Kreu Blog Faqe 1302

Vështrim për librin e Zenepe Dibrës: Lidhjet historike mes Shkodrës e Ulqinit

0

Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin

Botim i veçantë për ulqinakët e Shkodrës  

Zenepe  Dibra, LIDHJET HISTO BOTIM RIKE MES SHKODRËS E ULQINIT, Botimet”Shkodra”,Shkodër, 2022 

Ka vite që opinionit shkencor e kulturor  të Shkodrës  me botime të veçanta i është paraqitur  dr.Zenepe Dibra, me profesion inxhinjere e ndërtimit,  duke ofruar botime me interes për opinion e gjerë. Botimet e publikuara deri me tash trajtojnë tema shumëdimensionale kushtuar gruas shqiptare, ndërtimeve në qytetin e Shkodrës, personaliteteve të ndryshme të hapësirës shkodrane, dibranëve në Shkodër etj. Duke qenë studiuese e pasionuar ajo ditë më parë opinionit i paraqtiet me librin me të ri me titull Lidhjet historike mes Shkodrës dhe Ulqinit(vlera dhe kontribute historike).  

Jo vetëm titulli por edhe pamja e dy kalave në ballinën e librit nxitë kureshtjen e lexuesve. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse kemi të bëjmë me dy qytete antike ku Shkodra ishte kryeqyteti i Ilirisë, ndërsa Ulqini porti i saj në Adriatik.Kemi të bëjmë me lashtësinë e qytetërimit shqiptar i cili ka sfiduar rrethanat e kohës deri në ditët tona. 

Libri është i ndarë ne pesë kaptuj, ku fillimisht trajtohen  lidhjet  në mes Ulqinit dhe Shkodrës në periudha të ndryshme historike, duke vazhduar më pas me përpjekjët e shkodranvëve për mbrojtjen e territorit shqiptar veriperëndimor. Me rëndësi të veçantë është kontributi i shkodranëve në Ulqin si dhe i ulqinakëve në Shkodër duke përfunduar me histori dhe kujtime të ulqinakëve në Shkodër. Libri është i paisur me fotografi të ndryshme si dhe bibliografinë e literaturës së konsultuar. 

Kemi të bëjmë me një botim të veçantë që dallohet nga përmbajtja sepse ka të bëjë me popullsinë shqiptare me origjinë nga qyteti i Ulqinit, e cila këtu është vendosur nga viti 1880 e më pas. Kemi të bëjmë me kohën e dekompozimit politik të hapësirës etnogjeografike shqiptare, në sajë të vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit, por edhe më pas. Rasti i Ulqinit ka mbetur rast tipik i presionëve diplomatike të Fuqive të Mëdha të Europës kundër Perandorisë Osmane, e cila u detyrua të dorëzojë Ulqinin principatës së Malit të Zi(nëntor 1880). Ndonëse ulqinakët luftuan më armë në dorë në mbrojtje të tërësisë tokësore shqiptare, ata nuk mundën të luftojnë kundër të gjithëve, por dëshmuan akt patriotizmi dhe heroizmi në mbrojtje të identitetit kombëtar.  

Nga rrethanat e tilla duke mos dashur të jenë nën admnistrimin e Malit të Zi, sipas të dhënave Ulqinin e lëshuan 413 familje ulqinake, të cilat kryesisht u vendosën në Shkodër dhe Durrës. Dhe nga ajo kohë ulqinakët e vendosur në Shkodër u përshtatën dhe bashkëjetuan me shkodranët, duke ruajtur me gjelozi origjinën e tyre.  

Pikërisht në këtë aspekt deri në ditët tona na dëshmojnë mbiemrat e  familjeve ulqinake, duke dëshmuar identitetin e tyre siç janë: Beci, Fani, Bilali, Gjyli, Bleta, Broci, Luli, Shazi, Shurdha, Truma, Ulqinaku, Kashi, Kalamishi, Kurtabegu, Hoti, Kadia, Dizdari, Ahmetaga etj.    

Ndërpreja e komunikimit në mes Shkodrës dhe Ulqinit nga viti 1880 e më pas ka lënë pasoja shoqërore e kombëtare në përgjithësi e familjare në veçanti. Ndonëse ka pasur pëngesa të natyrave të ndryshme komunikimi ka vazhduar deri në vitin 1948. Kemi të bëjmë me këtë vit tragjik, sepse Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet me ish-Jugosllavinë, duke u izoluar që ishte  me pasoja për shqiptarët brenda dhe jashtë saj. Nga ajo kohë e deri në vitin 1991, shqiptarët jashtë shtetit amë-Shqipërisë mbetën jetim pa mbeshtetje dhe pa interesimin e duhur  duke mbijetuar në hapësirën e tyre etnogjeografike. Kemi të bëjmë me qasjen  ideologjike të pushtetit në Shqipëri e jo të interesave kombëtare shqiptare, duke marrë parasysh se gjysma e popullsisë shqiptare ishte jashtë kufijve politik të vitit 1913.  

Vetëm pas dështimit të socializmit si rend shoqëror dhe komunizmit si ideologji  nga viti 1991, filloi komunikimi brenda shqiptarëve. Pasi deri atëherë ne mes Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë nga ana e Malit të Zi kishte vetëm një VKK në Han të Hotit, në këtë aspekt ngjarje të veçantë paraqet rihapja e VKK në Muriqan-Sukubinë, përkatësisht në Bardhoje, me 28 maj 2002, pas 54 viteve.  

Ishte ky një moment i rrallë sa emocional dhe kombëtar  për popullsinë e Anës së Malit, Ulqinit, Tivarit dhe  te Krajës, sepse përfundimisht u mundësu komunikimi i mohuar me Shkodrën e tërë Shqipërinë. Dhe nga ajo ditë kemi një komunikim të vazhdueshëm në të gjitha veprimtaritë shoqërore që është në favor të identitetit dhe komunikimit mbarëkombëtar, si kudo në botën demokratike. 

Këtë libër e vlersojë një homazh për të gjithë ata të cilët kanë lënë emër me kontributin e tyre në lidhjet shoqërore e kombëtare ne mes Shkodrës dhe Ulqinit. Kujtojmë me këtë rast kontributin e shkodranëve në hapjën e shkollës shqipe në Ulqin në vitin 1941-1944 me emrin “Skanderbeg”, me drejtor shkodranin  Jahja Domnori. Po ashtu nderim  edhe për ulqinakët të cilët kanë dhënë kontribut  në fusha të ndryshme  shoqërore në qytetin e Shkodrës, por në veçanti në veprimtarinë  e detarisë në nivel kombëtar. Në këtë botim janë prezantuar familje dhe individë me origjinë ulqinake në Shkodër duke qenë një leksikon i veçantë me vlera njohëse dhe profesionale. 

Në sajë të temës së trajtuar dhe përmbajtjës së prezantuar këtë botim e vlerësojmë  si kontribut me vlerë në hulumtimin e raportëve shoqërore, sociale e kulturore në hapësirën shkodrane në Veriun shqiptar, ku bën pjesë Ulqini dhe rrethina e tij.  

Andaj si i tillë ky botim  është i mirë se ardhur  në mënyrë të veçantë   për ulqinakët e Shkodrës por edhe  për të gjithë ata që dëshirojnë të njihen me rrethanat shoqërore në këtë qytet me vlera të mëdha për identitetin kombëtar e kulturor të shqiptarëve duke mbetur model për tërë shqiptarët në tërë hapësirën e tyre etnogjeografike.  

(Lexuar më rastin  e përurimit  të librit në Shkodër, më 28 maj 2022) 

Ramiz Tafilaj dekorohet nga Presidenti i Shqipërisë me titullin “KALORËSI I URDHRIT TË SKËNDERBEUT” 

0

 

Adem Lushaj, Deçan

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekoruar shqiptaro-amerikanin, Ramiz Tafilaj me titullin: “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut”, për kontributin e madh që po jep në promovimin e vlerave kombëtare kudo në botë, e në veçanti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një ceremoni të organizuar në Nju Jork, me rastin e 144 vjetorit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në 110-vjetorin e Federatës PanShqipatre “Vatra”, në 23-vjetorin e lirisë së Kosovës, Presidenti Meta e ka dekoruar veprimtarin Tafilaj, me njërin nga titujt më të lartë presidencial, ngase për vite po jep kontribut në afirmimin e çështjes sonë kombëtare, si dhe në përkrahjen e të rinjve shqiptarë në shkollim, duke ua hjekë gjitha shpenzimet nga buxheti i tij familjar. 

 

Në letrën dekretuese me numër 13676, të datës 9.6.2022, të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, epet edhe arsyetimi i dhënies së titullit presidencial “KALORËSI I URDHRIT TË SKËNDERBEUT”  

Blendi Fevziu me Ramiz Tafilajn

“Në vlerësim të punës së tij humanitare, nismave, angazhimeve dhe kontributeve të tij në vendlindje dhe kudo n ë trojet shqiptare në Ballkan. Promovimin e vlerave kombëtare, kulturore dhe shkencore, ndihmën e pakursyer në edukimin e brezave të rinj shqiptarë në Amerikë, si dhe integrimin e tyre profesional dhe shkencor në shoqërinë amerikane. Kontributin e dhënë në demokratizimin e Shqipërisë, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës; forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane; lartësimin e imazhit të popullit shqiptar e vlerave tona kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.   

Ramiz Tafilaj, i lindur në fshatin Dubravë të Komunës së Deçanit, i emigruar në vitet e ’70-ta në Shtetet e Bashkuara, është njëri nga veprimtarit më të mëdhenj të çështjes sonë kombëtare. Tafilaj, në fjalën e tij është shprehur:   

“Sot, jam i lumtur siç jam gjithherë kur ndodhem mes bashkëkombësve. Dhe, jam i nderuar si asnjëherë tjetër, ngase po e pranoj këtë shpërblim të rrallë të shtetit shqiptar. 

Unë vij nga Rrafshi i Dukagjinit. Padrejtësia historike e la këtë trevë nën sundim të huaj, jashtë shtetit të Shqipërisë.  

Në vitin 1968, isha 18 vjeç kur kalova ilegalisht kufirin, për ta parë tokën tonë matanë. Asokohe më kthyen mbrapsht. Por, nuk ma shuan dëshirën për të shkuar prapë në Shqipëri. Me gjet prehje në Shqipëri. Dhe për të bërë aq sa mundemi për të mirën e saj. 

Në Shqipëri u ktheva në fillim te viteve ’90-ta, pas shumë kohesh qëndrimi në Amerikë. Pas zgjedhjeve të para demokratike, në Tirane takova një deputet të ri nga Skrapari, me emrin Ilir Meta. Bashkë me deputetin Meta, pimë kafe. E urova për detyrën e re dhe folëm për vegimin e një Shqipërie Evropiane. 

Nuk më kishte shkuar kurrë mendja se, tri dekada më vonë, Presidenti Ilir Meta, do të më nderonte me Urdhrin Skënderbeu, për përpjekjen time modeste në ato vite të largëta. Ia kishim borxh Shqipërisë, ia kishim borxh Kosovës dhe ua kemi borxh brezave të rinj të punojmë për lirinë e përparimin e kombit tonë”. 

Familja Tafilaj njihet edhe për e ngushta me ish Presidentin e Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, për lidhjet miqësore që ka me Presidentin e tashëm të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, por edhe për dekorimin e lartë që kishte marrë nga ish Presidenti Donald Trump, për arritjet jetësore duke nderuar popullin dhe shtetin amerikan.  

 

Pse po çohen kundër Donika Gërvallës e cila nuk foli asgjë të keqe?

2
Nga: Reshat Sahitaj
KADAL BEG , se KA HENDEK !
Në fjalimin e saj, Donika G. më rastin e ditës së çlirimit i ka pêrfshirë te gjithë shqiptarët kudo që jetojnê dhe të gjithë luftëtarët shqiptarë, të gjithë ata që kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës dhe në fund NATO-n dhe KFOR-in.
A po mendoni që me 17mijë ushtarë te UCK-së do të çlirohej Kosova?
Pa intervenimin e NATO-s , 1milion shqiptarë që u debuan kurrë nuk do ishin kthyer. Pjesa tjeter e mbetur do të ishin asimiluar dhe do kishin folë serbisht. Pjesa e ushtarëve qe luftuan disa do të ishin amnistuar e tjeret do ishin pushkatuar dhe keshtu Kosova do ishte berë krejtë Serbi. Mos e rritni mendjen ju disa që çoni pluhur kundër Donika Gervallës, se nese secili nga ju ka vra nga 100 ushtarë , unë më njê rezolutë kam vra mbi 10 mijë ushtarë serbë. Unê nuk jam veteran si ju qe keni luftuar 1 vjet ose 6 muaj, por terë jeten ia kam kushtuar çlirimit të Kosovës.
A po mendoni që veç me luftën e UCK-së ka ardhur Liria?
A po mendoni që jemi në KINËN MILIARDSHE e nuk dihet kush çka ka bërë e kush ka luftue?
UCK-ëja nuk duhet të krijojë monopolin e çlirimit, sepse çdo shqiptar ka merita; dikush më pak e dikush më shumë.
Po habitem qysh disa me 3muaj luftë dalin para meje dhe behen më patriot se unë që tërë jeten ia kam kushtuar çlirimit te atdheut!
Unë kurrë nuk e gjeta njê punê në Kosovën e eçliruar e disa me 1 vjet ose tre muaj luftë u bënë milionera.
Kur unê kam luftuar ju ose keni qenë femijë ose nuk keni lindur ende. Kur Musa Hoti shkrepi pushken e parë dhe bëri atentat kunder zyrtareve te ambasades serbo-jugosllave, disave nuk i degjohej zeri.
Kur Vehbi Ibrahimi vepronte kunder Serbisë, disa thonin bira e minit 100 grosh. Kur Enver Hadri bente diplomaci ne Parlamentin Europian disa nuk kishin lindur. Kur unê me Enver Hadrin i sollem 25 eurodeputetë me 30 maj 1989 në Prishtinë , disa fshiheshin.
Clirimi i Kosovës i takon secilit shqiptar e jo veç UCK-së, sepse para jush ne kemi qenë UCK. Ata qe e injorojnê luftën e tjerëve janê më te rrezikshem se SERBIA.
Ku keni degjue që askush në Kosovë nuk guxon me tregue se ka qenë në LDK. Po krejt LDK nuk kanë qenë spiuna! Sikur krejt UCK-ëja nuk kanë qenë patriota. E dini edhe ju se në UCK kishte edhe spiuna , siç kishte edhe ne LDK.
Ndarjet LDK-UCK i ka bêrë Serbia permes spiuanve te dy palëve.
Kadal beg, se ka hendek!
Një përgigje …
Dilaver Goxhaj paskeni berë njê koment te gjatë duke u perpjekur ta glorifikoni luftën e duke e harruar të gjithë forcat tjera që i kontribuan çlirimit të Kosovës. Qe në fillim po e konfirmoj mendimin tim : pa luftën e UCK-së NATO nuk do kishte intervenuar dhe pa intervenimin e NATO-s Kosova kurrë nuk do ishte çliruar. Nuk dua të marr shembullin e 1998, kur Shqipëria u stërmbush me ushtarë të ikur, por po e marr njê shembull tjeter historik : Kur Skenderbeu u kthye ne atdhe dhe kishte aletatë, valonte flamuri ynê. Pra, pa aleancën Verio-atlantike, ne kurrë nuk do ta kishim fituar lirinê dhe do kishim pêsuar nj¨lloj siç pesoi Shaban Polluzha.
Kur shkruani se : Angazhimi i NATO-s dashje pa dashje, gabon, sepse ata veprojnë me strategji dhe afatgjatë. Pra ata nuk erdhen pa dashje e as me dashje, por vendim dhe më një qëllim. Sa i perket qendrimit të W.Klarkut e di ma mirë se ju dhe çdonjëri tjeter. Pyete Hashimin kur te lirohet se çka i ka kerkue Klarku , e njëra prej kerkesave te tij ka qenê unifikimi i faktorit shqiptar pavarësisht divergjencave dhe kundershtarëve poltikë te brendshëm. Tjerat t’i tregon Hashimi. Qe ishin 17mijë ushtarë e di sepse para luftes, gjatë luftës dhe pas luftës i kam ndihmuar luftës së UCK-së. Mirëpo, këto informacione me emra e mbiemra i ke në arkivin e NATO-s nê Bruksel. A e din që nê ketë arkiv janë 17mijë luftëtarë duke i llogaritur edhe ata qe me gomarë kanê bajtur armë ?
Arkivi i NATO-s nuk eshte i mbyllur por i hapur per te gjithë. A e din që nê ketë shifër NATO e njohin vetëm njê gjeneral të luftës se UCK-së ? Gjeneral i UCK-së është Agim Ceku , ketë mundesh ta kerkosh ne atë arkiv. Kur shkruan se nuk e mohon kontributin tim, dhe sipas teje unê paskam kontribuar sa ata 10-15 tjerë te prapavijës, e injoron punën time. Unë nuk kam qenë kuzhinier me qerue patate, as nuk kam bajtur armë me gomarë, as nuk kam gatue flija për UCK-ën por shefave te UCK-së. Unê nuk kam qenê ne logjistik , por ne DIPLOMACI. Unë kam bêrë takime me ministra te mbrojtjes se shteteve eruopiane dhe me NATO. Shko pyete Bislim Zyrapin e ke në Durres keto ditë. Shko pyete Hashimin permes letrave.Kqyre biografinê e Jashar Salihut sa herë ka ardhur te unê nê takime ne Bruksel !
Lexoje biografinE E FEHMI llADROVCIT etj. Këtu qendron gabimi i shefave te UCK-së të pas luftës : kanê sistemuar spiunat dhe bijtë e spiuanve duke i injoruar veprimtaret dhe luftëtaret e vertet. Pse shefat e UCK-së qe 23 vjet kurrë asnjêri nuk u kujdes për mijëra ushtarë qe sot nuk kanë pare me pague rrymën ? Ne vend qe t’i punêsonin luftetaret, keta i punesonin spiunat. Hashim ne vend se t’ia bente recenzionin e lbirit njê krijues patriot ai shkon e merr Shkelzen Maliqin. Kur kam shkruar se ne nuk jemi nê Kinê, por në Kosovë, nenkupton që ne e njohim njêri-tjetrin sepse jemi 2milionê. Me një telefonatë njoftohemi per secilin ku ka qenë gjatë luftes, ku ka sherbyer , me cilin serb eshte shoqerue , kë e ka spiunuar, etj. Kur mendon se mos te kishte qenê Amerika etj , po te tregoj dhe e kam shkrue edhe shumë vite më heret se Zhak Shiraku është i pari qe ka marr vendim per te sulmuar caqet ushtarake te Serbisë e jo Amerika.
Ekzistojnê dokumentet për opinion dhe jo per opinion se SHBA deri vonê nuk ka dashur te prishte federaten jugosllave. Ky eshte kapitull ne vete qe ti e pakkush i din. Ndersa kur e citon Dritero Agollin edhe ketu e ke gabim. Po sqarohem pak mê shumê. Poezitë, romanet etj ndikojnë ne vetedijen kombëtare. Po unê nuk kam shkrue poezi kurrë ne jeten time. Ndersa sa i peket rezolutave , kjo eshte njê çeshtje tjeter. Nese mendon se me rezoluta te Parlamentit Europan nuk është çlirue Kosova, nese mendon se me rezoluta te Senatit Belg nuk eshte çlirue Kosova , nese mendon se me Konferencen e Paqes nuk kishte ndikim çlirimi i Kosoves gabon teper shumë . Per shka të rezolutes se e 1989 nga P.Erupian, u vra Enver Hadri.
Per shkak te kesaj rezolute u vra Afrim Zhitia, per shkak te kesaj rezolute u burgosen 180 studentë nê Kosovë. Mos t’i numëroj edhe 27 rezoluta tjera te gjitha nga aktivteti im dhe ekipit tim. Lexoje mirë edhe marreveshjen e Rambujes qe i referohet ketyre rezolutave. Në komentin qe e ke shkrue , me akuzon pa lidhje se gjoja unê po e ofendoj popullin. Jo more vëlla unë nuk po e ofendoj aspak popullin e as UÇK-ën.
A po mendon se ti je më shumë i UÇK-së se unê ?! Nëse ti e ke udhehqur luftën , unê e kam udhëhequr DIPLOMACINË DHE NEGOCIATAT E LUFTËS i autorizuar nga Adem Demaçi. Unë jam ai që Konferencen e parë te UÇK !  UÇK-së ne lokalet e OKB-së ne Gjnenevë e kam organizuar bashkê me Bardhyl Mahmutin.
Unê jam ai qe Fazli Veliun, Adem Grabovcin e shumê te tjerë i kam ftuar ne takime te rendesishme ne Bruksel. Unë jam UÇK !

Ftesë medias që të marrin pjesë në ekspozitën “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”

0
  • Ftesë për mediat rreth ekspozitës “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”

Është projekti i shoqatës “Kosova për Sanxhakun” me të cilin synojmë të paraqesim trashëgiminë kulturore të Sanxhakut të Pazarit të Ri përmes fotografive. Ky projekt do të implemetohet në fushën e trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore, i cili do t’i ekspozojnë fotografitë, të cilat tregojnë autoktoninë shqiptare në Sanxhakun e Pazarit të Ri.

Me këtë aktivitet synojmë të ndikojmë në njohjen e opinionit vendor dhe ndërkombëtar me të kaluarën, kulturën dhe traditën e popullit shqiptarë të Sanxhakut të Pazarit të Ri dhe më gjerë.

Të gjeturat tona që do të prezantohen nëpërmjet kësaj ekspozite, jo vetëm sot këtu në Muzeun Kombëtar të Kosovës, por edhe në qendrat e ndryshme me qëllim të njohjes me të kaluarën jo të largët, rëndësinë në ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe argumentimin e së kaluarës shqiptare në krahinën e Sanxhakut në veçanti.

Fiset shqiptare (Kelmend, Kuç, Hot, Shalë, Shkrel, etj.) iu nënshtruan asimilimit të gjatë shekullor, fillimisht si myslimanë dhe përfundimisht si boshnjakë. Por, të gjitha dëshmitë flasin se kjo trevë edhe në ditët e sotme është e banuar nga shqiptarët, edhe pse pjesa dërmuese e tyre deklarohen boshnjak, jo më larg se në brezin e dytë na dalin puro shqiptarë.

Fotografitë e dokumentojnë thelbin e epokave të ndryshme më mirë se çdo medium tjetër, por janë më shumë se formë e dokumentimit. Ato inkorporojnë vlerat artistike- tregojnë histori të pa thëna apo të pa shkruara me fjalë. Sa i përket Sanxhakut të Pazarit të Ri forma më e mirë për të dëshmuar të kaluarën shqiptare të tij kujtojmë se është fotografia.

Nëpërmjet fotografisë ne do të dokumentojmë traditën, mënyrën e jetesës, veshjen, kulturës, mjetet e punës, shtëpitë e banimit, ushqimit, si dhe toponimet.

Nëpërmjet fotografisë ne do t’i paraqesim edhe traditën e kësaj popullate, bie fjala dasmat, eposin e lahutarëve, folklorin, lojërat tradicionale popullore, doket, zakonet, zejet, mjetet e punës, mënyrën e jetës në fshat, objektet e banimit dhe imazhet të ndryshme të vendbanimeve.

Ekspozita do të ndikoj në masë të duhur tek studentët aktual dhe te ata që vijnë që të merren me studimin e këtij rajoni. Ekspozita mendojmë se do të jetë një kontribut i madh në ngritjen e vetëdijes kombëtare shqiptare në këto vise të cilat pothuajse janë krejtësisht të asimiluara.

Prishtinë 17 06 2022 Shoqata “Kosova për Sanxhakun”

Ismet AZIZI, kryetar

144 vjetori i Kongresit të Berlinit, ngjarja që ndryshoi kahun e politikës së Europës

0
___
Për popujt e Evropës dhe jo vetëm të Evropës, Kongresi i Berlinit i vitit 1878 shënon një ngjarje të rëndësishme, meqë nga rrjedhat dhe vendimet e tij do të ndikohen jo vetëm realitetet shoqërore të kohës, por edhe ato historike në përgjithësi, të cilat do të marrin kahun e krizave që do të vazhdojnë në forma të ndryshme për t´u kthyer deri tek ajo që mund të quhet gjeostrategji dhe gjeopolitikë. “Natyrisht se shkas për një zhvillim të tillë paraqitnin, në njërën anë, dobësimi i vazhdueshëm i Perandorisë Osmane, që nuk kishte si të përfundonte ndryshe veçse me rrënim dhe në tjetrën anë lindja e fuqive të reja, Gjermanisë dhe Italisë, që bënte të ruhej baraspesha e deriatëhershme ndërkombëtare.“
Ky ekuilibër u prish sidomos pas fitores së Rusisë mbi Turqinë në vitin 1877 dhe pas nënshkrimit të ngutshëm të Paqes së Shën Stefanit, në mars 1878, me ç´rast Rusia, nëpërmjet krijimit të shtetit të Bullgarisë po fitonte pjesën më të ndjeshme të Ballkanit dhe po dilte në Mesdhe.
Ishte më se e qartë se Bullgaria e madhe e Shën Stefanit nuk paraqiste tjetër përpos një dorë të djathtë të Rusisë, e cila kështu po realizonte ëndrrën e kamotshme për depërtim të thellë në Ballkan dhe për një hegjemonizëm në këtë pjesë nevralgjike të Evropës, pikërisht aty ku historikisht zhvillohej ndeshja midis Perëndimit dhe Lindjes dhe në njëfarë mënyre edhe mbaheshin çelësat e gjeostrategjisë botërore.
Paqja e Shën Stefanit me ato që solli, dridhi me të drejtë që të gjitha fuqitë Evropiane, të cilat nuk kishin si të mos përqendroheshin kundër realiteteve që solli ajo në planin politik dhe diplomatik. Kështu, Anglia, e cila kishte depërtuar thellë në Lindjen e Mesme dhe që edhe më tutje kërkonte shtigje të reja tutje Indisë, me një paqe të tillë, siç ishte ajo e Shën Stefanit, e detyruar nga Rusët, shihte se është e rrezikuar së tepër-mi. Ndërsa, Austro-Hungaria dhe Italia, sidomos kjo e para, me krijimin e shtetit të madh bullgar në Ballkan, kishte frikë të madhe se mos Rusia, me pansllavizmin e saj, pas një traktati të tillë, po ua mbyllte dyert të tjerëve në këtë pjesë të Evropës.
Pra, përpos shumicës së popujve të Ballkanit, që ishin të pakënaqur me Traktatin e Shën Stefanit, edhe fuqitë e mëdha, në krye me Anglinë, iu kundërvunë vendimeve të tilla. Bile, dukej se nëse Rusia do të vazhdonte të ngulte këmbë se paqja e Shën Stefanit ishte fjala e fundit e saj, atëherë nuk mbetej tjetër përveçse një luftë e pashmangshme midis Anglisë dhe Rusisë, në të cilën do të përfshiheshin edhe të tjerët. Për këtë arsye, u shtrua nevoja e ngutshme e një takimi ndërkombëtar, ku fuqitë e mëdha do të bisedonin shtruar për të gjitha çështjet, para se këtë ta bënin armët. Në këtë drejtim, Gjermania u tregua më e angazhuara dhe pothuajse mori përsipër që të gjitha ndërmjetësimet, qoftë të uljes së tensionimeve që u shfaqën, qoftë rreth përgatitjes së një kongresi të madh, ku përveç Rusisë dhe Perandorisë Osmane, Anglisë e Austro-Hungarisë, Italisë dhe Francës do të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e popujve, të cilët luftonin për pavarësi kombëtare, por që aty nuk do të ishin për të vendosur, por për të parë si do të vendosnin fuqitë e mëdha. Bizmarku, që kishte bërë aq shumë për unitetin dhe prosperitetin e shtetit të ri gjerman, tashmë gjendej para një detyre tejet të rëndë, që në njërën anë sa më shumë që të ishte e mundur t´i pajtonte të gjitha kundërshtitë dhe konfliktet në shpërthim e sipër midis fuqive të mëdha dhe në tjetrën anë, të minonte sa më shumë vendimet e Shën Stefanit, ku Rusia do të mbahej sa më larg Evropës, por që një gjë e tillë të arrihej pa ndonjë shqetësim të madh a luftë midis superfuqive.
Por, si të arrihej diçka që „Mishi të piqej e helli të mos digjej“, kur gjendja pas marrëveshjeve të Shën Stefanit ishte aq e nderë dhe e ashpërsuar njëherësh sa që shpesh dukej se qëllimi i tillë madje ngjante i paarritshëm. Vetë Bizmarku, që mori rolin e ndërmjetësuesit të shkathët dhe për këtë u mbiquajt edhe makler i madh, thotë se „Gjermanët nuk kishin ndonjë interes të drejtpërdrejtë në Ballkan a më larg, në një kohë kur edhe më tutje kishim probleme të brendshme, por gjithsesi ishim të shqetësuar se çfarë po ndodhte përreth nesh dhe mund të kishte ndikim te ne. Rusia ishte e thelluar shumë në Ballkan dhe kjo bëri që Austro-Hungaria disa herë protestoi dhe filloi të nxiste Anglinë që të lidhnin një aleancë kundër Rusëve. Po ashtu edhe Italia, e cila po përgjonte se ç´ndodhte dhe ishte e gatshme që prore të pillte ndonjë sherr, po shqetësohej. Franca, ndonëse pak si e tronditur nga ngjarjet e fundit, megjithatë edhe ajo tregonte interes për ato që ndodhnin dhe nuk pajtohej me gjendjen e re që të jetë me favore të njëanshme për Rusinë. Pra, ishte më se e qartë se fuqitë e mëdha do të rrokeshin keqas me njëra-tjetrën dhe kjo përleshje, dashur padashur do të përfshinte edhe Gjermaninë, e cila nuk ishte e interesuar të futej në ndonjë konflikt. Prandaj, kush përpos nesh duhej ta merrte rolin e një pajtuesi? Ne ishim të vetmit që nuk kishim dorë në Ballkan dhe në Lindjen e Afërme. Neve pra na binte barra e përgatitjes së takimit të tillë, ku për herë të parë do të bisedohej që të mos ndodhte një konflikt midis fuqive të mëdha.“
Si e tillë, sipas shumicës së studiuesve të kohës, Gjermania njëmend ishte shteti më i përshtatshëm për ndërmjetësime të tilla, ndërsa Bizmarku politikani më energjik, i cili do të duhej të ndërmjetësonte midis ëve të elektrizuara.
Natyrisht se për të marrë një rol të tillë nuk ishte shumë lehtë, sepse, siç thotë Emil Ludvig, njëri ndër studiuesit më të mirë të Bizmarkut dhe të Kongresit të Berlinit, „Rrethanat atëbotë ishin të tilla që kërkonin një personalitet të fortë, i cili do ta gjunjëzonte në mënyrë diplomatike Rusinë dhe do të bënte që baraspesha e forcave prapë t´u shkonte për shtati atyre që ishin kundër Rusisë, gjë që e gjithë kjo duhej të bëhej me një diplomaci finoke. Këtë mund ta bënte vetëm Bizmarku“.
Kështu, periudha prej marsit të vitit 1878 e deri në qershor të po këtij viti, kur do të fillonte punimet Kongresi i Berlinit, nuk mund të ishte ndryshe përveçse përplot vlime diplomatike, ku përvijoheshin vijat e qarta të vendimeve që do të pasonin në Kongres. Bizmarku ishte figura kryesore e këtyre bisedimeve. Ky, me anën e kanaleve diplomatike bënte për-pjekje që t´i harmonizonte qëndrimet para se t’i fillonte punimet Kongresi. Nga të dhënat që mund të shihen, del se pas kërcënimeve të para të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Anglisë, që erdhën menjëherë pas nënshkrimit të Paqes së Shën Stefanit (në fund të marsit dhe në fillim të prillit) me ç´rast Rusia haptas hodhi poshtë propozimin e Anglisë për mbajtjen e një kongresi të ri pas Shën Stefanit, forcat e tjera përreth, si Austro-Hungaria dhe Franca filluan të ofronin rezoluta dhe propozime për kapërcimin e krizës që solli Paqja e Shën Stefanit. I njohur është, për shembull, propozimi i Austro-Hungarisë i 26 marsit të vitit 1878, që i ka bazat në Marrëveshjen e Rajhshtatit të vitit 1876 dhe Konventa ruse-austro-hungareze e 15 janarit të vitit 1877. Konventa ruse-austro-hungareze e vitit 1877, përveç të tjerash, parasheh që pas shkatërrimit të Perandorisë Osmane në Ballkan të krijoheshin shtetet e pavarura: Bullgaria, Rumelia dhe Shqipëria. Sipas burimeve gjermane, çështja e Shqipërisë së pavarur, sipas kësaj marrëveshjeje, është jo gjithaq e sqaruar, sepse zihen në gojë dy terma: vetëqeverisje dhe autonomi, të cilat i përdornin Andrashi dhe Goroshkovi.
Pra, ofroheshin zgjidhje, të cilat, në të vërtetë, kundërshtonin vendimet e marra pak më parë në Shën Stefan, por pa iu mbyllur rruga realiteteve të reja të krijuara pas Luftës ruse-turke, e fituar nga Rusia, e cila, dashur a padashur, nuk mund ta kthente gjendjen ku ishte, pa iu dhënë njëfarë kundërshpërblimi Rusisë, por mendohej që ky shpërblim të ishte sa më i vogël dhe sa më i parëndësishëm në planin strategjik.
Në këtë kohë edhe vetë Rusia, e shtyrë nga gjendja e krijuar ndër-kombëtare, që do të mund të shpinte në një aleancë të re midis Anglisë, Austro-Hungarisë dhe Francës kundër saj, do të lëshojë pe në të mirë të pranimit të bisedimeve të drejtpërdrejta, duke treguar në këtë mënyrë se megjithatë, është e gatshme të heqë dorë nga Shën Stefani në dobi të faktorizimit të mëtejshëm të saj në sferën ndërkombëtare, si fuqi e pa-shmangshme e kohës. Shuvalovi, kryeministër rus, brenda një kohe të shkurtër vizitoi dy herë Berlinin, ku u takua me Bizmarkun. Më 9 maj të vitit 1878 dhe më 20 maj Bizmarkut iu ofrua besimi i shtetit rus rreth organizimit dhe mbajtjes së një kongresi ndërkombëtar, ku do të shqyrtoheshin çështjet që dolën pas Luftës ruse-turke. Kështu, më 22 maj Shuvalovi do të presë në Petersburg një delegacion anglez dhe kjo jepte të kuptohej qartazi se një kongres i tillë do të organizohej. Më 28 dhe 29 maj edhe Austro-Hungaria do të bëjë të ditur propozimin përfundimtar për zgjidhjen e çështjes lindore.
Punët, pra, po shkonin mbarë. Fuqitë e mëdha nëpërmjet kanaleve të shumta diplomatike dhe takimeve të njëpasnjëshme kishin përballuar atmosferën e kërcënimit me luftë dhe i afronin qëndrimet e tyre para se ato përfundimisht t´i hidhnin në tryezën e bisedimeve të Kongresit të Berlinit, që do të mbahej pas pak. Për vetë kongresin mbetej ratifikimi përfundimtar i marrëveshjeve dhe çështje të tjera që merreshin si anësore, e që nuk do të duhej të luanin ndonjë rol aq të madh, pa marrë parasysh rëndësinë që mund ta kishin më vonë.
Thelbi i marrëveshjeve ishte ky: Rusia duhej të hiqte dorë nga depërtimi i madh në Ballkan përmes Bullgarisë dhe se do të bëheshin përpjekje që Perandorisë Osmane nëpërmes status quo-s prapë t´i zgjatej jeta në pjesën Evropiane, ani pse ishte krijuar bindja se kjo nuk paraqiste tjetër veçse përpjekje për të fituar kohë të domosdoshme nga të gjithë për të vendosur se si do të mbushej hapësira që për pesë shekuj ishte mbikëqyrur dhe sunduar nga Perandoria e Bosforit.
Anglia në këtë drejtim ishte posaçërisht aktive dhe kërkonte që para se të fillonte Kongresi i Berlinit shumë gjëra të bëheshin të qarta, qoftë në raportet e saj me Rusinë, qoftë me Turqinë, si dhe me situatën në Ballkan. Kështu, më 30 maj, pas shumë ndërmjetësimeve të ës gjermane, asaj franceze dhe deri diku italiane, bëhet takimi i njohur midis Shuvalovit dhe lordit Solsberi. Në këtë takim historik Rusët përfundimisht do të dorëzohen dhe do t´i pranojnë qëndrimet dhe propozimet për modifikimin e Paqes së Shën Stefanit. Çdo gjë tjetër pas këtij takimi ishte formalitet, meqë rrugët e marrëveshjes tashmë ishin të hapura. Rreziku i konfrontimit midis Rusisë dhe Anglisë ishte kapërcyer.
Ishte më se e qartë se Evropa, për herë të parë, në një përbërje të tillë do të shqyrtonte çështje aq të rëndësishme, të cilat do t´i ndërrojnë raportet e kohës.
Më 3 qershor, gjashtë përfaqësuesit e fuqive të mëdha: të Anglisë, të Rusisë, të Austro-Hungarisë, të Francës, të Italisë dhe të Gjermanisë, morën ftesat për të marrë pjesë në Kongresin e Berlinit, i cili duhej të fillonte punimet më 13 qershor. Po ashtu, në këtë Kongres u thirrën edhe përfaqësues të shumë popujve, të cilët asokohe luftonin për pavarësi në Ballkan dhe në Lindjen e Afërme. Ata do të vinin në Kongres si vëzhgues.
Në Kongres nuk u thirrën përfaqësuesit e popullit shqiptar, e kjo as që mund të pritej, meqë ata në kuadrin e Perandorisë Osmane kishin tretmanin e milleti-osman, pra nuk trajtoheshin si kombësi, edhe pse kjo çështje tashmë kishte filluar të animohej nga një grup intelektualësh shqiptarë në Stamboll, por që nga Porta e Lartë ishte refuzuar me anatemën se diç e tillë çonte te rrënim i Perandorisë, ndërkohë që edhe kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e cila filloi tri ditë para se të fillonte punimet Kongresi i Berlinit, shprehnin përcaktimin e fortë për t’i mbrojtur tokat e tyre nga copëtimet, por jo kërkesën për një autonomi shqiptare brenda Perandorisë Osmane siç do të dalë më vonë, kur Lidhja do të konfrontohet me Perandorinë Osmane dhe me fuqitë e mëdha.
Me këtë rast gjithsesi se ka vend për një sqarim, që ka të bëjë me një paqartësi, që shfaqet në “Historinë e Popullit Shqiptar”, vëllimi i dytë, i botuar në Tiranë në vitin 2002, ku thuhet se “në Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes të mbajtur më 1 korrik 1878, ishte kthyer nga Berlini edhe delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Abdyl Frashëri, që kishte shkuar atje për t’u paraqitur Fuqive të Mëdha të mbledhura në Kongres peticionin me kërkesat e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit!”
Pavarësisht këtyre insinuatave me të cilat edhe sot manipulohet, megjithatë çështja e bashkimit të Shqiptarëve në një vilajet, si dhe ato për autonomi, që do të animohen gjatë kohës kur Lidhja do të ndryshojë kërkesat e veta nga ato të mbrojtjes se territoreve perandorake te autonomia, nuk mbeti si çështje e shurdhër, si thuhet shpesh. Përkundrazi, për vetë faktin se Perandoria Osmane tashmë i kishte ditët e numëruara, ndërkohë që telashet që linte ajo prapa, nuk mund ta përjashtonin edhe çështjen shqiptare, dashur a pa dashur disa nga fuqitë e rëndësishme Evropiane shtetin shqiptar kishin filluar ta projektonin si një faktor që do të përfshihej në sferat e tyre të interesave dhe madje në këtë plan edhe të punonin, siç do të veprojë Anglia, e cila do ta autorizojë Lordin Edmond Fitzmauricie, që në përputhje me artikullin XVIII dhe XXIII të Kongresit të Berlinit, Portës t´i kërkojë që të krijojë një Shqipëri autonome në një vilajet, që do të bashkonte vilajetet e Shkodrës, Janinës, Kosovës dhe Manastirit, që do të mbetej nën suzerenitetin e Sulltanit.
Në konferencën e Kostandinopojës më 20 prill 1880, para Komisionit Ndërkombëtar për Reformat e brendshme të cilat Porta do t´i zbatonte, Lordi Fitmauricie, deklaroi se fliste në emër të Lordit Beaconsfield, i cili porosiste se krijimi i një Shqipërie të fortë autonome është në interes të Evropës. Historiani gjerman Hanns Dieter Schanderl, në librin këtë e thekson si qëndrim të rëndësishëm me të cilin do t´i hapet drita e gjelbër shtetit të ardhshëm shqiptar. Schanderl, duke cituar një dokument të Forin Officit të 26 majit 1880, bën të ditur se Lordi Fitmauricie, gjatë takimit me ministrin e jashtëm turk, Sawa Pashën, do t´ia dorëzojë një memorandum me projektin e Shqipërisë si vilajet autonom.
Megjithatë, nga protokollet e mbledhjes së shtatë, të tetë, të dhjetë, të dymbëdhjetë dhe të trembëdhjetë, bie në sy se përfaqësuesit e delegacionit të Portës, Aleksandër Karateodor Pasha dhe Mehmed Ali Pasha, kur konkretisht u bisedua rreth zgjerimit të Malit të Zi dhe të Serbisë me territoret e banuara me Shqiptarë, por edhe kur u bisedua për kërkesat e Greqisë ndaj Epirit dhe të Thesalisë, flisnin në emër të Shqiptarëve dhe madje shfaqen edhe në rolin e mbrojtësit të tyre gjithnjë në përputhje me mandatin që edhe shqetësimet e tyre të trajtohen si të të gjithë shtetasve të tjerë të Perandorisë Osmane, pra si milleti-osaman, të cilët nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e kusuritjeve midis shteteve të ndryshme. Nga ky këndvështrim duhet vënë në pah deponimet e përfaqësuesve të delegacionit të Portës së Lartë, siç ishte i Karateodori Pashës në mbledhjen e dhjetë kur ai do ta paraqesë qëndrimin e Portës rreth mospajtimit që Tivari t´i jepet Malit të Zi dhe për këtë ai përmend disa arsye pse kufijtë e Shqipërisë nuk duhet të ndryshohen. ”Porta nuk ka asnjë kundërshtim për Spican, por insiston se Tivari është shqiptar, se malazeztë aty mund të mbesin vetëm me dhunë, kundër vullnetit të popullatës shqiptare.” Ai përmend sulmet e vazhdueshme të ndërsjella mes Shqiptarëve dhe Malazezve dhe thotë se qeveria e tij ka marrë telegrame brengosëse. Edhe Mehmed Ali Pasha në mbledhjen e dymbëdhjetë, do të kërkojë që viset shqiptare Plava, Gucia dhe Tivari të mos shkëputën nga etnia e tyre dhe këtë e konsideron të padrejtë dhe shton se a nuk do të ishte më mirë të parandalohet që popujt e racave dhe të kulturave të ndryshme të vendosen pa ndonjë domosdoshmëri të madhe nën pushtetin e një race të jashtme? Për këtë arsye, ai kërkon që gjatë zmadhimit të territorit aktual shtetëror të Malit të Zi, këtij vendi t’i jepen vetëm territore, banorët e të cilave janë të së njëjtës racë, e kryesisht edhe të të njëjtit religjion si Malazeztë dhe jo territoret shqiptare. Sipas tij, do të ishte më e drejtë që nga ana e Shqipërisë Malit të Zi t’i jepen Kuçi, Drekaloviqi dhe rrjedha e Moraçës, deri te liqeni i Shkodrës, ndërsa në Turqi të mbeten qarqet shqiptare të Plavës dhe Gucisë, si dhe qyteti i Podgoricës, me një rajon të mjaftueshëm për mbrojtje. Me të njëjtat argumente kërkon që qyteti i Tivarit të mos ndahet nga Shqipëria. Tone të ngjashme kishte edhe paraqitja i Karateodori Pashës në mbledhjen e trembëdhjetë kur do të përkujtojë të pranishmit se Epiri dhe Thesalia nuk janë të banuar vetëm me popullatë greke, siç thoshin përfaqësuesi grek, ata rus dhe francez, por ka edhe të tjerë që kundër-shtojnë kalimin në shtetin grek dhe me këtë rast zë në gojë peticionet 15, 19 dhe 23, të dërguara nga popullata e këtyre viseve që tashmë gjenden në tryezën e bisedimeve, peticione këto që në regjistrin e letrave që i janë drejtuar Kongresit cilësohen si protesta të Shqiptarëve kundër copëtimit të trojeve të tyre.
Por edhe përkundër kësaj, se përmendet etnia shqiptare, por në të Shqiptarët përmenden si milleti-osman, historiani gjerman Petër Bartle konstaton se „Shqiptarët, jo vetëm që nuk u thirrën në Kongresin e Berlinit, ku vendosej edhe për fatet e tyre, por ata nuk patën as ndonjë mbrojtës të tyre, i cili sadopak do të fliste për ta“, që do të thotë se përfaqësuesit e Portës në Kongresin e Berlinit kishin mandatin që të flisnin për mbrojtjen e vilajeteve shqiptare që hapësira e tyre sa më pak t´u jepej të tjerëve, dhe këtë e bënin duke e theksuar edhe fjalën Shqipëri si tërësi etnike, por assesi që asaj nga aty t´i paracaktohej çfarëdo statusi autonom. .
Kongresi i Berlinit i filloi punimet zyrtarisht më 13 qershor 1878 dhe zgjati deri më 13 korrik të po këtij viti. Ai pati 20 seanca dhe gjatë tërë kohës punimet i mbajti në ndërtesën e Raihskancelarit në Vilhelmstrase. Nën udhëheqjen e Bizmarkut, në tryezën e bisedimeve u ulën: delegacioni i Anglisë, i prirë nga lordi Solsberi, delegacioni i Rusisë, i kryesuar nga Shuvalovi dhe Goroshkovi, i Perandorisë Osmane, i kryesuar nga Sadullah Bej dhe Mehmed Ali Pasha (Maxharr Pasha), i Austro-Hungarisë, i kryesuar nga Andrashi, si dhe delegacioni i Francës dhe ai i Italisë. Në Kongres morën pjesë gjithashtu edhe shumë përfaqësues të shtypit të kohës, vëzhgues dhe politikanë nga Gjermania dhe vendet fqinje. Për opinionin dhe për të pranishmit, me një interes të veçantë ishte pjesë-marrja e personaliteteve të larta, si e Goroshkovit, kryeministër rus, pastaj pjesëmarrja e kryeministrit të Anglisë Baconsfield, prezenca e ministrit të Punëve të Jashtme të Francës Velington. Nga përbërja e delegacioneve dhe e paraqitjes së tyre mund të shihej fare lehtë se këto ë që gjendeshin para një konflikti të armatosur (Anglia dhe Rusia), në Berlin kishin ardhur për të demonstruar edhe forcën politike dhe atë diplomatike. Ishte pra, më se e dukshme që përkundër bisedimeve paraprake, të cilat u zhvilluan gjatë dy muajve të fundit (në prill dhe në maj), megjithatë arena kryesore historike do të jetë në Berlin.
Sipas protokolleve origjinale të Kongresit të Berlinit, që në fillim të seancës së dytë pati njëfarë fërkime midis Anglisë dhe Rusisë. Kryeministri britanik, në gjuhën angleze protestoi kundër pranisë së flotës ruse në afërsi të Kostandinopojës, ndërsa kryeministri rus Goroshkov tha se pikërisht prania angleze në atë pjesë të detit ka bërë që edhe Rusët të mos tërhiqen.
Bizmarku, si udhëheqës i Kongresit, kërkoi që këto akuza të ndërpriten dhe të mos përqendrohet vëmendja tek ekseset që mund ta çrregullonin punën e paraparë. Ai, bile, edhe pse ato ditë u bë një atentat kundër mbretit Vilhelmi i Parë, nuk deshi që tubimi të shpërqendrohej nga ajo ngjarje.
Punimet e Kongresit nuk ishte e mundur të kishin rrjedhë fare të qetë, meqë fjala ishte për çështje të mëdha dhe tejet të rëndësishme, të parat të një natyre të tillë. Shqetësimet dhe kacafytjet qenë më të ndjeshme midis seancës së katërt dhe të gjashtë, sepse zhvillohej një betejë e madhe për largimin e ndikimit, por edhe të pranisë së drejtpërdrejtë të Rusisë nga Ballkani, edhe pse gjatë bisedimeve paraprake dukej se rreth saj ishte arritur një pajtim parimor edhe nga rivalët më të fortë, Anglia dhe Rusia. Kështu, në seancën e pestë dhe të gjashtë u pranua propozimi i Austro-Hungarisë që Rusia brenda gjashtë muajsh të largohej nga Rumelia Lindore, brenda nëntë muajsh të largohej edhe nga Bullgaria, e cila u nda në dy pjesë. Rusia duhej të largohej edhe nga Rumunia brenda dymbëdhjetë muajsh. Në seancën e tetë u bisedua për njërën ndër pikat më të ndjeshme të Kongresit – për çështjen e Bosnjës dhe Hercegovinës. Me propozimin e Anglisë, Kongresi do të duhej t´i hapte rrugë Austro-Hungarisë për në këtë krahinë. Andrashi kishte luajtur një rol të madh në këtë drejtim, me ç’rast në saje të shkathtësisë së tij që para fillimit të Kongresit kjo çështje kishte filluar të zgjidhej në dobi të Vjenës.
Në seancën e tetë u hoq përfundimisht nga rendi i ditës çështja e Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa për Serbinë u vendos të bëhej shtet i pavarur. Me këtë rast u tha se ajo duhet të respektonte kombet e tjera brenda kufijve të saj, bashkë me përkatësitë fetare dhe identitetin etnik. Po ashtu, në këtë seancë që u mbajt më 26 qershor, Serbia, me insistimin e përfaqësuesit të Perandorisë Osmane, Mehmed Ali Pasha dhe të Andrashit, mori për obligim se do të ketë qëndrim të drejtë ndaj popullatës joserbe në pjesët jugore që iu dhanë, me çka zotohej se nuk do të ndërmerrte asnjë veprim që popullatën e këtyre vendeve ta detyronte të braktiste trojet e veta. Kryeministri i Serbisë Ristiq, në emër të princit Milan, lexoi një deklaratë, me të cilën ky vend merr përsipër mbrojtjen e të gjitha të drejtave të popullatës joserbe që do të përfshihej në hapësirën e shtetit serb, që nga ushtrimi i lirë i religjionit e deri te mbrojtja e pronës. Sipas pikës 36, Serbia zgjerohej me Kurshumlinë dhe me një pjesë të krahinës së Vranjës, bashkë me qytetin e Vranjës.
Në seancën e trembëdhjetë, që u mbajt më pesë korrik, për herë të parë u bë fjalë për çështjen e autonomisë lokale për popullatën katolike të Mirditës. Ky propozim doli nga përfaqësuesi i Austro-Hungarisë dhe ai i Francës, që u arsyetua si „çështje e imunitetit të privilegjeve që malësorët mirditas kanë gëzuar gjatë gjithë kohës, e cila në të ardhmen duhet të garantohet“.
Rreth këtij propozimi reagoi Memed Ali Pasha, i cili theksoi se nuk mund të flitet për kurrfarë privilegje, sepse kjo do të kishte pasoja zingjirore, por që Porta, në kuadër të reformave zotohet se do të ketë parasysh edhe rastet e veçanta. Pas një shkëmbimi mendimesh me përfaqësuesin e Anglisë dhe atë të Francës, Sadullah Bej, do të propozojë një zgjidhje kompromisi sipas të cilës Porta nuk do të ndryshojë statusin e Mirditës, që do të thotë se atyre edhe më tutje u mbesin ato që u quajtën „privilegje“ me çka si duket u plotësua ai që në parakushte u quajt koncesion evropian ndaj Rusisë dhe Sllavëve të Jugut se në kongres nuk do të bisedohet për kurrfarë autonomie tjetër, pos asaj të Bullgarisë, me arsyetimin se çfarëdo kërkesash të ngjashme, që do të paraqiten, duhet të barten në kuadër të zotimeve të Perandorisë Osmane për reformat e brendshme, që ajo mori në Kongres.
Përkundër trajtimit si objekt kusuritjesh, përmendja e kazave shqiptare, e qyteteve që po ashtu quhen shqiptare (si Ulqini, Tivari, por edhe Prokupja, Kurshumlia) si dhe futja e tyre në protokolle me këtë trajtim dhe emërtim, tregon për pranimin e etnisë shqiptare si faktor të gjallë dhe të pakapërcyeshëm, dhe kjo për historinë ka rëndësi, me çka bie poshtë çfarëdo aludimi rreth përkufizimit të tyre gjoja si „kuptim gjeografik“, me të cilin është spekuluar shumë nga ana e historiografisë serbe. Madje, etnia shqiptare si e lidhur, gjeti vend edhe në të gjitha hartat që Kongresi mori në shqyrtim për t´u pasqyruar si e tillë edhe në atë përfundimtaren, ku mbi shtrirjen e katër vilajeteve u shënua Albanien.
Megjithatë, nga moria e materialeve të ndryshme që ruhen në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë në Bon dhe arkivat e tjerë, si në atë të Berlinit, Ahenit dhe të Koblencit, mund të thuhet se Shqiptarët dhe çështja e tyre, nëse në tryezën e bisedimeve të Kongresit u trajtuan ashtu si u trajtuan, pra si etni me tretmanin e milleti-osman, jashtë Kongresit, ishin të pranishëm në faqet e shtypit gjerman, i cili u kushtoi një vëmendje të duhur, jo vetëm nga pikëpamja informative, por edhe e trajtimit analitik dhe politik të gjithë problematikës së tyre, që u intensifikua para, gjatë dhe mbas mbajtjes së Kongresit për të vazhduar edhe më vonë deri tek shpallja e pavarësisë kombëtare. Ky qëndrim i shtypit gjerman ndaj çështjes shqiptare në një çast aq të rëndësishëm, ishte edhe për t´u pritur nëse kihet parasysh se në fokusin e vrojtimit gjerman Shqiptarët do të futen që moti, qysh në shekullin e dymbëdhjetë e tutje, për të vazhduar edhe më vonë me shtrirjen e tyre në fushën e kulturës dhe të hulumtimeve të shumta që nga historia, etnografia dhe veçmas gjuhësia, ku kjo e fundit, në saje të interesimit të madh të misionarëve gjermanë që kaluan nëpër Ballkan, por edhe të konsujve dhe kronistëve të ndryshëm, që nga mesjeta e hershme e tutje, gjeti një vend të rëndësishëm, me ç´rast disa nga shkencëtarët e rëndësishëm të këtij populli, me studimet e tyre të çmueshme, do t´ia dalin që popullit shqiptar t´ia përcaktojnë vendin e vet në kuadër të qytetërimit antik, si pasardhës të ilirëve, ndërsa gjuhën shqipe ta quajnë bijë e ilirishtes. Mjafton këtu të përmenden disa nga emrat e studiuesve dhe hulumtuesve gjermanë që popullit shqiptar i kanë dhënë shumë, që nga kalorësi Arnold von Harf, Ksylanderi, Hahni, Lamberci e deri te Gustav Majeri, i cili në kohën e mbajtjes së Kongresit të Berlinit nxori „Fjalorin etimologjik të gjuhës shqipe“, që paraqet një monument të madh të gjuhësisë shqiptare. Kështu, një populli thuajse të harruar dhe që politikisht dëshirohej të shihej, por edhe të mbahej sa më larg hapësirës së civilizimit evropian – pa ngurruar që nga disa vende sllave dhe ortodokse, si Serbia, Rusia, po edhe Greqia, të anatemohej edhe si rrënues i saj dhe shpifje të tjera, në mënyrë që t´u pamundësohej themelimi i shtetit në përputhje me shtrirjen etnike, që shfaqej ndër me kompaktet në gjithë hapësirën Evropiane që mbante Perandoria Osmane – iu bë pra nga ky shtyp një nder dhe një shërbim i madh.
Shikuar në tërësi, Kongresi i Berlinit i vitit 1878 ia doli të zhvlerësonte Traktatin e Shën Stefanit që u imponua nga fitorja e tetë me radhë e Rusisë ndaj Turqisë dhe me këtë të pengonte një luftë të mundshme midis Anglisë dhe Rusisë, siç do t´ia zgjasë edhe për pak kohë jetën Perandorisë Osmane në Ballkan, por me këtë nuk do të sigurohet as paqja e as stabiliteti i qëndrueshëm, siç thuhej në disa nga kryeqendrat Evropiane. Përkundrazi, me faktin që në këtë Kongres Austro-Hungaria do të vërë dorë mbi Bosnjën dhe Hercegovinën, me arsyetimin se do të mund të parandalohej të rrënohej ajo që merrej si baraspeshë midis fuqive të mëdha rivale të kontinentit të vjetër, do t´ua hapë rrugën gjithë atyre zhvillimeve pak a shumë do t´i ndikojnë ngjarjet që do të çojnë te krizat tjera edhe më të thella të cilat do t´u paraprijnë luftërave ballkanike dhe asaj botërores. Kështu, Ballkani dhe hapësira e tij do të kthehet në një poligon të paqëndrueshëm jo vetëm politik, por edhe strategjik në përgjegjësi, ku do të përvijohen interesat e ndryshme të fuqive të mëdha.
(Shkëputje nga librti “Kongresi i Berlinit 1878”, botoi “Faik KOnica”, Prishtinë, 2008.)

Kosova feston Ditën e Lirisë dhe Paqes, 23 vjetorin  e 12 Qershorit 1999 

0

Nderime ushtareve te rene te NATO-s per lirine e Kosoves

Shkruan: Behlul JASHARI, Prishtinë

PRISHTINË, 12 Qershor  2022/ Kosova sot feston Ditën e Lirisë dhe Paqes – 12 Qershorin. Në 23 vjetorin e 12 Qershorit 1999 – Ditës së Lirisë e Paqes në Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, bënë nderime te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë. 

Duke kujtuar pranverën e vitit 1999, Kryeministri Kurti tha se 19 shtete demokratike të Aleancës Veriatlantike u bënë bashkë dhe ndërhynë ushtarakisht kundër Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviçit që ta ndalin gjenocidin e forcave serbe në Kosovë. 

“Aeroplanët e NATO-s bombarduan për 78 ditë, por më 12 Qershor është dita kur trupat tokësore, këmbësoria e NATO-s i bashkëngjitet sulmeve nga ajri dhe në këtë mënyrë na bën të mundshme që për çdo vit, e sot janë bërë 23 vjet, ne ta kremtojmë 12 Qershorin si ditë të çlirimit e të paqes”, u shpreh Kryeministri Kurti. 

  NATO 12 June 1999 – Kosove

Ai tha se sot, kujtojmë të gjithë të rënët, kujtojmë edhe ata që nuk janë në mesin tonë nga radhët e NATO-s e që kontribuuan shumë për çlirimin e vendit tonë e për lirinë e popullit tonë. 

Përveç qytetarët e Republikës dhe shqiptarët mbarë, kryeministri uroi edhe të gjithë zyrtarët e pjesëtarët e NATO-s në Kosovë dhe jashtë saj. 

Gjithashtu, në shënimin e 12 Qershorit, ditës kur Kosova u çlirua e erdhi paqja, Presidentja Osmani e Albin Kurti nderuan figurat emblematike që kontribuan për lirinë e Kosovës. 

“Presidenti historik, dr.Ibrahim Rugova, arkitekti i pavarësisë sonë, ishte njeriu që mbajti gjallë shpresën për liri e ndërtoi miqësi e aleanca që edhe sot i duhen Kosovës. 

Ishim poashtu në Prekaz sepse liria jonë i ka rrënjët aty. Ndaj nderuam sakirificën e komandantit legjendar Adem Jashari me familjen e tij, si dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së të cilët i dhanë vulë lirisë sonë. 

Sot nderuam edhe simbolin e vetëmohimit, veprimtarin Adem Demaçi, i cili një jetë të tërë ia kushtoi çështjes kombëtare”, ka deklaruar Presientja Osmani. 

Po sot në mesditë, nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, u mbajt aktiviteti “Nga eksodi në liri” në Bllacë të Hanit të Elezit,  në vendin ku populli i Kosovës e përjetoi eksodin masiv dhe prej nga forcat tokësore të NATO-s hynë në Kosovë. 

“23 vjet më parë, Sherife Luta u bë personifikim i vuajtjeve të refugjatëve kosovarë. 23 vjet pas, sot ajo ishte e ftuara ime kryesore në manifestimin për ditën e çlirimit.
Sherifja është personifikim i qëndresës së popullit dhe kujtesë e eksodit të dhunshëm të shkaktuar nga regjimi gjenocidal serb më 1999. Ajo është një nga gratë tona stoike, të cilat nuk u dorëzuan në luftë, siç nuk dorëzohen as sot në paqe!”,  shkruan Presientja Osmani. 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti  dhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca morën pjesë në Manifestimin Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit. 

Datë të shënuar të Kosovës dhe të kombit e cilësoi kryeministri Kurti 12 Qershorin në fjalën e tij. Dallon në shënimin e saj historik, sepse kjo nuk është dita e një përpjekjeje, por e realizimit të një rruge të gjatë sakrifice e vuajtjesh historike. Ne kemi shumë ditë të larta të luftës dhe vuajtjes, por kemi pak ditë të larta të realizimeve sublime, tha ai. 

Duke kujtuar se sot bëhen plot 23 vjet nga koha e çlirimit të vendit tonë, kryeministri Kurti tha se janë 23 vjet rrugëtim për të arritur lirinë që kemi ëndërruar gjithmonë. 

NATO-Kosove-12-Qershor-1999-te-Ura-e-Kashanit-Gryka-e-Kacanikut – Foto Bedri Sadiku

“Është aq shumë e dhimbshme saqë ndjenjë e papërshkrueshme për shumë prej nesh që jetojmë sot këtu – pikërisht në Bllacë. Në vendin ku qindra mijëra shqiptarë kanë kaluar ditë e net të tëra nëpër tenda, në baltë, diell e shi, duke shpresuar që shpëtimi gjendet përtej kufirit”, u shpreh ai. 

Më tej, kryeministri Kurti tha se në secilin 12 Qershor i kujtojmë të gjitha këto ndjenja. Tërë këto përjetime. Gjithë këtë luftë të jashtme e të brendshme që kemi bërë ndër vite, vetëm e vetëm për të mbrojtur e ruajtur tokën tonë, shtëpitë tona. 

Kryeministri Kurtit tha se ne si popull e dimë mirë dhe e kemi dëshmuar se nuk na lodhë sakrifica dhe vuajtja. Dëshmorët e kombit, siç u shpreh ai, janë dëshmia e popullit për liri. Por, duhet të shquajmë edhe një të vërtetë tjetër të dhimbshme: ne nuk na lodhë lufta dhe sakrifica, por na përgjumë ca fitorja dhe suksesi. 

NATO-Kosove-12-Qershor-1999-hapat-e-pare – Foto Bedri Sadiku 

“Kjo fitore, ky çlirim, kjo datë sublime në histori, na vendosi disi në një qetësi, në një gjendje rehatie që na e vështirësoi vazhdimin. Kjo datë na kërkonte një shpejtësi të re, një organizim të ri. Kur duhet të nguteshim dhe të përcaktonim qëllimet tona në mënyrë të qartë, ne preferuam të dëgjonim, vetëm të dëgjonim mekanikisht, pa menduar ne vetë. Për të bërë luftën, ne e morëm vetë vendimin. Për të bërë paqen dhe ndërtuar shtetin, ne prisnim këshilla nga të tjerët dhe nuk dëgjonim se ç’na thoshte zëri ynë i brendshëm historik”, tha kryeministri Kurti. 

Duke përmendur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës; kërkesën e drejtpërdrejtë për njohjen e Kosovës prej atyre shteteve që nuk e njohin ende shtetin e pavarur, marrjen e kontakteve të zhvilluara për të bërë të mundshëm anëtarësimin e Kosovës në Aleancat më të natyrshme për shtetin tonë, intensifikimin e marrëveshjet mes qeverive dhe realizimin e tyre me Republikën e Shqipërisë, kryeministri Kurti tha se sa i takon zhvillimit të brendshëm kemi vazhduar të investojmë në forcimin e ushtrisë dhe policisë së shtetit, kemi arritur rritjen ekonomike mbi 10% dhe kemi mbështetur bujqësinë e industrinë vendore, të varfërit e nevojtarët, e kemi ngritur Kosovën për të mirë për 17 vende me lart sa i përket edhe luftimit të korrupsionit edhe lirisë së medieve, kurse për sundim të ligjit jemi të parët në rajon. 

NATO-Kosove-12-Qershor-1999-afer-Ferizajt-femije-pershendesin-kolonen-e-forces-shpetimtare – Foto Bedri Sadiku 

Jemi duke punuar fort në adresimin institucional të të kaluarës si dhe bërjen përgjegjëse të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, tha kryeministri, duke theksuar se përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare është i dinjitetshëm, vleror dhe i dobishëm. 

Prandaj, tha ai, në momente si kjo na duhet të bëhemi bashkë, e duke kujtuar të kaluarën, të shtrëngojmë fort dhimbjen që ndjejmë e të zotohemi që do të bëjmë më të mirën për të ardhmen e këtij vendi. Të brezit tonë e të gjeneratave që vijnë, tha Kryeministri Kurti. 

Para 23 viteve Kosovës nisi t’i ndodhte liria dhe paqja: Ishte ora 05 e 17 minuta e mëngjesit në 12 Qershorin historik 1999, kur prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tanket e para të NATO-s të përcjella nga helikopterët Apaçë nisën të hynin në Kosovë, kalonin kufirin nga Maqedonia në Bllacë-Han të Elezit. Lajmin e madh për gjithë shqiptarët e botën e raportoja drejt Tiranës për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe Radio Televizionin Shqiptar nga kolona e tankeve të para të focës ushtarake më të madhe planetare, e cila të nesërmen merrte në kontroll edhe kryeqytetin, Prishtinën, ndërsa  duke kaluar kufirin nga Shqipëria nëpër Morin-Vërmicë shkonte edhe drejt Prizrenit… 

 Uturima e fortë e helikopterëve Apaçë dhe e kolonës së gjatë të tankeve të NATO-s, që hyri në Kosovë në mëngjesin e hershëm të 12 Qershorit 1999 nuk kishte kend ta zgjonte në qytezën kosovare Hani i Elezit, mu në pikën e kufirit me Maqedoninë. Forca më e madhe e botës, NATO, kalonte nëpër qytezën fantazmë, të mbetur pa banorët e dëbuar, të boshatisur nga jeta, të djegur e bërë shkrum nga gjenocidi e spastrimi etnik i forcave okupatore të Serbisë mbi popullin shqiptar të Kosovës. 

Me përshkrimin e kësaj pamje të tmerrshme të Kosovës së mbetur pa njerëzit e saj, por edhe me gëzimin më të madh se në atë mëngjes plot shkërqim të diellit që po lindëte kishte ardhë ajo dita e ora e madhe e ëndërrave – Dita e Lirisë së Kosovës, po vazhdoja të japë me telefon raportin e nisur në orën 05 e 17 minuta, me kryelajmin më të madh në botë:  “Taknet e para të NATO-s hynë në Kosovë, në këtë orë të lume, në këtë mëngjes të 12 Qershorit 1999, në këtë ditë të madhe historike për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët…” 

Më shumë se lajm ishte një shpërthim ndjenjash, që në reportazhin e asaj dite mundohesha t’i tregojë edhe me këto fjalë: “Çlirimi i Kosovës nuk është ëndërr, është më shumë se gëzim, po ndodhë…” 

Rilindja-e-dates-13-qershor-1999 – Foto Bedri Sadiku

Me një ndjenjë krenarie erdhën pastaj pëshëndetjet për NATO-n në Kosovë nga një grup i luftëtarëve të lirisë, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili doli të presë e përshëndes forcen aleate. Ishin me uniformat dhe simbolet e ushtrisë me shqipnjën dykrenare, e të paarmatosur. 

Uniforma të tjera dhe ushtarë të tjerë nën armë, pjesëtarë të forcave serbe, u gjetën ca më vonë në një tunel, tek në ikje minonin për t’ia mbyllë rrugën NATO-s. Ata u çarmatosën dhe u detyruan vet t’i heqin minat, dhe marshi i NATO-s vazhdoi pas një ndalje e vonese te tuneli. 

Një ndalje e gjatë e kolonës, më se katër orë, ishte te Ura e Kashanit mbi lumen Lepenc në Grykën e Kaçanikut. Njësitet britanike të xhenios, ushtarë nga Nepali dhe Anglia , brenda asaj kohe zhvilluan operacionin për mënjanimin e rreziqeve të mundshme nga minat dhe për t’u siguruar se mbi urë do të mund të kalojnë tanket dhe makineritë e tjera të renda luftarake. Testimi i urës u bë edhe me zbarkimin e helikopterëve mbi të, fillimisht helikopterë më të lehtë e në numër më të vogël, e pastaj githënjë e më të rëndë e në numër më të madh… 

Kishte kaluar ora 15 e pasditës dhe ura po kalohej… 

 Kishte edhe rreziqe e pengesa të tjera në terrene të luftës së sapopërfunduar. “Asnjë hap jashtë asfalti”, ishte urdhëri për gazetarët që ishim në kolonën e NATO-s. Mina të vendosura nga forcat serbe mund të kishte kudo. 

Në Grykën e Kaçanikut forcat serbe kishin lënë prapa edhe shumë grafite në faqe shkëmbinjësh. Për grafitin serb “Kosova është zemra e Serbisë” si një antigrafit ishte komenti i  një gazetari: “E si mund të jetë zemra jashtë trupit?!”. “Serbia deri në Durrës” ishte një nga grafitet që shkonin në të pamundurën e edhe shumë më larg: “Serbia deri në Tokio”,  “Serbia deri në Sidnei”, që pretendonin se edhe Japonia dhe Australia qenkan Serbi. Gazetarët nga gjithë bota, me të cilët në kolonën e tankeve të para të NATO-s në Kosovë isha bashkë me korrespondentin nga Shkupi të gazetës shqiptare tradicionale të Kosovës Rilindja, Bedri Sadiku, ato grafite i shikonin si një çmenduri serbe dhe qeshnin, fotografonin, filmonin, raportonin… 

Për të hyrë me NATO-n në Kosovë “të akredituar deri natën e 11/12 Qershorit,  diku pas mesnate,  ishin më shumë se 1500 gazetarë nga gjithë bota”, ka shkruar Bedriu në gazetën historike Rilindja, për të cilën ka shkruar-raportuar e fotografuar në 12 Qershor 1999, kur kishim fatin historik të hyjmë në Kosovë me NATO-n që sillte lirinë… 

Përtej grafiteve të përçudshme serbe, si një përgjigje dhe realitet se çka është Kosova u shfaq imazhi i Flamurit Kombëtar Shqiptar i ngritur si fluturim shqiponje dykrenare e si në majën më të lartë të festimeve në gjithë botën në qytetin e Kaçanikut, ku në 7 Shtator 1990 ishte shpallur Republika e Kosovës dhe miratuar Kushtetuta e saj në një mbledhje historike të Kuvendit të Kosovës, në kushte të rënda dhe plot rreziqe okupimi, e që pasonte Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës të 2 Korrikut 1990 të miratuar para dyerve të mbyllura të ndërtesës së Kuvendit kosovar në Prishtinë nën shtetrrethim edhe me tanke e snajperë të forcave okupatore të Serbisë. 

 Një pjesë e forcave të NATO-s u ndal në Kaçanik, ndërsa kolona vazhdoi rrugën drejt Fushës së Pajtimit dhe qytetit të Ferizajt, në orët e pasditës… 

 Ora 16. Mbi qytetin e Ferizajt shiheshin re tymi. Për të pritur e përshendetur NATO-n me lulet që i vënin mbi tanke e shtronin rrugën, dhe me brohoritjet “NATO, NATO”, “Kosova, Kosova”, “NATO-Kosova e Lirë”, kishin dalë ata pak banorë shqiptarë që kishin mbetur në Ferizaj. Ata kishin dalë përkundër kërcënimeve e shumë rreziqeve se ende forcat serbe nuk kishin ikur. “Forcat serbe edhe sot po e djegin Ferizajn, duan ta djegin të tërin në largim e sipër”, tregonin banorët shqiptarë. 

Bllacë, Muze

 Në një cep të rrugës ishin ndalur ushtarakë të NATO-s dhe fëmijëve u shpërndanin bombone - ëmbëlsira. Fëmijtë ishin tërë gëzim. Një vajzë 10-vjeçare, shumë smpatike, po shtrëngonte ëmbëlsirën në grusht te zemra dhe thërriste shumë e lumtur: “Do ta ruaj tërë jetën për kujtim”. Për ta ruajtur, veç një herë e afroi te buzët bombonin ajo vajzë që muaj të tërë as s’kishte parë ëmbëlsira e kishte vujtur edhe nga uria në mungesë të bukës. Vajza tregonte se ajo është Shega Asllani dhe se është nxënëse shembullore e klasës së katërt të tetëvjeçares. Një e afërme e saj, Bardha Asllani, me gazetarët spanjollë fliste spanisht, ndërsa për të shprehur falenderimin e madh të gjithë fëmijët përreth brohorisinin për Solanën, atëherë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, për Presidentin Amerikan Clinton, Kryeministrin Britanik Bler… 

Pas ndonjë ore edhe fushat rreth Lipjanit u mbushen tanke të NATO-s, të cilat para mbrëmjes arrijnë deri afër Prishtinës, por hyrja në kryeqytet mbetet për të nesërmen… 

Me gazetarët që nuk u pritej u nisëm për në Prishtinë edhe pse rreziku ishte i madh para se të hynin forcat e NATO-s. Ishte edhe festë lajmi që e jepja drejt Tiranës se po hyja në Prishtinë dhe afër ishin forcat e NATO-s që do hynin… 

Po kthehesha në Prishtinë, para mbrëmjes së 12 Qershorit, duke kujtuar edhe largimin drejt kufirit jugor të Kosovës pasi në mbrëmjen e 24 Marsit 1999  në kushte të pamundshme të ndërprerjes së linjave telefonike dhe dritave, me lidhje satelitore që e mundësoi vëllai Demë Jashari nga Zvicëra, nga banesa plot edhe me refugjatë në qytetin në luftë e në shtetrrethim, derisa shkallëve të ndërtesës në lagjen Ulpiana dëgjoheshin rrapllimat e zërat e forcave serbe, kisha raportuar  nga Prishtina në Tiranë për goditjet e para të aviacionit të NATO-s e të nesërmën në mëngjes për “qytetin fantazmë” e masakrat e reja të forcave serbe në shtëpitë e shqiptarëve gjatë natës… 

Bllace-2

Atë parambrëmje të 12 Qershorit 1999 në qendër të kryeqytetit, te Hotel Grandi, shihej se rreziku ishte edhe më i madh se që ishte paramenduar. Në të gjitha anët kishte të shtëna armësh. Kudo kishte policë, ushtarë, paramilitarë serbë, të gjithë të armatosur, shumë prej tyre edhe të dehur… 

 Edhe në atë situatë, mes shumë rreziqesh, po bëja një raportim edhe për gazetën Rilindja, e cila pas ndalimit nga forcat serbe në Kosovë vazhdonte të dalë në Zvicër, Shqipëri…Nuk dola fare nga automjeti që u ndal para hotelit, dolën vetëm gazetarët nga bota. 

 Paramilitarët serbë i ndoqën gazetarët ende pa hyrë në hotel, dhe nëpër një rrëbesh shiu që largoi njerëzit nga rruga po largoheshim me shpejtësi me automjetin ku ishim… 

Po ku të shkonim, ku ta kalonim natën, kur ende nuk mund të shkoja në banesën time ku kishin hyrë forcat serbe… 

Shkojmë drejt adresës së telefonatës së 6 Majit 1999 nga Prishtina, që u bë lajm…“Ai lajm na dha shpresë shpëtimi”, u shprehën me falënderim të ngujuarit atje, që na dhanë çelësin e një banese të boshatisur. 

Në lajmin e 6 Majit 1999, natyrisht, në rrethanat që ndodheshin të ngujuarit në Prishtinë, mes forcave kriminale, nuk përmenda burimin, telefonatën nga posta e re e Prishtinës që ishte bërë mes rreziqesh, po duke iu referuar “burimeve” tregova çka po ndodhëte, që “bota ta marrë vesh”. 

“Shqiptarët në Prishtinë – mburojë e gjallë”, ishte titulli i lajmit që kisha raportuar nga Kufiri jugor i Kosovës në 6 Maj 1999, ku theksoja: “Shumë banorë të Prishtinës po mbahen peng dhe
po përdoren nga serbët si mburojë e gjallë. Ata janë detyruar të qëndrojnë në shtëpitë dhe banesat pranë vendeve ku janë fshehur
armë dhe mjete të mekanizuara ushtarake si dhe nëper objekte që
mund të bombardohen nga NATO-ja”… 

Bllacë …

Në kryeqytetin e Kosovës edhe gjatë gjithë natës së 12-13 Qershorit 1999 breshëritë e armëve serbe vazhdonin dhe plumbat qorr binin mbi kulmin e banesës së boshatisur, ku u strehuam. Nata e fundit e forcave serbe në Prishtinë ishte plot tmerre dhe ankthe, kishte shqiptarë të vranë në shtëpitë e tyre, edhe shumë djegie e plaçkitje. 

Në mëngjesin e 13 Qershorit 1999 qielli mbi Prishtinë mbulohej nga helikopterët e NATO-s, ndërsa kolona e tankeve dhe makinerive tjera ushtarake shihej tek zbriste nga kodrina e Veternikut dhe mbushte sheshet dhe rrugët e Prishtinës. “NATO po e merr kontrollin në Prishtinë dhe po detyron forcat serbe të largohen…” Lajmi që po raportoja për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë dhe drejtpërdrejtë i lidhur edhe me Radio Televizionin Shqiptar po shkonte nga Prishtina në Tiranë me telefonin me lidhje zvicerane satelitore, sepse lidhjet tjera telefonike ishin të pamundura. Telefonin që më mundësonte raportimet – lidhjet me Tiranën  ma kishin sjellë familjarë nga Zvicëra – djali Guri Jashari derisa isha në Maqedoni refugjat lufte.   

Në Prishtinën e shkatërruar ndihej erë shkrumi e shtëpive e obekteve tjera të djegura. Nga forcat serbe ishin djegur edhe selia e Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe selia e Presidencës së Kosovës. Dyqanet dhe klubet të gjitha ishin të mbyllura dhe të plaçkitura. Hotel Grandi ishte i hapur, por ende jo për shqiptarët. Thuhej se bodrumet e hotelit ishin shndërruar në qendër turturash për shqiparët e rrëmbyer e të arrestuar nga forcat serbe. 

Foto nga Bllaca e dikurshme

Vetëm edhe një lokal-klub tjetër i vogël përball hotelit ishte i hapur. Ai ishte i mbushur plot me njerëzit që pinin kafenë e parë në Prishtinën e lirë. Në Kosovë, edhe në Prishtinë, ku po ndodhte liria… 

Pas një nate që e përshkruaja “plot rreziqe dhe e tensionuar, me të shtëna të shumta armësh të serbëve dhe me provokacione kundër shqiptarëve dhe forcave paqësore”,  vazhdoja raportimet nga Prishtina: “Kosova qysh dje dhe sot është e lirë në shumë pjesë të saj. Kurrë nuk janë parë njerëz më të gëzuar se dje e sot me hyrjen triumfale të forcave të NATO-s në Kosovë dhe kryeqytetin e saj, Prishtinë. Në Prishtinë qysh sot, NATO po vendos kontrolle…” 

Pasditen e 13 Qershorit 1999, bashkë me korrespondentin e Zërit të Amerikës,  Isak Ramadani, e gazetarin tjetër nga Shkupi, Arben Ratkoceri, që erdhën në Prishtinë duke sjellë edhe numrin special të gazetës tradicionale kosovare Rilindja të botuar atje me raportimet për ngjarjen historike të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë,  kalova edhe një herë rrugën nga kishin hyrë forcat e para të NATO-s një ditë më parë. Edhe gazeta Rilindja, të cilën e shpërndanim në Kosovën që po çlirohej,  në ballinë kishte te kryetitulli orën që kisha raportuar: “Dje në orën 5.17 – Trupat e NATO-s hynë në Kosovë”. 

Edhe editoriali “Normandizimi i Kosovës dhe kapitullimi serb”, shkruar nga Blerim Reka, ishte i botuar në faqen e parë të gazetës Rilindja, me foto nga ngjarja historike e ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s, e ku shkruhej edhe: “Qeveria e përkohshme e Kosovës punon për kthimin e popullsisë.-Kryeministri Hashim Thaçi vizitoi Austrinë”.   

Bllaca ’99

Dhe, vazhdoja raportimin: “Sot duket krejt e çliruar pjesa e Kosovës nga kufiri me Maqedoninë, përgjatë rrugës që të çon në Han të Elezit, Kaçanik, Ferizaj, Lipjan e deri në kryeqytet. Në Kaçanik, Han të Elezit dhe në lokalite të tjera takuam dhe ushtarë të UÇK-së që kthenin jetën dhe rregullin.
Flamuri shqiptar – flamuri i lirisë valonte në kulmin e ndërtesës 12-katëshe në qendër të qytetit të Kaçanikut, mbi kulmin e shkollës tetëvjeçare ‘Jusuf Gërvalla’ në fshatin Nikaj dhe lokalitete të tjera. 

Në vendkalimin kufitar në Bllacë ndërmjet Kosovës dhe Maqednisë sot nuk ka më flamuj serbë, të cilët janë hequr. Në kufi figurojnë marinsat amerikanë”. 

Në qytetin e Kaçanikut, në jug të Kosovës, ushtarët e Ushtirisë Çlirimtare të Kosovës ishin vendosur në ndërtesën e Stacionit të Policisë, prej nga kishin ikur forcat serbe… 

NATO troops enter Kosovo on June 12 – 1999 in Kosovo

Kështu ishte 23 vite më parë… 

 Në Kosovë liria po vinte më pak se tre muaj pas 24 Marsit 1999 të fillimit të ndërhyrjes së aviacionit të NATO-s me bombardimin e pozicioneve të forcave kriminale serbe të kasapit të Ballkanit, Milosheviç, i cili përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë. 

Lufta e përfunduar kishte bilanc tragjik të masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit kundër shqiptarëve: Mëse 12 mijë të vrarë, mbi 6 mijë të zhdukur,  shumë prej tyre të groposur në varreza masive, edhe të fshehura në Serbi, e afër një milion të dëbuar – shumica  drejt Shqipërisë… 

NATO-12-qershor-1999 – akreditim – Behlul Jashari -Kosove

Kosovës i vinte era tokë e djegur, ua kishin vënë flakën mëse 400  fshatrave e qyteteve, 120 mijë shtëpive të shqiptarëve… 

Lufta përfundoi me Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, që u nënshkrua në 9 Qershor e  hyri në fuqi në 11 Qershor 1999. 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në atë kohë, Havijer Solana, në 10 Qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. 

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Michael Jackson, gjeneral britanik, ishte komandanti i parë i forcës paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë – KFOR. 

Ligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, i miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008, i shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës të 15 Qershorit 2008, përcakton 12 Qershorin – Ditë të Paqes. 

Dekretimi i  këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 Qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, e cila është miratuar nga Kuvendi  poashtu para 14 viteve në 9 Prill, më pak se dy maj pas 17 Shkurtit historik të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të njohur deri tani nga 117 shtete të botës anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara… 

Lajmi qe eshte derguar nga Prishtina ne Tirane permes Zvicres-vellait Demë Jashari – në 24 mars 1999 – NATO nisi nderhyrjen shpetimtare per Kosoven

MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIM PËRJETSHËM PËR MIRËPRITJEN E PËRKUJDESJEN VËLLAZËRORE SHQIPTARE PËR TË DËBUARIT NGA KOSOVA - REFUGJATË TË LUFTËS SË PËRFUNDUAR NË PRANVERËN E LIRISË TË VITIT 1999 

Si korrespondent në Prishtinë i Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencisë Telegrafike Shqiptare nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, në vitin 1999 të kohës së luftës, të dëbimit të mëse 1 milion shqiptarëve nga Kosova, për rreth dy muaj “selia” e raportimeve të mia ishte kufiri jugor i Kosovës, si dhe Tetova e fshati i afërt Dobrosht – shtëpia e familjes së Mesut Veselit, ku më parë kishin mbërritur njerëz të familjes sime të dëbuar nga forcat serbe… Raportoja edhe nga Shkupi e vende tjera në Maqedoni. 

NATO-Kosove-bombardime caqe serbe

 Akreditimi mu dha nga Ministria e Informatave e Maqedonisë të njëjtën ditë të kërkesës dërguar me telefax nga Agjencia Telegrafike Shqiptare në 5 Prill 1999. Ishte mëngjesi i ditës sime të parë refugjat jashtë kampit të Bllacës, ku pas qëndrimit disaditësh natën kisha kaluar kufirin… 

NATO Kosove – bombardime caqe serbe

Mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm për mirëpritjen e përkujdesjen vëllazërore shqiptare për të dëbuarit nga Kosova refugjatë të luftës së përfunduar në pranverën e lirisë të vitit 1999. 

Prishtina – 13 June 1999 – NATO

A do ta miratojë komuna e Pejës propozimin qe Lokali “Panda”të shpallet muze

0

Prof. Bajram Binaku, Pejë

Komuna e Pejës, si çdo komunë tjetër e Kosovës kishte dalë nga lufta shumë e demtuar. Në komunën e Pejës ishin kryer masakrat e mdha, sidomos në fshatrat Qyshk, Pavlan, Lubeniq, Trstenik, Nabrgjan, Dardani e Pejës e gjetiu. Masakrat ishin kryer në mënyra nga më të ndryshme, pushkarime, therje e kallje! Gjatë viteve 98/99, ishin kryer edhe vrasje të vazhdueshme të organizuara nga pushteti serb, përmes, njesitit famkeq,”Dora e zezë”, ku kishin pësuar shumë qytetar, si, Mjeku nga Peja, Xh. Gashi, arsimtari nga Sverka, M. Bytyqi, biznismeni nga Klina, A. Sadriu e shumë të tjerë. Në një lokal serb i ashtuquajtur “Panda”, kishte ndodhur, poashtu një sulm i armatosur ku kishin mbetur të vrarë gjashtë të rinj serb.

Pas këtij aksioni kishte ndodhur malltretimi e rrahja e shqiptarëve nëpër rrugët e Pejës si dhe bastisje nëpër disa shtepi shqiptarësh. 24 vjet nga rasti “Panda”, nuk ka hetime e as denime gjyqsore nga ndonjë gjykatë, të ndojnë kryesi të kësaj vepre. Këtë lokal pas luftes e paska riblerë ish pronari, sepse iu kishte marrë pa të drejtë nga regjimi komunist jugosllav. Në kuvendin e Pejës paska dalë një propozim, qe ky lokal t’i kthehet komunës dhe të shpallet muze. Propozuesi po pretendon se kësisoj do të del e verteta se serbet paskan vrarë edhe bashkë kombas të tyre, për ti mveshur fajin shqiptarëve. Kjo iniciativë është fund e krye e pa vend dhe politikisht e pa pranueshme.

E para, prona është private dhe pa asnjë vlerë historike. E dyta, asnjë dokument relevant, as në Serbi e as në Kosovë nuk ekziston për aktorin apo organin, qe e ka krye vepren. Dhe e treta, edhe nese del, qe regjimi serb i ka vrarë bashkë kombasit, e verteta përmes vrasjes se serbëve nga vet serbët nuk është deshmi e krimeve mbi shqiptarë. Përse nuk bëhët muze njera nga shtëpitë e Qyshkut, muze, ku u dogjen dhjetra shqiptarë, po pretendohet të bëhët muze një qymez ku u vranë 6 të rinjë serbë? Përse mos të ndërtohet një obelisk, mu në mes të Pejës me emra e mbiemra të qytetarëve pejanë, qe u vranë nga “dora e zezë”serbe, duke i kindapuar e pushkatuar pastaj? Edhe qytetarët serbë, të vrarë, e meritojnë të jenë pjesë e obeliskut, por jo ta kenë një muze të veçantë, kur nuk e kemi asnjë të tillë, për shqiptarët e masakruar. Para ca vitësh ishim në vizitë të kullat e Isa Boletinit. Shoqëruesi na njoftonte për detale.

Përballë kullave ishte një kishë, qe sipas ciceronit, fillimisht me lejën e Isës, ju kishte falë rrogëtarit serb për lutje. Po, regjimi okupues i Sllobodan Millosheviqit e kishte shendrrue ate, si objekt fetar nën mbrojtje, si kishë serbe. Kemi disa kisha në Kosovë, qe janë ndërtuar nga shteti serb e qe nuk mund të prishen. Pak para largimit të trupave serbe nga Kosova, me marrveshjen e Kumanovës, ishin ndërtuar edhe kisha në pronën e Universitetit, kisha në Bajë të Pejës e gjithandej kosovës dhe tani me marrëveshtje me Serbinë nuk kemi të drejtë ti heqim, edhe se nuk kanë asnjë rëndësi historike. Një foto e një kishe e ndërtuar në rrethin e Pejës, me dukët në fshatin Drenoc, e rrenuar pas lufte, kupola e se cilës ishte mbetur e pa shkatrruar, kishte zënë vend në të gjitha mediat botërore, se si shqiptarët po i rrenonin monumentet kishtare historike serbe e të krishtera.

Prandaj shendrrimi i një ish lokali serb në muze mund të ketë pasoja të renda e më dyshime të mdha se kush do të jetë përfituese e këtij muze, serbët apo shqiptarët. Shqiptarët do të pretendonin, qe përmes këtij rasti të tregonin fetyrën e vertetë të pushtuesit, ndërsa serbët mund të shtrembërojnë faktet dhe prap të rezultojnë si viktimë edhe në këtë rast. Mund të thonë se dorasi(doraset) serbë ishin të paguar nga ushtarët e UÇK-së, apo se vrasësi(vrasësit) nuk ishin në formacionet e rregullta të ushtrisë se Serbisë.

Tek e fundit, fetyren kriminele të Serbisë nuk duhet ta nxjerrim përmes një vrasje të gjashtë serbëve, e cili paska ndodhur në një lokal të Pejës, po përmes qindra masakrave e rasteve tjera të vrasjeve të shqiptarëve gjithandej Kosovës.

Të shpresojmë, qe Komuna e Pejës mos ta miratojë një propozim të tillë të pa menduar mirë politikisht dhe të dëmshëm, jo vetëm për Pejën.

_____

 

Poezi kushtuar dy çunave të Avni Deharit

0

Fëmijët e ndjerë të Avni Deharit, aktivistit të njohur të çështjes kombëtare,  Arbnor dhe Astrit Dehari

Safet Sadiku, Bazel, Zvicër

MBETENI TË PAVDEKSHËM!

Poezi(Kushtuar dy çunave të Avni Deharit)Turpi i mbuloftë vrasësitQë zbatuan epshin e shtrigës Serbi!Dhimbje e madhe që nuk përshkruhetAs me lahutë, as me penë, as me kurfarë inspirimi.I vranë me vetëdije gjakprishurit!Udbashët duke folur shqip!Shërbtorët e përbetuar të Serbisë!Brenda institucioneve të shtetit që quhet Kosovë!Për ta penguar demokracinë dhe mendimin ndryshe!E vranë me moh Arbnorin dhe me pas Astritin Deharin!Vrasësit folën shqip dhe flasin ende!Egërsirat nuk po ngopen!Po vrave shqiptarin normal!Serbia të shpërblen!Kosova nuk të denon!Krimineli punën po vazhdon!Dhe “institucionet tona” mjerisht „ende“ po përfaqëson!Ky gjak i njomë ende po vlon!Kosovën po këshillon:Demokracinë kështu nuk e ndërton!…Ulurinë me “Ndalu” e fortë si një zë gjëmon!Drejtësi pa Serbi fuqishëm kumbon!Po kush po dëgjon!Lëreni lajkat në ditë me diell!Pranë varrezave të këtyre dëshmorëve!…Drejtësi po rrinë kokëulur he turpi të mbuloftë!I pari, e dha urdhërin se urrente babain e tyre!I dyti, i vrau dy vëllezër se ishte i këtij zanati!I treti fshiu videot dhe faktet!I katërti e mbrojti vrasësin nëpër TV-të!I pesti gjithëmonë plagën e ngacmon!Gjithë populli i njeh-me habi i shikon!Por vetëm drejtësia ende po flenë!Dhe faktet po injoron!Drejtësia ende nuk po flet!…E lotët nuk më ndalën si lumi!Krenarinë e atdheut thellë ma ka zë gjumi!Më 11. 06. 2022, BernSERVILIZMI DUKURI E VAZHDUARServilizmi sëmundje e pashërueshmePo vonon forcimin e demokracisë…Po zgjatë jetëgjatësinë e ordinerëvePo u mundëson atyre pushtet apsolutNeve na rroftë brohoritja-nuk jemi keqKemi lirinë dhe shahemi pakufiShahemi zi e ma zi me shtet e parti!Dukuri e trashëguar prej okupimiNjeriu nuk vetëdijsohet lehtëNuk vetëdisiplionohet pa rregullaDhe rregullat nuk i votojmëTë gjitha tjerat i debatojmëI diskutojmë dhe i votojmëPor shefit këngën duhet t’ia mësojmëLigjin e disdiplinës nuk e votojmëNdryshe nuk mund të veprojmëServilizëm apo nënshtrim është ky…Referi tani po referon me gishta në gojëFilikaqen e zavendësonDrejtësia gjithëmonë po na mungonServilizmi rrënjë po lëshon…30 Maj 2022, Zvicër

Dëmet e jashtëzakonshme ndaj kombit të diktatorit Enver Hoxha

1
Lirim Gashi, shkrimtar, Prishtinë 
___
Kur prioritetet e njerëzve ndryshojnë nga nevoja për të mbijetuar, atëherë vërtetohet qartë se në vendin ku jetojnë e punojnë, ka dështuar jo vetëm politika, por edhe arsimi, shkenca dhe kultura.
Të gjithë pyesim veten;
Pse nuk arrijmë të shkëlqejmë si kolektiv në vendin tonë, por vetëm si individë jashtë vendit tonë?
Ne ia bëjmë vetes këtë pyetje sepse për të parë gjërat që shihen nga aeroplani, na duhet një mikroskop.
Nëse do të tërhiqeshim në një dhomë të qetë dhe të freskët për vetëm pesë minuta dhe do të pyesnim veten; “Pse hebrenjtë shkëlqyen kolektivisht vetëm kur e kuptuan se vetëm shteti i tyre i fuqishëm mund t’i mbronte nga e keqja gjithëpërfshirëse”, atëherë pa dyshim që do ta gjenim për pesë minuta edhe përgjigjen në pyetjen e mëposhtme :
Çfarë na pengon të shkëlqejmë si komb dhe kolektiv në vendin tonë, kur vazhdimisht shkëlqejmë si individë jashtë vendit tonë?
Çfarë tjetër veç shtetit të dobët, që është rezultat i politikës së mbrapshtë dhe arsimimit dhe edukimit të keq e të prapambetur?
Në fakt, do të na mjaftonte nëse do të mësonim nga individët, shoqëritë dhe shtetet e dështuara siç nuk duhet të jemi, dhe nga individët, shoqëritë dhe shtetet e përparuara siç duhet të jemi, për ta bërë një hap të parë të madh përpara.
Por padyshim që as këtë nuk mund ta bëjmë, sepse individët e dështuar në jetën private, sociale, kulturore, arsimore, shkencore, publike dhe politike jo vetëm që kontrollojnë vazhdimisht strukturën tonë fizike dhe mendore, por edhe e manipulojnë atë sipas nevojës dhe dëshirës.
“Kur nuk ke asgjë për të ngrënë, i gëzohesh edhe misrit të bluar”, thotë një fjalë e urtë popullore.
Falë Zotit neve nuk na mungon ushqimi bazë fizik, por na mungon tmerrësisht ushqimi i vërtetë shpirtëror dhe mendor.
Na mungon aq shumë, sa që jemi mësuar me këtë lloj urie.
Prandaj, ne i shohim, i përjetojmë dhe i trajtojmë si gjeni edhe njerëzit më të zakonshëm, vetëm nëse ata dallojnë për një centimetër nga masa e gjerë e njerëzve të zakonshëm.
Nëse kjo nuk është dëshmi se fshati ynë ka rënë shumë poshtë, atëherë nuk e di se çfarë është dëshmia!
Ja një shembull se sa shumë është hipnotizuar populli ynë nga propaganda helmuese që vjen nga një kohë që gabimisht besuam se e kishim lënë pas.
Nëse e analizojmë sinqerisht dhe saktë biografinë e diktatorit mizor Enver Hoxha, atëherë për pesë minuta do të arrijmë në përfundim se ky njeri i ka bërë më shumë dëm kombit tonë se të gjithë armiqtë e huaj së bashku.
Disa do të thonë, po të mos ishte ai, ne ende nuk do të dinim të lexonim e të shkruanim siç duhet!
Ju siguroj, nëse partia e tij nuk do të ishte themeluar nga të majtët homoseksualë, gjysmë analfabetë dhe fashistë të Serbisë dhe Malit të Zi, populli shqiptar jo vetëm që do të shkruante dhe lexonte më saktë dhe më bukur, por mirëqenia e tij intelektuale dhe e gjithanshme do të ishte në nivel shumë më të lartë.
Fatkeqësisht, individët që për arsye nostalgjike nuk mund të heqin qafe trashëgiminë e tij të përgjakshme politike, janë mjeshtër në fabrikimin e provave të rreme, të cilat jo vetëm që justifikojnë krimet e tij alarmante, por edhe i krijojnë atij një imazh të rremë patriotik.
Nëse këta pseudointelektualë primitivë do të kishin shpenzuar kaq shumë energji për të vërtetuar të vërtetën, ne si individë dhe kolektiv do ta kishim kuptuar shumë kohë më parë “pse jemi apendiksi i Evropës?”.
Dhe jo vetëm kaq, por do t’i lironim popullit serb 100 për qind vendin e fundit në tabelen evropiane.
Ja një shembull tjetër:
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kohët e fundit deklaroi se Rusia është për “Ballkanin e Hapur”, ndërsa Evropa dhe Shtetet e Bashkuara janë për “Ballkanin e Mbyllur”, dhe kështu konfirmoi pa mëdyshje atë që unë kam dokumentuar vazhdimisht në analizat e mia.
Megjithatë, në këtë vend kemi një ushtri njerëzish të cilët jo vetëm që besojnë se Ballkani i Hapur është i dobishëm për shqiptarët, por edhe propagandojnë gjerësisht avantazhet dhe privilegjet e tij për dy vendet tona në Ballkanin Perëndimor.
Kjo është në të njëjtën kohë një dëshmi e qartë e ndikimit negativ të propagandës ruse të Sputnik-ut në strukturën mendore të njerëzve të paarsimuar.
Milladin Popoviq , Enver Hoxha anash, dhe Liri Gega, ne mes
Pse është kështu?
Sepse më të arsimuarit prej tyre ua shitën agjentëve serbë dhe rusë shpirtin, për përfitime personale politike, financiare dhe materiale.
Dhe kur marrim parasysh faktin se shumica e tyre janë personalisht përgjegjës për të gjitha mizoritë dhe dështimet në dy dekadat e fundit, sepse rrënuan shoqërinë dhe shtetin përmes keqqeverisjes mizore, atëherë na bëhet e qartë se sa e vështirë është që koalicioni i sotëm qeverisës të bëhet një lokomotivë japoneze për trenin e prapambetur të Kosovës.
Sepse kjo lokomotivë i tërheq vagonët e tij mbi binarët e minuar nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.
Nëse ne shqiptarët do ta torturonim trurin tonë individual dhe kolektiv si të bëhemi të suksesshëm si gjermanët, japonezët, amerikanët, francezët apo suedezët, po aq sa e torturojmë për të justifikuar diktatorët, kriminelët dhe tradhtarët tanë që janë fajtorët kryesorë për prapambetjen tonë individuale, shoqërore, kolektive dhe shtetërore, ndoshta do të ishim kampionë bote në kuptimin pozitiv dhe jo si deri tani në kuptimin negativ.
Do të ishte mirë që shqiptarët e pakënaqur me gjendjen në të cilën ndodhen të pyesnin veten pse ndalimet dhe dënimet e panumërta gjatë regjimit diktatorial të Enver Hoxhës nuk i shëruan ata nga marrëzia individuale dhe kolektive.
Përgjigja është shumë e thjeshtë.
Sepse ata kurrë nuk jetuan në një demokraci të vërtetë.
Nëse psikologët modernë do t’i trajtonin pacientët e tyre me metodat e Hitlerit, Stalinit dhe Enver Hoxhës, atëherë numri i varreve masive në botë do të ishte më i lartë se numri i banorëve.
Burgimi juaj vullnetar në burgjet e pamëshirshme të ideologjive ekstremiste shpesh më lë pa tekst.
Nëse kjo nuk është Sindroma e Stokholmit, atëherë unë vërtet nuk jam Lirim Gashi.
Pyes veten:
Kur do ta kuptoni më në fund se jeni viktimë e shpëlarjes së pafund të trurit nga propaganda armiqësore ruse dhe serbe?
____
* Autori është Kryetar i Forca e Diasporës, me seli në Prishtinë

Presidenti i shteteve të bashkuara Ronald Reagan: “Zoti Gorbachov, shembe këtë mur”

0
Frank ShkreliNga Frank Shkreli

Më 12 Qershor, 1987 Presidenti Reagan duke mbajtur fjalimin e tij historik drejtuar banorëve të Berlinit Perëndimor dhe gjithë botës

35 vjet më parë, më 12 qershor 1987, Presidenti I Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan në fjalimin e tij në Berlinin Perëndimor i bëri thirrje, ish-udhëheqësit komunist të Bashkimit Sovjetik: “Z. Gorbaçov, shembe këtë mur!”. Ishte kjo një kërkesë e një Presidenti amerikan që që hyri në historinë botërore. Por sot, fatkeqësisht, agresioni ushtarak i Rusisë putiniste në Ukrainë na kujton në mënyrë të dhimbshme, se paqja e shpresuar asokohe duket edhe sot një mundësi e largët për Evropën dhe për botën. Po sjell në kujtesë këtë fjalim historik të ish-Presidentit Reagan nëpërmjet një shkrimi që kam botuar në Qershor, 2012, por me disa përditësime për ta bërë më aktual. ZGJOHU O SHQIPTAR! Kujdes këlyshët e Rusisë!

Fjalimi që i dha fund luftës së ftohtë thirrja që ndryshoi botën: “zoti Gorbaçov, shembe këtë mur’’

Kur Z. Ronald Reagan filloi nga detyra e presidentit të Shteteve të Bashkuara në janar,1981, qindra miliona njerëz nga perandoria komuniste e ish-Bashkimit Sovjetik dhe Evropa Lindore vuanin nën diktatura të ndryshme regjimesh komuniste. Regjimi komunist sovjetik kërcënonte botën me mijëra armë bërthamore dhe ndihmonte lëvizjet komuniste anë e mbanë botës, të cilat përpiqeshin që, me forcë, të vendosnin në fuqi regjime komuniste në shtete të ndryshme të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine.

35 vjet më parë, me 12 Qershor 1987, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan viziton Berlinin dhe para portës Brandenburg mbajti fjalimin historik, ndoshta, sipas disa ekspertëve më i rëndësishmi i presidencës së tij, me të cilin sfidoi botën komuniste dhe udhëheqësin e atëhershëm sovjetik, Mikhail Gorbaçov duke iu drejtuar me fjalët:

“Zoti Gorbaçov, në qoftw se kërkon paqe, në qoftw se dëshiron begati për Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore, n ëqoftw se kërkon liberalizim, eja tek kjo portë. Zoti Gorbaçov, hape këtë portë. Zoti Gorbaçov, shëmbe këtë mur.”

Presidenti Reagan, në atë fjalim, që sipas gazetës më të madhe gjermane Bild, “ndryshoi botën”, ka thenë gjithashtu se “Krushçovi më 1950-at kishte parashikuar se do të ‘varroste’ Perëndimin. ”Por”, ish-presidenti amerikan ka theksuar në atë fjalim se, “në Përendim sot ne shohim një botë të lirë e cila ka realizuar një nivel begatie dhe mirëqenieje për popujt e vetë, e pa shembullit në histori. Në botën komuniste, ne shohim dështime, prapambetje teknologjike, rënie të standardeve në shëndetësi, madje edhe mungesë ushqimi. Sot, Bashkimi Sovjetik gjithnjë nuk mund të ushqej popullin e vet. Kështu që, para botës sot shpaloset një e vërtetë e pashmangshme dhe e pamohueshme: se liria të çon drejtë begatisë, se liria zëvendëson armiqësitë e vjetra midis shteteve. Liria është fituesja’’, ka thënë, ndër të tjera, Presidenti Reagan, 35 vjet më parë në Berlin.

Parë historikisht, në të vërtetë, ky fjalim ishte në vazhdimësi të politikës së jashtme anti-komuniste të Presidentit Reagan, tonin e së cilës ai e kishte përcaktuar në një fjalim tjetër që kishte mbajtur pesë vjet më parë në Pallatin Uestminstër të Londrës, ku ka deklaruar para botës shpresën e tij, “Për marshimin e lirisë dhe të demokracisë”, duke thënë se bota gjendej në një pikë-kthese historike, se komunizmi si ideologji politike dhe ekonomike, ka nwnvijuar ai, kishte dështuar, pikërisht sepse shtypte lirinë dhe nuk respektonte të drejtat e popujve që sundonte.

Fjalimi historik i Presidentit Reagan në Berlin 35 vejt më parë, nuk i drejtohej, pra vetëm Berlinit dhe Gjermanisë, por gjithë botës komuniste, duke venë në pyetje legjitimitetin e regjimit sovjetik dhe të gjitha regjimeve komuniste të Evropës Lindore e Qendrore. Nga fundi i vitit 1989, pothuaj të gjitha diktaturat komuniste në Evropën Qendrorë e Lindore ishin përmbysur dhe më 1991, Bashkimi Sovjetik u shpërnda dhe shumica e vendeve të reja të pavarura ish-sovjetike, filluan të marshonin drejtë demokracisë.

Fjalimi i Presidentit Reagan, që për kohën konsiderohej si një sfidë e guximshme dhe serioze ndaj ish-udhëheqësit sovjetik Mikhail Gorbaçov, një thirrje, që të provonte me vepra se ai ishte serioz rreth politikës reformiste të “Perestrojkës’’ dhe “Gllasnost-it’’, që predikonte në atë kohë udhëheqësi sovjetik. Sipas shumë historianëve, ky fjalim shikohet gjithashtu si një pikë-kthese në periudhën e luftës së ftohët, sepse nxiti dhe rriti moralin dhe shpresat, jo vetëm në Gjermaninë Lindore, por dhe anë e mbanë Evropës Lindore dhe Qendrorë, pasi, sipas tyre, kjo ishte një thirrje për t’u zgjuar dhe për të rivendosur ndërgjegjen.

Fjalimi, që disa e patën konsideruar si provokues për kohën, dihet tani se kishte shkaktuar mosmarrëveshje madje edhe në radhët e zyrtarëve të administratës së Presidentit Reagan, disa javë para se të mbahej në Berlin. Fjalimi ishte shkruar nga një shkrimtar në moshë të re i Shtëpisë së Bardhë i quajtur Peter Robinson. Por këshilltarët e lartë të brendshëm dhe diplomatikë të Presidentit Reagan kundërshtonin përdorimin, pikërisht të thirrjes tani të famshme, “Zoti Gorbaçov, shembe këtë mur….’’. Sepse mendonin ata, një thirrje e tillë publike nga Presidenti Reagan do të dobësonte pozicionin politik të Zotit Gorbaçov, në Kremlin. Por sipas ish-ndihmësit të tij, Ken Duberstinë, me gjithë kundërshtimet nga këshilltarët e tij më të lartë, Zoti Reagan, më në fund, vendosi vetë që kjo thirrje të mbetej pjesë e fjalimit, ndonëse sipas tij, “do të ç’mendë diplomatët e Stejt Departamentit, por me gjith këtë, unë do ta përdorë’’, u kishte thënë Reagan këshilltarëve të tij të ngushtë.

Presidenti Reagan dhe para se të bëhej president i Shteteve të Bashkuara ishte shprehur se Muri i Berlinit nuk duhej të ishte ndërtuar kurrë. Si guvernator i Kalifornisë ai kishte mbajtur qëndrimin se telat me gjemba që komunistët kishin vendosur fillimisht për të ndarë Berlinin perëndimor nga ai lindor, duhej të ishin hequr menjëherë. Ai kishte shprehur gjithmonë neveritjen e tij me ndërtimin e Murit të Berlinit dhe ishte i vendosur të bënte çdo gjë të mundur për ta rrëzuar atë mur –megjithëse skeptikët ishin të shumtë si në Evropë, ashtu edhe në Amerikë se shembja e atij muri mund të sillte ndonjë ndryshim të madh në Berlin ose në Evropë.

Në këtë 35 vjetor të fjalimit, mund të thuhet se të gjithë skeptikët ishin gabim dhe se Presidenti Reagan kishte të drejtë. Ish-këshilltari i Presidentit Reagan për çështje të sigurimit Kombëtar, Frank Carlucci është cituar të ketë thënë para se të mbahej fjalimi, se thirrja që Presidenti Reagan i bëri ish-udhëheqësit sovjetik për të shembur Murin e Berlinit, “Është një fjali shumë e mirë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhte kurrë.” Megjithëkëtë, ky fjalim sot konsiderohet si njëri ndër më të rëndësishmit në historinë e Amerikës, e ndoshta edhe në historinë e botës.

Më 12 Qershor, 1987 Presidenti Reagan duke mbajtur fjalimin e tij historik drejtuar banorëve të Berlinit Perëndimor dhe gjithë botës.

35 vjet pas fjalimit të Presidentit Reagan në Berlin, bota përballet sot me probleme të reja politike, ekonomike dhe të sigurimit. Madje, madje këto sfida, në krahasim me ato të shekullit të kaluar, mund të jenë edhe më të mëdha e më të rrezikshme dhe më të pa-parashikueshme. Për tu ballafaquar me këto sfida, Shtetet e Bashkuara dhe bota kanë nevojë për një udhëheqës si Ronald Reagan, i cili me optimizmin dhe vendosmërinë e tij, me besimin në vlerat, aftësitë dhe fuqinë e këtij vendi, do të mund të përballet dhe të përballojë sfidat e sotme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ronald Regan dhe Mihail Gorbaqov

*Ribotim – botuar nga autori, origjinalisht, në Qershor, 2012