Kreu Blog Faqe 1238

Klerikë fetarë e rektorë univerzitetesh që shkuat në Hagë tek ”Krerët e UÇK-së” , e paqit faqen e zezë…!

7

 Sinan Kastrati, Suedi

Mëngjes, e dielë, 11 shator 2022  

Klerikë fetarë e rektorë univerzitet e paqit faqen e zezë!  

Klerikë fetarë e rektorë univerzitet e paqit faqen e zezë !, ju që shkuat në Hagë te ”Krerët e UÇK-së” !  

Më 11 shtator 2001, ndodhi një nga tragjedtë që tronditi botën! Para 21 viteve nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA, vdiqën mijëra njerëz. 

Sot mbushen 21 vjet nga rrëmbimi i katër avionëve të pasagjerëve nga terroristët islamikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sulmet më të mëdha terroriste në historinë moderne. 

Sot, më 11 shator 2022, mbahen zgjedhjet parlamentare, regjionale e komunale në Suedi 

Në mëngjes herët shikova lajmet në TV-e dhe lexova shtypin ditor, shkurt.  

Në Suedi lajm kryesor ishin zgjedhjet. 

Zgjedhjet në Suedi mbahen njëherë në katër vjet, të dielën e dytë të muajit shtator.  

Organizimi i zgjedhjeve, fushata dhe votimi në Suedi, janë për ti marrë lakmi çdo njeri e çdo shtet demokratik i rruzullit tokësor. 

Zyrtarisht sot votohet në Suedi por, vendvotimet janë hapur disa ditë përpara dha të gjithë ata që kanë dashur me votua, kanë mundur ta bëjnë këte dje e … pardje. 

Arësyet janë shumë të thjeshta: që të mos krijohen tollovi në ditën e votimit. 

Por as për 11 shtatorin e vitit 2001 e as për 11 shtatorin e vitit 2022 nuk e kisha ndërmend të flisja asnjë fjalë, sepse zgjodha një tjetër temë, ato të të ”haxhillëkut” 1*), jo në Mekë, e as në Viset e Devotshme, në Spanjë por në Hagë, atje ku janë ”krerët e UÇK-së”.  

Nuk fola për 11 shtatorin e vitit 2001 e zgjedhjet në Suedi, që ka rastis të jnë më 11 shtator, jo pse këto janë të parëndësishme por pse më erdhi keq që në Kosovë, përveç partive politike, liderëve të saj, simpatizuesve dhe sa sahanlëpirësve të tjerë të ish ”krahit të lufës”, ”krerëve” e ”çlirimtarëve”, me të cilët Kosova jo vetëm që nuk eci përpara por shkoi dy hapa mbrapa e një para, si bretkoca, edhe ”krerët” e institucioneve shkollore, rektorët e univerziteteve dhe krerët fetarë, bëjnë fushatë gjoja ”krerët e UÇK-së janë të pafajshëm, ata po mbahen padrejtësisht në Hagë” etj. 

Turp! 

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava e Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dje ishin në Hagë. 

”Krerët fetarë” të Kosovës, megjithate nuk ishin komplet sepse me ta nuk ishte edhe popi i kishës ortodokse serbe, vizituan për herë të parë çlirimtarët e pafajshëm.  

Sa për Naim Tërnavën, nuk është për tu befasuar fare, pasi ka qenë i afërt me PDK-ën dhe Hashimin që nga paslufta, por është befasuese vizita e Ipeshkvit Dodë Gjergj dhe Artur Krasniqit me të në Hagë ? 

Cila ishte arsyeja…? Nuk ka asnjë dyshim se fshehja pas togfjalëshit “krerët fetarë” është djallëzore, pasi Naim Tërnava përfaqësuesit e komuniteteve më të vogla fetare i ka marrë me vete “si të krishterë” për ta kamufluar vizitën thelbësore e të qëllimshme të tij. Kjo vizitë nuk mund të shpjegohet ndryshe, pos përzierje dhe presion ndaj Gjykatës Ndërkombëtare gjë që mund ta dëmtoj imazhin e Kosovës.

O Imzot Dodë Gjergji, mos shko pas e as mos prano, nëse ai të qet përpara, se ai është hilegji dhe të keqpërdorë.

Po pse Naim Tërnava, Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, nuk bëri asnjë reagim kundër sulmeve terroriste nga terroristë Islamikë të Al Qaeda-s dhe si është e mundur që heoi i tij “kombëtar” të jetë Sulltan Murati ? 

O Naim Tërnava, po si nuk turpërohesh more ”burrë”? 

Mjaftë më se vetëm sjell dëm po i sjell vendit e kombit !    

Lere drejtësinë e mos u përziej në punë të gjykatave, se hoxhës nuk i ka hije me u përzi në politikë! 

Rektorët ? 

”Më dënoni nëse kam bërë gabime” ! (Bujar Dugolli, dekan)  

Përfaqësuesit e Konferencës së Rektorëve thanë se janë ndjerë të emocionuar gjatë takimit me krerët e UÇK-së. 

Nimani dhe Bajraktari treguan se gjendja e çlirimtarëve ishte shumë e mirë dhe u shprehën të sigurt se shumë shpejt ata do të lirohen të pafajshëm nga Haga., thua se ata janë mjekë. 

Nimani dhe Bajraktari në vend se të interesohen për univerzitet që i kanë punët llugë, mirren me gjendjen shëndetësore të ”krerëve” të cilët dhjamin e tepërt e kanë edhe në krye e në këmbë. 

Ata nuk turpërohen se ”dekani” i një nga fakulteteve të para të Univeriztetit të Prishtinës, Fakullteti Filozofik, Bujar Dugolli është plagiator.  

Në shtetet ku sundon ligji e ku pushtetet janë të ndara, prifti shkon në burg osen ë spital, nëse ndonjë besimtar është duke vdekur. Edhe hoxha e hoxhenica, nëse ndonjë burrë o grue e besimit islam vdes, para se të vorroset, e bëjnë gati me qefin 2*) në spital … 

Ju krerë të bashkësive fetare e ju rektorë, çka lypët në Hagë? 

Tash radhën e kanë edhe (krye)prokurorët e kryetarët e gjykatave të Kosovës që të shkojnë në Hagë. 

Kur vdiq J. B. Tito, edhe shkollat nëpër katundet më malore, organizonin vizita me shkua me e vizitua Titon në Dedinje. 

A ende jetojmë ”krerët” që nuk duhët të merren me poltikë, kanë nostalgji 3*) për të kaluarën e turpshme ? 

Ti Naim Tërnava e ju të tjerë sa për Hashim Thaçin, i cili krekosej se ”i ka pri luftës”, e kaçlirua vendit” e që madje nisi edhe me “luejt çoke me amerikanët”, të cilët pastaj e dërguan “vullnetarisht” në Hagë, pastaj për Jakup Krasniqin që nuk është “as musliman e as katolikë” e për Rexhep Selimin që e ”nisi luftën me Adem Jasharin dhe e përfundoi me Generalin Wesley Clark”. Kosova kurrë nuk ishte çlirua. E përsëris, Kosova me Hashimin, Jakupin e Rexhepin, po ia shtoj edhe Ramushin e Dautin, Fatmit Limën, Sami e Sylejman Selimin dhe … Xhavit Halitin, kurrë nuk do të çlirohej.  

Klerikët fetarë nisen për në Hagë, nesër do të priten në Qendrën e Paraburgimit nga krerët e UÇK-së“, Gazeta Blic, 1 ditë më parë 

Në Hagë tashmë ka arritur një delegacion i klerikëve fetarë nga Kosova, të cilët nesër do t’i vizitojnë krerët e UÇK-së në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. 

Klerikët fetarë bashkohen për UÇK-në, shkojnë në Hagë për t’i vizituar çlirimtarët“, NJËSHI, sepse jemi të parët, 9 Shtator 2022 

Klerikët fetarë shkojnë në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së“, Paparaci.com, 09/09/2022 

Klerikët fetarë arrijnë në Hagë për t’i vizituar krerët e UÇK-së“, NJËSHI, sepse jemi të parët, 10 Shtator 2022 

Rektorët e universiteteve publike vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë“. lajmi.net, 05/07/2022 09:23 

Rektorët Nimani e Bajraktari vizituan ish-krerët e UÇK-së në Hagë“, Epoka e re, 5 korrik 2022 

Edhe rektorët e universiteteve publike vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë“, Bota Sot. 5 korrik 2022 NË ORA: 09:25 

VIDEO – ”Dugolli para senatit të UP-së: Më dënoni nëse kam bërë gabime 

Gentiana Ahmeti, Kallxo, 07.9.2022 – 13:39 

ORCA: ”BUJAR DUGOLLI E PRANON FAJËSINË PËR PLAGJIATURË 

Në mbledhjen e fundit të Senatit të Universitetit të Prishtinës, Bujar Dugolli e ka pranuar fajësinë mbi plagjiaturën e bërë, ka njoftuar Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ORCA. 

Dugolli pranon fajësinë për punimin plagjiat: Dënomëni, kam gabu që i kam besu Kastratit“, Metro Gazeta, 07/09/2022 | 14:58 

1*) HAXHI m. fet. 

Titull që u jepet besimtarëve myslimanë ose të krishterë, të cilët shtegtojnë në vendet e ashtuquajtura «të shenjta» (në Mekë a në Jerusalem); ai që ka shtegtuar në vendet e ashtuquajtura «të shenjta» dhe ka marrë këtë titull (në vendet ku vepron feja). U bë haxhi. 

HAXHILLËK m. fet. 

Shtegtim që bëhet nga besimtarët myslimanë e të krishterë në vendet e ashtuquajtura «të shenjta» (në Mekë a në Jerusalem); lutja fetare që bëhet me këtë rast (në vendet ku vepron feja). Shkoi për haxhillëk. U kthye nga haxhillëku. 

 2*) QEFIN m. 

Pëlhurë e bardhë, me të cilën myslimanët mbështjellin dhe futin në varr të vdekurin (në vendet ku vepron feja myslimane). E mbështollën (e varrosin) me qefin. 

Të prefshin qefinin! mallk. vdeksh! I bardhë si qefin shumë i bardhë. 

* U bë qefin u zbeh shumë në fytyrë. Me qefin nën sqetulla (në kokë) në rrezik të madh, me kokë në torbë. E mbante qefinin me vete 

  1. a) nuk trembej nga vdekja, e kishte marrë vdekjen parasysh;
  2. b) e ndiente se po i afrohej vdekja.

QEFINOS kal. 

E mbështjell me qefin, i vë qefinin të vdekurit. E qefinosnin të vdekurin. 

QEFINOSET pës. 

e QEFINOS. 

2*) NOSTALGJI f. libr. 

Malli për dikë a për diçka. Nostalgjia për atdheun (për vendlindjen). Kujtoj me nostalgji. 

Për fund: 

Këtë opinion timin nuk duhët kuptua se kam qenë dhe jam kundër atdhetarëve të njëmendë dhe prijëve ushtarakë për luftë, por jo hashimave, jakupave e rexhepave ti prijnë ”luftës” sepse lufta, për ta është teatër e film, poezi …  ku aktori (lexo: luftëtari) vritet e ngjallet dhe luan përsëri rrolet e tjera në teatër e film. 

Sinan Kastrati, Suedi           

Malmö, 11 shtator 2022           

sinan.kastrati@hotmail.com  

Mark Milani, Shqiptar apo Malazez …?

0
Tony Dedivani, Paris
Tomë Hasuri dhe Smajl Hasurit- Dedivani nga Mali I Trieshit,FSHAT I te cilëve kufizohen me Raho të Kuçit ,,vvëllezritë Dedivani i kishin nanat motra me Mark Milanin Nderkaq,Marku me kapelen malazeze,kurse këta me kapele shqiptare.
Megjithese vellëzritë Hasuri u vranë me shkije , si Mas librin Trieshi mes kuçit dhe Malësiet ,në vitin 1878, Kur Trieshit bije nën sundimin e Malit të Zi nje perqind e Madhe jo me vullnetin e tyre,Smajlit me dy kusherijtë mbeten te vrare,kurse Toma u plagos në fushë te mejdanit..
Këta ishin nipat e Miliqëve te Rahosë të shtëpisë me të fortë dhe me të mirëte asaj kohe ishin Vojvodë të Rahos ,ndoshta edhe sot kjo familje e Miliqëve qendron mirë EKONOMIKISHT dhe Politikisht në Mal të Zi dhe ishin sternipat e Gjulë jovanit Familjes ma trime te kuçit , si Mas Markut të Ndrekes ,I ashtuquajturi fisi me i vjetët i Kuçit Iliro- Dardan te Ndrekalloviqve,që edhe kshtjela e Medunin, sot gjinet nën pronenë e Muzeumit te Mark Milani ,gjë qe edhe Mbretërija Malazeze Petroviq kishin respekt te veçantë per familjen e Mark Milanin.
E muaren Markun dajet e nanës qe ishte familja e Ndrekaloviqve
me e forte dhe me fisnike ne krejt Malin e Zi dhe e beri Vojvodë të Kuçit.
ROD- ROPIT ,FISI- i Nrekes (Dekaloviq)
Nga familja. Kastrijotike , si Mas Mark Milanit dhe Mark Krasniqit . (naj bole pleme crnogorsko : thoshi M Z)
SH Q I P T A R APO M A L A Z E Z ????

Alternativa e ndryshimit të sistemit qeverisës

0

Florim Zeqa

Mosprofilizimi i partive politike ka bërë që të mos dihet qartë se kush është i djathtë e kush tjetër i majtë në spektrin politik kosovar! Kjo nuk është gjë krejtësisht e parëndësishme për politikbërjen e vendit tonë.

Mungesa e profilizimit politik

Të rralla janë vendet në botë me territor kaq të vogël siq është Kosova, të kenë kaq shumë parti politike dhe kaq pak vlera në politik-bërje! Madje shtetet më të mëdha dhe më të fuqishme në botë nuk kanë parti politike aq sa ka Kosova e vogël!

Në shtetet me traditë demokratike gjatë proceseve zgjedhore zakonisht ndodhin ballafaqime të fuqishme mes dy blloqeve politike, përkatësisht në mes të djathtës dhe të majtës, apo në mes të djathtës dhe liberaldemokracisë si alternativë ndryshe nga dy blloqet e mëdha politike.

Ndarjet në dy blloqe të partive politike, mes dy ideologjive të kundërta e bëjnë garën më të interesante dhe më tërheqëse për elektoratin, me ç’rast zgjedhjet përcaktojnë drejtimin politik të shtetit dhe shoqërisë njerëzore për katër vitet e ardhshme.

Ndërsa tek ne, ndarjet ideologjike funksionojnë vetëm si retorikë në zhargonin ditor të politikës, duke mos garantuar stabilitet afatëgjatë politik.

Edhe pse vazhdon terminologjia e ndarjeve ideologjike, ajo nuk funksionon në praktikë si pasojë e bashkëdyzimit apo lidhjeve të koalicioneve mes partive të djathta me ato të majta dhe anasjelltas.

Ngatërrimi i identitetit politik

Dallimi mes dy poleve të “kundërta” në Kosovë është sa një fije floku, për shkak të mosprofilizimit politik. Për këtë arsye kemi ngatërrim të identitetit politik. Për të mos thënë të gjitha, shumica e partive politike por edhe e politikanëve që pozicionohen në taborrin e “djathtë” pas asnjë hezitim i bashkangjiten polit të majtë dhe anasjelltas.

E gjithë kjo bëhet për interesa personale, klanore dhe grupore brenda sojit të njëjtë. Thirrja në djathtizëm dhe lidhja e koalicionit me ekstremin e majtë, përveqse anomali e llojit të vet, e paraqet amoralitetin e skajshëm politik të një politikani.

Lëvizjet e deputetëve të Kuvendit nga njëra parti tek tjetra, nga pozita në opozitë dhe anasjelltas, përveqse kontrabandim i votës qytetare, është pazar i shtrenjt dhe i pistë politik i partive të dështuara në qeverisjen e vendit.

Shitja apo blerja e një deputeti përveqse me para të pista, realizohet edhe me privilegje tjera, me tenderomani apo premtime për ngritje në karrierë politike nga subjekti që e kontrabandon.

ADN-ja shqiptare apo identiteti i pastër kombëtar

Vetëm një frymë e re politike siq është Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) e shpëton Kosovën si shtet nga katandisja e antivlerave dhe ndalon kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.

Është ADN-ja shqiptare apo identiteti i pastër kombëtar ajo që mund ta nxjerrë vendin nga humnera e klasës së papërgjegjshme politike, nga kusarët politikë që rropën e ç’rropën çdo gjë, duke e trajtuar Kosovën, përkatësisht pasuritë shtetërore si plaçkë lufte, duke u pasuruar mbi kurrizin e një popullate skajshmërisht të varfër, të shfrytëzuar pamëshirshëm nga njëra palë zgjedhje në tjetrën përmes mashtrimeve dhe gënjeshtrave të njëpasnjëshme, saqë më popullit nuk i bëjnë fare përshtypje proceset zgjedhore në Kosovë!

Kosovës i duhet ADN-ja politike që e ruan kulturen tradicionale, që i ruan doket dhe zakonet e bukura popullore, që e ruan vlerën unikate të kombit tonë, si njëri nga kombet më të vjetra të kontinentit evropian.

Subjektet aktuale politike sinonim i mashtrimit

Subjektet aktuale politike janë bërë sinonim i mashtrimit dhe kontrabandimit të besimit qytetar, besim të cilin e tjetërsojnë pa fije turpi, duke mos e mbajtur fjalën e dhënë para elektoratit.

Kjo në radhë të parë paraqet mungesë respekti, mashtrim dhe tradhëti ndaj elektoratit e cila ka rezultuar me humbje të besimit tek qytetarët e vendit. Politikanët të cilët mashtrimin dhe tradhëtinë ndaj elektoratit e quajnë “guxim” janë aq të mjerë dhe të pavlerë saqë nuk e meritojnë t’iu permenden emrat në politikë, e lërë më t’i votojnë përseri qytetarët e vendit.

Politikanët të cilët kontrabandimin e vullnetit të elektoratit e vlerësojnë si ndryshim, përveqse mashtrues, janë abuzues të vullnetit të qytetarëve dhe rrënues të vlerave të shtetndërtimit dhe ardhmërisë së qytetarëve.

Rirreshtimi i ri politik në Alternativën Demokratike për Ndryshim është fillim i një epoke të re e cila do të shënojë fundin e epokës së antivlerave dhe pabarazisë qytetare, do të shënojë fundin e sistemit të dështuar të qeverisjes parlamentare dhe fillimin e epokës së re të sistemit qeverisës presidencial në vendin tonë.

New Castle News (1930) / Rrëfimi i Anna Cattell, mësueses amerikane në shkollën e vetme për vajza në Shqipëri : mbresat mbi takimin me Mbretin Zog dhe zakonet e dasmave shqiptare

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Shtator 2022

New Castle News” ka botuar, të mërkurën e 2 korrikut 1930, në faqen n°32, rrëfimin e Anna Cattell, mësueses amerikane në shkollën e vetme për vajza në Shqipëri, në lidhje me mbresat e saj mbi takimin me Mbretin Zog dhe zakonet e dasmave shqiptare, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mësuesja amerikane zbulon Shqipërinë Graustarke moderne

Burimi : New Castle News, e mërkurë, 2 korrik 1930, faqe n°32

Nga Sally Frank

Korrespondente special e Shërbimit Ndërkombëtar të Lajmeve

Los Anxhelos – Kaliforni, 2 qershor – Historitë e përrallave të Graustark-ut (referencë për librin “Graustark : The Story of a Love Behind a Throne”) u zbehën në të parëndësishme krahas atyre të vërteta të rrëfyera nga zonjusha Anna Cattell, mësuese nga Los Anxhelosi në shkollën shqiptare – Graustarku i sotëm.

“Shqiptar” është emri vendas i vendit që bota e njeh si “Albania”.

Imagjinoni një mbretëri rreth dyfishin e madhësisë së Nju Xhersit pa hekurudha apo rrjet kanalizimesh modern.

Kjo ishte fotografia që pa zonjusha Cattell teksa doli në breg të Durrësit, porti detar i Shqipërisë.

Zonjusha Cattell pranoi një ofertë për të dhënë mësim në të vetmen shkollë për vajza në monarkinë e vogël.

“Ajo botë e çuditshme më pushtoi më në fund,” tha zonjusha Cattell.

“Ishte kënaqësi në fillim. Gjithçka ishte kaq ndryshe — kaq joreale; Rojet me uniforma të librit me tregime më shoqëronin kudo që shkoja, për të më mbrojtur nga banditët — ose më keq — nga ujqërit e malit. Ndonjëherë pyesja veten nëse nuk ishte e gjitha një ëndërr.”

“Zgjimi im erdhi në ditën e prezantimit tim te mbreti. Imagjinoni sikletin tim kur më duhej të shkoja në pallat, e veshur e gjitha me rrobat e mia më të mira, në mjetin e vetëm transportues të shkollës, një kamion dërgesash të cilësisë së vjetër.”

Pasi përshkoi një lumë me rrjedhje të shpejtë dhe udhëtoi shumë kilometra rrugë malore të përdredhura me kamionin e saj, zonjusha Cattell nuk kishte dëshirë të takonte askënd, e lëre më një mbret, tha ajo.

“Por kur u gjenda në prani të Mbretit Zog I të Shqipërisë, i harrova menjëherë vështirësitë dhe u qetësova plotësisht. Sepse Zogu, i lindur si i zakonshëm, është çdo pëllëmbë mbret.

“Zogu shërbeu si president i Shqipërisë pasi vendi u çlirua nga 500 vjet sundim turk, nga lufta ballkanike në 1912.”

“Më pas, për shkak të popullaritetit të tij universal, ai më vonë u kurorëzua mbret gjatë restaurimit të monarkisë.”

Mbreti dëshiron të fusë zakonet perëndimore në vendin e tij. Ai është përgjegjës për themelimin e shkollës ku ajo (zonjusha Cattell) dha mësim dhe ku katër motrat e tij të pamartuara dhe dy mbesat ishin nxënëse.

Zogu po përpiqet të heqë edhe ferexhenë. — deklaroi zonjusha Cattell. Në Shqipëri, të rejat e pamartuara mbajnë çarçaf të bardhë, duke lënë të hapur vetëm sytë. Gratë e martuara veshin ferexhenë që mbulon kështu të gjithë fytyrën e tyre.

Ky është një zakon që u shfaq në Shqipëri gjatë 500 viteve të sundimit turk dhe për ta dekurajuar atë, mbreti nuk e lejon nënën, motrat ose asnjë anëtare femër të oborrit në asnjë moment të vishet me ferexhe.

“Martesa është e rëndësishme në Shqipëri ashtu siç është në Amerikë”, tha Zonja Cattell, “Të gjitha martesat rregullohen nga nënat dhe shumë shpesh çifti i lidhur e sheh njëri-tjetrin vetëm një ose dy herë para ceremonisë.”

“Vajzat zakonisht martohen sipas radhës — më e madhja e para dhe më e reja e fundit. Nëse vajza e madhe nuk dëshiron të martohet, motra e saj më e vogël duhet të marrë leje nga vajza e madhe përpara se të martohet.”

“Më pëlqen një vajzë amerikane që pret të vendosë të martohet.”

“Dasmat shqiptare bëhen gjithmonë të dielën dhe festimet zakonisht fillojnë rreth një javë para dasmës. Të shtunën, gratë e ftuara e veshin nusen me rroba të vjetra dhe e lyejnë fytyrën e saj për ta bërë atë sa më të frikshme. Në mesnatë ajo duhet të shkojë e vetme në një pus të vjetër atje për të pritur fatin e saj.”

“I ftuari organizon një sërë marifetesh për të luajtur njërin prej tyre, njërin kur shkon atje dhe e gjithë performanca është mjaft e mundimshme për vajzën.”

“Pastaj, të dielën, ajo vesh fustanin e saj të nusërisë, i cili është i qëndisur në mënyrë të mrekullueshme me shumë mantele për ta mbajtur atë, dhe e çojnë atë me sy të lidhur nëpër rrugë deri në kishë”.

Shqiptarët kanë një pikëpamje mjaft cinike për dashurinë dhe martesën, pasi zonjusha Cattell thotë se asnjë pajë nusesh nuk është e plotë pa një mëndafsh të hollë të bardhë për ta mbështjellë veten dhe burrin e saj në momentin e vdekjes.

“Me sa duket ata mendojnë se martesa është fillimi i fundit,” tha zonjusha Cattell.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),https://www.darsiani.com/la-gazette/new-castle-news-1930-rrefimi-i-anna-cattell-mesueses-amerikane-ne-shkollen-e-vetme-per-vajza-ne-shqiperi-mbresat-mbi-takimin-me-mbretin-zog-dhe-zakonet-e-dasmave-shqiptare/.

“Islamska zajednica” reklamon me flamurin kombëtar turk për të ndërtuar xhami në Vizbeg të Shkupit, ku shumica jane shqipfolës e jo turqishtfolës!

0
Nga: Tim Shkupi
Informim.
Nuk i perzihem askujt ne xhep. Por une e di se me statistika te regjistrimit, por edhe nga afer, ne Vizbeg shumica jane shqipfoles dhe jo turqishtfoles.
Vizbegu bie ne komunen e Butelit.
Kjo reklame eshte e “islamska zajednices”, ku kerkojne para me ble vakef, gjoja me ndertu xhami, sic e shihni ne google map eshte flamuri i turqeve.
Nuk eshte as i shtetit te Maqedonise Veriore, as flamuri i shqiptareve.
Nese keni pranuar te beheni turq permes “islamska zajednices”, kallxoni, mos e mbani fshefte dhe mos na torturoni me genjeshtra duke sulmuar kot se koti shqiptaret.
Une nje gje e di se kur njeriu tjetersohet ne dicka tjeter behet shume i dhunshem per shkak te asaj qe ka humb natyrshmerine sic e ka fale i lumi Zoti.
Une habitem pse heshtin te ashtuquajturat parti politike shqiptare qe thone se mbrojne interesat e shqiptareve, apo edhe ato mbrojne interesat e turqeve dhe duan ta deshqiptarizojne Shkupin shume me keq se ne kohen e Kraljit, Tites dhe Gligorovit.
E keqja e gjithe kesaj eshte se shume shqiptare jane te painformuar, kur ta marrin vesh, do te jete shume vone.
Une nuk kam pa me para te tua me nxitu me u ba turq, sa per qe fitoni xhenet, duhet me ua thene troc, kurre JO, sepse keshtu nuk thote Kurani, lere Kurani, por nuk e thone as hadithet e qyl popave te Bagdadit.

U ndalohet hyrja në Kosovë Dimitrije Markoviqit dhe Nenad Jeremiqit

0
Prishtinë, 10 shtator 2022
 ​
Institucionet e Republikës së Kosovës u kanë ndaluar sot hyrjen në Kosovë, Dimitrije Markoviq dhe Nenad Jeremiq. Vendimi për ndalim të hyrjes është bërë për shkak të aktivitetit të tyre kundër sovranitetit dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.Markoviq dhe Jeremiq njihen për elemente pro-ruse, ndërsa duke përdorur mbulesën e aktiviteteve humanitare, në vazhdimësi kanë përhapur propagandë kundër Kosovës, duke nxitur kështu urrejtje ndëretnike, me qëllim të dëmtimit të imazhit të vendit dhe paraqitjes jo të drejtë të gjendjes së komunitetit serbë në Kosovë.
Në muajin korrik të këtij viti, Bashkimi Evropian kishte tërhequr vëmendjen për rritjen e rrezikut nga grupet e ekstremit të djathtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Njëri nga të ndaluarit, në vazhdimësi ka qenë shoqërues dhe anëtar i organizatës së ekstremit të djathtë “Fronti i Solidaritetit Evropian për Kosovën – ESFK” gjatë vizitave të tyre në Kosovë, në përbërje të shtetasve çekë, gjermanë, etj. Kjo organizatë promovon ndjenjat anti-perëndimore, ndërsa mbështetë lidhjet e ngushta me Rusinë.
ESFK u klasifikua në mesin e lëvizjeve ekstremiste të krahut të djathtë në “Raportin mbi ekstremizmin në territorin e Republikës Çeke”, të publikuar në vitin 2013 nga Ministria e Brendshme e Republikës Çeke.Në vitin 2019, organet e sigurisë së Republikës së Kosovës, kishin ndaluar tetë anëtarë të kësaj organizate, të cilët kishin planifikuar ngritjen e një droni mbi stadiumin “Fadil Vokrri” me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
“Dogodine u Pri Z renu” (vitin e ardhshëm në Prizren), është njëra ndër fotografitë e shumta me prapavijë të Presidentit rus Vladimir Putin, e publikuar në rrjetin social të Markoviq.
Për më tepër, Markoviq njihet edhe për raporte të afërta me zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, respektivisht me ish kreun e kësaj zyre, Andrei Lisovoi.

Lajm i mirë nga fronti i luftës së forcave ushtarake të Ukrainës ndaj pushtimit të Federatës Ruse

0

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtareke, SHBA

___

Forcat ukrainase kanë bërë përparim të qartë në kundërofensivën në jug dhe lindje të Ukrainës, por duket se luftimet do të zgjaten në kohë.

Luftimet ndoshta do të zvarriten për muaj të tërë.

Shenjat e para janë pozitive dhe ne shohim se Ukraina po bën përparim real dhe të dukshëm në një mënyrë të mirë-menduar.

Por ndoshta luftimet do të vazhdojnë për një periudhë të gjatë. Ka një numër të madh ushtarësh rusë në Ukrainë.

Pushtimi rus tani po hyn në një fazë kritike.

Ukrainasit në fakt kanë arritur të ruajnë mbrojtjen e tyre ajrore. Një numër i madh avionësh modernë rusë janë rrëzuar.

Forcat ukrainase kanë arritur të ndalojnë ofensivën e Moskës në shumë vende, të kryejnë kundërsulme prapa linjave ruse dhe të rimarrin territoret.

Por kohezioni i NATO-s do të testohet në muajt në vijim si rezultat i çmimeve të larta të energjisë dhe rritjes së kostove të jetesës në vendet evropiane.

Vendet e NATO-s duhet të ofrojnë uniforma speciale, gjeneratorë, tenda dhe pajisje për ushtrinë ukrainase për ta ndihmuar atë gjatë dimrit.

Ushtarët ukrainas luftojnë me guxim kundër epërsisë ruse dhe i kthejnë pushtuesit në disa zona. Unë sinqerisht shpresoj që të gjitha vendet e NATO-s të ofrojnë ndihmë të shpejtë dhe efektive me armë në mënyrë që ata të mund të dëbojnë pushtuesit rusë nga e gjithë Ukraina. Forcat ukrainase deri më tani në shtator kanë rimarrë 2000 kilometra katrorë nga rusët…

Ushtarët ukrainas duke kremtuar në porten e qytetit Izum, të liruar nga forcat pushtuese ruse

Pellazgët : qytetërim dhe gjuhë martire !

0
Mathieu Aref, pellazgolog, Paris
___
Njërrokëshësia : e dhëna e parë për të përcaktuar lashtësinë e një gjuhe. Filloi” me Homo-Erektus (më pak se 2 milion vjet më parë deri 150,000 vjet para erës sonë) i cili është një nga hominidët e parë që ka belbëzuar fjalët e para njërrokëshe, më pas kjo gjuhë ka evoluar më tej me Homo Sapiens-in. Ky evolucion i hominidëve të parë na kujton evolucionin e njerëzve modernë (me krahasimin siç duhet). Vërtet, vëmë re se belbëzimet e para të foshnjave janë njërrokëshe : pi, ha, jo, po, etj. Më pas, me moshën dhe me evolucionin e tij metabolik dhe cerebral, fëmija fiton një gjuhë që vazhdon të evoluojë dhe përmirësohet për të arritur tek Njeriu që jemi sot (në këtë rast kur themi “njeri” bëhet fjala për “qeniet njerëzore” në përgjithësi : burra dhe gra…për të mos ofenduar askënd !).
Kjo njërrokëshe mbahet në masë të madhe tek popullsitë e lashta që për mijëravjeçarë e më pas kanë jetuar në mjedise të mbyllura ose të izoluara në vise të paarritshme, të cilat i ruajtën nga përzierjet e ndryshme etnolinguistike : ky është rasti i gjuhës shqipe (veçanërisht gegërishtja veriore që ishte gjuha e Pellazgëve) dhe rajonet e largëta të botës (Azia, Afrika, Amerika, Oqeani). Në të vërtetë, kjo gjuhë ka ende numrin më të madh të njërrokësheve në Evropë (jo në botë pasi ka ende, sot, popullsi primare në të gjitha kontinentet, përveç në Evropë që ka evoluar më shpejt se në kontinentet e tjera). Por kulmi i kësajë lashtësie janë vetë Pellazgët që na e japin me transmetim trashëgues : Shpellazg = ” populli i shpellave” dmth “më i vjetëri !
Përveç elementeve (historike, arkeologjike, antropologjike apo mitologjike, etj.) si dhe provave dhe detajeve që kam sjellur për lashtësinë e Pellazgëve (që i kam quajtur “homo-pellazgus” entnonim që kam krijuar), kam edhe studiuar në veprat dhe tezën time edhe “etnolinguistikën” ku veçoj lashtësinë e kësaj gjuhe në Europë. Unë e quajta këtë gjuhë “gjuhë amtare” e Evropës, domethënë një “fosil e gjallë të vërtetë” për të cilën edhe një herë, jam i vetmi që ka formuluar me prova dhe argumente bindëse vërtetësinë e lashtësisë të kësaj gjuhe… pavarësisht nga gjithçka që është thënë deri tani nga gjuhëtarët modernë që përsërisin si papagaj çfarë kanë pohuar paraardhësit e tyre (gabimisht) që dekretuan që nga fundi i shekullit të 19-të : krijimin e “indoevropianizmit” sepse nuk kishin gjetur një gjuhë amtare për Evropën…ndërsa ata kishin në dorë “gjuhën shqipe”, të cilën e shpallën “gjuhë të veçantë”, prandaj mbeti në dollap !
Dhe, për t’i dhënë fund gjithë këtyre gabimeve, kontradiktave dhe paqartësive të tjera, këta autorë deklaruan pothuajse njëzëri (Ô sakrilegj !) se “paraardhësit e qytetërimit grek ishin PELLAZGËT…QË U ZHDUKËN PA LËNË GJURMË”!! Pra, ky është kulmi në të cilin u gjend HISTORIA e Antikitetit dhe ajo e Pellazgëve, si dhe ajo e gjuhës më të lashtë në Evropë (përcaktoj Evropën, jo Botën). Prej andej Pellazgët dhe gjuha Shqipe u reduktuan në një heshtje shurdhuese dhe të gjitha studimet dhe kërkimet e thelluara lidhur me ta : u ndaluan krejtësisht. Pastaj erdhi një revolucionar shqiptar (qytetar francez), i cili në fillim të shekullit të 21 në Sorbonën e Parisit, vuri në dyshim gjithçka që ishte thënë dhe bërë më parë : një shqelm në një fole thneglash ! Sa e trishtueshme dhe e dëmshme ! Shpresoj që koha të më “hakmerret” !

10 shtator 1922 – 10 shtator 2022, njëqind vjet nga Kongresi historik i KOASH-it në Berat

1
Prof. Pirro Prifti, Tiranë
___
Hisoria e KOASH-it: 10 shtator 11922- 10 shtator 2022
100 vjet nga Kongresi historik i Beratit
ku u shpall per here te pare
KISHA ORTHODOKSE AUTOQEFALE E SHQIPTARE
Dhe sot KOASH ka akoma shume per te bere:
– te miratoje PROMEMORIEN e GRUPIT intelektual orthodoks te Tiranes
-,per figurat e orthodoksise qe ndihmuan per Autoqefaline,
-per mbrojtjen e Krishterimit orthodoks dhe -patrioteve orthodokse qe u sakrifikuan per te predikuar gjuhen shqipe ne kisha.

Nga: Harallamb Kota

___
Më 10 shtator 1922, në Berat me lejen dhe mbështetjen e prefektit shqiptar Koço Kota, u organizua dhe përfundoi me sukses Kongresi i Ortodoksëve Shqiptar. Kongresi mori vendime të rëndësishme, ndër të cilat më kryesori ishte shkëputja nga kisha greke dhe krijimi i Kishës Ortodokse Shqiptare Autoqefale e Fanoliste. Delegat i Kongresit ishte edhe Vasil Kota me profesion jurist dhe avokat publik, mbrojtës i priftërijve shqiptar në Korçë duke u përballur me silogjet kishtare sllave, grekomane e vllehe. Në Kongresin e Beratit, Vasil Kota përfaqësoi Përmetin, pasi Korça ishte djepi i Lëvisjes Ortodokse Kishtare Fanoliste Shqiptare. Delegati Vasil Kota, ishte xhxhai i patriotëve shqiptar Llambi N Kota dhe Koço N Kota, të cilët njihen historikisht si veprimtar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Kisha Ortodokse Autoqefale Fanoliste Shqiptare u realizua më 11 prill 1937 nga kryeministri shqiptar Koço N Kota. Kryepeshkop u zgjodh besniku fanolist dhe hirarku shqiptar Kristofor Kisi. Sot më 10 shtator 2022, festohet 100 vjetori i Kongresit të Beratit ku u vendos krijimi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Fatkeqësisht ngjarja nuk u kujtua me madhështinë që i takon. Unë si pinjoll i familje patriotike Kota dhe i delegatit Vasil Kota, nuk pata ndonjë ftesë për pjesmarje dhe të isha i pranishëm në këtë 100 vjetor. Mesaduket, strukturat kishtare i frikohen kësaj ngjarje dhe e kanë lënë në haresë, duke manifestuar haptazi qëndrimin e tyre antishqiptar kundër Kongresit Fanolist të Beratit. Heshtin edhe politikanët, partitë politike dhe shoqatat shqiptare. Heshtin parlamentarët, strukturat shtetërore, ministria e arsimit dhe ajo e kulturës. Pse heshtin vallë ? Nuk kemi Kishë Shqiptare ? Ndoshta, pasi ortodoksët shqiptar i kanë përçarë në grek, serb, maqedon, bullgar, vlleh e arumun dhe këta barbarë e pagan që u bënë të krishter në shek X mk, tentojnë të na marrin kishat tona dhe t’i bëjnë të tyre, greke, serbe, bullgare, maqedone, vllehe, arumune. Kjo ndodh edhe në Tiranë me kishat ortodokse.
Prifti dhe shkrimtari Fan Stilian Noli, ideologu dhe ndihmëtari kryesor për themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare
Mitropolia po ngjyroset greke, kisha e shën Prokopit po ngjyroset frikshëm vllehe-arumune, etj. Përgegjës të kësaj ndodhie e mënxyre kombëtare janë politikanë, parlamentarë dhe pushtetarë që pas ndryshimeve politike të nisura qysh nga viti 1990, ndërtuan sistemin “rumpallhane” dhe ligjëruan nëntë pakica fantazma nacionale të huaja. Me mbështetjen e shteteve euroatlantike dhe SHBA, koha për ndryshim thelbësor ka mbritur. Për këtë ndryshim, mbështes thirjen e një Kongresi Ortodoks Fanolist, i organizuar në rrugë ligjore e kushtetutuse, për Rithemelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, dhe kthimin e Kishave Shqiptare në Pronësi të Shtetit Shqiptar, të administruara nga Ortodoskët Shqiptar ku të shërbejnë vetëm priftërinj shqiptar me parime kombëtare shqiptare. Lavdi Kongresit Fanolist të Beratit.
* Harallamb Kota, pinjolli i familjes atdhetare shqiptare Kota dhe i Delegatit Vasil Kota.

Emira Selimi: Manastiri është qytet i shqiptarëve, numri më i madh i maqedonasve atje janë shqiptarë të asimiluar…!

0
Emira Selimi, gazetare, Shkup
___
Historianët maqedonas duhet të ju referohen fakteve arkivore dhe jo emocioneve boshe!
Manastiri ështē qytet i shqiptarëve historikisht, dikujtë po i duket komike hulumtimi i shqiptarëve nē Manastir, se kinse aty nuk paska tē tillë!!
Numri më i lartë i maqedonasve atje janë shqiptarë të asimiluar…..!
Gjë që nuk është aspak diçka e vështirë duke e hulumtuar për ta vërtetuar, ato shfaqen vetë??
Ndërsa ju profesorë të historisë, shikoni t’i zgjidhni problemet e identitetit, gjuhes e shumë probleme të tjera, nuk mund të krijoni identitet dhe shtet duke vjedhur historinë e të tjerëve.