Kreu Blog Faqe 1340

Pjesë nga libri i Fahri Dahrit: “Tjetërsimi i të vërtetave historike”

0

Fahri Dahri, studjues, Itali

Nuk mundem të mos kujtoj komentet që japin miratimin e mendimeve në disa shkrime që i botojmë për të ndërgjegjësuar si veten dhe të tjerët për përballimin e vështirësitë që na ndodhin në jetë, dikujt më pak e dikujt më shumë.

Në këtë këndvështrimi, po parashtroj një nga komentet e shumta të profesor Eshref Ymerit. Është komenti për trajtesën me titull: “Të njohim trojet tona”, botuar tek “Fjala e Lirë”.  

1)-Eshref Ymeri:

I nderuar Fahri, 

Ju uroj me gjithë zemër dhe ju përshëndes ngrohtësisht për këtë punim shkencor me vlera të jashtëzakonshme njohëse për truallin tonë amtar, Çamërinë. Sikur Shqipëria të ishte vend me zot, atë Ekspozitën e bukur në rrethojën e Presidencës, duhej ta çonte për prezantim edhe në Bruksel, Berlin, Paris, Vjenë, Romë, Londër, Vashington, deri edhe në Kongresin dhe Senatin amerikan. Sikur Shqipëria të kishte zot, Kryeministri i vendit duhej të ngrinte zërin e fuqishëm në Bashkimin Evropian dhe të kërkonte burrërisht dhe me vendosmëri të patundur se Evropa duhet të na kthejë borxhin që na ka marrë më shumë se një shekull më parë, duke majmur grekosllavizmin me trojet tona etnike, një vendim kriminal ky, i cili nuk i është imponuar me dhunë asnjë kombi tjetër në mbarë rruzullin tokësor. Ju uroj shëndet dhe punë të mbarë. 

Eshref Ymeri , San Diego, Kaliforni, më 24 nëntor 2021.

2)- Konsiderata.

Nga Redaksia e “Drini”:

Redaksia ua uron të gjithë banorëve të  Çamërisë, qoftë atyre që ende jetojnë në viset e tyre historike, ortodoksë apo myslimanë qofshin, 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar. Gëzuar për Lirinë Njerëzore dhe Kombëtare! Koha e të drejtave dhe e lirive njerëzore ka ardhur, atë s’mund ta marrë askush për vete e të mos ua lë të tjerëve.

Gëzuar për jetë e Mot 28 Nëntori i Shqiptarëve.   

3)-Fahri Dahri. Itali, më 27 Nëntor 2021.

– Përshëndetje Redaksisë “Drini” për urimet e bëra me rastin e Feast ës kombëtare. Redaksisë së Revistës “DRINI”!

Pranoni falenderimet e mia të sinqerta. Urimet tuaja tepër të përzëmërta, na shtojnë besimin, na ngrejnë më lart moralisht dhe na ngrohin zemrat tona me bindje dhe besim se: Shqipëria do të plotësohet. Nga prindërit e mi, kur ishim në Çamëri kam mësuar se “trupi” i ynë është një me “trupin” e Shqipërisë dhe të Kosovës. Isha ende fëmijë, por këtë sapo thashë e mbaj mend fort mirë, atje në voruan (oborrin) e shtëpisë, ku babai ishte ulur pranë ullirit, në atë kohë 560 vjeçar. Ishte qershor i vitit 2004, kur e vizitova për herë të parë Çamërinë. Plot 60 vjet mbasi u dëbuam nga shteti ortodoks grek. U afrova edhe në oborrin e shtëpisë ku kam lindur, doja ta përqafoja trungun e atij ulliri, por nuk i afrohesha dot asaj peme gjigante. Jo nga “frika”, por kam respektuar, me shumë dhimbje, “ligjet e demokracisë” së shtetit ortodoks Grek. Edhe njëherë ju falenderoj për hapësirat që na keni mundësuar për të treguar të vërtetat tona.

Respekte Fahri Dahri.

27/11/2021.

3)- Koment shkrimit të prof. Eshref Ymerit. Tek “Fjala e Lirë”.  Gjatë muajit korrik-gusht të këtij viti (2021), me një pjesë të familjes shkuam në Valbonë. Kam shkuar disa herë atje, bile për natyrën e punës kam shetitur gjithë Shqipërinë. Në vitin 2004 kam shkuar dhe kam shetitur edhe krahinën e Çamërisë. Prej Çamërisë shkova në Kosovë. Atje na priti vëllai (Adem Dahri), i cili banonte në Pejë. Vëllai, oficer (kolonel), mori pjesë në luftën për çlirimin e Kosoves (oficer i R. së Shqipërisë) na shetiti në gjithë vendet ku ai me luftëtarët kosovarë luftoi kundër grabitqarit serb. [Adem Dahri-Luftëtar i Lirisë, “Adem Jashari”].

Ëndërr apo e vërtetë? Sigurisht e vërtetë! Por këto shkuarje, nuk mundet të mos lënë pa sjellë në kujtesë vuajtjet e parreshtura të kombit. Sidomos tek moshatarët, si puna ime. Në Çamëri shkova me ndrojtje, sepse dihen arësyet. Kurse në Kosovë shkova i shpenguar, nuk na pengoi kufiri që ndau, për afro një shekull, prindërit nga bijtë, vllezërit, miqtë me njëri- ltjetrin, shqiptarët nga shqiptarët. Shkova plot me gëzim, por dhe krenar. Gjatë udhëtimit, sytë vështronin rreth e rrotull, kurse mendja më shpinte tek të parët tanë. Sa shumë trima e trimëresha kosovare kanë dhënë jetën për të ruajtur këto troje.  Sot unë, bir i skajit më jugor i trojeve etnike, bashkë me vëllanë, bashkëluftëtar me kosovarët, vozis pa ndroje, pa frikë, tepër i lumtur trojet etnike më veriore. Ëndërrat e të parëve njëra mbas tjetrës po bëhen realitet. Durim, i pëshpëris vetes, hap pas hapi do ecim krah për krah të lirë edhe në trojet e tjera etnike, të gjithë bashkë veriorë, verilindorë, mesorë, jugorë. Është e fshehta natyrore, janë gjaku, trashëgimia që nuk tjetërsohen. Gjaku i derdhur, mënçuria e të parëve, janë amanete permanente që nuk harrohen, ato do realizohen. Kemi vështirësi, sepse rrethanat gjeopolitike, vetëdija e “primarëve” tanë, ende nuk kanë arritur të kuptojnë forcën e bashkimit, magjinë e unitetit.

Të gjitha këto të shkuara, bashkë me të sotmet, po i mendoja ato ditë dhe netë, duke soditur luginën, malet mahnitëse, pamjet e mrekullueshme, të pa shoqe të “Valbonës”tonë, të vendit tim.

Ç’farë kontrasti? Dijetarët në kërkim dhe zbulim edhe të të pamundurës, i “vërsulen” jetëve të Universit; ndërsa injorantët e shkolluar, shkretojnë dhe shkatërrojnë jetën në Tokë.

Këtë pjesë të shkëputur nga libri, e publikoj në shenjë respekti ndaj krijimtarive me plot të vërteta të mendimtarëve dhe miqve tanë, profesorëve: Fatmir Terziu, Eshref Ymeri, Resmi Osmani, Skënder Kapiti, Faruk Myrto dhe miqve të tjerë. Respekte për dijetarët që në çdo kohë e vend mendja dhe zemra u rreh për Atdheun, dashurinë dhe respektin për njeriun.

Me 27. 04 .2022

SHBA paralajmëron për përshkallëzim pas shpërthimeve në Moldavi

0

Sot në 22:19
nga NTB

SHTETET E BASHKUARA po paralajmërojnë kundër përpjekjeve për të rritur tensionin pas disa shpërthimeve në një rajon të shkëputur të Moldavisë të mbështetur nga Rusia.

Franca i jep Moldavisë mbështetjen e saj të plotë.

“Ne jemi të shqetësuar për çdo përpjekje të mundshme për të përshkallëzuar tensionet,” tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

Megjithatë, ai nuk shkoi aq larg sa të thoshte se Rusia ishte pas shpërthimeve në Transnistria të martën, siç pretendon Ukraina.

Franca siguron se mbështet plotësisht integritetin territorial të Moldavisë. Ministri i jashtëm Zhan-Iv Le Drian i tha kolegut të tij Niku Popesku në Moldavi se mesazhet nga Transnistria e shqetësojnë atë.

“Ai përsëriti mbështetjen e Francës për Moldavinë përballë çdo rreziku të paqëndrueshmërisë,” tha ministria e jashtme franceze. Aftenposten

Forcat ruse në Transnistria vihen në alarm luftarak

0

Sot në 20:12
nga NTB

Udhëheqja ushtarake ukrainase thotë se forcat ruse në rajonin e shkëputur moldav të Transnistrisë janë vënë në alarm luftarak.

Rajoni i shkëputur është kontrolluar nga një regjim pro-rus që nga vitet 1990. Transnistria ndodhet në Moldavinë lindore, përgjatë kufirit me Ukrainën dhe Rusia ka rreth 1,500 ushtarë të vendosur atje.

Të martën, dy shtylla radiofonike në rajon u goditën nga shpërthimet, sipas autoriteteve lokale pro-ruse. Ata fajësojnë Kievin.

Autoritetet ukrainase e kundërshtojnë këtë dhe besojnë se Rusia ka plane në zonë.

“Rusia dëshiron të destabilizojë rajonin e Transnistrisë dhe sugjeron se Moldavia duhet të presë “mysafirë,” shkroi në një mesazh në Twitter këshilltari i ngushtë i Presidentit Volodjmir Zelenskij, Mykhailo Podoljak.

Parada ushtarake në kryeqytetin e Transnistrisë Tiraspol në 30 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shkëputur, 2 shtator 2020. Fotografia: S. Oleg, Shutterstock.

Në të njëjtën kohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës pohon se forcat ruse në zonë janë vënë në gatishmëri luftarake dhe se forcat separatiste të sigurisë gjithashtu kanë rritur gatishmërinë e tyre. Aftenposten

Të gjithë me sytë nga Moldavia! Gjermania flet për situatë jashtëzakonisht kritike, Zelensky paralajmëron përshkallëzim. Sulmohet depoja e madhe e municioneve në Transnistria

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se është e paqartë se kush qëndron prapa sulmeve që kanë ndodhur në rajonin e shkëputur moldav të Transnistria.

Në një fjalim në parlamentin gjerman, ministrja Baerbock e përshkroi situatën në Moldavi si “jashtëzakonisht kritike”.

Sakaq, po sot, zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka deklaruar se Rusia do të përdorë rajonin separatist moldav të Transnistria për të nisur një sulm të mëtejshëm ndaj Ukrainës ose Moldavisë.

Disa sulme janë raportuar në rajon gjatë ditëve të fundit.

Ndërkohë, Rusia ka thënë se po ndjek nga afër ngjarjet në Transnistria.

Në fillim të kësaj jave, ministria e jashtme ruse tha se donte të shmangte një skenar në të cilin Moska do të duhej të ndërhynte – diçka që tingëllon tmerrësisht e ngjashme me komentet e saj përpara pushtimit të Ukrainës, shkruan Sky News.

Transnistria kontrollohet nga separatistët pro-rusë dhe ka të dislokuara 1500 trupa ushtarake ruse si dhe një depo të madhe armësh.

Ministria e Brendshme e rajonit separatist të Transnistrisë ka lëshuar një deklaratë këtë mëngjes duke pretenduar se është sulmuar nga Ukraina.

Ministria tha se sulmi ndodhi pranë Kolbasna, që thuhet se përmban një nga depot më të mëdha të municioneve në Evropë.

Në fjalimin e fundit kombëtar të Volodymyr Zelenskiy, presidenti ukrainas tha se ai beson se Rusia po përpiqet të destabilizojë situatën në rajonin e Transnistrias, ndërsa forcat e armatosura ukrainase janë gati për një përshkallëzim të mundshëm nga trupat ruse në territorin e shkëputur të Moldavisë.

Paradoksi “veteranët” e Mërgatës!

1

Idriz Zeqiraj, Gjermani

Skandali “Veteranët”

Hartuesit e statutit të veteranit, fillimisht, janë nisur nga qëllime të liga e mosmirënjohëse, ndaj çliruesit faktik të Kosovës, NATO-s. “Të bëjmë sa më shumë veteranë, qofshin ata edhe fiktivë, për ta përvehtësuar luftën, çlirimin e Kosovës, me forcat tona vetanake, me numrin e madh të ushtarëve!” Gjenerali freng Napoleon, më shumë urrente mosmirënjohësit, se sa tradhtarët. Edhe numrin e dëshmorëve e kanë trefishuar.

Luftëtari vullnetar britanez, kur dëgjoi përtej katërfishimin e veteranëve, 60 mijë, i çuditur me gënjeshtrën e madhe,
tha se “po të kishim 60 mijë ushtarë, do të hynim në Beograd!”

Mendësi idioteske e hatuesëve të statutit të veteranit, që kalon caqet e logjikës normale! Si ka mundësi, lufta bëhet në Kosovë, ndërsa marrin statutin e veteranit, duke jetuar në Mërgatë, pa kaluar kurrrë Urën e Matit, në Milot, përgjatë luftës?! Dhe, kur qeveria donë të ndryshojë qasjen zhvatëse të buxhetit shtetëror, kryehorrakët e OVL të UÇK-së, shantazhojnë e kërcënojnë me prostesta! Vallë, kaq shumë kanë degraduar shqiptarët! Themi shqiptarët, sepse edhe heshtja është aprovim i së keqës, krimit!

Nëse ka pak qindra aktivistë, Fondi ilegal “Vendlindja thërret”, për dy vitet aktivitet, janë mijëra veprimtarë të Fondit shtetëror, 3 %-shit, përgjatë nëntë viteve veprimtari, në bagatimin e Fondit në fjalë. Të shpallën veteranë, pa shprazur asnjë plumb, pa hyrë asnjëherë në territorin e Kosovës, përgjatë luftës, është jo vetëm krim ekonomik, por, edhe marrëzi dhe armiqësi ndaj Kosovës. Qenia qytetar i një shteti, nënkupton obligime reciproke. Dhe, shërbimi për Atdheun, është parimi dhe detyra e parë i çdo qytetari.

Personalisht, me 7 mars 1998, kam lënë Gjermaninë. Kam udhëtuar për Shqipëri, duke shërbyer në Emergjencën e luftës, së bashku me 18 punëtorët dhe nipërit e mi, Ismet dhe Hasan Rexhaj, që drejtonin Firmën time “Etniku”, në Mamurras, Kurbin. Shefe të Emergjencës e kemi pasur oficeren Sabahate Tolaj, një vajzë e kompletuar në trimëri, zgjuarësi dhe bukuri. Ajo, Sabahatja, së bashku me Isuf Haklaj, duke qenë në shërbim të Hetuesisë Speciale, u ekzekutuan nga banda e LPK-së.

Të pajisur me liçencë të veçantë, për bartjen e armëve, në Malësinë e Gjakovës dhe të Prizrenit; bazën ushtarake për luftëtarët në frontin e luftës; pritjen, strehimin dhe akomodimin e refugjatëve, ikanakëve nga Kosova, që nga Fush-Kruja, deri në Lezhë e Shëngjin. Shërbimi për kufi, ka qenë i mundimshëm dhe i rrezikshëm. Për një karvan kamionësh me armatim, kemi paguar gjobë kesh, në dorë, 25.000 gjermane.

As gjuatjet me kallash nuk kanë munguar. Njëra nga këto sulme ka ndodhur, më 18 qershor 1998, në Tropojë, gjatë shkarkimit të kamionëve, në një depo ushtarake. Njerëz të uniformuar, shprazën kallashin, në drejtimin tonë dhe ne, përfshirë edhe autorin e këtij shkrimi, u shtrimë për tokë, duke u fshehur prapa mallit të shkarkuar. Banda e LPK-së, bashkëpunonte me sivëllezërit e tyre në Malësinë e Gjakovës, të Prizrenit dhe kudo në Shqipëri.

Për rastin në fjalë, informova presidentin Rexhep Mejdani. Në përgjigje, një javë më pas, grupi prej 9 (nëntë) mjekësh dhe infermierësh, të cilët shëbenin në spitalin e Tropojës, duke udhëtuar me mikobusin e tyre, u gjuajtën me kallash dhe njëri syrësh u pagos. Të nesërmen, të frikësuar nga terrori i bandave, filloi largimi nga Tropoja i personelit mjekësor dhe i refugjatëve, ikanakëve nga Kosova, duke na shkaktuar një kaos të vërtetë, për strehimin e tyre të ngutshëm.

Megjithatë, nuk jam veteran, sepse nuk kam qenë ushtarë me pushkë. Pas luftës kam marrë – Mirënjohje – nga Kosova dhe Shqipëria. Kaq është e mjaftueshme për mua. Vërtët, kam humbur biznesin dhe punën, kam falimentuar ekonomikisht, por, kam fituar shumë – Lirinë-. Dhe, liria nuk ka çmim. Me një vendim shkrimor nga Beogradi, të dërguar përmes Ambasadës Jugosllave në Tiranë, në mes tjerash, shkruhet: “Të ndalohet hyrja në Jugosllavi”! Rast unik, edhe pse unë isha shtetas jugosllav dhe nuk kisha një shtetësi të dytë!

Dhe, vetëm pas plot 33 vitësh, jam kthyer në Kosovën e lirë! E dhimbshme, gjeta një liri relative. Bandat e LPK-së së djeshme, tashmë, të konvërtuara në PAN-in e sotëm, ia ngrinë buzëqeshjen e lirisë, popullit të shumëvuajtur të Kosovës, me vrasjet politike numerike, sepse “komandantët”, profanë e kriminelë, donin pushtet dhe pasuri.

E trajtova – Skandalin “Veteranët” -, në katër vazhdime radhazi, si pjesë e debatit, pas kërkesës shumë të vonuar, por krejt legjitime, të kryeministrit Kurti, për ta ndërprerë gjakderdhjen shumë-milionshe financiare, nga buxheti i lodhur i Kosovës. Me shumën e shpenzuar koti, për Skandalin “Veteranët”, tashme, me një menaxhim korrekt e profesional, do ta zgjdhte, mrekullisht mirë, gjendjen sociale në Kosovë.

Është koha t`i jipet fund abuzimit më të madh financiar zyrtar, siç është Skandali “Veteranët”, i shkaktuar nga një grup njerëzish, rrast të inkriminuar dhe moskokëçarës, për hallet numerike të popullit, në Kosovën tonë. Edhe Skandali “Veteranët”, i cili është thelluar me amnistimin e Komisionit të Verifikimit, nga gjykata e kapur nga PRONTO-mafia, është pjesë e hajnisë së madhe zyrtare. Është Sistemi i Drejtësisë i dështuar, përkatësisht, Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, që kanë sabotuar hetimin e krimeve vrastare politike dhe korrupsionin, më sakt, hajninë zyrtare.

Pikërisht, këto dy kushte bazë, të kërkuara nga BE-ja, nuk janë plotësuar dhe gënjejnë të gjithë ata, të cilët thonë të kundërtën, duke bllokuar edhe liberalizimin e vizave. Pra, siç tha një Ministre e sinqertë dhe dinjitoze, e betuar ta thotë vetëm të vërtetën, madje, për të gjitha çështjet e pazgjidhura vendore: “Kosova duhet t`i kryejë detyrat e shtëpisë!” Andaj, LVV, e ardhur në pushtet, me premtimin e madh, për ta luftuar krimin vrastar dhe korrupsionin galopant, nuk duhet ta lërë peng. Sepse, në të kundërtën, do të ishte një zhgënjim i madh dhe humbje besimi, për partinë fituese të 14 shkurtit 2021. Koha për veprim. Lë të shpresojmë.

– F u n d –

Rrënimi i imazhit të kombit dhe shtetit, duhet të ndalohet urgjentisht me ligj sa nuk është vonë!

1
Iftar politik antishqiptar në Kamenicë (Dardanë) të Kosovës.
Lirim Gashi, Prishtinë
Për individët që nuk e dinë dhe nuk duan të dinë se cila është e vërteta, nuk ka rregulla në jetë, ndaj mos i respektoni.
Sepse për ta e vërteta nuk vlen as sa kafeja e mëngjesit.
Prandaj, prodhojnë vazhdimisht gënjeshtra, gjysmë të vërteta, mashtrime dhe manipulime për t’u dukur interesant dhe për ta tërhequr vëmendjen e të tjerëve, ndërkohë që talentin e tyre për mbrapsht e keqpërdorin si mjegull mbi ligësinë e tyre.
Pse e bëjnë këtë?
Për t’u dukur si engjëj shpëtimi në sytë e naivëve.
Mirëpo nëse ata nuk e meritojnë respektin tuaj, kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet t’i mbani në sy, sepse ata mund të shkatërrojnë jetën e njerëzve në çdo kohë dhe kudo në botë.
Imagjinoni sikur njerëzit që nuk respektojnë rregullat e jetës, familjes, shoqërisë, kombit, shtetit dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore e ndëretnike, të luajnë një rol të rëndësishëm në politikë, çfarë ndodh?!
Ndodh një anarki e kontrolluar dhe e dëshiruar që shërben si mjegull mbi krimin e organizuar, korrupsionin dhe tradhtinë.
Dhe për ta bërë tragjedinë sa më të hareshme, respektivisht për ta kthyer atë në një komedi argëtuese, ata atë mjegull e quajnë patriotizëm dhe e keqpërdorin si mbulesë mbi të gjitha të këqijat që u bëjnë njerëzve të pafajshëm.
Prandaj rivendosja e paqes, harmonisë, barazisë, drejtësisë dhe përparimit do të ndodh vetëm kur këta njerëz të shpallen parimisht dhe ligjërisht të padëshirueshëm (non grata) në politikën vendore dhe ndërkombëtare.
E vërteta më e hidhur këto ditë, të cilën duhet ta mbani patjetër dhe veçanërisht në sy, është fakti që Sputniku atdheun e tij të parë jashtë Rusisë e ka gjetur në Serbi, ndërsa atdheun e tij të dytë në Shqipëri.
Në fakt Sputniku i ka gjetur në Shqipëri bashkëpunëtorët e tij më të besueshëm, të cilët jetojnë nga paratë e tij të pista si Zoti në Paris.
Ndaj mos ju besoni njerëzve që i frekuentojnë vazhdimisht zyret e Sputnikut, edhe nëse i shihni të veshur me petkun e engjëjve, klerikëve, turistëve, intelektualëve, shkrimtarëve, biznismenëve, piktorëve, poetëve, akademikëve, artistëve e kështu me radhë.
Dhe meqë vigjilenca është parandalimi më efikas i tragjedisë individuale kombëtare dhe universale, mbani në sy sidomos njerëzit që e keqpërdorin tragjedinë e viktimave të pafajshme në Ukrainë, për ta promovuar pafajësinë e Rusisë.
Pse po e them këtë?
Sepse shqipfolësit që publikisht e promovojnë pafajësinë e Rusisë, në tërë periudhën e pasluftës e kanë promovuar fshehurazi pafajësinë e Serbisë dhe na kanë sjellur në një situatë aq paradoksale, saqë shumë diplomatë nga Uashingtoni dhe Brukseli, nuk e dinin më, se kush ishte agresori e kush viktima.
Edhe një fenomen tjetër paradoksal duhet ta mbani patjetër dhe veçanërisht në sy.
Iftarin katër kilometërsh.
Sepse nuk është manifestim i besimit të çiltër në Zotin e bekuar, por demonstrim i besnikërisë politike ndaj armiqve të jashtëm, që e duan më shumë se sytë e ballit ç’kombtarizimin e shqiptarëve kudo që jetojnë dhe shndërrimin e shteteve të tyre laike në shtete fetare.
Ndaj nuk bëhet fjalë për promovim të besimit të sinqertë intim, spiritual dhe paqësor, por të besimit kalkulues, publik dhe politik.
Sepse besimi i vërtetë, intim dhe paqësor në Zotin, e ka vendin në zemrat e njerëzve dhe në objektet fetare, por asesi në institucionet politike dhe sheshet publike, ngaqë ne jemi një shtet laik që pretendon të bëhet anëtar i Unionit Evropian dhe i NATO-s, e jo anëtar i Unionit Aziatik dhe i Liges Arabe.
Këtë që do t’ua them në vijim, ju lutem ta mirëkuptoni njëherë e përgjithmonë :
Lufta Speciale e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi, suksesin më të madh e arrin kur i dëshmon miqve tanë amerikanë dhe evropianë , që ne shqiptarët e të gjitha trevave etnike, nuk i (mirë) njohim, pranojmë, respektojmë dhe dëshirojmë vlerat e tyre, por vlerat e armiqve të tyre.
Ndaj rrënimi i imazhit të kombit dhe shtetit duhet të ndalohet urgjentisht me ligj sa nuk është vonë, ndërsa mashtruesit, manipuluesit, rrënuesit dhe shkatërruesit politik dhe fetar duhet të demaskohen dhe të përgjigjen urgjentisht para organeve të rendit dhe ligjit.

Pesë vite nga themelimi i LAPSH në Bavari

0

shtypni mbi foto për ta parë emisionin

Më 23 prill 2022, kryesia e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Bavari, për  nderim të 5-vjetorit mbaji takim pune! Ditë më parë u vendos që për shkak të rregullave të pandemisë të mos organizojë manifestim me masë, por të manifestohet përmes faqes zyrtare, në rrjetet sociale dhe t’u dërgohet mediave elektronike, TV. dhe mediave të shkruara, një video bashkë me shkrimin, për punën dhe suksesin e LAPSH-it, përgjatë këtyre pesë viteve deri te kuvendi i fundit, më 31.03 2022.

LAPSH-i, gjatë kësaj periudhe 5-vjeçare ka kaluar nëpër një rrugë jo të lehtë, shpesh edhe me sfida të mëdha! Por, falë vendosmërisë dhe vullnetit të lartë, vizioni dhe misioni e tij të pandalshëm arriti objektivat në themelimin dhe ngritjen e shkollës shqipe në Bavari, në saje të punës së madhe që bënë nismdhënëset dhe themeluesi z. Mustafë Krasniqi me grupit e punës – intelektualët: z. Fran Tanushi (tani i ndjerë), z. Fadil Lumi, znj. Donika Zonja, znj. Hateme Morina, z. Isuf Bytyçi, z. Agron Ibrahimi dhe z. Jonuz Veliçi! Që në shtator të vitit 2016, i dorëzohet projekti, për Mësimin Plotësues të Gjuhës Shqipe, konsullatës së Republikës së Kosovës. Projekt, i cili gjeti përkrahjen e konsullatës së Republikës së Kosovës, gjegjësisht të konsullit Hamdi Reçica dhe, me hapjen e Konsullatës së Shqipërisë, përkrahje kishte edhe nga konsulli i Përgjithshëm Arten Hanku dhe Dr. Dashi Ibraj, që më 8 tetor të vitit 2016, themelohet Këshilli Nismëtar me përgjegjës z. Mustafë Krasniqi.

Gjatë kësaj periudhe, Këshilli Nismëtar dha një deklaratë për media, shpërndau formularin për vitin 2016/17, për regjistrimin e nxënësve dhe hapi disa klasë. Po ashtu arriti t’i mbajë disa takime me bashkëkombësit dhe shoqata të ndryshme, që veprojnë në Republikën e Bavarisë. Njëri ndër takimet e rëndësishme ishte ai me përfaqësuesin e Ministrisë së diasporës, i Qeverisë së Kosovës, drejtori e Departamentit për Arsim dhe Kulturë në Diasporë,  z. Avdyl Lipoveci, me konsullin e Republikës së Kosovës Hamdi Reçica dhe përfaqësuesit e bizneseve, të cilët u zotuan se do ta ndihmojnë këtë nismë.

Më 23.04.2017, në prani të mësimdhënësve, Këshillit të prindërve, Shoqatave dhe përfaqësueseve të bizneseve, që jetojnë dhe veprojnë në Bavari, LAPSH-i mbajti Kuvendin e parë themelues, që të pranishëm ishin: ish-Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, z. Arsim Bajrami me stafin e tij, ish-Ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës z. Valon Murati, drejtori i Departamentit për Arsim dhe Kulturë në Diasporë, z. Avdyl Lipoveci, konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë z. Arten Hanku, konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Naser Idrizi, Këshilltari z. Faket Kajtazi dhe Konsulli Hamdi Reçica. Nga ky Kuvend u zgjodh kryesia prej 19 anëtarësh: z. Mustafë Krasniqi – kryetar, z. Tefik Jaha – nënkryetar, znj. Donika Zonja – nënkryetare, z. Fran Tanushi-nënkryetar, z. Isuf Bytyçi-sekretar, z. Agron Ibrahimi-Arkatar dhe znj. Lorita Ismaili-Zëdhënëse, kurse anëtarë tjerë ishin: znj. Valbona Roçi, z. Anila Xhani, znj. Nerxhivane Qorolli, znj. Minire Gajtani, znj. Nife Arifaj, znj. Xhevahire Sylejmani-Maliqi, z. Fadil Lumi, z. Januz Veliqi, znj. Lule Lokaj, z. Maxhun Smajli, Dr. Edmond Skënderaj dhe z. Sahit Bejta.

Nga kjo kryesi e dalur nga vota e bashkëkombësve u nxorën shumë rregullore, u formuan komisione, Këshilli i Arsimtarëve, u morën vendime dhe u hapën shumë klasa e u pranuan mësimdhënës të rinj, u mbajtën seminare, manifestime dhe kuiz diturie! Kurse, përmes faqes www.uraebashkuar.com dhe facebook-ut, faqes zyrtare  Shkolla Shqipe – Bavari, sensibilizuan çështjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe! Ndërsa Donatori ishte Fondacioni “Besa”, pa i harruar edhe donatorët tjerë, që jetojnë e veprojnë në Bavari, si dhe Shoqatën gjermane “ Morgen e.V.”.

Kryesia e LAPSH-i në këtë periudhë ndërtoi lidhje të ngushta me MASHT-in dhe MDIS-in, të Republikës së Kosovës dhe organizoi takime me përfaqësues të MASHT-it: nga Instituti Pedagogjik, IPK, Drejtoria e Kompetencës – Skenderaj, AAPAR, etj. Po ashtu kishte vizita në shkollat funksionale në bavari, nga përfaqësuesit institucional, kurse dy Konsullatat shqiptare në Mynih caktuan përfaqësuesit e tyre dr. Dashnor Ibra nga Konsullata e Shqipërisë dhe  z. Faket Kajtazi nga Konsullata e Kosovës.

LAPSH-i në Bavari, nga Kuvendi i dytë zgjodhi: z. Milazim Ukaj – kryetar, z. Selim Hoti – nënkryetar, koordinator i Këshillit të Arsimtarëve z. Mustafë Krasniqi; z. Avdi Kolukaj – sekretar dhe z. Rexhep Nikqi – arkatar. Gjatë kësaj periudhe, LAPSH-i në bashkëpunim me konsullatat shqiptare në Mynih, nënshkruan marrëveshjen e përbashkët nga: z. Arten Hanku – konsull i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, z. Afrim Nura – konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës dhe z. Milazim Ukaj – kryetar i LAPSH-it për Bavari, ku LAPSH-i autorizohet të menaxhojë dhe koordinojë mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Landin e Bavarisë.

Gjatë periudhës 5-vjeçare LAPSH-i me punën e tij të pandalshme, përpos hapjes së klasave, rritjes së numrit të nxënësve dhe të mësimdhënësve u angazhua edhe për mbajtjen e seminareve, të kuizeve të diturisë, mbajtja e manifestimeve e  të datave historike. Kurse në mars të vitit 2021, gjuha shqipe u fut në listën e grupit të gjuhëve të huaja, në periudhën që ishte më sfiduesja, ku përballeshim me pandeminë.

Vlen të ceket se LAPSH-i me punën e tij të madhe dhe me shumë sfida, e krejt vullnetare (puna e kryesisë) në këtë rrugëtim ka udhëtuar me vizion të qartë; “Ta ndërtojmë dhe kultivojmë bindjen për ruajtjen e gjuhës amtare, për shkollën shqipe”, me qëllim që bashkëkombësit të mos jenë në udhëkryqe, pa fajin e tyre, fëmijët të mos e harrojnë gjuhën amtare. Gjë që për fat të keq, brezi i dytë ka filluar ta belbëzojë shqipen e bukur, kurse brezi i tretë ka dro që dhe do ta harrojë në tërësi! Për këtë, mbi qindëra shkresa e shkrime janë shkruar dhe bërë, nga drejtuesit e LAPSH-it, që jo rrallë janë injoruar, me apo padashje dhe nuk janë marrë me hallin e mërgimtarit, nga vet institucionet tona të atdheut! Megjithatë LAPSH-i asnjëherë nuk ka hequr dorë nga institucionet, por këmbëngulës ishte dhe mbeti që në çdo formë të mbetet i lidhur me  institucionet tona, pavarësisht se sa këto do ta ndiejnë shqetësimin e LAPSH-it.

Më 27.03.2022, LAPSH-i në Bavari të Gjermanisë, sipas rregullores i mbajti zgjedhjet e legjislacionit të tretë, në prani të 50 delegatëve nga gjithsejtë 64 sa ishin të ftuar. Të pranishëm ishin mësimdhënësit, përfaqësuesit e Këshillave të Prindërve dhe dy Konsullatat shqiptare në Mynih, përfaqësuesi i Fondacionit “Besa” dhe asambleistja komunale e Mynihut, zj. Lendita Musliu. Kuvendin e drejtoi sekretari, Avdi Kolukaj në mbikqyrjen e grupit punues;  Selim Hoti, Mustafë Krasniqi, Rexhep Nikçi dhe Milazim Ukaj deri në zgjedhjen e komisionit zgjedhor të kryesuar nga Nevila Saja dhe anëtarët tjerë të komisionit: Nife Arifaj, Valbona Roçi, Adem Smakiqi dhe Iljaz Alija.  Nga këto zgjedhje u zgjodh kryesia prej 7 vetash: Milazim Ukaj – kryetar, Armend Ismaili – nënkryetar, Avdi Kolukaj – sekretar, Xhemshit Tafa – arkatar, Arif Arifaj – përfaqësues i Këshillave të Prindërve Anila Xhani – zëdhënëse dhe Mustafë Krasniqi – koordinator i Këshillit të Arsimtarëve, i cili e zgjodhi Këshillin Pedagogjik: Lume Daci-Hoti, Valbona Roçi, Nife Arifaj, Nevila Saja, Drenusha Istogu dhe Selim Hoti.

Më 23 prill 1405 , para 617 vjetve, lindi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Pirro Prifti, Tiranë

Dihet fare mirë se ditlindja e Heroit tonë kombëtar ka qënë më 23 Prill 1405 ose sipas kalendarit të sotëm Gregorian me 6 maj. Dhe për këtë shkak I u vendos emri Gjergj për shkak se ajo ditë është dita e Shënjtorit Shën Gjergj. 

 Kjo datë përkon me kalenadrin e vjetër Orthodox ose ai Julian. Kurse sipas kalendarit Gregorian që përdoret sot i bie të jetë data 6 maj. Në atë datë e jëma e Gjergj Kastriotit Vojsava pa një ëndër sikur lindi një Dragua i cili do të mposhtëte armiqtë, dhe ëndrën e saj ajo ja tregoi të shoqit Gjon Kastritoit apo siç e quanin miqtë e tij Gjon Dibrani. Gjergj Kastrioti ishte djali i tretë pas Stanisha dhe Reposh Kastriotit dh pas tij e jëma Vojsava lindi edhe një djalë të katërt Kostandinin. 

Njihen fare mirë se kjo familje orthodokse bleu Kullën e Shën Gjergjit në Manastirin Hilandar , Mali i Shënjtë Athos (Mali i Atit), e cila sot egziston vetëm si Pirgu Arbanas (arbanski Pirg) i cili vërteton katërcipërisht se familja Kastrioti nuk ishte slave por arbër-epirote (sipas vetë Gjergj Kastriotit i cili ka shkruar në një letër se jemi familje epirotësh të Maqedonise, dhe pas ardhës të Aleksandrit të Madh dhe të Pirros së Epirit). Nuk është e rastit që përkrenarja e Skenderbeut ka të skalitur Dhinë Amaltea (që ka qumësht të ëmbël) si mjaltë, kurse vula e tij sekrete të cilën e kishte në formë unaze kishte të stampuar Perëndeshën iliro-pellazge Leda dhe Mjelmën që përfaqësonte Zeusin. . 

Emrin Gjergj, Vojsava dhe i jati Gjoni e vendosën në pagëzim sepse data e lindjes përkoi me emrin e Shën Gjergjit sipas kalendarit orthodox dhe dihet që edhe sot e kësaj dite , familjet fetare i vendosin emrat e fëmijve të tyre sipas emrin të shënjtorit apo martirit sipas kalendarit. Sidoqoftë Gjergj Kastrioti pa i hyrë historisë që e dimë shumë mirë i përngjau shumë Shën Gjergjit të Kalendarit Orthodoks, por se këtë emër e kanë dhe kalendarët katolikë dhe protestantë. 

Historia shkurtimisht e Shëngjergjit që përmajnë kalendarët religiozë të të tre feve është e njëjtë, dhe ky shënjtor njihet se vrau kuçedrën që deshte të hante vajzën e mbretit. 

Shën Gjergji (rr. 175/280 – 23 prill 303) ishte një ushtar i perandorisë Romake që u bë më vonë dëshmor i krishterimit. U bë i pavdekshëm në tregimin e Shëm Gjergjit dhe kuçedrës. Ai është Shenjti mbrojtës i disa vendeve dhe qyteteve, si Anglia, Gjeorgjia, Katalonia dhe Moska, si edhe shumë profesioneve, organizatave dhe të sëmurëve. 

Emri i Shën Gjergjit është i lidhur ngushtë me eliminimin e dragoit. Për këtë dragua thuhen shumë gjera. Disa thonë se ishte një bishë nga anët e Lindjes dhe kishte shpellën afër burimit të vetëm të një qyteti të madh dhe pengonte njerëzit të merrnin ujë. Thuhet se dragoi ndodhej në krahinën e Atalisë në qytetin e Allajas. Mbret aty ishte Selviou, një kundërshtar i të krishterëve. 

 Shën Gjergji atëherë, pasi kërkoi ndihmen e Zotit u hodh në luftë kundër dragoit dhe arriti ta mundte atë. E nxori jashtë shpellës së tij dhe e tërhoqi zvarrë deri në sheshin e qytetit. Aty pasi deklaroi se arriti të burgoste dragoin me ndihmën e Zotit, dhe kërkoi nga të gjithë të pranishmit të ndiqnin besimin e tij, vret dragoin dhe shpëton banorët nga rreziku i zhdukjes. Në këmbim për këtë të mirë që bëri, mbreti i dha vajzën e tij për grua. 

Miti i Shën Gjergjit është një mit mijëravjeçar që ekziston në shumë mitologji dhe shumë fe në të gjithë botën. Kështu ekziston miti i lashtë grek për çlirimin e Andromedës nga Perseu, Apoloni që vret gjarprin, miti i Zigfridit në mitologjinë gjermane, Uicilopocli tek Azteket që vret gjarprin që nxjerr flakë nga goja, etj. 

Profecia e nënë Vojasvës ishte e saktë se Gjergj Kastrioti shkëlqeu në luftën e tij për liri e pavarësi për të mbrojtur atdheun dhe Fenë me të gjitha mjetet. Rënia e Kostandinopojës në vitin 1453 në fillim të qershorit, shkaktoi dhe rrënimin e Orthodoksisë në ish Perandorinë Bizantine e për pasojë dhe në Arbërinë e atëhershme dhe në Epir. 

10 vite më vonë pasi vdekjes së Gjergj Kastriotit pas pushtimi të Shkodrës Arbëria dhe Epiri ranën përfundimisht nën pushtimin Osman. Sulltan Menhmet Fatihu nxorri një dekret për të shkatërrua çdo kështjellë dhe të vriteshin të gjithë banorët dhe fëmijët të merreshin peng. 

Kjo është arësyeja që të gjitha kalatë në Shqipërinë e sotme janë të rrafshuara (ato qe janë të ngritura janë bërë më vonë nga shteti shqiptar). Popullsia e pësoi keq, ajo ose u largua në: 

– Itali me mijra, rreth 250.000 banorë, sidomos popullata e madhe orthodokse, në jugun e saj Kalabri dhe në Napoli ku shkoi dhe Donika Kastrioti me të birin; aty ishte dhe nipi i Gjergj Kastriotit –Hamzai , i cili u martua me një serbe dhe shkoi tek i jati , Stanisha në Kostandinopojë dhe aty vdiq, siçthuhet i varfër. 

Një pjesë disa mijra, mendohet 10.000 banorë, shkoi në Venedik dhe në Raguza (Dubrovnik) sidomos katolikët e Shkodrës, Lezhës dhe të Drishtit, 

Një pjesë iku në Rumani dhe Ukrainë apo ndenji në rrethinat e Kostandinopojës (e gjitha popullatë orthodokse), 

Një pjesë u vra nga osmanët, 

Një pjesë u konvertua në islam. 

Arbëria mbeti e shkretë par disa dhjetra vite, por pastaj politika osmane bëri që të vijnë në këto toka bujkrobër nga Anadolli, cerkeze, sirianë, abhazë, persianë, turq, irakienë. të cilët populluan kryesisht fushat e Arbërisë (përfshi Kosovën). 

Pas Programit FIDE në fund të viteve 1500 fillimet e viteve 1600,me urdhër të Papës erdhën në Shqipqëri, katolikë nga Libani, Tunizia, Maroku, 

Në fund të viteve 1600 erdhën armunë dhe çobenë arumunë   të cilët u vendosën kryesisht në jug të vendit që tashmë mori emrin Shqipëri për shkak të malësoreve që kishte mbetur, për të cilën kam folur më përpara. 

 Gjithashtu me krijimin e programit FIDE nga Papa Grigori i V në 1622, u bënë përpjekje për të           ri-kristianizuar Ballkanin (sigurisht për ta katolicizuar). Kështu në Arbëri dhe Epir erdhën misionarët  të urdhërit Dominikan dhe Franceskan të Vatikanit. Më vonë erdhën dhe grupe katolikësh nga Tunizia, Maroku Algjeria dhe Libani të cilët u sistemuan kryesisht në Shkodër, ndoshta dhe Lezhë dhe në Kosovë. Në Epir këta misionarë nuk patën shumë sukses. U katolicizuan kryesisht zona e Mirditës Lezhës Shkodrës Pukës dhe më në veri, në Fushë Dukagjin me malësorët ish-orthodoksë (të ritit lindor) dhe me të ardhurit e paktë nga vëndet që  u përmëndën më lart. 

Sidoqoftë kjo katastrofë demografikë shërbeu për diçka, për rilindjen e kombeve të tjerë: 

-Arbër&epirotë orthodoksë+serbë, dolën shkiet të cilët lanë për të ruajtur fenë dhe pronatdhe formuan Serbinë me një shëenjtore Arbër Angjelina Arianitin, kunatën e Gjergj Kastriot-Skënderbeut. 

-Arbër&epirotë orthodoksë +rumunë+arumunë, formuan Rumaninë dhe kryeqytetin e tyre Bukureshtin, të formuar nga Princi Arbër orthodox Gjika. Një pjesë e tyre shkuan derin Moldavi dhe Ukrainë. 

– Arbëreshët+Italianëe sicilianë si dhe Arbërit katolikë që emigruan nga Shkodra, Lezha e Drishti formuan Italinë me ndihmën e Garibaldit dhe me Kryeministrin e parë arbëreshin z. Krispi. 

Në Greqi Arvanitasit+ bizantin-folësit formuan Greqinë, me kryeqytet Athinën. 

Në Kroaci Arbër katolikët ndihmuan së bashku me serbët katolikët formuan Kroacinë. 

Nga ana tjetër, Arbërit e islamizuar të cilët u quajtën anrautë apo Arnavut ( vjen ndoshta nga persishtja- kokëfortë) së bashku me të ardhurit formuan Shqipërinë e sotme. Emri shqiptar për herë të parë u dëgjua në Koncilin e Arbërit në Gomsiqe të Lezhës më 1703. 

Në Turqi, Perandoria osmane u mbush me arbër&epirotë të islamizuar (arnautë) që drejtonin ushtrinë dhe shtetin Osman. Sot në çdo 5 turq 2 janë me origjinë shqiptare sipas të dhënave të një gjenerali turk të ditëve të sotme.Në Egjipt Arnautët formuan Mbretërinë e Egjiptit të pavarur nga Turqia. 

Në Siri, arnautët formuan një mbretëri siriane aleate me Turqinë, dhe sot e kësaj ditë në Damask është lagja e Arnautëve. 

Në Egjipt arnautët e dërguar në komandën e Muhamet Aliut me origjinë nga Korça (që ishte dhe vetë Arnaut) u bë guvernator I Egjiptit nga viti 1805, dhe më vonë Mbreti Faruk formuan Egjitpin modern. 

Kjo ishte pak a shumë problem që shkaktoi pushtimi Osman pas vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. 

Në Arbëri dhe Epir është karakteristike vendosja e emrave Gjergj si në familjet orthodokse ashtu dhe në ato katolikë apo dhe në ato ateiste për nder të Heroit tonë kombëtar i cili mbrojti atdheun dhe Fenë nga invazioni Osman deri kur vdiq më 17 janar 1468 në moshën 63 vjeç nga ethet e Malaries Shteti shqiptar e ka nderuar Gjergj Kastriotin –Skënderbeun me tiutllin Hero Kombëtar. Gjithashtu dhe Kisha Katolike i ka dhënë një titull `Atlet i Krishtit` nga Papa Klementi, duke e ditur që individi nuk ishte katolik. 

Për Heroin tonë kombëtar kanë shkruar pothuajse të gjithë poetet dhe shkrimtarët e Rilindjes Europiane. Shumë rrugë dhe qutetet kanë emrin ose përmendoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut që njihet si një nga 5 Heronjtë më të mëdhenj të Botës si strategë e Trima.  

 Vetëm një institucion akoma nuk pranon që të vlerësojë Heroi tonë Kombëtar si mbrojtës të krishtërimiy dhe kjo është KOASH, e cila megjithë përpjekjet e intelektualëve heziton të ndërmarrë një hap tashmë të vonuar por të domosdoshëm për të vënë në vëndin që Meriton si Martir apo si Shënjtor në kalendarin orthodox dhe në Komunitetin orthodox emrin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu. 

Shpresojmë të reflektojë dhe të plotësojë më në fund një vepër që duhej të ishte bërë që kur u krijua Autoqefalija shqiptare. i Përjetshëm qoftë kujtimi i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Amen. 

Një dreq i madh në mesin tonë

0
Shkruan Fahri Xharra
Kombi ynë nuk   guxon të zbehet, të dobësohet, të shuhet, të humbet gjallërinë, forcën , freskinë , që   të  mos venitet nga ndjenjat .  Kombi ynë duhet që  të ruan ende njomësinë e freskinë, të mos venitet  . Të  mbetet lule e pavenitur !
Kombi ynë nuk guxon që të humb   shëndetin, forcën, gjallërinë, freskinë,të është në gjendje të mirë si edhe më parë   ,të mbet    pavenitur deri në moshë të thyer. Kombi nuk ka moshë !
Shikojeni , kombi  ynë  duket i lodhur  , i lodhur nga një punë e rëndë, nga një udhëtim i gjatë Ai shpreh lodhje. Me pamje të lodhur. Me fytyrë ,me sy të lodhur. Me zë të lodhur.
Kombi ynë është mërzitur shumë, e ka humbur durimin e qëndresën;   është thyer shpirtërisht dhe e ka lëshuar veten. Është i lodhur  nga pritja, nga zhurmat . Është i lodhur nga jeta.
Kombi ynë të duket  i fikur. I shuar , si zjarri i fikur . Me drita të fikura  nuk punon më, është i shuar. Me motor të fikur.    E shihni që është shumë i lodhur, i këputur; gati si i vdekur; i mekur, me zë të fikur, me sy të fikur,me zemër të fikur.  Shumë i varfër, i këputur.
 Kombi  është i  hutuar nga  shumëkush a nga shumëçka,   nuk kupton se ç’bëhet e s’di se ku është;  i janë marrë mendtë nga  shumëkush a nga  shumëçka, e ka humbur toruan, i trullosur, i habitur shumë përpara dikujt a diçkaje, i shastisur. Kombi ynë  mbeti i hutuar.
Mos o zot , por kombi na është molepsur  ,ka marrë   sëmundje nga një tjetër,   ka marrë mikrobe,  është molepsur. Është bërë   si kafshë e molepsur  si ujërat e molepsura, si ajri  i molepsur.
 I gjori ka marrë vese, të meta shumë të dëmshme;   është ndikuar a është prekur nga ideologjia e huaja  të këqija, të fëlliqura (në sjellje, në të folur etj.);është i infektuar.  Kemi arritur në një shoqëri të molepsur   me njeri të molepsur
Kombit tonë i ka humbi ngjyra ,era .  E ka humbur bukurinë,gjallërinë, shpejtësinë . Humbi forcën ,fuqinë, peshën e lartësinë . Ka humbur në peshë. Humbi kujtesën ,arsyen e gjykimin. I ka  humbur vrulli gjallëria, shpejtësia, forca, Humbi shijen për shumëçka. Humbi durimin ,gjakftohtësinë . Humbi guximin  ,trimërinë, besimin . Humbi nderin. Humbi vigjilencën. E ka humbur besimi në vetvete. Kënga e tij humbi dalëngadalë në largësi.
Kombi  ynë është dhënë shumë pas diçkaje, përqendrohet i tëri në diçka dhe s’kujtohet më
Kombi ynë ka rënë në gjumë .Humbi fare  e humbi krejt . Pse e ka humbur kështu?
Por , jo !
“Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhè,
Po , Shqiptaria do të rrojë,
Për të, për të  do luftojmë ne.”
_____
Gjakovë, më 25.04.2022

Kryeministri Kurti priti në takim Ndihmës Sekretaren e SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euraziatike, Karen Donfried

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti së bashku me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës për Dialog, Zhvillim dhe Integrim Evropian, z. Besnik Bislimi, pritën në takim Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euraziatike, znj.Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euraziatike, z. Gabriel Escobar, njëherësh i deleguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, para, gjatë dhe pas luftës e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu falënderoi shtetin amerikan për ndihmën me mbi 500 mijë doza të vaksinës anti-covid dhe për përkrahjen e ofruar për Forcën e Sigurisë së Kosovës nëpërmjet programit të partneritetit të udhëhequr nga Garda Kombëtare e shtetit të Iovas.

Duke folur për të arriturat në vitin e parë të qeverisjes, kryeministri Kurti tregoi se më 2021 është shënuar rritje ekonomike prej 10,53 për qind, eksportet janë rritur për mbi 83 për qind, investimet e huaja direkte për 22 për qind, të hyrat tatimore për 34 për qind.

Përmirësime janë shënuar edhe në aspektin e sundimit të ligjit dhe transparencës. Jemi radhitur të parët në Ballkanin Perëndimor në indeksin e “World Justice Project” për vitin 2021, jemi ngritur për 17 vende në indeksin e Transparency International, ndërsa së fundmi jemi vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që kemi shënuar përmirësim në raportin e Freedom House për vendet në tranzicion, tha kryeministri.

Sa i përket dialogut me Serbinë, kryeministri tha se kemi qenë të përkushtuar, kreativë dhe konstruktivë. Ai ritheksoi se duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe bashkë me znj. Donfreid u pajtuan që në qendër të marrëveshjes duhet ta ketë njohjen e ndërsjellë.

U diskutua për invazionin dhe agresionin në Ukrainë dhe përpjekjet destabilizuese të Rusisë dhe të zgjatimeve të saj në rajon.

Ndihmës Sekretarja Donfried e vlerësoi rreshtimin e Republikës së Kosovës me ShBA-në dhe botën demokratike në dënimin e sulmit të pajustifikueshëm dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Ajo e falënderoi kryeministrin Kurti për solidarizimin me popullin dhe shtetin e Ukrainës dhe gatishmërinë për të pranuar deri në 5000 refugjatë ukrainas dhe për të mirëpritur 20 gazetarë nga Ukraina.

Po ashtu, Ndihmës Sekretarja Donfried shprehu mirënjohjen për ndihmën e ofruar refugjatëve afganë dhe tha se  600 afganë që kanë qëndruar në Kosovë, tani kanë filluar jetën e re në ShBA.

Kryeministri Kurti tha se në aspektin e sigurisë, Republika e Kosovës është e përgatitur për të thelluar partneritetin e bazuar mbi vlerat e përbashkëta me ShBA-në dhe është e përkushtuar në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në përfshirjen sa më të shpejtë në Programin e Partneritetit për Paqe, si hap i parë drejt anëtarësimit në NATO.

Gazeta Rilindja, 25 Prill 2005: Bashkësia ndërkombëtare ka marrë vendim që Kosova të jetë e pavarur

0


Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 25 Prill 2022/ Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja në 25 Prill 2005 në kryetitullin në ballinë shkruante:
Deklarata, komente dhe qëndrime për Kosovën, të gjithë flasin për pavarësinë:
BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE KA MARRË VENDIM KOSOVA TË JETË E PAVARUR.
E kryelajmi në këndin lart te logoja ishte: PRESIDENTI RUGOVA NË BRUKSEL.
Rilindja në faqet e brendshme, mes tjerash, botonte: Një këndvështrim i ri për Kosovën – shkrim nga Riçard Holbruk në The Washington Post;
Një Kosovë pezull është fitore për Milosheviçin – shkrim nga  Jonathan Steele në The Guardian.
Ndërsa tituj të disa shkrimeve tjera ishin:
GNK: Pavarësia e Kosovës është vetëm çështje kohe (Grupi Ndërkombëtar i Krizave);
Ekspertët serbë thonë se Kosova po shkon drejt pavarësisë;
Kryekuvendari i Shqipërisë angazhohet për zgjidhjen e statusit të Kosovës sipas vullnetit të popullit;
Rupel është i mendimit se duhet të shpejtohet procesi i bisedimeve për statusin e Kosovës;
Në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s u diskutua për Kosovën;
Presidenti Rugova hedh poshtë mundësinë e bisedimeve me presidentin serb;
Komisioni Evropian: Një e ardhme evropiane për Kosovën;
Statusi i Kosovës në epiqendër të bisedimeve.

NË VIJIM DY NGA SHKRIMET E GAZETËS RILINDJA TË 25 PRILLIT 2005:
Drejtori i Grupit të Krizave për Serbinë dhe Malin e Zi, Xhejms Llajon

“PERËNDIMI E KA VENDOSUR PAVARËSINË E KOSOVËS”

-Bashkësia ndërkombëtare ka vendosur – Kosova do të jetë e pavarur! Pret vetëm që kjo të shpallet publikisht/

Kosova do të jetë e pavarur për më pak se pesë vjet, vetëm se është duke u diskutuar se nën cilat kushte do të ndodhë kjo, kur dhe në çfarë mënyre, tha në një intervistë për të përditshmen sebe “Veçernje Novosti”, drejtori i Grupit të Krizave për Serbinë dhe Malin e Zi, Xhejms Llajon.

Kush ju ka thënë dhe pse keni vendosur që pikërisht në këtë moment ta bëni publike. Mos ndoshta ndërkohë janë dakorduar qëndrimet rreth statusit përfundimtar të Kosovës?

Asgjë e re nuk ka ndodhur. Por, para disa ditësh më pyetën për këtë gjë dhe unë u përgjigja. Të gjithë e kanë të qartë se Kosova ‘de fakto’ është e pavarur dhe kurrë më nuk do të kthehet nën administrimin e Beogradit. Sinjale të tilla, Perëndimi disa herë i ka dërguar në drejtim të Beogradit. Por, disa në Serbi vazhdojnë të flasin se Kosova kurrë nuk do të jetë e pavarur. Siç duket, vetëm Serbia nuk e ka të qartë, por gjithë të tjerët e dinë.

A është ky vendim i nivelit të lartë apo spekulim i kulisave?

Vendimi është marrë. Çështja nuk është më se a do të ndodhë kjo apo jo, por në çfarë kushtesh dhe kur.

Kush konkretisht e ka marrë këtë vendim? A është shkruar e zeza mbi të bardhë?

Nuk ka: e zeza mbi të bardhë. Nuk kishte mbledhje ku kjo është shpallur. Por ka kaluar një kohë e gjatë e dakordimit të ideve dhe ky vendim është pjekur tek të gjithë faktorët relevantë.

Njëqind për qind? Pa asnjë votë që e kundërshton?

100 për qind është qëndrimi pro pavarësisë së Kosovës.

Kush jua tha juve këtë gjë? Dikush nga Shtëpia e Bardhë?

Nuk e kam thënë këtë gjë. Nuk dua ta zbuloj burimin. Në fakt janë shumë burime nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Si t’ju besojmë se e gjitha ka marrë fund?

Nuk ka nevojë të më besoni. Më 20 prill, Komisioni Evropian ka dërguar një raport për Kosovën, në të cilin thuhet se “Kosova duhet t’i bashkohet BE-së në kuadër të programit të Stabilizim- Asociimit. Kjo është shumë interesante dhe indikative, sepse BE-ja këtë procedurë e përdor vetëm për shtetet sovrane. Secili që është pak i mençur, mund ta kuptojë se çfarë do të thotë kjo. Pra kjo do të thotë se BE-ja, edhe pse nuk dëshiron të flasë publikisht për këtë çështje, tregon se çfarë ka vendosur Brukseli për Kosovën.

Domethënë, kështu i bie që nuk ka nevojë të vendoset dialogu për standardet dhe statusin, nëse e gjitha ka marrë fund…

Beogradi duhet të përcaktojë interesat e tij dhe të gjejë se çfarë është për të më e përshtatshme, me rastin e realizimit të kësaj pavarësie…

Çfarë mund të jetë këtu e përshtatshme? Të lusin shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare, që të mos i dëbojnë edhe ata pak serbë që kanë ngelur atje?

Që të luftojnë për kushtet sa më të mira të jetesës së atyre serbëve që kanë ngelur dhe të atyre që eventualisht kthehen.

Nëse Beogradi paraqitet me një strategji, që të fitojë të paktën një pjesë të Kosovës, a mund të ndryshojë kjo diçka?

Jo. Bashkësia ndërkombëtare ka vendosur që Kosova të jetë e pavarur në kuadër të kufijve ekzistues. Ndarja do të ishte e mundshme vetëm nëse serbët dhe shqiptarët bien dakord që kjo të bëhet në mënyrë paqësore, sepse bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë që kjo të ndodhë në mënyrë të dhunshme. Nëse nuk bien dakord, Kosova do të jetë e pavarur në kufijtë ekzistues. Kjo është shumë më e mundshme, sesa varianti ku shqiptarët do të pajtohen që ta japin një pjesë të Kosovës.

Jeni shprehur se pavarësia do të ndodhë për pesë vjet. Pse pikërisht brenda kësaj periudhe? Dhe çfarë deri atëherë? Pavarësia e kushtëzuar nën ombrellën e protektoratit?

Kjo nuk do të ndodhë brenda natës. Ende nuk dihet natyra e vërtetë e pavarësisë. Për këtë arsye politikanët serbë kanë mundësi të kenë rol në përcaktimin e saj.

Çfarë mund të përfitojnë më së shumti në këtë përcaktim? Që Kosova të jetë Republika e tretë në kuadër të Serbisë dhe Malit të Zi?

Kjo ende nuk është vendosur. Nuk dihet se çfarë mund të përfitojnë serbët nga kjo. Asgjë nuk është vendosur, kur është fjala tek procedura. Por, pavarësia e Kosovës në princip nuk do të vihet më kurrë në pikëpyetje.

Pra, rrëfimi mbi standardet nuk ka më kuptim. Domethënë nuk ka më kurrfarë kuptimi…

Me sa di unë, bashkësia ndërkombëtare ka vendosur që parullën “standardet para statusit” ta zëvendësojë me formulimin “statusi me standardet”. Standardet para statusit është një rrëfim joreal, është një parullë dhe jo politikë. Sado që tingëllon shumë keq, bashkësia ndërkombëtare do të insistojë në standarde, por statusin nuk do ta presë për këtë gjë.

Ndërsa para Beogradit do të lindë dilema e pranimit sa më të shpejtë në BE apo mbijetimit të Kosovës?

Jo. Nuk është më çështja shpejt ose më ngadalë, por Serbia nuk do të futet në BE, nëse nuk heq dorë nga Kosova. Dhe pikë.

EKSPERTËT SERBË THONË SE KOSOVA PO SHKON DREJT PAVARËSISË
Në shkollën e gazetarisë në Novi Sad është mbajtur një takim me temën “Çfarë do të ndodhë me Kosovën”, në të cilën morën pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, por edhe të strukturave qeveritare dhe organizatave joqeveritare nga Beogradi.
“Te bashkësia ndërkombëtare, pak a shumë tashmë është marrë vendimi që statusi i ardhshëm i Kosovës do të jetë pavarësia”, ka vlerësuar James Lion, drejtor i zyrës së Beogradit nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.
“Tani nuk ka dilema nëse Kosova do të bëhet e pavarur apo jo, por çështja është se nën çfarë kushtesh, brenda cilit afat kohor dhe çfarë do të fitonin të dyja palët nga ajo pavarësi. Gjykuar sipas të gjitha gjasave, me siguri që ora do të fillojë të numërojë aty nga fillimi i vitit 2006 dhe kjo mund të zgjatë deri 3 vjet. Afatet kohore ende nuk janë përcaktuar”, ka thënë Lion.
Beogradi një kohë të gjatë ka luajtur në letrën e ndarjes së Kosovës, dhe për këtë, partnerin e ka kërkuar në Tiranë, por në këtë fatmirësisht nuk ka patur sukses, ka deklaruar Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.
“Tashmë ekziston një atmosferë në rajon, e cila shkon në favor të pavarësimit të Kosovës , dhe mendoj se është shumë me rëndësi që Beogradi në këtë moment të përcaktojë një politikë konstruktive,” tha Biserko.
Kemi elitë të papërgjegjshme të njerëzve, të cilët nuk e bëjnë publike të vërtetën e plotë për Kosovën, konsideron Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizimin.
“Na gënjejnë për diçka, e cila kurrdo që të jetë, një ditë do të na kthehet mbi kokë. Këtu nuk është fjala vetëm për pushtetin, por edhe për opozitën,” tha Popov.
Ndërkaq kryetarja e komisionit të Kuvendit të Serbisë për Integrime Evropiane Gordana Çomiq, konsideron se është e domosdoshme të jepen përgjigje në këto pyetje.
“Kush e ka përgjegjësinë për dështimin evident të projektit, i cili nuk solli përmirësime as në Bosnjë 10 vjet pas Dejtonit, e as në Kosovë 6 vjet pas bombardimeve? Partitë politike në Serbi do të duhet të jenë partner i mirë në ato bisedime, madje edhe në bisedimet për të cilat askush nga ne nuk dëshiron të mendojë,” ka thënë Çomiq, në takimin në Novi Sad me temën “Çfarë do të ndodhë me Kosovën”.

(Behlul Jashari – kryeredaktor i Gazetës tradicionale të Kosovës RILINDJA nga Janari 2002 deri në numrin e fundit të shtypur të 30 Dhjetorit 2008 – vitit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në 17 Shkurtin historik dhe ridaljes simbolike pas 10 vitesh botim digjital në 31 Dhjetor 2018)