Kreu Blog Faqe 1301

Lufta Çlirimtare në Kosovë dhe  NATO-ja 

0

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë

         Lufta çlirimtare e Kosovës nuk ishte një  luftë  e nisur rastësishtë ,por ajo është  një  luftë  që  i ka rrënjët në  përpjekiet shekullore të  të  gjithë  popullit shqiptar që  jeton në  Kosovë  dhe ish Jugosllavi për liri,pavarësi dhe zhvillin shoqëror.Si e tillë ajo ndryshon shumë  nga luftrat e më parëshme si nga qëllimet ashtu edhe nga rezultatet dhe agazhimi në  të . 

                                 LUFTA   GJATE  VITIT  1998 

     Fillimet e kësaj lufte i kemi qysh në  vitet 60-të ,të  cilat sollën hapjen e universitetit të  Prishtinës,shpallien e kushtetutës dhe fioren e autonomisë  së  Kosovës.Më  vonë ,paralel me  arsimimin dhe zhvillimin kulturor,kërkesat e popullit shqiptar në  Kosovë  erdhën në  rritje,deri sa në  vitin 1981 ,ai shpërtheu në  demostrata të  fuqishme,me kërkesën “Kosova Republikë “.Kjo kërkesë  nuk u shqit më  nga zemra,mendia dhe goja e popullit shqiptar të  Kosovës, për gati 20 vjet,pavarësisht nga vrasiet,burgimet ,torturat dhe masakrat që  iu bënë .Kjo rezistencë  e hapur e populit shqiptar prej vitit 1981 eci drejt progresit.Në  vitin 1989,kur Sërbia arriti kulmin e padrejtësive,me heqien e autonomisë  dhe suprimimin e kushtetutës,në  skenën politike të  popullit tonë  në  Kosovë  doli një  forcë  e re politike,e cila i dha kahe të  reja kësaj rezistence aktive,duke e shndëruar në  rezistencë  pasive.Kjo lloj rezistence fillon me braktisien e punës nga e gjithë  policia shqiptare;me mbyllien e gjithë  sistemit shkollor e zhvillimin e tij nëpër bodrume, dhe lëshimin më  vonë  të  të  gjitha vëndeve të  punës nga të  gjithë  shqiptarët, e në  mënyrë  të  veçantë  u braktisën  mediat,ku u pamundësua komunikimi me popullin.Këto, jo vetëm që  i erdhën regjimit sërb në  favor,por e vështirësoi së tepërmi punën me njerzit dhe protest më  e ashpër ishte demostrimi me arkivolë  në  krahë ,e cila dukej si e mjaftueshme për të  fituar lirinë .Kjo më nyrë   të  luftuari, jo vetëm që  nuk e shqetësonte aspak Beogradin,por priteshin me buzëqeshie edhe nga diplomacia ndërkombë tare.Kjo e favorizoi Millosheviçin që  të  hiqte nga Kosova pjesën dërmuese të  ushtrisë  aktive e policisë  sekrete pë r t’i përdorur në  republikat e tjera rebele,pa e çarë  kokën për shtetin fantazmë  të  Kosovës,me institucione gjoja paralele,por që  nuk ekzistonte as në  qëndër e as në  bazë .”Në  realitet,këto leva pseudoshkencore-shkruan Blerim Shala-shërbenin për të  mbajtur nën kontroll popullatën shqiptare”(Vitet e Kosovës,f.23).Kjo lloj politike vazhdoi 8 vjet.Kjo solli mos ftuarien dhe mos përmëndien e Kosovës në  Dejton,pasi,”Në  Dejton u ftuan ata që  kanë  luftuar”,u shpreh në  janar të  vitit 1996 ,Rudolf Perina,shef i misionit diplomatik të  SHBA në  Beograg . 

    Si përfundim,mund të  themi se Kosova,deri në  vitin 1997 ishte e papërgatitur tërësisht politikisht e ushtarakisht ,për luftë  të  armatosur,edhe pse kishim dy parti politike ilegale që  punonin në këtë  drejtim,me organet e tyre”Zëri i Kosovës”dhe”Çlirimi”.Mos trajtimi i çështies së  Kosovës në  Dejton i hodhi në  aktivitet më  të  madh kë to dy forca ilegale,duke kaluar në  organizimin dhe aktivizimin e grupeve ilegale të  armatosura,duke luftuar kundër policisë  dhe agjentëve sërbë  si dhe filloi bleria në  masë  e armatimit.Nga më  aktivët ishte grupi i Adem Jasharit. 

    Trazirat në  Shqipëri krijuan kushtet për armatosien e shpejtë  të  popullsisë,  mbi bazën e vetorganizimit dhe vetveprimit,pavarësisht se bëheshin përpjekie që  kë to veprime të  viheshin nën kontrollin e Shtabit të  Përgjithëshëm.”Faktikishtë -shprehet Xhavi Haliti-kemi qënë  krejtësisht të  pa përgatitur me bazë  materiale,deri në  fillimin e sulmit të  sërbëve në  Prekaz.Sulmi i Prekazit e ka gjetur fondin e UÇK-së  me borxhe”.(Zëri,27.03.2000)         

     Lufta e Jasharajve në  Prekaz shërbeu si sinjal i shpërthimit masiv të  luftës së  armatosur dhe i rriti në  mënyrë  maramëndëse radhët e UÇK-së .Pra,ngjariet, prej vitit 1990 e deri në 5Mars 1998, i zunë në befasi Sërbinë ,Komunitetin Ndërkombëtar , organizatorët e UÇK-së  si dhe politikanë  shqiptarë .Sërbia u befasua nga dorzimi i vëndeve të  punës e të armëve nga policia shqiptare si dhe dorzimi i mediave,gjë që ajo pat menduar se do të harxhonte  kohë,mund e forca përmarrien e tyre dhe, së dyti, me shpërthimin e luftës,pas Prekazit,në  formën e një bumi.Komuniteti ndërkombë tar u zu në  befasi me shpërthimin e UÇK-së ,pasi ishte vënë  në gjumë nga politika ultra nënshtruese e forcave politike shqiptare në  Kosovë .Organizatorët e UÇK-së u kapën në befasi ,pasi përgatitjet për armatim dhe luftë  i kishin parashikuar me ritme më të ngadalta dhe për një  periudhë  më  të  vonët.Ndërsa,përsa u përket forcave politike shqiptare, ato jo që  u kapën në befasi dhe u shokuan ,por u pozicionuan jo drejt për mbështëtien e saj,duke qënë  të  bindura se ia kishin shplarë trurin popullit. 

     Shpërthimi në  shkallë të gjërë i luftës së armatosur në të gjitha krahinat e Kosovës,duke e kapur Sërbinë  në befasi,bëri të  mundur që  për 5muaj,mars -korrik 1998,UÇK-ja të arrijë në shifrat 40 mijë luftëtarë  dhe të merret nën kontroll 45% e territorit të Kosovës,kryesisht fshati.Mirë po,duke qënë  se lufta i kapi në  befasi organizatorët e saj,nuk u arrit që shtabi drejtues t’u paraprinte të  gjitha veprimeve luftarake,me një  strategji të  studjuar hollë .Kjo bëri atë që pala e jonë  të  llogarisë për kundërshtar, policinë sërbe dhe jo ushtrinë sërbe,ndaj dhe armatimi i asaj periudhe është  totalisht armatim i lehtë .Sërbia,duke u zënë  në  befasi dhe për të fituar kohë ,u detyrua që  këta 5 muaj të  bëjë  luftime mbrojtëse,duke sjellë  përforcimë  të të gjitha llojeve të armëve dhe forcave.Pasi u përgatit,më  24 Korrik 1998,kaloi në ofesivë ,por me drejtime,duke e filluar me Drenicën.Luftimet e ashpra midis dy ushtrive vazhduan deri në  30 shtator,kur shpallet armëpushimi. 

      Këtë  luftë  populli shqiptar në  Kosovë  e filloi me format e thjeshta  të  qëndresës ,kundër pushtuesit sërb dhe shumë  shpejt e organizoi dhe e zgjeroi,dukee shndëruar në  një  luftë  të  përgjithëshme,duke e detyruar Sërbinë  të  angazhoi deri 59 mijë trupa ushtarako-policore,dhe i nxorrëm jashtë  luftimit rreth 400 ushtarë  e paramilitarë  të  vrarë ,mbi 500 të  plagosur,iu shkatëruan më se 50 tanke e mjete të  tjera të  blinduara,3 helikopterë  të  rrëzuar si dhe iu kap e iu azgjësua një sasi e madhe municioni luftarak. 

     Duke qënë  një luftë tepër e pabarabartë ,e izoluar pothuajse nga e gjithë  bota,UÇK-ja pësoi humbie të  ndjeshme dhe u detyrua të  lëshoi një  pjesë  të  territoreve të  saj,duke kaluar në  forma të  reja organizimi dhe luftimi.Gjatë  asaj periudhe lufte patëm rreth 2300 të vrarë ,ku rreth 2000 ishin civilë ,na u dogjën 29 mijë shtëpi shqiptarësh dhe u përzunë  nga Kosova 200 mijë  banorë . 

                                              NDERHYRIA   NDERKOMBETARE 

    Lufta e armatosur, me zhvillime kaq të  padëshiruara,vuri në  lëvizie më  aktive tërë diplomacinë ndërkombëtare,ku në tetor  të vitit 1998,Kë shilli i Sigurimit i OKB-së  kë rkoi nga Së rbia: ndalimin e veprimeve ushtarake e te zjarit;tërheqien e gjithë forcave të  sjella në  Kosovë  prej fillimit të  vitit;pjesa tjetër e ushtrisë të futej nëpër kazerma;të lejonte kthimin e refugjatëve nëpër shtëpitë e tyre;t’u krijonte urgjentishtë mundësi hyrëse agjensive të  ndryshme të  ndihmave humanitare;të  lejonte rreth 3500 vëzhgues civilë  të  huaj si dhe të bënte një  grafik kohor për bisedime me  shqiptarët, për autonominë  e Kosovës. 

         Qëllimi i KS ishte: t’i jepte fund dhunës në  Kosovë ,pasi ajo rrezikonte të  përhapej edhe në  vëndet e tjera ku ka shqiptarë ,gjë  që  do të  rindizte konfliktin ballkanik,ku mund të  futeshin edhe dy antare të  NATO-s,Greqia dhe Turqia;të  shmangej katastrofa humanitar dhe të arrihej paqe përmes bisedimeve ,midis shqiptarëve dhe sërbëve. 

         Kjo bëri të  mundur që  UÇK-ja ta pranoi armëpushimin e propouar.Ai u shfrytëzua nga të  dyja palët ndërluftuese,edhe pse vazhdonin bisedimet ndërkombëtare dhe në Kosovë  patën ardhur vëzhguesit nga 34 vënde antare të  OSBE-së Prezenca e vëzhguesve ishta fitore për UÇK-në ,pasi i dha mundësi që të  riorganizoi tërë  strukturate saj;të ridimensionohet;të rivendosi lidhjet e humbura;të eleminonte pasojat si dhe të  bënte furnizime me materiale luftarake,municione,ushqime,veshmbathie,medikamente etj.Por, edhe Sërbia nga ana e saj e shfrytëzoi këtë  periudhë ,ku mundi të  përqëndroi në  Kosovë rreth 100 mijë  forca,duke llogaritur forca të  ushtrisë ,policisë ,sigurimit,paramilitarë  dhe popullsi të  mobilizuar nga sërbët,romët,malazez të  Vrakës etj. 

         Krahas kryeries së  këtyre veprimeve ,pala sërbe vazhdonte te digjte e vriste.Ky shtet,si shteti më  hipokrit i njohur deritash,i inkurajuar nga bëria e njërit vesh shurdh e njërit sy qorr nga shumë shtete të Evropës, e sidomos nga fqinjët tanë  ,e shumëfishoi terrorin e fshehtë dhe më 16 janar 1999 kreu masakrën e Reçakut.Dënimi i asaj masakre nga Uilliam Uoker i dha diplomacisë botërore dhe NATO-s një pasqyrë më të  qartë  për ato që  ndodhnin dhe do të  ndodhnin në  Kosovë ,në  rast se nuk do të  ndërhyhej ushtarakisht.Reçaku konfirmoi atë  që sejcili nga shtetet demokratike kishte frikë se po ndothte me të  vërtetë në Kosovë.Ajo masakër konfirmoi atë që shqiptarët kishin shekuj që e hiqnin në kurriz,ndërsa disa shtete kish vite që  e dinin,por heshtnin.Reçaku i bindi të  gjithë  se Sërbia po luante me bashkësinë  ndërkombëtare dhe se nuk kish ndër mend të ndëronte rrugë,në  lidhje me Kosovën.”Perëndimi u zu në  befasi nga ajo që ndodhi në Reçak-shprehet analisti Pedi Eshdaun-Ai tregoi se Millosheviçi nuk është  pjesë e zgjidhjes,por problemi”.(Zëri,30.03.2000)Si rjedhojë ,ngjaria e Reçakut e afroi dhe e shpejtoi Koferencën Ndërkombëtare për Kosovën. 

         Koferenca e Rambujesë  pasi hartoi dokumentin e kosultuar me të  dyja palët ndërluftuese,kërkonte: tërheqine të  gjitha forcave ushtarako-policore,paramilitare e rezerviste sërbe nga Kosova;kthimine gjithë  refugjatëve shqipëtarë  në  trojet e shtëpitë  e veta në siguri dhe vetqeverisie si dhe vendosien e një  force ndërkombëtare sigurie në  Kosovë ,per të  parandaluar kthimin e dhunës.Këto kërkesa ishin më  të  avancuara se ato të  Këshillit të  Sigurimit,të  cilat edhe mund të  ishin më  të  avancuara në  rast se delegacioni shqiptar do të ishte më  unik,”Pasi, pala shqiptare ishte përgatitur dobët për të  ngocuar”, shprehet Kristian Pauls,ambasador pranë  Ministrisë  së  Jashtme Gjermane dhe pjesmarës në  atë  koferencë (Zëri,03.04.2000). 

        Kush ishte shkaku i kësaj dobësie? “Periudha e gjatë e sundimit sërb i ka lenë strukturat shqiptare në  Kosovë,pa një  lidership natyror.Në  mungesë  të  një  udhëheqieje organike,shoqëria kosovare u shoqërua nga një  anarki politike,mu në çastin kur neve na nevoiteshin liderë të fuqishëm…Udhëheqia shqiptare nuk mundi të  krijohej nën praninë  sërbe”.-përgjigjet Riçard Hollbruk.(Zëri,14.4.2000) 

           Refuzmi mëndiemadh i Sërbisë  për të pranuar vendimet e Rambujesë,bëri të mundur kalimin në  përdorimine forcës,pasi politika i kish konsumuar të gjitha burimet e saj.NATO -ja vendosi të  kryej goditje vetëm nga ajri.Pse vetëm nga ajri e jo edhe nga toka?Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë nga deklarimet e disa personaliteteve. 

           Presidenti Klinton,qysh më 24 Mars 1999,natën e parë të bombardimeve,deklaroi në  TV se “Unë nuk kam ndërmend  të  fus trupat tona në  Kosovë  për të  bërë luftë”.Ndërsa, ish shefi i Komitetit Ushtarak të  NATO-s gjatë luftës në Kosovë,Klaus Nauman,shprehet:”Kurrë nuk ka ekzistuar dëshira për të  zhvilluar një  luftë  kundër Jugosllavisë,me qëllim që  ta mposhtë  këtë  vënd.Sikur NATO të kishte patur një interes të  tillë ,atëhere një operacion i tillë  do të  ishte zhvilluar në  mënyrë  krejt tjetër,shumë  më  shkatërues.”(Zëri,25.4.2000) 

         Lufta ajrore e NATO-s e gjeti UÇK-në  në  përleshie të ashpra me ushtrinë sërbe,e cila pati ndërmarë  dy  goditje të  fuqishme ,të njëkohëshme,të  sfazuara në  dy ditë :në  ZO të  Drenicës dhe atë  të  Pashtrikut,ku pati angazhuar mbi 400 tanke e transportues të  blinduar,si dhe mbi 40 mijë  forca,të  mbështetura me artileri të shumtë .Gjatë  javës së fundit të Marsit,e cila ishte faza e parë  e bombardimeve,jo vetëm që mbi Kosovë  veçse binte shi e dëborë  pa pushim ,por edhe aviacioni nuk parashikonte goditje të  objekteve ushtarake sërbe në  Kosovë .Në  atë  fazë  ish parashikuar fitimi i supermacisë  në  ajër dhe goditja e gjithë objekteve sërbe në ish Jugosllavi, të  karakterit ekonomiko -strategjik,që  ndikonin në  ecurinë e luftës,ku përfshiheshin edhe uzinat ushtarake,qendrat e rafinimit e ruajtjes së  karburanteve,linjat hekurudhore,urat etj.Në  këto kushte,ushtria sërbe në  Kosovë ende nuk e ndiente goditjen,prandaj ajo vepronte me intensitet të  lartë .Kjo periudhë është  faza e shpërngulieve më  të  mëdha të popullsisë dhe kemi luftimet më të ashpra të forcave të UÇK-së . 

    Gjithashtu,në  këtë  fazë ,qysh ditën e parë ,janë  vendosur lidhjet midis Shtabit tonë  të Përgjithshëm dhe NATO-s,i cili fillimisht ishte vetëm për shënjë tregimin e objektivave sërbe,por më vonë erdhi duke u forcuar.Faza e dytë  e goditjeve të  aviacionit,1 deri 30 Prill,kishte për objekte goditjeje një  gamë  më të gjërë objektivash sërbe,ku hynin armët dhe mjetet kundrajrore,objektet ushtarake në  Kosovë ,grumbullimet e forcave dhe të  teknikës etj. 

         Në  këtë  fazë  ushtria sërbë  kaloi në  shpërndarien e forcave të veta,duke i nxjerrë nga kazermat dhe duke i fshehur nëpër shtëpitë  e fshatarëve,pyje dhe banesa qytetesh.P.sh.,brigadën e tankeve që  e kish përqëndruar në Prishtinë e pat fshehur në tunelin e kalimit të  mjeteve ,poshtë  banesave të  lagjes Dardania. 

        Përsa i përket veprimit të  forcave të  UÇK-së , gjatë kësaj faze,ato ishin të  kombinuara:luftime mbrojtëse,por edhe sulmuese.Këto të fundit,me formacione deri në  kompani,pasi edhe forcat e armikut nuk i gjeje të përqëndruara. 

        Aviacioni i Aleancës filloi të  veproi me intensitet mbi Kosovë  ,vetëm pas datës 10 prill,pasi atëhere u përmirësuan kushtet meteorologjike,pavarësishit se goditjet nga fluturimet mbi re ,me raketa të  programuara,bëheshin në  vijimësi,kundër objekteve të  mëdha tokesore. 

           Strategjia e ushtrisë  sërbe,qysh në  fillim të  ofensivës së saj ishte:të përfundonte spastrimin etnik të  Kosovës dhe më  vonë  të  përçante unitetin e NATO-s,duke pranuar edhe bombardime,pasi  do të  fitonte më  shumë ,do të  përjetë sonte Kosovën,duke i afruar NATO-s konçesione të  reme.Ndërsa strategjia e NATO-s ishte:Të  dëmtohej aftësia ushtarake dhe ekonomike e Sërbisë ,për ta pa aftësuar atë  ta mbante Kosovën nën pushtim.Pra ,jo për përfitim territoresh,por për  paqen,lirinë  dhe sigurinë  e popullsisë  që  jeton me shekuj në  Kosovë .Domethë në  seNATO-ja u bind se populli shqiptar kish 18 vjet që  po masakrohej,gjë  që përbënte kërcënim për tërë  rajonin;ajo ishte njojtur me operacionin”Patkoi”,dhe qëllimet e tij;si dhe u vu para përgjegjësisë  morale,kur ndodhi Reçaku,sepse pat deklaruar se nuk do të   lejomë  një  Bosnjë  të  dytë ,ndërkohë  që  Reçaku ishte një  Srebenicë e dytë . 

        Shpopullimi total i pjesës më  të  madhe të  Kosovës,për një afat kohor shumë të shkurtër,që bëri Millosheviçi,e befasoi jo vetëm NATO-n ,por të tërë  komunitetin ndërkombëtar,i cili shpresonte se pas javës së  parë  të  bombardimeve,Së rbia do të  dorzohej.Kjo ndodhi edhe për faktin se në  kë to dy javë  luftimet e forcave të  UÇK-së  ishin aq të  ashpra sa u konsumua një  sasi e madhe dhe e pa parashikuar municionesh.Si rrjedhojë ,repartet e UÇK-së  filluan ti pakësonin luftimet sulmueseme forca të  shumta.Gjithashtu , një  pjesë e madhe e popullsisë  u strehuan në  zonat që  kontrollonte UÇK-ja, gjë  që  formacionet tona u detyruan të  kryenin luftime mbrojtëse,në  mbrojtje të  kësaj popullsie, si në  Shalë  të  Bajgores,Qyqavicë , Berishë  , Nerodimë , Dushkajë  ,Gallap,Pagarushë , ku popullsia arrinte nga 25-150 mijë  në  secilin rajon. Këta refugjatë nuk ishin rezultat i luftimeve të  filluara nga Millosheviçi dhe as i bombardimeve ajrore te NATO-s, por luftimet e Millosheviçit u kryen pikërisht për të krijuar refugjatë .Konfliktin etnik, Sërbia e shndëroi në spastrim etnik. 

      Në periudhën midis dy fazave të goditjeve ajrore,në  1 prill 1999,krijohet Qeveria e Përkohëshme e Kosovës, e cila lëshoi thirjen për mobilizim të  përgjithshëm. Kjo jo vetëm që  e fuqizoi luftën, por ngriti lartë  edhe moralin e luftëtarë ve të  UÇK-së  dhe të  popullit që  ndodhej në  Kosovë . Mirë po në  kë të  moment dramatike të  popullit shqipëtar, nuk pranoi të  kyçej në  këtë  qeveri,LDK-ja, edhe pse pati rënë  dakort dhe e kish nënshkruar marrveshien.Me sa kuptohet,këtu janë vënë interesat partiake dhe personale, mbi ato kombëtare.Këtë e shpreh fare hapur z.Bujar Bukoshi, i cili thotë :” Ngutja e udhëheqjes politike në emër të UÇK-së , për të krijuar qeveri, ka pasur qëllim që  të shkatërronte institucionet që  kish Kosova, në vend qe t’i adaptonim e t’i bënim ato githëpërfshirëse”.(Zëri,05.04.2000). Me një fjalë ai nuk pranonte ,se dëshironte të ngelej kryeministër i përjetshëm. 

         Në  kë to kushte UÇK-së  iu desh që  të  kërkonte furnizime nga NATO, por ato u refuzuan.Pse? 

         Arësyet janë  të shumta por ne po rendisim disa: 

          1.Perëndimi i ruhej akuzës se mos akuzohej nga Serbia,Rusia,Kina dhe simpatizantët e tyre , si aleat i UÇK-së . 

          2.Perëndimi ka hezituar në  përkrahjen pa mëdyshje të UÇK-së , sepse i është  friguar qëllimit të saj,pavarësisë së Kosovës, si dhe  tutej nga propaganda Serbe e ndonjë  force politike shqipëtare ,të  cilat e paraqisnin UÇK-në  ideologjike dhe terroriste. 

         3.Nga frika se mos fuqizohej së  tepërmi UÇK-ja dhe e realizonte pavarësinë  me forcat e veta, gjë që nuk ishte pranuar në Rambuje. 

  1. Mos krijimi i qeverisë  gjithperfshirëse e frigoi NATO-n se mos lufta jonë merrte kahe të  luftës civile dhe do të  akuzohej ajo si përkrahë se e krahut më  të  fortë .

         5.Nuk parashikonte futjen në  luftim të  forcave tokësore. 

         6.Nuk ka patur konsensus nga të gjitha vendet anëtare në NATO, për të  ndihmuar luftën e popullit tonë .Këtë  e shpreh shumë qartë  Xhimi Shia: ” Në një aleancë, prej 19 demokracive, gjithmonë  do të  ketë  opinione të  ndryshme… Më  duhet të  jem i sinqertë , para fillimit të  konfliktit jo të gjithë  aleatët pajtoheshin me aktivitetet e UÇK-së “.(Zëri,23.03.2000).Dhe më qartë akoma e jep ambasadori pranë  Ministrisë  së  jashtme Gjermane,z.Kristian Pauls, kur thotë :”Sepse ne kurrë nuk jemi bindur në besimet politike të  UÇK-së dhe kurrë nuk jemi pajtuar me filozofinë  politike të  UÇK-së “, ( Zëri, 03.04.2000), që  ishte pavaresia e Kosovës. 

             Të  gjitha këto sollen trimërimin e Millosheviçit , i cili në  kohën e zhvillimit të  konferencës të Rambujesë pa se disa politikanë  bënë  deklarata të tilla , të  cilat mund të  interpretoheshin si mos dëshirë e NATO-s për  të vepruar.Atë e trimëroi edhe mos pregatitja e NATO-s për të  përdorur forcat tokësore.Po të ish ballafaquar ai me një  kërcënim të  tillë , qysh në  fillim të  luftës, Millosheviçi me siguri që do të  kishte reaguar ndryshe, lufta me siguri do të  ishte zhvilluar ndryshe dhe Kosova sot me siguri që  do të  ishte më  ndryshe.  

           Ne fillim të  fazës së tretë , 1 maj, duke e parë  se ish bërë  gabim mos parashikimi i forcave tokësore, NATO futi në  përdorim avjonët e frontit” A- 10 ” , të  cilët janë  të  paracaktuar për luftë  kundër mjeteve të  blinduara dhe forcave të  tjera në tokë . Duke parë mos tërheqjen e Millosheviçit, më  18 maj,Presidenti  Klinton  deklaroi :” Ne apo aleanca jonë   nuk duhet të  përjashtojmë  asnjë  mundësi për përdorimin e forcave tokësore në Kosovë  ” , dhe u rrit numri i avjonë ve në  1200 copë . Kjo deklaratë  si dhe mbështetja e hapur për UÇK-në  , përsë ri nga z. Klinton më  23.05.1999:” Millosheviçi nuk e ka eleminuar UÇK-në . Madje rradhët e saj po shtohen dita ditës .Ajo ka filluar të  ndërrmarë  ofensivë  kundër forcave Serbe , të  cilat fshihen skutave për t’u shpëtuar goditjeve ajrore. Tani Millosheviçi po përballet me vendosmërinë  tonë  dhe me këmbënguljen e UÇK-së “, e detyruan Serbinë  që  t’i bëjë hesapet ndryshe .  

Operacioni “Patkoi”, një operacion ushtarak i Serbisë që e synonte zhbërjen e Kosovës duke e futur nën kthetrat e ushtrisë së saj. (Skica është e Kolonel Dilaver Goxhaj nga Tirana). 

Gjithashtu, Serbia mashtroi vehten se shqipëtarët e shpërngulur nuk do të  ktheheshin më në Kosovë , me  qënë se  ishin të  shpërndarë  në  30 shtete dhe , si rrjedhojë ,  raporti i popullsisë  do të  ishte në  favor të  Serbëve dhe pakicave të  tjera. Kjo, si dhe izolimi total i tij nga skena ndërkombëtare dhe kërcënimet e NATO-s për pa aftësimin e plotë  të  sistemit energjitik , burimin bazë  të  ekonomisë  së  Serbisë , të  përziera me friken e futjes në  përdorim të  forcave tokësore nga ana e NATO-s, gjë që mund ta bënte Serbinë  si Gjermania në  fund të  Luftë s së  Dytë  Botë rore, e detyruan Serbinë  të  pranonte kapitullimin pa kushte , më  10 Qershor 1999 në  Kumanovë , pa prezencën e UÇK-së ,si palë  fituese .Këtu qëndron edhe një  nga manovrat  e shteteve pjesëtare në  NATO , por miq të Serbisë. Kjo edhe për ndonjë  gabim tonin. 

     Në  këtë  luftë  barrën më  të  rëndë  e morrën mbi shpatulla SH B A, pasi zotëronin një  potencial më  të  madh për ta mbajtur atë barrë ; populli i Kosovës , e në  mënyrë të veçantë  UÇK-ja si dhe Shqipëria. 

          Është  lufta e dytë  e madhe  që  populli dhe kombi shqipëtar rradhitet me fitimtarët . Dhe çudia qëndron në atë  se ato forca që  e kundërshtuan Luftën Çlirimtare në  Luftën .e II Botërore, po ato forca dolën edhe kundër luftës Çlirimtare të  Kosovës , gjë  që të bind se ato dirizhohen nga qëllime të të huajve .   

         Lufta e jonë  Çlirimtare dy vjeçare ,1997-1999 , i shkaktoi Kosovës rreth 2000 dëshmorë  , 12000 viktima , 4000 të  zhdukur dhe 6000 të  burgosur ende ; 80 mijë  shtëpi të  djegura e të  shkatërruara dhe po thuaj tërë  blegtorinë të zhdukur, gjë që janë  tepër të  ndjeshme për të  ardhmen e Kosovës. Ndërsa, Serbia humbi 1/3 e mjeteve të  blinduara në  Kosovë ; paisjet e saj për të  prodhuar armatim , municione e automjete;të  gjitha kapacitetet e saj për të  rafinuar produktet e naftës , si dhe iu vranë e iu plagosën rreth 10mijë ushtarë e forca të  tjera , por mbi të  gjitha Serbia e Madhe u rrudhos, ajo e humbi Kosovën . 

    “Askush nuk kërkon prej shqipëtarëve të  harrojnë  të  kaluarën . Por ne presim prej shqiptarëve të  preokupohen me të  kaluarën, pa nxjerrë  prej saj arsyetime për hakmarrje”, thotë  z. Riçard Hollbruk ( Zëri , 14 .04.2000). Ky është  mesazhi që  duhet të  nxjerrim  nga kjo luftë . 

                                                                                                                             Prishtinë  më  31.05.2000. 

Dilaver Goxhaj ( Shpëtim Golemi )                                   

Ndërroi jetë mësuesi, krijuesi dhe luftëtari i demokracisë Ymer Adem Llugaliu

0

Nga: Arif Ejupi 

Sot,në Surkish të Podujevës ka ndërruar jetë mësuesi, krijuesi e luftëtari i orëve të para të demokracisë Ymer Adem Llugaliu. 

Ymeri lindi më 11 shtator të vitit 1936 në Surkish të Podujevës, qysh si nxënës i fillores bije në sy me njohurit e tij të gjithanshme. 

Prirjet e tij të theksuara në Gjuhë, Histori, Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji dhe Art, u vlerësuan lartë edhe nga arsimtarët e tij të progjimnazit të atëhershëm të Podujevës si:Sabit Kapiti,Nexhmi Sejdiu, Ibrahim Demolli, Abdyl Sokoli, Hasan Shala, Ali Zeneli, si dhe nga vet drejtori i përgjithshëm i kësaj shkolle Tadej Rodiqi, që para një viti kishte ardhur nga Prizreni në Podujevë. 

Arratisja e paparalajmëruar e Llugaliut më 1958 përtej Bjeshkëve të Nemuna,pikënisjen e pati nga një debat i nxehtë me arsimtarin e shkollës së Mesme Zhikica Jovanoviq, i cili jepte Gjuhën serbe. 

Jovanoviq, në një orë mësimi kishte thënë “Kam përshtypjen që Gjuha shqipe, është një përzierje  shumëgjuhësore çfarë lë me dyshue, a mundet me u quajt gjuhë në vete, apo jo. Ka latinizma, ka turqizma, ka serbizma, ka…” 

Në formë kundërshtimi Ymeri kishte thënë jo- jo mësues gabim e keni.Pjetër Budi, librin“Doktrina kristiane”e ka shkruar qartë dhe pastër në gjuhën shqipe, qysh më 1618. 

Ai,madje e ka pasuruar gjuhën edhe me neologjizma të burimit shqip, 49 vjet më herët se Johon Milton, gjuhën angleze me poemën “Parajsa e Humbur”. 

Duke menduar që debati mësues- nxënës duhet të jetë i shëndosh dhe konstruktiv Ymeri, kishte vazhduar diskutimin e tij me gjuhën e argumenteve. 

Ai kishte thënë: ”Mësues nga hulumtimet e mia shoh që serbishtja juaj është tamam një gjuhë laramane me rusizma, bullgarizma të dyja varianteve egjeiane dhe gjevgjeliane, si dhe me mishmashin e gjuhëve të tjera sllave. 

Jovanoviq i revoltuar dhe i pakënaqur me debatin,Ymerin e paraqet në Drejtorinë e shkollës, si nxënës provokator dhe me pikëpamje nacionaliste. 

Ai mbase do ta denonconte edhe në Polici, por se lejonte sedra e sëmur dhe inatçore me pohuar që në debate me nxënësin e tij çdoherë dilte humbës. Urrejtja e papërmbajtur e shovenve serbë del në shesh me arrestimin e arsimtarit të Historisë,Ibrahim Demolli, nga UDB-ja. 

Ai  ishte arrestuar vetëm pse i kishte bërë vërejtje tekstit të Historisë, për klasën e – lll- të,në të cilin fillim e mbarim ishte falsifikuar origjina e shqiptarëve autokton. 

Ymeri lajmin mbi arrestimin e arsimtarit të Historisë, Ibrahim Demolli, e kishte pritur me dhembje dhe indinjatë të thellë. 

Ai druante që fare lehtë mund ta ketë fatin e mësuesit të tij,të cilin për reagimet e tij konkrete dhe në kohë e quante edhe si mësues “Shtylla”. 

Kjo ndjenjë pasigurie dhe mosdurimi ndaj shovenëve serbë e pati detyruar Llugaliun,ende adoleshent që të kalojë në tokën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut me origjinë nga Kastri i Hasit të Prizrenit, me banim në Mat, me ngadhënjimin në Krujë, që shekullin  e – XV- e bëri EPOKË  të  ARBANISË. 

Llugaliu,që i hypi krahut të ëndrrës dhe kaloi matanë maleve i bindur që edhe ai është një krah shqipje regjistrohet në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.në Tiranë. 

Inspirimin për studim të mirëfilltë dhe me rrënjë të Gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare atij ia ngjalli  përçmimi dhe urrejtja që shovinistët serbo- sllav, i bënin Gjuhës shqipe, dhe popullit të robëruar shqiptar në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovë lindore. 

Pas përfundimit të studimeve me sukses shembullor Ymeri,priste që të bëjë punën e ndihmës profesorit (asistentit) në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. 

Mirëpo, një ditë fundgushti atij pa kurrfarë paralajmërimi i jepet urdhri që të shkojë në Krahinën më të prapambetur dhe më të persekutuar të vendit, në Mirditë. 

I njohur me virtytet e tij prej burri dhe pedagogu profesionist plot nëntë vjet punon në shkollën e Mesme në Rrëshen,dhe në atë Tetëvjeçare në Kurbnesh. 

Llugaliu përkundër kushteve të vështira për punë detyrën e tij të mësuesit të Gjuhës Shqipe,dhe letërsisë,siç ishte emërtuar kjo lëndë atëherë e kryente me mjaft sukses. 

Ai duke e konsideruar arsimimin e brezave si burim drite, edhe në kohën kur ishte student kishte punuar si mësues i së njëjtës lëndë 15- 16 muaj, edhe në Berat. 

Me përvojën e tij të gjatë ai ishte në gjendje që nëpërmjet procedurave të testimit ta bëjë edhe matjen e inteligjencës të secilit nxënës. 

Po ashtu llogaritjen e pikëve për notë e bënte saktë dhe pa i hyrë askujt në hak.Vazhdimisht nxënësëve të tij ua përsëriste thënien “Shumë shpejt e keni kryer punën,nëse e keni kryer si duhet .” 

Llugaliu,përveç aftësive intelektuale dhe organizimeve dallohej edhe për respektimin dhe dashurinë e treguar ndaj malësorëve të Mirditës . 

Mania e pansllavistëve kokëbosh dhe klysh të Stalinit nëprmjet “fabrikave”të llojit kovaçhane  banorët e kësaj zone i detyronte të bëjnë punë skllavi si në feudalizëm. 

Ata që kundërshtonin shpalleshin armiq të popullit, dhe përfundonin në kampe internimi, ku vite më radhë thanin këneta e moçale. 

Grupi tjetër i “vullnetarëve”amator ndërtonte“pallate”me qerpiç e baltë. Çdonjërit veç e veç, apo si kolektiv për një normë të parealizuar i avullonte jeta. 

Këtë diktaturë ekzemplar tmerri disa të verbëruar e atoparlant të monismit e përshkruanin si parasë,vetburgimin liri, diktaturën demokraci . 

Kurse,Hoxha gjirokastritin pejgamber,sepse kështjellën e rrezistencës së Gegnisë,të ndërtuar me djersë e gjak nga Buzuku, Bardhi, Bogdani, Budi, Veqilharxhi, Pashko Vasa, Mjeda, Fishta e Migjeni etj, e kishte bërë rrafsh me tokë, nga frika që pasardhësit e tyre po e lidhnin Arbanin me Vatikanin dhe Perëndimin. 

Llugaliu si bir i traditës kësaj çmendurie paranoiake i kundërvihet me vargjet revoltë të Migjenit”: Oh,si s’ po kam nji grusht të fuqishëm Malit( diktaturës) që vret mu në zemër me ia ngjesh”. 

Më 10 nëntor të vitit 1976, nën pretekstin e “ Agjitacion propagandës”Llugaliu u arrestua dhe u dënua me tetë vjet heqje lirie. 

Arrestimit të tij i parapriu spiunimi i një “kolegu“në eskursionin me nxënës në Pllajën e Valmorit. 

Ai e kishte provokuar mësueses Ymerin,duke i thënë : – Or kosovar si të duket Valmori ?… 

Ymeri,modest dhe pa u mburrur këtij të shituri që ishte si gacë e mbuluar me shumë shtresa shpuze iu kishte përgjigjur:” Valmori është i bukur, ama shumëfish më e bukur është Fusha e Kosovës”. 

Të nesërmen “kolegu “i tij, një kuisling që regjimi diktatorial e kishte bërë rregëzinë, duke sajuar edhe njëqind gënjeshtra të tjera, raporton tek padronët e tij të Sigurimit të Shtetit. 

Pastaj, ata bëjnë atë që s’ kishte arritur ta bëj vëllai i tyre ideologjik Zhikica Jovanoviq.  

Llugaliun e mbyllin në burgun e Spaçit . Atje i ballafaquar çdoherë me uri dhe etje detyrohet që të kryejë punët më të rënda fizike. 

Pas daljes nga burgu rehabilitimin e tij dhe avancimin në pozita, diktatorët gardianë të ferrit të kuq komunist e kushtëzojnë me kërkesën që ai me shkrimet e tij të glorifikoj Kryediktatorin, duke i thurur  në të njëjtën kohë elozhe edhe kolektivizimit të vendit, që ishte kthyer në varr të hapur të shqiptarëve. 

Llugaliu guximtar dhe frontal,siç janë zakonisht malësorët kësaj oferte i bën refuzim të dyfishtë, jo për mungesë talenti, por nuk donte me u bë në asnjë mënyrë nallban për me mbath kuaj të xhelatëve komunistë, të cilët gjatë 50 vjetëve- shekuj likuiduan figurat më të ndritura të kombit tonë. 

Pas këtij refuzimi atij gojën ia mbyllin e lapsin ia kthejnë në kazmë, duke e izoluar dhe internuar në zona të thella malore, ku nëntëmbëdhjetë vjet rresht, nuk i lejohet kontakti me njeri. 

Atë ushqim të paktë dhe pagrimë shije të shumtën e herëve ia hidhnin nëpër sportelet e thurura me thupra hekuri sikur luanit në kafaz. 

Edhe pse ishte me qafë nën shpatën e Demokleut, alias Diktatorit, Enver Hoxha, më 13 gusht të vitit 1983,ai bëhet shembull guximi dhe besnikërie. Me katër- pesë shokë e bën varrosjen e disidentes së parë Shqiptare, Musine Kokalari, e cila kishte vdekur në vetmi dhe vuajtje të paimagjinueshme në një kasolle të Rrëshenit . 

Pas përmbysjes së Diktaturës, Llugaliu një ditë të vonuar pranvere kthehet në vendlindje, ku e kishte lënë të ndryme rininë e tij të hershme. 

Atij i bëhet pritje madhështore. Surkishi ato ditë ishte vend pelegrinazhi, i të gjithë llapjanëve. 

Pushtuesit serbë që ishin instaluar në hyrje të këtij fshati me të kuptuar se Llugaliu,ishte kthyer në Dardani,në tokën e të parëve të tij, e arrestojë dhe ia plaçkisin të gjitha peshqeshet, dhe të hollat e dhuruara nga familjar, shokë e miq. 

Pas katër- pesë ditëve e dëbojnë matanë kufirit të vendosur me dhunë e gjak. Llugaliu që ishte flijuar  për Shqipërinë Etnike, shkon në Elbasan, ku fillon punën e mësimdhënësit të Gjuhës Gjermane në shkollën e Mesme të Gjuhëve të huaja. 

Po ashtu kontribuon në të gjitha lëvizjet për liri dhe demokraci të Shqipërisë. Më gjithë ferrin e përjetuar Llugaliu, pedagog dhe krijues më 1993, e boton në “Eurorilindja” Tiranë, librin me poezi,,Luani i Prishtinës”. Pas këtij libri ai ka botuar edhe shtatë- tetë libra të tjerë me temë nga historia,kultura dhe gjuhësia. 

Sidomos vëmendjen e atyre që studiojnë Gjuhë shqipe,e kanë zgjuar librat me analiza të ngjeshura nga Fonetika, Morfologjia dhe Sintaksa” Gjuhësi e letrarizueme” dhe ai “ Ma i lashti dhe ma i riu” 

Llugaliu, fondin e tij krijues e pasuron edhe me fejtone të shumta të botuara në Gazetat e ditës dhe ato javore në Shqipëri e Kosovë. 

Po ashtu është më rëndësi të theksohet që ai më 2005, pati botuar studimin dygjuhësor shqip- anglisht“Pretendimet serbe rreth Kosovës dhe realiteti kosovar”. “ Serbian claims about Kosova and kosovarian reality “. 

Ymer Llugaliu, edhe pse në moshë të shtyrë posedonte potencial të pashtershëm krijues. Ai ka lënë në dorëshkrim edhe disa tema nga fusha e Gramatikës së Gjuhës shqipe. 

Mirditorët edhe pse ka kaluar gati gjysmëshekulli ndihen krenar me ish- mësuesin e tyre të mrekullueshëm Ymer Adem Llugaliu. 

Ata të nxitur nga respekti i pakufishëm ndaj tij në nëntor të vitit 2019 mënyrë të organizuar e vizitojnë atë në fshatin e tij të lindjes në Surkish të Podujevës. 

Ngjashëm me shokët e tij vepron dhe politikologu e publicisti i njohur Luan Rama. 

Ai,me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, më 2020 erdhi enkas nga Tirana, në Llap, për t’i shprehur mirënjohjen dhe konsideratën  e tij,më të lartë për punën e shkëlqyer mësuesit dhe disidentit Ymer Adem Llugaliu. 

Llugaliu, ndihet shumë i nderuar nga këto vizita të ish- nxënësve të tij. 

Meqenëse ishte i pa trashëgimtarë nxënës e nxënëse i donte me shpirt dhe i konsideronte si fëmijë të tij. 

Vizitat e nxënësve të tij mirditorë pas gati një gjysmëshekulli janë prova më e mirë që veprën e Ymer Llugaliut s’mundi me zhduk e as me hijezua diktatura komuniste. 

Të dashur lexues si shtojcë këtij jetëshkrimi të mësuesit, poliglotit dhe disidentit Ymer Llugallu,po ia bashkëngjisim edhe këto vargje të ish-nxënësve të tij nga Mirdita e Shqipërisë. 

DERTI YNË ISHTE DHE PËRSHNDETJA JONË PËR PROFESORIN. U PËRLOTËM SI FËMIJË! LEXOJENI! 

TEPËR VONË! 

Erdhëm; 
Vonë, shumë vonë! 
pesëdhjetë vjet! 
u ndamë; një Jetë! 

Erdhëm; 
të pamë! jo si të lamë! 
si Lisi në Maj! 
Por prapë, për ne, 
po ai je! 

Mendjet dhe zemrat tona, 
ashtu të kujtojnë; 
Sytë tanë, 
ashtu të shikojnë! 

Je po ai Lis, 
në pranverë, në Maj! 
ashtu si u ndamë, 
ashtu si të lamë! 

Lis; në më të lartën majë! 
E tundi stuhia, e shkundi! 
Por dot, nuk e mundi! 
E mbuloi bora, u thinjë, 
As ra, as u përkul në brinjë! 

Shtiu rrufeja, nga reja, lart! 
Pyll, e mal, e qiell, u përflak! 
Po Lisi mbeti Lis! 
Siç thosh, Ymer i rinisë, 
Omer-Mëkues i Letërsisë! 

Vonë, tepër vonë u kujtuam! 
por nuk harruam! 
të gjetëm; 
jo ashtu si u ndamë! 

Po për ne, je Lis! 
Gjigand, mbi shkamb; 
atje…, lart…, në Majë, 
mëkues i Lirisë! 

Lirinë ëndërroje, 
kur zilja i printe orës, 
e binte këmbanë, 
kur ora, si ngjante orës, 
kumbonte, 
në veshët tanë, 
liri e Kosovës! 

Vargje. për Atë, recitoje, 
orëve, e pas orës! 
Kujtoje…, 

e na flisje, kur.., 
as hartën e Kosovës, 
hartë e Shqipërisë, 
s’e kishte! 

E sot, si atëherë, 
si ré bubullinë! 
këmbanë oshëtinë! 
në mal e luginë, 
si Hoti Ukshin! 

Jehon, mal e lis: 
Bëje ose vdis! 

Bëje! more drekëbërë! 
Shqipërinë e pabërë! 

Bëje! Shqipëri të Bërë! 
Bëje! ose vdis! 

Bëje! mbi shkamb, 
jo mbi rërë! 

Bëje! drekëbërë! 
Bëje! ose vdis! 

Erdhëm e na pe; 
Jo si na le! 
sa dilte pùshi në faqe! 

Erdhëm; 
me mustaqe! me mjekër! 
të thinjur! të vjetër! 

Vonë shumë vonë, 
zvarrë, lisharës!…, 
nuk erdhëm të na falësh! 

Erdhëm t’ju sillnim dhuratë! 
jo thuprën e zajushës, 
të thantë, të thatë! 
me të cilën, Ju, nuk na ratë! 

Ju sollëm një bastun të gjatë! 
Prej thane, të thantë! 
Jo të mbahësh! 
Lisi nuk mbahet me shkop! 

Ta sollëm dhuratë! 
Jo të na falësh! 
por të na rrahësh, 
sa t’ju hajë krahu! 

Në kërcinjë e në kokë! 
me shkop! 
Nxënësit gjimnazistë, Matura MAJ 1971, Mirditë 
për Profesorin e Letërsisë – Ymer Llugaliun, 

Podujevë, nëntor 2019 

Gjeopolitika e “luftës së shenjt!”

0
Afrim Caka, Gjakovë
“Si u bënë nga roje diskotekash e vjedhës farmerkash; në ministra e deputetë, e nisën me 100 m² shtëpi “qerpiçi e drrase me gozhda”, kanë shtëpi luksoze, apartamente, dyqane, toka me mijëra hektar, duke e vlerësuar si revanshizëm dhe aventurë të rrezikshme që destabilizon shoqërinë dhe shtetin e Dardanisë!”
Shpresoj në fundin tyre “profesional” dhe në zhdukjën e tyre mediatike e politike, sepse vetëm këto mund të jenë penalitetet e duhura për dëmin e pariparueshëm që i kanë shkaktuar vendit.
Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar. Por rimohuesit ose çmitizuesit nuk e duan këtë të vërtetë. Në vend të saj, ata duan të vendosin një tjetër demokraci, një tjetër histori dhe një tjetër kulturë. Më në fund, armiku numër një, korrupsioni i madh, krimi i organizuar, kundër të cilëve u kthye në fund makina e skëterrshme e “luftës së shenjtë”që vetë shqiptarët kishin ndihmuar të vihej në lëvizje.
Ky zakon fatkeq në përputhjë më parimët e tyrë, disa nga këta zotërinj do të mbronin edhe llojin më të keq të politikanit, pavarësisht se ajo mund t’i çonte të gjithë drejtë shkatërrimit. Sepse krimbat e djeshëm nuk mund të marrin dot përmasat e gjarpërit të dikurshëm të PDKYS-ë. Bajnë politikë prostitucioni e hanë si mbretër. Ku një komb rron si lypsar!… Dardaninë e kanë dhjer, coptuar e përçarë!
Nuk mund të rri dot pa folur, madjë më zë të lartë, e madje duke dal disi edhe nga vetja, sepse etikën e komunikimit duhet ta marrë qytetari në këtë vend… Por nuk mund të përmbahesh dot kur të dalin përpara disa palo burra, pa pikën e dinjitetit, pa pikën e lyrës, pa një minimum përgjegjshmërie ndaj peshës së madhe të detyres si një ish president, ish kryeminitër, ish ministër, siç ishinë këta burreca pa pavlera e krimba xhirizësh!
Të lirë siç jëmi tani, gjëja e parë e specagjinjëve që do të kryenin ishte të bënin ç’të donin me Dardaninë. Një pezmë i vjetër pas luftës, shoqëruar nga murmurimat satanike kunër Albinit dhe Vjosës, po bëhëj zotër kudo në media e shtypë “Albini dhe Vjosa i kishin fajet për gjithçka”. I mbante lidhur më peshën e fitores. Me humbjenë e tyre dhe me zymtësinë e kujtimet historike të ish qeverive të korruptuara më shumë të panjohura që kanë nga kaluara e tyrë. Çlirimi i vijueshëm e i përhershëm, me shembjen e perandorisë së tyrë.
Një pakicë e votuesve kishin qenë krenarë për mumurimat satanike, pa e ditur se pikërisht në to ishte strehuar kurthi i “krimevë të organizuara”. Mafijozët kishin arsyet që diheshin. Por një gjë dihet: se ky ka qënë një ngazellim i rrallë i klanevë më të errëta të ish regjimit të tyrë, që i donin shqiptarët të mbyllur në zguallin e gaforrës. E, natyrisht, në Dardani.
Në parlament, lufta shokëve Enver Hoxhaj, Abdullah Hoti, Dritan Selmanaj, Dardan Gashi, dhe të gjithë ata që votuan kundra në parlament, për mbrojtjen e parimeve të korrupsionit dhe kapjes së pushtetit. 4 prilli, ku ishtë një situatë mjaft e rëndë dhe e mbushur plotë me provokime, nëpërmjet mbledhjes së dy partive, natës së zimavë të zinj, është munduar të realizohet me mjaft mjeshtri nga autorët dhe mendoj se kjo natë e zimave të zinj është e vetmja pjesë e lig dhe e poshtër gjatë votimit dhe mos votimit…
Frika nga ndryshimi i ligjit për votuesit nga diaspora që e mbajnë gjallë shpirtin nacionalistë e kombëtar. U lavduan për krenarinë e tyre të madhe për të kundërshtuar ligjin sepse: Janë robër të dashurisë korruptive.
Ju jëni vëtëm ata që jëni!
Në mungesë të diasporës në do të ishim humbur.
Ndoshta me këtë titull të shkrimit tim nuk do të ju dukem tepër vanitoz, në qoftësë se them së, duke qenë se çdo gjë ka vetëm një të vërtetë, ai që e di dhe e sheh të vërtetën për të aq sa mund të shihen skajet zakonisht të këqija të specagjinjvë në parlamentë.
Me gjithë karakterin e tyrë të Dullës, Veliut e Gashit të përgjithsuar drejtë kapjes së thesarit tw shtetit, keta formuluan një metodë të re të të menduarit, që shprehën në menyrë të thuktë tendencat e filozofisë së kohës së vjetër të rebëlimit anti–PRESIDENTE. Këtu, natyrisht kam dërmend t’i shkoqis përafërsisht konturat e këtyre dy epokave në mes errësirës dhe dritës (korrupsionit dhe demokracisë), por vetëm t’i cekim disa dallime që do të na ndihmojnë kuptojmë vendin dhe rëndësinë e filozofisë të shkëputjes nga periudha e krimit te organizuar.
Prof. dr. Vjosa Osmani, është një nga intelektualët tona më të talentuara dhe ka futur në fondin e politikës sonë mjaftë vëpra të mira, disa prej të cilave i ka përfaqësuar denjësisht politiken shqiptare, edhe para të huajve në BBC.
Parlamenti që nga fillimi deri në fund të seancës përshkruhët nga imoraliteti i specagjinjvë që të revoltojnë. Vetë skena e tyrë banale që pamë në rastin e luftës kundër Vjosa Osmanit e banalizojnë dhe e errësojnë së tëpërmi këtë aspekt të votimit kundër presidentës. Ky lloj banalizimi dhe imoraliteti është karakteristikë e politikanëvë banal dhe e shoqërisë sonë?!
Shpësh në politikën tonë nuk ka qartësi për metodën e rëalizmit të turmokracisë. Një vepër e tre specagjinjvë duhet të duket se veprojnë në një drejtim të realizimit anti-shqiptar. E meqenëse numri i madh i ligjeve nuk i arsyeton shpesh të metat, ashtu siç është shteti ynë me mirë i rregulluar nëse ka pak ligjë të forta – por nëse respektohen me rigorozitet nga specagjinjtë.
E para është të mos pranoi kurrë ndonjë gjë për të vërtetë sa kohë që të mos njoh karakteret e spacagjinjëve në mënyrë të qartë si të tillë – domethënë ta evitoj më kujdes nxitimin dhe prevencionin, e të mos fus në mendje asgjë më shumë se ajo që do të mos duken aq të qart dhe aq të kulluar në veprimet e tyrë gjatë votimit në mes Simiqit 91 dhë Konjufcës 67, sa që të mos kem asnjë rast ta vë në dyshim antishqiptarizmin e specagjinjëve.
Përsë! Në vëndin tonë nuk lihet menjanë i idealizmi primitiv të mendësisë politiko-korruptive. Të tilla shfaqje u shfaqën edhe në parlamentë. Kjo gjë lidhet me shfaqjen e heronjëve negativ të tri partive dhe Zajednicës. Por këta hëronj nuk duhën të jepën skëna nga realiteti, nga jeta e tyre politike. Unë thëm se mund të ketë “gjeneral e heronj” edhe më shumë të meta dhe deformime në shtresën e gjashtë të trurit te Intuita.
Për problemin e diskutimeve krijuesë ndonjëherë ka munguar edhe vigjilenca e duhur votuesvë, që të mos lejonin element armiqë si Veliu, Dulla, Selmanaj dhe poeti lirik të përdornin mediatë e diskutimit dhe kutin e votimit për të vjellur vrer e për të çfryrë dufin e tyrë armiqësor me voten e tyre, si nevojë e përgjigjes flakë për flakë kundër një nënë, motre, politikane e intelëktuale si Vjosa Osmani.

Greqia tani do të filloi procedurat për të shfuqizuar ligjin famëkeq të luftës me Shqipërinë që daton tek viti 1940

0

Të nderuar miq e përkrahës,Më 23 maj 2022, në Tiranë, Nikos Dendias, Ministër i Jashtëm i Greqisë, mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me homologen dhe nikoqiren e tij shqiptare, Olta Xhaçka, gjatë së cilës, Dendias njoftoi se Greqia tani do të fillonte procedurat për të shfuqizuar ligjin famëkeq të luftës me Shqipërinë që daton tek viti 1940.Jemi të kënaqur të themi se ky ndryshim i qëndrimit të Greqisë është rezultat i punës lobuese të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane me anëtaret e Senatit të SHBA-ve, dhe letrave të dërguara Kryeministrit e Presidentit grek nga ish-kongresisti DioGuardi gjatë dy viteve të fundit.Më e rëndësishmja nga këto letra ishte ajo që DioGuardi ia dërgoi Presidentit Joe Biden më 11 tetor 2021, vetëm tri ditë para takimit bilateral në Washington, DC, në mes te Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Antony Blinken dhe Ministrit të Jashtëm grek Dendias.Ju lutem, klikoni këtu për ta lexuar letrën origjinale të DioGuardit për Presidentin Biden.Në këtë letër për Presidentin Biden, Joe DioGuardi, President i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, vuri theksin tek dy çështje kruciale për të cilat SHBA do t’i kërkonte Greqisë veprime konkrete: e para, “të shfuqizojë ligjin e luftës me Shqipërinë të vitit 1940, dhe e dyta, të njohë Kosovën si shtet të pavarur.”Tutje, mezi presim që Greqia të marrë rol udhëheqës në sjelljen e paqës së qëndrueshme dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor duke e njohur pavarësinë e Kosovës!Gjithë të mirat,

                            Shirley Cloyes DioGuardi                       Joe DioGuardiKëshilltare për Cështje të Ballkanit         President

_____

Dear Friends and Supporters,On May 12, 2022, in Tirana, Nikos Dendias, the Greek Minister of Foreign Affairs, held a joint press conference with his Albanian counterpart and host, Olta Xhacka, during which Dendias announced that Greece will now begin the procedures to abrogate the infamous War Law with Albania, which dates back to 1940.We are pleased to report that this change of stance by Greece was the result of the Albanian American Civic League’s lobbying efforts with Members of the US Senate, and letters sent to Greece’s Prime Minister and President over the past two years by former Congressman Joe DioGuardi. Most important was the letter that DioGuardi sent to President Joe Biden on October 11, 2021, three days before an important bilateral meeting took place in Washington, DC, between US Secretary of State Antony Blinken and Greek Foreign Minister Dendias.Please click here to read DioGuardi’s letter to President Biden.In his letter to President Biden, Joe DioGuardi, President of the Albanian American Civic League, highlighted two key issues that the United States should ask Greece to act on: one, to end Greece’s “war law with Albania from 1940, and two, to recognize Kosova as an independent state.” We now look forward to Greece taking a leading role in bringing lasting peace and stability to the Western Balkans by recognizing Kosova as an independent nation.All the best,

                  Shirley Cloyes DioGuardi             Joe DioGuardiBalkan Affairs Adviser                   President

Lugina e Preshevës është pjesë esenciale e kauzës kombëtare shqiptare

0

Lugina e Preshevës është pjesë esenciale e kauzës kombëtare shqiptare. Evropa si e tërë mund të arrijë paqe dhe stabilitet afatgjatë vetëm kur shqiptarët etnikë në tokat e tyre autoktone në Luginë të Preshevës ndjehen të lirë, të barabartë, dhe ndajnë një vizion demokratik. Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), e udhëhequr nga ish-Kongresisti Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, ka punuar sistematikisht dhe vazhdimisht për kërkesat e drejta dhe legjitime të Luginës së Preshevës për mbi dy dekada rresht.  Javën që lamë pas, Liga Qytetare aranzhoi një sër takimesh shumë të rëndësishmë në New York dhe Washington, DC, për një delegacion të liderëve politikë të Luginës së Preshevës të përbërë nga Shaip Kamberi, Deputet dhe Kryetar i PVD, Nagip Arifi, Kryetar i Komunës së Bujanocit dhe Kryetar i PD, Ardita Sinani, ish-Kryetare e Komunës së Preshevës, dhe Ragmi Mustafa, ish-Kryetar e ish-Nënkryetar (së fundi) i Komunës së Preshevës dhe Kryetar i PDSH. Vizita e tyre në SHBA u mbështet nga Qeveria e Kosovës.  Delegacioni filloi vizitën e tyre në SHBA me një takim me Ferit Hoxha, Ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara (i cili tani udhëheq edhe me Këshillin e Sigurimit të OKB-së), si dhe me Bordin e Ligës Qytetare në New York, të dielën. Të hënën, në Washington, DC, delegacioni i Luginës së Preshevës u takua me Kongresistin Jim McGovern, Kryetar i Komitetit Kongresional për të Drejtat e Njeriut “Tom Lantos.” Të marten, delegacioni u mirëprit në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve nga Drejtori i Zyrës për Evropë Qendrore e Juglindore, Martin McDowell, në emër të Zëvendës Ndihmës Sekretarit dhe të Dërguarit Special për Ballkanin Gabriel Escobar (i cili atë ditë ndodhej në rajon për takime). Të mërkurën, delegacioni u takua me Sarah Arkin, përgjegjëse për Evropë në zyrën e Senatorit Bob Menendez, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve. Bashkë me Joe e Shirley, delegacioni mori pjesë në ngjarjen e 25-të vjetore të Asociacionit të ish-Anëtarëve të Kongresit të SHBA-ve “Statesmanship Awards Celebration,” të mërkurën në mbrëmje, me 8 qershor. Në këtë ngjarje të rëndësisë se vecantë, delegacioni pati mundësi të takojë shumë kongresistë e senatorë, ndër më kryesorët, Senatorin Tim Kaine, si dhe ish-Kongesisten Arbëreshe Connie Morella. Delegacioni u shoqërua në këtë ngjarje kongresionale edhe nga Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber. Koha është tani që cështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendjen që e meriton. Mënyra moderne e spastrimit etnik nga ana e Beogradit përmes pasivizimit të adresave të shqiptarëve, vazhdimit të mungesës së zhvillimit ekonomik, si dhe rritjes së vazhdueshme të varfërisë, nuk mund të tolerohet më. Insistimi i Serbisë që të arrijë maksimumin e të drejtave për minoritetin serb në Kosovë derisa injoron totalisht edhe të drejtat më bazike njerëzore për minoritetin shqiptar në Luginën e Preshevës është një hipokrizi e kjartë e cila duhet dënuar edhe nga Shtetet e Bashkuara edhe nga Bashkimi Evropian. Procesi i dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit nuk mund të përfundojë suksesshëm përderisa kërkesat e drejta dhe legjitime të shqiptarëve etnikë të Luginës së Preshevës nuk merren parasysh. Liga Qytetare do të vazhdojë punën e vet në përkrahje të Luginës së Preshevës dhe do të bëjë cfarëdo që duhet për t’u siguruar që vllezërit e motrat tona shqiptare në atë rajon as nuk harrohen e as nuk margjinalizohen tutje. Ju lutem, vlerësoni nëse mund të jepni një donacion për Ligën Qytetare në përkrahje të punës sonë për Luginën e Preshevës, në vecanti, e për kauzën kombëtare shqiptare në përgjithësi. Gjithë të mirat,

                            Shirley Cloyes DioGuardi                       Joe DioGuardiKëshilltare për Cështje të Ballkanit         President

 

The Presheva Valley is an essential part of the Albanian national cause.  Europe as a whole can achieve long-term peace and stability only when ethnic Albanians in their ancestral lands in the Presheva Valley feel free, equal and share a democratic vision. The Albanian American Civic League (AACL), led by former Congressman Joe DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi, has systematically and continuously worked for the righteous and legitimate demands of the Presheva Valley for more than two decades.  This past week, the Civic League arranged for a series of highly important meetings in New York and Washington, DC, for a delegation of ethnic Albanian political leaders from the Presheva Valley, including Shaip Kamberi, MP and Chair of PVD, Nagip Arifi, Mayor of Bujanoc and Chair of PD, Ardita Sinani, former Mayor of Presheva, and Ragmi Mustafa, former Mayor and former Deputy Mayor of Presheva and Chair of PDSH.  Their visit to the United States was supported by the Government of Kosova. The delegation started their visit to the United States with a meeting with Ferit Hoxha, Albanian Ambassador to the United Nations (who is currently chairing the UN Security Council), and the Board of our Civic League in New York on Sunday.  On Monday, in Washington, DC, the Presheva Valley delegation met with Congressman Jim McGovern, Chair of the Tom Lantos Human Rights Commission.  On Tuesday they were received at the US Department of State by the Director of the Office for Central and Southern Europe, Martin McDowell, on behalf of Deputy Assistant Secretary of State and Special Envoy for the Balkans Gabriel Escobar (who had to be in the region for meetings). On Wednesday, the delegation also met with Sarah Arkin in charge of European Affairs with the office of Senator Bob Menendez, Chair of the US Senate Foreign Affairs Committee. Together with Joe and Shirley, the delegation participated in the 25th annual Statesmanship Awards Celebration of the US Association of Former Members of Congress in the evening of Wednesday, June 8. At this important and exclusive event, the delegation was introduced to many Members of Congress and other dignitaries attending the event, including Senator Tim Kaine and Arberesh former Member of Congress Connie Morella, among others.  We arranged for the group to be joined by Albania’s Ambassador to the United States, Floreta Faber.The time has come for the Presheva Valley question to be given the serious attention it deserves. Belgrade’s form of modern ethnic cleansing through the removal of addresses of local ethnic Albanian residents, continued lack of economic development, and an increase in the rate of poverty, cannot be tolerated anymore. Serbia’s insistence in getting the maximum rights for the Serbian minority in Kosova while totally ignoring even the most basic and fundamental rights of the Albanian minority in the Presheva Valley is a blatant hypocrisy that both the United States and the European Union must reject. The dialogue process between Prishtina and Belgrade cannot be completed successfully unless the righteous and legitimate demands of the Presheva Valley ethnic Albanians are thoroughly taken into account. The Civic League will continue its work in support of the Presheva Valley and will do all it takes to make sure that our Albanian brothers and sisters in the region are neither diminished nor fully marginalized. Please consider making a donation to our Civic League to support our work for the Presheva Valley, in particular, and the Albanian national cause, in generalAll the best,

                  Shirley Cloyes DioGuardi             Joe DioGuardiBalkan Affairs Adviser                   President

Our mailing address is:

Albanian American Civic League

PO Box 70

OssiningNy 10562

Victor Hugo: “Thirrje ushtrisë ruse në vitin 1963”

0

Një aktualitet që vijon!

Një lexues i gazetës rajonale DNA (Les Dernières Nouvelles d'Alsace) me interes dhe qëllueshëm i njoftoi lexuesit me letrën e mëposhtëme të shkrimtarit të famshëm francez Victor Hugo.

“Thirrje ushtrisë ruse në vitin 1963”

Lexuesi shtoi : “Në se i zëvëndësojmë në këtë tekst termat e ntrashur “Poloni, polak, Varshavë, Petersburg, car dhe shekulli XIX” me “Ukrainë, ukrainas, Kiev, Moskë, Putin dhe shekulli XXI”, mund të lusnim Victor Hugonë, që ta dërgojë sërish atë letër për ushtrinë ruse! Merreni vesh vetë!

Ushtarë rusë, bëhuni sërish njerëz! Kjo lavdi ju propozohet aktualisht, kapeni atë. Ndërsa është ende e mundur, dëgjoni:

Në se do e vazhdonit këtë luftë të egër; në se ju, oficerët, që janë me zemër fisnike, por që kapriçio mund t’i zvoglojë dhe t’i hedhë në Siberi; në se ju ushtarë, bujrobërit e dikurshëm, skllevër të sotëm, të shkulur me forcë nga nënat tuaja, nga të fejuarat tuaja, nga familjet tuaja, të qeverisur nën kamxhik, të keqtrajtuar, të kequshqyer, të dënuar për një kohë të gjatë dhe vijueshmëri që zgjat me shërbim ushtarak, më i ashpër në Rusi se sa puna e detyrueshme në vende të tjera, në se ju, që jeni viktima, zotoheni kundër viktimave; në se në momentin e shenjtë, kur Polonia e respektueshme do që të ngrihet në këmbë, në momentin e fundëm, kur ju mund të zgjidhni ndërmjet Petersburbut, ku sundon tirani dhe Varshavës ku sundon liria; në se në këtë konflikt vendimtar, e injoroni detyrën tuaj, detyrën tuaj të vetme, vëllazërinë; në se  bashkërisht veproni kundër polakëve bashkë me carin, dmth ekzekutuesi i tyre dhe juaji; në se ju të shtypurit, nga shtypja keni mësuar vetëm të mbeshtesni shtypësin; në se fatkeqësinë tuaj do e shndërroni në një turp; në se, ju që mbani në dorë shpatën, veni në dispozicion të despotizmit, përbindëshit të rëndë dhe të dobët, që të gjithëve juve ju bën copë copë, juve rusët ashtu sikurse polakët, forcën tuaj të verbër dhe prej budallai; në se në vend që t’i ktheheni dhe ta kundërshtoni kasapin e kombeve, ju burracakërisht do të shtypni fort, me epërsinë dhe numrin e madh të armëve ata njeërz heroikë, të zhgënjyer që kërkojnë të drejtën më parësore, të drejtën e atdheut; në se në mes të shekullit 19, ju do ta shfarosni Poloninë, në se ju e bëni këtë, dijeni burra të ushtrisë ruse, (….) se do fitoni përbuzjen e botës së qytetëruar! Krimet e dhunës janë dhe mbeten krime; terrori publik  dënohet.

Ushtarë rusë, kërkoni frymëzim te polakët, mos luftoni kundër tyre. Ajo që do gjeni ju në Poloni, nuk është armiku juaj, por është një shembull.

Victor Hugo

Haauteville- House, 11 shkurt 1863

* Kryengritja polake e vitit 1863 kundër perandorisë ruse për pavarësinë e Polonisë në territorin e atëhershëm polak, që e kishte pushtuar Rusia

E përgatiti: Bardhyl Adem Selimi, Tiranë

Marjana Bulku: Një retrospektivë 10 -vjeçare në 110 -vjetorin e Vatrës

0

Marjana Bulku, New York

Vatra është liria e ëndërruar e shqiptarëve mërgimtarë por edhe atyre që e ëndërruan AMERIKEN  në SHQIPËRINË e vetburgosur , them unë qysh nga dita e parë që shkela në Vater me të madhen Tinka KURTI në krah e cila e mahnitur pas fotografive në muret e Vatrës njohu familjarë  të saj që nuk i kishte mundur ti takonte për së gjalli, pastaj ndaloi në minibustin e nënë Terezës e mori në duar  me fjalët “ Lutu për ne, Lutu për ne “,nisi të rrecitonte vargje që dikur  ia kishte kushtuar asaj.

Në fakt unë e kisha takuar vatrën  dhe vatranet  kohë më parë teksa promovohej vepra e Mal Berishës ; “ Jeta dhe veprimtaria e jashtzakonshme” Charls Telford Eriksonit për Shqipërinë dhe për shqiptarët “një amerikan i jashtzakonshem që e deshi SHQIPERINË jashtzakonisht , aty pashë për herë të parë vatranet fisnike që nën prezantimin dinjitoz  të autorit të vepres MAL Berisha, anëtar nderi i VATRES, donin, çmonin dhe respektonin aq shume njeri – tjerin, historitë e tyre sidomos ato të mundimit.

Aty njoha Agim Rexhen , një vatran fisnik që I dhuron sistematikisht Vatrës dhe çeshtjes kombetare: kohë , energji , para.

Aty njoha Harry Bajraktarin , këtë shqiptaro -amerikan të pakursyer për çeshtjen kombetare.

Aty njoha Gjon Bucajn fisnik ( ndjesë pastë ), Dritan Mishton , konsull ynë asaj kohë , Idriz Lamaj prej urtesisë të të cilit ke kaq shumë për të mësuar , etj  dhe keshtu Vatra mbeti tek une sa antike po aq edhe brilante por gjithmonë vitale sepse të tillë e mbante energjia që këta aktiviste të quajtur vatrane shkembenin me njeri- tjetrin.

Vatra i ftonte shqiptaret bujare të dhuronin kur kandidonte Mark Gjonaj, Suzan Shkreli, kur festohej dielli, kur Shqipëria dhe Kosova renkonte nga genocide, termeti ,gjithçka  bëhej  transparente nga i ndjeri dhe i nderuari Dalip Greca në  gazetën mbishekullore Dielli.

Do të mbetet i paharruar viti i  Konices në Vater ( 2016 – ta mos gabohem) ai set referencash dhe komunikimesh me ikonat e gazetarise si: Elez Biberaj, Ilir Ikonomi, Frank Shkreli, formati  i të cileve i dha vatres së ketij shekulli permasat e një institucioni që të gjithë duan ta vizitojne , të promovojne veprat e tyre, veten , miqtë .

Sepse Vatra keshtu na mesoi që tja ruajme historinë duke respektuar kontributet e cdo njerit Jetëgjatësia e saj na mësoi të mos i fryjmë zjarrit të urrejtjes, as atij të përçarjes ndaj Misioni i Vatrës  është i përjetshëm , do të referonte sot edhe  ish -kryetari i saj Asllan Bushati.

Po po. Misioni u Vatrës do mbetet i përjetshëm përsa  kohë në vendin tonë amë  ende mungon liria, drejtësia, demokracia.​

Marjana  Bulku

Qershor 2022

“Amerikanizma në Shërbim të Shqiptarizmës”/ Peter Çikos shembull i përbashkimit të shqiptarëve, Vatra në 500-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeu

0
Nga Frank Shkreli
* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë dhe ish-Drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan

 

“Departamenti Amerikan i Shtetit, duke njohur aftësitë e Peter Çikos si udhëheqës i komunitetit shqiptaro-amerikan, sanksionoi në vitin 1968 disa simpoziume ndërkombëtare nën drejtimin e tij dhe të Federatës Pan-Shqiptare Vatra, me rastin e 500-vjetorit të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skenderbe, në Romë, në Vatikan dhe në Nju Jork. Pjesëmarrja e vatranëve në manifestimet përbashkuese të 500-vjetorit të Skënderbeut, Ernest Koliqi e ka cilësuar si një prani që ua, “shtoi shkëlqimin kremtimeve”.

Në historinë e saj 110-vjeçare, Federata Pan-Shqiptare Vatra, me të drejtë, krenohet me të kaluarën e saj në mbrojtje të interesave kombëtare, në përgjithësi. Krenare për aktivitetet e shumta që ka organizuar dhe organizon. Kanë qenë dhe janë këto aktivitete, që e kanë bërë Vatrën, vatër për të gjithë, përbashkuese, në përpjekjet e saj për idealin gjithnjë të parealizuar – vëllazërimin dhe përbashkimin e shqiptarëve. Por, njëkohësisht, me vazhdimësinë e saj, ‘Vatra’ edhe në moshën 110-vjeçare sot po i tregon botës shqiptare dhe shoqërisë amerikane, ku jetojmë, se megjithë sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptaro-amerikan, por edhe Kombi shqiptar në përgjithësi. Organizime si ky përvjetor, tregojnë se shqiptarët janë të vetëdijshëm të vlerave të veta historike, shpirtërore dhe identitare, që i ruajnë si trashëgimi e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Dëshiroj që në këtë 110-vjetor – shkurtimisht  – të nënvijoj rolin përbashkues të Federatës Pan-Shqiptare ‘Vatra’ në bashkëpunim me diasporën anti-komuniste matanë oqeanit dhe me Arbëreshët e Italisë duke marrë si shembull, festimet e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu në Vatikan dhe në Romë, prillin e vitit 1968. Le të shërbejë ky si një mesazh i rëndësishëm simbolik, por jetik për brezin e sotëm të diasporës shqiptare këtu në Amerikë, për të bashkëpunuar për realizimin e “përbashkimit vëllazëror”, në komunitetin shqiptaro-amerikan, si një porosi e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kryesia e atëhershme e Vatrës me në krye Peter (Chicos) Çikos dhe qindra shqiptarë nga të gjitha anët e botës, ishin ftuar të merrnin pjesë në celebrimet  e organizuara në Romë dhe në Vatikan në prill të vitit 1968, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbe. Për nga organizimi dhe pjesëmarrja mbarë shqiptare, ky tubim ka mbetur një veprimtari e paharrueshme dhe historike e diasporës, organizuar nga Arbëreshët e Italisë me ndihmën thelbësore dhe nën drejtimin e përfaqësuesve të diasporës së pas luftës, si Prof. Ernest Koliqi me bashkëpunëtorët e tij në Itali. Ishte pra viti 1968, kulmi i luftës së ftohtë. Më vonë atë vit, (në gusht) ish-Bashkimi Sovjetik do të pushtonte Çekosllovakinë dhe Shqipëria jonë e mjerë komuniste ishte zhytur në zjarrin vet-shkatërrues të lëvizjes më të turpshme të shekullit të kaluar për shqiptarët – të ashtuquajturit “revolucion kulturor”-, dhuratë e Kinës maoiste e që kishte për qëllim çkombëtarizimin – ,zhdukjen e identitetit dhe të historisë së vërtetë të shqiptarëve në lavdi të marksizëm-leninizmit. Në këtë atmosferë të tensionuar kombëtare dhe ndërkombëtare, diaspora anti-komuniste në Evropë me Arbëreshët e Italisë dhe me Vatrën e Amerikës, vërshuan në Romë e Vatikan për t’i treguar botës me plot krenari dhe dinjitet se pa marrë parasysh se ç’po ndodhte në Shqipërinë e Enver Hoxhës në atë kohë: shqiptarët, si komb ishin të bashkuar rreth Fatosit të tyre trim, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu – në një frymë vëllazërimi e përbashkimi, pa dallim feje a krahine. “Gjaku arbënuer njofti një triumf të papritun n’ato ditë”, do të komentonte krye-organizatori i celebrimeve të 500-vjetorit të Skenderbeut në Vatikan, Profesor Ernest Koliqi. Një rol të rëndësishëm – historik, mund të thuhet në realizimin e këtij, “triumfi” arbëror, ka luajtur edhe kjo Vatër, 110-vjetorin e të cilës shënojmë sot. Delegacioni i Vatrës në Vatikan, përbëhej nga ndër më të mirët e diasporës shqiptare anti-komuniste të asaj kohe: figura me emër në diasporë, por të urrejtur nga regjimi komunist në Atdhe. Ja si e përshkruante Ernest Koliqi praninë e vatranëve në festimet e 500-vjetorit të vdekjes së Kryetrimit të shqiptarëve: “Nji tubë zojash të ndritshme e zotnijsh të zgjedhun, përfaqësoi në rrethe arbëreshe e shqiptare Federatën e mirënjohun që dikur aq hov i dha përpjekjeve për rilindje të Atdheut dhe sot mban naltë zanin e Shqipnisë në botën perëndimore. Hijet e madhnueshme të Nolit e të Faik Konicës na shfaqeshin para syve, tue vërejtë ndër rrjeshtat tonë kryesinë vatrane, të atyne dy Patriotëve të paharrueshëm, themeltarë të Shoqatës. Kishim përshtypjen se drita e agimeve të reja të Rilindjes atë ditë po reshte mbi Bashkimin e Arbëreshëve me Shqiptarë. E bashkë me atë dritë, rrezja e bekimit të Perëndisë”, -do të shkruante Ernest Koliqi. Pjesëmarrja e vatranëve në manifestimet përbashkuese të 500-vjetorit të Skënderbeut, Koliqi e ka cilësuar si një prani që ua, “shtoi shkëlqimin kremtimeve”. Në vazhdim të temës së përbashkimit, në këtë 110-vjetor të Vatrës, dua të kujtoj një ish-Kryetar të Vatrës, vërtetë një shembull, por edhe simbol të “përbashkimit të shqiptarëve” në diasporë, të ndjerin Peter Chicos. Jo me fjalët e mia pasi, fatkeqësisht, nuk e kam njohur, por bazuar në vlerësimet e të tjerëve. Me rastin e kalimit të tij në amshim të parakohëshëm, gazeta ‘Boston Globe’ shkruante, ndër të tjera, se Departamenti Amerikan i Shtetit, duke njohur aftësitë e Peter Çikos si udhëheqës i komunitetit shqiptaro-amerikan, sanksionoi në vitin 1968 disa simpoziume ndërkombëtare nën drejtimin e tij dhe të Federatës Pan-Shqiptare ‘Vatra’, me rastin e 500-vjetorit të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbe, në Romë, në Vatikan dhe në Nju Jork. “Atëherë, për herë të parë”, theksonte gazeta amerikane ‘Boston Globe’, “Në Katedralën e Shën Patrikut në Nju Jork, u mbajtën shërbimet ekumenike fetare Katolike, Ortodokse dhe Myslimane.” Gazeta shënonte gjithashtu se Peter Çikos ishte pritur në Vatikan nga Papa Pali i VI me rastin e ceremonive kushtuar 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit Skënderbe në vitin 1968, ku ai kishte dhënë ndihmesën e tij në organizimin e manifestimeve madhështore me atë rast, në krye të një delegacioni mjaft të madh shqiptaro-amerikanë, pa dallim feje a krahine, që mori pjesë në ato ceremoni. Shqiptarët e mbledhur atje për të përkujtuar dhe nderuar Fatosin e tyre të Madh, por njëkohësisht, edhe për t’i shpalosur botës një dëshmi të pashoqtë identiteti dhe dinjiteti kombëtar, bashkëpunimi dhe marrëveshje vëllazërore. Ernest Koliqi kishte krijuar një respekt të jashtëzakonshëm për aftësitë organizuese, për gatishmërinë dhe prirjet e Peter Çhicos, për të frymëzuar dhe bashkuar diasporën shqiptare në Amerikë dhe më gjerë. “Me dinamizëm amerikan, i përkrahun nga rrethi i vjetër si dhe nga dashamirë të ri, ia doli qëllimit në skaj. Ai organizoi në Boston e në Neë York manifestimet dhe organizimet ma të shkëlqyeshme që njofti diaspora shqiptare sot e kësaj dite. Mblodhi në nji ndjesi vëllaznore Vatranë, Arbëreshë e Shqiptarë të mërgatës, pa dallim besimesh e krahinash, kulturash e rrymash politike.” Ernest Koliqi e ka pagëzuar Peter Çikos, si “Unifikuesi”, në historinë e diasporës dhe të shqiptarëve, në përgjithësi. “Kjo i jep Atij të drejtën m’u quejtun në historinë e diasporës sonë, Çikos Unjisuesi, ose (Unifikatori) i gjakut të shprishur”, sipas Koliqit.  Ndërsa një tjetër eksponent i mërgatës së atëhershme shqiptare, Tahir Kolgjini e ka kujtuar ish-Kryetarin e Vatrës si një njeri me “Sjellje simpatike, t’urtë, i cili krijoi marrëdhënie të përzemërta me grupet e ndryshme, pa ardhun ndesh me programet e tyne”.
 

“Në këtë atmosferë të tensionuar kombëtare dhe ndërkombëtare, diaspora anti-komuniste në Evropë me Arbëreshët e Italisë dhe me Vatrën e Amerikës, vërshuan në Romë e Vatikan për t’i treguar botës me plot krenari dhe dinjitet– se pa marrë parasysh se ç’po ndodhte në Shqipërinë e Enver Hoxhës në atë kohë – shqiptarët, si komb ishin të bashkuar rreth Fatosit të tyre trim, Gjergj Kastriotit-Skënderbe – në një frymë vëllazërimi e përbashkimi, pa dallim feje a krahine.”

Ndërsa Martin Camaj, një tjetër bashkëkohës i ish-Kryetarit të Vatrës, ka shkruar se e kishte njohur Peter Çikon si, “Një burrë të rrahun me jetë, realist, me cilësi të mbara e të nevojshme të një shqiptari të vendosun e krenar për të ia pasë lakmi”. Peter Genc Çikos, ka shkruar Martin Camaj, ishte ndër ata shqiptarë të cilët i: “Sollën nderimin emnit shqiptar në botën amerikane.”


Ishin këto ndjenja ndaj një shqiptaro- amerikani si Peter Çikos që i kishin lënë përshtypje të thella edhe albanalogut të njohur italian, At Zef Valentini. Sipas tij, “Me të (Peter Chicos) në krye të Vatrës kishte hypë breznija e re e shqiptarëve të Amerikës dhe ashtu kishte hy përnjimend AMERIKANIZMA në shërbim të SHQIPTARIZMËS”, -do të shkruante At Zef Valentini. Ndërsa, Skënder H. Hasani në një shënim botuar në revistën Shëjzat të Ernest Koliqit, ka shkruar se Peter Genc Çikos, si Kryetar i Vatrës, por edhe si njeri dhe si shqiptaro-amerikan i brumosur dhe i ushqyer me më të mirat e dy kulturave tona – asaj shqiptare dhe amerikane – i tregoi Diasporës shqiptare se ç’rrugë duhet marrë e si mund të dëgjohet zëri i tyre në botë. Me urtësi e butësi, por me program të caktuar, ai bëri që të përtrihet me hov roli historik i Vatrës”,- është shprehur ai ndër të tjera. Periudha e Peter Chicos si Kryetar i Vatrës ishte me të vërtetë, siç është shprehur dikur albanologu italian At Zef Valentini –një periudhë historike unifikuese e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe Vatrës, një kohë kur në këtë komunitet, përnjimend kishte hyrë fryma e, “Amerikanizmës në shërbim të Shqiptarizmës”. Edhe sot, ‘Vatrës’ i ka hije të udhëheqë. Prandaj, urimi im në këtë 110-vjetor të VATRËS është i thjeshtë: Uroj që fryma e Amerikanizmës së Peter Chicos të jetë gjithmonë në shërbim të Shqiptarizmës, me vatranë si ish-Kryetari i Vatrës dhe unifikuesi i shqiptarëve, Peter Chicos. Peter Chicos ka ndërruar jetë tepër i ri, në korrik të vitit 1970, në moshën 51-vjeçare. I përjetëshëm qoftë kujtimi i tij! E Vatra rroftë e qoftë sot në 110-vjetorit të saj dhe për jetë të jetës! Ju falënderoj për durimin!


“Vatra edhe në moshën 110-vjeçare sot po i tregon botës shqiptare dhe shoqërisë amerikane, ku jetojmë, se megjithë sfidat me të cilat përballet  komuniteti shqiptaro-amerikan, por edhe Kombi shqiptar në përgjithësi — organizime si ky përvjetor, tregojnë se shqiptarët janë të vetëdijshëm të vlerave të veta historike, shpirtërore dhe identitare – që i ruajnë si trashëgimi e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.”

KUSH ISHTE PETER CHICOS:

Ishte fillim korriku i vitit 1970 kur në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe më gjerë u përhap lajmi i zi se, papritmas, kishte ndërruar jetë nga një goditje në zemër, Peter Genc Chikos (Çikos), Kryetari i Federatës Pan-shqiptare, ‘Vatra’. Si udhëheqës i organizatës më të madhe shqiptaro-amerikane, Peter Çikos ishte, natyrisht, i njohur në radhët e komunitetit shqiptar në Amerikë, por ishte gjithashtu i njohur edhe në komunitetin më të gjerë amerikan ku jetonte e vepronte, sidomos në qytetin Boston të shtetit Masaçusets. Gazeta e njohur amerikane ‘Boston Globe’ kishte njoftuar vdekjen e parakohëshme, të Peter Çikos në moshën 51-vjeçare, duke venë në dukje arritjet në jetën dhe veprimtarinë e tij, përfshirë medaljet që kishte fituar si përfundim i heroizmit të tij në Luftën e dytë Botërore. Shkruante për detyrat e ndryshme me rëndësi që kishte kryer në ushtrinë amerikane, përfshirë detyrën e oficerit të inteligjencës ushtarake në stafin e Gjeneralit Dwight Eisenhower gjatë invadimit të Francës, si pjesëtar i Grupit të 6-të të Ushtrisë Amerikane, ndërsa ka shërbyer më vonë edhe si anëtar i Misionit për Kontrollin e Berlinit. Ndërkohë që largohet me nderimet më të larta nga radhët e ushtrisë amerikane pas luftës, Peter Çikos me të kthyer në Boston ndihmoi në themelimin e Shoqatës së Veteranëve shqiptaro-amerikanë dhe fillon një jetë të re si civil, pa uniformën ushtarake. Në një shënim nekrologjik, Gazeta ‘Boston Globe’ shënonte se me të dalë nga ushtria, Peter Çikos vazhdoi veprimtarinë e tij në komunitetin shqiptaro-amerikan, bazuar në gjurmët që kishte lënë, si shembull babai i tij, Harris (Llambi) Çikos, njëri prej themeluesve të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe njëherazi Kryetar i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, një organizatë patriotike shqiptare, siç e ka cilësuar Vatrën me atë rast gazeta Boston Globe. Kjo gazetë ndër më të mëdhatë e asaj kohe, por që edhe sot gëzon influencë në Amerikë, shkruante edhe për përpjekjet personale redaksionale të Peter Çikos në mbështetje të gazetës Dielli, organ i Federatës Pan-shqiptare Vatra, si dhe për ndihmën financiare që ai jepte për botimin e gazetës që në atë kohë dilte një herë në javë.

Komuna e Prishtinës lëshon lejen për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

0

Sipas vendimit që e mbanë datën 13 qershor, Bashkësisë Islame i lejohet ndërtimi me 2B+2S+P+2Galer, ndërtimi I kompelksit “Xhamia Qendrore” në Prishtinë, shkruan Drini.

Në pikën e dytë të vendimit të komunës thuhet se hartimin e dokumentacionit ndërtimore për projektin kryesor të Xhamisë Qendrore në Prishtinë me 2B+2s+P+2G “e ka bërë Kompania projektuese “Kavisyapi” nga Turqia me konsulent të Kompanisë projektuese “InTECH: nga Prishtina”.

Kjo kërkesë e Bashkësisë Islame të Kosovës është bërë në prill të vitit 2020, ndërsa zyrtarisht shiri për nisjen e punimeve në ndërtimin e Xhamisë Qendrore është bërë në vitin 2012, saktësisht dhjetë vite më parë.

Por punimet nuk kishin vazhduar për shkak fillimisht të debateve për projektin e xhamisë, e pastaj edhe pajisjes me leje ndërtimore nga Komuna e Prishtinës.

Parajsa ime, tregim nga Raif Gashi

0

Raif Gashi, Prishtinë

PARAJSA IME

Tregim

Udhë jete bëri pa asnjë mëkat. Më falni, kishte mëkat gjenin shqiptar që e ruante brez pas brezi. E donte dhe e pinte verën dhe rakin, që ia kishte pjek e pirë edhe gjysh e shtërgjysh, e edhe vete kishin pjek hanedan familja e tyre. Po edhe unë e mbaj mend kur u digjëshin kazanat në flakën e zjarrit të rakisë. E provonim edhe ne fëmijtë. Ishim kurreshtar por edhe traditë ishte me e provuar rakinë e re, të gjithë, e mos me na ra flamat.

Shqiptar ishim atëherë, i madh e i vogël, edhe të shëndosh na mbante vera e rakia. A nuk e mbani mend ju?

Kurrë nuk mbaj mend që ishte sëmur ndokush në shtëpinë e tij, as flama në vendin ku është pjek e pi vera e rakia nuk ka pas vend. Ua lente udhën në gjysmë vera e rakia këtyre shetitsëve të këqinjë, pra flamave dhe smundjeve. E aty ishte pirë rakia njëqindvjeqare. -Po sot raki e verë, ku jeni më thuani?

– Kush ju ndaloi në vendlindjën tuaj të mos piheni? -Nga erdhi dhe kush po e ruan këto dehje të vdekura- vdekje të dehur?

-Kush po donë të i dërgoj bashkë me rakinë e verën në arhivë e kujtesës, më falni harresës?

-“Oj verë e raki, e rrushtit të bardh e të zi, je prodhuar për të të pi, i madh e i vogël në shqiptari.”

– Kush thotë se je e ndaluar në shishën dhe shtëpinë tënde? Kush sot pra dehjet e vdekura i dërgon në xhenet?

-O ti që nuk flet shqip, që kurrë nuk të kam besuar, i huaj je për mua, edhe sot kur unë ika nga kjo jetë. I dehur jam, pasha nj’at Zot që kurrë nuk mu përzie në verë e raki. Ikë more i mallkuar ti që më “siguron” xhenetin përmes djallit të mallkuar, e dehjen time ma mbulon me flamur të huja, Cilën gjuhë po e flet ti sot?, jo nuk të kuptova kurrë e s’të kuptoj, as sot.

– Kush dhe pse më mbuluat, vallë nuk doni të shihëni dehjen time, dehjen e vdekur pra? Frikësoheni ferrit tim, a? Unë ju pash, e ju dëgjova mirë. Nuk flisnit gjuhën time, as të gjyshit tim, e as të stërgjyshit tuaj. Përgjigjuni, o të mallkuar jo vetëm një herë, por mallkim jete e moti paqshi. A të lidhur e të vdekur e gjetët të më ndrroni komb dhe gjuhë. Parajsa ime sot mbaroi kështu i dehur, pra dhe pikë.
Parajsa ime ishte vera dhe rakia që e kam pjekur me dy duart e mija, tha.

Po, po me dy duart e mia, bile shumë herë bashkë e kemi pjek e pi. A nuk po ju kujtohem, a?

Sa shpejt më harruat e më poshtruat. Ende pa i mbyll sytë, veshje djalli më afruat. Po ju shoh, po ju dëgjoj, edhe ty që po qanë po të shoh, kishte drejtuar gishtin nga unë, nga ti dhe nga të gjithë ne. Ja pash lotët e mërzisë. Mos harroni se se kurrë pa verë, raki e shqiptari nuk ju kam dashur, e as sot që kufomë e dehur u bëra, nuk ju dua , o “shpëtimtar im”. Gëzuar me fund, gotën e verës dhe rakisë.

Gëzuar!

13/06/2019