Deri sa u formua Shqipëria, rilindasit kombëtarëve që vinin nga pjesa më e mirë intelektuale e të tre feve në Shqipëri ishin patriotë të vërtetë dhe asnjëherë nuk luftuan për poste dhe hegjemoni të shqiptarëve, por vetëm për një Shqipëri të pavaruar dhe sovrane.
Menjëherë pas pavarësisë patriotizmi e realizoi detyrën e vet por vëndin e zuri administrata dhe rregullimi i shtetit të ri shqiptar të formësuar si një mbretëri e cila në fakt përbënte një diktaturë të djathtë.
Më vonë, gjatë luftës antifashiste nacional çlirimtare gjithashtu vlerat patriotike të populllit shqiptar u çfaqën me madheshtinë më të bukur morale dhe sociale nëpërmjet dëshirës për liri dhe çlirim të vëndit nga okupatorët. Menjëherë pas çlirimit diktatura e majtë shmangu patriotizmin dhe u përpoq të konsolidonte pushtetin e marrë me luftë. Për herë të parë u çfaqën dhe shenjat e nacionalizmit , shënja që për shqiptarët nuk janë tipare dalluese.
Pas rënies së Komunizmit dhe kalimi në një system të ngjashëm me demokracitë perëndimore, patriotizmi i shprehur në dëshirën për të respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të pronës private të shkatëruar nga diktatura, kaloi në një fazë më të avancuar në atë të dëshirës për tu bërë Shqipëria si Europa (kuptohet si vëndet e Komunitetit Europian sot BE).
Dëshira e shqiptarëve brënda dhe jashtë vëndit ishte edhe çlirimi i shqiptarëve të Kosovës nga pushtimi serb, gjë që u realizua përkohësisht dhe paradoksalisht gjatë pushtimit italo-gjerman, nga ku dolën dhe divergjencat e para midis komunistëve dhe ballistëve.
Çlirimi dhe bërja e Kosovës republikë, realizoi aspiratat shumë vjeçare për të parë shqiptarët që jetonin në Ballkan si një kombësi të barabartë me kombësitë e tjera dhe jo si qytetarë ë dorës së dytë ashtu siç ishin parë e vlerësuar në shtetin jugosllav por dhe gjetkë.
Këtu fillon dhe faza e nacionalimit shqiptar nëpërmjet parrullave Shqipëria e madhe, Shqipëria nacionale , Shqipëria autoktone, e cila ngjalli frike dhe hutim në shtetet fqinjë por edhe BE e shihte si një fenomen jo të mirë por kërkonte integrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në BE në formen jo të kufijve politikë të një Shqipërie natyrale siç është e vërteta (dhe jo Shqipëri e madhe të cilën e reklamojnë me frike dhe hutim politikanët fqinjë), por në formën e integrimit ekonomiko- financiar dhe social brënda BE. Në këto vite era e nacionalizmit sidomos nga shqiptarët e Kosovës ka patur një ngritje të madhe sigurisht e përkrahur dhe në Shqipëri nga një varg politikanësh shqiptarë por me të rezervuar.
Por cilat janë dallimet midis një patrioti dhe një nacionalisti?
Fjala patriotizëm u regjistrua për herë të parë në fillim të viteve 1700. Është interesante se deri në vitet 1770, fjala patriot mund t’i referohet “një anëtar i një lëvizjeje rezistence, një luftëtar lirie”, veçanërisht ata që luftuan kundër britanikëve në luftën për pavarësi – shoqata që vazhdojnë edhe sot.
Me ‘patriotizëm’ nënkuptoj përkushtimin ndaj një vendi të caktuar dhe një mënyre të veçantë jetese, të cilën njeriu beson se është më e mira në botë, por nuk ka dëshirë t’ua detyrojë njerëzve të tjerë. Patriotizmi është nga natyra e tij mbrojtës, si ushtarakisht ashtu edhe kulturalisht. Fjala patriotizëm është një emër që do të thotë “dashuri, mbështetje dhe mbrojtje e përkushtuar e atdheut; besnikërinë kombëtare” (https://ëëë.dictionary.com/e/patriotism-vs-nationalism/).
Nga ana tjetër, nacionalizmi është i pandashëm nga dëshira për pushtet. Në shumicën e konteksteve sot, nacionalizmi është “politika ose doktrina e pohimit të interesave të kombit të vet, të parë si të ndara nga interesat e kombeve të tjera ose nga interesat e përbashkëta të të gjitha kombeve”. Me pak fjalë, nacionalizmi është një lloj patriotizmi i tepruar, agresiv. Pra, Besimet nacionaliste bazohen në idenë se vendi i dikujt është më i mirë se të gjitha vendet e tjera, pa përjashtim.
Besime të tilla mund të çojnë në intolerancë dhe izolim, së bashku me një mungesë vullneti për të njohur problemet me mënyrën se si janë gjërat.
Nacionalizmi është një formë etnocentrizmi, që është besimi se rruga e vendit tuaj është gjithmonë mënyra më e mirë, në çdo rrethanë.
Në rastet më ekstreme, nacionalizmi shndërrohet në një formë të parkializmit, në të cilin njerëzit besojnë se rruga e vendit të tyre është e vetmja rrugë e pranueshme.
Nacionalizmi mund të çojë gjithashtu në ksenofobinë, e cila është një urrejtje ose frikë irracionale ndaj njerëzve ose kulturave që janë (ose perceptohen si) të huaja ose të ndryshme (https://grammar.yourdictionary.com/vs/patriotism-vs-nationalism-differences-made-simple).
Duket qartë dallimi. Një rol të madh në mbajtjen në një nivel të ulët të nacionalizmit ka luajtur prania e shumë feve në Shqipëri Multi-religjioziteti ka majtur nën frena edhe politikanët më të gxumshëm shqiptarë të cilët nuk kanë gxuar kurrë që të shprehin ndjenja të qarta nacionaliste. Ateizmi po luan rol të kundërt.
Por a ka nacionalizëm shqiptar dhe nacionalistë shqiptarë? Referuar kohëve të mëprashme, Patriotë kanë qënë Rilindasit shqiptarë dhe nacionalistë ishin disa figura që `deshën babën` që kërkonin një Shqipëri nën Perandorinë turke si një shtet autonom me të katër krahinat shqiptare të ndara sipas administratës osmane. Këtu përfshihen edhe disa pjestarë të `Lidhjes së Prizrenit`, Esat Pashë Toptani, dhe disa bejlerë të mëdhenj shqiptarë dhe kosovarë që krahas patriotizmi kishin ndjenjat e një Shqipërie të madhe që ti nënështronte fqinjët.
Edhe në kohën e Zogut, vetë përkufizimi `Mbret i shqiptarëve` tregon synimet e tij nacionaliste (në teori) të parealizuara.
Në kohë e luftës nacional-çlirimtare në Frontin Demokratik që drejtoi luftën ballistët dhe nacionalistët krahas patriotizmit deri diku të vërtetë, kishin ndjenja nacionaliste dhe kjo u shpreh në fjalimet rraciste e Mustafa Krujës kur kërkonte Shqipëri të madhe që neveriste dhe shante `kaurrët`, `jevgjit` që nuk ishin `rraca jonë` sipas tij.
Gjatë diktaturës kishte një `patriotizëm nacional` i fshehur në retorika komuniste, i cili promovohej nga diktatori me qëllim që të hiqte mendjen popullit nga problemet e varfërisë dhe halleve duke nxitur nacionalizmin.
Gjatë kësaj kohe të Demokracisë perëndimore sidomos pas bërjes së shtetit të dytë shqiptar nacionalzmi u shpreh në disa politikanë përfshi dhe presidentin e asaj kohe Berisha por edhe nga analistë dhe shkrimtarë si Kadare. Sidoqoftë përkufizmi më i mirë i nacionalizmit gjatë demokracisë shqiptare ishte parrulla e vetëkënaqësisë -`o sa mirë me ken shqiptar`, e cila u përqafuar nga shumë të rinj por edhe politikanë.
Fatmirësisht nacionalizmi që të çon në luftë, shqiptarët nuk e kanë, dhe mjaftohen vetëm me parrulla. Sidoqoftë tendenca për të mbivlerësuar rracën shqiptare mbi të tjerët qoftë në debatet historike, sociale, apo dhe politike, tregon se nacionlizmi në Shqipëri është në ngritje; por shpresojmë që politikat e Shqipërisë dhe politikanët shqiptarë duhet të vetëpërmbahen e të mos shaktojnë konflikte të panevojshëm me fqinjët.
Një rol të madh frenues të nacionalizmit shqiptar luan BE dhe SHBA , të cilët luajnë rol monitorizues nga politkës dhe politikanëve shqiptarë.
Shpresojmë që si shqiptarët e Shqipërisë ashtu dhe ata të Kosovës . Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe diaspora, të mbeten vetëm patriotë, sepse nacionalizmi i tepëruar historikisht e ka çuar shtetin përkatës në luftë me fqinjët dhe si rezultat ka ndodhur shkatërrimi.
Lufta në Ukrainë mbetet një luftë nacionaliste ruse, por edhe deri diku ukrainase.
Askush nuk po tenton qe t’i fajesoje prindrit the gjyshrit tanë që na kanë vënë emra fetarë the jo emra të gjuhës sonë dhe kulturës kombëtare shqiptare parafetare, pra emra pellazge, ilire e arberore!
Por ama sot te emerosh femijet e tu me emra fetarë-vlen per te gjitha konfesionet që i ka populli i jonë, kjo dukuri që po ngjet te ne është sa e dhimbeshme për popullin shqiptar po aq dhe e dëmshme?! O shqiptarë të mire, ma gjeni vetëm një rast nga një popull tjetër që i ka vënë djalit ose vajzës emrin që i takon gjuhës shqipe apo kulturës kombëtare shqiptare?! Jo, nuk mund ta gjeni…! Pra, çka ështe kjo katandisje ndër ne? Dhe jo vetëm në këtë sferë por edhe në gjuhë ku vend e pa vend përdorim fjalë a shprehje të huaja madje pa ua ditur atyre kuptimin e plotë. Në hisori me entuziazëm të madh e mohojmë, shtrembërojme madhe edhe e përbaltim historinë tonë, në etnokulturë manifestojme dëshire të zjarrtë të vishemi ashtu si vishen të huajt dhe jo të vishemi me veshjen tonë qoftë tradicionale, pse jo, dhe kombëtare.
Shpeshherë del se vetë ne e ndihnojmë asimilimin dhe zhbërjen tonë! Pra të tjerët e gjejne si të thuash një teren të parapërgatitur dhe vetem na i fusin pykat e çarjes nder ne, e cila pastaj rezulton me përçarje ndërshqiptare!?
Thuan se besimtarët e bëjnë?! Por Zoti neve na dashti si shqiptarë dhe na krijoji si të tillë, ndersa emrat ua ngjitën njerëzit,…njerëzve dhe perëndive… edhe në librat fetarë si Bibla, Kurani… etj., ngaqë vetë dora e njeriut i shkruajti!
Deshira personale apo familiare vjen pas interesit kombetar. Edhe pse familja është e shenjtë dhe këtu s’ka asnjë dyshim sepse dhe ajo është qeliza që ndërton indet e ata e formojnë trupin me organet e tij që veprojnë sipas një gjykimi e pastaj urdhri të trurit. E gjitha kjo ngjason me kauzën kombëtare që për bosht të vet vertikal e ka shqiptarizmin i cili nuk ka ngyrim ideologjik apo fetar por ka vetëm kombëtar. Interesi kombëtar nuk eshte që ta zëvendësojmë tonën me të huajën aq më tepër kur atë e bëjmë me vetëdije të plotë! Çfarë përçudnime shqiptare?! Çdo njeri qe e beson zotin nuk e beson për shkak të emrit të tij që mban por për arsye të bindjeve të veta qe i ka…
(Në foto, në kryesin ë e punës, nga e majta: prof. Fehmi Agani, Flora Brovinar,Dr. Ibahim Rugova dhe prof. Latif Berisha).
Nga: Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian, Prishtinë
Përkujtesë historike: 5 maj 1991
KUVENDI I PARË I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS
* Kuvendi i Parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shënoi kapërcimin historik nga kërkesa për barazi të plotë në nivel të federatës jugosllave, që doli në Kuvendin Themelues të 23 dhjetorit 1989, te ajo për shtet të pavarur. Këtë ndryshim e imponuan rrethanat që lidheshin me fillimin e luftës në Jugosllavi si dhe vendimin e Konferencës së Hagës, që pranoi shpërbërjen e federatës jugosllave.
Kuvendi i Parë i “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, i mbajtur në Prishtinë më 5 maj 1991, në amfiteatrin e medresës “Alauddin” e ku morën pjesë 350 delegatë të zgjedhur nga degët dhe nëndegët e partisë, shënon një ngjarje të rëndësishme meqë, kërkesa për barazi të plotë në nivel të federatës jugosllave, nga Kuvendi Themelues të 23 dhjetorit 1989, u redifenue në kërkesën për shtet të pavarur. Këtë kapërcim historik e përcaktuan rrethanat e kohës dhe faktorët që krijuan realitete të reja politike, ndër të cilat përcaktuesi ishin: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, me ç’rast delegatët e Kuvendit të Kosovës shpallën pavarësinë nga Serbia si dhe vendimet e Kuvendit të Kaçanikut në kuvendin e 7 shtatorit 1990 me ç’rast Kosova shpallet republikë e pavarur në kuadër të federatës jugosllave me të drejtën e barabartë me njësitë tjera federative. Rol të rëndësishem madje edhe vendidmtar të ky përcaktim pati shpërthimi i luftës në maj të atij viti, kur ushtria Jugosllave e dominaur nga ushtarakët serbë, bëri agresion në Slloveni, ndërkohë që faktori ndërkombëtar reagoi me mbajtjen e konferencës së Hagës në gusht të atij viti,federatën jugosllave e shpalli në shpërbërje e sipër. Pra, evolucioni politik i kërkesave nga ajo për barazi tek pavarësia dhe shteti i pavarur, që do të fillojë të organizohet pas mbajtjeve të zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale në prill 1992, mund të kuptohet drejt dhe mirë në saje të vendimeve që u morën në Kuvendin e Parë të LDK-së, meqë ato ia hapën rrugën rezistencës institucionale (me shtetin paralel që funksionoi deri në mars të vitit 1999) si dhe asaj të armatosur, që u shfaq në nëntor të vitit 1997.
Edhe në planin e brendshëm partiak, Kuvendi i Parë i LDK-së, që duhet dalluar nga Kuvendi Themelues i 23 dhjetorit 1989, nxori dhe përcaktoi strukturën e re organizative, sipas Statutit të aprovuar në Kuvend – Këshillin Qendror – organ kryesor të partisë. Kishte dymbëdhjetë komisione qendrore, ku ai i sistemit politik, i arsimit dhe kulturës, i çështjeve të mbrojtjes sociale, i shëndetësisë, i informimit, i çështjeve juridike, i vetëmbrojtjes, i ekonomisë, i marrëdhënieve me jashtë dhe i ekologjisë, përbënin bërthamën e filleve të shtetit paralel.
Këshilli Qendror i LDK-së që u zgjodh në Kuvend kishte këtë përbërje:
Dr. Ibrahim Rugova, Jusuf Buxhovi, dr. Idriz Ajeti, prof. Fehmi Agani, dr. Bujar Bukoshi, dr. Ali Aliu, dr. Rexhep Ismaili, dr. Sabri Hamiti, dr. Gani Bobi, dr. Ejup Statatovci, dr. Nexhat Daci, dr. Fatmir Sejdiu, dr. Faik Brestovci, Ramë Buja, Edita Tahiri, Mehmet Hajrizi, dr. Ismet Salihu, dr. Fadil Raka, Anton Kolaj, Mujë Rugova, Edi Shukriu, Ibrahim Berisha, Rexhep Gjergji, Skender Blakaj, dr.Binak Kastrati, Mehmet Kraja, Fadil Hysaj, Kadri Halimi, dr. Zenel Kelmendi, Mensur Fejza, dr. Shaqir Shaqiri, Adil Pireva, Mujë Krasniqi, dr. Abdyl Krasniqi, Ibush Jonuzi, Engjëll Berisha, Agim Çavdërbasha, Selatin Novosella, Xhemail Mustafa, Isa Haxhiu, Myrvete Dreshaj, Shyhrete Malaj, Agron Dida, Milazim Krasniqi, Nexhat Krasniqi-Nekra, Basri Çapriqi, Skënder Kastrati, Arif Bozaxhi, Naip Zeka, Irfan Pashoja, Fadil Kryeziu, dr. Simë Dobreci, Idriz Berani, Abdyl Rama, Paulina Lumezi dhe Melihate Shala.
Komisionet përfshinin edhe anëtarë të jashtëm, kryesisht profesionistë, të cilët merrnin pjesë në krijimin e politikave të caktuara.
Këshilli Qendror i LDK-së, me një përbërje të tillë ndër më reprezentativet e kohës, deri në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të mbajtura në prill të vitit 1992, luajti rolin e një kuvendi kombëtar.
“Libération” ka botuar, të enjten e 26 shtatorit 1946, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ardhjen e bujshme të Gjon Milit në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Fotografi më i madh në botë është në Paris
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin të gjithë: Mili, Gjon Mili, është fotografi më i mirë në planet; 6 East, 23 Rd Street në Nju Jork, ai ka studion më të madhe dhe më moderne në botë.
Dhe brenda pak ditësh, të gjithë fotografët e Parisit do të mund të zbulojnë në Galerie du Bac, ku, nën kujdesin e Shërbimeve Inteligjente Franceze në SHBA, do të ekspozojë veprat e tij, një teknikë krejtësisht e panjohur për kontinentin tonë.
Mili, i cili mbërriti në Paris pak ditë më parë me 250 kilogramë pajisje për të depërtuar në misteret e Konferencës së Luksemburgut, do t’u shpjegojë me kënaqësi sistemin e tij.
— Jeni fotograf prej kohësh ? e pyetëm Gjon Milin që na priti me dashamirësi në zyrat e kolegut tonë të “Life”.
— Unë jam inxhinier elektrik.
Pikërisht për të mësuar elektricitetin, në fakt, ky shqiptar, pasi kishte mësuar frëngjisht në Bukuresht, shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ishte ende, në vitin 1939, vetëm një fotograf amator.
Gjatë luftës, këshilltar në “Laboratorin e të dhënave teknike – Technical Data Laboratory”, ka punuar veçanërisht në studimin e predhave. Falë sistemit të tij, ai ka bërë të mundur, nëpërmjet studimit të kujdesshëm të lëvizjeve të ecjes, përmirësimin e mëtejshëm të këmbëve të artikuluara ortopedike.
I vetmi fotograf zyrtar i Konferencës së San Franciskos, ai thjesht, pa blicet e llambave të tij që t’i shqetësonin debatet e tyre, fotografoi të gjithë të mëdhenjtë e kësaj bote.Në Luksemburg pajisjet e tij kanë bërë bujë dhe ai ende nuk ka marrë të gjitha lehtësitë që dëshironte. Kështu ai vërtitet rreth Montmartrit (Montmartre). Bretanja (Bretagne) dhe Pirenejet (Pyrénées) e tundojnë.
Ai kërkon një studio në Paris dhe nëse e gjen do të kthehet çdo vit :
— Ka kaq shumë gjëra të ëmbla në Francë sa mund të bësh gjëra të mira atje.
Teknika e tij? Ju thashë, ai është një inxhinier elektrik.
Rezultatet ? Për sa i përket rezultateve: nuk dimë dëshmitar më të mirë se këto tri foto, me firmën e Milit, dhe që jemi të parët në shtypin francez që i publikojmë.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Foto 1 :Gjon Mili arriti, në një pamje të vetme, të kapte lëvizjen me aq saktësi sa kinemaja. Gjestet e kësaj vajze të vogël duke kërcyer me litar e mbajnë (tërheqin) vëmendjen si një vepër arti.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Foto 2 :Vini re pozën e këmbës së djathtë të njeriut që shihet përballë; syri juaj përfundon lëvizjen e nisur.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Foto 3 :Sapo i është hedhur një gotë ujë në fytyrë kësaj gruaje; ne tundohemi ta ndihmojmë të fshihet
(Organizata Gazetarët pa Kufij, në Indikatorin Botëror të Lirisë së Shtypit, radhiti Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike. Sipas indikatorëve që i publikoj kjo Organizatë, Shqipëria ka shënuar rënie, ndërsa Kosova ka shënuar progres krahasuar me raportin e vitit të kaluar. Në tabelën që përfshin 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin 103-të (duke shënuar një rënie prej 20 vendesh krahasuan me vitin paraprak kur renditej ne vendin e 83-të), kurse, Kosova (në vendin e 61-të ndryshe nga një vit më parë kur ishte) në vendin e 78-të) ka shënuar një ngritje prej 17 vendesh. Indikatorë e kësaj Organizate, i klasifikon shtetet në mjedise “të mira”, “pak a shumë të mira”, “problematike”, “të këqija” ose “shumë të këqija”, për lirinë e shtypit)
1. Mediat politike në demokraci – një defekt publik
Demokracinë e sotme bashkëkohore e karakterizon padyshim mënyra e komunikimit publik që për bazë dhe fondament duhet gjithnjë të kenë transparencën, përgjegjësinë dhe padyshim llogaridhënien. Në fazën e ndërtimit të demokracisë kosovare (duke mos përjashtuar këtu as atë në Shqipëri) kujtoj që e karakterizojnë një seri problemesh, sfidash dhe dukurish të keqinterpretimit të mundshëm të proceseve në sferën e vendimmarrjes publike – një segment shumë i rëndësishëm që e fisnikëron padyshim këtë sistem të udhëheqjes dhe menaxhimit me situatat dhe zhvillimet transitive që janë duke i hasur shoqëritë e dy shteteve shqiptare. Nëse analizojmë proceset vendimmarrëse, pastaj procesin e seleksionimit të njerëzve dhe figurave partiake nëpër kuvendet e këtyre subjekteve, kuptojmë më se miri se sa është në funksion dhe sa në fakt përfillen kriteret e asaj që shquhet si demokraci e brendshme partiake, që nënkupton jo vetëm përfilljen e kritereve dhe parimeve substanciale të aktit të vendimmarrjes, por edhe pluralizmin e interesave që i karakterizojnë shoqëritë moderne.Ideja është që në këto procese të seleksionimit të kuadrove dhe njerëzve të rinj të mos dominojnë vendimet mbi përzgjedhjen e njerëzve (apo thënë me thjesht militantëve të lidershipit) të afërt me lidershipin apo grupet monopole të interesit, por ato mbi projektet, vizionin, programin e cilës do parti në skenën politike.
2. “Kolonizimi mediatik”
Në këtë kontekst do të duhej një kujdes i posaçëm t’i kushtohet edhe një dukurie tjetër që në Kosovë ka filluar të marr përmasa interesante, kur është në pyetje futja në funksion e një lloj “kolonizimit mediatik” nga ana e mediave elektronike dhe ato të shkruara. Themi kështu ngaqë fitohet përshtypja se disa nga mediat elektronike, por edhe ato të shkruara në ambientet e tilla ku zhvillohen proceset e seleksionimit të elitave të ardhshme partiake nëpër kuvendet e organizuara, shpesh disi po e marrin rolin e të qenurit bajraktarë dhe prokurorë politikë të kampanjave (nëse mund të shprehemi kështu!) në komunikimet e përditshme sociale – në vend që të lozin rolin e një vrojtuesi neutral, apo një transmetuesi profesional të gjithë zhvillimit dhe procesit të adresuar në fjalë, në mënyrë që publikut t’ia bartë sa më besnikërisht gjithë dozën e informatës publikut të gjerë. Pra, duke u gjendur në këso raportesh, mediat kosovare (jo gjithnjë dhe jo të gjitha), në fakt po marrin rolin e padashur të promotorit, apo atij cilësuesit qendror që bartë mesazhe politike në vend që të informojë publikun në cilësinë e një katalizatori për ato ngjarje apo ndodhi. Në demokracinë globale mediale të sotme, padyshim që fokusimi në karizmat politike është një farë mënyre edhe një mekanizëm i mbijetimit në konkurrencën që p.sh. në rastet e vendeve në transicion mund dhe zakonisht shndërrohen në konkurrence jo luajale, me përplot ndërskamca, shantazhe, kërcënime, etj. Tani, problemi i ngritur në fakt është çështje fondamentale për ndërtimin dhe fuqizimin e asaj që e shquajmë demokraci funksionale, edhe për shkak se demokracia kërkon qytetari aktive apo online demokraci, e jo pasivitet dhe iluzion se çdo gjë është në rregull.
3. Depolitizimi i magnatëve të mediave
Meqenëse lufta kundër kësaj “fjetjeje aktive qytetare” është (kujtoj unë) sa problem politik aq edhe ideologjik e praktik, edhe me faktin se të qëndruarit pasiv, pra indiferent ndajë ngjarjeve, ndodhive dhe problemeve të shfaqura në shoqëri, në një mënyrë qarqeve të ndryshme të biznesit (që tashmë kanë marrë krahë dhe fuqi për kushtet tona marramendëse?!) po u hap derën për të vënë një pushtet absolut që në Evropën e nisur kah integrimet, është absurd i llojit të vetë! Zgjidhja e mundshme për të “ikur” nga ky ndikim i fortë dhe i padiskutueshëm i mediave që vihen në shërbim të politikave ditore, por edhe atyre politikave të ngushta klanore nëpër partitë politike në Kosovë, është për mendimin tim pikërisht në mediat tjera që akoma s’janë futur në kthetrat e këtyre tipave dhe klaneve mediatike, por edhe tek intelektualët që kanë arritur në një farë mënyre të zhveshën tërësisht nga çfarëdo lloji ndikimi apo interesi material e ideologjik partiak.Atëherë, nëse i marrim mediat me ndikim global siç janë CNN-ja apo Al Jazeera, kuptojmë dhe dëshmojmë që trendi i depolitizimit të magnatëve medialë është evident dhe se ato këtë primat të qenurit në maje të mediave globale e kanë ndërtuar pikërisht duke informuar saktë dhe me shpejtësi marramendëse. Ndryshe, sikur të mbeteshin nën “mëshirën” (lexo: “lëmoshën” qeveritare), padyshim që do të gjendeshin akoma në situatat përpëlitëse të mbijetesës. Në fakt, një përvojë të tillë të “shkurorëzimit” nuk është herët ta fillojnë edhe mediat shqiptare, në veçanti këto kosovare që janë akoma shumë larg këtij procesi. Kuptohet, në rast se dëshirojnë të mbahen si neutrale dhe tejet profesionale.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur sot në takim nga kancelari i Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz.
Fillimisht, dy liderët janë takuar vetëm, pastaj kanë vijuar takimin me dy delegacionet.
Duke e falënderuar për pritjen, kryeministri Kurti theksoi miqësinë dhe partneritetin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë dhe vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe barazisë.
U diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes të dy shteteve dhe popullit të Kosovës dhe Gjermanisë. Kryeministri Kurti veçoi mërgatën e madhe të Kosovës që jeton në Gjermani dhe interesimin për të investuar në Kosovë.
Ai e njoftoi Kancelarin për progresin e arritur në një vit qeverisje në Kosovë, duke potencuar rezultatet në zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin në të gjithë indikatorët e demokracisë. Përmendi edhe përpjekjet e mëdha për të fuqizuar sundimin e ligjit dhe suksesin në luftimin e kontrabandës, krimit dhe korrupsionit.
Kryeministri Kurti e ftoi Kancelarin Scholz që të vijë në Kosovë me një delegacion të gjerë investitorësh, për të parë mundësitë e investimeve në vendin tonë.
Kosova është tregim suksesi, prandaj edhe kemi nevojë për ndihmën e Gjermanisë si shtet i rëndësishëm brenda Bashkimit Evropian dhe akter i rëndësishëm në botë, tha kryeministri Kurti.
Nga Kancelari kërkoi që Gjermania të shtyjë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai theksoi se pavarësia e Kosovës duhet të njihet nga sa më shumë vende, duke përfshirë edhe 5 vendet nga Bashkimi Evropian.
Duke biseduar për bashkëpunimin rajonal, Kryeministri tha se Qeveria e mbështetë Procesin e Berlinit dhe e mirëpret përkushtimin e Kancelarit për të rifilluar këtë proces me një dinamikë të re.
Kancelari Scholz tha se Gjermania ka vendosur të ringjallë Procesin e Berlinit. Ai bëri të ditur se në pjesën e dytë të vitit do të organizojnë një konferencë për, siç u shpreh ai, që të lëvizim, të ecim tutje.
Që ne të bëjmë gjithçka që pritjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor të kthehen në realitet. Ne kemi përgjegjësi që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, tha Kancelari Scholz.
U bisedua edhe rreth invazionit dhe agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë. Kryeministri tregoi për sanksionet e Republikës së Kosovës kundër Rusisë, në linjë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si edhe për solidarizimin me popullin dhe shtetin e Ukrainës.
Lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri e njoftoi Kancelarin me qasjen pro-aktive dhe konstruktive të Kosovës, duke sjellë propozime në linjë me vlerat e Bashkimit Evropian.
Dialogu duhet të jetë i përqendruar në njohje-reciproke, pra një proces i cili vazhdimisht sjell avancim deri në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura, theksoi Kryeministri Kurti.
Në delegacion me Kryeministrin Kurti ishin ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, këshilltarët politikë të kryeministrit Jeton Zulfaj dhe Fëllanza Podrimja, si dhe zëdhënësja e Qeverisë, Rozafa Kelmendi.
Adresimi i Kryeministrit Albin Kurti në konferencën e përbashkët për media me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz
Berlin, 4 maj 2002
I nderuar Kancelar Scholz, zonja dhe zotërinj,
Faleminderit Kancelar Scholz për ftesën dhe pritjen tuaj të ngrohtë në këtë vizitë të parë timen dhe të delegacionit tonë në Kancelari si Kryeministër e qeveri e re e Republikës së Kosovës.
Gjermania është vend mik dhe aleat strategjik për Kosovën. Dy vendet tona ndajnë vlera të përbashkëta të lirisë, të demokracisë dhe të barazisë në mundësi për të gjithë.
Me Kancelarin kemi shfrytëzuar mirë këtë kohë për të diskutuar tema të rëndësishme për dy vendet tona, por edhe për kontinentin tonë me të cilin është i lidhur fati ynë i përbashkët.
Temë e parë ishte natyrisht ajo e luftës në Evropë, pra e invazionit dhe agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë të cilin Republika e Kosovës e dënon ashpër dhe e ka dënuar që në ditën e parë. Mbi bazën e kapaciteteve tona jemi solidarizuar me popullin dhe shtetin e Ukrainës duke vendosur sanksionet në linjë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kemi ofruar strehim dhe kushte për punë për 20 gazetarë të Ukrainës dhe muajin e kaluar (me 17 prill) i kemi ofruar mirëseardhje Lyudmila Makey e cila është gazetarja e parë e cila është strehuar në Kosovë. Po ashtu kemi ofruar mundësinë që të strehojmë deri në 5,000 refugjatë dhe kemi hequr vizat për qytetarët e Ukrainës.
Imazhet e bombardimeve dhe djegieve, masakrave e të përdhunimeve në Ukrainë nga forcat ruse, populli ynë i përjeton rëndë sepse i ka jetuar thellë nën lëkurë para 23 viteve nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit, i cili u ndal vetëm falë bashkimit të botës demokratike me ndërhyrjen e NATO-s.
Kancelarin e njoftova gjithashtu edhe për progresin e Kosovës në një vit qeverisje dhe rezultatet që kemi arritur në zhvillimin e ekonomisë, por edhe në përmirësimin e të gjithë indikatorëve të demokracisë, të cilët e kanë kthyer shpresën tek qytetarët e Kosovës por edhe kanë bërë Kosovën fanar shprese për mbarë Ballkanin Perëndimor.
Në Kosovë demokracia funksionon, opozita i fiton zgjedhjet, mediet janë të lira dhe qytetarët e Kosovës nga etnitë pakicë gëzojnë të drejta të garantuara kushtetuese të cilat janë më të mirat në Evropë.
Në këtë vit qeverisje kemi bërë përpjekje të mëdha për të fuqizuar sundimin e ligjit dhe kemi pasur sukses në luftimin e kontrabandës, krimit dhe korrupsionit. Po ashtu kemi filluar reformat në administratë dhe në sektorin e drejtësisë dhe së fundmi kemi hapur edhe Gjykatën Komerciale për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis bizneseve në kohë rekorde. Të gjitha këto do të ndihmojnë për një ambient më të mirë të të bërit biznes në Kosovë.
Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë, por edhe mes dy popujve tanë.
Këtu në Gjermani ne kemi numrin më të madh të mërgatës jashtë vendit. Siç e tha edhe kancelari Scholz, rreth 400,000 qytetarë të Kosovës jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe ata janë një urë e mirë mes dy vendeve tona, pasi janë të mirë-integruar dhe janë punëtorë të zellshëm. Shumë nga ta kanë shprehur interesimin që të investojnë edhe në Kosovë, prandaj edhe unë e ftoj Kancelarin që ai të vijë në Kosovë me një delegacion të gjerë investitorësh dhe të shohin mundësitë e investimeve të cilat Kosova i ofron e që janë të shumta, qoftë në fushën e përpunimit industrial, të energjisë së ripërtëritshme, turizmit malor, pastaj industrisë minerare dhe rialokimit përmes asaj që quhet nearshoring. Kosova ka një fuqi të re punëtore dhe tejet të talentuar dhe mundësi tejet të mëdha e të mira.
Kosova është tregim suksesi prandaj edhe kemi nevojë për ndihmën e Gjermanisë si shtet tejet i rëndësishëm brenda Bashkimit Evropian dhe akter i rëndësishëm në botë. Pavarësia e Kosovës duhet të njihet nga sa më shumë vende, duke përfshirë edhe 5 vendet nga Bashkimi Evropian në mënyrë që edhe ato t’ju bashkohen 22 shteteve njohëse dhe në këtë mënyrë të pamundësojmë krijimin e narrativave të dëmshme dhe ekuivalencave false.
Nga Kancelari Scholz kërkova që Gjermania të shtyjë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën. Në korrik, pra edhe dy muaj, bëhen 4 vite prej se Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë dhe ka konstatuar që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Tash është koha të thuhet se mjaft është mjaft dhe kjo çështje të vendoset për vendimmarrje në Këshillin e BE-së, pasi Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë dhe është radha që BE-ja ta bëjë të veten.
Gjithashtu, dy hapa që do të t’i ndërmarrim janë aplikimi për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s, ku llogarisim mbështetjen e Gjermanisë.
Biseduam edhe për Bashkëpunimin Rajonal. Për Kosovën Bashkëpunim Rajonal nuk është zëvendësim për anëtarësim në BE, por përshpejtim. Ne mbështesim plotësisht Procesin e Berlinit dhe mirëpritëm përkushtimin e Kancelarit për të rifilluar këtë proces me një dinamikë të re. Po ashtu ne mbështesim Tregun e Përbashkët Rajonal i cili ndodhet brenda Procesit të Berlinit dhe rregullave të BE-së, është gjithëpërfshirës, i ka katër liritë prandaj edhe nuk mbështesim iniciativa tjera paralele.
Për Kosovën është e rëndësishme që në këtë proces qytetarët të jenë përfituesit përfundimtarë, saktësisht siç e tha edhe kancelari Scholz. Barazia e palëve dhe trajtimi i barabartë është i rëndësishëm, kurse njohja e dokumenteve është qenësore për të zbatuar çfarëdo marrëveshje që arrihet.
Në lidhje me dialogun me Serbinë e njoftova Kancelarin se Kosova është pro-aktive dhe konstruktive në dialog, duke sjellë edhe propozime në linjë me vlerat e BE-së.
Dialogu duhet të jetë i përqendruar në njohje-reciproke, pra jo në njohje që vjen në fund të një procesi të gjatë, por si dialog për marrëveshje me njohje reciproke në qendër.
Pikëpamja e bindja jonë është që njohja reciproke duhet të jetë në qendër e jo në fund.
Ne jemi të përkushtuar që të ecim shpejtë, të kemi rezultate konkrete dhe të bashkëpunojmë shumë.
Ju faleminderit kancelar Scholz dhe jam shumë i gëzuar që do të ju mirëpres në Prishtinë.
Zoti Hajrush Thaçi më dhuroi para disa ditësh monografinë e tij kushtuar një figure të shquar të klerit mysliman në Kosovë që ka dhënë ndihmesë të madhe në arsimin shqip, Mulla Hamdi Bislimit.
Nuk kisha dëgjuar më parë për këtë burrë, por krijova menjëherë një simpati për të duke lexuar një thënie të tij:
“Në se na mungon lapsi, ngjyra dhe thëngjilli, do të përdorim edhe gjakun e gishtit për të shkruar e mësuar alfabetin e gjuhës sonë shqipe”
Thënie proverbiale, e ngjashme me ato të klerikëve të tjerë të shquar të krishterë nga Shqipëria për të cilët janë bërë edhe edhe filma.
Libri hapet me një pasqyrë të arsimit në Kosovë para dhe gjatë mbretërisë Jugosllave. Tregohen fakte interesante për periudhën e luftës së parë botërore, ku Kosova u nda në zonën e forcave austro-hungareze dhe atë bullgare. Ndërsa në të parën arsimi shqip mori hov në të dytën shqiptarët u shtypën edhe kulturalisht. Ndër të tjera tregohet mizoria e ushtarëve dhe e oficerëve bullgarë. Kështu në fshatin Cërnillë, si ndëshkim që fshatarët e fshihnin grurin që ushtria donte të rekuizonte, ata mbytën 70 vjeçar Hasan Zhinipotokun duke e shqelmuar derisa sa volli gjak dhe ndërroi jetë. Gjithashtu ushtria bullgare mobilizonte me forcë të rinj për në front, nga ku ata nuk u kthyen më. Ndër ta ishte edhe gjyshi im Hasani (Selim Reçica). Gjyshja Fatime kishte në gji babën kur ushtarët bullgarë e kërcënuan se do ia merrnin fëmijën po mos të dorëzonte sendet e florinjta që mbante në gjoks.
Më tej autori flet për arsimin në mbretërinë jugosllave, përpjekjet e deputetëve dhe figurave më autoritet për pengimin e mërgimit në Turqi dhe hapjen e shkollave në serbisht, sepse në shqip as që bëhej fjalë. Pashiqi pat thënë “Më mirë e lëshoj Beogradin se sa t’I lejoj shqiptarët të mësojnë shqip”.Kështu, me këmbënguljen dhe mbështetjen e Sefë Llukagjisë, u hapën shkolla në Sitnicë e Ferizaj. Në një nga këto shkolla, në Llukagji, ka mësuar edhe im atë.
Trajtimi i nxënësve shqiptarë nga mësuesit ishte tepër diskriminues dhe i egër.
Hajrush Thaçi
Një vëmëndje të veçantë zoti Hajrush i kushton Medresesë së Madhe të Shkupit që i ngjante një shkolle të lartë dhe ku studiuan shumë të rinj atdhetarë që dhanë ndihmesë më pas në vetëdijësimin e popullit të Kosovës për pavarësi. Aty jepen emrat, përveç tim eti, dhe të shokëve të tij si Idriz Ajeti, Zeqir Bajrami, Ibrahim Kelmendi etj. Gjatë luftës, krahas mësuesve nga Shqipëria u kyçën në mësimdhënie edhe 34 medresantë.
Ndonëse pushteti ua ndalonte klerikëve myslimanë të zhvillonin ligjërata atdhetare dhe për arsimin , Mulla Bislimi, e bënte këtë nëpër shtëpitë private dhe nganjëherë edhe në shtëpinë e vet.
Ndërsa gjatë luftës së dytë botërore, kur Kosova mori frymë lirisht gjatë “kohës së artë të Shqipërisë”, ai mbajti lidhje me figurat kryesore nacionaliste.
Gjatë Jugosllavisë socialiste kur arsimi shqip u lejua, mulla Bislimi u kujdes për arsimin e vajzave shqiptare, të cilat pengoheshin edhe nga pikëpamjet konservatore tradicionale. Njeri besnik i Islamit dhe i Kombit njëkohësisht Mulla Hamdi Bislimi, shkruan Hajrush Taçi, ishte simbol kuptimplotë I karakterit dhe i edukimit për brezat e rinj dhe garanci për rritjen e moralit islam dhe njerëzor. Ai ishte në vazhdë të rilindasve tanë që na mësonin se arsimimi është kusht i nevojshëm për përparimin shoqëror dhe politik.
Denoncim publik kundër “prokurorit” Reshat Millakut dhe Hashim Thaçit, “president”
Për burgjet e UÇK-së, edhe pse vetë të ashtuquajtuarit ”komandantë” kishin pohua se kanë pasur, kur filluan hetimet nga gjykatat, ata i mohonin ato. Mohonin se ka pasur burgje e të burgosur, të keqtrajtuar e të rrahur.
Më vonë, pranuan se ka pasur burgje e qendra të ndalimit me kushte e standarde ndërkombëtare saqë, çdo i huaj, do të kishte pasur dëshirë e fat të ishte i burgosur ”politik” ose rob lufe në ato burgje të Kosovës.
Këto ditë prokurori i Kosovës mbylli hetimet kundër Hashimit, në mungesë të provave e fakteve (?). Kështu shkruante Insajderi:
“Mbyllja e dyshimtë e hetimeve për krime lufte kundër Hashim Thaçit”, Vehbi Kajtazi, 17.11.2016, Insajderi, Gazetë Online dhe “Prokuroria gënjen publikisht rreth hetimeve kundër presidentit Thaçi”, Vehbi Kajtazi 06.12.2016, Insajderi, Gazetë online”
Unë, “zotëri” prokuror po ti dërgoj një palë duqi me fakte kundër Hashimit, se ai, Hashimi nga Broja, tash kryetar (nuk po e quaj president) i Kosovës, pa asnjë ditë lufte i ka KIDNAPUA udhëheqësit e partisë më të madhe të Kosovës, në komunën e Malishevës, kryetarin e LDK-së Jakup Kastratin dhe Cen Deskun, më 30 Tetor 1998 në katundin Dragobil dhe i ka lirua më 27 Nëntor 1998, po në Dragobil në mënyrë madhështore e në prani të William Walker-i, ish ambasadorit amerikan dhe Ish-ambasadori i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), William Walker, nën rreshtimin e UÇK-së, rreshtim të ”ushtrisë” me rroba të reja thua se ishim në ndonjë paradë ushtarake. Apo përvjetor lavdie.
(Gazeta NewBorn
“Momenti kur UÇK-ja i kishte liruar pas amnistisë dy veprimtarë të LDK-së”
Për nder të 28 nëntorit, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte liruar kishte marrë vendim për amnistimin e dy veprimtarëve politik të LDK-së nga Malisheva, Jakup Kastratin e Cen Deskun.
Po ashtu UÇK-ja kishte marrë vendimin edhe për aministimin e dy gazetarëve të Tanjugut, Nebojsha Radosheviqit e Vlladimir Dodiçiqit.
I pranishëm me rastin e lirimit të tyre ishte edhe Shefi i OSBE-së për Kosovë, Uilliam Uoker.Para gazetarëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtar, kishte folur përfaqësuesi i UÇK-së, Sokol Bashota, duke e arsyetuar lirimin e tyre.)
Hashimi, “zotëri” prokuror, ka qenë “Vetë Pashë e vetë subash”. Ai, Hashimi “Vet, ka mat, vetë ka pre e vet ka gri”!
Pra, ai është Hashim Thaçi icili i ka RREH, i ka KEQTRAJTUAR të KIDNAPUARIT, të burgosurit, me duar të lidhura e maska në krye.
-Mos harro, prokuror, ky është Hashim Thaçi. Filloje me të e të fillojmë me punët tjera të mbara që po na presin, nëse doni dhe duam me pas SHTET.
Kush është Jakup Kastrati 1*)
Jakup Kastrati ka lindur (dhe jeton) në fshatin Turjakë, komuna e Malishevës. Është i martuar dhe ka gjashtë fëmijëve. Me profesion është mësues biologjie. Ishte Kryetar i LDK-së për komunën e Malishevës dhe Kryetar i Parë i kësaj Komune, pas “lufte”, në Zgjedhjet e Para të lira e demokratike në vitin 2000 që i fitoi LDK-ja, atherë partia më e madhe.
Ka qenë nxënësi më i mirë i gjimnazit të Malishevës, Gjenerata e Parë e Gjimnazit” Ramiz Sadiku” e Rahovecit, paralelja e ndarë në Malishevë që u hap më 1970/1971. Ishin (ishim, edhe unë, plot. imi) shokë gjenerate dhe klase me Gani (Selman) Krasniqin nga Carralluka ish kryetar i Komunës së Malishevës, Ragip Begajn, tash kryetar komune dhe autorin e këtyre rreshtave (Sinan Kastratin, djalë axhe, nga fshati Turjaka, tash jeton në Suedi) në klasën e parë, dytë dhe të tretë kur ia ndalin rritën gjimnazit, pushtetarët shqiptarë të komunës së Rahovecit.
Ai ishte, gjithashtu studenti më i dalluar e me notën me mesataren më të lartë në fakultet, në UP-në bashkë me Daut Rexhepin nga Klina, Bislim Bislimin nga Vitia, Ruzhdi Kuqin nga Suhareka.
Jakupi filloi punën për herë të parë si mesues në fshatin Lubizhdë më 1975/1976. Punoi disa vjetë, me ndërprerje pastaj filloi në gjimnazin “17 Nëntori” në Malishevë të punoi si mësues biologjie. Ishte drejtor shkollash disa mandate. Kur punoi në ë Lubizhdë, pati nxënës Isni Kilajn e Gani Paqarizin të cilët më vonë do të bëheshin me “nam” në këtë trevë, njëri me politikë e tjetri me patllakë”. Isniu ishte edhe kryetar komune në Malishevë (plot. imi) e Gani Gjemë Paqarizi bëhet “komandant”. Ganiu është vra në mes të korrikut më 1998, në fshatin Bellacerkë të Rahovecit në mënyrë tepër poshtërsuese për një “ushtarak me përvojë” e “komandant”, nga një shka “civil” (?), i zënë “rob” nga Ganiu. Me Ganiun në “limuzinë” ka qenë Isuf Gashi nga Drenofci i Zatriqit, dëshmitar e bashkëpuntor. Isufi ishte ulur në karrigën e parë, me Ganiun ndërsa pas, shkau i zënë zob, i ulur si zotëri.
Si kryetar i LDK-së Jakupi ishte bashkëpuntor i ngushtë dhe besnik i madh i të madhit Ibrahim Rugovës që punuan në vitet më të vështira të fund shekullit dhe mijëvjeqarit të kaluar, 1998, 1999. Jakupi, në mbledhjet e rregullta javore të LDK-së, që mbaheshin në Prishtinë, nga fshatrat e Malishevës shpesh shkonte e vinte në këmbë, afro 100 km. rrugë bashkë me Cen Deskun, Sadri Robajn e ndonjë tjetër nga Kryesia e LDK-së së Malishevës vetëm e vetëm që ta informonte popullatën e asaj ane për më të rejat pasi që Kosova ishte në terr informativ.
Momenti kur lirohet Jakup Kastrati, kryetar i LDK-se
Kërcënimet ndaj Jakup Kastrati dhe LDK-së kishin fillua në fillim të viteve 1998, kur një grup hajnash të grumbullar rreth “organizatës ushtarake uck” me njerëzit më të dyshimt të veshur me “rroba ushtarake” e armë “moderne” të marra nga Fatosa Nano e fillojnë fushatën kundër njerëzve të ndershëm, familjeve të mëdha e njëkohësisht e fillojnë edhe “luftën”, në dy fronte, kundër Sërbisë dhe Ibrahim Rugovës e LDK-së që sot e asaj dite na bombarduan me RRENA.
-Pse me RRENA?
-Sepse as një copë toke, sa mbillen NJË LEHÊ KEPË, tyben e kanë clirua.
Po përmendi tri raste, si shembuj se kush i ka pri “lufës” dhe ka “udhëheeq” me at popull të mjerë e qorr në dy sytë.
Gani Gjemë Paqarizi, ka qenë nxënës i Jakupit (e imi, mjerisht), në shkollën fillore “Migjeni” në Lubizhdë më 1977/1978, tash, më 1998 ishte këthyer nga Zvicrra si udhëheqës “ushtarak”. Në ditë, “rastësisht”, në një kafene-qajtore, qajtore- en e Milaim Mazrrekut, Ganiu i thot Jakupit: .
”-Shuaje LDK-në se ti shti dy kamt me ni kpuc!”
Gani Selman Krasniqi, gjithashtu njeriu ndër të parët e Komunës së Malishevës për nga autoriteti, ish i burgosur politik shumëvjeqar, ndër themelusit e LDK-së për Kom. e Malishevës … dhe shok klase i Jakupit (dhe i imi) e lajmëron “zyrtarisht” me shkrim Jakupin me një “Vendim”, si udhëheqës i sektorit të drejtorisë publike se Zyrat e LDK-s në Malishevë. duhët mbyllur
Dhe i treti, por jo edhe i fundit,”udhëheqësi ushtarak”, për të cilin pak kush ka dëgjuar për faqet e zeza, si spiun jugosllav, Bislim Zyrapi, ish shefi i përgjithshëm i ushtisë clirimtare të Kosovës që sillej shpesh edhe nëpër teritorin “e lirë” të Malishevës.
Për të tjerët, Fatmir Limën, Sokol Bashotën, kam folur por do të flas edhe më vonë.
E pra këta ishin ata që e sillshin Malishevën në gishtin e vogël të dorës dhe kush s`guxonte me u ndie për së gjalli.
E tash zotëri prkuror, po ua dërgoj, një palë duqi, ose një gjysëm thesi me fakte kundër Hashim Thaqit e ti nëse ki … B. nëse guxon, burgose sepse më këtë kryen një punë për të cilën paguhesh bukur mirë dhe ia zdrit faqen këti populli e k`saj krahine-Krahisnës së Llapushës.
Po e përshkruaj ngjarjen pa ndërhyerje, si si një ditë të fundit të Tetorit më 1998 në Dragobil, KIDNAPOHEN Jakup Kastarti dhe Cen Desku, nga Hashim Thaçi.
Ngjarja:
Cili ushtar ishte vrarë në Rahovec dhe cili kishte rënë në mina?
Sahit Kastrati, djali i Sylë Sahit Mstafës nga Turjaka na ka que me kerr të vetin në një të pame në Dragobil. Ali Paqarizi, djali i Murat Paqarizit (taksist) nga Dragobili, ushar kishte ra në mina dhe kishte vdekur. Me mua ka qenë Cen Desku nga fshati Siqevë dhe Qerim Kastrati, djali i Kapllan Muslisë, kushëri nga Turjaka. Ceni (jetonte në Malishevë), por pas ofensivave serbe, banonte me familje në Turjakë, në shtëpinë e Adem Ukë Kastratit i cili jetonte në Suedi (vëllait të autorit të këtyre rreshtave.) Pra Ceni ishte si familjar i yni.
Pas të pames kemi shkuar në Zyrën Amerikane që ishte në shtëpinë e Isuf Paqarizit, djalit të Zekë Shaqës i cili punonte në Francë, tash i ndjerë, nga Dragobili, familje tepër e njohur për bujari e bukëdhënës.
Më parë kishim qenë në t`pame në Kleqkë te Hafir Shala (Kleqka). Atij iu kishte vrarë djali, Sadiku në Rahovec. Hafiri është miku i mikut tonë (Muhametit, djalit të Sinan Bajraktarit të Astrazubit. Muhameti Jeton në Prizren).
Kush ishte “ushtaraku” i lartë?
Kishim kohën e caktuar që kishim me bisedua në Zyren Amerikane me zyrtarë të OSB-së. Kështu quhej kjo Zyrë nga popullata e asaj ane, si Zyrë Amerikane.
Pas bisedës me zyrtarin e lartë të OSB-s (?), Shown Burns, Diplomat Amerikan jemi arrestuar pabesisht nga një “ushtarak” i lartë i UÇK-së i njohur tashme për opinion me nofkën “gjarpëri”, Hashim Thaqi. Ai është prezentuar edhe si “Ibrahim Gashi” e “Sabit Geci”. Deri sa ne ishim në takim duke bisedua në Zyrën Amerikane, në Dragobil, “ushtari” Fehmi Kryeziu nga Bubaveci ka hyrë dy herë brenda në ZYRË dhe e ka ndërprerë bisedën duke na lënë një “thirrje”. Shefi i Zyrës së OSB-së, Shën Berns i thonte ushtarit:
-Pritni jashtë edhe pakë, derisa ta kryejmë bisedën!
Katër ushtarët
Pas bisedës e cila ishte ndërprerë disa herë nga 4 ushtarët ”elitë”, falenderuam Zyrtarin e lartë dhe dualëm.
Jashtë na kanë pritur 4 ushtarë:
Skender Hoti nga Carralluka,
Demush Laci- Krasniqi nga Vll. Drenofci,
Fehmi Kryezi nga fshati Bubavec dhe
Shefqet Mazreku nga Malisheva. ’
Ushtarët kanë qenë me uniformë “usharake”, me emblemë të “UÇK-së” dhe të armatosur.
Çka kemi biseduar ne Zyren Amerikane dhe çka kemi kërkuar nga Ata?
Unë, Jakup Kastrati dhe Cen Desku kemi kërkuar nga përfaqesuesi i Zyrës dhe OSB-eja që ta ushtrojnë autoritetin e tyre dhe të ndikojnë te qeveritë e tyre që të bëjnë presion mbi Serbinë:
Që të largohet policia dhe ushtria serbe nga kjo anë,
Të kthehet popullata shqiptare e shpërngulur në shtëpitë e veta dhe
Të fillon mësimi nëpër shkolla fillore dhe të mesme në komunën tonë.
Këto kanë qenë tri kërkesat kryesore dhe temat e bisedës sonë. Takimi ka fillua në orën 11:45 minuta dhe ka përfunduar ne orën 13:30 minuta, afro dy orë, më 30 tetor 1998, në fshatin Dragobil.
’Ushtarët”, na pritnin para deres. Njëri nga ta na tha (më duket ka qenë Shefqet Mazreku):
-A ka mundësi që të flasim nja 15 minuta me juve (me mua, Jakupin dhe Cenin)?
-Me kënaqesi iu kemi thënë dhe kemi shkua te kerri që na priste. Një i afërm që kishte qenë me neve n`t`pame na tha ngadalë:
-Jo 15 minuta po kanë me iu burgos”!
Nuk besonim se janë kaq të pabesë.
Shoferi Sabit Hafir Kleqka
Sabit Hafir Kleqka ishte shofer. E njihnim sepse kishim qenë te ai. Ishte vëllai i Sadik Shalës (Kleqka) që ishte vrarë në Rahovec. Kemi hyrë në kerrin që ishte edhe “ushtaraku i lartë”.
Kerrin, sapo kemi hyerë, e ka dhezur shoferi dhe është nisur. Ne nuk denim as ku po shkojme e as pse ? Kerrin tonë na shoqëronin edhe dy kerre të tjera plot me usharë e “ushtarakë” të “lartë”. Rrugës deri në “burg”, kemi kaluar nëpër këto fshatra:
Dragobil, Pagarushë, Gariq, Kravasari, Bajë, Senik, Kizhnarekë, Baincën e Shefqet Kapetanit e Sedllar dhe kemi biseduar “për Shkup e për Shkodër”. Deri në Lladrofc biseda ka qenë e qetë dhe e rrafshtë. Me vonë “ushtaraku” ka pyet:
-Çka biseduat në zyrat e OSB-së?
Mos luani, jeni të arrestuar!
Në fshatin Senik, “gjarpëri” ka zbrit nga kerri dhe ka hyrë në një shitore. Aty, ai na
ka blerë nga një lëng (pije jo alkoolike) ndërsa mua (Jakupit) edhe një pako me cigare. Biseda ka vazhduar deri në Lladrofc “n`terezi”. Aty, ai mu ka drejtua me fjalët:
-Ti kryetar i LDK-së!
-Rugova është tradhtar!
-Qeveria e Bukoshit e ai është tradhtare!
-Ju jeni te arrestuar!
-Këtu kemi me iu pushkatua juve dhe krejt ravinat kemi me i mush me LDK-në. Ishte monologu i monologizuar i “kryeushtarakut”, ish studentit të “shkencave humanitare”. “Kryeushtaraku” ka brit edhe më shumë, si “ushtarak” më:
-Shymni cigaret!
-Jeni të arrestuar! “Ushtaraku” e ka raportir revolen T- T-e dhe na ka drejtua neve duke bërtit:
-Mos luani!
Ushtari dhe shoferi kanë dal jashtë dhe na kanë urdhërua që edhe ne të dalim jashtë, një nga një. Pasi kemi dalur nga kerri, unë dhe Ceni, na kanë lidhur dhe na i kanë qit “Maskat”. Sytë ni kanë mbyllur me shamia kurse kokën na kanë mbulua me kese, thas të najllonit. Prej këti momenti fillojnë maltretimet, fyerjet, ofendimet dhe rrahjet me shprehje më banale, me fjalorin më të pistë, të flliqt, gjuhë primitive e sjellje arrogante. Agresiviteti, dobësia, primitivizmi dhe etja për të qenë “i madh” e “ushtarakut”, ka “fillua” në fshatin Lladrofc, në kthesën e parë të rrugës që qon për në lagjen e Buqajve. Pas mesnate, ndërsa vazhdonim rrugën, kemi kuptua se jemi në fshatin Nekovc. Që jemi në Nekovc e kuptuam nga “ushtarakët”, sepse edhe ata nuk e dinin rrugën. Në një vend e kanë ndalur kerrin dhe kanë hapur dritaren e i kanë pyetur rojet e fshatit:
-Ku jemi? Rojet përgjigjen:
–Jeni në Nekovc.
Rrugën e kemi vazhduar prej Nekovcit, Baincës e deri në Sadllar. Në Kishnarekë na kanë shti në podrumin e një shtëpie të djegur, me ujë deri në gju, si peng për ekzekutim. Cenit ia kanë pru një karrigë për shkak se ishte i sëmure nga veshkët ndërsa unë kam ndejt në këmbë. Pas dy orëve na kanë qua në një vend tjetër, më të terur, në të njëjtën shtëpi. Aty na kanë lejua që të ulemi në do (thas) me kashtë. Diku në mesnatë na kanë dërgua në një kamp, burg, në fshatin Sadllar, pasi na plaqkitën dhe na i morën të gjitha gjërat tona personale:
shënimet, të hollat e pakta …dhe kapelën që e kam pas në kokë.
Burgu i Sadllarit
Në Burgun e Sadllarit kemi qëndruar (“banuar”) prej 30 tetorit deri më 27 nëntor 1998. Na kanë mbyllur në ambulantën e fshatit, në ordinancën e mjekut që e kishin kthyer në burg. Ordinanca e mjekut derën e kishte në oborr dhe bënte shume ftoft natën sa që edhe uji ngrihej e nuk mund të flenim nga të ftoftit që bënte.
Natën në mes 26 dhe 27 nëntorit, na kanë qu prej gjumit dhe me ni traktor na kanë afrua deri në Divlakë. Maskat na i kanë v`nu përsëri në kokë.
Duhet thënë edhe kjo se kemi jetua se në kohën e Gurit, sa ishim në burgn higjienë nuk na kanë lejua e as ujë të pastër nuk kemi pas. Më 24 nëntor, tinëzisht i kemi lare këmbët. Edhe kur kishim nevojë, nuk na lenin me dalur pa maska e pa roje. Nuk jemi pastruar e as rruar deri më 27 nëntor.
Ditën e lirimit na kanë DORËZUA në Dragobil, tash me kerr, te Shefi i OSB-së Ambasadori William Walker. Në pritje përveq përfaqësuesit më të lartë të OSB-së Walker-it, merrnin pjesë edhe disa “kamandantë” (Sokol Bashota) e ushtarë të rreshtuar me unoformë e rroba të reja, si në paradë, para kamerave, gazetarëve të huaj dhe një grupi të vogël të dragobilasve. Nuk kanë munguar as fjalimet e “komandantëve” për “zemërgjerësi” e “transparencë”, “shtet” të lirë e demokratik.
Jakup Kastrati, Cen Desku dhe Shën Berns me kerr të blinduar Amerikan kanë shkuar në Turjakë. Shën Berns, përfaqësues i OSB-së për at rajon ka ndejt disa orë në odën e Rrahmanit, nipit të Shaban Seferit. Aty, ai ka bisedua me Ukë Imerin, babën e autorit të këtyre rreshtave disa orë.
Ky është ai që na ka rreh!
Në lajmet qendrore të RTSH-së, RTP-ja, paterica e lpk-istëve nga spikerica e Kosovës, “Besa” (Buqinca ?) për nder të 28 Nëntorit ka treguar një “syret” të “ushtarakut” të lartë, “gjarpërit”, dhe storie të tjera të “burrështetasve” si hashimat e jakup krasniqat. Kur e kam parë “syretin” e “ushtarakut”, i kam thënë Cenit:
-Ky është ai që na ka rreh! Ceni thot:
-Jo, mua nuk më ka rreh!
-Cen ky na ka rreh dhe na shkua gjaku deri në B… !
Shpejt e keni këtu “Dajën” Jakup!
Një muaj para se të arrestoheshin Cen Desku dhe Jakup Kastrati, ishin burgosur Demir Morina, djali i Sadik Reshitit dhe Imer Bajram Morina, kryetari dhe nënkryetari i LDK-së për fshatin Lubizhdë. Imeri ishte kapiten rezerve i klasit të parë dhe kishte qenë drejtor shkolle një mandat katërvjeqar. Ata i dërguan në “Burgun e Semetishtit”. Ushtari me emrin Nezir që ishte edhe nip i Kapllan Kastratit, djalit të Musli Metës nga Turjaka, i pyet të burgosurit:
-Qysh është Daja Jakup (Jakup Bali Kastrati)? Demiri i thot:
-Shpejt ki me e pa këtu Dajen Jakup!
“Zotëri” prokuror Millaku, faktet i ke, urdhëro! Veq ndiqe ligjin!. Do të kisha lutur: Shko deri në Fshatin Qabiq, se nuk e ke larg nga fshati ku ke lindur (Ujmir ?) e pyeti fshatarët:
– Çka ka ndodhur aty, kush i ka rreh fshatarët ?
-Pyete Sokol Bashotën?
-Pyete edhe edhe Rexhep Selimin, deputet. Ende ka dëshmitarë të gjallë se si janë rreh fshatarët dhe nga kush? Nga serbët? Këtë përgjigje duhët ta japësh ti, prokuror, Prokuroria, Policia, Hetuesia dhe Gjyqësia e Kosovës .
Prokuror, shko pak më larg, në fshatin Bubavec. Edhe aty janë vrare dy veta, Nazif Gashi, pas çlirimit dhe Ajet Gashi, ish polic.
Reshat, “zotëri ” prokuror Millaku, mos e ndal vrapin e kalit, ec edhe e pak e trokit në dyert e Latif Seman Karadakit në Damanek. Edhe Latifit ia kanë vrarë djalin para gruas e një fëmiu të vogëlö, “MASKAT”, në “liri, “, Refik Latif Kastrati- Karadaki ka qenë (ish) shofer autobusi Malishevë- Prizren.
Ndërsa për atentatin e Fetah Rudit, plaqkitjen e keqtrajtimet e vogla, me një shuplakë dore e një shkelm bytthëve … këto janë punë të lehta për ty e për prokurorinë.
Nëse këta “udhëheqës” që edhe ashtu iu pam sherrin pas “luftë”, (nëse) nuk janë vrasësit e keqtratuesit, KIDNAPUESIT, këta nuk mund të i ikin përgjegjësisë sepse rrihnin gjoksin në kohë ”lufte” se ne jemi komandantë, drejtorë politikë, policë e prokurorë, me burgje e polici sekrete ushtarke ….. tamam “shtet policor”.
-Nëse ke vullnet e guxim, prokuror Millaku, hyni kësaj pune se u bëtë hor, o HORA !
-Burgosni kriminelët! Kjo duhët të jetë motoja e punës tuaj!
1*) Për Jakup Kastratin, për Familjen e Ali Agëve, fisin Kastrat, Turjakën dhe Llapushën (krahinë në Kosovë) me qendër Malishevën kam shkruar një fejton të gjatë por që tash është largua nga portalet.
Drenicë, zgjohu Drenicë!
SINAN KASTRATI, Bota Sot, 3 DHJETOR 2016
Për ”profesorët” a “pasçlirimit” të Kosovës nga radhët e PDK-së, AAK-së e më vonë “Nismës”, numri I të diplomuarve me dipoloma univerziteti rritet si këpurdhat pas shiut. Disa mirreshin edhe me studime shkencore e preardhjen e fjalëve, etimologjinë. “Komandant Remi”, kam pas lexua në një “debat shkencor”, se si flishte se si duhet shkruajtura fjala ”Europë” apo ”Evropë”. Azem Syla, kishte doktorua jashtë vendit e Ramizi, në Kosovë.
Të tretë janë si ”teshja”: Agolli, Arapi, Kadare, që erdhën në fillim të viteve 1970-ta me një frymë novatore në letërsinë shqipe. Po këta, ”bilbilat” tanë, ishin edhe oratorë që do të iu kishin lakmi edhe ciceronët latinë, Azem Sylës, Ramiz Lladrofcit dhe ”Komandant Remit” nga Llapi, dy drenicakë e një një llapjan.
Drenicë, zgjohu nga gjumi
”Ta q … a nanen, edhe unë dua ta kryej fakultetit, të magjistroj e të bahem doktor shkence”! (R. Ll, vëllai dhe kunati i Fehmi e Xhevë Lladrofci- Krasniqit)
Ku je Drenica e Ahmet Delisë, Shaban Polluzhës … dhe e Adem JASHARIT! (2*)
Oj Drenica e trimave të qartur dhe e pleqëve të urtë, zgjohu!
Drenicë, distancohu nga kriminelët!
Sheti nëpër faqet e shtypit shqiptar
Flet gruaja e Ramiz Lladrofcit dhe flet e qan djali tete vjeqar
Edhe sot, ditën e shtunë të datës 3 dhjetor 2016, gjumi më doli para orës 03:00 të mëngjesit. Kësaj radhe telefoni im ishte ”fajtor”. Ai ma prishi gjumin me një lajm të ”ri”.
Një miku im nga Kosova ma dërgoj një shkrim për një fëmi tetë vjeqar që ma k`puti shpirtin.
Ishte një letër prekëse e një vajze shqiptare nga Kosova që jeton në Zvicërr. Ajo dëshiron ta ndihmoj voglushin RAFET dhe të ”trokas në ndërgjegjen e shoqërisë …” e popullit tim, do të shtoja unë, ta ndihmoj Rafetin e Vogël, shkruan Sadberja Besim Hulaj.
Dhe a ka nevojë të flitët e të shkruhët më shumë për moralin e shoqërisë sonë pas 17 vjetëve clirim?
Këto skena duhët ta skuqin udhëheqjen e shtetit tonë por edhe shoqërinë shiqptare, përgjithësisht.
Gjithmonë njeriu gjen një arësye kur shkruan. Kësaj radhe ”sebep” për këto fjalë që më shtyri të protestoj publikisht ishte një deklaratë skandaloze e gruas së kandidatit të pdk-së për kryetar të komunës së Drenasit, zonjës Shemsije që bënë ”jetë të thjeshtë” me Ramizin, por nuk ankohen (Vr. e aut.) ”Çifti që janë njoftuar si studentë, sipas Shemsijes bëjnë një jetë mesatare si të gjithë qytetarët e Kosovës, megjithëse në shtëpi kanë tre vetura.”. (Shkrimin e plotë mund ta gjeni dhe ta lexoni në Bota Sot, 2 dhjetor 2016 Në ora: 18:40 me titull “Flet gruaja e Ramiz Lladrovcit, si e njoha bashkëshortin”.
Kjo është Shemsije Istogu Lladrovci, bashkëshortja e Kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Çifti që janë njoftuar…
Mbrëmë një miku im, ish shok i studimeve, nga një fshat i rrethit të Pejës më thirri dhe më tregoi edhe këte:
”Erdhi njëherë Ramiz Lladrofci në Pejë. Atherë Ramizi punonte në TMK (apo FSK, nuk jam i sigurt). Pas bisedës që patën me strukturat e pdk-së për Pejën, shkuam në restorant ”Dukagjini” (nëse nuk kam gabuar). Posa u ulëm dhe u rehatuam e tavolinat i mbushëm me mish të pjekur e plotë sallata e pije, i cingëroj telefoni i Ramizit. Ne të gjithë u bëmë kurreshtarë.
-Ju sot keni (jeni) në provim!
-Në provim jam!
-A, po, në provim je!
-A je i knaqur me notën tetë?
– Oh ta q…a nanen. E dua notën dhetë!
-Edhe unë dua me pas fakultet!
– Dua me magjistrue e me doktorue se jam shum` ma i zoti se tjerët që kan` dipllama!
– Mirë, pe ta qes dhetë pra!
(Kjo ishte biseda e plotë telefonike e mikut tim, ish shokut të studimeve nga një fshat i rrethit të Pejës për Ramizin, në formën e dialogut ”artistik”, siq din veq Ramizi me fol, ”Bilbili i ish Kuvendit të Kosovës” dhe ”Krenaria e Drenicës” së Ahmet Deli Prekkazit, Shaban Palluzhës (*3) dhe …. Nebih e Tahir Mehës e Adem Jasharit.
Telefonin e mbylli Ramizi. Ra një heshtje varri. Më askush nuk foli.
Nuk po flasim as tash. Ajo heshteje po vazhdon edhe sot e gjithë ditën në partine e pdk-së dhe mjerisht në Drenicën Heroike por të gjithë hanim si bishat mish stërrvina, mish dashi e viqi, pinim birra të Pejës e vodkë rusi.
Dhe shkrimi tjetër që më la gojëhapur e pa frymë isht:
“Pas fotografisë së publikuar nga Anton Quni, një mërgimtare ndihmon familjen e Rafetit të vogël” Nga Albulenë Muji Më 2 dhjetor 2016 në ora: 22:27.
Këtë shkrim unë nuk mund ta komentoj. Ky është kulmi. KULMI, kjo është historia e jonë, e jonë e hidhur e shumë familjeve që s`kanë bukë e kripë me kthy në sofër. Flejnë me ”lopë”, me qenë e me maca në kasollet që hyn bora, shiu e fryn era, murlani e furtuna.
Lexojeni vetë e binduni!
Cfarë kontraste
Më nuk pata durim që të lexoj më shumë.
Për më shumë, lexues të nderuar, lexojeni vetë letrën e humanistës nga Zvicra:
“Pas fotografisë së publikuar nga Anton Quni, një mërgimtare ndihmon familjen e Rafetit të vogël”, Albulenë MujiNGA ALBULENË MUJI MË 2 DHJETOR 2016 NË ORA: 22:27
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Anton Quni ditë më parë ka publikuar ne profilin e tij një foto me një vogëlush të quajtur Rafeti i moshës 8 vjeç, nga fshati Rencë i Dragashit. Por pas.
Shkrimin për Ramiz Lladrofcin, nuk ma publikoj sajti ”lajm.co”. Pronari i portalit ”lajm.co” më shkruajti një letër të shkurtër: ”Sinan, më fal por nuk mund ta publikoj pasi që ia kam hangër bukën e Ramizit … ”.
1*) Për Jakup Kastratin, për Familjen e Ali Agëve, fisin Kastrat, Turjakën dhe Llapushën (krahinë në Kosovë) me qendër Malishevën kam shkruar një fejton të gjatë por që tash është largua nga portalet.
(2*)Unë më qejf e shkruaj: Familja e Mixhës Shaban Jashari, Hamza dhe Ademi.
(*3) E folmja e Llapushës, në të shumtën e rasteve vokalen ”o” e shqipton si ”a”, psh Kamaran, Palluzhë në vend të Komoran, Polluzhë etj.
Në një fshat malor me emrin Maqitevë në kohën kur shqiptarët terrorizoheshin dhe vriteshin me motivin e kërkimit të armëve në vitin 1956 në familjen Ndreca lind një djalë i shëndoshë.Me besimin në atdheun dhe Zotin dhe me tiparët e nderit dhe burrërisë e pagëzojnë me emrin Besim.Besimi që nga rinia e herëshme filloj të tregonte shkathtësinë edhe zgjuarësinë.Udhëtonte me kilometra për tu pasuruar me dijeni.Ai asnjëherë nuk e pranoj robërinë por si heronjët e shqiptarisë qëndroj heroikisht në shumë situata të ndryshme.Qëndroj heroikisht edhe atëherë kur në shërbimin ushtarak nuk pranon të nënçmohet por e plagos rënd oficerin serb në Split të Kroacisë.Ai nuk e pranoj nënshtrimin edhe atëherë kur i dorëzoj dy policë që e ndjekin këmba-këmbës duke i çarmatosur, edhe atëherë kur nuk i la të koritun dasmorët por e nxori flamurin shqiptarë me forcë nga kthetrat e policisë serbe.
Besimi shpeshherë planët i bënte në odën e atdhetarit dhe ish të burgosurit politik Ali Riza Mema, ku se bashku me djalin e ti Rexhë Mema luftëtarin e lirisë së Kosovës ishin si dy krahë te shqiponjës që nuk dorëzoheshin asnjëherë.Për kontributin atdhetar të familjes së Ali Riza Mema do të bëj një shkrim të veçantë.Besimi ishte fjalë pak.Ai asnjëherë nuk lëshohej në diskutime të panevojshme por punonte natë e ditë për lirinë e shqiptarizmën.
Kur krimineli Dragan Shoshkiq se bashku me policët e tjerë filloj një terror të fortë policor duke maltretuar shqiptarët nga fshatrat e Komunës së Prizrenit dhe Suharekës (Therandës), me një represion të egër policor i erdhi radha që ky kriminel me emrin Dragan Shoshkiq ta testoj vetën edhe tek atdhetari Besim Ndreca.Pasiqë nuk e gjejnë në shtëpi marrin rrugën drejt Shirokës ku punonte si gjeodez Besim Ndreca.E djali i Ndrecajve ishte betuar që nuk e dorzon armën ai me të vërtetë ja jep armën kriminelit Shoshkiq por jo në dorë por në kokë duke e lënë të vrarë aty për aty.Mënjeherë fillon në ndjekje edhe të policve tjerë dhe plagos njërin shumë rënd, arrin ta qanë rrethimin të takohet me familjen por jo edhe të futët në shtëpi, për ta marrë armatimin e rënd.Qëndron heroikisht dhe vret edhe disa policë të tjerë.Heroi Besim Ndreca bie heroikisht mbi Malësi të Re duke luftuar me një aparat të egër të ushtrisë dhe policisë serbo-sllave.
Pushka e Besim Ndrecës dridhi themelët e Serbisë por e ngriti moralin atdhetar dhe heqi frikën tek kombi shqiptarë.Ai ishte një burrë i cili fliste pak por pushka e ti pati jehonë në të gjitha viset shqiptare.Pas dy ditësh më 5 maj 1995 u bë një organizim madhështor për ta varrosur me dinjitet kombëtar heroin Besim Ndreca.Kisha fatin të marr pjesë në këtë varrim madhështor tash e 27 vjet me parë.
Së bashku me një grup miqësh u organizuam dhe shkuam në këtë varrim madhështor.Para se të nisim arkivolin për tek varresat, ishin dy mendime se nga do të vazhdon rrugën funerali me trupin e Besim Ndrecës.Shumica ishim që funerali të kaloj nëpër rrugën kryesore dhe jo nëpër rrugën anësore.Nëpër mes të asfaltit të rrethuar nga forcat e shumta policore dhe ushtarake që përcilleshin edhe me helikopter nga lartë i dhamë lamtumirën e fundit heroit të Shqipërisë Etnike Besim Ndrecajt.
Ky djalë i Ndrecajve të Maqitevës më trimërinë e treguar i hoqi mitin e pathyeshmerisë të policisë dhe ushtrisë serbe dhe i dha zemër shqiptarisë së qendresa shqiptare do të ngadhnjej kundër pushtuesve serb. Besimi ishte një shkëndijë e hershme e lirisë i cili në rrugëtimin e jetës qëndroj gjithmonë i palekundur.Ai në vepër i zbatoj parimet e nderit, besës dhe burrërisë se shqiptari mund të vritet por jo të dorzohet. Heroi i heshtjës se fjalëve por i krismave të pushkës tregoj se sa herë shqiptarizma është në rrezik dalin djem dhe vajza atdhetare që me shëmbullin e tyre ju japin forcë brezave që të vazhdojnë luftën për lirinë kombëtare.Besimi me besimin në kombin shqiptar mbeti një shkëmb i pashuar i tokave shqiptare.Ai me shembullin e ti heroik tregoj se tradita shqiptare dhe qëndresa që është bërë për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike mundet të t‘hollohet por asnjëherë nuk mund të shuhet zjarri i lirisë për mbrojtjen e tokës arbërore ku i thuhet bukës-bukë e ujit ujë. Djali i Ndrecajve të Maqitevës, familja e të cilit më pas erdhi në Malësi të Re të Prizrenit, me shembullin heroik i mbeti besnik parimit kombëtar se toka e Dardanisë është pjesë e pandarë e Arbërisë Etnike që sot e quajmë Shqipëria Kastriotike apo Shqipëria Etnike.