Kreu Blog Faqe 1314

Mendime për një stacion autobusësh, të vendosur në vend të pa – vend!

Bajram Sefaj, shkrimtar, Prishtinë

Fjalë (e përsëritur) e qytetarit  

Në vend të pa – vend! 

Një stacion autobusësh urbanë është vendosur aty ku nuk duhet! Cikërrim që ta nxinë jetën e nuk të le t’i gëzohesh ditës se re që të pikë (lindë) në dritare! 

Që në fillim, me duhet të pranoj, redaksi dhe ju lexues të nderuar, tamam ashtu siç është vendosur stacioni i autobusëve urbanë, aty ku më së pakut e ka vendin, njësoj është edhe puna me këtë letër, (nuk është vetëm imja!), kur vjen në kohë të papërshtatshme, në vakt të keq, prandaj ndoshta edhe është e pavend. Jam i vetëdijshëm për këtë.  

Në çastin kur gjendemi midis pikash, pakosh, grupeve të uniteteve, trojkave e të tjera e të tjera, kur nuk numrojmë më javët as ditët, por llogarisim në pjesë shumë më të imta kohore, qoftë edhe pjestuara në minuta e sekonda, kur duhet,  më në fund, të fitojmë pavarësinë dhe sovranitetin, që është më shumë së edhe aq, në mënyrë që, njëherë e mirë dhe përgjithmonë, të ndahemi nga armiku shekullor. Të marrim frymë lirisht e të fillojmë të jetojmë si të gjithë njerëzit e lirë. Në anën tjetër, ju shkruaj për një stacion autobusësh urbanë në vend të pa vend. Kjo në shikim të parë, vështruar nga këndi jetik e historik, në të cilin gjendemi, del dokërr dhe shkuar saj. Vetëvetiu duket si një gjë, njëmend e pavend dhe aspak serioze. Por, ja se jeta e përditshme, ajo përdhese, pjell edhe “cikërrima” të tilla që ta nxijnë jetën e nuk të lenë t’i gëzohesh ditës se re që të lindë në dritare!  

Problemi  nuk është vetëm imi. Prandaj atë nuk e shtroj vetë në emrin tim, por edhe në emër të të gjithë qytetarëve të një pjese të lagjës Kondra e Diellit, Zona Perëndimore në Prishtinë. Me gjithë, pra, ndjesinë e fajit, mo’zot, anbuzoj me durimin e lexuesit dhe shpenzoj me kot hapësirën e shtrenjtë të gazetës suaj, megjithatë them se jeta, ndonse e shkurtër, nganjëherë (në të shumtën e rasteve), është edhe kryeneqe, e pamëshirshme, mund të thuhet. Kështu, në vend, pra, se të shkruhet e të reflektohet për diçka më të madhe, më të rëndësishme, më jetike për tërë kombin tonë, e sidomos për pjesën e tij në Kosovë, marr e tjerr për një poblem që, vështuar nga kjo përspektivë, del se është edhe më i vogël se edhe që është në fakt. Por, ja se jeta (prapë), ka shpeshherë edhe anën e vetë të padukshme, përditshmërinë, sa do e imtë dhe mikroskopike që është, gjallëron dhe shfaqet aty-këtu. 

Ka më se një vit e kusur qyshkurë në lagjën më të bukur të Prishtiës, aty ku fillon Kodra e Diellit (afër Fakultetit të ri Tetnik), brenda natës, pa pritë e pa kujtuar, sikur prej dheu të kishte dalë e të kishte mbirë, shfaqet një stacion autobusësh urbanë. Erdhi e mbiu aty, (kushedi  prej nga dhe me urdhër të kujt!), u instalua dhe u stacionuar aty ai stacion, ku më së pakut e kishte (e ka) vendin. 

Kështu, një lagje që mund të merrej si shëmbull për të mirë, për krejt Prishtinën me rrethine, siç thuhet zakonisht, kur sadopak ishte e rregulluar, e ruajtur, e gjelbëruar (sa mndësitë tona lelojnë!), tash e ka marrë pusi krejtë. Prej një bukurie (për lakmi) që kishte, tashti është shndërruar një një shëmti të llojit të vetë. Në një shëmti që vret! Bërlloku e hedhurinat kanë pushtuar krejt këtë hapësirë që, kurqysh, në asnjë kohë e në asnjë vakt, me asnjë projekt as dokumnet tjetër zyrtar, nuk është paraparë si vend për stacion aubusësh urbanë.  

Ne, banorët e kësaj lagjeje, dikurë fatlumët, të lumturit dhe kranarët për “kuartin” tonë shëmbullore që kishin, ishim për aq qejfprishur, kur vite më parë, në “shanshelizenë” tonë u isntalua një fushë ushtrimore për vozitësit laikë që do të bëhën shoferë të ardhëshëm. Ai si poligon miniatural që ishte, na e kishte vrarë qejfin e zymtësuar fytyrën! Tashti u harrua ajo. Bela shumë më e madhe, erdhi e u kurdis aty. Hiç më pak se një stacion autobusësh urbanë, madje! Doli kjo, ashtu sikurse thotë fjala e urtë popullore, “brit prëj shiut e të zë breshëri!”. 

Të gjthë banorët e kësaj pjese të lagjës tok, njezërit pohojnë se stacioni i autobusëve urbanë, nuk e ka vendin aty dhe se aty është “ngulur” gabimisht, pa asnjë arsye dhe logjikë të shëndoshtë. Pa asnjë domosdoshmëri e argumet tjetër. Mos besofshi, dilni e shiheni edhe vetë! Në mos e befshit këtë apostafat, mbase ju qet puna, ndonjëherë këndejpari.  

Këtë stacionim të pavend dhe absurd të autobusëve urbanë në një vend të fshtehtë, ku nuk ka asnjë levizje këmbësorësh, aq më të rëndë e të padureshëm e bën fakti se, ai numur i madh autobusësh privatë që për ta shfrytëzuar këtë hapësirë të trafikut urban shoqëror paguajnë, në biçim qiraje, një sasi të vocërr, nja njëzet për qind të ralizimit. Pa ndal njëherë e vështroje se në çfarë gjëdjeje teknike, janë ata autobusë. Në gjendje të mjerueshme janë. Ja, si janë. Bythëshkyer e mushkërinjprishur. Tuberantë e të lodhur pleqërie që, moti kohë, kanë mbaruar shekullin e përdorimit të tyre, duke përfunduar në varrezat kolektive, diku nëpër qytetet e mëdha të Evopës plakë.  

Autobusët në fjalë, janë shumë të damshëm. Aq shumë tym të zi vjellin, nga të gjitha anët, më shumë se nga qyngat e skapamentove, ashtu si janë, sjellin një dëm të pakompenzueshëm ekologjik. Sidomos në Prishtinën tonë edhe ashtu të helmuar. Nga të gjitha anët, të rrahur nga tymnjat dhe mjegullat e pluhurit, duke e rradhitur, kështu, në mesim e qyteteve më të rezikuara ekologjikisht në planet. Edhe këtë fakt duhet mbajtur në evidencë. Nuk është ky problem i vogël që ta anashkalohet lehtë, sikur të ishte një gjë fare e pa rëndësishme.  

Merrni prandaj me mendë tmerin e perëndisë kur një dyzinë autobusish të tillë, për gjithë ditë, dimër e verë, në pesë të mëngjesit, të dyndën para dritarëve e me zhurma të padurueshme, provojnë të mbjellin nxehtësi dhe shpirt në trupin e tyre kaherë të vdekur klinikisht. Plotë zhurmë të padurueshme, tym të dendur dhe fishkëllima burishë, va e pa va, nevojë e pa nevojë, të shpojnë veshët, edhe të shurdhësh t’i kishe. 

Në vend se të votojmë dhe të pledojmë për numur sa më të madh stacionësh urbane, për rrjetë sa më të dëndur vijash e lidhjësh autobusësh gjithkah (kry)qytetit tonë, jemi të shtrenguar të ngrisim zërin e protestes kundër këtij stacioni bizar dhe të panevojshëm fare,  mbjellë në një vend ku nuk e ka vendin. Se është kështu, tamam kështu, në ndihmë na vijnë edhe mendimet dhe pajtushmëria e vetë shoferëve të këtyre autobusëve që mëzi presin të zhvendosën nga ky vend i papërshtatshëm e të shtegtojnë andej nga e kanë vendin!  

  • Autori është publicist dhe shkrimtar . Jeton në Paris dhe në Prishtinë. 

The New York Herald (1918) / Kur Esad Pasha i kërkonte Woodrow Wilson-it që t’i vinte në ndihmë kundër austriakëve (Intervista)

Në foto: Esad Pash Toptani

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Maj 2022

 “The New York Herald” ka botuar, të premten e 30 gushtit 1918, në faqen n°4, thirrjen e Esad Pashë Toptanit ndaj presidentit amerikan Woodrow Wilson që t’i vinte asokohe në ndihmë kundër austriakëve, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Esad Pasha i kërkon Amerikës që t’i vijë në ndihmë Shqipërisë

I bën thirrje presidentit Wilson që të ndihmojë në heqjen e zgjedhës austriake.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Esad Pasha, gjenerali shqiptar, ndodhet tani në Paris. I takuar nga një korrespondent i Herald-it, gjenerali tha :

Situata në Shqipëri është e favorshme. Mund të përmirësohet. Tre vjet më parë isha kryetar i qeverisë shqiptare dhe mandati im u shënua nga rendi më i mirë në Shqipëri. Njerëzit tanë janë plot guxim. Vendi ynë është kopshti i Evropës dhe ne e ndjejmë tmerrësisht që pjesa më e madhe është në duart e Austrisë, rreth 50.000 apo 60.000 burra. Unë kam vetëm dy regjimente nën komandën time. Njerëzit e mi kanë bërë mirë, këto tre vjet, duke luftuar dhe marrë robër dhe materiale. Nuk kemi humbur asnjëherë, siç tregojnë raportet zyrtare. Qeveria franceze na ka dhënë të gjitha furnizimet e nevojshme. Pozita gjeografike është e favorshme për ne, nëse avancojmë.

Pse nuk përparojmë? Ah, nëse aleatët do të na lënë të lirë, unë mund të bëj më mirë. Ajo që dua është më shumë ushtarë. Nëse aleatët do të më ndihmojnë, dua që të kem më shumë nga ushtarët tanë në Shqipëri, kështu mund të arrij rezultate më të mira. Shpresoja se mund t’i liroj të gjithë njerëzit e Shqipërisë nga përparimi i aleatëve, ashtu siç ishte rregulluar për grekët dhe serbët. Unë nuk e di se çfarë po ndodh, por e di se nuk mund t’i bëj gjërat në mënyrën time, dhe mënyra ime është mënyra e njerëzve të vendit tim dhe aleatëve. Nëse do të kisha mundur të hyja në mesin e njerëzve tanë dhe të shpjegoja se çfarë është në dobi të tyre, ata do të revoltoheshin dhe do të vinin në flamurin tonë dhe unë do të kisha një ushtri prej 60.000 vetësh — një forcë e barabartë me atë të Austrisë.

Do të më kishin lënë dorën e lirë do ta kisha marrë Shkodrën para kësaj dhe do të kisha marrë rrafshinat e Kosovës. E di që mund t’i bëj shqiptarët kundër austriakëve. I bëj thirrje Amerikës të na ndihmojë. I bëj thirrje Amerikës që të na dërgojë ushtarë dhe të na ndihmojë të luftojmë në terren që e duam kaq shumë. I bëj thirrje Presidentit Wilson që të mbajë anën e vendit tonë të vogël. Vendet e vogla kanë të drejtat e tyre dhe ne e dimë se Presidenti juaj i madh do ta përdorë ndikimin e tij për të mirën tonë.

Çfarë do të thotë “Dorë e lirë”.

Çfarë dua të them me një dorë të lirë? Dua të them se mirëkuptimi (pakti) nuk është bërë ashtu siç e prisnim. Ne duam që shqiptarët nën zgjedhën austriake të mund t’i kthejmë në anën tonë. Në lindje, në kufirin tonë, janë forcat serbe dhe franceze, ndërsa në perëndim janë anglezët dhe grekët. Ne jemi – me ushtarët që kemi – në mes. Tani do të donim që amerikanët të na bashkohen dhe të shtyjnë me ne në qendër të linjës sonë. Ka një arsye tjetër pse Amerika duhet të ndërhyjë në favorin tonë. Nëse ajo nuk përfaqësohet në kufirin tonë, si mund të përfaqësohet në tryezën e paqes për çështjen lindore? A nuk ka interes ajo të mbështesë  Aleatët në Ballkan? Austro-Hungaria nuk është aspak e fortë në kufijtë tanë. Nëse do të mund të shkatërronim forcat austro-hungareze, Gjermania nuk do ta duronte dot goditjen.

Ne do të formonim një ushtri të madhe së bashku me grekët, serbët, shqiptarët tani nën pushtetin austriak, dhe me ta do të bashkoheshin jugosllavët, boshnjakët dhe hercegovinasit, të cilët janë të gjithë të pakënaqur me Austrinë. Unë nuk jam për asnjë nga aleatët që qëndrojnë të ndarë (veç e veç). Unë jam për të gjithë aleatët dhe bëj kauzë të përbashkët me ta. Le të luftojmë tani dhe të flasim më pas. Shkaku i madh është çështja dhe detajet mund të diskutohen kur t’i gjunjëzojmë këta austriakë.

Ne mendojmë se Amerika është fuqia që mund t’i bëjmë thirrje. Amerika ka ardhur për të luftuar armikun e përbashkët, dhe kjo është gjithçka që ajo dëshiron, të bëjë këtu. Por ky fakt e vendos atë në një pozicion jashtëzakonisht të fortë për të marrë veshin (dëgjimin) e Fuqive Evropiane kur kërkon konsideratë për shtetet e dobëta dhe të vogla të Evropës. Ajo siguron ushtarë dhe para, ajo ka një zë të fortë, veçanërisht në këtë moment, në luftë. Po, Amerika është shpresa jonë; Amerika është shtylla jonë në këtë bllok diplomatik kurioz në operacionet shqiptare.

*  Aurenc Bebja, Francë). Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania. Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/the-new-york-herald-1918-kur-esad-pasha-i-kerkonte-woodrow-wilson-it-qe-t-i-vinte-ne-ndihme-kunder-austriakeve-intervista/

Departizimi i Diasporës, nevojë dhe domosdoshmëri e kohës!

0
Ahmet Asani, aktivist i çështjes kombëtare në Zvicër
DEPARTIZIMI I DIASPORËS NEVOJË E KOHËS!
▪︎ Koha e viteve 90-ta kur nepermjet pluralizmit u deshtë të demokratizohej menyra e te menduarit dhe vepruarit politik ne diasporen e infektuar nga monizmi, ka vite që ka kakuar!
▪︎ Diaspora shqiptare ka pas dy momentume kritike kur eshte dashur te beje ndryshime te medha:
1. Ishte viti 1990 kur duhej heq dore nga monizmi dhe ylli komunist, per te kaluar ne demokraci pluraliste dhe
2. Ishte Viti 1999 kur diaspora duhej pershendetur me jeten dhe veprimtarine partiake dhe duhej organizuar si BASHKËSI ( Komunitet) !
▪︎ Mërgata nuk ka qenë kurrë dhe nuk është vend per veprimtari e organizime që NDAJNË, por eshte vend per veprime e organizime qe e BASHKOJNË mergatën!
▪︎ Të tilleve qe mendojnë se janë deget dhe rremat e partive, apo pikat e pusat e levizjeve te ndryshme qe mund ti zgjidhin problemet politike e ekonomike qe ka Kosova dhe viset e saja, duhet treguar hapur qe e kanë gabim!
▪︎ Nese ende ka njerez te cilet mendojnë se organizimi partiak eshte ai qe mund ti rregulloj çeshtjet jetike qe ka diaspora sikur shkollimi plotesues ne gjuhen shqipe, kultivimi, ruajtja dhe zhvillimi i kultures e traditave kombetare, atehere ata njerez vertete duhet qarë për s’gjalli!
▪︎ Per mergaten shqiptare, nuk mund te thuhet më se eshte kohe e fundit qe te departizohet, sepse kjo “kohë e fundit” ka me shumë se 20 vite qe ka kaluar! Si një nga themeluesit e shoqatës “Bashkesia Shqiptare në Zvicër” dhe si veprimtar me pervojë të gjatë organizative, në vazhdimësi kam bere apele, perpjekje e projekte per departizim.
▪︎ Gjitha perpjekjet dhe projektet qe kam bere deri sot nga 04.04.1999, kur eshte themeluar “Bashkesia Shqiptare ne Zvicer” e deri sot, kanë ofruar dhe ende ofrojnë, menyra te ndryshme të veprimit si shoqata e forume brenda “Bashkësisë Shqiptare në Zvicer”- BSHZ, organizim ky brenda te cilit do t’mund të koordinoheshin gjitha aktivitetet qe kanë të bejne me Diasporen e Atdheun – Trojet tona Kombëtare!

Drejt fundit të Federatës Ruse

0

Gjergj – Skender Jashari

Lufta ekonomike që Perëndimi, i kryesuar me SHBA-në, i ka shpallur Rusisë, me qëllim për ta detyru që ta ndërpresë agresionin kundër Ukrainës, vazhdimisht shohim që shtohen sanksionet e ndryshme. Me fillimin e agresionit rus, më 24 shkurt, menjëherë u vendosën numër i madh i sanksioneve me qëllim të gjymtimit të ekonomisë së Rusisë dhe numri i sanksioneve dhe vendeve që vendosin sanksione kundër Rusisë vazhdimisht shtohen dhe rëndohen, madje sanksione vendosin edhe kompantë e bizneseve perëndimore. Sanksionet godasin individët, bankat, bizneset, këmbimoret financiare, bankat për transfere, importet dhe eksportet. Përjashtimin nga SWIFT, ngrirjen e aseteve të Bankës Qendrore Ruse, që mbanë 630 miliardë dollar, për ta parandaluar që përmes tyre të zbusë Rusia sanksionet ndërkombëtare, pastaj gazsjellsin e Rrjedhës Veriore 2. Për të ngrirë pastaj më 24 mars edhe rezervat në ari të Rusisë nga shitja në tregun ndërkombëtar, pasiqë këto rezerva e kishin mbijetuar Rusinë nga sanksionet në rastin e Krimesë më 2014.
E që më 1 mars 2022, vlersohej se vlera totale e aseteve të Rusisë të ngrira ishin rreth 1 trilion dollar. Në dukje të parë, duket që Rusia nuk është duke u ndikuar aq shumë e aq shpejt, mirëpo është e sigurtë që efektet do të jenë shumë më fatale, edhe pse kjo luftë ekonomike, kishte dhënë efektet e para menjëherë.
Me shpërthimin e agresionit rus kundër Ukrainës, në 58 qytete të Rusisë, shpërthyen protestat kundër kësaj lufte, që më 24 shkurt 2022, e që rreth 6.500 ishin arrestuar, e që të arrestuar pati më:24, 25, 26,27,28 shkurt, pastaj 1,2,3,4,5,6,8,13 mars dhe 2 prill, e që protestën e cilësuan autoritetet ruse edhe si tradhëti kombëtare. Opozita në Rusi e cila persekutohet tmerrshëm nga diktatura e Putinit, poashtu u ngritë kundër agresionit rus në Ukrainë. Edhe pse janë distancuar disa nga ish-gjeneralët dhe disa nga biznesmenët e Rusisë, pastaj janë shtuar edhe pakënaqësi deri dezertime dhe revoltime edhe të njësive a ushtarëve të Rusisë. Kundër agresionit ishin edhe një numër i madh i figurave publike, qoftë të kulturës dhe politikës e që deklaruan hapur. Kurse protesta në mbështetje të Rusisë pati në Kinë, Indi, Indonezi, Malejzi, regjionet arabe, Serbi etj.
Qëllimi i luftës ekonomike të Perëndimit kundër Rusisë, pos goditjes sidomos të individëve të caktuar të politikbërjes së Rusisë dhe oligarkëve, natyrisht në fund të fundit, ato reflektohen në popullin rus. Prandaj me përkeqësimin e situatës ekonomike të Rusisë, praktikisht do priten të ndodhin revolta dhe rrebelime të brendshme në Rusi, e deri tek konfliktet etnike brenda kësaj federate. Putin, kishte deklaruar se janë deri në 2.000 konflikte potenciale etnike në Rusi, prandaj zgjedhja e Kremlinit ishte që më shumë kontroll rus mbi territoret e tilla, që të kontrollohej tensioni dhe konflikti potencial mes grupeve të ndryshme etnike, e që falë këtij kontrolli, kryesisht edhe ekonomik, ende Rusia arrinë t’i mbajë nën kontroll.

Prandaj me përkeqësimin e situatës së brendshme në federatën Ruse, duke qenë se është shumë heterogjene nga ana sociale, kulturore, etnike dhe religjioze, e që është një konglomerat etnish të ndryshme, e cila është arritur krejtësisht nga pushtimet, e që falë diktaturës ato ende mbahen nën pushtimin rus. Sa më i dobët centralizimi i pushtetit( pushteti i Kremlinit), gjasat janë shumë më të mëdha për seperatizëm dhe shpërbërje të kësaj Federate. Duke qenë se Rusia edhe sot, është një ndër vendet e pakëta në botë, që ende mba nën pushtim:193 grupe etnike, shumica e kanë besimin ortodoks rus, 16.4 milion janë musliman, me 277 gjuhë të minoriteteve, me 21 republika etnike. Me rastin e rënijes së Bashkimit Sovjetik, njiheshin 16 republika autonome, përfshirë Republikën autonome Çeçene-Ingushe e cila u nda më 1992, e që me Traktatin e Federatës të 1992, 21 republika të bazuara në etni u krijuan në Federatën Ruse, të cilat u njohën me kushtetutat e tyre të vitit 1993, e që ishin: Adygeja, Bashkortostan, Burjatia, Çeçenia, Çuvashia, Dagestani, Gorno-Altay, Ingushetia, Kabardino-Balkaria, Kalmukia, Karaçaj-Çerkezia, Kareila, Khakasia, Komi, Mari El, Mordovia, Osetia veriore, Sakha( Jakutia), Tataristani, Tuva dhe Udmurtia. Prej të gjithë 21 republikave të Federatës Ruse, rusët përbëjnë minoritet në 13 prej tyre. Kurse prej 18 mars 2014, Federata Ruse, përbëhet nga 85 subjekte federale, prej të cilave 83 janë të njohura ndërkombtarisht, kurse dy nuk janë të njohura ndërkombtarisht, ajo e Sevastopolit dhe Republika e vetëquajtur e Krimesë.

Shpesh është trajtuar nëse Rusia do rrezikohet nga Perëndimi, apo nga jugu apo nëse Rusia do ndeshet në konfrontime me Perëndimin apo me Jugun. Në fakt, perëndimi asnjëherë si bllok i unifikuar nuk ka treguar politika a akte potenciale agresioni a kërcënime, për të rreziku integritetin dhe sovranitetin e Rusisë. Mirëpo Rusia, në anën tjetër, edhe më parë, si rrezikun më serioz e shihte Perëndimin. Kjo për faktin, që panrusizmi, nën ombrellën e vetë, pretendonte të përfshinte edhe zona influence, që nga Konferenca e Jaltës, që kishte gllabëru pjesën më të madhe të Europës, deri në Berlin, Adriatik e gjetkë etj. Prandaj Rusia nuk ka ndjerë rrezik asnjëherë realisht për cënimin e territorit rus, por për cënimin e territoreve të tjera jashtë Rusisë ku tenton të shtrijë dhe rishtrijë influencën. Edhe pse Kaukazi Verior, në federatën Ruse ka mbetur regjion i përhershëm i jostabilitetit, e që edhe në vitin 2014, gjatë Lojrave Olimpike Dimrore, në Soçi, i cili ishte 50 km në veri të Distriktit federal të Kaukazit verior, që vlerësohej si kazan i vlimit të grindjeve etnike, seperatizmit nacional dhe represionit të Rusisë që nga shkatërrimi i BRSS-së, e që në dy vitet e fundit, në regjionet e shumta malore, kishin ndodhur autobomba, atentate, luftime mes luftëtarëve musliman dhe forcave ruse, ku ishin vrarë ose plagosur më shumë se 1.500 njerëz. Perëndimi, kryesisht e përcepton se Rusia nuk është e kërcënuar nga terrorizmi islamik, më shumë sesa perëndimi, kjo vlerësohet si përceptim i gabuar nga studiuesit rus, që përgjithësisht të tillët janë mbështetës të politikave qeveritare të Rusisë. Madje të tillët përpjeken ta arsyetojnë duke theksu që Rusia ka humbur më shumë jetë njerëzish nga sulmet terroriste islamike sesa Franca, duke u referu në rastin e 224 pasagjerëve të rastit të 31 tetorit 2015, të avionit në Sinai, e cila ndodhi vetëm një muaj pasiqë Rusia ishte përfshirë në luftën civile në Siri. Pastaj duke vazhdu të pretendojnë për rastet e sulmeve të terroristëve islamik në Dagestan, ku ishin rritur aktivitetet potenciale terroriste, por edhe në regjione të tjera të Rusisë( nënkupto kryesisht në ato regjione me musliuman etnik), derisa në Çeçeni si një rajon më i nxehtë potencial për terrorist islamik, ai kontrollohej rreptësisht nga “ushtari i Putinit” Ramazan Kadirov, derisa vetë Rusia është kursyer nga sulmet e mëdha terroriste islamike. Të njejtët vazhdojnë duke u përpjekur që të gjejnë dhe mbështesin këtë në argumente të caktuara, e që mund të kutpohet se qëllimisht fshehen disa fakte tjera të rëndësishme. Të tillët theksojnë që Rusia ka njohur islamizmin si një ndër fetë dhe traditat e këtij vendi, bashkë me fetë tjera si krishterizmin ortodoks, budizmin dhe hebraizmin, si dhe duke qenë Perandoria Ruse një vend multietnik, multireligjioz gjë që ka bërë të amortizohet impakti i dhunës islamike. Edhe pse Rusia sërish është e angazhuar për konfrontim me Perëndimin, ajo ka shumë më shumë të ngjarë që kërcënimi real ndaj saj të vije nga jugu.
Natyrisht që edhe këta faktorë kanë ndikuar, si bashkëjetesa e gjatë, asimilimi dhe lojalizimi i muslimanëve ndaj pushtetit rus, mënyra e trajtimit të tyre nga shteti rus vis-à-vis me mënyrën e trajtimit të emigrantëve musliman në perëndim( ku dallon rrënjësisht, secili e di, sesi u trajtuan muslimanët çeçen, Dagestanas, Ingush, në vitet 1992-2000, apo edhe më parë në luftën kundër Afganistanit, duke i nënshtru ndaj Kremlinit, e kjo nuk ka ndodhur askund në Europën perëndimore). Edhe pse Rusia mirëfilli e di që Perëndimi paraqetë kundërshtarin e saj kryesor dhe të pakalueshëm, derisa asnjë rrezik nga jugu( vendet islamike) dhe terrorizmi islamik nuk i paraqetë për faktin që ato mund t’i shtyp me forcë ushtarake, siç historikisht e ka bërë.

Duke qenë se popullata muslimane në Rusi, përbënë grupin e dytë më të madh fetar në Rusi dhe popullatën më të madhe muslimane në gjithë Europën, e sidomos grupet etnike muslimane si Azerët, Bashkirët, Çeçenët, Kazakët, Tatarët etj. Muslimanët etnik, si p.sh: nga Azerbejxhani, Taxhikistani, Uzbekistani janë detyru të ikin për në Moskë a në vendet tjera të Rusisë, me qëllim që t’i ikin kushteve armiqësore ekonomike në vendlindjet e tyre që ushtrohen nga politika rusofile. Muslimanët e Rusisë, duke qenë se janë nga grupe të ndryshme etnike, kanë qëndrime dhe synime të dallueshme, e kjo e bënë që edhe më shumë edhe më lehtë të jenë t’i përçajnë, apo edhe t’i kundërvejnë njëri kundër tjetrit. Militantët islamik të Kaukazit verior, kanë bërë thirrje shumë shpesh tek muslimanët e Rusisë, që të ngriten kundër Rusisë, ashtu siç edhe Doku Umarov më 2013, kishte bërë thirrjet tek muxhahedinët e Tataristanit dhe Bashkortostanit, edhe pse kjo nuk pati efekt.

Prandaj përfundimi i Rusisë, në një situatë ku të gjithë i ka kundërshtar, duke filluar edhe nga opozita dhe oponentët politikë rus, pastaj ukrainasit, e të gjithë popujt të etnive të tjera joruse brenda federatës së Rusisë, e më së keqi, duke u konfrontu hapur me Perëndimin, e bënë të pashmangshme shpërbërjen e kësaj federate.

Më:28.05.2022


Gjergj – Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Sfidat e miqësisë virtuale!

0

Florim Zeqa

Po jetojmë në një kohë të pakohë, kur njerëzve u ka humbur ndjenja e atdhedashurisë, u ka humbur besimi në njëri-tjetrin por jo edhe krejt pa arsye. Ne mërgimtarët, të nxitur nga ndjenja e atdhedashurisë, sa herë që shkojmë në vendlindje mundohemi të takojmë sa më shumë njerëz të mirë për t’u mbushur me energji pozitive, në mënyrë që kur të kthehemi në vendet ku jetojmë t’i përballojmë më lehtë sfidat e jetës në dhe të huaj.

Fillimisht paraqiten si njerëz të mirë, por më vonë bëhen djajë të këqinjë

Shfrytëzimi i keq rrjeteteve socialeve (Facebook, Twiter, etj) nga një pjesë e njërëzve të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm në vendlindje për përfitime personale ka shkaktuar thyerje të mëdha shpirtërore tek një pjesë e mërgatës tonë.

Më shumë se një herë edhe vet kam rënë pre e mashtruesve ordinerë, por sa e sa mërgimtarë të tjerë janë viktima të mashtrimit nga shoqëria virtuale!

Për ta kuptuar më mirë këtë që po e themë, po e ilustroj me një shembull personal.

Deri para një viti e kam pasur një mik virtual i cili më ndiqte në çdo shkrim që postoja duke më komentuar në vijimësi mbi skrimet e mia, duke më dhënë komplimentet më të lartat të mundshme.

Vitin e kaluar gjatë pushimeve në vendlindje vendosa ta takoj “adhuruesin” tim të flaktë. Përmes telefonit u dakorduam për vendin e takimit. Para se të nisem në takim i ndava 5 librat e mi autorial për t’ia dhuruar mikut virtual.

Pasi e pimë nga një pije freskuese në lokalin e parë ku u takuam, miku virtual kërkojë që të ndërrojmë vend, me arsyetimin se ky nuk është vendi më adekuat për takim me një njeri me vlera siq jeni ju! Për të mos i prishur qefin mikut, shkuam edhe në lokalin tjetër, ku edhe aty vazhduam edhe me nga një pije tjetër. Gjatë gjithë kohës sa qëndruam së bashku, miku virtual nuk më lente rend për të folur. Të gjitha aftësitë intelektuale i shfrytëzonte për të më komplimentuar, siq thoshte ai, për kontributin tim madhorë në shërbim të çështjes kombëtare.

Siq dihet, në të shumtën e rasteve gjatë takimeve me miq në vendlindje pagesat i kryejmë ne mërgimtarët, jo për të treguar që kemi para, por me qëllim të kursimit të bashkvendasve tonë, prandaj në të dy lokalet pagesat i kreva unë.

U ndamë nga njëri-tjetri me përshtypjet më të mira, me dëshirën që të takohemi përseri gjatë ditëve të pushimit. Pa mbërritur në shtëpi, miku im virtual, e kishte bërë një postim të gjatë në Facebook me fotot nga takimi, me ç’rast i kishte vlerësuar lartë librat 5 e dhuruar nga ana ime.

Shoqëria e interesit zgjat pak dhe iken si vesa e mengjesit

Mirëpo, çfarë ndodhi të nesërmën!

Herët në mëngjes më erdhi një mesazh në inbox: “Përshendetje miku im, uroj dhe shpresoj të ini mirë familjarisht! Miku im më fal se po të ngushtojë shumë unë! Jam shumë ngushtë unë! Po më nevojitet një shumë prej…! Pasha besën deshta me marrë kredi, por nuk m’i lëshuan! Si mund e si keni mundësi m’i huanzon këtë shumë të hollave! Pasha besën jam shumë ngusht e po më nevojiten!”

Meqë shuma e të hollave që kërkoi ishte e lartë dhe e papërballueshme për xhepin tim, u detyrova t’i kthejë përgjigjen e padëshiruar.

Mirëpo, çfarë ndodhi nga ai moment, miku dhe adhuruesi im i deridjeshëm virtual filloj të largohet dalëngadalë nga unë, duke mos më ndjekur më në shkrime si më parë (asnjë pëlqim dhe asnjë koment i tij mbi shkrimet e mia)!

E kuptova hidhërimin e tij, mirëpo shpresoja, se me kalimin e kohës një ditë do t’i kalojë hidhërimi i pa arsyeshëm ndaj meje, për të vazhduar miqësinë aty ku na mbeti, por ai iku nga unë pa u përshendetur, me largim dhe bllokim nga shoqëria virtuale (Facebooku)!

Përmes rrëfimit të mësipërm autentik, dëshirojë të përcjellë mesazhin tek të gjithë mërgimtarët në prag të pushimeve verore, që të jenë të kujdesshëm nga shoqëria virtuale në vendlindje, se jo të gjithë miqt virtual janë engjuj ashtu siq paraqiten në rrjetet sociale!

P.S. Më vonë, përmes disa miqëve e mësova se gjendja ekonomike e mikut virtual, jo që nuk ishte e keqe, ishte më e mirë sesa e imja!

Ruajna o Zot nga njerëzit trularë

0
Kasam Shaqirvela, shkrimtar, Shkodër
* Rreth një fotoje të publikuar në internet me qëllim dashakeq dhe denigrues për disa figura historike shqiptare. 
Të angazhohesh me dy pare mend në kokë për të njollosur figurat siç ishin Rugova dhe Agani dhe jo vetëm…, duke u munduar me mish e me shpirt të gjeshë , siç thotë një mençuri popullore,”kime në voe”, do të thotë të kërkosh pikën e naftës në një liqen me ujë të pastër…!
Ka dhe të tillë që e kanë trurin e larë.. e më pastaj të tharë sa për ta programuar asisoj, tamam si daltonistët …., ata dhe të tjerë si ata njerëzit..emblematikë kombëtarë i shohin me dioptrinë antikombëtare…dhe s’ke ç’u bën sepse ashtu janë të shartuar…ndërkaq personalitetet politike të preferuara nga ata edhe pse kanë bërë veprime dhe akte denigruese me ngjyrë tradhëtie mbarëkombëtare, të njëjtët i shohin me dioptrinë kozmopolite..dhe justifikuese…, vallë përse..? -mbase nuk e dinë as ata vetë..!
Por këta esatpashoviçët e vjetër me oetkun e ri allq ediramoviçë dhe shumë e shumë viça të tjerë të cilët përveçse flasin shqip nuk kanë kurgjë të përbashkët me shqiptarizmin …edhe pse rrahin gjoks sa që mundin për patriotizëm të shartuar me piptha sllavo-ortodokse, dhe pa trohë ndjenje e keqardhje, të vetmin bastun për rrugëmbajtjen tonë vertikale në udhëtimin biblik drejt mbijetesës sonë kolektive përballë azhdajës aziatike, përbindëshit me dy koka greko-serb me ortodoksizmin e tyre mesjetar, pra të gjithë këta janë ata që e anashkaluan(shkelën mbi 15000 viktimat e pafajshme shqiptare të agresionit barbar serb, krimogjen e gjenocidal, me pranimin e aktit të kryer, “Open Balkan”), paturpësisht, Kosovën martire e cila gjatë historisë mbarëshqiptare ishte është dhe do të jetë Kulla e pamposhtur e cila e mba të ndezur, brenda vatrës së vet, flakën për Lirinë e Shqiptarisë….!
Por u themi preras,..”si sakica cungut “, këtyre viçave modern se, nënat shqiptare ka lindur burra që nuk do të lejojnë, kurrën e kurrës, që të realizohet ëndrra e kahmotshme alla Nikolla Pashiq (ëndrralla vuçiqjane me sy hapur) e cila buron nga “naçertanija” e Garashaninve …dhe që e gjenë jatakun me mbështetjen krahëhapur tek Esatpashoviqët e vjetër dhe të rinj sot e gjithë ditën…?!

Ish Aambasadori i SHBA: Vizita e Pompeos në Shqiperi do të trondit Teheranin

0

Nga:* Ken Blackwell

Prania e ish-sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, në selinë e lëvizjes më të madhe opozitare iraniane këtë javë shënoi një moment të rëndësishëm në politikën SHBA-Iran. Ndikimi i tij në këndvështrimin strategjik të SHBA-së ndaj Iranit mund të jetë indirekt ose momentalisht i mjegullt, por konotacioni i tij historik nuk do të jetë as jetëshkurtër dhe as i parëndësishëm. Ajo ka potencialin për të bindur një zhvendosje të fokusit në një orientim të politikës amerikane që është zbritur në mënyrë të rrezikshme për një kohë të gjatë.

Në nëntor 2019, Irani u trondit nga protestat më të pashembullta mbarëkombëtare në historinë e tij. Në janar 2020, Udhëheqësi Suprem, Ali Khamenei, mbajti një fjalim të madh publik, në të cilin ai fajësoi opozitën kryesore Mujahedin-e Khalq (MEK) për organizimin e protestave. Kjo është një pikë kritike që politikëbërësit perëndimorë e injorojnë.

Rastësisht, disa ditë përpara kryengritjes, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së i Presidentit Obama, gjenerali James Jones, kishte bërë një vizitë në Ashraf3, shtëpinë e MEK-ut në Shqipëri. Khamenei e vuri në dukje publikisht atë vizitë në fjalimin e tij, duke thënë: ‘Disa ditë para trazirave, në një vend të vogël dhe të keq evropian [Shqipëri], një amerikan [gjeneral Jones] iu bashkua disa iranianëve [MEK] dhe planifikoi krizën’.

Khamenei mbetet vdekjeprurës i frikësuar nga MEK. Megjithatë, në mënyrë ironike, ministria e tij e inteligjencës e ka përshkruar lëvizjen në propagandën e saj zyrtare si një ‘kult’ të margjinalizuar që nuk gëzon mbështetje publike. Disa gazetarë amerikanë transmetojnë në mënyrë jokritike të njëjtin tregim.

Këtë javë, zyrtari më i lartë amerikan deri më tani, një Sekretar Shteti në administratën e mëparshme, vizitoi Ashraf-3 dhe u takua me Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), në të cilin MEK është komponenti kryesor.

Vizita është e rëndësishme për disa arsye. Sa herë që lëvizja tërheq njohje ndërkombëtare në rritje, regjimi reagon me një përzierje tërbimi dhe frike. Gjatë dy dekadave të fundit, MEK dhe NCRI janë njohur nga kore ndërkombëtare, ligjvënës, mbrojtës të të drejtave të njeriut, ekspertë politikash, zyrtarë të lartë dhe mijëra parlamentarë në të dy anët e Atlantikut për luftën e tyre të vërtetë për demokraci dhe liri në Irani.

I tmerruar, regjimi u përpoq të bombardonte mbledhjen ndërkombëtare të NCRI-së në Paris në qershor 2018. Kohët e fundit, një gjykatë belge shpalli fajtorë një diplomat të regjimit iranian dhe tre bashkëpunëtorë për komplot për të bombarduar tubimin e Iranit të Lirë në 2018.

Gjatë viteve të fundit, regjimi është bërë edhe më i ndjeshëm ndaj MEK-ut si një kërcënim ekzistencial dhe e vetmja alternativë ndaj sundimit të tij në rënie. Së pari, Njësitë e Rezistencës së MEK-ut kanë zgjeruar shtrirjen dhe thellësinë e aktiviteteve të tyre, duke udhëhequr aktivitete kundër regjimit në qindra qytete dhe duke organizuar protesta mbarëkombëtare. Së dyti, MEK ka udhëhequr një lëvizje të përpunuar ndërkombëtare për të sjellë fajtorët kryesorë të regjimit para përgjegjësisë për krimet e tyre kundër njerëzimit dhe gjenocidin në 1988.

Në atë vit, të paktën 30,000 të burgosur politikë, 90 përqind e të cilëve ishin anëtarë dhe mbështetës të MEK-ut, u masakruan brutalisht për bindjet e tyre politike dhe fetare me urdhër të ish-Udhëheqësit Suprem dhe themeluesit të regjimit Khomeini. Trupat e tyre u hodhën në varre masive sekrete të vendosura në të gjithë vendin. Amnesty International e ka quajtur krim kundër njerëzimit, ndërsa zyrtarët dhe raportuesit e Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar një hetim ndërkombëtar të pavarur për vrasjet. Veçanërisht, presidenti aktual i regjimit, Ebrahim Raisi, ishte i përfshirë si një ekzekutues kryesor.

Dhjetra dëshmitarë të MEK-ut kanë dëshmuar në Suedi kundër një ish-zyrtari të regjimit iranian të përfshirë në masakrën e vitit 1988. Këtë vit pritet një vendim, i cili do të ketë një pasojë të qëndrueshme për regjimin ndërkombëtar dhe vendas.

Në këto rrethana, vizita e Pompeos i jep më shumë besim argumentit se opozita iraniane e udhëhequr nga MEK po fiton terren ndërsa regjimi është qartësisht në prag. Ajo tregon për fuqinë befasuese të qëndrimit të MEK kundër të gjitha gjasave. Kjo tregon se organizata është këtu për të qëndruar dhe se ekspertët kryesorë të politikave e konsiderojnë atë si një alternativë serioze ndaj regjimit. Një ish-sekretar shteti i SHBA-së nuk luan me zare për një çështje kaq kritike që gjeneron zemërimin e përhershëm të regjimit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi autoritetet amerikane po e mbrojnë në mënyrë aktive Pompeon pasi kanë marrë kërcënime të besueshme nga regjimi kundër jetës së tij.

Vizita e Pompeos në Ashraf-3 shërben gjithashtu si një udhëzues për politikën më pragmatike dhe më të përshtatshme ndaj Iranit. Kjo politikë duhet të refuzojë qetësimin e regjimit ndërkohë që mban anën e popullit iranian. Shembulli i Ukrainës duhet të shërbejë si model. Zbutja e diktatorëve prodhon rreziqe të fuqishme për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Një popull elastik dhe një opozitë kanë një shans kundër diktatorëve. Ukraina ka treguar se pavarësisht nga madhësia, një opozitë e vendosur mund të jetë një kundërshtar serioz dhe i frikshëm kundër disa prej fuqive më të mëdha të botës.

Mesazhi dhe historia e MEK-ut jep një shije të ngjashme. Populli iranian ka një shans për të fituar kundër teokracisë në pushtet. Populli iranian nuk ka dhënë dorëheqjen ndaj një të ardhmeje të dominuar nga diktatura. Ata duan lirinë dhe demokracinë dhe po paguajnë çmimin e duhur për të. Vizita e Pompeos tregon se komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë MEK-un në gjendjen e tij të vështirë. Orientimi i politikës është sa i qartë aq edhe fisnik: në vend që të qetësoni regjimin, qëndroni me popullin iranian dhe opozitën e tij të organizuar në kërkimin e tyre për një Iran të lirë, laik, demokratik dhe jobërthamor.

*Ken Blackwell ishte ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Njërrokëshet që tregojnë autoktoninë e shqiptarëve në Toplicë e Drenicë

Adem Breznica, historian

Trajtat e shkurtra të shqipes, gegërishtes dialektore hasen më së tepërmi në zonën e Drenicës dhe jo vetëm. Kjo dukuri vërehet edhe shumë më përtej Kosovës së sotme, respektivisht akoma më në veri të etnikumit shqiptar, në Toplicë, tek shqiptarët muhaxhirë që kanë prejardhje nga zona veriore dhe qendrore e Toplicës, por edhe tek shqiptarët e sotëm të Medvegjës, që akoma jetojnë në zonën jugore të saj.
Ç’është e vërteta, nuk kemi të bëjmë me trajta të shkurtuara, por me temat njërrokëshe të fjalëve, që në fakt janë bazë e të gjitha fjalëformimeve tjera të kombinuara (dyrrokëshe, trerrokëshe…).
Ja disa shembuj:
Në dialektin e Drenicës thuhet “ka” për ‘kanë’ (u “ka”, u ‘kanë’, ka ‘qenë’), “ba” për ‘ban’ (mos “ba”, mos ‘ban’, mos ‘bën’), “dha” për ‘dhanë’ (i ka “dha”, i ka ‘dhanë’, i ka ‘dhënë’).
Në dialektin e Toplicës, trajtat e shkurtra “ka”, “ba” (bo), “dha” janë përdorur më rrallë (sepse janë përshtatur me termet e zonave ku janë vendosur si muhaxhirë, refugjatë, duke u pasuruar me shtojca, mbaresa: ka’në, ba’n, bo’n, dha’në), porse kanë qenë evidente deri vonë.
Por, një trajtë tjetër njërrokëshe është ruajtur deri më sot në Toplicë, e që në zonën e Drenicës nuk e hasim. Është fjala për termin Zot. Në të folmen e toplicasve, qofshin ata muhaxhirë gjithandej territorit të sotëm të Kosovës, qofshin vendorë në zonën e Medvegjes, emri Zot në shumë raste ka mbijetuar në trajtën njërrokëshe Zo. P.sh.: “Zo bone mirë”, “Zo bone hajr”, “Zo ruje”, “Zo fale” (për bukën, për bereqetin), “i Madhi Zo”, “kushedizo” (kush e di, o Zo[t]), “veç ni Zo e di”, “mos o Zo”, “mozomakeq” (mos Zo ma keq), “moZolla” (mos Zo[t], Allah).
Këto forma të shkurtra të dy nën-dialekteve të gegërishtes, Drenicës dhe Toplicës, janë dëshmi tjetër se gjuha shqipe, si gjuhë që ka më së shumti fjalë njërrokëshe të pavarura, kuptimplote, nuk e ka çerdhen e saj në shpatet e Bunës, Drinit e Matit, si zonë e paragjykuar e etnosit shqiptar, por në krahët e lumenjve Toplica e Drenica, respektivisht në trevën e Dardanisë.
Këto forma të shkurtra njërrokëshe, si më sipër, dhe jo vetëm, janë tamam të shkurtra (e jo të shkurtuara) qysh në gjenezë. Ato nuk do të mund të shkurtoheshin nëse do të lëviznin folësit e tyre, nga një rajon në tjetrin. Kjo, për faktin se lëvizjet nuk janë vetëm zhvendosje por edhe erozion. Që domethënë se mund të humbin në masë (mund të humbet ndonjë fjalë), porse ajo që mbetët (nga leksiku i fjalëve), patjetër do të marr elemente të reja gjatë rrugës dhe vendit të ri ku është vendosur.
Nëse ka pasur lëvizje të popullsisë, brenda etnikumit shqiptar, e që është normale, mund të ketë pasur diçka të tillë nga Toplica e Drenica në drejtime të tjera, por jo e kundërta.
Si rrjedhojë, teoria e shpërnguljes së popullatës shqiptare nga veriu i Shqipërisë së sotme politike në drejtim të Kosovës, dhe përtej saj, është mit i shpikur që, veç tjerash, bëhet edhe më e paqëndrueshme përballë këtyre argumenteve.

Për ta argumentuar sa më sipër, po e japim edhe një ilustrim se kush është baza e kush është periferia, kush është burimi e kush rrjedha e fjalëve në leksikun e shqipes së vjetër:
Dialekti i Toplicës: u shku;
Dialekti i Drenicës: u shku, ka shku;
Dialekti i Llapit: ka shkue;
Dialekt i Pashtrikut: ka shkua;
Dialekti i Anamoravës: ka shkumun;
Dialekti i Nerodimës: ka shkumen;

Dialektet e Toskërisë: ka shkuar (ka vajtur).

/Adem Breznica, gazetar i pavarur dhe profesor i historisë/

New York Herald Tribune (1938) / Geraldina Apponyi do të sjellë në fronin shqiptar shpirtin e pionierëve të SHBA-së — Intervista me nënën e saj në jug të Francës

Gladys-Virginia Stewart (1891 – 1947), nëna e mbretëreshës Geraldinë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Maj 2022

“New York Herald Tribune” ka botuar, të hënën e 21 shkurtit 1938, në faqen n°5, intervistën e Gladys Virginia Steuart, nënës së mbretëreshës Geraldinë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

E fejuara e Zogut do të sjellë në fron shpirtin e pionierëve të SHBA

Geraldina Apponyi, e bija e ish-konteshës Apponyi, e cila ishte Gladys Virginia Steuart, do të gjejë një burim energjie në vendin e modernizimit

Mbreti Zog dhe e fejuara e tij, kontesha Apponyi, të fotografuar së fundmi në një sallon. — (Foto e Associated Press.) — Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Leland Smith

Nice (Nisë), 20 shkurt. — Edhe pse nuk do të ketë vagona të mbuluar apo kabina druri në jetën e saj si Mbretëreshë e Shqipërisë, Geraldina Apponyi do të sjellë në atë vend shpirtin e grave pioniere që luajtën një rol jetësor në ndërtimin e Amerikës.

E bija e ish-konteshës Apponyi, e cila ishte Gladys Virginia Steuart, e Nju Jorkut, e fejuara e Mbretit Zog do të gjejë shumë mundësi për aplikimin e energjisë amerikane në vendin e lashtë, të cilin mbreti po e modernizon me shpejtësi.

“Kryeqyteti dhe vendi janë aq të rinj, ose më saktë kaq të vjetër, sa ka ende shumë për të bërë në fushën sociale dhe të ndërtimit,” tha Zonja Gontrand Girault, nëna e Geraldinës. “Mendoj se kjo ka zgjuar instinktet e pionierëve amerikanë të vajzës sime, pasi ajo është entuziaste për mundësitë e vendit dhe se si mund të ndihmohet popullata. “Në këtë,” vazhdoi ish-kontesha Apponyi, “ajo do të gjejë një bashkëshort simpatik, pasi Mbreti është jashtëzakonisht modern dhe po bën gjëra të mëdha për Shqipërinë.”

Në një intervistë në apartamentin e saj në Nice (Nisë), Zonja Girault, e cila u bë gruaja e një komandanti francez në vitin 1926, pas vdekjes së kontit Apponyi, diskutoi fejesën e vajzës së saj me një nga monarkët më të gjallë të Evropës.

Pallati i ri pranë përfundimit

“Asgjë përfundimtare nuk është vendosur ende për planet e dasmës,” tha ajo. “Ka formalitete të jashtëzakonshme që duhen respektuar dhe është çështja e fesë. Kjo nuk do të jetë pengesë edhe nëse në Shqipëri ka disa fe zyrtare, pasi Mbreti Zog dëshiron që fëmijët e tij të jenë të krishterë.”

“Një pallat i ri i bukur shpresojmë se do të përfundojë në prill ose maj, dhe kjo natyrisht do të luajë një rol në caktimin e datës,” tha ajo.

E pyetur për përshtypjet e vajzës së saj për vendin ku do të jetë mbretëreshë, Zonja Girault buzëqesh dhe thotë: “Geraldina është aq e dashuruar sa çdo gjë shqiptare është e mrekullueshme. Asaj i duken shumë të rrepta rregullat e oborrit mbretëror. Ajo lejohet të shohë të fejuarin e saj vetëm dy herë në ditë, në praninë e një shoqërueseje të oborrit.”

Zonja Girault, e cila është një grua madhështore, ende shumë amerikane në dukje, megjithëse pjesën më të madhe të jetës së saj e ka kaluar jashtë vendit, ka ekspozuar fotografitë e vajzës së saj, një vajzë e bukur, me fytyrë ovale dhe sy të qeshur, së bashku me fotografitë e sapo dërguara nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë.

Fotografitë nga Tirana tregonin turma të mbledhura që kishin ardhur për t’i uruar mirëseardhjen përpara rezidencës mbretëreshës së tyre të ardhshme, delegacione të grave shqiptare duke dëshmuar besnikërinë dhe duke sjellë urimet e tyre; seanca e Dhomës së Deputetëve gjatë shpalljes zyrtare të fejesës dhe mbretëresha e ardhshme duke përshëndetur popullin nga ballkoni.

Zonja Girault tha se kishte në plan të merrte pjesë në ceremoninë e martesës, duke marrë me vete vëllezërit e motrat e Geraldinës. Këtu përfshihet konti katërmbëdhjetëvjeçar Julius Apponyi; dhe gjysmë-vëllai dhe gjysmë-motrat e tij, Eliane, dhjetë vjeç; Guy, tetë, dhe Patricia, pesë.

Gjyshi John H. Steuart

Gjyshi i Geraldinës ishte John H. Steuart, nga Baltimore, për vite me radhë Konsulli i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara në Antwerp (Anvers – Belgjikë). Gjyshja e saj nga nëna, një bukuroshe jugore, Virginia Harding, nga Raleigh, N. C., e cila më vonë u martua me një diplomat suedez, M. de Strade d’Ekna.

Zonja Girault kujtoi se jeta e saj bashkëshortore nisi po aq romantike sa ajo e vajzës së saj. Pak para luftës, ajo takoi kontin Apponyi në një drekë për nder të tij në hotelin Ritz në Paris. Gjashtë ditë më vonë, ata u fejuan. Lufta shpërtheu dhe u organizua një martesë e nxituar. Vetëm tetë vjet më vonë, konti vdiq, pasi iu konfiskua prona nga qeveria çekosllovake, tha ajo.

“Natyrisht, me trazirat e sotme globale,” tha zonja Girault, “unë shqetësohem se çfarë mund të ndodhë me vajzën time kur ajo të bëhet mbretëreshë e një vendi të huaj. Por gjithsesi, ajo është jashtëzakonisht e lumtur — dhe kjo është gjithçka që unë dua.”

 * Aurenc Bebja, Francë. Burimi (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),: https://www.darsiani.com/la-gazette/new-york-herald-tribune-1938-geraldina-apponyi-do-te-sjelle-ne-fronin-shqiptar-shpirtin-e-pioniereve-te-shba-se-intervista-me-nenen-e-saj-ne-jug-te-frances/

Marifetet e përzgjedhjes së kandidatëve për drejtor të Bordeve të ndërmarrjeve publike në Deçan 

0
Adem Lushaj, Deçan 
Kandidimi ynë për të qenë anëtar i Bordit të njërës nga dy ndërmarrjet publike Hidrodrini në Pejë apo Radoniqi në Gjakovë, ishte bërë si drejtor i Organizatës Joqeveritare “Shoqata e Intelektualëve të Pavarur”, e regjistruar më 31 maj 2000, me seli në Deçan. Dokumenteve të kompletuara sipas thirrjes, iu janë bashkuar edhe tri diploma, dy të nivelit master (ekonomi dhe mjedis) dhe e studimeve bazë, të matematikës. Pos këtyre, është bashkëngjitur edhe dokumenti që tregon përvojën menaxheriale mbi 20 vjet.
Dokumentet ishin simetrike, do thotë të njëjta si për Hidrodrini, ashtu edhe Radoniqi.
Por, çudia ndodhi ngase eliminohemi nga të dy listat me arsyetime të pabazuara, false. Do ishim pajtuar sikur të ishte përgjigje e njëjtë, por janë përgjigje kontradiktore.
Sipas kësaj, nëse nuk je nga ndonjë subjekt politik, nuk ke pse synon ndonjë konkurs.
Shumë të kënaqur do kishim qenë, sikur ta merrnim përgjigjen e merituar, pa kamuflime.
MSc. Adem Lushaj, drejtor i Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan