Kreu Blog Faqe 1242

Fakte interesante rreth Anjezë Gonxhe Bojaxhiut

Argjira Ukimeri, pedagoge, Prizren

Shën Nënë Tereza, apostulli modern  

(Kushtuar ditë-vdekjes së Shenjëtores sonë) 

Nënë Tereza – misionare dhe humaniste, gjatë shërbimit të saj ishte kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla gjithësej. Së bashku me Motrat tjera misionare, mjekuan 960.000 njerëz të sëmurë në 213 dispanseri. Gonxhe Bojaxhiu, ishte e vetmja femër që trajtonte 47.000 viktima nga sëmundja e Lebrozës, në 54 klinika. Poashtu, kujdesej për 3.400 pleq të braktisur, që ishin lënë rrugëve, duke i rehatuar në 20 shtëpi për pleq. Birësoi 160.000 fëmijë të braktisur dhe illegal. 

– Shën Nënë Tereza, ishte misionare e devotshme katolike. Jetën e saj ia kushtoi të sëmurëve dhe të varfërve. Shpëtoi me mijëra jetë njerëzish, u ndihmoi njerëzve që vuanin nga uria, por edhe njerëzve që vuanin nga sëmundje të ndryshme, u ndihmoi në mjekime. Poashtu, Nënë Tereza bëri dhe shumë mrekulli të tjera. Përmes këtyre mrekullive, arriti të shenjtërohej me datën shtator nga Selia e Shenjtë në Vatikan. Sot, Shën Nënë Tereza llogaritet ndër femrat më të famshme dhe më të fuqishme në botë. 

– Gonxhe Bojaxhiu (Shën Nënë Tereza), u lind në Shkup. Edhe pse, pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Indi si pjesë e misionit të saj që ngriti çështjen e personave në nevojë, asnjëherë nuk e mohoi origjinën e saj shqiptare. Interesimi dhe kureshtja e shumë gazetarëve për prejardhjen e saj, përgjigja ishte lapidare: Me gjak jam shqiptare, me shtetësi jam indiane, dhe me zemër i përkas Krishtit. 

– Familja Bojaxhiu ishte aq patriotike sa që ka dhënë mjaftë vlera kombëtare dhe patriotike për popullin tonë. Ndikimi i kësaj familje në shoqërinë tonë, pasqyroi jetën dhe edukimin e Nënë Terezës. Vlen të përmendet që familja e Nënë Terezës ka jetuar në Tiranë. Varret e Nënës Drane dhe të motrës Age Bojaxhiu, ndodhen në varrezat e Shales në Tiranë. 

– Në periudhën e komunizmit, Shën Nënë Tereza nuk arriti asnjëherë që të takonte nënën e saj Dranen, plotë 45 vjet. Enver Hoxha, diktatori që ia refuzoi vizitën e saj në Tiranë kur nëna e saj ishte sëmurë rëndë dhe në pleqëri të thellë. Për këtë rast, kishin ndërhyrë presidenti francez Charl De Gaulle, dhe zonja e parë e SHBA-së Jasqueline Cennedy. Mirëpo, diktatori nuk e pranoi një gjë të tillë. Dëshmitarët e asaj kohe kishin shkruar kështu: E kemi parë duke qarë dhe duke thënë: “O Zot unë e kuptoi dhe e pranoi këtë vuajtje të nënë lojës sime, e cila në pleqëri të shtyeme nuk dëshiron aagjë tjetër, përpos të më shohë edhe njëherë” – kishte thënë Nënë Tereza. 

– Në jetën e saj si Misionare e dashurisë dhe Humaniste e dalluar, Nënë Tereza mori gjithësej 9 çmime. Mendohet që çmimi më i rëndësishëm në jetën e saj ishte Çmimi Nobel për Paqe më 17.10.1979. Ky çmim, ishte përafërsisht 1 milion dollar. E gjithë kjo shumë shkoi për të varfërit dhe të sëmurët. Poashtu, Nënë Tereza u vlerësua edhe me këto çmime: Damian Dutton, Ramon Magsasay – 1962, Çmimi Templeton – 1973, Çmimi Balzan – 1978, Çmimi Bharat Ratna – 1980, Çmimi Medal of Freedom – 1985. Ndërsa në SHBA, u vlerësua me titullin “QYTETARE NDERI I SHBA-ve”. Ndërsa në Kosovë, në vitin 1996 u shpallë qytetare nderi e Kosovës. Shteti shqiptar , poashtu jep dekoratë të veçantë me emrin e saj. 

– Bamirësia nuk njehë kufi as armiqësi. Miqësitë e Nënë Terezës ishin përtej oqeaneve. Miqësia më unike e saj ishte me ikonën e bamirësisë princesën Lady Dayana. Aspak nuk ishin të rralla kronikat e stacioneve më prestigjioze ndërkombëtare për marrëdhëniet në mes të dy humanisteve. E veçanta e “Zonjave të Hekurta”, është vit-vdekja e njëjtë e tyre. 

– Për herë të parë, Nënë Tereza vizitoi Shqipërinë nga 14-17 gusht të vitit 1989. Edhe pse regjimi komunist nuk ishte rrëzuar akoma, zemërgjerësia e saj ishte e atillë. Sepse i kishte falur të gjithë, për atë se çfarë i kishte shkaktuar familjes dhe kombit të saj diktatori Enver Hoxha. Madje, Nënë tereza e kishte takuar edhe të venë e diktatorit Nexhmije Hoxha. Bashkë me të kishte vendosur lule në varrin e bashkëshortit të saj. 

– Vlerësimi më real, dhe më i bukur, ishte ai i ish presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton. Ai ishte shprehur kështu për humanisten: “Nënë Tereza, ishte personi i parë që më bëri ta dua më tepër kombin shqiptar. Me vdekjen e sa, mbarë rruzulli tokësor humbi një gjigant të epokës sonë. Ku në të njëjtën kohë ishte një frymëzim dhe një sfidë për të gjithë. Mbretëreshat dhe mbretërit, presidentët, kryeministrat, partiakët dhe Papët vijnë dhe ikin. Por Nënë Tereza, është një. Jetoi në brezin tonë, në shekullin tonë, ku ne të gjithë jemi mirënjohës për këtë. 

– Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, Nënë Tereza tha kështu: Shkatërrimi më i madh sot është, e qara e një fëmije të pafajshëm, që nuk lindi kurr. Nëse një nënë mund të vrasë një fëmijë brenda barkut të saj, çfarë ka mbetur për ty dhe mua? Të vrasim njëri tjetrin. 

– Në fillimet e saj si Misionare, Nënë Tereza shqetësohej shumë nga varfëria dhe problemet që shihte në Kalkutë. Prandaj që nga viti 1946, vendosi që të jetoi atje për të jetuar me ta, dhe me problemet që kishin. Ajo punoi edhe si mësuese, për ngritjen arsimore dhe intelektuale të këtij vendi. 

– Çdo mëngjes i Nënë Terezës, ishte i bekuar. Sepse çdo mëngjes, lutej dhe dilte rrugëve të Kalkutës, për të gjetur të varfër dhe për të ushqyer ata. Vizitat në familje, kujdesi për të sëmurët dhe fëmijët e prekur nga tuberkuloza, vizita për të moshuarit, e bënin infermierën më humane dhe më njerëzore. 

– Në të gjitha intervistat e dhëna, Nënë Tereza asnjëherë nuk e kishte mohuar prejardhjen e saj shqiptare. Përveç gjuhës amtare shqipe, dhe asaj serbe, Humanistja fliste edhe anglisht. Në bazë të hulumtimeve dhe kërkimeve të shumta në arkivat e disa shteteve europiane, një ditë para shenjtërimit të saj, Nëna Tereza kishte shkruar një letër për shqiptarët. Në këtë letër shkruhej kështu: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin që Paqja e Tij te vijë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”. Kjo letër u shkrua në dhjetor të vitit 1979, gjatë qëndrimit të Nënë Terezës në Oslo. Përveç kësaj, Nënë Tereza u shkroi letër edhe motrës dhe vëllaut të saj. Në këtë letër thuhej: “Vllau jem dhe Maria e dashtun. Mbaj uzdaj (shpresë) se je mir dhe që operacioni asht marue. Motrat dhe unë jemi tuj u lut shum për ty. me shumë dashuni vëllau i jem, t’puthi fort – Motra jote Tereza” 

– Qysh në moshën 18 vjeçare, kur e la familjen Nënë Tereza nuk u kthye më kurrë. 

– Në moshën 8 vjeçare, Nënë Tereza humbi të atin (Babain) Nikollë (shkurt – Kolë) Bojaxhiu. Dyshohet që është helmuar nga kundërshtarët e tij politikë, në atë kohë. 

– Shën Nënë Tereza, humanistja dhe shenjëtorja e dashurisë dhe mirësisë, la gjurmë të thella në mendjen globale. Me veprat e saj, arriti të zhdukë urrejtjen duke mbjellë dashuri, varfërinë duke e kthyer në shpëtim si dhe dëshpërimin në buzëqeshje. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, arriti që për plotë 18 herë të bëhet gruaja më e dashur, më e adhuruar e mbi të gjitha “SHPËTIMTARJA E BOTËS”. 

JETA DHE VEPRIMTARIA E SHËN NËNË TEREZËS 

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, u lind në më 26 gusht 1910 në Shkup. Prindërit e saj Kolë Bojaxhiu ishte me prejardhje nga Mirëdita e Shqipërisë, ndërsa nëna Drane ishte nga Novosella e Gjakovës. E njohur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ishte fëmiu i gjashtë i familjes. Një ditë pas lindjes, u pagëzua në Kishën e Zemrës së Krishtit, nga famullitari Dom Zef Ramaj. Poashtu, pirndërit e Gonxhes, kishin 5 fëmijë, ku dy prej tyre vdiqën në fëmijërinë e hershme. Nënë Dranja, kishte frikë që mos rastësisht edhe Gonxha do të vdiste, sepse kishte një trup dhe një shëndet të dobët. Por me kalimin e kohës, ajo (Gonxhja) u rrit dhe u zhvillua. Gonxhe Bojaxhiu, kishte një vëlla dhe një motër. Lazri (Vëllau), studioi në Grac të Austrisë, gjegjësisht në Akademinë Ushtarake. Mirëpo, për shkaqe politike, emigroi qysh herët në Itali. Ndërsa motra e saj quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj, Kolë Bojaxhiu, merrej me tregti. Përveç tregtisë, ai mblidhte në shtëpinë e tij artistë, muzikantë dhe patriot shqiptarë. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup. Poashtu, edhe gjimnazin e përfundoi në Shkup, në gjuhën serbo-kroate. Në jetën e saj, Gonxhja kishte tri pasione: Të bëhej mësuese, Të shkruante, të recitonte poezi, dhe Të kompozonte e të luante në muzikë. Në moshën 18 vjeçare e mori emrin TEREZË, kur vendosi të bëhet murgeshë. Më 26 shtator 1928, u bë BIJË – MOTËR. Ndërsa më 12 shtator 1928, Gonxhja ia kishte shkruar një letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 1928 ”E dashura Teze Lis! Më 26 shtator po nisem prej Shkupit. Nuk mundem mos me iu shkruaj dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, dhe dëshiroj që Zoti t’ju jap gjithçka që ju deshiron zemra. Dua t’ju fal gjërat më të përzemërta, Gonxhja”. Kjo është koha, kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Nëna Drania dhe motra Age, u kthyen në atdhe, në Shqipëri, para Luftës së Dytë Botërore. NËNË TEREZA, u vendos në Kalkuta (Indi). Në fillim u bë mësuese dhe shumë shpejtë u bë drejtoreshë e shkollës së vajzave. Nëna Tereza e Kalkutës e themeloi urdhërin “Misionaret e Dashurisë” në vitin 1951. Qëllimi i themelimit të këtij urdhëri ishte për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve në Kalkutë dhe në mbarë botën. Në vitin 1979, Nënë Tereza e mori çmimin NOBEL PËR PAQE. Përmes këtij çmimi, bota mori njohuri mbi Nënë Terezën dhe prejardhjen e saj shqiptare. Mirëpo, Republika Socialiste, nuk ia ka dhënë asnjëherë mudësinë nobelistes së ardhshme, për ta vizituar familjen. Aq më pak edhe kur nëna e saj vdiq dhe u varros në vitin 1974. Viza nuk iu dha, madje kur fama e saj arriti në katër anët e botës, madje deri në vitin 1990. Nënë Terezë, ishte shqiptarja me trup të vogël, është kthyer në legjendë të gjallë. Bujaria, Humaniteti, Zemërgjerësia, janë karakteristikat që e veçojnë një person siç është Nënë Tereza. Përmes Durimit, Shërbimit të saj ndaj Zotit dhe dashurisë që tregoi ndaj të varfërve nëpër botë, Nënë Tereza arriti të thyente autoritetin e heshtjes, dhe tregoi armën e vetme, për të zhdukur urrejten dhe hidhërimin në sytë e njerëzve. Këtë e bëri përmes dhembshurisë dhe dashurisë që kishte për ta. 

SHËN TEREZA E SHQIPTARËVE – LUTU PËR NE DHE PËR BOTËN MBARË! 

Strimnica, monografi që hapi shtigjet e studimit 

0

Shkruan:Edibe Selimi-Osmani         

Vështrim studimo 

…Dhe kështu-pa ndalë le të rriten, 

deri n’qiell le t’u mbrijnë krahët, 

diellin ta ruajnë-dritë t’u bëjë, 

rrugën t’ua ndriçojë n’ardhmëri. 

                                                      (1978) 

Janë këto vargjet e shkëputura nga  poezia Plot bukë e diell nga autori Nexhbedin Abdiut. U lind në fshtin Strimnicë,Tetovë më 2.3.1947, ndërroi jetë më 25.10.2004 .Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ate të mesmen  në Tetovë. Vazhdoi studimet në  Shkollën Normale të Shkupit. Ndërkaq u diplomua në Fakultetin Filologjik-Gjuhë dhe letërsi shqipe në Shkup (1974).Kontributin më të madh  e dha si përkthyes i dalluar në Kuvendin e Komunës së Tetovës.(1974-2004) Ishte i përndjekur politikisht. Poezitë e ciklit patriotik dhe të tjerat,  ngelën të pa botuara. Si një talent i rrallë- përkthyes, Abdiun, e mundonte ajo se jurisprudencës i mungonte fjalori shqip-maqedonisht për nevojat juridike, e ndjente të  arsyeshme t’a përpiloje edhe  Fjalorin terminologjik në këte fushën. Por, gjendja e vështirë shëndetësore ia ndërpreu hovin e punës dhe Fjalori, mbeti i pa përfunduar. 

Strimnica Monografi, autor  Nexhbedin Abdiu 

Botues ArbëriaDesing Tetovë, 1999 faq.278,recensues  prof.dr. Jani Thomai,Tiranë, prof.dr.Remzi Nesimi,Shkup dhe mr. Vehbi Kadriu,Tetovë. 

Ndonëse i botuar  më parë(1999), libri ka vlera të larta  shkencore. Një libër me të dhëna burimore që la gjurmë për të hulumtuar brezat që vijnë. Ngjalli interesim të madh në mesin e studiuesve historianë,ata të gjuhësisë,etnologjisë,folklorit,toponomistikës, 

leksikologjisë e të tjera. 

Veprën e bën më autoritative edhe   literatura e shfletuar nga  autorë eminent gjithësejt (30).Autori arijti të shënoje një material burimor nga  73 informatorë,  bashkëpunoi me  Institutin e Gjuhësisë-Tiranë,me ata të Kulturës popullore,Tiranë dhe me studiues të ndryshëm si në Shkup e Prishtinë . 

Që në fillim të  Parathënies, autori na ofron të dhëna si i lindi dëshira për t’a publikuar një Monografi të atillë. Si pikësynim, ai ballafaqohet me vehten,   vetes ia parashtron një varg pyetjesh të lidhura ngushtë me  njohjen e vetvetes,të babait,të  gjyshit,stërgjyshit ,të katërgjyshit e të gjenealogjisë. I brengosur nga ajo pse nuk posedon  njohuri të posaçme, ka dëshirë t’i zbuloje  ku i ka rrënjët, cilat janë lidhjet familjare  me të tjerët . Me dekada të tëra ka qenë në prak të hulumtimit,në kontakt me banorët e fshatit duke grumbulluar të  dhëna,  si ka qenë dhe si  është krijuar mentaliteti i njerëzve në periudha të ndryshme të historisë e tjera 

Në Pjesën Hyrëse – Gjurmët;- gjurmuesi në fjalë Nexhbedini, e përshhkrun pozitën gjeografike të Strimnicës. Ajo shtrihet në verilindje të Pollogut, rrëzë Malit të Thatë dhe zë një pjesë të fushës; në të dy  anët e lumit Vardar,vendi është i përshtatshëm për banim. e Pollogut  në përgjithësi janë të vendosura si varrg rrëzës së Sharrit në njerën anë dhe rrëzës së Malit të Thatë dhe grykës së Dervendit në anën tjetër,kurse një pjesë e vogël e banorëve është vendosur  në fushën e Pollogut. Nga të dhënat që posedon gjurmuesi  i  veprës në fjalë ,  thuhet se  grykën e Pollogut e kanë hapur romakët afër fshatit Radushë,pikërisht aty  në rrjedhën e tashme të Vardarit. Me kalimin e kohës është shterur uji i liqenit,kurse nga rrjedhat e lumenjëve të Sharrit dhe përrenjtë e Malit të Thatë, janë shtresuar lymishte,që fushën e Pollogut e kanë bërë që ajo të jetë  pjellore.  

Gjithashtu, Monografisë ia shton vlerën, Skica 1-Harta e Tetovës( f.20).  Përmenden vendbabimet më të vjetra  rrëzë malesh si në Malin e Thatë, që sot quhet Bellopojë,  

në vendin e quajtur Gradina,pastaj  në fshatin Rogle të Dervendi,citon eksponate të gjetura  që janë të periudhës së neolitit, 6.000-4.000 vjet para erës sonë, nga libri (Grup autorëshТетово и тетовско низ историјата„) 

Në afërsi të këtij vendbanimi,nja 500 m. Në juglindje ,në një rrafsh të vogël që shtrihet nga rrëza e malit,aty ku më parë ka qenë qendra e fshatit Strimnicë, në afërsi të xhamisë së vjetër,mbi vendin e quajtur “Te  kroj Kishës”,ka  patur një vendbanim të vogël të fortifikuar,i cili i ka takuar kohës së hekurit.Në këtë vend janë bërë gërmime dhe janë zbuluar  kryesisht pjesë  të qeramikës me karakteristika të kohës së hekurit.Autori të dhënat i posedon nga literatura e shkruar.  

Po ashtu janë me interes të dhënat e periudhës së mëvonshme historike në vendbanimet e vjetra.  Si për shembull në arat e strimjnicasve përgjatë udhës së Brvenicës, aty ku kryqëzohen katër  udhë,  janë gjetur  tjegulla qeramikë,  enë bote me motive të ndryshme,qypa dhe mbetje tjera të bronzit të cilat kanë mbetur të pa identifikuara se cilës  periudhë i takojnë,nuk janë bërë studime nga arkeologët, kanë ngelur në mëshirën e kohës. Autori këto të dhëna i shënon nga  informatorë  të ndryshëm që ata i kanë gjetur në  gjetje rasti, në toka e tyre që dihet vendi i gjetjes.     Edhe sot e kësaj dite ata mbetën të pa studiuar nga ekspertë arkeolog të Institutit Arkeologjik të Shkupit,me qëllime të erta politike  pasi dihet se këta janë toka Ilire.Abdiu,të dhënat i dëshmon  duke ia bashkangjitur Monografisë,hartën, Skicën 2 dhe 3  

 Shtrirja e Strimnicës deri  në gjysmën e parë të shek.XX dhe pas gjysmës së parë të shek.XX(f.21-22 

Shënimet  e autorit  dhe  aparatura shkencore përcjellëse  është e pazëvendësueshëme për një krahinë  si që është kjo.  

Ky fshat për nga madhësia e sipërfaqes që ka,i takon grupit të mesëm të fshatrave që shtrihen në Pollog ,të malësisë së  Sharrit dhe të Malit të Thatë . 

Në vazhdim Nexhbedini, thotë sa i përket popullatës së fshatit,  lakorja e fshatit shënon dinamikë pozitive. Nga të dhënat e Entit të Statistikës, në vitin 1900, fshati ka pasur afër 40 shtëpi. Në vitin 1921,  45 shtëpi,në vitin  1947-105 shtëpi, më 1974 ka pasur 200 shtëpi dhe familje me 1516 banorë,në regjistrimin e parakohshëm 1994  ka pasur 351 shtëpi, me 2451 banorë,ku duket qartë se ky fshat ka tendenca të zhvillimit  dhe të rritjes së vazhdueshme të popullsisë.  

Prejardhja e toponimit Strimnicë , ku studiuesi i vepës Abdiu, ka fare pak të dhëna për etimologjinë e këtij emri. Kjo nuk do të thotë  se ky fshat nuk ka egzistuar  në kohët më të hershme, por nuk posedojmë të dhëna për emrin e tij.  Na është bë e ditur nga Monografia në fjalë,nga themelimi i Strimnicës e gjatë historisë së saj,  kurr nuk  kanë jetuar fiset sllave ,edhepse dyndjet e tyre  i kanë përfshi këto vise. Kjo nuk do të thotë  se para fillimit të pranimit  të fesë islame  që në këto troje  fillon aty ka gjysma e shek.XVI  dhe zgjatë deri në fund të shek.XVIII-të, ka jetuar popullsi shqiptare e krishterë,një pjesë e së cilës  është sllavizuar,kurse një pjesë ka pranuar fenë islame,për këtë dëshmojnë varrezat e vjetra në vendin e quajtur Bafçenej,aty afër  janë gurthemelet e kishës. Këto të dhëna autori i citon nga  disa vepra.Sipas gojëdhënave  toponimi Strimnicë, thuhet se ka mbetur nga fjala strem-nisa . Një legjendë e shënuar nga Abdiu, flitet  se Vesel Meta, një ndër banorët e parë të fshatit i është rekur punës bashkë me pesë djemt  që të mbjellë hardhi prandaj ka bërë srem(lëvrim shumë i thellë i tokës që përgaditet për të mbjellë vreshtën/ Nga kjo e thënë ka mbetur toponimi i emrit Strem-nisa. 

Në  vijim,po aty,  në kreun  Familjet,që zen vendin kryesorë në libër,krijuesi i veprës e ka konceptuar  atë në formë të shkëmbimit duke ardhur në kontakt me bashkëfshatarët e tij.  Shënon ngjarje  të ndryshme  të kohës, ndodhive  dhe fakteve etnografike –antropologjike   të kaluara gjatë vizionit  jetësor shekullor dhe historik  të bashkëvendasve të këtyre  trojeve. Gjatë bisedës me ta parashtron pyetje të shumta si kush u vendos i pari në Strimnicë? Kur është themeluar ky fshat?  Supozohet se banorë i parë është Vesel Mata,  që ka vënë themelet   dhe ka ndërtuar shtëpi në Strimnicë. Numrohen familjet,banorët e parë të Strimnicës,formon për çdo familje trungun gjenealogjik.Nga të dhënat që na ofton Nexhbedini, dukshëm se ka njohuri të mirfillta për vendlindjen e tij,prandaj gjërësisht  e në aspekte të ndryshme  shtron,diskuton dhe jep  pikëpamjet e veta për shumë dukuri.(f.49-132) 

Disa çështje etnografike 

Në këtë studim Monografik,  autori në fjalë  i qaset disa çështjeve etnografike duke filluar nga Tipat e shtëpive, si  në kohë ashtu edhe në hapsirë, duke filluar nga antikiteti deri në kohët e vona, thekson se në Strimnicë, gjatë shekujve janë ngritur tre tipa shtëpishë. Tipi i shtëpisë Dollma, janë ndërtuar në shekullin e kaluar  dhe në gjysmën e parë të këtij shekulli, ata kanë qenë përdhese dhe me nji kat.Medrese biçimi,të ndërtuara me dy kat. Në kohë të fundit sidomos  në gjysmën e dytë të këtij shekulli  ka filluar ndërtimi i shtëpive moderne të stilit evropjan. Këtë stil të shtëpive strimnicasit   të ndikuar nga shtetet perëndimore  ku punon një numër i madh qytetarësh filluan t’i ndërtojnë këto stile. 

Almiset dhe veglat tjera 

Monografia është tejet  e ngarkuar me fjalë të rralla e të panjohura për lexuesin.Autori i Monografisë, me kujdesin më të madh që kishte ,për çdo fjalë jep sqarime duke ia  lehtësuar  njohuritë lexuesit për ta kuptuar. Pra,almiset janë ,veglat bujqësore të bujkut  dhe të blegtorit  si : pllugu,kolosniku,zgjedha, taluga llopari(ose parmenda)   e tjera që strimnicasit i kanë përdorur gjatë punës. Edhe kolosniku  është një lloj qereje  me dy rrota  që ka shërbyer për nevojat e bujkut dhe e kanë tërhequr zakonisht dy qe,kollcat(rrotat), oska,podet,  ku vazhdon autori duke i përmendur me qindra sosh,na jep sqarime e të  dhëna për çdo vegël bujqësore e blegtorale duke e përdorur për çdo fjalë Fjalorin . (f.139-142) 

Nga e gjithë kjo, lirisht mund të vijmë në përfundim se këto krijime janë të drejpërdrejta,të çilta,të thjeshta për t’u kapur,për t’u ndjerë dhe për t’u interpretuar. Aty shihet e vërteta, shpirti krijues i popullit të cilin autori na e servir ashtu siç është.Përveç asaj  ai e pasuron leksikun e gjuhës shqipe. 

Në njësinë Veshja, mjeshtri i fjalës Abdiu,   ndalet në  veshjen e meshkujve dhe femrave ku thotë se në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX,ndoshta edhe në shekujt e mëparshëm veshja e meshkujve  në Strimnicë, si dhe në tërë Dervendin ,madje edhe në Pollog,është përgatitur kryesisht me  material të leshtë. Sepse vetë banorët e këtyre tërthorave janë marre me blektori kurse  veshja është punuar nga  artizanët vendas nga lënda e parë e leshit. Gratë e Strimnicës  me vegjë kanë bërë shajakun,nga të cilat  është përgaditur veshja e sipërme e burrave:tirqit,lurka,mitani,këmisha, ferexhja ,kësula,çevreja që (është një lloj shamie e punuar nga pëlhura e bardhë e  cila ka qenë e qëdisur në katër anët e saja)gëzofi,brekët,çorapët,opingat,shtrausa (zhalloga) është një copë shajku që shtrohet në opinga, ndortat,rogzinat, jeleku i leshtë, fanulla e leshtë dhe xhemperi. Më vonë këta elemente të veshjes janë  zavedësuar si: ,lurka me pallton,tirqit me pantallonat, ferexhja me xhupin e tjerë. Edhe veshja e femrave në këto anë ,vazhdon Abdiu,  në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX,  ka pësuar ndryshime.Në veshjen e femrave ka ndikuar  shumë kultura osmane,prandaj ato kanë mbajtur kryesisht dimi ,mintan,këmishë çorapë dhe jelek. Sot ajo është zëvendësuar me veshjen moderne në trend me kohën. 

Autori, ven në dukje  se veshja e burrave edhe e grave e përshkruar më lartë,  është mbajtur   deri nga  gjysma e këtij shekulli.  

Abdiu,kishte  respektin e bashkëfshatarëve, kontaktonte me familjarët me  gratë e moshuara ku shënoi në libër  emërtimin e sejcilës pjesë të vekut-avlëmendit , si emërtohen nga gratë që e përdorin dhe bëjnë  vek. Na bëri me dije se vegja është  një vegël e madhe,   e punuar prej druri ,me katër këmbë,pjesët e vegjit janë:këmbët e para dhe të pasmet,lidhëset,shulat, shkopijt e shulit,shpata që shërben për ta rrahur penin e indit,liqtë ,sovajka,nënkëmbëzat,e tj. (f.143-150) 

Siç dihet etnografia dhe gjuhësia janë dy dije që shoqërojnë dhe plotësojnë njëra tjetrën,ata i bashkon koncepti popull. 

Disa karakteristika të së folmes së Strimnicës,-Në këtë fushë përkthyesi Abdiu,hulumtimet  e  tij, i fillon  me  Strimnicën, e cila bën pjesë në brezin e fshatrave që ndajnë fushëgropën e Pollogut nga rajoni i Dervendit.Njoftohen lexuesit se fshati shtrihet  në lindje të fushës së Pollogut,rrëzë Malit të Thatë  dhe ngërthen fshatrat: Zhelinë,Strimnicë,  

Leshnicë e Poshtme dhe Leshnicë e Epërme ,kurse Dervendi  shtrihet në grykën  ndërmjet  Malit të Thatë e Zhedenit. Nexhbedini,i thukët me njohuri i njofton lexuesit se e folmja  e Strimnicës, që është në kufi ndërmjet  dy rajoneve gjeografike  dhe gjuhësore,me  tiparet e saj dalluese fare të vogla ,përkon me  të folmen e Dervendit, përkatësisht të Pollogut. Banorët vendas sidomos meshkujt ,përveç gjuhës shqipe si gjuhë të dytë   e kanë edhe maqedonishten. 

Mandej përmendet edhe realiteti i hidhur i viteve ku  gjuha shqipe  nuk përdoret në administratë.Vijon Abdiu, e folmja e Strimnicës, përkatësisht ajo e Dervendit dhe e Pollogut, edhe pse me mjaft ndikime nga jashtë,ruan autoktoninë e saj natyrore dhe bën pjesë në zonën dialektore të gegërishtes  së mesme, megjithatë ka karakteristikat dalluese  nga gjuha letrare dhe nga të folmet tjera. Ata vërehen më së shumti në lëmin e  fonetikës e të leksikujt. 

Si që kemi përmendur,autori gjatë ekspeditave të  bëra ka qenë gjithmonë në kontakt me banorë vendas por edhe të fshatrave fqinje. Ai është përkujdesur që fjalët e panjohura  në mënyrë të duhur dhe adekuate me qëllim të vendosjes së komunikimit të mirëfilltë, sidomos me lexuesin që nuk posedon njohuri të mjaftueshme të së folmes së kësaj treve gjeografike, i vendosën ata në një kapitull të veçantë që numrojnë gjithësejt 725  fjalë të rralla. Nga krijuesi i vepës në fjalë  ata janë  të radhitura me një pedanti të veçantë sipas radhës së shkronjave të alfabetit. Duhet shtuar edhe ate se në mesin e fjalëve të rralla  ka të atilla që nuk gjenden në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe,si për shembull:Arllandejsem fol. Turpërohem shumë ndër njerëz; kam tremë të madhe. Argaç-i,Vathë;torishtë;vend i rrethuar me trina në një anë ku flejnë  dhentë për ta plehëruar.Ajnile,ndaj.Njësoj: I ngjajshëm.Ishte ajnile si baba.(ishte njësoj si baba.) Ballahone,- Femër fytyrmadhe  e shtatmadhe. .Besleme,-Manare.Brenoj fol.Trinoj,lesoj.Çallshejti,-Lexoj, mësoj,studioj. Dat,-Shije,,lezet.Ka dat.(f.165-193) 

Është e arsyeshme të themi se në këtë Monografi,  ky  është një Fjalor ,i përpiluar nga Nexhbedini,tipik i ambientit,i cili jep kuptimin e të folurit të kësaj ane.  

Përbëjnë një grupim më vete   edhe      Shprehjet  frazeologjike e të tjera.Pikërisht vendlindja e Abdiut, ka një të folme  të pasur plot e përplot me frazeologjizma  të qëndrueshme në gjuhën e kësaj ane, dhe janë të pandashme nga ana leksikore, Kanë një kuptim tërësor.  Frazeologjizmat që në numër janë 437 në këtë Monografi,mbizotërojnë duke zënë një vend bukur të madh ,ata janë të radhitura si Fjalët e rralla, sipas radhës së shkronjave të alfabetit ,po veçojmë disa nga ata:-Bije me pulat (E zen gjumi herët.)-Bone gjojën peris! (Mos fol fjalë të këqija!)-Bonu def.(Hiqmu qafës .)-Boj si majza .(Bëj si  i trullosur.)-Di karpuza  ndër ni setëll nauk  bahen.(Dy punë përnjëherën nuk bëhen.)-Hecën si pula pa kreje… 

Shprehje të tjera,-  Fjaroj pi qifit.(Gëzohem shumëShprehje pasthirmore; Dë ta boj shpejnën pambuk;-kërcënim; Dë ta boj hallin!;  Dë ta ndreçi samarin!-kërcënim,Kuri shpejna për trolli më t’raft-urim, e tjera…(f.195-205)  

Nënkuptohet se trajtat e pasura frazeologjike dhe fondi i madh i leksemave specifike që shoqërojnë përmbajtjen gjuhësore të Monografisë të prezentuara gjithsesi, se do paraqesin një material të begatshëm edhe për gjuhëtarët, sidomos për dialektologët që gjakojnë pas dukurive specifike të të folmeve në të gjitha zonat e arealit tonë gjuhësor. 

Krijimet folklorike nuk u krijuan dhe nuk u zhvilluan vetëm në një periudhë ,vetëm nga një brez i shoqërisë shqiptare.Gojë më gojë ata kaluan nëpër shekuj .Shumë nga ata u harruan, e të tjera lindën. Edhe sot krijimtaria artistike e popullit jeton aktivit. Në këtë libër janë të botuara pak këngë lirike të synetit. Besoj se në këte cikël nuk janë të vjelura të gjitha këngët të këtij lloji që janë  gjithsejtë  13 sosh.(f.207-210) 

Si në çdo zone ashtu edhe në Strimnicë, këngët  me vlerën e tyre artistike, edhe me  llojllojshmërinë melodike,janë  pjesë e letërsisë popullore shqipe,e cila  pasurohet vazhdimisht me vjeljen e tërësishme të tyre. Brezi i ri është ai që duhet vjelur sa më parë. 

E veçanta për lexuesit  janë edhe katër përrallat e mirëfillta mitologjike e fantstike   që janë të shënuara nga  Nexhbedini,që titullohen:Gjali xhi  nauk e dinte xhit o frejga,  Trej motrat ene gjal’ mbretit, Texheribja dhe Monjza. Publikimki i këtyre përrallave popullore do të shënoje një të aritur të madhe  në  fushën e folklorit shqiptar në Maqedoni, pasi do t’ju mundësoje që në të ardhmen të kenë  qasje  edhe në këtë  pjesë të krijimtarisë popullore e cila dita ditës po e mbulon pluhuri i haresës. 

Duhet vënë në dukje se folkloristi i Monografisë, pa hezitime përfshiu   edhe 8  Rrëfimet /kallëzime/,që Anton Çetta i quan mesele. Ata janë rrëfime  të shkurtëra të prozës popullore që  titullohen :Kara bishti, Vesel Mata,Matallarët, Lopa ka pjell kinxh, Exhinja, Çallomxhija, dhe Pelivanllëki.(f.212- 228) 

Me shumë mund dhe sakrifica folkloristi,gjuhtari poeti Abdiu,në ciklin  Mikrotoponimet e fshatit Strimnicë, hulumtoi,dhe regjistroi  144 mikrotoponime të cilat janë pjesë e Monografisë. Ata janë  emërtimet e   vendeve,lagjeve, emërtimet e arave,e tjerë.Veçojmë për t’i përmendur disa nga ata:  

-Gjurzit e Bardhë,vend në mal, gurëz me ngjyrë të bardhë,sipas të cilëve vendi ka marr emrin,-Kajnak’i Hajdarit,-,krua në mal në pronë të Hajdarit të  mateve,ku kanë pirë ujë gjëtë kur kanë kullotur në mal. 

-Kolaret,arat pjellore në sinorin e Falishtës, pronë të strimnicasve. 

-Kodr’ e Shinxherxhit,një kodër në mal ndërmjet Strimnicës dhe Zhelinës, ku dikur është festuar Dita e Shëngjergjit. 

-Koshtar’, i  hutit,vend në fshat ku hutat kanë çel zogj. 

-Krasta,një kodër  në mal e mbuluar  me drunj jo shumë të ritur për shkak të tokës shkëmbore,ku veçohet bushi. 

-Livadh’i Pashës, tokë pjellore që ka qenë livadh i ndonji pashe. 

Nga  mikrotoponomia, leksiku i kësaj ane dhe shumë të tjera, autori i veprës në fjalë, na dëshmon,  duke na sjellë fakte se këtu ndër shekuj ka jetuar dhe jeton një popull autokton,ata janë banorë ku kanë jetuar paraardhësit strimnicas,ku janë edhe rrënjët në atë vend që në kohët më të lashta. 

Një vepër krejt  e veçantë nga të tjerat që shpresojmë se në të ardhmen do t’ju shërbeje si një doracak  udhëzues  për të gjithë ata që duan t’i njohin vlerat e përgjithshme  etnokulturore të shqiptarëve të vendit ku ata jetojnë. 

Si përmyllle,lirisht mund të thuhet,  kjo punë kolosale e Nexhbedinit është ftyt i përpjekjeve të disa dekadavenë që bëri autori në shërbim të ruajtjes  së thesarit popullorë. 

Ata janë vlerat e trashshëgimisë  të lidhura  me tiparet thelbësore të një kombi. 

Tetovë, më 3 shtator 2022 

Greva e mësimdhënësve është thikë pas shpine ndaj shtetit të njomë të Kosovës

0

Akademik Prof Dr. Hakif Bajrami XHAKJA 

  • Nikolla Pashiqi: Mos u lejoni shqiptarëve shkollim, sepse ndryshe nuk do të kemi mundësi t` i shpërngulim dhe asimilojmë”! 

 Shkurtore 

Kosovë është bërë zakon që të nënshkruhën shumë marrëveshje për t` u krekosur nënshkruesit se “neve po luftojmë për shtetin”. Ndërsa ato marrëveshje nuk zabtohen me dekada,me fajin e Serbisë, por çmimin për ato faje e paguan populli. Edhe Ligji mbi pagat e punëtorëve në Republikën e Kosovës, është i së njejtës familje, sepse nënshkruesi nuk jep llogari për asgjë. Lidhur me këtë, më 2 shtator 2022 Rrahman Jashari tregoi se greva e tij është prodhim politik  sepse u shkoi në “grazhd” partive opozitare. Nga ky moment mbreti ka mbetë lakuriq, dhe situata është përkeqësuar deri në ekstrem. Lidhur me këtë, krekosja e Rrahman Jasharit duke shkuar në takim me kreun e LDK-ës tregon diçka që opinioni duhet të mësojë vetëm pas një muaji. Fjala është për hetimin e 3 milionë eurove të cilat notojnë diku në gjirollogari “fiktive”, pa e me adresë inkognito. Prandaj, greva është menduar si një maskë e mirë, për mos me e lëshuar “çatia pikën”, tani për tani, duke shpresuar se mjegulla do të sjellë “bereqet”. E vërteta, duke i vrejtur grimasat në fytyrat e organizatorëve të grevës, shumë lehtë mund të lexohet se ata duan të mbesin në qendër të vëmendjës, para opinionit. Organizatorët ose nuk e dijnë, ose teatrizojnë se arsimtarët janë për nxënës, e jo anasielltas si po provohet të paraqitët gjendja. Po, është e vërtetë se INFLACIONI e ka përfshi ekoniminë, por si studiues droi se më tepër e ka përfshi moralin pa ideal. 

Nuk jemi të organizuar, dhe, thue se nuk po punojmë për ardhmëri. Simbolika e botimit të ABETARËS KOMBËTARE më 2022, që duhej të promovohej në Prishtinë me një defilim të nxënsve me ABETARE në dorë, nga sheshi Zahir Pajaziti e deri te Sheshi SKENDERBEU, do të fliste shumë para botës se: kush ishim, kush jemi dhe kah po shkojnë të gjithë shqiptarët. 

Ata që  po e nxisin Rrahman Jasharin (me shokë), se nëse ua kryen punën dhe e “rrxon Kurtin” nga pushteti qoftë edhe me EKCESE të vogla, i premtojnë: fotele, foltore dhe famë, por me sa i njoh qe njëzetë vite, ata do ta palsojnë në “permendorën” që ia premtojnë, si të ngulur në te, si shumë të tjerë. 

1.Dikush në Republikën e Kosovës po provon ta imitojë “Silidarnostin”! 

Shtetin zakonisht e dëmtojnë grusht- shtetetët, anarkia dhe dukuritë natyore siç janë: thatësia, termetetët, luftërat dhe demonstrimet politike që kanë për synim ardhnjën në pushtet, ose asgjasimin e plotë të kushtetutës ose të shtetit përkatës. Madje, shtetin e dobësojnë edhe grevat dhe padrejtësitë sekundare që janë në shiqim të parë, pa ndonjë vlerë selektive shoqërore dhe politike. 

Në rastin konkret, greva e shpallur nga kryesia e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, për sektorin arsimor dhe më gjërë, është një atentat i kurdisur fare mirë për inate politike, e cila nga 2 shtatori rrezikon të kthehet në aferë politike dhe prokuroriale. Organizatorët e Grevës, derisa sa nuk u prononcua Opozita politike parlamentare e Kosovës, faji ishte  gati në nivel politik, gjystë për gjystë me Qeverinë. Tani, pas prononcimit si në orkestër të partive opozitare, greva ka fituar pozicion që më së pakut ka për qëllim përmirisimin e kushteve të arsimtarëve dhe punonjësve tjerë civilë në administratën publike. Greva në aspektin esktrem ka për qëllim: “rrximin e Qeverisë deri në fund të vitit 2022”. Kështu mendojnë ata që luftojnë për pushtet e jo për shtet. E vërteta, si hulumtues i politikës shqiptare gjatë shekullit XX dhe fillim të shekulit XXI, konsideroi se Albin KURTI është drejtuesi i vetëm i qeverisë që nuk është inferior me asnjë bashkbisedues, në cilin do nivel. E ky realitet është vlerë e madhe për Republikën e Kosovës. Le të më falin kundërshtarët se unë nuk kam asnjë dobi të posaqeme nga kjo qeveri. Por dobia shumëvlerët është për Republikën e Kosovës. Edhe më kjartë takimi i Rrahman Jasharit me Presidentën e Kosovës dhe mosarritja e ujdisë, tregojnë qartë se kemi të bëjmë me dy mangësi totale. Magësia e parë është se në Republikën e Kosovës nuk kemi personalitet që çështjet  i pret aty ku duhet. Mangësia e dytë është se me refuzimin e ndermjetsimit të Presidentës, Rrahman Jashari (dhe sindikalistët toalitar) duan ta vejnë Presidentën Vjosa Osmani në një paozitë të “paaftë”, për të thënë ata që qëndrojnë prapa se “ja çfar pushteti kemi”.  

Me gjuhën e filozofisë së historisë, greva duhet të ketë synim mirëqenjën e punonjësve, dhe zakonishtë drejtohet  nga ata që janë të dëmtuar, siç ngjau bje fjala në Poloni me “Solidarnost”-in, pasojat e të cilit dihen. Në rastin e grevës në Kosovës, nga 1 shtatori 2022, grevën janë kah e drejtojnë ata që nuk janë në punë fare, dhe sipas konceptit të filozofisë jurdike, i kanë krijuar dy vepra penale: e kanë futë në kollaps arsimin, e kanë POLITIZUAR  arterjën më të ndieshme të shoqërisë, e kanë futë në krizë një segmet të frymëmarrjës së shtetit, i cili edhe ashtu ka qenë invalid sepse e zë vendin e parafundit në Evropë sipas matjeve të institucionit PISA. Greva e ka futë në pasiguri tërë aparatin punëdhënës, i cili është kah lëngon për shkak të krizës së kapitalizmit, si një ndër smundjet kronike më të thella për 30 vjetët e fundit, e që e ka përfshirë  botën e zhvilluar sidomos, për shkak të luftës në Ukrainë. 

  1. Kendë e fton Rrahman Jashari në linç 

Unë e di që mësuesit janë heronjë. Por,ta thrrasish nxënsin: MOS SHKO SHKOLLË, është e njejtë sikur ta ftoish qytetarin MOS E PËRFILL KUSHTETUTËN DHE LIGJIN. Si duket,  Rrahman Jashari, gjithëmonë ka punuar në arsmi vetëm për rrogë dhe nuk e ka ditë fare çka është idelai i ABETARES KOMBËTARE, çka është synimi i gjuhës, historisë dhe muzikës, edukatës fizike dhe ishkencave natyrore në përgjithësi, për kombin dhe njerëzimin. E ne si komb që kemi vuajtë për mungesë shkollimi, ne që kemi përjetuar çdo lloj degradimi njerëzore në luftë me okupatorët e ndryshëm, për liri dhe emnacipim, po del se armiqët e brendëshëm nuk kanë munguar, ata nuk janë ndalë dhe paskan punuar prapa shpine, që ta vazhdojnë luftën në një formë dheplrake, por me efekte të njejta. 

Lidhur me ABETARËN KOMBËTARE drejtuesit e arsimit është dashur të dëshmojnë s kanë jetuar për këtë ditë dhe nga Sheshi  ZAHIR PAJAZITI e deri te Sheshi SKENDERBEU është dashur fëmijët filloristë të valvsin Abetarën dhe këtë akt historik ta sheh bota e civilizuar. PO kush ta organizojë këtë akt famëlartë, ata që nuk kanë lidhje me arsmimin e kombit. E një shembull: kur mbaheshin OLIPIADAT në Antikë, automatikisht pushonin të gjitha hasmëritë. Edhe promovimi i ABETARES është dashur ta ketë një koloritë të tillë, të gjithë drejtuesit politik dhe shtetëror mbarkombëtar, në një shesh. 

 Në lidhje me këtë që u tha më lartë, po e shënoi një fenomen që ka të bëjë me drejtuesit shtetëror gjithë-shqiptar. Prej të gjithëve tre dallohen. Njeri është vetëm KOMENTATOR i politikës dhe filozifisë, e me libra të shumta. Tjetri është kreator i mendimtarisë, por që vdiq po atë moment kur e lindi kryeveprën. Kurse i treti është Albin KURTI që i ka të dy vetit: është edhe komentaror i shkelqyeshëm; është  i ditur dhe joinferor para askujt. Pra, nxënës tipik i Adem Demaçit, me kulturë evropiane. Deri me tash, pa asnjë aferë korruptive. 

Si ish  arsimtar nuk i bëjë thirrje Kryesisë së sindikatave të arsimit, por u bëjë thrrje NXËNSVE dhe PRINDËRVE, që të shkojnë në shkolla, dhe aty të shihet se ç`farë qëndrimi do të mbajnë arsimtarët, të cilët duhet ta tregojnë pozicionin, a janë me diturinë, me ABETARËN, apo janë me terrin-politikën përçarëse. Pra vetëm kur të hyjnë nxënsit në klasa dhe në katedër nëse mungon arsimtari, vetëm atëherë do të kuptohet niveli dhe etika e atyre që kanë organizuar grevë. Nuk e d i sa është logjike që të fitoish diçka, kur pipat e bimëve i shkurton në embrion. Sepse, ardhmëria nuk ndërtohet me futje të pluhurit nën dysheme, vetëm sa për t` u dukur që “siperfaqja e dyshemes është e pastër”. Por të kuptohemi,  se punën e MËSUESIT, nuk ka çmim që e paguan. E kur nxënxi, arsimtari dhe prindi janë në harmoni, atëherë edhe ABETARJA shumë tepër shkëlqen. Ndërsa, pushtetari lavdohet nga “bregu”. Po, populli duhet t` u këndojë të gjithëve, për aq sa e meritojnë. 

Këtu në këtë shkrim,  do të ishte demagogji t` ua përkujtojmë organizatorëve të grevës, qëndri in e  Rilindasëve, apo dijetarëve të ndryshëm për rrolin e shkollës. Mjafton t` ua përkujtoj vetëm POROSIN e Abraham Linkollnit, drejtuar mësuesit, kur e dërgoi fëmiun  e tijnë shkollë. Po mbi të gjitha ne e kemi ende shpirtin e nrydhur nga lufta, i kemi palgët e njoma se na i kanë vrarë armiqët nxënsit me libra në dorë, na i kanë vrarë mësuesit që as sot nuk u dihen varret. Dhe, mos të moralizojë, por të përfundojë TROQ, se Qeveria në rastin e parë duhet ta procedojë në Parlament për zbatim LIGJIN për pagat. Ndërsa, arsmitarët dhe punonjësit shoqëror duhet t` i qasen punës dhe ta lëvizin historinë në favor të shtetit Kosovës, pa korrupsion dhe pa nepotizëm, e ultësi tjera që i krijon trutri i njeriut interesgji dhe planprishës. Unë mendoi se nuk duhet të lejohet asnjë lloj poloitike në shkollë. Madje kurrë në jetën time si profesor nuk e kam kaluar pragun e komitetit, se për zyre tjera të pushtetit, ato ishin të neveritëshme në çdo kohë dhe rrethana, cilat do qofshin ato zyre. Arsimtarë, mendoni mësuesin shqiptar kur tha: Nëse më vritëni, rruane gjakun tim dhe me te e shkruani gjuhën shqipe. Pra, me qenë mësues, arsimtar, porfesor, krejtë njësoj, është detyrë më tepër se e shënjët, dhe, në këtë profesion nuk punohet për rrogë! 

3. Politizimi i arsimit sot në Kosovë është i skajshëm 

Drejtuesit e partive politike sot në sistemin liberal kapitalist, janë kah u sherbejnë të gjitha padrejtësive që i shoqëron sistemi. Lidhur me këtë, shumica apsolute e drejtuesëve politik sot nuk jeton nga rroga. Dhe ky realitet dihet. Këta, gati në tërësi janë të shkëputur nga jeta realiste dhe nuk jetojnë me brengat e popullit, sepse për 30 ditë propogandë e premtime boshe  gjatë fushatës së zgjedhjeve , duke ndier lajka e premtimese: “taksa e popullit do të menagjohet drejtë”, pas mabrimit të zgjedhjeve kënga e korrupsionit dhe nepotizmit po vazhdon.  

Por kur dihet se premtuesi politik ua kanë grabitë votën qytetarëve dje, dhe sot,  fituesi ose humbësi nuk i sheh hallet e votuesëve fare, sepse jetojnë jetë irealiste, sepse është kapitalist dhe ka pasuri rezervë. Këta dahi, këta pushtues të “moçaleve”  nuk çajnë kokën për çerdhet, për nxënsit, për studentët që përballohen me një jetë mjaftë paperspektivë, sepse çdo gjë luftohet që nuk është private, sikur të ishte në armiqësi prona  me popullin. Madje, askush në shumë vende kapitalsite, pra edhe në Republikën e Kosovës nuk flet për forcmimin ekonomik të shtetit, nuk flet sigurimin shëndetësor , për përcielljet e aftësimit profesional  dhe shkencor postuniverzitar. Shkurt, drejtuesit kapitalist janë punëdhënës në zgjedhje dhe dhunues pas tyre, që në rastin e Republikës Kosovës po mendojnë se çdo gjë ka përfunduar më 10 qershor 1999. E kundërta, çdo gjë fillon me 10 qrshor 1999. Pra, për familjën dhe për shtetin duhet të jetë kredoja e jetës sonë në punë.  

 Në këto rrethana, po thuej se nuk ka shkollë që nuk  e ka drejtorin antar të ndonjë partie . Kështu si ishte situta, në komunizëm të dhunonte një komitet– një parti, sot  të dhunon një njeri që gati  shndërrohet në punëdhënës. Dje e kishim një “punëdhënës politik”, sot i kemi dhjetë “punëdhënsa” ideologjik. Seicili kur afrohen zgjedhjet të premton: “fusha e bjeshkë me sheqer, dhe tamel me oriz”. Ndërsa, kur të mbarojnë zgjedhjet, fituesi të ofron  shkopin e lypësisë, nëse ke unë dhe karakter të palëkundur, dhe nuk i harron të varfurit dhe të shtypurit, dhe pa marrë para sysh çmimin ia mban anën drejtësisë. Shkurt, ishim popull i vogël me shumë padrejtësi të përjetuara. Tash, prap kemi mbetur popull i vogël me shumë rrugaqë dhe analfabetë politik për eksport. 

 Në kohën time si arsimtar nuk ke mundur ta gjeish arsimtarin kah pinë duhan dhe kafe me nxënsin edhe pse ka pasë shkelje atë rregulalve ato janë mbyllë me denime adekuate dhe pa ndonjë teprim. Tash, çdo gjë ka ndryshuar, madje nxënsi pinë drogë, dhe arsimtari nuk e njohton prindin dhe anasielltas. Ku jemi dhe kah po shkojmë, dikush e mëson psimin vetëm kur i mbështetët koka për shkambin. Po ta kujtojmë se dje shumë intelktualë, arsmitarë më 1981, i akuzonon studentët dhe nxënsit e vet, se “janë pjesëmarrës në demonstrata”. Mos besoni, por shkoni nepër arkiva dhe aty i keni edhe fotografitë e hafieve të partsië dhe udbës. Aty, janë shumë gazetarë dhe imamë të xhamive të cilët edhe nepër xhmia dhe kisha kanë mallkuar rininë, “për devijim të rrugës së Titos”!. Pra mos i harroni ata që për dhjetë vjet e më tepër shanin dhe pshtynin rininë heroike të Kosovës. Koha ka kaluar, por hieja (dokumnetet) e turpit kanë mbetë. 

4. shkollë arsimtarët janë për nxënsit e jo nxënsit për arsimtar

Unë i kuptoj padrejtësitë shumë në thellësi. Por, nuk i kuptoj ata që fare nuk mendojnë për formimin e rinisë sonë që të arsimohet dhe edukohet në nivel realist dhe pa vakume në diturinë adekuate.  E këta që po organizojnë GREVA, realisht nuk janë kah punojnë për nxënsit sepse arsimtarët në shkollë janë për nxënsit e jo nxënsit për arsimtarë. Tani po e sjellë një shembull. Më 1958 pati shkrep nga Shtabi i Rankoviqit një urdhër i prerë: “Shkollat e mesme shqiptare duhet të mbyllën, sepse u mungon kuadri mësimor”. Për këtë ndërmarrje pati shkruar në koluare të mbyllura Vasa Qubrilloviqi  më këtë prorosi drejtuar Titos: “Qoftë edhe një javë, nëse u ndërprehet mësimi fëmijëve shqiptar, është sukses për shtetin, sepse shpërngulja në Turqi, do të merr kahje intenzive”. ( shiqo: A LKJ, Ekspozitura në Zheleznik/0/3/58, sekret politik).  Edhe më shkoqur, Nikolla Velimiroviq më 1942 do të shkruaj: “Atë që po  e bën sot Hitleri ndaj hebrenjëve, e ka bërë Shën Sava në mesjetë ndaj Arbansëve”. Këtë fakt kur ia tregova në Zvicër një Hebrei më 1992, ai klithi: “sa taksa i paguni ju shqiptarët sistemit të mospranimit të pushtetit okupatir serbian ? U përgjegja 3%. Hebrei brofi në këmbë duke thënë: “Unë kam shtet dhe atë e paguaj 32% taksë nga të ardhurat e mia. Për ndryshe Izrael nuk do të kishte fare. E ju doni që kapitalistët që janë në luftë me hien e vet, doni t` ua ndertojnë shtetin dhe ju me 3 përqind ta mabni gjallë-JO. Kjo nuk u shkon për atdhedashuri në asnjë variantë”!.  

E ne sa kemi hargjuar akuza e hallakamë për veteranët e UÇK-s. Tani kur kryesia e veteranëve të UÇK-ës është në Hagë, çdo gjë është pashitë. Edhe më afër. Ç`far hallakme po ngritet për SHAMINË, thue se vetëm ajo na i nxjerr brengat nga shpirti dhe varfërin nga gremina, që na ka venë.  Tani, sikur GREVA e  Rrahman Jasharit e ka mbuluar Kosovën sikurse nata pa hënë tokën, ku jemi. Kah po shkojmë nepër terr, don dikush  pa shkollë, pa arsmim dhe edukim të nderothet shteti?  Ore prindë, mos heshtëni, por kërkoni që fëminët e juej të janë në shkolla, e arsimtarët mundën mos me u lajmërua në punë, por pa u dukur në punë, por mos me shkua në mësim, grevë nuk është me norma të qyetrimit. Pra, prezenca në punë po, pagesa për mos punë është çështje e punëdhënsit dhe ligjit e jo e komenteve boshe nga analfabetët “profesional” nepër mediume informative. 

Sot (2022) sikurse  ndihet ai drejtuesi sindikalist që paguhet nga taksat e populit e që organizon grevë qysh në fillim kur “bima” duhet të merr gjallërim të mabrë, ai sythin e bimës po e pret në “fyt”. Po e them se po ndihem sikur një akull që as nuk shkrihet e as nuk ngrihet më tepër ,sepse çdo ndienjë brrenda tij, nuk është e vdekur,por  ka mbetur pa ndienja, për shkak se askush nuk të kupton. Mjerë idelaistët çka po përjetojnë. 

5. Pushteti duhet të mendojë tri herë dhe ta zgjedhë rrugën e progresit 

Nuk ka kërcnime, porcesi mësimor duhet zhvillohet me çdo kusht, sepse lumi i diturisë është një panteizëm që nuk ka spjegim realist.  Pra në shkollë dhe për shkollën duhet të jetohet sepse shkolla na e bënë jetën më të lumtur. 

Pra si pasojë e kësaj gjendje edhe pushteti, është POROSI NJERËZORE, duhet të ulet e të reflektojë, por mbi çdo gjë duhet biseduar pa pushim, po jo të bëjë kompromise në dëm të nxënsve. E organizatorët e grevës duhet të mendojnë se: më 1981 pozita e nxënsve  dhe studentëve ishte shumë delikate. Kishte shumë nxënës dhe studentë që ishin demonstrantë, ose i kishin të afermit në burgje, ata  ishin të shtypur jo vetëm nga partiashët, por edhe prej disa arsmitarëve komitetli, të cilët aksiedenatlisht ishin në atë profesion, e nxënsit ishin duke bërë jetë në mes trishtimit dhe pasigurisë.  Pra jeta e tyre ishte në krizë dhe vinin e shkonin nga shkolla të trishtuar, sepse kudo ishin agjentët e partisë dhe udbës. Madje, kishte raste kur nënat ua kontrollonin fëmijëve qantat e librave, mos pa ka ndonjë literaturë që komitetlia apo udbashi do ta largonte nga shkolla. E sot, Rrahman Jashari del publikisht (ia nxen goja ) e i fton fëmijët mos shkoni në shkollë. Tu thaftë goja ore njeri, po të them sinqerisht, sepse kam qenë edhe vet arsmitar dhe kurrë nuk kam pyetë për rrogë, kam qenë qiragji, por korrekt në gjimnaz si arsimtar dhe pedagog. E pra, largë duar e politikës nepër shkollat tona, sepse PISA nuk mbahet vetëm dituri të nxënsit, por llogaritë me përgjegjësi shkencore se kush e rrethon nxënsin, kah e ka origjinën intelektuale, me çka e karakterizon jetën e tij të përditëshme, si i lexon ai brengat e shoqërisë dhe sa është i sugurtë nesër për jetë të pavarur dhe organizim të saj, organizim të shtrtit. E rroga ime ka qenë në propocion me nëpunësin 1 me 3, gjatë viteve 1970-1989. Madje kur është ndertuar pallalti i rinisë në Prishtinë i kam dhuruar shoqërisë TRI RROGA, pa kthim. E skamja dhe jeta si çiragji ka qenë pronë e jetës sime për shtatë vejtë edhe pse isha arsmitar i kulifikuar dhe studioja në psotdiplomë (1972-1974). Dua të them se gjithëmonë ka pasë probleme, por ato kujtojë se sot është më lehtë të zgjidhën falë pavarësisë dhe lirisë e çlitrimit kombëtar, që na e ka siellë gjaku i gjenerateve. 

Reflektimi i Qeverisë më 3 shtator 2022 lidhur me Grevën dhe shpërblimin e përkohëshëm është ftesë që të gjitha partitë të gjejnë optimumin për arsmin në përgjithësi. E Ligji mbi pagat duhet të shqyrtohet me themel në Kuvend, por kryetarët e partive opozitare më 2 shtator 2022 nuk është dashur ta pranojnë Rrahman Jashrin në  bisedë fare, sepse aty është treguar ngjyrimi politik i grevës si e drejtë e punëtorëve në përgjithësi. E ndërtimi i shtetit kushton, dhe nuk ndërtohet me analfabetë profesional. 

PS:

Nuk kemi shkuar në burg për pare, por për ideale. Prandaj, pagesa që është lajmëruar për të burgosurit politik, është një satisfaksion që distancon këtë kategori shoqërore, me ata që ishin në burgje për krime ordinere. Këtu disi e japi pajtimin të dallohemi në nivelin etik dhe juridik, për faktin se vuajtjet tona nuk ka çmim që i paguan! Po e shtoj se edhe MËSUESI është një idealist i kombit të vet, në çdo koho dhe rrethanë.          

Adem Demaçi më 17 shkurt 2008. 

Prishtinë, më 3 shtator 2022 

 

Të suspendohet për disa muaj vendimi mbi ndalimin e shitjes dhe ngrohjes me qymyr në Kosovë!

0

 Nga: Ali Mehmeti, Zvicër

Në Francë po kërkohet dhe përgatitet lëshimi në punë i 32 reaktorëve bërthamor nga 56 sa i ka Franca, që janë aktualisht jashtë përdorimit për arsye të remontit të programuar, madje edhe me kusht që të shtyhet remonti i paraparë për pranverë, apo për shkak të problemeve teknike të pa parashikuara (korrozioni?!) – “probleme që nuk e alarmojnë ministren e tranzicionit energjetik” (tf1info.fr). 

Në Gjermani ka kërkesa që të vazhdojnë të punojnë 3 reaktorët e fundit bërthamor edhe për 1-2 vite të tjera, edhe pse ishte paraparë të ndalojnë së punuari në fund të këtij viti. Kjo ndoshta nuk do lejohet për arsye sigurie, por leja për aktivizimin e 27 termocentraleve me djegie të qymyrit tani më është marr. Njëra prej tyre u aktivizua para pak ditësh në Petershagen – Rhénanie-du-Nord-Westphalie (lemonde.fr). 

Ne në Kosovë nuk kemi çka të riaktivizojmë. Mbetet të lutemi që termocentralet tona të mos kenë probleme teknike gjatë dimrit, kurse liqenet e Shqipërisë të mbushen me ujë gjatë kësaj vjeshte dhe dimri.  

Ndalesa e përdorimit dhe shitjes së qymyrit në Kosovë është bërë në emër të mbrojtjes së pastërtisë së ajrit që e thithin qytetarët dhe sidomos në Prishtinë. Efekti i njëjtë apo i ngjashëm, mund të arrihet edhe me kufizimin e përdorimit të veturave, që do zvogëlonte edhe harxhimet për karburant.  

Dhe sidomos, efektet në situatën aktuale do ishin të shumëfishta: 

– do zvogëlonte presionin mbi sistemin elektro energjetik duke zvogëluar edhe gjasat për prishje nga tej ngarkesa   

– do zvogëlonte nevojën për import të energjisë elektrike çmimi i së cilës do të arrijë nivele asnjëherë të shënuar gjer me tani (nëse do të ketë ku të bihet) dhe kështu do kursente buxhetin e shtetit 

– do kursente buxhetin familjar edhe ashtu të ngarkuar me inflacion të lartë, sepse qymyri jonë mund të shitet me çmime preferenciale për familjet nga skemat sociale (aktualisht, sipas tenderit të KEK-ut, qymyri po ofrohet me çmimin minimal prej 29 euro/tonë për blerës të mëdhenj jashtë Kosove)   

– do të ulte çmimin e lartë të druve dhe peletit, sepse do zvogëlohej kërkesa         

– do i kursente pyjet nga prerja pa kurrfarë kriteri  

– do të ndalonte tregtimin ilegal të qymyrit që po përsëritet çdo vjet 

– do të lehtësonte sigurimin e energjisë për ata qytetarë që jetojnë nëpër banesa kolektive ku nuk ka as oxhakë dhe që nuk kanë mundësi tjera për ngrohje përveç energjisë elektrike  

Nuk ka kurrfarë kuptimi të flemë mbi qymyr dhe mos ta përdorim gjatë këtij dimri, i cili do jetë i GJATË !

24 vjet nga mbajtja e simpoziumit shkencor “‘2000 vjet të Krishterimit ndër shqiptarët” në Arbon të Zvicrës

0
Ahmet Asani, Zvicër
Me rastin e 24 vjetorit të mbajtjes së simpoziumit shkencor “‘2000 vjet të Krishterimit ndër shqiptarët”, të organizuar me 5 e 6 shtator 1998 në Arbon të Zvicrës, event ky Historik për kombin shqiptar, në shenjë nderi e respekti për shumë personalitete pjesëmarrëse, qe sot nuk janë në mesin tonë dhe gjithë atyre qe kontribuan për mbajtjen e ketij eventi madhështor, po i publikoj disa fotografi pjesë e materialeve të digjitalizuara dhe te gatshme per botim!

Duhet urgjentisht të parandalohet asimilimi i shqiptarëve në Manastir

0
Emira Selimi, gazetare, Shkup
___
Manastiri dikur ka qënë epiqendër e Shqiptarisë, poashtu edhe vilajeti i saj.
Sot, Manastiri numëron një numër shumë tē vogël të shqiptarëve atje, pasiqē përqindja më e madhe është asimiluar.
Konkretisht shqiptarët ortodoks, të cilët u asimiluan nga propagandat e kishave sllave, duke i armiqësuar dhe ftohur nga bashkëkombasit e tyre shqiptarë musliman.
Manastiri, qyteti ku lindi iluminizmi shqiptarë,sot cilësohet qytet sllav duke ja ndryshuar edhe emrin duke e emëruar Bitola.
Manastiri sot numëron një numër tē vogël të shqiptarëve, ku shumica jetojnë në frik dhe mjerim, duke ju munguar shumë kushte dhe në radhë të parë shkollat.
Shqiptarë atje kanë të drejtën vetëm arsimin fillorë ta kryejnë në gjuhen e nënës së tyre, ndërsa arsimimin e mesëm vetēm në gjuhën maqedone.
Shqiptarët në Manastir kanë filluar edhe ta harrojnë gjuhën shqipe, shkoni në Manastir dhe shikojeni se sa e tmerrshme është situata atje.
Shqiptarët kanë vetëm tre shkolla ku mësojnë në gjuhen shqipe me nga tre paralele, nënkupton një shkollē të mesme e meritojnë.
Ato nuk e flasin mirë gjuhën shqipe, me shumë të meta ku dhe justifikimi i tyre pranohet kur ato ende nuk kanë shkollë.
Shqiptarët ortodoks maqedonas tani edhe shqiptarët musliman tërbesh!
Manastiri i harruar apo i shitur?

Mendime se si duhet t’ia bëjmë e si ta mposhtim pushtimin e brendshëm nga antishqiptarizmi islamik

2
Gjergj – Bajram Kabashi
___
Me 4 shtator 2022 iu ktheva ti shikoj disa nënvizime që i kisha bërë tek libri shkrimtares së njohur norvegjeze të islamit politik, Hege Storhaug, Tilslørt . Avslørt (E mbuluar . E zbuluar), themelueses së Human Rights Service në Oslo të Norvegjisë.
Më duhet ta pranoj se prej askujt nuk kam mësuar më shumë se sa prej saj për natyrën mizore dhe rrugëtimin e egër historik të islamit politik global, që tashmë po kërcënon të islamizoj e asimiloj në Islam edhe kombe, sikurse që janë shqiptarët naiv.
Librat e saj të mëdhenj “Islami, kjo murtajë e 11 e vendit”, “E mbuluar. E zbuluar”, (këtë ia kushton shamisë në historinë e botës arabe-islamike) e të tjera që i ka shkruar , kanë pasur një ndikim të madh tek une, që sado pak të jem i informuar për atë që po na ndodhë e që mund të na ndodhë edhe më zi si komb nëse nuk marrim urgjentisht masa mbrojtëse gjithëkombëtare në mbarë Gadishullin Ilirik.
Storhaug i thekson disa të vërteta të hidhura, që s’kanë dashur t’i shihnin as elitat intelektuale e shtetërore të Norvegjisë deri tash, pavarësisht që kulturën norvegjeze përgjithësisht e shquajnë gjeni të mendimit njerëzor. Vendi që i ka dhënë njerëzimit mbi 12 nobelistë të fushave të ndryshme , e ndoshta dyfishin e bashkënobelistëve, nëse nuk merr masa parandaluese në mbrojtjen e kulturës kombëtare e shtetërore, rrezikon të rrëshqas në rrëmujën islamike, sikurse Suedia e bukur, aty ku ka qytete ku edhe kur e thërrasin ndihmën e parë mjekësore (si Gøteborg, për shembull), personeli mjekësor duhet të pajiset me helmeta, këmisha antiplumb etj., si me shkue në ndonjë betejë luftarake, pasi “lindjet e mesme” dhe “kandahar-ët” që i mbolli pavetëdija shtetërore suedeze, kanë harruar se banojnë në Suedi!
Prandaj, kur kombet që shquhen me kulturën e tyre të madhe e me ndikim në botë dhe që kanë mekanizma mbrojtës më shumë se të tjerët, kanë rënë në vorbullen e brengave të mëdha për shkak të mësymjeve islamike, athua çka mund të bëjnë shqiptarët që kanë edhe akademik aq të cekët …?
Mendoj se gazetaria shqiptare ka dëshmuar që nuk është e aftë ta trajtoj temën e islamit politik në gjithë ndërkikushmërinë që e bart ajo si temë, pasi nuk e kanë as dijen, as kulturën profesionale dhe të përgjithshme e as informatat e duhura për islamin politik. Ata ende nuk e kuptojnë se islam politik janë edhe faljet në rrugë, iftaret në rrugë, paradat e ndryshme islamike, faljet nëpër vende pune, e-zani, xhamizimi i panatyrshëm dhe dërdëllisjet e pafundme të imamëve dhe islamistëve politik.
Prandaj, i mbetët policisë përkatëse shqiptare në nbarë Gadishullin Ilirik, që ta ndihmoj popullin Shqiptar që të mbetët ai që e ka falur natyra dhe historia në vendin e vet: Shqiptar!
Policia elite shqiptare pikësëpari duhet tu diktoj (pa i lutur shumë) politikanëve dhe udhëheqësve të të gjitha niveleve politike e shtetërore, që të sillen vetëm si Shqiptar a kurrqysh ndryshe, se mbi 30 vite në Shqipëri e mbi 20 vite investime religjioze turke-islamike në Kosovë, e kanë bërë të vetën.
Me apo pa qenë të vetëdijshëm se çka i kanë bërë vendit të vet, “president”, “kryeministra”, kryetar komunash, deputet etj., janë sjellë e sillen si vasal dhe mercenarë të vërtetë!
Policia duhet t’ua shpjegoj të gjithë udhëheqësve të niveleve të ndryshme me pak fjalë, se nuk guxojmë të bijmë në grackat e të drejtave dhe lirive njerëzore për ta ndihmuar islamizimin e kombit që i përkasim. Imamët nuk ia vlenë e as që duhet ti pyes kush më për asgjë , deri sa të sqarohen gjërat me mbjelljet e pafundme antishqiptare.
Duhen analizuar dhe shpallur të pavlefshme (joekzistuese) të gjitha investimet religjioze të jashtme, qofshin turke, arabe, greke apo cilatdo qofshin ato. Dhe duhet ndaluar përkohësisht të gjitha bashkësitë islame të Shqipërisë e Kosovës, përderisa të jetë vet shteti në gjendje që detyrimisht ti gjej imamët që punojnë dhe angazhohen vetëm për interesat kombëtare.
Kështu duhet vepruar nëse nuk duam të zhdukemi, zhbëhemi e asimilohemi me Islam, qysh kemi nisë.
Në të kundërten, duhet ti lejojmë e durojmë provokimet e pafundme të islamikëve, herë me shamia për nxënësit e herë me shami për mësimdhënëset.
Shamia është shenja më e fortë identifikuese e islamikëve dhe edhe kjo fushatë antishqiptare në Shqiptari (tash edhe në Kosovë) , është duke u bërë me shtytjen e “Vëllazërisë Muslimane”, e cila ndihet e trimëruar që islamikët kanë filluar të zënë pozita në pushtet si deputet “të popullit” Musliman etj.
Ata që i përcjellin rrjedhat e ngjarjeve të provokimit islamik në Kosovë, kanë pasur mundësi ta vërenin se të gjitha provokimet bëhen duke u nisur nga vatra agjenturore e quajtur BIK , që u jep detyra deputetëve islamik. Rasti i mësueses me shami, e cila nuk u lejua ta zhvilloj procesin mësimor në Therandë, është pjesë e atij provokimi islamik që përpara synon të shkoj në bazë të “sistemit të mengelës”, kadaldale, por pa u ndalur, për të ardhur deri tek caku i krijimit të plotë të miletit/umetit Musliman.
Në gjithë këtë fushatë antishqiptare rol luajnë edhe shkollat kuranore, bisedat e ngrohta e përsëritëse me imam dhe – seksi!
Pas seksit , gjithmonë vije shamia …!
Andaj, Shqiptarët e Shqiptaret duhet të ngriten në këmbë dhe mos ta lejojnë asnjë provokim islamik, qoftë me xhami apo me shami.
Mjaft më …!
Përderisa iranianet, kurdet e afganet i hedhin shamitë posa të vijnë në botën e lirë, është absurde dhe e pashpjegueshme që populli shqiptar ta lejoj tjetërsimin për hirë të armiqëve të tij të përbetuar historik.
“Prej që isha 13 vjeçe e derisa i bëra 23 vjet, ma kishin vënë mbulesën. Une isha e dënuar të isha një grua myslimane, e shtypur dhe e mbajtur brenda errësirës së shamisë. Prej moshës 13 vjeçare e derisa i mbusha 23 vjet. Askush ndonjëherë do të mund të më rrëfej mua se ato ishin vitet më të lumtura të jetës sime.”
(Iranianja franceze Chadortt Djavann, në librin e saj Hudhe shaminë!) Marrë nga libri i Hegge Storhaug: “Tilslørt.Avslørt”.
Po të ishin marrë shtetet tona “kombëtare” me këto probleme kaq të mëdha , që e rrezikojnë edhe vet natyrën e kombit shqiptar, une kurrë nuk do ta kisha shkruar asnjë fjalë.
Do të kisha pushue edhe ma shumë.
E them me keqardhje se une (dhe jo vetëm une), merremi me këto tema të rënda pasi me to nuk mirren ata që u takon të mirren.
***
Sukses i madh i antishqiptarizmit
***
Suksesi më i madh antishqiptar i Islamit Politik Global-dega e “Arnautllukut” , që mbikqyret me vëmendje dhe mirëmbahet nga Turqia neoosmane, është depërtimi në institucionet e popullit shqiptar në Kosovë (sidomos) , por edhe gjetiu ku jetojnë shqiptarët. Islamistët politik janë të trajnuar që të infiltrohen dhe bëhen pjesë e institucioneve për të bërë propagandë islamike, duke u ndërlidhur vazhdimisaht “në të drejtat dhe liritë njerëzore”, pra edhe në të drejtën e besimit.
Në të vërtetë, Shqiptarët do të duhej t’i pyesnin antishqiptarët: E kush po ua pengon të drejtën legjitime për ta praktikuar a mos praktikuar fenë e caktuar?
Por, qëllimi, nuk është praktikimi i cilësdo fe (religjion), por depërtimi në politikën institucionale të vendit, parlament, ministri, arsim, polici, ushtri, gjyqësi, avokat-i e në media, që ashtu, hap pas hapi, të shkohet aty ku synohet: Krijimi i shtetit teokratik të bazuar në religjionin islamik!
Ai që nuk i sheh këto rrjedha e synime, më së paku është NAIV me N të madhe.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 8 i saj, e sqaron natyrën shtetit laik të Kosovës dhe neutralitetin përballë (në raport) me fetë.
Neni 8 [Shteti Laik]
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.
Citim: Kushtetuta e Republikës së Kosovës
Nuk ka këtu çka të ndihmoj as nëse dikush e thërret në ndihmë një person që nuk e kupton seriozitetin e çështjes, siç vepron deputetja me shami e PDK-së Besa Ismaili, që e merr si shembull “tolerance” deklarimin e Ipeshkvit Dodë Gjergji të vitit 2016, kur reagon rreth rastit të arsimtares Fatmire Bujupi, me shprehjet patetike:
“??????? ????̈????? ??? ?? ???????? ??̈ ???̈ ?????̈? ???? ? ??????? ? ?????? ??̈ ????̈ ??̈?????, ????̈? ??? ?????̈ ?????. ????? ???̈ ??? ??????? ?????? …???? ??? ?? ????̈ ??????? ?? ??̈ ???????̈ ??? ?? ??̈ ??????? ?? ??????..”
Ipeshkvi Gjergji le ta prakttikoj sa të don besimin e vet religjioz , por ai nuk duhet të përzihet në emër të një far tolerance në çështjet që i rregullon Kushtetuta e vendit, dhe si ka mbetur asgjë atij për të ndrequr.
Edhe një gjë: Islamistët politik e përdorin dhe shfrytëzojnë me djallëzi të madhe çështjen e të drejtave e të lirive njerëzore, duke e fshehur me marifet korpusin e të drejtave njerëzore bazuar në Kuran e Islamin si religjion, që nga deklarata e njohur e Kajros.
Populli shqiptar ende nuk është duke e ditë se sa problemet do t’i dalin me provokimet e hoxhallarëve e të islamistëve politik të futur në institucione. Problemet që i kishim me serbët e malazezët që keqpërdoreshin nga Serbia para luftës, shumë shpejtë do të duken të vogla krahasuar me këto që po na vijnë prej islamistëve , e që do të shtohen për ditë e më shumë.
Kujdes!
Hanibal Ante Portas …!
***
“Xharrahu” i një populli, shumë më i rrezikshëm se “xharrahi” i organeve gjenitale ..!
***
Ka një kohë të gjatë që popullin shqiptar e kanë shtrirë dhunshëm në “Shtratin e Prokrustit” për ta bërë synet! Jo për t’ia prerë lëkurën e caktuar në penis, as për t’ia prerë barbarisht pjesën ku femra nuk duhet të ndjen më dëshirë seksuale(?!), por për ta bërë që më të mos ndihet shqiptarë me ndërgjegje.
Historia tashmë ka ndodhur, andaj ti flet kot, debaton apo grindesh rrjeteve sociale me të njofshëm a të panjofshëm, nëse nuk ndërmerr masa të caktuara , duke filluar nga vetja e familja yte.
Të gjitha janë krejt të kota, nëse nuk vepron konkretisht për t’i dalë përpara Murtajës Islamike!
Në gjithë këtë tragjedi që i ndodhë popullit shqiptar, kur askush se ka pritur një kthesë të tillë jonormale, roli i “udhëheqësit tonë “arnaut”, është jashtëzakonisht i madh, apo më i madhi për të keq.
Vrapon “udhëheqësi ynë arnaut” pas depërtimeve të huaja strategjike, sidomos atyre turkomëdha e serbomëdha, si ajo delja e plagosur pas ujkut që e ka hangër e përgjakur tufën e deleve në tëbane, apo torishtë, qysh thuhej!
“Arnautit” të shkretë ia ndërtoj dhe meremetoj Vëllau (i madh) Turk, mbi 1 mijë xhami, duke ia vënë qershinë mbi tortë me Xhaminë e Erdoganit në Prishtinë, ku Dyjaneti i Turqisë, i afërt me Qeverinë Turke, ua ndërton “vëllezërve të vet” pa i pyetur fare vetëm duke e kontaktuar BIK-un turkomadh, xhaminë tjetër më të madhe në Ballkan. Në midis të Prishtinës! Xhami që kushton 43 milionë euro, në kohën kur nëpër shumë vende europiane mbyllen kisha dhe katedrale. Të gjitha këto pare vijnë nga taksapaguesit turq, për muslimanizimin e vëllaut të vogël “arnaut”.
Me 18 gusht 2022 i pari i Dijanetit ishte në Prishtinë, ku së bashku me përfaqësuesin e vet në këtë pjesë të ish-vilajetit Osman, N. Tërnavën, i mbikqyren e inspektuan punimet.
Atë që e ka dashur Vasa Çubrilloviq, të tjerët para tij e pas tij, që popullit shqiptar ti jipet identitet fetar, po bëhet realitet. Terrorizmi është shumëformësh e shumështresor, ku njëra ndër format që shpije tek terrorizmi me armë në emër të islamit , është edhe terrorizimi me Islam përmes “e-zanit”.
Polici ynë i fshehtë ende se ka kuptue (apo se lejon “udhëheqësi politik”) se nacionalizmi turko-islamik po na provokon e terrorizon në vendin tonë, në emër të “famëlartit”.
Me të cilin “ka lidhur kontratë arnauti”, pa e pyetur popullin shqiptar, që as e llogaritë fare si të gjallë.
Prandaj, ne ende flasim kot për rrethpremjen, synetinë (kur vjen “xharrahi” triumfalisht e ta pret lëkuren e lucit për me të shenjue si musliman!) , e kurrsesi nuk po duam ta kuptojmë se tashmë ka ndodhur premja si me thika të helmëta e ndërgjegjës kombëtare shqiptare, mbi të cilën po urinojnë turkomëdhenjt përmes imamëve të tyre shqipfolës.
Kush të ka faj ty “popull” që s’do të jesh popull?
Turqia, Serbia, Greqia …?
Jo, jo, fajet për fatkeqësinë tënde ti ka vetvetja.
Sepse ti i dhe legjitimitet “shtetëror” Islamit Politik, qoftë në PDK, LDK, LVV apo kudo tjetër. Je ti që se hape kurrë gojën, përderisa Turqia për interesat e saja e të Serbisë ta xhamizoi vendin, duke na bërë të ndihemi si të huaj në vendin tonë të shenjt Shqiptar?!! …
***
Të gjithë ata që e islamizuan dhe po vazhdojnë ta islamizojnë-xhamizojnë Shqiptarinë tonë, sikurse edhe Kosovën, nuk duhet ta harrojnë kurrë këtë mendim të Mathieu Aref, pellazgologut më të njohur shqiptar , që jeton në Paris:
“Ata që e pranojnë këtë situatë dhe këtë nënshtrim të turpshëm duhet të gjykohen në një gjykatë speciale për “tradhti ndaj vlerave tona kombëtare disa mijëravjeçare që është edhe një fyerje për shqiptarinë tonë”.
Ata që u shërbejnë të huajve për t’ia ndryshuar natyrën popullit të vet, dënohen herdokur me dënimet më të rënda për tradhëti të vetëdijshmr ndaj AtMëmëdheut!
***
Propagandë e re, me fjalorë të ri …
___
Vërtetë është për keqardhje kërcënimi që i qenkësh bërë imamit Labinot Maliqi nga Prishtina, nga ana e një islamisti . Maliqi që përpiqet të tregoi se është një imam i moderuar, në të vërtetë me këmbënguljen e tij për ta islamizuar kombin shqiptar në emër të lirive dhe të drejtave njerëzore, shkon përtej përpjekjeve të deritashme të BIK-ut. Përpjekjet e këtilla të edukimit religjioz islamik, shpiejnë asaj rruge të verbër kur shqipfolësi i dehur me Islam, si vehabist e urren pastaj atë që e urren edhe Muslimani i Lindjes së Mesme, Pakistanit, Afganistanit – Amerikën!
Meqenëse BIK-u ka dështuar dhe është komprometuar me ligjëratën e vet jobindëse në masën intelektuale me gjykim kritik, tashmë Labinoto Maliqi paraqitet si një zë dhe mendim i ri për islamizimin, duke u marrë gjithë kohën me politikë islamike, në vend se të predikonte aty ku e ka vendin në xhami.
Labinot Maliqi,
Të enjten e kam ripublikuar një pjesë të intervistës sime të dhënë për ATV, ku kam folur për vlerën, kontributin dhe rëndësinë jetike që ka prania dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë, paqen dhe shtetin e Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, kam pranuar një koment kërcënues nga Xhengiz Ameti, i cili më shkruan: “Qka e paske qafen per ?.”
Rastin e kam paraqitur në Policinë e Kosovës, dhe është duke u trajtuar në nivelin më të lartë. Personi në fjalë dyshoj se është shtetas i Maqedonisë së Veriut, andaj i bëjë thirrje organeve të sigurisë atje dhe prokurorisë që ta hetojnë këtë person, por dhe gjashtë personat e tjerë që e kanë pëlqyer kërcënimin e tij ndaj meje.
Qentë e xhehnemit! Sa të mjerë që janë edhe në dunja!

 

Me 2 shtator 2022, Labinor Maliqi, tek profili i tij në fb ka shkruar:
“Për dijenin tuaj, motra jonë, arsimtarja e matematikës nga Suhareka, të hënën do të kthehet në shkollë, me lejen e Zotit. Do të vazhdoj profesionin e saj, ashtu siq e ka kryer me shumë vullnet, mund e përkushtim që 30 vite.
Askush nuk do të mund ta privoj femrën myslimane në Kosovë nga shkollimi e mësimdhënia, për shkak të shamisë. ASKUSH!”
***
Po të kishte Kosova gazetari profesionale si shtetet e tjera, Labinot Maliqi do ta kishin pyetur vazhdimisht: Pse ti si “mashkull” je aq i preokupuar “për të drejtën për shami” të një femre ?
Kush të “autorizoj” që t’ua “mbrosh të drejtat” e tilla?
Dhe pse mëshkujt (musliman) bëjnë aq shumë zhurmë që femrat të bartin shami?
Me të gjitha paraqitjet e tij publike, imami Labinot Maliqi paraqitet si një luftëtar shumë i madh i të drejtave të “motrave” muslimane, sikurse që është rasti me arsimtaren nga Theranda. Mjafton të lexohet statusi i tij i mësipërm , që e bartëm për lexuesit e Drinit, për ta vërejtur preokupimin e tij të vërtetë që shpërfaqet publikisht në paraqitjet e tij para publikut.
Ky nuk do as që të mendoj për Udhëzimin Administrativ, por vazhdon me presionet ndaj shtetit të Kosovës dhe arsimit. Neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, thuajse nuk ekziston për këtë islamist me paraqitje moderne.
Me paraqitjet e tij të mëhershme Imami Maliqi sikur e merr “nën mbrojtje” islamit në viset shqiptare, sidomos në Kosovë dhe në bazë të shkrimeve të tij i duket se edhe Policia e Kosovës ka gabuar me arrestimet e dikurshme të atyre që kishte shenja se janë marrë me frymëzimin e terrorizmit islamik.
Labinoti sipas koncepteve të tij të gabueshme intelektuale, flet edhe për islamofobinë, që në realitet është term i islamit politik botëror, sidomos i “Vëllazërisë Muslimane”.
Në të vërtetë Labinot Maliqi si një person i mbushur me ndërgjegje myslimane, po harron me vetëdije apo pa të se në Gadishullin Ilirik, janë të tjerët, pa dyshim shumica, që ndihen parasëgjithash shqiptarë dhe preokupohen mbi të gjitha se kush është Shqiptarofob.
Shqiptarofobia është problemi …, Labinot Maliqi!
Ty askush nuk po të përzihet e as që po të pengon se a i falë pesë apo 24 “vakte”, por ti do më shumë, do depërtimin në shkolla dhe në të gjitha poret e shoqërisë. E do depërtimin edhe në institucionet arsimore e shtetërore, që do të thotë praktikisht islamizim i shoqërisë.
Nëse Labinot Maliqin ende se ka kuptuar “shteti” , atë e kupton tjetërkush…!
“Dashuria për Amerikën” e Labinot Maliqit, në të vërtetë është e bazuar në pritjet e tij iracionale se SHBA-të mund ta ndihmojnë për Islamin. Ai sikur harron se ndërtimi i marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës, të liruar e formuar nga SHBA praktikisht, nuk mund të jetë “çështje” e preokupimit a simpative të një imami. Mbetët çështje e Ministrisë së Punëve të jashtme të Kosovës dhe e vet shtetit të Kosovës.
Pse? Sepse Islami si religjion nuk është i diskriminuar në Kosovë, por Shqiptarizmi është i rrezikuar dhe luftuar prej islamizimit.
Dhe kjo duhet të ndërpritet Labinot Maliqi, pasi nuk ka ndonjë komb të formuar në botë që e lejon shkatërrimin përmes “çështjeve” fetare myslimane, budiste, hinduiste, katolike, ortodokse. Formimi i kombit amerikan është i një natyre tjetër, ashtu sikurse ky i popullit shqiptar , që pengohet në forcimin e identitetit kombëtar shqiptar pikërisht edhe nga njerëzit si Labinot Maliqi.
ps!
Imami Labinot Maliqi është i mirëpritur që t’i shfaqë pikëpamjet e tij gjerë e gjatë në portalin Drini, pasi konsiderojmë e vlerësojmë se për mendimet e tij duhet zhvilluar debat i thellë kulturor.
***
Akademiku Mehmet Kraja, në një intervistë ekskluzive për RTK-ën, që u botue edhe në portalin Drini me titullin “Greva është politike, ekskluzivisht politike”, duke folur për islamizimin e vendit, thotë:
Ndërsa foli për shaminë, kryeakademiku Kraja veçoi dy gjëra: “Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kosova është përcaktuar si shtet laik, pra nuk është shtet sekular, por është shtet laik. Në shtetin laik, institucionet e fesë janë të ndara nga institucionet e shtetit. Feja nuk mund e nuk duhet të ketë asnjë ndikim mbi institucionet e shtetit, sikundër që ndodhë edhe e kundërta. Ndërkaq në shtetin sekular, shteti merr qëndrim neutral ndaj fesë dhe në rastin tonë, ne, duke qenë shtet laik, feja nuk ka punë në institucionet e shtetit. Por një gjë duhet theksuar se ne na mungon ligji për fenë që do të sqaronte mënyrën e veprimit që për këtë fajëson dy-tri legjislaturat e shkuara në Kosovë, që nuk e kanë proceduar dhe miratuar këtë ligj. Për shkak të mungesës së këtij ligji ne do të kemi problem edhe me Këshillin e Evropës, si dhe do të kemi probleme kur do të konkurrojmë për pranim në UNESCO”.
Ai i bëri përgjegjës të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, sepse janë duke manipuluar, ngase, sipas tij, ky ligj kërkon konsensus politik mes partive parlamentare, meqë shumica e partive bëjnë kalkulime elektorale.
Kraja ngarkoi edhe BIK-un për këtë punë, sepse në shumë raste ka qenë bllokuese e këtij ligji. “Bashkësia Islame bën përfaqësimin shpirtëror, jo përfaqësim politik”, sqaroi akademik Kraja.
Ndërsa si çështje e dytë, sipas Krajës, është se përdorimi i shamisë vendos problemin e identitetit. Sa herë që është mbivendosur identiteti fetar mbi atë kombëtar, neve na kanë prodhuar situata problematike në vend.
“Jo rastësisht probleme të tilla iniciohen në momente kritike për Kosovën. Nëse islammi politik futet në politikën e Kosovës ata kanë një llogari, sikundër edhe paritë politike që kalkulojnë me fenë edhe ato kanë llogaritë e veta”, tha akademiku Kraja.
Tutje, kryeakademiku Kraja theksoi se ka synime që Kosova të bëhet Republikë Islamike dhe kështu do të ndërrohej kahja e perspektivës Euroatlantike.
Akademik Kraja theksoi se trajtimi i kësaj çështjeje nuk ishte momenti i duhur politik ndërkombëtar.
____
Të lumtë Mehmet Kraja…Më në fund fole ashtu qysh të ka takur të flisje qyshkur. Pasi ky problem me antishqiptarizmin islamik nuk është i ri por ka filluar menjëhere pas qershorit 1999, kur qarqet më antishqiptare mësyn me gjithë arsenalin e shërbimeve të ndryshme sekrete armiqësore që Lirinë Shqiptare ta shndërronin në Liri Muslimane!
Por, ma mirë vonë se kurrë…!
***
Ne në portalin Drini e kemi rrezikuar shëndetin duke bërtitur e vënë jetën vazhdimisht në rrezik që nga viti 2006 , vetëm e vetëm për të treguar se antishqiptarizmi i strehuar në parti politike dhe insitucione shtetërore, është duke na e islamizuar Kosovën tonë shqiptare dhe askush nuk e hapte gojën dhe deri tash nuk i tha asnjëherë STOP këtij antishqiptarizmi.
Megjithëse është bërë vonë për të vepruar me sukses ndaj tij, pushtimi i brendshëm islamik duhet mposhtur me të gjitha metodat e mundësitë që i kemi si komb.

E njëjta kurvë, veshje e ndryshme 

0

Nga Aurel Dasareti

Mini-Shengenipagëzohet “Ballkani i Hapur”. E njëjta kurvë, veshje e ndryshme. 

*** 

Krimineli pas timonit, anija fundoset. Kryeministri joligjor mafioz antishqiptar, shkatërrues i Shqipërisë, përndryshe sivëllai i armikut të shqiptarëve, vuan nga Hybris. Në mitologji një person me arrogancë apo mendjemadhësi shkon përtej kufijve që perënditë kanë vendosur për veprimet njerëzore. 

Në të folurit e përditshëm, shprehja përdoret shpesh në kuptime disi të ndryshme, megjithëse të lidhura, të tilla si sfidë e tepruar, mendjemadhësi, arrogancë, megalomani, brutalitet, paturpësi.  

Hubris i referohet krenarisë ekstreme ose vetëbesimit, si krahasimi i vetvetes me vetë perënditë. Shpesh përfshin një humbje të kontaktit me realitetin, veçanërisht kur një person i karakterizuar nga mendjemadhësi ose arrogancë është në një pozicion pushteti. 

Është karakteristikë se fajtori gjithmonë ka shkaktuar një aksident kur verbërisht e ka tejkaluar kufirin e sjelljes së lejuar dhe si pasojë në mënyrë të pavetëdijshme e përmbush dënimin e vet. Mënyra për të kapërcyer mendjemadhësinë është të kuptosh se çfarë ke bërë gabim, të ndjesh respekt, frikë dhe keqardhje në takimin me perënditë dhe kështu të pastrosh shpirtin. 

Njeriu (me komplekse të vlerës së ulët qysh nga fëmijëria-rinia, por edhe nga fazat e mëvonshme të jetës) që ka dështuar në gjithçka, sidomos në profesione intelektuale, kur vjen në ndonjë pozicion pushteti përpiqet që të kompenson mossuksesin: verbohet nga mendjemadhësia, harron kufizimet natyrore të krijuara nga njeriu dhe ndëshkohet nëpërmjet ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të perëndive me armiqtë.  

*** 

Shqiptarët kokëtul që votojnë për idiotë të tillë me tru krejtësisht të vdekur – kanë nevojë për TRAJTIM psikiatrik! 

Mos besoni se Koreja e Veriut dhe Rusia do të kishin arritur të krijonin një “dëgjesë” më të njëanshme të redaktuar, të prerë dhe politikisht të rreme se sa kanë arritur “gazetat-portalet” amatore shqipfolëse mashtruese servile mercenare b**shitëse antikombëtare… 

PS: Politika është arti i mbledhjes së parave nga të pasurit dhe votave nga të varfrit me pretekstin e mbrojtjes së të dyve kundër njëri-tjetrit.  

*** 

Janusz Bugajski:  “Ballkani i hapur’” projekt i Serbisë për të përfituar Rusia 

https://www.syri.net/op-ed/530149/ballkani-i-hapur-projekt-i-serbise-per-te-perfituar-rusia/ 

*** 

Përshëndetje të nderuar bashkëkombës, sa për rikujtim, në vitin 2019 e shkrova letrën: “Mini Shengeni” ballkanik është dalje në det e Serbisë përmes Shqipërisë. 

https://www.botasot.info/opinione/1186669/mini-shengeni-ballkanik-eshte-dalje-ne-det-e-serbise-permes-shqiperise/ 

http://www.zemrashqiptare.net/news/51892/aurel-dasareti-mini-shengeni-ballkanik-eshte-dalje-ne-det-e-serbise-permes-shqiperise.html 

https://www.voal.ch/mini-shengeni-ballkanik-eshte-dalje-ne-det-e-serbise-permes-shqiperise-nga-aurel-dasareti/edop/opinione/ 

https://drini.us/arkiv/mini-shengeni-ballkanik-eshte-dalje-ne-det-e-serbise-permes-shqiperise/ 

http://www.faktiditor.ch/mini-shengeni-ballkanik-eshte-dalje-ne-det-e-serbise-permes-shqiperise/ 

https://ulqini-online.com/sajti/?p=24224 

https://lajm.co/mini-shengeni-ballkanik-eshte-dalje-ne-det-e-serbise-permes-shqiperise/ 

https://www.infoshqip.com/mini-shengeni-ballkanik-eshte-dalje-ne-det-e-serbise-permes-shqiperise/ 

https://www.tetovasot.com/2019/11/mini-shengeni-ballkanik-eshte-dalje-ne-det-e-serbise-permes-shqiperise/ 

https://bulevardionline.com/mini-shengeni-ballkanik-eshte-dalje-ne-det-e-serbise-permes-rrethit-te-durresit/ 

* Aurel Dasareti, USA, është  ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike.

Lëvizja Atdhetare Krahët e Shqipes: Diaspora numër një për ndryshim në Atdhe që shqiptarizmi kurrë të mos vdes!

0

Marsela Koçi, Londër

Te dashur bashkëatdhetare,

juve që ju konsideroj lokomotivë të pakthyeshme të çêshtjes kombëtare, çështje e cila na takoi dhe bashkoi bashkë në rrugën e vështirë dhe plot sakrifica për një udhëtim të pakthyeshëm, në të cilin nëse bëhesh pjesë s’mund të ketë më kthim mbrapa. E kam ndier të nevojshme që të takohem, të bisedoj dhe të përballem/konfrontohem me ju! Të marr këshilla dhe të jap mendime të cilat kanë qenë të udhës drejt vetëm një ideali të pakompromentueshem: e mira dhe e drejta për Atdheun që secili nga ne mbron me sakrifice dhe devotshmëri.

Shumë nga ju në këtë rrugëtim kanë hyrë si vëzhgues, si dëgjues apo këshillues, si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të aktiviteteve të shumta që Lëvizja Atdhetare Krahët e Shqipes, të cilën , unë e kam përfaqësuar, ka ndërmarrë në këto pothuajse 4 vite me radhë. Asnjëherë në këto vite s’kam dashur të krijoj përçarje, armiqësira, por e kam pare këtë udhëtim vetëm me një synim, “Bashkimin e Shqiptareve” për të nxjerrë në pah vlerat dhe kontributet e gjithsecilit prej nesh duke ju dhënë mundesinë që të gjenit te mua, te ne, një shpresë, një zë që kërkonte të fliste.

Për një Shqipëri që ka pas në këto 30 vite drejtues që kurrë se kanë dashur të vërtetën hyjnore të këtij Kombi, të kësaj toke që ka sakrifikuar më shume se kushdo tjetër në këtë Europë të cilës i shkojne për së mbari drejtues politikanë antishqiptare si ata që mbeshtesin këtu e 30 vite në Trevat shqipëtare! Kam pasur mundësinë që mes jush të njoh intelektuale , profesor, studiues , aktivistë të të gjitha fushave që e kanë për zemër Shqipërinë dhe jam e bindur që ashtu sikurse gjithsecili prej jush ka lënë një Mbrese dhe një kontribut të veçante në rrugën që unë ndjek, ashtu uroj që edhe unë të kem lënë të njëjtën te ju! Kam dashur që t’ju pranoj të gjithëve sikur jeni, ashtu me aq mundësi sa keni , në mënyrë që gjithsecili prej nesh të bëjë diçka të përbashkët dhe të vendosi një gur në këtë Kala ribashkimi që po mundohemi të ndërtojmë.

Në këto 4 vite diferenca që kam vënë re është e madhe , kur në fillim dukej si misterioze dhe e papranueshme, sot, nocione si: “Diaspora si Shpresa numër një për ndryshim” , “bashkëpunim në rrugën drejt ribashkimit kombëtar” “Shqiptarizmi s’do të vdesë” , të gjithë sëbashku bëhet, “historia jonë e mohuar” etj, janë terma që kanë lindur dhe kanë rritur shpresën për një të ardhme të ndritshme të përbashkët, që mbështesin një ideal të përbashkët ndër shumë zëra, ndër shumë dëshira për shpresë , që mbartin krenarinë e të qënit shqiptar. Këto janë laitmotivi i betejës time , i betejës sonë. Unë jam këtu për të bashkuar zemrat në sofrat shumëngjyrëshe të kulturës e trevave të larmishme shqiptare . Jam këtu për të mësuar dhe për të kontribuar.

Nuk i dua përçarjet dhe për më tepër termat që atë e permbajne. Atë le t’ja lëmë Politikaneve tanë që ndër këto vite fallso demokraci kanë kërkuar gjithmonë të krijojnë përçarje mes nesh, sidomos mes mërgatës. Ministria e diasporës punoi forte në këtë drejtim, duke përmendur gjithmonë shprehjen ; “Diaspora është e perçare” , duke përzgjedhur e nominuar përfaqësues drejtpërsëdrejti nga partia dhe politizuar çështjen e emigracionit shqiptar vetem per qellime kontrolli dhe përçarje, përdorimi . Kryeministri ynë hodhi në pyetësor me anketat boshe që vetë krijojnë dhe vete ju nxjerrin rezultatet nëse Shqiptarët e Shqiperisë do të ishin dakord për një ribashkim me shqiptarët e Kosoves. Kjo pyetje ka vetëm një rëndesi ; etiketim dhe përçarje mes shqiptarëve që në të vërtetë kanë vetëm një të drejtë natyrale, atë të të qenurit bashkë nën një shtet të vetëm!

Lëvizja Atdhetare Krahët e Shqipes me mua ne krye deri tani, ka punuar vetëm në këtë drejtim, në të gjitha trevat shqiptare dhe Diasporë për ndërgjegjësimin e shqiptarëve për një të drejtë natyrale qē atyre j’u takon . 7 vilajetet e shndritshme të Gadishullit Ilirik (Shqipëri, Dardani, Iliridë, Mal i Zi, Sanxhak , Lugina e Preshevës, Çameri) . Unë jam pjesë e asaj pune dhe do të jem deri në fund sa të realizohet !

Edith Durham

Le ti japim gruas vlerat e vërteta që mbartin dashurinë , mirësinë , vendosmërinë dhe këmbënguljen e arritjeve të mëdha, le ti jemi mbështetës dhe jo t’ju kërkojmë të na mbështesin , le ti kthejmë dinjitetin gruas Sypatrembur shqiptare , perkundrazi atyre modeleve qesharake që ka krijuar politika jonê servile 30 vjecare e cila e ka etiketuar gruan shqiptare si një politikane arriviste që e shkemben zyrën e punës për një sallon bukurie, ti kthejmë dinjitetit gruas shqiptare që për një palë dokumenta arrin të vlerësohet si skllave dhe e trafikuar ne listat e kërkuesve për azil nëpër Botë sepse vëndi i tyre nuk ka se me se ti ushqejë fëmijën!

Rruga drejt bashkimit duhet të merret me ngritjen dhe zgjidhjen e këtyre problemeve duke e bere kritikën rrugë ndërtimi për një të ardhme të paqtë në zhvillimin e shqiptarizmit. Mbi këto ideale le të punojmë të gjithë sëbashku!

Të miat nuk ndryshojne kurrë , rruga ime është atje ku filloi deri sa të perfundojë . Ata që mendojnë

Dokumentet autetntike të Kongresit të Berlinit rrënojnë gënjeshtrën serbe për Kosovën dhe shqiptarët

0

Jusuf BUXHOVI, shkrimtar dhe historian, Prishtinë
 
0 Nga parathënia e librit “Kosova” VIII, në të cilën përfshihen dokumentet e Kongresit të Berlinit si dhe një pjesë e atyre të Lidhjes Shqiptaret të Prizrenit 1878-1881, ku flitet për nacionalizmin politik shqiptar si dhe shfaqejen e shtetit shqiptar që e organizoi Lidhja Shqiptare më 1880
Dokumentet e gjithëmbarshme autentike të Kongresit të Berlinit dhe ato të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – me ato përcjellëse nga burime të ndryshme, paraqesin çelësin e interpretimit po edhe të vlerësimit të drejtë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në përputhje me faktorët e jashtëm dhe të brendshëm, që e ndikuan drejtpërdrejtë nga shfaqja e saj si ideologji, që e vuri në veprim atë, bashkë me të gjitha zhvillimet nëpër të cilat kaloi deri te shpallja e pavarësisë kombëtar, më 28 nëntor 1912.
Mungesa e këtyre dokumenteve në formën autentike dhe shfaqja e tyre e pjesshme dhe e cunguar nga interpretime të ndryshme joshkencore por edhe të manipuluar nga historiografia serbe, greke, bullgare, ruse dhe të tjera, që u shërbenin platformave hegjemoniste të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kishin për qëllim fshehjen e të vërtetës për shqiptarët dhe identitetin e tyre historik nga antikiteti i e këndej, duke e paraqitur atë dhe autoktoninë e tij “të mjegulluar në histori”. Në përputhje me këtë kërkohej që shqiptarët dhe çështja e tyre të përjashtoheshin nga harta e re shtetërore, që kishte filluar të marrë pamjen e re në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane nga Kriza Lindore e këndej.
Me shfaqen e lëvizjet nacionaliste të popujve të Ballkanit të mbikëqyrura dhe të drejtuara nga Rusia, grekët, malaziasit, serbët dhe më vonë bullgarët, fituan shtet e tyre kryesisht të mbështetura mbi faktorin fetar, me ç’rast një pjesë e mirë e popullatës shqiptare që i takonte besimit ortodoks u përfshi në këto projekte bile edhe si avangardë e tyre, siç ndodhi me arvanitasit në revolucionin grek, ndërkohë që pretendimet e tyre hegjemoniste ndaj etnisë shqiptare nuk u ndalën me kaq. Në përputhje me platformën e “Naçertanjes” e të “Megaloidesë” dhe atyre bullgare, serbët, grekët dhe bullgarët vazhduan planet e tyre për ta hequr nga rendi i ditës çështjen shqiptare, që një ditë, pa marrë parasysh se çfarë do të mbetej prej saj, doemos se do të zinte end në tryezën e Fuqive të Mëdha Europiane.
Kështu, Rusia, e cila brenda një shekulli kishte zhvilluar shtatë luftëra kundër Perandorisë Osmane (nga ajo e Krimesë e vitit 1745 e deri te e fundit në vitin 1878 kur nga pjesa e Bullgarisë iu kishe afruar Stambollit dhe priste që të vente nën mbikëqyrje edhe ngushticën strategjike të Bosforit),dhe me Traktatin e Shën Stefanit, nga marsi i vitit 1878, ia kishte dalë të sendërtojë pjesën më të madhe të planeve hegjemoniste në Ballkan, paralelisht me invazionet e saj ushtarake, kishte zhvilluar edhe platformën ideologjike, të mbështetur në të ashtuquajturën të “drejtë historike” të popullatës sllavo-ortodokse në këto hapësira, të rrënuar nga pushtimet osmane, e cila duhej t’u kthehej.
Duke shfrytëzuar qarqet kulturore të sllavistëve të Vjenës nga radhët e kroatëve dhe serbëve, që Perandoria Habzburge i kishte orientuar për të hulumtuar gjithanshëm të kaluarën e tyre historike në mënyrë, që të ndikonin zgjimin e vetëdijes nacionale të sllavëve të jugut, që lëvizjet e tyre çlirimtare të shfrytëzoheshin që ata të bëheshin pjesë e Perëndimit dhe jo e Lindjes, Rusia ia kishte dalë që të fusë ndikimin e tyre vendimtar në këto qarqe shkencore dhe hulumtuese kah platformat hegjemoniste shtetmëdha, të lidhura me pansllavizmin dhe krishterimin ortodoks.
Në përputhje me këtë politikë, studiues të shumtë rusë, diplomatë dhe klerikë të ndryshëm, në emër të gjoja ndriçimit të trashëgimisë ortodokse në hapësirat evropiane të Perandorisë Osmane, jo vetëm që ishin infiltruar në qarqet sllaviste të Vjenës, por ia kishin dalë që disa nga bartësit kryesor të sllavistikës në Vjenë (gjuhëtarë, historianë, etnografë, antropologë dhe studiues të tjerë), t’i orientojnë kah kjo platformë, duke u kthyer kështu në mentorë të një “shkolle të veçantë” – të një punëtorie të kishës ortodokse ruse dhe degëve të saj serbe, bullgare dhe greke, që kishte marrë përsipër fabrikimin e dokumenteve me anën e të cilave lëvizjeve nacionaliste të sllavëve të jugut u shkruhej historia e sajuar në përputhje me programet hegjemoniste, ndërsa të tjerëve (shqiptarëve) u krijohej anatema e “popujve të egjër” dhe pa histori, madje!
Kështu, falsifikimit i dokumenteve kishtare të niveleve më të larta, nga një mit i rremë mesjetar,u kthye në “një shkencë”, ku u dizajnua “e drejta historike” e Serbisë për Kosovën “djep mesjetar serb”. Me këtë rast, gjoja duke u nxjerrë në dritë “dokumentet e heshtura dhe të panjohura” nga arkivat e kishave të Kostandinopojës dhe të peshkopatave të tyre nëpër Ilirik dhe duke “u ndriçua shkencërisht”, rrodhën “tapitë” e “mbretërive” deri te ajo “e perandorisë” së Dushanit, e të ngjashme, që për referencë kishin “jetën kishtare serbe” nëpër manastiret “serbe” të Dardanisë (të Graçanicës, Deçanit, Pejës e të tjera), me “histori” e histori të sajuara rreth “shenjtorëve serbë” dhe monarkëve të shumtë të kishës serbe e të ngjashme. Paçka se ato i takonin krishterimit ortodoks, të përhapur në Dardani nga shekulli I e tutje dhe të zyrtarizuara nga perandorët dardanë (Kostandini i Madh) dhe të përhapura më vonë nga Justiniani dhe të tjerë deri në shekullin IX, kur Dardania dhe Iliriku në kuadër të Bizantit, do të bien nën sundimin dyshekullor bullgar. Kohë kjo pra, kur disa formacione fisnore sllave do të shihen në pjesën e Bosnjës së Mesme (Zahumle), pasi që atje të janë vendosur, në shekullin VII e këndej nga perandori Herakli, prej nga, në shekullin X fillon organizimi i tyre në zhupani, epiqendër kjo e mbyllur dhe e kufizuar nga pikëpamja shoqërore në hapësirën midis Neretvës, periferisë së Duklesë dhe lumit Drina në lindje.
E vërteta historike se despotët rasienë Nemanjajt, sipas shumë burimeve bizantine me origjinë tribale (fis ilir i lidhur me Dardanët), pa ndonjë lidhje të qëndrueshme historike me formacionet sllave të Bosnjës, depërtojnë në këto pjesë gjatë kryqëzatës së katër, në vitin 1192, pas ushtrive gjermane dhe hungareze drejt Kostandinopojës, kur për herë të parë do të shfaqen në Nish dhe prej andej do të vazhdojnë për në Ulpianë, Prizren e deri në Ohër, me ç’rast, me feudalët dhe princat arbërorë të Dardanisë do të lidhin aleanca për ta përvetësuar sa më shumë që të jetë e mundur hapësirë nga shtëpia e përbashkët e Bizantit që po shembej, kjo as që do të ketë rëndësi për fabrikuesit e kristobulave të manastireve “serbe” dhe “pronave” të tyre. Siç nuk do të ketë rëndësi as autoktonia e shqiptarëve në Dardani dhe Ilirik si dhe roli që kishin luajtur ato nga antikiteti, pastaj gjatë shtrirjes së Perandorisë së Romë dhe shfaqja e Bizantit, ku Dardanët dhe Ilirët ishin bartësit kryesor të saj e të ngjashme. Për falsifikuesit e shkollës ruse të Jastrebovit dhe çirakëve të tij nga puntoritë e falsifikimeve të dokumenteve kishtashtare në Odesë dhe Hilandar, që shfaqeshin “me tapi kishtare”, nuk kishte rëndësi, po ashtu as fakti se çfarë ishte roli i Arbërorëve në fazën e fundit të rrënimit të Bizantit si dhe i shfaqjes së Normanëve në Ilirik dhe i fuqive të tjera katolikë,veçmas i Anzhuve, që kishin themeluar jo rastësisht më 1272 “Mbretërinë e Arbrit” dhe po ashtu kishin ndihmuar feudalët tjerë arbërorë (Balshajt, Thopijajt, Kastriotët dhe Dukagjinët), që të zënë vend të rëndësishëm në jetën shoqërore të Ilirikut në rrethanat e shfaqjes së Osmanëve në këto anë, kur edhe ishin lidhur aleancat e para me Osmanët (Kastriotët, Brankoviqët dhe të tjerët), të cilat do të vazhdojnë edhe pas pushtimeve osmane, për t’u ndërprerë me largimin prej tyre të Skënderbeut, i cili, në saje të luftës, për mbi një çerek shekulli, ktheu shtetin shqiptar në Ilirik.
Me këso dhe këto falsifikime, gjithnjë të mbikëqyrura nga shkolla ruse, historiografia serbe, bullgare dhe ajo greke, ia kishte dalë, në shekullin nëntëmbëdhjetë, të ndikojë politikën dhe diplomacinë e Fuqive të Mëdha europiane, e cila, nga shfaqja e Krizës Lindore e këndej, kishte përcaktuar edhe hartën politike dhe atë shtetërore të hapësirës europiane të Perandorisë Osmane në largim e sipër në përputhje me “të drejtën e sajuar” historike të Beogradit, Athinës dhe Sofjes të sponsorizuar nga politika ruse dhe interesat e saj hegjemoniste në këtë pjesë.
Me këto falsifikime politika hegjemoniste serbe dhe ajo greke ia kishte dalë që të pushtojë hapësirat etnike shqiptare dhe të ushtrojë gjenocide ndaj popullatës së saj (në vitin 1878 dhe 1912) duke sjellë para aktit të kryer diplomacinë dhe politikën e fuqive të mëdha, siç kishte ndodhur në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 dhe atë të Parisit më 1919, paçka se do të jenë disa nga vendet europiane (Austrohungaria dhe pjesërisht Italia), që për interesat e tyre strategjike, do t’ia dalin që të njohin, por edhe të pranojnë një shtet të cunguar shqiptar, i cili shfaqej si digë kundër pretendimeve të mëtutjeshme hegjemoniste sllavo-ruse në Ilirik.
Me “tapi” të falsifikuara, ishte vazhduar edhe më vonë dhe deri te koha jonë, edhe pse ato, me shtetin shqiptar, të përgjysmuar, të pranuar nga Fuqitë e Mëdha Europiane, në vitin 1913 dhe, me shtetin e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, nuk ia dolën që të ndalin të drejtën etnike të shqiptarëve.
Edhe përkundër kësaj përvoje të hidhur me pasoja të rënda për shqiptarët dhe të drejtën e tyre, që të jetojnë të lirë dhe të pavarur, historiografia shqiptare (ajo në Shqipëri dhe në Kosovë), nuk ia doli që të lirohet nga klishetë e historiografisë hegjemoniste serbe, greke dhe asaj ruse si dhe dogma e “të drejtës historike”, e vendosur në shekullin nëntëmbëdhjetë me falsifikime, sajime dhe përvetësime ndër më flagrantet.
Ky qëndrim antihistorik shfaqet edhe në raport me të ashtuquajturin “shtet mesjetar serb” në Kosovë, që nuk ka ekzistuar. Duke u pranuar klishetë e falsifikuara të historiografisë serbe dhe duke u anashkaluar kontinuiteti historik i mbretërisë dardane si dhe realitete shoqërore dhe politike të Bizantit në shthurje, historiografia shqiptare thuajse pa përjashtim te kjo çështje, feudalët e thjeshtë, të panumërt asokohe në çdo feud, edhe më tutje i mban për “mbretër” dhe “perandor” të një “shteti mesjetar serb”, që nuk kanë ekzistuar, pos në dokumentet e sajuara në shekullin XIX nga kisha ortodokse ruse dhe ajo serbe dhe greke!
Në dekonspirimin e gënjeshtrës së Beogradit rreth përvetësimit të historisë me anën e falsifikimeve të dokumenteve nga shekulli XIX e këndej, të atyre që kanë çuar te krijimi po edhe pranimi i shteteve në Ballkan, veçmas i krijimit të Serbisë së Madhe, Bullgarisë së Madhe po edhe të Greqisë të mbështetur mbi elementin fetar (ortodoksinë, të shumtën nga elementi shqiptar), gjithsesi se rol të rëndësishëm luajnë dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit si dhe ato të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), ngaqë ato janë zyrtare dhe si të tilla, jashtë mundësisë së falsifikimit, me kusht që të paraqiten si të tëra, ngaqë me anën e tyre sqarohen dy çështje fundamentale. Në njërën anë, ato që kanë të bëjë me planet e Fuqive të Mëdha Europiane, që pamja shtetërore e hapësirës evropiane e Perandorisë Osmane në ikje e sipër të komponohet në përputhje me interesat e fuqive Perëndimore (Austrohungarisë, Gjermanisë, Italisë po edhe të Francës dhe Anglisë), ku do të ketë vend edhe për shqiptarët dhe një shtet shqiptar, pa marrë parasysh se a do të jetë i përmasave etnike apo atyre të arnuara politike. Dhe, në tjetrën anë, dokumentet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nxjerrin pamjen e nacionalizmit politik shqiptar, te një organizimi që, krahas mbrojtjes së etnisë nga pushtimet e fqinjëve (serbëve,malaziasve,grekëve dhe bullgarëve),kishte për kërkesë autonominë politike në kuadër të Perandorisë Osmane (bashkimin e katër vilajeteve në një të vetëm në formën e një Shqipërie Osmane, që do të mund të kthehej në Shqipëri Europiane sapo të shembej Perandoria), ku ka burimin edhe shteti i parë shqiptar, i themeluar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit në vitin 1880, me të cilin fillon rikthimi i shtetit shqiptar në Europë i shkëputur nga koha e Skënderbeut.
Në ndërtimin e të vërtetës historike për shqiptarët dhe nacionalizmin e tyre politik që prodhoi shtetin shqiptar në fillim të shekullit njëzet dhe atë të Kosovës në fillim të këtij shekulli, me çka, në një farë mënyre, rrumbullakohet edhe koncepti i rilindjes kombëtare për një organizim të përbashkët shtetëror sipas shtrirje etnike në kuadër të familjes euroiane dhe të qytetërimit perëndimor, dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit kanë një rëndësi të veçantë, ngaqë me anën e tyre dekonspirohet gënjeshtra e kthyer thuajse në një tabu se gjoja Fuqitë e Mëdha Europiane dhe Europa politike e shekullit nëntëmbëdhjetë jo vetëm që nuk i ka njohur shqiptarët si popull dhe etni historike, por, gjoja me injorimin, as që ka deshtë t’i trajtojë si të tillë, me çka ata i kishte kthyer në peshqesh për vendet sllave (Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë ortodokse).
Shfletimi sado kalimthi i këtyre dokumenteve autentik në këtë vëllim, nxjerr në pah gënjeshtrën e historiografisë serbe dhe të asaj ruse rreth “injorimit” të shqiptarëve dhe çështjes së tyre, nga “mosnjohja” e shqiptarëve ose trajtimi “si nocion gjeografik”, që gjoja kishte thënë Bizmarku, kur kjo nuk është fare e vërtetë. Përkundrazi, në protokollet autentike të Kongresit të Berlinit, në të gjitha seancat, edhe kur është folur dhe vendosur për “tokat e Perandorisë Osmane” që do t’u jepen Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, vazhdimisht përmendet termi “etni shqiptare” dhe “popull shqiptar”, edhe pse zyrtarisht, në përputhje me qëndrimin e Perandorisë Osmane përcaktimet e popujve bëheshin mbi baza të përkatësisë fetare, të kategorizuar në “milleti-osman”, ku përfshiheshin edhe shqiptarët e besimit islam (pa marrë parasysh se në ç’masë ai ndikonte raportet e brendshme shoqërore, të cilat dihej se i përcaktonte Kanuni dhe ato mbeteshin autonome) dhe në “milleti-rum”për të krishterët, ku përfshiheshin edhe shqiptarët e besimit ortodoks, të shkapërderdhur te kisha sllave dhe ajo greke.
Ky realitet ndonëse zyrtarisht përjashtonte identitetin kombëtar, shqiptarët do të angazhohen nga fillimet e Rilindjes Kombëtare që ai të përfillej, meqë vetëm ashtu pengohej shkapërderdhja në taborre fetare dhe kurthi i tij, që kishte filluar me të madhe të shfrytëzohej kundër tyre. Kështu që, si do të shihet edhe nga letrat dhe peticionet që do t’i dërgohen Kongresit të Berlinit dhe qendrave evropiane, lëvizja kombëtare gjuhën (shqipe) do ta kthejë në referencë të përbashkët identitare, që përcakton kulturën dhe etninë. Faktori gjuhë shqipe do të kthehet edhe në program politik të nacionalizmit shqiptar mbi të cilin do të mbështeten kërkesat për autonomi shqiptare brenda Perandorisë Osmane, që më së miri do të pasqyrohen me themelimin e “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” në qershor 1878, prej nga, pas dy vitesh, ndonëse jetëshkurtër, do të shfaqet edhe Qeveria e parë shqiptare, me të cilën u dëshmua se edhe shqiptarët kërkojnë shtetin që u takon me të cilin sendërtojnë aspiratat e tyre kombëtare po edhe ato civilizuese.
Se identiteti gjuhësor, si bazë e identitetit kulturor do të kthehet në një referencë të kërkesave politike që mund të quhen “reforma të brendshme” që prekin vendimet e Kongresit të Berlinit, nuk ishte vetëm “mburojë” e shqiptarëve, me të cilën ata do të mbështesin nacionalizmin e tyre si dhe lëvizjen kombëtare, këtë e tregon edhe vetë Lëvizja Xhonturke nga vitit 1982-1908 si dhe fitorja e revolucioni xhonturk në Ferizaj në gushtin e viti 1908, si platformë e nacionalizmit turk, mbi të cilin do të mbështetet osmanizmi, që më në fund, do të shfrytëzohet edhe nga Kemal Ataturku për ta themeluar shtetin modern turk. Kështu, gjuha si platformë e nacionalizmit mbi të cilën u mbështetën rilindësit kombëtar dhe koncepti i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ishte kundërpërgjigjja më e mirë modelit fetar, sidomos të krishterimit ortodoks, që u shfrytëzua nga nacionalizmi serb dhe ai grek për krijimin e kombeve mbi përkatësinë fetare.
Megjithatë, dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit, që sjellën në këtë botim, ndonëse jo në mënyrë decidive, me vendimin në artikullin XIII dhe XVIII, “që Perandoria të fillojë reformat e brendshme politike”, ua hap rrugën kërkesave, që shtronin shqiptarët për bashkim në një vilajet nga katër sosh që ishin, qëndrim ky që në ato rrethana politikisht shfaqej më i pranueshmi. Kështu që, duke u thirrur në vendimet për reforma të brendshme të Perandorisë, të shtruara nga Kongresi i Berlinit, shfaqen edhe kërkesat e Komitetit të Stambollit për “vilajetin shqiptar”, që do t’i dërgohen sulltan Hamidit, siç janë edhe ato të Degës së Lidhjes nga Dibra, të gushtit të vitit 1878 dhe të Degës së Jugut, nga Janina në dhjetorin e atij viti dhe pas një viti, që do t’u dërgohen Portë së Lartë po edhe Fuqive të Mëdha në Memorandumin që ua dorëzuan Mehmet Ali Vrioni dhe Abdyl Frashëri qeverive të Berlinit, Vjenës, Parisit, Romës dhe Londrës. Madje, të kësaj natyre, por për herë të parë të përmendura drejtpërdrejtë, janë edhe qëndrimet e lordit britanik Fitzmauricie drejtuar Konferencës së Ambasadorëve, në Stamboll, në maj të vitit 1880, kur për herë të parë, gjithnjë në përputhje me zotimet që i dilnin Perandorisë Osmane rreth reformave të brendshme, u hap edhe çështja e një vilajeti autonom shqiptar. Edhe pse kjo nuk u pranua, megjithatë, siç shihet edhe nga dokumentet e sjellë në këtë libër, krijimi i vilajetit shqiptar brenda Perandorisë Osmane u hap si çështje politike, që do të preokupojë edhe punimet nismëtare të Konferencës së Ambasadorëve në Londër në mars të vitit 1913, kur u mor vendimi i “krijimit të një Shqipërie autonome” nën suzerenitetin e Perandorisë Osmane, që pas pak do të hiqet nga rendi i ditës, ngaqë Fuqitë e Mëdha Europiane e hetuan se kjo mund t’i shërbente vetëm interesave të Rusisë.
Për fat të keq, historiografia ideologjike shqiptare, që kishte ndërtuar konceptin e shtetit komunist mbi armiqësitë me të tjerët, ku Europa, ishte kryesorja, diskursin e “komplotit” evropian në Kongresin e Berlinit, të sajuar nga historiografia serbe, jo vetëm që e kishte pranuar, por si të tillë e kishte kthyer në një mjet propagandues për qëllime politike.
Edhe pse kanë ekzistuar mundësitë që dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit të sigurohen dhe të interpretohen shkencërisht, historiografia e Tiranës po edhe ajo e Prishtinës, në tërësi ka ndjekur interpretimin që këtyre dokumenteve ua ka bërë Haxhivesilevi, Gopçeviqi dhe historianët tjerë serbë.
Kjo rrugë do të ndiqet edhe atëherë kur ndikimi politik i Beogradit në formën e shtetit komunist të përcaktuar prej tij, nuk do të jetë më as në Tiranë e as në Prishtinë dhe kur Dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit do të botohen në gjuhën shqipe, në Prishtinë, në vitin 2008 “Kongresi i Berlinit 1878”, me protokollet e plota origjinale në frëngjisht dhe gjermanisht, të botuar për herë të parë nga Bundestagu Gjerman, në vitin 1978.
Ashtu siç është ruajtur diktati i historiografisë hegjemoniste serbe rreth “shtetit mesjetar” serb në Kosovë si dhe kishës ortodokse serbe në Kosovë në “Historinë e Popullit Shqiptar” në botimin “e përmirësuar” të vitit 2002-2007 ku “mbretërit” dhe “perandorët” e paqenë serbë do të vazhdojnë të “sundojnë” Kosovën, njëjtë do të ndodhë edhe me diskursin “antishqiptar” evropian dhe gjerman të Kongresit të Berlinit! Gënjeshtrat e Haxhivasilevit, Gopçeviqit dhe Garashaninit do të vazhdojnë të citohen nga historianët shqiptarë, thuajse pa përjashtim!
Krahas mosinteresimit rreth dokumenteve autentike të Kongresit të Berlinit nga druajtja se ato rrënojnë shumë nga “tempujt” e historiografisë ideologjike shqiptare dhe autorët e tyre si dhe “titujt” shkencor dhe akademikë, që edhe sot e gjithëditën u sjellin privilegje, gjë që përfillja e atyre nga versioni i manipuluar i Beogradit u siguron “mbrojtje”, njëfarë “moskuptimi” i kuptueshëm për këtë mendësi, vazhdon edhe me dokumentet autentike të vetë “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”. Jo vetëm te mbledhja e tyre nga burime të ndryshme si dhe klasifikimi i tyre së paku arkivor, por edhe tek çështja e interpretimit të tyre herë nga mosparja si tërësi, prej nga do të dilte edhe vlerësimi i plotë objektiv i tyre, që edhe mund të jetë mospërputhës me atë të deritanishmin dhe modelet e krijuara prej tij, e herë nga implikimet e politikës ditore nga frika se paradigma e tyre mund t’i ndikojë disa procese, që lidhen me implikimin po edhe përdorimin e religjionit te çështjet që besimi të kthehet në një identitet parësor mbi atë kombëtar ose të heq fare atë nga rendi i ditës duke e zëvendësuar me atë fetar, siç kishte vepruar Beogradi pas luftërave Ballkanike dhe me vonë për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.
Edhe te kjo çështje, qasja sado e tërthortë e dokumenteve të “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, nga letrat e rëndomta dërguar Kongresit të Berlinit e deri te Peticionet dhe Memorandumet, flasin qartë se edhe në rrethanat kur Perandoria Osmane nuk njihte përcaktimin kombëtar por vetëm atë fetar (milleti-osman), gjuha, kombësia dhe identiteti etnik shqiptar, theksohej kudo. Madje, edhe në pjesën e atyre dokumenteve, ku theksohet besimi sulltanit dhe sheriatit si dhe Perandorisë Osmane dhe kjo ishte fare e natyrshme në ato rrethana kur vetëm Perandoria Osmane mund ta mbronte hapësirën etnike shqiptare nga copëtimeve e fqinjëve, identiteti shqiptar shfaqet parësor. Përkatësia besimit mysliman, apo të krishterë, ishte përcjellëse dhe assesi përcaktuese, siç ndodhte me kombin dhe gjuhën e përbashkët.
Në këto dokumente që sillen në libër, ndonëse të përzgjedhura nga një tërësi, që së shpejti do të gjejnë vend në dy vëllime të tjera me një paraqitje komplete dhe të përpunuar, veçmas te ato nga qarqet intelektuale të Stambollit, bie në sy përkatësia e shqiptarëve e lidhur me antikitetin pellazg si dhe qytetërimin perëndimor nga zanafilla. Në të gjitha këto deponime, gjuha shqipe shfaqet si gjuhë “mëmë”, gjuhë e gjuhëve, gjë që thyen që të gjitha spekulimet rreth propagandës hegjemoniste serbe dhe ruse për shqiptarët “pa gjuhë” dhe shqiptarët “egjër” dhe “pa qytetërim”.
Kësaj, gjithësi se do t’i ndihmojnë edhe disa nga shkrimet e gjuhëtarëve dhe historianëve gjermanë (G. Majerit) dhe të tjerëve, që iu dërguan Kongresit të Berlinit dhe Fuqive të Mëdha, por edhe shtypit të kohës, me të cilat do të tumirën ato që shkruante Vaso Pasha në historinë rreth shqiptarëve dhe Shqipërisë në frëngjisht, te Sami Frashëri në Enciklopedinë Osmane për origjinën pellazge të shqiptarëve dhe kulturën e tyre të lidhur me antikitetin apo edhe studimet lapidare të filologut të madh arbëresh Dhimitër Kamarda rreth lidhjes së shqipes me pellazgjishten.
Dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit si dhe ato të përzgjedhurat rreth Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe veprimtarisë së saj nga viti 1878-1881 kanë rëndësi edhe për raportet e brendshme shqiptare si dhe zhvillimet që e përcollën atë në rrethanat kur ajo, brenda tre vjetësh,ia doli që të përjetojë një emancipim të brendshëm politik nga patriotizmi, siç ishte qëndrimi për mbrojtjen e vatanit nga copëtimet, te organizimi politik, që u pasqyrua me luftën për mbrojtjen e territoreve e deri te krijimi i Qeverisë së Përkohshme, me çka lëvizja kombëtare mori fizionominë e një lëvizjeje shtetndërtuese, që e ktheu Shqipërinë në historinë.
Edhe këtu,në këtë zhvillim ndër më të rëndësishmit, doli në pah roli i Kosovës (Dardanisë antike dhe mesjetare), si epiqendër kulturore dhe politike e botës shqiptare, e cila do të ndikojë jo vetëm kohezionin e brendshëm të kombëtarizimit, por edhe ato do të ndryshojnë kahun e atyre rajonale dhe më gjerë, ngaqë Kosova u kthye në epiqendër të nacionalizmit shqiptar, por njëherësh do të kthehet në synim edhe të hegjemonizmit serbomadh për ta pushtuar atë, me çka, edhe politika e Fuqive të Mëdha do të fokusohet te Kosova si një strumbullar ku do të barten po edhe do të përthyhen sferat e interesit midis asaj austrohungareze dhe ruse, siç ndodhi gjatë dhe pas luftërave ballkanike, kur u arrit kompromisi midis tyre që të krijohet një Shqipëri, por e përgjysmuar, me çka, duke iu lënë Serbisë, ajo u sakrifikua, paçka se çështjen e la të hapur deri te koha jonë, kur me shtetin e pavarur të Kosovës, iu dha përgjigjja e duhur, një padrejtësie historike.