Kreu Blog Faqe 1313

Politizimi i Trustit dhe varfërimi i qytetarëve!

0

Florim Zeqa 

Barrikadimi i pushtetarëve dhe opozitarëve në qëndrimet e tyre të ngurta, gjegjësisht i politizimit të Trustit apo Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, është dëshmia se asnjëra palë nuk e kanë hallin e qytetarëve, por hallin e tyre për mbajtjen, gjegjësisht ri-marrjen e pushtetit!

Tërheqja e parave nga Trusti varfëron qytetarët

Si pasojë e krizës ekonomike globale nga pandemia dhe nga lufta në Ukrainë në njërën anë dhe si pasojë e mungesës së projekteve zhvillimore nga qeveria aktuale janë shkaktuar pakënaqësi të mëdha sociale.

Po ashtu edhe opozita në mungesë të ideve kreative për të dalur nga kriza, ka filluar të merret me popullizëm apo të bie pre e popullizimit, ngjashëm sikurse LVV-ja në të kaluarën e saj!

Të zgjedhurit e popullit, pra deputetët nuk guxojnë të bien pre e presionit të qytetarëve të pakënaqur për vazhdimin e precedentit fiskal, me tërhqjen e kursimeve nga Trusti, për arsye se kjo nuk i ndihmon qytetarët, por vetëm i varfëron akoma më shumë në moshën e pleqërisë.

Tërheqja e 30 përqind të mjeteve sot nga Trusti, nesër kur t’iu vie mosha e pleqërisë do t’i varfërojë në masë të madhe. I kuptojë peripecitë e qytetarëve të Kosovës, përballjet e tyre me krizën sociale dhe varfërinë e skajshme, por duhet të jenë të kujdesshëm në mos tërheqjen e kursimeve të tyre, për shkak se ma ato mjete që i marrin sot nuk zgjigjin asgjë, kurse akumulimi i atyre mjeteve për në pleqëri do t’i ndihmonte jashtëzakonisht shumë më marrjen e pensioneve të dinjitetshme.

Ngjashëm sikur 100 milionët apo 100 eurot e ndara nga qeveria, që nuk zgjidhën asgjë në zbutjen e krizës sociale, edhe me paratë e Trustit nuk do të bëhet ndonjë zgjidhje afatëgjate për qyetarët e Kosovës.

Trusti i kkthyer në kauzë populliste

Për këtë arsye, qytetarët duhet t’iu bëjnë thirrje të gjitha partive politike në Kuvend, respektivisht të gjithë deputetëve për gjetjen e zgjidhjeve më racionale, e jo ta përdorin varfërinë e qytetarëve për të bërë politika populliste.

Ndërmarrja e masave urgjente nga Qeveria për uljën e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe heqjen e akcizës për derivatet dhe produktet ushqimore, investimi në sektorin e bujqësisë dhe subvencionimi i bujqëve do të ndikonte në rimëkëmbjen ekonomike dhe zbutjen e krizës sociale.

Në anën tjetër, heqja dorë e opozitës nga tërheqja e kursimeve nga Trusti dhe ngulja këmb në kërkesat e tyre ndaj qeverisë për ngritjen dhe nivelizimin e pagave do t’iu ndihmonte më shumë qytetarëve sesa tërheqja e parakohshme e pensioneve.

Vërehet qartë se tashmë Trusti është kthyer në kauzë populliste të opozitës ashtu siq ishte krijuar në të kaluarën ndalja e “Dialogut me Serbinë” nga Lëvizja Vetëvendosje!

Qeveria me paaftësinë qeverisëse në menagjimin e krizave ka krijuar pakënaqësi të arsyeshme tek qytetarët, kurse në anën tjetër opozita është duke e shfrytëzuar këtë dobësi të qeverisë për krijimin e kauzave të rrejshme për rikthimin e pushtetit!

Sjellja më lëmosh (nga 100 euro) e Qeverisë për qytetarët, ndaj taksapaguesve të varfër por të rregullt për buxhetin e shtetit, kurse me ndarjen e milionave për serbët në veri, mosnjohësve dhe rrënuseve të shtetit të Kosovës e tregon më së miri qasjen e gabuar të qeverisë aktuale!

Kur kësaj t’i shtohen ndarjet e milionave për oligarkët ekonomik të kompanive private (KEDS dhe KEK) pas ngritjes së çmimit të rrymës, atëherë pakënaqësia e qytetarëve bëhet akoma më e madhe ndaj qeverisë.

Paradoksalisht jemi vendi i vetëm në rajonë dhe kontinentin evropian që po synojmë të “luftojmë” inflacionin me tërheqjen e kusimeve pensionale dhe blerjen e paqes sociale me lëmoshë!

Qytetarëve të vendit, në veçanti të rinjëve të lodhur nga varfëria, pabarazia dhe denigrimi social, në mungesë të përspektivës zhvillimore, pa asnjë shpresë për punësim dhe përmirësim të mirëqenjes së tyre, si zgjidhje e vetme u ka mbetur emigrimi jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë.

Për varfërimin e qytetarëve dhe trendin kobzi të zbrazjes së Kosovës nga të rinjët, fajtore është klasa aktuale politike pa dallim, pushtet dhe opozitë.

Pa lindjen e një Alternative të Re politike dhe pa largimin e kësaj klase politike të tejkonsumuar, jo vetëm se nuk do të ndalet trendi i largimit, do të rrezikohet seriozisht e ardhmja e shtetit të Kosovës.

Rrëfim rrënqethës për vrasjen e vajzës Saman Abbas, e cila në Itali nuk pranoj ti nënshtrohej Ligjit Sharia dhe dogmës islame

0
Engjëll Gishti, historian, Tiranë
Vajza qe shihni ne foto quhet (quhej) Saman Abbas. Ajo dhe familja e saj vijne ne Itali shume vite me pare jo si emigrante te mjere, por si biznesmene ne fushen e bujqesise. Ne fakt babai i Saman me te vellane dhe disa niper blejne nje fushe ne fshatrat e nje province prane Bolognese (Reggio Emilia) te cilen e shnderojne ne sera per prodhime bujqesore qe u jepte fitime te konsiderueshme Pra nje familje nga me te civilizuarat ne boten muslimane pakistane. Vajza e tyre Saman, si te gjithe femijte e muslimaneve qe jetojne ne Europe, u rrit si nje vajze gjysem pakistane e gjysem italiane mes te rinjve ne shkollat italiane, por kur ajo arrin moshen 15 – 16 vjec, prinderit e saj muslimane, i kombinojne nje fejese me nje kusheri te saj ne Pakistan. Dasma duhej te zhvillohej me 17 dhjetor 2020, por vajza (ende minorene), per te penguar kete internim dhe martese kafsherore, detyrohet te denoncoje prinderit e saj per perdorim force e martese nepermjet forces. Vajzen e moren ne mbrojteje sherbimet sociale te cilat edhe e strehuan. Por italianet perendimore nuk e kuptuan mire shqetesimin e vajzes dhe fjalet e saj mbi kercenimin qe ajo kishte nga familja e saj, i moren me shume si kaprico te nje vajze adoleshente e cila nderkohe ishte lidhur ne fb me nje djale te origjines se saj; nje pakistanez qe banonte ne Rome.
Vajza nderkohe mbush 18 vjec dhe sherbimet sociale i lane duart duke i kerkuar te largohet nga struktura, edhe pse nuk e ndihmuan kurre vajzen qe ajo te merrte pashaporten e saj qe e mbante me fanatizem e jema. Vajza shkon tek djali ne Rome me te cilin kalon nje jave (i cili nuk kishte mundesi ta mbante) e me pas detyrohet te kthehet ne shtepi duke u deklaruar prinderve dhe kusherinjve se tashme ajo nuk mund te martohej me dike ne Pakistan sepse i persiste dikujt tjeter. Kalojne pak dite dhe kamerat rreth fermes fillojne e filmojne prinderit dhe kusherinjte e Saman (therritej Samanta ne italisht) ne levizje te cuditshme edhe ne oret e vona te nates me lopata ne duar. Vajza filmohet duke dale nga shtepia e shoqeruar nga e jema rreth mesnates…. dhe nga ai moment vajza zhduket pergjithmone. Te nesermen heret, babai dhe nena e Saman marrin avionin e ikin ne Pakistan. Policia fillon hetimin dhe i merr ne pyetje paraprake kusherinjte. Menjehere, edhe xhaxhai i saj (qe mendohet si organizatori i ekzekutimit te vajzes), humbet gjurmet, dhe vetem pas 7 muajsh bie ne dore te policise franceze prane Parisit. Hetimet vazhdojne, por autoritetet shteterore dhe sistemi i drejtesise te nje vendi musliman si Pakistani nuk bashkepunojne per kete rast, e madje nuk informarne as fshatin se ku strehoen prinderit e Samantes ne Pakistan.
Kriminologet italiane te specializuar per krimet e botes se vecante muslimane, na thone se vajza e mjere eshte viktime e kultures muslimane dhe e ligjeve te sheriatit te pershkruara ne Kuran (surrt). Sipas tyre, vajzes se vogel i eshte shkruar nje Fatva, qe dmth nje denim me vdekje sepse ajo ka shkelur ligjet e shenjta te kuranit. Ne kete menyre, sipas ketyre ligjeve, kush e ka vrare vajzen, jo vetem qe nuk denohet, por pritet me krahehapur nga vete Allahu! Per kete arsye -theksojne kriminologet italiane – gjykatesit e Pakistanit me nje formim musliman, nuk bashkepunojne. Ata theksojne se po te kishte ndodhur e kunderta (qe vajza te kishte vrare nje nga meshkujt ekzekutor) shteti pakistanez jo vetem do bashkepunonte, por do kerkonte edhe ekstradimin e vajzes per ta gjykuar ne vendin e tyre ku me siguri do e priste denimi me vdekje. Pra, edhe per gjykatesit myslimane te Pakistanit, vajza ka marre denimin e merituar, ndaj per ata, nuk ka sens bashkepunimi me gjykatesit italiane per kete ceshtje. Per ata kjo ceshtje eshte e mbyllur!
Por jo per nje europian qe terrorizohet kur degjon keto realitete qe prodhon bota barbare muslimane. Ekzekutoret e Samantes do perfundojne pa dyshim ne nje burg shume te gjate; vetem se drejtesia italiane nuk nxiton kurre!
Perse po ja sjellim kete histori lexuesit shqiptar? Thjeshte per ta ndihmuar edhe nje here qe te kuptoje se cfare eshte bota muslimane dhe mentaliteti qe ajo prodhon! Muslimanizmi dhe kurani me ligjet e tij, thjeshte kundershton zhvillimin shoqeror dhe perpiqet me cdo mjet t’i mbaje besimtaret e tij nen boten dhe ligjet mesjetare! Eshte ky besim qe rrenjoset kaq keq e kaq dhunshem saqe arrin te binde edhe nenen te vrase vajzen e saj. Me pak fjale eshte nje bote qe pjell perbindesha! Vertet ne e duam nje bote te tille per Shqiperine tone?
Zgjohu shqiptar e largoje nga jeta jote barbarine kafsherore!
SHQIPTARET JANE NJE POPULL EUROPIAN E JO NJE POPULL AZIATIK; ATA DUHET T’I KTHEHEN SA ME SHPEJT IDENTITETIT TE TYRE TE HUMBUR!

The Chicago Tribune (1919) / Konferenca e Paqes në Paris – Rrëfimi i Parashqevi Qiriazit mbi mizoritë e grekëve në Korçë dhe zonën përreth

Parashqevi Qiriazi (1880 – 1970)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Maj 2022

“The Chicago Tribune” ka botuar, të premten e 19 shtatorit 1919, në faqen n°3, rrëfimin e Parashqevi Qiriazit (delegates së Partisë Nacionale të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris) mbi mizoritë e grekëve në Korçë dhe zonën përreth, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqiptarët duan lirinë, jetojnë me frikën e grekëve, thotë një delegate amerikane (delegatja e shqiptarëve të Amerikës)

Nga Betty Van Benthuysen

(Shërbimi i Lajmeve të Jashtme të Chicago Tribune.)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një tjetër histori zemërthyese e vuajtjes dhe degradimit të grave dhe fëmijëve, në vendet e shkatërruara nga lufta, rrëfyer sot nga zonja Parashqevi D. Qiriazi, delegate që përfaqëson Partinë Nacionale të Shqipërisë, e cila ishte gjashtë muaj në Korçë (Shqipëri) dhe u largua prej aty në fillim të shtatorit.

Zonja Qiriazi është një amerikane nga Worcester, Massachusetts. Ja historia e saj për mizoritë që po kryhen në Shqipëri.

Korça, më 27 gusht, ishte në duart e autoriteteve franceze siç ka qenë që nga viti 1916, por frika në zemrat e të gjithë Shqipërisë është se qeveria franceze synon të tërheqë mbrojtjen e saj përpara se të zgjidhet çështja shqiptare.

Shumë largohen nga vendi

Ka qenë rreth datës 20 gusht kur komandanti francez njoftoi popullin se Korça dhe vendi përreth do t’u dorëzoheshin grekëve. Populli e dëgjoi këtë me alarmin më të madh dhe u përhap paniku. Sapo dëgjuan këtë lajm, burrat morën armët dhe gratë u përgatitën të largoheshin.

Njerëzit me mjete të mjaftueshme për t’u larguar u larguan menjëherë. Ndër të paktët që mbërritën së fundmi në Paris ishin z. dhe zonja Olimpic Tuctulli, zoti dhe zonja Athina Turtilli dhe djali i tyre Aleko.

Mijëra shqiptarë u larguan me fëmijët e tyre, duke lënë tokat të pa korra, stoqe të pakujdesura, gjithçka pas, në përpjekje për të shpëtuar jetën e tyre. Shumë prej tyre ikën në Itali, disa në Rumani, SHBA dhe Egjipt.

Zonja Qiriazi tregoi për përvojën e saj në vitin 1914, kur pa njerëz të grabitur, të vrarë dhe të turpëruar.

Me frikë ndaj grekëve

Frika në zemrat e të gjithë shqiptarëve se grekët do të vijnë përsëri është e pafjalë për t’u shprehur. – tha ajo. Ata kujtojnë pushtimin e fundit kur gratë dhe fëmijët u dogjën, fshatrat u shkatërruan dhe zona të tëra u shkrumbuan. Ditën që u largova, gjithçka digjej.

 

Kur shqiptarët në Amerikë dëgjuan se kishte probleme në atdhe, u dyndën për të ndihmuar.

Në një fshat të vogël me emrin Kodra, komandanti grek ftoi të gjithë njerëzit të vinin në kishë pasi kishte një mesazh të rëndësishëm për ta. Kur u mblodhën rreth 300 veta, ai vuri automatikët kundër tyre nga të dy hyrjet e kishës dhe asnjë shpirt nuk mbeti gjallë. Duke mos u kënaqur me vrasjen e tyre, ata me dashje u rrotulluan mes kufomave dhe ua prenë kokën, duke i varur ato (kokat) rreth mureve të kishës.

Njerëzit duan Pavarësinë

Gjenerali Deveer i Aleatëve erdhi atje dhe pa pamjen e tmerrshme. A është çudi që njerëzit të ikin? Të lësh grekët të hyjnë në Shqipëri, është njësoj si të çosh qengja te një kasap.

Komisioni francez ka qenë aq i sjellshëm me popullin sa ne duam që ai të qëndrojë : Delegatët e Konferencës së Paqes i kanë bërë thirrje të vazhdueshme Konferencës për t’i lutur trupat franceze të qëndrojnë derisa shqiptarët të çlirohen nga kërcënimi i grekëve.

Kur u pyet se çfarë dëshironin shqiptarët nga Konferenca e Paqes, zonjusha Qiriaz tha :

Pavarësi të plotë të vendit.

Integritetin territorial, i cili u dëmtua nga traktati i 1878 dhe Konferenca e Londrës e 1913.

Shpresojmë që Franca, e cila luftoi me aq fisnikëri për të drejtat e popullit dhe që është aq thellësisht e bindur se Korça dhe zona përreth është thjesht shqiptare, nuk do të pranojë kurrë t’ua dorëzojë këtë vend atyre që e rrënuan një herë më parë.

Kërkojmë ndihmën amerikane

Shpresojmë gjithashtu që delegacioni amerikan, i cili përfaqëson 100.000.000 njerëz që kanë sakrifikuar bijtë dhe arin e tyre për çlirimin e të shtypurve dhe për realizimin e parimeve të Presidentit Wilson, nuk do të dështojë të bëjë atë që është e drejtë.

Anëtarët shqiptarë të Konferencës së Paqes janë : Shkëlqesia e Tij Halil Pasha (Halil pashë Alizoti), kryetar i kolonisë shqiptare në Turqi; Dr. Fuad bej Zembraku dhe Dr. Benedikt Blinishti, delegatë nga Kostandinopoja; Luigj Bumçi, Luigj Gurakuqi, Mehdi bej Frasheri, Lef Nosi, Mehmet bej Konica, Dr. Mihal Turtulli dhe At Fishta; Z. Pandeli Evangjeli përfaqësues nga kolonia shqiptare në Rumani dhe Nuredin bej Vlora dhe zonja Parashqevi D. Qiriazi përfaqësues nga organizatat e Shteteve të Bashkuara.

___

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/the-chicago-tribune-1919-konferenca-e-paqes-ne-paris-rrefimi-i-parashqevi-qiriazit-mbi-mizorite-e-grekeve-ne-korce-dhe-zonen-perreth/

“Shqiptar katolik i Kosovës …!”

0
Nga: Gjergj Kabashi
“…katolik…!”
Debat rreth një prapambeturie e Anti-Shqiptarizmi
(…)
Të nesërmen, afërsisht më 14 apo 15 korrik 1998, Pal Krasniqi, shqiptar katolik i Kosovës, i cili ishte larguar nga shtëpia e tij në Pejë më 10 korrik 1998, me qëllim që t’i bashkohej UÇK-së, u soll në kompleksin e UÇK-së në Jabllanicë. Ai u ndalua në të njëjtën dhomë me Skënder Kuçin”, thuhet në vendimin lirues të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, të 29 nëntorit të vitit 2012.
(Pjesë nga shkrimi i botuar në Bota sot: “Ia morën mercedesin e 100 mijë markave, paratë dhe e rrahën derisa vdiq / Kurrë nuk thanë më se ishte spiun – Dëshmi lufte”
___
Pa hy në përmbajtjen e shkrimit, duhet ta themi qartë se ai që mund të ketë bërë krime, ai duhet të përgjigjet për veprimet e veta kriminale dhe se fajtor eventual mund të jetë vetëm ai, e jo të fshihet në “pyjet” e popullit a të UÇK-së për ta ndarë me të tjerët fajin e vet.
Më bëri përshtypje shumë të keqe kjo pjesë e fjalisë, pavarësisht se qenka pjesë e raportit të caktuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës: “Pal Krasniqi, shqiptar katolik i Kosovës…”.
Pse ai u dashka të identifikohet si “katolik” e jo Ibrahim Kelmendi si “mysliman”, apo Lirim Gashi si budist?
Pse Pal Krasniqi u dashka “identifikuar” si “katolik” e jo Skender Kuçi si “mysliman”?
Në të vërtetë në prezantimet publike ska çka përzihet përkatësia a jopërkatësia fetare.
Nuk ka fare nevojë të jesh aq i mençur për ti ditur gjërat e tilla, që duhet të jenë të qarta që në klasën e dytë të shkollimit fillor.
Identifikimet e tilla në bazë të përkatësisë fetare janë më së paku të shëmtuara, pavarësisht se vijnë nga laboratoret e eksperimentimit antishqiptar.
Pavarësisht se nuk e njof Palin (Krasniqin) ai nëse është katolik është për vete e jo për opinionin publik, ashtu sikurse që Ibrahim Kelmendi nuk është mysliman por vetëm mund t’ia mveshim përkatësinë fetare në baza paragjykimesh.
Apo që Lirim Gashi …, që s’është as budist e as mysliman?! …
Kah na shpiejnë paragjykimet e tilla tejet të panjerëzishme dhe antishqiptare njëherit?
Pse kryejmë me apo pa qenë të vetëdijshëm detyra serbomëdhenjsh e neoosmanlinjsh?

____

Pellumb Dedndreu, Tiranë

Replikë

Gjergj (Kabashi) i dashtun, unë e shohê pak më ndryshej këtë pjesê.
Pushtimet e gjata na kan transformue gati krejtsisht si popull dhe ne s’kemi msue asgjë nga historia ndoshta sot skemi as sy me pa as veshë me ndigjue.
Nuk ka armik më të egër se kur të vihet vllau kundër dhe ksaj teze te suksesshmeja kan arrit me sukses te shqiptarët. Koha dhe rrethanat e saj na lan mrapa në dije dhe kulturë dhe kurrë se bamë përpjekjen ma të vogël për ti kërkuar arsyet e aq më pak për ti ndreqe.
Gjithmon na kan prezantue si popull të pakulturë që ka përqafue identitetin e huaj dhe eshte kthye në mohues i identitetit të vet ndoshta si asnjë popull tjetër.
Duke na vën kunder njëni-tjetrit kemi shfaq cilsitë dhe instiktet e një populli që nuk di të administoj të ardhmen e vet ndaj dhe na kan coptuar si zogjt e qyqes, kjo edhe për lakminë e pozicionit ton gjeografik u ka ardhë përshtat fqinjëve që i kan synuar në shekuj trojet tona.
Jemi populli që e shfrytëzuam ma keq lirinë nga gjithë popujt e tjerë.
Kurrë nuk u ndalëm të mendojmë , se: kush ishim, kush jemi dhe ku do shkojmë si popull. Kur nuk mendojmë ne shqiptarët si mundë të pretendojm të mendojnë për ne popujt e tjere pasi kan kaluar disa breza dhe s’kan kurrfare ineteresi te mesojnë historinë e transormimit dhe të metamorfozës tone kur ne nuk u’a imponojmë me kthimin në kulture dhe identitet.
Sot ndër shqiptar derdhen miljona euro dhe dollar për të fshirë çdo gjurme të identitetit komtar të shqiptarëve.
Sheshet e qyteteve shqiptare vec shqiptari nuk diftojne, shtohen perdit femra të skllavëruara dhe burra mjekërzi , ngrihen objekte arabe me kater minare në tokën e shqiponjave në çdo fushe apo kodër edhe aty ku s’ka kamë banori vetëmevetëm mos të duket asgjë shqiptare mbi dhe.
Kurrë se konsoliduam politiken shtetërore as diplomacinë, elemnt qenësor per çdo komb. Zhdukëm , sipas porosive te boshtit të djallit , çdo gjurmë te qytetërimit të paraardhesve tane.
Pra , kemi vrar veten!
Diku nga viti 2000 isha në Paris per nje çeshtje gjyqësore, trupa perbehej nga 6 gjyqtarë, une po shtroja çeshtjet e mia teksa shikoja pandale gjyqtaret. Njeri nga ata ishte në moshë dhe kishte mbylle sytë disi i anuar dhe une mendoja se ai po flinte. Mendova se keta s’kan asnje interes as te më degjojnë , le ma të me japin te drejtë.
Kur marova, gjyqtari hapi syt dhe moti qendrim dhe nisi te flase. Fjalet e tij me ndryshuan pergjithmon. E filloj historin e shqiptareve qyshkur Shën Pali apostull zbriti ne Durres, vazhdoj me historin e shekujve pasardhes, foli per lufterat dhe pushtimet, foli per coptimin e trojeve tona, foli per Kosoven, foli per komunizmin dhe diktatorin, foli per pasojat dhe te ardhmen e shqiptareve. Ai ishte 1000 here me njohes i historis tone se une dhe se 90% e shqiptareve.
Si ai jan pak ne Europë dhe botë ndaj shqiptarët, ata qe ende kan gene shqiptari , kemi deshtuar t’u tregojme europianëve t’sotëm se kush ishim dhe kush jemi ne, ndaj mos ti fajsojmë ata kur dëshpërimisht kërkojnë të gjejnë ndonjë katolik shqiptar , kur ne na etiketojn sot e gjithe diten: ti je katolik se e ke emrin kështu apo ashtu.
Na pëlqejnë disa terma të shpifur si psh, “harmonia fetare te shqiptarët…” etj., si mund te thuhet kjo shprehje tinzare – djallëzore, kur ne jemi popull i nje gjaku, jemi vellezer?
Sakohe nuk i bashkohemi identitetit komtar jshqiptar, emi te destinuar te zhbehemi si kripa ne uje. Kemi disa figura qe as kombet disa miljoneshe si kan , si Gjergj Kastriotin e Nënë Terezen dhe i perqmojmë dhe i anatemojmë; njërin e nxjerrim sllav e tjetrën amorale!
Per te mos fole per Rugoven qe gjithe diten i nxjerrin bishta!
Ne jemi popull vetevrases ndaj, e keqja qëndron ndër ne dhe s’kemi pse ja lypim kurrkuj mbi tokë.

Engjell Gishti, historian, Tiranë

Dedndreu Pellumb Te falenderoj per fjalet qe thua mbi realitetin tone, edhe pse nuk jam 100% dakord me cka ti shkruan.
Shen Pali zbriti vertet njehere ne Durres, por kjo ishte ardhja e tij e fundit ne vendin tone (ne ate kohe ishte i moshuar dhe i semure); madje ai nuk zbriti tamam ne Durres sepse sapo anija qe vinte nga Brindisi ju afrua portit te Durresit, ata (shoqeruesit e tij ilire te krishtere) u njoftuan se ne Dures po persekutoheshin dhe vareshin te krishteret… Shen Pali kishte qene mw heret ne Durres (dhe jo vetem aty) ku kishte ngritur dhe dioqezen e pare (!) Te drejtuar nga peshkop Cezari! Ne fakt kjo ishte hera e III dhe e fundit qe ai vinte ne vendin tone.
Sa per cilesite veteshkaterruese te popullit tone…, do shtoja se keto nuk jane cilesi tonat historike, por jane nje status, nje gjendje ku e kane shtyre kombin tone! Eshte nje fare kur cdo popull ha vetveten derisa ai arrin e zhduket.
Por cdo popull edukohet, apo riedukohet. Do duhej qw ne te kishim drejtuesa te shtetit me kulture europiane ne vitet 90, kur duhej ti vihej nje kufi i forte identitetit osman e musliman te imponuar me forcen e shpates! Nuk ka asnje arsye ne bote qe te justifikoje rimuslimanizimin radikal te shqiotareve ne keto 32 vite, perpos qellimeve te pastra antishqiptare! Muslimanizmi dhe disa objekte te tij perfaqesuese, duhet te ishin vetem pjese e historise dhe muzeumeve; ne asnje menyre ato nuk duhet te jene pjese e jetes tone shpirterore! Nese ne duam ta mbajme gjalle kombin tone, duhet te punojme me mish e shoirt ne kete drejtim! Ne duhet te rikthehemi ne identitetin tone te humbur ne nje mase jo te vogel!
Por ne keto 32 vite eshte punuar ne menyre sistematike per te krijuar nje popull lindor shume larg qenesise europiane; eshte punuar per te krijuar nje popull tallava.
Gjergj – Bajram Kabashi Të premten te puna po flisnin për ndeshjen e zhvilluar në Tiranë dhe aty filloj një diskutim me një avokat, sipas tij ne jemi popull i gjithi me fe muslimanë ( e thënë nga një “shqiptar ” e një pjese jashtë kufijve shqiptarë! Vazhdonte të më tregonte historinë tone si greke, ku ishte historia ime e Shqiptarëve po kjo e thënë nga ky “shqiptare”! Po acaroheshin fjalët kur me thotë që Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk është shqiptar, aty nuk durova dot dhe i thash kaq i zgjuar jeni sa tregoni historin e një populli nga një person që kurr nuk ka lexuar një libër e gjithashtu edhe ju si ai, prandaj nuk lejoj asnjë të më tregoj historinë e vendit tim të shtrembëruar nga njerz të pa aftë! Avokatit nuk i erdhi mirë nga ofendimi im dhe filloj të debatonte! Po prisnin fillimin e seancës dhe gjykatësia po dëgjonte se çfarë po flisnim, kur ajo i tha Avokatit – Kastrioti është shqiptar dhe askush nuk mund t’ja ndryshoj origjinën, prandaj të këshilloj të lexosh përpara se të flasësh gjëra të pavërteta dhe të sugjeroj të shkosh në bibliotekën e Veronës ku është më e vjetra në botë, aty do kesh material me bollëk! Ajo me origjinë është nga Venezia ( e thënë nga ajo aty )! U ndieva mirë nga fjalët e saj, por që ne shqiptarët jemi e keqja e vetvetes! Ju përshëndes!

Driton Statovci, Vjenë

Po ndalëm vetëm te një pjesë e identifikimit te shqiptareve te besimit katolik si katolikë.
Është nje kategori e shqiptarëve të besimit islam qe me të vërtetë janë te pa tru dhe ndytësira (nuk është kjo fjalë ofenduese se ata e ndytin edhe ndytësirën) qe shqiptarët e besimit katolik nuk i identifikojnë si shqiptarë!!!
Këtu duhet të gjithë ne shqiptarët të jemi shumë agresivë me ta dhe nëse është e nevojshme ti pështymë edhe ne fëtyrë. Kjo kategori e ndytësirave përkrahen nga krye ndytësirat Shefqet Krasniqi, Enis Goga nje ndytësirë tjetër i Mitrovicës dhe një i Prizrenit qe nuk po ju dijë emrat dhe as qe po dua te ju dijë emrat.
___
Vërejtje!
Ky shkrim është pjesë e një debati të djeshëm në fb-ën tim, pasi kisha shkruar rreth një prapambeturie e antishqiptarizmi. Nuk është për tu befasuar asnjë herë kur në këtë mënyrë të drejtohet dikush i huaj e me fjalorin e paracaktuar (që shpërndahet prej hoxhallarëve gjithandej), por është për ta kapur kokën me të dy duartë kur në këtë mënyrë të drejtohet ndonjë personalitet “i madh” dhe “i lartë” i shtetit të Kosovës, duke bërë me gisht ndaj teje si “minoritar” për shkak të përkatësisë fetare të caktuar që “intelektuali” se duroka, pra me fjalorin që dikur ka qenë preokupim jetësor – antishqiptar i Akademikut Vasa Çubrilloviq. 
E gjithë kjo eshtë bërë e bëhet për ta krijuar të ashtuquajturin “populli Musliman Shqiptar”, për të cilin kanë punuar e angazhohen me shekuj Turqia dhe Serbia që ka dashur e do ti dëboj shqiptarët si Musliman nga trojet e tyre në Gadishullin Ilirik. Një pjesë jo e vogël e shqiptarëve për shkak të gjenocidit të ushtruar në emër të Islamit, kanë përfunduar si “turq” e “muslimanë” në tokat e shkreta prej nga i kishin dëbuar e vrarë Kurdët e Armenët në Turqi.

Papritmas dhe para kohe, ndërroi jetë Presidenti Bujar Nishani, lamtumirë nga Amerika e largët!

0
Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

 

Mjerisht, kohët e fundit po na bjen Mjerisht, kohët e fundit po na bjen shpesh herë që të marrim ose të japim lajme kalimi në amshim të miqëve, kolegëve, dashamirësve ose personaliteteve me të cilët, në udhëtimet e kësaj jete, kemi pasur rastin, nderin dhe privilegjin të njiheshim ose të takoheshim. Lajmi i fundit për një vdekje të papritur, ishte njoftimi i hidhur se ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka ndërruar jetë. Ndonëse ishim në dijeni të disa problemeve të tij shëndetësore, prap se prapë, nuk mendojshim se Bujar Nishani do ndahej kaq shpejt nga kjo botë, përgjithmonë.  Me kalimin e tij në amshim, ai la në mjerim bashkëshorten e tij dhe dy fëmijtë, familjen dhe farefisin më të gjerë, por edhe familjen e tij të madhe politike, Partinë Demokratike të cilës i përkiste, pa përjashtuar, natyrisht, edhe partitë e tjera dhe personalitetet politike shqiptare, si rrjedhim i të qenët president i Republikës për 5 vjetë dhe falë pjesëmarrjes së tij në arenën politike të 30-viteve të fundit, të tranzicionit post-komunist në Shqipëri.

Me shkuarjen e tij të papritur në amshim, përveç familjes së ngushtë dhe miqëve të shumtë në Shqipëri, Presidenti Bujar Nishani varfëroi edhe shumë miq e dashamirë edhe në diasporë, sidomos këtu në Shtetet e Bashkuara, por edhe në mbarë diasporën shqiptare të përhapur, anë e mbanë botës. Lajmi i zi për vdekjen e tij që u përhap si rrufe, na pikëlloi të gjithë ne në Shtetet e Bashkuara, që e kishim njohur dhe që e donim dhe e çmonim President Nishanin për qëndrimet e tia, sidomos për respektin që kishte për diasporën shqiptare në Amerikë, pa dallim, por sidomos për diasporën e vjetër të para vitit 1990, e cila, me aq sa ka dijtur e sa ka patur mundësi, ka luftuar për dekada për një Shqipëri, vërtet të lirë e demokratike. I ndjeri Nishani, takimet me diasporën shqiptaro-amerikane i kishte bërë traditë kurdoherë që vinte në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Nishani nderon një numër shqiptaro-amerikanësh (zeriamerikes.com). E respektuam gjithashtu për qëndrimet e tija ndaj krimeve të komunizmit dhe për deklaratat e tija, të herë-pas-hershme – si asnjë tjetër politikan shqiptar deri më sot – për nevojën e doemosdoshme të Shqipërisë për t’u ballafaquar me krimet e komunizmit, megjithëse si individ i vetëm nuk mund të bënte shumë për këtë çështje pasi detyra e presidentit e kufizonte.

Mbi të gjitha, e kujtojmë sot Presidentin Nishani për nderimin dhe respektin që ka treguar gjatë viteve – sidomos kur ishte në detyrën e Presidentit – për të gjithë ata individë, shqiptaro-amerikanë, por sidomos për respektin ndaj një numër personalitetesh të politikës dhe diplomacisë amerikane. Me fjalë dhe me vepra, Presidenti Nishani ka njohur kontributin dhe rolin e tyre në promovimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve diplomatike midis Kombit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vlen të kujtojmë dekorimin e ish-Senatorit të ndjerë amerikan, Robert (Bob) Dole, me çmimin më të lartë të vendit, “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, duke e cilësuar politikanin e njohur amerikan, si “përkrahësin e palëkundur të lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.”

Ia vlen të kujtojmë në këtë 100-vjetor të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara rëndësinë që Bujar Nishani u kushtonte këtyre marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe respektin që ai kishte për diplomatët amerikanë, si: Ambasadori Christopher Hill, që ka shërbyer në Shqipëri në fillim të 1990-ave. Presidenti Nishani, në mirënjohje të thellë për punën e Ambasadorit Hill i ka dorëzuar atij, Dekoratën, “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të rëndësishëm që ky mik i çmuar i shqiptarëve ka dhënë në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës; për përkrahjen dhe inkurajimin e palëkundur ndaj vendosjes së demokracisë në vendin tonë në fillim të viteve 1990-ta, si dhe për ndihmesën e vyer në konsolidimin e marrëdhënieve historike, strategjike dhe miqësore mes popullit shqiptar dhe atij amerikan”.

Më në fund, por jo me më pak rëndësi, unë dhe shumë malësorë në trojet tona dhe në diasporë, nuk harrojmë respektin që Presidenti Nishani kur ishte në detyrë dhe më vonë ka treguar ndaj trojeve shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë, sidomos nderimin dhe respektin që ai ka treguar ndaj Malësisë së Madhe dhe sakrificave të atyre trojeve: “Malësia e Madhe ndoshta përbën shembullin më të gjallë, më jetësor dhe më domethënës të rrugëtimit historik përmes sakrificave, rezistencës dhe përmes ruajtjes së identitetit për gjithë kombin shqiptar”,- ka thënë me një rast Presidenti Nishani për qëndresën historike të malësorëve ndaj pushtuesve shekullorë turko-sllav.

Për këto dhe shumë merita të tjera, kujtojmë sot jetëshkurtin ish-Presidentin e ndjerë, Bujar Nishanin, me zemër thellësisht të prekur nga rreziku i pashoq, që preku familjen dhe farefisin Nishani. Largimi i parakohshëm nga kjo jetë i Presidentit Bujar Nishani, ka lënë një zbrastësi të pazëvëndësueshme në gjirin e familjes së tij të ngushtë e fisnike, farefisin e tij por edhe në bashkësinë shqiptare në përgjithësi, përfshirë diasporën shqiptaro-amerikane, pranë të cilës ai gjëndej shpesh. I prekur thellësisht nga kjo humbje e madhe: miqësisht i paraqes familjes së ngushtë të Bujar Nishanit, farefisit brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe të gjithë miqve dhe dashamirësve të tij kudo për dhëmbjet e mia më të sinqerta, duke iu lutur Perëndisë që t’ju japë forcë e durim në këtë moment të vështirë të humbjes së njeriut më të dashur për ju.   Ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Buzëqeshja në fytyrat e nxënësve dhe jehona e këngës shqipe “xhamadani vija-vija”

0

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Dje, më 28.05.2022, në parkun e lojërave „Voglsam“ në Schönau të Mynihut, në kuadër të aktiviteteve për vitin shkollor 2021-2022, të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH-i) u realizua ekskursioni i nxënësve të Shkollës Shqipe në Bavari.

Në këtë ekskursion përpos nxënësve, mësimdhënësve, e pranishme ishte edhe kryesia e LAPSh-it me disa prindër, të cilët kishin për qellim përcjelljen e nxënësve. Në këtë eveniment morën pjesë 135 nxënës nga shkollat: e Mynih-ut, Holzkirchen, Starnberg-ut, Freising-ut, Mainburg-ut, Rosenheim-it, Deggendorf-it, Nürnberg-ut, Abensberg-ut, Landau-t, Fürstenfeldbruck dhe Dingolfing-ut.

Për organizimin e këtij ekskursioni u kujdes grupi për Kulturë i Këshillit të Arsimtarëve, në bashkëpunim me mësimdhënësit, kryesuesin e Këshillit të Prindërve dhe kryesin e LAPSH-it. Por, ajo që zgjoi një dashur të këndshme ishte udhëtimi me autobus i nxënësve, të cilët posa u ulën nëpër vendet e tyre filloi të buqas  kënga shqipe, tashmë këngë e preferuar “xhamadani vija-vija”.

Ekskursioni u realizua sipas  agjendës së grupit për kulturë, duke filluar  që nga  lojërat për fëmijë e deri te surprizat e shumta, që i bënin nxënësit e lumtur dhe të buzëqeshur. Përpos lojërave, nxënësit filluan shkëmbimin e bisedave mes tyre, diku të buzëqeshur, diku në lojëra e vrap së bashku. Por më në fund në një lendinë të parkut u shtrua sofra me përgatitjen e ushqimit tradicional shqiptare nga nënat e nxënësve dhe mësimdhënëset. Duke filluar nga flija, pitja, djathi, byreku, ëmbëlsirat e etj.,  gjë që kjo i bashkoi nxënësit, mësimdhënësit dhe kryesin e LAPSh-it rreth sofrës së madhe të improvizuar. Pas mbarimit të drekës nuk mungoi as kafja në xhezve, biseda e mësimdhënëseve, hedhja e valles nga nxënësit, kënga që i dhanë një shkëlqim parkut, por ajo që i bëri më të kënaqur nxënësit ishin lojëra të ndryshme, që në kthim për në shtëpi të gjithë nxënësit e shprehnin me admirim këtë ekskursion.

Për mbarëvajtjen e ekskursionit u përkujdes grupi për kulturë, mësimdhënësit dhe kryesia e LAPSH-it, po ashtu kontribuuan: „Besa Foundation“ dhe „Sozialreferat München“ për mbështetjen financiare. Kompania e autobusëve „Polluzha Tours“, Xhamia e Nürnberg-ut, Firma „Tafa“ për pijet dhe ushqimin dhe prindërit që i shoqëruan fëmijët për gjatë tërë ditës.

Ekskursioni përfundoi me kënaqësinë, buzëqeshjen e nxënësve dhe me thirrjen e shokëve të tyre,  që t’ju bashkohen për ta vijuar shkollën shqipe!

“Rikthim” bravuroz i rapsodit Riza Bllaca përmes dramatizimit skenik

1


Shkruan Fadil Bytyçi

Mbrëmë në shenjë përkujtimi të 24 vjetorit të vdekjes së rapsodit, Riza Bllaca,në Qendrën Rinore “Shtëpia e Fellbahut” në Therandë, regjizorja Zana Duraku e “riktheu” në formë të dramatizuar në kujtesen tonë këtë kolos të folklorit shqiptarë.
Publiku pati rastin që të përjeton emocione të cilat na i sollen aktorët Xhemail Gllavica,Rabie Kryeziu dhe Armend Ballazhi ndërsa një atmosferë ekzotike brenda refleksioneve tradicionale dhe modern solli skenografi dhe kostumografi Skender Morina .Loja ishte brilante e aktorëve të cilët( duke kombinuar spektrin informative për jeten e Rizah Bllaces me opusin e tij për të cilën u përkujdes kompozitori i ri prof.Trimor Dhomi) sollen figuren e këtij rapsodi në tërë dimensionin artistik që e ka karakterizuar gjatë jetës.
Ai ishte një interpetues që ndonëse nuka ka ditur shkrim lexim, ka pas një memorje që rrallë kush mund të ket.Ka kënduar rreth njëzetmijë vargje që tregon se brenda potencialit të tij ndrydhej dhe shtrydhej vlera krijuese e interpretuese si një erudit i pa shoq. Është ky një parafrazim i komponentes informative për jeten e Riza Bllacës duke vequar faktin se ndonëse ishte solo këngëtar, ai kishte shoqëri të gjërë, komunikim me rapsodet tjerë të kohës dhe “kënaqë kuvendin edhe me ndonjë gotë raki”,interferojnë aktorët në skenë,përcjellë me tinguj karakteristik të sharkisë dhe këngëve kryesisht të dashurisë apo siq njihen në opinionin e kohës “këngë të arshikisë”.


Komponenta e muzikës si vlerë e veqant.

Interpretimi brilant në sharki dhe me një stil të përpunuar të këngëve të rapsodit të njohur,Riza Bllaca, nga aktori Xhemail Gllavica përcjellë me zërin kumbues të aktores Rabie Kryeziu,shkaktuan shpërthim emocionesh në publik që u përcollen me duartrokitje frenetike.
Në veqanti, kumbuese ishte kënga “kah po më shkon moj zanë” që në vete përmbanë refleksioni dashurie të kohës kur kjo shprehej pa klishe, por me fjalët që dalin nga shpirti pasionant i djaloshit që i këndonte “zanës së tij të dashur”.
Skenimi dhe interpretimi si lojë dramaturgjike i fenommenit mbreslës që lidhet me emrin e rapsodit Bllaca ishte veqanti e rigjisores për të shtruar tërsin e figurës në dimensionin tradicional me një gërshetm elegant refleksione të modernës. Modernja e këngëve “të arshikisë” e interpretuar nga aktorja R.Kryeziu komponohej bukur ,me stil dhe shkelqim në tërë gjërsinë dhe thellësin e lojes. Mbase këtu qëndron edhe vlera për të cilën thuhet se ajo nuk vdes kurr.Thënë ndryshe e bukura humane kalon dimensionin lokal për të qenë vlerë e njerëzimit. Bagazhi artistik i Riza Bllaces si rapsod, i sjellur përmes lojes së aktorve vertetonë atë thënjen e famshme të muzeologut francez se “Shekujt janë të pamëshirshëm por të drejtë. Hudhin në pluhurin e harresës çdo gjë që nuk ka vlerë si një leckë të panevojshme, ndërsa ruajnë me gjelozi çdo vlerë të gjurmëve të njeriut , me tërë shkelqimin e vet. Vlera që ka lënë pas rapsodi R.Bllaca edhe disa dekada pas vdekjes vazhdon të jet inspirim në krijimtarinë kulturore tek ne. Këtë inspirim na e sollë mbrëmë aktorët dhe regjisorja,Duraku me një emocion të papërshkruar.

Riza Bllaca është lind me 6 nëntor 1918 në fshatin Bllacë të komunës së Therandës (Suharekës) ndërsa vdiq me 28 maj të viti 1988 në Shtime. Figura e tij si rapsod i shquar është bërë edhe objekt i studimeve në institucioneve shkencor për të cilën janë bërë shumë shkrime dhe vlersime pozitive. Kështu sipas Prof.Dr. Sadri Fetiut, nga Instituti Albanalogjik i Prishtinës, departamenti folklor dhe etnologji, “Rizah Bllaca është kultivues i veçantë i baladës popullore, qoftë ajo me strukturë epike-dramatike, qoftë edhe me mbizotërimin e strukturave të veçanta lirike. Në interpretimin origjinal në rikrijimin e papërsëritshëm poetik të motiveve të njohura të baladave shqiptare, ai di t’i shquajë momentet e veçanta lirike për ta emocionuar deri në fund shpirtin e dëgjuesit dhe për t’i funksionalizuar estetikisht momentet dramatike, të cilat e karakterizojnë baladën e mirëfilltë”.

Loja mbrëmshe artistike në formë skenike kushtuar këtij rapsodi,vërtet emocionoi dhe trazoi shpirtin e dëgjuesve përkatësisht shikuesve.

Rapsodi i njohur Riza Bllaca, legjenda e këngës folklorike shqiptare.

Rizah Bllaca Oso Kuka Komplet – YouTube

Nëpër faqet e librit “Shkolla shqipe në Gjenevë” 

0

Nexhmije Mehmetaj, arsimtare e mësimit plotësues, Zvicër

Doli në qarkullim libri « Shkolla shqipe në Gjenevë » nga mësuesi i historisë Agim Paçarizi. 

Në të 250 faqet e librit trajtohet historia e organizimit të shkollës shqipe të mësimit plotësues në Gjenevë të Zvicrës përkundër vështirësive të panumërta.  

Libri trajton historinë dhe zanafillën e organizimit të shkollës shqipe të më mësimit plotësues. Gjeneva është qyteti dhe Kantoni ku u hap shkolla e parë shqipe e pavarur në shtator të vitit 1987 falë kontributit të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, ish Ministrit të Qeverisë së Kosovës z. Xhafer Shatrit. Mësimin e mbajtën mësueset vullnetare Remzie Selimi – Zymeri, Hidajete Dërmaku dhe mësuesi Sejdi Sopi. Në faqet e librit “Shkolla shqipe në Gjenevë” përmenden edhe shumë emra tjera të mësimdhënësve të përkushtuar që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar në arsimin shqiptar.   

Hapja e shkollës shqipe paraprihej dhe shoqërohej nga pengesa të panumërta të karakterit juridik, ekonomik-financiar, organizativ dhe pedagogjik. Në ketë drejtim një rol të rëndësishëm luajti Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “ Naim Frashëri” që qe themeluar në vitin 1990 në Zvicër. Ketë rol ka luajtur edhe Këshilli Kantonal e LAPSH-ës në Gjenevë, pjesë e së cilës ka qenë edhe vet autori i librit Agim Paçarizi për disa mandate Kryetar i LAPSH në Gjenevë dhe mësues shumë vjeçar i shkollës shqipe të mësimit plotësues.  

Në librin monografik paraqitet përvoja organizative e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, përvoja e mësuesve të shqipes në hapësirën zvicerane dhe problemet me të cilët përballet shoqëria shqiptare në mërgim përballë asimilimit tepër të shpejtë që po ndodh në Zvicër, si pasojë e mos shkollimit shqip të fëmijëve të lindur në vend të huaj. 

Libri trajton probleme të kësaj natyre, shqetësime të mësuesve dhe prindërve në kantonin e Gjenevës si dhe mënyrat dhe rrugët që duhen ndjekur, në mënyrë që gjuha shqip të mësohet në shkollë nga të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë. 

Libri, nga ana tjetër, është një nderim i veçantë për të gjithë mësuesit dhe prindërit shqiptarë në përgjithësi dhe në veçanti për ata të Gjenevës të cilët edhe pas punës së rëndë e të përditshme në mërgim gjejnë kohën dhe përpiqen që të ua ruajnë gjuhën shqipe fëmijëve, brezit më të ri që po rritet larg atdheut. 

Libri është një dëshmi se si mësuesit dhe prindërit shqiptarë  në Zvicër kanë marrë iniciativën dhe organizojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe edhe pa mbështetjen e shtetit të Kosovës. Në mënyrë që fëmijët të kenë mundësinë të mësojnë shqip. 

Libri, nga ana tjetër, është një udhërrëfyes për autoritetet e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, për mënyrën dhe rrugën se si mund të ndërtohen politika arsimore në ndihmë të mërgimtarëve. 

Në libër ballafaqohet përvoja mjaftë pozitive e organizimit të mësimit shqip përmes LAPSH ” Naim Frashëri” në Zvicër dhe indiferentizmi i shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë ndaj mësimit plotësues të gjuhës shqipe.  

Dhe ketë shtator fillimi i vitit shkollor përkon me 35 vjetorin e kryerjes së këtij misioni fisnik ku ndjekin mësimin rreth 200 fëmijë të moshave të ndryshme nën udhëheqjen kryetarit aktual të LAPSH në Gjenevë avokatit Liburn Mehmetaj dhe mësueseve plot zell e dashuri: Lumnije Emini, Hyrije Kurteshi, Fatime Bllaca, Brikena Osmani, Alban Kryeziu dhe Hana Bilalli.   

Libri është botuar nga shtëpia botuese “ Lena  Grafik”. 

Gjenevë , 29.05. 2022    

Nga shkatërrimi i komunizmit, prej hirit të tij doli tradhëtia

0
Afrim Caka, Gjakovë
A mundë të gllabërohetë nga kryetrat….. Edi Rama e filo-grekët e parlamentit edhe Butrinti i lashtësisë sonë.
Institucionalizimi i perversitetit. Historia e Butrintit është shumë e vjetër. Prologu i saj në parlamentin shqiptar, ndër të cilat fajin fatal e kanë deputetetë gjak/prishur: filtrin me robërinë. Historia është e vjetër. Qeveria shqiptare i jep këtij personi antishqiptar të drejtën sublime mbi Butrintin.
Prologu i Butrintit ishte në këtë parlamentë të zymtë në fund të maji i vitit 2020, kur gjeneralsimuesi Rama, aspak shqiptar, por më tepër se re e zezë, e ngarkuar me stuhi, mbërriti Richard HOTGES me librin e tij përpara portave të Butrintit, për të sjellë një kumt të ri, tepër dramatik dhe antikombëtar. Në këtë libër ai thotë:
“Saranda, i është dhënë pa të drejtë Shqipërisë!”.
Të shumtë ishin deputetët e Shqipërisë që u tërhoqën nga kjo joshje e re. E po aq të shumë ishin ministrat e Rames, në mos më tepër, ata që e sprapsen atë me përçmim, kishin ëndërruar ndarjen e Butrintit prej nënës Shqipëri.
Ky liber është një plagë dhe njollë e madhe turpi për të gjithë shqiptarët dhe qeverinë e mallkuar, e blerë me gënjeshtra e lekë. Duhet të jesh kafshë a idiot për të qenë indiferent para këtij realiteti të egër filo-grek, të cilën përpiqen ta fshehin e kur nuk munden e veshin me petkun e propagandës për asimilimin e lashtësisë shqiptare. E vërteta për t’ia çjerrë maskën kësaj kulture greko – afroaziatike, këtij fundamentalizmi ortodoksë filo/grek…
Çuditërisht, sot historia sikur po zhvillohet pa ne. Hallka më e dobët e çështjës shqiptare është vetë subjekti shqiptarë. Nëse ndonjë funksionar i lartë politik apo deputet i keqpërdor ligjet në parlament, apo nëse ndonjë funksionar i lartë fetar i keqpërdor ceremonitë fetare dhe mësimet fetare për të plagosur apo për ta sakatosur kombin e vet. Kundërshtarët e tij nuk duhet të ndjekin të njëjtën rrugë por duhet ta luftojnë me të njëjtat armë. Pavarësisht se mund të jetë e pakëndëshme për pjestarët e saj të veqant. Ne duhet të shndërrohemi në kundërshtarë të tmerrshëm dhe duhet ta zgjojmë brenda vetes forcën revulocionare patriotike për te mirën e kombit dhe të shtetit që të mos e harojnë kollaj, këta kulishë e bij kur….!”.
Gjenerali Millan Arstraj ishte sakat. Ai ishte invalid i luftës. SERVANTESI ishte gjithashtu invalid i luftës. Sot në parlamentin e Shqipërisë, mjerisht, ka shumë njerëz të till, të gjymtë, të poshtër, servil, tradhtar, ligesia, poshtersia, shpifja, mashtrimi, paturpesia etj. Të gjitha këto, mjerisht, ishin të vërteta; të vërteta të hidhura dhe, ç’është më e keqja, paraqisnin vetëm një pjesë të vogël të së vërtetës së plotë, lakuriqe.
Të drejtat shqiptare qëndrojnë mbi të drejtat e shtetit. Qeveria Edvin Kristaq Rames dhe asaj të Ministris së Kultures qysh në hapat e para, i përdorën instrumentet e pushtetit që i kanë në dorë për të udhëhequr popullin drejt shkatrrimit, atëherë rebelimi nuk është vetëm e drejta, por detyra e çdo demokrati dhe çdo qytetari. Jo rebelë kundër kombit apo shtetit, por rebel kundër kësaj forme qeverisëse për të cilën ishim bindur se do të sillte shkatrrimin e Shqipërisë në menyrë të pa shmangëshme.
Fati i elementit shqiptar në shtetin e Shqiperisë varej nga pozicioni i tij në parlament. Situata nisi të bëhej shqetësuese pasi fraksionet e Rames, filo-grekëve etj., nuk mund të konsideroheshin më si një mbështetje kur ishte në rrezik çështja e jonë kombëtare. Këto minoritete mbanin gjthmon një qëndrim anti-shqiptarë. Niveli intelektual Shqiptarë i debatit ishte tepër i ulët. Në çështjet me rëndësi kritike për shqiptarët, Partia Socialiste kishte frikë se mos humbitnin mbështetësit e grupeve të vogla në parlament. Tashmë ishte hapur rruga për “çshkomtarizimin” e matejshëm të shtetit Shqiptarë, të cilën Greqia dhe Serbia janë duke i fërkuar duartë.

Java “Trojet e Arbrit” me 12, 13 e 14 qershor i organizon tri aktivitete shkencore, një në Prizren e dy në Lezhë

Nue Oroshi
Java e ” Trojeve të Arbrit ” do të shënohet me tri aktivitete të mëdha shkencore
Pas një pune intenzive pesë mujore sot i përmbyllem programet e dy sesioneve shkencore dhe një akademie përkujtimore. Kështu që Java e ” Trojeve të Arbrit “do të fillon më, 12 Qershor në Prizrenin e Besëlidhjeve Shqiptare ku sesioni shkencor për Kryeministrin e Shqiperisë Etnike Mustafa Krujën do të mbahët në Hotel “Luxori” në rrugën Prizren –Suharekë. Pas Prizrenit në mënyrë të organizuar do të udhëtojmë për në Lezhë ku me 13 Qershor 2022, në Hotel “Lisë ” në Lezhë do të mbajmë sesionin tjetër shkencor për Monsinior dr.Zef Oroshin. Qershia mbi tortë e këtyre aktiviteteve është akademia përkujtimore me rastin e 76 vjetorit të rëniës heroike të komandantit legjendar të Shqipërisë Etnike Kapidan Mark Gjon Marku, që do të mbahët më, 14 Qershor 2022 në Lezhë në sallën e qerdhës së fëmijëve në Sheshin “Gjergj Kastrioti”.
Shoqata “Trojet e Arbrit “falënderon të gjithë studiuesit nga Shqiperia , Kosova , Maqedonia shqiptare , Evropa dhe Amerika për paraqitjen e temave te tyre ku i dhanë madhështinë këtyre tre aktiviteteve shkencore dhe kombëtare.Ta vendosish në vend historinë e burrave të mëdhenj atdhetar që u sakrifikuan për Shqipërinë Etnike është pak më e madhe se shkencore, pra, është një mision kombtar që duhët të vazhdohet pa u ndalur.