Kreu Blog Faqe 1243

Te Bajram Lush Alia në Beleg 

0

Bajram Lushi me gruan, Servetin, djemtë Shpëtimin, Shpatin, Shkrepin dhe rejën, Zizën, në Beleg, 2021

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga artikulli i kaluar ”Në dasmat dhe kanagjeqet e Turjakës nuk këndonin qikat si dikur”, Drini.us, 3 Shtator 2022 në rubrikat ”Dossier, Histori, Kujtime”  

Kujtimet nga Turjaka, Gjakovae e Belegu 

Nga Ditari im (16) 

Në udhët e katundit të Turjakës nuk kishte bajga 1 *) (bagla) të kuajve lopëve e kokërdhia 2*)  të deleve e dhive, nuk dëgjoheshin kumonat e ogicëve3*) e as boria, fyelli, kavalli e këmga e çobanëve. Nëpër oborre nuk kishte kotecë 4*) (koçakë të pulave) e toka, arat e plleshme nuk po punoheshin. Jazi nuk kishte ujë e mullini nuk po bluante. Qikat nuk po qonin bukë bujqëve e nuk po kërsitëte pushka kur lind djalë e nuk po qanin e vajtonin gratë kur lind qikë e …. Turjaka nuk ishte Turjaka dhe nuk kisha dëshirë më të jetoja në Turjakë . 

Edhe dasmat e kanagjeqet po organizoheshin në restorante me ushqime të liga, muzikë tallava, të zhurmshme e këngëtar-e, mozomakeq. 

Fëmijët tuj mbledh lule në Turjakë

Ismetit të bacës Dulë kur i vdiq nëna, Gjylferia, (qershor 2022) të pamen e kishin mbajtur në Turjakë, kurse ushqimin e kanë porositur te Sokoli, ”Mani”. Nuk kishte më burra. Odat ishin mbyllur me dry. 

Kur unë shkova pas ”lufte” në Turjakë, Sylë Sahiti kishte pasur dasmë, e martonte një djalë. Kur erdhi koha e bukës, unë pyeta: 

-Ku janë sofrat ? 

-O paske met mrapa o Sinan-o, më tha baca Sylë, i cili dasmën e kishte në odë, si dikur …. E këngëtarët, Salih Thaçi me djalë këndonte … por as kjo nuk më k`naqte që isha mësua me i parë pleqt e miqt krye oxhakut, shahirat në mes e hyzmeqarët te dera e odës.

Edhe të pamet, kur dikush po vdiste, ushqimin po e porosisnin nga restorani, madje edhe qaja e kafe më nuk kishte në oda. Në vend të kafesë, po i afronin nga një lënf e udha marë!

Turjaka

Atherë pse duhet mbajtur dele, lopë e pula turjakasit. 

Djemtë e vëllait, nuk kishin lopë tamji më. Sigurisht edhe pulat kur të vie dimrai, i presin dhe i shtin në frigorifer. 

Ishin krijua edhe anekdota … rreth dasmave e të pameve. 

Delet kullosin në Turjakë

Një kusherirë jona nga Maxharra,qika e Mulla Alisë,  bashkë me burrin shkojnë  me pa kur vdes Asman Meta i Maralisë. Djemt e Asmanit e kishin nërtua një odë të madhe se jo mahi, 25 metra të gjatë. Dhe ai, rrin sa rrin e kur qohet me shkua për në shtëpi, në Gariq i thot gruas:  

Çfarë të pame të mirë, i lum Asmani për djem! 

-Hajt, hajt se edhe ty edhe ma t`mirë ta bâjm t`pamenkur t`des 5*) (vdes) në restoran ! 

Une tuj i ushqye pulat në katund …

Ismetin e bacës Dul. i cili tash jeton e punon në Uddevalla të Suedisë, e kisha marrë si shofer. Me të, nga Turjaka, shkuam në Gjakovë, te vëllai i madh Laha. Vëllai i madh ka 4 djem, Isanë, Musanë, Dritonin dhe Beratin dhe dy qika, Fatimen dhe Dritën. Të gjithë-a të martuara dhe të gjithë kanë fëmi. 

Unë kur të shkoj te vëllai në Gjakovë, shkoi te Dritoni, e vëllai edhe pse jeton me Beratin, djalin e vogël, vjen te Dritoni. Lumja, nusja e Dritonit na pret më së miri. Kështu ndodhi edhe kësaj vere, aty hymë më së pari për konak. Ajo si vetëtima, na pruri nga një kafe me ëmbëlsisa dhe na luti për drekë por ne kishim ngrën bukë e pasul me mish të terurr në Turjakë, që Shqipja, qika e madhe e Ismetit ia kishte prurë Ismetit, apostafat për mua, prandaj nuk deshëm bukë. Ajo (Lumja) bëhej gati sepse kishin me e nreq qikën e madhe, Albenisën. Pas tri ditëve Albenisa bëhej nuse, prandaj në një mënyrë, Lumja  na tregoj se kanë punë më të rëndësishme … dhe kishte me dalur në çarshi 6*)  me ble … gjërat e nevojshme për kanagjeq, për qikën. Kishin thirrur shumë të ftuar për kanagjeq në Turjaka e kur kishin dëgjua se edhe unë jam në Sarandë, Dritoni më thirri me gjithë familjen por unë nuk mund të shkoja. Zakonisht në kanagjeq thirren e shkojnë vetëm grate e qikat por për vëllezër, motra e të afërm, të gjakut, ky rregull nuk vlen.  

Bisedë me mikun …

Nuk vonuam shumë dhe i thash Ismetit: 

-Qou !  

Bacës Lah i mbet hatri pse nuk po rrim disa ditë e netë por bacës Lah nuk ia prente mendja se nuk jemi në kohën e babës Imer. 

Në Beleg, te Bajram Lush Alia 

Belegu është katundi më i afërt me Deqanin, në krahun e majtë të rrugës Gjakovë- Deqan. Rrugën nga Gjakova deri në Beleg nuk është e largët, afërsisht 17 km por kur hymë në Beleg, e humbëm rrugën. Dhe bëmë pakë kilometra më shumë. 

Forhåndsvisning av bilde

Me Saimin, Veselin, Bajramin, Ismetin, unë dhe Bajram Tolaj, Deqan, gusht 2022

Te Bajrami, kishin qenë duke na pritur Bajrami me nusen, Servetin, rejën Zizën dhe djalin e vogël, Shkrepin. Bajrami, ka tre djem e qikaë nuk ka. Vitine kaluar e kishte martua djalin e madh, Shpëtimin me një nuse që s`kishte shoqe as në Rekë e as në Malsi, me Zizën. Ajo na bënte hysmet, qysh është ”adeti” por adeti kishte ndryshua edhe në Beleg. 

Vërshima e Mirushës …

Te Bajrami, kishte ardhur edhe mësuesi Hysen, Hysen Molliqaj nga Lluka e Epërme. Ai e dinte se unë do të shkoj te Bajrami, nåe trojet e Lush Alisë me e pa që i ka dek (vdekur) nëna Ajmon, prandaj ai dëshironte të shkojmë bashkë. 

Nuk vonoi shumë e erdhi edhe Saimi, vëllai i dytë, pas Ismetit me Veselin, mik, vëllain e gruas. 

1*) BAJGË f. 

  1. Pjesa e padobishme e ushqimit, që nxjerrin jashtë lopët, kuajt, mushkat e gomarët; jashtëqitjet e kafshëve, pleh bagëtish. Bajga të thata. Bajgë lope. Erë bajge. Tym bajgash. Kasolle e lyer me bajga. E leu me bajga. Ndezën zjarrin me bajga.
  2. thjeshtligj., shar. Njeri i ndyrë e i poshtër, njeri pa vlerë, pa karakter dhe i pacipë.

* I bëri bajgën dikujt a diçkaje thjeshtligj. E braktisi dikë a diçka pa çarë kokën për të. Iu bë bajgë dikujt thjeshtligj. iu nënshtrua plotësisht, iu qep e i lëpihet për t’i bërë qejfin. E lëshon bajgën thjeshtligj. nuk ka kujdes fare, nuk di as vetë se ç’bën, e bën një punë shkel e shko; flet pa u menduar, pa i peshuar fjalët. I lëshon fjalët si lopa bajgën thjeshtligj. flet fare pa përgjegjësi e pa u menduar, nuk di as vetë se ç’thotë. Iu ngjit si bajga (si balta) pas këpucës thjeshtligj. iu ngjit nga pas e nuk i ndahet; e mërziti shumë, iu bë rrodhe. 

2*) KAKËRDHI f. 

  1. Bajgë kokrra-kokrra sa një lajthi, sa një qiqër a më e vogël, që nxjerrin jashtë dhentë, dhitë, minjtë etj. Kakërdhi delesh (dhish). Kakërdhi miu. I vogël sa një kakërdhi. Bën kakërdhi.
  2. fig. mospërf. Njeri shumë i vogël nga trupi dhe jo i hijshëm (sidomos për fëmijët).

3*) OGIÇ m. 

  1. Dash i madh me këmborë, që i prin tufës së dhenve; përçor. Ogiçi i këmborës.
  2. Qengj i urtë e i mësuar, që i shkon pas bariut a një fëmije, manar. Ogiç i pandarë. Ogiçi i shtëpisë (i djalit). I shkon pas si ogiç.
  3. fig. Njeri i urtë, zakonisht i mitur e i ushqyer mirë, që shkon gjithnjë pas dikujt.
  4. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Dash (qengj) ogiç. Djalë ogiç.

OGIÇE f. 

Fem. e OGIÇ,~I 2,4. 

4*) KOTEC m. 

  1. Kasolle e vogël dhe e ulët prej dërrasash, prej purtekash etj., ku mbahen shpendët shtëpiakë; qymez. Koteci i pulave (i patave, i rosave).
  2. Koshare misri. Kotec me thupra. Fut (thaj) misrin në kotec.
  3. fig. mospërf. Shtëpi e vogël dhe e keqe; vend i ngushtë e pa rehati. Banonin në një kotec.

5*) des (vdes) 

E folmja e Turjakës, fjalën ”vdes” e shqiptojnë si ”des”, ”dek” etj. Gjuha (”guha”), ”gjuni” (gjuri), ”guni” e kështu me radhë.  

6*) ÇARSHI f. vjet. 

Treg i mbuluar; rrugë me dyqane në të dy anët varg njëri pas tjetrit. Çarshia e qytetit. Dyqanet e çarshisë. Në krye të çarshisë. Shkonin (dilnin) në çarshi. Mbyllej çarshia. 

Vazhdon 

Sinan Kastrati, Suedi          

Malmö, 4 shataor 2022          

sinan.kastrati@hotmail.com

Amerika për Nënë Terezën – Rastësi apo dora e zotit në veprim, “prej sot je bijë e Amerikës”

Kryeministri Kurti: Nënë Tereza, nëna e gjithë botës

0

Pejë, 4 shtator 2022

Në shënim të 6- vjetorit të shenjtërimit dhe 25- vjetorit të kalimit në amshim të Nënë Terezës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani vizituan Shtëpinë e motrave të Nënë Terezës në Pejë. Nënë Tereza, me punën e saj të pamatshme, me sakrificën e saj të jashtëzakonshme, me dashurinë e saj të pakrahasueshme, nuk ka kërkuar as shpagim e as shpërblim. U bë nëna e gjithë botës dhe na e shtoi krenarinë neve, si popull e si komb, prej gjirit të së cilit doli ajo, tha Kryeministri Kurti.

Ai tha se sot po e përkujtojmë Nënën Terezë, jo vetëm për angazhimin sakrifikues të saj, jo vetëm për kontributin e saj human, por njëkohësisht edhe si ideal që duhet ta ndjekim secili prej nesh, kur duam t’i shërbejmë popullit edhe qytetarëve.

Kryeministri Kurti falënderoi Ipeshkvin Don Lush Gjergji dhe motrat e Nënës Terezë për pritjen. 

Vizita e sotme ishte në kuadër të “Ditëve të Nënë Terezës”, që po organizohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Gjatë këtyre ditëve janë mbajtur aktivitete të shumta edukuese e kulturore, që do të përmbyllen nesër mbrëma, me koncertin e Filarmonisë së Kosovës, në Prishtinë, në katedralen që mbanë e Nënë Terezë.

Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ministri Çeku, vizituan Shtëpinë e motrave të Nënë Terezës në Pejë

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku,  në 6-vjetorin e shenjtërimit dhe 25-vjetorit të kalimit në amshim, vizituan Shtëpinë e motrave të Nënë Terezës në Pejë. Në kujtim të shejtores shqiptare, Presidentja Osmani u shprehu mirënjohjen e thellë motrave të saj për angazhimin e pakursyer për t’u shërbyer njerëzve në Kosovë.

“Motrat misionare, të cilat ofrojnë ndihmë në heshtje, jashtë vëmendjes së gjithsekujt, prej vitesh kujdesen për më të varfrit, për ata që Nënë Tereza i deshi më së shumti. Ato u ofrojnë atyre strehë e ushqim, kujdesen për ta dhe i mbajnë afër me dashuri, sipas shembullit të misionares së madhe shqiptare, Nënë Terezës”, theksoi Presidentja Osmani.

Sipas saj, duke qenë çdo ditë me të varfrit, duke e ndarë dhembjen me ta, motrat misionare po e japin shembullin se si mes njerëzish duhet të mbretërojë dashuria e respekti.

“Këto parime nëna Terezë i kishte fort për zemër. Ne do t’u jemi gjithmonë mirënjohës për këtë shembull përkushtimi e dashurie që ato ua ofrojnë më të varfërve tanë”, është shprehur Presidentja Osmani.

Nëna Tereze – shpirt shqiponje, kryetitull i shtypit në Kosovë para çerek shekulli

Nene Tereza-Gazeta Bujku -6 shtator 1997 – Fq 1 – foto Behlul Jashari

-Gazeta e rezistencës në Kosovë “Bujku” para 25 viteve për kalimin në amshim të Nënës Tereze/

-Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, për gazetën deklaroi: Lajmi për vdekjen e Nënë Terezës u prit me pikëllim të veçantë në Kosovë dhe kudo në botën shqiptare…/

-Në ballinë të gazetës ishte edhe kryetitulli “Nëna Tereze – shpirt shqiponje” i shkrimit me mbititull “Institucionet shtetërore dhe politike të Republikës së Kosovës mbajtën mbledhje komemorative”/

Nga Behlul Jashari

PRISHTINË, 4 Shtator 2022/ Gazeta e rezistencës, e lëvizjes e luftës për lirinë e pavarësinë e Kosovës, “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, që sfidonte ndalimin e dhunëshëm të gazetës së vetme të përditshme shqipe në Kosovë “Rilindja” nga Serbia okupatore, para çerek shekulli – 25 viteve kryetitull balline kishte “Vdiq Nëna Tereze”, e në nëntituj theksonte: “Bamirësja 87-vjeçare shqiptare, e cila e nderoi kombin e saj edhe me Çmimin Nobel, u bëri ballë disa sulmeve në zemër gjatë viteve të shkuara, por gjithnjë mblodhi forcë të vazhdonte misionin e saj të shenjtë. – Pikëllim i thellë në tërë botën”.

Nene Tereza-Gazeta Bujku -13 shtator 1997 – Fq 1 – foto Behlul Jashari

Raportimi për kalimin në amshim të Nënë Terezës kishte vendin dhe datën “Kalkutë, Indi, më 5 shtator”, e vijonte “Gjerësisht në faqen e dytë”, ku ishte edhe kryetitulli “Dr. Rugova: Humbje  për mirësinë dhe harmoninë njerëzore” me këtë tekst:

“Menjëherë pas komunikimit të lajmit për vdekjen e Nënë Terezës, presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, për gazetën tonë deklaroi:

‘Lajmi për vdekjen e Nënë Terezës u prit me pikëllim të veçantë në Kosovë dhe kudo në botën shqiptare.

Në këtë moment të dhemjes për Nënën Tereze, për laureaten e Çmimit Nobel për Paqe, për simbolin e shenjtërisë, të përvujtnisë dhe të solidarizimit me të varfërit, mund të themi se vdekja e saj është një humbje e madhe për mirësinë dhe për harmoninë njerëzore’.

Në shenjë respekti të thellë për veprën dhe për figurën e saj, për prezentimin që i bëri kombit shqiptar dhe vendit ku lindi, presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, kohë më parë Nënë Terezën e shpalli qytetare nderi të Kosovës.

Nene Tereza-Gazeta Bujku -6 shtator 1997 – Fq 2 – foto Behlul Jashari

Ky ishte nderi që i bëri Kosova në një kohë kur emri i Nënë Terezësa ishte bërë parashenjë për vetë Kosovën”.

Kryetitull në faqen e dytë ishte edhe “Një fytyrë që ngjanë në fytyrat e të gjitha nënave”, shkrim nga Nju-Jorku i Sinan Kamberajt me mbititull “Nga një takim me Nënë Terezën”.

“Bija e popullit dhe e Kishës Shqiptare” ishte titulli i deklaratës së dr. don Lush Gjergjit, kryetar i Shoqatës Bëmirëse Humanitare “Nëna Tereze”, deri atëherë autor i pesë veprave që i kushtoheshin Nënës Tereze.

“Një vdekje e madhe e një Nëne të madhe”, ishte titulli i deklaratës së dr. Rexhep Bojës, kryetar i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.

“Humbje e madhe për mbarë botën dhe kombin tonë”, ishte titulli i deklaratës së dr. dom Shan Zefit, Kancelar i Ipeshkëvisë së Kosovës. 

Rugova me Nënë Terezën

Gazeta “Bujku” e 6 Shtatorit 1997 botonte edhe një kalendar historik për Nënë Terezën – Gonxhe Bojaxhiun me titull “Datat e rëndësishe”, ku fillimisht shkruante se ishte viti 1910 kur Agnesë Gonxhe Bojaxhiu lindi më Shkup…Gazeta nisi menjëherë për në Kalkutë-Indi reporteren speciale Evliana Berani…Ajo, mes tjerash, nga Kalkuta në 12 Shtator 1997 raportonte me mbititullin “Sot varroset Nëna Tereze” e me titullin “Udha drejt Shenjtërisë”. Raporti botohej duke filluar në ballinë të gazetës të datës 13 Shtator 1997…

Në ballinë të gazetës ishte edhe kryetitulli “Nëna Tereze – shpirt shqiponje” i shkrimit me mbititull “Institucionet shtetërore dhe politike të Republikës së Kosovës mbajtën mbledhje komemorative”.

E, “Porositë e mëdha” ishte titulli i editorialit të shkruar nga kryeredaktori Avni Spahiu…

Shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në 26 Gusht të vitit 1910 në Shkup, u bë Motra Tereze e Loretos (1929); Nënë Tereza – “Misionare e Dashurisë” (1950); Nobelistja e Paqes (1979), e Lumja Nënë Tereza (2003); Shën Nënë Tereza (2016).

Në 10 Dhjetor 1979, sipas raportimit në atë kohë të gazetës tradiconale të Kosovës Rilindja,  Nëna Terezë pasi kishte pranuar Çmimin Nobël për Paqe në Oslo ka deklaruar: “Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane përkah nënshtetësia, motër murgeshë katolike, përkah thirrja, që i përkas tërë botës…”.

Në Kosovë, në 26 Gusht 2022, me Akademinë Solemne në Ditëlindjen e Shën Nënë Terezës në Katedralen me emrin e saj në Prishtinë u hapën Ditët e Nënë Terezës, të cilat me shumë aktivitete vijojnë deri në 5 Shtator, kur përmbyllen me koncertin e Filarmonisë së Kosovës.

Kryeministër, ndali …!

0
Nga: Adem Lushaj, Deçan
Këtyre ditëve, Qeveria e Kosovës i ka hapur dyert idiotizmit të shfrenuar, duke ua hequr kapistrat shumë idiotëve të cilët janë lëshuar në jehun e tundimeve urrejtëse ndaj kryetarit të SBASHK-ut, z. Rrahman Jashari dhe mësimdhënësve në përgjithësi.
Nuk e di se nga vjen kjo urrejtje ndaj shtresës më atdhetare të dëshmuar historikisht, e posaçërisht në kohën e regjimit gjakpirës serb. Këta frelëshuar, që deri dje kanë llapur me një diskurs krejt tjetër, sot nën hijen e diademës së qeverisë, cijatjet e tyre qenkan kthyer në të lehura të zëshme e të guximshme, dhe me ndërsyerje të pakontrolluara. Kryeministër ndali, ngase zgjebosja e tyre po e infekton shoqërinë, dhe mësymjet e tyre janë duke e lënduar pjesën më vitale të saj (mësimdhënësit).
Nuk ka të drejtë askush, qofshin edhe këshilltarët tuaj apo ministra e zëvendësministra, të ndërsehet më ofendime të tilla, sepse këto ofendime janë duke e dëmtuar rëndë personalitetin, njëkohësisht edhe shëndetin e tyre.
Duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare, secili njeri ka të drejtë kërkese për mirëqenien, se sa është meritore, ka metoda të ndryshme për ti zgjidhur ato, por jo përmes zhargoneve ofenduese të atyre që nuk janë kompetent.
E juaja është të thirreni në ligjet e Kosovës, përmes njerëzve adekuat, dhe me tone njerëzore, e jo t’i urdhëroni ata që i mbani për kapistre që të vjellin vrerë, duke krijuar panik ndër ta.
Pushtetet e dhunshme, sado që zgjasin, e kanë një fund!

Opozita e shënon autogolin e radhës me huliganët e saj kundër Hekuran Muratit! 

0

 

Shkruan: Luan Dibrani 

Këto skena nuk i duhen Kosovës edhe nëse nuk pajtohemi dhe nuk jeni të kënaqur me te ,është ministër legjitim me imunitet dhe patjetër duhet respektuar sigurinë dhe integritetin e tij. 

Zotëri ministër mos u ndalni me punën! Respekt! Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj! 

Ju nuk jeni aksionar në pompat e benzenit as në qendrat tregtare. As nuk ishit  pjesëmarrës në shitjen e ndërmarrjeve publike, siç bën të tjerët! Ju nuk po epni tenderë dostave  e probatinëve  në segmente të ndryshme ,madje edhe ne nivelet e larat te tregtisë  me  Serbinë!   

-Thjesht, po i shërben popullit pa asnjë skandal të korrupsionit e të krimit! 

Njëzet vjet kemi qenë të vjedhur nga qeveritë paraprake nga e cila populli po i përjeton ato pasoja me palcën  e vet kurrizore… 

Shuma  e ndare nga qeveria 150 milion euro, po ju epet  popullit për ta përballuar  situatën   famëkeqe qe po përjeton bota madje edhe Kosova  pas pandemisë dhe luftës së Ukrainës. 

Gjestet e tilla si ky rast  i rrugaçërisë me shtytjet e  opozitës se lodhur po nxisin këta rrugaç keqpërdorimin e fëmijëve, te dijes e arsimit  për politikë edhe antikombëtare në çastet  e dialogut me  Serbin.! Ky veprim vetëm sa e rrit respektin tim për ministrin Murati! Ministër i dinjitetshëm, i sjellshëm dhe i mençur. Po t ‘kish qenë ministër i qeverive të kaluara s kishin muajt me ju afrua hiç, se i kish pas nja dy tre truproje rreth  e rrotull. Lind  pyetja, ku janë policia qe nuk i mbron ministrat prej këtyre forcave  antiligjore edhe antishtetërore? 

Sot e kanë gjet me gjuajt me miell, ku qeveria i shpërndan 150 milion euro për qytetarë të Republikës! 

Pamje nga sulmi  me miell dhe me veprimet e tilla  Ministrin Murati dhe qeverinë e Albin Kurtit po e përforcojnë. 

-Opozita PDK, LDK e  AAK janë kundër çdo gjëje që zhvillohet në  funksionimin  e shtetit  si duhet. Hekuran Murati dhe qeveria aktuale është duke i riparuar ligjet dhe gangsterizmin  e ish udhëheqjeve dhe qeverive paraprake  të Kosovës. 

   -Këto valëvitje opozitare  i ngjajnë gomarit para ngordhjes  në momentin e fundit të shqelmon. 

Gjestet dhe veprimet vandale qe po i bënë  opozita, po edhe këta  qe quajtur si PSD  qe as pragun  nuk  e kaluan të futen në kuvend nuk i bëjnë përshtypje askujt me këto vepra edhe shumë primitive . Të lumtë ministër qe nuk merrësh me këto servilë të shitur. Të protestosh është demokratike dhe e lirë, por kjo mënyrë e sulmit fizik s’është njerëzore dhe fundi s’është ajo që është në kanun dhe në traditën e karakterit shqiptar?. 

Nuk ka qeveri në botë që nuk bënë gabime dhe të bësh opozitë do të thotë ta kundërshtosh qeverinë, por edhe te japësh alternativa tjera se si do te duhej të qeverisej. Kështu opozita përfiton në të kundërtën tek ne kjo opozitë më shumë shënon  autogola se sa qe po sinjalizon  vepra si opozitat e popujve tjerë qe nxisin zhvillimin  ekonomik ,kulturor dhe mirëqenën sociale të popullit. 

Sa më shumë inati e xhelozi ndaj ministrit Hekuran Muratit, aq më lart po ngritët autoriteti i tij. 

Sa më shume sukses  qe po korre kjo qeveri aq me tepër po tërbohen opozitarët pa gjetë mjete demokratike, por iu ngjasin qeneve endacak! Respekt për Hekuran Muratin , vetëm vazhdoni kështu i me kulturën dhe edukatën qe posedoni i nderuari Ministër !… Këta të PSD-së PDK-së LDK-së e  AAK-së, me avazin politik qe po e ndjekin,  jo qe do të vinë në qeveri ndonjëherë, por po na dëmtojnë edhe në  politiken ndërkombëtare, madje edhe ne  liberalizimin e vizave në Bashkimin Evropian?!. 

 Dy fjale edhe për popullin : 

A duhet ketë popull për ta vjedhur, rrahur , shtypur e malltretuar,injoruar, dhe te rrinë te robëruar si nen okupimin serb,a po donë shtet me ligje ,rregulla dhe sundim ligji dhe një pavarësi  të Kosovës. Zoti i udhëzoftë dhe iu kthjelltë trurin këtyre njerëzve qe veprojnë me dije e pa vetëdije  në demin e kauzës së popullit shqiptar…  

I ligu veç veprime të liga bënë,turp,turp turp! Në saje te bajraktarizmave shekullor qe i patëm gjatë historisë mbetem  në shumë shtete të shkapërderdhur edhe ata  qe kane bere politike atëherë kane qenë një soj si këta të sodit. Zgjohuni shqiptar nga amullia dhe errësira qe  iu ka mbuluar me veprime  te tilla qe qojnë  ujin ne mullinjtë  e armiqve tanë shekullor.  

Dëshmi arkivore: Shitja e Bankës Dardania; Bukoshi, Berisha dhe SHIK-u i Gazidedes

1

Mediet në Kosovë kanë njoftuar në muajin dhjetor të vitit 2012 se një grup bashkëthemeluesish të fondeve për ndihmën e Kosovës i kanë dërguar një letër kryeprokurorit shqiptar Adriatik Llalla për hetimin e shitjes së Bankës “Dardania” e themeluar nga qeveria e Kosovës në ekzil – në Shqipëri në vitin 1993. Gazeta “DITA” ka ndjekur këtë shqetësim të bërë publik dy muaj më parë dhe ka mundur të sigurojë dokumentet dhe aktet ligjore të shitjes së kësaj banke. Por le ta nisim historinë nga e para.

BANKA DARDANIA
Në vitin 1993 në Tiranë themelohet “Banka Dardania”. Kjo ishte një bankë kapitali i së cilës në statut ishte regjistruar si kapital në pronësi të qeverisë së Kosovës. Aksionarë të kësaj banke ishin 9 fonde kursimi të krijuara në 9 shtete të Evropës (Gjermani, Austri, Luksemburg, Danimarkë, Francë, Zvicër, Suedi etj) me qëllim mbledhjen e kontributit prej 3 % nga emigrantët kosovarë për ti shkuar në ndihmë qeverisë së Kosovës. Nga një vështrim i akteve ligjore duket se çdo gjë ka shkuar normalisht dhe fondet janë vjelë rregullisht. Madje deri në vitin 1999 kur u çlirua Kosova, banka “Dardania” zotëronte një kapital të konsiderueshëm për kohën dhe vazhdoi aktivitetin e saj edhe pas çlirimit të Kosovës, duke pësuar madje një shtim të kapitalit themeltar deri në 5 milionë euro (700 milionë lekë) në vitin 2002. Kryeministri në ekzil i Kosovës Bujar Bukoshi, nga ana e tij ishte aksionar në këtë bankë duke qenë se ishte drejtuesi i “Fondit të Gjermanisë”. Në vitin 2002 kjo bankë duket se ka pësuar një zhvillim domethënës.
STATUTI
Dokumentet ligjore tregojnë se më datën 19 Tetor 2002 është vendosur ndryshimi i Nenit 59 të Statutit të kësaj banke. Ky nen përcaktonte se pronare e kësaj banke ishte qeveria e shtetit të Kosovës. Por pas ndryshimit të statutit, ndryshoi pronësia. Në vendimin në fjalë antarët e Asamblesë kanë arsyetuar se përderisa Kosova ende nuk ka një qeveri të sajën sovrane atëherë deri në realizimin e një qeverie sovrane, do të ndryshojë pronësia mbi bankën dhe pronarë të bankës do të bëhen 9 fondet aksionere. (më parë këto fonde kishin të sqaruar në mënyrë të qartë statusin e tyre si fonde aksionere por jo pronare të Bankës “Dardania”). Pas ndryshimit të statutit duket se 9 fondet e shpërndara në Evropë, kanë fituar “imunitet” nga obligimi për të qenë në pronësi të qeverisë së Kosovës dhe kryeqëndra e këtyre fondeve, nyja që i lidhte të gjitha, pra “Banka Dardania” me këtë ndryshim në statut, kaloi nga një aktivitet mirëfilli shtetëror (për llogari të qeverisë së Kosovës) në një aktivitet privat.

PËRFITUESIT
Fill pas këtij ndryshimi thelbësor në statutin e Bankës në vitin 2002, duket se u hap rruga për shitjen e kësaj banke dhe përfitimin e të ardhurave nga individë privatë e jo shtetërorë. Banka u shit në vitin 2005, një grupi italian investimesh në vlerën e 5 milionë eurove. Si shitës firmosi vetë Bujar Bukoshi ish – kryeministri në ekzil i Kosovës. Por përpara se të firmoste këtë kontratë, Bukoshi kishte “larë hesapet” me aksionarët e tjerë të kësaj banke disa muaj më parë. Aktet ligjore të depozituara në gjykatë tregojnë se Bukoshi nëpërmjet “Fondit të Gjermanisë” të cilin e kontrollonte dhe e kishte në pronësinë e tij, ka përthithur të gjitha aksionet që zotëroheshin nga 8 fondet e tjera të shpërndara nëpër Evropë. Përthithja e aksioneve është bërë me kontrata të rregullta dhurimi ose transferimi të aksioneve nga përfaqësuesit e fondeve të tjera. Të gjitha këto kontrata janë lidhur në një hark shumë të shkurtër kohor, përpara privatizimit të “Bankës”. Më pas, banka “Dardania” rezulton se është bërë 100 përqind pronë e “Fondit të Gjermanisë”, ndërsa këtë fond e kishte në pronësi individuale direkte vetë Bujar Bukoshi.
* * *
Letra dërguar kryeprokurorit Adriatik Lllalla më datën 14 Dhjetor 2012
I Nderuar z.Kryeprokuror Adriatik Lalla

Besojmë se jeni të informuar se mërgata kosovare në vitet e 90-ta në Evropën perëndimore, SHBA dhe Australi, kishte themeluar fondet e para duke menduar legale për t’i dalë sado pak në ndihmë popullatës, qe ne mendonim te institucioneve të Republikës së Kosovës, luftës çlirimtare për liri dhe pavarësi dhe fondacionit “Drenicë jemi me ty”.
Po në ato vite është formua në Tiranë edhe “Dardania Bankë”, e cila për disa vite shërbeu si urë lidhëse mes fondeve të Kosovës në Perëndim dhe Këshillit financiar të Republikës së Kosovës në Prishtinë. Kjo bankë është menaxhuar nga një staf dhe është drejtuar nga Qeveria e Kosovës në Exil në krye me Bujar Bukoshin. Banka asokohe mendonim se ka luajtur një rol të veçantë në lehtësimin e bartjes së mjeteve financiare për Kosovën, dhe mendonim se ishte pronë e shtetit të Kosovës, por që duhej edhe të mbetej në pronësi të tij. Mirëpo, në ndërkohë siç jemi informuar jo zyrtarisht ajo bankë është shitur dhe është tjetërsuar, dhe rreth këtij akti ka pasur shumë thashetheme, por që zyrtarisht neve nuk jemi informuar asnjëherë deri më tash se çka ka ndodhur me të! Neve, si bashkëthemelues të Fondit të Republikës së Kosovës në Gjermani, dhe, po ashtu bashkëthemelues edhe të “Dardania Bankës” në Shqipëri, nuk jemi të informuar kurrë rreth fatit të saj. Shqiptarët, gjegjësisht mërgimtarët tanë që kanë kontribuuar në Fondin e Republikës së Kosovës me 3%, mjete të cilat janë derdhë në atë Bankë, kërkojnë po ashtu që sa më parë të ndriçohet ky rast, pra se çfarë ka ndodhur me atë bankë para se t’i drejtohen shteteve të BE-së me ankesë dhe lutje për zbardhjen e faktit se a ka keqpërdorime!
Bashkëthemelues të ish-Fondeve të Republikës së Kosovës në Gjermani dhe të Dardania Bank
***
Mercenarë dhe marka gjermane, lidhjet Berisha – Bukoshi
Dëshmitë e ish kreut të shërbimit sekret shqiptar Fatos Klosi në lidhje me “dhuratën” që Bukoshi i kishte bërë SHIK-ut të Gazidedes me 600 mijë marka gjermane në vitin e vështirë 1996 dhe telefonata e Bukoshit për Berishën më 14 Shtator 1998 ku i vinte në dispozicion një ushtri me 400-500 vetë.
Çfarë e lidh Berishën me Bujar Bukoshin?
Cili është shtrati i bashkëpunimit të tyre në dy dekadat e fundit dhe si janë angazhuar dhe kanë ndërvepruar ata në momente të vështira për Shqipërinë dhe Kosovën? Bukoshi ka mundur të transferojë në Tiranë bankën e qeverisë së tij në vitin 1993 duke u ndjerë i qetë dhe i garantuar asokohe në një Shqipëri që kontrollohej rreptësisht nga ish-Presidenti Berisha. Për evoluimin e këtyre marrëdhënieve në vite ka dhënë dëshmitë e tij domethënëse ish kreu i shërbimit sekret shqiptar Fatos Klosi. Në dëshminë e parë dhënë për një gazetë në Kosovë, Klosi është shprehur se kur ka marrë drejtimin e SHIK-ut në vitin 1997, ka gjetur një kasafortë me marka gjermane e cila ishte dhuratë e ish-kryeministrit kosovar Bukoshi për SHIK-un. Sipas Klosit në total ishin dhënë 600 mijë marka gjermane, ndërsa në kasafortë gjendej një pjesë e tyre pasi pjesa tjetër ishte shpenzuar me dokumentacion dhe në mënyrë të dokumentuar nga SHIK-u.
“Është një ndihmë e qeverisë së Kosovës së asaj kohe që kryesohej nga Bujar Bukoshi që e kishte dhënë për SHIK që drejtohej nga Bashkim Gazidede. Ende nuk e kam kuptuar se përse mund të jepej një ndihmë e tillë në para, por e vërteta është se e gjeta me dokumentacion të rregullt kur shkova në zyrë për herë të parë dhe shuma e lëvruar si dhuratë për SHIK kishte qënë 600 mije dojçmarka”, thotë ish-kreu i shërbimit sekret, Fatos Klosi.

Sipas tij pjesa e përdorur nga Gazidede ishte shpenzuar, e shënuar përmes një dokumentacioni të rregullt, për njerëzit që ishin jashtë vendit, por dhe për njerëzit e këtij shërbimi brenda vendit. “Nuk mund të them se sa ishin shpenzuar në atë kohë dhe nuk mund të them se për çfarë qëllimesh të tjera ishin përdorur. Sipas letrave ishte gjithçka në rregull. Ne harxhuam pjesën e mbetur, duke dokumentuar gjithçka, duke i përdorur për blerje makinash, pasi nuk kishte asnjë makinë në SHISH. Këto para janë gjetur në vitin 1997, dhe kishin disa kohë që kishin mbërritur me një kasafortë si dhuratë nga qeveria Bukoshi për SHIK”, deklaron Klosi. Duket një ndihmë e vyer kjo e ardhur nga Bukoshi për SHIK-un, në një vit i vështirë si ai i 1996, kur dihet mirë se çfarë valence kishte marrë SHIK-u në Shqipërinë e prag – katastrofës.
Mercenarët
Klosi ka hedhur dritë mbi një detaj shumë delikat, për të cilin ka folur edhe në revistën MAPO në Shqipëri. Bëhet fjalë për një telefonatë të interceptuar nga SHIK-u në telefonin e ish-liderit të opozitës Sali Berisha më 14 Shtator 1998. Në këtë telefonatë Bukoshi i ofrohet Berishës për ta ndihmuar me 400 – 500 mercenarë të armatosur për ta ndihmuar në realizimin e qëllimit të tij, që ishte rrëzimi i qeverisë, grushti i shtetit.
“Dua të nënvizoj diçka krejt tjetër. Në atë kohë janë interceptuar një numër telefonatash me pritës të thirrjes seli e Partisë Demokratike. Në të parën është interceptuar Bujar Bukoshi, ish-kryeministër në mërgim i Kosovës, që afronte “për situatën” e 14 shtatorit deri në 400-500 burra të armatosur dhe në të dytën, një shqiptaro-amerikan, i cili i kërkonte me ngulm bashkëbiseduesit të tij të tërhiqej. “Askush nuk do të njohë pushtetin tuaj nesër. Tërhiquni! Mos bëni marrëzira!” Klosi thotë se nuk e di se cili ishte zëri i shqiptaro – amerikanit. Unë besoj fort se ai ishte një nga arsyet e forta që ndalën precipitimin në skaje shumë më tragjike të historisë. Mund të kishte pasur edhe zhvillime krejt të pamendueshme. Ajo që na bënte atëherë shumë përshtypje ishte se folësi nga PD-ja tregohej shumë i bindur ndaj këshillave të bashkëbiseduesit. Fatmirësisht ashtu dhe ndodhi”, – shprehej Klosi.
Dmth Bukoshi ndihmoi me marka gjermane SHIK-un në vitin e trazuar 1996-97 si dhe u ofrua për ti nisur mercenarë të armatosur një Berishe që pregatiste goditjen për marrjen e pushtetit me 14 Shtator 1998. Dy momente domethënëse dhe mjaftueshëm të qarta për të kuptuar se Bukoshi dhe Berisha, në fakt përfaqësojnë të njëjtin aks dhe korridor mes Shqipërisë dhe Kosovës.
***

Bujar Bukoshi, Isa Mustafa dhe vartësit e tyre në Gjermani, Austri, Zvicër, Francë, në Shtetet Skandinave, SHBA, Kanada, Australi, etj., mblidhnin para në emër të pavarësisë së Kosovës, duke dhënë edhe këto “letra me vlerë”, madje duke e keqpërdorur edhe vulën e UÒªK-së.
***
_________
(Burimi: gazetadita,al)

ADN-ja e ndryshimit politik

0

Florim Zeqa

ADN-ja e ndryshimit politik është bashkimi i të gjitha shtresave shoqërore, është bashkim i forcave intelektuale dhe atdhetare, është bashkimi i familjeve me traditë të pastër kombëtare, është bashkimi i afaristëve dhe biznesmenëve, është bashkimi i vlerave humane dhe solidare të kombit tonë të cilët janë të gatshëm për të dhënë edhe një herë gjithçka nga vetja e tyre për kthimin në rrugë të mbarë të qënjes sonë kombëtare ashtu siq ishim në fillimvitet e ’90-ta, kur ndanim çdo gjë me njëri-tjetrin.

Fundi i keq i koalicionit të “shpresës”, fundi i iluzioneve për ndryshim

Fundi i keq i koalicionit LVV-LDK, apo siq e kemi quajtur ndryshe asokohe ‘koalicioni i shpresës’ dhe ardhja e sërishme në pushtet e LVV+LV, e kanë bërë të domosdoshme lindjen e një alternative të re politike. Pasi kjo ishte “shpresa” e fundit për ndryshim nga konstalacioni aktual i skenës politike kosovare, që i bie se, më asnjëra nga partitë aktuale politike nuk paraqet shpresë për ndryshime në këtë vend. Vazhdimi i “status quos” me të njëjtat parti dhe lider që thyen shpresat për jetë në këtë vend, do t’i bëjë qytetarët akoma më të pashpresë dhe të painteresuar për të qendruar në atdheun e tyre të shenjt.

Alternativa Demokratike për Ndryshim apo ADN-ja shqiptare për mbijetesë në trojet etnike

Për më tepër se një dekadë, si aktorë jo i drejtëpërdrejt, por indirekt në politikë, jam munduar të punojë pa ndalur me qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët në Diasporë për ç’rrënjosjen e plotë të sistemit të antivlerave dhe pabarazisë qytetare në vendlindjen tonë.

Mirëpo kjo doli të jetë e pamjaftueshme. Rrethanat kohore dhe politike e shtrojnë nevojen e angazhimit të drejtëpërdrejt në politikë për të mirën e shtetit dhe qytetarëve.

Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN), për të cilën unë angazhohem, do të jetë një forcë e re politike e cila në asnjë rrethanë nuk do të bëhet pjesë e sistemit të antivlerave të sistemit aktual qeverisës.

ADN-ja apo Alternativa Demokratike e Ndryshimit politik në vend, nuk do të bashkëpunojë me asnjëren nga partitë aktuale të skenës politike, por do të angazhohet për bashkëpunim me të gjithë bashkatdhetarët dhe me të gjitha forcat progresive dhe elektoratin e të gjitha partive politike në Kosovë dhe Diasporë.

Do të bëjë çdo gjë që është e mundur, që elektorati i përqarë dhe shpërndarë kosovar të mos përdoret edhe më tutje për llogari të partive të dështuara politike dhe për interesa meskine të liderëve partiak dhe grupeve tjera të interesit.

Alternativa Demokratike për Ndryshim apo ADN-ja shqiptare për mbijetesë në trojet etnike shqiptare do t’a parandalojë zbrazjen e Kosovës, përkatësisht pengimin e planeve serbe që deri në vitin 2026 Kosovën ta reduktojë në vetëm 700 mijë banorë!

Thirrje shpirtërore të gjitha forcave progresive

Qytetar të dashur të vendit tim, ju lutem deri në përulje, mos u bëni mbështetës dhe as simpatizant të partive të dështuara politike. Do të jetë e pafalshme, nëse vazhdoni t’i mbështetni këto parti dhe këta liderë matrapaz që kontrabanduan vullnetin tuaj (tonin) për 2 dekada rresht, nga njëra parti tek tjetra.

Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës, të dashur bashkatdhetar, gjaku im i shprishur dardan, ju bëjë thirrje shpirtërore që të unifikohemi edhe një herë sikurse në fillim të viteve të ’90-ta për ta bërë ndryshimin epokal.

Në kohë reale dhe me shpejtësi ndodhin vetëm fatkeqësite natyrore dhe veprimet e shëmtuara njerëzore.

Ndryshimi që ne e synojmë fillon nga momenti i nisjes së rrugëtimit tonë të përbashkët dhe nuk do të ndalet deri në arritjen e qëllimit final.

Rruga deri të arritja e ndryshimit, në dukje të parë është e gjatë dhe e mundimshme, por mund të bëhet aq e shkurtër dhe lehtë me mbeshtetjen e të gjithë qytetarëve që e duan më shpirtë e zemër vendin e tyre-Republikën e Kosovës.

Alternativa Demokratike për Ndryshim, ADN-ja e profilizimit të ri politik

Ndryshimet substanciale në skenën politike dhe shoqërore të vendit tonë, mund të arrihen vetëm me bashkimin e kapaciteteve intelektuale të mërgatës sonë, me bashkimin e të gjitha forcave progresive, të shëndosha dhe të padjallëzuara njerëzore të vendit tonë.

ADN do të jetë forcë e re politike e udhëhequr nga elitat intelektuale nga Kosova dhe mërgata, konformë rrethanave kohore dhe zhvillimeve politike ndërkombëtare, si imperativ i ngutshëm kohor dhe i vetmi shpëtim për vendin.

Vetëm përmes ADN-së shqiptare, të frymës së pastër kombëtare, të udhëhequr nga intelektualë të nivelit, analistë dhe gazetarë të guximshëm, veprimtarë dhe aktivistë të devotshëm të çështjes kombëtare mund ta nxjerrim vendin nga humnera e klasës së papërgjegjshme politike.

ADN nuk nuk do të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik ekzistues. Ngase secila nga subjektet aktuale politike, për të mirë apo për të keq e kanë kryer misionin e tyre.

Të gjitha partitë aktuale politike pa dallim, e dëshmuan veten në qeverisjen e vendit dhe i kanë “meritat” e përbashkëta që e sjellën vendin buzë greminës dhe katandisen popullin në këtë gjendje të pashpresë për jetë në vendin e tyre.

Të të lindë djali për të mbrojtur familjen ! 

0

 

shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

Kemi jetuar në kohëra primitive dhe kanë ngelur shumë  zakone, të cilave nuk po mundem t`iu largohemi.
Çikë apo djalë që lind sot është pak e rëndësishme, por dikur kishte një arsye të madhe pse i gëzoheshin aq shumë lindjes së djalit.
Kur isha i ri mendoja se se pushka krisë kur lindë  djali , sepse na thoshin :” një pushkë më tepër kundër armikut” ! E vërtetë ! 

Arsyja më e madhe e lindjes së djalit ka qenë se lindi një një pushkë për ta mbrojtur familjen nga fqinji, nga bashkfshatari apo dikush tjetër. Një familje që nuk ka pasë djalë dhe ka pasë çika shumë , ajo  familje nuk ka pasur vlerë në shoqërinë tonë patriarkale, ka qenë e rrezikuar nga fqiu , bashkfshatari apo nga i gjith fshati . Të gjithë e dinë të vërtetën, edhe pse nuk duan ta pranojnë.

Shembull i thjesht i pasluftës në Kosovë kur filloi privatizimi , shifshim firmat me emra jo aq praktik por me një arsye të madhe . Firmat regjistroheshin: “ Pesë vëllezërit” apo “ Shtatë vëllezërit’ , jo vetëm për të treguar supremacinë familjare por edhe që harqkërkuesve t`iu tregojnë se ja sa jemi. Një familje pa mashkuj shumë ka qenë qenë gjithmonë e përçmuar dhe pa autoritet në odat e burrave.
Unë e kam një shembull konkret familjar: para pesë viteve im bir  pa pikë faji e pati një fatkeqësi nga një grua e një familjeje të madhe…. Ishim në spital familjarisht duke pritur rezultatin e operacionit. Gjaku na ishte ngrirë , i frikoheshim më se keqes, dhe ja në një moment na erdhën familjarët e shkaktares së fatkeqësisë. U ulën afër dhe vetëm “ blenin’ me sy e me vesh se kush jemi , a jemi të “hunit e konopit” dhe ajemi nga një familje e madhe në kuptomin e shqiptarëve.

Shkuan. As së paku një vizitë djalit nuk ia bën e as një buqetë lulash nuk e sollën së bashku me një fjalë të mirë për shërim të mbarë të djalit. Sidoqoft !

A keni dëgjuar për “ virgjëreshat “ e malësisë së Gjakovës?  Pse vajza pas shumë vajzave duhet të shpallej se lindi djalë? “Virgjereshat e betuara të Shqipërisë: Të bëhesh burrë për të jetuar “, Jo. por për të mbrojtur familjen.
“Herën e parë që shkova në Bajram Curr, isha e pafat.  Kisha adresën e Shkurtanit dhe Hajdarit, dy burrneshave që i kishte hasur antropologia britanike Antonia Young, por e para ishte në Tiranë dhe e dyta nuk pranoi të më takojë.” Në kohën kur Antonia Young publikoi studimin e saj mbi këto burrnesha, ne filluam të flasim për këtë traditë “të egër” të përjetësuar në Shqipëri: gratë merrnin rolin e burrave dhe betoheshin për virgjëri të përjetshme. “Pastërtia” që lidhej me seksualitetin femëror ishte e paarritshme, edhe për një burrë me armë në dorë.”Rreth dhjetë kilometra nga Bajram Curri, pesë ose gjashtë virgjëresha jetonin në fshatra të vogla mbi pllaja. Hakiu gjithashtu ma mbylli derën në fytyrë, duke më bërë të dyshoj për cilësinë time si gazetare, por më la të shijoj manat dhe të admiroj kopështin e saj, një kopësht vërtetë shërues , e mbjellë me perime dhe e mbrojtur mirë nga erërat e malit. Këto virgjëresha janë dëshmitaret e fundit të kohës së shkuar. Aty në pllajë, Emini po kulloste një tufë delesh. Gjithë jetën e saj ka punuar si bari në kooperativën bujqësore, por pensioni që mori në moshën 55 vjeçare ishte prej bareshe, që do të thotë, më i ulët. Emini jeton me prindërit dhe na tregon duart e tij të ashpra prej punëtori: “Unë nuk jam në gjendje të jetoj vetëm. Nuk di të gatuaj, as të qep.”

(https://sot.com.al/lifestyle/virgjereshat-e-betuara-te-shqiperise-te-behesh-burre-te-jetuar)
E shihni pra , se pse duhej një dorë mashkulli në familje dikur, por që besa eshe sot.

Kur jemi të femrat. Vajzat që lindëshin në një familje pa djem nuk ishin të “mirëseardhura”  Janë shumë faktorë, unë po  e e them vetëm një: Martesa e saj .  Martesat kryheshin me shkuesi                  ( misitni ) dhe e reja që martohej nuk dinte se ku po shkon, cili do të jetë burri isaj, si do ta presin.
Më e rënda ishte dhuna e burrit, të cilën çdo familje ia kishte dertin e fatit të vajzës së tyre.
Sot dhuna në familje e ka edhe një shkak më tepër tek burrat primitiv, sepse në të gjitha mjetet virtuale të informimit reklamohen hoxhallarë me gjithfarë predikimesh, por më e rënfa kur femrën e paraqesi si një lopë pazri me të cilën burri mundet të bëjë çka të dojë”
 
Sa do që dukemi se kemi përparuar, por te ne ende nuk ka ardhur civilizimi i mirëfilltë . 
fotot nga https://telegrafi.com/virgjereshat-e-perbetuara-apo-burrneshat-shqiptare-fotovideo/ 

Gjakovë, 03.09. 2022