Kreu Blog Faqe 1317

Mërgata Shqiptare në Botë, reagon për mospërkrahjen e rezolutës kundër gjenocidit të ushtruar në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës

0

PRESIDENCËS SË REPEBLIKËS SË SHQIPËRISË,
QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE
PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

REAGIM

Duke percjellë më vemendje situatë aktuale dhe gjendjën e përgjithshme politike të institucioneve më të larta shtetërore të shtetit amë –  Shqipërisë e në veçanti, të Parlamentit shqiptar të seances se fundit ku për rend dite kishte aprovimin – votimin PRO apo KONTRA Rezolutës për  gjenocidin serb në Srebernicë të Bosnes dhe Hercegovinës, gjenocid të cilin e tërë bota demokratike e ka dënuar, Parlamenti shqiptar me shumicë votash, në vend që të votojë PRO, votoi kundër kësaj rezolute!
Mërgata Shqiptare në Botë, më seli në New York, të cilën e përbëjnë shqiptaret e të gjitha trojeve shqiptare, në Shqiperi, Kosovë, Kosovën Lindore, Iliridë, Mal të Zi dhe në mergatën shqiptare trekontinentalësh. SHBA, Evropë dhe Australi – shprehi indinjatën më të thellë dhe shqetësimet tona për një akt të tillë të turpshëm dhe të papresedan të Parlamentit të Shqipërisë! Legjislacionet e kaluara parlamentare te Republikës së Shqipërisë, për habi, kanë neglizhuar çështjen e gjenocidit në Bosne e Hercegovinë edhe pse kjo ndodhi mbi dy dekada e gjysmë. Tani, me futjen në parlament të kësaj rezolute për dënimin e gjenocidit nga Serbia, pakuptueshem votohet kundër rezolutes, vihet ne veprim percaktimi i parlamentarëve me paraqitje dukshëm të interesave partiake antikombëtare, pa u përcaktuar dhe menduar se me këtë veprim po vritet imazhi i kombit Shqiptar në përgjithësi.
Mos përkrahja e rezolutës kundër gjenocidit të ushtruar nga regjimi serb mbi popullatën e pafajshme boshnjake në Srebernicë, do të thotë pajtim edhe më gjenocidin serb.
Mërgata Shqiptare në Botë më seli në New York, uron që Parlamenti Shqiptar të veprojë në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare Shqiptare në të ardhmen, për çka, deri tani nuk është parë.
Arsyea është e thjeshtë: E tërë bota demokratike e ka pranuar se në Srebernicë ka ndodhur gjenocid mbi popullin e pafajshem boshnjak si dhe gjykata ndërkombetare me vendim të prerë juridik ka vërtetuar gjenocidin.
Prandaj, Parlamenti Shqiptar, në afatin sa më të shkurter që është e mundur, të votojë PRO Rezolutës, në të kundërtën po e mbron gjenocidin serb. duke u perdorur ndikimi i mardhënieve Rama-Vuqiq.
Është e pa kapshme dhe e pa imagjinueshme që Parlamenti shqiptar është i vetmi Parlament në Botë përveë ai Serb e Rus që votojnë një rezolutë pro serbe që Serbia të mos dënohet për gjenocid mbi popujt jo sllavë në ish Republikat Jugosllave si në Kroaci, Bosne e Hercegovinë dhe në veçanti në Kosovë.
Një shtet qe e perkrah gjenocidin dhe krimet e luftës se regjimit gjenocidal siç është Serbia, do të thotë se ai shtet nesçr po t’i jepet mundësia, mund të jetë edhe më kriminel. Populli- kombi shqiptar, gjatë gjithë historisë ka ngritur zerin fuqishëm ndaj krimeve dhe gjenocideve, njëherit ka ndihmuar duke strehuar njerëz të cilët kanë qenë cak i krimit dhe gjenocidit. Andaj, kërkojmë nga Parlamenti i Shqipërisë dhe parlamentarët t’iu shmangen favorizimeve të përkatësive partiake në dëm të imazhit të shtetit dhe kombit në tërsëi.
Më shpresë se reagimi do të shqyrtohet .
Vëllazerisht Ju përshëndesim!
Jufaleminderit!

New York, më 23 Maj 2022 Për Mërgatën Shqiptare në Botë,

_________________________
Bahri Ramadani

Feliks Haxhija, shqiptari i suksesshëm në fushën e zbulimit, detektivi më i kërkuar në Dallas, pronar i një agjencie survejimi

0

Eneida Jaçaj

Intervistoi: Eneida Jaçaj

Shqiptarët, larg viseve të tokës amë, në çdo skaj të botës, njihen si njerëz punëtorë, arsimdashës dhe të suksesshëm. Pjesa dërrmuese e të rinjve shqiptarë janë diplomuar në shkollat më të mira jashtë vendit, duke shkëlqyer në profesione e tyre dhe mbajnë poste të rëndësishme në vendet ku jetojnë. Komuniteti shqiptar shkëlqen si drita e diellit, duke ndriçuar jo vetëm veten, por duke lartësuar edhe kombin shqiptar. Një ndër ata shqiptarë, që na bën të ndihemi krenarë, është Feliks Haxhiaj, i cili është mjaft i suksesshëm në fushën e zbulimit. Ai është vlerësuar me shumë çmime si detektivi më i kërkuar në Dallas. Feliks Haxhija jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej moshës 16 vjeçare, pasi fitoi lotarinë amerikane. Ai jeton tashmë prej 22 vitesh në Amerikë. Kreu studimet atje në fushën e Kriminalistikës; përfundoi Masters Degree in Criminal Justice and Minor Security në vitin 2012. Më pas filloi punë si detektiv privat për NWI Investigations, ndërsa në vitin 2017 hapi agjensinë e tij “All Açess Investigations”. Më pas, në vitin 2019 hapi Feliks Investigations Group LLC në 4 shtete. Puna, profesionalizmi, suksesi i çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, na nderon si komb dhe na shtyn akoma më shumë për t’i dhënë prestigj emrit Shqipëri.

-Përshëndetje Feliks! Ju tashmë jeni identifikuar si detektivi më i kërkuar në Dallas, dhe na vjen mirë të dëgjojmë kur shqiptarët shkëlqejnë në profesionet e tyre edhe jashtë vendit, duke u vlerësuar gjithashtu si njerëz punëtorë dhe të suksesshëm. Të ftoj të bësh një prezantim të shkurtër për veten, për të gjithë ata që ende nuk ju njohin.

Unë, së bashku me familjen, kemi emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 22 vjet më parë. Pasi fituam llotarinë amerikane, ka qenë dhe mbetet ëndrra e çdo shqiptari, emigruam drejt “tokës së premtuar” për një jetë më të mirë. Pasi përfundova gjimnazin, vazhdova studimet në fushën e Kriminalistikës; përfundova Masters Degree in Criminal Justice and Minor Security në vitin 2012. Me përfundimin e studimeve dhe marrjen e diplomës, fillova punë si detektiv privat për NWI Investigations, ndërsa në vitin 2017 hapa agjensinë time “All Açess Investigations”. Më pas, në vitin 2019 hapa Feliks Investigations Group LLC, në 4 shtete.

-Sa vite keni që ushtroni profesionin si detektiv dhe çfarë ju ka tërhequr t’i përkushtoheni fushës së zbulimit?

Unë kam më shumë se 10 vjet që ushtroj këtë profesion. Zbulimi është një punë që e bëj me shumë pasion, më jep emocion, dhe e bëj me shumë përgjegjësi, duke u ardhur në ndihmë çdokujt që ka nevojë për një detektiv privat. Unë jam gjithmonë i gatshëm të ofroj ndihmën time, të jap maksimumin tim si një profesionist, me devotshmëri, punë dhe pasion. Dua të them se këtë punë e kam në gen, pasi edhe babai im ka punuar në polici në Shqiperi. Pasi bëra një kurs në Shkollën e Mesme për policinë, aty më lindi pasioni menjëherë për fushën e zbulimit.

-Jeni detektivi më i kërkuar në Dallas, dhe për këtë jeni vlerësuar me shumë çmime. Cila është puna rutinë e një detektivi privat?

Unë jam detektivi më i mirë në Neë Hampshire, edhe në zonën e Massachusets. Tashmë jam edhe një nga 5 më të mirët në Tampa, Florida. Unë kam punuar në shumë me agjensitë më të mëdha në Amerikë, dhe, gjatë punës kam mësuar shumë gjëra të reja, që më kanë bërë më profesional në punë time dhe të suksesshëm. Puna rutinë e një detektivi është çdo ditë survejim. Unë përgatitem një natë më përpara se çfarë do të bë, ndërsa në orën 6 të mëngjesit filloj survejimin.

-Çfarë ju bën juve kaq shumë të kërkuar nga njerëzit si detektiv? Janë shtuar rastet që kanë nevojë për zbulim, apo është edhe profesionalizmi juaj që sjell rezultate?

Uë kam prodhuar rezultatet më të mira për klientët. Nëse do të bëni një kërkim në NH dhe MA, unë dal i pari me 5 stars revieës. Njerëzit, zakonisht marrin në telefon detectivët me revieës më të mira ose janë të referuar nga avokatë. Sigurisht, pasioni për punën, dedikimi, profesionalizmi, më bën mua më të kërkuar si detektiv, dhe si rrjedhojë do sjellë edhe rezutate të mira.

-A janë të mirëpaguar detektivët?

Unë jam i kënaqur, është mjaftueshëm. Për çdo rast është minimumi 16 orë survejim.

-Sa ua jep mundësinë Amerika individëve për t’u bërë të suksesshëm, apo është puna dhe këmbëngulja që të çon drejt rrugës së suksesit?

Për të arritur suksesin dhe rezultate të mira, hapi i parë është shkollimi, pasi gati çdo shtet kërkon Bachelors degree in Criminal Justice për këtë fushë, edhe 4 vjet eksperiencë. Kjo fushë është shumë e vështirë, duhet edhe pak talent dhe aftësi, pasi 50% e njerëzve dështojnë. Shpesh herë ndodh që nuk munden të rrinë ulur në makinë për 10 orë në ditë, dhe kanë shumë frikë të ndjekin njerëzit, pasi mund të konfrontohen.

-Cilat janë rastet më tipike që ju ndiqni?

Shumica e rasteve që ndjek unë janë ëorkers compensation, infidelity, and child custody. Pra, për punëtorët që kërkojnë kompensim nga pronari, për incidente gjatë punës ose arsye të tjera, rastet e tradhtisë dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve, kur jetojnë me një prind.

-A ka raste kur ju nuk e merrni përsipër një çështje, dhe pse?

Po, në qoftë se shikoj që një rast nuk ka shumë informacion, fakte apo të dhëna, apo është ongoing investigation nga policia, nuk e marr përsipër pasi nuk më lejohet.

-Sa e vështirë është puna në terren e një detektivi, dhe a mund të veçoni një rast kur u është dashur shumë mund për të arritur rezultatin?

Është një punë e vështirë që kërkon sakrificë dhe shumë mund. Pothuajse çdo ditë mund të konfliktohesh me njerëzit; afrohen edhe të pyesin pse ndodhesh aty dhe çfarë pune bën. Shpesh herë nuk ua hap dritaren e makinës njerëzve që vinë e pyesin se çfarë po pres apo çfarë po bëj këtu, dhe kjo bën që ata të sjellin edhe policinë. Pra duhet durim, forcë brenda vetes dhe të mundohesh të shmangesh konfliktet me njerëzit, që përballesh gjatë zonave të survejimit.

-Një nga çështjet më interesante që njerëzit presin të dëgjojnë, është tema e tradhtisë. Sa për qind të rasteve mbulojnë këto çështje?

Gati 50% të rasteve janë raste të tradhtisë. Një nga rastet më të çuditshme ka qenë kur kam zbuluar një person nga Tampa FL në South Carolina, që shkonte me kunatën, gruan e vëllait. Vëllai i kishte vdekur, dhe kishte edhe fëmijë me kunatën. Takova detektiven tjetër, e ndoqëm për një orë. Kaluam Florida-n, hymë në Georgia dhe për tre orë të tjera vetëm po ecte. Nuk e dinim se ku do të përfundonim. Pasi kemi ngrënë darkë, thashë që duhet të kontrollojmë dhe njëherë sepse dukej e çuditshme pasi personi kishte ngarë shumë. E kapëm duke u puthur me një vajzë tjetër. Ishte errësirë, targetin nuk e shihja dot. I bëmë një background dhe doli që ishte kunata. Gruaja e vëllait që kishte vdekur para disa vitesh. Kur e mori vesh gruaja u habit pasi tha se kur i vdiq vëllai u afrua shumë me të por mendonte se e bënte për ta ndihmuar. Ka qenë një ndër rastet më të çmendura.


-Cila është ëndrra juaj më e madhe që doni të realizoni sa i takon gjithmonë fushës suaj për të cilën jeni diplomuar?

Pothuajse ëndrrën më të madhe e kam arritur! Tani kam një mundësi të takoj Dog The Bounty Hunter, me të cilin do të bëjmë disa bashkëpunime.

-Cila është qasja që kanë amerikanët për të punësuar një detektiv?

Amerikanët e kanë në kulturën e tyre të kërkojnë ndihmë te një detektiv privat. Për çdo problem që ata kanë, na telefonojnë dhe ne u ofrojmë ndihmën tonë si profesionistë.

-Shoqëria amerikane e ka qasjen shumë të afërt dhe të pranuar ndaj një detektivi, siç edhe ju e thatë. Është shoqëria amerikane më e korruptuar, e pandershme, apo është bërë pjesë e kulturës së tyre për të mbledhur fakte me ndihmën e një detektivi, për të shkuar drejt një hapi më të sigurt?

Unë mendoj se të gjithë mund të kemi nevojë për ndihmën e një detektivi, sipas rasteve, por amerikanët janë më të gatshëm për të telefonuar dhe për të kërkuar ndihmën tonë. Ata kanë shumë besim te ne, pasi edhe çdo rast mbetet kofidencial.

-A kanë nevojë shqiptarët për një detektiv privat apo i zgjidhin vetë çështjet e zbulimit?

Shqiptarët nuk janë shumë të gatshëm për të kërkuar një detektiv, ndoshta nuk na është bërë ende pjesë e kulturës. Unë jam i gatshëm të ofroj ndihmën time ndaj çdo qytetari, por kjo do të varet edhe nga rasti.

-A do të donit që profesionin e detektivit ta trashëgonit te fëmijët tuaj?

Jo! Unë kam 3 vajza, nuk do të doja t’ua trashëgoja këtë profesion, pasi është punë e lodhshme dhe e rrezikshme.

-Sa të suksesshme janë detektivet femra në krahasim me meshkujt?

Unë mendoj se femrat nuk janë shumë të afta për ta realizuar këtë punë, pasi kjo ka të bëjë edhe me natyrën e brishtë të tyre. Gjithashtu, survejimi të merr shumë kohë gjatë ditës, dhe femrave do t’u duhet të qëndrojnë shumë kohë jashtë shtëpisë, duke lënë pas dore gjëra të tjera akoma më të rëndësishme, siç është përkujdesi ndaj fëmijëve.

Komuna e Prishtinës e largon foton ku dukej Katedralja “Shën Tereza”, e vendos tjetrën ku duken dy xhami!

0
Komuna e Prishtinës ka rënë pre e presionit të komentuesve kur në kopertinën e saj në llogarinë zyrtare në Facebook vendosi një foto nga lart të kryeqytetit, e ku më pas të njëjtën e ndërroi.

Mirëpo, problematikë po shihet të jetë arsyeja pse të njëjtën e ndërroi, shkruan drini.us.

Me të marrë komentet negative se pse kjo fotografi është vendosur në kopertinë (Cover) të Facebookut kur dihet se popullata e Kosovës është laike sa i përket bindjeve fetare, Komuna e Prishtinës zgjodhi ta ndërrojë të njëjtën.

Mirëpo, edhe kësaj radhe Komuna zgjodhi ta paraqesë vetëm një anë të besimit, atë Islam. Kjo pasi që në fotografinë që është aktuale edhe tash, nga lart shihen dy xhami, dhe asnjë objekt tjetër fetar.

Në lidhje me këtë çështje ka shkruar edhe avokati i njohur, Arianit Koci.

“Në profilin e Komunës së Prishtinës, dje qenka vendosë foto, ku shihej një pjesë e qendrës së qytetit. Në atë foto, edhe pse nuk ka qenë në plan të parë, shihej një pjesë e Katedralës. Sa kuptova, paska pasë ankesa, pse në një vend laik, qenka vendosë fotoja e një objekti fetar. Ndoshta ka pasë edhe ankesa të natyrave tjera. Nuk dua të spekuloj. Tani, Komuna e Prishtinës e ka ndrru foton. Po shihen dy xhami!  As ato nuk janë në plan të parë. Lojëra fëmijesh apo amatorizëm? A mundet Komuna me tregu, çka po ndodh?”, ka shkruar Koci.

E fotografia me dy xhami që shihen në të, më pas është mirëpritur nga qytetarët, dhe siç duket të njëjtën Komuna e Prishtinës s’e ka ndërmend ta ndërrojë. /Drini.us/

Operacioni “Plumbi i Artë”, sukses apo ngecje përballë drejtuesve të korrupsionit?

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

 Kurrfarë plumbi i Artë nuk i është dorëzuar nga kriminelet ndonjë zyrtari , biznesmeni apo ndonjë tjetri në Shqipëri përveç rastit hipotetik dhe akudues kur Berisha përmënd Saimir Tahirin që mund ti ketë dërguar një `plumb në zarf` Kryeministrit. 

 I vetmi `Plumb i Artë`  vjen nga dy filmave amerikanë të viteve 1917 dhe 1921. Sidoqoftë `Plumbi i Artë`përmëndet në filmin shumë të njohur `The Man with Golden Gun` me James Bond, kur krimineli jo-real Francisko Scaramanga në film përdorte vetëm plumba të artë -që punonin vetëm  me revolverin e artë-të farkëtuar në Mackau- diku në Hong Kong persona të caktuar.  

Në Shqipëri përveç ndonjë plubi dërguar me zarf tek ndonjë i korruptuar nuk ka patur të tilla paralajmërime. Operacioni  i policisë shqiptare `Plumbi i Artë` është titulluar ndoshta për shkak të ngajres së hershme në 2010 kur Nuredin Dumani me shokë vodhi 8 kg florid he 30 orë në një argjendari në Elbasan ku pas plagosjes së tij rrodhën një varg ngjarjesh zinxhr në kohën kur me 29 Mars edhe u arrestua pas ra pre i një atentati (“Plumbi i Artë”, gazetari zbulon pse SPAK e pagëzoi me këtë emër operacionin: Dumani një “minierë” për prokurorët – Vendi (oraneës.tv). 

Sipas informacionit të Policisë: SPAK shkatërroi një ditë më parë 8 grupe kriminale, ku nga 32 urdhër arreste 18 janë ekzekutuar, 9 prej të cilëve ishin në burg, teksa 14 të tjerë janë në kërkim.18 të arrestaurit janë njohur sot me masat e sigurisë. 14 të akuzuarit që janë në arrati.  

Interesant është gjithashtu fakti se në  këtë operacion, nuk ka ndonjë sukses nga gazetaria investigative jona e cila vetëm bën copy-paste informacionet e policisë të marra zyrtarisht apo nëpërmjet ndonjë thashethemi, ku zonja gazetare dhe zoti gazetar që dalin çdo ditë në tv më tepër përpiqen të trembin shqiptarët për gjëndjen e rëndë që po kaloka Shqipëria duke nxirë realitetin   (ndoshta padashje), dhe duke i dhënë përshtypjen popullit se vetëm ata po na zbulokërkan kriminelët duke hedhur poshtë punën vendimtare të policisë shtetërore , mesa duket për të marrë dhe këta `medalje të arta` në vënd të `Plumbit të artë`, për një punë që e kanë kryer të tjerët por që e shesin kanakarët e tv-ve private si punë të tyre. 

 Emrat e të arrestuarve njihen si: Ervis Martinaj,Florenc Çapja, Talo Çela, Eljo (Ervis) Bitri, Festim Qoli, Alban Bengasi, Elvin Merlika, Alket Xhixha, Marjus (Suel) Lulaj (Çela), Agron (Kamber) Mehja, Aleks Çela alias (Tom Qorri), Agim Gjini, Mikael Qosja (Kamami) (Stefo), Abedin Mama (Dine Çami). 

Më kryesorë: Nuredin Dumani, qe nga viti 2010 kur ky i pernduar bashke me Talo Celen kishin vjedhur 8 kg florid he bizhuteri tek Argjendaria në Elbasan.Tashsmë si bashkëpunëtor i SPAK-ut Nuredin Dumani, në dëshminë e tij për aktivitetin e 8 grupeve kriminale në Shqipëri, ka pohuar se biznesmeni në Durrës, Festim Qoli, e kishte kontraktuar për të kryer krime të ndryshme për llogari të tij dhe të avokatit të njohur Alban Bengasi. Sipas rrëfimit, kur Alban Bengasi i kishte kërkuar Dumanit të vriste gruan e tij Blerta Bengasi për 120 mijë euro. Per te vrare Elton Kilen Në këtë moment kanë vendosur të kthehen në Fieri, por pikërisht atë pasdite Nuredin Dumanit i bëhet atentat. Është pikërisht ky momenti sipas prokurorëve ku Dumani ka filluar të dyshojë se e kishin nxjerrë në pritë duke dyshuar te Henrik Hoxhaj. 

Talo Çela  është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje. 

Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit. Sipas deklaratave të Ylvi Beqaj në prokurori, Ervis Martinaj ka marrë përsipër t’i mbyllë gojën për llogari të Shullazit. Fillimisht e joshi me para. 7 milion euro i ofroi Martinaj biznesmenit që akuzon Shullazin për gjobëvënie. Kur e pa se nuk arriti ta bindë, iu kthye mënyrave të vjetra duke e kërcënuar për vrasje. Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale. Emri i Ervis Martinit u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo. 

Suel Çela nga Elbasan, rezulton i dënuar në itali për trafikim narkotikësh, por edhe pse rezulton i dënuar, ai ka arritur t’i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Celën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit. 

Florenc Çapja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti shqiptar, ndodhet në Dubai, te të cilën Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Ai akuzohet si porositës për ekzekutimin në 15 gusht të vitit 2012 të Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan. 

Kamer Mehja rezulton i dënuar për “Trafikim të armëve dhe municioneve” si dhe për “Plagosje të lehtë me dashje” të një kamarieri në Elbasan dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarit” 

(https://shqiptarja.com/lajm/plumbi-i-arte-u-dekonspirua-burime-per-report-tv-ka-pasur-rrjedhje-informacioni-boset-e-krimit-qe-jane-ende-ne-arrati-dhe-i-shpetuan-prangave-kush-jane). 

Interesant është fakti që kryetari nongratta  i `Shtëpia e Lirisë,  minimizoi rezultatet e operacionit `Plumbi i Artë` dhe kërkoi që të merrej nën mbrojtë kundërshtari i Nuredin Dumanit- Besian Xhixha, i cilhodhi akuza të mëdha kundër tij dhe kundër shtetarëve dhe prokurorëve, por pa nxjerrë emra (“Të mbrohet Xhixha”, Berisha thirrje SPAK: Nxori lidhjet e Dumanit me prokurorë e qeveritarë! – GIJOTINA). 

Anëtarët e grupeve kriminale komunikonin përmes aplikacionit SKY për t’ju shmangur organeve të policisë dhe prokurorisë (“Plumbi i Artë”, gazetari zbulon pse SPAK e pagëzoi me këtë emër operacionin: Dumani një “minierë” për prokurorët – Vendi (oraneës.tv). 

Pavarësisht sukseseve të Operacioneve, dhe arrestimit të 18 nga 32  egzekutorët shqiptarë të disa njerzve dhe individëve, problem i madh ka mbetur të gjënden se kush janë Urdhëruesit  (me big balls) të vrasjeve.  

Kjo kërkon jo vetëm punën e policisë por gjithashtu kryesore janë bërja gati e dosjeve për Urdhëruesit (me big balls), arrestimi i tyre dhe nxjerrja e tyre para drejtësisë, sepse kjo kërkon jo vetëm aftësi profesionale, eksperiencë, bashkëpunim, por edhe ruajtje të sekretit hetimor. 

Këto grupe kriminale të cilat qarkullojnë qindra mijra euro, nuk e kanë problem ashtu si dhe në çdo vënd të botës perëndimore të korruptojnë policë, gjyqtarë e prokurorë. Prandaj ka dhe rrjedhje të informacionit me pasojë se 18 kriminelë nuk janë kapur. 

 Është e vërtete se Vettingu, drejtësia e re, i ka rritur rrogat në mënyrë të konsiderueshme për këtë kategori punonjësish, por ai që ka marrë para dikur edhe sikur ti bëhet rroga disa mijra euro përsëri do të marrë mitmarrje dhe do të shesë informacionin.  

Pra lufta kundër Korrupsionit ngelet një luftë kundër krimit të organizuar të kartelve të  drogës por edhe të drejtuar nga individë shtetërorë.  

 Deri tani në Shqipëri nuk ka  dalë asnjë prokuror i guximshëm dhe asnjë ekip `me duar të pastra` si Antonio di Pietro,  gjykatësi Xhovani Falcone, Mario Amatto, ose gjykatësi francez Pierre Michel, apo si polici i pakorruptueshëm tek filmi i famshëm  `La Piovra` Corrado Katani, apo prokuroria Silvia Konti,  që të marrën përsipër doset e rënda dhe të frikshme të Berishës, Metës, disa ministrave të së kaluarës, dhe disa  indivdëve ish drejtues të lartë të policisë së shtetit. 

 Sigurisht SPAK po punon duke arrestuar  dhe gjykuar si asnjëherë tjetër gjatë këtyre 30 viteve , ministra, deputetë, partiakë. 

 Gjithashtu,  niveli i lartë i denoncimeve dhe prirja e opinionit publik për të dënuar ata `të paprekshmit` drejtues  për vite me rradhë që nuk u ka hyrë gjëmb në këmbë gjatë këtyre 30 viteve`, nuk ka patur efektet e duhura në prokurorët e SPAK-ut të cilët me sa duket i trëmben ndëshkimeve indivduale që mund tu vijë nga Urdhëruesit ( me big balls) deri tani anonimë. SPAK-u duhet ta ketë të qartë se vonimi në  kapjen e egzekutorëve të Urdhëruesve me `big balls` do të ndikojë edhe në rritjen e frikës së disa prokurorëve, të cilët hezitojnë apo kanë arkivuar dosjet me ose pa dashje. 

Së fundmi një frazë të urtë në ndihmë të SPAK-ut nga filozofi Lao Tzu (rryma Taoiste): 

Bëni gjërat e vështira ndërsa janë të lehta dhe bëni gjërat e mëdha ndërsa janë të vogla. …“. 

 priftipirro2017@gmail.com   

Romani “Rrushja” i Buxhovit të enjten në ora 18-të promovohet në librarinë “Dukagjini” të Prishtinës

0
Nesër (e enjte) në orën 18, në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë, promovohet romani “Rrushja”.
Romani “Rrushja” i Jusuf Buxhovit që doli këto ditë nga shtypi, trajton plagët e luftës së fundit – dhunimet e femrave të kryera nga soldateska jugosllave, si pjesë e një koncepti morbid, që etnocidi ndaj popullatës shqiptare të përcillet edhe me “misionin e shenjtë”, të shpallur nga Kisha Ortodokse Serbe, që femrat e dhunuara shqiptare të lindin bastardët serbë!
Rrusha, është njëra ndër mijëra viktima të këtij “misioni”.
Tragjedia e Rrushës, po edhe të tjerat që e përcollën atë, pasqyrohet nëpërmes rrëfimit të të birit, që si fëmijë përjetoi dramën, ku ai, po ashtu, shfaqet si viktimë e realiteteve të reja të pasluftës nga shkaku se çlirimin nuk e përjeton si liri…
Romani u botua nga “Faik Konica”, Prishtinë dhe “Jalifat Publishing” – Houston, 2022, faqe 173.

Predikime si të hoxhëve të Kosovës nuk më ra as të dëgjoj e as të lexoj kurrë, pse heshtin parlamentarët e Kosovës?

1
Shkruan Fahri Xharra, Gjakovë
KU JANË PARLAMENTARËT E KOSOVËS, PSE HESHTIN ?
Kur i shoh këto postime më duket vetja që nuk jam tokën e të parëve të mi, por në ndonjë oazë arabe , ku ende jetojnë me traditat e tyre qindra vjeçare (jo më shumë se 15 qind vitëshe). Fatbardhësisht kam jetuar dhe punuar mbi 6 vjet në vendet arabe, kam qenë edhe në Turqi , por kësi lloj predikimesh si të hoxhëve të Kosovës nuk më ra kurrë as të dëgjoj edhe as të shkruara.
 Ne shqiptarët durojmë shumë, jemi të mbeshtjellur me rrjetin e marimangës jo për t’ u mbrojtur nga armiku, por të ballafaqohemi me njerëzit e pa moralshëm të cilët punojnë natë e ditë kundër nesh në gjuhën tonë, dhe rrjeta e Tarantullës nuk na lejon as të flasim  e as të reagojmë.
Kur Hoxha thotë që pushimet verore nuk janë të moralshme, kjo të indinjon në atë masë sa që shqiptari – që i thotë vetit shqiptar nga pamundēsia të bëjë diçka,  vetëm  ia shton dëshirën që të humbë nga këto toka.
Por kur Hoxha i Gjilanit thotë : Gjaku  i jo besimtarëve , për muslimanët është pija më mirë; kjo të luan mendêsh.
Pyetje hoxhë dhe BIK- ut fhe Tërnaves: Kush janë jo besimtarët ?
E di shumë mirë se çka ai mendon: janë shqiptarët ortodoks dhe ata katolik .
Ore ata janë para nesh shqiptarëve musliman këndej e andej pari.
Një gjë e sigurt është , ata e ndjekin rrugën e Vasa Çubiloviçit ( 1937 ). Hoxhët tanë e kanë qëllim Europën, e kanë qëllim që ne të humbim  pavarësinë e Kosovës, sepse këte e duan ķëte e do Serbia.
E dini ju të mjerë ( po, po e dinë dhe për këte e benjê ) që ju po veproni të na kethejnë përsëri në prehrin e Serbisë ?
Politika 20 vjèçare e Kosovës më duket që punonte në të njëjtë gjatësi valore. Binduni se as viza, as pranim në Europë, as në KE nuk do të ketë pa iu mbyllur gojën këtyre dashakëqinjve të ardhmërisë  së Kosovës.
Edhe diçka, Serbia i mbledhë të gjitha predikimet e tyre dhe i raporton Europës :
 ” Ja shihni se kë keni çliruar! “
Na paçi në qafë gjithë jetën !

30 vjetori i zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale

Jusuf Buxhovi, Prishtinë
LEGJITIMIMI DEMOKRATIK I SHTETIT TË KOSOVËS
Zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të mbajtura më 24 maj 1992 përmbyllën infrastrukturën e legjitimimit demokratik të shtetit të Kosovës. Ky proces, i filluar me Deklaratën e Pavarësisë së 2 korriku 1990 dhe i vazhduar me Kuvendin e Kaçanikut të 7 shtatorit të atij viti, në përputhje me Kushtetutën e Kaçanikut, vuri në binarët e pandalshëm historik shtetin e Kosovës në përputhje me vullnetin e shprehur në Referendumin për Pavarësi të 26 shtatorit 1991.
Në këto zgjedhje, ndonësë u mbajtën në rrethanat e okupimit policor dhe ushtarak jugosllav, me ç’rast u veprua me të gjitha mjetet që ato të dështojnë, qytetarët e Kosovës, më një shumicë absolute votuan për parlamentin shumëpartiak dhe për presidentin e Kosovës. Me këtë rast, dr. Ibrahim Kosova u zgjodh presidenti i parë i shtetit të Kosovës, që atij i dha legjitimitet të plotë në planin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Zgjedhjet e para parlamentare, pas konstituimit të Kuvendit, kryetar i të cilit u zgjodh akademik Idriz Ajeti, i hapën rrugën formimit të Qeverisë së Përkohshme të Republikës së Kosovës, që do të veprojë nga fundi i atij viti, me shumicën e resorëve jashtë vendit (kryesisht në Gjermani). Prej andej do të udhëhiqet i ashtuquajturi shtet paralel, që veproi deri më 24 mars 1999, kur filloi fushata ajrore e NATO-s ndaj forcave policore dhe ushtarake jugosllave.

Përvjetor dëshmori: Shndrinë hija mbi Lirinë

0

Shefqet Dibrani, shkrimtar

Përvjetor

  SHNDRINË HIJA MBI LIRINË

Kushtuar shokut të klasës, ing. Isa Sh. Istagu,(15.02.1961 – 24.05.1999) me rastin e përvjetorit të vrasjes në luftën e UÇK-së. Ai me heroizmin e tij, ka mbetur gjallë në kujtesën e shokëve dhe të gjeneratës!

Isa Sh. Istogu, sot ka përvjetorin e flijimit dhe të ngjitjes tek yjet. U bënë kaq e kaq vjet që kur po na vështron nga lart, nga Zotat, për bëmat tona, për veprimet tona. Heroi im e përgjon lirinë tonë për të cilën ai vet u flijua?! E kjo sintagmë më mundon, bashkë me pranverat që më molisin tejmase. E unë jam i lodhur nga malli, dhe në këtë natë nuk guxoj t’i shikoj as yjet?! Kam frigë se Ai me syrin e tij na përgjon nga lart e unë nuk mund ta shoh?! Dhe nëse nuk do ta shohë është mëkat. Andaj vazhdimisht rri zgjuar duke pritur shikimin, por edhe ardhjen e tij. Vetëm në ëndërrat e mia, shoh zbritjen e tij nga lartë. Me ato flatra të bardha engjëllore e përjetoj përqafimin e tij, dhe i trishtët zgjohem në mëngjesin e nesërm, prandaj edhe Liria e Kosovës tërësisht e ëndërrt mu ka bërë!

Nuk e di, në atë qiellin e kaltërt se cili është Ylli im, cili nga ato Yje që shndritë thekshëm është shoku im i klasës, është Heroi im dhe i gjeneratës sime. Isaja, është emër i shenjtë, me të cilin kemi jetuar e banuar në një dhomë, kemi ngrënë e pirë bashkë. Kemi treguar ëndrra për ardhmërinë tonë, për jetën tonë që dikur përpara e kishim…

Më pas, Ai ka punuar inxhinier në Kombinatin “FERONIKEL” dhe ishte profesor në Gjimnazin e DRENASIT. I lindur në Polluzhë të Drenicës, në fshatin me emër e nam për rezistencën antikomuniste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Edhe Heroi im, luftoi e rezistoi, dhe tash krejtësisht i qetë po prehet në varrezat e fshatit, ndanë rrugës magjistrale Drenas – Skënderaj, i rreshtuar aty afër Heroit të Kosovës, legjendës antikomuniste Shaban Polluzha. Natyrisht, bashkë me heronjtë tjerë të UÇK-së, shndrijnë Hijet mbi Lirinë, të cilën ne po e gëzojmë!… Ndërsa rrëfimi im ka të bëjë me Heroin tim, i cili ishte edhe shoku im i klasës në Shkollën e Mesme Teknikedrejtimi Kimiko – Teknoligjik në Kastriot. Ishte edhe shok i bankës me mua dhe i brengave të mia gjithsesi. Së këndejmi ky Hero, për mua ishte edhe shoku i dhomës, (siç thoshim atëherë, ishte Zimeri im), me të cilin i kemi bashkëjetuar ato dy vite të bukura, në një dhomë të vogël me dritare në rrugë, në qytetin e vogël përplot pluhur industrial. Vijonim mësimet në shkollën e mesme, fytyrës pa i ra brisk, se të rinjë ishim, por kishim ideale të mëdha për ardhmërinë tonë dhe të Atdheut!

Pastaj ne u ndamë, ai në Fakultetin e Teknologjisë në Mitrovicë, ndërsa unë në Shkollën e Lartë Pedagogjike, për mësues në lëndet kimi dhe biologji, profesion të cilin nuk arrita ta ushtrojë kurrë. S’ka asnjë dyshim, Isa Sh. Istogu mbetet Heroi im, legjenda ime dhe krenaria jonë. Me te kam ndarë ditët dhe netët e gëzueshme, por edhe brengat për gjendjen sociale, ndonëse ne ishim gjeneratë e idealeve të mëdha, në vitet shkollore, 1977-78 dhe 1978-79, pastaj erdhi edhe Pranvera e Madhe e Vitit 1981.

***

Mbaj mend se më datën 10 qershor 1978, me rastin e 100 Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vendbanime të caktuara nëpër Kosovë janë mbuluar me Pamflete, në të cilat bëhej thirrje për Zgjim nga robëria shekullore, ku ftohej populli ynë të zgjohej nga letargjia e sundimit shekullor. E di sa shumë është folur kjo ngjarje, edhe pse arritën ta heshtin strukturat udhëheqëse të Krahinës Socialiste të Kosovës, përseri ngjarja ka mbetur e freskët në mendjen time, dhe ishte fitili i një zjarri që po ndizej, edhe në qenien time. Dhe nuk gabojë nëse them se po atë vit dhe më pastaj, ndërgegjja kombëtare sikur u zgjua, ose ishte koha e pubertetit që më bënte të tillë?!… Pavarësisht rrethanave, përgjimeve dhe frigës për arrestime dhe burgosje, jeta patriotike vazhdonte. Eh, për mua ishte hera e parë që shihja pamflete e lexoja thirrje publike, për t’u zgjuar nga letargjia, nga robëria dhe nga sundimi i mbretërisë komuniste Jugosllave, e cila nën parullën e vëllazërim – bashkimit kishte shtrirë sundimin e vet në tërë hapësirën e Kosovës.

Heroi im, i Shenjëti ISAI ka qenë shumë i urtë, racional, dhe tepër gjykues, sa më bëhej sikur të ishte babaxhani im. Veçmas në bisedat tona të gjata për gjendjen politike në Kosovë, për shkaktarin e asaj varfërie, e cila karshi republikave të tjera, në Kosovën tonë gjendja ishte e zymtë dhe e pa perspektivë. Edhe kur nuk më fliste, edhe kur nuk më përgjigjej, ai më dëgjonte me vëmendje, dhe jo rrallë me shkata e tij tallej duke më thënë “hajt të paqa ty, e të mos mbeteshim pa përrallat tua?!”… Kur lodhej, jo aq nga mësimi sa nga përrallat e mia(?!), më lutej të bënim një sy gjumë, dhe më thoshte: Nëse dëshiron për t’i realizuar ëndrrat tuaja flij, se aty mund t’i realizosh. Të nesërmen, vet Ai më fliste për “idealet tona!”…

SHNDRINË HIJA MBI LIRINË

Heroit Tim, shokut të klasës ing. Isa Sh. Istogu

(15.02.1961 – 24.05.1999)

Kujtimi për ty po më rëndon zemrën

e gjoksin tim po e molisë pranvera jote

përherë ndjej zërin tënd

shohë flokët tuaja të kaçurrelta

dhe përjetoj atë idealin që predikoje

në atë agsholin e lirisë

për të cilin më flisje çdo ditë

Isë… dhe vetëm Isë…

 

Sytë tu shkëlqejnë

edhe në portretin e vjetruar

që më ngjall kujtimin e rinuar

me dhembje që rëndojnë

dhe mallin që po shtohet

 

Heroi im me sy të bukur

me shpresa të mëdha për jetën

për ardhmërinë

dashuria Yte ishte pa mbarim

dhe shkonte

deri në skaj

deri në infinit

 

Ti shkove drejt qiellit

e nga lart përgjon lirinë tonë

dhe ëndrrën që përgjysmë ke lënë

dhe dënesjen që nuk e bëre tamam

dhe nuk e prite as gëzimin pranveror

të penguan Heroi im

të vrau barbari i zi

 

Thanë se

Zoti atje lart të paska kërkuar

se ti ishe kënga jonë e pa kënduar

ishe melodia për ardhmërinë

shtegu ynë i lavdisë

që preku dashuritë tona

dhe ardhmërinë që nuk e prite

 

Ti ishe deti i tallazeve

vet valët që tundin anijet

Heroi im:

Ti ishe

dallgë e trazuar

dhe jeta jonë e pa jetuar

dhe ishe ëndrra ime

e pa ëndërruar…

 

Tash Hero im u bëre Ti

dhe LIRIA JONË

që shndritë mbi Kosovë!…

 

Zvicër, 24 maj 2022.

Shefqet Dibrani

Shpresa është ylberi mbi rrjedhën dëshpëruese të jetës

0

Nga Aurel Dasareti

Shkrimi i vërtetë është një shembull unik i magjisë që lëviz lehtë. Unë i besoj nënndërgjegjes sime dhe i besoj më shumë sesa jam i mençur. Fjalët kanë qenë gjithmonë aty. Ato thjesht duhet të përzihen. Bëhet fjalë për krijimin e fjalëve magjike, ajo që lëviz zemrat. 

*** 

Shpopullimi i Shqipërisë – 5 vitet e fundit mbi 600.000 shqiptarë kanë lëshuar vendin dhe disa dhjetëra mijë afrikan-aziatik ilegalisht janë futur brenda. Spastrim etnik, gjenocid, për të zëvendësuar shqiptarët me rus, serb, afrikan, aziatik. Qëllimi i regjimit: Ndryshim demografik.  

Shqiptaria (me përjashtime nderi) ka politikanët më analfabetë, më hajdutë, më të korruptuar dhe antikombëtarë të Evropës. Kujdesi për vendin dhe popullsinë e vet nuk ka qenë kurrë prioritet. 

Ditën e djeshme Shqipërisë i është kthyer opozita e vërtetë; telashe për nudistin e stërzgjatur dhe zagarët e tij. Mbetet vetëm të shpresojmë se tashmë është populli ynë që do të jetë në fokus në të ardhmen, por nuk e besoj derisa të shoh që regjimi kriminal të rrëzohet sa më shpejt, mundësisht gjatë vitit. 

Nëse prisni momentin e duhur ku gjithçka është e pa drojë dhe e sigurt, ai nuk do të vijë kurrë. Malet nuk ngjiten, garat nuk fitohen dhe lumturia e qëndrueshme nuk arrihet. 

*** 

Unë e kuptoj simpatinë ndaj popullit tim të vuajtur gjerësisht si aftësinë për të kuptuar situatën e të tjerëve dhe për të ndarë mendimet dhe ndjenjat e tyre, dhe gjithashtu për të reflektuar veten në sytë e të tjerëve. Njeriu është kështu një spektator për të tjerët në të njëjtën kohë pasi të tjerët janë spektatorë për veten e tyre. Kjo formon bazën e një lëvizjeje, një “udhëtimi formimi” moral, i cili çon te spektatori i paanshëm. 

Kur mjegulla e përshkon tokën, është e paimagjinueshme që dielli të shkëlqejë në të vërtetë dhe se mund të jetë e mjaftueshme për të lëvizur disa kilometra për të përjetuar nxehtësinë jetëdhënëse. Dhe, nuk është e lehtë të pranosh që kozmosi dhe kuptimi mund të ekzistojnë. 

Edhe pse paraardhësit e mi për breza kanë jetuar shumë larg trojeve të tyre, rastësisht nuk jemi asimiluar. Do të jetë shumë interesante kjo histori që së shpejti do të përshkruaj në librin tim “pemën familjare”. Kam gjak shqiptari dhe personaliteti im ndikohet fuqimisht nga prejardhja ime arbërore-shqiptare. Ashtë një prejardhje për të cilën jam krenar. Përmes bisedave me bashkëkombës nga diaspora dhe njerëz që ende jetojnë në vendin ku kanë lindur paraardhësit e mi, ndjejë dhe vështrojë një pikëllim për atë tokën e dashur, atje larg, të kapur nga tradhtarët dhe kriminelët e gjithanshëm. Nga servil të pakarakter që u përulet dhe u bën lajka më të fuqishmëve (veçanërisht armiqve të jashtëm) për t’u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake. Dobiçë shqipfolës që edhe masakrat dhe gjenocidin e pushtuesve ndaj kombit tonë, të planifikuar dhe zbatuar pa ndërprerje 120 vjetët e fundit – i quajnë incidente. 

Ne duhet ta ndajmë dritën nga errësira dhe të krijojmë rregull dhe kuptim atje ku ka ekzistuar dhe akoma ekziston kaos. Por kështu nuk përjetohet aspak kur mjegulla vendoset. 

Mendja e njeriut është e mrekullueshme. Deri më tani shumë shqiptarë mund ta njohin përvojën e një ekzistence të pajetë. Ata mbajnë një të brendshme të mjegullt ku duhet të ketë rregull dhe kuptim. Për ata që janë me fat dhe nuk e ndjejnë në këtë mënyrë, mund të jetë e dobishme të përpiqen të kuptojnë vështrimet e prangave të shpirtit. 

Kur askush nuk e ka ndarë dritën nga errësira, mbretëron kaosi. Ku gjithçka shkon në një parregullsi. 

Jeta është në vrull të plotë në kohë festash. Na hedh në një det kujtimesh, aromash dhe emocionesh. Kjo është arsyeja pse është kaq e shijshme. Dhe kaq e dhimbshme. 

Nuk është aq e lehtë të jetosh në Shqipëri; Kosovë, FYROM, Luginën e Preshevës, Mal të Zi ku sundon varfëria dhe mjerimi. Megjithatë, është e vërtetë që edhe jeta në mërgim është e vështirë. Unë nuk do ta fsheh këtë nga ju. Do të keni dhimbje. Do të qani. Megjithatë, ju them juve që dëshironi të largoheni nga vendlindja. Do t’ju mungojë shtëpia ku keni lindur. Prindërit e juaj, vëllai, motra, gjyshi, gjyshja (…) Vendlindja (atdheu) është shtëpia e njerëzve të lumtur, një shtëpi e mrekullueshme. Jeta nuk duhet të shkojë kurrë aq larg kundër jush sa të mos e kuptoni. 

“Jeta në emigracion është një gjë e brishtë dhe lumturia kaq e vështirë për t’u fituar”, – gjyshi im. 

*** 

Ditën që familja ime ka festuar ditëlindjen time të parë, nëna ime ka shkruar një letër urimi për mua, ku thotë: 

“Djali im është i shtrirë në krahun tim. Ka një peshë kaq të vogël. Vështirë se ndihet fare. Megjithatë, ai peshon më shumë se toka dhe qielli, yjet dhe sistemi diellor”. 

Kështu janë nënat… 

Ndarja nga të dashurit më të afërm, dhe ikja në kurbet për shkaqe varfërie të skajshme (mbijetese), shkakton dhembje të hatashme, që me kalimin e kohës shtohet, deri në vdekje. 

https://www.youtube.com/watch?v=_ZJdxAZ_PRY 

____

Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike.