






Prof. Pirro Prifti, Tiranë
Gjithmonë nga llogaritë e kulisave politikë të cilat nuk shkojnë mirë shkaktojnë luftë, dhe luftën e vuajnë popujt. A do të ishte kjo e drejtë për një popull trim si Ukrainësit madje edhe për vëllëzërit e tyre rusë të cilët janë futur në luftë për hesap të politikave miope të drejtuesve të tyre? Kush e futi në luftë Ukrainën dhe Rusinë? Cilat janë shkaqet që detyruan Rusinë të futet në luftë kundër Ukrainë? Përse po vazhdon kjo luftë?
Ndonjë dritë shkurtër mund të thotë se Ukraina po mbron vëndin e saj dhe për këtë arësye kërkon armë për të luftuar. Po e drejtë, por po të shohim me kujdes ngjarjet na del se Ukraina është formuar si shtet nga ish drejtuesit komunistë të Rusisë sovjetik. ishte Lenini i cili në vitin 1922 e bëri Ukrainën republikë sovjetike, një Ukrainë e cila ka një popullatë heterogjene me rreth ¼ e popullatës me rusë. Pavarësisht historisë, agresioni rus kundër Ukrainës në formën e një `Operacioni special` për `të cliruar dy republikat e Luhanskut dhe të Doneckut, për të denazifikuar dhe bërë neutral Ukrainën me qëllim që ky shtet të mos futet në NATO, është i gabuar, por rrjedha e ngjarjeve që pas shëmbjes së komunizmit dhe shpërbërjes së BRSS, tregon se u bënë shumë gabime dhe shumë padrejtësi në kufijtë por edhe në drejtim të politikave nga të dy shtetet e reja pas viteve `90. Njihet nacionalizmi i egër ukrainës i Banderës që luftoi së bashku me nazistët kundër BRSS, njihet nacionalizmi i egër i letrarit Shevçenko për të patur një Ukrainë të pastër , rraciste, dhe me një gjuhë të sajën duke i detyruar minoritetet në Ukrainë të flasin vetëm ukrainçe; por njihet gjithashtu dhe dëshira e politikanëve rusë për të bërë një Rusi të madhe të ngjashmë me ish BRSS. Kështu që gjeopolitika ruse e ngjashme me gjeoplitikën e SHBA dhe të BE kërkonte influencën e saj mbi ish republikat sovjetike përfshi dhe Ukrainën, shto këtu dhe përfshirjen brënda territorit të Ukrainës të Krimesë dhe Donbasit të cilat i u dhuruan nga Stalini para luftës së dytë botërore së bashku me krahinën polake të Lvov-it në zbatim të marëveshjes Ribentrop-Molotov në 1940.
Shëmbja e komunizmit në 1989-1990, shëmbi dhe kufij politikë të vendosur nga Marëveshja e Jaltës e 1945, dhe si rezultat dolën shtete të rinj, ideologji të tjera, urrejtje nacionaliste të reja (të cilat ishin shushatur gjatë periudhës së diktaturave komuniste), por e rëndësishme ishte fitorja e demokracisë perëndimore mbi autokracinë, që nxiti gjithashtu dhe sfida të reja si integrimi në BE. Sidoqoftë përplasja e vjetër e gjeostrategjisë së SHBA me atë të Rusisë vazhdoi me mjetedhe metoda tëreja. SHBA u mundua të çmonotje çdo sferë influence të Rusisë duke eksportuar demokracinë perëndimore në ato vënde, të cilat nuk u bënë paqësisht dhe këtu mund të përmëndim Pranverën arabe, konlfiktin në Libi, Tunizi, Liban, irak , Afganistan madje dhe Egjypt;
Dëshira për tu future në NATO dhe në BE , shkaktoi reagimin e Rusisë në Gjeorgji dhe shkëputjen e Abhazisë dhe Osetia e Jugut,revolucionin e portokallinjte në 2014 në Ukrainë dhe largimin e prorusit Janukoviç, demostratat e dhunnshme në Bjellorusi pas zgjedhje të diktatorit Lukashenk në 2021, demostratat e dhunshme në Kazakistan që u shuan pas ndërhyrjes së koalicionit ushtarak të CIS, dhe së fundi lufta e nisur në formën e një operacioni special në Ukrainë nga Rusia për shak të mos pranimit të marëveshjes së Minskut 1 dhe 2. Ky operacion special po i kushton Rusisë shumë të vrarë dhe po i shkakton Ukrainës gjithashtu një shkatërrim të shtetit Ukrainas, largimin e 7.2 milion ukrainasve jashtë shtetit dhe largimin e 1.2 milion rusëve të Ukrainës për në Rusi. Dëmet janë të jashtzakonshme. Lufta vazhdon.
Kusha e ka fajin?
Sigurisht faji kryesor bie mbi Rusinë, por fajtore për mendimin tim është dhe Ukraina, e cila me gjithë përpjekjet e BE për të zbatuar Marëveshjet e Minskut 1 dhe 2, vazhdoi të diskriminojë rusët e Ukrainës duke i u hequr gjuhën zyrtare, duke ustruar dhunë ndaj tyre që pas 2014, dhe sipas mediave lindore kanë vrare rreth 15 mije vetë. Sigurisht kjo nuk justifikon luftën , por, të bën të mendosh se kjo luftë mund të shmangej dhe mund të shmanget, nëse palët ndërluftuese bëjnë armëpushim dhe hyjnë në dialog me pranën e palëve të treta. Vetëm kështu populli ukrainas do të fitojë një paqe, nuk do vriten njerëz, nuk do të shkatërrohet ekonomia ukrainase, por edhe Europa dhe bota do të përfitojnë nga kjo paqe sepse nuk do të ketë krizë ushqimore dhe energjitike.
Lufta po vazhdon. Nën maskën e luftës kundër okupatorit rus po dërgohen armë në Ukrainë për të zgjatur luftën në një kohë që në vënd të armëve duhet të ishin nxitur armëpushimi dhe bisedimet. Presidenti Biden ka thënë se kjo shërben për të dobësuar Rusiënë. A është normale që një shtet i tretë të kënaqet nga zgjatja e kësaj lufte? Presidenti Zhelenski e di fare mirë që nuk mund ta fitojë këtë luftë pavarësisht nëse është e drejtë lufta e tij kundër rusëve apo jo. Një politikan i mënçur duhet të kujdeset për popullin e tij, sepse Rusinë do ta ketë në kufij edhe sot edhe për jetë të jetëve dhe nuk do të gjejë qetësi as Ukraina dhe as Rusia derisa të mos ketë një marëveshjeve të kënaqëshme për të dyja palët.
E hidhur por e saktë ishta fjala e Papa Franceskut, cili foli para disa ditësh në Vatikan: “Ne nuk e shohim të gjithë dramën që po shpaloset pas kësaj lufte, e cila ndoshta disi ose u provokua ose nuk u pengua. Dhe unë regjistroj një interes për testimin dhe shitjen e armëve. Është shumë e trishtueshme, por në fund të fundit është vetëm kjo në lojë” (https://ëëë.huffingtonpost.it/…/papa_francesco_sono…/).
Kjo frazë të bën ti vesh gishtin kokës.
Po ashtu edhe në SHBA po ashtu dhe në takimin në Davos u panë dy rryma krejt të kundërta përsa i përket luftës në Ukrainë; ajo midis Miliarderit Sorros dhe politikanit me eksperiencë amerikan Kizinger. ish-sekretari amerikan i shtetit, Henry A. Kissinger, tha të hënën se Ukraina duhet t’i lëshojë territor Rusisë për të ndihmuar në përfundimin e pushtimit, duke sugjeruar një qëndrim kundër të cilit shumica dërrmuese e ukrainasve janë kundër, ndërsa lufta hyn në muajin e saj të katërt.
(Henry Kissinger says Ukraine should concede territory to Russia to end the ëar – The Ëashington Post)
Kolumnisti i Wall Street Journal, Walter Russel Mead, kapi në mënyrë të përmbledhur dallimet midis pozicioneve të dy burrave: Kissinger “i bën thirrje kundër përpjekjeve për të mposhtur ose margjinalizuar Rusinë, duke i bërë thirrje Ukrainës të pranojë humbjet territoriale të 2014 për t’i dhënë fund luftës”, ndërsa Soros ” paralajmëroi se fitorja në luftën kundër Rusisë së Vladimir Putinit ishte e nevojshme për të shpëtuar qytetërimin e George Soros’ dhe i kërkoi Perëndimit
se “ne duhet të mobilizojmë të gjitha burimet tona për ta çuar luftën në një fund të hershëm. Mënyra më e mirë dhe ndoshta e vetmja për të ruajtur qytetërimin tonë është të mposhtim Putinin sa më shpejt që të jetë e mundur.” T’i japim Ukrainës gjithçka që i nevojitet për të mbizotëruar”.
Kissinger paralajmëroi kundër shndërrimit të luftës në një betejë “kundër vetë Rusisë”, në vend të “lirisë së Ukrainës”, sepse “Rusia ka qenë, për 400 vjet, një pjesë thelbësore e Evropës”, kritike për ruajtjen e një “ekuilibri evropian”. ” Politikat e Perëndimit, tha ai, “duhet të kenë parasysh që rivendosja e këtij roli është e rëndësishme për t’u zhvilluar, në mënyrë që Rusia të mos shtyhet në një aleancë të përhershme me Kinën”.
(Debate: Kissinger vs. Soros on Russia’s Ëar in Ukraine | Russia Matters)
Editoriali u prit me reagime, duke përfshirë edhe nga këshilltari i Zelensky, Mykhailo Podolyak, i cili tha se “çdo lëshim ndaj Rusisë nuk është një rrugë drejt paqes, por një luftë e shtyrë për disa vjet”.
Kjo tregon edhe njëherë se sa e domosdoshme është kërkimi i një armëqushimi dhe i një Paqeje midis dy popujve vëllezër, sepse urrejtja nuk të çon askund dhe është thikë me dy presa, sepse harxhet i paguajnë popujt.

Deichman Bjørvika është biblioteka kryesore për Deichman, dhe është institucioni kulturor më i vizituar i Norvegjisë. Foto: Berit Roald, NTB
Në dy vjet, Deichman Bjørvika në Oslo është bërë institucioni kulturor më i vizituar i Norvegjisë. Rreth 3.3 milion kanë vizituar bibliotekën që nga hapja e saj në qershor 2020.
“Numri i lartë më bën të përulur dhe krenar menjëherë. Edhe reagimi i huamarrësve është i këndshëm. Shumë thonë se u pëlqen atmosfera, se është “pak si të jesh në shtëpi”, thotë drejtoresha e departamentit Merete Lie.

Biblioteka e vjetër kryesore në Hammersborg kishte rreth 350,000 vizitorë në vit. Synimi i Deichman Bjørvika ishte dy milionë në vit.

Në vitin pandemik 2021, i cili është i vetmi vit i plotë i regjistruar, kishte 1,410,187 vizitorë. Deri tani këtë vit, ka patur 988,523 vizitorë.

Deichman është biblioteka publike e Qytetit të Oslos dhe përbëhet nga 22 biblioteka.


Përkthyer nga Aftenposten e sotshme, 16.06.2022
Prishtinë, 15 qershor 2022Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi bisedë me një grup gazetarësh dhe akademikësh nga Greqia dhe Qipro të cilët këto ditë po qëndrojnë në Kosovë.
Në një bashkëbisedim të hapur, kryeministri Kurti i njoftoi ata për progresin e shënuar gjatë këtij viti në indikatorët ekonomikë dhe ata të demokracisë duke dëshmuar se ato shkojnë krahas njëra-tjetrës, për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë, për vendimet dhe politikat sociale që qëllim kanë rritjen e mirëqenies së qytetarëve, dhe për synimet e Republikës së Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.
Gjatë ditës, kryeministri Kurti paraprakisht po ashtu takoi profesorin universitar, Petros Liacouras, pjesë e të njëjtit grup vizitues.





Në foto me zv/drejtoreshën e shkollës ”Sorgenfriskolan”, Malmö, 14 qershor 2022
Nga: Sinan Kastrati, Suedi
Pjesa e tetë (8) dhe e nëntë (9)
Të martën, më 14 qesrshor përfunduam mësimin me nxënës në shkollat fillore dhe ato të mesme në Malmö, e ne puntorët, mëuesit deri të premtën, më 17 qershor 2022 kemi punë administrate, seminare etj.
Shkollat nuk mbyllen, mësuesit dhe personeli tjetër arsimor gjithë javën punojnë. Të premtën, më 17 qershor gjithë ditën mbahen seminare ku ligjerojnë njerëz të ftuar nga drejtoria e arsimit komunal dhe pastaj, pasdreke ikim në pushime të merituara vjetore e verore, në vendlindje.
Për ditën e fundit, mësuesit e gjuhëve amtare jemi të lirë se në cilën shkollë të shkojmë por zakonisht shkojmë në shkollën ku kemi pasur mësime sipas orarit.
Unë zgjodha tri shkolla, Möllevångskolan, Sorgenfri dhe Stenkulaskolan. Atje takova disa nx¨nës të mi dhe i përshëndeta.



Parmendë druri, kiet e zgjedhës dhe qepen-ët e Qarshisé së Madhe në Gjakovë
Në shumë komuna në Suedi, për fundin e vitit shkollor, nxënësit, prindërit dhe mësuesit tuboheshin në församlingshem (Shtëpi famullie), objekte kishtare por edhe ndërtesa të tjera, shtëpi kulture, të pleqëve, nëpër parqe ku zakonisht mbaheshin fjalime të shkurtëra nga udhëheqës komunalë të arsimit, drejtorë e pastaj këndohej e vallëzohej.
Kështu ishte edhe në Malmö para disa vjetëv ku priftërinjë e njerëz të tjerë të kishës e kori këndonin “dramatizonin” e luanin pjesë tealrale të zgjedhura nga Bibla por të vjetrës po ia zë vendin e reja.
Në ato manifestime, sikurse edhe këto të tashmet, merrnin pjesë edhe prindërit. Shumica e nxënësve i dhuronin lule mësueses kujdestare dhe ndonjë dhuratë tjetër.
Ndodhte që edhe ne (e unë) si mësues të gjuhëve të huaja merrnim nga ndonjë dhuratë, si “dhelpra në krah të ujkut”.

Eliza Kuqi, ish nxënëse imja, duke vallëzua. Malmö, qershor 2022
Çantat me libra që e mbanim në krah nxënësit do ti vjerrin në muri e zilja e shkollës nuk dodi bie e nuk do ti thërras nxësit deri në mes të gushtit.
Përfundimi i vitit shkollor nuk është, si dikur që ishte në Kosovë
Në Kosovë, një javë para se të përfundonte mësimi e mbyllej shkolla, mlidhnin lule në mal e në bjeshkë e pastaj afër lumit Mirusha, mblidhnim lule të tjera që rriteshin në livadhe dhe dhe i fusnim në shishe të vogla më ujë të lumit Mirusha e bënim livande. Me livandën e luleve të maleve të Turjakës e ujin e lumit Mirusha i lyenim flokët e i bënim qull. Me krahërin që gjysmën e dhëmbëve i kishte të theyr, i krehnim flokët sipas qefit. Dikush e kopjonte mësuesin sepse të gjithë dëshironim të ishim si mësuesi, të veshur mirë, të mathur e të krehur, si mësues .
Mësuesve, nuk iu dërgonim lule, sepse nuk dinim edhe pse kishte mjaft lule më të hishme e më me erë të mire në maleve të Turjakës se sa lulet e Holandës. Kishim turp me u dërgua mësuesve lule bjeshke, mokth, çaj mali e blini (nga malet). Vetëm njëherë mbaj mend se si Naim Alia ia dha mësuesit Avdullaj, një dorë (tufë) të lidhur me çaj mali kur ishim në klasë të parë, e mësuesi ia fali Naimit disa banka (dinar ish jugosllav në letër), por që kishin vlerë të madhe në fillim të viteve 1970-ta
Më kujtohet dita e fundit vitit shkolllor kur përfundova klasën e parë. Mësuesi Avdullah mua ma dha një libër dhuratë me ”biaskop” (fim), që mund të shikoja fotografi të ndryshme në vend të shkronjave e fjalëve e Naimit që konsiderohej si nxënësi më i mire dhe Hisen Limanit, të dytit nxënës, më të mirë, libra tjera. Atyre nuk iu erdhi mire që sipas nxënësve të klasës, dhurata ime ishte më e mirë. Librat dhurata nuk ishin në gjuhën shqipe por kush lodhej për këte e gëzimi ishte i madh sepse dhurata na ndante mësuesi vetëm nxënësve që kalonim shkëlqyeshëm e kishim sjellje shembullore.

Në kët ndërtesë, dikur Hotel Arbëria kam banua si student, më 1979, tash Ministria e Drejtësisë në Tiranë
Edhe ne si fëmijë kur në gjepat me tesha të vjetra kishim vetëm një krahër e pasqyrë, jo celularë, në mes veti kishim gjelozi e mbanim inat, edhe pse ishim të vegjël. Vajzave, shoqeve të klasës nuk guxonim me iu folur por vetëm i shikonim vjedhurazi. Nëse ndonjëra ndodhte e i folte ndonjë djalit, kjo bëhej bisedë ditësh e javësh se ajo … e donte. Mësuesit, vajzat i ulnin në bankat e para e neve djemëve, në mes e fund të klasës.
Për ditën e fundit të mësimit që përfundonte afërsisht sit ash, më 20 qershor, mësuesi na thirrte me emër e mbiemër (emrin e babës) dhe e fillonte që nga shkronja e pare, “A-ja”. Avdullah Brahimi i Qypevës ishte i pari, që fillonte me shkronjën “A”. Edhe me shkronjën “B”, ishte Bislim Riza, po nga Qypeva e kështu me radhë …. Fetia Avdyli, Hajriz Neziri, Hisen Limani, Manush Alushi, Naim Alia … e unë isha dikund kah mesi, me shkronjën “S”. Para meje ishte edhe Ramiz Hasani i Turjakës, Rrustem Alia i Qypevës, Salih Rifati e Sefer Ramadani nga katundi Mirushë ndërsa pas meje ishte Sherif Selmani i Lubizhdës. Të tjerëve, iu kam harrua emrat sepse 2 fotografi që kam pasur, më kanë humbur.


Kjo vashë e pret dashnorin mërgimtar për pushime, me një lule
Ishin kujtime të mira si nxënës që nuk përsëritën më.
Sa dëshironim të na thirrte mësuesi emrin të parin po kujt i shkonte ndërmend se duhej respektua rendi alfabetik?
Me sa ke kalue?
Kur na tregonte mësuesi rezultatin, ne dilnim duke vrapuar nga klasa të gëzuar dhe iu thonim moshatarëve e djemëve të tjerë të katundit qysh kemi kalua. Gjyshit, babës, xhaxhallarëve e nëses së ngratë as që iu interesonte se a kemi kalua klasën dhe a i kishim notat e mira a jo. Ishte pyetja më e shpeshtë kur takoheshim edhe me ndonjë te panjohur me e pyetur: me sa ke kalue ?
Po nuk i gjykoj prindërit tanë pse nuk kanë ditur sepse të gjithë, ose shumica nuk dinin të shkruanin. Në familjen tone, me shkrua e lexua, nga 5 vëllezërit e babës, vetëm baca Shit (Reshiti) e Dulë (Avdullahi) dinin shkrim -këndim.
Në klasën e dytë, kishim mësues, mësuesin Rexhep nuk e mbaj mend a kam marrë dhuratë nga ai a jo. Mësuesi Rexhep ka pasur një dhëm mbi një tjeërt e ne i thonim me “dhâm nakaliq”. Mësuesi Rexhep ishte nga Llazica.

Program për nxënës e prindër, MÖGR, 14 qershor 2022
Avdyl Granda (baba i Gjevë Lladrofcit), ishte mësuesi në klasën e tretë. Nuk besoj se Avdyli (Abdyl?) na ka ndarë ndonjë dhuratë. Në vend të dhuratave, ai na ka dhënë flakareshë e shtaga. Abdyli ishte shumë i rreptë. Na rrihte për asgjë. Nëse nuk dinim të përgjigjeshim ose nuk i bënim detyrat, ai na torturonte duke na lënë gjithë orës së mësimit në një këmbë të rrinim para nxënësve. Pastaj, ai na detyronte që të ia zgjasim duart e ai na hinte në maje të gishteve, na rrihte me thupra të trasha e me flakaresha. Na kapte për flokë, përmbi vesh që na dhimbëte shumë por nuk guxonim as zë me nxjerrë.
Mësuesi Abdyl nuk është dashur të punoi si mësues. Kujtimet për te, janë sjelljet jo njerëzore e edhe më pakë të një mësuesi të kohës. Ndodhte që kur ishim duke shkua në shetitje në Malisheve, afro 4 kilometra larg nga shkolla e Lubizhdës, nëse dukush nga nxënësit fliste ose dilte nga rreshti, ai rrihte pa mëshirë .
Isuf Imeri nga Isniqi i Deqanit, në klasën e katërt bashkë me Ramë Januzin ishin ndër mësuesit më të mire që kishin punuar deri atherë në shkollën katërklasëshe të Lubizhdës e të Panorcit, paralele të ndara të Malishevës.

Stenkulaskolan, program festiv për fundvitin, 14 qershor 2022
Isufi e Rama ishin burra me traditë familjare. Ata dy mësues edhe kur janë këthyer në Isniq, në pleqëri, kanë ardhur në Turjakë, Damanek e Panorc. Nga katundarët janë pritur si miq shtëpie. Isufi ishte vrarë në një nga Betejat e Lavdishme, më 1999. Nuk di më shumë, pos që më 1976/1977 rastësisht e kam takua në QS (Qendrën, Qytetin e Sudentëve) në Pishtinë. Kishte pasur dy vajza studente, banuese në konviktin e vajzave, nr. 2, afër konviktit nr. 3, ku banoja unë. U përshëndet, si mësuesit që i ka hije dhe erdhi te unë në banesën time. Gjatë kohës sa ndejti, nuk pushoi duke na këshilluar ….
Rama, kolegu dhe vendasi i mësuesit Isuf, pas vitit 1999, 2000 kishte ardhur te baca Azem, Azem Januz Kastrati, një mësues i vjetër, kusheri imi të cilt iu kishte vrarë djali, Fatmiri.
Sa do të dëshiroja të dija më shumë ose ta takoja mësuesin Ramë, nëse jeton ose ndonjë djalë, nip a të afërm tjetër.
Mësuesin Rexhep, e kam takua në shkollën e Vërmicës, aty ku punonte, pas vitit 1981. Edhe me Avdullah Morinën kemi bisedua në telefon disa herë, para 10 viteve. Ish pas shpërngulur nga Vll. Drenofci e jetonte në një fshat, në Zajm (?) afër Drinit të Bardhë, komuna e Klinës.
Pasi që jemi në fund të gjysëmvjetorit të dytë, në suedisht gjysëmvletori i parë, semestri vjeshtor, kur fillon mësimi në shkollat fillore, të mesme dhe univerzitete, quhen HT (Höstterminen) dhe VT och Vårterminen, semestri veror janar-qershor.

Me dy mësues/e MÖGR, Malmö, 14 qershor 2022
Erdhi dita kur edhe unë që nga ajo ditë, që përfundojmë, të premten, më 17 qershor e kryejmë, e mbyll kompjuterin, telefonin dhe adresat tjera, me qepen e me dry.
Laver e vllaqë 1*)
Kur i lavronin arat me parmendë druri e vllaqitnim me vllaqë shkoze e there, thonim lavër e vllaqë
Lavër e vllaqë
E bëri lavër diçka e prishi diçka, e përmbysi dhe e bëri rrëmujë.
Kur i lavronim arat vetëm njëherë, në vend të dy harave dhe menjëherë ia qitnim farën dhe i rrafshonim grudat, me një vllaqë të thjeshtë të thurur me thupra shkoze.
Kësaj pune, kur i kryeim dy punë dhe shpejt iu thonim, sa për sy e faqe, I thonim ”lavër e vllaqë”.
Në fjalor nuk munda ta gjej fjalën ”Vllaqë”.
Edhe unë në vend të dy vazhdimeve, vazhdimit të tetë (8), sipas radhës e të nëntë (9), po i fus me një thes, të dy vazhdimet, lavër e vllaqë.

Me Liza Gjakovën, nxënese në MÖGR, Malmö, 14 qershor 2022
Në funddo të publikoj edhe urime e dëshira nëpërmes vizatimeve e letra nga disa nxënës, prindër e miq dhe natyrisht fotografi me nxënës e të tjerë me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2021/2022 që është edhe viti i fundit i punës, si mësues në mërgim.
Letrat:
Mirela
Tani e lexova se nuk kam pasur kohë t’a lexojë
Më bëhet qejfi që mesazhet e mia i ke shkruar ashtu si i kam nisur
Respekte !
Të uroj javë të mbarë !
Nina Lafe (Theodhosi)
Mirmëngjesi profesor Sinani, uroj te jeni shume mire ju dhe familja tuaj! Ju falendroj per fotot dhe shkrimet e bukura e me shume vlera qe na keni derguar!
Do ti shikojme e lexojme me shume vemendje e dashuri.
Emili është ne Prishtinē per te marre pjese ne Javen e albanologjise, Konferenca e gjuhesise. Besoj vjen sonte ose neser dhe do degjohemi.
Me respekt, Nina.
Emil Lafe
I dashur Sinan! Ne e kujtojme me krenari LSHP! Kush shkel idealet e saj, qofte i mallkuar! Perqafime nga larg! Emili, Nina
Haruni
E lexova me vemendje
KUUUKUUU
Faleminderit shumë !
Me emocionove me shum gjëra
Takimi me pleq dhe pershkrimi, toponimet e emrave te fushes dhe rrethines se Turjakes
I lexova ato qe mi dergove mbreme ma kujtove nji thenie te nji shkrimtari te guximshem nga lindja. Atij kur i than ku po e merr guximin me shkruar kunder nentokave dhe grupeve te rrezikshme, ai ishte pergjigjur: Nese nuk digjem une, nese nuk digjesh ti, nese nuk digjemi ne te gjith nuk mund ta shendrrojmë erresiren ne dritë.
Rexhep Maloki
Te lumt Sinan Kastrati tre her e lexova.(Per Zeqir Gervallen)
Me ke nxjer punë. Pershendetje per punen e mbare! mburrem me ty. Krenohem që të njoh, per virtytet e juaja.
I nderuar si jeni veq deshta met vet si janë ” hachi Bachi Becki a janë të njejtë apo dalloinë najfare he” ? (Elegji per Beckin). Shkrimet e juaja te ngrohta, më ngrohin edhe mua. Te lummt o Turjakasi i madh
Isha untue pak per zgjerim zemre tash mu zgjerue pak me shkrimin tend faktikisht jo tjetersend. Kur e permende Fehmi kombtarin (Fehmi Aganin, trurin e Kosoves), mu ba Zemra mal e kam pas profesor. Per Arberien kam te njejtin mendim edhe pse se njof me gezoi fakti per Glaukun. Me baben e tij, me kolegt e fakultetit nja 5 veta u beme me Sherifin Negjmiun e Zaselles, me Enverin e skenderait dhe me Sylejmanin e Prishtines jemi knaq. Por me knaqe me Pozitivitetin se ku te ngoish mozomakeq ky i keq, ky kshtu e ashtu jemi lodh ma. Per pozitivitet kem nevoj oi i nderuar, knaqesi.
Une e dij po shifet puna jote dhe te falenderoi se kam nevoj komunikimi mir me fol e shkrue. Nxenësin e shkelqyeshem une e kam respektue si fëmiun tem, besom.
O Hallall te koft Buka qe e han apo i ngon parlamentin ne RTK- n Do te shifemi me emer te Zotit Urdheroni kur te doni o dashamir.
Hallall te koft faleminderit i nderuar po me qetson besom me shkrimet tuaja patriotike dinjitoze. Pershendetje.
Ferki Hoti
Të lumtë pena baci Sinan !
A ke botue libër me këto shkrime ?
Do kisha kënaqësi ti kem !
Ju përshendes !
Shëndet dhe lumturi baca Sinan !
Penden mos e ndal !
Urime 1 qershori, ditëlindja e vajzës?
Gjeneral Rrahim Ademi
I nderuari shok, pasi të kthehna në Kroaci me shkruj e flasim. Te.fala
Bravo shok i nderuar.
Urimet e mija të perzemrta.
Bravo profesor për shkrimin për Lidhjen e Prizerenit. Historin gjidhmonë e kam desht.
Tahir Vishaj
Sinan, duke te uruar 7 marsin, diten e Mesuesit të deshiroi shendet te mirë, po ashtu gjithë te mirat ne jeten tende!
Tungjatjeta i nderuari Sinan Kastrati. Mirë, mirë jemi.Te re? Të re ka: Baba me ka vdek me dt 23 nentor. Më 27 e kemi vorros ne Kosovë. Faliminderit per interesim!
Te pershendes e KLM!
Sinan une ta kom que qit buqet me lule, pra edhe njihere po te uroi diten e mesuesit dhe te deshiroi shendet dhe gjith te mirat!
Pershendetje i nderuari Sinan, une ju pergezoi per organizimin e Epopes se Lavdishme të familjes Jashari te Prekazit si dhe per te gjitha aktivitetet dhe organizimet te cilat i ke berë gjat jetes tende si mësues ne sherbim te atdheut, dhe te deshiroi shendet dhe gjith te mirat ne jetë!
Tahir Vishaj Helsingborg
Mirmengjesi i nderuari Sinan,
Si je si po e kalon? Shpresoi te jesh mir. Sinan ne shkrimin e dt 04/01-2022 ne lidhje me Tahir Zemajn eshte ber nji moskuptim. Tahiri nuk ka fjet te une por ka fjetur ne Ängelholm te H. I. por une isha me te deri sa shkoi per te fjetur. Tjetra: te nesermen duhet te vinte ne Helsingborg per me promovu librin ”Kështi foli T.Z ” dhe ne bised e siper u pa se nuk deshironte qe te ket ndoj problem dhe me tha kesisoi:
-Kush (kusheri) po pritoj pak me ardh ne Hgb se asht qytet i politizuar dhe janë … Haradinajt aty. I thash:
-Ti hajde lirisht se jom une me plot te mit dhe ta baj sigurimin si as miza nuk guxon me tu afru, dhe qashtu u ba erdhi dhe kaloi siq është ma se miri, por ne rrugë per Kristianstad siq duket ju ka duft (dasht)t me nderpre rrugen e mu kthye per Gjermani. Faliminderit per mirkuptim!
Te pershendet X.Y. !
Rexhep Mehmeti
Po dua tju falenderoj per kto shkresa qe i keni botu neper gazeta ditore, Po me t`vertet ka shum viruse qe i kan hy ne palc k`saj Kosove te mjerë, per ket Kosove ishte berë lufte grabitqare, lufte per hajni vetem kqyri se ku po shkojnë parat e popullit kush po e kontrollon Kosoven tash e njizet vite po kta hajna te pa shkolle ku kanë kry fakultete dhe kan magjistru. Besa edhe kan doktoru vetem per nji muaj qe nuk ka as kund ne bote ksi lloj fenomeni po ishalla vin ata qe do ta vendosin ne binare ket Kosove me ket popull te mjer ku 70% perqind e tyre jetojn me më pak se nji euro ne ore po dot vin ditet met mira edhe per ket shtet te gjor.
N’radhe t’pare paqit fat dhe shendet ju dhe ter familja urime edhe juve gzuar viti 2020 sjellt f as t e lumturi ne mbar familjen e juaj, se une per momentin nuk jam ne suedi, jam ne Kosove.
O Sinan Kastrati po qysh t’kom more burr i dheut po met t’vertet ty nuk ta ka lan qje, e nuk po ta len po edhe ma i ri po dukesh. Eh hallall t’koft po qashtu duhet me e mbajt vehten po a jeni të gjithë, si jeni ? N. vajzat dhe djali, tanë mir jeni po me ket kovid si po kaloni, jo te ti s`ka qka lyp se ti i ki penicillinet je i pregaditur me par me hudra ilaq met mir as qe ka. Gzohem qe jeni mirë dhe ju pershendesim nga zemra
Krejt pajtohem me kritikat e juja po vetem me nji jo asesi, Kamer Loshi ka luftu deri ne minuten e fundit te jetes se ti duke luftu me qetnik te Serbis ai nuk ka luftu per pushtet po per vatan, komb dhe per familje t’vet. Shkoll nuk pas po ka pas akademin e odave ku jan besatu me besa- besë.
Sinani i nderum po te flasesh per valonin asht nji pune e kot se nuk ja vlen te merresh me psikopata , po nuk ja vlen po ndoshta ky ka ndoj gjelozi t’madhe ndaj mergimtarve pse ata kanË me bollak ata knaqen kur shkojnË ne Kosove, knaqen edhe familjet kur ju shkojn biJt e tyre qe nuk i kanë pa me vite. Po, po knaqen edhe rrugt e fshatit kur i shohin po knaqen edhe restaurantet kur te vin gyrbetqaret po cka ka ktu te keqe o miku po vetem ky far papaku nuk po ju knaqka mergimtarve tane qe po vikan ne shtepit e tyre, po ky far valoni me ket emer pa kurfar vlere per mu ky valon edhe midis kraleve e qaqakut vetem shkronjat e emrit qe i ka ne shqip se perndryshe idet dhe mendimet i ka krejt me ideologin e sheshelit, po si mos te ishte kshtu kur i ofendon vllazerit dhe motrat tona nga mergata gjith ata qe e arsytojne gjoja me mendimin dhe shprehjen e lir asht shum e gabushme dhe per mendimin tim edhe ata jan te njajt si ky lloj shimpanza.
I nderuari Sinan Kastrati! Qe sod po ju shkruaj per heren e fundit ne ket vit dmth per vitin 2020 me shpres qe të keni suksese e ti ruani kujtimet qe keni pas gjat vitit qe po e lam, me shpresë qe ne vitin qe po na vjen 2021, deshtimet e mossukseset ti zavensoni ne suksese personale e familjare, njiherit shfrytzoi rastin qe tju uroj vitin 2021 juve dhe mbar familjes suaj te ngushte si dhe miqve e dashamirve te juaj, me shpresë qe 2021 tju sjell fat, lumturi e dashuri mes vetit, ashtu deshiroj qe per Kosoven tonë te ndim vetem lajme shpresdhense per at popull qe e shkatrrun totalisht po Zoti ju bekoft me t’gjitha t’mirat e Zotit urime edhe nji here 2021 .

Me Lejla Thaçin, nxënese dhe nënen e Lejlës, Valbona. Sorgenfriskolan, 14 qershor 2022
I nderuari Sinan me të vertet je i papar
Te pershendes, dhe po bindem me shkrimet tua, po më duket se edhe rinia kosovare mir e ka kuptu. Ishalla pastrohet Kosova nga kta kanibalë dhe ktyre ju konfiskohet pasuria e paligjshme.
Dhe ishalla dalin ne shesh vrasjet e pas luftes. Dhe kushdo qe jane, ishalla dalin para drejtsis dhe ata marrin denimin e meritum. Ishalla Albini bjen ren edhe ligje dhe krIminelet marrin denimet e merituara.
O Sinan Kastrati kalofshi mir ne Saranden e bukur! Ju uroj pushim te kendshem se ne Kosove cdo minut ju prift e mara dhe kalofshi mir ashtu siq ju deshironi.
I nderuari Sinan Kastrati nga zemra ju uroj Diten e pavarsis se Shqiperis dhe Diten e Flamurit 28 Nantorin.

Letër nga një grup nxënësish, shqip e suesd, ”Prej nxënësve tuaj”
Milazim Krasniqi
E lexova serish. Kujtime te hidhura, por te sakta. Shume mire qe ke pasur fatin ta rrefesh kete te vertete. Te pershendes miqesisht, Sinan burri.
Te falenderoj. Kjo me Sadik Blakajn, sa here e lexoj, me ngjeth trupin. Si eshte e mundshme ky shtet asnje gje nuk e beri per adresimin e fajit te krimineleve te UDB-se. Keq shume.
Te lumte Sinan, e paske shkri kete tekst. Nje kujtese qe duhet te ruhet e afirmohet (Per xhelir Islamin dhe Muhamet Kajtazin e Turjakës)
-Nese me ndihmon edhe ti
Ti i njeh me mire se une keto tema, me detaje, me nuanca.
Kur ta fonalizosh librin, ta lexoj me deshire.
Faleminderit dhe une me deshire ta jap ty. Edhe D. Demiri me ka thene:
-Milazimi te ndihmon dhe eshte me i miri
-Shoket kane mendime subjektive per njeri-tjetrin, ha ha ha.
Mirembrema o Sinan. Qysh je o burre. A jini mire tere familja? Ka kohe nuk jemi nie e deshta vec me dite a jeni mire. Ne mire jemi.
Cfare djali per mashallah (shikon një foto timen kur isha i ri)
Te shkuara, per problemet me kemben. Mirardhsh ne Kosove. Te merkuren mundemi prej ores 14.30, kur e kryej ligjeraten dhe shihemi e hame dreke ne Amaro. Ose te enjten ne 13, sepse te enjten kam ligjeraten ne oren 17. Pra si te te konvenoje ty.
Miredita Sinan. Une filloj ligjeraten ne 13 e deri ne 14 30. Ne 14.30 e kam lene nje takim po e shtyej, nese ti munnd te vish ne ate kohe ne Amaro, ne kete kafen ngat fakultetit
Njoftom kur te mundesh !
Sinan, me vjen mire per kete vleresim shume te drejte. E kaluara nuk ndryshohet, por eshte mire te njihet e te kuptohet ne teresi. Jam munduar ta paraqese sa me realisht gjithe ate periudhe, bashke me njerezit e ngjarjet. Nuk ndejtem gjate, po sa pet t u cmall e kujtuar kohen e kaluar. Ketu vendi ka mbetur i njejte, i mire, i bukur, i dashur, ndersa njerezit, shume prej tyre, jane bere intolerante, megalloman, faqezi. Ka vite qe jam distancue nga turma dhe jetoj ne paqe me besimin tim dhe me punen time. Por, pa e zvogeluar ndjenjen e pergjegjesise intelektuale ndaj vendit. Te uroj shendet e mbaresi ne familje.
Mirembrema Sinan. Ne imejl ta nisa poezine dhe vellimin Poezia dhe vdekja. Ketu ta fotografova poezine, nese nuk e hap imejlin. Naten e mire
Paskit aktivitet te begatshem. U uroj shume suksese. Dhe te falenderoj gjithsesi per vleresimin.
Po me vjen mire qe keni pasur aktivitet te suksesshem, sepse per nxenesit ne mergate ajo eshte pervoje e bukur dhe e mbajne mend gjate. Te fala e gjithe te mirat.
O Sinan, mirembrema. T’i kam lexuar tekstet. Te kam lakmi si i mban mend detajet. Je si magnetofon, ha ha ha. Per ministren na kishe nguc pak. Glaukut ia ke ba mirw per karrigen, ai asht djale i mire e nuk idhnohet. Edhe tekstet ku ke fole per librat e mi i kam lexue. Te pergezoj e te falenderoj. Gjithe te mirat.
Mirëmbrëma o Sinan. Uroj tw jeni mire. E lexova tekstin tend bishtumbisht, si thuhet. Te kam lakmi kujtesen e detajeve.
Zeqir Gërrvalla
Falemnderit Sinan Kastrati, Turjaka për shkrimin ; të lumt e për urim Festën e Flamurit tonë kombëtara. Ke shumë përshëndetje nga Zeqiri.
Një foto e Zeqirit me shokët , ndoshta në revistën Bota e Re. Po e njoh veq Gani Ademin në qosh dhe Esat Mekuli në anën tjetër.
Po të falenderon Zeqiri për urime, urime edhe për juve Viti i Ri 2022; qoft një vit i mbar ishalla….!
Zeqiri kètu me Gani Ademin, Fatmir Sejdiun, Ahmet Jasharin; të tjerët nuk po i njeh as Zeqiri.
Shumë bukur, ke pas fat që Profesional I mësuesit ka vazhdu për ju. Është kënaqësi të punosh me me fëmi, suksese!
Sa bukur të jesh në mesin e nxënësve, përshēndetje nga ne.
Xhafer Leci
Të lumtë miku im Sinan,
investimi në arsim është vlera më e çmuar kombëtare…
Të përgëzoj për shkrimet e shkëlqyera.
Përshëndetje vëllazërore,
Falëmnderit për shkrimet e shkëlqyera…
Ju lumtë për mundin dhe kohën, miku im, Sinan!
Jeni shumë i fuqishëm.
Zoti ju dhëntë shëndet të plotë.
Urime festat e fundvitit!
Xh.L.
Përshëndetje nga Gjermania miku im Sinan!
Si jeni me shëndet krejt familja?
Mundohem të lexojë vazhdimisht.
Si përherë, jeni shumë origjinal, i saktë dhe për gjithçka shkruani ofroni dëshmi të pamohueshme.
Respekti dhe përshëndetje vëllazërore!
Një foto shumë e bukur.
Jeni shumica arsimtarë, apo jo?
Shëndet dhe përshëndetje miku Sinan!
Besarta
Miremengjesi!
Po faleminderit e kemi lexu informacionin qe na e ke dergu permes vajzave. Sigurisht qe do te vijmë .
Uroj te kaloni nje javë te mbarë.
Mire u pafshim.
Besarta
Faleminderit shume per kete artikull.
Profesioni i mesuesit eshte i shenjtë, jeni ju që e sjellni dritën e dituris.
Ju uroj mbrëmje te mirë
Besarta

Një zemër për mësuesin Sinan
Erva
Pershendetje mesuesi Sinan!Deshta te ju informoj qe nuk do te mund te vij te ju takoj per arsyje se mu desht me shku me babin deri ne Lund per disa pune. Pata shume deshir tvij dhe te ju takoj, por po kerkoj falje qe nuk munda me ardh. Ishte knaqesia ime met pas ty mesues. Ndihem shume me fat qe takova nje mesues sikur ty. Te faleminderoj shume per tana keshillat qe mi dhe mbrenda vitit. Ju faleminderoj per gjithqka. Kalofshi një verë të mbarë.
Elma:
Pershendetje mesues, me fal qe nuk ju lajmerova por sot nuk ndihesha mire per te mbajtur msim bile as ne shkolle skam shkuar. Sa per javen e kaluar kemi pasur dite jo pune (studiedag) dhe une kam menduar se ju keni qen ne dijeni. Gjithsesi ju kerkoj prap ndjese nuk do te perseritet edhe nje her.
Edhe me mesime mire jam kete vit kam filluar ne gjimnaz drejtimi vård och omsorg
-Elma, ti ke qene nje nder nxeneset me te mira qe kam pasur ketu dhe ne Kosove.
Te deshiroj suksese ne mesime, jete te luntur e shendet!
Sinani
Faleminderit shume per keto fjalе kaq motivuese me vjen mire qe kam njohur nje arsimtar sikur ju.
Gjithashu ndjehem e vleresuar edhe tejmase e falemenderuar!
Naten, nxenesja juaj Elma!
1*) LAVËR f.
FUND
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 14, 15 qershor 2022




Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë
Nga koha në kohë po na shtohen “analistë”, “filozofë”, ushtarakë nga uniforma po edhe nga ata me shkollë; thënë më saktë, politikanë dhe intelektualë të të gjitha fushave, duke u munduar të bindin opinionin shqiptar se Kosovën nuk e çliroi dhe nuk kishte mundësi ta çlironte Ushtria Çlirimtare e saj (UÇK-ja), por veç Amerika. Dhe po guxove t’i kundershtosh, nuk përtojnë të të cilësojnë “antiamerikan”, apo heretik, (një lloj inkuizicioni), pse guxojmë të themi të vërtetën e mundësive të UÇK-së. Dhe për këtë na paraqesin argumenta nga me absurdët.
Më të zellshëmit e këtij “inkuizicioni” janë ata që nuk kane lexuar fare histori ushtarake, janë nga ata që kur u luftua në Kosovë gjatë viteve 1997-1999 ose nuk kanë ditur se çfarë bëhej në Kosovë, ose nuk u vjen mirë të flitet për aftësitë e popullit shqiptar në Kosovë; ndoshta ashtu ua kërkon servilizmi që kanë në gjak. Dhe, “argumenti” më bindës që përdorin këta zotërinj të gjithëdijshëm, na është përgjigjja: “As mos u shkoi ndërmend që UÇK-ja e vogël ta mundëte ushtrinë dhe politicinë e madhe serbe!”.
Kjo përgjigje e këtyre zotërinjve të bind se nuk e njohin aspak historinë e Shqipërisë e të gjithë popullit shqiptar. Harrojnë këta zotërinj se Shqipëria e Skënderbeut, që atëhere nuk ishte as gjysëm milioni, iu kundërvu me sukses për një çerek shekulli Perandorisë më të madhe të kohës? Nuk e dinë këta zotërinj se edhe ushtria shqiptare vullnetare e Lidhjes së Prizërenit mundi ta përballonte reagimin e po asaj Perandorie, edhe pse ne atëherë nuk kishim shtet shqiptar? Nuk e dinë këta zotërinj që e ngrenë zërin në qiell për pamundësinë e çlirimit të Kosobës nga UÇK-ja, që në 1920 në Vlorë 4-5 mijë fshatarë shqiptarë hodhën për 3 muaj në det Perandorinë Italiane? Nuk e dinë këta zotërinj të “ditur” se edhe gjatë LANÇ-it Ushtria Vullnetare Nacionalçlirimtare Shqiptare, e lindur nga guerilja, arriti ta çlironte këtë Shqipëri që kemi sot me forcat e veta, si asnjë shtet tjetër në Evropë, edhe pse përbëheshim me një popullsi njëmilionëshe? Ajo ushtri partizane përballoi ushtrinë e Italisë fashiste që mbajti në Shqipëri lart nga 100 mijë ushtarë, dhe më pas atë ushtri të Gjermanisë naziste lart nga 70 mijë ushtarë, edhe pse të dy këto ushtri pushtuese shkatërruan ose na rrafshuan përtokë 850 qytete dhe fshatra nga 2.500 që kishte atëhere Shqipëria. Ishte ajo ushtri e vogël, (sikundër ishte edhe UÇK-ja), që u shkaktoi të dy pushtuesve, (italianë e gjermanë), 58.639 të vrarë, të plagosur ose të zënë rob, u shkatërroi afro 100 tankse dhe autoblinda, 1,334 topa e mortaja, 2.855 mitraloza dhe 1.934 kamjona, pa llogaritur pushkët, municionet dhe depot që u shkatërruan ose u kapën.
Luftën e bën morali dhe jo armët
Apologjetët e kësaj propagande antishqiptare, duke qenë skeptikë, nuk duan ta pranojnë se Serbia angazhoi në Kosovë gjithsej: 145.554 forca; prej tyre 15.779 pjesëtarë të MPB; 61.892 nën komandën e Korpusit të Prishtinës; 13.000 Njësitë Speciale Policore; 200 trupa Njësia Speciale Antiterroriste (të cilët përdornin uniforma të kamufluara ngjyrë gjelbër-hiri dhe çizme të modelit “Gore-Tex”); 54.683 trupa ishin forcat rezervë –policore, që përbëhej kryesisht nga pjesëtarët e ish “Beretave të kuqe” të formuara më 1991, të cilët kishin marrë pjesë në luftrat në Kroaci e Bosnjë-Hercegovinë.
Mos harrojmë, se 95.000 prej atyre forcave sulmuese kriminale kishin ardhur në Kosovë një vit më herët se të angazhohej NATO-ja me aviacionin e saj, gjë që e dëshmoi në Gjyqin e Hagës kundër Millosheviçit, ish-Komandanti NATO-s, Gjenerali Uesli Klark. Ato forca agresore-kriminale serbe, edhe pse vranë mbi 13 mijë civilë duke i varrosur në mbi 530 varreza masive, përfshi 1 mijë e 400 fëmijë të moshës nën 18 vjeç; edhe pse shkatërruara 100 mijë e 589 shtëpi; edhe pse dëbuan jashtë Kosove mbi 1 milion shqiptarë, megjithatë ndodhi ajo që e deklaron edhe Presidenti Klinton më 23 maj 1999: “Megjithse Millosheviçi ka dëbuar me qindar-mijëra shqiptarë kosovarë nga shtëpitë e tyre, ai nuk e ka eleminuar Ushtrinë Clirimtare të Kosovës. Madje radhët e saj po shtohen dita-ditës, ajo ka filluar të ndërmarrë ofensiva kundër forcave serbe, të cilat fshihen skutave për t’u shpëtuar goditjeve ajrore. Tani Millosheviç po përballet me sigurinë e vazhdimit të situatës ajrore, me këmbënguljen e UÇK-së dhe me mundësinë për t’u përgjigjur përpara popullit…” (“Ne luftën, ju paqen”, 1999, f.82), duke arritur në fund mbi 25 mijë luftëtarë fronti, të organizuar në 28 Brigada, të ndara në 7 Zona Operative.
Madje UÇK-ja u rrit duke i shtuar sulmet, edhe pse iu bë Kosovës embargo nga Perëndimi, gjë që vërteton moralin e lartë të UÇK-së. Nëse edhe UÇK-ja do të furnizohej nga Perëndimi sikundër furnizojnë sot Ukrainën, UÇK-ja e kishte çliruar vetë Kosovën, pasi morali nuk i mungonte. “Në luftë, – ka thënë Napoleon Bonoparti,- gjendja morale përbën tre të katërtat e lojës. Pjesa që mbetet varet nga fuqitë fizike”. Si kujtoni ju trimat e paneleve televizive, se ky moral nuk mund ta çlironte Kosovën?!
Kjo ushtri popullore i asgjësoi armikut 1.166 ushtarë e policë, (deklaruar prej ish-kryeministrit të Serbisë, Mirko Cvetkoviç, me rastin e 11-vjetorit të fillimit të bombardimeve, në 2010). Ndërsa Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi (Natasha Kandiç) ka dhënë shifrën 276 ushtarë e policë të Serbisë të vrarë nga bombardimet e NATO-s, duke i dhënë me emra. Kjo do të thotë se në çdo 4 armiq të asgjësuar, 3 janë asgjësuar prej UÇK-së.
Sipas dëshmisë së Oficirit të sigurimit të Serbisë, Zoran Milovan Stojoviç, dhënë në 1 prill 2003, vetëm nga 1 janari deri në 30 nëntor 1998 numëri i sulmeve të kryera prej UÇK-së ishte 1486. Në këto sulme u vranë, 105 anëtar të MPB-së dhe 37 anëtar të UJ-së si dhe u nxuar jashtë luftimit 481 nga të cilët 96 civilë serbë vendas të armatosur, 283 anëtarë të MPB-së dhe 102 anëtar të UJ-së.
Sipas raportit të Komisionit Special të NATO-s, të 16 shtatorit 1999, (vetëm) në Kosovë janë shkatërruar: 93 tanke, por nga Serbia pranohet se vetëm 3 janë asgjësuar nga aviacioni i NATO-s, sikundër thuhet në Uikipedia, të tjerët i ka asgjësuar UÇK-ja.
Është vetë Millosheviçi që e pranon në Hagë që vetëm në muajin nëntor 1998 UÇK-ja ka kryer 470 sulme kundër forcave ushtarako-policore të tij, ndërsa në muajin dhjetor 1998, 1854 sulme, duke i shkaktuar atyre vetëm për dy muaj 244 të vrarë dhe 566 të plagosur, gjë që e pranon në parim edhe Gjenerali Klark. (“Kosova Sot”, 24.12.2003).
Skeptikët kundër UÇK-së
Jo, mor, jo, o ju skeptikë ndaj aftësive të popullit tuaj, nuk jemi antiamerikanë, jo, por jemi realistë. Jepi Qezarit atë që i takon Qezarit, ka thënë dikur Krishti. Jo më kot Koltunov thotë: “Për të vërtetën jam gati të ulërij si ujku”. Si skeptikë që jeni, ju i ngjasoni atij ekstravagantit që del me fener për të parë a ndriçojnë yjet. Prandaj, nuk keni pse prishni gjakun duke ulëritur: “U BuBuuuu! U mohua Amerika!”
Mos u trondisni, se ne nuk na lejon ndërgjegjia dhe nderi i ushtarit të popullit që ta mohojmë ndihmën që na dha Amerika dhe Anglia, ndryshe do të ishim tipikë si ju që jeni mosmirënjohës ndaj luftës së UÇK-së, e cila më së shumti u vjen nga padija se lexoni vetëm veten.
Ne, pjestarët e UÇK-së e dimë më së miri se kushdotjetër, se nga 1.000 avjonat e NATO-s që u angazhua në atë luftë kundër Serbisë, 80 për qind ishin avjonë të SHBA; e dimë dhe atë, se nga rreth 38.000 fluturime aksionesh që u kryen nga NATO-ja, 85% e tyre u kryen mbi Sërbi dhe vetëm 5.100 fluturime u kryen kundër forcat serbe në Kosovë. Besoj se këto shifra e fakte u bindin se peshën kryesore të asaj lufte, edhe kur u angazhua NATO-ja, e mbajti mbi shpatulla UÇK-ja, të cilën e pagoi me gjakun e 2.131 dëshmorëve dhe mbi 4.000 të plagosur e invalidë, duke u “përballur me një kundërshtar, i cili është munduar që të maksimizonte vdekjet dhe mizeriet e shqiptarëve në Kosovë”,(Uesli Klark, “Kosova Sot”, 25.12.2003).
Por ne, nuk mohojmë gjithashtu edhe përkrahjen politike e diplomatike të Amerikës, përkrahje e cila e rriti shumë e më shumë besimin tonë për fitore si dhe kurajon për të luftuar; gjithashtu, ne e dimë më rë se ju, se angazhimi i NATO-s me aviacion, jo vetëm që e shpejtoi fitoren e luftës sonë, duke na shpëtuar mijëra e mijëra jetë njerëzish. Për këtë i jemi edhe më shumë mirënjohës Amerikës, por edhe atyre shteteve të BE-së që i detyroi Amerika të angazhoheshin në atë luftë.
I gjithë ky sulm mediadik kundër “pamundësisë luftarake të UÇK-së për çlirimin e Kosovës” gjatë këtyre 23 viteve të pasluftës, e që sapo vjen e po intinsifikohet (!), është një presion i qëllimshëm që ne, pjesmarësit e asaj lufte të heshtim, që Gjykata Speciale e ngritur qëllimisht, të mos nguroi ta shpalli UÇK-në “grup i organizuar terrorist” sikundër thuhet në akuzën e asaj Prokurorie, që nesër ajo luftë të shpallet luftë civile dhe Kosova t’i kthehet Serbisë. Ju ndoshta e keni të pamundur ta kuptoni se nuk u lejon vetëmburja duke u hequr si shumë të zgjuar. Por lusim që ta keni nga injoranca dhe jo ga urrejtja ndaj UÇK-së.
Por, zotërinj kundërshtarë të UÇK-së, fiksojeni mirë, se UÇK-ja u përball me një ushtri nga më të fuqishmet në Ballkan, u përballëm me një ushtri që kishte përvojën e 5-6 viteve luftë me Kroacinë e Bosnjën, që drejtohej nga oficerë me përvojë të fituar në ato vite lufte ndërshtetërore. Duke qenë se Serbia kishte një ushtri të atillë, po të mos ishte lufta e UÇK-së, NATO-ja as që kish për t’u angazhuar në atë luftë; por, edhe nëse angazhohej vetëm me aviacion, pa ekzistencën e UÇK-së, do ta kishte të pamundur fitoren me Serbinë. Po të mos ishte lufta jonë çlirimtare, të cilën ata që e nisën as që e kishin menduar kurrë se do t’u vinte në ndihmë NATO-ja, të jeni të bindur se ushtria e Serbisë nuk do qe shkulur edhe sot nga Kosova. E dinim edhe atë, që nëse nuk do qe angazhaur NATO, lufta do të vazhdonte gjatë, të bindur, se shumica e kombit shqiptar do t’i ishte bashkuar UÇK-së, ndoshta edhe ju atdhetarët e sotëm.

As mund të çlirohet ose të pushtohet një vend vetëm me aviacion
Mos u duket çudi dhe as vetëmburje që po u flas me këtë gjuhë. Sepse, së pari, “Historia nuk njeh ndonjë rast që fuqia ajrore të ketë pasur sukses e vetme”,… “ngaqë e keqja e fuqisë ajrore kur është e vetme është se e len inisiativën në duart e armikut”,… “Në çdo luftë është këmbsoria që duhet të ngrejë flamurin e fitores në fushën e betejës.”, ( sikundër shkruan Shefi i Shtabeve të Bashkuara Amerikane, Kolin Pauell, “Udhëtimi im amerikan”, f.371,381,388). Dhe,së dyti, duke i mbajtur UÇK-ja të angazhuara forcat tokësore serbe duke i ekspozuar në terren, vetëm kështu aviacioni amerikan e angles mundi të plotësonte misionet e tij. Nuk ka ushtarak me përvojë që të mos e dijë se një nga parimet operative bazë është që komandanti në terren ka gjithmonë të drejtë. Dhe ai komandant ishim ne, UÇK-ja, ndërsa komandantët e NATO-s e shikonin situatën nga larg, në Televizorë, të cilët, pa ndihmën tonë do të ishin përherë të gabuar. Ne ishim në skenë, ne e preknim terrenin, duke u përballur me forcat serbe dhe duke i gjykuar ato. Aviacioni i frontit, sado i shumtë e i fuqishqëm që të ishte, po mos të kish bashkëveprimin tonë që luftonim nga toka, po të mos kish informacionin tone të shpeshtë në çdo kohë për gjendjen në front dhe në thellësi të armikut, (i cili në terminologjinë ushtarake quhet shenjëtregim), do ta kish pothuajse të pamundur nënshtrimin dhe kapitullimin aq shpejt të Serbisë, sikundër e thekson edhe vetë Gjenerali Kolin Pauell.
Dhe këtë detyrë të domosdoshme UÇK-ja e kreu 24 orë gjatë 24 orëve të çdo dite të asaj lufte 78 ditore. Informacionin e jepnim ne, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Kush nuk e di, le ta mësoi: INFORMACIONI ËSHTË FUQI. Planifikimi jo vetëm i luftës, por edhe i çdo sulmi nga toka dhe ajri kundër objektivave tokësorë të kundërshtarit, është një mozaik i dhjetra e qindra detajeve shqetësuese; dhe këto detaje i jep informacioni që është në kontakt me forcat tokësore të armikut.

Avionët e NATO-s, por edhe ne, me të vërtetë synonim të bombardoheshin forca serbe të fshehura nëpër qendrat e banuar e nëpër pyje, por duhej të bënim kujdes që mos të bombardoheshin populli i thjeshtë, gratë dhe fëmijët, si dhe forcat tona, dhe që edhe ndodhën.
Lista e objektivave që raportonim ne në çdo 2-3 orë, por shumë herë edhe më shpesh, përfshinte që nga dislokimi i instalimeve dhe pozicionimet e forcave serbe, deri dhe te tanke të veçuar e të groposur, si në front e në thellësi, deri ku kalonte vija e çdo transheje të armikut; përfshi gjithë linjat e tij të furnizimit e të ndërlidhjes, pa harruar vijën e ndodhjes së forcave tona dhe vendgrumbullimet e popullsisë së zhvendosur nga qendrat e banimit.
Këto i pranon edhe Gjenerali Uesli Klark kur i bëhet pyetje në Gjykatën e Hagës: “Cilat ishin burimet tuaja të informimit?” Ai përgjigjet: “Këto ishin burime të besueshme të inteligjencës amerikane, plus raportimet nga vetë terreni”, (“Kosova Sot”, 26.12.2003, f.15).
Prandaj e thashë dhe e them me zë të fortë, se po të mos ekzistonte UÇK-ja, ushtria serbe edhe sot nuk do qe tërhequr nga Kosova dhe ne do të ishim ende duke luftuar.
Nuk e besoni rolin madhështor e tepër të domosdoshëm të UÇK-së? Po u jap një mori shembuj të hershëm e të tashëm. Të gjithë e dimë që edhe pse zgjati 10 vjet fushata e bombardimeve sistematike “Rrolling Thunder” e SHBA kundër Vietnamit të Veriut (RDV), prej Gushtit të vitit 1964 deri në vitin 1975, nuk e nënshtruan dhe nuk e nënshtruan dot amerikanët. Dhe atë luftën “e vetme nga ajri” e bënte po kjo Amerikë që veproi edhe mbi Serbi, superfuqia më e madhe e gjithë kohrave, e cila bombardoi me të gjitha llojet e armëve e municioneve, si dhe me të gjithë teknologjinë më të sofistikuar ushtarake për atë kohë, duke hedhur mesatarisht 7 (shtatë) kg bomba për çdo vietnamez, ose 3 (tri) herë më shumë bomba se sa u hodhën gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore. Në total, vetëm në periudhën 5 gusht 1964- 5 gusht 1966, numëri i avjofluturimeve amerikane mbi RDV ishte 240 mijë; në 1967 ishin 30 mijë në muaj, në 1968 edhe më shumë. (Davidson F.B. “Lufta në Vietnam 1946-1975”, M. 2002). Dhe përfundimi?
Përgjigjen na e jep ish-sekretari DASH-it, z.Henri Kissinger: “Me kalimin e muajve, debati i brëndshëm u përqëndrua gjithnjë e më shumë në parakushtin e Hanoit që Shtetet e Bashkuara të caktonin në mënyrë të njëanshme një datë për tërheqjen, si formë për përfundimin e luftës.”, (“Diplomacia”, Tiranë 1999, f.689). Kjo do të thotë, se ishte pala sulmuese, SHBA që kërkuan të uleshin në bisedime dhe jo pala që goditej. Përherë, është pala humbëse ajo që kërkon bisedime, thotë Kissinger. Edhe pse kundër Vietnamit u përdorën bombat me napalm dhe lëndët kimike, madje edhe bomba me peshë 7 (shtatë) ton, të hedhura nga aeroplanët e rëndë bombardues B-52, të cilat shkrinin gjithçka në një rreze prej 100 metrash atje ku binin dhe që shkaktonin një tërmet disaballësh në një rreze prej 3,5 kilometrash, e përsëri pala mbrojtëse nuk kapitulloi.
Dhe, si e shpjegoni nga ana ushtarake ju apologjetët mohues të UÇK-së atë tërheqje të SHB nga Vietnami?
Mësojeni! Sepse aviacionit amerikan i mungonte informacioni nga toka. Ishte kjo mungesë e rëndësishme që e çoi Amerikën në atë heqje dorë nga lufta, sikundër shprehet vetë pjesmarrësi në atë luftë, Gjenerali Kolin Pauell: “Ne kishim humbur lidhjet me realitetin. Gjithashtu ishim mashtruar nga teknologjia. Armiku ishte primitiv, ndërsa ne ishim vendi me teknologji më të përparuar në botë. Kështu, nga dyqani i Maknamarës dilnin mrekulli të tilla si “nuhatësi i njerëzve”, një pajisje që mund të diktonte që nga avjoni edhe koncetrimin e urinës në tokë. Nëse diktohej urinë në territorin armik, e kuptonim që aty kishte përqëndrim të tyre dhe ky përbënte një objektiv për goditjen tonë.”, (“Udhëtimi im amerikan”, SH.B.U, Tiranë 1999, f.114).Për mungesë bashkëveprimi nga toka dështoi edhe operacioni i koduar “Desert one”, i 24 prillit 1980, për të shpëtuar 53 pengjet amerikane të kapur nga iranianët e që mbaheshin robër në ambasadën amerikane në Teheran që prej pesë muajsh. “Plani parashikonte, – shkruan Kolin Pauell, – që helikopterët të transportonin trupat në një zonë pranë Teheranit dhe agjentët e SHBA në Iran do të sillnin aty kamjonët për të dërguar komandot në ambasadën amerikane, ku do të përpiqeshin të eleminonin rojet… Por ishin dobësitë në zinxhirin e komandim- komunikimit që kontribuan në dështimin e misionit.”, (Po aty, f. 179-180) Për të bindur edhe më skeptikun, por jo analistët e mirëpaguar e mohues të mediave servile shqiptare, sepse ata edhe pse janë të bindur nuk mund ta kapërdijnë një të vërtetë të tillë sado shkencore të jetë analiza, prandaj dhe po i referohemi luftës së 29 shteteve më të fuqishme të botës, përfshi këtu edhe Rusinë, që luftuan gati 10 vjet kundër ISIS-it, madje në një terren krejtësisht fushor, kundër një ushtrie pothuajse guerile, duke kryer jo më pak se 100 aviofluturime në ditë, dhe nuk e mundën dot. Përkundrazi, ISIS-i vijonte të zgjeronte territoret e veta! Pse? Sepse aviacionit të 29 shtetve u mungonte informacioni nga terreni ku zhvillohej lufta; u mungonte ai informacion që i jepte UÇK-ja NATO-s. Edhe në Luftën e Gjirit, në vitin 1991, “Zbulimi në fushëbetejë ishte një faktor me rëndësi të jashtëzakonshme dhe Shvackopfi kishte në dispozicion të tij të dhëna nga disa burime shumë të rëndësishme… Rëndësi kishte çdo e dhënë që të jepte informacion për vënien në lëvizje të forcave armike… Për ta bërë atë sa më efektiv, Shvarckopfi hartoi plane të veçanta dhe tepër sekrete për të përdorur në thellësi të frontit irakian, forcat speciale zbuluese.”, (M.E.Morris “Stuhia e Shkretëritrës”, Tiranë 1992, f.63-64).
Ndërsa gjatë Luftës në Kosovë NATO nuk e pati të nevojshme të përdorte forcat e veta speciale të zbulimit, sepse ishte UÇK-ja.Këta shembuj plot fakte që unë solla nuk janë të vetmit, ka edhe shumë e shumë raste të tjerë. Por çfarë na tregojnë këta shembuj?
Tregojnë atë që e pranon Gjenerali Kolin Pauell: “Historia nuk njeh ndonjë rast që fuqia ajrore të ketë pasur sukses e vetme”, nëse nuk ka tradhëti nga pala që goditet me aviacion, sikundër ndodhi në Luftën e Irakut në vitin 2003.Mund të lindë natyrshëm pyetja se ku e mbështeste UÇK-ja besimin në fitore, vallë vetëm te zgjatja e luftës?
Edhe atje, pasi është strategji e domosdoshme për një luftë guerile, të cilën e thekson edhe Henri Kissinger: “Çdo vend që angazhohet në luftë guerile duhet të përgatitet për një luftë të gjatë. Ushtria guerile mund të vazhdojë për një kohë të gjatë taktikat: “godit e tërhiqu”, edhe me forca shumë të pakta”.(“Diplomacia”,f.629).
Dhe këtë strategji të suksesshme, “godit e tërhiqu”, UÇK-ja e bëri formën kryesore të luftës së saj ditën që Serbia u largoua nga Rambujeja dhe filloi Operacionin “Potkoi”. Kjo strategji e re u bë tmerr për ushtrinë serbe. Këtë e kanë pohuar edhe vetë gjeneralët serbë në Gjyqin e Hagës. Njëri prej tyre është gjenerali Bozhidar Nikolla Deliç, i cili gjatë Luftës në Kosovë ishte komandanti i Br.549 e Këmbësorisë së Mekanizuar, me bazë në Prizren, i cili deklaroi: “Mënyra e luftimit të UÇK-së ishte duke iu shmangur çdo lloj luftimi të drejtpërdrejtë. Ata përdornin taktikën: godit dhe ik”.
Ishte kjo strategji që bëri të mundur dështimin e operacionit “Potkoi”, me të cilin “Serbia desh të bënte pastrimin etnik në shkallë të gjerë kundër popullatës shqiptare në Kosovë”, (U.Klark,”Kosova Sot”,22.12.2003). Vlen të theksohet se këtë objektiv të Operacionit “Potkoi”, UÇK-ja, me strategjinë e re të saj, kish arritur ta dështonte para se aviacioni i NATO-s të fillonte sulmet kundër forcave serbe në Kosovë, qysh në 1 prillin e vitit 1999. Dihet që sulmet e aviacionit të NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë filluan në 14 Prill, tre javë më pas si kishin filluar luftën nga ajri; si rrjedhojë e kushteve të vështira meteorologjike.

Dhe këtë mision ne e arritëm pa ndihmën e NATO-s, të cilën e pranon në Hagë edhe vetë Gjenelari U.Klark: “Sqaroj, unë nuk e kam komanuar UÇK-në. Ne kurrë nuk e kemi ndihmuar UÇK-në. Ne nuk e kemi udhëzuar UÇK-në. Ne nuk e kemi ndihmuar formacionet e saj.”, (“Kosova Sot”, 24.12.2003). Duke pasur parasysh se NATO e kish luftën e saj të parë dhe, si e tillë, ajo kish hyrë në një luftë të kufizuar, me mandat të kufizuar, për një qëllim të kufizuar, ndaj dhe duhej të përmbushej sa më shpejt.
Mirëpo, dihet që lufta është një ndërmarrje që thith gjithçka. NATO e filloi luftën, por po të mos e kish afruar UÇK-në për bashkëveprim, kish gjasa ta humbiste perspektivën e përfundimit të asaj lufte. Ajo perspektivë e NATO-s nuk humbi, falë UÇK-së; ishte UÇK-ja ajo që ia mundësoi NATO-s ta realizonte atë luftë për 78 ditë, sa dyfishi i kohës së Luftës së Gjirit, “Stuhia e Shkretëtirës”, e vitit 1991, edhe pse kishin të bënin me një ushtri 3 herë më të vogël se ajo e Irakut, si në forca edhe në mjete, edhe pse zotëronin totalisht ajërin.
Prandaj kemi të drejtën morale të themi: Me të vërtetë që SHBA dhe NATO na ndihmuan të çliroheshim shumë më shpejtë e shumë më lehtë se sa ne parashikonim, por ama ishte UÇK-ja ajo që ua zbardhi faqen atyre. NATO-ja dhe UÇK-ja ishin si dy duar që lajnë njëra-tjetrën.Dikush edhe mundet me kokëfortësi prej budallai ta kundërshtoi këtë të vërtetë. Por po sjell këtu faktin tjetër që e njëjta situatë ishte edhe në Bosnjë, luftë e cila zgjati tre vjet. Do pyesni: Pse tre vjet? Sepse nuk u vendos bashkëveprimi luftarak midis forcave ajrore të NATO-s dhe forcave tokësore të Bosnjës, sikundër u vëndos me UÇK-në gati 8 orë para se të kryhej sulmi i parë ajror. Dhe këtë nuk e them vetëm unë që u ngarkova ta mbaja atë bashkëveprim luftarak, por e pohon edhe vetë Shefi i atëhershëm i Shtabe të Bashkuara të SHBA, Gjenerali Kolin Pauell: “Zgjidhjet tona varionin nga goditjet e kufizuara ajrore përreth Sarajevës deri në bombardimet e serbëve në të gjithë teatrin e luftimit. Unë theksova se asnjëri nga këto aksione nuk garantonte që të ndryshonte sjelljen e serbëve. Vetëm trupat tokësore mund ta bënin këtë. Bombardimet e rënda mund t’i bindnin ata të lëshoni diçka, por nuk mund t’i detyronin t’i ndërprisnin luftimet. Dhe, përballë goditjeve ajrore të kufizuara, serbët nuk do ta kishin të vështirë t’i fshihnin tanket dhe artilerinë në pyjet dhe mjegullën e Bosnjës, ose t’i mbanin ato afër popullsisë civile.”, (“Udhëtimi im amerikan”, f.454).
Prandaj u desh t’i ofrohej Milloshit Çmimi Nobel i Paqes që të ndërpritej lufta dhe Amerika të mos angazhohej në Bosnjë me forcat e saj tokësore. Ato taktika që përdorën në Bosnjë, ato taktika përdorën forcat serbe edhe në Kosovë. Këtë na e pohon vetë Komandanti i NATO-s, Gjenerali Uesli Klark, duke e pranuar faktin se ishte UÇK-ja, ajo që i nxirrte forcat, tanket dhe artilerinë serbe nga pyjet, qendrat e banuara dhe mjegullat e Kosovës, duke i ekspozuar para aviacionit amerikan dhe angles: “Ne gjithashtu pranonim informata nga UÇK – ja, që kishin të bënin me luftën, e cila zotëronte vijën dominante, vijën kyçe të komunikacionit në veri, në drejtim të Beogradit…Lufta e vazhdueshme e saj i detyronte shpesh forcat serbe të delnin në terren të hapur, ku na jepej neve mundësia t’i godisnim ato. Ne kishim informata të konsiderueshme rreth planeve të UÇK-së për të sulmuar brenda në Kosovë… UÇK-ja i nxirrte batalionet serbe nga fshatrat, permes dyluftimeve, duke na dhënë neve mundësinë t’i sulmonim nga ajri.”, ( Uesli K. Klark “ Waging Modern War”, Oxford, UK, 2001, f. 330)Por Gjenerali Uesli Klark pranon edhe atë çka shprehëm më lartë, se fitorja e asaj lufte nuk erdhi vetëm prej NATO-s. Ajo ishte fitore e përbashkët, e NATO-s dhe e UÇK-së. Si e tillë, prandaj e kanë urdhëruar z.Uesli Klark që atë luftë të mos e quaj luftë, por thjesht një operacion; një stërvitje, me demek! Dhe ai, duke i qëndruar besnik kodit të nderit të oficerit amerikan, nuk mundet ta mohojë të vërtetën, prandaj, qysh në hyrje të librit të tij, (“Waging Modern War”, Oxford, UK, 2001,f.V), shkruan: “Ne është dashur ta festojmë suksesin tonë, por për arsye se nuk mund ta cilësonim si luftë, nuk mund ta cilësonim atë as si fitore, edhe përkundër faktit se e tillë ishte”.
UÇK-ja nuk ishte organizatë terroriste
Por, menjëherë, sikundër është bërë e njohur, KFOR-i, me në krye Gjeneralin anglez Xhekson, pasi e mori gjithë dokumdntacionin e luftës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në nëntorin e vitit 1999, ia ka dorëzuar edhe Serbisë! Pse, vallë, Amerika dhe Anglia nuk i deklasifikojnë dokumentat e luftrave të tyre para një çerek shekulli e më shumë, ndërsa dokumentat tona luftarake ia dha agresorit kundër të cilit luftuam edhe ne edhe NATO?
Prandaj dhe Serbia ka deklaruar se këto dokumenta do t’i përdorë si fakte për ata që kanë dalë e do dalin para Gjykatës Speciale Ndërkombëtare kundër UÇK-së, e cila është instaluar në Belgjikë, me vendim të Parlamentit të Kosovës. O tempora! O Mores! Dhe, mos harrojmë se atje do të shkojnë ëndërrimtarët, edhe pse Gjenerali Uesli Klark deklaroi me zë të lartë para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë: “Unë nuk e pranoj definimin e UÇK-së si organizatë terroriste… ajo ishte një shpërthim i një lëvizjeje të rezistencës.Unë dua ta them këtë për tu regjistruar si e dhënë.” (“Kosova Sot”, 25.12.2003).
Por, me sa duket, kjo Gjykatë ka qenë paravendosur qysh në Rambuje, duke e pranuar edhe vetë delegacioni i Kosovës me në krye drejtorin politik të SHP të UÇK, Hashim Thaçin dhe Presidentin e atëhershëm të Kosovës Ibrahim Rugovën, ndryshe pse NATO do të rrëmbente ditaret tanë luftarakë dhe t’ia dorëzonte Serbisë? Këto lajme na bëjnë të hedhim dyshime se cilat kanë qenë arsyet që Komanda e TMK nuk i ka dorëzuar ato dokumenta në Arkivin e Kosovës, por i mbajti deri sa një ditë ka pranuar t’ia dorëzoi KFOR-it? A duhet të ketë pasur vallë një marrëveshje të papublikuar politike a ushtarake, që komanda e KFOR-it t‘ia dorëzonte Serbisë dokumentat e SH.P. të UÇK-së? Apo kjo të ketë ndodhur ngaqë Rezoluta 1244 e OKB e quan ende Kosovën pjesë integrale të Serbisë? Derisa edhe zotërinjtë Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk kanë reaguar kur Serbia deklaroi se i ka marrë këto dokumenta nga KFOR-i, mos vallë do të thotë se kanë qenë edhe ata dakort? Mos vallë kjo ka qenë arsyeja pse u çarmatos tak-fak UÇK-ja, për të cilën znj. Medlin Ollbrajt, në librin e saj “Zonja sekretare”, (Tiranë 2003,në f.493-494), shpreh habinë: “Për habinë e disave, UÇK-ja nënshkroi një marrëveshje çmobilizimi me Xheims Rubin-in, i cili kishte qenë ndërmjetësi i bisedimeve, por megjithatë vazhdonte të kishte shumë dyshime për qëllimet e këtij grupi”.
Duke u bazuar në Marrëveshjen e Rambujesë, ku UÇK-së as që i përmendet emri, por veçse nënkuptohet, atje përcaktohet që të çarmatoset dhe t’i jepet gjyqit, gjë që u vërejt edhe në sjelljen armiqësore ndaj UÇK-së nga ana e forcave të KFOR-it, gjatë periudhës së pasluftës kur ajo ende nuk ishte çarmatosur, duke mospranuar që të quheshim më ushtri aleate. Edhe terheqja prej KFOR-it i ditarëve të luftës sonë, na jep të drejtën të dyshojmë se KFOR-i e ka bërë për t’ia fshehur historisë veprimtarinë luftarake të bashkeveprimit të UÇK-së me NATO-n. Dhe kjo na bën të dyshojmë se qëllimi ka qenë i hershëm, për ta shuar nga historia UÇK-në.
E shprehim këtë dyshim, bazuar, jo vetëm në unanimitetin “patriotik” të mazhorancës parlamentare në Kosovë (PDK+LDK+AAK e Nisma), për dërgimin e UÇK-së në Hagë me akuzen: “ushtri terroriste”, por edhe në mohimin që i bëhet UÇK-së nga politikanët shqiptarë, “analistët” dhe “filozofët”, andej e këtej kufirit, duke ia dedikuar tërë lavdinë e asaj fitoreje vetëm Perëndimit. Tradhëtia nuk ka brirë, bërë kjo me ndërgjegje apo nga idjotësia. Jo më kot edhe Presidenti Kroat, Ivo Josipoviç, në takimin me Presidentin serb Nikoliçin, midis të tjerave, tha : “Ne nuk veprojmë si të mjerë, siç veprojnë shqiptarët e Kosovës, të cilët harrojnë gjithçka për asgjë!”,(notification+zrdoog=1irpz@facebookmail.com).
Por, me sa duket, politikanët tanë dhe inteligjenca jonë kombëtare përfitojnë nga ajo që ende populli ynë është në stadin që e pat konstatuar para një shekulli Faik Konica: “Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari”. (“Albania” nr.16, dt.15-30 korrik 1898).
Tiranë, 12 qershor 2022.