Kreu Blog Faqe 1338

Deputetja Ina Zhupa: Butriniti nuk është grek, SPAK-u duhet ta arrestoj Edi Ramën dhe ministren e Kulturës, Margariti!

3
Nga: Idriz Morina, Bota Sot

I fshehur pas petkut të kulturës, një marrëveshje me kompani për menaxhim të Butrintit, ku përveç skemave të përfitimeve materiale, fshihet një skenar tjetër, për të cilin edhe kompanitë në marrëveshje mund të mos kenë dijeni apo ta kenë qëllim keqbërjen ndaj kulturës shqiptare, trashëgimisë sonë të lashtë.

Pavarësisht procedurave dhe qëllimit padyshim armiqësor ndaj trashëgimisë sonë të lashtësisë, mënyra e kalimit klandestine të Projektligjit për menaxhimin e Butrintit, është vepër kriminale, jo vetëm e ministres së Kulturës Elva Margariti, por edhe kryetarit të Këshillit të Ministrave, Edi Ramës.

Nuk është aspak për ta diskutuar debatin e ashpër në Kuvendin e Shqipërisë, ndërmjet ministres së Kulturës si raportuese në Komisionin për Ekonomi, dhe deputetes opozitare Ina Zhupa, e cila u tregua e gatshme për çdo sakrificë, në mënyrë që ta ndalonte një mashtrim të madh.

Për disa vite e kam përcjellur Kuvendin e Kosovës, si raportues nga aty, por nuk ka ndodhur as në rastet më të këqija, kur deputetët, jo shumica, por 2/3 duhej t’i kalonin ligjet që konsideroheshin se buronin nga Pakoja e Ahtisarit, të mungonte ndonjë nen.

Për të kaluar ato ligje turravrap, qe miratuar edhe një nen i Rregullores së Kuvendit, që kurrë nuk është shfuqizuar, për miratimin e ligjeve me procedurë të përshpejtuar. Sipas saj, i lejohej Kuvendit që në kundërshtim me procedurat e rregullta, që një Projektligj të mund të miratohej edhe brenda 24 orëve.

Sipas procedurave standarde, çdo projektligj i dërgohet të gjithë deputetëve, pastaj vihet në rend dite dhe mund të miratohet në shqyrtim të parë në Kuvend dhe më pas kalohet në komisionet përkatëse të Kuvendit të Kosovës, së paku tri komisioneve përfshirë edhe atij për buxhet, për të parë nëse ai ka implikime buxhetore dhe mund të ketë vështirësi për realizimin e tij.

Edhe në Shqipëri procedurat janë të ngjashme, fillimisht Projektligjet u dërgohen deputetëve dhe pastaj, mund të vihen në rend dite apo në diskutim në Komisione parlamentare, dhe pasi të kenë kryer punën komisionet i dërgohet Kuvendit për miratim, sipas procedurave përkatëse.

Po ashtu të gjitha ligjet në Kosovë, por edhe në Shqipëri duhet të jenë në përputhshmëri me legjislacionin europian.

Në këto rrethana, ku nuk bëhet fjalë vetëm për shkelje procedurash, por për fshehje materialesh zyrtare për deputetët, dhe nëpërmjet fshehjes së dokumenteve, ku deputetët do të votonin një ligj pa pikë kuptimi, dhe që superligji ndodhet në një tekst, që deputetët duhet ta miratojnë pa e parë, është mashtrim i shekullit.

Kjo përpjekje për mashtrim duhet të ndalet dhe të bllokohet nga SPAK-u, që për të arrestuar duhet të ketë gjithsesi Edi Ramën dhe ministren e Kulturës Elva Margariti.

Edhe deputetja e PD-së, Ina Zhupa sot duke iu përgjigj kryeministrit Edi Rama për çështjen e Butrintit duke i thënë se do ta çojë në SPAK.

Studiuesit të alarmuar

I pari që kishte alarmuar për Butrintin duket të jetë prof.Neritan Ceka, i cili e kritikoi Ministrinë e Kulturës se si është e mundur që të lejojë që në UNESC-o Butrinti të figurojë si trashëgimi e Greqisë, pra edhe e civilizimit grek.

“Fakti se “Butrinti grek” gjendet edhe në sajtin e UNESCO-s dëshmon se këto institucione flenë gjumë në promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar”, kritikonte Ceka.

Sipas Cekës, dokumenti, ka fshirë të gjithë arkeologët shqiptarë që kanë punuar në Butrint dhe së dyti, “rezultonte se Butrinti ishte formuar gjatë periudhave greke dhe romake dhe e gjithë periudha prasaibe, kaone, apo epirote ishte fshirë bashkë me studiuesit shqiptarë”.

Pra, ai e zbulon qëllimin politik dhe propagandistik të projektit, me këtë edhe arsyen se pse po zbulohet.

Sipas studiuesit Jaho Braho, duke iu referuar ngjarjes së 24 prillit në Kuvendin e Shqipërisë, Ministria e Kulturës e mban sekrete kontratën për menaxhimin e Butrintit, me arsyetimin se marrëveshja ishte klasifikuar sekret edhe për deputetet që të mos keqinterpretohej.

“Kuvendi nisi shqyrtimin e projektligjit me një nen për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, pa pasur akses në marrëveshjen e plotë mes Ministrisë së Kulturës dhe AADF.

Sipas saj (Ministreshes), ishte ruajtur konfidencialiteti në aspektet ekonomike të planit të biznesit.

-“At’here i bie që Kuvendi i Shqipërisë me Ligj miraton Planin financiar te një Shoqate të Huaj, pa e shikuar dhe shqyrtuar, ky qenka SEKRETI.

Ky është Skandali i Kuvendit të Shqipërisë...”, shkruan Braho.

Ai e sheh këtë edhe si një skandal financiar. “Gojët e “liga” flasin se kjo marrëveshje sekrete ka lidhje dhe me një takim të para pak ditëve të Edi Ramës me ish-kryeministrin britanik. Lind pyetja ku do ndërtohen vilat rezidenciale që Marrëveshja e Ministreshes i ka sekret. Po planimetrinë e tyre në cilën studio Arkitekture do e realizoj. Marrëveshja ka gjithmonë afat: 99, 900 vite etj, etj.”, ka shkruar Braho në faqen e tij në Fb.

Privatizimi i Butrintit shkel konventën e Parisit dhe Kushtetutën

Pas përplasjeve në Kuvend ka reaguar edhe akademik Apollon Baçe, profesor i arkeologjisë.

“Privatizimi i Butrintit e shkel konventën e Parisit dhe Kushtetutën. Bordi i drejtimit ka kryetar Hodges-in, një antishqiptar ekstrem, me të cilin jam zënë në 2006-ën nga që foli sende ekstremisht të pabesueshme. Kam folur në 2 emisione, por më kot”, ka thënë profesori Baçe.

Ministrja Elva Margariti në Komisionin parlamentar të vetmin shpjegim që e ka dhënë ishte: “Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit”.

Ndërsa, Projektligji ka vetëm dy nene, nenin e miratimit të ligjit, dhe nenin 2 se ai hyn në fuqi, sipas përcaktimit ligjor, dy javë pas shpalljes në gazetën zyrtare.

Lufta kundër identitetit shqiptar, gjuhësor, historik dhe të trashëgimisë

Është e habitshme se si Shqipëria është kthyer në një vend ku shteti i lufton vlerat dhe trashëgimin kombëtare.

Shteti, me institucione qeveritare e deri me Akademinë e kanë marrë përsipër të shkelin mbi çdo lloj trashëgimie.

Ka kohë, që Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ‘prodhon’ studime ‘akademike’ se si gjuha shqipe është thjesht një ‘mbeturinë gjuhësore’ që rrjedh prej një kohe shumë të lashtë, por që nuk posedon më shumë se sa rreth 12% të fjalëve të saj, nga trungu i dikurshëm gjuhësor ilir. Këtë e evidentojnë shumë studiues të pavarur, duke iu referuar fjalorit etimologjik të Kolec Topallit, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Po ashtu nuk bëjnë dallime edhe studimet e Anila Omarit.

Është e habitshme, se si këto botime akademike, janë në kundërshtim me frymën e studimeve shqiptare, që nga pararilindja e filluar në Itali në shekullin e 18-të, nga arbëreshët të motivuar nga studiues perëndimor dhe vetanake, dhe e vazhduar nga rilindasit, dhe nga studiues të periudhës së pavarësisë dhe pas saj.

Esenca e këtyre studiuesve mund të përmblidhet në dy qëllime kryesore, argumentimin shkencor se gjuha shqipe është shumë më e lashtë, edhe se vetë greqishtja e vjetër (pasi për ta, edhe për shkencën sot ajo ishte gjuhë e vdekur), dhe se shumë nga fjalët që shpjegoheshin nëpërmjet greqishtes, ishin të gabuara sepse ato i takonin substratit ilir apo pellazg, siç pretendonin rilindësit, dhe pasuesit e tyre.

Me fitoren e regjimit komunist në Shqipëri, të ndikuar nga politikat sllave, greko-centriste dhe centrizmit tjera, pushoi thuajse kjo qasje e studimeve, veçanërisht etimologjike.

Studimet e rilindësve u anashkaluan, po ashtu edhe të autorëve në komunizëm që ishin në kundërshtim me frymën zyrtare ‘akademike’. Nën ndikimin e Shqipërisë, edhe në Kosovë etimologjia thuajse ishte dhe vazhdon të jetë një fushë gjysmë e vdekur studimesh. Natyrisht një pjesë e studimeve dhe mendimit shkencor devijoi edhe nga inferioriteti i përgatitjes shkencore, meqë shekulli i 20-të njohu zhvillimin e një numri të madh metodash shkencore, e kjo e thelloi hendekun edhe më për të keq.

Por, autor e studiues shumë të rëndësishëm, si Spiro Kondo, Dhimitër Pilika, që kishin pasur rastin, i pari të studionte para Luftës së Dytë Botërore në Greqi, dhe tjetri në shkollën e Pragës, pastaj si Petro Zheji, i cili me hulumtimet e tij, kishte arritur të ndërtonte një tezë të re të modelit të studimeve –algoritmin simbolik, u injoruan dhe vazhdojnë të injorohen, përbuzen deri në mohim të plotë. As nuk studiohen fare, as këta, por as një hulli prej gati tre shekujsh të studimeve shqiptare, e nisur nga Guxeta, Keta, Parrini, Dorsa, Krispi etj.

Si rezultat mohohet një trashëgimi e pasur shqiptare, pasi nëpërmjet gjuhës zbulohet autorësia e vërtetë p.sh. e etimologjisë. Ashtu si thoshin me shumë lehtësi rilindasit, si De Rada, Kamarda, Sami Frashëri etj, Pashko Vasa, se perënditë greke mbanin emra shqip dhe ishin pellazgjike.

Mbase sintetizuesi kryesor i mendimit për origjinën dhe lashtësinë e gjuhës shqipe u bë nga Jeronim De Rada, kur shprehej: “Gjuha shqipe, në analizë të fundit është ajo Gjuhë e Parë (Lingua Primeva) ose Mëmë (Muttersprache) ose së paku e afërmja e saj e ngushtë e më përfaqësuese, nga copëzimi i së cilës, si Ai (Zoti) në Sakrificën e Madhe Kozmogonike të një Qenieje Hyjnore, të gjitha gjuhët e tjera erdhën e u ndërtuan mënjanë”, (242), cituar sipas Ndriçim Kullës.

Edhe nga kërkimet e mia sot, rezulton se ekzistojnë dy teza qendrore të hulumtimit të origjinës së miteve, përkatësisht të argumentimit të origjinës së mitologjisë greke, se ato kanë origjinë pellasgjike ose se ato kanë origjinë egjiptase, pra afrikane, që në fakt kjo e dyta konsiderohet edhe si teori afrikano-centriste (që lidhet edhe me origjinën e ngjyrës). Pra, është e qartë se nuk diskutohen si mite greke, sepse me kohë është kuptuar se thuajse të gjithë emrat e perëndive, nuk kishin kuptim në gjuhën greke dhe nuk mund të zbërtheheshin nëpërmjet saj.

Ndoshta madhështinë e Butrintit më së miri e ka shprehur arkeologu i ndjerë Miokom Zeqo: “Në mendjen time kishte një shtrëngatë të imagjinatës për Trojën e Homerit, apo për Trojën e Shlimanit, (i cili e zbuloi).

Por kur e kam parë se me çfarë përfaqësohesh Troja e famshme nga pikëpamja arkeologjike pra vetëm me disa mure dhe monumente të dëmtuara kam ndjerë një zhgënjim. Në një nga shkrimet e mia kam shkruar se “duhet shkuar në Trojë për të kuptuar se ç’qytet madhështor arkeologjik, në të gjitha kuptimet i papërsëritshëm është qyteti i Butrintit””.

Historia e Butrintit sipas profesor Cekës

“Butrinti, ose Butroti antik, është perla e pasurisë sonë arkeologjike për arsye të ruajtjes së përsosur të monumenteve, por edhe të kontributit njëshekullor të arkeologëve që i kanë zbuluar. Çfarë treguan gërmimet arkeologjike të realizuara në pesë dekadat e fundit në Butrint? Së pari që Butrinti ishte krijuar si një kështjellë e vogël rreth viteve 1400 p. Kr., si një vendbanim peshkatarësh dhe bujqish, me një kulturë materiale që e lidhte me trevat e banuara nga ilirët. Nuk u gjet asnjë objekt që mund ta lidhte me Greqinë, apo me Trojën e asaj periudhe dhe ishte e qartë që Enea dhe trojanët nuk kishin shkelur kurrë në Butrint. Në dekadat e fundit të shek. V p. Kr. gjendja ndryshoi dhe vendin e kështjellës e zuri një qytet i vërtetë, ai që shikojmë sot me muret prej blloqesh të latuar, ku gjendet Porta Skea dhe Porta e Luanit. Ndërtuesit e tij ishin kaonët, të cilët sipas historianit helen të asaj periudhe, Tukididit, ishin “barbarë”, pra jo grekë, sipas terminologjisë së kohës. Sipas tij, kaonët qeveriseshin nga dy nëpunës të zgjedhur çdo vit, të cilët drejtonin në vitin 429 p. Kr. një ushtri prej 1000 vetash në aleancë me mbretin Tharyps të Molosisë. Në atë periudhë u ndërtuan në territorin e Kaonisë një rradhë qytetesh, si Foinike (Finiqi), Borshi, Himara, etj. Dhjetëra mbishkrime të zbuluara në Butrint rezulton se qyteti ishte qendra e një njësie të veçantë politike të Kaonisë, që njihej si Koinon i Prasaibëve dhe që shtrihej në luginën e lumit Pavlla. Pra dëshmitë arkeologjike dhe historike dëshmojnë qartë se Butrinti ishte një themelim prasaib, apo më gjerësisht kaon dhe epirot. Që kaonët nuk ishin helenë, ashtu siç nuk ishin të gjithë epirotët e tjerë, këtë e dëshmojnë të gjithë autorët antikë, Tukididi dhe Skylaksi në shek. V, Efori në shek. IV, Polibi në shek II, apo Straboni në shek. I p. Kr. Kjo përforcohet edhe nga kërkimet arkeologjike, të cilat dëshmojnë një bashkësi ilire-epirote në kulturën e tyre materiale dhe shpirtërore gjatë Antikitetit”, shkruan Ceka.

Ukraina: –Ne kemi të drejtë të sulmojmë objektivat ushtarake ruse

0

Ora: 13:00 nga NTB

Një nga këshilltarët e presidentit të Ukrainës thotë se Ukraina ka të drejtë të sulmojë objektivat ushtarake ruse.

Mykhajlo Podolijak sugjeron kështu se Ukraina mund të kryejë sulme të drejtpërdrejta në objektet në territorin rus.

“Ukraina do të mbrojë veten në çdo mënyrë, duke përfshirë sulmet në depot dhe bazat e Rusisë vrasëse. Bota e njeh këtë të drejtë,” shkroi Podolijak në Twitter të enjten.

Kur “ish”-at e politikës bëjnë karshillëk realitetin shqiptar 

0

Pirro Prifti, Tiranë

-`Ah,,,sikur të ishim ne, gjërat do të ishin ndryshe..`!? thonë `Ish`-at, duke harruar se kur ishin drejtues, bënë aq zullume sa sot bëjnë sikur nuk kanë qënë ata po dikush tjetër. Kjo është karakteristika e tyre: shumë fytyrësha dhe hipokritë. 

Është shumë interesante por edhe zhgënjyese kur sheh katër lloje `Ish`-ash që ështu si Don Kishoti kërkonte që ..`Botën me Ushtë ta mbërthente`, vazhdojnë të linçojnë Shqipërinë jo për të metat që ka por për mllefet që kanë dhe qajnë për postet e humbura, duke mallkuar e nxirë çdo gjë që shohin , dëgjojnë apo prekin e nuhasin përreth. Kjo në fakt shkakton vetëm qeshje nën buzë dhe përbuzje për ata që e dëgjojnë dhe për popullin që me votën e tij hedh poshtë çdo plehurinë që ata nxjerrin nga goja. 

Po kush janë këta katër lloje `Ish`-ash? 

Ish-at e llojit të parë dhe  kryesorë që udhëhiqen me largpamësi satanike nga Usta i Paudhi i cili i mësoi njerëzit të mos zbatonin ligjet port u turreshin e të rrëmbenin pronat e të tjerëve dhe i mësoi si të bëhej klasa e pasur me mjete jo ligjore kërkojnë përsëri postet e humbura. Pengesa kryesore është dënimi non gratta i Usta të Paudhit dhe ambasadorja amerikane Kim ndaj të cilës është ngritur nga këta `Ish`-a dhe politikanë pa identitet një furtunë akuzash të rreme, thjesht për të justifikuar parregullsitë ligjore për të marrë pushtetin. Në vazhdim të kësaj lufte, është realizuar një peticion online kundër ambasadores Kim shkrimi në të cilin fillohet kështu: ` “Ambasadorja Kim, Mjaft është Mjaft!” Kohët e fundit kemi parë me shqetësim sjelljen jo-diplomatike dhe ndërhyrjet e paprecedenta të Ambasadores të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Yuri Kim në ekuilibrat e brishtë të demokracisë dhe institucioneve shqiptare`. Në një moment të tretë kemi parë se si `Usta i Paudhi` që është non gratta ka disa muaj që po përpiqet të  diskreditoje mbasadoren amerikane dhe mendohet që idea të jetë e tij e peticionit online.  

 `Ish`-at e llojit të dytë janë të një tipi tjetër hakmarrësish. Këta dikur kanë qënë drejtues edhe në kohën e PPSH, janë rrëzuar nga pushteti i atëhershëm sepse deshën të llupnin më shumë se ç`kishin gurrmazin dhe për këtë u dënuan në atë kohë. Sot përsëri i u dha mundësia për tu bërë dikushi , por zakoni i vjetër  nuk harrohet; lakmia i largoi nga postet. Njëri nga këta, dhe përfaqësuesi i ish-ave të pakënaqur të këtij lloji është ky si më poshtë që i turret gjithashtu ambasadores Kim: në një nga emisionet e mediave private, dhe thotë me plot gojën e tij që flet para trurit  se …`ambasadorja e SHBA Kim po ndërhyn në drejtësi.dhe se Shqipëria po rrëshqet nga demokracia`?!!!  Kuptoni se ç`lloj politikanësh janë këta sepse sikur ky të ishte caktuar ambassador në SHBA, së pari a do ta pranonte postin?  Sigurisht që po, dhe së dyti do të shante ambasadoren dhe SHBA? Sigurisht që jo. Pra Hipokrizia e këtyre njerzve paska arritur kulmin 

Ishat e llojit të tretë janë `Ish`-at e media, opinionistë, anal-istë, e politikanë të dështuar që e quajnë veten `të pavarur` dhe që sigurisht për arsye personale, duke patur dhe mundësinë për të vjellë vrer nëpër media, apo dhe ata më të spikaturit si `tipi Lubonja` (për të cilët folëm dhe më lart që e kanë provuar lavdinë që në kohën e diktaturës por kanë rënë për shkak të lakmisë) të cilët paguhen nga të tjerë, nga `his master voice`, kanë për detyrë të dy palët të zbatojnë djallëzitë e Gebbelsit për shpifjet që sot quhen në anglisht `fake neës` kundër qeverisë, kundër shtetit dhe kundër të gjithëve duke nxirë çdo gjë. 

Kështu,  të grumbulluar si me fshesë të ftuar nga jashtë në tv private që me sa duket i shohin gjërat me ngjyrë gri në të zezë, disa `Ish`-a apo disa të tjerë që e kanë mbaruar misionin e tyre politik me turp përpara popullit, vazhdojnë të vjellin vrer  kunder realitetit shqiptar. Midis këtyre `Isha`-ve, ka dhe disa `Ish`-a-profesionistë që janë jashtë shtetit të cilët flasin në mediat shqiptare duke nxirë Shqipërinë pa qënë asnjë ditë në Shqipëri. Kjo është më paradoksalja: flet një ish mjek specialist kundër sistemit shëndetësor duke analizuar aksidentin dhe shtrimin në spital të një hollandezi, ndërsa një ish tjetër gazetar nga Franca, sigurisht për mllefe personale apo për qejfmbetje gjatë kohës së shkuar në Shqipëri, pështyn online komente mizerabël dhe aspak realiste për Shqipërinë duke vërvitur jashtë gojës së tij (para se të mendojë truri), blasfemira dhe gjurulldira që të kujtojnë Shqipërinë e `97-`99. Mesa duket oraët e këtyre ish-ave kanë ngelur ditën që janë larguar nga Shqipëria, dhe sigurisht edhe opinion për Shqipërinë është si për atë kohë kur katundarë me pasaporta diplomatike shetitnin nëpër rrugët e kryeqyteteve të Europës perëndimore, duke turpëruar Shqipërinë dhe veten e tyre. 

Lloji i katërt është lloji imediatikëve, tip avokatë e të tjerë, që janë të punësuar për të sharë por në fakt janë `Ish`-a  sepse e kanë mbaruar kohën e tyre të dobishme nëprmjet profesionit të tyre, por i kanë hyrë për të fituar me parimin `qëllimi justifikon mjetin` detit të demokracisë më këmbë, duke e ditur fare mirë që Shqipëria duke qënë në tranzicion 30 vjet po bën tani hapa të ngadaltë por të sigurtë drejt një demokracie perëndimore serioze që zbaton ligjin- këta, të paguar i bëjnë karshillëk reformës ligjore duke mallkuar Vettingun që na paska larguar nga Kryeprokurorllëku i Tiranës një Prokurore. Mesa duket largimi i saj  na i paska prekur të gjithë  llojet e `Ish`-ave të cilët  disa derdhin lot krokodili për `pastërtinë` e figurës së saj, e disa gjetën rastin të tregojnë pasurinë linguistike të sharjeve banale për të sharë me rrënjë e me degë reformën në drejtësi dhe të gjitha përparimet e Shqipërisë. 

Për fat të mirë populli u mësua me këta pafillo të së shkuarës anti-ligjore dhe ndrron stacionin apo dhe kur i sheh për pak kohë shtremberon buzët, dhe  duke buzëqeshur mbyl tv dhe del për të parë  ndeshje futbolli.  

Në fund të fundit, `një pemë që rrëzohet bën më shumë zhurme se një pyll që shushurin`, por është vetëm një pemë e kalbur që bie. Çdo gjë në demokraci fitohet me votën e popullit dhe jo me gojët e liga. 

priftipirro2017@gmail.com  

Shqiptarizmi, sekularizmi dhe laiciteti …

0
Jusuf Buxhovi
“Ora e historisë” në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë, ishte një rast i mirë për të biseduar rreth shqiptarizmit, shtetit sekular, arsimit laik, çlirimit që nuk u përkthye në lirinë duhur, e mbi të gjitha, mbi çështjen e lirisë së besimeve, që tashmë preokupojnë shoqërinë tonë më shumë se kurrë në forma të ndryshme, madje edhe konfrontuese.
Gjatë bashkëbisedimit doli në pah se, konfuziteti i tanishëm që po shkaktohet në raportet midis shtetit sekular dhe arsimit laik dhe përpjekjeve që të shrregullohen ato përkundër kodifikimit të tyre kushtetues, mund të tejkalohen me aktualizimin e formulës së njohur të Rilindjes kombëtare “Feja e shqiptarit është shqiptarizmi”. Kjo moto, me të cilën shqiptarët u promovuan si komb politik, pranon pluralitetin e besimeve, por pengon çfarëdo mundësie të konvertimit të identitetit kombëtar në atë fetar, siç eviton edhe përpjekjet që përcaktimi perëndimor i shoqërisë sonë të ndërrojë kahun historik…

Heronjët e luftës”dhe hajnat e pas “çlirimit” të Kosovës

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

”Zoti iu nxift “ftyrën”, komandantë!”

(Shkrime nga Arkiva ime)

Kisha menduar që mos të shkruaj çoftë edhe asnjë fjalë më as për përvjetorët e ditëve të lavdishme siq ishte 2 Korriku e 7 Shtatori, por mos me fol, barki të plas e shpina të kërsert. 

Sot në lajmet “kryesore” të RTK-së, të orës tetë, dëgjova Behgjet Pacollin, ministër, he mozamakeq, që tha: ”I lejohet” vizita Vuçiqit, presidentit të Serbisë ta vizitoj “Ujmanin” apo Gazivodën, nuk ka shumë rëndësi se ai edhe ashtu shqipen e flet si “bylbyl”. 

Ajo që mua më bëri përshtypje e u ndjeva keq është se po ky Behgjeti, mbrëmë tha: ”Nuk ka çka lyp Vuçiqi në liqenin e …se aty nuk ka objekte …. fetare” 

Dhe hiç më larg se sot, lexova në një portal bukur të besueshëm se çka thot kryepolici serb, Ministri i Brendshëm serb: “Le ta harrojnë se kosovarët mund ta arrestojnë Vuçiqin” Shkrimi është shumë i çartë dhe vazhdon “Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq tha sonte se shërbimet serbe nuk do të rrinë duarkryq gjatë vizitës së Aleksandar Vuçiqit në Kosovë që të mund të garantojnë që atje “të mos paraqitet askush që të kryejë arrestimin e tij”. 

Po ku jeni more politikanët tanë që na muarët fytyrën bre Zoti iu nxift “ftyrën” tuaj se ju nuk keni “ftyrë”, keni veç faqe se me pas pasur pak “ftyrë” e “erz” ju ishit “hi të gjall`në dhè”. 

Ramushi, në anën tjetër, për ti treguar “muskujt” paska shkua te drejtori i policisë, Zoti e din pse. 

Sa për Hashimin, ai i ka më shumë se 12 “ftyra” dhe për çdo muaj i ndërron ato. 

Ai i ngrati ishte dje në Bruksel, bash më 7 shtator, me u takua me “artakin” apo “vëllamin” e vetë por Vuçiç nuk deshi dhe ky Hashimi jonë na tha: “më mirë me e lënë për me u takua herave tjera”. 

Dje kisha mendua të shkruaj për 7 shtatorin, ditën e Kushtetutës së Kaçanikut dhe sapo e shkruajta një faqe pash se ky përvjetor e kjo festë nuk shkojnë bashkë me këta politikanë, sikur nuk e ka vendin por sikur u “zbeh” ai përvjetor ndër më të rëndësishmit e histories së Kosovës, në dhjetë vjetëshin e fundit të shekullit të kaluar. 

Edhe UÇK-ja paska pasur një përvjetor dje? 

Albinin e pash me flokë të gjata kur foli edhe për përvjetorin. Mendova: më mire nuk po flas hiç 

Por prap sot i rash pishman. Thash: Dua të flas. 

Kanë kalur 28 vjet që kur delegatët e Kuvendit të Kosovës, u mblodhën në Kaçanik dhe e shpallën Kosovën Republikë, miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës, së cilës i priu Deklarata e Pavarësisë, 2 Korrik 1990. 

Shpesh e kam lodhur mendjen se si është e mundur që edhe pas 28 vjetëve, nga Kushtetuta e Kaçanikut, Kosova ende nuk “ka” kushtetutë? 

Dhe duke e kujtuar vitin 1990, 2 Korrikun dhe 7 Shtatorin në Prishtinë dhe në Kaçanik, për një moment më rrokën mornica e dridhje në trup. Bërtita me të madhe: Nuk kemi shtet, kemi vetëm pushtetarë të korruptuar, “komandantë” të dyshimtë që e “udhëheqin” Kosovën drejt shbërjes së asaj që është arritur viteve të kaluara, deri në “çlirimin” e Kosovës, më 12 Qershor 1999. 

Për këtë ditë, datë, muaj e vitin 1999 si ditë largimit të forcave serbe nga pjesa më e madhe e Kosovës, nuk e konteston askush, madje as Jakup Krasniqi. “Krasniqi: NATO’n nuk e solli UÇK’ja, por vuajtjet e qytetarëve”. 

Dhe përseri nuk po mundem me e bind vehten se si “600 policë do ta prisnin Vuçiqin në Gazivodë, nëse do të vinte pa leje”? Po ku mbetën ata policë tash? Por, përsëri iu paska zbutur zemra “Ministrit”, mikut të Jelcinit Behgjetit : “Pacolli: Vuçiqit i është lejuar vizita në Ujman pas presionit nga BE”. 

Pse more renegatë e rrenca nuk folët vetëm njëherë të vërtetën e me thënë me plot gojën “Serbia bënë çka të don” këtu. Edhe djalli njëherë e ka folur të vërtetën ani pse e ka hangër një shuplakë të madhe dhe thot: Veç kësaj here fola të vërtetën dhe e hangra një flakaresh (sipas një ngjarje biblike kur Faraoni  e ndjek Musën). 

Po kjo javë që shkoi e mos u kthefte kurrë, për disa arsye ishte e “paharrueshm”. Çika e Ibrahim Rugovës, Teuta iku nga LDK-ja dhe shkoi e ia bëri “kokrrat” apo numrat Ramushit, Kadriut, Hashimit, për Fatmirin. 

O Zot, dhe në mbrojtje i dolën Dardan Gashi, Astrit Haraqia dhe Lutfi Haziri. 

Heu kuku për Ibrahim Rugovën që e ka Ukën djalë e Teutën. Qikë. 

(Marrë nga Bota Sot, 8 shtator 2018 me ttull: ”Zoti iu nxift “ftyrën” komandantë!”, në rubrikën ”Opinione” 

https://www.botasot.info/opinione/947081/zoti-iu-nxift-ftyren-komandante/ 

Më poshtë janë disa nga titujt që do ti publikoj (edhe njëherë) në Drini.us. Shumica janë publikua në Bota Sot, që nga viti 2017. 

Për Hashim Hashim Thaçin një nga personalitet më të errëta të Kosovës dhe “komandantëve” analfabetë e veteranëve të rrejshëm . 

 Një shkrim i publikuar dje, në shumë portale me titull “Publikohet dokumenti: Përveç me armë e fishekë, kabineti i Thaçit del të jenë pajisur edhe me shurdhues”, më shtyri ti këthehem shkrimeve të mia për Hashim Thaçin, pabesive gjatë “luftës” dhe tradhtisë, pas “çlirimit”, bashkë me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerë, të gjithë “heronj të luftës” dhe për pleqtë e Turjakës e tema tjera: 

“Edhe njëherë për Jakup Krasniqin, dëshmitarin e rrejshëm në Hagë e në Gjakovë”, 4 SHKURT 2018 

(Duhet përmendur se më 2 Nëntor 1998 janë vrarë Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi dhe më 30 Tetor 1998 janë burgosur edhe Jakup Kastrati e Cen Desku ….  Jakup Krasniqi në Hagë i quajti kolaboracionist 1*)  

Ramë Buja e Jakup Krasniqi, trimat Utbines, si Muji e Halili”,  7 SHKURT 2018  

 ”Njefsh e mos pafsh apo mos njefsh e mos pafsh!”, 13 PRILL 2018  

“Heroj” ose “heronjët”, 22 TETOR 2017  

“Me “ftyrë” e faqe të zezë”, 7 PRILL 2018  

 ”Rexhep Selimi, po rren”, 15 JANAR 2018  

”Terpia”, 3 NËNTOR 2017 

 ”A kishte organizim ushtarak, “Shtab” të UÇK-së dhe “luftë çlirimtare në Drenofc të Zatriqit e rrethinë?”, 1 MARS 2019  

https://www.botasot.info/opinione/1040274/a-kishte-organizim-ushtarak-shtab-te-uck-se-dhe-lufte-nbsp-clirimtare-ne-drenofc-te-zatriqit-e-rrethine/ 

”Pleqtë e fshatit tim”, 7 SHKURT 2019  

“Dashuria e pafat e turjakasit dhe tiranses”, 11 MAJ 2018  

“Ngutu, po të pres”! , 12 MAJ 2018  

“Dashuri që zgjati vetëm dy ditë”, 16 MAJ 2018  

”E ke ranue doren fort! ”- Bota Sot, 2 shkurt 2017  

”Profesorët e anatemuar” – Bota Sot:, 17 korrik 2018  

(Pushimet verore e vjetore, kampionati botëror i futbollit dhe Anton Çetta) 

“Shpërthen” Kastrati: Hashim, jep dorëheqje se më askush nuk të beson!”,  BOTA SOT, 14 TETOR 2017 

(Premtimet poshtëruese të Hashimit) 

“Kosova e Marsit 1981 dhe Kosova e Marsit 2018”, 10 MARS 2018  

(Dikush duhet të largohet e dikush të turpërohet Me rastin e 11 Marsit, 37 vjetorit të demostratave githëpopullore të vitit 1981) 

1*) KOLABORACIONIST m. 

  1. hist. Ai që ka bashkëpunuar me pushtuesit fashistë e nazistë dhe ka tradhtuar Atdheun gjatë Luftës Nacionalçlirimtare.
  2. Ai që bashkëpunon me pushtuesin dhe tradhton atdheun e vet; tradhtar.

KOLABORACIONIST mb. 

  1. Që ka për qëllim dhe zbaton kolaboracionizmin, që përpiqet për kolaboracionizmin; që mbështetet në kolaboracionizmin. Organizatë (qeveri) kolaboracioniste. Politikë kolaboracioniste.
  2. Që ka të bëjë me kolaboracionistin, që është karakteristik për kolaboracionistin, prej kolaboracionisti. Element kolaboracionist. Qëndrim kolaboracionist.

 Vazhdon 

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 28 prill 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

A është Shqipëria një shtet demokratik apo diktaturë 

0

Nga Aurel Dasareti 

Për Shqipërinë demokraci do të thotë të sundosh përmes një diskutimi në të cilin efekti optimal arrihet duke i ndaluar njerëzit të flasin.  

*** 

Për mendimin tim, demokracia nuk mund të ekzistojë pa rregulla të caktuara. Ato mund të kenë lirinë si përmbajtje, por liri nuk do të thotë të ecësh në anën e gabuar të rrugës. Nuk është e lehtë të luftosh për demokraci dhe ndriçimin informativ popullor kur gjysma e popullsisë thotë se dëshiron të luftojë për të kundërtën. 

*** 

Shqipëria nuk ka formë qeverisjeje, por një diktaturë, në të cilën kryeministri ka marrë të gjithë pushtetin dhe ka shkelur të gjitha ligjet, duke përfshirë edhe “të drejtën” për të vendosur se kush do të kryesojë “partinë opozitare” më të madhe. 

Demokracia, e quajtur edhe qeverisja popullore, është një formë qeverisjeje në të cilën njerëzit, të kuptuar si banorë të rritur të vendit, zgjedhin përfaqësues që formulojnë ligjet dhe marrin vendime të rëndësishme politike. Në demokraci, qytetarët mund të marrin pjesë edhe në formulimin e vendimeve politike. 

Çfarë e karakterizon një demokraci që funksionon mirë? 

Karakteristikat e demokracisë janë: zgjedhjet e lira, sundimi i shumicës, e drejta për të mos u pajtuar me shumicën dhe mbrojtja e të drejtave themelore të individëve. 

Cili është ndryshimi midis demokracisë dhe diktaturës? 

Diktatura është e kundërta e demokracisë dhe përshkruan një shtet në të cilin të tre pushtetet (legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor) i nënshtrohen një diktature personale ose një oligarkie.  

Çfarë është diktatura? 

Diktatura, është një formë qeverisjeje që karakterizohet nga një shkallë ekstreme e përqendrimit të pushtetit midis partive apo njerëzve në pushtet dhe një shkallë shumë e vogël lirie për qytetarët e thjeshtë. 

Diktatura është e kundërta e demokracisë. Është një formë qeverisjeje ku pushteti i takon një personi ose një grupi të vogël njerëzish. Diktaturë është kur një individ ose një grup merr në dorë një vend dhe vendos pa ligj. 

Ka forma të ndryshme të diktaturës si:  

  • Autokracia – (diktatura e një njeriu) 
  • Diktaturë totalitare – e cila është kur ka një heqje pothuajse totale të lirisë dhe  
  • Diktaturë autoritare – që është kur qytetarët mund të bëjnë opinione, por kanë pak ose aspak liri vendosjeje  

Kreu i shtetit në një diktaturë quhet diktator. 

Çfarë formash qeverisjeje kemi “ne”? 

Lista e formave të qeverisjes: demokracia e drejtpërdrejtë, demokracia përfaqësuese, modeli presidencial, parlamentarizmi. 

Ne (Shqipëria) nuk kemi asnjë formë qeverisjeje, por një diktaturë – të klounit të stërzgjatur serbo-rus (dhe disa zagarë lepujsh të tij) të cilët punojnë kundër interesave të vendit të tyre (sidomos me Ballkanin e hapur) për të mirën e armiqve. 

Parimi i shpërndarjes së pushtetit: 

Parimi i shpërndarjes së pushtetit, i cili duhej të siguronte që pushteti shtetëror të ndahej në tre (3) organe të pavarura: një legjislativ, një ekzekutiv dhe një gjyqësor. Këto organe duhet të jenë të pavarura nga njëri-tjetri dhe askush nuk duhet të dominojë mbi të tjerët. 

Parimi i shpërndarjes së pushtetit është një doktrinë që do të thotë se ai pushtet në një shtet ndahet ndërmjet autoriteteve të ndryshme në mënyrë që ato të kompensojnë dhe të ushtrojnë kontroll mbi njëri-tjetrin. Ai synon të parandalojë abuzimin (keqpërdorimin) e pushtetit. Parimi i shpërndarjes së pushtetit është një koncept themelor në demokracinë moderne. Parimi siguron që ushtrimi i pushtetit të ndahet ndërmjet tre autoriteteve të pavarura: 

  1. Një autoritet legjislativ – zakonisht një asamble legjislative – që nxjerr ligje.
  2. Një autoritet ekzekutiv – si një monark, president ose qeveri – që siguron zbatimin dhe realizimin (përmbushjen) e ligjeve.
  3. Një autoritet gjyqësor – zakonisht një gjykatë supreme me gjykata vartëse – që interpreton ligjet dhe i zbaton ato për çdo mosmarrëveshje juridike individuale.

Megjithatë, detyrat e këtyre tri pushteteve nuk janë krejtësisht të ndara.  

Secili prej pushteteve shtetërore do të marrë pjesë në një masë të caktuar në detyrat e organeve të tjera shtetërore brenda kufijve të përcaktuar me Kushtetutën e shtetit. Ky lloj ndërveprimi synon të sigurojë një ekuilibër midis pushteteve shtetërore. 

Mendimet mbi shpërndarjen e pushtetit mund të gjenden në librin e ligjeve të Platonit dhe në rishikimet e Aristotelit për qeverisjen. 

“Demokracia është forma më e lartë e qeverisjes, sepse bazohet në respektin ndaj njeriut si një qenie racionale (e arsyeshme)”,John Fitzgerald Kennedy  

“Demokracia është një shtet ku shkëmbimi i lirë i mendimeve nuk përfundon me varrim”, – Winston Churchill  

 “Demokracia është një sistem që garanton se nuk jemi të qeverisur më mirë sesa meritojmë”, – George Bernard Shaw 

Unë jam një nga ata që në parim kundërshtoj pushtetin e pakufizuar politik, dua ndryshime dhe përmbysje të regjimeve të vjedhjes në shoqëri. 

Guri i themelit të demokracisë është, ndër të tjera, që aktivitetet e sektorit publik duhet të jenë të njohura për publikun e gjerë dhe që aktivitetet e individëve të fshihen, përveç rastit kur një gjykatës miraton se ekziston një dyshim konkret për një krim. Tani ne e kthejmë këtë përmbys – ku nuk arrijmë të dimë se çfarë po bëjnë autoritetet dhe ata marrin një pasqyrë të plotë në aktivitetet tona dhe ne as nuk e kuptojmë se kjo po ndodh! 

Demokracia – i vetmi sistem shoqëror që mund të hiqet qafe në mënyrë demokratike. 

____

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Zgjedhen me votën e popullit, mbrojnë interesat partiake ne Kuvend!

0

Florim Zeqa   

Jo të gjithë politikanët janë të njëjtë, por me veprimet e tyre duken të jenë të njëjtë. Politikanët, në veçanti deputetët derisa janë në opozitë i “qajnë” të gjitha hallet e popullit, ndërsa në momentin që vijnë në pushtet i zbatojnë urdhërat e liderëve partiak dhe mbrojnë interesat e tyre personale.

Kosova duke u zbrazur, deputetët në gjumë të thellë dimërorë

Përderisa deputetët e përgjumur të partive në pushtet i kanë harruar qytetarët, opozitarët ndezin motorët, jo për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, por për rikthimin e tyre në pushtet. Së paku deri më sot nuk më ka rënë ta dëgjojë asnjë deputet qoftë të pushtetit apo opozites të merret me dukurinë e zbrazjes në heshtje të Kosovës nga qytetarët e saj, filluar nga të rinjët e papunë, nga mjekët dhe infermierët, nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së, nga të punësuarit në sektorin publik dhe privat, nga arsimtarët dhe profesorët, nga intelektualët dhe shtresat akademike!

Pushtetarët aktual derisa ishin në opozitë krrekoseshin për zbrazjen e Kosovës nga të rinjët dhe akuzonin pushtetarët paraprak, ndërsa sot kur janë në pushtet heshtin përballë largimit masiv të të rinjëve dhe jo vetëm!

Një largim kaq masiv i popullatës nga Kosova nuk ka ndodhur në asnjë periudhë historike, madje as në kohën e okupimit klasik të Serbisë!

Mërgimtarët, të harruarit e të gjitha pushteteve

Sikurse bashkatdhetarët në Kosovë, edhe ata në mërgatë i kanë problemet dhe pripecitë e panumërta në shtetet perëndimore. Për shkak se, jo në të gjitha vendet shtetasit kosovar trajtohen në mënyrë të barabartë dhe si shtetas të Kosovës!

Duket paradoksale, por disa nga shtetet njohëse të shtetit tonë, edhe pse me pasaportë të Republikës së Kosovës, bashkatdhetarët tonë i trajtojnë si shtetas të Serbisë apo ish Jugosllavisë së dikurshme!

Si shembull po i marrë dy nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Europian, Italinë dhe Gjermaninë, të cilat në mënyrë parciale i trajtojnë mërgimtarët tonë si shtetas të Kosovës!

Përderisa në Itali, shtetasve kosovar lejet e qëndrimit (“Permesso di Soggiorno”) ende ju lëshohen me kodin fiskal të ish Jugosllavisë (118), në disa republika të shtetit Gjerman, shtetasve kosovar që aplikojnë për shtetësi gjermane, ju kërkohet të bëjnë ç’regjistrimin nga shteti i Serbisë, peripeci këto të mundimshme dhe me kosto të lartë financiare!

Për këto probleme, ju kam drejtuar me letër hapur të gjithë Ministrave të Diasporës me radhë, nga i pari deri tek kjo e fundit (edhe Ministre e Punëve të Jashtme), por nga asnjëri prej tyre nuk kam marrë përgjigje!

Problemi nuk qëndron në faktin pse më injoruan më përgjigje, por tek papërgjegjësia e tyre politike dhe diplomatike, papërgjegjësia shtetërore dhe mungesa e kultures njerëzore. Një fjalë e urtë italiane e thotë; “E legittimo chiedere, cortesia da rispondere” (Është legjitime të pyesësh, mirësjellje të përgjigjesh).

Përderisa një ministër i jashtëm dhe i diasporës, një ambasador apo konsull nuk merret me problemet e mërgatës, atëherë kush duhet të merret me to?!

Heshtja e pushtetarëve në Prishtinë dhe diplomatëve të akredituar në vendet perëndimore ndaj problemeve të sipërcekura, përveqse e pajustifikueshme dhe e papranueshme, është fyese dhe nënçmuese ndaj mërgimtarëve.

Në fund, edhe një herë po i kthehem përfaqësimit në Kuvend. Të zgjedhurit e popullit, përkatësisht deputetët, më shumë sesa interesin e partive politike, duhet të mbrojnë interesin e qytetarëve, gjegjësisht interesin e votuesve të tyre, duke e trajtuar me urgjencë në Kuvend largimin masiv të qytetarëve nga Kosova, për arsye se, nëse nuk ndalet trendi i zbrazjes së Kosovës, në të ardhmen e afërt Kosova do të mbetet vend pa qytetarët e saj, ndërsa Parlamenti do të mbushet me familjarë të politikanëve të pasur dhe militant partiak, kurse republika parlamentare do të kthehet në monarki të oligarkëve politik dhe ekonomik!

Analizë ndryshe nga deri më tash

0
Nga Niq Krasniqi, Vjenë
Ndryshimi i qendrës se gravitetit politik të Ballkanit Perëndimor nga Beogradi në Shkup e Prishtinë krijon një barazpeshë në rajon që siguron paqe të qëndrueshme dhe me këtë edhe zhvillim të gjithë rajonit, pra edhe Beogradit e Serbisë, përfshi zhvillimin më të rëndësishëm – ndalimin e ushqimit të politikave klerofashiste e shoveniste të Serbisë kundër fqinjeve dhe demokratizimin e saj, si premisa e parë për paqe të qëndrueshme e bashkëpunim afimativ në rajon, respektivisht për zhvillim e përparim të Ballkanit.
***
SHBA dhe NATO, si asnjëherë deri me tash, që nga formimi i NATOs e këndej, nuk kanë pas mundësi e hapësirë kaq të madhe për shkëputjen e Serbisë nga Rusia.
NATO dhe BE, si asnjëherë deri me tash, që nga rënia e Murit të Berlinit, shpërbëja e BRSS-së dhe shpërbërja e Jugosllavisë nuk kanë pas mundësi më të madhe që t’a mbyll “vrimën e zezë” në integrimet euro-atlantike, duke e bërë Serbinë pjesë të këtyre integrimeve.
Serbia, asnjëherë deri me tash, që nga Konferenca e Rambujesë (Shkurt-Mars 1999) e këndej nuk ka pas hapesirë me të madhe politike për të kërkuar karrota nga SHBA, NATO e BE. Apo Rusia e Kina ne tjetrën anë.
Shqipëria, si asnjëherë deri me tash, që nga prishja më Jugosllavinë (1948) e kendej nuk i ka përkrahë planet e Serbisë, sikur i përkrahë tash.
Rusia, si asnjëherë deri me tash, që nga Lufta e II-të Botërore e këndej nuk i ka luftuar kështu haptas proceset e integrimeve euro-antlantike, sikur tash me agresionin ushtarak e luftën në Ukrainë e sulmet në Moldavi dhe ngritjen paraprake të bazave të veta në Bosnjë e Serbi.
Rusia, si asnjëherë deri me tash, që nga atentati në Sarajeve (28 Qershor 1914) nga “Dora e zeze” dhe Lufta e I-rë Botërore nuk ka treguar më shumë shtrirjen e dorës së saj në Ballkan, se sa tash.
Serbia, qytetarët e saj si asnjëherë me parë deri me tash, që nga rënia e Murit të Berlinit (3 Tetor 1989) e shpërbërja e Jugosllavisë (1991-92) nuk kanë qenë kaq shumë kundër integrimit në BE.
Serbia, pra shteti serb asnjëherë deri me tash, që nga krijimi nuk ka pas lob më të fortë serb në SHBA se sa në keto katër vitet e fundit, sidomos tash.
SHBA, si asnjëherë deri me tash, që nga Lufta e I-rë Boterore (1918) e këndej nuk ka treguar me shumë mirëkuptim për kërkesat e planet e Serbisë, që nga kërkesa për dalje (korridor) në detin shqiptar në Durrës (në zotimet e vitit 2020) deri te plani për shtrirjen e “botës serbe” në “Ballkanin e hapur”, që i shprehet tash edhe publikisht.
SHBA e BE, si asnjëherë deri me tash tregojnë mirëkuptim për kërkesat e Serbisë dhe kërkojnë formimin e “Asosacionit të Komunave Serbe” në Kosovë (deri me ndryshim të Kushtetutes, siç kërkon(te), M. Lajçak ndërmjetësuesi i Dialogut ne Bruksel) dhe heshtin për zbrazjen e veriut të Kosovës nga shqiptarët, sikur edhe për spastrimin e heshtur etnik në Luginën e Preshevës.
SHBA, si asnjëherë deri me tash, që nga pas lufta në Kosovë nuk ka intensifikuar PJ dhe diplomacinë në përballje me Rusinë, kështu edhe për ta ndalur ndikimin e saj në Serbi, duke ushtruar presion me të madhë mbi Serbinë, me oferta e kërkesa, per t’a përmbyll procesin e Dialogut me Kosovën me një “marrëveshje për njohje reciproke”.
SHBA, si asnjëherë deri me tash, që nga përfundimi i Bisedimeve të Vjenës (Mars 2007) dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës (17 Shkurt 2008) ka deklaruar se mbajtja e status quos – mosnjohjes mes Serbisë e Kosovës, shkon në favor të Kremlinit e Rusisë**.
SHBA, si asnjëherë deri me tash, që nga Bisedimet e Vjenës e këndej, ka kërkuar nga Kosova që të jetë kreative* në politikbërje, sikur kërkon tash në secilin takim e porosi, me qëllim të përmbylljes së Dialogut me Serbinë me një “marrëveshje për njohje reciproke”.
Kosova, si asnjëherë deri me tash, që kur e zgjedh vet përfaqësimin politik, nuk ka qenë pa kërkesa e plan siç është paraqitur tash në takimet e bisedat me delegacionin amerikan, në Prishtinë.
Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Serbi, si asnjëherë me parë, që nga Lufta e I-rë Ballkanike (Tetor 1912) e këndej, janë të rrezikuar nga shërbimet e huaja, dezinformimi e tjetërsimi***, rrjedhimisht edhe si asnjëherë të ç’akorduar si tash.
*Në fillim të paraqitjes së idesë për “miniSchengen” të paraqitur nga Presidenti Fatmir Sejdiu gjatë vizitës së Presidentit Bamir Topi në Prishtinë (Janar 2009), isha njëri prej përkrahësve aktiv në shumë takime e biseda me miq të Kosovës dhe shqiptarëve, respektivisht në biseda me përkrahës të lirive, paqës e drejtësisë sipas modelit “Schengen” edhe për Ballkanin. Kur kjo ide përparimtare për rajonin e bazuar në barazi, njohje reciproke e bashkëpunim rajonal afirmativ**** u tjetërsua dhe u përvetësua nga Serbia në bashkëpunim me Edvin Ramën dhe u shndërrua në një ide përçarëse e në favor të shovenizmit të Serbisë, disa nga këta miq më pyetën se: pse isha kaq kundërshtar i këtij plani “për integrim të rajonit ballkanik”, pasiqë isha vet ai që e kisha përkrahur shumë më parë?
Këtyre miqve pos tjerash iu dhash skjarime se (1) ka dallim esencial kur një plan e udhëheq Serbia e Beogradi me një plan kur udhëheqet nga viktimat e politikave të Beogradit dhe se (2) ka dallim esencial në kuptimin e vlerave fundamentale kur është fjala për Beogradin dhe politikat që ushqehen aty, të cilat shkojnë deri në ekstremin, që lirinë e mësojnë si “liri” për t’i shtypur e vrarë të tjerët – fqinjët joserbë, të cilën “liri” e kanë zbatuar disa herë edhe në bazë të planeve gjenocidiale të përpiluara nga shteti dhe “Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve”, duke kryer gjenocid disa herë mbi shqiptarët (e boshnjakët) gjatë më pak se një shekulli e gjysëm.
Pastaj iu tregova mosbesimin tim në shtetin e Serbisë, duke u shprehur se (2) këtë plan të mirë fillimisht me përvetësimin e tij nga Serbia e shoh si plan për rilindjen e Jugosllavisë, ku në vend të Sllovenisë e Kroacisë në kthetrat e Serbisë (si degë e politikave të Rusisë) do të përfshihet Shqipëria – kjo pasiqë Serbia nuk di të funksionojë pa pas një objekt në kurriz të të cilit jeton dhe rritet dhe se (3) në secilën Jugosllavi, deri tash tri, nuk kishte drejtësi, por ato ishin varre masive për shqiptarët …
Në shprehjen e miqve se kësaj radhe është ndryshe dhe se Serbia me Vuçiqin do të arrijë t’a ndryshojë këtë politikë, sepse sipas tyre “Vuçiq ishte larguar nga Partia Radikale dhe kishte formuar një Parti Përparimtare”, përgjegjia ime ishte se:
“Mendimin e shpresën e keni të pabazuar, jo vetëm pse Aleksander Vuçiq ishte zavendës i çetnikut Vojisllav Sheshejl dhe “Gebbelsi” i Millosheviqit, “kasapit të Ballkanit”, apo për shkak se ai politikat e Millosheviqit po i vazhdon dhe qëllimet e tija po i lavdëron – edhe publikisht, por shumë më shumë sepse ai për këto qëllime ka ndryshuar vetëm veshjen, nga uniforma e radikalit në sakon e “përparimtarit”.
Në vlerësimin e njërit mik se më “kupton për këtë mosbesim e vlerësim, nisur nga përvojat personale e kolektive që shqiptarët i kanë pas me Serbinë e Jugosllavinë, mirëpo historia ndryshon dhe evaluon”, duke u shprehur se mendon se “me zhvillim ekonomik Serbia do të demokratizohet”, përgjegjia ime ishte:
“Që një shoqëri të demokratizohet, duhet të ketë një bazament për këtë, apo së paku një burim, në Serbi, jo vetëm politika, por as rrethet shkencore e kulturore, as Kisha orthodokse, as Arsimi e as Shoqëria civile nuk kanë primesa demokracie, përkundrazi bëjnë gara se kush e cili jep e bënë më shumë plane e veprime më nacionalsocialiste e klerofashiste për “popullin e zgjedhur” serb. Kështu që nuk ka bazë për një demokratizim të Serbisë, pa funksionimin e drejtësisë aty, sikur me procesin e Nünbergut …
Por nëse ju mendoni se këndvështrimi im apo i shqiptarëve është subjektiv e i ndikuar nga historia e përgjakur nga krimet e Serbisë mbi shqiptarët, ju mund të bëni sprovë e vlerësim mbi këtë qëndrim.
PROVONI idenë e miniSchengenit me kriterët e Schengenit, ashtu që pos parimeve për barazi, njohje reciproke e vendime të bazuara në konsensus, propozoni që psh sikur në Schengen e sipas këtij modeli qendra e gravitetit rajonal të politikës së miniSchengenit mos të jetë Beogradi, por le të bëhen Shkupi e Prishtina, pra ashtu sikur që në Schengen nuk është as Berlini as Parisi, por Brukseli e Strasburgu. ATËHERË do shihni se sa kohë do të qëndrojë Beogradi pas projektit të miniSchengenit!
Disa nga miqtë u shprehen optimist, mirëpo një nga ata u shpreh me pyetjen: pse Serbia do të duhej të lëshojë nga dora një përparësi që ka në rajon?
„Njëjtë si Berlini pas Luftës së II-të Botërore“, iu përgjegja, duke shtuar „sepse vetëm kështu Serbia e kupton se ushqimi i politikave gjenocidiale ndaj fqinjëve ka kosto, sepse kështu krijohet barazpeshë në rajon që siguron paqe të qëndrueshme dhe me këtë edhe zhvillim të gjithë rajonit, pra edhe Beogradit e Serbisë, përfshi zhvillimin më të rëndësishëm – denacifikimin e demokratizimin e saj.“
Duke e përfunduar me pyetjen; pse Kosova e vendet tjera do të duhet të përkrahnin një plan i cili ia shton peshën Beogradit- si qënder e politikave shoveniste e klerofashiste në rajon?
Kur në vend të kësaj, aq më tepër në partneritet me BE e NATO mund të ndërtohet një bazament i ri i vlerave e lirive sipas modelit të Schengenit me një trajektore Shkup-Prishtinë, të cilat do të lidheshin edhe me një autostradë dhe hekurudhë, që jo vetëm do të shkurtonte distancën, por edhe do t’a bënte funksionale në promovimin e vlerave të demokracisë e lirive sipas modelit të boshtit Bruksel-Starsburg?
Rajoni ka nevojë urgjente për një bashkëpunim rajonal në principe të barazisë dhe bashkëpunimit afirmativ, prandaj edhe e kam përkrahur në këto primësa e për këto qellime.“- ishte fjalia me të cilën e përmbylla përgjegjen time.
Miku më tha: „Na befasove me këtë ide kreative, anise nuk befasohem më nga bisedat me ty”!
Kohë më vonë plani për “miniSchengenin” mori emrin “Open Balkan”, apo “Ballkani i hapur” për shtrirjen e “botës serbe”!
Idetë tjera kreative për çështjen e “Asosacionit të Komunave Serbe” në Kosovë, për çështjen e “korrigjimit të kufirit“, për çështjen e Luginës së Preshevës etj., apo një “Marshal plani” për Ballkanin (Perëndimor), nuk janë pjesë e këtij shkrimi këtu, me arsye, mirëpo lexues të kujdesshëm të postimeve të mija gjatë këtyre viteve, kanë mund t’i vërejnë disa elemente nga këto ide.
PËRNDRYSHE MUNGESA E IDEVE KREATIVE DHE KËRKESAVE FLET PËR MUNGESË TË PLANIT TË VEPRIMIT DHE PËRKUFIZIMIT TË KORNIZËS SË TIJË!
** Për dëmin që vjen nga status quo shih postimin para një viti:
„Porosia miqësore e SHBAve e thënë dje dhe e ripostuar sot!“ www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10220391070917313
*** Për tjetërsimin e shqiptarëve, shkaqet e demët kolaterale shih shkrimin: “Humbja e lavërdisë“ www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10220326230096333
**** Shih „Mini-Schengeni si union i vlerave demokratike kundër Serbisë armiqësore“ www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10220155179500175 dhe
„Politikë proaktive në praktikë koherente[1]“ www.facebook.com/niq.krasniqi/videos/10215309433799561

Britania e Madhe: Rusia duhet të largohen krejtësisht nga Ukraina

0

Liz Truss thotë se Rusia duhet të largohet plotësisht nga Ukraina, duke përfshirë Gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua në vitin 2014. Foto: Czarek Sokolowski / AP / NTB

Forcat ruse duhet të detyrohen të dalin nga e gjithë Ukraina, ka thënë ministri i jashtëm britanik. Kjo përfshin gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Liz Truss thotë se rusët duhet të largohen jo vetëm nga zonat që kanë pushtuar javët e fundit, por edhe nga zonat që ata morën nën kontroll tetë vjet më parë, raporton BBC. Pastaj Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në Detin e Zi.

Në një fjalim në Londër, Sekretari i Jashtëm tha se Perëndimi duhet të bëjë më shumë për të penguar Rusinë nga veprimet agresive në të ardhmen. Ajo beson se vendet perëndimore duhet të shpenzojnë më shumë para për mbrojtjen dhe të përdorin fuqinë e tyre ekonomike për të nxjerrë Rusinë nga tregjet në perëndim.

Përveç kësaj, ajo beson se Perëndimi duhet të forcojë mbrojtjen e tij në vende të tjera të kërcënuara nga Rusia, duke përfshirë Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

“Në qoftë se Rusia ja del, ajo do të shkaktojë vuajtje anembanë Evropës. Eshtë e domosdoshme për Perëndimin që Ukraina të fitojë,” tha ministri britanik. Aftenposten