Kreu Blog Faqe 1321

Ushtria e Kosovës e gatshme të marrë përgjegjësi të reja 

0

Në Kazermën e Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ferizaj u mbajt ceremonia e betimit të 257 ushtarëve të rinj/  

PRISHTINË,  20 Maj 2022/ Ceremonia e betimit të 257 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u mbajt sot në kazermën e Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së në Ferizaj. Në këtë ceremoni betimi morën pjesë: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa  Osmani- Sadriu, Zv. Kryeministri, Besnik Bislimi, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zv. ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, Zv. Komandant i FSK-së, Gjeneral major, Enver Cikaqi, Komandant i KDS-së, Gjeneral brigade, Irfete Spahiu, drejtori i NALT, Gjeneral Joachim Hoppe, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralë dhe oficerë të lartë FSK-së, drejtues komunalë, familjarë etj.

Në fjalën e saj drejtuar rekrutëve të rinj, Presidentja Osmani- Sadriu, theksoi se ndjehet krenare që ushtria e vendit po i shton radhët e saj me vajza dhe djem të rinj, të cilët atdhedashurinë po e transformojnë në profesionalizëm. Më tej, Presidentja e vendit theksoi se detyra e rekrutëve të rinj do të jetë me peshë të madhe dhe fisnike, ajo e mbrojtjes së atdheut.

“Shpresa jonë është e varur tek ju. Synimi ynë është paqja dhe nuk duhet të lejojmë të na cenohet nga askush”, tha Presidentja Osmani-Sadriu duke shtuar se objektivi ynë është BE-ja, NATO-ja dhe organizatat tjera ndërkombëtare, të cilat e forcojnë edhe më tej subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë, krahas forcimit të komponentës së mbrojtjes dhe sigurisë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në fjalën e tij në këtë ceremoni, tha se Ushtria e Republikës së Kosovës po dëshmon çdo ditë që është e gatshme të marrë përgjegjësi të reja, për misione të cilat na presin në të ardhmen, së bashku me ushtritë e vendeve partnere të cilat na kanë përkrahur e ndihmuar vazhdimisht.    

Më tej, Ministri Mehaj theksoi se: “Investimi në ushtri, blerjet e pajisjeve ushtarake dhe mirëqenia e ushtarëve tanë janë prioritetet tona, këto mundësojnë që të kemi forcë të përgatitur, pajisur e të trajnuar sipas standardeve të NATO-s”. Ndërsa, Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gjeneral brigade, Irfete Spahiu, duke iu drejtuar ushtarëve, familjarëve dhe të pranishmëve, theksoi se 257 ushtarët e rinj kanë kaluar me sukses të plotë stërvitjen ushtarake bazë. Më pas, ajo i uroi atyre suksese në sfidat e radhës në ushtri, ndërkaq familjarët e tyre i falënderoi për përkrahjen e dhënë.

Fjalimi i Presidentes Osmani në ceremoninë e certifikimit të 257 rekrutëve të FSK-së

I nderuar ministër i Mbrojtjes, z. Mehaj,
I nderuar zëvendëskomandant i FSK-së, gjeneral Cikaqi,
E nderuar gjeneralbrigade Irfete Spahiu,
Të nderuar rekrutë, ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të Ushtrisë sonë,
Shumë të nderuar familjarë të rekrutëve të cilët sot na bëjnë krenar të gjithëve,
Të nderuar të pranishëm,
Të nderuar përfaqësues të NALT-it dhe partnerëve tanë,

Brenda pak muajsh jam sërish në mesin tuaj për ceremoninë e certifikimit të 257 rekrutëve të rinj. Kjo më bën nder dhe më bën krenare që ushtria jonë po i shton radhët me vajza e djem të rinj, të cilët atdhedashurinë po e transfromojnë në profesionalizëm.
Ju po e jetësoni çdo ditë e më tepër ëndrrën e brezave që përpos shtetit, donin ta kenë edhe ushtrinë, e cila do të jetë në funksion të mbrojtjes së vendit e në funksion të mbrojtjes së integritetit territorial e çdo cepi Kosovës sonë.
Sikurse dikur djemtë e vajzat e UÇK-së që bartën mbi supe idealin e lirisë sonë, sot ju mbani mbi supet tuaja idenë e mbrojtjes së lirisë, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Për nëntë javë të trajnimit, rekrutët, të cilët po certifikohen sot kanë dëshmuar shkathtësi, përgatitje dhe profesionalizëm, të udhëhequr nga instruktorë të zot të ushtrisë sonë.
Sot FSK-së po i shtohen edhe 257 rekrutë të certifikuar, vajza e djem, me të cilët Forca jonë po rritë numrin e pjesëtarëve të saj në mbi 3000.
FSK-ja ka krijuar mundësinë për shanse të barabarta, ndaj i inkurajoj vajzat e gratë që sa më shumë të bëhen pjesë e ushtrisë sonë edhe më tutje. Suksesin e dëshmuar në shumë fusha të tjera, e kanë mundësinë ta tregojnë edhe duke e veshur uniformën e FSK-së.
Me këtë numër të rekrutëve, FSK-ja, gjithnjë e më shumë po zhvillohet konform standardeve profesionale dhe në harmoni me praktikat e ushtrive më moderne në botë.
Kjo tregon se e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë është në duar të sigurta, teksa FSK-ja po ecën me hapa të sigurt drejt përfundimit të fazës së tranzicionit.
Në kohën kur paqja globale po sfidohet gjithnjë e më tepër dhe kur tendencat autoritariste po ngrenë krye, forcimi i kapaciteteve tona mbrojtëse është domosdoshmëri.
Unë kam besim në profesionalizmin e ushtarëve tanë dhe jam e sigurt se këta rekrutë që kemi përpara dhe të tjerët që e kanë kaluar këtë rrugë më herët janë të gatshëm që kurdo që Republikës sonë t`i bëhen mbrojtës.
Agresioni i Rusisë këto ditë po tregon gjithmonë do të gjinden forca që duan ta shkatërrojnë paqen dhe duan ta cenojnë lirinë dhe të drejtën e kombeve për të jetuar të lirë. Ne e kemi provuar të njëjtën gjë më parë, prandaj, nuk do të ndalemi asnjëherë që ushtrinë tonë ta përgatisim sa më mirë, ta rrisim sa më shumë në mënyrë që ajo të jetë e gatshme jo vetëm për sigurinë e shtetit tonë, por edhe një partnere e ushtrive aleate në NATO, aleancë në të cilën synojmë ta anëtarësojmë Republikën e Kosovës.
Anëtarësimi në NATO është domosdoshmëri dhe i ndihmon paqes dhe stabilitetit rajonal.
FSK-ja çdo ditë e më tepër po shndërrohet në forcë ushtarake profesionale dhe ndërvepruese me forcat e NATO-s, falë këmbëngulësisë së pjesëtarëve të saj dhe mbështetjes së përhershme edhe nga institucionet e vendit por edhe nga aleatët tanë perëndimorë, e para së gjithash nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prandaj, një falënderim i veçantë për ShBA-të dhe të gjithë aleatëve tanë të cilët po ndihmojnë në rritjen e profesionalizimin e FSK-së dhe ngritjes së kapaciteteve të saj!

Të nderuar rekrutë dhe ushtarë,

Sot karriera juaj profesionale po merr një drejtim të ri. Ju nuk jeni ata që ishit dje, por jeni bërë ata që do të duhet të jeni nesër. Të gatshëm për t`iu përgjigjur çdo situate, të motivuar dhe të përkushtuar kurdo që atdheu ka nevojë për ju.
Detyra juaj nuk është e lehtë, por është sa me peshë të madhe, po aq edhe fisnike. Nuk ka nder më të madh në jetë se sa t`i bëhesh mbrojtës atdheut. Unë kam besim të plotë në përgatitjen tuaj, sikurse besoj se angazhimi juaj në ushtri do ta ketë referencën e përhershme: atdheu mbi të gjitha!
Të nderuar rekrutë të certifikuar, me ju sot nuk e po e rrisim vetëm numrin e efektivëve të ushtrisë sonë, por edhe sigurinë dhe garancinë për një të tashme e të ardhme më të mirë.
Sytë tanë sot janë nga ju. Shpresa jonë është e varur te ju. Synimi ynë është paqja dhe nuk duhet të lejojmë që ajo të na cenohet nga askush.
Objektivi ynë është BE-ja, është NATO-ja dhe organizata të tjera ndërkombëtare, ku Kosova e meriton të jetë të cilat e forcojnë edhe më tej subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë, krahas forcimit të komponentës së mbrojtjes dhe të sigurisë.
Në cilësinë e Komandantes Supreme të kësaj ushtrie, ju falënderoj rekrutë të dashur, të gjithë instruktorët tuaj, strukturën komanduese të FSK-së si dhe familjet tuaja të cilët ju kanë nderuar edhe ju e gjithë shtetin duke ju përkrahur në çdo hap dhe ju do t’i shërbeni shtetit po ashtu në çdo hap me punën që do e bëni.
Pres nga ju përkushtim dhe angazhim maksimal në përmbushjen e përgjegjësive që burojnë nga misioni fisnik i juaji në mbrojtje të atdheut!

Zoti e bekoftë Forcën e Sigurisë së Kosovës!
Zoti e bekoftë Republikën tonë!

Ju faleminderit! 

Mos bëni presion mbi qytetarët e Deçanit! Jo vendime politike dhe diskriminuese!

1

Sc. Adem Lushaj, drejtor ekzekutiv i “Shoqata e Intelektualëve të Pavarur” në Deçan

Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë lëshuar sot një deklaratë të përbashkët lidhur çështjen e pronës së Manastirit të Deçanit, duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të veprojë pa u vonuar për zbatimin e plotë të Rregjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit.
“Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar. Zbatimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike. Po ashtu, ato janë parakushte për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, është thënë në reagimin e pesë ambasadorëve të Quintit.
Ka kohë që po bëhet presion në institucionet komunale për zbatimin e Vendimit të turpshëm të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin i falën afër 24 hektarë tokë publike, manastirit të Deçanit. Ky presion që bëhet për regjistrim të pronave publike të ndërmarrjeve APIKO dhe ILIRIA, në emër të  manastirit të Deçanit, nuk mund të cilësohet ndryshe pos si presion që i bëhet vullnetit të qytetarëve, presion që është kundër zhvillimit ekonomik dhe zbatim të vendimit të Qeverisë vrasëse të Serbisë.
Ndaj, “Shoqata e Intelektualëve të Pavarur” (SHIP) në Deçan, shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin e saj për presionin që i bëhet ekzekutivit komunal, përkatësisht kryetarit të Deçanit, presion i ardhur nga faktori ndërkombëtarë, kësaj radhe nga shtetet mike të QUINT-it. Kërkesën për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e konsiderojmë kërkesë për legalizimin e vendimit të Qeverisë së Millosheviçit, vendim që i fali manastirit të Deçanit, pronat e ndërmarrjeve publike APIKO dhe ILIRIA.
Si faktori ndërkombëtarë ashtu edhe vendor, duhet ta kuptojnë se për NE, manastiri është pjesë e trashëgimisë kulturore dhe resurs i rëndësishëm turistik nga i cili mund të gjenerohen të hyra.
Nuk duhet harruar se janë shqiptarët ata që historikisht e kanë ruajtur dhe mbrojtur këtë objekt kulturo-turistik. Por, është për keqardhje që institucionet e kultit fetar ortodoks, e sidomos Kisha Ortodokse Serbe e Kosovës, është e përdorur nga regjimi i Millosheviçit, për qëllime politike antishqiptare, e fatkeqësisht kjo politikë urrejtëse po vazhdon edhe sot.
Në vazhdimësi e kemi thënë  se nuk jemi kundër manastirit e as kundër institucioneve tona të drejtësisë, në këtë rast të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Përkundrazi, janë deçanasit që çdoherë kanë përfillë institucionet e saja dhe kanë qenë të vendosur në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe tërësisë territoriale.
Por, nuk mund të qëndrojmë të heshtur kundër vendimit politik që është marrë në rastin e pronave publike të komunës sonë. Nuk mund të heshtim karshi vendimit skandaloz të Gjykatës Kushtetuese e cila ka legalizuar vendimin diskriminues të regjimit të Millosheviçian. Ata gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese që kanë votuar këtë vendim, jo vetëm që i kanë vënë vetes një njollë turpi, por edhe kanë nxitur një tension të dëmshëm në mes të manastirit dhe popullsisë vendase. Këta votues të këtij vendimi antikushtetues, kanë nxit urrejtje ndërnacionale dhe ndërfetare.
Ish kryetarja e kësaj Gjykate, Arta Rama Hajrizi, sikurse edhe kryetarja aktuale Gresa Caka Nimani, si dhe të gjithë ata gjyqtarë që nën ndikimin e politikës e kanë votuar këtë vendim, do mbahen në mend në Deçan, si noter të vendimeve të Millosheviçit.
Jemi të zhgënjyer dhe indinjuar që po vazhdon avazi i vjetër i vendosjes në krye të institucioneve të drejtësisë, personave pa kredibilitet profesional. Nëse institucioni më i lartë e drejtësisë, punon nën diktatin e politikës, nuk ka si të jetë institucion i besueshëm për qytetarët. E, aq më keq nëse ka në mesin e anëtarëve të Gjykatës, persona të dënuar për korrupsion.

Me qëllim të zgjidhjes së qëndrueshme, “Shoqata e Intelektualëve të Pavarur”, i bën thirrje faktorit politik vendor e ndërkombëtar, si dhe personelit të manastirit të Deçanit, që të angazhohen seriozisht për gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë, të ndershme dhe të pranueshme nga të gjithë!

Ese mbi librin e Jusuf Buxhovit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”

0
Dr. Bardhyl Maliqi
Në Librin e parë të rëndësishëm të Jusuf Buxhovit, botuar në Prishtinë më1982, pra para 40 vjetësh, te “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” përshkruhen të njëjtat rrugë, që përdor Perandoria Osmane për shfarosjen e popullsisë si viseve të pushtuara. Para se të flasësh për librin e Buxhovit mendojmë se duhet folur për teorinë e Tomas Maltusit, që u bë i famshëm me librin e tij “Mbi parimet e popullsisë”, Londër 1798, ku flitet për diferencat që krijohen në mes rritjes dhe zhvillimit gjeometrik të popullsisë me atë aritmetik të drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore. Maltusi provon se gjatë periudhave të ndryshme të historisë njerëzore ka pasur disa rrugë për zbritjen e diferencave mes rritjes së popullsisë dhe pakësimit të produkteve ushqimore, përmbledhtas ai tregon se luftërat, sëmundjet dhe epidemitë, izolimi dhe e kundërta e tij arratisja, sterilizimi dhe pakësimi i detyruar i lindjeve kanë qenë zgjidhja.
Libri “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, përshkruan po këtë kohë dhe flet për murtajën e sjellë prej pushtuesit osman, nga lindja në malësitë shqiptare, për ta shuar farën e këtij populli ose reduktuar ndjeshëm atë. Në qoftë se pushtuesi sillte karroca ngarkuara me kufoma të infektuara mbuluar me mushama të zinj dhe minj e pleshta, që e transportonin sëmundjen nga kafshët tek njerëzit, malësorët u kundërvunë me grithjen përmes së cilës me dregëzat e hundëve të personave të infektuar, pra kërkohej një vaksinim (i quajtur kështu në kohët moderne), që bëri të dështojë plani osman në fazat e tjera të tij.
Lindshmërinë dhe popullsinë në përgjithësi, Maltusi si prift, ekonomist e demograf i konsideronte madhësi të pandryshuar në hapësirë dhe kohë. Popullsia dhe varfërimi i saj, sipas tij, vareshin nga ligjet konstante natyrore. Ai argumenton se si do të vinte çështja deri te kufizimi i mjeteve për ekzistencë, ndaj duheshin ndërmarrë një varg masash të karakterit preventiv dhe pozitiv për zvogëlimin e lindjeve. Ai preferonte që numri i lindjeve të kufizohej me abstenim moral dhe ngurim seksual, me shtyrjen e martesave dhe me mos hyrje në martesa, si pengesa preventive, dhe me epidemi, uri dhe luftëra, si pengesa pozitive. Këtu duhet kërkuar arsyeja pse ndaj Teorisë së Maltusit në vende të ndryshme janë mbajtur qëndrime jo vetëm të ndryshme, por shpesh edhe të kundërta.
Natyrisht, duke lexuar veprat e Buxhovit, që kanë në vetvete vlera dhe merita të padiskutueshme, gjen pikëtakime të temave apo ideve të tij me autorë dhe vepra të tjera të letërsisë shqiptare dhe asaj botërore. Vepra e parë që unë kam lexuar prej këtij autori është romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, vepër që përmendej në kuadrin e letërsisë Kosovare pas vitit 1985 në tekstet tona të shkollave të mesme bashkë me Jusuf Gërvallën e para tyre me Nazmi Rrahmanin, Ali Podrimjen, Anton Pashkun e Asem Shkrelin. Kur “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” u botua njëherësh në Tiranë dhe në Beograd dhe në disa vende të tjera, pas botimit të parë nga “Rilindja” në Prishtinë më 1982 mendoja për arsyet që e përcollën këtë botim n njëherazi në Beograd dhe tek ne.. Qysh atëherë kjo vepër është botuar e ribotuar në shqip dhe në gjuhë të huaja në disa vende. E megjithë atë pretendimi se “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” është një roman me fytyrën e vet të pangjarë në letërsinë shqipe, por edhe në atë të huaj.” mendoj se është i tepruar, jo vetëm se Alber Kamy ka një vepër, që titullohet “Murtaja” 40 vjet më të hershme se ajo e Buxhovit, jo vetëm pse Kadare pasqyron me mjete dhe teknika të tjera të njëjtën rezistencë ndaj hordhive osmane, por sepse është kusht ekzistencial për një vepër letrare të ketë fytyrën dhe origjinalitetin e vet dhe e trajtuar kështu biem në një mendje. Duke menduar pse vepra u botua njëherësh tek ne dhe tek sllavët më 1985-ën siç e përmendëm, besoj se një prej arsyeve ishte se ata gjurmonin se cilat qenë mundësitë e rezistencës sonë.
Dihet se Buxhovi krijon gradualisht pas viteve ‘90 një cikël tematik të eposit të prozës shqipe, i cili mbështetet mbi qenien ekzistenciale të popullit shqiptar, që nga antikiteti e deri në ditët tona, temë që zgjodhëm edhe ne për analizë. Megjithatë në romanin e tij të parë, Buxhovi paraqet kredencialet për të qenë autor i zëshëm i letërsisë sonë. Pak autorë e arrijnë këtë me veprën e tyre të parë. Në këtë mënyrë autori shfaqet me një proces letrar që është i ndërthurur dhe i ndërlidhur organikisht, ku historia kthehet në një fakt letrar. Vetë shkollimi i tij universitar për Letërsi dhe doktoratura për Histori e favorizon këtë. Këtij inkuadrimi nuk i kanë shpëtuar as ngjarjet e fundit, veçmas ato të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, të cilat gjetën një pasqyrim të denjë në romanin “Kodi i dashurisë” i cili në vitin 2006 u nderua me çmimin kombëtar “Azem Shkreli”, si vepra më e mirë e vitit, pa përmendur këtu vlerësime të tjera të merituara të tij.
Le t’i kushtojmë më tepër vëmendje romanin në fjalë. Murtaja ose vdekja e zezë, siç njihet nga epokat e mëparshme, është një sëmundje vdekjeprurëse e cila shkaktohet nga bakteri Yersina pestis dhe bartet nga pleshtat, të cilët mbijetojnë ne trupin e minjve dhe kalojnë kështu edhe tek njeriu. Murtaja ka ardhur nga Kina në Detin e Zi dhe në Evropë disa herë. Në enciklopedi lexojmë se “Për herë të dytë ri vjen në Evropë ne 1600 dhe në Angli, ku vrau mbi 200 milion njerëz dhe popullsia e kontinentit u përgjysmua/” Pikërisht autori te “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” merret me këtë mortajë. E pra, në qendër të romanit është përballja e njeriut me vdekjen. Kjo është një nga temat që krijon fizionominë letrare të këtij autori, stilin dhe të veçantën e tij. Le të shohim disa nga titujt e tij letrarë për argument ku përballja me vdekjen shfaqet direkt apo indirekt: “Pranvera e zhveshur” – dy drama, “Rilindja” – 1984,”Nata e shekujve” – roman, “Rilindja” – 1985. (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës),”Galeria e të vdekurve” – roman, “Rilindja” – 1987, “Libri i të mallkuarve”- roman triptik , “Rilindja” -1989. ( Fitoi çmimin letrar “Hivzi Sulejmani”),”Prapë vdekja 1″ – roman, “Rilindja” – 1991 (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës), “Prapë vdekja 2” – roman, “Rilindja” -1993, “Prapë vdekja 3” – roman, “Rilindja” – 1995,”Qyteti i dënuar me vdekje”- roman, “Faik Konica” – 2000, “Vdekja e Kolonelit” – roman, “Faik Konica” – 2004, “Vera e fundit e Gjin Bardhit” – roman, “Faik Konica” – 2004 etj.
Dimë se emri i Gjon Nikollë Kazazit, është ai i zbuluesit të “Mesharit” të Gjon Buzukut. e pra jo më kot autori është kapur pas një emri të tillë, nuk janë thjesht shoqërimet e përfytyrimeve dhe korrelacionet, që krijohen në pavetëdijen tonë në mënyrë të natyrshme, por janë trokitjet e qëllimshme në vetëdijen tonë kryesorja. Ne jetojmë në një territor të begatë nga natyra, plot pasuri tokësore e nëntokësore, ujëra dhe resurse. Kjo ka qenë edhe shkaku i lakmisë së të tjerëve edhe ajo që ne nuk na ka nxitur përpjekjen e grabitjes së gjësë së tjetrit, gjetjen e rrugëve të mbrapshta për ta realizuar këtë gjë, që e kanë bërë të gjithë pushtuesit e trojeve tona gjatë shekujve, përfshi këtu pushtuesit romakë, sllavë, bizantinë e osmanë. Ata janë murtajë-sjellësit edhe në këtë vepër. Kjo është bashkë me asosacionet një arsye pse vepra kumton disa ide, që duan përkushtim dhe vëmendje, ndaj disa autorë dhe studiues e trajtojnë atë si roman të imazheve. Prapaskenat e befta, tubimet e ideve, imazhet që zhvendosen në vazhdimësi, elementët e psiko-analizës të realizuara nga personazhet apo autori janë qartazi dalluese në këtë vepër letrare. Lufta, daullet, kështjella, varrezat, kampi pushtues, drejtuesit e tij brutalë, të diturit dhe të palexuarit, armiqtë dhe heronjtë e heshtur, të kamurit e skamnorët janë të pranishëm gjithandej. Kajmekami Ibrahim Pasha, mjeku Shefki aga me thikat e gjata, dervishët e çartur e të përgjakur, poetët e çartur po ashtu, vërtiten të gjithë si atoperlantë bërtitës.
Imazhet e karrove të mbushura me të infektuarit e të mbulura me mushamatë e zinj, Malësorët e nxitur nga Gjon Nikollë Kazazi e kushëriri i tij i fesë myslimane, Lam Mula, që vdes si misionar i shpëtimit të të tjerëve, nxënësi i tij jetim, por prift i përkushtuar dhe poeti i çartur e i varfër gëlojë brenda veprës Në veprën “Shënime të Gjon Nikollë Kazazit”, murtaja vjen nga lindja prodhuar në kazanët e zinj të Perandorisë, prej dijetarësh djallëzorë, vegla të sulltanëve, që projektojnë dhe eksperimentojnë shfarosjen e popujve rebelë, e së pari të malësorëve tanë. Të pakënaqur nga rezistenca dhe mbijetesa e malësorëve shqiptarë, që nuk mposhten nga hordhitë e çallmave me shpata, heshta e hanxharë të përgjakur, ata përgatisin pushtimin e tmerrshëm të sa padukshmes murtajë. Karrocat me mushamatë e zinj, bërtitjet, kërcënimi, ndali i i qarkullimit, minjtë e infektuar janë ata vetë dhe mjetet e tyre diabolike.
Viti 1747 nuk është më kot viti i zbulimit të “Mesharit” dhe viti që na sjell ngjarjet e romanit, E përbashkëta e tyre është pikërisht prifti Gjon Nikollë Kazazi, misionar i fesë, që do të bëhej Arqipeshkvi në Gjakovë, por edhe hero i shqiptarizmës, i rezistencës së malësorëve shqiptarë ndaj hordhive të perandorisë dhe djallëzive të saj në këtë vepër.
Gjon Nikollë Kazazi si zbulues i Mesharit, dihet se kush është, por pse ndodhet si krye personazh i kësaj vepre? Autori mund të krijonte një tjetër krye personazh, por Gjon Nikollë Kazazi duke qenë personazh historik dhe duke u përshkruar edhe si i tillë, krijon më shumë besueshmëri. Kjo është njëherazi edhe ura lidhëse mes specialistit të letërsisë dhe doktorantit për histori. Në këtë vepër kemi shumë fakte historike si emrat e vendeve, të fshatrave e qyteteve të përmendura apo përshkruara në të, të vendasve dhe pushtuesve, me gjithë hierarkitë e tyre reale. Ndaj kur lexon librin të duket i besueshëm. Për më tepër ne, që kemi përvojat e grithjeve apo gërvishtjeve në krahë dhe e dimë se çfarë ishte ky lloj vaksinimi popullor. dobinë e vaksinimeve paçka se me gjilpëra e jo me gërvishje e mësuan edhe fëmijët tanë tani në kohën e Pandemisë së Covid 19.
Aeqipeshkvi Gjon Nikollë Kazazi është filli lidhës mes mjediseve të brendshme të shqiptarizmës me Kajmekamin dhe pushtuesit, mes të pasurve e të varfërve, të mençurve e të çmendurve, sepse të gjithë ata ishin pjesë e këtij vendi, që quhej Gjakovë, malësi e mbasandaj Shqipëri. Kundërvënia ndaj Fermanit të Padishahut dhe urdhrave të Kajmekamit e rrezikon disa herë Gjonin dhe misionin e tij, por më tepër rrezikohen edhe ata që veprojnë në praktikë si kushëriri i tij Lam Mula a ndjekësi i tij i përkushtuar ndaj misionit shpëtimtar Patër Coli. Po kush është Patër Coli? Kandidat për studime në Romë, nxënës i zellshëm i Gjon Nikollë Kazazit dhe ndihmës i tij në Kishë, përhapës i grithjeve në Malësitë jashtë Gjakovës, i spiunuar, kapet nga zabitët e Kajmekamit, por është krenar për misionin e tij, është gati të vdesë me devocion dhe me buzëqeshje në gojë. Kajmekami Ibrahim Pasha dhe Mjeku Shefki aga bashkë me zabitët janë veglat e perandorisë, veprojnë me urdhrin dhe orientimet e saj. Ata nuk janë të verbër ndaj realitetit të vdekjes së zezë, por e njohin mirë atë dhe veprojnë në emrin e shfarosjes së popullatës.
Në këtë libër ka shumë material që të tërheq vëmendjen. p.sh.në faqen 78 të botimit të parë gjej këtë Paragraf: “Në mbrëmje fillova të lexoj librin e Kavijusit “Strategjia osmane”, në të cilën bëhej fjalë për politikën e gjatë 300 vjeçare pushtuese dhe asimiluese të Portës dhe mbi përpjekjet e saj që në tokat e pushtuara të krijonte njëfarë njeriu të ri osman, i cili do të paraqiste një krijesë të re, të përzier nga elemente orientale dhe evropiane.” Dhe gjeja e parë që mendova ishte se pushtuesit kopjojnë njeri-tjetrin. Ashtu si kanë kopjuar dhe përhapur në shkekuj vdekjen e zezë, pra murajën, a nuk u përpoqën vendet ish socialiste për krijimin e njeriut të ri?! Kjo shihet si premisa kryesore asimiluese, pavarësisht shkallës së rezistencës së etnive dhe individëve të ndryshëm. Ne përfshihemi te kombet dhe gjuhët që asimilohen me vështirësi.
Por duhet bërë një dallim kombi ynë është asimiluar me tepër se mendojmë dhe shkruajmë ne, territoret pellazgo-ilire sot janë katandisur një grusht. Vet asimilimi ndodh për ditë me emigracionin tonë të shumtë, por në territoret e Serbisë nga Nishi e poshtë sa shqiptarë kanë qenë e sa janë sot, po në Mal të zi e Maqedoni, në Greqinë veriore në trojet etnike të Çamërisë, pa llogaritur Kosovën dhe vetë Shqipërinë? Kjo ndodhi me vendimet e padrejta të fuqive të mëdha dhe lakmisë së fqinjëve tanë sllavë e grekë. Ndryshe nga ajo që ndodhi me trojet në sistemin sintaksor të shqipes nuk ka asnjë huazim, ndryshime brenda nesh kemi në trajtat morfologjike dhe në leksik. Por në leksik ne ndodhemi në trysninë e gjuhëve të mëdha, por edhe ato të fqinjëve, ndaj pastërtia e fjalorit është e domosdoshme. Ky libër është një argument i mirë në mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe një ilustrim për këtë çështje që po diskutojmë. Ka fare pak gjera që na ndajnë në kuptimin e ca fjalëve dhe në përdorimin e trajtave dialektore, por gjithësesi kemi sundim të plotë të gjuhës letrare të njësuar.
Disa nga përvojat dhe idetë e këtij libri janë jetëgjata. E tillë është vjelja e kujtesës nga malësorët, jeta dhe mbamendja e malësorëve të moshuar, që kanë kaluar përvojën e mortjes së zezë te prindërit apo të afërmit e vet. Kështu u rizgjua kujtesa e grithjeve. Kjo dëshmohet edhe në shënimet që mban Gjon Nikollë Kazazi, jo si Arqipeshkv, por si shqiptar i devotshëm. Kjo i ka dhënë autorit edhe titullin e librit. Por shënime mbajnë edhe Patër Coli, kryesisht poezi, edhe Selamiu këngëzime, edhe vetë Kajmekami, secili prej personazheve zbulon në këto shënime temperamentin dhe karakterin e vet, Por Ibrahim pasha shkruan edhe për planet dhe praktikat djallëzore të tyre për të infektuar krejt malësinë, por kur thika shkon në palcë e uria të grin stomakun nuk ka zgjidhje tjetër veç armëve. Dhe nëse terrenin e përgatiti i ati i Drinit, birit të Lam Mulës, është Drini me shokë që realizojnë kryengritje, vrasjen e Kajmekamit Ibrahim Pasha, largimin e Shefki agës dhe pushtuesve. Drini zbulon edhe ditarin ogurzi të kajmekamit ku planifikohet dhe përcillen në malësi kafshët e infektuara dhe kufomat terrorizuese dhe plani i gjithë të zezave që ndodhën në këto troje. Dhe shumë më tepër se kaq, shfarosjen e gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare. Në të gjithë librin, por veçanërisht në faqen 80 të tij autori shkruan qartë për shpërfytyrimin e njerëzve që humbasin kombësinë, gjuhën e kulturën.

Fillimi i Fundit të Putinit dhe Rusisë! 

0

Gjergj – Skender Jashari

E kisha ëndërruar së paku 21 vite, ditën kur do e shihja shpërbërjen edhe të Federatës Ruse. Meqenëse kisha kuptuar nga ato që kisha lexuar, që pothuajse të gjitha të këqijat Atdheut tonë, i kishin ardhur nga dashakeqësia dhe qëllimet armiqësore të Rusisë dhe Islamizmi, gjatë shekujve, e për më keq, që të dyjat në mënyrë perfekte janë përdorur nga njëra-tjetra, për të arritur qëllimet ogurzeza kundër vendit tonë, por edhe kundër popujve të tjerë etnik musliman. Shkurtimisht: ndarja e Perandorisë Romake; vendosja në Perandorinë Bizantine e barbarëve( përfshirë edhe sllavët); ndarja e Kishave dhe lufta brenda tyre; Kodi i Car Dushanit dhe persekutimi i tij ndaj Shqiptarëve; aleanca e sllavëve me Osmanët dhe vasaliteti i tyre ndaj Perandorisë Osmane; vasaliteti i Patrikanës së Stambollit dhe persekutimi osmano-islamik dhe i ortodoksëve sllav ndaj Shqiptarëve; përdorimi i islamizmit për shpërnguljen e Shqiptarëve gjatë pushtimeve slave; e sot përdorimi i islamizmit për shkëputje të orientimit europerëndimor të Shqiptarëve dhe përdorimi i terrorizmit islamik kundër Interesave Kombëtare Shqiptare etj.  

Duke mos harruar që pas 1715, kur lind ideologjia rusomadhe, shumica e ideologjive u përdorën nga kjo, për qëllim ekspansioni, si: pansllavizmin, islamizmin, antisemitizmin, socializmin-komunizmin etj. E njejta ndodhë edhe sot, që me rënijen e Bashkimit Sovjetik dhe me përpjekjen e Rusisë së Putinit për t’u ringritur, ka inkorporu në Strategjinë e Ringritjes së Rusisë, edhe përdorimin e ideologjive, sidomos: përdorimin e islamizmit dhe terrorizmit islamik për qëllime të saj; korruptimin e zyrtarëve në vendet që synon shtrirjen e ndikimit rus; përdorimin e krimit të organizuar; instrumentalizimin e resurseve energjetike; propagandën dhe kërcënimet nukleare etj. Natyrisht me ringritjen e Rusisë, shohim që terrorizmi islamik  kudo në botë, kryesisht është përdorur nga Rusia, në fund të fundit, ashtu siç edhe para 1989, shumica e organizatave terroriste islamike por edhe atyre anarkiste, majtiste etj, ishin përdorur dhe financuar nga ish-Bashkimi Sovjetik.  

Paralelisht edhe Serbia, kopjoi të njejtën Strategji prej Rusisë, të cilat i aplikon ndaj Boshnjakëve dhe ndaj Shqiptarëve të besimit islam. Shtetet tona, për fat të keq, edhe pse kanë disa strategji kundër terrorizmit, pastaj disa strategji të mbrojtjes kombëtare, etj, në asnjë rast të vetëm, madje as Kosova, nuk e ka përceptu dhe interceptu që Serbia është duke përdorur islamin dhe islamizmin, hoxhallarë të caktuar e deri terrorizmin islamik për qëllime të saj, kundër Interesit Kombtar Shqiptar dhe kundër Interesit të Shtetit të Kosovës. Prandaj sot, Kosova dhe tërë rajoni i Ballkanit dhe më gjerë edhe BE, ballafaqohet me nivel të lartë korrupsioni, krime të organizuara, kontrabandë, valë refugjatësh terrorist islamik të përdorur nga Rusia, Serbia, Turqia etj për të bë presion e shantazhe. Mjafton vetëm të shikohet kurba e terrorizmit në botë, kishte rënije drastike me rënijen e Bashkimit Sovjetik dhe se me ngritjen e Rusisë, filloi në vazhdimësi rritja e numrit të akteve terroriste dhe sa më e ashpër në arenën ndërkombëtare që të shihet Rusia, aq më i ashpër ndodhë edhe terrorizmi ndërkombëtar e në veçanti ai islamik, e njejta do të ndodhë edhe me rënijen e Federatës Ruse. 

Rënija e Federatës Ruse, është në interes të: 

  1. Etnive brenda kësaj federate, që janë historikisht të okupuar, të spastruar etnikisht, të përdorur në luftëra të ndryshme për shtrirje të ekspansionit rus. Edhe në agresionin rus në Ukrainë, pothuajse janë tërësisht etnitë joruse të Federatës Ruse që janë duke u përdorë. Në këtë rast do të përfitonin më së shumti etnitë islamike në Rusi, të cilat sidomos pas viteve 1990, janë shtypur brutalisht( kujto luftërat e çeçenëve, ingushëve, dagestanëve etj), por edhe përdorimin e tyre për agresione në vende tjera( si rasti në Ukrainë më 2022) etj. 
  1. Fqinjëve të saj, kanë interesin nga rënija edhe e Federatës Ruse, pasiqë shumica e shteteve fqinje, kanë qenë të sulmuara, rrezikuara të sulmohen a edhe janë ende të okupuara. Kujto Karelinë, pjesë e shkëputur nga Finlanda, e të spastruar etnikisht pastaj pas 1945; Kaliningradin( Konigsbergun) dikur territor gjerman; duke vazhduar deri tek ishulli Sakhalin, territor i Japonisë. 
  1. Vendeve Europiane, dikur deri në Berlin, e që edhe në rastin e agresionit kundër Ukrainës, Rusia, kishte kërkuar tërheqjen e NATO-s, nga vendet që dikur ishin anëtare të Paktit të Varshavës, pra përfshirë vendet Baltike e deri në Ballkan. 

Mirëpo edhe më shumë rënija e Rusisë është në interesin tonë, sepse në Atdheun tonë, do kemi zhvillim më të madh dhe më të qëndrueshëm sidomos në blegtori dhe bujqësi( pasiqë deri më tash, jo pak politikat tona në këto fusha janë sabotu, dirigju dhe pengu nga ndikimet ruse, serbe etj), do zvogëlohet në mënyrë drastike korrupsioni, krimi i organizuar dhe kontrabandat, e mbi gjitha s’do ketë terrorizëm islamik që do dëmtojnë Interesin Kombëtar Shqiptar. 

Tashmë që filloi fundi i Rusisë së Putinit! Me këtë fund, nënkuptohet edhe fundi i hegjemonisë ruse, fundi i pretendimeve të saj për ringritje në nivelin e superfuqisë a edhe të fuqisë rajonale. Duke qenë se fundi i diktatorit Putin, është duke ndodhur në mënyrën më të vrazhdë, me agresion jo vetëm kundër Ukrainës, por kundër gjithë Perëndimit, kjo e bënë edhe më të sigurtë përfundimin më katastrofal të kësaj federate sesa të Bashkimit Sovjetik, që u vetëshemb. Tashmë historia ka treguar mënyrat e përfundimit të diktatorëve të kalibrit të tij.  

Mos të harrojmë, Rusia ishte ngritur dhe ka ekzistuar vazhdimisht në mënyrën më brutale, për asnjë çast ajo nuk ishte në gjendje të qëndroj si vend demokratik, asnjëherë në histori. Prandaj edhe fundi është duke i ardhur ashtu. Dikur fliste bota për të “Sëmurin e Bosforit”, tash do fillojmë të flasim për të “Sëmurin e Siberisë”. 

Duke e njohur mentalitetin dhe historinë sesi diktatorët veprojnë, pritet që veprimet e Putinit, në vazhdimësi të radikalizohen, e kjo bënë të qartë edhe përfundimin edhe më të keq jo vetëm të tij, por edhe të shtetit të tij. Në këtë rrugë është duke shkuar, gradualisht shohim që forcat e Putinit, janë duke radikalizuar veprimet e tyre. Derisa diktatorët e kalibrit të tillë, nuk ka në histori që të jenë rrëzuar nga brenda, por vetëm nga intervenimet ushtarake të jashtme. 

Me siguri absolute mund të thuhet, që nëse Rusia ndeshë keqazi në ngecje në frontet dhe operacionet e saj ushtarake agresive në Ukrainë, e që këto i atribuohen kryesisht armëve të dhuruara nga Perëndimi, ajo do përpjeket që të nxjerret nga situata luftarake në terren. Kjo u vërejt që u bë nga Rusia, pasiqë nga 24 shkurti deri më 7 prill 2022, ajo ndoqi fazën e parë, ku përpjekej për marrjen e gjithë territorit Ukrainas, duke u përpjekë me sulmin kryesor mbi Kiev, por kryesisht falë raketave Javelin dhe jo vetëm, ajo dështoi. Prandaj për t’u nxjerrë nga situata, shkaku edhe i terrenit gjeografik, u orientu në fazën e dytë pas 7 prillit për pushtimin e Ukrainës Lindore. Tashmë duket sheshazi që falë veçmas dronëve kamikaze dhe së fundmi edhe artilerisë së rëndë me rreze të gjatë veprimi të dhuruar nga vendet perëndimore për forcat Ukrainase, është në dështim e sipër. Gjë që mund të pritet që në fazën e tretë ashtu të emërtuar, të orientohet në veprime të tjera ushtarake e luftarake apo edhe radikalizim edhe të mëtejshëm të veprimeve. Nga ana tjetër Lufta ekonomike dhe sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë edhe më shumë e përkeqësojnë situatën brenda kësaj federate.  

Nga historia mirëfilli dihet që në situate të tilla, doktrinat ushtarake ruse, janë pothuajse të njejta që nuk kanë ndryshuar së paku këtë qindvjeçarin e fundit. Prandaj mund të parashikohen përafërsisht veprimet ruse, si: 

  1. Sulme brutale, sidomos me terrorizim artilerik, raketor dhe bombardime ajrore. Duke përfshirë kryerje edhe masakrash ndaj civilëve( tashmë në disa vendbanime civile në Ukrainë të ndodhura); pastaj granatime brutale artilerike të vendbanimeve civile( shumë shpesh shihen që përdoren, sidomos në Ofenzivën në Ukrainën Lindore gjatë këtyre javëve të fundit); raketime të vendbanimeve civile dhe spastrim të terrenit përpara marshimit, madje duke përdorë edhe nënmunicione kundër vendbanimeve civile; përdorimin e armëve joprecize a shkatërrimit në masë, siç janë sidomos nënmunicionet, që përdoren edhe nëpër vendbanime civile.  
  1. Sulme taktike bërthamore apo edhe kimike. E që rreziku për përdorimin e tyre, tashmë është alarmant, sidomos për armët kimike, e që rreziku për përdorimin e tyre tashmë është paralajmëruar. Nëse as lufta brutale e agresionit rus me armë konvencionale, nuk tregon efikasitet në Ofenzivën ruse për Lindjen e Ukrainës, me siguri mund të pritet në përshkallëzim të mënyrave dhe mjeteve që do përdoren nga ana e Rusisë. Por është e sigurtë, që përdorimi i armëve të tilla, detyrimisht do implikonte NATO-n në luftë kundër Rusisë( siç edhe hapur janë deklaruar edhe zyrtarët e NATO-s), prandaj me çdo kusht do e shmang Rusia, për shkak që asnjë epërsi ushtarake nuk e ka dhe asnjë gjasë që të fitonte nuk e ka. Mirëpo as lufta totale nukleare nuk mund të quhet se është e pamundur, për faktin që asnjë diktator në histori, nuk ka pranuar humbje të lehtë-por të gjithë kanë përfundu me humbje totale; asnjë diktator në histori nuk ka ndërpre luftën pa kapitullim dhe që të mos ketë përdorë gjithë potencialin ushtarak. 
  1. Shpërndarje të vatrave të krizave. Kryesisht në drejtim të vendeve të Baltikut, pastaj në drejtim të vendeve të Ballkanit Perëndimorë( Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë), trazira dhe revolta tjera civile edhe në drejtim të vendeve të BE-së. 

Por Lufta ekonomike e Perëndimit kundër Rusisë, e cila është duke u zhvillu paralelisht me armatosjen dhe mbështetjen e përgjithshme logjistike të forcave Ukrainase në terren, e për më shumë përfshirjen vazhdimisht gjithnjë e më shumë të NATO-s, kundër Rusisë, e bënë më të sigurtë humbjen e kësaj të fundit. Natyrisht, në fillim shtetet anëtare të NATO-s, në Ukrainë dërguan “5000 helmeta nga Gjermania”( që u bë qesharake rasti më 26 janar 2022), pasi theksonin që Gjermania nuk dërgon armë vdekjeprurëse, e pastaj shohim së paku 30 vende e ndihmuan Ukrainën me asistencë ushtarake.1 Derisa llojet e armëve që i janë dërgu Ukrainës, në fillim ishin kryesisht të lehta, e që vazhdojnë të jenë gjithnjë e më të rënda dhe më të sofistikuara, e që SHBA kishte kërkuar nga vendet aleate të NATO-s, që makineritë ushtarake të modeleve sovjetike, përfshirë tanket, makineritë e tjera të blinduara, të dërgoheshin për në Ukrainë, e që këtë e bënë: Polonia( tanket T-72), Bullgaria, Rumania, Sllovenia, Republika Çeke dërgoi tanke T-72 dhe BVP-1, Belgjika, Norvegjia, Kanadaja, Australia etj. Derisa Gjermania në fillim ngurronte të përjashtonte Rusinë nga sistemi SWIFT, pastaj që të dërgonte armë për në Ukrainë, e poashtu edhe për të financuar ushtrinë Gjermane, e që të gjitha këto i kaloi në ndërkohë,2 e që dërgoi edhe tanke kundërajrore Gepard, pastaj duke dërgu edhe një ndër sistemet më  të fuqishme konvencionale Panzerhaubitze 2000. 

Prandaj kjo luftë do përshkallëzohet në vazhdimësi, sidomos për shkakun e dështimit të Rusisë në fushëbeteja, nga ana tjetër involvimin i NATO-s, gjithnjë e më shumë do të ndodhë.  

Më:20.05.2022 

 

Gjergj – Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

Kosova mes shpreses dhe zhgënjimit!

0

Florim Zeqa  

Ne që jemi mësuar të ngremë shampanjë dhe të festojmë disa herë për liberalizimin e vizave, gati sa nuk festuam në ditën e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, me ç’rast shumica e qytetarëve këtë e ngatërruan me aplikim për anëtarësim në Bashkimin Evropian!

Çka në të vërtetë është Këshilli i Evropës?!

Këshilli i Evropës është një nga organizatat më të vjetra ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Këshilli i Evropës është një organizatë e shteteve evropiane, e themeluar më 5 maj 1949 për të arritjen e bashkimit në mes vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkëta dhe lirisë politike. Qëllimi i Këshillit të Evropës është të arrijë një unitet dhe barazi më të madhe mes anëtarëve të tij. Ideologët e parë dhe më të mëdhenj të Këshillit të Evropës ishin Winston Churchill, Robert Shuman, Konrad Adenauer, etj.

Kjo organizatë numëron 47 shtete anëtare, mbulon përafërsisht 820 milionë njerëz dhe vepron me një buxhet vjetor prej rreth 500 milionë euro. Këshilli i Evropës është një vëzhgues zyrtar i Kombeve të Bashkuara.

Ndryshe nga BE, Këshilli i Evropës nuk mund të bëjë ligje detyruese, por ka fuqinë për të zbatuar marrëveshjet ndërkombëtare të përzgjedhura e të arritura nga shtetet evropiane për tema të ndryshme. Trupi më i njohur i Këshillit të Evropës është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila zbaton Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Anëtarësimi në KE, çelës edhe për liberalizimin e vizave

Bazuar në përshkrimin e mësipërm, anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë prestigjioze me traditë 73 vjeçare do të jetë me interes dhe shpresëdhënës në rrugën e mëtutjeshme të anëtarësimit të shtetit tonë edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare në të cilat aspiron dhe e meriton shteti i Kosovës, si në: BE, OKB, OSBE, UNESCO, INTERPOL, etj.

Sikurse për të arriturat, ashtu edhe për mangësitë në dështimet e shtetit të Kosovës, meritore dhe fajtore nuk është vetëm një parti politike, por e tërë skena politike kosovare në përgjithësi dhe pa dallim pushtet dhe opozitë!

Urojmë që pas aplikimeve të dështuara në UNESCO dhe INTERPOL, aplikimi në Këshillin Evropian të jetë çelës për anëtarësim edhe në organizatat e sipërpermendura dhe një ogurë i mirë për liberalizim të vizave për qytetarët e getoizuar kosovarë.

Pritjet e gjata të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Nisur nga procedurat ligjore dhe ato byrokratike të institucioneve të Bashkimit Evropian, Kosovës pas aplikmit për anëtarësim, i duhet një kohë e gjatë derisa të shqyrtohet dhe votohet kërkesa për pranimin në Këshillin e Evropës, për të cilën kërkohet votim unanim i shteteve anëtare për pranimin e Kosovës si pjesë përbërëse e këtij unioni!

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë duhet të kalojë nëpër disa filtra: Sekretari i Përgjithshëm, Komiteti i Ministrave, Asambleja Parlamentare, Kongresi i Këshillit të Evropës, Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut dhe Konferenca e organizatave ndërkombëtare jo-qeveritare, etj!

Na mbetet të shpresojmë që kjo të ndodhë edhe më herët, por jo më largë se në pranverën e vitit të ardhshëm. Megjithatë, do të ishte fat i mirë për Kosovën që kjo të ndodhë brenda mandatit të kësaj qeverie. Derisa të vjen përgjigja nga Këshilli Evropian, Kosova mbetet mes shpresës dhe zhgënjimit të madh.

Dalip Greca – Emër i Pashuar

0

Behlul Jashari, gazetar –  korrespondent i Gazetës DIELLI, i akredituar në Kosovë, Prishtinë

Dalip Greca, emër që e njoha nga shumë shkrime të tij në media shqiptare, edhe para se tëemërohej  nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra Editor i  Gazetës së saj Dielli, e cila për shumë vite merrte e botonte shkrime të miat nga Agjencia Shtetërore-Zyrtare e Lajmeve e Shqipërisë e në shtypin shqiptar.

Komunikimin e parë e kishim në Ditën e Lirisë së Kosovës – 12 Qershor 2015, kur i shkruajta së pari enkas reportazhin me titull “Kosovës po i ndodhte liria dhe paqja para 16 viteve, NATO nisi të hynte në 12 qershor 1999 ora 05 e 17 minuta” – atë ditë kisha fatin historik që të jem në kolonën e tankeve të para të forcës ushtarake më të madhe planetare – shpërtimtare për shqiptarët e Kosovës…

“Me kënaqësi do bëja shkrime ekskluzivisht per ju”,  theksoja mes tjerash në mesazhin që dërgova bashkë me reportazhin.

Dhe, e menjeherëshme ishte përgjigja:

“Ju falenderojmë shumë për bashkëpunimin.

Të fala

Editori i Diellit

Dalip Greca”.

Një nga komunikimet e shumëta kisha pasi lexova e rilexova në  Gazetën DIELLI shkrimin e datës 30 Qershor 2001, ku Editori Dalip Greca paralajmëronte: Pas një rrugëtimi 12 vjeçar erdhi koha që të ndahem me gazetën e dashur të Vatrës ”Dielli”. Ka qenë një punë e bukur dhe e lodhshme njëkohësisht që jam përpjekë ta kryej me ndershmëri dhe pasion. Erdhi koha që të pensionohem…

Dhe mes shumë falenderimeve në shkrim ishin edhe këto: Në ikje e falenderoj Kryesinë e Vatrës,e cila pa përjashtim më ka mbështetur, Këshillin e saj, degët, të gjithë vatranët, kryetarët e degëve,bashkëpunëtorët e Diellit, lexuesit, korrespondentin në Prishtinë Behlul Jashari dhe shumë të tjerë…

Mesazhi im nga Kosova ishte ky:

Përshëndetje Dalip Greca

E lexova sot shkrimin tënd më të ri me titullin “Ndarje pa lamtumirë”.

Ju uroj edhe shumë vjet shkrime e bashkëpunime.

Ju uroj shëndet e gjithë të mirat Ty dhe Familjes Tuaj.

Ju përgëzoj për punën e madhe në Gazetën Dielli e në Vatër.

Ju falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer që kishim në 12 vitet tuaja si editor i gazetës më të herëshme shqiptare – Diellit, organ i Federatës Panshqiptare Vatra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në më shumë se gjashtë vjetët e shkrimeve të mia si korrespondent nga Kosova.

Urojmë së bashku që gazeta e Vatrës së shqiptarëve në Amerikë të mos shuhet kurrë e të shëndrisë gjithmonë ashtu si Dielli, emrin e të cilit e ka. Dhe për këtë vazhdojmë të punojmë e bashkëpunojmë…

Me shumë respekt,

Behlul Jashari

Prishtinë, 3 Korrik 2021

Përgjigja ishte kjo:

Edhe unë ju falenderoj dhe Ju shpreh mirenjohjen time të veçantë. Ka qenë gjithçka e shkëlqyer. Ju lutem vazhdoni bashkëpunimin përmes emailit: gazetadielli@gmail.com si dhe me gazetarin Sokol Paja.

Mbetemi në kontakt!

Shumë të fala

Dalip Greca

E në mëngjesin e sotëm në Prishtinë në Gazetën DIELLI lexova: SHUHET DALIP GRECA, IKONA E DIELLIT, VATRËS E MEDIAS SHQIPTARE NË AMERIKË, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI, ku Kryetari i VATRËSElmi Berisha  mes tjerash shkruan:

Sot për familjen Greca, Vatrën, Vatranët, Shqiptaro-Amerikanët është një ditë zie dhe trishtimi.

Sot, më datë 16 Maj 2022, në orën 4.23 PM në New York, zemra e mikut tonë të çmuar Dalip Greca ndaloi përgjithmonë…

Mirënjohje për jetë të jetëve o Dalip Greca për gjithçka që po na lë pas ikjes sate në përjetësi.Pushofsh në paqen e amshuar, në mbretërinë e qiellit miku ynë i paharruar…

Lexova edhe LAMTUMIRË DALIP GRECA, ku Editori i DIELLIT Sokol Paja shkruan:

Zemra e Dalip Grecës ndaloi përgjithmonë, u shua një ikonë e Diellit, Vatrës e gazetarisë shqiptare në Amerikë…

Edhe unë shkruajta sot këto fjalë lamtumire, falënderimi e vlerësimi për mikun e njeriun e veprës së madhe jetësore – Dalip Grecën Emër i Pashuar…

Behlul Jashari, Prishtinë, 17 Maj 2022

Krimet nëpër burgjet serbo-sllave!

0
Adem Lushaj, Deçan
* Pjesë e shkëputur nga libri “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”!
Dëshmi rrëqethëse e Ibrahim (Selmon) Isufaj, i lindur më 11 tetor 1951 në Gramaçel, i cili kishte përjetuar ditë të tmerrshme nëpër burgjet serbe, përjetime edhe në Dubravë të Istogut. Në dëshminë e tij, Ibrahimi ka rrëfyer se si ishte arrestuar nga ushtria serbe, së bashku me disa të tjerë, duke bërë që të përjetojnë torturat më të rënda kriminale.
“Ishte 6 gusht 1998, kur në bjeshkët e Strellcit jemi arrestuar nga ushtria serbe. Së bashku me Izet Zenunin nga Gramaçeli, Mujë Zekaj dhe Selmon Ukëhaxhaj, që të dy nga Carrabregu, jemi arrestuar nga ushtarët jugosllav, duke na dërguar në karaullin e Kozhnjerrit. Në këtë objekt ushtarak jemi mbajtur nga ora 17.30, deri të nesërmen në 8.30, ku na dërgojnë në bazën ushtarake në Gjakovë, duke na mbajtur për tri ditë. Përjetimet e tmerrshme ishin brenda Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Gjakovës, ku jemi mbajtur dy ditë, ku përjetuam torturat më të egra. Nga këtu na përcjellën për në SPB të Pejës, ku jemi marrë në pyetje nga dy inspektorë, Demë Mujaj dhe Zita Cokovic. Pas shumë maltretimeve që i përjetuam për tri ditë në Pejë, më 29 shtator 1998, na dërguan në burgun e Lipjanit, së bashku me mbi 100 të burgosur të tjerë. Aty i njoha, Ibër Metaj nga Hereqi i Gjakovës, Metë Osmonaj nga Isniqi, Adem Jasiqi nga fshati Jasiq, Ismet Musaj nga Strellci, etj. Nga Lipjani për në burgun e Dubravës, na kanë dërguar me 5 dhjetor 1998, duke na torturuar shtazarakisht. Torturat e kësaj natyre ishin të vazhdueshme.
Më kujtohet se më 16 maj 1999, nga burgu i Dubravës janë liruar Ukshin Hoti dhe Shkëlzen Pepshi, të cilët zhduken pa gjurmë. Ndërkaq, më 18 maj 1999, është liruar Rasim Plava, i liruar me 18 ditë vonesë, bazuar në aktgjykimin kundër tij. E, më 19 maj 1999, për të parën herë dëgjohen granatimet e NATO-s, ku mbesin të vrarë tre persona dhe gjashtë të plagosur. Kurse, më 21 maj 1999, në burgun e Dubravës janë vrarë 16 persona. Të nesërmen, diku rreth orës 6.30, na kanë tubuar në një fushë sporti, duke gjuajtur në drejtim tonin. Gjuajtjet ishin nga të gjitha anët.  U përdorën lloj lloj armësh. Asgjë nuk dinim për numrin e të vrarëve apo të plagosurve. Që të gjejmë strehim e të shpëtojmë nga vrasjet kriminale, kemi hyrë nëpër podrume apo rrjete të kanalizimit. Zoti na ka shpëtuar. Kur kemi dalë nga vendet që ishim të fshehur, një gardian me pseudonim MIKI, na ka thënë që t’i mbledhim të vrarët dhe t’ua shënojmë emrat e atyre që identifikoheshin. Më kujtohen Metë Osmonaj nga Isniqi, Ibër Metaj nga Hereqi, Naim Kurmehaj nga Strellci, Dervish Sylaj nga Ratishi, Zekë Hasanmetaj nga Strellci, Gani Lekaj nga Lumbardhi. Sa më kujtohet ishin 185 të vrarë dhe 273 të plagosur, në mesin e të cilëve edhe vet.

 

Më 24 maj 1999, gjithë çka kishim fatin të mbesim të gjallë, na kanë dërguar në burgun e Lipjanit, ku qëndruam deri më 10 qershor. Këtë ditë na dërguan nëpër burgjet e Serbisë. Nga torturat që na bënin, sa më kujtohet ka vdekur një 26 vjeçar nga Skivjani i Gjakovës. Në burgun e Pozharevcit ishim së bashku me djalin tim, Ramizin, Muhamet Avdijaj, Mujë Zekaj, Izet Zenuni, Xhafer Qufaj, Gani Baqi, e të tjerë që s’po mund t’ua kujtoj emrat. Torturat kriminale kanë vazhduar deri në lirimin tim, më 11 shkurt 2000, lirim i bërë me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar”,-ka treguar Ibrahimi në dëshminë e tij.

Noterja që urren ish të përndjekurit politik

0
Nga: Pal Shtufi
Sa herë vjen Tefik Ramadani në pushime, më lajmërohet për një kafe e shumë llafe. Kësaj radhe (me 17 maj 2022) u takuam edhe për një punë. Duhej të shkonim te noteri për ta bërë një dëshmi për vuajtje të dënimit në kohën e ish-Jugosllavisë. Shkuam.
Tefikut i kishte thënë dikush që është një notere përballë postës kryesore në Prishtinë por ia kishte tërhequr vërejtjen se kjo grua është e çuditshme dhe e paparashikueshme. Megjithatë, ne shkuam sepse e kishim shumë afër. Aty pamë mbishkrimin “Notere: Valdete Ademi.” U futëm brenda dhe pritem në radhë. Në ndërkohë, në zyrën e saj, Valdetja fliste me zë të lartë dhe me derë hapur me klientin që kishte para vetes. Të gjithë e dëgjonim. Pas pak, ajo shikojë drejt nesh dhe e pyet Tefikun se ç’halll kishim. Tefiku iu afrua me një shkresë, në të cilën shkruante “dëshmi për vuajtje të dënimit” – duke i thënë se ne duhet vetëm ta nënshkruajmë para jush dhe ju ta verifikoni identitetin tonë. Kaq.
Noterja e shikojë mirë letrën dhe ia ktheu Tefikut me një gjuhë denigruese:
– Jo, jo, nuk ngatërrohem unë në këso temash. Jo, nuk kry këso punësh – thotë noterja.
– Zojë, ju nuk keni pse ngatërroheni. Ju jeni notere e shtetit dhe vetëm duhet ta verifikoni identitetin tonë, asgjë tjetër – ia kthen Tefiku.
Noterja vazhdojë të refuzonte kategorikisht dhe me një përçmim e neveri të tmerrshme ndaj temës në fjalë. Nga ky moment kam ndërhyrë duke e pyetur:
– A jemi në zyrën e noteres së shtetit apo ku jemi këtu?
– Po, ju jeni te noterja por unë nuk kryj punë me tema të tilla – ma kthen noterja
– Zonjë, shteti ju ka licencuar për t’i kryer shërbime qytetarëve, pa dallim. Çka është kjo që dëgjoj nga ju? Ç’të keqe ju kanë bërë ish të burgosurit politik – e pyes unë, duke ngritur zërin bukur lart.
– Unë kryej ato punë që dua. Shko ti ankohu ku të duash – më thotë pa fije përgjegjësie noterja.
– Sjellja juaj nuk përkon me punën që ua ka besuar shteti. Ju, ose jeni notere e papërgjegjshme ose e kontrabanduar. Unë do të përpiqem, qoftë me avokat ose udhë tjera, që ju të verifikoheni edhe një herë nëse vërtetë i plotësoni kushtet ta përfaqësoni institucionin e Noterisë së shtetit. Urrejtja juaj ndaj kategorisë së isht të përndjekurve politik, qenka ose punë për prokuror ose për neuropsikiatër – vazhdoj unë por tani me zë shumë të ngritur.
Pa pritur, noterja e pështirë e ndryshojë të folurit dhe në fund tha:
– Nuk kam termin për ju. Edhe një javë jam shumë e zënë. Ma lironi zyrën!
– Si nuk të vjen turp për sjellje dhe urrejtje të tillë ndaj nesh, vetëm për faktin që jemi ish të burgosur politik! Turp të kesh – i thotë Tefiku dhe ne dolëm nga ajo zyre, e cila gjithçka ishte, pos noteri e këtij shteti nuk ishte.
Pa humbur kohë shkuam tek një tjetër noter dhe brenda pak minutash mbaruam punë.
Në qytet pyetëm se kush është kjo Valdete Ademi, e cila urrente në mënyrë patologjike ish të përndjekurit politik. Na thanë se qenka e bija e një ish prokurori në kohën e Jugosllavisë.
Sidoqoftë, unë do të vazhdojë të ndjek në rrugë ligjore sjelljen dhe do të kërkoj verifikimin profesional të kësaj notereje, sepse ka shumë dekada që nuk kam përjetuar një gjë të tillë, pos në kohën e Jugosllavisë.
Kam përshtypjen se serbofilët dhe turkofilët, armik më të madh se shqiptarin nuk e shohin askë në këtë botë. I kuptoj. S‘kanë faj!

Kultura e mosleximit si virus shoqëror

0

Nail  Draga, Ulqin  

Diskursi kulturor 

Të lexuarit në shkollë është detyrim, ndërsa më pas duhet të jetë pasion, sepse kemi të bëjmë me pasurimin e fondit të njohurive, kulturës së të shprehurit e të shkruarit  dhe të komunikimit në përgjithësi. Ndërsa të gjithë ata të cilët mendojnë se me përfundimin e shkollimit  përfundon shprehia e të lexuarit iu takojnë mediokrëve dhe janë  të dëmshëm për shoqërinë në çdo mjedis pavarësisht përgatitjeve të tyre profesionale . 

Nëse trajtohet kjo çështje në aspektin kohor pothuaj të gjithë janë të mendimit se më herët është lexuar më shumë se sa sot, duke marrë parasysh rolin parësor që ka pasur shkolla, e sidomos personelin arsimor të angazhuar në procesin mësimor. Kemi të bëjmë me kuadrat arsimore të cilët ishin idealist dhe të përkushtuar në arsim, e jo si sot, me përjashtim të ndonjë rasti, këtë profesion e trajtojnë si formal, duke harruar se arsimi nuk është profesion por mision. 

Mosleximi si trend bashkëkohor 

Por, me ndryshimet shoqërore nga vitët 90-ta të shekullit të kaluar, shkolla filloi të humbi peshën arsimore dhe edukative. Kemi të bëjmë me kohën e tranzicionit, ku çdo gjë pësoi ndryshime shoqërore, e më këtë edhe kultura e mosleximit si virus i përgjithshëm shoqëror, që ka marrë përmasa të një trendi bashkëkohor. Në lidhje me këtë dukuri e cila ka marrë përmasa shqetësuese  nuk është duke u treguar ndonjë shqetësim shoqëror, nga del se ky trend do të vazhdojë gjithnjë, me pasoja shumëdimensionale. 

Lektyra shkollore si detyrim 

Në programin vjetor mësimor  lektyrat shkollore janë të obliguara, por me të drejt bëhët pyetja sa lexohen ata dhe si trajtohen nga nxënësit? 

Varësisht nga mosha  lektyrat shkollore duhet të jenë joshëse për nxënësit. Nëse është e tillë nxënësin e motivon dhe e  nxitë për të lexuar, por nëse është e kundërta krijon paknaqësi  dhe e largon nga libri.  

Nëse me herët lektyrat shkollore ishin voluminoze, madje disa me qindra faqe, të cilat kanë demotivu nxënësin, tani në rrethana të reja, duhet një përzgjedhje tjetër, me e pranueshme për nxënësin. Këtu mendoj se lektyrat e tilla deri rreth 200 faqe janë me të pranueshme dhe më lehtë lexohen e përgatitën.  

Kjo çështje nuk duhet të mbesë vetëm në suazat e komisionit përkatës, por duhet të angazhohen edhe mësimdhënësit e lëndës, duke dhënë sugjerime dhe propozime konkrete. Vetëm me një qasje të tillë, do të kemi një avancim të kësaj çështjeje, e cila nuk duhet të mbesë monopol i një individi apo grupit të ndonjë komisioni përzgjedhës..  

Misioni i të lexuarit 

Dukuria e të lexuarit, me kalimin e kohës bëhët pasion, por jo për të gjithë përdoruesit e librave.Fjala është për një kategori të veçantë të cilët në sajë të shprehisë së punës, pasionit dhe intersimit të tyre merren me krijimtari në fusha të ndryshme  shoqërore e shkencore.Të tillët dallohen në mjedisn e tyre, ku me kalimin e kohës prezantohen me krijime përkatës si në letërsi, arte, shkencë e publicistikë. Madje një numër i tyre më pas kanë arritur të bëhën emër në mjedisn e tyre dhe më gjerë. Ndërsa të gjithë ata të cilët mendojnë se me përfundimin e shkollimit  përfundon shprehia e të lexuarit iu takojnë mediokrëve dhe të dëmshëm për shoqërinë në çdo mjedis pavarësisht përgatitjeve të tyre profesionale. 

Sa lexojnë  mësimdhënësit? 

Përveç lektyrës shkollore,  mësimdhënësi i kujdesshëm i udhëzon nxënësit edhe për ndonjë botim tjetër që e vlerëson me interes. Një veprim i tillë nuk mund të vlerësohet si krim por e kundërta  është në favor të pasurimit të fondit të tyre librar e  kulturor. Por, me të drejtë bëhët pyetja se a kemi ne mësimdhënës të tillë në shkollat tona, që varët nga pasioni i tyre për librin në përgjithësi e ate shkollor në veçanti. 

Librin nuk duhet trajtuar si mjet obligues që  i përket vetëm shkollës, që në rrethana shoqërore aktuale është  zbehur shumë, sepse libri duhet të jetë  joshes për nxënësit, sepse nga ai   merret kultura e shprehia e leximit. 

Me kujtohet kur ishim në shkollë të mesme profesori i gjuhës shqipe na ndante në klasë revistat Bota e Re, Zëri i Rinisë etj., që botoheshin në Prishtinë ku për ne nxënësit ishte një ditë e veçantë. Madje disa nga ato ende i kam edhe sot në bibliotekën time. Por, me të drejtë unë pyes se a  ka raste të tilla sot? 

Mosleximi me përmasa shqetësuese 

Çështja e mosleximit ka kohë që është bërë dukuri shoqërore, e cila në kohën e tranzicionit ka marrë përmasa shqetësuese me pasoja të mëdha për të gjitha shtresat e popullsisë, por  në veçanti për të rinjtë të cilët janë e ardhmja në çdo mjedis përkatës 

Jetojmë në kohën e paradokseve, sepse ma të zëshëm janë ata të cilët nuk lexojnë asnjë liber dhe qendrojnë me orë të tëra në kafe, duke shikuar FB apo ndonjë bisedë të rastit. Dhe të tillët në këtë kohë të krizës morale janë si zëdhënës të rrethanave shoqërore me peshë jo vetëm lokale por edhe ate shtetërore.  

Nuk është befasi nëse them se ka individë të cilët i japin vetës të drejtë të flasin për një liber të cilin nuk e kanë lexuar, por kanë ndëgjuar ndonjë konstatim nga individë të ndryshëm, të cilët edhe ata nuk e kanë lexuar, por kanë dëgjuar nga ndonjë individë i tretë. Për, individ të tillë është e tepërt të humbët kohë, sepse nuk meritojnë të flitet e jo të debatohet, sepse janë  jashtë rëndit elementar të debatit.Në raste të tilla del qartë se kemi të bëjmë me indvidë të cilët vuajnë nga komplekset e inferioritetit, por edhe nga gjelozia e egoizmi i tyre personal. 

Përfundim  

Kultura e mosleximit ndikon drejtpërdrejt në kulturën e të folurit dhe të shprehjes,  që hetohet  në komunikim  nga qytetarët në mjedisin përkatës, por edhe më gjerë, sepse mediat elektronike janë të pranishme në çdo mjedis. 

Në këtë aspekt edhe përfaqësuesit politikë me ndonjë përjashtim të rrallë, janë për të dëshiruar, sepse iu mungon retorika përkatësisht  kultura e të lexuarit. Madje edhe kur përpiqen të lexojnë ndonjë tekst të huazuar, apo të përgatitur nga të tjerët kanë problem në të lexuar, që dëshmojnë injorancën e tyre.  

(Maj 2022) 

Fjala e plotë hyrëse e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Këshillin Atlantik

0

Është një nder të jem këtu me ju sot në Këshillin Atlantik në Washington D.C.Është një vend i përshtatshëm për të pasur një bisedë të rëndësishme rreth situatës aktuale globale dhe se si ajo ndikon tek të gjithë ne.Kosova ka një marrëdhënie të veçantë me Shtetet e Bashkuara; miku ynë vendimtar, aleati kritik dhe partneri ynë i domosdoshëm.Historitë tona janë të ndërthurura dhe e ardhmja jonë është e lidhur.Ndërhyrja humanitare e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë i dha fund shtypjes sistematike të shqiptarëve të Kosovës dhe ndaloi gjenocidin që Serbia po bënte kundër nesh.Ishte një luftë ku humbën jetën gati 13 mijë civilë; mbi 10% e të cilëve ishin fëmijë.20 mijë gra u përdhunuan dhe u bënë qindra masakra.Familjet e viktimave kërkojnë drejtësi edhe sot e kësaj dite nga një kundërshtar i cili mohon që këto krime të kenë ndodhur.Por Shtetet e Bashkuara na besuan dhe besuan në ne, dhe ata besuan në luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi, për sovranitet dhe vetëvendosje.

Nga një viktimë e luftës dhe gjenocidit, Kosova është bërë një shtet i pavarur, sovran, me institucione të plota demokratike dhe një kushtetutë të bazuar në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.Historia e suksesit tonë është histori që ne e ndajmë me komunitetin global të kombeve demokratike.Kosova tani po kontribuon për paqen dhe stabilitetin, duke shërbyer me krenari përkrah partnerit dhe aleatit tonë Shteteve të Bashkuara.Vitin e kaluar ne strehuam afro 1500 të evakuuar afganë, Forca e Sigurisë së Kosovës u vendos bashkë me trupat amerikane në Kuvajt – duke shënuar misionin tonë të parë paqeruajtës ndërkombëtar – dhe ishim gjithashtu pjesë e stërvitjes së përbashkët ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ,“Defender Europe 21”, ku Kosova ishte në mesin e 16 vendeve pritëse që mori pjesë me 330 ushtarë.Bashkëpunimi ynë i vazhdueshëm forcon përkushtimin afatgjatë të Kosovës për paqen, sigurinë dhe anëtarësimin në NATO.Sot, Evropa është në një moment të rrezikshëm pas pushtimit dhe agresionit të pajustifikuar dhe të paligjshëm të Rusisë në Ukrainë. Për më shumë se 80 ditë Ukraina i ka bërë ballë sulmit të paprovokuar të Rusisë.Për ne, imazhet që shohim janë veçanërisht të dhimbshme. Na kujtojnë vuajtjet e Kosovës 23 vjet më parë.Kjo është arsyeja pse ne kemi treguar solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj që nga dita e parë e sulmit.Ne iu bashkuam menjëherë sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Federatës Ruse.Ne nuk hezituam të shprehim gatishmërinë tonë për të pranuar deri në 5000 refugjatë dhe për të shpërndarë ndihma humanitare për ta, si dhe kemi ofruar strehim dhe hapësirë pune për 20 gazetarë ukrainas.Njëra prej tyre, zonja Lyudmila Makey, tashmë është banore e Prishtinës – duke ua thënë të vërtetën atyre që kanë më shumë nevojë ta dëgjojnë.Kemi dëgjuar pothuajse çdo ditë referimin e Putinit për Kosovën si precedent për të ndërhyrë në punët e një vendi më të vogël. Kjo nuk është asgjë më shumë se një gënjeshtër. Ashtu siç nuk ka dëshmi të dhunës sistematike kundër rusëve etnikë në Ukrainë, krahasimi me Kosovën është shumë i largët për të pasur ndonjë vlerë kritike.NATO ndërhyri në Kosovë për të ndaluar gjenocidin që po kryente regjimi serb i Millosheviqit. Ky gjenocid ishte i mirë-dokumentuar dhe i dëshmuar nga e gjithë bota, ashtu si gjenocidi aktual që po bëhet në Ukrainë.Të përdorësh Kosovën si shembull për të justifikuar ndërhyrjen në Ukrainë nuk është gjë tjetër veçse injorancë dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj së vërtetës, njerëzimit dhe mendjes së shëndoshë. Tregon një shpërfillje të plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe të përgjegjësisë për të mbrojtur normat jetike ndërkombëtare – norma që sigurojnë që komuniteti ndërkombëtar kurrë nuk do të dështojë më për të ndalur gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.Mohim, shmangie dhe mashtrim. Kjo ishte dhe është ende strategjia e Rusisë në Ukrainë. Tani është adoptuar edhe nga përfaqësuesja e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, Serbia.Marrëdhëniet e ngushta të Serbisë me Rusinë nuk mund të injorohen, veçanërisht tani, kur Serbia refuzon të sanksionojë agresionin e Rusisë.Në rrugët e Beogradit, tubimet pro-Rusisë dhe Pro-Putinit për të mbështetur pushtimin rus të Ukrainës, duke përfshirë ministrat e kabinetit dhe disa anëtarë të Partisë Socialiste në pushtet atje, ndodhin çdo të dytën ditë. Rusia është e interesuar të hapë fronte të tjera beteje në mënyrë që të ndjekë strategjinë e saj “përshkallëzim për shpërshkallëzimin”; për të siguruar një pozicion më të mirë negociues për të arritur qëllimet e saj në Ukrainë. Duke pasur parasysh marrëdhëniet dhe lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë, mbështetjen e saj për pushtimin e Ukrainës dhe duke pasur parasysh faktin se Republika Srpska në Bosnje kontrollohet nga Moska po aq sa edhe nga Beogradi, rreziku i përhapjes së konfliktit në Ballkanin Perëndimor është fatkeqësisht i lartë.Ne do të mirëpresim aplikimin e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian dhe presim që BE-ja ta pranojë edhe aplikimin tonë këtë vit. Një proces i bllokuar i zgjerimit të BE-së do të jetë gjithmonë një ftesë për akterët e huaj keqdashës që kërcënojnë sigurinë e Evropës. Javën e kaluar kemi aplikuar zyrtarisht në Këshillin e Evropës, një nga organizatat më të vjetra dhe më të mëdha evropiane, ku qytetarët kosovarë do të mund të përdorin mekanizmat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.Ne po ecim përpara me Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s dhe presim një vendim të vonuar për liberalizimin e vizave.Me pak fjalë, Kosova është fener i demokracisë në rajon. Ne jemi vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.Ne u renditëm të parët në Ballkanin Perëndimor në indeksin e “World Justice Project” për vitin 2021, në raport me Sundimin e Ligjit, dhe u ngritëm për 17 vende në Indeksin e Transparency International për perceptimin e korrupsionit. Ne ishim gjithashtu i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që u përmirësuam në raportin e Freedom House për kombet në tranzicion. Vitin e kaluar arritëm rritje ekonomike prej 10.53% të BPV-së sonë me një rritje prej 83% të eksporteve, 21% rritje të Investimeve të Huaja Direkte, 34% rritje të të hyrave nga tatimet, rritje 31% në dogana dhe shtuam më shumë se 25,000 vende pune.Për dallim nga progresi ynë, fqinji ynë verior Serbia nuk është aspak një demokraci e mirëfilltë. Serbia është në thelb një shtet njëpartiak me Vuçiqin në krye. Opozita nuk ka asnjë shans real për të fituar dhe liritë e medias janë të dobëta.Mungesa e demokracisë në Serbi ndihmon për të shpjeguar mbështetjen e Putinit për Vuçiçin, sikurse dhe mbështetjen e Vuçiqit për Putinin: Autokratët i kthejnë shpinën popullit të tyre për të përqafuar njëri-tjetrin. Kjo përbën një kërcënim për paqen afatgjatë në rajon.Kosova është tregimi i suksesit demokratik të rajonit. Prandaj duhet të mbështetet me ndihmë më të madhe ekonomike. Ajo gjithashtu duhet të mbështetet për t’u bërë anëtare e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe rajonale pa ndonjë vonesë të mëtejshme.

Mos e vëni në dyshim: zhbërja e përparimit tonë në Kosovë do të ishte fitorja e vetme më e madhe që mund të dëshironte presidenti despotik Putin. Kjo është arsyeja e fiksimit të paarsyeshëm të tij me vendin tonë.  Ne nuk duhet të lejojmë Vladimir Putinit të kornizojë këtë debat nëse është apo jo e pranueshme për të që të ketë anëtarë të NATO-s në kufirin e Rusisë ose përfaqësuesve të saj (Serbisë).Por përkundrazi, nëse mund të tolerojmë autokracinë në kufijtë e kombeve demokratike paqësore.Autokracitë që gërryejnë, degradojnë dhe tallen me normat tona ndërkombëtare.Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot.Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri dhe miku më i ngushtë i Kosovës. Jo vetëm sepse historia jonë është e thurur në kohë çlirimi dhe nevoje, por sepse ne jemi të lidhur me vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë.Le të punojmë aktivisht për t’i dhënë fund konflikteve në Evropë në një mënyrë të drejtë dhe të parandalojmë përhapjen destabilizuese të diktaturës.Së bashku do t’ia dalim, faleminderit shumë.