Kreu Blog Faqe 1239

Pse u dashka që Unioni i Qendrave Islame “shqiptare” në Gjermani, ti takoj me deputetin turk Orhan Atalay përfaqësuesit e konsullatës së Kosovës dhe Maqedonisë?

0

Më datë 8.9.2022 në ambjetet e xhamisë shqiptare në Düsseldorf, me në krye kryetarin e uiazd-së Mensur ef. Halili, përfaqësuesit e tjerë të unionit dhe konsullatës së Kosovës dhe Maqedonisë së veriut u prit një delegacion nga parlamenti Turk, me në krye deputetin Prof. Dok. Orhan Atalay dhe konsullen turke në Düsseldorf z. Aysegyl Gökçen Karaarslan.

Takimi ishte produktiv pasi z. Atalay u prezantua jo vetëm si deputet në parlamentin e Turqisë por edhe si kryetar i grupit parlamentar të konferencës së shteteve islame, themeluar në vitin 1969, ku përfshihen 54 shtete.
Nga ana tjerët, kryetari i uiazd-së ef. Mensuri, pasqyroi arritjet e komunitet shqiptar në Gjermani ku nuk la pa përmendur edhe sfidat që ballafaqohet jo vetëm ky komunitet por të gjithë muslimanët në këto troje.

https://www.facebook.com/Uiazdal/photos/pcb.5311038962267055/5311038088933809
ps!
Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës duhet të deklarohet sa më shpejtë për aktivitetin e tillë “diplomatik” të përfaqësuesve të konsullatës së saj në Gjermani.

Mësuesia si mision, një libër me vlera për figura të shquara të shkollës shqipe

0

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë      

Mozaiku shpirtëror, kulturor e kombëtar i diasporës së re shqiptare të Gjermanisë, mësimi i gjuhës shqipe, shkolla shqipe e mësimit plotësues e ngjeshur me veprimtari të pasur, e përfaqësuar me mësues të shquara të kombit. 

 – Shkolla e parë shqipe në Gjermani që ka hapur dyert e saj qysh në vitin 1975 siç e kërkoi koha por, shënoi suksese të reja në vitin 1990 kur bëhet shkollë shqipe e pavarur, tregoi rëndësinë historike që kishte në atë fazë arsimi shqiptar kishte pavarësinë e tij në përmbajtje dhe në administrim, drejtohet nga vetë shqiptarët. Ky zotim u mor nga Këshilli i Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjermani.  

– Përpjekjet e mësuesve shqiptarë e veprimtarëve të shumtë që ditë e natë kanë punuar, për të hapur shkolla shqipe të mësimit plotësues, për të ngritur ndërgjegjen kombëtare, për të mbijetuar shqipja, për të krijuar kushte elementare për të mësuar gjuhën e nënës, shkrimin dhe leximin, për të kultivuar kulturën dhe identitetin tonë kombëtar dhe për të mbjell dashurinë ndaj kombit dhe atdheut. 

– Në mesin e shumë mësimdhënësve e mësimdhënëseve, të cilët e të cilat me përkushtimin e tyre janë shndërruar në bartës kryesor të proceseve të rëndësishme të shkollave shqipe në Gjermani u shquan me kontributin e tyre mësuesi Rifat Hamiti dhe mësuesja Nexhmije Hamiti u bënë zëdhënës të denjë të shkollës shqipe në Dyseldorf (Landi i Renanisë Veriore – Vestfalisë, Gjermani) ku punuan mbi tri dekada (1989) deri në pension (2017) përbëjnë subjektin e Monografisë “MËSUESIA SI MISION “ i autorit Nuhi Gashi, botuar në korrik 2022, nga shtëpia botuese  “Lena Grafik” Prishtinë dhe na është shpërndarë falas. 

 “MËSUESIA SI MISION “ një vepër publicistiko-historike  

Me gjithë pohimin modest të autorit se me këtë libër nuk pretendon të thotë më tepër se sa i takon një publicistike, në ketë monografi 206 faqesh shpalosen shumë fletë të analeve shekullore të Kosovës dhe ngulimi shqiptar në Gjermani. 

Librin mund ta quajmë një kronikë, por ai njëherë është burim i gjerë informacioni për botën shqiptare në Gjermani, është një shtysë për të nxitur hulumtime të mëtejshme historike e kulturore, është një start për të nisur një ndërmarrje të re studimi e zbulimi e pse jo edhe një alarm kushtrimi për institucionalizimin e shkollave shqipe, për fëmijët tanë. 

Librin “MËSUESIA SI MISON” e përshkon si një meteor krenaria kombëtare. 

Autorit që i vlon në gjak ndjenja atdhetare, i vjen keq që shqiptarët çdo ditë e më tepër po humbin gjuhën amtare pasurinë më të shtrenjtë kombëtare, të cilët gjatë gjithë këtyre viteve janë lënë krejtësisht pas dore nga institucionet shtetërore shqiptare.  

“MËSUESIA SI MISION “ Monografi kushtuar mësuesit Rifat Hamiti dhe mësueses Nexhmije Hamiti, kontributi i tyre.   

Por vepra e këtij autori nga Kosova, nuk duhet harruar se është e lidhur ngushtë me emrin e Rifat Hamitit dhe bashkëshortes së tij Nexhmije Hamitit. 

Me një stil konciz autori përshkruan meritat e mësuesit Rifat, si në atdhe po ashtu në Gjermani sidomos prej vitit 1990 kur shkolla shqipe u shkëput nga ndikimi sllav, drejtues i Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues që ngrihej si institucion i organizuar me formë dhe përmbajtje kombëtare, për të çelur një rrugë të re, për të arritur një qëllim, për të shërbyer si model. Aftësitë përgjithësuese të mësuesit Rifat pasqyrohen me tekstet shkollore (bashkautor) që ka botuar  në dobi të shkollave shqipe, me pjesëmarrje aktive, me kumtesat dhe diskutimet në seminaret e përvitshme verore të organizuara nga ministritë e Arsimit të Kosovës e të Shqipërisë. Bashkautor i fletoreve tematike që u udhëhoq nga Prof. Dr. Dr. Basil, Schader. Fjala është për tekstet e miratuara dhe botuara nga MASHT i Kosovës, me të cilat punojnë mësimdhënësit e shkollave me mësim plotësues të gjuhës amtare në diasporë. 

Nexhmije Hamiti, mësuese gjimnazi në atdhe po ashtu prej tre dekadash në Gjermani, me e veprimet e saj shembullore ka motivuar me qindra fëmijë të jenë pjesë e mësimit shqip dhe integrimit. Në vitet ‘90 shquhet nder femrat e rralla në krye të aktiviteteve për organizimin e shkollës shqipe. 

Duke lexuar për veprimtaritë e tyre, mua si lexuese më duket se dëgjoj refrenin e një elegjie qortuese: “Mos e mbyllni shkollën shqipe”?… “Pse nuk shkojnë fëmijët në shkollën shqipe?”.. “Pse të mbesin shkollat shqipe si relikte.”..” Ku janë Ministritë shqiptare?”…. 

Pak fjalë për autorin 

Prof Nuhi Gashi, ka qenë koordinator i Shkollave Shqipe, pranë MASHT së Kosovës. Është një nga veprimtarët më të përkushtuar për Shkollat Shqipe të Mësimit Plotësues që ka bërë emër, në saje të punës së tij pasiononte, ndërgjegjes atdhetare e profesionale dhe disa nga drejtimet kryesore janë:  

  • Në ngritjen, koordinimin, konsolidimin e shkollave shqipe në diasporë, punë që ka ndjekur me kompetencë dhe preokupim të veçantë. 
  • Në punën e madhe që ka bërë në themelimin dhe për përgatitjen e Seminareve kombëtare, për ngritjen profesionale të mësimdhënësve të mësimit plotësues. Këto seminare u kthyen në kuvende të gjera të rëndësishme të përgjithësimit të përvojës së fituar në këto institucione, duke u bërë vatra të vlerta të njohjes së mësuesve, të shkëmbimit të përvojës midis tyre, të zgjerimit të horizonteve për fushat që përmban pedagogjia e shkollave të mësimit plotësues. Njëkohësisht, për ndihmesën e çmuar në mbledhjen dhe përpunimin e këtyre materialeve, duke realizuar botimin e vëllimeve të veçanta nga këto seminare, të cilat përbënin vlera dokumentare, social- pedagogjike, për përvojat më të mira të këtyre shkollave. 
  • Kontributi, ndihma e çmuar e hartimit në bashkautorësi të dokumentit të MASHT të Kosovës, KURRIKULA E SHKOLLËS SHQIPE TË MËSIMIT PLOTËSUES NË DIASPORË (Prishtinë, 2007).  
  • Si dhe i dokumentit të njësuar kurrikular kombëtar ( Shqipëri-Kosovë ) KURRIKULA E MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE DHE TË KULTURËS SHQIPTARE NË DIASPORË DHE NË MËRGATË (MASHT e Kosovës-MARS e Shqipërisë, Tiranë-Prishtinë, 2018. Po ashtu, këtë dokument e përgatiti për shtyp dhe u botua në vitin 2020). 
  • Ai është bashkë drejtues i projektit madhor “Tekstet mësimore për shkollat në diasporë “ për tre nivelet, përfshinë19 fletore tematike (2009-2012) i zhvilluar me mbështetjen profesionale e buxhetore nga Instituti IPE  i Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut – Zvicër. 

Kjo monografi ka një vlerë të madhe kombëtare, sepse shërben si model për të vazhduar me studime të tilla për figurat e shkollave tjera shqiptare në diasporë, ku tingëllon ende e ëmbël fjala shqipe, ku trashëgohet porosia e fjalës së urtë shqiptare, ku ruhet krenaria shqiptare. 

Gjenevë, 10. 09.2022                     

Fatmire Kollçaku, rrezikoi mirëqenien e të pensionuarve të pas viteve të nëntëdhjeta!

0

Zeqir Bekolli, ish-gazetar i “Rilindjes”/”Bujkut”

Kaloi ma tepër se një muaj, kur Komisioni kompetent Parlamentar i Kuvendit të Kosovës, gjatë shqyrtimit të Projektligjit 08/L, për plotësim-ndryshimet e Ligjit 04/L -131, për skemat pensionale të financuara nga shteti, nuk lejoi që ky Projekligj të dalë për miratim në Seancën e fundit të Kuvendit, para se të shkohej në pushim kolektiv. Burime të brendshme në këtë institucion bëjnë me dije se, shkaktarë kryesorë për bllokimin e këtij Projekligji ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, sidomos kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Kollçaku.

Me këtë veprim edhe ky Projekligj, po i bashkohet maratonës së Ligjit për Pagat, që bartet zhag, tash e një kohë të gjatë. Mungesa e një Ligji të tillë, vazhdon t’i diskriminojë punonjësit, të cilët u dëbuan me dhunë nga regjimi i Millosheviqit, në periudhën e spastrimit etnik, pas viteve të ’90, por edhe kategorinë e gazetarëve dhe punonjësve të gazetës “Rilindja”, të cilët u pensionuan dhe vazhdojnë të pensionohen me nga 100 euro, pas 45 vitesh punë. Janë vitet e punës : 1999, 2000, 2001 dhe 2002 (para se të miratohej trusti), që nuk i njihen këtij kolektivi, e pa të cilat punonjësit e “Rilindjes”/”Bujkut” nuk mund t’i marrin pensionet e plota. Komisioni, deputet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kollçaku, u sollen me aq injorancë ndaj kësaj kategorie e cila u diskriminua dje dhe vazhdon të diskriminohet edhe sot nga kjo Qeveri .

Kollçaku, me gjasë u ndie mirë kur mori vesh se të gjithë ata që kanë punuar me regjimin kriminal të Millosheviqit, janë rehatuar dhe marrin pensionet e plota, dhe në shenjë “hakmarrje” për kundërshtimin që kjo kategori punëtorësh i ka bërë regjimit shtypës e kriminal serb, mori qendrim për shtyrje në “pafundësi” të këtij Projekligji, edhe pse e di mirë se po pësojnë të pensionuarit, jo vetëm me përgatitje të ulët, por edhe me ata me përkatitje superiore, e me grada shkencore. Aq ma keq, ky vendim u mor përkundër faktit se kryeparlamentari Konjufca e kishte nënshkruar në pranverë këtë Projekligj dhe miratimi i tij pritej në muajin maj, e më së largu në muajin qershor. Kollçaku dhe deputetët e këtij Komisioni, që dominohen nga shumica, jo vetëm që prekën në identitetin e kësaj kategorie të nëpërkëmbur të shoqërisë, por ata rrezikuan edhe mirëqenien e tyre familjare, në këtë kohë krize, jo vetëm ekonomike.

Me këtë veprim, Lëvizja Vetëvendosje dëshmoi edhe njëherë se premtimin e bërë, para ardhjes në pushtet, se pushtetin do ta zbresin te shtresa e ulët, e kishte vetëm propagandë sa për t’i mbledhur votat.

Ndalonie shaminë, mos na ktheni në mesjetë!

0
Autor : Lirim Gashi, shkrimtar, Prishtinë
(në shqip dhe gjermanisht)
___
Përpjekjet e burrave psikopatë, narcisë, klerofashistë, sadistë dhe mazokistë që në mënyrë të përsëritur dhe cinike reduktojnë rrezikun e lartë nga ekstremizmi fetaro-politik në një pëlhurë të padëmshme të quajtur shami, që është përdorur në kohët e lashta nga burrat dhe gratë për të mbrojtur veshët dhe fytyrat e tyre nga acari i dimrit dhe vapa e verës, janë të kota, të pandershme, dashakeqe dhe mizore.
Duke marrë parasysh se klerofashizmi fetaro-politik, ekskluziv, kufizues, diskriminues, primitiv, i padrejtë, i dhunshëm, patriarkal, tiranik, gjenocidal, absolutist dhe monoteist i solli botës më shumë të këqija sesa Hitleri, Stalini, Bonaparti, Mao Ce Duni dhe të gjitha bishat e tjera politike së bashku, atëherë nuk duhet qenë profetë për ta kuptuar se meshkujt xhelozë, të shëmtuar, të ndyrë, të neveritshëm, abuzues, diskriminues, të dhunshëm dhe të ndërlikuar, shkruan Torën, Biblën dhe Kuranin për t’i bërë gratë skllave, lodra dhe objekte të tyre seksuale.
Pra për t’i bërë skllave, lodra dhe objekte seksuale, që kënaqin epshet e tyre shtazarake, që lajnë këmbët dhe rrobat e tyre të pista, që gatuajnë ushqimin dhe mbushin barkun e tyre parazitar dhe që lindin dhe rrisin fëmijët e tyre.
Prandaj, në vitet që pasuan, shamia u shndërrua në një simbol fetar për shkeljen dhe shtypjen e tmerrshme të të drejtave elementare të grave, si dinjiteti, liria dhe barazia.
Jo më kot ka shkruar Çajupi një shekull më parë, shpirti dhe mendja e tij e ndritur u preftë në qiell:
“Burrat në hije, lozin, kuvendojnë, pika nga turpi si s’u bie, që nga gratë si parazitë rrojnë “.
Si nuk ju vjen turp, sidomos juve që keni lexuar Çajupin, ta trajtoni shaminë, apo simbolin dhe armën më të shëmtuar të shtypjes klerofashiste të grave në shekullin e 21-të, si diçka kaq të padëmshme?
Nuk është rastësi që nuk do të gjeni profetesha të shenjta në asnjë prej këtyre librave në dukje të shenjtë, gjë që është dëshmi se janë shkruar nga burrat klerofashistë për të gënjyer gratë se është vullneti i Zotit që ato të jenë skllave të tyre, sepse gjoja kjo është e vetmja mënyrë se si ato mund ta fitojnë favorin dhe bekimin e Tij.
Kombet e qytetëruara të Evropës, Amerikës, Australisë, Oqeanisë, e madje edhe ato të Afrikës, po ikin si djajtë nga kryqi dhe gjysmëhëna, ndërsa ju dëshironi të na ktheni në epokën më të errët të historisë njerëzore në Mesjetë, kur gjuetia e shtrigave ishte një sport popullor për burrat e shëmtuar, xhelozë, primitivë, të pandershëm, të dhunshëm, klerofashistë, kriminelë dhe diskriminues.
Si nuk të vjen turp të përdorni iPhone dhe telefona inteligjentë që prodhohen nga shkenca më e avancuar evropiane dhe amerikane për të helmuar njerëz naivë dhe të pashpresë me mbeturina mesjetare ?
Çuditërisht, teknologjia dhe demokracia moderne evropiane dhe amerikane abuzohen më së shumti pikërisht nga ata burra primitivë, të dhunshëm, terrorizues, diskriminues dhe klerofashistë që kërkojnë ta kthejnë botën në epokën më të errët të historisë njerëzore.
Si nuk ju mjafton marrëzia, cinizmi dhe standardet e dyfishta të politikanëve dhe klerikëve fashistë, që ia mohojmë të drejtën çdo individi për të shijuar dhe përjetuar kohën dhe jetën në përputhje me nevojat natyrore të njerëzve, kafshëve, bimëve dhe natyrës që i rrethon, për t’u zgjuar nga gjumi i ariut?
Si guxoni të besoni se Europa dhe SHBA do t’ju nxjerrin nga izolimi dhe ju do t’i tërheqin karrocat tuaja provinciale në Bruksel si lokomotiva kur i keni mbushur me pisllëk mesjetar?
Kur do të zgjoheni nga gjumi i ariut për të kuptuar se as Liga Arabe nuk do t’ju hapë dyert kur të kuptojë se sa të pistë, hipokritë, pasinqertë, padobishëm, padenjë dhe mosmirënjohës jeni.
A ju ka mbetur ndonjë grimë dinjiteti, integriteti dhe krenarie njerëzore e kombëtare, apo keni humbur çdo shije dhe respekt për vetveten dhe kombin tuaj, sepse keni lëpirë aq shumë bythët dhe ua keni shitur aq shumë shpirtin, mendjen, gratë, fëmijët, identitetin dhe dinjitetin njerëzor e kombëtar ekstremisteve fetarë nga Lindja e Mesme për disa qindarka, sa keni harruar se kush jeni ?
A ka më turp sesa të bëheni skllavë dhe shërbëtorë të ish pushtueseve tuaj, që ju premtojnë në njërën anë male të arta, ndërsa në anën tjetër ju hapin humnera të zjarrta.
HÖREN SIE AUF, ZURÜCK IN DAS MITTELALTER ZU GEHEN
Die Versuche psychopathischer, narzisstischer, clerofaschistischer, sadistischer und masochistischer Männer, die das hohe Risiko des religiös-politischen Extremismus immer wieder und zynisch auf ein harmloses Tuch namens Kpftuch reduzieren, das in der Antike von Männern und Frauen zum Schutz ihrer Ohren und Gesichter verwendet wurde vor der Kälte des Winters und der Hitze des Sommers, sind eitel, unehrlich, boshaft und grausam.
In Anbetracht dessen, dass der religiös-politische, exklusive, restriktive, diskriminierende, primitive, ungerechte, gewalttätige, patriarchalische, tyrannische, völkermörderische, absolutistische und monotheistische Klerofaschismus mehr Böses über die Welt gebracht hat als Hitler, Stalin, Bonaparte, Mao Zedong und all die anderen politischen Bestien zusammen , dann muss man kein Prophet sein, um zu verstehen, dass eifersüchtige, hässliche, schmutzige, ekelhafte, missbräuchliche, diskriminierende, gewalttätige und komplizierte Männer die Thora, die Bibel und den Koran geschrieben haben, um Frauen zu ihren Sklavinnen, Spielzeugen und Sexualobjekten zu machen.
Also um sie zu Sklaven, Spielzeugen und Sexobjekten zu machen, die ihre tierischen Begierden befriedigen, die ihre Füße und schmutzige Kleidung waschen, die ihr Essen kochen und ihre parasitären Bäuche füllen und die ihre Kinder gebären und großziehen.
Daher wurde das Kopftuch in den Folgejahren zu einem religiösen Symbol für die schreckliche Verletzung und Unterdrückung der Grundrechte der Frauen, wie Würde, Freiheit und Gleichheit.
Nicht umsonst schrieb Çajupi vor einem Jahrhundert, möge seine Seele und sein erleuchteter Geist im Himmel ruhen:
“Männer im Schatten, spielen Spiele, halten Meetings ab, und schämen sich nicht, da sie wie Parasiten von Frauen leben.”
Wieso schämt ihr euch nicht, besonders diejenigen unter euch, die Çajupi gelesen haben, das Kopftuch, das hässlichste Symbol und die hässlichste Waffe der klerofaschistischen Frauenunterdrückung im 21. Jahrhundert, als etwas so Harmloses zu behandeln?
Es ist kein Zufall, dass Sie in keinem dieser scheinbar heiligen Bücher heilige Prophetinnen finden, was ein Beweis dafür ist, dass sie von klerofaschistischen Männern geschrieben wurden, um Frauen anzulügen, dass es Gottes Wille ist, dass sie ihre Sklavinnen werden, weil angeblich nur so können sie sich seine Gunst und seinen Segen verdienen.
Die zivilisierten Nationen Europas, Amerikas, Australiens, Ozeaniens und sogar Afrikas, fliehen wie Teufel vor Kreuz und Halbmond, während deren Geistige Führer Sie uns in die dunkelste Epoche der Menschheitsgeschichte im Mittelalter zurückversetzen möchten, als Hexen- Jagd ein beliebter Volkssport war für hässliche, eifersüchtige, primitive, unehrliche, gewalttätige, klero-faschistische, kriminelle und diskriminierende Männer.
Wie schämt euch nicht, iPhones und Smartphones zu verwenden, die von der fortschrittlichsten europäischen und amerikanischen Wissenschaft hergestellt werden, um naive und hoffnungslose Menschen mit mittelalterlichem Müll zu vergiften?
Ironischerweise werden die moderne europäische und amerikanische Technologie und Demokratie am meisten von genau jenen primitiven, gewalttätigen, terrorisierenden, diskriminierenden und clerofaschistischen Männern missbraucht, die versuchen, die Welt in das dunkelste Zeitalter der Menschheitsgeschichte zu verwandeln.
Wie können Sie nicht genug haben von der Dummheit, dem Zynismus und der Doppelmoral faschistischer Politiker und Geistlicher, die jedem Einzelnen das Recht verweigern, Zeit und Leben im Einklang mit den natürlichen Bedürfnissen von Menschen, Tieren, Pflanzen und der sie umgebenden Natur zu genießen und zu erleben?
Wie können Sie glauben, dass Europa und die USA Sie aus der Isolation herausholen und Ihre Provinzwagen wie Lokomotiven nach Brüssel ziehen, wenn Sie sie mit mittelalterlichem Dreck gefüllt haben?
Wann werden Sie aus Ihrem Bärenschlaf erwachen, um zu erkennen, dass nicht einmal die Arabische Liga Ihnen ihre Türen öffnen wird, wenn sie erkennt, wie schmutzig, heuchlerisch, unaufrichtig, nutzlos, unwürdig und undankbar Sie sind?
Haben Sie noch Würde, Integrität und menschlichen und nationalen Stolz, oder haben Sie jeglichen Geschmack und Respekt für sich und Ihre Nation verloren, weil Sie so viele Ärsche ihrer ex-Erober geleckt haben denen so viel Anteile von Ihrer Seele, Ihrem Verstand, Ihren Frauen, Kindern und Ihrer Identität verkauft haben samt menschliche und nationale Würde, dass Sie vergessen haben, wer Sie sind?
Gibt es eine größere Schande, als Sklaven und Diener ihrer einstigen Eroberer zu werden, die Ihnen auf der einen Seite goldene Berge versprechen, während auf der anderen feurige Abgründe öffnen?
____

Fshati im

Poezi e shkruar nga Andon Z. Çajupi.

Maletë me gurë,

fushat me bar shumë,
aratë me grurë,
më tutje një lumë.

Fshati për karshi
me kish’ e me varre,
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare.

Ujëtë të ftohtë,
era pun’ e madhe,
bilbili ia thotë,
gratë si sorkadhe.

Burrat nën hije,
lozin, kuvendojnë,
pika që s’u bie,
se nga gratë rrojnë!

Gratë venë nd’arë,
dhe në vreshta gratë,
gruaja korr barë,
punon dit’ e natë.

Gratë në të shirë,
në të vjela gratë,
ikinë pa gdhirë,
kthenenë me natë.

Gruaja për burrë
digjetë në diell,
punon e s’rri kurrë
as ditën e diel.

O moj shqipëtarkë,
që vet’ e nget qetë,
edhe drek’ e darkë
kthehesh e bën vetë;

Moj e mjera grua,
Ç’e do burrë zinë
që ftohet në krua
dhe ti mban shtëpinë!

Andon Zako Çajupi

***

Historia

Ja se si Bali Muharremaj, kryetari i komunës së Suharekës (Therandes), e mbronë islamizimin e kombit duke e përkrahur arsimtaren me shami “në emër të drejtave e lirive njerëzore”.

Suharekë, arsimtares nuk i lejohet të japë mësim me shami

Rasti i arsimtares me shami, Bali Muharremaj: Bordi i prindërve nuk ka të drejtë të punësoj apo shkarkoj askënd

Pas lajmit se është drejtori i shkollës me bordin e prindërve në një shkollë të Suharekës, kanë marrë vendim ta përjashtojnë një mësimdhënëse nga puna vetëm pse e ka vendosur shaminë, ka reaguar kryetari i kësaj komune i cili ka thënë se “bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna”.

Bali Muharremaj ka bërë të ditur se nëse ndonjë mësimdhënës ka rast disiplinor, atëherë është Komisioni Disiplinor që merret me atë rast.

“Në qoftë se ndonjë mësimdhënës ka rast disiplinor, atëherë është Komisioni Disiplinor që e trajton rastin dhe i sugjeron drejtorit, respektivisht mua si kryetar për veprimet institucionale. Deri në një rast të tillë, të gjithë mësimdhënësit ushtrojnë detyrat e veta konform procedurës së lartpërmendur”, ka shkruar ai në Facebook.

Muharremaj ka thënë se është në udhëtim jashtë vendit dhe se po sa të kthehet do të merret me këtë cështje.

“Për momentin jam në udhëtim jashtë vendit, por që nga dita e hënë do ta trajtoj me prioritet këtë rast, kjo në përputhje me ligjin, me urdhrin administrativ të Ministrisë së arsimit dhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe kështu do t’i japim fund edhe debatit krejt të panevojshëm për këtë temë”, ka thënë ai.

Në fund Muharremaj ka thënë se gjuha linçuese ka për qëllim dëmtimin politik të komunës.

La Turquie (1910) / Shkrimi i shqipes me shkronja latine apo arabe? – Deklarata e Dervish Himës mbi qëndrimin e shqiptarëve ndaj kësaj çështjeje

0

Dervish Hima (1872 – 1928)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Shtator 2022

“La Turquie” ka botuar, të enjten e 10 shkurtit 1910, në ballinë, intervistën ekskluzive me patriotin dhe publicistin e njohur shqiptar Dervish Himën në lidhje me qëndrimin e shqiptarëve ndaj çështjes së shkrimit të gjuhës shqipe, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shkrimi i shqipes

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dr. Dervish Hima, duke folur për çështjen e shkronjave shqiptare, bëri këto deklarata mbi qëndrimin e shqiptarëve ndaj kësaj çështjeje :

Disa nga deputetët tanë, të cilët shkuan në Shqipëri për punë të ndryshme personale, e shfrytëzuan këtë rrethanë për t’u demonstruar banorëve të Kosovës dobinë dhe rëndësinë e shkronjave latine. Megjithatë, ata u gjendën në prani të një opozite, e cila mbronte shkronjat arabe. Prandaj ishte e nevojshme të ndriçohej populli. Deputetët shqiptarë kanë marrë nga votuesit e tyre shkresa kundër procedimeve të tyre. Qeveria, nga ana e saj, ka vendosur që të mos merret më me këtë çështje dhe t’u lërë shqiptarëve të përvetësojnë shkronjat shqipe ose arabe.

Përvetësimi i shkronjave latine është mjeti i vetëm i aftë për të frenuar agjitacionin sllav dhe atë grek. Që nga shpallja e Kushtetutës alfabeti ynë kombëtar ka bërë përparim gjigant.

Më shumë se njëqind mijë njerëz kanë mësuar gjuhën e tyre amtare në një kohë të shkurtër, falë alfabetit latin. Edhe barinjtë në mal mësuan të lexojnë e të shkruajnë. Shkronjat latine nuk ndryshojnë asgjë për fenë myslimane. Për Kuranin, natyrisht, do të përdorim shkronjat arabe dhe do t’i shpjegojmë librat e shenjtë, me të njëjtat komente, në përdorim në të gjithë popujt myslimanë. Natyrisht, puna jonë letrare nuk është e lehtë pasi ne vetë duhet të gjejmë mjetet për të mirëmbajtur shkollat. Megjithatë, ne nuk do të tërhiqemi nga asnjë sakrificë për ta çuar punën e ndërmarrë në përfundim të suksesshëm.

 * Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania.  https://www.darsiani.com/la-gazette/la-turquie-1910-shkrimi-i-shqipes-me-shkronja-latine-apo-arabe-deklarata-e-dervish-himes-mbi-qendrimin-e-shqiptareve-ndaj-kesaj-ceshtjeje/.

Buxhovi: Kur informimi ishte çështje e kauzës kombëtare, fotografitë e Iliaz Bylykbashit, fotoreporterit të atëhershëm të “Rilindjes”, si dëshmi

0
Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
____
Kur informimi ishte çështje e kauzës kombëtare
KONFERENCAT PËR SHTYP TË LDK- së PARA STADIUMIT TË PRISHTINËS!
Në fillim të marsit të vitit 1990, kur LDK-ja – parti e parë shqiptare me rreth 700 mijë anëtarë brenda një kohe të shkurtër kishte rrënuar gjithë strukturën politike të LKJ – së dhe si parti ishte më e fuqishmja dhe më e organizuarja në hapësira e ish Jugosllavisë, për t’ia ndalë turrin disi rritës dhe ndikimit të saj në sensibilizimin e opinioti jugosllav dhe atij ndërkombëtar , Beogradi urdhëroi ndalimin e konferencave për shtyp të LDK-së që mbante çdo të premte në orën 10 në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve ku ishte e vendosur për ç’gjë ekzistonte inetesim i madh i shtypit vendor dhe veçmas atij ndërkombëtar. Meqë kumtesat e kësaj partie në shumë gjuhë dhe profesinalisht nl nivel të lartë, i vlersonte si zë i demosit shqiptar për liri dhe barazi.
Në këto rrethana, kur policia ia vuri drynat Shoqatës, Kryesia e LDK-së vendosi që konferencat për shtyp t’i mbajë rregullisht para stadionit të Prishtinës dhe në platonën e pallatit “Boro-Ramizi”.
Siç shihet edhe nga fotografitë e fotoreporterit të “Rilindjes”,Iliaz Bylykbashi, këto konferenca u ndoqën me interesim edhe më të madh nga shtypi vendor, jugosllav dhe ai botëror. Pas tri javësh, pas protestave të ambasadës amerikane në Beograd qendrës së të PENIT europian dhe shumë personaliteteve të tjera botërore, policia jugosllave, hoqi dryrin nga dyert e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe largoi forcat policore që e mbanin të rrethuar.
Ishte kjo një fitore tjetër e nadhe në raport me shtetin represiv jugosllav që kërkonte Kosovës t’i vihej perdja e territ informativ.
Kështu, pra, ishte asokohe, kur informini me plot rreziqe, ishte pjesë e kauzës kombëtare…

Përgjigje një zonje: Një shembull i VETËM domethënës është ai i Gjergj Kastriotit

0
Përgjigje për: @Donika Derjaj
***
Në jetën time kam qenë gjithmonë kundër autoritarizmit, despotizmit dhe diktaturës në çdo mënyrë. Tek autokrat është ndryshe. Marr shembull Egjiptin që e njoh shumë mirë : këtij populli i duhet një autoritet i caktuar përndryshe është anarkia në vend. Fatkeqësisht që nga Naseri ka pasur vetëm diktatura dhe kjo ka qenë e dëmshme. Në Francë (të cilën edhe e njoh shumë mirë) presidenti Makron duke u marrë vesh me njërin dhe tjetrin, duke i hedhur sytë e butë ndaj dikujt për interese elektorale dhe për mungesë vendosmërie dhe autoriteti për të zhdukur pasigurinë dhe emigracionin galopant (pa dallim dhe kuota ) përfundoi jo vetëm duke humbur shumicën absolute në parlament, por mbi të gjitha duke sjellë në parlament dy ekstremet e politikës në Francë : “te majta ekstreme dhe e djathta ekstreme”! Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në Francë.
E gjithë kjo për t’ju thënë se nuk më pëlqen DIKTATI sido që të jetë dhe sidomos i juaj. Në fakt ju po më urdhëroni të HESHT (mbyll gojën) dhe të mos flas më për arsyen pse Shqipëria është në gjendjen aktuale ! Por e dashur zonjë, është për shkak të një të shkuare të shëmtuar (më tepër se 2000 vjet!) që ne kemi humbur tre të katërtat e trojave sterghyshore : ato të pellazgo-trako-ilirëve. Sot trevat shqiptare po zbrazen pak nga pak ! Kush janë ata që do përfundojnë të qëndrojnë : udhëheqësit politik sigurisht (interesat personale dhe jo kolektive), të moshuarit, fatkeqësit (të varfërit do të përfundojnë duke rënë në duart e ekstremizmit mysliman), burra dhe gra pa kualifikime profesionale, invalidët ( në pamundësi për të shkuar diku tjetër) dhe fëmijët. Kush do të zëvendësojë fuqinë punëtore shqiptare të shkuar jashtë ? Nëse shqiptarët që u larguan mbi të gjitha për të pasuruar veten dhe të tjerë për të mësuar diçka, nuk kthehen në vendlindje, janë të huajt ata që do të zënë vendin e tyre : tashmë ka afganë (për të kënaqur Evropën dhe për të hyrë në Bashkimin Evropian ! ), myslimanët turq, arabë, etj. Nëse kjo nuk ndryshon do të shkojmë drejt krijimit të një « Albanistan ». Çfarë ka mbetur ende si treva pellazgo-shqiptare nesër nuk do të mbetet asgjë nëse nuk jemi të kujdesshëm dhe nëse nuk shohim përtej hundës.
Pra, ori zonjë, urdhrat dhe diktatet ia bëjni burrit tuaj (nëse keni një të tillë) ose të tjerëve, por jo mua. Ai (apo ajo) që do më ndaloje të mbyll gojën apo për të shkruar ende nuk ka lindur. Unë kam qenë gjithmonë një njeri i lirë, trim dhe dinjitoz dhe kurrë i nënshtruar një partie, një feje apo një ideologjie. Prandaj nëse nuk ju përshtatet kjo që shkruaj këtu nuk ia vlen të qëndroni në faqen time në FB. Absolutisht jo sepse nuk jeni dakord me mua (kjo është krejtësisht indiferente ndaj meje) POR SEPSE KJO ESHTË NJË FAQE PERSONALE KU KULTURA, RESPEKTI, PACIFIZMI, PATRIOTIZMI, EMPATIJA DHE MIQËSIA janë thelbësore. Ata që nuk iu pëlqej, nuk e kuptoj pse qëndrojnë këtu, thjesht duhet të shkojnë diku tjetër ku do të priten krahëhapur.
Ja (vijim) nje pjese e historise pellazgo-shqiptare dhe sidomos ankesat qe kam ndaj atyre qe nuk e kanë kuptuar pse historia e pas -168 para erës sone e deri me sot (perveç 25 vitet të të madhit Kastrioti) nuk eshte ajo qe me terheq më së shumti sepse për mua, përkundrazi, është Historia e lavdishme e Pellazgëve parahelen të lashtë, ajo që unë e adhuroj dhe e respektoj dhe të cilës i kam kushtuar një pjesë të madhe të jetës sime. Ky popull i lashtë (jo Ilirët apo Shqiptarët) është në origjinën e dy qytetërimeve më të mëdha në Evropë (Greke dhe Romake) dhe që i dha kësaj të fundit një gjuhë amtare (një fosil të vërtetë të gjallë) që disa pseudospecialistë ende nuk kanë denjuar ta konsiderojnë si të tillë.
Në të gjithë historinë e njerëzimit, një popull i vetëm nuk ka mundur të luftoje një diktaturë mizore ose një pushtim të fuqishëm të huaj. Për t’ia dalë mbanë të luftosh një diktaturë ose një pushtim të fuqishëm të huaj, të duhet një udhëheqës, një bashkues, një luftëtar i guximshëm, një patriot (duke pasur parasysh “bashkimin kombëtar”) pa frikë e qortim dhe me karizëm të madh. Një shembull i VETËM domethënës është ai i Gjergj Kastriotit : para tij, çfarë bëri populli për të çliruar vendin nga Romakët, Serbët, Bizantët…dhe osmanët ? ASGJE. Më pas erdhi Kastrioti që ngrohu zemrat e popullit dhe i çoi në një luftë të pamëshirshme kundër osmanëve, të cilët i mundi : rezultati ishte 25 vjet pavarësi, çlirimi i vendit nga zgjedha osmane dhe krijimi i Shtetit të parë SHQIPTARË. Po pas vdekjes së Heroit tonë (“i vetmi”) kombëtar në historinë e vendit tonë, çfarë bëri populli për pesë shekuj (përveç disa përleshjeve të parëndësishme) për të çliruar vendin i pushtuar deri në vitin 1912? ASGJE.
Nuk do t’i rendis këtu (edhe pse e kam thënë shumë herë edhe pse nuk u pëlqen) të gjitha gabimet, të metet, intrigat, kompromiset, dezertimet për t’u shërbyer të tjerëve, kolaboracionizmet, tradhtitë… ose të ribëj historinë e Pellazgo-iliro-shqiptareve, një komb që nga pushtimi romak (në -168 p.e.s.) të një pjese të vogël të trojave pellazgo-trako-ilire që shtriheshin nga të dy brigjet e Danubit deri në Kretë dhe nga Adriatiku deri në Detin e Zi (SOT në gjithë hartat botërore dhe sidomos Shqiptare – sidomos të kohës komuniste)- gabimisht meret parasyshë vetëm kjo pjesë e vogël të ILIRISË. Pjesa tjetër e këtyre trojave mbeti e braktisur, pa udhëheqës dhe bashkues të vërtetë patriotë : kishte vetëm principata ose mbretëri të vogla të pavarura nga njëra-tjetra dhe që me egoizëm copëtonin njëra-tjetrën për të pasur një hegjemoni territoriale të caktuar, por pa pasur parasysh një mbledhje të të gjitha këtyre principata për të krijuar një “bashkim kombëtar” të të gjitha fiseve me origjinë pellazge dhe për të përzënë të gjithë ndërhyrësit ! Ky dështim u lejoi popujve nga Azia (serbo-kroatët, bullgarët, hungarezët, etj.) që gradualisht të hanë të gjitha trojat që romakët nuk i kishin pushtuar (përveç Rumanisë) dhe të përfundonin duke asimiluar përfundimisht Pellazgo-Trako-Ilirët. Kjo është arsyeja pse (përveç shembujve të tjerë) ajo pak që ka mbetur nga populli pellazgo-trako-iliro-shqiptar është në gjendjen aktuale…duke u përkeqësuar më tej për shkak të hemorragjisë që pësoi popullata shqiptare që nga vitet 90 pas rënies së komunizmit. Historia përsëritet dhe përkeqësohet !

Vështrim historik rreth gjendjes në Europë pas Betejës së Albulenës dhe rolit të pazëvendësueshëm të Gjergj Kastriotit

0
Nga: Paulin Zefi, historian, Lezhë
___
“Një vështrim historik mbi gjendjen politike të Europës pas betejës së Albulenës (02.09.1457) dhe roli i pazëvendësueshëm i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut si komandant i përgjithshëm i ushtrive të krishtera në luftën kundër Perandorisë Osmane.”
? Ndërkohë që Heroi jonë Kombëtar kishte marrë përsipër misionin e madh të mbrojtjes së Krishërimit dhe Qytetërimit Perëndimor nga kërcënimi gjithnjë në rritje i Perandorisë Osmane, Europa vijonte të ishte e dobët dhe e përçarë në mënyrë të vajtueshme. Asokohe formacioni më i madh shtetëror në Europë ishte monarkia e dyfishtë ose unioni personal i Dukatit të Madh të Lituanisë dhe i Mbretërisë së Polonisë, që sundohej nga Kasimiri IV Andrea (1427-1492) i dinastisë Jagiellon, një monark shumë ambicioz, i cili “de facto” gëzonte pushtetin dhe të gjitha atributet e një perandori. Për fat të keq, preukupimi i tij kryesor nuk ishin turqit osmanë, por përfshirja e sa më shumë qyteteve ruse në sferën e tij të influencës, të ndihmonte Konfederatën Prusiane në luftë kundër Shtetit të Urdhërit Teuton, me qëllim për ta inkorporuar Prusinë në Mbretërinë e Polonisë, gjë e cila solli shpërthimin e Luftës Tridhjetë Vjeçare (1454–1466) dhe ndërsa në vitin 1457, pas vdekjes së mbretit Ladislaus Posthumos (1440-1457) i dinastisë Hapsburg, Kasimiri IV Andrea Jagiellon filloi përpjekjet e ethshme për ta shtrirë sundimin e tij edhe mbi Hungarinë dhe Boheminë. Shteti i dytë më i madh në Europë, Perandoria e Shenjtë Romake Gjermanike, po ziente vazhdimisht nga konfliktet e brendshme dhe ato të jashtme. Perandori i shenjtë romak, Frederiku III Hapsburg, i cili sipas përfytyrimit mesjetar mbahej si “Kryezoti mbrojtës i Krishtërimit”, me mbështetjen e Selisë së Shenjtë po kultivonte ëndrrën e tij për një “Perandori të Krishterë Universale”, u detyrua të angazhohet në një varg të gjatë konfliktesh ushtarake me shumë kundërshtarë, duke nisur nga heretikët, bujarët austriakë, kushërinjtë e tij të afërt dhe me pjesëtarët e familjes, ku rivali i tij më i paepur ishte pikërisht i vëllai, Alberti VI, arqidukë i Austrisë. Si rezultat i këtyre konflikteve të vazhdueshme Frederiku III ishte i detyruar ta zhvendosë oborrin e tij perandorak sa nga njëri qytet në tjetrin. Shteti i Urdhrit Teuton (Civitas Ordinis Theutonici), i cili shtrihej në territorin ku sot ndodhen Estonia, Letonia, një pjesë e Lituanisë, enklava e madhe ruse e Kaliningradit dhe e gjithë pjesa Verilindore e Polonisë, duke nisur nga disfata që pësoi përballë ushtrisë së kombinuar polako-lituaneze në betejën e zhvilluar pranë fshatit Grunvald (Poloni) më 15 korrik 1410, ishte kthyer nga lufta sulmuese në luftë mbrojtëse për të shpëtuar nga kolapsi dhe shpërbërja e plotë. Po ashtu, në Luftën Tridhjetë Vjeçare (1454–1466), që u përmend më lart, Shteti i Urdhërit Teuton doli humbës përballë Konfederatës Prusiane, e cila gëzonte mbështetjen e pakursyer të Mbretërisë së Polonisë dhe Dukatit të Madh të Lituanisë. Gjarë kësaj periudhe, Bohemia (Çekia) dhe Hungaria po vuanin nga trazirat e brendshme, por gjithashtu, duke qenë të vendosura gjeografikisht midis dy fuqive më të mëdha europiane të kohës, siç ishin Perandoria e Shenjtë Romake Gjermanike dhe Dukati i Madh i Lituanisë me Mbretërinë e Polonisë, këto vende u bënë arenë përplasjesh të forta midis tyre. Kontrollin e plotë mbi Boheminë dhe Hungarinë, e dëshironin njësoj si Frederiku III Hapsburg, ashtu edhe Kasimiri IV Andrea Jagiellon. Megjithatë, pas shumë përpjekjeve titanike, po në të njëjtin vit, Bohemia dhe Hungaria arritën të kenë në krye monarkët e tyre vendas. Më 24 janar 1458, mbi fronin e Mbretërisë së Hungarisë dhe të Kroacisë, me shumë vështirësi, hipi Matias Korvini (1443-1490), djali 15 vjeçar i Janosh Huniadit. Ndërsa më 2 mars 1458, në qytetin e Pragës, si mbret i Bohemisë u kurorëzua lideri i Husitëve, Jiří (Gjergji) i Kunštátit dhe Poděbradit (1420-1471). I pari u angazhua menjëherë në luftë kundër mercenarëve çekë, të cilët zotëronin Hungarinë e Sipërme (Sllovakia e sotme) dhe më pas u vërsul kundër perandorit Frederikut III Hapsburg. Kurse i dyti, duke qenë një monark husit, pra heretik, pavarësisht se me politikën e tij të kujdesshme fitoi dashamirësinë e disa bashkatdhetarëve katolikë, ai u ndesh me kundërshtimet e ashpra të Papa Piut II, i cili do të bëhej armiku i tij kryesor. Megjithatë, mbreti Jiří i Kunštátit dhe Poděbradit, ka hyrë në histori si i pari burrështetas europian, i cili hodhi idenë dhe propozoi nënshkrimin e një traktati nga të gjithë fuqitë e krishtera të kohës, për të krijuar një union të madh të krishterë, me parlament dhe me institucione të përbashëta, duke i paraprirë kështu plot 500 vite më herët vizionit dhe ideve të shek. XX, për krijimin e Bashkimit Europian. Duhet kuptuar se projekt-ideja e monarkut të Bohemisë, lindi si nevojë për të zbutur qëndrimet e ashpra të Selisë së Shenjtë kundër tij dhe në thelb konsistonte në bashkimin e të gjithë fuqive të krishtera në luftë kundër rrezikut të përbashkët, Perandorisë Osmane. Pavarësisht fushatës intensive që Jiří i Kunštátit dhe Poděbradit ndërmori për promovimin e “Tractatus Pacis toti Christianitati Fiendæ (Traktatin për Vendosjen e Paqes në të gjithë Krishtërimin)”, nëpër oborret mbretërore europiane, “ky mbret heretik” u ndesh me një barrierë të pakapërcyeshme siç ishte Selia e Shenjtë, ku përveç Papa Piut II, i cili planifikoi të zhvillojë një kryqëzatë kundër Bohemisë, edhe pasardhësi i tij, Papa Pali II, e vijoi këtë politikë me shumë vendosmëri. Më 20 shkurt të vitit 1458 vdiq despoti i Serbisë, Llazar Brankoviç (1421-1458), djali i tretë i Gjergj Brankoviçit dhe Irena Kantakuzenit. Ai u pasua në fron nga bashkëshortja Helena Paleologina, e cila do të bashkësundonte shtetin e rrënuar serb me kunatin e saj të verbër, Stefan Brankoviçin (1417-1476). Bosnja dhe Hercegovina po zienin pambarimisht nga konfliktet e brendshme dhe ato të jashtme. Mbreti i Bosnjës, Stefan Tomas (1411-1461), pasi u përpoq disa herë për t’u zgjeruar në drejtim të Perëndimit, duke sulmuar Kroacinë Qendrore dhe dështoi, vendosi ta shtrijë sundimin e tij drejt Lindjes dhe u vërsul kundër Despotatit Serb, duke e pushtuar atë përkohësisht në vitin 1459. Me qëllim për ta treguar veten se ishte një monark katolik shumë i devotshëm në luftën kundër heretikëve, paralelisht me veprimet luftarake kundër Kroacisë dhe Despotatit Serb, ai zhvilloi edhe një luftë të rreptë kundër ndjekësve të Kishës së Bosnjës, pjesëtar i së cilës kishte qenë edhe vetë përpara se të konvertohej në katolik. Po ashtu, Stefan Tomas vijoi konfrontimet ushtarake me rivalin e fronit, vjehrrin e tij dhe sundimtarin e Bosnjës Jugore ose Hercegovinës, Stefan Vukçiç Kosaça (1404-1466). Emërtimi “Hercegovina”, që sot e përdorim gjerësisht, lidhet pikërisht me Dukën Stefan Vukçiç Kosaça, i cili duke mos pranuar që të njohë autoritetin e mbretit të Bosnjës, Stefan Tomas, u shpall si “Herzog” i Bosnjës Jugore, një titull aristokratik gjerman, që është ekuivalent i titullit “Dux (Dukë)” në latinisht dhe atij “Vojvodë (Prijës ushtarak)” në sllavisht. Ky titull i lartë iu dha në vitin 1448 nga perandori gjerman, Frederiku III. Më vonë, ai u njoh si “Herzog” si nga Perandoria Osmane ashtu edhe nga Mbretëria e Napolit, sepse për të mbajtur pushtetin gjatë kohës kur po zhvillohej lufta civile në Bosnjë, ai njohu me rradhë suzerenitetin e të dy shteteve të lartpërmendura. Stefan Vukçiç Kosaça, krahas luftës së zhvilluar kundër dhëndrrit të vet, Stefan Tomas, shpesh herë sulmoi edhe territoret e Republikës së Raguzës dhe duke shpërfillur ankesat e Selisë së Shenjtë për mbështetjen e heretikëve, ai vijoi të mirëpresë vazhdimisht të gjithë bogomilët ose ndjekësit e Kishës së Bosnjës, të cilët kërkuan strehë në Hercegovinë për t’i shpëtuar reprezaljeve të Stefan Tomasit. Më vonë, Stefan Vukçiç Kosaça do të përfshihet edhe në një konflikt të ashpër familjar me djalin e madh, Vladislav Hercegoviç, të cilit ia mori forcërisht nusen e tij të bukur gjermane dhe kjo arsye do ta shtyjë Vladislavin e fyer publikisht, që të hakmerrej kundër të atit, sepse në muajin tetor të vitit 1462, ai do të kalojë në anën e turqve osmanë. Vojvoda i Vllahisë, Vladi III Tepeş ose i mirënjohuri Vlad Drakula, kishte hequr dorë nga angazhimet ushtarake, duke sunduar vendin e vet si tributar i Mbretërisë së Hungarisë dhe i Perandorisë Osmane njëkohësisht. Në vitet 1457-1473, Moldavia e udhëhequr nga Stefani III ose Stefani i Madh u angazhua në konflikte të shpeshta ushtarake kundër Hungarisë, Polonisë dhe Lituanisë. Vetëm në vitin 1473 kur Stefani i Madh vendosi për të mos paguar më tributin vjetor ndaj Perandorisë Osmane dhe i shpartalloi turqit osmanë në betejën e Vasluit, më 10 janar të vitit 1475, ai do të njihet si kundërshtari më i rreptë i Mehmetit II Fatih gjatë viteve të fundit të jetës së këtij sulltani dhe për këtë arsye Papa Siksti IV do t’i akordonte titullin e lartë “Athleta Christi”. Në vitin 1458, Republika e Shën Vlashit dhe aleatja më besnike e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, pra Raguza, nënshkroi një traktat me Perandorinë Osmane, nëpërmjet të cilit u shpall krahinë tributare e sulltanit ku për çdo vit, më datë 1 nëntor, ishte e detyruar të dërgonte në Stamboll një ambasador, i cili paguante rregullisht tributin ose haraçin vjetor. Arbërit e Moresë (Peloponezit), pavarësisht vështirësive të shumta, e vijuan qëndresën e tyre heroike përballë kërcënimit të vazhdueshëm nga Perandoria Osmane. Pasi vetëm qyteti i fortifikuar i Rodosit i mbijetoi sulmit shkatërrimtar të flotës së dërguar nga sulltani mamluk i Egjiptit, Saif ad-Din Jakmak, në muajin korrik të vitit 1444, “Urdhri i Kalorësve Hospitalerë të Shën Gjonit të Jeruzalemit (Ordo Fratrum Hospitalis Sancti Ioannis Hierosolymitani)”, i udhëhequr nga Mjeshtri i Madh, Jacques de Milly, po mbronte me shumë vështirësi ishullin Rodos (Greqi) dhe ishujt e tjetë të Arqipelagut të Dodekanezit përballë sulmeve të vazhdueshme të piratëve myslimanë, që niseshin nga bazat e tyre detare në Afrikën e Veriut dhe nga brigjet e Perandorinë Osmane. Në Angli, menjëherë pas përfundimit të Luftës 100-vjeçare me Francën (1337-1453) dhe pas konfliktit me Skocinë, tashmë kishte shpërthyer një luftë civile shumë e ashpër, e njohur në histori si Luftërat e Trëndafilave (Wars of the Roses), që u zhvillua gjatë viteve 1455-1485, midis Jorkëve(House of York), që kishin në emblemën e tyre trëndafilin e bardhë dhe Lankastërve (House of Lancaster), që në emblemë mbanin trëndafilin e kuq. Në mbështetje të Jorkëve ishte angazhuar Dukati i Burgonjës dhe ndërsa Lankastërve, të cilët më vonë do t’ia kalonin stafetën Tudorëve(House of Tudor), po u vinin në ndihmë Mbretëria e Francës dhe ajo e Skocisë. Midis viteve 1455-1460, mbreti James II Stewart (1430-1460) i Skocisë, duke shfrytëzuar “momentum” kur Anglia ishte e zhytur në luftë civile filloi përpjekjet e tij të ethshme për të marrë ishujt Orkney, ishujt Shetland dhe Ishullin e Manit (Isle of Man), por këta sulme nuk dolën me sukses. Me qëllim për të nxitur shpirtin luftarak të popullit skocez, më 6 mars 1457 ai shpalli një dekret nëpërmjet të cilit sportet më popullore në vend, “futbolli dhe golfi”, të ndalohen rreptësisht, duke i dhënë prioritet gjuajtjes me hark. Ky dekret dhe politikat e mbretit James II në tërësi, në veçanti rritja e taksave për të mbuluar shpenzimet e luftës, u ndeshën me kundërshtime të ashpra nga fisnikët dhe sidomos nga parlamenti skocez. Ndërkohë që Anglia po përgjakej papushim nga lufta civile dhe në kohën kur Luftërat Anglo-Skoceze kishin hyrë në një fazë të re, Irlanda ishte e fragmentarizuar politikisht në shumë zotërime të vogla feudale, të cilat sundoheshin nga lordët irlandezë vendas, ata anglo-irlandezë dhe nga Mbreti i Anglisë. Një ndikim shumë të madh mbi të gjithë ishullin e Irlandës e kishte edhe Selia e Shenjtë, e cila vijoi ta ushtronte atë pa ndërprerje. Franca, e cila doli e fituar, por shumë e rraskapitur nga Lufta 100-vjeçare me Anglinë, nuk e kishte ndërmend të angazhohej në ndonjë luftë të re jashtë territorit frëng të sapoçliruar pas 116 viteve lufte të pandërprerë. Kjo luftë e gjatë shkaktoi dëme e shkatërrime të mëdha nëpër qytete dhe fshatra, dëmtoi rëndë ekonominë e Francës e të Anglisë, që ndienin gjithashtu efektet e murtajës së vitit 1348, ndërsa pati pasoja të tjera më të thella në gjendjen e brendshme të të dy vendeve në fjalë. Përsa i përket Gadishullit Apenin, shtetet si: Dukati i Savojës, Dukati i Milanos, Republika Veneciane, Republika e Xhenovës, Dukati i Modenas, Dukati i Ferrarës, Markezati i Mantovas, Markezati i Monferratos, Markezati i Salucos, Republika e Firences, Republika e Sienës, Republika e Lukës, Republika e San Marinos dhe Principata e Trentos, pas Paqes së Lodit (9 prill 1454) ku iu dha fund Luftërave të Lombardisë (1423-1454), ata i bashkuan qëndrimet e tyre me Selinë e Shenjtë në luftën kundër armikut të përbashkët, Perandorisë Osmane, por shumë pak prej tyre ose aspak u angazhuan seriozisht, duke dhënë kontribute konkrete në këtë drejtim. Vetëm Shteti Papal dhe Mbretëria e Napolit vijuan të dërgojnë drejt Arbërisë ndihma të shumta financiare, ushtarë, armatime dhe materiale të ndryshme. Kurse Republika Veneciane, e cila ishte më e rrezikuara nga sulltan Mehmeti II Fatih, më shumë i jepte prioritet marrëdhënieve tregtare me Perandorinë Osmane se sa luftës kundër saj. Konfederata e Vjetër Zvicerane ishte e mbërthyer nga konfliktet e vazhdueshme ushtarake për zgjerimin e mëtejshëm të territorit. Në Spanjë vazhdonte lufta e gjatë 750-vjeçare (742-1492) e njohur si “La Reconquista” për dëbimin e plotë të pushtuesve myslimanë, Maurëve, nga Gadishulli Iberik, luftë e cila mori fund më 2 janar të vitit 1492, kur “Mbretërit katolikë: Izabela e Kastiljes dhe Ferdinandi II i Aragonës”, hynë fitimtarë në Granada me kryq në dorë. Asokohe, vetëm Mbretëria e Portugalisë dhe Vendet Nordike dallonin nga e gjithë pjesa tjetër e Europës përsa i përket stabilitetit politik dhe ekonomik, por këta vende ndodheshin shumë larg Arbërisë. Mbreti portugez, Alfonsi V i dinastisë Avis (1432-1481), si kryemision të jetës së tij kishte pushtimin e Marokut dhe në vitin 1458 mori qytetin Ksar es-Segir me qëllim për ta përdorur atë si bazë kryesore të operacioneve ushtarake, që do të zhvillonte më në thellësi të vendit. Po ashtu Alfonsi V mbështeti në mënyrë të pakursyer eksplorimin e Oqeanit Atlantik të udhëhequr nga princi Henrik, i mbiquajtur Lundruesi (1394-1460). Ashtu siç kishte vepruar më herët i ati, mbreti João (Gjoni) I i Portugalisë (1357-1433), edhe Henriku nuk u shqetësua për asgjë tjetër përvreç përpunimit të teknikës dhe strategjisë më të përshtatshme për eksplorimin sistematik të brigjeve perëndimore të Afrikës, me qëllim për të zbuluar një rrugë për të arritur në Indi drejtpërdrejt nëpërmjet detit. Në fund të shek. XV (20 maj të vitit 1498) dhe 38 vite pas vdekjes së Henrik Lundruesit, marinarët portugezë me në krye eksploratorin e madh, Vasko da Gama (1460-1524), ia dolën me shumë sukses dhe mbërritën në Indi. Lisbona u bë qendra kryesore e tregtisë së erëzave në Europë dhe vetë Portugalia një perandori e pasur koloniale. Ashtu si portugezët, edhe popujt nordikë të Skandinavisë, nuk ishin të interesuar për ngjarjet dramatike që po zhvilloheshin larg tyre, në Europën Juglindore. Që vitin 1397, Mbretëria e Danimarkës, Mbretëria e Suedisë, e cila përfshinte edhe pjesën më të madhe të Finlandës së sotme, dhe Mbretëria e Norvegjisë ku bënin pjesë edhe Islanda, Groenlanda, Ishujt Faroe dhe Ishujt Veriorë të Skocisë (Northern Isles), ishin bashkuar nën një kurorë mbretërore të vetme, shtet, i cili njihet në histori si “Unioni i Kalmarit (Kalmarunionen).” Themeluesja e këtij unioni dhe mbretëresha e parë e kësaj hapësire territoriale të pamatë ishte Margareta I ose Margrete Valdemasdatter, e njohur me pseudonimin “Semiramida e Veriut”. Kryeqyteti i parë i këtij formacioni të madh shtetëror ishte Roskilde në Danimarkë gjatë viteve 1397 – 1416, dhe ndërsa, duke nisur nga viti 1416 dhe deri kur u shpërbë ky “Union personal” në vitin 1523, kryeqytet ishte Kopenhagen. Në Epokën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, monarku i “Unionit të Kalmarit” ishte Kristiani I i Danimarkës (1426 – 1481) i dinastisë Oldenburg, dhe duke qenë se turqit-osmanë nuk përbënin ndonjë kërcënim për mbretërinë e tij, kuptohet se ai nuk dha ndonjë ndihmë konkrete për kryqëzatën antiturke. Kristiani I i Danimarkës e përqendroi të gjithë vëmendjen e tij vetëm në konsolidimin e pushtetit dhe zgjidhjen e konflikteve të brendshme me aristokracinë norvegjeze dhe rivalin e tij, mbretin e Suedisë, Karli VIII Knutsson, të cilin e dëboi në vitin 1457 me ndihmën e kryengritësve suedezë të udhëhequr nga Arqipeshkëvi Jöns Bengtsson dhe fisniku vendas Erik Axelsson Tott. Përsa i përket Rusisë, asokohe ky vend i madh dhe shumë i populluar ishte shtet vasal i perandorisë mongole, Hordhia e Artë (1283-1480), dhe shteti rus njihej me emërtimin Dukati i Madh i Moskës ose Principata e Madhe e Moskës (Великое Княжество Московское). Monarku i saj gjatë viteve 1425-1462 ishte Vasili Vasiljeviç (Василий Васильевич), i njohur si Vasili II i Verbëri (1415-1462), i dinastisë Rurik, i cili nuk ishte në gjendje as të çlironte vendin e vet nga Hordhia e Artë dhe jo më të mbronte Europën dhe Krishtërimin nga turqit-osmanë. Edhe trashëgimtari i tij, Ivani III Vasiljeviç, i njohur si Ivani i Madh (1440-1505), i cili në vitet 1450-1462 ishte bashkësundimtar dhe regjent i të atit të verbër, ndoqi të njëjtën politikë si Ivani II Vasiljeviç, duke u kufizuar vetëm në konsolidimin e pushtetit të vet dhe kontributi i tij më i rëndësishëm ishte fitorja që korri kundër pushtuesve mongolë në vitin 1480, fitore, e cila solli pavarësinë e Rusisë, 240 vite pas rënies së Kievit nën sundimin mongol. Po ashtu, Ivani III, që me ndërmjetësimin e Papës u martua më 1472 me vajzën e despotit të Moresë, Thoma Paleologut, princeshën Zoe, e njohur më vonë me emrin Sofia, pasi përvetësoi emblemën bizantine të “shqiponjës me dy krerë”, solli në qytetin e Moskës zakone bizantine dhe shumë shpejt Perandoria Ruse zëvendësoi Perandorinë e vdekur Bizantine në rolin e saj udhëheqës në Lindjen e Krishterë. Moska filloi të njihet nga të krishterët ortodoksë si “Roma e tretë”. Asokohe në Europë, vetëm Papa Kaliksti III, Alfonsi V i Aragonës dhe Philippe le Bon ishin në gjendje të vlerësonin drejt rrezikun e përbashkët, që u kanosej nga fuqizimi i vazhdueshëm i Perandoria Osmane dhe zgjerimi i saj i mëtejshëm drejt Perëndimit. Fatmirësisht pasuesi i Kalikstit III në Fronin e Shën Pjetrit, Piu II, jo vetëm vijoi të ndjekë rrugën e tij, por u treguar edhe më i vendosur se ai. Nga ana tjetër, kalimi në amshim i Alfonsit V të Aragonës do të pasohej nga “Kryengritja e baronëve (1458-1464)” dhe ndërsa i vetmi monark perëndimor, që vijoi të përkrahë projektin e madh të Kryqëzatës antiturke ishte duka i Burgonjës, Philippe le Bon. Madje, ky i fundit, që më 17 shkurt të vitit 1454, kishte organizuar në Lilë (Lille, Francë) të ashtuquajturën “Festa e Fazanit”, ose më saktë kishte shtruar “Banketin e Betimit të Fazanit (frëng. Banquet du Vœu du Faisan)” dhe qëllimi i kësaj feste madhështore ishte të promovonte një kryqëzatë kundër turqve, të cilët një vit më parë kishin pushtuar qytetin e Kostandinopojës. Siç do të shohim më vonë, kjo kryqëzatë nuk u zhvillua kurrë!… Asokohe Philippe le Bon po përballej me konflikte të vazhdueshme me fqinjët e tij, Mbretërinë e Francës, Perandorinë e Shenjtë Romake Gjermanike dhe sidomos me Konfederatën e Vjetër Zvicerane. Pra, ndërkohë që e gjithë Europa e krishterë po ziente nga konfliktet e saj të brendshme e të jashtme dhe sulltan Mehmeti II Fatih po përgatitej për zhvillimin e një fushate të madhe ushtarake në Anatoli kundër Hasanit të Gjatë(Uzun Hasan) dhe Ibrahim Beut të Karamanisë, vëmendja e të gjithëve u përqendrua vetëm tek Prijësi i pathyeshëm arbër, roli i të cilit si komandant i përgjithshëm i ushtrive të krishtera në luftën antiturke, ishte i pazëvendësueshëm. Në këto rrethana, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u kthye në heroin “par excellence” jo vetëm për Atin e Shenjtë, por edhe për të gjithë monarkët dhe popujt e krishterë që ishin të kërcënuar drejtpërsëdrejti nga rreziku osman. Autori anglez, A.Baldwin, i cili në veprën e tij me titull “Mbret i pakurorëzuar”, përmblodhi mendimin e të gjithë mendimtarëve, kritikëve, burrave të shtetit dhe shkrimtarëve anglezë që vlerësuan Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, ndër të tjera, shkruan se “Skënderbeu luftoi jo vetëm për popullin e tij, por për të gjithë Europën.” Me pak fjalë, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, me “fatin e tij të përjetshëm prej fitimtari”, siç e cilësojnë me shumë të drejtë G.Valentini, M.Sciambra dhe I.Parrino, praktikisht ishte e vetmja shpatë dhe mburojë e pathyeshme, që po mbronte jo vetëm atdheun e tij, por edhe Krishtërimin dhe Qytetërimin Perëndimor nga fuqia gjithnjë në rritje e sulltan Mehmetit II Fatih.
Nga: Paulin Zefi.
09.09.2022.
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

La Turquie (1910) / Pas ndalimit të gjuhës shqipe në shkollat e Elbasanit, Beqir Plangarica kërkoi ndihmën e Dervish Himës që të ndërhynte pranë Ministrit të Arsimit Publik

Beqir Plangarica (1872 – 1924)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Shtator 2022

“La Turquie” ka botuar, të premten e 25 shkurtit 1910, në faqen n°2, shkresën e atdhetarit Beqir Plangarica drejtuar asokohe Dervish Himës, drejtor i gazetës “Shqipëtari”, në lidhje me ndalimin e gjuhës shqipe në shkollat e Elbasanit, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një gjuhë shqipe

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kjo çështje po bëhet gjithnjë e më magjepsëse. Ja një shkresë e re që merr nga Elbasani gazeta “Skipetari” :

Gjuha shqipe e cila prej më shumë se një viti e gjysmë në shkollat tona mësohet me alfabetin tonë kombëtar është ndaluar ditët e fundit me urdhër të drejtorit të arsimit publik në Manastir.

Kjo ndalesë nuk i përgjigjet aspak frymës së një qeverie kushtetuese. Pas peticionit që i bëmë mytesarifit dhe në përgjigje të kërkesës së drejtorit të shkollës së Elbasanit drejtuar drejtorit të arsimit publik të Manastirit, ky i fundit në përgjigjen e tij telegrafike flet në një gjuhë krejt të kundërt dhe të papërshtatshme për një drejtor kushtetues të arsimit publik.

Ai thotë se ata që duan të mësojnë gjuhën shqipe duhet ta mësojnë atë vetëm me shkronja arabe pasi ajo është fakultative në shkollë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

A është kjo një përgjigje e denjë për një epokë kushtetuese kaq të shkëlqyer ?

Ne ju kërkojmë (lutemi) që të rinisni mësimet e gjuhës shqipe me alfabetin tonë kombëtar.

Shkresa e mësipërme e firmosur nga më shumë se pesëdhjetë nxënës të shkollës së Elbasanit, e paraqitur në zyrat telegrafike në Elbasan, u mbajt (bllokua) nga drejtori i postës dhe telegrafit, i cili u tha se duhej të kundërfirmosej (nënshkruhej) nga drejtori i shkollës. Drejtori, pasi nuk pranoi të firmoste, na u hoq e drejta që të mund të protestonim dhe të ankoheshim në departamentet ministrore. Ajo (shkresa) sjell në vëmendjen tuaj këtë akt kaq pak në përputhje me përshkrimet e ligjit kushtetues dhe vij t’ju kërkoj me dashamirësi të ndërmerrni hapat e nevojshëm për këtë qëllim që të vihet drejtësia në emër të nxënësve.

(nënshkruar) Beqir Plangarica

Drejtori i gazetës Skipetari, i pyetur nga ana jonë se çfarë synonte të bënte me këtë shkresë, na tha se do të takojë Ministrin e Arsimit Publik për t’i tërhequr vëmendjen ndaj këtij akti antikushtetues të një prej vartësve të tij.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/la-turquie-1910-pas-ndalimit-te-gjuhes-shqipe-ne-shkollat-e-elbasanit-beqir-plangarica-kerkoi-ndihmen-e-dervish-himes-qe-te-nderhynte-prane-ministrit-te-arsimit-publik/.

Islami politik ndër shqiptarët. A po vijnë talebanët në Ballkan? Një studim dhe paralajmërim i vitit 2005 nga instituti KIPRED

0

Në foto: Talebanët e Afganistanit duke i varur ata që i konsideronin “të pafe” menjëherë pasi e rimorën pushtetin vitin e kaluar nga forcat ushtarake të SHBA-së në vend.

* Vërejtje! Botimi i këtij studimi të hershëm e domthënës të Institutit kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave, në portalin Drini bëhet me lejen e atyre që e bënë këtë studim.

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIME TË POLITIKAVE
Seria e kërkimeve politike
STUDIMI #2
Prishtinë, qershor 2005
Ribotim
ISLAMI POLITIK NDËR SHQIPTARËT
A po vijnë talibanët në Ballkan?

Këtë projekt e ka përkrahur Qendra Ndërkombëtare “Olof Palme”, Suedi dhe
Rockefeller Brothers Fund, SHBA.
Mendimet e shprehura në këtë studim janë të autorit dhe jo domosdo të KIPRED-it.
Ky hulumtim është përpiluar nga: Isa Blumi
Përkthyer nga: Ilir Dugolli, L.L.M.
Lektor: Prof. ass. Dr. Nebi Caka
Copyright © KIPRED 2005. Botimi i parë 2003. Të gjitha të drejtat janë të rez-
ervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet ose të transme-
tohet, në asnjë mënyrë dhe me asnjë mjet, në mënyrë elektronike, mekanike,
fotokopjim, incizim ose ndonjë mënyrë tjetër, pa lejen paraprake me shkrim të botue-
sit. Ju lutemi, kontaktoni në postën elektronike: info@kipredinstitute.org ose në tel.
+381 38 555 887.
Botuar nga:
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime Politike
“Kodra e Diellit”, Rruga 3, Lam. 39
Prishtinë, Kosova (UNMIK)
Telefoni&faksi: +381 38 555 887
www.kipredinstitute.org
INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIME TË POLITIKAVEii

Seria e kërkimeve politike STUDIMI #2
Përmbajtja
Përmbledhja ekzekutive
Hyrje
Përkufizimi i islamit shqiptar
Projekti jugosllav dhe sufizmi në Kosovë, 1945-1999
Të kuptuarit e doktrinës vehabite
Identifikimi i krizës
Përpjekjet vendore për të adresuar forcën në rritje të SJCRKC-së
Shqipëria: Model për Kosovën?
Përfundimet
Sugjerime për zmbrapsjen e trendeve të lartpërmendura
Shënime
INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIME TË POLITIKAVE iii

ISLAMI POLITIK NDËR SHQIPTARËT: A po vijnë talibanët në Ballkan?
Xxxx xx xxxxxxx xxxx xxx
INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIME TË POLITIKAVEiv

Seria e kërkimeve politike STUDIMI #2
Xxxx xx xxxxxxx xxxx xxx
Përmbledhja ekzekutive
Kosova shpeshherë është cilësuar si “mozaik kulturor”. Ndonëse cilësimi i tillë ende
mbetet i saktë, ka forca të ndryshme të cilat janë kundër ruajtjes së kësaj trashëgimie.
Ky punim hulumton gjasat që larmia fetare e Kosovës, tanimë e ngulfatur për vite të
tëra, të jetë në rrezik të shtuar, madje edhe përkundër vendosjes këtu të bashkësisë
ndërkombëtare në verë të vitit 1999. Me këtë rast sugjerohet se, si pasojë e neglizhencës
ndaj bashkësisë kosovare shqiptare dhe stereotipave të ngurtë të shumë administra-
torëve ndërkombëtarë për besimin dhe besimtarët islamë, në Kosovë ekzistojnë gjasat
nga kërcënimi në rritje e sipër i radikalizimit.
Ironia tragjike e këtij raporti qëndron në faktin se ai tregon për neglizhencën e panevo-
jshme të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare. Kryesisht për shkak të dështimit të
bashkësisë ndërkombëtare në vlerësimin e larmisë së trashëgimisë shpirtërore të shqip-
tarëve të Kosovës, politikat e kohës së Jugosllavisë për homogjenizim kulturor janë
vazhduar nga një varg organizatash “humanitare”, të cilat që nga viti 1999 kanë hyrë në
Kosovë.
Ky punim e përcjell historinë e kësaj dukurie duke u përqëndruar në periudhën pas
Luftës së Dytë Botërore, kur përpjekjet e udhëhequra nga Beogradi për të dobësuar
ndikimin e një vistre qendrash shpirtërore në Kosovë, kanë rezultuar në dobësi struk-
turore për islamin tradicional në rajon. Duke lidhur këto përpjekje të kaluara për
homogjenizim të praktikave fetare në Kosovë me aktivitetet e financuara nga sauditët,
e në veçanti të grupeve ndër pjesët fshatare të Kosovës, sugjerohet se lënia anash nga
organizatat humanitare sekulare e bashkësive fshatare në Kosovë, shpien drejt uzurpim-
it të asaj që ka mbetur nga tradita tolerante islame në Kosovë. Në këtë punim argumen-
tohet se duke e lënë përkujdesjen për arsim, strehim dhe ushqim të një pjese të madhe
të popullsisë rurale në Kosovë në duar të organizatave të cilat nxisin mësime të ngurta
dhe jotolerante të vehabizmit islamik, UNMIK-u dhe OSBE-ja mund të kërcënojnë të
ardhmen e stabilitetit në rajon.
Në fund, si rezultat i kësaj neglizhence del se bashkësia ndërkombëtare është duke
lejuar krijimin e enklavave sociale dhe kulturore, gjë që do të mund të përsëriste shumë
nga ajo që tanimë kemi parë ndër refugjatët afganë në Pakistan gjatë viteve 1980 (lexo:
“talibanizimi i popullatës shqiptare muslimane në Kosovë”).
INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIME TË POLITIKAVE v

ISLAMI POLITIK NDËR SHQIPTARËT: A po vijnë talibanët në Ballkan?
Xxxx xx xxxxxxx xxxx xxx
INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIME TË POLITIKAVEvi

Hyrje
“Shqiptarët janë mulsimanë për më shumë se 500 vjet dhe nuk kanë nevojë që të huajt
[arabët] t’u tregojnë se cila është mënyra e drejtë e besimit islam.”
Rexhep Boja, Myfti i Kosovës1
Citati i mësipërm tregon se si zyrtari më i lartë musliman sunit në Kosovë, Rexhep Boja,
e sheh praninë e “ogranizatave joqeveritare” (OJQ) në Kosovë. Përkundër të qenurit
shfrytëzues të qindra mijëra dollarëve në formë ndihmash, shumica prej të cilave ka
shkuar në rindërtim të objekteve të shkatërruara të Bashkësisë Islame në Kosovë, e cila
udhëhiqet nga z. Boja, myftiu i Kosovës dëshiron që t’i ketë jashtë “arabët”. Mosbesimi
i tillë publik, madje zemërimi ndaj praktikave salafi (puriste) të shumicës së qytetarëve
të Arabisë Saudite të cilët punojnë në Kosovë, vjen nga personi i cili ka fituar titullin e
magjistrit dhe të doktorit në universitete të Arabisë Saudite. Vlerësimi i asaj që është
duke ndodhur mund të ndihmojë në adresimin e disa prej kërcënimeve afatgjata të sta-
bilitetit rajonal dhe për të vënë në pah më mirë gabimet thelbësore të bashkësisë
ndërkombëtare në Kosovë gjatë tre-katër viteve të fundit.
Ky punim vë në pah burimet e tensioneve të tilla, të cilat kanë origjinën jo vetëm në
parimet doktrinare në të cilat thirren si muslimanët vendorë, ashtu edhe sauditët ultra-
ortodoksë dhe OJQ-të e Gjirit Arab, por edhe në mënyrën e diskutueshme sesi fuqitë
perëndimore kanë caktuar prioritetet e tyre në rajon. Qasja e ngushtë ndaj trashëgimisë
islamike të Kosovës ka lënë një faqe shpirtërore esenciale në jetën e personave të papër-
fillur nga administrata perëndimore, e cila aktualisht qeverisë me Kosovën. Si rezultat i
kësaj neglizhence, UNMIK-u dhe shtetet patronë të tij, kanë lejuar që zbrazëtinë ta
plotësojnë agjencitë humanitare me seli në Arabinë Saudite, të cilat funksionojnë nën
ombrellën e Komitetit të Përbashkët Saudit për Ndihmë Kosovës dhe Çeçenisë
(SJCRKC).
Aktivitetet e agjencive humanitare saudite nuk janë të panjohura për perëndimin. Një
raport i paradokohshëm i bërë me porosi të Pentagonit nga një hulumtues i Institutit
Rand, sugjeron se kërcënimi më i madh individual për interesat amerikane dhe sigurinë
afatgjatë, vjen nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Konstatimi, ndonëse sensacional në
rekomandimet e tij përfundimtare, mbështet argumentin e vet themelor mbi aktivitetet
e organizatave humanitare/misionare, të cilat që nga rënia e Bashkimit Sovjetik janë
shpërndarë nëpër botë. Janë dashur shumë vite, që shkollat kuranore në Pakistan të cilat
kanë nxjerrë lëvizjen Talibane të tërheqin më në fund vëmendjen e të huajve.2 Përballë
këtij ekspozimi, është për t’u habitur se si nuk është bërë asgjë kundër themelimit të
shkollave të tilla në Kosovë. Përderisa idetë e ngatërruara për islamin të atyre që kanë
marrë mbi vete administrimin e Kosovës më 1999, duket të kenë qenë shkaku i bartjes
së funksioneve të ndryshme në duar të këtyre organizatave, njohuritë gjithnjë e më të
mëdha lidhur me atë sesi gjatë njëzet viteve të fundit “islami radikal” është shfaqur në shoqëritë e tilla më herët tolerante si Afganistani, është dashur të bëjë zyrtarët e
UNMIK-ut të mendojnë rishtas për rolin e SJCRKC-së në Kosovë.
Këtu nuk kemi të bëjmë në veçanti vetëm me “islamin”, por me faktin se si politikat
perëndimore të “zgjidhjes së konflikteve” kanë lënë në përgjithësi bashkësitë “etno-
fetare” (muslimanët, të krishterët ortodoksë dhe katolikët) në mëshirë të organizatave
ndërkombëtare “me themele në fe”, të cilat pretendojnë të përfaqësojnë interesat më të
mira të këtyre bashkësive. Janë këto organizata të cilat në mënyrë të paturpshme kanë
eksploatuar varfërinë dhe kushtet e fragmentuara sociale në rastin tonë, të fshatarëve
shqiptarë në Kosovë, për të ndikuar kështu në nivelin e hegjemonisë kulturore në
bashkësitë të vëna në shënjestër. Si rezultat i politikave perëndimore në Kosovë, të cilat
në thelb kanë larguar nga vetja adresimin e nevojave sociale dhe ekonomike pas luftës
së viteve 1998-1999, duke i bartur këto çështje në organizatat, modus operandi themelor i
të cilave është indoktrinimi fetar i popullatës. Pjesa më e madhe e shoqërisë fshatare në
Kosovë po izolohet nga bashkëkombasit e tjerë dhe nga bota më e gjerë. Si pasojë e
izolimit të tillë, fshatarët muslimanë në Kosovë janë gjithnjë e më të prekur nga
armiqësitë që mund të pasojnë nga mu ato qeveri perëndimore të cilat nuk kanë përfil-
lur nevojat fillestare të fshatarëve. Për ironi, përderisa qeveritë perëndimore dridhen
para “rritjes së fundamentalizmit islamik”, politikat e tyre diskriminuese ndaj popullatës
fshatare muslimane mund të tregohen drejtpërdrejt përgjegjëse për prodhimin e
“Talibanëve” vetanakë të Evropës, të cilët më vonë, me të vërtetë mund të jenë armiqë-
sorë ndaj “vlerave dhe interesave perëndimore.”

Përkufizimi i islamit shqiptar

Është me rëndësi të mbahet mend se shqiptarët tradicionalisht kanë praktikuar islamin
në mënyra unike për rajonin, praktika këto të cilat kanë përfshirë sintezë të një varg for-
mash vendore të traditave shpirtërore dhe të cilat përfundimisht kanë evoluar në rituale
të ndërlikuara aq sa muslimanët dhe të krishterët së bashku të shfrytëzojnë faltore të
njëjta.3 Ndonëse shteti jugosllav sistematikisht përpiqej të shkatërrojë shkrirjen e tillë,
duke synuar ushtrim sa më të mirë të kontrollit efektiv ndaj popullatës, ashtu sikur që
në tri vitet e fundit edhe e kanë kuptuar organizatat saudite apo ato nga SHBA-të, tra-
ditat vendore në Kosovë nëpër pjesët rurale përgjithësisht kanë mbetur të paprekuara.
Në përpjekjet për të ndryshuar këto veçori vendore, interesat e pasura nga jashtë (si
bëmirësitë fetare), shpeshherë kanë imponuar udhërrëfimin e tyre paternalist ndaj
shqiptarëve, duke supozuar se këta të fundit janë injorantë për vlerat e “vërteta”
islamike, të krishtera apo “vlerat perëndimore”, gjë që kërkon një ndarje të mprehtë
sektare ndërmjet besimeve. Për pasojë, shkollat, faltoret, spitalet dhe qendrat e bashkë-
sisë, të ngritura nga “bëmirës” të ndryshëm fetarë, qeveritarë dhe joqeveritarë, gjatë tri
viteve të fundit janë bërë arenë e garës për shpirtin shqiptar. Siç ka mundur të pritet,
organizatat e tilla “fundamentaliste” nuk përfillin dhe shpeshherë nënçmojnë traditat

vendore të shkrirjes kulturore dhe të përdorim fjalët e UNMIK-ut, nuk përfillin dhe
nënçmojnë “tolerancën për tjetrin”. Si rezultat, tensionet në rritje dhe sektarizmi i man-
ifestuar, që më në detaje elaborohet në vijim, po bëhet i dukshëm në shumë segmente
të shoqërisë kosovare, ku në të kaluarën katolikët dhe muslimanët jetonin së bashku në
harmoni. Përveç nëse tensionet e tilla trajtohen që tani, ato mund të evoluojnë në
labirinth ekskluzivist grupesh sektare të bazuara në fe dhe të cilat kërcënojnë çdo
shpresë afatgjatë për stabilitet në rajon, veçanërisht brenda bashkësisë shqipfolëse.
Problemi qendror paraqitet si pasojë e paaftësisë së bashkësisë ndërkombëtare për të
kuptuar ndërlikueshmëritë e bashkësive kosovare deri te të cilat është vështirë të arri-
het. Për më tepër, përveç dështimit për të pasur konsideratë ndaj shkatërrimeve të
luftës, bashkësia ndërkombëtare nuk e ka kuptuar as historinë tejet të kontestuar të
trashëgimisë fetare të Kosovës.4 Historia e tillë kërkon një ndjeshmëri më të madhe për
dallimet delikate që ekzistojnë ndërmjet traditave të ndryshme sufiste në një apo dy
fshatra, dhe institucioneve të centralizuara dhe burokratike të krijuara gjatë periudhës
jugosllave. Në fakt, siç u diskutua më lart, këto enklava të sufizmit në Kosovën rurale
e bartën peshën e përndjekjes jugosllave gjatë periudhës pas Luftës së Dytë Botërore.
Përndjekja e tillë e institucionalizuar gjatë luftës së viteve 1998-1999 përfundimisht
rezultoi në sulmin shkatërrues kundër këtyre bashkësive sufiste. Me këtë rast u elimin-
uan shumica e xhamive, shkollave dhe prijësve të bashkësisë. Duke lejuar OJQ-të e
mbështetura në fe të kenë qasje të lirë në Kosovën rurale, bashkësia ndërkombëtare në
shumë mënyra ka siguruar që tepër pak nga kjo trashëgimi e sufizmit të mund të riven-
doset në Kosovën e pasluftës. Për pasojë, këtu do të nxirret përfundimi se në rast se
duhet bërë më shumë për mbrojtjen e traditës islame ezoterike të Kosovës, që i ka rezis-
tuar përpjekjeve për centralizim dhe homogjenizim të besimit kosovar gjatë nëntëdhjetë
viteve të fundit, sulmi i vazhdueshëm ndaj asaj që dikur ishte marrëdhënie tolerante, e
larmishme dhe kryesisht provinciale me besimin e individit, do të hapë rrugën për for-
cat globalizuese të islamit ndërkombëtar, siç propagandohet nga forcat e lidhura me
Arabinë Saudite.

Projekti jugosllav dhe sufizmi në Kosovë, 1945-1999

Se feja e personit bëhet mjet i kontrollit të shtetit bashkëkohor nuk është gjë e panjo-
hur për lexuesin, duke qenë se për dekada të tëra “kishat kombëtare” kanë qenë mjete
të shteteve në formësimin e politikave sociale në Ballkan. Megjithatë, ajo që nuk njihet
përgjithësisht, është se shteti komunist, që trashëgoi mozaikun e pasur kulturor të
Ballkanit pasotoman, në rajonet jugore të vendit shfrytëzoi forcat homogjenizuese në
duar të veta për të ndihmuar nënshtrimin e popullatave “të rrezikshme”, shpeshherë të
deklaruara si josllavë. Kjo në Jugosllavi ka qenë posaçërisht e vërtetë për sa u përket
shqiptarëve. Çështja qendrore e kësaj pjese të punimit është theksimi i historisë së vonë
të bashkësive islame (në shumës), me qëllim të vënies në pah të së kaluarës kur ka pasur larmi të madhe në mënyrën se si individi ka mund të ushtrojë fenë e vet dhe se kjo larmi
është gjykuar të jetë kërcënim për Beogradin, shumë ngjashëm si edhe për organizatat
saudite tani. Duke vlerësuar larminë e ushtrimit të islamit në Kosovë dhe përpjekjet e
Beogradit për të imponuar një “doktrinë universale” të ngurtë dhe të centralizuar
përmes zyrtarëve fetarë të emëruar nga shteti, mund të kalojmë më pas në të kuptuarit
më të mirë se çfarë bëjnë në Kosovë OJQ-të saudite, e ndoshta edhe të zhvillojmë
strategjinë efektive për shmangien e konflikteve në të ardhmen.
Dallimet shpesh të harruara ndërmjet bashkësive muslimane (në pjesët e tjera të “botës
islame” jo rallë të identifikuara nëpërmjet dallimeve sunitë/shiitë), demonstrojnë ndër-
likueshmëri të trashëguar të ndërveprimit njerëzor, e cila na detyron të jemi të vetëdi-
jshëm për përdorimin e përgjithësimeve tejet të thjeshta për islamin dhe besimtarët
islamë.5 Është mjaft e thjeshtë që të gjithë muslimanët të futen në një thes, gjë që zakon-
isht edhe ndodh kur kemi të bëjmë me Kosovën, e cila nga evropianët e tjerë pothua-
jse gjithmonë quhet “rajon musliman”. Metodat e tilla të vrazhda të analizës bëjnë
shumë pak për të na ndihmuar në të kuptuarit e tensioneve mjaft të vërteta dhe
dinamike ndërmjet kësaj bashkësie, të paragjykuar si e njëtrajtshme.
Gjatë kulminacionit të Jugosllavisë komuniste, po ky qëndrim ndaj muslimanëve solli
deri te përpjekjet për të kufizuar pushtetin legjitim mbi “bashkësinë islame” brenda një
grupi specifik të prijësve muslimanë (ulemave), të cilët caktoheshin nga Beogradi për të
përfaqësuar të gjithë muslimanët e Jugosllavisë. Problemi me një masë të tillë është se
në mënyrë cinike fuqizonte muslimanët sllavë të Bosnjës me qëllim të shpërndarjes së
islamit të centralizuar (lexo: sllavo-centrik) dhe homogjen në tërë rajonet në Jugosllavi
ku jetonte popullata josllave (shqiptarët, turqit dhe romët). Centralizimi i islamit për t’u
përshtatur disa qëllimeve shtetërore (homogjenizimit të identitetit gjuhësor dhe kultur-
or jugosllav dhe dobësimit të bashkësive “pakicë”), shpeshherë është manifestuar në
tensionime të gjata në nivelin institucional dhe etno-nacional ndërmjet muslimanëve
sllavë të Bosnjës dhe pandanëve të tyre shqiptarë, romë dhe turq.6 Vërtetë, antagoniz-
mi i inicuar nga përpjekja për të krijuar një “bashkësi islame” të vetme (Islamska
Zajednica) që udhëhiqej nga ulema-ja e emëruar prej qeverisë, manifestohej përmes kri-
jimit të një numri të institucioneve lokale në Kosovë të cilat kanë lënë trashëgimi që tani
këtu shumë pak merret parasysh.
Tensionet thelbësore qëndrojnë në ambicjet për të kontrolluar jetën fetare të ndërlikuar
e të shumëllojshme në Kosovë (dhe Maqedoni) nën patronazhin e një mekanizmi të
vetëm islam, i cili do t’i raportonte drejtpërdrejt Beogradit. Në vijë me këto përpjekje
për standardizim të jetës fetare të popullatës, ishte edhe përpjekja e bashkërenditur për
zbehjen e karakterit josllav të Jugosllavisë. Përmes emigrimit me dhunë të muslimanëvë
josllavë (gjatë viteve 1948-1962 rreth 300.000 shqiptarë u larguan për në Turqi) dhe
mbylljeve të shpeshta me dhunë të xhamive dhe shkollave (medreseve) të “palicensuara”,
muslimanët turq, shqiptarë dhe romë u përballën me presione të mëdha për të brak-
tisuar zakonet e tyre shekullore.7
Nga këndvështrimi institucional, problemi për Beogradin dhe aleatët e tij boshnjakë në

Sarajevë, qëndronte në faktin se “bashkësia islame” nuk ishte fare koherente. Kjo
mungesë e homogjenizimit nuk duhet të shihet si befasi. Islami kishte arritur në Ballkan
përmes udhëheqësve shpirtërorë rrugëtues (shehlerë) të cilët në periudhën e vonshme të
mesjetës shpërndanin në pjesët rurale ndër popullatën e krishterë shqiptare dhe sllave.
Këta shehlerë zakonisht ishin të ndërlidhur me rendet sufiste, praktikat “joortodokse” të
të cilëve shpeshherë kalonin hendeqet doktrinare ndërmjet krishterizmit dhe islamit
përmes përfshirjes së besimeve vendore në teologjinë e riformuluar. Për këtë arsye,
Kosova deri në luftën e fundit të viteve 1998-1999, ishte vend unik për studimin e
larmisë së spiritualitetit njerëzor në botën bashkëkohore, duke qenë se shumica e ren-
deve sufiste akoma ushtronin fenë në xhamitë origjinale të fshatit të ngritura gjatë viteve
pesëdhjetë, gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë.8 Këto praktika të rendeve sufiste në fjalë,
ishin vendore në mënyrë unike dhe pasqyronin tolerancë shpirtërore e cila pranonte
dhe shpeshherë përfshinte në vete zakone vendore të krishtera, duke krijuar kështu një
shkrirje të ndërlikuar të praktikave kulturore të cilat në masë të madhe dënoheshin nga
institucionet serbe, greke dhe ato të islamit sunit gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë. Nga
fundi i Luftës së Dytë Botërore, falë homogjenizimit shpeshherë brutal të territoreve
kombëtare në shtetet Ballkanike, këto praktika “joortodokse” mbijetuan vetëm në
Maqedoni dhe në Kosovë dhe si të tilla ato vështirësonin përpjekjet e Jugosllavisë për
kontroll më të mirë të përmbajtjes doktrinore dhe të përjetimeve të përditshme ndër
bashkësitë fshatare.
Qëndrimi thelbësor i shtetit-komb bashkëkohor në Ballkan ka qenë eliminimi i
“kundërthënieve” të caktuara brenda kombit, me çfarë shpeshherë janë nënkuptuar
pakicat etnike dhe praktikat fetare jokonvencionale. Në Jugosllavinë e Titos, kjo përm-
bante në vete krijimin e Islamska Zajednica-s (Bashkësia Islame), e cila mbante përgjegjës – inë për stërvitjen e prijësve fetarë, të cilët mandej do të kontrollonin përmbajtjen fetare,
doktrinare dhe kulturore të institucioneve muslimane në vend. Themelimi i kësaj orga-
nizate në radhë të parë kishte për synim shlyerjen e larmisë së pranishme në vend, duke
qenë se kjo larmi zvogëlonte aftësinë për të kontrolluar ata të cilët e mbanin fenë jashtë
institucioneve të sanksionuara nga shteti. Veprimi i parë i Bashkësisë Islame në
Jugosllavi, ishte vendosja e kontrollit të plotë dhe të pasfiduar mbi praktikat fetare duke
ndaluar të gjitha institucionet e pasanksionuara muslimane.
Më 1952, Bashkësia Islame ndaloi punën e rendeve sufiste brenda vendit, duke përf-
shirë në vete edhe politika agresive të mbylljes së xhamive të “paregjistruara”. Është
indikative se ishin bashkësitë josllave dhe josunite (ortodokse) të cilat u vunë në shën-
jestër të kësaj përndjekjeje.10 Në një masë të madhe për shkak të faktit se kjo periudhë
më shumë është e njohur për përndjekjen e zhvilluar nën udhëheqjen e nacionalistit
famëkeq serb, Ministrit të Brendshëm Aleksandar Rankovic, përmasat e përndjekjes
dhe spastrimit të islamit në Jugosllavi kanë kaluar pothuajse të pavërejtura. Siç ka vënë
re Cornelia Sorabji kohë më parë në disertacionin e saj, Islamska Zajednica aktivisht ka
synuar të forcojë hegjemoninë e vet mbi jetën islame duke monopolizuar pretendimin
në autoritet fetar dhe superioritetin vetanak akademik e shpirtëror ndaj forcave “reak-
sionare” në Kosovë dhe Maqedoni.

Është interesante për t’u vënë re se, përderisa Sarajeva ka shtuar presionin veçanërisht ndaj traditave shqiptare të sufizmit, nocioni i asaj se çfarë është “jetë e përshtatshme fetare” është përputhur me atë që ishte njësiadekuate e matjes së lojalitetit politik ndaj shtetit jugosllav.
Për sa i përket Kosovës kjo nënkupton një përpjekje të bashkërenditur për indoktrinim
të muslimanëve shqiptarë nga ana e Islamska Zajednica-s. Qëllimi i parë i kësaj fushate
ishte të largojë shqiptarët nga teqet sufiste të pavarura dhe tejet të lokalizuara, qoftë per-
mes mbylljes së tyre, qoftë duke i bindur shqiptarët në dështimin moral të këtyre teqeve.
Përveç zhdukjes fizike të këtyre faltoreve, imamët e stërvitur nga Islamska Zajednica (pri-
jësit shpirtërorë) ushqenin shqiptarët urbanë me dozë ditore të “doktrinës fetare” e cila
vënte theksin në “bashkimin” ndërmuslimanë dhe në shpërbërjen e lojaliteteve
“etnike”, gjë që u do të shndërrohej në “frymën e vëllazërimit”. Përderisa antropologu
Ger Duijzings në studimin e tij të para ca kohëve, bën një punë të mirë në theksimin e
problemeve të përgjithshme ndërmjet praktikave joortodokse të sufizmit dhe përpjek-
jeve sunite për centralizim, ai nuk arrin të vlerësojë vetë përmbajtjen e doktrinave të
cilat ishin në qendër të programit të viteve 1952-1962.13 Ndër atë të cilët janë rritur duke
vijuar xhamitë e periudhës së Rankoviqit, së paku ato që funksiononin nën udhërrë-
fimet e miratuara nga imamët e Islamska Zajednica-s (lexo: Beogradit), mesazhi thelbësor
ishte i qartë. Pa përjashtim, imamët boshnjakë të cilët u dërguan në Kosovë dhe
Maqedoni në vitet 1950, predikonin doktrinën e “bashkimit” prapa islamit, gjë që në
veçanti vënte në shënjestër të krishterët katolikë (por jo ata ortodoksë) si armiq primarë
jo vetëm të muslimanëvë, por edhe të kombit jugosllav.
Kjo është e rëndësishme pasi që politika qendrore e historianëve serbë dhe e regjimeve
të dominuara nga serbët gjatë tetëdhjetë viteve të fundit, aktivisht është përpjekur të
zhdukë çfarëdo prove të së kaluarës katolike në territoret jugosllave të jugut. Arsyeja
qenësore për këtë është se, me zhdukjen e së kaluarës katolike, pretendimet etno-kom-
bëtare për të kaluarën mesjetare do të bëheshin të mundshme.15 Duhet mbajtur në
mend se teza për Kosovën si “zemër e Serbisë” është pretendim historik se shteti mes-
jetar ishte i pastërt serb dhe se Kosova ishte një tokë e zbrazët para invazionit sllav në
shekullin e shtatë.16 “Problemi” qëndron në faktin se ka dëshmi për bashkësi të mëdha
katolike të cilat kanë jetuar para dhe gjatë ditëve të lavdishme të Mbretërisë së Dushanit,
gjë që është në kundërthënie me pohimet nacionaliste të kohës se shqiptarët erdhën në
Kosovë bashkë me pushtimin otoman.17 Me qëllim të adresimit të kësaj kundërthënie
ndërmjet politikës dhe realitetit, janë bërë shumë veprime për të çrrënjosur bashkësinë
katolike që jetonte në rajon. Një taktikë e përdorur ishte nxitja e armiqësisë ndërmjet
popullatës shumicë shqiptare muslimane dhe bashkësisë shqiptare katolike.
Informatorët shqiptarë tregonin për predikime të cilat ndodhnin në baza ditore ndër
xhamitë urbane në Kosovë dhe në të cilat në mënyrë “obsesive” theksohej kërcënimi
“katolik” ndaj muslimanëve. Është e rëndësishme të përmendet se gjatë kësaj periudhe
ishin para së gjithash të rinjtë ata që u vunë në shënjestër, meqë kosovarët në moshë
thuhet se janë ankuar për gjuhën e përdorur nga imamët boshnjakë në çnderim të të
afërmve të tyre dhe të fqinjve të tyre katolikë.

Prandaj, ishin fëmijët e edukuar në medresat e sanksionuara nga shteti, të cilëve u rrëfeheshin tregime për praktikat “demonike” të katolikëve, tendencat kanibaliste të priftërinjve dhe shpifje historike të kishës ndaj muslimanëve dhe shqiptarëve. Një arsim i tillë përfundimisht la përshtypje të thellë te një numër i muslimanëve të rinj kosovarë të cilët, bazuar në shumë burime të shfrytëzuara për këtë projekt, gjatë viteve 1960 publikisht kanë përjashtuar nga jeta e tyre e përditshme shqiptarët katolikë. Rezultati i këtij animoziteti është migrimi masiv i katolikëve shqiptarë nga Kosova dhe pak a shumë një segregacion gati i plotë ndërm-jet dy “bashkësive” në Kosovën urbane.
Është e qartë nga bisedat e mia me persona që janë arsimuar gjatë kësaj periudhe, se një
vijë e veçantë e argumentimit nga imamët boshnjakë ishte e njejtë në mbarë Kosovën.
Është thënë se imamët boshnjakë, dhe më pas edhe ata shqiptarë të stërvitur në
Sarajevë, predikonin se besimi ortodoks serb është në të vërtetë “i afërt” me islamin
dhe se serbët janë më të prirur për t’u konvertuar në islam sesa katolikët shqiptarë.20
Poenta ishte se shqiptarët muslimanë duhet t’u besojnë më shumë fqinjve të tyre serbë
se sa shqiptarëve katolikë, të cilët ishin aq “ndryshe” sa që gjasat që këta të pranojnë
“fenë e vërtetë” [islamin] ishin baraz me zero. Fakti se gjatë viteve 1950 dhe 1960 kjo
metodë e indoktrinimit ishte e njëjtë në Prizren, Gjakovë dhe Pejë, sugjeron se Sarajeva
formulonte dhe zbatonte strategjinë e ndryshimit në masë të lojalitetit të shqiptarëve
muslimanë.
Është interesante për të vëne re se kjo strategji përgjithësisht ishte e suksesshme në
bashkësitë ku Bashkësia Islame e Sarajevës ushtronte kontroll efektiv, përkatësisht në
pjesët urbane të Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Prishtinës. Duhet theksuar se ky ani-
mozitet nuk kishte bazë historike, duke qenë se hulumtimet për periudhën otomane tre-
gojnë se familjet kosovare shpeshherë përbëheshin nga anëtarë katolikë dhe muslimanë
njëkohësisht.22 Se tensionime të tilla nuk kishte para periudhës jugosllave, theksohet
edhe më shumë kur vërehet suksesi demografik i kësaj politike për eliminimin e
trashëgimisë katolike në Kosovë. Regjistrimi i vitit 1921, i zhvilluar nga Serbia, tregon
se 27.8 përqind e popullatës shqiptare (e cila përbënte 64,1 përqind të gjithë popullatës)
atëbotë identifikoheshin si katolikë. Fakti se katolikët sot përbëjnë vetëm 5 përqind të
popullatës së Kosovës tregon qartë përmasat e presionit gjatë këtij shekulli Beogradi
ushtronte ndaj bashkësive katolike në Kosovë. Ajo që gjithashtu bie në sy, është fakti
se përderisa bashkësitë e mëdha katolike në Pejë, Gjakovë dhe Prizren pothuajse që të
gjitha ishin larguar, ishin bashkësitë katolike fshatare ato të cilat kishin mbijetuar duke
qëndruar pranë fqinjve të tyre muslimanë. Besoj se një pjesë e madhe e bashkëjetesës
së këtillë pasqyron ndikimin minimal të imamëve të Sarajevës në Kosovën fshatare dhe
mbizotërimin e rendeve tolarante sufiste.
Gjatë gjithë periudhës së Titos, muslimanët shqiptarë ruralë në Kosovë kanë rezistuar
përpjekjet e Sarajevës për centralizim dhe rrjedhimisht edhe rendet sufiste arritën të
mbijetojnë. Në pjesët urbane, nga ana tjetër, kontrolli policor dhe zbatimi i përpiktë i
“lejeve” ndihmonte në mbylljen e xhamive dhe medreseve të pasanksionuara. Si përgjig-
je ndaj kësaj përndjekjeje nga Sarajeva, rendet të cilat mbijetuan në Kosovë u bënë gjithnjë e më aktive në adresimin e përpjekjeve të Sarajevës për centralizim, duke tërhequr në këtë mënyrë edhe shumë ithtarë nga pjesët urbane. Informatorët bëjnë me dije se kishte organizata sekrete të cilat mobilizonin bashkësitë për të ndihmuar financimin dhe për të mbrojtur gjatë shekujve shumë nga këto faltore. Vetë fakti se këto bashkësi ishin të afta për të mbijetuar gjatë periudhës së Rankovic-it, tregon për një nivel të lartë të
bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe atyre që ato përfaqësonin. Ky nivel i
aktivizmit ndër bashkësitë rurale gjithashtu pasqyron rolin qendror të cilin e luanin ren-
det sufiste në jetën e përditshme të shumicës së shqiptarëve të Kosovës, rol ky të cilin
Beogradi në çdo mënyrë përpiqej që ta eliminojë.
Me ndryshimet në pushtetin politik në Jugosllavi gjatë fazës së fundit kushtetuese më
1974, këto rrjete nëntokësore dolën në sipërfaqe në formë të shoqatës së rendeve
sufiste (dervishe) (Bashkësia e Radhëve Dervishe Islame Alijje, në tekstin e mëtejmë
BRDIA), e cila udhëhiqej nga Sheh Xhemali Shehu i teqes Rufai në Prizren. BRDIA, e
poshtëruar nga udhëheqësit islamë në Sarajevë, shumë shpejt u bë forcë kulturore në
jetën publike të Kosovës, duke qenë se vendorët mblidheshin në këto institucione
shqiptare. Publikimi i BRDIA-s, Buletini HU, një burim i tejet i çmueshëm për përpjek-
jet e shumta të organizatës në zhbërjen e praktikave të tmerrshme dhe kryesisht
përçarëse të 25 vjetëve të fundit, gjithashtu ndihmoi në përhapjen e mesazhit tek
dhjetëra mijëra lexues të Kosovës urbane. Deri më 1984, 126 njësi sufiste në mbarë
Kosovën iu bashkuan BRDIA-s, duke përfaqësuar 50.000 dervishë, të cilët deri më
1998, siç pohon një sociologe serbe nga Prishtina, arritën një anëtarësi të supozuar prej
100.000 personash.27 Këto shifra, ndonëse spekulative, megjithatë japin një përshtypje
të përmasave të kësaj dukurie dhe të pasurisë së jetës islame kosovare para viteve 1998-
1999. Është indikative për shqetësimet e shtetit, se ndër rendet të cilat vepronin në
Kosovë deri nga mesi i viteve 1990 (Rufai, Kaderi, Halveti, Sadi, Bektashi, Nakshibendi,
Sinani, Mevlevi dhe Shazili), që të gjitha nga Sarajeva janë gjykuar si “joislame”.
Sërish, ndikimi i këtyre rendeve në bashkësitë vendore ishte i gjërë, prandaj edhe këtu
buronte frika e Beogradit dhe Sarajevës. Është me rëndësi të përmendet, se ky ndikim,
gjithashtu shihej si kërcënim edhe për BIK-un me seli në Kosovë, e krijuar në vitet 1960
me qëllim që të shërbejë si një dorë e zgjatur e Sarajevës. Gjatë viteve 1970 dhe 1980,
anëtarët e BIK-ut, haptazi kanë akuzuar shehlerët vendorë sufi për “grabitjen” e besim-
tarëve nga xhamitë ortodokse sunite dhe në shtypin kryesor në mënyrë agresive kanë
stigmatizuar teqet për misticizëm dhe primitivizëm. Është e rëndësishme, se përpjek-
jet për të zbutur ndikimin e rendeve sufiste kanë pasur pasoja politike si brenda ashtu
edhe jashtë Kosovës. Ishte e qartë gjatë gjithë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore
se funksioni qendror i Sarajevës ishte të spastrojë popullatën shqiptare në Kosovë, e cila
tërësisht shihej si kërcënim për Beogradin. Prandaj, Sarajeva haptazi dënonte shehlerët
sufi në Kosovë duke i konsideruar kërcënim për “harmoninë”, sikundër edhe për prak-
tikat e mira islame. Deri kah marsi i vitit 1979, kur Bashkësia Islame organizoi një
takim për t’u marrë me këtë problem, edhe gazetarët serbë haptazi nacionalistë iu
rrekën veprimeve të sulmit ndaj rendeve sufiste të shqiptarëve, duke plasuar akuza për
alkoholizëm, vjedhje, “sjellje jopatriotike”, primitivizëm dhe mëkate tjera. Fushata që pasoi në mediat serbe për stigmatizim të sufistëve shqiptarë si një problem primar për
rajonin, qartazi lidhte historinë e gjatë të përpjekjeve të Sarajevës për eliminim të
larmisë fetare në Kosovë me shqetësimet të mbetura nacionaliste të një numri të madh
në Beograd.
Sërish, burimi i frikës ishte roli organizues i rendeve sufiste në shoqërinë fshatare në
Kosovë. Shehlerët sufi tradicionalisht kanë luajtur rolin e ndërmjetësuesve në bashkësi,
kurdo që janë paraqitur konteste. Me fjalë të tjera, roli qëndror shpirtëror shtrihej edhe
në rol socio-politik, që konsiderohej të jetë esencial për funksionimin e shoqërisë rurale
kosovare, në masë të madhe të izoluar nga pjesa tjetër e Jugosllavisë. Ky rol, krijonte një
kërcënim afatgjatë ndaj përpjekjeve të Beogradit për vendosje të kontrollit më të madh
në pjesën rurale të Kosovës. Këtu qëndron rrënja e historisë së gjatë të qeverisjes lokale
dhe të vetëmbështetjes së Kosovës. Ajo nuk është mbështetur vetëm në struktuarat që
pretendoheshin nga LDK-ja, por në rrjetet shpirtërore të mbajtuara nga rendet
sufiste.
Mu për shkak të ndikimit të dukshëm të shehlerëve sufi dhe të teqeve në shoqërinë
fshatare, lufta e viteve 1998-1999 mori nuansat “anti-islamike”. Në veçanti u vunë në
shënjestër rendet sufiste, të cilat për shekuj të tërë kanë përbërë themelin e shoqërisë
shqiptare në Kosovë. Në kulminacionin e fushatës serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-
1999, ishin rendet sufiste, xhamitë e tyre qindvjeçare, medreset dhe vetë shehlerët që u
eliminuan. Ishte e qartë se Millosheviqi, Shesheli dhe elita nacionaliste sërbe, ishin të
interesuar për eliminimin e përhershëm të bashkësive sufiste në Kosovë, meqë ishin
këto që ndihmonin në mbajtjen e bashkësisë kosovare fshatare. Bie fjala, mu në fillim
të ofensivës në korrik të vitit 1998, caqet primare të Beogradit ishin prijësit e rendeve
sufiste. Sheh Muhedini, udhëheqës i rëndësishëm shpirtëror në teqen Helveti në
Rahovec, derisa po lutej u vra nga forcat policore serbe. Vdekja e Muhedinit shënoi fil-
limin e fundit të historisë prej gjashtëqind vitesh të sufistëve në Kosovë, dhe, sikundër
edhe pothuajse e tërë trashëgimia tjetër shqiptare, realitetet e pasluftës nuk kanë bërë
pothuajse asgjë që këto të kthehen.
Çrrënjosja e një elementi kaq themelor të Kosovës rurale sot është burim i mundshëm
i jostabilitetit në bashkësitë fshatare të Kosovës. “Establishmenti fetar” i Kosovës që
nga lufta në masë të madhe është dëmtuar për shkak të eliminimit fizik të pjesës më të
madhe të themelit historik shpirtëror të Kosovës. Fakti se kjo traditë shpirtërore ishte
shumë më tolerante ndaj larmisë kulturore dhe ngërthente në vete nocione të shumta të
bashkëjetesës ndërsektare, sesa islami i propaganduar nga agjencionet humanitare sau-
dite që sot përpiqen të dominojnë jetën shpirtërore të Kosovës, vetëm sa u jep vendim-
marrësve politikë perëndimore një arsye më shumë për shqetësim. Në shkatërrimin e
pësuar nga Kosova rurale, bashkësia ndërkombëtare ka bërë shumë pak për adresimin
e këtyre zbraztësirave shpirtërore që rezultojnë nga problemet afatgjata në rajon.
Për ironi, në kohën kur elita vendore sunite, siç është identifikuar nga Rexhep Boja dhe
Sabri Bajgora, do të mund të plotësonte këtë vakum, vetë BIK-u kishte pak burime
materiale nga ato që nevojiteshin për të ndihmuar rindërtimin e infrastrukturës fetare dhe arsimore. Organizatat bëmirëse saudite, nga ana tjetër, janë padyshim të pajisura më
mirë se sa që mund të mendohet. Efikasiteti me të cilin SJCRKC-ja i është rrekur
plotësimit të vakumit, vë në pah një agjendë të sofistikuara dhe globale, të ngjashme me
atë të një korporate multinacionale e cila përpiqet të dominojë pjesën e vet të tregut.
Është raportuar se SJCRKC-ja ka shpenzuar katër milionë rijalë sauditë (rreth 500.000
dollarë amerikanë) për sponsorimin e 388 “propaganduesve” fetarë (gjegjësisht mision-
arëve) të cilët kanë udhëtuar nëpër Kosovë menjëherë pas luftës. Ajo çfarë kanë bërë
këta (do t’i quaja ekspertë për vlerësim të gjendjeve të pasluftës) ishte identifikimi i
bashkësive më të prirura për të pranuar “ndihmën” e tyre. Bazuar në hulumtimin e tyre
të Kosovës fshatare, sot kemi një rrjet të elaboruar dhe të bashkërenditur mirë të kon-
trolluar nga vehabitët në bashkësitë fshatare, lidhja e vetme e të cilave me botën e
jashtme është përmes OJQ-ve saudite.
Monopolizimi pasues i ndihmës ndaj atyre në bashkësitë deshpërueshëm të varfëra dhe
të shkatërruara, shumë nga të cilat kanë mbetur pa meshkuj madhorë, po i paguan div-
idenda afatgjata interesave saudite. Por, a janë interesat e sauditëve të njëjta me intere-
sat e kosovarëve? Këtu sugjerohet se ato nuk janë të njëjta. Çështja qendrore e hulum-
tuar më poshtë në detaje, është se vehabizmi saudit me shpejtësi është duke e ndryshuar
shoqërinë kosovare. Duhet vënë re se në shumë aspekte, organizatat saudite të lejuara
nga bashkësia ndërkombëtare që pa ndonjë mbikëqyrje të veprojnë në Kosovë, kanë
demonstruar të njëjtën jotolerancë institucionale ndaj traditave fetare të Kosovës,
sikurse edhe Islamska Zajednica e Beogradit në periudhën 1945-1991. Se trashëgimia e
fundit fetare e Kosovës është duke u rrafshuar me tokë nga organizata të cilat kanë
ambicje hegjemone të ngjashme me pandanët jugosllavë, duhet të jetë akuzë e hidhur
për kalkulimet e gabueshme të bashkësisë ndërkombëtare dhe të Evropës dhe për sen-
timentet e fuqishme antimuslimane.

Të kuptuarit e doktrinës vehabite

Burimi i tensionimeve të manifestuara ndërmjet udhëheqësisë së mbetur vendore mus-
limane, të mishëruar sot në Rexhep Bojën (jo i traditës sufiste) dhe të “arabëve
invadues”, është një doktrinë specifike teologjike që eksportohet nga agjencitë bëmirëse
saudite. Këto organizata saudite, të mbështetura në mësimet e doktrinës me origjinë nga
Arabia e shekullit të tetëmbëdhjetë (që aktualisht paraqet ideologjinë shtetërore të
Arabisë Saudite), në mënyrë aktive kanë synuar të indoktrinojnë dhe të shpërndajnë atë
që shumica e njerëzve të botës islame e konsiderojnë të jetë “fundamentalizëm” armiqë-
sor dhe i ngurtë. Për ironi, përpjekjet e SJCRKC-së për të kontrolluar përmbajtjen e
jetës shpirtërore të shqiptarëve, shkatërrimet e saj të financuara të shumë objekteve his-
torike të gjykuara si frymëzuese të “idhulltarisë” dhe sulmet e tjera ndaj formave buri-
more të praktikës fetare, kanë rezultuar në sfidime publike të disa prej atyre që janë aq
armiqësorë ndaj sufizmit sa edhe vetë sauditët. Ajo që duket se bashkon Rexhep Bojën
dhe atë që ka mbetur nga tradita sufiste në Kosovë, është politizimi i islamit nga ata që
janë lojalë të Arabisë Saudite. Çfarë shkakton shqetësime ndër këta shqiptarëve të vetë-
identifikuar është ndikimi që ka doktrina vehabite në lojalitetin e të arsimuarve nëpër
shkollat e SJCRKC-së. Ka brengë të arsyeshme se shumë nga lojalistët vehabitë në
Kosovë, janë duke drejtuar interesat e kosovarëve të rinj e të ndjeshëm në agjenda poli-
tike të cilat shkojnë shumë më larg se ushtrimi i besimit.
Me qëllim që të vlerësohet më mirë se çfarë mund të pritet në të ardhmen nga këta lojal-
istë vehabitë, është e nevojshme që në mënyrë kritike të shikojmë vetë lëvizjen si të tillë.
Lëvizja vehabite u paraqit në rajonin jugor arab të Najd-it nga fundi i shekullit tetëm-
bëdhjetë, nën udhëheqjen e Muhammad b. ‘Abd al Wahhab, i cili mëtonte të sfidojë qar-
qet e pushtetit në Stamboll dhe Damask. Lëvizja menjëherë u dënua nga elita fetare dhe
politike e Damaskut, e cila e shihte ‘Abd al Wahhab-in si një debitant më tepër në për-
pjekjet për të kërcënuar rendin e vendosur në Lindjen e Mesme Otomane. Në veçanti,
elita islame në Damask dënonte doktrinën radikale të ‘Abd al-Wahhab-it sipas së cilës
secili që nuk pasonte mësimet e tij konsiderohej takfir (jobesimtar).38 Me zgjerimin e
lëvizjes, qëndrimi jotolerant ndaj të tjerëve u bë shqetësim i madh për shumë udhëhe-
qës fetarë në vende shumësektare, si Aleppi, Damasku, Bagdadi, Basra dhe Jerusalemi,
duke qenë se cilado doktrinë që predikonte eliminim agresiv të praktikave “joislamike”
kërcënonte harmoninë ndërmjet bashkësive. Ky kërcënim për stabilitetin e Lindjes së
Mesme Otomane në shekullin e tëtëmbëdhjetë tani duhet të kuptohet ngjashëm edhe
në Kosovë.
Vetë ‘Abd al-Wahhab-i përkushtoi një pjesë të madhe të energjisë zmbrapsjes së akuzave
kundër tij, në veçanti të pohimeve se ai synonte të tejkalojë katër shkollat e së drejtës
sunite. Vërtetë, kishte mjaft paqartësi për pikat e besimit vehabit.40 Misteria vinte krye-
sisht nga fakti se punimet e ‘Abd al-Wahhab-it deri kohë më parë ishin shumë pak të
njohura jashtë Arabisë. Në bazë të injorancës së tillë, akademikët islamikë kanë nxitur
më shumë polemikën anti-Vahebi, duke denoncuar verbërisht ideologjinë e ndërlidhur
të lëvizjes Vahebi në vënien e demarkacionit absolut ndërmjet pushtetit vetanak në
zgjerim e sipër dhe të gjithë asaj që e rrethon.42 Ngurtësitë e tilla në interpretim, edhe
sot madje, nuk përshtaten mirë me larminë fetare të Lindjes së Mesme. Natyrisht, ner-
voziteti i shprehur për qëndrimet shoviniste vehabite ndaj të tjerëve, është shndërruar
po ashtu në mosbesim të përgjithshëm të perëndimorëve ndaj lëvizjes.
Është me rëndësi se fakti që polemika për vehabitët shpesh keqkuptohet nga “të jasht-
mit”, përdoret në masën më të madhe nga pasuesit e lëvizjes. Siç do të shihet më
poshtë, strategjia e miratuar e “mbrojtes ofenzive” e ndërmarrë nga pjesëtarët e lëviz-
jes vehabite mobilizon “mentalitetin e rrethuar” ndër lojalistët, që rezulton në mosbes-
im të intensifikuar dhe armiqësi të dhunshme ndaj të huajve. Armiqësia e tillë shtrem-
bërohet në mësimet e lëvizjes në vende si Kosova dhe ndjenja e lartë e lojalitetit ndaj
lëvizjes shprehet në gjithçka që bën pjesëtari. Kjo qasje mbrojtëse e ngurtë dhe kokë-
fortë është vendimtare për të kuptuar sot ndikimin e vehabizmit në Kosovë, duke qenë
se gjasat për dialog janë mbyllur nga ndjenja e vetëimponuar e përndjekjes.

Dimenzioni social dhe politik i ideologjisë vehabite që paraqet thelbin në vlerësimin e
qëllimeve të tij në Kosovë, është vënia e kufijve të përpiktë të ekskluzivitetit ndaj iden-
titetit të veçantë ‘asabiyya (grupor). Roli qendror i praktikuesve të doktrinës së ‘Abd al-
Wahhab-it, është se çdo gjë që është jashtë territorit social, politik dhe gjeografik në
zgjerim e sipër të ‘asabiyya (grupit vehabi) paraqet cak legjitim për nënshtrim. Kufr
[jobesimtari] është atribut për të tjerët dhe, në formën e theksuar vehabite, i të tjetrit të
pastër dhe të thjeshtë. Doktrina e tillë, sipas shkrimeve të vehabitëve prominentë që nga
shekulli i nëntëmbëdhjetë, e bën pushtimin dhe nënshtrimin nën flamurin e termit të
keqkuptuar të xhihadit të bartur nga pjesëtarët e lëvizjes. Kjo gjendje ndërvepruese me
botën e jashtme, shihet edhe si veprim politik i zgjerimit të pushtetit dhe si një obligim
juridik-fetar.
Qenësore për të kuptuar doktrinën e ‘Abd al-Wahhab-it është se e jashtmja e kufr-it përf-
shin jo vetëm fetë idhulltare, dhe nuk është e kufizuar në monoteizmat joislamë, por
përshkruan edhe vehabitët muslimanë gjithashtu. Vetë ‘Abd al Wahhab-i ka potencuar
këtë, duke arsyetuar dallimin përmes analogjisë me profetin Muhamet që gjatë viteve të
para të islamit luftoi “besimtarët në një Zot”.Parimi i shenjtë i islamit sunit, sipas të
cilit të gjithë ata që predikojnë shahada [veprim apo besim rituali] janë muslimanë, në
këtë mënyrë mohohet nga vehabitët në favor të domosdoshmërisë për të luftuar kundër
të gjithë muslimanëve të cilët nuk pranojnë mësimet vehabite. Në shkrimet e Sulayman
b. Abdallah b. Muhammad b. ‘Abd al Wahhab, pauses me ndikim i themeluesit të lëviz-
jes, vehabizmi jo vetëm që ndalon aleancë me kuffar [jobesimtarët], por gjithashtu edhe
punësimin, këshillimin, besimin, vizitën, emulacionin, përzemërsinë dhe njerëzish-
mërinë ndaj tyre. Kjo, në kontekstin aktual, do të thotë se agjencitë “humanitare” sau-
dite praktikisht zbatojnë doktrinë të një izolimi të plotë të bashkësisë që jo vetëm se i
sheh të krishterët dhe paganët si të tjerë e të padëshiruar, por njësoj i sheh edhe musli-
manët e tjerë të cilat nuk u nënshtrohet parimeve të tyre të interpretimit. Madje, që
është edhe më keq, supozimi qenësor i vlerave të tyre superiore do të thotë se ata janë
të detyruar të shkatërrojnë aktivisht të gjitha format e tjera të shprehjes shpirtërore, sër-
ish, jo vetëm ato të krishtera, por edhe format “vendore” muslimane. Duke u dhënë
pushtet të lirë këtyre organizatave, bashkësia ndërkombëtare ka ftuar për shkatërrim të
traditave tradicionalisht tolerante dhe idiosinktratike në Kosovë. Janë këto bashkësi që
deri më 1999 fuqishëm kanë ngërthyer në vete traditat sufiste, e të cilat tani janë të
detyruara të miratojnë qëndrime të ngurta, dhe madje mund të thuhet edhe të skajshme,
për botën, në rast se dëshirojnë të gëzojnë “ndihmën” bujare nga e vetmja organizatë
humanitare që vepron në fshatin e tyre.
Në botën aktuale, kjo do të thotë se Arabia Saudite shfrytëzon doktrinë të ngurtë dhe
konfrontuese për të legjitimuar fushatën agresive ekspanzioniste të indoktrinimit në ish
Bashkimin Sovjetik (Azi Qendrore dhe Kaukaz), Azi Juglindore, Afganistan dhe
Evropë. E armatosur me miliarda dollarë nga nafta, sulmi kundër islamit tradicional në
Ballkan, që siç u përmend më lart, më parë ishte i mbështetur në tolerancë dhe
sikretizëm, po fillon të shkaktojë ndarje të rënda, ndonëse tani jo shumë të vërejtura,
brenda bashkësisë fetare në Kosovë. Se një vend aq i afërt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktivisht promovon këtë doktrinë konfrontuese të ekspanzionit në pjesët
fshatare, është një indikacion i asaj se sa të painformuar dhe mendjengushtë ishin plan-
ifikuesit e hershëm të përgatitjeve të pasluftës. Se UNMIK-u dhe agjencitë e ndryshme
qeveritare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës, edhe pas 11 Shtatorit
2001 vazhdojnë të lejojnë këto organizata të përkushtuara për monopolizim të “ndih-
mës” në pjesët rurale me kapacitet të dobët rezistues, pasqyron injorancën e vendim-
marrësve perëndimorë për sa i përket rajonit dhe islamit.
Arsyet pse vehabitët janë aq të zellshëm në shkatërrim të asaj që e konsiderojnë të jetë
jashtë sferës së praktikave të pranueshme, janë të lidhura me supozimet politike të ven-
dit të tyre në skemën e gjerë të botës. Për vehabitët e kohës së tashme, diapazoni retorik
dhe praktik i doktrinës së tyre është qartazi i eksportueshëm. Çështja për shumë nga ata
që kundërshtojnë politikat saudite brenda botës islamike është pyetja se çfarë i bëjnë
praktikat dhe doktrinat e tilla të “papastra” shëndetit të islamit. Nga ana tjetër, për
vehabitët e hershëm, traditat vendore fragmentojnë autoritetin fetar të botës, duke rënë
ndesh kështu me vendosjen e pushtetit politik, i cili supozohet se në botën moderne
mbahet nga aleanca saudito-vehabite. Prandaj, çfarë kemi në fillim të shekullit njëzet
e një, është një shtet modern që merr mbi vete detyrën hyjnore të shpërndarjes së
islamit vehabi në pjesën tjetër të botës dhe që eliminon të gjitha manifestimet e tjera të
“papastra”.
Me të vërtetë, nga monitorimi i aktiviteteve saudite në Azi Qendrore, Afrikë, Ballkan
dhe shtetet fqinje arabe, është e qartë se aktivisht kërkohet përdorimi i forcës së
teknologjisë dhe pasurisë së saj të madhe ekonomike për të projektuar doktrinën
ekspansioniste dhe jotolerante në rajonet e varfëra të botës. Al-Qa’ida është vetëm një
manifestim militant i këtyre rrymave nënsipërfaqësore të botës. Në zemër të Prishtinës,
në cilëndo natë, brenda selisë së SJCRKC-së në Dardani, sesionet “trajnuese” për femra
shoqërohen me ligjërata për superioritetin e kulturës arabe dhe nevojën e kthimit të
sjelljes shembullore të muslimanëve të parë. Sipas një informatori që kohëpaskohe merr
pjesë në këto sesione, një e re nga Drenica (e supozuar të jetë nga atje në bazë të dialek-
tit), tani studente në shkollën e teologjisë në Sarajevë, përpiqet t’i bindë shqiptaret e
tjera se, ndër të tjera, Skenderbeu ishte tradhëtar i islamit, se themeli i historisë juridike
shqiptare, Kanuni i Lekë Dukagjinit, nuk është burimor, por se janë sjellë nga arabët të
cilët kanë ardhur në Kosovë qindra vjet më parë, dhe se për t’u bërë muslimanë të
vërtetë ato duhet të pranojnë stilin e jetës së arabëvë të shekullit të shtatë. Kjo formë
kureshtare e angazhimit të njerëzve të cilët për të gjitha qëllimet dhe synimet nuk paj-
tohen me atë dëgjojnë, u përshtatet mënyrë përkryer perceptimeve
metodologjike të nxjerra nga tekstet themelore doktrinare të lëvizjes vehabite.48
Çështja këtu nuk ka të bëjë me “faktet” historike, por për temën thelbësore të nën-
shtrimit të plotë ndaj një shovinizmi etno-centrik i maskuar prapa mbuluesës së fesë
universaliste. Vehabizmi kërkon nënshtrim në parim ndaj pushtetit të tij, pushtet ky pa
dyshim i përqëndruar në Oborrin Mbretëror të Sa’ud-ëvë, prej nga buron e gjithë kul-
tura që vlen të mbrohet. Kjo doktrinë vë përpara një model detyra e të cilit është t’i bëjë
shoqëritë vendore, si Kosova, objekt të zakoneve, autoriteteve, devotshmërisë dhe
veçantive të tjera arabe të Najd-it. Çfarëdo shprese për anëtarësim në këtë bashkësi
ekskluzive duhet të fillojë me pranimin e nocionit se kultura dhe historia shqiptare është
qoftë e pavlefshme, qoftë se aspektet më të mira të saj duhet të përfshihen në histori si
pjesë eksluzivisht të lidhura me Arabinë.
I tillë është importi i abstrakimit nga realiteti bashkëkohor që karakterizon gjithë fun-
damentalizmin: mungesa është e konstruktuar, dhe ajo më pas plotësohet me interpre-
time nga ata që kanë mjetet për të jetësuar interpretimin. Në fshatrat e Kosovës, është
SJCRKC-ja që ka këto mjete, duke qenë se ofron ushqim, punë dhe shpresë për jetë më
të mirë materiale. Në Prishtinë, ekziston liria për t’u larguar dhe për të vijuar dikund
tjetër kursin e rrobaqepësisë, prandaj edhe ka pak femra të cilat janë bindur në këtë
qasje. Ky është dallimi themelor ndërmjet botës që e përjetojnë shumica e pjesëtarëve
të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe pjesës më të madhe të popullsisë së
rajonit. Taktika e vehabitëve sot është përkujdesja që të mbetet hapur dera retorike për
kontekstet sociale dhe politike të doktrinës së tyre, në mënyrë që të ndërlidhen me
realitetet bashkëkohore të popullatës dëshpërueshëm të varfër të Kosovës. Kjo kryen
punë mirë në gjendjet si kampe refugjatësh dhe në vende fshatare të shkatërruara nga
lufta, e jo aty ku njerëzit kanë mundësi për të zgjedhur.
Është me rëndësi për të vënë re se kjo dukuri nuk është unike vetëm për islamin dhe,
në të vërtetë, besimi i islamit ashtu siç praktikohet nga shumica dërmuese në botë, nuk
promovon shprehimisht sjellje të tillë. Përkundrazi, atë që së pari Bashkësia Islame dhe
qeveria jugosllave më herët, ndërsa tani sauditët përpiqen të bëjnë, është homogjenizi-
mi i larmisë inherente të islamit me qëllim të kontrollit të burimeve të tij të mëdha
sociale. Duke shfrytëzuar forcën e teknologjisë, kapacitetet e pakrahasueshme të shtetit
dhe injorancën e botës perëndimore, SJCRKC-ja dhe organizatat e tjera “humanitare”
të financuara nga sauditët, lehtazi janë duke vendosur themele të forta ndër popullatën
fshatare në rritje.
Dallimet në krahasim me përpjekjet në të kaluarën për homogjenizim të rajonit qëndro-
jnë në faktin se këto agjenci saudite do të zhvendosin qendrën e pushtetit jashtë rajonit.
Me fjalë të tjera, identiteti i ardhshëm kosovar nuk do të jetë ai që lehtë kontrollohet
nga forcat politike me seli në Prishtinë, apo qoftë edhe dikund tjetër në rajon. Tema
qendrore e doktrinës vehabite është pohimi universalist i besimit, i tillë që nuk njeh ven-
doren dhe thekson vetëm shtrirjen globale të doktrinës vetanake. Fakti se qendra e kësaj
doktrine të islamit universal është Rijadi, do të thotë se pas dhjetë viteve kur lufta të fil-
lojë dikund në “botën islame”, lojalitetet vendore shqiptare do të sfidohen. Militantizmi
mund të manifestohet në Kosovë shumë ngjashëm sikurse edhe vizioni i “Talebanëve”
për botën që është krijuar nga hiri i shoqërisë afgane, e ngritur përmes të hollave sau-
dite në kampet e refugjatëve në Pakistan. Shumë ngjashëm sikurse edhe luftërat shkatër-
ruese në Afganistanin passovjetik që zhvilloheshin ndërmjet atyre që praktikonin islam
“të papastër” (Aleanca Veriore) dhe atyre që praktikonin doktrinën vehabite (Talibanët),
e njëjta ka mundësi që të ndodhë edhe në Ballkan. Atë që sot e vërejë në Kosovë është themel potencial për Liban të ri, apo edhe më keq, për krijim të grupeve të fuqishme
fshatare, vetidentifikuese e të ngjashme me Talibanët, të cilat nuk do të tolerojnë dal-
lime fetare dhe doktrinore.

Identifikimi i krizës

Për fat të keq, marrëdhëniet ndërmjet UNMIK-ut dhe popullsisë në të cilën ka man-
datin ta qeverisë, janë injoruar në botën e pas 11 Shtatorit 2001, duke rezultuar kështu
në disa tensionime kritike të cilat janë lejuar të përkeqësohen. Siç kam përmendur më
parë, vendimmarrësit evropianë dhe amerikanë, historikisht kanë demonstruar ten-
dencë për mospërfilljen e dinamikave sociale të shoqërive si Kosova, me qëllim të
arsyetimit të interesave më të mëdha politike, gjë që shpeshherë nuk do të thotë asgjë
tjetër, veçse dëshirë për “stabilitet.”50 Për sa i përket Kosovës, administrimi i dështuar i
UNMIK-ut karshi nevojave të pasluftës në Kosovë, ka rezultuar në formësim të for-
cave të reja politike dhe sociale, të cilat për ironi, janë tejet të dëmshme për stabilitetin
afatgjatë të Evropës. Në pjesët e shkatërruara nga lufta, ku sipas të dhënave të Bankës
Botërore, më shumë se 50% të kosovarëve jetojnë në varfëri, OJQ-të sekulare dhe
UNMIK-u kanë dështuar të adresojnë nevojat vendore. Në vend të tyre, bëmirësitë
evangjelike kanë qenë dyshueshëm aktive në plotësimin e kësaj zbraztësire. Këto orga-
nizata, të lidhura me forcat politike që nuk kanë të bëjnë asgjë me interesat vendore, po
vëjnë në jetë shtigje të reja të lidhjes që kërkon orientimin e lojalitetit përtej rajonit.
Çfarë është më shqetësuese, shumë nga këto organizata të huaja kanë përfituar nga
antipatia e krijuar përballë sjelljes indiferente të bashkësisë ndërkombëtare, duke lidhur
ideologjitë antiperëndimore me shqetësimet vendore të të qenit i izoluar nga pjesa tjetër
e Evropës. Organizatat të cilat funksionojnë nën ombrellën e SJCRKC-së e të cilat po
lulëzojnë në pjesët e shkatërruara rurale të Kosovës, jo vetëm që kanë monopolizuar
dhënien e ushqimit dhe të shërbimeve mjekësore ndaj popullatës, por kanë monopo-
lizuar gjithashtu edhe arsimimin e tyre. Në këtë aspekt, kushtet e Kosovës rurale u ngja-
jnë atyre të vërejtura përgjatë kufirit afgan në vitet 1980 dhe 1990, kur një numër i madh
i familjeve me të veja dhe jetimë ishin të varur nga lëmosha saudite. Në të vërtetë,
mekanizmi i dukurisë së “talibanëve” (në kuptim tekstual, student) në Pakistan do të
gjente shumë më tepër paralele me Kosovën rurale, paralele këto që do të duhej të jenë
arsye për shqetësim ndër vendimmarrës, përderisa SJCRKC-ja zgjeron ndikimin e vet
në rajon.
Tepër pak vëmendje i është kushtuar llojit të ndihmës, përfshirë atë arsimore, që orga-
nizatat fetare u ofrojnë fëmijëve kosovarë mbi moshën trevjeçare. Fondacioni Bëmirës
Islamik (IEF), që vepron nën ombrellën e SJCRKC-së, haptazi pranon se përkrah mbi
30 shkolla kuranike në pjesët rurale të Kosovës, që të gjitha të ndërtuara pas vitit 1999.
Vendorët, kur janë pyetur për këto shkolla, janë ankuar se mësojnë tinejxherët shumë
pak më tepër sesa mësim përmendësh të Kur’an-it, dhe rrjedhimisht, nuk përmirësojnë prospektet e popullatës fshatare në nevojë.
Për fat të keq, brenda bashkësisë ndërkombëtare duket të ketë shumë pak interesim për
atë se nëpër çfarë është duke kaluar Kosova fshatare në aspektin e mungesës së shër-
bimeve themelore. Rrjedhimisht, u është kushtuar gjithashtu vëmendje e vogël 98
shkollave fillore dhe të mesme të ndërtuara në Kosovë nga SJCRKC-ja. Këto shkolla,
që synojnë të përgatisin nxënësit premtues për shkollat më të mëdha të udhëhequra nga
IEF-ja, po ndihmojnë në krijimin e gjeneratës së re të muslimanëvë shqiptarë, ndjenja
e të cilëve për përndjekje dhe neglizhencë bën që ata të shndërrohen në gjeneratë të të
rinjve dhe të rejave lojaliteti i të cilëve nuk është Kosova, dhe që në vete përmbajnë
jotolerancë të dhunshme ndaj të gjithë atyre që u kundërvihen trajnimeve të tyre.
Burimi i këtillë potencial i urrejtjes është manifestuar para ca kohësh në letrën e një stu-
denti të Institutit për Studime Islame në Prishtinë. Armend Podvorica, në një letër të
hapur në Koha Ditore, ka dënuar qëndrimin e Rexhep Bojës për sa i përket aktiviteteve
të grupeve vehabite në Kosovë. Reagimi i Podvoricës flet për ndjeshmërinë ndaj
kundërshtimit të ndikimit në shtim të organizatave saudite, që është shpreh në radhë të
parë për të pasqyruar strategjinë thelbësore për të nxitur ndjenjën e përkatësisë ndër
ithtarët e vehabizmit. Çfarë është edhe më e rëndësishme, duke iu përgjigjur kritikës së
Bojës, Podvorica zbulonte jotolerancën qenësore vehabite ndaj, në radhë të parë,
trashëgimisë islamike në Kosovë. Në vijim të mbrojtjes së doktrinës vehabite si një
“formë e pastër” e besimit, Podvorica shpjegon pse shqiptarët e Kosovës, edhe
përkundër 500 viteve të traditës islame, ende nuk janë muslimanë të vërtetë.
Qartazi, sipas fjalëve të Podvoricës, kosovarët kurrë nuk kanë mësuar islamin e
“vërtetë”. Në vend të kësaj, ata kanë trashëguar formën e “bastarduar” nga Turqia [sic]
që “nuk ka të bëjë asgjë me fenë”. Podvorica, vazhdon duke sfiduar shqetësimet e
shprehura të Rexhep Bojës lidhur me ekstremizmin, duke çmuar veprimet e “këtyre
muslimanëve” (çuditërisht, duke nënkuptuar se Boja nuk është një ndër këta) të cilët
drejtojnë shkollat dhe të cilët “janë të respektuar në Arabi”. Fakti se ata “pasojnë rrugën
autentike”, supozohet se do të duhej të zbehë çfarëdo shqetësimi që mund të kenë lex-
uesit e Kohës Ditore për legjitimitentin e doktrinës vehabite, dhe që menjëherë të zmbrap-
së shqetësimet publike të Bojës. Duke qënë se muslimanët e zellshëm arabë të
Podvoricës dallohen nga ajo që ky e cilëson si traditë e “bastarduar” islame, Podvorica
vë në pah shenja të përfoljes së ngurtësisë doktrinare që dështon t’u bëjë vend interpre-
timeve të muslimanëve të tjerë, e lere më që të flitet me ta. Kjo ngurtësi Kosovës mund
t’i sjellë tmerre.
Letra e Podvoricës vë në theks çarjet të cilat po ndodhin në rrugët e thella të Kosovës.
Podvorica vrazhdë shënon kufirin ndërmjet pasuesve besnikë dhe të vërtetë nga ata të
cilët nuk janë të tillë. Kjo metodë e diferencimit shumë shpejt do të mund të shndërro-
hej në formë më të shëmtuar shkëmbimesh. Ne të vërtetë, tanimë ka pasur një numër
të incidenteve në të cilat shqiptarët e stërvitur nga vehabitët kanë ndërprerë takimet
publike duke sulmuar të gjithë që nuk u janë nënshtruar doktrinës së tyre. Ishte e qartë
nga pjesëmarrja në një takim për kontrollin e lindjeve në Prizren më 2002, se ky shpërthim ishte formë e kërcënimit, për të cilin bëj me dije se së shpejti do të shndër-
rohet në veprime të “ndëshkimit” publik të atyre që devijojnë nga “rruga e vërtetë”.
Kjo metodë retorike e konfrontimit e përdorur nga Podvorica dhe kolegët e tij, është e
mirënjohur në lagjet e varfëra të qyteteve arabe, ku organizatat vehabite janë përpjekur
të marrin në duar të veta vendbanime nga grupet e tjera muslimane përmes akuzimit të
oponentëve për tradhtim të islamit. Një gjë e tillë ka ndodhur në Pakistan, Taxhikistan
dhe në një numër të qyteteve fqinje arabe, dhe do të ndodhë edhe në Kosovë në rast se
nuk bëhet asgjë për t’u dhënë këtyre fëmijëve fshatarë burime alternative të arsimit. Se
kundërshtimi i Bojës ndaj doktrinës vehabite, interpretohet nga Podvorica dhe shqip-
tarët e tjerë nën magjinë e vehabitëve si kërcënim ndaj islamit dhe “tradhti”, është qenë-
sore në të kuptuarit se si do të duket e ardhmja e Kosovës në rast se bashkësia
ndërkombëtare vazhdon të injorojë Kosovën rurale.
Ka shqetësime se sfidimet e Bojës dhe të shqiptarëve të tjerë që i bëhen doktrinës
vehabite nga ana e lojalistëve vehabitë interpretohet si gjest armiqësie, gjest ky që duhet
konfrontuar në mënyrë agresive. Perceptimi i armiqësise ndaj pasuesve vehabitë, që qar-
tazi e nxit Podvoricën të reagojë me akuza për “traditat e bastarduara islame” të Bojës
(dhe të Kosovës), lidhet me format të tjera të armiqësisë ndaj vehabizmit që emetohen
për çdo mbrëmje në programet ndërkombëtare të lajmeve. Kjo është manifestuar në
formë të garës institucionale ndërmjet bashkësisë së “themeluar” fetare vendore, BIK-
ut, dhe “arabëve”. Deri më 27 prill, 2003, zyrtarët e BIK-ut sipërfaqësisht kanë sfiduar
mësimet e vehabitëve në Kosovë.55 Përderisa deklaratat nga kryeimami Sabri Bajgora
mund të mëtojnë vendosje të rendit në bashkësinë islame, të stërkequr nga dekadat e
shtypjes institucionale dhe lufta e viteve 1998-1999, janë edhe disa tensionime me peshë
të cilat nuk mund të adresohen pa ndërhyrjen e UNMIK-ut dhe të BE-së. Ndjenja e
mosmirëseardhjes në Evropë, ndjenja e të qenit i përndjekur për shkak të përkatësisë së
“muslimanit të mirëfilltë” dhe vërtetë, fajësimi për ngjarjet në pjesë të tjera të globit
është një temë e përbashkët për shqiptarët muslimanë të vetidentifikuar sot. Thjesht,
përderisa bashkësitë fshatare në Kosovë janë bërë pak a shumë të varura nga SJCRKC-
ja për nevojat e tyre themelore dhe gëzojnë pak apo fare aspak simpati nga bashkësia
ndërkombëtare, ato janë gjithnjë e më të ndjeshme në qëndrimet e caktuara botërore të
cilat në mënyrë inherente janë armiqësore në Evropë dhe tërësisht në perëndim.
Qartazi nga kjo letër e Podvoricës, sjelljet e tilla nuk janë të drejtuara vetëm ndaj botës
së jashtme. Gjatë rrugëtimeve nëpër rajon në vitin e fundit, shihej qartë se si rezultat i
qëndrimit për gati tri vite nën kujdesin saudit, të rinjtë e këtyre bashkësive kanë filluar
të manifestojnë një intolerancë më të madhe ndaj larmisë së trashëguar kulturore dhe
sektare të vendit. Kjo pasqyron të kuptuarit e ngurtë nga vehabitët për atë që e përbën
bashkësinë islame dhe interpretimi i së kaluarës së Kosovës si diçka “jolegjitime” po
zgjerohet ndër të rinjtë e bashkësive fshatare.
Thuhet se segregacioni i detyrueshëm i gjinive dhe përqëndrimi i arsimimit të të rinjve
meshkuj në pak më shumë sesa mësim përmendësh të Kur’an-it, ka tërhequr shumë pak
apo aspak vëmendje të bashkësisë ndërkombëtare. Kur kemi parasysh se përmirësimi i standardeve arsimore të Kosovës dhe nxitja e arsimimit për vajza janë nën ombrellë të
“kompetencave” të UNMIK-ut, është vërtetë tragjike që Kosova rurale të jetë në
gjendje të tillë. Ndoshta edhe më e tmerrshme dhe e paimagjinueshme pas ngjarjeve të
11 Shtatorit 2001, është fakti se indiferenca ndërkombëtare ka lejuar që ky monopoliz-
im i jetës shpirtërore të Kosovës nga agjencitë saudite të rrënjoset edhe përbrenda vetë
institucioneve të rajonit.
Vartësia e Kosovës rurale nga fondet fetare është siguruar përmes aleancave formale
ndërmjet disa elementeve të Qeverisë së përkohshme, e në radhë të parë të Ministrisë
së Shëndetësisë dhe organizatave sauditë, të cilat në të kaluarën kanë ofruar barërat
qenësore dhe pajisjet mjekësore për bashkësitë fshatare në fjalë. Ky boshnjak etnik dhe
aktualisht ministër i suspenduar i shëndetësisë, Numan Baliq, me origjinë nga Novi
Pazari i afërt (Sanxhak), për vite të tëra është njohur për animet e tij “fundamentaliste”,
gjë për të cilën edhe ka braktisur Sanxhakun në fillim të viteve 1990. Duke u vendosur
në Shqipëri, Baliqi krijoi lidhje, ndër të tjera, me një shqiptar nga Shkupi, i cili në
ndërkohë e ka ndërruar emrin në Muhamed Jusufi. Jusufi, “këshilltar politik” i Baliqit
gjatë kohës kur ky ishte Ministër i Shëndetësisë, ka lidhje të gjata me Arabinë Saudite.
Gjatë luftës së viteve 1998-1999, Jusufi ishte koordinator për agjencitë humanitare sau-
dite në Shqipëri, dhe padyshim se me ndikimin edhe të këtyre agjencive, mori rolin e tij
të ri afër Numanit. Historia e larmishme e Baliqit si udhëheqës politik në vendin e tij të
ri, është thelbësore në kuptimin e lidhjeve të ndërlikuara ndërmjet vehabizmit saudit
dhe nuancava të sektarizmit fetar që ka filluar të dalë në sipërfaqe në Kosovë. Baliqi dhe
Jusufi, dy jokosovarë, mund të shihen si figura qendrore në përpjekjet për të integruar
prozelitizmin vehabi përbrenda rrymës primare politike dhe kulturore në Kosovë.56
Një ndër pengesat më të mëdha në ballafaqimin me çështje të kësaj natyre, është poli-
tika e imponuar ndërkombëtarisht, e cila ka mëtuar të jetësojë disa ideale në shoqëritë
vendore, me fleksibilitet të ulët apo edhe fare pa të për t’i përshtatur këto posa të bëhet
e qartë se janë kundërproduktive për misionin e gjithëmbarshëm. Përkundër provave
për armiqësinë e Baliqit ndaj forcave “perëndimore” në Ballkan, siç del në shesh gjatë
bisedimeve me një numër të madh të personelit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH)
dhe personelit ndërkombëtar mbikëqyr aktivitetet e përditshme MSH-së,
UNMIK-u duket të jetë i zënë në kurthën e politikës së “multikulturalizmit”, duke pen-
guar në instancë të fundit përpjekjet e organeve qeverisëse, përfshirë qeverinë e
Kosovës për të disiplinuar Baliqin për dështimet e tij si Ministër i Shëndetësisë, e të cilat
shtrihen shumë më larg sesa lidhjet e tij me Arabinë Saudite. Në fund, ndërlidhjet
përgjithësisht të injoruara të organizatave fetare saudite me qeverinë e Bosnjës dhe
Ministrin Numan Baliq janë shkëputur pas një lufte të gjatë dhe të ndytë politike ndër-
mjet institucioneve të përkohshme të Kosovës, Baliqit dhe UNMIK-ut, me ç’rast ky i
fundit shpeshherë ka ndërhyrë për të mbrojtur Baliqin nga disiplinimi për politikat e tij
të dyshimta. Përderisa Baliqi është shkarkuar nga posti i tij me vendim të Kryeministrit
(ndërsa zyra e Steiner-it po e vonon shkarkimin formal nga frika prej pasojave politike),
rrjeti i ndërlikuar i interesave të cilat janë lejuar të formësojnë sistemin shëndetësor të
Kosovës akoma mund të paraqesin strehim të nevojshëm për ndikimin më të lartë saudit në shumë pjesë të Kosovës, e të mos përmendin fare rastin e mbajtjes së Baliqit në
pozitën e tij edhe përkundër listës së gjatë të veprimeve inkompetente dhe menaxhim-
it të dobët.

Përpjekjet vendore për të adresuar forcën në rritje të SJCRKC-së

Në përpjekje për të zmbrapsur atë që shumica e konsiderojnë të jetë përpjekje e
SJCRKC-së për indoktrinim të popullatës rurale në Kosovë dhe për të marrë nën kon-
troll disa nga institucionet kryesore të Kosovës, vija të reja politika po formësohen në
shoqërinë kosovare. Fatkeqësisht për stabilitetin afatgjatë të rajonit, këto ndarje politike
pasqyrojnë më shumë se kurdo më parë, ndarjen fshat/qytet të popullatës kosovare. Për
pasojë, duket të ketë ndjenjë të theksuar të përndjekjes tek ata që kanë filluar të
mbështeten në ndihmën e SJCRKC-së dhe tek një segment i vogël i popullsisë që ka
pranuar doktrinën salafi. Prandaj, “islami politik”, mu ashtu siç është paraqitur në pjesët
tjera të botës, ndonëse akoma në gjendje foshnjore në Kosovë, po transformohet ashtu
që t’u përshtatet nevojave vendore. Bie fjala, në revistën e BIK-ut Takvim, hasen disku-
time për përparësitë e krijimit të një partie islamike që do të adresonte problemet në
fjalë të popullatës fshatare dhe problemet lidhur me neglizhencën administrative. Në të
vërtetë, avokuesit e krijimit të një partie islamike zbulojnë ndjenjën në rritje për pushtet
politik në shoqërinë kosovare, e tillë që po bëhet më intervencioniste kur është në pyet-
je ndikimi i zakoneve kulturore dhe arsimimi i shoqërisë sikundër edhe qëndrimin poli-
tik gjithnjë e më agresiv kundrejt botës së jashtme.
Ndikimi i fuqishëm që shkollat e financuara saudite kanë në perceptimet e bashkësive
fshatare kundrejt botës së jashtme, jo vetëm që kanë krijuar tensionime brenda bashkë-
sisë muslimane për sa i përket doktrinës, por kjo gjithashtu ka sfiduar harmoninë tradi-
cionale ndërmjet shqiptarëve të krishterë dhe muslimanë. Një ndarje e dukshme është
paraqitur, me ç’rast elemente radikale të bashkësisë shqiptare muslimane, sipas shenjave
të dhëna nga sponsoruesit e tyre arabë, shkojnë aq larg sa të sfidojnë ndjenjat nacional-
iste shqiptare të cilat shihen si të afërta me “trashëgiminë e krishterë”. Përveç shpalljes
për “jobesimtarë” të heroit kombëtar shqiptar, Skenderbeut (që u rezistoi forcave
otomane në shekullin e pesëmbëdhjetë), grupet saudite salefi haptazi kanë shprehur
armiqësinë e tyre ndaj pranisë së amerikanëve dhe të ndikimeve të tjera “të korrup-
tuara” perëndimore. Duke i lidhur shqiptarët katolikë me interesat perëndimore dhe
varfërimin e vazhdueshëm të Kosovës fshatare, këto grupe kanë arritur sukses që është
në rritje e sipër nëpër disa rajone dhe është vazhdimësi e strategjisë së miratuara nga
Sarajeva gjatë erës së Titos.

Sërish, në momente të caktuara kjo ka prodhuar sfidime të zëshme nga shumë shqip-
tarë, si brenda institucioneve ekzistuese muslimane ashtu dhe brenda partive politike
tërësisht sekulare, në veçanti për sa u përket sulmeve të grupeve salafi kundër
Seria e kërkimeve politike amerikanëve, ku këta të fundit nga shqiptarët konsiderohen si shpëtimtarë. Ky debat i hapur tregon se ka mjaft dyshim në motivet e grupeve bëmirëse fetare në përgjithësi ndërsa në veçanti janë vërejtur sulme ndaj “muxhahedinëve arabë”. Duke qenë të lehtë për t’u identifikuar për shkak të mjekrrave të tyre të gjata dhe rregullave të thjeshta të veshjes, prania e këtyre individëve tejet fetarë rezulton në supozim të menjëhershëm se ata janë të lidhur me ekstremistët sauditë. Kjo armiqësi ndaj “imperializmit arab” lehtë do të mund të përmbyllej nga UNMIK-u dhe institucionet e tjera, në rast se procesi i ndërhyrjes do të siguronte që popullata fshatare të mos ndjejë nevojën për t’iu rrekur shtegut të cilit iu rrekën afganët në vitet 1980. Në shembullin ndoshta më të mirë të asaj se çfarë ndjejnë shqiptarët ndaj rritjes në ndikim të organizatave saudite, agjencia e lajmeve Kosovapress, që konsiderohet të jetë armë mediale e partisë politike të dytë në Kosovë, nga fundi i dhjetorit, 1999, bën komentin në vijim.
“Për më shumë se një shekull vendet e civilizuara e ndajnë fenë nga shteti. [Megjithatë],
ne tani po shohim përpjekje jo vetëm në Kosovë, por kudo që jetojnë shqiptarët, për të
futur fenë në shkollat publike… Organizatat e huaja islamike të cilat fshihen prapa pro-
grameve të tilla të ndihmës, kanë zhvilluar lëndë plotësuese për fëmijë. Disa radio sta-
cione tani gjatë natës ofrojnë transmetime në arabisht, gjuhë kjo të cilën askush nuk e
kupton dhe që shumëkend e bën për të pyetur vetën se a mos po jetojmë në vend arab?
Është koha për xhamitë shqiptare që të ndahen nga lidhjet arabe, dhe për islamin që të
zhvillohet i mbështetur në themel të kulturës dhe zakoneve shqiptare.” 58
Ky qëndrim më së miri thekson natyrën e shqetësimeve të një numri të madh koso-
varësh urbanë për trashëgiminë e tyre islamike. Përkundër këtyre shqetësimeve dhe
ndjeshmërisë në rritje ndaj “fundamentalizmit islamik” pas 11 Shtatorit 2001, ndikimet
saudite vazhdojnë të shtojnë praninë e tyre në pjesët rurale, shpeshherë me miratim të
bashkësisë ndërkombëtare e cila ka gjithnjë e më pak të holla për të ofruar. Çelësi, sër-
ish, qëndron në ndihmën ekonomike të cilën mund ta ofrojnë organizatat saudite në
fshatrat përgjithësisht të harruara, larg nga rrugët kryesore dhe shumë larg interesimit
të organizatave ndërkombëtare. Meqë jetimoret dhe shkollat fillore saudite merren me
mungesën serioze të arsimit dhe të shërbimeve sociale nëpër fshatra, audienca e “zënë”
sigurohet për mesazhin thelbësor-propagues që është në kundërshtim të drejtpërdrejt të
vetë retorikës së “tolerancës” të nxitur nga UNMIK-u. Fëmijët që përfitojnë nga ndih-
ma ekonomike, të cilën asnjë organizatë evropiane apo organizatë tjetër ndërkombëtare
s’është e gatshme t’ua japë, shkojnë drejt vartësisë nga organizatat e tilla në të gjitha
aspektet e jetës së tyre kulturore, sociale dhe ekonomike. Kjo vartësi i bën ata të lën-
dueshëm përballë strategjive afatgjata të organizatave salafi/vehabite me bazë në
Arabinë Saudite dhe gjithashtu mund të rezultojë edhe në armiqësi në të ardhmen ndaj
bashkëkombasve tyre kosovarë, pjesës tjetër Evropës dhe perëndimit
përgjithësi.

Shqipëria: Model për Kosovën?

Është interesante se në Shqipëri, menjëherë pas rënies së komunizmit dukej se gjërat
janë duke shkuar në drejtimin që tani e ka Kosova. Ngjashëm me atë që po bëjnë në
Kosovë, përfaqësues nga Irani dhe Arabia Saudite u ngutën më 1991 në Shqipërinë e
varfëruar, me shpresë se do të indoktrinojnë atë që shihej si popullsi e ndjeshme. Të
armatosur me pako ndihmash dhe shpeshherë me qëllime të padeklaruara, afatgjata për
të drejtuar shqiptarët e rinj në lloj të veçantë të praktikave islame, shumë nga këto orga-
nizata u mirëpritën haptazi nga Kryetari Sali Berisha, duke shpresuar në nxitje ekono-
mike prej vendeve të pasura dhe prodhuese të naftës të gadishullit Arab dhe prej Iranit.
Në Shqipëri, rezultatet nga ky invazion virtuel i bëmirësive muslimane (dhe të krishtera)
ishin të menjëhershme. Sipas një studimi të zhvilluar më 1994 nga dy universitete në
Tiranë, tri të katërtat e studentëve të intervistuar u përgjigjen se besojnë në Zot,
përderisa vetëm një e katërta e profesorëve të intervistuar pohonte të jenë besimtarë.59
Kjo “rilindje” e besimit mund të ketë pasqyruar rilindjen e institucioneve fetare dhe
garën për vijim të shkollave fetare të cilat pas vitit 1990 u hapën nga donatorët e huaj.
Pasojë e këtij invazioni, nuk është patjetër ortodoksia rigjide. Madje, është interesante,
se kryesisht si pasojë e perceptimit se shqiptarët janë në nevojë të reintegrimit fetar,
rajoni ka qenë pikë e rivalitetit intensiv ndërmjet traditave konkurrente “islamike” në
vetë shkollat e ndërtuara për indoktrinim fetar.
Shembulli më i mirë i kësaj gjithashtu mund të gjendet në Shqipëri, me paraqitjen e
grupit bëmirës turk, i cili që nga fillimi i viteve 1990 ka monopolizuar arsimin e musli-
manëve urbanë shqiptarë. Një disident i mëvetësishëm, Fethullah Gülen (1938-) me
perandorinë e tij të madhe ekonomike, pedagogjike dhe shpirtërore, ka qenë mjaft i suk-
sesshëm në eksportimin në Shqipëri të llojit të tij “turk” të islamit. Shkollat private
“sekulare” të Gülenit, dershanet, janë paraqitur në Shqipëri që nga viti 1991, duke shër-
byer si kundërpeshë efektive e organizatave më radikale arabe të cilat atëkohë filtro-
heshin në sistem.60 Që nga vetë fillimi, programet zemërgjëra të ndihmave për familjet
e varfëra, arsimim anglez të nivelit botëror dhe premtimet për arsim universitar në
Turqi, kanë tërhequr me mijëra të rinj në këto shkolla. Përderisa mesazhi i këtyre
shkollave është tejet fetar, ish studentët konfirmojnë se mesazhi i Gülenit është
padyshim më “liberal” sesa ai i rivalëve të tij ortodoksë nga bota arabe. Kjo përkrahet
edhe nga shkrimet dhe prononcimet e Gülenit, ku sugjerohet se literalizmi “arab” (më
mirë i njohur si vehabizëm) nuk është islami i kohës moderne dhe qartazi gjykohet nga
shkolla e tij. Ky sfidim i vlerave vehabite qartazi luan një rol të rëndësishëm në atë se si
reintegrohet islami në jetën e shqiptarëve në Shqipëri, dhe pak a shumë i ka margjinl-
izuar shkollat e financuara nga arabët. Si rezultat i këtij dështimi për ndikim në Shqipëri,
bëmirësitë arabe që nga viti 1999 kanë riorientuar të hollat dhe vëmendjen e tyre në
Kosovë. Dallimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mund të qëndrojë në faktin se
përderisa organizatat e Gjirit Arab dominojnë në Kosovë, organizata e Gülenit në
Kosovë ka ndërtuar vetëm një shkollë.

Prandaj, është e rëndësishme të theksohet se shqiptarët nuk janë të predestinuar për të
marrë rrugën e “talibanëve”, ashtu siç duket se sot po ndodhë në disa bashkësi të shum-
ta të Kosovës. Vërtetë, duket se muslimanët në Shqipëri me sukses kanë zmbrapsur
depërtimet vehabite në bashkësitë e tyre, duke pranuar haptazi një lloj më “liberal” të
islamit të importuar nga Turqia, apo duke vijuar shumë shkolla të tjera sekulare dhe “të
krishtera” të ndërtuara në vend. Në dallim nga Kosova rurale sot, prindërit në Shqipëri
kanë një spektër të gjërë të mundësive për arsimin e fëmijëve të tyre dhe, çfarë është
edhe më e rëndësishme, ata nuk ka pasur një burim të vetëm të ndihmës materiale të
dëshiruar. Kjo larmi dëshmohet të jetë thelbësore. Të armatosur me alternativa dok-
trinare dhe sektare, muslimanët vendorë në rajonet shqipfolëse të Ballkanit, tregohen,
kur u jepet rasti, efektivë në dëbimin e përpjekjeve indoktrinuese nga interesat e
jashtme.

Përfundimet

Ky raport i shkurtër synon të vë në pah mënyrën e dyshimtë se si fuqitë perëndimore
kanë caktuar prioritetet e tyre në rajon dhe se si agjencitë saudite kanë plotësuar këtë
zbraztësirë. Çështja shtrohet se si politikat perëndimore të “zgjidhjes së konflikteve”
kanë lënë “bashkësitë” etno-fetare (përkatësisht muslimanët, të krishterët ortodoksë
dhe katolikët) në mëshirë të organizatave ndërkombëtare të “mbështetura në fe”, të
cilat nga ana e tyre në mënyrë të paturpshme shfrytëzojnë varfërinë dhe kushtet e frag-
mentuara sociale të shqiptarëve. Si rezultat i depërtimit të suksesshëm të këtyre organi-
zatave në bashkësitë ne fjalë, muslimanët në Kosovë gjithnjë e më shumë po bëhen të
prekshëm ndaj armiqësive pasuese ndërmjet mu atyre qeverive të perëndimit të cilat
neglizhuan adresimin e nevojave të tyre fillestare. Për ironi, përderisa qeveritë perëndi-
more dridhen para “rritjes së fundamentalizmit islamik”, politikat e tyre diskriminuese
ndaj popullatës rurale “muslimane” të Kosovës mund të tregohet të jenë drejtpërdrejt
përgjegjëse për prodhimin e “talibanëve” vetanakë të Evropës, të cilët më vonë, me të
vërtetë mund të tregohen armiqësorë ndaj “vlerave dhe interesave perëndimore.” Kjo
porosi nuk duhet të shërbejë vetëm si ftesë për kthesë të menjëhershme të politikave në
Kosovë për sa i përket financimit të zhvillimit fshatar, por gjithashtu edhe si vërejtje për
bashkësinë ndërkombëtare të gatshme për të ndërhyrë në Irak.
Kur e them këtë, nënkuptohet se duhet kohë që të “thahet ngjyra në pikturë”. Vërtetë,
gjatë historisë së islamit në Ballkan, shqiptarët kanë demonstruar një spektër të gjerë të
animeve. Shqiptarët e Kosovës nuk janë të predestinuar për të qenë talibanë të
ardhshëm. Siç kam përmendur në nëntorin e kaluar në një ligjëratë të mbajtur për këtë
temë në Qendrën Woodrow Wilson, është ironike që ka qenë shqiptari Muhammad Ali,
guvernatori i Egjiptit, ai i cili më 1840 shtypi kryengritjen vehabite në Arabi. Është po
aq ironike që sot, shqiptarët janë të përfshirë nga po të njëjtat ndjenja të cilat i kanë
ndalur me forcat e tyre më 1840. Përderisa shumë në Kosovë, sikundër edhe në Shqipëri, vazhdojnë të rezistojnë implikimet sektare të aktiviteteve fetare të shumë organizatave të ndryshme “bëmirëse”, të tjerët pranojnë se ardhja e këtyre organizatave propaguese krijon konflikte të brendshme, ngase njerëzit kështu udhëhiqen nga prem-time për të holla, punë, arsim dhe identitet të ri. Përveq nëse i kushtohet vëmendje e menjëhershme ofrimit të alternatives për bashkësitë fshatare në Kosovë, spektakli i forcave të jashtme që manipulojnë me dallimet të brendshme, sikurse në Liban në vitet 1970 dhe 1980, dhe ndër refugjatët afganë në Pakistan, paraqet mundësi në vete. Do të ishte demonstrim tjetër tragjik i shkurtpamësisë perëndimore, në rast se dështimi nga ana e të njëjtit për të rivendosur jetën e qindra mijëra personave, do të rezultonte në dekada të konfliktit dhe të jostabilitetit. Koprracia ekonomike dhe shovenizmi kulturor që shkakton këtë neglizhencë mund të kthehen prapa dhe të ndjekin Evropën, duke hequr ashtu çdo iluzion se gjatë tre viteve të fundit në Ballkan gjërat janë bërë ashtu si duhet.

Sugjerime për zmbrapsjen e trendeve të lartpërmendura:

1) Studime proaktive.
Sugjerohet që bashkësia ndërkombëtare të ndihmojë në krijimin e një departamenti të
ri në Universitetin e Prishtinës, e i cili do të merrej me studimin e të kaluarës së
larmishme etnike dhe kulturore të Kosovës. Udhëheqësia aktuale e Universitetit (anëtar
i PDK-së) dhe departamentet e tij, sikundër edhe Ministri i Arsimit nga radhët e LDK-
së (ekonomist), publikisht kanë shprehur përbuzje për “traditën”, folklorin etj. Ky
shovinizëm provincial do të rezultoj në humbje të përhershme të kulturës e cila shkrinte
në vete traditat gjuhësore, shpirtërore dhe materiale serbe, turke, rome, vllahe e të tjera.
Një përpjekje e bashkërenditur për të përkujtuar të kaluarën e larmishme të Kosovës
mund të zbutë logjikën e vrazhdë segregacioniste që sot ekziston në bashkësinë serbe
dhe atë shqiptare karshi njëra-tjetrës. Kjo kërkon ndihmë në mbrojtjen e trashëgimisë
kulturore të Kosovës dhe zbulimin e asaj që është shlyer gjatë tetëdhjetë viteve të fun-
dit. Në veçanti, u referohem këtu traditave muslimane sufiste dhe historisë katolike
shqiptare, në masë të madhe të mbuluara nga heshtja e plotë akademike. Puna e studim-
it të larmisë së Kosovës, ngjashëm me planprogramet e reja të zhvilluara në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës për nënvizimin e larmisë raciale, etnike dhe fetare, do të bënte
më shumë drejt synimit të “pajtimit” sesa forcimi i udhëheqësve politikë të cilët vijnë
nga periudha tjetër, ajo e segregacionit. Megjithatë, një orvatje e tillë kërkon ambient
pune të përshtatshëm për akademikë nga jashtë dhe për gjeneratën e re të Kosovës, që
të jenë të lirë nga hegjemonia intelektuale e tanishme e Universitetit të Prishtinës.
2) Vënja e një regjimi të menjëhershëm rregullator per kontroll të organizatave
“bëmirëse” fetare, duke përfshirë si ato të krishtera ashtu edhe organizatat muslimane.
3) Caktimin e një kontrolli të rreptë kufitar që do të parandalonte filtrimin e individëve të padëshiruar në Kosovë. Është e qartë për autorin e këtij punimi se agjencitë saudite
shfrytëzojnë fluturimet e Turkish Airlines nga Stambolli si një metode e përshtatshme
për infliltrimin e individëve, të cilët përndryshe, nga zyrtarë kufitarë evropianë, do të
vlerësoheshin si të rrezikshëm. Është dashur të tërheqë vëmendjen e personelit të sig-
urimit fakti se asnjë nga pjesëtarët vehabitë të supozuar që punon në Kosovë nuk vjen
nëpërmjet aerokompanive evropiane si Swiss Airlines apo Austrian Airlines. Turkish
Airlines dhe shërbimet e saj të transferit në Prishtinë, paraqesin një shteg të përkryer për
infiltrim, jo vetëm në Kosovë, por sipas të gjitha gjasave edhe në tërë rajonin. Përveç
nëse bëhen kontrollime profesionale dhe të plota të të gjithë individëve që vijnë këtu e
të cilët i përgjigjen përshkrimit, Kosova nuk do të jetë në gjendje që të merret me këtë
problem afatgjatë.
4) Investime të menjëhershme në shkolla nëpër fshatra. Kjo përfshinë ndërtimin e më
shumë shkollave, ristërvitje të arsimtarëve dhe sigurim të bursave për një numër të
madh studentësh për shumicën e shkollave. Kosova rurale, si edhe në të kaluarën, po
izolohet tërësisht nga fakti se të hollat për zhvillim po kanalizohen në qytete. Se shkol-
lat e financuara nga sauditët paraqesin të vetmin burim të “arsimit” duke ofruar të vet-
men shpresë për shoqërinë fshatare, është arsye për të cilën personeli i UNMIK-ut do
të duhej të turpërohet. Fakti se përkundër të gjitha miliardave të hudhura në Kosovë
sistemi arsimor dhe Kosova rurale në përgjithësi është lënë pas dore, flet për menaxh-
ment të dobët dhe një lloj arrogance, e cila do të kthehet për të ndjekur Evropën në të
ardhmen e afërt. Nëse shqiptarëve të pjesëve rurale u jepet një zgjedhje e mundshme,
kjo do të eliminonte joshjen nga shkollat saudite, ashtu siç ka ndodhur në Shqipëri.
5) Forcimi i organizatave vendore fetare. Dështimi për të ndihmuar në rizhvillim të tra-
ditave të vjetra do të ketë pasoja afatgjata për shoqërinë kosovare. Njerëz si Numan
Baliqi nuk duhen lejuar të diktojnë përmbajtjen fetare të shoqërisë kosovare. UNMIK-
u dhe bashkësia ndërkombëtare duhet që drejtpërdrejt të përfshihen në rivendosjen e
rrugëve të vjetra të besimit. Kjo gjithashtu do të thotë që çështjet e islamit të mos i kalo-
hen Rexhep Bojës së BIK-ut, ngase kjo vetëm do të replikonte atë që Beogradi është
përpjekur ta bëjë për më shumë se pesëdhjetë vjet. Larmia fetare e Kosovës dhe tradi-
tat burimore meritojnë kremtim, e jo çrrënjosje, dhe për të siguruar që kjo të vazhdojë
bashkësia ndërkombëtare mund të investojë pak të holla.
6) Nxitja e ribotimit të shumë teksteve fetare, në veçanti të atyre të shkruara nga shqip-
tarët, mund të ndihmojë në zbutjen e pretendimeve vehabite. Ky do të ishte manifes-
tim i qëllimit të bashkësisë ndërkombëtare për të mbrojtur trashëgiminë islame të
Kosovës. Nëse muslimanët shqiptarë nuk mund të lexojnë për alternativat e shumta të
cilat ekzistojnë, ata kurrë nuk do të mund të binden për t’u shmangur nga doktrina
vehabite e cila sot po ngulitet në kokat e tyre.
7) Një përpjekje e fortë për të ripërtërirë traditat katolike në Kosovë. Ka një numër
vendesh të lashta të cilat qëllimisht janë shkatërruar apo mbuluar me beton gjatë peri-
udhës jugosllave. Nxitja e zhvillimit të interesimit për historinë e Kosovës, që nuk i
shkon për shtati qëndrimit të rrezikshëm jugosllav kundër shqiptarëve katolikë, do të ndihmonte në iluminimin e botës dhe forcimin e ndjenjës së bashkësisë ndër kosovarë.
Kjo nuk është menduar për të ringjallur pretendimet nacionaliste, meqë një gjë e tillë
mund të bëhet nga manifestimi i menduar dhe bujar i konsideratës së bashkësisë
ndërkombëtare për gabimet e kaluara dhe përpjekjet për konfigurim të historisë së
Kosovës nga ajo që me të vërtetë ishte, një shoqëri multietnike, diverse dhe heterog-
jene, dhe jo e tillë që i shkatërron të gjitha dëshmitë e trashëgimisë së shkrirë islame,
katolike dhe ortodokse.

Shënime
1 Cituar në Andras Riedlmayer, “Kosovo: The Destruction of Cultural Heritage,” në
www.justiceforall.org, 1999.
2 John Esposito gati njëzet vjet më parë nxiste lexuesit që të mos nënçmojnë aftësinë e
shoqërive ”tradicionale” si ajo e Arabisë Saudite për të prozelituar duke shfrytëzuar vetë
mjetet bashkëkohore, të supozuara si mjete ekskluzive të shoqërive kapitaliste perëndi-
more. John L. Esposito, Islam and Politics (New York: Oxford University Press, 1984),
212.
3 Këto pelegrinazhe të përbashkëta janë vënë re gjatë shekujve në Kosovë dhe janë temë
qendrore e hulumtimeve të antropologut holandez, aktualisht të vendosur në Londër,
Ger Duijzings. Shih punimin e tij “Pilgrimage, Politics and Ethnicity: Joint Pilgrimages
of Muslims and Christians and Conflicts over Ambiguous Sanctuaries in Yugoslavia
and Albania,” në Mart Bax and Adrianus Koster (eds.), Power and Prayer: Religious and
Political Processes in the Past and Present. (Amsterdam: VU University Press, 1993): 79-90.
4 Për një ndër prezentimet më të mira të trashëgimisë unike shqiptare muslimane, shih
Robert Elsie, History of Albanian Literature, (Boulder: Social Science Monographs, 1995)
vol. 1, 85-118, 195-208.
5 Për një shpjegim të sofistikuar të nuancave ndërmjet këtyre kategorive në Ballkan,
shih, H.T. Norris, Islam in the Balkans: Religion and Society between Europe and the Arab World
(London: Hurst, 1993), 82-137.
6 Në të vërtetë Sorabji ka vënë re se muslimanët e Bosnjës kanë miratuar retorikë më
ksenofobe ndaj shqiptarëve (ata janë “përtacë, mosmirënjohës, të padisiplinuar dhe nuk
janë muslimanë të vërtetë”) sesa ndaj serbëve. Shih Cornelia Sorabji, “Ethnic War in
Bosnia?” Radical Philosophy, 63 (1993), 34.
7 Për politikën jugosllave të emigrimit të dhunshëm shih Isa Blumi, “Whatever
Happened to the Albanians? Some Clues to a Twentieth-Century European Mystery”
European Encounters, 1945-2000: Migrants, Migration and European Societies since 1945.
Eds. Ohliger, Schonwalder, Triadafilopoulos [London: Ashcroft, 2003], 231-268 dhe
për mbylljen e xhamive në vitet 1950, shih Isa Blumi, “Albanians in Macedonia: Has the
Rain Come?” International Journal of Albanian Studies [Fall, 1997]: 32-56.
8 Se si kanë arritur këto rende sufiste deri më 1998 në Kosovë të luajnë rol primar
shpirtëror në jetën e përditshme të kosovarëve, shih Haki Kasumi, Bashkësitë fetare në
Kosovë 1945-1980 (Prishtinë: Instituti i Historisë i Kosovës, 1988), 65 dhe për historinë
më të përgjithshme të vendosjes së tyre në Ballkan, shih Alexandre Popovic, Les dervich-
es balkaniques hier et aujourd’hui. (Istanbul: ISIS, 1994). Nathalie Clayer ka bërë studimin
më gjithpërfshirës të sufizmit në Shqipëri dhe i cili është i dobishëm për të kuptuar më
mirë sesi sufizmi është ushtruar gjatë shekujve: Mystiques, État et société: Les Halvetis dans
l’aire balkanique de la fin du XVe siècle à nos jours (Leiden: E.J. Brill, 1994).
9 Alexandre Popovic, L’Islam balkanique: les musulmans du sud-est européen dans la période post-
ottomane (Berlin, 1986), 347-357.
10 Fejzulah Hadzibajric, “Tesavuf, tarikat i tekije na podrucju Starjesinstva IZ BiH
danas,” Glasnik vrhovnog islamskog starjesinstva u SFRJ, XLII/3 (1979): 271-277, shih në veçanti dhe Glasnik Vrhovnog Islamskog Starjesinstva (1952), 199.
11 Cornelia Sorabji, “Muslim Identity and Islamic Faith in Socialist Sarajevo,”
Disertacion i doktoranturës (Cambridge University, 1989), 163.
12 Glasnik Vrhovnog Islamskog Starjesinstva, (1962), 185-186.
13 Ger Duijzings, Religion and the Politics of Identity in Kosovo. (New York: Columbia
University Press, 2000).
14 Stephen Schwartz, Kosovo: Background to a War (London: Anthem Press, 2000), 87-101.
15 Një numër i banorëve të Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit tregojnë për projekte ndërti-
more gjatë viteve 1940 dhe 1950, kur bëheshin rrafsh me tokë monumente mesjetare
katolike, përfshirë varrezat. Madje edhe deri më 1982 në Pejë në vendburimet arke-
ologjike janë gjetur objekte të cilat i takonin periudhës para dinastive të Nemanjiqëve,
të adhuruara nga nacionalistët serbë që nga vitet 1890.
16 Aktualisht, më i zëshmi nga këta potencues të pretendimeve neofashiste për Kosovën
pa shqiptarë, është Dusan T. Batakovic, anëtar prominent i Universitetit të Beogradit.
Shih, bie fjala, Kosovo i Metohija. Istorija i Ideologija, (Belgrade: Hriscanska Misao, 1998).
17 Kjo është bërë e qartë në Noel Malcolm, Kosovo: A Short History (New York: New
York University Press, 1998), 41-57.
18 Letërkëmbim personal, Pejë, janar 2003. Është interesante se, ndoshta si rezultat i
kësaj, thënia e muslimanëve të vjetër kosovarë që pasqyron armiqësinë e përgjithshme
ndaj boshnjakëve. “Shtrydhe një boshnjak dhe dalin shtatë shki).”
19 Shumica nominale e Pejës është e njohur për mbajtjen jashtë jetës së tyre të katolikëve.
Ndër bashkësinë muslimane të Pejës, besohet se mëkatin më të madh që mund ta bëjë fëmija është, bie fjala, të martohet me katolik, veprim ky që konsiderohet sikurse përzierje përgjithmonë e gjakut të familjes. Letërkëmbim personal, Pejë, janar 2003.
20 Letërkëmbim personal, Pejë, janar 2003.
21 Siç është konfirmuar nga bisedat me pjesëtarë të moshuar të bashkësive katolike nga
Gjakova dhe Prizreni që tani jetojnë ne New York, shtator 1997 dhe muslimanë që jeto-
jnë në Klinë dhe Prizren, gusht 1999.
22 Shih Isa Blumi, “Contesting the Edges of the Ottoman Empire: Rethinking Ethnic
and Sectarian Boundaries in the Malësore, 1878-1912.” në International Journal of Middle
East Studies, 35/2 (May 2003): 237-256.
23 Për të dhënat e regjistrimit civil shih “Jugoslavija 1918-1988, Statisticki godisnjak”
(1989).
24 Migrimet më të mëdha të katolikëve nga Kosova ndodhën menjëherë pas Luftës së Parë Botërore, Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë periudhës së Rankoviqit. Ndërsa, edhe gjatë viteve 1980, një numër shpërpjestimisht i madh i emigrantëve kosovarë në Evropën Perindimore dhe në Amerikën Veriore ishin katolikë.

Për historinë e Kishës Katolike në pjesët e banuara me shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë, shih Gjini Gasper, The Shkup-Prizren Diocese through the Centuries (Prizren: Drita, 2000).
25 Ky proces është vënë re nga Alexandre Popovic, “The contemporary situation of the
Muslim mystic orders in Yugoslavia,” në Ernest Gellner (ed.), Islamic Dilemmas:
Reformers, Nationalists and Industrialization: The Southern Shore of the Mediterranean. (Berlin:
Mouton, 1985), 247.

26 Kjo është zbuluar në një raport të gazetarit serb që ka hulumtuar një epizodë të
përgjakshme të represionit në Beograd. L. Bulatovic, Prizrenski proces (Novi Sad, 1988),
91-93.
27 Buletin HU 1984, 12 dhe Sladjana Djuri?, Osveta i Kazna. Sociolosko istrazivanje krvne osve-
te na Kosovu i Metohiji (Nish: Prosveta, 1998), 107.
28 Buletin HU (1978) vol. 2, 6.
29 Shih Sharifi Ahmeti’s article in Glasnik Vrhovnog Islamskog Starjesinstva, 1979, 283-287.
30 Ndër të tjera, shih Dusan Batakovi?, The Kosovo Chronicles (Belgrade: Plato, 1992).
31 Glasnik Vrhovnog Islamskog Starjesinstva, (1975), 296.
32 I tërë takimi dhe përmbajtja e tij janë përshkruar në botimin special të Glasnik
Vrhovnog Islamskog Starjesinstva, no. 3 (1979).
33 Disa autorë dallohen për përshkrimet e tyre të fuqishme dhe sensacionale të “egër-
sisë” dhe “primitivizmit” të shqiptarëve. Racizmi i hapur i Dejan Lu?i?-it kishte lexues
të shumtë në Serbi dhe libri i tij Tajne albanske mafije (Fshehtësitë e Mafias Shqiptare)
botuar më 1988, lavdëronte njësoj punën derogatore të Bulatoviqit dhe të tjerëve në
periudhën e Millosheviqit.
34 Djuri? ka vënë re këtë më 1998, Osveta i Kazna, 109. See also Buletin HU 1978 (4), 12.
35 Shih Amnesty International, A Human Rights Crisis in Kosovo Province. Document Series B:
Tragic events continue, No. 3 Orahovac, July-August 1998. EUR 70/58/98, pages 4-6.
36 Konsulto faqen zyrtare saudite në internet për aktivitetet e “bëmirësive” të ndryshme
saudite në Kosovë: www.saudinf.com.
37 Manifestimi i fundit i kësaj ndodhi si reagim ndaj një hulumtimi tim
paradokohshëm në këtë temë, dhe që më pas është cituar shtrembër në raport të shër-
bimit të lajmeve UPI. Përsëritja e shqetësimeve nga ana e Rexhep Bojës lidhur me
ndikimin e Vahebive në Kosovë, është shoqëruar nga një citat marrë prej një zyrtari të
UNMIK-ut që serish demonstron injorancën e bashkësisë ndërkombëtare për gjendjen
në Kosovë. Shih “Edhe një rrezik për Kosovën: Wahabitë,” Koha Ditore (4 January
2003).
38 Shih M.Sh. Alusi, Tarikh Najd, ed. M. B. Athari, (Cairo AH 1343/AD 1924), 50ff dhe
Al Jabarti, Min Akhbar al-Hijaz wa Najd fi Tarikh al-Jabarti, ed. M.A. Ghalib, (n.p. 1975),
97.
39 H. Khalaf al-Shaykh Khaz ‘al, Hayat al-Shaykh Muhammad b. ‘Abd al-Wahhab (Beirut,
1968), 119ff.
40 Ibn Bishr, ‘Unwan al-Majd fi Tarikh Najd, 2 vols, (Riyadh: AH 1385, 1388/AD 1965,
1968) vol.1, 18 and M.A. Khan, “A Diplomat’s Report on Wahhabism in Arabia,” Islamic
Studies, 1 (1968): 32-48.
41 M. Kurd ‘Ali, Al-Qadim wa ‘l-Hadith. (Cairo, 1925), 157.
42 M.R. Rida, Al-Wahhabiyya wa ‘l-Hijaz. (Cairo: AH 1344/AD 1925), 34.
43 W. Sharara, Al-Ahl wa ‘l-Ghanima: Muqawwimat al-Siyasa fi ‘l-Mamlaka al-‘Arabiyya al-
Su’udiyya. (Beirut, 1981), 124.
44 Majmu’at al-Tawhid, (Saudi Arabia, n.d.), 52 and passim.
45 Majmu’at al-Tawhid, 284.
46 Majmu’at al-Tawhid, 121-122 and cf. 251ff.

47 Sharara, Al-Ahl wa’l-Ghanima, 91.
48 Sulayman b. ‘Abdillah b. Muhammad b. ‘Abd al-Wahhab, Taysir al-‘Aziz al-Hamid fil
Sharh Kitab al Tawhid (Damascus, n.d.) është koment i detajuar për këto doktrina.
49 Sharara, Al-Ahl wa’l-Ghanima, 101.
50 Isa Blumi, “Kosova: From the Brink—and Back Again” Current History (November,
2001): 15-20.
51 Konsulto faqen zyrtare saudite në internet për aktivitetet e “bëmirësive” të ndryshme
saudite në Kosovë: www.saudinf.com.
52 Biseda personale të zhvilluara nëpër rajonin e Drenicës në periudhën 2000-2003.
53 Shih Isa Blumi, “Indoctrinating Albanians: The Dynamics of Islamic Aid in the
Balkans” ISIM Newsletter [March 2003]: 9.
54 Armend Podvorica, “Besimi i denjë nuk është ekstremizëm,” Koha Ditore (7 janar,
2003), 11.
55 Arbana Xharra, “Nisma e Bashkësisë Islame nxit reagime të fuqishme në shkolla,”
Koha Ditore, 27 prill, 2003, 1 dhe 4.
56 Për më shumë detaje, konsulto Isa Blumi, “The Islamist Challenge in Kosova.”
Current History [March 2003]: 124-128.
57 Kjo mund të vërehet në përpjekjen e BIK-ut për të vendosur edukimin “fetar” në
shkolla, një kundërofenzivë të drejtuar ndaj depërtimit të Vahebive, por ndoshta duke
dëmtuar çdo shpresë për mbajtjen bashkë të bashkësisë sekulare dhe shumëfetare. Shih
Arbana Xharra, “Nisma e Bashkësisë Islame nxit reagime të fuqishme në shkolla,” Koha
Ditore, 27 prill, 2003, 1 dhe 4.
58 Konsulto arkivin e www.kosovapress.com , 29 dhjetor, 1999.
59 Adem Tomo, “Attitudes towards religion and the religious motivations of students
and intellectuals.” Appearing in the first volume of “Social-pedagogical reflections,”
botuar nga një grup autorësh në Tetovë, Maqedoni, (1996), 15-22.
60 Për dy botime të paradokohshme në këtë temë shih: Bekim Agai, “Fethullah Gülen
and his Movement’s Islamic Ethic of Education,” Critique: Critical Middle Eastern Studies
11 (1) (Spring 2002): 27-47 dhe Bayram Balci, “Fethullah Gülen’in neo-nurcu okullari,”
Seria e kërkimeve politike STUDIMI #2
INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIME TË POLITIKAVE 29