
Shkruan: Fahri Xharra, Gjakovë
Mendime antishqiptare!




Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Maj 2022
“La Tribune Juive” ka botuar, me 29 nëntor 1935, në faqen n°845 të numrit të saj 48, rrëfimin e udhëtimit të gazetarit Max Loeb në Shqipëri, asokohe në kërkim të gjurmëve të komunitetit hebre, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Një mbretëri me 50 hebrenj !
Shqipëria, një vend i harruar në Evropë
Raporti i udhëtimit të Max Loeb

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Tiranë (Shqipëri), vjeshtë 1935.
“Ne nuk kemi antisemitizëm. Ne nuk kemi hebrenj!”
Pasi zbarkova në portin qendror shqiptar të Durrësit, mora këtë përgjigje të vogël ngushëlluese për pyetjet e mia për situatën e hebrenjve shqiptarë. Udhëtimet e gjata me kalë, në këmbë, me makinë e motoçikletë, nëpër të gjitha zonat e vendit të gjerë, që të çonin larg në Alpet veriore shqiptare pothuajse të pashkelura, të pakalueshme, dhanë mundësinë për të verifikuar këtë pohim. Në fakt : në të gjithë Shqipërinë veriore jeton vetëm një familje hebreje. Dhe kjo familje ndodhet në Shkodër, qyteti port në kufirin jugosllav, e cila emigroi nga Janina (Greqi) vetëm pak vite më parë.
Njëherë e një kohë kishte komunitete të lulëzuara !
Nuk duhej të dukej gjithmonë kështu në këto zona të gjera. Një sagë, e diskutueshme, por e thënë me një shkëlqim të vërtetë…
Gjatë sundimit venedikas, disa mijëra hebrenj jetonin në qytetin e Elbasanit, afërsisht në mes të Shqipërisë. Disa vite më parë, ambasadori amerikan në Tiranë, hebreu Bernstein, u përpoq të ndiqte këtë shteg, por pa sukses.
Pas një udhëtimi të mrekullueshëm me makinë në një rrugë të bukur, jashtëzakonisht romantike mbi një mur të lartë malor, i cili gjendet mes kryeqytetit Tiranë dhe Elbasanit, vijmë në qytetin, i cili thuhet se dikur kishte strehuar mijëra bashkëfetarë. Një ndjenjë e çuditshme më zvarritet në këtë qytet më të vjetër të vendit, në pazarin e gjallë e plot ngjyra. Me përjashtim të disa ndërtesave të varfra, gjithçka i ngjan Orientit më të zi. Kalojmë rrugicat, mes mureve prej argjili më të gjatë se njeriu, që shënojnë rrugën si palisada, që nuk na lënë të shohim nëpër shtëpi. Mendoj se po kthehem ngadalë në mesjetë. A mund të zgjasë mrekullia? Asnjë shenjë e kohëve tona moderne nuk shihet në mes të një kaosi njerëzish me veshje malësorësh, të gjithë të armatosur me musketa të gjata paradiluviane. Disa gra në mes : të gjitha janë të mbuluara pothuajse krejtësisht.
Papritur një fytyrë më bie në sy, me tipare të fytyrës së pagabueshme hebreje. Për fat njeriu kupton italisht. Ai tregon me dëshirë për vizitat e ambasadorit Bernstein, të cilit ai nuk mund t’i tregonte më shumë se unë.
Ne ngjitemi në një ndërtesë gjysmë të rrënuar. Tre gomerë të vegjël janë rehatuar në pjesën më të madhe. Një pjesë e çuditshme e mbushur me dritë të zbehtë. Një hapsirë në çati lë vetëm mbetjet e pakta të rrezeve të diellit. Shoqëruesi im tregon në heshtje një objekt të errët në një cep, një llambadar të thyer. Më pas shqiptari më jep një palë shkallë me të cilat ngjitemi në tavan. Ia vlen përpjekja: mund të deshifroj disa shkronja hebraike.
Një stallë gomerësh është ish-sinagoga e Elbasanit.
Thuhet se hebrenjtë kanë ardhur në vend me venedikasit. Ata vendosën marrëdhënie tregtare me Greqinë dhe shtetet ballkanike. Burra të guximshëm hynë edhe në malet e ashpra të Prefekturës së Dibrës së sotme, të cilat nuk ishin ende të rehatshme në atë kohë. Ligji i grushtit dhe hakmarrja e gjakut e ktheu vendin në ferr. Fisnikët ishin gjithmonë në grindje. Fshatra të tëra u therën për hir të gjakmarrjes.
Njëherë e një kohë – sipas gojëdhënave – njerëzit e një drejtuesi bande dibrane sulmuan beun e Elbasanit. Në betejë, përveç banorëve të tjerë, ranë edhe hebrenjtë. Ata pak të mbijetuar u masakruan me supozimin se hebrenjtë kishin qenë të lidhur me sulmuesit. A janë të vërteta këto legjenda? Mungojnë dëshmitë historike. Por hap pas hapi ndeshesh me njerëz me fizionomi hebreje. Ata duan t’ia atribuojnë këtë faktit se hebrenjtë u detyruan të konvertohen në fenë islame.
Sërish me bashkëfetarët
Një ditë në rrugën e fshatit shqiptar në një autobus të mbushur me njerëz është një kënaqësi që mund të çojë në dëshpërim një evropiano-qendror. Por në fund të fundit, makina është i vetmi mjet transporti krahas kuajve, mushkave dhe avionëve. Vend i çuditshëm që kapërcen 300 vjet zhvillim! Çdo ditë ka mbrëmjen e saj dhe ajo mbrëmje më bënte të ndjeja detin edhe pse isha në tokë! – në Vlorë, e njohur si qendër tregtare dhe si shtëpia e komunitetit “më të madh” hebre në vend.
Është e premte. Dita kryesore e punës. Blerësit vendas janë grumbulluar tufë nga malet për të plotësuar nevojat e tyre. Pikërisht atëherë vura re se disa dyqane prestigjioze po mbyllnin qepenat në mes të rrëmujës. Një tabelë dyqani me emrin: “Raphael …” bie në pamje. Hebrenj!
Pesë familjet hebreje të qytetit kanë mjaft anëtarë meshkuj për të bërë një “Minian”. Në një shtëpi private, një dhomë shndërrohet në sinagogë. Burrat mblidhen aty për të falur Shabatin. Të çuditshme meloditë e ritit sefardik, pothuajse po aq monotone sa muzika shqiptare, por po aq tmerrësisht magjepsëse dhe tërheqëse.
Dikur, shabatët ishin festa të vërteta popullore këtu. Në qytet jetonin mbi 100 familje. Ata kishin emigruar nga Greqia dhe Azia e Vogël dhe shpejt arritën një prosperitet të konsiderueshëm. Për shumë dekada komuniteti jetoi në paqe. Derisa djali i një beu (konti) të fuqishëm ra në dashuri me vajzën e një tregtari hebre. Prindërit e vajzës nuk e donin këtë lidhje. Shqiptari e përsëriti kërkesën e tij për një kohë të gjatë para se të zhdukej përfundimisht i tërbuar.
Hebrenjtë me të drejtë prisnin më të keqen. U mblodh kapela(këshilli) e pleqve dhe vendosi të ikte menjëherë!
Me një unanimitet të rrallë, vendimi u miratua nga të gjithë. Dy anije morën të gjithë koloninë hebreje. Duke lënë pas shtëpitë dhe pasuritë, njerëzit u larguan. Por hebrenjtë nuk kishin harruar një gjë, rrotullat e Torës! Një legjendë e bukur thotë se pergamenat, të harruara me nxitim, i çuan dy engjëj në Janinë, një qytet në Greqi, ku rrotullat shihen edhe sot. Janë copa të vjetra, të zverdhura, jashtëzakonisht me vlerë, të cilat – sipas shkencëtarëve autoritarë – nuk mund të jenë aq të vjetra sa të kenë ekzistuar në kohën kur duhet të ketë ndodhur arratisja nga Vlora.
Para disa vitesh u shemb një shtëpi në Vlorë, e cila deri në atë ditë quhej sinagogë nga populli.
Zyrtarët e lartë thonë “Auguri”
Sot, hebrenjtë shqiptarë gëzojnë një vlerësim universal. Nuk guxova t’u besoja syve kur gjatë festës së Pashkëve u shfaq prefekti, zyrtari më i lartë i prefekturës dhe deputeti i mbretit për rrethin, i shoqëruar nga dy adjutantë, dy oficerë policie dhe një grup i fortë ushtarësh, për të uruar mikpritësin tim, një tregtar i pasur, më i miri për të përcjellë urimet më të mira për festën, “auguri” – siç thonë atje.
Hebrenjtë nuk janë të përjashtuar nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Dhe hebrenjtë e rinj shqiptarë dinë të vlerësojnë që u lejohet t’i shërbejnë atdheut të tyre. Djali i shtëpisë në të cilën më pritën me bujari, sapo ishte kthyer nga akademia ushtarake në Tiranë me një kualifikim të lartë si aspirant oficer.
* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania): https://www.darsiani.com/la-gazette/la-tribune-juive-1935-ne-kerkim-te-hebrenjve-neper-shqiperi-detaje-te-rralla-ne-rrefimin-e-udhetimit-te-max-loeb/.

Mendime antishqiptare!








Zymer Kuqaj, Suedi
Në promovimin e parë të librave të Qerim Kryeziut që u mbajt në Ambasadën e republikës së Kosovës në Stokholm në fillim të muajit prill, mes shumë folësve më tërheqi vëmendjen fjalimi i poetës shkodrane Entela Tabaku. Ajo tregoi një episod nga jeta e saj që ishte edhe takimi I parë më autorin e librave “Reflektime letrare e shënime kulturore nga mërgata” dhe “Dy poetë një univevers frymëzimi”. Ishim të ftuar, vazhdoj ajo në një tribunë në Vetlanda nga “një zonjë grua poete që është Zyrafetja” (Kryeziu).
Papritmas në skenë doli qifti që prezantonte programin. Përveç që ishin të hijshëm, ajo që më bani përshtypjet ishte “dashnia e tyne për ne” të ftuarit në këtë tribunë. Ata kishin lexue secilin nga ne pjesëmarrësit. Në prezentimin e tyre për folësit e radhës, ata tregonin diçka nga jeta ose hobi i tyre. Ky respekt, kjo konsideratë dhe kjo dashni për ne më bani që edhe unë ti dua ata, përfundojë fjalimin poetja shkodrane.
Është diçka shumë normale që dashuria sjellë dashurinë. Ky fjalim i Entela Tabakut ishte një refreskim për mua, pasi edhe unë isha pjesëmarrës në atë tribunë.
Autori i dy librave që po promovojmë sot i don njërzit. I don njerëzit më të cilët shoqërohet, në mënyrë të veçantë i don bashkëkombasit e vet.
Libri i dytë në këtë promovim, “Dy poetë një univevers frymëzimi” përmban dy kritika letrare dhe dy intervista më dy personalitete që kanë bërë emër në fushën e artit dhe kulturës shqiptare në diasporë. Dy personalitetet më emrin Entela Tabaku dhe Shqiptar Oseku kanë lënë gjurmë edhe në kulturën e vendit ku jetojnë. Ata kanë lënë gjurmë dhe vazhdojnë të lënë gjurmë më artin e tyre por edhe punën e tyre në profesionet respektive.
Dy personazhet e Qerim Kryeziut janë pjesë e diasporës shqiptare. Ata vijnë nga dy qytete padrejtësisht të ndara më kufi shtetëror. Ajo që nuk ndahet më kufi shtetëror dhe as më vendime të kancelarive shteteve të mdha është dashuria e Shkodrës për Gjakovën dhe e Gjakovës për Shkodrën. Të dy qytet kanë nga një shënjtëri identike që i bashkon më një mit të përbashkët.
Kështjella e Rozafës dhe Ura e fshejtë kanë si brum, viktimën e besnikërisë. E kush tjetër mundet më pësua pos gruas shqiptare që bëhet pre e fjalës së dhënë më emrin Besë. Hyjnia më emrin Besa shqiptare shpesh herë në historinë tonë bëhet e kundërta e hyjnisë. Besimi qorr në shënjtëri ka pasoja katastrofale, e kush më mirë së shqiptarët e din këtë gjë. E kush më shumë së gruaja shqiptare ka pësuar nga kjo shenjtëri.
Tema e gruas/femrës dhe veçanërisht asaj shqiptare është temë edhe në poezitë e Entelës dhe Shqiptarit. Shqiptari është më i zëshëm në këtë temë. Ai në poezitë e tij edhe rebelohet karshi padrejtësive të gjinisë femërore.
Të dy poetët pos që vin nga dy qytete, ata vin nga dy sisteme politike. Të dy sistemet politike ishin diktatoriale. Secili sistem autokrat në mënyrën e vet.
Njëri sistem është mohues i lirisë dhe të drejtave elementare të njeriut dhe nga ky aspekt mbillte frikën e çdo gjëje që vie nga jashtë. Kjo frikë e mbjellë nga propaganda shtetërore bënte që njërzit të mendojnë si diçka të keqe mërgatën, si mërgatë të qyqeve.
Sistemi tjetër politik, pos që ishte mohues i lirive dhe të drejtave njerëzore ai shquhej për shtypjen dhe luftimin e çdo gjëje që kishte të bënte më identitetin e etnisë shqiptare. Aparati shtetëror i këtij sistemi shkonte deri në eliminimin fizik përmes atentateve, të atyre që publikisht në mërgatë guxonin të kritikonin dhe propagandonin kundër këtij sistemi. Njërzit që vriteshin në mërgatë, ishin idhuj në vendin nga vinin. Si përfundim, mërgata ishte vet shpresa për lirinë e ëndërruar.
Entela Tabaku që kurrë nuk e ka imagjinue jetën jashtë Shkodre, bëhet vet mërgatë në mesin e viteve të 90-ta. Migrimi i ndryshon pikëpamjet më të cilat ishte edukue së mërgata është diçka e keqe. Mërgata nuk çënka diçka e keqe së edhe unë jamë mërgatë, “e unë nuk jam e keqe” thotë shkodranja. Entela e rritur më identitetin e krijuar si vajzë e familjes Tabaku dhe e qytetit të humorit, këngës dhe poezisë siç është Shkodra, në emigrim bëhet shqiptarja më kaçurrela. Askush në emigrim nuk njeh Tabakët as qytetin e Shkodrës. Entela vitet e para të emigrimit i përshkruan si çrrënjosje. Gati 10 vite të vetmin kontakt më shqipen kishte familjen në Shkodër. Më vonë shqiptarja më kaçurrela do të udhëheqë katedrën e gjuhës shqipe në universitetin e Uppsalës. Do ti kthehet pas shumë shumë viteve shkrimit të poezisë. Është e natyrshme që temë kryesore e poezive të saj është, kurbeti. Entela Tabaku shkruan poezi në dialektin e Shkodrës, dialektin gegë. Ajo shkruan ashtu siç e ndjen. Në punën shkencore dhe profesionale Entela përdor standardin e gjuhës shqipe.
Personazhi i dytë i librit të Kryeziut Sgqiptar Oseku është një djalë nga Gjakova i edukuar më krenarinë e të qenurit shqiptar. Ai tregon së edhe në momentin e ikjes nga vendi kujdeset për rrënjët e identitetit kombëtar. Familja e tij gropos në oborrin e shtëpisë librat, më qëllim që libri të ruhet më ëndrrën së në një ditë të bardhë do të kthehen përsëri. Shqiptar Oseku në intervistën e tij shpalos pikëpamjet e tij për mërgatën tonë, për ëndrrën e madhe që Kosova të jetë e lirë por edhe për lirinë që kemi pritur të na gëzojë më shumë.
Shqiptari shkruan prozë dhe poezi. Një ndër temat kryesore në shkrimet e tij janë kurbeti, atdhedashuria e sidomos barazia gjinore. Ai shkruan sipas standardit të gjuhës.
Entela Tabaku në një intervistë thotë së për shqiptarët e Kosovës dhe të viseve tjera jashtë Shqipërisë zyrtare, standardi i gjuhës është më shumë së standard. Ai është vet Shqipëria.
Qerim Kryeziu në librin “Dy poetë një univevers frymëzimi” sikur plotëson veten e vet. Një, si kritik letrar më një përkushtim dhe analizë të thellë por të kapshme edhe për lexuesin e thjeshtë. Dy, si gazetar/intervistues i talentuar i cili i njeh dhe i ka lexuar të intrvistuarit e vet.



Sepse na pushtoi turku pas një rezistence të gjatë dhe na islamizoi. Pas ardhjes së demokracisë, dy palët politike nē parlanent, si në Shqipëri, si në Kosovë nuk janë për ta ndalur këtë shurdhim publik me altoparlante në gjuhën arabe. Do civilizim kjo punë.
Besimtarët janë të sëmurë nga neurozat obsesionale fetare, dikujt ma parë ia heqë loqet se fenë, kaq të marrë janë nga frika e pavetëdijshme e vdekjes. Unë kam qenë e jam dhe kam shkruar për ndalimin e shurdhimit publik me këtë adhurim të zhurmshëm për një zot të huaj, por jam tërhequr disi, që të mos bëhem i sëmurë si ata…
Le të shkruajnë sa të duan Mustafa Nano, Bajram Kabashi etj. në lidhje me këtë, nëse dy krahët e politikës shqiptare, pozitë dhe opozitë, për shkak të votave etj., nuk janë për ta ndalur këtë shurdhim publik, nuk ka sukses kjo punë! Arabizini i trojeve shqiptare vazhdon, turp për ne! Prandaj lodhemi kot! Politikanët shqiptarë nuk bëjnë përpjekje që ta mbrojnë popullin e tyre nga shkretimi fetar! E kanë me të futme!
51% e shqiptareve në Shqipëri sipas statistikave nuk duan të dinë për fenë – pse u dashka të shurdhohemi kështu?

Protesta e 11 marsit 1981, e filluar në Menzën e studentëve, me hedhjen për tokë të pjatës së parë me ushqim, siç thuhet, nga studenti Zymer Adem Kuqaj, i fshatit Studenicë, të komunës së Istogut, e pasuar nga dhjetra pjata të tjera të hedhura, ishte nisma, për të vazhduar më demonstratën e 26 marsit, e deri më 1 dhe 2 prill 1981, që përfunduan përgjakshëm.

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë
Europianë të nderuar, është tragjedi që na i keni coptuar trojet tona copa copa, nepër kongrese e konfernenca. Por, si duket do të jetë edhe më tragjedi që jeni kah na gënjeni për vizat dhe shumëçka tjetër, me aq elegancë, sa që më duket se nga kjo telenovelë e gënjeshtrave, më në fund shqiptarët e Kosovës e kanë një dobi të shekullit. E ajo dobi është se i kanë mësuar rrenat e jueja dhe më nuk ju besojnë. Po ka fakteqsi edhe më të mëdha përtej kësaj, nëse e rrejmë vetvetën, siç po veprojnë disa individë të kompleksuar, duke përhapur të paverteta, krejtë me qëllim “le të flitet për mua”. I tillë ishte këto ditë, një takim për një person pronazist shqiptar. E kush foli, më ulët se poshtë ka rënë katundi do të duhet. Po, për këtë një ditë opinioni do të kuptoj me dokumente gjemrane në detaje. E rrenat e tilla nuk mbetën vetëm rrena, por thellojnë mosbesimin ndaj neve, sidomos mosbesimi do të vije nga ata që ishin viktima, me të cilët lidhëm miqësi kur ishte shumë vështirë.
Janë nja 40 vjetë që e pata lexuar një fabulë të Ezopit famëlartë. E mbaj në mend një skenë që e përshkruan shkrimtari famshëm i anekdotave, se: Nëna e kishte lindë fëmiun të verbët. Një ditë nëna dhe fëmiu do të llafosën. Kundërshtia në mes fëmiut dhe nënës do të shkoi deri aty , sa që Nëna i drejtohet fëmiut në një gjendje të hidhëruar me këto fjalë: ”Nuk është tragjedi që të kam lindur qorr (të verbët). Por është tragjedi që po rrenë”!.
Kuptone këtë realitet lexues të nderuar dhe pyetnie vetën, se deri kur do të na rrejnë këta demokratët evropian, sidomos për VIZAT e “famëshme”, duke menduar se jemi të verbët, duke mos ditur se nja një mijë vjetë së pakut para tyre, kemi hequr dorë nga besimi pagan. E këta evropianët duke na trajtuar si “popull i verbër”: 1.na rrejnë për viza;2. na rrejnë për pranim në Këshillin e Evropës, e na vejnë jashtë agjendës për vitin 2023; 3. na rrejnë për demarkacionin; 4.na rrejnë për veriun e Kosovës; 5. na rrejnë për “Mini Shengenin”; 6. na rrejnë për Gjykatën Speciale se “do të hetohen e gjykohen individët, e në realitet po hetohet dhe denohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që është bima më sublime, bima më e shenjët shqiptare, që shumë plagë i ka mbyllë nga e kaluara, nga tragjeditë tona të kurdisura një pas njëje, për dy shekuj 1877-1999.
Madje, këto ditë Kristofer Hill, ambasador i SHBA në Beograd, na i preu teshat e “reja”, duke na udhëzuar se BE do ta drejtojë e zgjidhë çështjën e dialogut Kosovë –Serbi. Mendon ky diplomat me “namë”, se nuk i dijmë lidhjet e tij me Beogradin; mendon ky përfaqsues i Amerikës së shenjët për neve se, nuk i dijmë OPCIONET e tij nga vitet 1998/1999 për Kosovën. Mendon ky diplomat se nuk i dijmë kohërat kur ky ishte korrespodent i SHBA në Beograd; Mendon ky Kris Hilli, që nuk e dijmë se Krisi e dinë serbishtën më mirë se “Vuk Karagjiqi e Dobrica Qosiqi” si shok i tij dhe shumë miqë në Beograd. Madje mendon ky ende se nuk e dijmë se së pari shkonte nga Shkupi në Beograd. Atje i merrte instruksionet dhe pastaj vinte në Prishtinë, për t` u takuar së pari me Veton Surroin dhe Blerim Shalën e pastaj me Ibrahim Rugovën dhe disa satelit minor rreth tij.
Krejtë në fund vinte për të u takuar me Adem Demaçin, natyrisht për të na e diktuar draftin e tij se: “Kosova ka mundësi nëse pajtohet Beogradi që ta fitojë një AUTONOMI SUBSTANCIALE, për të cilën janë pajtuar edhe përfaqsuesit shqiptarë në Kosovë. (i numronte me emra, që nuk është zakon në diplomaci, por….”. Madje këtë opcion, na thoshte e ka nxjerrë si “mik u juej” se , përdryshe, Millosheviqi ka ushtri dhe polici dhe ka mundësi të diktojë. Baca Adem Dema vetëm e shikonte.
Dhe në takimin e parafundit, Baca na u drejtua:
“E dinë ky njeri që ne po e kuptojmë se po luan MAJTAP me neve. Madje ka ndie se çka i ka ndodhë Dinsbirit dhe taktika e tij është më e shkolluar dhe po na sugjeron autonomi substanciale. Ne i kemi rrokë armët për çlirim dhe ia kemi treguar botës ÇMIMIN. Por, këta po mendojnë se UÇK e ka me rrenë sikurse me ata që po bisedon. Por ne do ta durojmë këtë diplomat për shkak të respektiit, deri në ekstrem, sepse të paktën nuk po na thot se: “UÇK është terroriste”, siç po i thonë edhe këta tanët shumë kujtë dhe këtu sikur jemi të mbështetur për muri. E dinë ky diplomat se LDK, jo vetëm në Kosovë, por edhe nepër klubet e veta nepër diasporë ka reaguar që: “NUK GUXOHET TË DEMONSTROHET DUKE E PËRKRAHË EPOPENË ÇLIRIMTARE TË JASHARËVE NË PREKAZ më 5-7 mars 1998”.
Këtu jemi ende, me tesha të vjetra, me vese të vjetra dhe prova të mykura te disa bajraktarëve politik, që vijnë nga arsenali i kongreseve dhe konferencave “paqësore” sikurse më 1878, 1913, 1919, 1946, 1992.
Po, po mirë më kujtohet kur vinte Krisi (Hilli ) nga Shkupi dhe drejt e së pari në Beograd. Prej andej na sillte opcionin se: “Asociacioni i komunave serbe dhe Asociacioni i komunave shqiptare, duhet të funksionojnë në Kosovën me autonimi substanciale, si dy forca politike paralele, sikurse u gjymtua Bosnja Hercegovina me dy entitete, madje duke avansuar një Republikë serbe, që nuk ka ekzistuar kurrë. E kjo ka ndodhë me të vetmin qëllim që të paralizohet kombi Boshnjak, që është i rreligjionit islam.
Po ne shqiptarët, çfar faji kemi, duhet të bëhemi se nuk po e dijmë asgjë. Megjithëkëtë, disa faje që po i bëjmë përmes mjekrroshave të importuar, fama frigën, thot populli. Megjithë atë, dikush frikën edhe vet e trillon sa për të na mabjtur në maje të thikës, sa për të na e shkatërruar shpresën.
Të kthehemi paksa prapa ku zë vend pasiviteti jonë total në politikë
Po, po më 24 maj 1992 u mbajtën zgjedhjet parlameare dhe presidenciale në Kosovë, prej të cilave zgjedhje doli një rrenë, drejtuar vetveti. Parlamenti i “famshëm” nuk u tubua kurrë, nuk e prodhoi as edhe një rregullore, për pastrimin e bërllogut nepër qytete, as edhe një rregullore se duhet mbjellë toka , se politika nuk hahet.

Po, po shkruhet se: “kemi pasë pushtet paralel e kemi pasë President historik Ibrahim Rugovën”. E po shumë mirë. Atëherë le të dihet, se edhe PËRGJEGJËSIA për tragjedinë e Kosovës 1989-1999 është paralelel me atë të okupatorit. E pse mos ta kuptojnë gjeneratat që so ti kanë 30 vjet, se LDK (Kryesia e saj) ka vepruar tërë kohën publikisht, nja 200 metra larg zyreve të UDB-ës serbiane. Madje, nga ajo barakë është ndie se: “ në Kosovë ka element të frusturuar”, dhe që një ditë do të kërkohet prej atyre elementëve të çaramtosen (qershor 1998) dhe të demobilizohen (shtator 1998), dhe më në fund më 19 nëntor 1998 edhe të hetohen , sikurse okupatori. Përgjegjësi e pushtetit paralel i thonë kësaj me gramatikën ambivalente në stilin “jus poetica”, ku fjalia ka një kryefjalë dhe një kallëzues, por nuk ka lidhësa, por ka kundrina, që mund të konvertohen në fundrrina. Prandaj, ata dhe këta patën shkuar shumë largë.

Ja fakti:
“Duke u mbështetë në nenet 25 alineja 1 dhe nenin 27 alinaje 4 të Statutit të LDK-ës,duke pasur para sysh gjendjen e rëndë në Kosovë dhe krimeve të kryera nga forcat serbe, vrajsjeve ENIGMATIKE dhe kercënimeve të aktivistëve të LDK-ës, në bazë të kompetencave të tij, Kryetari i LDK-ës mori këtë
VENDIM
Për caktimin e një komisoni për hulumtimin e krimeve të luftës
1.Eqrem Kryeziu (Kryetar, 2. Agim Krasniqi, 3.Firmë e nënshkruar e palexuar!,4.Fatmir Rexhepi, 5.Firmë e nëshkruar e palexuar!,6.Hajzer Krasniqi, 7.Faruk Spahiu, 8.Ramë Maraj dhe 9. Edi Shukriu
Ky komison obligohet të krijojë në të gjitha degët e LDK-ës nënkomisionet përkatëse. Kordinimi i punëve bëhet me Kryetarin e Komisionit Eqrem Kryeziun.
Zbatimi i këtij vendimi fillon menjëherë.
Prishtinë 19. 11. 1998
Kryetarë i LDK , Dr Ibrahim Rugova
Histori delikate por kur i ke argumente është sikur një thyes matematikore me tri të panjohura , e që janë: Liria sigurohet me premtime boshe; çlirimi sigurohet me pozita të fallit , varësisht ku janë të sistemuar yjët dhe pushteti paralel mbahet në saje të egersisë okupatorit.
Shtrohet pyetja, ky komsion ka raportuar ndonjëherë para Kuvendit fiktiv të 24 majit 1992, që kurrë nuk mbajti asnjë senancë. Por, ai Kuvend fiktiv, pa asnjë nderprerje i mori pagat shumë të majme për kohën. Së dyti, ai raport nuk është vonë, nëse ka pasë raport, duhet të botohet, tash në rrethana kur askujt nuk i kërcënohet askush. Dhe së treti, mos ai raport ka ngjashmëri nga ai që është sot në Hagë, e me dyshimet e të cilit po hetohen dhe dënohen ata që me armë dhe me vargonj gjaku na sollën lirinë.
Sa u takon beneficioneve ato kanë qenë evidenete, por faji bije mbi deputetët e të gjitha legjislaturave edhe pas çlirimit, të cilët bënë turrë për ta shitë e stërshitë pasurinë e Kosovës, për ta shitë pasurinë atyre që kishin grumbulluar para, e dikush nuk kishte as buk me ngrënë dhe duhej punuar punë krahu për të mbetur gjallë. Madje, dikush e kapitalizoi robërinë dhe fëmijët e vet arrijti t`i shkolloj edhe jashtë vendit, sepse në Kosovë për ta nuk kishte nivel. Pra, pse mos të mësohet se ka pasë mundësi të shkollohen në Kosovë vetëm ata që ishin me origjinë nga plebsi, nga masa së cilës demokracia ia solli obligimet e reja, por jo edhe të drejta të merituara, nga pushteti paralel.
Për fund një lutje për moskrahasim të çështjes së Kosovës me çëshjen e Ukrainës. Sepse, sot Ukrainës së dërmuar nga fashizmi rus, po i jipet ndihmë financiare, po i jipet ndihmë në armatim, po i jipet shpresë se do të pranohet në BE e në NATO dhe kjo do të ndodhë. Por neve që nuk na jepte askush qoftë edhe një cent, neve që bartnim armatim klasik me gomar dhe në krah, na sanksioninin pa mëshirë. Madje, atë sasi armatimi, nëse hetohej se po bartim, ka pasë raste që është konfiskuar në tërësi.
Madje, dëmet e luftës po thuhet se Rusia do t` i paguej sepse Ukraina është antare e OKB. Ndërsa Kosova me që nuk është anëtare e OKB, nuk ka gjasa që Serbia t`i paguaj reperacionet. Në këtë drejtim , nuk ka rëndësi se në Ukrainë deri tash janë vrarë afro 4800 civilë, kurse në Kosovë janë vrarë e maskaruar 13000 civilë, prej tyre 1350 fëmijë.
Dallimet pra janë të mëdha , por një fakt duhet shënuar se Rusët nuk po bartin kufoma, ndërsa serbët kanë bartë kufoma deri në Beograd, për të humbur gjurmë. Në këtë drejtim edhe disa shkroalgji po defilojnë nepër televizione dhe po flasin, pale mos do ta plasojmë ndonjë rrenë me sukses dhe për një kohë do të flitet për ta nepër oda e kafene. Të kompleksuar, por dinak janë këta të “Tanjugut”, me lista të hapura.
Një enigmë shumë delikate na e ka zgjidhë “historiani” me biografi të Xhafer Devës, duke theksuar se më 1981 e paska paraparë shkatërrimin e Jugosllavisë. Ky ligjërim kësi soji, vjen nga shkolla e LDK-ës, që provon ngjarjet historike t`i nxjerr si fantazma, ashtu si e kanë skalitë kudo biogrfainë e Ibrahim Rugovës. Ky lloj i shkrimit fantazmologjik vjen jo nga respekti, as nga dashuria, as nga përkushtimi kombëtar, por vjen e ngritët në maje të sanës, për interes.
E në historinë e mirëfillët, mësohet se si disa personalitete provojnë dhe ia arrijnë qëllimit, që nga intelektuali mesatar, ta nxjerrin politikanin “brilant”, sepse është në llagerin e përfitimeve kulmore, në stilin e premtimeve të Europës për Kosovën, dhe në aromën e tregimit të Ezopit, kudo dhe kurdo për ta RREJTË një popull, shumë të vuajtur dhe të nepërkëmbur me shekuj. Çka është mjaftë. Fundi duhet t`i dihet.
Prishtinë, më 26 .05. 2022