Prishtinë, 5 shtator 2022Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditën e Humanizmit në Kosovë.Data 5 shtator përkon me ditën e shkuarjes në amshim të humanistes shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza. Shpallja e kësaj date si Ditë e Humanizmit në Kosovë, do të jetë shenjë e respektit dhe përkujtimit të vazhdueshëm nga Republika e Kosovës për të.Vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditë e Humanizmit në Kosovë e ka propozuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky vendim hynë në fuqi pas nënshkrimit nga ana e Kryeministrit dhe obligon për zbatim Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të gjitha institucionet e tjera.
Gazetarja e njohur e Rilindjes dhe Kosovës, Evliana Berani, e kujton pjesëmarrjen e saj në varrimin e Nënë Terezës në Kalkuta të Indisë
Prishtinë, më 5 shtator 2022
Evliana Berani, ka qenë ndër gazetaret më të njohura të Rilindjes dhe të Kosovës së paraluftës, e njohur po ashtu me punë e angazhime të shquara profesionale edhe pas luftës.
Evliana ka qenë e pranishme në varrimin e Nënë Terezës në Kalkuta të Indisë, si e vetmja gazetare shqiptare që ka marrë pjesë në varrimin e bëmirëses me famë botërore dhe Nobelistës Gonxhe Bojaxhiu, me prejardhje nga Shkupi, më vonë të njohur si Nëna Tereze.
Tek profili i saj në fb, Evliana Berani e kujtojn këtë ngjarje me ndikim për mbarë botën nga Kalkuta e asaj kohe.

Gazetarja Evliana Berani
ADN adresa e vetme e ndryshimit substancial dhe përmbajtësor!
Florim Zeqa
Subjektet e deritanishme politike aq shumë e kanë politizuar dhe polarizuar shoqërinë kosovare, saqë gjithçka është kthyer në urrejtje vëllazërore dhe hakmarrje primitive mes subjekteve politike. Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe, kur në një familje katër anëtarëshe janë futur pesë parti! Kjo ka bërë që anëtarët e së njëjtës familje të përqahen aq keq sa të futen edhe në konflikte verbale dhe fizike me njëri-tjetrin.
Për homogjenizimin e vlerave kombëtare
Subjekt i ri politik-ADN (Alternativa Demokratike për Ndryshim) do ta bëjë homogjenizimin e vlerave të pastra kombëtare, do t’ia kthejë nderin dhe dinjitetin bërthamës së shtetit-Familjes shqiptare, të ndarë dhe përqarë pamëshirshëm nga subjektet aktuale politike, të cilat shoqërinë kosovare e përdorin vetëm në prag të fushatave zgjedhore, duke ju premtuar të gjitha mrekullitë e botës derisa t’ua grabisin voten, për t’i harruar më pas deri në zgjedhjet e radhës.
Kështu ka ndodhur për këto 23 vite rresht nga njëra palë zgjedhje në tjetrën nga të gjitha subjektet politike deri tek pushtetarët e fundit, të cilët e premtuan ndryshimin epokal, e premtuan qeverisjen ndryshe nga të tjerët, premtuan e çka nuk premtuan, por për afro dy vite në qeverisje të vendit nuk ndryshuan për asgjë nga qeverisjet paraprake!
Madje, nëse ua llogarisim kohën e shkurtër në qeverisje të vendit, ua kanë kaluar të gjitha subjekteve paraprake në abuzimin e pushtetit duke u thirrur në emrin e qytetarëve, pa ua ofruar asnjë zgjidhje optimale këtyre të fundit! Përkundrazi në disa rrafshe, në vend të përmirësimit, ua kanë përkeqësuar akoma më shumë jetën e qytetarëve të vendit!
Pa asnjë përspektivë zhvillimore, pa asnjë përmirësim të sistemit të drejtësisë, pa asnjë përmirësim të sistemit arsimor dhe shëndetësor ua kanë shuar të gjitha shpresat qytetarëve për jetë dinjitoze në atdheun e tyre.
Vendi ynë ka nevojë për një rrugëtim ndryshe
Jam i vetëdijshëm se rruga e nisur e ADN-së nuk do të jetë aspak e lehtë, por jo edhe e pamundur. Do të ballafaqohemi me pengesa subjektive dhe byrokratike nga të dyja nivelet e qeverisjes, përkatësisht të nivelit qendror dhe lokal, por karvanin e ndryshimit epokal nuk do të mund ta ndalë askush deri në ç’rrënjënosjen e antivlerave, duke filluar nga pabarazia sociale, përkatësisht eliminimin e pabarazisë së qytetarëve para ligjit, luftimin e nepotizmit dhe aferave korruptive në sistemin shëndetësorë dhe atë arsimor deri tek arritja e plotë e barazisë qytetare në drejtësi, punësim, shkollim dhe edukim të shëndoshë në baza kombëtare.
Sot më shumë se asnjëherë Kosoves i duhet ndryshimi!
Morali, sinqeriteti dhe mbajtja e fjalës janë tre nga shumë elemente tjerë që e bejnë individin të jetë patriot (atdhetar) i mirë. Përfshirja e këtyre elementeve dhe të tjerave si: humanizmi, solidariteti, besa, guximi, durimi, vendosmëria, burrëria, qëndresa, dashuria ndaj atdheut…, e që të gjitha këto më një emër do t’i quaja KOD PATRIOTIK.
Ata që i posedojnë vetitë e sipërcekura me siguri e duan ndryshimin dhe atë do ta arrijnë përmes ADN-së, kurse ata që e duan vazhdimësinë do të mbeten edhe më tutje peng i kusarëve politikë që rropën e ç’rropën çdo gjë në Kosovën e pasluftës.
Me një fjalë, ata që e duan ndryshimin do ta arrijnë atë përmes ADN-së, kurse ata që e duan vazhdimësinë do të bien akoma pre e mashtruesve ordinerë, që premtuan dritën, kurse në vend të saj ua sollën errësirën!
Andaj, qytetar të dashur të vendit tim, në vend të errësirës zgjedhne dritën, në vend të mashtrimit zgjedhne fjalën e dhënë dhe besën shqiptare deri në fitoren e madhe dhe epokale kundër kësaj klase kusarësh politik që ua bën jetën ferr në vendin më të bukur dhe më të pasur të Gadishullit Ballkanik. Mos u besoni edhe më tutje atyre që ua dhatë votën deri më tani, e të cilët, në vend të mirëqenjes së premtuar, ua sollën zhgënjimin e madh duke i punësuar nëpër institucione publike dhe shtetërore vetëm familjarët e tyre, dajët dhe tezet, miqët dhe farefisin e gjërë, militantët partiak dhe dashnoret e tyre në qeveri dhe staf diplomatik.
Pra, Alternativa Demokratike për Ndryshim primare do ta ketë mbrojtjen dhe respektimin e kodit gjenetik dhe patriotik apo ADN-në shqiptare si element të homogjenizimit kombëtar. ADN dhe KODI PATRIOTIK duhet të jenë të respektueshme nga të gjithë, e në veqanti nga ata që e marrin guximin të thirren në emër të popullit dhe në emër të vlerave kombëtare.
1914 / “Ky është sekreti për zhvillimin e Shqipërisë” – Deklarata e ministrit të financave Filip Noga për “La Tribuna” gjatë vizitës në Kostandinopojë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Shtator 2022
“Stamboul” ka botuar, të martën e 28 prillit 1914, në ballinë, deklaratat e ministrit të financave Filip Noga për “La Tribuna”, gjatë vizitës në Kostandinopojë, në lidhje asokohe me zhvillimin e Shqipërisë, të cilat Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :
Deklaratat e z. Filip Noga

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Romë, 27 prill.
La Tribuna publikon disa deklarata të ministrit të ri shqiptar të financave, z. Filip Noga, gjatë vizitës së tij në Kostandinopojë. Ministri i ri është sinqerisht optimist për të ardhmen e Shqipërisë. Ai beson se si vështirësitë mes Greqisë dhe Shqipërisë, ashtu edhe ato mes Shqipërisë dhe Serbisë, mund të zgjidhen pa shumë vështirësi. Zoti Noga pohoi se popullariteti i Princ Vidit po rritet çdo ditë e më shumë në të gjithë Shqipërinë, e cila dëshiron vetëm paqe dhe punë.
Ai shtoi se një program i tërë i gjerë punimesh për rritjen e principatës së re do të kryhet së shpejti nën kujdesin e princit, i cili është i përfshirë aktivisht në gjithçka që mund të kontribuojë në përparimin dhe mirëqenien e vendit. Ai vuri në dukje se tashmë në Shqipëri kanë filluar të shfaqen shtëpi bankare dhe tregtare të drejtuara nga vetë shqiptarët, gjë që dëshmon besimin e tyre në të ardhmen e atdheut të tyre me mjetin më të mirë : Punën. – (Ag. It.)
* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/1914-ky-eshte-sekreti-per-zhvillimin-e-shqiperise-deklarata-e-ministrit-te-financave-filip-noga-per-la-tribuna-gjate-vizites-ne-kostandinopoje/.
Prind, mos i politizoni (helmoni) fëmijët tuaj
Përkujtesë historike: Vrasja e Maxharr Pashës më 6 shtator 1878 në Gjakovë, mareshalit osman me prejardhje gjermane

Ruajtja e gjuhës shqipe detyrë parësore e shkollës dhe e prindërve
Nexhmije Mehmetaj, arsimtare e mësimit plotësues
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) ” Naim Frashëri “ e nisi veprimtarinë e saj pikërisht duke pasur si shtyllë kryesore të programit dhe statutit të saj ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës të komunitetit shqiptar në Zvicër.
Duke pasur në gjirin e saj mësimdhënës/e, prindër, intelektual të përkushtuar, ka arritur më së miri ta kryej dhe të vazhdojë misionin e saj mbi 30 vjeçar.
Synimi i këtij misioni është që çdo fëmijë shqiptar të mësoj gjuhën amtare, të ruaj traditën dhe kulturën e prindërve të tij në shkollën ku mëson, gjatë shkollimit të tij krahas gjuhëve të shtetit zviceran.
Shkolla në gjirin e saj përfshin fëmijët e moshave 6 -16 vjeç të ndarë në tri cikle, shkollimi zgjat nëntë vjet, në përputhje me sistemin mësimor të shkollës zvicerane. Mësimi mbahet një herë në javë, gjatë ditëve të lira kur fëmijët nuk kanë mësim ose pas mësimit të detyrueshëm.
Mësimi zhvillohet me Plan – program dhe me tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, duke zënë kështu një kapitull të rëndësishëm në historinë e kulturës dhe arsimit shqiptar.
Viti i ri shkollor (2022/2023) për fëmijët që duan të mësojnë se si shkruhet e lexohet në gjuhën shqipe tani më ka filluar në shumë kantone. Si çdo vit, nxënës, mësues, prindër, miq e dashamirës mblidhen tok dhe me ambicie për fryte të mëtejshme nxitin pjesëmarrjen e fëmijëve në ketë cikël të përvitshëm mësimor. Rritje të numrit të nxënësve kanë disa kantone shënuar si Gjeneva, Cyrihu, Berni, Vaudi, Arau etje.
Shqetësimet për më shumë nxënës në shkollat shqipe bëhen çdo vit e më tepër të dukshme. Kjo edhe si pasojë e mos organizimit të Këshillave Kantonale të LAPSH, në disa kantone nuk ka fare as kryesi. Aty ku ka organizim të mirë të mësues – prindër shkolla funksionon më mirë dhe ka numër të shtuar të nxënësve.
Nxënësit shqiptarë, që nuk ndjekin këto shkolla, por vetëm shkollat e huaja, po e humbasin nga dita në ditë shkathtësinë e të folurit rrjedhshëm në gjuhën amtare. Pa dashur të bëjmë përgjithësime, por rastet kur gjuha e huaj ka zënë vendin e parë dhe janë të shumta rastet kur shohim shqiptarë të arsimuar, të integruar mirë në shoqërinë zvicerane por, fatkeqësisht nuk dinë gjuhën shqipe.
LAPSH u bën thirrje prindërve: dërgoni fëmijët në shkollën shqipe të mësimit plotësues! Vendi ku më së miri mësohet gjuha është shkolla. LAPSH është midis ndryshimit dhe vazhdimësisë. Është fokusuar në drejtim të modernizimit të sistemit tonë arsimor dhe përdorimit sa më të gjerë të teknologjisë së informacionit duke i kthyer shkollat e mësimit plotësues në mjedis të përshtatshme dhe miqësore. Vështirësia e regjistrimit të nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe tani është zgjedhur përmes teknologjisë dixhitale shih në kantonin e Gjenevës. www.lapshgeneve.com
Mësimi i gjuhës shqipe është i rëndësishëm dhe u vjen në ndihmë fëmijëve në shumë aspekte gjuhësore si:
- Në mësimin plotësues shqip fëmijët përvetësojnë drejtshqiptimin e tingujve që i ka shqipja e nuk i kanë disa gjuhë tjera.
- Pasurojnë fjalorin me fjalë të reja, përvetësojnë strukturën gramatikore, të folurit bëhet më i kuptueshëm dhe i lehtë me prindër dhe rrethin familjar.
- Fëmijët arrijnë aftësi të mira në shkrim – lexim në gjuhën amtare.
- Gjuha e fëmijëve një gjuhë e folur nga prindërit arrin të bëhet një gjuhë e shkruar.
- Gjuha dialektore e folur nga prindërit kalon në procesin e ngritjes në gjuhë standarde.
- Njohuritë e mira të shqipes dhe një gjuhe të dytë fëmijët krijojnë një dygjuhësi të lehtë shqip dhe një gjuhë tjetër.
- Në shkollë fëmijët për veç njohurive gjuhësore, mësojnë letërsi shqipe, histori kombëtare, gjeografi të trojeve shqiptare, kulturë muzikore dhe figurative.
Pedagogu dhe albanologu zviceran Prof dr dr Basil Shader duke folur për “Rëndësinë e mësimit plotësues në zhvillimin e kompetencave gjuhësore dhe të suksesit shkollor“ , nder të tjera ka vënë në dukje se : “…, mësimi plotësues forcon jo vetëm themelet në gjuhën amtare, por e mbështet gjithashtu integrimin (apo socializmin) shkollor në një kuptim më të gjerë” ). Po ashtu shpjegon: “Arsyen e këtij efekti e shohim në faktin se mësimi plotësues i përkrah nxënësit jo vetëm në gjuhën dhe kulturën shqipe, por edhe në kompetenca kyçe, si teknika e të punuarit apo strategji të të mësuarit “ ). Vazhdon ”Nxënësit që e ndjekin mësimin plotësues shqip, arrijnë nota (pak) më të mira edhe në lëndën “gjuha gjermane”. Notat e nxënësve që shkojnë në mësimin plotësues shqip, mesatarisht kanë notë më të larta sesa ato të nxënësve që nuk e ndjekin atë mësim. Shihet se nga mbështetja e kompetencave gjuhësore në gjuhën amtare del edhe një efekt a transfer pozitiv për sa i përket mësimit të gjermanishtes.”
LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër beson se në diasporën shqiptare është e nevojshme të bëhet zëri ynë një forcë e madhe për të arritur qëllimet tona…një jetë më të mirë, të barabartë, një shkollim më të mirë për fëmijët tanë, ku të qenit shqiptar është krenari, ku arsimi dygjuhësh të mbi zotërojë!
Gjenevë, 02.09.2022
Policia e armatosur e pranishme në përkujtimin për Rushdie në Oslo, shkrimtarët do të lexojnë zëshëm nga “Vargjet Satanike”
Salman Rushdie ka jetuar nën masa të rrepta sigurie që nga viti 1988 kur botoi librin “Vargjet Satanike”. Foto ilustrimi: AP / Rogelio V. Solis / NTB.
Polici e armatosur do ta vëzhgoi marshimin kur shumë shkrimtarë do të lexojnë nga libri “Vargjet Satanike” në shenjë solidariteti me Salman Rushdie.
– Si botues i veprës së tij, natyrisht duam të tregojmë mbështetjen tonë dhe të solidarizohemi me Salman Rushdie, thotë për NRK menaxheri i botimeve në Aschehoug, Mads Nygaard.
Të martën, një duzinë autorësh do të lexojnë me zë të lartë nga “Vargjet Satanike” në Kopshtin Aschehoug të Oslos, në shenjë solidariteti me autorin që u plagos rëndë së fundmi gjatë një festivali të letërsisë në SHBA.
Kujtime që nga Kosova i mora në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi
Kujtimet nga Kosova që më mbetën në Kosovë dhe ato që i mora në Suedi
Vazhdon ngs numri i kaluar “Te Bajram Lush Alia në Beleg”, Drini.us, 4 Shtator 2022, në “Dossier, Histori”
Kujtimet nga Shqipëria, Greqia dhe Kosova (17)
Pas disa javëve pushim në Shqipëri dhe Kosovë dhe vizitës në Greqi, u këtheva në Suedi, i lodhur. I lodhur nga vapa verore, nga ato që pash dhe nga pamundësia që ti realizoj disa nga dëshirat e mia, për ti takuar disa njerëz që s`i kisha parë tash e 30 vjet.
(Në Beleg, pata dëshirë të rrije te Bajrami për drekë.)
Deri sa këtheheshim nga Deqani, rrugën e lakuam si krushqit, shkuan kah Gjakova e erdhëm nga Peja e Klina. Krushqit, sipas adetit, kur niseshin me e marrë nusën, rrugës që kanë shkua, nuk këthehen në të njëjtën rrugë pasiqë, komitët 1*) mund të iu zinin rrugën dhe ti plaçkisnin 2*) krushiqt dhe grabisnin 3*) e iu merrnin edhe nusën.
Kur e kaluam urën mbi lumin Drini i Bardhë, afër Klinës, te fshati Gremnik, shkuam në drejtim të rrugës për në Gjakovë e Prizren, deri te Mrasuri Ujveret e Mirushës për të vazhduar, në të majtë të rrugës së re, për Llapqevë- Rud-Panorc e Turjakë.
Te ish miniera e Volljakut, aty ku ndahet rruga për në Sferkë (Sferrka e Gashit) na ndali policia rrugore. Ismeti kishte tejkalua shpejtësinë dhe policia ia mori lejen Ismetit, derisa ai ta paguan dënimin në Klinë. Edhe kjo ndodh në Kosovë, në vendin ku dënohesh, në teritorin e asaj komune, duhët ta paguajsh dënimin e pastaj, shkon dhe e merr lejen në polici. Pra Ismeti duhej shkua në një ditë punë e në orar të pune ta paguaj dënimin e pastaj ta marr lejen.

Me Saimin, Veselin, Bajramin, Ismetin, unë (Sinan Kastrati) dhe Bajram Tolaj, Deqan, gusht 2022
Takime të tjera e ato që kisha harrua më parë me i shkrua, kujtimet e mia në Kosovë:
Kamer Ilazi 4*), nuk donte të fotografohej me mua, në Turjakë me arsyetimin se unë po e shkruaj në gazetë “po m`qet gazetë” tha ai por unë kur e takova dhe u përshëndetëm, nuk ia l`shoja dorën derisa u fotografuam.
Pema e lirisë
Në burgun e Prishtinës, ishte rritur një pemë, të cilën Emin Sallahu e kishte quajtur “Pema e lirisë”.
Po në burg, kur isha, në burgun e Prishtinë, lexova edhe letra nga ish të burgosur politik “Burgu i Lirisë” “(Rexhep Mala, libri ”Qëndresa”)
Në Institutin e Historisë, “Ali Hadri”, në Prishtinë, u ndala dhe e nderova profesor Hadrin me një gatitu para bustit pranë ndërtesës së bukur me të njëjtin mbi-emë “Ali Hadri, që më shikonte por nuk fliste. Lexova:
Ali Hadri ”Aspak nuk do të shqetësohem nëse do të bëhem viktimë e sadizmit poltik, sepse edhe në këtë mënyrë do të ndaj fatin tragjik të popullit tim…”
Me dr. Shukri Gërgjaliun 5*), një ndër mjekët e palodhshëm, puntor e humanist, me dëshirën e tij, u takuam ditën e fundit të qëndrimit në Kosovë. Shukriu ishte sëmurë. Po vuante nga një sëmundje e rëndë por shpresoj se edhe kësaj sëmundje do ti bëj ballë doktori.
![]()
Xhevdet Bajra, poet nga Panorci
Vdekjet
Vdekja e Xhevdet Bajrës, poet i cili vdiq këtë verë që po e lëmë, më preku pa masë. Letrat e Xhevdetit nga Meksika, ku ai jetoi e punoi, ishin ndër letrat që i ruaja me kujdes por edhe atom ë humbën.
Nuk isha në Rahovec sepse sa e di askush më nuk jeton aty ku dikur jetonte Xhemajliu, baba i Xhevdetit e Fadili, vëllai i madh i Xhevdetit. Nëna iu ka vdekur e motra e Fadilit është martuar.
Një tjetër vdekje tjetër që më preku, ishte edhe vdekja Ali Hetm Gashit, plak nga Drenoci i Zatriqit, nga Rahoveci.
Ali Hetem Gashin e njoha dhe isha te ai në verën e vitit 2018.


Biblioteka mideste në Prishtinë
Sa isha në Prishtinë, dëshirova ti shoh edhe vajzat dhe gruan e profesor Anton Çettës. U nisa këmbë deri afër shtëpisë, ku e kishte dikur shtëpinë profesori por jo vetëm që nuk gjeta kurrfarë shenje të shtëpisë por edhe gati sa nuk e humba rrugën. Një plakë që kishte qenë para derës së një shtëpie e pyeta:
-Ju lutëm, a mund të më tregoni se ku është shtëpia e profesor Çettës ?
-Shtëpinë e profesorit e kanë rr`xua dhe a po e sheh at shtëpi të madhe disa katëshe atje? Aty punon dhëndërri i profesorit, si ingjinier. Shko pyet puntorët se të tregojnë qysh e ka emrin ai e ndoshta të ndihmon ai.
![]()

Ali Hetem Gashi, Drenoc 2018
Pasi pyeta një puntor, ai më tha:
-Po, ai e e ka emrin Valentin dhe bisedoi me te në telefon e pastaj fola edhe unë me Valentinin. Më tregoi se është i martuar me qikën e profesor Çettës, Donikën. Gruaja e profesorit ka vdekur ndërsa vajza e vogël jeton në Gjermani. Më premtoi se porosinë do të ia përcjell gruas, Donikës pasi që jemi në pushime vjetore e ajo të kontakton por, jo ajo nuk më shkruajti e as nuk më mori.
Eh kujtimet e mia ishin të shumta por shumica më mbetën në Kosovë, bashkë me librat në bibliotekën time, në banesën në Prishtinë.
![]()
Me M. Krasniqin e Iljaz Rexhen në Amaro, Prishtinë, gusht 2022
1*) KOMIT m. hist.
Kryengritës që dilte malit e luftonte për lirinë e atdheut dhe për drejtësi shoqërore kundër shtypësve e shfrytëzuesve. Çeta e komitëve. Doli komit.
![]()
Prof. Dr. Ali Hadri, Instituti i Historisë, Prishinë
2*) PLAÇKIT kal.
I marr dikujt me dhunë diçka, e grabit; bëj plaçkë, vjedh. Shkelësit plaçkitën shtëpitë (fshatin, qytetin). Na plaçkitën ballistët.
3*) GRABIT kal.
- Marr me forcë një gjë që i përket dikujt tjetër dhe e bëj timen; ia marr a ia heq nga duart me forcë, plaçkit; rrëmbej dikë me forcë. U grabitnin pasurinë (kafshët, paratë).
- fig. I heq dikujt me dhunë mundësinë a të drejtën për të gëzuar a për të pasur diçka; rrëmbej. Imperialistët u grabitën lirinë popujve.
- fig. Bëj për vete dikë duke përdorur lajka e mënyra të tjera tërheqëse; i rrëmbej a i fitoj zemrën dikujt. I grabiti zemrën (mendjen) …
![]()
![]()
1. Kamer Ilazi, Turjakë, 2017. 2. Me Kamer Ilazin, përdore. Turjakë, 2022
4*) Kamer Ilazi, është çobani i fundit, ndër më të mirët në Turjakë dhe kusheri dhe ish kojshi imi, pasi që unë tash jetoj në Suedi e ai në Turjakë.
![]()
Me Dr. Shukri Gërgjaliun, mjek. Prishtinë, gusht 2022
5 *) Shukri Gërgjaliun
Me Shukriun u njohëm si student dhe shoqninë nuk e k`putëm asnjëherë. Ai tash është pesionist, në Prishtinë.
![]()
Rexhep Mala, nga libri ”Qëndresa”
![]()
![]()
Pema e lirisë
Fund
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 5 shataor 2022


