Kreu Blog Faqe 1240

Nisma e re kërkon mbështetje qytetare!

0

Florim Zeqa  

Jo rrallë realiteti na i shtrembëron dëshirat dhe anasjelltas. Njerëzit kanë dëshirë t’i realizojnë ëndërrat e tyre jetësore, por realiteti i hidhur i krijuar, jo vetëm që ua pamundëson, ua shuan ëndërrat e shumë gjeneratave për të jetuar dinjitetshëm në vendin e tyre.

Kah po shkon shoqëria kosovare?

Patjetër se duhesh të jesh i guximshëm në përballje me sfidat e kohës. Ambiciet dhe dëshirat  njerëzore shpeshherë tjetërsohen nga dominimi i antivlerave dhe shfrytëzimi i maskarenjëve të politikës.

Politika e kamufluar nën maskën e patriotizmit “modern” përmes mediave të paguara ndikon negativisht në vetëdijen e njerëzve të varfër përmes ofrimit të lëmoshës në vend të përmbushjes së premtimeve elektorale.

Pra, shoqëria shqiptare është gjithmonë e shfrytëzuar nga kusarët politikë të kthyer në multi-milionerë nga abuzimi i pushtetit dhe keqpërdorimi i vullnetit të qytetarëve.

Intelektualët e vërtetë injorohen, kurse servilët shfrytëzohen nga klasat politike në pushtet dhe opozitë, duke i parcializuar idetë e tyre të shëndosha.

Të ngritet zëri ndaj padrejtësive të kohës

Në vendin ku dështimet servohen si suksese, qytetarët jetojnë në varfëri të skajshme. Në vendin ku promovohet “barazia” pa funksionim të sistemit të drejtësisë lulëzon korrupsioni, krimi i organizuar dhe pedofilia.

Në vendin ku arsimi është gjysmak nëpër shkolla, prodhohen analfabet nëpër zyrat e institucioneve shtetërore.

Në vendin ku kemi degradim dhe mungesë të sigurimeve shëndetësorë, mungojnë shëbimet efikase ndaj pacientëve dhe shërimi i tyre. Mungesa e barnave esenciale dhe aparaturave moderne nëpër spitalet publike vjen si rezultat bartjes (vjedhjes) nga mjekët në ordinancat e tyre private.

Intelektualët dhe kuadrot e ngritura me vetëdije të pastër kombëtare ndjehen të turpëruar para familjarëve të tyre nga “paaftësia” për t’u pasuruar në shtetin e korruptuar dhe kriminalizuar deri në palcë!

Intelektualëve nuk duhet t’u vie turp të flasin për padrejtësitë klasave politike në pushtet, nuk duhet të hezitojnë të ngrisin zërin ndaj padrejtësive të kohës, përkundrazi duhet të bëhen avangardë e shoqërisë së shtypur njerëzore nga antivlerat dhe analfabetizmi i kuadrove me diploma të fabrikuara.

“Ndryshimi” si mjet për mashtrimin e qytetarëve

Në shoqërinë e bastarduar nga antivlerat, askujt nuk i intereson për luftëtarët e vërtetë të lirisë, për familjet e dëshmorëve, për jetimët e pasluftës të shndërruar në endacak të rrugëve në kërkim të lëmoshës për mbijetesë, kur fëmijët e politikanëve të korruptuar bëjnë jetë luksoze në shtetin e varfër!

Politika është kthyer në profesionin më profitabil, kurse jeta shoqërore është politizuar. Kur partitë politike dështojnë në qeverisjen e vendit, kontrabandimin e deputetëve në Kuvend dhe lidhjen e koalicioneve të reja e shohin si mundësi për mbijetesë në skenën politike duke ua shitur “ndryshimin” si mjet për mashtrimin e qytetarëve, kinse do të sjellin ndryshime me figura dhe paketime të reja politike!

Kësisoji, demonët e vjetër të politikës i shesin idetë e vjetra në emrin e ndryshimit dhe demokratizimit të vendit, e që në këtë mënyrë e ruajnë vazhdimësinë e tyre në skenën e kontaminuar politike.

Idetë dhe nismat e reja kërkojnë mbështetje qytetare

Intelektualët nuk duhet të konsumojnë ide të politikanëve të dështuar, por duhet të sjellin ide dhe koncepte të reja për ndryshim. Idetë e intelektualëve nuk guxojnë të mbeten vetëm ide individuale, por duhet të unifikohen dhe materializohen në një organizim të përbashkët politik konformë rrethanave të kohës!

Ideja apo iniciativa ime e fundit Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) nuk është ide për realizimin e aspiratave dhe as për faktorizim personal, por është ide fisnike, e pastër dhe e padjallëzuar për t’i sjellë vendit ndryshim substancial dhe përmbajtësor në qeverisjen e vendit, ku vendim-marrja dhe dinjiteti t’i kthehet qytetarit të nëpërkëmbur dhe shfrytëzuar nga partitë aktuale (https://www.youtube.com/watch?v=hmwrfdp6xcU&t=1280s).

Rinia shqiptare e gjendur në tunelin e gjatë të pritjeve për ndryshim, si zgjidhje e ka gjetur largimin nga vendi si pasojë e humbjes së të gjitha shpresave për ardhmëeri dhe jetë dinjitoze në vendlindje.

Të rinjët, në veçanti kuadrot e ngritura dhe të specializuara para se të largohen nga vendi duhet të mendojnë gjatë dhe të reflektojnë thellë, se në duar të kujt po e lënë atdheun e tyre të trasheguar nga të parët e tyre!

Nuk guxon të ndodhë largimi nga vendlindja pa i shfrytëzuar të gjitha mundësitë për ndryshim. Lirinë e të menduarit dhe të vepruarit nuk mund t’ua ndalon askush.

Gjithmonë, edhe në situatat më të vështira ekziston një zgjidhje, por atë duhet kërkuar si rrugë për dalje nga labirinthi në të cilën na kanë futur politikanët e papërgjegjshëm të të gjitha llojeve e ngjyrave partiake.

Dinjiteti njerëzor dhe identiteti kombëtar janë dy forca të pathyeshme

Formula e zgjidhjes është sikur ekuacionet matematikore, kërkon mendim dhe meditim për ta gjetur alternativen adekuate të zgjidhjes së problemit. Kjo arrihet përmes ndjesive të brendshme shpirtërore, gjegjësisht thirrjes së ndërgjegjës personale për të mos u dorëzuar përballë vështirësive të kohës. Asnjëherë dhe për asnjë moment nuk duhet me u lëkundur në rrugën e mbijetesës shoqërore në luftën për çlrilim shpirtëror.

Asnjëherë nuk duhet dorëzuar në përballje me pengesat dhe vështirësitë gjatë rrugëtimit jetësorë. Kreativiteti dhe vendosmëria janë fundamentale në arritjen e ndryshimeve epokale.

Dinjiteti njerëzor dhe identiteti kombëtar janë dy forca të pathyeshme në përballje me pengesat gjatë rrugëtimit për ndryshim dhe mbijetesë në trojet tona etnike.

Secili duhet të fillojmë nga parimi i shëndoshë i të qënurit njeri i lirë në mendime dhe veprime pa e cenuar lirinë e tjetrit. Të mos pranojmë që të tjerët t’na parashkruajnë fatin tonë, por të bëhemi faktor vendimarrës duke luftuar egon personale dhe respektuar meritokracinë në trajtimin e suksesit individual si sukses të përbashkët.

Dekorimet ideologjike në Shqipëri, ende të pa shfuqizuara, shembulli i Aleksandër Rankoviçit famëkeq !

Nail  Draga, Ulqin

Diskursi politik  

Në vendet e ish kampit socialist, dukuria e dekorimit ishte bërë pjesë e politikës shtetërore, duke vlerësuar punën dhe të arriturat në veprimtaritë e ndryshme ku përveç individëve vendas janë dekoruar edhe shtetas të huaj. Fjala është për dekorimin e individëve të cilët kanë qenë pjesëmarrës në LDB  të cilët sipas tyre kanë merita të mëdha në fitorën e ideologjisë komuniste. Ne këtë aspekt nuk bën përjashtim as Shqipëria që dëshmohet  me vendimin nga Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar me 5 shtator 1945  ku Janë dekoruar individë nga Jugosllavia, ku një numër i tyre janë dëshmuar si antishqiptar, por është për tu çuditur se një vendim i tillë nuk është shfuqizuar me pas  e sidomos nga miratimi i pluralizmit(1990) që është turp për udhëheqësit e Shqipërisë, që nuk mund të arsyetohet më asgjë!  

Në sajë të Vendimit  të  Kryesisë së  Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar nr.117, më datë 5 shtator 1946 janë dekoruar një numër i konsideruar individësh nga ish-Jugosllavia të cilët kanë qenë pjesëmarrës aktiv në Luftën e Dytë Botërore dhe pas saj. Ishte ky një vendim në frymen e bashkëpunimit ideologjik në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë në kohën kur në Beograd për Shqipërinë ishte përgatitur kabineti si  republika e shtatë e Federatës Jugosllave. Kemi të bëjmë me kohën e krimeve dhe të masakrave të serbëve në Kosovë e gjetiu kundër shqiptarëve(masakra e Tivarit), ku kanë marrë pjesë edhe indvidë të cilët u dekoruan  nga pala shqiptare! Ndonëse marrëdhëniet në mes Shqipërisë e Jugosllavisë u prishën në vitin 1948, dekoratat mbetën të pa shfuqizuara nga Kuvendi i Shqipërisë, sikurse edhe për Enver Hoxhën i cili ka mbajtur dekoratën ”Hero i popullit të Jugosllavisë”.  

Propozime për personalitete të huaja  

Ne vendimin për dhënien e dekoratave për personalitete të huaja shkruhej se në bazë të propozimit të kryetarit të Qeverisë Demokratike dhe komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare  Enver Hoxha, duke marrë parasysh se shumë personalitete të huaja të vendeve aleate, gjatë Luftës NÇ të popullit tonë kanë kontribuar dhe ndihmuar me të gjitha mjetet dhe për të shfaqur mirënjohjen e për ta shpërblyer e nderuar veprimtarinë e tyre në dobi të atdheut e të popullit shqiptar, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar Vendosi: Të dekorohen me dekoratat, personat që përmenden në listën që vijon:  

  1. Gjeneral Ivan Milutinoviç, me Urdhrin “Hero Kombëtar” 
  2. “Lolo Ribar, me Urdhrin “Hero Kombëtar” 
  3. Ramiz Sadiku, me Urdhrin”Hero Kombëtar” 
  4. Ivan Ribar, me Urdhrin e “Flamurit” 
  5. Eduard Kardel, me Urdhrin e “Flamurit” 
  6. Bllazho Jovanoviç, me Urdhrin e “Flamurit” 
  7. Radovan Zogoviç, me Urdhrin e “Flamurit” 
  8. Dëshmori Miladin Popoviç, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit” 
  9. Dushan Mugosha, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit” 
  10. Gjen. Lt. Arso Jovanoviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I. 
  11. Aleksandër Rankoviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I. 
  12. Milovan Gjilas, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl.

13.Gjen. Lt. Peko Dapçeviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I  

  1. Brigadier E. F. Davies, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I 
  2. “T. Churchill, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
    16.Kolonel Velimir Stoiniç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I 

17.Lt. Kolonel C. A. S. Palmer, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I  

18.Major Ivanov Konstantin, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I  

19.Kapiten Thomas Stefan, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I  

  1. Gjen.maj. Svetkozar Vukmanoviç, urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II dhe Medaljen e “Kujtimit” 

21.Gjen. Terziç Velimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II  

  1. Kolonel Vojo Todoroviç me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, me urdhrin e “Trimërisë” dhe “Medaljen e Kujtimit” 
  2. Fadil Hoxha, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, dhe Med. e “Kujtimit” 
  3. Kiler Peter, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II 
  4. Obrat Cicmil, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II 
  5. N/kol. Mijat Vuletiç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II 
  6. Major Savo Stonoju, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II 
  7. “H. W. Tilman, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II 
  8. G. W. Seymour, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, 
  9. “Ë. V. G. Smith, me urdhrin “Ylli Parti.”,kl. II 
  10. “J. K. H. Shaw, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, 
  11. “M. J. Thornton, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, 
  12. “V. Robinson, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, 
  13. “E. Nordthrop, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, 
  14. Kapiten J. M. Lyon, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, 
  15. Toger Tjurin Vladimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, 
  16. “John O’Keefe, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, 
  17. Major Tomishek Teodor, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III, 
  18. “Viktor Kobol, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III, 
  19. Kapiten Niazi Dizdareviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III, 
  20. Toger Nick Cooky, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III, 
  21. Kaporal George Routsis, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III, 
  22. Kapiten G. S. Duffy, me urdhrin e “Trimërisë”. 
  23. Bije Vokshi, me urdhrin e “Trimërisë” 
  24. Hajdar Dushi, me urdhrin e “Trimërisë” 
  25. Emin Duraku, me urdhrin e “Trimërisë” 
  26. Xhevdet Doda, me urdhrin e “Trimërisë” 
  27. Vaso Strugari, me urdhrin e “Trimërisë” 
  28. Michel Popoviç, me urdhrin e “Trimërisë” 
  29. Xhafer Vokshi, me Medaljen e “Kujtimit” 
  30. Elhami Nimani, me Medaljen e “Kujtimit” 
  31. Xhavid Nimani, me Medaljen e “Kujtimit” 
  32. Safete Numani, me Medaljen e “Kujtimit” 
  33. Ymer Pula, me Medaljen e “Kujtimit” 
  34. Mehmet Hoxha, me Medaljen e “Kujtimit”. 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. 

Për Kryesinë e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar 

Sekretari: Koço Tashko d.v. 

Roli i eprorit  jugosllav në çlirimin e Tiranës 

Në lidhje me këtë  regjistër të dekoruarish deri më tash nuk kemi të dhëna se ndonjë studiues këtë çështje  e ka trajtuar me kompetencë profesionale, që do të ishte me interes për të shpalosur rolin e tyre gjatë e pas LDB në Shqipëri.  Por, në këtë regjistër  nga personat e dekoruar  bi në sy  ai në nr.22, që veçohet nga të tjerët sepse i dorëzohen tre dekorata(!?)  Andaj iu mbetet hulumtuesve   të zbardhin  veprimet  kriminale të eprorëve jugosllav  në bashkëpunim me komunistët shqiptarë gjatë LDB në përgjithësi dhe sidomos në luftën për çlirimin e Tiranës(nëntor 1944), nëse ata nuk janë asgjësuar nga pushteti monist i kohës. 

Beogradi dekoron Enver Hoxhën   

Gjatë vizitës së Enver Hoxhës në Beograd-Jugosllavi nga data   23 qershor-2 korrik 1946, nikoqiret u kujdesën që ate ta dekorojnë me titullin „Hero i popullit të Jugosllavisë“. 

Në lidhje me këtë dekorim gazeta „Bashkimi“ e datës 28 qershor 1946 shkruan  se  në selinë e Presidiumit të Asamblesë Popullore të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë u bë ceremonia e dekorimit të Enver Hoxhës dhe pjesëtarëve të tjerë të këtij delegacioni.  

Presidenti jugosllav Ivan Ribari i dorëzoi dekoratën Enver Hoxhës, anëtarëve të delegacionit, si dhe ministrit në Beograd Hysni Kapo, këshilltarit të legatës shqiptare atje Sofo Çomora dhe ndihmësatasheut Shpend Dega. Presidenti jugosllav deklaronte: 

“Gjatë luftës nacionalçlirimtare ju e udhëhoqët popullin tuaj me heroizëm dhe vetëmohim. Ju qëndruat në krye gjer në fund të kësaj lufte të madhe të popullit shqiptar për pavarësinë e tij dhe për realizimin e aspiratave të tij shekullore. Me këtë luftë kundër armikut të përbashkët u realizua gjithashtu vëllazërimi dhe miqësia e përhershme midis popullit shqiptar dhe popujve të Jugosllavisë. Për këtë arsye popujt e Jugosllavisë janë dhe do të jenë gjithnjë krenarë për marrëdhëniet e tyre vëllazërore me popullin shqiptar, duke pasur bindjen e plotë në zhvillimin e përparimin e Republikës Popullore të Shqipërisë si dhe zhvillimin e Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë”. 

Enver Hoxha deklaronte: “Jam i gëzuar dhe i lumtur që po marr nga Presidiumi i Asamblesë Popullore të Jugosllavisë dekoratën më të madhe të popujve të Jugosllavinë, urdhrin e Heroit të Popujve. Jam i gëzuar se dekorata që më jepet është e të gjithë popullit shqiptar, i cili pa rezerva dhe pa kompromis u hodh në luftën e madhe antifashiste përkrah të gjithë popujve liridashës duke mos kursyer edhe jetën. Në çastet më të vështira vendi ynë ka gjetur mbështetjen më të madhe te Jugosllavia dhe populli ynë ka patur te popujt e Jugosllavisë, miqtë dhe aleatët më besnikë. Kjo miqësi dhe ky vëllazërim që është vaditur me gjakun e martirëve tanë, le të forcohet edhe më tepër mbasi vetëm me këtë mënyrë do të sigurohet një jetë më e mirë për popujt tanë, do të sigurohet paqja në Ballkan dhe do forcohet demokracia. Dekorata që po marr, Urdhri i Heroit të Popullit, do ta mbaj me krenari pse ajo simbolizon vuajtjet dhe luftën e madhe që popujt e Jugosllavisë kanë bërë për lirinë e tyre dhe për gjithë popujt liridashës”. 

Shfuqizimi i munguar  

Ndonëse ishte kritik ndaj pushtetit në Jugosllavi pas vitit  1948, Enver Hoxha dekoratën „Hero i popullit të Jugosllavisë“  nuk e ka kthyer  pas  por e ka mbajtur deri sa ishte gjallë, duke  i mbetur besnik ideologjisë  komuniste  deri në vdekje(!). 

Ndërsa duke marrë parasysh se një numër i të dekoruarëve  kanë vepruar kundër shqiptarëve si në Shqipëri e në Kosovë(Rankoviq, Mugosha, Vukmanoviq etj.) ka qenë e udhës që ata të shfuqizohen. Në lidhje me këtë çështje ka mundur të veprohet pas vitit 1948, kur u ndërprenë marrëdhëniet ne mes Shqipërisë e Jugosllavisë apo edhe më vonë, por, pushteti në Shqipëri ishte inferior ndaj jugosllavëve(!) që është dëshmuar deri më rënien e sistemit monist(1990) dhe me pas, që nuk mund të arsyetohet me asgjë.  

(Shtator 2022)

Kraja: Feja nuk mund e nuk duhet të ketë asnjë ndikim mbi institucionet e shtetit

0
Mehmet Kraja: Greva është politike, ekskluzivisht është politikë
(Pjesa e intervistës së Krajës dhënë RTK-ës për islamin politik)
___
Ndërsa foli për shaminë, kryeakademiku Kraja veçoi dy gjëra:
“Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kosova është përcaktuar si shtet laik, pra nuk është shtet sekular, por është shtet laik. Në shtetin laik, institucionet e fesë janë të ndara nga institucionet e shtetit. Feja nuk mund e nuk duhet të ketë asnjë ndikim mbi institucionet e shtetit, sikundër që ndodhë edhe e kundërta. Ndërkaq në shtetin sekular, shteti merr qëndrim neutral ndaj fesë dhe në rastin tonë, ne, duke qenë shtet laik, feja nuk ka punë në institucionet e shtetit. Por një gjë duhet theksuar se ne na mungon ligji për fenë që do të sqaronte mënyrën e veprimit që për këtë fajëson dy-tri legjislaturat e shkuara në Kosovë, që nuk e kanë proceduar dhe miratuar këtë ligj. Për shkak të mungesës së këtij ligji ne do të kemi problem edhe me Këshillin e Evropës, si dhe do të kemi probleme kur do të konkurrojmë për pranim në UNESCO”.
Ai i bëri përgjegjës të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, sepse janë duke manipuluar, ngase, sipas tij, ky ligj kërkon konsensus politik mes partive parlamentare, meqë shumica e partive bëjnë kalkulime elektorale.
Kraja ngarkoi edhe BIK-un për këtë punë, sepse në shumë raste ka qenë bllokuese e këtij ligji. “Bashkësia Islame bën përfaqësimin shpirtëror, jo përfaqësim politik”, sqaroi akademik Kraja.
Ndërsa si çështje e dytë, sipas Krajës, është se përdorimi i shamisë vendos problemin e identitetit. Sa herë që është mbivendosur identiteti fetar mbi atë kombëtar, neve na kanë prodhuar situata problematike në vend.
“Jo rastësisht probleme të tilla iniciohen në momente kritike për Kosovën. Nëse islammi politik futet në politikën e Kosovës ata kanë një llogari, sikundër edhe paritë politike që kalkulojnë me fenë edhe ato kanë llogaritë e veta”, tha akademiku Kraja.
Tutje, kryeakademiku Kraja theksoi se ka synime që Kosova të bëhet Republikë Islamike dhe kështu do të ndërrohej kahja e perspektivës Euroatlantike.
Akademik Kraja theksoi se trajtimi i kësaj çështjeje nuk ishte momenti i duhur politik ndërkombëtar.

Kruja dhe zotëruesit e saj para vitit 1444

0
Përsa i përket Krujës nuk ekziston sot një dokumentacion i plotë dhe i përpiktë për të ndjekur të gjitha kalimet nga zotëruesit e saj. Sipas M. Segonos mësojmë se aty nga vitit 1423 sulltani Murati bëri një inkursion kundra Gjon Kastriotit i cili u thye dhe u detyrua t’i lëshoje Krujën dhe të japë të bijtë e tij si peng. Vetë Kruja pasi kishte qënë në dorë të Elena Thopias e Marco Barbarigos më 1392, kaloi në duart e Kostandin Balshës në vitet 1395 e 1401, pastaj kaloi në dorë të Niketa Thopias mes viteve 1403 dhe 1415 e më pas ra në duart e turqve duke filluar nga viti 1415 deri më 1443. Me përafërsi është rindërtuar edhe prezenca e qeveritarëve (subašy) turq në këtë periudhë.
Kështu kemi Pir Amur Beg (1415-1416) , Hassan beg Klopes (1417-1422), Balaban Beg (1423-1430 ?), Hizir Beg (1431), Ali Beg (1432-?), Gjergj Skënderbeg (? – 1438), përsëri Hizir (apo Hazir) Beg (nëntor 1438 – 1440?), Gazi oghlu Umur Beg (prill 1440- ?), Hassan beg (? – 1443). Ky i fundit kishte qënë i biri i Elena Musakës dhe i Aidin Beg. (Shih: G. Valentini, Acta Alb. Ven., II 166-167, 269-270. III, 30 , 63-64, 253. VII, 198-199, VIII, 17, 26, 439-441. XI 286-287, doc. 458, 574. 654, 685, 897, 1036, 1961, 2014, 2213-2215, 2779, 2783;) H. Inalcik, Les régions de Kruje et de la Dibra autour de 1467, Studia Albanica 2, 1968, 92-93; A. Gegaj, L’Albanie…, 38, 40, 47.
Sipas referncave të mësipërme del e vështirë të mendohet se në vitet 1415-1423 Gjon Kastrioti ka pasur zotërimin e Krujës qoftë edhe për ndonjë periudhë fare të shkurtër. Ka shumë të ngjare që informacionin që na trasmeton Segono duhet të ketë qënë një lajm i përhapur me qëllim nga vetë Skënderbeu për të justifikuar marrjen e saj më 1443.

Arsimi – mësuesit, greva, mafia arsimore dhe rreziku i ristartimit të sistemit arsimor nga pika zero

0
Shkruan : Prof.dr. Murteza Osdautaj, PHD 
***
(Apo se si greva e mësuesve e këtyre ditëve e detyroi kryeministrin ta thotë haptas një konstatim që, për 20 vjet, përmendet në bisedat private, në emisione televizive dhe në portale mediale e që ka të bëjë me analfabetët funksionalë që prodhon sistemi ynë arsimor. Shkrimi do të flasë për mësuesit si instrumente dhe për kontributin e dhjetë njerëzve që i dizajnuan apo i udhëhoqën, thuaja, të gjitha ‘reformat arsimore’ që sistemi e sollën në gjendjen aktuale)
Greva e këtyre ditëve, deshëm ne e nuk deshëm, i vuri edhe njëherë në sipërfaqe disa probleme për të cilat kemi diskutuar me vite dhe të cilat i dimë thuaja të gjithë. Janë probleme të cilat ndërlidhen, në rend të parë, me cilësinë në arsim dhe me statusin social të mësuesve por edhe me sistemin, si tërësi. Gjithashtu greva ishte një moment që na bëri të mendojmë për, ta quajmë, arkitekturën e përgjithshme të sistemit arsimor dhe për kontributin e shumë faktorëve në ‘ndërtimin’ e tij dhe në krijimin e gjendjes në të cilën jemi dhe për të cilën nuk bëjmë asgjë për ta ndërruar apo përmirësuar.
Arsimi, në këto njëzet e tre vjet, ishte një nga hallkat e zingjirit të sistemit tonë shtetëror që ka funksionuar, në masë të madhe, keq. Nuk kanë mjaftuar as investimet e mëdha në ndërtimin e shkollave, as investimet e mëdha në pajisjen e shkollave me mjete mësimore, as trajnimet e pafundme të mësuesve dhe as involvimi i paparë i shoqërisë civile dhe i organizatave të huaja nga shtete të veçanta dhe të tjera ndërkombëtare që sistemi jonë arsimor të mëkëmbet.
Këtë shkrim po e bëj për një arsye të thjeshtë. Në tërë këtë rrugëtim janë jo më shumë se dhjetë persona dhe organizata (përjashto ministrat që, secili në kohën e vet, kanë dhënë ‘kontribut’) nga shoqëria civile, OJQ-të, institucionet private e publike etj. të cilët, shpesh, kanë mbajtur edhe pozita të larta politike dhe, të cilët, në cilësinë e ‘ekspertëve’ janë angazhuar dhe kanë dhënë ‘kontribut’ në zhvillimin dhe reformimin e arsimit gjatë tërë këtyre viteve të pasluftës. Angazhimi i tyre ishte aq i gjatë dhe aq i gjithanshëm në ngjarjet në arsimin tonë saqë, çdo ‘reformë’, çdo aktivitet, secila ndodhi dhe çdo dokument, ligjor dhe nënligjor, strategjik apo programor i shkruar për arsimin, i të gjitha niveleve, e ka dorën dhe vulën e këtyre dhjetë personave.
Duke qenë ‘ekspertë’ të përjetshëm, duke u futur në çdo ingranazh të funksionimit të sistemit dhe duke uzurpuar çdo mundësi të angazhimit të të tjerëve, ata, në njëfarë dore, e uzurpuan, thuaja në tërësi, këtë fushë veprimi ngase ishte një burim i mirë i pasurimit të tyre apo të grupeve të tyre të interesit.
Këta, thuaja, dhjetë persona, dhjetë organizata, dhjetë ‘ekspertë’ që i ka Kosova, që vijnë nga shoqëria civile, që kishin fatin që, në kohën e pasluftës të flisnin anglisht, arritën të futeshin në institucionet e UNMIK-ut duke përfituar pozita, nga më të lartat, edhe në hierarkinë politike ekzekutive, duke u bërë këshilltarë politikë, ministra dhe zëvendësministra, duke u angazhuar në projektet më të mëdha në fushën e arsimit të financuara nga Kosova apo nga donatorët e jashtëm, duke i udhëhequr OJQ-të vendore që ‘thithen’ pafund fonde vendore dhe ndërkombëtare dhe duke iu kryer shërbime ‘të asistencës teknike’ thuaja çdo organizate të jashtme, u pasuruan, krijuan institucione private ndërsa që, në asnjë rast, nuk dhanë përgjegjësi për punën e tyre të pasuksesshme e cila u shpërfaq në mënyrë aq transparente në dy testet e PISA-s. Po e quaj të pasuksesshme ngase, përveç në PISA, në të gjitha raportet ndërkombëtare, sidomos të Bashkimit Evropian, zhvillimet arsimore në Kosovë nuk vlerësohen për ndonjë ngritje cilësore edhe pse ‘angazhimet’ e kësaj dhjetësheje kosovare ishin permanente, të vazhdueshme dhe ndikimbërëse.
Këta dhjetë persona, me organizatat e tyre, janë organizatorët dhe ofruesit më të mëdhenj të trajnimeve. Këta dhjetë persona, si përfaqësues të organizatave vendore dhe të jashtme, janë, thuaja, hartuesit e vetëm të kurrikulave, strategjive dhe programeve kombëtare arsimore. Ata, duke i përdorur këto instrumente dhe monopolet e krijuara, arritën që tërë sistemin arsimor ta bëjnë të varur nga ‘dijet’ e tyre dhe kontributet e tyre të ‘gjithanshme’, gjithsesi me anë të angazhimit të ekipeve të tyre ‘profesionale’ të cilët, në rastet më të shpeshta, me përjashtime, ishin persona të zakonshëm, pa shkollim, aftësi dhe ekspertizë të nevojshme por, për shkaqe pasurore, u bënë dhe ende janë pjesë e strukturave për të cilat po flas dhe të cilat udhëhiqen nga dhjetëshja e personave të cilëve në këtë shkrim nuk po ua them emrin por, të cilët, çdo lexues, pasi ta lexojë këtë shkrim, do t’i identifikojë.
Do të ishte krejt në rregull që njerëzit të angazhoheshin në punë në të cilat kanë ekspertizë, do të ishte normale që, ndonjëherë, njerëzit të mos arrijnë ta materializojnë punën dhe idetë e tyre, por është fare jonormale që, derisa sistemi arsimor nuk shënon asnjë ngritje cilësore, të njëjtit persona që janë përgjegjës, direkt apo indirekt, për gjendjen në të cilën është arsimi të jenë edhe tash dhe edhe në çdo situatë ata të cilët ftohen për ta ndrequr atë që e kanë rrënuar vetë.
Thuaja, në tërësi, në të gjitha ngjarjet arsimore dhe pedagogjike, në të gjitha nivelet arsimore, duke filluar nga niveli parashkollor deri te shkollimi i kuadrove arsimore, zhvillimi profesional, dokumentet ligjore e nënligjore, trajnimet, kurrikulat, licencimet, riaftësimet profesionale etj. etj. kanë kaluar nëpër duart e tyre apo janë dizajnuar prej tyre. Fatkeqësisht, thuaja të tëra angazhimet profesionale të tyre, kanë dalë të pasuksesshme, të pabazuara në nevojat arsimore të Kosovës, shpesh të kopjuara nga dokumentet dhe aktivitetet e ngjashme të vendeve skandinave duke bërë që, fatkeqësisht, arsimi kosovar dhe zhvillimi i tij të stagnojë në mënyrë sinjifikante dhe duke e bërë sistemin tonë më të pazhvilluarin dhe më të prapambeturin në Evropë.
Ne të gjithë e dimë se kemi problem jashtëzakonisht të madh me arsimin dhe cilësinë e tij në të gjitha nivelet. Këtë gjë e kanë ditur të gjithë ministrat, të gjithë kryeministrat dhe këtë gjë e dinë edhe ministrja dhe kryeministri aktual. Por këtë gjë e dimë të gjithë ne që jemi marrë apo merremi me çështjet e arsimit. E kemi ditur edhe më herët dhe e kemi ditur edhe që nga fillimi por, gjithmonë, për ta ‘shëruar’ gjendjen ftoheshin dhe po ftohen njerëzit e njëjtë, ata që kontribuuan më së shumti në stagnimin dhe mos zhvillimin aktual të sistemit tonë arsimor.
E tërë kjo gjendje është krijuar me kontributin ‘profesional’ dhe udhëheqjen e grupit që unë do ta quaja ‘dhjetëshja e madhe’.
***
Janë disa gjëra që dihen botërisht në lidhje me gjendjen arsimit tonë disa prej të cilave dua t’i përmendi dhe për krijimin e të cilave po ky grup ‘burrash të arsimit’ kanë pasur rol kyç apo, ndonjëherë udhëheqës.
Ne e dimë se sa dobët kemi dalë në PISA 2015 dhe se sa dobët, gjithashtu, kemi dalë në PISA 2018. Ne e dimë se ne, gjithashtu, kemi proporcionin më të lartë në Evropë me mësues të ‘shkolluar’ që kanë gradën master. Ne e dimë se, thuaja çdo vjet, në raportet ndërkombëtare që bëhen për arsimin në Kosovë, gjendja e sistemit tonë arsimor konsiderohet e ulët dhe përshkruhet me terma si: ‘në fazën infantile’, ‘në nivele fillestare’, ‘pa zhvillime të vërejtshme pozitive’ etj. Çdo Ministër e dinte dhe çdo politikbërës e di se ku është problemi, si dhe ku duhet intervenuar dhe si e ku funksionon keq zingjiri i sistemit por, asnjëri, ngase prekja në sektorin e arsimit kushton me vota, nuk e ka guximin dhe dëshirën për të intervenuar. Mosndërhyrja me kohë dhe ‘trashja’ e problemit do të shkaktojë situata dhe gjendje të pakthyeshme të cilat do ta detyrojnë, në një kohë të ardhme, një qeveri fatkeqe që tërë procesin ta fillojë nga zeroja dhe nëse, në një situatë të caktuar, do të jemi të detyruar që tërë sistemin ta fillojmë nga zeroja, humbjet do të jenë të pakompensueshme.
Në shumë diskutime kërkohet që mësuesit të testohen për të parë nëse ata janë të aftë për të qenë mësues, Në shumë raste, në shumë diskutime publike dhe shkrime analitike, mësuesit quhen ‘analfabetë funksionalë’. Duhet të ndalemi në këtë pikë ngase po t’i quajmë mësuesit ‘analfabetë funksionalë’ ne, në të vërtetë, nuk po i sulmojmë mësuesit. Nëse ata janë të tillë, ata nuk kanë asnjë faj ngase ata kanë ‘diplomuar’ duke i plotësuar standardet e diplomimit të secilit prej universiteteve të Kosovës. Secili prej tyre ka regjistruar studimet për t’u bërë mësues dhe secili universitet i ka pajisur ata me diploma të ‘vlefshme’ për mësues. Në këtë situatë, ne dalim në një anë tjetër të problemit të përgjithshëm që e ka sistemi ynë. Pra dalim në fushën e përgatitjes së mësuesve për të qenë të aftë për t’u inkuadruar në tregun arsimor të punës. Janë pra universitetet dhe profesorët universitarë që, në këtë situatë, shpërfaqen me punën e tyre në përgatitjen e mësuesve. Nëse, pra, universitetet prodhojnë mësues ‘analfabetë funksionalë’, ne nuk kemi të drejtë t’i sulmojmë mësuesit. Janë universitetet që mbushin shkollat tona me mësues të papërgatitur dhe ne duhet të merremi me universitetet dhe ‘standardet’ e tyre për dhënien e diplomave por edhe cilësinë arsimore që ata ua ofrojnë mësuesve të ardhshëm. Testi PISA e ka konfirmuar këtë fenomen duke konstatuar se në Kosovë nuk funksionon mirë sistemi i përgatitjes së mësuesve për sistemin parashkollor (Është parë se fëmijët që kanë ndjekur sistemin parashkollor, në krahasim me ata që nuk kanë qenë fare në këtë sistem, kanë treguar rezultate më të dobëta në të tria fushat e testimit. Po kështu është treguar se kualifikimi i mësuesve, që është nga më të lartët në Evropë, nuk është faktor që ndikon pozitivisht në arritjet e nxënësve kosovarë.), nuk funksionon mirë sistemi i përgatitjes së mësuesve të nivelit fillor por, eshtë parë se, nuk funksionojnë mirë edhe dy nivelet tjera arsimore. Të kërkosh një provim shtetëror apo një përtëritje të licencës për mësues, nuk është fundi i botës por një akt normal që e bëjnë të gjitha shtetet. Por të kërkosh një test (shpesh për hakmarrje për shkak të grevës) për mësues dhe universitetet t’i lejosh të vazhdojnë me avazin e tyre të prodhimit të mësuesve të paaftë, nuk ke bërë asgjë më shumë sesa një lloj sulmi mujshor ndaj tyre.
Edhe në krijimin e kësaj situate, të angazhuar ‘profesionalisht’ dhe me resurset e tyre kanë qenë personat për të cilat po flas dhe organizatat e tyre ‘arsimore’.
Por ne e kemi ditur dhe e dimë edhe tash se ku është dashur të ndërhyjmë, çka është dashur të bëjmë, cilat punë është dashur t’i bëjmë ndryshe dhe si duhej t’i bënim në një mënyrë tjetër. Po ne nuk kemi bërë më shumë apo, më mirë, nuk kemi bërë asgjë ngase, shumë prej nesh, duke bërë gjëra apo duke mosvepruar, në momentet kur është dashur dhe duhej të bënim më shumë për vendin dhe arsimin tonë, e kemi shikuar dhe e shikojmë ende prioritare interesin tonë dhe mirëqenien tonë, përfitimin tonë, profitin tonë që mund ta kemi nga gjendja e aktuale dhe nga situatat tragjike nëpër të cilat mund të kalojë populli ynë dhe sektorët funksionalë të shtetit. Në këtë kontekst mund të flasim për një varg institutesh dhe institucionesh tjera që, për shkaqe profiti, vihen dhe janë vënë në shërbim të asaj që, më së paku, do ta quanim vazhdim i gjendjes së keqe të arsimit.
Prandaj sot, pa mëdyshje, mund të flasim për mafinë arsimore në Kosovë e përbërë nga politikanë, OJQ vendore e ndërkombëtare, institute, institucione arsimore të të gjitha niveleve dhe të të gjitha përkatësive pronësore, ekspertë, administratorë të niveleve lokale e qendrore të cilët përdorin miliona euro, marrin miliona euro dhe, të organizuar apo ‘të paorganizuar’, e ndalojnë, e pengojnë dhe e ‘mbysin’ çdo ide, çdo iniciative, çdo tendencë dhe çdo ndërmarrje që mund ta ‘shëndoshte’ sistemin tonë arsimor me anë të ndërhyrjeve të mirëfillta reformuese.
Edhe në këtë ‘sferë’ janë dhjetëshja magjike e cila ka dorë dhe ndikimin më të madh.
Në këtë kontekst, mjafton ta përmendim faktin se po ndërrohen katër Ministra në MASHTI të cilët punën e tyre kryesore e kanë, ende, ‘riorganizimin’ e këtij institucioni (të nisur, me qëllime politike dhe kundërligjshëm nga ish ministri i NISMA, Shyqri Bytyqi) me anë të një organogrami të cilin do t’ua propozojë dhe hartojë një OJQ vendore a ndërkombëtare derisa, po ky institucion, ka më shumë se 300 të punësuar të cilët punojnë për më shumë se 20 vite e të cilët, shumica, janë ekspertë të fushave të caktuara. Angazhimi i një OJQ-je, siç është GTZ gjermane, e cila nuk njihet për ekspertizë në fushën e arsimit (në bërjen e politikave) askund në botë dhe angazhimi prej saj i disa ‘ekspertëve’ rumunë dhe të ndonjë përkthyeseje a zyrtareje juniore vendore nuk është asgjë tjetër përveçse një krim, ta quaj, arsimor. Krim dhe mafiozllëk është edhe angazhimi i individëve pa ekspertizë të veçantë dhe OJQ-ve pa asnjë veprimtari të pranuar për të hartuar strategji dhe për të vlerësuar punën e MASHTI-it sa herë që kjo gjë bëhet e nevojshme. Të kesh ekspertë në mesin tënd, të kesh në krah institucione akademike dhe universitare, të kesh ekspertë të aftë që janë shkolluar brenda dhe jashtë, të kesh njerëz me përvojë tërëjetësore në arsim e të angazhosh vetëm një grup njerëzish vendorë e ndërkombëtarë që kanë krijuar monopol dhe nuk kanë krijuar asnjë gjendje pozitive përveçse janë pasuruar vetë dhe grupet e tyre paramafioze është më shumë se një krim dhe fatkeqësi. Është, thjeshtë, shkarje dhe denigrim i çdo pune të bërë për vite nga gjenerata e gjenerata. Në këtë mes nuk dua ta mohoj edhe mospunën e bërë nga individë dhe grupe të caktuara dhe, sigurisht që, një gjë e tillë do të duhej te sanksionohej porse, gjithashtu, duhet ditur se pjesa e personave të tillë që e kanë dëmtuar sistemin, në pjesën më të madhe, janë partizanë të PDK-së dhe të LDK-së dhe të partive si motra të tyre por edhe shërbyes të gjithsecilës klikë, të deklaruar si ‘të paparti’, të cilët janë përdorur nga oligarkitë politike për realizimin e qëllimeve politike që fokus kishin uzurpimin e të gjitha funksioneve ekzekutive në shtet dhe, përmes tyre, ta mbanin gjithmonë nën kontroll sistemin arsimor i cili, meqë e prekë thuaja tërë popullsinë, duke ka një shtrirje kaq të gjerë, duke u konsideruar si një shportë e madhe votash, do të përdorej si bankomat votash në njërën anë dhe për pasurimin e parapolitikës së partive të caktuara politike, në anën tjetër.
Një qasje e tillë është zhvilluar në të gjitha nivelet e shkollimit dhe, pa dyshim, është shtrirë edhe në sektorin terciar, pra në universitete, ku janë punësuar dhe instaluar militantët partiakë të partive të cilat e mbizotëronin, në momentin e caktuar, institucionin e veçantë. Qoftë në universitete por qofte edhe në njësitë universitare brenda universiteteve mund ta vëresh shume lehtë se nga cila parti politike është menagjmenti i këtij apo atij universiteti, apo cilin profesor e kishin mentor stafi i këtij apo atij fakulteti. Me një vështrim të thjeshtë, mund ta vëresh se të tëra institucionet janë të ndara në klane dhe në grupe, në të gjitha institucionet janë krijuar getot apo territoret nëpër të cilat nuk lejohet ‘hyrja’ e personave të tjerë. Mund të vëresh komunitete ‘shkencëtarësh’ apo komunitete (lexo klane) tjera ‘poetësh’, ‘artistësh’, apo grupe tjera joparimore të cilat, në mënyrën e tyre, e pengojnë çdo zhvillim progresiv në arsim dhe në fusha të tjera të shkencës dhe të kulturës duke i uzurpuar hapësirat dhe mundësitë që personat me dije dhe pa përkatësi klanore të kenë mundësi të angazhohen dhe të japin kontributin e tyre.
Dhjetëshja e përmendur vepron në territorin apo ‘kibucin’ e fushës së arsimit dhe të gjithë ata janë akomoduar shumë bukur në pozita të ndryshme fitimprurëse duke e shfrytëzuar mundësinë e ‘mirëmbajtjes’ së ndasive klanore, duke shfrytëzuar mungesën e kapaciteteve dhe padijen e kabineteve te ministrave por edhe duke mbyllur çdo hapësirë mendimi ndryshe në lidhje me ngjarjet dhe zhvillimet arsimore në vend. Fatkeqësisht, me lidhjen e politikanëve të paaftë, profiterë dhe të pavizion me strukturat e mafioze arsimore që punë e kanë gjahun në projekte dhe në buxhetin shtetëror, është arritur që sistemi arsimor kosovar të degradojë deri në masën që të fillohet rikrijimi i tij duke filluar nga pika
zero.
Shihet pra se ne e dimë se ku jemi dhe sa keq janë punët tona dhe ku janë të metat dhe problemet por nuk duam të ndërrojmë asnjë situatë ngase jemi mësuar që të bëhemi rob dhe servilë të ndonjë organizate ndërkombëtare që na ndihmon me ‘ekspertë’ të huaj e vendorë të cilët, në vendin e tyre, nuk i njeh kush ndërsa këtu, për shkak të sterilitetit tonë mendor dhe servilitetit patologjik, krijojnë politika kombëtare të arsimit të cilat vetëm se e shkatërrojnë edhe më tutje sistemin tonë arsimor. Qindra projekte të këtyre njëzet vjetëve i kanë kushtuar buxhetit të vendit por kanë ‘thithur’ edhe donacione në masën prej afro 500 milionë euro. Vetëm njëra nga organizatat e angazhuara, ka ‘thithur’ projekte, për periudhën 20 vjeçare të funksionimit, në shumën prej 60 milionë eurosh dhe, derisa një organizatë vendore ka arritur të ‘menagjojë’ kaq milionë, duhet menduar se sa shumë milionë të tjerë janë ‘menagjuar’ nga organizatat tjera të huaja dhe vendore. Po ta bësh një matje në mes të dy testeve të PISA-s që kanë ndodhur në vitet 2015 dhe 2018, do ta shohësh se efekti i të gjitha ‘ndërhyrjeve’ (p.sh. janë mbajtur 2 milionë orë trajnime me mësues) në sistem ka qenë i barabartë me zero. Përkundrazi, edhe pse sistemi është ‘ndihmuar’ me gjithë ato orë trajnimesh, është shënuar një rënie e lehtë negative në arritshmërinë në PISA 2018 në krahasim me PISA 2015. Në të gjitha rastet, ashtu siç ka ndodhur në të gjitha vendet, kur shënohen një mossukses në testin PISA, sikur ka ndodhur në vendin tonë, shteti çohet në këmbë dhe organizon dhjetëra hulumtime për t’i gjetur shkaqet e një gjendjeje të tillë duke i kërkuar ato që nga faktorët njerëzorë e deri te ata strukturalë dhe sistemorë. Në Kosovë nuk ka ndodhur asgjë. Flitet në ndonjë emision lajmesh dhe çdo gjë harrohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe, si për ironi, ftohen apo ata ‘dijetarët’ e mëhershëm dhe po të njëjtit angazhohen për ta ‘sanuar’ gjendjen për të cilën kanë kontribuuar shumë të krijohet.
Duke e parë se si funksionon i tërë sistemi ynë arsimor dhe institucionet arsimore të vendit, nuk mund t’i ikim faktit se në Kosovë, në këtë 23 vjetësh, është krijuar mafia arsimore e prirë nga një dhjetëshe njerëzish të fuqishëm të lidhur me politikën dhe me organizata të fuqishme të brendshme dhe të jashtme. Mafia arsimore nuk përfshin vetëm OJQ-të, institucionet menagjuese dhe personat dhe individët. Ajo ka dorën e zgjatur edhe brenda qeverisë, në komuna, në Universitete, institute dhe institucione shkencore dhe pedagogjike. Mijëra të diplomuar, të magjistruar dhe të doktoruar ‘derdhen’ në tregun ‘akademik’ çdo vjet. Mijëra të diplomuar, me gradën beçelor, me master dhe doktoraturë fitojnë tituj duke i blerë diplomat (rasti i fundit ishte me 12 ‘doktorët’ kosovarë që i kishin blerë doktoratat e tyre në Universitetin e Kragujevcit të Serbisë apo, vitet e kaluara, rreth 180 sish që kishin ‘doktoruar’ vetëm në një universitet privat të Tiranës) apo duke përdorur diploma, tashmë, të mbrojtura por duke ua ndërruar titujt dhe emrat a mentorëve. Qindra profesorë dhe shkencëtarë përfitojnë tituj universitarë duke përdorur të gjitha makinacionet e mundshme për falsifikimin e punës shkencore. Nëse i shikojmë ‘shkrimet shkencore’ mund të hasim në punime të njëjta të botuara me tituj të ndryshëm në revista të ndryshme, mund të hasim, për shembull, në punime nga fizika në të cilat njëri nga autorët është gjeograf ose veteriner, mund të hasim në punime nga veterinaria ose xehetaria në të cilat njëri apo disa nga autorët janë gjuhëtarë ose pedagogë dhe mund të gjejmë punime nga mjekësia në të cilat njëri apo disa autorë mund të jenë gjeografë apo pedagogë. Përveç kësaj, mafia arsimore ka ngulur rrënjë edhe në fusha të tjera. Hartimi i teksteve mësimore, monopolet e krijuara të shtëpive botuese me autorë, recensentë dhe redaktorë ka bërë që edhe në tekstet mësimore që përdorën apo janë përdorur në Kosovë të vërehet fenomeni i uzurpimit të një pjese tejet të rëndësishme të arsimit, të shkruarit, të botimit dhe të blerjes së teksteve mësimore. Edhe këtu, gjithsesi, dhjetëshja e madhe e sistemit arsimor të Kosovës i ka, domosdo, duart e përziera ngase tekstet mësimore janë një burim i madh i parave dhe i profiteve të individëve dhe kompanive edhe pse, gjithnjë, është folur për cilësinë tejet të dobët përmbajtjesore, teknike dhe arsimore të teksteve.
Po s’është vetëm kjo! Ne e dimë se shkollat tona po ‘prodhojnë’ nxënës me përformancë të dobët. E dimë se ky zingjir bartet në fakultet dhe pastaj edhe fakulteti prodhon mësues të dobët. Ministrat e dinë dhe edhe ne e dimë se këtij vargu duhet t’i këputet një hallkë në mënyrë që ai te mos ketë mundësi të riprodhohet. Ministrat e dinë, akademikët e dinë, universitetet e dinë se ky trend duhet ndalur por, duke e ditur se këputja e secilës nga hallkat e zingjirit do të thotë më pak profit për tërë një klasë njerëzish dhe institucionesh, askush nuk e ka guximin e ndërmarrjes së një hapi të tillë ‘historik’. Rasti më i çuditshëm është i një fakulteti i cili ‘prodhon’ mësues të diplomuar dhe i njëjti, të njëjtëve, iu ofron trajnime për ngritje profesionale. Ky është rast unikat në botë që një institucion që shkollon dhe aftëson mësues me gradën master, i pajisë ata me diploma dhe, menjëherë pas diplomimit, i fton të njëjtit në trajnime për ngritje profesionale. Një institucion universitar do të duhej ta kishte etiken themelore akademike në mënyrë që diploma që lëshon të ishte një garanci e aftësive dhe shkathtësive të nevojshme për studentët që kryejnë studime për mësues në po atë fakultet.
Mafia arsimore është një strukturë shumë e gjallë e përbërë prej manjatëve të pasur, strukturave politike dhe para politike, nga organizata të jashtme dhe vendore, nga pseudo ekspertë dhe pseudo intelektualë nga profesorë e akademikë që, për një grusht para më shumë, instrumentalizohen nga cilido dhe gjithkush që mund t’iu ofrojë para. Gjendja e krizës permanente e arsimit kosovarë është një hapësirë e pafundme që të njëjtit të pasurohen edhe më shumë dhe ta rrëmbejnë çdo perspektivë zhvillimore që njerëzit qëllimmirë mund ta kenë.
Në situatën kur shteti nuk bën asgjë për ngritjen dhe mbrojtjen e cilësisë arsimore, mësuesi është caku i sulmit, instrumenti politik për realizmin e qëllimeve dhe, më së shpeshti, viktima e sistemit. Ata përdorën nga oligarkët e politikës, nga oligarkët e sindikatave (p.sh. doli se sekretari i sindikatave është një nga njerëzit e pasur të Kosovës me një pasuri që përfshinë me shumë se katër banesa, vetura të shtrenjta etj. që nuk mund ët krijohet me një rrogë dhe as me dy rroga dhe që kishte para të thata në bankë të barabarta me rrogën që, një mësues i shkollës së mesme, merr për 12 vjet. Unë nuk po paragjykoj asgjë por, e tërë ajo pasuri, nuk është krijuar pa një bazë të fortë të të ardhurave e që nuk mund të arrihet me një, dy a tri rroga mesatare të Kosovës), nga oligarkët fetarë dhe, shpesh edhe nga partitë opozitare të cilat, cilado qoftë në opozitë, i përdorë sindikatat dhe mësuesit si instrument dhe armë të luftës politike.. Derisa mësuesit përdorën si instrumente dhe mjete për arritjen e qëllimeve politike dhe derisa sindikatat kokëtojnë me secilin grupim politik për një ngritje minimale pagash, në të njëjtën kohë ata e dëmtojnë tepër shumë dinjitetin njerëzor dhe profesional të mësuesit, duke e dëmtuar, thuaja pakthyeshëm, figurën dhe personalitetin e tij. .
Pas çdo stuhie në fushën e arsimit, tash pas grevave apo, vitin që vjen, pas daljes së rezultateve të reja të PISA-s, pa dyshim, garnitura qeveritare do ta ftojë ‘dhjetëshen e madhe’ të mafisë arsimore për rregullimin e ‘situatës’. Dhe derisa ata do të pasurohen pak më tepër duke mbllaçitur në fondet e varfra të këtij vendi, ne do të mbesim, edhe për shumë kohë, duke folur e shkruar për mosfunksionimin adekuat të sistemit tonë arsimor.
Dhe derisa gjërat shkojnë, domosdoshmërisht, drejt pikës së fillimit, pra pikës zero, e cila nënkupton se gjithçka duhet të fillohet nga pika zero, ministria ende bën po atë gjë që e kanë bërë kabinetet tjera ministrore duke e angazhuar ‘këtë klasë ekspertësh’ e cila është, në të shumtën e herave, autore dhe kontribuuese absolute e krejt kësaj gjendjeje.
Në kulturën tonë, fatkeqësisht, krimi fshehët dhe nuk denoncohet dhe nuk flitet për të ngase njerëzit nuk dëshirojnë të jenë pjesë e ‘çesateve’ private dhe publike. Ky shkrim i imi shpresoj që do ta hapë këtë ‘çesatë’ dhe, në një situatë të ardhme, në rast nevoje, për të mirën e sistemit, ndoshta do të ishte shumë më humane që të paraqiteshin kontributet konkrete të secilit grup të interesit në prapambetjen arsimore të vendit.
Ku shkrim nuk është akuzë, është përpjekje që, për problemet, të flitet haptas dhe të flitet gjerësisht që nënkupton edhe inkuadrimin e sa më shume institucioneve dhe personaliteteve publike në diskutimin më të madh që duhet ta zhvillojë ky vend.
Arsimi, faktorët politikë (qeveritë, drejtoritë komunale, drejtoritë e shkollave, etj.), faktorët institucionalë (universitetet, institutet, kolegjet, etj.) dhe faktorët njerëzorë që e kanë katandisur në këtë gjendje, duhet të jenë tema e madhe kombëtare për të cilën duhet diskutuar urgjentisht dhe menjëherë. Të diskutojmë të gjithë njëherësh.

Albin! Vuçiqi (vëllai binjak i Edi Rames) po ta kërkon Asociacionin me kompetenca të Republika Srpskes!

0
___

Vuçiqi, na paska qu selam nga një hapje të një fabrike diku në thellësi të Shumadisë…se; ASOCIACIONI (alias:Zajednica), duhet të ketë kompetenca identike me Republika Srpska (!?), që i bie hiç më pak se “shtet në shtet” (këkesē kjo qē bie në kundërshtim të plotë me rekomandimin e Gabriel Eskobar; “s’ka shtet, në shtet”)! Është kjo një kurth e ditur e radhës bizantine që daton që nga viti (i shpalljes së pavarësisê) 2008, mirëpo, që u kornizua juridikisht (me aminin e H.Thaçit) në Bruksel në vitin 2011, dhe u formalizua politikisht (me aminin e I. Mustafes) poashtu në Bruksel, në vitin 2015. Sipas këtyre konturave, Serbia meqë e kishte humbur ushtarakisht luftën me NATO-n, ajo tani po bënte përpjekje diplomatike për t’i ngadalësuat njohjet e kontestuar shtyllat kyçe të shtetësisëshpallur, duke kërkuar e insistuar në vazhdimësi (maksimumin) krejt Kosovën por, që kënaqej natyrisht, nëse i ofrohej shansi (optimumin) ta marr pjesën veriore ku gjenden “kapilarët” e mbijetimit të shtetësisë (Trepça dhe Liqeni i Ujmanit) sē Kosoves. Si gjeneratë që i ka kalua gjitha “testet” (e segregacionit dhe represionit) dhe sprovat (e ndjekjes dhe persekutimit të 1981-ishit ato të 1989-shes, por, edhe ato të 1999-ishit) e regjimeve serbe po ia rikujtoj Presidentit serb;

Zotëri, (Aleksandër Vuçiq) President i Serbisë!

Më lejoni Ju lutem që telegrafikisht t’u jap ca fakte në “selamin”Tuaj, për Asociacionin (apo; Zajednicen, si i thoni Ju në gjuhën serbe), që po e synon;

Ne shqiptarët e Kosovës, që nga fillimi e kemi ditur për qëllimin, aspiratën po edhe “ëndrrën” që e keni (personalisht Ju dhe Partia e Juaj radikale) për Kosoven. Andaj Juve qē po shpresoni, e po flisni pandalur, pa logjikuar e pa menduar fare rreth pasojave tē kësaj “ëndrre” sociale, a keni ndonjë argument (se Ju edhe gjatë kohës së regjimit totalitar të Millosheviqit derisa e ushtronit rolin e ministrit për propagandë /tipike “gebelsiane”/ lansonit pandalur rrena, shpifje e alibi të paqena) apo, si thonë këta vëllezërit e mi (jo soji i Edi Rames!) të Shqipërisë; “Ju vetëm, po ia futni kot së koti” (!?), ngase, nuk u ka mbetur më as edhe një;

  • 1. Fakt DEMOGRAFIK, (nuk u kam faj unë që ky “djepi” në të cilin thirreni për gjithë shekullin (1912-1999) e kaluar, nuk u dëshmua fort i pëlleshëm (!), ngase, qytetar me origjinë serbe në Kosovë, la pas veti vetëm 3% !?);
  • 2. Fakt POLITIK, (ma gjeni vetëm një komunitet etnik, në botë që ka përfaqësim me superdiskriminim më pozitiv, më të lartë, e më të garantuar edhe ligje ndërkombëtare, se sa serbët e Kosovës!?);
  • 3. Fakt GJEOGRAFIK, (Ju po mendoni dhe ende po shpresoni e ëndërroni që me 3% demografi, mund tē merrni /një teritorr të Kosovës, prej /25% gjeografi!?);
  • 4. Fakt USHTARAK, (Ju zotëri President i Serbisë, me gjitha paragrafët kapitulluese të Rezolutës 1244 /që kurrë s’po e hjekni nga goja, e të cilat i keni nënshkrua /me Marrëveshjen e Kumanovës) se keni pranu që të largoheni “vullnetarisht nga djepi”, e “Jerusalemi i Juaj”/;
  • 5. Fakt KULTUROR; (ky argument më shumë na shkon në favor neve shqiptarëve, ngase, të gjitha kishat që pretendoni se i takojnë këtij farë “djepit” tē ortodoksisë Suaj (luftënxitëse dhe përgjegjëse për pesë luftëra të shkaktuara në Ballkan) në fakt ishin kisha dardane…);
    Mund t’u numëroj edhe një milion argumente tjera…, por dua të sigurohem që suflerëve të Kryeministrit Albin Kurti, të mos ua cenoj e as të mos ua marr “bukën e gojës”.
  • Se këto të mijat, topi s’ti luan!?
Zotëri President i Serbisë; “Djepi serb”, apo si po i thoni Ju “Jerusalemi serb” s’mund të faktohet me asnjë argument historik, sepse; ishte territor dardan, e aq më pak sociologjik, sepse; ligjet e qytetërimeve na mësojnë leksionin që territori u takon gjithnjē atyre që jetojnë dhe veprojnë aty den baba den…!

Kosova më 7 Shtator 1990: Rapublikë me Kushtetutë 

Kuvendi – Kosovë -7-shtator1990 – Kushtetuta eKacanikut -Ilaz-Ramajli duke e kryesuar seancen

-KALENDARI HISTORIK/

Drejt Lirisë e Pavarësisë Kosova para 32 viteve, në 7 Shtator 1990, u shpall Republikë me Kushtetutën e miratuar nga Kuvendi i saj në një mbledhje në Kaçanik, që pasonte Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 e pasohej me Referendumin për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur të mbajtur nga 26 deri në 30 Shtator 1991 me votimin pro 99,87 për qind, si dhe nga zgjedhjet e para pluraliste parlamentare dhe presidenciale të 24 Majit 1992/

 -Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në  mesazhet e 7 Shtatorit -Viti 1998: Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 Shtator të vitit 1990 shënon aktin fundamental për shtetin e Kosovës. Viti 2005: Dhashtë Zoti që sa më shpejt ta gëzojmë njohjen direkte të pavarësisë së vendit tonë nga Shtetetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, çfarë do të qetësonte popullin e Kosovës dhe këtë pjesë të Europës e të botës/

 

Nga Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 7 Shtator 2022/  Para 32 viteve, në 7 Shtator 1990, Kosova u shpall Republikë me Kushtetutën e miratuar nga Kuvendi i saj në një mbledhje në Kaçanik, që pasonte Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, poashtu të vitit 1990, e pasohej me Referendumin për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur të mbajtur nga 26 deri në 30 Shtator 1991 me votimin pro 99,87 për qind dhe pjesëmarrjen masive 87,01%  të 1.051.357 qytetarëve me të drejtë vote.

Republika e Kosovës me Kushtetutën e vet e institucionet demokratike të zgjedhjeve parlamentare e presidenciale që pasuan, të 24 Majit 1992, atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit  të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.

Në krye të Kuvendit të Kosovës në atë kohë të vendimeve e ngjarjeve historike ishte Ilaz Ramajli. Ishin këto ngjarje e zhvillime drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, gjithnjë në rrethana të rënda të okupimit e shtetrrethimit ushtarako-policor që kishte vendosur Beogradi, kur në mënyrë kundërkushtetuese dhe përgjakshëm me kushtetutën serbe të tankeve u rrënua autonomia që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 element konstituv me të drejtë vetoje i federates. Ajo Kushtetutë ishte e para në historinë kushtetuese të Kosovës, ndërsa e dyta ishte ajo e 7 Shtatorit 1990.

Kuvendi -Kosovë – 7 Shtator 1990 -seance për Kushtetuten e Kacanikut

“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990, jo vetëm që ishin akte kushtetuese juridike, por në kohën kur u nxorën ishin edhe akte mbrojtëse dhe pozicionuese në raport me situatë e krijuar në ish Jugosllavi”, ka theksuar Ramajli në një nga intervistat që kam zhvilluar për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë.

Nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, nga elementet konstituive të federatës, mes të cilave ishte edhe Kosova që u bë shtet, shtete të reja të rajonit dolën gjithësej shtatë: Kosova, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedona, Mali i Zi dhe Serbia.

“Akti i nxjerrjes së Kushtetutës u bë pikërisht në kohën kur më nuk kishte asnjë dyshim se Jugosllavia kishte hyrë në rrugën e pakthim të shpërbërjes së sajë. Nxjerrja e Kushtetutës dhe shpallja e Republikës së Kosovës nga Kuvendi me 7 Shtator 1990 ishte dhënie e formës kushtetuese juridike të vullnetit të shprehur unanimisht nga shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës, dhe nga subjektet e atëhershme politike në Kosovë”, është shprehur Ilaz Ramajli në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar në 20 vjetorin e Referendumit për Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur të mbajtur nga 26 deri më 30 Shtator 1991.

Kuvendi-Kosove-7-shtator-1990-Kushtetuta-Kacanik

Ndërsa në 30 vjetorin e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, Ramajli për median kosovare theksonte se ndonëse për shkak të rrethanave Kushtetuta e Kaçanikut nuk ka pasur mundësi të që të zbatohet plotësisht në territorin e Kosovës, ajo ka qenë njëra ndër aktet më të përparuara në regjion.

“Deklarata e Pavarësisë e 2 korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e shpallur më 7 shtator 1990 u shndërruan me kohë në busullë të lëvizjes sonë paqësore politike dhe besoj se po këto akte kanë qenë edhe pikënisje e të gjitha sakrificave. Mbështetur në Kushtetutën e Kaçanikut u organizua komplet jeta në Kosovë jashtë sistemit të Serbisë dhe mundësoi që shqiptarët e Kosovës dhe popujt e tjerë joserbë të organizojnë rezistencën e tyre jo të dhunshme e më vonë edhe luftën çlirimtare”, ka thënë Ramajli.

Në Kosovën e lirë nga qershori 1990, prej vitit 2001 deri para 13 viteve, Kosova ka pasur një Kornizë Kushtetuese, e miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë de fakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.

Kosova para 14 viteve miratoi Kushtetën e Republikës, e cila në nenin 1 e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.  Ishte viti 2008 kur nga Kuvendi i Kosovës u miratua Kushtetuta – akti më i lartë  juridik i shtetit në ditën e 9 Prillit, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik, ndërsa ka hyrë në fuqi në 15 Qershor.

Rugova – Korriku – 7shtatori – parlamentaret

Atëherë, dekretimi i 41 ligjeve, të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës.

Zhvillimet më të rëndësishme brenda 14 viteve ishin në 2012-tën, kur Kuvendi, në 7 Shtator që ishte ditë e përvjetorit të Kushtetutës së vitit 1990,  ka miratuar amendamentimin e  Kushtetutës së Republikës lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes  ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërsa në 10 Shtator pasoi vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i mbledhur në Prishtinë, për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare.

“Përmbyllja e mbikëqyrjes është vlerësimi më i lartë ndërkombëtar, që i është bërë shtetit të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”, u vlerësua atëherë.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të shtetit të ri, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin.

Kosova e pavarur e shpallur para më shumë se 14 viteve në 17 Shkurt 2008 deri tani është njohur nga 117 shtete anëtare të OKB-së dhe njohja më e re është nga Izraeli, për të cilën delegacioni i Kosovës u njoftua derisa ishte në Uashington në Shtëpinë e Bardhë në 4 Shtator 2020.

Kushtetuta Kosova Republike 7 Shtator 1990

PRESIDENTI HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA: 7 SHTATORI 1990, THEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS

 -Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 Shtator të vitit 1990 shënon aktin fundamental për shtetin e Kosovës/

Presidenti historik i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, vlerësonte se miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në 7 Shtator të vitit 1990 shënonte aktin fundamental për shtetin e Kosovës. Po risjellim dy mesazhe të Presidentit Rugova për 7 Shtatorin, të vitit të luftës 1998 dhe të vitit të lirisë 2005 – të fundit të Presidentit historik për ditën historike të Kushtetutës së Republikës së Kosovës:

VITI  1998: DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA ME RASTIN E 7 SHTATORIT

PRISHTINË, 7 Shtator 1998/ Me rastin e 7 Shtatorit – Ditës së miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës – Presidenti i  Republikës Dr. Ibrahim Rugova dha një deklaratë në të cilën thuhet:

Pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 2 korrik të vitit 1990, miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 shtator të vitit 1990 shënon aktin fundamental për shtetin e Kosovës. Kjo ngjarje e rëndësishme në historinë më të re të Kosovës, ka vënë themelet juridike e politike të shtetësisë së Kosovës.

Sot, tetë vjet pas miramitit të këtij akti të lartë, populli i Kosovës edhe pse në gjendje okupimi dhe i ballafaquar me ofensivat e egra të forcave serbe, me një vullnet të fortë po ndërton shoqërinë demokratike e civile në Kosovë. Dhe, përkundër vuajtjeve nëpër të cilat po kalon, ai është i përcaktuar që me mjete politike ta realizojë pavarësinë e Kosovës.

Në këto çaste të vështira që po përjeton, populli i Kosovës me përkrahjen dhe ndihmën e botës demokratike e sidomos të SHBA-ve dhe Unionit Evropian, do të dijë ta kapërcejë këtë gjendje të rëndë.

Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!

Kushtetuta-Kosove-1990

VITI 2005: PRESIDENTI RUGOVA U DREJTOI NJË MASAZH QYTETARËVE TË KOSOVËS ME RASTIN E 7 SHATORIT

PRISHTINË, 7 Shtator 2005/ Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës me rastin e 7 Shtatorit, ditës kur para 15 vjetësh u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës në Kaçanik.

Në mesazhin e Presidentit Rugova thuhet:

Me rastin e 7 Shtatorit, në 15 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ju shpreh urimet e mia të përzemërta.

Kushtetuta-Kosove-Kaçanik-1990Dita e 7 Shtatorit e vitit 1990 është një ditë e rëndësishme në historinë tonë të re, sepse u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u bë pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë në korrik të po atij viti.

Kushtetuta-Kosove-Kaçanik-1990

Kjo i vuri themelet e shtetit të Kosovës, që u vërtetua me Referendumin për pavarësi dhe hapi perspektiva për ndërtimin e jetës shtetërore demokratike.

Kushtetuta-Kosove-Kaçanik-1990

Dhashtë Zoti që sa më shpejt ta gëzojmë njohjen direkte të pavarësisë së vendit tonë nga Shtetetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, çfarë do të qetësonte popullin e Kosovës dhe këtë pjesë të Europës e të botës.

2 korrik1990-Kosove

Ilaz Ramajli dhe Behlul Jashari

Elita politike dhe intelektuale duhet të përballet urgjentisht me antishqiptarizmin e islamit politik

0
Dy islamistët e mëdhenj politik Lavdërim Muhaxheri nga Kaçaniku dhe Ridvan Aqifi nga Gjilani, që i dhanë jetëkotat për të ashtuquajturën “Toka e Shamit” dhe “Levanti”. Përpara se të shkonin me luftue për Islamin kundër krejt botës në Siri e Irak, ata ishin anëtar të së ashtuquajturës Rinia Muslimane e Kosovës dhe ankoheshin dhe protestonin vazhdimisht për “diskriminimin e Muslimanëve”, saqë e patën vënë gurëthemelin e xhamisë në mënyrë simbolike përpara Fakultetit Filozofik të Prishtinës, mu përballë Katedrales Shën Tereza. Tash ajo xhami po ndërtohet nga Qeveria e Republikës së Turqisë, respektivisht nga Dijaneti që ka si qëllim përhapjen e islamit në botë, sidomos në viset e ish Perandorisë Osmane. Taksapaguesit turq i kanë siguruar gjithsej 43 milionë euro për ndërtimin e xhamisë për “vëllezërit arnaut” në Prishtinë.
Lirim Gashi, Prishtinë
___
… dhe sindikalizmin mashtrues
***
Sapo evropianët dhe amerikanët e kuptuan që Serbia lojën e saj të fshehtë dhe të pistë me Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Brukselin dhe Uashingtonin po e loz me direktivën e Putinit, shërbimet sekrete serbe, ruse dhe turke të maskuara si organizata humanitare, plasuan në tregun politik dy çështje totalisht të panevojshme, të dëmshme dhe të rrezikshme, që e dëmtojnë rëndë imazhin e shoqërisë sonë demokratike dhe shtetit tonë laik, siç janë imponimi i bartjes së shamisë për vajzat e mitura dhe sindikalizmi mashtrues si pretekst për rrëzimin e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Albin Kurtit.
Sepse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e bëjnë çdo ditë më të dukshme politikën e jashtme të nënshtruar dhe tradhtare të qeverive të mëparshme dhe na dëshmojnë të gjithëve se çfarë do të ishte e mundur në të kaluarën, me një qëndrim të drejtë, dinjitoz dhe të guximshëm karshi Serbisë klero-fashiste.
Do të përpiqem t’ju shpjegoj me argumente dhe prova të pakundërshtueshme, se pse këto dy tema u zgjodhën nga këto tri shërbime sekrete armike pikërisht tani.
Shamia është një simbol i kufizimit, abuzimit dhe pengimit të vajzave dhe grave tona, që të bëhen në çdo kuptim personalitete të pavarura dhe të barabarta me burrat.
Dhe jo vetëm kaq, por është simbol i imponimit të një mënyre të jetesës që i nënshtrohet pikëpamjeve mesjetare të fashistëve fetarë nga Lindja e Mesme dhe Turqia, e cila nuk është koherente dhe harmonike me parimet demokratike dhe laike të kushtetutës sonë, e cila ndalon çdo ndërhyrje të fesë në kompetencat e shtetit.
Problemi është se politikanët tanë pa dallim, nuk kanë sens, urtësi, guxim dhe vullnet për t’u përballur me këtë virus dhe fenomen jashtëzakonisht të dëmshëm e të rrezikshëm, sepse kanë frikë të vazhdueshme se do të humbasin shumë vota në zgjedhjet e ardhshme.
Dhe problemi nuk mbaron këtu, përkundrazi ai këtu fillon.
Sepse ky virus, i cili infekton rininë tonë pa ndërprerje, brenda pak vitesh mund të kthehet jo vetëm në një pandemi tepër të rrezikshme, por edhe në një mënyrë të jetesës dhe të menduarit që nuk përkon aspak me vlerat moderne universale perëndimore.
Dhe ky do të jetë jo vetëm fundi i shoqërisë sonë pro-evropiane dhe pro-amerikane, por edhe fillimi i kthimit të Serbisë, Rusisë dhe Turqisë në Kosovë në lavdi të plotë negative.
Kam informacione të sakta nga miqtë e mi amerikanë, evropianë dhe izraelitë, se Brukseli ka vendosur të zgjasë regjimin e rreptë të vizave për popullin e Kosovës, menjëherë pas daljes publike të Lavdrim Muhaxherit.
Dhe se të gjithë politikanët tanë të rëndësishëm të pozitës dhe opozitës e kanë pasur këtë informacion, por fatkeqësisht asnjëri prej tyre nuk e ka parë të nevojshme të flasë publikisht, sepse të gjithë pa dallim i vendosin interesat personale, familjare, klanore dhe partiake mbi interesat shoqërore, kombëtare dhe shtetërore.
Dhe kjo është një sjellje krejtësisht e pafalshme, e paprecedentë, e papranueshme, e papërgjegjshme dhe e pandërgjegjshme, sepse kërcënon interesat e kombit dhe shtetit si asgjë tjetër.
Ndërsa sindikalizmi i rremë nën pretekstin e rritjes së pagave të stafit pedagogjik dhe arsimor, është në fakt një tentativë për të rrëzuar Qeverinë Kurti, përmes trojanëve të maskuar shqipfolës të shërbimeve të lartpërmendura sekrete, që paguhen për t’i realizuar axhedat e tyre armiqësore në Kosovë, të cilat më së shumti po i pengon dhe pamundëson pikërisht Qeveria Kurti.
Kjo dëshmohet lehtë këto ditë nga bashkëpunimi i ngushtë dhe i hapur i sindikalistit kryesor me partitë opozitare, të cilat në njëzet vitet e fundit e kanë shkatërruar arsimin, shkencën, edukatën dhe kulturën tonë, më shumë se Serbia në dyqind vitet e fundit.
Problemi është se në të dyja rastet viktima janë të rinjtë tanë dhe prindërit e tyre, që shqetësohen për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Megjithatë më së shumti më shqetëson fakti, se disa akademikë me të cilët kam diskutuar shpesh për këto fenomene, nuk e kishin as dijen, as guximin dhe as sensin më të vogël për të kuptuar se për çfarë po flisja.
Pse e respektoj Jusuf Buxhovin ?
Sepse njeriu ka sens, dije, talent, vullnet dhe guxim jo vetëm për t’i kuptuar dhe sqaruar të gjitha fenomenet e rrezikshme, por edhe për të reflektuar me kohë dhe për t’i shfaqur publikisht brengat e tij, më shumë se komplet elita jonë politike dhe intelektuale.
* Autori është Kryetar i Forca e Diasporës për Kosovën, me seli në Prishtinë.

Mehmet Kraja: “Greva është politike, ekskluzivisht është politike”

0

Muharrem Miftari/RTKlive

(E plotësuar)Kryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, në RTK Prime ka folur për shumë çështje që preokupojnë shoqërinë tonë, me theks të shtuar raportin e institucioneve shtetërore me fenë, për arsimin dhe grevën, për dialogun Kosovë-Serbi, për Ballkanin e Hapur, për Shqipërinë dhe Malin e Zi, si dhe një sërë çështjesh tjera me interes.

Për çështjen e krizës energjetike akademik Kraja tha se nga Akademia është ofruar raporti i ekspertëve, ku, sipas tij, Kosova gjendet midis dy nxitjeve të kundërta: “të mos zgjerojë kapacitete elektrike nga energjia me bazë fosilet, por nga energjia ripërtëritëse e nga ana tjetër ka mungesë të energjisë.”

Në këtë aspekt, akademik Kraja sqaroi se sipas ekspertëve, Kosova nuk ka mundësi tjetër, pos të shfrytëzojë kapacitetet me bazë fosile, por jo të prodhojë më tepër se që është e nevojshme, por në një formë të plotësimit të kapaciteteve të nevojave vendit.

(E plotësuar) Kraja:Mediet të jenë katalizatorë në nxitjen e qeverisjes

Duke qenë që ka punuar gjatë në medie, akademik Kraja vlerësoi se për një kohë të shkurtë mediet kanë pësuar ndryshime të mëdha

“Mediet po shkojnë në drejtim të monopolizimit duke shërbyer ata që financojnë”, shtoi kryeakademiku Kraja.

Qëndrimi  paanshëm i mungon medies në Kosovë, sepse është profilizuar politikisht dhe qartë dihet se nga anon.

“ Në shumicën e rasteve nuk shikojnë profilin etik”, theksoi akademik Kraja.

Ai më tutje theksoi se roli i medieve duhet të jenë katalizatorë që nxit qeverisjen e mirë.

Në kuadër të kësaj akademik Kraja mori si shembull kritikat e medieve që, sipas tij nuk janë gjithëpërfshirëse.

Si shembull ai mori Komunën ë Prishtinë, kryetarin e saj, Përparim Rama, i cili sipas tij nuk ka bërë asgjë në të mirë të komunitetit.

“Prishtina është gjysma e Kosovës me popullsi  dhe ka kaluar një verë nga më të shëmtuarat që ka pasur ndonjëherë deri më tani dhe asnjë kritikë nuk është shfaqur ndaj Përparim Ramës e as ndaj LDK-së”, deklaroi akademik Kraja.

Sipas tij, Përparim Rama, brenda një viti ka marrë 12 milionë euro dhe ua ka dhënë shokëve të vet për konsulencë, asnjë kritikë për këtë.

“Asnjë hap në përmirësimin e infrastrukturës brenda qytetit”, tha, mes tjerash, akademik Kraja.

“Përparim Rama me punën e tij, nuk i afrohet as kungjave të Shpend Ahmetit”, tha akademik Kraja.

Sipas tij, krejt çfarë ka bërë kryetari aktual i Prishtinës është ngjyrosja e trotuareve që shlyhen sapo bie shi.

(E plotësuar) Kraja: Kosova kafshatë e madhe, Rama po shkon drejt tradhtisë

Lidhur me Ballkanin e Hapur në raport me ndërkombëtarët na intereson në një pikë, Ballkani gjithëpërfshirës, që liderët e rajonit nuk e thonë, në të kundërt nuk vlen, ka problem, tha Kraja.

Duke kritikuar Ramën dhe Vuçiqin për qasjen e tyre, akademik Kraja thekson se Ballkan i Hapur duhet  të jetë me parime të barazisë.

“Kosova refuzon këtë projekt, sepse nuk është në pozicion të barabartë”, vuri në dukje akademik Kraja.

Ai tha se Kosova është kafshatë e madhe për ta përtypur, edhe nga Vuçiqi edhe nga Rama, sepse ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë tradhtarë kjo çështje.

“Nëse Rama mendon të bëjë një urë duke anashkaluar Kosovën, historia do ta gjykojë për këtë”, deklaroi Kraja.

Me qëndrimet e tij, Kraja tha se Rama po tradhton.

Ai riktheu në vëmendje edhe historinë kur marrëdhëniet e Shqipërisë ishin të ngushta me ish- Jugosllavinë (Serbinë), por që kanë dështuar e gati kanë përfunduar në tradhti.

(E plotësuar) Kraja: Abazoviq objekt manipulimi nga blloku proserb

Akademik Kraja për zhvillimet në Mal të Zi, vlerësoi se duhet pasur kujdes, sidomos mediet kosovare.

Abazoviq, sipas akademik Krajës, bëri një qeveri proserbe, pastaj si kryeministër përsëri bëri qeveri proserbe, duke e marrë përsipër vetë.

Tutje kryeakademiku sqaroi se Abazoviq është objekt i manipulimit nga të dyja blloqet. Më e dhimbshme, sipas tij,  është për ne që ai u manipulua dy herë, nga blloku proserb.

Tani, theksoi mes tjerash akademik Kraja, sërish është duke bërë një qeveri proserbe që është në proces, duke shtuar se Abazoviq ka probleme edhe me malin e Zi, sepse marrëveshja e tij me Kishën Ortodokse Serbe, siç tha ai, cenon Malin e Zi.

“Kisha Autoqefale e Malit të Zi është në proces, që e bllokon kisha Ortodokse Serbe”, deklaroi Kraja.

Teksa sqaroi anën historike të çështjes së kishës në Mal të Zi, Kraja shtoi se kjo  është çështje fetare, politike e historike.

(E plotësuar) Kraja: Asociacion që nuk prish funksionalitetin e shtetit të Kosovës

Akademik Kraja sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, vlerësoi se vetë Brukseli ka pasur qasje jo të drejtë ndaj kësaj çështjeje.

Sa i përket emërimit të këshilltarëve të Macron dhe Sholz për ta mbështetur dialogun Kosovë Serbi, kryeakademiku Kraja theksoi se kjo është bërë për ta fuqizuar rolin e Lajçakut në dialog.

Më tej akademik Kraja foli për marrëveshjet e arritura në Bruksel, në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë.

“Nuk po bëhen kapituj të rinj. Në fakt si duhet hapur kapituj të rinj kur ende nuk janë kryer marrëveshjet e arrira më herët”, theksoi akademik Kraja.

Ndërkaq lidhur me asociacionin, akademik Kraja shtoi se kjo është një çështje që është lënë hapur që nga marrëveshja e Vjenës që është përfshirë në Pakon e Ahtisaarit.

“Asociacioni duhet të ketë një gjë, që nuk duhet prishë rendin kushtetues dhe kjo nënkupton që qeveria e Kosovës duhet të hapë një dialog me serbët lokalë, një asociacion që avancon të drejtat e minoritetit serb e që nuk prish funksionalitetin e shtetit të Kosovës”, sqaroi ndër të tjera akademik Kraja.

(E plotësuar) Kraja për grevën në arsim: Prapa saj qëndron opozita

Lidhur me grevën në shkolla dhe jo vetëm, kryeakademiku Kraja vlerësoi se është me motiv politik

“Mendoj që greva është politike, ekskluzivisht është politike”, theksoi akademik Kraja në RTK Prime.

Më tej ai theksoi se liderët politikë është mirë të tregojnë se si po mendojnë të përfitojnë prej kësaj situate.

“Nëse opozita do që ta rrëzojë qeverinë, le ta bëjnë në forma të tjera, por jo duke manipuluar fëmijët”, deklaroi ai.

“Kosova në të kaluarën ka përdorur arsimin, por për çështje madhore, për liri”, theksoi mes tjerash kryeakademiku Kraja.

Kraja përmend takimet e kryetarit të Këshillit Grevist me partiteë opozitare, të cilat e mbështesin.

(E plotësuar) Kraja: Akademia është kritikuar për të krijuar opinion mbi të

Kryetari i ASHAK-ut foli për këtë institucion të lartë shkencor e kulturor, duke e vlerësuar si të përgjegjshëm karshi rrethanave në të cilat ndodhet jo vetëm ky institucion, por edhe vetë shoqëria, shteti dhe institucionet e saj.

Sa i përket kritikave kundrejt Akademisë, Kraja u shpreh se nganjëherë kanë arsyeshmërinë, duke pasur argumentin brenda saj, që i vlerësoj si qëllimmira, porse ka edhe kritika që nuk kanë fare argument.

“Akademia ka individ dhe individualitete”, tha kryetari i ASHAK-ut,Mehmet Kraja.

Më tej ai sqaroi se kritikat kundrejt akademisë vijnë nga persona që  kanë konkurruar të bëhen anëtar të Akademisë por nuk janë bërë, që janë goxha shumë, sepse në këtë institucion konkurrojnë thuajse çdo katër vjet për t’u bërë anëtar i këtij institucioni,  si dhe grupi tjetër ka të bëjë me OJQ-të, që kanë kritikuar punën e aktivitetin tonë, sipas tij, kritikë e financuar që nuk do të duhej ndodhte, me qëllimin e vetëm të krijojë opinion mbi Akademinë.

(E plotësuar) Kraja: Kosova, sipas Kushtetutës, është shtet laik

Kryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, në RTK Prime ka folur për shumë çështje që preokupojnë shoqërinë tonë, me theks të shtuar raportin e institucioneve shtetërore me fenë, për arsimin dhe grevën, për dialogun Kosovë-Serbi, për Ballkanin e Hapur, për Shqipërinë dhe Malin e Zi, si dhe një sërë çështjesh tjera me interes.

Sa i përket çështjes së shamisë kjo qe problematizuar së fundi pak para se të fillonte viti shkollor, por ne  nuk reaguam, sepse, në esencë, asgjë nuk ndryshoi, mbeti ashtu siç ka qenë.

Kryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, sqaroi aktivitetin e kësaj akademie për çështje të caktuara, duke kritikuar seksionin e shkencave shoqërore, si obskurantiste, duke neglizhuar çështjet aktuale që preokupohet shoqëria dhe shteti.

“Ata, në njëfarë forme, janë kthyer në një opozitë të vetvetes, por unë konsideroj se kjo çështje, pra  raporti i institucioneve të shtetit me fenë, do të duhej trajtuar edhe në nivelin akademik”, theksoi akademik Kraja.

Ndërsa foli për shaminë, kryeakademiku Kraja veçoi dy gjëra: “Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kosova është përcaktuar si shtet laik, pra nuk është shtet sekular, por është shtet laik. Në shtetin laik, institucionet e fesë janë të ndara nga institucionet e shtetit. Feja nuk mund e nuk duhet  të ketë asnjë ndikim mbi institucionet e shtetit, sikundër që ndodhë edhe e kundërta. Ndërkaq në shtetin sekular, shteti merr qëndrim neutral ndaj fesë dhe në rastin tonë, ne, duke qenë shtet laik, feja nuk ka punë në institucionet e shtetit. Por një gjë duhet theksuar se ne na mungon ligji për fenë që do të sqaronte mënyrën e veprimit që për këtë fajëson dy-tri legjislaturat e shkuara në Kosovë, që nuk e kanë proceduar dhe miratuar këtë ligj. Për shkak të mungesës së këtij ligji ne do të kemi problem edhe me Këshillin e Evropës, si dhe do të kemi probleme kur do të konkurrojmë për pranim në UNESCO”.

Ai i bëri përgjegjës të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, sepse janë duke  manipuluar, ngase, sipas tij, ky ligj kërkon konsensus politik mes partive parlamentare, meqë shumica e partive bëjnë kalkulime elektorale.

Kraja ngarkoi edhe BIK-un për këtë punë, sepse në shumë raste ka qenë bllokuese e këtij ligji. “Bashkësia Islame bën përfaqësimin shpirtëror, jo përfaqësim politik”, sqaroi akademik Kraja.

Ndërsa si çështje e dytë, sipas Krajës, është se përdorimi i shamisë vendos problemin e identitetit. Sa herë që është mbivendosur identiteti fetar mbi atë kombëtar, neve na kanë prodhuar situata problematike në vend.

“Jo rastësisht probleme të tilla iniciohen në momente kritike për Kosovën. Nëse islammi politik futet në politikën e Kosovës ata kanë një llogari, sikundër edhe paritë politike që kalkulojnë me fenë edhe ato kanë llogaritë e veta”, tha akademiku Kraja.

Tutje, kryeakademiku Kraja theksoi se ka synime që Kosova të bëhet Republikë Islamike dhe kështu do të ndërrohej kahja e perspektivës Euroatlantike.

Akademik Kraja theksoi se trajtimi i kësaj çështjeje nuk ishte momenti i duhur politik ndërkombëtar.

“Me çfarë kuti matë Dauti?!”

0

Nga: Idriz Zeqiraj

– Letër dërguar Presidentës Vjosë Osmanit me bashkëpunëtorë –

Heronjtë e kombit Agim Ramadani, Sali Çeku bashkë me Anton Qunin
Për standartet e dyfishta, populli ka një shprehje: “Me çfarë kuti matë Dauti?!” Lufta e Kosovës, përkatësisht, historia e sotme e Kosovës, trajtohet sikur të këtë ndodhur në lashtësi! Falsifikimet groteske të saj, të lënë pa frymë. Dhe, megjithatë ngulmohet të mos korrigjohet, përkundrazi, të legalizohet ky falsifikim, deri në marrëzi.
“Historia nuk mund të rishkruhet”, – çirrej dëshpërueshëm ish-presidenti aksidental, Hashim Thaçi, për t`u pasuar nga shpura e tij servile e hipokrite. “Komandantët” pa ushtarë, rrjedhimisht, edhe pa beteja, paguan kalemxhinj, për të bërë këngë, tregime, historira imaxhinare të “komandantëve”, të cilat as në ëndërr nuk i kishin parë. “Ju nuk na mbrojtet nga ushtarët perdhunues serbë. Të paktën, mos na përbuzni tani, në liri”, – akuzon e protestron, ngultas e thekshëm, viktima e këtij krimi pështirosës, e lënduara e përjetshme, Vasfije Krasniqi-Godman.
Numërohen 420 masakra, përgjatë luftës së fundit në Kosovë dhe krejt pak beteja! Megjithatë, 65.000 “luftëtarët” e djeshëm, “veteranë” të sotëm,  nuk arritën t`i shmangnin dot! E gjithë kjo ndodhi, përshkak të sabotimit të luftës, nga “komandantët e Rognerit”, të lidhur fort me kryepushtetarët social-komunistë të Tiranës zyrtare, nëpërmes tyre edhe me Serbinë. Ndërkohë, Serbia ishte përkujdesur, ende pa filluar lufta, të ofrojë dhëndurë të saj në Shërbimin sekret DGSE, për instruktimin agjenturor të “kuadrove” të ardhshme brenda LPK-së.
Dhe, kjo strategji funksionoi sipas skenarit serb, paralizoi deri në amortizim UÇK-në e LPK-së, duke pamundësuar futjen në luftë të saj, me formacione të rregullta ushtarake. Këtë të vërtetë absolute e thonë botërisht, të paktën, 4 (katër) nga pretenduesit themelues të kësaj UÇK-je, përfshi edhe vet zëdhënësin e saj, Jakup Krasniqi. Dhe, ai me shokë thonë, se “edhe tradhtia ka emër”, duke renditur 4 (katër) “komandantë” sabotatorë të luftës: Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin, Kadri Veselin. Nëse kujtesa është mjegulluar nga denoncimi fillestar, vite më parë, atëherë referohuni ke deklarimi – reprizë -, në T7, emisioni “PRESSING”, të drejtuar nga Leonard Kërçuku, në pranverën e këtij moti.
Dhe, ishte, pikërisht, ky sabotim, që pamundësoi përballjen me forcat armike, soldateskën serbo-sllave; shmangien e qindra masakrave; mos mbrojtjen e mijëra femrave shqiptare nga perdhunimi. Rrjedhimisht, dështimin e luftës, ekzodin, ikjen masive të popullatës, refuxhimin publik, në prag të pëmbylljes të shekullit 20-të.
Në dështimin e Marrëveshjes, për unifikimin, bashkimin e faktorëve ushtarakë, në Osllo të Norvegjisë, kontribuan:
1) Zyrtarët social-komunistë të Tiranës, me SHISH-in e tyre;
2) Shërbimi sekret francez DGSE, me agjentin e tij Damjan Arnaud:
3) BIA, (UDB-a), me agjentët e hershëm dhe të vonshëm të saj, uzurpues të LPK-së, si Lëvizje dhe Fondin financiar të saj, “Vendlindja thërret”.
Bashkimi i faktorëve ushtarakë, që nuk u arrit në luftë, falsifikatorët majtistë, duan t´i pajtojnë e bashkojnë pas luftës! Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës, FARK, të themeluar më 28 nëntor 1990; marrëveshja për ushtrimet ushtarake të djemëve të Kosovës në Shqipëri, plus ushtarakët e karrierës, të shkolluar në Akademinë Ushtarake Jugosllave, ishin bërthama e forcës ushtarake institucionale, me eprorin suprem Ibrahim Rugova.
Strategjia e luftës profesionale, e hartuar nga Kolonel Ahmet Krasniqi, me shokë, ishte bazë e betejës fitimtare të Loxhës, nën komandën e Kolonel Tahir Zemaj, Hero i Kosovës. E pasuar nga Lufta e Kosharës, me serinë e betejave të saj, shënon lavdinë e madhe, pas luftës të Shaban Polluzhës më 1944.
Kosova numëron disa gjeneralë, të cilët, qoftë në moshë apo dëshmi të dyshimta luftarake, në raport me ushtarakët e karrierës, anashkalimi i këtyre të fundit në grada, flet për një huqje të madhe, të ish-presidentëve të Kosovës. Ndërkohë, pranohet, botërisht, pavarësisht përkatësisë partiake, se Beteja e Loxhës dhe Lufta e Kosharës, janë legjitimim i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithatë, janë ngritur në gradën e Gjeneralit, vetëm dy ushtarakë meritorë!
Shtrohet pyetja: A mjafton ky numër, për një luftë që ka legjitimuar Ushtrinë Çlirimtare?! Assesi jo. Lufta e Kosharës meriton shumë më shumë. Është komandanti i Kosharës, Kolonel Rrustem Berisha, eprori i parë i kësaj lufte, fillim e mbarim të luftës; Kolonel Anton Quni, gjithnjë në komandë të luftës; major Nazif Ramabaja, shok armësh i Kolonel Tahir Zemaj në Loxhë e gjetkë, të cilët, turpshëm, janë shpërfilluar, duke mos gëzuar gradën e GJENERALIT, të cilën, gjithësesi, e meritojnë.
Me dekorimin e këtyre tre ushtarakëve markantë të Luftës së Kosovës, me gradën e Gjeneralit, do të ishte edhe një përkujtesë nderimi për dëshmorët e Kosharës dhe të Loxhës, të rënë në fushë-betejën e nderit si dhe të gjithë luftëtarët e mbijetuar, të këtyre betejave dhe të tjerave gjetkë në Kosovë.
Dhe, duke u kthye ke titulli i këtij shkrimi, mendoj se kuti i matjes, me dashje apo padashje, ka lënduar bollshëm, jo vetëm heronjtë e gjallë: Rrustem Berisha, Anton Quni, Nazif Ramabaja, por edhe bashkëluftëtarët e tyre dhe më gjerë.
Prandaj, i drejtohem Presidentës Vjosë Osmani, me bashkëpunëtorë, për ta matur e vlerësuar veprimtarinë luftarake të ushtarakëve të cituar, duke i ngritur në gradën e Gjeneralit, për arritjet e tyre domëthënëse, në beteja dhe luftën për çilirim, liri dhe demokeraci.
Urojmë për mirëkuptimin Tuaj me bashkëpunëtorë!