Kreu Blog Faqe 1332

Me rastin e kalimit në amshim të Prof. Dr. Xheladin Shalës, hulumtues shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës

Prof. Fadil Bytçi, historian

(Autori është Profesor në Loyola-Gymnasium Prizren)

 Recuime për Xheladin Shalën, profesorin tim. 

Dje ka ndërruar jetë e sot është varrosur në Prishtinë, historian i njohur, eruditi i lëvrimit të historisë sonë kombëtare, Prof. Dr. Xheladin Shala i cili për mbi dyzet vite ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës në departamentin e historisë. Prof. Dr. Xheladin Shalën e mbaj mend si nxënës i gjimnazit “Jeta e Re” në Therandë të cilin e kisha mësimdhënës për lëndën e historisë. Ai ishte “fajtori” kryesor që më cyti t’i rrekem hulumtimeve historiografike, prandaj sot kam një dhembje të thellë për humbjen e tij. Kur vdes mësuesi, thuhet se për nxënsin  emocionet e ndjenjes së pikëllimit janë një dallgë vështirë e kontrolluar. Madje kur vdes mësuesi nga dhembja edhe lisat fillak shekullorë krrusen nga dëshprimi. Megjithatë, mbetet kujtimi në memorien tonë për prof. Dr. Xheladin Shalen si një mësimdhënës brilant, një intelektual dhe një hulumtues i pasionuar në fushën e historiografisë sonë kombëtare dhe raporteve të saja me monarkitë ballkanike të kohës. Me prof. Shalën kam pasur kontakte të vazhdueshme profesionale e intelektuale, që kulmuan në një miqësi të sinqertë. Ishte një këshillëdhënës i devotshëm dhe njëkohësisht një kritik parimor në rrugëtimin tim profesional, ndërsa unë si atëherë kur isha nxënës i tij, e dëgjoja me përulje e respekt. 

Por ja që jeta është e tillë dhe ligjet e natyres e bëjnë të veten, fakt ky që na duhet të ju përulemi. Prof. Shala më nuk do të jet në mesin tonë fizikisht por atë do e gjejm siç e thot Agolli në një poezi ”…,në raft të librave…” me që paska lënë me qindar punime shkencore e libra të botuara nga fusha e historisë kombëtare shqiptare. 

Biografi e Prof.Dr. Xheladin Shales. 

Prof. Dr. Xheladin Shala u lindë në Mushtisht të komunës së Therandës me 3 gusht 1949 dhe vdiq me 5 maj 2022. Shkolën fillore e mbaroi me 1966 ndërsa gjimnazin në Prizren në vitin 1970 ndërsa diplomoi në Fakultetin Filosofik –Dega e Historisë me 1974. Dy vite ka punuar si mësimdhëns i historisë në Gjimnazin “Jeta e Re” në Therandë, ndërkohë që studimet pasuniversitare i ka vazhduar për t’u diplomuar në viti 1977. Nga ky vit e deri në pensionimin e tij ishte punonjës shkencorë në Institutin Albanologjik në degen e Historisë në Prishtinë. Në vitin 1986 mbrojti tezën e doktoraturës me temën “Marrëdhëniet shqiptaro-serbe 1912-1918”. Gjatë viteve 1978-1985 ishte sekretar i redaksisë së revistës shkencore “Gjurmime Albanologjike-Seria e Shkencave Historike”. Nga viti 1986 plot 23 vite ishte kryeredaktor i kësaj reviste ku ka spikatur profesionalizëm dhe parime etike të një morali të lartë intelektual në fushën e hulumtimeve shkencore të problematikave të ndryshme historiografike. Gjatë kësaj periudhe deri sa ishte gjallë ka botuar një ser librash që ju referohet problemit të marrëdhënjeve shqiptaro-serbe të kohës më të vështirë për shqiptarët duke dokumentuar dhe ndriquar tërë spektrin kriminal të një pushtuesi gjenocidal që ka manifestuar Serbia mbi shqiptarët, në veçanti mbi shqiptarët në trevat e tyre etnike brenda ish Jugosllavisë. Ai mes të tjerash botoi librat: “Marrdhënjet shqiptaro-serbe 1912-188”, “Çështja shqiptare dhe diplomacia serbe 1912-1913”, “Kontribut për njëqindvjetorin e pavarësisë”,”Shqipëria në Konferencën e Ambasadorëve 1912-1913”,Monografinë,”Hasan Prishtina”, “Pushtimi i Kosovës nga Serbia dhe Mali i Zi 1912-1915”,”Kryengritja shqiptare e viti 1913”,”Ngjarje dhe personalitete historike”. Pos kësaj prof.Dr. Xheladin Shala ka botuar edhe mbi 1700 faqe tekste me tematika historike në revista të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë Kosovës. 

Dokumentet që lakuriqojnë gënjeshtrat serbe. 

Në opusin e tij që ndërlidhet me hulumtiet shkencore, prof.Shala ka sjellë mijëra dokumente arkivore të cilat me një meteodologji profesionale i ka sistematizuar dhe sintetitizuar brenda narrativit historik të ngjarjve.  Ai hulumtimet e veta i shtrinë në gjerësi dhe thellësi të mendimit shkencorë, ku faktet historike i mbështet në dokumentacionin e kohës të vjelur në arkiavt e ndryshme ushtarake e diplomatike. Përmes këtyre dokumenteve ,prof.Shala ka lakuriquar tërë piramiden e historiografisë serbe që themelet i ksihte në gënjeshtra, misticizëm dhe romantizëm nacional ku glorifikon të bëmat e popullit serb ndërsa destruon ato shqiptare. Puna e palodhëshme intelektuale, shkencore dhe kombëtare, prof.Xheladin Shalën e bënë ndër emrat e shquar të shkences së historisë shqiptare në përgjithësi e në veçanti asaj kosovare. 

Shkuarja në amshim e Prof.Dr. Xheladin Shalës është një humbje për shkencën, kulturën dhe historinë shqiptare, me gjithatë veprat që la pas janë një thesar që do t’a bëjë të pavdekshëm në mbamendjen tonë kombëtare. 

Tre poezi nga Mimoza Leskaj

0
Mimoza Leskaj
Poezi

Gjëmim!

Dëgjova një melodi si nga anët e mia,
më erdhi për të qarë.
Lotët më rrodhën bosh m’u bë shtëpia,
e shpirti mu drodh i tharë.
Një melodi nga ato që bëjnë të dridhen muret,
e rëndë rënkojnë
Vargjet shpirtit dolën dhe vetë nisën të thuren,
mes heshtjes së tretur,gjëmojnë.
Ohhh…
si rrodhi kështu kjo melodi?
Kërcim mbi vdekjen!
Ja mora valles shtruar,pa matur kohën
Sytë lidhur me një shami gri
Të gjithë e menduan si të vetmen zgjidhje
Skenar i një fundi të hidhur.
Padashur muzika pushoi!
Këmbët vazhduan akoma të kërcejnë
Gjersa në majë të gishtave u prek kufiri
Dhe më tej, humnerë!
Hëm!…
Vdekja u tremb nga një kërcim
Në breg të honit, pikërisht aty
…u hap një derë!

Një çikë Atdhe!

Kur e desha atdhenë, më vranë
Kur ika pas krahëve e lashë,më shanë
U ktheva e desha sërish, madje më shumë
U turrën si ujqërit e ulërinë me zhurmë.
Thanë e ç’nuk thanë të gjorët ata
Zotit kur i’u luta e bëra dhe për ta
Më dhembi,u përlota e zemrën fort e t’kurra
Se u bënë të ligj më shumë se diktatura.
I lashë! I lashë të gjithë të thonë ç’të duan
Me vargjet e mia,di vetëm unë të luaj
Të thurin e ç’thurin si të kenë dëshirë
C’mira është e ligë dhe do vdesë një ditë.
Një copë atdhe është edhe e imja
Aty linda e mësova,ç’ish gëzimi dhe dhimbja
Zhurma që bëni nuk më djeg asgjë
Do qesh sa herë vij, do qaj sa herë e lë!
________________________________________

Mimoza Leskaj

Lindur në Shijak më 17 04 1967
Studimet: 
 Gjimnazi në vendlindjen
Studimet e larta në Universitetin Ekonomik dega Biznes Tiranë
Impenjimet sociale :
Zv.Presidente e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali
Anëtare e Kryesisë së Lidhjes së Mësuesve për gjuhën shqipe në Itali.
Tituj dhe çmime, si dhe pjesëmarrëse në shumë antologji poetike!
Botimet:
Flas me Heshtjen – poezi
Dashuri me ngjyra vjeshte – poezi
Pyeta Retë – poezi
Njëmijë e një trokitje zemre – poezi
Kronikë e një dashurie të përjetshme – Tregime
Katër polet e poezisë – poema- poezi
Me dritën e shpirtit – poezi shqip- rumanisht
Trëndafil i i Mekur – poezi 
Logos Poetik – italisht
Logos Vie – projekt poetik në italisht
Shtegtimi i syve – përmbledhje poetike ndër vite.
Së shpejti cikli me tregime Ngjarje dhe Njerëz!

Papa Pali VI: Testamenti i Gjergj Kastriotit do të jetësohetr, atdheu juaj do të shkëlqej në lavdi

Papa Pali VI

E nëse historia ju ka parë të shtypur e të shpërndarë, mirësia e Zotit ka bërë që ju, me gjithë anëtarët e “gjakut tuaj të shprishur”, me aktivizmin e gjallë të lindur e me njohuritë e fituara, të ktheheni kudo në ndërmjetësues aleancash e bashkëpunimesh.

Do të realizohet kështu testamenti i Skënderbeut e, sërish, do të shkëlqejë në lavdi atdheu juaj, që është kaq i dashur për Ne e që e bekojmë me dashuri atërore”.

Të dashur bijë të Shqipërisë!

Ju urojmë sot në mënyrë të veçantë mirëseardhjen juve, që jeni mbledhur për të kujtuar 500-vjetorin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, hero i kombit tuaj dhe i emrit të krishterë, pranë kësaj Selie Apostolike, që mund ta konsideroni shtëpinë tuaj atërore.

Ju takojmë me shumë kënaqësi: vërtet, e dimë se fryma, më të cilën kremtoni këtë përkujtim, është ajo tradicionale e fisit (racës) tuaj, i cili, përmbi çdo interes, ka vendosur gjithmonë vlerat tradicionale të besës apo të besnikërisë në çdo impenjim, të nderës apo të nderit të vërtetë dhe, të burrnisë apo të tërësisë së virtyteve burrnore.

Heroi Skënderbe ka qenë personifikimi i gjallë i këtyre virtyteve: ai ua ka lënë trashëgim, së bashku me lidhjen me miqtë e lashtë të atdheut tuaj, ndër të cilët rreshtohet me kënaqësi edhe Selia e Shenjtë, sepse u përket atyre, që nuk ju kanë lënë kurrë në baltë.

Këto virtyte, Gjergj Kastrioti i ka lënë amanet të shenjtë në atdhe e, edhe në diasporë e në mërgim.

E nëse historia ju ka parë të shtypur e të shpërndarë, mirësia e Zotit ka bërë që ju, me gjithë anëtarët e “gjakut tuaj të shprishur”, me aktivizmin e gjallë të lindur e me njohuritë e fituara, të ktheheni kudo në ndërmjetësues aleancash e bashkëpunimesh, që shpesh, ju kanë bërë paraprijës të ekumenizmit modern.

Urimi ynë, në këtë rast, për ju e për të gjithë shqiptarët, është që vuajtja të bashkohet gjithmonë me shpirtin tuaj tradicional heroik e, t’ju japë rast e meritë për të shërbyer si element mirëkuptimi e paqeje ndërmjet popujve e gjuhëve të ndryshme.

(Fjalimi i Papës Pali VI, shtegtarëve shqiptarë nga diaspora e atëhershme në botë, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Në Vatikan, ditë e enjte, 25 prill 1968)

Image

Pikturë që ilustron takimin e Skënderbeut me Papen në Vatikan

Bij fort të dashun Shqipëtarë.

Po Ju sjellim juve nji mirëseardhje të veçantë, mbassi qenkeni mbledhun për të kujtuem Pesëqindvjetoren e Gjergjit Kastriot Skanderbegut, fatosit të Kombit t’uej e të Krishtenimit, përanë kësajë Selije Apostullike, të cillën mund e njehni si shtëpinë t’uej.

Na po ju shohim me të kënaqun, sepse e diejmë se shpirti me të cillin ju e kujtoni ketë rasë âsht se asht shpirti i hershëm i fisit t’uej, i cilli gjith here përmi çdo interres ka vum vëlernat e trashigueme të besës, të nderës e të burrnísë.

Të tilla virtyte i ka bam nji me vehten e vet fatosi Skanderbeg, e juve ju a ka lanun trashigim; bashk me lidhëninë e pandame me miqt e vjetër të Atdheut t’uej, ndër të cillët kjo Seli Apostullike gëzohet tue u radhitun, mbassi njehet ndër ata qi gjalën kurr nuk ju a luejtën.

Këto virtyte Gjergj Kastrioti ju i ka lanun amanet në Atdhe, edhe në kurbet e në mergim.

Mirë se historija ju ka pam të shtypum e të shpërndam, por dora e dashun e Perendisë ka bam qi ju e gjith gjaku i juej i shprishur, me gjallni qi keni me të lem, e me të njoftuna të fitueme, u bât urë miqasish e bashkpunimesh, ku keni dalun parardhësit e ekumenizmit modern.

Urimi i ynë në ketë rase, pra, për ju e për gjith Shqipëtarët, asht qi vujtja të bashkohet në ju përherë me shpirtin t’uej heroik qi keni nga të Parët e të ju japë resë të shërbeni porsi element bashkkuptimi e pagje mes fisesh e gjuhësh të çame ndër veti.

Do t’vërtetohet kështu testamendi i Skandërbeyut, e do të shkëlqejë me meritime të reja Atdheu j juej të cillin na e kemi kaq shum për zemër dhe e bekojmë me gjith shpirt.

(Ky është teksti shqip që faqja zyrtare e internetit e Selisë së Shenjtë e sjell si përkthim shqip në atë kohë të tekstit të Papës Palit VI, që edhe sot mund ta gjeni:

https://w2.vatican.va/content/paul-vi/it/speeches/1968/april/documents/hf_p-vi_spe_19680425_eroe-nazioanle-albania.html.). Drita.info

Mimoza Leskaj: Emocionet e një poeti!

0
Mimoza Leskaj
Poezi
Emocionet e një poeti!
Një zemër poeti ngazëllehet si fëmijë,
dhe qesh siç qeshet pranvera.
Shpirti që mban , një pemë me dhjetëra sythë
fort i shtrëngon mos t’ia rrëzojë era.
Një shpirt poeti loton kaq bukur,
dhe jo të gjithë e kuptojnë.
Diku i ndizet malli, si të qe flutur ,
e nis të fluturojë.
Unë sot bisedova pak me një poet
sa gjëra mësova prej tij
Pashë lotët që rridhnin të sinqertë
i ndjeva sikur të qenë lotët e mi.
S’ka më të bukur se lotë poeti…

Dronët kamikaz në luftën e Ukrainës kundër agresionit rus 

Gjergj – Skender Jashari

Pasiqë Rusia kishte bërë përpjekje në fazën e parë, që nga 24 shkurt deri 7 prill 2022, që në frontin verior të shënjestronte Kievin, paralelisht edhe me shigjetën e sulmit në Ukrainën Lindore në Luhansk dhe Donbas.1 Duke qenë se dështoi, duket që u bë shkak, që të fillonte fazën e dytë, në Ukrainën juglindore, më 8 prill 2022, Rusia njoftoi për dislokimin e trupave të saj nga veriu i Ukrainës, që kjo ofenziv filloi nga 17 prill, e që edhe në këtë drejtim avansimi i forcave ruse, ishte shumë i vogël. 

Duke qenë se terreni gjeografik i Ukrainës Veriore, për dallim nga ai lindor, është më malor, me drunjë etj, është më i përshtatshëm për luftë guerile, rrjedhimisht për këtë qëllim janë më efikase armët si Javelinët, NLAW-ët. Kurse me fillimin e ofenzivës ruse, kundër Ukrainës lindore, gjatë muajit prill 2002, kuptohej që ishte e nevojshme edhe për armë të tjera që do jenë të përshtatshme për luftë guerile dhe të kombinuar për terrenin e rrafshët. Kjo u theksi sidomos më 26 prill 2022, në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani, që u mblodhën më shumë se 40 vende, për të shqyrtuar se çfarë tipe armësh nevoiten për ta furnizu Ukrainën, shkaku i fillimit të ofenzivës në Ukrainën lindore, që shprehej nevoja për armë me rreze të gjatë veprimi.2 

Me qëllim të parandalimit të agresionit rus kundër Ukrainës, që në janar 2022,  SHBA aprovoi dhënijen e ndihmave edhe nga aleatët e NATO-s, që t’i dhurojnë Ukrainës raketa antitank dhe armë të tjera prodhim amerikan,3 sidomos nga vendet Baltike që t’ia transferojnë Ukrainës,4 e që ndihma e parë ishte 90 ton të armëve vdekjeprurëse të SHBA-së më 22 janar 2022,5 ku pos tjerash përfshiheshin edhe raketat Javelin.6 SHBA si kontributori më i madh dhe më shumë se 14 vende të tjera i autorizoi që të ndihmonin Ukrainën, derisa së paku 30 vende e ndihmuan Ukrainën me asistencë ushtarake.7 Më 16 mars 2022, Shtëpia e Bardhë, njoftoi për ndihmën e radhës për Ukrainën, në vlerë 800 milion dollarë, ku përfshihen pos 800 sisteme raketore antiajrore Stinger, 2000 Javelin, 1000 armë të lehta antitank dhe 6000 sisteme antiblind AT-4, 100 sisteme ajrore taktike papilot, edhe 5 helikoptera Mi-17 etj.8  Më 14 prill 2022, SHBA sërish dërgon asistencë ushtarake, mes tyre edhe: mbi 1400 sisteme raketore antiajrore Stinger, mbi 5.500 sisteme anti-tank Javelin, mbi 14.000 armë të tjera antitank, mbi 700 Sisteme ajrore taktike papilot Switchblade, 18 Howitzer me 40.000 predha, 16 helikopter Mi-17 etj.9 Kurse më 21 prill 2022, sërish SHBA ofron edhe 800 milion dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, mes tyre: 72 Hovitzer 155mm me 144.000 predha së bashku me 72 makina për tërheqje të Hovitzervë 155mm, më shumë se 121 Sisteme Ajrore taktike papilot Phoenix Ghost etj.10 SHBA kishte kërkuar nga vendet aleate të NATO-s, që makineritë ushtarake të modeleve sovjetike, përfshirë tanket, makineritë e tjera të blinduara, të dërgoheshin për në Ukrainë, e që këtë e bënë: Polonia( tanket T-72), Bullgaria, Rumania, Sllovenia, Republika Çeke dërgoi tanke T-72 dhe BVP-1, Belgjika, Norvegjia, Kanadaja, Australia etj. Derisa Gjermania dërgoi edhe tanke kundërajrore Gepard etj.  

Dornët kamikaz 

Dronët kamikaz,11 ndryshe të njohur edhe si dronë vetëvrasës,12 apo edhe me emërtime të tjera, janë armë të kategorisë që “sjellen” rreth objektivit për një kohë dhe pastaj  sulmojnë shënjestrën e lokalizuar.13 Këto janë gërshetim i karakteristikave të raketave lundëruese dhe fluturakeve papilot,14 por që dallojnë nga raketat lundëruese sepse këta “lundërojnë” për kohë shumë më të gjatë rreth hapësirës së sipërfaqës së shënjestrës dhe se dallojnë nga fluturaket papilot se këto janë njëpërdorimshe, që janë të mbushura me kokën luftarake, për ta shkatërruar objektivin, derisa fluturaket papilot shkrepin raketa, lëshojnë bomba. 

Shkurtimisht, këta dronë, janë arma më e përkryer ekzistuese për luftë kundër blindave dhe jovetëm, për distanca më të mëdha, ku terreni është më i rrafshët dhe përdorimi i armëve antitank nga distancat e afërta është më i rrezikshëm. Derisa artileria dhe armët e rënda pa predha që dirigjohen, nuk kanë saktësi për goditje të caqeve të tilla, në krahasim me saktësinë tepër të lartë të dronëve kamikaz. 

Pa aspak ngurrim mund të thuhet, që dronët kamikaz, janë shumëherë më efikas sesa raketat Javelin, NLAW dhe çdo armë tjetër antitank, edhe për arsyet: pesha e kokës luftarake, gjatësia e kohës së fluturimit dhe distanca si dhe saktësia, por edhe platforma e lëshimit dhe përdorimit të tyre. Pra koka luftarake e dronit kamikaz, është shumë më e madhe sesa e raktave Javelin, NLAW etj, që do thotë ka forcë shkatërruese më të madhe. Gjatësia e kohës së fluturimit të dronit llogaritet prej 15 deri 40 minuta, me qëllim për të arritur distanca më të mëdha, për të përzgjedh objektivin gjatë kësaj kohe derisa ka saktësi më të madhe të goditjes.  Derisa rëndësi ka se këta dronë lëshohen nga platforma të vogla, madje edhe nga këmbësoria. 

Deri tash, janë zhvilluar në disa vende, dronë të ndryshëm kamikaz, si: në Armëni( HRESH, BEEB 1800),15 Republika e Nagorni-Karabakh-ut,16 Azerbejxhani( IAI Harpy, IAI Harop, Orbiter 1K, STM Kargu),17 Kina( IAI Harpy, CH-901, ËS-43, ASN-301),18 India( IAI Harpy, IAI Harop),19 Irani( HESA Ababil, Qasef-1, Raad 85 etj),20 Kazakistani,21 Polonia( WB Electronics Warmate),22 Rusia( Kyb, Lancet),23 Korea e Jugut( Devil Killer, IAI HArpy),24 Tajvani( NCSIST Chien Hsiang, NXSIST Fire Cardinal),25 Turqia( STM Kargu, STM Alpagu, IAI Harpy),26 SHBA-të( AeroVironment Switchblade, Raytheon Coyoyte), Uzbekistani,27 Jemeni( Qasef-1).28 Kurse Izraeli ka zhvilluar numrin më të madh të tyre : IAI Harpy, IAI Harop, IAI Green Dragon, IAI Rotem L, Aeronautics Defense Orbiter, Delilah, Sky Striker.29 

Në Ukrainë nga SHBA, janë dërguar disa tipe dronësh, përfshirë edhe: Phoenix Ghost, që janë të ngjajshëm Switchblade por të zhvilluar enkas për Ukrainë,30 e që së paku 121 copë të tilla janë dorëzuar për forcat e Ukrainës.31 Derisa SHBA, kishte furnizuar edhe me dronë Switchblade, por nuk specifikohet se me çfarë tipesh, edhe pse janë të njofura vetëm dy tipe Switchblade 300 dhe 600. 32 Mirëpo është bërë e ditur më pas, që në këtë ndihmë përfshihen edhe Switchblade 600.33 Deri më tash SHBA i ka dhuruar Ukrainës rreth 400 dronë kamikaz “Switchblade”,34 gjegjësisht një herë 100 të tillë35 dhe herën tjetër 300 të tjerë.36 

SHBA i kishte premtuar Ukrainës, Switchblade 600, sidomos kur nevojat e Ukrainës për to ishte disa qindëra, për t’iu kundërvënë raketalëshuesëve rus, në Kharkiv, Odesa, Mariopol, e që përmes tyre do shkatërrohej ofenziva ruse. Por edhe për goditjen e rrjeteve të furnizimit, shtabeve ushtarake, sistemeve të mbrojtjes ajrore, anijeve në Detin e Zi dhe Azov, por edhe për goditjen e caqeve në territorin rus, si ajroporteve, infrastrukturës kritike, industrisë së armëve, shënjestrave tjera me vlerë të lartë ushtarake, deri në largësi 1.000 km. Madje theksohej nevoja që Ukraina të aftësohej në prodhimin e dronëve vetëvrasës, me qëllim të kostos më të ultë dhe për nevoja të saj më afatgjate.37 Dronët vetëvrasës të dhuruar për Huthi nga Irani, që janë përdorë kundër Arabisë Saudite, në mars 2021,  kanë qenë shumë efikas.38 

 Switchblade 300, mund të fluturojnë për 15 minuta, deri 10 kilometra,39 me peshë 2.7kg, mund të përdoret nga një ushtar, fluturon me shpejtësi deri 157km/h, koka luftarake është me mbushje ekuivalente me një granatë 40mm. 

Switchblade 600, mund të fluturojë mbi 40 minuta, të shkatërroj objektiva më të fortë dhe në distanca më të mëdha.40 Municioni peshon 23 kg,  mund të fluturoj deri në maksimumi 80 km, me shpejtësi deri 185km/h,41 e që mund të lëshohen nga këmbësoria, nga makinat dhe nga ajri.42 Në krahasim me raketat Javelin, ky dron mund të godas në distanca shumë më të mëdha.43 

 Më:06.05.2022 

Skender Jasharii burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

Shën Gjergji, ishte dhe mbetët shënjti mbrojtës i shqiptarëve

Ndoc Bushgjoka, Tropojë
* Gjergj Kastrioti, Shënjti mbrojtes i shqiptarëve
Dikur, në kohët e qetësisë, ishte një burrë, punetor, bujk i mirë e shpianik.
Pranvera mori me mot te lig, bore e ngrica.
Pranverë e idhtë. Toka mbeti pa u punue ne kohe, dhe bagetia pa ushqim.
Bujku yne ngrihej ne cdo agim dhe dilte perjasha te shihte mos ka ndrrue koha. Por, cdo dite i ftohti e ngricat vazhdonin. Ishte fund prilli e fillim maji.
Edhe në ag të asaj dite, ai doli dhe pa kohen. Nje hije e rande i ra ne fytyre teksa pa se prapë koha s’po ndryshonte. E ashtu ra ne mendime te thella,.
Papritë, e pa kujtue, para ju shfaq nje burre i cuditshem, shulak i gjatë, me sytë e prishun, i cili e pyeti:
– Pse je i merzitun keshtu ?
– Eh, u pergjigj, – si mos me u merzite. – Toke mbete pa punue, e bagetia pa ushqim. Pranvera po vonohet.
– S’ka pranvere sivjet, – i tha ai tjetri.
Nje dridhme e pershkoi si vetima, bujkun. Sic ishte zakoni atekohe, ai nuk u pergjigj menjehere. E shikoi me perqendrim të panjohunin, pastaj i tha;
– Jo, more lum zotnia. Nuk ban vaki mos me ardhe pranvera. Vonon ndoshta, por nuk rri pa ardhe.
– Jo pra , – i tha ai tjetri me nje ckermitje djallezore, – s’ka pranvere. E kam ndalë unë pranveren.
Shqiptari yne e kqyri edhe i herë, e vetmeveti tha “ky tek asht i pafeu”. Gjaku i gurgulloi ne zemer, si uji i kronit te malit. Një vranësinë ja pershkoi fytyren si ajo reja e verit me duhi kur zbret shpatit n’bjeshkë. Zemerimi i vloi, por e mbajti veten.
– Po Shën Gjergjin, a mundesh me e ndalë, – e pyeti tuj e kundrue pa i luejtë syni e asnje muskul i fytyres.
Djalli u dridh si me i pase hedhe prush ne fytyre.
– Jo. Atë nuk mundem me e ndale, – mërmëriti qenerisht.
– Atehere , mos te qofsha falë, – foli me kryet lart bujku. – Na e sjell Shën Gjergji pranveren.
E prandaj qysh ne koherat e pashkrueme ka mbete fjala :
Shën Gjergji plak
E qet verën me dajak.
Siç shënon studiuesi ynë martir Aristidh Kola, me lindjen e besimit të ri kristian, edhe Apolloni u be Shën Gjergj.
Apolloni lajmëtari i dritës, i Diellit dhe Zeusit, mëkëmbës i Tij në tokën pellazgjike.
Prandaj Shen Gjergji ishte dhe mbeti shenjti mbrojtes i shqiptareve. Emri Gjergj ishte kudo i dashur ndër shqiptarët.
Për këtë adhurim Gjon Kastrioti e pagëzoi djalin e tij me emrin Gjergj.
Provania e lartësoi Kryeheroin tone Gjergj Kastrioti si akënd mbi trojet arberore dhe me gjërë.
Dita e Shën Gjergjit gabimisht shënohet si datëlindja e Kryeheroit tone Gjergj Kastrioti.
Ne do ishim të lumtur të dinim vitin e lindjes së Heroit tonë Kombëtar.
Fan Noli, studiuesi me i perkushtuar rreth historise se Skenderbeut, ne asnje nga veprat e tij nuk shenon nje datelindje te sakte të Skënderbeut.
Sepse askush nuk e di se kur lindi. Saktesisht nuk dihet as viti, jo me data e dita.
Studiuesi yne i shquar, pas shume viteve hulumtimi dhe analize, konkludon se Skenderbeu ka lindur rreth vitit 1400. Mbase nje ose dy vite me heret, por jo më pas. Dhe se ishte rreth 68 vjeç, ndoshta më shumë kur fluturoi ne ameshim.
Po a ka lidhje Gjergj Kastrioti me festen e Shen Gjergjit.
Patjeter qe ka.
Sepse Shen Gjergji ishte shenjti mbrojtes i shqiptareve. Stergjyshërit e Gjergj Kastriotit e kishin festuar Shen Gjergjit dhe percjelle me nderim brezave te mevonshem. si te gjithe shqipetaret.,
Sepse Kruja kishte simbol te saj Kishen e Shen Gjergjit. Kumbona e Kishes se Shen Gjergjit ne Kruje, kur binte degjohej ne te gjithe Arbënine.
Jane keto, qe Shen Gjergji, me gjithe presionin e madh te pushtuesit turk, që nga nderrimi i fesë, nderrimi edhe i popullsive ne rajonet fushore -kodrinore, per te fshire kujtesen historike, u ruajt.
Përseri, edhe sot, jemi me shpresë, se Shen Gjergji do i shpërndajë retë e zeza, do të zbojë qoftëlargun nga trojet arbërore, dhe Dielli Pellazg do të ndrijë me gjithë bukurinë e madhështinë e tij.
Shën Gjergji është e do jetë Shënjti mbrojtes i shqiptareve.

Në nderim të Profesor Fehmi Aganit, me rastin e përvjetorit të vrasjes

Nga dosja profesionale e shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi
NË NDRIM TË PROFESOR FEHMI AGANIT me rastin e përvjetorit të vrasjes
Na bashkoi ideali për liri, demokraci dhe barazi në rrethanat kur brezi ynë u ngarkua me përgjegjësinë historike që lëvizja kombëtare të vendoset në binarët e pakthyeshëm të shtetndërtimit…
Kan være et bilde av 3 personer

Dita e Shën Gjergjit në Preshevë

Krroi i Keq tek Mëhalla e Derrajve të Preshevës

Prof. Xhemaledin Salihu, Preshevë

Hyrje

Festimi i Ditës së Shën Gjergjit në Preshevë dhe gjetiu, tek shqiptarët ndodhi dy ditë, fillon në mbrëmje, më 5 maj dhe gjithë ditën, më 6 maj.
Dita e Shën Gjergjit, sipas kalendarit gregorina festohet më 6 maj,ndërsa sipas kalendarit Julian festohet më 23 prill.
Dita e Shën Gjergjit është festë tradicionale e shqiptarëve nëpër të gjitha viset etnike, e cila është përcjellur brez pas brezi, duke i ruajtur ritet dhe ceremonitë që ndodhin këtë ditë.
Shqiptarët e Preshevës, pos festave kombëtare, shtetërore, fetare, kanë dhe kremtojnë edhe festa tradicionale siç janë: Shën Mitri, Shën Gjergji, Dita e Verës, Dita e Shën Markut, Dita e Aligjynit, Dita e Shën Mitrit.
Pos Shqiptarëve, Festën e Shën Gjergjit e kremtojnë edhe shumë popuj në Ballkan, serbët, romët deri vonë, turqit, e tjerë. Festohet edhe në Turqi, e shumë vende të tjera.
Ditën e Shën Gjergjit , gjatë historisë deshtën ta përvetësojnë klerikët e krishterë, të cilët me rastin e kësaj dite përdorën kryqin, për ta bë simbol të Ditës së Shën Gjergjit. Mirëpo edhepse deshtën t’i japin karakter fetar, prap se prap kjo festë mbeti festë pagane, e lindur dhe e lashtë sa vet lashtësia ilire e shqiptarëve.
Pra, Festa e Shën Gjergjit mbeti pagane, pa ngjyrime fetare, festë tradicionale edhe e shqiptarëve, jo vetëm e romëve, siç dojnë ta paraqesin disa klerikë radikalë islamë. Pra, festa e Shën Gjergjit tradicionale e pagane, para krishtere dhe para islame i tejkaloi ndikimet fetare, ideologjike.Kjo Ditë i përballoi shumë furtunave pushtuese, të cilat me vete donin të ndikonin edhe në ritet dhe ceremonitë të kësaj feste, duke i dhënë dhe dëshiruar që secili pushtues t’ia jap ngjyrimet e veta.
Kështu pushtuesit edhepse shkatërronin, eliminonin dhe zhduknin traditën tonë popullore dhe në vend të saj bënin shtrirjen e traditës së vet popullore, prap se prap mbeti Dita e Shën Gjergjit, festë tradicionale e Shqiptarëve, me ritet dhe ceremonite deri në mbarim të shekullit XX.
Dita e Shën Gjergjit se nuk ka karakter fetar, shihet nga origjina e emrit: fjala Gjergj rrjedh nga greqishtja e vjetër që do të thotë bujk. Pra festa e Shën Gjergjit ka të bëjë me kultin e pjellorisë dhe të bujqësisë, që do të thotë se ritet e kësaj feste kanë të bëjnë me blegtorinë, bimësinë dhe mirëqenien e njeriut që vjen nga to.
Në Preshevë, më tepër festohen ritet që kanë të bëjnë me mirëqenien, jetën, shëndetin, dashurinë e njeriut dhe të rinjve, e më pak ritet që kanë të bëjnë me blegtorinë.
Prof. dr. Vebi Bexheti, shkruan:
„Festa e Shën Gjergjit festohet në të gjitha vendet dhe krahinat shqiptare, nga Shqipëria veriore, e mesme, ajo jugore e Çamëria, Arbëreshët e Italisë, Kosova, Ulqini, Presheva e Maqedonia. Vet historiku i kësaj feste, karakteri pagan i saj, shtrirja gjeografike dhe mbi të gjitha mënyra e festimit nga shqiptarëte cilës do anë qofshin ata, sot nuk i jep të drejtë askujt ta nënçmojë këtë festë, ta konsiderpjë si të huajën, madje edhe si anti islame. Nëse disa kombe, këtë festë e shohin nëpërmjet prizmit fetar të krishterë, gjë që dëshmohet edhe me përdorimin e kryqit që i zëvendësoi elementet pagane, apo si festë që sjell verën që i jep fund acarit dhe vuajtjes së anëtarëve të familjes gjatë kohës së dimrit, për shqiptarët me më shumë besime fetare, e ruajti karakterin pagan duke gjetur edhe shtrirje tjera me vlera të mëdha etnokulturore, për të treguar kështu lashtrësinë e vet në këto troje dhe ruajtjen e vlerave shpirtërore e materiale si pjesë e rëndësishme e etnokulturës shqiptare. Ashti siç nuk pati sukses kleri i krishterë për ta zhdukur karakterin pagan të Shën Gjergjit, ashtu nuk do të ketë sukses edhe ai ekstrem islam në tendencën e margjinalizimit të kësaj vlere që në botën shqiptare emërtohet me emrin e bukur dhe të pastërt shqip-Shën Gjergj.
Kjo festë aq e dashur për shqiptarët dhe me rrënjë të lashtësinë e vet kombit, tanimë është e pranishme në këngën popullore, në mitologjinë tonë dhe në kujtesën e të rinjve, sepse Shën Gjergji tek shqiptarët, përveç karakterit ritual, përtërirjes së natyrës, atij praktik të prodhimtarisë dhe atij kalendarik, fitoi edhe karakterin e festës së të rinjve, u bë pjesë e jetës së tyre.“
Poashtu, Për Ditën e Shën Gjergjit, shkruan Prof.dr. .Mustafa Ibrahimi:
„Shën Gjergji është kufiri kohor ndërmjet dimrit dhe verës. Është e kremte me rite të thuash krejt pagane. Sipas kalendarit julian bie më 23 prill, ndërsa sipas kalendarit gregorian më 6 maj. Emri Gjergj rrjedh nga greqishtja e vjetër që do të thotë bujk. Pra, në origjinë kjo festë ka të bëjë me kultin e pjellorisë e të prodhimtarisë bujqësore, porse festa për nder të Shën Gjergjit është më pak e njohur në kohën tonë.“

Dita e Shën Gjergjit në Preshevë e gjetiu

Ditën e Shën Gjergjit, më 5 maj, pas dite dhe më 6 maj, Ditën e Shën Gjergjit, djemtë dhe vajzat shkonin për t’i kryer disa rite dhe ceremoni tek Kroi i Keq.

Kroi i Keq /Çezmë sot-autori/ gjendet te Mëhalla e Derrajve, te Vreshtat e Preshevës, te Furrat e Qyreçit, në veri të qytetit. Kroi i Keq është i njohur shumë dhe i popullarizuar, sepse më 6 maj, Ditën e Shën Gjergjit , për çdo vit, populli, sidomos vajzat e gratë shkojnë për të kërkuar shëndet, duke i lajtë sytë me ujë Kroi dhe duke i mbushur enët e ndryshme për në shtëpi, ku i stërpikin anëtarët e familjes. Poashtu vajzat e reja, aty shkojnë për të kërkuar njohje dhe dashuri. Kohëve të fundit, Kroi i Keq më shumë vizitohet nga Romët, të cilët atë ditë e kanë festë të tyre, edhepse nuk qëndron ky mendim, ka literaturë të bollshme se Shën Gjergjin e festojnë edhe Shqiptarët dhe popuj të tjerë.
Ditën e Luleve, pra më 5 maj të rinjtë, vajzat dhe djemtë shkonin te Kroi i Keq, mblidhnin degë pemësh, sidomos shelgjeve dhe me këto i stolisnin derën e shtëpive, dritaret e shtëpive si dhe mbushnin ujë të Kroit të Keq që ishte i shëndetshëm, i mirë për pije, por më shumë përdorej për Ditën e Shën Gjergjit, në mëngjes kur nënat i lajshin fëmijët me këtë ujë për shëndet, duke i qitur edhe lule e degë të pemëve.
Nënat shqiptare ngriteshin herët në mëngjes, e fshinin shtëpinë, oborrin e saj dhe merrnin hithe me të cilët i ngritnin fëmijët herët që të mos bëhen dembela, por të zgjohen herët dhe të bëhën të zot.Për fëmijët që ngriteshin vonë i quanin gjumasha, dembela.
Poashtu nënat shqiptare te Kroi i Keq mblidhnin kungull të egër, të cilin e bënin qafore dhe ia venin fëmijëve që mos t’i marrë mësyshi dhe syri i keq. Kjo sidomos vlente për nënat që kishin vetëm nga një djalë hasreti.
Kroi i Keq, ku shkonin për Ditën e Shën Gjergjit, është vend ku lirshëm u jepet mundësia si djemëve dhe vajzave të takohen e të shikojnë njëri-tjetrin nga afër. Këtë afërsi kurrë nuk e kanë pasur dhe këtë takim si mundësi nuk e patën thuajse një vit në vendbanim, por këtë ua mundësoi Kroi i Keq, ku në këto takime njihen, dashurohen, ndodhin edhe fejesa e martesa të rinjve.
Ditën e Shën Gjergjit të rinjtë, sidomos djemtë venin litarë në pemë, në Preshevë në mana, i cili është i fortë, për ta mbajtur luhatjen e të rinjve në luhaja dhe garonin se cili prej tyre qëndronte më shumë në luhajë dhe cili më shumë i jepte luhajës.
Në Ditën e Shën Gjergjit, nëpër shtëpia gratë, zonjat e shtëpisë ngriheshin herët i bënin punët e shtëpisë dhe fillonin gatimin e flijave, që ishte një traditë e hershme, por edhe e sotme ndër shqiptarët.
Në Ditën e Shëngjergjit nënat i lanin fëmijët me ujë të Kroit nën trandofile apo karanfile, për t’i ardhur fëmijëve aromë trandafili e karanfili.
Gjatë Festës së Shën Gjergjit ndodhin rituale që lidhen me shëndetin, me punën, me përtacinë, shërimin e sëmundjeve, me fatin, me bukurinë, me dashurinë e tjerë.
Romët e Preshevës festonin Ditën e Shën Gjergjit deri vitet e 70-ta, ndoshta edhe më vonë në shekullin XX, kur në mënyrë të organizuar, thuajse familjarisht, sidomos vajzat dhe djemtë shkonin te Kroi i Keq, më 5 maj dhe mblidhnin lule, degë të shelgjeve, me të cilat i zbukuronin dyert, dritaret e shtëpive, ndërsa të nesërmen me këngë e valle e festonin Ditën e Shën Gjergjit. Në këto manifestime shkonin edhe ne të rinjtë shqiptarë, për të shikuar gazmendin e tyre.
Shqiptarët e Preshevës më herët e braktisën festimin e Ditës së Shëngjergjit dhe ritet gjatë kësaj feste, edhepse aty-këtu disa familje shqiptare festonin, apo me thënë më saktë gjatë Ditës së Shën Gjergjit i kryenin vetëm disa rite të Festës së Shën Gjergjit.
Këngët e poshtëshënuara pasqyrojnë një realitet dhe ritet e ceremonitë e ndodhura gjatë Ditës së Shën Gjergjit që i praktikonin të rinjtë /djemtë dhe vajzat/ e Preshevës.

KËNGËT E SHËN GJERGJIT
(Lirika të shkurtëra)

Rri or t’pi sonte jasht
Syni keq mos të paftë
Se të ruan shelnja ty
Mushesh nesër me bylmet
T’lyen e xhizë për lezet
Nana pite neve na qet.

***
Kungulli egër prehet mirë
Për fëmitë me dëshirë
Prehet në qesme shumë
Vihet në pej t’kuq e t’bardhë
Për Shingjergj që ka ardhë
Krejt fëmijët t’ken’ shnet
Për motmot pa sy të keq.

***
O mulli, o mulli
Solle uji nga jazi ti
E shumë pika i tubojmë
Ftyrën ton’ta bekojmë
Edhe larukes t’ia kërkojmë
Me do krunde ta ushqejmë
Për bylmet ta ushqejmë
Ton’ ni vjet të kemi bylmet
Kurr sofra shpazt mos t’jet.

***
Peni i kuq e peni bardh
Te murrizi a te dardha
Le ta lidhin fëmija
Që të ket gaz shtëpia.

***
Gjethi i trëndafillit
Era e karajfilit
Pak bari Shëngjergji
Pak lvozhga t’vesë kuqe
Të lahet secili fëmij’
Se Shëngjergji na erdhi
Ta ham ne t’shishmen fli.

***
Petlla petlla, renda renda
Mua flijën ma ka anda
Paçim gjithë ne bylmet
Pak ma tepër se vjet
Na u shtoftë bereqeti
Hambarin plot drith
Në fllanik bylmetin
Secila sh’pi pastë lumtuni
Kurr mos e marrtë uria
Paçin shnet edhe argatia.

***
Galë, oj e zeza galë
Ti në Shëngjergj ke dal
Të pret bari në livadh
Edhe t’pini ma i madh
Mbushe tpinin ti me tamël
Gëzoj fëmit’ edhe nanën.

***
N’Krue t’ Keq në i lanë syt’
S’ka me të zanë kurr mësyshi,
Kështu kanë thanë edhe vjet
Kështu dhe tash e përsëriti

***
Shumë lutje tek ti bahen
Çikat fatin kërkojnë tek ti
Lajnë sytë, pijnë ujë
Që të kenë fat e lumtuni.
Kroni i Kqe o kroni i Keq
Pranoj lutjet sikur vjet…

Këto këngë i mblodhi dhe i shënoi Jonuz Fetahaj gjatë viteve 1967-68, atëherë student i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë, ndërsa këngët i kënduan grupet e vajzave nga Rahovica e Rainca e Preshevës dhe Letovica e Bujanocit.
Jonuzi pos këngëve që m’i përcolli, ai më shkroi edhe disa rreshta për Festën e Shën Gjergjit
“Shëngjergji si festë pagane ka pasur për qëllim të kremtohet, sepse që nga kjo ditë (6 maj) veç çdo gjë i takon stinës së pranverës së plotë me ndjellamirësinë që të mbillet gjithçka dhe të lutet për bereqetin dhe gjitha të mira që i sjell jeta rurale.
Kungulli i egër, peni i bardhë dhe i kuq, bërja e qaforeve të vajzave dhe fëmijëve të vegjël ka për qëllim shëndetmirësinë e tyre. Pastaj, larja me ujë të vakët dhe me gjethe pemës dhe lulesh, me gëzhoja të kuqe të ruajtura nga festa e Pashkëve e që nënat na i ruanin me xhelozi për të na i derdhë në kusi uji, dhe prekja e trupit, gjymtyrëve të këmbëve dhe duarve me nga një fije hithi që të djeg pak, ka pasur për qëllim që shëndeti të jetë për tërë vitin i mirë…
Shqiptarët e Preshevës nëpër shtëpia bënin flija, pite, por nuk therrnin qingja, që ishte rit i Ditës së Shën Gjergjit vetëm për Romët e Preshevës.”

Mantifalli në Preshevë e gjetiu

Për këtë rit të Festës së Shën Gjergjit mësova nga biseda që pata me Mersine Ethemi-Veliun e Mëhallës së Kamberëve.
Ajo më informoi se Ditën e Luleve, më 5 maj vajzat shkonin te Kroi i Keq, mblidhnin lule dhe mbushnin ujë, të cilat lulet si tufë i futnin në qypin që e zgjidhnin vajzat e Mëhallës. Vajzat, Qypin e mbushnin me ujë dhe i qitnin pos luleve edhe unazat, hallkat, vothët, zinxhirët. Pastaj e mbulonin me shami dhe kështu e lenin deri në mëngjes. Në ndërkohë fillonin të këndonin e luanin valle e të festonin këtë ditë. Të nesërmen kur prap mblidheshin vajzat e Mëhallës dhe fillonin t’i nxjerrnin sendet e qitura dhe kuroret e luleve nga qypi. Ato, vajzat , secila prej tyre e njihte tufën e luleve, nëpërmjet të të cilave shikonin fatin e vet. Secila Mëhallë organizonte vajzat, djemtë, të rinjët për t’i nderuar ritet e kësaj feste.
Poashtu vajzat natën kur binin në gjumë, ndër jastuk venin fije prazi/puri/ dhe nesër kur zgjoheshin nga gjumi nëse kishte ndonjë ndryshim në fijet e prazit, ateherë vajzat pritnin fatin e tyre, fejesën apo martesën.
Bashkëbiseduesja e jonë, Mirsine Veliu, amvise në moshë, më informoi se këtë ceremoni me qyp, të mbushur me ujë dhe lule e quanin Mantifall.
Duke hulumtuar literaturën për Shën Gjergjin hasa se këtë rit e ka trajtuar edhe Momçillo Zlatanoviqi. Ai këtë rit e quan Manatafa e Shën Gjergjit.
„Për çdo vjet, Turqit festojnë HIDIRELLEZ, e cila është simbol e gjelbërimit, mugullimit të natyrës.
Etnologu turk shumë i njohur Gokbilgin thotë: Festimi i Hiderellez-it është e përhapur në të gjitha vendet e Anadollisë, Altajës, Krimesë, Azerbejxhanit, dhe tek turqit e Ballkanit. Ceremonia që festohet në Turqi në kopshtije quhet me emra të ndryshëm: martaval, mantifar e tjerë. Kremtohet në Azinë e vogël dhe në Ballkan dhe këndohen mani, këngë që sipas rregullit kanë vetëm katër vargje. Pra kryesisht këndohen këngë me motive të dashurisë.Ndërsa në faqen 24, vazhdon:
„Në Vranjë është quajtur mantafa, për të cilën këndoi edhe shkrimtari i njohur Bora Stankoviqi, në veprën e tij „Shën Gjergji“. Thuhet se lulet i përzinë dhe i vejnë në qyp, në të cilin ka ujë, qypin e mbulojne më shami dhe i lidhin me pe, skajet i mbyllin me çelës përmbi kryetë të ndonjë vajze të pamartuar, për t’ia mbyllur thashethnietë e dushmanëve dhe se do të fejojet dhe martohet shpejtë. Dikush që dinë ndonjë poezi mantafa e këndon, ndërsa vajzat një nga një fusin dorën për të nxjerrë lulet e fatit. Kur nxirren tufat e luleve, e zgjidhin kurorën, që simbolizon zgjidhjen e fatit.
Vranjanët thojnë se mantafa ka ndodhur në fund të shek.XIX dhe fillim të shek XX edhe ate në mëngjesin e Ditës së Shën Gjergjit.“
Mantafa është kultivuar në Vranjën e vjetër, diku deri kah vitet e 50-ta.

Preshevarët për Ditën e Shën Gjergjit

Plaka 97 vjeçare Lutfije Jusufi-Kamberi /1918-2015/ e Mëhallës së Sheh-Halilëve të Preshevës. Lindi më vitin 1918, e kreu shkollën fillore në gjuhën serbe dhe është një ndër më të shkolluarët e kohës së vet. Edhepse e plakë, fol rrjedhshëm gjuhën shqipe, gjuhën serbe dhe turqishten.Plakën Lutfije Jusufi e vizituam në familje më 7 qershor të vitit 2014 dhe me këtë rast bëmë një bisedë lidhur me Preshevën, historinë, të kaluarën.Ajo ka kujtesën shumë të zhvilluar, mban në mend dhe ka memorie të fortë.Në prani timen dhe të familjarëve recitonte vjersha, të mësuara në shkollë në gjuhën serbe e shqipe.
Për Ditën e Shëngjergjit thotë se Gugutkat këndonin me sabah, ndërsa na i jepnim fëmijëve sheqerka për jetë më të ëmbël.Fëmijëve ia lajshim sytë me ujë të Kroit të Keq, shpesh ia vejshim nga një pe për mësysh, atë ditë bajshim flija. Fëmijëve i vejshim rruza nga kungulli i egër për shëndet. Bile na vërtetonte se ajo të gjitha këto veprime i kryente Ditën e Shëngjergjit edhe te fëmijët e vet.Kështu thotë plaka Lutfije, djalit të madh ia lajsha sytë e këmbët dhe e ngritsha herët me hitha deri sa u martua. Pastaj na tha se djali e mëshelte derën dhe më nuk lejonte.
Këtë përvojë dhe këto të thëna më herët m’i kishte treguar nëna ime e ndjerë, e cila po të njëjtat veprime i kryente në mua,sigurisht shumica e nënave kështu vepronin me fëmijët e tyre, për t’i ruajtur nga syri i keq dhe të këqijat të tjera. Nënat plaka në Preshevë e gjetiu, të gjitha i përjetuan dhe i dijnë shumë mirë këto. Ata që nuk besojnë, le t’i pyesin gjyshet e veta.
Për ritet e Ditës së Shën Gjergjit shkruan edhe Metush Berisha:
„Në Malësi, ditën e parë të lërimit të arës, për dreka gatuhej krelanë, për Shëgjergj fli, ndërsa për kohën e kositjeve therrej qingji.“ Vazhdon më tutje dhe shkruan:
„Ditës së Shëngjergjit i kushtohej rëndësi e veçantë. Këtë ditë fshatarët zgjoheshin herët në mëngjes. Garonin se kush do të zgjohet i pari nga fqinjtë, ndërsa fëmijët herët para lindjes së diellit laheshin me ujë, në të cilin më parë hudheshin gjethe hithi dhe kungull të egër, sepse besohej se kështu ata do të kenë shëndet edhe stërkatja e njerëzve dhe çdo gjëje në shtëpi, duke përfshirë këtu edhe shtallën ku mbaheshin bagëtit.“
Për Shën Gjergjin shkruan edhe Sami Qerimi:
„Është edhe Kroni i Keq, te vreshtat në verilindje të Preshevës. Te Kroni i Keq, një ditë para Shën Gjergjit ushtrohej një lloj riti pagan me besim në hyjni të ujit të atij kroni që ishte i shëndetshëm për fëmijë dhe të rritur. Në vigjile të festës së Kryemotmotit, pjesa dërmuese e shqiptarëve myslimanë e të krishterë, e sidomos romët kanë ushtruar këto rite, ku gratë, vajzat, fëmijët dhe burrat e sidomos rinia ngjiteshin shpatit dhe shkonin te Kroni i Keq. Te Kroni i Keq duke gjetur mugullimin e pemëve me lule, lidhnin penj të kuq dhe të bardhë dhe me atë ujë lanin faqet në mëngjesin e Ditës së Shëngjergjit. Në pus të Kronit të Keq hidhnin para të metalta. Kjo ishte një traditë e vjetër pagane.
Dita e Shëngjergjit në një mënyrë festohej nga të gjithë qytetarët e të gjitha etniteteve:shqiptarë, serbë, jevgjë. Sidomos për jevgjit Shëngjergji-Edërlezi, siç e quanin ata,ishte festë e madhe që kremtohej me pompozitet, muzikë e valle, ku argëtoheshin i madh e i vogël.“
Abdullah Bilalli, mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në pension më informon se për Ditën e Shën Gjergjit, të rinjtë, djemtë dhe vajzat e fshatit Miratoc, pasi i venin qaforet me kunguj të egër në qaf, i mbanin një kohë dhe të nesërmen i lëshonin në lum që shëndeti i tyre të ecte si lumi. Tek ne fëmijët e vegjël kur i lajnë i thojnë“Uji teposhtë, djali përpjetë“ tri herë.
Demush Berisha, poet më informon se vajzat e martuara për Ditën e Shëngjergjit në Karadak shkonin në gjini, ku mblidheshin, bisedonin, qanin hallet, këndonin dhe vallëzonin si dhe e heqnin përmallimet secila për gjininë e vet.
Saqip Rexhepi, mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe informon se në Miratoc në Ditën e Shëngjergjit kafshët nuk i merrnin për punë bujqësore, se frikonin se do t’i dëmtonin.Poashtu thotë se shkonin deri në Kozak, mal përmbi Miratocin, ku mblidhnin një lloj bari të butë, qumështor, të cilin ia jepnin kafshëve, për të qitur më tepër tambël.

Festa e Shën Gjergjit në disa vise shqiptare

Autorët e librit, Sali Salihu dhe Nehat Ramizi shkruajnë dhe e trajtojnë Festën e shën Gjergjit:
“Shën Gjergji ishte një ndër festat që deri vonë është predikuar nga besimtarët muslimanë, bile deri në ditët tona. Për këtë festë familjarët i bënin ca rite që vërtetë njeriu duhet të habitet se si janë festuar edhe ate me shumë përkushtim. Shën Gjergji bie në 6 maj dhe për këtë ditë nuk është punuar, por është festuar në forma të ndryshme.Ky ishte muaji i gjelbërimit.Për këtë ditë plakat dhe amviset zgjoheshin si zakonisht më herët, i kryenin shumë rreth pastërtisë, ndërsa plakat e stolisnin tëpinin me kunguj të egër, si shenjë të sjelljes së bereqetit, ndërsa nuk guzonin që t’i gjejë dielli në shtrat anëtarët e familjes.
Nuset e reja merreshin me pastërtinë e oborrit dhe Brenda në shtëpi, kurse fëmijët së pari i pastronin me gjethe të njoma nëpër govata, bile kishte edhe hithra. Mandej ia varnin në qafë radhë të kungujve të egër, për t’i ecur shëndeti sa më mirë…
Pas dite grupe njerëzish, familjarësh të rinj e të reja, por edhe më të vjetër vizitonin Kroin e Xhurrumelit, që ishte Përroi i Kishës.”
Larja e syve me ujë Krroi ishte me rëndësi për shëndetin që do na përcillte gjatë gjithë vitit. Pastaj pas dite venin litarë në pemë dhe bënin Lulaja, ku luhateshin të rinjtë.
Në Tërrnoc sipas autorëve në fjalë Dita e Shën Gjergjit është festuar deri në vitet e 70-ta. Atëherë nuk paska pasur ndalesa fetare dhe e paskanë festuar edhe popullata shqiptare. Këto ndalesa erdhën me ardhjen e klerikëve të rinjë, të cilët morën arsimim, studime në disa shtete arabe muslimane dhe në Turqi dhe menjëherë shpallën ndalesën e festimit jo vetëm të Shëngjergjit, por edhe festave të tjera; disa nga kombëtare, disa nga shtetërore, sidomos ndaluan festat tradicionale shqiptare: Shën Mitrin, Shën Gjergjin e tjerë. Nuk pajtohem me autorët se festimi i Shën Gjergjit është festë e krishterë dhe nuk duhet ta festojnë edhe shqiptarët e fesë islame.Me ardhjen e këtyre klerikëve u ndaluan të gjitha festat kombëtare, shtetërore, sidomos ato tradicionale që në vete përmbanin gëzimin, harenë, lumturinë e botës reale, filluan të prapagandojnë festimin vetëm të festave myslimane edhe ato me lutje, këndim fetar dhe sollën vetëm fanatizëm, misticizëm të tepruar tek të rinjtë dhe fëmijët për jetë.
“Sa i përket Tërrnovci besoj thellë se ka përfunduar koha e krishterimit, sepse islamizmi është realitet, që nuk mund të mohohet. Islamizmi i ka vu në përdorim doket dhe zakonet islame, ky është realiteti i kohës. Kjo mund dhe duhet të vleje vetëm për ceremonite fetare, ndërsa për ato popullore të shqiptarëve kemi traditën tonë shumë shekullore, pa marrë parasysh a janë këto festa pagane, të krishtera apo muslimane.” shkruajnë autorët e përmendur.
Në popullatën shqiptare në Tërrnoc e Luginë të Preshevës është realitet islami, por nuk pajtohem se doket dhe zakonet islame mund të jenë edhe doke dhe zakone të Shqiptarëve, si traditë popullore, sepse populli shqiptar i Luginës së Preshevës i praktikon këto tradita popullore edhe kohëve të fundit, sikur edhe më herët. Doket dhe zakonet islame nuk mund ta shlyejnë traditën dhe festat tradicionale të Shqiptarëve që janë bartë brez pas brezi dhe janë kultivuar me xhelozi më të madhe. Doke dhe zakonet islame mund të praktikohen vetëm në traditën që kanë aspekt fetar.
Se ritet e festës së Shën Gjergjit janë praktikuar edhe nga popullata shqiptare, por edhe në vise të tjera shqiptare, vërteton dhe shkruan për këtë festë edhe medvegjasi Ismail Muharremi:
„Me siguri se kjo festë ka të bëjë me një traditë të lashtë parakristiane dhe është e lidhur më një stinë të caktuar të vitit, që simbolizon fillimin e ringjalljes së natyrës dhe të plleshmërisë, dhe të gjelbërimit. Përveç elemneteve të paganizmit, gjatë shekujve ka marrë tipare të dogmave fetare, kristinane e myslimane etjerë.
„Nata e Shën Gjergjit fillon me mbledhjen e bimëve të ndryshme/hithi, lakra të livadheve, bari tëlyeni, bari kolli, burga-një lloj repe e zezë etj./ Të gjitha këto grihen, përzihen me krunde e kripë si ushqim i veçantë që u jepet kafshëve ditën e kësaj feste. Po ashtu natën e Shën Gjergjit rrema të shelgjeve dhe të plepave dhe drunjvë të tjerë të mugulluar vihen nëpër dyerë të shtëpive, simbolikë e fillimit të verës dhe e frytshmërisë. Në mbrëmje mblidhen hithra, të cilët përdoren në mëngjes për ngritjen e fëmijëve si dhe stërpikën me ujë nëpërmjet hithave, me qëllim të shëndetit dhe qëndrueshmërisë.
Pastaj me hitha nënat i zgjojnë fëmijët dhe u lajnë fytyrat me ujë të Krronit të Keq, për shëndet dhe mos të bëhen dembela, por të zgjohen herët.
Gjatë Ditës ë Shën Gjegjit pastrohen shtëpitë dhe oborret, rrobat e tjerë.
Në Medvegjë popullata shqiptare festonte Ditën e Shën Gjergjit në një vend të caktuar, në Trojet e Tupallës, ku mblidheshin nga të gjitha katundet shqiptare, diku deri në vitet e 70-ta dhe zhvilloheshin gara tradicionale ndërmjet të rinjve:hedhje guri, gjuajtje e tjerë.
Dita e Shën Gjergjit , pas viteve 70-ta u zëvendësua me festën e 1 majit.”
„Dita e shën Gjergjit ka të bëjë më një trashëgimi kulturore të vjetër të popujve të hershëm të Ballkanit, në rend të parë të paraardhësve tanë, ka të bëjë me besimin e vjetër ilir. Nga ato mote
vazhdimisht është pasuruar më përmbajtje të reja dhe është përcjellë me rite, këngë, valle e gëzime.“
Për festën e Shën Gjergjit shkruan edhe Hysen Këqiku:
„Kjo festë kremtohet edhe sot kudo ndër shqiptarë, pra edhe ne Velegllavë. Në manifestim marrin pjesë të gjithë pjesëtarët e familjes, i madh dhe i vogël. Për asnjë festë nuk janë gëzuar fëmijët me rroba të reja sa për Shën Gjergj ngase dita ditë para kësaj feste prindërit u blejnë fëmijëve ose nëna u thurr me kërrabëza rroba të reja.“
„Ditën e Shëngjergjit, në vende të caktuara, organizohen gara të ndryshme, në vrapim të kuajve, në „përlamjen“ e qenve, në gurapesh, në kërcim në një hap, në tre hapa, në vrapim të të rinjve, etj., në mes lagjeve dhe të fshatrave në mes veti. Me këtë rast për fituesit, deri vonë janë ndarë dhurata.
Vajzat si dhe djemtë veshen me rroba të reja që kryesisht i kanë punuar vetë, mblidhen bashkë tek ndonjë shtëpi që ka vend të përshtatshëm për t’u luhatur. Ato mund të këndojnë edhe ndonjë këngë që ka mundur të ruhet si:

Hul-hu-laja
shkojmë te daja
rrijmë dy net
vijmë apet.“

Një Legjendë për Ditën e Shën Gjergjit

Më poshtë po shkruajë një legjendë që ma tregoi Enver Sahiti i Mëhallës së Derrajve në Preshevë: Baba Nikollë-Staka si tregtar i madh udhëtonte në vende të ndryshme të Gadishullit Ballkanik, duke përfshirë edhe Turqinë e sotme dhe vendet e Lindjes së Afërt-Levantit që asokohe ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane. Staka sa herë që kthehej nga ato vende të largëta, me vete sillte fryte dhe shorte të pemëve si dhe fara të luleve të rralla.
Këto i mbillte në vendin që sot njihet me emrin “Kroi i Keq”, por për çudi asnjëra prej tyre nuk zinte. Ai ishte shumë i durueshëm dhe përsëri mbillte. Më në fund biu një bimë e rrallë, e cila pas disa vitesh filloi të lulojë, mirëpo bima me lulet ishin të panjohura për këte vend.
Sipas legjendës, që përcillet brez pas brezi në familjen Staka/emir i fundit katolik i familjes së Derrajve/ pas konvertimit në fenë muslimane morën mbiemrin Sahiti, që përsëritet me gjenerata në këtë familje të Derrajve/.
Historia e ujit të “Kroit të Keq” lidhet me sëmundjen e një vajze të bukur me emrin Nika/sipas të gjitha gjasave shkurtesë e emrit Veronika/ e cila vite me radhë shkonte pas dite me të gjyshen në kopshtin që tash njihet me emrin “Kroi i Keq” për shetitje dhe freskim. Në moshën e pjekurisë filloi të lëngonte nga një sëmundje e rrallë, e përcjellur me alergji dhe temperatura të larta. Kështu, ajo filloi të shkonte për çdo ditë, në agim, për tu flladitur, për tu shpërla me ujë të kroit, për të medituar, për të marrë ajër të pastër dhe erë luleve të pemës së rrallë. Lulet e pemës kishin ngjyrë të kaltërt me nyansa të lules vjollcë, ndërsa për cilën pemë me lule bëhet fjalë, legjenda heshtë. Ajo rastësisht filloi ti përdor këto lule,që binin në ujë e lëshonin një lloj ngjyre,për të përgatitur një lloj çaji, e pavetëdijshme për cilësitë e saj kuruese të çajit nga lulja.
Uji i kroit që buronte nën rrënjët e kësaj peme, fillimisht përdorej vetëm për pije, e pastaj pasi tek vajza panë disa ndryshime, asaj filloi ti ndryshojë lëkura, duke i përdorur lulet si çaj.Ajo filloi të bëjë çaj dhe të përgatisë më shpesh këtë çaj deri sa u shërua plotësisht. Pas një kohe u përhapën fjalët për vetitë kuruese të ujit dhe çajeve të asaj luleje te Kroi i Keq.
Pema rritej në lartësi prej 2 metrave, madhësia e luleve ishte sa ato të trandofilles, ndërsa era e saj ndihej në largësi të mëdha.Karakteristikë e kësaj luleje ishte se petalet e saja ishin të hapura vetëm natën deri në mëngjes si dhe lëshonte erë deri në lindjen e diellit.
Kështu u përhap legjenda se djali apo vajza që donte të shihte bukurinë e lules dhe të shijonte erën e saj duhej të shkonte para agimit te Kroi i Keq, ndërsa ata që dëshironin që ti përmbushej ndonjë dëshirë për tu lutur. Atyre që ishin të dashuruar marrëzisht thuhej se në petalet e lules i shfaqej fytyra e vajzës apo djalit të dashur. Kjo ishte një sekret për shumë banorë të qytezës, por e dishin vetëm disa banorë. Mirëpo filluan të përhapën legjenda të ndryshme, se aty natën shetisin lugatë dhe zana të malit si dhe shumë mite të tjera. Për këtë shumica e të rinjve një kohë prituan të shkojnë dhe nuk kishin guzim për të shkuar te Kroi i Keq. Një ditë, një djalë i një varfanjaku, i cili ishte i dashuruar në vajzën e begut, duke mos pasur guxim të shkojë para agimit, kur shkoi te Kroi nuk e pa lulen të hapur dhe nuk e ndjeu erën e lules si dhe i dëshpëruar se nuk do ti plotësohej dëshira, i mllefosur e shkul lulen dhe ia vuri zjarrin dhe e dogji lulen. Vajza e begut vendosi ta vizitoje kroin dhe për ta gjetur kismetin, por nuk e gjeti lulen dhe mallkoi ate që e kishte shkul lulen. Kështu banorët e kësaj qyteze, duke e ditur historinë e kroit, lules, vashave, filluan të besojnë se uji pos fuqisë shëruese, ka edhe veti të tjera, kroi ka edhe lotë të dy vajzave të reja, Nikës dhe bijës së virgjër të begut.
Kështu, në ditët e sotme, në Ditën e Shën Gjergjit, të Rinjtë e vizitojnë Kroin e Keq, ku nënat mbushin ujë, për ti pastruar fëmijët, bile është adet që fëmijëve ti varrin në qafë edhe kungull të egër, kundër syrit të keq, i cili rritet te kroi. Të rinjtë i lajnë sytë dhe fytyrën dhe për ata që marrëzisht janë të dashuruar, duke i larë fytyrën shohin në ujë fytyrën e vajzës apo djalit të dashuruar. Deri më tash askush nuk e argumentoi këte.
Të gjithë mbushin ujë për ta pirë për shëndet dhe për tu mbrojtur dhe ruajtur nga të këqijat. Disa hudhin para, për të patur fat në jetë dhe për t’i dalë kismet.Raste të tilla ka edhe në vende të tjera, sikur në Romë, në “Fontana di Trevi” ku çdo turist hudh në ujë një monedhë për të pasur fat.
Kroi i Keq më së shumti vizitohet nga Romët, të cilët në grupe, para agimit në Ditën e Shën Gjergjit shkojnë dhe e vizitojnë këtë vend të shenjtë për ta. Ndërsa disa vasha dhe djemë shqiptarë që ndiejnë simpati dhe dashuri të ndërsjelltë spiunojnë njëri tjetrin se kush çfarë ngjyre të penit po lidhë aty.
Te Kroi i Keq, në shkurret për rreth lidhen penjë të kuq për dashuri, të kaltërtë për mësysh, të bardhë për pastrimin e shpirtit, të gjelbërtë për shëndet personal dhe të familjes.Kohëve të fundit, gjeneratat e reja, gjithnjë e më pak e vizitojnë këtë vend, për Ditën e Shën Gjergjit, duke i harruar adetet e mëparëshme.

Në vend të përfundimit

Këtu më poshtë, në vend të përfundimit tim, po i jap disa mendimetë arta, të Prof.dr. Vebi Bexheti, lidhur me festën e Shën Gjergjit, si Festë pagane e qytetërimit të lashtë:
„Ndër shumë festa të motmotit që deri vonë festoheshin e që në mënyrë më të zbehur festohen edhe sot, festa e Shën Gjergjit ishte dhe mbetet festa më e dashur për shqiptarët në tërë shtrirjen gjeografike të kombit tonë. Ashtu si çdo festë tjetër pagane që me vështirësi i përballuan ndikimet e ndryshme fetare, edhe kjo festë arriti deri në ditën e sotme për të dëshmuar një civilizim të hershëm të historisë sonë. Ritet e kësaj feste me histori parakrishtene që kishin të bëjnë me ringjalljen e natyrës, me botën bimore e shtazore, origjinën e kishin nga hyjnitë vendase të lashtësisë. Këto rite pagane e kanë kryer me sukses misionin e vet, duke qenë gjithmonë në shërbim të njeriut dhe dëshirës së tij për mirëqenie e jetë të lumtur, rite këto që kishin të bëjnë me kultin e zjarrit, që sipas mitologjisë së hershme i jepte forcë diellit. Edhe me vonë, me paraqitjen e krishterizmit, këto vazhduan ta bëjnë jetën e vet, pa iu nënshtruar presioneve fetare që këtë festë pagane të shndërrojnë në festë fetare.“
„Aspekti pagan, si element me rëndësi për autoktoninë dhe lashtësinë e kombit tonë, ai mitologjik si vlerë shpirtërore që na rradhit mes kombeve me civilizim shumë të hershëm dhe shumë elemente më të reja që u bënë pjesë e kësaj feste, mbeten vlera universale të paluhatshme që gjatë historisë përveç rolit të përbashkët me popuj të vjetër dhe qytetërimet e tyre të bazuara në besime e shumë qenie mitike, luajtën rol të rëndësishëm edhe në afirmimin e veçorive dalluese të shqiptarëve. Këtë festë aq të rëndësishme dhe me vlera të pakrahasueshme duhet ta respektojmë, ta kultivojmë, ta ruajmë ashtu siç reflektoi ajo me kontributin historik për t’i ruajtur vlerat shpirtërore të bazuara në mitologjinë popullore shqiptare, të rëndësishme për etnokulturën e kombit tonë.“

Poezia e Kadaresë “Portreti i Skënderbeut” për Gjergj Kastriotin

Ismail Kadare
sharethis sharing button

Portreti i Skënderbeut

Si ditë e plotë ai shtjellej
Me re dhe erë përmbi atdhe.
Një emër Gjergj e kish si diellin
Tjetrin si hënën, Skënderbe.

Dy brirë dhie kish mbi krye
Emblemë e vjetër e çuditeshme
Sikur ta dinte që mes brirëve
Dy perandorë do të godiste.

Njëzet e katër luftëra bëri
Njëzet e katër vdekje theu
Çka mangut linte ditën Gjergji
Plotësonte natën Skënderbeu.

Pas vdekjes eshtrat iu ndanë
Në mijëra varre ata u shtrinë
Gjithçka të shumtë ai e pati
Të vetme kish veç Shqipërinë.

Në 100-vjetorin e marrëdhënieve amerikano-shqiptare, kujtoj ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Washington, të ndjerin Lublin Dilja

Autori me Ambasadorin Lublin Dilja dhe me kolegun tim Dr. Elez Biberaj gjatë viteve të shërbimit diplomatik të Ambasadorit në Washington, 1993-1977.

Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

 

“Ardhja e ambasadorit të ri shqiptar në Uashington – përfaqësues i një qeverie post-komuniste të Shqipërisë ishte diçka që e kishim pritur  shumë vite, por që pothuaj se kishim humbur edhe shpresën se do të ndodhte ndonjëherë rivendosja e marrëdhënieve midis dy vendeve tona: përballë armiqësisë së regjimit komunist të Enver Hoxhës ndaj Shteteve të Bashkuara, për pothuaj një gjysëm shekulli”

Edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Washington (1993-1977), i ndjeri Lublin Dilja ka merita për këto marrëdhënie, në këtë 100-vjetor.

Kur kam shkruar për marrëdhëniet amerikano -shqiptare, gjatë 15 viteve të fundit, kam pëmendur kryesisht, diplomatë dhe politikanë amerikanë për meritat e tyre sa u përket marrëdhënieve të forta midis dy popujve tanë. Por, ka edhe diplomatë shqiptarë, që kanë kontribuar dhe kontribojnë për forcimin e këtyre lidhjeve miqësore. Një prej tyre, ka qenë ish-Ambasadori i Shqipërisë në Washington, (1993-1977) i ndjeri Lublin Dilja.

Më 10 tetor të vitit 2009, një sëmundje e rëndë i mori jetën para kohe në moshën 51-vjeçare – në kulmin e jetës dhe të veprimtarisë diplomatike – ish-ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Washington, Lublin Dilja.

Ambasador Dilja, gjithmonë afër dhe në bashkpunim me komunitetin shqiptaro-amerikan, në përpjekje të promovimit dhe të thellimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, ai mundësonte dhe promovonte takime me personalitete politike shqiptare, që vinin në Amerikë për vizita zyrtare.

Ishte një vdekje e rëndë për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin Lublinin, pasi ndërroi jetë kur ishte në kulmin e fuqive mendore, profesionale, diplomatike dhe shoqërore. Ishte kjo një vdekje e rëndë sidomos për familjen e të ndjerit Lublin, për Shqipërinë dhe për trupin diplomatik të saj, post-komunist. Njëkohësisht, ishte një humbje e rëndë edhe për komunitetin shqiptaro-amerikan, me të cilin Ambasadori Lublin Dilja, pothuaj menjëherë pasi filloi nga detyra në Washington – dhe si asnjë ambasador tjetër i Shqipërisë në SHBA, ç’prej atëherë e sot kishte lidhur marrëdhënie të ngushta me komunitetin shqiptaro-amerikan, në përgjithësi dhe me individë të komunitetit, në veçanti.

“Ambasadori Dilja ka lënë pas gjurmë të pashlyeshme kujtimesh ndër të gjithë ata persona me të cilët është takuar shoqërisht dhe me të cilët ka punuar profesionalisht, jo vetëm në fushën diplomatike, por dhe si pedagog në fushën e arsimit shqiptar”

Unë e kam njohur Lublin Diljen për herë të parë, një ditë pasi ka arritur në Ëashington në nëntor të vitit 1993 si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, i akredituar gjithashtu edhe në Meksikë dhe Kanada. Ai qëndroi në këtë detyrë deri në tetor të vitit 1997. Ishte kjo një periudhë shumë e rëndësishme, por edhe e vështirë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Më kujtohet sikur të ishte dje, në shtëpinë time në Folls Çërç të shtetit Virxhinia, nja 10-kilometra jashtë Uashingtonit, atë natë të nëntorit 1993 kisha disa mysafirë, pjesëtarë të një delegacioni të Partisë Demokratike nga Shkodra edhe ata në vizitën e tyre të parë në Shtetet e Bashkuara. Unë nuk e njihja Ambasadorin e ri shqiptar në Uashington, por vizitorët nga Shkodra më njoftuan se një ditë më parë kishte ardhur ambasadori i ri shqiptar, të cilin ata e njihnin, në personin e Lublin Diljes dhe më sugjeruan që t’a ftoja edhe atë për darkë me qëllim që të njiheshim me njëri tjetrit. Në atë kohë, mezi prisnim të takonim njerëz të ardhur nga Shqipëria, e lere më ambasadorin e parë të rregullt të Shqipërisë në Ëashington. E pranova me kënaqësi propozimin e vizitorëve nga Shqipëria, sepse  ndonëse kam qenë dëshmitar i nënshkrimit të protokollit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Tiranës dhe Uashingtonit në mars të vitit 1991. Ardhja e ambasadorit të ri shqiptar në Uashington – përfaqësues i një qeverie post-komuniste të Shqipërisë – më dukej gjithnjë si një ëndërr që ishte vështirë të merrej me mend, si realitet. Ishte diçka që në të vërtetë e kishim pritur dhe shpresonim për aq shumë vite, por që pothuaj se kishim humbur edhe shpresën se do të ndodhte ndonjëherë rivendosja e marrëdhënieve midis dy vendeve tona: përballë armiqësisë së regjimit komunist të Enver Hoxhës ndaj Shteteve të Bashkuara, për pothuaj një gjysëm shekulli.

Foto –Udhëheqësit politikë të asaj kohë, ish-Kryeminsitri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha dhe ish-Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli me antarët e bordit të Këshillit Kombëtar Shqiptar-Amerikan (NAAC), kur autori shërbente si Drejtor Ekzekutiv i kësaj organizate shqiptaro-amerikane, 2005.
Foto –Udhëheqësit politikë të asaj kohë, ish-Kryeminsitri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha dhe ish-Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli me antarët e bordit të Këshillit Kombëtar Shqiptar-Amerikan (NAAC), kur autori shërbente si Drejtor Ekzekutiv i kësaj organizate shqiptaro-amerikane, 2005.

Sidoqoftë, Ambasador Dilja e pranoi ftesën për të ardhur atë natë tek shtëpia ime, pa asnjë hezitim, megjithëse ishte i lodhur nga rruga e gjatë, i ardhur nga Shqipëria vetëm një ditë më parë. Ndejtëm deri vonë atë natë duke biseduar për Shqipërinë dhe ëndërrat e popullit shqiptar për liri, demokraci pas pothuaj një gjysëm shekulli, nën njërin prej regjimeve më të egëra komuniste që ka njohur bota. Natyrisht, ishte i interesuar për të mësuar sa më shumë për jetën dhe zhvillimet politike në Uashington si dhe për misionin e tij të ri diplomatic, që e priste në kryeqytetin amerikan. Ambasadori Dilja ka lënë pas gjurmë të pashlyeshme kujtimesh ndër të gjithë ata persona me të cilët është takuar shoqërisht dhe me të cilët ka punuar profesionalisht, jo vetëm në fushën diplomatike, por dhe në fusha të tjera të që e njohën dhe e donin. Jo vetëm gjatë shërbimit të tij diplomatik, si përfaqësues i denjë i Republikës së Shqipërisë në Uashington, por edhe disa vite më vonë, edhe si Ministër-Fuqi-Plotë i Republikës së Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, si deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe si pedagog në fushën e arsimit shqiptar. Për mua personalisht, përshtypjet e mia shumë të mira për Ambasadorin Lublin Dilja si njeri dhe si përfaqësues i denjë diplomatik i Shqipërisë, u çimentuan atë natë në shtëpinë time në Virgxhinia jashtë Uashingtonit dhe nuk kanë ndryshuar atë ditë e sot. Lublini lente përshtypjen si njeri i thjeshtë dhe pa pretendime, posedonte shumë cilësi të larta njerëzore dhe atdhetare. Megjithë sfidat shëndetësore, ai e përballoi situatën me kurajo të thellë dhe me një ndjenjë të lartë përgjegjësie në punën e tij prej diplomati dhe në jetën e përditshme. Ishte shumë i urtë, me sjellje prej zotënie, serioz në punën e tij dhe i vetëdijshëm se përfaqësonte Shqipërinë. Si i tillë, gjatë shërbimit të tij diplomatik në Uashington dhe në Nju Jork, ai i solli nder Shqipërisë, si në qarqet diplomatike amerikane dhe ndërkombëtare, ashtu edhe në radhët e komunitetit shqiptaro-amerikan. Ai ishte pjesë e pandarë e komunitetit tonë, ndërkohë që nuk mungonte kurrë në aktivitetet e tija, megjithë sëmundjen e rëndë, që e kishte lodhur shumë gjatë viteve të fundit të jetës së tij, sidomos gjatë kohës që ka shërbyer në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë OKB-së në Nju Jork. Ish-Ambasadori i Shqipërisë pranë OKB-së, Adrian Neritani ka thënë për Zërin e Amerikës me rastin e kalimit në amshim të ambasadorit Dilja se cilësitë e veçanta njerëzore dhe profesionale të Amb. Dilja janë shprehur edhe në detyrën e tij në OKB, në Nju Jork, duke shtuar se, “Ambasadori Dilja ka qenë një figurë publike, jo thjesht zyrtare, një figurë e respektuar nga komuniteti shqiptar i Amerikës dhe nga kolegët e tij diplomatë, brenda dhe jashtë misionit të OKB-së”.

“Dashuria e tij për Atdheun, dhe besimi i tij i thellë në miqësinë e përhershme të Kombit shqiptar me Shtetet e Bashkuara e promovimi i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, së bashku me komunitetin shqiptar në Amerikë e stolisin Ambasadorin Lublin Dilja me merita të veçanta Në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”

Jam dëshmitar se si diplomat i ri, ai përfaqësoi vendin e tij në kryeqytetin amerikan, gjatë një periudhe shumë të vështirë për Shqipërinë dhe për atë, personalisht. Megjithë vështirësitë dhe sfidat financiare dhe politike me të cilat përballej çdo ditë ambasada shqiptare në Uashington dhe vet Ambasadori Dilja, përfshirë krizën e mallkuar që kishte pllakosur Shqipërinë në atë kohë. Ai shërbeu me dinjitet dhe si patriot që ishte, u kthye në atdhe, megjithëse mund të rrinte dhe të vendosej në Amerikë në mënyrë permamente, ashtu siç bënë shumë diplomatë të tjerë shqiptarë gjatë viteve. Me sjelljet e tija dhe bazuar në bisedat e asaj periudhe të vështirë për Shqipërinë, por edhe për marrëdhëniet amerikano-shqiptare, kurrë nuk u dëgjua t’i hidhte baltë Atdheut, që përfaqësonte, të cilin e donte aq shumë, por ndjehej i privilegjuar që i ishte dhënë mundësia ta përfaqësonte vendin e vet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje edhe në biseda private, Ambasador Dilja nuk shfryhej kurrë si disa diplomatë të tjerë shqiptarë të asaj kohe për problemet personale ose institucionale në të cilat hasnin. Por, si përfaqësues i vërtetë dhe i denjë i vendit të tij, të linte përshtypjen se ai ishte, me detyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shërbim të Shqipërisë dhe jo domosdo në shërbim ose si përfaqësues i ndonjë partie ose individi të veçantë.

Ambasador Lublin pushon në tokën e bekuar amerikane në varrezat Kew Gardens në Queens të Nju Jorkut.
*Ribotim i përditësuar

Puna e tij e zellshme dhe e palodhshme, megjithë sfidat serioze shëndetësore me të cilat përballej, trimërisht dhe diplomatikisht, çdo ditë të viteve të fundit të jetës së tij: të paktën në publik, ashtu në heshtje dhe pa bujë, vuante. Dashuria e tij për Atdheun, puna e tij e palodhëshme si dhe besimi i tij i thellë në miqësinë e përhershme të Kombit shqiptar me Shtetet e Bashkuara dhe promovimi i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, së bashku me komunitetin shqiptar në Amerikë e stolisin Ambasadorin Lublin Dilja me merita të veçanta.

Në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, vlerat prej diplomati dhe patrioti shqiptar të denjë, e bëjnë ambasadorin Lublin Dilja, një shëmbull të një diplomati të denjë dhe të respektuar të Shqipërisë për brezat e ardhshëm të diplomacisë shqiptare. Për këto arsye dhe të tjera e kujtoj këtë ish-përfaqësues të Shqipërisë në Washington, në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – SHBA – me respekt, si një kontribues i forcimit të këtyre marrëdhënieve – për punën e tij si diplomat, por edhe si mik e dashamir i imi dhe i komunitetit shqiptaro-amerikan, pjesë e pandarë e të cilit ishte gjatë periudhës që përfaqësoi Shqipërinë në Uashington dhe në Nju Jork.