Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, dhe ish presidenten Atifete Jahjaga, morën pjesë sot në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, znj. Madeleine Albright, në ambientin historik të Katedrales Kombëtare në Washington.
Në kuadër të ceremonisë, Kryeministri dhe Presidentja patën rast të takoheshin me Sekretarin e Shtetit, z. Antony Blinken, ish-Presidentin e SHBA-së, z.Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit, znj. Hillary Clinton, ish-Zëvëndëspresidentin e SHBA-së, z. Albert Gore, ish-Sekretarët e Shtetit, znj. Condoleezza Rice dhe z. John Kerry dhe ish-kongresistin Eliot Engel.
***
Në vijim janë disa foto nga ceremonia e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, znj. Madeleine Albright, ku ishin të pranishëm edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Ky vit shënon 25-vjetorin e kalimit në amshim të Nënë Terezës (5 Shtator, 1997) në moshën 87 vjeçare. Duket se janë në plan një mori aktivitetesh, anë e mbanë botës, për të shënuar këtë përvjetor, përfshirë botën shqiptare, përfshirë komunitetin shqipotaro-amerikan. Disa prej veprimtarive në kujtim të Nenë Terezës, kanë filluar këto ditë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtyre aktiviteteve u ka prirë Dr. Profesor Gëzim Alpion i Universitetit Birmingham të Anglisë, anëtar i Departamentit të Sociologjisë që nga viti 2002.
Profesori Alpion — biograf i njohur, ndërkombtarisht, i jetës dhe veprimtarisë së Nënë Terezës — është autor i dy librave në gjuhën anglisht mbi Nënë Terezën, përfshirë librin botuar kohët e fundit, “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”– Frank Shkreli: Nënë Tereza- Shenjtëresha dhe kombi i saj e autorit Dr. Gëzim Alpion | Gazeta Telegraf – Përveç librave, Profesor Alpion është i njohur gjithashtu edhe për kumtesat e tija të shumta — në anglisht dhe shqip –anë e mbanë botës, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës. Profesori Alpion më kishte njoftuar kohë më parë për turneun e tij në Shtetet e Bashkuara – vërtetë një dhuratë për publikun amerikan dhe shqiptaro-amerikan për të mësuar më shumë nga biografi i njohur në anglisht i Nënës tonë Terezë mbi jetën e kësaj figure të madhe të kombit shqiptar.
Gëzim Alpion, studiues i jetës dhe veprës së Nënë Terezës
Profesori Alpion e filloi turneun e tij në Amerikë, kushtuar Nenë Terezës dhe librit më të fundit të tij, “Mother Teresa: The Saint and Her Nation”, me 26 Prill në Washington, fillimisht, me një intervistë dhënë Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe — Dr. Alpion: Brezi i ri në Shqipëri dhe Kosovë po ballafaqohet me një shpirt materialist (zeriamerikes.com)
Në intervistën e tij me gazetarën e VOA-s Menada Zaimi, Profesori i Universitetit Birmingham të Anglisë, Dr. Gëzim Alpion tha, ndër të tjera, se brezi i ri në Shqipëri dhe Kosovë po ballafaqohet me një shpirt materialist. Ai shtoi se ky shpirt, i cili është në kundërshtim me atë që kishte shprehur Nënë Tereza në jetën e saj, duhet kuptuar se nga po vjen, theksoi ai për Zërin e Amerikës. “Ne shqiptarët kemi një figurë, një shenjtëreshë si Nënë Tereza për të treguar se në jetë ka diçka që është më e rëndësishme se ana materiale. Ana shpirtërore është gjithnjë frymëzuese. Unë shpresoj që Nënë Tereza do të vazhdojë të frymëzojë shqiptarët në Ballkan në mënyrë që ne të mësojmë se si të jemi më pranë atyre që janë në nevojë”, nënvizoi Dr. Gëzim Alpion në intervistën e tij me VOA-n shqip.
Zoti Alpion shtoi për Zërin e Amerikës në shqip, se Nënë Tereza nuk duhet të shihet vetëm si një figurë që duhet studiuar vetëm nga teologët por edhe nga sociologët, studiuesit e çështjeve të grave dhe atyre gjinore. Sipas Dr. Gëzim Alpion, studimi nga shumë fusha të tjera akademike do të hidhte më shumë dritë në aspektin shumë dimensional të figurës së Nënë Terezës, citon Zëri i Amerikës në portalin e vet, Prof. Alpion.
Pas intervistës me Zërin e Amerikës, Dr. Alpion ishte ftuar nga Universiteti Georgetown, i njohur si ndër më mirët dhe më të njohurit në Amerikë dhe në botë — një takim ky i organizuar falë Entit të Studimeve Katolike të universiteti të njohur jezuit në kryeqytetin amerikan.
Njoftimi i kumtesës së Profesorit Alpion në Universitetin Georgetown, Washington, DC
Pas kumtesës në Universitetin Georgetown, Profesori Alpion u nis për në Boston, më sakt drejt një universiteti tjetër me nam e zë, në Amerikë dhe në botë, Universitetit Harvard, për të mbajtur një kumtesë edhe atje për librin e tij më të fundit: “Nenë Tereza: Shënjtëresha dhe Kombi i Saj”, kësaj radhe organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit.
Njoftimi nga Universiteti Harvard për ligjëratën e Profesor Dr. Gëzim Alpion mbi jetën shumë dimensionale të Nënë Terezës
Dr. Alpion do të flasë në Harvard University, me 27 prill — në një ligjëratë e organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit. Takimi do të mbahet në sallën “Harvard Hall 201”, në orën 6:00 të mbasdites.
Stema e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Harvardit
Nga Bostoni, Profesori dhe studiuesi i njohur dhe biografi i Shën Nenë Terezës do niset për Nju Jork, metropolin e Amerikës dhe të botës, por edhe të komunitetit të madh shqiptaro-amerikan, ku të shtunën me 30 prill, në ora 3:30 pas dreke, do të paraqesë librin e tij më të fundit: “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe kombi i saj”, në mjediset e Federatës Vatra, në Bronx New York, i ftuar nga Federata Pan-Shqiptare Vatra, organizata më e vjetër dhe më e madhe e shqiptarëve të Amerikës – e themeluar nga Fan Noli dhe Faik Konica – e që sivjet feston 110-vjetorin e themelimit të saj nga këta dy gjigantë të Kombit shqiptar.
Vatra
Me ligjëratën e tij në VATËR, këtë të shtunë, me sa jam i informuar unë, studiuesi Alpion, të pakën siç duket deri tani, i mbyllë kumtesat e këtij turneu, mjaft të suksesshëm, në Shtetet e Bashkuara, kushtuar promovimit të librit në anglisht: “Mother Teresa: The Saint and Her Nation” (Nenë Tereza: Shënjëtresha dhe Kombi i Saj). Por, këtu në Amerikë, nuk mbarojnë aktivitetet e tjera kushtuar Nenë Terezës në komunitetin shqiptaro-amerikan.
“Shën Tereza” bashkon shqiptarët në Kishën Zoja e Shkodrës më 3 Maj 2022
Ndërkaq, Kisha Katolike shqiptare, “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale të Nju Jorkut me statujën (në përfundim e sipër, duke pritur inaugurimin zyrtar) të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skënderbe – gjithashtu ka njoftuar (si më poshtë) se “Qendra Nëna Terezë e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës”, në bashkëpunim me Federatën Pan-Shqiptare Vatra dhe me Gazetën Shqiptaro-Amerikane, Illyria, organizojnë, javën që vjen, gjithashtu një simpozium me rastin e 25-vjetorit të ndarjes nga kjo jetë të Shën Nënë Terezës. Ja dhe njoftimi për këtë
seminar, që do të zhvillohet javën që vjen, kushtuar Nenë Terezës shqiptare, organizuar nga tri organizata përfaqësuese të komunitetit shqiptaro-amerikan, Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës, Federata Pan-Shqiptare Vatra dhe gazeta shqiptaro-amerikane, Illyria.
Njoftimi
Ndërsa në Detroit të shtetit Miçigan me 24 prill, në ambientet e Qendrës kulturore “Nene Tereza” të Kishës Zoja Pajtore, sipas portalit të saj, u mbajt një aktivitet i gjerë letrar për promovimin e dy librave të autorit e biografit të mirënjohur i jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës, i mirënjohuri, Dom Lush Gjergji: “Albanian people in my heart”, me një përmbledhje bisedash me Nënë Terezën dhe “Shën Jeronimi Ilir”, si përkthyes dhe dijetar i Kishës. U promovua gjithashtu edhe libri i Ines Angeli Murzaku, “Mother Teresa, Saint of the Peripheries”, ku i ftuar nderi ishte shkrimtari dhe poeti disident, Visar Zhiti. Edhe Zonja Edlira Zhiti, bashkëshortja e Visarit, përshëndeti dhe foli rreth një libri të saj kushtuar Nënë Terezes. Të ftuar ishin edhe kryetarët e Shoqatave atdhetare në Michigan. Edhe ky ishte gjithashtu një takim i shqiptarëve të Amerikës, pa dallim, rreth Nenë Terezës, ndër ngjarjet e kësaj jave kushtuar Shënjtëreshës shqiptare, e që tregojnë një gjallëri aktivitetesh të komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe “Anën shpirtërore (të Nenë Terezës) që është gjithnjë frymëzuese”, për shqiptarët, siç u shpreh studiuesi dhe biografi Dr. Gëzim Alpion në intervistën dhënë Zërit të Amerikës me këtë rast. Foto nga portali i Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Detroit.
Dom Lush Gjergji duke folur në aktivitetin kushtuar Nenë Terezës, organizuar nga Kisha Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Detroit
Shkrimtari dhe Disidenti anti-komunist Z. Visar Zhiti duke mbajtur kumtesën kushtuar Nenë Terezës në Kishëpn Katiolike Shqiptare, Zoja Pajtore e Shqiptarëve në shtetin Miçigan
Foto e disa pjesëmarrësve në aktivitetin e Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Miçigan
KËSHILLIME MIQËSORE TEMASH TË TRAJTUESHME PËR SESIONIN SHKENCOR
TË SHOQATËS “TROJET E ARBRIT”QË MBAHET NE PRIZREN ME 12.06.2022 ME TEMËN:
“Personaliteti shumëplanësh i Mustafa Merlika-Krujës dhe ndihmesa e tij themelore
Në jetën kulturore e politike të kombit shqiptar”
Me rastin e 135 vjetorit të lindjes
1.“Historia e parahistoria” Roli i historisë dhe parahistoria.
2. “Pellazgët dhe na shqiptarët. Ilirët, stërgjyshën t’Arbënvet.
3. “Invadimi sllav në Balkanet. Perandoria e dytë bullgare.”
4. “Otomanët nga fillimi deri në kalimin e tyne n’Evropë.”
5.” Arbëreshët e Greqisë.”
6. “Dinastij’e Kastriotëve dhe betejat e Kosovës.”
7. “Historij’ e Skënderbeut.”
8. “Lidhja e Prizrenit.”
9. “Ali Tepelena.”
10. “Të Shpallët e Pamvarësisë. Kuptimi i 28 Nandorit.”
11. “Kulturë shqiptare.”
12. “Shqipnia 1912 – 1924.”
13. “Rreth kryengritjes së 1912.”
14. “Familja, lindja, fëmijëria, shkollat e para” të rrëfyera nga Mustafa Kruja në “Kujtime vogjlije e rinije.”
15. “Kah fati i im, rinia, studimet universitare, drejtimi në jetë.”
16. “Letër e hapur e Mustafa Krujës Sulejman Nazifit në Stamboll. I del zot gjuhës e kombit.”
17. “Dokumenta të revistës “Leka” të viteve 1908 – 1911, ku dalin në pah përpjekjet e Mustafa Krujës, në dobi të shkollave shqipe e të mësimit të shqipes në to”
18. “Kryengritja e Shqipërisë së Mesme, 1911-1912, e tre projekte për të dhe kërkesat e saj për autonomi.”
19. “Mbas Shpalljes së Pavarësisë, misioni i Abdi Toptanit dhe Mustafa Krujës në Tiranë. Pretorija e Durrësit.”
20. “Periudha e Princ Viedit dhe rebelimi i Shqipërisë së Mesme. Letër e Mustafa Krujës Ahmet Zogollit.”
21. “Përse Mustafa Kruja nuk mori pjesë në Kongresin e Lushnjes?” Arsyet në një letër drejtuar Prof. Stavro Skëndit.”
22. “Mustafa Kruja në Konferencën e Parisit.”
23. “Veprimtaria parlamentare në Këshillin kombëtar.”
24. “Esat Pashë Toptani dhe dorëzimi i Shkodrës.”
25. “Bisedimet me Giovanni Giro para pushtimit të Shqipërisë.”
26. “Përshpagimet shqiptare – çështja e kufijve dhe e dëmshpërblimeve për dhunën e ushtruar nga fqinjët e Shqipërisë.”
27. “Kosova dhe Mustafa Kruja, një dyshe e përjetëshme .”
28. Intervistë e Mustafa Krujës dhënë dekanit të gazetarisë italiane, Indro Montaneli: “Në bisedë me Kryetarin e Qeverisë “.
29. “Mustafa Kruja dhe Kosova”
30. “Mustafa Merlika Kruja” nga Henrik Lacaj
31. “Shpëtimi i Hebrenjve- dëshmia e Francesco Jacomonit”
32. Kumtesë me rastin e 50-vjetorit të ndërrimit jetë të Mustafa Merlika Krujës , nga Mërgim Korça.
33. “Revolucioni i Kosovës” një shkrim i pambaruar dhe i pabotuar.
34. “Vetëparaqitje”, teksti i kërkesës së Mustafa Krujës Departamentit të Imigrimit të SHBA, nëpërmjet të cilit mori strehimin politik n’atë Vënd.
35. “Karakteret historike e natyrore të Shqipërisë së Madhe” Ligjërata e mbajtur më 30 maj 1941 n’Akademinë italiane të arteve e shkencave.
37. “Në hulli të historisë” Konferencë e mbajtur më 22 nëndor 1942, në teatrin “Savoja” në Tiranë. Analizë e çastit historik të Shqipërisë.
38. “Zemër prindi” – një shkrim i Mustafa Krujës mbi ndërrimin jetë të të birit, Besim.
39. “Mustafa Kruja si gjuhëtar” Shkrime të Ernest Koliqit, Atë Zef Valentinit dhe Kolec Topallit.
40. “Mendime mbi trajtimin e një gjuhe letrare shqipe”
41. “Kush e zhduku Fjalorin e Mustafa Krujës? Nga Mehmet Elezi dhe materiale të AQSH.
42. “Abetari i të Mërguemit”
43. “Qukrrime gjuhësore”
44. “Nji studim analitik “Gjuha e Frang Bardhit dhe shqipja moderne”
45. “Fjaluer kritik i shqipes – gërmat A e B”
46. “Ledi Shamku: “Mustafa Kruja mes Thamusit e Deridas”; “Trinija metodike e Krujës”
47. Mustafa Kruja si përkthyes: “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” nga dr. Vladan Gjorgjeviq; “Ilirët dhe indogjermanizimi i Evropës” nga Hans Krahe; “Vëzhgime iliro – shqiptare” nga Dr. Ludwig von Thallòczy; “Pyrri” nga Plutarku.
48.”Kuvend letrash me miqtë” vëllimi I Letërkëmbim i Mustafa Krujës me Ndue Gjomarkaj; dhe Zef Nekaj.
49. “Kuvend letrash me miqtë” vëllimi i II. Letërkëmbim i Mustafa Krujës me: Ernest Koliqin; Karl Gurakuqin; Martin Camajn; Namik Resulin; Atë Zef Valentinin; Stavro Skëndin.
50. “Kuvend letrash me miqtë” vëllimi i III. Letërkëmbim i Mustafa Krujës me: Familjen mbretërore; Eqerem bej Vlorën; Dhimitër Berattin; Baba Rexhepin; Abaz Kupin; Tahir Kolgjinin, Fan s. Nolin; Kol Bib Mirakaj; Ago Agajn; Ismail Goranin.
51. “Kuvend letrash me miqtë” vëllimi i IV. Letërkëmbim i Mustafa Krujës me Atë Paulin Margjokajn.
52. “Kuvend letrash me miqtë” vëllimi i V. Letërkëmbim i Mustafa Krujës me Luigj Gurakuqin; Dom Lazër Shantojën; Anton (Nue) Palucën; Miftar Spahinë; Hamdi Oruçin; Preng Grudën; Fiqret Jukën; Agim Karagjozin; Reshat Agajn; të ndryshëm.
BIBLIOGRAFI
1. “Anthologji historike” Sejko 2001
2. “Vëzhgime iliro-shqiptare” Camaj-Pipaj 2004
3. “Aleksandr’ i Madh” Volaj 2005
4. “Letër-këmbim Mustafa Kruja- Atë Paulin Margjokaj” Camaj-Pipaj 2006
5. “Kujtime vogjlije e rinije” Shtëpia botuese 55 2007
6. “Nji studim analitik – Gjuha e Frang Bardhit dhe shqipja moderne” Çabej 2007
7. “Fjaluer kritik i shqipes Gërmat A dhe B” Çabej 2008
8. “Shkrime historike” Omsca 1 Tiranë 2011
9. “Rishkrimi i historisë dhe figura e Mustafa Krujës” Botime Françeskane Shkodër 2011.
10. “Mustafa Kruja në historinë shqiptare” Omsca 1 Tiranë 2012
11. “Kuvend letrash me miqtë” vëllimi i I Omsca 1 Tiranë 2012
12. “Probleme gjuhe” Omsca 1 Tiranë 2012
13. “Kuvend letrash me miqtë” vëllimi i II Omsca 1 Tiranë 2013
14. “Kuvend letrash me miqtë” vëllimi i III Omsca 1 Tiranë 2013
15. “Kuvend letrash me miqtë” vëllimi i IV Omsca 1 Tiranë 2014
16. “Gjysmë shekulli me penë në dorë” Publiçistika Omsca 1 Tiranë 2015
17. “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” Klubi i Poezisë Tiranë 2015
18. “Kuvend letrash me miqtë” vëllimi i V Omsca 1 Tiranë 2017
19. “Lashtësi shqiptare” Berk 2021
Shënim: I lutemi shumë studjueseve e studjuesve të nderuar që për materialet e temave të ndryshme t’i drejtohen Eugjen Merlikës me këtë adresë elektronike:
Përtej dy dekadave në liri, Kosova përjetoi krimet vrastare politike dhe gjakderdhjen financiare, duke zhvatur pasuritë e brezave shqiptarë, “sikur të ishte mall shkau”, e shprehur në zhargonin, pa cenzurë, popullor.
Njëra nga zhvatjet zyrtare, është, pikërisht, abuzimi enormë me “Dëshmitë e Veteranit”:
Së pari, shpërblimi i veteranëve, në mënyrën se si është bërë, është fyerje e rëndë, për luftëtarët e lirisë. Mbrojtja e Atdheut, (po e shkruaj më shkronjë të madhe Atdheu, sepse në Shqipëri shkruhej me të vogël, por, partia më të madhe), nuk është sakrificë, por është detyrë e parë e çdo qytetari.
Së dyti, është i tepërt krahasimi me Kroacinë, e cila ka një standard tjetër jetësor. Në ballë të luftës, atje qenë policia dhe elita ushtarake. Lufta zgjati më shumë dhe liria u fitua me forcat vetanake kroate.
Nga përvoja e Luftës së Dytë Botërore, (LDB), për Veteranët ka pasur një përkujdesje të shtuar, duke i punësuar ata. Dhe, si shtesë e pensionit, u jipej plus p.sh. 100 lekë të rinj, pra, 100 euro. Nderimi moral për veteranët, nuk mungonte. Sot, e turpshme dhe kriminale, që në në rast të vdekjes të ndonjë veterani, në masën më të madhe, jo vetëm se nuk shprehin respekt e dhimbje, por, shprehën “një më pak”, sepse po zhvatin bukën e fëmijëve tanë, ngaqë janë përzier veteranët e rrejshëm, me ata të vërtetë”! Pra, janë bërë “si lesh arapi”!
Katërfishimi fiktiv i numrit të veteranëve, dominon shifra – 12.700 luftëtarë
Së fundi, -PRESSING-, ke T7, organizoi një debat gjithëpërfshirës dhe shterrues, ku, në mes tjerash, sqaroi dy çështje kardinale, lidhur me makro-skandalin “VETERANËT”:
E para, zhdaravati mjegullnajën e shifrave stër-smadhuese të veteranëve të rrejshëm, duke dhënë numrin e saktë të veteranëve;
E dyta, arsyen e 4 (kat) fishimit të numrit të veteranëve.
Pas afro dy orësh dabat, 5 (pesë) nga analistët u dakorduan, qoftë për numrin, qoftë për arsyet, e rritjes së rrejshme të tyre. Shkumbin Demalijaj, i cili njihet për gjynahe faktike, nuk u bind as për numrin dhe as për arsyet, që çuan në rritjen enorme të veteranëve të rrejshëm. Profesori universitar, Sadri Ramabaja, i reagoi Shkumbinit, duke i thënë se “veç ti e Ramushi nuk jeni dakord”! E saktë, sepse “e kanë mizën pas veshit”!
Profesori i Filozofisë, në cilësinë e analistit, Blerim Latifi, foli me shënime e shifra faktike. Duke iu referuar komandantëve më kompetentë, në mes tyre edhe shefit të SHP të UÇK-së, Sylejman Selimi, dha shifra të pranueshme, që i bindën edhe të tjerët në debat. Shifra e dhënë nga gjeneral Selimi, në cilësinë e shefit të SHP, prej 12.700 veteranëve, është e saktë. Këtë mendim e ka mbështetur edhe komandanti i Kosharës, Anton Quni, duke shtuar pak qindra, pra, 13 deri në 13.500 veteranë, përfshi logjistikën, emërgjencën, prapavijën.
Edhe zyrtarët e lartë, Thaçi e Veseli, përkatësisht, në cilësinë e presidentit dhe të kryparlamentarit, kanë pranuar makro-falsifikimin, duke kërkuar spastrimin e listave të veteranëve. Edhe komandantët zonalë të Drenicës, përfshirë edhe Rexhep Selimin e Sami Lushtakun, janë të një mendjeje, se rritja e numrit të veteranëve, është, katastrofisht, e lartë.
Krejt ndryshe reagojnë komandantët e Dukagjinit, më saktë, kreu i tyre, Ramush Haradinaj. Dhe, të tjerët, si me komandë, janë “aminxhinjë”! “Krejt populli ka qenë ushtarë”, – thotë Ramushi me të tijtë! Por, “harron” se edhe vet ka mbetur me 9 (nëntë), ose, e shumta, me 17 ushtarë!
Mbrojtja territoriale, e trashëguar para viteve `90-a, është aktivizuar në vitin 1990, si gadishmëri informacioni, por, pa shpresë ballafaqimi me forcat policore serbe. Ky organizim ka qenë, vërtet, në fshatra, por, përballjet janë të pakta, simbolike dhe kanë përfunduar me masakra. Dhe, për çudë, këto masakra tentohet të konvërtohen në beteja, pse jo, edhe luftë, epope! Por, viktimat janë vetëm nga pala shqiptare.
Arsyet e shtimit të veteranëve,
lakmia përfituese abuzive
Debati për arsyet e rritjes të numrit të veteranëve të rrejshëm, çeshtja është më e thjeshtë, por, jo më pak kriminale. Analisti Blerim Latifi, i renditë tri arsye:
1) Dhënia e dëshmisë, në këmbim të votës klienteliste partiake;
2) Varfëria, dëshira për ta zbutur atë, qoftë edhe me 170 euro pension veterani;
3) Thjeshtë, për t`u mburrur me një dëshmi veterani, kinse, “edhe unë kam luftuar për lirinë e Kosovës”, pa hyrë në luftë fare!
Të kësaj kategorie kemi hasur mjaftueshëm. Vinin nga Mërgata, silleshin bulevardeve e kafeneve të Durrësit dhe të Tiranës, lëshonin mjekrrën, si cjepërit, provonin si u shkon uniforma e “UÇK-së”, bënin fotografi me kallash kinez! Ja, këta janë trimat! “Ene Peqini, ka luftue me levore shalqini, ke Mulliri i Rekës”, – ka hyrë në zhargonin popullor, për të treguar se Peqini dhe të tjerët, edhe pse “kishin bërë sehir” gjatë Luftës së Dytë Botërore, por, falsifikueshëm, provonin të bëheshin veteranë. Pra, historia e veteranëve të rrejshëm, është e hershme, përkatësisht, zë fill 77 vjetë më parë!
Është politika redaktuese e mediumit, që “harron” ndonjë arsye shtesë. Por këtë e plotësojnë komentet masive, në portalet e ndyshme. Dhe, renditjes të asyeve i shtohet edhe një, pra:
4) Përfitimi i komandantëve, përmes shitjeve të -dëshmive të veteranit- me sekserë.
Kuota e çmimit blerës të “dëshmive të veteranit”, ka lëvizur dhe nuk është ajo që është proklamuar. Ajo është shumë më e majmë. Madje, ata që nuk kanë pasur para kesh, në dorë, vazhdojnë të paguajnë përqindjen caktuese, në kohë të pakufizuar!
Pikërisht, për këtë rezistenca është e egër. Në këtë lojë të pistë, është zhytur edhe Shoqata e Veteranëve të Luftës. Janë disa ish-krerë, me shokët rreth tyre, emrat e të cilëve janë lakuar, për këso punë të pista. Andaj, duan t`i manipulojnë veteranët, të vërtetë dhe të rrejshëm, me shantazhe e kërcënime, për të organizuar greva e protesta kundër qeverisë.
Opinioni gjithëshqiptar është shokuar, me vizitën nxitëse të ish-kryeministrit, Ramush Haradainaj, në selinë e OVL të UÇK-së, duke dhënë deklaratën skandaloze e penalizuese, kundër atyre zyrtarëve, të cilët kërkojnë verifikimin dhe spastrimin të listave, me veteranë të rrejshëm, me falsifikim të katerëfishtë:
5
“Kjo temë i kalon të kaluarës dhe kërkoj nga Kurti FORCËRISHT, që të mos tallet me veteranët, sepse – durimit të tyre i ka ardhur fundi-“! Dhe, kërcënon se “…do të dalim në rrugë të gjithë dhe nuk do të lejojmë të futet në zyrën e tij të punës”!
Mujëshinë provokative, zotëri Haradinaj, e ka manifestuar edhe në rastin e kërkesës të ligjshme, për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e kriminelëve, urdhërdhënës e vrasës, të kundërshtarëve politikë dhe të dëshmitarëve potencialë, për Gjykatën e Hagës. Vrasjet numerike politike Ramushi i quan “të vjetëruara”, rrjedhimisht, të tejkaluara, që duhet heshtur dhe harruar! Por, një shprehje shqiptare thotë: “Gjaku nuk humbet”! Dhe, motoja e drejtësisë është: “Krimit nuk i skadon afati”!
Çdo koment është i tepërt! Nëse Kosova është shtet ligjor, qytetarët e saj duhet t`i disiplinojë, në rrugë ligjore. Aq më parë, kur krerët manipulatorë të të ashtuquajturave “Shoqata të dala nga lufta”, me kallauzën e tyre “OVL të UÇK-së”, me protestat vandale të Mars-Prillit 2004, të cilat sollën Decentralizimin e deri ke “Zajednica”. Së fundi, u bënë argatë të Serbisë, duke pranuar e shpërndarë, dosjet e Gjykatë Speciale, të ardhura nga Beogradi, enkas, për Shoqatën e Veteranëve!
Në shkollë dhe në librat, kemi mësuar se si shteti i Spanjës dikur moti ka zotëruar hapësira dhe territore gjithandej botës. Mësimet interesante të historisë, të gjeografisë, të letërsisë etj., për Spanjën kanë qenë referencë si për një shtet të madh e të fuqishëm përpara këtyre të shekullit XX-të. Epo, krahas këtyre imazheve që ndanim për këtë vend, këto mësime në mendjen time kanë ardhur të përziera – të dyzuara: mësimet që kishin të bënin me madhështinë e fuqisë spanjolle dhe mësimet që kishin të bënin me kolonializmin dhe diktaturën frankiste! Të parat, retushoheshin vazhdimisht nga “mësimet” e fundit. Disi, krijonin një lloj debalanci që s’ishte i rastësishëm. Në përgjithësi, atë “Spanjën” madhështore në histori dhe në terren, e mbante të mbështjellë një pelerinë i hirtë që në sytë e mi, ia zhdavariste sharmin e krenarisë.
Ishte “pelerini” politik dhe ideologjik, që në të vërtetë e mbulonte gjysmën e botës, përfshirë edhe vendin tim dhe shkollën time, ashtu si edhe gjysmën e botës. Kështu, mynxyrat e “mësimeve” komuniste për Spanjën, ashtu si edhe për çdo vend tjetër jo komunist, unë i konceptoja rreth një “tregimi” të gjerë dhe të lavdishëm që kishte të bënte me një luftë civile historike internacionaliste. Ajo luftë, e njohur si “lufta e vullnetarëve revolucionarë komunistë”, kishte ndodhur në prag të luftës së dytë botërore. Të mbushur me luftëtarë patriotë dhe me vullnetarë internacionalistë, llogoret dhe barrikadat rezistente spanjolle, e kishin hijeshuar dhe bërë kulmorë komunizmin. Mijëra vullnetarë nga e gjithë bota, kryesisht të brumosur me idetë proletare socialiste, ishin dyndur drejt Spanjës për t’iu bashkangjitur revolucionarëve spanjollë që luftonin kundër fashizmit dhe diktaturës së Frankos. S’ka dyshim: qindra e qindra revolucionarë internacionalistë të racave dhe kombeve të ndryshme, kishin rënë dëshmorë në llogoret dhe barrikadave spanjolle pa e gjykuar sakrificën, me një fjalë jetën e tyre. Heroizmi dhe vepra e tyre, ishte pjesë e mësimeve tona meqë, ne jetonim në heartlandin komunistë.
Kështu disi në moshën rinore, kishin ardhur deri tek unë “mësimet” për vendin e largët përtej ballkanik: Spanjën! Por përtej narrativëve politik dhe ideologjik, ne mësuam në shkolla edhe historinë spanjolle, letërsinë e famshme spanjolle etj. Më vonë, ndërsa që demokracia e përlau hemisferën lindore dhe komunizmi u shpartallua, nga shtypi dhe radioja s’qe e vështirë të mësonim edhe për korridat e çuditshme spanjolle (lufta me demat), për ritmin e çmendur të kitarës spanjolle, për zërin artistik të Hulio Iglasiasit, për plazhet e famshme, për futbollin elokuent spanjoll, për arkitekturën dhe artin spanjoll etj.
2. Diçka e largët dhe e afërt!
Spanja, ky vend apo “krahu” perëndimorë romak: i arrirë e me plotë histori dhe arkeologji, me një urbanizëm mes arkitekturës romake dhe asaj arabe, s’mund të jetë ndryshe veçse, një hapësirë që meriton respekt mes civilizimeve. E kam imagjinuar sa herë një “Spanjë të librave” dhe një “Spanjë të lirisë”! Imagjinata e fundit, është gjithmonë magjia e botës së atij që “lirinë”, detyrimisht duhet parë nga perspektiva e daljes nga bota e robërisë! Në kohën kur vendi ynë ishte pa liri (Kosova e vogël), dhe kur s’i shqiptarë rruga të qonte nëpër Serbi dhe në Jugosllavi, areola e qytetarit të rendit të dytë s’të hiqej nga koka. E populli të cilit i takoja, ishte i treti për nga numri në ish federatën jugosllave ! Mbase historia spanjolle e viteve 1938-39, vizatohej në mendjen dhe në imagjinatën tima si një pikë referuese – e përkufizuar e konceptit të munguar të lirisë, sigurisht ndryshe nga dyzimet që na vinin prej teorive dhe praktikave komuniste në lindje. Kujtoja shpesh disa vullnetarë shqiptarë që kishin shkuar në Spanjë për t’iu bashkuar betejës kundër diktaturës së Frankos në vigjilje të fillimit të luftës së dytë botërore, qoftë nga ndjenja mbi lirinë e munguar dhe qoftë nga ndikimet që shpërndanin përjetësimet e tyre në këngë, në vjersha, në libra etj.
Mes përfytyrimeve të idealeve dhe vdekjes së tyre vullnetare, një figurë e çuditshme e titulluar “Guernika” nga një piktorë edhe më i çuditshëm Pikaso, më kthente gjithmonë prapa në kohë: në barrikada dhe klithma përleshjes mes frankistëve dhe internacionalistëve. Mendja ime, shkonte pastaj vërdallë në fustanellat e valltareve flutura dhe në rrugicat me pluhur të Andaluzisë. Nuk e di pse Spanjën, e përfytyroja disi vetëm mbi peizazhe të perëndimit të diellit ku ngjyra e relieveve të përziera dhe nxehtësia e verës, e krijonin në sytë e mi një “pelarin të artë” që shkrihej nga tingujt e kitarës dhe zëri i këngëtarit të panjohur! Kështu, e përfytyroja para shumë vitesh Spanjën e madhe, as të pasur shumë dhe as të varfër, dhe besoja vazhdimisht se kisha qenë shumë herë në tokën e saj – dhe e ndjeja çuditshëm se ky nuk ishte një vend i lagët por përkundrazi, një vend që kishte vetëm një det në mes që e ndante atë nga veni i shqipeve. Megjithatë, kishte një të vërtetë që s’përmbushej dot: “ikja” e gjithmonshme e spanjollëve kryesisht drejt perëndimit dhe jugut, dhe mungesa ose abstenca e tyre e gjithmonshme nga Ballkan. Pse kjo është kështu, nuk e di mirë! Epo, duhet pyetur historinë, ose më saktë gjeohistorinë! Megjithëse, harrova të them që diku në shekullin VIII, një grixhë e madhe e komunitetit hebre zbarkoi nga Spanja në plazhet e Vlorës. S’di tjetër shkëputje apo kalim të spanjollëve nëpër gadishullin tonë, ta zëmë, ndryshe nga ardhjet kaotike të kalimin në viset e Ballkanit të vizigotëve, të galëve etj.
Sido qoftë, personalisht “Spanjën” nuk e ndjejë s’i një vend boshllëk, dhe as si një vend të humbur në perëndim! Se, edhe po të duam, nuk na lënë shkrimtarët e piktorët s’i Carmen de Burges, Miguel de Servantes, Pikaso, Salvador Dali etj. Pastaj, si mund të flasim për futbollin, e të mos referohemi tek historia e futbollit spanjoll me një mori lojtarësh të pa tejkaluar në nivel botërorë ? Pra, gjithmonë kam pasur përfytyrime dhe ndjesi se Spanja s’është aspak një vend i largët, një vend i huaj dhe aq më pak një vend indiferent që s’ia vlen të merresh me te! Pastaj, përtej lashtësive historike dhe mungesës totale të fakteve e dëshmive, shqiptarët dhe spanjollët kanë diçka të përbashkët dhe asnjëra palë s’mund të ndjehen të heshtur apo të distancuar përgjithmonë! Epo, nuk janë vetëm Baskët, ata që dikur në lashtësi kanë ndarë afërsi gjenetike me shqiptarët e sotëm. Ja një rrëfim sporadik, por tejet domethënës për historinë, në fakt për lidhjet e lashta mes popujve evropian, padyshim edhe për lidhjet e lashta shqiptaro-spanjolle. Në një panair të librit në Prishtinë, në vitin 2017, unë e bleva një roman interesant me titull “Kujtimet e Adrianos” me autore, belgen Margaret Jusiner. E them me modesti: më doli një nga romanet më të mira që kisha lexuar ndonjëherë. Por, pse e mora s’i referencë këtë moment ? Romani në formë autobiografie, një model shkrimi fascinonant, e sillte një detaj nga jeta e perandorit romak Adrian, cili e kishte trashëguar perandorinë nga kushëriri i tij, perandori Trajan. Ja, cili ishte ky detaj:
“U ndala më shumë se njëherë në Liman, në vilen e ngahershme të Ciceronit, të cilën e kisha blerë në fillet e mbretërimit tim: më interesonte kjo provincë e Kampanisë që më sillte në mend Greqinë. Buzë Adriatikut, në qytezën e vogël të Adrias, nga ku paraardhësit e mijë katër shekuj më parë kishin emigruar drejt Spanjës (krahina Italika), më nderuan me dekoratën më të lartë bashkiake; pranë këtij deti të furtunshëm emrin e të cilit e kam, brenda një altari gërmadhë gjeta urnën e familjes sime. Mendova për ata njerëz mbi të cilët s’dija thuajse asgjë, por prej të cilëve rridhja…”.
Duhet të kishin qenë vitet 250 p.e.s, kur pjesëtarë të fisit ilir të Adrianëve, një nga fiset më të famshme lirie (paraardhësit e shqiptarëve), kanë emigruar në Spanjë, konkretisht në krahinën Italika. Në fakt, dy perandorë të njohur romak, Trajani dhe Adriani i takonin këtij fisi të famshëm, por edhe Spanjës që i lindi! S’ka dyshim, i pari Trajani e kishte zgjeruar jashtëzakonisht shumë perandorinë, dhe i dyti, kish ndalë luftërat pushtuese, e kish sjellë paqen, dhe i kish dhënë një frymë të theksueshme kulturore dhe urbane perandorisë me përkushtim dhe shpirt politik e artistik.
A s’është kjo një gjetje ? A s’është kjo një histori që ndryshe sa ndanë, bashkon ? Dy perandorë të famshëm romak që “shtëpi” të tyre kishin pasur Spanjën, etnogjeneza i nxirrte në lidhje të përbashkëta me paraardhësit tanë.
Post sciptum:
Kishte kohë që hulumtoja – lypja një finesë, një shkas dhe ndoshta një momentum për ta shkruar këtë shkrim, një lloj komenti. Për më shumë, më duhej edhe një titull, padyshim konvencional por të përshtatshëm për këtë përmbajtje jo konvencionale. Pra, ishte fjala apo shprehja “indiferencë” që më ktheu parapa në jetën time, për të argumentuar këtë përmbajtje se “indiferenca në Madrid” nuk është edhe aq adekuate në raport me shqiptarët, dikur moti zotë të tokës e detit! Epo, “indiferenca në Madrid”, domethënë ajo indiferencë që i forcon vazhdimisht distancat mes kombeve dhe shteteve, përfshinë relacionet e betonuara politike dhe diplomatike të Spanjës karshi çështjes së Kosovës. Qysh? Spanja, pothuajse kategorikisht është e pozicionuar në qëndrimin për të mos e njohur shtetin e Kosovës!
Ok. Ky, është qëndrimi politik dhe diplomatik i shtetit dhe, unë s’dua të hyjë në analiza të caktuara rreth “narracionit” të këtillë ! Pra, Madridi ka “shkaset dhe arsyet e veta” pse mban këtë qëndrim ndaj Kosovës. Por, ndryshe nga bunkerizimi politik dhe diplomatik, për mua ka rëndësi të shkruaj mbi një “Spanjë tjetër” përtej politike gjë që, ky gjykim më mundëson ta shmangë nga koshienca ime indiferencën time të dyzuar apo të ftohtë, kundrejt një realiteti të ngrohtë që unë e kam të formësuar që moti, qoftë s’i përfytyrim dhe qoftë si ndjejë personale.
Epo, gjithçka nuk është vetëm “përfytyrim dhe imagjinatë”! Mes dyzimeve dhe ftohtësive, ekziston edhe diçka e panjohur por faktike të cilën, se kemi honepsur ose e kemi parë me indiferencë…
I nderuarai Kryetar Rexhep Taip Erdogan, me rastin e nënshkrimit të një Marrëveshje në mes Repubilikës Koosvës dhe Serbisë, me ndermejtësimin e Presdentit të SHBA Donald TRAMP, Ju Kryetar Erdogan, na drejtuat kritika neve që gati ishim para aktit të kryer, duke na urdhëruar: “Mos ta përfillim Marrëveshjen për hapjen e Ambasadës Republikës Kosovës në Jerusalem!”.
Urdhër i prerë, sikur të ishim në kohën e despotizmit të sulltanëve. Prandaj, në fillim të letrës po u lodhi paksa me histori. Cili popull dhe cila trevë në Ballkan ka qenë më e persekutuara se sa trojet shqiptare dhe shqiptarët në të, gjatë sundimit pesëshekullor osman. Hordhitë që bredhnin nepër trevat tona kombëtare, të njohura si dyndje
e popujve, kanë lënë gjurmë tragjike për pesë apo më shumë se dhjetë shekuj, kur Ilirët-Arbanasit-Shqiptarët nuk dinin fare se kush janë Osmanët.
E ato hordhi që i shndërruan trojet tona në gërmadha ishin: Gotët, Vizigotët, Ostrogotët, Hunët, Avarër, Sllavët, Normanët, Mongolët, dhe më në fund Osmanlinjët, erdhën të gjithë si pushtues.Koha e Kryqzatave, në anën tjetër (1096-1270), ishte një kohë që nuk mund të përshkruhet me fjalë për mizoritë e përjetuara të Arbërërve-Shqiptarëve përgjatë tërë trevës Ballkanit.
E vërteta, se kryqzatat ishin një marri e kohës, vërteton fakti se dy kryqëzata u organizuan që FËMIJËT, ta çlirojnë varrin e Pegamberit ISA. Shumica, nga ata fëmijë kryqtarë kanë përfunduar në duar te të parëve TUEJ, që i blenë me para dhe i konvertuan në luftëtarë, ndër më të njohurit në Epokë.
Kryqzata e dytë e fëmijëve (flas vetëm për fëmijë!) , përfundoi me vdekje masive të tyre nga të ftoftit dhe uria, pa iu afruar varrit të Pegamberit Isa, fare. Edhe në këtë histori të hidhur kanë hise SELGJUKËT, për disa afera tregtie me fëmijë “pa mëkate” , siç pretendonte papa i Romës.
Tani po të udhëzoi në një raritet, që do t`i “çmendë” historianët tuej, po edhe ata serbian dhe grekë.
Arbanasit nuk e kanë pranuar Islamin nga Osamnët (Turqit)
Arbanasit-Shqiptarët, në bazë të dokumenteve që ruhen si raritete në disa kisha nepër Italinë e Jugut, hapur dëshmojnë se Ilirët e pranuan monotezimin ndër të parët në Europë. Në realitet, krishtërizmi ndër shqiptarë ishte i pranuar që në shekullin e Parë të Erës sonë. Por, pas lindjes së Isalmit dhe forcmit të armës arabe, Arbanasit do të inkuadrohen si MERCENARË për të luftuar në anën e tyre, sepse atë zeje e kishin ushtruar me sukses. Madje, shumica e drejtuesve kryesor në Pernadorinë e Bizantit, ishin ARBROR me origjinë. Ata besonin në një zot, dhe kryqoheshin sikurse të mos ndodhë asgjë. Për këtë shkizmë në ushtrinë arabe nuk kishte sanksione, në fillim. Me rëndësi ishte, sipas Profetit Muhamed, të fitohet lufta, por me nderë dhe pa lënduar ata që ishin jashtë radhëve të ushtrive. Pra, aty ku në fillim ka shkelë këmba e ushtarit MUHAMEDAN, aty civilët ishin të garantuar. Ishte e garantura edhe pasuria e tyre. E lidhur me këtë, vetëm një pyetje, për Juve dhe opinion: Kush mund të bindet sot, duke parë me sy se Spanja disa shekuj është sunduar nga Islami. megjithatë viti 1492 nuk është fundi i islamit atje. As në Ballkan, kur erdhën Osmanlinjët, nuk hasën në mirkuptim të njësojt te të gjithë popujtë. Shkencërisht, më së miri osamnlinjët i kanë pritë serbianët. Pa “debat” e patën praniuar vazalitetin, pra okupimin, si e kanë zakon edhe në etapat tjera historike. Por, Aranasit e pranuan pushtetin e Sulltanit jo hapekrah, por e vlerësuan se është më civilizues se ai i Nemanjiqëve, që hiqeshin se kanë origjinë arbanase? Mu për këtë arsye pjesa dërmuese e shqiptarëve e pranoi Islamin pa dhunë në fillim. Çështja tjetër është se si politika rreligjioze e Padishahut dhe kisha e Vaselenës, ka bërë metamorfoza më vonë. E ajo dhunë është manifestuar, kur Stambolli frikësohej se po mbetej pa “Myleti Myslimë”, sespe arbanasit në shumë luftëra në Ballkan ishin në radhët e para të “kahortave” më luftarake.
Në vijim, përzënja e Osamnëlive nga Europa si fushatë Austriake (1683-1699), lidhet drejtë për drejtë prap me fatin e shqiptarëve të konvertuar në Islam. Këtë fushatë në vend të Anglisë, Francës dhe Gjermanisë që kishin rol kryesor në Kryqzatën e tretë ( 1189-1192), tash (1683-1699), do ta merrin rolin parësor Auastria me Pikolominin, Rasia me patrikun Arsenije III Cernojeviq dhe Arbanasit me Pjetër Bogdanin, si prijës shpirtëror i tyre.
Kjo treshe nuk ka lërë gjë të zezë, pa iu bërë familjeve të islamizuara shqiptare, sidomos dhuna është e ushtruar ndaj popullsisë Dardanisë –Kosovës; sidomos qyteteve si ishin: Nishi, Prekupa, Leskofci, Vraja e deri te Prishtina, Vushtrria, Prizreni, Shkupi e Tetova me Gostivar.
I nderuari President Erdogan, Republikën e Kosovës e luftojnë nga çdo anë shumë shtete dhe shoqëri poliike, jo që janë të rrezikuar prej saj, por ia kanë frigën modelit të luftës sonë për liri dhe çlirim, në çdo periudhë sepse kemi luftuar në bazë të zakoneve dhe adeteve tona, në bazë të armëve tona. Lidhur me këtë, Ju, i nderuari Kryetar me kritikën e juaj i keni bërë dy akuza prepotente. Së pari, në vend se të na ndihmoni duke e analizuar Marrëveshjën, që ka elemente të një përpjekje që Kosovën ta kthej në një koloni neomoderene, përmes “hisës” në UJMAN, përmes Mini Shëngenit, përmes lejimit që Serbia
fashiste të lidhet me detin(!), përmes trojeve tona, fakt ky që nuk e ka lejuar as Sulltan Abdylhamidi më 1897.
President i Turqisë Recep Tayyip Erdogan
Ju i nderuar kryetar i Turqisë, nuk e thatë as një të vetmën fjalë. E po e themi këtë, sespe Republika e Turqisë ka ekspert kulminat që do të ndihmonin me këshilla Kosovën, madje me INVESTIME strategjike e jo vetëm me ndertim të xhamive, për çka na pati porositë Ministri Dautogllu. E kuptueshme për arsimimin e tij, por e paparnueshme për realitetin kombëtar tonin. Dhe, këtë që e them, mos e kuptoni se përfaqsojë ndonjë institucion politik apo shtetëror-JO. Unë e përfaqsojë vetëm diturinë time dhe trurin tim që ma ka dhuruar ZOTI i madhrueshëm.
Na çortuan pse Republikën e Kosovës e pranoi Iraeli JU i nderuar Kryetar i Turqisë na çortuat pse Republikën e Kosovës e pranoi IZRAELI. E me sa dijmë, Ankaraja ka mardhënje DIMPOLMATIKE me Izraelin. PO, hidherimi juej ishte pse na u imponua që ambasadën ta ngrisim në Jerusalem, e jo në Tel Aviv. Kritkë principele, por që i vjenë era paternalizëm
politik. I kuptueshëm, është ky pozicionim kur dihet se në atdheun e Jujej i nderuari KRYETAR i keni afro 12 milionë shqiptarë (Aranutë). Ata dihet se janë qytetarë lojal të shtetit, ku jetojnë. Sidomos ata e duan Babain e Kombit turk Kemajl ATATURKUN dhe në flamurin e tij luftuan në ÇANAKALA, sidomos më 19 mars 1915, kur u shënua fitorja historike e Dardaneleve (Ngushgticë Pellazgo-Ilire). Por i nderuari Kryetar, ata sot nuk e kanë asnjë radio në gjuhën shqipe në Turqinë e Ataturkut, nuk e kanë as një
gazetë, nuk e kanë asnjë shkollë, asnjë teatër, asnjë shenjë muzeal se me çfar vuajtjesh dhe traviatash janë adapatuar në dheun e huaj nepër Anadolli,po mbi të gjitha për çfarë mizorishë serbe kanë qenë të detyruar t` ie lëshojnë Vatanin e tyre. E Turqia ka bërë disa pazare me fatin e tyre, sidomos nga koha e Kongresit Berlinit (1878),sidomos kur është në pyetje historia e krematoriumit serbian ndaj shqiptarëve të Sanxhakut Nishit (1 -26 XII 1877), Konferencës së Londrës (1913), prej së cilës u hapën shansat që 395 anije evropiane të bartin shqiptarë në Anadolli.
I nderuar Kryetar kam punuar si punëtor shkencor në temën “Shpërngulaj e Shqiptarve në Turqi 1878-1966, gjatë viteve 1978-1982. Nuk ka arkivë evropiane dhe aziatike që nuk kam hulumtuar këtë temë TRAGJIKE, për fatin e kombin tim. E vërteta, studimi është në 1800 faqe tekst dhe pas tri herë konkurimesh më 1982, më 1983 dhe 1984, botimi i këtij studimi me interes kulminant shkencor për KOMBIN shqiptar, pushtti xhakatar komunist serbian më ka refuzuar kinse po e përkrahi nacionalizmin shqiptar. E në atë studim hapur i thoja tri detale pse janë shpërngulë shqiptarët në Atdheun tënd. Janë shpërngulë për shkak të: shpronësimit; janë shpërngulë sepse serbët kanë synuar shfarosje të plotë të shqiptarëve. E Ju si njeri i ndieshëm që jeni, do t` i derdhëshit tri pika lot, sepse fati i këtyre shqiptarëve, por edhe i joni është ende për dhimbësuri.
I ndruari kryetar, tërë bota e dinë se NATO e ka bombardiar RFJ (Serbinë) fashiste më 1999. Por i nderuari kryetar, NATO Republikën e Kosovës nuk e njeh si shtet. Republikën e Kosovës nuk e njeh as BE si shtet, jo për faktin se nuk na njohin PESË shtete të saj, por që na kanë izoluar pa viza, e çka jo dhe në takimet zyrtare na quajnë “shtet Islamik”!. E shtetet Islamike nuk janë nominalisht askund me kësi emri jo vetëm në Azi, por askund tjetër. Pra nominimi i këtillë është me konotacion se: “ne jemi në Evropë dhe duhet të dihet se koha e kryqzatave nuk ka pushuar nepër tryezat e zdralta të alkoholit diplomatik,
siodmos në disa mese. Dhe këtë realitet ne e dijmë më mirë se sa çdo diplomat që na syrvejon nga kancalaria, me informata që i merr nga informatorët legjitim, prej diplomati.
Historia shqiptare është e shkruar me vargojë gjaku Kombi shqiëtar në Ballkan është autokton dhe më i vjetri në Evropë. Këtë aksiomë tani e dijnë të gjithë historianët eminent në Evropë, sidomos. Ndërsa arkeologjia, arkivistika dhe diplomatika, e dëshmon se
jemi populli më i fuqishëm në Gadishul deri më 1912, kohë kjo kur Evropa na denoi pikërishtë sikur të ishim okupator, e në esencë na denoi sepse shumiaca dërmuese e shqiptarëve e kishim pranaur ISLAMIN si religjion, para se ta pranonin turqit. Edhe më lartë e përmenda këtë faktë dhe po e forcojmë,sepse kemi argumente. Në realitet islamin e kanë siellë mercenarër arbanas që ishin në ushtritë arabe e që luftuan në anën e tyre edhe në Spanjë, ku lanë gjurmë të thella civilizimi, sidomos në arçitekturë dhe pikturë e muzikë të ndryshëm.
Gjatë shekullit VII –XII Bizanti ishte i frigësuar nga forcimi i Arabëve në Lindje dhe i tërhoqi forcat elite përgjatë rriedhës dajathtë të Danubit. Këtë terhiekje e HETUAN shumë popuj nomadë të Lidjës, pjesa dërmuese e të cilëve u shkapërderdhë nepër Evropë dhe ma nuk ekzistojnë, por tragjedia ndodhi sidomos në Ballkanin e pasur. E vërteta, sllavët që vinin si çergarë, nga viset përtej Karpateve ishin më të kënaçurit dhe duke e pranaur krishtërizmin do të ubifikohen dhe përmes saj, do të ushtrojnë regjim marionetë pagan. Aty kah mabrimi i shekullit X këto horda barbare do t` i themelojnë feudët e para. Në këtë kohë shumë Iliro-Arbanas ishin inkuadruar si ERCENAR në legjionet arabe, fuqia e të cilëve ishte
cilsuar se është respektive, aq më parë kur shumë prej tyre e pranuan ISLAMIN dhe me rastin e kthimit atë e shpërndan kudo që kishin mundësi nepër trevat e tyre. Dhe për çudi sllavët në saje të Kishës i themluan disa principata që ishin “laramane” sepse forcat elite , siç ngja me Dushanin që u shpallë “Car i serbëve, arbansëve dhe grekëve” më 1346 dhe sundoi jo më shumë (si car) se NËNDË vjet, deri më 1355.
Jeta e Arbanasëve nën principata sllave Jeta e Arbanasëve nën principatat sllave dëshmojnë argumenetet e pakta latine ishte një ferr i vërtetë.
Prandaj, me që e kishin të ndalaur të komunikojnë shqip edhe në familje, aty kah viti 1338 TRE princa Arbanas do t`i drejtohën fuqisë Osmane në Azi të Vogël, për ndihmë. Kërkesën e tyre princat e Arbërit do ta përseritin edhe më 1348. Mbi këtë realitet, më 1354 këmba e parë e ushtarit Osmanli do të shkelë në truallin e Evropës, përmes Dardanelleve. Pas kësaj kohe disa takime osamno arbanse do të ndodhin edhe në Edrene, për çka fuqia e Sulltani Muratit (sulltani më i drejtë në historinë e Perandorisë Osmane, HB) do të vijë në shprehje më 1371 në betejën historike të Maricës. Në këtë betejë princat ballkanas
ishin të ndarë, por sa i takon Princ Lazarit serbian( që rekllamohet si i pari pastaj, është në rrenë ordinere sllave dhe osmane-HB), se ai e kishte pranuar VAZALITETIN dhe nuk mori pjesë fare personalisht në Betejën e Maricës më 1371. Pas Betejës Mbreti Bullgar si humës, u detyrua t` i paguaj Sulltanit 1000 kgr ari dhe 1000 ushtarë mercenarë si vazal. Kurse Princ Lazari, u detyra të paguante Sulltan Muratit 1000 kgr argjend dhe 1000 ushtarë mercenarë në vijim, pa afat kohor se deri kur zgjatë vazaliteti.
Për shkak të tretmanit çnerëzor, ndaj Arbanasëve nga ana e princae serbian, arbansit do të kërkojnë ndihmë nga fuqia osmane. Kjo për faktin se asnjë arbanas nuk lejohej të flasi në familje në gjuhën e nënës. E mos të flasim për padrejtësi tjera.
Strategjia e Sulltan Muratit pas Betejës Maricës 1371 Pas fitores spektakulare në Maricë më 1371, Sulltan Murati do të i fillojë përgatitjet për të marrshuar drejtë Nishit, që ishte nye gjeostrategjike për Ballkanin. Këtë Projekt Sulltan Murati do ta realizojë në tërësi më 1875. Nga Nishi Sulltani do ta ndaj STRATEGJIN e marrshimeve në tri drejtime, gjithëmonë
duke i realizuar tri detyra parësore: 1,të ndërtonte kazermën ushtarake; 2, të ndërtonte medresenë; 3.shpalli lajmin se kush dëshiron të kalojë në fenë silame, do të lirohet nga çdo ibligim si pjestar i mlietit (qytetarit) nënshtruar.
Kah u rreshtuan gjenralët e Sulltan Muratit tregon ky itinerar që është i skicuar prej tij. Ja faktet:
Ushtria PARË elite e drejtuar nga gjeneralët më me pervojë do të drejtohet kah veria për t` iu afruar Danubit në Smedervë. Rrugës, të armatosur deri në pancir, njësitet elite të Sulltanit, do ta kanë të vetmin problem në dalje të Paraçinit, prej disa vllehëve që nuk ishin sllavë, por që kishin një kulturë gjysëm të romanizuar. Deri në Smederevë gjeneralët osman do të komunikojnë në një gjuhë që nuk ishte gjuha rasiane-serbe. Kjo do të thot, se andej pari nuk kishin të bëjnë me serbian, por me popullsi shumë të dendur VLLEHE. Kjo është e vërteta;Ushtria e DYTË elite me gjeneralët elit Sulltan Murati do
ta drejtojë kah Sarajeva, për të ardhur në kontakt me Bogumilët, që ishin shumë afer me islamistët. Në këtë rrugë do të komunikohet me gjuhë të përzier që prap nuk ishte sllave. Por, aty ku haste në probleme, përkthyesit ishin vendorë. Kjo do të thot se të gjithë Bogumulët nuk ishin sllavë por kishin origjinë Ilire.Ushtria e TRETË profesionale me tre gjenralë, Sulltan Murati do ta drejtojë nga Nishi për Prekupe, Kushumli, Llap dhe Prishtinë drejtë Shkupit. Në këtë ushtri do të ketë probleme me komunikimin, sepse oficerët profesional që kishin aftësi komunikimi nuk do të mundën për të u marrë vesh me VENDORËT, në asnjë gjuhë tjetër ballkanike, përpos me gjuhën shqipe. Kjo çështje do të
zgjidhet me sielljen e oficerëve Arbanas që ishin në ushtrinë Osmane, e prej të cilëve kishte oficerë që kishin qenë drejtues të njësive elite gjatë sundimit NËNTË vjeçare të Car Dushanit (1346-1355). Rezultati i hulumtimit të terenit ishte se në këtë trevë kishte pasë dikur minjera dhe kishte mundësi të eksploatimit të tyre, sidomos për patkojë kuajsh dhe shpata e helmeta të sigurta.
Pas Betejës Maricës, Sulltani do të relaksohet në tërë Ballkanin nuk ka kundershtarë. Por, problemi do të lind në Azi të Vogël, ku popujë të ndryshëm në shkatrrim, do të ngrisin kokë dhe ushtria Osamne duhej t`i nënshtronte. Atje, do të dërgohen njësi elite dhe më 1385, në Angorë ushtarët vazal serbian do të sillen me egersi ndaj të robëruarëve të krahinës Kojës. Këtë siellje Sulltani më i drejtë në historinë Osmane nuk e toleronte dhe do të merr masa drakonike për 1000 ushtarët sllavë: 200 ushtarëve do të ua pret hunden; 200 do t` i verbojë, 200 do t` i shurdhojë, 200 do të ua pret nga një dorë, 200 do t`i lerë të lirë për t` i treguar Princ Lazarit se si janë siellë bashkvendasit e tij ndaj të robëruarëve, për të treguar se pushteti i Sulltan Muratit që bazohej në SHERIAT, nuk ka të bëjë me Kanunin e Dushanit, që lejonte mizori dhe shfarosje e moslejim që të flasin të nënshtruarit as në familje dhe rrugë, në gjuhën e tyre.
Ndërsa i kthehemi çështjës në Dardani. Nga informatat e oficerëve që hulumtuan terenin e Dardanisë, i kurajuar se kishte hasë në një popullsi që e kishte mësuar vetëm ne leksionet e mësuesëve të vet, Sulltan Murati më 1388, do të stacionohet në Fushën e Kosovës, ku do të jetë deri në vdekje, më 28 VI 1389. Gjatë kësaj kohe Sulltani disa herë do të gjindet në banjat vendore duke pushuar dhe duke bërë palne për depërtim në Perendim.
Lufta e Kosovës më 1389 nuk ka ngjar fare Sulltan Murati ishte burrshtetasi më i drejtë në tërë Perandorinë Osmane. Djalin më të ri (Uruxhin) e denoi me vdekje, sepse ishte siellë me panjerëzi ndaj robëve të luftës në një pjesë të Helladës. Ndërsa, pas Luftës në Azi të Vogës (1385) dhe pas sielljes së turpshme të 1000 ushtarëve Rasian (serbian) atje,
Sulltani, do të ngjallë zemrimin e rasianëve që kishin njëfar poziconi kulmor si kujtesë, pas Car Dushanit (1331-1355) dhe Uroshit (1356- që vdiq në Pallatin e Princ Lazarit në Leskofc më 1371). Lidhur me këtë, Sullatni po ndonjë zhurmë të madhe do të pozicionhet në Luginën e Ksovës. Këtu,më 1388/89 do të thuret atentati ndaj Sulltan Muratit. Ate do ta vrasin gardistët e tij, të nxitur nga Pajaziti, i cili synonte ta paralizoi edhe vllaun e tij Jakupin, krejtë nga friga se Murati po u soll sikurse Uruxhi do ta denoi me të njejtën masë (me prerëje koke).
Sa i takon Milosh Kopilit, ai është emër i trilluar, për ta mbuluar krimin e vrasjës së Sulltanit, që e zbatonte çdo këshillë të Profetit Muhamed, për popujtë që do të i nënshtronte fitimtari i luftës. Ajo Këshillë ishte e shenjët dhe nuk guxonte të ndryshojë. Nuk lejonte imponim me dhunë për të u konvetuar në islam fare, as gjuhën familiare nuk ua impononte, sikurse vepronin serbianët, herë me Papën e herë me Konstandinopojën. As adetet e asesi zakonet popullore, Sulltan Murati nuk ua impononte të nenshtruarëve. Kështu KONVERTIMI i shqiptarëve në musliman ishte një shpëtim popullor, shkuran Ymer Prizreni në ligjeratat e tij që i mabnte në IDADIJE të ARBANASHIT afer Kushumlisë.Po të zgjaste robëria Rasiane më tepër, ishte rreziku që Arbanasit të shkrihen në sllavë, siç
ka ngja deri në shekullin XIX, për shkak të terrorit kishtar dhe shtetëror (Lexoni Kanunin e Dushnait në TETË varianta-posedohet si fototip-hb). Lexone se çka deklaron prifti serbian më 1942: “Atë që po e banë Hitleri ndaj jahudive, atë e ka bërë Shën Sava ndaj Arbansëve në mesjetë”.
Por, më vonë sullatnët dhe gjeneralët e tyre, kanë përdorë mizori të ndryshme ndaj njrerëzve jomusliman dhe këto fakte dihen. Pra, kemi të bëjmë me fakte të ndryshme në epoka të ndryshme. E të shihet vetëm fakti se si është siellë ushtria e Sulltan Sulejman Fatihut ndaj jomusliamnëve, është më tepër se krim, është gjenocid.
E vërteta: “Lufta e Kosovës” u ka sherbyer të krishterëve si fallangë, të përhapin rrena në Perendim se “kemi fituar”. Ndërsa në viset e Ballkanit po ata priftërinjë sidomos, përhapnin lajme se për “fitorën serbiane” ka rrah Kisha e Noterdamit në Paris”. Madje këto trillime shkonin edhe për inati të drejtuesëve pushtetor të Papës, e sidomos drejtuesit të fronit në Londër, Paris dhe Berlin, të cilët i kishin humbur TETË LUFTA (Kryqzata), madje edhe dy kryqzata, të përbëra nga fëmijët pa “mëkate”.
Në anën tjetër trillimi se Sulltan Muratin e ka “therrë një i krishterë”, po kush tjetër, u nevoitej turqëve të Pajazitit për t` i mbuluar gjurmët dhe për ta plotësuar ambicjen e marrjës së fronit dhe për pushtime të radhës.
Ku janë Arbansit-Shqiptarët në këtë hallakamë rrenash, do të dihet çdo gjë kur të hapën arkivat në Vatikan, Stamboll, dhe Hallkidik. Bje fjala, Librin e parë shqip e shkroi për Skenderbeun, një shqiptar, sekretari i tij. Por Vatikani u përkujdes dhe atë dorëshkrim e skajoi ose e dogji sipas fushatës mizore:
“Indeks Librorum”. Është fjala për Pal Ëngjullin dhe dorëshkrimin e tij shqip.
Shqiptarët i aspirojnë shtetin kombëtar dhe i ndertuan dy principata Lidhur me këtë Shqiptarët gjatë gjithë shekullit XVIII dhe XIX bënë luftë për indipedencë, por Stambolli
çdo kryengritje e shtypi me vargoj gjaku. Princiapta e Ali Pash Tepelenës (1792-1820), Principa e Buashatlinjëve (1820-1830) tregojnë se Shqiptarët provuan t` i themelojnë DU SHTETE autonome në trojet e veta, pa e grabitur asnjë pllambë tokë të huaj. Por Sulltani të dy shtetet i shkatrroi me vargojë gjaku, për t` ua hapur rrugën fqinjëve dhe Evropës krishterë, që t` i denojë në çdo kongresë e konferencë, sikur të ishin infektues. Jo vetëm kaq, më 1830 me urdhër të Sulltanit u likuiduan 1000 politikanë shqiptar, madje në besë dhe në iftar në qytezën e Manstirit. Mu për këtë, paria intelektuale shqiptare do të krijojë EMBRIONIN e SHTETËSISË, do të krijojë ALFABETIN KOMBËTAR (1908), mu aty ku
ishin masakruar me qindra intelektual të nivelit të lartë.
Me gjithë këto mizori ndaj dy principatave shqiptare, si dhe ndaj Kryengritjës së fuqishme popullore të Dervish Carës 1843-1844, kryengritje ajo që e përfshiu tërë trevën popullore shqiptare pa dallim, e që qendër do të bërët Dardania. Por nga kjo luftë e drejtë do të lind Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila nuk ishte vetëm histori e shenjët kombëtare, por u shndërrua në AMANET për KOMBIN shqiptar.
Sulltani, në anën tjetër, ishte shumë “dorëlirë” ndaj Millosh Obrenoviqit, sa që thuhet në dokumente se mori edhe para hua prej tij, pasi që e preu kokën e Karagjorgjit dhe ia hudhi para këmbëve, me sugjerime të Partikanës Stambollit. Madje Milloshit me hatisherif ia siguroi njëfar autonomie duke ia besuar organizimin e punëve të brendëshme në tërë Pashallëkun e Beogradit.
E pse erdhi deri te Lidhja Shqiptare në Prizren, më 1878, nuk është dëshirë e shqiptarëve për të derdhë gjak kot së koti, por për ta përhapur shtetit shqiptar, për t` i mbrojtur të paktën që mos të vdesin urie MUHAXHERËT SHQIPTARË nga Sanxhaku i Nishit (1877). Të kuptohemi, tragjedia shqiptare në Sanxhakun e Nishit, është pasojë e Marrëveshjes Sekrete në mes Wjenës dhe Peterburgut, më 15 janar 1877 në Budapeshtë, për ndihmë Serbisë (Wjena) dhe për ndihmë Bullgarisë (Ruisa).
Në kohën e Lidhjsë Shqiptare të Prizrenit në Rumeli e sidomos në tokat shqiptare në të PESË vilajetet, sipas Ligjit mbi Vilajetet (1864): Vilajeti i Kosovës, Vilajeti i Shkodrës, Vilajeti i Manstirit, Vilajeti i Janinës dhe Vilajeti i Selanikut, ishin 3000 shkolla. Prej tyre 1000 ishin turke, 1000 ishin greke, 400 ishin bullgare, 400 ishin vllahe dhe serbe, kurse vetëm 1 (NJË) ishte shqiptare, dhe asaj shkolle mësuesin ia vranë. Ja ku jemi i nderuari Erdogan. Por, ai mësues e la një amanet sikurse Ymer Prizreni: Do të më vrasin. Por ruane
gjakun tim dhe me te e shkruani gjuhën shqipe.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk ka lindë për një vit Iedea e shtetit shqiptar, do të përdhoset me MASAKRËN që ndodhi në Manstir më 1830, kur prijësi i Sanxhakut për një çast i preu në iftar mbi 1000 politikanë (bajraktarë) shqiptarë. Dhe u nevoit që të kalojnë dhjetë vite e të lajmërohet Dervish Cara me luftën e tij për ndërtimin e një shteti shqiptar me
forca shqiptare 1943-1944. Jo vetëm kaq, më 1869 në Stamboll propogandohej që të themelohet NJË VILAJET SHQIPTAR, që do të ishte garancion për Portën në çdo situatë, si “Orincipatë vazale shqiptare”. Kjo ide, pa u lindur në praktikë, u luftua nga Ambasada Ruse dhe Sulltani me nënën e tij, e injorun. Pra u nevoitën 45 vjetë (pas 1830) e të dalin politikanët e nivelit të: Ymer Prizrenit, Sulejman Vokshit, Abdyl Farshërit etj, për të bërë edhe shqiptarët shtetin e tyre. Por Sulltani edhe këtë përpikje 1878-1881 e shuajti me zjarrë dhe mizori. Faktet janë rrënqethëse, se kur u themelua Qeveria e Përkoheshme (1881), me në krye Ymer Prizrenin, pas humbjeve të luftës, deri më 1886 kunder
shqiptarëve Porta do t` i organizojë 16000 procese gjuqsore, shumë të egra. Ymer Prizreni, Abdyl Farshëri dhe Sulejman Vokshi me shokë do të gjunjëzohen dhe shqiptarët për dy dekada do të mbesin parp pa PARI POLITIKE, me fajin e Portës, ndërsa të tjerëve ua hapi dyert në të gjitha anët. Madje, ambasadori freng dhe Valiu i Stambolli e këshillonin përfaqsuesin serbian pranë Portës më 1879: “I vrani Aranutët kudo që i gjeni, nëse ua prishin kufirin në Sanxhakun e Nishit…”.
Çka i thonë kësaj nxitje Zotëri Erdogan?
Nuk do koment se 360 000 shqiptarë që jetuan nepër koliba dhe të gjetur pa asnjë lloj pasurie, Babadovelti, nuk e qau kokën fare, por menjëerë vëndosi mardhënje dipmomatike me Beogrdain, sepse kështu i përshpëriste në vesh Peterburgu, nënës Sulltanit. Këto fakte mund edhe të botohën si dokumentet autentike ruso-serbiane dhe osmano-ruse. Pas mbarimit të porceseve gjyqsore më 1886, me që rast u vranë nepër burgje 2514 shqiptarë, Serbia nepërmjet Millutin Garashaninit, lansoi program nacional: “Për zgjërimin e Serbisë në Kosovë dhe Maqedoni”. Këtë tekst të përkthyer e plasoi në Arkivin i Stambollit Veziri i madh më 1887. Kjo do të thot se Beogradi ishte në lidhje me qarqet Osamne në
Stamboll.
Po, kur Murat Xhakja si muhaxher, organizoi vrasjen e L. Marinkoviqit që ishte konzull në Prishtinë më 19 qershor 1890, Porta organizoi vrasjen e tij përmes një bylukbashi me origjinë boshnjake. Për këtë atentat kundër konzullit serbian, në derë të Konzullatit serb në Prishtinë, kurrë nuk është bërë hetimi në interes të së vërtetës, se ai zyrtar nuk sillej ndaj shqiptarëve si diplomat, por si kërcnues se krematoriumi ndaj shqiptarëve do të vazhdoi sepse për këtë e kemi lejën e Evropës dhe Portë”, madje duke u kërcënuar se: “do ta veprojmë kunder arnautëve sikurse kemi vepruar në Toplicë më 1877”. Tri herë Murati bëri
ankesa te Veliu në Shkup dhe kotë. Ma në fund e mori vet ligjin në dorë. Por pasoi shpërndarja e lajmeve se shqiptarët janë anarkist dhe nuk kanë as një sens për shtet dhe respekt diplomatik”. Shkojmë tutje.
Pushteti i Serbis për ta paralizuar Lidhjen Shqiptare të Pejës më 1899 sajoi akuza falso dhe ato i dërgoi edhe në Hagë, kinse: “Arnautët i paskan vrarë 132 serbianë raje nepër Rrafshin e Kosovës”. Për këtë avanturë serbe Stambolli formoi komisoon special dhe e vertetoi në prezencë edhe të priftërve dhe banorëve serbian, se: “vrasje të tilla nuk ka pasë kurrë në asnjë lokalitet që theksohet në akuzë”. Atë dokument Stambolli e palsoi në Hagë dhe doli përfundimi: “132 akuza-132 rrena serbe”!.
Por çka ngjanë më 1902 organizohet likudimi i Haxhi Zekës dhe vrasja i mvishte një shqiptari. Një vit më vonë shqiptarët organizojnë vrasjen e konzullit Rus në Mitrovicë. Kujtë i nevoitej konzulli Rus në Mitrovicë, zotëri i nderuar, kur aty rus nuk kishte fare. Pse këtë e lejonte pushteti i jujej, lexoni me kujdes dokumentet që janë në Arkivin e Stambollit, për lidhjjet Ignatiev-Shqerbin.
Jo vetëm kaq, nga viti 1903 e deri më 1908 nepër Vilajetet e Shqiptarëve janë organizuar 11218 procese gjuqsore, kinse janë kundër Babadovletit. PO, nga Gjakova e Bajram Currit do të shkojë një lutje për Sulltanin më 28 nëntor 1905 që shqiptarëve të u lejohet nefusi kombëtar: Myleti myslim dhe Myleti Zëimë=MYLETI ARNAUT. E refuazuan dhe kërkuesin “anonim” e varën në mes të kasabës Gjakovës. Ishte nga familja patriotike dhe quhej Ismail VOKSHI. Madje ky patriot shqiptar kishte kërkuar që të hapën shkollat në gjuhën shqipe, për fëmijët: djem dhe vajza.Ismail Vokshi ishte intelektual dhe kishte mbaruar
fakultetin juridik dhe ishte kadi me famë në tërë Vilajetin e Kosovës, e më gjerë.
Viti 1908 ishte kthesa për shumë popuj të Ballkanit por Prandoria Osamne ndaj shqiptarëve ishte ajo e vjetra. Kështu, pas Kuvendit të Ferizajit (14-23 korrik 1908), në Stamboll do të konfirmohet fitorja e Revolucionit Xhonturk. Një ditë më vonë (24 korrik 1908), Sulltani do ta kthej Kushtetutën e Mithat Pashës (ishte me origjinë shqiptare dhe njëherit mik i madh i Ismail Qemalilit, në Sanxhakun e Nishit 1876-hb) nga viti 1876. Në këto rrethana, Bullgaria e shpali pavarësinë më 5 tetor 1908; më 7 tetor 1908 Austro Hungria e shpalli ANEKSIMIN e Bosnjës dhe Hercegovinës; Më 12 tetor 1908 Asambleja e Kretës e shpalli bashkimin me Greqinë. Këto ndryshime do të i provojojnë shqiptarët që ishin faktori kryesor për
kthimin e Kushtetutës (Ligjit) në Perandori, për të bërë diçka kombëtare. Kështu në Manstir nga 14 deri në 22 nënetor 1908, do të mbahet Kongrresi Kombëtar për sajimin e Alfabetit shqiptar. Tash shtrohet pyetja, sa dhunë dhe mizori ka ushtruar pushteti i Satmbollit kundër këtij Alfabeti, ndërsa për ndryshimet tjera i paloi veshët dhe i mbylli sytë, duke pranuar çdo gjë në interesin e slalvëve. Vetëm në Vilajetin e Kosovës, janë burgosë dhe u janë diegur shtëpitë 2311 familjeve shqiptare, të cilat kishin treguar shenja interesimi për Alfabetin. Asnjë libër, asnjë shenjë kombëtare shqiptare nuk lejohej, me motivin se “alfabeti Arab është i shenjët”!. Zotëri i ndruar Erdogan: Po ju kur e ndryshuat Alfabetin (1923) atëherë Alfabeti Arab nuk ishte i shenjët, sepse ndryshohej për interes të kombit turk!.
Sa persona janë mbytë në mënyrë speciale me thasë zalli në Merçezin (qendren administrative dhe ushtarake turke) e Llapit, vetëm pse shqiptarët po depërtonin andej kufirit për të i viziatuar ish fshatrat e veta të origjinës në Toplicë, fakt ai që është për t`u vajtuar. Pra, dokumentet flasin hapur se Stambolli dhe Beogradi ishin në një gojë, në luftë kundër Aranutëve. Mu për këtë, pas sugjerimeve që u erdhën nga Shkupi prej: Hasan Prishtinës, Isamil Qemailit, Bedri Pejanit dhe Mithat Frashërit në dhejtor 1909, Haxhi Sadria i Llapit gjatë shkurit-marsit 1910 do të organizojë Kryengritje kundër mizorive që po bënte
Valiu i Kosovës dhe Myteserifi i Prishtinës mbi shqiptarë, duke i favrizuar në çdo sferë serbianët, të cilët në vilajet ishin 6%, kurse në Nahinë e Llapit nuk kishte serbian fare. Lidhur me këtë, posa vinte koha për të paguar taksat, Valiu i dërgonte sejmenët se: “në kazanë e Prishtinë, Mitrovicës, Pejës e Prizrenit, bagëtitë janë të sëmura”. Nuk ishte ashtu dhe pasoi kryengritja. E nominimi i kryengritjes në dokumentet turke është se shqiptarët nuk duan të paguajnë taksa, se janë anarkist!”. Kurse në dokuemnete serbiane
figuron shkrimi se: “Aranutët vet po i lajmërojnë qarqet e pushtetit se u janë smurë bagëtia!”. Dy rrena në një bashkësi rrenash, më duket se e ngrisin nevojën që Kryengritja të organizohet në fuqi tredimnezionale-në kub: në gjërësi (populli); në largësi (organizimi i popullit) në lartësi (përgjegjësia e prijsëve). Por, Haxhi Sadrinë dhe tërë Shtabin e tij kryengritës, Valiu dhe Myteserifi i varën në Prishtinë,kurse shtëpitë ua dogjën deri në themel.E vertea, gjatë vizitës së Sulltan Reshaitit V-të në Kosovë, në qershor 1911, ai me vendim i AMNESTOI kryengritësit shqiptarë, përkatësisht i ftoi në Gazimestan që të vijnë dhe t` e marrin seicili dëmshpërblimin. Demshpërblimin, lirë për lirë, Sulltani e pagoi, por Shefqet Turgut Pashën nuk e denoi fare, që do të thot se: “pagesa ishte vetëm një pelhurë e zezë syve të popullit pa mbrojtëje”.
Lufa Ballkanike dhe Shpallja e pavarsësi së Shqipërisë 28 XI 1912 në Vlorë. Është mëse e vertetë se Hasan Prishtina duhej ta shpallëte pavarësinë e Shqipërisë në Shkupin e çliruar
më 26 gusht 1912. Por, po atë ditë, Konzulli serbian i ftoi tre përfaqsues të Fuqive Evropiane në Shkup: Një francez, një austriak dhe një rus.
Ata do t` i drejtohen Komandantit të ushtrisë shqiptare Hasan Prishtinës me këto fjalë: “Çfardo rezultati të ketë lufta juej, ndryshim të kufijëve të Perandorisë Xhnonturke nuk ka”. Hasani pas një debati të vështirë në Shtabin e tij, do ta shpallë demobilizimin. E shtrohet pyetja: Pse pati ndryshim të kufijëve 2 muaj më vonë, në nëntor 1912, në favor të fallangës Ballkanaike dhe Kryqzatës Evropiane. Këto janë “drejtësitë” e jueja edhe tutje Zotëri i nderuar Erdoan. E pse nuk e pranuat shpalljën e Pavarisë Shqipërisë, por organizuat edhe komplote kunder saj (Rasti i Manastuirit në dhjetor 1912; rasti i Gajkovës në dhjetor 1912; rasti i Shkupit në janar 1913, rasti i Shkodrës 1913, rasti i Beqir Grebenesë 1913, rasti i Rizah PASHËS përmes shqiptarit tradhtar-Esat Pashës
etj. për dorëzimin e Shkodrës fallangës malazezo-frenge, dhe shumë tinzi tjera janë ngjarje ogurzeza, të cilat shqiptaria i viuan edhe sot.
Madje, lufta Ballkanike nuk ishte luftë anti turke, por anti shqiptare, vërteton fakti: Me një lirë ari më 25 tetor në qytetet e Vilajetit Kosovës blehesin 82 fesa. Një muaj më vonë, më 25 nëntor 1912, nepër qytete e Vilajetit një fes kushtonte 82 lira ari. Kjo për faktin se ishtria e Bozhidar Jankoviqit kend e gjente me fes e kursente. Kend e gjente npër shtëpia apo rrugë me PLIS e ekzeutonte në vend. Kjo do të thot se Lufta Ballkanike ishte luftë kundër PLISIT, kundër shqiptrëve. (Nga libri me referenca: Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912, Prishtinë 2002.). Në dokumente do të gjindën serbianë që me rrobe kombëtare shqiptare masakronin rajën serbe nepër enklava dhe ua mvshnin shqiptarëve. Ato fotose
dhe dokumente janë botuar në librin e sipërtheksuar.
E vërteta, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë nga përfaqsuesit e pesë vilajeteve më 28 XI 1912 në Vlorë, ishte rendi që Stambolli ta përshëndet, ashtu si e përshëndeti Serbinë dhe Malin e Zi më 15 qershor 1878.
Çka kanë sakrifikuar shqiptarët në Luftën e Çanakalas (Galipolit) më 1916
Në luftën e Çanakalsë më 1915 shqiptarët prap dëshmuan se ndaj shtetit tuej kishin konsioderata të larta. Por, ai shtet nuk pati kurrë asnjë konsideratë ndaj shqiptarëve. Faktet, pse e denuat tri herë Hasan Prishtinën me vdekje në mungesë; pse e denuat Ismail Qemailin me vdekje në mungesë. Kurse me ballkanasit silleshi dhe silleni ndryshe. Sot luftonit në mes veti, krye katër dite ishit në në një gojë me Fuqitë Evropiane, të cilat kishin shpallë kryqzatë kundër shqiptarëve siodomos më 1908, pas Kuvendit Ferizajit. Turqia Kemajliste duhet të reflektojë ndaj shqiptarëve rrënjësisht, është kërkesë e kohës, që si
fuqi rregjionale ia keni borq shqiptarisë.
Lidhur me këtë, kurrë Stambolli nuk reagoi pse u vranë 524 burra shqiptarë nga pushteti i Nikolla Pashiqit më 28 qershor 1913 në Gazimestan. Dihet se me këtë mizori, Serbia provoi ta kopjojë stilin osman të vitit 1830 për ta lërë Kombin shqiptar pa prijës politik. Madje, 395 anije evropiane bartën shqiptarë në Anadolli gjatë viteve 1913-1915, si pasojë e një kryqzate të pashpallur, dhe Stambolli heshti. Heshti edhe kur NËNAT shqiptare ishin të detyrara t` i hudhin fëmijët skelet të paushqyer në det, sepse nuk kishin çka t` u japin me hangër. Këtë e thonë gazetat e Francës, po edhe ato turke të kohës. Madje, pas Luftës
Parë botërore, në vend se të përkrahën shqiptarët, Stambolli (Ankaraja) në akord me Beogradin, e filloi një tregti të re me shqiptarët e mjerë. Ja faktet.
Tregtia serbo-turke me shqiptarë në mes Dy Luftërave Botërore
Përfaqsimi i shqiptarëve në Versaj më 1919 ishte shumë i kompletuar edhe pse në fillim ishin TETË delegacione. Më vonë nën presionin e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, delegacionet u fuzionuan dhe folën relativisht me një zë. Por në Shqipërinë Kontinetale që u okupua nga Serbia me mercenarët francezë nga Somalia, do të fillojë pa u terë xhaku tregtia më ogurzezë serbo-turke.
Më 1923 u lidhë në mes Turqisë dhe Greqisë Marrëveshja e Llozanës (posedohet turqisht dhe frengjisht) për këmbim të popullsisë. Dëmin më të madh në këtë pazar e psoi popullsia shqiptare nga Çamëria, e cila nuk pati më fuqi që të ngritet në nivelin e duhur. E pushteti juej Zotëri Erdoan e dinte se nuk është fjala për “turq” por për shqiptarë të cilët asnjë fjali nuk e dinin në turqishte. Bërët ju ndo një demarsh për barbarizamgt e Zervasit-grekut, ndaj kësaj populsie. Jo, sikurse nuk bërët as për shqiptarë të mbetur nën okupimin serbian, kurrë. E bërët të kundertën. Ja tregtia e shekullit me një popull të pambrojtur, FLAMURIN e të cilit Ju e urreni.
Konventa në dhetë vjetorin e LLozanës Jugosllavi-Turqi 28 XI 1933, për deportimin e shqiptarëve në Anadoll nuk dha rezultate, për faktin se Turqia nuk kishte popullsi sllave për këmbim. Konventa e Dytë Jugosllavi- Turqi më 24 qershor 1934, ka të bëjë me hpërnguljen e Shqiptarëve sipas parimit Rumun, që do të thot: shpërngulje në një drejtim: shkuarje e shqiptarëve në Turqi si pasojë e dhunës shtetërore serbiane. Ndërsa Konventa Jugosllavi-Turqi më 11 korrik 1938, është dokumenti më famëkeq (sikurse Toplica 1877), sepse është dokument obligativ që shqiptarët e trevave (Neni 2 i Konventës dhe neni 4 i së njejtës) të Kosovës dhe të Maqedonis Jugperendimore të shpërngulën me OBLIGIM deri më 1944.
Këso tregtie me një popull nuk ka bërë as Hitleri me Hebrenjë, sespe shqiptarët afër 20% pas Luftës Dytë Botërore do të vëndosen nepër llogore ku vdisnin nga smundejt ngjitse. Faktet janë me origjinë turke dhe mrizojnë nepër arkiva.
Tregtia me shqiptarë nga vitit 1953
Zotëri i nderuar Shuaip Rexhep Erdoan, tregtia me shqiptarë vazhdon në mes Republikës Titiste dhe Republikës Kemajliste më 1953. Marrëveshja Xhentelmene Tito-Kyprli më 3 mars 1953 në Split e vërteton këtë. Kjo marrëveshje ishte pasojë e një varg ndërmarrjesh jugosllave kundër shqiptarëve: Së pari u ndalua bartëja e Ferexhës dhe u detyruan femrat të fotografohen për t` i nxierr pastaj leternjohtimet. E kjo ndodhi për faktin se FEREXHJA ishte e ndaluar në Turqi, dhe me këtë hiekje, hapej rruga që një pjesë e shqiptarëve të regjistrohet “turq” më 1953, e pjesa të tjetër të nxituar nga terrori të marrin vendim të shpërngulën, pasi që Shtabi i A. Rankoviqit dhe K. Cervenkovskit e kishin mbuluar çdo
trevë shqiptare me terror, mizori ajo që nuk pushoi kurrë nën flamurin e Sulltanit Kuq që quhej J. B. Tito.
Një bisedë me Presidentin e nderuar Turgut OZALL
Si hulumtues i shpërnguljës së shqiptarëve në Turqi isha kurreshtar që ta kuptoj se cili është qëndrimi i pushtetit në Ankara për shqiptarët e shpërngulur, pasi që ata nuk kishin asnjë shkollë shqipe. Kjo do të thot se ata konsiderohen rrefuxhatë që duhet të denacionalizohën. E vërteta, më interesonte numri i tyre, edhe pse i kisha të gjitha shënimet nga Seksioni i Pashaportave sa janë dhe ku janë të instaluar. Ajo bisedë 30 minutëshe, për mua ishte univerzitet i dytë për këtë çështje, sepse shumë gjëra, në bazë të dokumenteve që mu dhuruan, duhej t` e ndryshojë disa konkludime të dorëshkrimit, kuptohet për të mirë të Republikës Kemaliste. Në lidhje me këtë, e falenderoi publikisht Profesorin tim shumë të dashur Prof DR Shaban Maksutin, që më ndihmoi në çdo kerkesë që ia shtrova, në mënyrë që libri të dali sa më me pak të dhëna që duhet të objektivizohen tutje, sepse shkenca është e hapur. Kuptohet se shumë të dhëna, nga ana e Turqisë nuk i kam botuar, sepse e kam RESPEKTUAR parimin kohor të Ligjit mbi Arkivat. E në këtë drejtim jam dëshmuar si shumë serioz dhe shqiptar me besë, madje kur ka ndryshuar
shumë çka, por besa te shqiptari, nuk ndryshon kurrë, ajo mbetet konstantë apsolute e nderit Kastriotian. Çka të them, aty e kuptova, se në Turqi ka më shumë shqiptarë se sa në Ballkan. E ky fakt është konstaim zyrtar më vonë edhe i Presidentit Erbakan. E fjala është për 22 milionë shqiptarë (?), pra minoriteti i dytë pas Kurdëve në Turqinë Kemajliste!
I nderuarai Erdoan, ne e dijmë se si janë siellë Turqit në Kosovë ndaj shqiptarëve, sidomos gjatë viteve 1989-1999. Por e dijmë fare mirë se çka ka bërë Turqia për Kosovën në kuadër të NATO-s dhe në luftën diplomatike për pranimin e Republikës Kosovës, në arenën ndërkombëtare, sidomos me pranimin e 18 000 rrefuxhatëve fatmjerë në prill-maj 1999. U jemi përjetë mirnjohës. E kur shqiptari të pozicionohet si mirënjohës një herë, zor se luan nga fjala dhe BESA. E këtë virtyt nuk e ka asnjë popull në botë, i nderuar. Këtë e them pa modesti, jo pse jam shqiptar (ARNAVUD-Persisht i patrembshëm, i pakthyeshëm nga lufta për fitore-HB), por pse parimi kombëtar dhe shekncor nuk ma lejon. Ju zotëri Kryetar Rexhep Shuaip Erdogan sot nuk e pranoni me aq dëshirë Flamurin Kombëtar Shqiptar. Pse?
Së pari nga pozicioni që merrni kur takoheni me shqiptarë, ju keni dëshirë që ata të duken sa më SERVILë. Së dyti atë servilizëm të dëshiruar e krijoni, sipas Juve se nuk e pranoni SHQIPONJËN DYKRENARE, që kinse aludon në Romën dhe Konstandinopojën. Asesi nuk mendojmë se është këtu poenta e juej. Pse e përdorën shumë princa shqiptarë deri në shekullin XV-të shqiponjën si simbol, këtë historianët tujë nuk ua kanë spjeguar fare. Së treti, shumë vrojtues që u përciellin në takime me zyrtarët shqiptar, po e vrejnë se Ju edhe i nënçmoni ata. Fare pohim i pavlerë politike është thënja se nuk e përfillni Flamurin Kombëtar Shqiptar: “pse e përdori Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”!. E këtu, mendojmë ne
se është poenta e mjegullimit. Po ai hero kombëtar i shqiptarëve që u promovua për të tillë në kohën e lindjës së kombeve, është nxënës i shkollës juej tek e fundit, që ju ka dalë nga KROJËSHJA jujë, sepse ka provuar të jetë në ball të popullit që i takon. E ne shqiptarët kurrë nuk kemi pasë as më të voglën vrejtëje ndaj Mustafa Kemalit-ATATURKUT dhe Flamurit tij. E shqiptarët, Zotëri ia siguarun Flamurin në Çanakale, aq fuqishëm sa që mos të vdes kurrë, se për ndryshe shkoi Stambolli dhe besa u vu në pyetje edhe Turqia në përgjithësi më 1915. Për këtë dhe jo vetëm për këtë, duhet mirë të mendoni dhe ta
ndryshoni qëndrimin ndaj Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe ndaj Shqiptarëve në përgjithësi, sepse ne: e kemi një gjuhë, një alfabet, një HERO, një FLAMUR Kombëtar dhe duam të jemi komb që jeton në një shtet, komb që beson njësoj në një ZOT. Për atë fakt që do të ndodhë, edhe ju do të jeni më të fortë dhe do të ktheheni kah Perendimi, sespe Rusia në Krime, nuk është shenjë e mirë as për Ankaranë.
Ju zotëri po investoni në Serbi jo më pak se 1000 projekte. E në Kosovë dhe Shqipëri nuk i keni as pesë të tilla. E vërteta, nuk mbulohet miqësia me ndertim të xhamive, me investime në një komunë, sepse aty ka vetëm lutje dhe nuk jemi kundër lutjeve e as kundër rreligjioneve. Madje e dijmë se si Turqia ka investuar në projektin e varrezave kombëtare në Prekaz. Investimi në Aeroportin “ADEM JASHARI” është
kupola. Por ai inestim është çështje që investitorit iu kanë kthyer parat pesëfish deri me tash.
Viziatat zyrtare dhe vënja e flamujëve vetëm të Turqisë në Kosovë
Me rastin e viziatve të zyrtarëve shtetëror, (ndoshta është ndryshe bindja), por fototë tregojnë diçka që është për dyshim, se Ju Zotëri Rexhep Erdoan nuk e përfillni Flamurin Kombëtar Shqiptar. Po, ne e dijmë se Skenderbeu mbi një çerek shekulli ka sherbyer në ushtrinë e Sulltanit. Dhe raste të tilla në botë ka mjaftë, që kanë provuar të japin çdo gjë nga vetja për popullin që i kanë takuar. Prandaj, pse Skenderbeu të trajtohet ndryshe. E mua si historian më duket se Shqiptarët kanë bërë shumë më tepër për Turqinë se sa Turqia të ketë bërë për Shqiptarë. Nuk po përmendi emra, sepse ata i dini ju shumë
mirë kush janë dhe cilave epoka u kanë takuar. E pse ne e respektojmë Flamurin Kombëtar turk, ta dini se jo nga servilizmi, por nga pozicioni civilizues. Pra, Jo edhe nga çyçaria, por nga pozicioni i civilizimit.
Firmat turistike turke për t` i josh serbo-rusët si tursitë në hartën e Serbisë e plasojnë Kosovën Kulmi i “dyshimit” është se firmat turistike të Republikës Turqisë, hartën e Republikës Kosovës e vejnë në kuadër të Serbisë neofashiste. Kuptohet se kjo punë bërët për të fituar sa më shumë para, pa marrë parasysh se kah vijnë, e që kjo metodë i përngjanë sistemeve totalitare, pra jo vlerë e ekonomisë tregut.
E firmat turke, përmes interesit turistik, po provojnë të luajnë me luftën tonë të drejtë për liri dhe çlirim nga robëria turke, pastaj nga robëria serbe. Ndërsa, pushteti JUAJ zotëri Erdoan po heshtë dhe po saluton në çdo kohë, duke mos ua prish çefin disa tregtarëve të hartave e që ua fryjnë xhepat.
Mbi të gjitha shqiptarët në Republikën e Kosovës, ende i çuditë fakti se si në pikë të ditës i grabitët 6 (gjashtë) mësuesit tuej në shkollën tuej. Për atë garbitëje spektakulare, madje me avion, në BE jemi të dënuar, qoftë që në atë punë të ulët ( sepse mësuesi kudo është i shenjët-HB), qytetarëve të Republikës Kosovës u janë ndaluar VIZAT. Po, ne e kuptojmë çështjen tuej me Fetullahin. Por ai te ne e pati nisë një politikë shumë të ngjyrosur rreligjioze, dhe askush nga ajka popullore nuk e ka parnuar. Po të ishte ndryshe, askush fëmijtë nuk do të i dërgonte te ata mësues. E ata jo vetëm emrin, por edhe punën e
kishin si mësues dhe edukator të rangut të lartë. Ata, për hatër të plagëve tona duhet ta kanë të garantuar jetën, lirinë dhe punën, se nuk merrëshin me politikë.
Mbetëm me shpresë se këtë letër nuk do ta injoroni dhe nuk do ta keqkuptoni.Unë kritikën objdktive e kuptoj si normë njerëzore dhe mundësi që të më demantoni!.
Ministrja Gërvalla në OKB krenare me luftëtarët e lirisë
Bija e heroit të kombit Jusuf Gërvalla, Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Donika Gërvalla-Schwarz, jua përplasi në fytyrë përfaqësuesve të shteteve kriminale serbe dhe ruse në mbledhjen e Këshillit të sigurimit të OKB-së. “Unë jam krenare që e përfaqësoj shtetin ku ushtarët trima të UÇK-së e mbrojtën popullin e vet, shtëpitë e veta dhe vendin e vet. Është çështje personale e juaja por unë nuk do të isha krenare t’i përfaqësoja shtetet tuaja”.
Në takimin e saj dhe të zëvendësministres Liza Gashi me komunitetin shqiptaro-amerikan në Konsullatën e Republikës së Kosovës në New York, u bisedua për forcimin e lidhjeve të shtetit me mërgatën dhe për kundërvënjen ndaj veprimeve të vazhdueshme armiqësore të shtetit jocivilizues serb.
Serbia duhet të trajtohet si shtet kriminal. Nuk ka lëshime as kompromise me agresorë të pashpirt dhe të papërmirësueshëm si Rusia dhe sateliti i saj në Ballkan, Serbia. Presionet e shteteve perëndimore ndaj qeverisjes së Kosovës për të bërë lëshime me shpresë se Serbia do të shkëputet nga Rusia janë të kota, të padrejta, joparimore dhe në kundërshtim me vlerat demokratike dhe njerëzore të cilat ato i promovojnë. Koha e dialogut të pabarabartë dhe shantazheve serbe ka përfunduar me zgjedhjet e lira të shkurtit 2021
Cilido politikan dhe veprimtar shqiptar, kudo në Trojet tona dhe në Mërgatë, që ju nënshtrohet presioneve për kinse “të ruajtur dhe avancuar marrëdhëniet miqësore” me këto shtete është qyqan, interesaxhi, i pavlerë dhe anti-kombëtar. Çka të duhen “marrëdhëniet miqësore” nëse e humbë lirinë dhe shtetin?! Për më keq, cilido ai që bashkëpunon me shtetin serb apo rus, në çfarëdo forme për çfarëdo arsye, deri sa ato udhëhiqen nga shovenist dhe kriminel si Putin, Lavrov, Vuçiq, Daçiq dhe Vulin e ka vendin e garantuar në murin e turpit dhe të tradhëtisë kombëtare dhe njerëzore.
Ekziston vetëm një zgjidhje e konfliktit në Ballkan. Njohja e Kosovës nga pesë shtetet e mbetura evropiane dhe anëtarësimi i saj me procedurë të shpejtuar në NATO, izolimi ekonomik, diplomatik dhe ushtarak i Serbisë, si dhe presioni mbi te për të zgjedhë demokracinë evropiano-amerikane apo diktaturën e errët anti-njerëzore ruse. Amerika dhe sidomos Evropa duhet të marrin mësim nga agresioni rus në Ukrainë. Vetëm Amerika dhe Presidenti Biden mundet dhe duhet të prijë në këtë drejtim. Me diktatorët dhe kriminelët si Putin dhe Vuçiq nuk bën punë përkëdhelja, kompromisi dhe shpërblimi, bën punë vetëm mundja, dënimi dhe shkatërrimi i tyre.
Kombi shqiptar është i renditur me botën perëndimore, duhet të jetë dhe është falënderues por jo nënshtrues, në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë.
Edhe pse komb paqëdashës, i cili nuk ka bërë kurrë agresion ndaj popujve tjerë, gjithmonë në mbrojtje të lirisë dhe trojeve të veta, duhet të përgatitet për luftë. Këtë e vërteton agresioni rus në Ukrainë dhe aksionet e fundit terroriste serbe kundër policisë së Kosovës. Përgaditja dhe forcimi i ushtrisë së Kosovës duhet të bëhet me urgjencë. Krahas buxhetit të shtuar të shtetit, çdo shqiptar, kudo që gjendet e ka obligim për të kontribuar me mundësitë e veta në Fondin e Sigurisë të krijuar nga Qeverisa e Republikës së Kosovës. Ai nuk është fond i një qeverie, por fond i ekzistencës kombëtare shqiptare.
Në shenjë respekti dhe falënderimi për NATO-n e Amerikën për shpëtimin e popullit shqiptar nga gjenocidi serb, me moton “Përulemi para luftëtarëve të lirisë” unë me bashkëautorin, luftëtarin e lirisë, prof. Dr. Nusret Pllana kemi botuar librin e xhepit “Never Forget”-“Mos harro kurrë” i cili e dokumenton gjenocidin serb mbi shqiptarët, nga një kopje të së cilit ja dhurova zonjave të nderuara Donika Gërvalla dhe Liza Gashi, dhe i cili mund t’i shërbejë në ballafaqimet e tyre të ardhëshme me përfaqësuesit e shtetit kriminal serb.
Pas humbjes së djathtës ekstreme në Francë, e njëjta ndodhi edhe në Slloveni.
Atje fitoi Robert Golob, në garë me kandidatin tjetër Janez Jansha, përkundër shumë lojërave të pista që u bënë kundër Golobit.
Robert Golob është një inxhinier i elektroteknikës i doktoruar në vitin 1994 në po këtë drejtim. Në kohën, sa Milan Kuçan dhe Janez Drnovshek ishin presidentë të Sllovenisë, ai kishte funksione politike, kurse nga viti 2006 vihet në ballë të ndërmarrjes shtetërore GEN-I ku mbetet gjer në muajin dhjetor 2021. E zhvilloi këtë ndërmarrje në përmasa ndërkombëtare duke zhvilluar aktivitet në 22 shtete, me 16 filiale dhe 500 punëtorë, në lëmin e prodhimit dhe shitblerjes të energjisë elektrike dhe gazit. Përveç kësaj, ai kishte formuar edhe një parti politike dhe në fund “Lëvizjen Liria”, me të cilën kandidoi për president të Sllovenisë në zgjedhjet e 24 prillit 2022, të cilat edhe i fitoi.
Kundërkandidati i tij Janez Jansha, popullist i djathtë, adhurues i Donald Trump, i përkrahur nga autokrati hungarez Orban, kurse ky i fundit i përkrahur nga Putini, nuk la gjë pa bërë, për ta diskredituar Golobin. Madje nga dita që kuptoj se do ta ketë për kundërkandidat filloi të thur plane kundër tij. Me 17 mars 2022 mediumet në Slloveni publikuan lajmin se Golob kishte xhiro-llogari sekrete në Rumani, kurse paraprakisht kishte deklaruar se nuk ka një të tillë askund në botë. Vetëm 4 ditë para zgjedhjeve, me 20 prill 2022, Golobi arriti ta vërteton nëpërmjet organeve të shtetit rumun se iu kishte vjedhur identiteti; se ekzistonte një xhiro-llogari në Raiffeisen bankë në Rumani, në emrin Robert Golob, për që nuk ka të bëj me atë, e për më tepër në këtë xhiro-llogari nuk kishte pasur kurrfarë hyrje-dalje të parave!
Tentimi i dytë për diversion u bë 4-5 ditë para zgjedhjeve, kur një twitt mesazh nga Mirko Mayer, redaktor i stacionit televiziv slloven Planet TV, në pronësi të Jozsef Vida, një oligark hungarez nga rrethi i Viktor Orban publikoi lajmin sipas të cilit, Golob ishte i përfshirë në shpëlarje të parave. Këtë lajmë e transmetuan të gjitha mediumet duke përfshirë edhe ato të Kosovës, pasi përmendej si i përfshirë, edhe emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishaj.
Tentimi i tretë për diversion u bë ditën e zgjedhjeve, kur mediumet e afërta me Janshën lansuan lajmet se Rusia po ndërhyn në zgjedhjet sllovene duke përkrahur Golobin. Edhe pse mediumet më të mëdha sllovene nuk shkruajtën për këtë, Partia Popullore Evropiane (EPP), anëtare e së cilës është ajo e Janshës, postoi të dielën në Twitter se ishte e shqetësuar për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet sllovene. Në fakt kjo ishte një pritë, për të kontestuar zgjedhjet nëse rezultati do jetë i disfavorshëm, kurse diferenca të jetë e vogël, siç pritej.
Por, as diferenca nuk qe e vogël dhe as votuesit nuk u mashtruan, ashtu që Jansha u detyrua t’ia uroj fitoren Golobit.
Pra, tanimë që është dokumentuar se diversioni i parë dhe i tretë nuk ishin asgjë tjetër por lajme të rrejshme, si mund ta marrim për të mirëqenë akuzën e Janshes në lidhje me ambasadorin e Kosovës në Kroaci Martin Berishajn, sipas të cilit, ai është i përfshirë në shpëlarje të 600 mijë eurove, bashkë me Golobin dhe për llogari të tij.
Lajm i mirë është që Agjencia kundër korrupsionit e Kosovës sot hapi hetim mbi pasurinë e ambasadorit në fjalë, që përfundimisht do i pohoj ose mohoj akuzat e Janshës.
Zakonisht ndodhë që krimet e luftës të kryhen drejtëpërdrejt nga njësitë ushtarake a paraushtarake të varura nga njëra palë ndërluftuese. Mirëpo gjatë Operacionit Forcat Aleate, forcat ushtarake serbe, në mënyra të ndryshme bënë përpjekje që krimet e tyre të luftës t’ia hedhin NATO-s, e që kjo traditë e luftës është e vjetër. Duke mos harruar as provokimet terroriste në Luftërat Ballkanike a më parë, pastaj çetat komite serbe( të veshura me veshje kombëtare shqiptare etj), pastaj vrasjet e fëmijëve të tyre si rasti i nxënsëve të Kragujevcit( për t’ia hedhur nazistëve gjerman, apo vrasja e hebrenjëve etj), e njejta ngjau edhe në Luftën e Kosovës. Forcat Serbe kryen krime edhe ndaj banorëve serb, si në rastin e Panda-s, pastaj rastin e bombardimit të RTS-së, pastaj rastet e bombardimeve të urave( mbi të cilat vendosnin civil gjoja vullnetar), e duke kulmuar me përdorimin e mburojave të gjalla, që ishin kryesisht refugjat civil shqiptar, si në rastet e Korishës, Gjakovës etj. Madje rasti i Gjakovës është edhe më inkriminues, për dallim nga rastet tjera. Pasiqë forcat serbe, vendosin locator, përzihen qëllimisht në konvoj të refugjatëve, maskojnë si makineri civile dhe përdorin për transportim ushtarak makineri civile, për të vazhduar me masakrimin e civilëve pas “goditjeve të gabuara të NATO-s”.
Incidentet ku pati civilë të vrarë, gjatë bombardimit të NATO-s, shihen qartazi që në rastet kur viktima ishin civilët shqiptar, numri ishte çdoherë më i lartë, kurse në asnjë rast kur civilët ishin serb, nuk kishte viktima të shumta, si rasti i Gjakovës rreth 73 viktima civile shqiptare, rasti i Korishës deri 87 viktima civile shqiptare, rasti i Lluzhanit rreth 39 viktima civile shumica shqiptare etj.
Më 14 prill 1999, sulmi i gabuar i NATO-s, ndaj një konvoi të refugjatëve Shqipëtar në afërsi të Gjakovës, ku mbi 70 raportoheshin se kishin vdekur dhe 100 të tjerë të lënduar. Ka paqartësi në këtë rast, sepse avionët e NATO-s, lëshuan bomba në 4 lokacione të ndryshme brenda periudhës 2 orëshe. Në disa raste edhe vetë viktimat në rastin e intervistimit nuk e kanë kuptuar që kanë qenë përdorë nga forcat serbe si mburojë e gjallë, rasti i tillë ishte konvoji i refugjatëve të brendshëm të Kosovës, që u bombarduan nga NATO, në Mejë të Gjakovës, e që forcat serbe disa fshatra kufitare me Shqipërinë, i kishin shpopulluar qëllimisht dhe në escortë në krye dhe në fund të kolonës i kishin shoqëru me makineri ushtarake në drejtim të Gjakovës dhe tutje. Kolonën që ishte në Mejë dëshmitarët rrëfejnë që e kishte goditë një bombë e vetme traktorin e parë dhe rimorkion e tij( e që më pas dëshmitarët shqiptar e dëshmojnë se brenda saj ishte vendosur lokatori nga forcat serbe), e që pas goditjes kishin arritur një grup i vogël i policisë dhe oficeri i tyre i kishte thënë që NATO-ja i sulmoi dhe që i kishte kërkuar të fsheheshin në shtëpinë afër. Në oborrin e shtëpisë kishte 7 traktorë dhe asnjë makinë ushtarake, kurse dy dëshmitarë tregonin që në shtëpi ishin të stacionuar policia serbe. Pastaj pas 10 deri 30 minuta kishte ndodhur sulmi i dytë edhe më i ashpër, në shtëpinë dhe afër saj, e që pastaj refugjatët kishin ikur për në mal që ishte pas shtëpisë në fjalë dhe pas 1 ose 2 ore ishin kthy në rrugë, ku kishin ardhur edhe forca më të shumta policore, që i mblidhnin kufomat dhe të plagosurit.
Ka raporte që japin indikacione që në kolonë të ketë pasur të përizier edhe makina ushtarake, deri edhe të tilla që theksojnë që kolona qëllimisht shfrytëzohej si mburojë njerëzore. Madje në disa raste edhe vetë të intervistuarit, nuk e kanë kuptuar që janë përdorur nga forcat jugosllave si mburojë e gjallë. Edhe i mbijetuari i bombardimit të Mejës, Safet Shalaj nga Juniku, kishte rrëfyer që ditën kritike kishin qenë 7 ose 8 traktor dhe disa makina, kur NATO, i bombardoi ato, dhe se me konvojin civil kanë qenë edhe 2 ose 3 pizgauer në fillim kurse pas tyre ushtria serbe i djegte shtëpitë dhe pas bombardimit refugjatët u morën dhe i vendosën brenda shtëpisë me policët serb dhe se i mbijetuari nuk fajësonte NATO-n. Kolë Hasanaj, po ashtu thekson që “… kur avionët e NATO-s u panë në qiell, makinat ushtarake serbe u përzien me kolonën e refugjatëve. Pas bombardimit forcat serbe shkuan në mal.”
Sipas Ligjit Ndërkombtar Humanitar theksohet në nenin 50, paragrafi 3 të Protokolit I të Konventave të Gjenevës 1949, edhe në rastet kur brenda popullatës civile gjenden individ që nuk përfshihen në definimin si civil, nuk e privon popullatën civile nga karakteri i saj.
Për fat të keq, Institucionet e Republikës së Kosovës, edhe pse kanë pasur mundësi, nuk kanë bërë asnjë veprim as minimal për zbardhjen dhe paraqitjen edhe të këtij rasti para opinionit botëror dhe institucioneve relevante ndërkombtare.
Vetëm pas 5 dite zyrtarët e NATO-s, dolën me një qëndrim në lidhje me këtë rast, por versioni final për incidentin ngritë pikëpyetje serioze. Fillimisht nga aleanca e NATO-s, u deklaru që forcat serbe e kishin shkaktu rastin, një deklarim të tillë e kishte bërë edhe zëdhënësi i Pentagonit Kenneth Bacon, që kishte deklaruar që avionët jugosllav ishin përdorur për të sulmuar konvoji i të zhvendosurve Shqipëtar. Këtë e kishte theksuar edhe një dëshmitar dhe i mbijetuar i rastit, që kishte pasur disa makina ushtarake serbe të përziera në konvojin e refugjatëve, gjegjësisht një tjetër kishte deklaruar që makinat ushtarake serbe përziheshin nëpër konvojin e refugjatëve. Zëdhënsi i Pentagonit, Bacon, kishte theksuar që gjenerali Klark kishte pranuar raporte që vërtetonin që konvoji i refugjatëve ishte goditur nga forcat serbe, pasiqë avionët e NATO-s kishin goditur makinat ushtarake.
Sipas burimeve serbe, që i mveshej ky krim NATO-s, thuhej që ishin vrarë 82 dhe ishin plagosur 50 sipas Komitetit për përpilimin e të dhënave për krimet kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, kurse sipas Librit të Badhë të Jugosllavisë, jepej shifra prej 73 të vrarëve dhe 36 të plagosurve.
Mirëpo më 15 prill 1999, në një konferencë për medie në Bruksel, gjenerali Marani nga NATO, kishte pranuar që avionët e NATO-s, gabimisht kanë goditur një konvoj të refugjatëve Shqipëtar dhe shprehte keqardhje, e i cili deklaronte që 1 ose dy avionë ishin përfshirë në këtë incident.
Më 16 prill 1999, Jamie Shea, zëdhënësi i NATO-s, deklaron që kishte ndodhur vetëm një incident, që kishte rezultu me viktima civile në veri të Gjakovës, por kishte kërkuar nga gazetarët që të kërkonin shpjegime nga Beogradi për incidentet tjera në afërsi të Gjakovës, më 14 prill, e që vendin e ngjarjes e kishin vizituar edhe gazetarë të huaj.
Edhe në Librin e Bardhë, Ministria e Jashtme e Serbisë, e përshkruan kështu situatën, thekson që në predhën e parë, janë vrarë 12 refugjatë shqiptar, kryesisht gra e fëmijë, pastaj refugjatët braktisën karvanin dhe kërkuan strehim në shtëpinë e Sadi Hasanaj, ku NATO, sërish i bombardoi duke vrarë edhe 7 persona, e që të tjerët kishin ikur për në mal, kurse i kishte identifikuar policia serbe 4 viktima( Martin Hasanaj, Lekë Hasanaj, Sali Gjokaj, Shkëndije Gjokaj), kurse 6 të plagosur ishin dërguar në repartin e kirurgjisë në spitalin e Gjakovës. Në goditjen me raketë nga NATO, në rrugën mes fshatit Mejë dhe Gjakovës, thuhet se ishin vrarë 20 persona përfshirë edhe 5 fëmijë. Kurse tek Ura e Terzijve në fshatin Bishtazhin, ishin sipas citimit të dëshmitarit rreth 20-30 persona në traktorin e parë me rimorkio që ishte shkatërruar tërësisht dhe nga traktori i dytë 6 persona, e që në vendin e ngjarjes ishin gjetur 15 trupa. Mirëpo në këtë rast përmendet që ishin plagosur edhe disa polic serb që siç thuhet “kishin qenë në detyrë të rregullt” të Stacionit policor të Gjakovës: Pavle Zhuviq i plagosur lehtë, Milan Shqepanoviq( tronditje), Bozhidar Vukiqeviq( i ishin plasur timpanat e veshit) dhe Bozhidar Dimiq i plagosur rëndë në pjesën e poshtme të këmbës së majtë. Vazhdon pastaj për rastin e Gradishit, ku thuhet se NATO, kishte shkrepur 4 raketa dhe kishte shkatërruar 2 traktor, një makinë Mercedes dhe një kamion. Në Spitalin e Gjakovës, kishin kërkuar mjekim 6 burra, 17 gra dhe 8 fëmijë e që një prej tyre kishte vdekur pas dhënijes së ndihmës mjekësore. Shënohej që 56 persona ishin vrarë të të dy gjinive dhe 36 ishin lënduar.
Në total numri i të vrarëve sipas Librit të Bardhë, ishte si vijon: në Madanaj 19 të vrarë dhe 6 të plagosur, në Mejë 20 të vrarë, tek Ura e Terzijve 15 të vrarë, në fshatin Gradish 1 i vrarë, kurse në gjitha këto kishin mbetur 37 të plagosur, 43 persona ishin sjellur në spital 2 prej të cilëve kishin vdekur, dhe në fshatin Brekoc ishin 4 persona të vrarë, e që në total 61 persona të vrarë dhe 41 të plagosur. Sipas Raportit final për Prokurorin, nga Komiteti i themeluar për rishikimin e kampanjës së bombardimit kundër Republikës Federale të Jugosllavisë, theksohej që në total ishin vrarë 70-75 dhe ishin plagosur rreth 100, kurse citon Librin e Bardhë, që ishin vrarë 73 dhe plagosur 36.
Gazetarët ndërkombëtar kishin gjetur prova materiale si dhe dëshmitar okular që jepnin fotografi të ndryshme nga ato të dhëna nga NATO. Aty paraqitej që nuk ishte vetëm një sulm në një fluturim, por ishin në 4 vendndodhje. Madje dëshmitarët okular tregonin që avionët lëshoheshin në pikiatë, lëshonin bombën dhe ktheheshin sërish, e disa reporter besonin që kishin prova materiale që jepnin indikacione që ishin përdorur bomba kasetore( nënmunicione).
Tanjug raportonte që edhe 3 polic serb të cilët siguronin zonën për konvojin e refugjatëve ishin vrarë nga bombardimi i NATO-s.
Në Selinë qendrore të NATO-s, më 17 prill gjenerali Marani, refuzoi të përgjegjet duke arsyetuar se është çështje e hetimit që duhet të pritet, në lidhje me numrin e avionëve të NATO-s, që kanë kryer këtë sulm dhe sa bomba janë hedhur. Më 19 prill 1999, gjeneral brigade Daniel O. Leaf, prezenton rezultatet finale të NATO-s, në lidhje me incidentin dhe thekson që kishin ndodhur dy sulme në dy caqe të ndara, e para ishte në verilindje të Gjakovës, ku avionët e NATO-s kishin goditur me dy bomba makinat civile dhe rasti i dytë kishte ndodhur në rrugën për në Prizren, në juglindje të Gjakovës, ku kishin goditur një kolonë, e cila dukej si kolonë ushtarake, por me gjasë mund të kenë qenë civil në dy lokacionet. Por gjenerali Leaf, deklaronte që ishin përfshi disa avion, por që asnjëri nuk ka zbritur në lartësi më të ultë me rastin e lëshimit të bombave dhe se të gjitha bombat që janë përdorur kanë qenë GBU-12 me dirigjim laserik, e që të kundërtën e japin edhe dëshmitarët okular dhe të mbijetuarit që avionët kanë bërë pikijatë kur kanë lëshu bombat dhe pretendimin e reporterëve që kanë hedhur bomba me nënmunicione. Madje gjeneral brigade Leaf, theksonte që avioni F-16, kishte goditur makinën ushtarake serbe e pastaj forcat serbe kishin sulmuar me granata thërmuese dhe bomba dore konvojin e civilëve dhe se NATO, nuk kishte përdorur nënmunicione.
Derisa sulmi i dytë në juglindje të Gjakovës, ndodhi sipas shpjegimit të gjeneral brigadës Leaf, kur piloti hulumtonte një kolonë me më shumë se 100 makina nëse ishte ushtarake ose jo dhe ai ishte i bindur që ishte kolonë ushtarake në bazë të pamjes dhe ngjyrës së njejtë të 20 makinave të para që shiheshin nga ajri dhe se mbanin distancë, ritëm dhe lëvizje karakteristike të lëvizjeve ushtarake. Por shkaku që mund të ishte kolonë e refugjatëve civil të shpërngulur brenda vendit, ishte diskutuar më shumë me ABCCC( Airborne Command Control and Communications), kishin ndërmarr masa paraprake shtesë për ta verifikuar validitetin e cakut, por që nuk e zbuluan e që lëshuan një seri bombash një orë e gjysmë pas sulmit të parë, e që pas hedhjes së disa bombave rreth 40 minuta më vonë sulmi ishte suspenduar, duke dyshuar që konvoji ishte më i gjatë sesa kolonat e forcave serbe zakonisht që lëviznin, edhe pse i kishin verifiku sërish edhe me dylbi nga pilotët, sërish ishin bindur që ishin makina ushtarake dhe me mundësi të makinave civile brenda kolonës së tillë.
Por gjeneral brigade Leaf, duke u referu edhe në dëshmitarët beson që forcat serbe e kanë përdorur konvojin si mburojë njerzore dhe makinat ushtarake dhe policore i kishin vendosur në krye të kolonës dhe se Serbia i kishte lejuar reporterët e medieve të huaja të shkonin në vendin e ngjarjes vetëm një ditë të plotë më vonë, e që ishte e mjaftueshme kjo kohë për t’i hequr të gjitha makinat ushtarake dhe pjestarëte e tyre nga vendi i ngjarjes.
Sipas raportimeve të medieve serbe, thuhej për mbi 80 viktima, kurse reporterët theksonin për rreth 20 viktima shumica e të cilëve nuk dukeshin viktima të bombardimit të NATO-s. Theksohej që kishte prova që serbët e kishin sulmuar kolonën poashtu duke u bazu në raporte nga terreni dhe dëshmitarë të intervistuar nga OSBE, ku shihej që një kolonë e gjatë e refugjatëve në juglindje të Gjakovës. Madje refugjatët kishin deklaruar që sulmi kishte ndodhur nga fluturimi i ajroplanit MiG, në lartësi të ultë dhe që kishin hedhur municione kasetore dhe granata nga helikopteri. Derisa zyrtarët e NATO-s, theksonin që avionët e tyre nuk kanë fluturuar ultë, nuk kanë përdorë në këtë rast bomba me nënmunicione dhe nuk kanë përdorë as helikopter. Me fillimin e sulmit të dytë nga bombat e NATO-s, dëshmitarët tregojnë që janë sulmuar edhe nga mortajat e forcave serbe.
Në lidhje me procedurat për aprovimin e një sulmi të NATO-s, pas rastit të goditjes së gabuar të avionëve të NATO-s, në afërsi të Gjakovës, u kërku nga pilotët që të identifikonin edhe vizuelisht caqet nëse në afërsi ka civilë. E që për të shmangur gabimet në të ardhmen, pilotët kishin kërkuar nga kontrollorët ajror të tyre, që me rastin e shkrepjes së projektilëve a lëshimit të bombave të bëjnë pikijatë për ta identifiku cakun, duke u ulur nga 15.000 këmbë në 8.000 këmbë dhe përsëri pastaj të ringriten në tavanin prej 15.000 këmbësh.
Në një intervistë kryeministri Britanik Tony Blair, reflektonte mbi bombardimin e Radio televizionit shtetëror të Serbisë vetëm pak ditë pas rastit të bombardimit të gabuar në afërsi të Gjakovës, më 23 prill bombardohet qëllimisht Radio televizioni shtetëror i Serbisë. Ndër të tjerat theksonte kryeministri Britanik, që ishte edhe arsyeja që ky televizion manipulonte me pamjet video të bombardimit të gabuar nga avionët e NATO-s të konvojit të refugjatëve Shqipëtar në afërsi të Gjakovës e të cilat rishpërndaheshin në mediet perëndimore në këtë mënyrë minonte mbështetjen e luftës brenda aleancës së NATO-s.
Raportit final për Prokurorin, nga Komiteti i themeluar për rishikimin e kampanjës së bombardimit kundër Republikës Federale të Jugosllavisë, siç gjenerali Klark theksonte që në vazhdimësi forcat serbe përziheshin me konvojin civil, derisa zyrtarët e NATO-s theksonin që konvoji dukej plotësisht ushtarak si për nga lëvizja, madhësia, forma, ngjyra, hapësira mes tyre, shpejtësia e lëvizjes. Por mbi bazë të arsyetimit, rekomandon që nuk ka bazë për hetim as në këtë rast.
NATO ka bërë hetim siç u tha dhe ka dhënë versionin e ngjarjes, autoritetet pushtuese serbe gjithashtu kanë shfrytëzu edhe në maksimum rastin, kurse vetëm Institucionet e Republikës së Kosovës, as pas më shumë se dy dekadash, nuk kanë bërë as gjënë më të vogël, pos fjalimeve dhe lotëve të krokodilit, në tubimet përkujtimore të kësaj masakre.
Më: 27.04.2022
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
Bajrami eshte feste e haraçit te hoxhallareve, e jo feste e Zotit apo feste e hazreti Muhamedit.
Nuk i perzihem askujt ne xhep, ne llogari, por me u ba bemires per feste te sulltan Bajramit, do te thote pavetedije me zgjate skllaverimin e popullit tane.
Njerezit kane nevoje per institucione, mesxhide te shtetit, qe do t’i aftesojne njerezit per pune, e jo me prit sulltan Bajramin me marr dicka si bemiresi!
Bemiresia, nese doni ta praktikoni, eshte mire ta praktikoni per festen e 28 Nentorit, diten kur shqiptaret e shpallen pavarsi, por mbeten te ndare, te copetuar pikerisht per shkak te sulltan bajramave!
Mylla Ali Ahmeti, fituesi i zgjedhjeve dhe perfaqesues i kombit mysliman ne Maqedoni.
Te arriturat e tij:
1. Na e ka mbush shtetin me xhamia dhe kisha.
2. E ka futur mesim besimin e fese pagane te sektit te tij hanefi te Bagdadit neper shkolla fillore me i islamizuar dhe radikalizuar te rinjet shqiptar qe ne moshe te re.
3. Nga takasapaguesit ndane leke nga buxheti i shtetit per qyl popa te fese se Bagdadit per ta mbajtur gjalle me Skender Hasanin dhe Nexhmedin Spahiun, xhemijetin, zajednicen e Nikolla Pashiqit midis Shkupit.
4. Jep token e shtetit, qe eshte e Zotit, per kisha e xhamia me deshqiptarizuar secilen lagje shqiptare ne Shkup.
5. I jep urdher Fatmir Besimit, ministrit te tij, qe eshte me origjine nga Kavkazi, me ua dhene peshqesh Teatrin e femijeve Shjqiptare qylave te islamska zajednices, nje organizate pro-ruse, pro-serbe.
6. Aplikon sistemin e diskriminimit perfid mbi pakicen shqiptare ne Maqedoni.
7. E ka zbarzur Kercoven, ku do te mbetet nje dite vetem tyrbja e tij me dele ne Zajas.
8. Financon ne Aleancen per Maqedoni, ne partine e katundit te Livadhise si me investuar per breket e tij.
Me humb Ali Ahmeti, duhet muslimanet te behen Shqiptare, te kthehen ne Fene e natyrshme te Shqiptarise.
P.S.
Ata te tjeret (qe aktrojne here pozite, here opozite) jane edhe me te zinje, jane xhemijeti me mentalitet te Putinit.
Shqiptari ka dhene Fjale, ka dhene BESE ne Arshi Ala, e jo te qyl popat e feve te Shejtanit dhe te perfaqesuesit e kombit mysliman ne Maqedoni!
Une jam nje udhetar si cdo udhetar tjeter. Mua nuk me ke votuar, as nuk ta kam kerkuar voten, as nuk ta lypi voten, shkurt dhe shqip nuk e dua voten e paganeve, por nuk jam as drejtor ne ndonje mesxhid qe me t’i futur kabllat e rrymes ne toke, me ta shtruar me asfalt, as huk jam prokuror, gjykates, as nuk jam keshilltar i joti, as doktor e as pop i joti, as nuk te ndali me i cu 33 here botht perpjet ne namazin e taravise se Daut Demakut.
Thjesht jam nje individ si cdo individ tjeter, sjellesh mire, do te sjellem 10 here mire, pavaresisht se beson se Toka eshte e rrumbullaket, por nuk ke te drejte te sjellesh si farfaranke se te dhemb lukthi ne mjedise shqiptare!!!
Kjo eshte per ata qe nuk kane edukate komunikimi, jane sallata te partive islamike ne Maqedoni, qe me vetedeshire kane zgjedhur me qene te mallkuar prej Zotit!!!
Ne xhep te askujt nuk perzihem, secili eshte zot i xhepit te tij, por qe fjala e Zotit u mesohet me velika medrese te kraljit te Serbise, mos harxhoni kohe kot!!!
Mbledhni krejt qyl popat dhe perfaqesuesit politik te kombit mysliman ne Kosove dhe Maqedoni, le ta gjejn nje gabim, qofte me germa, qofte me fjale, qofte me kuptim, qofte me numra dhe data, une do te behem qyl pagan i fese se Bagdadit si ju!
YOUTUBE.COM
Me BeSiM të KODIT 19 të Alfabetit Shqip në Kongresin e Manastirit
Vetem nje pagan me tru te Bagdadit dhe Stambollit, mundet me rrejt keshtu dhe me ju marr ere pordhave te shqiptareve neper tirqi:
“Ruajtja e Xhamisë është ruajtja e identitetit dhe integritetit shqiptar nga asimilimi i huaj, ky është fakt”! Ne asnje xhami nuk ka asgje shqiptare. Per here te pare shqip ne nje xhami eshte folur ne vitin 1972.
Kishat dhe xhamiat gjithnje kane qene ne lufte te hapur me levizjet shqiptare.
Paganeve nuk u ndihmon Zoti. Vetem qe jane sfida e jone qe e kemi obligim me i xhveshur lakuriq si hyrite e mylla Shefqetit!
Tjetra, nese qenka ashtu, pse nuk po e vendoni brenda ne xhami flamurin shqiptar dhe kalane e Skenderbeut ta beni mimber!
Plisi u rri ne koke vetem shqiptareve, e asesi nuk u rri ne koke kopilave te Sulltanit!
Ne mesin e serbeve nuk e gjen nje serb qe e konteston serbizmin, i cili nuk ka histori, arkeologji, lashtesi dhe nje serb nuk ka sunduar ne tre kontinente, por gjithnje i gjen se bota sillet rreth serbeve dhe Serbise.
Ne i kemi te gjitha, me gjuhe, me histori, me arkeologji, deri sa Apollonia eshte ne Shqiperi, me emra, sundimtar ne tre kontinente, por dalin qylat ne emer te sulltan Bajramt na cajne trapin me fe te Bagdadit!
Nuk e di pse shkruajne Shqip, nuk e di cfare xekrri kane me shqiptare, nese jane te sigurte se shkojne ne xhenet, duhet me qene te lumtur, e jo mahzun, te pikelluar, por e dijne se jane ne ferr, jeten e kane ferr, e duan edhe te tjere me veti!
Hoxha kerkon leke me nje xhami ne Itali me cu nje te aferm te tij nga Kosova per sherim ne spitalet e Turqise, por shume shqiptare sherimet per aksidente trafiku i kryejne ne spitale te Kosoves.
Hoxha ju flet per caktim, per kada, per kader, per vdekje, per exhel, kur e ke me vdek, ke me vdek, por kerkon pare per sherim per te afermin e tij ne spitalet e Turqise, pra, nuk i do spitalet e Kosoves, por krejt Kosoven e endrron me ba me sheriat te ashtuquajtur islamik te sektit te Bagdadit dhe ne sheshet te qytetit me shtru iftare me madheru paganizmin e tij me nga 4 e 6 minare te sulltan Osmanit.
Dhe krejt kete me ta shitur se ashtu thote Zoti ne Kuran, duke endrruar se shqiptaret ende jetojne ne kohen e Nikolla Pashiqit.
Duhet me kane teper i shkerdhym ne kry me menduar se hoxhallaret jane bereqet i mire ne Shqiptari!!!
Nje qyl pagan i fese Bagdadit, me kishte shkruar koment me nje faqe me nderru une emrin ne Zef, une kam nderruar deri tash disa emra, por ne listen e miqeve sot e shtova nje shqiptar me emrin Zef Fiku!
Nuk mundet feja e sulltan Bajramit me prek Fene e Shqiptareve!
C’faj ju kam une, qe ju nuk e besoni Kuranin, por e besoni sakalli Sherifin dhe varret e Uzbekistanit!
Me 25 prill, ora 21: 13
Ne detaje e keni fjalen R-K-A? Per here te pare ne Shqiptari, ku qyl popat e fese Bagdadit e kane veshtire me dribluar, sepse ua kam zene te gjitha vrimat e Mashtrimit!
Mua me vjen keq per ta, por i kam lutur nje kohe te gjate, te dalin e te ju kallxojne shqiptareve se nuk kane mesuar Kuran, por kane mesuar spiunazh si me i hutuar shqiptaret edhe me shume. Nje lende neper fakultete e kem pasur si me dite me rrejt, me mashtru!
Ne televizionin shtetror te Maqedonise, ne gjuhen shqipe, na jane mbajt liturgji per Jerusalemin, per xhamine e rrejshme, aty ku dikur ka qene garnizoni i ushtrise romake.
Mesxhidul Aksaja qe permendet ne Kuran nuk ka kurrfare lidhje me Kudsi sherifin e te ashtuquajturve te sotshem myslimane.
Te gjitha keto i ka lejuar Ali Ahmeti, perfaqesuesi i kombit musliman.
Une habitem kur e konsiderojne se perfaqeson shqiptaret. Nje gje qe nuk thuhet, por dihet si ne Tirane, ashtu edhe ne Prishtine, por edhe ne Londer dhe Washington, shqiptaret jane pakice ne Maqedoni dhe, si pakice, eshte pakica me e diskriminuar ne bote, por diskriminimi u behet nga ata qe fshihen neper tirqi te shqiptareve duke u marr ere pordhave te Skenderbeut!
Shtylla e pare e dijes eshte me ja dit hallin vetit se kush je, nga dhe si erdhe dhe cfare ushqimi konsumon!
Ne duhet te ndryshojme qasjet tona rreth ushqimit. Nje shqiptar kur emigron, nese e ndryshon qasjen e ushqimit ne vend te huaj, behet tjeter njeri ne sjellje.
Nuk varet vetem prej ushqimit, por edhe prej ujit shume!
Nese xhamiat e sulltan Osmanit na paskan ruajt neve shqiptareve gjuhen, kombin, atehere nje pyetje e thjeshte:
Pse xhamiat nuk ua ruajten gjuhen egjiptaseve qe paten gjuhe kiptase dhe histori te lashte faraonike?
– shume e thjeshte….
Disa shqiptarofoba jane ba aq shume te gerditshem, saqe as me rrejt nuk po dijne!!!
Por une e pranoj, ju jeni shumice ne Maqedoni ne krahasim me shqiptaret, por jeni pakice ne krahasim me maqedonasit dhe atyre u beni temana, si me qene nuse me duvak, si valltaret greke ne gjezmet e Ataturkut. Prandaj kur u djeg prej tyre, thoni se po ua bejne pse jeni shqiptare.
C’lidhje ka shqiptaria me ju? Asgje!
Nje qyl nga Tetova qe ka marr ne dore flamurin e shqiptarofobise ne Maqedoni, eshte punetor arsimi ku i helmon myslimanet mos me i desht shqiptaret dhe krejt kjo behet me pelqimin e Ali Ahmetit!
Cfare turpi????
Dje, në ora 02:20
Nuk ka nje ngjarje, nje kronike, qe shqiptaret, paraardhesit e mi kane be zullum mbi nje grup etnik, mbi nje komunitet, bashkesi religjioze, cila do qofte ajo?
Prandaj mburrem me krenari se jam Shqiptar. As vajzat dhe as djalin nuk i kam mesuar me urrejt dikendin per shkak te ngjyres, races apo kontrates se besimit!
P.S.
Keta intelektualet tane jane ne sehire te iftareve, kane pi uje zem-zem, vete emrin Ilir, djalit AbdulHalim!
Dje …
Edhe ky eshte qyl mysliman… a i kuptoni keto sende a jo, apo mendoni se me qene myslimane ke me shku te 72 hyrite e mylla Enis Rames… qe sillet bashke me Token 1600 km ne ore…
Te njejtin zhargon e perdore politika zyratre serbe ne Beograd, sa here thote se Kosova eshte foshnje Amerikane!
Cfar fati te zi kem ne shqiptaret? Me pas ende njerez me tru te Serbise dhe me qene te nderuar dhe me i pas opinionista ne ekranet e Dexhallit!
Kur ka pasun Kosove, nuk ka pasun Amerike, o qyl myslinan i fese se Bagdadit!!!
Para 13 orëve …
Mos ma felliq plisin me sulltan Bajram dhe me paganizem te fese se Bagdadit.
Me ma thene mua nje fjale te keqe, vij te sreditem ne enderr!!! Te trishtoj me shume se exhinaja e qyl popave te islamska Zajednices!!!
Ju qe keni dale vone ne dynja, jeni rrit me derset e hoxhallareve dhe me vorret e uzbekistanit, ka ardh koha te reflektoni, te pendoheni dhe te ktheheni ne fene e juaj, ne natyrshmerine e juaj, sepse nuk jeni kopila, por jeni shqiptare.
Mos u beni me zor kopila se ju vjen mallkimi prej Zotit!!!
Ju nuk keni faj, jeni viktima, por tani duhet te reflektoni te beheni shqiptare dhe ta duani vetveten se kush jeni!!!
Tu prit Fitra…
Para 12 orëve …
Rrenja e fjales D-B-R ne Kuran permendet 44 here. Keshtu si folje jetedebberune / meditojne ne kohen e tashme ne shumes ka ardhur dy here. Ne suren en-Nisa, ajeti 82 dhe ne suren Muhamed, ajeti 24.
Meditimi eshte me dit ti dicka, me kap informacione qiellore, e jo me u marr me njerez te vdekur te regjimeve te Bagdadit, Stambollit, sepse keshtu shkoni poshte, ju ka mashtruar shejtani me shumice.
Askund nuk thote Zoti ne Kuran se duhet me meditu per sektet e myslimanizmit, per librat e Bagdadit, sepse kot mediton, nuk vjen asgje tek ti, lere me medituar per endrren e sulltan osmanit, lere me medituar se ti, botha jote eshte ba mysliman, kur ty Zoti te ka fale shqiptar.
A e shihni se sa Keq ua kane ngyl qyl popat e fese se Bagdadit?
Ata me Kuran nuk munden me ua ngul, por me perralla ju bejne budalle, sepse secili prej juve tuten e ka te instaluar ne diten qe ka lind, ka dale ne dynja!!!!
Kqyrni kur ta shpikin nje hadith, se ne naten e arifes, grate e profetit kane gatuar bakllava???
Ku ku! Cka na kane ba?
Ata pagane me bindje se jane ne rruge te Zotit, ne krejt budall nje pyetje nuk kemi ditur me ba, qe me i shpetuara ata dhe veten!!!
Copy – Paste e bozhiqit me vezet e ngjyrosura, vetem se ne me sheqer, prandaj myslimanet vdesin shume te rinje, menxi i arrijne te 60-tat!!!!
Marrë nga profili në fb i teologut shkupjan Tim Shkupit, (Musa Lamallarit).