Kreu Blog Faqe 1298

Në shishen e Vetëvendosjes ku shkruante “Kaka Kolla” , mu shfaq Dardan Molla!

0
Lirim Patrioti, Prishtinë
(Lirim Gashi)
_____
USHQIM MENDOR SATIRIK, PËR NJERËZIT QË E KANË VOLUMIN E TRURIT PAK MË TË MADH SE NJË KIKIRIK
Në Gjermani isha mësuar ta gjeja në shishen ku shkruante “Coca Cola” një lëng të Coca Coles brenda.
Ndaj shpresoja që në shishën e Vetëvendosjes ku shkruante “Këtu banon Socialdemokracia” ta gjeja brumin socialdemokrat brenda.
Por në vend të kësaj gjeta një tenxhere turke të mbushur me supë që mbante erën e mishit të devesë dhe një teokraci myslimane që u shitej njerëzve si socialdemokraci shqiptare.
Në fakt në shishen e Vetëvendosjes ku shkruante “Kaka Kolla” mu shfaq Dardan Molla duke pirë qumësht dhe Jupi nga Devja e AAK-së Donika Kada Bujupi.
Dhe kur u ankova që Dardan Molla pinë nga Devja e AAK-së Donika Kada Bujupi edhe qumësht edhe Jupi, më dolën përpara tifozët e Vetëvendosjes duke pirë Kaka Kolla dhe me thanë “mos e nguc Dardanin se të hidhemi në qafë si bolla”.
Ndaj për mua nuk është çudi që politika as mish as peshk prodhohet pikërisht nga kjo Parti.
Çuditërisht pas daljes së Dardan Mollës dhe Donika Kada Bujupit i vjen akoma më shumë era deve Supes, Kaka Kolles dhe Jupit.
Tash Dardan Molla përpiqet të jetë akoma më Socialdemokrat se Albini mirëpo del më i majtë se Lenini.
Në fakt Vetëvendosje është si Azeminja që rri të Mullini dhe bërtet “ikni Hashim dhe Ramush se ju hëngri mini”.
Mirëpo në vend se nga Hashimi dhe Ramushi ajo has në rezistencë nga Abelaed Tahiri, për të cilin Jezu Krishti do të thoshte se : “nuk është as i Ati as i Biri por kapixhik i mutsihones së prodhuar nga Memli dhe Lumiri”.
Ndaj për mua nuk është aspak çudi që Kosova është vend i devijimit, hutimit dhe paradokseve, ku eksperimentohet me çdokënd dhe gjithçka, si nga politika vendore ashtu edhe nga ajo ndërkombëtare.
Sepse pacovat në popull dhe politikë lajmërohen vullnetarisht si kandidatë për eksperimente me pare dhe pa pare, duke e lidhur hajmalinë e Shefqet Krasniqin rreth qafës dhe lutjen e tij “Allah bona ni qare”.
Në fakt në këtë vend duhet të jesh i verbër si lakuriqi i natës dhe i hutuar si Huti, për të mos e kuptuar se politika pushtetare dhe opozitare mban erë muti.
E gjithë bota përparimtare e di se djalli fshihet pas detajeve, vetëm ne shqiptarët e Kosovës nuk i kushtojmë rëndësi detajeve, të bindur se “besa” të cilën na jep lideri në fushatën zgjedhore na mbron nga çdo e keqe si talismani i Burdushit.
Prandaj, më kot përpiqem t’u shpjegoj njerëzve se sa më të shpeshta që janë detajet e pasqaruara, aq më e dendur është Xhungla, ku fshihen zvarranikët, gjarpërinjtë, dhelprat dhe kanibalët e të gjitha llojeve dhe ngjyrave.

Urrejtja ruse për Shtetet e Bashkuara, pasojë e kompleksit të inferioritetit 

0

Luftojnë: Ushtarët ukrainas afë vijës së fronit në Donbas. Fotoja është bërë me 29 maj. Foto: Serhij Nuzjnenko / Reuters / NTB

Eshref Ymeri 

Marina Sokollovskaja, një ish-qytetare ruse, e cila para do kohësh qe larguar nga Rusia për banim të përhershëm në Nju Jork, në artikullin e vet me titull “Urrejtjen për Amerikën, si urrejtjen për tartabiqet, ne e kemi në gjak!”, duke pasur parasysh diktaturën fashiste të kastës sunduese të Kremlinit, e cila u ka zënë frymën mjeteve të pavarura të informimit masiv, shkruan:   

“… u largova sepse asnjëherë nuk e pata ndier që ai është vendi im, atdheu im”. 

Artikulli i saj është botuar në faqen e internetit “Russkij bazar” të datës 10 qershor 2022. Në atë artikull ajo citon fjalët e një qytetari rus, i cili i shkruante:  

“Njeriu rus duhet ta urrejë Amerikën ne këtë e kemi në qelizën tonë”. 

Me këtë artikull, Maria Sokollovskaja më kujtoi një intervistë të gjatë të një gazetari ukrainas në kanalin televiziv “Ukraina 24” të mbrëmjes së 15 qershorit 2022, me politikanin opozitar rus Genadi Gudkov. Tema e intervistës ishte “E ardhmja e Rusisë pas përfundimit të luftës”. Në një hapësirë të intervistës, të cilën e ndoqa në youtube, gazetari u lidh edhe me një diplomat amerikan në Vashington, të cilit i tha se rusët thonë:  

“Luftojmë në Ukrainë jo kundër Ukrainës, por kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. 

Me sa duket, shumicën dërrmuese të rusëve, e ka kapluar keq një shprehje e marrë e Putinit, i cili ka thënë: 

“Kufiri i Rusisë nuk përfundon askund!”. 

Kjo shprehje, idiote në thelb, s’është gjë tjetër, veçse përsëritje e Testamentit të Pjetrit I, i cili deklaronte se Rusia duhet t’i pushtojë vendet e Lindjes dhe të Perëndimit, përsëritje e thirrjes së Leninit për të ashtuquajturin revolucion socialist në mbarë botën, e thirrjes së Stalinit për nxitjen e urrejtjes së vendeve evropiane kundër njëri-tjetrit, me qëllim vendosjen e tyre nën çizmen ruse. 

Të gjitha këto thirrje prej njerëzish të marrë në krye të Rusisë, zbulojnë, në të vërtetë, atë që ka thënë Dostojevski për popullin rus. Kastat sunduese, që nga koha e Pjetrit I deri në ditët tona, me atë popull, me psikologji prej skllavi, të rrënjosur gjatë shekujve, duke e përdorur si mish për top, kërkojnë të vënë vendet e tjera nën sundimin e vet.  

“Rusët, – thotë Dostojevski, –  janë një popull që endet nëpër Evropë dhe kërkon se çfarë mund të shkatërrojë, të shfarosë, vetëm për argëtim”. 

Dhe sot, njerëzit në mbarë botën, po e shikojnë me sytë e tyre se çfarë egërsirash të tërbuara janë rusët, këta hunë të shek.XXI, se çfarë shkatërrimesh po bëjnë në Ukrainë, ndaj së cilës ushqejnë  një urrejtje të përmasave mitike, ndërkohë që përbrenda i bluan kompleksi i inferioritetit për shkak të urrejtjes së papërmbajtur ndaj Shteteve të Bashkuara. 

Vladimir Pozneri (1934), gazetar, drejtues emisionesh radiotelevizive, shkrimtar, qytetar sovjetik, rus dhe amerikan, ka radhitur një sërë arsyesh për qëndrimin negativ të rusëve ndaj demokracisë. Sipas këndvështrimit të Poznerit, qëndrimi negativ i rusëve ndaj nocioneve “liberalizmi” dhe “demokracia”, e ka burimin kryesisht te mungesa e formimit kulturor. 

“Përgjithësisht, – shpjegon ai, – mungesa e formimit kulturor, smira, kompleksi i inferioritetit – këto janë, në këndvështrimin tim, arsyet kryesore të qëndrimit negativ të shumicës së rusëve ndaj demokracisë” (Citohet sipas: “Drejtuesi i emisioneve televizive, gazetari Vladimir Pozner, radhiti arsyet e qëndrimit negativ të rusëve ndaj demokracisë”. Faqja e internetit “Lenta.ru”. 09 dhjetor 2020).  

Ky qëndrim mjaft objektiv i Vladimir Poznerit, dëshmon më së miri se shumica dërrmuese e popullit rus është e kapluar nga ideja e shovinizmit rusomadh, për të cilin ai ka bërë kurban demokracinë, se, në vend të saj, ai parapëlqen kultin e individit, nënshtrimin e plotë para diktatorit, vetëposhtërimin, për pasojë, vuajtjen në kushtet e varfërisë, me të cilën është familjarizuar së tepërmi, sepse ajo i është bërë pjesë e pandarë e jetës së përditshme. Gëzimi i vetëm i shumicës dërrmuese të atij populli reflektohet te kënaqësia deri në jargosje që ai përjeton kur kastat fashiste të Kremlinit ndërmarrin sulme për të pushtuar territore të huaja. Prandaj, me përfundimin me disfatë të sulmit fashist kundër Ukrainës, ata intelektualë opozitarë të të gjitha sferave të artit dhe të kulturës ruse, duhet të vetëdijësohen një herë e mirë dhe të vrasin mendjen, nëse vetë janë të imunizuar sadopak nga ethet shoviniste të shumicës dërrmuese të popullit të tyre, dhe të mendojnë për të ardhmen e Federatës Ruse, e cila duhet të shpërbëhet si strukturë shtetërore, duke u ndarë në disa shtete. Për më tepër, ata intelektualë duhet t’i zgjuajnë nga gjumi letargjik kombësitë e Bashkirisë, të Burjatisë, të Kazakisë, të Kaukazit, të Komit, të Tartarisë, në mënyrë që kastat kriminale të Kremlinit të mos i përdorin djemtë e tyre si mish për top për sulme dhe pushtime territoresh të huaja. Një shpërbërje e tillë duhet të realizohet praktikisht, sepse ajo Federatë, me territore gjigande, njerëzimit ka për t’i hapur telashe kohë pas kohe. Pikërisht këto telashe ka pasur parasysh shkrimtari i njohur rus Ivan Shmelov, i cili, një shekull më parë, në librin me titull “Dielli i të vdekurve”, të botuar në Paris në vitin 1923, ka paralajmëruar: 

“Ky nuk është popull, por një mallkim historik i njerëzimit”. 

Kaliforni, 16 qershor 2022 

Libra të Jusuf Buxhovit për bibliotekën e Lipjanit

0
LIBRA PËR BIBLIOTEKËN E LIPJANIT
Nga fondi donator prej 5 mijë librash për bibliotekat e Kosovës si dhe qendrat shkollore, i mbështetur nga farmacisti M. Abdullahu, Bibliotekës komunale të Lipjanit sot iu dorëzuan 50 libra (romanët “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi”, “Dosja B”, “Mona” dhe “Rrushja” si dhe veprat historiografike “Kosova – histori e shkurtër” dhe “Dardania – antika, mesjeta”).
Me këtë rast, autori theksoi se veprimtaria donatore është më se e nevojshme se kurrë, ngaqë libri, në saje të anashkalimit të tij, dje, po edhe sot, nga pushtetarët e etshëm për pushtet jashtë çdo interesi për vlerat shpirtërore si dhe politikanët e interesuar që krijuesit t’i sjellin në gjendjen e padinjitetshme të apologëve dhe vasalëve, prej kohësh ka mbete në periferi të veprimtarisë kulturore, gjë që ka ndikuar që procesi i akulturimit të përfshijë gjeneratat e reja, të cilat me lehtësi, në rrethanat e rrënimit të sistemit të vlerave, shpronësohen edhe nga vetëdija e të qenit qytetarë të lirë dhe përgjegjshëm për fatin e tyre…

Periferia dhe periferikët, dashurinë njerëzore mund ta bartin në qendër të botës

0
Nga Emin Azemi

Libri “Nënë Tereza, shenjtorja e periferive”, i studjueses Ines Murzaku mund të merret edhe si model hulumtues e studiues, mbase edhe për faktin se ajo tash më është bërë pjesë e bibliotekave prestigjioze universitare në Amerikë dhe në Evropë, si dhe e rrjeteve librare globale të shitjeve online, një fakt ky që flet mjaft për fuqinë e ndikimit që mund të ketë ky libër në botën akademike e publike të vendeve ku ai është në qarkullim

Në librin “Nënë Tereza, shenjtorja e periferive”të studjueses Ines Murzaku , e shkruar me një metodologji të avancuar kërkimore e përmbajtësore, do të hasim një këndëvshtrim tjetër mbi profilin jetësor e njerëzor të Nënë Terezes, një profil ky i eksploruar nga brenda, prej atje ku buron fuqia e një gruaje që mbushi planetin me rrezatim human e shpirtëror.

Ky libër vjen pas një hulumtimi shterrues që autorja ka bërë, duke depërtuar në dimensionet më pak të njohura të natyrës njerëzore, ashtu siç del i shpalosur edhe portreti Nënë Terezes, e cila erdhi nga periferitë dhe u nis drejt periferive. Në fakt vet gjeografia prej nga vinte Nënë Tereza ishte periferi e Perandorive të ndryshme, por kjo nuk e pengoi atë që Periferinë ta ridimensionoi në një planimetri planetare ku ajo barti me vete ngrohtësinë njerëzore për njeriun e braktisur.Duke qenë prodhim i kësaj gjeografie, Nënë Tereza e shndërroi Periferinë në imazh të largët frymëzimi për të gjithë ata që do të donin të dinin pak më tepër për Shkupin, vendlindjen e saj. Për këtë arsyse u shkruan edhe shumë libra e studime, mirëpo libri që kemi në duar kap një dimension tjetër të përfaqësimit të mikrokosmosit në planimetrinë globale. Subjekt i kësaj planimetrie ishte edhe Nënë Tereza, e cila personalitetin e formoi gradulaisht duke mindërtuar sosologjikisht e psikologjikisht fillimisht vibracionet e ndikimeve familjare dhe të rrethit ku ajo u lind   deri në vitet e rinisë në moshën 17 vjeçare… Këto vibracione nga jeta fëminore lanë gjurmë të pashlyeshme në karakterin e shenjtores së ardhshme.
Periferisë autorja ia shtoi dimensionin e përkushstimit e dashurisë njerëzore dhe me këtë ajo ka rrëzuar një tezë se vetëm nga qendrat  e mëdha metropolitane dalin njerëz të shquar…

Libri projekton në mënyrë të shkëlqyer rrathët koncetrik të  zgjerimit të rrezeve prej ku do të piqet më vonë brumi i një peronaliteti, ndikimi së cilës nuk erdhi si rezultat i fuqisë politike e ushtarake, por i fuqisë së shpirtit… Në libër do të vërejmë se Nënë Tereza nektarin eparë të dashurisë njerëzore e kishte marrë nga familja…Familja e saj ishte e lumtur dhe përbëhej nga prindërit Babai Kola e nëna Drania, vëllai Lazri dhe motra Agia, të cilët  formonin kopshtin ku po shtresohej nektari i parë i një edukimi të mirëfillt qytetar e kombëtar. Shtëpia e tyre ishte e hapur për Zotin, si dhe për mysafirët dhe nevojtarët. Kjo shtëpi mbase ishte edhe shkolla e parë shpirtërore e Nënë Terezës ku dera e hapur për mikun dhe për njeriun në nevojë paraqiste radiografinë e një familje tipike shqiptare që në sofrën e shtruar për mysafirë reflektohej rrezja e buzëqeshjes mikprtiëse.
Ky ishte një realitet social e psikologjik në Shkupin e fillim viteve të shekullit të kaluar që autorja ka arritur ta transponojë me mjete mjaft të avancuara shprehëse duke e portertizuar edhe profilin e Nënë Terezës si një protagoniste që me vete mori magjinë e tringëllimave të kalldërmit të Shkupit, për t’i shndërruar ato në një pengagram kujtese në partiturat e mëdha të një misioni të shenjtë…

Falë këtij libri, periferia u globalizua dhe u ridimensionua në një dioptric tjetër, dhe mori gjithë vëmendjen e atyre që dinin shumë pak për biografinë e shenjtrores Nënë Tereza… Duke e paraqur Shkupin si një qytet që ndodhet në udhëkryqin e Ballkanit dhe qytetërimeve, ku kryqëzoheshin besimet, etnit, kulturatve dhe gjuhë e  ndryshme, autorja Ines Ines Murzaku zhvillon tezën e saj në libër se madhështia e një vendi nuk konsiston në dimensionin e tij material, por në atë shpirtëror, ku gjeografia kryqëzohet me historinë dhe nxjerr nga gjiu i vet njerëz që transferojnë mirësinë periferike në një dimension global … Kjo tezë nxjerr në pah këndvështrimin mbi dramën e njeriut i cili ballafaqohet me kontrastin midis realitetit të vrazhdë dhe natyrës suptile të njeriut që kërkon shpëtim në fuqinë e Hyjit. Edhe Gonxhe Bojaxhiu, si një 17 vjeçare, në vorbullën e këtij kontrasti përjetoi «prekjen e Perëndisë» që shënoi thirrjen e saj fetare dhe e bëri të zotohej për të shuar etjen e Jezuit duke i shërbyer pa kushte të padëshiruarve. Për Agnesën, etja e Jezusit është që t’i bashkohet dëshirës së pafundme të Zotit për bashkim me ata që janë krijuar për ta dashur Perëndinë.

Kjo përvojë në periferi i dha energji dhembshurisë së saj për më të varfërit e të varfërve në Indi.

Pas një prologu të shkurtër mbi “Theology of Perifery”, katër kapitujt e pjesës së parë të këtij libri, “Periferitë personale”, trajtojnë fëmijërinë e Nënë Terezës, thirrjen misionare, caktimin në misionet në Indi dhe “errësirën shpirtërore” të saj shumëvjeçare. Tre kapitujt e pjesës së dytë, “Periferitë mistike”, krahasojnë spiritualitetin e Nënë Terezës me atë të tre shenjtorëve: Françeskut të Asizit, Padre Pio dhe Papa Gjon Palit II. Kapitulli i vetëm në pjesën e tretë, “Periferitë bashkëkohore” vendos në një paralele interesante pikëpamjen shpirtërore të Nënë Terezës dhe Papa Françeskut.

Ky libër u ofron lexuesve disa njohuri magjepsëse për jetën e Nënë Terezës, veçanërisht prejardhjen e saj shqiptare dhe shpirtëroren e saj misionare.

Libri është një studim shkencor mbi Nënë Terezën, i bazuar në dokumenta origjinale, letra të shkruara nga dora e Nënës.

Nënë Tereza dhe Papa Françesku janë takuar në periferi, e kanë bërë periferinë pjesë të jetës, të misionit dhe identitetit të tyre.

Ata të dy, kanë sjellë dhe sjellin periferinë dhe problemet e periferikëve, atyre njerëzve që shoqëria i ka mohuar, larguar e izoluar, në qëndër të vëmendjes. Nënë Tereza me zërin e saj i dha zë atyre që nuk kishin zë, i dha sy të verbërve duke perdorur popullaritetin e saj në media. Qëllimi i librit është të argumentoj se periferia e periferikët, kombet në periferi siç është rasti i kombit Shqiptar, kanë shumë për të ofruar, qendra mund të mësojë nga periferia.

Periferikët ose të margjinalizuarit, që ishin kokërrzat e nektarit shpirtëror të Nënë Tetrezës, ishin pra të sëmurët, të vetmuarit, të pamundurit ata të cilët kanë qënë gjithnjë në vëmëndjen e saj dhe të msionit që ajo i shërbeu deri në vdekje.

Ky libër i shkruar në anglisht nga një autore shqiptare peshën e argumentimit shkencor e bën të qëndrueshëm për faktin se janë plotësuar dy kritere fundamentale para se të përpilohet ky libër: në njërën anë autorja ka hulumtuar dhe arkivuar në maksumum rrugën jetësore të Nënë Terezës, kurse në anën tjetër ka investuar një motivim të jashtëzakonshëm për të qenë sa më afër natyrës së gjërave që ajo dëshiron t’i prek me dorë e t’i sheh me sy.

Si e tillë kjo vepër mund të merret edhe si model hulumtues e studiues, mbase edhe për faktin se ajo tash më është bërë pjesë e bibliotekave prestigjioze universitare në Amerikë dhe në Evropë, si dhe e rrjeteve librare globale të shitjeve online, një fakt ky që flet mjaft për fuqinë e ndikimit që mund të ketë ky libër në botën akademike e publike të vendeve ku ai është në qarkullim.
Për ta përmbyllur këtë vështrim mbi librin në fjalë po sjell një mendim të autores e cila duke iu përgjigjur një gazetari se si ndikon fakti që vijnë nga periferia dhe jo nga qendra, ose si të thuash nga elita, në mënyrën se si ata shërbejnë, si vendosin se çfarë kauzash të jenë të rëndësishme dhe si e bëjnë jetën e tyre, ajo do të deklarojë: “Periferia në fakt ka shumë rëndësi që të njihet, të vlerësohet, të rivlerësohet dhe mendimi i këtyre periferikëve, të sillet në qendër. Kush janë periferikët? Për shembull Papa Françesku flet gjithmonë për emigrantët. Nënë Tereza i solli këta emigrantë, të varfrit, leprozët, të abandonuarit, fëmijët jetimë, ata që kishin Sida, të gjithëve u shërbeu por nga ana tjetër, Nënë Tereza solli edhe vëmendjen e botës tek problemet sociale që ishin me të vërtetë shumë të rëndësishme për t’u njohur. Dhe i solli në vëmendje edhe vlerat e këtyre periferikëve, sepse ata kanë shumë për të kontribuar në shoqëri. Unë marr për shembull jetën e Nënë Terezës. Ajo ishte periferike. Ku lindi ajo? Nën Perandorinë Otomane që në atë kohë po shkatërrohej. Ishin luftrat ballkanike, Lufta e Parë Botërore, luftrat etnike, ku u vendosën kufijtë e Shqipërisë. Nëna e jetoi këtë periferi. Por e jetoi periferinë edhe si grua, edhe si një person me origjinë shqiptare. Pra edhe nga kjo anë ajo ishte periferike. Kudo që shkojmë ne, sjellim pak tokë, si ai filizi dhe kudo që mbillemi, ajo periferi, në rastin e Nënë Terezës, shqiptarizmi është gjithmonë atje, i pranishëm. Libri analizon familjen e Nënës, që ishte tradicionale por edhe jotradicionale në të njëjtën kohë, vlerat e periferive. Nga ana teologjike për shembull edhe Jezusi ishte periferik, ai erdhi nga Nazarethi. Në Ungjillin e Gjonit shtrohet pyetja “se ç’gjëra të mira vijnë nga periferia”. Përgjigja që libri im jep është: Po, shumë gjëra të mira vijnë nga periferia”.

Shkup, qershor 2022

Riarmatimi i BE-së – rruga e gjatë drejt një politike të përbashkët të mbrojtjes

0
Korab Blakaj, Vjenë
___
Pas dekadash paqeje dhe përparimi, sulmi rus ndaj Ukrainës i ka shtyer bombat deri në kufijtë e BE-së. Kjo e ka ndryshuar Bashkimin Evropian përgjithmonë
E themeluar si një projekt paqeje, BE-ja madje mori çmimin Nobel për Paqen në vitin 2012. Por tani, dhjetë vjet më vonë, ajo është e detyruar të bëhet një fuqi ushtarake. Si do ta trajtojë ajo këtë kontradiktë? Ky hulumtim modest tregon se vendet anëtare të BE-së kanë kohë që eksperimentojnë me programe të përbashkëta armatimi dhe misione ushtarake – rezultatet janë të dyshimta.
BE-ja dhe vendet e saj anëtare duan të investojnë qindra miliarda euro në ushtrinë dhe mbrojtjen evropiane në vitet e ardhshme. A do ta bëjnë vërtet Unionin më të sigurt këto para? A u shërbejnë miliardat vetëm kompanive të armatimit apo po armatoset vërtet BE-ja kundër kërcënimit të ri? Çfarë po ndodh konkretisht në institucionet e shteteve të BE-së dhe ushtrisë?
I kam “hetuar”këto pyetje për muaj të tërë, duke vlerësuar dokumentet dhe të dhënat dhe paraqitjet mediale të njerëzve ekonomistë, menaxherë të pasurive, ekspertë ushtarakë, diplomatë, prodhues të armëve, refugjatë dhe politikanë evropianë dhe ndërkombëtarë.
Hulumtimi tregon se politika ushtarake evropiane shërben kryesisht për të financuar zgjerimin e industrisë ushtarake evropiane.
BE-ja dëshiron të përdorë mekanizma të rinj për të promovuar bashkëpunimin në armatim. Për këtë qëllim, ajo themeloi Fondin Evropian të Mbrojtjes. Pesë kompanitë kryesore që marrin pjesën më të madhe të parave publike janë Airbus, Leonardo, Dassault, Thales dhe Indra Sistemas. Ato i përkasin disa vendeve evropiane: Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës. Këta gjigantë armatimi janë të lidhur ngushtë me qeveritë shtetërore dhe madje edhe me konkurrentët e tyre. Sepse përveç shteteve, fondet amerikane mbajnë shumë aksione edhe në prodhuesit evropianë të armëve. Dhe jo vetëm kaq: Ata gjithashtu zotërojnë aksione në konkurrentët amerikanë. Sipas ekonomistëve, kjo çon në më pak konkurrencë.
Projekti më i madh dhe më i shtrenjtë i bashkëpunimit evropian të armatimit është droni i përbashkët luftarak, Eurodrone. Projekti është aktualisht në “fazën e kërkimit dhe projektimit”. Arma e sulmit me telekomandë thuhet se kushton 355 milionë euro për sistem i përbërë nga tre drone dhe një stacion tokësor, dy herë më shumë se produkti i krahasueshëm nga konkurrenca amerikane, e cila ka një epërsi prej shumë vitesh në prodhimin serik. Kjo mund të arrihet vetëm nëse vendet e BE-së bashkohen. Por kjo është shumë e pasigurt për momentin. Deri më tani, vetëm katër vendet prodhuese kanë garantuar kontraktualisht blerjen e Eurodronit.Të paktën pesë qeveri, duke përfshirë Holandën, Belgjikën dhe Irlandën, kanë vendosur tashmë kundër tij.
Katër të tjera nuk donin të angazhoheshin ende, përfshirë Finlandën dhe Danimarkën. Të gjithë të tjerët skanë dhënë përgjigje.
Por kush e kontrollon se çfarë ndodh kur qeveritë kombëtare e kthejnë BE-në në një fuqi ushtarake? Parlamenti Evropian nuk ka asnjë rol në përdorimin e miliardave në armatim.
“Ne, Parlamenti Europian, jemi përjashtuar qëllimisht nga këto vendime”, kritikon deputetja gjermane e të Gjelbërve në Parlamentin e BE-së, Hannah Neumann. “Shumica ndodh në fshehtësi, pas dyerve të mbyllura.”
Në marrëdhëniet me Rusinë, shtetet e BE-së demonstrojnë unitet. Por vetë shtetet anëtare po nxisin një tjetër konflikt ushtarak në kufirin e BE-së.
Greqia dhe Turqia kanë qenë në mosmarrëveshje për sovranitetin mbi ujërat e Egjeut për dekada. Dy vjet më parë, të dy vendet shmangën ngushtë një betejë detare kur Turqia, nën mbrojtjen e anijeve luftarake, kërkoi gaz natyror në brigjet e ishullit grek të Rodosit dhe grekët, nga ana tjetër, vendosën marinën e tyre. Megjithatë, kjo nuk i pengon eksportuesit e armëve nga Gjermania dhe Franca që të armatosin dy vendet kundër njëri-tjetrit sa më mirë që të munden. Vetëm që nga viti 2004, gjermanët i kanë shitur qeverisë turke anije luftarake dhe pjesë këmbimi me vlerë 1.5 miliardë euro. Franca, nga ana tjetër, u shiti grekëve tre fregata me vlerë tre miliardë vetëm vitin e kaluar
Edhe jashtë BE-së, shtetet ndonjëherë veprojnë në mënyrë të sikletshme. Vitin e kaluar, BE krijoi Steukturen Evropiane të Paqes për të financuar misionet e përbashkëta ushtarake. Në dhjetor, shtetet e BE-së tërhoqën 24 milionë euro nga fondi për të dërguar trajnerë ushtarakë në shtetin afrikan të Malit të përfshirë nga kriza. Vendimi u bazua në një analizë sigurie nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), i cili padyshim nuk ishte i kualifikuar për ta bërë këtë. Sepse vetëm pak javë më vonë, junta ushtarake e Malit u kthye kundër patronëve të saj nga Brukseli. Së pari ata tërhoqën të drejtat e fluturimit të Bundeswehr-it, më pas dëbuan ambasadorin francez nga vendi dhe më në fund sollën mercenarë rusë në vend për të luftuar kryengritësit.
“Ne po përpiqemi të ndërtojmë diçka nga asgjëja për të cilën nuk kemi kompetencë,” ankohet një nga diplomatët e përfshirë në një intervistë për mediat gjermane.”Ne do të duhet të përfshijmë aktorë të tjerë që mund ta bëjnë këtë.”
Një “qëllim afatgjatë” i qeverisë gjermane është një ushtri evropiane. Të ashtuquajturat grupe luftarake të BE-së kanë ekzistuar në letër që nga viti 2007. Por forca prej 1500 trupash nuk është vendosur kurrë. Arsyeja për këtë janë konfliktet për financimin dhe mosmarrëveshja midis shteteve anëtare se si dhe kur duhet të ndërhyjë Grupi i Betejës. Pra, trupa mbetet një fantazmë. Kur një reporter lufte donte të vizitonte grupin e betejës në Itali, një përfaqësues ushtarak tha se fillimisht duhej të zbulonte se ;çfarë ishte një grup beteje i BE-së?
Atë që iniciativat e BE-së nuk arritën në vitet e fundit, Presidenti rus Vladimir Putin e arriti brenda disa ditësh me luftën e tij kundër Ukrainës. Shtetet e BE-së po bëjnë presion për një bashkëpunim edhe më të ngushtë ushtarak. Por rruga drejt një politike të përbashkët ushtarake është e gjatë. Mund të duhet edhe më shumë kohë për të krijuar struktura kontrolli transparente dhe demokratike për fuqinë e re ushtarake Evropën.Mund të përshpejtohet edhe me luftën Turko- Greke, daullet e të cilës po dëgjohen !
Pyetja që kërkon përgjigje është; si duhët të konceptohen Strategjitë e Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës!?

Të (pa) thënat e Nënës Tereze në librin “E kam në zemër popullin tem shqiptar”

0

Nga Emin AZEMI, shkrimtar

Në vitin 1979, Nëna Tereze u nderua me Çmin Nobel për paqe. Në kujtim dhe nderim të kësaj ngjarje madhore,  monsinjor Don Lush Gjergji e kishte botuar librin “E kam në zemër popullin tem shqiptar”, të 17-tin me radhë. Atëherë kur doli ky libër (2019),  autori pat përmendur tri arsyet qe e shtyen atë, qe ta shkruaj dhe botoj atë:  Nata e lindjes se Gonxhe Bojaxhiut, 40 vjetori i Çmirimit  Nobel për Paqe, si dhe një jubile personal i tij –  50 vjetori i takimit të parë me Nene Terezen në Romë, më 29 mars te vitit 1969.

E veçanta e këtij libri është se në të është përfshi edhe fjalimi i Nënë Terezës me rastin e marrjes së Çmimit Nobel për Paqe, kurse vet Don Lush Gjergji, ndonëse e kishte ndjekur hap pas hapi veprimtarinë e Nënës Tereze, e  pranon se nuk është as ai vetë i sigurt, nëse e njeh mirë Nënë Terezen.“Madje edhe pas gjithë këtyre vjetësh, unë nuk jam i sigurt se e njoh mirë, se e kuptoj dhe mbi të gjitha se mund të jem në gjendje t’ua përcjell atë të tjerëve me shkrime dhe me dëshmi”. Por ama, për një gjë jemi të sigurt të gjithë: Në një intervistë në Oslo të Norvegjisë, në vitin 1979, Nënë Tereza është shprehur qartë se kush është ajo: “Origjina ime është shqiptare. Shtetësia ime është indiane. Unë jam katolike, murgeshë e kushtuar. Për nga thirrja ime, unë i takoj tërë botës.”

Ata që e kishin dëgjuar këtë intrevistë  të Nënës Tereze, për herë të parë kishin mbetur të  mahnitur. “Shumëkush deri atëherë ka menduar se Nënë Tereza është nga India, por nga ajo ditë, u ndërrua gjithçka”, do të deklaroijë më vonë Don Lush Gjergji në komunikim me gazetarët.

Nënë Tereza, për vlerat e saj shpirtërore që tejkalojnë përmasat e zakonshme të përkushtimit njerëzor, u shenjtërua më 5 shtator 2016, nga Selia e Shenjtë në Vatikan, 19 vjet pasi vdiq.

Në këtë libër, përpos shtatë intervistave që ka zhvilluar autori, janë përfshirë edhe shkrime të tjera në formë të reportazheve që bëjnë fjalë për Pesë vizitat e Nënë Terezës në Kosovë dhe një kronikë kujtimesh të Don Lush Gjergjit me një titull të përbashkët Nëna ime Tereze, ku janë prezantuar disa përvoja personale, disa detaje , të cilat siç thotë autori: “janë vulosur në zemrën dhe në mendjen time”.Në këtë pjesë janë dhënë disa reminishenca kujtimesh autentike të Don Lush Gjergjit gjatë kontakteve dhe bashkëbisedimeve që kishte pasur me Nënë Terezën.

Është për t’u veçuar një detaj, që ndërlidhet me ditët e qëndrimit në Oslo, me ç’rast Nënë Tereza pasi që ishte ftuar në darkën solemne nga Komiteti  i Nobelit, siç shkruan në librin e tij Don Lush Gjergji, e kishte refuzuar atë me arsyetimin: “Nuk mund të pranoj një darkë të tillë, përderisa njerëzit tanë vuajnë dhe vdesin nga uria… duam të jemi të varfër, siç janë ata…

Paratë që do të ishin shpenzuar për darkë iu dhanë Nënës Tereze për të varfërit.

Don Lush Gjergji për herë të parë është takuar me Nënën Tereze në Romë, në vitin 1969 dhe që nga ky takim, siç e thotë edhe ai vet, është përpjekur ta ndjek atë besnikërisht, nëpër rrugët e botës, për t’u begatuar me përvojat e jetës së saj. Ndërkaq sa i përket përvojave, do të shohim se në intervistat e zhvilluara me Nënën Tereze do të shpërfaqet më së miri thellësia e karakterit të saj dhe ndjeshmëria për të krijuar kauza të mëdha nga gjërat e vogla. Don  Lush Gjergji ka arritur që bashkëbisedimin me Nënë Tereze ta shndërrojë në një radiografi shpirtërore, me hapësira të paana të një natyre gjikante njerëzore e cila teksa e kapte dimensionet e harmonishme në mes të Hyjnores dhe Tokësoren, gjente fuqinë e duhur për t’u shprehur se “ Sëmundja më e rëndë nuk është as gërbula, as kanceri, por vetmia;  të jesh i injoruar dhe i harruar nga të gjithë. Ata njerëz, që nuk kanë dashuri, gëzim, kontakt njerëzor, vuajnë shumë. Mirëpo, numri i këtyre njerëzve është gjithnjë në rritje”.

Kështu përgjigej Nënë Tereza në një pyetje të Don Lush Gjergjit se cila është sëmundja më e rëndë e botës sipas mendimit të saj.Duke qenë një regjistrues pedant i të gjitha lëvizjeve dhe aktiviteteve që kishte zhvilluar Nënë Tereza, Don Lush Gjergji e pranon se çdo takim me të ishte diçka e re, një përvojë e thellë, një sfidë, një dëshirë për të qenë ndryshe. Dhe për të qenë sa më bindës para një publiku më të gjerë, autori e kishte zgjedhur intevistën si mjetin më të duhur për të shpalosur kompleskitetin dhe plasticitetin e figurës së Nënës Tereze, e cila përmes këtyre pesë intervistave na del disi më e afërt si perceptim dhe si përjetim.

Të gjitha intervistat kanë boshtin e tyre tematik e përmbajtësor dhe në secilën prej tyre lexuesi mund të gjejë porosi e mendime të urta të Nënës Tereze, që përbëjnë edhe sistemtin unik të mendimit të saj. Për fatin tonë të mirë një pjesë e këtij sistemi vjen edhe në këtë libër, pasi që siç ka shkruar edhe Don Lush Gjergji në parathënien e këtij libri, në të gjitha takimet kishte biseda të këndshme e të dobishme, miqësore me Nënën Tereze, disa prej të cilave ai ua sygjeron lexuesve t’i lexojnë , që të mund të kuptojnë më mirë, ta ndjekin në ecjen e saj shpirtërore, të përpiqen ta imitojnë, të paktën deri diku, në jetën tonë të përdisthme, nga që vetëm në këët mënyrë ajo do të mund të jetë cytëse vendimntare për besimin tonë, për dasghurinë tonë ndaj Zotit dhe ndaj të afërmit tonë.         

Në perceptimin e përgjithshëm, figura e Nënës del si një profil njerëzor tek i cili dominonte dimensioni kosmoplit, si një figurë që është shkëputur nga trungu i origjinës dhe peshën e rëndesës humane e kishte shkarkuar rrugëve të braktisura të Indisë dhe skutave të vemtumuar të botës,  ndërkohë që ekziston edhe një perceptim tjetër, sidomos i atyre që e kanë njohur nga afër dhe shumë mirë natyrën e saj njerëzore, ku bën pjesë edhe Don Lush Gjergji, ku figura e  Nënë Terezë na shfaqet me një dimension tjetër, me një frymë që korrespondonte me dashsurinë e saj të pashuar ndaj familjes , por edhe ndaj vendit të origjinës.

Për ta vërtetuar këtë mjafton ta lexojmë intervistën me titull   “Dëshira e kahmotshme për t’u kthyer te populli im shqiptar”,realizuar në vitin 1978, gjatë një vizite të Nënës Tereze në Shkup,   ku Don Lush Gjergji në një bashkëbisedim të ngrohtë zbulon anët e saja më pak të njohura për publikun e gjerë.E pyetur se si ndihej në vendlindjen e saj, në Shkup, pas aq shumë vitesh mungesë, Nënë Tereza me nostalgji dhe dëshpërim përgjigjet:“Mendoj në veçanti për familjen time, për babain tim të ndjerë, Kolën dhe nënën time Drane, që tani jeton me motrën time Age në Tiranë si dhe vëllain tim Lazrin, i cili jeton në Palermo. Jam takuar shpesh me vëllain tim, ose në Romë, ose në Palermo, nga që atje kemi një shtëpi për të moshuarit dhe për të varfrit. Nuk e kam parë nënën dhe motrën time që nga viti 1928, që nga nisja ime për në misione në Zagreb…”

Nga këto fjalë që burojnë nga thellësia e zemrës, Nënë Tereza dëshmon se gjatë gjthë rrugëtimit të saj jetësor, ajo e kishte bartur me vete peshën  e sagëls së saj familjare dhe ishte munduar që në një skutl të zemrës të ruajë kujtimin për shtëpinë, sofrën, familjen dhe mocanikët e saj, me të cilët kishte ndarë çaste gëzimi në Shkupin e dikurshëm të lavdisë dhe krenarisë, por edhe të dëshprimit e mërzisë.

Në vitin 1979, në Oslo të Norvegjisë, kur Nëna Tereze u nderua me Çmin Nobel për paqe. Në ceremoninë e organizuar për të, ajo flet edhe kundër abortit.  

Libri “E kam në zemër popullin tem shqiptar” është edhe një burim referencash për të gjithë ata që duan t’i kompletojnë dhe sistemojnë njohuritë mbi plotninë  e figurës së Nënës Tereze, por edhe një lidhje me botën e pasur të një gruaje që mbolli në mendjet dhe zemrat tona faren e dashurisë për Hyjin dhe njeriun.

Don Lush Gjergj me këtë libër ka pasuruar jo vetëm bibliotekat, por edhe horizontin tonë të kërkimit pas modelit të një personaliteti si Nënë Tereza, e cila vazhdon të na frymëzojë me fuqinë  e rrezatimit të saj human e shpirtëror.Shkup, 14 qershor 2022

Rrëfim i imagjinuar dhe i personalizuar për Bekim Berishën- Ab-ean

2
Autor i fotos: Stanislav Delić nga Zagrebi
Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb
___
Graboc, Kosovë, 16. 06. 2021.
___
Je këtu Abei, përfundi kësaj pllake. Athu je përfundi kësaj pllake, ner dhe…? Je mishru me dheun dhe dheu me Ty. Athu…je ner dhe, mëmëdhe të Gjergj Kastriotit. Je mishru me dheun e Kastriotit, i mluar me flamrun e qëndisur të Marigones, Gjergjit?
Athu…? Kujt me ja uru Ditëlindjen Tënde, kujt? Nanës së Gjergjit, nënës Tënde, Kastriotit, shqiptarëve, vehtes sime… Historisë, ZOTIT? Cka ishte Historia… cka ishte? Hapje-Mbyllje e shkurt e syrit, përjetim i imagjinuar i joni, apo Vullneti dhe Vendimi i Zotit, e i Perjetësuar??! Athu Abei qe me mu vdesin ato momente me Ty, apo mbesin vetëm te Zoti.
Ne Bebzë të Syrit të Zotit si Vullnet i Tij, Zotit. I personalizuar. Vullnet i Zotit. E na e shkrujmë në gurë, në letër, dhe në fund ato përjetime tona kthehen te Zoti, si Pikë Inicuese e Vullnetit të Tij, Zotit, Dëshira, Jetësimi dhe Përjetimi vetëm të Atij, Zotit.
A do të shkrihen në Bebzë të Syrit të Zotit, ditët dhe vitet kur ishim bashk, edhe ndër vite edhe ajo ditë në Zagreb, kur ishe i shtrimë në dhomë të ditës në atë shtëpi te une në Vodnjanska , në Zagreb, kur ta lexova vjershën e Tin Ujević “Svakidašnja Jadikovka”. Dhe kërkove nga une të Ta lexoj edhe një herë atë poemë, vargje të Ujevićit. Kur ndiva dikun që pe ndjen Ti që ai fati i Ujevićit, i shënum në vargje, është dhe do te jetë vetëm në një pjesë, simbolikisht, edhe fati Yt. Sikurse që Ti ke ditë dhe thanë atë ditë që ai fati i paraqitun në këtë poemë të Ujevićit është pikërisht edhe fati im.
Bekim Berisha – Abei
E që të thashe që e kam ndi, që e dij, e nga mosha 19 vjeqare, që është fati im pikërisht fati i personazhit në këtë poemë. Dhe kemi heshtë të dytë, Ti dhe une, ma shumë se një orë. Kemi heshtë. Ti i shtrimë në kauq, e une e ulun në fotele, me libër në dorë, tu mendu që pikërisht kësi fati i personazhit nga poema e Ujevićit do të jetë fati i imi, e jo i Yti, në hapësirë dhe kohë e që maten vetem me një hapje dhe mbyllje të Syrit te Zotit.
A po e ndien Zoti vajtimin tim pse mu më la të jetoj kaq gjatë me kësi fati, e Ty të mori, Të ndau nga une, të Mishëroi me Vehtën e Tij, e në Lavdi të Tij. I Madh Eshtë Zoti, I Madh. E i Mëshirshëm. Kush jam une të i perzihem Atij, Zotit, në Dëshirë të Tij, e Ti them që është dashtë të jetë ndryshe. Qe une të jem ndër dhe, e që e dashura jote Lilly dhe fëmijë Tuej të gëzohen me Ty sot, në Ditëlindjen Tënde.
Kush jam une… jeta e së ciles do të jetë e harruar, e shndërruar në pluhur, e Ylli Yt, Bekim Berishës – Abeit, do të Shkelqen në PERJETESI!
I Madh eshte Zoti.
I Madh…
I MADH!!
Augustin Josip “Tin” Ujević    
Poezi
Vajtimi i përditshëm
Sa shtirë me kanë i brisht’,
sa shtirë me kanë vet,
e me kanë i vjetër, tuj kanë i ri!
E me kanë i brisht’, e i pafuqishëm,
e i vetëm pa kund kërkan,
edhe i shqetsum e i dëshprum.
E tu u rropatë udhve,
e i shkelun n’lloç,
pa shkëlqimin e yjeve n’qiell.
Pa shkëlqimin e yllit t’fatit
që shkëlqejke përmi djep
me ylberat e me mashtrimet.
–Zot, o Zot, kujto
krejt premtimet prrallore
që mu m’i ke hujdisë.
Zot, o Zot, kujto pak
edhe dashni, edhe fitore
edhe dafina edhe dhurata.
Edhe dije që Biri yt po rrugton
luginës t’botës t’zymtë
mbi therra e mbi gurë,
Prej fatkeqes te fatzeza,
e kambët i ka t’përgjakuna,
e zemrën e ka t’lëndume.
Dhe eshnat i ka t’lodhuna,
e shpirtin e ka t’pikllu’m,
e asht’ fikall vet e i rrënu’m.
Dhe s’ka as motër as vlla,
e s’ka as babë as nanë,
e s’ka as t’dashtun as shok.
E kun’ kand s’e ka
veçse gjembat n’zemër
e gacat n’duer.
Dhe vetëm e i vetmu’m udhton
nër kaltërsinë e mbyllun,
pranë horizontit t’errsuem,
edhe kujt me iu kajtë?
Po kërrkush s’e ngon,
as vllaznit qi enden.
O Zot, djeg fjala jote
e ngusht e ka n’fyt,
e asht’ e etun për me klithë.
Ajo fjalë është një turrë zjarri
dhe m’duhet me e bërtitë,
ose me cungun kallem.
Po le t’jem xixë n’kodra,
po le t’jem nji frymë n’flakë,
kur nuk jam piskamë prej çative!
O Zot, veç le t’maron
trishtueshëm kjo endje
përfundi kupolës qi nuk ngon.
Se po m’nevojitet fjala e mujshme,
se po m’nevojitet përgjigja,
dhe dashnia, ose vdekja e shejtë.
E idht asht’ kunora e pelinit,
e errt asht’ kupa e helmit,
unë e bërtas korrikun e nxehtë.
Se e kam t’munimshme me qenë i brisht’,
se e kam t’munimshme me qenë vetem,
(kur kisha mujtë me qenë i fortë,
kur kisha mujtë me qenë i dashtun),
po asht’ e munimshme, ma e munimshmja
me qenë aq i vjetër, e qaq i ri.
Përktheu: Dardan Velija, Prishtinë
Tin Ujević- Svakidašnja Jadikovka
___
Kako je teško biti slab,
kako je teško biti sam,
i biti star, a biti mlad!
I biti slab, i nemoćan,
i sam bez igdje ikoga,
i nemiran, i očajan.
I gaziti po cestama,
i biti gažen u blatu,
bez sjaja zvijezde na nebu.
Bez sjaja zvijezde udesa
što sijaše nad kolijevkom
sa dugama i varkama.
–O Bože, Bože, sjeti se
svih obećanja blistavih
što si ih meni zadao.
O Bože, Bože, sjeti se
i ljubavi, i pobjede
i lovora i darova.
I znaj da Sin tvoj putuje
dolinom svijeta turobnom
po trnju i po kamenju,
Od nemila do nedraga,
i noge su mu krvave,
i srce mu je ranjeno.
I kosti su mu umorne,
i duša mu je žalosna,
i on je sam i zapušten.
I nema sestre ni brata,
i nema oca ni majke,
i nema drage ni druga.
I nema nigdje nikoga
do igle drača u srcu
i plamena na rukama.
I sam i samcat putuje
pod zatvorenom plaveti,
pred zamračenom pučinom,
i komu da se potuži?
Ta njega nitko ne sluša,
ni braća koja lutaju.
O Bože, žeže tvoja riječ
i tijesno joj je u grlu,
i željna je da zavapi.
Ta besjeda je lomača
i dužan sam je viknuti,
ili ću glavnjom planuti.
Pa nek sam krijes na brdima,
pa nek sam dah u plamenu,
kad nisam krik sa krovova!
O Bože, tek da dovrši
pečalno ovo lutanje
pod svodom koji ne čuje.
Jer meni treba moćna riječ,
jer meni treba odgovor,
i ljubav, ili sveta smrt.
Gorak je vijenac pelina,
mračan je kalež otrova,
ja vapim žarki ilinštak.
Jer mi je mučno biti slab,
jer mi je mučno biti sam
(kada bih mogao biti jak,
kada bih mogao biti drag),
no mučno je, najmučnije
biti već star, a tako mlad!

Pellazgologu Mathieu Aref, shqiptarëve të Kosovës: A jeni shqiptarë apo turko-musliman ?

0

Mathieu Aref, Paris

Në Kosovë a jeni Shqiptarë apo turco-arabo-mysliman ? Si një Shqiptarë i denjë, i vërtetë që ka shqiptarinë si fe a mund të lejoje ndertimin e një xhamie nga sultan Erdogani…
PA LUJTUR GISHTIN, PA PROTESTUAR, PA ZBRITUR NË RRUGË PËR TË DENUAR UDHEHEQËSIT TË PRISHTINËS QË PRANOJNË MARËZIRA TË TILLA ??!!
A jeni BURRA pellazgo-ilirë apo JO ? ZGJOHUNI !
Kosova a do të përfundoje duke u futur në gojën e ujkut që një ditë do ta gllabëroje Kombin tonë ???
A mendon dikush se kjo ngjarje do vetëm të kënaqi armiqt tonë ???
Kjo është “Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë, e fundit dhe më e kobshmja pas asaj që quhet Xhamia e Mbretit apo shqiptarvrasësit Sulltan Mehmet Fatihut II, e njohur edhe si Xhamia e Madhe në Prishtinë, për të cilën “Vëllau turk” i dha 44 milionë euro të taksapaguesve të shtetit të vet, vetëm e vetëm që Shqiptari të mos mbetët Shqiptar, por të bëhen “arnaut”,  do të thotë turkomadh dhe panislamik.
Xhamia e Sulltan Mehmetit – Fatihut II në Prishtinë, pushtuesit të Konstantinopojës dhe rrënuesit të një varg qyteteve shqiptare, si Shkodra etj. Ipeshkvi ynë dhe udhëheqësi i kryengritjeve antiosmane, Pjetër Bogdani , është varrosur mu në këtë vend që është shndërruar në xhami nga pushtuesit turq , e që ishte Katedrale e qytetit të Prishtinës.

Kalendar – Kosova shtet, para 14 viteve hyri në fuqi Kushtetuta

0
Fatmir Sejdiu e Jakup Krasniqi -15 qershor 2008 – Foto: Behlul Jashari 
 

Gazeta DIELLI / DRINInga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 15 Qershor 2022/ Në Kosovë para 14 viteve, pas shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik, pas më pak se katër muajve – në 15 Qershor 2008, ka hyrë në fuqi Kushtetuta  që përcakton që në Nenin 1 se, “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.

Nga “Kapitulli I Dispozitat Themelore” i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht,  citojmë të plota  dy nenet e para:

“Neni 1 [Përkufizimi i Shtetit]

1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.

2. Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës ushtron autoritetin e
saj bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet dhe të gjithë individëve
brenda kufijve të saj.

3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë
shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.

Neni 2 [Sovraniteti]

1. Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në
pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në
forma të tjera, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.

2. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i
patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë
Kushtetutë dhe me ligj.

3. Republika e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së interesave shtetërore,
mund të marrë pjesë në sisteme të sigurisë ndërkombëtare.”

Kushtetuta, akti më i lartë  juridik i shtetit më parë ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës në ditën e 9 Prillit 2008.

Prej atëherë, 9 Prilli është festë shtetërore – Dita e Kushtetutës, sipas Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, të miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008.

Dekretimi i këtij ligji dhe 40 ligjeve të tjera, të  dala nga Paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, 15 Qershorit 2008. Dekretimin e bëri Presidenti i atëhershëm i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, pasi ato i dërgoi në Presidencë Kryeparlamentari në atë kohë, Jakup Krasniqi.

Deri në hyrjen në fuqi të Kushtetutës ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës i ka nënshkruar Kryeadministratori – shefi i Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidenti “shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”. Poashtu,  Presidenti “ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë komuniteteve të saj”.

Zhvillimet më të rëndësishme brenda 14 viteve ishin në 2012-tën, kur Kuvendi, në 7 Shtator,  ka miratuar amendamentimin e  Kushtetutës së Republikës lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes  ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërsa në 10 Shtator pasoi vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i mbledhur në Prishtinë, për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare.

“Përmbyllja e mbikëqyrjes është vlerësimi më i lartë ndërkombëtar, që i është bërë shtetit të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”, u vlerësua atëherë.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të shtetit të ri, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin.

Deri në 14 vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës pavarësia e Kosovës është e njohur nga 117 shtete të botës anëtare të OKB-së.

Në rrugën drejt pavarësisë Kosova ka një histori kushtetuese edhe para kushtetutës së saj të parë si shtet i pavarur me njohje ndërkombëtare.

Kosova prej vitit 1974  ka pasur Kushtetutën e vet, e cila i ka siguruar mëvetësi organizative si njësi konstituive me të drejtë vetoje në federatën  e atëhershme. Nga shpërbërja e federatës dolën shtatë shtete të reja të rajonit: Kosova – shteti më i ri evropian, si dhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedona.

Para 33 vitesh, në 28 Mars 1989, Serbia në Kuvendin e saj miratoi “Kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm, në rrethana tragjike terrori, me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova.

Kundërshtimi i fuqishëm rrënimit të autonomisë në Kosovë ishin demonstratat gjithëpopullore në të cilat vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 Mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Podujevë, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës.

Demonstratat pasonin grevën  e urisë të 1.300 minatorëve të Trepçës, nga 20 deri 28  Shkurt 1989, e cila ishte në mbrojtje nga sulmet e Serbisë kundër Kosovës e mëvetësisë së saj, rezistencë e fuqishme e përkrahur nga populli dhe në kërkim të lirisë, demokracisë e të drejtave të plota për shqiptarët.

Në vijimësi të kundërshtimeve të fuqishme gjithëpopullore dhe institucionale të “Kushtetutës së tankeve” serbe, në rrethana të okupimit, Kosova në vitin 1990 shpalli Deklaratën Kushtetuese për Pavarësi në 2 Korrik e më pastaj Kuvendi miratoi në 7 Shtator Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në vitin 1991, nga 26 deri në 30 Shtator u organizua edhe Referendumi ku kosovarët votuan 99,87 për qind për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, i cili pasohej me zgjedhjet e para pluraliste, parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992, kur President i parë i Republikës së Kosovës u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova.

Republika e Kosovës me Kushtetutën e vet e institucionet demokratike të zgjedhura atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.

Kosova e lirë, pas përfundimit të luftës në Qershor 1999, prej vitit 2001 deri pas shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurt 2008  ka pasur një Kornizë Kushtetuese, të miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë defakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.

Para katër vitesh, me rastin e 10 vjetorit të Ditës së Kushtetutës, 9 Prillit, hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës janë dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë nga atëherë Presidenti  Hashim Thaçi.

Të dekoruarit janë: Prof. Dr. Arsim Bajrami. Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Prof. Dr. Gjylieta Mushkolaj, Ilaz Ramajli, Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Ramë Manaj, Prof. Dr. Eqrem Kryeziu, Mahir Yagcilar, Ylber Hysa,  si dhe Nekibe Kelmendi (pas vdekjes).

Katrëmbëdhjetëvjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës së shtetit të pavarur të Kosovës po shënohet në kohën kur nëpër qytetet e fshatrat kosovare festohet 23 vjetori i lirisë, e cila nisi me Ditën e Paqes e Lirisë – 12 Qershorin e vitit 1999, kur forcat paqeruajtëse shpëtimtare të  NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  filluan të  hynin në Kosovë, nga Maqedonia, e të nesërmen edhe nga Shqipëria,  pas ndërhyrjes me aviacion në fushatën ajrore 78 ditëshe të goditjes së caqeve të forcave serbe që bënin masakra e spastrim etnik duke vrarë më shumë se 12 mijë shqiptarë, zhdukur mëse 6 mijë e dëbuar rreth një milion.

Me lirinë në Kosovë ndodhi edhe kthimi i madh i shqiptarëve të dëbuar…

Kosova për lirinë dhe pavarësinë është përgjithmonë shumë mirënjohëse dhe falënderuese për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë botën demokratike

Pajtimi kombëtar dhe politik i hapi rrugën programit të luftës për liri në Kosovë

0

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami 

  • Përkujtojmë historinë e lavdishme kombëtare. Studim analitik i lexuar në Kuvendin e Bubavecit më 15 qrshor 2022.                                                                                        1989-1999 

Pajtimi kombëtar e kishte gjërësinë popullore, pajtimi politik e kishte lartësinë intelektuale dhe programi i luftës e kishte largësinë historike, për mos më e harruar kurrë.Në këtë rrugëtim u doferencuan dy lloj shqiptarësh: ata që nuk u ndalën kurrë në rreshtimin e bashkimit për pajtim kombëtar, për dituri, për liri dhe politikë evroperendimore, çoftë edhe përmes lufyës së armatosur. Në këtë rrehtim të shekullit, një pjesë e shqiptarëve u kualifikua se janë me këtë emër me korespodencë, sepse rrefuzuan çdo politikë aktive, çdo lloj lufte të pajtimit dhe të UÇK-ës për liri, pa të cilën luftë NATO nuk do të intervenonte kurrë. 

E vërteta shumë kush pajtimit dhe luftës për liri ia kishte pajtimit frigën, por shumë kush, sidomos Ushtria e Adem Demaçit dhe Adem Jasharit ia shihte Kosovës dhe shqiptarisë rritën. Pra,Lëvizja politike, kombëtare dhe organizimi ushtarak në fund të shekullit XX na mësoi që ta lexojmë historinë më me kujdes, më me dituri dhe urti, por mbi të gjitha më me largëpamësi  serioze intelektuale dhe gjithëpopullore. 

 Kosova kishte një kohë që gjëndej në luftë politike me okupatorin serbian. Ajo luftë kishte shpërthyer  më 1912 dhe sidomos më 1945 dhe, më nuk kishte pushuar kurrë.  Aty kah mbarimi i vitit 1989, lufta kundër okupatorit serbian do ta mbrrijë kulmin e kundërthënjeve . Parndaj, do të mësohet se koha e demonstratatve dhe frazave politike ka shënuar rrezultate, por njëherit ka shënuar fundin e një lufte të tillë qytetare.Në këto rrethana, duhej filluar një epokë shqiptare si gjithëmonë para ngjarjeve të mëdha, si ajo e kohës Lidhjës Shqiptare të Prizrenit më 1878, si ajo e kohës Lidhjës Shqiptare të Pejës 1899, si ajo e Lidhjës Shqiptare të Shkupit më 1909, për organizimin e kryengritjës përgjithëshme, se shqiptarët do të ngritën në kryengritje, ptandaj shtrohej nevoja thelbësore se duhet pajtim kombëtar mbi  të gjitha, në shembullin e shkollës kah ftonte kombin Hasan Prishtina më 1918 kur u themelua KMKK. Pra, shembulli i Hasan Prishtinës ishte i njohur edhe më 1989/90, por nuk kishim asnjë informatë se kush do ta zavendsojë, për faktin se paria politike shqiptare, shumë vështirë e kuptonte shkëputjën nga Serbia neofashiste.  Madje këtë realitet nuk dinin ta lexojnë asnjeri nga politikanët e promovuar në rrethanat e para 23 marsit 1989, dhe ata pas tij. 

E pajtimi kombëtar duhej ta kishte një bazë prej kah do të fillohet aksioni i shekullit. Në lidhje me këtë,  shumë shpejtë u zbulua  në thënjen epokale e përbashkimit e thën nga Adem Demaçi se:  “NUK ËSHTË TRIM AI QË E NGREHË GISHTIN E KRIMIT, POR ËSHTË TRIM AI QË E SHTRINË DORËN E PAJTIMIT”. Kështu misioni filloi me tërë fuqinë intelektuale dhe fisnike njerëzore, që e kishte për ta përkrahë i tërë populli në proces. E ky proces mbulonte shkelqyeshëm qëllimin tonë epokal, që kur të sherohet tërë plaga ndërshqiptare, të shpaloset Programi i Luftës për Liri a vdekje. Dhe sikur ta dinte se do të ndodhë historia, Adem Dema më 1963 do të shkruaj: “ Nuk ka rëndësi a do të na ndihmoi Lindja apo Perendimi. Me rëndësi është që ne do të bëjmë luftë të drejtë. E lufta jonë do të jetë e vështirë dhe e gjatë, por fitimtare”. Me këtë provohej që të lirohet çdo hargjim i energjisë në rrafshin idologjik, për të u akumuluar tërë forca e popullit në një qëllim e që ishte lufta e drejtë për liri.  

Programet nuk mungonin por duhej zbatuar në bazë 

Për të pasë sukses lëvizja e pajtimit kombëtar ,kërkohej që të mësohen mirë tri programe: Programi politk; Programi Kombëtar dhe Programi i luftës. Në këto rrethana të papërseritëshme duhej rilexuar Programin e Sami Frashërit, Shqipëria çka qenë që është e çka do të bëhet 1899’. Në fillim të aksionit pajtimtarët ishin në dilemë cilës platformë t` i japim përparësi: Pajtimit politik sepse kishim dalë nga një epokë shumë e egër dallimesh njëpartiake, apo pajtimit kombëtar që ishte çështje e pamundur për t` u realizuar për një kohë të caktuar, sepse trojet shqiptare ishin të coptuara në pesë shtete sa janë edhe sot. E të i prishish pesë shtete për ta bërë një ishte një fatamorganë thelbsore edhe atëherë.

Pajtimtari i madh Anton Çetta

Të dy platformat: politike dhe kombëtarja  e kërkonin një përgjegje nga institucionet shkencore dhe kulturore të pjesës së kombit në robëri, sepse duhej spjeguar pa ndonjë pompozitet se të dy lëvizjet duhej rrealizuar në shkallë paralele dhe pastaj jo legalisht por me BESË dhe vëndosëmri të punohej për PROGRAMIN e LUFTËS ÇLIRIMTARE, për UÇK në Kosovë. Çdo gjë pra duhej të ishte e shkruar dhe e aprovuar nga një forum i edukimt kulminant shkollor profesional. 

Ne iu mveshëm punës dhe pajtimi kombëtar për një kohë sikur fitoi përparësi përball atij politik, për faktin sepse në Kosovë ende nuk kishim tarafe politike të hasmuara sikurse kishim gjatë Luftës së Dytë Botërore e pas saj,  po edhe  më thellë në histori, prej së cilës kemi nxierr vazhdimisht humbje dhe zhgënjime popullore. Lidhur me këtë me kujdes do të shpaloset përvoja e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, Lidhjës Shqiptare të Pejës, Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1945. Sidomos, do të shpaloset autoriteti i heroit dhe heronjëve të vrarë nga okupatori serbian nga viti 1912 e këndej, për ta shpalosur shembullin se pajtimi i brendëshëm është prioritet. 

Kështu për një kohë fare të shkurtër me Profesor Anton Qetën në ball, do të dëshmohet se lëvizja është serioze dhe do të mbetet garancion për kohërat që vijnë në shumë fusha të jetës. Në proces e sipër, në lëvizje do të hyjnë, jo vetëm pajtimtarët kryesor që kishin dituri nga historia, etnografia dhe politika demokratike. Kështu duke e parë efektin e fillimit sidomos, kur në procesin e pajtimit hynë edhe ata të hasmuarit që u pajtuan të parët, pra  edhe i dmëtuari dhe dëmtuesi u rreshtuan në një front madhështor, Lëvizja u kuptua se e kaloi testin e parë me shumë sukses, madje me admirim të paparë, do të pranohet edhe nga mediat ndërkombëtare. Prandaj, të kurajuar kështu,krye pajtimtarët do ta zgjërojnë opusin e punës jo vetëm të VRASJEVE, por edhe të NGATRRESAVE që kishin ngjar në të kaluarën. Kështu Kosova dhe shqiptaria i përngjante një” gjykatorëje” që nuk kishte shembull të tillë TREDIMENZIONAL me bazament të: gjerësisë popullore, të lartësisë intelektuale dhe gjatësisë historike. 

Bisedat paraprake me të hasmuarit, ishin pista kryesore për suksesin e pajtimit. Gjatë asaj kohe do të fillojë aksioni për të biseduar me FAMILIARË që jetonin sot për nesër, në hasmëri, që do të thot nga gjakmarrja. E kuptuam se jeta e tyre ishte në një sprovë të madhe, sepse ishin edhe borqëli edhe obligues në çdo qast të jetës. I tillë ishte zakoni i trashëguar nga e kaluara, e cila nuk na kishte lënë asgjë përos varreve dhe prambeturisë ekstreme. E duke u pajtuar shumë shpejtë u kuptua se po  merrte fund një jetë e jetuar brenda murve dhe frigës, se kend do ta merr vdekja dhe kush pastaj është në rend, sepse nga tradita hasmëritë nuk ishin shkëputur me dekada,  sidomos në mes familjeve të njohura dhe të inatosura në stilin e përgojimeve, që infektonte okupatori se: “haku duhet të merret dhëmb për dhëmb”.  E ai realitet tregonte se në hasmëri kishte gisht edhe pushteti si ai osmanli ashtu edhe ai sllavë, me çka u vërtetua se me një pushkë ishin kurdisë 28 gjaqe dhe plagë të pasheuara kombëtare.Me këtë lëvizje moderne, pa palsohej KANUNI në muze dhe po përkrahej organizimi i shtetit të ri, i shtetit ligjor i kulturës civilizuese lashtoarbrore. 

Zakonisht u konstaua për një kohë të shkurtër se të dy palët: i dëmtuari dhe dëmtuesi dukeshin së bashku më të fortë, më arbror, më shqiptar, dhe po jepnin shembull se në këtë tokë më në fund populli don të jetojë shqip dhe të vdes me faqe të bardhë shqip. Kështu, për çdo pajtim të ri që i shtohej kalasë kombëtare, po vërehej se të hasmuarit  kanë hiekur nga mendja një obligim,  dhe në vend të obligimit kriminal, kishte  filluar të zejë vend  shpirti i qetë, human dhe arbror, shpirti i heroizmit të shkollës Kastriotit, që do të thot liria dhe diniteti njerëzor dhe vëllazëror, që do të thot se hareja kishte hy në zemrat e  tyre, në shtëpitë e tyre, të deridjeshme ku edhe tymi që dilte nga oxhaku duhej të ishte i trishtuar. Në rend të parë atë atmosferë e patën kuptuar fëmijët të cilët në katër raste që janë të njohura, për herë të parë kishin filluar lojërat së bashku, kishin shkuar në shkollë së bashku. Ajo atmosferë  pajtimtarëve sidomos u jepte energji të re shpresëdhënse, se duhet zbatuar edhe pajtimin politik, që ishte një shtesë e vlersëuar drejtë. Kështu Besa së cilës i prinin Profesor Anton Qeta, Myderriz Idriz Kosova, Don Lush Gjergji, Muderriz Xhevat Kryeziu, me një dyzinë profesorësh dhe studentësh, po merrte hapësirë admiruese dhe po tregohej për të satën herë  se  te shqiptarët është institucion i çmuar dhe i paparë në historinë e civilizimit si një relikt me vlerë të shtuar, jo gishti i krimit, por dora e shtrirë e pajtimit, BESA e moçme Arbërore. Kudo pati filluar të flitet për Anton Qetën, për Idriz Kosovën, për madhështinë që po ndodhëte kudo nepër Kosovë dhe më gjërë. 

Programi i pajtimit politik dhe kombëtar duhej të fillonte edhe në vendet e Evropës ku ishte një diasporë shqiptare që i kishte dy BRENGA të kohës kaluar, e përçarë në disa grupe dhe tarafe ideologjike. Në rend të parë, diaspora politike shqiptare e larguar nga trojet shqiptare më 1944/45 nuk kishte harmoni në mes veti.Ajo kishte nevojë të pajtohej sepse nuk i mungonte atdhetaria dhe guximi. Ajo disharmoni në mes tyre, e vërteta, i shkonte përshtati rregjimit totalitar dhe mbi te lidhej një lloj përparsie në luftë, historia e së cilës shfaqej pa pushim, se cili është më armik se tjetri ndaj rregjimit të Tiranës, sidomos. Shmë energji është hargjuar në këtë drejtim, se kush ka të drejtë e kush ashtë fajtori, për ricoptimin e tokave shqiptare më 1945. Këto debate shpesh kanë përfunduar edhe më varsëje dhe me luftë të panderprerë që vinte nga injoranca e edukimit politik.  

Duke i njohur rrymat e vjetra politike, Lëvizjes së mbuluar në autoritetin e Anton Qetës, i duhej një qasje paksa më ndryshe se sa asaj të pajtimit të gjaqeve. Pra trasformimi i lëvizjes pajtimit popullor i duhej së pari të synonte diçka më tepër përtej saj. Këtë rreshtim e dinin vetëm nja katër veprimtarë si: Anton Qeta, Hakif Bajrami, Zekeria Cana dhe Mulla Idriz Kosova. Ky ekip  duke  u përqëndrar që për pajtimi politik shqiptar, të fillohet së pari me rrymat e reja, të cilat zakonisht ishin të nivelit edukativ dhe intelektual e politik të rrafshit majatist, por edhe më të shkolluar dhe besa edhe më PATRIOTË, u mendua se me ta duhet punuar dhe se fillimi do të jetë i mbarë dhe frytdhënës, nëse u referohemi me urtësi prej mësuesëve. Në lidhje me këtë, u konstatua se kishte grupacione që ishin për Republikën e Kosovës me adresë, po kishte edhe grupacione që vepronin për Republikën e Kosovës, por  pa adresë. Të gjithë Tiranën e admironin dhe prej andej kërkonin shpëtimin e Kosovës, çuditërisht përmes përmes ideologjisë. Në fakt, të dy palët sikur e kishin harruar se okupatori serbian nuk kuptonte gjuhë tjetër që të  largohet nga trojet e okupura shqiptare, vetëm me fuqinë e pushkës, fakt ky që e kishte Adem Dema në Programin e LRBSH. Megjithë këtë, këto grupacione do ta kuptojnë shumë shpejtë realitetin, sepse në shpirt e kishin patriotizmin e Hasan Prishtinës,  se pushka e ngjeshur mirë në duar të arta të rinisë, është e pashmagëshme për çlirimin  e Kosovës.  

E si gjithëherë në historinë tonë, problemi më eklatant i gverreve në mes grupacioneve, do të krijohet nga partitë “institucionaiste”, të cilat hapën shumë palgë të reja, duke u barikaduar në zgjidhjën e çështjes kombëtre në mënyrë paqesore, mënyrë ajo që u bë, do të thoja strategji destruktive, duke pohuar se okuaptori do të largohet nga okupimi i Kosovës me dialog dhe në mënyrë evolutive. Ky grupacion nuk kishte lidhje me të kaluarën se: Myderriz Ymer Prizreni në moshën e shtyrë e mori armën dhe i dual armikut osmanli përball më 1881. Atë nuk e trembën as kërcnimet e as proceset gjysore deri në vdekje më 1886. Të njejtin fat e kishte edhe Haxhi Zeka më 1902, edhe Isa Boletini më 1916, Azem Bejta më 1924,Bajram Curri më 1925, Nazim Gafurri më 1928, Shjefen Gjeçovi më 1928, Hasan Prishtina më 1933, Shaban Polluzha më 1945 e shumë partiotë të tjerë si Jusuf e Bardhosh Gërvalla me Kadri Zekën, në vijim. 

Pajtimi i parë politik do të ndodhë në CYRIH, me që rast Partia Marksite Leniste me adresë publikisht do t` i bashkangjitet Lëvizjes demokratike dhe së bashku me te deri më 1997, do të veprojë pa asnjë problem. Për këtë lloj pajtimi politik do të duhet një studim i veçantë. Por nuk duhet anshkaluar mbi të gjitha pajtimin Adem Demaçi  me Fadil Hoxhën më 1998 dhe pajtimin Fadil Hoxha me Hysen Terpezën, pas çlirimit të Kosovës. 

Diaspora politike e larguar më 1945, nga viset etnike, e cila ishte e lodhur nga pesha e vjetëve dhe humbja e sensit politik, nuk do të pengojë në lëvizjen e pajtimeve më 1990-1992, por edhe nuk do të kongtribuojë sa ishte autoriteti i saj nepër  trevat prej kah vinin. Shkurt ajo shtresë e politikanëve që e kishte humbur luftën më 1945, ishte para përfundimit të historisë së vet ideologjike. Pra në esencë nuk ishte hasmëria e nivelit politik komunistdemokart, por hasmëria ishte diçka më tepër edhe rregjionale, edhe rreligjioze e mbi të gjitha ishte hasmëri primitive sepse asnjë okupatori në histori të nënshtruarit nuk janë plasuar se ishin në rrugë të drejtë, por ishin dhe mbetën në paltformën e lakmisë për pushtet.  Kuptohet se lufta, në kushtet e reja duhej të ndodhëte në Kosovë, e ajo duhej të ishte  kolektive, prandaj  edhe përgjegjësia pas çlirimit nga nazifashizmi, dhe mbetja në robërinë slalve duhej të shkëputej me luftë të rmatosur, duhej të ishte kolektive. Kjo për faktin se edhe përgjegjësinë edhe fitorënmë 1945 e përvetësuan komunistët dhe në fund doli se pushteti i kishte vënë në përgjegjësi negative shumë të egër, dhe të pashkruar. Pra, pushteti komunist doli se na ishte një histori politike që nuk  e kënaçi popullin. Dhe erdhëm më më 1989, me njëmijë mundime, të përgjakur dhe plotë pezëm nga e kaluara në robëri, po plus disa  edhe në hasmëri. Pra me dy ngarkesa shekullore që peshonin shumë egersisht mbi kurrizin e popullit. E si të sherohen ato egersi dhe ajo robëri, ishte pyetja e pyetjve. Intelegjenca partiotike shqiptare, kësaj pyetje iu përgjegjë me kërkesë të shënuar në rrafshin e urtisë dhe diturisë dhe tha haupur: Të pajtohemi politikisht dhe kombëtarisht dhe të luftojmë pastja etnikisht!  

Pajtimi kombëtar i kishte dëshmuar  rrezultatet për dy vite 1990-1992. Por pajtimi politik po dergjej në anën tjetër  dhe kërkonte sherim. Dhe ai sherim sikur u gjetë në fundin e vitit 1991. Lidhur me këtë, duhet të theksohën  dy  pajtimet kombëtare në Tetovë, të cilat mbaruan me sukses,  po më  1991. Por, pajtimin politik për të filluar rrealizimi i programit ushtarak u minua nga  LDK dhe PDK në Tiranë më 1993. Këto parti provuan , duke vëndosë parap sietem totalitar të pushtetit. Pra penguan hapur që të bartët dhe të lexohet historia, kah progresi. E kjo ndodhëte për faktin se drejtuesitë e partive të reja kishin qenë të gjithë totalitar të majtë. E tash si të “djathtë” nuk dinin kah t` ia mabjnë sepse nuk kishin as dituri e as guxim ta “lexojnë historinë” e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, prejs ë cilës Myderriz Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi lanë amanet, se oktavat e zërit të luftës për liri duhej të ishin gjithëmonë luftarake, në mënyrë që të çlirohet Arbëria dhe prap të vazhdohet lufta andej kah viset  shqiptareishin të robëruara. Kështu drejtuesit e rinjë politik sukur nuk e dinin as teorinë e as praktikën politike se si largohet çdo okupator. 

 Për fat porgramet e tyr e politike i zavendsoi në Kosovë PROGRAMI I LUFTËS i drejtuar nga  Adem Demaçi, Adem Jashari, Zahir Pajaziti e Adrian Krasniqi, në vijim Tahir Sinani me shokë, luftë ajo që e ka zanafillën më 1993, që u bë shkollë kombëtare jo vetëm për shqiptarë, por mbeti testament në mbarë globin se si sakrifikohet jeta për liri dhe barazi njerëzore, së cilës do t` i baahkohet edhe NATO. 

Edhe ky program nuk është rrealizuar pa magësi të brendëshme, sepse disa parti që u themeluan filluan t` i japini  përparësi politikës paqesore, e okupatori kishte bërë programe për të na shfarosë. Në këtë aspekt, okupatori e tolelronte politikën paqesore, sepse shpresonte se mes shqiptarëve do të vjen deri te lufta qytetare dhe pastaj e ka më lehtë shfarosjen. E lufta në anën tjetër ishte e vështirë por me kohë mori dimenzione respekti edhe jashtë kufijëve. Kështu UÇK jo vetëm që bënte luftë çlirimtare, por u bë këmbësori për NATO-n. Tani e shrojmë një pyetje historike lidhur me Çështjën e Anglisë më 1942/44 dhe Çështjën e Vietnamit  dhe SHBA-t .Hitleri kishte përparësi mbi qiellin e Anglisë, por e humbi luftën  sepse nuk kishte këmbësori. SHBA e humbën luftën në Vietnam, sepse nuk kishin këmbësori. Ndërsa,  NATO e fitoi luftën në Kosovë më 1999 sepse e kishte UÇK-n këmbësori. E pa e shkelë këmbësoria vednin e okupuar nuk ka çlirim. Kjo është askiomë për ata që sot për ta defaktorizuar luftën e UÇK-ës thonë: “na çliroi NATO”,  thënje kjo që as NATO nuk e pranon. 

Ta përmbyllim edhe të konkludojmë se për çështjen e pajtimit kombëtar 1989-1992, pajtimi do të kishte sukses vetëm në se në te marin pjesë  të gjitha shtresat popullore. Ndërsa për çlirimin e Kosovës, largimi i okupatorit do të ketë sukses vetëm në saje të UÇK nga toka dhe NATO-s nga qielli. Respekt popullit që fali, respekt pajtimtarëve që nuk kurseyen asgjë për suksesin e shekullit. Respekët pajtimtarëve, atyre që u pajtuan, respekt UÇK-ës dhe NATO-s që të jetojmë të çliruar nga robëria.  

PS: Analiza iu kushtohet: Profesor Anton Qetës, Myderriz Idriz Kosovës dhe të gjithë atyre që e shtrinë dorën e PAJTIMIT!   

 Më 15 qershor 2022