Kreu Blog Faqe 1316

Kaqe e pa ndjenjë ti Hykmete Bajrami, Zonjushë e ndjeshme, e pakënaqur …!?

1
Afrim Caka, Gjakovë
Kjo kujë e madhe që na plasi në Dardani.
Zonja delikate tha:
“Nuk do marrim pjesë në votim!”.
Personalitet në fushën politike ka vetëm ai ose ajo që i shërben pastërtisht çështjes kombëtar. Komunistet e LDK-së ishin pa dyshim të parët që e kuptuan se propaganda e tyre e thatë duhej pasuruar sidoqoftë me lyrë përrallash e legjndash subvencionesh e thesaresh…, ndryshe ajo të ishte e pagëlltitshme opinionin shqiptar.
Në politikë gjërat nuk janë ndryshe, por sot do të flasim për Hykmete Bajramin e LDK-së. Nëse do t’i jepnin më shumë peshë “thjeshtësisë” së një ish ministre, ajo do të mësonte të ishte kritike ndaj vetvetes dhe verdikteve të partisë që i shërbenë në lidhje me të se “krizat nuk zgjidhen me 100 euro”. Megjithëse filozofisë nuk i nevojiten verdikte të tilla, Hykmetes gjithashtu i nevojitet një strategji për të trajtuar rrezikun e gabimeve të saja për çështjetë e “hajdutërisë brenda partisë suaj” etj.
Zonja Hykmete Bajrami! S’e kuptoj këtë emër. Ç’rëndësi ka fakti se ideali yt estetik ose politik brenda kampit tëndë është i kundërt me atë të autorit të dhënjes së 100 eurove. Është një version i sotëm i Hykmetes, një version i përçudnuar i saj. Gjuhen e ka me shumë linçime. Hykmetja është një deputete hiretike e kohës së sotme. Kjo muzik e juaj nuk është më për veshët tanë! Ajo që shqetësonë opinionin publikë në Dardani është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Korrupsion do të thotë “shkatërrim, rrënim, alterim, çnatyrim, prishje”. Hiqe maskën, dhe predikoni virtytin e mos lakmo kulltuqet e ministrisë.
Në mendimin tim zonja e pa kënaqur endet në një shtrat paradoksal, totalishtë paradoksalë. Kjo është një tezë e saj dhe një spekulim i saj. Përveç ides shndetëshme pozitive zon. delikate për të mbrojtur hajdutëritë dhe gjithçka tjetër ka arritur të dalë në mënyrë brilante e paçartë pavarësishtë spekulimit të saj. Më dukej se finikria e saj kishte qenë vetëm një maskë për të mbuluar shëmtin e vet.
E pafajshmja dhe shpirti i një gruaje dhe mendja e sëmurë si kontroll i filozofisë nuk është thjesht një pikënisje që “thesari i shtetit, subvencionet dhe BMË-ja e shefit, Dullës” duhet lënë pas. Ish minstresha mbete në një rol tjetër, si kontrolluese e konkluzioneve provizore të hajdutërive. Ku hedh valle hajduti e zullumçari bëjnë “orgji politike” e që mendojnë për pasuri.
Krizat nuk zgjidhen duke ndarë nga 100 euro por duhet hapur thesare e duke mbushur çantat me leket e subvencioneve. Çfarë ndodh kur hapësira mungon nga një mendje e sëmurë dhe është e mbushur me ndërtime dhe grumbullime lekësh të këqija?
“Këtu pajtohem më xhevahirin tëndë që e nxjerrë nga goja, t’i zonja e paknaqur”. E turpshme që demokratët t’i shkojnë pas një “lecke të shpallur” për subvencionet e dhimbëshme të bujqesisë dhe fukarallikun që jetonjnë bujqit dhe blegtorët shqiptarë. Nëse më pyesni çfarë soji janë këto dhelprat tona që grabisin dhe shesin troje. Ato të gjitha një emër mbajnë qeveritarë që na plaçkisin! Ku një kombë, një kombë jeton si lypsar…

Mendime për nacionalizmin turk-osmanli, atë grek dhe serb, si dhe për vetvrasjen kombëtare shqiptare!

2

Në foto shihen “delet e zeza” të “popullit Musliman shqiptar” duke e falur namazin politik me një disiplinë rigoroze ushtarësh religjioz, si të ishin ushtarë të njëmend – “luftëtar të Allahut” … Ky është ai nacionalizmi tjetër, joshqiptar, për të cilin i fërkojnë duartë nga kënaqësia për suksesin e arritur në mbarë botën arabe-islamike dhe sidomos fqinjët e kombit shqiptar, pasi këso suksesesh vetshkatërruese për një komb nuk ka mundur ti imagjinonte as Akademiku Vasa Çubrilloviq, që gjithë jetën e tij ka bërë plane serbomëdha për zhbërjen e kombit shqiptar, qoftë edhe duke ia futur kokën “në xhami dhe Islam”.

Gjergj Kabashi, Drini.us

Meditime për vetvrasjen tonë

24 maj 2022

Kryeministri i Shqipërisë, edhe krevatën e ka kuqezi …Por, sjelljet e tij ndaj popullit të tij, del të jenë zi e zi … Në fakt nëse asht shqiptar…, pasi herë thotë se ka gjak italiani etj. Por, nuk do të paraqiste ndonjë problem prejardhja etnike joshqiptare, me kusht që ta respektonte në menyrë fanatike Kushtetuten e Republikës së Shqipërisë , por Kushtetuta për fatin tonë të keq nuk respektohet nga ata që janë më të thirrurit për ta respektuar.
Serbia e Greqia përgjat gjithë formimit shtetëror të tyre, edhe kur janë “udhëhequr prej shqiptarësh”, vazhdimisht kanë bërë politikë serbomadhe e grekomadhe!
Neve me gjasë vazhdojnë të na imponohen udhëheqësit e shantazhuar shumë herët, që shantazhi u rri si çekan mbi kokë gjithë kohën pastaj, sa që nuk u bije ndërmend se a janë aty për komb e shtet nga shqetësime e mëdha për ta mbrojtur vetën prej grackave që kanë rënë dikur.
Dhe kuqeziu nuk është i vetmi … Të tillë i kishim deri tash pothuaj të gjithë udhëheqesit në Kosovë: Të vetlënduar, stërpatriot me fjalë por pa vepra të dukshme në dobi të vendit, thjeshtë trima të rrejshëm që janë në gjendjen e frikës së pandërprerë se mund ti merr, arrestoj e burgosë “ndonjë gjykatë ndërkombëtare”; prandaj ftyrat e tyre u bënë si fytyra të punuara në skulptura betoni: fytyra pa gjak, pa ndjenja dhe me vulën e frikës së jashtëzakonshme në to!
Shqipëria dhe Kosova, janë vendet e vetme në rajon me multietnicitetin më joreal të mundshëm që ua imponuan dhe “udhëhqësit tonë” e pranuan , prej frikës së madhe për të kundërshtue për çkadoqoftë.
Shiheni Ministrin e Jashtëm të Greqisë Niko Dendias, se si Dje në Tiranë u soll me kuqeziun tonë: se llogariti për pesë pare… As ministren e jashtme të Shqipërisë, nuk e dëgjoi pothuaj për asgjë. Iu tha hapur e pa i fshehur mendimet: Ne duam të vazhdojmë marrëdhënie me ju, por vetëm ashtu siç duam ne!
* Në marrëdhëniet me Turqinë, duhet të lejosh xhamizimin e vendit tënd, duke e lejuar shndërrimin e një religjioni që praktikohet prej një pjese të shqiptarëve, si çështje të brendshme të Turqisë! Do të thotë Leje për shtimin e turkoshakëve (turqve) dhe islamistëve ndër shqiptarët …?!
* Në marrëdhëniet me Serbinë, duhet ta harrosh Kosovën dhe historinë shqiptare, qoftë edhe masakrat si ajo e Lumës së Ushtrisë së Serbisë etj. Do të thotë mos me e pengue Serbinë për ripushtimin e Kosovës …?!
* Me Greqinë duhet “vetkuptuar” se KOASH dhe komuniteti ortodoks shqiptar duhet të jetë “çështje greke” dhe se nuk mund të ketë çështje çame , por vetëm çështje të minoritetit grek, dhe se çështja e Detit me 12 milje (“tradhëtia” e Berishës ishte 6 milje), duhet të jetë në favor të Greqisë. Pas lëshimeve eventuale të tilla, sytë grekomëdhenj nguliten drejt Shkumbinit.
Apo siç u shpreh Nikos Dendias: “Dua të jem i çiltër! Ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike, çështje që kanë të bëjnë me palën greke. Nuk mendoj, tha, se gjërat janë ashtu fiks siç paramendohen. Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese, sepse kjo gjë do na çojë në pasojat e niveleve të shumëfishta ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin tuaj në Evropë”.
Edhe në paqe… “udhëheqësit tonë” duhet ta ulin bishtin para fqinjve, mu këta udhëheqës që qe 30 a 20 vjet pandërpre po ndihmojnë të shkatërrohet identiteti kombëtar shqiptar; shkatërrimi i kulturës dhe historisë shqiptare për hirë të turqve, grekëve e serbëve.
Fqinjët përfaqësojnë shtetet dhe kombe njëetnike , megjithëse përbëhen prej shumë kombesh, kurse shqiptarët i gozhduan apo u vetgozhduan në çështjen e multietnicitetit të shpifur.
Fqinjët tanë të cilëve me shekuj iu funksionon mulliri i bluarjes asimiluese të shqiptarëve, “për arsye e qëllime humane” kanë të drejtë të asimilojnë shqiptarë e të pushtojnë e ripushtojnë troje shqiptare, përderisa Shqiptarët duhet të asimilohen e vetasimilohen për qefin e fqinjve!
Shqiptarët po shndërrohen një popull për të drejtat e pakicave me interesa hegjemoniste e pretendime territoriale të fqinjve, apo në një popull që të vetmen rrugë e ka vetzhbërjen për hirë “të pakicave” apo të interesave antishqiptare të fqinjve.

Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias me kryeministrin Edi Rama, në Tiranë

23 maj 2022
* Prokupla, Kurshumlia shqiptare, sikurse Srebrenica boshnjake u “çliruan” prej serbëve pardje e dje…, njejt si Mariupol i Ukrainës nga rusët sot …!
Tanket ruse pasi e “çliruan” qytetin port Mariupol të Ukrainës, që para lufte i kishte 450 000 banorë.
Federata Ruse po vazhdon me “çlirimin” qyteteve e fshatrave të Ukrainës, pasi po i bënë rrafsh me tokë me reshje granatimesh. Përvoja e saj cariste e zgjerimit në toka të kombeve të tjera, po zgjat me një barbari të njohur historikisht e aktualisht si Barbaria Ruse.
Kjo mënyrë speciale e “çlirimit” të hapësirave të pretenduara “si ruse” e ka dërguar ushtarin mizor rus deri tek “Ishujt Kurile” të Japonisë, e ka shpërnda në disa kontinente dhe ka bërë që të krijohen disa Rusi të Vogla, si Serbinë në Gadishullin Ilirik (Ballkan).
Të njejtat metoda të zgjerimit në “tokat e veta” i ka kopjuar Serbia prej Rusisë Cariste e putiniste.
Kështu Serbia e pati “çliruar” Srebrenicën duke i vrarë mbi 8 mijë boshnjak (myslimanë), që ia bashkëngjiti pastaj krijesës gjenocidale “Republika Srpska” të Bosnjës.
Kështu i pati “çliruar” para e pas Krizës Lindore viset e banuara me Shqiptarë që nga Kufini tek Molla e Kuqe tek Nishi, pastaj Leskovcin, Prokuplen dhe Kurshumlinë, këto të fundit të banuara pothuaj qind për qind me shqiptarë.
Kështu e pati “çliruar” Kosovën me mësymjet në Perpellac në vitin 1912 e pastaj etj, etj.
Mariupoli ishte i banuar me 450000 ukrainas por Rusia e “çliroi” duke e bërë rrafsh me tokë, kryesisht me mercenarët çeçen që jo shumë dhjetëvjetsha më parë ua shndërroi vendin në gërmadha, sidomos Groznin.
Bota duhet të tregohet shumë e kujdesshëm nga mësymjet e “çlirimtarëve” ruso-serbë …!
* Tre foto të Prokuples që gjendet në kufi me Preshevën (pak përtej saj, që para mbi 100 vitesh ishte krejtësisht shqiptare, njejt si Presheva, ashtu qysh ishte qind për qind shqiptare edhe Kurshumlia, që tashmë e serbizuar kufizohet me Llapin (Podujevën), në shtetin e sotshëm të Kosovës.
22 maj 2022
Këto që i thekson Halil Geci dhe jo vetëm ai qe sa e sa vite, do të duhej të ishin marrë parasysh e me seriozitetin maksimal profesional qyshkur nga gazetaria hulumtuese dhe Policia e Kosovës, në mënyrë që të shmnagej Gjykata e Hagës (për Kosovën), por duhet pranuar se ajo gjykatë është rrjedhim i paaftësisë dhe mungesës së guximit të krejt një populli si dhe partishmërisë së tij të skajshme , që logjikisht pengon për ta mbrojtur të vërtetën e njëmendt, objektive .
https://drini.us/halil-geci-per-nguljen-e-thacit-ne-dy-kungja-dhe-dhimten-serbise-per-shqiptaret-e-vrare-nga-kriminelet-qe-po-gjykohen-ne-hage/
Them “mungesë e guximit” pasi guxim e trimëri nuk nënkupton në asnjë rrethanë me fy e vra dikend dhe që ta marrësh ligjin “në duartë tua”, sikurse që mendon Halil Geci dhe jo vetëm ai për Hashim Thaçin dhe njerëzit e tij.
Akuzat e tilla do të duhej që të ishin vërtetuar me kohë, në mënyrë që të mos vinte puna të formohej një gjykatë e tillë , por që kushdo që ka bërë krime që vërtetohen në gjykatë, të dënohej në Prishtinë. Sidoqoftë kur “ti” nuk tregohesh i aftë dhe i zoti ta ndjekësh e dënosh krimin në vendin tënd, atëhere është e kuptueshme që ndodhë formimi i Gjykatës së Hagës.
Pse të flasësh tash kotësira, se ajo është “një gjykatë e padrejtë” që “i dënon çlirimtarët” etj., kur i padrejtë ndaj vetvetës është treguar një popull i tërë që nga paslufta, për shkak të vërtetave të tij të verbëra partiake, klanore dhe të ngatërresave lokale , që i shndërron në dëm të shtetit në ngatërresa me pasoja nacionale!
Hashim Thaçi vet ka dhënë ndihmesë për formimin e asaj gjykate, për motivet që ai duhet ti dij dhe vet ai “vullnetarisht”, ka shkuar atje.
Tash le të mbrohet nëse mendon që është i pafajshëm, kurse nëse dënohet për organizimin e vrasjeve të anëtarëve të LDK-së etj, sikurse që akuzohet prej disave, atëhere as shqiptarët e as Kosova nuk ia ka asnjë faj.
Por, në rastin e tillë kjo do të duhej të na shqetësonte të gjithëve, pasi një gjë e tillë që nuk iu ndodhë popujve e shteteve të tjera në rajon: e që është infiltrimi , ngritja dhe ngjitja në krye të shtetit e njerëzve që mund të vërtetohet se kanë bërë krime …!
Njerëzit e tillë me lëndimin e vet mund ta bëjnë , siç druajmë që e bënë, një shtet e komb të lëndueshëm!
Prandaj, hetimet rreth personave të tillë injorant apo pa kulturën e duhur të shtetbërjes (që mendojnë se tjetrit mund t’i hakmerren me instrumentet e shtetit dhe resurset shtetërore, për tu fshehur pastaj “në majat e tij” prej dorës së zgjatur të ligjit), ishte dashur të zhvilloheshin nga profesionistët e shërbimeve të fshehta partiake. Qoftë edhe në rastet kur hetimet e tilla mund të jenë penguar.
Thuhet kështu pasi që keqpërdorimet dhe mësymjet hakmarrëse ndërpartiake që kanë ndodhur në të kaluarën, me krekosje e ngacmime të panderprera, përpos që janë shenjë e keqe e veseve tona fisnore, mund të jenë edhe çështje e infiltrimeve të hershme të shërbimit sekret serb etj.
Sidoqoftë, e gjithë kjo që ka ndodhur është tragjedi e madhe kombëtare, që as nuk mund të durohet e as të gëlltitet pafundësisht.
Nëse herdokur vërtetohen krimet e supozuara ndaj shqiptarëve të një partie tjetër, atëhere po i bije se u “dashka me ba krime” dhe me “ikë” e me u ngjitë lart e më lart në institucionet shtetërore !?
Sa më shumë krime – aq ma nalt me u ngjitë në institucionet e shtetit?! …
Sa më lartë që ngjitesh, aq më i sigurtë…?!!
Kështu nuk ndodhë në asnjë vend demokratik në botë, kudo që sundon rendi e ligji.
As që mund të mendohet.
Prandaj, pa pasur nevojë që ta përdorim gjuhën që mund të kuptohet “si gjuhë urrejtjeje” , se jo “ishte nipi i serbit” a jo, duhet kuptuar se kushdo që merret me politikë dhe e ka postin politik e shtetëror më të ulët, ai nuk guxon të ketë bërë krime ndaj askujt.
Asnje krim.
Përderisa e analizoja foton e Hashim Thaçit të ri me Akademikun Rexhep Qosja,- dishepullin e tij mendor të asaj kohe, ku kishte dalë sëbashku me priftërinjt serbë në Graçanicë, mendoja se ajo foto do të duhej të ishte bërë menjëhere pas luftës, pra të asaj lufte të cilën Thaçi dhe Qosja e kanë menduar si “luftë të fituar” prej tyre!
Mendoja për “vëmendjen” e Akademikut tonë që kumtet e tij ti dërgonte në Graçanicë, thuajse ai tashmë ishte një faktor politik e shtetëror i Kosovës së re, që koha vetëm pas pak vitesh i tregoj se nuk ishte dhe se nuk kishte ndonjë peshë e as ndikim politik a kulturor.
Mbarë Kosova dhe Shqiptarët duhet të ndihen të shqetësuar nëse secili nga ata që gjenden në Hagë mund të dënohen për shkak të akuzave të Serbisë që ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve, duke vrarë afër 14 mijë veta, dhunuar afro 20 mijë femra, vrarë afro 1400 fëmijë, dëbuar me dhunë pothuaj gjithë popullin shqiptar të Kosovës përmes ushtrisë serbe etj, por kushdo që eventualisht mund të dënohet për vrasjen e shqiptarëve të partisë së caktuar, për te dhimtë nuk duhet të ketë askush pasi ai ka bërë krim ndaj vendit të vet dhe ardhmërisë ligjore të shtetit të tij.
Prandaj, derisa të mos merret vesh e vërteta e plotë, duhet ti lëmë gjepurat se ky apo ai është atje “për ta mbrojtur UÇK-ën”.
Jo ! …
UÇK-ëja ka bërë luftë çlirimtare , e nuk ishte ushtri pushtuese , si ajo e Serbisë, andaj ajo e mbronë vetvetën . UÇK mbetët ajo që ishte me veprën e shenjt e të paharruar në favor të Atdheut: Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

21 maj 2022

Nuk besoj që gjëndet popull tjetër në botë që pasi me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s, e fitoj Lirinë pas pjesës së dytë të Qershorit 1999, që me ndihmën e agjenturave të huaja me synime e qëllime antishqiptare, – që me kohë ishin të infiltruara dhe kishin zënë pusi ndaj Shqiptarizmit tek një komunitet religjoz, ta ketë përbuzur Lirinë Shqiptare , e cila me shekuj na kishte munguar të gjithëve, për hirë të së ashtuquajturës Liria Muslimane, që shumëkujt i kishte pas munguar e ne se kishim ditë!
Shih ti …! Pushtuesi i vjetër duke menduar se ishim Një me të për hirë të Islamit, menjëherë përmes këtyre mercenarëve e vasalëve , në bashkëpunim me “kuMandanTët me alltija n’shokë”, ia rifilloj aty ku e ksihte lënë pushtimi turk-osman në vitin 1912, duke i meremetuar e ndërtuar xhamitë e panumërta deri në ditën e sotshme, që për nga numri e tejkalojnë secilin investim religjioz gjatë gjithë pushtimit mbi 500 vjecar.
I mblodhën gjithë rakigjinjt, akademikët dhe profesorët naiv-ateistë dhe pasi i përpunuan përmes agjenturave të tyre, ia filluan me ta propagandës islamike e turke, duke na e shti në qef turkun e “askerët” e tij, që na e kishin sjellë “famëlartin” pa dhunë dhe vetëm me hurme e sevda shyhretin turk-osmanli. Vepruan njësoj si në kohën kur i përgatitnin kuadrot e Velika Medresa “Krala Aleksandra” në Skopje , për ti shpërngulur shqiptarët si Musliman në tokat e kurdëve e armenëve në Turqi.
Edhe tash po na shpërngulin – por në “identitetin” Islamik!
Prandaj erdhi panislamisti numër dy i botës së sotshme dhe me agjentët e vet e ndihmën e “arnautëve”, i mblodhi gjithë “gylenistët” dhe i barti në Ankara.
Të njejtën gjë është duke e kërkuar Sot edhe nga Finlanda dhe Suedia (sidomos nga kjo e fundit) , që t’ua dorëzoj kryengritësit kurd – “komunist”, nëse duan të hyjnë në NATO !
Provokimet panturke-islamike ndaj botës demokratike nuk kanë të sosur, thuajse janë duke ardhur nga shtabi i Putinit të Rusisë.
Turqia për ditë e më shumë po dëshmohet si një aleat i pa besë i botës demokratike, mirëpo duhet të pyesim zëshëm se kush ishte ai i mallkuar që përmes “arnautëve” i lidhi Shqiptarët me të?
A mos janë bërë merak Shqiptarët, sikur të ishin “arnaut” të pandërgjegjshëm kombëtarisht e njerëzisht, që edhe një herë të paguajnë për të ashtuquajturin “Faji Turk”, si dikur në historinë jo aq të largët , pasojat shkatërrimtare të së cilës i vuajmë ende sot e kësaj dite ?! …
18 maj 2022
Shqiptarët me gjasë s’janë duke e kuptuar as në këto momente dramatike të ngjarjeve në botë , se lejimi i investimeve religjioze turke (neoosmane) qe 20 e 30 vite në mbarë hapësirën Shqiptare në Gadishullin Ilirik (“Kosovistan” dhe “Albanistan”), do t’i kthehet si bumerang popullit shqiptar. Historia nuk ia fal gabimet askujt, sidomos jo të përgjumurve dhe atyre që bëhen “arnaut” nga ligjëratat panturke e panislamike të hoxhallarëve dhe islamistëve politik.
Fakti i tejdukshëm që Turqia gjithnjë e më shumë po shikohet si një aleat i pa sigurtë për botën demokratike (NATO-n), duhet ti shqetësoj pa masë shqiptarët për shkak se politikanët e shkretë të tyre zhvilluan “akraba”-marrëdhënje me Turqinë, kryesisht në baza religjioze.
Nëse jo shumë moti kemi pësuar për shkak të “fajit turk”, athua çka patën Shqiptarët në kohën e sotshme që nuk e forcuan identitetin kombëtar , por e lejuan Turqinë neoosmane që t’ua mbillte edhe një herë në histori farën e keqe të investimeve enorme religjioze sikur të vepronte në ndonjë vilajet të dikurshëm osman, me aq shumë xhami, shkolla kuranore, medrese, fakultete islamike etj.
17 maj 2022
Ja se çka deklaron ambasadori i Turqisë në Oslo, në një intervistë për VG, pra përfaqësuesi i shteti me mbi 70 minoritete (në mesin e të cilëve edhe atë arnaut), që e përbëjnë kombin turk, të cilin pa asnjë mëdyshje e bënë unik vetëm religjioni islamik, fe që i lidhi të palidhurat me shekuj.
Ambasadori i Turqisë në Oslo, Fazh Corman :
“– Është fakt që në Suedi, Finlandë dhe Norvegji PKK-ja ka gjetur një strehë të sigurt. Këtu ata mund të veprojnë, të bëjnë para dhe të abuzojnë me lirinë e shprehjes – sikur të ishte një organizatë interesi, thotë ambasadori Fazh Corman për VG.”
Ajo se çka e si deklarohet ambasadori i Turqisë është në realitet politika panturke-islamike, që nuk njef kombe, pasi islami është komb në vete. Pra nuk i njef as Kurdët, as “Arnautët” e Boshnjakët, asnjë popullatë tjetër që jeton në Turqi.
Jo vetëm në Norvegji, por në mbarë Europën kurdët me përjashtime shumë të vogla (si rasti i islamistit kurd Mullah Krekar, që pas arrestimit e mbajtjes në burgje për shumë vite në Norvegji, para një kohe e morën italianët për disa vepra të tjera penale që i kishte bërë atje), janë njerëz shumë të përparuar dhe lojal ndaj vendeve mikpritëse.
Personalisht kam takuar disa kurd mjaft të ngritur dhe prej bisedave të shkurtëra me ta e kam kuptuar që Kemal Ataturku “ynë” për kurdët e armenët kishte qenë një MIlosheviq i kohës. Njeri që ka ushtruar gjenocide ndaj kurdëve dhe armenëve.
Që i ka largue nga vendi i vet e që Serbia me xhaminë e Mbretit Aleksandër Karagjorgjeviq në Shkup (që ishte me prejardhje shqiptare) e ngriti xhaminë e madhe që “shqiptarët” kurrsesi mos ta harronin islamin dhe që prej aty të përgatiteshin hoxhallarët-agjent (spiuj) , që duhej t’ua bënin shqiptarëve lule e xhenet Turqinë, ku duheshin shpërngulur si Musliman apo si Turq!
Ti shpërngulnin dhe vendosni në vatrat e braktisura me dhunë e gjenocid të kurdëve dhe armenëve! Të ndjekurit e dëbuarit me gjenocidin serbomadh i vendosnin si “musliman-turq” në shtëpitë e tokat kurde dhe armene!
Natyrisht se prej politikës panturke-panislamike, nuk mund të pritet asgjë më e mirë, pasi kreu i shtetit turk praktikisht është kryeislamisti politik i botës , që, po të kishte mundësi do ta “çlironte” edhe Jerusalemin e xhaminë Al Aksa atje!
Kjo puna e ndërtimit të xhamive është punë me bisht, së cilës herdokur “i del duçi”, sado që neosmanlinjt i tejkaluan vitet e pushtimit të gjatë turk-osman me meremetimin e ndërtimin e xhamive në “Arnautlluk” në tridhjetë vitet e fundit.
Përmes tyre mendojnë që të na sundojnë…
Merre me mend?!
Politikanët inferior ose na i blenë ose i shantazhuan, por ajo që është për tu çuditur është heshtja e popullit shqiptar, heshtja e familjes shqiptare?!
Pse heshtin shqiptarët ndaj gjithë këtij shfytyrimi dhe asimilimi që i janë nënshtruar?
Me Blerim Gjonin në promovimin në Oslo të librit Eskadronët e vdekjes së Bardhyl Mahmutit
____
Para disa ditësh isha në promovimin në Oslo të librit të madh Eskadronët e Vdekjes të shkrimtarit Bardhyl Mahmuti.
***
Fakti që merrja pjesë në promovimin e librit të një miku që dallon prej të burgosurve të tjerë politikë për dijen politike, kulturën e përgjithshme dhe erudicionin e rrallë më gëzoi, aqsa më zhgënjeu promovimi i librit në një lokal ku ishte edhe xhamia.
Të gjithë u desht të zbatheshim që në katin e parë, për të shkuar në sallën e promovimin të librit një kat më lartë. Nuk e dij a ishte gabim i rastësishëm, por me një zë të ulët para se të fillonte promovimi u dëgjua një “Allahu Akbar”. Natyrisht se s’kam pse të jem kundër nevojës së njerëzve për të besue në religjionin që e duan, as kundër imamit që linte përshtypjen e njeriut të arsyeshëm nga biseda e shkurtër që pata me të, por më zhgënjen e shqetëson mua e këdo tjetër fakti se pse aty-këtu shqiptarëve “xhamia u dashka tu vij pas”, si në Oslo.
Shqiptarët janë një komb i veçant që praktikojnë disa fe e një pjesë jo e vogël e tyre janë afetar, andaj është e pa drejtë dhe qëllimkeqe që “xhamia” apo kisha të jetë me çdo kusht aty ku është shkolla fillore apo në kryeqytete europiane – aty “ku është populli!”.
I kujt është ai popull?
Une jam vetëm një individ dhe mund ta shprehi lirshëm pakënaqësinë time pa pasur mundësi të ndikoj për të mirë, por befasohem në Radio Rilindja në Oslo dhe me shumë intelektual jo të pakët e të aftë që janë në Norvegji , të cilët nuk janë kujtuar me kohë se këto gjëra nuk duhet të shkojnë së bashku, të përzihen pa nevojë e arsye me njëra-tjetrën në një kryeqytet europian të njohur me kulturën e tij të madhe, popull që i ka dhënë njerëzimit 12 nobelistë e dhjetëra bashkënobelist.
Para se të fillohej të bisedohej për librin, me mikun me të cilin kishim shkuar në promovim meqenëse ishim të ulur në rendin e parë , patëm rastin të bisedonim me një person që ishte i ulur afër mikut tim, i cili lente përshtypjen e njeriut mjaft të ditur, por me një rrëfimtari të çuditshme, që ia nisi të fliste me kënaqësi edhe për historinë e formimit të turqëve si popull që ndërkohë e formuan Perandorinë Osmane.
“Ma i bardh se bora” apo më i bardh se skandinavët, ai kishte qenë ambasadori shqiptar i Maqedonisë (nga Shkupi), në Oslo.
E dëgjoja me vëmendje se çka thoshte dhe me ç’farë entuziazmi fliste për mënyrën se “si i trajton” Turqia shqiptarët e boshnjakët. Turqia, tha ambasadori, i trajton shqiptarët e boshnjakët ashtu sikurse që trajtohet vëllau i vogël… Edhe kur nuk tregohet i sjellshëm, “Vëllai i Madh” Turk (po them une, duke e gjetur kuptimin e asaj që e thoshte ai), “nuk idhnohet në vëllain e vogël!”.
Kuptimi është i qartë: Shqiptarët, për shkak të një përkatësia fetare të njejt me turqit (që e kanë një pjesë e shqiptarëve), i paskan “vëllezër” turqit. U mundova ti them se ajo që e thoshte nënkuptonte identifikim në baza fetare me turqit, duke u munduar ti sqaroja me disa mendime të nobelistit turk Orhan Pamuk nga libri i tij Stambolli ku flet se si kombin turk e lidh “si ind” Islami, por e vërejta se ishte e padobishme. Meqenëse ishte prej Shkupit, i shtrova dy pyetje të shkurtëra:
1. A është shtuar numri i “turqve” në Shkup…?
2. A është përmirësuar gjendja e shqiptarëve pas luftës në Shkup?
Në pyetjen e parë më tha “Jo”, ndërsa në të dytën me tha që është më e mirë se sa që ishte. Merre, si të duash por gjendja e shqiptarëve jo vetëm në Shkup, nuk mund të thuhet se ka shënuar përparim.
Në të vërtetë shqiptarët kanë “të drejtë” të islamizohen e turqizohen sa t’ua merr mendja e të kenë deshirë si dhe kur ta shohin se e gjithë kjo theqafje “su jep bukë me hangër”-të shpërngulen si islamist apo turkoshak prej vendit të vet.
Ambasadori turk në Oslo, është ambasador i Turqisë, por duhet ta pyesim vetën se disa ambasadorë tonë në vendet të ndryshme të botës, athua se të kujt mund të jenë dhe interesat e kujt i përfaqësojnë e mbrojnë …?
“Ceremonia e duasë së hatmesë” për vijueset e mësim besimit në xhaminë e fshatit Shoshajë të Poshtme të Preshevës.
14 maj 2022
Fotot mi dërgoj Fahri Xh Xharra nga Gjakova, duke e shprehur dhimbjen e tij njerëzore dhe kombëtare për gjithë këtë asimilim të programuar që po i ndodhë popullit shqiptar gjithandej.
Këto pamje sipas BI të Kosovës, që qysh nga paslufta na tregoj hapur që është e thirrur për asimilimin e shqiptarëve për interesat turkomëdha të Turqisë neoosmane, janë nga e ashtuquajtura:
“Ceremonia e duasë së hatmesë për vijueset e mësim besimit në xhaminë e fshatit Shoshajë të Poshtme të komunës së Preshevës.”
Ç’farë triumfi Anti-Shqiptar!? …
Ç’farë suksesi në krijimin (formimin) e të ashtuquajturir “populli Musliman shuptar” për interesat e Turqisë neoosmane që na do vetëm si turq dhe musliman dhe të Serbisë e cila kurrë s’është pajtuar të na shoh si Shqiptar e vetëm si Shqiptar, pasi në atë mënyrë i merret tapia dhe historia e vendit tonë që e synon e për pushtimin e përvetësimin e të cilit lufton pandërprerë qe dyqind vite…!
Serbët kërkojnë “asociacion”, dmth. Republikë të kamufluar (fillimisht) Serbe në Kosovë dhe e kanë edhe universitetin e vet në Mitrovicën e veriut, ndërsa vëllezërve dhe motrave tona shqiptare xhamitë “tona” po ua fusin kryet në Islam e Kuran!
Në fb kishin vërshuar shprehjet Mashallah, mashallah dhe “vajzat e islamit”.
Sa larg po shkon bota përpara , e sa pas po i kthejnë disa shqiptarë dhe shqiptare. Nuk ka askush të drejtë të thotë: “Une nuk kam faj për këtë…!”.
Ne të gjithë, pa asnjë përjashtim jemi fajtorë të mëdhenj për gjendjen tonë, andaj nuk kemi të drejtë që ta fajësojmë askend.
Fajtor është secili shqiptar e shqiptare, secila familje shqiptare që nuk ndërmerr masa mbrojtëse, kur e shohim se po na tradhëtojnë shtetet tona “kombëtare” që po i shërbejnë qoftë edhe me heshtje islamizimit antishqiptar të kombit.
Kështu fëmijët dhe të rinjt e pambrojtur , vazhdojnë të mashtrohen e dehen me preokupime e “çështje hyjnore” , e kur qielli nesër-pasnesër nuk u pikë asgjë , atëhere detyrohen të zhgënjyer ta braktisin vendin e vet, duke e lënë të shkretë, siç u braktisën fshatrat e Medvegjës.
13 maj 2022
Islamistët politik të “Arnautllukut”, sidomos ata të Kosovës e Maqedonisë, nuk e lënë të qetë as pellazgologun më të njohur shqiptar Mathieu Aref që jeton në Paris, pasi iu djegin dhe prekun në projektin antishqiptar mendimet e tij të emanacipuara dhe përplot informata për Kuranin e Islamin, aqsa ai detyrohet t’iu përgjigjet edhe përmes këtij reagimi publik. Kryengritësit panislamik – antishqiptar , vazhdojnë të jenë të gjithë ata që u ndihmuan në mohimin e kulturës kombëtare shqiptare nëpër “xhamitë tona” të meremetuara e ndërtuara gjithë kohën nga ana e Turqisë neootomane, sikur të investonin e ndërtonin në ndonjë vilajet të dikurshëm osman.
Mathieu Aref: “Së fundi, dikush nuk ka nevojë t’u tregojë të tjerëve se është musliman, as të tregojë ndonjë shenjë të jashtëm për të thënë që është një besimtar i vërtetë musliman : praktikimi i një feje është një veprim vullnetar, privat dhe pothuajse i fshehtë, sepse ne jemi të gjithë vetëm ne para Zotit dhe nuk kemi nevojë për një ndërmjetës.”
Parlamenti shqiptar voton kundër gjenocidit në Srebrenicë ku u vranë mbi 8 mijë boshnjak… Këtë gjenocid nuk e njohin ata që e kanë bërë, Serbia dhe krijesa gjenocidale Republika Srpska.
12 maj 2022
Nuk arrij me e kuptue se si asht e mundun që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të mos e votoj Rezoluten për gjenocidin në Srebrenicë…! Duhet ose të mos jesh Njeri ose të mos kesh ndërgjegje njerëzore e kombëtare shqiptare, që mos ta votosh rezoluten që e dënon gjenocidin e ushtrisë serbe në Srebrenicë , që në atë kohë ishte e banuar me shumicë boshnjake me përkatësi fetare myslimane.
Kjo pandjeshmëri e panjerëzi ndaj aktit gjenocidal si ky i Srebrenicës mbi të cilin u krijue Republika Srpska, ku gjenerali serb Ratko Mladič i vrau mbi 8000 civilë, pa asnjë dyshim e turpëron mbarë kombin shqiptar.
Se njëherit është veprim antishqiptar …!
Duke mos e njohur këtë akt gjenocidi ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, Kuvendi i Shqipërisë rradhitet përkrah Serbisë dhe krijesës gjenocidale Republika Srpska. Kështu me apo pa vetëdije i përkrah veprimet gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë a gjetiu.
Tmerr, veç me mendue!
Nuk ka asnjë dyshim që ndikimi serbomadh , përmes udhëheqësve mercenar , është i dukshëm në Shqipëri dhe jo vetëm aty. Arsyetimi i verbër “socialist” se rezoluta nuk u miratua “për shkak se është propozuar prej Sali Berishës”, është arsyetimi më Anti-Shqiptar i mundshëm, pasi i bije që “për shkak të Berishës”, duhet të jemi përkrah serbomëdhenjve të Serbisë së Madhe!

Dy vepra që i japin vlerë tjetër punës dhe jetës së autorit Qerim Kryeziu

0

Prof. Dr. Muhamet Shatri, historian, Suedi

* Qerim KRYEZIU, ”Reflektime letrare e shënime kulturore nga mërgata”   
* Qerim KRYEZIU, ”Dy poetë, një univers frymëzimi” 

Recension

Në Qendrën Kulturore të Kosovës në Malmö   
Të nderuar të pranishëm,  

Të respektuar dashamirës të librit e fjalës artistike!
Ju përshëndes përzemërsisht dhe ju falënderoj për ardhjen tuaj në këtë mbrëmje kulturore që ka për qëllim promovimin e dy veprave të mikut e krijuesit tonë, Qerim Kryeziu!
Qerim Kryeziu ka krijuar tashmë individualitetin e tij si njeri i fjalës së zgjedhur artistike. Kudo që ka punuar, në TVP, në arsim si mësimdhënës, po edhe këtu në Suedi ka dëshmuar për dashurinë dhe përgjegjësinë që ka ndaj kulturës e artit të letërsisë, dhe jo vetëm. Në vitin 1998 erdhi këtu në Suedi, pra në kohën kur në Kosovë armiku i kishte ngushtuar mizorisht cepat e operacionit famëkeq “Patkoi”. Në fillim të viteve ’90 organet e dhunshme serbe e kishin dëbuar nga Televizioni i Prishtinës e më vonë edhe nga gjimnazi “Luigj Gurakuqi” në Klinë, ku jepte mësim dhe angazhohej me tërë qenien e tij për arsimimin dhe edukimin e brezit të ri.

Lidhur me shkollimin dhe ngritjen profesionale të Qerim Kryeziut do të përpiqem të përthekoj vetëm me një fjali: i zgjuar e i përkushtuar në mësime ai arriti të përfundojë shkollimin fillor, të mesëm e universitar me sukses të shkëlqyeshëm. Madje kishte kryer edhe studimet pasuniversitare, por, siç theksova më lart, për shkak të rrethanave në Kosovë – dhunës, terrorit serb, kishte mbetur pa punë, dihet, si shumë të rinj tjerë shqiptarë në Kosovën e pushtuar nga regjimi i egër i Beogradit.
Shumica prej nesh sa jemi këtu, e dimë se Qerimi vjen nga Helsinborgu për të prezantuar programet artistike të Qendrës Kulturore të Kosovës, por, nuk e di, sa prej nesh e dimë se Qerim Kryeziu është nga Mleqani i rapsodit të njohur në krejt Kosovën, Sefë Mleqani. Më lejohet, besoj, të përmend një detaj (thërrmijë kujtimi) nga takimi im i parë me të. Ditën e parë që u takuam, pasi mësova se prej nga ishte, i kërkova një këngë, i bindur se në Mleqan të gjithë këndojnë.
“Qerim, të lutem, ma këndo një këngë dhe të heqim pak mall këtu në Suedi larg Kosovës sonë, se ju Mleqni të gjithë dini të këndoni! – i thashë.
“Në Mleqan të gjithë këndojnë, vetëm unë i dëgjoj!” – m’u përgjigj me një buzëqeshje të ëmbël shoqëruar me shikimin e tij ngjitës.
Biseduam jo vetëm për hallet e popullit tonë në Kosovë, por edhe për emigrantët shqiptarë në Suedi, për detyrat që na presin në shkollimin e brezit të ri këtu në mërgim, në mënyrë që të ruajmë gjuhën, traditat, identitetin tonë kombëtar. Momenti që më bëri përshtypje të madhe, madje më bëri të ndjehem shumë mirë e krenar, ishte takimi me babanë e tij, tashmë i ndjerë. Ai ishte një burrë fisnik, i afërt e i dashur me të gjithë. Si prind e kishte nderimin e respektin maksima të Qerimit dhe të njerëzve më të afërt. Pra, ishte aty jo si një prind mysafir, por një zot e krenar në mesin e më të dashurve të tij. Pleqëroi jetën i qetë rrethuar me nderimin dhe dashurinë që ia falnin djali dhe reja, mbesat, nipat dhe rrethi i gjerë i miqve e dashamirëve. Pse e theksova këtë fakt? E theksova me qëllim që që ta shoqëroj me një porosi (mesazh): kujdesi e dashuria e brezit të ri ndaj të moshuarve, sidomos ndaj prindërve nuk duhet të zbehet kurrë. Këtë ndjenjë dashurie duhet ta kultivojmë në vazhdimësi… Vetëm në këtë mënyrë do të jemi të nderuar dhe të shpëtuar…


Në Suedi ishin familjet shqiptare që mësuan për kulturën gazetareske e pedagogjike të Qerim Kryeziut të shfaqur në programet kulturore në Helsingborg e gjetiu. Në vitin 1999 bashkëkombësit i kërkuan që të punojë mësues i gjuhës shqipe në komunën e Åstorpit. Këtë mision të shenjtë e mori me përgjegjësi, prandaj edhe sot vazhdon të kryejë me dashuri e përkushtim.
Personalisht kam pasur rastin të dëgjoj dhe mësoj vlerësimet të mira për punën e Qerim Kryeziut si mësues i gjuhës shqipe dhe edukator shembullor. Një prej sukseseve të Shkollës Shqipe në Suedi ishte Kuizi i Diturisë, të cilin Qerimi e redaktoi dhe e realizoi me Këshillin Organizativ të Arsimtarëve për dhjetë vjet me radhë.
Jashtë domenit pedagogjik arsimor, Qerim Kryeziun e kanë parë dhe e kanë dëgjuar gjithë shqiptarët që kanë marrë pjesë në aktivitetet e Qendrës Kulturore të Kosovës në Suedi, së pari në Halmstad e më vonë në Malmö.
Në të gjitha prezantimet kulturore, Qerimin e kemi parë të dinjitetshëm, serioz, të përgatitur mirë, të veshur bukur e me shije, të qeshur e të dashur ashtu siç e kërkon moderimi. Qerim flet bukur e logjikshëm, pra të folurit skenik i falë elokuencë të duhur, mendimeve u jep vlerë e përmbajtje të nevojshme.
Veçanërisht bëhet i bukur prezantimi i Qerimit në skenë kur shoqërohet nga aleatja e tij në modelim, zonja e tij Gala Kryeziu. Të dy rrinë më hijshëm në skenë, përplotësojnë më mirë njëri-tjetrin. Bashkëshortët Kryeziu përbëjnë tandemin më të kultivuar, më fisnik e më simpatik të jetës sonë kulturore në Suedi.
Përveç prezantimeve kulturore në skenë, Qerimi është edhe gazetar shembullor. Ai shkruan mirë për revista e portale mediatike të Kosovës e Shqipërisë dhe moderon bukur në televizion. Në studion e tij kulturore në Televizionin AlbSe janë ndjerë mirë gjithë ata shkrimtarë, piktorë, profesorë e intelektualë të mërgatës shqiptare në Suedi e jashtë saj. Shumë mirë jam ndjerë edhe vet, atëherë kur isha mysafir i tij. Mundësinë për t´u shprehur mirë e për t´u ndjerë shkëlqyeshëm në një emision televiziv, ta jep gazetari i shquar, mësimdhënësi i përkushtuar e studiuesi i thekur Qerim Kryeziu.
Më falni për këtë prolog paksa të gjatë që bëra me rastin e përurimit të librave të tij. Pra, sot jemi tubuar këtu për të bërë promovimin e dy librave të Qerim Kryeziut të botuar këto dy vitet e fundit. Këto botime i japin vlerë tjetër punës e jetës së tij.
Libri i parë ”Reflektime letrare e shënime kulturore nga mërgata” është konceptuar a ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë janë përfshirë shkrimet kritike-letrare për autorë të intervistuar në Televizion, ndërsa pjesën e dytë e përbëjnë shënimet kulturore nga Suedia. Dy pjesët korrespondojnë shkëlqyeshëm me njëra-tjetrën. Vepra, përveç vlerave letrare, ka edhe rëndësi të madhe dokumentare pasi që aty dëshmohet kultura dhe ekzistenca jonë në Suedi. Ky fakt, ritheksoj edhe njëherë, për mua si historian, ka vlerë të madhe ngase libri i Qerimit dëshmon ekzistencën tonë, pohon vlerat tona dhe shënjon varret tona në Suedi. Ky libër do të mbetet arkiv i trashëgimisë sonë në Suedi dhe kronikë e rëndësishme për brezat e ardhshëm shqiptarë në mërgatë.
Libri i dytë me titull “Dy poetë, një univers frymëzimi” është krejt brenda orbitës së Qerimit si kritik letrar, si njohës i letërsisë sonë dhe si kërkues i estetikës poetike në krijimtari. Libri shqyrton poezinë e dy poetëve mërgimtarë: Entela Tabaku dhe Shqiptar Oseku.
Nëse libri i dytë është brenda orbitës krijues të Qerimit, i njëjti libër është jashtë sferës sime si historian, prandaj pak gjëra mund të them për të. Këtë e them edhe për faktin se poezisë ia kam pas parë sherrin, ngase letrën e parë të dashurisë e kam blinduar me një poezi të Tagorës së madh dhe më patën shpallur ëndërrimtar, duke më refuzuar padrejtësisht. Edhe përkundër faktit se kjo vepër poetike nuk i përket fushës sime profesionale, si lexues mund të them diçka shkurt. Këtu lexuesi  analizën e vjershave të Shqiptar Osekut të veshura me gjuhë figurative – artistike, ku janë të pranishme figurat, si: krahasimi, epiteti, metafora, alegoria, simboli etj. Më kanë bërë përshtypje vargjet që kanë për motiv mërgimin, boshllëkun, kotësinë e kalueshmërinë e kësaj jete etj. Më duket sikur poeti i ka shkruar enkas për mua, për të gjithë ne mërgimtarët. Pra, heronjtë lirikë janë të identifikueshëm. Njëri ndër ta jam edhe unë…


Por, nuk do ta përfundoj fjalën time pa shtuar edhe këtë: duke lexuar librin e dytë kam kuptuar më mirë se Qerim Kryeziu është nga ata krijues shqiptarë që njeh shkëlqyeshëm secilën poezi e secilin poet shqiptar që jeton dhe vepron në Suedi e më gjerë. Duke qenë i tillë, mendoj se është shumë i vlefshëm dhe shumë i mirëseardhur për letërsinë tonë.
Sepse, siç me ka thënë edhe vet, duhet të dokumentojmë lidhjet letrare, politike, historike e sociale shqiptaro-suedeze, të zbardhim dashamirësinë e Thunmanit suedez për historinë tonë dhe të shkruajmë për dashurinë ekzemplare të Ullmar Qvickut për shqipen e shqiptarët.
E Qerim Kryeziu, (jam i sigurt për këtë) di të flasë, di të mendojë e di të shkruajë.
Uroj që të punojë edhe më shumë, të ketë shëndet e suksese tjera!
Qerim, suksese në punën tuaj dhe krenar që të kemi pjesë të mërgatës sonë në Suedi!

Muhamet Shatri, me 14 maj 2022, Malmö

Një rrëfim i sinqertë e objektiv për vetën e të tjerët në librin e Islam Islamit, “Unë, biri i Oshlanit heroik”

Prof. dr. Muhamet SHATRI , historian, Suedi 

NJË RRËFIM SHUMË I SINQERTE E OBJEKTIV PËR VETEN DHE TË TJERËT   

Islam Islamit, Unë, biri i Oshlanit heroik (autobiografi), Prishtinë, 2022    

Recension  

Libri autobiografik “Unë, biri i Oshlanit heroik” ka përmbajtje interesante të bazuar në fakte të pamohueshme nga jeta dhe ndeshtrashat me të cilat është ballafaquar autori. Në të shprehet sinqeriteti, humanizmi, respekti dhe nderimi i madh ndaj të parëve, krenaria e mburrja e ligjshme, adhurimi i pakufishëm ndaj vendlindjes së tij, Oshlanin heroik  i cili është i njohur si një ndër bazat e qëndresës shqiptare. Autori ka afruar të dhëna për kryetrimin Hazir Gjaka, i cili, bashkë me trimat e tij, luftoi deri në Pazarin e Ri për mbrojtjen e kufijve etnikë nga Serbia dhe Mali i Zi. Kur forcat partizane-çetnike jugosllave bashkë me ato shqiptare të Enver Hoxhës ripushtuan Kosovën, ai, duke qenë njëri ndër komandantet e formacioneve të shenjta atdhetare , përkatësisht të Brigadës së Shaban Polluzhës, iu kundërvu me tërë forcën bashkë me Sherif Terstenën e trima të tjerë.  Autori ka përshkruar me besnikëri pjesëmarrjen  e bashkëfshatarëve të tij në Luftën Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe më 22 shtator të vitit 1998, ku kanë rënë 18 dëshmorë. Kjo qëndresë dhe sakrificë sublime e bën krenar autorin, mirëpo shqetësimi më i madh i tij pas përfundimit të luftës është rënia e numrit të popullsisë në fshat. Kështu, derisa në vitin 1981 fshati Oshlan kishte 783 banorë, gati 30 vjet më vonë (2011) ky numër ka rënë në 488 frymë. Megjithatë, autori, duke qenë i lidhur shpirtërisht me vendlindjen e tij, Oshlanin heroik, shkruan: “Jam shumë krenar që rrënjët e mia ndodhën pikërisht këtu. Jam bir i Oshlanit heroik dhe, sa të jem gjallë, nuk e harroj, do ta ndihmoj me shpirt e me zemër!”   

Në librin “Unë, biri i Oshlanit heroik” shprehet në mënyrë të fuqishme dashuria ndaj jetës si dhe motivi i fortë i autorit për të qëndruar stoikisht karshi sfidave të rënda. Kemi mjaft raste të njohura që flasin për dramën që përjetojnë fëmijët pasi mbeten pa nënë dhe pastaj dikush tjetër të marrë rolin e saj për t’i rritur dhe edukuar. Unë për veten time asnjëherë nuk kam dëgjuar ndokund apo lexuar se si një nënë jo biologjike mund të jetë nënë aq e afërt, e dashur dhe shumë e kujdesshme për fëmijët e lindur nga një nënë tjetër. Këtë fakt e mësova nga Islami, i cili, ashtu sikur të ishte trashëgimtar biologjik i saj, gjithkund më shumë të drejtë i thërret të dyja me ashkun e shpirtit e zemrës me emrin hyjnor “NANË”.   

Nga këto kujtime shumë interesante, me bazë të fortë të traditës shqiptarie del se ai i ka dashur e respektuar plotësisht në mënyrë të barabartë, është kujdes për to sa ka qenë në vendlindje, por edhe kur është shpërngulë në  botën e jashtme.  Të dyja i ka marrë me vete në Suedi, Edhe pse nëna e parë është kthyer në Kosovë, Islami është kujdesur shumë  për të, madje në rrethana mjaft të ndërlikuara, ka bërë çmos të marrë pjesë në varrimin e saj bashkë me nusen e tij.   

Për babanë,  Murselin, autori rrëfen për historinë e tij, e cila është gjithashtu e veçantë, Ai gjatë Luftës së Dytë Botërore është inkuadruar në  Divizioni SS “Skënderbeg”, ka marrë pjesë në shumë beteja të zhvilluara  në Kroaci dhe Bosnje, prej nga ka ikur dhe është kthyer këmbë deri në vendlindje.  Këtu pastaj, si shumica e bashkëfshatarëve të tij, është inkuadruar  në Luftën e Drenicës të udhëhequr nga komandanti, Shaban Polluzha,   

Babai i Islamit, Murseli, është martuar me Hasimen, të bijën e nacionalistit Ukë Rexhepit nga Kutllovci. Uka bashkë me djemtë vazhdimisht është persekutuar nga pushteti komunist sepse kishte strehuar atdhetarët sypatrembur, Sherif Tërstenën dhe Aziz Zhilivodën, ky i fundit xhaxhai i Ahmet Krasniqit.   

Hasimja dhe Murseli, siç thekson autori, kanë pasur lidhje të fuqishme e të sinqertë bashkëshortore. Meqë nuk kishin fëmijë, Hasimja, për t’ia përmbushur dëshirën të shoqit që të ketë trashëgimtar, vendos ta martojë atë. Kështu, zgjodhi për nuse të dytë, Nurijen, vajzën e  Osman Musës nga Bajgora, që jetonte në Vushtrri. Gëzimi i familjes, kur u lindi fëmija i parë, u shndërrua në pikëllim të thellë për të gjithë, sidomos për Hasimën, që e priti me shumë gëzim këtë fëmijë pasardhës të burrit dhe ortakes së saj.   

Autori në vazhdim përshkruan për udhën e tij fillestare në jetë, për privilegjin e rrallë që kishte dy nëna që përkujdeseshin për të, prandaj i konsideronte të barabarta. Kur lindi djali i dytë, Hasimja e mori dhe e konsideronte si djalin e vet. Islami, krahas kujdesit të dy nënave, e kishte edhe atë të hallës Halime, e cila pas vdekjes së burrit jetonte bashkë me Murselin.   

Shumë interesante, por edhe e dhimbshme është pjesa e autobiografisë, ku autori rrëfen për peripecitë shëndetësore dhe ditët e para të shkollimit. Ishte moment shumë i rëndë për familjen dhe sidomos për nënë Hasimën, kur u kuptuar se katarakti i syrit po ia mbulonte të pamurit. Edhe këto situata të rënda del në pah humanizmi, zemërgjerësia, shpirtmadhësia dhe kujdesi i disa njerëzve të mirë; sidomos i mjeku specialist Dr. Xheladin Deda, i njohur në mbarë Kosovën, dashuria e pafund e nënë Hasimës që u shtri në spital bashkë me Islanin, duke u përkujdesur natë e ditë për të. Autori përshkruan me realizëm dhe emocion përkushtimin e brengat e familjes në fillim të vitit shkollor. Autorit i janë thadruar në kujtesë shumë gjëra: dita e parë e shkollës, korrieri i hareshëm, Bahriu, me zilen e tij, rreshtimi i parë, hyrja e mësuesit Hysen Shtyti në klasë me buzëqeshjen e tij ylberore, kujdesi i veçantë i mësuesit ndaj tij duke e ulur në bankën e dytë menjëherë pas vajzave etj. Ai nuk i ka harruar asnjëherë lëvdatat e mësuesit Hysen për të duke e nxitur e inkurajuar se një ditë do ta kryente shkollën me suksesin më të mirë. Pas fillimit të shkollimit të vëllait të dytë, Avniut, brengat shtohen, sepse edhe ai kishte gjithashtu të njëjtat probleme. Mësuesi Avniut  nuk ishte si mësuesi i tij, Hysen Shyti. Ai kërkoi që babai ta dërgonte në ndonjë shkollë speciale. Mësuesi Jahja mësimdhënës e ndihmoi që të regjistrohej në Shkollën Speciale në Prishtinë, por kjo nuk zgjati shumë dhe ai u kthyen në vendlindje. Islami shkruan se kishte vullnet të madh për të mësuar, se dallohej në lëndët: gjuhën shqipe të mësuesi Behram Xhaka, matematikë të Ajet Rama, mësuesi i fizikës Halim Hetemi. Kur erdhi koha për të vazhduar shkollën e mesme në vitin shkollor 1978/79, hasi sërish në vështirësi e probleme. Dajat nga Vushtrria nuk shprehën gatishmëri për ta mbajtur e strehuar gjatë kohës sa do të vazhdonte shkollën e mesme në Vushtrri. Kështu Islami u detyrua ta braktisë ëndrrën për shkollim dhe t’i kthehet bujqësisë. Nga kjo gjendje e rëndë zhgënjimi e rezignacioni shpirtëror e shpëtuan vëllai i nënës Hasime, Rexhep, me gruan e tij, Eminen, dhe me kunatën Shefkien, të cilës i kishte vdekur burri më herët. Kështu, Shefkia e mori Islamin në shtëpinë e saj e pastaj daja. Islami shkonte në shkollë bashkë me djalin e tij, Asllanin. Autori në vazhdim përshkruan shkollimin në gjimnazin “Muharrem Bekteshi” në Vushtrri, duke veçuar ndër të tjerët mësimdhënësin e shqipes, Xhabir Haradinajn, pastaj Bajram Mulakun, Shaban Krasniqin etj. Nuk le pa evidentuat se gruaja e dajës, Eminja, dhe kunata e saj, Shefkija, asnjëherë nuk e linin të nisej në shkollë pa ngrenë mëngjes.   

Në popull përdoret shpesh një shprehje proverbiale: “Të mirat vijnë një nga një e shumë rrallë, kurse të këqijat zinxhir njëra pas tjetrës pa ndërprerë!” Gjatë qëndrimit në Vushtri, Islamit i erdhi lajmi i kobshëm për vdekjen e babait. Tani u shtrua edhe një çështje tjetër. Autori shkruan se momenti më i vështirë ishte kur dajallarët e kishin pyetur nënën Hasime se çka do të bënte pasi burri i kishte vdekur. Ajo ishte përgjigjur në mënyrë të prerë mu si heroinë: “Unë, bija e Ukë Kutllovcit, kam qenë dhe do bëhem kurban i këtyre fëmijëve derisa Zoti të ma merre frymën e fundit!” Në vazhdim autori përshkruan solidaritetin e farefisit, ndihmën që i kishin ofruar për vijimin e shkollimit, për pasionin e madh që kishte për lexim, për frymëzimin nga romani i Adem Demaçit “Gjarpijntë e gjakut” etj.     

Rol shumë domethënës në ngritjen shpirtërore të tij thotë se ka luajtur arsimtari i gjuhës shqipe, Bedri Tahirit, publicist dhe veprimtar i njohur.     

Në ndërkohë Islami është dënuar me vërejtje për shkak të blerjes së ve kombëtarë. dhe shpërndarjes së tyre. Një flamur ia kishte dërguar bacës Selman Berisha, i cili, sipas tij, kishte vuajtur shumë për të. Autori shkruan për qëndrimin e drejtorit Emin Fejza, më vonë drejtor i Entit Krahinor të Statistikës. Shumica e arsimtarëve e donin shumë më tepër, por pati ndonjë që e urrenin haptazi, Është me interes të përmendim përshkrimin autentik që autori i bën fillimit të demonstratës  më 26 mars 1981. Në fillim inskenuan sikur ishin ngatërruar mes veti, po rriheshin, dhe pastaj se si kishin shpërthyer brohoritjet “Kosova Republikë!” Autori rrëfen se si një shoqe e klasës e kishte përcjellë në çdo hap, por ai nuk e përmend emrin e saj. Në vazhdim ai jep emrat e atyre që ishin në krye të demonstratës në Vushtrri; Dinore Curri, Jakup Shyti, Ilmi Muzaqi dhe Bedredin Krasniqi. Disa nxënës të dobët, që ishin bërë vegël e pushtetit, u arritën sukses të shkëlqyeshëm në vitin vijues. Është gjithashtu me interes përshkrimi që i bën autori ekskursionit të organizuar në përvjetorin e demonstratës  në mars të vitit 1982, në Zllatar të Serbisë. Dikush e kishte paguar ekskursionin për të, por kurrë nuk i ishte bërë e njohur se kush e kishte bërë këtë. Duke qenë se nuk arrinte të punësohej askund, vendosi të regjistrohet në Fakultetin Ekonomik. Në këtë drejtim i ka ndihmuar Januz Mehmeti, inxhinier i xehetarisë, në kombinatin “Trepça”. Solidariteti i njerëzve të mirë në ato rrethana të vështira ekonomike e shëndetësore ia lehtësoi jetën. Emisioni i gazetari të njohur Shefki Popova  mundësoi arritjen e ndihmave nga të gjitha anët. Me anë të ndihmave të njerëzve shpirtmirë e altruistë arriti të ndërtojë shtëpinë në Oshlan sepse udhëheqja  komunale nuk lejoi t’i ndërtohej në Vushtrri, edhe pse truallin ia kishte lëshuar vëllai i nënës Nurije, Muharremi.   

Pas diplomimit në Fakultetin Ekonomik Islami ballafaqohet me vështirësi të reja, Edhe pse i diplomuar nuk pranohet askund në punë. Pushtetarët e endnin prej komune në Entin e Inkuadrimit dhe anasjelltas, duke u tallur me të. Kryetari i Komitetit Komunal, Toma, i nacionalitetit malazez,  i indinjuar për trajtimin që ia bënin,  jo vetëm Islamit, udhëheqësit e tjerë i kishte premtuar me besë se do ta pranonte në punë, por kur Islami shkon një të hënë pranë zyrës se tij, i tregojnë se Toma kishte vdekur nga sulmi në zemër gjatë vikendit.   

Në këto rrethana regjistron studimet pasuniversitare, shkallën e tretë të Fakultetit Ekonomik në Prishtinë. Autori e përshkruan me entuziazëm e vërtetësi frymën  dhe vrullin patriotik që mbretëronte gjatë regjistrimit të anëtarëve në LDK në Vushtrri, përmend emrat e më të angazhuarve nëpër fshatra, ne krye me Ramdan Pllanën nga fshati Shtitaricë etj. Ai angazhohet në shoqatën “Nënë Tereza”,  në aksionin “Familja ndihmon familjen”, merr pjesë në marshin  e minatorëve  të Trepçës deri në Prishtinë. Autori shkruan për lirimin  e Adem Demaçit, për demonstratat e 23 janarit 1990 para Komitetit Krahinor të LKJ, për demonstratën e 26 janarit në Vushtrri, për angazhimin në aksionin për pajtimin e gjaqeve etj. Në vazhdim ai demaskon “patriotët me fjalë”, duke vlerësuar lart angazhimin e veprimtarëve të njëmendët në krye me arsimtarin sypatrembur Bedri Tahirin, në përurimin e pllakës së Azem Galicës, më 25 korrik 1990 në Galicë, ku morën pjesë mbi 20 mijë qytetarë, ku ishte edhe mësuesi që i kishte nxjerrë eshtrat e Azem Galicës nga shpella “Çuku që kërcet” në Perçevë, babai i heroinës Xhevë Lladrovci, Avdyl Krasniqi dhe kryeheroi i shqiptarisë Adem Jashari. Shkruan edhe për organizimin e referendumit për pavarësinë e Kosovës, për solidaritetin pas leximit ë Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990 etj.   

Në autobiografinë e tij Islam Islami rrëfen edhe për njohjen me martesa me Fetijen më 29 nëntor 1991 dhe për martesën më 12 janar 1992. Kjo lidhje ishte bërë me pëlqimin dhe bekimin e dy nënave të tij. Familjet patriotike po u jepnin nuse veprimtarëve dhe trimave. Kështu, familja e fisme  e heroit të Kosovës, Xhevat Isufit, e pranoi për dhëndër Islamin. Xhevat Jusufin kemi pasur nderin dhe privilegjin ta takojmë dhe ta njohim këtu kur erdhi në një vizitë në Suedi. Xhevati ka qenë anëtar i Këshillit të Pajtimit në Shalë të Bajgorës, kryetar i nëndegës së LDK-së për Bare e rrethinë, mësimdhënës i devotshëm, drejtor i përkushtuar i shkollës fillore në Bare që sot mban emrin e tij, luftëtar i UÇK-së etj.   

Pas luftës  me ka rënë puna të  endem bukur shumë me dy nga luftëtarët e guxim­shëm të Kosharës, Sababate Tolaj dhe Isuf Haklaj, të cilët, duke shkuar në detyrë, i vranë disa shpirt­shitur shqiptarë. Sabahatja me pati treguar se një familje e njohur e Vushtrrisë i kishin dhënë Isufit për nuse vajzën e tyre, ngase edhe pse polic në atë qytet, e kishte bartë me makinën e tij zyrtare një djalë të tyre të plagosur si pjesëmarrës në  demonstratën e Vushtrrisë.   

E përgëzoj autorin për shpalosjen e këtyre kujtimeve, të cilat, besoj, do të jenë me interes edhe për ata që merren me historinë e vendlindjes dhe të mërgatës sonë këtu në Suedi.  Unë e zgjata paksa, sepse më dukej sikur do t’i hyja në hak autorit pa përmendur disa detaje shumë domethënëse të jetës dhe veprimtarisë së tij. Për aktivitetin e tij të mëtutjeshëm këtu në diasporë e çështje të tjera do të flasin referuesit e radhës.   

New York Herald Tribune (1939) / Rrëfimi i Mbretëreshës Geraldinë në Versajë : edukimi i djalit, simbolika e kurorës mbretërore, Skënderbeu, dhoma e preferuar në kështjellë…

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Maj 2022

 “New York Herald Tribune” ka botuar, të premten e 18 gushtit 1939, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën e mbretëreshës Geraldinë realizuar asokohe në kështjellën e La Maye në Versajë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Edukimi amerikan për Skënderbeun (Leka Zogun) i marrë në konsideratë nga mbretëresha Geraldinë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Mbretëresha shqiptare në mërgim në Versajë e intervistuar thotë se shqetësimi kryesor tani është rritja e djalit katërmuajsh; Planet e së ardhmes të pasigurta

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë, e cila tashmë jeton në Versajë, pas fluturimit (udhëtimit) dramatik nga Tirana kur italianët pushtuan Shqipërinë, tha dje në një intervistë ekskluzive për United Press se djali i saj prej katër muajsh, Princi Skënderbeu, mund të shkollohet në Shtetet e Bashkuara.

Sytë e saj duke buzëqeshur me miqësi ndërsa fliste, mbretëresha e re e gjatë dhe e bukur shpjegoi këtë mundësi duke thënë se “të gjithë e dinë se çfarë vendi i mrekullueshëm është.”

Nëse grushti i shtetit italian i së Premtes së Shenjtë merr fund, Princ Skënderbeu mund të vijë një ditë në fron në qytetin e sapomodernizuar të Tiranës. 

Të edukohet si njeri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“A do të arsimohej për të qenë një mbret demokratik?” u pyet mbretëresha.

 “Ai do të edukohet para së gjithash për të qenë burrë,” u përgjigj ajo shpejt.

“Ai do të edukohet në të gjitha gjuhët e rëndësishme, duke përfshirë anglishten dhe frëngjishten.”

Çifti mbretëror, që tani jeton në kështjellën e La Maye në Versajë – shtëpia e banuar dikur nga Duka dhe Dukesha e Windsor-it – planifikojnë që më vonë djali i tyre të ketë shoqëruesë anglezë dhe francezë për t’i ardhur në ndihmë dados aktuale gjermane. 

Kurorëzuar me besim

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Por edhe nëse një ditë do të kishte fronin e tij, ai kurrë nuk do të mbajë një kurorë – pasi nuk ekziston. Mbretëresha Geraldinë e shpjegoi këtë situatë në këtë mënyrë: “Kurora e Shqipërisë është vetëm simbolike. Populli i Shqipërisë na kurorëzoi me vetë besimin në pavarësinë e vendit. Kjo është shumë më e qëndrueshme. Emblema e vendit tonë është helmeta e Skënderbeut.” Skënderbeu ishte heroi i madh kombëtar i Shqipërisë.

“Ai është aq i vogël sa nuk kemi bërë ende shumë plane për të ardhmen e tij,” tha Mbretëresha Geraldinë.

E qetë dhe e hijshme, mbretëresha e re më priti me një shtrëngim duarsh të fortë në dhomën e pritjes së vilës.

Mjaft e çuditshme, mbreti Zog dhe gruaja e tij e morën me qira kështjellën pa e ditur se më parë ajo ishte banuar nga Windsor-ët.

Nëna banon në kështjellë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Me mbretëreshën Geraldinë gjatë intervistës ishte nëna e saj, tashmë gruaja e një oficeri të ushtrisë franceze.

Mbretëresha e re kishte veshur një fustan të bardhë sportiv me një xhaketë me stampa bardh e zi, të cilët i bleu ndërsa ajo dhe mbreti Zog po udhëtonin nëpër Evropë gjatë rrugës nga Turqia në Francë.

Ajo hodhi poshtë çdo përmendje të modave dhe stileve duke thënë se tani i kushton pak rëndësi “elegancës”, duke pasur parasysh se ka çështje shumë më të rëndësishme për të vendosur. Ajo ende nuk i ka blerë rrobat e reja të vjeshtës, por planifikon t’a bëjë më vonë – ndonëse nuk e di se te cili stilist i Parisit do të shkojë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Planet e ardhshme të familjes mbretërore duken të pasigurta. Tre motrat e Mbretit, të cilat kanë qenë me ta që nga fluturimi (udhëtimi) i ethshëm nëpër malet e Greqisë, do të qëndrojnë me shumë mundësi në kështjellë.

Geraldina gjat një vizite në Norvegji …

E pyeta mbretëreshën Geraldinë se cila pjesë e kështjellës madhështore i pëlqente më shumë. “Dhoma e bebit tim”, tha ajo me një sinqeritet simpatik.

____

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).  https://www.darsiani.com/la-gazette/new-york-herald-tribune-1939-rrefimi-i-mbretereshes-geraldine-ne-versaje-edukimi-i-djalit-simbolika-e-kurores-mbreterore-skenderbeu-dhoma-e-preferuar-ne-keshtjelle/

Albin Kurti e ç’montoi në tërësi personalitetin e tij!

1

Florim Zeqa  

Kryeministri aktual i vendit tonë, Albin Kurti gjersa ishte në opozitë admirohej nga qytetarët për parimet e fuqishme dhe premtimet e tij joshëse, kurse me ardhjen në pushtet i harroi parimet dhe premtimet e dhëna para qytetarëve.

Personaliteti i dyfisht i Albin Kurtit

Me ardhjen e Albinit në pushtet, qytetarët po e shohin një Albin tjetër nga ai i djeshmi si opozitarë! Albini i sotëm si pushtetarë nuk e mbajti asnjë parim dhe premtim të Albinit të djeshëm si opozitarë!

Përveq mos mbajtjes së premtimeve, pas ardhjes në pushtet, gafet e Albinit ngarendin njëri pas tjetrit. Se a është kjo mungesë e përvojës politike apo mosdijes, u mbetet ta vlerësojnë lexuesit e këtyre rreshtave.

Vizita e Albin Kurtit në SHBA i nxori në pah dështimet e tij si politikan i kohës moderne. Takimet e kryeministrit Albin Kurti në SHBA nuk ishin në nivelin e një burrshtetasi serioz dhe të përgjegjshëm, ato më shumë u ngjanin takimeve private e më pak atyre zyrtare.

Mos hapja e dyerëve për kryeministrin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë na kanë bërë të ndjehemi keq secilin prej nesh!

Kosova 30 vite më parë hyri në Shtëpinë e Bardhë

Është hera e parë që një kryeministër i Kosovës nuk pranohet nga presidenti i SHBA-ve!

Nuk do të ishte aspak shqetësues sikur Albin Kurti të mos pranohej nga ndonjë homolog i shteteve mosnjohëse të Kosovës, por, të mos pranohet nga presidenti i shtetit më mik dhe më meritor për çlirimin dhe pavarësimin e vendit tonë, kjo përveqse shqetësuese është edhe alarmuese për qytetarët e Kosovës, për arsye se SHBA-të janë sponsorizuesi edhe garantuesi më i fuqishëm i lirisë sonë.

Mbylljen e dyerëve pas 30 vjetësh për Kosovën në Shtëpinë e Bardhë, duhet trajtuar me seriozitetin më të madh. Si ka mundësi që “lideri i përmasave botërore” (siq e krahasojnë Albin Kurtin mbështetësit e tij) të mbetet jashtë dyerëve të Shtëpisë së Bardhë?!

Si u bë që “njeriu më i madh në shqiptari” të mos takohet me presidentin e SHBA-ve?!

Përgjigja në këtë pyetje është e lehtë dhe e thjeshtë.

Për dallim nga kryeministri Albin Kurti që qëndroi gati tre javë në Amerikë pa e takuar asnjërin nga zyrtarët e lartë, asnjë president e kryeministër tjetër kosovarë nuk është u kthyer nga Amerika pa zhvilluar takime të rëndësishme me udhëheqësit e shtetit më të fuqishëm në botë.

Albini i vogël në epokën e Rugovës, u kthye edhe më i vogël nga vizita në Amerikë

Përderisa Ibrahim Rugova, lider i shqiptarëve të Kosovës 30 vite më parë, kur Kosova për shumicën e shteteve të botës nuk figuronte as si nocion gjeografik, ai hyri në Shtëpinë e Bardhë dhe u takua me presidentin Bill Clinton, kurse Albin Kurti si kryeministër i shtetit me njohje ndërkombëtare nga 117 shtete të botës nuk arrinë të futet në Shtëpinë e Bardhë!

Vërtetë është e dhimbshme për “njeriun më të madh në shqiptari” apo “liderin e permasave botërore” të dështoi kaq keq me vizitën e tij!

Por akoma më keq se kaq, Albini dështoj me deklaratën e tij skandaloze për shfajsimin e Aleksandër Vuçiqit për krimet e Serbisë millosheviqiane!

Me shpalljen të “pafajshëm” ministrin e informacionit të Sllobodan Millosheviqit, të njeriut që i ka ditur të gjitha krimet e Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës, Albin Kurti e ç’montoi në tërësi personalitetin e tij.

Për kurreshtjen e lexuesve po e publikoj të plotë deklaratën e Albin Kurtit, po citoj; “E dimë shumë mirë që presidenti i Serbisë ishte ministër i Informacionit në kohën e Millosheviqit. Por, mund ta marr me mend se Millosheviqi kurrë s’e ka pyetur Vuçiqin.

Prandaj, s’duhet të jetë e vështirë për Vuçiqin që ta distancojë veten nga Millosheviqi, i cili kurrë s’e pyeste”!

Albin reflekto dhe medito

Albin bëhu burrë e pranoje gabimin dhe dështimin politik.

Albin nëse dëshironi të hyni në histori, bëje veprimin e duhur, tërhiqu nga posti i kryeministrit, ngase nesër të gjithë do të qeshin me gafet tua dhe do të ndëshkojnë me votë për dështimin politik.

Samiti Botëror në Davos të Zvicrës, flet Nefail Maliqi, gazetari i vetëm shqiptar që po ndjekë nga afër këtë Samit

0

Nefail Maliqi

Në mesin e 2.500 liderëve botëror nga politika, biznesi, shoqëria civile, këtë eveniment ndërkombëtar e ndoqën edhe mbi 300 gazetarë të mediave të njohur botërore, në mesin e tyre edhe një gazatar shqiptar.

Është ky gazetari ynë i njohur ndërkombëtar Nefail Maliqi redakor i gazetës zvicerane Le Canton27.ch

Kolegu ynë në një bisedë për gazetën “Bota sot” ka theksuar se “këtë vit ka qenë intersim i madh jo vetëm i perosnalieteve botërore por edhe i gazetarëve për të ndjekur Forumin Ekonomik Botëror. Një për shkaktë  kalimit të pandemisë, ndihej njëfarë çlirimi por edhe për shkak të motit të mirë që mbajti, pasi që ky forum është mbajtur gjithnjë në mes të dimrit 20-25 janara”, tregon Maliqi.

Maliqi ka treguar se sivjet ishin bërë mbi 1000 kërkesa nga gazetarë të vendeve të ndryshne nga mbarë bota, për ta ndjekur samitin e botëror në Davos.

Përveç këtij Fourmi Ekonomik Botëror, gazetari Maliqi ka ndjekur edhe kongrese e samite të shumta me karakter ndërkombëtar duke filluar nga Konferenca e Rambuillet për Kosovë, ato të Gjykatës të Hagës, të NATO-s, procesin e  dialgut të BE-së në Bruksel deri tek këto të fundit të Interpol-it në Dubai, Forumin Carns Monatan, samiti i fundit në Gjenevë nga takimi mes Biden dhe Putin si dhe asamblete gjenerale të FIFA-s dhe UEFA-s kur Kosova u bë anëtare etj..

“Të jesh gazetar në mesin e kolegëve të mediave të medha botërore në keso evenimente me karakter ndërkombëtar ku po marrin pjesë mbi njëqind ministri, kryeministra dhe burrë shetes për një gazetar është diçka më shumë se fat, është privilegj dhe vlerësim i punës dhe profesionalizmit”, ka thënë Nefail Maliqi për gazetën “Bota sot”.

Maliqi ka treguar se cilat personalitete intervistoi dhe takoi në Davos.

“Kam takuar shumë personalitete si përfaqësues të qeverive të ndryshme po ashtu edhe nga ata nga organizatave ndërkombëtare si nga OKB, NATO, Interpol, BE etj. Pata rastin ta takoj presidentin e Zvcres z.Casiis, pastaj shefin e NATO-s Stlltenberg, kryemnsitrin Kurti, kyryeministrin Bazavic, kryetarin e Kievit, kampionin e boksit Vitali Klistchko etj. Po shtu takova edhe kolegë gazetarë të njohur atë të CNN Raichard Quest, Christian Dorer, shef i gazetës prestigjioze në Zvicër Blick, pastaj një kolege nga Dubai kazetare shumë e njohur e EBA, Maya Hojeij nga TV prestigjioz arab Alsharq Neës si dhe kolegë tjerë zviceran nga ATS, ata amerikanë, gjermanë, izraelit etj.”.

“Takimi i samitit botëror sivjet iu përqendrua rreth temës Historia në një pikë kthese: Politikat qeveritare dhe strategjitë e biznesit, ku në fokus kishin Ukrainën. Referuesit e sivjet debatuan për të gjetur zgjidhje për sfidat më urgjente të botës, duke përfshirë pandeminë globale në vazhdim, luftën në Ukrainë, goditjet gjeo-ekonomike dhe ndryshimet klimatike.. Përveç Ukrainës për 4 ditë rresht këtu në Davos po debatohet edhe për Kosovën dhe shqiptarët nga takime të shumta që po zhvillojnë kryeminstrat shqiptarë Albin Kurti si dhe ai nga Malii i Zi Abazoviq dhe përfaqësues nga delagacioni nga Maqedonia e Veriut. Është ky një forum histroik, se për herë të parë sivjet morën pjese dy kryeministra shqiptarë ai nga Kosova dhe Mali i Zi, respektivisht Albin Kurti dhe Dritan Abazoviq”, shprehet Maliqi.

Kurse, sa i përket mos pranis së kryeminisrit nga Tirana, Edi Rama, kolegu Maliqi nga Davosi ka theksuar se “realisht më shumë mungoi flamuri shqiptarë sivjet në Davos. Mos prania e tij këtu, më shumë u shpjegua e pakuptimtë. Mua, personalisht shumë më erdhi keq që sivjet nuk e pash flamurin shqiptarë në këtë samit botëror paralel me flamujt tjerë botëror. Sidoqoftë zemrën ma “zbuti” kur e pash duke valuar flamuri i Kosovës ne ballë të godinës kurse ai i Serbisë ishte rënë poshtë për toke bashke me disa flamuj të disa vendeve sllave. Delegacionet nga Prishtina, Potgorica dhe Shkupi përfaqësun denjësisht  shqiptarët në Ballkan, ku morën pjesë mbi 100 shqiptarë, ministra, kryeministra si dhe ambasadorë me stafin e tyre…”.

Kurse, lidhur me prezencën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Forumin Botëror në Davos, Nefail Maliqi e ka cilësuar si një vizitë të suksesshme.

“Për tri ditë rresht Kurti në Forumin botëror në Davos të Zvicrës i shoqëruar nga ambasadori Sami Ukelli në Bernë zhillon një aktivitet të dendur ekonomik dhe diplomatik nga takimet e shumta me liderë politik dhe të tjerë nga fusha e biznesit…”, tha ai.

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti qysh në ditën e parë në Davos takoi zëvendëspresidentin e Zvicrës, Alain Berset.

Gjatë këtij takimi  u vlerësuan lartë marrëdhëniet e afërta miqësore dhe lidhjet e ngushta njerëzore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

“Zv.presidenti Berset tha se Republika e Kosovës është shtet prioritar për Konfederatën Zvicerane. Berna ka shprehur  gatshmërinë të mbështes anëtarësimin e Kosovës në KE dhe në integrime evropianene” ka thënë redaktori i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch, i cili është i vetmi gazetar shqiptar në mesin e 300 kolegëve zviceran dhe të tjerëve nga mbarë bota që po ndjekin këtë forum botëror.

Ai tha se, Albin Kurti, ishte sot pjesë e panelit diskutues me temën “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos/Klosters.

“Përveç  kryeministrit Kurti, në këtë panel diskutuan edhe liderë dhe përfaqësues tjerë të qeverive botërore si kryeministri tjetër shqiptar Dritan Abazoviq, Kryeministër i Malit të Zi, Alexander Schallenberg, Ministër Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë, Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Miroslav Lajqak, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Odile Françoise Renaud-Basso nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh)…”

Diskutimi në panel u kryesua nga Børge Brende, President i Forumit Ekonomik Botëror, ndërsa u prezantua nga Mirek Dusek, Zëvendës Drejtor i Qendrës për Çështje Gjeopolitike dhe Rajonale, njëherit Anëtar i ExCom, Forumi Ekonomik Botëror.

Image
Image
Image
Image
Image

Autokritika e Qeverisë i parandalon gabimet fatale dhe mundëson rezultate optimale

0
Lirim Gashi, shkrimtar, Prishtinë
Një Qeveri që vjen në pushtet me 51% të votave nuk duhet të mbijetojë por të shkëlqejë.
Sepse nëse nuk shkëlqen me 51% të përkrahjes së fituar në një sistem zgjedhor i cili e bën pothuajse të pamundur fitoren absolute, atëherë gëzimi i paparë i qytetarëve për ndëshkimin e klasës politike, e cila dy dekada rresht i ka detyruar të punësohen mijëra kilometra larg shtëpive të tyre për një kafshatë të bukës, mund të shndërrohet fillimisht në zhgënjim, e më pas në zemërim dhe mllef të paparë.
Pse?
Sepse në një sistem zgjedhor të predestinuar për ta pamundësuar fitoren absolute, është e pamundur të përsëritet rezultati i tillë, pa arritje konkrete që e lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe forcojnë shtetin.
Nëse kjo Qeveri nuk e ka kuptuar që një fitore e tillë është një rulet rus apo një thikë me dy teha, atëherë do ta ketë vështirë ta mbajë lartë entuziazmin e votuesve (popullit) me fjalë të bukura që i bartë era, sepse shumë shpejtë kalojnë tri pranvera.
Nga ana tjetër nuk prodhon arritje konkrete propaganda për vota në një kohë kur probleme shumë të rënda ka Kosova dhe bota.
Në vendet dhe shoqëritë normale nga pushtetet plebishitare priten rezultate konkrete së paku një herë në javë, përndryshe tri pranverat u zvogëlohen në dy ose në një, ndaj ndodh (si në Slloveni) që të vijnë në pushtet parti plotësisht të panjohura hëpërhë.
Mirëpo ne jetojmë në një vend dhe shoqëri aq shumë të dëshpëruar nga opozita, saqë pushteti e ka luksin të lëvizë si breshka dhe të mos ketë frikë nga kritika.
Mirëpo pikërisht ky është fataliteti që e dallon Kosovën nga Evropa dhe Amerika.
Prandaj kushdo që çuditet pse jemi në fund të tabelës evropiane në çdo aspekt, le ta prekë së pari hundën e vetë.
Shumë herë kam dhënë parashikime larg më të sakta sesa të gjitha institutet e hulumtimit të mendimit dhe veprimit publik së bashku.
Jo pse jam Nostradamus, por sepse hulumtimin, analizën dhe kritikën vazhdimisht e kam nisur nga burimet e problemeve dhe jo nga pasojat anësore të cilat i ndiejmë në lëkurë fare pa i analizuar dhe hulumtuar.
Mirëpo parashikimet e mia janë tretur në xhunglën e mediave të cilave gënjeshtrat, intrigat, mashtrimet dhe manipulimet u shkojnë mirë për dore.
E u shkojnë mirë për dore, sepse kanë gjetur për mbjelljen e farës se keqe tokë të mjaftueshme pjellore.
Pyes veten :
Çfarë duhet të ndodh në këtë vend që prindërit ta kuptojnë se po ua shkatërrojnë ardhmërinë fëmijëve të tyre, ngaqë nuk po e kuptojnë se :
1. Me besim dhe mosbesim të verbër nuk ka votë inteligjente.
2. Që obligimi qytetar nuk përfundon me futjen e votës në kutinë e votimit, por vazhdon me monitorimin e punës së politikanëve që ua japin votën.
3. Që kritika e argumentuar mirë është trysnia që e bën të frytshme punën e pushtetit.
4. Që kuptimi i demokracisë është rotacioni i rregullt i pushtetit dhe opozitës parlamentare dhe jashtë-parlamentare.
5. Që politika mund të jetë e frytshme vetëm kur nuk keqkuptohet si “Art i të së mundshmës individuale”, por kur mirëkuptohet si “Art i të së mundshmës ekipore”.
6. Që në Qeveri nuk duhet të futen amatorët më të besueshëm por profesionistët me të mirë.
7. Që autokritika i parandalon gabimet fatale dhe i mundëson rezultatet optimale.
8. Që nuk mjafton vetëm qeverisja pa skandale, sepse pa skandale jetojnë edhe breshkat nëpër fusha dhe male, por prej tyre populli dhe shteti kanë dobi, sa fshati Mamushë nga Migja Burdush në pleqëri.
Ky talenti ynë i përsosur për të justifikuar vazhdimisht emocionalisht çdo dobësi të qeverisë sonë, është në të njëjtën kohë mungesë vullneti për të kuptuar përmes kyçjes se trurit, se si mund të dalim nga rrethi vicioz i djallit.
Këta uzurpatorë të organeve shtetërore dhe grabitës të pronës publike dhe gjithçkaje tjetër, nuk u bënë këta që janë me metoda paqësore.
Prandaj nuk mund të binden me fjalë të mira dhe lutje të buta që t’i nxjerrin kthetrat e tyre nga institucionet shtetërore .
Pra, Qeveria ose duhet t’i përdorë rreptësisht të gjitha mundësitë ligjore dhe legjitime që i ka në dispozicion për të çliruar organet vitale shtetërore nga kthetrat e kriminelëve, ose duhet t’i çlirojë ato në bashkëpunim me amerikanët dhe deri diku evropianët, të cilët dorën në zemër, u ndihmuan shumë kriminelëve vendorë në pushtet që t’i kapin institucionet shtetërore.
Pra Albini duhet të kërkojë ndihmë të drejtpërdrejtë nga amerikanët për ta çliruar shtetin nga kthetrat e kriminelëve vendorë, nëse e kupton me kohë se nuk mund ta bëjë i vetëm, edhe pse ka ardhur në pushtet me një fitore plebishitare.
Pra, ai duhet t’u thotë amerikanëve, se nëse e keni seriozisht atë që kërkoni vazhdimisht prej nesh që ta krijojmë shtetin e vërtetë ligjor, atëherë ju lutemi na ndihmoni ta çlirojmë të njëjtin nga kthetrat e kriminelëve dhe kolaboracionistëve.
Ndryshe, nëse merr përgjigje negative, duhet ta pranojë haptazi para opinionit të gjërë se i mungojnë jo vetëm kapacitetet logjistike, institucionale dhe kadrovike, por edhe mbështetja e nevojshme ndërkombëtare për ç’kapjen sa më të shpejtë të shtetit nga kthetrat e mafias dhe BIA-s.
Mirëpo të shkosh në SHBA me shpresën se do të shkëlqesh individualisht dhe do ta bindësh dikë që të bëjë diçka të bukur dhe të dobishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, është përveçse një shpresë utopike dhe idilike edhe një amatorizem eksperimental.
Për sa i përket autizmit politik, duket qartë se prej tij nuk vuan vetëm Albini, por edhe shumë këshilltarë dhe fansa të tij.

Witalij Klitschko: “Faleminderit Kosovë, falemnderit shqiptarë, pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia!”

0
“Faleminderit Kosovë! Pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia!”/ Klitschko flet ekskluzivisht për gazetarin shqiptar.

Kampioni botëror i boksit, ukrainasi, Witalij Klitschko (41), kryetar i Kievit vjen me duar me gjak nga fronti i luftës në Davos për të dëshmuar nga dora e parë, nga vendi i ngjarjes, para qindra liderëve dhe personaliteve botërore në samitin ndërkombëtar, për krimet dhe gjenocidin rus mbi popullatën civile në Ukrainë, të cilat krime i krahasoi me ato serbe në Kosovë.

Ai dikur ishte kampion bote në boks – sot kryetari i Kievit lufton për atdheun e tij, Ukrainën: Witalij Klitschko mbërriti në Davos të dielën për WEF.

Ai në biseden ekskluzive për gazetën zviceriane në shqip Le Canton27.ch ka falënderuar shqiptarët për mbështetjën ushtarake, por edhe solidaritetin me popullin ukrainas.

“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellur një mesazh juve, popullit shqiptar në ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqës, liridashës, por edhe luftarak që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupoj vendin tonë-Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishin dikur të okupuar nga Serbia…”, thotë Klitschko për gazetën zviceriane Le Canton27.ch

Kryetari i Kievit, njëherit ish-kampioni botëror i boksit (198 cm) ka falënderuar Kosovën dhe shqiptarët për solidarizimin me Ukrainen si në aspektin ushtarak (i cili nuk përmendi numrin e vullnetarëve) ashtu edhe me ndihma humanitare.

“Besoj se përvec Zotit edhe ne Ukraina do t’ja kthejmë me të mira këtë mbështetje për vendin tonë, për popullin tonë.”

“Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë! Pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia!”, ka thënë në fund z.Klitschko për gazeten zviceriane Le Canton27.ch

Klitschko zbarkoi në Davos me helikopter të dielën pasdite.

Ish-kampioni i peshave të rënda duket shumë i koncentruar gjatë bisedës, mund të thuhet se e di saktësisht se çfarë dëshiron të thotë.

Vështrimi i Klitschkos është aktiv dhe plot vullnet të kthehet në Ukrainë t’i kontribuoj proceseve demoakrtike dhe çlirmit të Ukrainës qoftë me dialog ose qoftë me luftë!

Në ditën e Presidentit kushtuar Ibrahim Rugovës, Kosova e nderon Xhim Xhemën

0