Kreu Blog Faqe 1343

“Ku ta dija unë se ay “hajduti” paskish qënë im atë!”, tregon Skënder Luarasi


Nga Dilaver Goxhaj

Si sot, më 22 prill të vitit 1865, (157 vite më parë), lindi në Luaras të Kolonjës, në një familje muratori, patrioti Rilindas Petro Nini Luarasi, i biri i Nini Petro Kostallarit. Petro Nini Luarasi ka qenë veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, “Mësues i Popullit”. Ai ishte nxënës në shkollën e Qestoratit (Lunxhëri – Gjirokastër) drejtuar nga Koto Hoxhi. Babi i tij quhej Nini Petro Kostallari.
Petro Nini Luarasi punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1882 hapi Shkollën e Parë Shqipe në fshatin Bezhan të Kolonjës, kurse më 1887 hapi shkollën shqipe në Ersekë dhe pak më vonë (1892-1893) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve, punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911).Në vitin 1892 bashkë me Gjerasim Qiriazin themeluan shoqatën protestante “Vëllazëria e Shqipërisë”. Në emigracion, në Amerikë (1904-1908) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike “Mall i mëmëdheut” dhe “Pellazgu”, i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë.
Ishte delegat në Kongresin e Manastirit (1908). Për veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17 gusht 1911.
Petro Nini Luarasi bashkëpunoi në organet “Bashkimi i kombit” (Manastir 1909-1910), ku qe dhe redaktor, në “Drita” (Sofje, 1907-1908), në “Kombi” (Boston, 1908), në “Liria” (Selanik, 1909-1910) ku botoi shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Në veprën politike “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit” (Manastir, 1911) mbrojti të drejtën e popullit shqiptar për kulturën e vet kombëtare. Propagandoi një nga idetë qendrore të Rilindjes:bashkimin në luftë për lirinë e Shqipërisë pavarësisht nga besimi fetar”. Nga Presdienti i Shqipërisë i është akorduar “Urdhëri Nder i Kombit”. Kur ishte në mërgim në Amerikë, më 28 kallnor 1907, botoi poezinë “Morali i martirëve”:

Petro Nini Luarasi

MORALI I MARTIRËVE

Mos pandehni se fitojmë
Me krahë të huajvet,
Se dhe kur na përgëzojnë,
Kan’ interes të vet.

Grekër a të tjerë qofshin,
Ne duhet që t’i largojmë,
Ar – ergjënd ndë na pagofshin,
Me sy të mos e vështrojmë!

Se zën’ e na përkëdhelin
Me lajka e me të dhënë:
Të na marrin Mëmëdhethin,
Të na humbin gjuhën tënë!

Duan gjuhën të na ndajnë,
Të tyren të na dhurojnë.
Si një qen lidhur në shkardhë,
Të na heqin, na gëzojnë!

Na thon: “U kemi vëllezër!”
Më një’anë thellëjnë gropë,
Qentë! Me një qëllim tjetër
Duan të na bëjnë copë!

Me mënyrat që rrëfejnë,
Duan gjithë të na rrjepin!
Nën urdhër të na kenë,
Shpirt’ e zemër të na djegin!

Pa mos qenë një nga fara,
As nga gjaku, as nga gjuha.
Nga na del greku përpara
Dhe më thotë që “të dua”?

Na thotë : “Jemi vëllezër
Dhe të dashur gjithëmonë”,
Me lajka na kllet në sedër,
Që të harrojmë zakonë!

Oh! Se ç’thënka nom’ i grekë!
Shqipëtari sa të rronjë,
Për greknë ndë këtë jetë
Të vuanj’ e të punojë!

Të jetë skllav i mbërthyer,
Të përpiqet për Greqinë,
Ndë do që të jet’ i vlyer
Të quanj Zot Perëndinë!

O vëllezër shqipëtarë,
Mysliman’ e të krishterë,
Mblithni mëndjen sa më parë
Në doni të kini nderë!

Nga të huajtë u çkëputni,
Punoni për vet’hen vetë
Në doni që të mos humpni
Nga faqja e dhéut për jetë!

S’i ndihë kurrë Perëndia
Një njeriu, që ësht’ i marrë,
Kujt i pëlqen robëria
Shtëpisë së tij i vë zjarrë!

Një njeriu që nuk ka sedër
Dhe nder’ e tij e shet gjetkë
Dhe i pëlqen të rrojë i verbër,
Pa shpirt, pa zëmër, pa shpretkë.

Qysh i ndihka Perëndia
Dhe i bëkërka të mirë,
Kur e tërë njerëzia
E ka gatër e këllirë?!

Cili njeri i çnderuar
Paskërka, kurrë në botë
Miq e shokë të lëvduar,
Pra, edhe ndihmës për kokë?!

Të poshtër ne s’kemi qënë,
Ne s’jemi nga farë e ligë,
Shqipërinë pse ta lëmë
Si mëmë pa djem dhe shtrigë?

Kemi qënë e do të jemi
Burra trima shqipëtarë,
Dhe në dorë tën’ e kemi
Të bëhemi si më parë!

Hidhni syt’ – o shqipëtarë!
Vini re botën e tërë,
Mejtohuni ç’qe më parë
E tani si është bërë!

Ç’e madhe mëkatë
Që të rrojmë kaq çnderuar,
Turp për gjyshër e për atë,
Q’i kemi fort të lëvduar!

Po të mejtohemi hollë,
Ç’e duam vet’henë tënë?
Më mirë që të mos rrojmë
Kur s’jetojmë për të qënë!

I biri i tij, shkrimtari dhe vullnetari i Luftës së Spanjës, SKËNDER PETRO LUARASI (1900 – 1982), lindur po në Luaras të Kolonjës. Ndonëse banorët e fshatit Luaras ishin protestantë, babai i tij, Petro Nini Luarasi, i dha emrin Skënder për t’iu referuar Heroit Kombëtar Shqiptar Skënderbe. Kumbari i tij ishte poeti Naim Frashëri. Skënderi jetoi me babanë shumë pak, por le t’ia lëmë fjalën atij:

“Më 10 maj 1903, një yzbash me shumë asqerë, që në mëngjes, na kishin rrethuar shtëpinë, të cilën e bastisën; ngarkuan dy barë me libra shqipe, dhe urdhëruan tim atë të nisej për në Ersekë. Më parë se t’ia lidhnin duart me hekura, babai më ngriti lart e më puthi. Sa kisha mbushur 3 vjeç e s’e mbaj mënd këtë ngjarje, por nëna më tregoi se i paskësha thënë të më sillte sheqer të kuq kur të kthehej prej Erseke.
Prapë nëna më tregon se të mërkurave dilnja tek Udha e madhe e pyesnja pazarakët mos ma kishin parë babanë. Por dalëngadalë e harrova; dhe më në fund zura të besonj, sidomos kur burrat e tjerë, ditët e shënuara, ktheheshin nga kurbeti dhe u sillnin kalamajve këpucë e roba të bukura, se unë s’do të kisha pasur kurrë baba. Kështu për 5 vjetë me radhë, derisa babai u kthye në shtëpi, pasi babai u arratis e vajti në Amerikë.
Më 1908, tokën e bukës që e kishim ndonjë orë larg fshatit, e patëm mbjellë grurë. Arat qenë korrur, dhe duajt prisnin t’i shinim në lëmë. Atë ditë, që me natë u bë dyfek në pyllin e Shënkollit të Vodicës midis ushtarëve turq e (siç u muar vesh më vonë) çetës së Çerçis Topullit.
Bujqit e tjerë i fshehën kafshët e samarit, po mua bujku Bido m’i ngarkoi të mijat dhe më tha t’i vinja pas. Te Kroi i Janit po shlodheshin disa burra me mjekër, të armatosur. I dirsur, mora zëmër dhe zbrita të pi ujë. Njëri nga ata më pyeti: “I kujt je, mor djalë?” – “I Petr . . .Illi Dikës”, iu përgjigja. (Aso kohe trimat e Maliq Beut, si Dake Mali, mirrnin dhe skllevër, prandaj nëna na kish porositur, ne vëllezërve, që kur të na pyesnin xhandarët dhe të panjohur se të kujt ishim, të thoshnim se qemë djemt e mjeshtrit më të varfër të mëhallës).
Buri me mjekër qeshi, më puthi në ballë dhe më dha një grosh. “Na – më tha – ta blesh sheqer të kuq”. Nxitova pas kafshëve të ngarkuara ( që shyqyr nuk m’i muarrnë!) dhe pa kaptuar Shën-Thanasin ktheva kryet dhe thashë: “Mor po, paska dhe hajdutë të mirë!”
Nëna e dinte se babai ishte kthyer fshehurazi në Shqipëri që në maj. Kur ja tregova ngjarjen, ajo më porositi: “Se mos ia thua njeriu këtë gjë!”. . . .
Më 10 korrik 1908 u shpall Hyrjeti. . . . . Prej mëhallëve të ndryshme dëgjoheshin pushkë. Te kroi i Madh hasëm burra të mëhallës Matorusë, që ngjiteshin për në Kostallarë: “Shyqyr që të erdhi Petroja shëndoshë, o teze Janje!”, i thoshnin nënës dhe zbraznin dyfeqe edhe ata.
Kur arrita vetë në shtëpi pashë dyshemenë e qoshkut të mbushur plot me njëqind palë këpucë. . Motra e madhe më përqafoi, duke thirrur: “Erdhi babai! Shih ç’të ka sjellë! Vishi! Mbathi! Shiko, thuaji mirë se erdhe!” – dhe m’i veshi robat e ra prej kadifeje e bojë hiri, më mbathi këpucët me xhufka, dhe më vuri në kokë takijen e qëndisur me ar.
“Po kujt t’i them Mirë se erdhe?” – e pyeta.
“Atij burrit që s’e ke parë tjetër herë”,- më porositi kushërira Gule.
Kur hyra në odën e madhe, i hutuar, vura re se teze Janja i kish hedhur dorën e djathtë në qafë burrit të huaj. . . Ky u ngrit, më puthi në ballë e në faqe, dhe më mori pranë. Ndënja shesh, e vështronja me bisht të syrit e thosha me vete: “ Ky qënka gjallë ai hajduti që më dha groshin të blej sheqer të kuq!” Ku ta dinja unë se ay “hajduti” paskish qënë im atë! . . . .
Të hënën 15 gusht, ditën e Shënmërisë, e kremtoi me mysafirët. . . . .Të martën, sa përcolli miqtë e fundit, tek hidhte vah, e lajmëruan të vinte n’Ersekë. Të mërkurën, (më 17 gusht 1911), u nis për atje më këmbë me pazarakët.. . .Kur dukej sikur tregëtarët grekomanë e pranonin të çelej shkolla shqipe, kësaj radhe po e dehnin me fjalët e tyre të ëmbla “vëllazërore” e “patriotike”, Mësonjësin e Shqipes e “gostitën” me konjakun e helmuar, q’e pati përgatitur spiceri dhe doktori grek Thanas Janulli me porosinë e Hyqymetit dhe me shtytjen e Mitropolisë greke.”

(Marrë prej: Skender Luarasi “Fjala shqipe”, Tiranë, 1961, fq.105 -109)

Rusia thotë se rusishtfolësit po shtypen në Moldavi: Kërkon korridorin drejt republikës separatiste

0

Pamje e forcave ruse jashtë qytetit port të rrethuar të Mariupolit në Ukrainën lindore më 18 prill. Foto: Alekseij Aleksandrov, AP / NTB

Rusia do të marrë nën kontroll të gjithë Donbasin dhe Ukrainën jugore. Deklaratat tregojnë se Rusia po shikon tani fqinjët e Ukrainës.

Vilde Skorpen Wikan, Gazetar

NTB

Moldavia po shtyp popullsinë rusishtfolëse të Transnistrisë, pretendon Rusia. Transnistria është një rajon që i përket Moldavisë, por që funksionon si një shtet i pavarur.

Rusia tani do të krijojë një korridor midis Transnistrisë, e cila kufizohet me Ukrainën jugore, dhe gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014. Shkruan agjencia ruse e lajmeve Tass.

Ajo do të shkëputë Ukrainën plotësisht nga vija e vetme bregdetare e vendit, e cila është në jug.

Akuzon Transnistrinë për represion Sipas gazetës ruse Kommersant, gjeneralmajori rus Rustam Minnekajev thotë se ka arsye për të besuar se popullata që flet rusisht në Transnistria do të shtypet.

Minnekayev është zëvendës komandant i qarkut ushtarak qendror të Rusisë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

– Kontrolli mbi Ukrainën jugore është një rrugë tjetër për në Transnistria. Ka prova se popullsia rusisht-folëse po shtypet, tha Minnekayev.

Harta është përditësuar më 19 Prill 2022 në 10 Grafika: Aftenposten Burimi: Aftenposten, Instituti për Studimin e Luftës (18 Prill), OKB

Gjeneralmajor tha gjithashtu se Rusia tani është në luftë me të gjithë botën. Ai e quan atë Lufta e Madhe Patriotike.

Ukraina u akuzua për shtypjen e popullatës rusisht-folëse të Ukrainës lindore përpara se Rusia të sulmonte vendin në fund të shkurtit.

Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar më parë se Rusia mund të planifikoj të sulmojë Ukrainën nga Transnistria, shkruan Deutsche Welle. Rusia më pas do të ketë rrethuar qytetin port të Odesës.

Dyshon kapacitetin e Rusisë

Moldavia ndodhet midis Ukrainës dhe Rumanisë.

Moldavia nuk është anëtare e NATO-s, por bashkëpunon me Aleancën e Mbrojtjes. Megjithatë, një regjim pro-rus ka kontrolluar republikën separatiste të Transnistrisë që nga vitet 1990 dhe nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Kjo tregon se pretendimet e Rusisë për represion janë trillime, thotë gjenerallejtënant në pension Arne Bård Dahlhaug. Për tre vjet, Dalhaug ishte gjithashtu një vëzhgues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Ukrainën Lindore.

– Është një deklaratë krejtësisht e pasaktë. Transnistria është qeverisur nga Rusia që nga Lufta e Ftohtë, tha Dalhaug për Aftenposten. Ai thotë se Rusia nuk i tërhoqi kurrë plotësisht forcat e saj nga republika e shkëputur pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Por forcat kanë kapacitet të kufizuar.

Megjithatë, ndërtimi i një pistë ajrore të re për avionët e transportit të rëndë tregon se Rusia do të rrisë mundësinë e fluturimit me forca drejt republikës separatiste.

Një burrë e nget biçikletën pranë postblloqeve në Odesa, Ukrainë më 4 prill. Rusia mund të përpiqet të shkëputë qytetin port nga pjesa tjetër e vendit. Foto: Nacho Doce, Reuters / NTB

Mund të shkëputë një qytet të rëndësishëm nga pjesa tjetër e vendit Dalhaug thotë gjithashtu se do të ishte e mençur që Rusia të siguronte një korridor midis Transnistrisë dhe gadishullit të Krimesë. Në atë rast, ajo do të shtrihet nëpër qytetet e Nikolaev dhe Kherson. Odesa, një nga qytetet më të rëndësishme të Ukrainës, do të shkëputet nga pjesa tjetër e vendit.

– Unë kam qenë absolutisht i sigurt se kjo ka qenë prej kohësh një ambicie ruse, thotë Dalhaug.

Por a mund ta bëjë Rusia këtë?

Dalhaug dyshon. Forcat ruse po luftojnë për të siguruar kontrollin e Ukrainës jugore dhe lindore. Dhe pas fundosjes së anijes luftarake “Moska”, Dalhaug nuk mendon se mund të zbarkojë forcat në Odesa.

Kështu, ushtarët duhet të luftojnë rrugën e tyre nëpër terrene të vështira.

“Është një synim ushtarak shumë logjik, i parë me sytë rusë, thotë Dalhaug.

– Por më dhemb kur shoh se ata kanë burimet për ta bërë atë tani.

Bashkëpunimi me Perëndimin

Moldavia mund të përfundojë në grumbullin e mbeturinave të historisë. Kështu u shpreh të mërkurën senatori rus Alexei Pushkov. Deklarata erdhi pasi Moldavia ndaloi simbolin Z dhe simbolet e tjera të lidhura me luftën e Rusisë në Ukrainë.

Gjermania dhe Rumania do të forcojnë bashkëpunimin e mbrojtjes dhe sigurisë me Moldavinë. Këtë e thanë ministrat e mbrojtjes të dy vendeve në një deklaratë të përbashkët për shtyp të enjten.

Ata gjithashtu do të forcojnë bashkëpunimin me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Kozmonauti sovjetik Yuri Gagarin u nderua me një poster në qendër të Tiraspolit, kryeqyteti i republikës separatiste të Transnistrisë në Moldavi në nëntor 2021. Foto: Dmitry Lovetsky, AP / NTB

Pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Moldavia ka aplikuar për anëtarësim në BE. Të premten, presidentja Maia Sandu njoftoi se vendi ishte një hap më afër anëtarësimit.

Inteligjenca britanike ka njoftuar se Rusia do të bëjë çdo përpjekje për të fituar terren në Ukrainën lindore dhe për të avancuar në zonën e Donbasit deri më 9 maj. Kjo është data e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste. Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të mbajë një paradë për të shënuar fitoren në luftën në Ukrainë në këtë datë.
Aftenposten, më 22.04.2022 – Perktheu: Redaksia e Drinit

Homazh për Bacë Dervish Shaqen, në përvjetorin e 37-të të shuarjes së rapsodit

1

Idriz Zeqiraj 
Rapsodi brilant Dervish Shaqa
“Kur ta kthyem moj Kosovë shpinën, e lamë borë e gjetëm dimër!”
Bacë Dervishin e njoha në nëntorin e vitit 1969, në Pallatin e Kulturës në Tiranë. Bëhej përgaditja për mbremjen festive të 25-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Artistët ishin të vendosur në konviktët tona studetore. Në mes tyre edhe rapsodët Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, Fatime Sokoli…
     Një vit më vonë u cikërruam, me fjalë, me bacën Dervish, për reportuarin laraman të këngëve të tij, të dhëna nga Radio-Tirana dhe, më shumë, nga Radio-Kukësi. Më vonë mësova se ishte politikë redaktuese e partisë. Në vitet `70-a po bëhej pajtimi dhe afrimi i Tiranës me Beogradin.
“Me vëllezërit jugosllavë, kemi derdhur gjakun në të njëtat beteja”,- tha Enver Hoxha, në vizitën e parë, të bërë në Tropojë. Prandaj, këngët historike, u zëvendësuan me këngë lirike dhe erotike të bacës Dervish dhe Demush. Beogradi kushtëzoi edhe burgosjen e burrave dhe djemëve të përndjekur nga UDB-a jugosllave, të ikur në Shqipëri. Dhe, PPSH-ja porosinë e zbatoi vullnetshëm.
Rapsodi Dervish Shaqa historinë e përjetësoi në këngë
Në vitin 1970, një bisedë në Ministrinë e Brendshme. Të pranishëm drejtori i Kundërzbulimit të Shqipërisë, Drejtori i Emigracionit dhe shefi i Kriminalistikës. Prania e këtij të fundit, më ngjalli dyshime.
Në mes tjerash, u thashë se në Shqipëri jetojnë 300 mijë kosovarë. Janë disa Shoqata Foklorike. Dhe, rapsodët Devish Shaqa e Demush Neziri, po i shtojnë radhët e këngëtarëve dhe të valltarëve rinorë. Po hapin shoqëri të tjera artistike, kryesisht, folklorike. Do të ishte mirë që Dervish Shaqa të vazhdojë studimet e specializuara muzikore, në Institutin e Arteve, sepse, do t`i perfeksionojë dhe lartësojë këngët dhe muzikën, në kushte dhe rrethana tjera në Shqipëri.
Pasi e panë njëri-tjetrin, foli drejtori i Emigracionit: “Është i moshuar për studime!”
-Muzika nuk ka moshë- u gjegja unë.
Tre vjet më vonë humba lirinë, u arrestova. Në gjyq u lexua një akuzë shkrimore e Ministrisë të Brendshme:
-“I pandehuri Idriz Zeqiraj ka kërkuar të pranohet student, në pleqëri, rapsodi Dervish Shaqa. Kjo tregon se ai është i pakënaqur, me trajtimin e kosovarëve në Shqipëri. I pakënaqur edhe me politikën e shokut Enver”.
Gjykata e pranoi si dëshmi dhe masë rënduese!
Burgu i gjatë na ndau. Baca Dervish ishte shuar kësaj jete, kur unë vuajta burgun. Edhe pse në kushte të rënda, specifike, i përgjuar nga Sigurimi kriminal monist, doja të bëja diçka për Dervish Shaqën. Sepse ai bëri shumë për Kosovën, Shqipërinë, Shqiptarinë, kur frymëzoi brezat shqiptarë, duke e vënë lavdinë historike, në telat e sharkisë. Doja ta shquaja, nga të tjerët, edhe në varreza, ta përjetësoja në bronz. Por, kjo ishte e kushtueshme, madje, skajmërisht e rrezikshme, që mund të më kushtonte me jetë.
Një tufë fotografish, i sigurova nga Familja e bacës Dervish. Skulptori më i zëshëm në Shqiptari, akademik Muntaz Dhrami, pranoi skalitjen e portretit të rapsodit Shaqa. Kishte vetëm një shkritore të “Realizimit të Veprave të Artit”, edhe ajo shtetërore.
Kërkesa ime u refuzua prerazi: “Dervishi është artist i merituar, por, jo “Artist i Popullit” dhe nuk pranohet derdhja në bronz e skulpturës së tij”.
Unë nuk doja të largohesha nga Shqipëria, pa e realizuar portretin-skulpturë të bacës Dervish. Dhe, gjeta një nuse-inxhiniere, origjinë kosovare, lindake tiranase, fort e guximsshme, e cila do të ndërlidhej me dy miq të saj, në fshehtësinë më të madhe, punonjës profesional të uzinës-shkritore dhe brenda një nate, realizuan veprën në fjalë, kundrejt një çmimi, shumëfish më të lartë, se sa një shërbim legal, ligjor i këtij lloji.
Derdhja ilegale në bronz të skulpturës të bacës Dervish, ishte shumë e rrezikshme. Në rast zbulimi, ligji akuzonte për shpërdorim dhe sabotim të pasurisë socialiste. Dhe, parashikonte dënim nga 15 vjet burg, deri në pushkatim, për të gjithë të implikuarit, porositësit dhe zbatuesit, në këtë vepër penale, të cilësuar si armiqësore.
(Për montimin e skulpturës, ke varri i Dervish Shaqës; kërkesën e mikut të tij, bacë Demush Nezirit, që të varrosën pranë njëri-tjetrit, në varrezat e fshatit Shenavlash dhe jo në Rrashbullë, ku jetonte baca Dervish, do të flasim një herë tjeter.)
     Rapsodët Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, kanë qenë dy burra të ndershëm e krenarë të Kosovës, me drejtëpeshimin e duhur. Dinjitozë dhe të ndergjegjshëm, se çfarë përfaqësonin ata në Shqipëri. Të përgjegjshëm për peshën e tyre, ishin të kujdesshëm, madje, në çdo hap të hedhur, në kushtet e diktaturës më të egër, në Evropë dhe më gjerë! Ndjesinë e tyre, të shprehur, artistikisht e politikisht, në këngën lapidare, “Kur ta kthyem moj Kosovë shpinën, e lamë borë e gjetëm dimën”, është rrëfim i trishtëm, në vetën e parë, mbresëlënës e domëthënës, që prekë zemrat dhe këndellë mendjet e shqiptarëve.
Reportazhi-dokumentar, me skenar e tekst të poetit, me frymëzim të veçantë, kujtoni librin “Net kosovare”; të shkrimtarit mjeshtëror, me romanin “Ma lësho hisën e diellit”, emigrant në Shqipëri, Adem Istrefaj, lindak në Strellc të Deçanit, i cili u shua një vit më parë, në Tiranë, është realizuar suksesshëm dhe ndjeshëm. Përkundër disa emisioneve, të cilat kanë zënë shumë hapësirë në media vizive, pamore, me pretendime të mëdha, për ta shpalosur jetën e dy rapsodëve të zëshëm, kanë dështuar. Bilëz, edhe shtrembëruar, me porosi, të vërtetën pëmbajtësore. Realisht, vazhdojnë ta cënojnë peronalitetin e rapsodëve brilantë, Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, pas amëshimit të tyre! E dhimbshme!

Kërcënimi me jetë i prokurorit Elez Blakaj!

0
Idriz Zeqiraj      
Në dabatin e zhvilluar për skandalin “Veteranët”, gjenaral Agim Çeku dhe Shkumbin Demaliaj, e konsiderojnë si “betejë të humbur” të prokurorit Elez Blakaj! Ata anashkalojnë shantazhin dhe kërcënimin, të bërë nga kryeministri Haradinaj dhe deputeti  Shkumbin Demaliaj, i cili qe arrestuar, pikërisht, për kërcënimin e bërë ndaj zotëri Blakaj. Tamam, si “Komora” italiane! Të trimëruar nga këta dhe personalisht prokurori Lumezi, me vartësit e tij, nga Këshilli Prokurorial, banda e banditër numerikë, terrorizuan, me mesazhe e telefonata, prokurorin Blakaj dhe familjen e tij të gjerë, me kërcënime me jetë! Të gjthë këtë maskaradë zyrtare, e vezhgoi, nga afër, Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila e tërhoqi me urgjencë, Prokurorin Blakaj, në SHBA. Kjo është edhe arsyeja e dorëheqjes të kryeministrit Haradinaj. Të tjerat janë broçkulla!
Prokurori dinjitoz Elez Blakaj, profesional dhe i guximshëm, seleksionoi dhe skarcoi më shumë se 19.000 veteranë të rremë, madje, në një kohë rekorde. Realisht, deri atëherë, ishin 33.600 veteranë të rremë. Tashmë, kjo shifër është rritur dhe vazhdon të rritet! Fillimisht, prokurorin Blakaj, e mbështeti edhe vet Prokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, duke thënë se “janë tej 19 mijë veteranë të rremë”! Por, krejt papritur, Lumezi iu bashkua akuzës të kryeministrit Haradinaj, kundër kolegut të tij Blakaj, madje, vrazhdët, pa etikë, pamoralshëm, pacipshëm, dhe, skajshëm, brutal!
Të një mendje me prokurorin Blakaj, ishin edhe presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli, komandantët e Zonës të Drenicës dhe e gjithë garda e komandantëve profesional luftëbërës të FARK-ut. Megjithatë, asgjë nuk e shpëtoi, nga ndëshkimi, prokurorin Elez Blakaj! Akuzuesit u kapën pas pak emrave të veteranëve, të prapavijës, të hequr nga lista e veteranëve, bazuar në pavlefshmërinë e formularëve të mbushur, të cilët, me korrigjimin e tyre, sërishmi përfitonin.

Gjeneral Spiro Butka, kryetar i OVL të UÇK-së, për luftëtarët e Shqipërisë, thotë se “kam dorëzuar listën plotore, prej fiks 186 veteranëve nga Shqipëria, të angazhuar në Luftën e Kosovës. Por, tani gëzojnë pensionin 3.000 “veteranë” dhe ky numër vazhdon të rritet mëtej! Për këtë askush nuk më ka konsultuar mua, si kryetar legjitim i kësaj Organizate”!!! Gjeneral Butka flet me emër e mbiemër, për komandantët që kanë dhënë, më saktë, shitur “Deshmitë e Veteranit” dhe bizneset që kanë hapur ata, me sekserët e tyre, në Shqipëri! Këto të dhëna, kryetari Spiro Butka, i ka bërë publike dhe ka polemizuar në mediet e Shqipërisë,  dhe të Kosovës, me “falsifikatorët abuzues”, siç i quan ata, kolonjari, Gjeneral Butka.

Me largimin e dhunshëm, të Prokurorit Elez Blakaj, pse prokurori Aleksandër Lumezi, me lukuninë e tij, Këshillin Prokurorial, nuk vazhdoi verifikimin dhe spastrimin e listave emërore, gjegjësisht, veteranët e rremë?! Pse heshti qeveria, shteti dhe i gjithë Sistemi i Drejtësisë korruptive!? Pse pengohet, arbitrarisht e poshtërsisht, Vettingu, testimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve, kërkesë kjo edhe e BE-së?! Pse u anashkalua dhe u refuzua Ambasada Britaneze, si monitoruese, këshillë-dhënëse, në çështjen e Vettingut?!
Dhe, keni fytyrë të kërkoni vazhdimin e mandateve, brenda klanit, korruptiv e kriminal, edhe pse keni stivuar shumë mijëra dosje kriminale, në pritje të skadencës, parashkrimit të afateve, të lëndëve gjyqësore, me paramendim dhe qëllime korruptive. Kundër këtyre pisllëqeve duhet të protestojë populli i Kosovës, pa u lënë hapësirë manipulative, sharlatanëve të tipit Rrahman Jashari e Faton Klinaku, me kërkesat e tyre irracionale, hiç reale, që i kalojnë mundësitë buxhetore aktuale shtetërore. Ata dhe shumë të tjerë si ata, në Kosovë, janë në një linjë me Serbinë dhe aleatën e saj, Rusinë, në shantazhimin dhe kërcënimin, që i bëjnë popullit dhe shtetit të Kosovës!
Dhe, megjithatë, heshtë populli dhe shteti – njëherësh!!
E tmerrshme!
-Vijon-                                                                            

Mërgata shqiptare në botë i thërret shqiptarët, veçanërisht qeveritë dhe partitë politike, të grupuara deri në armiqësi mes tyre

0

nga: Gani Mehmeti

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË

THIRRJE TË GJITHË SHQIPTARËVE, NË VEÇANTI QEVERIVE DHE PARTIVE POLITIKE, TË GRUPUARA DERI NË ARMIQËSI MES TYRE

Duke vlersuar situaten momentale, njëherit, pas sulmit me forca ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës , kjo bën reflektimin në mbarë globin, pa shmangur edhe atë në hapësirat mbarë Shqiptare, e cila, Mërgatës Shqiptare në Botë, i jep shqetësime, por njëherit edhe detyrime që t’i shfaqë hapur dhembjet e saja.
Në këtë situatë mjaft delikate si dhe me rrezikshmëri për përkeqësime të mëtejme, të gjithëve na bën përgjegjës në ngritjen e vetëdijes personale, organeve shtetërore si dhe atyre të cilët mbajnë pozita të larta shtetërore me shumë përgjegjësi.
Kohëve të fundit është prezente në gjithë hapësirat Shqiptare një mosunifikim i atyre faktorëve /pozitë-opozitë/, jo vetëm mosunifikim por janë prezente veprime të pamatura, duke shfrytëzuar situatën jo të mirë, për të arritur synime personale, partiake, edhe pse do duhej të jenë më të matur në veprime.
Bota demokratike, e cila çmon lart liritë dhe pavarësitë e çdo shteti sovran, është në veprimet e saja për të ndalur luftën e Rusisë ndaj Ukraines, masat e marra gjer më tani ishin të paefekt per ta sprapsur agresorin ndaj Ukrainës.
Serbia, e cila s’vuri embargo ndaj Rusisë, ajo hapur mbeshtet agresorin. Kjo është shqetësuese për mërgatën, është shqetësuese për çdo fjalë “Ballkani i Hapur” që përdoret në paraqitje nga kushdo qoftë, sepse rasti i sulmeve nga krimo-mafiozët në Veriun e Mitrovicës është mjaft argument se ç’synim ka Serbia, duke u stimuluar nga miku i saj, Rusia. Apelojmë nga gjithë mërgimtarët Shqiptarë në Botë që të unifikohemi, të veprojmë me maturi në ruajtjen e vlerave të lirisë, pavarësisë e sovranitetit të Shqipërisë dhe Kosovës, pa shmangur thirrjen edhe te Shqiptarët në hapësirat e tyre natyrale.
Rivaliteti pozitë-opozitë mund të qëndrojë vetëm përbrenda zhvillimeve në Kosovë e Shqipëri, por kur vie fjala për përjashtë, të gjithë, si pozitë-opozitë, si partitë politike, si të gjithë shqiptarët, duhet të jenë në një vend, pse ne po na rrezikohet jeta, rrezikohet vendi dhe rrezikohet gjithçka që është shqiptare. E, për gjithçka që është shqiptare, kemi të gjithë përgjegjësi edhe ta ruajmë, edhe ta mbrojmë, edhe ta zhvillojmë e ta çojmë përpara, jo ta zhbëjmë e shkatërrojmë vetë ne, duke mos qenë të bashkuar e syçelë në atë që po na rrezikohet.
Te menjanohen debatet për favorizime liderësh apo subjektesh politike, veprimet e te gjitha niveleve të jenë shumë të matura, sepse mbi atë madhoren komb-shtet s’ka tjetër. Të gjithë kemi detyrime, të gjithë mbajmë përgjegjësi për mosveprime parimore dhe frytêdhënëse. Mërgata Shqiptare, si çdo herë, edhe tani, do të jetë në nivelin e duhur për të vepruar sipas situatës, e cila kërkon angazhime të llojllojshme,.
Prandaj, urojmë dhe besojmë në unitet dhe lidhshmëri për të përballuar situata, të cilat na imponohen.

Pra, thërrasim të gjithë shqiptarët ku do që janë, thërrasim qeveritë në Shqipëri e Kosovë, thërrasim të gjitha partitë politike, thërrasim të gjithë shqiptarët, të kenë mendjen në kokë dhe çdo lëvizje, çdo veprim çfarëdo qoftë, të bëjnë në të mirën e çështjes Kombëtare Shqiptare!

Nju-Jork
Më 22 prill 2022

Nesër, me 23 prill , në Oslo, promovohet romani “Eskadronët e vdekjes” të Bardhyl Mahmutit dhe organizohet nje bashkëbisedim me autorin

0

Nga: Gjergj Kabashi

Në romanin “Eskadronët e vdekjes” autori Bardhyl Mahmuti e ka shtjelluar një tematikë të patrajtuar deri tash në letërsinë shqipe, duke e gërshetuar veprën e tij letrare me teknikën e mbarështrimit letrar të romanit historik me atë të kronikës si zhanër letrar, (kronikës së një kasaphane, si vlerësohet në kapitullin e parë të librit) përmes të cilës ia ofron lexuesit në formë artistike tragjedinë e përjetuar të shqiptarëve dhe pësimet e mëdha të tyre nën pushtimin e Serbisë në Kosovë. Në këtë roman e “gjejmë” pothuaj krejt atë që ka ndodhur në Kosovë dhe Serbi , në vitet para e gjatë asaj lufte; vrasjet, ndjekjet, arrestimet, kidnapimet, vrasjen e civilëve, tentim-fshehjen e kufoamve të tyre, bartjen me kamionë-frigoriferë, hudhjen nëpër lumenj të kufomave, groposjen dhe mbulimin e tyre etj., me një fjalë kahdo e “shohim” serbin e shqiptarin duke luftuar si dhe serbin e shqiptarin duke folur për dhunën e paprovokuar të Serbisë ndaj shqiptarëve.

Këtë libër autori Bardhyl Mahmuti ua kushton guximit njerëzor e intelektual të Natasha kandiqit, Mirosllav Filipoviqit, Sonja Biserkos, gazetarit të vrarë Sllavko Quruvija “dhe atyre serbëve që ngritën zërin kundër gjenocidit në Kosovë.”

Romani “Eskadronët e vdekjes” bazohet në rrëfime të vërteta dhe pasqyron në mënyrë të përkryer praktikat , metodat dhe intrigat e përdorura nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit edhe ndaj kundërshtarëve politikë serbë, si gazetari i shquar i kohës Sllavko Quruvija, gazetari me nofkën Mifi L., për të cilin fantazia e akuzës shkon aq larg sa botohet edhe lajmi, se “Agjentë të shërbimit Inteligjent Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar rrëmbyen gazetarin Mifi L.“. Në këtë roman shpalosen histori të dhimbshme dhe shumë fate njerëzore, ku jo vetëm shqiptarët si shënjestër e zhdukjes së qëllimshme serbomadhe, por njëherit ndiqen, arrestohen, torturohen e vriten  edhe serbët, me një fjalë edhe disave prej tyre u nxihet jeta, vetëm se kanë pasur qëndrim njerëzor në raport me shqiptarët gjatë luftës, por edhe disa vite pas saj.

Rrëfimet në këtë roman janë të asaj natyre, sa që prekun në ndërgjegjën e njeriut për shkak të sasisë së madhe të vuajtjeve të përjetuara nga ana e personazheve të romanit, qofshin ata gazetarë shqiptar si Sadiku e të tjerët, apo gazetari i tortuaruar serb , që gjëndet në të njejat dhoma burgu me shqiptarët në Nish.

Përmes këtij libri historik, dokumentar e kronike të ngjarjeve të hidhura, mësojmë për “ethet” serbe për ti fshehur gjurmët e krimit të shqiptarëve të vrarë e masakruar, në mesin e të cilëve edhe të fëmijëve. Prandaj kur i bjen në fund leximit të këtij libri dhe je i kapluar nga shqetësimet për fatin e shumë personazheve dhe të një populli të tërë që masakrohet në vendin e vet, nuk ke se si të mos mendosh se kush tjetër do të mund ta shkruante librin e tillë me kaq shumë ngjarje të prekshme, histori, përjetime, rrëfime, personazhe konkrete, emra shqiptarësh e serbësh që vuajnë sëbashku si njerëz duke shpresuar dhe ëndërruar për lirinë, qoftë ajo e Kosovës apo e Serbisë, për lirinë pa dhunën gjenocidale të saj ndaj të tjerëve.

Librin e tillë mund ta shkruaj vetëm ai që në lëkurën e vet në periudha të caktuara e ka përjetuar dhunën, duke qenë i ndjekur prej shërbimeve sekrete serbe dhe që i njef nga “brendia” metodat e dhunës fizike e psiqike që i përdornin serbët e atyre shërbimeve dhe paramilitarët në ato kohëra, e ai është Bardhyl Mahmuti , një nder udhëheqësit e Kryengritjes së Pranverës Studentore 1981, i burgosur me vite në Serbi e Jugosllavi dhe person me ndikim të madh në luftën për liri të UÇK-së.

Ky libër me kaq shumë fakte, histori konkrete, dëshmi autentike, do të ishte mëkat nëse nuk do të shndërrohej në film , ku rolet e personazheve do të mund ti luanin aktor me famë ndërkombëtare, në mesin e të cilëve edhe aktorë shqiptarë dhe serbë. 

Me romanin “Eskadronët e vdekjes”, Bardhyl Mahmuti pa asnjë dyshim ka hy furishëm në mesin e krijuesve më të mirë të letërsisë shqipe, si një autor me arsimim, kulturë, dije dhe përvojë të jashtëzakonshme jetësore, përvojë që e ka ndihmuar për t’ia afrue lexuesit një vepër të madhe letrare për nga vlerat ideo-artistike.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” vendosi të botojë këtë roman më 15 janar 2021, në ditën për të cilën Kuvendi i Kosovës pati vendosur të jetë dita e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve.

Përderisa mendon rreth përmbajtjes dhe porosisë letrare e njerëzore të këtij romani, nuk ke se si të mos ndjesh zhgënjim krimi aq i madh që rezultoj me vrasje të panumërta civilësh në atë kohë jo vetëm në Kosovë, as sot e kësaj dite nuk është dënuar dënuar qysh është pritur. Serbia jo që nuk ka reflektuar duke shfaqur pendesë për gjenocidin e bërë ndaj popullit shqiptar në Kosovë, por ajo me retorikën që vazhdon ta përdori nga aparati shtetëror si dhe vet ministri i propagandës së Milosheviqit , që tashmë është në krye të shtetit serb, Aleksander Vuçiq, sikur tregon se ka synime dhe etje për të vazhduar me krime të tjera në Kosovë dhe jo vetëm.

E gjithë kjo ndodhë për shkakun se krimi gjenocidal i Serbisë nuk është dënuar ende. Nuk është dënuar askush nga urdhërdhënësit (ndër ta ishte edhe Milosheviq) apo ata që bartnin kufoma shqiptarësh dhe i hudhnin gjithndej në gropa nëpër Serbi, qoftë edhe me kamionët-frigorifer të PIK PROGRES Klanica Prizren etj.

Mark Palnikaj: Epopeja e Petër Bartl duhet çuar deri në fund

2

Mark Palnikaj, studjues, Tiranë

Me 19 maj 2021 ka dalë në qarkullim volumi 5 i serisë “Albania Sacra” i albanologut të shquar Peter Bartl botuar me logon Albanisce Forscungen (Studime Shqiptare) 26. 5 me redaktim të albanologëve Bardhyl Demiraj, Titos Jochalas dhe Oliver Jens Schmitt. Është vëllimi V i profesor Bartlit i një serie prej pesë volumesh me dokumente mbi gjendjen e kishës katolike në Shqipërinë e Veriut gjatë periudhës së pushtimit turk. Ky vëllim pason katër volumet e mëparshme të shkruara për Lezhën, Durrësin, Sapë-SardëN dhe Pultin. Petër Bartl u lind më 26 nëntor të vitit 1938 në Cottbus të Gjermanisë. Ai është albanolog gjerman me një veprimtari të gjerë shkencore, e cila përfshin një sërë fushash mbi historinë e shqiptarëve gjatë Perandorisë Osmane, marrëdhëniet shqiptaro-venedikase, ngulimet arbëreshe në Itali etj.. Ai e ka zhvilluar veprimtarinë e tij pranë Universitetit Ludwig-Maximilians në Mynih të Gjermanisë. Ka drejtuar Institutin e Studimeve Albanologjike në Munchen mbas daljes në pension të albanologut shqiptar Martin Camaj.

Petër Bartl

Ka marrë pjesë dhe ka mbajtur tema studimore për Shqipërinë në Gjermani dhe në shum shtete të tjera duke sjellë të dhëna mjaft të rëndësishme për historinë dhe kulturën e Shqipërisë. Botimi i këtij libri është shoqëruar me një trajtesë të shkurtër në gjuhën gjermane për përmbajtjen e tij të cilën po ua përcjellim lexuesve tanë të përkthyer në gjuhën shqipe si më poshtë: “Ky vëllim përmbyll botimin e raporteve të vizitave nga Shqipëria gjatë periudhës turke. Shkodra nuk ishte dioqeza më e madhe, por më e rëndësishme shqiptare, e cila u ngrit në rangun e kryeipeshkvisë në vitin 1867. Qyteti ishte një qendër administrative dhe tregtare dhe konsiderohej kryeqyteti aktual i Shqipërisë deri në fillim të shekullit të 20-të. Banorët e krishterë ishin në minorancë atje dhe u prekën veçanërisht nga ngjarje politike të tilla si luftërat turke dhe përpjekjet për të ndarë sundimtarët lokalë. Jeta e kishës ishte subjekt i kufizimeve të rënda. Vetëm në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të Shkodra u bë qendra kulturore dhe politike e katolikëve shqiptarë falë pranisë së konsujve evropianë dhe protektoratit kulturor austro-hungarez. Shumica e 139 dokumenteve të botuara në vëllim vijnë nga Arkivi Historik i Propaganda Fide në Romë dhe janë në Italisht. Botimi përfshin jo vetëm raporte vizitash, por edhe letra nga ipeshkvinj dhe klerikë kur raportojnë për kushtet dhe ngjarjet në dioqezë. Dokumentet ofrojnë informacion jo vetëm për kushtet e emërtimit, por edhe për mënyrën e jetës së banorëve, për kryengritjet, masat zyrtare dhe për kulturën popullore. Ato janë një burim i rëndësishëm për gjeografinë historike të Shqipërisë së Veriut. Të gjitha dokumentet janë të pajisura me spjegime të hollësishme në gjuhë për përmbajtjen dhe shënime komentuese. Një hyrje e hollësishme shkon në historinë dhe kufijtë e dioqezës, famullive dhe formimin e klerit, fenomene të tilla si islamizimi dhe kriptokrishtërimi, zakonet dhe sjelljet e banorëve dhe ngjarjet politike. Treguesi i emrave të vendeve dhe një regjistër i emrave të vendeve dhe personave, si dhe termat teknikë përmbyllin vëllimin.”

Fakti më i rëndësishëm ishte ai që profesori i nderuar e ka përmbyllur serinë e tij “Albania Sacra” me volumin e pestë ku përfshihet pjesa brenda kufijve politik të atdheut tonë duke lënë pa përfunduar edhe dy volumet e tjera për Dioqezën e Shkupit dhe atë të Tivarit të cilat për fat të keq janë të shkëputura nga atdheu i të parëve të tyre. Nga 910 faqe të veprës, dokumentat origjinale përbëjnë rreth 700 faqe. Pjesa e parë, studimi, zë rreth 118 faqe. Me shumë vlerë janë edhe ato pjesë që përbëjnë aparatin shkencor të veprës, sikurse treguesit toponimikë, treguesi i emrave të njerëzve dhe të vendeve etj. Në serinë “Albania Sacra” ky volum është më i madhi, me 910 ku përfshihen 139 dokumenta të shkruara në gjuhën italjane në mbi 700 faqe format B5. Kjo e bën këtë libër të jetë më kryesori për të dhënat që përmban për Shkodrën me rrethina për një periudhë 300 vjeçare. Pjesët më të rëndësishme të këtij studimi kanë të bëjnë me historinë dhe shtrirjen e dioqezës së Shkodrës, me famullitë, shkollat dhe selitë ipeshkvnore, me ndërtesat kishtare, me klerikët dhe urdhrat fetarë si atë françeskan, me islamizimin dhe kriptokrishtërimin, me raportet e kishës me sundimtarët Bushatllinj në kohën kur ata e qeverisën këtë ipeshkvi ,në mënyrë të veçantë me popullsinë, organizimin dhe zakonet e saj, siç na përcillen këto të gjitha nga relacionet kishtare. Dokumentet e botuara në këtë vëllim janë nxjerrë nga pesë seri: Scritture Orginali Riferite nelle Congregazioni Generali (SOCG), Scritture Riferite nei Congressi (SC), Visite e Collegi, Nuova Serie, Rubrica 109 si dhe nga fondi Missioni të Archivio Segreto Vaticano. Ka edhe dokumente nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit. Shumica e këtyre dokumenteve botohen për herë të parë. Ky libër së bashku me katër volume e para duhet të përkthehen në gjuhën shqipe mbasi do të jenë një mjet i mirë për të shkruar me vërtetësi historinë e ndodhive në trevat e veriut të Shqipërisë. Ne kemi në proçes botimi në gjuhën shqipe vëllimin e katërt të kësaj serie, atë të Pultit me 77 dokumente me rreth 270 faqe. Botimi edhe i vëllimeve të tjera por sidomos i volumit të pestë ku bëhet fjalë për Dioqezën e Shkodrës ka një rëndësi shumë të madhe. Këtë duhet ta bëjnë institucione zyrtare nga shoqëria civile ose nga shteti sepse është një ngarkesë mjaft e madhe që ta përballojnë persona studjues privat, të pa varur. Është në proçes për botim në gjuhën shqipe edhe relacioni i Vinçens Zmajeviqit i vitit 1703, botuar nga Bartli në vitin 1979 në Munchen. Relacioni i Shtjefën Gasprit i vitit 1671 së bashku me 8 relacione të tjera, është botuar në gjuhën shqipe në vitin 2020. Këto botime do të jenë një ndihmesë e mirë për studjuesit e historisë por është e pa mjaftueshme nëse nuk përkthehen edhe vëllimet që përmendëm më sipër. Gjithashtu ka rëndësi shumë të madhe plotësimi i kësaj serie me vëllimet gjashtë dhe shtatë ku të përfshihet dioqeza e Shkupit dhe ajo e Tivarit. Materialet dorëshkrim janë gati por kërkohet transliterimi (rishkrimi me kompjuter) i tyre dhe përkthimi në gjuhën shqipe. Dhe kjo gjë kërkon patjetër përfshirjen e institucioneve shtetërore në këto projekte me vëllim pune shumë të madh. Profesorin e nderuar Petër Bartl duhet ta falenderojmë për punën titanike që ka realizuar dhe ti urojmë jetë të gjatë dhe të lumtur. Por fatkeqësisht, tani ai është 83 vjeç dhe me probleme shëndetësore dhe më ka konfirmuar se nuk mundet më të vazhdojë këtë projekt.

Mark Palnikaj

Është detyrë e jona, si shtet dhe si shoqëri civile që këtë projekt madhor që ka bërë Bartli ta çojmë deri në fund me sukses. Por kjo kërkon shumë punë dhe vullnet të mirë për tu përfunduar.

Afërdita, Pompeii dhe villa e Marcus Minucius Rufus –it

0

Nga: Fahri Xharra

Kompleksi i madh i shtëpive të Marcus Fabius Rufus dhe Byzylykut të Artë mbulon të paktën katër nivele të hapësirës së jetesës me tarraca panoramike që anojnë në mënyrë skenike drejt detit. Tarracat janë ndërtuar në majë të mureve të qytetit, por në kohët pararomake shtëpitë ishin vendosur në anët e njërës prej portave të qytetit, Porta Occidentalis, e cila ishte kryqëzimi i via di Nola dhe via delle Terme. Ndërtesat kanë një dekorim luksoz në dysheme me mozaikë mermeri me ngjyra (opus sectile), si dhe afreske mitologjike në mur, pamje kopshtesh dhe riprodhime të veprave të shek. Shtëpitë ishin ende të banuara në kohën e shpërthimit, siç dëshmohet nga viktimat e shumta të gjetura, prej të cilave u bënë gips (79 pas Krishtit)

Shumë vonë në vilën e tij u gjet piktura e Afërditës ( Venerës ) e cila është e piktuarur me të njejtën pamje si të Hunzakeve dhe të Mirditoreve. Rastësi ? Jo aspak. Kjo tregon që romakët e dinin veshjen e të parëve të tyre dardan.


Pak Histori :Vendbanimet e para të qëndrueshme në këtë vend datojnë në shekullin e 8-të para Krishtit, kur Oskanët, një popullsi pellazgjike Italisë qendrore, i themeluan pesë fshatra në zonë.
Në vitin 524 para Krishtit, etruskët kishin mbërritur dhe u vendosën në zonë, duke përfshirë Pompein, duke gjetur në lumin Sarno një rrugë komunikimi midis detit dhe brendësisë. Ashtu si grekët, etruskët nuk e pushtuan qytetin ushtarakisht, por thjesht e kontrolluan atë dhe Pompei gëzonte një lloj autonomie   Megjithatë, Pompei u bë anëtar i Lidhjes Etruske të qyteteve. Gërmimet në 1980-1981 kanë treguar praninë e mbishkrimeve etruske dhe një nekropol të shekullit të 6-të para Krishtit. Nën etruskët u ndërtua një forum primitiv ose shesh i thjeshtë tregu, si dhe Tempulli i Apollonit, në të dy objektet që përfshinin fragmente bucchero u gjetën nga Maiuri. U ndërtuan disa shtëpi me të ashtuquajturin atrium toskan, tipik i këtij populli.
Zona përreth Pompeit u bë shumë e begatë për shkak të dëshirës për të jetuar në gjirin e Napolit për romakët e pasur dhe për shkak të tokës së pasur bujqësore. Shumë ferma dhe vila janë ndërtuar afër, jashtë qytetit dhe shumë janë gërmuar. Këto përfshijnë Vila e Mistereve, Vila e Diomedes, disa në Boscoreale, Boscotrecase, Oplontis, Terzigno dhe Civita Guiliana.

Nga viti 343 deri në 341 para Krishtit në Luftërat Samnite, ushtria e parë romake hyri në fushën e Kampanisë duke sjellë me vete zakonet dhe traditat e Romës, dhe në Luftën Latine Romake nga viti 340 para Krishtit Samnitët ishin besnikë ndaj Romës. Pompei, ndonëse qeverisej nga Samnitët, hyri në orbitën romake, së cilës i qëndroi besnik edhe gjatë luftës së tretë samnite dhe në luftën kundër Pirros. Në fund të shekullit të IV para Krishtit, qyteti filloi të zgjerohej nga bërthama e tij në zonën e hapur me mure ( më shumë lexoni në librin “Roma fliste shqip” (fxh )
Shpërthimi i malit Vezuv në vitin 79 pas Krishtit .Pompei dhe qytete të tjera të prekura nga shpërthimi i malit Vezuv. Reja e zezë përfaqëson shpërndarjen e përgjithshme të hirit dhe zhirit. Tregohen vijat moderne bregdetare.
Shpërthimi zgjati dy ditë.[46] Faza e parë ishte shiu i shtufit (lapili) që zgjati rreth 18 orë, duke lejuar shumicën e banorëve të shpëtonin. Që vetëm rreth 1,150 trupa janë gjetur deri më tani në vend, duket se konfirmon këtë teori dhe shumica e të arratisurve ndoshta kanë arritur të shpëtojnë disa nga gjërat e tyre më të vlefshme; u gjetën shumë skelete me bizhuteri, monedha dhe sende argjendi.
Pompeii sot vizitohet nga milioan njerzë nga e gjithë bota

Për në fund ; duhet të jemi krenar që i takojmë një populli të lashtë pellazgjik.

Gjakovë, me 21.04.2022

Adresimi i kryeministrit Kurti pas takimit me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis

0

Prishtinë, 21 prill 2022

Të nderuar gazetarë,

Të dashur qytetarë,

Fillimisht, dëshiroj të falënderoj senatorët Shaheen, Murphy dhe Tillis për vizitën e tyre në Republikën e Kosovës. I falënderoj për rolin, kontributin, angazhimin e tyre për çlirimin, demokratizimin, zhvillimin e Kosovës dhe për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë jo vetëm për Kosovën por për mbarë rajonin tonë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

Në takimin tonë të përbashkët, kam theksuar se kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se tani, që të gjitha shtetet demokratike të qëndrojnë bashkë kundër luftës agresore dhe ilegale të Rusisë në Ukrainë. Me këtë rast edhe njëherë e ritheksojmë solidaritetin dhe admirimin tonë për popullin e Ukrainës, lidershipin politik të tij, dhe qëndrueshmërinë e luftën çlirimtare që po bëjnë.

Në këtë kontekst, Kosova ka mbajtur qëndrimin e njëjtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Bashkimin Evropian, ndërkaq në anën tjetër kemi autokracitë të cilët mund të jenë të ndara nga populli i tyre, por po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Në veçanti i njoftova senatorët për sukseset e shtetit të Kosovës, për të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kontribuar aq shumë si në luftë ashtu edhe në paqe, si para shpalljes së pavarësisë po ashtu edhe pas saj.

Kosova është një rrëfim i suksesit, i rezistencës së popullit të saj dhe luftës çlirimtare, bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n, Bashkimin Evropian, në veçanti me ndërhyrjen e para 23 viteve, kur u ndal gjenocidi i Serbisë mbi popullin tonë.

Sot Kosova është krenare me të arriturat e saj. Rritja ekonomike në vitin e kaluar ka qenë 10.53 për qind të bruto produktit vendor, investimet e huaja direkte janë shtuar për 22 për qind, eksportet janë rritur për 83 për qind, buxheti i shtetit krahasuar me dy vite më parë për 26 për qind, të hyrat tatimore janë rritur për 34 për qind pa e ndryshuar politikën fiskale. Dhe gjithashtu Kosova ka shënuar përparim në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, për çfarë jemi ngritur për 17 vende sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të Transparency International, dhe gjithashtu jemi të 60-tit në glob e të parët në rajon sipas “World Justice Project”.

Ky takim me këta tre senatorë vjen pas takimit virtual që kemi pasur më 22 mars, me kongresistët Ritchie Torres, Darrel Issa dhe Robert Aderholt. Edhe në atë takim patëm kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e Kosovës në NATO, për çfarë është e rëndësishme që Kosova të bëhet pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe drejt anëtarësimit të plotë.

Gjithashtu, nuk kemi harruar që ta theksojmë rëndësinë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit edhe sa i përket ekonomisë, edhe mbrojtjes e të sigurisë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Unë i falënderoj edhe njëherë nga zemra tre senatorët për Shtetet e Bashkuara të Amerikës krejt çfarë kanë bërë për vendin tonë dhe popullin tonë, por gjithashtu edhe për kontributin e tyre personal për paqe, demokraci dhe drejtësi. Faleminderit!

Një kambanë që presim të bie në Bukuresht

0

Nga: Fehmi Ajvazi, shkrimtar nga Prishtina 

  • Alternativat e njohjes së shtetit të Kosovës.   

Dritaret e Rumanisë në lindje hapen në plazhet e gjysmë të ngrohta të Konstancës por drita që i ka mbushur ato gjithmonë me shkëlqim, ka ardhur nga perëndimi. Kjo dritë prandaj, njësoj si një areolë jete, i ka dhënë këtij vendi atë që e ka pasur për vete: qytetërimin e lashtë,  kulturën, sagën e demokracisë, bashkëpunimin etj. Duke mos e parë me urrejtje botën lindore që shtrihet te këmbët e tij, populli rumun ia ka dalë t’u shmanget me sukses historive të pështira që jo rrallë herë, kanë shpërthyer andej nga lindja, në të dy anët tokësore mes Detit të Zi! E gjendur disi në mes, gjeografia rumune ka përballuar përplasjet politike dhe ushtarake, të vjetra  e të reja. Në kontekst prandaj, duke jetuar në këtë gjeografi mes lindjes e perëndimit, populli rumun mbetet edhe sot konsekuent i fatit gjeohistorik dhe i bashkësisë që e ndërton në vazhdimësi “fatin” e një kombi mes historive dhe politikave realitete.   

Mbretëria e dikurshme dhe republika e sotme, janë e njëjta gjë në biografinë e shtetit me një histori goxha të bujshme dhe me një demokraci konsistente që, pavarësisht kohëve, e demanton fatin e kaluar politik si për shembull, epokën e imponuar komuniste! Ky shtet, ka në bërthamë një etnogjenezë paqësore, krenare dhe të dinjitetshme. Është ndër shtetet e rrallë që, ka shmangur në mënyrë konsistente kulturat, platformat dhe doktrinat e ekspansionit dhe të pushtimit. Kështu, kombi i këtij shteti, nuk ka kaluar heartlandin e tij që t’ua marrë të tjerëve tokat, t’ua shkretojë të ardhmen dhe t’u gëzohet politikave  hegjemoniste dhe historive krimogjene. Prandaj, është e rëndësishme të themi se populli rumun bartë mbi supet e tij një “histori” paqësore dhe stabile, të kamur e shembëllyese për t’u cilësuar e për t’u vlerësuar, kundrejt ‘historive’ të bashkësive të tjera që, janë shembull i “vrimave të zeza” të historisë e politikës.  

Mbi një gjykim tjetër nga cili do rumun, s’i autorë i këtij teksti komentues ( pa subjektivizëm e ekuivokë) mund të them se “dritaret e Rumanisë” s’janë mbyllur asnjëherë për popullin tim! Ato dritare, janë mbyllur veçse përpara furtunave të historisë ndaj kultivuesve të furtunave, dhe se “dritaret rumune” kanë mbetur shembull i koekzistencës, bashkëpunimit dhe humanitetit. Pa hyrë në zbërthime të thella politike dhe ideologjike, Bukureshti e ka kultivuar doktrinën e humanitetit dhe të demokracisë, një gjest jo i lehtë kombëtarë e shtetërorë përballë kohëve të ndryshme që kanë agrivuar sidomos në shekullin XIX-të dhe XX-të luftëra të mëdha e pushtime. Duke ndjekur me konsekuencë e vetëmohim rrugën  e paqes, të humanitetit dhe të zhvillimit, s’i shqiptarë që jam, kam një mori arsyesh më shumë se kushdo tjetër për ta çmuar dhe vlerësuar “këtë rrugë” të kombit dhe të shtetit rumun. Madje, jo vetëm për ta çmuar por, edhe për t’u përkulur me ndjenjën e respektit përballë gjuhës, kulturës brilante, renesancës dhe modernitetit, artit dhe strukturës urbane etj.      

Si autorë shqiptarë i këtij komenti, këtu, do të doja të shkruaja për shumë gjëra dhe finesa rumune, ashtu si edhe për malet, fushat e pafundme dhe për letërsinë, etnologjinë, bujqësinë etj. Sigurisht, janë njerëzit gjithmonë ata që të tërheqin më shumë t’i kesh në shënjestër, t’ua cilësosh krenarinë, sjelljen, veprën, zakonet nacionale, identitetin etj. Sido qoftë, s’i shqiptarë, jam koshient të them hapur se ndryshe nga c’mund të konstatojmë përgjithësisht, ka dhe “një apo më shumë dritare rumune” që dikur në kohë dhe në histori, ishin shembull i “dritës” që reflektoi mbi fatin e atyre bashkombasëve të mi që për arsyet e njohura braktisën vendin e tyre dhe, përfunduan në gjeo hapësirën rumune. Krejt pastaj, mes shqiptarëve dhe rumunëve u ndërtua hap mbas hapi një afërsi dhe një miqësi, pothuajse vëllazërore që derivoi në çdo pore të jetës. Se si dhe qysh u ndërtua kjo “afërsi dhe miqësi”, këtu s’do të mjaftonin as pesë, shtatë, e madje as dhjetë faqe ta themi, por më duhet ta them me një fjali të përkufizuar se, rrallë ka ndodh që dy popuj të njohur në situata të jashtëzakonshme dhe që fati i ka drejtuar të jenë pranë një tjetrit, të kenë gjetur gjuhë, respekt dhe dashuri për njëri tjetrin se sa populli shqiptarë, dhe populli rumun.  

Në kontekst, është krejt çështje tjetër se si dhe qysh gjeneratat e sotme të të dy popujve e njohin të kaluarën, s’i e cilësojnë dhe sa e çmojnë atë por, i japë vetës të drejtë që në këtë tekst komentues ta shfrytëzojë rastin që t’i falënderojë ata njerëz rumunë të shekujve të kaluar që i hapën dyert dhe dritaret e shtëpive t’u sigurojnë mirëseardhje përgjithmonë. Epo, u dhanë pastaj ujë, bukë, kripë dhe zemër, dhe po aq mundësi e kushte që ato gjenerata të dikurshme (të shumta) që përfunduan në tokën rumune ta “realizonin” vetën e tyre: pa pengesa politike, nacionale, pa barriera racore, kulturore, gjuhësore etj., njësoj si në tokën e tyre mëmë!   

Si shqiptarë i Republikës së Kosovës, më lejohet të them në këtë tekst se, historia e dikurshme e përbashkët mes shqiptarëve dhe rumunëve na jep më shumë arsye dhe të drejtë për të hapur “dritare të reja” njohjeje e bashkëpunimi në çdo aspekt. E qartë: janë qytetarët e thjeshtë që marrin iniciativa dhe s’pyesnin për barrierat e ndryshme të çfarëdo lloji, por janë e duhet të jenë institucionet ato që mundësojnë qoftë iniciativat dhe qoftë qëllimet për t’i realizuar dhe përparuar marrëdhëniet mes popujve dhe vendeve.  

Ndoshta, ka kohë që në Prishtinë jemi duke pritur të bie një kambanë në Bukuresht: kambana e njohjes nga Rumania e shtetit të Kosovës! Kjo, pritja jonë, nuk është e dyzuar, as e angësht, as sa për të thënë dhe për këtë, jam i bindur. Se, është një pritje e ndërgjegjshme, e pastër, dhe e bazuar mbi alternativa që nuk duam t’i përmendim më shumë, apo t’i themi s’i “arsye” të një kërkese politike për ne si qytetarë, ose s’i “nevojë” diplomatike dhe strategjike për ne si Kosovë! Epo, krejt e thënë natyrshëm: këtu, s’është i udhës çfarëdo referimi ynë të synohet apo të bëhet mbi një “ligjëratë diplomatike” drejtuar s’i një mesazh për njohje Bukureshtit sepse, “alternativat dhe vendimet” e shtetit në këtë aspekt, gjithmonë mund të jenë disa ( dy, e më shumë), dhe këto më mirë se ne, i dinë dhe mund t’i shestojnë institucionet respektabile të shtetit rumun, por ajo që përkon me pritjet e tona njëmend të gjata, qëndron në dhënien shans  “shqyrtimit dhe tejkalimit“ të barrierave në Bukuresht. Pra, akceptimi politik dhe diplomatik në Bukuresht për gjetjen e momentit të formulimit të një vendimi mbi njohjen e shtetit të Kosovë, përkon saktësisht me pritjet tona në Prishtinë!  

Mbase ka ardhur koha që një “akceptim” pozitiv në relacion me Kosovën nga Bukureshti, ndryshimi i qasjes dhe fundi i hamendjeve,  të ketë s’i momentum “fleksibiletin” që buron nga historia e bujshme shqiptaro-rumune, dhe sidomos, të ketë s’i ”fleksibilitet të momentumit”, gjendjen aktuale në gadishullin tonë dhe në kontinent. Në kontekst, “aktivizmi politik dhe diplomatik” në Bukuresht s’ka se si mos të jetë një veprim realist gjë që, mundëson tejkalimin e pengesave dhe braktisjen e alternativave të deritanishme stopuese. Në vorbullën që zhurmon, pse të mos themi në vorbullën që gjëmon, të gjithë kemi nevojë të rreshtohemi dhe të jemi bashkë në “të boshtit të së mirës”, për ta mundur “boshtin e së keqes”!  

Verdikti i njohjes së Kosovës nga Bukureshti, veç ekuilibrimit edhe më të fuqishëm të historisë së marrëdhënieve tona, do të krijonte perspektiva të reja në çdo aspekt. Nuk ka dyshim që, Kosova e vogël dhe e penguar nga qarqe të caktuara në rrugën e saj të shtetëzimit ndërkombëtarë, ka nevojë për përkrahje dhe për mbështetje politike, diplomatike, ekonomike etj. Prandaj, njohja e Kosovës nga Rumania, do t’ishte një kambanë që bie në një mëngjes plotë me dritë. Thjeshtë, do ishte një lajm sipërorë!  

Rumania, mund ta thyejë akullin e ftohtë që e mbështjellë Kosovën të ardhur nga pesë vendet, anëtare të Bashkimit Evropian.  

Fehmi Ajvazi,  

prill 2022, Prishtinë