ARKIVI:
8 Gusht 2026

Atdhe Geci – Dhjetë poezi nga libri, “Kanuni poetik” I dhe II

Shkrime relevante

Klithmat përgjat seksit, shkenca që zbuloi kuptimin e jetës, sipas Lirim Patriotit

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prizren) QIRJA E ZËSHME — SHKENCA...

Bllaca, testamenti i kujtesës, humanizmit dhe qëndresës

Jahja Lluka, “BLLACA ‘99” Përjetimet e të dëbuarve me dhunë nga...

I varur në litar nga dashuria për liri e demokraci

I VARUR NË LITAR NGA DASHURIA PËR LIRI DHE DEMOKRACI Poezi Hapin të...

Instituti studimor “Platforma për Referendum Kombëtar” – Tiranë

Nga Bordi Drejtues Kurti përballë dy krizave: vështirësitë e qeverisjes dhe...

Zllakuqani i Lugut të Drinit dhe roli i Kishës Katolike në dokumentet e arkivit shtetëror austriak (1890 – 1918)

Meshë e dikurshme në Kishën e Zllakuqanit Nga: Lekë Mrijaj (Hulumtim shkencor) Ky hulumtim...

Shpërndaj

Atdhe Geci
Dhjetë poezi nga libri, “Kanuni poetik” Idhe II
Roganë, e bukura Atdheut
do doja të dehesha me ty
me ngjyrat e diellit tënd
me flakët e mollëve tua
2
Në një ëndërr me pellazgi
Homeri më mori për dore
që të më tregonte Trojën
kryeqytetin e Dardanisë
3
Pyes, nga na vjen dashuria, ku mund të ngec
kush e ka zemrën aq të ligë e të shtjen mbi
dashnorët, mbi ata që e duan fort njëri tjetrin.
4
Nëse ne marrim anën e duhur në histori
shqiptarët për fitore do të kemi një
bashkështet shqiptar dhe një flamur!…
5
Epërsia shkrimit ndaj të folurit me gojë
vazhdon pandalshëm dhe pa ndryshime,
është vështirë t´ua afrosh të tërve librin
porosia e librave s´kuptohet pa i lexuar!…
6
Librat janë zogj të mendimeve
flatrat e tyre shpërthejnë orbitat
Me diell librash s´matet asgjë
vullkani është i vogël para librit
7
Kosovë, epikja Ilirisë
edhe në kohën tonë
po ajo Trojë shkilet
po ajo Trojë digjet
po ajo Trojë tymon…
8
Dashuria është e të gjithëve
dashuria është e të gjithave
këtë ma thoshte sot mikja
tek shëtisja me të Prishtinës
9
Shqipja s´ka pse të frikohet
nga prejardhja pellagzo-ilire
e vërteta është materje, atom
është grushti që e do të tijën…
10
Nga të gjitha gjësendet në botë
vetëm libri flet dhe bën dritë,
vetëm libri mbushë të vërtetën,
e shtatëzënë lë lirinë e shkelur…
Atdhe Geci – 10 poezi nga libri, “Kanuni poetik” I dhe II

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu