica), Ramiz Tafilaj dhe Milaim Abdullahu (“Jalifat Publishing”) nga Houstoni i SHBA-ve, bashkë me autorin dhe njërin nga përkthyesi në anglisht – Avni Spahiu (publicist i njohur dhe ambasador i parë i Kosovës në SHBA dhe Turqi), vizituan Mauzoleun Historik të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Lezhë.
Paraprakisht u pritën nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, të cilit iu dhurua “Kosova”.

Thirrje që të mbizotëroj racionaliteti

0
Niq Krasniqi, Vjenë
___
Albin e Arberie rilexoni qendrimet e juaja per greven e mesimdhenesve ne Janarin e vitit 2019, e sidomos fokusoni ne pjesen:
“Sepse e treta palë është e vërteta: qeveria. Ajo vlerëson shërbëtorët politikë dhe jo shërbyesit publikë. Ajo don të zbusë ca varfërinë e mësimdhënësve që të mos merret me pabarazinë karshi tyre. Cila është zgjidhja? Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën me kusht që ta vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar, ndërsa prindërit ta vazhdojnë kundërshtimin me kusht që ta vendosin theksin te rritja e cilësisë në arsim.”
Kur ta kujtoni se cfare keni shkruar atehere si funksionare te partise dhe te ri-identifikoheni me ate, atehere shkoni te kryeministri Kurti dhe ministresha Nagavci dhe tregoni se pse greva e mesimdhenesve EDHE TASH eshte e drejte dhe se mesimdhenesit duhet “ta vazhdojnë grevën me kusht që ta vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar, ndërsa prindërit ta vazhdojnë kundërshtimin me kusht që ta vendosin theksin te rritja e cilësisë në arsim.”
Ne fakt merrni e shkoni te mesimdhenesit qe jane ne greve, qe te plotesoni kerkesat e tyre “me kusht që ta vendosin theksin te rritja e cilësisë në arsim.” Dhe fillimi i menjehershem i mesimit.
Perndryshe beheni si qeverisjet e kaluara qe e kane sjelle Arsimin ne kete situate te mjere, qofte per interesat qe i potenconi ne shkrimin e juaj 3 vite me pare, qofte per arsye qe (s)i keni tash ju.
PRA thirrje qe te mbizoteroje racionaliteti se pari ne Qeveri, pastaj te sindikatat, mesimdhenesit, nxenesit, prinderit dhe partite poltike, pozite e opozite.
Gezimi dhe ardhmeria e femijeve jane me te rendesishme se secilat interese partiake a inate personale andaj kthejuni, apo me sakte gjejeni racionalitetin dhe bashkepunimin per te filluar mesimin.
SEPSE Kosoven e presin shume pune me te medhaja per te bere!
Se sa per te krijuar e ushqyer konfliktet e mbrendshme.

Kryeministri Kurti organizoi pritje për Pieter Feith në shënim të 10-vjetorit të përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës

0

Prishtinë, 12 shtator 2022

Pas takimit me ish- Përfaqësue​sin Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish- Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith, në shënim të 10-vjetorit të përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, kryeministri Kurti, po ashtu organizoi një pritje për z. Feith, në ndërtesën e Qeverisë. Përpos z. Faith, në këtë organizim të Zyrës së Kryeministrit të ftuar ishin pjesëtarë të korit diplomatik në Kosovë dhe përfaqësues të institucioneve vendore.Në fjalën e tij para të pranishmëve, e cila filloi me ngushëllimet drejtuar ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, kryeministri Kurti tha se sot po shënojmë 10-vjetorin e një ngjarje të rëndësishme për vendin tonë që paraqet fundit e një epoke dhe fillimin e një tjetër – momentin kur Kosova bëhet ajo që është sot, një shtet i lirë, sovran dhe plotësisht i pavarur.“Festimi i përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur nuk do të ishte i plotë pa falënderuar personin që udhëhoqi atë proces, z. Pieter Feith”, tha kryeministri Kurti duke rikujtuar se atë botë ishte kritik i mbikëqyrjes ndërkombëtare si kufizim i pavarësisë dhe sovranitetit të vendit.“10 vjet pas, Kosova është larg vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh kryeministri Kurti, dhe përveç sukseseve në çështje të brendshme, shtoi ai, ajo ka dëshmuar veten si partnere e besueshme dhe aleate besnike në arenën ndërkombëtare duke marrë pjesë në Defender Europe 21 përkrah 26 vende, duke u bërë bashkë me ShBA-të dhe BE-në në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, dhe duke u bërë strehë e 1,800 refugjatëve nga Afganistani dhe 9 gazetarëve nga Ukraina që tashmë janë bërë banorë të Prishtinës.Kryeministri Kurti veçoi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të korrikut të vitit 2010, që deklarimi i pavarësisë nuk kishte shkelur ligjet ndërkombëtare dhe vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar, të shtatorit të vitit 2012, për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, si dy momentet që kanë përmbyllur debatin ligjor, politik dhe demokratik mbi pavarësinë meritore dhe të drejtë të Kosovës.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti në gjuhën angleze:

Dear members of Parliament and ministers of the cabinet,

Honorable ambassadors and diplomats,

Dear Mr. Pieter Feith,

Ladies and Gentlemen, 

Since this is the first time we have gathered since the passing of Her Majesty Queen Elizabeth II, so let me begin by publicly expressing my condolences to the Ambassador of the United Kingdom. Queen Elizabeth II was an extraordinary royal and political figure and personality of the 20th and 21st century. May she rest in peace.

Dear friends,

A little more than ten years ago, on September 10th, 2012, the so-called “supervised independence” of the Republic of Kosova came to an end. We are gathered here today to celebrate the tenth anniversary of that notable event of the recent history of our country — an event that marked both the end of one era, and the beginning of another, the moment when Kosova became what it is today: a free, sovereign, and fully independent state.

Ten years ago, the Republic of Kosova was only four years old. Ten years on, the Republic of Kosova is stronger than ever. We are now by far the most democratic state of the Western Balkans. Just in the past year we improved by 17 places in the Transparency International Corruption Perception Index, and another 17 places in Reporters Without Borders’ World Press Freedom Index; and we are number one in the region regarding rule of law, according to the World Justice Project. During the current Government, we have conducted over 700 police operations against economic crimes and corruption, and over 2,000 people have been arrested, including around 300 public officials. We have disbanded 65 criminal gangs and confiscated 1.5 tons of illegal drugs.

Our progress on democratization and rule of law has been equally matched by our economic advancement. We ended last year with 10.53% economic growth, and this year, for the first time, our exports are expected to exceed 1 billion Euros. Furthermore, we have ensured that our country’s prosperity is being shared widely across our entire population. Among other initiatives, we have introduced subsidies for new mothers and children and increased pensions by 11%, including pensions for disabled persons by 33%. And for the first time, public higher education is completely free of charge. In short, the Republic of Kosova has shown that democracy and economic progress go hand-in-hand.

In addition to these successes in our internal affairs, Kosova has proven itself to be a reliable partner, and a faithful ally, in the international arena. We enthusiastically participated in Defender Europe 21 alongside 26 other countries, and we wasted no time in joining U.S. and EU sanctions against the Russian Federation, in the wake of the Kremlin’s illegal invasion of Ukraine. We have provided shelter to 1,800 refugees from Afghanistan, and to 9 journalists from Ukraine who have become residents of our capital, Prishtina.

A celebration of the end of supervised independence would be incomplete without thanking the person who led it: Mr. Pieter Feith. Back then, I was critical of international supervision as a limitation of our independence and sovereignty. As a political activist, prior to becoming an opposition MP, I put up a beautiful poster in Prishtina saying “Feith No More”. Mr. Feith was EU Special Representative and International Civilian Representative – in this case, two hats made a crown. From 2008 to 2012, our Republic had a king, and the king’s name was Feith, Pieter Feith. But I must admit that this king lacked ambition to be a proper king, even though he was polite enough not to decline the offer.

The most fitting term I can think of to describe the quality of Mr. Feith’s leadership during that period is the phrase negative capability. John Keats, the great Romantic poet, used that phrase in a different context to describe the literary genius of William Shakespeare; but I think it can be assigned a useful meaning in the political sphere as well: “negative capability” could refer to the capacity of a leader not only to act, but also to forbear — the capacity to know not only when it is appropriate to exercise one’s powers, but also when to leave them aside.

Ten years ago, Mr. Feith eloquently described his approach as follows: “I was determined to develop and encourage local ownership and responsibility. To persuade, not to order; to appoint rather than to dismiss; to guide and not to correct. I wanted not to limit the activities of the Kosovo institutions, but to inform them; not to demonstrate the strength of the international community, but to develop the strength of the independent state. As a result I have found myself being more often the supporter, perhaps the friend.” In the hands of an equally well-intentioned but less cautious and reserved diplomat, supervised independence could have had the effect not of helping nurture democracy in Kosova, but of suffocating it in its crib. Mr. Feith’s good intentions were matched by his democratic spirit — his respect for our people, our desire for freedom, and our ultimate aspiration not to be ruled over by the international community, but rather to join that community, as a free, sovereign, and fully independent state.

In July 2010, an ICJ Advisory Opinion held that Kosova’s declaration of independence did not violate international law. In September 2012, the 25 countries of the International Steering Group which was supervising Mr. Feith, who was supervising us, decided that supervision of Kosova’s independence should be terminated, concluding that our statehood and independence were doing well and should be made whole. These two moments have closed legal and political and democratic debate on the merits and the justice of Kosova’s independence.

It is therefore a great pleasure and honor to raise a glass to the former International Civilian Representative — a supporter and a lifelong friend of the Republic of Kosova — Mr. Pieter Feith.

Cheers!

Kosova para 10 viteve përmbylli fazën e Pavarësisë me Mbikëqyrje Ndërkombëtare

0

-Në 10- vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, Kryeministri Albin Kurti priti në takim ish-Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith/

Nga Behlul Jashari

 

PRISHTINË, 12 Shtator 2022/ Para 10 vitesh, në vitin 2012, Kosova përmbylli fazën e Pavarësisë me Mbikëqyrje Ndërkombëtare dhe hyri në një fazë te re të perspektivës euroatlantike. Në 7 Shtator Kuvendi kosovar miratoi amendamentet në Kushtetutë, të propozuara nga qeveria, që kishin të bëjnë me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të Pavarësisë së Kosovës.

Në 10 Shtator Grupi Drejtues Ndërkombëtar deklaroi përfundimin e mbikëqyrjes së Kosovës. “Përmbyllja e mbikëqyrjes është vlerësimi më i lartë ndërkombëtar, që i është bërë shtetit të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”, u vlerësua atëherë.

Më herët, në 2 Korrik 2012 është mbajtur në Vjenë takimi i pesëmbëdhjetë i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, i cili “ka konstatuar se Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit është zbatuar në mënyrë substanciale dhe me këtë autorizohen hapat përfundimtarë për përmbyllje të Pavarësisë së mbikëqyrur dhe mbyllje të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO)”.

Kosova  me Axhendë Shtetërore në 17 Shkurt 2022 festoi  Ditën e Pavarësisë së shpallur para 14 vitesh në 17 Shkurtin historik 2008,   pas Ditës së Lirisë – 12 Qershorit 1999, kur nisën të hyjnë forcat paqeruajtëse shpëtimtare të NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasuar me vendosjen e Misionit të Administratës së Përkohshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

 “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të Pavarur dhe Sovran”, theksonte Deklarata e Pavarësisë, e cila hartës së botës ia shtoi një shtet, e lexuar nga atëherë Kryeministri Hashim Thaçi, të dielën e 17 Shkurtit 2008 – të para 14 viteve, në Kuvendin e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme solemne, të nisur në orën 15:00.

Sot, në 12 Shtator 2022, në shënim të 10-vjetorit të përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith.

Gjatë takimit rikujtuan 10 Shtatorin e vitit 2012, kur Grupi Drejtues Ndërkombëtar shpalli përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Duke e falënderuar për kontributin e tij dhënë për Kosovën, Kryeministri Kurti e falënderoi Feith për prezencën e tij në shënimin e këtij përvjetori.

Kryeministri e njoftoi me të arriturat e gjithmbarshme të Kosovës, sidomos me progresin ekonomik dhe demokratik në vitin e fundit, ku Kosova edhe është ngritur për 17 vende në Indeksin e Transparency International dhe po aq vende në indeksin e lirisë së mediave, dhe se është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit sipas World Justice Project.

Feith e falënderoi Kryeministrin dhe tha se ndjehet i nderuar nga ftesa për të qenë prezent në këtë përvjetor, duke rikujtuar se roli i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar ka qenë i dobishëm dhe i ka ndihmuar Kosovës në përmbylljen me sukses të mbikëqyrjes së pavarësisë, si dhe në krijimin e bazës kushtetuese për funksionimin normal të shtetit të ri.

“Së bashku risollën në kujtesë edhe disa nga aktivitetet gjatë kohës sa Pieter Feith ishte Përfaqësues Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian, të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje, sikurse posteri ‘Feith No More’ e që sipas Feith ishte tregues i padurimit për të mbyllur mbikëqyrjen e pavarësisë”, thekson njoftimi i dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

Bëhet e ditur se, Kurti dhe Feith theksuan se Kosova është tregim suksesi i një shteti të ri dhe i zhvillimit të një shoqërie demokratike.​

Rusia e burgut të popujve dhe e frymëve të vdekura

0

Tanket ruse të mbetura në baltë e ujë pas kundërofensivës së këtyre ditëve të Ushtrisë së Ukrainës.

Eshref Ymeri

Gjatë shekujve, në formimin psikologjik të popullit rus, janë rrënjosur dy ide të kundërta: ideja e “madhështisë” së Rusisë dhe ideja e përulësisë para pushtetit, para atij që është në krye, para të madhit, para carit. Kjo ideja e dytë e gjen mishërimin e saj të plotë në një shprehje aforistike, mjaft të përdorshme në bisedat e njerëzve të thjeshtë me njëri-tjetrin: Shefat janë më të zgjuar se ne”. Është e çuditshme se si ka mundësi që kjo shprehje të jetë kaq e përdorshme, paçka se kuptimi i saj është mjaft poshtërues për dinjitetin e njeriut?! Sepse një shprehje e tillë zbulon lakuriq mungesën e lirisë së individit, ajo dëshmon më së miri se popullit rus është i kapluar nga ideja e “madhështisë” së Rusisë, e madhështisë së shovinizmit rusomadh, për të cilin ai ka bërë kurban demokracinë, lirinë e vet, se, në vend të saj, ai parapëlqen kultin e individit, nënshtrimin e plotë para pushtetit dhe, për pasojë, vuajtjen në kushtet e varfërisë. 

 Idenë e “madhështisë” së Rusisë, populli rus e ka trashëgim nga Testamenti i Pjetrit të Parë (1672-1725), në bazë të të cilit Rusia duhet t’i hedhë në luftë me njëri-tjetrin shtetet e Evropës dhe pastaj atë ta pushtojë krejt, duke e mbajtur nën sundimin e vet. Ky Testament është botuar i plotë në gazetën “Bashkimi” të datës 8 prill 1994, f. 3-4, dhe shoqërohet me Kujtime të Kalorësit të Eonit, ish-ambasador i Francës në Peterburg, Kapiten i dragonëve, Kalorës i Shën Luigjit, Ministër Fuqiplotë i Francës në oborrin e Anglisë. 

Ideja e “madhështisë” së Rusisë u propagandua edhe në periudhën e diktaturës komuniste që u vendos pas revolucionit të tetorit të vitit 1917. Në një fjalim që Stalini pati mbajtur në Byronë Politike të Komitetit Qëndror të  Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik,vetëm katër ditë para nënshkrimit të paktit Molotov-Ribentrop më 23 gusht, pra, më 19 gusht 1939, shtjellohet haptazi ideja bazë e Testamentit të Pjetrit të Parë për pushtimin e Evropës. Në atë fjalim thuhet: 

“Le të fillojë Lufta e Dytë Botërore, pjesëmarrësit e saj le të shqyejnë njëri-tjetrin dhe atëherë Bashkimi Sovjetik do të ngrejë flamurin e revolucionit proletar dhe mbarë Evropa do të bjerë në këmbët e tij” (Citohet sipas: “Luftën e Dytë Botërore e filluan Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik”. Faqja e internetit “DW Made for minds”. 30 gusht 2019). 

Ideja e përulësisë së njeriut rus para pushtetit zë fill që në vitin 1497, kur fshatarët, në bazë të ligjit të së drejtës së bujkrobërisë, u shndërruan në bujkrobër, në pronë të çifligarëve, të cilët i trajtonin si mall që mund t’ia shisnin dhe t’ia blenin njëri-tjetrit. E drejta e bujkrobërisë u shfuqizua në vitin 1861. Pra, gjatë 364 vjetëve, njeriu i zakonshëm rus, pra, krejt fshatarësia, e cila përbënte tërësisht popullsinë e Rusisë, me përjashtim të njerëzve të shtresës së pushtetit, s’ishte gjë tjetër, veçse thjesht një mall për tregun e çifligarëve. Sigurisht që kjo periudhë kaq e gjatë sundimi mbi njeriun e thjeshtë rus, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në formimin e tij psikologjik, i cili u bë edhe më i dukshëm gjatë diktaturës komuniste 74-vjeçare (1917-1991). Pikërisht një popull të tillë, të edukuar me idenë e përulësisë shumëshekullore, Putini e gjeti të gatshëm për nënshtrim të mëtejshëm kur erdhi në krye të Rusisë më 26 mars të vitit 2000. 

Në një burim informacioni nga inteneti, bëhet e ditur se Putini, duke ndjekur gjurmët e perandorit Pjetri i Parë dhe të Stalinit për “madhështinë” e Rusisë, ja çfarë ka deklaruar pesë vjet pasi qe bërë neocari i saj. Në atë informacion thuhet: 

“Pikërisht para Krishlindjeve të vitit 2005, Putini pati parashtruar idenë e vet se në ç’mënyrë Rusia do të rivendosë ndikimin e vet në mbarë botën, si dikur Bashkimi Sovjetik. Ai deklaroi me krenari se Rusia është eksportuesja më e madhe e gazit në botë dhe e dyta për eksportimin e naftës. Në një takim që pati asokohe me disa ministra dhe këshilltarë të tij të besueshëm, ai deklaroi se Rusia duhet të synojë të dalë në krye të botës në sferën energjetike” (Citohet sipas: “Pse Rusia po vë në rrezik ambiciet e veta energjetike?”. Faqja e internetit InoPressa”. 04 janar 2006). 

Dhjetë vjet më vonë, përsëri në vazhdim të gjurmëve të Pjetrit të Parë dhe të Stalinit, Putini pati deklaruar: 

“Kufijtë e Rusisë nuk mbarojnë askund” (Citohet sipas: “Putin: Kufijtë e Rusisë nuk mbarojnë askund”. Faqja e internetit “BBC News”. 24 nëntor 2016).  

Tani, pasi kanë kaluar 200 ditë që nga koha kur Rusia, me sulmin fashist që ndërmori kundër Ukrainës, si një shtet i pavarur dhe sovran, e zhveshi veten lakuriq para botës dhe zbriti në sheshin e mejdanit si një shtet banditesk, si një shtet terrorist dhe mbarë populli rus, që nga Kamçatka, Vladivostoku e deri në brigjet e detit Balltik, u prezantua para opinionit ndërkombëtar si një bashkësi me një zbrazëti shpirtërore unike, duke vëzhguar me shpërfillje të plotë krimet e ushtrisë gjakatare ruse kundër fëmijëve, grave, plakave dhe pleqve ukrainas, më erdhi menjëherë ndër mend përmbajtja e veprës “Frymë të vdekura” të shkrimtarit të shquar Nikollaj Gogol (1809-1852). Ajo   është një vepër thellësisht satirike. Realitetin që e rrethon, Gogoli e përshkruan me nota tepër të zymta dhe e vë në lojë plot mllef. Ai nuk ia fsheh lexuesit tiparet më të pështira të heronjve të vet, madje ia nxjerr në pah qëllimisht. 

Përqeshja, me të cilën Gogoli e përshkruan realitetin, përfshinte në vetvete edhe një ndjenjë trishtimi të thellë, pasojë kjo e tablove të shuarjes shpirtërore “të vdekjes për së gjalli” të njeriut rus, të poshtërimit dhe të shtypjes së tij nga dukuritë e amullisë sociale. Ai ka përshkruar mjeshtërisht veset dhe dobësitë e njeriut rus, ka pasqyruar në një mënyrë të tillë problemet më të mprehta për Rusinë, saqë heronjtë kryesorë dhe pikësynimet, ndjenjat dhe bëmat e tyre të mos tingëllojnë si jehona të së kaluarës. Edhe 180 vjet pas botimit të saj (1842), kjo vepër ka një tingëllim mjaft aktual, sikur të ishte botuar në ditët tona. Ja çfarë thuhet në njërën prej faqeve të internetit: 

“Gogoli ka pasqyruar në poemë një të keqe të tillë sociale, si zbrazëtia shpirtërore. Me një mjeshtëri të hollë artistike, ai ka pasqyruar njerëz, të zhveshur nga ideale të larta, të mbyllur vetëm në vetvete, shpërfillës ndaj gjithçkaje që nuk ka të bëjë me ta drejtpërsëdrejti. Zbrazëtia shpirtërore është shoqërues i përhershëm i njeriut rus deri në ditët tona” (Citohet sipas: “Tingëllimi atual i poemës “Frymë të vdekura”. Faqja e internetit Cyberleninka”. 25 maj 2017). 

Lind pyetja: cila është arsyeja që populli rus, i madh e i vogël, nuk u ngrit peshë më këmbë kundër agresionit fashist të ushtrisë ruse në Ukrainë, një ushtri kjo kaq gjakatare, saqë ua ka kaluar shumëfish edhe krimeve të nazizmit gjerman? 

Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë në historinë e popullit rus, e një populli me psikologji prej skllavi, të kultivuar nga carizmi për shekuj me radhë. Pikërisht në saj të kësaj psikologjie, Rusia ka pasë qenë vlerësuar si një burg popujsh. Pra, Rusia, në fakt, s’ka qenë dhe s’është gjë tjetër, deri në ditët tona, veçse një burg popujsh për njerëzit e thjeshtë, është një vend i “frymëve të vdekura”.  

Shprehja frazeologjike “burgu i popujve” pati hyrë në qarkullim në mesin e shek. XIX. Si kuptim kryesor i saj, pati shërbyer përfytyrimi stereotip i perandorisë ruse, si një shtet i prapambetur diktatorial. Ai, që i pari e ka quajtur Rusinë “burgu i popujve”, ka qenë aristokrati, shkrimtari dhe udhëtari francez Astolf de Kystin (Astolphe-Louis-Léonor, marquis de Custine- 1790-1857), i cili, në vitin 1839,  pati vizituar Rusinë me ftesë të perandorit Nikollaj I (1796-1855). Nisur nga bindjet e veta politike (konservatorizmi, monarkizmi dhe klerikalizmi), ai qe pritur në oborrin rus dhe në qarqet më të larta të shoqërisë ruse. Shënimet e tij të udhëtimit, me titull“La Russie en 1839” (Rusia në vitin 1839), qenë botuar për herë të parë në Paris në vitin 1843, duke  shkaktuar një stuhi kritikash dhe reagimesh kontradiktore në mjediset e inteligjencies ruse, si në radhët e simpatizantëve të Perëndimit, ashtu edhe të sllavianofilëve. Autori i këtyre shënimeve, Rusinë e shek. XIX, me një sarkazëm therës, e përshkruan si një vend kontrastesh, Në morinë e vërejtjeve kritike të planit të përgjithshëm për natyrën mashtruese të fasadës ruse, për arbitraritetin e autoriteteve, për mangësitë e theksuara të sistemit gjyqësor etj., autori nxjerr mirë në pah gjendjen e mjeruar të të gjithë popujve nën sundimin e perandorit rus dhe mungesën e shoqërisë civile. Sado e pafundme që është kjo perandori, thekson ai, ajo s’është gjë tjetër, veçse një burg popujsh, çelësat e të cilit i mban perandori”.  

Në veprën e lartpërmendur të autorit francez, janë mjaft mbresëlënëse disa shprehje me vlera aforistike, të cilat zbulojnë psikologjinë prej skllavi të njeriut rus dhe që po i rendis në vijim: 

“Secili mundohet ta maskojë të keqen para pushtetarit dhe të reklamojë të mirën”. 

“Të pasurit këtu nuk janë bashkëqytetarë me njerëzit e varfër”. 

“Në Rusi, çdo sundimtar vlerësohet si një perëndi, çdo femër monarke vlerësohet si Artemida dhe Kleopatra”. 

“Rusia është vendi i memecëve”. 

Fakti mjaft domethënës që populli rus nuk e kundërshtoi agresionin fashist kundër një shteti fqinj, dëshmon pa mëdyshjen më të vogël se Putinin ai e konsideron si “perëndi”. Ky qëndrim prej sllavi i popullit rus, të cilit s’i bëjnë kurrfarë përshtypjesh krimet barbare të ushtarëve të tij kundër popullsisë civile në Ukrainë, shkatërrimet me raketa të pallateve të banimit, të objekteve të artit dhe të kulturës dhe përgjithësisht të infrastrukturës në atë vend, më solli ndër mend një shprehje mjaft kuptimplote të arkitektit amerikan Frank Lloid Rait (Frank Lloyd Wright1867-1959), të vlerësuar si krijues të “arkitekturës organike”. Ajo shprehje i shkon mjaft për shtat natyrës të marrëdhënieve të kryekriminelit Putin me popullin e vet. Ai ka thënë. 

“Madhështia e një despoti e ka burimin jo në vlerat e tij personale, por në poshtërimin e turmës që e rrethon”. 

Despotët, zakonisht, janë njerëz me aftësi poshtë mesatares së intelektit dhe, kuptohet vetvetiu, nuk kanë aftësi intelektuale, çka  bën që të vuajnë tmerrësisht nga kompleksi i inferioritetit. Prandaj mundohen t’ia rrisin autoritetin vetes përmes sundimit despotik. Shoku i klasës së Putinit në Institutin e zbulimit, Juri Shvec, i ka bërë Putinit “rezonancën magnetike” të intelektit. Ai rrëfen: 

“Që të pranoheshe në Institutin “Andropov” të KGB-së së Bashkimit Sovjetik, ishte një gjë jashtëzakonisht e koklavitur. Por po të pranoheshe ama, atëherë gjasat ishin 99,9% që ty do të të dërgonin të shërbeje në zbulim… Fakti që Putinin e dërguan jo në zbulim,.. dëshmon se mes kolegëve, aftësitë e tij ishin poshtë mesatares” (Citohet sipas: Ana Dvali. “Intervistë me zbuluesin Juri Shvec, shok i klasës së Putinit në Institutin “Andropov””. Faqja e internetit “Gordon”. 28 prill 2015).  

Natyrën e nënshtruar të popullit rus me psikologji prej skllavi, e nxjerrin mirë në pah edhe sot disa intelektualë nga radhët e tij. 

Gazetarja e shquar, Ksenjia Llarina (1963), ka pasë qenë drejtuese programesh në radion “Eho Moskvëj” (Jehona e Moskës). Në mars të vitit 2010, ajo pati nënshkruar një thirrje të opozitës ruse, me titull “Putini duhet të largohet”. Në tetor të vitit 2017 e braktisi Rusinë për shkak të përndjekjeve të vazhdueshme nga ana e Vladimir Sollovjovit, drejtues emisionesh ky në kanalin televiziv shtetëror rus “Rusia 1”. Përkrah kopesë së servilëve me damkë të Putinit, si Dmitri Kiselov, Margarita Simonian, Olga Skabejeva, Nikita Mihallkov dhe monstra të tjera, Vladimir Sollovjovi është bërë shumë i njohur në mbarë opinionin  ndërkombëtar, si një kryeservil i pështirë i Putinit, i cili është ngritur deri në modelin e një skizofreni të paimagjinueshëm. Ajo përndjekje shërbente si nxitje për eliminimin fizik të gazetares. Prandaj, për të mos pësuar fatin e koleges së saj gazetare, Ana Politkovskaja, demaskueses së agresionit që pati ndërmarrë, me urdhër të Putinit, ushtria fashiste ruse kundër Çeçenisë, të pushkatuar në ashensorin e pallatit të vet më 07 tetor 2006, Ksenjia Llarina, siç u theksua më lart, u largua nga Rusia përfundimisht  Tani ajo jeton në Portugali. Në një postim të sajin në fb, ajo ka bërë deklaratën në vijim: 

“Më duket se gabimi më i madh i rusëve konsiston në faktin që ne nuk kemi arritur të vetëdijësohemi se jemi të paqenë, se nuk ekzistojmë. Ne drejtojmë emisione televizive, themi dëngla para kamerave, shesim mend, ngacmojmë bashkëbiseduesit, arsyetojmë për natyrën e dobishme dhe të dëmshme të Rusisë, shprehim pakënaqësi, na kap histeria lidhur me vizat shengen, me hedhjen në harresë të kulturës ruse.., kërkojmë respektimin  e të drejtave qytetare… Por nuk jemi në gjendje të kuptojmë kryesoren: ne kemi pushuar së ekzistuari. Ne ndodhemi jo vetëm jasht truallit juridik, ne ndodhemi jashtë truallit të njerëzimit. Ne duhet të ndërgjegjësohemi për ta kuptuar një gjë të tillë…” (Citohet sipas: “Gabimi më i madh i rusëve. Diskutime në gjurmët e postimit të Ksenia Llarinës”. Faqja e internetit “Radio Svoboda”, 19 gusht 2022). 

Më bënë shumë përshtypje dy komentete për deklaratën e mësipërme. 

Së pari, Tatjana Anjikina, duke iu drejtuar Ksenjia Llarinës, shkruante: 

“Ti ke shkruar për atë që unë e kuptova shpejt në mëngjesin e 24 shkurtit. Madje jo në këtë mënyrë: se në çfarë humnere mosekzistence ne, si “popull rus”, jemi duke rrëshqitur, unë pata filluar ta kuptoj më herët: solla nëpër mend Gjeorgjinë, Krimenë, Boingun malajzian, Lojërat olimpike tërë gjak – t’i numërosh “zilkat” dhe shenjat, duhet një kohë e gjatë dhe nuk ia vlen. Qoftë edhe për arsyen se do të fillojnë menjëherë kundërshtimet… Unë, për veten time, këtyre kundërshtimeve u kam vënë një kryq të madh. Kjo për arsye se mëngjesin e 24 shkurtit mund ta krahasosh me shembjen e buzës së fundit të një shkëmbi, ku është kapur me majat e gishtave dikush që  rri varur mbi një humnerë. Përderisa gjithë vendi, mbarë populli… atë mëngjes nuk doli të mbushte rrugët me pllakatën e vetme në duar me thirrjen “Jo!”, atëherë ky është fundi ynë, si popull” (po aty). 

Së dyti, Viktor Shenderoviç bën fjalë, nëse mund të ketë vend pendesa e rusëve për krimet në Ukrainë. Ai thekson: 

“Përgjithësisht, nuk ekzistojnë kurrfarë rusësh për një pendesë të tillë. Temperatura mesatare etike, sipas spitalit me njëqind e dyzet milionë të sëmurë, është e njëjtë… Me një diagnozë dhe terapi të përgjithshme: ne të gjithë jemi të çmendur” (po aty). 

Pra, mendësia e popullit rus e kohës së Gogolit, në raport me despotët e vet, është e njëjtë edhe në Rusinë e sotme neocariste, në krye të së cilës është një askush me emrin Putin. Prandaj Rusia vazhdon të mbetet një burg popujsh, një vend me frymë të vdekura, një spital gjigand të sëmurësh, siç thekson intelektuali Viktor Shenderoviç, një realitet tragjik ky, të cilin kasta sunduese e Kremlinit mundohet ta maskojë me paradat “madhështore” të forcave ushtarake në Sheshin e Kuq më 09 maj. 

Ishin pikërisht aftësitë e Putinit poshtë mesatares ato që çuan në organizimin e sulmit fashist të ushtrisë gjakatare ruse kundër Ukrainës, të cilat, para opinionit publik ndërkombëtar, zbuluan lakuriq të vërtetën se Rusia s’qenka gjë tjetër, veçse një gërmadhë e kalbur që di vetëm të kacagjelohet para botës me kokat e mbushjeve bërthamore. Tani le t’u pijë lëngun armëve bërthamore dhe le të vazhdojë të plehërojë edhe më shumë tokat pjellore të Ukrainës me kufomat e rreth 50 mijë ushtarëve të vrarë deri tani. 

Shprsa vdes e fundit. Le të shpresojmë që popujt e Rusisë do të zgjohen një ditë nga gjumi letargjik shumëshekullor, për ta gjetur vetveten, do ta shkundin nga vetja psikologjinë e skllavit, frymën e nënshtrimit poshtërues para pushtetit, do t’i shkallmojnë dyert e burgut gjigand, ku i mban të mbyllur kasta kriminale e Kremlinit, do të çlirohen nga natyra shoviniste dhe ideja marroke e “madhështisë” së Rusisë dhe Putinin, bashkë me rrethin e ngushtë të servilëve të tij të pështirë në mjetet e informimit masiv, do t’i flakin në koshin e mbeturinave. Një rreze drite duket në fundin e tunelit të errësisër puitiniane. Në një informacion më të fundit thuhet: 

“Disa deputetë nga Peterburgu i propozuan Dumës Shtetërore (parlamentit rus – E.Y.) të ngejë… akuzë kundër Putinit për tradhti shtetërore… dhe të kërkojë dorëheqjen e tij. Për këtë njoftoi deputeti Dmitri Paluga. Deputetët e Peterburgut mendojnë se vendimi i Putinit për fillimin e sulmit të ushtrisë ruse në territorin e Ukrainës, dëmton sigurinë e Rusisë dhe të qytetarëve të saj…” (Citohet sipas: “Populli u rebelua! Putinin e akuzuan për tradhti shtetërore! Tiranin e pret gjyqi!”. Telekanali “News for you”. 12 shtator 2022). 

Le të shpresojmë që theqafja e Putinit do të shënojë shembjen e themeleve të Perandorisë së kalbur neocariste ruse dhe popujt e kombësive të ndryshme do të shkëputen prej saj, duke krijuar shtetet e tyre të pavarura dhe sovrane, kurse rusët  do të mblidhen në stanin e tyre të shtetit Moskovia.  

Kaliforni, 12 shtator 2022 

Kyetari i Pukës, Gjon Gjoni, i ndau dekoratën Qytetarë Nderi Ramiz Tafilajt, për merita të veçanta në afirmimin e kulturës shqiptare në SHBA

0
Nga: Jusuf Buxhovi, Prishtinë
NË PUKËN E MIGJENIT…
Në Pukë, monumenti i Migjenit me Lulin e Vocërr, edhe sot e gjithëditën vazhdonë t’i dërgojnë mesazhe qortuese po edhe orjentuese botës shqiptare, që të ruajë binarët historik.
Në këtë frymë, sot, Kyetari i Bashkësisë së Pukës, zoti Gjon Gjoni, i ndau dekoratën Qytetarë Nderi, botuesit amerikan Ramiz Tafilajt, për merita të veçanta në afirmimin e kulturës shqiptare dhe të vletave të saj në SHBA.
Me këtë rast , zoti Tafilaj dhe autori i dhiruan kryebashkiakut “Kosovën” në pesë volume si dhe dusa botime të rjeta të shtëpidë botuese “Jalifat Publishing”.

A ka ekstremizëm dhe radikalizëm islamik te shqiptarët e Luginës së Preshevës!?

0

Shkruan: Xhemaledin SALIHU, Preshevë 

 Mobilizimi i policisë së Kosovës dhe Apeli i Ambasadës së SHBA-ve, se gjatë Festës së Pashkëve, para disa viteve, mund të ketë shprehje të ekstremizmit dhe radikalizmit islamik në Kosovë, shtron menjeherë edhe konstatimin se ai ekstremizëm dhe radikalizëm islamik mund të bartet edhe në Luginë të Preshevës. 

Në Luginë të Preshevës, me fillimin e luftës në Siri, ku u shfaq shteti islamik pati tendenca të ftesës së Shqiptarëve të Luginës për pjesëmarrje në këtë luftë të shenjtë fetare.Këto tendenca tashti nuk shpërfaqen, sepse pati shumë reagime në at drejtim dhe filluan ata që ndihmuan këtë shtet islamik në Kosovë të pësojnë me dënime, ndërsa në Luginë të Preshevës nuk kemi raste të tilla të gjykimit si në Kosovë. 

Të kuptohemi, sa kam përcjellur polemikat, reagimet, komentet lidhur me ekstremizmin dhe radikalizmin islamik në Luginë të Preshevës, askush nuk akuzon fenë islame për dukuritë që po ndodhin, por akuzohen ata që propagandojnë dhe mbështesin këtë dukuri, mos të them që e ligjërojnë. 

Të gjithë pajtohemi se ajo çfarë po ndodh me popullin sirian është për keqardhje dhe meriton çdo dënim moral e juridik.Mirëpo, komentet lidhur me Sirinë, sikur nga disa komentues shqipëfolës e disa hoxhallarë shkojnë në drejtim të asaj se e gjitha kjo luftë është në dëm të islamit.Se SHBA-të po bënë një luftë të padrejt ndaj shtetit islamik, se Rusia po i mbron shtetet islamike dhe islamin. 

Në shtypin e shkruar dhe elektronik nuk hasa që të gjykohet nga hoxhallarë dhe shqipfolësa. 

Kohëve të fundit, në Luginë të Preshevës qëndron pezull një konstatim se po ndodh një fuqizim i identitetit fetare islamik ndaj identitetit nacional shqiptar.Kjo vërehet në shkrimet e shumta, kur reagohet për dukuri të ndryshme shoqërore, sidomos fetare, atëherë dalin në skenë shqipfolësat dhe disa hoxhallarë, të cilët nuk shprehen qartë se cili identitet duhet ta ketë përparësinë, pra ai kombëtar e pastaj ai fetar.Bile një hoxhë nga Bujanovci publikisht e pranoi këtë konstatim. Në ketë drejtim shpesh janë shtruar edhe pyetje konkrete lidhur me identitetin shqiptar dhe fetar, asnjëherë deklarime të qarta nga hoxhallarët nuk pati, pos disa shqifolës në Luginë të Preshevës, të cilët me sharje, me ofendime deshën ta mbyllin këtë temë të ndieshme për Shqiptarët në Luginë të Preshevës, por edhe gjithë shqiptarinë. 

Shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin pjesëmarrës të të gjitha Lëvizjeve kombëtare me shekuj, në të cilën vetëm pak individë të klerit islam morën pjesë.Sidomos intelektualët shqiptarë të Luginës së Preshevës, në mesin e tyre edhe anëtar të PKJ që në mbarim të LDB shpëtuan me mijëra shqiptarë të komunës së Preshevës dhe Bujanocit. Po këta anëtarë të PKJ bartën luftën për të drejtat e Shqiptarëve, ato politike kombëtare deri në vdekje, ndërsa ndonjë individë nga kleriku fetar islam as që u inkuadrua në këtë luftë. 

Më vonë shumë intelektualë e pësuan me përjashtim nga puna, me kërkesat e tyre legjitime për të drejtat individuale dhe kombëtare. Në mesin e klerikëve fetarë islamë nuk pati një lëvizje të këtillë. 

Po edhe në kohën e regjimit të Millosheviqit pësuan intelektualët, bartës te progresit kombëtar, ndërsa nga klerikët fetar islamë nuk pësoi askush.Pra, nuk patëm ndonjë reagim të shëndoshë nga radha e klerikëve fetarë islamë,për këto shkelje, ndërsa pas Luftës së Kosovës dhe Luftës së UÇPMB-së, disa hoxhallarë u këndellën në drejtim të përforcimit të vijës fetare e jo të drejtave dhe lirive individuale dhe kolektive të Shqiptarëve. 

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë me përkatësi fetare islame dhe në këtë drejtim nuk ka nevojë as ndikimet e hoxhallarëve, as ndikimet që po vijnë nga Turqia e ndonjë shtet arab islamik, për të na bë më shumë apo më pak myslimanë dhe për ta rilind kulturën turke në Kosovë, Maqedoni, po edhe në Luginë të Preshevës. Në këtë drejtim, reagimet e hoxhallarëve janë të mirëpritura dhe të mirë se ardhura, por sa e përcjell shtypin nuk pati reagime të duhura.Bile pati mbështetje të kësaj kauze. 

Pra, në fuqizimin e të drejtave kolektive të identitetit nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet ta luajnë një rol me rëndësi edhe hoxhallarët, në të kundërtën do të mvishen më petkun fetar dhe do ta forcojnë identitetin islam , në dëm të identitetit nacional. 

Çfarëdo ekstremizmi dhe radikalizmi është i dëmshëm për Shqiptarët e Luhginë së Preshevës, sepse komuniteti shqiptar jashtë Luginës së Preshevës ka shumë probleme të mëdha politike e shoqërore dhe droj se nuk ka kohë të zgjidh dhe mbroj edhe interesat e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.Andaj detyrë e parë është e të gjithë shqiptarëve të mobilizohen, jo vetëm deklarativisht, por edhe me vepër ta luftojnë çdo ekstremizëm dhe radikalizim të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës. 

Presheva dhe Bujanoci kanë nevojë për qeverisje lokale të shëndosha shqiptare, pa primesa fetare, sepse praktikimi i fesë islame duhet të jetë individuale dhe familjare, pa prekur në shkolla dhe institucione të qeverisjes lokale, sikur ndodhi dhe ende po vazhdon që disa udhëheqës lokalë, drejtues të institucioneve dhe mësues e lanë detyrën dhe orën mësimore e praktikojnë namazin.Ata nga buxheti komunal nuk paguhen për ta kryer namazin, por për t”i kryer detyrat që zgjedhësit i kanë dhënë në realizimin e detyrave shoqërore.Praktikimi i fesë islame duhet të jetë i ndarë nga qeverisja lokale, pra është individuale dhe familjare, edhepse fetë janë të lejuara nga shteti.Disa prej tyre, nëse hyn në faqet e tyre të facebookut, më shumë propagandojnë ligjërata fetare, se sa angazhim shoqeror dhe ligjërata nga procesi edukativ-mësimor. 

Me pluralizmin politik, të filluar në vitet e 90-ta nuk mund të fajësohen vetëm klasa poltike lokale, por edhe intelektualët dhe hoxhallarët, të cilët nuk i kryen detyrën e veta, në drejtim të drejtave dhe lirive individuale e kolektive të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.E lamë vetëm klasën politike në qeverisjen lokale, duke propaganduar se ata janë të paguar për këtë punë lokale dhe ne të tjerët nuk duhet të angazhohemi në përmbushjen e synimeve të qeverisjeve lokale. 

Klasa politike shqiptare, menjëherë në pluralizëm u angazhua për të drejtat dhe liritë e Shqiptarëve. Themeluan partitë politike, secila prej tyre në programin politik kishin përmbushjen e të drejtave dhe lirive individuale dhe kolektivë.Sigurisht se nuk u arritë e dëshiruara nga klasa politike, por ato organizuan Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, si akt vullneti i Shqiptarëve, si kapital për të ardhmenë.  

Klasa politike, në momentet më të vështira e mbajti popullatën shqiptare në mbrojtje dhe ruajtje të bërthamës shqiptare. Edhe Platforma politike e vitit 2006, edhe themelimi i Asociacionet të komunave shqiptare, edhe trupi koordinues, edhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, po edhe të tjerat trupa ishin në drejtim të mbrojtjes dhe ruajtjes së identitetit nacional, me këtë edhe të identitetit fetar.Sidomos Lufta e UÇPMB-së solli disa të mira Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Të mohohen këto, nuk është e drejtë, bile morale e askujt në Luginë të Preshevës.Në të gjitha këto lëvizje të klasës politike ishin indiferentë intelektualët, sidomos hoxhallarët. 

Po, hoxhallarët duhen të mirren vesh që ta themelojne një organizim politik fetar të përbashkët, të drejtuar nga Prishtina, pa marrë parasysh kush është Myfti në Kosovë, e jo të përçahen në disa BVI, me ndikime të ndryshme. 

Po pajtohem me konstatimet e një hoxhe lidhur me futjen e mësimit fetar në shkollat fillore dhe të mesme karshi Serbisë, por nuk pajtohem se shkollat fillore dhe të mesme u pajtuan në futjen e mësimit fetar e jo edhe të lëndës së edukatës qytetare. 

Mësimi fetar, sipas meje po keqpërdoret nga mësuesit e kësaj lënde, sepse së pari nuk i përmbahen programit të kësaj lënde, duke e shndërruar lëndën në edukatë islame apo mësim fetar islam.Sipas meje mësimit fetar, lënda e saj duhet të mësoj nxënësit me të gjitha religjionet hyjnore dhe besimet e mëdha në botë, bile kuptimin e tyre, por duke mësuar shumicën e lëndës nga feja islame, përshkak të përkatësisë fetare islame të Shqiptarëve 

Para disa viteve në një tribunë arsimore, lidhur me mësimin fetar, dy ligjërues serbë nga Beogradi, doktorë të shkencave sociologjike të religjioneve, prof.dr. Shushnjiq dhe prof.dr. Çupiq, të cilët në ligjëratat e tyre, sidomos prof. Shushnjiqi, kur e pa përberjen e ndëgjuesve në sallën e Kuvendit komunal filloi ta lavdëroj fenë islame, aq shume sa që mendova që edhe ai do të konvertohet ne islam. Bile shkoi aq larg sa që organizatën Al Kaida e solli në organizatë humanitare. Në reagimin tim se në librat e tija, sociologjia e religjionit, që i ka në posedim edhe biblioteka e qytetit shkruan ndryshe për islamin, nuk pati përgjigje dhe ne vend te tij u përgjigj prof. Çupiq, duke mos dhëne asnjë arsyetim. 

Regjimi i Millosheviqit, jo vetëm që e instrumentalizoi ekstremizmin dhe radikalizmin fetar, por e ushqeu, duke angazhuar klerikë të ndryshëm nga Beogradi, por edhe ligjërues të ndryshëm që të na bëjnë më shumë ”myslimanë”. 

Shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin edhe më të varfur para Luftës së Kosovës dhe ditën ta ruajnë dhe mbrojnë identitetin kombëtar,bile edhe ate fetar tradicional që e kultivuan prindërit dhe gjyshërit tanë, asnjëherë nuk e humbën shpresën për të jetuar, për të qenë shqiptar, me përkatësi fetare islame. Mirëpo, tashti edhepse kushtet janë më të mira materiale sikur ka humbur shpresa për një të ardhme më të mirë. Këtu dikush ka faje,a janë intelektualët, hoxhallarët apo klasa politike? 

Preferoj që në ligjëratat e intelektualëve, sidomos të hoxhallarëve të ketë dritë në tunel, mos të mbyllen dyertë e zhvillimit dhe prosperitet të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Dikush nga klerikët islamë paska thënë, po e thjeshtesoj: Feja islame është e dijes, por popujt islam të pa ditur.Kjo don studime të thella nga të gjithë, por më shumë nga hoxhllarët.

Historia e Kosovës dhe romanet e Reshat Sahitaj në shtypin e huaj

0
SPECIALE-PËR HERË TË PARË NË HISTORINË POLITIKE DHE KULTURORE TË KOSOVËS / HISTORIA E KOSOVËS DHE ROMANËT E RESHAT SAHITAJ NË SHTYPIN E HUAJ
/ Lectures Européennes #24 : Kosovopar Booky Mary
Në djepin e kulturës botërore në Francë, këto ditë mundeni të lexoni serinë dokumentare të autorës së njohur Booky Mary, e cila prezanton historinë e shtetëve europiane dhe një libër më emblematik të shtetit.
Në këtë kategori të shteteve europiane prezantohet historia e Kosovës, si dhe libri më emblematik nga autori Reshat Sahitaj.
Ja përkthimi nga origjinali :
.Lectures Européennes #24 : Kosovo
par Booky Mary
Në këtë numër të ri bëhet fjalë për Kosovën, ne do ju lëm me specialistën tonë në literaturë për udhëtimin tuaj nëpër Europë.
« Pas udhëtimit të këndshëm në Itali, ne po vazhdojmë në Europën Jugore, në një shtet që zyrtarisht statuti politik i të cilit deri sot është kontravers , shteti nuk është i njohur në OKB, e as nga Unioni Europian), e ky shtet është Kosova.
Territori i Kosovës është i banuar më shumicë shqiptare, ku jetojnë një pakicë serbe, e që dikur Serbia e kishte shkëputur nga Bizanti më 1170, e që pastaj më 1459 u shndërrua në koloni të Perandorisë Osmane, por që më marrëveshjen e Bukareshtit më 1913, u bë pjesë e Serbisë më përfundimin e luftës së dytë ballkanike, dhe që pas Luftës së Dytë botërore do të bëhet krahinë autonome e Serbisë në Federatën Jugosllave.
Para se të vendosët nën administratën e OKB-së më 1999, në bazë të rezolutës 12/44, të Kombëve të Bashkuara, ishte i njohur si territor i Serbisë, mirëpo për shkak të dhunës që serbët ushtruan mbi shqiptarët sepratist të cilët nuk i pranonin autoritetet serbe, pasuan bombardimet e NATO-s, gjatë operacioneve të forcave aleate kah fundi i 1999.
Më marrëveshjën e Kumanovës, forcat e NATO-s, e ruajnë dhe sigurojnë paqe në këtë regjion, por që tensionet ende vazhdojnë.
Literatura Kosovare, është shumë pak e njohur dhe pak e prezantuar, mirëpo
në këtë kategori dallohet shkrimtari Reshat Sahitaj, i lindur më 1952, në qytezën Theranda , por që për shkaqe politike largohet për të gjetur strehim në Belgjikë.
Reshat Sahitaj, skenarist dhe shkrimtar, është edhe kryetar i Unionit të Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë. U botua para pak kohësh në Francë nga Shtëpia botuese « L’Harmattan » , më përmbledhjën e tregimeve të cilat i ka përzgjedhur nga autorët, na paraqet mbi sipërfaqe rrëfime të dashurisë gjatë periudhës së luftës së fundit, që populli shqiptar i ka përjetuar si dhe traumat e pasluftës.
Në këtë konteskt të luftës, autorët e këtyre tregimeve nuk janë përqendruar për rastët e vrasjeve të një burri apo gruaje, ose të fejuares, por janë koncentruar për dhunimët që ushtarët e huaj ua bën femrave shqiptare për ta turpëruar një popull të tërë.
Shumica e shkrimtarëve të kësaj përmbledhje i kanë ikur trajtimit të luftës direkte, për të rrëfyer dashurinë e tyre të parë, në të shumtën e rastëve të inspiruar nga eksperienca e tyre personale, « natyrisht të ngjyrosura më ngjyrën e imagjinatës për t’i thurrë sa më artistikisht »
Kjo përmbledhje përveç që është pjesë e historisë mbi dashurinë, njëherit i kushtohet shpresë për një të ardhme më të mirë.
Kritikët e huaj për romanët e Reshat Sahitajt :
Nicole Brriere ( Fr)
Në thellësinë e misterieve të dashurisë dhe të vdekjes, romani i autorit Reshat Sahitaj, është një paradoks ku heroina Donika është figurë emblematike e femrave të që e kanë përjetuar luftën.
prof dr Héléne Stafford- Angli
« Reshat Sahitaj me sukses ka arritur që nga ngjarja e dhëmbshme e Donikës, pjesërisht si dëshmi, të na paraqesi fatin e popullit të tij dhe të një femre, e cila më kot është në kërkim të burrit të saj të zhdukur gjatë luftës. Ajo viziton varret masive, për të gjetur gjurmë të burrit të vdekur a të gjallë, dhe mundohet të gjejë strehim në fundin e botës së shpirtit të saj duke jetuar më kujtimet e së kaluarës
Laurent Grison :
I tërë romani i Reshat Sahitajt shtrihet në kontesktin e situatës së tëndosur të pasluftës, ku edhepse në paqe perjetimet e vrasjeve gjatë luftës ende janë prezente. Pikërisht nga nga rastet e tilla autori shkuran fjalitë markante : « Fëmijët e gëzuar vraponin pas kamionve , e me dy gishta në shenjë të fitorës thërrisnin : NATO,NATO… » (faqe 37).
par Booky Mary
Mirë se vini në serinë, ku iu është shtuar një rubrikë krejtësisht e re, në cilën kategori « Literaturë » e kemi titulluar « Literatura Europiane »
Kjo rubrikë, e propozuar nga Booky Mary, ka për qëllim të na ftojë në udhëtime të shumta, e të vizitojmë të gjitha shtetët në Evropë përmes një libri emblematik për secilin shtet. Nëse kjo rubkrikë do ju pëlqen, dhe nëse dëshironi t’i zbuloni të gjitha shtetët tjera, ua përkujtojmë se në « Literatura Europiane » artikujt botohën çdo të dytën të premte. Ju mundeni të lexoni shkrimet tona në në çdo kohë në faqën tonë « Littérature ».
Poashtu ju mundnei të lexoni edhe shkrime tjera nga Booky Mery, dhe të mbështesini punën e saj duke u kyqur në Instagram.
Në këtë numër të ri bëhet fjalë për Kosovën, ne do ju lëm me specialistën tonë në literaturë për udhëtimin tuaj nëpër Europë.
ORIGJINALI
Bienvenue sur cette série qui ajoute une rubrique toute inédite à notre catégorie Littérature et qui se nomme “Lectures Européennes”.
Cette rubrique, qui nous est proposé par Booky Mary, consiste à nous faire voyager et visiter tous les pays d’Europe à travers un livre emblématique pour chaque pays. Si cette rubrique vous plaît et que vous souhaiter découvrir tous les autres pays, sachez que les Lectures Européennes sont publiées un vendredi sur deux. Vous pouvez retrouver la rubrique à tout moment sur notre page Littérature.
Vous pouvez également découvrir Booky Mary et soutenir son travail en découvrant son compte Instagram.
Ce nouveau numéro se porte sur le Kosovo, nous vous laissons donc avec notre spécialiste en littérature pour ce voyage à travers l’Europe :
“Après ce plaisant voyage en Italie, nous poursuivons en Europe du Sud, avec un pays dont le statut politique est toujours controversé officiellement aujourd’hui (le pays n’étant ni reconnu par l’ONU, ni par l’Union européenne), le Kosovo. Ce territoire majoritairement albanais, comptant néanmoins une partie serbe, a été enlevé à Byzance par la Serbie en 1170, le territoire est alors colonisé par l’Empire ottoman en 1459 mais fera à nouveau partie de la Serbie après la signature du traité de Bucarest de 1913 mettant fin à la deuxième guerre balkanique, et deviendra, après la Seconde Guerre mondiale, une province autonome de la Serbie au sein des différentes Yougoslavies.
Avant d’être placé sous administration de l’ONU en 1999 en vertu de la résolution 1244 des Nations unies reconnaissant l’intégrité territoriale de la Serbie, dû aux violents conflits qui ont opposé les autorités serbes aux séparatistes albanais et à des bombardements de l’OTAN lors de l’opération force alliée à la fin des années 1990. Depuis les accords de paix de Koumanovo, une force de l’OTAN assure la paix dans cette région, bien que les tensions subsistent toujours.
La littérature Kosovare, peu connue et peu représentée, compte néanmoins dans ses rangs le romancier Behare Reshat Sahitaj, né en 1952 dans le village de Theranda, il s’est exilé par la suite en Belgique pour des raisons politiques. À la fois romancier et scénariste, il est aussi président de l’Union des Écrivains et Critiques Littéraires Albanais. Publié depuis peu par les éditions Harmattan en France, ce recueil de nouvelles, qu’il a dirigé, met en scène des histoires d’amour durant la dernière guerre vécue par le peuple albanais et kosovare ainsi que l’Après-guerre. Dans ce contexte de guerre, les auteurs ne se sont pas concentrés sur le meurtre d’une femme ou d’un fiancé, mais sur le viol que des soldats étrangers ont infligé à des femmes albanaises ainsi que des humiliations causées à tout un peuple. Plusieurs auteurs ont échappé à la guerre et ils traitent dans leurs histoires du premier amour, basé souvent sur leur propre expérience, “colorée naturellement aux couleurs de l’imagination pour lui donner un effet artistique”. Ce recueil prend à la fois le parti des histoires sur l’amour et celui de l’espoir d’un avenir meilleur.”
Pour aller plus loin :
Notre objectif chez TCE est bien sûr de vous pousser à visiter nos recommandations et vous inviter à renouer avec l’héritage Français et Européen. Nous avons pleine conscience que c’est en connaissant ses racines et son identité, que l’on est plus à même de s’épanouir, se défendre et prospérer.
Nous vous invitons chaleureusement à participer pleinement à la communauté en utilisant sur les réseaux sociaux le hashtag

Manastiri, Qyteti i Alfabetit dhe i masakrës mbi parinë shqiptare

0
Nga: Berat Luzha, Prishtinë
Manastiri (Bitoli) është qyteti më i madh, pas Shkupit, në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe njëri ndër qytetet më të mëdha të Ilirikut jugor. Ky qytet, qendër komunale edhe për 65 fshatra, shtrihet në fushën e Pellagonisë, rrëzë malit të Pelisterit dhe vetëm 15 km nga vija kufitare me Greqinë. Manastiri është qendër e rëndësishme ekonomike, administrative, kulturore, arsimore në lartësi mbidetare 630 metra, 175 km nga Shkupi, 200 km nga Tirana dhe Selaniku, 100 km nga Korça. Në qytetin e Manastirit është mbajtur Kongresi i Manastirit dhe ishte kryeqendra e njërit ndër katër vilajetet shqiptare të Perandorisë Osmane, Vilajetit të Manastirit me sipërfaqe prej rreth 22 mijë km2. Manastiri është qytet mesjetar, i themeluar në shek. X, kur ishte i banuar nga popullsia arbërore dhe ishte bërë qendër tregtare e karvanëve lindje – perëndim. Në mesjetë ishte qytet i fortifikuar, qendër kishtare dhe peshkopale, kurse në shek. XIX mori rëndësi të veçantë në Perandorinë Osmane, duke u bërë i njohur edhe si “qytet i konsullatave”, pasi shumë shtete këtu i kishin hapur konsullatat e tyre. Konsullatën e parë në Manastir e ka hapur Perandoria Austro-Hungareze në vitin 1851 e pas saj edhe Hungaria, Britania e Madhe, Franca, Greqia, Rusia, Italia, Serbia, Bullgaria, Rumania. Edhe sot, pas pavarësimit të Republikës së Maqedonisë, në Manastir janë hapur shumë konsullata të shteteve të ndryshme, si Franca, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Shqipëria etj.
Në Perandorinë Osmane, nga viti 1874 e deri në vitin 1912, Manastiri ishte kryeqendër e Vilajetit të Manastirit. Pas Luftërave Ballkanike, Manastiri u pushtua nga ushtria serbe, e cila bëri masakra mbi popullsinë e pambrojtur shqiptare, kurse territori i Vilajetit u nda mes Serbisë, Greqisë e Shqipërisë. Gjatë viteve 1912 – 1913 ushtria serbe shkatërroi 80 për qind të fshatrave të këtij vilajeti. Qyteti i Manastirit ka pas rëndësi të veçantë në historinë shqiptare. Në fillim të shek. XX Manastiri ishte bërë vatër e atdhetarëve, e klubeve shqiptare dhe e shtypshkronjës me qëllim të përhapjes së arsimit dhe të botimit të librave shqip. Këtu ka jetuar dhe ka vepruar familja atdhetare Qiriazi, familje me pesë intelektualë, e cila kishte një shtypshkronjë, me të cilën u shtypën abetarja dhe libra në gjuhën shqipe. Këtu janë takuar dhe kanë vepruar atdhetarët Çerçiz Topulli, Bajo Topulli, Mihal Grameno, Ahmet Resnja, vëllezërit Qiriazi, Petro Nini Luarasi e shumë të tjerë. Ndërsa, në Manastir janë shkolluar Migjeni, Lasgushi e atdhetarë të tjerë. Në Manastir, nga 14 – 22 nëntor 1908, është mbajtur Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, ku u njësua alfabeti i gjuhës shqipe.
Të 32 delegatët e Kongresit, me të drejtë vote dhe 18 delegatët, pa të drejtë vote, të ardhur nga qytete e shoqëri shqiptare brenda e jashtë atdheut, ishin personalitete të larta politike e kulturore. Kongresi, i organizuar nga shoqëria “Bashkimi”, është mbajtur në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ndodhej selia e shoqërisë “Bashkimi”. Sot kjo shtëpi është Muze i Alfabetit, me një ekspozitë të përhershme, brenda tij. Rreth dy kilometra nga Manastiri, në rrugën antike Via Egnatia, ndodhet qyteti i hershëm i Herakleas, i themeluar në shek. IV p.e.r. nga Filipi II, dhe i ruajtur e i mbijetuar deri tash. Qyteti i Heraklesë, si zona më e madhe arkeologjike në R. e Maqedonisë V., njihet për mozaikët shkëlqyes, për teatrin antik, për banjat romake. Veçanërisht, janë interesant katër mozaikët, që zënë sipërfaqe prej 160 metrash katrorë. Teatri është ndërtuar nga perandori romak, Adriani. Emri i qytetit është marrë nga heroi i mitologjisë greke, Herakliu. Qyteti është zbuluar në vitin 1931, kurse teatri në vitin 1968. Sot Heraklea është lokalitet i rëndësishëm arkeologjik, kulturor dhe turistik. Popullsia e Vilajetit, sipas një konsulli rus në vitin 1897, ishte rreth 800 mijë banorë, kurse në vitin 1912 kishte rreth 900 mijë banorë. Kurse qyteti i Manastirit në vitin 1953 kishte 40 mijë banorë, në vitin 2002 rreth 75 mijë banorë. Të theksojmë se në qytetin e Manastirit dhe në rrethinat e tij, deri në vitin 1912, ka jetuar një numër i madh i popullsisë shqiptare. Popullsia shqiptare ka emigruar sidomos gjatë dy luftërave ballkanike, por edhe pas dy luftërave botërore, duke pësuar rënie të madhe në numër për shkak të shpërnguljeve në masë në Turqi, por edhe në vendet tjera. Edhe pas LDB, nga shtypja, presioni e diskriminimi, kanë vazhduar shpërnguljet e shqiptarëve në Turqi, gjithmonë të trajtuar si popullsi turke. Sipas regjistrimit të vitit 2011 në komunën e Manastirit kanë jetuar mbi 105 mijë banorë, nga të cilët vetëm 4200 u deklaruan shqiptarë. Përveç shpërnguljeve të detyrueshme, shqiptarët i janë nënshtruar edhe një politike shtetërore me qëllim të asimilimit, sidomos të shqiptarëve të besimit ortodoks, si dhe ata të besimit islam të asimiluar në turq. Nga ana tjetër, në Manastir kanë ardhur popullsi sllave nga viset lindore të shtetit, ku kanë gjetur vende pune dhe të mira tjera materiale. Megjithatë, edhe sot disa fshatra shqiptare të kësaj komune dhe pak banorë të qytetit e flasin gjuhën shqipe. Në Manastir, si objekte të trashëgimisë kulturore ndodhen ndërtesa e Kongresit të Alfabetit, shtëpia e Bajo Topullit, dhoma përkujtimore e Mustafa Qemal Ataturkut, Shkolla Ushtarake, ku është shkolluar kadeti Ataturku (sot muze), Kulla e Sahatit, Bezistani i Madh etj. Në një dhomë të katit të dytë të ish-shkollës ushtarake, në vitin 1994, është hapur ekspozita e përhershme për Ataturkun. Evlija Çelebia thotë se në shek. XVII Manastiri kishte 70 xhamia e mesxhide. Sot është funksionale, në qendër të qytetit, vetëm Xhamia e Ishak Çelebiut. Afër kësaj xhamie ndodhet edhe Xhamia Kadi Mahmut ose Xhamia e Re e shek. XVI.

Nga periudha e sundimit osman ka ngelur, në qendër të qytetit, Kulla e Sahatit, të cilës në maje i është vendosur një kryq. Në vitin 1830 Porta e Lartë organizoi dhe zhvilloi në qytetin e Manastirit njërën ndër masakrat më të veçanta në botë, masakrën gjakatare e të pabesë me qëllim të vendosjes së një sundimi të hekurt në trojet shqiptare. Ajo dërgoi në Manastir një ushtri të madhe, që komandohej nga valiu i Rumelisë, Mehmet Reshid Pasha, që kishte prejardhje nga Gjeorgjia. Ky pasha hapi fjalë se, sipas porosisë së Sulltanit, do të bisedonte me shqiptarët e pakënaqur, ndaj i ftoi prijësit apo bejlerët e Toskërisë në Manastir që të merrnin pjesë në një ceremoni ushtarake, ku do t’i merrnin edhe pagat e prapambetura dhe dekretet për faljen e tyre. Ftesës së Pashait i ishin përgjigjur më shumë se 500 prijës shqiptarë, të cilët, gjatë ceremonisë, ishin vendosur veçmas në tribunën e ngritur në qendër të qytetit. Gjatë parakalimit të ushtarëve turq, përnjëherë dhe befasisht ushtria turke kishte qëlluar mbi feudalët shqiptarë, duke i vrarë që të gjithë brenda pak minutave. Pastaj, kokat e tyre ua prenë dhe ia dërguan Sulltan Mahmutit II në Stamboll. Të njëjtën ditë, me skenar të njëjtë, Emin Pasha, djali i Mehmet Reshit Pashës, edhe në Janinë kishte përgatitur një masakër të tillë, por krejt pak prijës i kishin besuar dhe nuk kishin shkuar në “ceremoninë ushtarake”.
Manastiri është një qytet i bukur i traditës dhe qytet bashkëkohor, ku pak apo aspak nuk flitet gjuha shqipe. Qyteti dhe rrethina e tij kanë natyrë të bukur e të shëndoshë (afër qytetit ndodhet Parku Kombëtar i Peristerit me dy liqene të bukura akullnajore). Është qytet që duhet të vizitohet, jo vetëm për Muzeun e Kongresit të Manastirit. Në Manastir mund të mësojmë shumëçka për të djeshmen dhe të sotmen tonë.