La Turquie (1910) / Pas ndalimit të gjuhës shqipe në shkollat e Elbasanit, Beqir Plangarica kërkoi ndihmën e Dervish Himës që të ndërhynte pranë Ministrit të Arsimit Publik

Shkrime relevante

Kur historia e komunizmit hyn në klasat amerikane

Nga Frank Shkreli ____ Florida në krye të një nisme të re arsimore...

Disa hoxhallarë të BIK-ut vjellin vrer kundër shqiptarëve, në veçanti kundër shqiptarëve katolikë…!

Shih videon ku analizon Blerim Nika: Hoxhallarët e BIK-ut që vjellin vrer...

Rrënjët tona Arbërore na tregojnë prej nga vijmë, Krishti na tregon kah të shkojmë

Plisi tek Perandori Tiberius Dom Fran Sopi, Zagreb “Bëni, pra, fryte të denja...

Kosova nuk ka nevojë për më shumë zhurmë, por për një plan

Lirim Gashi, Prizren ____ Kosova sot nuk është më Kosova e para një...

Guri i Kishës së Zogajt, me jehonë përtej Atlantikut

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Nga një gur në Zogaj te një...

Shpërndaj

Beqir Plangarica (1872 – 1924)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Shtator 2022

“La Turquie” ka botuar, të premten e 25 shkurtit 1910, në faqen n°2, shkresën e atdhetarit Beqir Plangarica drejtuar asokohe Dervish Himës, drejtor i gazetës “Shqipëtari”, në lidhje me ndalimin e gjuhës shqipe në shkollat e Elbasanit, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një gjuhë shqipe

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kjo çështje po bëhet gjithnjë e më magjepsëse. Ja një shkresë e re që merr nga Elbasani gazeta “Skipetari” :

Gjuha shqipe e cila prej më shumë se një viti e gjysmë në shkollat tona mësohet me alfabetin tonë kombëtar është ndaluar ditët e fundit me urdhër të drejtorit të arsimit publik në Manastir.

Kjo ndalesë nuk i përgjigjet aspak frymës së një qeverie kushtetuese. Pas peticionit që i bëmë mytesarifit dhe në përgjigje të kërkesës së drejtorit të shkollës së Elbasanit drejtuar drejtorit të arsimit publik të Manastirit, ky i fundit në përgjigjen e tij telegrafike flet në një gjuhë krejt të kundërt dhe të papërshtatshme për një drejtor kushtetues të arsimit publik.

Ai thotë se ata që duan të mësojnë gjuhën shqipe duhet ta mësojnë atë vetëm me shkronja arabe pasi ajo është fakultative në shkollë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

A është kjo një përgjigje e denjë për një epokë kushtetuese kaq të shkëlqyer ?

Ne ju kërkojmë (lutemi) që të rinisni mësimet e gjuhës shqipe me alfabetin tonë kombëtar.

Shkresa e mësipërme e firmosur nga më shumë se pesëdhjetë nxënës të shkollës së Elbasanit, e paraqitur në zyrat telegrafike në Elbasan, u mbajt (bllokua) nga drejtori i postës dhe telegrafit, i cili u tha se duhej të kundërfirmosej (nënshkruhej) nga drejtori i shkollës. Drejtori, pasi nuk pranoi të firmoste, na u hoq e drejta që të mund të protestonim dhe të ankoheshim në departamentet ministrore. Ajo (shkresa) sjell në vëmendjen tuaj këtë akt kaq pak në përputhje me përshkrimet e ligjit kushtetues dhe vij t’ju kërkoj me dashamirësi të ndërmerrni hapat e nevojshëm për këtë qëllim që të vihet drejtësia në emër të nxënësve.

(nënshkruar) Beqir Plangarica

Drejtori i gazetës Skipetari, i pyetur nga ana jonë se çfarë synonte të bënte me këtë shkresë, na tha se do të takojë Ministrin e Arsimit Publik për t’i tërhequr vëmendjen ndaj këtij akti antikushtetues të një prej vartësve të tij.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/la-turquie-1910-pas-ndalimit-te-gjuhes-shqipe-ne-shkollat-e-elbasanit-beqir-plangarica-kerkoi-ndihmen-e-dervish-himes-qe-te-nderhynte-prane-ministrit-te-arsimit-publik/.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu