Kreu Blog Faqe 1341

Shtetin e shpëton vetëm një alternativë të re politike!

0

Florim Zeqa  

Sikurse partitë në pushtet, që nuk po e japin as më të voglën provë për një ndryshimin e premtuar, ndërkohë që subjektet politike opozitare janë të çakorduara dhe pa platformë të përbashkët opozitare, për qytetarët nuk mbetet shpresë tjetër pos krijimi i një alternative të re, pa njerëz të inkriminuar brenda saj dhe që ofron ndryshime substanciale dhe përmbajtësore në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Ndryshimi mision i mundur

Ndryshim kualitativ në skenën politike në vend nuk është mision i pamundur, pasi që Kosova ka njerëz të pastër e të guximshëm, që do të përbënin bërthamën e një alternative të re, për të bërë luftën e fortë dhe të hapur kundër mashtruesve në pushtetin aktual, por edhe ndaj opozitës së inkriminuar.

Gjendja e pashpresë e krijuar në vend, si pasojë e papjekurisë politike dhe mungesës së transparencës së qeveritarëve aktual, e përcjellur me skandale të njëpasnjëshme në politikën e jashtme ka bërë që populli mos t’u besojë më as këtyre!

Si pasojë e kësaj, në mendjen e popullit është krijuar bindja se kush më pak e kush më shumë, të gjithë që merren me politikë, janë mashtrues e intrigantë, janë hajna dhe kusarë politikë, derisa inteligjenca e pastër ka mbetur e përgjumur!

Padrejtësisht është krijuar bindja tek një pjesë e opinionit publik, se nuk kemi njerëz më të mirë për politikë nga këta që i kemi aktualisht!

Skandalet, dëshmi e vazhdimësisë politike

Kjo klasë politike me besim të humbur dhe tejet të konsumuar, elektoratin e tyre po e përdorin vetëm si objekt përgjatë fushatave zgjedhore, sa për t’ua grabitur besimin, votën, ndërsa të gjitha pazarllëqet i bëjnë mes vete dhe me ndërkombëtarët.

Këtë e vërteton rasti i fundit i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Dr. Martin Berisha i përfshirë në skandalin e madh financiar.

Pa dashur të zgjatem tutje në detajet e megaskandalit financiar të “doktor” ambasadorit kosovar në Kroaci, kjo e dëshmon se qeverisja aktuale nuk është ndryshimi, por mashtrimi dhe vazhdimësia e qeverisjeve paraprake!

Kasta aktuale politike e vendit, në veçanti liderët e partive tona politike, para opinionit publik, elektoratit të tyre, shpesh përlahen mes vete, por asnjëherë nuk mund t’i shkojnë deri në fund “konfliktit”, shkaku i interesave të përbashkëta, apo thënë më qartë dhe troç, shkaku i bizneseve të përbashkëta, tenderëve që i ndajnë me njëri-tjetrin, e deri të aferat korruptive.

Të gjithë liderët e subjekteve politike, pa dallim, janë shndërruar në uzurpatorë të shtetit dhe varrmihës së ardhmërisë së qytetarëve të këtij vendi, janë bërë sinonim i së keqes, i korrupsionit, krimit të organizuar, zhvatjes së pasurisë shoqërore (shtetërore), duke e shndërruar Kosovën e pasur me resurse të shumta natyrore një vend të varfër dhe të pashpresë për të jetuar në të.

Kosova ka njerëz të aftë, të pastër dhe të guximshëm, prapa të cilëve do të rreshtoheshin shumica e qytetarëve pa asnjë hezitim, por dikush ndër më të guximshmit duhet ta merrë stafetën në dorë dhe të nisemi përpara për arritjen e ktheses së madhe me njerëz të rinjë të cilët do ta ndërtojnë një mentalitet të ri qeverisës.

Vullneti i qytetarëve të Kosovës për kthesë pozitive, jo vetëm që ekziston, por thërret si kushtrim në ndërgjegjen e atdhetarëve dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë. Mjafton vetëm iniciativa e shëndoshë e bazuar në vlera njerëzore, në atdhedashuri e moral njerëzor, për ta ndryshuar mentalitetin kancerogjen të keqqeverisjes tash e sa vite ne Kosovë.

Secili mund të japim diçka nga vetja jonë për Republikën e Kosovës. Secili me takatin e me zanatin e vet, mund ta bëjmë ndryshimin e nevojshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, për kthimin e identitetit dhe shpirtit humanitar të shqiptarëve të trashëguar ndër shekuj. Prandaj, vendit urgjentisht i duhet një fillim i ri, një organizim i ri, një alternativë e re politike për largimin e këtyre kusarëve nga skena politike.

Diana Rexhepi, Zagreb: Hashim Thaçi tentoi të më vriste

1

Gazetarja shqiptare, Diana Rexhepi ka akuzuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për tentim-vrasjen e saj në tri raste.

Rexhepi, e cila jeton prej kohësh në Zagreb dhe thotë se nuk ka nënshtetësi të Kosovës por “vetëm të Kroacisë”, në një intervistë për gazetën kroate Glas Istre (Zëri i Istrës) ka thënë se ish-presidenti Thaçi ka tentuar ta vriste.

“Sa i përket Kosovës… unë nuk gëzoj më autoritet në Kosovë. Ish-presidenti i Kosovës që tani është në Hagë ka tentuar të më vrasë tri herë. Sigurisht që para shumicës dërrmuese e kuptova se kush ishte Hashim Thaçi, ndaj i paralajmërova në vitin 2017 me një postim. Dhe ashtu doli”, tha ajo në intervistën për gazetaren kroate Helena Mostarkiç Gobbo, të publikuar në Glas Istre.

Gazetarja shqiptare, e lindur në Shkup e që për një kohë kishte vepruar si gazetare në Kosovë, i thotë gazetës kroate se liderët e UÇK-së akuzohen nga Gjykata Speciale për vrasjen e shqiptarëve gjatë luftës.

“Pse janë të tre në Hagë? Thaçi, Veseli, Selimi? Sepse e penguan luftën në Kosovë, jo sepse bënë krime lufte. Dhe në Hagë akuzohen për vrasje të shqiptarëve, që sigurisht është e vërtetë. Është e turpshme që ata do të jenë të parët në Hagë që do të gjykohen për vrasjen e bashkatdhetarëve të tyre”, tha ajo.

Në prezantimin e Diana Rexhepit, gazeta kroate e përshkruan atë si gazetare dhe reportere të luftës. Po ashtu edhe muzikante.

Rexhepi, e lindur në Shkup nga prindër shqiptarë, ishte zhvendosur në Prishtinë në moshë të re. Kishte jetuar dhe punuar për 13 vite në kryeqytetin e Kosovës, para se të shpërngulej në Kroaci.

  • Diana Rexhepi është bashkëpunëtore e portalit DRINI

Islamizimi i shqiptarisë po ecën siç e kanë menduar Anti-Shqiptarët, aq mirë sa me ua pasur lakmi edhe Vasa Çubrilliviçi në varr!

28
Akademiku serb Vaso Čubrilović (Në qirilicë: Васо Чубриловић; historian dhe politikan serb, ka lindur me 14 Janar 1897 dhe ka vdekur me 11 qershor 1990 .
Gjergj Kabashi
Akademiku serb i SANU, Vasa Çubrilliviqi , një luftëtar i paepur i largimit të shqiptarëve nga mbarë Gadishulli Ilirik, për ç’gjë i ka bërë disa eleborate dhe në fund i dëshpëruar ka klithur, se, “na mundi nëna shqiptare“, qyshkur ka deklaruar:
“Boshtin kurrizorë të nacionalizmit shqiptarë e thyen vetëm çështja fetare, e sidomos islamizimi i tyre. Islamizimi masiv i shqiptarëve është e vetmja rrugë që i largon nga çështja kombëtare dhe i hasmon deri në shfarosje mes tyre. Andaj në këtë drejtim duhet një bashkëpunim miqësorë dhe i ngushtë me Turqinë”.
Iftari politik “madhështor” …, mbrëmë në Prishtinë . (24.04.2022).
Ky është ai nacionalizmi panislamik, i bazuar në fenë islame, kjo është ajo politika turkomadhe-panislamike e “depërtimit strategjik” (Davutogllu) përmes fesë islame, përmes “iftareve”, faljeve në rrugë e të tjera veprime publike të islamit politik, për të cilën une e të tjerët flasim pandërprerë si Shqiptar qe pothuaj njëzet vite…, pasi kemi qenë e jemi të vetëdijshëm se kjo është Murtajë…
Muratjë islamike …!
Sa ka kushtue ky “iftar politik” dhe kush e paguan fakturën?… Nëse kjo paguahet “prej arkës së shtetit”, ky është një veprim i pastër antiligjor e antishtetëror. Kosova edhe me Kushtetutë është shtet laik , andaj ai që lejon parada të tilla politike panislamike, bënë veprime të hapura antishqiptare që shpiejnë drejt një teokracie që e duan të gjithë ata që synojnë shkatërrimin e popullit shqiptar dhe përvetësimin e tokës së tij.
Dhe flasim pa ndonjë dobi, meqenëse shteti ynë “kombëtar” i përkrah paradat e tilla panislame të këtyne të uriturëve e të eturve, që gjithsesi u duhet të hanë publikisht!
Të tillët nacionalizmin shqiptar e bënë “panla” (shqyen) dhe e kanë dëbuar skajeve të jetës – në ikje të vazhdueshme – mu “udhëheqësit tanë” të mjerë , ata që me vetëdije apo pa të  e përkrahin fashizmin islamik. Pra, që e përkrahin shkatërrimin e identitetit kombëtar shqiptar për interesa panturke e serbe, në kohën kur Federata Ruse me pushtimin e saj mizor të Ukrainës, me shkatërrime e vrasje që tashme po i kalojnë tmerret e Luftës së Dytë Botërore, do ti bëjë ukrainasit me dhunë e terror me përkatësi nacionale ruse!
Fjalimi për iftarin politik …, që antishqiptarizmi e solli pas luftës në Kosovë, ndaj së cilës politikë panreligjioze heshtën dhe vazhdojnë të heshtin udhëheqësit lokal e qendror të shtetit , megjithëse Kosova me Kushtetutën e saj është shtet laik dhe nuk është e s’mund të jetë shtet teokratik.
Kushtetuta si akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës, me nenin 8 të saj, Kosovën e përcakton në këtë mënyrë:
Neni 8 [Shteti Laik]
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.
Shih videon ku hoxha vehabist në Prishtinë më 24.04.2022, i praprinë “triumfalisht” iftarit politik – panislamik: 
Ndërkaq udhëheqësit tanë politik dhe shtetëror, në shtetin për të cilin kanë pësuar e luftuar shqiptarët pajada, vullnetarisht dhe pa i detyruar askush, duan ta asimilojnë popullin e vet, duke e shndërruar atë në mysliman me M të madhe!
Të mallkuarit!
“Iftar” politik …, tek “Xhamia e Madhe” në Prishtinë
E pranuan apo se pranuan etiketën e tillë, “udhëheqësit tanë” janë bërë heronj të shpresave të Vasa Çubrilliviqit, të atyne shpresave e planeve vetzhbërëse, që askush s’ka mundur t’i imagjinonte dikur!
Por, ja, Erdhi Dita që Shqiptari ta fus kokën “në fe”, për qëllime Anti-Shqiptare!
Politikanët dhe “udhëheqësit tanë”, në të vërtetë, janë Heronjt e Vërtetë të Serbisë dhe Turqisë, pasi këta, po i kryejnë punët që i nisën ata në zhbërjen e nacionalizmit shqiptar, nga i cili është trembur qysh në kohën kur planifikonte për të na shfarosur Vasa Çubrilliviqi dhe me të mbarë politika serbe e kohës së atëhershme dhe të mëvonshme, gjithnjë deri në ditët tona.
Dikur akademiku serb në elaboratet e tij për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, parashihte turqizimin paraprak të tyre, ndërsa Sot politika turkomadhe e serbomadhe ka ndërruar taktikë dhe përdorë metoda e karta të tjera , duke u fshehur pas “lirive e të drejtave njerëzore”; parasëgjithash duke i vënë shqiptarët në kurthën agjenturore të luftës “për islamin” dhe “çështjen islamike”.
Në këtë mënyrë shqiptarëve të varfëruar e të mashtruar, nuk u lihen rrugë tjetër përpos ngushëllimit dhe preokupimit të tyre religjioz islamik, duke na paraqitur kështu si një popull naiv e të pakulturuar, popull pa identitet kulturor e pa histori nacionale, popull antihistorik, pra komb që u identifikoka vetëm me fenë islame!
Duke na shndërruar në qenie pa identitet nacional, qarqet antishqiptare përmes udhëheqësve tonë të korruptuar e të shantazhuar, e shndërruan Kosovën dhe mbarë hapësirën e banuar prej shqiptarëve në Gadishullin Ilirik në një vendpunishte gjigante të investimeve religjioze islamike , turkomëdha parasëgjithash.
Eshtë fshehtësi publike që marrëdhënjet shumë të ngrohta ndërmjet Serbisë dhe Turqisë, marrëdhënje këto të mira që nga koha kur pothuaj pjesa më e madhe e Ballkanit ishte nën pushtimin e Perandorisë Osmane, kanë ndikuar që Serbia t’ia afronte që nga paslufta Turqisë neoosmane kartën sekrete ushtarake se në cilat vende duheshin të ngriteshin xhamitë e reja që do ti ndërtonte Turqia.
Ato duhej gjithsesi të shiheshin e të binin në sy, dhe fatkeqësisht po shihen mirë nga kushdo që vendit tonë të shenjt shqiptarë ti jipej imazhi i një vendi islamik pa qenë i tillë në brendinë e dij.
Antishqiptarët po ia arrijnë qëllimit të tyre përmes “bashkësiave islame të Arnautllukut”, këtyre vatrave armiqësore të shërbimeve sekrete antishqiptare. U harruan preokupimet për kombin e Atdheun, për Gjergj Kastriotin si kryehero kombëtar, për shqiptarët e diskriminuar gjithandej në Gadishullin Ilirik, për hirë të preokupimve iracionale që na i nguliten në mendje e ndërgjegje përmes propagandës së pandërprerë islamike për “fenë tonë” , atë religjion që na e mbolli pushtuesi turk-osmanli me masakra, terror e gjenocid të pandalshëm pesëshekullor.
Për Serbinë ishte me rëndësi të jashtëzakonshme që pas ardhjes së lirisë së ëndërruar për shqiptarët, – që kryesisht erdhi si rezultat i bombardimeve të NATO-s, Kosova të mos e përjetonte dhe jetonte Lirinë Shqiptare, për të cilën kishte luftuar e ishin përpjekur me shekuj të gjithë shqiptarët, por vetëm Lirinë Muslimane, ashtu si e ka dashur për ne Serbia, e që i përshtatet shumë Turqisë dhe jo vetëm asaj.
Shpërdorimi i pinjollëve të Jasharëve “duke e pritur iftarin”, komplot kundër shtetit të Kosovës! Kështu theksonte shkrimtari Ibrahim Kelmendi , autor i librit ISLAMI, Religjion agresiv, para një kohe , duke e komentuar foton e Jasharëve të rinj që pa dyshim janë duke u keqpërdorur për agjenda religjioze panislamike e panturke, pa qenë të vetëdijshëm për keqpërdorimin e tyre.
Efektet e analizave të stërholluara që i bëjnë shërbimet sekrete serbe edhe kur njeriut nuk ia merr mendja, janë tepër të rrezikshme dhe me pasoja të rënda për një komb si ne. Njejt ashtu sikurse që ka menduar me shekuj politika serbomadhe për të na rrënuar e zhbërë përmes islamit, të nejtën gjë po e bëjnë edhe agjentura e Turqisë neoosmane , duke punuar për ditë që të na religjiozizojnë me islam si shoqëri e dalë rishtas prej luftës.
Njejt sikurse që shërbimet sekrete serbe janë përpjekur të depërtonin tek familjet e mëdha e me famë shqiptare, duke përdorur mënyrat më të paimagjinueshme të qasjes e pranisë brenda tyre, po ashtu po vepron agjentura turkomadhe në Kosovë.
Afrimi i saj tek Familja emblematike e Jasharëve, është një kumt i zi për Kosovën Shqiptare.
Shikuar nga ky këndvështrim shtrohet pyetja se athua pse pasardhësve të rinj të Familjes Jashari, u duhet të tregojnë në mënyrë kolektive se janë duke agjëruar dhe në mbrëmje po e presin iftarin, nëse besimi i takon intimitetit njerëzor dhe është problem personal i secilit?
Pse ajo familje nuk rri e tërhequr qysh i ka hije, kur ashtu e kështu njihet si familje emblematike për kombin, por lejon të shfrytëzohet për efekte propagandistike fetare të islamit politik?
Kjo më shumë se sa ata, e dëmton Kosovën dhe luftën e saj shumëshekullore për liri e pavarësi shqiptare, ku hoxhallarët propagandist neoosman nuk e kanë pasur asnjë ndikim përgjat historisë, ashtu qysh e kanë sot gjithandej, madje edhe në Skenderaj, ku i rrijnë tek dera e në konak Familjes Jashari , për ta shfrytëzuar për qëllime të këqija që i dëmtojnë ata sikurse dhe Kosovën.
Akademiku ynë, historiani Hakif Bajrami me fakte e dëshmi historike që nuk mund të kundërshtohen në asnjë mënyrë, në librin e tij historik “Kosova 1918-1941” , sjell të dhëna autentike se si është shfrytëzuar varfërimi dhe islamizimi i qëllimshëm për dëbimin e shqiptarëve nga hapësira e tyre jetësore në Ballkan.
Citim: “Diktatura e gjashtë janarit e vitit 1929 e bëri shtypjen edhe më të egër. Me rastin e vizitës që i bëri mbreti Gjilanit, fshatarët shqiptarë të Pozharanit në lidhje me padrejtësinë e qarqeve agrare, iu përgjegj me zemërim: “Shkoni në Turqi, pasi nuk jeni të kënaqur“.
Prandaj, edhe në atë kohë sikurse edhe sot kur e kemi shtetin tonë të pavarur kombëtar që po kontestohet nga Serbia dhe Islami që po mundohet të na e imponoj vazhdimisht Turqia përmes investimeve enorme religjioze dhe propagandat e egra islamike , – qoftë edhe me “iftare” që shtrohen rrugëve (që nuk ka qenë kurrë zakon e as traditë e ndonjë shqiptari), vazhdimisht po e zbehin dhe shfytyrojnë krenarinë kombëtare shqiptare, kulturën, historinë, doket e zakonet e kombit.
Se është pikërisht TIKA agjenturore , që dirigjohet direkt nga Qeveria e Turqisë që e ka shtruar “iftarin e parë” publik nën tenda , në Prishtinë , tregon kjo foto e para disa viteve e Diger-Kosova Haber . Tash punët kanë ndryshuar dhe Islami politik ka marrë krah dhe frymë pas punës aq të madhe agjenturore të Serbisë e Turqisë për të na shfytyruar kombëtarisht. Tash janë vet hoxhallarët misionarë të islamizimit, që mendojnë për parada të këtilla panislamike qyteteve të Kosovës, dhe “udhëheqësit tanë” ose i miratojnë në heshtje ose nuk guxojnë të dëgjohen , pas vërshimit kaq të madh islamik që Islami i kohës së “fshatit global” po ia bënë kulturës së popullit shqiptar.
Pas fillimit të ikjes së rrezikshme nga kultura kombëtare shqiptare, sot nuk bënë të mos kujtohen planet e llojlloshme perfide e ogurzeza të cilat që Serbia i bënte për t’i shpërngulur shqiptarët në të kaluarën.
Në librin e përmendur më lartë të historianit Hakif Bajrami, në faqen 162, thuhet:
Duhet gjetur sa më parë agjitatorë për shpërngulje në të gjitha “viset jugore”. Agjitatorët që do të jepte Turqia do të bënin përshkrimin sa më të bukur të regjioneve të Turqisë, jetën pa brenga, të përhapë në masë fanatizmin fetar dhe në atë mënyrë të ngrehë lartë prestigjin shtetëror turk.“.
Në faqen 163 të librit të historianit Hakif Bajrami, citohet sërish mënyra e angazhimit të Vasa Çubrilliviqit për të na dëbuar nga vendi ynë :
“Çubrilliviqi pat përpunuar në shkallë “shkencore” edhe organizimin e shpërnguljes, organizim i cili qe miratuar me përpikëri nga diplomacia jugosllavo-turke. Sipas shënimeve që i sajon më vonë prej predikimeve të këtilla, del se Ministria e Punëve të Jashtme propozonte formimin e një komiteti për shpërngulje, i cili do të kishte një përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Financave, Ministria e Ndërtimtarisë dhe Ministria e Ushtrisë dhe e Detarisë, ku parashihej që në të të përfaqësohej Ministria e Komunikacionit” etj.
Kështu e përgatisin Konvetën për shpërnguljen e shqiptarëve nga vendet e veta, të pushtuara nga Serbia e asaj kohe.
“Në nenin e parë të konventës menjëher bie në sy qëndrimi gënjeshtar që kishin përgatitur qeveritë e dy vendeve se gjoja ishte fjala për një popullatë që fliste gjuhën turke”
Këto vise planifikohej të shfaroseshin e të mos lihej asnjë shqiptar në to më 1938,1953, më 1993 dhe 1999. (Prof.Dr. Hakif Bajrami)
Sërish: “Sipas Çubrilliviqit shpërnguljen e shqiptarëve duhej organizuar në mënyrë diskrete, sepse mëson ai, disa rrethe janë më të rrezikshme si, Peja, Gjakova, Podrimja, Gora, Podgora, Sharri, Istogu dhe Drenica deri në veri të Sharrit.”
Të njejtat plane, por tash më të përpunuara, janë aktuale edhe sot e kësaj dite. Pikësëpari bëhet presion i madh politik për të ashtuquajturat “të drejta të mohuara të muslimanëve“, presion e zhurmë që ndihmon në shpërnguljen-ikjen kombëtare shqiptare në Muslimanizëm dhe ku preokupimi i popullatës tërhiqet përmes propagandës së hoxhallarëve të nderuar tek agjërimi  (thuajse ai që agjëron nuk agjëron për vete, por për ne të tjerët!) , pastaj tek festat fetare, si Bajrami, që duhet përcjellë me propagandë të madhe e të dukshme , sa të vendosen edhe pllakata të mëdha në rrugët kryesore të qyteteve, ku qytetarëve u urohet “muaj i shenjt i Ramazanit” apo “Bajrami“, deri tek paradat islamike turkomëdha të islamistëve politik shesheve të qyteteve të Kosovës, ashtu sikurse u veprua në Prishtinë më 24 prill 2022.
                                                        ***
Në një shkrim të djeshëm të Albin Kurtit, Kryeminsitrit të Kosovës, ku ai e përkujtonte dymujorin e pushtimit të Ukrainës nga ana e Federatës Ruse, pos të tjerash ai e citonte një mendim të Vladimir Putinit për Ukrainën, ku kishte thënë:
Në një tekst të gjatë prej 5,000 fjalëve “Për unitetin historik të Rusëve dhe Ukrainasve” nga korriku 2021 ku autor ishte vetë presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ai shfaqë nostalgjinë dhe hidhërimin e tij me të kaluarën duke na treguar qartë synimet e tij për marrjen e Ukrainës. Sipas tij, ukrainasit duhet bashkuar me vëllezërit rus meqë Ukraina nuk ekziston, por është thjesht krijesë e Bashkimit Sovjetik që mbrohet nga NATO dhe perëndimi. “
Kështu është … Pikërisht ky është motivi kryesor shtytës i luftës pushtuese ruse që po ndodhë në Ukrainë sot.
Por, Kryeministrin Kurti dhe jo vetëm atë do të duhej ta pyesnim qartë se cili është motivi shtytës që udhëheqësit e Kosovës që nga paslufta , për shkak të njëfar nostalgjie e malli të çuditshëm për pushtimin e dikurshëm mbi pesëshekullor kalifatist turk-osmanli, e lejuan Turqinë që t’i bënte të gjitha këto investime religjioze në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare?
Cili është motivi nxitës që ndikon që Turqia të meremetoj e ndërtoj xhami pas xhamie në viset shqiptare?
Pse nuk ndalohen këto investime që shihet qartë se bëhen për shkatërrimin dhe asimilimin kulturor të shqiptarëve? Nëse Ukraina e ka një derë-arsyetim, për shkak se Federata Ruse do ta pushtoj nëse mundet të tërën, atëhere cila është arsyeja që udhëheqësit tanë të deritashëm, deri tek vet Albin Kurti , nuk po e shohin veprimin shkatërrimtar të Turqisë neootomane ndaj kulturës dhe identitetin kombëtar shqiptar?
Pse dhe si është e mundur që udhëheqësit shqiptarë në përgjithësi, ende nuk e dijnë  se marrëdhënjet ndërmjet shteteve nuk guxojnë të bazohen në ndërhyrjen me investime religjioze të një shteti në shtetin tjetër?! …
Foto është marrë nga Shprehu 02. Me 18 prill 2022, në ora 13:45. Pamja është nga një xhami në qytetin e Mitrovicës, ku shihet Hoxha “duke i relaksuar fëmijët pas namazit të teravive!” . Komenti është i tepërt , pasi fotoja flet e tregon më shumë se fjalët. 
Albin , a jeni në mend apo ju kanë lënë mendt …?
A mund të tregosh publiksiht Albin Kurti se cili komb tjetër në Gadishullin Ilirik (Ballkan) , e lejon një shtet tjetër (sikurse e lejojmë ne Turqinë, pasardhësen e Perandorisë Osmane dikur aq armiqësore ndaj nesh), që ta vazhdoj rrugën e dikurshme të asmilimit me Islam?
Nëse je nacionalist , siç mundohesh të na bindësh me vite e vite, atëhere na trego se a ka vend një nacionalizëm tjetër brenda atij shqiptar?
Cili nga këto nacionalizma është legjitim, vendës, i yni, z. Albin Kurti?
Ndërsa për Familjen Jashari dhe çdo familje tjetër që njihet për kontribute të veçanta ndaj kombit e lirisë së tij, duhet thënë hapur e pa keqardhje se një komb që mbështetet në kontributin e familjeve të veçanta sot, ai nuk është komb modern, bashkëkohor.
Familjen Jashari dhe të gjitha familjet e tjera me kontribute të dalluara përgjatë historisë, tashmë duhen trajtuar sikurse çdo familje tjetër, pa asnjë dallim e privilegj. 
Të tjerat i takojnë vlerësimit gjakftohtë e të pagabueshëm të historisë.
Shqiptarëve nuk u duhet më asnjë familje e madhe, por vetëm një popull i vëmendshëm dhe i ndërgjegjshëm për gjendjen e vet në botën e madhe.

Dy fjalë lexuesve për “Leksikonin Enciklopedik” të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane

Flori Bruqi, Prishtinë
Bruqi, Flori
Leksikon enciklopedik i Akademisë Shqiptare Amerikane : shkencë, art, kulturë, letërsi / FloriBruqi. – Prishtinë : Flomed, 2020. – 531 f. : ilustr. me ngjyra ; 24 cm.
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “PjetërBogdani”
929(=18)(038)
ISBN 978-9951-415-08-8
Botimi i parë i “Leksikonit enciklopedik ” për akademikët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane etj,shpresojmë që do të plotësojë zbraztësirat në zhvillimin e shkencës, kultures dhe letërsisë shqiptare, ngase një doracak të tillë nuk ka ekzistuar.
Pas tranzicioneve demokratiuke në trojet shqiptare dhe diasporë zhvillimi i shkencës,letërsisë, artit etj., mori hov si kurrë më parë.
28 Nëntori i vitit 1995 shënonoi këthesë historike për themelimin e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York.Themelues të Akademisë janë Prof.Dr.Skendër Kodra,Dr.Ulvi Vehbiu,Dr.Adem Harxhi,Dr.Namik Shehu,
Mentor Mata,Sanie Selita etj.
Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar ngase ka anëtar nga Prishtina dhe Tetova e Presheva,nga Tirana,Shkodra Gjrokastra…, dhe Diaspora.
Bashkarisht në këtë Akademi organizuam një së si aktivitetesh shkencore dhe kombëtaresi fjala vjenë Konferenca kushtuar 600 vjetorit të lindjës së Heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeut ,70 vjetorit të lindjës së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare.
Konferenca për gjuhën e njësuar shqipe, ku senator i gjuhës dhe cultures kombëtare prof.Peter Prifti mbrojti me argument origjinale rëndësinë historike të Kongresit të Drejtëshkrimit në Tiranë 1972,kundër qëndrimeve subjective, politike dhe antishkencore të profesor Arshi Pipës.
…Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork punimet e tyre shkencore i kanë botuar në revistën shkencore të Akademisë “Dituria”.
Ndërsa në vitin 2019 kjo Akademi i botoi dhe përuroi në Prishtinë dy libra të autorëve nga Kosova: Dibran Fylli”Tokë e mbjellë në Varre”(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999) si dhe libri i Jahja Llukës “Përmbledhje shkrimesh”.
Është përgatitur për botim libri i parë “Leksikon enciklopedik”, i cili sadopak do ti plotësojë zbrazëtësirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës,letërsisë, artit, kultures etj.ngase një dorcak i tillë biografik dhe bibliografikë deri me tash nuk ka ekzistuar.
Shkencëtaret dhe shkrimtarë tanë etj., edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin e tyre kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre,me përmbajtjet e veprave,me personazhet,me ambientin, e madje edhe me deklaratat e tyre së janë shqiptarë.
Gjatë shkrimit të këti doracaku për 4 vjet pandërprerë na kanë përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin,verifikimin dhe sistemimin e të dhënave.
Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në Diasporë.Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një kontribut i çmuar i kësaj akademie që nga themelimi i saj vitin 1995 e deri më sot.
Pas një pune të mundishme dhe të suksesshme autori më bashkëpunëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë,letërsi dhe art.
Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë të këtyre autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit,Çamerisë dhe në Diasporë.
Autori së bashku me Stafin redaksional ka punuar me dashuri dhe përkushtim në mbledhjen e këty biografive dhe bibliografive të këtyre njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të Diasporës.
Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj dhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi. Mirëpo këmbëngulja e tyre ka bërë që asnjë prej këtyre anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve të mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre.
Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave të tilla madhore.
Nuk kanë hyrë në “ Leksikon enciklopedik” ata që nuk kanë vepra shkencore, letrare etj., të botuara si dhe ata që nuk i kanë dërguar më kohë biografitë dhe bibliografitë e tyre.
Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por dhe prurjet shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore.
Ky libër enciklopedik do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve të rinj shkencor dhe gjithë atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre.
Bashkëveprimi dhe shtrirja gjeografike ku veprojnë këta autorë ka sjellë një përbashkim të vlerave të krijuara, kanë nxitur njëri-tjetrin për t`u thelluar më tej në fushat ku ata krijojnë apo hulumtojnë.
Rezultatet kanë qenë të kënaqshme dhe lexuesi do të shohë prurjet e secilit autor në fushën përkatëse, sidomos në mjekësi,inxhinieri ,shkenca ekzakte, letërsi dhe albanologji, të cilat lidhen drejtpërdrejtë me identitetin e kombit tonë i cili në rrjedhë të mijëvjeçarëve ka lënë gjurmët e tij.
Ka qenë dhe është detyrë e anëtarëve të kësaj Akademie të thellojnë punën kërkimore shkencore në fushë të Shkencave ekzakte ,mjekësisë ,teknologjisë , albanologjisë duke shkuar në thellëi të mijëvjeçarëve.
Kjo Enciklopedi është hartuar në mënyrë të tillë që nga lexuesi i zakonshëm e deri te studiuesit e fushave të ndryshme të kenë mundësinë që të njihen me arritjet e secilit autor dhe të përzgjedhin prej tyre atë që ata kërkojnë.
Ajo duke patur biografinë dhe bibliografinë e një numri të konsiderueshëm autorësh ka përfshirë të gjitha fushat e dijes duke filluar me arritjet në shkencat natyrore dhe veçanërisht në fushën e mjekësisë, në albanologji dhe gjuhësi, në histori dhe filozofi, në art dhe letërsi, në ekonomi dhe në çdo sferë tjetër të dijes njerëzore.
Artikujt dhe studimet e këtyre autorëve përfshijnë figurat më të rëndësishme historike që u kanë dhënë emrin e tyre ngjarjeve më kulmore të historisë sonë.
Kjo enciklopedi përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe studimet e këtyre autorëve do të gjesh botën shqiptare në të gjithë dimensionin e saj historik nga lashtësia deri në ditët e sotme.
Kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar. Autorët që përfshihen në këtë botim enciklopedik kanë sjellë kontribute të rëndësishme në shkencë dhe arte, sidomos arritjet në fushë të mjekësisë, teknologjisë , jurispondencës ,ekonomisë , albanologjisë etj.
Një nga figurat qendrore të kësaj akademie ka qenë kryetari i saj prof. dr. Skëndet Kodra,Ph.D i cili mundi të përbashkojë dijen shqiptare dhe më gjerë, të shtrirë në pesë shtetet ballkanike ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e tyre dhe në Diasporë dhe që ky kontribut shqiptar po ngrihet vazhdimisht drejt nivelit botëror.
Tashmë Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup është bërë epiqendra e mendimit akademik që prodhohet në trojet shqiptare duke sjellë gjallëri dhe freski në fushë të artit dhe shkencave.
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve është mbështetur fort mbi arritjet e deri tanishme të dijetarëve shqiptarë, i ka parë kontributet e tyre akademike si arritje të çmuara dhe i ka vlerësuar vazhdimisht.
Por çdo arritje është njëkohësisht pikënisje nga ku fillon e ngrihet një arritje tjetër. Në këtë kuptim, duke ruajtur vlerën e arritur, janë bërë përpjekje për arritje të reja dhe që këto kontribute akademike janë të rëndësishme sidomos në fushë të Mjekësisë ,Albanologjisë etj.
Albanologjia ende nuk e ka thënë fjalën e saj përfundimtare, sepse kërkohen studime të thelluara në gjuhësi dhe antropologji, në histori dhe arkeologji, në besimet pagane që emërtohen pellazgjike dhe që kanë bashkëjetuar me shqiptarët deri në ditët e sotme.
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, si akademi e trojeve shqiptare dhe e Diasporës u ka dhënë një ndihmesë të çmuar shkencave ekzakte dhe atyre shoqërore, veçanërisht në fushë të Albanologjisë, ku gjithnjë e më shumë, anëtarët e kësaj akademie kërkojnë të depërtojnë në atë histori që nga historianët quhet parailire.
Nëse për grekët historia para helene apo pellazgjike është e dokumentuar prej autorëve të antikitetit dhe helenët nuk kanë patur asnjë lidhje gjenetike me pellazgët; shqiptarët e sotëm ruajnë tradita dhe zakone që e kanë zanafillën nga ajo periudhë që autorët e antikitetit i emërtojnëpellazgjike siç është adhurimi për lisin e shenjtë apo adhurimi për malin e Tomorit që kanë qenë rite që kanë përcaktuar identitetin e asaj popullsie që quhej pellazgjike.
Disa nga studimet që janë marrë me periudhat para ilire janë të nivelit akademik dhe përbëjnë arritje të këtij institucioni në botën akademike shqiptare.
Disa nga arritjet e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, kanë prekur në thellësi sferat e dijes njerëzore, aty pasqyrohet qartë identiteti ynë kombëtar, autoktonia e shqiptarëve në trojet e veta, marrëdhëniet me popujt e tjerë prej të cilëve ka dhënë dhe ka marrë çfarë shoqëria njerëzore ka arritur në shkencë dhe arte dhe që kanë shërbyer për një ecje të sigurt të njerëzimit drejt progresit dhe përparimit shoqëror.
Aty do të gjesh të pasqyruara marrëdhëniet e popullit tonë nga qytetërimet e lashta mesdhetare deri në ditët e sotme.
Në studimet e autorëve që janë marrë me historinë e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre del në dukje se uniteti i shqiptarëve ka patur në themel tolerancën dhe harmoninë midis tyre, tipare që janë manifestuar në të gjitha fushat e jetës.
Në këtë enciklopedi do të gjesh autorë me veprimtari të gjerë dhe me vlera të spikatura në fushën e mjekësisë, teknologjisë ,biznesit , gjuhësisë të cilat konsiderohen studime të mirëfillta shkencore duke i dhënë një shtysë të mëtejshme shkencës shqiptare në veçanti .
Raportet e gjuhës shqipe me gjuhët e popujve fqinj, që nga antikiteti deri në ditët e sotme janë dëshmi e sigurt e ekzistencës së shqiptarëve në trojet ku jetojmë sot që nga kohët parahistorike. Këto studime gjuhësore janë shoqëruar me një dokumentacion të pasur dhe me burime të drejtpërdrejta nga autorë shqiptarë dhe të huaj që janë marrë me origjinën e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.
Letërsia shqipe është gjetur në këto vitet e fundit në kuota të lartësuara që qëndrojnë denjësisht përkrah letërsisë botërore. Ajo shkruhet brenda trojeve shqiptare, por dhe jashtë tyre në Diasporë.
Pavarësisht se ku shkruhet dimensioni i saj artistik ka rrokur gjithë dimensionin e hapësirës botërore.
Ajo troket në çdo portë ku brenda saj ka një qënie njerëzore që lufton për ta bërë botën më të bukur dhe më të mirë.
Letërsia shqipe i ka kapërcyer kufijtë e trojeve të saj, çmohet e vlerësohet ngado, në çdo veprimtari që ka brenda saj përmasën botërore.
Personazhet e letërsisë shqipe aq sa individualizojnë njeriun e shtrirjes gjeografike ku ata veprojnë, po aq lehtësisht u përgjigjen vlerave universale që mbart njeriu i kohëve moderne.
Veprat e artit, sidomos piktura, kanë shtegtuar anë e kënd botës dhe kanë përcjellë botën e pasur shpirtërore të shqiptarit, model nëpër kohra i shpirtit paqësor dhe liridashës.
Në këtë leksikon enciklopedik ku përfshihen më shumë se 300 autorë të trojeve shqiptare dhe Diaspora janë përfshirë të gjitha fushat e dijes njerëzore.
Do të gjesh personalitete të spikatura me kontribute shkencore dhe artistike që janë ngritur vazhdimisht drejt nivelit evropian dhe botëror.
Duke lexuar bibliografitë e këtyre autorëve lexuesi do të gjejë fushën e interesit të tij, do t`u drejtohet lehtësisht biliotekave dhe librarive.
Ky botim do ta bëjë më të lehtë punën e studentëve dhe pedagogëve, të studiuesve dhe kërkuesve shkencorë.
Duke lexuar këtë libër enciklopedik do të vijë më e plotë pamja e gjithë arritjeve shkencore dhe artistike të deritanishme të realizuara nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Arteve dhe të gjithë atyre shkrimtarëve dhe studiuesve që kanë bashkëpunuar me këtë institucion prestigjioz të trojeve shqiptare dhe në Diasporë.
Projekt i “Enciklopedisè” nga Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA

 

Shkrimtari, publicisti, hulumtuesi shkencor, anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare Amerikane për Shkence dhe Arte, Drejtor ne Marrëdhënie me Publikun, Prof.Dr.Flori Bruqi,PhD, kësaj radhe na paraqitet me një libër enciklopedie shumë interesant si rezultat i hulumtueseve shkencor të kësaj akademie në fushat e tyre të thella për shkencën dhe artin.

Në këtë libër, që mban titullin “ENCIKLOPEDIA “…., i ndarë në disa kapituj.Sipas autori ky libër enciklopedie ka një vlerë të veçantë për kohën kur po botohet dhe t’iu epet në dorë lexuesve të shumtë, të cilët janë të interesuar për t’i thelluar njohuritë e tyre në shumë aspekte për çështjen tonë kombëtare.Enciklopedia e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA është një libër enciklopedik që trajton artet në të gjitha hapësirat shqiptare, në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi edhe në diasporë.Bashkëpunëtoret e kësaj Enciklopedie janë nga të gjitha trevat ku në ketë enciklopedi kanë punuar studiuese si Skender Kodra, Agron Fico, Adem Harxhi, Arjan Hamiti,Asllan Qyqalla, Bedri Tahiri, Dibran Fylli, Eshref Ymeri, Flori Bruqi, Fritz Radovani, Fatos Daci, Hakif Bajrami, Isuf (Isuf) Dedushaj, Jahja Mustafë Lluka, Kujtim Mateli, Migena Arllati, Mixhait Reçi, Namik Muhedin Shehu, Nehat Jahiu, Nijazi Halili, Naim Salih Kelmendi, Ndue Hila, Petraq Risto, Sulejman Abazi (Neshaj), Shyqiri Bytyqi, Vilhelme Vrana Haxhiraj, Gjin Kol Musa, Zef Mulaj,Isak Shema,Salih Kelmendi ,…. etj.të cilët përbëjnë bordin që ndjek ecurinë. Pjesa dërrmuese e punimeve është hartuar nga ky bord, por janë afruar edhe shumë e shumë studiues të tjerë të njohur për zërat e ndryshme të arteve.

Sipas autorit Bruqi, kjo enciklopedi është e para i këtij lloji ne hapësirën shqipfolëse. Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, kur ne e dimë se Shqipëria ende nuk ka enciklopedinë e saj. Ka pasur një fjalor të hershëm enciklopedik dhe tani ka dale ne botim fjalori i ri vetëm me dy vëllime, pritet i treti, ndërsa Enciklopedia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA do të ketë disa vëllime….Libri i ri enciklopedik i autorit Prof.Dr.Flori Bruqi,PhD, në kuadër të Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, që po përgatitet tashmë për botim, është enciklopedi që përfshinë kontributin e shumë shkencëtarëve në fushat e tyre.Enciklopedia ka ka si specifikë se mbart elementë vlerësues për çdo autor; çfarë ai përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, nga se çmohen veprat e tij.Sipas autorit jepet një përshkrim për figurat më të shquara të shkencës nga AAAS-i.Botimi është një produkt i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, mendohet se mbart vlerësimin e mundshëm më të drejtë, nga vlerësime që mund të jepen nga studiues që punojnë në mënyrë individuale. Enciklopedia ka një bord ,emrat më të shquar në fushat e tyre, e kësisoj mendoj se ka dhe një lloj objektiviteti. Duke qenë se janë studiues që njohin mirë lëmit e veta, vetvetiu ata do të dinë si ta vendosin e t’i japin vendin e duhur çdo zëri të veçantë.Sipas autorit të kësaj vepre madhore nuk do të jenë vetëm anëtarët e bordit, që do të përgatisin Enciklopedinë, do të ketë edhe të tjerë që do të shkruajnë.Për artet figurative, nga shkencat ekonomike, shkencat e mjekësisë, shkencat e historisë nga të gjitha trevat shqipfolëse. për shembull, kemi nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, nga Kosova. Por ama peshën kryesore do ta mbetet tek vetë autori.Mendoj që në këtë enciklopedi autori ka bërë një sistemim të plotë, të ngjeshur të vlerave që ka krijuar arti shqiptar në shekuj, të emrave dhe them se do të jetë një kontribut goxha i mirë.Si për shembull kontribuues të shquar të kësaj enciklopedie janë, shumë akademikë të spikatur të AAAS-it.Ne nuk do të bëjmë plotësisht historinë. Ajo do të jetë tejet e përmbledhur, koncizë.Por nuk do të lihen pa përmendur edhe institucionet e artit, kompani muzikore, teatrale, galeritë që janë pjesë përbërëse e artit.Arti pas viteve 1990 sa do të pasqyrohet dhe a ju duket i vështirë për t’u rrokur, sepse dihet që ai është në formim e sipër dhe sa kohë është i tillë mund të mbartë mungesë qartësie ?Po shtypi i këtyre viteve, i cili mund të mos jetë përfshirë në botime dhe mund të përmbajë mjaft gjëra interesante, a është llogaritur?Edhe shtypi periodik me të rejat e tij në fushat e artit do të zërë vend, por nuk besoj të jetë parësor si libri, botimet universitare, shtypi shkencor, arkivat, etj.Sipas autorit, çdokush do të ndjekë fushën e tij me impenjim maksimal. Synimi i autorit ishte që ta plotësojmë enciklopedinë deri ditën e fundit.Patëm një të dhënë të re, ne do ta bëjmë pjesë të enciklopedisë.Veprat e realizimit socialist janë pjesë e historisë dhe nuk mund të veçohen. Ka pasur bota pjesë të errëta dhe përsëri shkruhet për to.Ashtu edhe ne, shprehet autori se kemi qenë ky popull, kemi pasur këtë kulturë dhe kjo do të thuhet. Më i vështirë është aspekti historik, se njerëzit janë akoma gjallë, konfliktet janë ende të freskëta, por është gjë e madhe krijimi i hapit të parë.Ndërsa në rastin tonë autori ka një lloj përgjëgjësie se është botim akademik, bëhet nga njerëz që kanë nivel të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh .Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja që dalin edhe në shtypin periodik do të shfrytëzohen sigurisht. Çfarë janë botime për artin do të kalohen të gjitha në filtër. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë gjëra të reja.Sipas autorit Enciklopedia…. i ka kaluar te gjitha fazat dhe atë përfundimtare dhe ende nuk e ka pare dritën e botimit megjithëse behet fjale për një vepër me rendësi kombëtare. As imediat qofshin ato te shtypit qofshin radio apo tv nuk informojnë për këtë dem kombëtar qe i behet kulturës shqiptare.Politika qe e ka zëne ne goje. Mbetja e Akademisë se Shkencave e as qeveria nuk shprehen me asnjë fjale për këtë problem edhe ne fund te shekullit XX.Lexuesi dhe studiuesi shqiptar dhe ai i huaj do ta lexon dhe studionkëtë libër, për dhembjen tonë, të autorit dhe të të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni…

Dita Shqiptare e Lirisë në Uestçester të Nju Jorkut dhe krimet e komunizmit në Shqipëri

0
Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë 

Thirrje qeverisë shqiptare dhe diplomacisë amerikane

Ashtu si në të kaluarën edhe sivjet, të Djelën me 24 Prill, 2022 u shënua “Dita Shqiptare e Lirisë”, (Albanian Freedom Day) në Kensico Dam Plaza në qarkun Westçester të Nju Jorkut, një ndër parqet më të bukura të këtij shteti.

“Dita Shqiptare e Lirisë”, është një veprimtari patriotike, sociale, kulturore dhe përkujtimore, që i kushtohet simbolit të demonstratave antikomuniste – birit të familjes Mërnaçaj nga Kelmendi i Malësisë së Madhe, Nikë Mernacaj- dhe lirisë shqiptare”

Kjo veprimtari, kushtuar lirisë shqiptare, organizohet çdo vit nga administrata e qeverisë vendase, “Ëestchester County Executive’s Office”, në bashkëpunim me Shoqërinë Kulturore – Artistike Kelmendi dhe Familja Mernacaj, ku marrin pjesë qindra shqiptaro-amerikanë dhe të tjerë. “Dita Shqiptare e Lirisë”, është një veprimtari patriotike, sociale, kulturore dhe përkujtimore, që i kushtohet simbolit të demonstratave antikomuniste – birit të familjes Mërnaçaj nga Kelmendi i Malësisë së Madhe, Nikë Mernacaj- dhe lirisë shqiptare. Kjo ditë simbolike, e kthyer tashmë në Ditë – Kalendari për Lirinë Shqiptare dhe ngritjen e Flamurit Kuq e Zi: bashkon në këtë datë përkujtimore, jo vetëm komunitetin shqiptar të Nju Jorkut me rrethe, por edhe përfaqësues të pushtetit lokal si dhe liderë politikë përtej kësaj zone administrative.

Fjala përkujtimore në tubimin përkujtimor.

Kjo ditë e veçantë sjell në kujtesën e shqiptarëve të Amerikës, qëndresën e nacionalistëve anti-komunistë shqiptaro-amerikanë, të cilët ç’prej strehimit të tyre në këtë vend të bekuar, të cilët si refugjatë të arratisur nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës në këtë vend të lirisë, në Amerikën tonë të dashur, ata nuk pushuan asnjëherë përpjekjet e tyre kundër diktaturës komuniste në Atdheun e tyre. Për më tepër, gjatë dekadave të luftës së ftohtë, nacionalistët shqiptaro-amerikanë, sensibilizuan gjithashtu opinionin publik amerikan dhe politikën zyrtare në Amerikë për persekutimin barbar që ushtronte shteti komunist shqiptar enverist ndaj familjeve nacionaliste anti-komuniste shqiptare, siç është familja Mernaçaj. Kjo traditë vazhdon me takime përkujtimore si ky sot. Për ne dhe për mijëra familje shqiptare, ato përpjekje nuk kanë marrë fund ende, megjithëse kanë kaluar mbi 30-vjetë nga shembja e Murit të Berlinit.

“Krimet e atij regjimi kanë lenë pas një trashëgimi dhe gjurmë të tmershme dhe të pashërueshme në shoqërinë e sotme shqiptare, në sistemin ligjor dhe në politikën e ditës. Liria e plotë dhe demokracia e vërtetë, në Atdheun e të parëve tanë kanë qenë, janë dhe mbeten një mision i shenjtë për ne”

Prandaj, kjo ditë e shënuar si “Dita Shqiptare e Lirisë”, në këtë zonë të Nju Jorkut, është një vazhdimësi e përpjekjeve të menjëhershme të brezit të kaluar të shqiptaro-amerikanëve, tek brezi i sotëm i këtij komuniteti, për të sensibilizuar opinionin amerikan dhe atë shqiptaro-amerikan, për t’u kujtuar të gjithëve se regjimi diktatorial komunist i Enver Hoxhës, në formën e tij, mund të mos jetë më, por trashëgimia e tij mbijeton me nostalgjikët e tij në detyrat më të larta të qeverisë dhe të shtetit shqiptar. Krimet e atij regjimi kanë lenë pas një trashëgimi dhe gjurmë të tmershme dhe të pashërueshme në shoqërinë e sotme shqiptare, në sistemin ligjor dhe në politikën e ditës.

“Qeveritë e njëpasnjëshme  të dy partive kryesore në Shqipëri, për 30-vjet tashti, nuk kanë pasur guximin moral as vullnetin politik për t’u përballur me të kaluarën komuniste të Shqipërisë, për të dënuar krimet e komunizmit, madje as për të caktuar një ditë në vit – ashtu siç ka bërë e gjithë Evropa – për të kujtuar viktimat e pafajshme të barbarizmit komunist në Shqipëri”

Liria e plotë dhe demokracia e vërtetë, në Atdheun e të parëve tanë kanë qenë, janë dhe mbeten një mision i shenjtë për ne. Prandaj jemi këtu për të imformuar të gjithë ata, që mund të mos e dinë se Shqipëria e sotme: megjithëse anëtare e Aleancës Euro-Atlantike, NATO, që aspiron të bëhet edhe anëtare e Bashkimit Evropian është i vetmi vend ish-komunist i Evropës Lindore/Qendrore që:
– Nuk është distancuar, zyrtarisht, nga e kaluara e saj terroriste komuniste.
– Nuk është përballur, seriozisht, me të kaluarën e mjeruar komuniste.
–  Tirana zyrtare, deri më sot, nuk ka dënuar zyrtarisht, krimet e regjimit barbar- komunist të Enver Hoxhës.
–  Dhe Kuvendi nuk ka caktuar ende një ditë përkujtimore, kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, ashtu siç kanë bërë vendet ish-komuniste të Evropës, me përjashtim të Rusisë.

Arsyeja që jemi sot këtu është t’u bëjmë thirrje enteve qeveritare dhe shtetërore të Shqipërisë si dhe përfaqësuesve të perëndimit në Tiranë të dënojnë krimet e komunizmit dhe të kujtohen viktimat e atij regjimi çnjerëzor. Ky vazhdon të jetë një mision i shenjtë për ne. Qeveritë e njëpasnjëshme  të dy partive kryesore në Shqipëri, për 30-vjet tashti, nuk kanë pasur guximin moral as vullnetin politik për t’u përballur me të kaluarën komuniste të Shqipërisë, për të dënuar krimet e komunizmit, madje as për të caktuar një ditë në vit – ashtu siç ka bërë e gjithë Evropa – për të kujtuar viktimat e pafajshme të barbarizmit komunist në Shqipëri. As përfaqësuesit ndërkombëtarë të vendeve perëndimore në Tiranë: përfshirë ambasadën tonë atje, nuk mund ta ndjejnë veten krenarë se kanë bërë aq sa kanë mundur dhe sa duhej të bënin – sot e 30-vite më parë – në lidhje me viktimat e komunizmit: për dënimin e krimeve të komunizmit dhe për (mos) kujtesën e tyre në Shqipëri. “Nëqoftëse jeni asnjanës në raste të padrejtësisë, ju jeni bërë palë me shtypësin.” (Desmond Tutu). U bëjmë thirrje ndërkombëtarëve në Tiranë që të ushtrojnë trysni ndaj qeverisë dhe klasës politike shqiptare, që të distancohen nga e kaluara komuniste, të dënojnë krimet e komunizmit dhe të kujtojnë ato mijëra e mijëra viktima të pafajshme të njërit prej regjimeve më barbare të shekullit të kaluar në Evropë. Kjo klasë politike dhe mbështetësit e tyre ndërkombëtarë duhet të kenë turp para popullit të vet dhe para botës që për 30-vjet, sillen në këtë mënyrë të papërgjegjëshme dhe të pamoralshme me viktimat e diktaturës komuniste në Shqipëri. Krimet e komunizmit në Shqipëri janë më shumë se një çështje “kompensimi”. Ato janë një çështje e rëndësishme e drejtësisë së mohuar ndaj viktimave të komunizmit – të gjallë e të vdekur – në atë vend. Prandaj, sot, si shtetas amerikanë që jemi, në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona, i bëjmë thirrje Departamentit të Shtetit që të ushtrojë trysni ndaj qeverisë dhe klasës politike shqiptare që të distancohen nga e kaluara komuniste, të dënojnë krimet e diktaturës komuniste dhe të kujtojnë viktimat e pafajshme të njërit prej regjimeve më barbare të shekullit të kaluar në Evropë. Të nderuar pjesëmarrës, kërkoni këtë edhe nga përfaqësuesit tuaj, vendorë, shtetërorë dhe federalë.

“Në vend të ndëshkimit të krimeve të komunizmit dhe të kujtimit të viktimave të atij sistemi terrorist, forcat nostalgjike të komunizmit në politikë dhe në sistemin e të ashtuquajturës “drejtësi” shqiptare, me arrogancën dhe indiferencën e tyre, po përpiqen të legjitimojnë krimet dhe të riabilitojnë figurën e regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës”

Falënderës Zotit, ne jetojmë në Amerikë dhe nuk heshtim dhe s’do të heshtim përballë të keqes së kaluar as të tashme, sado irritues të jetë qëndrimi ynë për disa njerëz në Shqipëri, përfshirë diplomatët ndërkombëtarë, por dhe për disa të tjerë këtu në Amerikë, të cilët justifikojnë krimet e komunizmit duke thënë, “Eh, po ashtu ishte sistemi…”.  “Ata që të tjerëve ua mohojnë lirinë, nuk e meritojnë as për veten”, ka thënë Abraham Linkolni.

Lufta jonë sot kundër komunizmit, vazhdon të jetë, siç është shprehur shkrimtari çek, Milan Kundera, “Një luftë e kujtesës kundër harresës.” Prandaj jemi sot këtu, për të kujtuar krimet e komunizmit në Shqipëri, me qëllim që të mos përsëriten më dhe për të festuar lirinë dhe drejtësinë që na ofron Amerika, lirinë e vërtetë të cilën e dëshirojmë dhe për të cilën luftojmë edhe për Shqipërinë, për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në trevat e veta.

Deri javët e fundit thuhej se kush merret me komunizmin 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit: Komunizmi nuk është më!  Unë them, shkoni pyesni ukrainasit nëse komunizmi është apo nuk është më. Lufta në Ukrainën e pushtuar me tankse që valvitin flamurin komunist sovjetik na kujton se liria dhe demokracia nuk janë të garantuara asnjëherë dhe për asnjë popull. Prandaj jemi këtu për të sensibilizuar opinionin amerikan dhe brezin e ri të shqiptaro-amerikanëve mbi kërcënimet në rritje e sipër të komunizmit dhe nostalgjikëve të asaj ideologjie vrasëse: përfshirë ata të Tiranës zyrtare: kërcënime ndaj vlerave të vendeve të botës së lirë e demokratike dhe sidomos kërcënimeve serioze ndaj lirisë dhe demokracisë së brishtë në trojet shqiptare të Ballkanit Perëndimor.

“Krimet e komunizmit në Shqipëri janë më shumë se një çështje “kompensimi”. Ato janë një çështje e rëndësishme e drejtësisë së mohuar ndaj viktimave të komunizmit – të gjallë e të vdekur – në atë vend”

Këtë ta bëjmë nëpërmjet organizimeve simbolike si ky sot dhe me kontakte të drejt për drejta me amerikanë të rëndomtë dhe me politikanë të gjitha niveleve -vendorë, shtetërorë dhe federalë – që janë të gatshëm të dëgjojnë shqetësimet tona. Ne, nga ana jonë, nuk do të heshtim së foluri për krimet dhe për viktimat e komunizmit sllavo-aziatik në Shqipëri, në Kosovë dhe në trojet mbarëshqiptare. Ndërkohë që do vazhdojmë të kujtojmë me nderim të thellë sakrificat e mijëra e mijëra viktimave, brenda dhe jashtë Shqipërisë, siç është rasti i birit të dashur të familjes anti-komuniste Mërnaçaj; simbolit të demonstratave anti-komuniste, Nikë Mërnaçaj, të cilin e kujtojmë sot këtu në Westçester County. I përhershëm qoftë kujtimi i tij dhe i të gjithë viktimave të komunizmit në Shqipëri, në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare.

Po, Shqipëria dhe Kosova kur do të njohin krimet e komunizmit dhe kur do të kujtojnë viktimat shqiptare të atij regjimi barbar sllavo-aziatik, anë e mbanë trojeve shqiptare? “Ata që nuk njohin historinë, janë të destinuar ta përsërisin”.

Po diplomatët perëndimorë në Tiranë kur do të kërkojnë drejtësi për viktimat e komunizmit barbar të Enver Hoxhës në Shqipëri? Mosndëshkimet e krimeve të komunizmit në Shqipëri — 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit — do duhej t’i përkisnin asaj periudhe të zezë komuniste për shqiptarët dhe për mbarë Evropën – një periudhe që mendonim se nuk do të përsëritej më. Por, fatkeqësisht, ja ku jemi sot. Në vend të ndëshkimit të krimeve të komunizmit dhe të kujtimit të viktimave të atij sistemi terrorist, forcat nostalgjike të komunizmit në politikë dhe në sistemin e të ashtuquajturës “drejtësi” shqiptare, me arrogancën dhe indiferencën e tyre, po përpiqen të legjitimojnë krimet dhe të riabilitojnë figurën e regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës. Ndërkohë, që diplomatët perëndimorë në Tiranë heshtin para një dukurie të tillë, sikur periudha komuniste në atë vend të ketë qenë një piknik për shqiptarët dhe jo një skenë e vërtetë krimesh, për pothuaj një gjysëm shekulli. Si ka mundësi që në qarqet më të larta të qeverisë shqiptare komunizmi gëzon edhe sot respekt dhe si është e mundur që një gjë e tillë, të jetë një situatë, moralisht, e pranueshme për vendet perëndimore? Pa dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit dhe pa distancimin serioz të Shqipërisë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës – aktualiteti politik në vend po tregon, se rrugëtimi euro-atlantik i Shqipërisë, jo vetëm që ka marrë një rrugë të gabuar, por nuk është më as i sigurtë dhe as i besueshëm.

Kështjella që pret gurët, dorën dhe mendjën e njeriut për ta rindertuar

0

Nue Oroshi, Kiel, Gjermani

Shqipëria është një kopsht shkemborëi Evropës Juglindore shkruante dikur doajeni i letrave shqipe Faik Konica. Këtu është fjala për Shqiperinë Etnike dhe jo për Shqipërinë e cunguar.Kështjella me emrin Shqipëri ka kohë që i ka humbur rruga në oborr  dhe e pret dorën dhe mendjen e njeriut shqiptar që ta ndërtoj këtë kështjellë e cila u shkatërrua e u rindërtua nëpër periudha të ndryshme kohore. Edhe pse shpeshherë kjo kështjellë u shkatërrua gurët gjithmonë i qëndruan afër dhe mvarësisht se në cilën periudhë kohore ishim vetvetja dhe kur kishim në udhëheqje atdhetarë dhe pushtetarë që e donin shqiptarinë ajo kështjellë ndërtohej e prapë digjej e shkatërrohej.Murët e kësaj kështjelle janë shperndarë sot anë e kënd trojeve shqiptare dhe mvarësisht se në cilën pjesë të kësaj kështjelle të shqiptarisë gjindet janë krijuar edhe divergjenca të ndryshme.

Dikush pret që kështjella të ndërtohet me gurët e saj dhe të vazhdon punën dhe drejtimin e duhur ashtu siç e kanë vazhduar shqiptarët që orientimin kombëtar dhe politik e kishin me moton se dielli shqiptar lind në përendim.Dikush e shihte dhe e sheh edhe sot e kësaj dite diellin të lind në lindjen e errësuar kurse dikush nuk e sheh fare diellin shqiptar por i merr gurët e kështjellës një nga një dhe i shpërndanë nëpër vende të ndryshme, nëper vende që janë anmiq shekullor të shqiptarëve.Nuk ka  gjë më të dhimshme kur i sheh vëllezërit e gjuhës,gjakut dhe flamurit që janë në krahun e pushtuesve të huaj qoftë ata pushtues karpatian apo pushtues aziatik.Dhe deri sa zanat e malit e luajnë lojën e shtojzavalleve në mërmerin e gurtë ende nuk kemi arritur ti shënojmë emrat dhe mbiemrat e të gjithë atyre atdhetarve shqiptarë që u sakrifikuan për shqiptari dhe që gjatë tërë jetës së tyre sakrifikuan që ti mbledhin gurët e kështjellës për ta ndërtuar kështjellen e rrënuar.

Është edhe me e dhimshme kur kështjellën e shkatrrojnë edhe ata që kanë detyrim dhe pushtet për ta ndërtuarë atë.Dhe kur loja e qiellit është bashkuar me rrezet e diellit për ta bërë shpërndarjen e reve në lartësinë qiellore një drejtues vrojton me kujdes se pse jemi kundër vetvetes.Deri kur ne shqiptarët do të ndërtojmë e do të shkatërrojmë.Dhjetë  ndërtojmë e njëqind prishin.

Kjo legjendë e vjetër ka të bëj edhe me shkembinjët,tokën,detin dhe nëntokën.E dikush ende pret një lajm të mirë se dikush më në fund do të mendon esull që shqiptaria të bashkohet dhe kështjella e mbetur në gjysmë, të rindertohët më ndjenjën e shpirtit Arbëror djelmnia dhe vajzëria shqiptare do të niset drejt ndërtimit të kështjellës shekullore.E di se gjatë kësaj rruge për ringritjen e Kështjellës për bërjen e Shqipërisë Etnike do të takojmë edhe shumë cungje të cilët nuk janë të vetdishëm për demin që po i shkaktojnë ndërtimit të kështjellës shekullore.Këtyre zhurmagjive duhet t´iu thuhet njëherë e përgjithmon stop.

Shqiptarizma është mbi të gjitha kurse ata që punojnë kundër shqiptarizmës dhe flasin shqip duhet ti shenojmë me emër dhe mbiemër.Natyrisht përmes gjuhës se fakteve dhe jo lojës së fjalëve.Shqipëria si kopsht shkëmbor, Shqipëria si vend detar dhe vend i mineraleve dhe turizmit malor e detar duhët të rindërtohet.Ajo duhet të rindërtohet e plotë dhe jo e pjesërishme.Çdo punë që nuk është kryer e plotë ka qarë mbrapa dhe kjo qarje,denesje apo gjëmim ka shkaktuar plagë dhe ka lënë mbrapa shumë plagë shpuese të cilat na kanë përcjellur shekuj me radhë.Koha që po e jetojmë po e pret njeriun shqiptar që ta futë në veprim mendjën e shëndoshë dhe veprimin bujar që të ndërtohet vendi i shqiponjave.Ndërtimi nuk mund të bëhet me lakmitarët,që e treguan fytyrën e tyre të vërtetë, tradhtarët, besëthyerit e përlyesit. Por ndërtimi duhet të bëhet me ata që në rend të parë e shohin Shqipërinë-Shqipëri. Kështjella po pret ta ndërtojmë.Gurët janë afër.Duhet vetëm ta vendosim mendjën në veprim dhe të largojmë aty këtu ndonjë cung që ka mbetur në rrugë.E deri sa të mendojmë për largimimin e cungjeve në rrugë dielli ka filluar të jep shkëndijat e ti me shpërndarjen e rrezeve kurse skaj një oxhaku dëgjohej porosia e burrit atdhetar.

Porosi brezave Shqipërinë Etnike.Apo pa Kosovën, Shqipëria gjithmonë ka me qenë e sakatume.

Krahina e Kuçit, burri me emrin Prekë dhe shumë e shumë emra të tjerë

Pamje e Bjeshkëve të Kuçit, sot në Mal të Zi
Genc Prelvukaj, historian
Para disa shekujsh, një burrë me emrin Prekë, kishte ardhur nga krahina e Kuçit, sot në shtetin malazez, për të formuar fshatin e tanishëm Prekaz. Me kalimin e kohës një pjesë e trashëgimtarëve të tij, krijuan një bashkësi të ndarë nën mbiemrin Jashari. Më 1998, nga po këta njerëz, me prejardhje shqiptare të hershme nga Mali i zi, i dhanë Kosovës një prej lavdive më të mëdha, që çoi drejt çlirimit.
Prej asaj kohe e deri më sot, janë shumë shqiptarë me prejardhje nga territoret e tanishme malazeze, të cilët kanë kontribuar në jetën shoqërore, politike, akademike, kulturore e sportive të Kosovës. Më poshtë po i rreshtoj disa prej emrave, vepra e të cilëve nuk e meriton të trajtohej si e huaj.
Agron Selimaj – Jurist dhe ish drejtor i AKI-se
Ali Pashe Gusia – Një prej krerëve të Lidhjës së Prizrenit
Anton Berishaj – Profesor dhe Rektor i UP
Arben Ferri – Ekonomist
Arben Hasangjekaj – Futbollist
Arijanet Muriq – Futbollist
Armend Rexhepagiqi – Artist
Arzen Balidemaj – Doktor i shkencave te mjeksise
Binak Ulaj – Veteran i arsimit, i burgosur politik
Donat Prelvukaj Cricket – Producent
Donat Qosja – Aktor
Dritan Gjonbalaj – Pjestar i UÇK-së, LKÇK
Driton Kuka – Sportist
Emir Plava – Artist
Esat Mekuli – Shkrimtar, president i parë i ASHAK
Hasan Mekuli, kritik letrar
Fehmi Agani – Akademik, personalitet në LDK
Hasan Gjonbalaj – Shkrimtar dhe etnolog
Ibrahim Dresheviq – Sportist
Idriz Ulaj – Shkrimtar dhe Gazetar
Isa Qosja – Regjisor
Ismet Gusia – Ekonomist, i helmuar nga UDB
Isuf Dedushaj – epidemiolog, profesor universitar
Jakup Ferri – Piktor
Jashar Rexhepagiqi – Akademik
Jeton Dedushaj – Pjestar i UÇK-se, deshmor
Jusuf Ulaj – Neurolog
Lirak Çelaj – Pjestar i UÇK-se, aktor
Lum Berisha – Artist
Malsor Gjonbalaj – Sportist
Mehmet Kraja – Shkrimtar, president i ASHAK
Musë Prelvukaj – Piktor
Naser Ferri – Arkeolog
Qerim Kelmendi- Pjestar i Uçk-së dhe LPK-së
Rexhep Balidemaj – Aktivist politik
Rexhep Ferri – Akademik
Rexhep Qosja – Akademik
Rexho Mulliqi – Kompozitor
Rrustem Berisha – Ish komandant i UÇK-se, Minister
Skender Hasangjekaj – Kolonel i UÇK-së
Sherif Kukaj – Profesor i shkences se ekonomise
Violeta Rexhepagiqi – Artiste
Visar Ulaj – Artist
Zake Prelvukaj – Piktore
Zenun Çelaj – Gazetar, KLMDNJ
Zejnullah Gruda – Profesor, Jurist
Etj
Ndaj, çdo deklaratë që diskriminon shqiptarët, jo vetëm të Malit të Zi, por të kujtdo trevë qofshin është gabim i rëndë që nuk duhet të përsëritet.

Arbana Xharra pas shtrimit të “iftarit madhështor” në Prishtinë: Tani ka mbetur të vendosin edhe Sheriatin

0
Arbana Xharra, SHBA

 

Gazetarja Arbana Xharra ka postuar dy foto se si Iftari në Kosovë, tashmë shtrohet në mes të rrugës. Ajo thotë se kjo gjë bëhet me qëllim, për të demonstruar pushtetin politik të fesë islame.

“Sa e mbaj mend ne Kosove, familjet kane bo iftare neper shtepite e tyre, pa e ba te madhe.

Kur jane ndeze dritat e xhamise, ata qe jane kane me Ramazan e kane prishe me nje pike uje e nje hurme.

Fene e kane mbajte per veti. Bile brenda nje familje dikush ka qene me Ramazan e dikush jo, s’eshte diskutu ajo pune, as qe eshte imponu.

Kjo cka po ndodh ne Kosove, organizimi i iftareve ne asfalt, s’eshte tjeter pos demonstrim pushteti.

S’di pse po i jepni zor kaq shume.

N’dore te Allahit eshte me ju bo kabul ose jo.

Nese doni me kallxu qe jeni rrite, e qe Kosova dalngadal po shnderohet ne shtet Islamik, keni metoda te tjera.

Si duket shpejte ka me pas zgjedhje, futuni gares merrni vota, ndrrojeni kushtetuten prej sekulare ne shiriat.

S’ka kush qe ju ndale”, shkruan e revoltuar ajo.(Drini)

Foto:

Ky është “iftari i parë” që “vëllaznit turq” e shtruan nën tenda në Prishtinë para disa vitesh ne shenje respekti të tyne për “vllaznit arnaut”! Ndërkohë poltikën turkomadhe e panislamike ua lanë në dorë “udhëheqësve tanë”, prej Hashim Thacit, Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit e Albin Kurtit.

“Arnauti” , tash , “ka nisë me ecë vet” dhe politikën panislamike të panturqve-panislamikëve, e mori në duartë e veta të shkreta …!

Me mikun e Putinit në Republika Srpska të BeH dhe Putinin e vogël të Serbisë, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë s’ka qenë më e kërcënuar

0

“Kur të na sulmoni, do të shihni fytyrat tona, jo shpinën” – Volodymyr Zelenskyy, 23 shkurt 2022

Në ora 4 të mëngjesit të 24 shkurtit 2022, Federata Ruse nisi pushtimin, pra sot bëhen dy muaj nga fillimi i këtij agresioni të paprovokuar e të pajustifikuar ndaj Ukrainës.

Deri me 22 prill, Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë ka regjistruar 5,381 viktima civile prej tyre 2,435 të vrarë dhe 2,946 të plagosur.

Nga të vrarët 746 janë burra, 469 gra, 48 vajza dhe 66 djem si dhe 70 fëmijë kurse për 1,036 gjinia mbetet e paditur. Më shumë se 11 milionë persona janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre ndërsa më shumë se 5.1 milionë janë refugjatë jashtë Ukrainës.

Qytete të tëra janë dëmtuar nga lufta, kurse Mariupoli, pothuajse është shkatërruar tërësisht. Ky qytet në Bregun Verior të detit Azov është arterie ekonomike për Ukrainën e ku Rusia po bën betejën për të krijuar një korridor tokësor mes Krimesë dhe Donbas-it.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se Ukraina ka pësuar humbje nga lufta në vlerë prej 550 miliardë dollarë dhe se 7 miliardë dollar i duhen Ukrainës çdo ditë për të vazhduar rezistencën e mbijetesën kundrejt ofensivës të Rusisë.

Ushtarë vrasës gjakftohtë që torturojnë, përdhunojë dhe vrasin njerëz duke qëlluar mbi fëmijë; shtëpi e njerëz të djegur, masakra e varreza masive janë pamjet e vuajtjet në Ukrainë që ne në Kosovë i ndjejmë e na therin në zemër sepse i kemi përjetuar e provuar thellë nën lëkurën tonë.

Në dymujorin e luftës në Ukrainë është mirë të kujtojmë jo vetëm tmerret e kësaj lufte por edhe të reflektojmë se si filloi ajo dhe rrezikun që përbën jo vetëm për të tashmen e të ardhmen e Ukrainës, por për të ardhmen dhe paqen në kontinentin tonë.

Në njërën anë, luftës së vërtetë i parapriu lufta hibride. Një luftë speciale me dezinformata përmes mediave të komprometuara që shtrembëronin të vërtetën dhe me disa deklarata pompoze të cilat duke qenë aq të drejtpërdrejta e të frikshme, bota i mori për propagandë.

Në një tekst të gjatë prej 5,000 fjalëve “Për unitetin historik të Rusëve dhe Ukrainasve” nga korriku 2021 ku autor ishte vetë presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ai shfaqë nostalgjinë dhe hidhërimin e tij me të kaluarën duke na treguar qartë synimet e tij për marrjen e Ukrainës. Sipas tij, ukrainasit duhet bashkuar me vëllezërit rus meqë Ukraina nuk ekziston, por është thjesht krijesë e Bashkimit Sovjetik që mbrohet nga NATO dhe perëndimi. Pastaj një sërë akuzash me të pavërteta për “gjenocidin ukrainas kundër popullit rus në Donbas” dhe për regjimin “Neo-Nazist” të qeverisë së Ukrainës e cila për ironi drejtohet nga një president me prejardhje hebreje, gjersa anëtarët e familjes së tij u vranë gjatë Holokaustit kurse të tjerët luftuan në radhët e Ushtrisë së Kuqe kundër nazistëve.

E në anën tjetër, një mohim i asaj çfarë na shfaqej para syve tanë: pak ditë para sulmit, madje në kohën kur ishin afër 150 mijë trupa në kufirin me Ukrainën, Rusia thoshte se nuk ka plan të pushtojë Ukrainën dhe fajësonte ShBA-të për plane agresive! Madje edhe në ditën kur sulmuan më 24 shkurt thanë se “nuk kemi ndërmend të shkaktojmë asnjë luftë. Ne nuk do të pushtojmë Ukrainën siç po akuzohemi në vetë Ukrainën dhe jo vetëm atje.”

Të shumtë ishin ata që e nënvlerësuan Putinin. Ndoshta sepse askush nuk dëshironte luftë, apo mbase një luftë e tillë ishte e paimagjinueshme në Evropë, apo edhe kushedi ata që e njihnin Putinin për aq shumë kohë, nuk ju dukej aq i çmendur sa të fillonte një luftë të tillë.

Madje edhe kur lufta filloi, të shumtë ishin ata që shpresonin në një operacion të shkurtë e në një përfundim të shpejtë të saj, prandaj edhe hezituan të dërgojnë armë. E kur realiteti mbizotëroi, filluan me armë të lehta, pastaj shtuan sasinë, kurse tash që lufta po intensifikohet po shtohen edhe ndihmat me armët e rënda ushtarake.

E pikërisht tani, kur Putini është zhytur në luftë, kur humbjet në Ukrainë e sanksionet mbi ekonominë po përkeqësojnë gjendjen në Rusi, e kur asaj nuk i ka mbetur asnjë aleat në perëndim por edhe asnjë dalje fituese nga kjo luftë, dëshpërimi është rritur në kulm. Tani më shumë se kurrë Putini është i interesuar që luftën në Ukrainë ta shpërndajë në vatra tjera. Strategjia e tij “eskalim për de-eskalim” nuk i funksionoi deri më tani falë rezistencës çlirimtare e heroike të qytetarëve ukrainas dhe tani ai don hapjen e vatrave të luftës në rajone e vende të tjera deri te kërcënimi nuklear në mënyrë që të krijojë kushte më të mira për të “dalë fitues” nga kjo luftë.

Natyrisht, ai do të donte një Jaltë të dytë. Ai nuk dëshiron të ulet për bisedime e marrëveshje me Zelenskyy. Putini synon që me Presidentin Biden të ndajë Evropën në sfera të ndikimit sikur në përfundim të Luftës Dytë Botërore. Por, kjo s’është e mundur, sikurse as kthimi në status quo. Këto rrugë pa fitore e pa dalje të ndershme për Putinin e bëjnë Kremlinin rrezikun numër 1 për paqen, sigurinë, demokracinë dhe mirëqenien e Evropës.

Në këtë kohë kur e gjithë bota demokratike është distancuar nga Putini, fqinji ynë verior organizon tubime mbështetëse për Putinin duke i thurur lavde e duke arsyetuar krimet e tij në Ukrainë. Miqtë e tij në Serbi e Republika Srpska synojnë ta joshin Rusinë në Ballkan e për Ballkan. Në Ballkanin Perëndimor, Serbia mbetet vendi i vetëm në Evropë i cili refuzon të sanksionojë Rusinë e siç e pamë këto ditë, madje është edhe e gatshme të braktisë procesin e integrimit në BE vetëm për t’i qëndruar besnik Putinit.

Me mikun e Putinit në Republika Srpska të Bosnje Hercegovinës dhe Putinin e vogël të Serbisë, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë s’ka qenë më e kërcënuar.

Taktika të njëjta të inskenimeve të ngjarjeve e sulmeve për të fajësuar palën tjetër i kemi parë edhe në rajonin e vendin tonë. Ata që besojnë se atë çfarë thotë Beogradi, që vazhdimisht armatoset nga lindja e veri-lindja, nuk duhet ta marrim seriozisht sepse e ka për konsum të brendshëm e për fushatë elektorale, në rastin më të mirë janë naivë.

Kështu thoshin edhe për Putinin.

Ja që përfundoi fushata elektorale dhe i fitoi zgjedhjet partia-shtet por sanksionet ndaj Rusisë nuk i vendosi.

Mund të duket mbivlerësim kur thuhet që në Ukrainë po përcaktohet e ardhmja e botës, por mbase është nënvlerësim nëse thuhet vetëm që aty po mbrohet Evropa dhe demokracia. Fashizmi nuk është i rezervuar për Gjermaninë e Italinë ndërmjet dy luftërave botërore apo Kilin e Pinoçetit para gjysmë shekulli. Secili komb a shtet mund të përfundojë në fashizëm.

Për fatin e keq të botës, sot kjo i ka ndodhur një fuqie nukleare.

Në Oslo të Norvegjisë, dje, u promovua libri i Bardhyl Mahmutit “Eskadronët e vdekjes”

0
Nga: Metush Bajrami, Oslo
Vepra “Eskadronët e vdekjes”, e autorit Bardhyl Mahmuti u promovua para dhjetra të pranishmëve në Oslo të Norvegjisë.
Autori i kësaj vepre shpalosi fakte të pakontestueshme të realitetit tonë tragjik të përshkruara me mjeshtri të jashtëzakonshme.
“Eskadronët e vdekjes” është një roman që duhet ta lexojë çdo person që ka përjetuar luftën në Kosovë apo që dëshiron të mësojë se çka ka ndodhur në Kosovë gjatë zbatimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve.
U bashkëbisedua me autorin dhe u parashtruan shum pyetje per veprimtarinë e tij kolosale para dhe pas luftës në Kosovë.
Romani i financuar nga bashkatdhetarë të shumtë tani është përkthyer edhe në disa gjuhë të tjera, dhe pritet që të përkthehet edhe në sërbisht për ta kuptuar edhe ai popull realitetin e hidhur që forcan sërbe ushtruar ndaj popullit tonë.
Romani u bota nga Qendra, GJENOCIDI NË KOSOVË, PLAGË E HAPUR.
U propuzuan edhe dy anëtarë të rinjë që do të jenë përfaqësues tëkësaj Qendre, edhe at z. Nufri Lekaj dhe z. Abit Hoxha.
Tani këtë libër do të mund ta lexojnë edhe shum bashkatdhetarë tanë Norvegji.
Bajram Kabashi dhe Blerim Gjoni

Foto e përbashkët pas promovimit të librit “Eskadronët e vdekjes” të Bardhyl Mahmutit
Udhëheqës të Radio Rilindja të Oslos në foto me Bardhyl Mahmutin