Fatmire Kollçaku, rrezikoi mirëqenien e të pensionuarve të pas viteve të nëntëdhjeta!

Shkrime relevante

Kur historia e komunizmit hyn në klasat amerikane

Nga Frank Shkreli ____ Florida në krye të një nisme të re arsimore...

Disa hoxhallarë të BIK-ut vjellin vrer kundër shqiptarëve, në veçanti kundër shqiptarëve katolikë…!

Shih videon ku analizon Blerim Nika: Hoxhallarët e BIK-ut që vjellin vrer...

Rrënjët tona Arbërore na tregojnë prej nga vijmë, Krishti na tregon kah të shkojmë

Plisi tek Perandori Tiberius Dom Fran Sopi, Zagreb “Bëni, pra, fryte të denja...

Kosova nuk ka nevojë për më shumë zhurmë, por për një plan

Lirim Gashi, Prizren ____ Kosova sot nuk është më Kosova e para një...

Guri i Kishës së Zogajt, me jehonë përtej Atlantikut

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Nga një gur në Zogaj te një...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, ish-gazetar i “Rilindjes”/”Bujkut”

Kaloi ma tepër se një muaj, kur Komisioni kompetent Parlamentar i Kuvendit të Kosovës, gjatë shqyrtimit të Projektligjit 08/L, për plotësim-ndryshimet e Ligjit 04/L -131, për skemat pensionale të financuara nga shteti, nuk lejoi që ky Projekligj të dalë për miratim në Seancën e fundit të Kuvendit, para se të shkohej në pushim kolektiv. Burime të brendshme në këtë institucion bëjnë me dije se, shkaktarë kryesorë për bllokimin e këtij Projekligji ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, sidomos kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Kollçaku.

Me këtë veprim edhe ky Projekligj, po i bashkohet maratonës së Ligjit për Pagat, që bartet zhag, tash e një kohë të gjatë. Mungesa e një Ligji të tillë, vazhdon t’i diskriminojë punonjësit, të cilët u dëbuan me dhunë nga regjimi i Millosheviqit, në periudhën e spastrimit etnik, pas viteve të ’90, por edhe kategorinë e gazetarëve dhe punonjësve të gazetës “Rilindja”, të cilët u pensionuan dhe vazhdojnë të pensionohen me nga 100 euro, pas 45 vitesh punë. Janë vitet e punës : 1999, 2000, 2001 dhe 2002 (para se të miratohej trusti), që nuk i njihen këtij kolektivi, e pa të cilat punonjësit e “Rilindjes”/”Bujkut” nuk mund t’i marrin pensionet e plota. Komisioni, deputet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kollçaku, u sollen me aq injorancë ndaj kësaj kategorie e cila u diskriminua dje dhe vazhdon të diskriminohet edhe sot nga kjo Qeveri .

Kollçaku, me gjasë u ndie mirë kur mori vesh se të gjithë ata që kanë punuar me regjimin kriminal të Millosheviqit, janë rehatuar dhe marrin pensionet e plota, dhe në shenjë “hakmarrje” për kundërshtimin që kjo kategori punëtorësh i ka bërë regjimit shtypës e kriminal serb, mori qendrim për shtyrje në “pafundësi” të këtij Projekligji, edhe pse e di mirë se po pësojnë të pensionuarit, jo vetëm me përgatitje të ulët, por edhe me ata me përkatitje superiore, e me grada shkencore. Aq ma keq, ky vendim u mor përkundër faktit se kryeparlamentari Konjufca e kishte nënshkruar në pranverë këtë Projekligj dhe miratimi i tij pritej në muajin maj, e më së largu në muajin qershor. Kollçaku dhe deputetët e këtij Komisioni, që dominohen nga shumica, jo vetëm që prekën në identitetin e kësaj kategorie të nëpërkëmbur të shoqërisë, por ata rrezikuan edhe mirëqenien e tyre familjare, në këtë kohë krize, jo vetëm ekonomike.

Me këtë veprim, Lëvizja Vetëvendosje dëshmoi edhe njëherë se premtimin e bërë, para ardhjes në pushtet, se pushtetin do ta zbresin te shtresa e ulët, e kishte vetëm propagandë sa për t’i mbledhur votat.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu