Prind, mos i politizoni (helmoni) fëmijët tuaj

Shkrime relevante

Disa hoxhallarë të BIK-ut vjellin vrer kundër shqiptarëve, në veçanti kundër shqiptarëve katolikë…!

Shih videon ku analizon Blerim Nika: Hoxhallarët e BIK-ut që vjellin vrer...

Rrënjët tona Arbërore na tregojnë prej nga vijmë, Krishti na tregon kah të shkojmë

Plisi tek Perandori Tiberius Dom Fran Sopi, Zagreb “Bëni, pra, fryte të denja...

Kosova nuk ka nevojë për më shumë zhurmë, por për një plan

Lirim Gashi, Prizren ____ Kosova sot nuk është më Kosova e para një...

Guri i Kishës së Zogajt, me jehonë përtej Atlantikut

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Nga një gur në Zogaj te një...

Qimja në vezë…, në sytë e Hykmete Bajramit!

Lirim Gashi, Prizren ____ RADOJKOHYQMETE KURBAN BAJRAMI DHE SHKENCA E QIMES NË VEZË ____ Dje,...

Shpërndaj

Lule Alidema, psikologe klinike, Prishtinë
___
Sot psh, i shoh disa video teksa fëmija del me lutje që mësuesi/ja të kthehet në shkollë.
Dhe sërish po ngjanë si përdorim i dyfisht i fëmijëve tanë.
Një anë duke i pasur peng për plotësimin e kërkesave të mësimdhënësve, e në anën tjetër për ti lutur mësuesit të kthehen në shkollë.
Është e padrejtë kjo që po ndodhë me fëmijët tanë, po i bjen që përmes fëmijëve ne synojmë të arrijmë në qëllime tona.
Zaten, shumë shpesh e gjykoj teksa dëgjoj prind që betohen (bëjnë be) në fëmijët e tyre, kjo po i bie sikur fëmijën e paskeni sjellur në jetë që qëllimet tuaja ti vërtetoni duke u bazuar te fëmija.
E gjykoj totalisht të gabuar!
Kuptohet që fëmija është gjëja më e vlerë për prind por nuk do të thotë që në emër të fëmijës prindi të krijoj bindje apo vërtetoj veten duke e përdorur fëmijën.
Njejtë ngjason sot teksa shoh në rrjete sociale prindërit madje me krenari mbi sjelljen e fëmijës së tyre (recital me lutje) publikojnë fëmijët e tyre duke ju bërë lutje mësuesve: kthehuni në shkollë.
Nuk e kuptoj përse duhet involvohen fëmijët e vegjël në këto situata, lërini fëmijët të rriten me ëndrrat e veta.
Nuk po besoj që fëmijët e ciklit të ulët arrijnë ta kuptojnë situatën e krijuar edhe poqëse i tregoni qëllimin e arsyen e grevës, në të kundërtën mund të bëhet konfuz dhe ta keqkuptojnë si ata mund ta kuptojnë.
Dikush mund të thotë:
Çfarë ti them fëmijës kur më pyet pse nuk po e dërgojmë në shkollë?!
Mashtroni ore disi, modifikoni situata siç neve na mashtruan prindërit tanë duke na bindur kinse mësuesi kishte gjyshen e sëmurë, mësuesja ishte në bregdet etj, haha..
Zaten, që prej mbajë mend në vendin tonë kishte lloj lloj pengesash, e prindërit tanë atëherë i modifikuan situatat.
Ata paskan qenë më të arrirrë se ne sot, ata modifikuan me lloj lloj arsye tjetër që ne mos të dëmtohemi në botën tonë fëmijërore.
E neve sot që kemi kinse një përgatitje më të ngritur Akademike neve po gabohemi me fëmijët tanë, po i helmojmë me zhvillimet e trishtueshme në vend.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu