Kreu Blog Faqe 1342

Stefan Kondillari, jo princ i Bullgarisë: ”Madheri, une jam shqiptar dhe duhet te kthehem ne vendin tim, ai vuan nga sundimi osman”

Jeta e tij do te kishte nje rrjedhe tjeter po te kish pranuar oferten e mbretit te Bullgarise. Monarku, duke e çmuar pafund, i sugjeroi ta biresonte dhe Bullgaria te behej me tre princer. Por jo. Stefan Kondillari i tha: “Madheri, une jam shqiptar dhe duhet te kthehem ne vendin tim. Ai vuan nga sundimi osman. Marr guximin t’ju kerkoj qe te me financoni armatime me te cilat do te ndihmoj luften e armatosur te shqiptareve per liri.” I ngjeshur me municion, Stefan Kondillari u kthye ne Shqiperi dhe u be pjese e cetave patriotike.

I lindur ne fshatin Katund te zones se Vakefeve ne Korce, edhe pse jeteshkurter, ka lene gjurme te rendesishme permes te aktivitetit te tij. I diplomuar ne Institutin e Gjuheve Orientale ne Napoli erdhi ne Korce, ku sherbeu si mesues i shqipes ne Mesonjetore, aty ku vite me pare si nxenes mori mesimet e para.

Vdiq i semure nga tuberkulozi, ne shkurt te vitit 1912. Nje kortezh i jashtezakonshem formoi percjelljen e patriotit per ne banesen e fundit. Nxenesit e tij, mes loteve, mbanin ne duar kurora te zbukuruara me ngjyrat kuqezi, qe simbolizojne nje ideal, te cilit Kondillari 32 vjecar i fali jeten.

Unifikim konspirativ kundër kombit tonë

0

Fahri Dahri, studjues, Itali

“Plan i fshehtë i një grupi njerëzish a organizate për të bërë diçka të jashtëligjshme ose të dëmshme; komplot. Konspiracion për të rrëzuar qeverinë”. Ky është një përkufizim që jepet në “Fjalorin shqip”.

Në shkrimin tonë do të përqëndrohemi kryesisht në teoritë konspirative që janë përdorur ndaj kombit shqiptar.

     Kjo strategji formohet nga grupe  njerëzish të fuqishëm që planifikojnë fshehurazi veprime të pa besë, të paligjshme dhe të dëmshme që ndikojnë në rrjedhën e ngjarjeve.

Në rastin tonë strategjia konspirative është hartuar në tryezat e përfaqësuesve të disa shteteve me synime të qarta armiqësore kundër kombit tonë.

Sipas literaturave, teoritë e konspiracionit zakonisht shfaqen pas ngjarjeve të rëndësishme apo edhe traumatike (sulme, aksidente, luftë, epidemi, krizë ekonomike, gjenocide) për t’u dhënë atyre një shpjegim të thjeshtë dhe të kënaqshëm, sigurisht mbi baza kamufluese. Ky spjegim i teorisë së konspiracionit, gjen praninë  në situatat me të cilat është ndeshur, kombi shqiptar. Konkluzionet për vërtetimin e veprimeve konspirative, bazohen në ngjarjet e rënda lidhur me  shpërbërjen e iliro-dardano-epirotëve, sot shqiptarëve.

Të shumta janë shkrimet e historianëve, albanologëve, romane, tregime, etj. që vertiten për të gjetur arësyet e vërteta të tragjedive, dramave, masakrave, shpërnguljeve dhe shpërbërjeve të shqiptarëve, që tashmë njihen, lexohen dhe diku hasen shprehje keqardhjeje, diku u shtohet urrejtja, makthet për mos realizimin e zhdukjes të këtij protopopulli. E vërteta është se nuk janë pa sukses përpjekjet konspirative për shpërbërjen, siç është po e vërtetë se këto janë shkaktuar nga ndërhyrjet dhe vullneti i fuqive të huaja, duke zbatuar në fshehtësi teoritë konspirative. Një pretendim i tillë, mundet të interpretohet edhe si heqje e përgjegjësive të brendshme, siç janë akuzat që shqiptarët nuk ndërrtojnë dot shtet, apo janë gjakë nxehtë, etj. etj. Nga ana tjetër, akuzohet se shqiptarët, për të fshehur paaftësinë si shtetformues, e paraqesin veten “një e dy” si viktima të Luftërave Botërore dhe Ballkanike. Këto pretendime, teoritë e konspiracionit i përpunojnë duke i trajtuar sikur ne (shqiptarët) gjoja i përdorim si justifikime që kombit tonë i bëhet padrejtësi dhe që ngjarjeve të rëndësishme politike t’u jepet një origjinë e jashtme. Sigurisht edhe këto qendrime kanë ndodhur dhe ndodhin tek ne, por nuk janë qendrimet e tërësisë së kombit shqiptar. Të tilla pretendimi janë në mendjet dhe justifikimet e disa shtetarëve, të cilët fshehin, veç të tjerave edhe pjesmarrjen e tyre në grupet e organizmave konspirative. Ata kanë menduar dhe vazhdojnë të mendojnë se me këto mashtrime, do arrijnë të pastrohen nga çdo formë përgjegjësie dhe, siç ka lindur në këto tre dekada, nga korrupsioni galopant që po rrezikon demokracinë dhe vetë shtetin.

***

Sipas historianëve, në fakt, sikurse për shumicën e ngjarjeve politiko-historike të kësaj rëndësie, na i trajtojnë si një përzierje të shkaqeve të shumta, me theks vetëm të brendshme. Por njohja dhe analiza e ngjarjeve na shpie tek perdorimi i strategjive konspirative, kryesisht të jashtme, pa dyshim edhe rekrutimeve të disa figurave drejtuese të brendshme.

Do përpiqemi nëpërmjet të dhënave demografike, të konkludojmë se prania e elementit shqiptar në Gadishullin e Ballkanit, ndër shekuj ka qenë një makth i madh që prodhonte shqetësime serioze në strategjinë e shteteve ballkano-europiane për shfarosjen e etnisë shqiptare.

Sipas të dhënave demografike, në prag të Kongresit të Berlinit (03/06/ 1878), në katër vilajetet popullsia shqiptare rezultonte:

Vilajeti.                 Nr. pop.                        Shqiptarë.                 %

Shkodrës              322,000.                         220,000.                    68,2.

Kosovës.                908,915.                         417,250.                     46.0.

——————————————————————————————–

Shuma.                1,230,915.                         637,250.                     51.8.                                 ——————————————————————————————–

Manastiri.             846,495.                        318,650.                     41,9.

Janinës.                 648,000.                        315,000.                     48.6.

——————————————————————————————–

Shuma.                1,494,495.                        633,650.                    42.3.                                                                              ——————————————————————————————–

Totali vilajeteve  2,725,410.                        1,270,900.                    46.7.                                                       ——————————————————————————

Në këta tregues del qartë se pesha specifike më e lartë, në të katër vilajetet, përbëhej nga shqiptarët. Kjo sipas rregjistrimeve të kohës, por duhet mbajtur në konsideratë se një numur i madh popullsie e etnisë shqiptare, janë deklaruar serb, bullgarë dhe grekë, si efekt i kamuflimit të etnisë me konvertimin në besimin ortodoks.

Vazhdojmë gjykimin me shifrat zyrtare të kohës. Popullsia me etni shqiptare, siç u tha në fund të shekullit XIX-të, sipas konceptit armiqësor kundër shqiptarëve, ishte shqetësim tepër i madh, si për shtetet fqinje por dhe për shtetet europiane. Një situatë e tillë tronditëse për shtetet e Ballkanit dhe më gjerë, nuk mund të mbetej e pa ndryshur. Në këtë këndvështrim, lindi strategjia afatgjatë konspirative, e cila u vu në zbatim nga Konferenca e ambasadorëve në Londër, me coptimin e trojeve shqiptare. Në këtë shkrim do i anashkalojmë ngjarjet me masakra të ndodhura para vitit 1912, të cilat realizoheshin nën pretekset e përplasjeve mes perandorive, por që plagët më të rënda ndodhnin në trupin iliro-epirot.

                                                    II

Numri i popullsisë shqiptare, që banonte në shtetit shqiptar në vitin 1923, ishte (me rezerva) 803,959. Nga numri i përgjithshëm i banorëve në të katër vilajetet (2,727,410) zbresim numurin e shqiptarëve të shtetit shqiptar, po kështu nga numuri i shqipëtarëve në të katër vilajetet (1,270,900) zbresim numurin e banorëve të shtetit shqiptar (803,959), kuptohet qartë realizimi i qëllimit konspirativ. Një operacion i tillë konspirativ e uli influencën e elementit shqiptar nga 46,7% që ishte në katër vilajete në 24,3%. Ky ndryshim strukturor, në dëm të elemetit shqiptar, ndikoi në dobësimin e rolit etnik shqiptar dhe rriti epërsinë e popullsive të tjera në rajonin ballkanik. Njëkohësisht krijoi lehtësira dhe fronte të shumta sulmuese të shteteve fqinje kundër tre grupeve tashmë, të ndara të shqiptarëve.

Në mungesë të të dhënave të plota, sipas viteve që duam të kryejmë analizën, do përdorim të dhënat që disponohen në periudhat të përafërta.  Përafërsisht, para vitit 1913, numuri i popullatës shqiptare në trojet e veta, në të katër vilajetet, ishte 1,270,900 banorë, ose afro 47% e të gjithë popullsisë së përzier në vilajete ku bënin pjesë edhe sllavët, vllehët, maqedonasit, grekët etj.

Për efekt analize e marrim si të mirëqenë shifrën 803,959 të banorëve të shtetit shqiptar të vitit 1923 edhe për vitin 1913. Struktura e shqiptarëve në shtetin Jugosllav dhe atë Grek, ndryshoi në zbritje 22,4%. Prapa shifrave zbulohen mashtrimet, kamuflimet dhe përfitimet!.

Nëse në Konferencën e ambasadorëve në Londër, do vendosej që katër vilajetet të formonin shtetin shqiptar, pa asnjë dyshim Gadishullin e Ballkanit, do e drejtonin shqiptarët. Një rrezik i madh, sipas konspiracionistëve ballkano-europianë. Ishte ky rrezik që nuk duhej të lejonte kompaktësinë etnike shqiptare, prandaj u vendos që ⅔ e territori dhe ½  e popullsisë shqiptare të mbeteshin jashtë kufijve autoktone shqiptare. Me këto koncepte konspirative anti shqiptare, u përputhën edhe interesat e dy shteteve fqinjë të cilat lehtësonin në nënështrimin e elementit shqiptar, tashmë i ndarë në tre shtete. Me atë operacion demografik, palët antishqiptare synonin asimilimin e plotë të etnosit shqiptar. Nuk mohohen rezultatet në favor të tyre, por mbas 110 viteve dallohet qartë një ringjallje në rritje e cila, shpresoj të plotësohet brenda tre apo katër dekadave që vijnë.

1.- Përqëndrimi në popullsinë  e katër vilajeteve, ku rezultoi 47 % ishin të etnisë shqiptare, na jep të drejtën të akuzojmë konspiracionistët se kanë   trajtuar tezën që territoret dhe popullsia shqiptare, të mos u aneksohen 100% dy shteteve fqinjë jugorë e veriorë. Kështu, sipas tyre ruhet raporti numerik tek shteti Grek dhe Jugosllav, në pakësim (reduktim) të numurit të shqiptarëve.

a). Me marrëveshjet konspirative, Serbia dhe Greqia, pranuan krijimin e shtetit shqiptar siç u vendos në Londër. Pra të krijohej një shtet shqiptar i cunguar, ku elementi shqiptar të shpërndahej në tre shtete. Kjo strategji ndikonte në zvoglim të ndikimit të elementit shqiptar, si rrjedhojë, ata pa e kuptuar humbnin të drejtat për të qenë pakicë shtetformuese.

b). Ky manipulim ishte strategjik. Nëse katër vilajetet shqiptare, do t’u ndaheshin në tërësi mes Greqisë dhe Serbisë, do të krijohej një ndryshim në strukturën demografike tëatyre dy shteteve, me rritje të përqindjes së shqiptarëve, fenomen që godiste sigurinë e dy shteve.

Për evitimin e rritjes së peshës specifike të shqiptarëve, e cila do synonte për të drejtat si popullsi shtetformuese, u krijua konspiracioni për pranimin e shtetit shqiptar të cunguar.

c). Strategjia konspirative, kundër kombit shqiptar, nuk ndalej vetëm masat që popullsia shqiptare të mos arrinte të ishte shtetformuese; por duhej të parashikonte dhe shtronte detyra të detajuara të fshehta, që do të përdoreshin nga të dy shtetet në ecurinë penguese të shtetit shqiptar të cunguar. Për këtë arësye u shtruan si përparësi ndërhyrjet e dy shteteve në punët e brendshme,  në politikat drejtuese të politikës, ekonomisë, në ato ushtarake, sociale, arsimore dhe në sistemin e drejtësisë. Përdorja e santazheve ndaj elementin shqiptar drejtues, udhëheqës, duke ndikuar në zgjedhjen e figurave koruptive, si ryshfetet, ofiqet, mbështetje politike, financiare dhe diplomatike. Me kujdes të mirë menduar në përdorimin e besimeve fetare, të cilat të ndikonin në përçarjen e shqiptarëve mes tyre si katolikë, myslimanë dhe ortodoksë.

Krahas përçarjes së popullsisë brenda shtetit shqiptar, strategjia konspirative ka luajtur rol të fuqishëm tek formula kishtare e dy shteteve ku theksohet: “Çdo ortodoks shqiptar është serb” dhe anagjore “Çdo ortodoks shqiptar është grek”. Kjo formulë pagëzimi e përdorur ka qenë e sukseshme dhe ka ndikuar në identitetin kombëtar të arvanitasve në Greqi, shqiptarëve ortodoksë të cilët janë asimiluar, siç është e njohur tashmë në Serbi, Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, etj.

Jo pa rëndësi ishin edhe nxitja drejt veseve të liga si zilitë, grindjet, intrigat, përçarjet deri brenda familjeve.

                                                    III

Që teoritë konspirative veprojnë pa rreshtur ndaj kombit shqiptar, veç zhvillimeve shekullore, janë vepruese edhe në epokën tonë. Ato, sado që veprojnë në fshetësi, duke u shfaqur në të gjitha kohrat dhe vetëm kundër etnisë shqiptare, vet dekonspirojnë konspiracionet. Ndikimi i madh në çdo drejtim i veprimeve në kohë me politikat dëmtuese, si efekt i “mbjelljeve” ndër shekuj, arrijnë të veprojnë duke mbërthyer” kokat drejtuese të institucioneve europiane dhe të udhëheqjeve të “komanduara” brenda etnisë, të “mbjellura” edhe gjatë ketyre 100 viteve.

Nuk e trajtoj kështu këtë fenomen si një mendim apo gjykim pa baza, por qendrimet e njëllojshme të shteteve fqinje që nga viti 1913 ndaj dy krahinave etno-shqiptare, tregojnë shumë pastër veprimin e teorive konspirative, të cilat janë të njohura me emërtimet fatkeqe “Megalloidea” dhe “Naçertania”. Dy strategji binjake me veprime ç’njerëzore kundër kosovarëve dhe çamëve. Raprezalje, ç’pronësime, vrasje, masakra, dhunime, poshtërime, dëbime të dhunshme masive dhe gjenicide, në Çamëri 1944-1945  dhe në Kosovë 1999. Të dukshme, të bujshme, të tmerrshme, brutale ndaj etnosit shqiptar kanë vepruar njëlloj strategjitë konspirative. Qendrimet euro-atlantike kanë heshtur dhe heshtin. Qendrime të pa pranueshme, por që realisht vërtetojnë ekzistencat konspirative. Lejohet haptazi zbatimi i kahershëm i zhdukjes së protopopullit, mjet për të varrosur trashëgiminë e kulturave të lashtësisë duke i përvehtësuar dhe trajtuar si kultura greko-romake, vazhdimësi e veprimit të qëllimshëm me shkatërrimin e bibliotekës më të famshme të historisë, një tragjedi dhe një mister i përjetshëm. Brenda mureve të saj, ndodhej tërësia e dijeve të njeriut. Në kohët e lashta, ajo ishte Biblioteka e Aleksandrisë. Sipas Bota.al – 17/07/2019: “Nga mesi i shekullit të tretë para Krishtit, biblioteka mbante rreth 490.000 libra; 200 vjet më vonë, shkrimtari romak Aulus Gellius pohoi se kjo shifër ishte rritur në 700,000″. Me të drejtë është shtruar pyetja: A u humbën mijëra dorëshkrime në një zjarr aksidental? Apo dikush ishte i interesuar për një shkatërrim sistematik nëpër shumë vite?”.

E, këto pyetje dyshuese nuk mund të thuhen për aleancat mes disa shteteve që kanë përdorur e përdorin të gjtha mënyrat dhe mjetet kundër protopopullit etnik shqiptar. Koha, ngjarjet, historia nuk lejojnë mëdyshje. Çdo fillim, ka fund. Kjo dihet, por në rastet e së keqes, lypset ndërhyrje për afrimin e fundit.

                                                   IV

Lidhur me konspiracionin e huaj shumë shekullor, kundër etnisë tonë, në këto afro 100 vite, janë shfaqur shenjat e fillimit të fundit. Teorikisht kur nis të veprojë fillimi i fundit, koha ecën shpejt dhe vitet bëhen muaj. Nuk mundet të mos kuptohet si fillim i fundit njohja e etnisë shqiptare në vitin 1913 (pavarësisht cungimit); nuk injorohet afrimi i fundit, me krijinin e shtetit të Kosovës, as njohja e pakicës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pjesmarrës ligjor në formimin e shtetit; sikundër dhe shqiptarët etnikë të Malit të Zi. Dikur Europa na quante “njerëz me bisht”, na mohonte me Bismarkun se “nuk ka racë shqiptare”, apo “një pikë, ose një shprehje gjeografike”. Sot anëtar të OKB-së, të NAT-os, me tregues të arrirë për anëtar të BE, anëtar i Këshillit të Sigurimit, anëtar me zë të fuqishëm në shumë organizata ndërkombëtare, partner i strategjik me SHBA, pa mëdyshje vend strategjik.

Personalisht keto vlerësime nuk i shoh si merita të ndokujt, por i ndjej si fundin e veprimeve armiqësore të ndërthurura nga organizma konspirative kundër “bërthamës” pellazgjike që është konservuar dhe ruajtur me kujdes nga sulmet vrasëse të përvehtësuesave të kulturave të lashtësisë. E drejta është triumfuese. Vetëm vrasësit e jetës nuk arrijnë t’a kuptojnë. Po. Të tillë nuk kanë munguar edhe në etninë tonë.

Itali, më 23.04.2022

Lufta në Ukrainë: Kjo ka ndodhur mbrëmë atje

0

Automjetet ushtarake ruse lëvizin në një zonë të kontrolluar nga forcat separatiste të mbështetura nga Rusia në Mariupol, të shtunën 23 prill. Foto: Alexei Alexandrov / Ap NTB 24 prill 2022 07:21 Përditësimi i fundit sot në 09:08

Lufta në Ukrainë 

Këto janë disa nga ngjarjet kryesore që lidhen me luftën në Ukrainë natën e së dielës së 24 prillit.

Provat e reja tregojnë se forcat ruse kanë vrarë dhjetëra mijëra civilë në Mariupol dhe më pas janë përpjekur të mbulojnë vrasjet, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai thotë në fjalimin e tij të përditshëm me video se Ukraina ka përgjuar bisedimet ruse se “si fshehin gjurmët e akteve të tyre kriminale”.

* Shefi i OKB-së António Guterres do të takohet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan nesër përpara se të shkojë në Rusi dhe më në fund në Ukrainë, në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kjo u bë e ditur nga zyra e tij mbrëmë. Turqia është përpjekur të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë. Tashmë është e qartë se Guterres do të vizitojë Moskën të martën, dhe më pas Ukrainën të enjten.

* Ukraina pretendon se ka kryer sulme në 17 objektiva ushtarake ruse gjatë ditës së djeshme. Objektivat përbëheshin nga tre avionë rusë, pesë raketa lundrimi dhe nëntë dronë. Ajo raporton CNN, e cila citon një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës. Tetë civilë janë vrarë në një sulm rus në një fshat në Luhansk në Ukrainën lindore, sipas guvernatorit të rajonit.

– Fshati Hirske iu nënshtrua sulmeve të rënda ruse gjatë të shtunës.

Tetë banorë të fshatit janë vrarë, shkruan guvernatori Sergij Gaidaij në shërbimin e mesazheve Telegram.

* Disa vëzhgues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) janë arrestuar në Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, sipas organizatës.

* Inteligjenca ukrainase akuzon Rusinë për thirrjen e civilëve ukrainas nga rajonet e pushtuara të Kherson dhe Zaporizhia në shërbimin ushtarak rus. Ministria britanike e Mbrojtjes shkruan në një raport të përditësuar të inteligjencës.

Ata theksojnë se gjëra të ngjashme kanë ndodhur tashmë në gadishullin e aneksuar të Krimesë dhe në zonat e kontrolluara nga Rusia në rajonin e Donbasit.

Joselle Koprraci i Shenjtë

0
Joselle Koprraci i Shenjtë ishte një hebre që jetonte në Poloninë mesjetare në lagjen hebraike Kazimierz të Kraków. Koprracia e tij e dukshme, por bujaria e fshehur është në qendër të një përralle të njohur të folklorit hebre që flet për një nga nivelet më të larta të tzedakah (bamirësisë) në traditën hebraike: dhënien në mënyrë anonime.Guri i varrit të Koprracit të Shenjtë mund të gjendet në varrezat Remah të Kraków pranë varrit të rabinit të njohur Jom-Tov Lipmann Heller.
Përralla popullore hebraike
Sipas skicës së përgjithshme të legjendës, hebreu më i pasur në Kraków në shekullin e 17-të ishte Joselle Koprraci. Ai ishte i njohur me këtë titull, sepse në komunitet ai shahej për koprracinë e tij dhe refuzimin për të kontribuar me tzedakah (bamirësi) megjithë pasurinë e tij të madhe. Kur Koprraci vdiq, banorët e qytetit që e përbuznin për një kohë të gjatë nuk pranuan ta varrosnin trupin e tij për disa ditë. Nga përbuzja, ata përfundimisht e varrosën në pjesën e pasme të varrezave, një zonë e rezervuar normalisht për të varfërit dhe të dëbuarit e tjerë të shoqërisë.
Brenda një jave nga vdekja e Koprracit, në qytet filluan të shfaqen ngjarje të çuditshme. Të gjithë të varfërit filluan t’i luteshin rabinit vendas për para, sepse ndihmat javore që merrnin rregullisht nga një bamirës anonim kishin pushuar së ardhuri. Përfundimisht, rabini kuptoi se Joselle ishte burimi i këtyre donacioneve bamirëse dhe në fakt, Koprraci famëkeq ishte një Tzadik i madh (njeri i drejtë) .
Menjëherë, rabini urdhëroi të gjithë qytetarët të mblidhen në varrin e Joselle dhe të luteshin për falje. Dhe në gurin e varrit ku shkruhej “Joselle Koprraci”, rabini shtoi fjalën HaTzadik—I Drejti. Sipas historisë, rabini i përfshirë ishte i urti i famshëm Jom-Tov Lipmann Heller, i cili kërkoi të varrosej pranë Koprracit të Shenjtë. Kjo kuptohet si arsyeja pse varri i rabinit të nderuar Jom-Tov gjendet në pjesën e pasme të Varrezave Remuh pranë Joselle sot.
Përralla nënvizon një nga format më sublime të tzedakah-së ( bamirësisë ) sipas filozofit të shquar hebre Maimonides – dhënien në mënyrë anonime.
Përktheu nga anglishtja: Vera Xerxa, Londër 23 prill 2022

Tyson Fury e nokautoi Dillian Whyte-n në raundin e gjashtë

0

Pamje nga Dillian Whyte i nokautuar

– Boksieri Tyson Fury me sukses e mbrojti titullin e kampionit të botës, në versionin WBC. Fury me stilin e tij, nokauton Dillian Whyte në rundin e gjashtë.

Fury me të djathtën e tij, goditi krejt papritur dhe fuqishëm, duke e hedhur në dyheme Whyten.

Fury deri të nokauti dominoi meçin, ndërsa rivali i tij nuk tregoi asgjë.

Image

Pamje nga meçi

“Dillian Whyte është një luftëtar dhe unë besoj që ai do të jetë kampion bote – por jo sonte, sepse u ndesh me një luftëtar. Ai ka zemër luan, por është kapur me boksierin më të mirë të peshave të rënda në planet”, ka thënë Fury

Në sekondat e fundit të rundit të gjashtë, Fury nokauton Whyten.

Rundi i pestë, Fury më i mirë se Whyte.

Rundi i katërt, po elektrizohet lufta. Whyte provokoi me kokë duke acaruar Furyn. Fury me duart të gjata godet disa herë rivalin.

Image

Pamje nga meçi, Reuters

Rundi i tretë, deri me tash nuk po shohim ndonjë boks të nivelit të lartë. Shumë taktizime.

Rundi i parë me taktizime mes këtyre dy boksierëve, Fury e Whyte.

Fillon meçi i madh, në luftë për titullin e botës WBC.

SUPER Ylli: Tyson Fury fotografuar në lidhje me ndeshjen e madhe të kësaj fundjave. Ai është një kampion i peshave të rënda në WBC, një kampion linear dhe ende i pamposhtur si boksier profesionist. Foto: NEIL HALL / EPA

Intonohet himni i Anglisë. Edhe Tyson Fury del. Drithërima në tribuna.

Atmosferë e rrallë në “Wembly” të rrallë, boksierët po bëhen gati të dalin në ring. Spektakël.

Edhe pak minuta dalin në ring Fury e Whyte.

Gjithçka gati për sfidën e madhe

Super ndeshjen mes dy gjigantëve, Fury e Whyte, mund ta ndiqni këtu:

Tyson Fury tashmë ka mbërritur në stadiumin “Wembley” për spektaklin e sontëm që nis rreth orës 23:00.

Tyson Fury dhe Dillian Whyte do të përballen sonte mes vete, në meçin e vlefshëm për titullin e kampionit në peshat e rënda.

Momentin e nokautimit të Furyt në Whyte e gjeni më poshtë.

Shitjet e Foshnje në Iran!

0
Përkthim: “Fëmija, seksi: djalë, i lindur në prill, shitet për shkak të problemeve financiare. Telefon… Ju lutemi shpërndajeni fjalën.”

Titulli persisht nga agjencia e lajmeve Borna: “Tregtimi i foshnjave” në Instagram ka nxitur polemika. Njerëzit madje mund të shohin fytyrën e fëmijës dhe t’i zgjedhin, dhe duket se ka disa duar që tërheqin fijet në këtë biznes.

Irani nuk është vendi që duhet të jetë. Duke u shtrirë nga Turqia dhe Iraku në Turkmenistan dhe Pakistan, ai është vendi i 17-të më i madh në botë për nga territori, një nga qytetërimet më të vjetra të vazhdueshme të mëdha në botë, renditet i katërti më i madh për sa i përket rezervave të provuara të naftës në botë, duke u renditur i dyti në botë dhe kontabilitet për rreth 17% të rezervave totale të gazit natyror në botë, dhe rezervat e tij minerale aktualisht arrijnë në 25.7 miliardë tonë nëse besohen provat e zbuluara zyrtarisht. Të gjithë që kanë akses në internet ose kushdo që është kujdesur të lexojë lajmet e di se pasuria e Iranit shpërndahet në mënyrë të padrejtë dhe ndërsa më shumë se 60% e popullsisë jeton nën kufirin zyrtar të varfërisë, një 4% e vogël monopolizon vendin e 14-të më të pasur në botë dhe më të pasurit në Lindjen e Mesme, sipas Raportit të Pasurisë Botërore të Capgemini.

Si themeluesi i regjimit klerikal, ish-udhëheqësi suprem Ruhollah Khomeini e quajti veten si liderin dhe pararendësin e luftës globale kundër “imperializmit” amerikan dhe gjithçkaje që përfaqëson kultura perëndimore.

Sloganet e “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Anglisë” nuk kanë reshtur së kënduari gjatë dhe pas predikimeve të namazit të xhumasë në të gjithë Iranin, madje edhe në kulmin e epokës së qetësimit perëndimor kur fluksi i delegacioneve tregtare nxituan në vend për të siguruar kontrata fitimprurëse disa miliardë dollarësh. Por ndërsa hipokrizia është institucionalizuar sistematikisht në filozofinë shtetërore iraniane, po kështu është edhe entuziazmi i tyre për vendet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si fati më i dashur për të dërguar pasardhësit e tyre për të studiuar, zhvilluar dhe lulëzuar.

Treshja kishte marrë fluturimin 4804 në Meraj Airlines dhe mbërriti në Aeroportin e Teheranit nga Stambolli me një vëllim të madh ngarkesash, duke përfshirë një ngarkesë të rëndë dhe të shtrenjtë me sende për fëmijë. Sipas disa burimeve, ngarkesa e konsiderueshme që shkaktoi telashe me aeroplanin turk kishte tërhequr vëmendjen dhe kishte shkaktuar bujë. Shumë shpejt mediat sociale në gjuhën perse u vërshuan me mallkime dhe shprehje zemërimi ndaj të gjithë regjimit, zyrtarët e të cilit kanë vazhduar të bëjnë thirrje për të përmbajtur nga konsumimi i produkteve të huaja dhe për t’i dhënë përparësi prodhimit vendas.

përdorën hashtags si “baby stuff-gate” ose “white-based Turkey”, duke u tallur me sloganin e Udhëheqësit Suprem të vitit “rritje e bazuar në njohuri”.

Moskuptimi ynë me Europën, pse?

1

Engjëll Gishti, Tiranë

Nje pergjigje per shume miq te mi patriote qe ashtu si Fishta dikur, e quajne sot Europen “lavire qe nuk i do shqiptaret” 
Te gjithe ne patriotet shqiptare jemi te mendimit se Shqiperia natyrale eshte minimalisht nga Preveza ne Arte, Mecove, Prilep, Kumanove, Presheve, Nish, Tregu i Ri e me pas zbret ne Tivar. Kjo ishte Shqiperia deri me 1912 e cila u copetua nga Fuqite e Medha. Por sot, mendoj une, ne nuk mund te flasim me as me dufin shume te justifikuar te rilindasve me Fishten ne krye, e as me urrejtjen patologjike qe Enver Hoxha kishte per Perendimin. Te dyja keto epoka kane lene gjurme te thella ne formimin tone; aq sa shpesh nuk na lejojne ta shikojme te verteten ne sy.
Po
Pra une deshiroj t’ju flas per raportin tone me Europen dhe sjelljen e saj ndaj nesh duke u perpjekur te gjejme arsyet e kesaj sjelljeje!
Kur na dhane kufijte e cunguar, normalisht, shume shqiptare mbeten shume te zhgenjyer dhe e shprehen dufin e tyre duke e stare Europen; kjo eshte me se e justifikueshme.
Por besoj se sot ne duhet ti bejme pyetjen vetes: perse na coptoi Europa? Perse ajo ende nuk na do, e arrin derisa te mbaje jo vetem anen e Greqise, por edhe te agresorit serb?
Une mendoj se nuk ka shume vlere te shajme Europen: madje besoj se ka ne shume vlere te shajme veten tone; e mbi te gjitha te gjejme pergjigjet e dy pyetjeve me larte.
Rilindasit tane i kuptuan mire ato pergjigje, por ne sot i kemi haruar sepse shume rilindas na dolen “reaksionare”! Ne kohen e Lidhjes se Prizrenit, Avdyl Frasheri e Mehmet Vrioni bene nje xhiro neper kancelarite europiane ku ata paraqiten deshirat e kombit tone, por pasi ata u paraqiten “si dy muslimane”, askush nuk u dha te drejte. Madje ata paten edhe nje debat te forte me nje sekretar arberesh te Kryeministrit italian, debat qe u zhvillua ne gjuhen tone! As ai arbereshi nuk ishte shume dakord me mendimet e dy muslimaneve tane, imagjino europianet e tjere. Rilindasit tane e kuptuan gabimin e disa dekada me vone, ne krye te delegazione tona do ishte doktor Turtulli, Fishta i madh, apo z. Bumci. Keshtu ishte veshtire per europianet e krishtere te mos degjonin disa kerkesa te disa europianeve te tjere te krishtere qe persekutoheshin. Europa e ndjente per detyre te kujdesej per te krishteret shqiptare, vecanerisht per katoliket. Pati edhe nje projekt i cili deshironte ti conte te gjithe katoliket tane ne Argentine, e keshtu Shqiperia te zhbehej plotesisht (sepse edhe te krishteret ortodosse do beheshin greke). Por ky plan e refuzia e demaskua energjetikisht nga rilindasit tane, te cilet kuptuan qarte rendesine e kesaj pjese te popullsise per mbijetesen e kombit tone.
Ne fakt, (ne ndryshim nga si deklarojne akademiket tane te pergjumur) ne nuk ishim populli i fundit ne Ballkan qe formoi ndergjegjen kombetare: ne ishim populli i pare; edhe pse ishim te fundit qe u cliruam. Por askush prej akademikeve tane nuk e shtron kete teze e nuk e ben pyetjen perse ndodhi keshtu. Pa u zgjatur, do thoja se kur Europa vendosi te shkule me rrenje muslimanizmin nga trojet e saj, shqiptaret (dhe boshnjaket) u shfaqen si nje ciban i huaj qe shkonte ne drejtim te kundert me kete projekt. Keshtu te dy popujt tane, nuk u cliruan dot me kohe, sepse keshtu te prezantuar ata nuk mund te kishin asnje aleat ne Europe.
Kur erdhi viti 1912, aleatet e vegjel ballkanike te Europes, hodhen ne fushebeteje qindramijera ushtare (sipas historiagrafive te tyre Greqia e Serbia nxorren nga 150.000 forca secila, Mali i Zi 35.000 dhe Bulgaria 250.000). Po shqiptaret sa forca nxorren ne kete projekt europian? Ska shifra te sakta, por mendohet nga 150 ne 170.000 forca, por kunder projektit europian sepse shqiptaret ishin ne inkuadruar ne ushtrine turke: shume prej tyre deklaroheshin musliman!
Te nxjerresh gjithe keto forca kunder Europes dhe projektit te saj per rikristianizimin e Europes, e megjithate ajo te mos te te zhduke fare (kur i kishte te gjitha mundesite), eshte nje lloj “bujarie” e europianeve ne ate kohe. Nese e shikon me kujdes, europianet e ruajten Shqiperine e cunguar vetem atje ku % e krishtere ishte e konsiderueshme. Vetem duke e vendosur veten ne karrigen e tjetrit ne mund te kuptojme sjelljen e tyre ndaj nesh!
Po sot cfare kane europianet me ne? – do thote dikush! Ta tha perfaqesuesi europian i zgjerimit (per te cilin ankohej Rama): “une shoh kudo ne Shqiperi zbatimin e sheriatit!”
Mjafton me kaq te dashurit e mi dhe ne ngelemi mbrapa deres se Europes, e te keqperdorur e perbuzur nga europianet! Nuk behesh dot europian me koken ne Arabi e Turqi, ndersa menderen e do ne Europe: jo!
Ne si komb duhet ti therrasim mendjes e te rifitojme identitetin e humbur…. nese duam ta quajme veten europiane!
Perndryshe, te rime e shajme Europen sot, jo vetem qe nuk na ndihmon, por edhe na pengon ne zgjimin tone kombetar!

Bota në udhëkryq para një provimi civilizues

0

Akademik Prof Dr Hakif BAJRAMI

Nga 24 shkurti 2022, Bota është sjellë para një provimi që sot askush nuk ka dituri që t` ia sheh fundin zgjidhjes: vazhdim i luftës në Ukrainë, apo paqe për njerëzimin. Lidhur me këtë, Ambasadori i Rusisë në Bosnje Hercegovinë lajmëroi se: “ Rusia nuk është në luftë në Ukrainë. Ruisa, tha Karabahov, në Ukrainë është në një ofenzivë speciale ushtarake.E ofenziva speciale i ka qy qëllime: demilitarizimin e Ukrainës dhe pengimin që ai shtet të antarsohet në NATO”. Ambasadori jo me fjalor deiplomatik, por me fjalor nga arsenali imperial rus theksoi edhe këtë, se: “Federata Ruse është e inteesuar për ujin, naftën dhe arin, në të gjitha ato shtete që i takonin dukur BRSS-ës. Dhe me që ai është hebrej Hazar, e Hazarët janë hebrej që nja 150 000 muarën pjesë në anën e Hitlerit (1941-1945), Zelenski është i lidhur me qarqet e NATO-s. Kurse, Rusia është me qëndrim se: TRE popuj vllazër: Rusët, Bellorusët dhe Ukrainasit, duhet ta respektojnë parimin e Putinit për interes gjeostrategjik të “vllaun e madh”, kupolë e të cilëve është Federata Ruse.
Afër dy muaj luftime në Ukrainë për ta okupuar, Rusia i ka zhvëndosë nga trevat e Ukrainës, nepër botë rreth 14 000 000 banorë. Kjo do të thot, sa popullsia e Serbisë dhe Bullgraisë. Dhe, për ambasadorin rus në Sarajevë është diçka shumë e thjeshtë, se kemi të bëjmë me: “një ofenzivë speciale”! Edhe më konkretisht. Kjo luftë nuk është botërore, por do të ketë pasoja KATASTROFALE globale, sepse deri me tash janë bërë mbi 250 miliardë dëme. Vetëm kryqzorja “Moskva” në të cilën Bush dhe Gorbaçov i dhanë simbolikisht fund Luftës së Ftoftë, nuk dihet se sa jetë njerëzish ka marrë me vete në fundin e detit tërbuar. Jo, nuk brengoset neonacizmi rus për tragjedinë me përmasa tragjike në Ukrainë, për afro 45 milionë banorë. E vërteta makinerinë vrastare, të cilën e drejton V. Putin, sepse Rusia Cariste, Rusia Komuniste dhe Rusia nazifashiste doli se tani e kanë një emrues të përbashkët: zhdukjen e popujve që nuk janë rus. Në realitet më 2022, llograitet se në Federatën Ruse jetojnë 160 popuj të ndryshëm. Ata, me vetdijësimin e tyre kombëtar, me kohë do të krijojnë Ukraina tjera, sado që Donjeksu dhe Donbasi të thuhet se kanë popullsi ruse, instalimi i tyre i përngjanë politikës së kolonizimit serbian të Kosovës dhe Maqedonisë më 1912-1999, me metoda monstruoze nazifashiste. E vërteta Serbia nazifashiste më 1938 në Kosovë dhe Maqedoni pati nxier një ligj që shqiptarëve ua lejonte vetëm 0.40 ari tokë për shtëpi nëse “duan të jetojnë në Jugosllavi”. Por, atyre nëse jeta u ngushtohej i kishin dy rrugë: 1. Të konvertohen për fillim në ortodks, e pastaj kombëtarist i priste rikonvertimi në serbianë; 2. Nëse edhe këtë “dhuratë” serbe nuk e donin ishte Konventa Jugosllavo-Turke që ua mundsonte shpërnguljën në Anadoll. Këtyre fatmjerëve u ishte caktuar një afat kohor që mund të shpërngulën në Turqi, deri në prill të vitit 1944. Sot llogaritet se në Turqi jetuekan 22 000 000 banorë me origjinë shqiptare.
Sot në shumë mese të Evropës ndihet fjala se: “Lufta në Ukrainë do të mbarojë shumë shpejtë”. Madje, këta folës e kanë fiksuar 9 majin 2022, si përfundim të operacionit special rus. Në këtë ditë planifikojnë rusët se do të mbahet edhe një paradë ushtarake, në shej të kapitullimit të Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore.E unë mendoi se shënimi i këtillë i “okupimit të Ukrainës”, me hitlerizëm të shënohet humbja e Hitlerit, tregon diçka më tepër po zihet në Kremlinin e përgjakur. Po tregon se Vllodimir Putini ka ndertuar një kauzë, ka “ndërtuar një dhomë banimi”, por në asnjë anë nuk ka koridor, as për hyrje e as për dalje. Edhe më konkretisht. Lufta e Putinit nuk ka rrugdalje, përpos që e sjellë popullin rus në hasmëri me tërë botën e civilizuar, përpos që Putinit ia mundson vetvrasjën, ose burgimin e përjetëshëm, që do ta kryente një huntë hushtarke, sepse forcat opozitare i ka shtri për dhe, me helmime dhe burgime enigmatike. Edhe më kjartë e shprehur. Kjo luftë për okupim të një populli (shteti) antar i OKB-ës, do të thot se Putini në një masë ka vëndosë të hynë në histori si shkaktar (persoanl) i Luftës Tretë Botërore, pas së cilës Rusi nuk do të ekzistojë më, sepse 160 popuj në te do ta kërkojë seicili “hisen e vet”.

Një indikacion shumë domethënës ngjau këto ditë në Sofje

Dihet se Bullgraia është antare e NATO-s. Në Sofje nuk u ftua Shqipëria (antare e NATO-s) dhe Serbia lajkatare e V. Putinit. Ndërsa, tubimi ishte shqyrtim i sigurisë në Ballkan dhe më gjërë. Hulumtuesi i këtyre rrethanave, duhet të nxjerr faktin para lexuesëve se: Shqipëria a është “ende faktor dyshimi për qendrat e fuqisë në Perendim, apo ishte një manovër për ta amortizuar skajshmërisht qëndrimin serbian ndaj BE-s dhe NATO-s, duke mbuluar “qiellin me shoshë”, me diçka që nuk është logjike. Prandaj shtrohet dyshimi: janë ende aktiv projektuesit e territ afër Edia Ramës në Tiranë. E themi se po, dhe ata dihen: janë kryekput Aleksander Sorros dhe një shqipfolësi, me llozën e Esat Pashallarëve të Tiranës, që këto ditë po shprudhin me luftën me barot të pshurrtë duke bërë shkrola melankolike: “A ishte Esat Pasha tradhtar apo hero”. Faktet flasin padyshim se Esat Pasha ishte tregtar flamush, ku më së miri shihet në fotografinë kur ia dorëzon çelast e Shkodrës oficerit të kral Nikollës. E vërteta, marrëveshja Esat Pasha-Nikolla Pasiq në Nish më 1914, është nga argument shtesë me shumë argumente tjera të njohura, për tradhti ordinere. I tham këto fakte sepse tradhtitë Esat PSHA i realizonte në prag dhe gjatë Luftës Parë Botërore. Pra edhe Putini është kah shënon një lloj tradhtie speciale, sepse popullin rus e ka ekspozuar para një rreziku që mos të ekzistojë fare!
Për dhe kundër Esat Pashës në Tiranë, edhe kundër Vladimir Putinit në Moskë, po del se janë politizuar njerëzit primitiv të partive, të cilët nuk janë as të majtë e as të djathtë, dhe nuk dijnë çka është ideologjia. Por ata antarësohet në klane partiake, për ndonjë vend pune, ndonjë tender dhe asgjë më shumë. Krejtë ndryshe kanë histori partitë në vendet demokratike liberale në Prendim.
Në Serbi ideologjia për të u pranuar antar partie, duhet të jetë rreligjioze, madje ortodokse. Pas këtij pozicioni, asnjë derë për pushtet nuk është e mbylluar, pastaj. Ky fakt përkon me realitetin osman, që si duket serbët e kanë mësuar nga turqit se: “svako ture mozhe vezir biti-çdo truk mundet të jetë edhe evzir”. Për këtë fakt pozicional, si duket Serbia ishte me “marrëveshje” kundër Turqisë (1804-1912); dhe posa e kreu punën me te, Serbia ishte kundër Austro-Hungraisë (1912-1918). Bile në atentatin e Sarajevës mori pjesë për faktin se okupimet Serbia i kishte kryer në Jug dhe tash me nxitje nga Rusia, ishte kthyer kah Bosnja dhe Hercegovina. Po një kohë të gjatë Serbia (M. SKS) 1918-1941 ishte kundër Gjermanisë dhe BRSS-ës. Për të pushuar një kohë gjatë viteve 1941-1948. Pastaj 1948-1953 sërish Serbia ishte në luftë ideologjike me Stalinin. Serbia titiste më tutje me politikën megalomane do të provojë që ta krijojë një perandori jugosllave duke e gëlltitë Bullgarinë (1947-1957), dhe duke e shfarosë populin shqiptar gjatë viteve 1949-1966. Madje edhe duke provuar që të okupojë një pjesë të Shqipërisë (1955-1958).
Rusia tregoi nga viti 2014 tregoi se ka mebtur sërish një shoqëri e kalbur në padrejtësi megalomane, kryesisht në saje të fitores mbi fashizmin, me që rast i pati okupuar dhe shndërruar në koloni moderne shumë popujë, që nuk u ndihet zëri i tyre se jetojnë (160 popuj) diku në një hapsirë prej 21 000 000 kilometra katror. Po të studiohet brendia e atyre popujve, del sheshazi se Ruisa ka provuar tërë kohën të shpërndaj rus nepër shtetet jorusfolëse. E rusfolësit kishin për detyrë primare partaike 9komuniste) që ta imponojnë Rusishtën si “gjuhë të zotit”, nëpër “terr të natës”, sidomos në administratë. Lexoni çdo histori ruse, dhe krahasone me realitetin, hapur del se kemi të bëjmë me një model sistemi që jo vetëm popujve brenda, por edhe atyre të “familjës komuniste”, u imponohej SOVRANITETI I KUFIZUAR (rasti i Çekosllavakisë më 1968).

Po shkojmë në Evropë me demokraci , një fatamorganë e shpifur politike

Në radhët e shqiptarëve, pas shembjës së komunizmit , u lajmëruan parullat e shpifura si një përpiekje që duhet të shkojmë në Evropë, sepse lufta e Perandorisë Osamen dhe isalmi i instaluar janë të kqijat e kësaj bote’. Ndersa, shprehje demookraci, shpifsit që e sabotaun luftën e UÇK-ës, ia atribuan politikës së re, kinse për t` u shkëputur nga komunizmi, i cili ishte pak më i keq se nazifashizmi, e që vet kishin qenë komunistë, amdje drejtues ideologjik, që për një natë “idiotin e Dostojevskit, e kthyen në filantrop, si Mendela’. Por demokracia e tyre si e deklamuar siliberale ishte dhe dels e është një lloj fundrine e despotizmit osman dhe totalitarizmit komunist, për çdo etapë kohore. Koha e dëshmoi këtë. Dhe ky sindrom komunist i mbuluar me një vel demokart, nuk kishte mundësi të reformohet, sdisomos nga nostaligjikët e titizmit. Madje kjo “sociologji e tryre” dëshmonte se vetëm pritej (Në Beograd e Prishtinë, Shkup e Pogoricë) deri sa të vdes “mbreti i kuq”, e pastaj ta sielin mbretin e tyre (karagjorgj), cullak në Beograd. Lufta e këtill është planifkiuar me kohë nga KOS dhe Akademia serbiane. Ndersa, janë gjetë por si hajni që e ka viedhë mallin e viedhur, në detyrën e shekullit pas vitit 1983, kur i themeluan Brigadat e LKJ-ës, ashtu si Hitleri.

Po rusët sot më 2022 kah po i drejton Putini dhe oligarkia e të pasurve?

Ka sot individ në shumë shetet që kanë buxhet vjetor më të pasur se sa shteti i “tyre”. Në Rusi ka të pasur të tillë. Por shtrohet pyetja, kah do të drejtohet Rusia, pasi që ta okupojë Ukrainën. Do të drejtohet kah Molldavia, Finlanda për ta penguar edhe Suedinë që mos të antarsohet në NATO. Në këtë mjegulli kur po përpilohet harta e re gjeostratetgjike, më së shumti është e brengosur BE, sepse lufta do të zhvillohet nja 90% në trevat e saj.
Në staza të gjata, Rusia nuk mundet për t` i matë “Muskujt” me SHBA-t. Por lufta kryesore tani është që SHBA të futët në luftë me teknologji. Këtë pozitë e kërkon edhe Britania, por droen e Gjeramnsië se Franca do të “largohet nga evro zona” ,mbetët ta konpenzojë “neutraliteti” i Kinës dhe Japonisë me Turqinë dhe Indinë (si fuqi atomike). Në këtë “krematorium” qëndimesh Turqia dhe Brazili, janë kah shiqojnë nga bregu, me shansë se Turqia nuk do të mundet për të mbetë neutrale, sepse do të sulmohet Bosfori dhe Dardanelet. E vërteta, mbret i kaosit tani për tani po kualifikohet se është Izraeli, që për çdo eventualitet do të marrshojë në tokat arabe, prej të cilave BE ëndrron se do të kanë një nuetralitet, deri sa t` ua thithin naftën, si ari i zi që është.
Po monedhat nacionale ku janë tani dhe si do ta përballojnë krizën e quajtur “Ukrainë”. Dollari nuk do të ketë probleme për të dominuar. Euro është buzë falimentimit nëse në Francë fiton Le Peni. Kjurse jeni japonez do të notojë si monedhë me vlerë agresive. Rubla ruse qysh tani dihet se ka falimentuar dhe është kah troket në fund të kutisë trezorit.
Të përfundoj: Bota kurrë nuk ka qenë më në krizë ushtarake dhe finansiare, sespe ushqimi dhe barierat për te kanë arritur nivelin e viteve 1933, kur në sqenë doli nazifashizmi. E kush do ta ndalë Luftën e Tretë Botërore, nuk dihet. XHO BAIDEN si njeriu më i fuqishëm në Botë, është një eksponent i atyre që e kanë fininasuar të zgjidhet. Pra ata që e kanë zgjedhë bajdenin, për mos shënuar humbje, do ta ngrisin në shpetimtar të njerëzimit. Ashtu qoftë.

Prishtinë, më 23 prill 2022 

Formula e Dashurisë

0

Paul (Adrien Maurice) Dirac (1902 – 1984)

Formula e Dashurisë
Ajo i tha atij: ” Më thuaj diçka të bukur…”
Ai iu përgjigj:
“(∂ + m) ψ = 0”
???❤???
Ky është ekuacioni i Dirak – ut dhe është më i bukuri në tërë fizikën.
Përshkruan fenomenin e komplikimit kuantum, i cili thotë:
” Nëse dy sisteme veprojnë bashkë gjatë një periudhe të caktuar kohore dhe pastaj ndajnë njëri tjetrin, mund t’i përshkruajmë si dy kompozicione të ndryshme, por ato tashmë ekzistojnë si një kompozicion tjetër unik. Çfarë ndodh njëherë vazhdon të afektojë tjetrin, madje milja e vite drite larg.”
Kjo është mbivendosje kuantike.
Dy grimca që janë bashkuar në një moment janë gjithnjë të lidhura.
Pavarësisht distancës së tyre, edhe nëse janë në skaje të kundërta të universit, lidhja mes tyre është e menjëhershme.
E njëjta gjë ndodh mes dy njerëzve kur ata janë të lidhur me diçka që vetëm qeniet e gjalla mund ta përjetojnë.
Për çdo eventualitet, nëse nuk e keni ditur, kjo është ajo që ne e quajmë DASHURI !
???❤???
P.s. Poll Dirak 1902 – 1984
fizikant teorik britanik
konsiderohet si njëri nga fizikantët më të rëndësishëm të shek. XX
Përktheu: Vera Xerxa
Londër 23 prill 2022
Ingen bildebeskrivelse er tilgjengelig.

Londër, 23 prill 2022

A është Perëndimi dekadent

0

Lis Bukuroca, Gjermani

Jo, Perëndimi nuk është shoqëri dekadente, sepse aty studiohen teket e qelizave dhe tekat e galaktikave. Ai merret me mikro dhe makrouniversin. Nuk mund të jenë dekadente ato shoqëri, që i kanë 100 universitetet më të mira në botë. Pse? Sepse përparimi është e kundërta e dekadencës: është ngjitja përpjetë, jo rënia teposhtë. Është lëvizja para, jo ngecja, sepse ngecja është ecje prapa.

Gati çdo gjë me vlerë prodhohet sot në Perëndim, apo në shoqëritë perëndimore. Dekadente janë shoqëritë ku shkollat nuk kanë vlerë; ku fakultetet janë më të dobëta se shkollat e mesme; ku qytetari në administratë konsiderohet si lopë për mjelje; ku rinia nuk e ka lirinë për të vendosur vetë, por dominohet nga prindërit, pra ku e kaluara dominon dhe drejton të ardhmen; ku moralistët e rrejshëm merren me moralin e huaj për të penguar përparimin.

Shkurt dekadente është ajo shoqëri ku koha humbet për të përfolur sukseset e huaja, edhe atë duke u bazuar vetëm në injorancën e madhe vetjake.

Nuk është dekadente ajo shoqëri ku prodhohen gati të gjitha medikamentet.

Nuk është dekadente ajo shoqëri që prodhon çdo aparat mjekësor.

Nuk mund të jetë dekadente ajo shoqëri që prodhon makina dhe avionë.

Nuk mund të jetë dekadente ajo shoqëri që prodhon kompjuterë, celularë, teleskopë e raketa për të fluturuar drejt planetëve tjerë.

Nuk mund të jetë dekadente ajo shoqëri që prodhon robotë, makina pa shoferë, qindra e mijëra pajisje tjera të teknologjisë moderne.

Dekadente është ajo shoqëri, që „sheh“ „dekadencën“ e huaj, të cilën e përfytyron aty ku i pëlqen për ta parë. Sepse ajo shoqëri e prapambetur dhe e zhytur në dekadencën e vet primitive, meqenëse nuk mund të bëhet si ajo të cilën e shan, apo ku nuk mund të shpërngulet gati kolektivisht, pikërisht atë shoqëri e konsideron të prishur ose në prishje e sipër. Edhe atë, tash e disa shekuj.

„Dekadencë“ quante kleri çdo lëvizje të re, çdo epokë të re, sepse kishte frikë se po humbte pushtetin mbi njeriun. Domethënë kishte frikë se po humbte vendin e punës, ku fitonte pa punuar fare. Ku predikohej ndihma e tjetrit, pa ndihmuar kurrë vetë. Ku predikohej morali, duke qenë vetë moralisht të korruptuar apo duke mbështetur të gjitha luftërat që janë bërë në Tokë; ku i varfëri paguan pse beson dhe ku kleri fiton vetëm pse beson!

Nëse ti dëshiron një makinë të prodhuar në Perëndim, një orë të prodhuar në Perëndim, një kompjuter të prodhuar në Perëndim, një televizor të prodhuar gjithashtu aty, ndoshta edhe një medikament të zbuluar aty, ndoshta edhe rrobat e qepura aty, apo edhe një pagë si në Perëndim dhe nëse ti e dëshiron shtetin ligjor si në Perëndim, atëherë ti urren Perëndimin për motive tjera.

Ndoshta pse e konsideron veten dhelpër, kurse Pendimin, që gjendet lart mbi kokën tënde, rrushi i tharbët? Ndoshta jo, ndoshta po, por sidoqoftë kjo botë nuk bëhet më e mirë duke u marrë me „defektet“ e huaja, por vetëm, duke i korrigjuar tonët!

Pse pra Perëndimi nuk është dekadent? Sepse dekadente nuk mund të jetë kurrë një shoqëri, e cila përparon vazhdimisht.

____

LIBRA NGA LIS BUKUROCA TEK AMAZON

LIBRA NGA LIS BUKUROCA TE LULU