Kreu Blog Faqe 1300

Kontakti i parë në North Atlantic Treaty Organization – (NATO), dokumente në favor të Kosovës që si kemi ditur!

0
KONTAKTI I PARË NË NORTH ATLANTIC TREATY ORGANIZATION – (NATO)- Nga libri Miqtë e harruar…
Për ngjarje, kontakte, dokumente në favor të Kosovës që kurrë nuk i keni ditur
Gjatë takimeve tona të shumta me eurodeputetë dhe zyrtarë të institucioneve tjera si në Këshillin Europian, ambasadorë te qeverive të ndryshme të vendosura nê Bruksel, me ambasadorët e Konferencës së Paqes…
Kurrë nuk më kishte shkuar mendoja se një ditë do të kaloja para kësaj ndertese ku varej jeta dhe vdekja e qindra e mijëra e ndoshta miliona njerzish. Kurrë nuk më ka shkuar ndermend e as nuk e kisha imagjinuar që jo një herë por dhjetra herë jo vetem që do të shkijla korridoreve dhe do ulësha në karrigat e zyreve tëe kësaj ndertese famoze. Para dyerve kësaj ndërtese Asamblesë së NATO-s që ishte dhe ende është në qendër të Brukselit (Petit Sablon), e të saj të organizoja demonstrate për t’i sensibilzuar këta zyrtarë për te cilët në historinë tonë kisha mësuar se keta janë gjakpirësit e shqiptarëve dhe miqtë e Serbisë.
Historia e jonë ishte e mbushur më urrejtje ndaj këtyre zyrtarëve dhe kunder Fuqive të Mëdha që e coptuan territorin tonë në Konferenca te shumta nga 1878 e ketej. Kjo urrejtje ishte futur në kengët e përrlla tona dhe kishte depërtuar thellë në shpirtin tonë.
Pra më ketë mendjengushtësi të veshur më urrejtje, e shikoja këtë ndertesë dhe i imagjinoja zyrtaret fizikisht trashalluqë, me mustaqe të zeza, duke thithur tymin e duhanit me llulla e në përqafim të femrave te bukura ashtu siç i kisha shikuar në drama e filma tanë.
Më dukej vetja si në ëndërr, isha apo nuk isha para kësaj ndertese ku kryqëzoheshin jeta dhe vdekja e milionave njerzish. Në ketë vend vendosej e tjeterkund përfundonin marrëveshjet paqësore ku çdo herë më të fortit i ndahej hisja e ëmbëlsirës.
Gjithnjë kisha menduar dhe isha i bindur se ne shqiptarët jemi më të fortit, më të mençurit në botë dhe habitesha pse ne ishim të coptuar e të shkapërderdhur në katër anet e botës.
Pas shumë takimeve miqësore e në konfidencë me zyrtarë te lartë, do të mësoja se çdo luftë bëhet për interesa ekonomike, e nuk ka asgjë humanitare. Poashtu do të mësoja se pa aleatë nuk fitohet liria e as nuk mbrohet.
Behare Rexhepi që ishte kryetare e Byrosë Informative të Kosovës, do të merrej më sensibilizimin e zyrtarëve të North Atlantic Treaty Organization më akronimin NATO.
Behare Rexhepi ishte ajo që i bëri kontaktët e para më NATO.
Studiuesit e ardhshëm të cilët do të interesohen për vendimet e NATO-s, konferencat, dokumente të ndryshme në këtë institucion në favor të Kosovës, do t’i gjejnë në ato arkiva vetëm dokumentët e Byrosë Informative të Kosovës të nënshkruara dhe përpiluara nga Behare Rexhepi. Kurrë askush deri në çlirimin e Kosovës, asnjë letër me asnjê kerkesë nuk i ka shkuar NATO-s.
Ç’është pakti Verio-Atlantik?
Objektivi i NATO-s është te garantojë lirinë dhe sigurinë e shteteve anëtarë permes diplomacisë ose permes intervenimeve ushtarake.
Pakti Verio-Atlantik për shqiptarët nuk ka ndonjë domethënie që sinjifikon një rëndësi të madhe të këtij institucioni. Për të pasur një ide më të mirë, do ua tregoj një sekuencë të një filmi të Hiçkokut, ku gjatë udhëtimit me tren, një pasagjer e pyet tjetrin se çfarë pune bënte në Paktin Verio-Atlantik. Përgjigja e tij ishte përafërsisht kështu: “Ne i fillojmë dhe i përfundojmë luftërat aty ku dëshirojmë”.
Pra, shikuar nga prizmi i opinionit të “analistëve “ poltik shqiptarë, Solana që dha urdhër për bombardimet e caqeve serbe në natën e 23 marsit 1991 rreth mesnatës (unë dhe Gani Azemi ishim në atë Konferencë në NATO), është figura kryesore për çlirimin e Kosovës. Në fakt kjo është normale që Havier Solana të trjatohet si figurë kyqe për çlrimin e Kosovës dhe e meriton, po aqë sa e meriton Gjimi Shia, Wesli Klarku, Robin Kuku Shiraku dhe Klintoni. Pse emrin e Klintonit e permenda të fundit?
Po të lexohen dokumentet sekrete dhe bisedat që Behare Rexhepi kishte zhvilluar në Paktin Verio-Atlantik, opinioni dhe studiuesit tanë do të bindën në atë që jemi duke shkruar ne. Dosja e Kosovës në NATO ka filluar me dy faqe tekst të Behare Rexhepit dhe ajo pastaj ka shkuar duke u rritur, por jo edhe aqë sa duhej, sepse liderët e Kosovës nuk i dëshironin relacionet më NATO.
Po i kthehemi e permendëm në fund Klinotnin e jo në fillim siç thonë të gjithë shqiptarët pa përjashtim. Më këtë nuk duhet nënkuptuar se ne jemi anti-amerikan. Jo. SH.B.A. dhe Klintoni kanë lujatur rol të rëndësishëm në çlirimin e Kosovës dhe pa pjesëmarrjen amerikane nuk dihet se çka do kishte ndodhur me Kosovën. Mirëpo SHBA ka bërë çmos që Jugosllavia të mos shpërbëhej dhe Millosheviqit i ka dhënë forcë.
NATO- Dokumenti konfidencial AJ 76 / CC/CSCE (92) 4 faqe 10 pika 37. prill 1992.
Në këtë dokument europianët shqetësohen me vendimet e poltikës të Stejt Departamnetit amerikan lidhur me coptimin e Jugosllavisë. Politika amerikane i ka inkurajuar serbet që më forcë ta mbajnë Jugosllavinë. Në bazë të këtij dokumenti thuhet se amerikanët në fillim të vitit të kalaur ‘1991 shenimi im) e përkrahin politikën e Serbisë për mos copëtimin e Jugosllavisë, më qëllim që Republikave të Bashkimit Sovjetik të mos i japin shembull të keq.
Po në këtë dokument mund të lexojmë se më 9 tetor 1944, Çerqili dhe Stalini janë pajtuar që mbi Jugosllavinë të kenë infulencë të barabartë Rusia dhe Përendimi, mirëpo me takimin e mëvonshëm në mes Eden dhe Molotovit është arritur një marrëveshje që Rusia ta ketë supremacinë mbi Jugosllavinë, por pa e larguar influencën e Përendimit.
Ne shqiptarët gjthnjë kemi menduar se Tito ishte njeri i mençur që po e mashtronte herë Perëndimin e herë Rusinë. Kur flota amerikane zbarkonte në bregdetin e Dubrovnikut ne shqiptarët gëzoheshim që amerika do të intervenonte e pak muaj apo vite më vonë në të nejtin vend zbarkonte flota e Bashkimit Sovjetik që na i mbyste shpresat tona. Ne kurrë nuk e kemi menduar e as imagjinuar se krejt ajo lojë ishte marrëveshje ende pa përfunduar Lufta e Dytë dhe ajo duhej të aplikohej.
Në kohën kur Beharja kishte forcuar relacionet më Aleancën Verio-Atlantikut, Drejtor ishte francezi Bruno Tertrais. Ky drejtor kishte shumë simpati ndaj shqiptarëve dhe shpesh na këshilonte si të vepronim në aspektin diplomatik , por edhe në aspekte tjera. Për afërsinë tonë më Bruno Tertrais do ta cekim një bisedën gjatë një darke ku me Beharen,Reshatin ishte edhe Nevzat Halili.
Ishte njê gjë e pa imagjinueshme që Drejtori i NATO-s të pranonte të vinte në darkë pa truproje , pa vetura te percjellur me polici e pa zhurmë.
Pas takimit që Beharja ia kishte organizuar Nevzat Halilit më Drejtorin Bruno Tertrais, Beharja e kishte ftuar të na bashkangjitej në darkë në njê restaurant shqiptar. Asokohe Qamil Zekolli e kishte hapur një restaurant të kêmbët e qendres turistike Atomiumi që eshtë edhe simbol i Brukselit qê duken disa topa që shkelqejnê diten nga rrezet e diellit e natën nga zbukurimet e dritave. Restauranti quhej “ Iliria”.
Për fat atë mbrëmje ne restaurant të Qamilit nuk kishte më shumê se dy apo tre kilentë, kështu që më lehtë zhvillohe biseda. Bisedën e ka fillue Beharja, lidhur me ushqimet tradicionale që kishte në këtë restaurant , pastaj lidhur me emrin që lidhej me Ilirinë , por pa hy në fakte historike shekullore. Biseda u koncentrue rreth ngjarjeve që zhvilloheshin ato ditë në Kosovë.
Nevzati e pyeti si te veprohet pasi që serbet po i dhunojnë nuset dhe vajzat tona në sy të anëtarëve të familjës. Për lexuesin po rrëfejmë se ato ditë kishte ndodhur dhunimi i një nuse diku në Gjilan dhe Ibrahim Rugova e Fehmi Agani e tërë Kosova, burrin që e kishte duruar këtë ngjarje tragjike e quajtën hero kombëtar. Qytetarët nuk kishin rezistuar, sepse sipas tyre ishte provokim i Serbisë për luftë.
Përgjigja e Bruno Tertrais ishte e thjeshtë dhe e besueshme. Fillimisht na tha që atë që do ta thoshte ishte qendrim i tij personal , e të mos e merrnim si qendrim i Paktit Verio-Atlantik. “ Po të më ndodhte një gjë e tillë, unë do t’i vrisja policët, pa e pyetur kryetarin e shtetit tim. Nuk është e vertet se ju shqiptarët e kontrolloni Kosovën, por Serbia e kontrollon qe nga fshati më i vogël që gjendet në kufi më Shqipërinë e deri në çdo cep të Kosovës”.
Bisedat tona vazhduan tri orë, për të cilat nuk do të shkruaj tani, sepse ato gjendet në arkivat e NATO-s. Në ato dokumente të Paktit Verio-Atlantik (nëse dikur dikush do bëjë hulumtime) do të gjejnë kerkesat reale të Nevzat Halilit. Në fakt aty nuk shkruan emri i Nevzatit por janë kërkesat e Partisë së Prosperitetit Demokratik dhe se shqiptarët në Maqedoni kërkojnë të drejtën territoriale etj etj.
Gjindësha në një tavolinë përballë njeriut për të cilin në imagjinatën time i kisha imagjinuar gjakpirës,trashalluq e pa ndjenja humane, e që asgjë nuk ishte ashtu siç kisha mësuar në histori, e dëgjuar në kenget tona popullore dhe moderne. Asgjë ! Bruno ishte i buzëqeshur tërë kohën. I qetë. Jo vetëm që na dëgjonte por edhe na këshillonte së çka duhej bërë ne shqiptarët dhe si duhej vepruar. Nga shumë shembuj po e ceki vetëm edhe një si mendonte për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Maqedoni. Pasë Nevzati me Beharen i kishin treguar me gojë e më shkrim, se nê Maqedoni jetojnê mbi 40% shqiptarë, këshilla e tij ishte: Nê Maqedoni shqiptarët zyrtarisht te kerkonin regjistrimin e popullsisë gjë që maqedonët patjeter se do të pranonin. Pasi të vendosej për regjistrimi i popullsisë, menjiherë të kekronin nga Parlamenti Europian, Keshilli Europian, shtetet perëndimore që ky regjistrim te behej nën vëzhgimin e nderkombëtarëve. Të njejtên gjë do ia thoshte Nevzatit edhe Ministri i Punëve te Jashtme te Belgjikës gjatë një takimi pas pak ditësh.
E dëgjoja duke folur dhe ne vete mendoja sa te mbrapshtë jemi ne shqiptarët që influencohemi nga përrllat e kafeneve dhe shkrujmë historinë tonë kombëtare , sipas direktivave te Beogradit. E dëgjoja dhe më dukej një engjull që po na këshillonte, e jo një djall siç kishim mësuar për europianët.
Imazhet e Evropës shtrigë dhe djall që i kisha krijuar viteve te hershme të rinisë, u përmbysën e sidomos pas njê takimi tjetër mê njê zyrtarë të lartë ministër i asaj kohe. Pêr shkaqe të mos prishjeve të miqësisë qe ende kam më të, nuk po ia zbuloj emrin. Pas njê darke ku e kaluam duke ngrëne pi, e peyta më trego më hollësisht pse e keni coptuar atdheun tim? Unë dhe shoku im ministër ishim dehur ndoshta pak, por Behraja dhe bashkëshortja e tij punon në kuzhinë e nuk pinin pije alkoolike.Ju duket e çudtishme qysh gruaja e njê misnitri e ndihmonte Behren në kuzhinë? Jo! Kjo është normale ne çdo fmailje të civilizuar të perëndimorëve gratë i ndihmojnë njêra tjetrës pas darkës për larje te envëve etj. Ndoshta do ju duket e çuditshme qysh njê ministër të vjen në shtëpinë time për darkë. As për ketë mos u habitni sepse në shtepinê time vinte Otto van Habsburgu, Jean Rebuffat asokohe gazetar i gazetes “Le soir”, Lucas De Vos, Philippe Moureau ministër i qeverisë Belge, Anne Mari-Lizin kryetare e Senatit e shumë të tjerë.
Pêrgjigja e tij ishte e shkurtë e qe ne tani mundemi të shkruajmë libra po deshëm: “ Ku po mendoni ju shqiptarët që ne kemi zhvilluar luftëra qindravjeçare kunder P.O. e ju ne vend se të kerkonit pavarësi keni kerkuar autonomi në kuadër të Sulltanit. Duhet të jeni aqë të mençur që procesin tjetër ta zbertheni vetë”. Kaq tha e asgjë më shumë.
Gjatë njê bisede tjetër më shefin e kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Belgjikës fundvitin e 1996 dhe fillim vitin e 1998, ishte një bisedë rreth zgjedhjeve nê Kosovë, ku Ibrahim Rugova në dhjetorin e 1997 do të kandidohej për kryetar te Kosovës.
Këshilla e shefit të kabinetit ishte që zgjedhjet duhet të organizoheshin pavarësisht se ato ndodhta do të shuheshin më gjak. Serbia varej shumë nga Bashkësia Europiane dhe ajo e SHBA permes sanksioneve te ndryshme, dhe nuk do merrte guximin që zgjedhjet t’i pengonte. J.B. janë inicialet e shefit te kabinetit, i propozoi Behres që te vinte në Kosovë dhe të kandidohej për deputete , pasi që paraparakisht kjo bisedë ishte zhvilluar edhe më Ibrahim Rugovën dhe ai kishte pranuar që Behraj te kandodohej. Beharja duke e njohur situatën nê Kosovë e sidomos politikën shfrosëse të Millosheviqt, nuk kishte guxim të vinte nê Kosovë për të marr pjesë ne zgjedhjet e 22 marsit 1998. J.B i tha se Serbia nuk do guxonte të merte asnjê masë represive kundër Behares e cila sipas tij do përcillej me kamera televizve të televizionit shtetëror të Belgjikës dhe një senator.
Sipas J.B. dhe shumë tjerëve , shqiptaret duhej të dilnin në zgjedhjet e marsit 1998, sepse në ketë menyrë në bllok e refuzonim sundimin që Serbia kishte mbi Kosovën. Kundër këtyre zgjedhjeve Serbia do të lansonte thashetheme që shkaktonin ndarjen e popullit shqiptar, sepse zgjedhjet beheshin në kohën kur ne Drencisë zhvillohej luftë. Edhe sot kemi ende zëre që zgjedhjet i kanë organizuar tradhëtaret dhe ishin kundër popullit tonë; Në fakt, kjo ishte njê propagandë serbe qe ende vazhdon. Nê shumê teskte të rzolutave të P.E. e ne shumë takime zyrtare perindimi do t’i thoshte Millosheviqit se Kosova e ka kryetarin e vetë dhe ata vendosin per fatin e tyre duan, apo nuk duan robëri. Në të ardhmene afërtë deri të Rambuje egjehdjet do të jenë argument i fortë, kurse më shpërndarjej e luftës kudo në Kosovë do të ndikon që UCK të behet faktor i bisedimeve.
Në çdo takim që kam qenë pjesëmarres, secili personalitet botëror duke filluar nga Sollana e tjerë i kanë kërkuar Hashimit e Jakupit e Ibrahim Rugovës që te bashkohen të gjitha forcat, e jo të veprojnê veçmas krahu i luftës e krahu pacifist siç do thuhet ende në Kosovë.
Takimi i parë parë më Bruno Tertrais
Byroja Informative e Kosovës kryetare e së cilës ishte Beharja, rregulisht permes letrave e njoftonte Aleancën Verio-Atlantike, per situatën në Kosovë. Pas disa muajve Beharja i kerkoi një takim, ku pak ditë më vonë Drejtoir e ftoi Beharen të takohej në kabinetin e tij. Ne, jo vetëm që u gëzuam por tani duhej të pergatisnim një dosje komplete për situatën dhe kërkesat e popullit të Kosovës.
Ditën e takimit , ne tjerët shkuam të pinim nga një kafe në rrugën kryesore ku dukej pamje impoznte e Pallatit të Drejtësisë, gjersa Beharja të perfundote takimin. Të kthehj Beharja pas 30minutave e dija që takimi ishte sa për sy e faqe që themi ne. Të vonohej Beharja e dija se NATO intresohet për Kosovën. Nê takime të tilla kisha përovojë shumëvjeçare dhe e dija se kur njê deputet interesohej , ai kerkonte sqarime dhe shtronte pyetje, e keshtu bisda zgjatej ne favor tonë.
Pas njê orë e gjysëm Beharja na u bashkangjitë ne kafene,, ku prisnim. Kafeneje dhe zyra Paktit Verio-Atlantik nuk kishte më shumë se dhjetë minuta këmbë.
Nga qendrimi ende pa folur, dukej se Behrja kishte kaluar mirë. Drejtori Bruno Tertrais , poas a Beharja e kishte hapur derën e zyres , i kishte thënë : « Mê falni jam nxënë se kam takim më një palë. Behraj iu kishte përgjigjur : Mê sa e di takiminnë ora 10/00 e keni caktuar mê mua.
Ju jeni Behre Rexhepi ?!
Po, unê !
Jeni shqiptar ?!
Po !
Drejtori ishte kthye të tavolina e tij dhe e kishte marr në telefon recepcionin dhe e kishte kërkuar leternjoftimin e Behres që para se ta pranonte në zyre duhej të indetifikohej duke e lënë leternjoftimin në recepcion
Pasi ia sjellin leternjoftimin, Bruno Tertrais Drejtor i NATO-s habitët, e për habinë e tij do t’i tregojë Behares. Ai do t’i thotë se Serbia kishte bêrë asi pershkrimi për shqiptarët e sidomos për femrat shqiptare që kur e kishte parë Beharën në zyren e tij kishte menduar se ndoshta Serbia e ka dërgue ndonjê femer që te paraqitet si shqiptare. Sipas tij, Serbia i kishte pershkruar dhe derguar fotografi te femrave shqiptare të mbuluara me shamia, duke punuar tokën, dhe çdo gjë te keqe që nuk dua t’i pershkruaj këtu.Drejtori ishte habitur si per nga veshja, sjellja dhe qendrimi i Behares që nuk kishte asgjë te perbashkêt me pershkrimin e propagandes serbe kunder femres shqiptare.
Gjatë asaj bisede ishte folur per mbylljen e shkollave shqipe dhe propaganden që Serbia kishte bërë duke thënë se shqiptaret nuk duan të ndjekin shkollimin ne ndertesa ku janë shkollat, por shqiptarët duan të shkollhen në xhamia e medrese. Serbia kishte derguar fotografi të nxënësve shqiptarë duke mesuar ne Medrese e hapësira tjera te xhaive ne Kosovë. Vetëm për Ketë çeshtje Serbia kishte pergatitur dosje interne që u kishte derguar jo vetem NATO-s por edhe te gjitha qeverive perëndimore.
Beharja i kishte treguar se shtëpitë private i kanë leshuar shqiptaret per te vazhuar shkollimin, por në xhamia kanë shkuar ne mungesë te hapësirës dhe kushteve të kilmatike sepse ne xhamiat Serbia i kishte furnizue me nxemje.
Në fund të kesaj bisede dhe kontakti të parë Bruno Tertrais i kishte thënë Behares/ “Mê keto pak dokumente tua, fillon histroia e Kosovës në arkivin e NATO-s. Tash, shiko këtë pjesen tjetër është e mbushir me dokumente të Serbisë kundër Kosovës”.
Asambleja Verio-Atlantike përbehej prej 72 parlamentarëve (ndoshta numri ishte më i vogël) të cilët i analizonin situtatat e ndryshme ndërkombëtare e këto vitet e fundit ndahej fati i popujve që jetonin në Jugosllavi. Të gjithë popujt tjerë vepronin për t’u ndarë nga Serbia, përveç Kosovës që priste pa derguar asnjê fakt.
Tash pas shumë vitësh, shpesh më ndodhë ta shohë në dabate televizive franceze kur bëhët fjalë për strategji të politikës franceze në planin internacional. Në vete mburremi që dikur kemi pasur relacione miqësore më këtë personalitet dhe në Kosovë askush nuk e din e as që dëshiron të di.
Ishte një njeri shumë i thjeshtë dhe i qetë. Mund t’i telefononim në çdo orë të ditës dhe të kërkonim takim më të. Natyrisht takimet tona lidheshin ngushtë me situaten në Kosovë dhe ne deren e kishim të hapur në çdo kohë. Sot derën nuk na e hap as kryetari i Komunës së Muqivercës e lëre më ai i Prishtinës apo i Prizrenit.
Bruno Tertrais i lindur më 1962, me profesion politolog. Ka diplomuar në Institutin e studimeve poltike në Paris, e drejta publike dhe më vonë ka doktoruar në shkencat poltike.
Bruno Tertrais punon në Fondacionin për Kërkime Strategjike (FRS), është anëtar i Institutit Internacional për Studime Strategjike (IISS) dhe anëtar i World Economic Forum (WEF).
Qe nga vitit 1990-1993 ishte drejtor i Komisionit Civil të Asamblesë NATO. Nga viti 1993 -2001 i ngarkuar më misionin pranë drejtorit të Punëve Strategjike në Ministrinë e Mbrojtjës.
Anëtar i Partisë Socialiste.
Në vitin 2007 e boton librin “ Irani, lufta e ardhshme”.
Edhepse Beharja dhe Reshati kanë pasur takime të shpeshta, kurrë nuk kanë bërë një fotografi më këtë personalitet siç nuk kanë bërë as më shumë personalitete tjera. Mirëpo janë dokumentët ato që rrëfejnë më shumë se sa një fotografi.
E përgatiti: Reshat Sahitaj, shkrimtar dhe aktivist i njohur i çështjes kombëtare.

Deklarimi i pasurisë, real apo mashtrim!?

0

Florim Zeqa 

Prej së është bërë i aplikueshëm dhe ligjërisht i obligueshëm i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë, nga viti 2013 e këndej, asnjëherë nuk kemi pasur deklarim real, por vetëm fshehje të pasurisë! Thënë ndryshe kemi pasur ndarje dhe tjetërsim të pasurisë mes anëtarëve të familjes së politikanëve të nivelit të lartë.

Deklarime sa reale, po aq të dyshimta!

Sipas statistikave të Agjensionit Kundër Korrupsionit, presidentja e shtetit na del të jetë bukur e pasur. Vjosa Osmani-Sadriu së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu kanë pasuri të majme brenda dhe jashtë shtetit!

Përderisa sipas deklarimit në Agjensionin Kundër Korrupsionit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duket të jetë më reale në të ardhurat zyrtare, e cila ka pagë vjetore prej 32 mijë e 922 euro si presidente e Kosovës, plus 6 mijë e 223 euro që i ka marrë nga mëditjet në udhëtimet përgjatë gjatë vitet 2021.

Në anën tjetër të hyrat zyrtare të kryeministrit Albin Kurti nuk duken të jenë aq reale dhe nuk përputhen me pagën mujore, i cili ka deklaruar të hyrat e tij vjetore prej vetëm prej 12 mijë e 903 euro. Sipas kësaj shume të deklaruar, i bie se paga mujore e kryeministrit është vetëm 1.075, 25 euro!

Kjo është më pak se gjysma e pagës mujore!

Në këtë rast shtrohet pyetja logjike për pjesën tjetër të padeklaruar, e dërgon kryeministri për bamirësi apo mbetët në thesarin e shtetit!?

Përderisa pasuria e patundshme e presidentes Vjosa Osmani është e ndarë në dysh me bashkëshortin e saj, zotriun e parë të shtetit, zyrtarin e lartë në të gjitha mandatet e qeverive paraprake, e gjithfuqishmit Prindon Sadriu, pasuria e patundshme e deklaruar e kryeministrit Albin Kurti e tëra është në emrin e bashkëshortes së tij, përderisa ky për “gjynah” të Zotit mbijeton me një banesë të vogël me qera në Prishtinë!

Të pasur, por në borxhe bankare

Sikurse presidentja Vjosa Osmani, ashtu edhe kryeministri Albin Kurti, shkaku i “varfërisë” janë detyruar të futen në kredi bankare në Kosovë për të paguar borxhet për banesat dhe shtëpitë luksoze!

Sa më të pasur, aq shumë të varfër në aspektin formal. Fundja, kjo është logjika e të gjithë zyrtarëve paraprak, të cilët para syve të qytetarëve deklarohen modest, por në realitet bëjnë jetë “sheikësh” në Kosovës!

Për vërtetimin real të pasurisë së deklaruar të zyrtarëve të lartë shtetëror, duhet angazhim urgjent i prokurorisë së shtetit në koordinim me Agjensionin Kundër Korrupsionit dhe jo vetëm. Duhet angazhim i të gjithë qytetarëve dhe institucioneve relevante të vendit për të zbuluar të gjitha fshehtësitë e atyre që nuk e kanë deklaurar tërë pasurinë, gjegjësisht për të grumbulluar të gjitha informacionet e sakta që e vërtetojnë pasurinë e deklaruar dhe prejardhjen e saj!

Pasi dyshimet janë se një pjesë e konsiderueshme e pasurisë së zyrtarëve të lartë është tjetërsuar duke u bartur tek familjarët ose personat e besueshëm të tyre!

Në të gjitha rastet ku nuk ka përputhje mes pasurisë së deklaruar dhe të dhënave nga institucionet përkatëse të shtetit, Agjensioni Kundër Korrupsionit duhet të ngre padi ndaj deklaruesve të rrejshëm të pasurisë.

Ndryshe, sipas ligjeve në fuqi, mos deklarimi i pasurisë apo deklarimi i rrejshëm janë vepra të rënda penale të cilat sanksionohen me dënim me burgë dhe gjobë të lartë, varësisht prej shumës së padeklaruar.

Edhe pse Agjesioni Kundër Korrupsionit nga viti në vit ka ngritur kallxime penale për fshehje të pasurisë së zyrtarëvetë lartë shtetërorë, deri më sot nuk e kemi asnjë zyrtarë të lartë të dënuar dhe asnjë “peshk të madh” në grepin e drejtësisë.

Pasuria e tyre e paligjshme ka mbetur e pakonfiskuar!

Në ITSHKSH në Shkup, u promovua libri i don Lush Gjergjit “E kam në zemër popullin tem shqiptar”

0

Shkup, 14 qershor 2022 – Sot në ITSHKSH (Instituti i Trashgimis Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup) u promovua libri “E KAM NË ZEMËR POPULLIN TEM SHQIPTAR” të auorit Don Lush Gjergji, ku ishte i pranishëm edhe vet ai. Me këtë rast drejtori Prof.dr. Skender Asani tha se ky libër, i 17 me radhë i Don Lush Gjergjit, sjell përvojën personale të tij në raport me Nënën Tereze, e cila ishte objekt analizash e studimesh të autorit që nga njohja e parë me të në vitin 1969. Ky libër është botuar në nderim të 40 vjetorit të marrjes së Çmimit Nobel për Paqe nga Nën Tereza dhe sjell disa intervista, reportazhe e kujtime të Don Lush Gjergjit, të shkruara me përkushtim e dashuri, tha Asani.

Ai njoftoi se këtë promovim po e bëjmë për të nderuar kujtimin për Nënën Tereze, në 25-vjetorin e shuarjes së saj, me ç’rast Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Tereze, po e vazhdon traditën e ruajtjes dhe nderimit të një prej figurave më me ndikim në planet, siç ishte Nënë Tereza. Asani tha se një me këtë rast një mirënjohje i dedikohet edhe Don Lush Gjergjit, i cili ka përzgjedhur pikërisht ITSHKSH që të prezantojë librin e tij të radhës.

Për librin foli Prof. dr Ines Murzaku, profesoreshë universitare shqiptaro-amerikane, e cila vuri në dukje se ky libër ofron burime primare të dorës së parë mbi jetën dhe veprën e Nënës Tereze. Ajo ndër të tjera duke përshkruar profilin e Nënës Tereze tha se thelbi i ekzistencës së urdhërit është jeta shpirtërore e misonionarëve të dashurisë. Nënë Tereza, tha ajo vinte nga periferia, por punoi me dashuri dhe e vetmohim, duke bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Në vazhdim, prof. Murzaku shkoqiti edhe disa pjesë të librit duke u ndaluar në kapituj të veçantë. Me këtë rast ajo veçoi mbresat nga qyteti i lindjes, Shkupi, të cilat ishin transponuar në intervistat me Don Lush Gjergjin. Ajo tha se rinia moderne dhe njeriu sot, janë të lidhur nga fjalët dhe premtimet e reja. Ajo që ka nevojë të shohim është puna e vërtetë dhe dëshmitë konkrete, nënvizoi Murzaku.

Libri “E kam në zemër popullin tem shqiptar”, tha Emin Azemi udhëheqës i Departmentit të Letërisës në ITSHKSH, është një burim referencash për të gjithë ata që duan t’i kompletojnë dhe sistemojnë njohuritë mbi plotninë e figurës së Nënës Tereze, por edhe një lidhje me botën e pasur të një gruaje që mbolli në mendjet dhe zemrat tona faren e dashurisë për Hyjin dhe njeriun. Sipas Azemit, Don Lush Gjergj me këtë libër ka pasuruar jo vetëm bibliotekat, por edhe horizontin tonë të kërkimit pas modelit të një personaliteti si Nënë Tereza, e cila vazhdon të na frymëzojë me fuqinë e rrezatimit të saj human e shpirtëror.

Emin Azemi, shkrimtar e publicist nga Shkupi

“Në perceptimin e përgjithshëm, figura e Nënës del si një profil njerëzor tek i cili dominonte dimensioni kosmoplit, si një figurë që është shkëputur nga trungu i origjinës dhe peshën e rëndesës humane e kishte shkarkuar rrugëve të braktisura të Indisë dhe skutave të vemtumuar të botës, ndërkohë që ekziston edhe një perceptim tjetër, sidomos i atyre që e kanë njohur nga afër dhe shumë mirë natyrën e saj njerëzore, ku bën pjesë edhe Don Lush Gjergji, ku figura e Nënë Terezë na shfaqet me një dimension tjetër, me një frymë që korrespondonte me dashsurinë e saj të pashuar ndaj familjes, por edhe ndaj vendit të origjinës”, u shpreh Emin AZEMI.

Në përmbyllje të këtij promovimi, autori i librit Don Lush Gjergji, shprehi falenderime të përzemërta në adresë të ITSHKSH-së dhe me këtë rast shpalosi edhe disa detaje të pa thëna në librin e tij, e që kishin të bënin me jetën e Nënës Tereze. Pastaj ai përmendi tri arsyet që e shtyen atë, që ta shkruaj dhe botoj këtë libër: Nata e lindjes se Gonxhe Bojaxhiut, 40 vjetori i Çmirimit Nobel për Paqe, si dhe një jubile personal i tij – 50 vjetori i takimit të parë me Nënë Terezën në Romë, më 29 mars të vitit 1969.

Irani ekzekuton 26 të burgosur në 10 ditë

0

Si një instrument ngacmimi, gjykatat gjyqësore të Iranit kanë qenë jashtëzakonisht të zëna me urdhrat e ekzekutimit duke kryer 26 ekzekutime në harkun kohor të vetëm dhjetë ditëve. Sipas raportimeve, të paktën 26 persona, përfshirë dy gra, u ekzekutuan nga 17 deri më 27 maj në 11 provinca iraniane. Shtatë nga burrat e ekzekutuar ishin qytetarë Baluçi – një pakicë etnike që përbën pesë përqind të popullsisë – dhe u dënuan me vdekje për akuza “të lidhura me drogën”.

Regjimi klerik ka varur 12 të burgosur në burgjet Kermanshah, Ilam, Birjand, Ardabil, Khalkhal, Ahvaz, Isfahan dhe Amol nga 7 deri më 9 qershor. Dymbëdhjetë të burgosur nga pakica Baluçi u dërguan në trekëmbësh në burgun e Zahedanit më 6 qershor.

Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe analistët politikë besojnë se duke rritur numrin e ekzekutimeve, Teherani po përpiqet të fusë frikën dhe të frikësojë iranianët, duke i paralajmëruar ata se çdo opozitë do të trajtohet ashpër.

OKB-ja shpreh shqetësimet e saj për përkeqësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në Iran

Duke i quajtur pothuajse të gjitha ekzekutimet në Iran një privim arbitrar nga jeta, një ekspert i OKB-së për të drejtat e njeriut i ka kërkuar vendit të reformojë ligjet e tij për t’i dhënë fund vendosjes së dënimit me vdekje në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

“Ka baza të gjera, të paqarta dhe arbitrare në Iran për shqiptimin e dënimit me vdekje, të cilat shpejt mund ta kthejnë këtë dënim në një mjet politik,” tha Javaid Rehman, Raportuesi Special i OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Republikën Islamike të Iranit. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në dorëzimin e raportit të tij të katërt vjetor.

“Përveç kësaj, të metat strukturore të sistemit të drejtësisë janë aq të thella dhe në kundërshtim me nocionin e shtetit të së drejtës saqë mezi mund të flitet për një sistem drejtësie,” tha ai. “Difektet e rrënjosura në ligj dhe në administrimin e dënimit me vdekje në Iran do të thotë se shumica, nëse jo të gjitha, ekzekutimet janë një privim arbitrar i jetës”.

Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i përmbahet detyrimeve të tij ndaj të drejtave të njeriut

Gjendja e lirive civile dhe politike në një vend është e lidhur ngushtë me politikat e tij të jashtme; forcimi i të parës do të lehtësojë të dytën, duke prodhuar politika të jashtme më konstruktive. Nuk do të jetë një detyrë e lehtë, por duhet të fillojë tani nëse ka ndonjë shpresë për të sjellë paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme. Një politikë e re ndaj Iranit me të drejtat e njeriut si një nga shtyllat kryesore të tij duhet t’u përmbahet katër parimeve të gjera udhëzuese. Kriza bërthamore dhe konfliktet gjeopolitike do të gjejnë një zgjidhje afatgjatë vetëm kur komuniteti ndërkombëtar, dhe veçanërisht qeveria amerikane, të njohin urgjencën e lirive themelore civile të popullit iranian dhe zërin e tyre në përcaktimin e politikave të brendshme dhe të jashtme të qeverisë së tyre. Kështu, politika e re e SHBA-së ndaj Iranit duhet më në fund të integrojë shqetësimet e të drejtave të njeriut sipas meritave të tyre dhe t’u japë atyre prioritet në të njëjtin nivel me çështjet e tjera kritike të sigurisë.

Histerizmi Greko-Serb ndaj Dardanëve turp që nuk e lanë as Adriatiku (Video)

1

Arif Ejupi

Kombëtarja e Kosovës në Futboll parmbrëmë ka luajtur ndeshjen e kthimit me Kombëtaren e Greqisë.

Kjo ndeshje e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve është luajtur në stadiumin Volos të Thesalisë,ku fitues ishin grekët, me rezultatin 2 me 0.

Ata edhe pse ishin lider të Grupit C, dhe me diferencë të mjaftueshme pikësh ndaj Kosovës, prapëseprapë nuk i frenuan sjelljet e tyre shovene ndaj tifozëve Dardanë.

Të interesuar për eksese u treguan edhe në Prishtinë. Mirëpo, falë maturisë së publikut të mrekullueshëm të Kosovës dhe futbollistëve të saj deri tek kjo nuk erdhi.

Të gjithë e dimë që nëpërmjet ndeshjeve sportive ulen armiqësitë dhe krijohet terreni për bashkëpunim e miqësi.

Fatkeqësisht me serbët dhe grekët ndodh e kundërta. Ata të mbuluar nga myku shoven vetëm kërkojnë rastin për të bërë skandale e skena turpi.

Marrëzitë e tifozërisë së Greqisë ndaj Dardanëve që s’i lanë as deti Adriatik, fillim e mbarim i pa edhe francezi Alain Giresse, që aktualisht e drejton kombëtaren e Republikës së Kosovës në futboll.

Greqia që veten e ka qitur shumëherë në ankand për shkak të borxheve të jashtme dhe dështimeve të njëpasnjëshme ekonomike, duhet ta kuptojë që më 1821 si shtet është njohur falë luftës dhe sakrificës së Suljotëve në mbrojtje të saj.

Të dalësh i pari në një garë do të thotë të manifestosh kulturë, dashuri e respekt edhe për të tjerët.

Arenat e sportit pasurohen dhe masivizohen nga njerëz të civilizuar e jo nga njerëz me ide  të trashëguara nga Mesjeta e egër.

Histerizmi Greko-Serb ndaj Dardanëve turp që nuk e lanë as Adriatiku (Video) – Alb’swiss TV (albswiss.com)

Robotët ose njerëzit – makina

0

Nga Dilaver Goxhaj, Tiranë

Këtë titull shkrimi e kam huazuar nga  libri i Faik Konicës “Shqipëria si m’u duk”, (vepra, vëll.2). Ajo pjesë që  do të shkëpusim nga ky vëllim i Konicës është tipik me ngjarjen që ndodhi në Parlamentin Shqiptar në datën 11 Maj 2022, kur  një grup deputetësh të PD paraqiti për miratrim një rezolutë për rë dënuar genocidin e Serbisë në Bosnjë-Hercegovinë në vitet ’90-të të shekullit që lamë pas, të cilën gjithë deputetët e mazhorancës socialiste e kundërshtuan masivisht, madje edhe duke  manifestuar edhe veprime qesharake. Kjo ndodhi pikërisht për atë cilësim që bën Konica, prandaj dhe ranë në faj të rëndë  politik e diplomatik, por edhe kombëtar. Ata ranë në atë faj të rëndë për të vetmen arsye, se çështjet i gjykojnë duke u nisur zakonisht nga respekti personal që kanë për deputetë të veçantë të opozitës, në rastin konkret ndaj Sali Berishës, i cili ishte një prej deputetëve që e propozuan atë rezolutë.

 Mirëpo, edhe pse socialistët e dinë që Sali Berisha është politikan i afirmuar por dhe shumë dinak, përsëri ata ranë në kurthin e tij, duke mos e ndëshkuar Serbinë për genocidin e bërë prej saj në Bosnjë-Hercegovinë.

Pse them se ranë në kurthin e Berishës? Të gjithë jemi dëshmitarë se po atë ditë, më 11 Maj 2022, një rezolutë të tillë do ta miratonte edhe Këshilli i Sigurimit i OKB. Kuptohet që Berisha e ka ditur këtë fakt dhe, për t’i thënë Këshillit të Sigurimit se, ne Shqipëria e kemi dënuar më herët se ju atë genocid, prandaj e ndërmori atë veprim.

Po pse më herët? Sepse ne jemi 6 (gjshtë) orë më përpara se SHBA. Kështu që, kur të  mblidhej Këshilli i Sigurimit, Shqipëria do kishte publikuar botërisht 6 orë më herët denoncimin e genocidit serb në Bosnjë-Hercegovinë.

Por, duke qenë se deputetët e PS –Rilindjes janë thjeshtë robotë, thnë ndryshe njerëz-makina, sikundër I ka cilësuar dikur Konica, në vend që ta miratonin atë rezolutë, bojkotuan seancën parlamentare! Mirëpo, 6 orë më pas se deputetët e PS-Rilindjes e hodhën poshtë miratimin e asaj rezolute, anëtari shqiptar në Këshillin e Sigurimit e dënoi rëndë atë genocid në emër të Shtetit Shqiptar. Që do të thotë se Shqipëria doli me dy fytyra politiko-diplomatike, përveç që u thellua  ftohja midis popullit shqiptar në Republikën e Shqipërisë me atë në Republikën e Kosovës.

Dhe ky demonstrim prej manekinësh nga mazhoranca socialisto-rilindase është tipik sipas përshkrimit që u ka bërë Faik Konica deputetëve dhe administratës së Shqipërisë në vitin 1929:

“Dikush mund t’i mbrojë robotët e zyrave të Shqipërisë, duke thënë se këta njerëz-makina kanë të paktën një të mirë: – Janë të bindur. Po një mbrojtje e tillë s’mbron gjësendi, se mësimet e historisë janë sheshit për të treguar se të bindurit posi dru, s’bën dobi fare. Vetëm të bindurit me kuptim, të bindurit me shpirt e me zemër, shpëton një vend, lartëson një regjim e një komb.

 Jo, kthejeni si të doni, nuk është puna që një vend si Shqipëria të rrojë, të zhvillohet, të vejë përpara, vetëm me rregulla: ka rrojtur mijëra vjet pa pasur rregulla, sepse ka pasur personalitete  të gjalla që mblidheshin rreth e rrotull një personaliteti më të gjallë.

S’kam asnjë çast qëllimin t’ua ngarkoj ministrave të kabinetit fajin e robotizmës që mbretëron në zyrat e sotme të Shqipërisë. Faji duket se është gjer në një pikë i rasteve, po ca më tepër, i një drejtimi të lajthitur. Disa nga ministrat m’u dukën njerëz të zotët, dhe të gjithë kuptova se kanë qëllime të mira. Ata e gjetnë, nuk e krijuan, këtë sistem të vdekur. Dhe shpresa ime, duke shfaqur ca mendime, është të kthej sytë e tyre në një drejtim tjetër. Po të bëjnë mundimin ta këqyrin problemin e zyrave nga pikëpamja që shënova më sipër, mund që paskëtaj shakaja e rregulloreve të marrë fund, dhe ndoshta të përpiqen të shtien themelet e një sistemi të themeluar mbi ndërgjegjen, kuptimin, dhe zellin e gjallë të zyrtarëve. Me  një frymë të re të këtillë do t’i bëjnë një shërbim të vërtetë edhe Mbretit edhe kombit të cilët duhet të jenë të pandarë.”

Me një fjalë, deputetët socialist-rilindas, për inat të Berishës e bënë si ajo nusja që për inat të vjehrës shkoi e fjeti me mullixhiun, dhe mullixhiu e çnderoi, sikundër këta deputetë e çnderuan Shqipërinë atë ditë, (fjetën me mullixhiun Serbi), duke e nxjerrë me dy fytyra, (dy vendime të kundërt).

Stamboul (1911) / Historia e dyluftimit me revolver midis Hasan beut, deputetit të Prishtinës, dhe Hysen Xhahid beut, deputetit të Kostandinopojës

0

Hasan Prishtina (1873 – 1933)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Qershor 2022

“Stamboul” ka botuar, me 23, 24, 25, 26, 27 dhe 29 maj, historinë e dyluftimit me revolver midis Hasan beut, deputetit të Prishtinës, dhe Hysen Xhahid beut, deputetit të Kostandinopojës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Stamboul, e martë, 23 maj 1911, f.2

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Mes deputetëve. — Duel (Dyluftim). — Dje njoftuam se deputeti i Prishtinës, Hasan beu, sfidoi në duel deputetin e Kostandinopojës, Hysen Xhahid beun, për një shkrim fyes të botuar kundër tij. Hysen Xhahid beu, i cili kishte disa ditë që ishte në Alemdagh, pasi u kthye dje në Kostandinopojë, i telefonoi nga Tanini Ismail Haki pashës, deputet i Amasia-s (Amasya), udhëheqës i partisë liberale – të moderuar dhe dëshmitar i Hasan beut, se ai pranon duelin me kusht që të hiqen të gjitha proceset ligjore kundër tij dhe të ketë caktuar si dëshmitarë Mit’hat beun dhe Dervish beun, deputetë të Serrès (Greqi). Ai e ftoi në të njëjtën kohë të shkonte në Tanin, i shoqëruar nga Riza Nur beu, për të rregulluar kushtet e takimit. Ismail Haki pasha dhe Riza Nur beu e pranuan këtë ftesë dhe ranë dakord të takoheshin sot në orën 9 të mëngjesit për të rregulluar vendin e takimit.

Hasan beu, kur mësoi për pranimin e Hysen Xhahid beut, bëri deklaratat e mëposhtme për një redaktor të Ikdamit:

“Unë e konsideroj Hysen Xhahid beun si të mundur në polemikën e tij kundër meje. Por zakonet e vendit tim kërkojnë që kushdo që beson se është fyer, të hakmerret për nderin e tij jo vetëm me penë, por edhe me armë. Unë jam i detyruar t’i përshtatem këtij zakoni për prestigjin e situatës sime shoqërore. Duke qenë i fyer, zgjedhja e armës është në dorën time me të drejtë dhe unë vendos për revolverin. Kushtet e duelit do të vendosen nesër (sot) mes dëshmitarëve të mi dhe atyre të Hysen Xhahid beut. Duke qenë se dueli është i ndaluar me ligjet tona, ne jemi të detyruar të kërkojmë një vend tjetër.”

 Besohet se dy kundërshtarët dhe dëshmitarët e tyre do të udhëtojnë në Rumani për të zgjedhur atje një fushë të mbyllur (rrethuar).

Stamboul, e mërkurë, 24 maj 1911, f.3

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Mes deputetëve. — Dëshmitarët e Hasan beut, deputetit të Prishtinës, dhe ata të Hysen Xhahid beut, deputetit të Kostandinopojës, u takuan dje në Pallatin Legjislativ, mes dy seancave të Dhomës, për të përcaktuar kushtet e duelit të paralajmëruar. Ismail Haki pasha dhe Riza Nur beu deklaruan se takimi do të bëhet në një vend neutral, qoftë në Greqi, qoftë në Bullgari etj. Arma e zgjedhur nga i ofenduari, Hasan beu, është pistoleta. Vetëm Ismail Haki pasha dhe Riza Nur beu shtuan se klienti i tyre pranon që Hysen Xhahid beu të qëllojë i pari.

Dëshmitarët e këtij Mit’hat dhe Dervish Beu, deputetë të Serres (Greqi), nuk mundën t’i përgjigjen përfundimisht kushteve të parashtruara. Ata deklaruan se këto propozime duhet t’ia komunikojnë fillimisht përfaqësuesit të tyre (Hysen Xhahid beut).

Dëshmitarët do të takohen sërish sot në Dhomë për të përfunduar kushtet e takimit.

Një redaktor i Sabah-ut iu drejtua dje Ismail Haki pashës për detaje specifike, por dëshmitari tha se nuk mund të japë informacione të mëtejshme në këtë moment.

Stamboul, e enjte, 25 maj 1911, f.3

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Mes deputetëve. — Në takimin e djeshëm, dëshmitarët e Hasan beut dhe Hysen Xhahid beut, duke mos qenë në gjendje të bien dakord për kushtet e takimit, bisedimet do të vazhdojnë sot. Kjo kujton sharrën e famshme : “Ata ishin katër… që donin të luftonin…”

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se Sheikh-ul-Islami, duke pasur parasysh se dyluftimi (dueli) është zyrtarisht i ndaluar nga sheriati, duket se i ka kërkuar kryeveziratit që të kërkojë me të gjitha mjetet që Hasan dhe Hysen Xhahid beu të rishikojnë vendimin e tyre.

Për më tepër, thashethemet u përhapën dje se është shpallur një vendim perandorake duke urdhëruar gjetjen e një mjeti tjetër riparimi midis dy antagonistëve për të shmangur një duel.

Një redaktor i Sabah-ut e pyeti dje Hasan beun nëse ky lajm ishte i vërtetë. Deputeti i Prishtinës tha se e injoron tërësisht shpalljen e një vendimi për këtë. Ai shtoi se Shkëlqesia e Tij Sulltani nuk do të mendojë të ndërhyjë në këtë çështje.

Redaktori i Sabah-ut, duke insistuar, e pyeti Hasan beun se çfarë kishte ndërmend të bënte në rast se një urdhër i tillë do të vinte nga Sovrani.

“Unë do të përgjigjem, tha Hasan beu : — Jeta ime është e Padishahut, nderi im më përket vetëm mua dhe racës shqiptare.”

Stamboul, e premte, 26 maj 1911, f.2

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Mes deputetëve — Dëshmitarët e Hysen Xhahid beut ngritën pyetjen se kush ka të drejtë të provokojë një duel në këtë rast. Ata deklarojnë se meqenëse Hysen Xhahid beu ishte i pari që u fye në Tanzimat me një artikull të Hasan beut, ai ka të drejtë ta sfidojë këtë të fundit në një duel.

Dëshmitarët e Hasan beut që mbështesin të kundërtën, u vendos, thotë një gazetë turke, që çështja të paraqitet para dy arbitrave, njëri prej të cilëve u emërua nga Hysen Xhahid beu dhe tjetri nga Hasan Beu. Këta arbitra thuhet se janë emëruar tashmë.

“Zia” e mëngjesit të sotëm publikon një dërgesë nga Mytileni me firmën: “Mehmed Saïd”. Ky deklaron se jeta e Hysen Xhahid beut duke qenë e nevojshme për atdheun, ai ofrohet të luftojë në vend të tij me deputetin e Prishtinës.

Ja dhe një i tretë…

Stamboul, e shtunë, 27 maj 1911, f.2

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Çështja e duelit. — Duket se ka mbetur e papërfunduar, sepse Hasan beu, deputet i Prishtinës, një nga kampionët e ardhshëm, i dërgoi shtypit turk këtë shkresë :

“Unë ia kam besuar jetën dhe nderin tim besimit dhe nderit të dëshmitarëve të mi, në lidhje me duelin. Duke qenë se ende nuk është marrë asnjë vendim, i kërkoj shtypit të mos merret me këtë çështje.”

(Nënshkruar): Deputeti i Prishtinës,

HASAN BEU.

Stamboul, e hënë, 29 maj 1911, f.3

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Mes deputetëve. — Arbitrat e emëruar nga Hasan beu, deputet për Prishtinën dhe Hysen Xhahid beu, deputet për Kostandinopojën, për të zgjidhur çështjen e ngritur nga dëshmitarët e Hysen Xhahid beut dhe lidhur me të drejtën për të provokuar një duel ishin, së pari, gjenerali i divizionit Izet Fuad pasha, dhe për të dytën Ibrahim beu, deputet i Selanikut.

Këta të fundit vendosën në mbledhjen e djeshme që dueli të mos zhvillohet për arsyet e mëposhtme : 1° dueli nuk lejohet në Perandorinë Osmane dhe do të ishte për të ardhur keq nëse do të ishin dy anëtarë të organit legjislativ që do ta futnin atë në zakonet e vendit; 2° periudha statutore e lejuar përgjithësisht për duelin tashmë ka skaduar. Arbitrat kanë shprehur dëshirën që dy antagonistët të pajtohen sinqerisht.

Për më tepër, Sheikh-ul-Islami i kishte komunikuar Ministrisë së Brendshme një fatwa (një mendim juridik), të lëshuar me kërkesë të këshillit të lartë fetar, nga myftilerët.

Ky vendim është formal. Ai thotë se ligji mysliman dënon dyluftimin (duelin). Ajo dënon antagonistët dhe kërkon dëmshpërblim në para nga ai i luftëtarëve që do të kishin vrarë kundërshtarin e tij. Në rast lëndimi të thjeshtë kërkohen gjithashtu dënimet më rigoroze.

Dhe tezkee (shkresa) e Sheikh-ul-Islamit demonstroi urgjencën që ministria e brendshme të ndalonte këtë duel.

Pra, gjithçka është mirë që përfundon mirë.

*Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/stamboul-1911-historia-e-dyluftimit-me-revolver-midis-hasan-beut-deputetit-te-prishtines-dhe-hysen-xhahid-beut-deputetit-te-kostandinopojes/

Ngjashmëri rastësore e urimeve të Hashim Thaçit dhe Donika Gërvallës ?

0
Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
Do të dëshiroja të informohem, nëse këta që po reagojnë kaq brutalisht kundër zv-kryeministres dhe ministres se jashtme, Zonjes Donika Gërvalla-Schwarz, si kanë reaguar ndaj urimit të presidentit Hashim Thaçi para dy veteve, meqë as Hashim, si Donika tani, nuk e kishte përmend fare UÇK-në në tekstin e urimit të tij?
Shumica e madhe e popullsisë shqiptare ishin kundër UÇK-së, prandaj nuk është “produktive” të shpallen armiq.
Halli, si i bëhet që kundër UÇK-së ishin edhe ca “liderë” të penetruar në koamanda të UÇK-së, për ta sabotuar e komplotuar nga brenda?!
UROJ Faton Klinaku të prezanton OVL-në më dinjitetshëm, meqë nuk nderohemi me shpërdorime në luftë partiake për pushtet.
Ist möglicherweise ein Bild von 7 Personen und außen

“Shpresoj që Shqipëria të vazhdoj të jetë në krah të Kosovës”

0

Leonora Laçi, New York

Dekorohet publicisti dhe veprimtari z. Agim Aliçkaj nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta i cili në fjalën falenderuese u shpreh se: “Unë nuk e prisja këtë dekoratë, falenderoj Vatren dhe konkretisht kryetarin z.Ilmi Berisha dhe editorin e gazetës Dielli z.Sokol Paja, pasi jam pjesë e Federatës Panshqiptare Vatra prej 30 vitesh, falenderoj presidencen për këtë dekoratë, shpresojë që Shqipëria të vazhdojë të jetë në krah të Kosovës” 

U gëzova pamasë që Presidenti i Republikës së Shqipërisë Shkelqësija e tij z.Ilir Meta në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk la pa vlerësuar me dekoratë edhe veprimtarin e palodhur z.Agim Alickaj nga Deçani i Kosovës. Dekorata e dhënë me titullin e lartë ”Kalorësi i Urdhërit të flamurit” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për kontributin e spikatur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës; organizimin e diasporës shqiptare në SHBA: forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane; lartësimin e imazhit të popullit shqiptar e vlerave tona kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës” Nr.Dekreti 13680, Tiranë me 09.06.2022. 

Kjo dekoratë erdhi në momentin kur Federata Panshqiptare Vatra mbushi 110 vite jetë dhe zhvilloi një konferencë ndërkombëtare shkencore po ashtu priti dhe Presidentin z.Ilir Meta në takim. Paralelisht veprimtari z.Aliçkaj sëbashku me z.Faik Lita të dy bashkëpunëtorë të pandashëm me njëri-tjetrin në Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane organizuan një drekë mbështetëse për të mbledhur fonde  për kandidatin demokrat për Kongresin Amerikan z.Vedat Gashi, që pati mjaft sukses. 

Shqiptarët qe e duan kombin merren me punë dhe lartësojnë vehten dhe kombin, po ashtu bëhen shembull sesi punohet për komb, fjalët janë të tepërta për këta njerëz që jo vetëm nuk kursehen financiarisht por as fizikisht e shpirtërisht për kauzat kombëtare, ndërkohë të tjerët që kritikojnë cdo nismë e vetë ata nuk kanë kontribuar për asgjë dhe kanë si mision të vetëm të dekurajojnë dhe të tjerët. 

Më tepër gëzimi im ishte dhe për arsye se kjo dekoratë vinte nga Presidenca e mëmës Shqipëri. 

Shqipëria nderoi veten duke dekoruar shqiptarë të Kosovës si dhe i dha një mesazh Kosovës që dhe ajo heret a vonë duhet ta bëj të njëjtën gjë. 

Z.Aliçkaj ka një veprimtari të gjërë për disa dekada në rradhët e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i pandashëm dhe i pandalshëm në çdo veprimtari të kësaj organizate me në krye ish-Kongresistin arbëresh z.Joseph DioGuardin, ka qenë dhe anëtar i Keshillit të Federatës Panshqiptare Vatra për 3 dekada, një mbështetës i çdo nisme shqiptare që ka qëllim për forcimin e komunitetit shqiptar në SHBA, lobues i çështjes kombëtare, kritikues i nismave  të gabuara të qeverive shqiptare.  

Asnjë dekoratë nuk e gëzon z.Aliçkaj kur Shqipëria e Kosova me qeverisjet përkatëse kanë ende shumë punë përpara drejt afrimit të mëtejshëm me njera-tjetrën. 

Asnjë dekoratë e mirënjohje nuk i jep kënaqësi deri sa kombi shqiptar vuan nga krizat politike dhe ekonomike, mungesa e vizioneve për të ardhmen e kanë adresuar rininë shqiptare të gjejë zgjidhje për mbijetesë jashtë atdheut, dhe përderisa Shqipëria e Kosova nuk janë aty ku duhet, ai e quan të paplotësuar misionin e tij atdhetar. 

Ndonëse z.Aliçkaj ka marrë disa vlerësime si nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane për kontributin e vazhdueshëm si anëtar Bordi i Ligës, ka marrë mirënjohje nga OVL e UÇK-s për “Kontributin e dhënë për çështjen kombëtare dhe vetëmohimin e jashtëzakonshëm në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “Mirënjohje” nga Shoqata “Thirrja e Nënave” për kontributin e dhënë në mbrëmjen Gala Night në Nju York që iu dedikua Shoqatës “Thirrja e Nënave”- Gjakovë”, Mirënjohje nga familja e heroit kombëtar Safet Boletini në shënjë falenderimi për kontributin e dhënë Çlirimtarëve”. 

E theksoj që kjo dekoratë është shumë pak për aktivitetin e pandalur që ai ka zhvilluar për kauzën kombëtare, për lobimin që i ka bërë çështjes së Kosovës, për njohjen e ndërkombëtarve me krimet serbe në Kosovës, për njohjen e meritës dhe guximin që shqiptarët treguan ndaj mbrojtjes së popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Po ashtu Gazeta Dielli bënë një pasqyrim të përgjithshëm se kush ishin ata që u dekoruan nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta, citoj: “Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta dekoroi patriotë të shquar shqiptarë në mërgatën e Amerikës: “Për sakrificat sublime për lirinë e pavarësinë e Kosovës; për kontributin e lartë si veprimtarë të shquar shqiptarë në diasporën e Amerikës; personalitete absolute në dobi të komunitetit shqiptar në Amerikë; si urëlidhës mes Kosovës, Shqipërisë dhe Amerikës; për rolin në zhvillimin dhe demokratizimin e institucioneve; për forcimin e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane; kontributorë të shquar e veprimtar të pa lodhur për çështjen kombëtare; për ndihmëse të jashtëzakonshme për ruajtjen e identitetin kombëtar, gjuhës dhe shqiptarizmës përtej Atlantikut”. Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta dekoroi me këto tituj si: Titullin e Lartë “Nderi i Kombit, për sakrificat sublime për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, Titullin e Lartë “Nënë Tereza”, Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut,“Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. 

E kam thënë dhe më heret që ne kemi nevojë për njerëz idealista që të mos shuhet gjuha shqipe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne kemi nevojë për njerëz të tillë dhe çdo kohë kanë dalë këto njerëz me vlera të veçanta, dikush me penë, dikush me punë, dikush me fjalë t’i tregoi botës se kush janë shqiptarët, cfarë është besa e burrëria dhe t’jua lë brezave të ardhshëm faren e shëndosh dhe modelin produktiv. 

Në Zhunicë të Preshevës u mbajt takimi kulturor me fis e plis në ruajtje të etnikumit burimor shqiptar

0

Një ditë e bukur në Zhunicë të Preshevës, ku u mbajt takimi kulturor për Plisin

Shkruan: Xhemaledin SALIHU, Preshevë 

Të shtunën, më 4 qershor 2022, në restorantin “Romansa” në Zhunicë të Preshevës u mbajt realizimi i projektit: “Jehona e poezisë dhe e recitimit shqiptar, trashëgimi kulturore shpirtërore në Luginë të Preshevës”, në organizim të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë, ndërsa realizimin e projektit e financoi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, me këtë rast e faliminderojmë. 

Në këtë manifestim kulturor morën pjesë: poetë, recitues, studiues dhe pjesëmarrës të viseve shqiptare. 

Këshilli organizativ, në përbërje të: Xhemaledin Salihut, kryetar, Jonuz Fetahaj dhe Hysen Këqiku hartoi një program të pasur për manifestimin në fjalë. 

Moderimin dhe fjalën e rastit e pati Z.Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë, i cili së pari përshëndeti Kryesinë e punës, në përbërje të: Xhemaledin Salihu,kryetar, bartës i projektit, Jonuz Fetahaj, shkrimtar, Afeida Boriçi, regjisore, Mexhid Mehmeti, shkrimtar dhe Hysen Këqiku, shkrimtar dhe asistent i bartësit të projektit. 

Pastaj përshëndeti Prof.Dr. Agron Xhagollin, Prof.Dr. Shefki Kadri Selamin, avokatin Agron Isa Gjedinë, të gjitha delegacionet nga Tetova, nga Kumanova: Fatos Rushitin, kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, delegacionet nga Prishtina, Gjilani, Dardana, Bujanoci e Presheva. 

Manifestimi kulturor, sipas fjalës së rastit duhej të organizohej më 23 prill 2022, Ditën Botërore të Librit, mirëpo për shkak të Muajit të Ramazanit u shtye më 4 qershor. 

Mbajtja, organizimi dhe realizimi i këtij projekti pati disa qëllime: 

1.Promovimin dhe prezantimin e aktiviteteve letrare dhe recituese,nëpërmjet Ekspozitës së organizuar me fotografi nga e kaluara e aktiviteteve dhe recitimit në lokalin e restorantit “Romansa”, të cilën e shikuan të gjithë pjesëmarrësit e manifestimit dhe u kënaqën me fotografitë e prezantuara. 

2.Promovimin dhe prezantimin e parë, në realitet fillimin e mbajtjes dhe organizimit të Festës së Plisit të Bardhë.  

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë, Shoqata e Bytyçasve Tiranë, Shoqata për shkencë dhe kulturë “Pellazgët” Tetovë e patën nënshkruar një Memorandum në Preshevë, për mbajtjen e Festës së Plisit të Bardhë. 

Shoqata për Trashëgimi u siguroi të gjithë pjesëmarrësve plisa të bardhë, me të cilët poetët lexuan poezinë e tyre, recituesit i recituan poezitë e tyre. 

3.Promovimin dhe prezantimin e ushqimeve tradicionale preshevare në këtë manifestim, duke shtruar drekë me këto ushqime tradicionale, duke filluar nga çorba, paqja, mishorizi, pite, fli, bakllavë, tëmbëloriz dhe sarëm, të gjithë pjesëmarrësve në Manifestim. 

Në Manifestim u lexuan tri ligjërata: 

 1.Jonuz Fetahaj:”Fillet dhe historiku i shkrimeve shqiptare në Luginë të Preshevës” 

2.Hysen Këqiku: “Aktiviteti, zhvillimet dhe veprimtaria letrare në Luginë të Preshevës” 

3.Xhemaledin Salihu: “ Fillet, historiku dhe veprimtaria e recitimit në Luginë të Preshevës” 

Ligjëratat nxitën interesim të posaçëm nga pjesëmarrësit. 

Pastaj Programi vazhdoi me poezi e recitim, të cilët përcilleshin me një muzikë adekuate, të lehtë, të përgatitur enkas nga Skender Halimi. 

Grupa I 

1.Albina Idrizi, poete 

2.Fatos Rushiti, poet 

3.Krenare Ismaili, poete 

4.Arsim Halili, poet 

5.Bleron Hevziu, recitues dhe interpretues/student i Akademisë së Arteve/ 

6.Nikollë /Nikë/ Prendi, recitues dhe surprizë nga Tirana 

 

 Grupa II 

1.Bilall Maliqi, poet 

2.Sunaj Raimi, poet 

3.Lirona Bejtullahu, poete 

4.Hidajete Haliti, recituese 

5.Afeida Boriçi, recituese 

 

Grupa III 

1.Jalldëze Kasumi, poete 

2.Xhahit Ramadani, poet 

3.Nexhat Rexha, poet 

4.Sevdail Demiri, poet 

5.Elton Mehmeti, recitues 

6.Nikollë Prendi, recitues 

 

Grupa IV 

1.Rumejsa Jakupi, poete 

2.Avni Shaqiri, poet 

3.Nehat Ramizi, poet 

Juria profesionale: Jonuz Fetahaj, kryetar, Mexhid dhe Hysen Këqiku pasi ndëgjoi poezitë u tërhoq për të punuar në vlerësimin e poezive. 

Në vazhdim u organizua bisedë lidhur me tri ligjëratat, poezitë e lexuara, recitimet dhe rrëfim të ndonjë evokimi nga pjesëmarrësit nga aktivitetet e kaluara letrare dhe recituese. 

Në këtë pjesë lexoi një poezi Xhahit \ramadani, Agron Isa Gjedia foli për librin e botuar mbi Plisin e Bardhë, Xhemaledin Salihu dhe Xhemaludin Rexhepi. 

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë, të gjithë pjesëmarrësve u dha Certifikata. 

Mirënjohje morën: 

1.Nexhati Rexhepi-për kontributin e dhënë në trashëgiminë kulturore recituese 

2.Xhemaludin Rexhepi- për kontributin e dhënë në trashëgiminë kulturore recituese, të cilën ia dorëzoi Avokat Agron Isa Gjedia 

3.Agron Boriçi-për kontributin e dhënë në trashëgiminë kulturore teatrale, pas vdekjes, të cilën e pranoi Afeida Boriçi, ndërsa ia dorëzoi Prof.Dr. Agron Xhagolli 

4.Sahadete Emërllahu-Presheva- për kontributin e dhënë në trashëgiminë kulturore letrare, pas vdekjes 

5.Feime Selimi- për kontributin e dhënë në trashëgiminë kulturore letrare, pas vdekjes 

6.Demir Behluli- për kontributin e dhënë në trashëgiminë kulturore letrare, pas vdekjes, të cilën e pranoi Jonuz Fetahaj 

7.Qerim Arifi- për kontributin e dhënë në trashëgiminë kulturore letrare, pas vdekjes, të cilën e pranoi Arbëresha Arifi, ndërsa ia dorëzoi Prof.Dr. Shefki Kadri Selami. 

 

 Në fund të manifestimit kulturor, Juria profesionale i shpalli rezultatet: 

Vendi i Parë i takoi Albina Idrizit, poete, Certifikatën ia dorëzoi Jonuz fetahaj 

Vendi i Dytë i takoi Sevdail Demirit, poet, Certifikatën ia dorëzoi Mexhid Mehmeti dhe  

Vendi i Tretë i takoi Jalldëze Kasumit, poete, Certifikatën ia dorëzoi Hysen Këqiku. 

 Të gjithë pjesëmarrësit u shprehën në superlativ lidhur me organizimin e manifestimit kulturor dhe referenca e të gjithëve ishte që ky manifestim kulturor me këtë program të pasur të shpallet tradicional. 

Vërejtje!

  • Titullin e huazova nga shkrimi i Nexhat Rexhës, pjesëmarrës