Parajsa ime, tregim nga Raif Gashi

Shkrime relevante

Shkatërrimi i sigurisë kombëtare të shtetit shqiptar në Luftën Civile të vitit 1997 në Shqipëri

Kallja e bërthamës kombëtare shqiptare, sikurse në vitin 1997, ashtu edhe...

Malazezi i Epokës së Inteligjencës Artificiale, i cili edhe seksin ia beson tërmetit

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Mbrëmë bisedova me mikun tim më të dashur malazez,...

Hoxhë Hoxhinskit do t’i jipet Çmimi Nobel…!

Shkruan e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prishtinë) ____ FABRIKA E ÇMIMEVE NOBEL DHE...

Politikanët e “Epokës së Gurit”, përballë inteligjencës artificiale!

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Është vërtet e dhimbshme të shohësh se sa shumë...

Krimineli më i madh që po shpopullon Shqipërinë është më i rrezikshmi nga të gjitha kafshët

Aurel Dasareti, SHBA Specialist i psikologjisë ushtarake. Jeton në SHBA . Atdhetari...

Shpërndaj

Raif Gashi, Prishtinë

PARAJSA IME

Tregim

Udhë jete bëri pa asnjë mëkat. Më falni, kishte mëkat gjenin shqiptar që e ruante brez pas brezi. E donte dhe e pinte verën dhe rakin, që ia kishte pjek e pirë edhe gjysh e shtërgjysh, e edhe vete kishin pjek hanedan familja e tyre. Po edhe unë e mbaj mend kur u digjëshin kazanat në flakën e zjarrit të rakisë. E provonim edhe ne fëmijtë. Ishim kurreshtar por edhe traditë ishte me e provuar rakinë e re, të gjithë, e mos me na ra flamat.

Shqiptar ishim atëherë, i madh e i vogël, edhe të shëndosh na mbante vera e rakia. A nuk e mbani mend ju?

Kurrë nuk mbaj mend që ishte sëmur ndokush në shtëpinë e tij, as flama në vendin ku është pjek e pi vera e rakia nuk ka pas vend. Ua lente udhën në gjysmë vera e rakia këtyre shetitsëve të këqinjë, pra flamave dhe smundjeve. E aty ishte pirë rakia njëqindvjeqare. -Po sot raki e verë, ku jeni më thuani?

– Kush ju ndaloi në vendlindjën tuaj të mos piheni? -Nga erdhi dhe kush po e ruan këto dehje të vdekura- vdekje të dehur?

-Kush po donë të i dërgoj bashkë me rakinë e verën në arhivë e kujtesës, më falni harresës?

-“Oj verë e raki, e rrushtit të bardh e të zi, je prodhuar për të të pi, i madh e i vogël në shqiptari.”

– Kush thotë se je e ndaluar në shishën dhe shtëpinë tënde? Kush sot pra dehjet e vdekura i dërgon në xhenet?

-O ti që nuk flet shqip, që kurrë nuk të kam besuar, i huaj je për mua, edhe sot kur unë ika nga kjo jetë. I dehur jam, pasha nj’at Zot që kurrë nuk mu përzie në verë e raki. Ikë more i mallkuar ti që më “siguron” xhenetin përmes djallit të mallkuar, e dehjen time ma mbulon me flamur të huja, Cilën gjuhë po e flet ti sot?, jo nuk të kuptova kurrë e s’të kuptoj, as sot.

– Kush dhe pse më mbuluat, vallë nuk doni të shihëni dehjen time, dehjen e vdekur pra? Frikësoheni ferrit tim, a? Unë ju pash, e ju dëgjova mirë. Nuk flisnit gjuhën time, as të gjyshit tim, e as të stërgjyshit tuaj. Përgjigjuni, o të mallkuar jo vetëm një herë, por mallkim jete e moti paqshi. A të lidhur e të vdekur e gjetët të më ndrroni komb dhe gjuhë. Parajsa ime sot mbaroi kështu i dehur, pra dhe pikë.
Parajsa ime ishte vera dhe rakia që e kam pjekur me dy duart e mija, tha.

Po, po me dy duart e mia, bile shumë herë bashkë e kemi pjek e pi. A nuk po ju kujtohem, a?

Sa shpejt më harruat e më poshtruat. Ende pa i mbyll sytë, veshje djalli më afruat. Po ju shoh, po ju dëgjoj, edhe ty që po qanë po të shoh, kishte drejtuar gishtin nga unë, nga ti dhe nga të gjithë ne. Ja pash lotët e mërzisë. Mos harroni se se kurrë pa verë, raki e shqiptari nuk ju kam dashur, e as sot që kufomë e dehur u bëra, nuk ju dua , o “shpëtimtar im”. Gëzuar me fund, gotën e verës dhe rakisë.

Gëzuar!

13/06/2019

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu