Kreu Blog Faqe 1325

Prezantim i romanit “Eskadronët e vdekjes” në Prishtinë dhe Shkup

0

Në ditën e përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, më 15 janar 2021, qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” botoi romanin “Eskadronët e vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti, i cili bazohet në ngjarje të vërteta të gjenocidit të ushtuar ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Në ciklin e prezantimit të romanit, në Prishtinë do të mbahet një prezantim i tillë, në të cilin do të jetë prezent edhe autori i romanit z. Bardhyl Mahmuti.

Prezantimi do të mbahet më 16 maj 2022, në ora 12:00 – 14:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Një prezantim i tillë, në prani të autorit, do të mbahet edhe në Shkup, ditën e mërkurë, më 18 maj 2022, në orën 11:00, në mjediset e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, salla “W. Wilson”.

Prania juaj në këto prezantime dhe bashkëbisedimi rreth romanit e temës së gjenocidit që trajton kjo vepër letrare, do t’ia shtojë vlerën takimeve tona.

Stoltenberg beson që Ukraina do ta fitoj luftën

0

nga Vegard Venli 

“Ne duhet të vazhdojmë të rrisim mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi.

Stoltenberg thotë gjithashtu se beson se Ukraina mund ta fitojë luftën kundër Rusisë. “Lufta e Rusisë në Ukrainë nuk po shkon siç e kishte planifikuar Moska”, thotë Stoltenberg.

Ai thekson se Rusisë i është dashur të tërhiqet nga Kharkiv. Ata gjithashtu duhet të tërhiqen nga Kievi dhe të përballen me kundërshtime të forta në Donbas, vuri në dukje Stoltenberg.

Stoltenberg komenton gjithashtu kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO dhe thotë se do të jetë një moment historik nëse të dy vendet bëhen anëtare.

Aftenposten

Botim i një fjalësi të veprës letrare të Martin Camajt, obligim profesional e intelektual

0
Begzad Baliu               Bahtijar Kryeziu
BOTIMI I NJË FJALËSI TË VEPRËS LETRARE TË MARTIN CAMAJT – OBLIGIM PROFESIONAL E INTELEKTUAL
(Begzad Baliu – Bahtijar Kryeziu – Petrit Kotrri, Fjalor i veprës letrare të Marin Camajt, ERA, Prishtinë, 2022)
Gjatë verës së vitit 2021, me dy kolegët tanë: prof. dr. Begzad Baliu dhe prof. dr.Petrit Kotrri, me të cilin kishte një lidhje të mëhershme prof. Begzadi, u pajtuam që të bëjmë një punë, sado modeste që të jetë ajo – të hartojmë një Fjalor të veprës letrare të Martin Camajt, ku objekt kërkimesh tona, në këtë vepër, do të jenë një dorë fjalësh, të cilat për nga prejardhja historike, dialektore, kulturore apo letrare përfaqësojnë zë më vete në krijimtarinë letrare të Martin Camajt. Përzgjedhja e tyre nuk është e rastit, përkundrazi, sikundër është vënë re nga studiuesit e gjertanishëm, ato përfaqësojnë të folmen e vendlindjes a të krahinës etnografike nga vinte ai, gegërishten përgjithësisht dhe forma a trajta të reja të krijuara nga ai, sakaq një korpus fjalësh të tjera të shqipes e të përdorura nga Camaj në veprat e tij letrare, përbëjnë fjalët e njohura që nga Buzuku e deri më tashti dhe një numër fjalësh, të ndeshura në veprat letrare të Camajt, të cilat janë fjalë të huazuara nga gjuhë të ndryshme të popujve ballkanikë ose evropianë. Fakti që ai “Nis në mënyrë autodidakte njohuritë e para në shkrim e lexim shqip dhe matematikë” në vendlindjen e tij, e pastaj, thellon dijet e tij në fusha të ndryshme, në disa qendra studimore ballkanike: Shkodër, Beograd, Sarajevë, ose edhe në ato perëndimore: Romë e Munih, nuk mbetën pa lënë gjurmë në kulturën e as në fjalësin e tij.
Camaj, sikundër dihet, lindi në Temal, më 13. 7. 1927, në një nga zonat më epike të Veriut të Shqipërisë. Dhjetë vitet e para i kaloi në vendlindje, pa shkollë, pa kushte jetese, pa tokë të punueshme dhe pa perspektivë. Në vitin 1935 me ndërmjetësimin e priftit të zonës Camajn e dërgojnë në Kolegjin Jezuit në Shkodër, por pavarësisht rezultateve të mira, mësimet e tij ndërpriten për shkak të mbylljes së Kolegjit në vitin 1946. Pas Luftës së Dytë Botërore në fshatin Prekallë, themelon shkollën fillore, në të cilën mbante edhe mësim për fëmijët e fshatit, por me të mësuar për ikjen e një grupi antikomunistësh në Jugosllavi në krye me At Daniel Gjeçajn, ai i bashkohet atij grupi dhe largohet nga Shqipëria. I etur për mësim e shkollë, Camaj ndërkohë mbaron një kurs mësuesie në Pejë dhe pastaj punon mësues një vit në Tuz të Malit të Zi (1949-1950).
Me personalitetin e tij, ai ka dëshmuar rrugën e formimit të një shkrimtari dhe dijetari të vërtetë, duke nisur nga arsimimi dhe edukimi që mori në Kolegjin e famshëm Saverian në Shkodër, nga studimet që bëri në Beograd (1949-1955), ku studio sllavistikë dhe ballkanologji, duke marrë bazat e formimit gjuhësor te indoevropianisti dhe albanologu i njohur i asaj kohe, prof. Henrik Bariç, në Sarajevë, ku zgjedh tezën e doktoraturës mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut, për të vazhduat më pas në Universitetin e Romës dhe duke punuar disa vjet si mësimdhënës i shqipes në Katedrën e gjuhës shqipe në Romë, i ndihmuar dhe i nxitur sidomos nga Ernest Koliqi. Në fillim të viteve ’60, Camaj shkon në Munih, ku mori përsipër lektoratin për shqipen në Universitetin e Munihut. Më 1971, ai emërohet “Profesor” për albanologjinë në këtë universitet, duke përfaqësuar për një kohë të gjatë të vetmen degë mësimore dhe kërkimore albanologjike në të gjithë hapësirën gjermanishtfolëse, ku ishte e mundur mbrojtja e doktoratave nga fusha e studimit të gjuhës shqipe. Si një studiues i pajisur me dije të gjerë e të thellë, Camaj kishte edhe shumë aktivitete të tjera të rëndësishme profesionale e shkencore.
Vepra gjuhësore e Martin Camajt dëshmon për hulumtimin dhe studimin e thelluar që i bëri ai gjuhë shqipe. Punimet e tij rrokin fusha të ndryshme të shqipes, por kryesisht përfshijnë ato të gjuhës së shkruar, të historisë së gjuhës shqipe, të dialektologjisë, veçanërisht të të folmeve të arbëreshëve të Italisë, të historisë së gjuhësisë etj. Si gjuhëtar i fushës kërkimore diakronike dhe sinkronike dhe si filolog përshkrues, Martin Camaj e shqyrtonte pasurinë leksikore të shqipes në drejtime të ndryshme, duke treguar historikisht lidhjet e qëndrueshme midis formave gjuhësore të vjetra dhe të reja.
Se ishte një studiues i shquar i gjuhës shqipe e letrar i madh, le të na mjaftojë edhe konstatimi se Martin Camaj ishte dhe mbetet figurë e shquar e gjuhës dhe e letërsisë shqipe – figurë poliedrike, “shkrimtar i lartësive”, siç e ka quajtur Ismail Kadare. Në një kohë kur vepra e tij nuk publikohej në Shqipëri, studiuesit dhe albanologët e huaj, sidomos rrethi i Munihut për studimet e Europës Juglindore, kanë njohur e vlerësuar tek Martin Camaj një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të studimeve albanologjike të dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit të kaluar.
Martin Camaj vazhdoi jetën akademike në Munih të Gjermanisë deri në vitin 1990, e që pas dy vitesh, pa i mbushur të 67-tat, vdes në këtë qytet gjerman, më 13. 3. 1992. Jemi të bindur se, Martin Camaj, me punën e tij të palodhur, me talentin dhe përkushtimin e lëvrimit dhe studimit të gjuhës shqipe, si shkrimtar me vlera të shquara, gjuhëtar dhe albanolog me emër, do të mbetet gjithmonë i nderuar dhe i respektuar në kujtesën e kombit shqiptar.
Gjilan, më 5 maj 2022

Lirim Gashi: Lamtumira ime për Xhevdet Pecin, Heroin e fëmijërisë sime!

0
Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
XHEVDET NUK LIND MË NËNA?
Xhevdet Peci ishte heroi kryesor i fëmijërisë sime dhe do të mbetet gjithmonë, sepse ishte njeriu që formësoi si askush para dhe pas tij pikëpamjet e fëmijërisë sime mbi heroizmin e veçantë fisnik, që zbukuron shpirtin mashkullor shqiptar.
Ai ishte një sportist “par excellence” që fitoi zemrën time, jo vetëm me stilin e tij të pa kompromist të boksit, por veçanërisht me mënyrën e tij të sjelljes së butë, të kujdesshme dhe dashamirëse ndaj njerëzve që nuk i arrinin fizikisht as deri të thembra .
Jo vetëm kaq :
Ai gjithashtu projektoi dhe formësoi pikëpamjet e mia për karakteristikat e pakrahasueshme të burrërisë fisnike dhe të pathyeshme shqiptare, për të cilat kemi nevojë këto ditë si kurrë më parë.
Prej tij fitova vetëbesimin e nevojshëm, që më bënte të sigurt për fitoren, sa herë që përballesha me kundërshtarë serbë dhe sllavë në garat e ndryshme sportive.
Kam kaluar një vit në një shkollë ushtarake në Beograd dhe më besoni, me një goditje të vetme kam nokautuar shumë kundërshtarë serbë të shkollës, të cilët ishin fizikisht shumë më të fortë se unë.
Dhe i kam nokautuar jo pse isha Supermen, por për shkak të ndjenjës së pathyeshmërisë së burrave të vërtetë shqiptarë, që më dha Xhevdet Peci në fëmijërinë time të hershme.
Sepse “vetbesimi shpon tej e përtej bjeshkë” thotë një fjalë e urtë gjermane.
Në atë brez të artë kampionësh të padiskutueshëm dhe njerëzish të mëdhenj, për mendimin tim, Xhevdet Peci ishte i vetmi super-kampion, megjithëse nuk pati karrierë të suksesshme ndërkombëtare, jo se nuk mundi, por sepse ishte ngopur nga shovinizmi qyqarë serb, që i vendosi atij pengesa të mëdha politike dhe burokratike kudo që kishte mundësi, sepse nuk mund t’ia vënte asnjë boksier serb apo sllav jugor në ring, të cilin nuk do ta nokautonte qysh në raundin e parë.
Dhe më besoni, kjo mund të ketë qenë arsyeja kryesore pse u dashurova kokë e këmbë në dorën e tij të majtë, të artë dhe të parezistueshme, e cila i shkundte, palonte dhe ngjiste për dysheme kundërshtarët e tij serbë, si goditja e trenit.
Fjalia e tij e famshme që duhet ruajtur si një thesar i veçantë në trashëgiminë tonë letrare, kulturore e sportive ishte kjo:
“Jepne maksimumin për të fituar sa më shumë duele, vëllezër të mi të dashur, sepse nëse fitorja varet nga unë, atëherë sigurisht që nuk do ta kthej në humbje”.
Xhevdet Peci super kampioni i padiskutueshëm i ekipit të Prishtinës ishte pesë herë kampion individual dhe ekipor i boksit në ish-Jugosllavi dhe në fund mori një pension prej 90 eurosh.
Që domethënë, se për çdo titull të fituar, u shpërblye me 17 euro.
Turpi nuk është i ndryshëm nga ky që përshkrova në fjalinë e fundit.
Shqiptarët e Kosovës dhe institucionet e tyre shtetërore, si duket larg më shumë i respektojnë mashtruesit politikë dhe fetarë si Bujar Bukoshin dhe Elvis Naçin, sesa legjendat e paharrueshme të artit, kulturës dhe sportit që i zbardhën fytyrat e tyre në çdo paraqitje kudo në botë.
Turp, turp, turp.
Pusho në paqe në lulet e parajsës, më i madhi i të mëdhenjve, më i miri i të mirëve, më i guximshmi i trimave dhe më mbresëlënësi i mbresëlënësve.
Lamtumirë, Xhevdet Peci !

Ja se çka duan serbët dhe turqit në arenen ndërkombëtare dhe çka synojnë të na bëjnë?

0
Nga: Ilir Canhasi, Suedi
Prapë po e përsëris se nuk më le ndërgjegjja.
Intelektual ngriteni zërin, nesër do të jetë vonë!
Miq të nderuar, ja se çka flasin serbët dhe turqit në arenen ndërkombëtare?
Ky postim vlen për ata shqiptar që truri është duke ju shpërlarë pak nga pak!
Miroljub Jevtić , ka lindur Vranjë, dikur qytet i njohur shqiptarë prej nga Serbia i dëboi të gjithë shqiptarët.
Miroljub Jevtic ekspert për islamin, profesor i rregullt në fakultetin e shkencave politike me kënaqësi shkruan se nuk ka – komb shqiptar.
”Nuk ka komb shqiptar, ekziston vetëm një etni shqiptare e cila flet shqip dhe e cila kurrë s’është profiluar si komb. Kombi shqiptar është i ndarë në tegela fetar dhe si i tille vetëm fetarisht mendon”.
Me tutje profesori Jevtic na pershkruan kështu: ” shqiptarët myslimane janë turq, shqiptarët katolikë janë kroatë dhe italianë, kurse shqiptarët ortodoks te jugut te Shqiprisë, janë grekër.Ashtu edhe Lidhja e Prizrenit nuk është projekt kombëtar shqiptarë por mbrojtje e islamit”.
Kështu e përfundon ky profesor:
” Po e nënvizoj se islami nuk njeh kombësi. Nëse vazhdon kjo shkallë e islamizmit, të gjithë shqiptarët do të shndrrohen në arabë, sikur të gjithë ata që janë shkuar ne Turqi që u bënë turq”.
Pikë- nuk dua një xhami nga ky i poshtër Erdogan që kërkon të ma ndërrojë historinë e popullit tim.
Ne vitin 2008, ky pis gjate një vizite zyrtare në Tiranë , kërkoj korigjimin e teksteve të historisë shqiptare.
Disa ditë më parë të njëjtën gjë e kërkoi edhe ambasadori serb në Tiranë.
Për të mi ngrit nervat edhe më tepër ngritet një pis akademik nga Kërçova me emrin Feti Mehdiu dhe e perkrah Erdoganin, ku ky e konsideron të padrejtë krahasimin e Perandorisë Osmane me pushtimin serb, ja çka thotë ky i marrë:
” Se sulltanati Osman ka qenë i eger dhe i ashpër ndaj shqiptarëve është njëjtë sikur të thuash që NATO ka qenë agresor ndaj popullit të Kosovës”.
Brisbane – Austrália,14/11/2014. Presidenta Dilma Rousseff durante encontro bilateral com Primeiro-ministro da Turquia, Ahmet Davutoglu. Foto: Roberto Stuckert Filho/PR
Ish kryeministri turk Ahmet Davodoglu , në librin e tij shkruan:
”Kriza ballkanike, ajo kosovare dhe boshnjake, pothuaj se u shndrrua në operacion likuidimi të identitetit islam dhe osman”.
Në një intervistë tjetër thotë: ” Turqia duhet ti rizbulojë rrënjët e veta, koha otomane në ballkan ishte një sukses i madh. Ajo duhet te kthehet përsëri”.
Erdogan: Kosova dhe Shqiperia Muslimane Janë Turqi!
Erdogan: “Ne jemi NJË komb me një flamur islam! Ne jemi dege të një peme, kemi të njëjtat rrënjë. Jemi VËLLEZËR TË NJË BESIMI. Nuk ka ndarje TURK, SHQIPTAR, ARAB, KURD, PAKISTANEZ, PALESTINEZ, AFRIKAN…. Nuk ka dallim. Ne kemi të njëjtin besim. KUFIJTË e zemrës sonë (myslymane) shtrihen nga deti Adriatik deri në Murin e Madh kinez.” – Erdogan, Perurimi i Xhamisë së Madhe, Tiranë.
Indoktrinimi i “Njeriut të Ri” arnaut – diplomat si dëshmi e akulturimit të fëmijëve në xhaminë e Shoshaj të Preshevës.
Erdogan: “Pushtim do të thotë Meka. PUSHTIM do të thotë Sulltan Saladin, DO TË THOTË QË TE VALËVITET FLAMURI I ISLAMIT NE JERUZALEM, Pushtim do të thotë RUAJTJA E TRASHËGIMISË SË SULLTAN Fatih Mehmetit (“Mehmet PUSHTUESI”. Pushtim do të thotë rimëkëmbja e Turqisë (Rimëkëmbja e Neo-Otomanizmit, nenvizimi ynë). Ju jeni gjenerata që do të pushtoj Damaskun dhe Jeruzalemin.” (Me 30 maj 2015, “Perkujtimi I 562-vjetorit të Pushtimit te Konstantinopojes (Stambollit)” Marrë nga gazeta gjermane “Die Welt”.

Xhamia e “Erdoganit” në Prishtinë

Erdogan: “Nuk ka rëndësi se kush jeni SHQIPTAR, TURK, boshnjak apo rom, por jini të bashkuar me njëri-tjetrin. Podgorica, TIRANA, Sarajeva, Shkupi; ZEMRAT E TYRE DUHET TE RRAHIN NË ISLAM. Siç thoshte edhe Mehmet Akif Ersoj, nëse jemi të bashkuar as topi nuk na ndan.” (Prezë, 13 Maj 2015)

tmcul9 c :.4a4c.gi4m31k11t  

Ceremonia e duasë së hatmesë për vijueset e mësim besimit në xhaminë e fshatit Shoshajë të Poshtme të komunës së Preshevës.
Davutoglu: “Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnje, KOSOVË dhe SHQIPËRI, TË KETË NJË RILINDJE TË KULTURES SONË ISLAME OSMANE… SHQIPTARËT MUSLIMANË, JANË MBETJE OSMANE…” Ministri i Jashtem, Ish Kryeminister dhe neo-otomanist turk, Kryetar i Partise Islamike të Turqisë Ahmet Davutoglu.
Mësime kuranore në xhaminë e fshatit Shoshaj të Preshevës
Pra po e përfundoj me thënien e famshme të dramaturgut të madh Teki Dervishi se “Xhamitë në tokat shqiptare janë fabrika për prodhimin e turqëve” , apo të panarabëve – panislamikëve, do të shtoja une.
Shoshaj…, Preshevë

Elvis Naçi dhe emisioni i tij “Shqiptarët për Shqiptarët”, apo Muslimanët për pasurimin e Anti-Shqiptarëve!

0
Elvis Naçime gruan e tij …
Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
ME FORCËN E DIASPORËS NË PUSHTET, LËMOSHA E MËRGATËS DO TË SHNDËRROHET NË INVESTIME NË PRODHIM DHE NË HAPJEN E VENDEVE TË REJA TË PUNËS
Hipnotizuesit fetarë abuzojnë me emrin e Zotit sa herë që kanë nevojë për sapun magjik për të shpëlarë trurin e viktimave të tyre, sepse ai u siguron atyre më shumë para, sesa që u sigurojnë para fabrikat për prodhimin e artikujve higjienik pronarëve dhe punëtorëve të tyre.
Emisioni i Elvis Naçit “Shqiptarët për Shqiptarët” lirisht mund të quhet “Kosovarët për Shqiptarët e kthyer në raste sociale nga politika e ligë”. sepse 99% e donatorëve janë kosovarë.
Në fakt, emisioni lirisht mund të quhet “Kosovarët për Elvisin”, sepse destinacioni i ndihmave është çështje e vullnetit të tij të lirë.
Dhe më besoni:
Elvisi mbledh më shumë para në një emision të vetëm se sa Albini për tre muaj në “Fondin e Mbrojtjes”.
Vjosa ndoshta është një magnet i paparë për votat e votuesve, mirëpo Elvisi është një makinë e përsosur për larjen e trurit, një mjeshtër i pakrahasueshëm i hipnozës dhe një magnet i paparë për donacionet e kosovarëve.
Refiqe Tërnava, e bija e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, afër  veturës së saj luksoze me të cilën pati dalur në fushatën zgjedhore si kandidate e partisë së Behxhet Pacollit para disa vitesh.
Lind pyetja;
Pse të mos vozitin gratë dhe fëmijët e Bossave të Bashkësive Fetare Lamborghini dhe Ferrari, kur fabrikat e larjes së trurit u sigurojnë baballarëve të tyre më shumë para sesa fabrikat e makinave në Gjermani pronarëve dhe punëtorëve të tyre ?
Imagjinoni pak:
I ndjeri Muhamer Zukorliç me paratë që ia nxori me mjeshtri nga xhepi xhematlinjve të tij, e ndërtoi “Dinastinë Zukorliç”, që është larg më e fuqishme se sa ajo e Black Carrington nga seria e famshme “Dynasty”, ani pse ky i fundit ishte prodhues dhe tregtar i naftës.
Ndërsa gruaja e dytë e të ndjerit Zuka, Elfi Elfiç Zukorliç, shpenzon më shumë para në një shopping të vetëm, sesa Alexis Colby në të gjithë serialin e famshëm.
Shfrytëzimin e popullit shqiptar të Kosovës dhe pasurive të tij natyrore nga Serbia Klerofashiste e përshkruanim dikur me fjalinë “Trepća radi, Srbija se gradi” që shqip i bie “Trepça punon, Serbia ndërtohet”.
Sot shfrytëzimin e popullit shqiptar të Kosovës nga fabrikat politike dhe fetare të trushpërlarjes, lirisht mund ta përshkruajmë me fjalinë “Sapunat e mashtruesve të mdhenj politikë dhe fetarë, ia lajnë trurin edhe Zotit, e lëre më njerëzve budallenj ”.
Me “Forcën e Diasporës për Kosovën” në pushtet, lëmosha e mërgimtarve do të shndërrohet në investime në prodhim dhe në vende të sigurta të punës.
Sepse lëmosha e shuan urinë dhe etjen e individit për një muaj, ndërsa vendet e sigurta të punës përgjithmonë.

Kryeministri Kurti nderohet nga Senati i Iowa-s me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas

0

Iowa, 13 maj 2022

Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës, Albin Kurti është nderuar nga Senati i Iowa-s.

Në një ceremoni të organizuar atje, ai u dekorua me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas.

Nga senatori Zach Nunn, ai pranoi medaljen me këtë motivacion:

Me kërkesë të senatorit nga Qarku Polk, Zach Nunn, Senati njeh dhe dekoron Kryeministrin Albin Kurti, me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas. Kjo dekoratë, e projektuar nga senatori Zach Nunn, është një kryq maltez për  qëndrueshmërinë e karakterit, e zbukuruar me stemën e shtetit të Iowas dhe e shënjuar me pikën referuese të Iowas, Kapitolin, që simbolizon përkushtimin ndaj shërbimit.

Albin Kurti në moshën 22 vjeçare udhëhoqi rezistencën kundër regjimit të Millosheviqit dhe kontribuoi në arritjen e lirisë së popullit të Kosovës.

Kur filloi lufta në Kosovë, Kurti u angazhua për integritetin territorial me NATO-n, për t’iu rezistuar sulmeve të Serbisë, si dhe ndihmoi shpëtimin e shumë familjeve shqiptare brenda Kosovës.

Në shkurt 2020, Albin Kurti u zgjodh Kryeministër i Kosovës dhe vazhdoi partneritetin e palëkundur me udhëheqësit e biznesit, të industrisë dhe të bujqësisë në Iowa.

Angazhimi i tij aktiv ndërmjet qyteteve simotra të Kosovës dhe të Iowas, partneritetit të sigurisë me Gardën Kombëtare të Iowas dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe përkushtimi i tij ndaj përpjekjeve të Iowas në përkrahje të Afganistanit dhe të Ukrainës, shënojnë angazhimin e tij meritor për drejtësi dhe paqe ndërkombëtare.

Ne u jemi mirënjohës për shërbimin dhe përkushtimin Tuaj ndërkombëtar për Iowan.

Copëza nga Ditari: 78 ditë ankth dhe shpresë

Shkruan: Bardhyl Adem Selimi, Tiranë

(Ditar)

Copëza nga Ditari i Imri Musliut

E lexova këtë libër jo si librat e tjerë, ngadalë ngadalë, por “me një frymë”. Padyshim kisha përpara një Ditar Lufte, pra diçka burimore, nga dëshmitar okular. Por, nga dëshira për ta bërë të njohur, shkëputa vetëm ndonjë frazë apo ide. Shpresoj t’iu pëlqejë!
24 mars 1999
Aleanca e NATO-s i filloi sulmet mbi caqet serbe mbi Kosovë dhe Jugosllavi (Serbi). Ky lajm na gëzoi dhe na shqetësoi njëkohësisht sepse u përzien, gëzimi aq i pritur dhe frika. Gëzimi se po sulmohet një ushtri barbare dhe frika se po ajo ushtri do të hakmerret mbi ne, si asnjëherë më parë gjatë historisë.

25 mars
Treni i mbingarkuar me refugjatë lëviz në drejtim të kufirit me Maqedoninë, gjersa malet ushtojnë nga pushkët e rezistencës. Uroj që të mos mbeten vetëm ushtarët në male.

26 mars
Flaka e sotme ka përfshirë lokalet afariste në bllokun nga Furra e Mikelit e deri te Fabrika e Veglave dhe e Ujtive Elektrike, në gjatësi rreth 300 metra përgjatë hekurudhës. Të gjitha këto lokale janë të shqiptarëve.

27 mars
Kanë thanë se sonte kanë me na i kallë shpijat!
Kanë thanë Ikni kah të mundeni, se nuk dihet çka sjell nata!
Këto ishin “lajmet” që na i futën ethet në bark dhe shkaktuan valë të madhe refugjatësh, si nga qyteti ashtu edhe nga lagjia Poshtëria. Pa rënë terri, u mbush lagjia Burimi përplotë refugjatë, por, me të rënë terri ajo u vërshua edhe nga një valë e madhe e të ikurve.
…Sot në të gdhirë e gjithë bota islame drejtohet kah xhamitë për ta falur Kurban Bajramin, mirëpo vetëm myslimanët e Kosovës nuk do të luten në xhami. Ata vetë sot po bëhen kurban për një të ardhme më të mirë për brezat që po vinë.
28 mars
Fshati Zaskok është më shumë se një kazermë ushtarake serbe….shtëpitë serbe janë bërë mbështetje shumë e fortë për ushtrinë e stacionuar këtu.. U fol për një valë refugjatësh prej 60 mijë vetësh për në Shqipëri…Kemi harruar se vendi të cilin e njohim mirë është aleat për ditët si këto..
29 mars
Dikush është duke futur huti në popull dhe është duke i shërbyer atij që nuk duhet. Me lajmet..
Para pak ditësh, u vra avokati Bajram Kelmendi me dy djem të tij. Ky luftëtar i paepur për të drejtat e njeriut ishte halë në sy për pushtuesin…

30 mars
Sërish lajme disinformuese për të futur frikë.
Tani e tutje Serbia do të bombardohet 24 orë në ditë dhe jo vetëm natën.

31 mars
Rruga e Pleshinës nxin nga turmat e njerëzve që ikin këndej në panik..Një varg shkon kah lagjia Blinisht tjetri nga Dubrava…Kanë rënuar shtëpinë e madhe të Rizah Mahallës dhe familjarët janë nën gërmadha.

1 prill
Lajm i ditës. Ibrahim Rugova takohet me Milosheviçin në Beograd. Kjo që pashë në televizor më brengosi….
Gjatë natës tre trena lëvizën në drejtim të kufirit me Maqedoninë.

2 prill
Disa predha armike e goditën edhe lagjen time…nga frika e predhave fillojnë të dalin në malin më të afërt, i madh dhe i vogël. Këtu në lagjen Burimi janë 204 vendas dhe 100 refugjatë nga Shtimja..
Gremja po granatohet pa pushim..Duket se edhe serbët kanë humbje, se nuk po bëjnë asnjë hap përpara..Në një anë të Gremes lufton një njisit i UҪK.
Ndonëse shi, ne punuam tërë natën për gropimin.
3 prill
Fëmijët qajnë e dridhen nga të ftohtit…Vendosëm të kthehemi nëpër shtëpira për t’i ngrohur ata. Më vjen keq që njerëzit kanë nisë ta shajnë Zotin…

4 prill
Tani Gremja me 400 shtëpi të djegura dhe të rrënuara dhe me gjithë ata banorë të vetët dhe të ardhur nga shumë fshatra të tjera është tërhequr në Lugun e Berishës tek Gjirizi, nën tenda najloni dhe dikush edhe nën qiell të hapur dhe pret me ankth çka do të bëhet më tej pas gjithë kësaj…
5 prill
Lagjia Burimi ndodhet nën shenjëstrën e serbëve, 600 m në lindje në një shtëpi të lagjes Lisi, ndodhet një njisit i UҪK dhe 800 m në veri forcat serbe.
..Në kufirin Kosovë- Maqedoni kanë vdekur 20 vetë dhe 60 mijë presin aty..
Kosova do çlirohet një ditë dhe këtë liri do ta shijojë më shumë ai që e pret aty dhe jo jashtë saj.

6 prill
Sot mixha Ukë e solli një lajm të hidhur. Mbesa e tij e vogël, Qendresa, 8 muajshe, të cilën e barta në krah nëpër mal e në mot me shi me 2 prill, mbrëmë kishte vdekur! Në varrim morën pjesë vetëm tre pleq dhe hoxha sepse varrezat ndodhen në oborrin e xhamisë, ku janë stacionuar forcat serbe me autoblinda dhe raketa kundërajrore.

7 prill
Përkundër armëpushimit të shpallur pas marrëveshjes Milosheviç- Rugova, NATO nuk i ndërpreu bombardimet, sepse dhelprës nuk i zihet besë. 26 raketa u hodhën mbi Nish,
8 prill
Mbrëmë në vijën Ferizaj- Shtime qielli ka shndërritë gjithë natën, kurse Kamogllava është djegur gjatë ditës së djeshme.
Deri dje, UҪK konsiderohej organizata terroriste kurse sot një zëdhënës i NATO-s e krahasoi atë me një Feniks.

9 prill
Rusia është duke luajtur një rol destruktiv kur është në pyetje Kosova. Kjo lojë do ta dëmtojë Kosovën gjithësesi, por edhe Serbinë,,

10 prill
E pyetën një njeri për arsyet e shkuarjes në luftë. Nuk shkova unë në luftë por lufta erdhi te unë. Edhe neve na erdhi lufta në derë të shtëpisë, ndërsa tani, dashje pa dashje, u gjendën në vorbullën e saj. Sot luftojmë me të gjitha forcat, për të mos na gëlltitë e zeza me teshë e koteshë.

11 prill
Tani në të gjitha bazat ajrore të NATO-s janë 600 gjuejtës. 6 raketa goditën kazermën e qytetit.

12 prill
Sot e takova bashkëfshatarin tim, bacën Sefë. Atë e kishte rrahur ushtria serbe në oborrin e ambulancës në Ferizaj, në praninë e pesë mjekëve! Ai ishte pensionist, i lodhur nga mosha dhe nga sëmundja.

13 prill
Llamba e vajgurit ëshët bërë burim i dritës, jo vetëm për Kosovën, por edhe për Serbinë tash së voni, që e konsideron veten vend i zhvilluar.
..Në një raport nga Shtimja u tha se, nga raketat e parmbrëmëshme në Ferizaj, copat e tankeve kanë fluturuar deri në 300 metra!
14 prill
Rusia, si zakonisht, e përkrah Serbinë verbërisht. Masakrat mbi popullsinë civile nuk i dënon dhe çdo gjë shqiptare e quan terroriste. Ajo, falë Zotit, nuk e ka më forcën e dikurshme, por ka mbetur si gjarpëri pa dhëmbë.
15 prill
Në gjakovë u qëllua një vargan refugjatësh, me ç’rast u vranë 100 veta. Serbia e akuzon NATO=n por si duket këtë e ka bërë vetë. Edhe në Hajvali, afër Prishtinës, kanë vdekur 12 shqiptarë nga një raketë.
16 prill
Fshatrat që digjen në një hark:Viti-Pozhoran-Lypjan formojnë një kurorë tymi, që krijon përshtypjen e një katastrofe natyrore.
Sot, në afërsi të fshatit Doganaj, u plaçkitën dhe u rrahën ata pak guximtarë që donin të dilnin në Ferizaj për ilaçe dhe tharm buke. Tre të rinj i nxorën nga vetura afër ambulancës së qytetit dhe i zhdukën që aty.
17 prill
Populli ka mbetur në mëshirën e fatit dhe kasapit.
18 prill
Pasdite, një turmë e madhe refugjatësh u kthye prapë nga kufiri në Han të Elezit për në Ferizaj. Ata, pos që janë plaçkitur, edhe i kanë shërbyer armikut si mur i gjallë për t’u mbrojtur nga bombat e NATO-s. Pilotët, shumë here, kanë deklaruar edhe para mediave se kanë parë civilë të ngujuar nën ura dhe në vende të tjera. Për këtë gjë dhe i kanë anulluar këto caqe nga listat e tyre dhe nuk i kanë goditur. Armiku shpesh herë po i maskon civilët dhe ata po bien viktimë.

19 prill
Këtu njerëzit janë ballë për ballë me urinë dhe vdekjen, por bota ende nuk po i kupton.
..Ferizi e Musa kishin vizituar disa të njohur në Lugun e Berishës. Ishin tmerruar nga kushtet e jetesës atje.

20 prill
..shumëkush ka harruar se në Kosovë po vdesin për bukë e ilaçe, po vritemi e masakrohemi nga kanibalët, po digjemi e deportohemi jashtë kufirit.

21 prill
Disa udhëheqës na kanë thënë se Kosova do pavarësohet pa luftë, ndërsa Noel Malcolm thotë se do ketë më shumë luftë, më shumë vuajtje dhe shtim të krizës aktuale…

22-23 prill
Nënë Aishja e Jusuf Gërvallës ka kaluar në Shqipëri. Kur e pyetën pse nuk erdhe më herët, ajo tha: nuk doja t’i leja librat e Jusufit. Vetëm ato i kishin mbetur, se Jusufin ia vranë.
Kryetari Zhak Shirak, për luftën e Kosovës tha: këtu po lufton demokracia me barbarizmin.

Imri Musliu

Përjetim i vërtetë vështirësish të luftës

Jakupi kish qëlluar në Greme dhe me vete kishte sjellë motrën me gjithë fëmijë. Rrugës malore kishin hasur në rrebeshin e plumbave dhe ishin futur në një hendek ku ishin bërë gjithë baltë.
Pas pushimit të krismave, Jakupi kishte ardhur këndej, kurse motra me fëmijë ishte kthyer prapë në Lugun e Berishës. Mbi lagje, rrëzë mali, u takova me të dhe bashkë shkuam në lagjien e Abazëve, sepse më thanë se fëmijët e mi mund të kenë shkuar atje. Pamja që e hasim na huton pa masë. Gjithkah dyer të hapura dhe asnjë njeri të gjallë, as të vdekur! Na lind dyshimi se mund t’i kenë rrëmbyer dhe masakruar serbët! Si pa frymë, i kërkojmë të gjitha dhomat dhe ahurin e bagëtive, por asnjë shenjë nuk gjejmë!
Këto çaste përjetohen rëndë. Sekondat na bëhen orë! Tani ecim pip në këmbë pa e menduar rrezikun që na kanoset. i kërkojmë edhe disa gropa ku më parë njerëzit kanë nxjerrë gurë. As aty nuk ka ndonjë shenjë.
Më poshtë hasim një lopë të Jakupit, të shtrirë përtokë. Një armë e rëndë e kish goditur në gjoks dhe ajo kish ngelur e ngordhur në vend.
Nisemi teposhtë, por as uji i ftohtë nuk na i freskon më buzët. Goja na është bërë pelin. Kthehem tani vetë në lagje ku njerëzit ende silleshin si pa kokë, duke i kërkuar të vetët. Nëna ime u merakos shumë për fëmijët dhe gruan time. Nuk dija si ta ngushëlloja me një fjalë të mirë.
Nisem në lagjen Poshtëria, tani nëpër terr. Disa shtigjeve të ndërtuara enkas, pas vendosjes së forcave serbe në Zaskok, arrij të Shaip Mahalla. As ai nuk dinte gjë për fëmijët e mi. Kisha besim se mund të ishin strehuar atje..
Ushtria serbe ndodhet andej murit të oborrit të Shaipit dhe nuk flasim por në majë të gishtave kalojmë aty pari. Shaipi më tha: M’u këputën këmbët kur pashë se u derdh gjithë ai barot në Mahallë (në lagjen Burimi)! Aty ku godiste praga, ngrihej një pluhur sikur shkundim një thes mielli. Në jetën time nuk kam parë diçka të tillë, madje as kur kam qenë ushtar.
Kthehem në shtëpi nëpër terr duke menduar çka t’i them nënës time për gruan dhe fëmijët e mi që nuk i gjeta. Më mban shpresa se mund të jenë futur diku, se përndryshe kjo do të jetë nata më e gjatë në jetën time. T’i kërkoj në këtë terr është njësoj sikur të kërkoj gjilpërën në shkretëtirë pas një uragani. Tani është ora një pas mesnate e gjumë nuk kam. E porosis Ferizin të më zgjojë në orën 4-30 sepse tani nuk më mjaftojnë as 24 orë në ditë!
Gjumi nuk më zuri nga e gjithë ajo që përjetova. Gruaja dhe fëmijët e mi mund të jenë strehuar në ndonjë gërrellë por edhe mund të kenë pësuar nga ndonjë predhë armike, sepse zjarri ishte mjaft i dendur dhe ka qenë rrezik edhe për njerëzit e stërvitur e lëre më për fëmijët e gratë. Por kur mora vesh se me ta kishte qenë edhe Raifi me të shoqen dhe vajzën e tij, u lehtësova pak sepse ai i di shtigjet malore nga mund të kenë kaluar në fshatin Pleshinë.
Kur më thirri Ferizi, dola dhe duke i mbathur këpucët cingëroi ora me zile, 4-30. Vëzhguesi kishte vërejtur disa drita në Lugun e Mahallës gjatë natës dhe ishte frikësuar se mos kishte hyrë ndonjë njësi speciale serbe, sepse ato, kohët e fundit, janë aktivizuar shumë. Nuk vonoi dhe u kuptua dritat kishin qenë të njerëzve të ikur gjatë natës nga kampi i najlontë në Lugun e Berishës. Me të vërtetë, pas sulmit të djeshëm, nuk dihet e ardhmja e banorëve të mbetur në Greme, Zaskok dhe Pleshinë.
Një shi i imtë i kishte lagur pa mëshirë ata hallexhinj gjatë tërheqjes së mbrëmëshme nëpër gjithë atë baltë. Tani, nga frika se mund të ketë ushtri serbe në anën e epërme të lagjes Burimi, 11 veta marrim guximin t’i hyjnë malit këtë mëngjes të hershëm e me shi. Me vete marrim një qen i cili është mësuar për kësi situatash. Ecim pa folur asnjë fjalë dhe lagemi deri në palcë! Mali ushton nga shiu dhe vështirë mund të vërehet rreziku, por ne ecim pa u ndalur. Edhe mjegulla e dëndur na krijon përshtypjen se ndodhemi në një vend të panjohur. Afër një burimi, midis mali, gjejmë një tendë të boshatisur dhe hyjmë aty për të pushuar pak, për për t’i shtrydhur rrobat që kullojnë ujë. Hakiu dhe Jakupi gjatë kësaj kohe zdirgjen deri në Lugun e Berishës për të marrë vesh se çka kishte ndodhur mbrëmë. U kthyen, jo vetëm të lodhur e të rraskapitur por edhe të prekur në shpirt nga ajo që kishin parë. Tendat ishin boshatisur dhe kampi kishte mbetur shkretë.
Granatat serbe qëllojnë kurse NATO sot festoon 50-vjetorin dhe nuk sulmon!
Kah ora 14, kthehemi në lagje, të bindur se nuk ka forca serbe mbi një rrip të gjatë 5-6 km mbi lagjen Burimi. Disa rrugicave, duke më ndihmuar edhe mjegulla, të mos më hetojnë serbët e stacionuar afër xhamisë në Zaskok, arrij prapë të Shaip Mahalla. E kuptova se fëmijët dhe shoqja ime ndodheshin në anën e majtë të rrugës Pleshinë- Ferizaj, afër 200 m matanë punktit serb! Ata, një ditë më pare, kishin kaluar në Pleshinë disa rrugëve malorë, që më shumë ngjanin në hendeqe dhe kishin dalë të lagjia e Gavazëve. Pasi aty nuk kishin gjetë strehim, kishin vazhduar deri në Pleshinë të Ulët që është ngjitas me fshatin Zaskok dhe ishin vendosur në shtëpinë e Imri Selimit. Fëmijët e Shaipit, duke kaluar disa kopshte e oborre, shkuan deri në shtëpinë e Imriut dhe, bashkë me fëmijët e mi dhe Raifin me familje, erdhën.

24 prill
Djegiet e shtëpive po vazhdojnë aty ku ka ende çka të digjet. Në një anë kinse po vepron një diplomaci e zbehtë kurse në anën tjetër po vepron makineria shkatërruese serbe, pa asnjë ngurim, madje mund të thueht ajo po vazhdon me një nxitim më të madh.

25 prill

Sot djali im, Arbeni, duke luajtur në oborr, gjithë ditën e ka përsëritë refrenin “Haj medet o haj medet!”. Kjo më kujtoi kohën e studimeve, kur një shok i imi, tani mjek pediatër, më pat thënë se nuk e donte folklorin sepse çdo këngë fillon me “Haj medet”. Tani shoku im ndodhet diku në Shqipëri, dhe po të kisha mundësi, do ta pyesja: si do ta fillonte sot ai një këngë për kohën nëpër të cilën po kalojmë, me 800 mijë të shpërngulur dhe me sa, kush e di, varreza massive nëpër Kosovë dhe ndodhta edhe në Serbi, dhe me Kosovën e bërë shkrumb e hi?! Me siguri se nuk do ta fillonte me “ Lum e lum, o ban Kosova!”

26 prill
Ҫdo ditë dëgjojmë lajme rrënqethëse për vrasje, djegie, dëbime, masakra e dhunime.
.. Shpërngulja vazhdon dhe shpesh ndodh që treni nuk ndalet fare në stacion, sepse vjen i mbingarkuar me udhëtarë nga vise të tjera të Kosovës. Populli ka marrë një rrugë të pa krye duke u munduar të ikë sa më shpejt nga ky ferr!

27 prill
Sot OKB miratoi një rezolutë të zbutur për Kosovën nën ndikimin e Rusisë dhe Kinës…Kjo është edhe më brengosëse, kur këta shtete kërkojnë edhe heqjen e embargos së armëve ndaj Jugosllavisë.

28 prill
Axha Bajram sot kishte shkuar për të bluar në mullirin e fshatit Talinovc të Muhaxherve dhe ishte vonuar. Atë, me t’u kthyer, e kishte ndaluar policia dhe e kish dërguar në kafeterinë famëkeqe Pranvera në Ferizaj. Njerëz me veshje civile dhe polici Nebojsha Gjorgjeviq nga Neredimja e Epërme e kishin rrahur pa mëshirë. Dorën e djathtë, gjurin e djathtë dhe mollëzën e faqes së djathtë ia kishin bërë thëngjill! Më pas, ish inspektori i Sigurimit, Shparavalla e kishte futur edhe në rrymë elektrike, kështu ai e kishte humbur vetëdijen dhe, me t’u këndellur, e kishte parë veten të rëzuar në baltën e bodrumit. Më vonë kishte ardhur një polic dhe e kishte urdhëruar të ikte në shtëpi.

29 prill
Sot Dojçe Velle njoftoi se nga fshati Zaskok kanë ikur të gjithë banorët, gjë që s’është e vërtetë. Lajme të tilla na i këputin krahët neve që po rrimë në Kosovë, përkundrazi bëhemi më të fortë kur dëgjojmë se ka njerëz që nuk duan të shpërngulen.

30 prill
Ushtarët dhe paramilitarët serbë janë trima me njerëzit e paarmatosur dhe vajhalli për ata që kapen prej tyre. Por kur në qiell duken gjuejtësit e NATO-s, ata ikin nga sytë këmbët duke braktisur kundërajrorët e duke u fshehur therrave dhe llugave apo nëpër gypa të kanalizimit atmosferik, sikurse janë parë këto ditë këndej Urës së Dudit.
Prandaj themi “serbi do zor”, përndryshe nuk shkulet…

1 maj
Politikanët po thonë se kjo gjendje mund të zgjasë, gjë që po e shton pasigurinë.
2 maj
Ҫdo gjë është në lëvizje. Aty ku ka lëvizje ka shpresë. Ku është shpresa, padyshim është edhe jeta. Ne ende shpresojmë në atë që ka thënë Zoti: Terri nuk e mund dritën por drita e mund terrin një ditë.
3 maj
Në shtëpinë e B. Hoxhës në Berishaj të Gremes kishin hyrë ushtarë serbë dhe kishin kërkuar një thikë për të therrë një viç, të cilin ia kishin grabitur dikujt.. Thonë se një ushtri që vjedh i ka ditët e numuruara.

4 maj
Serbët shpesh i ndërrojnë pozicionet dhe, pas, lënë fushat e minuara. Sot tre të rinj kishin kaluar në këto fusha, njëri kishte vdekur në vend, një tjetër ishte plagosë rëndë.

Së fundi gjuejtësit e NATO-s i kanë qëlluar dy autobuzë me civilë, nga të cilët disa janë bërë shkrumb e hi…

5 maj
Dihet se asnjë luftë nuk është absolutisht e drejtë, sepse në çdo luftë ka edhe qëllime të tjera, por tek e fundit as kjo botë nuk është absolute. Lufta e UҪK është e drejtë sepse po bëhet për lirinë e popullit të Kosovës në tokën e vet e jo diku tjetër, edhe lufta e NATO-s është e drejtë sepse po e përkrah një popull të cilit i ka ardhë shpirti në fyt nga një pushtues i egër sa s’ka më.

6 maj
Lajmi për shkurjen e Rugovës në Itali i ka hutuar njerëzit, sepse nuk e dinë a është i marrë peng nga Milosheviqi apo kish kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Kosova.

7 maj
Sefë Mahalla nga Zaskoku kishte blerë një kilogram arpaxhik për ta mbjellë, por policët i kishin thënë: nuk ke nevojë për gjera të tilla sepse edhe një javë do ta pastrojmë Kosovën nga shqiptarët. Të gjithë do t’i vrasim!

8 maj
Policia kriminale serbe e ka arrestuar edhe mjeken dhe poeten Flora Brovina. Armikun e pengoi fakti se ajo i mjekonte fëmijët…Në se e likuidojnë Florën, asaj do t’i rritet edhe më shumë nami që ka fituar në popull, dhe pastaj për Serbinë më shumë do të ketë efekt negativ emri i saj, se puna të cilën do ta bënte ajo.

9 maj
Vrasja e professor Aganit do ta thellojë hendekun ndërmjet LDK dhe UҪK, por efekt më të madh arriti Milosheviqi me lirimin e Rugovës (I cili edhe më herët kishte mospajtime të mëdha me UҪK). Kur Rugova i tha Shrëderit dhe Ҫernomerdinit se UҪK duhet të çarmatoset për t’u zgjidhur problem i Kosovës në mënyrë paqësore, pikeçuditjet nuk do kishin fund pas kësaj fjalie…
10 maj
Vuk Drashkoviqi tha se “luftës po i avitet fundi” dhe se “duhen pranuar forcat e OKB” (NATO-n nuk e përmendi). Kjo flet se armikut po i shtrëngohet laku rreth qafës..

11 maj
Pas zbrazjes së Prizrenit, tani po zbrazet edhe Peja. Milosheviqi do hyjë në librin e Ginesit se ka zbrazur gjithë Kosovën për dy muaj!

12 maj
Aleanca i ka intensifikuar sulmet. Tani çdo ditë nga bazat e saj nisen 600 aeroplanë.
Ushtarë serbë, të ndihmuar nga serbë locale, po grabisin shtëpitë e fshatarëve. Njëri nga Nishi ndërsa tjetri nga Zaskoku (djemtë e Veliçkos dhe milici Vica, djali i Radovanit)

13 maj
Ushtria jugosllave po vret civilë në Padesh të Tropojës. Pse e lejoi UҪK? Ushtria shqiptare flet për ngritjen e aftësisë mbrojtëse…

14 maj
Parlamenti i Shqipërisë aprovoi sot një rezolutë për Kosovën dhe u prkrah qeveria e dalë në Rambuje, por Sali Berisha nuk mori pjesë. Ai e përkrah qeverinë e shkuar të Bukoshit. Tani, kur tri të katërtat e popullsisë janë përzënë jashtë Kosovës, politikanët ende nuk janë ngopur me tragjedinë e popullit të vet,

15 maj 1999
Kam filluar të besoj se edhe në NATO ka shkije

Në zonën operative të Nerodimes po zhvillohet luftë e ashpër dhe e pabarabartë.
Ka mbi 20 ditë që po zhvillohet kjo luftë. E pabarabrtë si nga numri i ushtarëve dhe nga armatimi. Kij parasysh dhjetëra mijë civilë pa bukë dhe ilaçe përreth UҪK që, në një farë mënyre, janë lak në fyt për të. Përparësia jonë është morali i lartë se po mbrojmë atdheun, ndërsa serbët një mit të rremë. Por NATO bombardon më shumë aty ku nuk ka luftime ndërmjet UҪK dhe serbëve. Prandaj armiku e ndoqi popullatën në zonën e Nerodimes. Shumë prej saj ranë në duart të armikut. Serbët pastaj dikë e vranë, dikë e torturuan dhe dikë e përzunë jashtë kufirit. NATO nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për këtë.
Dje u godit një vargan refugjatësh, të cilët po deportoheshin nga serbët për në Shqipëri. Aty vdiqën 80 veta dhe u plagosën 50! Ata ishin grumbulluar me forcë në një vend ku kishte tanke serbe, e pastaj NATO i kish qëlluar me raketa i kish bërë shkrumb e hi!
Serbia po e akuzon NATO-n për këtë tragjedi, por edhe unë kam filluar të besoj se edhe në NATO ka shkije!

16 maj
Ushtarët serbë po vazhdojnë të plaçkisin Dje, pa dalë mëngjesi, ishin futur në lagjen Lisi dhe i kishin zënë njerëzit në gjumë. i kishin plaçkitur dhe pastaj kishin kaluar në lagjen Karametaj por aty nuk kishin takuar asnjë njeri.
17 maj
Sot u përlesha me një ushtar serb që kish ardhë të marrë marka gjermane nga unë. Shoku i vet më plagosi me qytë. Për fat erdhën në ndihmë familiarët dhe ata u larguan.
Te Rizahi kishin marrë 50 marka gjermane. Ushtari i kish puthur market e gjermanit disa here. Kështu bën “patrioti i vërtetë”. Gjermani po ia djeg plang e themel, ndërsa ky i puth paret e gjermanit. Kjo është ajo që na jep shpresë , sepse serbët nuk kanë ardhur në Kosovë për të fituar luftën, por për të fituar para Ky do jetë fundi i turpit të tyre dhe fundi i zullumit në Kosovë.
18 maj
Në shtëpinë e N.G. kishte hyrë dikush mbrëmë dhe e kishte bërë lëmë thiu! Ai dje doli për te stacioni i trenit për të shkuar në Shkup, te kushëriri. Atij nuk i hynë në shtëpi serbët por fqinjët e afërm. Kjo vërteton se ne ende nuk jemi ngopur me tragjedinë e cila na ka mbërthyer.

19 maj
Dje Rugova i tha një gazetari në Bruksel për pyetjen “Përse nuk e njihni qeverinë e Rambujesë të cilën e keni miratuar vetë”: kjo nuk është e parëndësishme!
Kjo tregon se kthetrat e lakmisë janë më të rrezikshme se kthetrat e Milosheviqit.
20 maj
Kofi Anan, kryetar i OKB, e vizitoi sot Shqipërinë dhe refugjatët kosovarë në Kukës. Ai nënshkroi në gipsin që i ishte vënë një gruaje shqiptare në këmbë, për shkak të një plage që kishte marrë më herët nga serbët.

21 maj
Qedomir Arsiq, i cili është rritur me shqiptarë dhe asnjëherë nuk është cilësuar si nacionalist serb, sot e mban në shtëpi komandantin e ushtrisë serbe, i cili na plaçkit dhe na keqtrajton me ushtri.
Prandaj shprehja e të parëve se “serbë të mirë nuk ka” sot jo vetëm që është e pranueshme por edhe e moderuar…
22 maj
Familja e Latifit u shpërngul. Për shtëpinë e tij po kujdeset Agimi. Ai i mori pulat e Latifit dhe i bashkoi me ato të tia. Por ato ikën prapë në shtëpi të vet. Kjo nuk do koment!

23 maj
Bota po bisedon me Milosheviqin por ai nuk zbaton ato që i thotë. Kur shpall armëpushim, e ndez luftën deri në skajshmëri. Ai është i paparashikueshëm edhe për Serbinë!

24 maj
Edhe bishat e malit kanë dalë fushës, se për to ka ushqim me bollëk. Në Udhën e Kodrës, pashë disa gjurmë të shputave të një ariu, që kishin ngelur në baltë. Kishte ecur mespërmes rrugës pa e prishur terezinë. Si duket edhe arijtë e kanë kuptuar se malet janë shpallur zona lufte dhe kanë dalë fushave!
25 maj
E morën rrugën e arratisë katër familjet e mëdha të lagjes: Shefqet Mahalla,, Banush Mahalla, Raif Mahalla dhe Sefë Mahalla. Sepse dikush kishte thënë se kufiri me Maqedoninë mund të mbyllet dhe shqiptarët mund të përdoren si mur i gjallë nga serbët. i lanë shtëpitë, bagëtinë, lidhur në ahure, qentë, pulat, zabelet, kopshtet, arat e pemishtet dhe ikën për të shpëtuar kokën! U përshëndetën pa fjalë sepse fjalët sot na janë lidhur nyje.

26 maj
Djegiet kanë vazhduar kohë pas kohe. Është shumë keq që nuk mund t’i filmoj se nuk kam teknikë. Megjithatë një kamraman i huaj kishte filmuar një kuadër ku shihen ushtarë serbë duke dalë nga një shtëpi shqiptare me plaçkën e tyre. Njëri e mbante në duat një televizor, tjetri një kasetofon dhe më tej në një oborr, disa ushtarë tërhiqnin një traktor për ta larguar që aty.

27 maj
Në mëngjes e kumtuan lajmin se prokurorja e Hagës, zonja Luiz Arbur, grua rreth 50 vjeç sdo ta bëjë publik lajmin se Slobodan Milosheviq,Milan Milutinoviq. Dragoljub Ojdaniq dhe Vllajko Stojilkoviq do të kërkohen nga Haga si të dyshuar për krime lufte dhe ndaj tyre do të shpallet fletëarresti.

28 maj
Mbrëmë u dtyrova ta zgjidh qenin që trëmbej nga gjëmimet e predhave. Pasi e zgjidha, ai më ngjitej pas trupit sikur kërkonte nga unë shpjegime për të gjitha këto!

29 maj
Milosheviqi hyri n histori – tha zëdhënësi i NATO-s Xhejmi Shea. Ky njeri i cili hyri në histori, i shkeli 85 rezoluta të OKB dhe e detyroi NATO të ndërhyjë në Jugosllavi si dhe bëri që nga gjyqi ndërkombëtar të akuzohet për krime lufte një kryetar që ende në pushtet. Populli ka thënë: Mos bëj çka s’ka ba kush se e gjen çka s’e gjen kend! Ky i theu të gjitha ligjet kurse për ta dënuar, bota i theu ligjet ekzistuese.
30 maj
Sot pushoi transmetimin RTS. Rreth 1100 avionë bombarduan sot, nga ata 800 amerikanë.
Mendoj se duhen dënuar ata që përhapin panik, sepse demoralizojnë njerëzit. Shpesh lajmet dalin të rreme.

31 maj
Në Shalë të Bajgorës u ej=kzekutuan mbi 100 civilë, 210 ishin ekzekutuar që më 8 maj në Komunën e Istogut. Ata ishin duke ikur me familjet e veta për në Mal të Zi. i kishin ndarë burrat nga gratë dhe i kishin pushkatuar. Një i ekzekutuar me plumb në gojë, për çudi, kishte shpëtuar gjallë dhe kishte dhënë deklaratë me shkrim para gazetarëve me qenë se me gojë nuk kishte mundur të flasë. Ai kishte qendruar gjashtë orë i alivanosur, pastaj i kishte ardhur vrtëdija dhe ishte arratisur.

1 qershor
Deri tani janë regjistruar 131 fëmijë pa prindër në Kosovë kurse 251 prindër po i kërkojnë fëmijët e vet e nuk i kanë gjetur!
2 qershor
NATO e goditi edhe kazermën e UҪK në Koshare. Aq shumë gjak u derdh për ta marrë atë. Gjithashtu ajo e shkatërroi vijën e parë të mbrojtjes në Kukës duke i nxjerrë bunkerët nga dheu! Aty në NATO sikurse duket ka njerëz të Milosheviqit.
3 qershor
UҪK ka ndërmrrë një ofensivë me 4000 ushtarë, të quajtur “Shigjeta”. Njoftohet për suksese në front. Kurse pala serbe flet për “dështimin e plotë të UҪK”..
4 qershor
Parlamenti i Serbisë miratoi me 2/3 planin e paqes. Shumëkush dyshon se Milosheviqi do ta shkelë sërish vendimin..Në Pashtrik vazhdojnë luftime të ashpra.
5 qershor
Mblodha rrugës disa letra të hedhura nga avionët e NATO ku u bëhet thirrje ushtarëve serbë të dezertojnë dhe të mos u binden urdhërave.
6 qershor
Rrafsh tri orë, në një hotel në Maqedoni janë zhvilluar bisedime ndërmjet gjeneralëve të NATO dhe Serbisë për modalitetet e tërheqjes së ushtrisë serbe nga Kosova. Ndërkaq po zhvillohet luftë e ashpër ndërmjet UҪK dhe ushtrisë jugosllave në kufirin Kosovë- Shqipëri.
7 qershor
Pas dështimit në Bllacë, dështoi edhe mbledhja e Kumanovës. Aty kishin ardhë edhe gjeneralë rusë..
8 qershor
Dje forcat jugosllave sulmuan tre fshatra në Maqedoni
9 qershor
Mbledhja e G7 plus Rusia dje përfundoi me sukses. Në orën 21 rifilloi Mbledhja e Kumanovës. Një analist anglez tha se UҪK ndodhet në Prishtinë dhe do marshojë para se të hynë forcat e NATO atje. Shpresoj të jetë kështu!
10 qershor
Në orën 21-10 u njoftua se ushtria jugosllave e nënshkroi marrëveshjen e tërheqjes nga Kosova. Para gazetarëve doli gjenerali britanik Majkëll Xhekson dhe jugosllavi Svetozar Marjnoviq
11 qershor
Dokumenti u nënshkrua. Por ende vazhdon djegia e fshatrave dhe e brendisë së Ferizajt
12 qershor
Dje pasdite dëgjova, besoni apo jo,një këngë fëmije: Po lufton Drenica, o si i ka hije! Nuk kam dëgjuar moti këngë e kur kjo bëhet nga një fëmijë është edhe më emocionuese! Fëmija sikur kishte ndjerë diçka në zemrën e tij. Fill pas kësaj, erdhi mësuesi Ilaz Delolli nga Zaskoku dhe solli lajmin e mirë se ushtarët serbë ishin tërhequr me gjithë armatimin e rëndë. Serbët e uniformuar të fshatit ishin strukur nëpër oborret e tyre me armatimin personal Krenaria e vetëm pak orëve përpara ishte zhdukur si vesa para diellit!

* Konspektoi Bardhyl Selimi, 14 maj 2022

Ukraina fitoi Eurovizionin

0

Favotiti i madh Orkestra Kalush fitoi, ashtu siç e prisnin të gjithë

Robert Hoftun Gjestad
Pas tre minutave magjike në skenë me Orkestrën e tij Kalush, frontmeni Oleh Psiuk nuk mund ta mbante më mesazhin:
Ju lutemi ndihmoni Ukrainën dhe Mariupolin. Gjithçka që kërkoj është të ndihmoj Ukrainën dhe Mariupolin.
Deklarata politike mund t’u marrë atyre diskun nga i gjithë konkursi, sipas rregulloreve të organizatorit EBU që ndalojnë deklaratat politike nga skena. Por të gjithë e kuptojnë se nuk mund të ndodhte.
Në vend të kësaj, Ukraina përfundimisht fitoi në mënyrë të shkëlqyer të gjithë Konkursin e Këngës në Eurovizion.
Populli që i votoi
Vendi mori vazhdimisht vota nga juritë e vendeve, por arriti në krye vetëm kur votat popullore erdhën në fund. Juria dhe votat popullore numërohen 50/50 në Eurovizionin ndërkombëtar.
Ata morën votat më të njohura.
– Faleminderit shume. Kjo është për të gjithë ukrainasit. Rroftë Ukraina, tha frontmeni Oleh Psiuk me trofeun në duar.
Ishte ashtu siç pritej
Ukraina nuk u skualifikua nga finalja sepse deklarata në skenë nuk u perceptua si politike nga EBU.
“Ne i kuptojmë ndjenjat e thella rreth Ukrainës për momentin dhe i konsiderojmë komentet nga Orkestra Kalush dhe artistë të tjerë që shprehin mbështetjen për popullin ukrainas si natyrë humanitare dhe jo politike,” i thanë ata VG.
Kështu, gjithçka shkoi siç pritej. Ukraina ka qenë e preferuara që nga pushtimi i vendit nga Rusia në fund të shkurtit. Gjë që bëri që vetë Rusia të ndalohej nga pjesëmarrja në konkurrencë.
Edhhe përpara finales së së shtunës, Ukraina kishte mbi 60 për qind shanse për të fituar.
Ata duhej të ishin fituesit këtë vit. Në një konkurs që dikur filloi të përdorte muzikën për të bashkuar kontinentin pas Luftës së Dytë Botërore, kjo ishte e vetmja gjë logjike në Evropën e sotme.
Frontmeni i Orkestrës Kalush, Oleh Psiuk, tha në fillim të kësaj jave se Ukraina tani do të presë finalen në 2023.
– Nëse kjo përfundon me fitoren tonë, finalja e Eurovizionit të vitit të ardhshëm do të mbahet në një Ukrainë të re, të lumtur, të integruar dhe të bukur. Kjo është e mundur dhe shumë e rëndësishme për t’u arritur, tha Psiuk për Aftenposten.
Greqia u bë “norvegjezja” më e mirë
Nën hijen e Orkestrës Kalush të Ukrainës, pati tre kontribute me norvegjezët në veprim të shtunën mbrëma.
Norvegjezi Subwoolfer këndoi dhe kërceu “Give that wolf a banana” dhe përfundoi në vendin e 10-të. Kjo është afërsisht ajo ku ata u informuan nga ekspertët dhe shanset paraprakisht. Ishin votat popullore që e tërhoqën grupin lart në listat e rezultateve.
Greko-norvegjezja Amanda Tenfjord këndoi “Die together” për Greqinë dhe përfundoi në vendin e 8-të. Ajo mori gjashtë 12 nga juritë.
Çeku We Are Domi, me norvegjezët Benjamin Rekstad dhe Casper Hatlestad në treshe, kënduan “Lights off” dhe përfunduan në vendin e 22-të. Aftenposten

Fabrika nuk kalon, pa kaluar eskavatorët mbi trupat tonë!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Nën moton “Ta mbrojmë Klinën, Lulen e Dukagjinit”, në Dollc të Klinës u mbajt protesta mbarëqytetare kundër ndërtimit të Fabrikës së Çimentos. Emërues i përbashkët i të gjithë oratorëve dhe pankartave të kësaj proteste ishte mbrojtja me çdo kusht e ruajtjes së ambientit dhe ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.

Të fortëve të politikës dhe oligarkëve ekonomik nuk ju intereson shëndeti i qytetarëve

Nën rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare për mbrojtjen e ambientit, Kosova është privuar nga e drejta e eksploatimit të Lingnitit (Thëngjillit) në territorin e Komunës së Klinës për rritjen e kapaciteteve energjetike në vend, mirëpo, kur janë në pyetje interesat personale dhe të grupeve të caktuara të interesit për ndërtimin e Fabrikës së Çimentos në komunën tonë, nuk po përfillet mbrojtja e ambientit dhe as shëndeti i qytetarëve!

Qytetarë të Klinës, bashkëvendas të dashur, pasojat e ndotjes së ambientit dhe në veçanti pasojat në dëmtimin e shëndetit të popullatës janë shumëdimensionale, Përveq pasojave shëndetësore dhe ambientale, pasojat do të jenë edhe ekonomike në dëm të banorëve lokal. Ndotja e ambientit do të ulë në minimum çmimin e pasurive të paluajtshme (shtëpive dhe pronave tokësore), pasi askush në të ardhmen nuk do të ketë interesim të blejë shtepi apo pronë në një ambient të ndotur me pluhur kancerogjen të çimentos.

Që i bie se, ndërtimi i Fabrikës së Çimentos në Dollc të Klinës, përveq shëndetit do të shkatërroj pasurinë dhe të ardhmen afatëgjate të banorëve të kësaj ane.

Pengimi i ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në asnjë rrethanë nuk guxon të politizohet, për arsyen e thjeshtë, se pluhuri kancerogjen i çimentos nuk zgjedhë përkatësi partiake, është kërcënim permanent i shëndetit të të gjithë qytetarëve.

Prandaj, kundër ndërtimit të kësaj fabrike vrastare për popullatën, duhet të jenë njëzëri të gjitha subjektet politike në Komunën e Klinës pa dallim, pushtet dhe opozitë.

Në ballë të çdo proteste duhet të jenë kryetari i Komunës së Klinës dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal bashkë me të gjithë asambleistët.

Një çështje ekzistenciale sikurse që është kjo e pengimit të Fabrikës së Çimentos, nuk guxon të delë para asnjë interes personal, e më së paku atij partiak, ngase pushtetarët shkojnë e vijnë, por thërmiat vrastare të pluhurit kancerogjen do t’na vrasin në heshtje çdo ditë e çdo natë.

Heshtja institucionale sot, nesër bëhet armë vrastare e qytetarëve

Për këtë arsye, heshtja e institucioneve komunale sot, do të kthehet nesër në armë vrastare për qytetarët e komunës së Klinës dhe jo vetëm, pasi perimetri i ndotjes së ambientit do të jetë shumë i gjërë dhe do t’i kalojë me shpejtësi kufinjët komunal.

Nuk i jepë të drejtë vetes të flas në mënyrë hipotetike, se cilat komuna do të preken më pak apo më shumë pas Klinës nga pluhuri kancerogjen i çimentos, por këtë do t’ua ilustroj me një shëmbull të thjeshtë. Edhe pse Shkupi është në distancë të gjatë (mbi 24 km) largë Hanit të Elezit, Maqedonia e Veriut ushtron presion tek organet kompetente të Bashkimit Evropian për mbylljen e Fabrikës së Çimentos në Hanit të Elezit, për shkak se gazërat dhe pluhuri shkojnë edhe përtej qytetit të Shkupit.

JO Fabrikës së oligarkëve të lidhur me pushtetin!

Prandaj institucionet e komunës së Klinës duhet të dëgjojnë dhe respektojnë zërin e qytetarëve të shprehur në forma të ndryshme, filluar nga ankesat individuale dhe ato të organizuara, siq janë peticionet dhe protestat mbarëpopullore në kundërshtim të kësaj fabrike.

Objektiv i çdo qeverisje komunale duhet të jetë lehtësimi dhe zgjidhja e problemeve të qytetarëve, e jo rëndimi i jetës së tyre, i cili në këtë rast është pak më tepër se kaq, është shkatërim i jetës së shumë gjeneratave.

Kryetari aktual i Klinës si gjeolog që është me profesion i di mirë resurset natyrore të vendit ku është planifikuar ndërtimi i Fabrikës së Çimentos mbi plantacionin e Vishnjeve, plantacion ky, i cili dikur ka qenë krenaria e Rrafshit të Dukagjinit, profitabil për Kosovën dhe i njohur në ish RSFJ dhe rajonin e Ballkanit.

Pa humbur kohë kryetari i Komunës së Klinës duhet të distancohet nga grupet e interesit dhe ta merrë anën e qytetarëve, duke e anuluar vendimin për ndërtim të fabrikës vrastare për qytetarët e Klinës. Në të kundërtën, ai me të gjithë mbështetësit e tij morbid do të bëhen bashkëpjesmarrjes në shkatërrimin e ambientit më të bukur dhe më të pastër në Kosovë dhe vrasjen e ardhmërisë së gjeneratave të ardhshme në komunën e Klinës dhe më gjërë!

Për të qenë e keqja akoma më e madhe, grupet e interesit përmes mediave dhe portaleve të kontrolluara nga ana e tyre, po i dezinformojnë qytetarët kinse për të mirat që sjellë ndërtimi i fabrikës kancerogjene në Dollc të Klinës!

Ndërtimi i Fabrikës së Çimentos ndikon në radhë të parë në shëndetin e qytetarëve, në ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës, respektivisht në kontaminimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, si dhe në të gjitha produktet e bujqëve të vyer të kësaj ane.

Le të gjendet një lokacion tjetër për ndërtimin e kësaj fabrike sa më largë qytetit dhe fshatrave të Klinës, largë lumenjve dhe burimeve ujore!

Fabrika e Çimentos e ka ndotjen më të lartë sesa 10 gurthyer së bashku!

Andaj, me çdo kusht duhet të ndalet ndërtimi i kësaj fabrike kancerogjene për qytetarët e Klinës dhe më gjerë, ngase nesër do të bëhet vonë. Do të jetë vonë, kur qytetarët do të përballen me vdekjet nga sëmundjet kancerogjene, Flora dhe Fauna do të zhduken përgjithmonë, kurse Lulekuqja do t’na mbetet vetëm një imazh i bukur në kujtimet tona!

Protesta e 14 Majit 2022 në kodrën e Dollcit e arriti qëllimin, duke dëshmuar vendosmërinë qytetare për mbrojtjen me çdo kusht të jetës së tyre nga ndotja dhe shkatërrimi në masë që kërcënon Fabrika e Çimentos. Nganjëherë shumë pak rëndësi kanë numrat, sa ka rëndësi këmbëngulësia e qytetarëve në mbrojtjen e të drejtave të tyre!

Nëse sot nuk ndalet ndërtimi i fabrikës vrastare, nesër do të bëhet vonë!