Pse ky libër, pse tani ?

Shkrime relevante

Ndjesia ime kur flas me serbin Nikolla Sandulloviç

Lirim Gashi, Prishtinë ____ KUR FRIKA E KËRCËNON NDËRGJEGJEN, POR PËRBALLET ME NJË...

Besimtari

Agim Vuniqi, Vashington ____ Në fillim ishte frika; pastaj erdhi pyetja, një kafshë që...

Askush si une, nuk i ka mbrojtur të drejtat e grave, thotë Amina Nuraj nga Pazari i Ri

Amina Nuraj, Pazari i Ri - Novi Pazar ____ Asnjë femër nuk i...

Një kërkesë djallëzore për dorëheqjen e Donika Gërvallës

Lirim Gashi, Prishtinë DJALLI QË PO KËRKON TË DORËHIQET, SEPSE POLITIKANËT TANË...

Shpërndaj

Gjergj Kabashi, Prishtinë

PARATHËNIE – Pse ky libër, pse tani ?

Ky libër nuk është lindur nga dëshira për të dhënë përgjigje të gatshme, por nga nevoja për të bërë pyetjen që kemi shtyrë gjatë: përse shkruajmë, dhe përse shkruajmë pikërisht tani?

Në një kohë kur zhurma e botës na rrethon nga të gjitha anët, kur lajmet ndryshojnë sa hap e mbyll sytë dhe e ardhmja ndihet njëkohësisht e afërt dhe e paqartë, ne ndalemi. Ne kërkojmë të kuptojmë vendin tonë — jo vetëm në histori, por edhe në hartën konkrete të qytetit që na rrethon.

“…Nuk e shkrova këtë libër për të qenë i mençur. E shkrova sepse nuk munda më të hesht,-thotë autori Nafi Çegrani.

Për një kohë të gjatë na mësuan se historia ka mbaruar. Se bota u bë një fshat i vogël, i qetë, i lidhur me fije drite. Se kufijtë do të bëhen muze, kombet kujtim folklorik, dhe njeriu do të jetë thjesht qytetar i botës.

Por ndodhi e kundërta. Fshati global nuk u bë i qetë. U bë arenë uraganesh.

Dhe unë pashë se si njeriu ynë, shqiptari, i cili për shekuj kishte mësuar të mbijetojë përballë perandorive me shpatë, tani duhet të mbijetojë përballë perandorive pa fytyrë. Perandorive të parasë që nuk ka atdhe, të lajmit që nuk ka të vërtetë, të frikës që mbillet nga ekrani, të marrëveshjeve që nënshkruhen larg nesh, por që na e caktojnë fatin në shtëpinë tonë.

Kuptimi i fjalës Global, me këtë rast, nuk do të thotë vetëm “botëror”. Global do të thotë një sistem ku gjithçka varet nga gjithçka, dhe askush nuk mban përgjegjësi për asgjë. Është uragani i përsosur: e ndjen goditjen këtu, por syri i tij është mijëra kilometra larg.

Pyetja nuk është si ta ndalim uraganin. Pyetja është: si të mos na shkulë me rrënjë?

Sepse kombet nuk jetojnë vetëm me territor, por me kujtesë, me vlerë dhe me njerëz që nuk ndalen.

Shumë vet, mund të pyesin përse ky libër, pse tani? Sepse tani është momenti të ndërtojmë rrënjët tona në tokë të re. Sepse të shkruarit është një mënyrë për të mbajtur gjallë rrëfimin, për të lidhur brigjet tona me këtë qytet të  pafund. Faqet që vijojnë janë përpjekje për të reflektuar — me kujdes, me dhembshuri, me shpresë.

( Fragment i shkëputur nga libri me titull : “Përballë uraganeve globale” të autorit Nafi Çegrani ).

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu